Revista keshilla mjekesore nr 1

Page 1

Dhjetor, 2012

Revista: Keshilla Mjeksore.

Botimi i parĂŤ, 1/Dhjetor/2012 e-mail: k.mjeksore@gmail.com


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Përmbajtja. Temat Gjithcka që duhet të dini mbi HIV-In dhe SIDA-en. (1 dhjetori, dita e luftës kundër Sidës) II. HTA- Hiper Tensioni Arterial. III. Cilat jane llojet e alergjise? IV. Shkaktarët e dhimbjes së shpinës. V. Temperatura dhe matja e saj VI. Si te mbrojme dhembet e femijes tone nga kariesi? VII. Diarrea (barkqitja ) VIII. 10 përfitimet e sexit. IX. Hidroadeniti X. Odanacatib, arma e re kunder osteoporozes. XI. Si te shmangim stresin dhe ankthin pas lindjes së fëmijës? XII. Angina Pectoris. XIII. Cfarë duhet të dini rreth IST-ve? (Infeksioneve Seksualisht të transmetueshme). XIV. Fibromialgjia. XV. Abcesi Pulmunar. XVI. 5 mënyra për të arrituar dhe ruajtur një peshë të shendetëshme. XVII. Miopia. XVIII. Fobia sociale. XIX. Çfarë është Escherichia coli? XX. TRAP (Fleboterapia rigjenerayive tridimensionale), terapia e fundit e variçeve XXI. Meningitet. XXII. Caji jeshil vs Kanceri i gjirit.

Nr fq.

I.

4. 10. 12. 15. 17. 19. 21. 23. 25. 26. 28. 30. 33 . 35. 37. 38. 39. 41. 43. 44. 46. 48.

Page 2


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Editorial Njoftues. Këshilla mjeksore u krijua me qëllim që të forcojë vetëdijen dhe mirqënien shëndetsore. U formua në duar të humanitetit, ashtu siç është edhe drejtimi i mjekësisë.  Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë ato të cilët na ndihmuan, nga donatorët për postimin (CDNetwork), Domenin (dot.al), dhe gjithë artikuj shkruesit! Një falenderim i veçantë shkon për K. Brajniku, e cila rregulloj pamjen e revistës elektronike!

Në kuadër të editorialit po përmendim dhe stafin e revistës elektronike:  Kryeredaktor: Dukagjin Zeqiraj.  Redaktore: Kristina Brajniku.  Antarë redaksie: Delfina Ukaj. Eriselda Marku. Gerta Sinaimeri. Jona Canaj.

Page 3


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 1: Gjithcka qe duhet të dini mbi HIV-In dhe SIDA-en.

Një dhjetori Eshte dita e shpallur nga OKB-ja si dita e luftes kunder sides.

Nga erdhi AIDS ose SIDA? Ne kurrë nuk do ta dime se nga ose si filloi AIDS. Shume eksperte mendojne se AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Europe dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në1959. HIV ishte indentifikuar për herë të parë në 1984 nga shkencetarët francez dhe amerikan, por virus që ndillte vdekjen nuk iu dha emri deri në 1986. HIV dhe SIDA janë shkurtie të cilat përfaqësojnë shkaktarin dhe sëmundjen e shkaktuar. HIV H – HUMAN- një person që mbart këtë virus. I – IMUNODEFICENCE- renia sistematike e sistemit imunitar tek personi që ka marrë virusin HIV. V- VIRUS- patogjen që shkatërron qelizat e trupit të njeriut. HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar të njeriut. SIDA S- SINDROM- terësia e shenjave që një person ka nga një sëmundje përkatëse. I- IMUNE- sistemi imunitar mbrojtës i njeriut. D- DEFICENCE- funksionim jo I mirë I sitemit imunitar. A- E FITUAR- e fituar gjatë jetës, jo e trashëguar.

Page 4


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

SIDA është stadi I fundit I infektimit me HIV.

 Shenjat të infeksionit me HIV. Janë disa shënja që detyrimisht duhet të qojnë një person tek mjeku për të vërtetuar nëse është ose jo i prekur nga HIV. a. Gjëndra të enjtura në qafë, në sqetull ose rrëzë kofshëve. b. Ethe te vazhdueshme ose djersitje gjatë natës. c. Kollë e thatë e vazhdueshme, që nuk ka të bëjë me kollën që shkaktohet nga pirja e duhanit dhe që zgjat më shumë se kolla e shkaktuar nga një grip apo e ftohur. d. Vështirësi në frymëmarrje, që sa vjen dhe rritet. e. Diarre e vazhdueshme. f. Krijimi i një cipe të trashë të bardhë mbi gjuhë ose në fyt, që shoqërohet me dhembje gryke. g. Infeksione të vazhdueshme mykotike të vaginës. Ka gjithashtu edhe shënja të tjera. Me kalimin e kohës njerzit e infektuar me HIV humbasin aftësinë për të luftuar infeksione të tjera dhe format e ndryshme të kancerit, Pra janë më te prirur për shumë infeksione.

 A janë të sëmurë me SIDA të gjithë personat e infektuar me HIV? Përgjigja është jo. Por ato do të sëmurën. Virusi HIV dëmton sistemin imunitar, pra sistemin mbrojtës të organizmit: me këtë kuptohet se ai dëmton rruazat e bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit nga infeksionet. Shumë persona që kanë marrë virusin HIV në ditët e para shfaqin shënja të ngjashme me gripin: më pas kalojnë 10-15vjet dhe tek ato nuk vihet re asnjë shënjë. Për më tepër këto persona gjatë kësaj kohe mund të mos e dinë se janë infektuar. Këto sëmuren me SIDA kur shfaqen shenjat përkatëse;diagnoastikimi i të infektuarve me HIV bëhet në qendra të secializuara shëndetsore.

 Cilat janë fazat për t’u shfaqur sëmundja SIDA? 1. Faza e parë, infektimi me virus. Personi i infektuar nuk është i ndërgjegjshëm për infektimin e tij, ai tashmë është bartës i virusit dhe mund ta tejcojë atë tek të tjerët.

Page 5


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

2. Faza e dytë, djersitje gjatë natës dhe gjendra të enjtura. Shenjat në këtë fazë janë të ngjashme me ato të sëmundjes së shytave- djersitje natën dhe diarre. Këto shenja tek bartësi i virusit zhduken pas dy-tri javësh, personi bartës i virusit akoma nuk e kupton se është i infektuar. 3. Faza e tretë, sistemi imunitar dëmtohet. Kjo fazë mund të zgjasë 10 vjet dhe personi i infektuar mund të vazhdojë të mos e dijë se është i prekur. Tek i prekuri munt të mos shfaqen ndërlikime më të plota. 4. Faza e katërt, Sistemi imunitar vazhdon të dëmtohet. Rezistenca e personit të prekur bie shumë shpejt. Organizmi reagon shumë ngadalë ndaj mjekimit. 5. Faza e pestë, shenjat e sëmundjes rriten, bartësi me virus preket nga infeksione të tjera.  SHENJAT ME TE SHPESHTA JANE: Myk në gojë- njolla të bardha- myk në vaginë. Kruarje dhe njolla të mavijosura në lëkurë. Kancer. Temperaturë të vazhdueshme dhe djersitje gjatë natës. Diarre e vazhdueshme. Humbje shumë e madhe në peshë për një kohë të shkurtër. Dobësi dhe lodhje e vazhdueshme Gjendra të zmadhuara. Tuberkuloz. Infeksione të tjera.

Kjo është faza përfundimtare e infektimit me HIV, shfaqet SIDA. Në këtë fazë trupi i personit bartës i virusit është krejtësisht i paaftë të luftojë sëmundjet dhe infeksionet e tjera. Sistemi imunitar ka humbur “beteëjën” për të luftuar virusin HIV. Pas kësaj faze i sëmuri me SIDA mund të jetojë deri në 1.5 vite.  Rrugët e tejcimit të HIV/SIDA. Të gjithë personat e infektuar me HIV mund t’ia kalojnë virusin personave të tjerë. Pavarsisht se tek personi nuk është shfaqur sëmundja (SIDA), fakti që ai është i infektuar me virus mjafton që ai të infektojë një person tjetër. Virusi HIV tejcohet përmes takimit të drejtpërdrejtë me lëngjet biologjike të infektuara: a. Gjakun b. Spermën c. Sekrecionet vaginale. d. Qumështin e gjirit. Cdo person është i rrezikuar nga infektimi me HIV, e për pasojë nga SIDA kur:

Page 6


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

a. Kryen mardhënie seksuale të pambrojtura me një person të infektuar. b. Përdor gjilpëra dhe shiringa të ndotura me HIV. c. Gruaja shtatzënë e infektuar me HIV ia tejcon virusin fëmijës gjatë shtatzanisë, lindjes si dhe gjatë të ushqyerit me qumësht gjiri. Personat e infektuar me HIV nuk duhet të dhurojnë asnjëherë lëndë biologjike si: gjak, spermë dhe qumësht nga gjiri i tyre, gjithashtu është e ndaluar që këto persona të dhurojnë organet e trupit. Disa veprimtari që përbëjnë rrezik për tejcimin e nfeksionit janë: a. Kryerja e mardhënieve seksuale të pambrojtura, duke qënë se organet seksuale janë të veshura me parete të holla ku kalojnë shumë enë gjaku, te cilat dëmtohen dhe lejojnë kalimin e virusit. Përmes këtyre mardhënieve meshkujt dhe femrat janë njëlloj të rrezikuara për t’u infektuar me HIV. b. Do të mjaftonte shkëmbimi i shiringave apo mjeteve të tjera gjatë përdorimit të drogës, sasi të vogla gjaku nga një person i infektuar me HIV mund të mbeten në pajisjet që përdoren për injektim droge sin ë shiringë, pambuk, ujë, etj dhe kalojnë në gjakun e personit që i përdor ato më pas. c. Përdorimi i mjeteve prerëse, shpuese, etj te pasterilizuara gjatë mjekimeve. Kur nuk tejcohet virusi HIV? Virusi HIV nuk tejcohet lehtë sic ndodh me pjesën më të madhe të infeksioneve virale, si psh: në rastin e transmetimit të gripit, fruthit etj. HIV nuk tejcohet nëpërmjet ajrit, ujit dhe as përmes pishinave, pështitjes apo kollitjes, ushqimit, ngrënies dhe pirjes me mjete të përbashkëta. Takimet e përditshme me persona me HIV nuk përbëjnë rrezik, HIV nuk tejcohet në përmjet shtërngimit të duarve, përqafimit etj. Qëndrimi së bashku me një person të infektuar HIV/AIDS, qoftë edhe për një kohë të gjatë nuk është konstatuar që të jetë shoqëruar me tejcimin e virusit. Nga ana tjetër duke njohur faktin se fëmijët me HIV janë më të ndjeshëm dhe infektohen më shpejt me disa sëmundje, duhet bërë kujdes që këta fëmijë të mos qëndrojnë për një kohë të gjatë me fëmijë apo me pjestarë të familjes që janë prekur nga sëmundje infektive.

