Revista keshilla mjekesore nr 5

Page 1

Revista: Këshilla Mjeksore

Revista: Këshilla Mjeksore Botimi 5. Prill 2013.

Ndrysnimi I Orës Biologjike Mund Të Ndikojë Në Ekuilibrin Psiko-Fizik 7 Pytjet Që Duhet Të Ju Bëni Nënave Tuaja. 5 Hapa Per Nje Buzqeshje Me Te Bukur…  Ushqimet Antistres Qe Keshillohet Te Perdorni! Sindromi Cushing. Menopauza.

k.mjeksore@gmail.com

Page 1


Revista: Këshilla Mjeksore Përmbajtja 1

Ndrysnimi i orës biologjike mund të ndikojë në ekuilibrin psiko-fizik

Nr fq 4

2

7 pytjet që duhet të ju bëni nënave tuaja!

5

3

Ushqimet antistres qe keshillohet te perdorni!

8

4

5 hapat për një buzëqeshje më të bukur… 

11

5

Pilulat vetëm me progestin (PVP-të).

14

6

Metoda e amenorresë nga laktacioni MAL.

16

7

Apnea Obstruktive e gjumit në shtatzani.

18

8

Vitamina C për trurin e bebit!

20

9

Disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë ushqyerjes me gji.

21

10

Përparsitë e qumshtit të gjirit për fëmijën dhe nënën.

22

11

Hani peshk më shumë për të luftuar depresionin pas lindjes!

24

12 13

Menopauza Cianoza dhe shkaqet.

25 26

14

Si duhet kuptuar që një Pneumoni është për tu kuruar në spital apo në shtëpi?

29

15

Sindromi Cushing.

31

16

Sindromi Klinefelter.

33

17

SMA (Atrofia Muskulare Spinale), si sëmundje gjenetike.

35

18

SST dhe udhëtimi.

38

19

Pemfigus vulgaris

40

20 21

Pemfigoidi buloz Urtikaria.

41 42

22

Cfarë duhet të dini rreth bruksizmit (kërcitja e dhëmbëve)

44

23

Shkaktaret e afteve

46

24

Duhanpirja dhe shendeti oral.

47

25

Anestezia Epidurale.

48

Page 2


Revista: KĂŤshilla Mjeksore

STAFI.

1

Dukagjin Zeqiraj

Kryeredaktor.

2

Delfina Ukaj

Lektore e portalit.

3

Edita Bilali

Antare e portalit

4

Eriselda Marku

Antare e portalit

5

Gerta Sinaimeri

Antare e portalit

6

Jona Canaj

Antare e portalit

7

Kristina Brajniku

Redaktore.

Page 3


Revista: Këshilla Mjeksore

I. Ndryshimi i orës biologjike mund të ndikojë edhe në ekuilibrin psiko-fizik… Ndryshimi i oreës këtë vit erdh me 31 Mars. Akrepat e orës do të spostohen para një orë, por nuk duhet harruar që edhe organizmi ynë ka një orë bilogjike, sipas të cilës ritmet duhet të respektohen nëse duam të kemi një gjëndje të përgjithshme të mirë. Me ndryshimin e orës duhet të përshtatet edhe organizmi ynë, ku jo rrallë si pasojë e ndryshimit të orës shfaqen shqetësime. Ndryshimi i orës ndikon tek gjumi: Ndryshimi i orës mund të ndikojë tek cikli i gjumit që mund të shoqwrohet me: ankth, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe artikulacionesh, humor i keq, vështirësi për të fjetur, ndryshimi i orës mund të qojë në shfaqejn e një Insomnie (pagjumësi), të gjitha këto ndikojnë në një cilësi të keqe të gjumit, dhe si rezultat i studimeve të bëra rezulton që cilësia e gjumit ka aq rëndësi sa dhe sasia e tij. E gjith kjo mund të shmanget duke u relaksuar para gjumit dhe duke bërë

ushtrime të frymëmarrjes para se të bini të flini. Ndryshimi i orës vë në rrezik shëndetin e zemrës. Ndryshimi i orës ndikon edhe në shëndetin e zemrës. Një kërkim në Universitetin e Albama di Brimingham ka vënën në dukje që ndryshimi i orës rrit rriskun për të kaluar një infarct tek personat që përveç këtij faktori kanë veprojnë dhe faktorë të tjerë predispozues të Infarktit. Gjithashtu ndryshimi i orës ndikon edhe në sistemin imunitar të organizmit. Ndryshimi i orës ndikon në humor, mund të shfaqet irritabilitet, vështirësi për të menaxhuar stresin.

Punoi: K. Brajniku

Page 4


Revista: Këshilla Mjeksore

ii. 7 pytjet që duhet të ju bëni Nënave tuaja! Po të shfrytëzoni e të pysni nënat tuaja për këto 7 gjëra mund të ndodh që dhe të zgjasni jeten tuaj. Shumë sëmundje kanë një bazë gjenetike dhe kanë tendencë për tu shfaqur dhe tek ju. Sa më shumë që të dini për shëndetin e familjes tuaj, sa vjeç vdiqen, nga çfarë vdiqen, aq më shumë do t’i jepni vetës dhe mjekut tuaj mundësi për tu mbrojtur më shumë. Nëse p.sh në familjen tuaj kishte persona me kancer të gjirit, probabiliteti që ju të keni kancer gjiri është shumë e madhe. Duke e ditur këtë ju mund të mbroheni nga ky lloj kanceri. Ky është momenti kur familja juaj ju hy në punë shumë.

kardiovaskulare, sa të vjetër ishin ata kur u shfaqen këto probleme. 2. A ka histori familjare për Hipertension: dhe për këtë pyetje probabiliteti që përgjigjja të jetë PO është e madhe. Të rinjët e rritur, duhet të bëjnë kontroll për gjakun 1 herë brënda vitit, ndërsa ata që janë mbi 50 vjet duhet të bëjnë 2

Pytjet që duhet të ju beni nënave tuaja janë: 1. A ka histori familjare për sëmundje kardiovaskulare: probabiliteti që përgjigjja të jetë PO është e madhe. Pyesni prindërit tuaj se sa anëtarë të familjës suaj kishin probleme

kontrolle brënda vitit.

3. A ka histori familjare për Diabet: kjo është një sëmundje Page 5


Revista: Këshilla Mjeksore vrasëse, duhe ditur që kjo mund edhe të mos ketë histori gjenetike, mund të shfaqet si shkak i obezitetit apo faktorëve të tjerë. Nëse ka predispozitë për diabet, kjo duhet luftuar me

dietë të shëndetëshme dhe peshë ideale. Një ulje e 10% të peshës së trupit tuaj ul rrezikun për një diabet të mundshëm. Nëse ju jeni diagostikuar për diabet dhe humbni 10% të peshës suaj, kjo bën që të ulet niveli i gulukozës në gjak. 4. A ka histori familjare për kancer gjiri: nëse janë prezent gjenet: BRCA1, BRCA2 rritet

rrezikun për kancer gjiri dhe atë ovarian. Rreziku rritet nëse kanceri i gjirit është tek familjaret tuaj është paraqitë në moshë të re. Duhet të keni parasysh se kanceri i gjirit ka edhe karakter sporadik, por ky karakter sporadik mund të jetë dhe familjarë. Faktorë tjerë të rrezikut janë dhe: mbipesha, shtatëzania e vonuar, konsumim i alkoolit. Brenda vitit duhet të bëni mamografinë kur të jeni mbi 40 vjetë. 5. A ka histori familjare për melanom: melanoma është kancer i lëkures, kjo nuk duket që ka baza fikse gjenetike, por nëse vertetohet që dikush në familjen tonë kishte melanoma, ne mbrohemi nga dielli duke përdorur: kapele, veshje të gjata, syze dielli, pra nuk duhet të ekspozohemi në rrezet e diellit.

6. A ka histori familjare për osteoporozë: osteoporoza vjen si shkak i humbjës së kalciumit,

Page 6


Revista: Këshilla Mjeksore ka bazë gjenetike. Nëse dikush nga familja jonë kishte oseteoporozë ne aplikojmë masat mbrojtëse si p.sh: një dietë të pasur me calcium, ushtrime fizike, kjo fortëson eshtrat tuaja. Osteoporoza shfaqet pas menopauzës.

Punoi: D.Zeqiraj 7. A ka histori familjare për Alzheimer: shërimi i kësaj sëmundje është pothujse e pamundur, duke perjashtuar teknikat e reja rreth trajtimit të saj. Nëse dikush i familjës suaj kishte këte sëmundje probabiliteti që ju te keni këte sëmundje është i madh.

Page 7


Revista: Këshilla Mjeksore

IIi.

