Gazeta Mapo

Page 7

7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

kronikë

E premte, 15 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Minxolli është rikthyer në qeli për të vuajtur 5 vjet e 7 muaj burg nga dënimi prej 12 vjetësh që dha një ditë më parë Gjykata e Apelit

“Gërdeci”, Delijorgji, Minxolli e Pinari dorëzohen së bashku në polici Tre të akuzuarit kryesorë për shpërthimin e Gërdecit janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, me çanta e batanije në duar. Sipas llogarive, Mihal Delijorgjit i mbeten për të kryer vetëm 3 muaj e 24 ditë burg Leonard Bakillari

Tiranë Tre të akuzuarit kryesorë si

përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit janë vetëdorëzuar pasditen e djeshme në policinë e kryeqytetit, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit, që u jep formë të prerë dënimeve. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi kanë hyrë në ambientet e Policisë së Tiranës me çanta në duar, vetëm pak kohë pasi prokuroria kishte dërguar urdhërekzekutimet për 15 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sipas vendimit të Apelit, i vetmi nga tre të akuzuarit që duhet të qëndrojë më tepër në qeli është Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit të predhave në Gërdec. Duke llogaritur kohën e paraburgimit, Minxolli është rikthyer në qeli për të vuajtur 5 vjet e 7 muaj burg nga dënimi prej 12 vjetësh që dha një ditë më parë Gjykata e Apelit. Mihal Delijorgji, pronari dhe administrator i kompanisë “Albademil” pas dënimit me 6 vjet e 7 muaj burg, do të jetë i lirë pas 3 muaj e 24 ditësh. I vetëdorëzuari i tretë, Ylli Pinari u dënua nga Gjykata e Apelit me 10 vjet heqje lirie, por nga llogaritja e kohës së paraburgimit, ish-drejtori i ndërmarrjes “Meico” do të duhet të qëndrojë në qeli edhe për 3 vjet e shtatë muaj. Të njëjtën masë dënimi duhet të shlyejë edhe përfaqësuesi i ndërmarrjes “Meico” në Gërdec, Sokol Ngjeçi për të cilin nuk ka ende informacion nëse është dorëzuar apo do të ndalohet nga policia. Menjëherë pasi prokuroria firmosi 15 urdhër-

Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari duke u dorëzuar në policinë e Tiranës

ekzekutimet në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit, policia ka shpallur në kërkim 12 të dënuarit, pasi tre prej tyre u vetëdorëzuan sapo u njohën me urdhrin për ekzekutimin e vendimit. Sipas listës së zyrtarëve të dënuar, tashmë janë shpallur në kërkim me qëllim ekzekutimin e vendimit të gjykatës, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxha; ish-shefi i Logjistikës, Dashnor Çaushi; zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Ndue Marku; si dhe anëtarët e komisioneve për kategorizimin e fishekëve që do të demontoheshin dhe ata që kanë përcaktuar çmimet e tyre. Këta persona ishin dënuar nga Gjykata e Tiranës për akuzën e shpërdorimit të detyrës, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Duke qenë se në shkallën e dytë të gjyqësorit vendimet marrin formë të prerë, dënimet janë të

Dënimi i mbetur për të pandehurit • Mihal Delijorgji • Luan Hoxha • Ylli Pinari • Dritan Minxolli • Sokol Ngjeçi • Dashnor Çaushi • Armand Tartari • Ndue Marku • Fatmir Kuçi • Gëzim Hoshafi • Jorgo Mino • Denis Hajdari • Fahri Toska • Zenun Fero • Hysni Çoçka

3 muaj, 24 ditë 5 vjet 3 vjet e 7 muaj 5 vjet e 7 muaj 3 vjet e 7 muaj vjet 1 vit 1 vit 1 vit 3 vjet 3 vjet 1 vit 3 vjet 3 vjet 3 vjet

