KQZ ne krize, tokat e NB, gosip

Page 8

08

« INTERVISTË

E premte 19 prill 2013 •

INTERVISTË ME KRYETARIN E QARKUT DURRËS, ARMAND TELITI

“Prioriteti ynë turizmi detar e investimet në zonat rurale”

N

ë një intervistë për “Metropol”, kreu i Qarkut Durrës, zoti Armand Teliti, ka sqaruar në detaje problematikën e zbatimit të buxhetit për vitin 2013, investimet, dhe prioritetet e KQ, për zonat bregdetare e malore…. Jemi në muajt e parë të vitit dhe, kuptohet, që ka nisur zbatimi i buxhetit. Cilat janë prioritet që janë përcaktuar dhe ku do të drejtohen më së tepërmi fondet? Infrastruktura rrugore, veçanërisht rrugët rurale dhe ato që shkojnë drejt zonave bregdetare turistike, janë edhe këtë vit prioritet i investimeve që do të kryejë Këshilli i Qarkut të Durrësit. Por, këtu dua të evidentoj edhe diçka tjetër. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, që përbëhet nga disa njësi të nivelit të parë, që janë bashkitë e komunat, të cilat kanë një lloj lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkëta. Në këtë këndvështrim, misioni themelor i Këshillit të Qarkut, që është organi përfaqësues i qarkut, është ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale, si edhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore. Megjithatë, në vazhdim të përgjigjes së pyetjes suaj, Këshilli i Qarkut të Durrësit, duke u mbështetur në buxhetin e vet, ka përcaktuar infrastrukturën publike si drejtim kryesor të investimeve. Për këtë vit, është planifikuar ndërhyrja për rehabilitimin ose rikonstruksionin e mbi 50 kilometrave rrugë rurale. Këtu mund të përmenden segmentet Sukth – Manëz, Manez-Miniere, NISH Tulla – Vrrin – Fshati Rinia, Shkafane – Ishëm, Lalëz – Bizë, SMT – Katund i Ri, Rruga Nacionale – Budull, etj. Buxheti i Këshillit të Qarkut është i kufizuar, pasi ai formohet nga kontributet e bashkive dhe komunave, të cilat nuk respektojnë gjithmonë detyrimin e tyre, si edhe nga fondet që alokohen nga buxheti i shtetit. Këshilli i Qarkut ka shumë pak burime të pavarura të ardhurash, pasi taksat e tarifat vendore arkëtohen nga bashkitë e komunat. Por, pavarësisht kësaj, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore është parashikuar një fond i përgjithshëm prej 41,5 milionë lekësh, ku disa prej rrugëve që do të rehabilitohen janë të rëndësishme, duke parë edhe afrimin e sezonit turistik, pasi një pjesë e mirë e tyre kanë si destinacion bregdetin. Gjithashtu, Këshilli i Qarkut ka aplikuar në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve dhe është në pritje të aprovimit të financimit për ndërtimin nga e para të rrugës Kthesa e Ariut – Kthesa

“Infrastruktura rrugore, veçanërisht rrugët rurale dhe ato që shkojnë drejt zonave bregdetare turistike, janë edhe këtë vit prioritet i investimeve që do të kryejë Këshilli i Qarkut të Durrësit. Por, këtu dua të evidentoj edhe diçka tjetër. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, që përbëhet nga disa njësi të nivelit të parë, që janë bashkitë e komunat, të cilat kanë një lloj lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe të interesave të përbashkëta. Në këtë këndvështrim, misioni themelor i Këshillit të Qarkut, që është organi përfaqësues i qarkut, është ndërtimi dhe zbatimi i politikave rajonale, si edhe harmonizimi i tyre me politikat shtetërore”. duke pasur parasysh edhe potencialet gjeografike të rajonit tonë. Njëkohësisht, në buxhetin e këtij viti janë parashikuar fonde të veçanta edhe për promovimin e turizmit. Afro 3,3 milionë lekë janë destinuar për zbatimin e projekteve të ndryshme me karakter kulturor dhe të promovimit të turizmit, dhe këto do të ndihmojnë në rritjen gjithnjë e më tepër të këtij sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë e rajonit tonë.