Ushqimet

antistres që këshillohet të perdorni! Stresi është reagimi i trupit ndaj disa faktorëve të tillë si: jeta nën tension në punë apo në shtëpi. Në momentin në të cilen zhvillohet një proces i stresit janë të përfshirë të gjitha aparatet dhe organet për tu përshtatur me këtë lloj situate të re. Sistemi endokrin për shembull reagon duke rritur prodhimin e hormoneve të caktuara (adrenalina dhe noradrenaline, kortizoli, hormoni i rritjes dhe prolaktina). Hormonet e seksit, nga ana tjetër kanë tendencë të bien, ndërsa sheqeri në gjak kolesteroli dhe trigliceridet kane tendencë të rriten. Stresi mund të luftohet me disa mjete natyrore dhe homeopatike. Për shembull, sporti është ideal për të zvogëluar dhe për të parandaluar stresin. Megjithatë, edhe të ushqyerit luan një rol vendimtar. 1. Brokoli ndihmon për të luftuar

stresin dhe lodhjen për shkak të përmbajtjes te acid folik në këto perime. 2. Çokollata e zezë është e përkryer për të luftuar stresin. Është stimulator më i fuqishëm i endorfines dhe përmban mbi 300 artikuj emocionues. 3. Një filxhan çaj. Si në traditën e përsosur angleze çaj ndihmon për të luftuar stresin për Page 8


Revista: Këshilla Mjeksore shkak se lehtëson tensionin. Studiuesit britanikë kanë gjetur gjithashtu se çaji ul nivelet e kortizolit (hormon stresi). 4. Portokalle. Këto fruta agrume janë veçanërisht të pasura me vitaminë C, e cila në periudha stresi konsumohet shumë shpejt. Prandaj duhet të konsumoni më shumë fruta me përmbatje vit C, si

ekuiliber dhe mban nënn kontroll presionin e gjakut . 6. Uji. Deidratimi shkakton dhimbje koke, nervozizëm, letargji dhe lodhje. Pra duhet të pini shumë ujë çdo ditë për të parandaluar shfaqjen e këtyre simptomave që nxisin dhe nxjerrin në pah stresin.

7. Gjeli i detit përmban triptofanin, një nga substancat me efekte pozitive në humor. kivi dhe luleshtrydhja.

5. Bananet. Janë burime të shkëlqyeshme të kaliumit, një mineral që ndihmon ne ruajtjen e lëngjeve të trupit ne

8. Fruta të thata, arra, bajame,

lajthi dhe frutat e thata në përgjithësi janë të pasura në vitaminë (antioksidant), folate, Page 9


Revista: Këshilla Mjeksore magnez (relakson muskujt), fibra dietetike dhe acidet yndyrore esenciale. Në veçanti, arra përmban dhe triptofan.

11.Makaronat dhe buka. Këto ushqime janë veçanërisht të pasura me karbohidrate qe ndikojne pozitivisht ne humorin.

9. Salmoni. Veçanërisht i pasur me omega 3, lehtëson prodhimin e serotoninës dhe ndihmon për të reduktuar kortisolin dhe adrenalinen (zakonisht shumë e lartë në individët e stresuar).

10.Qumështi. Një filxhan qumësht (mundësisht i ngrohtë) favorizon gjumin , sepse peptidet që rrjedhin nga tretjet e tij luajnë një një rol qetësues.

Punoi G. Sinaimeri

Page 10


Revista: Këshilla Mjeksore

Iv. 5 hapa për një buzëqeshje më të bukur! . Sekreti i një buzëqeshjeje të bukur janë thjeshtë disa hapa të cilat mund ti bëjë çdo njeri dhe çdo ditë. 1. Gjeni pak më shumë kohë për ti kushtuar

ushqehen me ushqimin e ngelur në gojën tuaj pas ngrënies. Acidi është produkti kryesor i tyre. Është pikërisht ai që shkatërron smaltin duke formuar kavitete. Furcimi (larja) e dhëmbëve largon bakteriet nga dhëmbët kështu që ato nuk do të prodhojnë më acid. Është e rëndësishme të largohen bakteriet nga të gjitha siperfaqet e dhëmbëve. Kjo kërkon 2-3 min. 2. Bëni flosimin (përdorimi i fillit

dhëmbëve kujdesin që meritojnë. A e dini se duhen 2 deri ne 3 minuta për të bërë një furcim adekuat të dhëmbëve por shumica e njerëzeve shpenzojnë më pak se 30 sek për larjen e tyre? Pse një furçim i gjatë është kaq i rëndesishem? E gjitha kjo ka te bëj me bakteriet.Miliona bakterie jetojnë,punojnë dhe luajnë brenda gojës. Ato

dentar). Besoj keni dëgjuar që duhet përdor filli dentar, por a e dini pse? Edhe kjo ka të bëj me Page 11


Revista: Këshilla Mjeksore bakteriet. Këto batkterie mund të fshihen midis dhëmbëve për t’i shpëtuar pastrimit me furçë. Këtu ato vazhdojnë të ushqehen nga ushqimi që vendoset aty duke çliruar acid. Nësë leojni këto bakterie të rrin midis dhëmbëve për një kohë të gjatë ,ato shkaktojnë probleme të mishrave të dhëmbeve si dhe të kockes alveolare dhe ligamentit periodontale ku mbështen dhëmbët.Flosimi i dhëmbëve largon këto baterie dhe kështu ulet risku ndaj këtyre problemeve. 3. Nuk janë vetëm karamelet të rrezikshme për dhëmbët tuaj. A e dini se shumë ushqime të tjera perveç karameleve mund të shkaktojnë karies? Bakteriet ushqehen me sheqerin e karameleve duke cliruar acid. Gjithashtu ato mund të ushqehen me çdo ushqim tjetër që përmban sheqer apo ndonjë lloj tjetër karbohidrati. Mund të përmendim frutat, patatinat, kokoshkat etj.Veçanërisht më të rrezikshme mund të jenë ushqimet të cilat ngjiten në

dhëmbët dhe nuk pastrohen lehtë. Çfarë mund të bëni për të mbrojtur dhëmbët tuaj? Një larje e mirë e dhëmbëve pas konsumimit të ushqimit duke

larguar të dyja: bakteriet dhe pjesët e ushqimeve që kanë ngelën në dhëmbë.Nëse nuk mund t'i lani për momentin përpiquni të paktën të shpërlani gojen dhe dhëmbët me ujë në mënyrë që të ngelet sa më pak ushqim nëpër dhëmbë. Përtypja e çemçakizave pa sheqer mund të ndihmojë gjithashtu sepse stimulon pështymen. Pështyma shërben si një substancë natyrale që lufton dhe pastron pllakën bakteriale. 4. Mos i fërkoni dhëmbët me forcë të madhe.

Page 12


Revista: Këshilla Mjeksore Rreth 2 deri në 3 individë dëmtojnë dhëmbët e tyre duke i fërkuar fort. Duhet pak presion për të hequr bakteriet, ushqimet dhe pllakën nga sipërfaqja e dhëmbeve. Ky dëmtim përfshinë: mishrat, dhëmbët

bëhen sensitive, zgjerohen kavitet etj.

ushqen bakteriet. Gjithashtu kafja mund të shkaktojë fraktura në dhëmbë. Kjo ndodh kur dhëmbët tentojnë të zgjerohen dhe kontraktohen si rezultat i përdorimit të ushqimeve dhe lëngjeve të nxehta .Këto cikle të nxehta dhe të ftohta ndodhin kur pini kafe të nxehtë. Pas një kohe të gjatë këto do të krijojnë krisje në dhëmbë.

Nëse keni zbatuar këto 5 hapa, tani mund të buzëqeshni! 

5. Reduktoni varësinë tuaj ndaj kafes. E besoni apo jo kafja është një nga produktet më kërcenuese për buzëqeshjen tuaj. Kafja njollos dhëmbet duke shkatërruar bardhësinë natyrale. Sheqeri që ajo përmbanë

Punoi: J. Canaj

Page 13


Revista: Këshilla Mjeksore

v. Pilulat vetëm me progestin (PVP-të). Pilulat vetëm me progestin përmbajnë dozë shumë të ulët progestine të ngjashme me progesteronin, hormone natyral në trupin e gruas. Nuk përmbajnë estrogjen, kështu që mund të përdoren gjatë gjithë periudhës së ushqyerjes me gji edhe nga gratë të cilat nuk mund të përdorinmetodat me estrogjen. Pilulat vetëm me progestin (PVP) quhen edhe “minipilula” apo contraceptive vetëm me progestin.

