Gazeta Mapo

Page 7

7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

kronikë

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

7

MAPO

Historia e rrallë e çiftit me dy fëmijë, që prej 5 vjetësh ishin vendosur në Gjirokastër. Policia sekuestron celularin me pamjet sadomazokiste

Filmoi skena porno me të shoqen, i bënte shantazh për ta prostituuar Rrëfimi i gruas: Më rrihte ndërsa bënim dashuri dhe më filmonte duke më kërcënuar se nëse nuk prostituoja, do t’i publikonte pamjet E ka filmuar të shoqen ndërsa bënin seks dhe pamjet filmike i përdorte si shantazh për të detyruar nënën e dy fëmijëve të tij drejt prostitucionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ndërsa policia arrestoi dje një person të cilin e ka identifikuar si Mihal Koroni, pas kallëzimit të së shoqes 30-vjeçare nga Lushnja, e cila ka rrëfyer se burri e kishte detyruar shpeshherë në marrëdhënie sadomazokiste. Gruaja u ka treguar punonjësve të policisë se ishte rrahur dhe më shumë se një herë ishte shantazhuar që të dilte në rrugë, për të nxjerrë familjen nga situata e rëndë ekonomike, ndërsa vetë burri konsumonte alkool dhe kërkonte të ishte tutori në këtë marrëdhënie. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, specialistët antitrafik kanë ndaluar 42-vjeçarin Mihal Koroni, banues në Gjirokastër, për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, mbetur në tentativë”. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila fillimisht e ka denoncuar në policinë lokale për dhunë fizike. Sipas burimeve policore, denoncimi nga grua-

Shtëpia ku jetonin bashkëshortët

ja me inicialet Z.G është bërë orët e vona të ditës së mërkurë. Ajo i ka pohuar policisë se burri i saj e ka rrahur duke i shkaktuar plagë në pjesët e fytyrës dhe trupit, duke i kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë. Gjithçka kishte nisur përpara 4 apo 5 disa vitesh, kur familja Koroni pasi kishte ardhur nga një zonë tjetër së bashku me fëmijët e saj ishin vendosur në Gjirokastër për një jetë më të mirë. Ata kishin marrë një shtëpi me qira në lagjen “18 shtatori”, me ëndrrën

e një jete më të mirë prej nga vinin. Por që në muajt e parë familja ishte përballur me probleme ekonomike, të cilat kishin nisur të acaronin jetën në familje dhe midis dy bashkëshortëve. Gruaja i ka pohuar policisë se me kalimin e kohës familja përballej me problemet e mbijetesës ekonomike, sigurimit të të ardhurave për fëmijët etj. “Ne vazhdimisht grindeshim me njëri-tjetrin, madje grindjet u bënë më të shpeshta dhe më të dhunshme, aq më shumë kur ai më çuditi një ditë kur më tha se për të siguruar të ard-

Që në muajt e parë familja ishte përballur me probleme ekonomike, të cilat kishin nisur të acaronin jetën në familje dhe midis dy bashkëshortëve

hura për familjen duhej të bëja rolin e prostitutës”, - i ka pohuar policisë e dëmtuara. Ajo vazhdimisht kundërshtonte, por bashkëshorti në gjendje të alkoolizuar i bërtiste dhe e rrihte vazhdimisht duke kërkuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë për të siguruar të ardhura për familjen. Në vijim të rrëfimit të saj, e dëmtuara u ka shpjeguar specialistëve të policisë se prej katër vitesh burri i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke i bërë presion që të pranonte të prostituonte. Madje muajt e fundit ai i kishte bërë me celular edhe disa video pornografike, duke e kërcënuar se në qoftë se nuk kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, do t’i publikonte ato në internet. Në këtë situatë gruaja kishte rreth 4 muaj që ishte larguar nga banesa e tyre në lagjen “18 shtatori” Gjirokastër, ndërkohë që çifti ishte në prag të divorcit. “Jeta në shtëpi u bë e padurueshme, kështu që së bashku me fëmijët unë u largova nga banesa duke kërkuar që të ndahesha përfundimisht nga burri”, - i ka pohuar ajo policisë në fund të rrëfimit të saj me shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti edhe celularin, ku i ndaluari nën efektin e alkoolit e kishte dhunuar dhe më pas detyruar gruan që të bënte pjesë të ndryshme pornografike dhe më pas i kishte regjistruar ato për t’i përdorur si presion ndaj saj. Bledar Shehu