 Sa mund të jetojë një person me HIV/SIDA? Sot shkenca mjeksore ka bërë përparime të mëdha lidhur me trjtimin mjeksor të personave të prekur nga HIV/SIDA. Preparatet mjeksore kanë bërë të mundur që një person të mbetet i shëndetshëm për mjaft vite. Mjekimi përkatës ka bërë që të infektuarit me HIV të qëndrojnë në këtë stad (sit ë infektuar me HIV) pa u shfaqur sëmundja (SIDA). Ecuria e infeksionit është e ndryshme në persona të ndryshëm.

Page 7


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

 Testimi për zbulimin e virusit. Pse duhet bërë testimi? Fakti që mund të kalojnë disa vite dhe tek të infektuarit me HIV nuk shfaqen shenja të sëmundjes përbën një rrezik, kjo sepse nuk marrin mjekimin në kohë. Tashmë shkënca ka zbulur ilace për të trajtuar infeksionin HIV, si dhe ilace për të parandaluar infektimin e tyre nga sëmundje të tjera, para të cilave të prekurit me HIV janë më të ndjeshëm. Kontrolli mjeksor dhe marrja e rregullt e ilaceve I ndihmon këto të sëmurë të kenë shëndet më të mirë për një kohë më të gjatë. Sa më shpejt që të konstatohet se personi është I infektuar me HIV, aq më shpejt do të fillojë mjekimin, aq më shumë do të mrbojë shëndetin dhe do të zgjasë jetën. Nga ana tjetër të prekurit me HIV marrin masa për të parandaluar infektimin e personave të tjerë, duke përfshirë edhe fëmijët në rastin e nënave shtatëzëna. Metodat e testimit. Metoda e drejtpërdrejtë është ajo e zbulimit të virusit HIV. Përmes kësaj metode një person zbulohet nëse është I infektuar me HIV ose jo, brenda pak orëve nga momenti i infektimit. Kjo metodë është shumë e shtrenjtë, ndaj zakonisht përdoret testimibpër zbulimin e kundërtrupave anti-HIV. Testimi për zbulimin e kundërtrupave anti-HIV është metodë po aq e saktë sa e para. Cdo trupi të huaj, pra cdo virusi që futet në trup, organizmi ynë I përgjigjet me prodhimin e kundërtrupave, pra edhe virusi HIV ka përgjigjen e duhur nga kundërtrupat specifikë. Pikërisht me praninë ose jot ë këtyre kundërtrupave ka të bëjë edhe testi që tregon nëse është ose jo i infektuar nga HIV. Në shumicën e personave të infektuar prodhimi I kundërtrupave ndodh brenda një muaji, brenda 3-5 muajve kundërtrupat zbulohen në të gjithë [ersonat e infektuar. Cdo person duhet të jetë në gjëndje të kuptojë rëndësinë e testimit. Testimi për HIV bëhet vullnetarisht. Në disa raste kemi që testimi është i detyruar si psh: tek personat që dhurojnë gjak. Parandalimi I infeksionit nga HIV do ishte vaksina, por deri tani ajo nuk është zbuluar. Pikërisht këtu është përqëndruar dhe puna e shkencëtarëve, të cilët mendojnë se janë fare pranë suksesit. Kur duhet bërë testimi? Një person duhet të tesothet:

Page 8


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

a. Sa herë që ai ka rrezik të jetë kërcënuar nga virusi hiv. b. Nëse në të kaluarën kanë pësuar sjellje që shoqërohen me mundësinë për të qënë të kërcënuar nga virusi HIV. c. Kur dëshiron të ketë fëmijë dhe të mos lihet që testimi të bëhet kur gruaja është shtatzënë. Në asnjë mënyrë nuk duhet që testimi të lihet për t’u bërë pasi shfaqen shenjat e sëmundjes. Dhe mos harroni: ESHTE ME E LEHTE TA PARANDALOSH SIDA- n SESA TA

KUROSH ATE… KUJDESUNI PER VETEN! 

MJAFT SIDES!

Punoi: K. Brajniku.

Page 9


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 2. HTA-HIPERTENSIONI ARTERIAL.

HTA(Hipertensioni arterial) është rritja e vlerave te tensionit mbi norme, sistoliku (i quajtur ndryshe presioni i gjakut) mbi 140 mmHg dhe diastoliku (i quajtur ndryshe presioni i zemrës) mbi 90 mmHg. Etiologjia: 1. Esencial, idiopatik, që përbën 94% të rasteve. 2. Renal - pielonefritet, glomerulonefritet, stenozë nefrovaskulare, tumoret e veshkave, 3. Endocrine - hiperfunksioni i korteksit të surenales, kontraceptivët oral të kombinuar, hipertiroza. 4. Neurogjene - psikogjene. 5. Të ndryshme, si: Koarktacioni i Aortës, PAN, medikamentet, gravidanca, Porfira. Faktorët ndikues janë: herediteti, kripa, obeziteti, puna, familja, dieta, renina, rezistenca ndaj insulinës, raca e zezë, seksi mashkull, duhani, diabetri, alkoli, obeziteti.

Page 10


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Mjekimi: 1. Identifiko shkaktarin dhe trajto sëmundnjen bazë që e ka shkaktuar nëse është e mundur. 2. Kur është me origjinë të panjohur fillohet me trajtim medikamentoz me antihipertensivë që janë të shumtë. Zakonisht fillohet me një medicament pastaj mund të kalohet në kombinim të tyre. 3. Elemino faktorët e riskut si: duhani, alkoli, trajto diabetin, obezitetin, nxit rënien në peshë, nxit aktivitetin fizik sipas gjëndjes së pacientit, reduktim i kripës në ushqim por jo ndërprerje e saj, ndërprerja e medikamenteve ose kontraceptivëve nëse janë ato shkaku. 4. Refero pacientët që janë me HTA sekondar tek specialistët përkatës për të trajtuar sëmundjen bazë. 5. Monitoroje pacientin në kohë duke bërë matje të rregullta të TA qoftë nga vetë pacienti, qoftë nga personeli mjeksor. Ndër medikamentet më të përdorur ANTIHPERTENSIVE janë: a. ACEInhibitorët si: Enalaprili b. Beta-bllokuesit si: Atenololi (gjithmonë nëse nuk ka kundërindikacione si Abronchialis, Bradicardi. c. Diuretikët si: Lasiksi, Spironolaktani, Hydrochlortiazidi. d. Ca-bllokuesit si Adlati e. Valsaranti Këto medikamente mund të kombinohen me njëri tjetrin, por gjithmonë duhet të jenë te familjeve të ndryshme, dhe më e preferuar ështe që kombinimin ta bëjë mjeku!

Punoi: D. Ukaj.

Page 11


Revista: Keshilla Mjeksore

Tema3:

Dhjetor, 2012

Cilat jane llojet e alergjise?

Një problem që e ndjek mjaft njeriun është edhe alergjia, prandaj zgjodhëm si temë që të shtjellojmë se cilat janë llojet e alergjisë. 1. Riniti alergjik: Manifestohet me ajtje dhe inflamacion të hundës, bllokim i hundëve, sy të përlotur, vjen nga shumë shkaktarë si të mbyllur ashtu edhe të hapur.

2. Sinusitis: Inflamacioni i sinuseve që dinë të lidhen në rinitin alergjik apo astmën. Megjithatë mbi gjysma e sinusiteve kronike nuk lidhen me astmen dhe rinitin alergjik.

3. Astma: Inflamacion i mushkërive apo rrugëve të frymëmarrjes, apo shtrëngim i tyre, agjentët janë të ngjashëm ata të rinitit alergjik. Manifestohet me ngushtim në gjoks, kollitje e gulçime.

me

Page 12


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

4. Alergjia ushqimore: Në fakt nuk njihen si alergji duke qënë se nuk kanë një reaksion alergjik të dukshëm. Manifestohen me vjellje, diarre, ejtje të fytyrës, kollitje, sukqje. Jo të gjitha ushqimet shkaktojnë alergji, mund të ndodh që një produkt ushqimorë tek një individ të shkaktojë alergji ndërsa tek tjetri jo.

5.

Alergjia në thumbime: Lloji i alergjisë që shkaktohet nga thumbimi i insekteve të ndryshme e në veçanti nga bleta. Eshtë një alergji e rënde që shumë lehtë mund të dergojë drejtë vdekjes. Zakonisht individët që janë thumbuar duhet të mjekohen sa më parë me adrenalinë.

6. Alergji nga barnat: Disa nga medikamentet qe jepen mund të japin alergji, më së shpeshti një gjë te tillë e bën penicilian (ndaj të cilës duhet të kemi kujdes kur e japim), pastaj alergji mund të shkaktojnë disa suflonaminde e me rrallë aspirina.

7. Dermatiti i Kontaktit: Nga vetë fjala kuptohet që kemi të bëjmë me një lloj alergjie të është skuqja në vendin e një numër i madh faktorësh si detergjentët, nikeli e anestetikët, parfumet e shumë faktorë të tjerë.

drejtëpërdrejtë. Si manifestim kontaktit. Në këtë grup hyjnë acidet e ndryshme, byzheterit, antibiotikët, ndryshme, kozmetika e

8. Ekzantema: Lloji i alergjise që manifestohet me lëkurë të thatë të luspuar, shfaqje e zonave të skuqura të vogla me ndjesi djegeje.

Page 13


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

9. Konjuktiviti alergjik: Shaktohet nga kontakti i drejtepredrejtë si me shampot e ndrysheme, kozmetikën, tymi, klori i pishinave e faktorë të tjerë. Pra është inflamacion i konjuktivave të syrit. Që manifestohet me skuqje të syve.

10. Njdeshmëria kimike: Nuk mund të thuhet se është një reaksion alergjik, por është një pamundësi tolerimi të agjentëve kimik si ndaj pesticideve, tymit e ndotësve të tjerë të ajrit. Manifestohet me dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen, mosfunksionim të punës se zemrës, lodhje etj. Punoi: D.Zeqiraj.

Page 14


Revista: Keshilla Mjeksore

Tema 4.

Dhjetor, 2012

Shkaktarët e dhimbjes së shpinës.

