Metropol 6 gusht 2013

Page 1

»14-15

Ndërtimi i qiellgërvishtësve

10 ndërtesat më të larta në botë. Kostoja dhe viti i ndërtimit E martë

6 gusht 2013

Viti IX, Nr. 3046 Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998 Çmimi: 30 lekë • € 1.5

gazetametropol.com

Pabe e bare

Hyn në fuqi vendimi, Vera rrit zhurmat kriteret për kompensimin akustike, jeta e natës Të dhënat që duhen plotësuar për familjet që kanë pasur dosje në AKKP dhe ato që aplikojnë për herë të parë »7

tërbon familjet e qeta»6

Lazarati Shifra rekord nga rritja e çmimit të mallit “Made in Albania”, harta e të mbjellave »11

Pensionet

Mosha dhe vitet e punës për përfituesit e vitit ‘13 Kriteret që duhen plotësuar sipas kategorive të punës për burrat dhe gratë. Afatet për dorëzimin e dokumenteve

»6

Gara për shkollë

Rritet numri i maturantëve që kërkojnë universitet Hapat që do të ndiqen në shpalljen përfundimtare të fituesve. Formulari A-3 për nxënësit e dobët »5

Opinion Nga Elvis Kotini

Kritere integrimi

»20

Nga Engjëll Hasimaj

Polemikë me prof. Elezin për reformën në arsimin e lartë »21

Nga hashashi, këtë vit do të “korrë” 45 miliardë euro Reagon Ilir Meta

»3

“Për reformën në administratë kemi marrë votën. Berisha të ikë në mal”

Krimi në familje

Pas sherreve për hallet vret gruan dhe më pas veten Konfliktet mes 50-vjeçarëve mbyllen në mënyrë tragjike. Nuk ishin divorcuar pasi këshilloheshin nga miqtë »11

Shkrimi në shqip

Emigrantët kanë frikë të vijnë me pushime së bashku me fëmijët Në kthim dogana greke kërkon që në dokumente emërtimi i vendlindjes të jetë në gjuhën greke, ndryshe nuk pranohen »10

Vizita pas Turqisë

Rama takon Samaras, diskutohet për emigrantët dhe kufirin detar

»2


02

« POLITIKË

E martë 6 gusht 2013 •

RAMA TAKIM NJËORËSH ME KRYEMINISTRIN GREK

Zbardhet takimi, çështja e kufirit detar kryefjala e takimit Ervin Koçi

K

ryeministri i zgjedhur, Edi Rama, zhvilloi një takim dje me kryeministrin grek Samaras. Pas takimeve që ai zhvilloi me kryeministrin Italian Leta dhe me atë truk Erdogan, Rama vijoi turin e takimeve me kryeministrin grek. Këtë takim e bëri të ditur vetë kreu i Partisë Socialiste në faqen e tij në rrjetin social “Tuiter”, ku pohoi se kishte zhvilluar një takim njëorësh me homologun e tij Samara. “Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, - shkruan Rama për takimin me shefin e qeverisë greke. Mësohet se temë e diskutimeve ishte integrimi europian i Shqipërisë si dhe reformat e thella që zoti Rama pritet të ndërmarrë në krye të ekzekutivit shqiptar pas betimit të qeverisë në shtator. Burime kofidneciale brenda selisë rozë bëjnë më dije se pjesë e bisedimeve ndërmjet kryeministrit të ardhshëm shqiptar dhe shefit të ekzekutivit grek ka qenë edhe çështja e kufirit detar, një pikë kjo ende e pazgjidhur ndërmjet dy vendeve. Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, kërkoi fillimin e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje në kuadër të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për anulimin e saj dhe në respekt të integritetit të dy vendeve. Çështja e kufirit detar ndërmjet dy vendeve është një nga çështjet më pikante në diplomacinë e dy vendeve, kjo pasi Greqia, si një vend në prag të falimentimit ekonomik, ka zbuluar rezerva hidrokarburesh në detin Jonë, shumë afër ujërave territoriale shqiptare. Por duke mos pasur një marrëveshje të mirëpërcaktuar ndërmjet dy vendeve për kufirin detar, kjo gjë duket se ka acaruar disi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pasi Greqia kërkon me ngulm përfundimin e kësaj marrëveshjeje. Gjithsesi, kjo pritet që të hapë debate ndërmjet dy vendeve, pasi secili nga shtetet kërkon më shumë territor detar në brendësi të tij, kjo për shkak të rezervave të hidrokarbureve që janë zbuluar në detin Jonë, i cili shtrihet në të dy shtetet. Toponimet Biseda ndërmjet kreut të PS-së Edi Rama dhe kryeministrit grek Samaras është ndalur edhe te problemi i toponimeve, një problem ky që ka krijuar reagime tek institucio-

Çështja e kufirit detar ndërmjet dy vendeve është një nga çështjet më pikante në diplomacinë e dy vendeve, kjo pasi Greqia, si një vend në prag të falimentimit ekonomik, ka zbuluar rezerva hidrokarburesh në detin Jonë, shumë afër ujërave territoriale shqiptare. Por duke mos pasur një marrëveshje të mirëpërcaktuar ndërmjet dy vendeve për kufirin detar, kjo gjë duket se ka acaruar disi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pasi Greqia kërkon me ngulm përfundimin e kësaj marrëveshjeje.

ZGJEDHJET

KRIJIMI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE

KQZ sot miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve

Rama takim me krerët e shteteve partnere Kur jemi ende një muaj përpara krijimit të qeverisë së re socialiste, kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vijuar turin e takimeve me vendet mike të Shqipërisë. Këto takime janë zhvilluar në Romë me kryeministrin italian, në Athinë me kryeministrin grek dhe në Ankara me kryeministrin turk. Takimi me krerët e këtyre vendeve është bërë në

kuadër të bashkëpunimit, pasi ekonomia shqiptare është tejet e varur nga këto tri vende, të cilat në këta 22 vjet demokraci janë konsideruar si partnere strategjike të zhvillimit të vendit. Veç kësaj, në tri shtetet mike është një numër shumë i madh emigrantësh shqiptarë, të cilët që nga vitet e para të emigrimit kanë zhvendosur

jetesën e tyre në këto tri shtete, duke u bërë në këtë mënyrë si burimi kryesor i të ardhurave shqiptare nga remitancat.

KRIJIMI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE

Rama shtrin bashkëpunimin me vendet fqinje Kryetari i opozitës, Edi Rama, dy ditë më parë zhvilloi një takim me kryeministrin turk, ku pohoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të shtrihet në një rrafsh që nuk është parë më parë, deklaratë kjo që u përsërit edhe dje gjatë takimit me kryeministrin grek. Gjatë vizitës në Turqi Rama ishte i shoqëruar nga trupa e tij

net kushtetuese shqiptare. Sipas burimeve nga selia rozë, bëhet me dije se kryeministrit të ardhshëm shqiptar i është premtuar se ky problem do të marrë zgjidhje sa më parë në mënyrë përfundimtare. Veç kësaj takimi është përqendruar edhe te minoriteti grek

e kabinetit të ardhshëm qeveritar, ndërsa në Greqi zhvilloi një takim kokë më kokë me shefin e ekzekutivit grek. Pas përfundimit të dy takimeve Rama pohoi se bashkëpunimi do të jetë më i gjerë ndërmjet vendeve, duke dëshmuar se interesat e vendit në investimet e huaja, sidomos nga shtetet fqinje, është tepër i rëndësishëm në

që jeton në Shqipëri. Biseda për këtë çështje ka qenë tepër pikante, pasi në kabinetin “Rama” nuk është asnjë ministër nga minoriteti grek, gjë që solli edhe reagime nga mediet e shtetit fqinj. Pas takimit me kryeministrin grek Rama ka zhvilluar

Sot anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të votojnë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Pas shpërndarjes së mandateve të deputetëve sipas qarqeve për çdo subjekt zgjedhor nga Kolegji, ligji detyron KQZ-në të shpallë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve brenda 5 ditëve. Klement Zguri është ndër anëtarët më me përvojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që pret të shohë se çfarë do të shkruajnë vëzhguesit e ODIHR-it për punën e këtij institucioni. Zguri 41 kërkesat ankimore për gjithë territorin i quan të pakta në numër, ndërsa vendimmarrjen e KQZ-së e vlerëson korrekte. Problem kryesor ishte mungesa e kuorumit për vendimet që kërkonin minimalisht 5 vota, por nuk nxjerr fajtor 4 anëtarët e mbetur në KQZ. Në pah ka dalë edhe çështja e ndërhyrjes në Kodin Zgjedhor. Kjo vjen nga eksperienca e Lezhës dhe Shkodrës, dy qarqet që sipas Zgurit duhet të jenë leksion për politikën. Por kapitulli i zgjedhjeve të 23 qershorit nuk mbyllet me shpalljen e rezultatit zyrtar të zgjedhjeve. Në shtator listat e kandidatëve për deputetë do të ndryshojnë. Janë 15 deputetë që do të lënë mandatin e deputetit për të marrë postet qeveritare. Në rastin e zonjave që bëhen ministre në Kuvend hyjnë gjithashtu deputete zonja, por gjinia femërore përfiton edhe kur burrat heqin dorë nga mandati i deputetit në qarqet ku nuk është respektuar kuota gjinore.

Berisha: Vendi tani me 2 qeveri. Një e LSI, një e PS-së

programin ekonomik të qeverisë së ardhshme socialiste, gjë kjo e dëshmuar edhe nga vetë deklarata e Ramës.

një takim edhe me ministrin e jashtëm të Greqisë, njëherazi zëvendëskryeministër, Vinizelos. Ky takim ndërmjet Ramës dhe Venizelosit është bërë edhe në kuadër të bashkëpunimit të dy partive, pasi PS-ja dhe PASOK-u janë pasi simotra.

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, reagoi dje për mbledhjen e zhvilluar në ambientet e LSI-së ndërmjet kryetarit Meta dhe disa anëtarëve të kryesisë. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Berisha akuzoi kabinetin e majtë të qeverisë se tashmë janë krijuar dy qeveri, një e LSI-së dhe një e PS-së. “Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të piktorit të disa ditëve me parë, u mblodh nën drejtimit e kryetarit të parlamentit qeveria ‘Meta’. Ku është ndryshimi? Përpara me dy qeveri!” - shkruan kryeministri në detyrë, Berisha, në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Ditët e fundit reagimet e Berishës në rrjetin social kanë qenë tepër të shpeshta, duke e përdorur këtë si një dritare për të akuzuar kreun e PS-së dhe të LSI-së. Reagimi i djeshëm i Berishës duket se ka ardhur edhe pas akuzave të lëshuara nga Ilir Meta, i cili pohoi dje se “Berisha ka nevojë për pushime malore, pasi ato janë më shumë qetësuese”. Në këtë mënyrë, ndërmjet dy ish-aleatëve ka filluar lufta e akuzave të ndërsjella, në një kohë kur para gjashtë muajsh ata ishin në një kabinet qeverisës.


POLITIKË • E martë 6 gusht 2013

»

03

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT PUBLIKON RAPORTIN MBI ZGJEDHJET

“KQZ minoi besimin në procesin elektoral” Raporti: U shënua progres në krahasim me zgjedhjet e shkuara Pas përfundimit të procesit zgjedhor në vend kanë filluar të publikohen raportet e para mbi ecurën e zgjedhjeve parlamentare. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si organizatë e akredituar në KQZ për të monitoruar zgjedhjet në vend, theksoi në raportin e tij për procesin elektoral se vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve minoi besimin e zgjedhësve, duke vendosur nota tepër negative për punën e bërë nga KQZ-ja. “Vendimmarrja e njëanshme dhe pa konsensus në disa raste e këtij organi cenoi besimin e publikut dhe të subjekteve zgjedhore ndaj veprimtarisë së tij. Kjo dëmtoi rëndë e në mënyrë të pariparueshme disa faza të rëndësishme të procesit zgjedhor, si ndarja e mandateve për zonat zgjedhore, shqyrtimin e ankesave, certifikimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor etj”. Raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit konstaton se në zgjedhjet e 23 qershorit 2013

u shënuan përmirësime të ndjeshme në drejtim të cilësisë së listës së zgjedhjeve, në drejtim të respektimit të procedurave të procesit të votimit si dhe në atë të numërimit të votave. Në raport thuhet se subjektet zgjedhore, sidomos shumica qeverisëse, duhet të mbante më mirë parasysh faktin se OSBE-ODHIR-i vazhdimisht ka artikuluar kritika për

shfrytëzimin e inaugurimeve për qëllime elektorale, ose përdorimin e administratës publike dhe nxënësit e shkollave në veprimtari zgjedhore, gjë që bie ndesh me paragrafin 5 të dokumentit të Kopenhagës të vitit 1990. Në konkluzionet përfundimtare Komiteti Shqiptar të Helsinkit thotë “mbetet detyrë e rëndësishme e Kuvendit të Shqipërisë përmirësimi i mëte-

jshëm i Kodit Zgjedhor, rishikimi i mundësisë për depolitizimin e organeve të administrimit zgjedhor, si dhe përmirësimi i veprimtarisë së tyre në drejtim të ushtrimit të kompetencave që u cakton ligji, veçanërisht në procesin e numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultateve”. Nga vëzhgimet për rolin e medies gjatë dhe pas fushatës zgjedhore raporti thotë se gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave media ka pasur akses të mjaftueshëm në këto vende, por duke theksuar gjithashtu edhe incidentet që janë ndodhur me disa gazetarë të ndryshëm. “Aksesi i medieve në procesin e votimit e të numërimit të votave ka qenë i mirë, por nuk kanë munguar dhe incidentet.” Pas këtij raporti pritet të publikohen edhe të tjerë, ku më i rëndësishmi është ai i OSBEODIHR-it, nga ku janë kthyer sytë e ndërkombëtarëve, pasi kjo organizatë është ajo që jep notat më konkrete mbi ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

KABINETI PS-LSI. “MORËM POSTE TË TJERA PËR SHKAK TË KRITIKAVE TË PS”

“Duhet transparencë për financat publike” Meta: PD shpenzoi financat publike gjatë fushatës elektorale Ervin Koçi

REAGIMI

F

inancat publike të vendit do të bëhen transparente kur e majta të marrë pushtetin. Sipas kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, financat publike në vend kanë degraduar, duke e lidhur këtë me periudhën përpara fushatës zgjedhure. Gjatë një konference për shtyp kreu i LSI-së pohoi se paratë publike janë vënë në dispozicion të Partisë Demokratike gjatë fushatës elektorale, gjë që ka çuar në rrënimin e arkës së shtetit. “Financat publike kanë degraduar në një mënyrë dramatike, sidomos gjatë muajve përpara fushatës elektorale vetëm në funksion të kësaj fushate dhe të objektivave elektorale të Partisë Demokratike. Megjithatë, unë jam i bindur se do të bëhet një transparencë e plotë e situatës financiare dhe qeveria e ardhshme do të përballojë me sukses këtë moment delikat dhe do të ndërmarrë hapat e duhur për të stabilizuar në një kohë sa më optimale financat dhe për të përmbushur objektivat elektoralë në 4 vjetët e ardhshëm qeverisës”, - tha Meta. Sa i përket ndarjes së dikastereve që do të drejtojë LSI-ja në qeverinë e re, Meta tha se ato janë bërë sipas përcaktimit politik. Gjithashtu ai shtoi se LSI-ja e sheh qeverinë si një ekip. “Patëm një ndarje sipas përcaktimit politik të ministrave të caktuar. Lidhur me faktin që LSI-ja nuk ka asnjë ministër në dikastere ku

Meta: Berisha ka nevojë për pushime malore

“...Megjithatë, unë jam i bindur se do të bëhet një transparencë e plotë e situatës financiare dhe qeveria e ardhshme do të përballojë me sukses këtë moment delikat dhe do të ndërmarrë hapat e duhur për të stabilizuar në një kohë sa më optimale financat dhe për të përmbushur objektivat elektoralë në 4 vjetët e ardhshëm qeverisës”

ajo është përfaqësuar gjatë 4 vjetve të kaluar, kjo ka qenë një zgjedhje e drejtë dhe racionale edhe në funksion të transparencës së ardhshme. Gjatë 4 vjetve të kaluar, PS-ja ka qenë në opozitë dhe, siç e dini, ka qenë më e ashpër ndaj ministrive që drejtonte LSI-ja sesa ndaj atyre që drejtonte PD-ja. Kjo ka qenë kërkesa ime, është pozitive dhe etike. Sa u përket ministrave, janë më përfaqësuesit, por ne e shohim qeverinë si një ekip të tërë dhe ajo që duhet është fryma e ekipit për të përmbushur objektivat”, - deklaroi Meta. Përpara kësaj konference për shtyp Meta zhvilloi një takim me disa anëtarë të kryesisë së partisë së tij si dhe me

përfaqësues të LRI-së (forumi rinorë i LSI-së). Sipas burimeve brenda kësaj partie, bëhet me dije se pjesë e bisedës së tyre ka qenë edhe implementimi i programit ekonomik të dy partive kryesorë të koalicioni të majtë, PS-së dhe LSI-së, pasi që prej më shumë se 2 javësh dy ekspertët e kësaj partie për të bërë harmonizimin e programeve elektorale, Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto, kanë vijuar me intensitet për të bërë diçka të tillë. Mësohet se të dyja palët kanë arritur në konkluzionit se dy nga premtimet kryesore të fushatës: taksa progresive dhe heqja e taksës për biznesin e vogël, të vihen në zbatim në janar të vitit 2014.

Emrat e kabinetit të ardhshëm të publikuar nga Rama disa ditë më parë janë vënë në shënjestër të sulmeve të Kryeministrit aktual Sali Berisha dhe kryetarit të ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Meta ironizoi këto sulme duke thënë se Berisha ka nevojë për pushime malore, se ato janë më relaksuese, ndërsa më pas u ndal edhe tek akuzat për përgatitjen e spastrimit të administratës. “I kam dëgjuar ankesat për spastrime edhe nga kreu i ri i PD-së. Nuk ka pasur rast më shembullor spastrimesh se sa vetë Partia Demokratike në kohën kur ne lamë koalicionin, apo vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ne nuk jemi ankuar dhe nuk kemi ngritur as ndonjë zyrë ankesash. Nuk bëhet fjalë për spastrime, por për reforma dhe administratë më të efektshme, që do t’i përgjigjet ritmit të ri të qeverisë së re. Është për të ardhur keq që drejtues të PD-së flasin për qeverinë që do të qeverisë pas 1 muaji, sikur e ka nisur qeverisjen që më 23 qershor”, deklaroi kreu i LSI-së. Meta i bëri thirrje Partisë Demokratike që të marrë përgjegjësitë e saj dhe të shndërrohet në një opozitë alternativë e qeverisë. Ai foli për vendime të papërgjegjshme dhe në dëm të vendimit të marrë nga qeveria në detyrë që pas 23 qershorit. “Vendi ka nevojë për një opozitë që konkurron qeverinë me alternativa dhe jo duke humbur çdo ndjenjë përgjegjësie ndaj vendit, që është reflektuar në disa vendime të papërgjegjshme dhe jo transparente që janë marrë nga qeveria pas 23 qershorit”, - u shpreh Meta.


04

« POLITIKË

E martë 6 gusht 2013 •

ZHDUKEN DEMOKRATËT, MARRIN PUSHIMET VJETORE

PD me pushime, selia e partisë boshatiset nga anëtarët

Prishen ndërtimet pa leje

Hoxha: Ne nuk lëkundemi, PS të mos pengojë punën tonë

Ervin Koçi

M

uaji gusht duket se ka çuar me pushime Partinë Demokratike. Që prej fillimit të këtij muaji nga selia blu kanë munguar aktivitetet politike, të cilat kanë qenë tepër të vaktë, të shoqëruar me ndonjë deklarata të zëdhënëses së partisë. Gjatë dy ditëve të fundit selia e partisë duket se është boshatisur, ku edhe përpara saj mungojë makinat e parkuara që para një muaji kanë qenë të shumta. Zhdukja e opozitës së re demokratike nga hapësira mediatike filloi para një jave, çast kur u bë krijimi i kabinetit të ri qeveritarë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ku vetë Basha e akuzoi këtë kabinet qeveritarë dhe pas kësaj PD-ja ra në heshtje. Por këto pushime duket se do të pasohen nga një valë e gjatë opozitare nga ana e PD-së, pasi kjo gjë është paralajmëruar nga ana e kryetarit të ri Lulzim Basah. Situata Situata brenda Partisë Demokratike duket së është e qetë, por gara brenda selisë duket se është shumë e fortë. Që pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, Lulzim Basha, situata në zyrat e selisë blu duket se ka sjellë një garë të ethshme për ata persona që do të jenë në krye të kryesisë së partisë dhe në postet e larta drejtuese. Kjo pasi sipas të gjitha gjasave Basha do t’i largojë të gjithë të pakënaqurit, të cilët janë shprehur publikisht kundër tij, gjë kjo që do të sjellë edhe ndryshime drastike brenda partisë. Por momentalisht duket se të gjithë anëtarët e posteve drejtuese kanë marrë pushimet, duke mos dalë me asnjë komunikatë për mediet, gjë që lidhet edhe me faktin se aktivitet politike në ditë e fundit kanë qenë tepër të vakëta

që pas publikimit të kabinetit të ri qeveritarë nga ana e Ramës, ditë në të cilën erdhën reagimet e fundit nga PD-ja, ku vetë Basha akuzoi kabinetin e ri qeveritarë. Që pas kësaj dite asnjë nga drejtuesit e partisë apo dhe anëtarët aktualë të kryesisë nuk kanë bërë asnjë deklarata kundër opozitës. Reagimet Reagimet brenda Partisë Demokratike priten që të intensifikohen me mbylljen e muajit gusht. Kjo pasi përkon

me një situatë ku do të formohet parlamenti i ri dhe deputetët do të bëjnë betimin në Kuvend. Koj fazë do të shoqërohet edhe me ndryshimin e peronave në postet drejtuese te Partia Demokratike, pasi do të vendoset kryetari i grupit parlamentar, anëtarët e kryesisë, anëtarët e kuvendit të partisë dhe të Këshillit Kombëtar. Pra, muaji shtator do të hyjë me shumë ndryshime te selia blu, pasi pritet që të bëhet një ndryshim radikal në postet drejtuese, gjë kjo që

“TË ZBARDHET SA MË PARË NGJARJA”

Totozani reagon ndaj dhunës së Inspektoratit Ndërtimor Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar ndaj aktit të dhunës së ushtruar para dy ditësh ndaj një qytetari nga ana e policisë bashkiake gjatë prishjes së një ndërtimi pa leje. Sipas zyrës së Igli Totozanit, thuhet

se ky institucion e dënon këtë akt dhune dhe kërkon zbardhjen e gjithë ngjarjes. “Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më

është parë e domosdoshme nga Basha gjatë fushatës për kryetar të PD-së, i cili ka pohuar se përgjegjësia për humbjen e zgjedhësve parlamentare do të bjerë tek të gjithë dhe jo në disa individë të caktuar. Në këtë mënyrë, figurat e vjetra të partisë, që deri para pak muajsh kanë qenë protagonistë të hapësirave mediatike, do të largohen dhe në vend të tyre do të dalin individë të tjerë, të cilët do të udhëheqin fushatën opozitare të Partisë Demokratike me në krye kryetarin e ri Lulzim Basha.

të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Gjithashtu Avokati i Popullit u kërkon drejtuesve të këtij inspektorati të marrin masa për shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve dhunues për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publikë, që duhet të sillen si shërbëtorë të qytetarëve”, - thuhet në reagimin e tij.

Bashkia e Tiranës nuk ndalet para ndërtimeve pa leje, edhe pse situata dy ditët e fundit ka kaluar në incidente. Inspektorati Ndërtimor ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet pavarësisht kundërshtimeve të banorëve. Ky aksion dje gjatë orëve të paradites është përqendruar në prishjen e një shtese pa leje në katin e sipërm të një pallati në rrugën “Muzakët” në njësinë bashkiake nr. 9. Përveç prishjes se ndërtimeve pa leje aksioni i Inspektoratit dhe policisë bashkiake ka vijuar me sekuestrimin e betoniereve dhe objekteve të tjera që ndihmojnë në ndërtimin e objekteve pa leje në Tiranë. “Ne kemi marrë listën e plotë të vetëdeklarimeve të bëra nga qytetarët e Tiranës këta muajt e fundit në bazë të ligjit të ri dhe do të vlerësojmë çdo rast të vetëdeklarimit për ta vendosur atë në kushtet e ligjshmërisë”, - ka bërë me dije Florenc Hoxha, drejtor i Inspektoratit të Ndërtimit. Hoxha ka deklaruar se përpos ndërtimeve pa leje tani ka filluar dhe sekuestrimi i mjeteve që ndihmojnë në ndërtimin pa leje, madje dhe betoniereve. Vetëm para dy netësh janë sekuestruar disa mjete të tilla, duke përfshirë dhe pompa. Hoxha u ka bërë thirrje firmave që disponojnë

këto mjete se në qëndrimin korrekt të urdhrit për të prishur çdo ndërtim pa leje do të sekuestrohen edhe mjetet e tyre, ndaj të mos veprojnë kundër ligjit. Për sa i përket incidentit ku në krye të detyrës u godit inspektori i Inspektoratit të Ndërtimit, Bashkia e Tiranës ka reaguar duke akuzuar çështjen si dhe duke i bërë thirrje forcës së majtë politike, kryesisht deputetëve të Partisë Socialiste, që të mos nxitin dhunën. Hoxha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj deputetëve dhe eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste që të mos nxitin qytetarët për të ndërtuar pa leje. “Gjej rastin për t’u bërë thirrje disa deputetëve të Partisë Socialiste që të mos nxitin qytetarët për të ndërtuar pa leje. Gjithashtu u bëj thirrje këtyre individëve të mos nxitin qytetarë të caktuar të ushtrojnë dhunë apo të mbrojnë individët që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Inspektoratit gjatë kryerjes së detyrës shtetërore”, - tha Hoxha. Po ashtu Bashkia e Tiranës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të Inspektoratit Ndërtimore Urbanistik, duke u bërë thirrje eksponentëve të PS të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe të mos i motivojnë ato. Asnjë presion politik nuk do ta ndalë punën e Bashkisë në mbrojtje të ligjit.

SUPPLY OF A METEOROLOGICAL RADAR SYSTEM AND RELATED SERVICES AdriaRadNet Project

BLERJE SISTEMI RADARI METEROLOGJIK DHE SHËRBIMET PËRKATËSE Projekti AdriaRadNet

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3

REF: ADRIARADNET\MOI\RADAR\FB3

The General Directorate of Civil Emergencies (GDCE) of the Ministry of Interior of Albania in the framework of ADRIARadNet Project intends to award a supply contract for a “Meteorological Radar System and related services”, with financial assistance from the IPA Adriatic Cross – border Cooperation Programme of the European Union. The full notice as well the tender dossier can be obtained at General Directorate of Civil Emergencies, Ministry of Interior, Sheshi ‘Skënderbej’ 3, Tirana, Albania, Tel: (04)2273191, or downloaded from the GDCE website: www.mbrojtjacivile.al, or even requested at: adriaradnet.moi@gmail.com

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) në Ministrinë e Brendshme, në kuadrin e Projektit ‘Adriaradnet’ kërkon të blejë një sistem “Radari meterologjik dhe sherbimet përkatëse”, me financim të programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar IPA Adriatik. Njoftimi i plotë si dhe dosja e garës mund të sigurohen pranë Drejtorise së Pergjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme, Sheshi ‘Skënderbej’ 3, Tiranë, Shqipëri, Tel: (04)2273191, ose shkarkohen nga uebsiti i DPEC-së: www.mbrojtjacivile.al, ose nëpermjet një kërkese me e-mail në: adriaradnet.moi@gmail.com

The deadline for submission of tenders is September 5, 2013, 12:30 hrs local time at the above address. Possible additional information or clarifications/ questions may be requested at: adriaradnet.moi@gmail.com

Afati përfundimtar i dorezimit të ofertave është 5 Shtator 2013, 12:30, në adresën e siperpërmendur. Nje informacion më i detajuar sqarime/pyetje mund të kërkohet në adresën e e-mailit: adriaradnet.moi@gmail.com.


