Gazeta Mapo

Page 23

retro 1564 SOT faqja e fundit profil&

E premte 15 shkurt 2013 www.mapo.al

MAPO

23

15 shkurt

Galileo Galilei

Galilei u lind në Piza, i pari i gjashtë fëmijëve të Vincenzo Galilei-t, një kompozitori dhe teoricieni të muzikës dhe Giulia Ammannati-t. Emri i plotë i Galileo-s ishte Galileo di Vincenzo Bonaiuti de’ Galilei. Kur mbushi 8 vjeç, familja e tij u shpërngul në Firence, por ai u la nën kujdesin e Jacopo Borghini-t edhe për dy vite të tjera. Më pas u edukua në Manastirin e Camaldolese-s. Megjithëse një katolik i devotshëm, Galileo kishte tre fëmijë jashtë martese me Marina Gamba-n. Arritjet e tij përfshijnë përmirësimet e teleskopit dhe vëzhgimeve astronomike të mëpasme dhe mbështetjen për kopernikanizmin. Stephen Hawking ka thënë se “Galileo ndoshta më shumë se askush tjetër ka dorë në lindjen e shkencës moderne”. Lëvizja e objek-

teve njëtrajtshme të lëvizshme, e mësuar në pothuajse të gjitha kurset e shkollave të mesme dhe në universitete, u studiua nga Galilei si subjekt i kinetikës. Kontributi i tij në astronominë observuese përfshin konfirmimin teleskopik të fazave të Venusit, zbulimin e katër satelitëve më të mëdhenj të Jupiterit (pagëzuar hënat e Galileit, për nder të tij) dhe vëzhgimin dhe analizimin e njollave diellore. Galilei punoi gjithashtu në shkencën dhe teknologjinë e aplikuar, duke shpikur një kompas të përmirësuar ushtarak dhe instrumente të tjera. Mbështetja e Galileit për kopernikanizmin ishte kundërthënës në kohën e tij, sepse një numër i madh filozofësh dhe astronomësh ende ndiqnin pikëpamjen gjeocentrike, sipas së cilës Toka ishte në qendër të uni-

versit. Pas vitit 1910, kur mbështeti publikisht heliocentrizmin i cili vendoste Diellin në qendër të Universit, ai u ndesh me kundërshtime të hidhëta nga disa filozofë e klerikë dhe dy nga këta të fundit e denoncuan para Inkuizicionit kishtar në fillim të vitit 1615. Në shkurt 1616, megjithëse u lirua nga akuzat, Kisha katolike e denonconte heliocentrizmin si “të rrejshëm dhe në kundërshtim me Skripturën” dhe Galilei u paralajmërua të hiqte dorë nga mbështetja për të - gjë të cilën ai premtoi se do ta bënte. Kur më vonë i mbrojti idetë e tij në veprën e famshme “Dialog rreth dy sistemeve kryesore të botës”, të publikuar në vitin 1632, ai u vu në bankën e të akuzuarve nga Inkuizicioni, u cilësua si “heretik” dhe e kaloi pjesën e mbetur të jetës në arrest shtëpiak.

Oskar Pistorius marrëzia e një heroi të zhbërë Jeton Selimi

“Kiji inatin e fali hakun” Ismet Toto

Në Illyrin e javës së shkuar botova një artikull “Unter Fuhrer-ët Hitlerianë “, me të cilin lëvdova sjelljen të partisë së vet. Disa këndonjës, edhe fletorja inteligjente “Vatra”, kanë bërë një konfuzion llogjik duke kujtuar se me anë të atij artikulli, unë jam shfaqur sheshit si një hitlerist ose fashist… ! Është rasti të insistoj mbi këtë pikë dhe t’u them miqve të mi këndonjës, të mos nxitohet të japin gjykime. Një njeri mund të adhurojë Hitlerin si një njeri kurajos dhe gjenial (dhe është i tillë pa u ba kancelier i Reich-ut),pa qënë i bindur në ideologjinë fashiste. Është e mundur që të kemi një admiratë për mënyrën e organizimit të partisë hitleriste, për efficiencën e madhe të aparatit të tyre për disiplinën entuziazmën etj..,pa qenë aspak të shtrënguar, drejt për së drejti ose tërthorazi, të pëlqejmë ose të pranojmë të realizohen me ato mjete. Dhe duhet të shtoj se këto mjete dhe mënyra, që përdor hitlerizma