Është e rëndësishme të kuptojmë që dhimbja e shpinës është një simptomë e një gjendjeje mjekësore, jo një diagnozë në vetvete. Problemet mjekësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine përfshijnë: 1.

Problemet mekanike: Një problem mekanik varet nga mënyra se si ju lëvizni shpinën ose nga mënyra se si ndiheni kur lëvizni shpinën në një formë të caktuar. Problemi mekanik më i shpeshtë që shkakton dhimbje shpine është një gjendje e quajtur degjenerimi i diskut intervertebral, që do të thotë se disqet e lokalizuara ndërmjet vertebrave janë dëmtuar me kalimin e moshës. Me përkeqësimin e tyre, ato humbasin aftësinë mbështetëse. Ky problem mund të çojë në dhimbje shpine në rast stresi fizik. Shkaqe të tjera mekanike përfshijnë spazmat, tensionin muskular, dhe rupturën e disqeve, të quajtur ndryshe hernie diskale. 2. Dëmtimet: Dëmtimet e kolonës, si ndrydhjet dhe frakturat mund të shkaktojnë dhimbje të përkohshme ose dhimbje kronike të shpinës. Ndydhjet ndodhin tek ligamentet që mbështesin kolonën dhe mund të ndodhin nga përdredhjet ose nga një ngritje e trupit e papërshatshme. Fraktura e vertebrave

Page 15


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

shpesh ndodh si pasojë e osteoporozës, një gjendje që shkakton kocka të dobëta, poroze. Më rrallë dhimbja e shpinës mund të shkaktohet nga dëmtime më të rënda që vijnë si pasojë e aksidenteve dhe rrëzimeve. 3. Kushtet e fituara dhe sëmundjet: Shumë probleme mjekësore mund të shkaktojnë ose të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës. Këtu përfshihen skoliozis – që shkakton përkulje të shpinës dhe zakonisht nuk shkakton dhimbje deri në moshë të mesme; spondilolistezis; forma të ndryshme të artritit, që perfshijnë osteoartritis, artritin reumatoid dhe spondilitin ankilozant; dhe stenoza spinale – një ngushtim i kolonës spinale që ushtron presion në kordën spinale dhe tek nervat. Osteoporoza në vetvete nuk është e dhimbshme, por mund të shkaktojë fraktura të dhimbshme të vertebrave. Shkaktarë të tjerë të dhimbjes së shpinës përfshijnë shtatëzaninë, gurët e veshkave ose infeksionet, endometrioza, dhe fibromialgjia, që shkakton lodhje dhe dhimbje muskulore të gjeneralizuar. 4. Infeksione dhe tumore: Edhe pse nuk janë shkaqë të shpeshta të dhimbjes së shpinës, infeksionet mund të shkaktojnë dhimbje kur përfshijnë vertebrat, një gjendje që quhet osteomielit, ose kur përfshijnë disqet e vertebrave (discitis). Tumoret, janë gjithashtu shkaktarë të rrallë të dhimbjeve të shpinës. Edhe pse shkaqet e dhimbjes së shpinës janë zakonisht fizike, është e rëndësishme të dihet që stresi emocional mund të luajë rol në ashpërisinë e dhimbjes dhe në kohëzgjatjen e saj. Stresi mund ta prekë trupin në shumë rrugë, duke përfshirë shkaktimin e tensionit muskular dhe të dhimbjes. Depresioni i patrajtuar dhe ankthi mund të bëjnë që dhimbja e shpinës të ndjehet edhe më shumë. Gjithashtu, insomnia ( mungesa e gjumit ), mund të kontribuojë në dhimbjen e shpinës.

Punoi: E. Marku.

Page 16


Revista: Keshilla Mjeksore

TEMA 5:

Dhjetor, 2012

TEMPERATURA dhE MATJA E SAJ

Termometrimi është i domosdoshëm për çdo të sëmurë. Temperatura e trupit matet me termometër klinik të graduar në gradë centigradë Celsius. Termometrimi i të sëmurit bëhet dy herë në ditë: në orën 7-10 para dite dhe në orën 16-19 pas dite. Ne rast se kemi të bëjmë me temperatura të parregullta ajo duhet matur çdo dy orë për të gjetur kohën kur temperatura është më e lartë. Normalisht temperatura e trupit është 36-37 gradë centigradë celsius para dite dhe 3737 ,3 pas dite. Termometrimi më i zakonshem bëhet në sqetulla, por mund të bëhet gjithashtu në gojë, në rektum dhe në vaginë. Në sqetulla temperatura është 0,5 C më e ulët se në vënde të tjera. Termometrimi në gojë: Termometri futet nën gjuhë,i thuhet të sëmurit të bashkojë të dy buzët dhe presim 3-5 minuta (për të qënë më të saktë termometri mbahet 8 minuta) shënohet temperatura dhe mund të presim përsëri termometrimin sa të kemi një shifër të qëndrueshme. Termometrimi në rektum bëhet me termometër rektal. Pjesa prej 3-4 cm që do futet në rektum lyhet paraprakisht me pomadë ose lubrifikues tjetër (që të rrëshqasë lirisht) dhe lexohet pas 3 minutash. Këto dy metodat janë më të mirat pasi ka një kontakt të mirë midis rezervuarit të zhivës dhe mukozës.

Page 17


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Duhet patur parasysh: -Disa njerëz normalë pa asnjëlloj sëmundjeje temperatura mund të jetë disa të dhjetat e gradës më pak ose më shumë se vlerat normale. -Gjatë ditës temperatura më e lartë është në orët 8-11 dhe më e ulta në orët 16-18 gjatë gjumit të pasdites. Në rojet e natës ndryshimet ditore të temperaturës mund të jenë të invertuara. - Pas sfrocimeve fizike temperatura ngrihet disa të dhjetat e gradës. Për këte arsye temperatura duhet të matet pasi i semuri të ketë pushuar 30 minuta. -Një lloj rritjeje e temperaturës nga ushtrimi fizik është “Cheëing –gum fever”. Eshtë vërtetuar se përtypja e çimçakizit për pak minuta sjell rritje të temperaturës me 1 F. -Tretja e ushqimit rrit temperaturën: Kjo rritje fillon 20-30 min pas ngrënies dhe arrin kulmin pas 90 minutash. - Tek gratë 14 ditë para menstruacioneve temperatura rritet 2-3 të dhjetat e grades dhe bie ditën që fillojnë menstruacionet. -Në muajt e parë të barrës temperatura mesatare e trupit rritet pak, në muajin e 4-t temperatura fillon të bjere dhe pas lindjes normalizohet. -Mjedisi ndikon në mënyrë të drejtepërdrejtë, në ditët e nxehta tempeeratura rritet. Temperaturat e ulta ndikojnë pak tek personat e rritur .

Punoi: G. Sinaimeri.

Page 18


Revista: Keshilla Mjeksore

TEMA 6:

Dhjetor, 2012

Si te mbrojme dhembet e femijes tone nga

kariesi?

Fëmijët lindin pa asnjë bakter që shkakton karies. Ata i marrin këto bakterie nga pështyma që i kalon nga goja e kudjestarit të tij. Kudjestari i kalon këto bakterie nëpërmjet shpërndarjes së pështymës, nëpërmjet: lugës, të provuarit të ushqimit para se të ushqejë fëmijen, pastrimit të biberonit në gojën e tij në vend që ta pastrojë me ujë, dhe nëpërmjet aktiviteve të tjera që shpërndahet saliva. Këto mikrobe mund të fillojnë procesin që shkakton karies që përapa se fëmijës t’i kenë dalë dhëmbët, kështu që është e rëndësishme të shmanget shpërndarja e pështymes tek fëmija që nga fillimi. Ja disa keshilla për të pasur një fëmijë të lumtur dhe me dhëmbë të shëndetshëm për ju dhe për fëmijën: Per ju : 1. Hani ushqim të shëndetshëm për të pakësuar bakteriet që shkaktojnë karies në gojën tuaj (sidomos gjatë shtatzanisë) ! 2. Furçoni dhëmbët tuaj me një pastë dhëmbësh që përmban fluroide. 3. Mos vendosni në gojën e fëmijes suaj, asgjë që ka qënë në gojën tuaj ,si përshembull lugë apo furçë dhëmbësh. 4. Mos përdorni pështymen tuaj për të pastruar biberonin e femijës-përdorni ujin për këtë. 5. Nëse keni gingiva të gjakosura apo karies në dhembe, vizitoni dentistin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Page 19


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Për femijen : Përpara se fëmijës t’i bëhet i dukshëm dhëmbi i parë në gojë, ju duhet ti pastroni gojën çdo ditë me një shtupë të butë, të lagur. Sapo dhëmbët bëhen të dukshëm në gojë, furconi dhëmbët me një furçë me fije të buta, me pak pastë (sa nje kokerr bizele)! Nxit fëmijen ta pështy jashtë pasten! Ju duhet të lani dhëmbët e fëmijes suaj të paktën dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe njëherë në darkë. Kujtese: Koha më e rëndesishme për larjen e dhëmbeve të fëmijës është përpara gjumit të natës. Flisni me pediatrin tuaj për sasinë e duhur të fluroideve për fëmijën tuaj. Pyesni atë nëse duhet të përdorni pastë me apo pa fluroide. Në përgjithesi nëse uji që pi fëmija nuk përmban fluor, fëmijes duhet t’i përdoret pastë që përmbanë fluroide ,që në moshën gjashtë muajshe. Në të kundërt, nëse përdor ujë me fluor , fëmijës nuk i përdoret pastë me fluroide deri në moshën tre vjeçare (në Shqipëri uji i pijshëm nuk ka flour). Shmangni dhënien e ushqimeve ngjitëse (karamele….etj.) dhe ushqimeve të konservuara (patatina, çokollata, lëngje të ndryshme...etj.) midis vakteve . Në vend të këtyre i jepni fëmijës ushqime si djath, kos apo fruta. Lëngjet t’i jepen vetëm përgjatë vaktit të ngrënies. Mundohuni t'ia bëni kohën e gjumit një rutinë që të mos ketë nevojën e një biberoni të mbushur me qumësht apo lëngje të ndryshme për t'u qetësuar për të fjetur. Gjithashtu shmangni hedhien e sheqerit natyral në qumësht apo lëngje të tjera. Në këto lëngje sheqeri kthehet në acid dhe shkatërron dhëmbet dhe shkakton infeksione dentare dhe dhembje. Mos i jepni fëmijes lëngje të ëmbla deri sa ai të jetë gjashtë muajsh. Nëse shihni të shfaqen njolla të bardha në dhëmbin e fëmijes, vizitoni menjëherë dentisin bashke me fëmijen. Nje njollë e bardhe është zakonisht shenja e parë e kariesit dentar. Nësë fëmija ka pasur një zhvillim normal të dhëmbëve gjatë muajve të parë të jetës , vizita e parë tek dentisti duhet bëre kur ai të bëhet një vjeç. Shumë prindër mëndojne se dhëmbet e përkohshem( të qumështit) nuk janë të rëndësishëm pasi ata do të zvëndesohen nga të perhershmit, por ky është një mendim i gabuar. Dhëmbët e qumështit përveçese ndihmojnë fëmijën në përtypje dhe të folur, ruajnë dhe hapësirat e nevojshme për dhëmbët e përhershëm, duke mundësuar kështu daljen e dhëmbëve permanent drejtë dhe secili në vëndin e tij. Nëse ju kujdeseni mirë për denticionin e pare të fëmijes suaj, ju mund t'i krijoni atij zakone të mira për kujdesin e dhëmbëve për vitet e ardhëshme. KUJTONI GJITHMONE DHEMBIN E PARE , DITELINDJEN E PARE , VIZITEN E PARE TE DENTISTI! 

