KQZ ne krize, tokat e NB, gosip

Page 10

10

K

« INTERVISTË

ryetari i LSI Ilir Meta në një intervistë në emisionin “Top Story” në “Top Channel” ka analizuar situatën e krijuar në KQZ si dhe koalicionet parazgjedhore Është hera e parë që vini në këtë studio si opozitar. Çfarë ndjesie është kjo për ju? Nuk është një ndjesi e re, por ama duhet të ketë një nuancë tjetër kësaj radhe... Në politikë kam lindur si opozitar edhe LSI është ngritur si një parti opozitare. Në fakt më kujtohet kur keni qenë në këtë studio në prill të viti të kaluar, pra është e habitshme se sa shumë gjëra ndryshojnë brenda një vitit, nga pranvera në pranverë... Shumë më tepër ndryshime do të ketë në tre muajt e ardhshëm. Megjithatë, z. Meta këto ndryshime që ju dhe partneri juaj kryesor politik tashmë z. Rama reklamoni janë vënë në dyshim nga ajo që po ndodh me KQZ-në. Në fakt, argumenti i dytë i mazhorancës, përveç atij të parit politik, ishte dhe një argument që bazohet te kodi dhe te fakti se z. Ilirian Muho kishte gënjyer për CV-në e tij. A e konsideroni ju një gafë të z. Muho dhe LSI-së për të propozuar një kandidat që kishte një cen të tillë, ku së paku mazhoranca arriti të kapej dhe të ketë një argument teknik për shkarkimin e tij? Lidhur me pretendimet e pseudomazhorancës aktuale, sepse nuk do të isha i sinqertë nëse do të quaja mazhorancë, duhet të them se e gjithë sjellja e tyre e reflekton në mënyrë të qartë se kanë humbur logjikën, kanë humbur kontrollin mbi arsyen dhe çdo lloj përgjegjësie përpara vendit, duke e ndjerë pikërisht atë që nuk e pengojnë dot atë ndryshim që do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm. Atë rotacion të domosdoshëm, të pashmangshëm dhe të sigurt. Ajo që ndodhi me dhunimin e pavarësisë së KQZ-së ka të bëjë me prishjen e standardit të zgjedhjeve në mënyrë antiligjore, në mënyrë antikushtetuese dhe të mënyrë të njëanshme. Nuk ka për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Natyrisht do të ketë një ndikim, por ai ndikim do të jetë pozitiv në drejtim të një angazhimi shumë më të madh të të gjithë opozitës së bashkuar dhe qytetarëve që nuk mund të pranojnë atë arrogancë të jashtëzakonshme që kanë parë atë ditë në parlament apo që mund ta kenë parë edhe sot gjatë zhvillimeve të seancës plenare deri në përçudnim të institucioneve që duhet të punojnë në bazë të ligjit dhe në bazë të procedurave demokratike. Për rastin konkret është një gënjeshtër e madhe preteksti se ky person kishte një problem ligjor. Absolutisht, ishte një mashtrim i hapur ajo që ka ndodhur e cila erdhi si reagim pas panikut të një kundërshtimi të gjerë dhe të ashpër për iniciativën e politizimit ekstrem të KQZ-së përmes gjoja arsyetimit se KQZ-ja është politike dhe anëtarët janë përfaqësues partish. Gjë që bie në kundërshtim me përcaktimin e Kushtetutës dhe të vetë kodit të miratuar me konsensus. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një masë administrative të marrë ndaj zotërisë në fjalë në kohën kur ka qenë prokuror i rrethit të Fierit, jo për një përgjegjësi të tij të drejtpërdrejtë, por për një vlerësim në atë kohë të një akti disiplinor që ky duhet të kishte marrë ndaj një prokurori të një çështje të caktuar. Dhe më pas ky prokuror, i cili gjithashtu është shkarkuar, e ka fituar në Gjykatën e Lartë të drejtën e tij. Edhe në rast se ekzistonte kjo, sepse këtu nuk ka asnjë fshehje, ka qenë një dekret publik madje, është botuar edhe ditën që është diskutuar emri në komisionet parlamentare në mediat opozitare, pra në media si të thuash më pranë PS-së. Nuk ishte diçka e panjohur. Nuk është se ky person është pyetur për rastin në fjalë, sepse po të ishte pyetur do të kishte dhënë sqarimet përkatëse. Në rastin në fjalë për të kuptuar standardin e vërtetë moral të kësaj pseudomazhorance, unë mund të t’iu them se kryetari i mëparshëm i KQZ-së, që unë nuk dua t’ia përmend emrin edhe pse

