18 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Jürgen Habermas, filozofi i demokracisë së opinionit publik Më 18 qershor filozofi i njohur gjerman, një ndër sociologët më të njohur në botë, mbush 85 vjeç

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 18 qershor 2014. Numër 1238. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Dita e dytë / reportazh lufte

Ju rrëfej operacionin në Lazarat, nën breshërinë e plumbave

Legalizimet, gati harta dhe çmimet e reja të trojeve ALUIZNI ka dërguar për miratim në qeveri vendimin që përcakton çmimet e trojeve për legalizimet. Ja si do të bëhet përllogaritja. Legalizimet në qytet, me shtrenjtë se në fshat. Vendimi përcakton se sa duhet të paguajnë banorët për çdo zonë Qeveria ka gati vendimin për miratimin e metodologjisë që do të përcaktojë çmimet e trojeve për efekt të legalizimit. Burimet nga Agjencia e Legalizimeve bëjnë me dije se tashmë, vendimi është bërë gati me të gjitha modalitetet dhe ka shkuar për miratim në qeveri. Këshilli i Ministrave pritet ta miratojë shumë shpejt në mbledhjet e radhës vendimin, në mënyrë që ai të marrë fuqi vepruese në datën 27

Gate Mahmutaj, pas dorëzimit në polici

Intervistë me policin e Forcave Speciale/ Çfarë po ndodh në Lazarat dhe përballja me banorët e armatosur. "Në banesat e kontrolluara gjenden sheshit armë, municione, fidanë e hashash i paketuar për shitje". > Bilanci i ditës së dytë: Gate Mahmutaj i dorëzohet policisë, duke e çuar në 7 numrin e të arrestuarve. Sekuestrohet një laborator droge dhe kontrollohen më shumë se 20 shtëpi në lagjen Mahmutaj Faqe 3-5

qershor, kur dhe do të hyjë në fuqi ligji i ri për legalizimetTarifat e reja të legalizimeve do të vihen duke marrë si referencë hartën e re të vlerës së pronës të miratuar nga qeveria një vit më parë. Kjo hartë, e cila është në fuqi në disa zona, ka vlera shumë më të ulëta sesa tregu jep aktualisht. Me ligjin e vjetër të legalizimit, një metër truall për efekt legalizimi kishte vlerën e 1300 lekëve për metër... FAQe 9

Kadare: Përçudnim të lidhësh dëshmorët e luftës me diktaturën Intervista/ Shkrimtari Ismail Kadare paralajmëron se “Kombi shqiptar nuk ka më kohë për të humbur”. Sipas tij, hapi i parë i një fryme mirëkuptuese do të duhej të niste pikërisht me të vrarët në luftë, e pas tyre me krejt luftën

Basha: Forca e opinionit detyroi pushtetarët të distancohen nga droga Fituam një betejë, lufta vazhdon. Fasadat dhe kurbanët nuk crrënjosin të keqen. Tani është momenti i largimit të cdo narkotrafikanti nga zyrat e shtetit, clirimi i vendit nga kthetrat e drogës dhe nga narkopolitika” FAQe 6

FAQe 15

NgërÇ

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

“Shakaja e kripur” e LSI

Il sangue di Keda

Të jesh a të mos jesh... me Policinë e Shtetit

Roland Lami

Edison Ypi

Alfred Lela

Agrobiznesi/ prodhimet bio

Meta: Konkurimi në tregjet botërore është një përparësi kombëtare Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë dje në përurimin e dy bizneseve të reja që hapen në qytetin e Durrësit. Të pranishëm në këto aktivitete ishin dhe ambasadori izraelit në Tiranë, David Cohen dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Fillimisht, Meta inauguroi repartin e përpunimit të çantave... Faqe 7

Sipas premtimit

intervista

Luiza Xhuvani: Djali im ka qenë në shtëpi kur policia e shpalli në Lazarat Deputetja e PS shprehet se policia duhet të jetë e kujdesshme. “Kam qenë në shtëpi me djalin tim, me familjen time, duke parë televizor, duke parë ndeshjet e Botërorit, ndërkohë që shikoj në ekran titrat që është duke luftuar me shtetin në Lazarat". FAQE 7


2

afër/larg

1

Intervistë / Polici i Forcave

Speciale: Ju rrëfej operacionin nën breshërinë e plumbave Faqe 4

operacioni/ Krimet e Rënda

Luiza Xhuvani: zbarkojnë në Lazarat për dosjen Djali im ka qenë në shtëpi kur me 50 “baronët” e kanabisit policia e shpalli në Lazarat intervista/

Faqe 5

Faqe 6

Për biografin e Habermasit, Stefan Müller Doohm, tema e jetës së filozofit, demokracia lidhet me përvojën personale të tij, “me faktin që në vitin 1945 u kuptua, që njerëzit jetuan nën një regjim kriminel dhe se pësuan një rikthim në barbari”

Diagnozat e mprehta shoqërore si në “Transformimin strukturor të opinionit publik”, vepra kryesore e filozofit, pozicionimet e tij publike për çështje të debatuara në shoqëri dhe kontributet në filozofinë analitike e politike e bëjnë filozofin gjerman, jo edhe aq lehtë i kuptueshëm, të njohur në të gjithë botën

Jürgen Habermas, filozofi i opinionit publik Demokracia e opinionit publik, kjo është kryetema e Jürgen Habermasit, që rregullisht ngre zërin për çështjet politike. Më 18 qershor filozofi i njohur gjerman, një ndër sociologët më të njohur në botë, mbush 85 vjeç Nga Christina Ruta

S

humë vetë e kanë provuar ndjenjën se kur kanë të bëjnë me politikën, nuk gjejnë aty përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të votuar nga populli, por kanë të bëjnë më shumë me një aparat burokratik. Dhe mentaliteti i eficiencës ka përfshirë shumë fusha të jetës, ashtu si në ekonomi. Edhe Jürgen Habermas e ka provuar këtë ndjenjë. Më shumë se kaq: Një demokraci burokratike masive, brenda së cilës disa pak vetë merren vesh për kompromise jotransparente, si edhe “ekonomizimi i jetës”, këto janë karakteristika të shoqërisë moderne, mendon Habermas. Për këtë arsye ai kërkon përfshirjen më të madhe të shoqërisë civile, pak a shumë ky është koncepti i futur nga Habermas i “opinionit publik liberal” si dikur, kur qytetarët takoheshin në kafene për të diskutuar e për të pasur ndikim në shoqëri. Diagnozat e mprehta shoqërore si në “Transformimin strukturor të opinionit publik”, vepra kryesore e filozofit, pozicionimet e tij publike për çështje të debatuara në shoqëri dhe kontributet në filozofinë analitike e politike e bëjnë filozofin gjerman, jo edhe aq lehtë i kuptueshëm, të njohur në të gjithë botën. Demokracia deliberative dhe diskursi etik

Stefan Müller-Doohm, sociolog dhe biograf i filozofit, shprehet se ajo “që përshkon si lajtmotiv teorinë e Habermasit është tema e demokracisë, këtë ai e ka cilësuar një herë si ‘fjala magjike’ e mendimit të tij”. Këtu bën pjesë edhe ideja e tij se sistemi ekonomik kapitalist duhet të “futet në zgjedhë” me mjete demokratike. Demokracinë, Habermasi e kupton si opinion publik, “dhe kjo është në të vërtetë një shprehje tjetër për atë, që përbën thelbin e filozofisë habermasiane, diskursin etik”, thekson Müller Doohm. Përkundër mendimtarëve të tjerë postmodernë, Habermas e quan të mundur ekzistencën e disa të vërtetave universale dhe parimeve morale në një botë të globalizuar, ku kultura të

ndryshme përballen me njëra-tjetrën. Këto të vërteta universale qytetari (qytetari i botës) mund t’i zbulojë përmes diskursit publik dhe konsensusit. Kusht është që pjesëmarrësit e këtij diskursi të veprojnë jo siç është zakon në politikë me strategji, por të orientuar nga mirëkuptimi dhe t’i respektojnë rregullat e diskursit. Secili duhet të marrë seriozisht “Të tjerët”, të marrë për bazë një lloj ndershmërie dhe drejtësie, gjithsecili duhet të ketë shansin të thotë fjalën e tij. Kusht është po ashtu që të përjashtohen të gjitha mekanizmat detyrues. Kështu, vetëm në këtë mënyrë diskursi do të udhëhiqej nga arsyeja. Habermas bën fjalë për “detyrimin e padetyruar të argumentit më të mirë”. Sociologu Müller Doom sqaron se kushtet e një “bisede ideale”, që parashtron Habermasi, nuk gjenden në këtë formë në realitet, prandaj kjo i ka sjellë shumë kritika filozofit. Dhuna e nacionalsocializmit dhe “Shkolla e Frankfurtit”

Për biografin e Habermasit, Stefan Müller Doohm, tema e jetës së filozofit, demokracia lidhet me përvojën personale të tij, “me faktin që në vitin 1945 u kuptua, që njerëzit jetuan nën një regjim kriminel dhe se pësuan një rikthim në barbari”. I lindur në vitin 1929 në Dyseldorf dhe i rritur në Gumersbah, Habermas është adoleshent, kur merr fund terrori nacionalsocialist. Më vonë në vitet ‘80, në kohën e debatit të famshëm të historianëve, Habermas kritikon ashpër përpjekjet e historianit Emil Nolde për të vendosur paralele mes regjimit nacionalsocialist dhe krimeve staliniste. Për Habermasin kjo përpjekje ishte një relativizim i mizorisë së

Që i ri, Habermasi interesohet për çështjet shoqërore dhe angazhohet publikisht. Pas studimeve (1949-1954) ai punon si gazetar në profesion të lirë, shkruan për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Botimet e tij tërheqin vëmendjen e filozofit tjetër të njohur, Theodor W. Adorno, bashkë me Max Horkheimer, themelues të “Teorisë Kritike”

pashoqe të Holokaustit. Që i ri, Habermasi interesohet për çështjet shoqërore dhe angazhohet publikisht. Pas studimeve (1949-1954) ai punon si gazetar në profesion të lirë, shkruan për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Botimet e tij tërheqin vëmendjen e filozofit tjetër të njohur, Theodor W. Adorno, bashkë me Max Horkheimer, themelues të “Teorisë Kritike”. Adorno e pranon Habermasin në Institutin e Studimeve Sociologjike në Frankfurt dhe ndikon tek ai me analizat për shoqërinë. Për shkak të refuzimit që Horkheimeri ka ndaj një Habermasi marksist e të angazhuar, ky i fundit e përfundon profesurën në Marburg. Në vitin 1964 ai kthehet në Frankfurt si profesor i filozofisë dhe sociologjisë dhe pasues i Horkheimerit. Angazhim për të drejtat e qytetarit dhe njeriut

Frankfurti ishte skena e protestave të dhunshme studentore në vitet ‘60. Habermasi e mbështeti këtë angazhim politik përmes mosbindjes civile. Ai distancohet megjithatë nga grupet ekstremiste të liderit të studentëve, Rudi Dutschke, të cilët ai i akuzon për fashizëm majtist. Me këtë ai fiton antipatinë e të majtëve në Gjermani. Më vonë Habermas largohet në Mynih si bashkëdrejtor i Institutit të Starnbergut, Max Planck. Në këtë periudhë Habermas shkruan veprën e tij më të rëndësishme “Teori e marrëdhënieve të komunikimit”. Në vitin 1983 Habermas kthehet në Frankfurt sërish, ku deri në vitin 1994 ai punoi si profesor filozofie. Edhe më vonë Habermas nuk ka vonuar të ngrejë zërin në diskursin publik në Gjermani. Kështu, në vitin 1999 ai mbështeti misionin aq të diskutuar të NATO-s në Kosovë. “Kur nuk ka rrugë tjetër, atëherë fqinjët demokratë duhet të përdorin mjete urgjente të legjitimuara në të drejtën ndërkombëtare”, tha Habermas atëherë. Ndërsa sot, si përkrahës i integrimit europian, ai kritikon defektet demokratike të këtij procesi. Në krizën e euros, Habermas doli kundër një kursi të ashpër kursimesh.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

17.06.2014

Rrugët e fshatit janë pothuajse të zbrazura, ndërsa gratë dhe fëmijët janë izoluar brenda shtëpive, të frikësuar për jetën. Një pjesë e mirë e tyre kërkojnë një kompromis për uljen e armëve, por “grupi i zjarrit” duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet

Policia mësyn me autoblinda në Lazarat, dorëzohet Gate Mahmutaj Bilanci i ditës së dytë; 7 të arrestuar dhe një laborator droge i sekuestruar. Forcat speciale ngushtojnë rrethimin e fshatit të kanabisit, ndërsa të shtënat kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme Lazarati është kthyer në një fushëbetejë në ditën e dytë të operacionit të policisë. Mbi 800 forca speciale nga i gjithë vendi kanë ngushtuar rrethimin e fshatit, duke arritur të ushtrojnë kontroll në mbi 20 shtëpi në zonën jugore. Por situata ka qenë tejet e tensionuar, ku të shtënat e armëve nuk kanë pushuar përgjatë gjithë ditës. Në orët e pasdites policia ka arritur të sekuestrojë një laborator droge dhe një sasi të madhe kanabisi. Megjithatë, pjesa më e madhe e lëndës narkotike është djegur nga vetë banorët. Rrugët e fshatit janë pothuajse të zbrazura, ndërsa gratë dhe fëmijët janë izoluar brenda shtëpive, të frikësuar për jetën. Një pjesë e mirë e tyre kërkojnë një kompromis për uljen e armëve, por “grupi i zjarrit” duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në këto orë kaosi, lazaratasit po mendojnë si të largojnë nga rreziku gratë dhe fëmijët, ndërsa kultivuesit, si të zhdukin gjurmët. Përplasja e ditës së dytë ka si bilanc edhe arrestimin e 7 personave. Gjashtë prej tyre u dorëzuan vetë në polici, e më pas u arrestuan për sulmin e armatosur ndaj grupit të xhirimit të “A1 Report”. I arrestu-

ari i shtatë është Gate Mahmutaj, i cili vendosi të vetëdorëzohej mbrëmë në duart e Forcave Speciale. Në Lazarat po përballen tanimë 3 grupe: policia, njerëzit e armatosur dhe banorët që nuk kanë asnjë lidhje me gjithë sa po ndodh. *** Autoblindat e policisë avancuan në zonën jugore të fshatit Lazarat. Mëngjesin e djeshëm, në zonën ku ishin vendosur banorët e armatosur, policia ka pozicionuar më shumë forca me autoblindë. Ndërsa një pjesë e trafikantëve duket se janë tërhequr në zonën malore, mbi fshatin e Lazaratit. Gjatë pasdites, policia njoftoi për dy të plagosur. Një 19-vjeçar nga Ura Vajgurore, bari në këtë zone, ka marrë plagë në këmbë dhe dorë. Një tjetër argat kanabisi nga Pogradeci është plagosur pasditen e djeshme. Nga strukturat e policisë janë kontrolluar 20 shtëpi në fshatin Lazarat. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, municione në sasi të mëdha. Gjatë paradites të së martës, në Gjirokastër ishte edhe ministri i

Brendshëm, Saimir Tahiri. “Është shumë e rëndësishme që të kuptoni të gjithë se ora kur lidhjet e botës së krimit në Lazarat me Parlamentin dhe politikën, me ata që deri dje i shfrytëzonin, këto lidhje kanë mbaruar një herë e mirë. Kjo që po shihni sot, është shembulli më i mirë i vendosmërisë sonë për të vendosur shtetin ligjor në çdo cep të Shqipërisë”, - tha Tahiri. Ministri i Brendshëm shtoi më tej se policia është e vendosur për të shpëtuar

Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. Bazuar në planin e hartuar, do vijojnë veprimet policore për asgjësimin e parcelave të kultivuara dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit.

qytetarët e ndershëm të Lazaratit nga kriminelët që i kanë marrë peng. *** Rreth 800 forca policie mbajnë të rrethuar terrenin dhe ato janë nga policia e Gjirokastrës, forcat speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcës në Vlorë. Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të drejtorive të policisë së qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. Bazuar në planin e hartuar, do vijojnë veprimet policore për asgjësimin e parcelave të kultivuara dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit. Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale.

Zbardhen negociatat, vetëdorëzimi “live” i Gates I akuzuari për sulmin ndaj policisë u vetëdorëzua pas një lidhjeje direkte në TV. “Pres të dorëzohem, por kam frikë dhe jam në presion”. Tahiri: Po u vjen radha të gjithëve! I shumëkërkuari i Lazaratit, Razip Mahmutaj vendosi të vetëdorëzohej në polici. I frikësuar për jetën, ai ka negociuar gjatë me policinë, por aktin final e bëri gjatë një lidhjeje direkte me “A1 Report”. Gjithçka ndodhi “live” në TV, ku personazhi i njohur si “Gate” kërkoi garanci për vetëdorëzimin në polici. “Pres të dorëzohem, por kam frikë dhe presion nga gjithë kjo situatë e krijuar këtu. E kam thënë edhe herë tjetër se

nuk kam hashash në prona”, - tha ai. Menjëherë pas kësaj telefonate në “A1 Report”, edhe me ndërmjetësimin e kryetarit të komunës së Lazaratit, Gate Mahmutaj u dorëzua në duart e forcave speciale. I akuzuari për sulmin me armë ndaj forcave të policisë u dërgua në një autoblindë të policisë dhe më pas u transportua në drejtim të Tiranës. Menjëherë pas vetëdorëzimit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi në Facebook. “Dhe i 7-ti. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj....Po u vjen radha të gjithëve. Krenar për Policinë e Shtetit”,- shkruante Tahiri në Facebook. Gate Mahmutaj u kthye në personazhin kryesor të operacionit në Lazarat që në ditën e parë. Në tentativën e parë për të rrethuar ka-

panonet e tij, policia u qëllua me automatikë dhe mortaja. Njëra prej mortajave është gjendur në magazinën e Mahmutajt, por ky i fundit pretendon se nuk ka hapur zjarr ndaj policisë.

Nga ana tjetër, në të njëjtin vend policia asgjësoi 10 mijë rrënjë kanabis të mbjella dhe 1 mijë kubikë, gati për t’u kultivuar. “Dua të vetëdorëzohem në polici pa dhunë dhe në mënyrë të qytetëruar. Jam gati të përgjigjem për të gjitha”, - tha mbrëmë 46-vjeçari, i amnistuar në vitin 2009 për një dënim prej 22 vitesh. Mahmutaj njihet si një ndër eksponentët e Lazaratit dhe protagonist i sulmit me armë ndaj helikopterit të Interforcës në vitin 2004. Gjykata e Apelit e dënoi atë me 22 vjet burg, por një dekret i ish-presidentit Moisiu i fali atij burgun. Në momentet para dorëzimit, Gate Mahmutaj u bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij të dorëzonin armët dhe të mos qëllonin kundër policisë.

reagimi

Moisiu: Si u fal Gate Mahmutaj Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka reaguar pas lajmit se një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, Gate Mahmutaj, është liruar nga amnistia e firmosur prej tij. Gate Mahmutaj është në kërkim pasi akuzohet se ka qëlluar mbi blutë, ndërkohë që në pronat e tij janë gjetur mijëra rrënjë kanabis. Moisiu sqaroi dje për mediat se amnistia nuk ka qenë personale, por e përgjithshme. “Dosja e faljes është hartuar në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme, që drejtohej nga Sokol Olldashi dhe ajo e Drejtësisë, që drejtohej nga Aldo Bumçi”, - tha Moisiu dje. Gate Mahmutaj, person me precedent kriminal, i dënuar me 22 vite burg nga gjykata, arriti të kryente vetëm 1 muaj burg, kjo pas një faljeje nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Alfred Moisiu, në vitin 2006. Mahmutaj u gjet fajtor për plagosjen e një efektivi të policisë në krye të detyrës.


