Gazeta Mapo

Page 5

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

5

Makina e Edmir Durakut u hodh në erë në Sarandë Makina e pronarit të vilës ”Duraku”, një kompleks turistik në qytetin e Sarandës u hodh në erë 9 ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar. Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të asaj dite. Makina ishte parkuar

përpara kompleksit luksoz, i cili ndodhet në periferi të qytetit, në rrugën Sarandë-Kanali i Çukës. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka pasur një shpërthim në automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me targa TR 0202 M, në pronësi të shtetasit E. D., banues në

Sarandë. Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit”, njoftoi policia para 9 ditësh. Nga blutë e Sarandës u bë e ditur se makinës në pronësi të Edmir Durakut dyshohet se i është vënë tritol.

Gjobë 200 mijë euro djalit të ish-deputetit të PS Arrestohet Kreshnik Ymeri. Akuzohet se i kërkoi me sms kërcënuese 200 mijë euro djalit të biznesmenit dhe ish-deputetit të PS, Shyqyri Duraku. Një javë më parë makina e Edmir Durakut u hodh në erë në Sarandë Dashamir Biçaku

Tiranë- Pronari i lavazheve i vë

gjobë 200 mijë euro djalit të biznesmenit të njohur të karburanteve njëkohësisht edhe ish-deputetit të PS-së, Shyqyri Duraku. Policia arreston të dyshuarin e krimit, Kreshnik Ymerin 28 vjeç, në afërsi të rrugës “Don Bosko”, në një lokal në një kompleks banimi, pas një kombinacioni të njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe grupit hetimor të mësipërm. Ndërkaq dy persona të tjerë janë marrë nën hetim nga organi i akuzës, ndërsa ende nuk bëhen të ditur emrat e të dyshuarve që mendohet se janë bashkëpunëtorë në këtë histori gjobëvënieje. Policia i ka bllokuar të dyshuarit telefonat me të cilët dyshohet se i dërgonte sms-të kërcënuese djalit të biznesmenit të karburanteve. Lajmi u bë i ditur për “Mapon” nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se Kreshnik Ymeri 28 vjeç, nga Kukësi, banues në Tiranë në afërsi të Unazës së Re, u arrestua nga specialistët e hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me akuzën e “shtrëngimit me dhunë për dhënien e pasurisë”, sipas nenit 109 të Kodit Penal, apo siç njihet në gjuhën e përditshme, gjobëvënie. Hetimi

Edmir Duraku 26 vjeç, po nga Kukësi, banues në kryeqytet, djali i ish-deputetit të majtë, mësohet se ka denoncuar në Policinë e Shtetit se pak javë më parë një person i kishte çuar mesazhe telefonike në celular me tekst kërcënues. Në to ai i kërkonte që t’i paguante një shumë parash

Ish-deputeti i PS, Shyqyri Duraku

prej 200 mijë eurosh, në të kundërt do ta vriste. Menjëherë pas marrjes së këtyre sms-ve me karakter kërcënues, nëpërmjet të cilave kërkohej shuma e madhe e parave, policia nisi veprimet e saj ndërsa procedimi u regjistrua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit menjëherë pas mbërritjes së denoncimit urdhëroi policinë për kryerjen e veprimeve hetimore me metoda speciale të hetimit, duke vënë numrat e telefonave të të dy personave në përgjim, si dhe urdhërimin e vëzhgimit të autorit të dyshuar të krimit, Kreshnik Ymeri. Po kështu, prokuroria në mënyrë të vazhdueshme kërkoi edhe kryerjen e veprimeve stimuluese për të dokumentuar veprimtarinë keqbërëse të të dyshuarit. Nga verifikimet e kryera është mësuar se autori i kërcënimeve ishte pikërisht Kreshnik Ymeri, i cili njihej me Edmir Durakun jo vetëm se ishin nga

Kukësi, por edhe në rrethana të tjera mes tyre. Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit ishte pronar i disa lavazheve në kryeqytet. Një prej tyre është në rrugën “Dritan Hoxha”, pothuaj ngjitur me një pikë karburanti, e cila deri para pak vitesh ishte në pronësi të familjes Duraku. Ndërkaq policia ende nuk ka sqaruar nëse i dëmtuari dhe autori i krimit kanë pasur më parë marrëdhënie shoqërore apo financiare mes tyre. Pas regjistrimit të procedimit dhe nisjes së hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda nisi loja e hetuesve me sms-të e “gjobëvënësit”. Që nga nisja e kërcënimeve nga fundi i dhjetëditëshit të parë të muajit gusht, policia kishte regjistruar së paku katër deri në pesë mesazhe telefonike me tekste kërcënuese, të cilat janë gjetur në telefonin e Edmir Durakut gjatë këqyrjes së telefonit

