JK# 91-92 (2018)

Page 1


2

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

Përmbajtja

-

Contents

Viti LIII, Numri 2, Korrik-Dhjetor 2018 Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj Kryeredaktor: Mark K. Shkreli Redaktor (anglisht): Simon Vukel

Dom Pjetër Popaj: Nuk kishte vend për Të.......................................................................................................3 Nga Famullia Jonë ..............................................................................................................................................4 Xheladin Mjeku: Në Nju Jork u mbajt “Festivali i 28-të shqiptar .......................................................................................5 Frank Shkreli: Shqiptarët të Bashkuar përsëri në Vatikan rreth Gjergj Kastriotit Skënderbeut ......................10 Beqir Sina: Ceremonia e dërgimit të eshtrave të Mid’Hat Frashërit në Shqipëri ............................................14 Takim i shqiptarëve me Papën, për kujtimin e Skënderbeut: intervistë e Prof. Domenico Morellit ..................17 Klajd Kapinova: Nipi i dom Lazër Sheldisë viziton varrin e axhës së tij.........................................................18 Charles McKinney: The Saints On Purgatory....................................................................................................20 Gjekë Marinaj: Biopoetika e Dalan Luzajt: Art me potencial të lartë mbijetese...............................................22 Më 16 nëntor kujtojmë Atë Zef Valentinin, S.J. në përvjetorin e vdekjes .........................................................25 Ramiz Abdyli: Raporti Gjergj Qiriazit Për Kongresin E Manastirit...................................................................26 Dom Lush Gjergji: Papa Pali VI......................................................................................................................29 Astrit Tota: Portreti i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në artet figurative ....................................................33 Gjergj N. Gjonaj: Pushkatimi i Dom Dedë Maçaj: Një tjetër atentat kundër lirisë...........................................35 Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frashëri .......................................................................................................37 Gjon F. Ivezaj: Kisha e Madhe ose Kathedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër ................................................38 Lëvizjet demografike .........................................................................................................................................43

Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin Ismer Mjeku Martin Smajlaj Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj Gjon Chota Luigj Çekaj Tomë Paloka Lekë Perlleshi Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen. Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.org

18 janar 2019 Washington, D.C.

Festivali i 28të Shqiptar 11 Nëntor, 2018 (faqe 5)


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

3

Nuk kishte vend për Të

■ Dom Pjetër Popaj jë fjali që e përshkruan Krishtlindjen, situaten dhe gjëndjen shpirtrore të njerzëve në Betlehem ishte se në shtëpi të tyre nuk kishte vend të Lind Krishti. Interesant, Çifutët n’atë kohë tregonin mikpritje të huajve e udhtarëvë kurse për Jozefin, Marinë e Jezusin e palindur përgjigja ishte vazhdimisht “Jo.” Nuk ka qenë vetëm se nuk ka pasur vend por ma mirë të themi nuk i kanë bërë vend. Kjo natë nuk ishte vetëm e ftohtë përjashta por e ftohtë edhe në brëndësirën e zemrave tyre. Ungjilli i Sh. Gjonit thotë se Krishti erdhi në botën që është krijuar nëpër Të, ka ardhur për njerëz (ndër të vetët) dhe ata nuk e kanë pranuar (Gjn.1-9). Detyrohet të dalë jashta qytetit në një vend të pabanuar, në një shpellë bagëtish për të lindur. Isaiah (1:3) thotë se kau e njeh Zotrin e tij, gomari Zotrinë e grazhdit të tij, kurse Izraeli nuk e njeh Zotine e tij dhe ia kthejnë shpinen. Zoti i gjithëfuqishëm, përvujtrohet apo sikur e thotë Shën Pali në letrën drejtuar Filipjanëve, (2:7) “e zbrazë vetën” (greqisht

N

‘ekénosen’) prej gjithpushtetësisë, përulet duke marrur natyren tonë njerëzore vetëm për dashuri që ka për ne. Edhe gjeografikisht në Betlehem, ky vend i barinjve me grigjët e tyre ishte shumë më poshtë se qyteti. Kur viziton Shenjtoren ku ka lindur Krishti në Betlehem, duhet me kaluar nëpër “derën e përvujtrisë.” Kjo derë është ndërtuar vetëm katër këmbë lartësi, që çdo njëri duhet të përkulet për të hyrë nëpër të. Edhe shprehja tregon “Duhet për tu përkulur për ta gjetur

varroset në varr, do të ngjallet prej së vdekurish, dhe do të ngjitet në qiell. Të gjitha këto vetëm për

Detyrohet të dalë jashta qytetit në një vend të pabanuar, në një shpellë bagëtish për të lindur. Zotin.” Vendi ku ka lindur Krishti është në fund të kishës nën altar. Kalon nëpër shkallë të thella edhe prapë një derë tjetër të ngushtë që të shpie te shpella. Prapë duhesh të ulesh në gjunj për ta prekur vendin ku Ai ka lindur. Kjo më kujton një tregim kur e pyet një fëmijë rabbin: “Pse nuk e shohim Zotin?” Ai përgjigjet se ne nuk mundemi të përulëmi aq shumë. Po, Zoti përulet më fort se mundemi të imagjinojmë. Lindja e Tij është vetëm fillimi i përuljes së Tij. Më vonë do të gjykohët për vdekje, do të rrihet me kamxhik, do të kurorëzohet me ferra në krye, do të mbart kryqin, do të gozhdohet në kryq, do të vdesë në kryq, do të

dashurinë dhe shëlbimin tonë. Dashuri më të madhe nuk mund të këtë kush se sa dashuria e Krishtit për ne. Krishti me përvujtëri e then krenarinë e madheshtinë që janë rrënjët e mëkatëve tona. Me mundime, vdekje e ngjallje prej se vdekurish shkatërron mëkatin, urrejtjen, mërinë, gjelozinë, inatin, smirën dhe në fund vdekjen një herë e përgjithmonë. Terrin nuk e zhduk terri, por vetëm drita. Inati nuk hiqet me inat por vetëm me dashuri. Krenaria nuk hiqet me krenari por vetëm me përvujtëri. Të gjitha këto Zoti ka mundur ti hjek prej qiellit me rrëfe e zjarr dhe me frikë ka

mundur që ne t’i nënshtrohemi Atij. Përkundrazi, vjen në vendin më të ulët që egziston. Vjen në paqë, pa kërcërime, pa mëri, pa të keq si një Foshnjë. Ai trokit në dyer tona e ne nuk ja çelim derën? Gjëja ma e pikëlluar për historinë tonë njërëzore është se Zoti nuk ka vend ndër ne sepse ne kemi prioritete tjera në jetën tonë. Të lumtë ata që e pranojnë dhe besojnë në emrin e tij. Ai u jep fuqinë të bëhën bij e bija të Naltit Zot (Gjn 1:12). Nuk ka dhimbje më të madhe se humbja e kësaj dhurate. Për këtë Krishtlindje të bëjmë vend për Lindjen e Tij. Ai na thrret ta gjejmë Ate në këto vende të ulta në jetën tonë shpirtërore. Të zbulojmë këto vende të errta në brendesinë tonë që nuk e len Krishtin të lind në ne. T’ia çelim derën e ti shndrisin zemrat tona e ti mbushin me hir, paqë e dashuri.


4

Jeta Katolike

NGA FAMULLIA JONË

◊ Më 26 gusht 2018 – Në restorantin “Molino’s Lake Isle” u shtrua darka në nder të Dom Viktor Dedaj, i cili, pas 17 viteve shërbimi në famullinë “Zoja e Shkodrës”, vendosi të kthehej në Arqipeshkvinë e Tivarit. Famullitari Dom Pjetër Popaj në praninë shumë anëtarëve të famulisë iu falënderua Dom Viktorit për shërbimin e tij 17-vjeçar dhe i dëshiroi çdo të mirë në detyrën e tij baritore në Arqipeshkvinë e Tivarit, duke shprehë dëshirën që ai të na vizitoi shpesh në të ardhmen. Dom Viktori i përmalluar, ju falënderua Dom Pjetrit për gjithçka ai ka bërë për të gjatë qëndrimit të tij këtu dhe njëkohësisht fakënderoi çdo anëtar të të famullisë “Zoja e Shkodrës” dhe premtoi se gjithmonë do t’i ketë në lutjet e tija.

Korrik-Dhjetor 2018

Molino’s Lake Isle, 26 gusht, 2018

◊ Më 24 Shtator 2018 – Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta vizitoi kishën katolike shqiptare të Hartsdale-t në Nju-Jork “Zoja e Shkodrës”, ku mori pjesë në meshën e së dielës.

◊ Më 5-7 tetor 2018 – U zhvillua Karnavali XVI tradicional, në oborrin e Kishës “Zoja e Shkodrës”. Edhe kësaj radhe, Karnavali u organizua nën drejtimin e Alex Zadrima dhe Amanda Jankovic. Sipas organizuesve, gjatë tri ditëve Karnavalin e vizituan rreth pesë mijë shqiptarë dhe të huaj. Mbrëmjen e fundit, Karnavali u mbyll me një gosti në Qendrën “Nëna Tereze”.

Kisha Zoja e Shkodrës, 24 shatator, 2018

◊ Më 10 nëntor 2018 – Në Qendrën “Nëna Tereze” Qeveria e Shqipërisë, me një organizim të shkëlqyer, bëri përcjelljen e eshtrave të patriotit Mid’Hat Frashëri në Shqipëri. ◊ Më 11 nëntor 2018 – Në Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx, u zhvillua Festivali i 28 Shqiptar, i organizuar nga Qendra “Nëna Tereze”. ◊ Më 25 nëntor 2018 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, me një mbrëmje festive u kremtua festa e Krishtit Mbret.

Kisha Zoja e Shkodrës, 5-7 tetor, 2018

◊ Më 28 nëntor 2018 – Siç është bërë traditë, në Kishën tonë u kremtua solemnisht Dita e Flamurit dhe Pavarësisë. Mbas Meshës kushtuar dëshmorëve, u bë ngritja solemne e Flamurit mbi Kambanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës” dhe pastaj Dom Pjetri priti të pranishmit në një koktej.

◊ Më 15 dhjetor 2018 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, si çdo vjet, u mbajt Christmas Party, organizuar nga grupi i Qendrës “Drita”. ◊ Më 19 dhjetor 2018 – Në Eastwood Manor , Famullitari Dom Pjetër Popaj, si çdo vit, shtroi darkë festive për vullnetarët e kishës, në shenjë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë vitit.

Qendra Nëna Tereze, 10 nëntor, 2018

Në përgatitje

◊ Më 18 janar 2019 – Në Washington DC mbahet Marshimi për Jetën i 46 me radhë (46th Annual March for Life). Si në të kaluarën, Famullia jonë do të marrë pjesë në këtë ngjarje me rëndësi për të mbrojtur jetët e të palindurve. ◊ Më 14 shkurt 2019 – Në Qendrën “Nëna Tereze” do të shënohet Dita e Shën Valentinit me një darkë argëtuese.

Eastwood Manor, 19 dhjetor, 2018


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

5

Në Nju Jork u mbajt “Festivali i 28-të Shqiptar

RUAJTJA DHE KULTIVIMI I VLERAVE KOMBËTARE EDHE PËRTEJ ATLANTIKUT

■ Xheladin MJEKU

Gërshetim kujtimesh nga dy kohëra

Sa herë kisha lexuar informacione për organizimin e jetës kulturore të emigracionit shqiptar këtu në SHBA, në njëfarë mënyre nuk i kisha kuptuar edhe aq saktë, duke menduar se ka të bëj me ndonjë grup të vogël entuziastësh që pretendojnë sadopak ta mbajnë gjallë atje gjuhën, traditat dhe kulturën kombëtare, për t’ua kujtuar pasardhësve të tyre, kryesisht gjeneratave të reja që kanë lindur përtej Atlantikut, se prej shekujsh kemi një kulturë dhe traditë të trashëguar prej të parëve tanë e që e kemi obligim edhe ne ta ruajmë e kultivojmë tek brezat e ardhshëm. Mirëpo, kjo nuk kishte qenë as për së afërmi e saktë. Falë pjesëmarrjes sime në këtë ngjarje kulturore u binda se këtu prej dekadash paskësh qenë gjallë fryma e atdhedashurisë, e ruajtur dhe kultivuar nga njerëz me përvojë e talent të dëshmuar

Një ditë pas mbajtjes së ceremonisë përcjellëse të eshtrave të Mit’hat Frashërit për në vendlindje (10.11.2018), këtu në Nju Jork, u mbajt “Festivali shqiptar”, i 28-ti me radhë, në organizim të Qendrës “Nënë Tereza” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. prej vitesh, ndër të cilët edhe koreografë, kompozitorë e këngëtarë që kanë migruar në SHBA. Sa do të dëshiroja të dialogoja me personazhin e asaj kohe (Xh.M.) për t’ia treguar realitetin e këtij organizimi prej tri dekadash, me gjuhën e fakteve nga personazhi aktual, (po ai, Xh.M.), që po përjetonte çaste të drejtpërdrejta të këtij Festivali, i stolisur në çdo anë kuq e zi dhe me tinguj të këngëve e valleve shqiptare. Vërtetë këtu po ndodhka mrekullia e quajtur dashuri e pashuar për atdheun, heronjtë, për gjuhën e kulturën shekullore, që asnjëherë nuk do të harrohet, falë personaliteteve kulturore që veprojnë këtu.

Dy fjalë për madhështinë e Festivalit

Derisa me ftesën e organizatorit isha pjesëmarrës i këtij festivali dhe, njëkohësisht më ishte dhënë besimi që ta përcjell këtë manifestim kulturor,

duke raportuar për mbarëvajtjen dhe gjithçka rreth tij në mjetet e

informimit të organizatorit, po ndaj me ju pak mbresa nga kjo mbrëmje


6

Jeta Katolike

madhështore, që zgjati më shumë se tri orë program artistik, këtu në Bronx të Nju Jorkut. Kështu, para një publiku që kishin ardhur nga të gjitha shtetet dhe vendbanimet ku jetojnë e veprojnë shqiptarët këtu në SHBA, në Sallën e “Lehman Center for the Performing Arts”, e mbushur përplot, me frymën e dashurisë për vendlindjen dhe kulturën kombëtare përformuan shumë artistë, këngëtarë, valltarë e humoristë, duke sjellur të freskëta këngët, vallet, traditat dhe vlerat kulturore nga të gjitha trevat, prej nga vijnë ata. Ky Festival sivjet shënoi Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes së tij dhe disa nga datat e rëndësishme historike, ndër të cilat edhe 110-vjetorin

Korrik-Dhjetor 2018

e Kongresit të Manastirit, 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari. “Festivali shqiptar”, i 28-ti me radhë kishte mbledhur shumë Ansamble folklorike dhe grupe valltarësh nga shumë shtete të Amerikës Veriore dhe Kanadaja, si nga Nju Xhersi, Bostoni, Michigani, Toronto, etj. të përgatitur mirë dhe me repertoar të zgjedhur nga trevat e ndryshme shqiptare, për ta paraqitur sa më denjësisht kulturën dhe traditat kombëtare. Kështu, në mbrëmjen festive të 11 nëntorit, pas hapjes së Festivalit me Këngë për Heroin kombëtar, interpretuar nga Gjelosh Narkaj dhe Grupi i Qendrës “Nënë Tereza,” në një skenë që paraqiste të improvizuar për

mrekulli Kështjellën e Krujës me një sfond të përshkuar nga të dy anët e saj me flamuj kombëtar, pasuan fjalimet dhe përshëndetjet për Festivalin nga dom Pjetër Popaj dhe Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, pastaj u shpërndanë edhe disa Mirënjohje për kontribuesit e organizimit të këtij manifestimi tradicional, për t’ia lënë vendin pjesës artistike të Festivalit. Në pjesën e parë dhe të dytë të “Festivalit shqiptar” me përkushtim dinjitoz u paraqitën para publikut shumë këngëtar, valltarë e humoristë, për tu veçuar sidomos pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm fëmijësh, të cilët kënduan e vallëzuan krah artistëve tjerë. Në realitet kjo ishte vlera kryesore e këtij Festivali, që nënkupton


Korrik-Dhjetor 2018

se organizatori ka pikësynim edhe ngritjen e krijuesve të rinj, që kanë lindur, janë rritur dhe krijojnë ardhmërinë e tyre këtu në SHBA, duke ua brumosur në qenjen e tyre

shpirtërore dashurinë për gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare të prindërve të tyre, për ta dashur e kujtuar përgjithmonë vendlindjen e paraardhësve. Sa është profesional ky festival dëshmon angazhimi i shumë koreografëve, kompozitorëve, artistëve

Jeta Katolike

që kanë bërë emër dhe karrierë shumë vite më parë, për ta shprehur edhe këtu në migrim, duke kontribuar në begatimin e jetës kulturore edhe këtu në SHBA.

7

Emrat e koreografëve dhe kompozitorëve, si: Angjelina Nika, Bashkim Braho, Joli Paparisto, Ramazan Këllezi, Palok Kurti, etj., pastaj grupe valltarësh e ansamble

muzikore, si “Shqiponjat e vogla”, “Rozafati”, “Gjergj Kastrioti”, Grupi i valltarëve “Bashkimi” nga Bostoni, Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi”, etj. Me interpretimet e tyre u prezantuan shumë këngëtarë e rapsodë nga të gjitha këto grupe, si Valbona


8

Jeta Katolike

Peraj, Frederik Ndoci, Pëllumb Vatnika, Merita Halili, Tom Gjergji, Shaban Lajçi, Agim Rugova, Pashuk Buja, Lisa Bujaj, Drita Tinaj, Klaudia Hyseni, Antoneta Bujaj, Kristina Shqutaj, Gerona Hyskaj, Nikoleta Vokrri, a ndonjë tjetër që gjithësesi qëndrojnë në nivelin e këtyre që theksuam. Pa mos e përshkruar këtu gjithë

“Plak Ashik”, “Moj Shqipni për ty knon zemra”, “ Mora testinë me mbushë ujë”, pastaj interpretimi “Potpuri këngësh të Shqipërisë së Mesme dhe instrumentale”, nga Merita Halili, përcjellur me fizarmonikë nga Raif Hyseni dhe grupi i studentëve të Montclair State University Nga Nju Xhersi. Madhështinë e kësaj mbrëmje

Korrik-Dhjetor 2018

ia shtoi edhe interpretimi brilant i montazhit muziko-letrar kushtuar Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Poaq të mirëpritura ishin edhe këngët: “Jehon kënga ime”, “Sorkadhja”, kolazh këngësh nga Jugu i Shqipërisë, etj. Edhe Gjelosh Narkaj dhe Sebastian Tinaj me humorin e tyre u mirëpritën nga publiku, për të përjetuar po atë kënaqësi edhe me zërin e bukur të Vitore Rushës me këngën e saj “I kam thënë bilbilit”. Jo pa qëllim ishte lënë për mbyllje të Festivalit vallja “Trimat e Jutbinës”, që në interpretim të Grupit të valleve “Epos” i dha mesazhin këtij Festivali, për ta dëshirar edhe më tutje një paraqitje kaq dinjitoze dhe të realizuar mirë

Mbyllje që dëshmon jetëgjatësi

repertoarin e këtij festivali, po veçoj disa nga këngëtarët që u duartrokitën gjatë nga publiku, por gjithnjë duke besuar se të gjitha ato interpretime kishin ngjyrën e melosit dhe paraqitje të suksesshme vlerash kombëtare, që meritonin duartrokitje të gjata. Përveç valleve të bukura që shquheshin për përgatitje të shkëlqyeshme nga koreografë me pasion dhe përvojë, edhe shumë këngë lanë mbresa të mira për publikun, ndër të cilat mund të veçoheshin interpretimi i këngëve “Historia e 5 këngëve shkodrane”,

Në mbyllje të këtyre pak mbresave të lëna këtu për një aktivitet kaq


Korrik-Dhjetor 2018

madhështor ndiej për obligim të theksoj se, përveç pjesëmarrjes në një festival të tillë, ku u nderua emri the vepra e Kryetrimit legjendar, isha i nderuar që në një ambient të tillë festiv, larg atdheut po shënonim një ngjarje kaq të rëndësishme për kombin tonë. Kësaj mrekullie, po ato ditë iu shtua edhe konformimi nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”, me seli në Athinë - Tiranë, me nderimin me Diplomë mirënjohje, poashtu për kontributin tim në revistën “Pelegrin” pikërisht me tematikën e njëjtë - për Skënderbeun. Nuk kisha si mos të ndihesha mirë kur më ishin krijuar mundësitë që s’bashku me bashkatdhetarët tanë po kujtonim një pjesë të veçantë të historisë sonë. Emri dhe vepra e Kryetrimit ka bërë që të njihemi gjithandej nëpër botë si popull liridashës, me çka kemi pse të krenohemi dhe të festojmë gjithmonë!