Mekanizmi i funksionit.  Trashin murin e cerviksit (kjo bllokon spermen nga takimi me vezën)  Ndërpresin ciklin menstrual duke përfshirë edhe parandalimin e lëshimit të vezës nga ovaret (ovulimi). Efektshmëria.  Efektshmëria varet nga përdoruesi: Rreziku për shtatzëni është më i lartë nëse pilulat merren me vonesë ose harrohen fare. Përfitimet kontraceptive.  Janë të efektshme kur merren çdo ditë në të njëjtën orë.

 Janë menjëherë të efektshme.  Ekzaminimi pelvic nuk është i nevojshëm para fillimit të përdorimit.  Nuk ndërhyn në mardhëniet seksuale.  Nuk ndikon në ushqyerjen me gji të foshnjëes.  Fertiliteti rikthehet menjëherë kur ndërpritet metoda.  Kanë shumë pak efekte anësore.  Të lehta për t’u përdorur.  Klientja mund të ndalojë përdorimin kur të dëshirojë.  Nuk përmban estrogjen. Përfitimet jokontraceptive.  Mund të zvoglojnë dhimbjet menstruale.  Mund të zvoglojnë hemoragjinë menstruale.  Mund të përmirësojë aneminë. Page 14


Revista: Këshilla Mjeksore

 Zvoglon rrezikun e kancerit të endometrit.  Zvoglojnë rrezikun e sëmundjeve beninje të gjoksit.  Zvoglojnë rrezikun e shtatzanisë ektopike (barrës jashtë mitre). Kufizimet.  Kërkon përdorim të përditshëm.  Duhet të merren çdo ditë në të njëjtën orë.  Harresa rrit rrezikun e dështimit të metodës.

 Në pjesën më të madhe të femrave mund të shkaktojë ndryshim të ciklit menstrual (hemoragji të çrregullt/fillimisht vetëm disa pika).  Mund të shkaktojë ulje ose shtim të peshës trupore.  Duhet të ketë gjithmonë furnizim.  Efektshmëria e tyre mund të ulet kur klienti merr mjekime të caktuara për epilepsinë (feniton dhe barbiturat), ose tuberkuloz (rifampicinë).  Nuk mbrojnë nga IST-të dhe SST-të.

Punoi: K. Brajniku

Page 15


Revista: Këshilla Mjeksore

Vi. Metoda e amenorresë nga laktacioni MAL. Metoda e amenorresë nga laktacioni është një metodë e përkoheshme e planifikimit familjar, E cila bazohet tek efekti natyral që ka ushqyerja e foshnjes me gji mbi fertilitetin. (“Laktacion” do të thotë që lidhet me ushyqerjen me gji. “Amenorre” do të thotë ndërprerje e menstruacioneve). Për përdorimin e metodës së amenorresë nga laktacioni (MAL) duhet të përmbushen 3 kritere. Të treja kriteret duhet të plotësohen njëherazi. 1. Foshnja duhet të ushqehet vetëm me gji, sipas kërkesës së saj, si ditën si natën. 2. Nënës nuk i janë rikthyer menstruacionet. 3. Foshnja duhet të jetë më pak se 6 muaj.  Ushqyerje vetëm me gji do të thotë që: Foshnjes nuk i jepet asnjë lloj lëngu apo ushqimi, përveç medikamenteve apo vitaminave dhe vaksinave.  Ushqyerje pjesërisht me gji do të thotë: Foshnja krahas ushqimit me gji ushqehet dhe me ushqime të tjera.

Mekanizmi i funksionimit. Funksionon kryesisht duke penguar daljen nga vezorja (ovulimin). Ushqyerja e shpeshtë me gji pengon në mënyrë të përkohshme çlirimin e hormoneve natyrale që shkaktojnë ovulimin. Efektshmëria. Efektshmëria varet nga përdoruesja: Rreziku ndaj shtatzanisë është më i lartë kur një grua nuk është e aftë ta ushqej foshnjen e saj vetëm me gji. Përfitimet kontraceptive:  Ndihmon në mbrojtjen ndaj shtatzanisë

Page 16


Revista: Këshilla Mjeksore Përfitimet jokontraceptive:  Nxit shembujt më të mirë të ushqyerjes me qumësht gjiri dhe ka efekte pozitive si për shëndetin e foshnjes ashtu edhe për atë të nënës.  Është metoda natyrore e planifikimit familjar.  Nuk ka kosto ndaj ushqyerjes me gji për planifikimin familjar apo për ushqyerjen e fëmijës.

MAL (Metoda Amenorresë nga Laktacioni) mund të përdoret pa asnjë problem nga të gjitha gratë që ushqejnë fëmijët me gji, Por nësë disa gra gjenden në rrethanat e mëposhtme do të ishte më mirë të përdornin një metodë tjetër kontraceptive. 1. Nëna është duke marrë mjekim gjatë ushqyerjes me gji

2. Ushqyerja me gji është e vështirë për shkak të gjëndjes së të porsalindurit 3. Nëna është e infektuar me HIV, përfshi AIDS-in.

Punoi: K. Brajniku

Page 17


Revista: Këshilla Mjeksore

vii. Apnea Obstruktive e gjumit në shtatzani. Ankesat për gjumin janë të zakonshme te gratë shtatëzëna; sidoqoftë regjistrime polisomnografike të kufizuara janë të mundshme për të investiguar sistematikisht shkaqet e këtyre ankesave. Në shtatëzani fiziologjia respiratore alterohet nga ndryshime hormonale dhe fizike që mund të ndryshojnë thellësisht frymëmarrjen gjatë gjumit. Niveli i lartë qarkullues i progresteronit gjatë shtatezanisë rrit nxitjen ventilatore, e cila ka një efekt protektiv potencial. Obeziteti predispozon për çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit, shtimi në peshë dhe obstruksioni nazal i rritur gjatë shtatzanisë, konsiderohen kontribues në çrregullimet e frymëmarrjes të lidhura me gjumin.

Shtatëzania nëqoftëse komplikohet nga apnea obstruktive e gjumit shoqërohet me efekte të pafavorshem potenciale si për nënën ashtu edhe për fetusin. Gërhitja në vetvete nuk shoqërohet me risk për fetusin. Përgjithesisht apnea dhe hipopnea janë të pazakonta në shtatezani për shkak të efekteve stimulues respiratore të progresteronit. Hipoksemia nokturne mund të prekë fetusin, është dokumentuar rritje jo e mirë fetale në pacoentet me këtë gjendje. Trajtimi me presione të vazhdueshem

Page 18


Revista: KĂŤshilla Mjeksore pozitive nazale duhet te vendoset pas kryerjes sĂŤ investigimit tĂŤ duhur, si studimi polisomnografik.

Punoi: E. Marku

Page 19


Revista: Këshilla Mjeksore

viii. Vitamina C për trurin e bebit! Më shumë se një nga 10 femra kanë mungesë të vitaminës C. Kjo mangësi mund të dobësoj kockat tuaja, traktin gastrointestinal, rrit tensionin e gjakut, rrit rriskun për astmë. Por mungesa e kësaj vitamine është veçanërisht e rrezikshme për fetusin tuaj.

edhe nëse ordinohet vitaminë C pas lindjës së bebit. Ky problem mund të zgjidhet me marrjen e vitaminës C gjatë shtatëzanisë e jo pas saj, kuptohet gjithmonë nësë ka nevoje për të. Vëtëm në këtë mënyrë mund t’i ikim lëndimeve ireverzibile që ndodhin në trurin e bebit.

Gjatë kërkimeve që u bënë në Universitetin e Kopenhagenit erdhi në përfundim që gratë shtatzëna të cilat kanë mungesë të vitaminës C, probabiliteti që bebi i tyre të vuaj nga dëmtimet në tru është shumë i madh. Studiuesi Jens Lykkesfedlt thotë: vitamina C është margjinale në zhvillimin e kujtesës së bebit tuaj, prandaj mungesa e saj nga 10 deri në 15% shkakton moszhvillimin e trurit të bebes. Jens Lykkesfedlt thotë se: dëmtimet që shkaktohen në tru nga mungesa e kësaj vitamine, janë të pa kthyeshme

Punoi: D.Zeqiraj

Page 20


Revista: Këshilla Mjeksore

ix. Disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë ushqyerjes me gji. 1. Qumshti i gjirit është i domosdoshëm për 6-mujorin e parë, I nevojshëm për vitin e parë dhe mundësisht të zgjatet dhe në vitin e dytë. 2. Nuk duhet të përdoret asnjëherë biberon rrenc. 3. Kohëzgjatja e ushqyerjes shkon nga 15-20 min. Mbajtja më gjatë mund ta përgjumë, të shtojë aerofaginë, të dëmtojë majën e gjirit të nënës, por asnjëherë nuk duhet të hiqet me forcë nga gjiri, sepse porcionet e fundit të qumshtit të gjirit janë të pasura me acidet yndyrore që ndihmojnë në maturimin e trurit. 4. Vendoset njëherë në njërin gji pastaj në tjetrin për të marrë qumështin deri në fund.