E premte 19 prill 2013 •

BERISHA TI JAPI ZGJEDHJE SITUATËS OSE TA BËJ KËTË INSTITUCION 7 ME 0

META : LSI nuk paraqet kandidat për të zëvendësuar kandidatët e larguar ai njihet mirë nga të gjithë, por nuk do të doja të hyja në këtë gjë pasi kam parë se ai me shumë pasion ka dalë këto ditë për të bindur njerëzit se KQZ duhet të jetë vetëm politike, i propozuar nga kjo mazhorancë që ka drejtuar dy palë zgjedhje ka qenë i arrestuar nga ish-presidenti Sali Berisha, ka qenë i dënuar në atë kohë nga qeveria e z. Berisha dhe ka qenë i shkarkuar. Megjithatë askush nuk e ka më të drejtën sepse edhe për ata që shkarkohen ekziston rehabilitimi pas një kohe të caktuar. Kështu që nuk ekziston asnjë pretendim i tillë. Kjo tregoi dhe provoi qartë atë shqetësim që ne bëmë publik apo motivimin kryesor të përfundimit të kësaj marrëveshjeje me PD-në përveç kohës fizike. Tregoi edhe bindjen se PD po kalonte në një arrogancë të papërmbajtur në cenimin e institucioneve. Përmes një qendre të vetme politike synonte dhe po synon të kontrollojë të gjithë jetën politike, institucionale, mediatike dhe çdo gjë tjetër. Ky përbën një shqetësim të madh për demokracinë, për standardet evropiane që duhet të ketë shoqëria jonë. Jemi në këtë moment që standardi i zgjedhjeve është dhunuar por absolutisht që kjo nuk do ta pengojë ndryshimin, rotacionin, sepse jam i bindur se opozita është jashtëzakonisht e motivuar dhe i ka të gjitha mundësitë dhe instrumentet për të arritur një fitore peblishitare dhe për ta mbrojtur atë në mënyrë të jashtëzakonshme. Çfarë do të ndodhë tani me KQZ-në? Do të propozojë LSI emra të rinj? LSI nuk mund të bëhet pjesë e legjitimimit të një farse. Nuk kemi më KQZ. Ai nuk është më siç e parashikon Kushtetuta dhe Kodi, një institucion i pavarur. Nuk është dhunuar thjesht një person. Është dhunuar institucioni dhe ky ka qenë edhe shkaku i reagimit individual të anëtarëve të tjerë të KQZ-së. Përpjekja për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme KQZ-në nuk mund të legjitimohet jo nga LSI-ja por edhe nga e gjithë opozita. Çfarë mund të bëjë opozita? Po shikojmë që po braktisni çdo gjë. Opozita nuk braktis asgjë, veçanërisht betejën për zgjedhje të lira. Ajo do të shumëfishojë forcat dhe energjitë e saj. Opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve por afrimin e tyre nëse ka mundësi. 23 qershori u duket të gjithëve shumë larg. Opozita i ka të gjitha kapacitetet dhe instrumentet për të garantuar edhe një votë të vetme në të gjithë territorin. Ajo që po ndodh është që sot të gjithë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë të përqendruar tek Sali Berisha, njeriu që po shkatërron zgjedhjet, njeriu që kujton se vetëm duke pasur kontroll absolut mbi çdo institucion do të arrijë të imponojë shumica që nuk ekzistojnë. Të gjitha zgjedhjet historikisht kanë treguar qartë që PD është pakicë dhe e majta shumicë pavarësisht nga historitë, problematikat e saj në vitin 2005 apo në vitin 2009. Pra nëse ai do ta mbajë KQZ-në kështu siç do nuk ka asnjë problem. Le të shtojë edhe tre të tjerë, ta bëjë 7 me 0. Meqenëse kishte nostalgji për këtë lloj KQZ-je, siç ka qenë deri në vitin 96-97, por kjo nuk është kjo kohë. Opozita sot është në një stad tjetër dhe është tepër e bindur që do të garantojë një rotacion të pashmangshëm dhe të sigurt. Unë mendoj se jemi ende herët për të komunikuar më shumë detaje. Por për një gjë të jeni të bindur, opozita nuk ka asnjë qëllim që të bojkotojë zgjedhjet, apo të shesë zgjedhjet, përkundrazi. Opozita do të jetë në gjendje të mbrojë votat e të qytetarëve shqiptare. Mjerë ai që do të prekë edhe një votë të vetme!