“Festivalit Shqiptar” i dëshiroj jetë të gjatë dhe suksese të pafund, me dëshirat që të ketë përkrahje jo vetëm nga profesionistë, po edhe nga qeveritë e dy shteteve shqiptare, të cilat përfaqësohen denjësisht edhe përmes këtij institucioni kulturor dhe artistik.

(Fotografitë e Festivalit të 28të; Top STudio, Kreshnik Buçpapaj)

Jeta Katolike

9


10

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

SHQIPTARËT TË BASHKUAR PËRSËRI NË VATIKAN RRETH

GJERGJ KASTRIOTIT

SKËNDERBEUT

Ç

farë ndryshimi sjellin 50-vjetë. Ndryshim për më mirë! Ishte viti 1968 kur Kombi shqiptar shënoi 500-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj KastriotiSkënderbeut. Shqiptarët e larguar nga Atdheu prej regjimit komunist të Enver Hoxhës, kishin organizuar me ndihmën e Vatikanit dhe të Papa Palit VI, të Arbëreshëve dhe të komunitetit shqiptar të Romës në atë kohë, të kryesuar nga Profesor Ernest Koliqi, shqiptarët mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, me Arbëreshët e Italisë, ceremoni në kujtim të Heroit Kombëtar. Aty, pa dallim feje as krahine, të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan (me përjashtim të regjimit komunist të Enver Hoxhës) – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe

krenarinë e tyre për Fatosin e Madh të Kombit, të cilin Papa Pali i VI, me atë rast e cilësoi si, “Të Përgjithëmonshmin e Fisit Shqiptar”. Ndryshimi me situatën e vitit 1968, kur ceremonitë për shënimin e atij përvjetori atëherë në Vatikan, u organizuan nga diaspora shqiptare me ndihmën e Vatikanit dhe të Arbëreshëve – sivjet në vitin e shpallur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare si Viti Mbarë-Kombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbe – organizimi i ceremonive për të shënuar 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit është bërë nga vet ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit. Veprimtaria në Vatikan është organizuar nga Shefja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Zonja Majlinda Dodaj, në

■ Fran Shkreli

bashkpunim me Vatikanin. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe artistë shqiptarë me famë botërore, të cilët në mbrëmje dhanë një shfaqje në Teatrin prestigjoz “Argjentina”, në qendër të Romës, përfshirë yjet e muzikës Dua Lipa, Ermal Meta, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, të cilët morën pjesë në koncertin, “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, të cilin e hapi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin. Përveç pjesëmarrjes së tyre, njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se të hënën, një delegacion shqiptar, përfaqsues të të gjitha feve si dhe një grup autoritetesh të larta kishtare dhe poli-


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

11

DISA NGA YJET E MUZIKËS SHQIPTARE QË MORËN PJESË NË KONCERT

Nga e Majta në të djathtë: Olen Cesari, Genc Tukiçi, Elhaida Dani, Ermal Meta, Erza Muqolli, Inva Mula, Dua Lipa, Kledi Kadiu dhe ulur Eno Peci.

tike nga Shqipëria, Kosova dhe nga trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët, përfshirë Arbëreshët e Italisë, u takuan me Papa Françeskun, në Vatikan, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar Heroit të Madh të luftës kundër otomanëve. Takimi u mbajt në “Sala Clementina” të Pallatit Apostolik, ku thuhet se ndër

zyrtarët e lartë shqiptarë ishin të pranishëm, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me grupin e përfaqësuesve të parlamentit, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e të tjerë. Lajmet bëjnë të ditur se ndër përfaqësuesit e Shqipërisë, i pranishëm ishte edhe Kardinali Ernest Simoni, i vetmi klerik katolik shqiptar ende i gjallë, i

Imzot Xhorxh Frendo Shefi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me Papa Françeskun

persekutuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës. Imzot Xhorxh Frendo, udhëheqsi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i tha radio Vatikanit se takimi i Papës me shqiptarët në këtë vit kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbe tregon, “Jo vetëm solidaritetin tonë me Papën por edhe solidaritetin e Papës me ne, i cili në këtë mënyrë ka dashur të ndajë gëzimin e tij me ne, me rastin e përvjetorit të Heroit Kombëtar Skënderbeut”. “Të gjithë e dimë”, shtoi Imzot Xhorxh Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, se “Papa Françesku ka një afërsi shumë të veçantë me popullin shqiptar”. Ai përmendi faktin se Shqipëria ishte vendi i parë evropian që kishte vizituar Papa Françesku katër vjet më parë, ndërsa theksoi se të njëjtën gjë mund të themi edhe për Papa Gjon Palin e dytë, përsa i përket afërsisë së tij me shqiptarët, i cili gjithashtu tregonte një interesim dhe dashuri të veçantë për shqiptarët, tha udhëheqsi i Kishës Katolike të


12

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

Delegacioni i popullit shqiptar së bashku me Papën në Vatikan

Shqipërisë në një intervistë me Radio Vatikanin. Në intervistën e tij, një ditë para takimit të shqiptarëve me Papën, Imzot Frendo e cilësoi vizitën e shqiptarëve në Vatikan dhe takimin e tyre me Papën, me këtë rast, si të një rëndësie të madhe, “sepse në këtë mënyrë është Shqipëria ajo që po shkon në Vatikan, pasi para katër vitesh ishte Vatikani që erdhi në Shqipëri”, kur në Tiranë u gjënd Papa Françesku, e që ishte vizita e tij e parë në një vend evropian, si udhëheqës i Kishës Katolike. Në takimin me delegacionin shqiptar në Pallatin Apostolik, Papa Françesku priti shqiptarët e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera, përfshirë diasporën me këtë përshëndetje:

Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin ‘Athleta Christi’. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”, është shprehur udhëheqësi

Në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Papa Françesku tha se Atdheu i Skenderbeut,“Shqipëria, tokë

Programi i koncertit madhështor

“Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.

me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore, dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin

shpirtëror i Kishës Katolike. Sa kënaqësi dhe mallëngjim për të

qenë dëshmitar, megjithse nga larg, i këtij takimi mbarë shqiptar në Vatikan, për të shënuar përmbylljen e Vitit të shpallur Mbarë Kombëtar të Shqiptarëve. Pikërisht aty në Vatikan, ku 50-vjet më parë u shënua 500-vjetori i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut

me pjesëmarrjen e Papës së atëhershëm Palit të VI dhe shumë shiqptarëve nga të gjitha trojet, por të përhapur anë e mbanë botës, përfshirë Arberëshët e Italisë. Por Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, për arsye që dihen, nuk mori pjesë atëherë. Kur bën njeriu një krahasim në histori, është me të vërtetë mallëngjim e ngushëllim për të parë sot pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar të Shqipërisë në një pritje të tillë në Vatikan, e për më tepër që merr pjesë në një ceremoni të tillë, organizuar kryesisht nga Ambasada e Tiranës në Selinë e Kishës Katolike dhe Shefja e saj, Zonja Majlinda Dodaj. Bashkimi i Shqiptarëve është i mundur, siç u shpreh edhe Papa Françesku para delegacionit të shqiptarëve dje në Vatikan, nepërmjet Gjergj Kastriot – Skënderbeut, “Simbolit të padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar” të shqiptarëve! Festimet kulminuan me një koncert muzikor me titullin përkatës të rastit: “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, ku morën pjesë disa nga muzikantët më të njohur shqiptarë – koncert ky i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në teatrin e njohur, “Argentina”, në Romë. (Burimi: Radio Vatikani në gjuhën shqip)


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

Fjalimi i plotë i Papa Françeskut mbajtur para delegacionit Mbarë-Shqiptar, në vizitë në Vatikan për të shënuar 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut — të pranishëm atje në përmbyllje të ceremonive të Vitit 2018, kushtuar nga Shqipëria dhe Kosova, Kujtimit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve – Gjergj Kastriotit – Skënderbeu. “Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë, vëllezër e motra,

me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tuaj Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje, edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në emër të lidhjeve të lashta të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën pjetrit. Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën pali Vi priti një përfaqësi të shqiptarëve. Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj. Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm i lidhjeje dhe bashkimit kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht. Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit. pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u

ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë. pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës. prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh, me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se Heroi Kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës.

për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, “Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”. uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil. puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme,

13

dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet. Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XiX, pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim. Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, “klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin” (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: insegnamenti ii, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë, në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë. Gatishmëria për t’i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t’u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut. duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe Shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi, i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar. Një favor, mos harroni të luteni për mua. Faleminderit.”


14

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

69 vjet pas vdekjes eshtrat e Mit’hat Frashërit, nga Nju Jorku dërgohen në Shqipëri

“Më në fund përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe. 110 vjetori i Kongresit të Manastirit drejtuar prej Mit’hat Frashërit, përmbush edhe amanetin e një prej mendimtarëve të mëdhenj të Kombit Shqiptar, për t’u prehur në vendin e tij pas 69 vitesh që ai u nda nga jeta në mënyrë misterioze në shtëpinë e tij në Nju Jork” ■ Beqir Sina HARTSADALE NY : Ceremonia zyrtare për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, u zhvillua jo shumë larg vendit ku preheshin eshtrat e Mithat Frashërit, në të njëjtin kanton në Hartsdale të Nju Jorkut, dhe folësit e trajtuan atë si një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa periudha me rëndësi kritike të kombit shqiptar. Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në Nju Jork, ku kishte ardhur nga Evropa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezën Ferncliff të qarkut Weschester.

Veprimtaria e përcjelljes së eshtrave u bë në Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, dhe në të morën pjesë qindra bashkëatdhetar. Për të marrë pjesë në këtë ceremony zyrtare kishin ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane, nga Nju Jorku, dhe zona e Tre-Shtetshit, si dhe veprimtar të komunitetit nga vende të largta: Detroiti, Çikago, Los Angelos, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Filadelfia, Dallasi, e tjer, si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria, Kryetari i komisionit qeveritar të “Të Vitit Mbarkombëtar të Skenderbeut”, Thomas Frashëri, dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, Profesor Uran Butka dhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, si dhe anëtarja e familjes së Mit’hat Frashërit, Najada Petrela.


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

Floreta Faber

Dom Pjeër Popaj

Ceremonia për përcjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit, nisi me një fjalë hapse të “Master of Ceremony”, Visar Tasimi, përfaqësues i Komunitetit Shqiptar në Kenektikët. Baritoni Riad Ymeri - këndoi hymnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Në emër të mikpritësit të kësaj ceremonie, foli Famullitari i Kishës Katolike, “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj. Më pas u shfaq filmi dokumentar “Servant of the Nation”, i cili është me skenar të Uran Butkës, dhe regjisor Saimir Kumbaro. Historiani Butka tha se ky është një dokumentar ku ai ka gjetur për të përdorur materiale nga arkivat, e disa kryeqendrave botërore, të cilat fillojnë prej Athinës, Stambollit, Beogradit, Romës, Parisit, Londrës, përfshirë edhe Nju Jorkun e Uashingtonin, dhe ato të Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë dokumentarit me metrazh të gjatë, folën dhe vlerësuan nga Tirana, historianë e studiues të njohur shqiptar, si Aurel Plasari, Bardhyl Londo e të tjer.

Mbas shfaqjes së këtij filmi dokumentar një skuadër e uniformave blu të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, shoqëruan me automjetet e policisë NYPD, në rrugët e qytetit arkivolin me eshtrat e Mit’hat Frashërit, deri sa e sollën atë në ceremoninë që po mbahej në Qendrën Kulturore “Nëna Tereza”, ku një skuadër e uniformave blu, duke nderuar këtë figurë të madhe kombëtare shqiptare, e vendosi në mesin e Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” arkivolin e mbuluar me flamurin tonë kombëtar – flamurin kuq e zi . Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SH.S. Floreta Faber, e cila udhëhoqi këtë ceremoni, dhe e cila ka qenë, si tha ajo, e angazhuar qysh nga dita e parë për përcjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit, në fjalën e saj tha: “Pas një pritjeje të gjatë, amaneti i tij do të shkojë në vend; Ai do të varroset në Shqipëri, ku shteti shqiptar vendosi sjelljen e eshtrave të tij në atdhe, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, mbasi ai u zgjodh dhe kryetar i tij dhe së fundmi mësojmë se

15

do të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në kodrat e Liqenit”. Përfaqësuesja e diplomacisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Floreta Faber, tregoi edhe për procedurat e ndjekura për të përmbushur këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe për të çuar në vend amanetin e Mid’hat Frashërit. Ajo tregoi se interesimi dhe mbështetja nga ana e diasporës ka qenë e jashtëzakonshme, dhe faleminderoi, në mënyrë të veçantë, Këshilltarin e Bashiksë së Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, filnatropistin Richard Lukaj, dhe kryetarin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan zotin Haxhi Dauti e të tjerë. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ajo kujtoi mikpritjen që kishte pasur nga znj. Barie Aliko dhe familja e saj në Detroit, kur i vizitoi për të marrë informacionet e para dhe bashkëpunimin e tyre aq të vyer gjatë gjithë këtij procesi. “Bashkëshorti i zonjës Aliko, bashkëpunëtor dhe mik i afërt i Mid’hat Frashërit, kishte lënë një porosi, që zonja Bahrie, tha ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, deri në fund të jetës së saj të punonte për të çuar në fund amanetin e Mid’hat Frashërit. Ajo tashmë ndihej e çliruar që më në fund kjo porosi po realizohej.” Kurse, duke folur për ata që kanë ndihmuar me procesin e dërgimit në atdhe, Ajo tha se: ” Një ndihmë të madhe ka dhënë avokati Edward Toptani nga Nju Jorku, i cili kishte ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe punoi vullnetarisht deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore për dërgimin e eshtrave drejt Tiranës”. “Procedurat u kryen në kohë rekord!” - vazhdoi ajo, duke thënë se “për këtë ndihmoi avokati Ardian Neritani, por, i një rëndësie thelbësore për realizimin e këtij procesi, është kontributi dhe bashkëpunimi me familjarët dhe veçanërisht me stërmbesën e tij, znj. Najada Petrela, e cila ka punuar bashkë me ne në çdo hap dhe na kanë dhënë një besim të madh gjatë gjithë procesit”. “Ajo tregoi vullnetin dhe besimin e plotë që të ndiqnim së bashku të gjithë hapat e nevojshme, që t’i afroheshim kësaj dite të kthimit në Shqipëri të esh-


16

Jeta Katolike

trave të Mid’hat Frashërit. Në këtë fazë do doja të përmendja se, pavarësisht se autoritetet amerikane, ku ne u drejtuam për bashkëpunim, nuk ishin në dijeni të përmasave, të vlerave të personalitetit që ne po bënim gati procedurën zyrtare, na kanë pritur me një frymë tejet bashkëpunuese. Ky bashkëpunim bëri të mundur që gjithë procedurat, përfshirë ato ligjore, të kryhen në kohë rekord dhe krejtësisht në përshtatje me afatet e vendosura nga Vendimi i Këshillit të Ministrave” - theksoi ambasadorja Floreta Faber. Më pas, me një përshëndetje në emër të familjes ishte znj. Najada Petrela dhe nga Familja Frashëri, z. Tomi Frashëri, Drejtues i Komisionit Shtetëror për organizimin e veprimtarive në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Z. Uran Butka dhe Instituti i Kërkimeve Historike “Lumo Skëndo”, erdhi në këtë ceremony me një kumtesë e cila i kushtohej figurës markante të Mit’hat Frashërit. Drejtori i Insitutit “Lumo Skëndo”, Uran Butka, i cili kishte udhëtuar nga Tirana në Nju Jork, enkas për përcjelljen e eshtrave të tij, tha se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, bëri që eshtrat e Mit’hat Frashërit të dërgohen në Tiranë më 14 nëntor. Butka tha se, ceremoniali shtetëror në nder të Mit’hat Frashërit do të jetë madhështor, e që do të bashkojë personalitete nga vende të ndryshme europiane dhe nga Nju Jorku. Ku së fundmi, në kujtim të tij, muajin e kaluar në Tiranë, figura e Mit’hat Frashërit erdhi e plotë, pasi Insituti “Lumo Skëndo” ka botuar 3 vepra nga korpusi i plotë, me një parathënie në tri faqe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, që do të përmbledh gjithë veprimtarinë e plotë në 13 vepra. Ndërkohë që edhe Biblioteka Kombëtare botoi pak kohë me parë revistën “Diturija” të themeluar nga Mit’hat Frashëri në një botim të posaçëm. Dr. Skënder Myrtezani, i cili ka hulumtuar vazhdimisht për figuren e Mit’hat Frashërit, nxorri edhe një her në pah vdekjen e mistershme të Mit’hat Frashërit, në një hotel të Nju Jorkut. Veprimtari i njohur dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, në Detroit, zoti

Korrik-Dhjetor 2018 Ekrem Bradha tha se: “Jo vetëm në kohën kur u përfshi në përpjekjet e mëdha të Rilindjes kombëtare për emancipimin kombëtar dhe individual të shqiptarëve, por edhe në çdo moment tjetër të veprimtarisë së tij publicistike, diplomatike dhe politike, Mid’hat Frashëri spikati prej orientimit të tij pro-perendimor dhe qasjes vizionare ndaj marrëdhënieve të privilegjuara me aleatët tanë të çdo kohe, sot, partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Në këtë kontekst, atdhesimi i eshtrave të këtij patrioti të shquar, lipset të jetë një moment përbashkimi, solemniteti dhe krenarie për të gjithë diasporën shqiptare në SHBA, sikundër duhet të kthehet në një shprehje dinjitoze mirënjohje për tokën e bekuar amerikane që i qe banesë e fundit për 69 vjet dhe një moment kremtimi të marrëdhënieve historike shqiptaro-amerikane”, tha ai. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Tiranë, dhe Kryetari i Bektashinjve të Maqedonisë, Arben Sulejmani, i vetmi përfaqësues shqiptar nga Maqedonia, nderuan me pjesmarrjen e tyre në emër të besimit fetar të Mit’hat Frashërit. Një vlerësim të madh për Mit’hat Frashërin bëri edhe Famullitari i Kishës “Zoja Pajtore” në Michigan, Dom Nue Gjergji: ”Është jubileu i 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, të cilit Mid’hat Frashëri ju bë kryetar dhe udhërrëfyes, së bashku me Atë Gjergj Fishtën dhe shumë atdhetarë të tjerë, që mundëson në kuadrin më të denjë të mundshëm, dërgimin në atdhe të eshtrave të tij. Kjo ngjarje është një nga më të rëndësishmet e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. Në ceremoninë që shënon këtë ngjarje, të zhvilluar në New York, për dergimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit që të prehen në varrezat monumentale të vëllezërve Frashëri, në Kodrat e liqenit në Tiranë, pranë babait dhe xhaxhallarëve të tij, jo larg vendit ku prehen edhe eshtrat e personalitetit tjetër të shquar, Faik Konicës, foli Imam Tahir Kukaj nga Qendra Islame në Staten Island – Nju Jork. Në emër të kishës ortodokse të Shën Nikollës në Kuins – NY, përshëndeti

këtë ceremony Atë Nathan Preston. Në fund bashkëkombasit tanë, përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, pas bekimit dhe lutjes fetare nga të katër klerikët, Baba Edmond Brahimaj, nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Tiranë, Famullitari i Kishës “Zoja Pajtore” në Michigan Dom Nue Gjergji, Imam Tahir Kukaj nga Qendra Islame në Staten Island – Nju Jork, Atë Nathan Preston i Kishës ortodokse të Shën Nikollës në Kuins – NY, bënë nderimet e fundit pranë arkivolit të eshtrave të Mit’hat Frashërit, mbuluar me flamurin kuq e zi, të shoqëruar me një frymë vëllazërie, qytetarie, dinjiteti dhe atdhedashurie, virtyte që karakterizuan në shkallën më të lartë edhe figurën e Mid’hat Frashërit, dhe kthimin e tij në atdhe. Uk Lushi, nga Kosova, shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se: ”Mëmëdheu shqiptar po e heq edhe një njollë të zezë nga fytyra. Sot, nën kujdesin e qeverisë shqiptare dhe në përcjellje madhështore nga shqiptarët e Amerikës, u nis për në banesën e fundit eternale në atdhe njëri nga misionarët më të merituar të shqiptarizmës— Mid’hat Frashëri. Kur njeriu bën vepra të mira, ndonjëherë, historia mund të vonojë të jep vlerësimin e duhur, por vlera e veprave nuk mund të mbahet e fshehtë përgjithmonë dhe dikur do të shkëlqejë me krejt dritën e saj. Veprat e Mid’hat Frashërit do të jenë llampa ndriçuese për gjeneratat e tashme dhe të ardhme shqiptare. Unë e di që na e ke falur gabimin me ty dhe plot bashkatdhetarë si ti. Uroj që të kemi mësuar nga gabimet.” Lamtumirë dhe pusho i qetë në dheun e bekuar të Shqipërisë, patriot!”, shkruan Uk Lushi. “Mid’hat Frashëri, i njohur edhe me emrin e letrave Lumo Skëndo, lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949. Ai la gjurmë të pashlyera si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar”, tha Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës, i cili dy ditë më parë përgatiti edhe një vështrim mbi jetën e Mid’hat Frashërit, dhe erdhi enkas për ceremoninë e zhvilluar sot në New York.