 Defekon normalisht.

Në qumështin e nënës ndodhen Ig G, Ig A, Ig M, ka dhe enzima siç janë lipaza, laktoferrina, lizozima, anti dhe interferoni, përmban të gjitha vitaminat me përjashtim të vitaminës D dhe Fe (Hekurit).

Punoi: K. Brajniku E kuptojmë që fëmija është ngopur nga:  E zë gjumi.  Nuk qan.  Shton në peshë.

Page 21


Revista: Këshilla Mjeksore

x. Përparsitë e qumshtit të gjirit për fëmijën dhe nënën. Ushqyerja me gji duhet të fillohet sa më shpejt, që në orët e para pas lidnjes, gjë e cila nxit shtimin e qumështit, ndihmon të porsalindurin për eliminimin e mekonjumit. I jep energjitë e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin. Përparsitë e qumështit të gjirit për fëmijën janë: 1. Qumësht i përshtatshëm sepse është i species. 2. Plotëson nevojat ushqimore dhe psiqike të fëmijës. 3. Realizon afeksionin nënëfëmijë. 4. Nxit florën bakteriale të aparatit tretës, në nevojshmëri për organizmin, sidomos bacteriumbifidum. 5. Kanë më pak mundësi të kenë infeksione gastro-intestinale, respiratore, optike. 6. Njihen si faktorë mbrojtës ndaj alergjive. 7. Kanë më pak karies dentar. 8. Ulet rreziku i enteroacideve ulçero nekrotike. 9. Ulet rreziku i vdekjeve të papritura.

10.Sëmuren më pak nga Diabeti Mellitus apo sëmundjet malinje. 11.Kanë zhvillim më të mirë të inteligjencës. Përparsitë e ushqyerjes me gji për nënën. 1. Nuk kushton, ka përbërjen e duhur, ka temperaturën e duhur, është i freskët dhe nuk ka nevojë për përpunim. 2. Nëna lodhet më pak. 3. Gruan e bën të ndjehet nënë. 4. Oksitocina ka efekt tkurrës në mitër, gjë e cila bën ndalimin e hemoragjisë dhe kthimin e uterusit në përmasa normale.

Page 22


Revista: Këshilla Mjeksore e prolaktinës duke e mbrojtur atë nga një shtatzëni e afërt. 6. Nënat që ushqejnë fëmijët me gji preken më pak nga kanceri i gjirit apo i ovareve.

5. Ushyqrja me gji vonon ardhjen e menstruacioneve, nën efektin

Punoi: K. Brajniku

Page 23


Revista: Këshilla Mjeksore

xi. Hani peshk më shumë për të luftuar depresionin pas lindjes! Depresioni pas lindjes më shumë është si efekt anësorë i lindjes. Luftimi i këtij depresioni tashmë është në doren tuaj. Hulumtimet tregojnë së nëse hahet peshk i pasur me acid yndyrorë të quajtur omega-3, mund të ndihmoj për ta luftuar ndjenjën e mërzisë pas lindjes. Gratë janë shumë të rrezikuara që të kenë depresion pas një lindjeje, kjo vjen si shkak i: problemeve që mund të viejnë gjatë lindjës, problemeve shëndetësore të bebit. Omega-3 përveçse që ka efekte të mira për gruan, ka efekte mjaft të mira dhe për bebin, bebi omega-3 e merr nga nëna e tij me anë të qumështit të gjirit.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 24


Revista: Këshilla Mjeksore

xii. Menopauza Menopauza është përcaktuar si një mungesë e menstruacioneve për 12 muaj. Kjo është koha kur funksioni i vezoreve pushon, në jetën e një gruaje. Procesi i menopauzës nuk ndodh brenda natës, por është një proces gradual. Kjo e ashtuquajtura periudha e tranzicionit perimenopausal, është një përvojë e ndryshme për çdo grua. Mosha mesatare e fillimit menopauzës është 51 vjeç, por menopauza mund të ndodhë më shpejt që tek të '30-at, apo më vonë në të '60-at. Nuk ka asnjë provë të besueshme laboratorike që të parashikojë se kur një grua do të përjetojë menopauzën. Mosha në të cilën një femre i fillojnë

menstruacionet, nuk është e lidhur me moshën e fillimit të menopauzës. Simptomat e menopauzës mund të përfshijnë gjakderdhje abnormale vaginale, afshe të nxehtë, simptoma urinare dhe vaginale, dhe ndryshime humori. Komplikacionet që gratë mund të zhvillojnë pas menopauzës përfshijnë osteoporozën dhe sëmundje të zemrës. Trajtimit për menopauzën janë të përshtatura për çdo grua. Trajtimet janë të drejtuara drejt zbutjes së simptomave të pakëndshme apo shqetësuese.

Punoi: E. Marku Page 25


Revista: Këshilla Mjeksore

xiii. Cianoza dhe shkaqet. Cianoza është një njollë në ngjyrë blu e lëkurës, thonjve dhe mukozës. Normalisht hemoglobina trasporton shumicën e oksigjenit në gjak. Ky kapacitet quhet saturim i oksigjenit. Pasi është në inde hemoglobina liron oksigjenin dhe kthehet përsëri më e errët e deoksgjenuar nga gjaku që trasportohet nga venat. Ky gjak me i errët udhëton në mushkëri për tu rimbushur me oksigjen të freskët që vjen nga frymëmarrja dhe kthehet në zemër për tu pompuar përsëri në arteriet. Kur hemoglobina e deoksigjenuar në gjak arrin 4-6 gm /dl cianoza mund të shihet. Ky gjak është kaltërosh ose ngjyrë vjollcë dhe i jep lekurës pamjen e tij. Afërsisht 80-87% e saturimit me oksigjen do të rezultojë në cianozë klinikisht të qartë. Megjithatë, në rastet e anemise, ku nivelet e hemoglobinës janë të ulëta, saturimi i ulët mund të paraqitet si cianozë. Një nivel i hemoglobinës 6 g /dl me cianzozë mund të tregojë që niveli i saturimit ka rënë nën 60%. Cianoza mund të jetë në dy tipe: Qendrore dhe Periferike. Cianozë qëndrore. Cianoza qëndrore është shkaktuar nga sëmundje të mushkërive apo të zemrës apo nga llojet e hemoglobinës të parregullta si metaglobina etj. Kjo

vihet re zakonisht si njollë blu ose ngjyrë vjollcë e gjuhës. Mund të jete e shoqëruar me cianozë periferike. Në rastet kur nuk ka cianozë periferike, gishtat e duarve dhe gishtat e këmbës janë të nxehtë po të preken. Mund të ketë karakteristika të tjera të tilla si dispne, frymëmarrje të shpejtë, etj. Cianoza periferike Cianoza ndodh kur gjaku i deoksigjenuar qarkullon në enët e vogla të gjakut të gishtave dhe gishtave të këmbëve. Kjo mund të shihet në insufiçencën kardiake, te shoku, te ekspozimi në temperatura të ftohta dhe sëmundjeve të qarkullimit të gjakut.Gjymtyrët duken kaltëroshe në blu dhe zakonisht janë të ftohta në prekje. Cianoza periferike është më intensive në nivelet e thonjve. Shkaqet te të sapolindurit. Në foshnjat cianoza qëndrore është parë në rastet e problemeve serioze me frymëmarrje ose zemrës dhe Page 26


Revista: Këshilla Mjeksore lindjes te një fëmijë me një defekt në zemër. Shkaqet e cianozë qendrore janë: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. qarkullimit. Në këto fëmijë cianoza kërkon vlerësim të menjëhershëm dhe korrigjim nëse është e mundur. Menjëherë pas lindjes shfaqet një cianozë tranzitore e cila zhduket pas disa minutave. Shkaqet e cianozës qëndrore në foshnjat janë quajtur sëmundje cianotike te zemrës ose sëmundje kongjenitale të zemrës. Në këtë grup përfshihen : 1. 2. 3. 4.

