Gazeta Mapo

Page 6

6

MAPO

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

kronika

Akuzat lidhen me çështjen e hapur kundër Tom Duhanajt, pronarit të “Brace Hamburgers” një fast food, i cili akuzohet për dhënie parash me fajde

Mashtroi FBI-në, arrestohet shqiptari kandidat për kongresmen Xhon Goci, anëtar i bordit arsimor të një konteje në shtetin e Miçiganit dhe së fundmi edhe kandidat për në Kongres, është arrestuar të mërkurën nën akuzën e gënjeshtrës ndaj agjentëve të FBI-së. Akuzat lidhen me çështjen e hapur kundër Tom Duhanajt, pronarit të “Brace Hamburgers” një fast food, i cili akuzohet për dhënie parash me fajde. Kur Duhanaj, i njohur për lidhjet e tij me ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës, sipas ‘Fox 2’, që nga senatori i Miçiganit, Carl Levin apo dhe ish-presidenti Bill Clinton, u arrestua në maj, agjentët federalë i zbuluan dy çeqe, ku nuk ishte shënuar emri i marrësit. Dokumentet federale tregojnë se një prej çeqeve prej 2700 dollarësh vinte nga Xhon Goci.

Agjentët zbuluan fakte që tregonin se çeqet kishin lidhje me një operacion financiar fajdesh me interes. që shkonte në 45 për qind. Kur dëshmoi para agjentëve të FBI-së më 17 korrik, Goci kishte thënë se nuk kishte dijeni për arrestimin e Duhanajt, si dhe shpjegoi se çeqet ishin lëshuar për borxhe që i kishte marrë atij, por interesi nuk e kalonte 15-përqindëshin. Sipas agjentëve, Goci kishte deklaruar se huaja ishte financuar nga një person i quajtur Rendi, mbiemrin e të cilit nuk mund ta shkruante siç duhej për shkak të shqiptimit (spelling) dhe kjo ishte arsyeja pse nuk ishte shënuar në fletën e çekut. FBI arriti në përfundimin se deklaratat e tij ishin të rreme; ai mashtroi për përqindjen e interesit

me qëllim që të ndihmonte Tom Duhanajn për të fshehur operacionin e fajdeve. Agjentët thonë se zotërojnë biseda të përgjuara mes Gocit dhe Duhanajt. Ende nuk dihet se kur do të dalë para gjykatësve, por shkelje të tilla parashikojnë deri në 5 vjet burg. Kanali televiziv ‘Fox 2’ njoftoi se Goci është liruar pas një garancie prej 10 mijë dollarësh. Më 7 gusht ai pat humbur garën në Distriktin e 13-të kundër John Conyers për një vend në Kongres. Pas arrestimit ai lëshoi një deklaratë, sipas së cilës “do të bashkëpunojë plotësisht me FBI-në përgjatë hetimeve për të provuar pafajësinë në lidhje me këtë çështje dhe pres të shpallem i pafajshëm për akuzat false që u ngritën kundër meje”.

Xhon Goci dhe këngëtarja Genta Ismajli

Arratisja nga burgu 325, Halimi pezullon drejtoreshën kontrollet

Zbardhet vendimi i gjykatës: Astrit Dervishi vodhi një palë atlete, tri pula dhe tri rrota teli në shtëpinë e dajës, të cilat i shiti për të blerë ushqim. 28-vjeçari: Vodha se mbeta pa bukë pas ikjes nga shtëpia

Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin e arratisur

Leonard Bakillari

Tiranë Arratisja e të burgosurit Astrit Dervishi nga burgu i “Ali Demit” në kryeqytet u pasua dje me pezullimin nga detyra të drejtoreshës së këtij institucioni, Irena Çelaj. Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pas njohjes me rastin e moskthimit të të dënuarit Astrit Dervishi në burgun 325, ku duhet të qëndronte edhe katër muaj të tjerë për të shlyer dënimin me 1 vit heqje lire. Ministria e Drejtësisë sqaroi dje se i burgosuri Astrit Dervishi, i dënuar me 1 vit burg për vjedhje, ka përfituar një leje që fillonte nga data 17.08.2012 deri në orën 13:00 të datës 22.08.2012, por ai nuk është kthyer më në burgun 325 në kryeqytet ku vuante dënimin, duke shkelur kështu lejen shpërblyese. Mësohet se kjo ishte leja e dytë që i dënuari Dervishi kishte përfituar, pasi ai kishte shlyer pjesën më të madhe të dënimit prej 7 muaj e disa ditë. Por këtë radhë i burgosuri nuk u kthye brenda afatit të parashikuar, duke bërë kështu që policia ta shpallë në kërkim për akuzën e “largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Paralelisht me kërkimet që po zhvillon policia, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar një hetim të plotë për këtë ngjarje, duke përfshirë në hetime edhe ligjshmërinë e lejes shpërblyese që i burgosuri kishte përfituar. Deri në përfundim të hetimeve administrative, drejtoresha e burgut 325 në kryeqytet do të jetë e pezulluar nga detyra. Astrit Dervishi ishte dënuar