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

17

Takim i shqiptarëve me Papën, për kujtimin e Skënderbeut:

INTERVISTË E PROF. DOMENICO MORELLIT Papa Françesku u takua sot, në orën 17.00, në Sallën Klementine, në Vatikan, me një delegacion prej 200 shqiptarësh, ardhur në Romë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Hero i Kombit shqiptar. Në delegacion bënin pjesë kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani; Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi; kreu i Bashkësisë myslimane, Skënder Bruçaj, kreu i Bashkësisë së Bektashive të botës, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zonja Majlinda Dodaj, organizatore e takimit; kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë Durrësi; Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv metropolit i kryedioqezës Shkodër-Pult; ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli; ipeshkvi i Dioqezës arbëreshe të Ungros, në Kalabri, imzot Oliverio Donato, ipeshkvi i Horës së Arbëreshëve në Sicili (dioqezë arbëreshe), imzot Giorgio Demetrio Gallaro dhe një grup i madh artistësh shqiptarë, që sonte dha një koncert në Teatrin Argjentina, në Romë. Gjergj Kastrioti, siç dihet, ishte mbrojtës i lirisë së popullit të vet dhe i mbarë krishterimit në Evropë, gjatë periudhës së Perandorisë Otomane e pati marrëdhënie me pesë Papë: Eugjenin IV, Nikollën V, Kalistin III, Piun II dhe Palin II. E dëshmon këtë afresku me portretin e Heroit, që ruhet akoma në fasadën e një pallati pranë Qurinales, dikur seli papnore. Mbi këtë takim, Sergio Centofanti i drejtorisë editoriale të Vatican-News bisedoi me profesorin italo-shqiptar Domenico Morelli, që pati marrë pjesë edhe në audiencën me Shën Palin VI, në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit:

Qëllimi i takimit? Dëshirojmë, sidomos, t’i përcjellim përshëndetjen tonë Atit të Shenjtë e, posaçërisht, të dëgjojmë prej Tij një fjalë mbështetjeje, nxitjeje që të shkojmë përpara, që kujtimi i kësaj figure, e cila ia doli mbanë t’i bashkojë të gjithë princërit e Shqipërisë, t’i bashkojë rishtas mbarë shqiptarët e shpërndarë nëpër botë, për ta ruajtur identitetin e tyre e, njëkohësisht, të angazhohen për t’i mbrojtur vlerat tipike për këtë bashkësi.

Kush ishte Skënderbeu? Skënderbeu ishte një nga prijësit e mëdhenj të epokës pa dyshim, më i madhi i Shqipërisë - i cili, që nga viti 1443 e deri më 1468, duke bashkuar forcat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe me ndihmën e gjithë Perëndimit, e me mbështetjen e pakursyer të Papëve - arriti t’i vinte pritë të pakapërcyeshme pushtimit turk drejt perëndimit. Kujtohet, pra, për këto bëma. Prandaj me të drejtë, Papët e quajtën “Athleta Christi”, sepse mbrojti qytetërimin perëndimor e, posaçërisht, fenë e të krishterëve në Evropë.

Ç’mund të na thoni për situatën aktuale në Shqipëri? Shqipëria, me ngadalë, por edhe me forcë të madhe, po përpiqet të hyjë në Bashkimin Evropian e t’i kapërcejë vështirësitë tradicionale, tipike për shoqëritë pas-komuniste.

Papa Françesku me delegacionin shqiptar

Papa Françesku me një grup shqiptarësh të Horës ë Arbërshëve të Sicilisë

E situata ekonomiko-shoqërore, si paraqitet? Është në zhvillim, sepse ka shumë emigrantë shqiptarë, që punojnë nëpër botë - në Itali, për shembull, janë 500 mijë vetë - të cilët dërgojnë shumë fryte të punës së tyre. Pastaj bëhen përpjekje të investohen në disa fabrika, por sidomos në industritë moderne, si ajo informatike. Në këtë këndvështrim duhet thënë se Kisha katolike po kryen një veprimtari shumë të rëndësishme në fushën shëndetësore e atë të formimit të të rinjve, pa bërë asnjë dallim. Vijnë pastaj, marrëveshjet me universitetet italiane, si Universiteti Katolik i Zemrës së Krishtit e ai i Tor Vergata.

Cili është roli i bashkësisë katolike në Shqipëri? Është të dëshmojë vlerat e krishtera, pjesë e pandarë e historisë dhe e kulturës shqiptare të cilat, në një fare mënyre, u lanë mënjanë, për shkak të pushtimit otoman një herë e të diktaturës komuniste, më pas. Veç kësaj, bashkësia katolike promovon vlerat e krishterimit dhe thirrjen evropiane të vendit, përmes edukimit në shkollat katolike, që ndiqen shumë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Dëshiron, pra, të jetë dritë e t’i edukojë shqiptarët me frymën e vlerave të vëllazërimit. Vlera që, edhe gjatë persekutimeve, nuk u shuan kurrë, sepse edhe në fshehtësi, gjatë diktaturës komuniste, shqiptarët vijuan të besojnë, familjet vijuan t’u mësojnë fëmijëve katekizmin, Skënderbeu vijoi të quhet “Athleta Christi”, edhe pse gjithë kjo u pagua me gjakun e shumë martirëve!


18

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

Nipi i dom Lazër Sheldisë viziton dhe vendos lule në varrin e axhës së tij në New York mbas shumë vitesh Këto ditë ishte për një vizitë në kishën katolike shqiptare Zoja e Shkodrës dhe kishën katolike amerikane italiane shën Lucia meshtari i ri dom Nikolin Toma (Sheldija), i cili kishte ardhur nga Shkodra, për të rikthyer në vendlindje dorëshkrimet e axhës së tij meshtarit dom Lazër Sheldija. ■ Klajd Kapinova

Në kishën amerikane italiane dom Nikolini u mirëprit nga meshtari shqiptar dom Nikolin Pergjini, i cili prej disa vitesh shërben si famullitar në këtë kishë klasike italiane, duke thënë meshën në shumë gjuhë të botës, për komunitetin e madh multi etnik këtu. Dom Nikolini, sapo ishte kthyer nga një udhëtim dhe vizitë në kishat katolike shqiptarë të shën Palit e shën Pjetrit në Rochester Hills dhe kisha katolike Zoja Pajtore e Shqipërisë në Detroit të shtetit të Michigan-it, ku është takuar ngrohtësisht me meshtarët, dom Fred Kalaj dhe dom Ndue Gjergji, respektivisht. Të dielën e kaluar nipi i dom Lazër Sheldisë, famulliatri i Shkrelit të Malësisë së Madhe, dom Nikolini kremtoi një meshë për komunitetin shqiptar pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York. Ditën e marte mbasdite ai u takua dhe zhvilloi një bisedë të ngrohtë në zyrat e famullisë me meshtarin, liderin dhe aktivistin e palodhur të komunitetit katolik shqiptar të përndershimin dom Pjetër Popaj dhe shoqëruesit e mikut nga Shkodra aktivistët e komunitetit tonë, studiuesi dhe publicisti Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova editor i revistës kulturore Jeta Katolike, e cila botohet në New York prej vitit 1966. Me një mikpritje tradicionale bujare si në sofrat e njohura tipike shqiptare deri me raki të mirënjohur nga Skrapari, dom Pjetri, në fjalën e tij, mbasi falën-

deroi meshtarin për vizitën, e njohu atë me historinë e kishës katolike shqiptare në New York. Ndër të tjera, dom Pjetri foli fjalë shumë të mira për meshtarin dhe mikun e tij dom Lazër Sheldinë, për të cilin ruante shumë kujtime të bukura. Ai tha se dom Lazri dhe mons. dr. Zef Oroshi vinin nga Shqipëria e cila ishte e mbyllur dhe shtypur dhunshëm nga komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës, e cila brutalisht kishte ndaluar ushtrimin e fesë, dhe po masakronte klerin katolik dhe popullin shqiptar, duke e kthyer Shqipërinë në shtetin e vetem ateist në botë. Meshtari Popaj, shtoi se: “Dom Lazri i donte shumë shqiptarët këtu, sepse kishte mall për vendlindjen. Ai kishte një zemër të pastër dhe shumë

Dom Nikolin Toma (Sheldija) dhe Tomë Mrijaj

bujare. Meshtari kishte një pasion për letërsinë dhe në veçanti për poezinë. Ai shkruante poezi dhe kishte dëshirë t’ia lexonte miqëve të tij, që vinin për ta vizituar në shtëpinë e tij. Dom Lazri i donte librat dhe kishte një bibliotekë shumë të pasur. Kur dom Lazri kaloi në amshim, një ditë famullia ku ai shërbente na telefonoi që të merrnim librat e bibliotekës së tij, të cilat i ruajmë edhe sot në kishën tonë në këtë dhomë që ju shihni tani. Dom Lazri, kishte një ëndërr të madhe për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët rreth shtëpisë së Zotit. Ai ishte një mikpritës dhe bujar shembullor. Çdo emigrant që ka shkuar për të kërkuar ndihmë tek ai, i ndihmonte pavarësisht besimit fetar që ata kishin, mjafton që ata të ishin shqiptarë, sepse e kuptonte shumë mirë se rruga dhe mundimet e emigrantëve nuk kanë të sosur… Zona e Sheldisë së Shkodrës nga ai vinte, ka nxjerrë shumë meshtarë të nderuar dhe respektuar në trojet shqiptare dhe jashtë saj. Një prej tyre jeni edhe ju dom Nikolin, që po ecni nën shembullin e axhës tuaj, duke shërbyer si meshtar në Shkrel të Malësisë… Zoti ju ndihmoftë dhe ju falënderojmë edhe një herë për vizitën tuaj!” Gjatë gjithë kohës së udhëtimit me makinë drejt varrezave katolike në Saint Raymond’s Cemetery (… is a Roman Catholic cemetery at 2600 Lafayette Avenue in the Throggs Neck and Schuylerville sections of the Bronx,


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

Dom Nikolin Toma (Sheldija, Dom Pjetër Popaj dhe Tomë Mrijaj

New York City, United States), studiuesi dhe publististi Tomë Mrijaj tregonte episode me shumë kujtime plot emocione të bukura, që ai kishte përjetuar gjatë bisedave me meshtarin dom Lazër Sheldinë dhe mikun e dashur të tij mons dr. Zef Oroshin (1989-1912), themeluesin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare, Qendrës Shqiptare dhe revistës kulturore Jeta Katholike Shqiptare (1966, sot vijon të botohet me emrin Jeta Katolike). Për më tepër, studiuesi dhe publicisti Mrijaj, në një monografi historike shkencore kushtuar klerikut në emigracion mons. dr. Oroshit, me titull: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi një jetë e shkrirë për Fe e Atdhe”, (Jetëshkrim), New York, 2009, për jetën dhe veprimtarinë fetare e atdhetare të meshtarit dom Lazër Sheldija, për herë të parë, ka shkruar një jetëshkrim historik prej 20 faqesh, të botuar në librin e cituar më lart. Studiuesi Mrijaj, ndër të tjera tha, se: “Dom Lazër Sheldija, mbas 10 vitesh si misionarë në shërbim të Krishtit në Brazil (Amerika e Jugut), niset me një vizë turistike për në SHBA. Ishte vera e vitit 1973, kur ai zbriti për herë të parë në Californi, i ftuar nga një ish shok i klasës kur ishte me studime në Itali. Sërisht, me avion ai niset për një udhëtim drejt New York-ut, ku qëndron për disa muaj tek disa miq dhe të njohur të tij në Brooklyn dhe Manhattan. Meqenëse dom Lazri kishte ardhur për vizitë turistike, vendos të jetoj në SHBA, nga dëshira e madhe për të qëndruar pranë bashkëkombasve të vet, mbasi në Brazil nuk kishte pasur fatin të njihet me shqiptarë. Mbasi i rregullon dokumentet e nevojshme të rezidencës, ai stabilizohet (vendoset) në fillim në

Brooklyn pastaj në Bronx, NY, ku fillon ti shërbyei komunitetit katolik shqiptar në New York, në kishën amerikane Holy Rossary në Eastchester Road, Bronx, NY. Ai u interesua për formimin e Qendrës së Dytë Katolike Shqiptare shën Pali e Shën Pjetri, gjë që e vazhdoi

19

deri sa humbi jetën tragjikisht. Për këtë tragjedi të madhe mediat ameikane kanë shkruan shumë…” Falë bujarisë së tij karakteristike tipike shqiptare Tomë Mrijaj na fton për një vizitë në shtëpinë e re në Upstate New York, të cilin meshtari mik nga Shkodra e bekoi mbas vizitës së tij. Dom Nikolin Toma (Sheldija), është nipi i meshtarit dom Lazër Sheldia, të arratisur nga Shqipëria gjatë komunizmit. Ai mbas shumë vitesh viziton dhe vendos lule në varrin e axhës së tij në New York. Dom Nikolini, është meshtar në kishën e Shkrelit dhe njëkohsisht kryen detyrën e Vikarit të Përgjithshëm, pranë Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës, ku shërben kryeipeshkëvi arbëresh Shkëlqësia e Tij imzot Angelo Massafra.

Kush është seminaristi i arratisur nga komunizmi dom Lazër Sheldia (1928-1988)?

Ai ka lindur më 15 janar 1928, në fshatin Sheldi, jo shumë kilometra larg nga qyteti i Shkodrës. Poeti i embëlsisë, martiri i shenjtë dom Ndre Zadeja, duke pikatur talentin dhe zellin për libra të Lazrit të vogël e ndihmon për të vijuar studimet për meshtari në Shkodër. Në vitin 1941 ai filloj jetën studentore si seminarist jezuit, ku del me rezultate shumë të mira në mësime. Me mbylljen e seminarit, pas ardhjen në pushtet nga komunistët ateist, studenti Sheldia rregjistrohet në gjimnazin e shtetit dhe më vonë bëhet mësues. Meqenëse në shkollë ai fliste për vlerën pozitive të doktrinës kristiane, ai bie në sy të forcave të Sigurimit të shtetit komunist, të cilët e kishin futur në rreth të kuq për ta arrestuar. Duke e nuhatur rrezikun që e priste, ai mendoi të arratisej nga Shqipëria. Dhe një ditë ëndrrën e bëri realitet, duke shkuar drejt botës së lirë në ish Jugosllavi dhe më pas në vitin 1954 shkon në Vjenë (Austri). I riu Lazër për tu bërë meshtar shkon në Itali, ku regjistrohet në Universitetin e Urbinos, Propaganda Fide. Në vitin 1960 ai bëhet meshtar. Duke parë nevojën e emigrantëve për meshtarë Selia e Shenjtë e emron meshtarë kapelan i shqiptarëve për Europën Perëndimore.

Tre vjet më vonë, në vitin 1963 ai dërgohet si misionar i Krishtit në arkidioqezin e Rio De Janeros në Brasil, ku punoi deri në vitin 1973. Në muajin mars të vitit 1973 dom Lazri vjen në Californi (SHBA), ku qëndron 6 muaj dhe më pas udhëton drejt New Yorkut. Nga viti 1973-1988, qëndroi në New York, ku për 15 vjet i shërbei komunitetit amerikan dhe shqiptar, në kishën Holy Rossary, në Eastchester Road, Bronx, New York. Më 22 nëntor të vitit 1988, ai gjendet i vdekur në shtëpinë e tij nga Policia e shtetit të New York. (NYPD). Ai varroset me nderime dhe respekt nga komuniteti shqiptaro amerikan, në varrezat katolike në Saint Raymond’s Cemetery, Bronx, NY. Në rrasën e varrit të misionarit të Krishtit dom Lazër Sheldia gjendet e shkruar në shqip ky epitaf: “Në Përkujtim të Përjetshëm të Misionarit Katolik.” Më 30 qershor 2005, në fshatin e lindjes në Sheldi të Shkodrës, u përurua monumenti i martirëve, që kanë shërbyer në Sheldi, ku tre pëllumba të bardhë simbolizojnë tre meshtarët: Dom Ndre Zadeja, dom Dedë Maçaj dhe dom Lazër Sheldia.