Zhvendosja e arterieve të mëdha, Tetralogjia e Fallot, Truncus arteriosus, Qarkullim fetal i perhershem etj

Këto kushte mund të ndodhin në qoftë se fëmija ka një çrregullim gjenetik të tillë si sindromi Doën, Turner sindromi Marfan sindromi Noonan, etj. Mund të shihet edhe në qoftë se tjetër mamaja vuan nga nje semundje infektive si fruthi gjerman apo rubeola gjatë shtatzënisë.Gratë me diabet gjatë shtatzënisë dhe ato qe perdorin ilace te demshme kanë një rrezik të lartë të

Lendim gjate lindjes ose asfiksi, pneumatoraks, edemë pulmonare, Hernia e diafragmës, Versament pleural, Fistule e esofagut ose trakese pengimin ne rruget e siperme te frymemarrjes etj 8. Cianoza qendrore në foshnjat mund të shkaktohet dhe si pasojë e sheqerit te ulet ne gjak , apo dhe magnezit po ashtu dhe për shkak të infeksioneve ose nga epilepsia.. 9. Cianoza qendrore në të rriturit është shkaktuar për shkak të ndonjë sëmundjeje të rënda të frymëmarrjes, si:edemë pulmonare, 10.Tromboemboli polmonare, 11.Pneumoni e rëndë, 12.Azma akute 13.Sëmundje kronike obstruktive e mushkërive 14.Shumëllojshmëri të hemoglobinës te parregullta mund të çojnë në cianozë. Methemoglobinemia mund të shkaktohet për shkak të anomalive gjenetike ose medikamente të tilla si ilace per Malarian ose antibiotikë sulfonamide.

Page 27


Revista: Këshilla Mjeksore Shkaqet e cianozës periferike : 1. Cianozë qendrore dhe shkaqet e saj janë të lidhura me cianozë periferike 2. Sëmundjet e qarkullimit të tilla si trombozë ose emboli. 3. Shtrëngim të enëve të gjakut në gjymtyrë, gishta dhe gishtat e këmbëve. Kjo mund të jetë për shkak të:Ekspozimi ndaj të ftohtit,Fenomeni Raynaud së,Spazma te arterieve dhe kapilareve si dhe Eritocianoze qe ndodh te grate e reja si efekt anesor i perdorimit te beta

bllokusve per trajtimin e hipertensionit.

Punoi G. Sinaimeri

Page 28


Revista: Këshilla Mjeksore

XIv. si duhet kuptuar qe një Pneumoni është për tu kuruar në spital apo në shtepi? Pneumonia eshte nje proces serioz patologjik i tipit infiamator i mushkërive që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshem. Ka disa mënyra të klasifikimit të pneumonisë.Një klasifikim i parë interesant është ai që merr parasysh etiologjinë specifike, duke u bazuar në këtë kriter ne mund të flasim per : 1. pneumonia bakteriale 2. pneumonia virale 3. pneumonia protozoale Nje klasifikim tjetër është ai anatomo-

patologjik që i ndan pneumonitë në intersticiale, alveolare, interstialveolare dhe nekrotizante. Por kriteri

më i përdorur aktualisht është ai epidemiologjike në përputhje me atë . Pneumonia ndahet në: 1. Pneumoni e fituar ne komunitet (CAP). 2. Pneumonia e fituar ne spital(HAP).

Pneumonia tipike zakonisht prek mushkëritë, ajo perfshin një segment të një lobi të mushkërive apo edhe nje lob te tere (pneumonia lobar). Pacientët kanë kollë, temperaturë, dispne (vështiresi në frymëmarrje), cefale, diarre, të vjella, dhimbje artikolare etj. Disa nga këto shënja mungojnë dhe kuadri klinik është kaq aspecifik sa mund të flitet për një pneumoni atipike. Pacientët mund të kenë dhe dhimbje në mes, si pasojë e përfshirjes së pleures parietale në procesin infiamator. Për diagnozën e Page 29


Revista: Këshilla Mjeksore saktë duhet të bëhet një analizë gjaku me emokrom ku leukocitet do jenë >10000, një RX e toraksit një emokulture ku të shikohet saktsëisht se kush e ka shkaktuar si dhe një espektorat e një anamzesës e saktë për një diagnozë të diferencuar. CURB 65 C-confusion (konfuzion corientim). U-urea (bun >20mg/dl). R-respirtory (>30) (frekuenca respiratore). B-blood pressure (presioni i gjakut). 65 years old (mosha mbi 65 vjeç). Në qoftëse plotësohen një ose dy nga këto pacienti duhet shtruar në spital, në qoftëse nuk plotëson asnjë i jepet terapi në shtëpi dhe nëqoftëse plotëson 3 ose 4 duhet të shtrohet urgjentisht në terapi intensive.

Punoi: G. Sinaimeri

Page 30


Revista: Këshilla Mjeksore

XV. Sindroma Cushing. Kjo sëmundje është pasojë e hipersekretimit për një kohë të gjatë të hormonit kortizol në sasi të mëdha. Ky i fundit është një hormon hiperglicemik i cili pengon sekretimin e insulinës dhe ndalon hyrjen e glukozës në qelizë. Ai shkakton shpërndarje anormale të yndyrnave. Biologjikisht kolesteroli jep hiperkolesterolemi. Ai shkakton katabolizëm proteinik dhe ky fenomen është përgjegjës për simptomat e sindromës Kushing. Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1932 nga Harvey Cushing. I sëmuri ka shenja dalluese të tipit: fytyrë të fryrë, skuqje të saj, rrumbullakosje (si hënë e plotë), kjo si pasojë e shpërndarjes së gjëndrave dhjamore. Qafa është e dhjamosur, e trashë dhe ngjan si qafë bualli. Nuk vërehet depozitim i dhjamit në krahë, kofshë e vithe. Sytë janë të dalur jashtë. Të sëmurët ankojnë për ulje të forcës muskulare. Lëkura është e hollë dhe infektohet lehtë. Në bark, rrëzë kofshëve e krahëve dhe në pjesën e sipërme të gjoksit vërejmë strija me ngjyrë rozë në të kuqe që janë të gjata e me shtrirje horizontale.

Vërejmë dhe një shtim të qimeve. Të sëmurët kanë hipertension arterial si dhe të dhëna për diabet. Gjithashtu ato kanë osteoporozë, madje mund të bëjnë dhe fraktura spontane. Femrat janë ato që vuajnë më shpesh me këtë sindromë dhe karakterizohen nga mungesë menstruacionesh ndërkohë që meshkujt paraqesin impotencë seksuale. Të sëmurët mund të jenë euforikë ose depresivë.

Page 31


Revista: Këshilla Mjeksore hipofizare, kanceri i tiroides e i gjëndrës mbiveshkore etj.

Shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundjeje mendohet të jenë të jashtme ose endogjene. Ndër ato ekzogjene rëndisim: Marrjen e preparateve glukokortikoide ( shkaku kryesor ) si në rastet psh të astmës apo artritit reumatoid. Tjetër shkak mund të jetë dhe përdorimi i medroksi progesteronit apo kontraceptivëve oral me përmbajtje të miksuar estrogjeni dhe progesteroni. Ndër shkaktarët e brendshëm listojmë: Mikro dhe makro adenomat

 Trajtimi konsiston në: -Ndërprerjen e marrjes së barnave glukokortikoide. - Ndërhyrje kirurgjikale - Mjekim me radioterapi ku rrezatohet gjëndra e hipofizës. - Përdorimi i preparateve antimykotike të cilët si veprim sekondar të tyrin paraqesin inhibimin e sintezës së kortizolit ( ketokonazol, metyrapone) - Së fundmi, në vitin 2012 u miratua dhe përdorimi i mifepristonit si preparat që pavarësisht efektit të tij primar në abort, vepron dhe si antagonist i fuqishëm i receptorëve glukokortikoid, përgjegjës për sekretimin e kortizolit.