SOCIALE • E martë 6 gusht 2013

»

05

NË PRITJE TË REZULTATEVE FITUESE

Mbaroi plotësimi i formularit A-2, më shumë aplikime se çdo vit Erta Bode

M

Edhe pse plotësimi i këtij formulari zgjati pothuajse 8 ditë, ai do të ketë edhe një afat tjetër, që ende nuk është bërë zyrtar nga MASH. Kjo për arsye se ka pasur shumë ngarkesë në rrjet dhe maturantët e rretheve përkatëse nuk kanë arritur ta plotësojnë të gjithë formularin A-2. Pas plotësimit të tij kthehet një e-mail nga MASH, i cili konfirmon plotësimin e saktë. Ndërkohë rezultatet e formularit A-2 priten të dalin në javën e dytë të muajit shtator, pasi maturantët mbetës të japin provimet e vjeshtës.

KUJDES! PERSONALIZIMI

Dje i është dhënë fund plotësimit të formularit A-2, i cili ndikon si një aplikim për të fituar një shkollë të lartë për çdo kandidat dhe maturant që e ka plotësuar atë. Ndryshe nga vitet e tjera, kjo maturë rezultoi të ishte shumë personale. Përpos çdo rezultati që maturanti e ka marrë on-line në faqen zyrtare të MASH, plotësimi i A-2 ishte i ndarë në disa zona të Shqipërisë, ku maturantët e rretheve të caktuara kishin vetëm një datë në dispozicion për ta plotësuar atë.

AFATI

aturantët në vendin tonë i kanë dhënë fund plotësimit të formularit A-2, duke i dhënë kështu mundësinë vetes për të qenë të regjistruar në aplikimet për të fituar një shkollë të lartë. Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit, ky vit shënoi numrin më të lartë të plotësimit të këtij formulari. Ky është një tregues se maturantët dhe kandidatët për arsimin e lartë për arsye të ndryshme, vendosën të kandidojnë në universitet brenda vendit. Bëhet e ditur gjithashtu se ka plot kandidatë që kanë plotësuar A-2, me shpresën e vakët se do ta fitojnë atë, por që kanë një alternativë shumë më të sigurt në sektorin privat të arsimit të lartë në vendin tonë, që çdo vit e më shumë tregon më shumë larmishmëri dhe vjen me degë të reja. Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, thotë se do ketë një afat shtesë, që do ta deklarojnë në ditët në vijim. Ndërkohë ai sqaron se të gjithë maturantëve që u ka shkuar një e-mail ku u kthehet përgjigje zyrtare nga MASH, do të thotë se plotësimi i formularit A-2 nga ana e maturantit është i saktë dhe do të hyjë në procesin e përzgjedhësve për të vazhduar arsimin e lartë. Pas plotësimit të formularit A-2 maturantët do të jenë në pritje të rezultateve fituese. Pritet që rezultatet të dalin pas datës 10 shtator 2013, duke iu përmendur se shumë rëndësi do të ketë preferenca e parë dhe renditja e preferencave. Pasi mbyllet aplikimi on-line të dhënat përllogariten nga programe të posaçme të Ministrisë së Arsimit, ku shpallen fituesit. Në bazë të gjithë procedurës së kësaj mature, duke qenë se procesi ka qenë tepër individual, duke u bazuar në barkodin e maturantit, pritet që përgjigjet të zyrtarizohen në faqen zyrtare të MASH në bazë të barkorit. Kështu maturanti do të kontrollojë vet se çfarë shkolle ka fituar, ose nëse është penalizuar. Ndërkohë për t’u shpallur një maturant fitues i llogariten pikët për çdo degë që ka hedhur, llogariten sa vende ka ajo degë dhe sa maturantë në gjithë vendin e kanë preferencë të parë, ndërkohë në të gjithë ata që e kanë preferencë të parë, përzgjidhen si fitues ata me pikët më të larta derisa të plotësohet numri i studentëve që kërkohen për atë degë. Ndërkohë MASH bën me dije se ekonomia e dobët e familjeve shqiptare ka bërë që këtë vit të kenë një numër aplikuesish më të lartë se çdo vit. Sipas parashikimeve të MASH në përputhje edhe me kuotat e caktuara me VKM se sa vende të lira do të ketë

Plotësimi i formularit A-3 mund t’ju lërë pa shkollë Tendenca e të gjithë maturantëve për të fituar preferencën e parë të regjistruar i bën që, nëse nuk e fitojnë atë dhe shpallen fitues në të dytën, të mos regjistrohen në degën ku kanë fituar po të aplikojnë për A-3. Edhe nëse regjistrohen dhe aplikojnë për A-3, automatikisht regjistrimi i tyre është i pavlefshëm, kështu që kushdo që ka fituar një shkollë dhe tenton të plotësojë formularin A-3, e ka djegur shkollën që ka fituar dhe do jetë në pritje të shpalljes së fituesve të A-3. Ky formular ndoshta nuk i shpall ata fitues, kështu që maturanti mbetet pa shkollë, edhe pse në A-2 ai rezultoi si fitues i një dege. Prandaj këshillojmë maturantët që ta peshojnë mirë degën që fitojnë me A-2, pikët që mbledhin, mundësinë për të fituar në A-3, duke marrë parasysh se sa vende mund të hapen, të tregohen të vëmendshëm, sepse mund të mbeten pa shkollë fare. Faktikisht në bazë të gjithë mekanizmave të MASH formulari A-3 është më i përshtatshëm të plotësohet nga ata që nuk fitojnë shkollën me A-2, nga ata që pas rezultatit fitues në A-2, nuk e duan atë degë dhe tentojnë të shkojnë në privat, por mund të bëjnë një përpjekje me A-3, si dhe nga ata që nuk e kanë plotësuar fare formularin A-2 për shumë rrethana, duke përfshirë këtu edhe maturantët mbetës në një ose më shumë provime të maturës.

këtë vit në universitet e vendit tonë, zyrtarët e MASH deklarojnë se një numër të lartë regjistrimesh pritet të ketë edhe në sektorin privat, pasi shumë degë janë akredituar në përfundim të vitit akademik që kaloi. Kjo zgjidhje mbetet për të gjithë maturantët që në pamundësi për t’u shpallur fitues në një degë në universitetet shtetërore dhe të bindur për të

ndjekur arsimin e lartë, t’i drejtohen sektorit privat. Rezultatet e formularit A-2 pritet të përpunohen pas mbylljes së procesit në të gjitha rrethet e vendit, ndërkohë që fituesit e universiteteve, rreth 30 mijë të rinj, pritet të shpallen në fillim të muajit shtator, duke u pasuar nga plotësimi i formularit të fundit për këtë maturë, formularit A-3.

Fëmijët me aftësi të kufizuara të lënë në harresë

Shoqatat e ngritura nuk veprojnë, s’ndihmon as qeveria Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë mbetur pa asnjë mbështetje, duke u gënjyer nga të gjitha shoqatat që janë ngritur në emër të tyre. Këto shoqata kanë rënë në gjumë letargjik, duke harruar qëllimin pse janë ngritur dhe se një shtresë e njerëzve shqiptarë, pikërisht ata që do të jenë e ardhmja, nuk kanë asnjë mbështetje. Në të njëjtën pikë është dhe qeveria shqiptare, që i ka harruar këta fëmijë pa i mbështetur në programet e saj politike, as në reformat e reja dhe as duke i ndihmuar me një ndihmë financiare. Prindërit që kanë këta fëmijë tregojnë se kanë nevojë për një mbështetje të lartë ekonomike, pasi fëmijët e sëmurë kanë shumë shpenzime, ndërkohë kërkojnë dhe hapjen e qendrave trajnuese për t’u përkujdesur për këta fëmijë, që kanë nevojë edhe për trajnime mjekësore. Për sa u përket shoqatave false që janë ngritur në ndihmë të tyre, funksionojnë vetëm për të mbuluar administratën e tyre dhe asgjë më shumë, ndërsa shkaku i mosmarrjes së ndihmës financiare nga shteti ka qenë edhe mbyllja e degës së Thesarit të Shtetit, ku për më shumë se një muaj e gjithë administrata së bashku me

pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë asnjë shumë nga shteti. Ndërkohë bëhet e ditur se numri i këtyre fëmijëve është i lartë, sidomos i atyre që janë të evidentueshëm se vuajnë nga një sëmundje qysh në lindjen e tyre. Mirëpo në ndryshim nga bashkitë e rretheve të tjera, shoqatat dhe qeverisë duket se Bashkia e Kukësit po synon të shmangë këtë problematikë duke hartuar një plan 3-vjeçar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijë, ku në Kukës janë më shumë se 800 të tillë. Ky plan i hartuar nga këshilli i qarkut dhe organizata të ndryshme joqeveritare parashikon përmirësim të shërbimeve për këta fëmijë, të cilët përjashtohen nga shoqëria. Me këtë strategji trevjeçare synohet që të arrihen shërbime dhe përfitime për këta fëmijë, duke lehtësuar vështirësitë e tyre.

Pastrohet bregdeti shqiptar

Rregullohen kanalizimet dhe derdhjet e ujërave të zeza Bregdeti shqiptar ka rritur cilësinë e pastërtisë që u ofron pushuesve, duke siguruar kështu një ambient më të përshtatshëm dhe relaksues për pushime. Inspektorë të Institucionit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se në bazë të disa kontrolleve që janë kryer gjatë vijës bregdetare janë pikasur raste ku janë përmirësuar rrjetet e kanaleve të ujërave të zeza. Një ndryshim i dukshëm ndihet në aksin bregdetar Ura e Dajlanit-Plepa, në një pjesë të plazhit të ri të Vlorës si dhe në plazhin me shumë kërkesa për këtë verë, atë të Shëngjinit. Sipas inspektorëve, në verën e kaluar kanalizimet e ujërave të zeza kanë qenë problemi më i madh në vijën bregdetare, duke bërë që pushuesit të largoheshin nga ato vende dhe të zgjidhnin një vend tjetër, ndërkohë edhe duke u kthyer në një burim infeksionesh dhe sëmundjesh. Mirëpo këtë vit situata është ë përmirësuar dukshëm. Një përmirësim tjetër është bërë edhe në pastrimin e rërës së bregdetit, si dhe në hapjen e njëtrajtshme të saj, madje një pastrim i përgjithshëm është bërë edhe në brigjet ranore. Ndërkohë një cilësi më e lartë ndihet edhe në shërbimin që u bëhet pushuesve, qoftë edhe

nga bizneset private. Kushte më të mira ka ofruar bregdeti shqiptar për këtë vit edhe në ambiente si në koshat e plehrave, që kanë qenë më të shumtë në numër, dhe në pastrimin e shpeshtë të tyre, deri në shërbim dhe në lojërat e plazhit që u janë ofruar pushuesve. Për sa i përket ISHP-së ata deklarojnë se kjo është një arritje për të krijuar një përshtypje të mirë për resurset tona turistike, sidomos për të rregulluar imazhin e prishur të bregdetit të Durrësit. Ndërsa për sa u përket pushuesve ata ende favorizojnë bregdetin e Jonit më shumë se atë të Adriatikut, duke i dhënë këtë vit një vlerësim të madh zonës së Shëngjinit. Për sa i përket bregdetit të Durrësit edhe këtë vit deri tani ai është më pak i preferuari nga shqiptarët, po ende më i populluari, sidomos gjatë fundjavave.


06

« SOCIALE

E martë 6 gusht 2013 •

NGA DATA 1 KORRIK ËSHTË RRITUR ME 6 MUAJ MOSHA PËR PUNËT E KATEGORISË SË PARË DHE TË DYTË

Pensionet, ja mosha e re për të përfituar Përfituesit duhet të kenë ¾ e vjetërsisë në punën për të cilën duan të marrin pension FORMULA E RE

Erta Bode

N

dryshon mosha e daljes në pension për personat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë edhe të dytë. Ashtu si ccdo muaj korrik, ata që do të dalin në pension duhet të kenë plotësuar kushte të reja moshe dhe kontributesh. Kështu, për kategorinë e parë burrat do të dalin në pension në moshën 59 vjeç, ndërsa gratë në moshën 54 vjeç, me një histori kontributive prej 33 vitesh punë. Sa i takon kategorisë së dytë të të punësuarve, mosha e daljes në pension për burrat do të jetë 64 vjeç e 6 muaj, ndërsa për gratë kjo shifër është 59 vjeç e 6 muaj, me një histori kontributive prej 35 vitesh punë. Kategoria e tretë parashikon edhe kushtet maksimale deri tani, për burrat dalja në pension 65 vjeç dhe për gratë 60 vjeç, me një histori kontributive prej 35 vitesh. Sivjet, duke u bazuar tek reforma e nisur në vitin 2002, për rritjen graduale të moshës së pensionit, plotësohet afati prej 10 vjetësh për hyrjen në fuqi të rregullave të reja për daljen në pension, që e përafrojnë situatën në këtë fushë në Shqipëri me ato të vendeve të Evropës. Më parë, në vend burrat dilnin në pension në moshën 60-vjeçare dhe gratë kur mbushnin 55 vjeç. Kategori të tjera kishin të drejtën e pensionit edhe më shpejt, si psh., në rastet e ushtarakëve, arsimtarëve, etj. Në vitin 2002, Kuvendi i Shqiprisë miratoi ligjin që sanksiononte rritjen çdo vit me 6 muaj të moshës së daljes në pension, për një periudhë 10-vjeçare, gjatë së cilës rritej edhe kërkesa për

Në bashkëpunim me Bankën Botërore, qeveria ka përgatitur ndryshimin e skemës së pensioneve, duke pranuar se formuila aktuale ka dështuar. Sipas ministrit Bode, skema synon plotësimin e sistemit të sigurimeve shoqërore me të gjitha kolonat, me qëllim garantimin për të gjithë popullsinë të elementeve të sigurimit shoqëror të harmonizuar, por edhe duke rritur ndërgjegjësimin e individit për përfitimin në moshën e tretë. Sot skema aktuale funksionon me dy kolona: sigurim i detyrueshëm në një përqindje të caktuar të pagës dhe pensionet vullnetare. Një sistem i ri do të përfshinte sigurim të detyrueshëm që garanton një minimum përfitimi, sigurim të detyrueshëm në një subjekt të licencuar nga shteti, si dhe një sigurim vullnetar në formën e një “depozite” për ata që duan që përfitimet t’i kenë të larta kur të vijë mosha e pensionit. Deri tani, në skemën e re nuk është përmendur shprehimisht rritje moshe.

më shumë vite kontributesh të sigurimeve shoqërore. Por, përveç kushteve të mësipërme, specialistët e pensioneve shpjegojnë se për punët e kategorisë së parë dhe të dytë, nga vjetërsia e punës që kërkohet gjithsej, 3/4 e saj duhet të jetë e kryer në punë të kategorisë së parë dhe të dytë, me përjashtim të personave që kanë punuar në miniera në nëntokë ose në punime të tjera të nëntokës, të cilëve u kërkohet që 1/2 e periudhës së punës të jetë në këto punime. Nga ana tjetër, personat që janë duke plotësuar moshën por nuk kanë vitet

Të rinjtë nuk e perceptojnë dot të jenë me pushime dhe të mos frekuentojnë pubet e natës. E gjithë dëshira e tyre përpos kënaqësive që ofron një ditë në plazh është pikërisht dëfrimi që do të bëjnë natën, pa marrë parasysh se padashur nga një kontroll, pronari i lokalit është i detyruar të ulë muzikën, që kthehet në shqetësim për banorët e tjerë jashtë ambientit. Ata shprehen se është e vështirë të gjesh të drejtën mes të tria palëve, por e keqja më e madhe u bëhet vetë atyre, sepse duan të dëfrejnë, më pas pronarëve të lokaleve, që u ikën klientela dhe u prishet ambienti dhe të fundit që dëmtohen janë pikërisht ata që çojnë ankesa në grupet e kontrollit. Ky është mendimi i të rinjve, ndërkohë që edhe pronarët e lokaleve ankohen se ka njëanshmëri të madhe në kontrollet që ushtrohen, sepse jo të gjithë detyrohen të ulin muzikën pas orës 24:00 të natës, duke vazhduar të lirë ushtrimin e biznesit të tyre. Ndërkohë nuk mungojnë as ryshfetet, që tregojnë se lokalet nuk trajtohen njësoj.

e punës, duhet të bëjnë sigurim vullnetar para daljes në pension, në të kundërt atyre u digjet e drejta e marrjes së pagesës së pleqërisë. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve). Ndërkohë që për të mos pasur humbje kohe në marrjen e përfitimeve nga ana e qytetarëve, të gjithë

personat që gjenden në prag të daljes në pension duhet të bëjnë gati dokumentet e aplikimit. Duke pasur parasysh se aplikuesit mund të ketë punuar në qytete të ndryshme të vendit, ata duhet të paraqesin kërkesë me shkrim që 12 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre, në mënyrë që specialistët të kenë mundësi të verifikojnë vjetërsinë në punë dhe në momentin që plotësohet mosha e nevojshme, aplikuesit ti lidhet pa asnjë vonesë përfitimi.

TË RINJTË ANKOHEN SE DUAN TË DËFREJNË NËN TINGUJT E MUZIKËS

Vazhdon zhurma akustike, tërbohen baret Kryeqyteti dhe bregdeti dridhen deri në mëngjes nga muzika Zhurma akustike duket se u kthye në problemin e pashmangshëm të kësaj vere, edhe pse pa u hapur sezoni turistik filluan kontrollet nëpër lokalet e natës. Sipas specialistëve në ISHP-së, kjo zhurmë akustike është shumë e dëmshme për veshët, ç’ka ndikon në mosdëgjimin e fjalëve si dhe në tendencën për ta dëgjuar çdo gjë me zë të lartë. Kryeqyteti, edhe pse tashmë i boshatisur, pasi pushuesit janë drejtuar nga bregdeti, sërish zgjohet nën dridhjet e muzikës së bareve dhe pubeve, që nuk kanë modifikimin e përshtatshëm për të mos tejkaluar jashtë tingujt e muzikës. Më e rëndë paraqitet situata në qytetet bregdetare, ku baret verore ose diskot verore,

si trendi i fundit dhe tepër të frekuentuara nga të rinjtë, nuk duan t’ia dinë fare as për kontrollet. Më e rëndë situata është në bregdetin e Vlorës, ku të rinjtë e gdhijnë natën jashtë dhe normalisht nën tingujt e muzikës së tyre të preferuar. Gjithsesi, sipas mjekëve, kjo është tepër e dëmshme, pikërisht për të rinjtë që frekuentojnë baret e natës në më shumë se 3 herë në javë, pasi dëgjimi i tyre fillon dhe prishet, ndërkohë është shqetësuese për pushuesit, që në veshin e tyre shkojnë tingujt e muzikës, edhe pse mund të ndodhen në hotelet apo shtëpitë e tyre. Mjekët tregojnë se për sa u përket pushuesve gjendja e tyre është e përkohshme dhe 10-15 ditë nuk ndikojnë në

shëndetin e njeriut, por për banorët e kryeqytetit që kanë shtëpitë afër dojë pubi, përpos prishjes së gjumit, që akumulon stresin dhe prish gjithë regjimin ditor, kjo kthehet në një zhurmë të paperceptueshme, me të cilën veshi

më pas mësohet, duke ulur kështu ndjeshmërinë e tij, derisa arrin në prishje të dëgjimit. Ndërkohë për sa u përket kontrolleve që ushtrohen, dhe që mbyllin disa pube e disa i lënë hapur, të rinjtë ankohen se u prishin rehatin e natës.


EKONOMI • E martë 6 gusht 2013

A

gjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka nisur pranimin e kërkesave të cilat do të shqyrtohen për kompensimin financiar të këtij viti. Për 15 ditë me rradhë subjektet kanë të drejtën e paraqitjes së dokumenteve. Ndërsa për ata ish pronarë që I kanë dorëzuar dokumentet në vitet e shkuara do të duhet të paraqesin vetëm një kërkesë. “Metropol” paraqet vendimin e plotë ku dhe parashikohen kriteret që duhen plotësuar si dhe skema e kompensimit VENDIM Nr. 599, datë 17.7.2013 PËR PËRCAKTIMIN E RR EGULLAVE DHE TË KRITEREVE PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË KOMPENSIMI T TË PRONARËVE, NË TË HOLLA, PËR VITIN 2013 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11 pika 1 shkronja d e 17 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 Për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar, dhe të pikës 1 të nenit 5 të ligjit nr. 10 239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur për kompensim, të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit vetëm nëse përmbushen këto kritere: a)Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është përfundimtar; b)Vendimi, që ka përcaktuar kompensimin e pronës, është I ekzekutueshëm; c) Vendimi, për të cilin aplikohet, nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim. Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për e fekt klasifikimi, do të merren numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. 2. Kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Masa e kompensimit të jetë sipas skemës së mëposhtme: a) Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 (një mijë e pesëqind) m², masa e kompensimit të jetë deri në 200 (dyqind) m². b) Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 (një mijë e pesëqind) m² deri në 3000 (tre mijë) m², masa e kompensimit të jetë 300 (treqind) m². c) Për pronat e njohura për kompensim mbi 3000 (tre mijë) m² deri në 5000 (pesë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 400 ( katërqind) m². ç) Për pronat e njohura për kompensim mbi 5000 (pesë mijë) m² deri në 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 500 (pesëqind) m². d) Për pronat e njohura për kompensim mbi 10 000 (dhjetë mijë) m², masa e kompensimit të jetë 600 (g jashtëqind) m².

»

07

SKEMA E SIPËRFAQES QË DO TË SHPRONËSOHET DHE AFATET QË DO TË NDIQEN

AKKP: Kriteret dhe afatet e reja për kompensimin financiar të ish-pronarëve 3. Subjektet, që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011 dhe 2012 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2013. 4. Subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë pranë AKKP-së dokumentacionin e mëposhtëm: a) Kërkesën për kompensim në të holla, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushteve të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i

bashkëlidhet këtij vendimi; c) Titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, që, sipas rastit, mund të jetë vendim I Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, vendim i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendim i gjykatës, në rastet kur vendimet e sipërpërmendura janë ndryshuar në rrugë gjyqësore; ç) Planvendosjen përkatëse bashkëlidhur vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim; d) Dëshminë e trashëgimisë; dh) Nëse disponon, prokurë të posaçme, të nënshkruar

nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm apo disa prej tyre, ku të jetë e përcaktuar tagri për të tërhequr shumën e parave për pjesët takuese, në rast se shpallen fitues; e) Vendimet e KKP së/ ZRAKKP së ku janë përcaktuar pjesët takuese të secilit bashkë pronar, në rastet kur aplikimi kryhet nga një pjesë e trashëgimtarëve përfitues; ë) Çdo akt tjetër gjyqësor apo administrativ, me anë të të cilit provohet pjesa takuese e secilit bashkëpronar; f) Dokumentin e identifikimit (letërnjoftim apo pasaportë) të përfaqësuesit të pa-

SITUATA E KËMBIMIT E NJËJTË ME NJË VIT MË PARË

Leku fiton terren, emigrantët mbushin tregun me euro Nisja e gushtit shënon edhe fillimin e forcimit të monedhës vendase. Në tregun e brendshëm të këmbimit valuator, 1 euro këmbehej dje me 139.69 lekë duke u zhvlerësuar me 0.34 lekë në raport me fundjavën e kaluar. Rënia e monedhës së përbashkët, e cila ka rezistuar shumë në tregun vendas, vjen si pasojë e shtimit të numrit të emigrantëve ditët e fundit, me nisjen e muajit gusht. Kjo ka sjellë

Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollari Amerikan

USD

105.19

-0.71

EURO

EUR

139.69

-0.34

Poundi Britanik

GBP

161.63

+1.00

Franga Zviceriane

CHF

113.31

+0.21

edhe shtimin e euros në treg dhe njëkohësisht rritjen e kërkesës për monedhë vendase. Zhvlerësimi i euros është pasuar me rënien e

monedhës amerikane, e cila ka zbritur nën nivelin 106 lekë. 1 dollar këmbëhet sot me 105.19 lekë, 0.71 lekë më pak se një vit më parë.

jisur me prokurë; g) Mandatpagesën. 5. Në rastin e kërkesave të paraqitura në AKKP, në mbështetje të vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 1343, datë 4.6.2008 Për miratimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit të pro narëve, në të holla, për vitin 2008” nr.487, datë 6.5.2009“ Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2009”, nr. 192, datë 9.3.2011“ Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2011” , dhe nr. 768, datë 7.11.2012 “Për 5421 përcaktimin e rregullave dhe kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2012” , të cilat nuk janë realizuar nga AKKP - ja për arsye të ndryshme, kërkuesit duhet të pohojnë vullnetin e tyre, nëpërmjet një kërkese të re për kompensimin, të shoqëruar me dokumentet e parashkruara në pikën 6 të këtij vendimi. 6. Subjektet, që kanë aplikuar për kompensimin në të holla, në vitet 2008, 2009, 2011 dhe 2012, të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: a) Kërkesën për kompensim financiar, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; b) Deklaratën për pranimin e kritereve për kompensim dhe të kushtev e të tjera që lidhen me to, sipas formularit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi; c) Dëshminë e trashëgimisë, nëse ka ndryshime në rrethin e trashëgimtarëve të ligjshëm të subjektit të shpronësuar, sipas radhës së trashëgimtarëve, të përcaktuar në Kodin Civil; ç) Prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitet 2008, 2009, 2011 apo 2012 ka kufizimin në kohë për tagrin e tërheqjes së shumës në të holla. 7. AKKP-ja shqyrton dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë kompensim në të holla, duke kryer veprimet e mëposhtme: a) Verifikon dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. b) Kërkon nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që, brenda 10 (dhjetë) ditëve, të konfirmojnë, për: I) regjistrimin e vendimit përkatës në ZVRPP; ii ) përcaktimin e gjendjes juridike aktuale të pronës dhe verifikimin nëse ajo ka ndryshuar nga momenti i daljes së vendimit me të cilin aplikohet; iii)verifikimin e ushtrimit të së drejtës së parablerjes.

c) Kryen verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës. ç) Përgatit planvendosjen e pronës që kompensohet dhe cakton: i) në hartën e vlerës zonën ku ndodhet prona; ii) në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar, pjesën e pronës, që kërkohet për t’u kompensuar, sipas masës që përcaktohet në pikën 2 të këtij vendimi, dhe i kërkon përfaqësuesit me prokurë të nënshkruajë për pjesën që kompensohet. d) Llogarit vlerën e sipërfaqes, që kompensohet. dh) Përgatit vlerësimin ligjor, ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues: vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga kërkuesi; konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; iii) vlerësimi i pronës për kompensim. e) Merr vendimin për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompensim të subjektit të shpronësuar. ë) U dërgon subjektit të shpronësuar, Avokaturës së Shtetit dhe zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme kopje të vendimeve të marra për t’u dhënë mun dësi të ushtrojnë kompetencat ligjore. f) Shpall listën e subjekteve fituese. g) Kryen veprimet me thesarin dhe bankën për kalimin e fondit të kompensimit, në të holla, në emër të subjektit të shpronësuar, përfitues të kompensimit, apo përfaqësuesit të tij me prokurë, në përputhje me procedurat për zbatimin e Buxhetit të Shtetit. 8. Procesi i regjistrimit/ pranimit të kërkesave për kompensim fillon menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe vazhdon për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë. 9. Procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të kryhet në përputhje me këtë vendim dhe me afatin ligjor, të përcaktuar në pikën 2 të nenit 17 të ligjit nr. 9235, date 29.7.2004 “ Për kthimin dhe kompensimin e pronës” , të ndryshuar. 10. Paraqitja e të dh ënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit në të holla dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi . 11. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare


08

« SPECIALE

BERAT – E sheh teksa qëndron e heshtur përballë teje ashtu e brishtë me duar të mbledhura në prehrin e mbuluar me një futë që zakonisht e mbajnë në këto anë gratë e moshuara. E sheh që diçka kërkon me duar rreth e qark vetes. Të afërmit e saj thonë se kërkon vetëm Lutfijen, nusen e djalit të saj që e quan edhe nënën e saj, por edhe vajzën e saj. Me zërin e holl që më shumë i ngjan zërit të një fëmije thërret: Lutfije …. po ku je ç’u bëre, jam këtu vetëm ….hesht dhe mbanë vesh se nga do t’i vijë zëri i Lutës dhe andej e kthen kokën. Kjo është 100 vjeçarja Tabene Jaho e cila ka kaluar 93 vjet në terr pa e parë dritën e djellit, ose me mirë të themi se ka jetuar me jetën normale vetëm 7 vjet e më pas ka bërë një jetë të stërmundimshme deri në ditët e sotme. Për të ardhur një vizitë në shtëpin e 100 vjeçares në fshatin Lapardha vetëm 5 km në veri të qytetit të Berati, shkak u bë një takim me nipin e saj Julin emigrant në Greqi. Ky i fundit më tregoi historinë e jetës së “Gjyshes” së tij që në fakt i fliste hallë. Kam një jetë që e mbaj si fëmijët e mi më të dashur dhe kurrë nuk I jam mërzitur, pasi them se më ndimon perëndija që i shërbej kësaj 100 vjeçareje pa sy. Unë kam ardhur nuse në vitin 1959 dhe kam 54 vjet që i shërbej,- tregon Lutfija edhe kjo thuajse e moshuar pasi sapo i ka kaluar të 69 vjetër. Kur kam ardhur nuse e re, burri me tha se kemi në shtëpi dy plaka, njërën e kemi hallë dhe do ta mbaj unë ndërsa tjetrën e kam nënë dhe ajo do të rrijë me vëllezërit e tjerë. Po i thash do ta mbajmë…. Burri i kënaqur shkoi në dhomën ku rrinte halla e pa sy dhe i kërkoj që të vinte me të dhe kështu u bë që prej atëherë. Unë e kam mbajtur më shumë se fëmijët e mi, në fakt kam harruarr edhe prindqrit e mi në ato vite, se ata tani nuk jetojnq më, ndërsa unë vazhdoj t’i shërbej kësaj plake që ka kaluar një jetë të stërmundimshme dhe sië e shihni vazhdon të jetoj. Shpesh herë nëna ime ndjesë past më thoshte… lëri të gjitha punënt se asaj i duhet shërbyer, po ç’të bëja më parë unë të veja në punë të mbaja fëmijët e mi t’ju gatuaja apo të shkoja në punë dhe në një punë me orar zyrtar pasi punoja normiste në kooperativë. Nuk e di ku e gjeja gjithë atë kohë dhe atë fuqi që përballoja punën dhe shërbimin që i bëja familjes dhe fëmijëve të mi, ndaj kur mendohem me vete them se është perëndija ajo që ma dha fuqi që t’i përballoja kaq punë. Ndërsa për familjen nga kisha dale azgjë për prindërit e mi, as që bëhej fjalë veja një copë here, si dhe i themi ne këtej, sa i shihja dhe ikja asnjëhrë nuk u ëmalla me nënën time me babanë dhe me motrat e vëllezërit e mi pale nipërit e mbesat as që i shihja dot, vetëm kur më vinin këtu me tregonin se si ishin. Ose unë ose burri, Ylmiu do të rrinte këtu në shtëpi dhe asnjëherë nuk kemi shkuar bashkë as në gëzime as në hidhrime. Kjo është jeta jonë ndërsa tani na është shtuar dhe një dhimbje tjetër si dhe na shohni kemi ngelur vetëm ne tre unë burri dhe 100 vjeëarja që tani kemi filluar ta trajtojmë si

E martë 6 gusht 2013 •

100 VJEÇARJA që e ka parë vetëm 7 vjet dritën e djellit

fëmijë dhe më shumë se si të tillë e kemi trajtuar tërë jetën. Në fakt kam katër fëmijë. Tre djem dhe një vajzë, por të gjithë janë në emigrim edhe Julin që e dua shumë është në emigrim nipi im më i mirë… Por më shumë dua t’ju tregoj për hallën që dhe si e shini ka një jetë pa sy. Ti shërbesh një njeriu që nuk shikon është shumë e vështirë pasi nuk lëvizë as një metër vetëm edhe pse intuita nuk i mungon ashtu si dhe memorja, ndonëse nuk i sheh njerëzit. Të afërmit e saj i njeh nëpërmjet zërit ma-

jfton t’i flasësh njëherë dhe t’i tregosh të vërtetën se kush je dhe herën tjetër kur t’i i flet, e përshëndet, ajo të thotë se kush je pra të flet në emër. Ndërsa mua më njehë dhe me të prekur, disa herë edhe tani po të dojë të shkoj në banjë më bënë mua me shënjë ndonjëherë i them Ylmiut çoje ti dhe ai e merr, ajo i thot jo, ti dhe ndalon në vend, ai nuk flet por ajo e njeh nga duart edhe kur e lajm më thot e mbylle derën dhe unë detyrohen të lëviz çelsin që të lahet. Është shumë plak e pastër edhe tani që ka

mbushur 100 vjeëe të njëjtat veprime si më parë. U ndamë nga familja e madhe 50 vjet më pare. Ajo e kuptoj dhe qante shpesh herë thoshte u jam bërë barrë më vete juve, por unë i flisja e përgëzoja dhe e përqafoja ndaj ajo më do shumë. Në fakt nuk kemi pasur asnjë lloj ndihme. Para vitit 1990 vetëm kooperativa na jepte një ndihmë të vogël është turp ta kujtosh vetëm 50 lek në muaj më pas na i bënë 100 lek por ishte e kotë me to merrja vetëm 10 deri në 15 ditë bukë, po më pas, as lek për ilaçet nuk na jepnin, asaj i qanin syt dhe ne i merrnim vetë ilaçet që bënin jo ma pak se 20 lek në muaj. Tashmë ato vite kanë kaluar por mos kujtoni se kanë qenë të lehta vitet dhe jeta e saj, pasi veç vuajtjes të saj, veç ndihmës që do t’i jepnim na duhej të përballonim edhe anën finaciare. Po donte dhe një rrobë të re. Mbaj mend kur i blija fustane të reja ajo e njihnte. Një ditë motra më dha një fustane të mirë edhe pse ishte e përdorur dhe unë i thash vishe këtë fustanen dhe

ajo pasi e mori në dorë më tha kjo nuk është e re, unë doja një të re, të nesërmen kam shkuar dhe i mora një basme për fustane dhe ja dhash në duar sapo e kalon në duar më përqafoj dhe më tha, kjo po! kur do ta vesh?. Edhe pas vitit 1990 shkova disa herë për të nxjer një pension dhe pas 9 vjetësh mundime e sorollatje mezi më dhanë një pension në vitin 1999. Dhe këtë çdo vitë do ta çoja në Berat në komisjon. Tre vjetët e fundit me thanë çoje në komisjon në Tiranë , u mërzita shumë aq sa

nuk kisha më nerva dhe fuqi, nuk doja ta çoja në Tiranë, më vinte edhe inat edhe keq por të them të drejtën dhe më duhet pensioni pasi tani kërkon më shumë shërbime. Shkova në Tiranë kur e panë ata të komisjonit të Tiranës u revoltuan, po kjo nuk ka nevoj për të ardhur këtu dhe e shkruan në librezë përgjithmon dhe më thanë na fal dhe mos e sill më këtu tek ne se e kemi shkruar përgjithmon kështu thuaju edhe atyre të Beratit dhe më uruan 100 vjeëe, ndërsa unë jo thash nuk e shihni që edhe tre vjet do, ata qeshën. Në fakt vjet e çova librezën dhe më thanë sille dhe njëherë se bënë vaki dhe i vijnë sytë, por ia tregova dhe njëherë librezën dhe i thash të ardhtë mandata, po kjo është 97 vjeçe dhe ika e revoltuar, por pensionin nuk ma prenë, duhet të kishte një gjë të veçant për këtë plak që ka 100 vjet që jeton pa sy dhe është stërmunduar. Historia e 100 vjeçares pa sy Familja e Rushit Bej Aranitasit jetonte në fshatin Aranitas të Mallakastrës, familja kishte shumë fëmijë djem dhe vajza mes tyre dhe Tabenen, Hakiun, Xhevitin, Kajaçeja, Besija, Ylmiun etj. Të gjithë fëmijët luanin bashkë, tregon Xheviti që tashmë i ka kaluar të 90-tat dhe një ditë në mbasdite po luanim tek lëmi poshtë shtëpive aty ishte një lëndinë ku dhe mblidheshin burrat e fshatit here në kuvende dhe herë duke bërë muhabet e tymosur duhan. Teksa luanim për një moment Tabeneja ndaloi dhe kërkoi ndimë … të gjithë shkuam atje pranë saj, ajo qau dhe tha se nuk po shikonte dot ndërsa sytë i kishte hapur, u çuditëm të gjithë, mesa mbaj mend ne nuk dimin se çfarë të bënim por shkuam dhe i thamë nënës dhe ajo erdhi me vrap e mori Tabenen e mbështolli me futë dhe tha e zeza unë çupa. Më pas erdhën disa gra të tjera, gegët tonë të lagjes si dhe burra të lagjes. Të gjithë e pyesnin se ç’kishte por ajo vetëm thoshte se nuk shikonte por sytë i kishte hapët

shumë burra i thanë babait tonë që ta çonte tek allamulli, por në atë kohë nuk kishte tek ne allamull. Kështu kaluan disa ditë e një apo dy muaj dhe Tabeneja nuk po shikonte unë motra dhe vëllai e merrnim prej dore. Nëna ime çdo ditë vetëm qante, më kujtohet se dilte prapa shtëpis apo dhe pas therkut të misrit dhe vetëm qante. Mbaj mend se çdo ditë mblidheshin gratë e lagjes e të fshatit dhe mundoheshin të qetësonin nënën tone por asaj asnjëherë nuk iu tha loti nga sytë dhe nga faqa. Shumë prej burrave të fshatit, të afërmit tanë, ku nuk shkuan në të gjitha yshtaret që kishte Mallakastra por edhe andej përmatan Vjosës e Tepelenës dhe nuk gjetën dot shërim. Në kohën që babaj donte ta çonte jashtë shtetit nisi lufta. Mallakastra u mbush me ushtar austriak dhe hungares si dhe na thoshin. Ne jetuam në pyll lartë në mal në kufi me Levanin, Metohun e Osmëzezën pasi të gjitha ato malet mbi fshatin tonë kufi me Kalenjë e fshatrat që përmenda ishin me pyje që as dreqi stë gjente dhe jo ushtarët megjithëse neve nuk na ngacmuan. I mbaj mend ato vite kur ushtarët me gaveta alumini ndiznin zjarr dhe linin pushkët e gjata të ngulura në këmbë dhe rrinin pranë zjarrit. Si ishin ato kohë, mos e pyet nuk kishte më këq edhe pse nga pasuria nuk ishim keq nuk dinim të jetonim, kishim shtëpi të mira të mëdha oda ku kuvendonin burrat e zonës, mbaj mend se vinin nga Hekali, Kashi, Corrushi, Beja, Kuta, Kremnara e deri dhe nga Cakrani dhe bisedonin për luftën, neve ishim fëmijë por i mbaj mendë fjalët na zuri keq, na vjen keq për fëmijët. Në këto kushte ngeli Tabeneja motra ime pa u shëruar. I ra fati i keq. Babai dhe xhaxhai nuk largoheshin dot. Lufta në prag të derës dhe nuk kishin ku të na linin ne të tjerët, mallin, bagtinë orendinë të gjithë. Muaj pas muaj dhe vitë pas viti ngeli edhe Tabineja ashtu pa sy. E mbaj mend mirë kur luante Tabeneja ishte një vajzë flutur vraponte, luante me pllaka e ku di unë me shoqet e saj të moshës vinte me mua dhe Hakiun që të na ndimonte teksa mbyllnim bagëtinë, rinte pas nënës dhe fshinte shtëpinë. Kurrë nuk kam për t’i harruarr ato vite sa të lumtura kur ajo shikonte, por dhe aq tragjike më pas për të dhe për të gjithë ne që kemi një peng. Nëna jonë nga ajo ditë u lidh me Tabenen dhe nuk e mërziste fare askush nga ne. Çfarë kërkonte Tabeneja ia plotësonin të gjithë megjithëse edhe ajo u mbyll në veten e saj dhe filloi të përballonte jetën në hallin që e kishte zënë. Ahëëëëë sikur të kishte perëndi dhe t’i jepte Tabenes time një orë sy sa të shikonte dhe njëherë pale të vdiste pastaj edhe unë do tia bëja hallall. Tani ne nuk e pyesim më Tabenen pasi na vjen keq tia kujtojmë por më parë ajo na thoshte sa është ora, është natë apo ditë është mëngjes apo darkë, kush po martohet po unë të këndoj më lini, kush ka vdekur ëfar e kemi kush ka lindur është i bukur, po kjo nusja që ka ardhur është e bukur, tani ka fruta fiq, mëna, thana, rrush në cilën ditë jemi, në cilin muaj apo vit, sa vjeëe u bëra unë, po fëmijët shkojnë në shkollë. Ja këto janë pengjet e


SPECIALE • E martë 6 gusht 2013 mija. Shpesh herë unë i thosha Tabene shihe pak, po ajo qante e më thoshte po të shihja nuk do të pyesja e zija prej qafe dhe i kërkoja të falur, më pas nuk e kemi pyetur më, na vjen keq dhe e duam shumë nuk mundet të rri ditë pa e pare. Sa ngrihem në mëngjes pyes vëllanë Ylminun apo Lutën si është Tabeneja u ngrit kur do ta nxjerësh pasi të dy vëllai dhe nusja e tij e mbajnë më mirë më duket se edhe nga nëna ime. Kjo e fundit kur u sëmurë vetëm Tabene fliste dhe ajo i rrinte tek koka nuk kishte ditë më të dhimbshme se e kmi kaluar edhe kur na vdiq babai edhe nëna. Mos e pyet sikur kishim zënë perëndinë me gurë. U larguam në vitin 1940 nga Mallakastra dhe u vendosëm këtu në Lapardha me ndihmën e një të afërmit tonë Aliriza Orizaj dhe tani vazhdojmë të jetojmë këtu. Kur ia kujtojmë Tabenes diellin ajo thotë mos më fol më… boll, duket se e ka harruar apo nuk do që ta kujtoj. Ajo kaloj një jetë në terr sikur të qe e dënuar. Por tek kjo motra ime kemi gjetur dhe ngushëllimin në kohët e keqe që kemi kaluar kur na vdiq babai. E humbi mendjen dhe mbidheshim pas saj edhe për nënën po kështu mblidheshim pas Tabenes. Largimi nga vizita Në fakt shkuam në shtëpin e 100 vjeëares e cila jeton një jetë pa sy, për një vizitë, pa e ditur se do të gjenim një personazh sa të dhibshëm po dhe aq kujaroz për jetën, pasi duke dëgjuar zërin e saj thuajse të një fëmije, duke dëgjuar tregimet e Ylmiut, Lutës e Xhevitit për Tabenen herë na mbusheshin sytë dhe herë merrnim kurajo për jetën për punën. Në tregimin e tij Ylmiu tha një ditë më duhet të bluaja në mulli por nuk kisha misër të gatshëm dhe shkova në arën që e kam pranë shtëpis dhe fillova të zhvishja kallinjë që më pas t’i shkoqja dhe ti bëja gati për ti bluar në mulli. Kjo më dëgjoj kur i thash Lutës dhe ishte ngritur pa i thënë dhe ashtu zvarr kishte arritur tek gardhi dhe po thërriste o Ylmi, Ylmi ore po ku je se rash, unë nuk e dëgjoja kur një kushëriri im erdhi me vrap dhe më tha ka dal Tabeneja dhe ka rënë, shkova me vrap tek e mora dhe doja ta çoja në shtëpi por ajo nuk pranoi, u detyrova ta merrja në arë dhe atë ditë punoi me mua unë i afroja nuskat me misër dhe ajo punonte sa e kënaqur ka qenë atë ditë. Që nga ajo ditë unë fillova ta merrja me vete duke mjelë delet. Ia afroja delen dhe ajo e milte qeshte dhe gëzonte. E merrte Luta prej dore dhe shtronte pulat dhe ajo numëronte vezët dhe i çonte në furrike dhe thoshte të gjithë kaposha dhe qeshte. E teksa fliste këto fjalë Ylmiu i përlotur unë ngallëzohesh ndërsa nëpëmend thosha po ne me të gjitha të mirat, po brezat me të gjithë kushtet…!!!!!! e duke kaluar si në revistë tregimet e mbajtura copra copra shënimesh u largova nga kjo familje duke marë me vete një pjesë të brengës për të më ngelur për më shumë se 5 apo 6 si në apati për këta njerëz që me shumë u ngjajnë heronjve për jetën që kanë kaluar dhe kurajon që kanë për ta jetuar atë. Sulo Gozhina

KOSOVARËT INTERESIM PËR ARKEOLOGJINË, DETARINË DHE PESHKIMIN

Pushojnë, por dhe dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri

»

09

Ditët e fundit, mbi 30 autobuzë të mbushur plot me pushues nga Kosova, kryesisht edhe të rinj shkollash, kanë ardhur për të qëndruar në qytetin e Durrësit, duke shfaqur interesimin e tyre për arkeologjinë, turizmin, detarinë, peshkimin.

Nga ARTUR AJAZI

A

shtu si çdo sezon veror, edhe ky i këtij viti, është karakterizuar nga dyndja e kosovarëve drejt bregdetit, kryesisht drejt Durrësit. Por pavarsisht se sezonit turistik 2013 po i vjen fundi, duket se kosovarët nuk kanë dëshirë të largohen e braktisin Durrësin, për vlerat dhe bukuritë që ai mbart. Ditët e fundit, mbi 30 autobuzë të mbushur plot me pushues nga Kosova, kryesisht edhe të rinj shkollash, kanë ardhur për të qëndruar në qytetin e Durrësit, duke shfaqur interesimin e tyre për arkeologjinë, turizmin, detarinë, peshkimin. Lejla Kushta cicerone e muzeut dhe Amfiteatrit shprehet për “Metropol” se “kryesisht të rinjtë nga Kosova shfaqin dëshirën për të njohur historinë e Shqipërisë, vlerat e Durrësit, dhe për të nisur studimet e larta në universitetet tona”. Sipas zonjës Kushta, “tek bisedon me ata gjatë vizitave në vendet arkeologjike e historike ku unë i shoqëroj, shprehen se Durrësi mbetet në mendjen e tyre si qyteti me plazhin e bukur, amfiteatrin e lashtë,

flotën detare të peshkimit, qendra e transportit detar drejt vendeve të tjera të botës”. Durrësi këto ndjesi i përjeton çdo sezon veror, madje edhe kur ai është në përfundimin e tij. Kryesisht fundi i muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator, sjell nxënësit e shkollave të mesme nga Kosova, që akomodohen në hotelet e plazhit dhe përvecc vizitave në det kryejnë shëtitje në zonat arkeologjike të Durrësit si dhe në mjaft raste bëhen klientë

të dyqaneve në ”Rrugën Tregtare”. Agjentët turistikë shprehen se “mundohemi që javët e fundit të sezonit të ofrojmë çmime të ulëta për shkak të konkurencës dhe se kryesisht kosovarët janë bashkëpatriotët tanë”. Rruga e plazhit dhe sheshi përpara hyrjes kryesore të Portit Detar mbushet me autobuzë me targa të Kosovës, me pushues dhe kryesisht të rinj të interesuar për shkollimin e tyre. Autobuzët kanë

të stampuar emrat e agjensive turistike kosovare, nga ku qindra të rinj zbrresin dhe ashtu në grupe marrin rrugën e plazhit, akomodimit ditor dhe shëtitores buzë detit. Të gjithë janë pushues tradicionalë të Kosovës dhe vijnë në Durrës për të kaluar ditët e bukura plot diell. Mbrëmjeve ata bëjnë xhiron në rrugët e plazhit ku natyrisht për ata janë një suprizë e këndshme. Gjatë ditëve të qëndrimit në Durrës kosovarë shfrytëzojnë

motin e ngrohtë me temperaturë deri 38 gradë, edhe për të bërë plazh gjatë paraditeve të qëndrimit të tyre. Pasditet ata i kalojnë në rrugët e qytetit, organizojnë vizita në zonën arkeologjike si dhe në “Rrugën Tregtare” në të cilën ushtrojnë biznese një rrjet i gjerë dyqanesh dhe butikësh. Në orët e mbrëmjes disa prej lokaleve të plazhit popullohen prej të rinjve nga Kosova, me muzikë live dhe argëtime të ndryshme.

Urbanistët apelojnë

“Durrësi kërkon studim rrugor për të shmangur kaosin në trafik”

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar në informacionin e saktë të një gazete. Për t’u bindur abonohuni në Për informacione: Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

Durrësi edhe këtë sezon veror përjeton kaosin në trafikun e automjeteve në rrugët kryesore dhe dytësore të tij. Sipas specialistëve të urbanistikës, qyteti ka nevojë urgjente për studim të detajuar pasi ka rritje të numrit të automjeteve dhe akset rrugore janë po ato të 23 viteve më parë. Aktualisht Durrësi ka (pas Tiranës) më shumë automjete për frymë popullsie në shkallë vendi, pasi çdo ditë shtohen edhe mijëra të tilla që hyjnë e dalin nga porti. Gjithashtu dhe nga zona bregdetare e turistike ka bllokime të trafikut, pavarsisht zgjerimit të rrugëve nacionale 10 vjet më parë. Sipas një studimi të kryer nga një studio urbanistike në Durrës në muajin maj të këtij viti rezulton se, “në rrugët e Durrësit qarkullojnë 40 mijë automjete në ditë, shifra janë dy herë më të larta se ato të 5 viteve më parë, dhe se akset rrugore kryesore kërkojnë me urgjencë zgjerim me të paktën 1.5 metra”. Aktualisht në Durrës, qarkullimi i dendur i automjeteve funksionon në bazë të një studimi të kryer qysh në vitin 1999, por që duket se ka dalë jashtë funksionit pasi shpesh nëpër rrugë sundon kaosi për shkak të ngarkesës së lartë. Urbanistët janë të mendimit se “bashkia e qytetit, prej së cilës varet trafiku rrugor, duhet të nisë kryerjen e një studimi të ri, ose të miratojë studimin e kryer nga ne”. Për këtë qëllim urbanistët shprehen se “jemi të gatshwm të japim ekspertizën tonë, pasi të gjithë në Durrës jemi dëshmitarë të situatave që krijohen në rrugë gjatë sezonit veror, dhe aksidentet në rritje”. Drejtuesit e makinave qëndrojnë me orë të tëra në radhë për të hyrë e për të dalë nga qyteti apo nga rrugët që lidhen me portin. Shumë të tjerë janë dëshmitarë të asaj që ngjet në rrugët e qytetit nga qarkullimi i kamionëve dhe trajlerave. Problematike për Durrësin mbetet uturima e motorëve të fuqishëm që shfaqen rrezikshëm në rrugë ku qarkullojnë me intensitet të lartë këmbësorët. Një situatë e tillë në rrugët e Durrësit vazhdon të shkaktojë viktima të shumta për shkak të aksidenteve të cilat nuk kanë munguar. Shkak tjetër i kaosit rrugor është edhe mungesa e tabelave që pengojnë lëvizjen e kamionëve në rrugë të vaçanta. Studimi i urbanistëve përcakton vendet ku lejohen dhe nuk lejohen parkimet e makinave, dhe detyrimisht zgjerimin e rreth 10 akseve rrugore të qytetit. Banorët e Durrësit kërkojnë rregull në rrugë përsa i përket qarkullimit, i cili më shumë i është lënë spontanitetit se sa rregullave të lëvizjes. A. AJAZI


10

« AKTUALITET

E martë 6 gusht 2013 •

SHQIPTARËT KANË FRIKË SE FËMIJËT QË KANË LINDUR NË GREQI MUND TË MBETEN NË SHQIPËRI

Toponimet, emigrantët kufizojnë pushimet Nga dogana e Kapshticës numri i atyre që kalojnë kufirin arrin deri në 2 mijë në ditë

Ç

ështja e toponimeve duket se ka mbajtur larg Shqipërisë emigrantët nga Greqia. Sipas të dhënave të policisë kufitare, në pikën e Kapshticës raportohet se ka hyrë një numër i ulët emigrantësh, të cilët kthehen në Shqipëri për pushime. Sipas policisë kufitare ky është një numër i ulët krahasuar me një vit më parë dhe shkak për këtë është bërë çështja ende e pazgjidhur e toponimeve. Një situatë e tillë, e cila ende nuk po merr zgjidhje, po ndan në mes edhe familjet emigrante duke bërë që fëmijët e tyre të privohen nga mundësia për të pushuar në atdhe. Nëse në vitet e shkuara emigrantët përballeshin me radhë të gjata nëpër pikat e kufirit për të hyrë në Shqipëri, këtë verë ata ndajnë shqetësimin për fëmijët të cilët duhet t’i lënë me të afërmit, apo në rastet kur janë adoleshentë edhe vetëm. Gjatë ditëve të para të muajit gusht kanë hyrë në vend mesatarisht 2.000 persona, por kjo shifër mbetet relativisht e ulët krahasuar me atë të një viti më parë, kur çdo ditë në vend përmes kësaj pike hynin 5 mijë deri në 6 mijë emigrantë. Muajin e kaluar Avokati i Popullit i bëri apel Ministrise së Jashtme të zgjidhë sa me parë çështjen në fjalë, pasi u konstatua se fëmijët e emigrantëve nuk mund të kalojnë kufirin për të pushuar në atdhe këtë sezon. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme bëri me dije se, çështja e toponimeve është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke që në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. Ministria deklaroi gjithashtu se, në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë. Gjithashtu, çështja e toponimeve u diskutua në një takim që ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos zhvilloi në fund të korrikut me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi. Venizellos deklaroi se do të fillojë menjëherë puna nga stafi i tij që në bashkëpunim me komisionet e Ministrive të Jashtme të dy vendeve të marrë fund ky problem në një afat sa më të shkurtër. Gjithashtu, ai premtoi që stafi i tij do të hyjë në kontakt të menjëhershëm me autoritetet e Ministrisë së Jashtme për ta zgjidhur këtë cështje, e cila sipas ambasadorit tonë në Greqi, fatkeqësisht po penalizon fëmijët. Ambasadori shqiptar Dervishi i ka ofruar ministrit grek angazhim të plotë për zgjidhjen e problemit si në afat të shkurtër ashtu edhe në mënyrë përfundimtare. Por deri më tani kjo çështje nuk ka marrë zgjidhje, duke ulur kështu edhe numrin e emigrantëve nga Greqia që kthehen të pushojnë

Rrezikohen 1500 objekte shekullore

Shkodër, muzeu etnografik kërkon restaurim, shtohen turistët Muzeu etnografik në Shkodër e ka të nevojshme një ndërhyrje për restaurimin e godinës. Apeli është bërë nga vetë Drejtori i këtij muzeu, Fatmir Juka, i cili tha se nuk ka munguar vëmendja e bashkisë, por ende ka nevojë për financime, ndërsa shton se numri i vizitorëve këtë vit ka një rritje krahasuar me vitet e mëparshme. “Kjo godinë ka nevojë të rishikohet, sepse ka në shpatullat e saj një histori më vete”. Ajo ka nevojë për shërbime, ka nevojë të rikompozohet në çështjen e godinës si ndërtim; po ashtu, duhet të shikohet dhe statusi fizik i gjendjes së Muzeut të kështjellës që në dimër ka probleme me lagështirën”, deklaroi Juka. Muzeu i Shkodrës “Oso Kuka” mban në vetvete një pasuri të një historie mijëvjeçare, të vendosur në pavionet arkeologjike, etnografike si dhe në arkivin e bibliotekës e më gjerë. Në bibliotekë gjenden 20 mijë artikuj e përgjithësisht mbulohen të gjitha fushat e albanologjisë, por ka edhe literaturë të autorëve shqiptarë e të huaj. Ky muze ka një fond prej rreth 1500 objektesh që u përkasin shek. XVIII - XX. Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës e zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij, Dukagjinit, M.Madhe, Shllakut, Postribës, Zadrimës, Ana Malit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës. Një pjesë e tyre janë prodhuar nga individë të familjeve qytetare apo fshatare, kurse pjesa tjetër, prodhime të mjeshtërve të punishteve artizananale të qytetit të Shkodrës, duke ndjekur traditën shekullore vendase, por edhe me elementë të rinj, të ndikuar nga kontaktet me kultura të huaja, në kohë të ndryshme. në Shqipëri. Pretendimi i palës greke për këtë situatë është se në pasaportat biometrike të Republikës së Shqipërisë të fëmijëve të emigrantëve, vendlindja e tyre është shënuar thjesht Greqi apo Athinë dhe

kjo në gjuhën shqipe, ndërkohë që për greket, kjo është e palejueshme. Argumentin e tyre, grekët e bazojnë në mungesën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare për toponimet pasi vendlindja e fëmi-

jëve që kanë lindur në shtetin grek, duhet të shënohet në gjuhën angleze. Shumica e personave që nuk janë lejuar të kalojnë kufirin shqiptaro grek për këtë problem ka qenë kryesisht fëmijë.