THE SAINTS ON PURGATORY

20

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

[Judas Maccabeus] took up a collection . . . to provide for a sin offering. In doing this he acted very well and honorably, taking account of the resurrection. For if he were not expecting that those who had fallen would rise again, it would have been superfluous and foolish to pray for the dead. 2 Maccabees 12:43-44

By Charles McKinney

When loved ones die, many people experience, in addition to grief and loneliness, a concern over the state of those loved ones, particularly if those departed souls weren’t the saintliest people in their lifetime or if they died sudden, unprovided deaths. What has become of these souls? Those who are left behind wonder. The Church has always taught the existence of Purgatory, a place or state of existence after death, where, if necessary, we’re cleansed of any remaining effects of our sins and made ready to enter into Heaven. Moreover, as Scripture attests, our prayers and sacrifices can be of immense spiritual help to the persons undergoing this purification process; we can pray for specific persons, such as deceased loved ones, or for the souls in Purgatory in general. Because God loves us and wants

us to be with Him in Heaven, there must be some opportunity for us to finish being healed, or purged of our sins, after death, should this be necessary. This cleansing process is what we call Purgatory. The saints believed without reservation in this reality. They themselves, because of their immense love of God, were ready to enter Heaven immediately after death, but they were mindful of those who were not as fortunate; after all, this is one of the signs of true love: caring for those in need, whether that need be physical or spiritual. St. Elizabeth of Portugal, who reigned as queen of that country at the beginning of the fourteenth century, had a much-loved daughter named Constance. The young princess died very suddenly after being married, causing Elizabeth and her husband, King Denis, much

grief. Soon after this, a hermit came to the queen with a shocking story: while he was praying, Constance had appeared to him, beseeching him to take a message to her mother. She was suffering terribly in Purgatory and would remain there a very long time unless Mass was offered for her each day for a year. The king responded, “I believe that it is wise to do that which has been pointed out to you in so extraordinary a manner. After all, to have Masses celebrated for our dear deceased relatives is nothing more than a paternal and Christian duty.” Elizabeth accepted this advice, and arranged for the Masses to be said by a holy priest. One year later her daughter appeared to her, clothed in a brilliant white robe, and said, “Today, dear mother, I am delivered from the pains of Purgatory and am about to enter Heaven.” St. Elizabeth gave thanks to God and expressed


Korrik-Dhjetor 2018

her gratitude by distributing alms to the poor. A number of saints (plus other mystics and visionaries) have allegedly seen Purgatory (and also Heaven and Hell). St. Frances of Rome was granted such a vision; she said that it consists of three levels. The lowest level is like a vast burning sea, where the persons undergo various sufferings related to the sins they committed on earth. The middle level is less rigorous, but still unpleasant. The highest level of Purgatory is populated by those who are closest to being released. These persons suffer mainly the pain of loss: that of yearning for God and of not yet truly possessing Him. There’s consolation in all three levels, but especially in the highest. The souls in Purgatory know that, sooner or later, they’ll be with God in Heaven and that all their present sufferings are valuable and redemptive. Other saints and visionaries confirm this description, adding that our prayers and sacrifices — because they’re freely given — are immensely helpful to those in Purgatory, for God greatly values each one of our freely offered sacrifices, no matter how small. Some mystics have supposedly learned that when we pray for specific persons who are in Purgatory, they see us at that instant and are strengthened by the knowledge that we’re remembering them. Many of the saints are said to have had experiences that confirmed the Church’s teaching on Purgatory. For instance, St. Louis Bertrand, a seventeenth-century priest, offered Masses, prayers, and sacrifices for his deceased father until finally he was granted a vision of his entry into Heaven. This happened only after eight years of prayer on his part. In the twelfth century, the famous Irish bishop St. Malachy learned that his sister was destined to suffer a long time in Purgatory, for she had lived a very sinful life before repenting; his

prayers eased her sufferings, but did not significantly lessen her time there. In the fifteenth century, the sister of St. Vincent Ferrer appeared to him as she was about to enter Heaven and revealed that had it not been for the many Masses he offered on her behalf, her time in Purgatory would have been much longer. A story is told about St. Teresa of Avila in this regard. A priest she knew had just died, and God revealed to her that he would remain in Purgatory until a Mass was said for him in the chapel of a new Carmelite house that was to be built. Teresa hurried to the site and had the workmen begin raising the walls of the chapel immediately, but as this would still take too long, she obtained permission from the bishop for a temporary chapel to be erected. Once this was done, Mass was celebrated there, and while receiving communion, Teresa saw a vision of the priest thanking her most graciously before entering God’s kingdom. Showing concern for the dead and the dying is a great sign of love. Bl. Raymond of Capua, the biographer of St. Catherine of Siena, wrote that she attended her father, Jacomo, during his final hours. Learning in a revelation that this holy man nonetheless would require some purification in Purgatory, Catherine begged God to let her suffer pains of expiation on his behalf so that he might enter Heaven immediately. God agreed; Jacomo, who had been suffering greatly, thereupon experienced a happy and peaceful death, while Catherine was seized with violent pains that remained with her for the rest of her life. Raymond witnessed her suffering, but he also took note of her incredible forbearance and patience, along with her great joy on her father’s behalf. An incident from the life of the Italian priest Padre Pio indicates that souls in Purgatory may request our

Jeta Katolike

21

prayers. One day in the 1920s, he was praying in the choir loft when he heard a strange sound coming from the side altars of the chapel. Then there was a crash as a candelabra fell from the main altar. Padre Pio saw a figure he assumed to be a young friar. But the figure told him, “I am doing my Purgatory here. I was a student in this friary, so now I have to make amends for the errors I committed while I was here, for my lack of diligence in doing my duty in this church.” The figure said that he had been in Purgatory for sixty years, and after requesting Padre Pio’s prayers, he vanished. Many other souls in purgatory are said to have asked for his assistance, including four deceased friars sitting around the fireplace in a state of great suffering; Padre Pio spent the night in prayer, securing their release. Other saints are said to have had similar experiences, including St. Odilo, the eleventh-century abbot who began the practice of offering Mass for all the souls in Purgatory on what is now known as All Souls Day, the day after the feast of All Saints. Our prayers for those who suffer there can be spiritually valuable to them. Because the saints believed in both sin and redemption, mercy and justice, they also acknowledged the existence of Purgatory and did everything possible to relieve those undergoing purification there. As the saints were far more conversant with the ways of Divine Providence than any of us could honestly claim to be, we would do very well to follow their example. Art for this post about the saints on purgatory: Detail of An Angel Frees the Souls of Purgatory, Ludovico Carracci, circa 1610, PDUS author’s life plus 100 years or less, Wikimedia Commons. Cover of Saintly Solutions used with permission.


22

Biopoetika e Dalan Luzajt: Art me potencial të lartë mbijetese

Jeta Katolike

Vepra me poezi të zgjedhura nga krijimtaria e deritanishme e poetit Dalan Luzaj, “Edhe të tjerët kanë vuajtur”, nuk lë shumë vend për kompromis brenda parametrave aktivë të realitetit poetik, për të parashikuar rrjedhën që e shtynë këtë poezi drejt mbijetesës në

■ Gjekë Marinaj, PhD

letërsinë shqipe dhe më gjerë. Avancimin e Luzajt, nga një krijesë njerëzore në një krijues njerëzor mund ta kuptojmë më mirë po të futemi në botëkuptimin e dy ideve të rëndësishme, të Charles Darwin-it. Në të parën parashikonte se një ditë do hidhet dritë mbi origjinën e njeriut. Në të dytën argumentonte që nëse mjerimi nuk vjen nga ligjet e natyrës, por nga institucionet tona, atëherë mëkati ynë është vërtet i madh. Në rastin tonë, ““Edhe të tjerët kanë vuajtur”” është një simbol që prezanton si bollësinë e dritës natyrale ashtu edhe pengimin e funksionit së saj nga errësira institucionale. Ky simbolizëm merr përmasa më kolatike kur kthehet në një rrëfim të ndërgjegjshëm autorial. Nga kjo rrëfenjë lirike, mund të vërejmë se poeti i pat dhënë fund, që në rini, shpresës për një dritë magjike, fuqia e secilës do të ishte e mjaftueshme për të depërtuar errësirën që gjendej përreth dhe mbi trupit të tij. Fakti që kemi këtë libër kaq cilësor në dorë, tregon se poeti e kuptoi që herët në jetë se epiqendra e dritës më të vërtet natyrale nuk duhej kërkuar në hapësirat përreth, por brenda në thellësi të vetes. Që nga ajo ditë, poeti ia ka besuar zëmrës krijimin e poezisë dhe ajo ka kompozuar një mrekulli biopoetikë për ne, të cilën mendoj se historia do e marrë me vete, për sa kohë që njerëzimi të ketë nevojë për dobinë e artit poetik. Potenciali i lartë për mbijetesën e arsenalit poetik të një autori, mund të fillojë por nuk

Korrik-Dhjetor 2018

mbaron tek zemra. Për këtë Luzaj është më se i ndërgjegjshëm. Dedikimi i tij për një gjithësi artistike nuk është rastësi. Ndërthurja e rregullt dhe e këndshme artistike që zotëron në poezinë e tij është rezultat i një kombinimi teknikash dhe njohurish të avancuara që reflekton përballje konstante me sfidat esenciale të jetës së përditshme. Sfida që rezultojnë në një emërues të përbashkët midis poetit dhe popullit për të cilin shkruan. Ja si Poeti Adnan Mehmeti e kompozon shumën e këtyre sfidave: “Poeti i njohur shqiptaroamerikan Dalan Luzaj, i gjendur mes dy kontinenteve, e kthen oqeanin në një urë lidhëse me poezinë e tij plot dhimbje njerëzore. I guximshëm, i sinqertë në jetë e krijimtari, i paepur, i durueshëm dhe komunikues, ai guxon të përballet me vështirësitë dhe sfidat e jetës, për të vazhduar pareshtur në të krijuarit e një poezie thellësisht lirike, ndër më të bukurat në letërsisë shqipe.” Ky njësim rrënjësor, poet – lexues, ka iniciuar një evolucion të harmonishëm artistik në punën e poetit, duke konstatuar se elementet estetike luajnë rol instrumental në platformën që ndërlidh ndjenjën e kënaqësinë me shijen e së bukurës. Impulset artistike dhe horizonti kulturor, që në një anë shfaqen si dukuri disi empirike, në anën tjetër na jepen si linja grabutiale që përçojnë energji centrifuciale në favor të kontrastit të së mirës dhe të keqes brenda kornizës së filozofisë dhe etikës së poetit. Shtyrja e kësaj vetëdije drejt një konsultimi të vazhdueshëm me emocionet, për t’u paraqitur sa më i ekuilibruar në varg, është paralelisht një indikativ shtesë i komunikimit të përqendruar ndërpersonal dhe orientimit publik të Luzajt. Tërësia e këtyre cilësive biopoetike, është argumenti im, ka potencial të lartë sigurie se krijimtaria poetike e Luzajt do të mbetet pjesë e pandarë e vazhdimësisë së jetës artistike shqiptare. ”Edhe të tjerët kanë vuajtur” na rikthen tek bindja e hershme se shkencat dhe artet ndërlidhen natyrshëm, në forma e kohë të ndryshe, për të rikonsoliduar nevojën e bashkëpunimit midis këtyre entiteteve në shërbim të orvatjeve njerëzore për të përballuar sfidat drejt fenomeneve të panjohura, ose të panjohura deri

në fund. Sipas Teorisë së Evolucionit të Darvinit, kur grupet e organizmave arrijnë t’i përshtaten mjedisit, të ambientohen me tjetërsimin e kushteve të mjedisit në vazhdimësi të kohës, shanset e tyre për të mbijetuar bëhen shumë më të mëdha. Pra, ashtu siç kodohen ndryshimet në sistemin gjenetik tek organizmat, edhe poezia e arrirë, si kjo që kemi në dorë, bëhet pjesë e kromozomeve të një populli drejt progresit të jetësor. Poezia e Luzajt kualifikohet si e tillë sepse është poezi që rrjedh natyrshëm nga zemra e poetit tek ajo e njerëzve dhe anasjelltas. Ajo duket aq e pandashme nga njeriu shqiptar sa na krijon përshtypjen se fjalët e poetit janë pjesë e rruazave të bardha të gjakut në arteriet tona; janë kripa në ujin e gjëndrave të nënlëkurës tonë; janë dritë në fuqinë tonë optike shkrirë në ligjet e të parit. Mbi të gjitha, na duket se janë pjesë e tërësisë së tingujve që dridh lehtë disa nga tejzat tona gjatë kalimit të rrymës së ajrit poetik nëpër to. Mesa duket, të njëjtin mendim ndanë me ne edhe Bashkim Kozeli tek thekson se Dalan Luzaj është një nga poetët më të shquar bashkëkohorë. Sa modern, aq edhe klasik. Poezia e tij është tejet spontane, e cila gurgullon si një ujëvarë dashurie, malli e dhimbjeje njerëzore, që të përpin me magjinë e figurave origjinale dhe të befason me thjeshtësinë e të shprehurit. Dalan Luzaj është një lirik i lindur, ku shpirti i poetit bëhet shpirt i lexuesit”. Kozeli ka të drejtë, sepse këto tipare karakteristike të poezisë së Luzajt janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me qenien tonë, janë pjesë e gjenetikës tonë si popull. Poezia e tij është një biopoetikë e gjallë që shton dinjitet në regjistrin letrar të kohëve. Si e tillë, ajo nuk do mbetet fosil kalimtar i kulturës së popullit tonë, përderisa ekzistenca e tij të jetë në gjendje të akomodojë përshtatjet esenciale të risisë si pjesë e vazhdimësisë së saj. Për ironi të fatit, edhe hipotezat e Darvinit se origjina e njeriut nuk mund të mbetet përjetësisht në errësirë dhe se kur mjerimi nuk vjen nga ligjet e natyrës por nga burokracia mëkatin duhet ta kërkojmë tek vetja, është në akord me fatin dhe

peripecitë e jetës familjare dhe personale të Luzajt. Ja si e përmbledhë domethënien e Luzaj tek ne, fabulisti Bardhyl Mezini: “Poeti Dalan Luzaj, edhe pse i vonuar në madhështinë e tij si poet (për arsyet të cilat tashme janë të njohura tek lexuesi), i ka dhënë letërsisë shqipe dhe lexuesve të saj plot njëmbëdhjetë libra me poezi, të cilët vlerësohen, jo vetëm për nga stili unik i të shkruarit, por edhe për figurat letrare që e përshkojnë poezinë e tij në çdo varg. Për patriotizmin, e sidomos për mallin me dhimbje shpirti ndaj atdheut dhe vendlindjes së tij Vlorës, unë do ta quaja pa mëdyshje poeti i dhimbjes” Sot Luzaj është bashkëkohës i disa prej poetëve shqiptar më të dëgjuar. Unë besoj thellësisht se asnjë poet shqiptar nuk ka jetuar i lumtur si poet dhe në qoftë se ai apo ajo është konsideruar si i privilegjuar nga një forcë apo sistem politik. Por besoj me të njëjtin sinqeritet, se në kuptimin e celebrimit si poet, letërsia shqipe i mbetet shumë borxh poetit Dalan Luzaj. Në vazhdim të këtij mendimi, ndonëse konsensusi i disa shkollarëve është se autobiografia i ka fillimet e saj me letrat e Shën Palit në Dhiatën e Re, unë personalisht mendoj se ajo e ka gjenezën në krijimtarinë e poetëve më të parë të njerëzimit. Ajo ka qarkulluar nëpër të gjitha gjeneratat letrare në forma e kohë të ndryshme. Kësisoj edhe Luzaj, si poet origjinal që gërmon me vetëdije të plotë vetëm në botën e tij, ka bërë mirë që ka integruar nuanca autobiografike në krijimtarinë e vet. Këtë e ka vënë re edhe Mjeshtri i Madh Petrit Stefa, i cili asërton me elokuence se: “Poezia e Dalan Luziat është njëherësh miniere dhe vullkan. Ai, si lasgushian i Labërisë, nxjerr nga jeta e tij kaq shumë dashuri, zemërim, por edhe falje, duke bërë thirrje për një jetë të re, të ëmbël, miqësore e cila për kaq kohe i ka munguar në rinin e tij të shumëvuajtur. Dalani të çlodh duke të nxitur kurajën për të luftuar pareshtur në jetë.” Këtë aspekt e ka trajtuar me kohë edhe Shenjt Agustini në Rrëfimet e tij. Ai i jep çështjes në fjalë përmasa kritike, duke u përqendruar në mendimin se çfarë do të thotë të jesh njeri. Në kërkim të zbulimit të subjektivitetit personal ai


Korrik-Dhjetor 2018

shpalos nën ombrellën e filozofinë së tij ato eksperienca personale që mund të gjeneralizohen apo përvetëson nga secili prej nesh. Një nga mësimet që mund të marrim, si prej tij ashtu edhe prej Luzajt, është ideja e vet perceptimit, e vet njohjes dhe e seleksionimit të përvojave me të cilat vendosim të identifikojmë veten. Fuqizuar nga këto nocione filozofike, Luzaj aktivizon unin e tij poetik duke i dhënë parësi edhe trajtimit vetjak, por gjithmonë duke e parë atë si një realitet i njësuar me atë të lexuesit. Kjo duket qartë që në titullin e kësaj përmbledhje: “Edhe të tjerët kanë vuajtur”. Ai nuk rënkon me primitizëm vetëm për vuajtjet e veta, sepse roli i poetit e shtynë vizionin e tij të shohë përtej këtyre parametrave. Në kontrast, duke e parë veten si një qelizë e popullit të tij, ai e trajton identitetin individual si një besimtar i poezisë dhe shpreson se ajo, si gjini letrare, do të shërbejë si një “perëndeshë” në favor të fatit të njerëzimit. Kur është fjala për virtytet e njeriut që është dhe mbetet njeri, reflektimi mbi këtë vizion e sjellë Luzajn më afër filozofisë së Niçes (Nietzsche). Niçe e shihte njeriun fisnik të pandarë nga esenca e veprave të tij. Sipas tij, edhe nëse një njeri nuk njihet si gjeni, por veprat e tij japin shenja gjeniale, mundësia për të përfituar prej tyre nuk duhet evituar. Poeti Visar Zhiti, bëhet pjesë e këtij perceptimi duke na ftuar indirekt të përfitojmë nga eksperienca poetike e Luzajt: “Duke u lidhur me poezinë, Dalan Luzaj duket sikur i ka dhënë kuptimin që do të donte, jetës së tij. Nën diktaturë, larg, për poetë me fatin si të tij, poezitë ishin si fasha të fshehta për plagët, ndërsa tani i shërbejnë mallit të të ikurit në liri, kujtesës më të vështirë, asaj gjuhësore të shpirtit. Strofa të rregullta, rima e metafora, të gjitha për të mbushur poemën e një mungese të dhimbeshe.” Siç e kam thënë edhe herë të tjera, nëse përpiqemi ta mishërojmë poezinë e tij ashtu siç përpiqet ai të mishërohet me statusin e jetës sonë, përfitimi ynë nga gjenialiteti i tij biopoetik do të ishte vërtet substancial. Ndaj nuk duhet ta shohim këtë frymë objektive si një mision në vetvete. Qëllimi i Luzajt si poet nuk është njohja e tij sipërfaqësore prej nesh, por niveli estetik dhe reflektimi ekfrastik i poezisë së tij në jetën tonë. Unë, në Teorinë e Protonizmit, e quaj këtë proces restitucion. Dhe resti-

tucioni i Luzajt ndaj nesh është një nga virtytet e çmuara që na ofron ky libër. Është një virtyt që na jep hyrje tek një nga idetë më themelore të librit; frymëzimin për të krijuar një shoqëri me njohuri të vetëdijshme e pasione të forta; dhënien e maksimumit për përmirësimin e botës; dhe rezistimin e instinktit që kërkon të përjashtojë gjithçka që nuk përputhet me normat tona apo që na duket si e pazakontë apo mistike. Si e tillë, “Edhe të tjerët kanë vuajtur” është një model i ndjekjes së shumanshme artistike. Dallimi midis të së drejtës dhe të së gabuarës, kthehet në një segment esencial që diskuton në rrugë metaforike fatin e përbashkët të njerëzve në planetin tonë. Ai e trajton me të drejtë këtë çështje, sepse është një asymptote problematike ku harku i drejtësisë njerëzore kërkon ndreqje të menjëhershme. Pavarësisht se Platoni nuk shfaqi kurrë ndjenja të forta solidariteti me poezinë si gjini letrare, Apologjia e tij vuri në shënjestër shoqërinë greke të kohës së dënimit me vdekje të Sokratit, për korruptimin e të rinjve të Athinës. Luzaj, nga ana tjetër, përfaqëson konsekuencat që solli alternimi i domethënies të së drejtës dhe të së gabuarës në shoqërinë shqiptare të periudhës së komunizmit. Pa as më të voglin tentim të krahasoj Dalan Luzajn me Sokratin si figura publike, nuk rezistoj dot pa bërë disa krahasime rreth vuajtjeve të tyre në jetë dhe shkaqeve që i komanduan ato. Nëse Sokrati nuk besonte në perënditë greke dhe predikonte kundër tyre, babai i Dalanit nuk besonte në komunizëm dhe luftonte kundër tyre. Sokrati u dënua me vdekje sepse mësimet e tija konsideroheshin korrupsion që çonte fëmijët në rrugë të liga. Veprimtaria e Isuf Luzajt u konsiderua armiqësore dhe e detyroi të arratisej. Ngaqë Sokrati nuk e pranoi arratisjen, gjeti vdekjen. Luzaj u arratis por familja e tij, përfshi këtu edhe Dalanin, u zhyt në një mjerimin tërësor në internim (institucional). Sokrati nuk e mori kurrë veten shumë seriozisht si filozof, Dalan Luzaj asnjëherë nuk e konsideron veten si poet i madh. Sokrati u mundua ta mbronte veten në gjyqin e Athinës duke bërë pyetje, Luzaj e bëri këtë gjatë gjithë jetës duke u detyruar të japë përgjigje. Të dy u dënuan pa faj, kur përkufizimi i të së drejtës dhe të së gabuarës e kishte humbur keq qartësinë. Por siç e shpjegon edhe shkrimtari Ramiz Gjini: “Persekutimi politik gjatë

regjimit komunist, internimi dhe punët e renda e kanë lodhur fizikisht poetin Dalan Luzaj, por nuk kanë mundur ta përçudnojnë shpirtërisht, ta privojnë nga liria për të ndjere me shpirt ashtu siç ndjen një artist; nuk kanë mundur t’ia ndalin udhëtimin e imagjinatës drejte visesh të fisme plot vlera universale për t’i gjet kuptimin gjithësisë, e për ta kthyer në art.” I solla këto ilustrime edhe për të arsyetuar se sa të ligjshme janë ato pak nocione empirike që shpërndahen si damarë të hollë dhimbjesh në poezinë e Luzajt. Damarë dhimbjesh që vinë në poezinë tij si një testament i halleve të përbashkëta me popullin. Ndoshta për këtë veprim do më falte edhe empiristi David Hume, i cili besonte se përvoja, eksperiment dhe ilustrimet janë barometri më preciz për të hedhur dritë mbi njohuritë për faktet.

