Metropol 10 korrik

Page 1

»5

GARA PËR KRYETARIN E PD

Basha: Anëtarësia do votojë dhe kandidatët për deputet E MËRKURË

10 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3023 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Vdes me foshnjën

Lokalet e Durrësit bllokohen E reja në Lezhë humb nga martesat e emigrantëve jetën pa arritur të marrë Bizneset korrin të ardhurat që sjell stina e nxehtë. Qyteti bregdetar i preferuar prej çifteve nga qytete të ndryshëm »8

ndihmën e mjekëve

»10

INSTITUCIONET Kush do të preket nga shembjet e ndërtimeve të paligjshme në vijën turistike

Edi Rama: Nuk prekim as Nishanin as Llallën, por…

LUFTA PËR LEZHËN

Kutitë që do të vendosin për një mandat më shumë KQZ debaton mbi tabelat e ndryshuara të rezultatit në komisionet e numërimit. Sot vendoset për të dhënat

»4

ZHURMAT E LOKALEVE

Kontrolle selektive muzikës së lartë në orët e mesnatës Banorët ankohen për mungesën e reagimit nga strukturat e posaçme. Ligji parashikon gjoba dhe bllokime »6

Opinion Nga NIKO FABER

Para se të përmbysim malet, të fillojmë nga gurët e vegjël »17 Nga ARJAN REXHEPI

Dështimi i »17 “Pranverës Arabe”

»2-3

»2

KREU I PS PËRKRAH PRESIDENTIT

SHBA feston ditën e pavarësisë, mungojnë Berisha e Topalli

RAPORTI I POSAÇËM

Italianët në vitin 1918: Kosovarët janë pasardhës të ilirëve Historianët zbardhin të dhënat mbi politikat e 100 viteve më parë. Si nisi tjetërsimi i fakteve historike kundër shqiptarëve »18-19

HETIMI I TIA

Politika dhe shëndetësia shihen si më të korruptuarat në Shqipëri Njerëzit humbasin besimin dhe tek institucionet që janë ngritur për të luftuar korrupsionin »5

AKSIDENTI NË ELBASAN

Të tre shoferët ishin në shkelje me Kodin Rrugor, vdiqën 4 vetë

»10


02

« POLITIKË

E mërkurë 10 korrik 2013 •

KREU I PS NË MBLEDHJEN E PARË TË GRUPIT TË RI

Edi Rama apel për Presidentin e kryeprokurorin “S’ju kemi votuar. S’keni bërë asgjë konkrete për të merituar vlerësim”

A

skush, duke filluar nga kreu i shtetit, nuk duhet ta marrë si dobësi vizionin, qasjen dhe sjelljen tonë europiane me shtetin e me institucionet e shtetit”, - ky ishte paralajmërimi i ardhur dje nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të kësaj partie. Duke folur si kryeministër i ardhshëm Rama ka bërë të qartë se pavarësisht gatishmërisë për të bashkëpunuar me institucionet kushtetuese, këta të fundit duhet të kuptojnë se tashmë mazhoranca ka ndryshuar, për më tepër që kjo mazhorancë dje në opozitë nuk votoi asnjë prej krerëve të këtyre institucioneve. Qëndrimi Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së kreu i socialistëve zbardhi qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar pak ditë më parë me kreun e shtetit Bujar Nishani. “I kam thënë Presidentit të Republikës se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare për mua s’është një problem, por një mundësi e madhe në rrugën e ndërtimit të një kulture të re europiane të funksionimit të shtetit shqiptar. Dua të shpresoj që edhe ai do ta shohë kështu e do të punojë bashkë me Kryetarin e ri të Kuvendit dhe me mua jo si noteri i një pale që ka humbur zgjedhjet, po si garanti kushtetues mbi të gjitha palët në përpjekjen tonë për të rilindur Shqipërinë duke ecur më shpejt. Ashtu siç dua të shpresoj se zoti President do ta lexojë me përpikëri votën e 1 milion shqiptarëve, që na dhanë 84 mandate, duke na hequr çdo justifikim të mundshëm edhe për sa ka të bëjë me reformën dhe performancën e pushtetit gjyqësor”, - u shpreh Rama. Sipas tij, mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do ta respektojë në frymë e në germë Kushtetutën e Republikës në marrëdhëniet e ekzekutivit me gjyqësorin, si dy pushtete të pavarura njëri prej tjetrit. “Por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë se me çfarë brutaliteti e drejta vritet e sakatohet në sallat e farsave gjyqësore”, - u shpreh Rama. Deklarata Sistemi i drejtësisë dhe praktikat e ndjekura deri tani

GUVERNATORI “I kam kërkuar guvernatorit të nxisë realizimin sa më shpejt në kohë, mundësisht përpara draftimit të projektbuxhetit të vitit 2014, të një programi të vlerësimit të sektorit financiar, që zhvillohet bashkërisht prej FMN-së dhe Bankës Botërore. Na duhet një vlerësim imediat dhe prestigjioz i stabilitetit të sektorit financiar të vendit për të përfituar nga dy qëllimet themelore të një programi të kësaj natyre.”

ADMINISTRATA

Ceremonia e pavarësisë së SHBA, Rama përkrah Nishanit

“Grup pune që të përcaktojë metodologjinë e trajtimit me transparencë dhe respekt të të gjitha burimeve njerëzore në dispozicion. Për t’u dhënë të gjithëve mundësinë të provohen, por askujt të drejtën të fitojë në kurriz të tjetrit, duke përfituar nga lidhjet e shkurtra të gjakut, tarafit, klanit. Asnjë militant, vullnetar, mbështetës yni nuk duhet të anashkalohet, por të gjithë duhet të kuptojnë se është konkurrenca dhe merita që vendos.”

QEVERIA RE “Ne jemi dy parti, por jemi dhe një forcë e vetme qeverisëse dhe do të qeverisim si një forcë e vetme. Pa dyshim, do të ndajmë përgjegjësitë, po nuk do ta ndajmë shtetin në parcela dhe nuk do t’i ndajmë njerëzit në “ne” dhe “ata” brenda nesh. Nuk e di sot a do të jetë një qeveri me më pak apo më shumë ministra, po di me siguri që qeverisja jonë do të kushtojë më pak dhe reforma e ekzekutivit në të gjitha nivelet do të jetë drastike.”

“BERISHA” “Ndaloni shpenzimet e mëtejshme të parave të popullit shqiptar përmes vendimesh që nuk kanë asnjë legjitimitet moral e politik. Ne do të anulojmë çdo vendim për shpenzime parash që shkojnë përtej kostove normale të rolit të një qeverie kujdestarie në një fazë tranzicioni të pushtetit. Po ashtu do të zhbëjmë menjëherë edhe çdo vendim për tender, privatizime e koncesione të marrë pas 23 qershorit.”

kundërshtohen me forcë nga Kryeministri i zgjedhur. Sipas tij, mazhoranca qeverisëse nuk do të bëhet aleate me gjykatës të korruptuar për të mbajtur njëri-tjetrin në karrige. “Qeveria e re do të jetë belaja më e madhe e të korruptu-

arve në sistemin e drejtësisë. Po njësoj qeveria e re do të rreshtojë me urgjencë forcat për të hapur një luftë sy për sy e dhëmb për dhëmb me krimin e organizuar dhe me çdo kriminel, që vitet e fundit ka gjetur në këtë vend shesh

Berisha dhe Topalli nuk marrin pjesë, PD përfaqësohet nga Basha Kryeministri Berisha nuk mori pjesë dje në ceremoninë e përvjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë. Ceremonia u mbajt dje në ambientet e Galerisë së Arteve në kryeqytet ku u pa mungesa e Kryeministrit Berisha, kryeparlametnare Topalli. Nga radhët e PD-së, i vetmi që ishte i pranishëm ishte kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Krahas Bashkës, përfaqësuesi i vetëm i qeverisë shqiptare në këtë ceremoni ishte ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi. Në një ceremoni të organizuar me protokoll shteti, ku u pa bllokimi i një pjese të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin të ftuar personat më të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare, u pa vendosja e Edi Ramës në radhë të parë,

të lirë për të bërë përshesh në dëm të shoqërisë falë lidhjeve aspak të padukshme me këtë qeveri e falë pazareve me të korruptuarit në prokurori e gjykata. Një milion njerëz na kanë dhënë mandat për t’u kthyer sigurinë e humbur të jetës dhe pronës; për t’i shpëtuar nga kriminaliteti e rrugaçëria, që kanë pushtuar rrugët; për t’i marrë në mbrojtje nga shtypja poshtëruese në labirintet e zymta të organeve të drejtësisë shqiptare”, - listoi zotimet e tij përpara deputetëve dhe përmes tyre dhe opinionit publik. Njëkohësisht një apel përmes këtyre zotimeve shkoi dhe

përkrah Presidentit Nishani. Në këtë mënyrë, Kryeministri i ardhshëm i vendit u vendos përkrah kreut të shtetit duke dëshmuar ndryshimin e pushteteve. Mungesa e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, nuk kaloi pa rënë në sy, pasi Kryeministri ende në detyrë nuk ishte i pranishëm në aktivitetin zyrtarë të SHBA-ve. Kjo ceremoni e organizua nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bë 4 ditë pas datës së përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, pasi përgjatë këtyre ditëve ambasadori Arvizu ishte në shtetin e tij mëmë. Kjo ishte edhe ceremonia e fundit e organizuar nga Arvizu në Tiranë, pasi atij i përfundon mandati brenda pak ditësh dhe është mandatar ambasadori i ri amerikan, i cili do të udhëheq diplomacinë amerikane në Shqipëri.

për institucionin e Presidentit dhe të kryeprokurorit, që asnjërin prej emrave që i drejtojnë ato aktualisht nuk janë votuar nga grupi parlamentar i PS-së. “Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm të Republikës dhe as për prokurorin e përgjithshëm që ka sot Shqipëria, por ne nuk jemi votuar për ta futur qeverinë e vendit në llogoren e luftës politike ndaj një kryeprokurori që deri më sot nuk ka bërë asgjë konkrete për të merituar ndonjë vlerësim pozitiv prej nesh. Ia kam bërë të qartë prokurorit të përgjithshëm se ne do të qeverisim në papajtueshmëri të plotë me

korrupsionin e me kulturën e pandëshkueshmërisë. I kam nënvizuar vullnetin e plotë për të luftuar krah për krah me organin e Prokurorisë dhe me atë personalisht kundër krimit dhe korrupsionit në çdo nivel e të çdo kohë, sado të vjetër a të re. Dua të shpresoj se Prokuroria nën drejtimin e tij do të shënojë progres real gjatë katër vjetve të ardhshëm në betejën me gangrenën e këtij vendi: krimin dhe korrupsionin, duke u bërë protagoniste e kësaj beteje jo duke mbetur një dëshmitare anemike në skenën e betejës”, - vlerësoi Rama lidhur me një çështje të tillë.


POLITIKË • E mërkurë 10 korrik 2013

»

03

PS E LSI MARRIN MENDIMET E AMBASADORËVE TË BE PËR PROGRAMIN QEVERISËS

Beqja e Haxhinasto në takim me diplomatët “Këshilla për integrimin e zhvillimin, për vlerat themelore të BE” Hartimi i projektit qeverisës të 300 ditëve të para të kabinetit “Rama” ka përfshirë në proces dhe diplomatët e Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë. Konkretisht, gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e grupit të punës për programin e ri qeverisës, Ilir Beqja i PS-së dhe Edmond Haxhinasto i LSI-së, zhvilluan një takim me ambasadorët e BE-së. Sipas vetë përfaqësuesve të këtij grupi pune, ambasadorët ishin të interesuar për punën e përbashkët që po zhvillojnë këto dy parti, veçanërisht për 300 ditët e para të qeverisjes. “Ata dhanë këshillat e tyre për të ardhmen e vendit jo vetëm pëër integrimin, por edhe zhvillimin e vendit. Ishin të interesuar për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, drejtësi të pavarur, pra vlerat themelore të BE-së. Ishin

të interesuar edhe për të shtyrë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendeve respektive me Shqipërinë, për një sistem të qëndrueshëm ligjor e fiskal”, vuri në dukje Beqja pas takimit, i cili zgjati për rreth dy orë. Nga ana e tij përfaqësuesi në këtë grup pune i LSI-së, Edmond Haxhinasto, ndërsa bëri me dije se drafti paraprak do të jetë

gati brenda 10 ditëve, vlerësoi propozimet e ambasadorëve lidhur me një çështje të tillë. “Vlerësoj komentet që u dhanë nga ana e ambasadorëve për planin që paraqitëm para tyre dhe gjithashtu u vlerësua fakti që ne në programin tonë kemi një referencë të vazhdueshme sa u takon detyrimeve për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Eu-

ropian për 12 prioritetet, apo siç jemi mësuar ta quajmë, paketën e detyrimeve apo veprimeve që duhet të ndërmarrim sa i takon këtij procesi”, - nënvizoi Haxhinasto. Gjithashtu përfaqësuesi i LSI-së saktësoi faktin se nga ana e ambasadorëve është vlerësuar përqasja e mazhorancës së re sa i takon angazhimit të opozitës në të gjithë proceset e ardhshme që do të kërkojë procesi integrimit të vendit në Bashkimin Europian. “U vlerësua shumë edhe përqasja që ne kemi sa i takon angazhimit të opozitës, proceset politike që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe integrimin e vendit dhe sigurisht gatishmëria jonë për të angazhuar sa më shumë opozitën në të gjitha proceset e ardhshme që do të kërkojë ky proces integrimi”, - deklaroi Haxhinasto gjatë prononcimit të tij për shtyp.

PROBLEMATIKAT NË ZONAT BREGDETARE GATI SHEMBJET NË VEND

Rama kërkon propozimet për projektin me vendorët Oli Xhilaga

K

reu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje në një takim urgjent drejtuesit vendorë të zonave bregdetare dhe të zgjedhur qendror më 23 qershor të këtyre zonave për të diskutuar mbi problematikat që i shoqërojnë ato. Por ngritja e këtyre problematikave deri diku shkon dhe si një antireklamë për turizmin në vend, për më tepër që tashmë është kulmi i tij. Ndaj shqetësimet jo të pakta të lidershipit socialist për aktualitetin me bregdetin iu kërkua që t’i rimerrte në një fazë më të vonë. Takimi Çështja e administrimit të territorit dhe ajo e ndërtimeve pa leje ishin dhe dy temat për të cilat kryetari i PS-së kërkoi propozimet e kryebashkiakët dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare përpara hartimit të projektit final të hapave që do të ndjekë qeveria e ardhshme me nisjen e punës në shtator. Por ajo që duhet të nisë menjëherë sipas kryesocialistit Rama është pikërisht ndalja një orë e më parë e ndërtimeve pa leje dhe nisja e prishjeve të tyre. Madje, në këtë pikë Rama u propozoi drejtuesve vendorë që të ndjekin shembullin e Bashkësisë së Vlorës. “Kemi dy faza, njëra fazë është ajo e emergjencës. Ju e shihni se qeveria në detyrë nuk ka asnjë lidhje me problemet e përditshme të njerëzve dhe vendit dhe shumë janë turrur për të kapur pronat e orës së fundit duke hedhur tonalata beton të orës së fundit. Ne duhet ta

Takimi me ambasadorët Gaiani e Rokanas

Meta: Qeveria e re të tregojë transparencë, përgjegjshmëri Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje takime të veçanta me ambasadorin e Italisë dhe atë të Greqisë në Shqipëri. Ambasadori Gaiani e uroi Metën në emër të qeverisë italiane për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe vlerësoi pjekurinë, përgjegjësinë dhe vullnetin e treguar nga populli shqiptar. Sipas tij, mbarëvajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit tregoi se Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri. Nga ana e tij ambasadori i Greqisë, Rokanas, vlerësoi rolin konstruktiv dhe proeuropian që LSI-ja manifestoi gjatë fushatës elektorale, si një kontribut i vyer për axhendën e integrimit europian të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Në gjykimin e kreut të LSI-së vota e mençur e shqiptarëve tregon përgjegjësinë e madhe që është vendosur mbi supet e koalicionit të ri për të siguruar progresin e vërtetë të vendit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Në këtë drejtim Meta theksoi se “është e rëndësishme që qeveria e re të tregojë transparencë, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet maksimal”.

Socialistët në tryezë për bregdetin

Shpalosin problemet, në pritje të zgjidhjes

ndalim tani këtë masakër dhe të rrëzojmë përtokë të gjitha ngrehinat që janë në ndërtim e sipër pa leje, nga Velipoja deri në Sarandë. Faza tjetër është nisja e punës sistematike për të pastruar gjithë vijën bregdetare. Çdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare duhet të rrafshohet. Duhet një ligj apo ndërhyrje në ligj, qoftë për mënyrën si do të menaxhohen plazhet, qoftë si do të garantohet që gjithë cikli i ndëshkimit të ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur, jo një cikël i hapur, siç është sot, ku autorët nuk ndëshkohen”, - vlerësoi Rama. Ardhur në këtë pikë, kreu i PS-së rikonfirmoi krijimin e një agjencie kombëtare për bregdetin dhe shkrirjen e Policisë Ndërtimore. “S’do të kemi më Polici Ndërtimore, por polici shteti, dhe kjo do të marrë në mbrojtje mbrojtjen e

territorit në çdo centimetër të Shqipërisë. Të hartohen propozime për ndërhyrje në ligj për mbrojtjen e territorit në vijën bregdetare. Në programin tonë kemi vëmendje të posaçme për bregdetin dhe kemi në plan ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen e bregdetit. Ky është detyrim ligjor, jo dëshirë jona për të punuar pa nisur formalisht punë, ndaj këta dy muaj duhet të angazhohemi për shembjen e ndërtimeve pa leje. S’do të ketë tolerancë dhe leje për ndërtimet që dëmtojnë strategjinë e zhvillimit të vendit. Kush ka ndërtuar një shtëpi banimi, meriton mbështetjen tonë, ndërsa ai që ka ndërtuar për të përfituar nuk do të tolerohet”, - saktësoi kryetari i socialistëve. Propozimi Parashtrimi i problematikave me bregdetin, pa-

varësisht se deri diku shoqërohet dhe me projektin e socialistëve për zgjidhjen e tyre, sjellë me vete dhe një antireklamë për turizmin. Për këtë arsye në gjykimin e deputetit të Shkodrës Paulin Sterkaj në pamundësi për të frenuar ndërtimet pa leje në këtë kohë playhi, të shmanget antireklama për plazhet në kushtet kur vendi është në pikun e sezonit turistik. “Unë jam konsultuar edhe me kryetarin e komunës së Velipojës për këto probleme dhe mendoj se nuk duhet t’u bëjmë antireklamë në këtë moment plazheve tona. Në këtë moment ne s’kemi fuqi të frenojmë ndërtimet pa leje, sepse s’e kemi atë mundësi, por të paku të merremi me çështje më të thjeshta, si me pastrimin e tyre, t’u krijojmë pushuesve kushte sa më të përshtatshme për të kaluar verën”, - u shpreh Sterkaj.

Deputetët e zgjedhur më 23 qershor dhe drejtues të pushtetit vendor të PS-së në zonat bregdetare të thirrur për të dhënë panoramën e qyteteve të tyre radhitën jo pak probleme në këto zona. E përgjithshme për to ishin pikërisht ndërtime pa leje. Për kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ndërtimet pa leje janë një fenomen që duhen mbyllur në qelizë. Sipas tij, unifikimi i sistemit policor mbetet parësor për të ndalur ndërtimet në territor dhe rehabilituar vijën bregdetare. “Është abuzuar me hapësirat e plazheve dhe duhet punuar për infrastruktura e shërbime më të mira. Ndërtimet e paligjshme gjithashtu janë një fenomen shqiptar, por ky fenomen mund të mbyllet në qelizë. Unifikimi i sistemit policor mbetet parësor. Duhet unifikim dhe koordinim në të gjitha hallkat e shtetit për të ndalur ndërtimet në territor dhe rehabilitimin e vijës bregdetare”, - u shpreh ai. Por një tjetër problem për këtë qytet bregdetar është dhe zhurma akustike. “Problem janë edhe diskot në këtë zonë, që janë objekt shqetësues e madje alarmues për pushuesit. Mbi ato ne nuk kemi pushtet. Ligji i ri i urbanistikës ka nevojë për një rishikim dhe në të duhet demotivuar patjetër ndërtimi i tij”, - deklaroi Gjika, ku kërkoi dhe krijimin e një regjistri të unifikuar kombëtar standard. Nuk ka munguar dhe deklarata e deputetit të këtij qarku. “Nuk duhet toleruar asnjë ndërtim pa leje dhe të thuhet qartë me emër, të denoncohen ata gjykatës apo prokurorë që i mbrojnë ata dhe të bëhen publikë. Ne i kemi kushtet që tani të mbajmë këtë përgjegjësi, sepse policia po bëhet bashkëpunuese”, u shpreh deputeti Vlorës Koço Kokëdhima. Për kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ndarja e plazheve publike dhe private është një problem shumë i madh. Ndërsa kreu i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, kërkoi ndihmën e shtetit për baskitë, në mënyrë që to të mund të mbrojnë territoret e tyre.


04

« POLITIKË

E mërkurë 10 korrik 2013 •

REZULTATI PARAPRAK

PRETENDIMI I PD-së

Sipas rezultateve paraprake të numërimit të votave për qarkun e Lezhës, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europaine ka arritur të marrë një numër votash më shumë se koalicioni i djathtë. Konkretisht e majta në qarkun e Lezhës ka arritur të fitojë 39935 vota, ndërsa koalicioni i djathtë 39202 vota. Kjo diferencë prej rreth 700 votash ka sjellë ndryshimin për sa i përket numrit të mandateve, ku e majta ka fituar 4 deputetë, ndërsa e djathta 3. Konkretisht PS-ja ka fituar një numër të barabartë mandatesh me PD-në, nga 3 secila, ndërsa mandatin e shtatë e ka fituar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike pretendoi dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se është bërë një manipulim në tabelën përfundimtare të rezultateve, ku anëtarët e gupeve të numërimit të socialistëve kanë ndryshuar shifrat. Sipas demokratëve, rezultati në qarkun e Lezhës është 38270 vota për koalicionin e majtë, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 38555, ose 285 vota më shumë se i pari. Me këtë pretendim PD-ja arrin të marrë një mandat më shumë në Lezhë, duke ia hequr atë PS-së. Arben Ndoka i PS-së rrezikon që të mos jetë deputet në Kuvendin e ri, që do të fillojë në shtator.

KQZ SHTYN MIRATIMIN E LEZHËS. KOSOVRASTI: MË KANË KËRCËNUAR NË TELEFON

PD pretendon një mandat tjetër në Lezhë Kosovrasti akuzon të majtën se ka blerë komisionerët e PD-së Ervin Koçi

K

ur pritej që numri i mandateve të mos ndryshonte, Partia Demokratike kërkoi dje numërimin e 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës, pasi sipas tyre në ato kuti është bërë një abuzim me votat e PD-së. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi rinumërimin e 10 qendrave të votimit në qarkun e Lezhës dhe sipas pretendimit të tij PD-ja do të marrë një mandat më shumë në këtë qark. Sipas rezultatit paraprak, në Lezhë PD-ja ka fituar 3 mandate deputetësh, numër të barabartë me PS-së, ndërsa mandatin e shtatë të deputetit e mori LSI-ja. Kësisoj, nëse pretendimi i demokratëve është i vërtetë, atëherë Lezha do të kalojë në favor të PD-së. Duke iu referuar relacionit që u diskutua sot në mbledhjen e KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i PD-së pretendoi se në 10 qendra votimi konstatohet se janë ndryshuar shifrat për disa subjekte politike në favor të disa të tjerave. Diskutimi i rezultateve të qarkut të Lezhës u shoqërua me debate të forta në mbledhjen e sotme të KQZ-së pas konstatimit se për 10 qendra votimi KZAZ-ja nr.13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale. Në këtë situatë KQZ-ja nuk mund të nxjerrë një

Të përforcojmë disa lidhje që kishin filluar të zbeheshin me militantët e partisë, me anëtarin e thjeshtë të saj. Shumica e kapaciteteve njerëzore të korpusit politik të PD-së, duke filluar nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe deri te grupet e punës u angazhuan në qeverisje, parlament dhe në administratë, duke ngathtësuar lidhjen me strukturat bazë të Partisë. Duhet të identifikojmë palët politike, gjithmonë në kuadër të veprimit opozitar. Sot Shqipëria ka dy palë politike: ka qeverinë e Edi Ramës, pjesë e së cilës është edhe Ilir Meta, dhe opozitën, Partinë Demokratike.

PD PD akuzoi dje PS-në dhe LSI-në se kanë abuzuar me procesverbalet e numërimit të votave, duke theksuar se kanë depozituar fotokopje të procesverbaleve për të mbivendosur shifra të tjera dhe për t’ia hequr partitive të tjera, konkretisht PD-së.

PS Të majtët pretendojnë se në këtë qark nuk është bërë asnjë abuzim dhe se rezultati i votave të Lezhës janë ato që janë publikuar edhe në sistemin on-line të KQZsë, pra i njëjtë me shifrën e publikuar në procesverbalet e GNV-ve.

rezultat përfundimtar për këtë qark, pasi ai nuk mund të dalë nga tabelat e fotokopjuara. Kosovrasti e cilësoi këtë situatë një ngjarje shumë të rëndë dhe

një manipulim të shëmtuar, për të cilin përgjegjësit duhet të përgjigjen ligjërisht, duke theksuar se në këto materiale janë mbivendosur të tjetëra, duke kryer një mashtrim në numrin e votave. “Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qenë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit Aleksandër Gjonmarkaj (PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi (PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një

gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së”, - u shpreh Kosovrasti. Nga ky manipulim, vijoi ai, favorizohet subjekti PS dhe bashkë me të koalicioni i majtë. Përfaqësuesi i PD-së tha se nga informacioni i mbërritur elektronikisht në KQZ rezulton se shumatorja e votave për koalicionin e majtë në 248 qendra votimi të qarkut të Lezhës është 38270 vota, ndërsa koalicioni i djathtë ka marrë 38555, ose 285 vota më shumë se i pari. Kosovrasti theksoi se ka marrë telefonata kërcënuese për sa i përket rezultatit të qar-

kut të Lezhës. Ai bëri të ditur se në telefonin e tij kanë mbërritur dy mesazhe kërcënuese nga persona ende të paidentifikuar. “Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve, do të them mendimin tim”, - deklaroi Kosovrasti. Kjo kërkesë e PDsë sjell edhe një ndryshim në raportin e numrit të mandateve në Kuvend. Deri tani, sipas rezultateve paraprake, koalicioni i majtë ka 84 mandate, por mund të ndryshojë, pasi e majta mund të zbres në 83 mandate.

