17 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Goditja e fshatit të hashashit, operacioni që priste Brukseli! Fyle: Aksioni tregon vendosmërinë në luftë kundër trafikut të drogës. Rezultati mbetet i paqartë por në Bruksel kjo duket se ka çuar menjëherë sinjale të forta

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 17 qershor 2014. Numër 1237. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

600 forca specialë rrethojnë Lazaratin, qëllohen me mortaja

Luftë! sPROVA e shtetit Artan Didi: Do të qëndrojmë pa afat, derisa të çlirojmë Lazaratin. Asgjësohen parcelat me 10 mijë bimë kanabis të Gate Mahmutajt dhe merren nën kontroll kapanonet e tij, por i kërkuari deklaron: Jam viktimë e politikës. Kush janë 26 personat në listën e policisë dhe si do të vazhdojë operacioni. Faqe 3-5

Gazetari i A1 Report: Si na sulmuan me breshëri plumbash në Lazarat Reforma territoriale

Basha: Qeveria të tërhiqet, në të kundërt protesta NgërÇ

FAQE 6

Gazetari i “A1 Report”, Gerti Xhaja dhe grupi i xhirimit kanë qenë për 15 minuta pengje të njerëzve të armatosur. “Na shpëtoi një banor i Lazaratit, i cili i urdhëroi të tjerët të mos qëllonin”

Faqe 4

Makina e A1 Report, duke u djegur

intervista

Meta: Deklarata e Kadelit e nxituar, performancën e qeverisë e gjykon Rama Kryetari i Kuvendit tha se marrëdhëniet PS-LSI janë tepër solide dhe se ato do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit FAQe 7

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Natën pas zgjedhjeve

Shqipëria jashtë Tiranës, vështirësisht e përfaqësuar në media

Ballsor Hoxha

Elira Çanga

Indeksimi

Pensionet, nga 1 korriku 2 për qind më shumë, ja sa llogaritet rritja Që nga muaji tjetër, pensionet në të gjithë vendin do të jenë 2 për qind më të larta. Ministri Veliaj tha se propozimi ka shkuar në qeveri. Me reformën e re, pensionet nuk do të mund të rriten më shumë se inflacioni, i cili aktualisht është më i ulët se 2% Faqe 9

Festë në lazarat

Shansi i Hillary Clinton-it Financial Times

kupa e botës

Super Muller, turpërohet Ronaldo, çmendet Pepe Një super Gjermani dhe një super Muller kanë thërrmuar Portugalinë e Kristiano Ronaldos, duke i shënuar 4 gola dhe mos pësuar asnjë të tillë FAQE 14-15


2

afër/larg

1

Stallat e Gate Mahmutajt plot me kanabis: Jam viktimë e politikës!

I amnistuari i Lazaratit:

Faqe 4

Zbardhet plani, Didi: Nuk do të largohemi pa e çliruar Lazaratin operacioni/

Faqe 5

Rama: Ofensivë edhe ndaj “Lazaratit të Drejtësisë”

politikë/

Faqe 6

“Mirëpres operacionin e policisë së shtetit kundër plantacioneve me kanabis në Lazarat, veprim ky që tregon vendosmëri në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”-është shprehur Stefan Fyle në rrjetin social “Tëitter”.

Edhe pse fati i operacionit që është ende në vazhdim nuk është i qartë ende, sinjali që duhej të dërgohej në BE, ndërsa edhe një grup vendesh skeptike si Holanda dhe Britania kanë ndryshuar mendjen dhe pritet të japin Ok për statusin, është ai i një qeverie që e ka seriozisht goditjen e njërës prej bazave më të mëdha të narkotrafikut në kontinent.

Goditja e fshatit të hashashit, operacioni që priste Brukseli! Fyle: Aksioni tregon vendosmërinë në luftë kundër trafikut të drogës. Rezultati mbetet i paqartë por në Bruksel kjo duket se ka çuar menjëherë sinjale të forta. Mediat ndërkombëtare raportojnë konfliktin Vladimir Karaj

B

rukseli duket të ketë mbetur mjaft i kënaqur me ndërhyrjen e policisë në Lazarat dhe e bëri publike këtë përmes reagimit të Stefan Fyles, Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian. Edhe pse fati i operacionit që është ende në vazhdim nuk është i qartë ende, sinjali që duhej të dërgohej në BE, ndërsa edhe një grup vendesh skeptike si Holanda dhe Britania kanë ndryshuar mendjen dhe pritet të japin Ok për statusin, është ai i një qeverie që e ka seriozisht goditjen e njërës prej bazave më të mëdha të narkotrafikut në kontinent. Sidoqoftë gjërat nuk janë qartësuar ende ndërsa policia thotë se kontrollon fshatin por të telefonuarit prej atje raportojnë në mënyrë të pavullnetshme të shtëenat që dëgjohen jashtë receptorëve telefonikë. Ndërhyrja e policisë në Lazarat ishte diçka që pritej. Pritej edhe pse nuk ishte deklaruar qartë asnjëherë edhe për shkak të presionit të brendshëm se krahina e dalë jashtëkontrollit të shtetit ishte shenjë e qartë e mosfunksionimit të tij. Kryeministri Edi Rama u mburr me atë që po ndodhte duke thënë: “Ne bëjmë ato që themi dhe themi ato që bëjmë” dhe postuar një foto të operacionit të policisë. Reagimet në fakt kanë qenë mikse pas kësaj, qoftë edhe për faktin se rezultati i operacionit nuk është fort i qartë. Mediat nga ana e tyre raportuan për një ditë mjaft të tensionuar në Jug të vendit, ndërsa përcollën informacione edhe nga brenda fshatit duke iu kundërvënë në disa raste policisë. Mjaft prej të shpallurve të kërkuar në një listë të Policisë së Shtetit, folën duke dhënë alibi që në mjaft raste ngjanin dhe përfshinin edhe perso-

na që thanë se kishin qenë në gjumë edhe pse ndonjëherë përmes celularëve dëgjoheshin të shtëna armësh. Një pjesë e tyre pretenduan se kishin qenë në Tiranë, i vendosuri në krye të listës tha se ai ishet duker kërkuar viça që i kishte humbur dhe sapo të mbaronte këtë punë do të kthehej dhe do të shkonte në polici për të sqaruar pozicionin e tij. Ndërsa në ekrane situata ishte shpesh mes komikes dhe tragjikes në vendin e ngjarjes makina e v3etme me gazetarë që hyri drejt fshatit u sulmua me armë dhe u dogj më pas, ndërsa grupi i xhirimit u dhunua, por u shpëtua nga një banorë i Lazaratit që i nxorri nga fshati. Por ndërsa ende nuk ka qartësi për atë që po ndodh në Lazarat, ndërsa 500 policë rrethuan dhe ndërhynë në fshat, ajo që është e sigurt është se Shqipëria me këtë operacion ka dërguar sinjalin që pritej në Bruksel. “Mirëpres operacionin e policisë së shtetit kundër plantacioneve me kanabis në Lazarat, veprim ky që tregon vendosmëri në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”është shprehur Stefan Fyle në rrjetin social “Tëitter”. Gjasat janë që kjo të “kënaqë” edhe një pjesë të qeverive skeptike që mund ta paraqesin si tregues për ndryshimin e vullnetit të tyre nga Dhjetori në Qershorë.

“Bandat e bazuara në Lazarat prodhojnë deri në 900 ton kanabis në vit, me vlerë 4.5 miliard euro”, shkruan AP në raportimin e saj në të cilin janë bazuar më pas një sërë shkrimesh në faqe të ndryshme. Detajet e operacionit flasin për një forcë prej 500 policësh që rrethuan fshatin me rreth 5 mijë banorë.

Reagimi i Brukselit erdhi ndërkohë pasi lajmi i publikuar në anglisht nga Associated Press mbërriti të bëhej titull në Uashington Post dhe The Guardian. Dy prestigjozet raportojnë sulme të policisë mbi atë që për ta është krahina e jashtëligjshme ku mbillen miliarda euro drogë që shkon në BE. Ndërkohë për të huajt operacioni është një sulm ndaj njërës prej qendrave më të mëdha të kultivimit të hashashit në Europë dhe njërës prej njollave të zeza të trafikut të narkotikëve në kontinent. “Bandat e bazuara në Lazarat prodhojnë deri në 900 ton kanabis në vit, me vlerë 4.5 miliard euro”, shkruan AP në raportimin e saj në të cilin janë bazuar më pas një sërë shkrimesh në faqe të ndryshme. Detajet e operacionit flasin për një forcë prej 500 policësh që rrethuan fshatin me rreth 5 mijë banorë. Ndërkohë raportimit po ashtu nuk i ka shpëtuar as fakti i sulmit mbi grupin e xhirimit të A1 Report që u sulmua pasi kishte hyrë në Lazarat, ku humbën makinën dhe paisjet e tjera që u dogjën më pas prej grupit që i sulmoi. Por ndërsa Brukseli ka qenë i qartë në krah të qeverisë në vend ka pasur një miks mendimesh mbi atë që po ndodhte dhe mënyrën se si po ndodhte. Pavarësisht se pjesa më e madhe nuk duket se kundërshtojnë ndëhyrjen ne Lazarat forca e dytë më e rëndësishme politike në vend nuk pati asnjë reagim zyrtarë. Përtej kësaj nëse gjithçka shkon mirë, pavarësisht tensionit të dy ditëve të fundit, dhe policia arrin të kontrollojë fshatin, pak kush do mund ta paraqesë këtë ndryshe përveçse si një rivendosje e dinjitetit të shtetit dhe nga ana tjetër kjo sigurisht është ajo që Brukseli priste.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

3

Të rinj, kryesisht të moshave 15-20 vjeçare, kanë rrëmbyer armët duke penguar hyrjen e policisë në fshat. Sulmi nisi në orët e vona të së dielës duke u gdhirë e hëna, kur forcat e policisë tentuan të hyjnë në Lazarat nëpërmjet pjesës jugore të fshatit...

Rrethimi i Lazaratit, dhjetëra adoleshentë në sulmin me armë kundër policisë Mbi 500 forca policore dhe shumë autoblinda rrethojnë fshatin e kanabisit, por sulmohen me mortaja. Dëshmitarët: Në grupin që hapi zjarr kundër policisë ishin dhjetëra djem 15-20 vjeçarë. Të shtënat vazhdojnë deri pas mesnate Leonard Bakillari

Befasia dhe nata nuk e kanë ndihmuar policinë të vërë nën kontroll fshatin Lazarat, tashmë të njohur për kultivimin e narkotikëve. Të paktën 500 forca policie të pajisura me autoblinda kanë rrethuar fshatin e vogël në jug të vendit, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk kanë mundur të marrin në kontroll gjithë territorin e Lazaratit. Pavarësisht rrethimit me qindra forca policie, të armatosur dhe të shoqëruar me autoblinda, një grup banorësh të Lazaratit ia kanë dalë të ruajnë territorin, kryesisht në qendër të fshatit, zonë e cila mbetet ende e pashkelur nga uniformat blu. Dje Lazarati i ngjante një fushëbeteje. Të rinj, kryesisht të moshave 1520 vjeçare, kanë rrëmbyer armët duke penguar hyrjen e policisë në fshat. Sulmi nisi në orët e vona të së dielës duke u gdhirë e hëna, kur forcat e policisë tentuan të hyjnë në Lazarat nëpërmjet pjesës jugore të fshatit. Por lajmi për aksionin e policisë duket se kishte mbërritur më herët tek një pjesë e banorëve, të cilët në mënyrë të shpejtë organizuan një skuadrilje të armatosur, e cila mundi t’i bëjë ballë ndërhyrjes së policisë. Në drejtim të uniformave blu është

qëlluar me armë të kalibrave të ndryshëm, kryesisht nga djem të rinj, të cilët sipas informacioneve nga terreni, mund të kenë qenë deri në 200 persona. Nëpërmjet armëve ata kanë mundur të sprapsin tentativën e policisë për të hyrë në fshat, ndërsa beteja e armatosur ka vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme. Grupet e armatosura të banorëve kanë zënë pikat kyçe në hyrje dhe dalje të fshatit, duke e bërë gati të pamundur ndërhyrjen e policisë. Uniformat blu kanë mundur të marrin nën kontroll vetëm pjesën e sipërme të Lazaratit, aty ku ndodheshin magazinat e një prej personave të identifikuar nga policia si organizator i sulmit me armë. Razip Mahmutaj, i njohur në fshat si Gate Mahmutaj, një person me precedent penal dhe i dënuar nga gjykata, sipas policisë ka qenë ndër personat që qëlluan me armë në drejtim të uniformave blu. Vetëm mesditën e djeshme policia ka mundur të marrë nën kontroll magazinat e Mahmutajt, i cili është shpallur në kërkim. Nga kontaktet me të, ai ka deklaruar se magazinat i përdor për të mbajtur lopët dhe viçat, ndërsa tha se do të paraqitet në polici sapo të gjejë viçat në mal. “Unë jam baba i katër fëmijëve. Kam në shtëpi vetëm nënën 80 vjeçe dhe askush

nga familja ime nuk mban armë. Unë isha në mal me bagëti kur më thanë fëmija që më kishin parë në televizor. Kam pasur probleme me ligjin, por jam falur nga Presidenti. Nuk e di pse më bien në qafë. Nuk e di kush e bën këtë. Shoh hallin tim, kam 100 lopë që i rrisja për viça. Kaq shumë më kanë shqetësuar, sa më janë përhapur e nuk po i gjej”,- tha Gate Mahmutaj, i dënuar me 20 vjet burg dhe i falur nga ish-Presidenti Alfred Moisiu. Por pas ndërhyrjes së poli-

Razip Mahmutaj, i njohur në fshat si Gate Mahmutaj, një person me precedent penal dhe i dënuar nga gjykata, sipas policisë ka qenë ndër personat që qëlluan me armë në drejtim të uniformave blu. Vetëm mesditën e djeshme policia ka mundur të marrë nën kontroll magazinat e Mahmutajt, i cili është shpallur në kërkim...

cisë, e cila ka mundur të përparojë deri në pjesën e fshatit ku ndodhen magazinat e Mahmutajt, është gjetur një plantacion i tërë kanabisi. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit tha se në objektet në pronësi të shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshme, që janë përdorur gjatë sulmit ndaj forcave të Policisë. “Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis-sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi dhe 1000 fidanë kubikë të gatshëm për kultivim në kapanon”, tha policia. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se forcat e policisë po avancojnë në drejtim të fshatit, por ende nuk kanë mundur ta marrin atë nën kontroll. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë parë me dhjetëra automjete policie në pjesën veriore të fshatit, në zonën e quajtur Kordhocë, e cila është në hyrje të Lazaratit, si dhe në fshatin Dervician. Ndërkohë që raportohet përparim i forcave të policisë nga pjesa jugore e fshatit, me qëllim futjen në brendësi të fshatit, ku mendohet të jenë mbledhur personat që iu përgjigjën me armë aksionit të policisë.

Tahiri: Hidhni armët, askush s’do t’ju dalë zot nëse qëlloni Policinë! Banorët e Lazaratit të hedhin armët dhe të lejojnë policinë të bëjë detyrën. Apeli është bërë nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, gjatë një deklarate për mediat, ku si “dekor” kishte Forcat Speciale. “Ne jemi të vendosur të ecim në rrugën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. U bëj thirrje dhe atyre që në këto momente kanë marrë armët në Lazarat, kundër Policisë së Shtetit: I keni bërë llogaritë shumë gabim. Mos mendoni kurrë se ka zot në tokë që mund t’u dalë zot, nëse kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit. Hidhni armët dhe lini Policinë e Shtetit të bëjë detyrën! Në të kundërt, forca e ligjit do veprojë si asnjëherë tjetër. Ju siguroj që Policia e Shtetit do bëjë detyrën pa asnjë dallim. Jemi të vendosur të sigurojmë shoqërinë e të drejtës dhe sundimin e ligjit në këtë vend”, - u shpreh ministri Tahiri. Më tej ministri

ka theksuar se është rritur sasia e marijuanës, kokainës së kapur. Ai u shpreh se po luftohet mafia dhe krimi i organizuar. Sipas ministrit, politika e ka për detyrë të bëhet palë me qytetarët. Ai u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. “Po luftojmë kundër kriminelëve, që duhet të ishin pas hekurave të burgut, por që sot nuk janë, sepse gjyqtarë të korruptuar, po aq kriminelë sa kriminelët, kanë lënë të lirë përfaqësuesit e krimit…. Gjyqtarë që lirojnë kriminelë dhe bëjnë padrejtësi për qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të luftojmë krimin e organizuar, duke quajtur si të tillë cilindo gjyqtar që guxon të bëhet palë me kriminelët duke i nxjerrë nga burgu”, - tha ministri Tahiri. Ai shtoi më tej se drejtësia e ka një çmim dhe secili do të paguajë kusuret e veta në luftën antikrim.

zhdukin gjurmët

Re tymi mbi Lazarat, banorët djegin kanabisin E ndërsa policia tenton të marrë nën kontroll fshatin rebel të Lazaratit, kultivuesit e lëndës narkotike po mendojnë dhe tentojnë të zhdukin gjurmët që i implikojnë ata në këtë veprimtari kriminale. Burime nga vendi i ngjarjes por edhe policia thonë se të dyshuarit kanë nisur djegien e kanabisit të prodhuar vitin e kaluar. Sipas informacioneve zyrtare të policisë mësohet se është evidentuar djegia e të paktën 6 fuçive të mbushura me kanabis, të cilat dyshohet se i përkasin personit tashmë të shpallur në kërkim, Gate Mahmutaj. Por e njëjta situatë duket se ka mbizotëruar thuajse në gjithë fshatin, pasi në pjesë të ndryshme të tij janë vënë re sasi të konsiderueshme kanabisi që digjeshin nga vetë banorët. Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se përgjatë gjithë ditës së djeshme fshati Lazarat ka qenë i mbuluar nga re tymi, ndërsa në brendësi të tij kishte vatra zjarri ku digjej lënda narkotike.


4

në fokus

operacioni

“Nuk kam fare punë me këtë punë që ka ndodhur dhe nuk kam të bëj me këto fakte. Unë nuk kam mbjellë kanabis dhe kam qenë duke kullotur bagëtitë në mal”, - ka shtuar më tej Razip Mahmutaj.