Punoi: J. Canaj.

Page 20


Revista: Keshilla Mjeksore

TEMA 7:

Dhjetor, 2012

DIARREA (BARKQITJA )

Diarrea është shkaktari i dytë i vdekjes tek foshnjat e porsalindura dhe shkakton humbje të lëngjëve dhe çrregullim të elektroliteve dhe munges të kaliumit. Një diarrhe e cila zgjat më shumë se 4 javë llogaritet si diarre kronike. Nënkupton të dalurit jashtë më shpesh se 3 herë në ditë, në këtë rast materialet fekale janë të paformuara dhe tek të rriturit e kalon peshën prej 200 g/ditë. Me diarre është e lidhur një ndjenjë e madhe për nevojën e të dalurit jashtë, e cila paraqet problemin kryesor të të prekurve nga sëmundja. Diarrea mund te jetë: 1.Diarre sekretore, si shkaktarë te saj janë toxinat. 2.Diarre osmotike-kur pacienti pi shumë uje me sheqer apo kripë dhe kjo shkakton diarrenë osmotike, e kemi pastaj tek sëmundja celiake, e pankreasit. 3.Diarrea exudative-sëmundja e Crohnit, colitis ulqeroz ku ka gjak dhe qelb në materialet fekale. 4.Diarrea e varur nga motiliteti i zorreve-ku kemi hypermotilitet si tek vagotomia, neuropatia diabetike, hypertyroidizmi, komplikimi i menstruacioneve, dhe trajtohet psh me loperamid. 5.Diarrea inflamatore: e kemi te infeksionet bakteriale,virale,parazitare,ose autoimmune. Tre episode të barkqitjes tek fëmijët cojnë në rritjen anormale të foshnjes dhe qojnë në hypotrofi. Diarrea shkaktohet nga sëmundjet e zorrës së hollë por mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet e zorres së trashë (colonit) ku kemi sasi tepërt të vogel shpesh te feceve me gjak dhe ndenjë urgjente për të dal jashte.

Diagnoza diferenciale: Diarrea shkaktohet kryesisht nga gastroenteritis viral me rotavirus, gjatë udhëtimeve predominojnë diarretë bakteriale, shkaktar janëë dhe helmet te kërpurdhave, pastaj kemi colitis ulceroza, sëmundja e crohnit, celiake, malabsorbimi i acideve biliare, dhe syndroma e zorrës irrtabile.

Page 21


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Infeksionet dhe sëmundjet shkaktare të diarresë: Infeksionet kryesore shkaktohen nga Norovirusi te adultet dhe rotaviruset te femijet,pastaj adenoviruset,astroviruset,E.coli,shigella, salmonella, kampylobacter jejuni, giardia lamblia, alergjit ushqimore, intoleranca në ushqim, fruktozë dhe malabsorbimi i fruktozës, anemia pernicioze, fibroza cistike dhe kemioterapia. Këto patologji gjejnë tërren të lehtë përhapjeje në zona me kushte të rënda higjenikepastërtie si: mungesa e ujit të pishëm, mbipopullimi, prania e plehrave dhe mos gatimi i rregullt i disa ushqimeve. Diarresë nga infeksioni mund të përmendim disa shënja që varen nga lloji i mikroorganizmit përgjegjës dhe gjëndjes patologjike. Mund të kemi nausea, vomitus, temperaturë dhe feçet mund të jenë si ujë ose me gjak. Diagnoza: bazohet në pasqyrën klinike dhe anamnezën, ethet, dhimbja abdominale, humbja e peshes dhe simptoma të tjera ndihmojne shumë në vendosjen e diagnozës. .Terapia: Duhet të bëhet rehidrimi oral apo intravenoz, terapia me loperamid dhe subsalicilati i bismutit mund të perdoret mirpo janë të kontraindikuara në situata të caktuara, perdoret dhe enterofuryl 100 apo 200 mg apo sirup 90ml enterofuryl. Po ashtu përdoret difenoxilati. Barkqitja e tepërt(diarrea) shërohet duke pirë nga nga 1 litër kefir-kjo përdoret në mjeksinë popullore. Foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit në rast të një diarreje të fotë duhet pa tjetër dhe menjëherë të konsultojnë mjekun. Vlen të përmendet se gjatë diarresë duhet të praktikohet një abstenimin prej ushqimit ose të merren ushqime të lehta për tretje. Me rënëdësi është barazimi i lëngjeve dhe mineraleve të humbura. Dieta e bratit përfshin: oriz, molle banane, buke e thekur, ushqimet që kanë probiotik si: qepa, hudhra, banja, tershera, karrota e gjelbër. Gjatë terapisë nuk duhen ngrenë ushqime me melmesa, të skuqura, jo kafe, jo fasule dhe bizele te thata, jo buke me miell te plot dhe krunde, jo qumësht dhe produkte te tij, jo arra dhe jo kokoshka.

Punoi: S. Nikiqi.

Page 22


Revista: Keshilla Mjeksore

Tema 8:

Dhjetor, 2012

Tema: 10 përfitimet e sexit.

Tek populli ynë edhe sot vazhdon të jetë tabu sfera e sex-it( mardhënies seksuale), ne do ti përshkruajmë 10 faktet e dobishme për shendetin gjatë seksit, të mbeshtetura në shkencë. 1. Ulë stresin dhe presionin e gjakut: Nga një studim skocez që u është bërë 24 grave dhe 22 burrave që i vunë në sitata të rënda, pra duke u shpreh në publik lidhur me sex-in, duke imituar sikur janë në një mardhënie, kjo ndihmoj në uljen e stresit dhe presionit të gjakut, krahasuar me grupin tjetër. Një tjetër studim tregon që presioni diastolik tek ata qe jetojne së bashku dhe kanë mardhënie sexuale është më i ulët. Gratë që marrin më shumë përqafime nga partneri i tyre kanë shtypje të gjakut më të mirë. 2. Rrit imunitetin: Nëse gjatë javës kryejnë 2-3 herë mardhënie sexsuale, në trupin tuaj prodhohet një imunoglobulinë që njihet si A, që na ndihmon të mbrohemi nga ftohjet e zakonshme dhe nga infeksionet e tjera, ky studim u bë në 126 studentë në Universitetin Ëilkes. 3. Humbje në peshë: Një mardhënie seksuale për 30 minuta ndihmon në djegien e 85 kalorive kjo duket e vogel, por nëse bëhen 42 seanca me nga 30 minuta do të humbin 3570 kalori. Patti Britton thotë: seksi është një ushtrim i madh. Sipas tij seksi do punë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike që të dalë mire. 4. Përmison punën e zemrës: Ata të cilët bëjnë mardhënie me shumë se 2 herë në javë kanë gjasa më të vogla për infarkt të miokardit. Të moshuarit mund të frigohen për ndonjë sulm eventual gjatë mardhënies, por nuk ka diçka të vërtetuar nga shkenca. 5. Ngrite Vetebesimin: Ata të cilët janë testuar vetë e pranuan që pas mardhënies vetebesimi i tyre ngritet dukshëm. Një nga arsyet se pse bëjnë sex është që të ndihen mirë thonë ata. Nëse ndjeheni mirë nuk është e thënë që mos të keni mardhënie, ajo duhet të bëhet që të shtohet dhe më shumë vetebesimi. 6. Intimiteti i thellë: Në një studim që u është bërë 59 grave, gratë të cilat kishin intimitet të thellë kishin nivel më të lart të oksitocinës (hormon). Ky hormone i ndihmon njerëzit që të forcojnë vetëbesimin e tyre. Pra femrat që kishin më shumë kontakt më partnerin e tyre këte hormon e kishin në nivel më të lartë se grupi tjetër. Ky hormon mund të ju ndihmoj qe të ndiheni më bujar ndaj partnerit. 7. Mund të ndalojë dhimbjen: Nëse bëni sex egziston një mundësi që të ndalën disa dhimbje si p.sh: dhimbja e kokës, dhimbjet që jep artriti. Kjo ndodhë pasi hormoni oksitocinë ndihmon në lirimin e endrofinës, e kjo e fundit ndihmon në ndaljen e dhimbjes Page 23


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

pas seksit. Ky mendim u arrit pasi u bë një studim në 48 gra, të cilat u vunë në ambient me avuj te oksitocinës, pas një kohe qëndrimi në këtë grup të grave u pa që pas pickimit të gishtërinjeve të tyre ndjesia e dhimbjes ishte zvogëluar dukëshem. 8. Sa më shumë qe ejakuloni gjasa më e vogël për kancer të prostatës: Në një studim që u është bërë 20 meshkujve erdhën në përfundim që meshkujt që ejakulojnë më shumë se 21 ejakulime në muaj kishin gjasa më të vogla që të kenë kancer të prostatës. Sigurisht kjo nuk është definitive pra nuk mund të ndalojë në terësi, por ulë rrezikun. Ky zbulim u publiku në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane. 9. Fortëson muskujt e legenit: Kjo mundëson në rregullimin e mbajtjës së urinës. 10. Rregullon gjumin: Nëse deri para mardhënies kishit problem më gjumin, kjo nuk do duhej të ju ndohëte më pas, ndihmon dhe në ulje të gërrihatjes gjatë natës.

Punoi D.Zeqiraj.