4

në fokus

operacioni

“Jemi duke kryer kontrolle në një grup banesash në fshat, ndërsa në to gjenden sheshit armë, municione, marijuanë, hashash, apo kubikë hashashi nëpër oborret e shtëpive”

Polici i Forcave Speciale: Ju rrëfej operacionin nën breshërinë e plumbave Çfarë po ndodh në Lazarat mes forcave speciale dhe banorëve të armatosur. Deri ku ka hyrë policia dhe çfarë ka gjetur në shtëpitë e marra nën kontroll. Një punonjës i Forcave Speciale tregon se si po zhvillohet rrethimi i Lazaratit nën breshërinë e plumbave Dashamir Biçaku Lazarat- Armë, municione, hashash apo

fidanë të bërë gati për mbjellje. Gjithçka gjendet sheshit në zonën e marrë tashmë nën kontroll nga policia në Lazarat. Një efektiv i Forcave Speciale, i pranishëm në operacion tregon për MAPO-n gjithçka ndodh në brendësi të fshatit të marijuanës, ku shkëmbimi i zjarrit vazhdon prej më shumë se 48 orësh. Sipas rrëfimit të tij, efektivët specialë zëvendësojnë njëritjetrin dhe se kanë qenë me fat që nuk janë përballur nga afër me trafikantët e armatosur. Efektivi i policisë tregon se shumica e banorëve që s’kanë lidhje me konfliktin kanë braktisur shtëpitë dhe se në lagjen Mahmutaj, tashmë të marrë nën kontroll, janë gjetur fare pak banorë. “Kemi arritur të kontrollojmë 20 banesa, ku janë gjetur armë, municione, qindra rrënjë kanabis dhe bimë narkotike gati për shitje thuajse në çdo shtëpi”, - tregon më tej ai për MAPO-n. Çfarë po ndodh aktualisht në Lazarat? A keni mundësi të avanconi dhe si po vazhdon operacioni i policisë? Operacioni po vazhdon normalisht. Jemi duke kryer kontrolle në një grup banesash në fshat, ndërsa në to gjenden sheshit armë, municione, marijuanë, hashash, apo kubikë hashashi nëpër shtëpi në oborre. Ka edhe bimë të mbjella përreth këtyre shtëpive. Ku ndodheni aktualisht ju ? Aktualisht jemi në lagjen Mahmutaj të Lazaratit dhe po vijojmë me kontrollet e banesave. Si keni mundur të çani rrethimin? A vazhdojnë të qëllojnë banorët?

Jemi dy grupe, një i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo i forcave Delta dhe kombinohemi me një grup të RENEA-s. RENEA është grupi që udhëheq apo drejton ndërhyrjen. Më pas jemi ne, që kryejmë kontrollet nëpër shtëpi, apo nëpër ambientet ku është e vendosur droga apo municione dhe armë. A mund të thoni se sa banesa janë kontrolluar deri më tani ? Nuk di të them për grupet e tjera. Në grupin ku unë kam marrë pjesë në kontrolle, janë kontrolluar 20 shtëpi a më tepër. Kontrollet kanë nisur në orën 13:00 të mesditës nga grupi ynë. Rreth kaq shtëpi sa ju thashë mund të kemi kontrolluar. A mund të thoni se sa armë apo municione e lëndë narkotike mund të keni bllokuar ? Nuk di ta them këtë, por di të them se kanë qenë shumë armë, municione dhe po kështu edhe lëndë narkotike në kubikë, në oborre, të mbjella edhe me rrënjë. Ka pasur të shtëna gjatë kohës që keni qenë ju në kontrolle ? Po, ka pasur të shtëna nga pika të ndryshme në fshat. Në ndonjë rast kemi shpëtuar mrekullisht nga plumbat e këtyre të shtënave. Keni shkëmbyer zjarr me grupin e armatosur? Shumë banorë ankohen se policia po u qëllon shtëpitë…. Në disa raste është qëlluar në ajër, por në disa raste është qëlluar edhe në drejtimin tonë, drejtpërdrejt. Ne kemi qëlluar në të gjitha rastet në ajër. Nuk kemi shkëmbyer zjarr me ta. Jemi munduar të mos reagojmë, të mos qëllojmë drejtpër-

“Në disa raste është qëlluar në ajër, por në disa raste është qëlluar edhe në drejtimin tonë, drejtpërdrejt. Ne kemi qëlluar në të gjitha rastet në ajër. Nuk kemi shkëmbyer zjarr me ta. Jemi munduar të mos reagojmë, të mos qëllojmë drejtpërdrejt ndaj njerëzve për të shmangur dëmet ndaj tyre”

drejt ndaj njerëzve për të shmangur dëmet ndaj tyre, por edhe ndaj njerëzve të tjerë që mund jenë të pafajshëm. Por na ka ndihmuar edhe fati, sepse nuk kemi pasur raste të shkëmbimit të zjarrit nga afër. Si keni hyrë në fshat ? Fillimisht RENEA, pastaj grupet e tjera në mbështetje. Kemi hyrë, kemi bërë kontrolle, kemi nxjerrë ato që kemi gjetur; armë, municione, fishekë, më pas jemi futur sërish. Në këtë formë kemi hyrë dhe dalë disa herë nga fshati. Po banorët e fshatit si kanë reaguar në shtëpitë që ju keni kontrolluar? Nuk ka pasur njerëz nëpër banesa kur ne kemi shkuar. Banorët thuajse kanë braktisur fshatin. Them për ato banesa ku ne kemi hyrë dhe kemi gjetur armë. Ne kemi hyrë në fshat duke ngushtuar rrethimin dhe presionin, kemi hyrë kështu shtëpi më shtëpi. Ndërsa banorët janë larguar. Në këtë mënyrë kemi hyrë në fshat dhe kemi bllokuar armët, municionin dhe lëndën narkotike.

Një polic dhe dy punëtorë plagosen në ditën e dytë të rrethimit të Lazaratit Një punonjës i FNSH së Shkodrës është plagosur në dorë dhe në këmbë nga plumbat. Të plagosur edhe një bari nga Ura Vajgurore dhe një punëtor nga Pogradeci Bilanci i parë i sulmit me armë nga një grup banorësh të fshatit Lazarat flet të paktën për tre persona të plagosur, mes të cilëve edhe një punonjës policie. Si pasojë e të shtënave nga pika të ndryshme të fshatit Lazarat ka mbetur i plagosur në gjymtyrë punonjësi i policisë S. M, 32 vjeç, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. Policia tha se punonjësi i policisë u plagos rreth orës 2:00, duke u gdhirë dita e djeshme, nga të shtënat e armëve që vinin nga brenda fshatit Lazarat. “Rreth orës 02:00 të datës 17.06.2014, nga të shtënat me armë nga brendësia e fshatit Lazarat është plagosur me armë zjarri në dorë dhe në këmbë punonjësi i policisë S.M., 32 vjeç, punonjës i Komisariatit të

Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, i cili ishte i dislokuar me shërbim gjatë natës. Punonjësi i policisë aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, - tha në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit. Por shkëmbimi i zjarrit përgjatë ditës së djeshme ka shkaktuar edhe dy të plagosur të tjerë, të cilët nuk janë banorë të fshatit Lazarat. Referuar burimeve zyrtare të policisë mësohet se rreth orës 16:00 ka mbetur i plagosur 19-vjeçari D. R, nga Ura Vajgurore. Policia tha se 19-vjeçari është plagosur nga të

shtënat e armëve që vinin nga brenda fshatit, ndërkohë që banorë të zonës thanë se forcat policore po qëllonin ndaj popullsisë civile. I plagosuri është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri mendohet të jetë punëtor në Lazarat, edhe pse fillimisht u fol se ai ishte bari në këtë fshat. Por vetëm një orë e gjysmë pas plagosjes së dytë, në Lazarat është shënuar edhe një tjetër incident. Një 20-vjeçar nga Pogradeci ka mbetur i plagosur në bark, por sipas policisë, pas mjekimit të marrë është jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 17:30, nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat, ka mbetur i plagosur në bark një 20-vjeçar nga Pogradeci. Ky shtetas aktualisht po merr ndihmën e nevojshme pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, - thuhet në një deklaratë të policisë. Sipas burimeve zyrtarë mësohet se të tre të plagosurit janë qëlluar nga grupi i armatosur i banorëve, të cilët vijojnë të mbajnë nën kontroll pjesën më të madhe të fshatit Lazarat.

reagimi

Apeli i Policisë: Ikni nga Lazarati, ju rrezikohet jeta Pas tri plagosjeve të ndodhura përgjatë ditës së djeshme, reagoi edhe policia duke iu kërkuar të gjithë personave që nuk janë banorë të Lazaratit të largohen nga ky fshat. Dy civilët e plagosur, njëri nga Ura Vajgurore dhe tjetri nga Pogradeci, sipas policisë janë qëlluar nga grupi i armatosur i banorëve të Lazaratit, duke hedhur kështu dyshime për krijimin e situatave që do të bënin përgjegjëse Policinë e Shtetit. Për këtë arsye, policia u ka kërkuar të g jithë personave që nuk janë banorë të fshatit të largohen sa më parë. “Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë personave që nuk janë nga Lazarati, që të largohen nga ky fshat, pasi mund të bëhen pre e sulmit nga grupi kriminal për qëllime të caktuara”, thuhet në një deklaratë të policisë. Më herët, policia iu bëri thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët dhe të vihen në dispozicion të policisë, duke paralajmëruar se askush nuk mund t’i shpëtojë forcës së ligjit. “Çdo kundërshtim dhe qëndresë me armë vetëm sa rëndon pozitën ligjore, duke u bërë dhe shkak i pasojave që Policia e Shtetit deri tani është munduar të parandalojë”, - tha zyrtarisht policia. Duke u nisur nga situata e krijuar, policia u ka kërkuar banorëve të fshatit Lazarat dhe zonave përreth të bëjnë kujdes me lëvizjet si brenda fshatit ashtu dhe në rrethinat e tij. “Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat të bashkëpunojnë me policinë dhe të bëjnë të mundur identifikimin e elementëve kriminalë, që janë duke u konfrontuar me armë me policinë, duke njoftuar Policinë e Shtetit për identitetin e personave që po veprojnë në territorin e fshatit të tyre”, thuhet në deklaratë.


në fokus

7

Persona janë arrestuar dje nga policia e Gjirokastrës për ngjarjet e ndodhura në fshatin e Lazaratit. Fillimisht u dorëzuan në polici 6 vetë dhe në mbrëmje u vetëdorëzua edhe Gate Mahmutaj

3

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes trafikantëve dhe policisë në Lazarat. Një punonjës i policisë është plagosur në dorë dhe në këmbë. Gjithashtu janë plagosur edhe dy punëtorë

18.06.2014

800

5

Forca speciale ndodhen prej tri ditësh në Lazarat, në përpjekje për të marrë nën kontroll fshatin rebel. Deri tani janë sekuestruar armë, mijëra rrënjë kanabis dhe një laborator droge

qëndrimi

Ambasada e SHBA: Mbështesim policinë, të mos ketë viktima! Ambasada amerikane në Tiranë mbështeti dje operacionin e policisë ndaj kultivuesve të hashashit në Lazarat. Përmes një deklarate për mediat, ambasada e SHBA-së shpreh mbështetjen e saj ndaj oficerëve ligjzbatues shqiptarë për këtë operacion. Ambasada e SHBA-së thekson nevojën që të merren masat paraprake për të shmangur viktima, ndërsa bën thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e duhur. “Ambasada e SHBA-së mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit. Shpresojmë të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima dhe bëjmë thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Po dje policia ka përsëritur thirrjet për dorëzimin e personave të armatosur. “Polica e Shtetit u bën thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët e të vihen në dispozicion të policisë, pasi policia është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj dhe nuk do të mund t’i shpëtojnë përballjes me forcën e ligjit”, - thuhet në një komunikatë. “Çdo kundërshtim dhe qëndresë me armë vetëm sa rëndon pozitën ligjore, duke u bërë dhe shkak i pasojave që Policia e Shtetit deri tani është munduar të parandalojë”, paralajmërohet në të.

Krimet e Rënda zbarkojnë në Lazarat për dosjen me 50 “baronët” e kanabisit Drejt fundit hetimi 1-vjeçar për kokat që luajnë trafikun e marijuanës që prodhohet në Lazarat. Një grup hetuesish kanë zbritur në terren, ndërsa mësohet se pjesa më e madhe e krerëve të organizatës nuk janë nga fshati Leonard Bakillari

Një grup prokurorësh dhe oficerësh të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbarkuan dje në Lazarat, për të verifikuar në terren rezultatet e hetimit gati 1-vjeçar për “baronët” e vërtetë të fshatit famëkeq. Tre prokurorë dhe 6 oficerë të policisë gjyqësore tashmë ndodhen në Gjirokastër, duke drejtuar tri hetimet e nisura për çështjen “Lazarati” pas një dosjeje voluminoze të ardhur nga drejtësia italiane. Bëhet fjalë për të paktën 50 persona, shumica e të cilëve nuk janë banorë të Lazaratit, të cilët janë përfshirë në një hetim të prokurorisë si pjesë e një mega-organizate kriminale në trafikimin e narkotikëve që prodhohet në Lazarat. Numri i personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal mësohet se është tepër i madh, ndërsa organizata funksionon me role dhe detyra të përcaktuara për secilin prej pjesëtarëve të grupit. Pikërisht për të verifikuar në terren ro-

lin e tyre, përfshirjen direkte në kultivimin e lëndëve narkotike, apo edhe blerjen e hashashit të kultivuar nga banorët, prokurorët po kryejnë hetime në bashkëpunim me policinë. Ende nuk ka urdhër-arreste për të dyshuarit, të cilët janë drejtuesit e vërtetë të trafikut të drogës, referuar të dhënave që ka siguruar prokuroria në bashkëpunim edhe me drejtësinë italiane. Por ky është vetëm një nga hetimet e nisura rreth një vit më parë, pasi aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka me dhjetëra çështje hetimore për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Persona të ndryshëm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas akuzës janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por jo në formën e grupit të strukturuar kriminal. Kultivimi dhe shitja e narkotikëve është një tjetër dosje në prokurori, ku përfshihen kryesisht banorë të fshatit, të cilët janë evidentuar tashmë në prodhimin e kanabisit në

Bëhet fjalë për të paktën 50 persona, shumica e të cilëve nuk janë banorë të Lazaratit, të cilët janë përfshirë në një hetim të prokurorisë si pjesë e një mega-organizate kriminale në trafikimin e narkotikëve që prodhohet në Lazarat.

banesat dhe tokat e tyre. Por këto çështje pritet t’i dërgohen për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër, pas sqarimit të situatës së krijuar pas ndërhyrjes së policisë në disa zona të fshatit Lazarat. Burime të prokurorisë konfirmojnë se nga hetimet e deritanishme është bërë i mundur dokumentimi i akuzave për një pjesë të “baronëve” të vërtetë të Lazaratit, shumë prej të cilëve nuk janë banorë të fshatit. Nëpërmjet dëshmive, pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në terren, prokurorët kanë mundur të provojnë akuzat për disa persona të përfshirë në organizatën kriminale, e cila cilësohet si më e madhja e hetuar ndonjëherë në Shqipëri. Po ashtu, Prokurorët e Krimeve të Rënda po drejtojnë hetimet edhe për ngjarjet që po ndodhin prej dy ditësh në rrethinat e Lazaratit dhe zona të ndryshme të fshatit. Personat që kanë qëlluar me armë ndaj policisë pritet të

akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, akuza të cilat do të dokumentohen nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Deri tani në prokurori janë referuar materialet për gjashtë persona të arrestuar, të cilët akuzohen për sulmin ndaj gazetarit dhe ekipit të teknikëve të televizionit “A1 Report”, si dhe për sulmin me armë ndaj policisë duke u gdhirë 16 qershori. Të gjithë të arrestuarit janë paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe policia ka marrë ndaj tyre masën e arrestit në flagrancë si të dyshuar për sulmin e organizuar ndaj policisë. Në kërkim janë shpallur edhe persona të tjerë, tashmë të identifikuar, njëri prej të cilëve është Gate Mahmutaj, i dyshuar si organizator i sulmit të armatosur me armë të kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe kundërajror dhe antitank.

Dorëzohen në polici 6 të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarëve Përfaqësuesja për median e OSBE: Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme. Policia arreston 6 banorët e Lazaratit Policia njoftoi dje se janë arrestuar 6 persona të akuzuar për sulmin ndaj gazetarëve të “A1 Report”. Ata janë Matjas Bocia, 23 vjeç, Florian Shurdhi, 29 vjeç, Juxhin Boçia, 19 vjeç, Xhevahir Doçi, 29 vjeç, Ali Basha, vjeç 46 dhe Emiljano

Aliko, 31 vjeç, banues në Lazarat të Gjirokastrës. Këta persona janë vetëdorëzuar dje në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, ku kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sulmin me armë ndaj grupit të xhirimit të drejtuar nga gazetari Gerti Xhaja. Por policia ka vendosur arrestimin e tyre, pasi konstatoi se ka mospërputhje mes deklarimeve të të dyshuarve dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes. Gjashtë personat e mësipërm kanë qenë të parët që u dorëzuan pas përballjes së arma-

tosur në Lazarat. Menjëherë pas arrestimit policia deklaroi se gjashtë të dyshuarit së bashku me persona të tjerë janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre. Ata akuzohen edhe për sulmin ndaj gazetarëve të “A1 Report”. Po dje pasdite policia arrestoi një tjetër të ri nga Lazarati, që dyshohet se

ka marrë pjesë në sulmin e armatosur ndaj forcave të rendit. Policia e Gjirokastrës deklaroi se paralelisht me operacionin vazhdon edhe hetimi për të implikuarit në ngjarjet e Lazaratit. Për sulmin ndaj grupit të xhirimit ndaj “A1 Report” kanë reaguar dje organizatat për mbrojtjen e gazetarëve, por edhe përfaqësuesja për lirinë e medias e OSBE, Dunja Mijatovic. “Dhuna kundër gazetarëve është e papranueshme, siguria është parakusht bazik për punën e tyre”, - tha Mijatovic.