I amnistuari i Lazaratit

Stallat e Gate Mahmutajt plot me kanabis: Jam viktimë e politikës! Razip Mahmutaj rikthehet si protagonist i përplasjes së lazaratasve me policinë. Vihen nën kontroll kapanonet e tij në Lazarat dhe asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis. Mahmutaj: Jam me bagëtitë në mal, dorëzohem vetëm në praninë e avokatit Razip Mahmutaj, i njohur me nofkën “Gate” është kthyer në protagonistin kryesor të përplasjes së djeshme mes policisë dhe banorëve të Lazaratit. I dënuar me 22 vjet burg nga Gjykata e Apelit dhe i amnistuar me një dekret të ish-presidentit Alfred Moisiu, Mahmutaj u akuzua dje nga policia si një ndër sulmuesit me armë të Forcave Speciale. Por Gate Mahmutaj e quan veten një viktimë të politikës. Përmes lidhjeve telefonike me disa stacione televizive, ai deklaroi dje se nuk ndodhej fare në Lazarat, kur breshëritë e plumbave kanë dominuar gjatë në fshatin e famshëm. “Nuk kam fare punë me këtë punë që ka ndodhur dhe nuk kam të bëj me këto fakte. Unë nuk kam mbjellë kanabis dhe kam qenë duke kullotur bagëtitë në mal”, - ka shtuar më tej Razip Mahmutaj. Por burimet nga vendi i ngjarjes tregojnë se stalla e bagëtive të Mahmutajt është kthyer në objektivin kryesor të policisë gjatë ditës së djeshme. Në orët e mesditës policia ka mundur të hyjë në këtë stallë, ku janë gjendur 6 fuçi me marijuanë, që vetë i zoti u kishte vënë flakën. Po ashtu policia ka gjetur gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, që sipas saj vërtetojnë se nga kjo magazinë janë shkrehur shumë

plumba. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se në pronën e Gate Mahmutajt u sekuestruan 7 parcela me 10 mijë bimë kanabis, nga 50 centimetra në 1 metër të lartë dhe 1 mijë fidanë, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë. Razip Mahmutaj ndodhej në listën e policisë prej kohësh, edhe sikur të mos kish ndodhur shkëmbimi i zjarrit g jatë orëve të para të mëngjesit. Lazaratasi 46-vjeçar ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të sulmit me armë të helikopterit të Interforcës italiane në gusht të vitit 2004, ndërsa më pas dyshohet se ka plagosur edhe një punonjës policie. Në çdo ndërhyrje që është bërë në këtë fshat, emri i Gate Mahmutajt ndodhet në listë, si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Por 46-vjeçari ka sfiduar, të paktën me fjalë punonjësit e policisë. “Unë vij ku të doni. Jam baba i 4 fëmijëve dhe jo kriminel, siç më kanë nxjerrë. Kur të duan ata, do të shkoj të dorëzohem, por në prani të avokatit tim”, - ka shtuar më tej Gate Mahmutaj. Ai ka zbardhur edhe negociatat me kryetarin e Komunës Lazarat, Dasho Aliko, i cili e ka këshilluar të dorëzohet. Nga ana tjetër, 46-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në sulmin me armë ndaj gru-

pit të xhirimit të televizionit “A1 Report”. “Ju betohem për kokë të familjes që nuk di fare në lidhje me këtë ngjarje. Di vetëm që më kanë akuzuar mua, sikur kam krijuar një grup kriminal, por janë të gjitha mashtrime. Nuk kam qëlluar asnjë, kam qenë në punën time me bagëti”, - ka shtuar më tej ai. Pas ngjarjes së djeshme, Gate Mahmutaj është rikthyer në listën e perso14. Florijan Shurdhi nave të policisë së bashku me 25 15. Sevdi Shurdhi persona të tjerë nga Lazarati. Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që 16. Martin Muho mohoi sulmin me armatim të rëndë 17. Adriatik Gaba ndaj forcave të rendit. Edhe banorë 18. Carcan Gaba të tjerë të Lazaratit, të cilëve u ka 19. Haki Buci dalë emri dje në listën e publikuar 20. Hamza Buci nga policia, kanë mohuar impliki21. Agim Avduli min e tyre në ngjarje. Razip Mah22. Syrja Sinani mutaj është dënuar me 22 vjet burg, 23. Izmir Hebovija por më pas është amnistuar me një 24. Kostandin Xhuvani dekret presidencial të vitit 2009. 25. Erjon Haxhiaj Asokohe u amnistuan në të njëjtën mënyrë edhe disa banorë të tjerë të 26. Arsen Banaj fshatit problematik të Lazaratit.

Lista e publikuar nga policia 1 Albion Aliko 2. Alban Aliko 3. Jurgen Boci 4. Jeton Kalemi 5. Abaz Rabi 6. Emiljan Aliko 7. Matjaz Boci 8. Ali Basha 9. Adem Sala 10. Shkëlqim Krishti 11. Artur Gjini 12. Sherif Kazma 13. Sokol Skendi

Gerti Xhaja: Si u sulmuam me armë në Lazarat Gazetari i “A1 Report” dhe grupi i xhirimit kanë qenë për 15 minuta pengje të njerëzve të armatosur. “Na shpëtoi një banor i Lazaratit, i cili i urdhëroi të tjerët të mos qëllonin” Gazetari i televizionit “A1 Report” është mbajtur për 15 minuta peng nga një grup i armatosur brenda fshatit Lazarat. Gerti Xhaja tregon për MAPO-n se fillimisht është qëlluar me armë makina me të cilën grupi i xhirimit udhëtonte në brendësi të fshatit. “Ne mbërritëm në Lazarat rreth orës 12:00, dhe kishin ardhur informacione se policia kishte hyrë në fshat. Ndaj vendosëm të hynim. Kur shkuam rreth 300 metra, kaluam shkollën dhe nisëm të bënim lidhjet 3G me internet, kameramani nisi të filmonte, ndërsa shoferi ynë i tha kameramanit: ‘Ndalo, ndalo’. Pa kuptuar, një person që doli

nga një cep muri, nisi të qëllonte në drejtim të automjetit tonë. Ne ishim të identifikuar me logo televizioni mbi veturë, çka e bënte atë të dallueshme, por personi nisi të qëllonte në drejtim nga ne. Nuk di sa herë qëlloi me breshëri, por di se qëlloi shumë herë”, - tha Xhaja. Sipas tij, menjëherë sapo mbaroi ky person, nga lart dolën dy persona të tjerë, edhe ata me armë. “Pranë automjetit tonë u mblodhën një grup i madh personash. Aty zbriti njëri, i cili tha se askush nuk kishte punë të qëllonte me armë ndaj këtyre njerëzve, por një tjetër u afrua pranë derës në krahun e pasagjerit dhe goditi me qytë xhamin”. Në këtë kohë sipas Xhajës, ka ndërhyrë një person nga fshati, i cili i ka shpëtuar. “Nuk keni punë të qëlloni me armë ndaj këtyre njerëzve. Ata janë gazetarë. Kush do qëllojë me armë, do ketë punë me mua,- iu drejtua ky person të armatosurve. Personat e armatosur iu morën telefonat celularë, një lap-top me të cilin ishte bërë i mundur transmetimi i pamjeve të

filmuara, apo i asaj çka po ndodhte në Lazarat mes policisë dhe banorëve të fshatit. Sipas gazetarit Gerti Xhaja, pas ndërhyrjes së këtij personi, njerëzit e armatosur kanë zbritur në poshtë fshatit, ndërkohë që në këtë kohë personi u ka premtuar se automjetin e televizionit do t’ua sillte nëse ishte në gjendje të ecte. “Në makinë na kishte ngelur shoferi. Në këtë kohë, një person tjetër kishte ni-

Makina e djegur e A1 Report

sur të qëllonte në drejtim të automjetit sërish. Kur erdhi tek ne, shoferi ishte i gjakosur, pasi i kishin rënë xhamat e makinës në trup. Kujtuam se mos ishte i plagosur, por edhe po kontrollonim veten nëse kishim ndonjë plagë gjëkund dhe nuk e kishim kuptuar për shkak të gjaknxehtësisë”. Sipas Xhajës, kur ai kishte dalë në hyrje të fshatit në vendin që e lidh atë me rrugën nacionale, kishte parë sërish efektivët e policisë. Ndërkaq, aty ai tha se kishte marrë vesh se automjeti i televizionit ishte djegur nga personat në fshat. Sipas Xhajës, ata ishin marrë më pas dhe kanë shkuar në Gjirokastër, ku edhe kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi rrethanat e incidentit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Florion Serjani konfirmoi se Policia e Gjirokastrës kishte nisur hetimet dhe kishte marrë deklarimet e të dëmtuarve dhe se kishte ngritur dyshime mbi personat që mund të kenë kryer aktin. Dashamir Biçaku

reagimi

Djali i deputetes Xhuvani, në listën e Lazaratit: Po shihja ndeshjen në Tiranë Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së PS, Luiza Xhuvanit, ishte emri që shkaktoi më shumë habi në listën e publikuar nga policia. Sipas Policisë së Shtetit, Kostandin Xhuvani është një ndër personat që ka qëlluar me armë në drejtim të Forcave Speciale dje në Lazarat. Por Kostandin Xhuvani e mohon një fakt të tillë. Në një lidhje telefonike në ‘News24’, Kostandin Xhuvani deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet e ndodhura në Lazarat, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se mbrëmjen e së dielës ai ndodhej në kryeqytet. Sipas Xhuvanit, emri i tij në listë mund të jetë përfshirë gabimisht. Ai thotë se mbrëmjen e së dielës ka ndjekur ndeshjet e futbollit në një lokal tek ‘Piazza’, dhe përveç kamerave të sigurisë ka edhe një skedinë fituese që vërteton se ai ndodhej në Tiranë. “Unë kur e pashë emrin u shqetësova. Nuk e kuptova pse ndodhi. Si tifoz i sportit kam qenë duke parë ndeshjen në një lokal tek ‘Piazza’, në një ambient me kamera. Kam luajtur edhe një skedinë. Edhe sot jam në shtëpi. Nuk e di fare për çfarë ndodhi kjo. Mbase është një lapsus, një gabim. Por unë nuk kam lidhje me këtë histori, do t’u lutesha mos të më përmendnin. Nuk kam asnjë lidhje me Lazaratin. Nuk më lidh asgjë me atë vend aty. Nuk kam përse të paraqitem në komisariat. Kam prova që jam këtu në Tiranë. Besoj do jetë ndonjë ngatërresë, apo gabim nuk e di. Unë nuk kam lidhje fare me emrin në listë dhe as me Lazaratin. Kam venë skedinë rreth orës 4 të drekës, e kam dhe skedinën me vete, rreth orës 10:00 të mbrëmjes se djeshme kam qenë tek ‘Piazza’ në një lokal që ka kamera.


në fokus

10

mijë

bimë narkotike u asgjësuan dje në tokën e Gate Mahmutajt në Lazarat. Një pjesë e drogës ishte djegur nga vetë ai.

600

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

forca speciale

kanë rrethuar gjatë 20 orëve të fundit fshatin e Lazaratit. Policia është sulmuar me Kallishnikovë dhe mortaja nga banorët

17.06.2014

26

5

persona

u shpallën nga policia si të dyshuar për sulmin me armë ndaj policisë. Një pjesë e tyre thanë për mediat se nuk kanë lidhje me ngjarjen

Lazarati

Rama: Gabon kush e quan ngurrim maturinë tonë Lazarati ka qenë kryefjala e edicioneve të lajmeve, por edhe e Facebook-ut të kryeministrit Rama. Gjatë ditës së djeshme ai ka postuar disa statuse aty, ku shpreh vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund operacionit. “Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi. Gabon kush e quan ngurrim maturinë tonë apo dobësi, qytetarinë tonë”,- ka shkruar mbrëmë Kryeministri, duke e shoqëruar postimin me një foto të policisë duke asgjësuar kanabis. Më parë Rama kishte shprehur habi edhe për heshtjen që vinte nga selia blu. Kryeministri me anë të një pyetjeje që shtron për ndjekësit e tij në Facebook, kërkon të dije se pse nuk ka reaguar PD-ja për këtë aksion. “1 pyetje që s’po di si t’i kthej përgjigje: Pse s’flet PD dhe e mbështet a jo Policinë e Shtetit, përballë atyre që qëllojnë me armë në Lazarat?” - shkruante më parë Rama. Më herët Kryeministri deklaroi se në Lazarat do të vendoset sundimi i ligjit dhe se më problem është “Lazarati i madh” i sistemit të drejtësisë.

Zbardhet plani operacional, Didi: Nuk do të largohemi pa e çliruar Lazaratin Mbi 600 forca policore dhe dhjetëra makina të blinduara pritet të qëndrojnë gjatë në fshatin e kanabisit. Objektivat: Shmangia e gjakderdhjes dhe fshirja e Lazaratit nga harta e drogës. Kreu i Policisë: Do të qëndrojmë këtu pa afat Dashamir Biçaku Pas nisjes së operacionit të djeshëm në Lazarat, të gjithë pyesin nëse do t’ia dalë këtë herë Policia? Fshati famëkeq, i cili përveç kanabisit eksportoi jashtë kufijve të Shqipërisë edhe modelin e një zone jashtë kontrollit të shtetit, ka parë edhe herë të tjera operacione të ngjashme. Por me të kthyer kurrizin policia, banorët kanë vazhduar ciklin e tyre të kultivimit të kanabisit. “Operacioni do të vazhdojë deri në çlirimin e popullit të Lazaratit nga një grup kriminal, që e ka mbajtur peng atë për vite të tëra”, deklaroi mbrëmë nga Derviciani kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Këtë herë, operacioni në Lazarat nuk ka afat! Mbi 500 forca speciale me mjete të blinduara dhe 100 të tjera, që u shtuan në orët e pasdites së djeshme, duket se do të qëndrojnë atje gjatë. Zyrtarë të lartë të Policisë i thanë MAPO-s se në planin operacional ka dy objektiva kryesorë: shmangia e gjakderdhjes dhe eliminimi një herë e mirë i këtij hambari të kanabisit, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën. Të njëjtin

fakt konfirmon edhe kreu i Policisë së Shtetit. “Nuk ka një afat për kohën e qëndrimit të efektivëve në Lazarat. Kjo do të varet nga dëshira e njerëzve për të mos bërë rezistencë dhe për t’u dorëzuar në mënyrë paqësore”,- tha Didi, duke lënë të kuptohet se policia nuk do të kthehet mbrapsht në asnjë rrethanë. Kjo deklaratë e tij u përforcua mbrëmë edhe me mbi 100 Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të RENEA-s, që u stacionuan në zonat rreth Lazaratit. Strategjia e policisë duket e qartë: rrethimi i fshatit do të ngushtohet nga dita në ditë. Të ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë që paraqesin njerëzit brenda Lazaratit, policia duket se do t’i mbajë nën kontroll nga jashtë, duke shmangur kështu ndonjë përplasje fatale me jetë njerëzish. Nga ana tjetër, edhe banorët duket se ia kanë marrë dorën operacioneve të policisë. Pas sulmit me mortaja në orët e mëngjesit, gjatë gjithë ditës nuk kanë pushuar krismat në fshatin rebel. Publikimi i listës me personat që kanë hapur zjarr duket një tjetër strategji e policisë për të përçarë banorët e armato-

Artan didi: “Nuk ka një afat për kohën e qëndrimit të efektivëve në Lazarat. Kjo do të varet nga dëshira e njerëzve për të mos bërë rezistencë dhe për t’u dorëzuar në mënyrë paqësore”

sur. Një fakt i tillë u konfirmua edhe nga kryetari i Komunës, Dasho Aliko, i cili deklaroi se kjo gjë ka rënduar situatën në brendësi të fshatit. Shumë prej njerëzve të listës pretendonin se nuk kishin hapur zjarr e të tjerë, se pse personat që qëlluan realisht nuk ndodheshin në atë listë. Përtej strategjive, një tjetër problem për policinë është armatosja e të rinjve të fshatit. Edhe pse nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm, adoleshentët e Lazaratit kanë qenë dje më të devotshmit në sulmin me armë ndaj policisë. Këtë e kanë konfirmuar edhe korrespodentët që ndodheshin brenda Lazaratit, të cilët thanë se një grup i madh adoleshentësh qëllonin me armë në ajër apo në drejtim të policisë. I kontaktuar mbrëmë nga MAPO, Artan Didi ka shtuar se gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar një numër i madh personash. “Të shoqëruarit janë njerëz që kanë dijeni mbi situatën e kultivimit të kanabisit në Lazarat, por edhe të dyshuar”, - tha Didi për MAPO-n. Ai nuk dha numër personash konkretisht se sa janë të shoqëruar,

ndërsa tha se ende nuk ka të ndaluar apo të arrestuar, gjë për të cilën sipas tij do të punohet me prokurorinë. Kreu i Policisë së Shtetit konfirmoi më tej se ishte duke u marrë me përgatitjen në terren të planit operacional dhe të mënyrë se si do të shpërndaheshin forcat. Dje në mbrëmje, veç postblloqeve në dy hyrjet e fshatit nga rruga nacionale, policia ka krijuar një rrethim në një perimetër të gjerë, duke hyrë dhe korrur kanabis, e më pas duke dalë sërish nga fshati. Pikërisht ky duket se është edhe plani operacional i krerëve të Policisë së Shtetit në lidhje me ndërhyrjen që pritet të zgjasë gjatë në Lazarat. Nga ana tjetër, policia duket se po përdor një taktikë për ngushtimin e rrethimit të fshatit, duke bllokuar dhe asgjësuar parcelat apo magazinat ku mund të jetë vendosur lënda narkotike, por pa rrezikuar jetën e efektivëve. Nëse prisni një operacion të shpejtë në Lazarat, ky nuk është rasti! Një betejë e gjatë me fshatin që i ka mbijetuar forcës së ligjit pritet të shtrihet përgjatë gjithë verës.

Dasho Aliko: Lista e emrave e rëndoi situatën në Lazarat Kryetari i Komunës deklaroi dje se po negocionte me banorët. “60-70 % e njerëzve që u doli emri në listë, nuk ishin në zonën ku qëllohej” Situata në Lazarat është acaruar pas publikimit të listës me emrat e personave që mendohet se u kanë drejtuar armët efektivëve të policisë. Kështu deklaroi dje për mediat, kreu i Komunës së Lazaratit,

Dasho Aliko. “Jam duke negociuar me banorët e Lazaratit që të ruajnë qetësinë, sepse problemi nuk mund të zgjidhet duke drejtuar armët. Problemi është shumë i vështirë. Situata mund të agravojë. Një pjesë e këtyre banorëve që panë emrat në listë ishin shumë të shqetësuar dhe u drejtuan në komunë, sepse ata shprehen se nuk kanë qëlluar drejt policisë. U bëj thirrje banorëve që janë të qetë dhe që nuk kanë qëlluar ndaj policisë, të drejtohen në Drejto-

rinë e Policisë në Gjirokastër dhe të heqin emrat. Ai që ka probleme me ligjin, duhet të përgjigjet. Unë u bëj thirrje banorëve të Lazaratit që gjithsecili të futet në banesën e tij. Shteti nuk ka ardhur për të pushtuar Lazaratin”, - u shpreh Aliko. Më tej ai ka theksuar se 6070% e emrave të publikuar i ka takuar në qendër të fshatit dhe nuk kanë qenë në zonën ku po qëllohej me armë. “Unë jam duke takuar bashkëqytetarë të mi për t’u kërkuar qetësinë dhe mbështetjen

për të qetësuar njerëzit e tyre të afërt, që mund të jenë irrituar nga probleme apo faktorë të ndryshëm. Për mua kryesore është jeta e një qytetari. Dhe jeta e një qytetari dhe e një polici janë të barabarta. Një veprim i pamatur dhe një veprim adoleshent mund të krijojë situata të rënda. Që një pjesë e komunitetit të njollosin gjithë komunitetin, kjo është e paf alshme. Për mua, e shenjtë është jeta e njerëzve”, - tha Aliko për mediat.