Page 24


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 9: Hidroadeniti Është inflamacion kronik i gjendrave apokrine të djersës. Lokalizohet në regjionin aksilar. Prek rreth 4% të moshës adulte, më tepër femrat. Vihet re në stinën e verës. Shkaktarë janë: Stafilokoku aureus, kurse rrallë Streptokokët, Escherichia coli, Proteus mirabilis. Infektimi depërton nëpër kanalet e gjendrave apokrine të djersës. Inflamacioni fillon në gjendrën apokrine, e pastaj përpahet në indet fqinje. Faktorët favorizues të sëmundjes janë obeziteti, predispozicioni për akne, djersitja, fërkimi i lëkurës, mbyllja e kanaleve të gjendrave apokrine me qeliza të kornifikuara. Sëmundja lokalizohet në regjionin aksilar (sidomos tek femrat), kurse më rrallë rreth organeve gentitale (sidomos tek meshkujt), perianale, në gjinj (sipërfaqe të pasura me gjëndra apokrine të djersës).

Inflamacioni nga gjendrat apokrine përhapet deri nën lëkurë, krijohen infiltrate në formë nodusi me ngjyrë të kuqe, edematoze, të dhimbshme. Në brendësi të noduseve grumbullohet pus, i cili fluktuon. Më vonë krijohen fistula nga rrjedh pusi (qelbi). Ky pus mund të infektojë gjendrat e tjera apolrine, kështu që sëmundja merr një ecuri kronike. Gjatë sëmundjes shkatërrohen shumë gjendra apokrine. Defektet e lëkurës mbulohen me cikatrice herë- herë hipertrofike (keloidale). Dhimbjet lokale janë të theksuara, kështu që kufizojnë lëvizjet (e dorës). Mjekimi i përgjithshëm: bëhet me antibiotikë, Tetraciklina, Doxiciclinë, Eritromicinë, Minociklinë, Clindamicinë, Azithromicinë. Kohët e fundit po përdoren dhe preparate te Acidit të vitaminës A (Izotretinoina), tek femrat antiandrogjenët (Androcur). Lokalisht përdoret terapia antiinflamatore. Kur shfaqet zbutja (fluktuacioni) mund të bëhet dhe incizioni kirurgjikal.

Punoi: E. Marku.

Page 25


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 10: Odanacatib, arma e re kunder osteoporozes.

Osteoporoza karakterizohet nga ndryshimet degjenerative të eshtrave, që lidhen kryesisht me uljen sasiore të indeve të eshtrave. Kjo është e shkaktuar nga pamjaftueshmëria e përpunimit të matricës proteinave të kockave të prekura per shkak te aktivitetit te ulur osteoblastik apo çrregullime të qarkullimit të proteinave dhe mos thithjes së mirë apo të pamjaftueshme të kalciumit. Mund të shoqërohet me sëmundje të ndryshme, çrregullime hormonale, mangësi ushqyese, mund të jetë e trashëguar si dhe mund të lidhet me përdorimin kronik të disa ilaceve. Forma më e përhapur deri më sot është ajo e lidhur me moshën. Në fakt një proces i humbjes së kockave në mënyrë të pashmangshme shoqëron plakjen dhe në praktikë, të gjithë individët, mbi moshën 4050, kanë një shkallë të caktuar të osteoporozës. Gratë janë prekur më herët, ndoshta për shkak të zhbalancimeve hormonale që pasojnë menopauzën. Osteoporoza manifestohet me simptoma vetëm kur ajo është e rëndë bile mund të shkaktojë dhe shtypje të vetebrave të shtyllës kurrizore e mund të shkaktojë gjithashtu dhe microfraktura të shoqëruara me shfaqjen e dhimbjes së shpinës. Në të moshuar, veçanërisht te gratë, thyerja e qafës se femurit mund të shkaktohet thjesht nga një hap i gabuar e i parëndësishëm. Diagnoza mbështetet në aplikimet radiologjike, mineralografia e kompjuterizuar (KOM), kërkimit për metabolitë te eshtrave në gjak dhe urinë (test Nordin) dhe mbi të gjitha nga historia e pacientit.Terapia bazohet në marrjen e kalciumit por që ka më shumë efekt ngadalesues së sëmundjes sesa kurues.Te grate pas menopauzës përdoren kryesisht estrogjenet më shumë për ta parandaluar sesa per ta kuruar. Androgjenet përdoren gjithashtu po ashtu dhe kalcitonina dhe fluori. Së fundmi po përdoret dhe një klasë e re BIFOSFONATET, analogë të pirofosfati, të karakterizuara nga lidhjet P-C-P (forfos karbon) janë jashtëzakonisht të qëndrueshem dhe rezistente ndaj degradimit kimik.Veprimi i tyre konsiston në ndalimin e riasorbimit si dhe të turn over kockor me anë të ndërveprimit fiziko kimik me idroksiapatitin si dhe atyre metabolik të osteoklasteve. Por për trajtimin e osteoporozën mund të vije së shpejti nje tjetr ilac: Odanacatib. Agjencia prodhuese Merck, ka njoftuar se kanë dhënë ndërprerjen e studimit ne fazën III, sepse të dhënat e marra në rrjedhën e eksperimentit tregojnë qartë efikasitetin e molekulës. Odanacatib është një frenues selektiv i katepsines K, një enzimë e përfshirë në riasorbimin kockor. Kjo është një enzimë që luan një rol themelor në shkatërrimin e kockave dhe kërcit duke vepruar

Page 26


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

nëpërmjet degradimit të proteinave të matricës si kolagjenit dhe elastinës. Në studimin e fazës III që përfshiu më shumë se 16.000 pacientë, analiza e përkohshme e kryer sipas objektivave të ndjekura nga protokolli ,70 për qind të frakturave treguan një permiresim të konsiderueshme me anë të ilacit në krahasim me ato që kishin marrë placebo. Në disa çështje që lidhen me sigurinë e ilacit e efekteve anësore të tij studimet do të vazhdojnë edhe në të verbër dhe të dhëna do të publikohen në vitin 2013.

Punoi: G. Sinaimeri.

Page 27


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 11: Si te shmangim stresin dhe ankthin pas lindjes së fëmijës ?

1. Së pari, kujdesuni për vetën tuaj, hani ushqim të shëndetshëm dhe bëni ushtrime fizike për nënat e reja. Bëni një gjumë të mirë dhe pushoni të sigurta se fëmija juaj është mirë edhe kur ju nuk jeni aty (nguliteni këtë në mëndje në mënyrë që ju të flini mirë). 2. Përpiquni të kuptoni se cila është arsyeja e ankthit tuaj. Nëse keni ankth për aftesitë tuaja si nënë e re, thjesht sillni në mendje se çdo nënë me eksperiencë ka qënë njëherë nënë e re. 3. Ju nuk mund të bëni çdo gjë në të njëjtën kohë. Të qënit një nënë e mirë, merr kohë dhe eksperienca ju mëson sesi të përososeni. Fëmija rritet nga dita në ditë dhe ju përsoseni bashkë me të. 4. Thjesht i thoni vetës suaj se ju mund ta bëni atë. Instikti i nënës për t’u kujdesur për fëmijen e saj është një dhunti. Nëna e di se kur fëmija i saj është mirë, ajo madje mund ta ndiej atë. Foshnja është pjesë e trupit të nënës. 5. Mos mendoni për gjëra të cilat nuk kanë ndodh akoma, si përshembull të pyesni vetën apo të shqetësoheni nëse fëmija juaj do të sëmuret apo nuk do ketë një gjëndje të mirë shëndetësore. Kujdesuni vetëm për problemet që ndodhin aktualisht dhe asnjëherë mos mendoni “Cfarë, nëse.. .?” 6. Mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijët e tjerë. Cdo fëmijë zhvillohet në mënyrën e vete, fizikisht dhe emocionalisht. Ndonjëherë ai mund të ketë ndonjë vonesë, por do të arrijë me stadet e zhvillimit. 7. Lexoni libra për rritjen e fëmijës të shkruar nga ekspertë.

Page 28


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

8. Pyesni shoqet dhe kërkoni për një pediatër të mirë të cilit mund t’i besoni, në mënyrë që të jeni gjithmonë të sigurta. Mos kini turp për asnjë pyetje. 9. Kërkoni këshilla nga njerzit tuaj të dashur, të afërm apo shokë. Tregojuni atyre se si ndiheni. Flisni dhe dilni ndonjëherë me ta. 10. Në veçanti flisni me prindërit tuaj rreth ndjesive tuaja dhe shpjegojuni atyre mendimet dhe parashikimet tuaja. I kushtoni pak kohë edhe bashkshortit tuaj. Rindërtoni një jetë të re dashurie me të. 11. Relaksohuni, shikoni TV…programin tuaj të preferuar. 12. Shijoni kohën me bebin tuaj. Merreni atë si një eksperiencë që vjen njëherë në jetë. Ai do jetë foshnje vetem një herë. Lidhja juaj me të dhe gjëndja juaj fizike dhe emocionale ndikojnë tek ai.

13. Mbi të gjitha qëndroni e bukur, buzëqeshni, kini besim dhe kërkoni udhezime. 14. Nëse gjërat përkeqësohen, kerkoni ndihmë nga ekspertë dhe këshilla për shëndetin tuaj. 15. Cdo femër e përballon këtë moment të jetës në mënyrë të ndryshme dhe ka rrethana të ndryshme por pavaresisht çdo gjëje ndjehuni mirë me vetën tuaj!

JU JENI NJE NENE PERFEKTE!

Punoi: J. Canaj.

Page 29


Revista: Keshilla Mjeksore

Tema 12:

Dhjetor, 2012

ANGINA PECTORIS.

Angina pectoris është një sindromë qe karakterizohet me dhimbje gjoksi të fortë dhe shqetësim në forme krize, gjendje diskomforti. Etiologjia: 1. Arterioskcleroza coronare. 2. Stenoza e V. Aortës. 3. Kardiomiopatitë hipertrofike. 4. Insuficenca e Aortës. 5. HTA 6. Prolapsi i Valvulës Mitrale.

Karakterizohet nga këto shënja: Dhimbje gjoksi e fortë në formë krize, që zgjat pak (jo më shumë se 15 min) dhe zakonisht lokalizohet në zonënë retrosternale ose precordiale. Ajo përhapet në supe dhe në krahun e majtë, nofull, qafë, dhëmbë. Objektivisht kemi rritje të TA dhe pulsit. Faktorër shpërthyes janë: eforti fizik apo emocional, të ftohtit. Ajo qetësohet nga trinitrina dhe pushimi (ndërprerja e efortit). Page 30


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Ajo përjetohet nga persona të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, si : ndjesia e rëndimit, shtypjes, shtërngimit, djegies, sikur kapërdihet një dardhë, si dispne. Më shpesh krizat shpërthejnë në mëmngjes kur i sëmuri bëht gati të dalë, të ecë apo pas ngrënies. Ajo zhduket plotësisht brënda disa minutash pas ndërprerjes së veprimit. Dhimbja zakonisht pushon shpejt (510 min) pas marrjes së trinitrinës sublinguale. Punoi: D. Ukaj.