KANDIDATI PËR KRYETAR I PD-SË, OLLDASHI, VIJON FUSHATËN NË KORÇË

“LSI-ja u kthye te partia mëmë, tani vetëm 2 pole” Olldashi kërkon bashkimin e anëtarëve në një front opozitar Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike Sokol Olldashi deklaroi dje në Pogradec se në Shqipëri ka vetëm dy pole politike dhe se mbi këtë tezë duhet të përqendrohet veprimi opozitar. Sipas tij, LSI-ja u kthye te partia mëmë. “Duhet të identifikojmë palët politike, gjithmonë në kuadër të veprimit opozitar. Sot Shqipëria ka dy palë politike: ka qeverinë e Edi Ramës, pjesë e së cilës është edhe Ilir Meta, dhe opozitën, Partinë Demokratike. Ne duhet të identifikojmë dhe të shenjestrojmë si objektiv qeverinë e Edi Ramës. Edi Rama dhe Ilir Meta janë pjesë e së njëjtës të keqe, janë partia mëmë. Janë bërë prapë bashkë dhe ne e kemi fokusin të përqendruar tani. Ky është objektivi që ne do të rrëzojmë në përballjen e parë elektorale me ta”, -tha Olldashi. Duke folur për paketën e ristrukturimit të Partisë Demokratike

Olldashi deklaroi se do të punojë ngushtësisht me strukturat në bazë për të zhdërvjelltësuar jetën politike brenda partisë dhe për të ndezur motorët e kontrollit të territorit në këndvështrimin elektoral. Gjatë takimeve të zhvilluara në Leskovik dhe Ersekë Olldashi theksoi se duhet një bashkim opozitarë për të ndërtuar themel të sigurt të fitores në sfidën më të parë elektorale. “Ne duhet të bashkojmë çdo opozitar. Të vijë këtu çdo njeri që është i gatshëm të përballet me qeverinë e Edi Ramës. Duhet të jetë pjesë jona çdo njeri që është i gatshëm të veprojë dhe të funksionojë si opozitar”, - tha ai. Në referencë të garës elektorale Olldashi tha se Partia Demokratike do të aplikojë një paketë ristrukturimi bazuar në mekanizma që do të forcojnë jetën e brendshme politike.

Pritet reagimi i PS

Sot mbledhje qeverie, Berisha vijon detyrën Sot pritet që më mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e përjavshme të saj. Pavarësisht se qeveria “Berisha” ka humbur zgjedhjet, Kryeministri në detyrë ka bijuar punën e tij, duke mbledhur qeverinë çdo javë dhe miratuar vendime. Më i fundit ishte ai i rritje së pagës minimale në 22 mijë lekë dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Këto vendime të qeverisë kanë sjellë një debat të ashpër publik ndërmjet socialistëve, të cilët kanë fituar zgjedhjet parlamentare. Sipas pretendimeve të së majtës shqiptare, qeverisja “Berisha” duhet të rrijë në detyrë, por nuk duhet të miratojë vendime, pasi sipas tyre këtë gjë duhet ta bëjë e majta në muajin shtator, kur të krijohet qeveria e re. Por reagimi i Berishës dhe kabinetit të tij ka qenë tepër i qartë, ai ka pohuar se qeveria do të vijojë punën e saj rregullisht deri në mbarimin e mandatit. Në një deklaratë për shtyp të dhënë pak ditë më parë, zëdhënësja e Kryeministrisë theksoi se qeveria “Berisha” do të vijojë punën deri më datën 7 shtator, ditë në të cilën do të mblidhet dhe parlamenti i ri dhe do të bëhet krijimi i qeverisë së re. Ky pohim i zëdhënëses së Kryeministrisë solli indinjatën e radhës së socialistëve, të cilët kërkojnë që Berisha të rrijë në detyrë vetëm sa për të plotësuar ditët e mandatit të tij. Reagimi më i ashpër i deputetëve të majtë ishte ai i rritjes së pagave dhe pensioneve. Sipas tyre, Berisha me miratimin e këtyre vendimeve po e çon vendin drejt një kolapsi financiar, duke pohuar se vendi është në gropë fiskale. Por Berisha theksoi se qeveria e tij do të mbajë premtimet e dhëna katër vjet më parë, kur fitoi mandatin e dytë qeverisës. Në mbledhjen e sotme pritet që qeveria të miratojë sërish vendime të rëndësishme për sa u përket reformave të ndërmarra në fillim të këtij viti, kur Berisha premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve si edhe rritjen e lehtësirave fiskale për bizneset në vend.


POLITIKË • E mërkurë 10 korrik 2013

TIA: GJYQËSORI, PARTITË DHE SHËNDETËSIA MË TË KORRUPTUARAT

Korrupsioni në Shqipëri shënon rritje në dy vjetët e fundit

05

Pikat e raportit të TIA • Më shumë se 1 në 2 persona në botë mendojnë se korrupsioni është përkeqësuar gjatë dy vjetve të fundit • Një kampion prej 999 personash me një shpërndarje përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë është anketuar në periudhën shtator 2012–mars 2013. • 66 % e shqiptarëve mendojnë se është rritur, 25 % se ka qëndruar i pandryshuar dhe 9 % mendojnë se ka pësuar rënie.

Ervin Koçi

K

• Barometri ka treguar se në shumë vende institucionet e krijuara për të luftuar korrupsionin dhe krime të tjera janë vetë jo të besueshme. • Në një shkallë nga 1 në 5 (1 = aspak të korruptuara; 5 = shumë të korruptuara), institucionet më të korruptuara në Shqipëri mendohet të jenë gjyqësori dhe sistemi shëndetësor (4.3 pikë), të ndjekura nga partitë politike, sistemi arsimor, legjislativi, policia etj.

BE, Lituania prezanton prioritet

“Të pamundurën që Shqipëria të marrë statusin” Presidenca lituaneze e Bashkimit Europian prezanton prioritetet e saj, duke u fokusuar edhe te rajoni i Ballkanit. Ministri i Jashtëm lituanez Linas Antanas Linkevicius deklaroi gjatë një prezantimi në Parlamentin Europian se Lituania do të bëjë gjithçka për të mundësuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe për t’i mundësuar Maqedonisë hapjen e negociatave. Shefi i diplomacisë lituaneze ka deklaruar se mundësia për të pasur progres në këtë drejtim është nëpërmjet formacionit të progresit të reformave në Shqipëri. Ministri Linkevicius gjithashtu ka bërë të ditur se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit. “Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë e angazhuar fort për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan”, - deklaroi ministri i jashtëm lituanez. “Ne do të jemi të paanshëm, por në të njëjtën kohë konstruktivë dhe proaktivë,” - tha kreu i diplomacisë lituaneze, duke vënë në dukje se së shpejti do të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën. Deklaratat e ministrit lituanez rritin edhe më shumë shpresat që Shqipëria brenda këtij viti të marrë statusin e vendit kandidat dhe më pas të hapë negociatat për t’u anëtarësuar plotësisht.

• Në 51 vende të botës partitë politike shihen si institucioni më i korruptuar. 55 % e të anketuarve mendojnë se qeveritë e tyre drejtohen nga interesa të veçanta private.

“Transparency International Albania” në raportin e saj u bën apel autoriteteve shtetërore në të gjithë vendet e anketuara që të sigurojnë institucione të pavarura, të forta dhe me kapacitete të mjaftueshme për të parandaluar korrupsionin. Miliona njerëz dëmtohen kur këto institucione themelore dhe shërbime bazë minohen nga pasojat shkatërruese të korrupsionit.

Në Shqipëri sondazhi është zhvilluar në një kampion prej 999 personash me një shpërndarje përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë. Anketimet janë bërë në periudhën shtator 2012-mars 2013 nga “Gallup International” përmes zyrës lokale të “Balkan British Social Surveys” dhe mbi këtë kampion është nxjerrë rezultati për nivelin e korrupsionit në vend.

Korrupsioni

• Në Shqipëri 58 % e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit kanë qenë joefektive, 30 % as efektive, as joefektive dhe vetëm 12 % janë të mendimit se kanë qenë efektive.

Sondazhi

për të luftuar korrupsionin ishin efektive. Ky tregues ka rënë në 22 %. Sipas raportit të TIA-s, në Shqipëri 58 % e të anketuarve mendojnë se veprimet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit kanë qenë joefektive, 30 % as efektive, as joefektive dhe vetëm 12 % janë të mendimit se kanë qenë efektive. Nga ana tjetër, pyetjes në besojnë se njerëzit e zakonshëm mund të sjellin ndryshim në luftën kundër korrupsionit 59 % e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor mendojnë se po, ku nivele të larta vihen re për Shqipërinë dhe Kosovën. Respektivisht 75 % dhe 79 % e të anketuarve besojnë se njerëzit janë kontribuuesit kryesorë të ndryshimit për ta luftuar fenomenin. Por vetëm 51 % e shqiptarëve priren të denoncojnë një rast korruptiv, nisur nga arsyeja e një besimi të ulët tek institucionet, duke menduar se rasti nuk do të gjejë zgjidhje, 50% ose duke pasur frikë nga pasojat e denoncimit 26%.

Apeli

orrupsioni gjatë dy vjetve të fundit është rritur në vendin tonë. Këtë gjë e pohon organizata “Transparency International Albania” në raportin e saj për barometrin global të korrupsionit. Në raportin TIA thekson se korrupsioni në Shqipëri është rritur më shumë në sektor si shëndetësia, arsimi, gjyqësori, partitë politike etj. Nga anketimet e bëra rezulton se 65 për qind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni gjatë dy vjetve të fundit ka shënuar një rritje në vend, dhe kjo sipas tyre lidhjet me ndikimet e krizës globale. Në një shkallë nga 1 në 5 (1 = aspak të korruptuara; 5 = shumë të korruptuara), institucionet më të korruptuara në Shqipëri mendohet të jenë gjyqësori dhe sistemi shëndetësor (4.3 pikë), të ndjekura nga partitë politike, sistemi arsimor, legjislativi, policia etj. “Qeveritë duhet ta vlerësojnë në mënyrë serioze këtë thirrje të qytetarëve kundër korrupsionit dhe të përgjigjen me veprime konkrete për rritjen e niveleve të transparencës e përgjegjshmërisë”, – thekson Huguette Labelle, drejtoreshe e bordit të “Transparency International”. Vlerësimet e njerëzve mbi përpjekjet e liderëve të tyre për të ndaluar korrupsionin janë më keq se përpara fillimit të krizës financiare në vitin 2008, kur 31 % e të anketuarve mendonin se përpjekjet e qeverive të tyre

»

Më shumë se 1 në 2 persona në botë mendojnë se korrupsioni është përkeqësuar gjatë dy vjetve të fundit, sipas sondazhit më të madh botëror të opinionit publik mbi korrupsionin nga “Transparency International”. Megjithatë, personat e anketuar besojnë se mund sjellin ndryshime përmes vullnetit popullor për t’u dhënë fund aferave korruptive dhe jo nëpërmjet vullnetit të qeverive.

VIJON FUSHATA BRENDA PD-SË, BASHA U JEP PRIORITET ANËTARËVE

“Anëtarët do të vendosin për kandidatët për deputet” Programi i kryebashkiakut: Kryesocialistin sërish në opozitë Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike para anëtarëve të kësaj partie në njësitë bashkiake nr. 8, 9 dhe 10 në kryeqytet. Basha ka theksuar në këtë takim vizionin e tij të drejtimit të PD-së se anëtari i kësaj partie do të jetë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. “Zëri i anëtarit do të dëgjohet në përzgjedhjen e kandidaturave drejtuese e kandidatëve për deputetë, drejtuesve vendorë etj. Çdo anëtar i Partisë Demokratike që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri te përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri te përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju

garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do t’i kthejmë pushtetin PD-së”, - u shpreh Basha. Krybashkiaku theksoi më tej se demokratët nën drejtimin e tij do t’u kthejnë shpejt shqiptarëve mazhorancën morale, pasi mazhoranca e re dëshmoi

se është kundër interesit të qytetarëve dhe është vetëm mazhorancë pazaresh. “Përballemi sot me një mazhorancë që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive

publike të shqiptarëve. PD-ja duhet të jetë gati t’i përgjigjet si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”, - theksoi ai. Kandidati për të drejtuar demokratët në betejat e ardhshme elektorale ka theksuar se në themel të fillimit të ri qëndron evidentimi i plotë i kontributeve të anëtarëve të PD-së dhe vlerësimi i përhershëm të këtij kontributi. “Analiza duhet dhe do të fillojë me evidentimin e plotë të kontributit të anëtarësisë së PD-së ndër vite. Nuk ka dhe nuk mund të ketë një fillim të ri pa bërë të mundur që gjithçka që anëtarët e PD-së japin dhe kanë dhënë ndër vite të evidentohet dhe të kthehet në një kapital të çmuar për forcën tonë politike dhe jo të harrohet në krye të çdo fitoreje”, - theksoi Basha.


06

« SOCIALE

E mërkurë 10 korrik 2013 •

ZHURMA AKUSTIKE E KRYEQYTETIT LË PA GJUMË BANORËT

Grupet e kontrolleve punojnë me interes, pronarët e lokaleve ankohen Erta Bode

ANKESAT

Z

hurma akustike është makthi veror që kalojnë banorët e kryeqytetit gjatë natës. Pubet dhe lokalet me muzikë të lartë, po ashtu lokalet me muzikë live krijojnë një zhurmë tmerruese akustike, e cila nuk lë askënd të flejë, për më tepër shqetëson një numër të lartë banorësh. Në fillim të muajit maj u ngritën grupet e kontrollit për të vënë gjoba ndaj bizneseve të natës që do të thyenin rregullin e zhurmave. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar dy muaj, vazhdon të jetë e njëjta situatë kritike, ku për më tepër pronarët kanë filluar të ankohen. Shqetësimi i radhës është se si kudo në Shqipëri funksionon miku dhe leku. Pronarët thonë se grupet e kontrollit u kërkojnë nga 15000 lekë në natë për të lejuar muzikën e tyre dhe për të bërë sikur nuk kanë shkuar në këtë bar dhe kjo vetëm për një natë. Ndërkohë natën që pason ose duhet sërish të korruptosh grupin e kontrollit, që e kërkon vetë këtë shumë lekësh, ose do të mbyllësh lokalin. Zgjidhja tjetër është të ulësh muzikën sa mos të dëgjohet fare jashtë. Mirëpo pronarët tregojnë se shumë prej bizneseve që kanë mbështetje të madhe nga figura të njohura politike, që kanë disa miq në pozitë, mbahen me hatër duke u lejuar të qëndrojnë të hapur derisa festa që ata organizojnë të mbarojë, kjo pa asnjë shumë lekësh, thjesht me një telefonatë dhe me ndere reciproke, që zgjidhen mes miqsh. Por të dyja këto i vuajnë banorët e Tiranës, të cilët mbeten pa gjumë për shkak të muzikës së lartë, që nuk pushon deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë grupi i kontrollit raporton çdo ditë gjobat që vë mbi subjektet që krijojnë ndotje

Banorët e Tiranës ankohen gjithandej për zhurmën akustike që ka kryeqyteti pas orës 24:00 të natës. Madje, banorët që janë afër ndonjë pubi apo muzike live shprehen se jeta e tyre është bërë pothuajse e pa përballueshme, sepse nuk arrijnë të flenë natën. “Një zhurmë shqetësuese në atë orë të vonë të natës, që të pengon të flesh. Kaloj më shumë se 2 orë i shtrirë në shtrat derisa mendja të më humbasë dhe veshët mos ta dëgjojnë më muzikën. Ky mbetet një problem shumë i madh për fëmijët”, - thotë një banor me shtëpi në një apartament ku kati i parë është pub.

akustike, por pronarët zbulojnë sekretin se gjobat u vihen vetëm pronarëve që s’kanë miq dhe që nuk pranojnë të paguajnë 15000 lekë në natë për grupin e kontrollit. “Shfrytëzimi i detyrës që i është caktuar grupit të kontrollit për të mbajtur në balancë zhurmën akustike është një vepër penale dhe për këtë duhet të dënohen”, thotë njëri nga pronarët e lokaleve, i cili ka vuajtur këtë formë mbarëvajtjeje. Ndërkohë ata që s’duan t’ia dinë fare për këto lloj pune janë banorët, të cilët gdhijnë netët pa gjumë dhe për të cilët nuk mendon askush.

ANKESAT Gjithashtu një problem shqetësues në stinën e verës kthehen dhe dasmat, për të cilat shqiptarët e kanë ende traditë të bëjnë aheng dhe gjithë lagja rri pa gjumë. Banorët kanë ankesa dhe disa prej tyre i shikojnë si të pazgjidhshme, sepse askush nuk mund të ndalojë tjetrin për dasmën si dhe për muzikën me volum të lartë që ai vendos. Kjo situatë është të shtunën e të dielën në lokalet e prenotuara për dasma, ku muzika depërton jashtë ambientit.

MATURANTËT KANË TË DREJTËN E BALLAFAQIMIT ME KORRIGJIMIN

Provimi i korrigjuar merret për 400 lekë Ballafaqimi me vlerësimin nuk ndikon në rezultat Maturantët në Shqipëri, ashtu si çdo vit, edhe kësaj here kanë të drejtën të kërkojnë kopjen e vlerësuar të testit. Kjo kopje do të lëshohet në dorën e tyre për 400 lekë, edhe pse procedura e kërkimit të kësaj kopje është pak e gjatë. Ministria e Arsimit ka njoftuar për maturantët se kushdo që kërkon të shikojë se si është bërë vlerësimi i testit të tij ka të drejtën të kërkojë një kopje vetëm për dy lëndët me detyrim: matematikë dhe letërsi. Këhstu, maturanti duhet të shkojë në drejtorinë e shkollës dhe të bëjë një kërkesë me shkrim për të kërkuar kopjen e testit të vlerësuar, e cila nga drejtori ose drejtoresha do të dorëzohet në drejtorinë arsimore të rrethit përkatës, që pasi pret të mblidhen të gjitha kërkesat i dorëzon ato në AKP bashkë me mandatin e arkëtimit prej 400 lekësh. AKP-ja njofton drejtorinë arsimor se kur do të marrin përgjigje këta maturantë. Pra, koha e saktë i njoftohet drejtorit të shkollës dhe maturanti duhet të jetë vigjilent dhe

të shkojë pothuajse çdo ditë në shkollë për të marrë lajmin e saktë. Ndërkohë kopja e testit të korrigjuar dhe vlerësuar do të kalojë sipas hierarkisë nga drejtoria arsimore në dorë të maturantit. Ky i fundit ka të drejtë të kontrollojë korrigjimin që i është bërë në bazë të përgjigjeve on-line që ka nxjerr MASH për provimet, por e gjitha kjo procedurë është thjesht një informacion për maturantin, sepse nuk i lejon atij të kërkojë ndryshimin e rezultatit që tashmë është shpallur. Kështu që i gjithë ky shërbim është vetëm për një informacion të maturantit qoftë për t’u përballur me gabimet e tij, qoftë për të parë mënyrën se si janë korrigjuar testet, qoftë për maturantët që kanë marrë vlerësimin me notë 10 absolute dhe duan ta kenë kujtim atë. Ndërkohë kjo u shërben edhe mësuesve të lëndëve përkatëse që me ndihmën e maturantëve me një kopje të kopjes zyrtare që ata do kenë, të ruajnë pyetjet e kësaj mature për një shembull për maturën e vitit të ardhshëm.

Mbetjet e fushatës elektorale

Fillon pastrimi i kryeqytetit, ndërsa rrethet asnjë shenjë Kryeqyteti po zhvishet ngadalë nga ngjyrat me të cilat u vesh gjatë fushatës elektorale. Ka dy ditë që nëpër rrugët dhe lagjet e Tiranës po kryen misione për të hequr posterat e ngjitur, kandidatët e lënë nëpër mure, flamurët e varur dhe shiritat gjithashtu. Faktikisht është hera e parë që kjo iniciativë ndërmerret, madje në një kohë kaq të shkurtër pas zgjedhjeve. Vetëm dy javë pas tyre Bashkia e Tiranës ka angazhuar grupet për të pastruar mbetjet e fushatës elektorale, që tashmë nuk i duhen askujt. Mirëpo rrethet vazhdojnë të jenë të mbushur me numra, ngjyra, flamurë, kandidatë të ngjitur nëpër mur dhe nuk dihet se sa do të rrinë ashtu. Ndërkohë kjo situatë në Tiranë duket se do të marrë fund së shpejti, duke treguar për herë të parë një përgjegjshmëri mbi atë që bëhet për të sjellë sërish imazhin e qytetit. Kështu ato nuk do të krijojnë mbeturina në rrugët e kryeqytetit dhe nuk do të jenë më imazhe lodhëse në sytë e banorëve, të cilët e ndienin vërtet shqetësim këtë fakt. Bëhet e ditur gjithashtu se këtë angazhim e ka marrë Bashkia,

ndërkohë që ngjitjen e posterave, varjen e flamujve si dhe të shiritave e bënë militantët e partive të caktuara, duke hapur një tjetër punë, që kërkon kohë për t’u ndrequr. Gjithashtu posterta po hiqen në orët e vona të mbrëmjes për të mos shkaktuar incidente gjatë orëve të ditës, kur ka më shumë kalimtarë në rrugë, si dhe për të mos prishur qetësinë e tyre. Sa u përket rretheve, duket se banorët e tyre janë mësuar me imazhin e gjatë paselektoral që merr secili qytet, pasi bashkitë e rretheve asnjëherë nuk kujtohen për të pastruar atë katrahurë ngjyrash e numrash që bëhet gjatë fushatës. Përpos bashkisë as kandidatët e partive politike nuk marrin parasysh të zhbëjnë dëmin që kanë bërë, duke prishur kështu imazhin e qytetit dhe për të lodhur shikimin e banorëve.

Të pastrohen herë pas here

ISHP: Uji i depozitave, i dëmshëm për shëndetin Uji është kthyer në një problem jetësor në gjithë Shqipërinë, pasi shumë infeksione të brendshme në organizëm shfaqen nga papastërtitë e tij. Për elementin primar të jetesës shqiptarët nuk kanë siguri, sepse nuk dinë se si janë burimet, sa filtrohen dhe nuk dinë se ç’ujë rrjedh në çezmat e tyre. Raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik ka bërë me dije se uji i depozitave në banesat e çdo shqiptari është një rrezik i lartë për shëndetin. Duke qenë se burimet e ujit të pijshëm që vijnë në shtëpi nuk kanë pastërtinë maksimale, depozitat që mbajnë për ujë 24 orë banorët rrezikojnë shëndetin e tyre. Duke ditur se me ujin e tyre pjesa më e madhe e familjeve gatuajnë, ISHP u kërkon familjarëve t’i pastrojnë depozitat dhe

pas pastrimit do të kuptojnë pse duhet bërë kjo. Ndërkohë edhe larja e dhëmbëve me ujin e depozitave shkakton probleme në shëndet, pasi uji ka shumë papastri, të cilat nuk shmangen dhe në kontakt me dhëmbët mund të krijojnë infeksione në organizëm. Pothuajse të gjithëve u ka ndodhur që gjatë reshjeve me orar të zgjatur ujë në çezmë të vijë i turbull, duke mbartur dhe, mirëpo ajo shtresë dheu akumulohet brenda në depozitë, duke shtuar baterie të tjera aty. Kështu ky ujë që përdoret për gatim kur zihet i humb bakteret e tij, por prapë ka një shtrese gëlqerore, e cila i jep një ngjyrë të verdhë të lehtë dhe po të nuhatësh uji i zier ka një erë. Për këtë arsye specialist të ISHPsë këshillojnë banorët të pastrojnë depozitat.


EKONOMI • E mërkurë 10 korrik 2013

“CEZ Shpërndarje” shlyen 181 milionë dollarë borxhe

Detyrimet

Matësat

Për Dollapin është zgjidhur tashmë edhe ccëshjta e kompanive të kontraktuara për të mbledhur detyrimet e prapambetura. Me një prej kompanive, çwshtja po shqyrtohet në arbitrazh. Sipas Dollapit, ka pasur mungesë dhe kufizime energjie në zona të caktuara, mungesa të bazës materiale, investimeve të domosdoshme për kapërcimin e situatës, mungesa e shërbimit në sektor, tregues të ulët arkëtimi, nivel të lartë humbjesh, numri i lartë i ankesave, mungesë kontrolli në ccdo sektor, abuzime të mëdha në raport me qytetarët, mosregjistrim i të dhënave që jepte efekte negative financiare dhe për qytetarët, marrëdhënie të acaruara me institucionet shtetërore, komuna e bashki. Dollapi cilësoi si mungesa të mëdha problemet që lidheshin me financat e kompanisë, mes të cilave, nivel i lartë i detyrimeve të vjetra, humbje të larta, problemet me sistemin IT, vartësi dhe pasiguri të tij.

ankesa, nga të cilat 2595 i përkasin vititi 2012 dhe 866 vitit 2013, por që kanë të bëjnë me faturat e një viti më parë. Nga këto 3165 ankesa të konsumatorëve janë zgjidhur. Dollapi reshtoi një sërë angazhimesh që nga muaji janar, kur mori në dorëzim drejtimin e kompanisë së Shpërndarjes. Ndër to janë vlerësimi për situatën e kompanisë, evidentimi i problemeve që kishin të bënin me vizionin, shërbimin

SHIFRA E AFARIZMIT

në furnizim me energji tek abonentët, mungesat e mëdha në furnizimin me energji në 186 zona mjaft problematike. Kritikat Duke iu referuar 11 kompanive që mblidhnin debitë e “CEZ Shpërndarje” në këmbim të përfitimeve nga 23 në 54 për qind të shumës së akumuluar, e që në total llogaritet në 12 milionë dollarë, administratori i CEZ

thotë se këto marrëveshje janë ndërprerë. Duke iu referuar kërkesës së ERE për importin e energjisë, administratori i “CEZ Shpërndarje” sqaroi se gjatë muajve prill, maj, qershor nuk është importuar për shkak se KESH kishte mbiprodhim si pasojë e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit. Importi i energjisë, sipas zotit Dollapi, pritet të nisë në muajin gusht, shtator.