Një strategji të tillë filozofi Ludwig Wittgensteine e quante lojë gjuhe.” Luzaj përdor labirintet gjuhësore për të nxjerrë në pah disa aspekte jetësore që ndryshojnë në marrëdhënie me kohën. Në “Edhe të tjerët kanë vuajtur” ai e koncepton këtë “lojë gjuhe” si një mekanizëm linguistik që ka potencialin e nevojshëm për të ndërtuar gradualisht bazën e gjuhës së avancuar poetike. Për Luzajn, gjuha poetike është unike, individuale dhe nuk mund të jetë ekuivalente apo reklamuese e disa akteve shoqërore që nuk janë në raport të drejtë me ndërgjegjësinë apo meritat e njerëzve. Për vlerat e kësaj natyrë në poezinë e Luzajt, studiuesja Anila Toto flet në gjuhën e saj: “Poezia e Dalan Luzajt është vazhdimësi e mendimit krijues të një individi me potencial artistik të fjalës, penës dhe artit. Elementët që autori vendos në shërbim të idesë dhe krijimit, janë elemente të jetës, të kthyer në art. Poezia ka rime, vargje të thjeshta, filozofi të pastër dhe ndjenja të bukura. Herë pas here ka shpërthime të ndjenjës, realitet me gjuhë artistike dhe botëkuptim bashkëkohor.”

Toto shton se: “Autori i zgjedh fjalët me shumë kujdes, ndaj dhe vargu rrjedh si ujë burimi. Në të gjitha poezitë autori shkallëzon ndjenjën dhe mendimin me një fjalor të pasur dhe gjuhë të denjë për lexuesin. Kur lexon poezinë e Dalanit, ndihesh personazh i saj, ndihesh se je pjesë e shpirtit të tij human.”

Jeta Katolike

23

Thënë ndryshe, për të arritur një njësim rrënjësor me lexuesin, kërkohet një soj evolucioni që garanton një platformë supreme artistike nga ku mundësohet efekti real i elementeve estetike për të harmonizuar në mënyrë të saktë ndjenjën e kënaqësinë me shijen e së bukurës. Luzaj nuk kënaqet kur dukuritë e realitetit në varg paraqiten jashtë lidhjeve të tyre të ndërsjella deri në atë pikë sa kontradiktat e brendshme ideore nuk gjejnë zgjidhje. Ndaj referencat metafizike në poezinë e tij janë gjithmonë të balancuara dhe me mision konkret në ilustrimin e idesë që tenton të shprehë. Asnjë mendim që na ofron, nuk del jashtë kontureve apo definicioneve të formave poetike të stilit apo fjalorit të tij. Ai beson se obligimi i parë i tij si poet është të shkruaj për fenomenet që beson se janë të drejta dhe të mos bie pre çorientimeve të përkohshme sociale. Biopoetika e Luzajt është aq e individualizuar sa kam bindje se po të fusësh një poezi tipike të tijën në një përmbledhje të tërë antologjike të poezisë bashkëkohore, lexuesi i vëmendshëm do e dallonte atë pa më të voglën vështirësi. Këtë cilësi nuk e hasim shpesh në letërsinë shqipe. Ai arrin të bëjë në poezi atë që bënte dikur Soren Kierkegaard në filozofi. Kierkegaard dhe Luzaj, secili në mbretërinë e vet, kanë të efektshme mjeshtërinë e përdorimit në mënyrë unike të metaforës. Për fuqinë e metaforës së Luzajt kam folur dhe shkruar në raste të tjera, por këtë herë kam zbuluar një cilësi shtesë; përdorimin e metaforës jo vetëm si ilustrim estetik, por në të njëjtën kohë edhe si nerv filozofik, ku i gjithë nënkuptimi i poezisë është i ndërtuar në mbështetje të mendimit filozofik. Luzaj e konsideron veten poet i ndjenjës dhe i figurës, dhe ka të drejtë, por dhuntia e tij prej poeti e bën që në mënyrë natyrale, ndoshta nganjëherë edhe të pavetëdijshme, t’i japë poezisë së tij një degëzim të hollë filozofik që funksionon në poezi ngjashmërisht me sistemin nervor tek njeriu. Për autenticitetin e Luzajt ka konsideratë të lartë edhe poetit Ligor Prifti: “Poezia e Dalan Luzajt është mjaft autentike në llojin e saj. Dalani si poet i ndjeshmërisë njerëzore krijon sipas stilit klasik. Poetika e tij i përmbahet mjaft mirë këtij stili. Ajo dallohet për strofën e strukturuar mirë, për metriken e vargut dhe ritmin e tij dhe për rimën e alternuar të realizuar si rime e plote, por edhe me


24

Jeta Katolike

asonanca. Në figurshmërinë që realizon cilësohet si pasionant i metaforës dhe mjeshtër i ndërtimit te saj.”

Të gjitha këto degëzime artistikefilozofike bëhen linja koherente dhe i japin një jetë të dytë poezisë. Ngaqë ajo është e ndërtuar me figura dhe mekanizma të tjerë — si një pemë e mbushur me lule dhe gjethe të njoma — degët filozofike nuk duken menjëherë, ndonëse nganjëherë shërbejnë edhe si strukturë logjike në vargjet e Luzajt. Në përfundim, dua të ritheksoj se po ta studiojmë “Edhe të tjerët kanë vuajtur” me Teorinë e Evolucionit të Darvinit në mendje, realiteti grabutial dhe krajoa epistemologjike që na ofron pena e Luzajt do ishe edhe më kolatike. Jo vetëm për faktin se poezia e tij është një organizëm i gjallë biopoetik, por më tepër se një studim i kësaj natyre do na frymëzonte të futemi më në thellësi të botës kuptimore të librit, ashtu siç u inspiruan dikur biologët të gërmonin dhe gjenin vlera pafund në origjinën e përzgjedhjes Natyrore të Specieve. Luzaj e ka mbijetuar ambientin e mjeruar mëkatar të shoqërisë nga vjen, sepse ai (dhe origjina e tij) arriti ta fitojë duelin e vazhdueshëm me sfidat e jetës pa i alternuar normat morale dhe kodet etike që ushqen si njeri dhe poet. Mundësitë e probabilitetit që poezitë e këtij libri t’i qëndrojë kohës janë të mëdha. Ato dirigjojnë për ne si perla shumëngjyrëshe apo simfoni poetike, virtualisht, deri në përsosje. Duke rrjedhur natyrshëm me një sinqeritet befasues artistik direkt nga shpirti i poetit për në zemër të njerëzimit, biopoetika e Luzajt ka potencialin të regjistrohet si një fletë e veçantë në historinë e letërsisë shqipe.

Poezi nga Dalan Luzaj

FËMIJËVE

Do harrohen, të gjitha do harrohen. Lumi im bën pjesë në harresë. Aluvionit kohor do mbulohem, Ngadalë kujtimin tim, koha do ta tresë. Mbi barin e shtruar qilim, Ku heshtja vrastare rri shtruar, Ku drurët pa zogj, për trishtim, Janë zgjedhur të rrallë, të harruar.

Çdo vit ju dua mbi varr. Kërkoj të vetmin nderim. Balta e rëndë, nga ju më ka ndarë, Përreth, kudo është shpirti im... I lumtur jam që ju lë pas. Të mirë, të shtuar, bërë përpjetë. Sonilën e babit buzagaz, Në jetë, o djem, ju lë amanet…!

KATERINA

Katerinë e bukur, trupskalitur. Dorëlëshuar Zoti veç me ty. Pleqtë e prillit shtratit sapo ngritur, Bëjnë kryqin mos të të hanë me sy.

Malet prenë djemtë në këmbë. Shpesh harronin rrugën për në kthim. Katerinë e krisur rëndë-rëndë, Herë buzëqeshte, herë ju shkelte synë.

Gjithë qyteti ra në peshë, Diell’ i saj digjte si Sahara. Orë e Katerinës binte pesë, Mekur djemtë rrugëve i la.

Maji i çartur, kurrë s’bën shaka. Një buzëqeshje, një syth, një shpresë, Skllavi zemrën këmbëve ta la, Duke u lutur:- Shkelmë që të vdes!

A besohet djali i përvëluar? A besohet Marsi o njeri? A besohet ylberi i harkuar? Nën diell, dritë e shi mbi ty.

Erdh’ një ditë, u palos një çark. Katerina shkundej nën tërmet. Dy petale ranë e u bënë gjak, Pa trokitur hynë në qytet.

Pluhuri i fluturës së lirë, Djemve u shndriste duarve çdo mëngjes. Tej mërguar, rëndë një manastir, Erdh’ nga larg, e veshi një murgeshë.

NDARJE

Një dorë ngritur lart. Shami e ndarjes: “Lamtumirë!,” Qëndresë e trenit pak nga pak, U ftoh, u vesh me mugëtirë.

Patkonjtë e trenit të rinuar, Qëllojnë mes shinash një refren. E hapi hidhet i nxituar, Zemra ende vend s’po gjen.

Preu treni në kthesë, Dy pika lot nuk di nga ranë. Një ngërç më mbyt, Një mall më ndez, Në ndarje mortja rri më pranë…

LOTI I NXEHTË

Si bëhet rrugë, tek syri i zjarrtë? Si bëhet mall, loti i nxehtë? Kur shkreptin me dritë të artë, Kur dallgëzon, kë s’mbyt ky det?

Pluhuri i hënës nëpër duar, I pastër ngeli gjer më sot. E di që prushi s’të është shuar, Nga kohë e marrë që bëri shqotë.

Oshëtin kujtesa gjer tek ne, Duke pyetur më vjen pranë. T’ju prek, zgjas dorën, por s’më le, Kambanë e orës që na ndanë.

NJË LULE

Korrik-Dhjetor 2018

KTHIM I PAPRITUR

Çeli një lule si një dritë, Si me pambuk sythi veshur. Mesnatën zgjodhi që u shqit, Mëngjesi priste duke qeshur.

Kam kohë. Sa kohë kam pa Ju parë? I madhërishmi çast trokiti. Me dhjetëra vite ngelëm ndarë, Me qindra vjet, kjo zemër priti.

KUR U LARGUA BABAI

Sa kam kërkuar nëpër qiell, Ku flatrat Ti shpalos mbi tokë, Herë gjysmë hënë, herë gjysmë diell, Për të vështruar ç’bën kjo botë.

E bukur lindja, përtëritje. Shkojmë mesditës pa shqetësuar. Ta quajmë jetën një shëtitje, Apo një luftë të pa mbaruar? Ka kohë që miqtë po më largohen. Dielli vishet, zhvishet si në vjeshtë. Në kocka ndryshku po më shtohet, O dhimbje e marrë, të lutem heshtë!

Po shthuren kohët edhe malli. Nuk gjeta fre ta bëja zap. Me një çekan s’pëmbyset mali, Ti shkon e vjen, Unë zënë në lak.

I ndau degët lisi plak. U nda gjaku, më larg se kurrë. Çdo ditë që vjen, një vit bën larg, I rrallë ky gjak, pa një pikë ujë.

Urrejtja rritet kur ushqehet, Me gjak të prishur, blozë të nxirë. S’ka vend në sy, ku të fshihet? Se shpirtin helmi ka përpirë.

Rëndohen sendet, rrugët zgjaten, Të renë kollë, s’di kush ma solli. Më thosh im atë, kur zgjohej natën, Notoj në djersë, si mes një gjoli.

Nga nata shqyhej e përgjakur, Një ditë e re që skuq tek rri. Ju fik çdo dritë,dy shekuj zgjatur, Ky mal i lartë në krahët e mi.

BUKURIA NË LETËR

O bukuri, u bëre letër. Asnjë vit s’të rri në shpinë. U rrit kjo botë, u bë e vjetër, Ti ende qesh fotografinë.

Të ndjeja kur të çeli zemra, Shpalose flatrat në fluturim. Bëjnë krah dëshirat, ëndrra, Pranverës dielli s’ka perëndim.

Sa sy e pyesin bukurinë? Në ato vite ku ju gjetën? E zbukuron një dallgë rininë, Çdo valë e ka brenda të fshehtën.

Shkëlqeve plot nur femre. Qytetit hyre në çdo shtëpi. Kujtim të bukur, i le çdo zemre, Të ruajnë ata, siç ruaj Unë Ty.

Si të ranë gjethet për një muaj? Gjakun treti leuçemia. Po fle, ndaj s’dua që të zgjuaj, Mes librit qesh fotografia.

Kush Ju dërgoi, o zemërartë? O flokë korb, si syri i zi, Po s’pate krah, s’ke si bën lart, Të mbërrish atje, ku mbledh stuhi.

Ju që shpërndani kaq mirësi, O Shenjtëreshë, o mike e rrallë. Dërgomë një fije dashuri, Për një mijë vjet do jemi gjallë.

Kur qelqet diellin e kthejnë, Brenda tij, je edhe Ti. Kaq shkëlqim te Ju e gjejnë, Vështrohet dielli drejtë në sy?

E nxive flokun, me fatin tim. Mbi Ty palmat rënë qerpik. Kudo ku shkon, shkel pak trishtim, Me sy Ti ndez çdo vetëtimë. U shfaq papritur madhështia. Dritë, gëzim, erdh’ zgjim i Ri. Mijëra fjalë ka dashuria, Njëherësh të gjitha janë për Ty.

ZONJËS MEME

Ju vështoj, ti më ankohesh. Nga të dy, kush pati faj? Kurr rriten krahët, qielli shtohet, Më shumë nga ju, unë vite mbaj.

Kush s’u përkul nga bukuria? Mes turmës jam, demon më thuaj. Mes nesh s’kish lindur dashuria, Si mike e largët do t’ju quaj.

Nga jeta vitet kanë filtruar, Mes nesh diç ngeli e pa shfaqur. Ç’kam parë në botë, i kam harruar, Para shkëlqimit tuaj të zgjatur.

Me heshtjen vramë, ne njeri tjetrin. Kaq madhështi moj mbretëreshë! Për ne mes vitesh zgjatej deti, Çdo dashuri ka një pendesë.

Një dhimbje e thellë, më hodhi rrënjë. S’u zbardh një vit, për të qeshur. E zeza ngjyrë që ju kish rënë, Me dhimbjen bashkë ajo ka heshtur.

Për mbrëmjen rend Ti çdo mëngjes. Nga nata mike, kush s’u nxi? Më thuaj, a vlen moj mbretëreshë, Ta nxish dhe lotin ku ju rri?

Zonjë e rëndë, për ju kam pyetur. Bëhem mal kur gjelbëron. Ndaj brenda meje, të kam gjetur, Si diell i largët që s’perëndon.


Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

25

Më 16 nëntor kujtojmë Atë Zef VAlentinin, S.J. në përvjetorin e vdekjes Atë Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë.

Atë Zef Valentini lindi në Padovë më 1 korrik 1900. U diplomua për filozofi në vitin 1924 dhe më pas për teologji në vitin 1928. Ishte vetëm 20 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Shqipëri si misionar jezuit. Ndërmjet viteve 19221932 ishte mësues në Kolegjen e mirënjohur Saveriane të Shkodrës, prandaj vepra e tij e parë, shkruar shqip e italisht, titullohet “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”. Më pas Atë Valentini shkroi biografinë e Garcia Moreno-s dhe nisi një sërë përkthimesh të autorëve të njohur botërorë në gjuhën shqipe. Paralelisht u muar me studime historike dhe letrare. Nga viti 1932 deri më 1943 drejtoi revistat e jezuitëve “Lajmtari i Zemrës së

“Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”; “Biografi e Garcia Moreno-s”; “Polieucte” e Kornejt (përkthim); “Sauli” i Alfieri-t

Valentini e quan françeskanin Atë Fishta: “Homeri shqiptar, poet i madh kombëtar e një nga poetët epikë më të mëdhenjtë në botë”. Kujtojmë se vetëm në revistën e njohur të Ernest Koliqit “Shêjzat”, botoi mbi njëqind artikuj e studime, që japin ndihmesën e vet në të gjitha fushat e kulturës. Atë Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. Për Atë Zef Valentinin kanë thënë: Papa Shën Pali VI më 25 prill 1968, me rastin e festimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Romë,

Krishtit” dhe “LEKA”. Në fund të vitit 1943 At Zef Valentini u largua nga Shqipëria për në Itali, ku drejtoi revistën “Letture” dhe nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ishte në krye të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”. Vdiq në Palermo më 16 nëntor 1979. Për kontributin e madh që dha si njeri kulture e si bari shpirtrash në Shqipëri, e kujtojmë sot me nderim të thellë, duke cituar fjalët që tha për të Papa Pali VI më

(përkthim) “Studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve” (Bashkautor me Fulvio Cordinjanon); “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”; “E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare” (1956);“Ligji i maleve shqiptare 18801932” (1969); “E drejta juridike shqiptare”; “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”; “Familja në drejtësinë tradicionale shqiptare” (1946); Revista “Letture” (themeluar prej tij në vitin 1946-n në Itali); “Shkodra dhe poeti i saj” (ese për Ernest Koliqin); “Fishta” (studim për Gjergj Fishtën), në të cilin jezuiti

: “Shqiptarë! Duajeni Atë Zef Valentinin, se ai ju do me zemër. Çmojeni, se ai punon pa pushim për t’i bërë të njohura para botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhuruar çështjes suaj mendjen e zemrën e vet”. Ernest Koliqi:”At Valentini mbrriti në Shqipni ne shtatorin e vjetës 1922. N’at muej te ambel e te praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugëve te saj gjarpnuese, rrethue me gjetht e zverdhuna te lulevileve n’agoni e me aromat e mshehta, qi asokohe vershojshin prej s’mbrendshmi në rrugë, tue ardhë prej matanë mureve te nalta te oborreve te mbylluna’’.

25 prill 1968, me rastin e festimit të 500vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Romë, për çka Atë Valentini kontribuoi shumë: “Shqiptarë! Duajeni Atë Zef Valentinin, se ai ju do me zemër. Çmojeni, se ai punon pa pushim për t’i bërë të njohura para botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhuruar çështjes suaj mendjen e zemrën e vet”.

