Gazeta Mapo

Page 3

E premte, 13 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Bruksel, firmoset deklarata, Kukan: Kemi lajme pozitive TIRANË Mbyllja e reformës zgjedhore si dhe konsensusi për të firmosur një deklaratë të përbashkët në Bruksel, pas komitetit të pestë ndërparlamentar Shqipëri- BE, sipas drejtuesit të takimit, Eduard Kukan, janë sinjale për zhvillime pozitive në vend. “Tani është koha për të dhënë një përgjigje vërtet pozitive. Po, jam i kënaqur. Kemi miratuar deklaratën e përbashkët me

kompromis për ato që diskutuam. Ajo që është më e rëndësishme është se zhvillimet në Shqipëri janë pozitive. Gjatë mbledhjes ne morëm lajmin se është miratuar edhe reforma zgjedhore dhe votimi për të bëhet të mërkurën e ardhshme. Ky është një rezultat konkret që ne e kërkonim. Ne shpresojmë që kjo tendencë të vazhdojë, sepse Shqipëria ka punë të tjera për të kry-

er. Pas këtyre, ne mund të shohim se si do ta gjykojë Këshilli Europian vendimin për statusin e kandidatit për vendin. Ne jemi ende aty ku duhet. Por ky është një hap pozitiv në këtë drejtim. Dhe le të vazhdojmë kështu”, - tha Kukan. Në deklaratën e përbashkët, PD dhe PS mbajnë një qëndrim të unifikuar mbi përgjegjësitë respektive dhe rolin që duhet të luajnë për integrimin.

Islami: Shumë zhurmë për asgjë, PS hoqi dorë nga kërkesat ekstreme TIRANË Për deputetin Kastriot Islami, miratimit të draftit për zgjedhjet nga dy partitë e mëdha i shkon për shtat shprehja “shumë zhurmë për asgjë”. Islami shkruan në faqen e tij në Facebook se çështjet themelore mbeten ende të pandryshuara. ”Shumë zhurmë për asgjë, për çështjet themelore asgjë për të shënuar, mbeten në thelb të pandryshuara. Në fakt nuk kishte si të ishte ndryshe, zhurma e opozitës ishte pa argumente dhe pa asnjë bazë. Natyrisht, drejtuesit e opozitës që mezi dolën nga ky qorrsokak do t’ia shesin votuesve të tyre që janë të gëzuar e të kënaqur me ndryshimet, sepse nuk kanë asnjë mënyrë tjetër që t’iu u shpjegojnë atyre përse nga kërkesat ekstreme dhe të paarsyeshme për tre vjet, tani kthehen aty ku ishin në 2008, pra aty

ku duhet të ishin normalisht. Votuesit do ta kuptojnë të vërtetën e këtyre ndryshimeve që nuk ndryshojnë asgjë në thelb, vetëm atëherë kur Kodi Zgjedhor të zbatohet... Pra në vitin 2013, katër vjet pas humbjes në vitin 2009... Pas radikalizimit banal (2009-2010), atij naiv (2010-2011) mesa duket po përmbyllet edhe faza e radikalizimit të maskuar (2011-2012)”, - shkruan Islami. Sipas tij, veprimi ndërkombëtar dha rezultatin e duhur, “opozita hoqi dorë nga bllokimi i progresit që do të bllokonte fitimin e statusit të vendit kandidat për në BE”. “Opozita hoqi dorë nga kërkesat ekstreme për reformën zgjedhore, dhe bëri shumë mirë, ndërkohë që mazhoranca u tregua inteligjente të lëshonte diçka në aspektin formal që opozita të ruante faqen për

të dalë nga ky qorrsokak. Rëndësi ka që të merret statusi. Shqipëria fiton duke fituar statusin, shqiptarët fitojnë duke fituar statusin...”.

Rama në Selanik: Reforma zgjedhore, garanci që vota të mos preket Kreu i PS: “Besoj se jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm që nuk janë pak, por përbëjnë një bazë shumë të mirë për t’u thënë qytetarëve se tanimë ajo çka ka ndodhur, nuk do të përsëritet”

