Gazeta MAPO

Page 4

4

MAPO

E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

Përvjetori i 100-të i Pavarësisë mbledh qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora për të festuar në kryeqytet

'Pushtohet' kryeqyteti

100-vjetori mbledh kombin në Tiranë Sheshet dhe bulevardet e kryeqytetit janë tejmbushur si asnjëherë më parë me mijëra qytetarë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, si dhe nga trevat shqiptare Jonida Tashi Tirana është zgjuar mëngjesin e së

mërkurës nga tingujt e muzikës dhe ngjyrat patriotike. Mijëra shqiptarë të vegjël e të rritur janë mbledhur në Tiranë për festuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Atmosfera festive ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku të g j it h a r r u g ë t d h e sh e sh e t e kryeqytetit shqiptar kanë qenë të tejmbushura me qytetarë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Thuajse të pushtuara nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja apo fëmijë të pikturuar kuq e zi kanë qenë sheshi “Skënderbej”, rruga përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”. Veç qytetarëve të Tiranës, për të festuar në kryeqytet këtë datë të shënuar kanë mbërritur edhe mijëra qytetarë nga qytetet e tjera, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Të jesh pjesë e një jubileu të tillë, të jepet fati vetëm njëherë, ndaj të gjithë janë ndjerë të kënaqur që janë bërë pjesë e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku përtej entuziazmit dhe euforisë, kanë sunduar edhe dozat e krenarisë kombëtare. “Jam shumë e gëzuar. Vij nga Zvicra, vetëm për festën kemi ardhur”, shprehet një vajzë

kosovare. “Kemi ardhur të urojmë nga shqiptarët e Malit të Zi”, thotë një tjetër. “Unë kam ardhur sot për ta festuar. Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!”, shprehet një vogëlush. “U uroj gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Pavarësisë”, shprehet një qytetar i Pejës. “Vij nga Maqedonia, Kumanova. Kemi ardhur të festojmë së bashku 100-vjetorin”, thotë një i ri nga Maqedonia. Dhjetëra aktivitete, për të gjitha grupmoshat, janë zhvilluar dje në Tiranë, në festën që ka nisur prej tri ditësh. Festimet kanë qenë të organizuara për të gjitha grupmoshat, me koncerte dhe aktivitete, duke përfshirë edhe fëmijët e të rinjtë. Gjatë ditës, qytetarët që tejmbushën si kurrë më parë rrugët e Tiranës, kanë parë nga afër në rrugën “Mu-

Të pushtuar nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja apo fëmijë të pikturuar kuq e zi kanë qenë sheshi “Skënderbej”, rruga përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”

rat Toptani”, panairin “Blej produkte shqiptare”, kanë shijuar koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe popullore. Përpara Galerisë së Arteve, të shumtë kanë qenë ata që kanë vizituar ekspozitën “100 vjet Tirana”, ndërsa aktivitetet në lulishten te parku “Rinia” i ishin dedikuar tërësisht fëmijëve. Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi - Shqipëria ime”, koncert për fëmijë, teatër për fëmijë, animatorë, foto-point me personazhe të Pavarësisë, ishin disa nga aktivitetet e organizuara, që nga ora 10 e paradites së djeshme. Po kështu te lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”, Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit kanë performuar për të rinjtë. Cirku i Tiranës dha shfaqje pranë urës te rruga “Ibrahim Rugova”. Në rrugën “Ismail Qemali” qytetarët patën mundësi të ndiqnin ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qindra qytetarë kanë bërë foto me personazhe historike, ndërsa rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhur me festën, kanë shpërndarë flamurë të vegjël dhe organizuar lojëra. Në mesditë, në sheshin “Skënderbej” zbritën parashutistët e “Red Bull”, me flamurin kombëtar. Pas Vlorës, festimet zyrtare në Tiranë për 100-vjetorin kanë nisur nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë. Njëri pas tjetrit zyr-

tarët më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vendosur kurora me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”. Kryeparlamentarja Topalli; presidentja e Kosovës, Jahjaga; kryeministri Berisha dhe ai kosovar Thaçi; kryeparlamentari Krasniqi; kryebashkiaku i Tiranës, Basha; si dhe disa ministra të kabinetit qeveritar

shqiptar dhe kosovar janë përkulur me radhë përpara Dëshmorëve të Kombit. I vetmi që nuk ka marrë pjesë në këtë aktivitet është presidenti Bujar Nishani. Pas largimit nga “Varrezat e Dëshmorëve”, kryeministri Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen për të gjithë heronjtë e kombit.