6

ngjarje e ditës

ditari

PD del me një deklaratë zyrtare, ku thekson se kjo forcë politike mbështet forcat e policisë në aksionet e tyre, por kërkon njëkohësisht që të ruhet jeta e qytetarëve

PD: Mbështesim aksionin kundër drogës, jo terror psikologjik ndaj civilëve Po dje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një telefonatë mbështetëse për grupin e xhirimit të A1Report që u sulmua dy ditë më parë në Lazarat. Basha i ka telefonuar gazetarit Gerti Xhaja për ngjarjen duke i shprehur vlerësimin për misionin e gazetarëve në pasqyrimin e ngjarjeve TIRANË Pas një deklarate zyrtare që orientonte mediat vizive për ekipet që bëjnë tifo deputetët demokratë në këtë kampionat botëror, selia blu doli më në fund me një njoftim zyrtar për ngjarjen më të rëndësishme këto 48 orë, që lidhet me aksionin e policisë në Lazarat. “Partia Demokratike është dhe mbetet, mbështet dhe do të mbështesë çdo vendim dhe aksion kundër narkotrafikut. Ne mbështesim forcat e policisë në aksionet e tyre, sikundër u bëjmë thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët me precedentë kriminalë. Çdo sulm ndaj policisë është goditje ndaj shtetit. Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë luftën kundër trafikut, por ne u bëjmë thirrje profesionistëve të mbetur në polici të ruajnë jetët e qytetarëve dhe punonjësve të rendit dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullatës civile”, thuhet në njoftimin për shtyp. Për këtë arsye, deklarata e PDsë vijon më tej: “Ne nuk presim që këtë kujdes ta bëjë Rama dhe Tahiri, pasi atyre nuk u intereson jeta e banorëve dhe e policëve. Pseudofushata e Ramës dhe Tahirit është një pozicionim taktik - t’ia hedhim botës - me karakter propagandistik dhe selektiv”. “Narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit nuk mund ta luftojnë drogën. Ata mund të lajnë hesapet me

njëri-tjetrin, por kjo nuk është luftë ndaj drogës, por luftë për kapjen e tregut. Droga nuk luftohet nga përdoruesit dhe trafikantët, por nga aleanca e njerëzve të ndershëm”, thuhet në deklaratën zyrtare. Ndërkohë po dje, përmes një tjetër njoftimi për shtyp, kryetari i grupit parlamentar i PDsë, Edi Paloka më shumë sesa për të dënuar sulmin që iu bë një ekipi gazetarësh të “AI Report” në Lazarat është marrë me raportet që kryeministri Rama ka me mediat. “...Rama ka deklaruar se PD nuk ka reaguar për sulmin ndaj gazetarëve në Lazarat. Ne kemi dënuar në çdo rast dhe në çdo rrethanë sulmet ndaj gazetarëve. Ai që jo vetëm nuk u ka dalë ndonjëherë në mbrojtje por perkundrazi ka qënë nxitës apo dhe agresor direkt i gazetarëve, është Edi Rama. Kujtoj që gazetari Telnis Skuqi, i cili ishte ndër gazetarët e guximshëm që denoncoi narkotrafiku n n ë p ë r m j e t s t r u k t u r ave shtetërore, jo vetëm nuk u mbrojt kur u kërcenua nga narkotrafikantët por ai u sulmua në Parlament nga deputetët, sharës të paguar të Ramës. Denoncimet e tij në Komisionin e Mediave jo vetëm nuk u dëgjuan nga deputetët socialistë që bojkotuan qëllimisht komisionin, por me urdhër të Ramës u fshinë ato denoncime dhe nga procesverbalet zyrtare në komision”, tha dje Paloka. Ai shtoi gjithashtu se Rama është dhunuesi më i madh i mediave në Shqipëri. Po dje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një telefonatë mbështetëse për grupin e xhirimit të A1Report që u sulmua dy ditë më parë në Lazarat. Basha i ka telefonuar gazetarit Gerti Xhaja për ngjarjen duke i shprehur vlerësimin për misionin e gazetarëve në pasqyrimin e ngjarjeve. Basha i tha gazetarit Xhaja se “dënojmë sulmin ndaj grupit të A1Report”, duke i shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe mbështetjen e plote për gazetarët.

Basha: Forca e opinionit detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga Mbrëmë vonë kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi një qëndrim të tij në Facebook lidhur me aksionin në Lazarat. Kreu i opozitës nuk është marrë në asnjë moment me këtë aksion, por ka theksuar ndër radhë se, “forca e opinionit publik dhe miqve perendimore detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga”. “Mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe organizatat që krijuan bashkë me ne Aleancën Kombëtare Kundër Drogës. Fryma dhe vlerat tona po fitojnë terren. Demaskimi i avionëve të drogës, i narkotrafikut me pushtet politik dhe protestat qytetare shtuan presionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Forca jonë, forca e opinionit publik dhe miqve perëndimore detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga. Por kujdes: fituam një betejë, lufta vazhdon. Fasadat dhe kurbanët nuk crrënjosin të keqen. Tani është momenti të shtojmë presionin, të rrisim vigjilencën. Tani është momenti i largimit të cdo narkotrafikanti nga zyrat e shtetit, clirimi i vendit nga kthetrat e drogës dhe nga narkopolitika”, shkruan Basha në Facebook

“Lazarati”, PDIU: Mbështesim policinë, aksioni i ndërmarrë, profesional “Ne e dimë që ky është një aksion i vështirë që do të marrë kohë, dhe ne i japim organeve të policisë gjithë mbështetjen që i duhet në misionin e saj” TIRANË Ndryshe nga pikëpyetjet dhe dyshi-

met që Partia Demokratike ngre për aksionin që ka ndërmarrë Policia e Shtetit në Lazarat, një tjetër aleat i saj, PDIU-ja shprehet përmes një deklarate zyrtare se policia ka vepruar profesionalisht. “PDIU-ja ka ndjekur me vëmendje aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat, që ende po vazhdon. Ne e mbështesim fuqimisht këtë aksion shumë profesional, që ka ditur të diferencojë me veprimin e vet një grup njerëzish me të kaluar dhe të sotme kriminale që mbajnë peng këtë fshat të lavdishëm në histori. Ne e dimë që ky është një aksion i vështirë që do të marrë kohë, dhe ne i japim organeve të policisë gjithë mbështetjen që i duhet në misionin e saj”, - thuhet në

deklaratën për shtyp të PDIU-së. PDIU-ja thekson se gjendja aktuale e Lazaratit është mungesë e perspektivës ekonomike të zhvillimit, nga të gjitha qeveritë pluralizmit shqiptar. “PDIU-ja është e ndërgjegjshme që problemi i Lazaratit nuk është krijuar sot dhe në pak kohë. Ai nuk është pasojë e ndonjë predispozite të caktuar të banorëve për t’u marrë me veprimtari të paligjshme. Përkundrazi, gjendja e Lazaratit është mungesë e perspektivës ekonomike të zhvillimit, nga gjithë qeveritë e ndryshme të pluralizmit shqiptar. Ndaj ne kërkojmë që qeveria e sotme për Lazaratin, për gjithë rajonin dhe për gjithë Shqipërinë, edhe në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë, të ofrojë një alternativë dinjitoze dhe të ligjshme jetese, që ndërtohet nëpërmjet punës dhe zhvillimit ekonomik. Ndërkohë zona duhet asistuar në mënyrë të veçantë me projekte për punësim, projekte mbështetjeje sociale për rininë, që Lazarati nga shembull i së keqes në rrafsh botëror, të shndërrohet në një realitet zhvillimor të veçantë”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

ish-kryeministri

Berisha: Aksioni në Lazarat, i dështuar ende pa nisur Një tjetër reagim për ngjarjen hodhi dje në faqen e tij në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësonte aksionin politik të policisë si të dështuar. Berisha dënoi gjithashtu edhe aktin e dhunës në drejtim të grupit të xhirimit të “A1 Report” dy ditë më parë. “Prej tri ditësh, në zonën e Lazaratit, grupe kriminale dhe qindra forca policore që kanë rrethuar zonën qëllojnë në drejtim të njëri-tjetrit me të gjitha llojet e armëve të lehta, por thuhet dhe të rënda. Nga këto të shtëna janë plagosur një efektiv i policisë dhe një bari në Lazarat, si dhe është agresuar brutalisht trupa televizive e Televizionit ‘A1 Report’. Dënoj me ashpërsinë më të madhe plagosjen e efektivit të policisë, sulmin brutal ndaj ekipit televiziv, si dhe plagosjen e bariut dhe i bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimin për vendosjen para ligjit të autorëve të këtyre akteve”, shkruan Berisha. Duke mbështetur në parim çdo përpjekje të ligjshme të Policisë së Shtetit për luftën kundër trafiqeve në çdo skaj të vendit, Berisha shkruan se aksioni i ndërmarrë nga policia në Lazarat është i dështuar pa u nisur. “Së pari, grupet me të cilat do merrej policia ishin njoftuar paraprakisht për operacionin nga ortakët, serezët e tyre në kryeministri, ministri dhe polici. Kështu që ky është operacioni ‘prisni, por mos kujtoni se po vijmë’, pra operacioni nisi i dështuar. Së dyti, në listën prej 26 personash të bërë publike nga qeveria, nuk janë të përfshirë emrat e asnjërit prej bosëve të trafikut të hashashit të zonës dhe kjo e bën operacionin krejtësisht të pabesueshëm apo si një operacion brenda kartelit. Qeveria ka përjashtuar nga lista bosët e drogës vetëm për shkak të lidhjeve të saj me ta. Së treti, disa nga 26 personat e listës kishin prova të pakundërshtueshme, sipas mediave, se nuk kishin qenë fare në Lazarat, madje kishte prej tyre të vdekur apo në burg prej vitesh…”, shkruan ndër të tjera Berisha.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2014

7

“Jemi në mbështetje të plotë dhe pa ekuivok të Policisë së Shtetit dhe sakrificës së saj. Këtë herë, jo vetëm ne, por e tërë politika shqiptare pa asnjë ndasi, duhet të jetë e rreshtuar në mënyrë të qartë në krah të Policisë së Shtetit”

LSI: Mbështetje të plotë dhe pa ekuivok të Policisë së Shtetit L ë v i z j a S o c i a l i st e p ë r Int e g r i m mbështet pa asnjë rezervë aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat. Në një dalje publike për mediat, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e cilësoi mjaft të rëndësishëm këtë aksion, i cili ka gjetur mbështetjen dhe të partnerëve ndërkombëtarë. “Ky aksion ka mbështetjen, vlerësimin dhe njëkohësisht gjithçka tjetër për ta frymëzuar në vazhdimësinë e tij, pasi kjo është prova e munguar prej kohësh që qeveria e re po bën për kontrollin e shtetit. Ky është një aksion i mirëpritur nga partnerët europianë, të cilët e kanë kërkuar me insistim prej kohësh vend o s j e n e r e n d i t . Ky a k s i o n k a

mbështetjen e gjerë të gjithë shqiptarëve, të cilët shohin se policia nuk privileg jon askënd dhe përballet dhëmb për dhëmb me krimin, në mënyrë që të sundojë demokracia nëpërmjet ligjit”, - ka thënë gjatë fjalës së tij Vasili. Sipas Petrit Vasilit, këtë herë politika shqiptare, pa asnjë ndasi, duhet të jetë në mbështetje të policisë. “Jemi në mbështetje të plotë dhe pa ekuivok të Policisë së Shtetit dhe sakrificës së saj. Këtë herë, jo vetëm ne, por e tërë politika shqiptare pa asnjë ndasi, duhet të jetë e rreshtuar në mënyrë të qartë në krah të Policisë së Shtetit, e cila është instrumenti i dorës së qytetarëve që përballet në emër të së mirës së për-

bashkët. Bashkohemi dhe mbështesim thirrjen e policisë që qytetarët e Lazaratit të bashkëpunojnë me policinë dhe të mbajnë distancën e duhur ndaj grupeve kriminale”, - ka shtuar më tej Petrit Vasili. Sipas tij, prezenca e disa elementëve kriminalë në Lazarat ka damkosur dhe emrin e Shqipërisë. “Kjo zonë, në mënyrë të padrejtë ka përzierë popullsinë e ndershme me elementë kriminalë, të cilët kanë përdorur këtë vend dhe kanë damkosur Shqipërinë të kishte një emër më të mirë. Ne jemi në mbështetje të këtij aksioni, në mënyrë që të përfundojë me sukses operacioni dhe forca e ligjit të jetë në krye të vendit”, -përfundoi fjalën e tij Vasili.

“Ky aksion ka mbështetjen e gjerë të gjithë shqiptarëve, të cilët shohin se policia nuk privilegjon askënd dhe përballet dhëmb për dhëmb me krimin, në mënyrë që të sundojë demokracia nëpërmjet ligjit”

Luiza Xhuvani: Djali im ka qenë në shtëpi kur policia e shpalli në Lazarat “Kam qenë në shtëpi me djalin tim, me familjen time, duke parë televizor, duke parë ndeshjet e Botërorit, ndërkohë që shikoj në ekran titrat që është duke luftuar me shtetin në Lazarat. Pra, me shtetin për të cilin po punoj, kam punuar..” Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht aktorja Luiza Xhuvani hedh poshtë pretendimet e Policisë së Shtetit se djali i saj Kostandin Xhuvani ka qenë pjesë e grupit që bëri rezistencë në Lazarat kundër forcave të rendit. Në një intervistë për MAPO-n, ajo ka bërë të ditur se prej dy muajsh e ka çdo ditë djalin në shtëpi. Madje sipas saj, edhe për momentin apo kohën për të cilën policia pretendon se Kostandin Xhuvani ka qenë në Lazarat, pra mbrëmjen e së dielës dhe mëngjesin e së hënës së kësaj jave, ajo thotë se djali i saj ka qenë në shtëpi. Ajo tregon se lajmin e përfshirjes së djalit të saj në këtë histori e ka marrë vesh nga mediat, ndërkohë që ishte duke parë ndeshjen me familjen, përfshi edhe Kostandinin. Nga ana tjetër, deputetja socialiste shprehet e keqardhur për Policinë e Shtetit, e cila sipas saj ka bërë një listë të bazuar në dezinformime. Vetë djali i deputetes Xhuvani, një ditë më parë

deklaroi për mediat se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhura në Lazarat, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se mbrëmjen e së dielës ai ndodhej në kryeqytet. Sipas Xhuvanit, emri i tij në listë mund të jetë përfshirë gabimisht. Ai thotë se mbrëmjen e së dielës ka ndjekur ndeshjet e futbollit në një lokal tek ‘Piazza’, dhe përveç kamerave të sigurisë, ka edhe një skedinë fituese që vërteton se ai ndodhej në Tiranë. Zonja Xhuvani, emri i djalit tuaj është publikuar nga Ministria e Brendshme si pjesë e listës së personave që kanë organizuar rezistencën dhe kanë gjuajtur policinë në Lazarat. Mund të na thoni si qëndron e vërteta? Unë kam qenë në shtëpi me djalin tim, me familjen time, duke parë televizor, duke parë ndeshjet e Botërorit, ndërkohë që shikoj në ekran titrat që është duke luftuar me shtetin në Lazarat. Pra, me

Deputetja e PS shprehet se policia duhet të jetë e kujdesshme në informacionet që jep, pasi me të tilla akte shkakton dëme të pariparueshme

shtetin për të cilin po punoj, kam punuar, po sakrifikoj dhe kam sakrifikuar. Të them absurd, të them zhgënjim? Jo. Ndjej një keqardhje të madhe. Si e shpjegon faktin që është pjesë e kësaj liste atëherë? Do jetë dezinformacion. Por duhet që për këto informacione policia të jetë shumë e kujdesshme në publikimin dhe deklaratat për shtyp që bëjnë, sepse realisht krijojnë një kosto të jashtëzakonshme te njerëzit, kosto që është gati-gati e parehabilitueshme. Ke kontaktuar me zotin Tahiri për këtë gjë, për t’i kërkuar shpjegime ?

Jo. Nuk e shoh të nevojshme. Është një realitet që unë po e përjetoj dhe të thashë pak më parë që përveç keqardhjes, nuk ndjej asgjë tjetër. Me djalin keni folur për këtë gjë? Djalin e kam në shtëpi, e kam 24 orë për 24. Ka dy muaj që e kam në shtëpi. Bëhet fjalë për të dielën në darkë dhe në të gdhirë të së hënës. Ka qenë në shtëpi djali? Djalin e kam në shtëpi 24 orë për 24. Dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë me djalin në shtëpi duke parë ndeshjen e futbollit. Bisedoi Fejzi Braushi

Meta: Agroturizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë dje në përurimin e dy bizneseve të reja që hapen në qytetin e Durrësit. Të pranishëm në këto aktivitete ishin dhe ambasadori izraelit në Tiranë, David Cohen dhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Fillimisht, Meta inauguroi repartin e përpunimit të çantave të kartonit në kompaninë “Buna”, investim i biznesmenit Artur Bujari. Vlera e investimit në këtë repart arrin në gati gjysmë milion euro, duke bërë të mundur hapjen e 60 vendeve të reja pune. Sipas planit të biznesit pritet të hapen në total 350 vende të reja pune. Kjo iniciativë ndihmon edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke përdorur materiale të riciklueshme. Më tej, kryetari i Kuvendit ishte i pra-

nishëm edhe në përurimin e fermës së agroturizmit në Rrashbull, që do të realizohet nga i njëjti investitor. Bëhet fjalë për një investim prej 4.5 milionë eurosh që do të hapë fillimisht rreth 40 vende të reja pune. Ferma është ndërtuar sipas modeleve izraelite, që janë të famshëm në botë për agroturizmin. Në shenjë simbolike, Meta vuri tullën e parë të kompleksit multifunksional që pritet të jetë gati brenda tri viteve, si edhe mbolli një fidan ulliri. Duke folur gjatë aktivitetit, kryetari i Kuvendit deklaroi se agroturizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në vendin tonë dhe se është një mundësi e mirë për punësimin dhe për zhvillimin e produkteve bio. “Unë dua të uroj Bujarin për këtë

investim dhe të falënderoj ambasadorin izraelit për idenë që ju ka dhënë dhe për eksperiencën në këtë fushë. Agroturizmi ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim në vendin tonë. Është një mundësi shumë e mirë për punësim, për zhvillimin e produkteve 100 për qind bio, ku ne mund të jemi tepër konkurrues, si dhe është tërheqës për turistët vendas dhe të huaj, por edhe për punësimin. Mezi presim që të kalojnë tri vite, jo thjesht për ta inauguruar këtë kompleks, por për të pushuar për një fundjavë”, - u shpreh Ilir Meta. Ndërsa, ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen ka përgëzuar investitorin vendas për idenë, si edhe ka premtuar mbështetje në zhvillimin e agroturizmit.


8

18.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

18.06.2014

9

Pogradec-Ohër me traget, Haxhinasto përuron linjën Këtë verë do të funksionojë trageti për turistë, Pogradec –Ohër. Linja u përurua dje dhe të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, si dhe ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali. Më herët ministri Haxhinasto ka parë nga afër molin ku do të ankorohet trageti i linjës

ujore Pogradec-Ohër-Strugë. Sipas tij, kjo linjë ujore do i japë një impuls të ri zhvillimit të turizmit në Pogradec. “Qyteti i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që e gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar”, - tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës tek moli i trageteve buzë liqenit të Pogradecit. “Ky

rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregun tjetër, por unë jam i bindur se do t’u japë një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjitha shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin, por edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, - shtoi ai. Trageti i kësaj linje do të krijojë lehtësira jo vetëm për banorët e Pogradecit, por edhe për ata të Strugës dhe Ohrit.