Gjiknuri: Firmosëm draftin, pasi morëm garanci TIRANË Bashkëkryetrari socialist i komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri siguroi dje se PS-ja dha dakordësinë për reformimin e Kodit Zgjedhor pasi arriti të marrë disa garanci. “Janë arritur një sërë garancish shtesë, jo gjithçka që ne kemi kërkuar është materializuar në këtë marrëveshje, gjithsesi jemi në një situatë shumë më të mirë dhe Kodi ka përmirësime të dukshme krahasuar me gjendjen aktuale. Mund të them disa elementë kryesorë që duken; e para është që mundëm që përpara kohe të riformatojmë KQZ-në përpara fundit të mandatit të saj, duke i dhënë më shumë besim të gjithë implementimit të masave të reja. Së dyti, ka garanci të qenësishme në lidhje me përgatitjen e listës së zgjedhjeve, që ka qenë një nga problemet më serioze të përgatitjes së zgjedhjeve, duke përfshirë përfaqësuesit tanë në Ministrinë e

Brendshme, pra në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe një informim të vazhdueshëm mbi çdo ndryshim që ndodh në këtë regjistër, pra një lloj aksesi i plotë mbi këtë listë. Së treti, ka shumë garanci të tjera shtesë që kanë të bëjnë me procesin e numërimit të votave, që do të thotë se nuk ka rezultat të qartë, të plotë të qarkut pa u numëruar çdo kuti…”, - tha ndër të tjera Gjiknuri.

“Janë arritur një sërë garancish shtesë, jo gjithçka që ne kemi kërkuar është materializuar në këtë marrëveshje

TIRANË Me përmbylljen e reformës zgjedhore, Partia Socialiste pretendon se shkon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një sërë garancish të reja. Përkundrejt shqetësimit të shprehur nga partitë e vogla, kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje nga Selaniku, (ku mori pjesë në takimin e Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore), se reforma aktuale zgjedhore do të shërbejë si bazë e mirë për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës. “Çdo reformë zgjedhore është objekt debati dhe kundërshtish. Ajo që neve na duhet është që të garantojmë një sërë aspektesh, që deri dje kanë qenë aspekte të errëta të procesit zgjedhor. Besoj se jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm që nuk janë pak, por përbëjnë një bazë shumë të mirë për t’u thënë qytetarëve se tanimë ajo çka ka ndodhur nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do t’i fitojmë, pasi vota juaj nuk do të preket. Procesi do të jetë i hapur dhe transparent në raport me një të shkuar, ku komisionerët shpeshherë kanë bërë çfarë kanë dashur për arsye korruptive; ku kutitë nuk kanë qenë të hapshme për arsye të fshehjes së provave të manipulimit nga ana e pushtetit; ku KQZ-ja është kthyer në një thertore

mëria e transparencës në proceset demokratike të vendeve të rajonit. “Komiteti i Internacionales për Europën Juglindore përbëhet nga liderët e partive socialiste dhe socialdemokrate të Ballkanit. Sot u mblodh për të diskutuar lidhur me sfidat që kanë të bëjnë me ekonominë, që kanë të bëjnë me shoqërinë, që kanë të bëjnë me demokracinë në rajon dhe që kanë të bëjnë në tërësi me atë çka duhet të mishërojë e majta e këtij shekulli në një kohë krizash. Nga ana tjetër, në “Asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet një kohë dysnë mungesë të transparencës dhe me mekanizma himesh të rënda mbi proceset dekorruptivë, nuk do të mund të na ndalë dhe mokratike për fitorja do të jetë e jona në vitin 2013” shkak të një të djathte gjithnjë e dhe fitorja do të jetë e jona në vitin më të rixhidizuar, gjithnjë e më të 2013”, - tha Rama. Gjatë qëndrimit ashpërsuar, gjithnjë e më të lidhur në Selanik, Rama ka zhvilluar ta- drejtpërdrejt vetëm me interesin e kime të veçanta me liderë të së ma- pushtetit. Diskutimet u fokusuan jtës europiane. Pas zhvillimit të pun- tek domosdoshmëria e transparimeve të Komitetit të Internacionales encës në procesin demokratik, doSocialiste për Europën Juglindore, mosdoshmëria e një politike të re Rama u shpreh se në qendër të dis- ekonomike dhe financiare, domoskutimeve ishin vlerat dhe parimet që doshmëria e një jete institucionale të duhet të mishërojë e majta e këtij bazuar mbi Kushtetutën dhe shekulli. Një tjetër temë ku u foku- rregullat e demokracisë funksiosua komiteti ishte dhe domosdosh- nale”, - tha Rama. N.Perndoj elektorale dhe ku me listat është bërë një mish-mash i neveritshëm që ka kondicionuar procesin zgjedhor. Adresimi i të gjitha këtyre aspekteve dhe një sërë aspektesh të tjera besoj se përbën një argument të fortë për ne që t’u drejtohemi qytetarëve me optimizëm dhe t’u themi se tanimë përpara nesh është rruga e fitores. Asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptivë, nuk do të mundë të na ndalë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.