Edmir Duraku 26 vjeç, po nga Kukësi, banues në kryeqytet, djali i ishdeputetit të majtë, mësohet se ka denoncuar në Policinë e Shtetit se pak javë më parë një person i kishte çuar mesazhe telefonike në celular me tekst kërcënues

të të dëmtuarit në momentin kur ky i fundit depozitoi kallëzimin. Ndërkaq, pas nisjes së hetimit dhe nisjes së lojës së mesazheve policia ka vënë re se sms-të me karakter kërcënues vijonin të ishin të njëjta, herë më të ashpra e herë më të buta. Ndërkaq veç komunikimeve me mesazhe, Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka kryer edhe veprime të tjera, të cilat sipas burimeve të policisë përfshijnë në krim Ymerin. Po kështu, nga hetimet e kryera policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime konkrete se veç të arrestuarit janë përfshirë edhe së paku dy persona të tjerë, për të cilët po punohet për të provuar apo jo dyshimet e përfshirjes në krim. Gjatë ditës së sotme pritet që Prokuroria të marrë në dorë dosjen e plotë të këtij hetimi, për të përgatitur më pas edhe kërkesën e saj për vlerësimin e masës së sigurisë për Ymerin.

Arrestimi “Top Sekret” i Ymerit dhe 10 sms-të kërcënuese Të martën Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi kishte parë provat e paraqitura nga specialistët e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, urdhëroi menjëherë arrestimin e Kreshnik Ymerit. Një grup i njësisë operacionale të Policisë së Shtetit mori në vëzhgim 28- vjeçarin nga Kukësi, me banim në rrugën “Hamdi Pepa” në Unazën e Re, pronar i disa lavazheve në kryeqytet. Mëngjesin e të mërkurës Ymeri doli nga shtëpia e tij dhe ndaloi në një lokal në rrugën “Don Bosko”, pranë një kompleksi pallatesh . Ndërsa gjerbte kafen e mëngjesit, në tavolinën e tij bujtën

në mënyrë të papritur dhe të paftuar disa prej efektivëve të një prej njësive të Drejtorisë Operacionale të Policisë së Shtetit. I habitur dhe i frikësuar, Ymeri nuk pati kohë t’iu kërkonte llogari njerëzve të panjohur, të cilët i komunikuan se ishin policë dhe se kishin diçka për të sqaruar. Nuk zgjati shumë dhe 28-vjeçari kuksian e pa veten të prangosur në një prej mjeteve të trupave operacionalë që kishin qenë thuajse gjithmonë pranë tij ditët e fundit, ndoshta edhe kur ai i dërgonte sms-të kërcënuese djalit të biznesmenit dhe ish-deputetit socialist, Shyqyri Duraku. Në

Drejtorinë e Policisë së Tiranës, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda i komunikuan Ymerit se ishte i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e “gjobëvënies”, apo siç cilësohet në nenin 109 të Kodit Penal, “shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”. I arrestuari nuk ka pranuar të ketë kërcënuar ndonjë person, por mesazhet e gjetura në telefonin e tij, ato të dërguara në telefonin e të dëmtuarit e përfshinin atë direkt në krim. Gjatë kontrolleve të kryera në disa banesa si dhe në disa objekte në pronësi të tij, policia e kryeqytetit

nuk ka gjetur armë apo sende të ndaluara, përveç telefonave celularë me të cilët është konsumuar edhe kërcënimi ndaj djalit të biznesmenit. Një grup ekspertësh të policisë së kryeqytetit mësohet se kanë kryer këqyrjen e aparateve telefonikë të të arrestuarit, ndërsa gjatë kësaj këqyrjeje policia ka gjetur më shumë se dhjetë sms kërcënuese që i adresoheshin Durakut. Veç këtyre provave, burimet e policisë thanë se kanë administruar edhe disa dëshmi të personave të ndryshëm, të cilët mësohet se kanë marrë dijeni për ngjarjen e mësipërme.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.