FORCAT E PUNËS

Importi

K

ompania me kapital shtetëror “CEZ Shpërndarje” ka shlyer 181 milionë dollarë detyrime, që kompania private “CEZ Albania” u kishte palëve të treta, nga 208 milionë euro që është në total borxhi i trashëguar. Administratori Sahit Dollapi gjatë prezantimit të situatës në këtë kompani për 5 muajt e fundit, theksoi se kompania ka përmirësim të ndjeshëm, ka ulur nivelin e arkëtimeve dhe ka realizuar performacë më të mirë. Dollapi tha se në periudhën Janar-Maj në 5 muaj u rrit niveli i arkëtimit të faturave të energjisë. “Ndërsa në janar arkëtimet ishin 47.8% , në maj arritën 82.6% me një përmirësim të ndjeshëm. Kurse humbjet nga 44.6% që ishin në muajin Janar, arritën në fund të Majit në 51%, objektivin e kemi të arrijnë në 42%”, tha Dollapi. Niveli i humbjeve në rrjet zbriti nga 51 në 44%, ndërsa po e paguajnë energjinë 85% e konsumatorëve. Situata e pagesave Dollapi theksoi se, tashmë është krijuar strukturë efiçente, që u shërben dhe afron shërbim me standarde për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Sipas tij, me nisjen e pagesave kundrejt KESH, OST-së dhe furnizuesve të tjerë privatë, bilanci fianciar i “CEZ Shpërndarje” ka filluar të përmirësohet. Lidhur me nivelin e humbjeve në rrjet, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, administratori Dollapi bëri me dije se, krahasuar me vitin e kaluar humbjet kanë ardhur në rënie. Ndërkohë, që sërish synohet ulje e nivelit të tyre. Ndërkaq, sipas Dollapit, në total janë regjistruar 4031

Defektet

DOLLAPI: NIVELI I HUMBJEVE 44%, PAGUAJNË 85% E KONSUMATORËVE

“Në këto 5 muaj vendosëm kontrollin në gjithë territorin e vendit, siguruam bazën materiale për defektet, pasi 186 zona ishin me mungesë energjie nga ky shkak, kryem riparime emergjente me investime në mirëmbajtje në zonat problemore. Ne përcaktuam targetet për nivelin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimit me një program dhe grupe pune, nisëm ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme”, tha Dollapi. Deri në muajin Maj janë vendosur mbi 21 mijë matësa të rinj dhe janë kontrolluar mbi 25 mijë matësa të tjerë. Në këto 5 muaj, “CEZ shpërndarja” ka arritur përmirësim financiar në kompani, dhe ka ulur ndjeshëm shpenzimet jo rentanbël. “Shpenzimet janë ulur me rreth 12 milionë dollarë, që kanë shkuar për investime dhe përmirësimin e infrastrukturës së kompanisë”, theksoi Sahit Dollapi. Lidhur me problemin e importit të energjisë elektrike, si detyrim që kjo kompani ka për të përballuar nivelin e humbjeve të energjisë, ai pohoi një proces jo të vijueshëm. “Në muajt Janar dhe Shkurt ne blemë energji për mbulimin e humbjeve nga importi dhe nisur nga nga situata hidrike në vend, vijuam me të njëjtin proces, blerje importi dhe nga vendi”, tha kreu i Shpërndarjes.

TREGTIA E JASHTME

INSTAT: Sektori i ndërtimit Rritet punësimi në privat, vijon rënien në tremujorin sektori shtetëror nuk ka e parë me 12,4 për qind pësuar ndonjë ndryshim

Rriten eksportet “Made In Albania”, importet bien me 24 për qind

I

E

ndekset e shifrës së afarizmit të deflatuara, në tremujorin e parë 2013, në ekonominë gjithsej në fushat e mbulimit të vrojtimit, paraqesin një rritje prej 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por krahasuar me tremujorin paraardhës, rënia e ekonomisë gjithsej është 16.8 për qind. Në sektorin e Ndërtimit, indeksi i shifrës së afarizmit i deflatuar në tremujorin e parë 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm ky tregues është rritur 2.3 për qind. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rënie 12.4 për qind. Indekset e tremujorin e parë 2013 pasqyrojnë në Industri rritje prej 12.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin paraardhës ka një rritje prej 1.2 për qind. Në Industrinë Nxjerrëse ky tregues paraqitet me rritje 26.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tremujorin e parë 2013 ka një rritje prej 6.9 për qind. Në Industrinë Përpunuese, indeksi paraqitet me rritje 8.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

G

jatë tremujorit të parë 2013 forca e punës është 1,109,207 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 12.8%. Sipas të dhënave administrative për punësimin, në tremujorin e parë 2013, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor është 280,968 persona. Punësimi në këtë sektor u rrit me rreth 1% krahasuar me tremujorin e katërt 2012, dhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor është rritur me 7.2%. Ndërsa punësimi në sektorin shtetëror nuk pësoi ndonjë ndryshim. Sipas vlerësimeve të marra nga anketa e forcave të punës 2011, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat bujqësor është 522,300 persona. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të parë 2013 është 141,939 ku 5.9% e tyre përfituan pagesë papunësie. Niveli bazë i pagesës së papunësisë sipas vendimit të qeverisë të 3 gushtit 2011 është 6,850 lekë. Vlera mesatare e ndihmës së pjesshme ekonomike është 3,390 lekë, ndërsa vlera e ndihmës ekonomike të plotë është 4,195 lekë.

ksporti i mallrave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, arriti në 53,293 milionë lekë ose 5.5 për qind më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2012 dhe 17.3 për qind më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Importi i mallrave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, arriti në 105,715 milionë lekë ose 24.1 për qind më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2012 dhe 11 për qind më pak se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Përqindja e mbulimit të eksporteve nga importet, në tremujorin e parë të vitit 2013 ishte 50.4 për qind. Gjatë këtij tremujori, 30.9 për qind të totalit të eksporteve dhe 10.8 për qind të importit, e zuri grupi “Teksile dhe këpucë”. Importi i grupit “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” shënon 18.9 për qind ndaj totalit të importit. Partnerët kryesorë tregtarë, gjatë këtij tremujori vazhduan të jenë Italia dhe Greqia, me të cilat është kryer respektivisht 35.6 për qind dhe 10.4 për qind e importit dhe 48.6 për qind dhe 2.8 për qind e eksportit. Me vendet e Bashkimit Evropian është kryer 80.9 për qind e eksporteve dhe 66.9 për qind e importeve.

»

07

ANKANDI 25,4 miliardë lekë

Bonot, rekordi më i ulët historik 5.35% Banka e Shqipërisë organizoi ankandin për shitjen e bonove të thesarit me një vlerë prej 25.4 miliardë lekësh. Qeveria ka kërkuar hua nga bankat, ku 65% do të mbështetet nga Banka e Shqipërisë. Janë afruar për shitje 9 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12-mujor dhe 16.4 miliardë lekë bono me afat maturimi 6-mujor. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se qeveria e merr këtë hua për të shlyer borxhet e saj. Kjo është shuma më e madhe që shpallet për shitje në një javë të vetme, që nga janari 2013, ku u nxorën për shitje rreth 27 miliardë lekë bono. As niveli i rekord i borxhit publik dhe as kërkesa e lartë e qeverisë për para nuk e kanë ndalur rënien e interesave të bonove të thesarit. Në ankandin e sotëm bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5.35% duke shënuar një tjetër rekord historik. Që nga fillimi i vitit, interesi i bonove 12-mujore ka rënë me 1.35 përqindje. Interesat ranë edhe në ankandin për bonot me maturim 6-mujor, që u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5.3%, nga 5.51% që ishte interesi në ankandin e mëparshëm. Qeveria mori një shumë totale borxhi prej 25.4 miliardë lekësh, ndërsa oferta për financim ishte sërish mjaft e lartë, në vlerën e 30.5 miliardë lekëve. Një ndikim të rëndësishëm stabilizues, sidomos në ankandin e bonove 6-mujore, pati pjesa e lartë e Bankës së Shqipërisë, që financoi me ofertë jokonkurruese mbi 93% të shumës prej 16.4 miliardë lekësh, duke përballuar edhe barrën kryesore, rifinancimin e borxhit të maturuar. Tregu financiar vazhdon të shfaqë ofertë të lartë për të financuar borxhin publik, pavarësisht nga përkeqësimi i ndjeshëm i treguesve fiskalë. Për pesëmujorin e këtij viti deficiti ishte 50% më i lartë se planfikimi i buxhetit dhe e gjithë kjo shumë është mbuluar me huamarrje në tregun e brendshëm.


08

« AKTUALITET

E mërkurë 10 korrik 2013 •

DASMAT, BIZNESET TË KËNAQUR ME MUAJT E SEZONIT VEROR

Durrës, 1230 çifte emigrantësh pronotojnë martesën në lokale Artur Ajazi migrantët që kanë ardhur me pushime kanë vendosur të konsumojnë shumë para, për festa, martesa dhe blerje mallrash. Një numër i paparë dasmash në këtë sezon në Durrës, mbetet vetëm një prej bilanceve, kur në qytetin bregdetar vërshojnë emigrantët e ardhur nga vende të ndryshme . Emigrantët, shumica të fejuar, shfrytëzojnë sezonin veror për të bërë dasmat e tyre, por edhe për të blerë apartamente, mobiluar shtëpitë e tyre, dhe për t’u kujdesur për shëndetin e tyre dentar. Por edhe sipas stomatologëve në Durrës, shumica e emigrantëve shfrytëzojnë sezonin veror për të vënë e riparuar dhëmbët pasi në perëndim vlera e këtij shërbimi arrin shifra mjaft të larta në një kohë kurse tek ne aplikohen çmime krejt të ndryshme. Në këto kushte të vetmit që ende nuk shkojnë me pushime janë personelet e restoranteve, dentistët, orkestrat e dasmave, kameramanët dhe gratë që shërbejnë nëpër sallonet e bukurisë. Padyshim këto janë ndër bizneset që ja shohin më tepër leverdinë stinës së nxehtë. Për këto 2 muaj pushimi, në të gjithë Durrësin, janë pronotuar martesat për afro 1230 çifte, pjesa dërmuese e të cilëve janë emigrantë në vende të ndryshme të Evropës. Natyrisht po kaq është numri i nuseve që pritet të dalin nga sallonet e bukurisë. Milionat për dasma Sezoni veror 2013 në Durrës ka prenotuar shumë dasma, kurse muzika e tyre prej javësh po dëgjohet në

E

I mituri ishte me bashkëmoshatarët

Durrës, mbytet 12-vjeçari në lumin Erzen, shkak gropat thithëse Një fëmjë 12-vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Erzen, në veri të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12 e 30 teksa 12-vjeçari E. Alla ka qënë duke u larë me bashkëmoshatarë të tij në brigjet e lumit, rreth 100 km larg qytetit bregdetar te Durresit. I mituri nga fshati Jubë paraditen e djeshme i është drejtuar lumit Erzen për plazh, me disa shokë, por pasi është futur në ujë, nuk ka mundur dot të dalë më prej andej. Fëmijët e tjerë kanë lajmëruar banorë të fshtatit dhe policinë, e cila u nis në vendngjarje, duke nisur edhe kërkimet në lumë për trupin e 12-vjecarit, i cili u gjet nga banorët e zonës rreth orës 13 e 20 rreth 200 metër larg vendit ku ishte mbytur. Policia bëri me dije se u lajmëruan e dhe polumbarët e forcave RENEA, por trupi i vogëlushit është gjetur disa metra larg vendit ku u zhduk. Paraprakisht dyshohet se shkak i mbytjes së të miturit është bërë tërheqja e trupit të tij nga gropat thithëse, të cilat janë të shumta në lumin Erzen. Lumi Erzen njihet për rezikshmëri për shkak të gropave thithëse dhe policia shpesh i ka bërë thirrje banorëve të bëjnë kujdes të mos lahen në këtë lumë. Por ndryshe nga të rritur ky apel shpesh herë nuk është marrë parasysh nga fëmijët, të cilët në mungesë të prindërve zgjedhin të lahen në këtë lumë.

Hetohej nga dhjetori i vitit të kaluar

Prangoset nga policia, durrsaku shiste drogë në rrugët e Beratit

drekë dhe në darkë. Një situatë të tillë ka çdo vit Durrësi, pasi ka mbi 80 mijë emigrantë jashtë vendit, si në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër e gjetkë. Dasmat kanë hapur punë për restorantet e njohura, për sallonet e bukurisë, për orkestrat e dasmave, për kameramanët e për të tjerë biznese që lidhen me organizmin e dasmave. Çiftet e reja deklarojnë se kanë zgjedhur vendin e tyre për t’u martuar për shkakun se në vendet ku ata janë rezidentë e kanë të pamundur një gjë të tillë, pasi dasmorët nuk kanë viza për të udhëtuar

jashtë vendit. Në përgjithësi biznesi në Durrës shprehet i kënaqur deri tani nga sezoni i ri veror 2013. Një tjetër sektor i biznesit, ai shëndetësor, mezi e pret stinën e verës. Ka vite që emigrantët shfrytëzojnë pushimet e verës për të riparuar dhëmbët e kryesisht për të vënë ura e proteza. Në Durrës një dhëmb porcelani kushton nga 8 mijë deri 10 mijë lekë të rinj, ndërsa një dhëmb i cilësisë më të lartë deri 20 mijë lekë. Ndërkohë jashtë vendit ky shërbim është nga 7 deri 10 herë më i lartë se tek ne. Kjo ngjet se stomatologët tanë

furnizohen me shumicë me materiale dentarë kryesisht dhëmbë dhe kunja platini për implantime nëpër laboratorë jashtë vendit. Çmimet në të tilla raste janë disa herë më të lira se sa kur gjenden me pakicë si dorë e dytë. Janë me mijra dhëmbët e protezat e vëna nëpër klinikat dentare të Durrësit në çdo stinë vere, janë miliona lekë të harxhuara nga emigrantët. Emigrantët e fejuar shfrytëzojnë sezonin veror për të bërë dasma. Të tjerë i shfrytëzojnë pushimet për të riparuar dhëmbët, pasi në perëndim vlera e këtij shërbimi arrin shifra mjaft të larta.

BERAT - Seksionit Kundër Narkotikeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat ka realizuar operacionin policor të koduar “ DYRRAHU” ku u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit R. Taqe, 35 vjeç, banues në qytetin e Durrësit. Burimet policore bënë me dije se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 03.07.2013 me vendimin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal. Po të njëtat burime thanë për gazetën se hetimet rreth veprimtarisë së tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, kanë filluar në muajin Dhjetor 2012 nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Berat dhe janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të këtij qyteti. Po të njëtat burime nëpërmjet deklaratës për shtyp pohuan se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjatë arrestimit një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të tipit heroinë e ndarë në 121 doza si dhe 2 telefona celularë. Por gjatë ditës së djeshme nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore janë kryer veprimet e para hetimore dhe dosja me materialet përkatëse iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Aksioni për prishjen e ndërtesave është i ndarë në tre faza, në listë 130 objekte

Fillon shembja e ndërtimeve pa leje në Vlorë Fillon shëmbja e ndërtimeve pa leje në bregdetin e jugut. Objektet e para që u shemben ditën e djeshme ishin në zonën e Jonufrës në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave nga terreni, janë rreth 130 ndërtime pa leje që janë duke u shembur në një aksion të përbashkët mes INUK, Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit. Shembja e ndërtimeve pa leje, ka nisur mëngjesin e djeshëm, me 7 objektet e para. Bëhet fjalë për banesa, që shfrytëzohen për pushime, pjesa më e madhe e të cilave kanë nisur të ndërtohen ditët e fundit. Nën/kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, ka bërë të ditur se aksioni në Jonufër do të vijojë edhe ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për

fazën e dytë të aksioneve për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, ndërkohë që pritet një fazë e tretë, që do të përqendrohet vetëm në shembjen e ndërtimeve buzë detit. “Kjo është faza e

dytë e këtij operacioni, pasi po prishen objektet e ndërtuara në pjesën e sipërme të rrugës, pra jo ato pranë plazheve. Kjo nuk do të thotë se objektet e ndërtuara pranë plazheve do të shpëtojnë, përkundrazi

ato janë pjesë e fazës së tretë të shembjes dhe ne jemi të vendosur që të shëmbim çdo ndërtim të bërë pa leje nga ana e qytetarëve”, deklaroi Musta. Ky aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje vjen disa ditë pas mesazhit të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, drejtuar subjekteve që kanë ngritur ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, “për të mos hedhur në det paratë e tyre”. Në takimin e dy ditëve më parë të Ramës, me krerët e komunave dhe bashkive të qarkut Vlorë u diskutua për planin e zhvillimit të qarkut dhe hapjen e konkursit ndërkombëtar për hartimin e këtij plani, si dhe aksionet e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet.

Drejtuesit ankohen për konkurrencën

Elbasan–Tiranë shkurtohet distanca, por nuk ulen çmimet Ndërtimi i rrugës së re Elbasan-Tiranë dhe shkurtimi i distancës nuk është reflektuar ende në uljen e çmimeve nga ana e drejtuesve të furgonave-taksi. Një shqetësim i tillë vjen nga qytetarët, të cilët për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë shpesh drejt kryeqytetit. “Mendoj se çmimet duhet të ulen sepse rruga është shkurtuar”, thotë një udhëtare. “Po, duhet të ulen. Ku kemi lekë neve”, thotë një tjetër udhëtare e moshuar. Drejtuesit e taksive shprehen se e kanë të pamundur uljen e çmimit të biletës në momentin kur konkurrenca e pandershme po bllokon krejtësisht aktivitetin e tyre. “Rruga është shkuartar vetëm 10 km dhe po të llogarisim konkurrencën e pandershme, trafikun në hyrje të Tiranës çmimi udhëtimit nuk mund të ulet, pasi kjo do të thotë që ne të mbyllim furgonat e të shkojmë në shtëpi të papunë”. Koha e udhëtimit nga 1 orë është shkurtuar në rreth 25 minuta dhe veç kësaj, kostoja e transportit është ulur ndjeshëm duke shmangur ngjitjen në Qafën e Kërrabës dhe sforcimin e automjeteve.


PROFIL • E mërkurë 10 korrik 2013

»

09

ALEKSANDËR DRAGOTI, RRËFIMI PËRTEJ PIKTURËS

Botë lësho frymëqartësi A

leksandër Dragotin do të kisha kohë që do ta takoja në eceardhjeshkuarjet në Bibliotekën Kombëtare kur kishte kureshtje të merrte libra në gjininë e pikturës ku më pas mësoj që edhe ai vetë merrej me pikturë…! Një heshtje edhe një qetësiplotësi që dukej në veprimet e matura kur e shihje të merrte porositë edhe të ikte e të mbyllej me frymën krijuese. Për punët frymëkrijuese të tij do të vinte dita e dielë e datës 30 Qershor 2013, ku në një mëngjes me diell të mirë takohemi edhe ndajmë mendimet mbi ktrijimet e tij…! Mbesa e tij do të çuditej me punët e gjyshit të saj. Edhe ajo porsi unë e pyet. Si të erdhi në mendje ky krijim me veçanësi në mendje….?! Si edhe më thotë një vajzë e ka të martuar në Gjilan në Kosovë…! Ndajmë mendimet mbi artistët e mëdhenj dhe frymën që kanë porsi ngrohtësi edhe porsi zbulimshfaqje në jetë…! Na vijnë në mendje emëra si Afrim Spahiu, Shkëlzen Rexha edhe Fadil Berisha…! Pikaso do të ishte një libër i madh me krijime dhe me fjalë mbi punët edhe veprën e tij me një ngjyrë blu edhe me përmasa të mëdha që do të na binte në sy në studion e tij…! Në një bashkëbisedim tek gazetarja Monda Shima tek revista “Kult” do të kishte përmendur edhe pjesë nga fjalët e gjeniut të krijimeve Pablo Pikaso…! Kush je…? Po e nisim me këtë pyetje bashkëbisdimin me piktorin e njohur Aleksandër Dragoti në një kohë edhe ilustrator në revistat “Yllka”, “Fatosi”, “Pionieri” dhe “Horizonti” nga vitet 1978 dhe deri në vitin 1989. Kam një shprehje të mirë dhe shprehjemirësia është kjo… Kush jam unë? Unë jam misteri dhe instikti i racës njerëzore…! Na përmend me dashuri kohën kur në freskinë e tij ndiqte me njohje grupimet e muzikës si ACDC, Led Zepelin, Xheni Xhoplin, Bitëllsat, Bon Xhovi apo Majkëll Bolton, ngjashmëri me të cilin edhe ka në kohën kur ka mbajtur flokë të gjata…! Tregim pa fjalë quhej rubrika që kishte tek revistat që përmendëm ku edhe punonte për aq kohë…! Mos fal qeshje pa arsye…! Ka krijim pa shtim…?! Edhe me prerje krijohet

krijimi…! A ka kënaqësi…?! Atëherë jepu tek kënaqësia…! Janë fjalëvyerje që na kujtohen tek shprehemi me Olsi Turtullin një natë para se të takoheshim me piktorin e njohur Aleksandër Dragoti…! Si na shprehet ka lidhje gjaku me regjisorin me njohje në botë që punon në Hollivud, Sten Dragoti që prejardhjen e kanë nga fshati Dragot në qytetin e Tepelenës. Qielli dhe pemët janë pjesa hyjnore e dëgjojmë të shkëputë fjalë herëmëherë…! Kujton njerëzit që e kanë mësuar që nga Edison Gjergo që edhe në natyrë të krijimeve dallohej për trishtimin në jetë, një drejtim nga shkolla ruse ky, ndërsa profesori Edi Hila njihet për drejtimin amerikan apo edhe francez në krijimet e tij, i cili bën dallimin mes karaktereve të profesorëve që i kanë dhënë mësim…! Në çdo kohë kam besuar edhe besoj se intelektualët, politikanët dhe artistët me vërtetësi duhet të mos rrinë në ftohtësi, por ndaj njeriut duhet të shfaqin vlerat më të larta të njerëzimit dhe të qytetërimit dhe mendoj që në çdo çast ata janë në lojë…! Kam punuar në këtë kishë me emra si Fatbardh Kalvari, Agron Dingo, Sokol Kaltanji dhe djali im Klevis Dragoti, sot 33 vjeç djalë…! Ç’është arti…? Arti është filtrues i ndjenjave njerëzore. Po të mbështetemi në qytetërimet e hershme si ai i Greqisë së Lashtë me Akropolin, Ilirisë me çdo bukuri në çdo pëllëmbë të tokës, Egjyptit me Piramidat dhe Romës me Koloseun do të shohim me qartësi çfarë po shprehim…! Lind pyetja se ç’është politika…? Nëse politika rrushin e kthen në verë, ajo quhet politikë…! Cilat janë pëlqimet që keni në letërsi… Balzaku që diku thotë: Bota nuk njeh parime, por ngjarje….! Hugoi thotë: Dhe në ngeltë një njeri i vetëm, ai do të jemë unë…! Edhe përse me njohje të shumta në vitin 2003 vendos të shkoj të marrë vizë në Korçë dhe të shkojë për punësim në Greqi. Kam njohje të mira për popullin grek që më priti me mirësi, aq sa më dha një përkrahje në veçanti, gjë që erdhi nga puna dhe nga djersa ime…! Përkrahja vjen

edhe nga fqinjët me të cilët kam jetuar atje në Greqi…! Fillimi i nisjes në Greqi…? Kam shkuar në Greqi në vitet 2002-2003, ku kam punuar në kishën e Agjos Lefteris, kishë ku shkonin personalitete si Venizelos edhe Papandreu edhe kam përgatitur sallën e liturgjisë me piktura murale..! Këta personalitete i gjeje ditëve të shtuna në këtë kishë…! Kryeprifti me emrin Vasil më ka puthur duart për vlerësimin e punës së bërë dhe më tha: Që tani do të hash në mencën e zgjedhur për priftërinjtë…! Mesi i dheut jemi ne apo mediterrano si quhet ndryshe hapësira ku jetojmë, Shqipëria dhe Greqia e më në përqarkësi...! Dielli është fuqia më me madhështi në këto anë…! Peloponezi është bekuar nga Zoti, sepse edhe tulen e bukës mund ta ngjyesh me vaj ulliri, sepse e ka bekuar vetë Zoti, Krishti…! Po ashtu vjen njohjemirësia për Kostën që bënte drejtimin e punimeve tek kisha në fjalë, ndërsa Stelio me një njohje të gjerë në vendet ku merreshin me pikturë më ka njohur me galeritë më të mira në Greqi ku edhe kam shitur punë. Ai njihte krijimet më me mirësi nga piktorët e rritur në Greqi dhe i shfaqte ata edhe në botë dhe më lidhi edhe mua me galeritë më të mira në Athinë…! U bëmë vëllezër nga njohja që krijuam…! Kush ka qenë përgatitja juaj? Kur i bëjmë këtë pyetje na përgjigjet në këtë mënyrë…! Kam qenë nxënës i përgatitur nga profesorët

Edison Gjergo dhe Edi Hila…! Pikaso, Modiliani edhe Leonardo da Vinçi vijnë porsi frymëzime nga piktura që njhet në botë…! Nuk mungon po ashtu krijimi i natyrave të qeta në krijimet e tij dhe frymëzimi nga legjendat dhe gojëdhëniet që ka lexuar e parë nga natyra të ngjashme në krijim si na kujtohen Anastas Konstadini, Gazmend Leka, Ndini Bardhi dhe Artur Muharremi…! Nuk mungon shoqërimi me njerëz të thjeshtë edhe njerëz me emër…! Yllka Mujo-n është një nga njerëzit që e vlerëson për lojën e saj në krijime në shfaqje…! Cilat janë gjërat më të rëndësishme për ty si artist…?! Gjërat më të rëndësishme për mua si artist janë politika dhe spektakli…! Çfarë vlerash mbeten në jetë…? Për mua morali dhe virtyti janë gjërat më të çmuara që sundojnë mbi vesin…! Në një shtet morali dhe përgjegjësia për mua janë të njëllojta tek shoqëria…! Jemi ajo që quhet sinjoria e vjetër që nuk u nisëm nga interesi për të veçse mundësitë tona, por për t’i dhënë edhe për të vënë gur themeli në shoqëri, pa u nisur nga joshja e jashtme dhe e paqendrueshme…! Botë lësho frymëqartësi na vjen në mendje kjo fjalëkrijimvyerje kur i shohim një pikturë me një engjëll që mban në krahë engjëlleshën e saj dhe ku lëshon frymë të bardhë në botë..! Janë nga punët me fryëzime në përfundime…! Fotografia dhe shkrimi: Shpëtim Bozha


10

« AKTUALITET

E mërkurë 10 korrik 2013 •

MJEKËT: NUK ARRITËM TA OPERONIM PASI KISHTE PROBLEME ME ZEMRËN. NIS HETIMI

Lezhë, paraqitet për të lindur, vdes 22-vjeçarja Familjarët e Lorena Imerit akuzojnë mjekët për neglizhencë

N

jë 22-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën në spitalin e Lezhës, pasi është paraqitur me dhimbje lindjeje, ndërsa ndodhej në muajin e 9 të shtatzanisë. Ngjarja u shënua mesnatën e së hënës në maternitetin e Lezhës. Mësohet se Lorena Imeri, nga fshati Shullaz i Kurbinit, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe kishte shkuar për të lindur në spital, por ka humbur jetën përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj. Ngjarja ka vënë në lëvizje bluzat e bardha të spitalit rajonal dhe policinë, e cila po heton intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, që vlen të theksohet se nuk është e para e këtij lloji në vendin tonë. 22-vjeçarja Lorena Imeri mësohet se fillimisht është transportuar drejt spitalit të Lavit me dhimbje lindjeje. Bluzat e bardha pas një ekzaminimi që i kanë bërë nënës shtatzënë, kanë vërejtur se lindja e fëmijës mund të kryhej vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale, duke vendosur transportimin e saj drejt maternitetit të Lezhës, për shkak të mungesës së mjekëve specialist në Laç. Transportimi është kryer nga familjarët, të cilët bëjnë të ditur se 22-vjeçarja ka mbërritur në maternitetin e Lezhës rreth orës 20.00 të mbrëmjes së të hënës dhe ka humbur jetën një orë më pas. Fatkeqësisht as foshnja nuk ka mundur të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet për një vdekje si pasojë e arrestit kardiak. Kanë qenë familjarët e 22-vjeçares shtatzënë që kanë bërë publik rastin në media. Ata bëjnë të ditur se pasi Lorena mbërriti në maternitetin e Lezhës, nga mjekët është deklaruar se duhej të prisnin për shkak të fluksit të lindjeve. Xhaxhai i viktimës deklaron se pas një ore ata i ka kontaktuar një mjek, i cili u ka dhënë lajmin e kobshëm se Lorena kishte ndërruar jetë. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë. “Ne akuzojmë mjekët, pasi ata e lanë vajzën 1 orë në pritje, pa e prekur me

Realizohet oporacioni “Porositë”

Vlorë, policia arreston 2 shtetas për trafik ndërkombëtar droge

Mjekët: 22-vjeçarja u paraqit me probleme kardiake

Policia e Vlorës vë në pranga dy persona të shumëkërkuar nga drejtësia, për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale. Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar 26-vjeçarin Ilir Kondaj, në kuadër të vijimit të operacionit “Porositë”, i cili është vënë në pranga i cilësuar si koka e një rrjeti të trafikut të marijuanës mes Shqipërisë dhe Italisë. Bëhet fjalë për një operacion disa mujor të përbashkët mes policisë së qytetit bregdetar dhe asaj të Tiranës. Sipas bluve të Vlorës, Kondaj në bashkëpunim me shtetasin tjetër Malush Halimi, tashmë të vënë në pranga, kanë tentuar të trafikojnë marijuanë në sasi dhe periudha të ndryshme me destinacion Italinë. Mësohet se ata përdornin si korrierë agjencitë e udhëtimit. Ndërkaq, në një tjetër operacion në bashkëpunim me policinë italiane, është vënë në pranga 29-vjeçari Sokol Shytaj, i kërkuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi është kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në të njëjtën kohë kur në Itali kryeheshin arrestime të tjera që kishin të bënin me këtë çështje. Sipas policisë së Vlorës, gjykata e Romës ka përcaktuar ndaj Shytajt masën arrest me burg për trafik narkotikësh. Ai dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë organizatash kriminale të narkotrafikut në Itali.