Çmimet e reja të legalizimeve, gati miratimi në qeveri ALUIZNI ka dërguar për miratim në qeveri vendimin që përcakton çmimet e trojeve për legalizimet. Ja si do të bëhet përllogaritja. Legalizimet në qytet, me shtrenjtë se në fshat Qeveria ka gati vendimin për miratimin e metodologjisë që do të përcaktojë çmimet e trojeve për efekt të legalizimit. Burimet nga Agjencia e Legalizimeve bëjnë me dije se tashmë, vendimi është bërë gati me të gjitha modalitetet dhe ka shkuar për miratim në qeveri. Këshilli i Ministrave pritet ta miratojë shumë shpejt në mbledhjet e radhës vendimin, në mënyrë që ai të marrë fuqi vepruese në datën 27 qershor, kur dhe do të hyjë në fuqi ligji i ri për legalizimet. Si do të përcaktohen çmimet

Tarifat e reja të legalizimeve do të vihen duke marrë si referencë hartën e re të vlerës së pronës të miratuar nga qeveria një vit më parë. Kjo hartë, e cila është në fuqi në disa zona, ka vlera shumë më të ulëta sesa tregu jep aktualisht. Me ligjin e vjetër të legalizimit, një metër truall për efekt legalizimi kishte vlerën e 1300 lekëve për metër katror në të gjithë vendin. Ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore, ky çmim nuk do të jetë fiks, por në varësi të rrethit, sipas tarifave të përcaktuara në hartën e re të vlerës së pronës. Ata që nuk e kanë shtëpinë në tokën e tyre dhe duan ta legalizojnë, do të paguajnë për truallin 50 për qind të tregut për metër katror. Vlera e mbetur paguhet 50 për qind me letra me vlerë dhe nëse paguhet menjëherë, përfiton 20 për qind ulje dhe 10 për qind të tjera rimbursim për pagesën e energjisë. Kështu që vlera e

tregut që do të përdoret për legalizime do të jetë harta e re e vlerës së pronës, e miratuar nga qeveria ‘Berisha’ në fillim të vitit që shkoi. Për shembull, në zonën e Shkozës në Tiranë, me hartën e re të vlerës një metër katror kushton 14 324 lekë të reja. Tarifa e legalizimit për metër katror nëse objekti është në tokë të huaj ose në tokë të shtetit, do të jetë 7200 lekë të reja. Kjo vlerë e paguar 50 për qind me bono privatizimi i bie të jetë 3600 lekë. Por edhe me 30 për qind zbritje, shifra zbret në 2400 lekë të reja. Kështu, për një shtëpi 100 metër katror në zonën e Shkozës, tarifa që do të paguhet për legalizim do të jetë 240 000 lekë të reja.

Vizita në Gjermani

Naço merr mbështetje për statusin dhe reformën në drejtësi

Legalizimet në qytete, më shtrenjtë

Çmimet e reja të trojeve të miratuara vitin që shkoi, janë dukshëm më të ulëta se ato që ishin më parë. Përdorimi i tyre për legalizim sjell një filozofi të re për tarifat që duhet të paguhen, pasi një shtëpi e palegalizuar në Tiranë do të kushtojë shumë më tepër se një e tillë në Kukës apo në Qeparo. Me ndryshimet e reja ligjore, nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, objekti do të legalizohet, regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor, me një detyrim që e kufizon pronën, i cili mbartet edhe nëse prona shitet nga blerësi. Nëse kalon një vit dhe nuk paguan dot, nuk përfiton legalizim me letra me vlerë. Për ata që duan të legalizojnë tokën në zonat informale

Tarifat e reja të legalizimeve do të vihen duke marrë si referencë hartën e re të vlerës së pronës të miratuar nga qeveria një vit më parë.

deri në trefishin e banesës, çmimi i tokës do të jetë favorizues; mbi trefishin e tokës që zë banesa, paguajnë me çmim tregu. Objektet me qëllim fitimi do legalizohen duke e paguar vlerën e truallit siç është deri më sot. Kush ka deklaruar dy banesa, ato do legalizohen përsëri me vlerën e truallit, siç ka qenë deri tani. B.Hoxha

Pronat në bregdet, miratohet ligji, deputetët: Nuk e zgjidh problemin Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje ndryshimet në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, por duke i propozuar komisionit të Ligjeve si komision përgjegjës disa variante në lidhje me trajtimin e atyre sipërfaqeve apo objekteve të përbashkëta që ndodhen në fshatrat turistikë. Deputetët e të dy krahëve kanë rënë dakord që në lidhje me këtë çështje drafti të miratohej, por duke e shoqëruar atë me disa propozime për zgjidhjen e çështjes së sipërfaqeve apo objekteve në bashkëpronësi. Ndërsa projektligji propozon që këto sipërfaqe dhe objekte t’i jepen për t’u blerë në bashkëpronësi banorëve që kanë blerë edhe apartamentet apo vilat në këto fshatra, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë sjellë zgjidhje alternative, duke e konsideruar variantin e qeverisë si të papërshtatshëm. “Propozoj që, duke pasur parasysh që kemi një prishje të njëanshme të kontratës nga shteti të zhvillimit të zonave turistike që para shumë vjetësh, unë propozoj që të ngelet kjo, por personi i stimuluar duhet të ketë përparësi në blerjen apo në menaxhimin e këtij

trualli të lirë. Kjo e zgjidh problemin”, - tha deputeti socialist, Fatmir Toçi. Ndërkohë që deputeti tjetër socialist, Namik Kopliku ka propozuar që këto sipërfaqe dhe ambiente të përbashkëta të mbeten pronë e shtetit. “Për mendimin problemi qëndron. Unë nuk shoh se do zgjidhet. A mund të rrinë këto sipërfaqe pronë e shtetit dhe të mos guxojë askush të ndërtojë? S’mund t’i thuash banorit që ti hajde bli dhe pishinën dhe fushën e sportit”, - tha Kopliku. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Genc Ruli e ka parë si tallje me ish-pronarët propozimin e komisionit të Ligjeve që këto prona t’u kthehen ish-pronarëve. Kjo pasi sipas tij nuk mund t’i gënjesh ish-pronarët me sipërfaqe mbi të cilat nuk mund të ndërtosh. “Do të lihet prapë shteg për ndërtime pa leje me ujqërit që i bëjnë pa leje dhe i bëjnë më pas me leje. Varianti i ngritur në komisionin e Ligjeve për t’i përdorur këto hapësira për kompensim, është si t’i vësh minën, sepse gënjen ish-pronarët. Nëse s’ka të drejtë që të ndërtojë, atëherë për çfarë e do tokën?” - tha Ruli. Të gjitha këto shqetësime dhe propozime komisioni ka vendosur që t’ia paraqesë komisionit të Ligjeve.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka zhvilluar disa takim të rëndësishme në Republikën Federale të Gjermanisë, ku ka marrë mbështetje për reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve ka qenë në qendër të diskutimit mes ministrit Naço dhe homologut të tij gjerman, Heiko Maas. Gjatë këtij takimi, ministri Naço e ka konsideruar partneritetin dhe asistencën gjermane të një rëndësie të madhe, duke vlerësuar se përmbushja e reformave dhe sfidave për integrim përbëjnë një qëllim madhor, i cili kërkon shumë përkushtim nga të gjithë aktorët. “Sistemi i drejtësisë simbolizon sistemin e vlerave të Bashkimit Europian. Sa më fort të punoni në këtë drejtim, aq më pranë BE-së do të jeni”, - u shpreh ministri Maas, duke theksuar se zbatueshmëria e ligjeve është shumë e rëndësishme për anëtarësimin e vendit tonë. Në këtë kuadër, kreu i drejtësisë shqiptare u shpreh se marrja e statusit do të thotë më shumë punë dhe më shumë përgjegjshmëri për gjithë klasën politike në tërësi. Në takimin me Prokurorin e Përgjithshëm të Berlinit, z. Ralph Rother, ministri Naço u ndal në nevojën për ekspertizën gjermane, ndërsa theksoi se sistemi gjyqësor në Gjermani është një model që duhet ndjekur. “Jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën tonë për reformat tuaja”, - është shprehur z. Rother, ndërsa ka garantuar krijimin e mundësive për nisjen e një bashkëpunimi në rrafshin e shkëmbimit të eksperiencës dhe trajnimeve në fushat me interes të përbashkët. Axhenda e ndjekur nga qeveria shqiptare mbi reformat në sistemin e drejtësisë është përshëndetur dhe ka marrë mbështetje edhe nga Monika Nöhre, kryetare e Gjykatës së Lartë të Berlinit. Gjatë kësaj vizite ministri Naço është pritur në një takim edhe nga Sekretari parlamentar i Drejtësisë, z. Christian Lange.


10 18.06.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

FONDI I AVOKATISË NË INTERESIN PUBLIK OSFA 2014 THIRRJE PËR AVOKAT/GRUP AVOKATËSH Titulli i Pozicionit: njeriut)

Avokatë (të orientuar në fushën e të drejtave të

Titulli i Programit:

Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë Fondi i Avokatisë në Interesin Publik OSFA 2014

Afati i fundit për të aplikuar: 7 Korrik 2014 Fondacioni Soros shpall thirrjen në kuadër të “Fondit të Avokatisë në Interesin Publik – OSFA 2014”, drejtuar avokatëve të interesuar, në Tiranë apo rrethe. Nëpërmjet këtij Fondi do të ofrohet mbështetje financiare për të identifikuar, trajtuar dhe përfaqësuar raste të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe/ose cënimit të interesit publik, kur këto shkelje vijnë si rezultat i abuzimit me pushtetin nga ana e personave fizikë ose juridikë me përgjegjësi ligjore. Për këtë qëllim, avokatët ftohen të aplikojnë pranë Fondacionit Soros për një çështje konkrete, e cila duhet të përmbushë të gjitha kriteret e mëposhtme: •

subjekti, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose rrezikohen të shkelen, është në pamundësi financiare për të ndjekur ligjërisht shkeljen në fjalë.

shkelja ka ardhur si rezultat i abuzimit me pushtetin (politik, ekonomik apo mediatik) nga ana e personave fizik ose juridik me përgjegjësi ligjore (duke përfshirë të gjithë format e abuzimit, si: shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e aktiv, mosrespektim i legjislacionit në fuqi, etj.,)

shkelja e kryer ose e pretenduar duhet të ketë si pasojë cënimin e të drejtave themelore të një individi, komuniteti apo të interesit të gjerë publik;

rastet e identifikuara do të duhet të vijnë kryesisht nga fushat: shëndetësi, arsim, akses në drejtësi, akses në informacion, punësim dhe mjedis.

Natyra e shkeljeve mund të jetë civile, penale dhe/ose administrative. Për paketën e plotë të aplikimit dhe kualifikimet e kërkuara, ju lutem vizitoni linkun: www.soros.al Për cdo paqartësi, ju lutem drejtojuni adresës elektronike litigation@osfa.al

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

E përmuajshme

E përmuajshme Z, FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

LUC FERRY: BOTA

KA QENË ASNJËHERË NUK

MË MIRË

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

ME E PËRMUAJSH

NJERIU I RILIND

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Are”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 10/7/2, vol 4, faqe 132, me sip. 2125 m2, , ZK 1303, pasuri e ndodhur ne fshatin Bujqes, komuna, Shirgjan, Elbasan, në pronësi të shtetasve Ndricim e Mynevere Sulmina. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Fondi Besa. Ankandi zhvillohet ditën e martë më dt. 01.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 401,200 (katërqindenjëmijëedyqind) leke. Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@ yahoo.com. Cel 0682099479.

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Apartament”, regjistruar në ZVRPP Peqin, me nr. pasurie 13/37+13, vol 2, faqe 102, me sip. 61,52 m2 , ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen “Xhami” Peqin, në pronësi të shtetasve Mahmud e Naxhije Dokja. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 02.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,860,365(njemilioneteteqindegjashtedhjetemijeetreqindegjashtedhjeteepese) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.


Njoftime/reklama Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

18.06.2014

11

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Çka është ky opozitarizëm i vonuar në Kosovë? Merre si ta marrësh, Kosova në rrethanat politike në të cilat po kalon, i ka dy kohë politike. Të tashmen me PDK-në, e cila duhet të rrumbullaksojë bilancin e saj elektoral në një platformë të qartë qeverisëse dhe, të ardhmen, me Vetëvendosjen, e cila përpos që ka dëshmuar se është opozita më reale e kësaj politike, është edhe zëri në rritje i atyre që kërkojnë ndryshime, jo përmes përgjumjeve opozitare të stilit të LDK dhe AAK, por përmes aksioneve konkrete, të cilat Kosovës mund t’i japin një aset të vlefshëm kombëtar, pa kurthin e të qenit peng i synimeve ekstra ideologjike

P

as zgjedhjeve të së dielës, po krijohet një situatë e çuditshme në skenën politike të Kosovës. Në vend se të organizoheshin para zgjedhjeve, disa eksponentë që humbën zgjedhjet, po mundohen tani, pas zgjedhjeve të krijojnë një front post-festum opozitar. Janë takuar përfaqësuesit e LDK, AAK e NISMËS, por nuk kanë rezultuar në ndonjë qëndrim të përbashkët se si do të sillen tash e tutje, kur PDK është e obliguar, sipas Kushtetutës, të fillojë negociatat për formimin e qeverisë së re. Deklarativisht të gjithë janë kundër koalicionimit me PDK, por në anën tjetër, askush nuk merr guximin publikisht (përveç VV) që të heqë dorë nga ftesa eventuale që do t’ua bëjë Thaçi. Ditët në vijim do të konfirmojnë nëse Kosova është e gatshme edhe për një aventurë të re politike, me shumë të panjohura, ku partitë opozitare në njërën anë dhe PDK në anën tjetër, pritet të nxjerrin adutet për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Vetëm tash kur dolën rezultatet e zgjedhjeve, disa parti politike të Kosovës e morën vesh se paskan qenë opozitë. Para 8 qershorit, çdonjëra prej tyre ëndërronte se do të bëhet e para, prandaj edhe nuk bënë koalicion parazgjedhor. Ambiciet e

koment Emin AZEMI

tepërta të subjekteve politike, të cilat pa koalicion parazgjedhor tentojnë të formojnë shumicë qeverisëse, janë një sindromë që kanë ndjekur këtyre viteve shtetet me traditë të paktë parlamentarizmi, ku bën pjesë edhe Kosova. Por e keqja do të ishte më e vogël, sikur kjo mungesë sensi për bashkim opozitar të mos përcillet me stilin eklektik të sjelljeve politike të lidershipit të LDK dhe AAK kundrejt partisë në pushtet. Janë pikërisht ata eksponentë opozitarë, të cilët tani kur po e satanizojnë triumfalizmin e PDK-së në këto zgjedhje, po kërkojnë nga ajo të heqë dorë nga një e drejtë legjitime e demokratike për të formuar qeveri. Jo se ato dëshmuan ndonjë alternativë të qartë qeverisëse, por thjesht pse nuk duan të pranojnë një rregull elementar në parlamentarizëm se, partia që fiton më shumë mandate, i bie përgjegjësia të formojë kabinet qeverisës me ata partnerë, të cilët i konsideron të afërt për nga programi dhe pragma politike. Konkurrimi politik ka rregulla, por parregullsia më e madhe e prishjes së këtij konkurrimi bëhet atëherë kur partia në pushtet nuk atakohet para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, përmes programit alternativ qeverisës dhe votës së lirë, por krejt vonë, me do takime ad hoc, pasi të ketë përfunduar procesi zgjedhor. Me metoda të huazuara të zhonglerizmit parapolitik, disa parti opozitare të Kosovës, sidomos LDK dhe AAK, në vend se të kontestonin mënyrën e qeverisjes së zotit Thaçi, me linja të qarta ofertuese për një armatë njerëzish të dëshpëruar, ato sikur bënin gara se cila më tepër do të luante rolin e qeses së infuzionit për ish-qeverinë, duke bashkëlegjitimuar shumë poteza politike të cilat, ve t ë m t a n i p a s z g j e d hj e ve, përmenden “si të dëmshme për ardhmërinë e Kosovës”. Nëse zgjedhjet nuk formalizojnë

fituesit dhe humbësit, atëherë nuk do të kishte kuptim mbajtja e tyre. Në arealin politik të Kosovës, tani për tani, nuk mundet të flitet për ndonjë diferencë drastike në mes të atyre që fituan dhe humbën, por, megjithatë, votuesi, për të cilin shumë pak mbahet llogari, duhet të jetë i sigurt se disponimi politik i tij, i deleguar përmes votës së lirë, nuk do të përfundonte në rebuset e paqarta të lojërave postzgjedhore. Përgjegjësia më e lartë për të reflektuar largpamësi në mosfutjen e Kosovës në këta rebus postzgjedhor, megjithatë, i takon partisë më të madhe opozitare, LDK-së. Ajo duhet të jetë e para, jo me deklaratizëm verbal se janë ‘më të mëdhenjtë’, edhe atëherë kur rankohen të dytët, por me hapa konkretë që do të dëshmonin se ata janë vërtetë institucionalistë (siç u dëshmuan disa eksponentë të saj të ardhur nga diaspora dhe disa intelektualë vendorë), në përkufizimin e vetëpërgjegjësisë për pozicionin dytësor shumëvjeçar që mbajnë në skenën politike. Prurjet e munguara në këtë parti, që do të zhvendosnin imazhin e saj nga pamja e gjyshërve që ende merren me politikë tek një potencial i paangazhuar të diplomuarish në Europë e gjetiu, janë handikapi kryesor që e bën LDK-në një forcë politike, e cila edhe atëherë kur humb, çuditërisht mundohet të reflektojë njëfarë triumfalizmi fals, pa kokrrën e përgjegjësisë së atyre që e këshillojnë gabimisht liderin për të mos dhënë dorëheqje. Merre si ta marrësh, Kosova në rrethanat politike në të cilat po kalon, i ka dy kohë politike. Të tashmen me PDK-në e cila duhet të rrumbullaksojë bilancin e saj elektoral në një platformë të qartë qeverisëse dhe, të ardhmen, me Vetëvendosjen, e cila përpos që ka dëshmuar se është opozita më reale e kësaj politike, por është edhe zëri në rritje i atyre që kërkojnë ndryshime, jo përmes përgjumjeve opozitare të stilit të LDK dhe AAK, por përmes aksioneve konkrete, të cilat Kosovës mund t’i japin një aset të vlefshëm kombëtar, pa kurthin e të qenit peng i synimeve ekstra ideologjike.