Punoi:E.Bilali

Page 32


Revista: Këshilla Mjeksore

xvi. Sindromi Klinefelter. Ndryshe njihet dhe si sindromi XXY apo 47 XXY. Është zbuluar në vitin 1942 nga Harry Klinefelter. Ai është një crregullim gjenetik që prek kromozomet seksuale. Në këtë sindromë është i pranishëm një kromozom X ekstra në kariotipin normal të meshkujve, pra 47 kromozome, në krahasim me 46 të tillë që gjënden tek njerëzit normal. Në bazë të të dhënave, 1- 500 deri në 1 -1000 lindje mund të përmbajë kromozomin e tepërt X, por shumica e këtyre njerëzve nuk i shfaqin simptomat. Ato më së shumti kanë mundësi të duken sidomos në fazën e pubertetit. Efektet fillestare përfshijnë hipogonadizmin (aktivitet funksional i pjesshëm i organeve gjenitale) dhe fertilitetin e reduktuar. E vetmja metodë që identifikon një sindromë të tillë është testimi i kariotipit në laborator gjenetik. Për sa kohë që janë të vegjël, meshkujt XXY mund të kenë muskuj të dobët e forcë fizike të reduktuar. Ndërkohë që rriten, vërehet një humbje e pjesshme e kontrollit të lëvizjeve motorike, krahasuar me bashkëmoshatarët. Tipari që fillimisht bie më në sy është rritja e theksuar në gjatësi. Gjithashtu vërehen tipare të tjera për nga paraqitja sic janë: legeni

i ngushtë, prania e qimeve të pakta në fytyrë dhe trup, dobësi e kockave, mungesë energjie dhe gjoks i zhvilluar (gjinekomasti). Ky tipar i fundit është i dukshëm në 10 % te rasteve me Sindromin Klinefelter dhe ngandonjëherë është aq problematik saqë meshkujt detyrohen ti nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Nivelet e hormonit testosteron jane të ulta ndërkohë që ato të hormonit luteinizues (LH) dhe folikulostimulues (FSH) janë të larta. Duke qënë se predominojnë disa tipare të dukshme femërore, këta meshkuj shfaqin dhe probleme që kanë lidhje me këtë gjini sic mund të përmendim: kancerin e gjirit, osteoporozën etj. Shkaku i këtij sindromi mbetet mutacioni gjenetik. Sa i përket diagnozës, rreth 10 % të

Page 33


Revista: Këshilla Mjeksore rasteve zbulohen në sajë të testimit prenatal, 25 % gjatë pubertetit si pasojë e dimensioneve të reduktuara të organit gjenital dhe 64% e zbulojnë në mënyrë krejt rastësore. Me sindromin Klinefelter janë 3,1% e meshkujve steril. Vitet e fundit janë shtuar rastet dhe kjo përbën dhe një problem social pasi një pjesë e mirë e të prekurve kalojnë faza depresioni si pasojë e paraqitjes së tyre, mbyllen në vetvete, kanë vështirësi në shkollë dhe nuk gjejnë mirëkuptimin apo përkrahjen e duhur…

Punoi: E. Bilali

Page 34


Revista: Këshilla Mjeksore

XVIi. SMA (atrofia muskulare spinale), si sëmundje gjenetike. Në botë ekzistojnë mbi 6000 lloje sëmundjesh gjenetike. Një ndër to është dhe Atrofia Muskulare Spinale (SMA). Kjo e fundit është e tipit I (e rëndë), II (e ndërmjetme), III (e lehtë). Tipi I: fillon që nga lindja deri në 6 muaj, në këtë periudhë mund të hetohet, dallohen shenjat klinike, ku karakteristike është pozicioni jo ulur dhe ky tip nuk mbijeton me shume se në moshën 2 vjec. Tipi II: fillon nën 18 muaj, karakteristike është mosqëndrimi drejt i fëmijës dhe nuk jeton dot mbi moshën 12 vjec. Tipi III: fillon mbi 18 muaj, karakteristike është qëndrimi vetëm drejt, individi jeton mesatarisht deri në adoleshencë. Për të tre tipet e SMA ka dhe përjashtime në jetëgjatësi.

SMA I (forma e rëndë) Fëmija me këtë sëmundje është në dukje i lodhur, frymëmarrja e tij është e shpejtë dhe sipërfaqësore si dhe ka

vështirësi në përtypje. Në fakt, vdekja vjen në vitin e parë të jetës nga mungesa e mundësisë së frymëmarrjes. Mosha mesatare e vdekjes rezulton të jetë për fëmijën rreth 8 muajsh dhe në 99% të rasteve ndodh brenda 18 muajsh. Funksioni frymëmarrës i fëmijëve të sëmurë me SMA (tipi I) ndërlikohet mjaft për shkak të përfshirjes së muskulaturës ndërshpatullore që nuk stabilizon kafazin e kraharorit dhe nuk lejon zgjerimin e tij, ndaj vendoset një presion ndërshpatullor negativ gjatë aktit frymëthithës i krijuar nga kontraktimi i diafragmës. Pak pacientë mbijetojnë përtej vitit të parë të jetës dhe zakonisht me ndihmën e vintilatorëve mekanikë.Vendimi i marrë në lidhje me përdorimin e këtyre të fundit hap një problem të madh etik meqë rrallë prindërit e përkrahin idenë Page 35


Revista: Këshilla Mjeksore e kësaj zgjidhjeje. Ndërkohë duhet krijuar edhe një ekuilibër kalorik sepse azotimi negativ ndikon negativisht si nga pikëpamja e përgjithshme dhe nga pikëpamja muskulare. Megjithëse janë shumë të rrallë, ekzistojnë subjekte me delecion identik në krahasim me individet me SMA por që klinikisht janë të shëndetshëm. Së fundmi, është mjaft e habitshme të zbulohet, nga takimet me familjarët, edhe pse pas vdekjes së fëmijëve, që kujtimi i lënë nga ato është jetësor dhe pozitiv.

SMA II (forma e ndërmjetme) Në formën e ndërmjetme, mundësia për të jetuar është shumë e ndryshme nga tipi I. Në të vërtetë kemi përballë një fëmijë me probleme të rënda motorike (të lëvizjes) . Në këto raste është mjaft e rëndësishme që vec aspektit praktik të konsiderohet edhe lidhja e fortë që ekziston mes zhvillimit motorik dhe emotiv të fëmijës. Nuk është e mundur që të parashikohet nëse fëmija do mund të qëndrojë në këmbë me ndihmën e kujdestarit dhe as sa i rëndë do jetë fenotipi por është e rëndësishme të përfshihet në seancë me fizioterapistë gjë që lehtëson rikthimin e mundshëm të lëvizjes së fëmijës dhe të kontrollit të pjesshëm të trupit. Një pjesë e fëmijëve me SMA II vazhdojnë të përmirësojnë në kohë aftësitë përkatëse motorike ndonëse me vonëse në krahasim me fëmijët e shëndetshëm. Këshillohet, sa më shpejt e mundur, përdorimi i

karocës elektronike gjë që do krijonte një autonomi nga adulti dhe një kontakt të mundshëm me bashkëmoshatarët. Këto karoca mund të përdoren rreth moshës 3-4 vjec dhe prindërit e tyre mbështeten dhe inkurajohen në këtë zgjedhje megjithëse kanë shumë vështirësi në pranimin e idesë që fëmija i tyre nuk do mund të ecë. Diafragma “kursehet” nga sëmundja dhe për rrjedhojë realizohet frymëmarrja. Është e rëndësishme të vendoset një raport i mirë mes terapistit dhe fëmijës mbi të gjitha sepse terapisti do e shoqërojë gjatë gjithë jetës. Komplikimet e frymëmarrjes nuk janë të shpeshta por është e rastit që fëmija të vaksinohet cdo vit kundër gripit dhe të bëhet një kontroll periodik i funksionit frymëmarrës në gjumë dhe zgjim. Ndërsa nuk bëhet fjalë për ndërlikime kardiake. Në fakt kemi të bëjmë me fëmijë të shkathët dhe inteligjentë që arrijnë një integrim të mirë social dhe që vazhdojnë me rezultate të mira shkollore.

SMA III (forma e lehtë) Në formën III situata është përsëri e ndryshme. Në momentin e diagnozës fëmija tashmë ka filluar të ecë edhe pse me vështirësi. Për rrjedhojë diagnoza formulohet pas një periudhe zhvillimi normal. Aspekti pozitiv është mundësia e një jete normale, pa probleme frymëmarrjeje dhe kardiake. Në formën III vërehet në fakt njëhumbje e lehtë Page 36


Revista: Këshilla Mjeksore por progresive e funksionale. Nuk është vërtetuar kurrë nëse ekziston vërtet një humbje e forcës muskulare apo nëse humbja e funksioneve varet në fakt nga modifikimi progresiv i përmasave trupore në kohë. Në raste të ndryshme, femra me SMA II dhe SMA III kanë patur një shtatzani që përmbyllej me një lindje cezariane pa komplikime. Meqë flitet për sëmundje autosomike recesive, risku i shpeshtisë gjenetike është i ulët. Gjithsesi duhet bërë një diagnozë prenatale. Frekuenca e bartësve është 1:6000. Pacientët duhen ndjekur në kohë (jo domosdoshmërisht) për tu dhënë atyre mbështetje dhe përkrahje emotive. Atrofia Muskulare Spinale (SMA) karakterizohet nga crregullime neuromuskulare autosomike recesive që cojnë në degjenerimin e qelizave të brëndshme të shtyllës kurrizore. Për rrjedhojë kemi një dobësim të muskujve dhe atrofizim të tyre. SMA është e dyta sëmundje gjenetike letale autosomike më e zakonshme për racën kaukaze, pas fibrozës cistike që rënditet e para.

Punoi: E Bilali

Page 37


Revista: Këshilla Mjeksore

XVIIi. SST dhe udhëtimi.