6

ngjarje e ditës

ditari

Kryeministri tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk e kanë marrë mesazhin e 23 qershorit. Sipas Ramës, ata janë bashkëvrasës sa herë që një njeri i pafajshëm humbet jetën, për shkak se është aty falë këtyre gjykatësve

Rama: Ofensivë edhe ndaj “Lazaratit të Drejtësisë” “E domosdoshme që ky Lazarati i shtrirë nga të katër anët, që nuk mbjell kanabis, por mbjell pasiguri e terror, duke marrë para e duke lëshuar rrugëve kriminelë që mezi kapen dhe mezi çohen përpara drejtësisë, të shpartallohet, të shkallmohet dhe të zmbrapset një herë e mirë” Qeveria, krahas ofensivës për të vënë nën kontroll Lazaratin, është e vendosur që të nisë dhe një ofensivë të dytë, atë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje vetë kryeministri Edi Rama, i cili duke marrë shkas edhe nga aksioni i policisë në Lazarat, ka shprehur vendosmërinë e qeverisë që ai drejton, që të luftojë deri në fund “Lazaratin real”, siç e cilësoi ai situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë, përfshirë gjyqësorin dhe prokurorinë. “Ne, ju siguroj, që nuk po rrimë duarkryq, por po përgatitemi shumë mirë. Ofensiva do të fillojë dhe nuk do të ndalet deri kur në Shqipëri të vendoset normaliteti edhe në këtë pjesë, që është jashtë kontrollit të të gjithëve. Ka një Lazarat tjetër, shumë më të shtrirë në të gjithë territorin, me një pandëshkueshmëri që ia ka garantuar vetes dhe ky është sistemi ynë i Drejtësisë. Ky është Lazarati real dhe Lazarati më i rrezikshëm që kërcënon çdo ditë ekonominë, shoqërinë dhe jetën e njerëzve tanë”, tha Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur dje gjatë prezantimit të linjës së gjelbër kombëtare dhe aplikacionit “Raporto dhe Shpëto”, iniciativa më e fundit e Ministrisë së Brendshme në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore. E duke sjellë rastin e fshatit Lazarat, si një zonë që duhet vendosur nën kontroll, Rama ka theksuar se “është edhe më e domosdoshme që ky Lazarati i shtrirë nga të

katër anët, që nuk mbjell kanabis, por mbjell pasiguri e terror duke bashkëpunuar, duke marrë para e duke lëshuar rrugëve kriminelë që mezi kapen dhe mezi çohen përpara drejtësisë, të shpartallohet, të shkallmohet dhe të zmbrapset një herë e mirë nga ky vend, të cilin e ka marrë peng dhe që po i merr frymën”. Ai ka theksuar më tej se janë pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ata që deri më tani nuk kanë dashur të marrin mesazhin e ndryshimit, që sipas Ramës, qytetarët dhanë me zgjedhjet e 23 qershorit. “Fatkeqësisht, nuk na rezulton se ky mesazh ka shkuar me forcën e duhur dhe ka bërë punën e duhur dhe për të vënë në lëvizjen e duhur, qoftë Prokurorinë, qoftë pastaj gjykatat”, - tha Rama. Duke vijuar më tej, ai ka shtuar se për rrjedhojë, “nëse ka diçka që ende nuk po jep asnjë shenjë bindëse se po ndryshon, është drejtësia”. Duke pranuar se bëhet fjalë për një problem kompleks dhe se përgjegjësia kryesore për këtë situatë janë ata që ndodhen brenda këtij sistemi, Kryeministri është shprehur se populli i dha mazhorancës mandatin për të ndryshuar këtë gjendje. “E kam thënë dhe dua ta përsëris që ne nuk kemi mandat as për të mbyllur sytë, as për të ngritur duart përpjetë. Ne as do t’i mbyllim sytë dhe as do t’i ngremë duart përpjetë, duke parë se çfarë vazhdon të bëjë sistemi ynë i Drejtësisë, duke parë sesi njerëz që marrin kurajën të vrasin ditën për diell, njerëz që marrin kurajën të ushtrojnë dhunë të patregueshme dhe të papranueshme për një vend në mes të Europës, në familje, ditën për diell, janë njerëz të arrestuar e të stërarrestuar dhe të liruar e të stërliruar nga gjykatat”, - shtoi Kryeministri. Ai e ka konsideruar fatkeqësi kombëtare faktin që në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës dhe me dhunues që nuk e kanë për herë të parë dhe që janë në gjendje të lirë vetëm sepse kanë arritur të korruptojnë gjykatës, të cilët sipas Ramës, nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, me

“Ofensiva do të fillojë dhe nuk do të ndalet deri kur në Shqipëri të vendoset normaliteti edhe në këtë pjesë, që është jashtë kontrollit të të gjithëve”

misionin dhe me gjithë përpjekjen e përbashkët të shoqërisë dhe me nevojën e çdo familjeje për të pasur siguri për vajzat dhe për djemtë e vet. “Kjo është përtej të gjitha mundësive për të duruar. Kjo është përtej të gjitha mundësive për të qëndruar në vend. Kjo është përtej të gjitha mundësive për t’u tkurrur apo për të mos u ngutur, për shkaqe që lidhen me teoritë kushtetuese dhe me teoritë juridike të pavarësisë. Nuk mund që, nën ombrellën apo me flamurin e pavarësisë në dorë, këta gjykatës t’u marrin jetën njerëzve të pafajshëm. Janë bashkëfajtorë dhe janë bashkëvrasës, sa herë që një njeri i pafajshëm humbet jetën dhe sa herë që një vajzë trafikohet apo dhunohet nga trafikantë, që nuk e kanë për herë të parë dhe që janë aty thjesht dhe vetëm falë këtyre gjykatësve”, - tha Rama.

Kërcënimi i Kryeministrit

Deputetët që mungojnë më shumë se 5% të herëve, nuk do të zgjidhen më Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëron deputetët e vet se nuk do të rizgjidhen më, në rast se nuk marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit dhe nuk rrisin performancën e tyre legjislative. Këtë mesazh ai ua ka përcjellë dje në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhurve të vet gjatë mbledhjes së radhës së grupit parlamentar, ku natyrisht, veç rendit të ditës të seancës të së enjtes është diskutuar edhe mbi problematikat që shoqërojnë kryesisht zhvillimet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Nisur nga shqetësimet që kanë ngritur në mënyrë të vazhdueshme krerët e komisioneve, kryeministri Edi Rama mësohet se ka shfrytëzuar edhe një herë mbledhjen e grupit parlamentar për t’u bërë apel deputetëve që të jenë korrektë në veprimtarinë e tyre parlamentare. Kështu, burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se Rama ka qenë i drejtpërdrejtë teksa ka deklaruar në mbledhje se nuk do mund të bëhen më deputetë në legjislaturën e ardhshme të gjithë ata deputetë që nuk do kenë prezencë në punimet e komisioneve dhe të seancave plenare minimumi 95 për qind të tyre. Natyrisht tek ky përqindësh nuk përf-

shihen mungesat e arsyeshme, të cilat gjithsesi duhet t’i lajmërohen paraprakisht kryetarit dhe sekretarit të grupit. Kjo vjen si një përpjekje e kreut socialist për të bërë të mundur evitimin e rasteve të moszhvillimit të mbledhjeve të komisioneve për shkak të kuorumit.

Rasti më i fundit ka ndodhur dje në lomisionin e Sigurisë Kombëtare, ku mbledhja e radhës u shty për shkak të mungesave dhe angazhimeve të disa deputetëve të tjerë në aktivitete të tjera. Ndërkohë që ky problem është shfaqur dje edhe në mbledhjen e komisionit të Jashtëm, ku për shkak të mungesës së kuorumit, kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade nuk ka lejuar prezencën e medias, duke e zhvilluar mbledhjen në kundërshtim me Rregulloren. Po ashtu, komisioni i Ligjeve megjithëse e ka nisur mbledhjen me kuorumin e nevojshëm, shumicën e kohës e ka zhvilluar mbledhjen me vetëm 4 deputetë. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit Rama u ka bërë të ditur deputetëve që rizgjedhja e tyre nuk do varet vetëm nga mungesat, por edhe prej performancës së tyre në diskutimin e çështjeve parlamentare. Nga ana tjetër, një shqetësim që ka ngritur ai në këtë mbledhje ka qenë dhe çështja e mbrojtjes së projektligjeve nga ministrat apo titullarët e dikastereve. Ai ka kërkuar prej tyre që të jenë vetë prezentë në komisione për të mbrojtur projektligjet dhe të mos çojnë në to drejtues të ulët.

reagimi

Berisha: Emërimet e inkriminuara i ka bërë Rama, jo gjykatësit Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për gjyqtarët dhe prokurorët. “…Rama vetë personalisht është politikani më i lidhur me krimin dhe bandat e tij. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk di lidhjet e tij të ngushta me bandën e rrugës së Kavajës dhe bashkëpronësinë e tij me këtë bandë në kinema ‘Republika’. Çdo njeri i njeh lidhjet publike të Ramës me bandat e Lushnjës, Durrësit, Hakmarrjen për Drejtësi, Dritan Dajtit etj., etj. Bosët dhe anëtarët e këtyre bandave kanë marrë dënimet e merituara nga drejtësia shqiptare. Por edhe sot Rama është mburoja e tyre politike. Rama vetë ka përfshirë vrasës, trafikantë, pengmarrës në grupin parlamentar dhe në krye të PS-së. Është vetë Rama, që trafikantë, vrasës, përdhunues të tipit Danaj i ka vendosur në nivelet më të larta të piramidës së administratës së tij. Këto emërime nuk i kanë bërë gjykatësit apo prokurorët e inkriminuar, por i ka bërë vetë Rama me Koçot e tij dhe aleancën e qelbësirave që krijuan për të ardhur në pushtet dhe e vendosën në pushtet!!”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

7

Qeveria e Holandës, pro marrjes së statusit për Shqipërinë TIRANË Holanda mbështet edhe zyrtarisht marrjen

e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në një letër të siguruar nga ‘Top Channel’, qeveria e Holandës i ka dërguar Parlamentit kombëtar kërkesën për të mbështetur Shqipërinë. “Bazuar në qasjen holandeze strikte dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013. Qeveria vë në dukje se që në dhjetor 2013, një shumicë e madhe e vendeve anëtare ishin mbështetëse

të dhënies së statusit të vendit kandidat”, - thuhet në letër. Qeveria holandeze, përmes kësaj letre të ministrit të saj të Jashtëm, i ka vënë në dispozicion Parlamentit të saj gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë periudhës së raportimit qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret dhe vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave, të cilat thotë se janë

në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hapja e negociatave është ende larg. “Vendi duhet të vazhdojë të japë prova dhe të tregojë reforma të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Reformat dhe zbatimi i tyre do të monitorohen ngushtë. Ky mesazh i është komunikuar në mënyrë të qartë kryeministrit Rama, i cili vizitoi Holandën më 26 maj dhe bisedoi me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm…”, thuhet në letër.

Meta: Deklarata e Kadelit e nxituar, performancën e qeverisë e gjykon Rama “Mendoj se ka qenë mëse e mjaftueshme për të marrë pjesë në festën e Partisë Socialiste pas një dite tejet të zgjatur në Kuvend, të debateve pafund për t’i uruar të gjithë socialistët për këtë festë mjaft të rëndësishme edhe kuptimplotë. Thjesht ka qenë një keqkuptim oraresh” TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,

deklaroi dje se qëndrimi i deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli, për ndryshim të një ministri, (që i referohej Tahirit) ka qenë i nxituar dhe personal. Në një deklarim të shkurtër për mediat, Meta tha se performancën e ministrave e gjykon Kryeministri. Kryetari i Kuvendit komentoi edhe largimin e parakohshëm të tij nga festa e PS-së pak ditë më parë. Nga LSI-ja, konkretisht nga deputeti Gjovalin Kadeli janë artikuluar kërkesa për ndryshim të një ministri, sipas të cilit, nuk ka performuar ashtu siç duhet. Deklaratë e cila është përforcuar më pas edhe nga ministri juaj në qeveri, z. Lefter Koka. Është ky qëndrim i LSI-së, janë deklarata personale, apo i bashkoheni edhe ju kërkesës për ndryshime në kabinetin qeveritar? Përgjegjësinë kryesore për qeverinë dhe qeverisjen në radhë të parë e ka Kryeministri. Dhe është detyrë e mazhorancës dhe e gjithë forcave politike që të japin mbështetjen maksimale në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese, politike dhe qeverisëse. Absolutisht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga ana e Kryeministrit, duke evituar çdo vlerësim person-

al të cilido qoftë edhe deputet, ndaj kujtdo qoftë, edhe ministër. Kështu që besoj se ky është një qëndrim shumë i qartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe më herët ka pasur deklarata, sjell këtu rastin e z. Luan Rama, ku ka folur për një performancë të dobët në Ministrinë e Brendshme dhe në drejtimin e kësaj ministrie. A ndani ju të njëjtin qëndrim? Qëndrimi im dhe i LSI-së ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të qeverisë, të Policisë së Shtetit dhe të Ministrit të Brendshëm, z. Tahiri, në luftën kundër krimit të organizuar, në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, që dëmton forcimin e mëtejshëm të ligjit në vend dhe njëkohësisht që është e rëndësishme për vetë forcimin e sundimit të ligjit, por edhe për vetë integrimin europian të Shqipërisë. A mendoni edhe ju se një nga ministrat e qeverisë nuk ka punuar aq mirë deri tani dhe nëse po, cili ministër është? Gjithmonë ka vend që të gjithë ne, duke filluar që nga unë si Kryetar i Kuvendit, që nga deputetët, që nga ministrat të punojnë më mirë, prandaj dhe jemi çdo ditë në raporte dhe llogaridhënieje edhe me opinionin publik, edhe

“Çdo deklaratë e nxituar dhe personale, mendoj që nuk ndihmon cilindo që nxitohet. Sa i takon marrëdhënieve PS-LSI, ato janë tepër solide dhe janë marrëdhënie të cilat do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit, duke u sjellë gjithnjë me përgjegjshmëri dhe luajalitet, jo vetëm reciprok, por në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë”.

me votuesit tanë, me qytetarët e taksapaguesit shqiptarë dhe duhet të reflektojmë çdo ditë, por asnjëherë një palë nuk ka të drejtë vetëm të kërkojë llogari dhe të mos japë llogari. Megjithatë, ka pasur gjithashtu spekulime ndoshta për arsye të largimit tuaj nga festa e PS-së para se z. Rama të mbante fjalën përshëndetëse. A mund ta dimë se cila ka qenë arsyeja e largimit tuaj para se Kryeministri të mbajë fjalën në këtë festë? Atëherë, në rast se doni një përgjigje fare të sinqertë, kjo ka të bëjë me ngatërrimin e orarit të ceremonisë së Kampionatit Botëror të futbollit. Mendoj se ka qenë mëse e mjaftueshme për të marrë pjesë në festën e Partisë Socialiste pas një dite tejet të zgjatur në Kuvend, të debateve pafund për t’i uruar të gjithë socialistët për këtë festë mjaft të rëndësishme edhe kuptimplotë. Thjesht ka qenë një keqkuptim oraresh. Nëse do ta dija se ndeshja do të fillonte më vonë, patjetër që do të kisha qëndruar edhe më shumë,

sepse ishte kënaqësi. Luante Kroacia dhe nuk është ndonjë sekret që t’ju them se kur luajnë ekipet e Ballkanit unë jam me ato. Pavarësisht se ju thoni që janë deklarata personale dhe qëndrime apo mendime personale të deputetëve të LSI-së, a nuk mendoni se këto e dëmtojnë në perceptimin publik marrëdhënien PS-LSI dhe konkretisht mazhorancën qeverisëse? Çdo deklaratë e nxituar dhe personale mendoj që nuk ndihmon cilindo që nxitohet. Sa i takon marrëdhënieve PS-LSI, ato janë tepër solide dhe janë marrëdhënie të cilat do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit, duke u sjellë gjithnjë me përgjegjshmëri dhe luajalitet, jo vetëm reciprok, por në radhë të parë ndaj qytetarëve dhe votuesve tanë. Z. Meta, në cilin dikaster mendoni se ka nevojë për përmirësime? Nevojë për përmirësime ka kudo, duke filluar që nga e enjtja në Parlament.

Reforma territoriale, Basha: Qeveria të tërhiqet, në të kundërt protesta “…Mes këtyre 3-11 bishtave gjen edhe hilerat elektorale, gjen edhe spekulime të shumëfishta, siç është shkëputja e Himarës nga pjesa tjetër e rrethit Vlorë dhe bashkimi i saj me Vranishtin; gjen edhe bashkimet artificiale të disa komunave minoritare, si për të thënë se qeveria respekton të drejtat e minoritetit” TIRANË Kryetari i Partisë Demokra-

tike, Lulzim Basha, iu kthye çështjes së reformës administrativo-territoriale në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, në një kohë kur variantet e ofruara nga qeveria kanë hasur në kundërshtimin e një pjese të banorëve të Memaliajt, Prrenjasit,

Rrogozhinës, Leskovikut dhe së fundmi edhe Himarës. “…Ne kërkuam që një reformë e vërtetë e dobiprurëse duhet të paraprihet nga thellimi i decentralizimit dhe zgjerimi i autonomisë vendore, ndërsa rishikimi i kufijve duhej të vinte si plotësim, mbështetje dhe pasojë. Ne kërkuan që komponenti administrativ të printe dhe ai territorial ta ndiqte. Qeveria e nisi me territorin dhe e bitisi me territorin…”, - tha Basha para deputetëve demokratë. Kryetari i opozitës sqaroi edhe njëherë se PD-ja ka kërkuar konsensus politik në Kuvend dhe një reformë të plotë decentralizuese krahas rishikimit të kufijve. Për pasojë, Basha komentoi edhe dy variantet që përfaqësues të mazhorancës po diskutojnë në takimet nëpër rrethe. “… Variantit bazë, atij me 36 rrethe, qe-

veria i vë ca bishta, një numër prej 3 deri 11 njësish të krijuara artificialisht si shkëputje nga rrethet përkatëse për të dalë zyrtarisht gjoja me 2 variante, atë me 39 bashki dhe atë me 47 bashki”, - tha ai. Basha nuk është dakord gjithashtu me variantin që i ofrohet Himarës për t’u bashkuar me Vranishtin. “Mes këtyre 3-11 bishtave gjen edhe hilerat elektorale, gjen edhe spekulime të shumëfishta siç është shkëputja e Himarës nga pjesa tjetër e rrethit Vlorë dhe bashkimi i saj me Vranishtin; gjen edhe bashkimet artificiale të disa komunave minoritare, si për të thënë se qeveria respekton të drejtat e minoritetit, e në ndonjë rast, gjen edhe ndonjë tentativë për të zbatuar konceptin e zonës funksionale sa për t’u thënë partnerëve ndërkombëtarë se diçka morëm edhe nga sugjerimet

tuaja”, - tha ai. Duke iu referuar pakënaqësisë qytetare për këtë reformë, Basha paralajmëroi se shumë shpejt tubimeve do t’u bashkohet edhe opozita në rast se nuk gjendet një zgjidhje konsensuale. “…Për ne demokratët është i papranueshëm mohimi i të drejtës natyrore të komuniteteve vendore për t’u vetëqeveri-

sur e po ashtu është e papranueshme që kufijtë të ndryshohen njëanshmërisht pa konsensusin e shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të komuniteteve përkatëse vendore e rastpër-rast, siç është e papranueshme për ne që komunitetet vendore të formuara përgjatë shekujve të bashkohen e shkrihen si pa të keq në njësi të amalgamuara artificialisht. Për ne demokratët është e papranueshme që reforma të fillojë e të mbarojë me hartën… Opozita përsërit sot kërkesën e saj drejtuar qeverisë dhe shumicës të heqë dorë, të tërhiqet nga projekti i saj i shkatërrimit të pushtetit vendor, të kthehet në pikënisje, të rifillojë me këmbën e mbarë të konsensusit, gjithëpërfshirjes…”, - tha ai. Në të kundërt, sipas tij, zgjidhja e vetme do të mbeten sheshet e protestave.