“Shakaja e kripur” e LSI koment

Roland Lami

Kjo strategji e dyzuar por e qartë në drejtim të akumulimit të pushtetit dhe zgjerimit të elektoratit e ka bërë atë të jetë ajo që është sot. Pragmatiste, por interesante nga pikëpamja e lojës politike

D

itët e fundit, sjelljet dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të LSI kanë nxitur hamendësimet mbi domethënien e sjelljes politike të LSI në raport me PS. Pavarësisht se kryetari i kësaj force politike ka shprehur mbështetje maksimale për kabinetin Rama dhe nuk ka ngurruar të ritheksojë mirëfunksionimin e aleancës, shpjegimet e tij më shumë kanë kontribuar në ngritjen e “mjegullës’ mbi këto raportet, sesa e kanë kthjelltësuar atë. Sigurisht, për dikë, argumentet e dhëna nga kreu i kësaj force politike se, më duhet të largohesha para se kreu i PS të mbante fjalën përshëndetëse në përvjetorin e PS, pasi fillonte ceremonia e Kampionatit Botëror dhe ajo që është më e rëndësishmja, luante Kroacia, apo komentet mbi deklaratat e deputetit Kadeli për largimin e një ministri si qëndrime personale që nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LSI, mund edhe të konsiderohen si ngjarje të izoluara që nuk prekin raportet ndërmjet dy forcave politike. Mirëpo, pikërisht shpjegime të dhëna synojnë më shumë të japin një mesazh tjetër sesa ai që lexohet nga deklaratat e kreut të LSI. Një strategji tipike ala LSI-ste, ku akti dhe deklaratat e eksponentëve të kësaj force kundërshtojnë njëra-tjetrën, madje edhe mes deklaratave ka kontradikta dhe të gjitha jo pa qëllim. Një strategji të tillë e kemi parë edhe herë të tjera të praktikohet nga kjo forcë politike dhe, për hir të së vërtetës, nuk është se nuk i ka funksionuar. Kujtojmë qëndrimin e dyzuar të deputetëve të LSI gjatë kohës së qeverisjes Berisha ndaj kandidaturave të dekretuara nga ish-Presidenti Topi, apo rolin e dyzuar në procesin e zgjedhjes së Presidentit më 2012. Kjo forcë politike, falë peshës së saj elektorale dhe numrit të deputetëve në parlament në këto vite bashkëqeverisjeje ka treguar se di të shfrytëzojë kontekstin për të dhënë sinjale force tek aleatët, specifikisht partia më e madhe që qeveris, kur nënvlerësohet apo injorohet në një moment të caktuar, të zgjerojë pushtet në këmbim të votës së saj për ligje apo emërime të krerëve të institucioneve të pavarura, të identifikohet tek elektorati kur i nevojitet të krijojë përshtypje se është një forcë ‘ndryshe’ brenda së majtës, të japë shpresë tek kundërshtari për ndonjë aleancë të mundshme kur parashikon që shigjetohen akuza ndaj saj, apo kur oferta e aleatit për një x çështje është më e vogël se ajo e rivalit, ta shesë si morale qëndrimin apo deklaratën kur në fakt është qartazi pragmatiste, si dhe të kapërcejë nga një kamp politik në tjetrin kur llogaritë i ka në favor. Kjo strategji e dyzuar por e qartë në drejtim të akumulimit të pushtetit dhe zgjerimit të elektoratit e ka bërë atë të jetë ajo që është sot. Pragmatiste, por interesante nga pikëpamja e lojës politike. E di që moralistët nuk e përtypin këtë pikëpamje, por loja politike shpeshherë nuk e përfill këtë dimension. Tek e fundit kjo është fizionomia e kësaj force politike, e urryer nga moralistët, por e lakmuar nga pragmatistët. E bezdisshme për partinë kryesore qeverisëse, por e domosdoshme për sistemin.


op-ed

2

Blog / Arti i dukjes dhe (zh)dukjes!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Kadare: Përçudnim Universitet /UET shpërndahen çmimet për fituesit e të lidhësh dëshmorët Kampionatit të Debatit e luftës me diktaturën

N

koment Edison Ypi

të vuajtjeve të diktarurës vjedhin miliona që i shpenzojnë për të blerë apartamente në qendër të Tiranës dhe vila në bregdet. -Po për ndonjë libër që flet për këto gjëra, ke dëgjuar gjë? Kafexhiu ngriti supet, dhe vazhdoi, -Leri këto, hiqe atë gozhdë nga koka po të them, se na e shpife, dukesh si nëpër filmat e horrorit. Ose të paktën mos e ler përgjysëm, por ngule deri në fund të shkretën që të mos duket. Nëse ke merak se po ta ngulësh deri në fund, për shkak të gjatësisë, të del nga ana tjetër në nofull, bjere se ta shkurtoj unë me sharrë. U hodh një tjetër; -Mos e hiq gozhdën nga koka. Jo se na e shpife si thotë ky budallai, pra jo për arësye estetike, për më tepër që gozhda në kokë të paska lezet se të duket si pearcing i paparë deri më sot, thjesht se po e hoqe na shpërthen gjaku. Unë këtu kam ardhur të pi kafe, jo të spërkatem me gjakun tënd. Unë kam lexuar një libër me burgje dhe pushkatime. E ka shkruar një prift ish i burgosur i përvuajtur, jashtëzakonisht inteligjent, dhe pafundësisht i ndjeshëm që quhet At Zef Pllumi. Titullohet “Rrno për me tregue”. Këtë libër e ka përkthyer italisht në mënyrë gjeniale Keda Kaceli. Me siguri do jet’ ndonjë e çmenme. Gocat e sodit nuk përkthejnë libra me priftërinj dhe pushkatime. Gocat e sodit pinë kafe, shkojnë nëpër disko, hyjnë e dalin nëpër butika. S’është çudi që edhe Keda Kaceli të ketë në kokë një gozhdë si kjo e jotja që nuk i duket se ka shumë flokë. Jam i sigurtë që po ta heqi Keda Kaceli gozhdën nga koka bota do mytet me gjak. Nejse, Keda Kaceli e di vet’ çfarë bën me gozhdën dhe me gjakun. Përkthimin e librit me vuajtje priftërinjsh e ka qarë, e ka bërë me skrupolozitet, me përkushtim, me seriozitet. Dola nga kafeneja. U nisa në spital ta shkul gozhdën dhe ta mjekoj brimën. Rrugës takova një të përndjekur. -Di gjë ti, i thashë të përndjekurit, di gjë ti për përkthimin madhështor që Keda Kaceli i ka bërë librit të At Zef Pllumit? -Ehu, tha i përndjekuri, e ke në terezi ti. Unë jam me kancer. Unë i kam ditët e numuruara. Mua më duhet kësti. A më ndihmon dot ta marr këstin jashtë rregullave, jashtë ligjit, ngaqë jam me kancer? Boll kam vuajtur. Nuk dua të dëgjoj më për internime dhe pushkatime, priftërinj dhe burgje. Dua këstin. Vazhdova rrugën.

Në spital takova doktorin, Leonardon. Një të më parë, Leonardo ja nisi, -Ti, tha, dhe m’i numuroi të gjitha, policinë, drogën, fshatin, fshatarët, ëndërrat, përplasjen e kokës pas komodinës, Keda Kacelin, brimën, gjakun, gozhdën, çekiçin, të përndjekurin që takova rrugës. U mahnita. -Nga i di këto ti Leonardo, i thashë? -Nuk ka gjë që nuk di unë, tha Leonardo. S’jam kot mjek. Në secilën nga miliarda qelizat e trupit të njeriut janë të gdhendura përvojat e kaluara jetësore, të tashme dhe të ardhme të secilit indivit të kësaj nahie të Universit që quhet Botë. Të gjitha. Të vdekurve, të gjallëve dhe të atyre që ende s’kanë lindur. Krahas ndërlikimeve genetike të lemeritëshme të shqiptarëve, rasti yt dhe i Keda Kacelit janë nga më të thjeshtët. Se ti shkruan, Keda Kaceli përkthen. Ju të dy nuk jeni si të tjerët që heshtin, fshihen. Ju shpreheni, shpalleni. Prandaj jeni lehtësisht të lexueshëm. -Sa interesant. Vazhdo Leonardo, vazhdo se më kënaqe... -Po ç’të vazhdoj. Sikur s’i di ti këto. Ti e di dhe proverbin; “Njëri bën, tjetri pëson”. Në këtë rast, ajo që “bën”, në këtë rast përkthen një kryevepër dhimbjeje, është Keda Kaceli. Ai që e “pëson” nga “bërja” e Keda Kacelit me gjak dhe gozhda në kokë, je ti. Por kujdes! Gjaku që del nga koka jote nuk është gjaku yt, është gjaku i Keda Kacelit. Përndryshe proverbi s’do kishte kuptim. Mundohu ta kuptosh. S’do ment që edhe Keda Kacelit i rrjedh gjak. Edhe asaj, jo gjaku i vet, Jo gjaku i dikujt tjetër. Dikujt që diçka ka “bërë” prej së cilës Keda Kaceli e ka “pësuar”. Gjaku i Keda Kacelit është gjaku i të parit njeri të vdekur, të parës viktimë njerëzore vllavrasëse, gjaku i Abelit. Natyrisht gjithçka e zhytur në gjakun e At Zef Pllumit, pa të cilin gjak s’ka kuptim gjaku i asnjërit prej jush, dhe prej nesh. Një gjë duhet të dish; Gjaku i shqiptarit, pra gjaku yt, gjaku im, gjaku i Keda Kacelit, gjaku i At Zef Pllumit, dhe të gjithë gjakrat e të gjithë shqiptarëve të tjerë, janë të vetmet gjakra që kurrë nuk shpërthejnë, as nuk shterrin, vetëm rrjedhin. Sa i përket gozhdës për të cilën zotrote more mundimin të vish, me kwnaqësi ta shkul. Por brimës nuk i bëj dot derman. Do-s’do brimën do ta mbash. Nëse edhe brimën edhe gozhdën i ke të dyja njëlloj të dashura, këshilla ime si Leonardo është kjo; Po i mbajte të dyja, do vuash shumë. Prandaj, që të vuash pak, mbaj vetëm njërën, brimën. Kjo që po të them, nuk vlen vetëm për ty, vlen edhe për Keda Kacelin. Përndryshe mbeteni të shëndetshëm, por të ngathët, të ftohtë, të padobishëm, të pavlefshëm. Çka nuk është në të mirën e përgjithëshme. Ju të dy duhet të vazhdoni të jetoni. Ti me gjak Kede Kaceli. Keda Kaceli me gjak Abeli. Nuk na duheni ndryshe. Na duheni kështu si jeni. Të dy nga pak të sëmurë.

13

Në çdo njeri me vlerë, nuk e di cili, por një Zot në të banon. - Seneka

Të jesh a të mos jesh... me Policinë e Shtetit

Il sangue di Keda ë mbrëmje pashë në televizor policë të maskuar që kishin rrethuar fshatarë fytyrëzbuluar të një fshati droge. Me këtë pamje paradoksale më mendje, më zuri gjumi. Në ëndërr, një herë mu çfaqën fshatarë me maska që po rrihnin polica fytyrëzbuluar. Pastaj fshatarë dhe policë pa maska duke u përqafuar me njëri-tjetrin në një fushë të mbjellë me drogë në Myzeqe, andej nga fshatrat e internimit, përtej kodrave në Perëndim, nën një pink krepuskolar dhe një Diell të therur duke vdekur i përgjakur. Fill pas kësaj, pashë fshatarë dhe policë me maska duke pushkatur shoshoqin në një pllajë me grurë në Tepelenë. Kur u zgjova, thashë me vete; Diktatura ishte dramatike. Po, kjo dihet. Por Demokracia është qesharake. Kjo s’dihej, kjo erdhi pa pritur. A është më i mirë, qesharakizmi demokratik ndaj dramticitetit diktatorial? A është më e mirë Demokracia qesharake me korrupsion dhe imoralitete, apo diktatura serioze me burgje dhe zinxhira? Natyrisht as njëra as tjetra. Epo cila është zgjidhja? Ndërkohë hapa televizorin. Dëgjova emrin e një vajze, Keda Kaceli. Mbajta frymën. Se nuk bëhej fjalë për dënglat e zakonshme televizive që kanë lidhje me vajzat; modë, pasarela, diva, dieta, kirurgji plastike, dhe as për dëngla moralistike, por diçka krejt tjetër. Pasi dëgjova çfarë kishte bërë Keda Kaceli, u ngrita. Duke u ngritur, ç’të shoh! Nga një brimë në kokë po më rridhte gjak. Rretherrotull, krevati, dyshemeja, gjak gjithandej. Një rrëke gjaku, duke kaluar nga dhoma në korridor, kishte vajtur në ballkon prej nga po rridhte në oborr. Çfarë kishte ndodhur? Gjatë gjumit, duke parë ëndërra me polici, fshatarë, droga, maska, etj. nga sikleti kisha përplasur kokën me cepin e komodinës. Në vendin e përplasjes ishte hapur ajo brima prej nga rridhte ai gjaku. Vajta mora një gozhdë të trashë dhe një çekiç tek një kuti me vegla që e mbaj për të tilla raste. E mbylla brimën e kokës duke i rënë gozhdës bam-bam me çekiç. Gjaku ndali. Mes pellgjeve të gjakut, vajta në banjë ku u lava u rruajta. Pastaj, me në mendje ëndërrat, brimën, gjakun, gozhdën dhe Keda Kacelin, zbrita për një kafe. I thashë kafexhiut, -Ke dëgjuar gjë ti për vajza serioze që interesohen për burgje të diktaturës, biruca, pushkatime priftërinjsh? -Jo, tha kafexhiu. Nuk kam dëgjuar për vajza serioze që interesohen për pushkatime priftërinjsh. Kam dëgjuar vetëm për karaputana të cilat në emër

18.06.2014

koment

Alfred Lela

Lazarati është një ishullëzim perfekt i të gjithave se vetë tranzicionit shqiptar: babëzisë dhe idesë së përfitimit të lehtë e të shpejtë. Ndoshta futja e këtij ishulli në kontinent do të bëjë diçka edhe psikologjikisht për ne. Përpjekja për ta pozicionuar këtë fshat ‘me të shtyme’ në epikën imagjinare të qëndresës demokratikase është e kërkuar dhe alogjike. Politike mund të jetë, por është politikë e keqe.

N

ë kufijtë e fshatit Lazarat, një toponim dhe koncept tashmë i famshëm thuajse botërisht, po zhvillohet një përplasje e hapur mes asaj që ne njohim si ligji dhe antiligji, shteti dhe antishteti. Në daç edhe e mira dhe e keqja. Këto kategori fort të kundërvëna, mjaftojnë besoj për ta ndarë mendjen dhe për t’u bërë ‘palë’. I detyruar të jesh me Policinë e Shtetit që në rastin tonë të thjeshtë përfaqëson ligjin dhe shtetin. Kjo trupë njerëzish, sidomos oficerët në terren, kanë nevojë për konsensus kombëtar në këtë përballje. Ata janë përçues dhe mbrojtës të interesit publik. Edhe nëse pas misionit të tyre fshihen qëllime të përfitimit politik inskenuar nga ‘shefat e mëdhenj’, sërish je i detyruar të jesh me ta. Qoftë edhe në sensin figurativ apo pozicional të situatës: ata janë poshtë edhe në raport me kundërshtarët e tyre mbi krye, që i gjuajnë nga lartësitë komanduese të fshatit të çuditshëm me batare kërcënuese. Sigurisht, nga një qeveri e majtë, liberale, kozmopolite siç e paraqet veten kjo socialistja, ndoshta do të kishim pritur të kundërtën e kësaj. Pse jo një shtendosje të rregullave të drogave të lehta dhe zbutje të ligjit në raport me to. Ndoshta një ‘lexim shqiptar’ i përvojave botërore të disa shteteve amerikane, për shembull Colorado-s, apo një përafrim me shembullin e kryeqytetit holandez, Amsterdamit. Lazarati prej 23 vitesh është kthyer në një geto par excellence ku shteti nuk futet dhe ku kultivimi dhe tregtimi i kanabisit janë kthyer në industri të rëndë tashmë. Lazarati ka qenë një territor jashtë shtetit dhe kontrollit të tij; një no man’s land; njëfarë Montane e thellë amerikane ku ligjin e bëjnë supremacistët e kanabisit. Zgjidhja e gjithë kësaj ndoshta duhej gjetur te një ndërhyrje graduale ose te një liberalizim, qoftë dhe i përkohshëm i kultivimit të kanabisit, gjë që do ulte edhe çmimin, rrjedhimisht edhe interesin e bashkë me të, idenë e pamposhtësisë së fshatit kryeneç. Por zgjidhja, në ngut, qëllim politik apo çfarëdo, u gjet te ndërhyrja dhe kur shteti ndërhyn për të vendosur autoritetin e vet në pjesë të Republikës që jetojnë jashtë këtij autoriteti, jemi të dënuar të bëhemi me shtetin dhe autoritetin. Shteti ka vendosur, nuk ka rëndësi a është i udhëhequr nga një pushtet i majtë apo i djathtë, të kërkojë atë që i takon, rivendosjen e autoritetit të vet. Shteti është i përjetshëm (ai ka zëvendësuar Mbretin, i cili pat ‘zëvendësuar’ Zotin në laicitet) dhe ne nuk mund të jemi me të part time e sipas konveniencave. E vetmja gjë kundër së cilës duhet të jemi është një ‘lojë me policë’ në vend të ‘marrjes’ së Lazaratit. Që do të thotë kundër një ekskursioni mediatik sa për show, sa për sy e faqe, në prag të marrjes së statusit dhe një prapakthehu me bisht ndër shalë në Tiranë. Ky do të qe një lajm i keq edhe për opozitën, sepse ajo herët a vonë do të trashëgojë pikërisht këtë shtet. Nëse e trashëgon ngalakeq e ngordhalaq, keq për të e keq për ne. Trashëgimia si legacy fizike dhe ideore, kërkon sigurisht mjeshtërinë e vet. Për këtë edhe opozita duhet t’i fryjë idesë së trashëgimisë dhe jo zjarrit të diversionit politik. Lazarati është një ishullëzim perfekt i të gjithave se vetë tranzicionit shqiptar: babëzisë dhe idesë së përfitimit të lehtë e të shpejtë. Ndoshta futja e këtij ishulli në kontinent do të bëjë diçka edhe psikologjikisht për ne. Përpjekja për ta pozicionuar këtë fshat ‘me të shtyme’ në epikën imagjinare të qëndresës demokratikase është e kërkuar dhe alogjike. Politike mund të jetë, por është politikë e keqe.