Disa nga veprat e Atë Zef Valentinit:


26

Raporti i Gjergj Qiriazit për Kongresin e Manastirit

Jeta Katolike

■ Prof. Dr. Ramiz Abdyli

Kongresi i Manastirit u mbajt në Manastir (4-22 nëntor 1908) për të zgjidhur çështjen e alfabetit kombëtar, si dhe për të shqyrtuar çështjen e Lëvizjes Kombëtare në rrethanat e pas rivënies së Kushtetutës (23 korrik 1908). Në këto rrethana drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e panë si një detyrë të ngutshme, që të zgjidhej përfundimisht çështja e alfabetit kombëtar. Për më tepër shkrimi i gjuhës shqipe me alfabete të ndryshme përbënte pengesë të madhe jo vetëm për zhvillimin e gjuhës, por edhe për bashkimin politik të shqiptarëve. Gjatë punimeve të Kongresit të Manastirit, atdhetari i njohur Gjergj Qiriazi nga Manastiri, në mbështetje të shënimeve që mbajti në cilësinë e nënkryetarit të këtij kongresi, hartoi raportin e gjerë në gjuhën angleze, i cili gjendet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë në Tiranë (”Raporti i Kongresit shqiptar mbajtur në Manastir më 1-14 nëntor 1908, hartuar prej delegatit Gjergj D. Qiriazi”). Raporti është i një rëndësie të veçantë për zhvillimet e punimeve 9 ditësh të këtij kongresi, që përbën njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Mori formën përfundimtare më 20 janar 1909 (sipas kalendarit të vjetër), që do të thotë me 2 shkurt 1909. Vlera e tij merr peshë më të madhe pasi nuk dihet fati i tre proçesverbaleve që u mbajtën gjatë Kongresit të Manastirit (1 në gjuhën shqipe, 2 në osmanishte). Autori ishte delegat dhe anëtar i Komisionit për njësimin e alfabetit. Në fillim të Raportit, Gjergj

Korrik-Dhjetor 2018

Qiriazi, ia atribuon meritat “ditës e 23 korrikut 1908” për suksesin historik të Kongresit të Manastirit, kur ngadhënjeu Revolucioni xhonturk, dhe u rivendos Kushtetuta e vitit 1876, e cila u garantonte disa të drejta shqiptarëve, të cilat kombësitë e tjera i kishin gëzuar shumë kohë më parë. Prandaj atë ditë ai konsideron si një “ditë e shënuar në historinë e Shqipërisë”, e cila, sipas tij “mundësi që shqiptaret t’i hidhnin themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”, sepse siç e thotë ai deri atëherë “ishin në përdorim gjashtë deri në shtatë alfabete në shkrimin e gjuhës shqipe”. Prej tyre më të rëndësishëm ishin katër: Alfabeti i Stambollit dhe tre alfabetet e Shkodrës. I pari, që kishte njohur përdorim të gjerë kudo në “Toskëri”, tre të tjerë në “Gegëri”. Prej tyre, autori , sipas tij “alfabeti i jezuitëve të Shkodrës ishe në përdorim 300 e sa vite dhe më i vjetri në Shqipëri”. Në Raport thuhet se pas përgatitjeve intensive të Klubit “Bashkimi” të Manastirit, Kongresi filloi punimet në ora 4 pas dite, të ditës së shtunë, në “dhomat e klubit”(lokalet). Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit, Mit’hat bej Frashrin, nënkryetarë Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin. Vihen në dukje mbledhjet e dy ditëve të para, të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe në to ishin të pranishëm 400 veta. Pëveç shqiptarëve, kishte midis tyre edhe “grekë, bullgarë, vllahë e të tjerë”. Sipas Raportit, oratori i parë ishte Kreytari i Klubit të Manastirit, Feim Zavalani, i cili foli për qëllimet e Kongresit. Ky atdhetar dhe intelektual kishte mbështetur idenë e organizmit të Kongresit, që kur kjo ide doli në artikullin e Mit’hat Frashrit, i botuar në gazetën e tij “Lirija” të Selanikut. F. Zavalani përshëndeti të pranishmit dhe, pasi foli për rëndësinë e Njësimit të Alfabetit, dhe kishte përfunduar fjalën e tij me një “lutje të gjithëfuqishmit

(Perëndi), duke kërkuar ndihmë dhe mençuri për gjithë delegatët, që kishin në duar një çështje kaq të rëndësishme: ua kishte lënë lënë atyre në dorë kombi vetë”. Më pas lexoi emrat e delegatëve të Kongresit që ishin si më poshtë: Sotir Peci për Bukureshtin dhe SHBA, Dhimitër Buda, Simon Shuteriqi, Kamber efendiu dhe Les Nosi për Elbasanin, Refik bej Toptani për Tiranën, Leonidha Naçi për Vlorën, Raif beu, Fehmi efendiu, Naim beu, Çerçiz Topulli dhe Bexhet beu për Gjirokastrën, Mit’hat beu për Janinën, Shefket beu, Thoma Avrami, Sami beu, Gligor M. Cilka, Mihal Grameno, Mehmet Emini dhe Ali Vasifi për Korçën, Selahedin beu dhe Gjerasim Qiriazi për Manastirin, Ibrahim Efendiu, Haxhi Jashar efendiu dhe Rrok Berisha për Shkupin, Akil Efthimiu për Konstancën, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, M. Logoreci, At Gjergj Fishta, Dom Mjeda dhe Sherafedin beu për Shkodrën, Luigj Gurakuqi për Italinë, Shahin Beu për Kolonjën, Sulejman efendiu për Starovën, Adam Shkaba për Sofjen, Dhimitër Mole për Filipopolin, Nyshet beu për Beratin, Zenel beu për Leskovikun, Fehim beu për Egjyptin, At Kaçori për Durrësin, Azis Efendiu për Bërzeshtën, Fahri beu për Resnjen, Zenel Beu për Dishnicën, Malik Elmazi për Nakoleter (mbase Nakolec, Resnje?), Xhemal beu dhe Beqir Dalipi për Ohrin, Sadullah efendiu për Matin, Ramiz beu për Dibrën, Izet beu për Florinën, Abdyl Beu për Starjen, Sadik efendiu për Kërçovën, Fazil Pashë Toptani, Riza bej Mirallaj dhe Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin. Delegatët votuan të gjithë propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri, i cili për shkaqe objektive nuk do të vinte me kohë. I pari që mori fjalën ishte Selahedin beu, oficer e kajmekam i Manastirit, një shqiptar nga Prizreni, anëtar i xhemijetit (par-

tisë xhontuake në pushtet që doli nga Revolucioni i korrikut, r.a.), i cili ishte delegat i Manastirit. Ky zyrtar, pasi do të falënderohej në emër të qeverisë xhonturke për mundësinë që iu dha shqiptarëve për mbajtjen e Kongresit, do të thoshte se e ndjente veten “të lumtur të shoh se dashuria vëllazërore ekziston midis të krishterëve dhe myslimanëve”(shqiptarë, r.a.). Gjergj Qiriazi e thotë se pas tij folën shumë “oratorë të shquar”. Më pas, Hilë Mosi, lexoi disa telegrame, të dërguara nga arbëreshët e Italisë, Prenk Bib Doda, Primo Doçi, Abat i Mirditës, dhe nga jezuitët e Shkodrës. Klubi shqiptar i Stambollit, në telegramin e tij, i këshillonte shqiptarët të ishin të gatshëm për mbrojtjen e atdheun nga copëtimi i armiqve, në kohën kur Bullgaria kishte shpallur pavarësinë dhe shfaqi pretendime territoriale edhe ndaj trojeve lindore shqiptare, sikurse Greqia ndaj trojeve jugore, pasi mori Kretën me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kjo qe arsyeja që telegrame të shumta nga ”katër anët e Shqipërisë”, me përmbajte të ngjashme iu dërguan ato ditë Kongresit. Nga fundi i punimeve të ditës së parë kishte mbërritur në Manastir Mit’hat Frëshëri, i cili, siç thuhet në Raport, “u përgëzua dhe u mirëprit” nga delegatët për faktin se ishte ideator i organizimit të Kongresit. Nuk ishte kjo merita e vetme që ai do të përshëndetej ngrohtësisht nga delegatët, por edhe fjalët që i tha një delegat, të cilit nuk i jepet emri: ”U lavdua për faktin se fshati prej nga vinte pati lindur kaqë burra të shënuar, të cilët i kanë bërë shërbime të mëdha atdheut shqiptar”. Mit’hat beu, thuhet në Raprot, ”iu përgjigj folësit, duke numëruar gjithë shërbimet që Shkodra i pati bërë gjuhës shqipe (…)”. Ditën e dytë të punimeve të Kongresit, para se të hapej sesioni, në Klubin e Manastirit kishin shkuar nxënësit e shkollës “Idadije”(shkollës normale, r.a.) të qytetit, të cilët u pritën në një sallë të madhe ku do të këndo-


Korrik-Dhjetor 2018

heshin ”këngë patriotike” thuhet në Raport. Nga Raporti i Gjergj Qiriazit, në punimet e ditës së dytë të Kongresit fjalën e morën: Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Leonidha Naçi, Mihal Grameno, Refik Toptani e Dhimër Buda. Të gjithë, pasi shprehën mendimet e tyre mbi alfabetin, në fund kërkonin që të sakrifikonin interesat vetjake në interes të bashkimit kombëtar. Në punimet e pasdites, gjithnjë sipas Raprotit të Gjergj Qiriazit, diskutuan për çështjen e njësimit të alfabetit këta delegatë: Shefqet beu, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Fehmi efendia, Bajo Topulli, Bedajet beu, Seladin beu, Mihal Grameno dhe Ferit bej Ypi. Të gjithë, gjithnjë sipas Gjergj Qiriazit, mbështetën idenë që përgjegjësia e Alfabetit “t’i ngarkohej një komiteti” (komisioni, r.a.). Prej tyre veçohet diskutimi i delegatit të fundit, i cili kundërshtoi personifikimin e “Alfabetit të Jugut” me Frashërin, por ai duhet të njihej me emrin Alfabeti i Satmbollit, rrjedhimisht, siç njihet me emrin kur u krijua në Kontantinopojë”. Këtë ai e kishte mbështetur në faktin se kur u krijua ky alfabet përkrah vëllezërve Frashëri, në sajimin e tij kishin marrë pjesë edhe përfaqësues të qyteteve e vendeve të tjera të Shqipërisë, si: Vaso Pasha, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hoxhë Tahsini etj. Në Raport vihet në dukje se propozimin për themelimin e Komisionit për njësimin e alfabetit, i pari e mbështeti Dom Nikollë Kaçorri, i cili deklaroi se ishte për një alfabet që do të shprehte unitetin midis shqiptarëve. Nga diskutuesit e kësaj seance veçohet fjala e Atë Gjergj Fishtës, e cilësuar si “një bisedë të shkëlqyer”, siç thuhet në Raport. Ky intelektual i shquar dhe poet i madh, në diskutimin e tij, ndër të tjera do të shprehej: ”Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga katër alfabetet, por të bashkohem me ju”, që “Kongresi do të vendos më të dobishmin për ngritjen e popullit”. Ai foli edhe për rrezikun e copëtimit të Shqipërisë, që kërcënohej nga dy fqinjët e përmendura, duke përfunduar fjalimin e tij me fjalët: “Armiqt që kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqen ta rrëmbejnë nga një copë për vete. Por ne po të mos mundemi ta

mbrojmë Atdheun me fuqi morale, do ta mbrojmë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë toke shqiptare”. Teksa ai mbaroi fjalimin dhe, po zbriste nga platforma, në ato çaste

Gjergj Qiriazi së bashku me anëtarët e Kongresit të Manastirit, në foton poshtë me numrin 4

mirënjohur në gjuhën shqipe dhe nga ata që kuptojnë se cili alfabet ishte më i mirë për kombin”. Nga raporti rezulton se në ditën e tretë, të katërt dhe të pestë të mbledhjeve, Komisioni diskutoi, veç të tjerave, për themelimin e Alfabetit. Është i qëndrueshëm e me interes vlerësimi i Gjergj Qiriazit për detyrën që kishtë marrë Komisioni të kryente: “Alfabeti duhet ta bashkoj kombin dhe i vetmi instrument me të cilin ai do të përparojë”. Pas tri ditë pune intensive Komisioni vendosi përfundimisht çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe. Në sjelljen e këtij vendimi, sipas Gjergj Qiriazit, kishte ndikuar edhe “shkaqe të jashtme” (pra kriza e përmendur). Ndonëse autori i Raportit kishte qenë për një alfabet të vetëm dhe, për atë të “Agimit” të Shkodrës, sepse, siç shprehet ai

1. Gjergj Fishta 2. Mid'hat Fashëri 3. Luigj Gurakuqi 4. Gjergj Qiriazi 5. Ndre Mjedja 6. G. Cilka 7. Taqi Buda 8. Shahin Kolonja 9. Sotir Peçi 10. Bajo Topulli 11. Nyzhet Vrioni. (Photo by Kel Marubi)

Hafëz Ibrahim efendi Hoxha nga Shkupi “u sul drejt tij, e përqafoi me sytë e mbushur me lotë dhe e puthi”. Kjo skenë në praninë e 300-400 njerëzve, nga të cilët tri të katërtat ishin myslimanë, la një përshtypje të veçantë, mbase si një përcaktues për alfabetin e njësuar. Në vijim të Raportit jepen emrat e anëtarëve të Komisionit, të cilët ishin: Atë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit’hat Frashri, Shaban Kolonja, Dhimitër Buda, Dom Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Fehmi efendi Topulli, Nyshet Vrioni dhe Gligor Cilka, me kryetar Atë Gjergj Fishtën. Përbërja e tij vlerësohet lartë nga autori i Raportit, i cili midis tjerash e thotë se antarët e këtij Komisioni “ishin nga shkrimtarët më të

”ne hodhëm një çap prapa dhe me pëlqimin e gjithë anëtarëve u vendos të pranohej Alfabeti i Stambollit, bashkë me një tjetër thjesht latin, që të dy të përdoren nga shqiptarët”. Mit’hat Frashrit që kishte këmbëngulur për Alfabetin e Frashrit, të cilit iu lëshua pe, e që hartuesi i raportit nuk e thotë, ”për të shmangur përçarjen” u pranua nga të gjithë delegatët e Kongresit, që pati si rrjedhojë miratimin e përdorimit të dy alfabeteve: i Stambollit dhe i “Agimit” të Shkodrës, ”të cilët nënshkruan, duke dhënë besabesën , që ta mbajmë e ta mbrojmë”. Pas miratimit të alfabetit nga delegatët, Kongresit i erdhi një “letër e gjatë”, thuhet në Raport, nga një far D. Kuirilis, i cili insis-

Jeta Katolike

27

tonte që shqiptarët ta adaptonin për shkrimin e gjuhës shqipe alfabetin grek. Kërkesa e tij nuk u u hodh fare në diskutim, sepse për Alfabetin ishte marrë vendim, edhe çështjes i ishte dhënë fund. Në Raport, dita e shtatë të punimeve të Kongresit përshkruhet si “e jashtëzakonshme”. Ky atribut i jepet kësaj dite për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve të shumtë të Manastirit, e qyteteve tjera të afërme shqiptare që kishin shkuar në klubin e këtij qyteti, duke mbushur përplot ”sallën e madhe të klubit qe mbushur plot e përplot me shqiptarë, që prisnin padurim të dëgjonin rezultatet e çështjes së rëndësishme, që i përkiste çdo shqiptari” – thuhet në Raport. Në vijim në Raport flitet për procedurën e shpalljesë së rezultateve të Komisionit. Kryetari i Kongresit, Mit’hat Frashri, deklaroi para të pranishmëve se “Komiteti (Komisioni r.a.) mbaroi detyrën”, që linte të nënkuptohej se ishte arritur objektivi i njësimit të alfabetit. Më pas Luigj Gurakuqi do të sillte ”dërrasën e zezë, mbi të cilën qenë shkruar germat e Alfabetit”. Në ato çaste Atë Gjergj Fishta, Kryetar i Komisionit deklaroi: ”Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojave të kombit”. Megjithatë ai do të vinte në dukje faktin se “që të mund të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame (jashtë) kemi nevojë të zotërojmë një alfabet krejt me shkronja latine”. Pas fjalëve të tij gjithë salla shpërtheu, duke brohoritur “Rroftë Alfabeti”. Ishin këto çaste të një ngadhënjimi të madh në historinë e popullit shqiptar. Siç dihet, me kalimin e viteve, nga dy alfabetet e miratuara, mori epërsi alfabeti latin dhe u bë alfabeti i vetëm i shqipes, sot e asaj dite. Gjergj Qiriazi në vijim të Raportit të tij ka shënuar se në seancën e pas ditës së shtatë të punimeve të Kongresit, i pari mori fjalën Abdyl Ypi, i cili foli për “Dobinë e bashkimit të shqiptarëve ndërmjet vendit dhe Xhemietit”(partisë qeveritare osmane). Ndonëse kështu ai do të përpiqej që çështjes t’i jepeshin ngjyrime politike, megjithatë ai foli edhe për dobinë e madhe të bashkimit të shqiptarëve. Sipas tij ky bashkim do të shprehej në zhvillimin intelektual, moral e material të


28

Jeta Katolike

tyre dhe, “do t’i sjellë shërbime të mëdha Kombit për mbarësinë e tij në qytetërim”. Po atë ditë në mbrëmje, gjithë delegatët e Kongresit dhe anëtaret e Klubit të Manastirit do të shkonin në Stacionin e Trenit të qytetit, për të pritur delegacionin e Komisionit të Klubit të Stambollit, i cili do të arrinte atje, për të udhëzuar klubet shqiptare në veprimtarinë e tyre. Delegacioni përbehej nga Vildan efendi Dibra, Fazil Pashë Tirana dhe Riza bej Dibra. Ditën e tetë të punimeve, sipas Raportit të Gjergj Qiriazit “pati një audiencë më të madhe se kurdoherë”, sepse të gjitha sallat e Klubit ishin të stërmbushura nga shqiptarët e interesuar për rezultatet e çështjes së Alfabetit. Oratori i parë që mori fjalën ishte Vildan efendiu, i cili midis tjerash foli mbi “rëndësinë e Konstitucionit”, ndonëse mbështeti ”kuptimin e bashkimit” të Alfabetit”, sepse kështu do të sigurohej zhvillimi e përparimi për të “mbrojtur Mbretërinë Osmane”. Ai më tej tha se shqiptarët ishin më shumë se kurrë më parë të bashkuar, sepse kishin sjellë Alfabetin, se shkrimi ishte një instrument që “lartëson kombin”, duke zgjedhur si më të përshtatshme “shkronjat latine”. Ai bëri dallimin e qartë midis fesë dhe Alfabetit të gjuhës shqipe: “feja është një gjë që i përket zemrës”, e se nuk duhej harruar, sipas tij “se jemi të gjithë bijtë e Adamit-kemi një prind dhe një Atdhe”. Ligjërata e tij, sipas Raportit la përshtypje të thellë në “mendjen e shumë myslimanëve, që janë fanatikë”, të cilët mendonin se “nuk është mirë të shkruajnë ashtu si të krishterët”. Atë Gjergj Fishta ishte oratori i dytë i kësaj seance. Ai, duke folur për kontributin e madh që shqiptarët kishin dhënë për Perandorinë Osmane, midis tjerash kishte deklaruar: “Jeta e qeverisë osmanlli është Shqiptari. Shko dhe pyet dhe do të gjesh se janë ata (shqiptarët) që luftuan për këtë Perëndori: dhe është shpata shqiptare që ngadhënjeu mbi armiqtë e atdheut tonë (… )”. Prandaj, ai me të drejtë tërhoqi vërejtjen tek zyrtarët e pranishëm në qeverinë osmane, që nga valiu i Vilajetit të Manastirit dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë, “që na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre të na ndihmojnë në çdo mënyrë për mbarësinë e