8

17.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

rrethe

Një 17-vjeçare rrëmbehet i dashuri: Doja ta merrja për nuse Lezhë - Një vajzë vetëm 17 vjeç është marrë peng për 24 orë nga ish i dashuri i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Shënkoll të Lezhës. 17-vjeçarja me inicialet J.N ishte duke lëvizur me vëllain e saj në fshat, kur është marrë peng nga një 21-vjeçar. Sentiljano Përgjoka, i cili ishte i armatosur, ka dalë nga automjeti dhe nën kërcënimin e armës ka futur vajzën në makinën e tij. Fillimisht ai e ka kanosur vëllain e saj me automatik, të cilin e mbante pa leje, dhe më pas e ka goditur duke i mar-

rë motrën e tij të mitur dhe duke u larguar me shpejtësi. Vëllai i vajzës së rrëmbyer ka njoftuar menjëherë policinë e Lezhës në lidhje me ngjarjen. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, duke bërë të mundur që pas shumë orësh të gjendet vajza bashkë me ish të dashurin e saj. Policia bëri të ditur se ka arrestuar autorin Sentiljano Përgjoka bashkë me armën automatike, të cilën e mbante pa leje. Ai u prangos në një zonë të pyllëzuar në fshatin Tale të Lezhës, atje ku kishte kaluar natën bashkë me vajzën e mitur. Në polici është shoqëruar edhe 17-vjeçarja,

e cila po merret në pyetje rreth ngjarjes bashkë me familjarët e saj. Nga hetimet e para policia bëri të ditur se 21-vjeçari i arrestuar kishte një lidhje dashurie prej disa kohësh me të miturën dhe deklaroi në polici se donte ta merrja për nuse. Mospranimi i lidhjes nga familjarët e vajzës ka çuar 21-vjeçarin Përgjoka në veprimin ekstrem. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor në policinë e Lezhës, ai mësohet të ketë thënë se e ka marrë 17-vjeçaren që ta dërgonte tek shtëpia e tij e ta merrte për nuse, dhe se nuk ka patur ndonjë qëllim trafikimi.

Në pikëpyetje ekstradimi i “Ben Qimes”, Gjykata e Torinos e shpall të pafajshëm Arben Isufaj, i arrestuar në prill, fiton një betejë gjyqësore në Itali, për të cilën ishte në proces ekstradimi nga Shqipëria Gjykata e Torinos në Itali ka rrëzuar pjesërisht akuzat ndaj Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja, i cili ndodhet në burg dhe në proces ekstradimi nga Shqipëria për në vendin fqinj. Gjykata e Torinos e ka shpallur të pandehurin të pafajshëm për akuzën e krijimit të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë më datë 22 prill 2014 dhe këto ditë ka ardhur në mënyrë zyrtare edhe në vendin tonë përmes Ministrisë s ë D r e j t ë s i s ë , b ë n t ë d it u r ‘News24’. Sipas dosjes së autoriteteve italiane rezulton se biznesmeni fierak është dënuar me 30 vjet burg për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Por mbrojtja pretendon se drejtësia shqiptare ka shkelur procedurën për ndalimin dhe gjykimin e Isufajt. Sipas avokatit Ardian Visha, klienti i tij duhet të ishte gjykuar në rrethin ku rezulton të ketë vendbanimin, në rastin konkret Fierin, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar. Pas vendimit të shkallës së parë, avokati tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Ap e l it p ë r t ë ku n d ë r s ht u a r ekstradimin e biznesmenit Arben

Isufaj. Ben Qimja u arrestua rreth tre muaj më parë nga policia, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, siç është ajo e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe pjesëmarrja në organizatë kriminale. Pas rrëzimit të disa akuzave në Torino, tashmë Arben Isufaj akuzohet vetëm për një vepër penale, që parashikon dënim deri në 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradim dhe rrëzimi i akuzës së prokurorisë detyron shtetin shqiptar të rishohë procedurën për ekstradimin e Isufajt drejt Italisë. Kërkesa për arrestimin dhe ekstradimin e tij ishte bazuar pikërisht në nenin 74 të Kodit Penal italian dhe kjo akuzë është rrëzuar. Pritet që shteti italian të sjellë një tjetër kërkesë për ekstradim, këtë herë bazuar në nenin 73 të Kodit Penal italian, dhe më pas drejtësia shqiptare ta marrë edhe një herë këtë kërkesë në shqyrtim. Gjykata e Torinos ka ndarë çështjen e Arben Isufajt nga ajo e të pandehurve të tjerë, të cilët tashmë janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ata janë gjetur fajtorë për krijim të organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërsa për Isufajn, kjo akuzë ka rënë. Gjykata e Tiranës në fillim të majit pranoi kërkesën e prokurorisë për të ekstraduar në Itali biznes-

shkurt

Shqiptari dorëzohet: Jam trafikant Greqi - Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, është vetëdorëzuar tek autoritetet greke të policisë, duke pohuar se ka qenë pjesë e grupit të personave të arrestuar nga Departamenti i Antidrogës, të cilëve iu gjet dhe konfiskua dy ditë më parë sasia e madhe e drogës prej gati 1.3 ton heroinë në disa zona të Atikës. Pas një kontrolli në një prej vilave të lagjes “Filothei” të Athinës, në një depo në Koropi tri ditë më parë është zbuluar 1 ton e 130 kg heroinë. Në operacion merrnin pjesë specialistë të ekipeve të misioneve speciale, grupi operacional i Departamentit të Antidrogës, ekspertë të krimit ekonomik në policinë greke, si dhe agjentë të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA. Drogës ishte e fshehur në thasë ambalazhi të pluhurit të mermerit dhe me këtë mënyrë realizohej transporti i saj në brendësi të Greqisë dhe jashtë saj. Në pranga kanë përfunduar 11 persona, 6 grekë, mes të cilëve një 15-vjeçar dhe 5 të huaj, të gjithë turq. Midis të arrestuarve ndodhet gjithashtu vajza e një tregtari diamantesh, i cili është edhe pronari i vilës ku u gjet lënda narkotike. Gjithsej u gjendën 443 pako plastike me heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Janë konfiskuar gjithashtu 6 makina luksoze me të cilat kryhej transporti i lëndëve narkotike. Organet greke po vijojnë hetimet përkatëse, ndërsa të arrestuarit do të dërgohen tek prokurori i Pireut.

shkurt Operacioni “Kreshta”, rrafshohen parcelat me 17 mijë fidanë hashashi Tepelenë - Një operacion i 60

forcave të policisë kundër bimëve narkotike, me emrin e koduar “Kreshta”, ka rrafshuar të hënën në Tepelenë tri parcela të mbjella me kanabis, ku u gjendën rreth 17 140 fidanë. Veç tyre u shkatërruan edhe 4 mijë kubikë me kanabis, që ishin gati për t’u mbjellë. Në total u dogjën 21 140 bimë narkotike. Parcelat e kanabisit ndodheshin ndërmjet fshatrave Salari dhe Nivicë të komunës së Kurveleshit, në afërsi të malit Kërndevicë.

Digjet një fabrikë mishi në Shkodër

Pas rrëzimit të disa akuzave në Torino, tashmë Arben Isufaj akuzohet vetëm për një vepër penale, që parashikon dënim deri në 6 vjet heqje lirie.

menin Arben Isufaj. Vendimi është marrë nga g jykatësja Fatime Deçolli, e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës, që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes, e cila kërkonte lirimin e biznesmenit.

Aksidentohen 5 të rinj, mes tyre djemtë e deputetit Jaçellari, që vdiq në aksident Pogradec -Një aksident ka ndodhur dje në Po-

gradec, ku pesë të rinj janë plagosur rëndë. Në mes të të rinjve kanë qenë edhe djemtë e deputetit që ndërroi jetë pak kohë më parë, Besnik Jaçellari. Sipas të dhënave, aksidenti është regjistruar në dalje të qytetit, ku mjeti me targa Pg 6092 B, është përplasur me një shtyllë tensioni. Mësohet se në mjetin që po lëvizte me shpejtësi udhëtonin 5 të rinj, të cilët kanë marrë dëmtime të shumta. Përplasja e fortë ka bërë që të plagosurit të mbeten të bllokuar në mjet për shkak se ky i fundit është dëmtuar plotësisht, ndaj është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të rinjve. Policia tha se të plagosur janë vëllezërit, Xhoi dhe Serxhio Jaçellari, djemtë e ish-deputetit të PD-së, Besnik Jaçellari, i cili humbi jetën në aksident pak kohë më parë. Ndërkaq janë bërë të ditur edhe identitetet e të plagosurve të tjerë, të cilët vijojnë të ndodhen në spitalin e Pogradecit. Së bashku me vëllezërit janë plagosur edhe Saimir Muçollari, Kevin Alla dhe Sindi Syzo. Paraprakisht, policia tha se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit.

Shkodër - Një fabrikë mishi në qytetin e Shkodrës është djegur plotësisht, pasi u përfshi nga flakët pak minuta pas mesnate. Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë punuar rreth 4-5 orë për të shuar flakët. Nga zjarri nuk raportohen persona të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale. Nga hetimet paraprake shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose rrufeja. Policia vazhdon hetimet për të qartësuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Dy marinarët e “Era1” nisen për në Ukrainë Durrës - Marinarët e anijes “Era 1”, që u bllokua me kontrabandë cigaresh në portin e Durrësit, janë lënë të lirë të shkojnë në vendin e tyre. Ata paralajmëruan grevë urie para disa ditësh. Ndërkohë janë marrë masat për sigurimin e anijes dhe krijimin e kushteve për largimin e dy marinarëve nga Krimeja në drejtim të Ukrainës. Drejtori i Përgjithshëm i Porteve, Gazmir Tahiraj, thotë se janë marrë masat për sigurimin e udhëtimit të dy marinarëve. Anija “Era 1” do të qëndrojë e bllokuar, në një kohë që në Gjykatën e Durrësit do të vazhdojë procesi ndaj kapitenit të saj, të akuzuar për kontrabandë cigaresh; anija kishte si destinacion portin e Barit, Itali.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

17.06.2014

9

Rritja ekonomike mund të ndryshojë, INSTAT përsos metodën e matjes Shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë mund të ndryshojnë për mirë vitin që vjen, për shkak se INSTAT këtë vjeshtë synon të përsosë metodiken e matjes së PBB sipas direktivave më të fundit të Bashkimit Europian. Lajmin e kanë pohuar burimet zyrtare të INSTAT. Këto ndryshime do të konsistojnë në përfshirjen

brenda matjeve të prodhimit të arsimit publik apo të rivlerësimit të kontributit të ndërmarrjeve publike në prodhimin kombëtar. Në një fazë tjetër të mëvonshme, edhe Shqipëria do të duhet të adoptojë teknikat europiane të matjes, për të përfshirë prodhimin nga aktivitetet informale apo të jashtëligjshme.

Pensionet nga 1 korriku 2 % më shumë, rritja 400 lekë Që nga muaji tjetër pensionet në të gjithë vendin do të jenë 2 për qind më të larta. Ministri Veliaj tha se propozimi ka shkuar në qeveri. Me reformën e re pensionet nuk do të mund të rriten më shumë se inflacioni, i cili aktualisht është më i ulët se 2% Duke nisur nga data 1 korrik, pensionet do të jenë 2 për qind më të larta si për qytetin, ashtu edhe për fshatin. Në vlerë neto rritja mesatare është 2- 4 mijë lekë të vjetra. Lajmi është njoftuar dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, dhe shumë shpejt vendimi pritet të miratohet edhe nga qeveria. Rritja

Që në fillim të vitit, në programin e buxhetit pensionet në qytet dhe fshat do të rriteshin sa inflacioni. Ndaj dhe ndryshimi i masës së pensionit do të jetë një indeksim me këtë tregues. Inflacioni këtë vit por dhe gjatë vitit që shkoi ka qenë më pak se 2 për qind. Gjithashtu edhe rritja ekonomike gjatë vitit 2013 ka qenë më e ulëta që nga viti 1997, me vetëm 0.4%. “I kemi propozuar qeverisë rritjen me 2 për qind të të gjitha pensioneve në Shqipëri në korrik. Që do të thotë se çdo pensionist, muajin tjetër do të marrë dy për qind më shumë pension sesa merr aktualisht”, - u shpreh ministri Veliaj. “Pavarësisht se rritja ekonomike nuk ka qenë dy për qind, po i rrisim pensionet më shumë nga ç’kemi pasur rritje ekonomike, duke qenë të arsyeshëm dhe përf aqësues të një shoqërie humane, e cila e kupton se edhe pse ekonomia nuk është rritur mjaftueshëm, çmimet janë

KLSH në Kuvend, dëmi në 2013 mbi 120 mln USD Raporti i punës për vitin 2013 i Kontrollit të Lartë të Shtetit është fokusuar më tepër në debat politik sesa profesional në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, gjatë raportimit të tij tha se dëmi që i është shkaktuar shtetit nga institucionet është 15.1 mld lekë, nga të cilat pjesa më e madhe, rreth 12 miliardë lekë janë nga koncesionet. Sipas raportit, KLSH ka kërkuar shpërblimin e këtij dëmi në masën 99 %. Sipas kryetarit të këtij komisioni, Erjon Braçe, raporti është fokusuar më tepër tek trajnimi i stafit sesa tek auditi. Aktualisht, institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit raporton dy herë në vit në Kuvend, një herë për buxhetin faktik të vitit paraardhës dhe një raport për performancën e vetë institucionit.

bërë të papërballueshme”, - tha ai. Skema është e ndryshme nga një vit më parë, ku pensionet e fshatit u rritën me 5 për qind dhe kategoritë e tjera me 4 për qind. Për të përballuar këtë rritje, është akorduar nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale një shumë prej 1 miliard lekësh. Reforma, tani vetëm indeksim

Me aplikimin e skemës së re të pensioneve nuk do të ketë rritje të përvitshme të tyre, siç jemi mësuar të ndodhë deri tani. Pensionet do të indeksohen çdo vit vetëm me inflacionin. Kështu, nëse inflacioni gjatë vitit 2014 është 2 për qind, në këtë masë do të jetë rritja e pensioneve për vitin që vjen. Reforma e pensioneve kërkon rregulla strikte. Një nga këto rregulla është që masa e pensionit të indeksohet vetëm me inflacionin, dhe së dyti, do të hiqet pensioni tavan. Sipas draftit të reformës së pensioneve, mosrritja duhet të jetë një rregull strikt, që duhet të respektohet me rigorozitet në vitet e ardhshme. Vitet e fundit pensionet në shkallë vendi janë rritur me ritme dyshifrore sidomos për fshatin, nga viti 2006 deri në vitin 2009. Por ka vijuar me rimet 5-7 për qind edhe në vitet e fundit. Megjithatë, duket se tashmë kjo rritje nuk do të aplikohet më, për shkak se krijon një deficit shtesë në arkën e pensioneve. Shpeshherë, rritja e pensioneve

Skema është e ndryshme nga një vit më parë, ku pensionet e fshatit u rritën me 5 për qind dhe kategoritë e tjera me 4 për qind

dhe aplikimi i shtesave për kategori të veçanta janë përdorur nga politika për qëllime elektorale. Përdorimi në këtë mënyrë ka krijuar shpenzime të larta në buxhet për pensionet, të cilat aktualisht arrijnë më shumë se 1 miliard dollarë ose një e treta e buxhetit të shtetit.

Reforma, minatorët në pension 55 vjeç, zyrtarët e lartë 60 vjeç Reforma e pensioneve po kompletohet me ligjet përkatëse. Ministri Veliaj bëri të ditur dje se nga 1 janari 2015, të gjithë minatorët dhe punonjësit e nëntokës do të dalin në pension në moshën 55 vjeç, duke mbajtur kështu një nga premtimet e bëra nga qeveria për këtë shtresë. “Iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës së sindikatave, të cilat e kanë kërkuar prej 23 vitesh uljen e moshës së pensionit për minatorët. Për të kompensuar uljen e moshës së pensionit për minatorët jemi siguruar që për disa profesione që konsiderohen si të lehta, si ato të zyrtarëve të lartë, mosha e daljes në pension të bëhet 60 vjeç”, - deklaroi ai. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të pasur një shtet solidar, ku ata që bëjnë punë më të lehta të punojnë më shumë, kurse ata që bëjnë punë më të rënda

të dalin më herët në pension. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i Punës miratoi propozimin e MMSR-së për skemën re të pensioneve, e cila hyn në fuqi në 1 janar 2015. “Organizatat e punëdhënësve e kanë mbështetur reformën sepse ajo rregullon financat, lufton informalitetit në fushën e pensioneve dhe rrit presionin e punëmarrësve ndaj

punëdhënësve për pjesëmarrje në skemë”, - u shpreh Luan Bregasi, President i “Biznes Albania” dhe përfaqësues i punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës. Edhe përfaqësuesit e sindikatave në Shqipëri dhanë pëlqimin e tyre për reformën e pensioneve dhe mbështetën përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla u shpreh se ka një bashkëpunim mjaft të mirë mes qeverisë, sindikatave dhe bizneseve. “Në emër të sindikalistëve uroj qeverinë për këto nisma mjaft të rëndësishme, çka tregon se qeveria shqiptare ka një fytyrë tërësisht sociale dhe po bën realitet ato çfarë ka premtuar në fushatën elektorale”, tha ai, duke falenderuar për miratimin e propozimit për uljen e moshës së daljes në pension të minatorëve.

vizita

Ndroqi me ministrin e Jashtëm të Meksikës Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, është pritur dje nga ministri i Jashtëm i Meksikës, Jose Antonio Meade Kuribrena. Ndroqi e njohu ministrin e Jashtëm meksikan me përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar Meksikën në Shqipëri, si edhe me mundësitë dhe potencialet që ofron vendi ynë. Nga a n a e t ij, m i n i st r i Ku r ib r e n a sh p r e h u g at i shmërinë për të çuar para marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për punën e zotit Ndroqi si konsull nderi. “Jemi të kënaqur që Meksika ka Konsull Nderi në Shqipëri një personalitet si ju”, - tha gjatë takimit ministri i Jashtëm i Meksikës. Konsulli i Nde r it , n ë shenjë mirënjohjeje dhe respekt i , i d hu r o i m inistrit të Jashtëm edhe një dhuratë simbolike me simbolet kombëtare. Në fund të takimit Ndroqi ftoi kreun e diplomacisë meksikane të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u mirëprit pozitivisht nga ministri Kuribrena.