I arratisuri Astrit Dervishi

me 1 vit burg vitin e shkuar për akuzën e ‘vjedhjes’. Akuza për të cilën është dënuar 28-vjeçari nga fshati Priskë e Madhe i Tiranës nis pas denoncimit të dajës së tij për një vjedhje të kryer në banesën e këtij të fundit. I dënuari është shpallur fajtor për vjedhjen e një palë atleteve, tri pulave dhe tri rrotave teli me gjatësi rreth 300 metër linear. Ky fakt është pranuar dhe nga vetë i dënuari, i cili ka pohuar se ka kryer vjedhjen pasi nuk kishte me çfarë të jetonte dhe se sendet e vjedhura i kishte shitur për të blerë bukë. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt të vitit të shkuar, kur Astrit Dervishi largohet nga shtëpia e tij në fshatin Priskë e Madhe për shkak të problemeve në familje. Pas grindjes me familjarët ai ka shkuar në fshatin Ibë e Sipërme, ku është strehuar në bodrumin e shtëpisë së dajës së tij pa lajmëruar asnjë prej familjarëve. “Të nesërmen në mëngjes, i pandehuri është larguar nga kjo banesë pa u vënë re nga familjarët e familjes Hyka, duke marrë me vete një palë atlete me

“Të nesërmen në mëngjes, i pandehuri është larguar nga kjo banesë pa u vënë re nga familjarët e familjes Hyka, duke marrë me vete një palë atlete me ngjyrë të zezë e vija të bardha, të cilat i përkisnin kushëririt të tij, tri pula dhe tre topa teli përcjellës 2.5mm, me gjatësi totale 300 (treqind) metër linear”

ngjyrë të zezë e vija të bardha, të cilat i përkisnin kushëririt të tij, tri pula dhe tre topa teli përcjellës 2.5mm, me gjatësi totale 300 (treqind) metër linear”, - thuhet në vendimin e gjykatës. Pasi është kontaktuar vjedhja, kryefamiljari ka dyshuar tek nipi i tij, Astrit Dervishi, pasi ai kishte marrë edhe më parë sende pa leje nga shtëpia e dajës. I pandehuri është telefonuar

nga kushëriri i tij dhe në bisedë ka pranuar vjedhjen e atleteve, tri pulave dhe tre topave të telit. “Gjatë bisedës, i pandehuri nuk e ka mohuar një fakt të tillë dhe i ka premtuar kushëririt të tij se do ta dëmshpërblente, pasi mallin e vjedhur i pandehuri e kishte shitur për të fituar disa para, të cilat i ka shpenzuar për nevoja personale”,- thuhet në vendim. Pasi nuk ka kthyer sendet e vjedhura, daja i tij ka bërë kallëzim në polici, ndërsa uniformat blu kanë kryer arrestimin e të dyshuarit, i cili gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se sendet e vjedhura i kishte shitur pasi kishte mbetur pa bukë si pasojë e ikjes nga shtëpia, për shkak të problemeve që kishte më familjen e tij. I pandehuri është shprehur i penduar për veprimin e kryer. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes”, ndërsa menjëherë sapo vendimi ka marrë formë të prerë, ai është arrestuar dhe dërguar në burgun 325 në Tiranë, ku ka qëndruar për më shumë se 7 muaj.

Lajmi për arratisjen e të dënuarit me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes” ka vënë në lëvizje uniformat blu të kryeqytetit. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vendndodhjes së 28-vjeçarit Astrit Dervishi, i cili nuk u kthye në qeli pas lejes shpërblyese që kishte përfituar në muajin gusht. Sipas burimeve mësohet se kontrolle janë ushtruar në fshatin Priskë e Madhe ku banon edhe familja e të arratisurit, si dhe në disa fshatra të tjerë, ku familja Dervishi ka të afërm. Po ashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në zonën përreth fshatit Priskë, si dhe fshatra të tjerë ku mund të jetë strehuar Astrit Dervishi. Lajmi për arratisjen e tij u publikua dje, pasi i dënuari nuk ishte kthyer në burgun 325 në Tiranë, ku duhet të qëndronte edhe 4 muaj deri në përfundim të dënimit me 1 vit burg që Gjykata e Tiranës kishte dhënë për akuzën e “vjedhjes”. I dënuari Dervishi, i cili kishte përfituar edhe më parë leje shpërblyese, sipas burimeve zyrtare kishte kryer 7 muaj burg, ndërsa duhet të qëndronte në qeli edhe për më shumë se katër muaj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.