N

dërkohë, drejtori i maternitetit të Lezhës, Llesh Marku, gjatë një deklarate në media, lidhur me rastin, bëri të ditur se pacientja ishte paraqitur në spital me probleme kardiake, të cilat duket se nuk ishin zbuluar më parë. Marku thekson se 22-vjeçarja nuk kishte me vete një kartelë vizitash. “Ka ardhur me indikacionet për të hyrë në sallën e operacionit me dhimbje shumë të lehta, pa ndonjë problem të veçantë në shtrim, por me probleme kardiake që ka pasur që më parë, të pakonfirmuara me ekzaminime, vizita te gjinekologu, apo vizita gjatë shtatzënisë. Ndoshta janë si dokumente, por nuk na janë paraqitur ne. Komplikacioni ka filluar me fillimin e procedurës së anestezisë, një komplikacion që ndodh në një përqindje të rasteve në anestezi, një takikardi shumë e rëndë, që më pas ka kaluar në arrest kardiak”,deklaroi Marku. Ai hodhi poshtë akuzat e familjarëve, duke theksuar se 22-vjeçarja nuk është lënë në asnjë moment në pritje, por kanë qenë së paku dy mjekë reanimatorë që janë marrë me gjendjen e saj, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së Lorena Imerit dhe bebes së saj në bark. Edhe vetë kreu i maternitetit të Lezhës deklaroi se është në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.

dorë. Edhe nëse ajo ka pasur probleme me zemrën, ata nuk duhej ta kishin lënë ashtu, pasi kjo rezultoi fatale”, – ka theksuar xhaxhai i viktimës, i indinjuar për ngjarjen. “Mjekët nuk na dhanë asnjë shpjegim pse ndodhi vdekja”,- vijon rrëfimin i moshuari. Ndërkaq, gjatë paradites së të martës, të afërm të viktima Lorena Imeri kanë protestuar para morgut

të spitalit të Lezhës, duke kërkuar tërheqjen e trupit të 22-vjeçares, për shkak se po afronte ora e ceremonisë së varrimit. Trupi u mbajt për disa orë në morg, në pritje të mbërritjes së ekipit të ekspertizës mjeko-ligjore, të cilët i bënë autopsinë kufomës, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Familjarët janë shprehur të indinjuar mbi gjithçka ka ndodhur,

AKSIDENTI I MORI JETËN 4 PASAGJERËVE

Arrestohen 3 drejtuesit e mjetëve shkelën rregullat ELBASAN -Tre drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin ku humbën jetën 4 persona janë përballur me masën e arrestit në flagrancë nga policia për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja për jetën. Të arrestuarit janë Edvin Çuçuli 29 vjeç me banim në Elbasan drejtues i mjetit BMW, Eduard Haskurti 40 vjeç me banim në Librazhd që drejtonte furgonin dhe Renato Torollari 31 vjeç me banim në lagjen “Radanec” të Korçës. Ekspertët e pavarur që kanë ndjekur dinamikën e aksidentit dhe janë thirrur nga policia për të përcaktuar shkaqet kanë nxjerrë edhe versionin zyrtar si ndodhi aksidentit. Sipas raportit të policisë nga veprimet e grupit hetimor paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një

parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të BMW, i cili ka parakaluar kamionin, ndërsa kishin të njëjtin drejtim lëvizjeje Elbasan-Librazhd, ndërsa mjeti furgon vinte nga kahu tjetër i lëvizjes. Policia pasi identifikoi 4 viktimave konfirmoi se dy bashkëshortët Fetaf dhe Ryfete Çela 50 dhe 48 vjeç sapo ishin kthyer nga emigracioni dhe kishin shkuar tek një i afërm i tyre në Librazhd dhe po kështu viktimat e tjera, nënë e bijë Salushe Kullafi 69 vjeç dhe Nasibe Kullafi Shehu 49 vjeç po ktheheshin nga një vizitë për në shtëpi në fshatin Katund i Ri. Të afërm të viktimave u shprehën se duhen dënime më të mëdha për shkaktarët e aksidenteve pasi në të kundërt viktimat do të vazhdojnë të përgjakin rrugët.

ndërsa hidhnin vazhdimisht akuza në drejtim të ekipit të mjekëve të maternitetit të Lezhës. Ekipi i ekspertizës mjeko-ligjore nga Tirana mbërriti rreth mesditës në Lezhë, duke kryer edhe autopsinë, ndërsa kanë nisur hetimmet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së 22-vjeçares dhe bebes së saj, ende në bark.

Qiriaqi: Prishja krim i jashtëzakonshëm

Gjirokastër, shkatërrohet me skrep Tuma e Valarëse Katër varret e fundit nga 15 që kishin mbetur në Tumën e Valaresë, në komunën Lunxhëri të Gjirokastrës janë shkatërruar. Persona të paidentifikuar me mjete të rënda kanë gërmuar e dëmtuar këtë objekt arkeologjik të shekullit të 13-të. Kërkesat e përsëritura në vite për ta shpallur monument kulture të kategorisë së parë nuk janë marrë kurrë në shqyrtim. Tre vite më parë arkeologët kërkuan marrjen e masave për statusin e monumentit, por çdo gjë ra në veshë të shurdhët. Prej ditësh në këtë aset është punuar vazhdimisht me mjete, ndërsa nuk ka një denoncim për dëmtimin. Ajo çka ka mbetur nën rrënoja janë vetëm disa gurë, që i kanë shpëtuar masakrës arkeologjike. Ky zbulim dhe studim nxorri në pah të dhëna për kulturën dhe mënyrën e jetesës seë kësaj zone në shekullin e 13-të. Përveç dëmit studimor, shkatërrimi i Tumës ka hequr nga harta e turistëve një vend të vizitueshëm. “Në mënyrë të domosdoshme, kjo kërkonte vendosjen në mbrojtje paraprake si dhe një ekspeditë shpëtimi nga Ministria e Kulturës për të ruajtur këtë vepër”, deklaroi arkeologu Vladimir Qiriaqi. Ndërsa anëtari i Këshillit të Komunës, Lunxhëri, Pashun Memishaj, e vlerëson ngjarjen e ndodhur si një krim shumë të rëndë që tregon edhe mungesën e vëmendjes nga shteti për këto pasuri të jashtëzakonëshme. Tuma e Valaresë ishte një nga monumentet e rëndësishme të Luginës së Drinosit. Misionet arkeologjike kishin tentuar të ruanin katër varret e mbetura të saj nga dëmtimet e njëpasnjëshme, që nga koha e zbulimit në vitin 1970, por nuk arritën të koordinonin punët me institucionet lokale dhe ato qendrore. Tuma është zbuluar në një mision arkeologjik italo-shqiptar të Adrianopolit.


AKTUALITET • E mërkurë 10 korrik 2013

»

11

LIDHJA ME KRYETRAFIKANTIN E KOKAINËS, PANNUZI E LINJA E AMERIKËS SË JUGUT

Vlonjati mes Kamorrës e Ndragetës, 240 kg kokainë Operacion i përbashkët me oficerët shqiptarë, spanjollë e portugezë Policia italiane tha të martën se 50 trafikantë të dyshuar droge janë arrestuar dhe 240 kilogramë kokainë është konfiskuar në një operacion të përbashkët me oficerët shqiptarë, portugezë dhe spanjollë oficerë. Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë gazetës “Metropol” se palës shqiptare i ishte besuar pjesa e saj e operacionit dhe pati dorë të lirë për verifikime, hetime e grumbullime provash. Operacioni çoi në arrestimin e 29-vjeçarit nga Orikumi, Sokol Shytaj, i cili në zonë njihej si njeri i rregullt, por jeta e dyfishtë konsistonte në lidhjet e tij të ngushta me “Ndragetën”, një ndër organizatat më famëkeqe dhe më të pamëshirshme mafioze italiane që kontrollon trafikun e drogës. Gjykata e Romës në ngarkim të këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin dhe

gjykimin e këtij shtetasi në Itali pasi dyshohet për “Trafikim narkotikësh”. Ndërkaq, 50 persona janë akuzuar si anëtarë të katër unazave të trafikimit të lidhura me Roberto Pannunzin, një bos mafioz, i dëbuar nga Kolumbia në Itali të shtunën, i cili besohet të jetë kontrabandisti më i madh në botë i kokainës. Këto grupe ishin të bazuara në Romë, nga ku importonin kokainën si dhe narkotikët e tjerë nga Amerika e Jugut. Policia në një konferencë në Romë tha se “Ata përdorën metoda shumë të sofistikuara të kontrabandës si shkrirja e narkotikëve me pajisje speciale”. Më tej Lorenzo Sabatino, komandant i operacionit tha se unaza e trafikimit ka punuar në bashkëpunim me mafien italiane, veçanërisht Camorra bazuar në Campania dhe Ndrageta e përqëndruar në Kalabri. Njëri prej të arrestuarve,

Franco Lasi, besohet të jetë kreu i një prej unazave të konsideruara si të rëndësishme. Kur policia hyri në shtëpinë e tij të hënën, gjeti 100.000 euro dhe 129.000 dollarë, në para të gatshme dhe një qepe, përmes të cilës Lasi ka shpresuar të shpëtojë në rast nevoje. Disa javë para arrestimit të tij Lasi kishte qenë organizator i dërgimit të një ngarkese prej 200 kilogramësh kokainë nga Kolumbia nëpërmjet lidhjeve me Pannunzin. Dërgesa do të mbërrinte në portin e Napolit, ku anëtarët e Kamorrës ishin në krye për të garantuar një dërgesë të sigurtë. Në Itali biznesi i trafikimit të drogës është i lidhur ngushtë me klanet mafioze që kontrollojnë territorin e dorëzimit dhe të shpërndarjes dhe rruga kryesore është nëpërmjet dërgesave nga ajri apo deti nga Amerika e Jugut.

AKUZA OFICERËVE, VERSIONI I PROKURORISË E NGËRÇI ME GJYQET

Dajti: Denoncoj 2 policë si vrasës të policëve në Durrës e Tropojë Mariglen Mullai

D

ritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë më 7 gusht 2009, në seancën e djeshme ka këmbëngulur se efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij, konkretisht F.G. Në seancën e djeshme Dajti i tha trupës gjykuese se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine. Më tej ai ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme do të flasë dhe për vrasjen e efektivëve të policisë në Tropojë. Sipas Dajtit, ish-shefi i grupit drejtues për kapjen e tij Arjan Muça, i cili momentalisht mban funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, ka gisht në vrasjen e policëve në Tropojë. Pas largimit nga salla të Dajtit, pala mbrojtëse nuk e vijoi mbrojtjen, por u largua, duke bërë që seanca të dështojë sërish për mbi 220 herë, duke arritur një nga rekordet e reja në seancat e gjyqësorit shqiptar. Versioni i Prokurorisë Prokuroria e Krimeve të Rënda pohon se Dritan Dajti është autor i vrasjes së katër oficerëve të policisë më 7 gusht 2009. Në dosje, për pjesën e autorësisë së Dajtit në vrasjen e Duçkollarit thuhet se “Në automjetin e dytë tip “Ford Fiesta” ngjyrë jeshile kanë qenë punonjësit e policisë Kastriot Feskaj dhe F. Meko. Ndërsa në mjetin e tretë tip “Renault” ngjyrë gri kanë qenë efektivat P.L, F.G dhe Saimir Duçkollari. Ndërsa punonjësi i policisë Altin Dizdari është afruar tek mjeti “Touareg” me një motor tip “Scuter” ngjyrë bezhë. Sapo janë afruar tek mjeti “Touareg”, punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur

Bllokohen edhe 400 municione

Blic, 1 ton hashash, 5 kallashë, pranga dy shqiptarëve, 2 ikën ITALI - Pas aksionit final pati konfiskim të armëve dhe drogës nga kërkimet në Varese dhe Como. Ndërkaq, janë në kërkim dy shqiptarë që i shpëtuan aksionit të rrufeshëm të policisë në Varese, të premten e kaluar. Janë konfiskuar mbi 900 kilogramë marijuanë e ndarë në 55 pako, si dhe municion e armë lufte. Policia bllokoi 5 kallashnikovë me karikatorë, një mitraloz Uzi me silenciator, dy pistoleta me silenciator dhe 400 municione për këtë arsenal. Në pranga përfunduan dy shqiptarët Aleks Pere dhe Hakim Xhero, si dhe dy banorë italianë, kalabrezë mes Novarës dhe Pavias Ciro Fiore dhe Giuseppe Morelli, të konsideruar si anëtarë të bandës së Kalabrisë që përdoret nga krimi i organizuar në trafikun e drogës. Ndërkaq, dy shqiptarë të tjerë i shpëtuan kapjes e megjithatë janë zhdukur. Kjo është arsyeja pse kërkimet janë përqendruar në mes Vareses dhe Komos, në zonën e cilësuar si e zotëruar nga krimi shqiptar, pasi për për territorin italian ishin destinuar armët dhe droga. Marijuana do të dorëzohej për tregtarët me shumicë dhe ata furnizonin shpërndarësit.

Policia: U kap Fredi Seferi

Në kërkim për trafik droge, pranga në Tiranë

derën e parë të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen ndal policia i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e personit që ndodhej brenda mjetit është hapur zjarr në drejtim të Fatos Xhanit duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës nga i njëjti person është hapur zjarr me dy armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Saimir Duçkollari”. Gjyqi drejt kolapsit Tashmë gjyqi ndaj Dajtit po shkon drejt kolapsit, pasi jo vetëm avokati Asaf Hadëraj, ka marrë gjobë për mungesat, por edhe disa të tjerë janë përfshirë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore të rregullt ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e

Sipas Dajtit, ishshefi i grupit drejtues për kapjen e tij Arjan Muça, i cili momentalisht mban funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, ka gisht në vrasjen e policëve në Tropojë caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces, ndërsa Krimet e Rënda ngarkuan Dhomën e Avokatisë t’i jepnin fund këtyre zvarritjeve. Kjo e fundit më pas akuzoi gjykatën si të paaftë, ndërsa nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa,

tha se zgjidhja do ishte avokatura e shtetit, por sërish nuk pati ndonjë zhvillim. Në rastet e fundit, trupi gjykues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Por, nëse më parë është bërë pengesë mungesa e avokatit në sallë, kohët e fundit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dritan Dajti, i cili seancë pas seance largohej nga kafazi i hekurt. Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të. Në fillim ai kërkoi një tavolinë pune brenda kafazit që të studionte nenet e më pas kërkoi rrogë. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesënbombë të avokatit Ndue Pjetra, për të mbrojtur Dritan Dajtin në këmbim të 200 mijë eurove, për shkak të vështirësive.

Ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar një person i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale ndërkombëtare. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Fredi Seferi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i Seferit u bë i mundur mëngjesin e djeshëm nga njësia speciale e kërkimit të personave të shpallur në kërkim. Shtetasi njihet për vepra të tjera penale, në 2011 është arrestuar për klonim e shasive dhe numrave të identifikimit të makinave italiane që i vidhte në qytetet kryesore të Italisë dhe i sillte në Shqipëri. Tashmë, sipas policisë, ai do të vuajë dënimin për këto vepra penale, për të cilat ka qenë person i shpallur në kërkim.

Hajdutët në kryeqytet

Me spraj neutralizues i vjedhin 15 milionë lekë një farmacisti Mëngjesin e djeshëm, një biznesmen i njohur në fushën e farmaceutikëve, ka rënë pre e grabitësve në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se biznesmeni Ciprian Kodheli u sulmua me spray neuro-paralizues në fytyrë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët pasi i morën 1.5 milionë lekë të reja u larguan me shpejtësi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8 e 20 minuta pranë stadiumit ‘Qemal Stafa”, pranë biznesit të tij. Mësohet se Ciprian Kodheli kishte në pronësi një biznes farmaceutikësh, si dhe aksione në disa firma ndërtimi. Biznesmeni ka dhënë dëshminë e tij në polici, e cila mund të ndihmojë në identifikimin e 2 autorëve. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, teksa paraprakisht ka shoqëruar disa të dyshuar paraprakë. Po verfifikohen të gjithë personat me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e grabitjeve.


12

« GOSSIP

E mërkurë 10 korrik 2013 •

CLOONEY NDAHET NGA E DASHURA SEPSE NUK DO FËMIJË

Alessandra Ambrosio ndalon në NYC për shopping

Megan Fox

jep këshilla për operacione plastike

Bukuroshja amerikane, Megan Fox, thotë se femrat e reja duhet të kenë besim në trupin e tyre. Fox thotë se ajo nuk k asgjë kundër intervenimeve kirurgjike plastike, por ylli i “Transformers” beson se së pari femrat duhet të konsultohen me një psikolog para se të marrin ndonjë hap të rrezikshëm. “Do të inkurajoja të gjitha femrat që së pari të konsultohen me një psikolog, për të zbuluar se nga vjen problemi i tyre, pasi shumë herë nuk lidhet vetëm me dhëmbët, hundën, apo mjekrën. Operimi nuk do të largojë pasigurinë nga ju. Nëse pas kësaj bisede ndjeni se duhet të bëni këtë, atëherë bëjeni. Është mahnitëse që kemi teknologjinëi për të bërë gjëra të tilla”, u shpreh Fox.

Duke e trajtuar veten si një mbretëreshë, Alessandra ka ndaluar për të bërë shopping në NYC. Si gjithmonë e veshur me stil, Ambrosio ka treguar linjat perfekte të trupit e veshur me pantallona të shkurtra dhe me një T-shirt të bardhë, teksa ishte duke folur në telefon gjatë ndalesave së saj nëpër dyqane. Ambrosio ka postuar në rrejtein e saj disa foto me statusin “I love NYC”.

A

ktori George Clooney dhe e dashura e tij Stacy Keibler janë ndarë pasi ai nuk dëshiron të ketë fëmijë me të. Shokët kanë thënë se Stacy Keibler është ndarë nga zemërthyesi i Hollywoodit pasi ai refuzoi që përsëri të bëhej baba. Spekulimet për lidhjen e tyre ishin hapur kur çifti shumë herë dështoi të merrte pjesë së bashku nëpër ngjarjet kryesore. “Stacy ka kërkuar ndarjen. Ajo dëshiron të ketë fëmijë ndonjëherë. Ajo e dinte se çfarë mendonte George për këtë. Ata biseduan dhe shumë javë më parë janë ndarë”, ka thënë një shoqe e Stacyt për revistën “People”. Ndërsa mbrëmjen e kaluar zëdhënësi i Clooneyt refuzoi të jepte ndonjë koment pas spekulimeve se çifti ishte ndarë.

I dashuri i Eva Longoria është Ernesto Arguello

Katy Perry dhe John Mayer blejnë shtëpi sëbashku Kjo është një tjetër surprizë e rradhës për Katy, ku pasi John i kushtoi një këngë asaj, tani ata janë duke jetuar në një shtëpi sëbashku. Sipas burimit John dhe Katy e kanë zgjedhur bashkë shtëpinë, por ende nuk dihet se sa serioze është marrdhënja e tyre dhe se a kanë plane për martesën. Burimi konfirmon se John ende nuk i ka propozuar Katy, por ajo është e sigurt se John është shpirti i saj binjak dhe arsyeja e asaj që ajo është sot. Ndoshta do të duhet edhe pak kohë që ata të fokusohen tek familja, pasi tani janë të angazhuar tek karriera e tyre.

Është konfirmuar tashmë se Eva Longoria është lidhur me Ernesto Arguello. Ata kanë prej një muajsh që janë në një marrdhënje, pasi kanë qënë shokë për një kohë. Meqë Ernesto është filantrop, të dy kanë një interes të thellë për filantropinë. Sipas një burimi ata janë vërtet të dashuruar me nj-tj, dhe interesat e përbashkëta si dhe miqësia e tyre kanë forcuar edhe më tepër këtë lidhje.


GOSSIP • E mërkurë 10 korrik 2013

»

13


14

« BOTA

Katherine Rushton

N

ë Uashington nuk mungojnë burokratët, por këtë javë do të ketë më shumë se zakonisht. Kryeqyteti i SHBA-së pret raundin e parë të ngociatave tregtare dypalëshe mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një seri bisedimesh në një sërë fushash, qëllimi final i të cilëve është që të hiqen të gjithë pengesat që ngrihen mes dy ekonomive dhe për t’i hapur dritën jeshile shkëmbimit të lirë tregtar. Në terma më të gjerë, dy palët do të përpiqen që të heqin barrierat për importet reciproke si dhe të reduktojnë në maksimum pengesat burokratike, me qëllim që bizneset ndërkombëtare të zgjerohen më me lehtësi. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Amerikës dhe Evropës është i tillë që edhe progresi më i vogël do të ketë një ndikim shumë të madh mbi ekonomitë në të dy brigjet e Atlantikut. Ndërkohë që Evropa ndodhet në një tjetër vit stanjacioni, ndërkohë që ekonomistët vazhdojnë të flasin për ndikimin në rritje të ekonomive në rritje si Kina, India dhe Brazili, marrëdhëniet tregtare mes SHBA dhe BE mbeten më të rëndësishmet në botë. Në nëntë muajt e parë të 2012 mes dy superfuqive të mëdha ekonomike shkëmbimet tregtare kanë kaluar 485 miliardë dollarët. Negociatat që kanë nisur në Uashington - të njohura zyrtarisht me siglën Ttip - mund të çojnë në krijimin e një njësie tregtare që do të përfshinte pothuajse gjysmën e prodhimit ekonomik botëror. Kjo mund të sillte çdo vit një vlerë të shtuar të barabartë me 116 miliardë euro për BE, 92 miliardë për SHBA dhe 98 për pjesën tjetër të botës. Bisedimet paraqesin edhe një prej motiveve me të rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë në Bashkimin Evropian. Londra nuk ka dalë ende nga BE, natyrisht, por nëse ka ndërmend të kontribuojë në negociatat e Ttip me të gjithë autorietin e saj do të duhet të vazhdojë të qëndrojë në lojë për shumë kohe, me apo pa referendum. Amerika e ka bërë gjithmonë të qartë se ka ndërmend që të shfrytëzojë shtytjen e G8 për të arritur një marrëveshje tregtare dypalëshe “me vetëm një serbator benzinë”, por edhe me optimistët janë gati të vënë bast se negociatat do të zgjasin të paktën 18 muaj. Të tjerë hedhin hipotezën se është më realiste të mendohet për një periudhë prej së paku tre vitesh. Që tani kanë nisur të shfaqen disa re politike mbi rezultatin e Ttip, pikë së pari mosbesimi mes shteteve anëtare të BE dhe Shteteve të Bashkuara, që kanë nisur të nesërmen e akuzave ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe se kanë spiunuar aleatet e tyre në rastet e negociatave

E mërkurë 10 korrik 2013 •

BE-SHBA

Rruga e gjatë drejt marrëveshjes së shekullit Dje në Uashington nisën negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë transatlantike. Shanset për të dy ekonomitë janë shumë të mëdha, por pengesat shumëfishohen pas skandalit Prism

të mëparshme. Bisediet vazhdojnë sipas programit, por tensionet janë shumë të fortë. Pouajse120 përfaqësuesit e ekipeve të autorizuar të negociojnë për llogari të SHBA dhe BE janë ndarë në afro dhjetë nëngrupe. Delegatët, të gjithë kompetentë në fusha të ndryshme, do të diskutojnë gjithçka, që nga përbërësit që duhet të kenë flakonët e trajtimeve kundër plakjës deri në mundësitë për një avokat që ka studiuar në Londër që të punojë në Nju Jork me kualifikimin që ka. Negociatorët duhej të nisnin ndoshta nga premisa që të gjithë tarifat do të eleminohen dhe të vendosin çfarë duhet të “rifsin”? Apo do të bënin më mirë të vlerësonin taksat e importit sektor për sektor? Në çdo rast, do të përballen edhe me çështjen e të kuptuarit se cilat penga burokratike mund të elemi-

nohen me shpejtësi dhe cilat do të perfundojnë në qendër të diskutimeve të zgjatur e ndoshta edhe të ndezur. Një prej çështjeve më të thjeshta në axhendë është ajo e taksave mbi importet. Tarifat doganore mes SHBA dhe BE janë relativisht të ulëta në raport me standardet globale- mesatarisht arrinë në 5.2 për qind për mallrat e importuar në BE dhe 3.5 për qind për ata që hyjnë në SHBA - por vëllimi i madh i shkëmbimeve tregtare mes këtyre dy blloqeve ekonomike nënkupton që çdo lloj reduktimi do të përkthehej në kursime domethënëse. “Shumë kompani britanike tashmë bënë biznes me SHBA, tregu ynë me i rëndësishëm i eksporteve. Por padyshim nëse liberalizojmë tarifat mund t’u kursejmë kompanive të Mbretërisë së Bashkuar afro 1.16 miliardë euro në vit”, thote Danny

Lopez konsull i përgjithshëm britanik në Nju Jork, detyra parësore e të cilit konsiston në ndihmën për kompanitë britanike që të zgjerohen në SHBA dhe e anasjellta. Burokracia SHBA penalizojnë mbi të gjitha importet nga BE të produkteve tekstile, veshjeve dhe çorapeve, duke vendosur tarifa doganore respektivisht 40, 32 dhe 56 për qind. Por ka edhe taksa të jashtëzakonshme për dërgimin e produkteve të caktuar në tregje të caktuar, për shembull vazot qeramike për tavolina për hotelet dhe restorantet. Vetëm për të importuar artikuj të këtij lloji në Amerikë duhen paguar taksa të barabarta me 28 për qind të shpenzimit. BE nga ana e saj aplikon një taksë prej 350 për qind për produktet me bazë duhanin, që kontribuon për mbulimin e shpenzimeve të nevojshem për kurimin e shëndetit të atyre që i përdorin dhe për të garantuar që çmimet të qëndrojnë mjaftueshëm lart

për të bindur duhanpirësit potenciale që të mos i hyjnë këtij zakoni. Parashikohet që SHBA të kërkojnë një reduktim të ndjeshëm të këtyre tarifave doganore, gjë që me shumë gjasa nuk do të pritet dhe aq mirë në Evropë. Nga shumë këndvështrime, detyra më e vështire e negociatorëve të Ttip do të jetë ajo e zgjidhjes së nyjes se burokracisë. Mospërputhjet mes regjimeve burokratike të BE dhe SHBA u kushtojnë çdo vit kompanive të të dy vendeve një shifër të pallogaritshme dhe vlerësohet që vetëm në Mbretërinë e Bashkuar korrespondojnë me afro 9.26 miliardë shkëmbime tregtare. Në sektorin e automjeteve për shembull, prodhuesit duhet që të leshojnë mjetet e tyre me gjithe shpejtësinë kundër një muri dy herë për të kapërcyer kolaudmet për sigurinë pothuajse identike. Kompanitë e kozmetikës duhet që të përgatisin seri të ndryshme etiketash për produktet që duhet të shesin

në Evropë dhe SHBA, sepse entet rregullatore amerikane nuk e pranojnë termin “ujë”. Në të ardhmen gjërat mund të bëhen më të thjeshta edhe për avoketër, tregtare dhe profesionistë të tjerë, që mund të zhvendosen mes dy blloqeve, në vend që të detyrohen të punojnë aty ku kanë studiuar. Ky është një ndryshim që jo vetëm do të zhbllokonte shumë të mira ekonomike, por do të hapte edhe rrugë të reja tërësisht të ndryshme për karrierën dhe stilin e jetesës së miliona vetëve. Këto rregulla mund të duken anakronike, por nga shumë këndvështrime mishërojnë përsosmërisht vështirësitë që ndoshta do të ndeshen gjatë bisedimeve të Tttip. Disa norma tashmë të vjetëruara kanë mundur të qëndrojnë në fuqi vetëm falë presioneve të grupeve dhe lobeve të fuqishëm të fushave të ndryshme prodhuese, shpesh herë kundër çdo lloj ndryshimi që mund të sjellë një konkurrencë më të fortë mes aktorëve ndërkombëtare.


