JK 2021

Page 33

Jeta Ka†olike Janar-Dhjetor 2021

33

Lezha legjendare nderon Monsinjor Dr. Zef Oroshin

Frank Shkreli

Ditën e hënë më 13 dhjetor 2021 në Sheshin Gjon Pali II, Rruga Faik Konica në Lezhën legjendare, është zbuluar busti i klerikut të njohur, atdhetarit dhe antikomunistit të shquar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mons. Dr. Zef Oroshit. Sa simbolike hapësira e zgjedhur nga planifikuesit e këtij projekti, për të vendosur bustin e Mons. Zef Oroshit në atë vend të identifikuar me këta dy emra të mëdhej: njëri i Kishës Katolike Shqiptare dhe tjetri një prej personaliteteve më të njohura të historisë së Shqipërisë. Dom Zefi ishte adhurues i madh i Papa Gjon Palit II dhe kishte respekt edhe për Faik Konicën, gjithashtu, si një patriot e shkrimtar i pashoqtë.

Pjesëmarrës në protestën para OKB-së, 1973 me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, organizuesin e protestës kundër vrasjes makabër të At Shtjefën Kurtit, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Pasi unë kam shkruar në të kaluarën për vlerat fetare dhe kontributet kombëtare të Dom Zefit – të cilin e kam konsideruar këshilltar dhe besnik timin sa ishte gjallë;

këtë kronikë sot po e përgatis bazuar në materialet që pati mirësinë të m’i dërgonte Dom Nikë Ukgjini, koordinatori dhe motorri, si të thuash, jo vetëm i këtij projekti të rëndësishëm dhe me vlerë, por edhe autor i shumë nismave dhe projekteve të tjera të karakterit kombëtar e fetar. Disa prej veprave që ekzistojnë sot, falë angazhimit personal të Dom Nikë Ukgjinit, përfshijnë Qendrën e Poetit Dom Ndre Mjeda në Kukël, të vitit 2014. Dom Nika është angazhuar gjithashtu edhe për restaurimin e dy kishave mesjetare të shek XIII, me gjurmë të afreskeve, të cilat gjendeshin në gjendje të mjerueshme. Pastaj, Kishën në Balldren të Lezhës e ka përfunduar në vitin 2019 dhe atë të Pllanës në vitin 2020. Të gjitha këto dhe të tjera vepra, Dom Nika i ka realizuar pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, por kuptohet janë mundësuar me ndihmën e donatorëve privatë, jashtë dhe brenda vendit. Ndër planet e ardhëshme të Dom Nikës përfshihet një përkujtimore, që siç njofton ai, është në përfundim e sipër, kushtuar gazullorëve gjatë shekujve, në Dajç të Zadrimës, duke filluar nga figurat e rëndësishme të periudhës së Gjergj Kastrioit, Gjon e Pal Gazulli, diplomatë të Skënderbeut, e deri te Gjon Gazulli i varur nga mbreti Zog në vitin 1927 e tek gjuhëtari Dom Nikollë Gazulli, i pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në famullinë e Shkrelit, në vitin 1946. Ndër planet e ardhëshme të Dom Nikës dhe bashkëpunëtorëve të tij, përfshihet edhe restaurimi e rindërtimi i Kishës dhe i qelës së Kuvendit të Arbërit. Sa u përket nismave të Dom Nikës dhe mbështetësve të tij në fushën e rinovimeve të objekteve fetaro-kulturoro-kombëtare të rëndësishme për fenë dhe për historinë e Kombit shqiptar, një prej këtyre, pa dyshim, duhet të jetë vepra më e fundit që ai koordinoi, i nxitur sipas tij, nga disa intelektualë të diasporës, e që është vendosja e bustit të Dom Zef Oroshit në Lezhën legjendare, të hënën që kaloi. Fatkeqësisht, qeveria dhe shteti shqiptar, këto tri dekada, jo vetëm që nuk i ka

Dom Nikë Ukgjini duke mbajtur fjalën e rastit

ndihmuar, por në të kundërtën, ka penguar shpesh restaurimin ose rindërtimin e monumenteve të tilla. Por, megjithë vështirësitë gjatë procesit të miratimit të vendosjes së bustit të Mons. Oroshit në Lezhë, më në fund, i dashuri dhe i respektuari i gjithë komunitetit shqiptaroamerikan, Monsinjor Zef Oroshi, pas 69 viteve të arratisjes së tij nga Shqipëria, përjetësohet në atdheun e vet që aq shumë e ka dashur. Pa pasur mundësi që në një shkrim si ky të pasqyrohen të gjitha kumtesat që u mbajtën me këtë rast të inaugurimit të bustit të Monsinjor Dr. Zef Oroshit në Lezhë, po përmend disa. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, i cili përshëndeti përgjithësisht të pranishmit e shumtë. Fjalën kryesore e mbajti Dom Nikë Ukgjini, ndërsa folën gjithashtu edhe Vitor Gjikola dhe Leonora Laçi. Kishin dërguar letra urimi edhe përfaqësues të mërgatës, përfshirë Z. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork edhe urimin nga Z. Ndue Oroshi, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë, “Trojet e Arbrit “, nga diaspora. Edhe përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit në Shqipëri, i nderuari Luigi Bonazzi, nuk mungoi me www.jetakatolike.com


Articles inside

Lëvizjet Demografike

17min
pages 37-39

Zef Giuseppe Chiaramonte: Arbëreshët dhe regjimi i Krishtërimit

4min
page 36

Frank Shkreli: Lezha Legjendare nderon Monsinjor Dr. Zef Oroshin

7min
pages 33-34

Nikolin Sh. Lëmezhi: Poezi

2min
page 35

Festa e Shën Markut, autorit të Ungjillit më të lashtë

7min
pages 27-29

Nënë Tereza: Vetëm Për Gra të Veçanta

3min
page 26

Dom Fatmir Koliqi: Shenjtërit e Ulpianës

14min
pages 22-25

Klajd Kapinova: Një Requiem i vonuar për Kolec Çefën

17min
pages 30-32

Frank Shkreli, Keze Kozeta Zylo, Gjeto Turmalaj: Ndërroi jetë poeti Luigj Çekaj

18min
pages 17-21

Papa Françesku: "Urbi et Orbi" Message for Christmas

3min
page 4

Papa Françesku: “Urbi et Orbi” Porosia për Krishtlindje

8min
pages 5-6

Mesazhi i Pashkëve dhe Bekimi i Papës Drejtuar Romës e Botës

2min
page 7

Frank Shkreli: 90-vjetori i Radio Vatikanit

2min
page 11

Dom Pjetër Popaj: Krishtlindja–Festë e Qiellit dhe e Tokës

2min
page 3

Fr. Derek Sakowski: The Descent of Jesus

11min
pages 8-10

Papa Françesku: Martesa është gjë e bukur, duhet durim, por ia vlen

2min
page 14

Mark K. Shkreli: Vajosja e të Sëmundurve dhe Ritet e Fundit të Një Katoliku

4min
pages 15-16
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.