10 17.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Njoftime/reklama 5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


Njoftime/reklama

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Natën pas zgjedhjeve M

egjithë tendosjen e rrënjësishme të popullit kosovar pas zgjedhjeve të fundit, për të panumërtën herë vetëm brenda këtyre katërmbëdhjetë viteve, askush nuk ka asnjë lidhje të çfarëdoshme, mbështetje në zonjën e parë të shtetit të Kosovës, në Atifete Jahjagën. Në të vërtetë, posti që ajo mban është lakuar nëpër të gjitha shtëpitë kosovare, por ky post është tërësisht i dehumanizuar në këto ditë, personi brenda tij është asfiksuar ndaj çfarëdo lidhjeje njerëzore. Është një këngë e njohur e U2 me vargun e njohur (por të huajtur nga Irina Dunn) “woman needs a man like fish needs a bycycle” apo “gruaja ka nevojë për burrë aq sa peshku ka nevojë për biçikletë”. Kjo gjë më është e njohur, sidomos që prejse i jam nënshtruar strukturës së quajtur – martesë – qe gati një dekadë. Nevoja e pranisë sime në këtë strukturë shoqërie është krejtësisht e kushtëzuar nga konteksti shoqëror. Pasiguria prej thyerjes së realitetit në panumër të vërtetash në të cilat: femra shfrytëzohet si shishe që duhet “mbushur” me reaksionin e konsumit, dhe konsumi i paketuar në risinë e teknologjizuar mund të jetë: prej frikës nga e panjohura e deri tek e dijshmja religjioze. Por natën e pas zgjedhjeve, më 8 qershor, jam bindur, apo jam fascinuar tej asaj që kam ditur, se: edhe burri ka nevojë për gruan aq sa peshku për biçikletë. Turma meshkujsh me vetura dhe flamuj partiakë, brohoritma dhe në ethe, rrugëve të Prishtinës,të harruar nën fascinimin shoqëror të quajtur zgjedhje këtë natë, konfirmonin dehjen para pushtetit - asgjë në këtë botë nuk jep më shumë kënaqësi se pushteti. Harruar nga Europa, harruar nga ata të cilët na udhërrëfyen deri jashtë aparteidit millosheviçian, fatin përmbledhur në fusnotë dhe mirëqenien tej së mundshmes aktuale, kosovarë të partive të ‘ndryshme’ manifestonin dehjen që shkakton pushteti, qoftë dhe aq periferik sa të mos mund të arrijnë kurrë në pozitë të përfitimit direkt të çfarëdoshëm nga mu ajo që

koment Ballsor Hoxha

Këtë natë derisa jehonin të shtënat dhe brohoritmat e meshkujve në qytet, derisa femrat ktheheshin kokulura në shtëpitë e tyre, të panevojshme, të panjohura, jehonte dhe mallkimi i kosovarit për dështim. Nëse ende nuk ka një shpjegim për të qenë për dallimin femërmashkull, një gjë pranohet nga të gjitha shpjegimet në dispozicion sot: zbutja e ankthit nga pranimi i njëritjetrit. Por pranimi nuk ndodh as në vendet skandinave, ku femra ka edhe struktura që nënshtrojnë mashkullin, dhe as në vende konservative: ai është rikrijim i botës, duke qenë se tërë ajo që është ndërtuar ka qenë shmangie e të panjohurës femër, nxitjeve, devijimeve nga ajo. Ndoshta në shtetet si Kosova kjo është më së lehti për t’u rinisur, duke qenë se kultura është dërrmuar nga ankthi i vogëlsisë.

festonin. Nuk e di pse në momente të shënjuara historikisht, vozis rrugëve të Prishtinës, provoj të kap, ndoshta, duke ndodhur, kalimin historik. Dhe ndërsa vozisja kam parë grupe femrash duke u ‘kthyer’ në shtëpitë e tyre, rreth orës 10 e gjysmë, ishin në grupe dy e tri femrash, të gjitha pa shoqëri të meshkujve. Tërë kohën prej dritareve të veturave shpërthente guximi i pushtetit, të meshkujve të Prishtinës totalisht i pa-lidhje me këto femra. Ecnin, të harruara, sikur qenie tërësisht të parëndësishme, të panevojshme, dhe më me rëndësi: të huaja. Gjendja në të cilën qyteti i Prishtinës, pra kryeqyteti i Kosovës, po hapej nga emocionet e pushtetit të ndjerë në mënyrë akute, atypëraty, nuk njihte këtë krijesë të huaj, tërësisht të nxjerrë jashtë manifestimit, festimit partiak. Në të gjitha shpjegimet e përkufizuara, që prej atyre religjioze, filozofike dhe sociale e psikologjike, qoftë dhe biologjike, nuk ka të panjohur më të madhe se dallimi femër mashkull. Dhe ende nuk ka ndonjë shpjegim për të qenë. Sipas tërë asaj që ka arritur shpjegimi shoqëror femra ende shprehet, qoftë edhe feminizmi, sipas strukturave dhe besimeve mashkullore, p.sh. gjuha të cilën e flasim, aty ku manifestohet edhe qenia e quajtur femër është produkt mashkullor dhe nuk e njeh femrën. Dhe mu kjo është e detyruar të manifestojë veten përmes mënyrës si e sheh mashkulli atë. Vetëm femra si e sheh mashkulli, sipas gjuhës, mund të flas, të flas të vërtetën, çfarëdo kuptimi apo shprehje e re, e pavarur, kategorizohet në çorodi. P.sh. presidentja Atifete Jahjaga, pavarësisht strukturave politike përmes të cilave ka ardhur në pozitën e Presidentes së shtetit të Kosovës, ka qenë personi, definitivisht, më i denigruar, jo politikisht, jo profesionalisht (profesioni i saj ka qenë më i parëndësishmi në tërë këtë shtjellë manifestimi të kulturës sonë), por në aspektin njerëzor. Çdo shprehje e karakterit të saj, fatkeqësisht brenda postit të debatueshëm politikisht, ka qenë e trajtuar si

çorodi. Nëse ajo ka shprehur afirmim dhe shtjellim të sjelljes bashkëkohore perëndimore, ajo është karikaturizuar, vënë në lojë si e çoroditur. Dhe përkundrazi, çdo herë që ajo ka shprehur një qëndrim vendor, ajo është karikaturizuar, prapë, dhe parë si e prapambetur në shtjellat bashkëkohore. Tërë shtjella e trajtimit të saj është marrë vetëm me një gjë: përjashtimit të saj nga pozita prej ku fliste. Nuk i takonte. Nuk ishte e pranueshme. Nuk ishte e ditur mjaft për pozitën nga ku fliste. Në të vërtetë nuk ishte e perceptueshme për masën. Nëse shikohet prej një perspektive më reale: Kosova është shtet i ri, dhe ka pasur vetëm dy president para saj, gjë që do të thotë se nuk ka përvojë dhe as diskurs dhe as “nënshtrim” demokratik të popullit ndaj kësaj pozite jo vetëm politike por edhe sociale. Kosova përbëhet nga shoqëri thellësisht konservative (jo vetëm nga jeta e rëndë) dhe në këtë mes rolet mashkull- femër, sipas njohurisë së deritanishme, janë rigorozisht të ndara dhe çfarëdo “devijimi” shkakton ndërrim në këtë strukturim të shoqërisë. Kosova nuk ka gjuhë, dhe me këtë mendohet në fjalë, dukje vizive dhe përjetim (subjektiv dhe objektiv) të një pozite kaq të lartë në hierarkinë shoqërore, dhe me këtë çdo përpjekje e Znj. Atifete tingëllon e huaj, e papranueshme. Asnjë rast trajtimi të kësaj zonje nuk trajton shtjellimin e saj shoqëror në aktualitetin tonë si fenomen i ri, apo përvojë e re, me të cilën duhet mësuar jo vetëm ajo, por dhe tërë shoqëria kosovare. Asnjëherë nuk ka pasur një pranim shoqëror të brishtësisë së saj sociologjike në pozitën e lartë që e ka pasur sepse kjo do të thotë pranim të brishtësisë aktuale të përvojës së quajtur kosovar. Në të vërtetë, Zonja Atifete ka shërbyer si shënjestër e frustrimit shoqëror të kosovarëve, sidomos të rinjve, për vështirësitë e konfirmimit të vetes. Me gjithë rrezikun e të thënit diçka tërësisht të papranueshme, por jo dhe të pavërtetë, në një aspekt gjysmë strukturalist sociologjik, dhe gjysmë imagjinar, marrëdhënia

e kosovarit me Znj. Atifete është marrëdhënia e kosovarit me nënën e tij. Është frika nga rendi shoqëror burrëror që nuk e pranon, sepse nuk e njeh, gruan. Frikë e cila devijon dashurinë, apo më saktësisht faljen, dhe pranimin e papërkryeshmërisë së “kryetares”. Dhe në shoqëri të dominuara nga instinkti për mbijetesë, në shoqëri nga e cila nuk mund të shkëputemi, sidomos nën keq-qenien në të cilën jetojmë, çdo dobësi ndëshkohet, apo çdo papërkryeshmëri nënshtrohet, dhe është mu kjo frikë e ndëshkimit të “të madhes” sonë psikanalitike që na shtyn ta përjashtojmë, ta denigrojmë, siç bën dhe rendi, siç bënë i madhi, siç bënë projektimi ynë për veten në pamundësi të përjetimit të realitetit çnjerëzor. Në të njëjtën kohë është ritual pranimi/fshehje e papërkryeshmërisë sonë, nënshtrimit tonë ndaj rendeve më të forta etj, duke aktruar rolin e të madhit, të fortit. Znj. Atifete ka qenë nënë simbolike edhe në pranimin stoik të frustrimit tonë konstant. Ka qenë më e fuqishme se e tërë frika jonë nga të qenit të parë në tërë kimerën, çorodinë tonë nga represioni që e kemi përjetuar tërë historinë tonë. Ndoshta shumë herë e pashprehje, por e vetëdijshme. Këtë natë derisa jehonin të shtënat dhe brohoritmat e meshkujve në qytet, derisa femrat ktheheshin kokulura në shtëpitë e tyre, të panevojshme, të panjohura, jehonte dhe mallkimi i kosovarit për dështim. Nëse ende nuk ka një shpjegim për të qenë për dallimin femër-mashkull, një gjë pranohet nga të gjitha shpjegimet në dispozicion sot: zbutja e ankthit nga pranimi i njëri- tjetrit. Por pranimi nuk ndodh as në vendet skandinave, ku femra ka edhe struktura që nënshtrojnë mashkullin, dhe as në vende konservative: ai është rikrijim i botës, duke qenë se tërë ajo që është ndërtuar ka qenë shmangie e të p a nj o h u r ë s f e m ë r, n x it j e ve, devijimeve nga ajo. Ndoshta në shtetet si Kosova kjo është më së lehti për t’u rinisur, duke qenë se kultura është dërrmuar nga ankthi i vogëlsisë.


op-ed

2

Blog / Duan BE-në, refuzojnë Tepelenën!

koment

Elira Çanga

janë të përfshira parti politike apo zyrtarë të lartë. Reportazhet nga zona të largëta, jeta e komuniteteve, traditat e rajoneve të ndryshme, çështjet sociale, kultura e të tjera rrallë gjejnë mbulim në median shqiptare. Duket paradoksale, meqë pikërisht në këto zona të largëta media ndiqet më me interes, sidomos në raste të tilla. Çështja nuk është te revolucionarizimi i mënyrës së të konceptuarit të medias shqiptare, edhe pse në fakt kjo do të ishte e mirëpritur. Çështja është te gjetja e një balance të drejtë për raportimin dhe përfaqësimin e zonave të pambuluara sa duhet nga media në Shqipëri. E kam fjalën për Shqipërinë e vërtetë, atë që është jashtë Tiranës, atë të harruarën nga debatet politike dhe kriza ekonomike. Është e vërtetë, gazetat nuk shiten dhe aq në rrethe, por ato lexohen mjaftueshëm atje. Nuk ka shifra që ta thonë këtë, sepse në fakt nuk ka shifra të qarta as për tirazhet e gazetave dhe shitjet e tyre. Por një hulumtim i shkurtër në këto zona tregon shumë, sidomos për të kuptuar faktin se media ndiqet me fanatizëm dhe ka impakt të caktuar. Në kushtet kur media lokale thuajse mungon për shkak të një tregu të kufizuar dhe me fuqi blerëse të dobët, u takon atyre kombëtare të sigurojnë raportimin dhe mbulimin e komuniteteve lokale. Në mënyrë që të gjithë ta gjejnë veten aty, e jo vetëm ajo gjysmë Shqipërie, sado e rëndësishme të jetë, që ndodhet në Tiranë. Media është një biznes, kjo është e vërtetë. Por si një biznes i një lloji krejt të veçantë, mbart në vetvete edhe një mision për të informuar dhe siguruar përfaqësimin e publikut në të, përfshi këtu edhe komunitetet lokale. Si mund të sigurohet kjo, në kushtet në të cilat ndodhet media shqiptare; në një krize të vazhdueshme financiare që ka reduktuar stafet dhe ku goditjen më të madhe e ka marrë rrjeti i korrespondentëve? Kur gazetarët shpesh mezi ia dalin të marrin rrogën e muajit, e jo më të kërkojnë kosto shtesë për udhëtime jashtë Tiranës, për reportazhe në zona të largëta që shesin pak në kioska, e që edhe më pak u interesojnë botuesve? Në fakt, është fort e lehtë të japësh

17.06.2014

Kulturë / Kadare: Bota i sheh Universitet /Qendra UET dhe shqiptarët më pak të emanci- Bashkia, marrëveshje për kryerjen e puardhemëshumëtëpagdhendur praktikave të punës për të rinjtë romë

Shqipëria jashtë Tiranës, vështirësisht e përfaqësuar në media D y javë më parë, ndërsa udhëtoja për në Koplik, kryeqendrën e vogël të Malësisë së Madhe, nuk e kisha menduar se orët e kaluara atje do të më rikthenin dëshirën për të shkruar sërish. ‘Mirë se keni ardhur’, - na thotë një prej përfaqësuesve të drejtorisë arsimore rajonale, ndërsa pa mbaruar fjalën kthehet menjëherë nga dy gazetarët që janë me mua: “Kemi pritur që ju të vini! I kemi lexuar shkrimet tuaja e thoshim, a do t’u bjerë rruga këtej këto kohë?” Njëri prej gazetarëve është i njohur për reportazhet e tij në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe kolegia tjetër, gazetare e çështjeve sociale në një prej televizioneve në vend. Mund të duket çudi, por në fakt nuk ka asgjë të pazakontë; media në këto anë ka vërtet ndikim. Në Koplik, qasja ndaj shtypit është e ndryshme nga ajo që hasim në Tiranë; këtu gazetat nuk e kanë jetën vetëm dy orë në mëngjes. Leximi i gazetave dhe diskutimi i lajmeve që vijnë nga edicionet qendrore zgjat shumë më tepër se kaq. Në vende si Puka, Dibra, Devolli a të tjera zona, jeta është më e ngeshme, ritmi është më i ngadaltë. Leximi dhe kuptimi i medias është jo vetëm mënyrë e të informuarit, por një mënyrë e të qenit. Çështjet me interes përtypen gjatë këtyre anëve, ku banorët ndajnë mendime dhe arrijnë edhe në konkluzione. Një proces me të gjitha etapat tradicionale të formimit të mendimit publik. Në rastet kur në fokus është pikërisht kjo qendër e vogël ose rajonet përreth, vëmendja është edhe më e madhe. Për fat të keq, kjo ndodh rrallë! Një shfletim i shpejtë i gazetave tona të tregon lehtësisht se nuk e kanë në fokus jetën në zonat jashtë kryeqendrës ku botohen. Të paktën jo kur nuk ka ndonjë ngjarje të madhe politike që i vë në qendër, apo krim makabër që zgjon interesin. Kush do kishte lexuar diçka për Dushkun, nëse nuk do të ishte për llogaritë e komplikuara të mbledhjes dhe zbritjes së votave në atë fshat, shpikur nga mendjet e politikës? Kush do të kishte lexuar për jetën e zymtë e të vështirë në Fushë-Kuqe të Kurbinit, nëse nuk do të ishte për vrasjen e vajzës 15-vjeçare nga e ëma dhe më pas vetëvrasjen e saj? Media shqiptare është e përqendruar në Tiranë, shumica dërrmuese e gazetave dhe televizione janë të vendosura aty. Faqet e para janë të dedikuara ekskluzivisht për zhurmnajën politike të ditës, batutat e politikanëve dhe krimet. Për një trend të përcaktuar qartë në vite, çështjet sociale mund të afrohen drejt faqeve të para vetëm në rast të aferave korruptive, e sidomos kur në to

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mend për standardet e gazetarisë nga karrigia e rehatshme e zyrës, ndërsa humbet mes librave e blogjeve online plot me këshilla sesi duhet të jetë gazetaria. Ajo e vërteta! Shumë prej nesh e bëjnë këtë përditë. Më e vështirë është të zbresësh pak në realitetin e gazetave tona, ku çdo sektor ka një gazetar ose maksimumi 2-3 në rastin e politikës, e ku të kërkosh mbulimin financiar të një udhëtimi në Koplik, është kthyer gati-gati në një mision të pamundur. Së pari, nuk kushton dhe aq. Dëshira e mirë, motivimi dhe më pas gjetja e mundësive për të shkuar drejt historive të jetës së vërtetë, duhet të jetë një ngasje e vazhdueshme për çdo gazetar. Së dyti, mund të rikthehen korrespondentët, ata që e njohin zonën dhe kushtojnë më pak. Së treti, është gjithnjë gazetaria e hapur, gazetaria komunitare është sot një risi që shërben jo pak. Marrja e informacionit nga vetë banoret e zonës është një mënyrë e mirë për mediat në qendër, por hap një sfidë më vete në lidhje me verifikimin apo objektivitetin e tij. Dhe objektiviteti në gazetari është një parim i patjetërsueshëm. Gazetave sot ndoshta do t’u kërkojnë lexuesin e vërtetë jashtë Tiranës, pasi banorët e kryeqytetit kanë tashmë në dispozicion mënyra dhe teknologji të reja për t’u informuar. Kthimi i syve nga periferia mund të jetë një mënyrë e mirë edhe për t’i shpëtuar ato nga kriza aktuale e shitjeve. Thënë të gjitha këto, mendoj se mbi të gjitha është e rëndësishme që gazetari të lërë një herë në aq kohë redaksinë apo kafenetë e preferuara të Tiranës, për të parë se sa del jashtë saj, ka një tjetër jetë, mijëra të vërteta dhe histori, jetë të ndikuara ose jo nga ajo që vendoset nga politikat në Tiranë. Mungesa e shkollave, kushtet e arsimit, kostoja e jetës, varfëria, emigracioni, dramat njerëzore; por mbi të gjitha jeta e njerëzve të thjeshtë, zanatçinjve, hallet dhe gëzimet e përditshme mund të gjenden të gjitha aty. Jetë që presin t’u rrëfehen të tjerëve dhe të gjithë ne, që duhet të kuptojmë se Shqipëria nuk është vetëm kryeqyteti, apo hapësira mes Hotel Tiranës dhe Sheratonit. Shqipëria e vërtetë; ajo e Koplikut, Dibrës, Pukës, Devollit është gjithnjë aty, e gatshme për t’u eksploruar, rrëfyer e përfaqësuar në median shqiptare. Nëse gazetarët do të gjejnë pak kohë e dëshirë të dalin nga zhurmnaja politike dhe jeta, shpeshherë e rreme, e Tiranës. *Analiza është shkruar enkas për debatin ‘Media për median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias.

13 Asgjë e madhe nuk buron nga shpirtrat që nuk qajnë. Janë lotët ata që u hapin rrugën mendimeve. - Bernaskoni

Shansi i Hillary Clinton-it koment

Financial Times.

Lajm i mirë është se ajo është e pjekur në beteja, pasi ka vuajtur shumë sulme personale kur ka qenë Zonjë e Parë në vitet 1990, por edhe gjatë fushatës së saj të pasuksesshme më 2008. Duke shërbyer si kryediplomate e Amerikës, si senatore dhe Zonjë e Parë, gjinia dhe përvoja e Clinton-it duhet të funksionojnë në favor të saj.