SHPËTON I BIRI, I CILI DREJTONTE MJETIN

Kamioni përplaset me benzin, vdes çifti i bashkëshortëve Dy persona të vdekur dhe një i plagosur brenda së njëjtës familje është bilanci i një aksidenti të ndodhur të hënën në Shkodër. Policia e Shkodrës bëri të ditur se aksidenti u shënua rreth orës 09:40 minuta pranë fshatit Beltoj, ku një kamion me targa SH3582E u përplas me një mjet tip ‘Benz’ me targa SH9726C. Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja e fortë kanë humbur jetën 2 bashkëshortët që po udhëtonin me benzin që drejtohej nga djali i tyre, i cili është dërguar në gjendje të plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia konfirmon se viktimat janë Hysni dhe Maje Brahimi, përkatësisht 67 dhe 64 vjeç, ndërsa i plagosur, por në gjendje jashtë rrezikut për jetën është djali i çiftit, Dritan Brahimi 26 vjeç. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se në momentin e aksidentit, kamioni po dilte nga një rrugë dytësore, ndërsa benzi po udhëtonte me një shpejtësi të

Policia: Ka rënë nga 30 metra lartësi

Sarandë, gjendet pa ndjenja në rrugë një 30-vjeçar Policia e qytetit të Sarandës ka mundur të identifikojë personin e gjetur dy ditë më parë në gjendje kome, në një rrugë të Sarandës. Edhe pse policia fillimisht dyshoi se ai mund të ishte goditur me sende të forta në kokë, tashmë bëhet me dije se ky person ka rënë nga një lartësi rreth 30 metra. Mësohet se Alexandër Sunil Kahana, 30 vjeç është me origjinë austriake, ndërsa në dhomën e tij janë gjetur alkool e drogë, të cilat ky i fundit dyshohet t’i ketë konsumuar gjatë natës. Pikërisht si pasojë e përdorimit të drogës dhe alkoolit, mendohet se 30 vjeçari austriak ka humbur kontrollin duke rënë nga parvazi i ballkonit të dhomës ku jetonte. Mësohet se 30-vjeçari është transportuar në gjendje kome në drejtim të Spitalit Ushtarak dhe se gjendja e tij është kritike për jetën. Fillimisht pasi u gjet i braktisur në rrugë, policia e Sarandës mendoi se Alexandër Sunil Kahana ishte goditur me levë në kokë për qëllime grabitjeje, por pasi përfundoi hetimet arriti në konkluzionin se 30 vjeçari austriak nuk ka qenë objekt i asnjë sulmi, por se është rrëzuar nga lartësia rreth 30 metër, çka i ka shkaktuar edhe dëmtime shumë të rënda.

Linja Truqi-Shqipëri-Mali i Zi-Serbi-Kroaci-Itali

Elbasan, arrestohen 4 pakistanezë nga Turqia në Perëndim

madhe dhe si pasojë përplasja ka qenë fatale. Nga goditja e marrë makina tip “Mercedes Benz” ka pësuar dëmtime të mëdha dhe si pasojë ka qenë mjaft e vështirë për të nxjerrë jashtë viktimat. Si pasojë në ndihmë të forcave të policisë kanë ardhur edhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga makina e aksidentuar. Megjithëse të tre familjarët janë dër-

guar menjëherë në spital, dy bashkëshortët Hysni dhe Maje Brahimi, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë vdekjes, ndërsa djali i tyre që ishte edhe drejtues i makinës, megjithëse ndodhet në gjendje të rëndë është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin Skënder Zalli, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.

Policia e qarkut të Elbasanit ka arrestuar 4 klandestinë pakistanezë që vinin nga Turqia me një kamion të linjës Turqi - Mal i Zi. Ata kishin kaluar nga pika kufitare e Kapshticës dhe destinacion kishin Malin e Zi, Serbinë, Kroacinë dhe Italinë duke kaluar ilegalisht nëpër to. Duke pasur parasysh itenerarin në të cilën do të kalonin këta persona, Policia dyshon se kemi të bëjmë me një linjë trafiku të mirëorganizuar, i cili operon prej kohësh në këtë rrugë. Duke iu referuar edhe rrethanave si dhe dëshmive të 4 palestinezëve të arrestuar, dyshohet se shoqëruesi i tyre mund të jetë shqiptar dhe se ka të tjerë klandestinë që janë në kalim. Pikërisht për këtë arsye janë ngritur postoblloqe policie në të gjithë segmentin rrugor që lidh Elbasanin me pikën kufitare të Qafë Thanës dhe po kontrollohen të gjithë kamionët që vijnë nga Turqia, por edhe mjetet e transportit publik si autobuzë dhe furgonë. Pasi ka arrestuar drejtuesin e kamionit, policia e Elbasanit është duke hetuar lidhjet për të ardhurit e tjerë të mundshëm nga këto vende, ndërkohë që po vijon marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë të dyshuar që mund të kenë lidhje me këtë linjë trafiku klandestinësh.


AKTUALITET • E martë 6 gusht 2013

»

11

GUARDIA DI FINANZA ZBULON PARCELAT E MBJELLA ME KANABIS NË GJITHË VENDIN

Fshati Lazarat do të sjellë 4.5 miliardë euro Janë asgjësuar 108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas, arrestohen 22 Bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj Italiane janë bërë për herë të parë publike. Në një deklaratë për mediat është bërë e ditur se nga monitorimi nga ajri është realizuar evidentimi i sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike. Madje nga të dhënat e mbledhura arrihet në konkluzionin se prej “mallit të mbledhur” vetëm në Lazarat do të përfitohen 4.5 miliardë euro. Një shifër mjaft e lartë kjo për Shqipërinë. Ndërsa vlerësohet se për këtë vit trafikantët do të korrin 900 tonë hashash. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, situata paraqitet më problematike në zona si Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Drejtorit i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia

K

rimi në familje ka tronditur sërish shoqërinë shqiptare. Situata e vështirë ekonomike, dhe mentaliteti shqiptar duket se janë shkaqet e ngjarjes tragjike. Ngjarja e rëndë u shënua dje pak pas mesdite në kryeqytet ne rrugen ‘Irfan Tomini’. Dallëndyshe Jazxhiu është ekzekutuar nga bashkëshorti I saj Edmir Jazxhiu, I cili më pas ka vrarë edhe veten Gruaja 50 vjeçari dhe burri I saj 51 vjeç grindeshin shpesh me njëri tjetrin. Ndërsa dy javë më parë ajo kishte kërkuar dhe mbrojtje nga gjykata. Ndërsa çështja nuk është marrë në shqyrtim pasi gruaja e ka tërhequr kallëzimin. Sipas policisë autori ka vrarë fillimit gruan dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Krimi është kryer me pistoletë dhe brenda banesës së çiftit. Tashmë dy fëmijët e tyre do të mbesin të vetëm dhe pse në një moshë delicate. Edmir Jazxhiu punonte herë pas here si shofer kamioni, por jo me një punë të rregullt, ndërsa bashkëshortja e papunë. Personi i parë që ka parë skenën e krimit ka qenë djali i vetëm i familjes dhe më pas është njoftuar dhe vajza. Të afërmit Bashkëshortja e vëllait të viktimës Dallëndyshe Jazxhiu, tregon se kunata e saj kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshortin, pasi ai konsumonte alkool dhe ishte tepër xheloz. Ndërkohë që të afërm të çiftit thonë se kanë ndërhyrë te ta për të mos lejuar divorcin. Në këto këshilla një ndarje mes burrit e gruas do të sillte vetëm dëmtimin e fëmijëve. Por që duket se këto sugjerime nuk kanë bërë efektin e duhur. Kunata e viktimëss konfirmon gjithashtu se çifti kishte probleme të mëdha ekonomike dhe Dallëndyshja nuk punonte pasi Edmiri ishte tepër xheloz dhe nuk donte që ajo të kërkonte punë. Motivet Policia ka ngritur pistat e para mbi arsyet që kanë sjellë deri në realizimin e krimit. Nga të dhënat e para në vendngjarje policia hedh dyshimet se ngjarja ka nisur për

Di Finanza, Stefano Bastonin kanë preferuar ti bëjnë vetë publike të dhënat kjo dhe në prezenzën e zv/ambasadorit italian në Shqipëri, Giuseppe Berlendi. Burgaj tha se bashkëpunimi me homologët italianë ka rritur ndjeshëm cilësinë e punës së policisë shqiptare. Duke mos u ndalur në mënyrë të veçantë në zona tipike si Lazarati, ai tha se sipërfaqet e mbjella me bimë narkotike janë kryesisht të izoluara dhe larg qendrave të banimit. “Nga filmimet ajrore është bërë i mundur fotografimi i të gjitha parcelave në vend dhe zonat më problematike janë Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Tirana dhe Durrësi. Kemi të bëjmë kryesisht me sipërfaqe të vogla, larg zonave të banimit dhe në zona të thella malore”, tha Burgaj. “Janë asgjësuar

108 raste dhe janë proceduar 33 shtetas; 23 janë arrestuar dhe të tjerë janë në kërkim. Në këtë operacion, policia ka angazhuar forca të specializuara të mbështetura nga helikopterë. Kontrolli dhe krehja e zonave do vazhdojnë deri në shtator sëbashku me asgjësimin e parcelave. Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të Shqipërisë nga harta e kultivimit të tyre”, tha ai. Ndërsa drejtori i Repartit të Aviacionit të Guardia Di Finanza, Stefano Bastoni, u ndal në çështjen e Lazaratit, si një prej prej zonave më problematike për kultivimin e kanabisit. Ai tha se lënda narkotike e kultivuar në këtë fshat mund të arrijë në 900 tonë, ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliardë euro.

TIRANË, KRIM BRENDA FAMILJES, BURRI VRET GRUAN DHE MË PAS EDHE VETEN

Familjarët: Shkak u bë xhelozia Situata e vështirë ekonomike sillte përplasje mes çiftit

shkaqe ekonomike. Familja po përballej kohët e fundit me vështirësi ekonomike dhe shkak i grindjes së sotme dhe më të fundit të çiftit. Ndërsa plotësimi I nevojave për fëmijët dhe mos lejimi I gruas për të punuar duke dhënë kontribut në familje kanë sjellë përplajen fatale. Nuk përjashtohen as motive të tjera, por policia po heton mbi çdo pistë të mundshme që mund të hedhë dritë mbi krimin e dyfishtë. Familja Jazxhi Bashkëshortët ishin me origjinë nga Korca dhe prej disa kohësh jetonte në kryeqytet. Ata rezultonin të martuar dhe kishin 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, e cila së fundmi kishte fituar një bursë për studime jashtë vendit. Burri, në vitet 2002-2004 ka punuar si shoqërues i kryeministrit të atëhershëm të vendit, Fatos Nano. Më pas ia ka punuar me maune si transportues mallrash brenda dhe jashtë vendit. Kjo punë kryhej dhe tani nga Edmir Jazxhiu, por jo me kohë të plotë. Ndërsa bashkëshortja, Dallëndyshja rezultonte e papunë.

KËRCËNIMET PËR SULME TERRORISTE TË ZBULUARA NGA SHËRBIMET SEKRETE AMERIKANE

Policia blindon ambasadën amerikane Kërcënimet për sulme terroriste, të zbuluara nga shërbimet sekrete amerikane, kanë sjellë përforcimin e masave të sigurisë te Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Dy ditë më parë, Ambasada ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për të përforcuar sigurinë rreth objektit diplomatik. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmuan dje se prej dy ditësh ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje pranë Ambasadës dhe rezidencave amerikane. Forcat speciale RENEA, në ndonjë rast edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë pozicionuar në Rrugën e Elbasanit dhe së bashku me policinë e Komisariatit Nr. 1 janë duke mbajtur në vëzhgim çdo element apo lëvizje të dyshimtë në zonë. Masat janë marrë në koordinim me stafin e sigurisë në Ambasadën Amerikane dhe pritet të qëndrojnë aty deri në një urdhër të dytë, që me shumë mundësi mund të jenë deri në fund të muajit gusht. Siguria e Ambasadës së Shteteve

të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është rritur edhe nga agjentë të kamufluar, që nuk bien në sy të qytetarëve. Vetë Ambasada ka lajmëruar për të pasur kujdes në lëvizjet e tyre të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Paralajmërimi për të gjithë amerikanët që do të udhëtojnë jashtë vendit është në fuqi deri më 31 gusht. Masat e policisë Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë dje se masat e shtuara të sigurisë janë marrë prej 2 ditësh për të shmangur çdo incident të mundshëm. Kështu, që prej së shtunës, forca të shumta policie dhe të RENEA-s janë pozicionuar përreth godinës së Ambasadës së SHBA-ve, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, duke qëndruar në gatishmëri përgjatë 24 orëve. Kryesisht forcat RENEA janë në gatishmëri gjatë natës, prej orës 22:00 të mbrëmjes e deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjatë këtij orari furgonët e forcave speciale janë të dukshëm rreth Ambasadës, ndërsa gjatë ditës shërbimin

e marrin forcat e rendit të Komisariatit Nr. 1, që të ndarë në tri turne, me nga 8 policë, mbajnë nën kontroll çdo lëvizje të dyshimtë. Plani i masave të sigurisë është sekret dhe jo vetëm ato që shohim dhe janë të dukshme, janë në përbërje të planit të masave. Pasi agjentë specialë të kamufluar monitorojnë nga distanca çdo lëvizje apo objekt të dyshimtë. Ajo çfarë bie në sy është fakti se vihet re prania e shtuar e forcave speciale që qëndrojnë në grupe përreth godinës së përfaqësisë diplomatike, patrullimet 24- orëshe, si dhe lëvizja e forcave RENEA përgjatë Rrugës së Elbasanit. Nuk dihet se sa do të zgjasë shtimi i masave të sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gjithashtu Policia është e rezervuar për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë, ashtu siç edhe është përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri në fund të muajit gusht siguria duhet të jetë maksimale për të shmangur çdo incident të mundshëm që parashikohet të vijë nga Al-Kaeda.


12

« GOSSIP

Aktori që luan Ezelin arrestohet për drogë Në një aksion të policisë së Stambollit që kishte për qëllim shuarjen e tregut të narkotikëve janë arrestuar rreth 30 persona, mes të cilëve gjendet edhe aktori i famshëm turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur për rolet e Ezelit (“Ezel”) dhe Mehmet Kosovali (“Aci hayat”). Aksionet e policisë janë organizuar në qytetet kryesore, si Stamboll, Ankara, Bodrum e Kusadasi, ndërsa krahas 39-vjeçarit janë arrestuar edhe disa aktorë të tjerë turq. Njoftohet se pas kontrollit mjekësor, të arrestuarit janë dërguar në paraburgim.

Rikthehen “Backstreet Boys” “Backstreet Boys” janë në përgatitje të një rikthimi me albumin e tyre të ri të titulluar “In a World Like This”. Bendi i djelmoshave i viteve të 90-ta i përbërë nga Nick Carter, Howie Dorough, Brian Littrell, A. J. McLean dhe Kevin Richardson, arriti suksesin ndër të tjerash pas shfaqjes në “X Factor”, por ata suksesin ia dedikojnë punës së madhe dhe jo vetëm kësaj shfaqje talentesh. “Kjo është muzika, ne kemi qenë një nga kryesorët e kohës sonë. Industria e muzikës po ndryshon por ne mund të bëjmë muzikë që zgjatë për shumë, shumë vjet”, ka thënë Hoëie Dorough për revistën britanike “Star”. Së bashku me albumin, djemtë po planifikojnë një turne gjatë të cilit do të bëhet një film për rikthimin e tyre nën emrin “Noë Backstreet Boys – The Movie”

Brand: Në krevat imagjinoja se isha me femra të tjera Russell Brand tregoi se sa të vështirë e kishte pasur t’i rezistonte tundimit, gjatë martesës së tij të shkurtër dhe të pasuksesshme me këngëtaren Katy Perry. Aktori 38-vjeçar i bëri këto komente gjatë një shfaqje në një teatër londinez, në fundjavë, ndërsa me humor shtoi se të jesh i martuar është vetëm pak më mirë se sa të qënit murg. “Isha me të dhe mendoja se si do të ishte seksi me të tjera, mendoja për këdo tjetër përveçse për gruan time”, komentoi Brand, mbi martesën 14-mujore, të përfunduar në dhjetor 2011. Që prej ndarjes me këngëtaren me famë ndërkombëtare, aktori është parë disa herë në shoqërinë e femrave të tjera, megjithatë ai mbetet zyrtarisht i paangazhuar në një lidhje që prej atëherë.

SHBA: Loteria Powerball të mërkurën 400 milionë dollarë Rezulton se kush do të ketë fatin e çmimit të parë, pra pesë numërat dhe goglën e gjashtë Powerball të mërkurën, me 7 gusht - do të jetë fitues i rreth 400 milionë dollarve, me një oBsion të prej 230.300.000, neto për fituesin. Në 43 shtete të SHBA lojtarët e Powerball janë duke shpresuar se ata do të kenë fat më të mirë këtë të mërkurë për të fituar një shumë të holla si ajo jackpots për 400 milionë dollar. Ka qenë nata e shtunë ajo që e çoi në “stratosfer” çmimin e Lotarisë më të madhe në SHBA, dhe në botë , mbasi askush nga ata që provuan fatin nuk iu përputhen me të gjitha numrat për të fituar Jackpot e Powerball, njoftuan zyrtarët. Kjo do të thotë se Lotaria të mërkurën do të ketë çmimin më të lartë me rreth 400 milionë dollarë. Pothuajse të gjitha mjetet e shtypit në shtetet ku luhet kjo Lotari bëjnë thirrje se “është koha për të provuar fatin tuaj me një bilet Loterie Powerball . Të shtunën kan qenë një pakice fatlume e atyre që luajtën lotarin natën e së shtunës që u përpuqën pesë numra të rregullt, por jo me goglën e gjashtë Powerball, sipas faqes zyrtare të lojës së lotarisë multistate. Këto bileta, secila pati fatin të fitoi një çmim me vlerë 1 milionë dollar, dhe biletat e loterisë janë shitur në Kaliforni, Gjeorgji, Michigan, Pensilvania dhe Washington State. Në Florida dhe Teksas, një numër i papërcaktuar i lojtarëve lotari Powerball fitoi nga 2.000.000 dollar natën e së shtunës për meçin e pesë nga gjashtë numrave fitues dhe janë të paguar para shtesë për obsionin powerplay për biletat e tyre. Numrat e së shtunës ishin 23-24-36-42-45 dhe Powerball 15. Powerball luhet në 43 shtete të Shteteve të Bashkuara, përfshirë New Yorkun, Uashington DC, dhe Virgin Islands. Çdo shtet që merr pjesë në lojë vendos si t’i përdorë vetë paratë, nga taksat dhe përqindja që i takon të marrë nga shuma. Disa shtete caktojë paratë për një qëllim të veçantë, të tilla si arsim, ose shendetësi, ndërsa të tjerët e përdorin atë në fondet e tyre të përgjithshme. Shuma më e madhe e Loterisë Powerball ishte majin e kaluar me 590.5 milionë dollar. Në rastin më të fundit në New York një grua shqiptare Flora Pëllumbaj fitoi në lotari 1 milion dollarë.

E martë 6 gusht 2013 •

Limitet e caktuara që ruajnë lidhjen me partnerin

G

ratë i ruajnë sekretet shumë mirë, por kur është fjala për marrëdhëniet romantike, ekzistojnë kufij që çdo grua duhet të ketë, dhe gjëra që nuk kanë nevojë për të folur dhe të ndajë me burrat. Limitet e caktuara do të ndihmojë gratë të ruajnë lidhjen me partnerin e tyre, por edhe për të mbajtur disa gjëra për veten e saj Mos i zbuloni sekretet e mikes tuaj Sekretet që lidhen me shoqet tuaja kurrë mos i ndani me partnerin tuaj. Miket e juaja kanë besim në ju dhe besojnë se ju do të mbani të gjitha të fshehtat. Besimit të tyre mos i bëni hile, pasi e njëjta gjë mund të ndodhë me ju. Përveç kësaj, meshkujt nuk i kuptojnë bisedat e grave, kështu që është më mirë për ti mbajtur larg nga ajo. Mos zbuloni fjalëkalimin tuaj Gratë mund të duan burrat e tyre dhe tu besojnë atyre, por fjalëkalimi, çfarëdo që është në pyetje, mos e ndani kurrë me ta. Mos i tregoni se nuk ju pëlqen familja e tij Një gjë të tillë mbajeni vetëm me veten tënde. Ju do të gjeni gjithmonë dikë që nuk ju pëlqen, por mos flisni për këtë me partnerin tuaj. Kjo do ta pikëllojë vetëm dhe ndoshta do të shkatërroj marrëdhënien tuaj. Mos i jepni detaje nga e kaluara juaj Edhe nëse ju i përmendni ish partnerin, partnerit tuaj të ri, mos jepni detaje. Kjo nuk do të thotë se ju keni gabuar por shmangni problemet e panevojshme.

K

ëngëtarja Kelly Rowland, pas shumë peripecish të kaluara ditën e 22 korrikut rrëfeu të vërtetën duke hedhur poshtë pjesën tjetër të thashethemeve. Ajo shpjegon se atë ditë, kishte marrë një varkë me qira së bashku me miqtë me të cilët po kalonte pushimet. Papritur varka, pësoi një dëmtim pikërisht në vendin që ishin dallgët më të forta dhe nuk kishte valë. Grupi i përbërë nga 7 veta së bashku me këngëtaren qëndruan për më shumë se 10 orë. Kelly shpjegon se ajo ka qenë dita që është lutur më shumë dhe shpesh i përsëriste Zotit fjali të tilla si : ” Më ndihmo të shoh të nesërmen”. Por

Kelly Rowland tregon të vërtetën e incidentit në det frika u shtua më shumë në momentin kur rreth zonës ku ata po qëndronin u shfaq një balenë dhe të gjithë përpiqeshin të ruanin qetësinë. Pas shumë tentativash 32-vjeçarja arriti të kontaktonte me rojet bregdetare të cilët e ndihmuan të rikthehej në tokë në mesnatë. Anëtarja e jurisë së X- Factor gjithashtu gjeti rastin të përgëzonte kolegun e saj Simon Cowell i cili ka bërë publik lajmin se do të bëhet baba.


GOSSIP • E martë 6 gusht 2013

»

13

HELEN: KAM GJOKSIN MË TË MIRË NË BOTË

Miley Cyrus : Njerëzit po më keqkuptojnë

Kimberley

Garner

e mrekullueshme me bikini Ajo kurrë nuk ka qenë e turpshme kur është fjala për të zbuluar trupin e saj. Por Kimberley Garner kësaj radhe ka shkëlqyer në standardet më të guximshme të saj e veshur me bikini derisa po kalon pushimet në St Tropez. Nëpërmjet rrjeteve sociale Kimberley është shprehur e lumtur që po kalon pushimet në shoqëri të familjes. Në fillim të vitit ajo ka lansuar linjën e saj të bikineve me emrin e saj, dhe në atë kohë ishte shprehur optimiste që dizajnet e saj do të ishin “inspiruese” për vajzat e reja.

M

Ajo është një nga yjet e rinj aktual më kontrovers në Hollywood. Por Miley Cyrus insiston se sjelljet e saj po keqkuptohen. E veshur me një bluzë me imazhe të marihuanës të printuara në të, 20 vjeçarja thotë se ajo nuk është vajzë e “ndejave” të egra por se po keqkuptohet. “Njerëzit kanë keqkuptimet e tyre për mua kinse unë jam një fëmijë televizioni që dal nëpër ahengje dhe që jam një divë e bardhë por në fakt nuk jam. Punoj shumë, jam e re dhe jetoi në Los Angeles, që është ëndërr e të gjithëve”, ka thënë ajo. Së fundit Miley po arrin sukses me hitin “We Can’t Stop”, i cili e riktheu në muzikë pas një periudhe përkushtimi në aktrim.

odelja britanike, Helen Flanagan beson se i ka “cicat” më të mira në botë. Modelja këtë e ka thënë publikisht gjatë një interviste që ka bërë për një media britanik duke thënë se tashmë ajo ka lënë pas dy rivalet e saj Kelly Brook dhe Kate Upton, të cilat po ashtu mburren në Britani për gjoksin e tyre. “Kam gjinjtë më të bukur në botë, e gjithsesi më të bukurit në botën e shoubiznesit. Vërtet janë të mrekullueshëm”, ka thënë Helen. Modelja 22 vjeçare, thotë se jo vetëm tani ka qenë seksi, sepse përmasat e një bukurosheje i ka pasur që në moshën 16 vjeçare. “Sa më shumë që më rritet vetëbesimi, aq shumë ndjehem seksi. E kam këtë përshtypje që nga mosha 16-vjeçe. Pra kam qenë e vetëdijshme për dukjen time seksi dhe tërheqëse”, është shprehur ajo.

Bruni, fytyrë e Bulgari

Angela Martini shijon Sardenian Bukuroshja shqiptare, Angela Martini ka zgjedhur bregdetin e Sardenias për të pushuar këtë verë, ajo ka postuar disa foto që ka bërë në bregdeti, natyrisht me bikinet e linjës së saj. Martini, duket e mrekullueshme dhe në formë të mirë, përderisa po pushon pas një aktiviteti të ngjeshur në modelim që e fillojë shtatorin e vitit të kaluar dhe e përfundoj në fillim të këtij gushti. Bukuroshja shqiptare në disa intervista ka thënë se ajo do të vazhdojë të sjell risi të reja deri në fund të këtij viti, përderisa ky “zog” vazhdon të jetë beqare, kështu që beqaret nuk është mirë që ta lënë të vetëm Angelan.