Page 31


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 13:

Cfarë duhet të dini rreth IST-ve? (Infeksioneve Seksualisht të transmetueshme).

Marrëdhëniet seksuale nuk i shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. IST shkaktohen nga bakterët, viruset dhe parazitët. Ju mund të infektoheni gjatë marrdhenieve seksuale me një të sëmurë dhe me pas mund të transmetoni infeksionin tek të tjerët, bakterët tek një person me IST shpërndahen në organet seksuale. Dhe te gjith jemi te privuar per te marre nje infeksion sekxual, nese kemi nje jete sexuale, te rregullt ose jo. Cdo vit miliona njerez sëmuren nga sëmundjet seksuale, si shembull kemi dhe SIDA e cila njihet dhe si sëmundja e shekullit. Mund te ndodh atehere kur nuk e presim, kur nuk e mendojme dhe e gjith jeta jonë merr një drejtim që sdo e donim asnjë. Shkenca mund të themi që ka arritur kulmin, por përse ti varim shpresat tek të tjerët kur shumë mirë mund të kujdesemi ne për vetën, mund ta duam pak më shumë vetën! Eshte një liste e gjatë dhe mjaft e thjeshtë me ato që ne mund të bëjmë për të mbrojtur veten nga IST- të. Mos bëni asnjëherë mardhënie seksuale të pambrojtura! Por në rast se është e kundërta kini parasysh pikat e mëposhtme… Njihini partnerët tuaj seksual – zvogëloni numrin e partnerëve tuaj.Sa me shumë partnerë të keni aq më të medha janë mundesitë për t’u infektuar nga një sëmundje seksualisht e trasnmetueshme.

Page 32


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Përdorni prezervativë – ose në qoftë se jeni femër insistoni që partneri juaj të përdorë prezervativë. Kjo eshtë mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme në qoftë se jeni duke kryer marrëdhënie seksuale. Bëni analiza rutinë ju vetë dhe partneri juaj, kështu do dini më shumë rreth vetës tuaj, rreth partnerit/partneres tuaj dhe do jeni më të sigurtë! Mesoni shenjat dhe simptomat e IST. Ne qoftë se mendoni se keni një IST mos kryeni marrëdhënie seksuale përderisa të bëni një kontroll mjekesor. Ne qoftë se ju keni një sëmundje Seksualisht të Trasmetueshme, merrni masa që edhe partneri/partnerja juaj të kurohet. Pjesa me e madhe e njërezve nuk e dinë që ata aktualisht kanë një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Tregoni kujdes për trupin tuaj – ne qoftë se verëni ndonjë gjë jo të zakonshme, atëherë duhet të bëni një kontroll për sëmundje seksualisht të transmetueshme. Urinoni menjëherë pasi të mbaroni marrëdhënien seksuale – ndihmon ne largimin e të gjitha bakterëve që mund të jene grumbulluar ne tubin tuaj urinar. Mos bëni marredhenie seksuale me njërez që kane plagë ose të skuqura ne organet seksuale. Pastroni organet tuaja seksuale me ujë dhe sapun përpara dhe pas marrëdhënieve seksuale – kjo do të eliminoj disa nga bakterët ne qoftë se ato janë të pranishme. Çfarë ndodhë në qoftë se unë kam një IST? Shumë varet nga sëmundja vetë. Disa sëmundje mund të sherohen dhe disa të tjera mund vetëm të trajtohen. • Shërim do të thotë që sëmundja eshtë eleminuar nga organizmi. • Trajtim do të thotë që simptomat mund të trajtohen por agjenti patogjen do të ngeli ne trup dhe simptomat do të persëriten periodikisht. • Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një virus, ajo mund të trajtohet dhe kontrollohet por jo të kurohet. • Ne qoftë se sëmundja shkaktohet nga një bakterë ajo mund të kurohet ose të diagnostikohet shpejt. • Ne qoftë se sëmundja eshtë shkaktuar nga një parazit ajo mund të kurohet.

Simptomat më të shpeshta të SST janë:

Page 33


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

1. Sekrecione jo të zakonta nga vagina ose penisi me përmbajtje qelbi ose jo. Tek femrat ka shtim te sekrecioneve vaginale që mund të kenë përmbajtje ujore të tejdukshme, të bardha, të verdha ose jeshile dhe me erë. 2. Të infektuarit mund të kenë kruajtje, irritime, dhembje gjate urinimit ose ndjenjen e urinimit te shpeshte. 3. Mund te ketë formacione të tilla si lythë, pucra të vogla ose vraga ne penis dhe vagine. 4. Fryrje të gjendrave inguinale (perreth kofsheve). 5. Kruajtje të/ose perreth organeve genitale. 6. Dhembje barku. 7. Rrjedhje të vogla gjaku pas kontaktit seksual ose hemoragji të pakta nga organet genitale në mes të ciklit menstrual. Këto janë disa nga shënjat kryesore dhe më të shpeshta të SST-ve, nëse në apo disa nga këto shënja shfaqen, duhet të konsultoheni me mjekun, sidomos nëse keni patur mardhënie seksuale të pambrojtura, edhe nëse kjo ka ndodhur kohë më përpara.

Punoi: K. Brajniku.

Page 34


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 14: FIBROMIALGJIA : ME SHUME DHIMBJE NEQOFTESE JENI TE MERZITUR. Emocionet negative e rrisin perceptimin e dhimbjes. Kjo ndodh për të gjithë, të shëndetshëm dhe të sëmurë, por për ata që vuajnë nga fibromialgjia të jetë te zemëruar apo te trishtuar e shton kete perceptim. Fibromialgjia është një çrregullim qe karakterizohet nga dhimbje muskul-skeletrik e përhapur në të gjithë trupin dhe e vazhdueshme e cila në një pjesë të mirë të rasteve shkaktohet nga një lodhje kronike (e rëndë dhe e vazhdueshme). Sëmundja prek kryesisht femrat në moshë të rritur. Dhimbjet muskulo-skeletrike të ndjera e përceptuara nga pacienti përfshijnë gjithë trupin dhe mund të jenë kaq të zgjatura e të vazhdueshme saqë pacienti i ndjen dhe në gjumë e gjatë natës duke penguar në këtë mënyrë qetësinë e tij si dhe çon atë në gjëndje ankthi e depresioni. Një studim i publikuar në “Arthritis Care and Research” tregon se vetëdija e dhimbjes është veçanërisht e dëmshme për ata që tashmë vuajnë nga dhimbje të vazhdueshme. Hulumtimi i kryer nga Henriet van Middendorp i Universitetit Utrcht, është kryer në 62 femra me fibromialgji dhe 59 gra të shëndetshme. Të gjithë vullnetarëve ju kërkua që të kujtonin situata veçanërisht të dhimbshme ose episode neutrale. Doktoresha van Middendorp ka bërë një vlerësim të shkallës së dhimbjes tek gratë në bazë të raportimit të tyre. Më pas gratë janë vënë nën ndikimin e një stimuli doloroz dhe një goditje me rrymë për të vleresuar shkallën e shimbjes së tyre. Çfarë doli është se në lidhje me përkujtimin e emocioneve negative pragu i dhimbjes ishte ulur ndjeshëm. Ata që vuajnë nga fibromialgjia, pastaj duke filluar nga një prag te perceptimit të dhimbjes tashmë më të ulët se sa në një person i shëndoshë duhet të mësojnë si të menaxhojne emocionet e tyre. Për këtë një studim holandez ka zhvilluar një terapi njohës-sjelljesh. Dr Saskia van Koulil, e Universitetit të Nijmegen, ka testuar në 75 pacientë me fibromialgji me rrezik të lartë të zhvillimit të një dhimbje shumë të kufizuar, një terapi psikologjike të sudiuar për të parë karakteristikat e gjithsecilit. Qëllimi i saj ishte të

Page 35


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

ndihmonte pacientët të jetonin emocionet e këqija në mënyre pozitive si dhe dhimbjen e lidhur me sëmundjen.Ajo ka vëne re se te të testuarit një përqindje të lartë kishin dhe ato që ishin vënë në listë për këtë lloj terapie. Pas gjashtë muajsh ajo u gjet se pacientët të cilët kanë marrë terapi njohëse-sjelljesh u bënë më mirë se ata që nuk kishin marrë. Në fakt, ka pasur më pak dhimbje, lodhje, vështirësi funksionale dhe mbi të gjitha një kontroll më të mirë të ndjenjave negative dhe shqetësimit. Prandaj mendoni gjithmone pozitivisht dhe buzëqeshni!  Punoi Gerta Sinaimeri.

Page 36


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 15: Abscesi pulmonar Abscesi pulmonar është një patologji e shpeshtë, që karakterizohet me një inflamacion purulent i ndërlikuar me destruksion indoor duke formuar një zgavër të mbushur me eksudat purulent. Absceset pulomonarë mund të jenë dy llojesh: metapneumonikë dhe embolikë: Absceset metapneumonikë : kanë të bëjnë me përfundimet e disfavorshme të vatrave inflamatore në mushkëri. Kjo do të thotë se eksudati i grumbulluar në mushkëri nuk absorbohet, por edhe ka mundësi të drenohet e të eliminohet nëpërmjet rrugëve bronkiale. Në këto kushte leukocitet që janë të pranishme në eksudat ushtrojnë veprim litik mbi indin pulmonar dhe shkaktojnë nekrozë të njomë të tij. Zgavra që krijohet quhet absces dhe është e mbushur me detritin nekrotik të indit pulmonar dhe me leukocite. Absceset embolikë: lidhen me një emboli bakteriale që arrin në mushkëri me rrymën e gjakut. Embolia krijon një vatër nekrotike ishemike dhe duke qenë se eshtë emboli septike, krijon njëkohësisht edhe inflamacion purulent. Në këtë mënyrë formohet abscesi, i cili gjithashtu mbushet me detrit nekrotik dhe leukocite, por në të gjenden edhe embolat septike. Sipas vjetërsisë së lezionit abscese pulmonare, ashtu si absceset e të gjithë indeve të tjerë, mund të jenë acute dhe kronike. Absceset pulmonare akute nuk kanë modifikime të pareteve të tyre. Realisht paretet e tyre përbëhen nga indi pulmonar që ende nuk është nekrotizuar. Absceset pulmonare kronike kanë modifikime sklerotike të theksuara. Muret e absceseve kronike përbëhen nga një kapsulë e trashë sklerotike ( kapsula piogjenike). Shpeshherë destruksioni abscesual krijon fistulizime në pozicione të ndryshme dhe nëpërmjet fistulave që krijohen e zbraz qelbin që përmban në mjedise të ndryshme. Kjo quhet faza vomica (e zbrazjes, vjelljes). Qelbi mund të zbrazet nëpërmjet bronkeve dhe në këtë faze vihet re ekspektorant me sasi shumë të madhe dhe me erë të keqe. Po ashtu qelbi mund të zbrazet në kavitetin pleural dhe të krijojë empiemën pulmonare. Nëse fistulizimi bëhet nëpërmjet diafragmës do të krijohet absces suprahepatik. Ky rast hyn tek ndërlikimet e abscesit. Ka raste kur abscesi është i mbushur plot me qelb dhe është i pa zbrazur. Kjo quhet faza antevomica ( para zbrazjes) e abscesit. Punoi E. Marku.

