KQZ ne krize, tokat e NB, gosip

Page 13

thashethemevip • E premte 19 prill 2013

»

13

Rikja, myslimanja seksi e Big Brother 6 Rikja është modelja seksi, e cila hyri javën e kaluar në shtëpinë e Big Brother, e që për një kohë shumë të shkurtër u bë sensacion, sidomos tek meshkujt që pëlqejnë vajzat e bukura. Ndoshta nuk e keni besuar, por një vajzë atraktive si kjo, e lindur në Durrës, por që jeton tani në Itali, ka deklaruar se lexon rregullisht Kuranin dhe nuk i lutet Zotit vetëm kur ka nevojë. Pas këtyre fotove të saj joshëse që tani po qarkullojnë nëpër internet, besojmë se çdo mashkull potent do t’i kthehet besimit në Zot edhe më shumë.

Merr fund miqësia e

Noizy-t me Eni Koçin,

sharje dhe fyerje në publik Publikohet videoja e Bleona Qerretit në festën e komunitetit “gay”!

Rita

befason përsëri me stilin e saj

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është njëra nga femrat që nuk ka frikë të eksperimentojë me veshjet e saj. Së fundi, ajo është paraqitur me një stil të veçantë në vende të ndryshme. Rita mori pjesë në eventin e përvitshëm të festivalit “Coachella”, i cili mbahet për tre ditë rresht në Kaliforni, SHBA. Bukuroshja 22-vjeçare mbante të veshur një fustan të gjatë ngjyrë vjollce të hapur, bluzë me mëngë të shkurtër ngjyrë të portokalltë dhe një palë atlete të zeza. Në këtë festival gjithashtu ka performuar edhe grupi i rock-ut, “Red Hot Chili Peppers”, këngëtari Nick Cave, si dhe shumë këngëtarë të tjerë.

R

igels Jaku, i njohur si Noizy dhe këngëtarja Eni Koçi, duket se kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre, ndërsa ishin identifikuar si një çift i këndshëm, që u shkonte të shfaqeshin në duet së bashku në klipet e tyre. Një e-mail privat që nëna e Enit, Afërdita, i ka dërguar Noizy-t në postën e tij elektronike, ka zbardhur këtë prishje bashkëpunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook e mail-in, ku nëna e Enit, që është njëkohësisht menaxherja e saj, i ka dërguar në lidhje me heqjen nga Youtube të dy këngëve në duet të Noizy-t me Enin. Fjala është për klipet “Je gjithçka” dhe “So Hot”, që janë fshirë nga Youtube dhe për këtë fakt është akuzuar Noizy. Në e mail-in që Afërdita i shkruan reperit, thuhet se klipet janë të Enit, ndërsa Noizy ka qenë i ftuari i saj, ndaj për këtë arsye nuk ka asnjë të

Nora Istrefi provokon shqiptarët në diasporë

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë e ftuar në një nga diskot e njohura për shqiptarët në Suedi. Siç e shihni edhe në këtë foto të publikuar, ajo duket e veshur mjaft provokuese, madje i duken edhe tangat e veshura dhe të ngritura lart.

drejtë autoriale mbi ato dy klipe. Sipas burimeve, duket se kanë qenë disa mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve që kanë çuar në prishjen e këtij bashkëpunimi, që u duk se ishte ndërprerë në klipet e tyre të reja që kanë qenë me bashkëpunëtorë të tjerë. Ndoshta dhe mund të ketë një pajtim mes tyre, ndërkohë që vitet e fundit ata kanë shkëmbyer ide dhe kanë qenë miq e aleatë të mirë në muzikë. Për Noizy-n, këto kanë qenë vite suksesi, të cilat ai i ka përkthyer në shumë para. Së fundi, në një intervistë dhënë Adi Krastës në “A Show” në “Vizion Plus”, ai pohoi se, megjithëse është vetëm 26 vjeç, muzika e ka bërë të pasur. Ai deklaroi pasurinë që ka arritur të sigurojë këto vite pas kthimit nga Londra dhe nisjen e një jete të re si muzikant këtu. Noizy pohoi se ishte shumë më i pasur se pushtetarët në Shqipëri dhe me paratë që fiton ka arritur të blejë tri shtëpi, katër makina dhe studion e tij muzikore, që sipas tij ka kushtuar 200.000 euro.

Pak kohë më parë, Bleona Qerreti pati edhe pranzantimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri tani keni pasur mundësi të shihni vetëm fotografi nga performanca e saj, ndërsa tani ju prezantojmë me performancën e saj video në një festë të madhe të komunitetit gej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “White Party”. Prezantuesi e thërret në skenë Bleonën si një yll në hapësirën evropiane, ndërsa shton se, së shpejti ajo do të jetë Lady Gaga e re.

Po Fernando ç’do në duart e Stresit? Ku(sh) është babi? “Stresi me Fernandon”. Kështu ka shkruar mami Çili në murin e saj në FB. Foto e bukur, djali i vogël edhe më i bukur akoma, por ç’ne një foto e reperit të njohur me djalin e këngëtares seksi, kur ende nuk kemi parë një foto të të atit? Fotoja menjëherë ka ngjallur edhe hamendësime të fansave të shumtë të Çilit, por pyetja më e shpeshtë ishte: Kur do të njohim babin e vërtetë të Fernandos, latinoamerikanin, tashmë misterioz?!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.