e Perlatit – Rrushkull – Hamallaj, një trekëndësh shumë i rëndësishëm me impakt në më shumë se 10 000 banorë të fshatrave të Perlatit, Rrushkullit, Hamalles e Hidrovorit. Ky trekëndësh është gjithashtu i rëndësishëm edhe për shkak të lehtësimit të lëvizjes drejt detit në plazhet e Rrushkullit e Hidrovorit, të cilat qysh prej vitit të kaluar kanë filluar të frekuentohen nga pushuesit. Krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, ju theksuat edhe rolin e qarkut, si njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, në drejtim të hartimit të politikave të zhvillimit rajonal. Çfarë është projektuar në

këtë drejtim? Bashkitë dhe komunat, duke qenë se kanë të ardhurat e tyre të pavarura, ndërkohë që janë edhe të pavarur në hartimin e buxheteve, shpesh hartojnë plane e projekte që kufizohen vetëm në territoret e tyre. Por, në kushtet e sotme, është e rëndësishme të harmonizohen projektet e zhvillimit, pasi resurset dhe potencialet e qarkut, që është një territor mjaft i gjerë, janë shumë më të mëdha se resurset dhe potencialet e një bashkie apo komune të vetme. Këshilli i Qarkut të Durrësit është duke e kryer këtë mision. Pas ndryshimeve rrënjësore që iu bënë kuadrit ligjor për planifikimin e territorit, Këshilli i Qarkut ka

vendosur të financojë hartimin e planeve të përgjithshme të zhvillimit për ato njësi vendore që i kanë të kufizuara burimet e të ardhurave, siç kemi bërë me komunën e Bubqit. Nga ana tjetër, ndërhyrjet në sistemin e rrugëve janë përqëndruar në ato segmente që lidhin disa bashki e komuna me njëra-tjetrën, pasi ato do t’i japin shtysë zhvillimit të atyre zonave sepse bashkojnë njerëzit, afrojnë tregjet, shkurtojnë distancat me zonat turistike, etj. Këto rrugë i ndihmojnë shumë edhe zhvillimit të bujqësisë. Qeveria e ka përcaktuar si prioritar këtë sektor të ekonomisë, dhe Këshilli i Qarkut padyshim që është duke luajtur rolin e vet,

Ju përmendët turizmin, dhe patjetër që ky sektor është i rëndësishëm. Por, a ka Këshilli i Qarkut të Durrësit iniciativa në këtë drejtim? Shumë e vërtetë është që turizmi është i rëndësishëm, sepse është ndoshta ndër ata sektorë të ekonomisë që ndikon shumë dhe shpejt në mirëqenien e njerëzve. Për qarkun e Durrësit, turizmi është i rëndësishëm pasi nxit hapjen e bizneseve të reja, sjell vende të reja pune, gjeneron të ardhura për bizneset e të gjitha fushave, duke filluar që nga bujqësia e deri tek shërbimet. Këshilli i Qarkut të Durrësit do të bëjë gjithçka ka në kompetencat e veta për të siguruar një sezon sa më të mirë turistik këtë vit. Para pak ditësh, me iniciativën e Këshillit të Qarkut u organizua edhe një seminar,

në kuadër të projektit STAR, që zbatohet me financimet e Bashkimit Evropian. Drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore dhe ata të qeverisjes qëndrore në nivel rajonal diskutuan problemet e ndryshme dhe rrahën mendimet për rrugët e zgjidhjes. Pjesa më domethënëse e këtij seminari ishte pa dyshim edhe pjesëmarrja e biznesit turistik, pasi është e rëndësishme që të ndërtojmë një partneritet me biznesin, ku të dy palët të njihen si me vështirësitë, ashtu edhe me projektet e zhvillimit. Këshilli i Qarkut, edhe në vazhdim, do të ndërmarrë iniciativa të tilla koordinimi. Së fundmi, ju theksuat projektin STAR, me fondet e Bashkimit Evropian, ndërkohë Këshilli i Qarkut të Durrësit ka një traditë të mirë të thithjes së financimeve nga BE. A keni të tjera projekte? Integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian është tashmë një realitet, një rrugë pa kthim, kështu që ne duhet të njihemi dhe t’i aplikojmë praktikat më të mira të Bashkimit Evropian. Projekti STAR mundëson bashkëpunimin në nivel vendor të vendeve të rajonit të Adriatikut me qëllim maksimalizimin e shfrytëzimit të potencialit turistik. Ndërkohë, do të theksoja edhe projektin DELMVET, i cili udhëhiqet nga Këshilli i Qarkut, dhe që do të sjellë eksperiencat më të mira në fushën e arsimit profesional. Një tjetër projekt i tillë është edhe Zero Waste, që do të na ndihmojë në përftimin e një përvoje të re të organizimit të eventeve masive, por pa prodhuar mbetje e pandikuar negativisht në mjedis. Për faktin se Durrësi, si qendër turistike, është organizator i mjaft eventeve të tilla masive, ky projekt do të sjellë një impakt pozitiv. Por, mbi të gjitha, do të theksoja eksperiencën që përfitojmë, një eksperiencë që na mëson se si të bashkëpunojmë e të zhvillohemi të gjithë bashkë, se si të rrisim efektivitetin e bashkëpunimit rajonal. Qarku i Durrësit ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike dhe Këshilli i Qarkut do të vazhdojë të projektojë politikat e zhvillimit të tij, duke pasur parasysh edhe të ardhmen në Bashkimin Evropian. Bisedoi: ARTUR AJAZI


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.