Mapo 7 qershor ok

Page 12

12

n i sm a st u den to r e

universitet

Një libër ushtrimesh për studentët e Financës. Libri është përgatitur nga vetë studentët e degës Financë-Bankë të Fakultetit Ekonomik në UET, dhe iu vjen në ndihmë të gjithë studentëve të kësaj dege. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë Zv/rektorja e UET, Znj. Nevila Xhindi, Përgjegjësi i Departamentit të Financës, Elvin Meka, pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë dhe studentë.

Studentët e Financës në UET botojnë libër me ushtrime Ushtrime dhe problematika të degës së Financës, të zgjidhura brenda një libri me autore 4 studente të degës Financë në Universitetin Europian të Tiranës, të cilat ia kanë dhuruar bibliotekës si një kontribut për brezat e ardhshëm E keni parasysh filmin “Beautiful mind” me matematikanin e shquar John Nash dhe ushtrimet e pazgjidhshme që ai i çkodon, duke folur me numrat dhe i bën të lehta e të kuptueshme?! Si ai ka edhe plot profesorë të tjerë që bëhen etër të një teorie, ekuacioni apo

zgjidhjeje ushtrimesh. Por në vend të profesorëve me gjyzlykë të mëdha dhe petkat hijerënda të shkencëtarit, janë katër vajza të reja, studente të degës Financë në Universitetin Europian të Tiranës, të cilat kanë punuar së bashku nën mbështetjen e pedagogut Arbi Agalliu në zgjidhjen e më se 40 ushtrimeve të profilit “Financat e ndërmarrjeve”. Libri u promovua dje nën praninë e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit, të cilët e përgëzuan nismën, e cila është e para e këtij lloji në Universitetin Europian të Tiranës, duke sjellë jo vetëm zgjidhjen e ushtrimeve që përmban kjo lëndë, por edhe perspektivën e thjeshtë e parë me sytë e studentëve. Zv/Dekani i Fakultetit Ekonomik në UET, Elvin Me-

Libri u promovua dje nën praninë e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit, të cilët e përgëzuan nismën, e cila është e para e këtij lloji në UET

ka tha se duhet të ketë më shumë nisma të këtij lloji që promovojnë materiale për të ndihmuar sa më shumë studentët. “E kemi quajtur nisma “Studentët për studentët”. Një krijim i vetë studentëve që u vjen në ndihmë studentëve të tjerë. Kujtoj kohën tonë kur ishte shumë e vështirë jo të gjenim libra të këtij lloji, por ishte e vështirë të siguronim edhe tekstet shkollore. Lënda e financës bëhet jo pa shkak në vit të tretë, sepse është një nga lëndët më të vështira të shkollës”,- përfundoi Meka, duke e quajtur projekt për t’u admiruar. Ideja ishte e pedagogut Arbi Agalliu, i cili përzgjodhi studentët më të aktivizuar gjatë seminareve dhe me rendiment të latë në zgjidhjen e ushtrimeve. “Ideja e këtij libri ishte të sillnim diç-

ka ndryshe për t’iu ardhur në ndihme brezave që do të vijnë. Janë ushtrimet në fund të çdo kapitulli në libër që ne bëjmë gjatë lëndës, të cilat i kemi zgjidhur dhe i kemi shpjeguar dhe me fjalë edhe për atë grup studentësh që janë indiferentë apo nuk angazhohen sa duhet”,- tregon Klaudia Kaja, një prej autoreve të librit, bashkë me koleget saj Anisa Dogjani, Joana Shima dhe Tereza Kola. Edhe pedagogia Magdalena Bregasi i përgëzoi studentet për nismën dhe i nxiti të pranishmit për të qenë më luftarakë gjatë studimeve të tyre. Libri iu dhurua në disa kopje bibliotekës, në mënyrë që të jetë ndihmues për brezat e tjerë që do të zgjedhin të studiojnë këtë degë.

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, konkurs për zhvillimin vendor Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me mbështetjen financiare të fondacionit gjerman “Hanns Seidel”, organizoi konkursin “Projekt-ideja më e mirë në zhvillimin ekonomik vendor”. Qëllimi kryesor i iniciativës është përthithja e ideve dhe mendimeve më të mira nga studentët, të cilët njëkohësisht njihen edhe më mirë me rolin e njësive vendore në zhvillimin ekonomik. Ditën e djeshme, në ambientet e hotel ‘Tirana’ u organizua aktiviteti përmbyllës i konkursit “Projekt-ideja më e mirë në zhvillimin ekonomik”, një nismë e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila mblodhi studentë nga i gjithë vendi. Ishin 32 projekt-ide të p ro p ozuar a ng a st u dent ët që iu

përgjigjën thirrjes që prej 9 majit të këtij viti dhe nga shqyrtimi që komisioni i ekspertëve u bëri punimeve, në fazën finale u përzgjodhën vetëm 15 prej tyre. Studentët e përzgjedhur për këtë fazë finale prezantuan projektet përpara të pranishmëve dhe komisionit duke paraqitur titullin, problematikat e parashtruara, objektiva dhe zgjidhjet që ofronte secili propozim. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është që të përthithen ide dhe mendime sa më të mira nga studentët, si dhe të njihen këta të fundit me rolin e njësive vendore në zhvillimin ekonomik vendor. Studentët që do japin mendime novatore do të promovohen në forma të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe studentët e Fakultetit Ekonomik në UET, të cilët propozuan një projekt mbi nxitjen e punësimit të të rinjve në Tiranë nëpërmjet përdorimit të mekanizmave novatorë të aplikuar për nxitjen e sek-

torit të turizmit kulturor, me një fokus të veçantë në kujdesin ndaj grupeve në nevojë. Në fund të aktivitetit u zgjodhën 5 fitues, të cilët edhe u shpërblyen për kontributin e tyre, ndërsa pjesëmarrësit morën certifikata. Punime më të mira do të botohen në një buletin, ndërsa studentët do të kenë mundësi të lidhin kontakte me bashkitë e Shqipërisë, pse jo edhe të implementojnë projektet e tyre. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë është një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive të Shqipërisë. Qëllimi i saj është të kontribuojë për mbrojtjen e interesave të përbashk ë t a t ë nj ë s ive t ë ve t ë q e verisjes vendore të qyteteve, me qëllim forcimin dhe zhvillimin e strukturave dhe mekanizmave demokratikë në organizimin dhe funksionimin e bashkive dhe zbatimin e parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.