Rrëfimi i një të dhunuare: Burri bixhozçi, kam frikë të dal nga shtëpia Gruaja anonime ka një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, por ende pret vendimmarrje nga prokuroria dhe policia ndërsa thotë se kërcënohet vazhdimisht Një grua e dhunuar thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është penduar që e ka fshehur aq gjatë dhunën që bashkëshorti i saj ushtronte prej 10 vjetësh nga afro 20 vjet martesë. Ajo thotë se pikërisht fshehja e dhunës, turpi nga shoqëria dhe presioni i familjes për mosdivorcim janë midis shkaqeve kryesore që e shtojnë dhunën fizike dhe atë psikologjike ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Edhe pse gjykata ka dhënë një urdhër mbrojtjeje, ajo ka frikë për vete dhe të ardhmen e fëmijëve, sepse është e papunë, pa të ardhura dhe pa një mbrojtje konkrete. Intervista u bë në prani të një avokateje, ndërsa fytyra dhe zëri ishin fshehur për arsye sigurie. Zonjë, çfarë mund të na tregoni për ngjarjet në familjen tuaj, për të cilat keni ardhur të diskutoni me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare? Unë kam patur probleme në familje shumë vite më parë, dhjetë vjet më parë. Kam hezituar të divorcohem sepse kisha fëmijët e vegjël, por ndoshta i kam dëmtuar. Nuk duhet t’i mbaja në atë mjedis të dhunshëm, sepse vetvetiu mund të bëhen të dhunshëm. Por nëna…, duke menduar se i mbron fëmijët, kam duruar. Me ndërhyrjen e familjes, të cilën e kam respektuar gjithmonë, që më thoshin “mos u ndaj!”, “mos u ndaj!”…, dhe ja ku erdhi për-

fundimi… Unë nuk kisha më se çfarë të bëja. Nuk kishte më rrugëzgjidhje tjetër. Ma kërkuan edhe fëmijët një gjë të tillë. Ju keni dhjetë vjet që dhunoheni në familje? Po, dhjetë vjet. Dhunë fizike, psikologjike. Një mospërgjegjësi nga i ati i fëmijëve, sepse luan bixhoz, dhe gjithë gjërat negative që mund t’i ketë një njeri. Unë rrija prapë me mendimin se po ndryshon, duke i dhënë mundësi të tjera, duke i gjetur edhe punë, por ishte e pamundur, nuk bëhej më. Sa vjet keni e martuar dhe sa janë tani fëmijët? Unë kam mbi 19 vjet e martuar dhe fëmijët janë 15 vjeç dhe 9 vjeç. Zonjë, çfarë mbështetje gjetët tek Qendra për Nisma Lig jore dhe Qytetare dhe çfarë mbrojtje ju ka dhënë gjykata për të shmangur këtë dhunë që keni në familjen tuaj? Mua, rastësisht një shoqe më ka sjellë këtu, dhe kur erdha kam qenë shumë e trullosur, shumë e çorientuar. Por këtu kam gjetur një ambient tepër të ngrohtë e familjar. Unë vij nga një familje qytetare dhe nuk kam gjetur mbështetje as nga familja ime, që nuk më ka kuptuar. Kjo është. Duhet të gjesh mbështetje morale dhe shpirtërore. Gjykata, kur më dhunohej e më kërcënohej edhe jeta, më është gjetur pranë shumë. Gjykata nxori për mua një urdhër mbrojtjeje dhe aty u mor si dëshmitare edhe vajza, edhe pse e vogël, e mitur. Urdhri i mbrojtjes është për një vit, që është edhe afati maksimal. Por edhe me këtë urdhër mbrojtjeje mua vazhdimisht më kanë ardhur kërcënimet, jam ankuar edhe në polici. Policia më ka thënë që

prokuroria do të njoftojë, por unë kam dy javë që kam frikë të dal edhe nga shtëpia, sepse ai tani është edhe njeri depresiv dhe i rrezikshëm. Për mua paraqet rrezikshmëri të madhe. Madje në këto kushte që jam, ndonëse ma dinin hallin që kisha, më hoqën edhe nga puna, dhe kjo e shton pasigurinë. Deri ku kanë mbërritur tani procedurat gjyqësore për t’u divorcuar nga bashkëshorti dhe sa e përjetojnë fëmijët tuaj këtë atmosferë në shtëpi? Vajzën e kam të shkëlqyer në shkollë, jo vetëm nga mësimet, por është pjekur para kohe edhe nga problemet familjare që ka parë. Ajo edhe sot që do të vija këtu tek Qendra donte të më shoqëronte dhe më thoshte “mami kam frikë të të lë vetëm”. Fëmijët janë shumë të frikësuar. Me ishbashkëshortin jetojmë të ndarë, por kemi një objekt të përbashkët, pra, në të njëjtën shtëpi, por me hyrje të ndryshme. Zonjë, cili do të ishte një mesazh juaji për gra të tjera shqiptare që vuajnë dhunën në familje, nuk e denoncojnë dhe e fshehin atë? Është më mirë ta shfaqësh një problem që mund të kesh dhe të gjesh zgjidhje. Por në përgjithësi gratë hezitojnë ta shpallin këtë dhunë sepse kanë frikë, nuk mbrohen, kanë frikë edhe nga shkalla e sigurisë, sepse jetën e ke të pasigurt. Në fund të fundit, çdo njeri reagon sipas mënyrës së vet. Kush e ndjen, duhet ta publikojë. Varet edhe në çfarë kushtesh janë. Kush nuk e ndjen, atëherë ta menaxhojë në mënyrën personale çdo njeri problemin e vet. Megjithatë, mirë është që dhuna të tregohet, të shfaqet hapur. Nga Ilirian Agolli/ VOA

Gruaja e dhunuar duke dhënë intervistë për VOA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.