Nishani: Të përzgjidhen gjyqtarët e Administratives Presidenti kërkoi në mbledhjen e KLD-së ngritjen e komisionit që do të përzgjedhë me testim gjyqtarët e Gjykatës Administrative Tiranë Presidenti i Republikës,

Bujar Nishani, kërkoi në mbledhjen e djeshme të KLD-së që brenda datës 28 shkurt të përcaktohet komisioni që do të administrojë procesin e testimit për gjyqtarët që do të përzgjidhen në Gjykatat Administrative. Këshilli i Lartë i Drejtësisë caktoi këtë datë si afat për Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, i cili duhet t’i përcjellë zyrtarisht KLD-së vendimin me emrat e anëtarëve të Komisionit Administrues të Testimit, të zgjedhur nga ai (Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës). Gjatë mbledhjes së djeshme, Këshilli u njoh me relacionin e kryetarit të

Nga mbledhja e djeshme e KLD

Komisionit Administrues të Testimit për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrativë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, mbi punën e realizuar nga ky Komision dhe nga Komisioni i Fondit të Pyetjeve, në përmbushje të detyrimeve ligjore. “Në diskutimet e anëtarëve të Këshillit, u theksua vullneti i të gjithë aktorëve të përfshirë në realizimin e procesit përzgjedhës, për

Nishani vlerësoi si prioritet realizimin e një procesi përzgjedhës të kandidatëve për gjyqtar, sa më transparent dhe të besueshëm

vënien në funksion të Gjykatave Administrative brenda një kohe sa më të shpejtë, duke u bazuar në impaktin që kjo Gjykatë do të ketë në dhënien dhe cilësinë e drejtësisë për qytetarët”- thuhet në njoftimin e KLD-së. Gjatë mbledhjes, Presidenti i Republikës vlerësoi si prioritet realizimin e një procesi përzgjedhës të kandidatëve për gjyqtar, sa më transparent dhe të besueshëm, së pari për vetë gjyqtarët e më pas për publikun. Këshilli miratoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë, me objekt “Pezullimi i kërkesave për procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve, në çështjet g jyqësore me objekt ‘Kundërshtim veprimesh përmbarimore, sigurim padie’, me palë të tretë Bankat e Nivelit të Dytë”. Këshilli vendosi të shtyjë për mbledhjen e ardhme shqyrtimin e propozimit të ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

detyrueshme për t’u zbatuar. Tashmë materialet ndodhen në drejtorinë e policisë së kryeqytetit, e cila duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës për ndalimin e personave të dënuar si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, Apeli dënoi disa të pandehur që më parë ishin shpallur të pafajshëm, por urdhëroi pezullimin e këtyre vendimeve, duke detyruar të pandehurit të mbajnë kontakt me shërbimin e provës. Ndërsa të pandehurit që akuzohen nga prokuroria si përgjegjësit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit, përfituan uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim lehtësoi ndjeshëm masat e dënimit për Pinarin, Delijorgjin dhe Minxollin, të cilët kanë pranuar të kthehen në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pronat, vlonjati kërcënon me hedhje nga pallati Një 45-vjeçar nga Vlora, për më shumë se dy orë, kërcënoi se do hidhej nga kati i 10-të i pallatit ku banon. Skëndër Musaj është ngjitur me një shishe benzinë në dorë dhe kërcënoi seriozisht me jetën nëse nuk zgjidhej problemi i pronësisë. Shkak për një veprim të tillë u bë një problem pronësie. Në vendngjarja mbërritën forca të shumta policie, ndërkohë që prokurori i Vlorës, Dorian Tafili, negocioi personalisht me 45-vjeçarin. E gjithë pikënisja e konfliktit të familjes Musa është prishja e godinës të cilën ata e gëzojnë prej 1986 dhe moskompensimi nga ana e qeverisë. Gjatë negociatave, Musaj ka kërkuar kryeprokurorin Llalla, por më pas është bindur të zbresë nga tarraca e pallatit. Më pas, ai është shoqëruar në polici ku është marrë në pyetje për motivet e këtij akti ekstrem.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.