Korrik-Dhjetor 2018 këtyre qëllimeve të shenjta kombëtare”. Kjo, sipas tij, për faktin se shqiptarët nuk do të kursenin “pikën e fundit të gjakut të mbrojnë Perandorinë Osmanlli dhe Atdheun tonë të dashur”. Diskutuesit e tjerë të kësaj seance, si Fehim bej Zavalani, Abdyl bej Starja, Dom Ndre Mjeda, Dom Nikollë Kaçorri etj. , sipas Raportit, kishin pikëtakimin tek fjalët: “zemrat e dëgjonjësve u mbushën me entusiazëm të math – muslimanë e të krishterë”. Atë ditë në mbrëmje, ka shkruar Gjergj Qiriazi, Klubi i Manastirit shtroi një banket për të gjithë delegatët, ku ishte i pranishëm edhe valiu i Vilajetit të Manastirit e zyrtarë të tjerë të Perandorisë Osmane. Edhe aty folën disa delegatë, si: Atë Gjergj Fishata, Dom Ndre Mjeda, Vildan efendiu e valiu i Manastirit, me temën bosht alfabetin e njësuar. Ditën e fundit të punimeve të Kongresit, në të cilin ishin të pranishëm vetëm delegatët, u aprovuan dy rezoluta: 1) Klubet në Shqipëri do t’i dërgonin raport një herë në muaj Klubit të Manastirit, ndërsa ky do t’u dërgonte atyre, si dhe shoqërive raportin e përgjithshëm. 2) Pas dy viteve do të mbahej Kongresi në Janinë, në të cilin do të trajtohej çështja e gjuhës dhe e literaturës. Në mbrëmje të asaj dite Klubi i Manastirit shtroi banket për delegatët e Kongresit. Sipas Raportit, “të gjithë shprehën gazimin e tyre të madh për këtë Kongres të madh shqiptar, që s’është mbajtur ndonjëherë në këtë Perandori”. Sipas Gjergj Qiriazit, Kongresi përbënte hapin e parë drejt “bashkimit dhe qytetërimit”. Kongresi i Manastirit përkujtoi dhe nderoi për kontributin e tyre që dhanë për çështjen shqiptare Miss Stone, Miss Durham, vëllezërit Frashëri dhe Shoqatën Biblike. Gjergj Qiriazi, në fund të Raportit të tij vë në dukje rëndësinë e Kongresit të Manastirit, duke e vlerësuar atë si një arritje të madhe për shqiptarët, se para kësaj ngjarje shumë njerëz të Shqipërisë së Mesme, kishin konsideruar se njësimi i alfabetit ishte një hap i parakohshëm, por vendimet e tij kishin treguar se ishte arritur efekti i kundërt. Gjergj Qiriazi e

thotë se nga telegramet e ardhura gjatë punimeve të Kongresit mund të vërehej se “Gegëria mbështesnin Alfabetin e Bashkimit”, ndërsa nga telegramet e ardhura nga Toskëria “mbështetej Alfabeti i Stambollit”. Megjithatë kishte përjashtime nga dy pjesët e Shqipërisë. Kështu psh., sipas tij, nga delegatët që kishin parapëlqyer alfabetin e Stambollit ishin: Bajram Topulli, Mit’hat Frashëri, Nyshet Vrioni, Shahin Kolonja dhe Ndre Mjeda. Ndërsa ata që parapëlqyen alfabetin e Bashkimit ishin: Dhimitër Buda, Gligor Cilka, Atë Gjergj Fishta, Sotir Peci, Luigj Gurakjuqi dhe Gjergj Qiriazi. Siç vërehet, në të dy rastet kishte përjashtime në përcaktimin për mbështetjen e alfabeteve të jugut e të veriut. Në Raportin e Gjergj Qiriazit veçohet kontributi që kishte dhënë për çështjen shqiptare Shoqëria Biblike. Këtë e kishin shprehur shumë delegatë, sidomos për kontributin e saj në shtypjen e librave në gjuhën shqipe e të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë. Është me interes të vihet në dukje se në Raportin e Gjergj Qiriazit nuk flitet për mbledhjet e fshehta të Kongresit, për të cilat informacionet janë të pakta. Sado që pjesëmarrësit e këtyre mbledhjeve ishin betuar që, për shkaqe konspirative të mbanin të fshehtë çdo gjë që u diskutua dhe u vendos në këto mbledhje, megjithatë rrodhën informacione, të cilat i regjistruan konsujt e huaj të akredituar në Manastir. Sipas ndonjërit prej tyre në këto mbledhje merrnin pjesë atdhetarë më të vendosur e më të përgatitur në mendime, që e ndjenin si detyrim përpunimin e një platforme politike dhe hartimin e një programi të përbashkët, mbi të cilin mund të zhvillohej Lëvizja Kombëtare Shqiptare, e që do të përbënte detyrën numër një për të gjithë atdhetarët shqiptarë”. Por ky objektiv, që mbështetej nga krahu radikal i Lëvizjes, nuk ishte dominues, sepse drejtuesit e saj i përkisnin kryesisht krahu të moderuar të saj. Nga mbledhjet e fshehta të Kongresit të Manastirit doli Programi, dokument i vetëm që dihet deri më sot. Megjithëse ky Program prej 18 pikash, i miratuar në këto mbledhje, nuk u shpreh hapur kërkesa për

Shqipërinë e pavarur, as autonominë territoriale –administrative të Shqipërisë në mënyrë të prerë dhe, nga përmbajtje e tij ka një karakter të moderuar dhe, përbën një nga aktet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, ”një ngjyrë të qartë synimi për autonomi”, siç shprehet konsulli austro-hungarez në Manastir. Realizimi i plotë i këtij Programi do të përgatiste truallin e një Shqipërie autonome, i cili përmbysi shpresat e Turqve të Rinj dhe të agjentëve të tyre për të kufizuar punimet e Kongresit. Programi i plotë i mbledhjeve të fshehta jepet në shtojcën e Raporit të konsullit austro-hungarez në Manastir (30 nëntor 1908). Sipas vendimit të delegatëve të këtyre mbledhjeve, këtë tekst duhej ta paraqiste në parlamentin osman deputeti Shanin Kolonja. Por, kjo nuk ndodhi, për shkaqe të panjohura. Kongresi i Manastirit është i një rëndësie të madhe jo vetëm për historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, por edhe për historinë politike të popullit shqiptar. Vendimet e tij për njësimin e alfabetit përbëjnë një kurorëzim përpjekjesh e sakrificash të pareshtura shekullore të popullit shqiptar. Qeveria xhonturke osmane, duke iu frikësuar rezultatet që do të shpinin në forcimin e ndjenjës së bashkimit midis shqiptarëve, pa kaluar as një vit filloi luftën kundër alfabetit kombëtar për zëvendësimin e tij më alfabetin arab. Por përpjekjet e saj nuk do të jepnin rezultate. Alfabeti i njësuar triumfoi në saj të qëndresës së shqiptarëve, që i bënë këtij reaksioni. Sot shqetësim të madh përbën gjendja e mjerueshme e ndërtesës së Kongresit të Manastirit. Ajo përfaqëson krenarinë e popullit shqiptar dhe përbën një nga tre objektet më të rëndësishme të tij, krahas Krujës e Lezhës dhe Prizrenit. Prandaj ajo do të mbetet një monument i shenjtë kombëtar dhe përgjegjësisë për këtë nuk mund t’i shmanget jo vetëm partia politike shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, sikurse qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës. Të gjithë duhet të qëndrojnë në lartësinë e detyrës që kanë marrë nga zgjedhësit shqiptarë


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

29

Papa Pali VI (1897 – 1978)

„Jua thashë këto që ta keni paqen në mua. Në botë keni vuajtje, por mos u trembni - unë e munda botën!” (Gjn 16, 33)

„Vërtet Zoti na ka ftuar ne për vepra të mëdha. Ai dëshiron që ne ta bartim në botë fenë, pajtimin, paqen… Ungjillëzimi i botës mund dhe duhet të jetë tharëm për zhvillimin e gjithmbarshëm të njeriut; mirëpo, është edhe më tepër se kjo… Kisha e di se është farë, tharmë, kripë dhe dritë e botës… Dialogu i hapur, siç e dëshirojmë ne, objektiv, të drejtë, të ndershëm…përjashton mashtrimin, dredhitë, rivalitetet, tradhtitë.“ (Papa Pali VI)

iovanni Battista Montini u lind në Concesio (Brescia) në vitin 1897, në një familje të mirë intelektuale katolike, besimtarë të angazhuar në veprimet baritore të Kishës. U bë meshtar në vitin 1920. Më pas vazhdon studimet dhe doktoron në filozofi, drejtësinë kishtare dhe atë civile. Pastaj ndoqi edhe disa seminare në Akademinën Papnore për diplomat të Selisë së Shenjtë. Ishte intelektual i dalluar, shumë i ngritur dhe mendimtar i thellë, kështu që tërë jetën punoi rreth kulturës së përgjithshme njerëzore dhe asaj të krishterë. Dëshiroi t’i kushtohet pastoralit famullitar, shërbimit të përvuajtur meshtarak, mirëpo planet e Zotit ishin tjera. Gati menjëherë pas përfundimit të studimit qe dërguar në Poloni, në Varshavë, në Nunciaturën Apostolike. Pas kësaj përvoje diplomatike qe ftuar në

G

Sekretariatin Shtetëror të Vatikanit. Në këtë punë askurrë nuk qe udhëheqës i ndonjë seksioni, por meshtar i vërtetë dhe, sa herë që e kishte të mundur, është angazhuar me shumë gëzim në pastoral, në veçanti me rini, në rrëfime, predikime, në takime me botën e thjeshtë e të varfër. Gjatë Luftës së Dytë Botërore i ndihmonte të mjeruarve, mori pjesë në kërkimin e personave të zhdukur, të lajmeve dhe ndihmës për të gjithë, në shpëtimin e të plagosurve dhe të rrezikuarve. Tashmë në Romë ishte familjarizuar mirë në punët diplomatike dhe pastorale, gati në studimet e përhershme, ku kishte krijuar shumë njohje dhe miqësi. Si njeri i mendimeve, studimit, leximit, brendësisë, kulturës, përvujtërisë dhe thjeshtësisë, pakëz i mbyllur dhe përmbajtur në veti, shumë i sofistikuar, i dashuruar në filozofi dhe teologji, krijoi rrethin e vet të miqve dhe të njohurve.

NJERI I KISHËS DHE KULTURËS

Atë Hämingu për te thotë: “Ka pak njerëz të Kishës që kanë lexuar aq sa pali Vi.” Deri sa lexonte, ai meditonte, nënvizonte shprehjet, mendimet, përmbajtjet e rëndësishme. Sipas dëshmisë së kardinalit Sergjo Pigndollit ai kishte në duar katër vëllime dorëshkrimesh të ushtrimeve të tija shpirtërore. Ishte shumë i dhënë pas jetës së përshpirtshme, në meshtari. Pas përfundimit të punës ditore në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, thuajse gati rregullisht, çdo mbrëmje lexonte, shkruante, përkthente, përgatiste predikimet, takimet, u informonte në përgjithësi mbi ngjarjet në Kishë dhe në botë. Kishte njohuri të mira në shumëçka, thuajse gati në gjithçka. Në dialogim me të tjerët dinte të dëgjonte, të mësonte, të këshillonte. Mbi të gjitha përcolli jetën e


30

Jeta Katolike

Kishës në pjesë të ndryshme të botës. Giovanni Battista Montini ishte njeri i „kulturës meditative“, siç thoshte atë Dezza, dhe pikërisht për këtë si papë kishte dëshirën e përhershme për dialog konstruktiv me kulturën bashkëkohore, me Kishat e ndara, me të gjitha religjionet e botës. Mbi të gjitha ishte njeri i Zotit, apo siç thoshin disa miq të tij, “miku i Zotit”, meshtar i vërtet, i kushtuar Hyjit, Kishës, në të mirë dhe shërbim të gjithëve. E donte thirrjen meshtarake dhe e jetoi besnikërisht, me përkushtim dhe gëzim të plotë. Sipas bashkëpunëtorit dhe miku të tij të ngushtë; kard. Sergjo Pignedollit, figura e papës Palit VI nuk mund të përshkruhet, sepse ishte jashtëzakonisht i pasur shpirtërisht, jashtë çdo kornize dhe shembulli. E donte dhe nderonte çdo njeri dhe me entuziazëm ishte interesuar për fatin e njeriut dhe njerëzimit. Kishte dëshirë të thoshte se Kisha, të gjithë ne, duhet të jemi “ekspert në njerëzi!”. Shpeshherë të tjerët nuk e kanë kuptuar sa duhet, ose e kanë keqkuptuar dhe interpretuar gabimisht. Ai e ka bartë edhe atë kryq gati gjatë tërë jetës së tij, dhe nuk është mbrojtur, arsyetuar… NGA SEKRETARIA E SHTETIT - ARQIPESHKËV I MILANOS

Montini ishte i befasuar, me emërimin për arqipeshkëv të Milanos, një ndër ipeshkvijtë e rëndësishme të Italisë dhe të botës, në zemrën e industrisë dhe pasurisë së Italisë veriore. Shumëkush ka menduar, ndoshta edhe ka thënë: “Diplomati Vatikanas – arqipeshkëv i Milanos!?” Ai kurrë nuk aspiroi për lavd apo pozitë të lartë kishtare, mirëpo ishte njeri i përgatitur për të zbatuar vullnetin e Hyjit, ishte i dëgjueshëm ndaj Kishës. Pranoi detyrën e re si të rëndë, delikate dhe kërkuese, mirëpo njëkohësisht edhe si dërgim të madh, duke llogaritur mbi të gjitha në ndihmën e Hyjit. Si arqipeshkëv së shpejti filloi punën pastorale me stil të ri dhe kujdesin e veçantë për familje, punëtorë, për rini, për njerëzit e kulturës, për “Aksionin Katolik”, për solidaritet me të varfër. Shpeshherë e me kënaqësi vizitonte famullitë e qytetit të Milanos, periferinë,

për të parë – njoh – përjetuar personalisht kushtet e jetës, për t’u takuar me njeriun – besimtarin konkret në mesin e tij të jetës dhe të punës. Bashkëpunëtorëve të vet iu thoshte:” Bota është larg Zotit, Kishës. për këtë është detyra e jonë t’ia afrojmë Zotit dhe Kishës me shembullin tonë, me kujdesin tonë pastoral, me çiltërinë tonë ndaj të gjithëve. Vetëm dashuria do të tregojë rrugën e vërtetë për të arritur deri te njeriu i sotëm, pavarësisht se ku ai jeton, punon, mëson, deri te njeriu konkret…”. Shumëkush, duke parë angazhimin e tij të gjithanshëm në veprimtaritë pastorale, në kërkim të rrugëve dhe strategjive të reja të botës industriale dhe pasindustriale, thoshin se është “kthyer” “Schusteri i dytë ”, duke aluduar në paraardhësin e madh të Montinit, një figurë e madhe dhe shenjtë e Kishës së Milanos. Kështjella themelore e kardinal Giovanni Battiste Montinit, ishte dashuria ndaj Zotit dhe të afërmit, apo, siç thoshte ai: “dija për të dashur” për të “mos mbetur të përjashtuar dhe të vetmuar”. Me një rast u foli miqve të tij në Milano mbi vuajtjen e vetmisë dhe të vetmuarit, që ndonjëherë din të shndërrohet edhe në “momente ankthi”. Gjatë një bisede me Pignedollin në vitin 1962 ai tha: “unë gjithë e më tepër po ndihem i vetmuar, gjithë e më tepër ndiej i braktisur nga njerëzit, sepse këta miq (fliste për miqtë e tij të vdekur, vr.ime) më ishin sikur urë.” PALI VI – APOSTULLI I RI I BOTËS

Pas vdekjes së papës Gjonit XXIII, në një konklavë mjaft të shkurtër qe zgjedh për Papë kardinal Giovanni Battista Montini (21 mars 1963). Mori emrin Pali VI për t’i përngjarë sa më tepër apostullit të madh të popujve, Shën Palit. Menjëherë pas zgjedhjes, tha: “pjesa më e mirë e pontifikatit tonë do të jetë kushtuar vazhdimit të Koncilit të dytë të Vatikanit, nga i cili të gjithë njerëzit vullnetmirë presin shumë… paqa nuk është vetëm mungesa e luftës, por jeta në drejtësi dhe në dashuri… Kujdesi ynë pastoral do të jetë i drejtuar kah vazhdimi i veprës së madhe të paraardhësit tonë të madh Gjonit XXiii – arritja e bashkimit.”

Korrik-Dhjetor 2018

Pali VI tentoi që me vazhdimin e Koncilit në të gjitha mënyrat t’i shërbente Zotit, Kishës Katolike, gjitha Kishave të krishtera, botës mbarë. Përmes veprimtarive të ndryshme baritore, enciklikave, përmes takimeve dhe dëshmisë dëshironte të jetë, dhe ishte Urë – Urëndërtues – Pontifex mes Zotit dhe njerëzve, mes Kishës – Kishave dhe botës. Shpeshherë ishte i lënë pasdore, i braktisur, sulmuar, i përjashtuar, i keqkuptuar dhe keqinterpretuar…Me dhimbje të madhe në zemër thoshte: “Ne shikojmë botën me simpati të madhe, mirëpo fatkeqësisht, bota këtë nuk po e vëren.” Vuante për dashurinë ndaj të së vërtetës, për njeriun, për Kishën, të cilën e deshi aq shumë me tërë qenien dhe afshin e vërtetë të tij. Kisha është Nënë dhe Mësuese e të së Vërtetës së shpallur, e dhuruar jetës, dashurisë të cilën duhet dhuruar të gjithëve, siç e shprehu Pali VI në enciklikën “Ecclesiam suam”, duke i dhënë Kishës drejtim, program, lartësim shpirtëror, si model njerëzor të cilin duhet kultivuar në dimensionet e gjithmbarshme dhe për të mirën e të gjithë njerëzve. Pikërisht për këtë, shumëkush atë e ka definuar si “papa i dialogut”. DIALOGU SI DËRGIM

Për të pasur mundësi që të zhvillohej sa më mirë ky dërgim i madh, i dialogut mes të krishterëve të përçarë dhe të ndarë, si dhe mes feve të ndryshme në botën e sotme, në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme, Papa Pali VI themeloi “Sekretariatin për Jobesimtarë”, “Sekretariatin për Bashkimin e të Krishterëve”, si dhe Justitia et pax, Cor unum, Sinodin ipeshkvor, dhe po ashtu zgjeroi edhe kolegjin e kardinajve. Ai udhëtoi thuajse në të gjitha pjesët e botës, që të nxiste dhe përhapte dialogun, që ta bënte Kishën sa më të pranishme në botë, që të “forconte vëllezërit në fe”. Dialogu përbëhet në promovimin e vetëdijes, nderimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kudo të jetë e mundur kjo, për të pasur mundësinë që bashkërisht ta realizojmë një botë më të


Korrik-Dhjetor 2018

drejtë dhe më të mirë. Në hapjen e pjesës së dytë të Koncilit tha: “Çka na përket neve, ne jemi të gatshëm për faljen e çdo lloj gabimi apo lëndimi, por edhe të kërkojmë falje. Ati ynë qiellor le ta pranojë në mirësinë e tij këtë deklarim dhe në mes nesh le të mbretërojë paqja vëllazërore… Neve edhe më tutje do të punojmë për të dhënë shembull të mirë të jetës dhe dashurisë së krishterë. Edhe nëse ngjarjet nuk do të mund t’i përgjigjen pritjeve tona, ne do të ngushëllohemi me fjalët e Zotërisë: “s’ka gjë të pamundshme për Hyjin” (Lk 1, 37). Për Dashurinë asgjë nuk është e pamundur. Për këtë Pali VI thoshte: “Le të hapen kufijtë e dashurisë… Ne do t’i duam të gjithë me dashurinë e Zemrës së Jezusit.”Në kërkim të paqes, të ballafaqimit me problemet e botës së sotme, në kërkim të bashkimit mes të krishterëve dhe në dialog me të gjitha religjionet, ishte i palodhshëm. Publikoi enciklikat: Ecclesiam suam, Mens maior, Mysterium fidei, populorum progressio, Sacerdotalis coelibatus, Humanae vitae, Evangelium muntiandi. Themeloi Ditën Ndërkombëtare të Paqes, më 1 janar për çdo vit: ishte shumë i angazhuar rreth Vitit të Shenjtë 1975 me kremtime të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare. Dashuria për njeriun konkret, për Kishën e Krishtit, ishte kontributi i tij i madh. Patriku Ekumenik Atenagora I e përshkoi atë si “Pali II”, pas Shën Palit, apostullit të botës. “pontifikati 15 vjeçar i papës palit V, nuk ishte i lehtë, sikur as problematika bashkëkohore e botës dhe Kishës” kështu vlerësoi një gazetar i të përditshmes “il tempo”. Për lëvizjen ekumenike Pali VI thoshte: “Askurrë nuk do të lodhemi së foluri se rruga të cilën duhet kaluar është e gjatë dhe e rëndë.” Kardinali Franz König, arqipeshkvi i famshëm i Vjenës, duke vlerësuar pontifikatin e Palit VI tha: “ishte njeri i zhvillimit e jo revolucionit, njeri i përparimit, e jo i ngutësisë së verbër… Ai ishte papë ekumenik, por mbi të gjitha papë i paqes. Si i tillë, do të hyjë në histori papa pali Vi”. Atenagora I tha: “unë papën pali Vi e quajta pali ii, për të pasur mundësi ta

krahasoja me Apostullin (mendon në Shën palin, vr.ime). Të dy ishin shtegtarë dhe lajmëtarë të ungjillit të gjithë popujve… Ai është profet i madh i së ardhmes… unë isha gjithmonë afër papës palit Vi…”. Pali VI, vuajti shumë, shkaku i përndjekjeve brutale të të krishterëve në vendet komuniste të Lindjes. Bashkë me kardinalin Agostino Casarollin, ishte krijues i Ostpolitikës (politikës Lindjes, Ost=Lindje), që do të thotë i politikës së dialogut edhe me regjimet komunistateiste, me qëllim që të krijohet së paku një hapësirë minimale e lirisë për Kishën e heshtjes. Për shkak të këtij disponimi. guximi dhe kujdesi të përhershëm të tij, disa e quajtën “papa i të drejtave të njeriut”. Do të mbes në histori vizita e tij baritore Indisë (1964), me rastin e Kongresit Eukaristik. Në përfundim të kësaj vizite, Papa i dhuroi automjetin personal të tij Nënës Tereze, në shenjë nderimi, përkrahjeje dhe dashurie për të dhe të varfëritë e saj. Më vonë, e ftoi personalisht në Romë, për t’ia ndarë Shpërblimin Papa Gjoni XXIII, si dhe për hapjen e shtëpisë së parë për të pastrehët dhe të varfëritë e Romës. Në Vitin 1965, foli në Selinë e Kombeve të Bashkuara mbi paqen, çarmatimin, varfërinë, mbi marrëdhëniet e reja ndërkombëtare. Fjalimin e tij e përfundoi me këto fjalë: “Kurrë më luftë!” Mbi mbrojtjen e jetës, si dhuratë të Hyjit dhe prindërve, dhe kundër dështimit dhe mjeteve kontraceptive, publikoi enciklikën „Humanae vitae“, e cila kishte shkaktuar shumë shqetësime, mospëlqime, bile edhe kritika të hapura edhe përbrenda vetë Kishës. Mirëpo, ai i mbetet besnik Zotit, Kishës, vetvetes, edhe me çmimin e vuajtjes, shpeshherë i vetmuar dhe i braktisur nga shumica. Sot, pas një distance kohore, shumëkush në Kishën Katolike, në Kishat e ndara dhe në botë, përsëri zbulojnë personalitetin e madh të Papës Pali VI, mendimtarit, njeriut të lutjes, fesë, vuajtjes, guximit, thellësisë teologjike, të dialogut dhe dashurisë ndaj të gjithëve. Në momentet e errësirës dhe ankthit për Kishën dhe botën, ai diti të qëndronte pranë timonit të anijes së Pjetrit, të jetë shenjë, Vëlla, Atë i të gjithëve, pa farë pompoziteti apo popullariteti të rrejshëm,

Jeta Katolike

31

por në qetësi, uratë, pendesë, që ta drejtonte njerëzimin kah e mira dhe e mbarja. Me tërë zemrën e tij i shërbeu Zotit, Kishës, botës. Vuajti shumë, mirëpo gjithmonë me dashuri dhe për dashuri. I qetë pushoi në paqen e Zotit në Castelgandolfo në vitin 1978.