BOTA • E mërkurë 10 korrik 2013

»

15

Sahar Aziz

E

gjiptianët kanë bërë më shumë histori në dy vitet e fundit se sa në disa dekada. Ata mirëpritën sundimin ushtarak vetëm për të çuar dëm 15 muaj që i shtynin për në barraka. Ata dolën në numra rekord për të votuar për një parlament të ri që më vonë u shpërbë nga Gjykata e Lartë Kushtetuese. Presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht e mori detyrën në 30 qershor 2012, për t’u dëbuar më pas nga ushtria pa mbushur as një vit në atë post. Janë krijuar një dyzinë partish të reja politike, shumica e tyre të paafta për të kërkuar mbështetje politike popullore jashtë Kajros apo Aleksandrisë. Dhe një Kushtetutë e re u miratua përmes mjeteve të diskutueshëm procedurialisht e që çuan në pezullimin aktual të saj. Ndërkohë sakrificat e të rinjve dhe të reja u shpërblyen me përjashtimin e tyre nga procesi zyrtar politik, lidershipi i partisë dhe institucioneve qeveritare nga ushtria, opozita politike dhe regjimi i Morsit. Çdo hap që bëhej drejt demokracisë u bënë gabime që ofrojnë mësime të rëndësishëm teksa egjiptianët zhvillojnë pjekurinë politike dhe eksperiencën e nevojshme për të vetëqeverisur me efektivitet, dhe kriza aktuale politike nxjerr në pah gjashtë mësime të rëndësishëm në këtë pikë të rëndësishme kthese të historisë së Egjiptit. Sundimi ushtarak është antidemokraci. Qeverisja ushtarake është dënimi me vdekje i demokracisë pavarësisht nga qëllimi i mirë i ushtrisë. Jo vetëm premtimet fillestare per sundim afatshkurtër nuk mbahen, por ushtria është thjeshtë e pakualifikuar për të qeverisur një komb prej më shumë se 80 milionë banorësh, nga të cilët 25 për qind etone nën kufirin e varfërisë. Ushtria nuk është as institucion i zgjedhur demokratikisht që përfaqëson vullnetin dhe nevojat e elektoratit egjiptian. Pasi kaluan 15 muajt e periudhës postrevolucionare duke shtyrë ushtrinë larg nga qeverisja civile egjiptianët thjeshtë nuk mund të përballojnë një tjetër beteje politike me një ushtri që e nis si protektore, por bëhet autoritare. Zgjedhjet duhen bërë mirë që herën e parë. Miratmi i një ligji elektoral të mbushur me nene jokushtetues është fatal për gjithë partitë. Pas dekadash zgjedhje të manipuluara bazuar në ligje elektorale që i garantonin Partisë Demokratike Kombëtare një monopol politik, një ligj i ri elektoral u kalua nga ushtria me input civil. Pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertë ligjore, zgjedhjet parlamentare u mbajten para kohe, me partitë politike që morën më shumë nga sa u takonte duke kandiduar anëtarë të tyre në vende që u takonin kandidatëve të pavarur.

Gjashtë mësime për

Egjiptin

Kur një padi ligjore u bë para Gjykatës së Lartë Kushtetuese, ajo nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të shfuqizonte ato nene që u mohonin shanse të barabarta të mandatuarve në mënyrë kushtetuese, si dhe akses në detyra politike për të gjithë egjiptianët. Ndërkohë që “ilaçi” largpamës i gjykatës për shpërndarjen e dhomës së ulët te Parlamentit vinte pikëpyetje mbi neutralitetin e tyre politik, fajti për një ligj elektoral të hartuar keq bie terësisht mbi regjimin ushtarak dhe ata që mbështesnin sundimin e tij pas revolucionit. Një ligj elektoral i hartuar siç duhej me input nga ekspertë ligjorë jopartizane do i kish kursyer Egjiptit muaj të tërë kriza politike dhe gjyqësore, si dhe mund të kish shmangur grushtin ushtarak që po ndodh. Mos e bëj Kushtetutën

vegël të politikës. Kur Presidenti Morsy nxorri një dekret presidencial në nëntor 2012 ku vendoste vetveten mbi ligjin me qëllim që të nxiste një referendum publik për Kushtetutën e re, ai e dëmtoi përjetësisht besueshmërinë e tij. Lëvizja e tij dritëshkurtër politikisht, për të mos thenë dhe e paligjshme, vulosi fatin e atij që mund të kish qenë një plan veprimi për shekujt që do të vinin. Edhe nëse qëllimi i Morsyt ishte të shkurtonte kohëzgjatjen e një vakumi ligjor, regjimi i tij do të kish pasur largpamësinë që të shihte pyllin nga pemët. Një Kushtetutë që shihet se është miratuar paligjshmërisht, pavarësisht pikave të forta, ka shumë pak vlerë. Disa pak muaj angazhim me një opozitë të ndarë, si dhe informim i publikut për çështjet kyçe të debatit do te kishin qenë një sakrificë e vogël në

dritën e pasojave të rënda që solli grushti ushtarak. Mos supozo që të gjithë zyrtarët e emëruar janë besnikë të thekur. Ndërkohë që pak institucione qeveritare kishin mbetur të paprekur nga korrupsioni i PDK, jo të gjithë ish-zyrtarët kishin qenë besnikë të Mubarakut. Çdo entitet publik kish mbështetësit e vet, shumë prej të cilëve në pozicione drejtues, por shumë prej ish zyrtarëve ishin pragmatiste që kishin mbajtur gojën mbyllur për të ruajtur vendin e punës dhe siguruar familjen. Ndonëse të dobët moralisht dhe përfitues prej korrupsionit financiar, ata mund të konvertohen në ndjeke të një sistemi demokratik dhe transparent, imponuar prej kërkesave të njerëzve. Prandaj, thirrja për pushim masiv nga puna për zyrtarë publikë dhe gjykatës, sidomos kur kanë aftësi e nevojitën,

është një recetë për kaos. Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për reforma, shumë thjeshtë nuk kanë dijet apo aftësitë për të implementuar idetë e tyre. Ia vlen mundimi të vendosen procedura transparente për largimin e të korruptuarve të pashërueshëm dhe të rehabilitohen ata që janë të gatshëm të ndjekin rregulla të reja të hartuara për t’i shërbyer njerëzve. Mos nënvlerëso aftësinë e regjimit të mëparshëm për të sabotuar revolucionin. Egjiptianët janë të vetëdijshëm për vjedhjen masive nga regjimi i Mubarakut të thesarit. Për më shumë se tre dekada një klasë e elitës së biznesit dhe politikës grabiti miliarda dollarë nga një komb të cilit i duheshin fondet për të përmbushur potencialin e tij për t’u bërë një lider në rajon në industri të ndryshme. Por në vend të investonin tek njerëzit, liderë të paligjshëm morën ryshfete masive, u dhanë kontrata të medha të njohurve të tyre, i shiten vetvetes toka publike me çmime shumë të ulëta dhe persekutuan këdo që sfidonte autoritetin e tyre. Kjo klasë e korruptuar besnikësh të Mubarakut është ende thellësisht e ndërfutur në çdo aspekt të ekonomisë, dhe ata nuk do të ndalojnë para asgjëje për të sabotuar çdo sistem të ri që jo vetëm rimerr pasurinë e tyre të grabitur, por edhe i bën përgjegjës dhe u kërkon llogari për mashtrimet e tyre financiare dhe politike. Egjiptianët nuk janë më të gatshëm të sakrifikojnë demokracinë për stabilitetin. Mësimi më i rëndësishëm për të gjithë politikanët e sotëm dhe të ardhshëm është se egjiptianët i ka ndryshuar një

herë e përgjithmonë revolucioni i 2011. Ata nuk do të përdoren më si gurë shahu prej udhëheqësve politike, qoftë edhe kur zgjidhen demokratkisht, por që angazhohen në taktika të paligjshme të qeverisjes. Agazhimi i fortë për vetëqeverisjen, siç u demonstrua në raundin e fundit të demonstratave masive, është bërë diçka permanente në panoramën politike egjiptiane. Politikanët e zgjedhur, partitë e opozitës dhe udhëheqësit ushtarake duhet të mbajnë mend që çdo përpjekje në të ardhmen për të përdorur protestat masive për avantazhet e tyre politike do të dështojnë. Me çdo gabim që bëjnë, egjiptianët bëhen më të pjekur politikisht. Ata nuk janë më të kënaqur vetëm me retorike të pambështetur prej planeve të veprimit që mishërojnë interesat e tyre. Ata janë gati të rikthehen në rrugë kur injorohet interesi publik në proceset politike dhe dialogjet kombëtare. Por kostoja e protestave masive është e lartë për ekonominë e vendit dhe vonon më tej rindërtimin e një shteti që është shembur përtoke prej një serie diktatorësh brutalë. Të bësh protestat një zëvendësues permanent të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të dialogut kombëtar do të thotë të vësh Egjiptin në një gjendje të përhershme pasigurie në vend që ta çosh drejt një demokracie të qendrueshme. Në fund, janë egjiptianët që përfitojnë më shumë nga mësimet e nxjerra dhe që humbasin më shumë nga gabimet e bëra. Për të mirën e tyre, të shpresojmë që kurba e të mësuarit është e pjerrët.


16

« OPINION

E mërkurë 10 korrik 2013 •

“Një demokrat, një votë” dhe fenomeni “Basha”

F

ushata e imponuar për liderin e ri të PD-së pas tërheqjes së Berishës në vetvete është edhe një risi, sepse që prej 21 vjetësh realisht në këtë parti nuk ka ekzistuar gara reale për lidership. Jo vetëm se Berisha ka qenë i padiskutueshëm në kompeticionet e sajuara, por edhe të tjerët në kryesi kanë qenë produkte ekzekutive të simpative të Berishës e ndonjëherë imponimit të çastit e grupacionesh për të ruajtur ekuilibrat mes klaneve. Sado që dora e fortë dhe inteligjente e Doktorit ka punuar për fashitjen e klaneve dhe fraksioneve, ato realisht në PD kanë ekzistuar. Çuditërisht, vetëm Berisha vetë nuk ka pasur një klan politik, ndërkohë që botërisht dihen grupacionet “Topi”, “Topalli”, “Bode”. Nga i gjithë ky kontingjent që Doktori e promovoi dhe e veshi për një dekadë me pushtet politik, legjislativ e ekzekutiv, vetëm njëri ka rezultuar ta meritojë, dhe ky është zoti Lulzim Basha. Ndryshe nga prurjet që rezultuan anemike si ai i Aldo Bumçit, Keltis Krujës apo Edurd Halimit, Lulzim Basha qëlloi vërtet të ishte një gjetje që ka frymëmarrje shumë më të gjerë dhe konture tepër më të mëdha sesa janë dukur deri tani për të zëv-

Nga GUXIM ALIMANI endësuar një lider shumë të fuqishëm, të paepur, me eksperiencë e vullnet të pashoq, me karizëm të pazëvendësueshëm si Sali Berisha. Basha ishte i vetmi që më 2011 mundi njeriun e fortë të Tiranës, kreun e opozitës se atëhershme Edi Rama. Edhe sikur Rama të ishte fitues me 10 vota, siç pretendonte asokohe, z. Basha është sfidanti i dekadës, pse arriti që në kulmin politik të Ramës ta kalojë me urë metalike hendekun e votave që u krijua nga Sokol Olldashi më 2007-n. Olldashi ishte në pozita shumë më komode politike sesa Basha dhe me mbështetje aspak më të vogël se ai. Mirëpo janë shumë faktorë që ndikuan në ngritjen e Lulzim Bashës, ku sigurisht profili i tij tejet i civilizuar, katërçipërisht i kultivuar dhe karizmatik në limitet e superkarizmës, ishin më thelbësoret. Ky profil dita-ditës vetëm sa ka ardhur në ngjitje. Nëse dikush e fajëson barazisht me drejtuesit politikë të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, gabon rëndë. Basha, ndoshta dhe jashtë vullnetit dhe në dëm të tij, u përfshi në fushatë me një stil qytetarie të materializuar nga qytetarët. Po ç’mund të bënte Basha tjetër kur kandidatët e PD-së në Tiranë falë listës ishin të tillë? E çfarë mund të bënte Lulzim Basha me Flamur Nokën, që drejtonte ministrinë më të

rëndësishme dhe sektorin e organizimit në PD në mënyrën më skandaloze? Edhe më datën 2 prill 2013, pas largimit të LSI-së. Flamur Noka, posedues i mijëra vendeve pune, i tenderoi ato, aspak duke afruar burime njerëzore nga radhët e militantëve të PDsë. Edhe njerëzit e klanit të Bodes, parallinjtë e tatimeve, CEZ-it apo doganave e hipotekave, më shumë sesa për të fituar luftuan të njollosin Bashën me faturat e kripura që u servirnin qytetarëve të Tiranës. Në këto rrethana, çmoj se kjo fushatë në PD është risi. Natyrisht, inteligjenca e demokratëve do të zgjedhë Bashën dhe ai do të dijë t’ua kthejë performancën që i mungon partisë së shpresave të mëdha. Pa dashur të fyej mikun tim Olldashi, konstatoj se asgjë e re nuk vjen prej tij. Edi Rama nuk është për t’u nënçmuar. Gjatë karrierës së tij ka rezultuar se ai ka bërë jo pak viktima të fuqishme, ku Nano dhe Berisha bien në sy. Edhe Sokoli ka qenë viktimë me nokaut që në betejën e parë. Është kafshatë e vogël. Vetëm Basha premton barrikadë pa kalim. Marrja edhe e këtij mandati nga demokratët për të qenë kreu i opozitës e bën Edi Ramën të mos e përfundojë ndeshjen 4 vjeçare, dhe jo vetëm kaq. Pas kësaj ai s’do të ketë me rast për t’u ngjitur në ringun politik.

Rrëzimi i Morsit dhe rrëzimi i demokracisë

R

rëzimi i presidentit Mohamed Morsi u shoqërua me festime, që zgjatën gjithë natën në sheshin e famshëm tashmë për protesta të Kajros, Tahrir, e në rrugë të tjera të kryeqytetit egjiptian. Gëzimi i kundërshtarëve të Morsit është i kuptueshëm. Presidenti i zgjedhur vetëm një vit më parë në krye të Vëllazërisë Myslimane dukej se po kthehej në një Mubarak të ri. Ndonëse kishte marrë vetëm 52% të votave, ai u soll sikur kishte marrë një mandat historik për të transformuar shoqërinë egjiptiane. Aktivistët filluan të dënohen me burg vetëm për një kritikë kundër presidentit të ri. Një humorist i njohur në televizion u çua në gjyq për t’u burgosur vetëm se ishte tallur me presidentin. Vëllazëria Myslimane, e cila është persekutuar në dekada për pikëpamjet e saj fetare, kaloi nga e diskriminuar në një forcë që përpiqej t’ia impononte vlerat e saj mbarë shoqërisë egjiptiane. Vetë presidenti Morsi kishte filluar të dashurohej me mekanizma përtej ligjit e përtej institucioneve për të ushtruar pushtetin e tij personal. Një kushtetutë që i jepte fuqi të jashtëzakonshme u aprovua me shpejtësi, duke injoruar opozitën dhe të pavarurit si dhe çdo këshillë dashamirëse nga jashtë. Ndërsa ndodhnin të gjitha këto, qeveria e vendit nuk arriti të bënte asgjë të rëndësishme për të përmirësuar ekonominë e vendit. Papunësia u rrit, investitorët qëndruan larg duke pritur më shumë stabilitet. Më shumë ndihmë për ekonominë erdhi nga organizmat ndërkombëtarë sesa nga ndonjë reformë apo nismë vendore. Në planin e jashtëm është normale që Morsi të mbështeste opozitën në luftën civile që po zien në Siri. Shumë vende perëndimore do të donin që regjimi i Asadit të merrte fund, por thirrjet e Morsit për xhihad në Siri i shkonin më shumë për shtat një udhëheqësi fetar të një organizate periferike sesa një udhëheqësi shteti. Kur i numëron të gjitha këto, ke dëshirë t’i bashkohesh gëzimit të rinisë egjiptiane, që nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Kajroja ua sollëm në faqen tonë të internetit të gazetës “Illyria”. E megjithatë rrëzimi i presidentit Morsi është më shumë një ngjarje ankthi sesa çlirimi. Ende nuk dihet nëse ka fituar vërtet demokracia në Egjipt me këtë rrëzim. Në fund të fundit, Morsi ishte presidenti i parë i zgjedhur demokratikisht në historinë moderne të Egjiptit. Ai ndoshta ishte një president i keq, por ideale do të ishte që të rrëzohej nga pushteti ashtu siç u ngjit, pra nëpërmjet zgjedhjeve demokratike. Një vend ku politika korrigjohet nga ushtria, nuk është një vend ku ke besim tek ardhmja. Institucionet duhet të korrigjojnë njëra-tjetrën. Kush e korrigjon ushtrinë egjiptiane? Sheshet e protestave kanë rëndësi, po vetëm kutitë e votimit mund të matin realisht vullnetin e popullit, përndryshe një pakicë e zëshme dhe e dhunshme mund të marrë peng vazhdimisht proceset politike. Egjipti ka shumë probleme, por protestat në shesh nuk mund të nxjerrin një krye një program konkret për zgjidhjen e tyre. Vetëm një fushatë e gjerë dhe një debat i hapur mund të nxjerrë

Nga RUBEN AVXHIU në pah njerëzit dhe programet më serioze. Sa do të jenë kushtet për këtë fushatë të re zgjedhore? A do të guxojë kush të kritikojë ushtrinë dhe të kërkojë reformimin e saj? Kush siguron se një president i ri, që ndryshe nga Morsi do t’i bëjë “temena” ushtrisë, nuk do të lejohet të kthehet në diktator? Kush siguron se edhe një president i mirë, por që nuk jep rezultate shpejt nuk do të rrëzohet nga turmat nervoze të shesheve dhe rrugëve që kërkojnë ndryshime? Ushtria egjiptiane është një lloj shteti brenda shtetit. Ka buxhetin e saj, për të cilin nuk i jep llogari as qeverisë e as publikut. Ka privilegje të paprekshme të ushtarakëve të saj më të lartë. Në një vend të pastabilizuar dhe aq të larmishëm sa Egjipti qëndrueshmëria e ushtrisë është një lloj garancie qetësuese. Por në plan afatgjatë demokracia nuk mund të bashkëjetojë me një garantues që qëndron mbi ligjin. Qëndrimi mbi ligjin është ngjitës dhe në fund vret lirinë dhe demokracinë. Egjipti nuk mund të bëjë përpara pa njohur dhe pranuar realitetin. Mund të jesh kundërshtar i vendosur i Vëllazërisë Myslimane dhe vizionit të tyre, por kjo nuk do të thotë se është e pranueshme të sillesh sikur nuk ekzistojnë. Deri dje ata komandonin sheshin e protestës. Sot janë rrëzuar nga ky shesh. Asgjë nuk garanton se nesër skenari nuk do të përsëritet. Ushtria egjiptiane, që ka marrë në duar medien, arrestoi gazetarët që transmetuan kundërmitingjet që po bënte Vëllazëria Myslimane. Nëse sheh sot televizionin egjiptian, të duket sikur gjithë populli po gëzon. Po kjo nuk është e vërtetë. Një pjesë e madhe e egjiptianëve besonin te Morsi dhe mendojnë se ky ishte një grusht shteti i padrejtë. Ata janë të bindur se, po të ribëheshin zgjedhjet sot, Morsi do të fitonte përsëri. Po edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, edhe nëse as 40% e egjiptianëve nuk votojnë për Morsin, ai mbetet kreu i një force të pashmangshme nga jeta e Egjiptit. Synimi duhej të ishte modernizimi dhe reformimi i kësaj force, jo nxjerrja e saj jashtë loje me anë të dhunës. Dhuna ka dy krahë dhe mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e Egjiptit. Fitorja e Vëllazërisë Myslimane në zgjedhje ishte ndoshta një zhgënjim i madh e mbase një lloj fatkeqësie për Egjiptin, por ajo duhej të kthehej në një mësim për forcat e tjera politike egjiptiane, që nuk kanë as mobilizimin, as organizimin dhe as disiplinën e Vëllazërisë. Mëria ndaj ekstremistëve është e madhe dhe e kuptueshme, por ka disa sfida në një shoqëri. Duke marrë pjesë në zgjedhje Vëllazëria Myslimane fitoi kundër atyre ekstremistëve që e urrejnë demokracinë dhe duan një shtet fetar të vendosur në pushtet me forcën e armëve. Sipas një rryme salafiste, njeriu nuk mund të bëjë ligje. Vetëm Zoti bën ligj, ndaj është Kurani dhe skriptet e tjera. Ata janë kundër idesë së një kuvendi që prodhon ligje. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që Vëllazëria Myslimane të mbetet në garën demokratike. Egjipti nuk mund të fitojë nëse një nga forcat e tij më të fuqishme kthehet në errësirën e paligjshme dhe përfundon se vetëm mjetet e dhunshme kanë vlerë. Sepse kjo është ajo që do të ndodhë nëse islamistët hum-

basin besimin te demokracia. Sot zyrat e partisë së Morsit po digjen e shkretohen nga protestues të ekzaltuar, ndërsa policia nuk bën asgjë. Kjo nuk është demokraci dhe kthen edhe një herë tehun e dhunës nga një kah politik në tjetrin. Sekreti i suksesit në Egjipt mbetet te bashkëpunimi ndërpartiak derisa të rifitohet besimi te demokracia, të rimëkëmbet ekonomia dhe të rivendoset pushteti i ligjit. Egjipti nuk është aq i largët dhe i parëndësishëm sa mendojnë disa shqiptarë. Zhvillimet aty ndikojnë në botën përreth, e ne nuk jemi shumë larg saj. Me gjithë të metat, qeveria nën drejtimin e Morsit njohu pavarësinë e Kosovës. Thirrjet kundër presidentit në shesh gjatë protestës u shoqëruan me thirrje kundër Amerikës. Ndonëse Shtetet e Bashkuara thanë se nuk marrin kah në betejën politike të brendshme egjiptiane, një deklaratë e ambasadores amerikane se ndërhyrjet e ushtrisë nuk janë asnjëherë të mira për demokracinë u panë si mbështetje për Morsin. Diplomacia serbe mund të përpiqet që ta shfrytëzojë ndryshimin për të sabotuar njohjen e Kosovës, ndonëse kjo do të ishte një rast i paprecedentë. Po asnjë bast nuk mund të vihet për Egjiptin sot. Ndoshta ushtria vërtet do të krijojë kushte për një fushatë më të drejtë e të ndershme, por kjo mbetet për t’u parë. Shqiptarët jetojnë vetë në vende ku demokracia mbetet e brishtë e ku besimi ndaj institucionit të kutisë së votimit mbetet i vogël. Prirja për të treguar forcën në shesh mbetet joshëse. Çdo ndryshim që vjen në atë mënyrë e kthen demokracinë mbrapa. Sheshi e rruga janë joshëse sepse partitë që besojnë se kanë të drejtë shohin një mundësi për të anashkaluar punën e nevojshme për të bindur popullin për pikëpamjet e tyre. Duke pretenduar, por dhe besuar se përfaqësojnë popullin, ato në fakt tentojnë t’ia imponojnë atij dhe institucioneve pikëpamjet e tyre. Është rast fatlum kur këto parti e forca kanë të drejtë, por e drejta nuk është asnjëherë absolute dhe çdo parti herët a vonë duhet të vendoset në peshoren e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, udhëheqësit që mendojnë se për shkak se kanë fituar zgjedhjet mund të injorojnë pafundësisht realitetet në vend, rrezikojnë shumë. Rrezikojnë jo vetëm humbje në zgjedhjet e ardhshme, por janë dyfish nën presion për të treguar se do të largohen nëse populli i voton kundër. Sa më shumë korruptim dhe mospërfillje të marrëdhënieve me publikun e të debateve të hapura në opinion, aq më e mundshme është revolta e rrugës. Në fund, fitorja nga rruga vjen me peshën e precedentit. Ashtu si e zbuloi Morsi në kurriz të tij. Rruga nuk ngopet kurrë, e nëse nuk e mbush gjithmonë ti, nesër do ta mbushë dikush tjetër. Në fund, të pasurit të drejtë nuk do të vlejë më. Rëndësi do të ketë vetëm një faktor: a ke njerëz që janë gati të vdesin në shesh? Demokracia u shpik pikërisht për të shmangur këtë lloj konkurrimi në shoqërinë njerëzore, ndaj me gjithë të metat duhet të mbahemi fort pas saj.