20% e atyre që kanë udhëtuar thonë që kanë pasë seks rastësor, pra sex me partner të panjohur derisa ata ishin në një udhëtim. Eksitimi i të qënit në udhëtim mund ti nxisë ata të bëjnë gjëra të cilat nuk do i bënin në shtepi, rrisku aq më shumë rritet kur janë nën ndikimin e alkoolit apo të drogës. Udhëtarët të cilet kanë seks rastësor qoftë: vaginal, anal apo oral janë të rrezikuar për të marrë infeksione seksualist të transmetueshme (SST), të tilla si: HIV, herpes, gonorre, sifiliz etj. Shumica e SST-ve janë të shërushme, por janë shumë të bezdiseshme, e pse mos t’i shmangim.

Para së të niseni për udhëtim merrni vaksinën kundër Hepatiti A dhe B. Pyesni mjekun tuaj për vaksinen kundër Human Papilloma Virusit. Përdorni kondom një përdorimsh gjatë mardhëniës seksuale.

Mos bëni seks më puntorët komercial edhe nësë prostutucioni është i lejuar me ligj në vëndin ku do të udhëtoni ju. Mos konsumoni alkool apo droga rekreative. Simptomat e SST-ve: janë të shumëllojshme dhe varen nga vëndlokalizimi dhe tipi i infeksionit. Faktikisht shumica e SST-ve nuk japin ndonjë simptomë të dukshme. Nëse ju keni pasur një mardhënie bisedoni me mjekun tuaj, tregoni sinqerisht atij çfarë ka ndodhur për ta ndihmuar në diagnostikimin e mundshëm të ndonje sëmundje ngjitëse seksuale.

Si të parandalojmë një SST: mënyra më e sigurtë është që të mos kryejmë mardhënie seksuale me të panjohur. E nësë vendsoni atëherë duhet të përdorni masat mbrojtëse, të cilat janë:

Page 38


Revista: Këshilla Mjeksore Disa nga simptomat janë: Veshtirësi në urinim. Dhimbje gjatë seksit. Njolla të pa shpjegushme

Verdhëza (lekurë e sy të zverdhur). Mendoj se kam SST, si të veproj? Trajtimi i SST në fillim është i rëndësishëm për të parandaluar komplikacionet e rënda dhe afatëgjata. Nëse mendoni se keni SST atëherë: Ndaloni seksin (sepse mund të infektoni të tjerët). Vizito mjekun( për tu trajtuar nëse eventualisht jeni infektuar). Tregoni mjekut tuaj për udhetimin që ishit (pasi disa vende merren si epidemike për sëmundje të caktuara). Lajmëroni partnerin e fundit seksual (nëse jeni diagnostikuar për SST).

Punoi D.Zeqiraj

Page 39


Revista: Këshilla Mjeksore

xix. Pemfigus

lëkurës.

vulgaris

Pemfigus vulgaris është një sëmundje buloze autoimune akute dhe kronike e lëkurës dhe e mukozave, që ka shpesh përfundim fatal në rastet e mostrajtimit adekuat. Prek kryesisht moshat 30-60 vjec, por mund te ndeshet dhe tek të rinjtë. Faktorët shpërthyes të sëmundjes janë infeksionet virale, djegiet, medikamentet si kaptopril,etj. Sëmundja fillon zakonisht me prekje të mukozës orale ku shfaqen vezikula ose bula. Mund të preken konjuktivat, mukozat e aparatit gastrointestinal dhe mukozat gjenitale. Vezikulat kanë formë dhe madhësi të ndryshme. Janë të flashkëta dhe përmbajnë lëng. Nga carja e vezikulave krijohen erozione. Gjendja e përgjithshme e të sëmurëve në fillim është e mirë, kurse në fazën shpërthyese të sëmurët kanë dhimbje, djegie të mukozës së gojës dhe të

Ecuria e sëmundjes është kronike me recidiva të shpeshta. Mjekimi duhet bërë në kushte spitalore me kortizonikë, imunosupresorë, plazmoferezë, imunoglobulinë, antibiotikë.

Punoi: E. Marku

Page 40


Revista: Këshilla Mjeksore

xx. Pemfigoidi

rekurente bakteriale, bronkopneumonisë, septicemisë, etj.

buloz

Pemfigoidi buloz është një sëmundje buloze autoimune kronike. Prek moshat e vjetra mbi 60 vjec, por mund të prekë dhe adultët e rinj, apo moshat pediatrike në raste të rralla. Sëmundja mund të fillojë me një erupsion urtikarial, i cili më vonë shoqërohet me shfaqjen e elementëve vezikulo-buloze me madhësi të ndryshme. Lokalizimet më të shpeshta janë qafa, aksila, plikat inguinale, pjesa e brendshme e kofshëve dhe parakrahëve. Shpesh lokalizimi është simetrik. Nga carja e vezikulave krijohen erozione dhe më pas krusta. Dekursi i sëmundjes është kronik me remisione dhe recidiva me muaj dhe vite.

Mjekimi kryesor sistemik është kortikoterapia, dhe medikamentet më të përdorshëm janë prednisoloni, azatioprina, dapsoni, tetraciklina, etj.

Punoi: E. Marku

Mortaliteti i sëmundjes është më i ulët se në pemfigus vulgaris. Mortaliteti ndodh si pasojë e infeksioneve Page 41


Revista: Këshilla Mjeksore

xxi. Urtikaria Është sëmundje alergjike e lëkurës që zhvillohet në shtresën sipërfaqësore të saj e që shoqërohet me ngritje të kuqe si gunga dhe që kruhen. Urtikaria paraqitet si papulë me formë vezake ose të rrumbullakët e që ka një kufi të crregullt por të qartë në dukje. Urtikariet dalin në cdo pjesë të trupit, që nga lëkura e kokës e deri tek shputat e këmbëve, por vëndet më të zakonshme janë anësitë, fytyra, kapakët e syve e buza. Ato kanë madhësi të ndryshme dhe kur shoqërohen me kruajtje të forta, nuk kalojnë pa u mjekuar e zgjasin disa ditë. Mund të ndodhë që të zgjasin me muaj të tërë pasi pa u zhdukur mirë disa elemente, shfaqen të tjerë të rinj.

Më poshtë po listojmë disa nga shkaqet e shfaqjes së urtikarieve: 1) Marrja e medikamenteve. (psh. Penicilina, aspirina, sërumet, vaksinat etj.) 2) Disa lloje ushqimesh ( veza, qumështi, mishi i derrit, cokollatat) 3) Pluhurat apo polenet e luleve. 4) Infeksione virale, bakteriale a mykotike. ( tonsilit, sinozit, hepatit etj) 5) Kryerja e transfuzioneve ( psh

glukozë e precipituar, kur ajo nuk është e freskët) 6) Faktorë të ndryshëm fizikë. Këtu përfshihen: Urtikaria akuagjene (reaksion ndaj ujit) Urtikaria kolinergjike (e shkaktuar nga stresi emocional, nxehja e trupit pas stërvitjes apo një dushi të ngrohtë) . Urtikaria nga të ftohtit (uji,akulli apo ajri i ftohtë) Urtikarie nga të nxehtit (ushqimet apo objektet e nxehta) Dermatografizmi (reaksion qe shkaktohet nga gërvishtja e lëkurës). Urtikarie e shkaktuar nga rrezet e diellit.

Page 42


Revista: Këshilla Mjeksore e mundshëm apo dhe kryerja e analizave të gjakut për të zbuluar shkaktarët si pasojë e ndonjë sëmundjeje autoimune, probleme me mëlcine apo tiroiden. Në format akute përdoren antihistaminikë, të vetëm apo të kombinuar me kortikosteroidë oralë, ndërsa format kronike kërkojnë terapi afatgjatë. Sidoqoftë, urtikariet mund të eliminohen përfundimisht me ose pa trajtim.

Sa i përket trajtimit të sëmundjes, fillimisht kërkohet kryerja e testeve lëkurore për të identifikuar alergenët

Punoi: E. Bilali

Page 43


Revista: Këshilla Mjeksore

xxii. Cfarë duhet të dini rreth bruksizmit ( kërcitja e dhëmbëve)? Bruksizmi, i njohur më shumë si kercitja e dhëmbëve ështe dicka që e bejnë shumë individë. Ju mund ta bëni por mund të mos e keni vënë re pasi e bëni vetëm kur jeni duke fjetur. Kur kërcisni dhëmbet i rreshkisni ata pas dhe përpara me njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe kjo bën që smalti i dhëmbeve tuaj të zhvishet dalëngadalë. Shpesh gjatë kërcitjes dëgjohet zhurma kërcitese. Shumë njerëz nuk janë në dijeni për problemin që ata kanë deri sa dikush tjetër ju tregon. Bruksizmi është akoma një mister i vogel për ekspertët, por të gjithë ata janë dakort që shkaqet e tij mund të përfshijne gjëra si stresi apo paftesia për tu relaksuar para gjumit. Këto shkaqe mund të përfshijne gjithashtu nofullat ose dhëmbet e shtrembër.