H

illary Clinton mund të mos ketë mbledhur mendjen zyrtarisht për të garuar për presidente të Shteteve të Bashkuara më 2016, por të tjerët thonë se ajo do të kandidojë. Publikimi i memoareve të saj “Hard Choices” (Zgjedhje të vështira) të martën, duket më shumë si një itinerar fushate, sesa një turne libri. Sondazhet po ashtu e radhisin si garuesen kryesore të Partisë Demokratike. Tashmë nuk është në pyetje nëse Clinton do të kandidojë, por si dhe për çka. Në përpjekjen e saj të mëparshme më 2008, ajo është mposhtur nga kundërkandidati demokrat, Barack Obama. Po ashtu ishte penguar edhe nga vota e saj në Senat, më 2002, për autorizimin e pushtimit të Irakut. Tani, zonja Clinton ka shansin për të bërë ndryshime. Duke e paraqitur veten si zgjedhje të pashmangshme, do të dështojë. Por, imazhi i saj global dhe përvoja në qeverisje e vënë në një pozitë ideale për të nisur debatin për të ardhmen e Amerikës. Ky është një rol tejet i vlefshëm. Por ka dyshime nëse zonja Clinton mund të lëvizë përtej polarizimit që ka penguar Obamën në mandatin e dytë dhe në pjesën më të madhe të mandatit të parë. Obama ka vuajtur nga një bllokim i tmerrshëm: ndarja midis degëve të para dhe të dyta të qeverisë amerikane ka qenë rrallë më e keqe. Një pjesë e saj ka buruar nga stili i tij i qeverisjes, i cili është shumë i shkëputur për shijen e Uashingtonit. Një pjesë tjetër mund të ketë rrjedhur edhe nga fakti se ai është afro-amerikan. SHBA-së i duhet ende kohë për të zhdukur dyshimet racore. Por, pjesa më e madhe vjen nga një lëvizje e mprehtë e Partisë Republikane në të djathtë, pas rënies së Wall Street-it më 2008. Clinton do duhet të shpjegojë se si do ta trajtojë ndryshe Tea Party-n. Opozita e mëhershme jep indikacione se ajo do të përballet me vështirësi. Libri i zonjës Clinton i kushton një kapitull të plotë tragjedisë në Bengazi, në të cilën katër diplomatë amerikanë kanë humbur jetën, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi. Në atë kohë, Clinton ka qenë Sekretare Shteti. Por nuk ka asnjë dëshmi të neglizhencës nga ana e saj. Republikanët po ashtu do ta bëjnë faktor moshën e zonjës Clinton, e cila më 2016-ën do të jetë 69 vjeçe. Ata po ashtu dyshojnë, ndonëse pa bazë, se Clinton ka pësuar dëmtime në tru nga një tronditje në fund të vitit 2012. Clinton ka thënë se të dhënat mjekësore do të bëhen të disponueshme nëse kandidon për presidente. Lajm i mirë është se ajo është e pjekur në beteja, pasi ka vuajtur shumë sulme personale kur ka qenë Zonjë e Parë në vitet 1990, por edhe gjatë fushatës së saj të pasuksesshme më 2008. Duke shërbyer si kryediplomate e Amerikës, si senatore dhe Zonjë e Parë, gjinia dhe përvoja e Clinton-it duhet të funksionojnë në favor të saj. Në politikën e jashtme, ajo duhet të shpjegojë se si do të menaxhojë rikthimin e politikave të fuqisë së madhe. Por, marrë parasysh reputacionin e saj për diplomaci të vështirë, kjo do të jetë puna më e lehtë për të. Sfidë tjetër për të do të jetë edhe adresimi i ankthit ekonomik të klasës së mesme në Amerikë. Obama u është kthyer ish-këshilltarëve të Bill Clinton-it kur ka marrë detyrën. Zonjës Clinton do t’i duhen zëra të rinj dhe qasje të reja.


14 17.06.2014 universitet

Projekti

Një prej organizatorëve të këtij trajnimi, përfaqësuesja e Qendrës UET, Blerjana Bino flet rreth idesë së projektit në fuqizimin e të rinjve romë në Shqipëri, në luftën kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe promovimin e arsimimit për të rritur kapacitetet rome. Ajo zbulon se gjatë këtyre ditëve u diskutua mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës, për kryerjen e praktikave të punës për të rinjtë romë.

Qendra UET dhe Bashkia e Tiranës

praktika pune për të rinjtë romë, gati marrëveshja Sapo keni mbyllur sesionin e dytë të trajnimeve për integrimin e të rinjve romë në Shqipëri. Çfarë doli si konkluzion nga këto ditë trajnimesh? U analizuan problematikat që vijnë si rezultat i mospërfshirjes së komunitetit rom nga e drejta për arsimim, strehim, punësim apo përfshirje në vendimmarrje. Gjithashtu, një çështje me interes të lartë ishte dhe nxitja e elitës së këtij komuniteti në lidhje me ndërgjegjësimin ligjor dhe rëndësinë që ka aktivizimi i vetë komunitetit për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre nga e gjithë shoqëria. U diskutua gjithashtu për përfshirjen e komunitetit rom në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare, duke qenë se përfshirja e tyre është parashikuar dhe nga politikat e hartuara në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. U diskutua në lidhje me të drejtat por dhe përgjegjësitë e komunitetit rom si qytetarë shqiptarë. Gjithashtu, u demonstruan disa modele pozitive të individëve romë, si modele për t’u ndjekur nga pjesa tjetër e minoriteteve vulnerabël në Shqipëri. Një pjesë të veçantë në këtë diskutim patën dhe çështje që lidhen me mënyrën e reagimit ndaj diskriminimit apo fjalëve të urrejtjes, si dhe u ofruan disa këshilla mbi mënyrën

sesi të përballohen apo të reagohet ndaj situatave të tilla. Objektivi kryesor ishte promovimi i arsimimit te të rinjtë romë si një mënyrë për të rritur kapacitetet rome, me qëllim ofrimin e modeleve pozitive dhe reagimeve të moderuara ndaj diskriminimit. Si lindi ideja e projektit? Qendra UET ka si një ndër dimensionet e saj kryesore të kërkimit dhe të veprimtarisë Të Drejtat e Njeriut dhe Gjithëpërfshirjen Shoqërore në përpjekje për të zhvilluar kapacitetet e grupeve të skajuara dhe për të kontribuar në fuqizimin e tyre. Në këtë kuadër, vjen edhe projekti “Të Drejtat e Pakicave në Shqipëri: Fuqizimi i rinisë rome përmes edukimit dhe lidershipit” me mbështetjen financiare të Konrad Adenauer Stiftung, Programi për Shtetin e së Drejtës për Europën Juglindore. Meqenëse ky projekt lidhet drejtpërsëdrejti me komunitetin rom dhe veçanërisht me të rinjtë e skajuar, Qendra UET ka vendosur një urë të ngushtë bashkëpunimi me Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe Korpusin e Vullnetarëve, të cilët sjellin së bashku një numër të madh të rinjsh që angazhohen në aktivitete konkrete për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti. Gjithashtu, për realizimin e projektit kemi bashkëpunuar edhe

Blerjana Bino

Në datën 3 korrik do të realizohet një konferencë kombëtare, ku problematikat e të rinjve romë do të prezantohen tek aktorët kryesore të politikëbërjes në këtë drejtim.

me Bashkinë e Tiranës në kuadrin e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian, si dhe me ekspertë të fushës që punojnë për organizata ndërkombëtare, si OSBE dhe Civil Rights Defenders. Universiteti Europian i Tiranës gjithashtu është një ndër partnerët kyç në këtë projekt, në mënyrë të veçantë me përfaqësimin me studentë romë dhe joromë të interesuar për problemat i k at e g j it h ë p ë r f s h i r j e s shoqërore dhe për më tepër UET ofron edhe bursa sociale për komunitetin rom, duke shërbyer kështu për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve përmes arsimit. Cili është kontributi konkret i projektit dhe, a do të ketë vazhdimësi ? Konkretisht, projekti mundësoi që rreth tridhjetë të rinj romë dhe jo-romë të vendosin ura komunikimi, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi përmes pjesëmarrjes në disa sesione të trajnimit me fokus të drejtat e pakicave dhe angazhimin e të rinjve në këtë drejtim. Pjesëmarrja, diskutimet dhe punët në grup gjatë trajnimit shërbyen si hapa të

p a r ë t ë ve n d o s j e s s ë r r j e t ave t ë bashkëpunimit mes të rinjve romë dhe joromë, të gjithë aktivistë të shoqërisë civile, studentë dhe profesionistë të rinj. U diskutua mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës, Qendrën UET dhe UET-in për kryerjen e praktikave të punës për të rinjtë romë. Për më tepër, këta të rinj do të lehtësojnë anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian në aplikimin për të ndjekur studimet universitare. Gjithashtu, në datën 3 korrik do të realizohet një konferencë kombëtare, ku problematikat e të rinjve romë do të prezantohen tek aktorët kryesorë të politikëbërjes në këtë drejtim. Në vazhdim Qendra UET synon të fuqizojë këta të rinj, tashmë pjesë e rrjetit të Qendrës, për të ndërtuar mediumet e tyre të komunikimit. Unë jam shumë e entuziazmuar nga profili shumëdisiplinor i të rinjve në trajnim dhe gatishmëria e tyre për të sjellë një kontribut konkret pozitiv për komunitetin rom dhe egjiptian, si edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi, andaj bazuar në vullnetin e mirë, dëshirën për përmirësim dhe aktivitetet konkrete të Qendrës UET dhe bashkëpunëtorëve, mendoj se në të ardhmen do të zhvillohen projekte të tjera për fuqizimin e grupeve të skajuara.

Armao në UET: Ndryshoni mentalitetin se këtu gjërat nuk bëhen

T

rajnuesja amerikane për gazetarinë investigative, Rosemary Armao ishte dje në Universitetin Europian të Tiranës për një bashkëbisedim me një grup studentësh. Në fokus të takimit me studentë të UET, ishte roli i gazetarisë investigative në shoqëri, parë kjo në një këndvështrim krahasues me vendet e rajonit. Armao ndau me studentët eksperiencën e saj në fushën e gazetarisë investigative, teksa i inkurajoi ata që e kanë pasion këtë fushë. Sipas saj, media ka një rol shumë të rëndësishëm në demokraci dhe se kjo e fundit funksionon më mirë kur njerëzit kanë akses tek informacionet zyrtare. “Ju keni një armë shumë të madhe në dorë, keni kohën. Ju duhet të ndryshoni mentalitetin se këtu gjërat nuk bëhen apo janë të pamundura. Mos shihni çfarë ndodhi para disa vitesh, por fokusohuni ç’ndodh këtej e tutje”,

- u shpreh Armao. Ajo vuri theksin te fakti që në vendin tonë gazetaria investigative është pak e lëvruar, ndërkohë që gazetarët shqiptarë komunikojnë pak me kolegët e tyre në rajon për zbulimin e aferave korruptive apo trafiqeve të ndryshme. Ndër të tjera, Armao ndau me studentët dy raste të veçanta që tregonin shembullin e mirë se si gazetaria investigative i ndryshon gjërat. Së pari, ajo u ndal te ministri i Shëndetësisë në Bosnjë, i cili nuk pranonte të jepte shifra të buxhetit të akorduar për shëndetësinë. Pas presionit të medias, gjërat filluan të lëviznin për mirë. Së dyti Armao foli për suksesin e Mirandës, një ekonomiste malazeze, e cila për tre vjet investigoi sesi ish-kryeministri i vendit të saj kishte privatizuar një bankë të vogël në Bosnjë, por që me kalimin e kohës nëpërmjet saj, ai merrte paratë publike dhe jepte kredi

pafund. Pas tentativash të gjata për t’i marrë intervistë, Miranda e botoi shkrimin, të cilin ish-kryeministri e cilësoi si “shkrim plehrë”. Historia vijon më tej me publikimin e bisedave të regjistruara mes gazetares dhe ish-kryeministrit, ku i kërkohej këtij të fundit intervistë, por i ngecur mes aferash ai i shmangej gjithmonë medias.“Ky sistem nuk është shkruar në gur, gjërat ndryshojnë nëse ju e doni këtë ndryshim”, - theksoi Armao në fund të takimit. Rosemary Armao është gjithashtu asistent/ profesore e gazetarisë dhe komunikimit në State University of New York at Albany, si dhe anëtare e bordit drejtues të Qendrës për Gazetari Investigative në Bosnjë-Hercegovinë. Ajo ka një eksperiencë të gjatë në shumë gazeta amerikane dhe në projekte të ndryshme për zhvillimin e medias në Azi, Angli, Europën Juglindore etj.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

15

Intervista/ “Famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Europë

Kadare: Bota i sheh shqiptarët më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç’jemi. Pra, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar Arbana Xharra

N

ë përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Kadare rikujton se 15 vjet më parë në historinë e Europës dhe të SHBA-së ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur. “Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot”, - thotë shkrimtari Ismail Kadare për gazetën “Zëri” në Kosovë. Ndaj sipas tij, mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme. Por sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje. Sipas tij, ky është një projekt i hershëm serb. “Famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Europë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Europës. Dhe sidomos për turqizimin e tij”, - shton gjatë intervistës Kadare. Ai flet edhe për politikën e Beogradit ndaj shqiptarëve. Kosova gjashtë vjet shtet i pavarur, në anën tjetër kemi Shqipërinë mbi 100 vjet shtet. Çfarë drejtimi janë duke marrë shqiptarët? Siç është thënë shpesh, shqiptarët pas një shkëputjeje të gjatë po rikthehen më në fund në kontinentin e tyre. Kahu që janë duke marrë shqiptarët, përpara se të cilësohet i tillë, apo i atillë, mendoj se ka një cilësim: ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse një rrugë pa krye, një moskah, po të përdorim një fjalë të guximshme. Shkëputja nga Europa dhe rikthimi në të, është një histori sa e vjetër aq dhe e re. Ka nisur, siç dihet, me spanjollët, ka vazhduar me krejt ballkanasit, me europianoqendrorët, me baltikasit, për të arritur gjer në ditët tona, kur gjaku nisi të derdhet në Ukrainë, mu në sytë tanë. Për secilin nga këta popuj, që fati e solli të kenë pasur ndërlikim me arabët, me osmanët ose me ish-hapësirën sovjetike, e cila pas rënies së nazizmit zgjodhi përsëri kundërvënien ndaj Europës, shkëputja dhe rikthimi kanë qenë një dramë e vërtetë. Me ne s’kishte pse të ndodhte ndryshe. Gjeografikisht jemi në Europë, por cila është mendësia e shqiptarëve, sa afër Europës realisht jemi? Jo vetëm jemi, por kemi qenë gjithmonë gjeografikisht në Europë. Për shqiptarët s’ka pasur një tjetër gjeografi nga e cila ata kanë dalë, për të zgjedhur një më të mirë, ose më përfituese. Ashtu siç nuk kanë pasur tjetër histori, të cilën janë përpjekur ta mbulojnë për arsye të ngjashme. Lidhur me pyetjen nëse gjeografia dhe historia europiane mund të të bëjnë vetvetiu pjesë të qytetërimit europian, çështja ndërlikohet. Mendësia, për të cilën ju pyesni, thënë ndryshe, qytetërimi, doket e tij, s’kanë qenë në asnjë rast të prera si me thikë. Gjermania e kohës së Hitlerit ose Italia e Musolinit, dy vende në qendër të Europës, përpara se të nisnin marrëzitë, pushuan së qeni qytetërim europian, në atë kuptim tradicional pozitiv që i jepet kësaj fjale. Dihet se si Europa i dënoi ata. E njëjta gjë mund të thuhet më pas për Millosheviçin. Pas bombave, ishte pikërisht Europa ajo, (Europa e artit, elegancës dhe e sqimës, siç na pëlqen ta përfytyrojmë), që gjeti ashpërsinë e duhur, për ta mbyllur pa mëshirë në një qeli të Hagës, ku dhe do të vdiste në vetmi, si një shkretan. Europa megjithatë nuk mund të jetë çudibërëse. Ajo s’e rrëzoi dot në gjallje Stalinin, Hoxhën apo Çausheskun. Ndërkaq ajo ushqeu, me aq sa mundte, ëndrrën për rrëzimin e tyre. Si na sheh bota, të emancipuar apo të prapambetur? Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç’jemi. Pra, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar.

Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash. Në radhë të parë ka qenë modeli i komunizmit tonë, më i keqi në kontinent. Dihet se fajin për të e kemi vetë, ashtu siç vetë ne dhe askush tjetër, do të paguajmë kujtimin e tij. E keqja s’mbaron me kaq. Prirja e mbrapshtë për të rendur pas së keqes ka dhënë shpesh frytet e saj. Për të dhënë një shembull pak të njohur, pak kohë përpara bombardimit të Serbisë, në Paris qarkulloi pëshpërima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneralët shqiptarë. Pëshpërima synonte armiqësimin e lobit të fuqishëm armen me shqiptarët, rrjedhimisht me Kosovën. Ajo u përhap aty-këtu në Tiranë, e shoqërua nga një tjetër pëshpërimë e rreme: mohimi i mbrojtjes së hebrenjve, e shpallur prej “çmitizuesve” vendas si “mit kombëtarist”. E vërteta ka qenë krejtësisht ndryshe, jo vetëm për hebrenjtë, që është vënë në vend, por edhe për armenët, me dosjen e të cilëve nuk është marrë askush në Shqipëri. Ndërkaq, Ismail Qemali, i cili, ndonëse i dorëhequr, ende pranohej si kryeministër historik i Shqipërisë, ishte i pari shef shteti në botë që, në tetor 1917 (pra vetëm pak kohë pas gjenocidit), dënoi publikisht në shtypin e Londrës, në një studim madhështor, të vërtetën e tmerrshme të masakrës. Ende sot historia jonë nuk e përmend këtë akt, që e nderon aq fort Shqipërinë. Europa dhe SHBA, 15 vjet më parë luftuan për Kosovën, përkundër kundërshtimeve të ashpra të shumë shteteve. Sot, një dekadë e gjysmë nga sulmet e NATO-s, si e vlerësoni situatën në Kosovë? Po luhet me kartën e Europës apo të Lindjes? Bombardimi i Serbisë si ndëshkim për Kosovën, është një ngjarje përmasat e së cilës ndërgjegjja jonë ende nuk i kap, veçse pjesërisht. Kjo ndodh në botë me ngjarjet e madhërishme. Unë jam shkrimtar dhe e njoh peshën e përgjegjësisë së fjalëve. Rrjedhimisht e di se ç’keqkuptim mund të krijojë përdorimi i fjalës “e madhërishme”, për një bombardim. Megjithatë, po e përsëris: kjo ngjarje ishte e tillë: e madhërishme. Në historinë e Europës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur. Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot. Mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme. Por kjo është e pamjaftueshme: ky akt duhet të bëhet pjesë e ndërgjegjes sonë, e përkryerjes së saj, e kthimit në një prirje gjeneruese, shpëtuese. Bombardimi i një vendi është një gjë e pikëllueshme. Megjithatë, sado paradoksale të tingëllojë, kam bindjen se, në një farë mënyre, Serbia gjithashtu do të duhej të ishte mirënjohëse, ashtu siç ndodh në raste të rralla, kur një ndëshkim të shkëput nga një krim, nga një rrugë që të çon në greminë. Në një të ardhme jo të largët, në një orë të mundshme të pajtimit shqiptaro-serb, jam pothuajse i