14 18.06.2014 universitet

Projekti

Gjatë një ceremonie të organizuar ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, Fondacioni për Liri Ekonomike ka shpërndarë çmimet për fituesit e Kampionatit të Debatit, organizuar për studentë nga Tirana pak ditë më parë

FLE, shpërndahen çmimet për fituesit e Kampionatit të Debatit Ekipi fitues me studentë nga Publiku janë shpërblyer me 400 euro, ndërsa çmimi prej 500 eurosh i ka kaluar oratores më të mirë, një studenteje nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Gjatë një ceremonie të organizuar ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, Fondacioni për Liri Ekonomike ka shpërndarë çmimet për fituesit e Kampionatit të Debatit, organizuar për studentë nga Tirana pak ditë më parë. Fituesit ishin: Alban Avdullaj, Megi Jaupi, Alban Nako dhe Marinela Lusku, të gjithë studentë nga Universiteti Publik i Tiranës. Fondacioni për Liri Ekonomike në bashkëpunim me organizatën “Albanian Women in Power”, vendosën të organizonin një kampionat me studentë të universiteteve të Tiranës, sa i përket reformës së arsimit të lartë, e cila i prek drejtpërdrejt. Duke i falënderuar pjesëmarrësit, drejtori ekzekutiv i FLE, Besart Kadia ka thënë se ky debat do të kthehet në traditë të këtij fon-

dacioni. “Në një kohë të shkurtër kohe i trajnuam dhe iu dhamë materialet paraprake rreth këtij konkursi. Në fund, në 8 grupe me nga 4 studentë, morën pjesë 32 studentë. Sot kemi vetëm 4 studentët finalistë. I falënderoj të g jithë ata që morën pjesë për përkushtimin. Secili prej studentëve në këtë kampionat u mundua të tregojë më të mirën e tij, për të thënë çfarë argumentesh kishin ata pro apo kundër reformës. Falënderoj pjesëmarrësit dhe shpresoj që kjo traditë të vazhdojë edhe për vitin e ardhshëm”, - ka përfunduar Kadia. Debatuesja më e mirë u zgjodh studentja Megi Jaupi nga Fakulteti i Shkencave Sociale të UT-së, për të cilën FLE akordoi një çmim prej 500 eurosh, ndërsa për finalistët e tjerë u akorduan 100 euro për secilin. “Nuk e prisnim që ky event të ishte kaq madhështor. Falënderoj Besartin dhe Violën që kanë bërë një punë shumë të madhe në mënyrë që çdo gjë të shkonte sipas rregullave. Dua të them edhe një detaj të vogël: Ne të katërt nuk njiheshim më përpara me njëri-tjetrin. Aplikimet tona ishin individuale dhe rastësia na bashkoi në këtë grup. Ndje-

“Kini parasysh një gjë: tregu është ai që ju kërkon. S’ju kërkoi tregu, jeni jashtë tregut, s’keni mbaruar shkollë. Adam Smithi na ka thënë, jo çdo prodhim quhet mall, vetëm ai që destinohet për treg. Jo çdo njeri i mësuar quhet i ditur sot; vetëm ai që hyn në treg. Të paktën për sa kohë mendoni se keni atë ambicie që them unë, ju do ecni përpara”, - tha Ngjela

hem e lumtur që i kam njohur, për faktin se kemi arritur të vërtetojmë që me punë dhe vullnet arrin të bashkëpunosh shumë për atë që synon. Por mbi të gjitha, ajo që ishte më e rëndësishmja te debati, nuk ishte thjesht çështja që ne po diskutonim për reformën e arsimit apo për cilësinë e universitetit, por që mësuam se të nxënit ka prioritet ndaj fitores dhe nëse ne tentojmë të debatojmë me njëri-tjetrin për shkak se nisemi nga arsyeja për të fituar, them se debatojmë kot. Kështu që mbi të gjitha është ajo çfarë mësojmë”, - u shpreh Megi Jaupi. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Spartak Ngjela, i cili i inkurajoi të rinjtë për të ecur përpara, duke ndarë me ta eksperiencën e karrierës së tij. “Ndihem komod kur mendoj se të paktën një universitet e shpall veten për lirinë e tregut. Lidershipi juaj akademik më tha që të përqendrohesha te lidershipi, oratoria, tregu si ide dhe si praktikë. Natyrisht, unë s’jam profesionist t’i shpjegoj të gjitha, por unë do të detyrohem të tregoj si kam ecur vetë. Profesioni im është jurist. Edhe profesionet tuaja të shkencave shoqërore. Por kini parasysh një gjë: tregu është ai

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore 46 411 maturantë të shkollave të mesme të vendit, për të gjitha profilet, u nënshtrohen sot provimeve me zgjedhje. Provimet do të zhvillohen për 4 orë, dy orë për secilën lëndë Zhvillohet sot në 213 qendra provimi i fundit i Maturës Shtetërore 2014, ai i lëndëve me zgjedhje. Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një deklaratë dhënë mediave ditën e djeshme tha se MSH, bashkë me institucionet e

vartësisë, kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit deri në mbylljen e tij dhe finalizimin me sukses të MSH 2014- të. Malaj kërkoi përgjegjshmëri, seriozitet, korrektësi dhe bashkëpunim nga mësuesit administratorë, drejtorët e shkollave dhe DAR/ZA-ve, përfaqësuesit e MAS-it dhe të institucioneve të vartësisë për realizimin me e f e kt iv it e t t ë l a r t ë t ë p r ov i m it . Zëvendësministrja iu uroi suksese të gjithë maturantëve dhe theksoi edhe një herë se për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë Rregulloren e

MSH-së gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura, në zbatim të akteve nënligjore në fuqi. “Nxënësit që do të marrin dhe përdorin celular ditën e provimit, do pezullohen sipas Rregullores”, - ka theksuar sërish Malaj. 46 411 maturantë të shkollave të mesme të vendit, për të gjitha profilet, u nënshtrohen sot provimeve me zgjedhje që do të zhvillohen në 213 qendra në të gjithë vendin. Provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen për 4 orë, dy orë për secilën lëndë dhe do të menaxhohen me korrektësi nga të gjithë administratorët.

që ju kërkon. S’ju kërkoi tregu, jeni jashtë tregut, s’keni mbaruar shkollë. Adam Smithi na ka thënë, jo çdo prodhim quhet mall, vetëm ai që destinohet për treg. Jo çdo njeri i mësuar quhet i ditur sot; vetëm ai që hyn në treg. Të paktën për sa kohë mendoni se keni atë ambicie që them unë, ju do ecni përpara”, iu tha Ngjela studentëve, duke iu drejtuar atyre me shpresën që brezi i ri të strukturojë tregun kaotik të dijes. “Problemi është shumë i thjeshtë, tre trini: shkenca, arti dhe prodhimi i mallrave, t’i mbani të domosdoshëm. Ju uroj nga zemra sukses, keni filluar një punë të madhe. Është e vështirë, por jo e pamundur. Latinët na kanë thënë, nga e vështira tek yjet. Këta e paskan realizuar një gjë dhe e shihni sa e kanë gëzuar botën akademike! E dini pse? Sepse jeni futur në treg”, - ka përfunduar Ngjela. Fondacioni për Liri Ekonomike ka synim ta shndërrojë këtë kampionat debati në një kompeticion në mbarë vendin, me qëllimin për të rritur frymën e bashkëpunimit mes rrjetit studentor dhe për t’i aftësuar studentët të lobojnë për interesat e tyre dhe të inkurajojmë vlerat e qytetarisë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2014

15

Intervista/ “Kombi shqiptar nuk ka më kohë për të humbur”, paralajmëron në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, Ismail Kadare. Sipas tij, hapi i parë i një fryme mirëkuptuese do të duhej të niste pikërisht me të vrarët në luftë, e pas tyre me krejt luftën.

Kadare: Përçudnim të lidhësh dëshmorët e luftës me diktaturën Ata (dëshmorët) do ta humbisnin përgjithmonë atë paqe, po ta dinin se diktatura, sa herë kishte nevojë të përligjte krimet e saj, do të përdorte formulën e njohur “amaneti i dëshmorëve”, thua se ishin të vrarët për liri ata që kërkonin terrorin, fushat e internimit dhe gjithë atë trishtim pafund. Ashtu si të vrarët, do të duhej të shkëputej nga diktatura lëvizja për çlirim, në përgjithësi. Asnjë lidhje me tiraninë e ardhshme s’mund të kishin djemtë idealistë, e aq më pak vajzat partizane... Arbana Xharra Të flasim pak për debatin mbi standardin e gjuhës shqipe. A duhet rishikuar njehsimi i 1972-shit? Është vështirë që brenda kushtëzimit të një interviste të flitet për ndoshta çështjen më të ndërlikuar të kohës. Gjuha është prodhimi më befasues i njeriut. Cilësorët: “e hyjnueshme, misterioze”, mund të duken të tepruara në fillim për të, më pas do të jenë të pamjaftueshme. Gjuha është më tepër se kaq. Ajo është një pakt i vështirë. Më i vështiri pakt që njerëzit kanë lidhur mes tyre. Me anë të saj, njeriu shpalos atë që duket e pamundur: të fshehtën e pafundme të vet. Si e tillë, ajo vetë, gjuha, çështja e saj, meritojnë gjithë seriozitetin tonë. Pikërisht ky seriozitet mungon në Shqipëri. Në asnjë vend të Europës nuk sulmohet aq mizorisht, aq shëmtueshëm gjuha, pakti themeltar i një kombi. Në kohën kur Shqipëria e lodhur pas komunizmit ka nevojë për të marrë veten, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë iu pështyhet mu në sy mjeti kryesor me anë të të cilit ata zbulojnë botën, dijet, të vërtetën. Pas spekulimit me fjalën “standard”, fjalë që nuk është shqiptuar asnjëherë prej “Kongresit të Drejtshkrimit”, për gjuhën e sotme shqipe përdoren cilësimet: bunker, burg, prangosëse trush, torturuese fëmijësh, shtypëse dialektesh etj, etj. Ju mund të pyesni, a ka ndonjë shkas për këtë, ose së paku, a ka ndonjë vjegë (pretekst)? Mendoj se përgjigja në këtë rast duhet të jetë e prerë: përveç çështjeve të zakonshme që herë pas here iu dalin gjuhëve europiane, nga greqishtja e re te gjermanishtja, në gjuhën shqipe s’ka ndonjë gjë të veçantë që krijon alarm. Zhurma e pandershme është bazuar në disa të pavërteta, ndër të cilat vendin e parë e mban mashtrimi se në komunizëm gegërishtja u ndalua. Komunizmi ka bërë aq mbrapshtira, saqë nuk ka nevojë t’i shtojmë një krim të paqenë. Përndryshe ka gjasë që kjo grykësi të shkojë në favor të tij, duke bërë të pabesueshme të tjerat. Gegërishtja pra nuk u ndalua. Do të mjaftonte vetëm një shembull, ai i Migjenit, shkrimtarit më të botuar, më të popullarizuar dhe më të studiuarit në të gjitha nivelet e shkollave shqiptare, për të hedhur poshtë mashtrimin mbi të cilin është bazuar zhurma kryesore “kundër standardit”. (Pa përmendur Ndre Mjedën ose përkthimet monumentale të Dantes, Virgjilit, Homerit, tekste bazë për leximet universitare, shumica në gegërisht). Çfarë mund të jetë shkaku i zhurmës që bëhet? Shkaku i një marrëzie s’është gjë fort e lehtë për t’u gjetur. Së pari, nuk ka marrëveshje për termat. Kjo vjen kryesisht ngaqë një pjesë e polemizuesve, ata më të zellshmit, janë shpesh amatorë. Një amator kur flet për gjuhën është një gjë e bezdisshme. Por kur një amator bën për tre muaj kurs jashtë shtetit, ta zëmë në Kalabri, shumë-shumë në Napoli, atëherë ai, nga i bezdisshëm kthehet në të padurueshëm. Marrëveshja për termat është e domosdoshme për të shmangur zjarrminë e tepërt, për të mos thënë histerinë. Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 ka qenë kongres i drejtshkrimit dhe jo i standardit. Për prirjen e njësimit të shqipes së sotme, rolin vendimtar e ka luajtur alfabeti i vitit 1908 dhe jo Kongresi i Drejtshkrimit. Dy ndër hartuesit kryesorë të alfabetit të 1908-ës ishin Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi, të dy veriorë. Alfabeti i shqipes dallohet si ndër më të qëndrueshmit në Europë. Përveç alfabetit, dihet se nga dy të folmet kryesore të Shqipërisë ka qenë toskërishtja ajo që ka mundur të krijojë më shpejt atë që quhet koiné (koinos, gjuhë e përbashkët ndërdialektale). Pavarësisht favorizimit emocional politik që, pa dyshim, ka patur, ajo s’mund të vendosej në bazën e gjuhës letrare të njëjësuar pa faktorët që u përmendën më lart. Madje mund të thuhet se edhe në rast ngadhënjimi të antikomunizmit, vështirë se mungesa e përkrahjes politike do të pengonte toskërishten letrare të zinte, qoftë edhe me njëfarë vonese, të njëjtin vend. Gjuha letrare përkon në një pjesë të madhe me standardin, por ruan atë që quhet liri e krijimit të autorit. Nëpërmjet saj, krejt pasuria e dialekteve e ka rrugën e hapur drejt

gjuhës letrare të njëjësuar. Asnjë gjuhë në Europë nuk ka një standard të përsosur. Ndërkaq, asnjë vend nuk lejon të ashtuquajturin “zhvillim të lirë të saj”, siç bëhet thirrje në Shqipëri, sepse nga një kinse liri e tillë, gjuha, nën trysninë e rrugës, mund të shkatërrohet për disa vjet. Mendja e kursantëve tremujorë, përpara se t’i hyjë çështjeve të gjuhës, duhet të mësohet me idenë se ligjet e gjuhës janë më të ndërlikuarat në botë dhe se duhen së paku njëzetë vjet për t’i përvetësuar. Për të sjellë vetëm një shembull, sipas këtyre ligjeve, në gjuhë, ajo që në pamje të jashtme mund të duket si pasuri, qëllon të jetë e kundërta. (Për të vazhduar me shembuj, një gjuhë me fjalor njëzetë mijë fjalësh, ngjan dhe është vërtet e varfër, por kjo s’do të thotë se një gjuhë që mëton të ketë gjysmë milioni fjalë është e pasur. Madje kjo e dyta, me mizërinë e fjalëve të saj tregon se po bën prapa, po kthehet në një paragjuhë, pra pushon së qeni pakt, dhe si e tillë po ecën drejt shuarjes së saj). E solla rastin e mësipërm si shembull të paradoksit e të trilleve që janë të natyrshme për gjuhën, qoftë edhe kur bien në kundërshtim të plotë me ligjet e shoqërisë. Për një mendësi normale, vendosja e standardit gjuhësor prej shumicës së popullsisë, ngjan si e vetmja zgjidhje e logjikshme. Për habi, zakonisht ndodh e kundërta. Një zonë e ngushtë, një krahinë, qytet, madje një njeri i vetëm, si i famshmi rast i Dante Aligerit, mund të jenë vendimtarë. E vetmja çështje dramatike që do ta vinte në faj të pandreqshëm standardin do të ishte ajo e thesarit gjuhësor. Me fjalë të tjera, e lejon apo e pengon ky standard futjen e krejt thesarit në shqipen e sotme? Më lejoni që për këtë pyetje themelore t’ju përgjigjem me të vetmin tagër që mund të ketë një shkrimtar: atë të përdoruesit (makinistit) të gjuhës. Dhe përgjigja do të ishte e prerë: me gjithë përgjegjësinë publike që vetvetiu mbart standardi i shqipes së sotme, ai s’përbën asnjë pengesë që thesari i dialekteve, në radhë të parë ai i së folmes veriore, të jetë pjesë e plotë, harmonike e krejt gjuhës. Sipas studimeve të gjuhëtarëve të njohur, duke përfshirë në radhë të parë veriorët, në shqipen e sotme letrare, që është motra e standardit, kanë hyrë e janë duke hyrë harmonikisht jo qindra, por mijëra fjalë dhe lokucione veriore. Ju mund të pyesni: po paskajorja ? Dhe unë pikërisht për një rast të tillë do t’ju kujtoja shprehjen “fitore jo e gëzueshme”, që u përmend më lart. E megjithatë, pa mohuar keqardhjen për flijimin e tij të detyrueshëm sipas ekspertëve, duke sjellë në kujtesë fillimin e më të famshmit monolog të letërsisë botërore “To be or not to be” të Hamletit, i cili në dy versionet e shqipes do të jepej ose me paskajoren gege “me qenë a mos me qenë” , ose me pjesoren e standardit “të jesh a të mos jesh”, nuk do të besoja se do të gjendeshim përpara një drame

gjuhësore. Sa për sofizmën e fundit të ndonjë filozofi se gjuha e njësuar e sotme mund të krijojë njëfarë torture për fëmijët shqiptarë, mendimi i njëzëshëm i specialistëve është se, ashtu si kalimi nga një gjuhë te tjetra, kalimi nga dialekti te gjuha letrare dhe nga kjo te standardi, jo vetëm nuk e dëmton inteligjencën e fëmijëve, por e ngre atë në një nivel më të lartë, çka do të ishte një dhuratë për gjithë jetën e tyre të mëvonshme. Kam dëgjuar se fëmijët e Kosovës e përdorin me dëshirë dhe me shumë lehtësi shqipen e njësuar. Në qoftë se është kështu, ky do të ishte pa dyshim një lajm i mrekullueshëm dhe me një ngarkesë simbolike, madje profetike, jo vetëm për gjuhën, por për krejt kombin shqiptar. Për gjuhën shqipe ka mendime të ndryshme, nga lavdet më të mëdha tek e kundërta. Nuk ndodh vetëm me shqipen. Shqipja ka nxitur lavde të mëdha, shpesh mallëngjyese edhe për arsye se ka qenë një kohë e ndaluar. E kanë quajtur me fjalët më përkëdhelëse të botës, natyrisht naive, krejt të pavërteta e fëminore , si p.sh. nëna e të gjitha gjuhëve. Ndërkaq kjo s’është ndonjë arsye që ne, për njëfarë drejtpeshimi, nga qumështi i nënës t’i kthehemi krahasimit me zinxhira apo gijotina, siç u tha më lart. Gjuha shqipe, në hartën e idiomave botërore ka një status shumë më të nderuar se ç’kujtojnë përgjithësisht shqiptarët. Në trungun gjenealogjik të gjuhëve, në çdo botim serioz ajo hyn ndër dhjetë ose dymbëdhjetë gjuhët themeltare të Europës (brenda kufijve të saj), sikurse greqishtja e re, të dyja pa familje. Mos po fryn erë e përçarjes në mes dialekteve, tentimi për gjuhën kosovare, ndarja kombëtare? Natyrisht prirja për përçarje bëhet e dukshme, por kjo s’duhet as të na habisë e as të na ligështojë shpirtërisht. Duke qenë në natyrën njerëzore, ajo kalon tek shoqëria, kombet, shtetet. Ka raste kur përçarja shfaqet me maskën e demokracisë, ashtu si tirania me maskën e unitetit. Përçarja bëhet veçanërisht shqetësuese kur kërkohet me ngulm, siç ndodh shpesh tek ne. Në fazë pasdiktatoriale etja për të është njëfarësoj e kuptueshme, siç u tha më lart. Në të vërtetë koha është për të kundërtën. Kombi shqiptar ndodhet sot në një kohë ndërtimi. Kjo s’është një metaforë. Është thelbi i kësaj kohe. Duke përdorur fjalën “ndërtim” e kuptoj se ajo është problematike. “Ndërtimi i socializmit” është leksema më e shpërdoruar e kohës me të cilën jemi ndarë përgjithmonë. Ndërkaq ne e dimë, dhe ju matanë kufirit e dini, se ajo që bënim ne ishte diçka që veç ndërtim s’mund të quhej. Mjaftonte zbërthimi i parullës kryesore të ditës: sa më shumë përparon socializmi aq më e fortë bëhet lufta e klasave, për të kuptuar se ajo që ndërtohej s’ishte gjë tjetër veçse përçarje, trysni dhe terror. S’po zgjatem me shpalljet e tjera të kohës, si armiqësinë për