Ish-zonja e parë e Francës, Carlo Bruni, ka nënshkruar për të qenë fytyrë promovuese e kompanisë Bulgari. Ish-modelja, e cila qëndroi në krah të burrit të saj Nicolas Sarkozy derisa ai ishte President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, ka qenë modele për shumë vite, para se të fokusohet në ringjalljen e karrierës së saj si modele që kur burri i saj lëshoi postin. Megjithatë, Bruni do të bëjë sërish punën e modeles për një linje të orëve, zinxhirëve të dorës dhe bizhuterive të tjera të Bulgari, që do të jetë angazhimi i saj i parë në fushën e modelimit pas disa vitesh. Albumi i saj i katërt u lansua më herët gjatë këtij vit


14

« SPECIALE

10 NDËRTESAT më të larta në bot deri në vitin 2013

BEQIR SINA, New York NEW YORK CITY : Simbas disa vlerësimeve të besueshme ndërkombëtare 10 ndërtesat më të larta në Botë janë këto: 1. Burj Khalifa the Burj Dubai :2,723 feet high with 163 kate. 2. Makkah Royal Clock Tower Hotel: Mecca, Saudi Arabia: 1,972 feet – 120 kate s3. One World Trade Center: New York, NY : 1,776 feet – 104 kate 4. Taipei 101: Taipei, Taiwan : 1,669 feet – 101 kate above ground and 5 below.5. Shanghai World Financial Center: Shanghai, China : 1,614 feet – 101 kate.6. International Commerce Centre: Hong Kong, China: 1,588 feet – 118 kate.7. Petronas Towers: Kuala Lumpur, Malaysia: 1,483 feet – 88 kate.8. Zifeng Tower: Nanjing, China : 1,480 feet – 89 kate.9. Willis Tower: Chicago, Illinois The Sears Tower -: 1,451 feet - 22 kate 10. Kingkey 100: Shenzhen, China : 1,449 feet – 22 kate. Mirëpo lind pyetja: “Njerëzimi po shkon shumë lart, sot janë këto, po nesër? Në krye të ndërtesave më të larta në botë qendronë Kina me katër të tiila, SHBA me dy dhe Arabia Saudite me dy. Është interesantë fakti se Europa nuk ka asnjë ndërtesë nga 10 më të lartat në botë. Kurse Azia ka 8 prej tyre. Ndërkohë, me përfundimin e “Shangai Tower” Kina ka tani katër nga 10 ndërtesat (qiejgërvishtësit) më të lartë në botë. Një kompani kineze ka bërë të ditur para disa ditësh se në Changshi, në Kinën qendrore, ka filluar ndërtimi i një rrokaqielli që duhet të jetë 838 metra, për t`ia marrë primatin “Burxh halifes” nga Dubai e cila konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë. Burj Dubai është një rrokaqiell në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo është ndërtesa më e lartë në botë. Lartësia e kullës duke llogaritur edhe antenën është 818 metra. Projektimin e ka bërë arkitekti amerikan Adrian Smith, nga ndërrmarrja projektuese Skidmore, Owings and Merrill nga Chicago. Kryes të punimeve janë Samsung, nga Koreja jugore, Besix nga Belgjika, Arabtecu vendas dhe kompania amerikane Turner. Investitues është, Emaar Properties, në pronësi të Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundues i Dubait. Ndërtimi filloi më 21 qershor 2004 dhe përfundoi në shtator të vitit 2009. Vlera e investimit është rreth 4,1 miliardë dollarë amerikan. Kulla zyrtarisht u lëshua në përdorim më 4 janar 2010 me atë rast ndryshoi edhe emrin dhe u quajt Burj Khalifa që do të thotë Kulla e Kalifit. Në vazhdim keni një listë me fotografi dhe një përshkim të 10 ndërtesave më të larta që do të dominojnë deri në vitin 2013. Të gjitha këto ndërtesa ekzistojnë vetëm një thuhet se është në ndërtim e sipër.

1

E martë 6 gusht 2013 • 1. Burj Khalifa Burj Dubai: 2.723 metra të lartë me 163 kate. Burj Khalifa e njohur si Burj Dubai qysh para përurimit të saj, është një rrokaqiell në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe është struktura e një ndërtese më e lartë të bëra nga njeriu në botë, në 829,8 m (2.722 ft). Ndërtimi i saj filloi më 21 shtator 2004, dhe ka përfunduar më 1 tetor 2009. Ndërtesa u hap zyrtarisht më 4 janar 2010, dhe ka pas shtesë disa pjesë të reja 2 km2 (490-acre) të quajtura Downtown Dubai përgjatë Sheikh Zayed Road, pranë distriktit kryesor të biznesit të Dubait. Arkitektura e kullës së dhe punët inxhinierike janë kryer nga Skidmore, Owings dhe Merrill të Çikagos, me Adrian Smith si kryearkitekt, dhe Bill Baker si kontraktori kryesor strukturor ndër kompanitë kryesore ishte Samsung C & T e Koresë së Jugut. Investimi i planifikuar në Burj

lat Petronas në Kuala Lampur, Malajzi e cila mbante titullin si ndërtesa më e lartë botërore deri në mes të 1998 dhe 2003. Al Bait Kullat Abraj do të jetë ndërtesa më e dukshme për vendndodhjen e tij kryeministrit. Vendi ku ndodhet ndërtesa kalon nëpër rrugën nga hyrja në Mesxhid el Haram, e cila i përket Kabaas, vendi më i shenjtë në Islam ku të gjithë myslimanët përballen gjatë namazit. Në fakt, Al Bait Abraj në arabisht do të thotë shtëpi, në referencë të Kabaas. Si rezultat, Kullat Al Bait Abraj do të ketë një dhomë të madhe lutje e aftë të mbajnë rreth katër mijë predikues. Ajo do të përmbajnë një hotel me pesë yje për të ndihmuar të akomoduar mbi dy milionë pelegrinë të cilët marrin pjesë në haxh çdo vit. Përveç kësaj, Kullat Al Bait Abraj do të kenë një qendër katër-katëshe për dyqane tregatare dhe një garazh parkimi i aftë të mbajnë mbi tetëqind automjete. Kullat e

3

2

Dubai është dicka më shumë se 8 miliard dollarë. 2. Makkah Clock Tower Hotel Royal: Mecca, Saudi Arabia: 1.972 feet - 120 Kullat Al Bait Abraj, janë të vendosur në Mekë, në Arabinë Saudite. Ato do të jetë ndërtesa më e madhe (jo më e lartë) në botë sipas masës, dhe do të jetë ndërtesa më e lartë në Arabinë Saudite dhe në një nga ndërtesat më të larta në botë, duke tejkaluar Kul-

banimit do të strehojë banorë të përhershëm, ndërsa dy heliports dhe një qendër konferencë do të jenë për të akomoduar udhëtarët e biznesit. Në total, deri në 65,000 njerëz do të strehohen brenda kullave. Kullat Al Bait ka një kulle 485 m. 3. One World Trade Center ose Kulla e Lirisë: New York, NY: 1.776 feet - 104 kate Pas ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit, 2001, pritet që qendra e re tregë-


SPECIALE • E martë 6 gusht 2013

4

tare ne New York të quhet Kulla e Lirisë (Freedom Tower) me lartësi prej 541 m. One World Trade Center e njohur si Kulla e Lirisë është ndërtimi kryesor i kompleksit të ri në Qendrën Botërore të Tregtisë në Lower Manhattan të Nju Jorkut. Ajo ka 104-kate rrokaqiell dhe një pjesë antenash që i kalon të 120 katet. Ajo qëndron në qoshen veriperëndimore të ish Dy Kullave Binajke me 16 akra (6.5 ha). Qendra e re Botërore e Tregtisë në terren, është duke zënë vendin e ish-Qendrës Botërore të Tregtisë me 6 ndërtesa origjinale. Ndërtesa kufizohet në perëndim nga West Street, në veri nga Vesey Street, në jug nga Fulton Street, dhe në lindje nga Washington Street. Struktura e kullës së çelikut në krye iu instalua më 30 gusht, 2012. Më 10 maj, 2013, komponenti i fundit i antenës në rrokaqiell, duke e bërë One World Trade Center ndërtesën më e lartë në hemisferën Perëndimore dhe e treta-lartë ndërtesa në botë nga baza e saj me tokën në lartësi majë. Kulla e Lirisë me antenat të saj ka arritjen e një simbolike 1.776 metra ( 541 m) në lidhje me vitin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në New York City që prej 30 prillit 2012, kur lartësia e saj tejkaloi Empire State Building. World Trade Center gjithashtu ka komplekse gjithashtu të tjerë të larta që do të jenë zyra, të vendosura përgjatë rrugëve Greenwich, Muzeu Kombëtare i Memorialit 11 Shtatorit që gjendet në jug të One World Trade Center, ku dikur ngriheshin Kullat Binjake. Ndërtimet janë pjesë e një përpjekjeje të përkujtojn dhe rindërtimin pas shkatërrimit të kompleksit origjinal World Trade Center gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001. 4. Taipei 101: Taipei, Tajvan: 1.669 feet - 101 kate mbi tokë dhe 5 nët tokë. Taipei 101 i njohur më parë si Qendra Financiare Botërore Taipei, është një pikë referimi i një rrokaqielli i vendosur në Qarkun Xinyi, Taipei, Tajvan. Ndërtesa është e renditur zyrtarisht si nga më të lartat nga viti 2004 deri në hapjen e Burj Khalifa në Dubai në vitin 2010. Në korrik 2011, ndërtesa iu dha certifikimi LEED Platinum, çmimin më të lartë në Udhëheqjen e Energjisë dhe Mjedisit (LEED) Design nga vlerësimi i sistemit të ndërtesave më e lartë dhe më e madhe të gjelbërta në botë. Taipei 101 është projektuar nga CY Lee & Partnerë dhe ndërtuar kryesisht nga sipërmarrje KTRT . Në vitin 2001, TFCC i ka dorëzuar autoritetit të ndërtimit të kompletuar

5

6

kompanisë Samsung C & T Corporation për të shpejtuar procesin dhe për të shpëtuar humbjen nga sipërmarrja KTRT . Ndërtimi u përfundua në vitin 2004. Kulla ka shërbyer si një ikonë moderne në Tajvan qysh prej hapjes së saj. Taipei 101, funksion dukshëm në transmetimet e Vitit Ndërkombëtar të Ri me fishekzjarret dhe ajo shfaqet shpesh në literaturën e udhëtimit dhe median ndërkombëtare.

nara Petronas, ose Menara Berkembar Petronas) janë rrokaqiejt binjake në Kuala Lumpur, Malajzi. Sipas definicionit zyrtare të CTBUH-së dhe të rangut të ndërtesave më të larta në botë, ato ishin ndërtesat më të larta në botë 1998-2004 derisa janë tejkaluar nga Taipei 101, por ato mbeten ndërtesat më të lartë binjake në botë. Ndërtesat janë pikë referimi e Kuala Lumpur me afër Tower Kuala Lumpur.

5. Shanghai World Financial Center: Shanghai, China: 1,614 feet - 101 kate. Shanghai Qendra Financiare Botërore është një rrokaqiell i vendosur në rrethin e Pudong Shanghai, Kinë. Ishte projektuar nga Kohn Pedersen Fox dhe është ndërtuar nga kompania e ndërtimit japonez Mori. Kjo është një përzierie me përdorim rrokaqielli, e përbërë nga zyra, hotele, dhoma konferencash, “kuvertën” e vëzhgimit, dhe tokë-për qendrat tregtare. Park Hyatt Shanghai është komponent i kullës hotel, i përbërë nga 174 dhoma dhe suita. Duke zënë 79 nga 93 katet e saj, është hoteli i dytë më o lartë-hotel në botë, duke tejkaluar Grand Hyatt Shanghai me mbi 53 kate të Kullës Jin Mao 87 kate. Është inaguruar më 14 shtator 2007. Ky rrokaqiell është i lartë 492,0 metra (1,614.2 ft), duke e bërë atë, në atë kohë, ndërtesën e dytë më të lartë në botë dhe struktura e lartë në kontinent aziatikë - Kinë. The SWFC u hap më 28 gusht 2008.

8. Kulla Zifeng: Nanjing, Kinë: 1.480 feet - 89 kate. Zifeng Kulla dikur Nanjing Greenland Financial Center është 450-metra (1,480 ft) një rrokaqiell i përfunduar në vitin 2009 në Nanjing, Kinë. Qiellgërvishtësi 89-katësh është ndërtimi që përbëhet nga një hapësirë të shitjes me shumicë dhe pakicë dhe zyra në

6. Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare: Hong Kong, Kinë: 1.588 feet - 118 kate. Qendra Ndërkombëtare është një 118-katëshe, 484 m (1,588 ft) rrokaqiell komercialë i cili përfundoi në vitin 2010 në West Kowloon, Hong Kong. Kjo është një pjesë e projektit të Unioin Square ndërtuar në majë të Stacionit Kowloon. Ajo është aktualisht ndërtesa e pestë më e lartë në botë nga lartësia, e treta në botë nga katet e lartë, si edhe ndërtesa më e lartë në Hong Kong. Kulla ICC përballet me dy rrokaqiell të lartë në Hong Kong, International Finance Centre (abbr. IFC), të vendosura në pjesën e ishullit të quajtur Victoria Harbour - Europa Qendrore, Hong Kong Island. Kulla IFC u ndërtua nga kompania Sun Hung Kai, së bashku me një tjetër ndërtues të madh në Hong Kong, 7. Petronas Towers: Kuala Lumpur, Malajzi: 1.483 feet - 88 kate. Kullat Petronas, i njohur gjithashtu si kullat binjake Petronas (Malay: Me-

8

pjesën e poshtme, restoranteve, një hotel, dhe një observator publik pranë kryeqytetit. Kulla Zifeng - Nanjing, është funksionale, dhe është ndërtuar nga firmat Architectural Skidmore, Owings dhe Merrill projektoi ndërtesën e udhëhequr nga Adrian Smith 9. Kulla Willis: Chicago, Illinois Kulla Sears -: 1.451 feet - 22 kate Willis Tower e emërtuar më parë dhe ende zakonisht e referuara si Sears Tower, është një 108-katëshe, 1451-këmbë (442 m) rrokaqiell tipik amerikan në Çikago, Illinois.Në kohën e përfundimit të saj në vitin 1973, ajo ishte ndërtesa më e lartë në botë, duke tejkaluar Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dy Kullat Binajke, dhe ajo mbajti këtë vlersim për gati 25 vjet. Kulla Willis është i dytindërtesë e lartë në Shtetet e Bashkuara

»

15

9

dhe i teti-si strukturë më e lartë në në botë. Rrokaqielli është një nga destinacionet turistike më të njohura në Çikago, dhe mbi një milion njerëz vizitojnë katet të saj çdo vit. Kulla Sears gjatë gjithë historisë së saj, vetëm në vitin 2009 kur u mor nga Grupi Willis iu dha e drejta që të ndërrojë emrin e ndërtesës, si pjesë e qirasë së tyre në një pjesë të zyrave të saj. Më 16 korrik 2009, ndërtesa u quajt zyrtarisht Kulla Willis. Më 13 gusht 2012, United Airlines njoftoi se do të vendoste selinë e saj të korporatës nga 77 Drive West Wacker në Kullën Willis.

10

7

10. Kingkey 100: Shenzhen, Kinë: 1.449 feet - 22 kate The Kingkey 100 e njohur dikur si Kingkey Plaza Finance Center, është një rrokaqiell në Shenzhen, provincën Guangdong, Kinë. Ajo është e vendosur në rrethin e Luohu Shenzhen në një zonë e cila mund të përshkruhet si distriktiki më i madh financiar në Kinë. I përzier për përdorim, struktura e ndërtimit ngrihet në lartësinë 441,8 metra (1449 ft) dhe përmban 100 kate për hapësirë, për zyra dhe një hotel. Ngjitur me ndërtesën 100 Kingkey është Mall KK, i cili hapi dyert e saj 26 nëntor 2010, dhe përmban dyqane të markave më luksoze nëbotë, restorante dhe një supermarket. Mall KK ka në mjediset e saj kinemanë e parë Shenzhen si IMAX në SHBA. Ajo aktualisht është ndërtesa më e lartë në Shenzhen si edhe si ndërtesa 9 më e lartë në botë.


16

« BOTA

E martë 6 gusht 2013 •

SNOWDEN-WHISTLEBLOWER

Një çmim për atë që “i fryu bilbilit”

Përgjimet do të vazhdojnë

T

epër e efektshme, vetëmohuese dhe kërcënuese për ekzistencën, këto kritere duhen plotësuar për t’u cilësuar një zbulues i vërtetë për çmimin Whistleblower (nga anglishtja me kuptimin e zbuluesit). Bashkimi i Studiuesve Gjermanë (VDW) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Avokatëve kundër energjisë atomike (IALANA) së bashku me Transparency International kanë gjetur me Edward Snowdenin, laureatin ideal. Zbulimet e tij sollën një aktualitet të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, si edhe nxorën në dritë praktikat ilegale të përgjimit të të dhënave të qytetarëve. Përveç kësaj ish-punonjësi i shërbimit sekret ka vepruar pa asnjë lloj interesi për përfitim personal, duke rrezikuar një dënim të lartë, që nënkupton edhe fundin e karrierës së tij profesionale. Nëse vetë i nderuari me çmim do të jetë në gjendje të marrë në dorë atë në fund të gushtit në Berlin, kjo nuk dihet për shkak të tymnajës lidhur me vendqëndrimin e tij. Një gjë e tillë nuk përbën problem për jurinë, thekson kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve kundër energjisë atomike, Otto Jäckel. Kur çmimi u ofrua për herë të parë në vitin 1999, ai vetë duhej të udhëtonte tek zbuluesi. Atëherë ishte kapiteni i marinës, Alexander Nikitin, i cili ndodhej para gjyqit për shkak të zbulimeve, që kishte bërë për avaritë atomike në anijet sovjetike më vonë ruse në Detin Balltik. Nikitin nuk lejohej të vinte në Gjermani. Çmimi pati edhe një efekt pozitiv tregon Jäckel: “Është interesante se si ky çmim së bashku me publicitetin, që e shoqëroi, pati ndikimin e vet, që Gjykata e Shën Peterburgut po ashtu edhe Gjykata e Lartë në Moskë e çliruan Nikitin nga të gjitha akuzat.” Simbolik Kush nderohet me këtë çmim, merr një çertifikatë dhe 3.000 euro. Përballë rrezikut dhe problemeve, që ndeshen të nderuarit me çmim, shuma duket shumë e vogël. Por pikërisht kjo i dallon whistleblowerat, thotë Jäckel. Ata veprojnë me vetëmohim, nga bindja dhe jo për hir të çmimit. Përkundrazi shpehherë zbuluesit duhet të paguajnë një çmim të lartë për vendimet e tyre. Rainer Moormann një shembull konkret. Kimisti i Qendrës së Studimeve Atomike në Jülich të Gjermanisë u nderua me këtë çmim në vitin 2011. Eksperti i sigurisë kishte bërë publike në vitin 2009 faktin, që teknologjia e reaktorëve me temperatura të larta nuk është aq e sigurtë siç prezantohet. Me këtë zbulim ai bëri që të dështonte një marrëveshje prej 1.5 miliardë dollarësh mes Gjermanisë dhe Afrikës Jugore për ndërtimin e disa reaktorëve të tillë. Për punëdhënësin dhe kolegët e tij ai shihej si tradhtar. “Unë u mënjanova, qëndroja ulur në korridor dhe nuk kisha më asnjë kontakt. Udhëtimet e punës nuk miratoheshin më, qëndroja vetëm në zyrë dhe nuk më jepnin asnjë punë”. Një situatë e vështirë për studiuesin. Nuk kisha zemërim dhe urrejtje, por më shumë dëshirën për t’iu kundërvënë intrigave dhe gënjeshtrave të palës tjetër, për t’iu qëndruar besnik parimeve të tij. “Po qe se dorëzohesh në këtë moment atëherë,

ALEATET

ke çuar dëm një jetë të tërë. Pse punon atëherë kaq gjatë për studimet e sigurisë, kur dorëzohesh në një fazë vendimtare.” Për Moormann çmimi ishte një vlerësim i vonuar: “Ai më solli shumë kontakte, edhe me shtypin, ftesa për leksione. Dhe tjetra më ofroi mundesinë që ta mbroja pozicionin tim edhe më tej në Gjermani për të mbështetur kthesën energjitike, kjo ishte e rendësishme për mua”. Në të njëjtën kohë çmimi shihet si një sinjal, është shprehur anëtari i jurisë, Otto Jäckel.”Për shumë nga të nderuarit ai ka qenë një mjet për t’i stabilizuar ata nga psikike, se nuk janë vetëm, se ka njerëz që e vlerësojnë veprën e tyre”. Juria e çmimit Whistleblower merr në konsideratë në përzgjedhjen e saj edhe zhvillimet politike. Qoftë skandali me mishin në vitet 90-të, BSE, apo skandalet e trajtimit të të sëmurëve të moshuar në Berlin, evazionit fiskal në bankat e mëdha në fillim të mijëvjeçarit zbuluesit e nderuar me çmim gjithmonë trajtojnë tema delikate. Për këtë arsye çmimi ka efekt politik. Në rastin e Edward Snowden madje ai është një mesazh për qeverinë gjermane. Otto Jäckel: “Ne duam ta shohim këtë si shenjë inkurajimi, që zonja Merkel të marrë masa dhe duam t’i bëjmë thirrje qeverisë gjermane të ftojë Snowdenin si dëshmitar.” Megjithatë kultura e zbulimit në Gjermani nuk është aq e zhvilluar si vendet anglosaksone. Rainer Moorman: “Duhet thënë se tek ne ai nuk ka vlerësimin e duhur si në vendet anglosaksone. Tek ne ai shihet si prishje foleje. “Prandaj duhet të ekzistojë një rregullore ligjore për të gjithë këta zbulues në Gjermani.

Otto Jäckel

Nëse vetë i nderuari me çmim do të jetë në gjendje të marrë në dorë atë në fund të gushtit në Berlin, kjo nuk dihet për shkak të tymnajës lidhur me vendqëndrimin e tij. Një gjë e tillë nuk përbën problem për jurinë, thekson kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve kundër energjisë atomike, Otto Jäckel

Qeveria gjermane ia ka dalë të shfuqizojë marrëveshjen për aksione përgjimie me SHBA dhe Britaninë e Madhe të vitit 1968. Ekspertët thonë se fuqitë aleate do të vazhdojnë të përgjojnë, madje me lejen e ligjit gjerman. Pas zbulimeve të punonjësit të shërbimit sekret amerikan, NSA, Edward Snowden dhe debatit të ndezur në Gjermani për progamet e përgjimit të shërbimeve sekrete të huaja, ky vend nxjerr mësimet e para. Gjermania ka rënë në ujdi me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për shfuqizimin e marrëveshjes së vitit 1968 për vëzhgimin e rrjetit të saj të telekomunikacionit nga fuqitë aleate të Luftës së II Botërore. Pas 45 vitesh shfuqizohet marrëveshja “në ujdi të plotë” ka bërë të ditur Ministria e Jashtme gjermane në Berlin. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Gjermania detyrohet të vinte në dispozicion për fuqitë fituese perëndimore të Luftës së II Botërore komunikimin e postës dhe telekomunikacionit në rast se kjo ishte e nevojshme për fuqitë fituese. Marrëveshja i jepte mundësi fuqive aleate të përdornin dhe të kërkonin rezultatet e përgjimit të entit të Mbrojtjes Kushtetuese dhe Shërbimit Informativ Gjerman (BND). Franca nuk ka vendosur ende për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje. Nga qarqet diplomatike në Paris thuhet se Franca po e shqyrton këtë mundësi, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Sipas ekspertëve megjithëse Gjermania e shfuqizon këtë marrëveshje, praktikisht nuk do të ndryshojë asgjë në realitet. Sipas DPAsë, e cila citon historianin nga Freiburgu, Josef Foschepooth, fuqitë aleate të dikushme mundet “që në bazë të të drejtave të të siguruara të pushtuesit nga Lufta e II Botërore të përgjojnë në Gjermani.” SHBA, Britania e Madhe dhe Franca edhe në të ardhmen kanë të dejtë të përgjojnë legalisht internetin dhe telefoninë në Gjermani, kjo në bazë të një marrëveshjeje të vitit 1959 - bazë e marëveshjes së 1968 dhe e shfuqizuar të premten ishte një marrëveshje e 3-të e gushtit 1959, një ujdi shtesë për statutin e trupave të NATOs. Kjo është ende në fuqi, dhe ka qenë baza e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, mendon historiani. “Thjesht ne jemi si edhe më parë të detyruar që të vemë në dispozicion informacione dhe për të punuar ngushtë së bashku. Por edhe fuqitë aleate kanë lejen që të punojnë të pavarur në Gjermani për sigurimin e informacioneve.”