Page 37


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 16:

5 mënyra për të arrituar dhe ruajtur një peshë të shendetëshme. Shumica e dietave që rekomandohen janë të perkoheshme, pra pas nje periudhe te caktuar serish ktheheni ne peshen e mëparshme apo edhe më keq. Humbja në peshë është më e shendetëshme kur bëhet duke ndryshuar zakonet tuaja.

5 mënyrat më të shpeshta për të humb apo mbajtë një peshë të shëndetëshme janë: 1. Ushtrimet: Mbajtja e aktiviteteve fizike ndihmon në djegëjen e kalorive dhe kordinim të muskujve. Këte mund ta bëni duke ecur më familje, me biçiklet apo dhe forma të tjera. Nëse keni dëshirë që të përshpejtoni humbjen e peshës atëher rritsni intensitetin e ushtrimeve, pra bëni ushtrime më të sforcuara. 2. Zvogëlo kohën para ekranit: Shumë nga ne humbim kohë para TV, kompjuterit, video lojrave, mundohuni që gjithë keto ti bëni vetem në 2 orë brënda ditës. 3. Mos përdor pije që përmbajnë sheqer: Kjo nuk do të thot që t’i shmangum në total këto pije, por t’i përdorim me rrallë e t’i zëvendësojmë me pije të tjera që përmbajnë më pak sheqer si uij, qumësht etj. 4. 5 shujta me fruta: kjo ju ndihmon duke shtuar sasinë e fibrinës në organizmin tuaj, pastaj rritet niveli i mineraleve dhe vitaminave. 5. Mos e kaloni mëngjesin: Në kuptimin që ata që nuk hanë mëngjes ndihen më të uritur sesa ata që kanë ngrënë mëngjes, nga kjo kuptojmë që gjasa është më e madhe që të marrin kalori të tepërta, gjë e cila ndikon në ngritje në peshë( për ata që nuk hanë mëngjes).

Punoi: D. Zeqiraj.

Page 38


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

TEMA 17: Çfarë është Escherichia coli?

Escherichia coli ose E. coli është një nga bakteret më të zakonshme në traktin e tretjes (zorrë) të secilit prej nesh. Ajo i përket një familje të baktereve të quajtur Enterobacteriacae (me Klebsiella, Enterobacter). E. coli është përgjithësisht i parrezikshëm, por ndonjëherë mund të shkaktojë infeksione, infeksionet e traktit urinar kryesisht. Në vitet e fundit, një rritje në infeksionet për shkak të E. coli rezistues ndaj antibiotikëve shumë në të njëjtën kohë, duke përfshirë fluoroquinolones dhe të tretë të gjeneratës cephalosporins, është raportuar. Cilat janë shkaqet e E.coli rezistues ? Trajtim mëparshme antibiotik, p.sh. me fluoroquinolones, ka qenë e lidhur me rreziqe të larta të rezistencës në E. coli. Rezistente E. coli mund pastaj u përhap mes njerëzve. Cilat janë rreziqet e coli rezistues E.Colit në spitale? Rreziku në spitale është se E. coli nga zorrë tuaj mund të futet në gjak ose inde të tjera gjatë kryerjes së procedurave invazive si kirurgji apo injeksion. Ajo gjithashtu mund të transmetohet nga një person tjetër nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë (duart). Kjo pastaj mund të shkaktojnë një gamë të gjerë të infeksioneve, të tilla si infeksionet e traktit urinar, pneumonia, infeksionet e gjakut dhe infeksionet kirurgjikale site. Për të zvogëluar këtë rrezik, spitale të vënë në vend veprime parandaluese: Përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve, antisepsisë para kryerjes së

Page 39


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

procedurave, kirurgji pa mikrobe për të parandaluar infeksionet e traktit urinar, higjiena dorë, dhe shfaqjen e pacientëve në rrezik të lartë të mbante bakteret rezistente.

Punoi:D. Ukaj.

Page 40


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

TEMA 18: Fobia sociale.

Kriteret diagnostike të fobisë sociale janë: 1. Frikë e dukshme dhe e vazhdueshme në situatat sociale ose veprimtarish, në të cilat personi ekspozohet ndaj njerëzve të panjohur ose ndaj vështrimeve hulumtuese të të tjerëve. Personi shpesh ka frikë se mos do të veprojë në mënyrë konfuze ose si i coroditur. 2. Ekspozimi ndaj situatave të frikshme gjithmonë provokon ankth, i cili mund të marrë formën e një ataku paniku. 3. Personi e di se frika është e tepruar ose e paarsyeshme. 4. Situatat e frikshme shmangen ose durohen me shqetësim të theksuar. 5. Shmangia, ankthi paraprak ose shqetësimi në situate të frikshme ndërhyn në funksionimin norma, ose shkakton shqetësim të dukshëm, 6. Zgjatja e simptomave vazhdon , të paktën 6 muaj. 7. Frika shkaktohet nga përdorimi i substancave ose nga një sëmundje e përgjithshme. 8. Në qoftë se janë të pranishme një sëmundje e përgjithshme ose një crregullim tjetër mendor, frika është e palidhur me to (psh: te një pacient me sëmundjen Parkinson frika nuk është nga tremori). 9. Specifikohet, nëse frika është e gjeneralizuar. Ajo gjeneralizohet, në qoftë se pacienti ka frikë në shumicën e situatave sociale.

Page 41


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Vecoritë klinike të fobisë sociale. 1. Pacientët shpesh paraqesin mbindjeshmëri ndaj kriticizmit, vështirësi në qënien të sigurtë, vetvlersim të ulur dhe aftësi sociale të papërshtatshme. 2. Shmangia e të folurit në prani të grupeve të njerëzve mun të cojë në vështirësi për pune dhe për shkollë. Shumica e pacientëve me fobi sociale frikësohen të flasin në public, ndërsa më pak sesa gjysma frikësohen duke takuar njerëz të panjohur. 3. Frikërat më pak të zakonnshme përfshijnë frikën e të ngrënit, të pirit ose të të shkruarit në public, ose të shfrytëzimit të banjave publike. Epidemiologjia dhe etiologjia e fobisë sociale. 1. Prevalenca është 3-13%. 2. Fobia sociale është më e zakonshme (deri në dhjetë herë) në farefisin e brezit të parë të pacintëve me fpbi sociale të gjeneralizuar. 3. Fillimi zakonisht është në adoleshencë te persona, që nga të dhënat anamnestike për fëmijërinë, përshkruhen si tipa të ndrojtur. 4. Fobia socialeshpesh është problem gjatë të gjithë jetës, por crregullimi mun të dobësohet ose të përmirësohet në fëmijëri. Trajtimi i fobisë sociale. 1. Fobia sociale me ankthin e performancës përgjigjet mirë ndaj betabllokuesve, si propanololi. Dozat efektive mun të jenë shumë të ulura: 10-20 mg, katër herë në ditë. Gjithashtu, mund të përdoren sipas një parimi bazë: jepen 20-40 mg, 30-60 min përpara ngjarjes që provokon ankth. 2. Terapitë cognitive dhe të sjelljes janë efektive dhe përqëndrohen mbi riaftësimin kognitiv, desensibilizimin e teknikat e relaksimit. Farmakoterapia e kombinuar me terapitë cognitive, ose të sjelljes, janë trajtimi më efektiv.

Punoi: K. Brajniku.

Page 42


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 19: Miopia. Miopia është një gjendje optike ku vatra e rrezeve paralele vendoset para retinës. Në retinë bien vetëm rrathët shpërndarës që dalin nga vatra. Kjo është arsyeja që të sëmurët nuk shikojnë qartë objektet e largëta. Miopët shikojnë më mirë objektet shumë të afërta mbasi nga këto objekte dalin rreze divergjente (që përthyhen më pak dhe vatra spostohet nga përpara retinës, në retinë. Ata gjithashtu mbajnë vazhdimisht të mbledhur kapakët, me qëllim që të pakësojnë rrathët shpërndarës që bien në retinë, për të qartësuar sa më shumë objektin. Miopët nuk ushtrojnë pothuaj tërësisht akomodimin, sepse kjo e rëndon gjendjen (e sposton vatrën akoma më përpara). Për këtë arsye strabizmi konvergent akomodativ pothuajse nuk ndeshet tek miopët. Miopia shfaqet në këto forma: 1. e lehtë – deri në 3D. 2. e mesme – deri në 6D. 3. e lartë (apo miopia alta progresiva) mbi 6D (disa herë shkon 20 – 30D). Të sëmurët nuk shikojnë larg. Për ta puna më e preferuar është në afërsi. Meqenëse objektet i mbajnë shumë afër syrit, muskujt e drejtë të brendshëm qendrojnë shumë të tkurrur. Kjo me kalimin e kohës shkakton astenopinë muskulare që është një tablo klinike karakteristike. I sëmuri me fillimin e punës e ndjen vehten mirë. Pas disa orësh ai dikton rëndim të kokës, mjegullim të shkronjave, mërzitje dhe ulje të rendimentit të punës. Nëse vazhdon të punojë më tej ai ndjen dhimbje koke, të përziera, marrje mendsh dhe detyrohet ta ndërpresë atë. Kjo tablo është më e zakonshme në miopinë e mesme e sidomos në miopinë e lartë. Objektivisht syri miop (sidomos ai me miopi të lartë) është i madh, i dalë përpara me dhomë të përparme të thëllë, me pupilë më të gjerë. Miopia e lehtë dhe e mesme nuk shoqërohet me ndryshime në fundusin e syrit. Miopia e lartë ka ndryshime tipike në fundus dhe megjithëse korrigjohet me syze, pamja mbetet mjaft e ulur. Këta të sëmurë kërcënohen nga verbimi, sepse janë të predispozuar për shkolitje retinale dhe hemorragji. Mjekimi i miopisë bëhet duke e korrigjuar miopinë duke përdorur syze, lente kontakti, ose duke kryer ndërhyrje kirurgjikale. Punoi E. Marku.

