metropol 23 maj

Page 2

02

«

AKTUALITET

Aurora Molla

E mërkurë 23 maj 2012 •

Denisa Guzi

Dorina Hasa

Elsa Daka

Eranda Baloshi

Eriola Xhoi

Ermira Mana

Studentet, në pritje për të veshur vellon e bardhë... Askush nuk e di me siguri në ishin shoqe me njëra-tjetrën, por ato ndanin të njëjtat ëndrra e në fund ndanë të njëjtin fat të hidhur. 11 vajzat, studente të Universitetit të Elbasanit, të cilat gjetën vdekjen në një udhëtim të shumëpritur prej tyre kishin hipur me dëshirë në të njëtin autobus drejt Sarandës. Në konviktet dhe rrugët e qytetit të Elbasanit nuk flitet më për asgjë tjetër, të gjitha janë të mpirë. Vdiqën 12 të rinj, me 11 studentet rezultonte dhe një tjetër i ri i vdekur Armand Halilaga. Udhëtonte me të fejuarën Besjana Xheneti, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Kishin bërë plane të martoheshin së shpejti, e kështu dhe shumë prej vajzave të tjera, të cilat kishin shpallur fejesën e

ëndërronin të vishnin vellon e bardhë. Eranda Baloshi vajza që jetonte në periferi të qytetit të Elbasanit, në fshatin Katund i Ri u përkiste atyre studentëve që edhe pse në një gjendje ekonomike jo shumë të mirë ishte një studente model. Humbja e saj ishte një humbje e dytë për familjen Baloshi, e cila ishte goditur rëndë nga vdekja e djalit aksidentalisht. Nëna e saj që do ta përcillte nuse, ishte një njeri që kish humbur gjithçka. Askush nuk do të mund të dilte nga ajo shtëpi pa derdhur lot. Elsa Daka, studentja 22 vjeç, ishte nga fshati Kuqan vetëm pak kilometra larg Elbasanit. Prindërit e saj punonin në Greqi. Ajo jetonte vetëm me të vëllain dhe ishte e fejuar. Me përfundimin e shkollës do të martohej, ndërsa i

DËSHMITARI Himarjotët dhe zjarrfikësit, heronj

Autobusi thuajse nuk frenoi fare, e pashë tek rrokullisej

fejuari i saj ka qenë gjatë gjithë mortit. Shoqet dhe kushdo e njihte nuk mund të flasë pa buzëqeshur më parë për Erjola Xhoi, 27-vjeçarja me banim në lagjen “28 Nëntori” Elbasan. Shoqëria e saj tregon se ajo ishte ringritur pas humbjes së të atit dhe ishte një studente mjaft e përgatitur. Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan është një tjetër viktimë e aksidentit. Në familjen e saj ka shumë dhimbje dhe banorët e fshatit janë solidarizuar pranë kësaj familjeje, e cila gjithashtu jeton mes vështirësive. Ajo ishte e fejuar me një djalë nga Lushnja dhe shumë shpejt do të vendoste edhe datën e martesës. Gjatë mortit babai i saj është shprehur mjaft i indinjuar për faktin se për këto lloj transportesh përdoreshin

autobusë të vjetër që mund të pësonin defekte. Një tjetër viktimë ishte dhe Denisa Guzi 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Gramsh. Të afërm të saj interesoheshin pranë Universitetit, ndërsa babai është nisur direkt në Vlorë dhe më pas drejt Himarës ku edhe ka bërë identifikimin e të bijës. Lindita Kabashi, 21 vjeç, ishte banuese në fshatin Shtërmen, komuna Gostime, Elbasan. Ndërsa Juliana Tola, 21 vjeç, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd. Një tjetër viktimë ishte dhe Dorina Stafa, e cila kishte kaluar 8 vite të jetës së saj në Elbasan pasi kishte kryer edhe shkollën e mesme. Në profilin e saj në facebook para aksidentit ajo shkroi: Faleminderit Zot për kohën e bukur me shoqërinë...

