Gazeta Mapo

Page 3

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.05.2013

3

Kryeministri Berisha me ambasadorin Arvizu

“KQZ”, Berisha: Unë zbatoj ligjin, Arvizu të mos luajë rolin e gjykatësit Kryeministri: “Kur fillojmë të bëjmë gjykatësin kushtetues, apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo atë të Faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Cilido qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër” TIRANË Për kryeministrin Sali Berisha, marrëdhëniet e kësaj qeverie m e S h t e t e t e B a s h ku a r a t ë Amerikës janë “të shkëlqyera”. Në një bashkëbisedim të zhvilluar dje me gazetarë të qarkut të Elbasanit, Berisha solli një panoramim të marrëdhënieve disavjeçare me SHBA-në, dhe jo pa qëllim. I pyetur konkretisht mbi një deklaratë të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, se bashkë me tri ligjet do të ishte mirë që të miratohej edhe konstituimi i KQZ-së, Berisha u përgjigj: “Mënyra më e shkëlqyer për të ndërtuar marrëdhëniet e mira me SHBA-në dhe vendet e lira, është të zbatosh ligjet e vendit tënd. Ato janë të qarta të kristalta. Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira. Janë ligje demokratike. Kështu që unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucione demokratike, të cilat janë larg të qenit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to”. Berisha

theksoi më tej në përgjigjen e tij se askush nuk mund të luajë rolin e gjykatësit. “…Kur fillojmë të bëjmë gjykatësin kushtetues, apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo atë të Faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Cilido qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër. Askush nuk ka mandat të marrë atribute, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është një mënyrë e mrekullueshme, është një mënyrë transparente. Ndaj dhe nuk mund të bëhet fjalë për asnjë variant tjetër, përveçse atë që përcakton ligji i vendit, atë që thonë institucionet e vendit”, - tha ai duke shtuar se respekti që ai ka për vendet mike është real. Më pas Berisha komentoi edhe vizitën e sotme në Tiranë të Drejtorit për Europën Qendrore dhe Ju go r e n ë D e p a r t a m e n t i n e Shtetit, Jonathan Moore. “Z. Moore, më vjen mirë që vjen. Pse vjen? Vjen si dëshmi e vlerësimit

“Askush nuk ka mandat të marrë atribute, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është një mënyrë e mrekullueshme, është një mënyrë transparente”

dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me integrimin europian. Qeveria amerikane ka bërë gjithçka për statusin dhe integrimin tonë. Ka bërë thirrje për votimin e tri ligjeve disa herë…”, - tha ai. Pak ditë më parë, ambasadori amerikan Arvizu në një komunikim me gazetarët u ka përcjellë një mesazh të qartë dy partive kryesore në vend, që të shfrytëzojnë ditët e mbetura deri më 23 qershor për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund situatës së krijuar në KQZ pas largimit të përfaqësuesve të opozitës. Në anën tjetër edhe PS-ja dhe LSI kanë kërkuar konstituim të saj, ndërsa mazhoranca ka përcjellë një qëndrim se në Kuvend do të votohen vetëm tri propozimet që do të sjellë opozita dhe jo rikompozimi i plotë i saj. Edhe në bashkëbisedimin e djeshëm Berisha përjashtoi çdo mundësi kompromisi sipas variantit të kërkuar nga opozita, me argumentin se ligji nuk e parashikon ndryshe. N.P

Votimi për tri ligjet, të enjten. PS: Mos e ngatërrojmë me amnistinë TIRANË Ashtu siç edhe pritej,

kryeministri Sali Berisha në të drejtën e tij kushtetuese i ka kërkuar kryeparlamentares Jozefina Topalli që të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit në seancë plenare ditën e enjte, për të miratuar të ashtuquajturat tri ligjet e integrimit, si dhe amnistinë e plotë fiskale. Kërkesë kjo që është mirëpritur pjesërisht për socialistët, që janë shprehur dje të gatshëm që të miratojnë vetëm paketën e ligjeve integruese, por

ajo amnistinë fiskale, të cilën e konsideruan si pjesë e premtimeve elektorale të qeverisë. Por jo vetëm kaq, pasi PS-ja ka vendosur si kusht për miratimin e tri drafteve që ato jo vetëm të hyjnë në fuqi në shtator, por para se të kalojnë për votim në Parlament, të diskutohen edhe njëherë në komisionin e Ligjeve. Berisha ka sqaruar në kërkesën e tij drejtuar Topallit, se miratimi i tri drafteve nga Kuvendi do t’i kursente vendit rreth 6 milionë euro që do duhen për të or-

ganizuar referendumin për miratimin e tyre. Në anën tjetër, PS-ja përmes deputetes Vasilika Hysi, ka kërkuar mbledhjen sa më parë të komisionit të Ligjeve për të dakordësuar draftet, ndërsa ka shtuar se PS-ja nuk mund të pranojë kërkesën tjetër, atë që lidhet me miratimin e amnistisë fiskale. “Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tri ligjet me amnistinë fiskale”, - tha Hysi.

zgjedhjet

KQZ, Moore vizitë në Tiranë TIRANË Drejtori për Europën

Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, i rikthehet sërish Tiranës për një vizitë pune lidhur me zhvillimet politike në vend, që duket se përfshijnë edhe debatin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, kryeministri Berish a k a sht y r ë t ë e nj t e n kërkesën e tij për të votuar tri ligjet e statusit të vendit kandidat dhe kjo periudhe duket se do të shërbejë pikërisht për reflektim nga ana e partive kryesore në vend për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull që lidhen jo vetëm me tri ligjet por edhe me KQZ-në që aktua l i sht p o f u n ks i o n o n m e katër anëtarë. Ndërsa për tri ligjet palët kanë rënë dakord paraprakisht me propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që ato të hyjnë në fuqi në shtator, plotësimi i vendeve bosh në KQZ mbetet ende pa zgjidhje. Vizita e Jonathan Moore, ndoshta mund të ndihmojë në këtë drejtim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.