Page 43


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 20: TRAP ( FLEBOTERAPIA RIGJENERATIVE TRIDIMENSIONALE), TERAPIA E FUNDIT E VARICAVE Rikthimi i gjakut venoz tek gjymtyrët e poshtme bëhet me anë të dy sistemeve, atij sipërfaqësor të përbërë nga vena safena magna dhe safena parva dhe sistemit venoz të thellë.Variçat nuk janë gjë tjetër veçse ekspresioni i alternimit mosfofunksional të venave sipërfaqësore, të zgjerimit e fryerjes së tyre.

Variçet mund të jenë: 1. Primitive : Këto forma janë kryesisht me natyrë gjenetike, por mund të shkaktohen dhe nga struktura difektoze e mureve të enëve të gjakut apo një mosfunksionim i mirë i valvolave të gjakut. 2. Sekondare: Shkaktohen psh gjatë një procesi trombotik, pasi një tromb ndalon fluksin normal të gjakut. Pacientët me probleme të tilla kanë dhimbje, një ndjenjë lodhjeje te këmbët, krampe në mbrëmje, kruarje si dhe situata mund të komplikohet me fenomene si ekzema. Pacientit ka dhe edemë si pasojë e mosfunksionimit normal të rikthimit të gjakut venoz. Ndër nderlikimet që mund të kenë variçat janë: 1. 2. 3. 4.

Varikoflebit (proces infiamator i varicave). Hemorragji. Ekzemë. Ulçer.

Diagnoza është e thjeshtë dhe mund të përdoret testi i Schëartz, i cili me anë të gishtave të pozicionuar në ostio safeno femoral përcepton fluksin venoz dhe në këtë mënyrë vërteton ka apo jo bllokim valvolash. Testi i dytë është ai i Trendelenburg, i cili bëhet me pacientin në këmbët e të cilit i lidhet një llastik në 1\3 e sipërme të kofshës dhe rezulton pozitiv në qoftë se venat

Page 44


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

mbushen brenda një kohe të shkurter nga lart poshtë. Gjithashtu përdoren dhe teknikat si EcoDoppler apo shintigrafia për vlerësimin e fluksit venoz. Terapia: Janë të shumtë kremrat dhe llastikët që përdoren për lehtësimin e simtomave por terapia kirurgjikale mbetet ajo më e mira.

Kujdes gjatë operimit nuk duhet prekur safena magna!!!! Teknika më e re është ajo e ashtuquajtura TRAP. Kjo teknikë konsiston në injektimin tek të gjitha enët e gjakut një solucion sklerozant me përqëndrim të mjaftueshëm për të arritur venat perforante.

Punoi: G.Sinaimeri.

Page 45


Revista: Keshilla Mjeksore

Tema 21:

Dhjetor, 2012

Meningitet.

Meningitet shkaktohen nga shumë agjentë bakterialë, sic janë meningokoku, pneumokoku, stafilokoku, gonokoku, bacilli i tuberkulozit, spiroketa pallid, brucelaty si dhe viruse të ndryshme. Këto shkaktarë arrijnë deri te meningitet me rrugë të ndryshme: 1. Me rrugë të drejtpërdrejtë gjatë dëmtimeve traumatike të hapura të kafkës (fraktura). 2. Me rrugë kontakti nga organet fqinje me kafkën (sinuzitet, otitet, mastoidet, proceset inflamatore si pucrra në lëkurën e fytyrës, të kokës e të qafës, sëmundjet inflamatore të gojës, të dhëmbëve, të syve, të hundës, etj), nëpërmjet rrugës limfatike ose sinuseve venoze. Sipas llojit të shkaktarit meningitet ndahen : 1. Meningite me lëng truro-shpinor të turbullt deri në purulent, në rastin kur shkaktarët në përgjithsi janë bakterialë. 2. Mneingitet me lëng trunor-shpinor të qartë ose limfocitarë ku bëjnë pjesë meningitet virusale, tuberkulare, sifilitike, nga bruceloza etj. Meningitet kanë afërsisht klinikë të njëjtë, që në përgjithësi është sindorma meningeale. Ajo konsiston në dhimbje të forta koke, të vjellat, ngritje të temperaturës, fotofobi (frikë nga drita), ndërsa në ekzaminimin objektiv rrjgitet e qafës ose ngrirje të saj, shënjen Lasegue, Brudzinki. Këto shënja shfaqen në mënyrë të shpejtë subakute ose acute. Asnjëherë nuk duhet lënë as dore një gjëndje e tillë klinike, duke e marrë si për “gjëndje gripale” apo “ftohje”. I sëmuri me shënja të tilla duhet menjëherë drejtuar në spitalin më të afërt për t’u ekzaminuar, diagnostikauar dhe për t’u trajtuar. Për analizë merret lëngu truro-shpinor me anë të punksionit lumbarë. Vlersimi i këtij lëngu fillimisht bëhet nga pamja e tij, nësë është i kthejllët , i turbullt ose purulent. Nëpërmjet mikroskopit në lëngun e turbullt dallohen më shumë neutrofile, gjë që tregon për infeksion bacterial. Ndërsa në lëngun e kthjellët gjenden më shumë limfocite që tregojnë për infeksione të tjera. Diferencimi mund të bëhet edhe me kulturën e lengut, ku mund të gjendet shkaktari konkret dhe të bëhet edhe antibiograma. Pasi vendoset diagnoza e meningitit dhe përcaktohet lloji i tij, i sëmuri dërgohet për trajtim specific në repartin infektiv ose në spitalin

Page 46


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

antituberkular. Problem të rëndësishëm në rastin e meningiteve përbën edhe zbulimi i vatrës infeksiozepër një trajtim më të plotë të saj. Meningiti tipik dhe më i shpeshti është: Meningiti purulent. Etiologjia: Ky lloj meningitis shkaktohet nga bakterie të ndryshme, që vijnë nga infeksionet purulente të organeve që janë më afër trurit, si veshi, hunda, sinuset, orbita, osteomieliti i kockave të kokës, frunkulat në lëkurën e fytyrës etj. Pork y infeksion mund të vijë edhe nga organe që janë larg trurit nëpërmjet rrugëve metastatike hematogjene, nga traumat që shkaktojnë hapjen e kafkës etj. Klinika: Meningiti purulent karakterizohet nga një fillim i shpejtë ose akut me temperaturë të lartë, dhimbje shumë të forta të kokës, sidomos në ballë ose mbrapa dhe nga të vjellat. I sëmuri ka ndjeshmëri të lartë nga ngacmimet ose nuk duron dot dritën dhe zhurmat. Ai mund të ketë edhe kriza epileptike të formave të ndryshme. Në ekzaminimin objektiv paraqet shenjat e irritacionit të mëningjeve (rigjidet e qafës, shënja Lasegue, Brudzinski, ulje e reflekseve të thella ose osteotendinoze), mban një pozicion me këmbë të përthyera e me gjunjët afër barkut dhe me kokën të tërhequr mbrapa (si carku i pushkës). Në analizat laboratorike konstatohet leukocitozë neutrofilike në gjakun periferik, eritrosedimenti i rritur. Analiza më e rëndësishme që konfirmon diagnozën e meningitit dhe llojin e tij është punksioni lumbar. Ekzaminimi me skaner është i nevojshëm vetëm për të përjashtuar ndonjë dëmtim të masës së trurit, që mund të kërkojë edhe trajtim kirurgjikal. I tillë është rasti kur kemi të bëjmë me abces të trurit, gjë që mund të ndodhë kur kemi prekje nga meningitis purulent. Pasi përcaktohet diagnoza vendoset menjëherë mjekimi me doza të mëdha antibiotiku që është më i përshtatshëm (zakonisht të tilla konsiderohen penicilina, cefazolina etj), i cili shoqërohet me mjekim të përgjithshëm si serume, komplekse vitaminash etj. Ecuria e këtij meningitis, kur diagnostifikohet shpejt dhe mjekohet në mënyrë të përshtatshme, është zakonisht e mirë dhe mund të shërohet për 3-4 javë. Në përgjithësi ky lloj meningitis nuk lë pasoja. Kjo është një nga format më të rënda të meningiteve. Më të lehta edhe nga shfaqjet klinike, edhe në drejtim të kohëzgjatjes janë meningitet me lëng të qartë ose limfocitare, si psh: ai tubercular ose ata me etiologji virusale etj. Këta meningite mjekohen sipas llojit të mikrobit që i shkakton ato. Punoi: Kristi Brajniku.

Page 47


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Tema 22: çaji jeshil vs Kanceri I gjirit. Pas hulumtimeve që janë bërë është arritur në përfundim që çaji jeshil përmban substancën e quajtur Poliphenon E, që ndalon rritjen e kancerit të gjirit, duke vepruar drejtëpërdrejtë në faktorët e rritjes së karcinomes.

Creë Katherine, asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Në York zgjodhi 40 gra me kancer të gjirit në të cilat mori nga 400, 600 ose 800 mg ekstrakt 2 herë në ditë për 6 muaj, me këtë arriti të shikoj se ka apo jo efekte ansore ekstrakti që i’u dha grave me karcinomë gjiri. Ky studim u arrit të vlersohet ne 34 gra nga 40, duke u marrë gjakun dhe urinën për analizë, që u vërejt se si Poliphenon E vepron në karcinomën e gjirit. Creë: erdhi në përfundim që pas dy muajsh aplikimi te Poliphenon E, ky ekstrakt arriti që të zvoglojë faktorin e rritjes së hepatociteve. Hepatocitet janë përgjegjësit kryesor të shumimit, migrimit e pushtimit të qelizave kanceroze. Pra erdhi në përfundim që ndikojnë në uljen e këtij faktori. Creë dekalron që prap është shumë herët që të mendojmë që duhet aplikuar çaji jeshil tek kanceri i gjirit me qëllim ndalimin e tij.

Studimi i ri i bëre nga Joanne Mortimer arriti në përfundim që duhet të përdoret çaj jeshil tek gratë me karcinomë të gjirit, pasi ka një sy më të mirë shprese për përmismin e kancerit të gjirit.

Punoi: D. Zeqiraj.

Page 48


Revista: Keshilla Mjeksore

Dhjetor, 2012

Revista : KĂŤshilla Mjeksore. Botimi I,

Page 49


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.