Parada madhështore, 1800 forca parakalojnë në shesh Trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme kanë parakaluar përpara qindra e mijëra qytetarëve. Berisha: Çdo shqiptar është sot zot i kësaj toke Parada ushtarake e Forcave të Armatosura që u zhvillua në sheshin “Skënderbej” ka shënuar një ngjarje të rrallë dhe mjaft solemne në 100-vjetorin e Pavarësisë. Rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme kanë parakaluar përpara qindra e mijëra qytetarëve të kryeqytetit dhe nga gjithë Shqipëria, nga Kosova, si dhe nga trojet e tjera shqiptare, si dhe drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar dhe atij kosovar. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i cili u këndua njëzëri nga të gjithë qytetarët që ndodheshin në shesh, fjalën e mori i pari kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës ndër të tjera kujtoi se Kosova është vend i pavarur dhe sovran, që ka Forcën e saj të Sigurisë moderne, që është e gatshme të paraqesë paqen kudo në

botë. “Secili nga ne të ndihet krenar që Shqipëria të jetë anëtare e NATOs. Po ashtu shteti i Kosovës do jetë pjesë e NATO-s dhe BE. Dhe së bashku do jemi në NATO dhe BE të bashkuar”, - tha Thaçi. Pas tij ishte kryeministri Sali Berisha i cili ngriti lart figurën e shqiptarëve në këto 100 vite shtet. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, shefi i qeverisë theksoi se çdo shqiptar është sot zot i kësaj toke. “Sot, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së Shqipërisë së pavarur, unë dua të nderoj qytetarin e thjeshtë shqiptar. Sot, në këtë ditë ti je Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Mic Sokoli, Adem Jashari, je zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti dhe në kohërat më të vështira u përballe dhe në luftërat e pabarabarta dhe e ngrite Shqipërinë e rrëzuar përdhe. Ju me mundin, djersën, gjakun tuaj, ndërtuat me thonj, muskuj, qelizë, fabrika, uzina, hidrocentrale, ullishte vreshta dhe bëtë që vendi juaj të ngrihet si feniksi mbi mjerimin e tij”, - u shpreh Berisha. Me një fjalim me doza të larta patriotizmi, shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi kontributin e të gjithë

Në paradën ushtarake morën pjesë rreth 1800 forca të inkuadruara në 32 kuadrate, nga të cilat 27 kuadrate nga Forcat e Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit, një kuadrat nga Garda e Republikës, një kuadrat nga Forca e Sigurisë të Kosovës dhe një kuadrat me veteranë

burrave dhe grave të këtij kombi që ngritën lart flamurin tonë kuqezi. Përballë tribunës së festimeve të këtij jubileu të madh janë rreshtuar përfaqësuesit e FA të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Forcave të Sigurisë së

Kosovës. Të parët që parakaluan para tribunës ishin veteranët e luftës, të ndjekur nga dhjetëra kuadrate të tjerë të disiplinave të ndryshme. Në paradën ushtarake morën pjesë rreth 1800 forca të inkuadruara në 32 kuadrate, nga të cilat 27 kuadrate nga Forcat e Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit, një kuadrat nga Garda e Republikës, një kuadrat nga Forca e Sigurisë të Kosovës dhe një kuadrat me veteranë. Gjithashtu një kuadrat përbëhej nga flamurtarët e vendeve të NATO-s, të cilat nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë paradë. Po kështu, në paradë u ekspozuan edhe rreth 50 mjete të tipave të ndryshme që janë në përdorim në Forcat tona të Armatosura, si dhe 10 motoçikleta të Policisë së Shtetit. Parada zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta dhe u shoqërua edhe nga ovacione të mijëra qytetarëve të pranishëm. Parada madhështore e Ushtrisë u përmbyll mes brohoritjeve të njerëzve e fishekzjarrëve të shumta që ndezën qiellin e Tiranës. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët qëndruan në sheshin “Skënderbej” dhe nderuan ushtarakët që parakaluan përpara tyre.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.