sigurt se kuptimi i atij bombardimi do të jetë gjithmonë e më i kthjellët. Ju më pyesni se çfarë karte po luhet sot në Kosovë, ajo e Europës apo ajo e Lindjes? Kjo pyetje vetvetiu krijon një habi aq të madhe saqë e kapërcen vetë fjalën «habi». A mundet që Kosova të ketë një kartë tjetër? Është njëlloj si të thuash se Kosova u mërzit nga kjo botë, nga kjo jetë, nga ky planet... Për t’i rënë më shkurt, do të ishte njëlloj sikur Kosova të synonte të kthehej prapë nën Serbinë. Madje, nën Serbinë e mëparshme, atë të parabombardimit. Ka shqetësime, si kurrë më parë, se mes shqiptarëve po rritet një frymë antiperëndimore, me propaganda kundër vlerave europiane. Çfarë ka ndikuar që të zhvillohet kjo frymë dhe në interes të kujt çon ajo? Në qoftë se kjo del të jetë e vërtetë, mendoj se është gjëja më e pakuptueshme dhe më e paarsyeshme që mund të ndodhë përpara syve tanë. Shpresoj ende se nuk është veç një lajthitje e çastit. E parë më gjakftohtësisht, mund të ketë një shpjegim disi të ndërlikuar. Dihet se Gadishulli Ballkanik, duke qenë në zanafillë të qytetërimit europian, përfundoi më pas, jo në qendër, por në rrethinë të tij. Të ndodhurit te portat, me kalimin e viteve krijon një vizion tjetër të gjërave. Në gadishull, krahas nostalgjisë që erdhi pas shkëputjes, u krijua një traditë nervozizmi dhe kundëreuropianizimi me burime të ndryshme. Bizantine dhe osmane te grekët. Osmane dhe komuniste te shqiptarët. Sllave dhe osmane te serbët. Këta popuj s’e kishin vështirë që për fatkeqësitë e tyre, që s’ishin të pakta, të fajësonin herë pas here Europën. Ju kujtohet acarimi grek dy-tre vjet më parë? Ju kujtohet zemërimi serb gjatë bombardimeve? Atë që nuk arrij dot ta kap është kjo frymë e shqiptarëve për të cilën flisni ju. Është më shumë se mosmirënjohje. Është një verbëri e pafalshme, për të cilën duhet të ndihemi fajtorë të gjithë. Në fund të fundit është një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Cubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë Europë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Europës, dhe sidomos për turqizimin e tij. Ku e ka hallin Serbia me shqiptarët, që të mos na shohë të europianizuar? Dihet se gadishulli ynë ka qenë vend keqkuptimesh të mëdha. Një nga këto, ndoshta më tragjiku, është keqkuptimi shqiptaro-serb. Testamenti i Cubriloviçit, ende i padënuar nga Serbia, e shpall të qartë se Serbia s’mund të ketë jetë normale me kombin shqiptar përbri. Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhbërjen, shpërnguljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival. Vetëm kështu, sipas mendjes së sëmurë nga shovinizmi, Serbia, përbri Shqipërisë

së përçudnuar, do të dukej më e qytetëruar në sytë e Europës! Rrjedhimisht do të përfitonte favoret europiane dhe, kryesorja, një skajim sundues në gadishull. Qysh në lindjen e saj, doktrina, si çdo pjellë e urrejtjes, ka qenë e pamundur. Asnjëherë Serbia s’ka pasur asnjë shans të vetëm për zhbërjen e kombit fqinj. E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçinante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t’i ngjante Anadollit. Në draftin e tij, Cubriloviçi ka gjithmonë parasysh bashkëpunimin turko-osman. Qoftë marrëveshje të fshehta për shpërnguljen shqiptare, qoftë ndalimin e gjuhës shqipe. Për këtë të fundit, pavarësisht nga përgjërimet mallëngjyese për miqësi, ende nuk ka një kërkim ndjese. Më pëlqen të besoj se herët a vonë Serbia ka gjasë të çlirohet nga xanxa të tilla. Këto ditë, një koleg yni tepër i njohur, Dobrica Qosiq, në prag të ikjes nga kjo botë, e çliroi ndërgjegjen e vet duke lënë, më në fund, një porosi të arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb për Kosovën. Lumturisht, shqiptarët, ndonëse nuk falin lehtë, nuk kanë krijuar kurrë asnjë doktrinë për zhbërje, shfytyrim a dëmtim të kombit fqinj serb. Në Ballkan, ku arsyet për krenari janë zakonisht të pakta, kjo do të ishte njëra prej tyre. Lidhur me çështjet e mësipërme ka një debat në Kosovë, gjatë të cilit shtrohen pyetjet: a ishin osmanët ata që na shpëtuan nga sllavizmi? Dhe, a mund të krahasohet Perandoria Osmane me NATO-n e sotme? Do të më pëlqente ta merrja një debat të tillë si një shaka zbavitëse, por, për fat të keq, pas formës së jashtme komike, ai fsheh një thelb tepër tinëzar. Në të vërtetë është pjesë e ligjërimit të pastër kundëreuropian. Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike, bëhen përpjekje që mirënjohja t’i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër. Gjatë viteve të robërisë osmane, me qindra herë duhet të jetë trajtuar çështja “e mirënjohjes” që shqiptarët duhej të kishin ndaj osmanëve, ngaqë këta të fundit i paskëshin shpëtuar nga Europa! Debati i sotëm që përmendni ju, nuk është veçse përsëritje e këtij jermi. Tani për tani kundërshtarët e Europës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën “europianizëm” pas “sllavizmit”, por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të kthehen kundër Europës dhe SHBA-së. Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. E besoj këtë. Është e logjikshme. Ka mbi gjysmë shekulli që Rusia nuk po i ndahet Ballkanit. Pas ngjarjeve të Ukrainës, pesha gjeostrategjike e gadishullit është duke u rritur. E gadishulli pa faktorin shqiptar s’mund të kuptohet. Kur Millosheviçi nisi aventurën e tij antishqiptare gjithë strategjinë e bazonte mbi shpresën se Europa me SHBA-në, në çastin e fundit do të bëheshin me të kundër shqiptarëve. Pas thyerjes së kësaj shprese, nisi një fazë e dytë: shpresa se Europa dhe SHBA do të pendoheshin. Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe. E para, sepse sipas një tradite emocionale, aviatorët përftohen si pjesa më e zgjedhur dhe heroike e një ushtrie, e dyta, sepse kishin qenë pikërisht aviatorët amerikanë që kishin rënë në sy në bombardimin e Beogradit. Rrjedhimisht vrasja e dy të tillëve mund të merrej si një hakmarrje dyfish poshtëruese për shqiptarin: burracake, si çdo vrasje pas shpine, poshtëruese në kulm, ngaqë kryhej për hir të Serbisë kundër Kosovës. Ishte, me sa dukej, kjo arsye që opinioni amerikan u trondit aq shumë. Opinioni shqiptar duhej të trandej edhe më fort. Në vend që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundëreuropiane, që ishin në të vërtetë kundër shqiptarëve, vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje. *Gazeta “Zëri”


16 17.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori 2014 Super Muller, turpërohet Ronaldo, çmendet Pepe Një super Gjermani dhe një super Muller kanë thërrmuar Portugalinë e Kristiano Ronaldos, duke i shënuar 4 gola dhe mos pësuar asnjë të tillë Arbi Fortuzi

N

jë super Gjermani dhe një super Muller kanë thërrmuar Portugalinë e Kristiano Ronaldos, duke i shënuar 4 gola dhe duke mos pësuar asnjë të tillë. Ndeshja e vlefshme për turin e parë të grupit “G”, e zhvilluar në stadiumin “Arena Fonte Nova” të Salvadorit është kthyer në një makth për fituesin e “Topit të artë”, ndërsa ka qenë një mbrëmje magjike për Mullerin që shënoi një tre-golësh, e para në këtë Botëror. Skuadra e Joachim Loew tronditi Portugalinë që në minutat e para të lojës. Goli i parë mbërriti në minutën e 12-të. Mario Gotze ndalet nga mbrojtësit portugezë dhe gjyqtari i takimit jep një 11-metërsh. Muller merr përsipër goditjen nga pika e bardhë dhe nuk gabon. Loja vijon e shpejtë dhe me raste nga të dyja anët, por do të jenë sërish gjermanët, që pas një goditjeje këndi në minutën e 32 do të gjenin sërish rrugën e rrjetës nëpërmjet mbrojtësit Hummles, i cili fiton një duel në ajër me Pepen. Pas këtij goli në fushë do të ishin vetëm “panzerat”, pasi “luzitanët” do të veniteshin nën shkëlqimin gjerman. I vetmi që do të mbante të lartë moralin e portugezëve do të ishte Kristiano Ronaldo, i cili me aftësitë e tij të magjishme do tentonte të vinte në vështirësi mbrojtjen gjermane, por pa sukses. 3 herë kampionëve të botës do t’i vinte në ndihmë edhe Pepe, i cili në minutën e 37 do të “fitonte” një karton të kuq, duke i lënë të tijtë me dhjetë lojtarë. Portugezi i Real Madridit gjatë një dyluftimi në ajër do të

godiste me bërryl Mullerin, si dhe do ta shtynte me kokë atë teksa ky i fundit ishte i shtrirë përdhe. Në minutën e 46 do të shënohej edhe goli i tretë i takimit. Kroos kroson në zonë, topi devijohet nga Bruno Alves dhe përfundon në këmbët e Mullerit, që gjunjëzon sërish gardianin e portugezëve Rui Patricion. Pjesa e dytë ishte pasqyrim i së parës. Gjermania kontrollonte lojën, ndërsa portugezët i “gëzoheshin” ndonjë topi të humbur nga “panzerat” dhe shëtisnin f anellën nëpër fushë për të krijuar ndonjë sulm. Gjatë pjesës së dytë debutonte edhe shqiptari, Shkodran Mustafi, i cili luan për Sampdorian në Itali. I riu do të zëvendësonte të dëmtuarin Mario Hummles. Në minutën e 78’ do të vinte edhe goli i katërt i takimit dhe i treti personal për Mullerin në këtë botëror. Schurrle do të pasonte topin në mesin e zonës Portugeze, ku portieri Rui Patricio do të përpiqej të kapte topin, por pa sukses, pasi Muller i cili ndodhet aty pranë do përfiton dhe realizon lehtësisht tripletën e tij personale dhe golin e katërt të takimit, duke e mbyllur përfundimisht takimin me rezultatin 4-0, duke mbushur me krenari dhe Kancelaren Angela Merkel, e cila ishte e pranishme në stadium. Thomas Muller, lojtari i Bayern Munich ka shënuar 20 gola me gjermanin dhe me këtë tregolësh, riktheu kujtimet e një tjetër Mulleri goleador, atij të quajtur Gerd. Sa i takon Portugalisë, luzitanët mbrëmjen e djeshme përjetuan një nga ditët më të er-

Pjesa e dytë ishte pasqyrim i së parës. Gjermania kontrollonte lojën, ndërsa portugezët i “gëzoheshin” ndonjë topi të humbur nga “panzerat” dhe shëtisnin fanellën nëpër fushë për të krijuar ndonjë sulm.

rëta të historisë së tyre. Veç humbjes, tekniku Paulo Bento duhet të bëjë edhe llogarit me dy dëmtime, Hugo Almeida dhe Fabio Coentraos. Pra Portugalia në ndeshjen e dytë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të luajnë pa dy mbrojtësit kryesorë, si dhe sulmuesin Hugo Almeida.

Sot debuton Januzaj me Belgjikën Dita e 6-të e kampionatit botëror të futbollit që po zhvillohet në Brazil do të jetë dhe dita e debutimit të shqiptarit që luan për Belgjikën, Adnan Januzaj. Ndeshja Belgjikë-Algjeri, e vlefshme për grupin G të Botërorit, që do të luhet në orën 18:00, do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë sportdashësit shqiptarë për t’u krenuar me talentin 21-vjeçar që luan për Manchester United dhe që përfaqëson ngjyrat verdhezi. Januzaj nuk është shqiptari i vetëm që luan në këtë botëror, veç tij janë dhe tetë lojtarë të tjerë që marrin pjesë në këtë eveniment madhështor. Një ditë më parë në kampionatin që po zhvillohet në Brazil debutoi me Gjermaninë, Shkodran Mustafi. I riu që luan për Sampdorian në Serinë A, doli buzagaz nga sfida, pasi gjermanët fituan me rezultatin 4-0 ndaj Portugalisë. Dy ditë më parë ishte Zvicra me pesë shqiptarë që fitoi ndaj Ekuadorit me rezultatin 2-1. Një prej dy golave e shënoi shqiptari Mehmedi, ndërsa tre shqiptarët e tjerë që ishin në formacion, Behrami, Shaqiri dhe Xhaka zhvilluan një performancë të shkëlqyer, duke e veshur Botërorin e Brazilit edhe me ngjyrat kuqezi. Të vetmit shqiptarë që kanë debutuar me humbje në këtë botëror kanë qenë ata që përfaqësojnë kombëtaren greke. Gjergji Kone dhe Sotir Nini kanë lënë fushën të trishtuar, pasi kombëtarja helene ka humbur me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë në këtë eveniment ndaj Kolumbisë. Urojmë që debutimi i Januzajt të jetë i suksesshëm dhe thelbësor për fitoren e përfaqësueses së tij.

Dy ditë më parë ishte Zvicra me pesë shqiptarë që fitoi ndaj Ekuadorit me rezultatin 2-1. Një prej dy golave e shënoi shqiptari Mehmedi, ndërsa tre shqiptarët e tjerë që ishin në formacion

shkrut

Brazil 2014, boshnjakët martohen, japonezët pastrojnë Botërori i Brazil 2014, veç spektaklit në fushë dhuron edhe show jashtë saj. Kështu, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e “Maracanas” më i madhi në botë, ku u sfiduan Argjentina me Bosnjën, 2-1 për skuadrën e Messit, ka ndodhur një ngjarje mjaft interesante. Një fans i Bosnje-Hercegovinës në shkallët e stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes i propozoi të fejuarës së tij për të shkuar në altar dhe normalisht vajza tha po, duke pranuar propozimin e djalit. Ngjarja është shoqëruar edhe nga duartrokitjet e të pranishmëve. Një ngjarje tjetër që ka tërhequr vëmendjen e mjaft futbolldashësve në këtë botëror ka të bëjë me tifozët e Japonisë. Aziatikët në përfundim të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, në stadiumin “Pernabuco” për më tepër të humbur me rezultatin 2-1, kanë bërë një gjest të rrallë. Në përfundim të takimit japonezët kanë nisur të pastrojnë shkallët e stadiumit, duke larguar mbeturinat e krijuara prej vetë tyre. Ky gjest ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të internetit, që e kanë cilësuar një model për t’u ndjekur.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

17

“Brazil 2014: Spektakël dhe rekord golash Botërori i botërorëve, kështu e kanë konsideruar specialistët e futbollit kampionatin botëror të futbollit që po zhvillohet në Brazil. Pavarësisht të gjitha mungesave apo problematikave jashtë fushe, apo edhe polemikave lidhur me gjyqtarët brenda në fushë, Botërori i Brazilit ka dhuruar spektakël dhe një rekord golash, duke parë numrin e ndeshjeve të zhvil-

luara deri më sot. Sipas statistikave janë numëruar 41 gola në 12 ndeshje, 3,5 gola mesatarisht për ndeshje. Në Botërorin e Brazilit nuk mendohet për mbrojtje, por skuadrat sulmojnë duke krijuar spektakël dhe duke dhuruar gola dhe raste të pafundme, madje deri në përfundim të grupit G, nuk kemi parë asnjë ndeshje të përfundojë në barazim.

Statistikat flasin qartë, vetëm në Botërorin e vitit 1958 kemi pasur një sasi golash të ngjashme, që kapte mesataren e 3,5 golave për ndeshje. Sa i takon sasisë së golave të shënuar në Botërorin e katër viteve më parë në Afrikën e Jugut, nuk ka krahasim, pasi në vitin 2010 janë shënuar 18 gola për 12 ndeshje, pra më pak se dyfishi.

historia

Mosha perfekte për të fituar Kupën e Botës? Historia na e tregon se duhet të jesh mes 25 dhe 26 vjeç dhe sigurisht i talentuar, për të triumfuar në Kupën e Botës, dhe këta janë liderët e ekipeve që mund ta pretendojnë këtë

Ç

Shumaker zgjohet nga koma Ish-kampioni i Formula 1, Michael Schumacher është zgjuar mëngjesin e djeshëm nga koma. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja “Bild”, e cila ka cituar një burim brenda familjes Shumaker, konkretisht menaxheren e tij. Sipas “Bild” mësohet se Michael Schumacher është zgjuar nga koma, gati gjashtë muaj pas aksidentit të tij me ski në Francë. Legjenda e ‘Formula 1’ ka lënë Spitalin Universitar Grenoble për ta marrë veten në një klinikë rehabilitimi. Tani ai është në gjendje të dëgjojë zëra dhe kundërpërgjigjet ndaj prekjeve. Sipas Gazetës “Bild”, ai mund të komunikojë me mjedisin që e rrethon, sidomos me gruan e tij Corinna dhe fëmijët e tij. Gjendja e tij është e qëndrueshme, kështu që ai nuk ka më tepër nevojë për ndihmën e specialistëve të Grenoble.

Menaxheria e tij ka bërë të ditur për prestigjiozen gjermane se “ 7 herë Kampioni i Botës ka lënë spitalin për të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit. Familja e tij do dëshironte të falenderonte të gjithë doktorët, infermierët dhe terapeutistët në Grenoble, të cilët bënë të mundur shërimin e tij, si dhe bluzat e bardha që e ndihmuan në vendin e aksidentit. Familja dëshiron gjithashtu të falenderojë të gjithë ata njerëz që i kanë dërguar Michael-it mesazhe dhe kartolina urimi. Në të ardhmen ne kërkojmë mirëkuptim që rehabilitimi i mëtejshëm të bëhet larg syve të publikut”, - tha ajo. Vendndodhja e qendrës së rehabilitimit po mbahet sekret dhe nuk mendohet të ketë më përditësime të tjera në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

farë kishin të përbashkët legjendat e Kupës së Botës, Paolo Rossi, Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Ronaldo? Ata ishin të gjithë 25 vjeç kur kanë luajtur në kompeticionin që i ka bërë më të mirët e të gjitha kohërave. Duke u bazuar tek historia, mosha 25-vjeçare është perfekte për të hyrë në Kupën e Botës nëse dëshiron të bëhesh superstar. Mesut Ozil, Diego Costa dhe Alexis Sanchez janë lojtarë me profil të lartë, të cilët shpresojnë që tradita të vazhdojë në Brazil 2014. Në moshën 25-vjeçare je në kulmin e fuqive të tua dhe gjithashtu ke eksperiencë dhe di si të veprosh në situata të vështira. Por më e rëndësishmja është se ju duhet të jeni në gjendje të përballoni presionin dhe të reagoni me shpejtësi kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ishin parashikuar. Rossi fitoi Kupën e Botës së vitit 1982 me Italinë pas mungesës dyvjeçare, për shkak të pjesëmarrjes në skandalin e ndeshjeve të fiksuara. Ai nuk shënoi në katër ndeshjet e para në kompeticion, por më pas lojtari hapi thesin duke shënuar gjashtë gola në tri ndeshje, përfshirë “hat-trick” e famshëm ndaj Brazilit. Maradona nuk mund të realizonte pritshmëritë në moshën 21-vjeçare në Botërorin e 1982. Katër vjet më vonë ai ishte kapiteni i Argjentinës dhe njeriu kryesor në ngritjen e trofeut, duke shënuar 5 gola përgjatë kompeticionit. Zidane festoi ditëlindjen e tij të 26-të në mes të kompeticionit më 23 qershor të vitit 1998, gjatë kohës që ai dhe skuadra e tij po luanin në Kupën e Botës. Paraqitja e Zidane frymëzoi Francën të fitojë Kupën e Botës në shtëpinë e saj dhe ai të hynte përfundimisht në historinë e futbollit. Katër vjet më vonë, Ronaldo (Il Fenomeno), i cili kishte vuajtur nga një dëmtim i rëndë në gju përpara finales së Botërorit 1998, u rikthye më i fortë dhe më i zgjuar në moshën 25-vjeçare duke fituar “Këpucën e Artë” me 8 golat e shënuar prej tij dhe Brazili u shpall për herë të pestë Kampion i Botës. Sot, në 2014, një brez i ri 25-vjeçarësh janë gati për të fituar Kupën e Botës me talentin dhe zgjuarsinë e tyre. Mesut Ozil, Gjermani

Lojtari me origjinë turke i Gjermanisë, Mesut Ozil, shpreson se Gjermania do të fitojë Kupën e Botës këtë edicion. Ai pati një sezon të vështirë me skuadrën e Prermier League, Arsenal, duke humbur një penallti të rëndësishme kundër Bayern Munich në Champions League, por ai është i lumtur me rolin e numrit 10 të dhënë nga tranjeri gjerman Joachim Low. “Jemi duke udhëtuar drejt Brazili për të fituar Kupën e Botës dhe të shprehim falenderimet tona për tifozët e shumtë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Gjëja më e rëndësishme për mua është se jam i lirë të lëviz në të majtë ose të djathtë, madje edhe të futem thellë në zonë për të kapur topin. Kjo lojë më përshtatet shumë mirë”, ka thënë Ozil. Alexis Sanchez, Kili