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

në Gjermani janë përdorur, pothuaj, në të gjitha kryengritjet e mëdha të botës. Për një pikë të veçantë që thekson “Vatra” se dënuan njerëz pa u dhënë në gjyq, gjë që nuk mund ta admetojë kursesi, i përgjigjem se në kohë kryengritjeje të gjitha veprat janë ilegale, arbitrare, teoristike dhe violente. Në qoftë se formohet një gjyq dhe gjykon njerëzit me vdekje në 5 minuta e sipër, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga dënimi pa e formuar fare atë gjyq qesharak dhe formalistic. Me atë artikull kam dashur vetëm e vetëm të shfaqë urrejtjen time për “unter fuhrerët” e të gjitha vendeve dhe të gjithë kohëve, që kanë dashur ose duan të konspirojnë kundra udhëheqësve të tyre, si dhe admiratën që ndjeva për mënyrën trime dhe viruente me të cilën Hitleri shtypi në rastin e tij. Asgjë më tepër. Nuk më duhet të kem thënë asnjë fjalë, që të tregoj në ndonjë mënyrë, bindjen ose edhe inklinacionin tim në punë ideologjie. Ilyria, 1935

Luftëtarë shqiptarë Durrës, 1914

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Ai ishte praktikisht një mit. Ishte idhulli i të gjithë atyre që te vullneti i tij shikonin shërimin e shpirtit. Foshnjës që iu prenë këmbët në muajin e njëmbëdhjetë, që u rrit dhe u bë atlet i pistave të shpejta, njeriu që mori nofkën “Blade Runner”, dhe që arriti të bëhet i pari atlet paraolimpik që garon dhe me “normalët” në garën e tij të preferuar, atë të 400 metrave. Oskar Pistorius mishëronte heroin, njeriun e sakrificës së madhe që arrin të bëjë të mundur të pamundurën me punë e vullnet, dëshirë dhe këmbëngulje. Pistorius ishte… I lindur më 22 nëntor të vitit 1986, Oskari ishte vetëm një foshnje kur humbi të dy këmbët për shkak të një mosformimi të rëndë (fibular hemimelia) që detyroi mjekët t’ia operojnë ato nga gjuri e poshtë. Por, përveç fatkeqësisë që e goditi, Pistorius mbeti jetim nga nëna kur ai ishte në një moshë delikate. 13-vjeç nisi të luajë regbi me ekipin e shkollës, ndërsa më vonë do të bëhej pjesë edhe e skuadrës së mundjes. Më vonë, Oskar do t’u kushtohej pistave të vrapimit dhe do të adaptonte protezat e para në këmbë. Do të diplomohej në Universitetin e Pretorias për biznes dhe shkencat sportive, ndërsa nuk do të hiqte kurrë dorë nga pasioni i tij i madh, të vrapuarit. Do të fitonte medalje ari Emri: Oscar Leonard Carl njëra pas tjetrës në garat mes “sojit” Mbiemri: Pistorius për të thyer të gjitha barrierat në Lo- Ditëlindja: 22.11.1986 jërat Olimpike të Londrës, kur do të Vendlindja: Sandton, zbriste në pistë si një “normal”, duke Jonhanesburg arritur të kualifikohet deri në Shteti: Afrikë e Jugut gjysmëfinalet e 400 metrave, ndër- Profesioni: Atlet sa ngriti peshë një stadium të tërë Disiplina: Sprinter dhe të gjithë globin që e ndiqte nga Rekorder: 100 metra: 10.91 ekrani. Oskar Pistorius ishte bërë sek, 200 metra: 21.30 sek, përfundimisht një hero i njëjtë me ata të mitologjisë, të aftë për ta bërë të paimagjinueshmen realitet. Lajmi i djeshëm ka tronditur nga themelet atë që ai përfaqësonte. Vrasja e të fejuarës bëri xhiron e botës në pak orë. Ai, mbinjeriu vullnetçeliktë, heroi ynë, ishte njerëzor. Xhelozia ia kishte rrëmbyer mendjen, ndërsa në jo pak raste është parë në publik të kërcënojë meshkujt që ia kishin rrëmbyer të dashurat. Fatkeqësia e tij u shndërrua kështu në makthin e tij më të madh, diçka që ne, adhuruesit e tij, nuk e shikonim nga jashtë, por që ai e vuante përbrenda. Xhelozia u bë një Kimerë dhe vrau Belerofontin tonë (në mitologji është e kundërta), heroin e miliona njerëzve. Oskar do të dalë sot përballë gjykatës në Pretoria me akuzën e vrasjes me paramendim. Viktima, një modele 30-vjeçare shumë e njohur në Afrikën e Jugut. “Nuk jam i paaftë për shkak të paaftësisë në të ecur. Jam i aftë për aftësitë që kam” shprehja e tij që u kthye në një revolucion për mendjet e njerëzve. Por asgjë nuk do të jetë më si më parë. Drama ka prekur dy familje dhe boshllëku do të jetë i madh në sportin olimpik. Bota ka humbur një hero, garat një atlet, familja një vajzë… Pistorius nuk do të jetë më i madhi “Blade Runner”.

Email: v_perleka@yahoo.com vera_perleka@hotmail.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.