vdekje me Europën, me Shqipërinë fener ndriçues, dhe vallen në gojën e ujkut, gjer te ngrënia e barit si dëshmi besnikërie ndaj doktrinës. Ne i kemi lënë pas marrëzitë, por një pjesë e tyre kërkojnë të rikthehen. Dhe midis tyre është, pa dyshim, përçarja. Meqenëse jemi në mbarim të bisedës sonë, a mund të na thoni diçka më tepër për këtë shqetësim, si edhe për kahjen nga po shkon kombi shqiptar sot? Natyrisht. Shqipëria, ne dhe ju bashkë me ne, presim shenjën e mirë nga Europa. Kjo nuk është një çështje luksi, si mund ta marrin disa, një çështje nderi a basti, a mllefi ndaj fqinjëve. Dhe as thjesht përmirësim shifrash e standardesh. Ky është një kapërcim, në kuptimin e madh të fjalës, shoqëruar nga një bindje e brendshme se nuk mjafton lamtumira me marrëzitë e llojit të fenerit, të ujkut a të barit, por një lamtumirë e thellë, një largim nga rrënjët e së keqes, të cilat janë përherë më këmbëngulëse se ç’duken. Ne jemi përpara gjërave krejtësisht të reja, ndonëse mund të duken të njohura. Të gjërave madhështore, ndonëse madhështinë e kanë të përkorë, si gjithë madhështitë e vërteta. Vendosja e shtetit të së drejtës, e rendit të vërtetë republikan, e kanoneve europiane, e shkëputjes nga tribalizmi, këtij mallkimi të lemerishëm, për të cilin flitet aq rrallë, gjer te ndalimi i korrupsionit dhe prerja e pyjeve, kjo gjëmë e vërtetë që është e dyfishtë ngaqë ende nuk quhet krim. Këto janë disa nga punët e atij “ndërtimi” që u fol më lart. Për të ardhur tek diçka e rrokshme, e ngutshme, le të kthejmë sytë nga një ngjarje që kemi përpara, e që në vend që të na sjellë festë dhe gëzim, ka gjasë të na zhytë më keq në përçarje dhe kaos. Është fjala për 70-vjetorin e Çlirimit. Ka një mendim të përgjithshëm që ngulmon se kombi shqiptar, gjithë prizmi i politikës, krahu që ka fituar zgjedhjet e fundit dhe krahu që i ka humbur ato, pra shteti dhe opozita bashkërisht, kanë një rast të rrallë për të themeluar, qoftë dhe simbolikisht, një frymë të re. Duket e pamundur, por s’është ashtu. Është përkujtimi i një lufte dhe i martirëve të saj. Lufta ka ndodhur vërtet. Të vrarët kanë ikur nga kjo botë vërtet. Ndonëse ndihmesa e Shqipërisë në përplasjen botërore ka qenë modeste, pjesëmarrja ka qenë në nderin e saj. Kjo është e vërteta që jep historia. Një tjetër kundërhistori, ajo që e lidh këtë lëvizje çliruese dhe këta dëshmorë me një rend sundues dyzetvjeçar, s’është veçse një përçudnim. Hapi i parë i një fryme mirëkuptuese do të duhej të niste pikërisht me të vrarët në luftë, e pas tyre me krejt luftën. Të vrarët pushuan së jetuari, ata s’panë asgjë nga ç’erdhi më pas. Është detyrimi ynë historik, e sidomos detyrimi ynë njerëzor për t’i lënë në paqen e tyre. Ata do ta humbisnin përgjithmonë atë paqe, po ta dinin se diktatura, sa herë kishte nevojë të përligjte krimet e saj, do të përdorte formulën e njohur “amaneti i dëshmorëve”, thua se ishin të vrarët për liri ata që kërkonin terrorin, fushat e internimit dhe gjithë atë trishtim pafund. Ashtu si të vrarët, do të duhej të shkëputej nga diktatura lëvizja për çlirim, në përgjithësi. Asnjë lidhje me tiraninë e ardhshme s’mund të kishin djemtë idealistë, e aq më pak vajzat partizane, një dukuri e paparë asnjëherë në historinë shqiptare, kur mijëra vajza me moshë fare të re, kryesisht nga qytetet, rendën nëpër male me shpresën se po i sillnin dritë vendit të tyre. Me afrimin e përvjetorit të festës, për fat të keq, në vend të kësaj fryme mirëkuptuese, që njerëzimi e njeh qysh prej tre mijë vjetësh, në vend të ndarjes së krimit nga kronika e lirisë, po ndodh e kundërta: përpjekja për ta bashkuar lirinë me krimin. Ithtarët e dy skajimeve radikale, terrorit stalinist dhe atij fashistoid, që ndonëse hiqen të kundërt janë gjithmonë të ngjashëm, shpresojnë të përfitojnë nga përçarja, në kohën që e humbura do të ishte prapë Shqipëria. Ky vend nuk ka më kohë për të humbur. Kombi shqiptar, për herë të parë në historinë e tij, po e lë pas vetminë. Ai duhet të jetë i gatshëm për të nisur një fazë të re të ekzistencës së tij: jetën në një familje kombesh.


16 18.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori 2014 Brazili nuk fiton dot pa “ndihmën” e gjyqtarit. Belgjika përmbys Algjerinë pa Januzajn Arbi Fortuzi

Brazili nuk shkon dot më shumë se barazimi 0-0 me Meksikën, në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin “A” të kampionatit botëror të futbollit “Brazil 2014”. Ky rezultat dëshmoi sërish dobësi në repartin ofensiv të verdeorëve. Skuadra e Felipe Scholarit duket se pa “ndihmën” e gjyqtarit nuk arrin dot të fitojë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kastelao” të qytetit Fortaleca ka treguar një Meksikë të fortë në mbrojtje, por jo agresive në sulm. Tek skuadra e teknikut Migeuel Herreira mbretëroi portieri Ochoa, i cili u mohoi golin verdeorëve me pritjet e tij spektakolare. Ky barazim u jep nga 1 pikë të dyja skuadrave. Tashmë ato janë në kuotën e 4 pikëve. Belgjika përmbysi Algjerinë dhe fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen hapëse të grupit “H”, të kampionatit botëror të futbollit “Brazil 2014”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në fazën tjetër, ndërsa shqiptari me pasaportë belge, Adnan Januzaj nuk luajti as edhe një minutë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Minerao”, në Bello Horizonte dhuroi mjaft emocione, tre gola, dy prej të cilëve erdhën nga pankina, pas dy zëvendësimeve të goditura të teknikut, Mark Wilmots. Loja nisi e shpejtë, fillimisht emocionet e debutimit luajtën një “shaka” të shëmtuar për belgët, të cilët u gjendën në disavantazh vetëm pas 25-minutash lojë. Algjerianët, më të ftohtë në kontrollin e topit, jo vetëm që nuk u lanë hapësira kundërshtarëve, por arritën të përfitonin nga pasiguria e europianëve dhe fituan një 11-të metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Sofiane Feghouli. Pas këtij episodi, skuadra belge do të zgjohej nga gjumi dhe do të ushtronte presion në zonën algjeriane. Lukaku në fillim dhe Hazard në mbylljen e pjesës së parë do të trembnin jo pak gardianin e portës kundër-

shtare, M’bolhi. Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e afrikanëve. Ata do të mbronin mjaft mirë rezultatin deri në minutën e 70-të, kur skuadra e teknikut me origjinë nga Bosnja, Halilhodziç do të binte pre e lodhjes duke u dhënë mundësi të sapofuturve në lojë, Martens dhe Fellaini të përmbysin rezultatin. Fillimisht do të ishte lojtari i Manchester United që do të fitonte një dyluftim në ajër në zonën algjeriane pas krosit të De Bruyne duke përcjellë topin në rrjetë, më tej, do të ishte Martens ai që 10 minuta më vonë do i jepte jetë plotësisht përmbysjes së rezultatit. Lojtari që luan në Serinë “A” me Napolin, i futur në minutën e 46’ në lojë, duke marrë vendin e Chadli do të shenjestronte me të djathtën e tij portën e afrikanëve dhe do të çonte rezultatin 2-1, që do të ishte dhe rezultati final i lojës. Ajo që ra në sy gjatë zhvillimit të lojës ishte fakti se tekniku belg, Mark Wilmots nuk i dha mundësi shqiptarit Adnan Januzaj të debutojë, duke e lënë përgjatë gjithë 90 minutave në stol. Gjithsesi, rezultati final përgëzon teknikun e verdhezinjve, i cili me zëvendësimet e tij tronditi jo pak algjerianët, që përjetuan emocionet e fitores deri në minutën e 70-të, kur do të niste revanshi belg drejt fitores. Dhe vetëm pas dhjetë minutash nga ai moment gëzimi fillestar i afrikanëve u shndërrua në trishtim për një mundësi të humbur. Belgët me këtë fitore presin të qetë ndeshjen e të tyre të dytë, ku do sfidojnë Rusinë e italianit Kapello. Ndërsa algjerianët do të luajnë mundësinë e fundit të këtij botërori me Korenë e Jugut. Në fund të takimit tekniku belg, Mark Wilmots u shpreh i lumtur për karakterin që skuadra e tij tregoi në fushën e lojës. “Jam i lumtur që nuk u dorëzuam. Filluam keq, por mosha e re dhe mungesa e eksperiencës na pengoi të jepnim më të mirën. Në pjesën e dytë treguam se

Tek skuadra e teknikut Migeuel Herreira mbretëroi portieri Ochoa, i cili u mohoi golin verdeorëve me pritjet e tij spektakolare. Ky barazim u jep nga 1 pikë të dyja skuadrave. Tashmë ato janë në kuotën e 4 pikëve.

jemi më të fortë. Lukaku ka një të ardhme të sigurt, forma e tij është në rritje”, - theksoi Wilmots, ndërsa homologu i tij algjerian u shpreh i trishtuar për mundësinë që skuadra e tij shpërdoroi. “Kishim në dorë rezultatin dhe shpërdoruam. Gjithsesi, duhet të ruajmë atë çka bëmë në pjesën e parë dhe të punojmë për të përmirësuar gabimet që bëmë në pjesën e dytë”, - u shpreh Halilhodziç, tekniku boshnjak i algjerianëve. Lojtari më i mirë i takimit u shpall Afellai, pasi ishte pikërisht ai që me vrullin e tij ndërtoi fitoren e verdhekuqve.

Brazil 2014, Botërori më i mirë i historisë Pas 4 ditëve të para të Botërorit të botëroreve, pa frikë mund të thuhet se kompeticioni i ajkës së futbollit që ka marrë përsipër Brazili, është në rrugë të mbarë për t’u pagëzuar si më i miri i të gjitha kohërave. Për disa në mendje qëndron ende i ngulitur Meksikë 1970, të tjerë kanë kujtime të bukura nga SHBA 1994, por kush mund t’i harrojë Itali 1990 apo Francë 1998? Gjithsesi, Brazil 2014 ka të gjithë potencialin për të eklipsuar shumë botërorë të mëparshëm. Po flasim para kohe? Pa dyshim që po, por jo pa arsye. Ju paraqesim 6 arsyet e mëdha pse deri në këtë moment duhet të besojmë se kjo Kupë Bote mund të jetë më e madhja. 1. Festivali i golave në Brazil është një ndryshim i madh pas fazës së parë impotente në Afrikë e Jugut 2010, ku zhgënjimet më shokuese erdhën nga Franca e Italia. Kështu pas vetëm 8 ndeshjesh, nëse 4 vjet më parë u shënuan gjithsej 13 gola, këtë vit janë realizuar më shumë se dyfishi i tyre, 28 për të qenë të saktë. Me një mesatare prej 3.5 gola për ndeshje, kjo shifër ka qenë e largët po aq sa Botërori Suedi 1958, kur sulmuesi francez Just Fontaine realizoi 7 gola më shumë se legjenda Pele.

2. Lëmë pas golat dhe flasim për rezultatet më shokuese, një tjetër element që edhe pse i errët, plotëson mozaikun e një Botërori spektakolar. Të gjithë me një zë mund të thonë pa mëdyshje se nuk mund të ketë surprizë të madhe se humbja e turpshme e Spanjës kampione përballë Holandës, pa harruar këtu edhe golin e supermenit Van Persie. Doni edhe një tjetër sfidë që ka zhgënjyer bastvënësit? Është performanca jashtëzakonisht impresionuese e Kosta Rikës, që mundi 3-1 Uruguain e të mëdhenjve Cavani, Suarez e Forlan. 3. Përpos surprizave me rezultate të thella apo humbje të papritura, çuditërisht pas 4 ditësh futboll në Brazil nuk ka patur asnjë barazim, ndryshe nga Afrikë e Jugut 2010 që startoi pikërisht me barazimin 1-1 mes vendasve dhe Meksikës. Taktikat e orientuara drejt sulmit e kanë bërë të paharrueshëm këtë fillim botërori, ku çdo skuadër rrezikon e kërkon me ngulm tre pikë të plota, në vend të ngujimit në mbrojtje për t’u kënaqur me 1 pikë të vetme. Nuk mund të themi nëse skuadrat nuk dinë apo nuk duan të mbrohen, por ne nuk anko-

hemi sepse golat dhe futbolli emocionues nuk kanë munguar. 4. Nga shifrat tani zhvendosemi tek emrat e mëdhenj, tek protagonistët e arenës më gjigante të futbollit botëror. Robben, Van Persie, Neymar e Benzema numerojnë nga dy perla të realizuara me këmbët e tyre, por nuk mbeten prapa Alexis Sanchez, Andrea Pirlo apo Mario Balotelli, dikush me gola e dikush tjetër me kontributin e jashtëzakonshëm për ta çuar topin drejt rrjetës. Si përfundim, asnjë nga të mëdhenjtë që kanë zbritur në fushë, nuk i ka zhgënjyer tifozët e vetë. 5. Harrojini fushat perfekte apo akademitë me 5 yje nëpër Europë, sepse Brazili është shpirti i vërtetë i futbollit. Nga bukuritë e veçanta të Rios në pyjet e rralla të Amazonës, nën ritmin e Sambas, këtij turneu nuk i mungon asgjë. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë apo thjesht të ulen në Maracana, nën çatinë legjendare ku minutat kalojnë sa hap e mbyll sytë. 6. Kështu Brazili është pa diskutim vendi i Botërorit të Botëroreve. Dhe në fund sepse këtë e thonë të gjithë, në rrjetet sociale e kudo të munden. Supersport.al

bamirësia

Ozil shpëton jetën e 11 fëmijëve Gjermani Mesut Ozil, i cili luan për ngjyrat e Arsenalit, veç të qenit një lojtar i madh në fushë ka dhe një zemër të artë. Ish-lojtari i Real Madridit ka bërë një gjest vërtet të mrekullueshëm një ditë më parë, duke kthyer buzëqeshjen e 11 fëmijëve brazilianë. Kjo pasi 25-vjeçari ka paguar kostot e operacioneve për këta fëmijë të sëmurë, duke u shpëtuar kështu jetën. Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës që skuadra gjermane ka realizuar në spitalin e fëmijëve “Santo Andre”, i cili është në qytetin e Koroata-s, në veriperëndim të Brazilit. Siç bën të ditur Federata Gjermane e Futbollit, e cila kishte planifikuar prej kohësh vizitën në spitalin pediatrik të Santo Andres, ku në krye të stafit mjekësor është gjermani Stefan Hesenberer, veprimi i Ozil ishte një surprizë për të gjithë. Atë ditë, në atë spital u operuan 100 fëmijë në buzë dhe në gojë, ndërsa 11 prej operacioneve më problematike u paguan nga Ozil. Turku me pasaportë gjermane, në dalje të spitalit mësohet të ketë thënë se t’i kthesh buzëqeshjen një fëmije, nuk ka çmim.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2014

17

Godet Barcelona, Rakitiç zyrtarisht tek blugranat Skuadra e Barcelonës pas rinovimit me Lionel Messin dhe blerjes së Marc Andre Ter Stegen ka zyrtarizuar mbrëmë edhe goditjen më të fundit të saj në merkaton e verës, kroatin Ivan Rakitiç, i cili sezonin e shkuar luajti për Sevillën. Kroati ka firmosur një ditë më parë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa ka realizuar edhe vizitat mjekësore dhe në fund ka pozuar edhe me fanellën e tij të re. Mësohet se

të gjitha veprimet procedurale për transferimin e lojtarit janë zhvilluar në Brazil, pasi Rakitiç është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij kombëtare dhe sot ka ndeshjen e tij të dytë në Botërorin “Brazil 2014”. Lojtari i ka kushtuar klubit bask 18 milionë euro, të cilat do paguhen në 3 këste, si dhe transferimin borxh për dy sezone tek Sevilla e të riut Denis Suarez. 26-vjeçari Ivan Rakitiç është një lojtar i

shpejtë, i cili pëlqen vertikalizimet, edhe pse është mjaft i aftë të kontrollojë mirë lojën edhe kur zonat janë të ngushta. Kroati pëlqehet shumë nga tekniku i ri i Barcelonës, Luis Enrique, pasi mesfushori di edhe të mbrojë, është i pakalueshëm në dyluftime dhe ofron garanci në të gjitha zonat e fushës. Kroati më parë ka luajtur me Sevillën, Schalken 04 (Gjermani) dhe Bsilean (Zvicër).

historia

A mund të thyhet tabuja e Amerikës së Jugut nga Gjermania dhe Holanda? Një finale midis këtyre dy skuadrave mund të përmbysë tabunë që ekziston për shtetet europiane për të fituar Kupën e Botës në Amerikën e Jugut.

Sot, shansi i fundit i Spanjës Grupi “B” i Botërorit të Brazilit luan sot ndeshjet e dyta të tij, ku kampionët e botës kanë shansin e fundit për të shpresuar në një kualifikim, pas humbjes turpëruese 5-1 ndaj Holandës. Skuadra iberike do të përballet me Kilin në orën 21:00, në stadiumin madhështor të “Maracanas” në Rio De Zhaneiro, ku dhe do të luhet finalja e madhe. Pikërisht për të luajtur sërish në këtë impiant gjigant, skuadra e Del Bosches duhet të “shkelë”

mbi kilianët, të cilët janë në kuotën e tri pikëve pas fitores me Australinë në ndeshjen e saj të parë duke udhëhequr së bashku me holandezët. Në krahun tjetër, veç Spanjës me Kilin, sot luhet edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, HolandëAustrali. Tulipanët, pasi shkurorëzuan kampionët e botës, do të tentojnë të përmbytin ishullorët. Cunami holandez me në krye Ariel Robben dhe Robi Van Persie, duket i etur për fitoren e radhës.

P

araqitja mahnitëse e dy vendeve veriore të Europës tregon se avantazhit që kanë vendet e Amerikës së Jugut në shtëpinë e tyre mund t’i ketë ardhur fundi. Rregulli se Kupa e Botës që zhvillohet në Amerikën Latine nuk mund të fitohet nga një skuadër europiane është një kërcënim pas fitoreve të mrekullueshme të Holandës dhe Gjermanisë, të cilat poshtëruan në mënyrë të befasishme kampionen në fuqi, Spanjën dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Në Brazil kombet e Europës Jugore, Spanja dhe Portugalia janë mposhtur nga gjigantët veriorë të Holandës dhe Gjermanisë me rezultatet 5-1 dhe 4-0. Me strategjinë e tyre të ndryshimit të mesfushorëve, kombëtarja e Joachim Low demoralizoi lojtarin më të mirë të botës Cristiano Ronaldo dhe mori një vend deciziv në Grupin G. Të ndjekur nga shkallët e stadiumit nga Kancelarja e tyre, Angela Merkel, gjermanët shënuan ndeshjen e tyre të 100-të në Kupën e Botës me një fitore e cila justifikoi koston e ndërtimit të kompleksit të trajnimit në Porto Seguro. Duhet të ketë pasur shumë festime në stadiumin e Berlinit, ku mbi 850 divane ishin vendosur në fushë nga tifozët për të parë këtë ndeshje. Gjermania zakonisht e fillon në këtë mënyrë. Në 1990 ata mundën me rezultatin 4-1 ish-Jugosllavinë, në 2002 mposhtën Arabinë Saudite 8-0 dhe katër vjet më parë mposhtën Australinë 4-0. Ata kanë humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit në grupe kundër Serbisë me rezultatin 1-0 në Botërorin e Afrikës së Jugut. Talenti i Gjermanisë për të shkëlqyer në fazën e grupeve nuk është i diskutueshëm. Problemet kanë tendencën të shfaqen më tej kur ata nuk arrijnë të reagojnë përballë situatave të krijuara nga kundërshtarët e fuqishëm. Gjithsesi, fitorja ndaj Portugalisë ishte inspiruese edhe pse Pepe u ndëshkua me karton të kuq për shkak të veprimit që bëri ndaj lojtarit gjerman Myller, në këtë ndeshje mesfusha gjermane tregoi një fuqi absolute. Thomas Myller shënoi tre herë për gjermanët dhe Mats Hummles realizoi golin e tij të parë nga kornia

në këtë Botëror. Edhe Toni Kroos luajti më thellë në fushë se Sami Khedira, i cili ishte i lejuar të lëvizte përpara gjatë kohës që Kross qëndronte pas. Mesut Ozil, Mario Gotze, Kroos dhe Khedira e bënë mesfushën e Portugalisë pothuajse të padukshme. Humbja e Marco Reus për shkak të dëmtimit, nuk ishte një handikap në ndeshjen kundër skuadrës portugeze, e cila u duk psikologjikisht e rënduar pas penalltisë së shkaktuar nga Joao Pereira ndaj Gotze, që më pas u shndërrua në gol nga Myller. Myller u kritikua pas ndeshjes për reagimin e tij gjatë momentit kur Pepe e goditi lehtë me kokë në fytyrë, por pavarësisht mënyrës sesi lojtari gjerman reagoi, faji nuk qëndron tek ai. Sigurisht që veprimi i Myller ishte i ekzagjeruar, por ai nuk apeloi tek gjyqtari për të ndëshkuar Pepe-n. Ishte Pepe ai që shfaqi veten e tij të dhunshme edhe pse gjyqtari e fali në ndërhyrjen e parë të gabuar ndaj Myller. Marrëzia e Pepes u pasua nga një 90 minutësh i tmerrshëm për Portugalinë. Hugo Almeida u largua për shkak të një problemi në këmbën e tij, por edhe Fabio Coentrao u largua nga fusha e lojës me barelë. “I vendosëm ata nën një presion të madh. Ishte një performancë e shkëlqyer e skuadrës. Cristiano Ronaldo nuk pati asnjë mundësi të reagonte”, ka thënë lojtari gjerman Jerome Boateng. Tani mund ta kuptoni se përse Gjermania udhëheq botën në fazën kualifikuese me 36 gola në 10 ndeshje. Ata arritën këtë fitore me Bastian Schëeinsteiger, André Schürrle, Lukas Podolski, Miroslav Klose dhe Julian Draxler, të gjithë jashtë formacionit startues. Në botërorët që janë organizuar në Amerikën Latine kanë qenë shtetet e këtij rajoni ato që janë shpallur kampion në kompeticionin e parë më 1930 në Montevideo, ku kupën e ngriti Urugai. Që prej atëherë fituesit kanë qenë Uruguai (1950), Brazili (1962, 1970) dhe Argjentina (1978, 1986). Edhe botërorët e organizuar në Meksikë më 1970 dhe 1986 janë fituar nga Brazili dhe Argjentina, edhe pse Meksika konsiderohet një vend latin, por jo pjesë e Amerikës së Jugut. Ndoshta Argjentina dhe Brazili janë të ambientuar me kushtet e vështira atmosferike, por Holanda dhe Gjermania janë përgatitur mjaft fort. Një finale midis këtyre dy skuadrave mund të përmbysë tabunë që ekziston për shtetet europiane për të fituar Kupën e Botës në Amerikën e Jugut. Përgatiti: Kevin Sinani/ The Telegraph