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës e ka nisur Kupën e Botës me një gol dhe një asist në fitoren e Kilit 3-1 ndaj Australisë të premten. Duke shënuar 19 gola në La Liga sezonin e fundit, Sanchez është duke arritur kulmin e karrierës së tij dhe Manchester United, Juventus dhe Liverpool janë disa prej klubeve që po monitorojnë situatën e tij në Camp

Nou, në rast se trajneri Lusi Enrique kërkon të bëjë ndryshime. “Nëse unë nuk do të besoja se Kili mund të shpallet kampion bote, atëherë do të qëndroja në shtëpi dhe t’i shikoja ndeshjet nga televizori”, ka thënë Sanchez. Diego Costa, Spanjë

Çuditërisht zgjodhi të luajë për Spanjën në vend të Brazilit dhe është çelësi i tyre i shpresës për të mbajtur Kupën e Botës pavarësisht se u turpëruan rëndë në humbjen 5-1 kundër Holandës në ndeshjen e tyre hapëse të premten. Jose Mourinho është afër nënshkrimit të marrëveshjes me qendërsulmuesin e Atletiko Madridit, i cili shihet si një pasardhës i Dieder Drogba. Costa ka vuajtur nga disa dëmtime përgjatë përgatitjeve për Kupën e Botës dhe prezenca e tij fizike i jep Spanjës një opsion ndryshe. Ndoshta nuk ka qenë i pranishëm gjatë rrugëtimit për Brazil 2014, por Rossi dhe të tjerë na kanë treguar se është më e rëndësishme sesi e përfundon garën dhe jo si e fillon. Willian, Brazil

Një nga katër lojtarët e Chelsea të thërritur në skuadrën e Brazilit nga Felipe Scolari nuk u aktivizua në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë, por atletizmi dhe fuqia e tij do të jenë të nevojshme në progresin përgjatë kompeticionit. Scolari është një fans i madh i Willian dhe ai e ka vendosur emrin e tij në 8 lojtarët e sigurtë që do të luanin në Kupën e Botës, dy muaj përpara se të publikonte listën finale. Paulinho, Brazil

Nuk ka asnjë lojtar të vetëm të Tottenham në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, por Paulinho jo vetëm që arriti të jetë në listën e 23 lojtarëve të skuadrës braziliane, por ai ishte edhe pjesëmarrës në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë. Paulinho ka shënuar 9 gola për Tottenham në sezonin debutes në Angli dhe 25-vjeçari konsiderohet një komponent i rëndësishëm për skuadrën e Scolarit. Giovani dos Santos, Meksika

Ishte shume e lehtë për 25-vjeçarin të dallohej në Premier League me Tottenham, por aftësitë e tij janë të krijuara për Kupën e Botës. Me një paraqitje sensacionale në fitoren e Meksikës ndaj Kamerunit të premten, atij iu mohuan dy gola, të cilët gabimisht u konsideruan si pozicion jashtë loje. Axel Witsel, Belgjika

Ndërsa tifozët në të gjithë botën konsiderojnë Eden Hazard dhe Vicent Kompany si dy lojtarët më të mirë të Belgjikës, janë vetë belgët ata që konsiderojnë Witsel, i cili luan me klubin rus të Zenitit, si lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës së tyre. Belgët janë ‘kuajt e zinj’ të Kupës së Botës dhe Witsel mund të bëhet ‘kali i zi’ udhëheqës i skuadrës në këtë kompeticion. Ai është pikërisht në moshën e duhur. Përgatiti Kevin Sinani


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Restorant nën ujëvarë

3

4

5

6

7

12 15

16

36

37

42

26 31

38

23

27

28

32

33

29 34

39

35

40 44

43

47

48

11

19

22

25 30

10 14

18

21

24

9

13

17

20

8

49

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41 45

46

50

Koha e fillimit ____:____

51

52

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht:

1. A që punon dhe lufton për të bërë ndryshime të thella a të gjera në jetën politike e shoqërore. 8. Kryeqyteti i Irlandës. 12. Ngjarje, ndodhi. 14. Notë muzikore. 15. Figurë e ngjashme me njeriun që bëhet me shkopinj, me rroba të vjetra, me kashtë etj. dhe që vihet nëpër kopshte e ara për të trembur zogjtë. 18. Kafshë e madhe me brirë që jeton në Amerikën e Veriut. 20. Sektori Ekonomik. 21. Sigla e Librazhdit. 22. Bimë që përdoret zakonisht për sallatë. 23. Janë në fillim të moshës. 24. Shtojcë e një ndërtese. 26. Pemë e lartë. 28. Kapitull i Kuranit. 29. Kalimi i topit nga një lojtar tek tjetri. 30. Shkova. 32. Njësia e matjes së rezitencës elektrike. 34. Nami pa të forta. 35. Qendroj. 36. Instituti Gramatikës. 38. Njeri i papjekur dhe pa përvojë nga jeta. 40. Instituti Informatikës. 41. Quhen çorapet e futbollistëve. 42. Përpjekje për të bërë diçka. 45. Golemi, bashkëluftëtar i Skënderbeut. 47. Bukuri, hijeshi. 48. Qëllon, ndodh. 41. Pjesa e një sendi që ndodhet larg nga mesi. 52. Njeri i trashë nga mendja. 53. Në rregull.

1. Dukuri kur një lëndë lëshon energji në formë valësh, ose grimcash. 2. Komedi e shkurtër me një akt. 3. De Janeiro i Brazilit. 4. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes.. 5. Termocentral, shkurt. 6. Organizatë Sigurimi. 7. Lojë enigmatike. 8. Ndryshim që i bëhet diçkaje me qëllim të keq, shtrembërimi. 9. Punë që sjell të këqija e ngatërresa. 10. Përemër pronor. 11. Kryeqyteti i Qipros. 13. Tufë kafshësh. 16. Minuta në dialekt. 17. Shkronjë dyshe. 19. Tase e volejbollit shqiptar, mbrapsht. 23. Pije akloolike e ëmbël. 25. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit. 27. Poet i famshëm i letërsisë antike greke. 29. Makineri që përdoret për të prerë. 31. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive. 33. Mama, shkurt. 37. E kundërta, burrë. 39. I ka maja në mes. 41. Garnizon Italian. 43. Pak vrer. 44. Pyesim për shkakun. 46. Kuka, luftëtar patriot. 49. Agjensi Monetare. 40. Transporti Ndërkombëtar.

3

2

5 1 9

3

6

5 7

4

9 1 3

9 8

5

2

8

5 6 9 7 8 2 9

4

1 5 8

5

2 6 9

6 3

6

3

6

1

7 8

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Marrëdhënia ne çift do përmirësohet dalëngadalë gjate kësaj dite. Do ja kaloni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do ja shprehni pa dorashka çdo ndjenje. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti ka gjasa t’i zhgënjejë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet edhe pse do shpenzoni me shume sesa zakonisht.

Shume persona do ju joshin gjate kësaj dite, por ju duhet te bëni çmos qe t’i rezistoni tundimit. Po rate ne grackën e tyre do e shkatërroni lidhjen qe keni krijuar prej kohesh. Beqaret nga ana tjetër duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë sa te mundin nga ftesat e do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk do i lejoni vetes çmenduri.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Perspektivat do jene shume te mira sot për jetën tuaj sentimentale. Pasion, kënaqësi dhe emocione pa mbarim. Beqaret do njihen me persona interesante dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Gjithçka do jete edhe me e bukur tashme. Ne planin financiar do ketë goxha ndryshime pozitive. Do mundte shpenzoni më me qetësi sot.

Edhe pse keni një lidhje te forte dhe qe prej shume kohesh, shmangni sot te merrni vendime te pamenduara te cilat mund ta cenojnë tjetrit. Tregohuni realiste. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ka shume mundësi qe edhe sot te mbeten vetëm. Ne planin financiar mos nxitoni te kryeni shpenzime te pamenduara sepse do gaboni.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 8

Për një pushim dhe drekë vërtetë të freskët. Në Filipine, një pronar kreativ ka dashur që në restorantin e tij, të qëndrojnë klientët më këmbë në ujë, në mënyrë që të kenë më freskët. Kjo kaskadë, është modifikuar që të rrjedhë sasi të caktuar uji gjatë tërë kohës, në mënyrë që të mos lagë pushuesit më shumë. Vizitorët e restorantit, që është shumë afër ujëvarës Labasin, mund të shërbehen aty me gjellë dhe pije, ndërsa këmbët do ti mbajnë në ujë.

4 2

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do i hidhni poshtë sot te gjitha tabute qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Dita do jete e bukur dhe plot ngjyra. Beqaret do jene me te disponueshem për te dale neper takime dhe do njihen me persona vërtet interesante. Ne planin financiar nuk do mund te shpenzoni aq sa dëshironi sepse gjendja do jete goxha delikate.

PESHORJA (23/IX-22/X)

0

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite shume pasionante dhe e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marsi do ju nxite ta surprizoni ne çdo moment partnerin dhe te bëni gjithçka qe ta nxehni sa me tepër atmosferën. Beqaret me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe te mos nxitohen te bëjnë zgjedhje. Financat do i mbani gjithë kohës te ekuilibruara dhe nuk do keni vështirësi për te shpenzuar.

AKREPI (22/X-21/XII)

5

Do ndiheni shume te lumtur sot ne jetën tuaj ne çift dhe do filloni te mendoni edhe për te ardhmen. Çdo sekonde do jete shume e bukur. Beqaret do jene te pafat dhe nuk do arrijnë te krijojnë as sot një lidhje. Mundohuni te qëndroni me pranë miqve dhe familjareve. Ne planin financiar do keni probleme serioze. Merrni sa me shpejt masa strikte.

5 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 133, 146, 201, 205, 242, 444, 465, 516, 541, 544, 823, 966. Numra me 4 shifra: 0230, 0444, 1201, 2105, 2147, 2596, 5415, 6320. Numra me 6 shifra: 015965, 045404, 111852, 115264,

147854, 247202, 263202, 410298, 452632, 506055, 521012, 521652, 547502, 566652, 573502, 602511, 728222, 741521, 816801, 884411. Numra me 7 shifra: 1512567, 2421025, 4267641, 9036402.

Yjet do e bekojnë lidhjen tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do ketë asnjë mosmarrëveshje. Beqaret duhet ta hapin zemrën dhe te bëhen gati për ndryshime te mëdha ne jetën sentimentale. Ne planin financiar ka ardhur koha ta riorganizoni buxhetin. Po i late gjerat pas dore do keni vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Venusi do ju mbështesë fort sot ne jetën tuaj ne çift. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur dhe do ndiheni me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë janë te mira. Ne planin financiar nuk priten vështirësi.

Ne jetën tuaj ne çift gjithçka do shkoje si e kishit planifikuar. Te gjithë planetët do ju gjendjen pranë dhe do i shtojnë ngjyrat ne lidhjen qe keni krijuar. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë personin e përshtatshëm. Një etape e re do filloje sot për ta. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara dhe aspak problematike. Do jeni shume me te qete.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Planetët nuk do përzihen aspak sot me jetën tuaj ne çift dhe do ua lënë gjithçka juve ne dore. Po u treguar kërkues, kokëfortë dhe te bëheni si shefa do keni debate. Po u treguat tolerante dhe bashkëpunues gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret ka rrezik te njihen me personin e gabuar. Mos bëni gabim te ecni me tej. Financat do jene mjaft te konsoliduara.

PESHQIT (20/II-19/III) Do futeni ne një faze tjetër sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni shume me te qete. Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe do ju beje te ndiheni mire. Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te munden ftesat qe do ju bëhen dhe te njihen mire para se te vazhdojnë me tej. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.06.2014

17 qershor

19

Çdo efekt i bukur që krijojmë, na bën një armik. - O. Wilde

1953

Kryengritje në Gjermaninë Lindore Kryengritja e punëtorëve kundër regjimit komunist në Gjermaninë Lindore në qershor 1953 ishte i pari i disa prej shpërthimeve të ngjashme - Hungari në vitin 1956, Çekosllovaki në vitin 1968, dhe Poloni në vitin 1970 - që demonstruan pakënaqësi me shtetet kukull të tipit sovjetik në Europën Lindore. Rebelimi filloi kur udhëheqja e partisë në pushtet, Uniteti Socialist, i rriti normat e prodhimit me 10 për qind dhe në të njëjtën kohë ngriu rrogat si dhuratë për datëlindjen e 60-të të udhëheqësit komunist Walther Ulbricht. Më 16 qershor 1953, nja 70 punëtorë në një kantier ndërtimi në Berlin

spontanisht u ngritën kundër masave të reja. Lajmi për protestën e tyre u përhap shpejt dhe një ditë më pas 100 mijë protestues u mblodhën në kryeqytet, disa me parullat “vdekje komunizmit”. Protestat u përhapën duke përfshirë nja 400 qytete, qyteza e madje edhe fshatra. Autoritetet vepruan shpejt dhe brutalisht, duke urdhëruar 16 divizione të ushtrisë sovjetike (20 mijë vetë) dhe 10 mijë anëtarë të policisë popullore të Gjermanisë Lindore (Volkspolezei) të shtypnin revoltën me çdo mjet. Tanket u lëshuan në rrugët e Berlinit Lindor dhe policia e ushtria hapën zjarr mbi demonstruesit në

zonat e Unter den Linden dhe Potsdamer Platz në qendër të qytetit. Vdiqën të paktën 55 vetë. Pas shtypjes së revoltës u ekzekutuan më shumë se 106 dënime me vdekje dhe disa mijëra vetë u dënuan me burgime të gjata apo punë të detyruar. Vetëm tre muaj pas vdekjes së Stalinit, ndërkohë që përplasja për mbushjen e vakuumit të pushtetit vazhdonte në Rusi, kryengritja e Berlinit i tronditi udhëheqësit e Republikës Demokratike Gjermane. Represioni ishte përgjigjja e tyre, gjë që çoi në brain drain (ikje të trurit) drejt Perëndimit dhe ndërtimit të Murit të Berlinit në vitin 1961.

Blitz

Flickr

1

Milion pemë e rrethojnë të famshmen Laguna e Patave në Porto Alegre, një prej vendeve ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës.

2.4

Milionë banorë ka Belo Horizonte – qyteti që do të jetë baza e ekipit të Argjentinës.

6.15

Milionë kërkesa për bileta u bënë gjatë fazës së parë të shitjes-më shumë se 70 për qind nga Brazili.

3.2

Miliardë njerëz në mbarë botën e panë Kupën e Botës 2010---46.4 për qind e totalit botëror.

Foto: The Hunter of Light/ Tirana

Duan BE-në, refuzojnë Tepelenën! Alket Braho Që njerëzit e thjeshtë në Shqipëri janë përdorur e po përdoren politikisht si mish për top, kjo nuk është diçka e re. Të kthesh kokën pas në tranzicionin e stërgjatë gjen me mijëra raste. Ashtu siç ka të tilla edhe sot, e me gjasa ndoshta do të vazhdojnë gjatë. Para dy ditësh ndoqa një lajm deri diku periferik, e që natyrshëm nuk merr vëmendjen e madhe të mediave, por që në thelb ka të bëjë me një çështje të rëndësishme dhe jetike për vendin, sikundër është reforma për ndarjen e re territoriale dhe administrative. Lajmi vinte nga dy qytete të vogla, Memaliaj dhe Rrogozhina. Në Memaliaj, një grup banorësh kishin dalë në protestë për të kundërshtuar variantin e reformës, sipas së cilit, bashkia e qytetit të tyre nuk do të ekzistojë si njësi më vete, por do t’i bashkëngjitet Tepelenës, duke krijuar kështu një njësi më të madhe vendore. Normalisht që nuk po e paragjykoj protestën në vetvete si formë të reagimit qytetar përderisa jetojmë në një shoqëri de-

gazetamapo@gmail.com

mokratike. Por, pasi dëgjova disa prej, le t’i quajmë argumente, të atyre pak protestuesve që gati po shtynin njëritjetrin për të dalë para kamerave, u binda se ngjarja ishte një tjetër inskenim për interesa politike, një tjetër përdorje e qytetarëve si mish për top. Dal në këtë përfundim pasi dëgjova ato çfarë protestuesit thanë për mediat. Dhe ja konkretisht: “E duam bashkinë këtu, duam të na shtrohen rrugët, nuk duam të varemi nga Tepelena. Ky qytet duhet të jetojë. Memaliaj nuk duhet ta humbasë historinë e tij, vlerat e tij. Kam ardhur që 10 vjeçe këtu dhe ndaj e dua këtë vend”,ishin disa prej “argumenteve” të protestuesve. Ata kërcënuan edhe me përshkallëzim të protestës, nëse i bashkojnë me Tepelenën. Saktësisht nuk mund t’ia vë gishtin njërës apo tjetrës palë për keqpërdorje të këtyre qytetarëve, por e them me bindje që kemi të bëjmë me një keqinformim të tyre mbi këtë reformë të domosdoshme për Shqipërinë. Në mungesën e një komunikimi më të mirë të

reformës nga ministria e linjës, prevalon keqinformimi që funksionarë lokalë apo persona me influencë në zonë i bëjnë qytetarëve. Pra, njerëzit nuk i dijnë benefitet e reformës, por thjesht i mëshojnë faktit që s’do jenë më bashki apo komunë më vete, a thua se kjo është ndonjë dramë e madhe. Kërkojnë rrugë të shtruara dhe shërbime më të mira, ndërkohë që mendojnë se këto sigurohen vetëm nëse s’janë bashkë me Tepelenën. Shkojnë deri aty, saqë thonë se qytetit të tyre i “rrezikohen historia dhe vlerat” nëse e bëjnë bashkë me Tepelenën. Butaforizëm! Sigurisht që problemin nuk e shikoj më shumë tek qytetarët e keqinformuar sesa te Ministria për Çështjet Vendore, e cila duhet të intensifikojë fushatën komunikuese të kësaj reforme. Një apo dy spotet televizive për këtë reformë, edhe pse e thonë qartë se nga ndarja e re qytetarët nuk humbasin shërbimet bazë që përfitonin deri më tani, s’mjaftojnë për mirëkomunikimin e këtij ndryshimi që do të votohet në

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

fund të korrikut. Duhet të ketë takime me qytetarët, ku t’i komunikohet çfarë fitojnë e çfarë humbasin nga ndarja e re. Në fakt humbasin thjesht një kryetar bashkie apo komune, por që kursehen miliona lekë, të cilat do të përdoren për rritjen e investimeve. Problemin e shikoj gjithashtu edhe te një sërë drejtuesish vendorë dhe funksionarë lokalë, të cilëve ndarja e re i heq ofiqet që kanë mbajtur për vite me radhë. Ofiqe që në shumë raste i kanë përdorur në funksion të interesave të tyre personale dhe kundër interesit publik, jo më kot një prej protestuesve ankohej edhe për rrugë të pashtruara. Kështu që, për të ruajtur ato pozita që kanë patur, “yshtin” qytetarët, i keqinformojnë dhe i përdorin si mish për top në protesta si ajo që pamë në Memaliaj e Rrogozhinë. Nga njëra anë synojmë integrimin në BE, çka do të thotë se do jemi bashkë me raca e kombe të tjera, ndërkohë që refuzojmë të bashkohemi mes veti në njësi më të mëdha administrative. Kjo nuk bën sens!

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 17.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.