BOTA • E martë 6 gusht 2013

»

17

R

asti i ushtarit Bradley Manning, i dënuar këtë javë nga një gjykatë ushtarake për nxjerrje të sekreteve tek WikiLeaks dhe që tani rrezikon deri 136 vite burg, duket sikur do të jetë një prej gjurmëve më të forta të kulturës së përkushtimit për sigurinë që ka mbërthyer Amerikën. Me siguri që duhet të jetë e tillë. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, George Bushi e zhvendosi ekuilibrin nga liria në drejtim të sigurisë, dhe kështu ka mbetur edhe pas ardhjes së Barack Obamas. Teksa Manning pret vendimin, Edward Snowden, një i kontraktuar nga shërbimet e fshehta të SHBA, në 1 gusht arriti që të lërë terminalin e aeroportit dhe të hyjë në Rusi, aty ku i është ofruar strehim i përkohshëm për një periudhë 1-vjeçare. Ai kishte nisur të hidhte dritë për depozitimin pa autorizim nga ana e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, të të dhënave private që u përkasin miliona nënshtetasve amerikanë, ndoshta në shkelje të Patriot Act dhe Amendamentit të Katërt. Zbulimet e tij vazhduan këtë javë. Ndërkohë, administrata Obama ka marrë të dhënat telefonike të gazetarëve dhe i ka ndjekur praktikisht nxjerrësit e informacioneve me një “vare” ligjore. Kjo revistë (The Economist) është një mbështetëse e sinqertë e Shteteve të Bashkuara dhe angazhimit të tyre për lirinë individuale. Në të njëjtën kohë, pranojmë se përgjegjësia e parë e çdo qeverie është që të mbrojë qytetarët e saj. Kishte kuptim që të bëhej një përshtatje e ekuilibrit mes lirisë dhe sigurisë pas 11 shtatorit. Por vlerat e Amerikës nuk duhej të bëheshin viktima të luftës kundër terrorizmit. Burgosja pa afat e të ndaluarve në Guantanamo Bay pa gjyq ishte një mohim i të drejtës së procesit gjyqësor. Ishte thjeshtë lojë fjalës që torturimi i të burgosurve me teknikën e mbytjes dhe pozicionet e stresit, të quheshin “marrje në pyetje e zgjeruar”. Degradimi i kriminelëve irakenë në Abu Ghraib në 2003, procedurat e jashtëzakonshme të ndalimit dhe pjesa tjetër ishin rezultat i një kulture, që ishte joamerikane dhe që shërbente si nxitës rekrutimi për armiqtë. Obama ka ndalur torturën, por Guantanamo mbetet i hapur dhe sistemi i vjetër i ndëshkimit është rikthyer. As Snowden dhe as Manning nuk janë ambasadorë të përsosur për një qasje më liberale. Të dy kanë shkelur ligjin duke nxjerrë sekrete që ishin betuar se do t’i ruanin. Agjencitë e spiunazhit të Amerikës nuk mund të funksionojnë nëse të punësuarit e tyre “cicërijnë” – dhe, në një kohë kur nxjerrja masive e informacionit është bërë politikisht e modës dhe teknikisht e realizueshme, nevojiten masa frenuese. Mbrojtja e z. Manning duke përmendur interesin publik është veçanërisht e dobët: ai nxorri rreth 700 mijë dosje pa e gjykuar fare se sa mirë apo sa dëm do të shkaktonin. Zbulimet fillestare të Snowdenit ishin selektivë, por udhëtimi i tij drejt Hong Kongut dhe Rusisë ishte i dëmshëm, dhe ai ka përfunduar duke nxjerrë sekrete se si Amerika spiunon Kinën. Amerika ka të drejtë që dëshiron ta nxjerrë në gjyq, ashtu si Manningun. Por të dy këta tregojnë gjithashtu se Amerika vazhdon të anojë shumë më tepër nga siguria në kurriz të lirisë. Në rastin e Snowden, ka të bëjë me ato që ai zbuloi. Kur u arratis, sekurokratët argumentuan se depozitimi i të dhënave nga NSA kqyrej prej Kongresit dhe Gjykata e Sigurisë Kombëtare; pra thanë se ekzekutivi jepte llogari tek dy degë të tjera të qeverisjes. Çelësi i sistemit është gjykata e

SHBA

A u bënë vlerat viktima të luftës? Kishte kuptim që të bëhej një përshtatje e kuilibrit mes lirisë dhe sigurisë pas 11 shtatorit. Por vlerat e Amerikës nuk duhej të bëheshin viktima të luftës kundër terrorizmit

Teksa Manning pret vendimin, Edward Snowden, një i kontraktuar nga shërbimet e fshehta të SHBA, në 1 gusht arriti që të lërë terminalin e aeroportit dhe të hyjë në Rusi, aty ku i është ofruar strehim i përkohshëm për një periudhë 1-vjeçare. Ai kishte nisur të hidhte dritë për depozitimin pa autorizim nga ana e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, të të dhënave private që u përkasin miliona nënshtetasve amerikanë, ndoshta në shkelje të Patriot Act dhe Amendamentit të Katërt. fshehtë, e cila interpreton kompetencat e qeverisë sipas ligjit si dhe nxjerr autorizime apo mandate përgjimi. Por amerikanët nuk dinë asgjë për vendimet e saj, kështu që nuk mund t’i kundërshtojnë. Teorikisht, nëse Kongresi vë në diskutim vendimet e gjykatës apo sjelljen e NSA, ai mund të amendojë ligjin. Megjithatë, politikanët që e dinë se çfarë po ndodh në fshehtësi nuk mund të diskutojnë hapur shqetësimet e tyre dhe zyrtarët janë ndjerë të sigurtë edhe kur kanë gënjyer gjatë dëgjesave në kongres. Nëse gjykata nuk është e hapur për t’u sfiduar prej publikut, ajo rrezikon të bëhet krijesë e ekzekutivit; ndoshta është bërë tashmë. Për shkak të Snowdenit, ky sistem Kafkian tani është nën këqyrje të kujdesshme. Edhe ashpërsia e jashtëzakonshme në trajtimin e Manningut ka shumë rëndësi. I arrestuar, ai u mbajt praktikisht i izoluar në kushte shumë të vështira për nëntë muaj (me sa duket për mbrojtjen e tij: një veprim Putinian). Prokuroria e akuzoi bazuar në ligjin drakonian të Spiunazhit të vitit 1917, fillimisht i hartuar për të ndëshkuar tradhëtarë dhe spiunë, dhe jo nxjerrës informacionesh. E akuzuan se ka mbrojtur armikun, një krim që shkon deri në dënim me vdekje, mbi bazën e faktit që zbulimet e tij u botuan në internet atje ku Al Kaeda mund t’i lexonte lirshëm. Edhe pse gjykatësi e injoroi këtë, ajo gjithësesi mund të cojë një djalë të ri, që u nis me një qëllim të mirë, por i keqorientuar, një shekull të tërë në burgim. Një ashpërsi e tillë është kundërproduktive si dhe e padrejtë. Çdo demokraci ka nevojë për sekretet e saj. Por që të zbulojë abuzimet e pashmangshme me pushtetin, çdo demokraci ka nevojë për nxjerrje informacionesh. Mbështetësit e Snowden

shtojnë se ai shkoi në krahët e kinezëve fillimisht e më pas të rusëve për shkak të trajtimit të ashpër që iu bë Manningut. Më mirë për Amerikën nëse ai do të ish përpjekur të vetëjustifikohej në një gjykatë amerikane. Në peshore Pak amerikanë kanë simpati për Manningun apo Snowdenin. Megjithatë qasja ndaj fshehtësisë po ndryshon. Për herë të parë që nga viti 2004, kur Pew, një kompani sondazhesh nisi që t’i pyesë, më pak amerikanë thanë se qeveria duhet të rrisë sigurinë se sa ata që thanë se ajo e ka tepruar shumë duke kufizuar liritë civile. Jim Sensenbrenner, një kongresmen republikan nga Wisconsin dhe një prej autorëve të Patriot Act, ka thënë se rrjeti i NSA nuk ishte ai që ky Ligj kish patur për qëllim. Një amendament për kufizimin e mbledhjes së të dhënave nga NSA u hodh poshtë në Kongres në 24 korrik me një diferencë prej vetëm 7 votash. Një kor gjithnjë e me më shumë zëra në Senat kërkon të rritet mbikqyrja ndaj agjencisë. Edhe Obama i është rikthyer betimit të tij që të mbyllë Guantanamon dhe filloi të zbulojë më shumë gjëra për programet e NSA. Çdo shërbim i fshehtë do të cënojë të drejtat e individit – dhe Amerika ka patur sukses në detyrën kryesore të tij: të parandalojë sulme. Por çdo demokraci ka gjithashtu nevojë të mbajë nën kontroll këto cënime të të drejtave të individit si dhe të mbajë përgjegjës spiunët e vet. Nga të gjithë demokracitë e botës, ajo që duhet t’i kuptojë më mirë këta tensione është SHBA. Kushtetuta e SHBA ngrihet mbi nocionin që njerëzit në detyra shtetëroe janë të gabueshëm. Dhe teksa Manning pret të dëgjojë vendimin e gjykatës, është mirë që kjo të mos harrohet.


18

« DOSSIER

P

Nga prof. dr. Hazbi SHEHU o shkruaj për femrat, që martohen, krijojnë familje, lindin fëmijë, i edukojnë për të ardhmen dhe ata u thërrasin “nënë” dhe jo për femrat që turren pas seksit dhe mbeten rrugëve, pa familje e fëmijë. Ato kurrë nuk do ta dëgjojnë fjalën “nënë”. Kur shqiptoj fjalën “nënë”, ndiej gëzim, sepse më duket sikur e mbështes kokën te gjiri i saj, por dhe hidhërim, se kujtoj vuajtjet e familjes e në veçanti të nënës, e rritur jetime. Në asnjë shkrim (roman, novelë apo gazetë) nuk e kam lexuar shprehjen “sa e do nëna fëmijën”. Një thënie e tillë do të godiste rëndë dhe ato nëna që duke qenë në gjendje jo normale kanë braktisur fëmijët e tyre. Ndjenja e dashurisë për fëmijët është e fortë dhe e dhimbshme te prindërit, por veçanërisht shumë tronditëse është për nënën. Njeriu nganjëherë, kur humbet logjikën, kryen dhe lëvizje negative karshi fëmijëve. Te kafshët, zogjtë etj. kjo nuk ndodh, sepse tek ata veprojnë vetëm ndjenjat prindërore. Dashuria e nënës për fëmijën nuk lë shteg për diskutim. Për të mbrojtur fëmijën asaj plumbi i duket më i ëmbël se jeta. Fjala “nënë” shpreh ndjenjat e sinqerta të çdo njeriu, por veçanërisht kur ai ndodhet në vështirësi. Kolegu im i punës, ing. Koço Plaku, para skuadrës së pushkatimit iu kujtua thënia e nënës: “Bir , kujdes me qeverinë, se ajo të gropos.”. Ai nuk arriti të përfundonte shprehjen: “Ah, moj nëna ime!”, se plumbat ia prenë mendimin dhe nuk e lanë ta përshëndeste për herë të fundit nënën. Sa po lind, foshnja fillon të qajë. Mos vallë qarja shpreh vuajtjet që e presin atë në jetë? Apo ndoshta gëzimin e së ardhmes tij? Njerëzit e afërm (prindërit etj.) e presin me gëzim lindjen e fëmijës. Çfarë është jeta, gëzim apo hidhërim? Historia e njerëzimit i ka provuar të dyja. Tri studente Dy vajza, duke nxituar për t’u regjistruar në fakultet, u përplasën në korridor dhe ranë në tokë. “Sorry”, - i thanë njëra tjetrës dhe vazhduan të ecnin së bashku. “Më quajnë Elsa, vij nga Shqipëria dhe dëshiroj të filloj studimet në fakultetin e Mjekësisë.” – “Lena, - u përgjigj tjetra, - kam lindur këtu në Nju-Jork. Çuditërisht do të jemi në të njëjtin fakultet, se dhe mua më pëlqen mjekësia. Me kë jetoni?” - e pyeti Lena Elsën? !Me prindërit, ju përgjigj ajo. - Besoj se dhe ju me prindërit jeni?” - “Jo, u përgjigj Lena, - unë jetoj në një apartament me një shoqen time.” – “Po pse?” - vazhdoi pyetjen Elsa. “Tani jam e rritur dhe dua të jetoj jetën time. Prindërit ndërhyjnë shumë në jetën personale dhe heraherës bëhen të mërzitshëm. Përveç kësaj përplasja me jetën të mëson shumë.” – “Ashtu është, por dhe mund të digjesh”, - iu përgjigj Elsa. Duke bashkëbiseduar arritën në zyrën e sekretares të fakultetit. Ato paraqitën dokumentet dhe u regjistruan. Sekretaria me kërkesën e tyre i pranoi në të njëjtën klasë dhe i njoftoi se mësimet fillonin më 1 shtator. Të dyja vajzat shkuan te stacioni i autobusëve, u përqafuan dhe u ndanë për të shkuar në shtëpitë e tyre. 1 shtator. Dita e parë e mësimit. Vajzat u përqafuan dhe u ulën në një bankë trevendëshe. Në këtë kohë u dëgjua një zë: “A mund të ulem dhe unë në bankën tuaj?” - “Me kënaqi!” - u përgjigjën vajzat. “Ju faleminderit! - u përgjigj vajza dhe u prezantua: Më quajnë Lida, jam ruse dhe kam ardhur

E martë 6 gusht 2013 •

ANALIZË PSIKOLOGJIKE

Jeta kërkon nënën, familjen. Nuk ka të ardhme pa nënë, pa familje për të kryer studimet e larta në NjuJork.” – “Ne quhemi Elsa dhe Lena”, - iu përgjigjën ato. Në pushimin e gjatë të tria vajzat u ulën në një tavolinë për të ngrenë. E para diskutimin e filloi Elsa: “Një vit më parë më vdiq nëna. Tani jetoj me babanë, motrën dhe vëllanë. Kur kujtoj nënën time, më mbushen sytë me lot. Jo pse vdiq, se vdekja është ligji i natyrës, por të mbysin kujtimet. Truri freskohet sa herë që kujtoj nënën, por sytë lotojnë. Lotët shprehin dhimbjen që fëmija ndien për nënën. Dashuria

e pyeti: ‘A keni fëmijë ju?’ – ‘Jo u përgjigj ai.’ Atëherë ajo i tha: ‘Më fal zotni, por nuk mund të diskutoj me ju.’” Në diskutim ndërhyri Lena: “Te ne kur vajza arrin moshën 18vjeçare, u thotë prindërve ‘unë tani do të bëj jetën time’ dhe largohet nga familja.” Lida, që po e ndiqte me vëmendje diskutimin, ju drejtua Lenës: “Nëna të mbajti 9 muaj në barkun e saj, të lindi, të ushqeu me qumështin e gjirit, të rriti, të edukoi, të përkëdheli, kurse ti e braktis?! Ky qenka shpërblimi? Po sikur nëna jote të të braktiste ty

plot me gjemba dhe po nuk e njohe atë, do të shpohesh sapo të hedhësh hapin e parë. Njerëzit jashtë familjes dhe kur të përkëdhelin ose të falin diçka duhet ta dish se brenda ndodhet interesi, ndofta dhe djallëzia. Populli shprehet: “Vetëm mos qoftë as hasmi”. Vetmia është tmerr. Je si një zog që të gjithë kërkojnë ta kenë në duart e tyre. Ose dikujt i pëlqen të të vras për të kaluar një drekë të këndshme. Po flas për nënën se vetë natyra e ka lidhur atë më shumë me fëmijën. Sa herë që jemi në vështiri, thërrasim:

e nënës për fëmijën është e paarritshme nga të tjerët. Nëna kërkon të jetë gjithmonë dhe kudo pranë fëmijës. Ajo mendon se e ruan nga goditjet. Kërkon të qëndrojë si hije nga pas dhe ta mbrojë duke sakrifikuar dhe veten. Ajo e konsideron atë pjesë të trupit të saj. Kur pret gishtin fëmija, nëna qan, sepse e ndien shumë dhimbjen, që ndofta dhe vet fëmija nuk arrin ta ndiejë. Fëmija mundohet të qetësojë nënën dhe jo veten. Dikush pyeti një nënë për fëmijën e saj të vrarë: ‘Pse kërkon të vrasësh veten? Çfarëdo që të besh ti, fëmija nuk ringjallet.’ Nëna

sa po të kishe lindur, ç’do të mendoje ti për të?” - “Nuk di si të përgjigjem”, - tha Lena. “Është e qartë, vazhdoi Lida, - se ti nuk ke si ta kuptosh po nuk linde fëmijët e tu. Ti mendon se në këtë moshë nuk ke nevojë për kujdesin e prindërve? Tek ti, si dhe te ne, shpërthejnë ndjenjat e brendshme të rinisë. Duke qenë pa përvojën e kësaj jete, mund të biem me kokë në pus. Pikërisht kjo është mosha që njerëzit e këqij e shfrytëzojnë për t’u pasuruar në kurrizin tonë. Është fjala, kënga dhe muzika e familjes ajo që të orienton drejt jetës së lumtur. Bota është

“O Zot; o nënë!” Prindërit kërkojnë me ç’do kusht ta martojnë fëmijën, por në çastin e largimit nëna qan dhe derdh lot. Ata lot shprehin gëzimin për martesën, por dhe hidhërimin e ndarjes, sepse shkëputet një pjesë e trupit nga familja, që e lindi, e rriti dhe i dha edukimin e jetës. Duhet studiuar mirë partneri me të cilin do të kalosh jetën, sepse ka raste, që gjarpri të duket si pëllumb, por kur jeton me atë, të pickon dhe të helmon.” Ra zilja, mbaroi pushimi dhe filloi mësimi Në pushimin e gjate të një ditë

tjetër vajzat e mbledhura për të pirë çaj vazhduan diskutimin: - Ju po më sulmoni mua sikur nuk e dua nenën – u ankua Lena. - Absurde! Unë mendoj se nëna e do fëmijën jo vetëm se e lindi dhe vuajti për ta rritur, por e do se është egoiste, duke u shprehur “linda fëmijë” dhe kërkon të duket krenare para botës. “Mama” thërret fëmija deri sa i hapen dyert e jetës. Thërret “mama” jo nga dashuria për atë, sepse ai akoma nuk e kupton se ç’është dashuria, por sepse ajo e ushqen dhe e mbron. Në turmën e shoqërisë njerëzore fëmijës i çelen sytë dhe fillon ta njohë jetën, njerëzit dhe të përcaktojë pozicionin e nënës në shoqëri. Fëmija kalon tani në një fazë të re. Ngacmimet e shoqërisë veprojnë në trurin e tij të njomë. Ai fillon të njohë vetveten, të krijojë personalitetin e vet në raport me njerëzit që e rrethojnë dhe të diferencojë shokët, shoqet dhe familjen. - Më fal e dashura Lena, por jeta është shumë komplekse dhe e vështirë, sidomos kur je vetëm dhe larg familjes, - u shpreh Elsa. Ra zilja për fillimin e mësimit. Diskutimi u ndërpre. Më 10 tetor Lida kishte ditëlindjen dhe ftoi në një mbrëmje shoqet e saj. Ajo duke ngritur gotën e mbushur me lëng portokalli i falënderoi ato për pjesëmarrjen duke u shprehur: - Jeta është jetë, një herë vjen dhe duhet ta jetosh. Ju faleminderit shumë që regjët, se më gjallëruat! Më falni, por do të ngre dhe një dolli për familjen time, që më lindi, mërriti dhe më edukoi për një jetë normale. Menjëherë u ngrit Elsa duke u shprehur: - Të urojmë vitlindjen, shëndet, lumturi dhe suksese në mësime! Të gjitha shoqet ngritën gotat dhe e uruan. Mbas Elsës e mori fjalën Lena: - Të uroj nga zemra vitlindjen shëndet, lumturi dhe gëzime në familjen tënde. Të dashura shoqe, njeriu nuk pyetet kur lind, ai nuk e di as se kur do të vdes, por ajo që varet nga ai është të jetoi jetën që ia dhuroi natyra. Këtë të fundit ai e ka vetë në dorë. Duhet të shfrytëzoi përvojën njerëzore. Duhen kaluar me gjakftohtësi si e mira dhe e keqja në jetë. Duhet luftuar e keqja dhe asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh, sa do të vështira të jenë kushtet e jetesës. Dorëzimi është dobësi. U ngrit Lida duke thënë: - Me rastin e ditëlindjes dëshiroj t’u njohë shkurt me biografinë e familjes sime. Babai im është me origjinë shqiptare. Në vitin 1952 ai erdhi në Moskë për të vazhduar sundimet e larta në degën e inxhinerisë. Gjatë kohës së shkollës, në një nga mbrëmjet e vallëzimit u njoh me nënën time. Ata u dashuruan. Në përfundim të shkollës u martuan dhe shkuan për të jetuar në Shqipëri, vendi i lindjes të babait. Atje linda unë dhe motra ime. Rreth vitit 1960 lindën kontradiktat politike midis Nikita Hrushovit (sekretar i parë i partisë komuniste të Rusisë) dhe Enver Hoxhes (sekretar i parë i partisë komuniste të Shqipërisë). Kjo situatë e detyroi nënën të kthehej në vendin e saj, në Rusi. Mbas disa vjetësh babain tim e arrestuan si armik të popullit e të partisë


DOSSIER • E martë 6 gusht 2013 dhe e dënuan me 25 vjet burg. Ai kreu vetën 18 vjet në burg, sepse me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 u liruan të gjithë të burgosurit politikë. Nëna ime nuk u martua. Ajo priti burrin ligjor dhe e thirri të jetonin bashkë me fëmijët në Moskë. Qysh nga ardhja e babait e deri tani ne jetojmë të lumtur të gjithë bashkë. Të tria shoqet e kaluan vitlindjen e Lidës të gëzuara, me përqafime dhe me këngë. Në vitin 2008 vajzat përfunduan fakultetin me nota të shkëlqyera dhe u diplomuan mjeke. Elsa u kthye në Shqipëri, ku punon në spitalin Amerikan. Lida shkoi në Rusi dhe atje punon në një nga spitalet e njohura të Moskës, ndërsa Lena punon në spitalin “Mont Sinai” në Nju-Jork. Mbas një viti Elsa dhe Lida u martuan dhe krijuan familjet e tyre, ndërsa Lena bashkëjeton me një boyfriend. Të tria vazhdojnë lidhjet me telefon, me email, “Facebok” etj. Unë kam punuar me babain e Lidës, ing. Thanas Naston, në Institutin Gjeologjik të Naftës, në kabinetin e projektimit të puseve, me qendër në Kuçovë dhe në Fier, nga viti 1957 deri më 1974, kur Thanasin e burgosën. Ne ishim jo vetëm kolegë pune, por dhe shokë të ngushtë. Kjo qe arsyeja që mua më lidhi me vajzat, e sidomos me Lidën, prandaj dhe më ofruan ditarët e tyre. Unë i lexova ditarët. Ato kishin shkruar problemet e jetës gjatë vazhdimit të studimeve në fakultet, që lidheshin me mësimet, provimet, dashuritë etj. Unë u kërkova leje që të nxirrja nga këta ditarë vetëm pjesët e diskutimeve për nënën dhe t’i botoja. Ato pranuan. Rajmonda Rajmonda ishte një vajzë e thjeshtë, punëtore, e dashur dhe e bukur. U dashurua dhe u martua me një djalë të lagjes saj. Çifti i ri lindi dy vajza dhe një djalë. Këtë martesë e përshëndeti e gjithë lagja, me fjalë të ngrohta dhe dashamirëse. Bashkëshortët kudo shkonin bashkë. ata dukeshin të lumtur. Të dy punonin. Për fëmijët kujdesoheshin prindërit. Të gjithë, këtë martesë e tregonin si shembull në lagje. Por në vitin 1997, në një natë të zymtë me shi, burri vjen i dehur në shtëpi dhe i bërtet së shoqes aq rëndë, sa shkaktoi të qara dhe te fëmijët e vegjël. - Ç’ka ngjarë? - i dashur i foli Rajmonda. - Të gjitha paratë e rrogës i humba në kumar. Jam i dehur dhe nuk dua të më dalë njeri përpara. - Ç’do gjë mund të ndodhë, - i tha Rajmonda. - Tani shko shtriu dhe fli, nesër do të jesh i qetë dhe do të bisedojmë. Burri i saj, që e kishte marrë me dashuri, asnjë ditë nuk pranoi të diskutonte me të shoqen. Ai çdo natë vinte i dehur dhe vazhdonte ta shqetësonte familjen. Fëmijët trembeshin nga britmat e babait të tyre. Në këto kushte, kur i shoqi nuk jepte asnjë lekë për të ushqyer familjen, Rajmonda u detyrua të punonte akoma më shumë. Si rrjedhojë e punës dhe shqetësimeve që i shkaktonte i shoqi, ajo u sëmurë. Në këto kushte, ajo përgatiti kërkesën për të fituar lotarinë amerikane dhe mori përgjigje pozitive. Garancinë ia përgatiti një shoqja saj e ngushtë, që kishin punuar bashkë në Durrës. Rajmonda bashkë me tre fëmijët dhe burrin u nisën për në Florida, ku jetonte mikesha e saj. Shoqja i siguroi shtëpi dhe punë për të dy. Këtu Rajmonda, duke vazhduar punën, filloi të kurohej. Fëmijët vazhdonin shkollën dhe i shoqi punonte. Mbas disa vjetësh relativisht të qetë, në një natë shiu me shtrëngatë i shoqi hynë në shtëpi i inatosur dhe

sapo pa Rajmondën i shprehet: - Unë jam i ri, ndërsa ti je e sëmurë. pra nuk mund të jetoj me ty! Dua të bëj jetën time, prandaj do të ndahemi! Rajmonda iu përgjigj: Kur u martuam, u betuam se do të qëndronim besnikë për jetë. Ai nuk iu përgjigj. Të nesërmen pruri avokatin, përgatiti dokumentet për divorc dhe u ndanë. Jeta e familjare e saj u rëndua shumë. E shkreta Rajmondë, mbeti vetëm dhe iu desh të punonte në dy deri tri punë për të ushqyer fëmijët. Shoqja e saj e ngushtë, që jetonte në të njëjtën ndërtesë, e këshillonte të mos mërzitej, se ajo do ta ndihmonte. Rajmonda vazhdoi të vuante derisa fëmijët i mbaruan shkollën e lartë. Ata filluan punë dhe dukej se po rregullohej situata në familje, por mbas rreth një viti fëmijët u martuan dhe u larguan nga nëna e tyre. Rajmonda i tha djalit: - Mirë se ato janë vajza e do të

prej dyqind milionë dollarë. Këtë lajm ia pruri Rajmondës shoqja e saj Luçiana. Rajmondës nuk i bëri përshtypje. - Si, - i tha Luçiana, - nuk po gëzohesh?! - Unë e kam pensionin, që më ushqen dhe më tepron, ku t’i çojë paratë ellotarisë?! Ato do të më sjellin vetëm telashe dhe jo gëzim! Dëgjo, Luçiana, unë kam dëshirë që t’i jap ty ato para. Jo pse ti propozove për biletat, jo pse jemi shoqe të ngushta dhe jo pse më ke ndihmuar, por sepse ke një zemër të madhe. E qeshura jote e sinqerte të bën për vete. Kur jam pranë teje, më duket vetja njeri. Nuk mund të ketë njeri si ti në botë, ose janë shumë të rrallë! Unë pa ty do isha çmendur, prandaj ty ta dedikoj gjithçka. Ti për mua je një engjëll. Kishin kaluar vetëm katër ditë nga shpallja zyrtare në gazetë të emrit që kishte fituar lotarinë amerikane, kur troket dera. Rajmonda shkon dhe e

- Nuk kam punë me ty, por me gruan time! - iu përgjigj ai. Menjëherë Luçiana i telefonoi policisë. Brenda disa minutave arrin policia e gatishmërisë dhe pyeti se çfarë po ndodhte Luçiana shpjegoi: - Ky është ish-burri i saj dhe po përdor forcën për t’i marrë biletën e lotarisë. Ata e lidhën dhe e çuan në polici. Të nesërmen troket përsëri dera. Rajmonda shkon dhe e hap. Të dyja çupat e saj i hidhen menjëherë në qafë duke i thënë: - Ku je, moj nëna jonë e dashur?! U kujtuat se paskeni nënë? - i pyeti Rajmonda? - Na fal, o nënë e dashur, se bëhen dhe gabime, por gjaku nuk bëhet ujë. - Ashtu është, iu përgjigj e ëma, por kur uji lidhet me interesin bëhet dhe gjak. Nuk po na fton të hyjmë? - pyetën vajzat?

shkojnë në shtëpinë e burrit, po ti ku do të shkosh, shtëpinë e ke këtu? Nëna sakrifikoi jetën për ju. - Dua të bëj jetën time, moj nënë, i tha djali. - Ti më rrite se e kishe për detyrë. Kështu Rajmonda mbeti vetëm me shoqen e saj të ngushtë. Kudo shkonin bashkë. Si pensioniste, shëtisnin dhe pushonin nëpër parqe. Kaluan 5 vjet. Asnjë nga fëmijët nuk kishte ardhur, jo për ta ndihmuar, por as për ta parë. Bile nuk kishin pyetur as me telefon për shëndetin e nënës së tyre. Në një ditë të freskët, por me diell, të dyja shoqet, mbas një pushimi në park, po ktheheshin për në shtëpi. Luçiana, shoqja e Rajmondës, propozoi të blinin nga një biletë lotarie. - Edhe sikur të fitojë, ku t’i çoj ato para? - ju përgjigj Rajmonda. - Unë nuk kam njeri, kujt t’ia lë? - Ta provojmë fatin, - iu përgjigj Luçiana dhe biletat do t’i ble unë. - Jo, tha Rajmonda, - se fati nuk provohet me lekët e tjetrit. Po meqë ti po ngul këmbë. le të blejmë secila nga një. Kishin kaluar shumë muaj, kur një ditë gazeta “New York Times” njoftonte se Rajmonda Kurti kishte fituar lotarinë amerikane në shumën

hap. Para saj paraqitet ish-burri i saj. - Çfarë kërkon, pse?!... Ai nuk e la të fliste. - E dashura ime e shtrenjtë, sa më ka marrë malli! - i tha dhe tentoi ta përqafonte. - Largohu, - i tha Rajmonda, - se e kam shumë të qartë dashurinë tënde! Ai vazhdoi të fliste: - Kemi bërë shumë gabim që u ndamë. Ti ke qenë dhe mbetesh engjëll për mua. - Leri këto, se dhe ti vetë e kupton që nuk të shkojnë tek unë! Këto lajka shko e shprehua dashnoreve të tua, po më thuaj pse erdhe! - Të shkojmë bashkë dhe të tërheqim dollarët e lotarisë, - u përgjigj ai. - Çfarë dollarësh, të kujt lotarie?! - Dëgjo Rajmonda, mos na vono, po merr biletën dhe të shkojmë të marrim paret. - Nuk kam biletë unë, iu përgjigj Rajmonda. Ish-burri i saj nga fjalët e bukura për dashurinë shpërtheu në britma dhe e kapi prej gryke duke i thënë: - Nxirr biletën, se të vrava! Këto të bërtitura i dëgjoi shoqja e saj, fqinje dhe hynë menjëherë në dhomë duke i thënë atij: - Çfarë kërkon?