Kur thoni kështu, keni parasysh kryeministrin Berisha? Unë kam parasysh cilindo që mendon se mund të vërë dorë mbi një fletë të vetme votimi. Kaq kam parasysh, asgjë tjetër. Me çfarë do të përballet? Do të përballet me ligjin dhe me të gjithë qytetarët. Unë mendoj se këto ata që kanë kurajë për ti provuar, le të provojnë. Nuk ka asnjë problem. Ne kemi të drejtë të kërkojmë zbatimin e ligjit, kemi të drejtë të kërkojmë respektimin e standardeve të cilin e shohim me vend. Kemi qenë shumë konstruktivë, do vazhdojmë të jemi të tillë, por absolutisht ta heq nga mendja Berisha, lidershipi ekstrem i Partisë Demokratike, nuk po flas për njerëz të arsyeshëm, por për ata të cilët votojnë, nuk e besojnë, etj, duhet ta dinë shumë mirë se me dhunë nuk mbahet pushteti. Edhe një votë e vetme po të preket, përgjegjësinë do ta kenë të drejtpërdrejtë, kjo duhet të jetë e qartë. Shqipëria nuk mund të kthehet në vitin 9697. Shqipëria është një vend anëtar i NATOs, dhe Shqiptarët e kanë vendosur që do të ecin përpara në mënyrë të vendosur në rrugën e ndryshimit. Po thoni që protesta popullore është një opsion i opozitës për të mbrojtur votën e lirë? Kjo është histori që ka përfunduar. Tani Berisha duhet të gjejë mënyrën si të dalë nga kjo situatë, do të dalë me dinjitet, me përgjegjshmëri, me reflektim. Ai rezultatin e humbjes së tij nuk e ndryshon dot, të jeni të sigurt. Le të paguajë qeveria aktuale miliona dollarë për “PODESTA Group”, që arriti sot të falsifikojë dhe të manipulojë këtë institucion ndërkombëtar, edhe media ndërkombëtare erdhën në deklaratën e drejtorit të Departamentit të Shtetit, dhe gjithë këto fonde merren nga taksapaguesit shqiptarë, jo thjeshtë nga ata që kontribuojnë për Partinë Demokratike, dhe gjithçka tjetër. Ndryshimi do të ndodhë në mënyrën më absolute. Në qoftë se Berisha reflekton, do ti bëjë një të mirë vendit, por edhe vetës së tij, sepse përndryshe do të lërë si trashëgimi prishjen e zgjedhjeve, përpjekjen për manipulime dhe sjellje të papërmbajtura që nuk i takojnë edhe për eksperiencën që ka, nuk i takojnë të tilla sjellje një kryeministri të një vendi që është anëtar i NATO-s. Dukeni shumë i nxehur me këtë situatë..... Jo absolutisht, nuk jam aspak i nxehur, jam shumë i qetë, por më vjen keq që ne të konsiderohemi një regjim hibrid si Tunizia siç e cilësonte “The Economist’. E përse? Për këto gjëra. Këto janë gjëra fare normale, janë gjëra të palogjikshme, për ta pasur një marrëveshje me Partinë Socialiste, kërko bisedime me partinë Socialiste, apo jo? E ke bërë kodin me ekspertë të OSBE\ ODIHR, kërkoi edhe ata që ta interpretojnë këtë gjë. Si mund të paraqesësh tre motivacione të ndryshme në një seancë parlamentare për të shkarkuar një njeri? Në cilin parlament të botës mund të ndodhin këto gjëra? Në parlament të botës ndodhin, por në çfarë vendi të zhvilluar Europian mund të ndodhin? Ne nuk e meritojmë të kthemi këtu sepse kjo ndodh për arsye të një tensioni, të një pasigurie dhe të një paniku për zgjedhjet. Si mund ti manipulojë opozita zgjedhjet? Kjo është një çështje e padëgjuar ndonjëherë. Meqenëse do ti manipulojë opozita zgjedhjet, atëherë do ta merrnim ne këtë garanci, duke shkelur ligjin, duke shkelur kodin, duke u sjellë në mënyrë të dhunshme, që do të garantonim zgjedhjet.