ASTRIT KURTI TREGON SE LAJMIN UA THA NJË NGA TË AKSIDENTUARAT

Flet shoferi i dytë: Timoni nuk ka burrëri, të tradhton Nga Telnis Skuqi

HIMARE- Ishte nisur si ekspeditë universitare, por autobusi me të cilën udhëtonin studentet përfundoi tragjikisht në humnerë me 13 të vdekur dhe 30 të plagosur dhe kjo për Klearko Koçin nga Himara, ishte e rëndë. “S’kisha parë kurrë një aksident të tillë rrugor nga afër. Shoferi në përpjekje për të marrë në kontroll autobusin përfundoi rreth 70 metra në greminën e Vishës, 2 km larg Himarës”, thotë Koçi, 61 vjeç, babai i tre fëmijëve. Ai ishte një prej dëshmitarëve kryesorë të tragjedisë, pasi e ka parë me sytë e tij të gjithë aksidentin. Po udhëtonte nga Vlora drejt Himarës, ku do të prenotonte një lokal, pasi marton djalin e vogël. “Çfarë të të them. Unë po mendoja të martoja djalin në fund të qershorit, përpara syve të mi me del aksidenti. Nuk kam zemër ta shoh e ta dëgjoj këtë gjëmë”, shprehet Koçi, ndërsa shton se “autobusi pothuajse nuk ka frenuar dhe ra “brenda” në humnerë së bashku me 50 qeliza të reja”. Për të, kjo tragjedi ishte e tepër për Himarën dhe himarjotët. “Bashkëqytetarët e mi treguan një zemër të fortë dhe të madhe. Të gjithë, i madh dhe i vogël, “rrethuan” qendrën e spitalit për të kontribuar sado pak”, rrëfen Koçi. Të parët në vendngjarje, tregon ai, u ndodhën banorët të zonës. Dëgjuan rrokullisjen e autobusit dhe ulërimat e studentëve. Policia erdhi shpejt, pasi dikush kishte gjetur kohë ta lajmëronte. Shërbimi i kufizuar shëndetësor nuk mungoi dhe brenda 45 minutave kanë ardhur tre ambulancat e Sarandës. “Me intuitë banorët kanë nxjerrë të parët nga autobusi të plagosurit, ndërsa me të vdekurit u morën zjarrfikësit. Ata janë heronjtë”, pohon Koçi. Sipas tij, aksidenti tragjik i Himarës mund të ishte shmangur, ndonëse rruga ku ndodhi gjëma ka një pjerrtësi të theksuar. “Personalisht udhëtoj në Himarë katër herë në javë. Shoferët zakonisht e ulin shpejtësinë. Për mua kjo është një fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe”, përfundon Koçi. “Thirrjet e tyre për ndihmë ishin rënqethëse, kishte dhe pak vajza që nuk kishin humbur ndjenjat, pamë tmerr me sy”, thotë dëshmitari okular Klearko Koçi. T. Skuqi

Homazhet UGJ

HIMARË – Duart i dridheshin, cigaret i konsumonte pafund, fytyra zeshkane e tij ishte zverdhur. “Nuk mund të ecja më tej. Sapo u informova për aksidentin kam gjetur një vendparkim përballë kalasë në Palermo dhe së bashku me studentët dhe dekanin e Letërsisë kemi parë në televizion tragjedinë”, thotë Astrit Kurti, rreth 55 vjeç, shofer i autobusit të dytë që ishte nisur për ekspeditë në Sarandë. Flet shoferi i dytë... Pavarësisht se shoferi i dytë ishte traumatizuar, ai tregon se kolegu i tij, tashmë i vdekur, kishte përvojë në drejtimin e autobusit. “Edhe tani nuk e kuptoj çfarë ndodhi në Qafën e Vishës. Kolegu im kishte përvojën, por ja që timoni nuk ka burrëri, të tradhton”, u shpreh Kurti, duke theksuar se ai po udhëtonte rreth 200 metra pas autobusit të parë që u aksidentua. “Po udhëtoja drejt Sarandës. Në kilometrin e pestë një studente e plagosur lehtë mori në telefon shokët e vet e tregoi gjithçka”, pohon Kurti. Në fillim, vijon ai, dyshova se mos ishte ndonjë shenjtallëk rinor, por me pas frenova përballë kalasë së Palermos, ku ishte një bar-restorant dhe kishte një televizor të madh. Tragjedia kishte marrë udhë, ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme”, tha ai. Sipas tij, gjysmë ore pasi kishte ndaluar erdhën dy policë me makinën e tyre. “Me shumë mirësjellje policët më kërkuan të mos

Pedagogët dhe studentët në zi për viktimat

lëviz nga vendi. Një autobus tjetër do t’i merrte studentët dhe ashtu u bë. Rreth orës 22:30, studentët u shoqëruan drejt Elbasanit me një eskortë policie”, përfundon Astrit Kurti. Dyshimet Fillimisht pak orë pas aksidentit tragjik u fol për një atak kardiak të shoferit Pëllumb Çela, i cili rezultonte në listën e viktimave. Po kështu një nga pistat e shkakut të kësaj ngjarjeje ishin dhe problemet në sistemin e drejtimit dhe frenimit të autobusit. Një nga vajzat e mbijetuara u shpreh dje se shoferi pak sekonda para aksidentit kishte thirrur:

Ikëm, nuk po e ndaloj dot”. Problemet teknike mbeten dhe pista kryesore për grupin e hetimit të ngritur për këtë ngjarje, pasi nga ekspertiza e kryer në trupin e pajetë të Pëllumb Çelës rezulton se nuk ka shenja alkooli dhe se vdekja e tij ka ardhur për shkak të politraumës së shkaktuar nga ky aksident. Po kështu grupi hetimor ka sekuestruar dosjen në shoqërinë e udhëtimit për të verifikuar nëse autobusi ishte në gjendje të mirë teknike para se të nisej. Gjithsesi pritet që të zbardhet ekspertiza mbi automjetin për të parë nëse ky aksident është shkatuar nga problemet teknike.

GJIROKASTËR- Pedagogët dhe studentët e universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës kryen sot një homazh në përkujtim të studentëve që humbën jetën një ditë më parë në Qafën e Vishës, rreth 2 km larg Himarës. Në heshtje të plotë, stafi akademik dhe studentët e këtij universiteti ndezën qiri dhe vendosën lule në qendër të qytetit. Prof. Asoc. Gëzim Sala, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, tha se ngjarja e ditës së djeshme na ka shokuar të gjithë për përmasat e aksidentit. “Kjo ngjarje duhet të na shërbejë si një apel për strukturat përkatëse, për të rritur në maksimum masat për sigurimin e jetës në lëvizjen me transportin publik”, tha Sala, ndërsa i përcjellë ngushëllimet e sinqerta në emër të stafit akademik dhe studentëve të Gjirokastrës, familjarë të viktimave, pedagogëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe uron shërim të shpejtë të lënduarave. T. Skuqi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.