Stresi mund të jetë një nga shkaqet dhe bruksizmi bëhet një zakon në njerëz të cilët shkojnë çdo natë të stresuar në krevat. Dieta juaj mund të jetë gjithashtu një faktorë kontribues. Bruksizmi nuk është thjeshtë një shqetësim për personin që fle perkrahë jush kur kercitja është shumë e zhurmshme dhe ndonjëherë e lë atë pa gjumë, por një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe jo vetëm të dhëmbëve. Bruksizmi shkakton sensitivitet të dhëmbeve, dhimbje koke, dhimbje të veshit dhe nofulla që dhëmbin pasi të jeni quar nga gjumi. Efekte të bruksizmit të zgjatur në kohë janë sensitiviteti i dhëmbëve dhe një nevojë për të qenë shumë konçize në zgjedhjen e ushqimt që të mos ju shkaktojë diskomforte. Dhimbja e nofullave

Page 44


Revista: Këshilla Mjeksore mund të bëj të vështire deri dhe hapjen dhe mbylljen e gojës. Bruksizmi është një gjëndje serioze që nevojitet të adresohet përpara se të vështirësojë jetën tuaj. Një dentiste mund t’ju ndihmojë për të përcaktuar shkaqet dhe mund t’ju ofrojë trajtim

për ta kuruar këtë gjendje. Kjo nuk është dicka që mund të pres derisa efektet e bruksizmit të tejzgjatur në kohë të rrezikojnë shëndetin tuaj.

Punoi: J. Canaj

Page 45


Revista: Këshilla Mjeksore

xxiii. Shkaktaret e afteve: Disa nga faktorët predispozues të afteve (ulçera të vogla, të dhimbshme në mukozën e gojës) janë: 1. Defiçencë hematinike. Mbi 20% e pacienteve me afte kanë mungese te hekurit, acidit folik apo vitaminës B. 2. Probleme gastrointesinale të mos tretjes. Rreth 3% e pacientëve vuajnë nga çrregullimet gastrointestinale. 3. Ndërprerja e cigares. Kjo mund të përshpejtojë ose

përkeqësojë aftet e formuara në disa raste. 4. Stresi. Është vënë re se këto ulçera mukozale shfaqen apo përkeqësohen gjatë kohës së provimeve në shkollë. 5. Trauma. Kafshimi i mukozes dhe vendosja e punimeve dentare mund të qojë në firmimin e ulçerave. Aftet janë të pazakonta në mukozën e keratinizuar. 6. Faktorët endokrinë në disa gra. Aftet jane të lidhura me rënien e nivelit të progesteronit

gjatë fazës luteale të ciklit menstrual, dhe ulçerat atëherë mund të zvogëlohen përkohësisht në shtatzani. 7. Alergjia ndaj ndonjë ushqimi. Pacientet me aftet sipas rastit, mund të kenë alergji ndaj qumështit të lopës. 8. Sodium lauryl sulphate (SLS). Ky është një detergjent në disa produkte për kujdesin oral, i cili në disa raste mund të agresojë ulçerat. 9. Iumnodeficenca. Ulçera teë ngjashme me aftet mund te shihen ne paciente me HIV, neutropeni apo me defekte të tjera imunitare. 10.Droga, sidomos disa lloje të saj si nicorandil . Këto mund të shkaktojnë ulçera.

Punoi: J. Canaj

Page 46


Revista: Këshilla Mjeksore

xxiv. Duhanpirja dhe shËndeti oral. Duhanpirja shkakton probleme të gojës si: 1. Erë të keqe të gojës. 2. Diskolorim të dhëmbëve. 3. Inflamacion të gjëndrave të pështymës që hapen pjesë e sipërme të gojës. 4. Rrit grumbullimet e pllakës bakteriale dhe gurzave në dhëmbë. 5. Rrit humbjen e kockës në nofull. 6. Rrit riskun për leukoplaki (grumbullime të bardha në mukozën e gojës).

7. Rrit rriskun për sëmundje të mishrave, shkaktarë i mëtejshëm i humbjes së dhëmbëve. 8. Mundësi më të ulura për suksese të implanteve dentare.

10.Rrit riskun për zhvillimin e kancerit të gojës.

Punoi:J. Canaj

9. Vones te proceseve sheruese te heqjeve te dhembeve,trajtimeve te periodontit apo kirurgjit ne goje

Page 47


Revista: Këshilla Mjeksore

xxv. Anestezia epidurale Anestezia epidurale ose peridurale është një mënyrë anestezie e cila përfshin futjen e anestetetikëve nëpërmjet një kateteri të pozicionuar në hapësirën epidurale. Hapësira epidural është një zonë disa milimetra e trashë (3-6), në mes të ligamentit të verdhë dhe dura madres. Anestezia përcaktohet si loko-rajonale pasi përfshin anestezi të mëdha të trupit (p.sh: një gjymtyrë, një zonë të kraharorit ose barkut, madje edhe në thellësi), ndërsa me anestezinë lokale “paralizon dhimbjen“ vetëm në një zonë të kufizuar dhe në sipërfaqe. Anestezia epidurale mund të përdoret ose për qëllime anestezie ose analgjezike: diferenca qëndron te dozat e ndryshme të barnave të përdorura. Përdoret SI ANALGJEZIK gjate trvaljit të shtatzanisë për trajtime postoperative dhe për trajtimin e dhimbjes kronike (kryesisht me origjinë neoplastike). Në rastin e anestezisë përdoret në kirurgji (kirurgji të toraksit, cesariane, barkut, vaskulare, ortopedike etj ), qoftë vetëm ose si një zëvendësues për anestezi të përgjithshme, duke e bërë anestezine të ashtuquajtur të integruar. Teknikë, e cila ishte nisur nga Fidel një spanjoll, u prezantua në Itali nga Prof Dogliotti Achille Mario, kirurg dhe parësori i

Shkollës Italiane të Anesthesiology, 18 prill 1931 ai botoi në Buletinin e Shoqërisë së Kirurgjisë Piemontese (Vol.1 1931) këtë punë: "Një metodë premtuese të anestezisë në studimin tronkal segmental anestezi peridural kurrizore" Dogliotti përshkruar me saktësi ekzekutimin teknik të bllokut epidural, e cila ka mbetur e pandryshuar deri në ditët e sotme. Të vetmet që kanë ndryshuar janë ilaçet që përdoren, dmth anestetikët.

Teknika

Me pacient të ulur ose pozicion lateral dekubitus, futet në hapësirën në mes të Page 48


Revista: Këshilla Mjeksore procesit spinoz (mes L2 dhe L3), një gjilpërë e përshtatshme. Pasi arrihet në hapësirën epidurale, kalohet në brendësi një kateter i hollë i materialit të butë plastik, i cili do të bëjë futjen e mundshme dhe të përsëritur të ilaçeve. Metoda është kryer nën anestezi lokale dhe zakonisht nuk është e dhimbshme. Ashtu si çdo praktikë invazive ka disa të meta. Ato kryesore janë çrregullime të koagulimit dhe prania e një infeksioni të rëndë të përgjithësuar (septicemia, meningjit) dhe lokal (infeksion i lëkurës në zonën rreth puntures). Kunderindikimet e tjera janë gjakderdhje e madhe dhe defektet e lindjes apo deformime të rënda të shpinës kurrizore. Gjithashtu duhet të theksohet se mund të ketë dhe reaksione të rënda alergjike.

(si kurrizore dhe që është pranë bishtit), treguan të dhënat e mëposhtme: Dëmtim të përhershëm neurologjike: 0,002-,0042%. Vdekje ose paraplegji: 0,00070,0018%. Incidenca e komplikacioneve e ulët ka ndodhur vetëm në fushën e obstetrikës. Puna konkludon se "Të dhënat janë siguruar dhe sugjerojnë se CNB (Central Blloku Neuraxial) ka një incidencë të ulët të komplikimeve të mëdha, shumë prej të cilave zgjidhen brenda gjashtë muajsh".

Punoi G.Sinaimeri

Nuk ka pasur studime të shumta për të përcaktuar shkallën e komplikimeve pas anestezise epidurale. Më i fundit u shfaq në vitin 2009 në British Journal of anestezionit. Në këtë shqyrtim të plotë të 700.000 epidurals

Page 49


Revista: KĂŤshilla Mjeksore

Page 50


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.