Jeni të hapur për negociata për një riformatim të KQZ-së? Patjetër. Absolutisht. Në bazë të ligjit, në bazë të konsensusit, absolutisht që po, patjetër. Ka edhe një sens politik, lidhur me faktin që LSI-ja kaloi në opozitë i ndryshon raportet në KQZ, tek KZAZ-të, e deri tek ato të numërimit. Ky ka qenë edhe argumenti kryesor politik. Si e gjykoni këtë argument ? Ky s’është argument. Ky është spekulim. Argumenti është ligji. KQZ-ja është një institucion kushtetues i pavarur, jo i balancuar. Mandati i anëtarëve është 6 vjet, nuk është 4 vjet dhe tjetra që është e rëndësishme, institucionet e tjera KZAZ-të dhe komisionet e qendrat e votimi e me radhë të gjitha këto janë të përkohshme, janë për një palë zgjedhje. Pra, janë ad-hoc, për 23 qershorin. Natyrisht që tek këto të tjerat që këtu partitë kanë një rol kryesor dhe përfaqësuesit aty janë direkt të partive dhe absolutisht që çdo gjë do të bëhej në frymën e Kodit për të gjitha strukturat e tjera. Por, kjo përmendej qëllimisht për të manipuluar opinionin që këtu po bëhet nami dhe që opozita do të manipulojë zgjedhjet. I vetmi vend në botë ku kryeministri thotë se opozita do të manipulojë zgjedhjet. Kjo është çudi e paparë. Z. Meta, pra ka një negociatë për momentin qoftë edhe indirekte me mazhorancën për të gjetur zgjidhje për këtë situatë? Unë nuk kam qenë i angazhuar në ndonjë negociatë. E theksoj Kodin e ka bërë Partia Demokratike me Partinë Socialiste. Ne kemi pasur kundërshtimet tona. E kanë bërë me konsulencën e OSBE-ODIHR-it. Duam t’i rikthejmë legjitetimitetin KQZ-së. Ti diskutojmë këto çështje, absolutisht. Duam t’i fillojmë zgjedhjet me standardin zero, sepse këtu fillon standardi zero. Kjo është një përgjegjësi e Sali Berishës nga sot dhe deri ditën që do të përfundojmë zgjedhjet, opozita do të garantojë mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Absolutisht që zgjedhjet të bëhen në 23 qershor dhe po të ketë mundësi të shpejtohen dhe është e sigurt në fitoren e saj të pashmangshme. Ju e takuat z. Berisha, u duk sikur u ndatë në mënyrë paqësore? Raportet tona gjatë këtyre katër viteve, nga momenti që u iu përgjigja pozitivisht ftesës për bashkëqeverisje. Kanë qenë konstruktive mendoj dhe kanë qenë bashkëpunuese. Kemi ndarë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme të cilat në raste të caktuara janë shprehur edhe publikisht në raste të tjera nuk ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme, por janë shprehur ballë për ballë. Ddhe në takimin e fundit që ne kemi zhvilluar më datën 1 prill, unë e kam falënderuar për bashkëpunimin që kemi pasur dhe njëherësh i kam bërë të qartë që kisha vendosur të bëja një zgjedhje tjetër për ato arsye që pak a shumë janë bërë të njohura. Ia thatë hapur që do të bëni koalicion me PS-në dhe si e priti këtë? Po, po patjetër. Po të më kishte thënë në këtë takim që anëtari që ju keni propozuar prish balancat, të jeni të sigurt që unë besoj se kjo çështje mund të ishte zgjidhur, me zotin Muho pa qenë e nevojshme për të krijuar trauma të tilla. Pra, do ta kishit tërhequr zotin Muho në rast se do tua kishte kërkuar z. Berisha ? Unë besoj se po, sepse për mua nuk ka qenë e rëndësishme ishte 4 me apo 3 me 4. Nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshje me Ramën se do të kontrollohen KQZ-ja dhe