OPINION • E mërkurë 10 korrik 2013

»

17

Dështimi i pritshëm i “Pranverës Arabe”

K

ur e gjithë vëmendja e opinionit botëror është drejtuar te ngjarjet më të fundit që precipituan me shpejtësi në botën arabe, ajo çfarë kërkohet të nxirret nga e gjitha kjo është mësimi për të mos gabuar nesër. Dhe më konkretisht në Egjipt ka ndodhur ajo që pritej dhe është shumë tronditëse. Ajo që i kalon caqet e Egjiptit është pamundësia e kësaj pjese të globit për të mos ndërtuar një shoqëri demokratike. Si erdhi “Pranvera Arabe”, kaq shumë e përfolur dhe kaq shumë e dëshiruar për të flakur tej një regjim diktatorial ushtarak të instaluar në shtetet respective menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në Europën Lindore? Është e njëjta situatë si në Egjipt, në Afganistan, në Irak, në Tunizi dhe së fundi në Siri, ku liderët e tyre kishin uzurpuar pushtetin dhe ishin kthyer në diktatorë, duke mbrojtur një rrymë komuniste shumë herë më të dëmshme apo një klan të caktuar të ngritur mbi hakmarrjen. Instalimi i këtyre sistemeve sigurisht që ka lënë gjurmë në të gjithë administratën e vendit si për sa u përket njerëzve, ashtu dhe metodës së punës, që është e njëanshme. Reaksioni zinxhir i përfshiu të gjitha vendet, me pak përjashtime në një fazë të dytë nesër, ndoshta për t’u rikthyer. Çfarë i tronditi këto shtete që të rrëzonin këta udhëheqës? Mënyra e qeverisjes me oborre, korrupsioni i madh që kishte përfshirë të gjitha këto vende të pasura në burime të kërkuara kaq shumë për botën e teknologjisë më të fundit, krimet e shumta në emër të lirive, shtrëngimi i pushtetit dhe nxjerrja e dhëmbëve një populli që ishte i zhveshur, survejimi dhe kondicionimi i lirive fetare, rritja në përqindje e numrit të shtetasve për shkak të lindshmërisë së lartë, vdekjet dhe humbjet njerëzore për shkak të mungesës së shërbimeve, papunësia në rritje si rezultat i keqmenaxhimit të pasurive të vendit - të gjitha këto dhe faktorë të tjerë u bënë shkaku i një zemërimi të përgjithshëm dhe ngritja në revoltë, që vinte nga brenda në emër të lirive dhe mohimit të gjithçkaje. Mubaraku u rrëzua, por ende është në punë administrata që ai ngriti. Ai arriti të tjetërsonte një komb me 73 milionë banorë. Befas Egjipti, ashtu si pjesa tjetër e Gadishullit Arabik, u ndodh përpara një fakti të kryer, me pikëpyetje të mëdha për këdo që do të donte që vendi të mos shkonte drejt një konflikti tjetër. Pjesëmarrja e botës arabe në këtë revolucion nuk është vetëm meritë e një grupi, në rastin tonë Vëllazëria Myslimane. Ajo është pasojë e një revolte të brendshme të të gjithë aktorëve pjesëmarrës. Dhe pa dyshim që, në qoftë se do t’i referohemi edhe me shifra përbërjes së popullsisë, Egjipti ka një konfigurim ngjyrash

Nga ARIAN REXHEPI

nga disa sekte myslimane mes tyre edhe Vëllazëria Myslimane, (Ihuanët) formacioni më i ri i ngritur kohët e fundit, shijash dhe idhujtarësh, deri te grupet etnike me besim ortodoks dhe ato pa besim të spikatur. Çfarë po ndodhte pas rënies së Mubarakut dhe cilët ishin rivalët e mundshëm për marrjen e pushtetit? A ishin vërtet të gatshëm Vëllazëria Myslimane që të merrte pushtetin dhe të qeveriste vendin? A duhej të bënte aleanca me faktorët e tjerë për hir të interesave madhore? Cili ishte ky formacion politik dhe çfarë kishte në programin e tij? Themeluesi i saj dhe udhëheqësi shpirtëror Hasan el Bena, tashmë i vdekur, por jo rryma që e mbolli, i takon mesit të shekullit të 20-të, ka shumë për të ndrequr. Pa dyshim, qëllimi i tyre është marrja e pushtetit me çdo kusht dhe programet e partisë vijnë më mbrapa. Teoria e tyre është se njerëzit ndreqen përmes pushtetit dhe jo e kundërta. Duke e rregulluar aty ku mundet dhe aty ku është e pamundur, ndoshta edhe me anë të presionit. Farë rrezikon kjo, të biem në një diktaturë tjetër si ajo që rrëzuan para dy vjetësh? Një kult u rrëzua dhe një tjetër po ngrihej nga njerëzit. A është kjo ajo çfarë predikon islami? A kanë të drejtë njerëzit ndryshe që të etiketojnë islamin se përhapet me anë të dhunës? A ishte gati kjo vëllazëri të merrte pushtetin dhe ta mbante duke mos pasur eksperiencën e duhur? Mungesa e kuadrove për të menaxhuar dhe administruar shtetin ishin një e metë e madhe. Sa ishin të aftë ekonomistët dhe inxhinierët që të merrnin përsipër rindërtimin e vendit dhe të një ekonomie nga më pjelloret e botës? Ku ishin juristët dhe avokatët, mbrojtësit e ligjit që të hartonin ligje të reja në kushtet e një hapje me botën? A lanë hapësirë këta jurist që brenda shtetit të tyre të kishte mundësi jetese edhe një njeri ndryshe? Sa ishte përqindja në votime dhe sa për qind fitoi partia Vëllazëria Myslimane në këto zgjedhje të sforcuara? A mund të pretendojë ajo se ishte shumicë absolute dhe kush mundësoi për ardhjen në pushtet të tyre. Normalisht në vendet e vuajtura nga diktatura komuniste apo çfarëdo ngjyrimi tjetër pjesëmarrja në votime për ta rrëzuar një pushtet dhe për të sjellë një tjetër është e lartë, por jo se është tregues i një vote mbarëpopullore. Po të kemi parasysh edhe problemet e brendshme të Vëllazërisë Myslimane, asnjëherë ajo nuk ka qenë shumicë pa llogaritur edhe pjesën e opozitës. Siç e thashë pak më lart, mungesa e një politike vizionare, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët e vendit, varfëria e madhe e vendit si pasojë e një regjimi të urryer diktatorial, që akoma nuk është zhdukur nga skena politike, pamundësia për të kontrolluar të gjithë vendin, aq më tepër ushtrinë, mbajtja me pahir e segmenteve të caktuara të shtetit për t’i pasur si kundërpeshë ndaj

zërit ndryshe, gabimi i madh i ndarjes së pushtetit në “pro” dhe “kundër”, thirrjet e lidershipit për të armatosur krahun radikal, mungesa e një politike rajonale dhe humbja e ekuilibrit me pozicionime të gabuara dhe lidhja e aleancave të reja. Kostoja e madhe që i solli administrata e vjetër e regjimit dhe kalimi në krahun e kundërt vetëm për të ruajtur pozitat dhe ofiqet që të ofron pushteti i injorantëve, por me zemër të madhe, arroganca e lidershipit, që pretendonte se kishte ardhur me votën sublime të pjesës dërmuese të popullit, nxitmi i tij për t’i dhënë vendit një republikë me bazë sheriatin, duke mos marrë në konsideratë dhe dëgjuar zërat ndryshe, që janë për një shtet të ndarë nga feja, mospërgatitja e popullit dhe mostestimi i tij me opinione dhe sondazhe reale për gjendjen ku ndodhej e mbi të gjitha dobësia e administratës për të nxjerrë vendin nga gropa e zezë e varfërisë ku ishte zhytur, duke mosllogaritur interesat pragmatiste, paaftësia për leximin e votës kur rrëzuan nga pushteti Mubarakun, shkaqet dhe arsyet pse u rrëzua dhe së fundi shenjtërimi që i bëhet një lideri qoftë edhe i vdekur për të ruajtur një karrige, janë faji që ka vetëm një emër. Sigurisht që këto u anashkaluan nga lidershipi i Vëllazërisë Myslimane, dhe ky është gabim fatal, që ndoshta do të vazhdojë të bëhet edhe në vendet e tjera ku “Pranvera Arabe” është e pranishme. A ishin pjekur kushtet për kalimin në lëvizjen e porsaformuar, po të kemi parasysh se pushteti i vjetër kishte çdo gjë nën kontroll, madje mbante të ndrydhur të gjithë vendin? Po vriten njerëz të pafajshëm, dhe kjo është e shëmtuar dhe e pafalshme. Myslimanit nuk i lejohet të bëjë luftë vëllavrasëse për hir të pushtetit. Nga kush po rrezikohet ai sot? Nga kurrkush përveç disa mendjeve të nxehta, që kërkojnë të hyjnë në histori dhe të vendosin hegjemoninë e tyre nëpërmjet pushtetit ilegjitim të armëve. Problemi i vetëm i lidershipit të këtyre vendeve është se kanë mangësi në mënyrën e kuptimit të asaj çfarë do një popull apo komb nëpërmjet mesazhit të votës. Paaftësia e tyre për ta lexuar këtë mesazh i ka çuar drejt turpit të vetes. A është gjithçka numri i kartonëve? Instalimi i një shteti islamik me anë të forcës së kartonëve dhe nën presionin e armëve nuk e ka jetëgjatësinë e duhur. Mohimi i zërit ndryshe të lirive dhe të drejtave njerëzore pa pyetur masën e gjerë të njerëzve dhe pa punuar për përhapjen e fesë me bindje do të ketë bashkudhëtare humbjen. Ajo çfarë duhet të bëjë Vëllazëria Myslimane është kthimi në kushtet e nisjes me një normalitet besimi. Ka përfunduar koha e revolucioneve me kundërrevolucione të dhunshme. Gabimi mund të ndreqet, faji kurdoherë ndëshkohet.

Para se të përmbysim malet, le ta fillojmë me lëvizjen e gurëve të vegjël

Z

gjedhjet e 23 qershorit, siç po e perceptojmë çdo ditë e më shumë, dhanë një mesazh të fortë dhe tej çdo parashikimi për forcat politike. Askush nuk e priste një humbje kaq të thellë të mazhorancës dhe një fitore kaq të madhe të opozitës. Ajo ishte një sinjal i qartë se populli kërkon shumë më tepër nga ato çka premtuan programet e dy koalicioneve, ndaj dhe duhen riparë në thellësi e gjerësi. Populli pret një opozitë të re ndryshe, më tepër konstruktive e bashkëpunuese, por barra kryesore bie mbi forcën e re politike fituese, Aleancën për Integrim Europian, për të sjellë ndryshimin e madh. Vendi ka nevojë për reforma të thella, si ajo administrative e territoriale, reforma në shëndetësi, arsim e mbi të gjitha rritje të zhvillimit ekonomik, si elementi bazë për të kufizuar papunësinë e varfërinë e rritur mirëqenien e popullit. Por para se të përmbysim “malet”, për të cilat do të duhet kohë dhe investime të mëdha, le t’ia fillojmë me lëvizjen e “gurëve të vegjël”. Dhe me të tillë ndeshemi rëndom në jetën e përditshme. Për ta konkretizuar do të përmendja konstatimin miqësor të shefit të vëzhguesve të Këshillit të Europës, zotit Luka Volonte, i cili jo vetëm në Krujë, por dhe para “Rognerit”, hotelit më luksoz të vendit në zemër të kryeqytetit, vërejti se makina gangsterësh ec-

Nga NIKO FABER

nin “në të kuqe”, në një kohë që pesë policë e dy makina policie, që ndodheshin aty, rrinin të pashqetësuar e mbanin sehir. (Autori i këtij shkrimi ka pasur rastin të shikojë në një kryqëzim rruge të një shteti fqinj një rast analog kur një makinë vetëm për pak sekonda hyri “në të kuqe”, polici i shërbimit i dha shenjë për të ndaluar dhe, kur pa se shkelësi nuk e bëri këtë, mori menjëherë motorin dhe u vu në ndjekje të tij). Ndaj dhe na këshilloi me simbolikën: “Shqiptarë, mos shkelni vijën e kuqe!”. E nëse do ta bënim këtë, nëse do të kërkojmë zbatimin me rreptësi të rregullave të qarkullimit dhe nuk do të lejohen gangsterët tropojanë, tiranas, korçarë etj. të ecin me shpejtësi marramendëse rrugëve të qyteteve tona dhe ato nacionale, nëse do të shkunden nga plogështia ata që janë ngarkuar me këtë detyrë, do të ulej ndjeshëm numri i aksidenteve, aq shqetësues për vendin tonë. Probleme të tilla, në dukje të vogla, por me impakt të madh në jetën e përditshme e që kërkojnë një mentalitet të ri pune, mund të ketë shumë, por e rëndësishme është që ato të mos i soditim, por të vëmë objektiva për t’i zgjidhur në 100 ditët e para. Shembulli i dytë. Duke analizuar të dhënat e 5-mujorit të parë të këtij viti, kur te ardhurat (125.2 miliardë lekë) nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet korrente (134.5 miliardë), pra kur mungojnë 9.3 miliardë lekë, që mbulohen me borxhe, vetëkuptohet

që qeverisë së re do t’i duhet të përballojë një situatë tepër të vështirë financiare, që krahasohet me një prag kolapsi. Ndaj ministrave të rinj do t’u duhet të fillojnë punën në dikasteret e tyre me dorë shumë të shtrënguar. Për t’i dhënë shtjellim të mëtejshëm idesë së shprehur në titullin e këtij shkrimi, po përmend diçka ka shkruar në librin e tij me kujtime “Duke luftuar për paqen” zoti Kaspar Uinberger, sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në administratën e ish-presidentit amerikan Ronald Regan. Edhe pse ishte emëruar në një dikaster që menaxhonte fonde kolosale, që u afroheshin 400 miliardë dollarëve, punën në Pentagon ai e filloi me kontrollin e rreptë të shpenzimeve të telefonave, energjisë elektrike, ujit e kancelarisë, të cilat shumë shpejt u ulën deri në 30 për qind. Duke krijuar një mentalitet të ri në punë te vartësit, më tej u arrit të punohej me dorë të shtrënguar e një ndjenjë të rreptë kursimi edhe në modernizimin e ushtrisë amerikane. Si rrjedhojë, u bë e mundur që të kurseheshin qindra milionë dollarë, të destinuara për ndërtimin e anijeve të reja luftarake, të cilat u zëvendësuan me rikonstruksionin dhe modernizimin e anijeve të vjetra e me gabaritë të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, që kishin mbetur porteve të SHBA-ve. Lind pyetja: a do ta fillojnë kështu punën edhe ministrat tanë të rinj? Le të shpresojmë.


18

« DOSSIER

E mërkurë 10 korrik 2013 •

FALSIFIKIMI SERB I HISTORISË

Viti 1918, raporti italian: Kosovarët pasardhës të ilirëve, janë në trojet e tyre

Nga ALBERT KOTINI

D

ihet që historia e Kosovës e shkruar nga serbët dhe komunistët shqiptarë, ka mbetur një produkt propagande e politikës shtetërore sllave, aspak shkencore. Që në programin nacionalist serb “Naçertanie” më 1844 shkruhet: “Në qoftë se Serbia do të jetë e vetëdijshme, se në çfarë situate gjendet sot dhe se çfarë popujsh ka fqinjë, atëherë ajo duhet të bindë, se është një shtet i vogël dhe se në një gjendje të tillë ajo nuk mund të mbetet dhe, se vetëm në një besëlidhje me popujt që e rrethojnë, ajo, në krijimin e së ardhmes, duhet të marrë detyrën që i takon. Nga kjo buron tipari dhe themeli i politikës serbe, dhe se ajo nuk mund të ngushtohet në kufijtë e sotëm, veçse ajo synon t’i afrojë dhe bashkojë të gjithë serbët që e rrethojnë. Në qoftë se Serbia nuk e ndjek fuqimisht këtë politikë dhe, ç’është më zi, e hedh poshtë, dhe për këtë çështje nuk bën një plan të menduar mirë, ajo, atëherë, nga stuhitë e huaja, sikundër ndonjë barkë e hedhur herë këndej, herë andej më në fund në një shkëmb të madh të ndeshur do të bëhet copë e grimë.” Një përgjigje e kohës është në librin “Spastrimet Etnike”. Politika gjenocidale serbe, ndaj shqiptarëve” e autorit Hivzi Islami, botuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” Pejë 2004, dhe përkthyer nga Idriz Ajeti. Të tilla libra të botuara në Kosovën tashmë të çliruar dhe drejt pavarësisë, po pastrojnë sadopak mashtrimet serbe në historiografinë e tyre për Kosovën. Çështja është, se ç’duhet bërë më tej, që në bllokun homogjen shqiptar edhe Kosova të jetë në histori më e plotë dhe më e saktë shkencërisht nga pikëpamja unikale kombëtare. Kosova ka qenë dhe është djepi autokton i të parëve tanë dhe s’ka qenë asnjëherë trevë e Serbisë, sepse është tundur me belbëzimet e elementëve të substratit pellazgo-ilir, që nga parahistoria e deri me sot. Të gjitha burimet shkencore, që nga lashtësia, në veçanti për Ilirinë saktësojnë ardhjen e sllavëve të emigruar në tokat e Kosovës, të cilët me paturpësi e pagëzuan në histori me emrin “Serbia e vjetër”. Për të instaluar këtë falsifikim serbët kanë botuar mijëra shkrime të përhapura në botë, për ta përvetësuar, asimiluar dhe për të zotëruar gjoja “të drejtën” historike të ekzistencës, si tokë sllave për Kosovën. Pa u zgjatur në oponencën, që duhet bërë ndaj mashtrimeve, falsifikimeve, deformimeve pothuajse në përbërjen e të gjithë botimeve të tyre për këtë çështje, po servir dy dokumente origjinalë, që kanë vulën e kohës për dy momente kthese jetike në fatin e Kosovës. Së pari, promemorie e presidentit të komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, që i dërgon Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, nga Shkodra më datë 21.12.1918. Ky vit në histori ka të bëjë me krijimin e ish Jugosllavisë në fund të Luftës së Parë Botërore, nga laboratorët e kancelarive evropiane dhe futjen e Kosovës nën atë juridiksion fals. Së dyti, është dokumenti origjinal për Konferencën e Bujanit të datës 31.12.1943, deri në 2.1.1944, atëherë kur vetëvendosja e fateve të Kosovës nga përfaqësuesit e vet u mashtrua nga “vëllazërimi” internacionalist shqiptaro-serb Tito-Enver. Vlera aktuale e këtyre dokumenteve qëndron në mësimet e përvojës historike për të mos u mashtruar më nga premtimet dhe miklimet, që kanë të bëjnë në devijimin dhe diskutimin e pavarësisë së Kosovës, si një e drejtë historike dhe shkencore e popullit të vet. Nuk ka më saktë dhe më qartë, se në këtë promemorie të dërguar nga Hoxhë Kadria Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë në gjuhën frëngjishte, për të drejtën e pop-

ullit të Kosovës, të paktën edhe pse të vonuar, që me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, që të mos i bashkohej Jugosllavisë, por të ishte më vete si shtet shqiptar. Në mënyrë të përmbledhur, po jap përmbajtjen e kësaj promemorie: “Superfuqitë e huaja kanë deklaruar solemnisht, që ia kushtojnë fundin tonë kësaj lufte botërore me vullnet të zotit dhe kushteve të paqes të bazuara mbi principe të afta për të kënaqur ndjenjat njerëzore duke siguruar moscenimin e të drejtave natyrale dhe politike të kombeve dhe këto deklarata të larta i kanë lejuar ato të popujve të vegjël, që kishin humbur tashmë pavarësinë e tyre ta kërkonin atë njëkohësisht me bashkimin kombëtar. Është e pakundërshtueshme dhe e provuar nga ngjarjet e së kaluarës, që njëri ose i pari popull, që humbi të drejtat e tij ligjore dhe që e rrezikon akoma sot, të paragjykohet dhe më pas të shfaroset, është populli shqiptar, pavarësisht, vërshimin e popujve të ndryshëm barabar, që prej epokave shumë të largëta, pavarësisht pushtimeve tiranike të romakëve, sllavëve, turqve. Shqiptarët kanë paguar me gjakun e milionave dhe me një rezistencë të pathyeshme kanë ruajtur kombësinë e tyre”. Mbasi argumenton shkencërisht me fakte prejardhjen e shqiptarëve të Kosovës, që nga pellazgët, ilirët dhe civilizimin kombëtar të ngjizur në shekuj, autori i promemories me shifra dhe fakte tregon luftën, ndaj kombeve pushtuese për shpëtimin e ekzistencës kombëtare dhe ruajtjen e racës shqiptare nga politikat e asimilimit, shfarosjes prej pushtuesve të ndryshëm dhe domosdoshmërinë e dëshirës për liri të këtij populli autokton në Ballkan. Po kështu argumenton, se populli shqiptar i Kosovës ka qenë integrues me fqinjët dhe asnjëherë nuk ka qenë ekspansionist ndaj tyre. Të tillë u bënë me mbështetjen e perandorisë bizantine serbët për të sllavizuar dhe shfarosur kombin shqiptar me pushtimet e tyre. Sllavët filluan të pushtonin krahinat e Nishit që nga viti 1159, pastaj realizuan pushtimin e Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë nga krajl Dushani në vitet 1335-1355. Tipari kryesor i pushtimeve serbe ka qenë rituali i ngritjes të objekteve të kultit sllav dhe quajta e tokave “të shenjta”, mbasi i vinin emra sllavë dhe i tjetërsonin si pronat e tyre. Njihet ky fakt historik i pushtimeve sllave në tërë Ballkanin, që nga toponimet, emra fshatrash dhe qytetesh, që në mënyrë artificiale vlerësohen me “origjinën” e këtyre pushtuesve. Kështu, edhe themelimi i kishave të Ipekut dhe të Deçanit, për të cilën bëjnë mjaft zhurmë edhe sot serbët nuk është gjë tjetër veçse një dominim i këtyre qendrave të pushtuara, të pagëzuara me emra sllavë e asgjë më tepër. Këto padrejtësi me synime politike, kanë pasur në thelb anën tradicionale të poshtërimit dhe asimilimit prej sllavëve përgjatë shekujve dhe që zbulohen nga mijëra shembuj të mirë dokumentuara. Të besosh si shkencore një politikë të të çmendurve të tillë d.m.th që edhe Europa për ato vende që pushtuan otomanët e u islamizuan të quhen, sipas logjikës serbe të turqizuar. Në promemorie interpretohen fenomenet, duke vënë përballë falsifikimeve historike të serbëve, fakte e argumente shkencore që i kundërvihen për çdo çështje të pretenduar për ta pasur Kosovën në suazën e shtetit Jugosllav të vitit 1918. Autori argumenton: “Pikërisht në momentin kur lufta e parë e Kosovës 1383 ishte gati të merrte zjarr, ndërsa shqiptarët kaluan përkrah ushtrisë turke myslimane dhe luftuan kundër një ushtrie kristiane. Çfarë do të mund të thuhej për dokumentet e shumta historike të kundërta për të cilat vetë i dëshmojnë serbët.” Mbas këtij pretendimi të hapur që shtron Hoxhë Kadria, si një akuzë historike e botuar në