Posi, iu përgjigj e ëma duke i thënë: - urdhëroni! Ato sapo u ulën, kur në çast hyri Luçiana duke u shprehur: Të paskan ardhur miq? - Ne nuk jemi miq, por gjaku i familjes, - u përgjigjën ato menjëherë. Ne kemi ardhur të shohim nënën tonë të dashur. - Po këto ç’janë? - pyeti Rajmonda? - Dhurata për ju, - iu përgjigjën ato menjëherë - Si? Ju keni pesë vjet që nuk keni pyetur për mua as me telefon, ndërsa tani vini me këto dhurata kaq të shtrenjta? Nuk di si ta shpjegoj, - u shpreh e shkreta nënë. - Nuk keni pse të çuditeni, ne për nënën japim dhe jetën, - u përgjigjën vajzat. - Mos vallë paraja ju afroi bashke për të kujtuar nënën e braktisur? pyeti Rajmonda. - A ka fuqi në botë që të na ndaj ne nga nëna jonë e dashur? - vazhduan ato të shpreheshin. - Kush ju ka përgatitur të shpreheni me fraza romanesh? Sigurisht, vazhdoi Rajmonda, - burrat tuaj për të më joshur mua. Ndërkohë Luçiana kishte përgatitur kafetë me llokume dhe ua serviri përpara. Pikërisht në këto çaste troket

»

19

dera përsëri. Luçiana, meqë ndodhej më afër derës, shkon dhe e hapi. Tha “urdhëroni hyni”, pastaj iu drejtua Rajmondës: - Është djali tuaj. Ai menjëherë i ra më gjunjë nënës së vet duke u shprehur: - Më fal, moj nënë, unë nuk e meritoj të më flasësh, por të më rrahësh, sepse në çastet më kritike ju braktisa. M’i morën mend gruaja, shoqëria dhe jeta e shthurur rinore. Erdha që të më gjykosh dhe të më dënosh. - Jo, bir jo, ti nuk erdhe këtu për t’u gjykuar, por për paratë e lotarisë amerikane, ashtu siç kanë ardhur motrat e tua dhe ish-burri im. Ju të gjithë keni gabuar. Lotaria amerikane nuk i ka rënë nënës suaj, por Rajmondës të braktisur nga burri dhe fëmijët e saj. Ish-burrin tim e lidhën dhe e çuan në polici, sepse përdori forcën dhe donte të më vriste për të më marrë biletën e lotarisë. Fjalët tuaja mua më fusin të gjallë në dhe se më kujtojnë vuajtjet, dhimbjet që ndjenja kur nuk plotësoja ushqimet për ju. Ato më kujtojnë të bërtiturat e ish-burrit të dehur. Unë kam vuajtur jo vetëm fizikisht, por dhe shpirtërisht, si në kohën kur ju ishit të vegjël, por dhe tani që ju më braktisët. Vetëm një njeri më ndenji pranë: shoqja ime e ngushtë, që bëri dhe garancinë për mua, për familjen tonë. Gjatë gjithë kohës kritike për mua kjo femër jo vetëm më ndihmonte me sa mundej, por më këshillonte të mos dorëzohesha, se do ta kisha gjithmonë pranë. Zemra e asaj është kaq e madhe dhe kaq e dashur, saqë të gjitha paratë e lotarisë do t’ia fal, por nuk do të arrij ta shpërblej. Nuk është paraja, por zemra dhe sjellja që e karakterizojnë njeriun e vërtetë në këtë botë. Unë falënderoj të madhin Zot që me anë të parës ju kujtoi juve se keni një nënë gjallë. Të braktisur dhe që duhet ta vizitoni. Gjithçka që ju thashë e shpreha me zemër në dorë dhe me sinqeritetin e nënës. Ju e kuptoni dhe vetë se nuk i meritoni këto para. Unë ju falënderoj për vizitën, gëzohem që jeni mirë me shëndet dhe tani jeni të lirë të shkoni. Të tre fëmijët u ngritën, përqafuan nënën e tyre dhe Luçianën, por filluan të qajnë. Pse qani? - i pyeti Rajmonda- Qajmë për poshtërsitë tona. Qajmë se akoma nuk i kemi kuptuar dhe si ndiejmë vuajtjet e nënës, që na lindi, na rriti, na edukoi dhe na dha shkollën. Ajo u mundua të na bënte njeri, por ne nuk e meritojmë të quhemi njerëz të vërtetë, sepse dhe te kafshët fëmijët nuk i braktisin kurrë nenat e tyre, siç bëmë ne! Kur fëmijët u larguan, Luçiana pyeti Rajmondën: - Çfarë do të bësh? As vet nuk e di, - iu përgjigj ajo, por mua ky takim më ringjalli plagët e vjetra! Po shprehem kështu sepse ti e njeh mirë situatën e familjes sime. Po shprehem kështu sepse dhe ti je nënë dhe më kupton shumë mirë! Erërat e forta të dimrit të ftohtë dhe të egër, të nxehtët përvëlues të verës së zjarrtë, sëmundjen time dhe gjithçka tjetër do ta përballoja, por jo ndarjen nga fëmijët, se më duket vdekjeprurëse! Duhet ta theksoj mendimin tim se përveç teje, që më je bërë gjak mbi gjak, dhe fëmijët e mi nuk mundem t’i harroj ose t’i mallkoj. Ata janë dhe do të mbeten gjaku dhe mishi im! Ajo ç’ka është imja do të jetë dhe e atyre. Vetëm kështu, duke besuar te ndihma e të madhit Zot mendoj se ata do t’i kuptojnë gabimet e tyre dhe do të gabojnë më pak në jetë! Mbase sjellja ime do t’i kthej ata në rrugën e drejt për të ardhmen e familjeve të tyre. U kam dhënë gji, u kam dhënë jetën time dhe tani të mos u jap paratë që i madhi Zot mi dhuroi?! Luçianë e dashur, sido që të jetë, çfarëdo që të ndodhë në familje, nëna mbetet nënë!


20

« OPINION

E martë 6 gusht 2013 •

Kritere integrimi

S

ipas ligjeve të ngurta të socializmit, veçimi martesor i njërit bashkëshort prej tjetrit më shumë se gjashtë muaj formon shkak për zgjidhje martese, por elementi nuk ka kuptim, pasi rasti vlerësohet psikik dhe në vullnet të plotë të palëve, pavarësisht gjendjes personale dhe fizike të tyre. Ngrihet problemi për të ekzaminuar nocionin përçmues “kurvë” në të tilla raste dhe kur kryen marrëdhënie seksuale me një tjetër partner pa u zgjidhur martesa, por në kushte të veçimit. “Kurvë” është keqbesimi i një shoku ndaj një shoku tjetër, i martuar ose jo, gjendja heteroseksuale lidhet në fenomen me femrën, por rendi alfabetik është i paqartë që kur seksi garanton për të drejtën dhe sigurinë psikike të subjektit moral. Prandaj “kurvë” është përdorur si një term plotësues në disa raste ofensive, por që nuk ka të njëjtin kuptim me vlefshmërinë civile dhe tipike të shtetasit. Sistemi socialist me atë gjashtëmujorin e vet e prish punën e gjykimit të plotë ndaj rrethanave, pasi çiftet mund të rrinë sa të duan me njëri-tjetrin ose larg njëri-tjetrit, por distanca nuk është provë bindëse në anën subjektive të trajtimit, pavarësinë civile dhe personalitetin e secilit. Askush nuk është i detyruar të qëndrojë në kushte martesore më shumë sesa e dëshiron personi, ndërsa përcaktimi i afatit si juridik është gabim i rëndë dhe në përftime të pavlefshme morale-juridike. Ka ngelur kjo klauzolë si një qëndrim i mbrapsht psikik, në vend që të gjenden arsyet më të thjeshta për të verifikuar dëshirën e partnerëve bashkëshortë në lehtësi të madhe në raport me profilin e secilit në shoqëri, sidomos personalitetin dhe rivendosjen e kushteve më të favorshme për punë. Këto cilësime burojnë nga të drejtat organike dhe ndërvlerësimi i tyre në planin analitik, pasojat që kanë ligjet në shoqëri dhe interesi publik. “Kurvë” nuk do të thotë “e padrejtë”, por një veprim i kundërt me interesin e drejtë. Në rubrikën informative të gazetës së ditës së shtunë, gusht 2013, mbahet parasysh një lajm zyrtar ku prokuroria dhe gjykata janë të implikuar në një krim potencial ndaj një rasti të supozuar, por jo të vërtetë. Sipas deklarimeve të një vajze të mitur 10-vjeçare, 59-vjeçari Xhavit B. ka ngacmuar për dy vjet fqinjën e tij. Veç këtyre të dhënave me karakter fëminor nuk ka asnjë provë që të vërtetojë rastin, aq më tepër kur nuk bëhet fjalë për dhunë, por për ngacmim. Rasti është skandaloz, pasi gjykata cakton burg për nënshtetasin nga Ndroqi bazuar në thëniet e një miture të përftuara nga prokuroria. Madje, si për të qeshur, e mitura mund të konsiderohet “viktimë” sipas akuzës dhe gjykatës edhe nisur nga fakti i fqinjësisë së mirë. A thua se ngacmimi seksual është një çështje e hapur hormonale dhe raporti i afërsisë fizike dhe fqinjësisë konsiderohet rrethanë më e rëndë sesa akti i kryer. Kjo flet për nivelin e ulët psikik të organeve të drejtësisë, që e shikojnë krimin në këto raste sipas distancës dhe jo kujdesit që kanë përgjithësisht shtetasit, pavarësisht pozicionit seksual ku ata ndodhen. Çështja është e paragjykuar që kur merret për bazë mosha e së miturës 10-vjeçare dhe afërsia fizike, d.m.th. fqinjësia e saj, pasi asnjë shkak nuk mund të çojë në veprime të tilla nisur nga alibia më e dobët në botë që gjendet në këtë rast në prokurorinë shqiptare. Për të justifikuar këto të dhëna, sikur të mos mjaftonte rasti, prokurorët shkojnë edhe më tej duke kërkuar ekspertim për një gjest. Po, po, për një gjest, pasi sjellja në komunitet nuk është më shumë sesa një fenomen i zakonshëm moral. Vetëm për një ngacmim të caktohet ekspertim mjekoligjor, do të ishte e pamundur. Por jo vetëm që ngacmim nuk ka, pasi thëniet e një 10.vjeçareje janë tërësisht të pavlefshme për shkak të moshës, intimitet të çështjes dhe interesit publik që ka kriteri provues. Jo vetëm kaq, por në planin didaktik nuk mund të arrihet në konkluzione të këtij niveli nga ekspertiza kur thuhet se “në trupin e shtetases L.M. nuk konstatohen dëmtime të jashtme trupore. Fëmija nuk e

Nga Elvis KOTINI

ka arritur pjekurinë seksuale dhe nuk është e defloruar”. A) Eksperti nuk ka të drejtë të futet në trupin e një të miture pa asnjë shkak. Dhe këtë eksperti shqiptar në krim të plotë me funksionin e tij e ka kryer duke dhënë edhe shpjegime në akt, madje akti i bërë publik në gazetë duke thyer intimitetin e moralit publik, cipën e të gjithë fëmijëve të kësaj moshe. B) Fëmija nuk e ka arritur pjekurinë seksuale, si konkluzion i nxjerrë nga eksperti, është gabim teknik, pasi pjekuria seksuale nuk mund të konstatohet në rrugë kriminale nga ekspertë në të dy raste: pa autorizim të ligjshëm dhe në planin organik këtë nuk e thotë një ekspert, por zhvillimi psikologjik i qenies. Jo, këtu eksperti thotë se pjekuria seksuale nuk është psikologjike, por fizike dhe biologjike. Unë kam të drejtë ta përcaktoj këtë duke ditur moshën dhe duke iu nënshtruar një kërkese të paligjshme të prokurorit të çështjes, akt i cili duhej refuzuar. Në këtë kontekst që po flasim, pjekuria seksuale e femrës arrihet qysh në moshën 12-vjeçare, atëherë kur fillojnë edhe menstruacionet. Nëse eksperti shqiptar konfondon aktin seksual të kryer midis penisit dhe vaginës me pjekurinë seksuale, kjo është shkelje e rëndë e biotipit natyror të sjelljes dhe kulturës profesionale. Madje, ligji parashikon moshën 13-vjeçare si moshë të pubertetit natyror të qenies, por kjo nuk do të thotë “pjekuri seksuale”, siç parashikohet nga eksperti në mënyrë orale, por lidhet me aftësinë intelektuale të fëmijës, e cila për hir të ligjit shihet edhe në trupin e prindit. C) “Femra nuk është e defloruar” është një nxitim i ekspertit, i cili thotë me paturpësinë më të madhe se çlulëzimi i femrës duhet të vijë detyrimisht nga penisi, kur janë menstruacionet, deflorimi momental i gjininë dhe seksit. Dhe kjo si një kërkesë e detyrueshme e një prokurorie të padenjë politikisht. Kemi një shembull: një qytetare gjermane në moshën 13-vjeçare lind fëmijë. Ligjet gjermane e pranojnë një dukuri të tillë si një akt të kryer në mënyrë të vullnetshme dhe në dashuri me babain e fëmijës, kushtet e aktit seksual dhe jashtë çdo konteksti kriminal. Rregulli është i plotfuqishëm edhe me ligjet e brendshme të landit gjerman, ku mbahet parasysh pjekuria seksuale pikërisht në çastin e pjellorisë dhe jo nën ndikime të natyrës ekspertizë penale. Pra, elementet mbi rastin përjashtojnë njëri-tjetrin dhe nuk flasin për një dukuri të denjë në shtetin shqiptar. Madje, Kodi ynë Penal e dënon lindjen në moshë 13-vjeçare pikërisht sipas klauzolës së mësipërme të veprimeve të turpshme me një të mitur nën 14-vjeçe. Kjo është fobi dhe, për dreq, të gjithë myslimanët në vend e besojnë se nën këtë moshë nuk duhet të ketë seks. Por harrojmë se Kodi Penal lidhet me dhunën dhe jo me kryerjen e veprimeve seksuale jashtë çdo moshe dhe nën ndikimin e rregullt psikologjik. Nëse psikika nuk pranon aktin seksual, kjo është çështje e zhvillimit mendor të qenies dhe nuk mund të ndalohet me kod penal, pasi rendi publik mbrohet me zakone të mira dhe jo detyrimisht nën ndikime të dhunës psikike ose seksuale. Nisur nga këto të dhëna mbi zhvillimin normal të qenies civile, shtetasi Xhavit B. nga Ndroqi mbahet në burg pa asnjë arsye të ligjshme. Është 59 vjeç dhe akuzohet nga një

10-vjeçare. Shenja dhune nuk mund të ketë, pasi pa pasojë nuk ka viktimë dhe pa viktimë nuk ka prova. Nuk janë të pakta rastet e drejtësisë penale shqiptare, që mban parasysh ende dëshmitë anonime si dëshmi indirekte (element). Dëshmia duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe lidhet me përkatësinë civile të çështjes, provën materiale dhe versionin hetimor (dëshminë më të besuar). Pse duhet një dëshmi indirekte? “Dëshmi indirekte” quhet kur një person referon te një tjetër. Por kjo nuk mund të jetë provë për sa personi nuk e ka parë vetë ngjarjen. Me dëshmitë indirekte mund të barazohen të penduarit, të cilët, nëse nuk kanë lidhje direkt me çështjen, nuk mund të merren për bazë. Le ta hedhim poshtë dëshminë indirekte me versione hetimore dhe jo me vlefshmëri mentale të paimplikuar në çështje. Unë dyshoj në manualet e procedimit për sa ato janë të thjeshta, jo të komplikuara, kur në interesat që ato bartin përfshihen me mijëra avokatë. Kur këto procedura penale dhe civile janë tepër të lexueshme dhe të thjeshta, atëherë pse duhet të burokratizojmë sistemin me pseudoavokatë kundër filtrit të drejtësisë dhe ligjit? Problemi nuk është drejtësia e specializuar, por sistemi i provës. Në planin e hetimit mbahen parasysh tre metra distancë për prokurorinë dhe dy metra distancë për kriminelin. Pra, prokurorët hetojnë përkatësinë e gjurmës teknike me subjektin, kryqëzimin e çështjes me ligjin publik. Por gjurmët sot mund të jenë thjesht teknike, d.m.th. çdo send që prekim në rrugë teknike ose jo quhet “gjurmë”. Këto gjurmë janë praktisht numra dhe procesi i provës lidhet me provën më të vlefshme juridike, që është dëshmitari, pasi gjurmët janë për analogji i “njëjti detaj” dhe e njëjta formë standarde. P.sh. në diktaturë jepen shembuj kriminalistikë sikur gjurmët e lëna nga gomat e makinës gjatë aksidentit janë gjurmë kriminale. Po qëndrimi psikik i shoferit ku është? Po kur nuk ka makina, si mund të justifikohen rastet faktore? A konsiderohet kështu aksident një rast mekanik? A është drejtësia një poçes automatik kësisoj? Nëse e ndërtojmë procesin me elemente tekniko-mekanike, atëherë duhet të punohet më shumë në drejtim të vetëdijes personale dhe fajit. Procesi mekanik i drejtësisë nuk është diçka e komplikuar dhe sekrete, por lidhet direkt me njohjen e fenomenit, numrave dhe sendeve thjesht mbi bazë perceptimi. Nëse ndjenja e dyshimit dhe perceptimi automekanik janë prova më të vlefshme sesa fajtori, atëherë çfarë duhet të mendojmë për krimin? Një tjetër negativ filmi në komunizëm është kur hetuesi zbulon bisht cigareje në kufirin e një rrjete teli me gjemba duke dyshuar se ka diversantë, ose sabotatorë. Pra, mendoni rendin ideologjik të çështjeve dhe distancën ideore të gjurmës në krim. Bishti i cigares dhe fakti për të hedhur në erë një fabrikë apo përftuar informacion për kushedi se për çfarë bunkeri. Një shembull tjetër i fushës kriminalistike në vend lidhet me mbytjen në det, ku viktima paraqet duart pezull në drejtimin lart, a thua se nuk është ky i vetmi poçes mekanik që ndodh. Megjithatë, rasti paraqitet si formë mjekoligjore e të mbyturit. Buzët e krimit në qitjet me armë zjarri nuk janë gjë tjetër veçse konstatimi klasik i ekspertit se krimi ka ndodhur për arsye baruti dhe viktima quhet e vdekur si pasojë e këtyre vrimave, që mund të kenë formën e buzës në dalje (organ shqisor). Merrni me mend se sa e përgatitur është diçitura kriminalistike në vend kur dyshon prej vitesh versionin emocional të çështjes së vdekjes së Mehmet Shehut. Një akt që duket më shumë si një vdekje klinike për arsye depresive të vetë sistemit se sa mbi një arsye të qitjes kriminale. Personi-kryeministër në detyrë gjendet i vdekur në shtëpi me një plumb në trup. Çfarë ka më shumë një vdekje se sa plumbin dhe viktimën? Çfarë ka për të hetuar kur vetë kryeministri vdes si pulë në mes të Bllokut me mijëra ushtarë? Cilët mund të jenë vrasësit? Çdo kalimtar i zakonshëm, sipas ligjit. Prandaj nuk duhet të jemi euforikë në lidhje me çështjet, por besnikë të dëshmisë dhe vlefshmërisë civile të saj.


OPINION • E martë 6 gusht 2013

»

21

Polemikë me prof. Elezin për reformat në arsimin e lartë

Ë

shtë një gjest fisnik e atdhedashës që një shqiptar që punon në vende të ndryshme të botës, aq më tepër kur ky punon si pedagog në universitet e SHBA-ve, mendon për hallet dhe problemet tona, duke na sjellë përvojën e universiteteve në SHBA. Janë të vërteta disa nga konstatimet e z. Elezi për keqmenaxhimin e arsimit të lartë, por ne, z. Elezi, kemi dhe fatin e keq që, dhe kur vijnë disa nga ju si idealist dhe ne i presim me dashamirësinë më të madhe edhe pa i njohur, ne dalim të zhgënjyer e të dekurajuar dhe shumë humbasin shpresën se ky vend mund të bëhet si të tjerët, prandaj nuk kanë më besim tek idealizmi i juaj. Si thotë populli, “kur digjesh nga qulli, i fryn kosit”, sidomos ne në Universitetin e Vlorës, që patëm një përvojë të hidhur me z. Shaska, i cili paska bërë aq abuzime, sa është dënuar me një vit burg nga gjykata. Por kjo nuk është gjë para dëmit moral dhe institucional që ai i shkaktoi Universitetit të Vlorës, që po i vuan edhe sot dhe do t’i vuajë dhe për shumë kohë. Dhe një pjesë të përgjegjësisë e mban ti dhe disa të tjerë që ai i quante “këshilltarët e mi”, që i ushqenit egon e tij të sëmurë , ndërsa ne që ia luftonim këtë ego të sëmurë të tij, vuajmë edhe sot papunësinë, dhe nuk jemi pak, por rreth 70 intelektualë nga më të mirët, sepse pedagogët dikur thitheshin me konkurse të rregullta. Këtë rregull në Universitetin e Vlorës e prishën Shaska i pari dhe tani edhe Qarri. Mjafton të themi se Shaska hoqi, si i sëmurë delirant që ishte, gjithë pedagogët që kishin mbaruar në Universitetin e Tiranës, që ti me gjysmë zëri FSHN të Universitetit të Tiranës e mburrje (nuk e di pse ai kishte kaq alergji për UT-në apo kish alergji ndaj njerëzve të kualifikuar). Dhe në vendin tonë mori studentët tanë që kishin mbaruar për matematike-fizikë, që ti e di mirë se nuk bënin as gjysmën e programit të matematikës që bëhet në degën e matematikës në Universitetin e Tiranës, plus që disa nga ne ishin me 5-vjeçar apo me tituj, plus që ne kishim dhe një përvojë shumëvjeçare. Aq më tepër që ky i dënuar për korrupsion me shpifje të poshtra i njollosi ata për të justifikuar heqjen, por është e njohur shprehja “hajduti bërtet ‘kapeni hajdutin’”.Dhe a e dini se të gjithë të pushuarit kanë fituar gjyqet dhe shteti ka humbur rreth një milion dollar, me të cilët do të ndërtonte një godinë të re për studentët? Por përsëri këto janë shumë pak nga ato bëmat e tij dhe ju përsëri e mbroni, por ti e di se po kape qymyrin e pakta do të nxihesh dhe të dogji kur te komentet të shkruanin “ke ngrënë në një çanak me Shaskën”. Por t’i lëmë këto, se ai tani është futur në historinë “na ishte një herë një rektor” dhe le t’i kthehemi shkrimit tuaj. Siç ju thoshte një lexues në ato komentet, ato bordet dhe komisionet shtetërore janë dhe këtu dhe ti nuk i ke parë e dëgjuar. Kështu, në komisionin e lartë shtetëror për arsimin është dhe profesori i nderuar Petraq Petro, me një përvojë të madhe akademike dhe njohës i mirë i arsimit në Francë e në vende të tjera. Dhe në Universitetin e Vlorës ka një bord (këshill) drejtues formal servilësh. Kur isha zëvendësrektor, duke parë nepotizmin që po vendoste z. Shaska dhe i zhgënjyer nga ai, kur do të votohej për kancelarin, i them njërit prej anëtarëve të bordit: “Para se të votoni, më tako mua të diskutojmë ndonjë kandidaturë, sepse ka shumë kandidatura të arrira.” Ai jo vetëm nuk më takoi, po kur unë i thashë ‘pse nuk më takove’, ai më tha: “Votova atë që deshët ju.” – “Ku e di t’i kë dua unë?” - i thashë. Ai tha: “Atë që më tha Agroni votova.” Kuptohet: unë e mbylla bisedën dhe m’u kujtua se ky, kur unë bëja fushatë për Shaskën, më thoshte: “Po ti do të na sjellësh fashistin?” tani votuaka si i thonë “fashistët”. Ja, ky ish bordi drejtues i Universitetit të Vlorës. Dhe ata që kish venë Ministria ishin kukulla që shikonin ç’të rrëmbenin. Ju thoni se universitet shqiptare duhet të kenë pavarësi financiare si në SHBA. Unë nuk jam i këtij mendimi, sepse në SHBA universitet financohen deri në 27-29%, pra mbi 70% të të ardhurave ata i fitojnë vetë, pra janë gati privat, kurse këtu te ne rreth 90% financohen nga shteti dhe ju mendoni se shteti, ky financues, të mos administrojë dhe të mos kontrollojë, kjo nuk është logjike. Të vazhdosh universitetin në SHBA, të duhen një sasi e madhe dollarësh, gjë që nuk mund të aplikohet, sepse nuk do të kishte studentë që të ndiqnin studimet. Unë mendoj se ky sistem pagesash është i mirë me disa modifikime si në formën e pranimit dhe në pagesa. Mendoj që provimet e pranimit të bëhen pranë fakulteteve dhe në degët që ka kërkesa të futet një