KQV-të. Për më tepër që numërimi është shumë qartazi që realizohet 2 me 2, pra dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Gjithçka tjetër mendoj se ka qenë një ekzagjerim për të justifikuar me propagandë bolshevike një veprim të dhunshëm bolshevik. Megjithatë duket sikur ishte një divorc në paqe, në buzëqeshje. Ju deklaruat se në pushtetin lokal qytetarët do të ishin të parët. Fill pasi LSI votoi në Këshill Bashkiak një projekt tepër të rëndësishëm për kryeqytetin, një ditë më pas erdhi fillimi i procedurave për shkarkimin e Ilirjan Muhos. A ishte kjo pak prerje në besë, z. Meta? Duhet të kemi parasysh disa gjëra sepse unë nuk kam për zakon që të tregoj histori se çfarë i kam thënë unë z. Berisha dhe se çfarë më ka thënë mua ai, ashtu sikurse këtë nuk e kam bërë as me Nanon e as me të tjerë sepse këto janë gjëra që thuhen dhe nuk i interesojnë shumë opinionit publik. Kam dëgjuar shpesh ku thuhet se po bëhet një komplot i madh për të rrëzuar qeverinë e Berishës. Ajo që i kam thënë është që, unë do të marr këtë vendim, për arsyet që janë dhe tjera ka qenë se, unë dhe deputetët e mi nuk votojmë kundër qeverisë tënde, sepse nuk ka moral tani që ne sot jemi në qeveri dhe pas një jave të themi se qeveria u bë e keqe, u bë e zezë dhe le ta rrëzojmë atë. Për më tepër që, pavarësisht se ata nuk i kishin 71 vota të plota për maxhorancë, por sipas zgjedhjeve të vitit 2009, përsëri Partia Demokratike ishte partia e parë, pra koalicioni i saj. Dhe natyrisht që nuk ka qenë asnjëherë pjesë e diskutimeve apo e angazhimeve të mia me Ramën apo edhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët janë shprehur hapur në mbështetje të këtij koalicioni, një angazhim i tillë për të ndryshuar qeverinë, për të bërë një qeveri teknike. Sepse unë e kam shprehur qartë edhe në konferencë për shtyp se interesi i vendit, i të gjithëve, është që ndryshimi të ndodhë përmes votës së qytetarëve, pra jo thjesht me makinacione në Parlament. Pra, kjo ka qenë një betejë e shpikur e z. Berisha dhe unë kam qenë shumë i qartë për këtë gjë. Edhe çështja e KQZ-së mund të ishte zgjidhur me një bisedë normale, nëse do të kishte qenë ky shqetësimi real. Por nuk ka qenë ky shqetësimi real. Shqetësimi real është diferenca e madhe që ekziston tashmë midis koalicionit të së majtës së bashkuar, e besimi për ardhjen e saj në pushtet pas tetë vitesh dhe gjendjes elektorale të Partisë Demokratike. Dhe kjo mënyrë e dhunshme duhej bërë për të krijuar të kundërtën e kësaj bindjeje që ata kanë vetë tek njerëzit që i mbështesin, sipas tyre, duke u thënë se, shiko mos u shqetësoni, se ne morëm me forcë këtë, morëm me forcë atë etj, në mënyrë që të kompleksojmë, sipas tyre, sa më shumë të jetë e mundur elektoratin dhe të shpikim beteja të paqena. Dhe kjo është një e drejtë e tyre, por dëmi që i bëjnë vendit është i jashtëzakonshëm sepse shkatërrojnë jo vetëm një institucion kushtetues por shkatërrojnë një institucion shumë të rëndësishëm për zgjedhjet dhe tani për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ardhmen e tyre jo thjesht për katër vitet por ndoshta edhe më shumë, kam parasysh këtu ecurinë e procesit të integrimit evropian, çështja më kruciale, e theksuam nga të gjithë, është dhe do të jetë çështja e zgjedhjeve. Fitorja e opozitës absolutisht do të jetë bindëse por në rast se KQZ-ja qëndron kështu sic është, absolutisht që ajo është një njollë e madhe dhe një turp i madh për vendin tonë për gjithçka që vjen pas zgjedhjeve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.