të gjitha shkrimet serbe, i gjetur si justifikimi më i plotë për pushtimet e tyre, po me të njëjtën monedhë i bëhet oponenca brenda llojit, se e vërteta është ndryshe. “Çfarë na mësojnë këto dokumente arkeologjike të një antikiteti shumë të ngritur që gjendet në territorin e Deçanit dhe të Ipekut, ende i pastudiuar nga specialistët shkencorë? Çfarë do mund të kuptojmë nga këto tradita të lashta dhe nga këto këngë barinjsh kosovarë, që tregojnë për ngjarjet e së kaluarës, por të paregjistruara nga kronologjia. Këto dëshmi arkeologjike, po aq mirë sa edhe këto tradita të hershme të Kosovës provojnë kategorikisht sa më poshtë vijon: 1. Në pushtimin e parë sllav të viteve 13351385 krahinat e Kosovës ishin të banuara nga shqiptarë. 2. Turqit me ardhjen e tyre i gjetën shqiptarët në krahina të përcaktuara. 3. Pushtimi sllav i ka frymëzuar gjithnjë shqiptarët e Kosovës me ndjenja urrejtjeje. 4. Përgjatë gjithë shekujve, shqiptarët kanë qenë në mazhorancë në përbërje të Kosovës. E kundërta, është e vërtetë, që serbët shumë para shqiptarëve i kanë shpëtuar zgjedhës turke dhe kanë themeluar një shtet të pavarur në Ballkan. Mirëpo, këtë sukses të shtetformimit të tyre i’a përkushtojnë mbrojtjes shumë efikase të rusëve, të cilët mbas mbretërimit të Pjetrit të Madh shtynin pa pushim popujt sllavë të Ballkanit për tu ngritur, kundër pushtimit turk, deklaruar këto vazhdimisht nga Rusia për të krishterët e Lindjes”. Në histori sqarohet se të gjitha kryengritjet serbë të viteve 1383-1877 nuk mundën të tejkalonin kufijtë e vetvetes, ndërsa kryengritjet shqiptare që shpërthyen nga Nishi në të gjitha krahinat e Kosovës duke përfshirë dhe Shkupin para dhe pas datës 1877, janë të njohura në historinë botërore si kryengritje shqiptare. Shteti serb kurdoherë me drejtuesit e tyre është udhëhequr nga politika pansllaviste e rusëve, në veçanti nga viti 1878 për t’i shërbyer idesë së një Serbie të Madhe. Serbet u “prekën” shumë nga Rusia vetëm, kur u lejua aneksimi i Bosnjë dhe Hercegovinës prej Austro-Hungarisë, sepse i takonte gjoja Serbisë, asnjëherë tjetër nuk ka qenë e pakënaqur nga politika pansllave në Ballkan. Në veçanti në aleancën Ballkanike të luftës së vitit 1912, aspiratat pansllaviste të serbëve, u mbështetën edhe nga Franca, bile nga politika momentale perverse e austriakëve për t’i shërbyer copëtimit otoman në favor të sërbomalazezëve me territoret shqiptare. Është e njohur mbrojtja e fuqishme e serbëve nga superfuqitë e asaj kohe, por me ironike është marrja për të vërteta historike e të gjithë mashtrimit publik të botës së civilizuar në Evropë, që bënë serbët për sa i përket situatës etnografike, gjeografike, ekonomike të Kosovës për të “besuar” pretendimet absurde të tyre. Ja pretendimet, të cilat u cilësuan si një sukses moral dhe material i Serbisë që në vitin 1912: 1. Të drejta historike të serbëve në Kosovë. 2. Kisha e Deçanit dhe e Ipekut. 3. Myslimanizmin dhe shqiptarizimin e serbëve nën regjimin otoman. 4. Të drejtën për të pushtuar. Faktet historike, në veçanti nga viti 1912, deri në vitin 1918 flasin qartë për spekulimet e serbëve me këto pretendime për të realizuar këto pika me të gjitha mënyrat e sllavizmit. Po të njohësh mirë historinë, këto nocione të shpikura nga serbët vetëm po të bësh një udhëtim të thjeshtë studimesh në Kosovë, mund të zbulosh shumë shpejt natyrën e vërtetë të këtyre pretendimeve nga ana e serbëve që janë sipërfaqësore dhe pa asnjë bazë shkencore. Për

këtë çështje autori argumenton si më poshtë: 1. Serbët donin të drejtën e sundimit të krahinave të Kosovës si në kohën e krajlit Dushan (1335-1355). Mirëpo a nuk kanë turqit aziatikë, apo rumunët e Ballkanit të drejta shumë më të bazuara sipas kësaj teorie serbe, meqenëse ata kanë pushtuar të njëjtin shtet përgjatë shekujsh? 2. Serbët kanë themeluar mjaft kisha me mermer për të qenë shumë rezistentë në kohë. Turqit kanë ndërtuar në po të njëjtat krahina me qindra xhami, kanë bërë koloni dhe kanë turqizuar popullatat indigjene në një proporcion më të konsiderueshëm. Atëherë çfarë mund të thuhet për shqiptarët, të cilët përbënin banorët e parë të këtyre krahinave, që dhe i zotëronin gjatë mijërave vjetëve si etnografikisht dhe ekonomikisht? A munden fuqitë e mëdha të lejonin sakrifikimin e interesave jetësore të një populli, për pretendimet legjendare të serbëve? Kurrë, në asnjë mënyrë! Sepse në këtë rast, do të duhej të sakrifikonin francezët e Alsas-Lorenës si dhe serbokroatët e Bosnjë-Hercegovinës, duke i lënë në zgjedhën e Gjermanisë apo të Austro-Hungarisë, gjë që do të ishte diçka, që nuk duhet të përputhej, as me principet e një paqeje universale, po as me mentalitetin e një bote të civilizuar. Të sakrifikosh për disa pretendime absurde të tilla dhe për disa kisha serbe, qindra e mijëra shqiptarë, të cilët kanë mundur të konservojnë, që prej kohëve para historike me çmime të larta vuajtjesh dhe persekutimesh kombësinë e tyre, d.m.th të mohosh ekzistencën e njeriut dhe të jetës. E gjithë historia e Kosovës e përbërë të paktën prej 85% shqiptarësh ka qenë e përgjakshme dhe e pandarë nga protestat për të përballuar hakmarrjen serbe. Autori paraqet në pika të veçanta, para kancelarive diplomatike europiane të tilla fakte: 1. Tetëdhjetë e pesë për qind e popullatës së Kosovës, është me kombësi shqiptare, pavarësisht nga masakrat e panumërta që i janë bërë kësaj popullate. 2. Historia tregon se rezistenca e shqiptarëve të Kosovës nuk ka qenë fiktive gjatë pushtimeve shekullore otomane, edhe për faktin se ka pasur pashallarë me origjinë shqiptare në qeverisje. 3. Shqiptarët e Kosovës morën pjesë efektive në 54 kryengritje shqiptare të regjistruara nga historia turke. Më të theksuarat do ti citoj si më poshtë: a) Në vitin 1968 e gjithë “Shqipëria e Veriut”, duke përfshirë Kosovën deri në kufijtë e BosnjëHercegovinës u ngrit në revoltë masive. Kryengritësit nuk u kënaqën me Qafën e Kaçanikut,


DOSSIER • E mërkurë 10 korrik 2013

por marshuan drejt Jugut dhe pushtuan të gjitha qytetet, përveç Shkupit. b) Gjatë kongresit të Berlinit, duke parë që Serbia ishte një mbretëri e pavarur dhe me integritet të vetin territorial, atëherë shqiptarët organizuan Lidhjen e Prizrenit më 1878. Vendimet e Kongresit të Berlinit e shpallën Shqipërinë autonome. c) Shqiptarët e Kosovës u ngritën në vitin 1910, kundër politikës panturke të Turqve të Rinj, dhe i provuan botës, që kombësia shqiptare është e pacenueshme. Njëkohësisht, duke e ndjerë, që Aleanca Ballkanike ishte tashmë e mbyllur, në veçanti nga diplomatët rusë, atëherë shqiptarët e Kosovës vendosën për të bërë të mundur formimin e një shteti shqiptar të pavarur, por në limitet e veta etnografike. Kështu më 1912 morën pjesë në një kryengritje të përgjithshme, kundër ushtrisë turke, pasi pushtuan Shkupin, Kumanovën e duke arritur në kufijtë juglindorë të Shqipërisë eliminuan pushtetin e Xhonturqve. d) Serbët e Kosovës nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në kryengritjet, kundër turqve dhe se minoriteti i tyre ka qenë i paaftë për çdo aktivitet të kësaj natyre. Masakrat e bëra kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1912-1915 synonin vetëm në idenë absurde të pakësimit të mazhorancës shqiptare, gjë që vazhdoi për dhjetë vjet rresht si një shtypje e përgjakshme. f) Nëse pretendimet serbe për sa i përket kombësisë do të kishin diçka të vërtetë, të paktën një nga këto kryengritje do të mbante emrin “kryengritje serbe”. g) Jeta paqësore dhe shekullore e serbëve të Kosovës gjatë pushtimit osman, nuk përbën një provë shumë domethënë se mbi minoritetin e madh serb në krahinat e Kosovës gjatë shekujsh. Për sa i përket fenomeneve të myslimanizmit dhe të shqiptarizimit të serbëve në Kosovë kjo nuk përbën tjetër gjë, veçse një teori absurde. Në fakt, në qoftë se pushtimi turk do të kishte insistuar pak më shumë për turqizimin e serbëve, atëherë do të kishte realizuar natyrisht aspiratat e tij kundrejt kësaj etnie. Si mundet shqiptari i Kosovës, që sipas serbëve përbënte minorancën dhe që ishte i pushtuar nga turqit, të shqiptarizonte serbët? Pse ky fenomen i shqiptarizimit nuk ndodhi tek kroatët, boshnjakët dhe bullgarët e myslimanizuar? Ja e vërteta: krahinat e Kosovës janë shqiptarizuar para dhe pas ardhjes së romakëve, serbëve, venecianëve dhe turqve, të cilat kanë mbetur edhe sot si të tilla. Në qoftë se do të bënim një udhëtim në Kosovë do të konstatonim, që krahinat e Shkupit, Tetovës, Gosti-

varit, Kumanovës, Preshevës, Kaçanikut, Gjilanit, Prishtinës, Rrozhajt, Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Plavës dhe Gucisë janë plot me shqiptarë. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë shqipja, ka qenë gjuha zyrtare e qyteteve të lartpërmendura. Si përfundim, mund edhe të flasim për ekzistencën e të drejtës së pushtimit në mes të shekullit XX, meqë një konceptim i tillë është tashmë një kujtim historik. Ndaj pohoj me bindje, se të vetmit pushtues të Kosovës në pikëpamjen etnografike dhe ekonomike janë shqiptarët. Në rastin kur kjo situatë nuk do të merret në konsideratë dhe krahinat e shpërmendura do t’u jepen regjimit serb, shqiptarët e Kosovës do ti nënshtrohen të paktën njërës nga këto pika: 1 . Shfarosjen nga serbët. 2 . Shfarosjen nga revolucionarët. 3. Emigrimi në masë. Të sigurt se nuk jemi viktima, të një fati antihuman, kemi nderin t’iu lutemi zotërisë tuaj të ndërhyni për krijimin e një Shqipërie etnike dhe të pavarur”. Në këtë mënyrë e mbyll kërkesën e memorandumit në emër të Kosovës Hoxhë Kadria, që e drejtoi në prag të konferencës për paqe, pas Luftës së Parë Botërore dhe para përfshirjes në shtetin artificial te Jugosllavisë. Po të niseshim nga data e shkruar në këtë memorandum e deri sot, vërtetohen më së miri argumentet dhe faktet se sa të drejta dhe të vërteta ishin ato. Kështu në thelbin e këtij mësimi historik, që na jep ky memorandum është pyetja, se ku e mbështesin të drejtën e tyre serbët mbi Kosovën? Kur Peja, Shkupi, Prizreni etj, janë qytetet e ngritura, që në shekullin e gjashtë para erës sonë, ndërsa serbët erdhën duke u vendosur në shekujt VII dhe XI të erës sonë. Pra, pas 1400 vjetësh më mbrapa. Vatrat e kulturës, ato fetare siç pretendojnë serbët që janë ngritur prej tyre si ortodoksë, që janë nuk argumentojnë asgjë. Këto kisha u ngritën mbi kishat e mëparshme më të vjetra shqiptare, sepse të gjitha kishat ortodokse kanë një pozicion në vendosjen e tyre. Nisur nga kjo “tezë” serbe, atëherë duhet të pranojmë se edhe turqit, që kanë ngritur xhaminë në shekullin e XI në Vjenë të Austrisë na del, sikur e paskan krijuar ata këtë shtet?! Pra, një pushtues, që ka të drejtë të ngrejë diçka të tijën, nuk e argumenton dot para ekzistencën e tij ose ngritjen e një kombi paraardhës thjesht me emërtimet, që ai i vë, kur e uzurpon një vend. Edhe pretendimi se Prizrenin e kanë ngritur serbët dhe gjoja paskëshim të njëjtën histori me ta gjatë mbretërimit të tyre 300 vjeçar në Kosovë,

nuk është i bazuar në asnjë të dhënë shkencore. Logjika e fakteve të tilla do të çonte, sipas sërbëve, qe edhe Marsejën në Francë e ngritën në fillim grekët, ashtu si edhe mjaft qytete të Spanjës i ngritën arabët. Atëherë, a mund të quhen, sipas serbëve këto qytete, greke apo arabe?! Le t’i referohemi një momenti tjetër historik, kur fati i Kosovës duhej të kishte marrë drejtimin e merituar për të fituar pavarësinë. Pse? Shansi i tretë historik është në aktualitetin e vitit 2006 dhe dokumentet provojnë domosdoshmërinë, që gjynahet e historisë të mos na përsëriten më, sepse çdo durim e pësim e ka një limit përfundimtar. E vërteta e dokumentuar për Konferencën e Bujanit. Vlera e botimit të një dokumenti të pabotuar më parë për motive të ndryshme (pse jo, edhe për censurë), por e interpretuar në mënyrë subjektive nga dëshmitarët okularë dhe pjesëmarrësit e kësaj konference, sipas porosive të shkollës historike enveriste, e ka lënë këtë ngjarje madhore deri sot në hije, pa e vendosur në rrolin e vet të vërtetë për fatin e Kosovës. Pse? Çështja qëndron, se në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944 Kosova ndodhesh në prag të idealit për liri, por edhe e mashtruar nga lufta e përbashkët nacionalçlirimtare e komunistëve të Titos dhe të Enverit, na josh, që të mos bëhemi përsëri pre e këtyre mashtrimeve për një bashkekzistencë të fateve të Kosovës dhe të Serbisë, aktualisht në kushtet e reja historike për zgjidhje. Pikërisht këtu qëndron më tepër vlera e këtij dokumenti për zbardhjen e të vërtetës, ashtu siç ka ndodhur përballë interpretimeve të gabuara, që janë botuar deri më sot. Pa dashur të bëj oponencën lidhur me këto shkrime për Konferencën e Bujanit nga viti 1945-2005 mendoj se komunikimi i drejtpërdrejtë me dokumentin origjinal të kësaj ngjarje do të jetë më e dobishme dhe më efikase. Ftoj në këtë çështje edhe gjykimin e dëshmitarëve okularë, që janë gjallë sot, pjesëmarrës të kësaj konference, në veçanti nga treva e Kosovës për të analizuar qëndrimin e saktë, ose të pasaktë në ballafaqim me problemet që pasqyron ky procesverbal origjinal. Në historiografinë shqiptare për Kosovën me konferencën e Bujanit, është spekuluar mjaft dhe për pasojë në histori, është e mbushur me ekuivoke, ku më tepër fajësohet regjimi i Enverit dhe i Titos, se sa në të vërtetë shovinizmi shekullor i Serbisë. Për mendimin tim, gjykimi i kësaj konference në histori vjen pas konferencës së Pezës më 16.9.1942, duke u nisur nga misioni dhe ideja kombëtare e luftës çlirimtare në mbarë trevën shqiptare. Në këtë dokument zbulohet deformimi sllav i bërë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë gjoja në emër të vetëvendosjes. Këndvështrimi është i ngushtuar thjesht i njëanshëm dhe parë vetëm për palën antifashiste, duke përjashtuar të gjithë antikomunistët e Kosovës. Ajo, që është spekuluar me ndjenjat e popullit të Kosovës, ka të bëjë me vënien përballë të dokumenteve të Kartës së Atlantikut, Konferencës së Moskës dhe të Teheranit, të cilat u përdorën përballë përfaqësuesve të Konferencës së Bujanit për të fituar kohë dhe pritur fatin e tyre për vetëvendosje, sipas Titos dhe Enverit në përputhje me këto dokumente. Duke besuar këtë lloj mashtrimi me dokumente të institucioneve ndërkombëtare të cilat pjesëmarrësit nuk i njihnin fare në përmbajtje, u bë si devizë e luftës kundër okupatorit italian dhe gjerman qëllimi kryesor, ndërsa çështja e pavarësisë së Kosovës u ngatërrua me ngarkesa ideologjike komuniste të sllavizmit. Ana tjetër ishte, që Kosova kishte qenë në përbërje të Jugosllavisë, si shtet dhe Lufta e Dytë Botërore e përfshiu në ato formacione ushtarake të atij shteti dhe nuk u kuptua, se pushtimi serb kishte qënë asimilues dhe jo çlirues për Kosovarët, prandaj përçarja ka qenë e madhe, midis kosovarëve, para faktit se kush ishte armiku parësor për ta. Kjo simbiozë e pushtimit të dyfishtë të Kosovës, të atij shekullor serb dhe atij nazifashist të ardhur nga jashtë e ngatërroi nocionin çlirimit të vërtetë të Kosovës, prej dy armiqve të përbashkët, për të zgjedhur në histori, se cili ishte më kryesori prej tyre. Konferenca e Bujanit nga Enverizmi pothuajse u la në heshtje pas prishjes me titistët, dhe premtimit për vetëvendosje, pas çlirimit nga nazifashistët, siç vendosën përfaqësuesit e Kosovës atje. Ndërsa titizmi e la në heshtje vetëvendosjen, pas çlirimit nga nazifashistet dhe dënoi, si palë me armiqtë, të gjithë antikomunistët, në veçanti ata që donin largimet e serbëve nga toka e tyre. Ashtu si në Konferencën e Pezës, që u bë mashtruese parulla fillestare: “ i

»

19

ftojmë të gjithë patriotët e ndershëm pa dallim kombësie, feje, tendence politike e pozite shoqërore...” Edhe në Konferencën e Bujanit ndarja e kosovarëve në dy llogore “në antifashistë dhe reaksionarë” e dënoi ardhmëninë e Kosovës brenda suazës sllave. Historiografia shqiptare e dokumentuar me përvojën e kësaj konference nuk është argumentuar shkencërisht, por me trajtim klasor dhe e dëmtuar në vlerën reale të zhvillimit të saj. Për këtë qëllim po i referohem dokumentit origjinal me siglën 22.E.34, ku shtatë faqe material i përket rezolucionit të kësaj konference, pesë faqe i përkasin thirrjeve të kësaj konference të drejtuar popujve të Kosovë-Metohisë, vëllezërve shqiptarë dhe malazezë, dhe në përfundim janë gjashtë faqe material me zgjedhje të kryesisë, anëtarëve të këshillit nacionalçlirimtar dhe formacioneve luftarake nacionalçlirimtare. Pa dashur të riprodhoj të gjithë materialet, po shkëpus disa paragrafë nga përmbajtja e kësaj konference: Konferenca e parë e këshillit nacionalçlirimtar për Kosovë-Metohi (31.12.1943-1,2.1.1944). I. Rezolucion: Konferenca I e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit është mbajtur në katundin Bujan-Krasniq të rrethit të Kosovës. Përfaqësues nga të gjitha viset e Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit: shqiptarë, serbë e malazezë. Nacionalistë, komunistë, rinia antifashiste, rinia komuniste, gra antifashiste, përfaqësues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të frymëzuar nga ideali i naltë për bashkimin e tendencave politike për zhvillimin dhe bashkimin e popujve të Kosovës dhe të rrafshit të Dukagjinit, dhe për forcimin e luftës së armatosur të organizuar të popujve tanë, kundër zaptuesve fashistë dhe shërbëtorëve të tyre, u mblodhën në çastin kur situata e jashtme dhe e brendshme është e qartë dhe shqyrtuan punën e deritanishme të këshillave nacionalçlirimtare dhe zgjodhën kryesinë e Këshillit Nacionalçlirimtar. Konferenca konstatoi: a) ngjarjet ndërkombëtare po zhvillohen me shpejtësi të madhe në dëm të fashizmit gjerman, disfata e të cilit është e paevitueshme dhe e afërt. Përpjekjet dhe lufta e Bashkimit Sovjetik, që ka shpartalluar kuçedrën fashiste e bëjnë këtë vend çlirimtarin e popujve të robëruar... Ushtria anglo-amerikane, përparon në Itali e ndihmuar dhe nga vetë lufta e pjesës liridashëse të popullit italian, i bën të mundshme aksionet më të gjëra kundër Gjermanisë fashiste. Konferenca e fundit e Moskës, Mbledhja dhe Deklarata e Teheranit, kanë përforcuar aleancën e fuqishme e të sinqertë, ndërmjet Bashkimit Sovjetik, Anglisë, Amerikës për hapjen e frontit të dytë dhe sulmit direkt në fortesën hitlerjane nga Lindja, Jugu dhe Perëndimi. Lufta e popujve të robëruar po shkon, duke marrë gjithnjë e më tepër karakterin e kryengritjes së përgjithshme dhe të armatosur popullore, si në Francë, Greqi, Poloni, Shqipëri, e vende të tjera, duke shpejtuar thyerjen e fashizmit. Vendin e parë në Luftën Nacionalçlirimtare të popujve të robëruar e zënë popujt e Jugosllavisë...Prej luftës së saj Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, është njohur nga aleatët, si një aleat i pavarur dhe i barabartë. Në këtë luftë janë krijuar kushtet dhe është bërë i mundshëm formimi i Komitetit Nacionalçlirimtar me në krye komandantin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare mareshalin Tito. Ky komitet paraqet garancinë për çlirimin e të gjithë popujve të Jugosllavisë, për pavarësinë e tyre, për të drejtat e tyre të barabarta dhe të drejtën për vetëvendosje, deri në shkëputje. b) Lufta I imperialiste merr fund me traktatin e Versajës, i cili përveç padrejtësive të tjera krijoi edhe Jugosllavinë për të kënaqur klikën hegjemoniste të serbomëdhenjve me në krye mbretin Aleksandër. Kjo Jugosllavi e krijuar pa e pyetur popullin dhe kundër vullnetit të popullit, ka qenë vendi tipik i shtypjes kombëtare politike dhe ekonomike të Evropës. Populli shqiptar i Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, jo vetëm që ka qenë i shtypur, politikisht, kombëtarisht dhe ekonomikisht, por edhe i nënshtruar shfarosjes fizike. I janë mohuar të gjitha të drejtat kombëtare (mungesa e shkollave në gjuhën amtare, pengimi i zhvillimit politik e kulturor, të ashtuquajturit përfaqësues të tij kanë qenë axhenda besnike të klikës hegjemoniste të serbomëdhenjve për plaçkitje dhe shtypje. Kulmi i shfrytëzimit ekonomik, ka qenë reforma agrare, që kishte për qëllim të nxiste urrejtjen shoviniste në mes popullit shqiptar, serb dhe malazez, për ti varfëruar shqiptarët në një shkallë të tillë, sa të detyrohen të shpërngulen, për të formuar një mbështetje reaksioni me këlyshët reaksionarë në Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit mbas shkatërrimit të Jugosllavisë, si popull pa vetëdije të mjaftueshme politike. (vijon numrin e ardhshëm)


20

«

Kulturë

Luli

Bitri,

“Më në fund në shtëpi” P

ër publikun shqiptar u bë e njohur veç të tjeave gjatë lojës në filmin e regjisorit Bujar Alimani, “Amnistia”. Por aktorja Luli Bitri është vlerësuar së shumti edhe në të tjerë role. Një prej tyre ka qenë ai në “Dimmi che destino avrò”, për të cilin gjithashtu është vlerësuar. E ndarë mes Italisë dhe Tiranës, duket se Bitri do të kthehet “Më në fund në shtëpi”. Aktorja është përzgjedhur nga regjisori shqiptar Kreshnik Saraçi për një rol në filmin e tij artistik “Më në fund në shtëpi”, që do të nisë pas disa kohësh xhirimet. Bitri do të kthehet në Tiranë me rolin e bashkëshortes në një çift. Në qendër të filmit është një udhëtim familjar. Katër pjesëtarë të një familjeje bëjnë një rrugë të gjatë për t’u kthyer në shtëpi. Ata po kthehen nga varrimi i babait të burrit ose gjyshit të fëmijëve. Një udhëtim i lodhshëm, nëpërmjet të cilit, dalin në pah të gjitha problemet e kësaj familjeje. Mungesa e komunikimit midis brezave dhe gjithashtu e asaj në çift. Vetëm para disa kohësh, aktorja Bitri u vlerësua me tre çmime në festivale të ndryshme të filmit. I fundit ishte çmimi i marrë në Napoli në edicionit XIII të Festivalit “Napoli Cultural Classic”. Para këtij çmimi, ajo është vlerësuar edhe me dy të tjerë për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò”.

“Pacienti i Dr Frojdit”, figura e Hitlerit në Gjilan

P

remiera “Pacienti i Dr Frojdit”, në teatrin e Gjilanit ishte një nga veprat e realizuara mirë dhe të pritura ngrohtë prej publikut gjatë sezonit. Vepra e autorit Miro Gavran e vënë në skenën e teatrit të Gjilanit nga regjisori Erson Zymberi, me aktorët Muharrem Sylejmani, Mejreme Berisha e Ali Demi, bëri që publiku që nga fillimi e deri në fund të shfaqjes ta ketë vëmendjen e përqendruar maksimalisht në shfaqje. Aktori Muharrem Sylejmani solli në skenë një diktator si Adol Hitler dhe bashkë me figurën e diktatorit ai solli shkëlqyeshëm edhe problemin e tij me impotencën, pamundësinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, Kristinën, dhe pastaj kokëfortësia e tij për të mos e pranuar se faji është i tij, por i të dashurës. Situata të tilla tek kjo shfaqje me një dialog të ndërtuar mirë e lojë të shkëlqyeshëm të Sylejmanit (Hitlerit) e Berishës (Krisitnës), e plotësuar edhe nga roli i Demit (Dr Frojdit), bëri që pikërisht këto të ishin ato pjesë të komedisë në këtë shfaqje groteske, që u vlerësuan nga publiku në sallë, që nuk përtonte t’i përcillte këto skena edhe me duartrokitje.

E mërkurë 10 korrik 2013 •

Miku im Admirali, rrëfimet e Liviu Lungut rigjina e tij është shqiptare. Ndaj ai ka një pjesë shqipO tare të përcjellë edhe përmes rrëfimeve të gjyshes së tij. Tani, një pjesëz e rrëfimeve të Lungut vjen për publikun

e Shqipërisë përmes librit të tij “Miku im Admirali” që do të promovohet sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Liviu Lungu, ka lindur në Konstancë më 15 prrill 1962. I ati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregtar me origjinë nga Krina e Gjirokastrës, mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstancë (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, lindur në 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare.

Kanë thënë për librin...