Nga Engjëll HASIMAJ*

pranim pa konkurs, por me pagesa të larta si tek universitetet private. Ju thoni që universitet duhet të kenë liri akademike, por ne dhe me lirinë akademike spekulojmë, dhe kjo u vërtetua me z. Shaska. Ai futi kalkulusin në të gjitha degët, dhe tek infermieria, tek anglishtja etj., duke vendosur çmime astronomike, duke zbuluar kështu një biznes të paparë personal, duke shfrytëzuar universitetin shtetëror dhe autoritetin që i jepte për të imponuar çmime sa të donte. Ai vendosi disa rregulla që studentët ta blinin dy e tri herë kur ngelnin dhe pedagogët që kish marrë urdhëroheshin nga shtëpia e Tanushit të ngelnin sa më shumë që të riblinin librin, që kostonte 100 dollarë. T’i ishe dëshmitarë që Shaska, ti dhe një kolegia jonë anuluat gjithë temat e studentëve të matematikës, duke u humbur vitin e punës studentëve, sepse deri në fund nuk doli nga shtypi një libër 70 dollarë dhe, po të mbaronin ata, iknin 70 blerës. Jepja mësim në universitetin privat dhe aty ishin dy binjake dhe treguan se ato kishin ikur nga shtetërori kundrejt të tjerave dhe se të dyja kishin blerë nga dy herë kalkulusin dhe do ta blinin për herë të tretë, po të qëndronin. Pra, vetëm për një libër familja duhej të paguante 600 dollarë, kur për taksën e shkollës për të dyja familja paguante vetëm 240 dollarë. A e dini ju se në vitin në vazhdim z. Shaska hapi vetëm degë inxhinierike dhe a keni menduar pse? Sepse ato kishin nga 5 disiplina matematike dhe u hartuan (përkthyen) libra me çmime 70-80 dollarë (të reklamuar në faqen e UV). Dhe ai në degët teknike bëri kërkesë për 5600 studentë kundrejt 480 në degët shoqërore (marrë nga faqja e UV). Bëjeni llogari vetë fitimin e mikut tuaj, por fut dhe 40 dollarë që vlente kaseta me leksione që ju u shisni për t’i “ndihmuar” studentët tanë të varfër dhe nuk mendonit se ata nuk kishin kompjuter. Dhe këto i aprovonte senati dhe ne këshilli drejtues. Me qenë se ai rrinte në SHBA, senatin e drejtonte Berti Qarri (Ky ishte i vetmi nga ata që iu i drejtova, që me rënëse e shikonte akoma shoqërinë bardhë e zi, nuk më dha deklaratë mbështetëse për Shaskën që të konkurronte, sepse ai ishte një kuadër i Partisë Socialiste dhe Shaska “reaksionar”). Më shumë donit liri ju, z. Elezi, që mbështetët dhe blofin e mospranimit të studentëve me mesatare nën 6, në kundërshtim me platformën e shtetit për pranimin e studentëve në vendin tonë. Shaska e bënte këtë për të justifikuar ngeljet deri në 90%, dhe e bënte në një kohë kur ai kishte marrë pedagogë me mesatare nën 6. Ai nuk zbatonte asnjë rregull për marrjen e pedagogëve, mjafton që ata të ishin fis i tij apo ushtarë të bindur, të shkruanin mesazhe që lavdëronin Shaskën. Do të mbeten në kujtesë shprehjet nëpër mesazhe të pedagogëve të UV-së: “Ti bënë pa ne, ne nuk bëjmë dot pa ty”; “Kalkulusi është bibël e matematikës. Vajza e Tanushit e ka studiuar atë që në shkollën fillore”; “Në të ardhmen në Universitetin e Vlorës do të vijnë me tren studentë nga Tirana e Durrësi dhe nga bota mbi 200 studentë”; “Rezultatet e votimeve vonohen se ata në Tiranë nuk kanë mësuar kalkulusin e Tanushit”; “Ku di kryetari i Akademisë, ai nuk e ka lexuar kalkulusin”, por dhe të tjera servilizmi, nga të cilat Tanushi fryhej dhe thoshte: “Po më kërkojnë të kandidojë për kryetar bashkie, por do të vendos kur të pyes këshilltarët e mi”, tamam sikur ishte Bushi apo Obama. Shaska

mburrej për pedagogët që kanë “mbaruar në Amerikën Veriore”, por të gjithë ata ikën duke e sharë në internet Shaskën, por se çfarë ishin ata, meqë ti, z.Elezi, je i matematikës, shiko një leksion të dhënë nga docenti i Shaskës (pa dhënë një orë mësim) z. Ruci, mbaruar në “Amerikën Veriore”. Këtu vihet re se ai jo vetëm nuk di matematikë, por nuk di as anglisht, sepse përkthimi është bërë me translat “Google”, këto shënimet më poshtë janë origjinale, janë marrë nga faqja e Universitetit të Vlorës tek adresa e Ervin Rucit: 1.2 Greatest common divisor – Ndarësi më i madh gcd(a, b) është numri me i madh që është divisor dhe i a dhe i b. Lexuesi vëren se ai fjalën “pjesëtues” e ka përkthyer “ndarësi”! Duhej 440-1=439 të plotë pjesëtohej me 9, pra 4 nuk është inverse i 440 sipas mod.9 (është p.sh.5). Pohimi fundit është i gabuar, sepse pohimi është renditur keq, sepse translate nuk është adekuat. Do të thotë ndonjëri: “Si mund të bëjë kështu një rektor dhe si e lejon qeveria?” E kemi dëgjuar shprehjen “qëllimi e justifikon mjetin”? Ai i kish vënë qëllim vetes të mbushte thesin me dollarë dhe do të hiqte këdo që e pengonte për realizmin e këtij qëllimi. Unë kisha bërë tre a katër libra, duhej të hiqesha nga puna, se ata libra do t’i bënte ai vetë. Unë i prishja punë, se librat e mi shiteshin 8-10 herë më lirë se të atij. Sa për qeverinë e paaftë mund të them se ajo ishte trembur nga ’97-a, që filloi pikërisht në UV, dhe e dyta Shaska ishte qytetar amerikan, prandaj Myqeremi bënte sikur nuk shikonte dhe nuk dëgjonte, por ishte dhe i zënë dhe me ato universitetet e shkollat private. Një herë u jepte licensën dhe një herë akreditimin dhe ju e dini si bëhen këto punë. U zgjata shumë, por qëllimi ishte të argumentojë mendimet e mija për reformat që duhen thelluar. Kyç për forcimin e universiteteve unë shohë emërimin e rektorit dhe kontrollin e specializuar të Ministrisë mbi financat, punën shkencore dhe jetën akademike. Duhet hequr dorë nga populizmat që ta votojnë të gjithë rektorin, ta dekretojë Presidenti dhe të pritet 4 vjet që të vlerësohet puna e tij për rizgjedhjen ose jo të tij. Unë mendoj që bordi apo këshilli drejtues ta zgjedhë dhe ta shkarkojë rektorin. Zgjedhja të bëhet me votim të fshehtë mbi bazën e formimit shkencor e profesional, mbi bazën e platformës që paraqet dhe intervistës që do të japë para gjithë këshillit drejtues. Shkarkimi të bëhet në çdo kohë që këshilli drejtues e shikon të arsyeshme, pra kur ai nuk e meriton të jetë më rektor, sidomos mbi bazën konkluzioneve të kontrolleve të ushtruara nga Ministria e Arsimit, si kontrolle të specializuara mbi veprimtarinë financiare dhe mbi zbatimin e ligjeve apo vendimeve të senatit dhe këshilli drejtues. Ai nuk bëhet zot i universitetit duke i shkel urme këmbë ata që e zgjodhën, sepse ai në çdo moment është në dorën e këshillit drejtues. Këshilli drejtues të përbëhet si dhe tani me numër të barabartë anëtarësh nga stafi dhe nga Ministria dhe plus një student dhe ku studenti i zgjedhur do të vendosë shumicën ndërmjet grupeve të barabarta të anëtarëve nga Ministria dhe atyre nga stafi. Dhe janë tri grupe pak a shumë me interesa të ndryshme. Kështu rektori vjen me këmbë në tokë dhe nuk i mban sytë nga partitë e nga pushteti. Por jo si deri tani. ndërsa rektori Shaska me egon e mendjemadhësinë e tij nuk pyeste për qeverinë, duke futur kolektivin dhe në grevë kundër qeverisë, kurse rektori i ri, Qarri, zhvillon konkurse për tërheqje të pedagogëve dhe në fund merr ata që ia rekomandojnë miqtë apo eprorët nga qeveria. Ish një maskaradë zgjedhja e Qarrit me 94.5% pa kandidat rival, sepse pedagogët nuk jepnin deklarata mbështetëse nga frika e hakmarrjes së Qarrit. Unë mendoj që kjo formë e zgjedhjes nga bordi të aplikohet nga qeveria socialiste, duke ndryshuar ligjin qysh në shtator. Për rektorin nuk duhet të ketë medoemos kërkesa maksimale, mjafton grada “doktor”, por të jetë njohës i jetës akademike, me vjetërsi dhe një menaxhues i mirë. Të mos jetë kryetar i senatit, ndoshta as anëtar senati, në mënyrë që senati të marrë vendime jashtë tutelës së tij, por detyrimisht të asistojë në çdo mbledhje të senatit. I rekomandojë ministres së re dhe atyre që do të merren me arsimin të lexojnë ligjin e arsimit të lartë të Kosovës, aty në ligj jepet kjo mënyrë zgjedhje, por dhe për mjaft probleme të tjera. * Pedagog Universiteti ish zv.rektor në UV


22

« KULTURË

E martë 6 gusht 2013 •

IDETË QË FRYMËZUAN LËVIZJET POLITIKE-KULTURORE NË AMERIKE PAS ’45-s

“Në udhë”, bibla letrare e shkruar nga Xhek Keruak Me Jack Kerouac zë fill zbulimi i një Amerike tjetër pas Luftës së Dytë Botërore. Me fytyrat e përshkruara “Në udhë”, romani që botohet për herë të parë në shqip. Jeta në rrugë me intensitetin e ngjarjeve autobiografike dhe personazheve realë që Kerouac pa dhe takoi në tre vjet udhëtim kryq e tërthor Amerikës pas 1947-ës. Bitnikët, gjysmë heronj e gjysmë të

djegur. Kanë portretet e Neal Cassedy, Allen Ginsberg, William Borroughs. Një rini e djegur e Amerikës, shpëtueses së botës nga nazizmi, e kapur pas kësaj nga paranoja e komunizmit. Shkrimtarë që e panë veten vazhdues të “Brezit të humbur” të Heminguejt, që e qepin artin pas jetës deri dhe ta orientojnë atë si një jetë jashtë rregullave. Beat Generation u

“Blue Jasmine”

shtroi rrugën ngjarjeve të Majit 1968, lëvizjeve hipi dhe udstokut, protestave në masë kundër luftës, paragjykimeve të orientimit seksual, barazisë gjinore. Me këtë këtë vepër kyçe të letërsisë botërore të shekulli të 20, e botuar në vitin 1957, përkthyesi Zef Shala u takua për herë të parë në një vit të rëndësishëm për shqiptarët, më 1991.

FESTIVALI I FILMIT TË ANIMUAR ANIBAR

nga Woody Allen F

ilmi i ri dramatik nga Woody Allen, “Blue Jasmine” portretizon një grua që po kalon në një gjendje të vështirë, ndërkohë që e ardhmja e saj financiare dhe privilegjet që ajo gëzon bien në greminën financiare të vitit 2008 në Wall Street. Me bashkëshortin Hal në burg për investime të rreme, Jasmine e njohur në jetën sociale të Nju Jorkut, shkon për ndihmë tek e motra që punon shitëse në një dyqan ushqimor në San Francisco. E pa punë dhe pa para, Jasmine gjen rehati në kujtimet e saj, pijen dhe mos pranimin e realitetit. Pesonazhi i saj bazohet pak a shumë në Ruth Madoff, gruan e aksionerit të pasur Bernie Madoff, i dënuar me 150 vjet burg për mashtrim të investitorëve me miliarda dollarë. Sikurse filmat e mëparshëm të Woody Allen, Blue Jasmine, bazohet tek një personazh por më i pamëshirshëm se në filmat e tjerë me një grua në depresion dhe familje jofunksionale. Woody Allen po ashtu bën krahasime me Blanche Dubois nga shfaqja me titull “A Street Named Desire” nga Tennessee Williams. Në variantin kinematografik, Blanche Dubois, që jeton në iluzione, përplaset me kunatin britanik njëlloj sikurse Jasmine provokon zemërimin e të dashurit të motrës së saj që vjen nga klasa e mesme. Filmi i Woody Allen po ashtu ekspozon boshllëkun e njerëzve, jetët e të cilëve janë ndërtuar mbi pasurinë dhe fuqinë. Kate Blanchett në rolin e Jasmine, ofron një interpretim të fortë si një grua që kthehet në guaskë kur asaj i rrëmbehet e vetmja gjë e shtrenjtë, paratë. Ansambli i roleve ofron një kryevepër dramatike mbi ndjenjën njerëzore gjatë rënies së Wall Street-it. Pavarësisht argëtimit, audienca mund të ndihet jo mirë rreth rënies së Jasmine, që nganjëherë është e pa përballueshme.

Edicioni i katërt i festivalit të filmit të animuar Anibar do të filloj me datë 09 Gusht 2013, me një ceremoni hapëse e cila do të fillojë në orën 22:00 në një ambient të hapur të Kino Urban (ish-kompleksin rinor Kosharka) në Kosovë. Në natën hapëse do të ketë mysafirë dhe të ftuar nga Kosova dhe vende të tjera duke përfshirë disa nga regjisorët e filmave që janë pjesëmarrës të këtij edicioni të festivalit. Programi i shfaqjes së filmave do të fillojë në Kino Jusuf Gërvalla nga ora 12 dhe 14. Nga ora 20 fillon program me filmat që do të shfaqen në dy kinematë: “Kino Urban” dhe “Kino Liqeni” në parkun e qytetit. Orari tjetër i transmetimit t ë filmave është nga ora 22 në dy kinematë; në këto dy kinema do të shfaqen edhe programet speciale. Përveç shfaqjes së filmave gjatë ditëve të festivalit nga ora 16:00 deri 18:00 do të organizohen “Talks” apo diskutime me regjisorët e filmave pjesëmarrës në festival. Gjatë festivalit do të ketë edhe një “Workshop” nga Andrea Martignoni; Workshop do të fokusohet në zërimin e animacioneve. Gjatë Workshop-it, pjesëmarrësit do të zhvillojnë ide për krijime të muzikës së filmave të shkurtër. Pas përfundimit të shfaqjes së filmave, çdo natë përgjatë festi-

valit mbrëmjet do të vazhdojnë me muzikë live nga DJ dhe grupe muzikore nga Kosova dhe rajoni si: Bll blla blla...(MK), Dj - Florent V. (KS), Hurmët (KS), Dj - Sapton (KS), Dj Milot B. (KS), Dj Nani Killa (KS), Dj Mdosse (Fin), Dj Uran B.(KS), Dj Adriatik (KS), Dj Toton (KS), Dj Dardan R. (KS), Mr.Rez Feat. Young Zerka (MC) - Lens Natty Culture (guitar show) (AL) Juria për kategorinë internacionale përbëhet nga Nik Phelps nga Belgjika, Andrea Martignoni nga Italia; të dy janë animatorë dhe kompozitorë të kolonave zanore të filmave të animuar; anëtari i tretë i jurisë internacionale është Ilir Kaso nga Shqipëria- animator dhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Tiranë. Kategoria Ballkan dhe Student ka një juri të vetme dhe do të ndahen çmime të veçuar për të dyja kategoritë. Kjo Juri përbëhet nga Mohamed Ghazala – një artist i filmave të animuar, themelues dhe drejtor i Shoqatës internacionale të filmave të animuar ASIFA në Afrikë dhe në Arabi me bazë në Egjipt, dhe anëtar i bordit të ASIFA; Fatmir Gjevukaj- një artist shqiptar që ka jetuar në Amerikë dhe është ligjërues në Gemini School of Visual Arts në Texas; dhe Krunoslav Jovic - një animator nga Serbia që ka fituar shumë çmime për Animacion.

STEFAN ÇAPALIKU ME MONODRAMEN “FAUSTI PREJ TIRANE”

Intelektuali shqiptar në mitin e Gëtes utori Stefan Çapaliku është në sezon pune për projektin e ri teatror. Përgatit për skenë A monodramën “Fausti prej Tirane”. Një vepër

Shqipëria për herë të parë në festivalin e filmit në Kolorado Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në festivalin e filmit në Kolorado me produksionin anglo-shqiptar, dokumentarin “Here be dragons” nga regjisori të Mark Causin. Producenti i këtij prodhimi, Genc Përmeti, e cilëson mjaft të rëndësishëm pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të dokumentarit prej 78 minutash vihet rëndësia e celuloidit

dhe kinemasë. Dokumentari rrëfen impresionet e regjisorit për Shqipërinë, marrë nga televizori dhe kinemaja, të cilat i ndërthur dhe me ardhjet e tij të shpeshta në Shqipëri. Festivali i filmit do të mbahet në gusht dhe krahas filmave artistikë, një vend të rëndësishëm do të zërë edhe filmi dokumentar, seksion ku përfaqësohet edhe Shqipëria

politike dhe dokumentaristike për përpjekjen e intelektualit për të mbetur jashtë politikës. Te mitet janë njerëzit. Te Fausti, intelektuali në pazarin e Mefistos është një individ i kohës sonë i tunduar për të humbur pavarësinë nga pazari i politikës si në monodramën “Fausti prej Tirane” që Stefan Çapaliku e ngre në skenë në ditët e fundit të gushtit. “Fausti prej Tirane” është shkruar për t’u luajtur nga Alfred Trebicka i cili ka përuruar në skenë dramat e Çapalikut, duke bashkuar kështu përvojat personale në këtë vend. Te ky lajm i mirë ai gjen përgjigjen e punës së tij të deritanishme me histori të dukje të ngushta e lokale. Çapaliku provon mediume që nxisin një komunikim të shpejt të historive që ai dëshiron t’i tregojë shpejt dhe tani, duke bashkuar realitetin akut dhe dokumentaristikën. Premiera e “Faustit prej Tirane” më 20 shtator vjen si produksion i pavarur.


SPORT • E martë 6 gusht 2013

Kualifikimi i Skënderbeut në fazën play–off të Champions League mund të jetë shumë i vështirë, por jo i pamundur, të paktën këtë do të synojnë kampionët sot më 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Në sfida të tilla ku duhet të përmbysësh humbjen 0-3 ndoshta nuk mjafton të japësh maksimumin, por në kampin korçar shpresojnë se mund të bëjnë mrekullinë ndaj Shakhter Karagandy. Megjithatë fakti që Skënderbeu edhe nëse eliminohet në Champions do të ta vijojë aventurën europiane në

SKËNDERBEU TENTON MREKULLINË Europa League bën që korçarët të futën në fushën e blertë pa presionin e eliminimit. Skuadrës korçare orët e fundit i është bashkuar edhe Gjergji Muzaka, i cili u largua nga Flamurtari pas shpërbërjes së ekipit vlonjat. 28-vjeçari nuk mund të luajë ndaj Shakhter Karagandy, por do të federohet për sfidat e mëvonshme evropiane, si dhe për sezonin e ardhshëm. Josa i qetë Në sallën e konferencave

për shtyp, dje Mirel Josa për këtë ndeshje të sotme ka theksuar: “Sigurisht që është një përballje e vështirë, por në fakt ne do të luajmë lirshëm pasi nuk kemi se çfarë të humbasim dhe do të luajmë vetëm për ta fituar këtë ndeshje. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë dhe këtë e kam parë gjatë gjithë javës qysh pas kthimit tonë nga Kazakistani. Mbi të gjitha do të mundohemi të japim maksimumin dhe qëllimi

ynë i vetëm është që ta fitojmë ndeshjen, pasi kualifikimi është shumë i vështirë, por që ne do ta bëjmë hyzmetin tonë në fushën e lojës. Për këtë ndeshje të kthimit ndryshe nga ajo e para në Kazakistan do të kem të gatshëm të gjithë rupin e lojtarëve. Ju kujtoj se në ndeshjen e parë për arsye dëmtimi mungoi Arapi, ndërkohë që nesër (sot) ai do të jetë 100% gati. Kjo sigurisht që na bën më optimistë dhe do të sulmojmë me shumë, madje

me disa forca. Nëse nuk do të mundim të vijojmë në Champions, do të jetë një provë edhe përpara ndeshjeve të Europa League, pavarësisht se më parë ne do të luajmë ndeshjen e Superkupës. Me pak fjalë ia kemi hyzmetin kësaj ndeshjeje të kthimit dhe besoj shumë te rupi i futbollistëve të mi,” - ka theksuar Josa. Shakhteri Në lidhje me pyetjet e drejtuara nga gazetarët kazakistanas, Josa ka folur edhe mbi kundërshtarin, duke deklaruar: “Sigurisht që unë e theksova

RONALDO PËRJETË TEK REALI Portugezi ka rinovuar me Madridin deri në vitin 2018. Do të përfitojë 17 milionë euro neto në sezon, një milion më shumë se Leo Mesi

M

err fund një tjetër telenovelë në Spanjë, ajo që ka të bëjë me rinovimin e kontratës mes Realit dhe mesfushorit portugez, Kristiano Ronaldo. Mesfushori portugez ka nënshkruar deri në vitin 2018 për nëntë herë kampionët e Evropës. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta e përditshme “Marca”, sipas të cilës gjithçka është mbyllur gati një muaj përpara se palët të merrnin një vendim të prerë në lidhje me të drejtat e imzhit, që në këtë rast Reali ia ka lënë 100% mesfushorit të vet, për të kënaqur ambicien e tij për një trajtim të veçantë nga pjesa tjetër e ekipit. Rinovimi Për rinovimin e Ronaldo ishte folur shumë. Ka muaj, për të mos thënë po mbudhet vit. Të gjithë kujtojnë tetorin e kaluar kur Ronaldo hodhi “bombën” duke deklaruar se nuk ndihej i lumtur në Madrid. U thanë nga të gjitha por në fund u pa qartë se gjithçka kishte të bënte me trajtimin financiar të portugezit. Ajo deklaratë e tij erdhi pikërisht në momentin kur Leo Mesi sapo kishte rinovuar me Barcelonë, duke e rritur dhe më diferencën në pagesa me Kristianon. Historia e rinovimit të portugezit ka qëndruar për një vit në këmbë, deri sa më në fund Perez ka mbajtur premtimin e tij duke i ofruar një kontratë të re deri në vitin 2018. Më i paguar se Mesi Me kontratën e re, Kristiano Ronaldo do të bëhet lojtari më i paguar në Spanjë. Sipas kontratës së re, portugezi pritet të përfitojë plot 17 milionë euro neto në sezon për secilin nga pesë sezonet që i kanë mbetur deri në fund të kontratës së re me madrilenët. Në këtë mënyrë Ronaldo do të përmbushë një dëshirë të tij për të qenë edhe më i paguar se rivali i tij më i fortë, Lionel Mesi. “Pleshti”paguhet 16 milionë euro neto në sezon, prej të cilave 13 nga paga dhe 3 nga e drejta e imazhit. Firma brenda 17 gushtit Sakaq, gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se firma e Ronaldos në kontratën e re pritet të vijë para nisjes së kampionatit spanjoll. Dëshira e klubit madrilen është që gjithçka të zyrtarizohet brenda 17 gushtit.

23

edhe atje në Kazakistan, që Shakhter është një skuadër e mirë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e parë, ku i shfrytëzoi më mirë se ne hapësirat që ne i krijuam. Ata kanë lojtarë shtatlartë, por ne jemi më të shpejtë dhe këtë do të shfrytëzojmë edhe në ndeshjen e nesërme (sotme). Pozitivja për ne është që luajmë përpara sportdashësve tanë që do të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit dhe pavarësisht se miqtë do të përpiqen që të mbrojnë rezultatin, ne do të t’i sulmojmë nga të gjitha krahët.”

Barça i mbyll derën United për Fabregas Barcelona duket se ka vendosur ta mbyllë historinë e transferimit të Fabregasit drejt Mançester United. Së fundi, presidenti Rosell ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro të “djajve” për mesfushorin aq shumë të kërkuar nga Devid Mojes. Bashkë me këtë Barcelona ka vendour të mos marrë në shqyrtim ndonjë tjetër ofertë nga Mançesteri për mesfushorin. Por nga Anglia bëjnë me dije se United do të dalë përsëri me një ofertë për Çesk që shkon në 40 milionë euro. Tashmë duket se gjithçka është kthyer në një lojë nervash mes dy klubeve.

Junajtid refuzon sërish Çelsin për Runej Skuadra e Man. Junajtid refuzon ofertën prej 30 milion funte të ofruara nga Çelsi për sulmuesin e tyre Uejn Runej. “Një ofertë kemi marr dje dhe ajo u refuzua menjëherë. Qëndrimi ynë është se Runej nuk është në shitje”, ka deklaruar një zëdhënës i ekipit nga ‘Old Trafford” për “The Guardian”.

Kukësi merr Dritan Smajlin

Ronaldo sulmon Murinjon: Nuk pështyj në pjatën ku ha Mesfushori i Realit i është kundërpërgjigjur Murinjos pas deklaratave të teknikut të Çeslit, që kishte theksuar se Ronaldo i vërtetë ka qenë braziliani. Si shkojnë punët me Ançelotin? “Jemi shumë të kënaqur me trajnerin e ri. Seancat stërvitore janë argëtuese. Jemi duke u përgatitur për ta nisur sa më mirë kampionatin.” Në finalen e “Guinness Champions Cup” do të përballeni me Çelsin e Mourinjos… “Do të përballemi me Çelsin dhe kaq. Nuk përballemi me trajnerin, por me skuadrën. Dhe duam të fitojmë.” Është e vërtetë se keni rinovuar? “Nuk mendoj se ky është moment i duhur për të folur për këtë çështje. Më vonë do të mësojmë më shumë gjëra në lidhje me këtë fakt. Tani duhet të punojmë.” Çfarë mendoni për Bejl dhe për shumat që po paguhen për të? “Kjo tema e lojtarëve të rinj nuk më përket mua. Unë jam shumë i kënaqur me grupin që kemi. Për të folur për lojtarët e

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

rinj dhe pagesat për ta flini me trajnerin e presidentin. Unë kam mendimin tim natyrisht, por nuk kam ndër mend ta them në publik.” Murinjo ka thënë Ronaldo i vërtetë është braziliani. Si ju duket? “Ka gjëra në jetë që nuk meritojnë komente dhe kjo është një ndër to. Unë nuk pështyj në pjatën ku ha. Unë nuk flas për njerëzit që flasin keq për mua.” Si ju duken blerjet e reja të Realit? “Për të qenë i sinqertë, më duken të goditura. Jam i bindur se do t’i sjellin diçka të re Realit.” Barcelona… “Unë mendoj vetëm për ekipin tim, jo për të tjerët.” Si ju duket pozicioni i ri? “Është një trajner i ri, që mendon të më përdorë në një pozicion të ri dhe që ka filluar të më pëlqejë. Mendoj se është moment për të provuar diçka të re, një pozicion të ri. Karlo më ka dhënë mundësinë të luaj ku të dua dhe kjo më bën të jem komod në fushë.”

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Edhe pse ëshët i përqendruar në impenjimet evropiane, Kukësi ka bërë një goditje të shpejtë në merkato. Dritan Smajli nga dita e djeshme konsiderohet si një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi lezhjan, që në fund të sezonit la Vllazninë për të kaluar tek Flamurtari, ka mbetur i lirë nga skuadra vlonjate dhe menjëherë është “rrëmbyer” nga Kukësi. Nga sa mësohet marrëveshja midis dy palëve momentalisht është vetëm për impenjimet evropiane, por gjasat janë që të vazhdojë për më tej. Smajli nuk mund të luajë në ndeshjen e kthimit të Kukësit në Ukrainë, por vetëm në turin tjetër. Cungu i kujdesshëm, por me besim Kukësi vazhdon të mbetet një nga skuadrat më shumë model se sa surprizë tashmë, në këtë verë të nxehtë europiane edhe për futbollin shqiptar. Në raundin e tretë ata kanë arritur të kalojnë me sukses ndeshjen e parë, përballë një kundërshtari që në letër as mund të guxonin ta mendonin rezultatin pozitiv. Megjithatë, fitorja 2-0 për trajnerin Cungu, duke ditur edhe forcën e kundërshtarit, është një rezultat i mirë, por jo i sigurt. “Futbolli është një sport i çuditshëm, që shpesh herë ka pasur rezultate të papritura. Ne nuk do të fluturojmë, por do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Rezultati është i mirë, por nëse nuk djersisim do të kemi probleme serioze”, deklaron Cungu. Mbërritja shumë pranë zonës së play off-it të Europa Legue, një rekord ky për futbollin shqiptar, tashmë ky objektvi i ri për skuadrën e Kukësit vlen më shumë se sa një premio financiar, ose të paktën e kalon atë në plan të dytë. “Duhet të bëjmë maksimumin jashtë energjive tona, të cilat duhet t’i shfaqim në fushën e lojës. Fakti që jemi një hap larg turit të tretë do të ishte një mëkat të mos e arrinim këtë objektiv jo vetëm për Kukësin, por gjithë futbollin shqiptar”, thekson Cungu. Dy mungesa serioze Problemi më i madh në pamje të parë për skuadrën e Kukësit, e cila niset mëngjesin e së mërkurës për në Ukrainë, janë dëmtimet dhe mungesat. Një mungesë e rëndësishme është Malakarne, i cili me 99% të mundësive nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, ashtu si edhe Musolli. Gjithsesi, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe mbi të gjitha e motivuar për t’ia dalë mbanë sërish.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« hipotekat

E hënë 5 gusht 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.