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12 15

6

7

8

13

16

18

22 25

23

35

40

26

19

20

27

28

31 36 42

43

45

48

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

46 49

51

33

38 44

29

32

37

41 47

11

24

30 34

10

14

17

21

9

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Kompani ajrore gjermane. 8. Shitja e parë që bën shitësi pasi ka hapur dyqanin. 12. Kafshë gjitare. 13. Ngritja e shëndetit për dikë. 14. Janë në fillim të rubrikës. 15. Ture, futbollist i njohur. 17. Kush? 18. Institucion mjekësor. 21. I vogël, ose i ... 23. Zonë Ekologjike. 24. Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 25. Vezë e rrahur dhe e fërguar. 27. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ i caktuar dhe për të cilat ai është i vetëdijshëm. 28. Hapësirë e gjerë me ujë të kripur. 30. Luhet tenisi me to. 31. Galica, luftëtare patriote, mbrapsht. 33. Simboli kimik i natriumit. 34. Institut Privat. 36. Notë muzikore. 38. Përshtypje a mbresë që lë diçka. 40. Tërësia e pikëpamjeve, e zakoneve dhe e shprehive të veçanta të një njeriu, të një grupi shoqëror a të një populli. 46. I thërrasin fëmijët një zonje. 47. Repart Ushtarak. 48. Ushtarake, ose... 50. Ngjarje ose veprim që shqyrtohet nga ana ligjore, çështje. 51. Markë makine. 52. Shtet në Azi.

Vertikalisht:

1. Fletë ose shpallje e vogël që njofton për diçka. 2. Ai që ka përgjegjësi për diçka që nuk shkon mirë. 3. Tronditje e fortë shpirtërore, që pëson dikush kur i ndodh një fatkeqësi. 4. Mbetet pas djegies. 5. Merr flakë. 6. Shtresa e tavanit të çdo kati të një ndërtese. 7. Muhamed i boksit. 8. Shqetësim i brendshëm që e bën njeriun të vuajë, mundim, brengë. 9. Frikësohet në dialekt. 10. Këngëtare shqiptare nga Maqedonia. 11. Marrëveshje ose lidhje ndërmjet dy a më shumë shtetesh. 16. Përemër vetor. 19. Stemë, shenjë dalluese e një institucioni. 20. Grup qelizash me të njëjtin funksion. 22. Jepen shpesh në televizor. 26. Fausto, këngëtar i njohur italian. 29. Posaçërisht, ose... 32. Trup i rrumbullakët, rruzulli. 35. Shtet në Amerikën Latine. 37. Grup i vogël luftëtarësh. 39. Lloj gazi. 41. Pjesëz mohuese. 42. Industria e Lehtë. 43. Njeri që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta. 44. Një nga zhurmat e orës. 45. Qiri pa majë. 49. Ent Special.

Sudoku | nivel mesatar 3 4 5

1 6 8

9

4 1 6

7

7 2 4

1 9 6

1

2 7 4 4 2 8 8 3 5 9 1 3 3 4 8 5 3 2

5 3

4 8 7

5

6 2 7

2

6

3 7 5

8 6 4

1

3 9 7 1 1 5

9 7 2 4 3 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5 2

8

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2 4

Ekipi francez i futbollit është përgjuar nga një avion i telekomanduar Sipas disa njoftimeve të bëra publike në internet, thuhet se ekipi francez i futbollit është përgjuar nga një avion i telekomanduar, gjatë kohës që lojtarët po trajnoheshin në fushë për ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror të Futbollit. Ndoshta kjo mund të mos jetë e vërtet, pasi është Kampionati Botëror dhe avioni i telekomanduar mund të jetë përdorur për t’u bërë foto lojtarëve francezë. Megjithatë, ekipi i Francës pretendon se është e kundërta, dhe se ky avion i telekomanduar është përdorur për qëllime më serioze. Menaxheri i ekipit të Francës ka deklaruar: “ Duket qartë që avionët e telekomanduar janë përdorur për qëllime më serioze. Kjo nuk më përket mua. FIFA duhet të ngarkojë një gjykatë për të trajtuar çështjen; ne nuk duam që dikush të na prish privatësinë.” Sipas një njoftimi të ardhur nga BFM TV, thuhet se drejtuesi i avionit të telekomanduar është arrestuar nga policia. Nëse do të shpallet fajtorë, ai mund të gjykohet për hyrje pa leje në kamp. Sipas të dyshuarit, ai pretendon se thjesht donte të shikonte se si trajnoheshin lojtarët e ekipit, meqë ai nuk ka mundësi që t’i shikojë në stadium.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit ëndërruar. Për beqaret ambienti do jete mjaft i përshtatshëm për te filluar histori dashurie. Përgatituni për ndryshime te mëdha. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete delikate. Nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen dhe te shpenzoni aq sa doni.

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift, por partneri nuk do arrije t’ua plotësojë dot te gjitha. Tregohuni te kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqaret pritet te vijnë dashuri me shikim te pare. Do i shihni gjerat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një te zgjidhen. Do jeni disi me te qete kur te shpenzoni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite shume e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjerat do ecin me se miri. Beqaret do marrin fryme lirisht sepse do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për ta ndryshuar sa me shpejt situatën. Gjendja mund te përkeqësohet tej.

Nëse jeni ne një lidhje, mos bëni gabim sot te joshni persona te tjerë sepse do e lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka te bukur qe keni ndërtuar. Beqaret nuk do e marrin as sot guximin dhe te dalin neper takime. Serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni disa kufizime. Po nuk bëtë ekonomi sot situata do dale jashtë kontrollit.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Çdo gjë do jete shume e thjeshte për ju te dashuruarit sot. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te mos mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë mund te realizojnë takimet e duhura. Çështjet financiare do jene goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta përmirësoni situatën dhe me pak mund do ja dilni mbanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

1 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e ngrohte gjate kësaj dite. Do gjeni fjalët e duhura për te ruajtur një komunikim te ngrohte dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do takojnë persona interesante, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur ndonjë hap me tej. Para se te shpenzoni reflektoni njëherë për gjendjen financiare ne te cilën ndodheni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 012, 158, 197, 241, 252, 263, 332, 341, 554, 596, 610, 629, 632, 655, 748, 975. Numra me 4 shifra: 2222, 2569, 3254, 3526, 4158, 4265, 5015, 5210, 5485, 5509, 6359, 8541. Numra me 5 shifra:

12615, 25053, 38555, 49194, 52632, 56344, 57515, 57294, 59995, 83284, 85148, 89261. Numra me 6 shifra: 022259, 052255, 173271, 218679, 248754, 355223, 465671, 471524, 520521, 524587, 615831, 632544, 693054, 832549.

Dite goxha e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër do këmbëngulni gjithë kohës qe te dale e juaja. Beqaret do vazhdojnë te njihen me disa persona, por pa arritur te konkretizojnë një lidhje. Financat do jene te mira. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Gjate kësaj dite duhet te tregoheni shume te kujdesshëm ne jetën tuaj ne çift. Nga momenti ne moment mund te ketë mosmarrëveshje te cilat do jete e vështirë te zgjidhen shpejt. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë dike ne krah. Plutoni do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me financat.

Priten ndryshime drastike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Po keni shpenzuar pa mbarim do keni vështirësi te mëdha.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni nostalgjike sot ju te dashuruarit dhe me shume gjase do mendoni për te kaluarën. Kjo do ju beje edhe me melankolike dhe here pas here do mërziteni. As partneri nuk do ju nxjerre dot nga ajo gjendje. Beqaret do marrin ftesa interesante nga disa persona qe i njohin. Financat do jene te mira kështu qe mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.

PESHQIT (20/II-19/III) Te dashuruarit me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Do ndihen edhe me mire. Ju beqaret do tërhiqeni mjaft sot nga një person i cili nuk është aspak i përshtatshëm, por qe do mundohet t’iu joshe me mënyrë te veçanta. Mundohuni te mos bini pre e tij. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Jupiteri.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.06.2014

19

Atë që kërkon, njeriu i madh e kërkon tek vetja e tij, ndërsa njeriu i vogël e kërkon te të tjerët. - Konfucie

18 qershor

1815

Napoleoni mundet në betejën e Vaterlosë Më 18 qershor 1815 Arthur Wellesley, Duka i Wellington-it e pozicionoi ushtrinë e tij shumëkombëshe me trupa britanike, belge, holandeze dhe hanoveriane përgjatë kreshtës së Mont St. Jean, në jug të fshatit Vaterlo, për të ndaluar përparimin e Napoleonit drejt Brukselit dhe pushtimin prej tij të Vendeve të Ulëta. Wellington-i ishte inferior në trupa dhe cilësia e disa prej ushtarëve të tij qe e dyshimtë, por në këtë rrëpirë, të cilën ai e kish identifikuar më parë si terrenin ku do të ndalte ushtrinë e perandorit, ai priti për sulmin francez. Me kthimin e Napoleonit nga Elba shumica e ushtrisë së tij të dikurshme bashkë me koman-

dantët ishin rreshtuar edhe njëherë pas gjeneralit të tyre të fuqishëm. Duke lëvizur me shpejtësi drejt Brukselit, ai e zmbrapsi ushtrinë e Wellington-it në Quatre Bras, ndërsa ushtrinë prusiane në krahun e majtë në Betejën e Ligny-t. Gjithë natën para betejës ra shi me furi dhe Napoleoni nuk sulmoi deri para drekës për të lejuar që terreni të thahej. Ai e filloi luftimin me një bombardim të rëndë artilerie dhe më pas me sulme këmbësorie para se të lëshonte masën e kavalerisë drejt pozicioneve britanike. Gjithë ditën britanikët, mbështetur nga aleatët, i përmbajtën këto sulme të egra, duke i mbajtur pozicionet dhe dy ferma kyçe

Hougomount dhe La Haye Sainte. Në të mbyllur të ditës, La Haye Sainte ra kur mbrojtësit e saj mbetën pa municione dhe u duk sikur pozicionet e Wellington-it do të thyheshin. Por koha nuk qe me perandorin. Në të majtë të tij ai po sulmohej nga prusianët e udhëhequr nga Marshall Blucher. Në një përpjekje të fundit për t’i zmbrapsur kundërshtarët, Napoleoni lëshoi në betejë Gardën Perandorake, ushtarët e tij më me përvojë, dhe rezervën e tij finale drejt pozicioneve aleate. Por përballë pushkatarëve britanikë Garda Perandorake u kthye mbrapsht dhe i iku fushëbetejës. Napoleoni kish humbur betejën e tij finale.

Blitz

Flickr

100

Për qind e lojtarëve të Rusisë luajnë në ligat e brendshme të futbollit, ky është një rekord për Brazil 2014.

22

Nga njëzet e tre lojtarët e përfaqësueses së Anglisë në “Brazil 2014” luajnë për klubet vendase.

4.3

Për qind e lojtarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës luajnë në kampionatin vendas.

1

Lojtar i vetëm ndër njëzet e tre të Ganës, Bregut të Fildishtë dhe Uruguait, luan për klubet kombëtare të futbollit.

Foto: Vincent Leroux

Arti i dukjes dhe (zh)dukjes! Silvi Bakiri Të kërkosh përjetësimin e ekzistencës tënde në këtë botë, është punë me përgjegjësi të madhe, aq më tepër në një botë egërsisht konsumiste, përherë e etur për të renë, përherë në pritje të çudirave të pazakonta. Meqë, të jetosh në Botën e çudirave si Liza në Shqipëri, është shumë e vështirë të çuditesh. Duke qenë gjithmonë në gjendje lufte, ku pra bashkëjeton çdo ditë me çudinë në të gjitha format dhe trajtat e saj, kjo e fundit kthehet në një mënyrë të vërtetë jetese, në një stil gjithashtu të përzier me ca piperka marrë aty-këtu nga “Europa” e që sigurisht në fund ta jep ashtu çalë-çalë një tablo. Një tablo, por me ngjyra që nuk para shkojnë me njëra-tjetrën, një këngë me fillim të bukur, por që diku nga mesi i ngec shiriti dhe bëhet stonaturë, një poezi që nis butë dhe ëmbël, por nuk dihet pse edhe ajo aty nga mesi nuk të frymëzon më edhe aq. 1. Është e trishtë të mendosh se vendi i vetëm ku mund t’i shpëtosh pak lëmsh- e- lisë kaotike të qytetit tim Tiranës, është Liqeni Artificial. Por, edhe ai ka një të mirë të madhe, që në disa orë të pasdites mund të takosh gjithë njerëzit e jetës tënde të shkuar e të tashme. Mundësia për të thithur pak oksigjen, kufizohet ndjeshëm kur shikon për shembull ish-shefen, ose ish-mikeshën apo ish-

gazetamapo@gmail.com

mikun, të kalojë atypari duke shtrënguar me nervozizëm kufjet në vesh e duke shpejtuar hapin për t’i shpëtuar kështu ndonjë përballjeje të padëshiruar mes ishësh. Por edhe këto raste nuk janë pa zgjidhje; pra, gjithsesi ke mundësinë që t’i biesh “nga diga”, ku rreziku minimizohet me më të shumtën një salutim me buzëqeshje nga larg. 2. Në një pasdite pa ndonjë gjë detyrimisht të veçantë, vendos të ulesh e të shfletosh, apo siç quhet në terma më trendy, të bësh xaping në Tv. Fillon nga shfletimi dhe sigurisht ndeshesh me ritransmetimin e tretë a të katërt brenda asaj dite të një telenovele turke, ku protagonist është po ai biondi bukurosh pas të cilit janë dashuruar të gjitha gratë e vajzat nga 10 deri në 70 vjeç (ku sipas rastit quhet Mehmet, Belul etj) e që me sharmin e tij të pamohueshëm, ia merr arrat edhe ezmerit Ezel që qarkullonte deri verën e shkuar. Historia është po e njëjta. Personazhet vuajnë dhe dashurojnë njësoj, e prandaj dilema më e madhe është, si ka mundësi që ato vazhdojnë- në mënyrë krejt misterioze të ngulin mijëra gra para ekranit. E jo më çuditërisht, sa më i ngjashëm të jetë subjekti, aq më shumë shtohet kurioziteti kudo. 3. Për fat të mirë, sektori i telenovelave i është rezervuar një tv të dytë, që përdoret

kur në tv numër 1 ka gjëra më të mira për t’u ndjekur. Kështu, në tv numër 1 vijon xapingu. Është pasdite e vonë dhe mundësitë janë të pakufizuara për të zgjedhur programacionin që dëshiron. Emisione me tema, me muzikë, me të ftuar apo filma…ose e thënë ndryshe; të ftuar që shkumëzojnë për të zgjidhur që nga hallet ekzistenciale si: ‘moda’ dhe ‘veshjet e festave mondane në fundjavë’ e deri te hallet fare të zakonshme si vrasjet, vetëvrasjet apo pasiguria e jetës në përgjithësi. 4. Lajme: Në fshatin X, nëna vret vajzën se kërkonte të shkonte diku me shoqet. (…) Ndërrojmë kanal. Lajme: Shqipëria dhe BE, BE dhe Shqipëria. (Ne e duam BE-në, më shumë seç BEja do veten). Lajme: Shqipëria është Amerikë. (…) Lajme: Greva dhe grevistët, në gjendje të rëndë. Aleanca Kuqezi dhe ndihma e shpejtë rrinë ‘pronto’ për çdo të papritur, diku pranë tendave. 5. Libër i ri në treg Ata pak që janë në tentativë- jo për t’u bërë të përjetshëm- se kjo gjithsesi mbetet një perspektivë egoiste dhe e cungët, por për të sjellë të vërtetat e tyre kthjellët dhe pastër, nga shpirti drejt e te lexuesi, janë rrallë e për mall. Duke i qëndruar larg librave me shumë zhurmë e me asgjë, e duke besuar më

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

shumë shkrimtarë e studiues me taban, mundet edhe të gjesh diçka që vlen e që gjithsesi i jep ca dritë skëterrës dhe amullisë së artit me kopertinë që shet, por që nuk lë ndonjë mbresë intelektuale a artistike nga faqja e tretë e tutje. 6. Po sikur të fshiheshit ca kohë?! Kim Kardashian dhe motrat e saj sollën një erë interesante në showbizin mbarë botëror: ultraekspozimi i gjithçkaje. Realiteti i fiksionalizuar aq sa edhe vetë personazhet bien në amnezi me dashje të plotë, duke harruar se ekziston privacy apo privatësia. Versioni shqiptar është vazhdimisht në tentativë serioze për t’u sofistikuar deri në atë masë sa për t’u ngjarë sadopak Kim& motrave, madje duke i mbivendosur edhe elemente të tjera interesante e shumëngjyrëshe. Personazhet e showbizit janë gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj ekspozimit duke u kujdesur që asnjë detaj të mos i shpëtojë instagramit. Në çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë non stop ata/ ato duhet të jenë aty. Po si nuk u tha dikush që, siç duhet të dish të dukesh, duhet edhe të mësosh të zhdukesh…se publiku është kapriçioz, e gjithsesi do më shumë kohën që harxhon puna, se kohën që harxhon instagrami…Hm, kjo po është për t’u çuditur!

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 18.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.