Ja... pse të mos jetë: “[...] strategjinë mbizotëruese konceptuale e paraqet synimi drejt misterit, ezoterismit, drejt sugjerimeve të inicimit dhe metafizike që gjakojnë domethënie absolute. “Liviu Lungu është një prozator i thellë, i interesuar në mënyrë të posaçme për hapësirën arkitekturale të epikes, të udhëhequr me inteligjencë dhe imagjinatë.” Dorin Măran, “Forca dhe proliksitet”, Romania Literara, nr. 50, Bukuresht, dhjetor 2000 “Libri mund të konsiderohet një roman historik dhe, në të njëjtën kohë, një roman-parabolë... ...që gjendet në zonën e fantastikes, të onirikes... ... një himn lutje për Detin...” Stefan Cucu, in volumul “Portrete Literare”, Constanta, ed. Ex Ponto, 2002 “Një personazh, sikur ka dalë nga teatri ekspresionist i Lucian Blaga-s, e kuptojmë më thellësisht në tekstin e Liviu Lungut ...” Vasile Spiridon, në vëll. “Regjistrimi në orbitë”, Jash, 2008. “Në veprat e Liviu Lungut takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë në kufijtë e legjendës dhe sureales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peizazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike...” Dr. Luan Topçiu

“Tre motrat”, premierë me aktorë të rinj Regjisorja Arjeta Dhimo ka përzgjedhur që skenën e teatrit ta zhvendosë te ish-blloku i magazinave te Tirana Ekspres, pasi ky ambient i shkon përshtat pjesës “Tre motrat”. Drama me 4 akte “Motrat”e Çehovit, i është besuar prej saj aktorëve të rinj në moshë dhe Dhima mendon se, vepra edhe pse është shkruar shume vite më parë, i flet mjaft mirë aktualitetit. Një prej tyre është aktori Andi Begolli, i cili ka dy sfida, jo vetëm të luajë rolin e një burri 65 vjeçar, por dhe të dehur, çka është një ndër realizimet më të vështira në skenë. Shfaqja ‘Tre motrat’ e Çehovit do të ketë premierën e saj sonte. Projekti është mbështetur nga Qendra e Kombëtare e Artit dhe Kulturës në Ministrinë e Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Të lumshin duart” në galerinë “Zeta” Artistja Elizabeth M. Claffey është artistja e rradhës që ekspozon krijimtarinë e saj në galerinë e artit “Zeta” në Tiranë. E ka titulluar “Të lumshin duart” ekspozitën e saj, e cila do të qëndrojë e hapur deri më datë 17 Korrik. Galeria “Zeta” në aktivitetin e saj është e fokusuar në artet pamore që promovojnë praktika bashkëpunimi dhe profesionale me artistë dhe kuratorë, kërkues dhe kritikë, studiues dhe profesionistë të artit, në mënyrë që të kontribuojnë në krijimin e një skene aktive të artit bashkëkohor në Shqipëri. Qëllimi duket se është kultivimi dhe promovimi i artit bashkëkohor, nëpërmjet ekspozitave, prezantimeve, projekteve të bashkëpunimeve në nivel vendor, rajonal, ndërkombëtar si dhe aktiviteteve të tjera kulturore.


Kulturë » 21

• E mërkurë 10 korrik 2013

“Heda Gabler”,

drama në skenë

“Shota”,

shtë një dramë e Ibsen, ajo që do të shfaqet këto ditë Ë premirë për publikun në kryeqytet. “Heda Gabler” do të vijë nga regjisorja Velina Muçolli, e cila do të ngjisë

vend të dytë në Festivalin e Stambollit

A

nsambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina është nderuar në arenën ndërkombëtare. Në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Bujukçemece, në periferi të Stambollit, trupa e këtij ansambli ka zënë vendin e dytë. Ismet Bogujevci, drejtori i ansamblit, bëri të ditur se juria profesionale e festivalit, në përbërje të së cilës kanë qenë përfaqësuesit e Holandës, Koresë Jugore, Gjermanisë, Brazilit dhe Filipineve, e ka vlerësuar prezantimin e

ansamblit “Shota” si njërin ndër prezantimet më të bukura dhe më të kompletuara. Bogujevci tha se juria i ka vlerësuar të gjitha elementet e paraqitjes së ansamblit, sidomos koreografinë, lojën e trupës së valltarëve dhe kostumet e larmishme. Ai tha gjithashtu se juria i ka përmendur si argument edhe impresionet e shikuesve të festivalit, shumë prej të cilëve kanë qenë turistë të huaj. Në Festivalin e Bujukçemexhes kanë marrë pjesë ansamblet apo grupet folklorike të 22 shteteve nga Evropa, Azia,

Afrika dhe Amerika e Jugut. Ansambli “Shota” është prezantuar me një kolazh vallesh karakteristike të krahinave të ndryshme shqiptare, të përgatitura nga koreografë të ndryshëm shqiptarë. Pas përfundimit të festivalit ne Bujukçekexhe, trupa e Ansamblit “Shota” ka udhëtuar për në Bursa, ku do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore. Edhe në këtë festival, i cili ka një traditë mbi 50 vjeçare, “Shota” do të prezantohet me valle popullore të krahinave shqiptare.

në skenë mjaft aktorë të rinj. Mes tyre përmendim emra, si: Ina Morinaj, Ergys Malsia, Aleksandër Grami, Benada Mulla, Jaho Guma, Iris Canaj. Heda është personazhi, i cili sjell dramën familjare dhe atë në çift. Një grua e sapo martuar, kur kthehet nga muaji i mjaltit lë të kuptoj se është shtatzënë. Qëndrimi i saj është i ftohtë dhe i ashpër në familjen Tesman, me bashkëshortin dhe hallën e tij. Prejardhja e saj nga një familje aristokrate dhe e ngritur e bën të dyshojë nëse Tesman është burri i saj ideal ose jo. Z. Tesman sapo ka kryer doktoraturën dhe është kthyer të jetojë në shtëpinë e tij ku ende merr të ardhura për jetesë nga halla e tij. Eljert Lovborg, dikur një pijanec i rëndomtë dhe njeri me sjellje jo të mirë, tashmë është rikthyer në normalitet dhe ka përfunduar studimet e tij. Eljert i rikthehet kujtimeve dhe kohëve që ka kaluar me Heden, e rikërkon për të qenë sërish bashkë. Gjyqtari Brack ndërsa kupton të gjithë situatën dhe rrezikun, për t`ia marrë Eljert Hedën, e këshillon atë si mik që të mos e pranojnë një njeri të tillë si mik në shtëpinë e tyre, sepse në të kundërt ai nuk do pranonte më të vizitonte shtëpinë e tyre. Loja e preferuar e Hedës me pistoleta bëhet edhe shkaku për shkatërrimin e gjithçkaje dhe gruaja ambicioze dhe e brishtë i jep fund gjithçkaje që sapo ka nisur. Kostumet, të sjella në kohë, duket se do të luajnë një rol të rëndësishëm, e sipas regjisores, dekori i akullt dhe me ngjyra të ftohta do të sjellë imazh dhe dimension tjetër. Skena e kostumet mbajnë emrin e Enisa Arapit. As. regjisore e shfaqjes është Iris Canaj. Muzika live, përmes një orkestre është një tjetër element interesant për shfaqjen.

VEPRA TË HUAJA E SHQIPTARE NË NJË KONCERT SIMFONIK anë pjesë të njohura nga kriJe botërore, jimtaria e autorëve shqiptarë të cilat do të vijnë

në një koncert të veçantë në hollin “Gjon Simoni” në ambientet e Radio Tirana. Orkestra Simfonike e RTSH, në drejtimin e dirigjentit Oleg Arapi do të sjellë një shfaqje të bukur për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën simfonike. Për këtë lloj publiku, Arapi është një emër, i cili ka marrë jo pak vlerësime dhe tituj, mes të cilëve së fundi edhe medaljen “Pushkin”. Në program do të interpretohen: Koha e parë e koncertit të Mozartit Nr. 23, në A major, luajtur nga pianisti i talentuar 9 vjeçar Orenc Graca; Koncerti Nr. 1 në E minor i Chopenit, luajtur nga pianisti Kostandin Trako, një pianist me një të ardhme, si dhe Premiera e Simfonisë Nr. 1 “Apoteozë e Shekullit të Ri” të kompozitores Diana Ziu. “Simfonia e kompozitores Diana Ziu, sikurse edhe veprat e shumë kompozitorëve bashkëkohës të saj, është e bazuar në tema të muzikës të muzikës popullore shqiptare dhe të këngëve të luftës për liri. Si zakonisht edhe në këtë

Oleg Arapi, së shpejti edhe një koncert me veprat e Kujtim Laros

Java e filmit shqiptar në Ulqin Kujtim Laro

koncert unë luaj një krijim të një autoreje shqiptare, gjë të cilën e kam bërë zakon në shumë nga koncertet që dirigjoj. Kompozitorët, veprat e të cilëve do të interpretohen në koncert, janë kompozitorë që i përkasin epokave të ndryshme të zhvillimit të muzikës. Mozart ishte një kompozitor i epokës klasike vjeneze, Chopen ishte një kompozitor romantik polak, por që të dy ishin pianistë dhe

hoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club» S organizoi gjatë këtyre ditëve në Molin e Madh në Ranë, Ulqin, një aktivitet kushtuar filmit të shkurtër dhe

Oleg Arapi instrumenti bazë i të dyve ishte pianoforte. Për këtë arsye veprat pianistike të tyre luhen kudo në botë nga pianistët më me emër”, është shprehur dirigjenti Arapi. Ky është koncerti i fundit që dirigjenti i njohur ka për këtë sezon artistik. Megjithatë janë një sërë projektesh të tjera të programuara për sezonin e ardhshëm, që janë formësuar që tani. Kështu, Arapi do të

organizojë një koncert në nderim të kompozitorit vlonjat Kujtim Laro. Ai ka biseduar me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, midis të cilëve edhe me dirigjentin Alqi Lepuri, me të cilin po punojnë për platformën e aktivitetit. Mes të tjerave është menduar edhe që të propozohet që kompozitori Kujtim Laro të nderohet me “Titull Nderi” për aktivitetin e tij.

atij dokumentar. Sipas organizatorëve, kjo veprimtari, e cila u zhvillua për të parën herë në Ulqin, pati për qëllim prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare. “Anija e ëmbël” e Daniele Vicarit hapi ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar në Ulqin. Gjatë këtij aktiviteti u shfaqën 8 filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme. Bëhet fjalë për filma me regji të Ilir Butkës, Mevlan Shanajt, Blerta Zeqirit, etj. Gjatë ditëve të filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar merrnin pjesë regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të cilët diskutuan mbi zhvillimet e filmit shqiptar dhe problemet e tij sot.


22

« SPECIALE

Nga Michelle Martin

M

argot Woelk i kaloi vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore duke ngrënë ushqime nga më të zgjedhurat e më të shijshmet, e njëkohësisht duke u dridhur se çdo kafshatë që fuste në gojë mund t’i sillte vdekjen. Puna e e saj në jetë ishte të provonte e para gjellët e përgatitura për Adolf Hitlerin, të cilat i shërbeheshin në një pjatë ushqim, që ajo ishte e detyruar ta hante çdo ditë mes orës 11 dhe 12 për më shumë se 2 vite e gjysëm të fundit të jetës së udhëheqësit nazist gjerman. Nëse gjithçka shkonte mirë dhe ajo nuk sëmurej, ushqimi i paketuar në kuti i dërgohej Hitlerit në “Strofkullën e Ujkut”, siç quheshin zyrat qendrore ushtarake që gjendeshin në thellësi të pyllit aty ku sot gjendet Polonia verilindore. “Hitleri ishte vegjetarian, kështu që gjithë gama e ushqimeve ishte vegjetariane –ushqim shumë i zgjedhur si shparguj të bardhë, fruta të mrekullueshme, speca e lulelakër,” thotë për Reutersin 96-vjeçarja berlineze. Woelk, si dhe 14 vajza të tjera në të njëzetat, jetonin nën frikën se çdo pjatë që hanin mund të ishte e fundit. “Ishim gjithnjë të terrorizuara nga ideja që ushqimi mund të ishte i helmatisur, sepse në Angli donin ta helmonin Hitlerin dhe ai e kishte marrë vesh këtë gjë nga spiunët e tij, kështu që kishte punësuar vajza të reja që të provonin ushqimin”, tha ajo. “Qanim shumë dhe përqafonim njëra-tjetrën. Pyesnim: “A do të jemi vallë ende gjallë nesër”? Woelk, e cila vazhdon të torturohet nga makthet e shkaktuara nga roli i saj i dikurshëm si kavie testuese e ushqimit të diktatorit dhe që ka heshtur për këtë përvojë të saj për shumë dhjetëvjeçarë me radhë, që prej mbarimit të luftës, tha se ajo dhe familja e saj ishin kundër nazistëve dhe që këtë punë e zuri “si rrjedhim i një numri koinçidencash”.

Profil

Vajza që provonte ushqimin e Hitlerit

E detyruar të linte apartamentin e saj në Berlin, kur bombardimi nga aleatët e shndërroi atë në të pabanueshëm, Woelk la punën si sekretare dhe shkoi të jetonte me prindërit e burrit në fshatin Gross-Partsch, atëherë pjesë e Gjermanisë Lindore e aktualisht pjesë e Polonisë. “Kryetari i bashkisë së atjeshme ishte një nazist me peshë dhe që kishte lidhje me esesët (organizatë paraushtarake naziste) kështu që më detyruan menjëherë të bëj këtë punë. Duhet të punoja për të fituar para”, tha ajo.

Asnjëherë nuk e pa Hitlerin, por rastisi të shihte qenin e tij. Woelk tha se e kishte dëgjuar shpërthimin e 20 korrikut, 1944, të shkaktuar nga një bombë e vënë në “Strofkullën e Ujkut”, nga gjeneralët e ushtrisë me qëllim vrasjen e Hitlerit. Në atë kohë ajo bashkë me disa ushtarë po shihnin një film brenda një tende jo shumë larg zyrave ushtarake. “Dëgjuam këtë bum të madh dhe ramë nga stolat e drunjtë ku ishim ulur. Dikush thirri ‘Vdiq Hitleri’, por më vonë doli se kishte plagosur vetëm

dorën”. Pas këtij atentati të dështuar, Woelk tha se iu desh të zhvendosej në një vend që mbahej nën mbikëqyrje dhe ajo vetë mbahej si e burgosur, i ishte ndaluar përdorimi i telefonit dhe mund të vizitonte prindërit e të shoqit vetëm nëse ishte e shoqëruar nga oficerë esesë. Kur Hitleri vrau veten, në prill të 1945-ës, Woelk u arratis në Berlin ku qëndroi e fshehur. Forcat sovjetike po i afroheshin kryeqytetit gjerman dhe pak kohë më vonë ushtarët rusë e nxorën me forcë vajzën nga një strehim sulmesh ajrore dhe e përdhunuan për dy javë rresht. 14 vajzat e tjera që provonin ushqimin dhe që mbetën aty, u vranë që të gjitha, tha ajo. Pas luftës Woelk nisi punë në një zyrë sigurimi pensionesh dhe u habit kur, një ditë, i shoqi, të cilin e kishin kapur rusët dhe ajo e dinte të vdekur, u shfaq papritur. Për dy vjet nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij dhe kur e pa nuk e njohu. “Kam pasur një jetë të mbushur me ngjarje dramatike, dhe tani, në moshën 96-vjeçare, jam kthyer të jetoj në të njëjtën shtëpi ku kam jetuar para luftës”, thotë ajo.

E mërkurë 10 korrik 2013 •

Bashkëshortja e senatorit Kerry,

në gjendje kritike

eresa Heinz Kerry, bashkëshortja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe trashëgimtarja e pasurisë së kompanisë së ketch-up-it, “Heinz”, u shtrua këtë të hënë në spital, në gjendje kritike. Një ditë më parë, siç bën të ditur për “Associated Press”, në kushte anonimiteti, një i afërm i familjes së saj, zonja 74-vjeçare kishte shfaqur simptoma të një krize për të cilën ende nuk dihet ndonjë gjë më e saktë. Dje, rreth orës 15:30, ambulanca e thirrur me urgjencë nga familja e zonjës Kerry transportoi këtë të fundit në spitalin e ishullit Nantucket në Massachussetts ku gjendet dhe vila e familjes Heinz-Kerry. Sipas një zëdhënsi të spitalit, zonja Heinz Kerry mbërriti aty në një gjendje shëndetësore kritike. Në mëngjes, pas stabilizimit të gjendjes së saj shëndetësore, siç informon Glen Johnson, një zëdhënës i zotit Kerry, ajo u dërgua në General Hospital në Boston ku vazhdon të jetë e shtruar dhe ku i është nënshtruar një serie kontrollesh e testesh mjekësore. Nga fundi i vitit 2009, zonja Heinz Kerry u trajtua për kancer të gjirit. Në shtator të atij viti, pas një mamografie vjetore, zonja Heinz Kerry zbuloi se kishte kancer në gjirin e majtë. Një muaj më vonë ajo iu nënshtrua disa operacioneve për heqjen e gjendrave, të cilat në fillim u besua se ishin beninje, por më vonë rezultuan malinje. Zonja Heinz Kerry është vejusha e ish-senatorit amerikan John Heinz nga i cili trashëgoi kompaninë Heinz. Bashkëshorti i saj i parë vdiq në prill të vitit 1991, kur helikopteri në të cilin ndodhej u përplas në mënyrë fatale me një avion mbi oborrin e një shkolle në Merrion, Pennsylvania. E mbetur e ve, ajo u martua më pas me senatorin John Kerry në vitin 1995. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004, kur ai kandidoi për president, zonja Heinz Kerry u shqua për opinionet e saj të forta duke tërhequr jo rrallë vëmendjen e shtypit.

T


SPORT • E mërkurë 10 korrik 2013

Jovetiç P

Arturo Vidal rikthehet në Itali për të filluar përgatitjet e sezonit të ri, por me deklaratën e tij të parë i ka bërë me zemër tifozët bardhezinj dhe drejtuesit. Gjatë një interviste për mediat, mesfushori i ka lëshuar sinjale Realit të Madridit, duke u shprehur se është një skuadër që nuk mund të refuzohet. Në të njëjtën kohë Vidal ka mohuar edhe lajmin për rinovimin e kontratës me Juventusit deri në vitin 2018, duke theksuar se gjithçka është ende e hapur. “Nuk kam rinovuar ende me Juventusit. Kam një kontratë dhe të shohim se çfarë do të ndodh, - ka deklaruar Vidal. Për sa i përket Realit, mund të them se është një nder i madh për mua që interesohet një skuadër k a q e madhe. Reali është një skuadër që nuk refuzohet, por në mendjen time tashmë është Juventusi. Dua të fitoj ende me këtë skuadër dhe me ardhjen e Tevez besoj se jemi bërë edhe më të fortë.” Vidal është bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit, por edhe një nga emrat më të lakuar në merkato. 26-vjeçari flet edhe për sezonin e ri, ku shpreson që të fitojë një titull të rëndësishëm. Përveç Realit, për t ë kanë treguar interes edhe skuadrat angleze, por largimi i tij nga Torino duket i pamundur, pasi në lidhje me këtë çështje ai është shprehur: “Tek Juventusi jam rritur shumë profesionalisht dhe mund të them se këtu ndihem shumë mirë. Nuk kam menduar të largohem, sepse këtu kam gjithçka që duhet”. Por, pavarësisht deklaratës së lojtarit dhe premtimeve të drejtuesve të Juventusit, Reali nuk është dorëzuar. Spanjollët janë të bindur se nëse do të bëjnë gati shumën e duhur, Juventusi do ta lërë kilianin të lirë të vesh fanellën e skuadrës spanjolle.

“Zonja e Vjetër” është rikthyer edhe njëherë tek malazezi, por tani duhet të fitojë duelin me skuadrën angleze, e cila është përgjigjur deklaratës së presidenti Dela Vale, duke i ofruar 30 milionë euro cila është futur fuqishëm për të siguruar shërbimin e “Jo Jo”. Ndryshe nga skuadra italiane, skuadra angleze është gati të paguajë shumën që kërkon Fiorentina. Por, personalisht Jovetiç nuk preferon të largohet nga Seria A. Shpeshherë ai ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Ditët e ardhshme të merkatos do të jenë vendimtare për malazezin, por edhe për Juventusin. Drejtori i përgjithshëm Bepe Marrota ka nisur nga puna për të siguruar paratë për

të arritur tek Jovetiç. Emri i parë që është pranë largimit është Vuçiniç, për të cilin po tregon interes skuadra e Zenitit, e cila ofron 18 milionë euro. Por, oferta më e mirë ka ardhur nga Volfsburgu, e cila ka ofruar shumën prej 30 milionë eurosh për Vuçiniç dhe Xhovinkon. Në të njëjtën

kohë në merkato është edhe Matri, e ardhmja e të cilit mund të jetë tek Milani ose Lacio. Për Matrin, Marrota kërkon minimalisht 15 milionë euro. Një tjetër emër që mund të sakrifikohet është edhe Isla, i cili asnjëherë nuk ka qenë pjesë e planeve të Kontes. Kiliani mund të bashkohet me Interin.

Rrahmani, sot prezantohet tek Partizani sh-mbrojtësi i Drenicës, Amir Isotme Rrahmani gjatë ditës së do të prezantohet edhe

Loran Blank: Ibra-Kavani, dyshja “vrasëse” Trajneri i PSG-së, Loran Blank, është shprehur se dyshja Kavani-Ibra do të jetë “vrasëse” ndaj çdo skuadre. Nga ana tjetër, Blank ka hedhur poshtë të gjitha kritikat se Kavani nuk mund të luajë së bashku me Ibran në sulm. “Nuk është absolutisht e vërtetë që Kavani dhe Ibra nuk mund të luajnë bashkë. Madje unë mendoj se ata plotësojnë njëri-tjetrin në fushën e blertë. Do të jem shumë i lumtur nëse Kavani do të vijë te ne”, shprehet tekniku francez. Ndërkaq, mediat franceze bëjnë të ditur se arritja e marrëveshjes me Kavanin është çështje orësh.

Shqiptarët jashtë kufijve, sot në Tiranë Partizani ditë më parë i ka nisur përgatitjet, por jo edhe kosovarët, të cilët në mungesë akomodimi në Tiranë, ende po qëndrojnë në Kosovë. Ashtu siç pritej skuadra e Partizanit do të ketë në stërvitje edhe pjesën tjetër të lojtarëve nga Kosova dhe Prishtina. Mësohet se veç Rrahmanit janë njoftuar edhe futbollistët e tjerë

S T A F F

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

Ogbona vishet bardhezi Më në fund mbrojtësi i Torinos, Anxhelo Ogbona bëhet pjesë e kampionëve të Italisë, Juventus. Pas shumë bisedimesh mes dy skuadrave të njëjtit qytet, është arritur një marrëveshje. Sipas "Sky Sport", bisedimet e së hënës mes drejtuesve kanë qenë vendimtare, ndonëse askush nuk ka preferuar të flas pas përfundimit të takimit. Gjithsesi e rëndësishme është se Ogbona nuk do të shkojë në grumbullimin e Torinos, por do të drejtohet tek Juventusi për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re. Për sa i përket marrëveshjes, flitet se fillimisht kërkesa e Torinos ishte shumë e lartë, ndërsa oferta e Juves e ulët. Kampionët e Italisë ofronin 10 milionë euro + 2 milionë bonuse, por në fund kanë arritur një marrëveshje për 11 milionë + 3 milionë bonuse, në rast se lojtari do të ketë një performancë të lartë. Ndërkohë prezantimi i Ogbonas është planifikuar për sot.

Laçi eliminohet nga amatorët

zyrtarisht si përforcim i Partizanit të Tiranës. “Drejtuesit e klubit më kanë ftuar që nesër (sot) ta bëjmë prezantimin zyrtar. Unë do të udhëtoj në Tiranë për ta bërë një gjë të tillë”, u shpreh Rrahmani. Ai së bashku me tre lojtarët e Prishtinës, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi e Behar Maliqi janë futbollistët nga Kosova që kanë zgjedhur për ta veshur fanellën e klubit nga kryeqyteti i Shqipërisë.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

23

Arturo Vidal frikëson Juventusin

mes Juventusit dhe Man.Sitit

residenti i Fiorentinës, Andrea Dela Vale, ka bërë të ditur se ai nuk do të pranojë më pak se 30 milionë për sulmuesin malazez, Stevan Jovetiç. Juventusi ka qenë shumë i interesuar për 23-vjeçarin, por negociatat kanë ndaluar pas ardhjes së Karlos Tevez dhe Fernando Llorentes. Por, tashmë Juve është rikthyer sërish tek kjo pistë, pasi malazezi është një ndër të preferuarit e trajnerit Antonio Konte. Sidoqoftë, Della Valle ia ka bërë të qartë “Zonjës së Vjetër” se çfarë kërkon për sulmuesin e talentuar. “Na jepni 30 milionë euro ose asgjë. Ne dëshirojmë ta kuptojmë se a kanë ata parë apo jo. Ne nuk pranojmë shkëmbime. Ne nuk do ta zbresim kërkesën tonë prej 30 milionë eurosh dhe nuk do të presim shumë, - ka deklaruar Dela Vale, i cili ka dalë hapur duke theksuar se Jovetiç është në shitje. Ndonëse Juventusi është treguar disi pasiv për të afruar malazezin në skuadër, pasi këtë gjë e ka bërë për të ulur pretendimet e Fiorentinës, tashmë është e frikësuar. Shkak është bërë skuadra e Mançester Sitit, e

»

të skuadrës së kuqe që të paraqiten në Tiranë. Klubi u ka gjetur shtëpi dhe ata do të nisin përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika. Skuadra është stërvitur qetësisht dje pasdite. Ekipi është kompletuar me një tjetër seancë stërvitore. Lika ka pasur në dispozicion një pjesë të ekipit. Mungonin lojtarët nga Kosova

që pritet të jenë sot në Tiranë dhe ata nga Maqedonia. Dy sulmues dhe një mesfushor Skuadra është në kërkim të disa lojtarëve. Bëhet fjalë për dy sulmues dhe një mesfushor. Për mesfushorin në lojë është emri i Enis Gavazajt. Për sulmuesit ende nuk dihen emrat.

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERVIN KOÇI rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Laçi e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit me Diferdanzhe, duke i thënë lamtumirë Europa League në mënyrën më të keqe të mundshme, edhe pse për të shorti u konsiderua si më i favorshmi ndër skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Europë. Pas humbjes në ndeshjen e parë në Korçë 0-1, Laçi humbi edhe dje 1-2 në Luksemburg dhe sikur të mos mjaftonte humbja ka bërë edhe figurë të keqe duke marrë plot 3 kartonë të kuq. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë pësuar tre gola në dy ndeshjet e këtij raundi, duke shënuar vetëm një të tillë, me humbjen totale 3-1 dhe kjo ndaj një skuadre që është e përbërë nga lojtarë amatorë, të cilët gjatë ditëve të javës bëjnë edhe punë tjetër veç futbollit. U duk sikur skuadra e Nicës e kishte kuptuar situatën, duke bërë kthesë, sepse ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në epërsi. Në minutën e 38-të Nimani ka kaluar ekipin kurbinas në avantazh. Laçi ka qenë superior edhe në pjesën e dytë, por ka qenë shumë i pafat, pasi ka goditur dy herë shtyllën e portës së Diferdanzhit, por pa shënuar dot. Atë që nuk e bën lojtarët e Laçit e bën luksemburgasit. Vendasit barazojnë me anë të Er. Rafik në 55′, pastaj kalojnë në epërsi me të njëjtin autor, në 75′. Sikur të mos mjaftonin dy golat, Ndreka merr karton të kuq në 78’ dhe në 82’ Doku ndalet sërish nga shtylla, e treta në këtë pjesë. Mbyllja është akoma më e keqe, pasi lojtarët e Laçit kanë qenë shumë të nervozuar dhe Vucaj e Sefgjini kanë marrë kartonë të kuq. Laçi e mbyll ndeshjen me 8 lojtarë në fushë dhe i jep fund pa lavdi aventurës evropiane.

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com


24

« HIPOTEKAT

E mërkurë 10 korrik 2013 •


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.