DUKE LUNDËRUAR KUJTIMET E MIA

NËPËR

Pata rastin dhe kënaqësinë që personalisht ta takoja Papën Pali VI disa herë. Hera e parë qe me 7 shtator 1969 në Castelgandolfo, në Ditën e Studentëve të Institutit propaganda Fide. Papa ishte me ne gjithë ditën, që nga mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes. Lozi me ne tombolë. Foli me ne sikur atë i mirë, kremtoi Eukaristinë me ne dhe për ne. Ishte sikur “njëri ndër ne”! Kur më prezantoi para Papës rektori i atëhershëm i yni mons. Jezerniku, Pali VI, më tha: “Jam i lumtur që së fundi edhe studentët shqiptarë mund të vijnë në Romë për t’u përgatitur për meshtari… E mjera Shqipëri, sa vuan! Guximshëm, Krishti e ka mundur botën!” Në vitin 1975, kur udhëhoqa grupin e shtegtarëve të Ipeshkvisë Shkup-Prizren, Papa dëshironte të na përshëndeste në gjuhën shqipe. Me këtë rast më tha kështu: “Gjithmonë i kam në zemër Shqiptarët, edhe sot dëshiroj të jenë afër meje, para syve të mi, që t’iu tregoj dashurinë time.” Dhe pikërisht ishim në rendin e parë (gjatë Audiencës së përgjithshme, vr. ime) në Sheshin e Shën Pjetrit, afër Papës. Gjatë viteve të studimeve të mia në Romë (1969-1975), Papa Pali VI për mua ishte orientim i sigurt, frymëzim i madh, shpeshherë edhe ngushëllim për Kishën tonë martire. Kishte një buzëqeshje të dhimbshme, ecje të ngadalshme e të rëndë, sytë të thelluar, zgjeruar, duart e dobëta, trup të plogështuar e të sëmurë… Por, prapë rrezatonte me shpresë, siguri, me përvujtëri dhe thjeshtësi, dhe qysh në këtë jetë ofronte “pamjen” e amshimit. Sa herë nga dritarja ime në Kolegjin Urbanian mbi Gianicolo kam shikuar dritaren e Papës…Deri sa flinte qyteti, në dhomën e Palit VI deri në orët e vona qëndronte drita e ndezur. Provania e Zotit ose rastësia deshi që të jem në Romë edhe me rastin e vdekjes


32

Jeta Katolike

së Palit VI (6 gusht 1978). Qysh atëherë kam pasur mundësi të shihja, përjetoja për së afërmi këtë humbje të madhe. Qyteti i amshuar ishte thuajse i zbrazët, njerëzit ishin të pikëlluar. Secili dëshironte të komentonte jetën dhe vdekjen e Papës. Jean Guitton duke analizuar dy papët e fundit shkruante kështu: “papa Gjoni XXiii ishte pilot, ai i cili i jepte Kishës krah për të pasur mundësi të fluturimit të depërtimit në botë. ishte ky një guxim, një vepër e rëndësishme dhe profetike. papa pali Vi kishte detyrë edhe më të vështirë dhe delikate, të realizonte Koncilin – ta tokëzonte aeroplanin i cili fluturonte…” Një fjalë e urtë popullore shqiptare, thotë: “Vdekja gjithçka mbulon, vdekja gjithçka zbulon”. Për Papën Pali VI mund të themi: qysh pas vdekjes, janë të shumtë ata që zbuluan se ishte i madh, shumë të madh. Shumë njerëz do të duhet ende ta zbulojnë, kuptojnë, ndjekin. Lumturimi i Papës Pali VI ishte më 19 tetor 2014, ndërsa shenjtërimi më 14 tetor 2018. Papa Pali VI dhe Shën Nëna Tereze

Papa Pali VI ka përcjell me vëmendje, kujdes dhe dashuri atërore jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ja vetëm disa dëshmi dhe hapa konkret në këtë kuptim dhe drejtim. Deri sa shumë njerëz të Kishës, si dhe jashtë saj, nuk mund ta kuptonin karizmën e veçantë të Nënës Tereze, dashurinë flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe Njeriun, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, Papa Pali VI pati mirëkuptim dhe përkrahje të plot për Nënën Tereze, nëpërmjet saj, si thoshte ai “për veprën e Zotit”. Do të mbes në histori vizita e tij baritore Indisë (1964), me rastin e Kongresit Eukaristik. Gjatë ditëve 3-6 dhjetor 1964 ishte Kongresi Eukaristik në Bombay, me pjesëmarrjen e Papës si dhe të Nënës Tereze. Përshtypja e Papës për jetën dhe veprën e saj ishte aq e madhe, tronditëse, sa që vendosi t’ia dhuronte automjetin personal “Cadillac” me të cilin kishte lëvizur dhe udhëtuar në Indi me këtë motivim: “për t’i ndihmuar asaj në dobi dhe në të mirë të të varfërve”. Nëna Tereze e qiti këtë automjet në Loteri të Indisë dhe fitoi mjaft para, kuptohet, si

gjithmonë për të varfëritë ndër më të varfër. Ky gjest e bëri Nënën Tereze shumë të njohur në Kishë dhe në botë. Më 10 shkurt të vitit 1965 me dekretin papnor “decretum laudis” Papa Pali VI e kishte pranuar dhe lartësuar bashkësinë e “Misionareve të dashurisë” si “kongregatë të të drejtës papnore”. Kjo ua mundësoi atyre që së shpejti të mund të përhapeshin dhe vepronin në mbarë botën. Fill pas kësaj mirënjohjeje dhe pranimi “Misionaret e Dashurisë” filluan zgjerimin në botë: në Venecuelë (26 korrir 1965), shtëpia e parë jashtë Indisë e kështu me radhë në Europë, Afrikë, Amerikë, kudo në botë. Papa Pali VI përkrahu edhe themelimin e Shoqatës ndërfetare dhe ndërkombëtare “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze” më 29 mars 1969, duke dhënë bekimin dhe pëlqimin e tij.

Kur Papa Pali VI vizitoi Indinë në dhjetor të vitit 1964, u habit nga puna dhe përkujdesja që Nëna Tereze bënte me të gjithë ata në nevojë. Në shenjë mirënjohje për punën e saj, ai ia dhuroi Nënës Tereze makinën Lincoln Convertibile me të cilën kishte udhëtuar deri te Misionaret e Dashurisë në Kalkutë. Më vonë, Nëna Tereze e shiti makinën në ankand dhe bëri para të mjaftueshme për të filluar projektin Shanti Nagar, “Qyteti i Paqës”.

Korrik-Dhjetor 2018

Papa Pali VI, i kishte dërguar një çek personal “për të varfëritë e Nënës Tereze”, duke përkujtuar dhe ndihmuar gjithnjë veprën e saj në dobi të mjerëve në Indi dhe në botë. Më 22 gusht 1968 Nëna, Tereze hapi shtëpinë e parë të “Misionareve të Dashurisë”, në Romë në lagjen “Torfiscale”, gjithnjë me ftesë dhe bekim të Papës Pali VI. Më 6 janar 1971, Papa Pali VI ia dorëzoi Nënës Tereze “Shpërblimin për paqe – Gjoni XXiii”, që dëshmonte edhe njëherë nderimin, përkrahjen, dashurinë e tij për Nënën Tereze, për “Misionaret e Dashurisë”, për të varfëritë e botës. Këto janë disa nga çastet e bashkëpunimit mes Papës Pali VI dhe Nënës Tereze.

Don Lush GJERGJI


Portreti i heroit GJERGJ KASTRIOTI

Korrik-Dhjetor 2018

në artet figurative P

Astrit Tota - piktor skenograf

ersonaliteti i Skënderbeut dhe lufta e tij vigane nëpër 25-vite, kanë frymëzuar artistë të kombëve të ndryshme në krijimin e veprave të pa numërta e të shumëllojshme. Domosdo, një vend të veçantë zënë edhe krijimet artistike në pikturë, skulpturë si dhe në gravurat e shumta të shoqëruara nëpërmjet botimeve historike dhe letrare. Sapo ndjehej rreziku i invazionit otoman në Europë e veçanërisht në shtete të ballkanit, është ringjallur me nderime figura e Skënderbeut, si dëshmi e karakterit frymëzues me vlerësime të rëndësishme, të cilat kanë ushqyer popujt e tjerë ndaj popullit shqiptar me në krye heroin e tij të madh e legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Artistë nga vende të ndryshme dhe veçanërisht ato shqiptarë, kanë sjellë nëpër vite krijime të ndryshme e të shumta për Skënderbeun, në përputhje me atmosferën dhe rrethanat e kohës. Në Muzeun Perandorak të Vienës, ekziston prej kohësh një koleksion portretësh të person-

aliteteve historike, të cilin Arqiduka Ferdinand i Tritolit, i kishte grumbulluar prej vitit 1572 deri në vitin 1595, ku përfshihëshin edhe dy portrete të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ashtu sikurse konfirmon Faik Konica, i vetmi portret original i Skënderbeut në Firencë është ai që ndodhet në galerinë Uffizi, portret i cili vëren pika takimi me atë të Vienës, por pa e cilësuar këtë të fundit si kopje të së parës. Me përjashtim të mbishkrimit GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS me germa në madhësi të vogla e të praruara në ar; mesa duket për ta bërë deciturën sa më të dukshme prej së largu, pasi portreti ka qenë vendosur lart (në pikturë) dhe nuk ka patur asnjë shenim tjetër prej

nga do mësohej emri i autorit ose viti i realizimit të saj. Portret gravura ilustruese e Skënderbeut 25,8 x 17.4 cm e vendosur në ballinën “frontspisin”

e librit “Historia e Skënderbeut” të Marlin Barletit, (botimi i parë në Romë v. 1508-1510), zë gati gjithë faqën e librit me përmasa 32x22 cm, dhe e paraqet Skënderbeun në profil nga e djathta deri në mes, me mjekër të gjatë e me mustaqe, me hundë hark të theksuar, veshur me një anteri me push nga brënda dhe zbukuruar dëndur me motivin e shegës mes bisqesh e lulesh edhe nën këmishën e sipërme me jake ku duket paksa një këmishë e brendshme. Në kokë mban një tip berete të sheshtë, ndën të cilën duket edhe peceta e stolisur me të njëjtin motiv të shegës. Skënderbeu ka pamjen e një burri të moshuar e të mençur, të fuqishëm dhe fisnik. Ndërsa tri medalje që kanë pasqyruar në profil portretin e Skënderbeut (1450-1475) tip gjysmë busti, në fushë rrethore dhe cilësuar me emrin e tij të plotë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me mbishkrim që duket si dekor dyzinë në trajtë harku. Mjaft autorë të letërsisë dhe historisë së Rilindjes, gjenin frymëzimin te heroi ynë Skënderbeu, te kjo figurë historike e rrethuar me idealin e lirisë e të trimërisë, me të cilat do të shoqëroheshin e lulëzonin mjaft bukur edhe vepra nga artistë të ndryshëm në arte figurative. Piktori ynë ndër më të vjetrit, i ashtuquajtur “mëmëdhetari” Theodhor Gjini, është një nga ata

Jeta Katolike

33

artistë në Rilindje, që krijoi mjaft vepra për Skënderbeun, sikurse edhe dy tabllo me ngjyra vaji: “Skënderbeu mbi kalë” dhe “Potret i Skënderbeut” me përmasa: 35x45 cm. Piktori Spiro Xeka është një ndër autorët me vepra të një cikli romantiko-heroik, sikurse në tabllonë e krijuar në v. 1931 “Skënderbeu fiton në fushë të Domosdoves”. Ndërsa tablloja më e arritur e tij është figura e Skënderbeut, udheheqësi i shquar ushtarak me qëndrim monumental mbi kalë, tabllo me ngjyra vaji e cila ndodhet prej shumë vitësh në Galerinë e Arteve Figurative Tiranë. Ndërsa “Skënderbeu në betejë” e realizuar në v. 1923, është tablloja kompozicionale e piktorit “Shkodran” Simon Rrota, e cila shtjellon një kompozim dinamik, për t’iu përgjigjur sulmeve të rrufeshme e të befasishme, karekteristike për taktikën luftarake të Skënderbeut. Po këtu ndodhet edhe tre buste të Skënderbeut, krijuar nga Murat Toptani: “Busti i vogël për Skënderbeun” në baltë të pjekur, v. 1921. Monumenti - Gjergj Kastrioti -Skënderbeu – me autor Italian, (R. Romanelli) qëndron madhështor që nga viti 1940 mbi një bazament të lartë në Romë, duke hijeshuar një nga sheshet më të gjera e të bukura të kryeqytetit Italian. Në kohë të ndryshme, Portretin e Skënderbeut e kanë patur në qendër të vemendjes edhe artistë


34

Jeta Katolike

të tjerë nga vende të huaja, duke e paraqitur nëpërmjet grafikave dhe vizatimeve të ndryshme, si triumfator heroik dhe Simbol i lirisë; vlerësuar: “Simbol Kombëtar në mbarë Europën”. Sikurse vlerësohet një Portret i Skënderbeut në profil i realizuar me laps nga Piktori më i madh Kroat, Ivan Meshtroviq, (18831962). Ndërsa “Mjeshtri i Madh” Skulptori i shquar i Popullit Shqiptar Odise Paskali, mbasi vrojtoi në një periudhë të gjatë kohe, krijoi një ndër veprat më të arrira në arte figurative shqiptare, bustin e strategut luftarak e diplomat të Skënderbeut, derdhur në Bronx dhe vendosur fillimisht në qytetin Kukës, v. 1939. Skulptori i Popullit Janaq Paco fitoi me bocet “Monumenti Skënderbeut” në konkursin kombëtar v. 1949 në Tiranë, dhe nën presionin e dëshirës së zjarrtë e të hershme të popullit shqiptar për të pasur të mishëruar në një përmendore heroin kombëtar dhe qysh atëherë e deri në realizimin e monumentit, u përpoq e bëri ndryshime të ndjeshme në këtë vepër arti. Mënjanoi ngarkesë në bazamentin me bazoreliefe, dhe çliroi kompozimin nga karakteri narrativ i tepërt, duke u përqendruar tërësisht te figura e Heroit Legjendar Shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Mbi kalin që më zi mbahet, qëndron madhështor figura ku ndërthuren të harmonizuara tipare të një luftetari dhe udhëheqësi ushtarak të shquar. Kjo vepër u vendos në kryeqendren e heroit, Krujë, (v. 1959) në harmoni të përkryer me pejsazhin përreth, dhe një tjetër ksisoji u kërkua nga populli kosovar dhe me rastin e Çlirimit përfundimtar të Kosovës, u vendos (v. 2003) para ndërtesës qeveritare në Prishtinë. Në ditën përkujtimore të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, skulptorët më të shquar shqiptarë, Odise Paskali, Janaq Paco dhe Andrea Mano, autorë me prani të afrimitetëve të dëshiruara me popullin shqiptar, u përjetua në 17 Janar të vitit 1968, inagurimi i momumentit të Heroit

Korrik-Dhjetor 2018 Legjendar Shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në sheshin Skënderbej, Tiranë. Portretin e Skënderbeut të gdhëndur në gurë, e ka realizuar Skulptori Merituar Llazar Nikolla, sipas një

Rama; “Skënderbeu Mbret” e piktorit Alush Shima, dhe krijime të shumta nga artistët: Hysen Devolli, Muntaz Dhrami, Hasan Nallbani, Bashkim Ahmeti, Zoi Shyti, Vangjel Gjikondi, Gjergj

vizatimi të punuar prej tij qysh në v. 1940. Është portreti i burrështetit Shqiptar që shkrihet me natyrën e pejsazhit të ashpër shkëmbor të zonave tona malore. Portrete në skulpturë, realizuan edhe skulptorët Dhimitër Cani, Shaban Hadëri, Thanas Papa, Perikli Culi dhe tabllonë kompozicionale piktori Zef Shoshi, dhe mjeshtrat popullorë Petraq Boneci, Rrok Baba etj. Piktori Guri Madhi gjatë tërë jetës ka qenë apasionant pas figurës legjendare të Skënderbeut dhe ka realizuar dy bocete, tabllo me gamë te pasur koloristike në këtë tematikë: “Kuvendi i Lezhës” dhe “Pritja triumfale e Gj. K. Skënderbeu”. Lidhjen e heroit me luftëtarët e gjejmë te vepra kompozicionale e piktorit Vilson Kilica, tablloja ”Pritja triumfale e Skënderbeut” e cila përçohet me thjeshtësi, dinjitet e përzemërsi të luftëtarëve. Piktori Skënder Kamberi është autor në tabllonë kompozicionale me luftëtarë të Skënderbeut, të armatosur me ushta të ngritura përpjetë, në pritje të armikut që po afrohet dhe në ballë të cilëve shquhet Vrana Konti; figura e komandantit mbrojtës të Krujës. Tabllo me temë të rëndësishme për njeriun e thjeshtë; një hymn lavdie për ata që thërmuan hordhitë armike. Ushtri me armatime, në qindra herë më të mëdha, qendrojnë veprat “Gurëhedhësit” e piktorit Sali Shijaku, grupi skulptural “Gruaja luftëtare” e skulptorit Kristaq

Mata, Myftar Nikolis, Zeqir Alizoti, Hajdar Danjolli, Pjerin Nika, Zef Gaci (Qersaqi), Kristaq Kapedani, Mentor Shehu, Nua Gjelaj, R. Shala, Z. Dajçi etj. së bashku me monumente të realizuara për Gj. K. Skënderbeun nga skulptorët: Thoma Thomai, Muharem Turkeshi & Agim Sela, Sadik Spahia, Kreshnik Xhiku, Bocete monumenti për Skënderbeun nga Naxhi Bakalli, Vasil Rakaj etj. Njikohësisht, qindra portrete e buste që i dedikohen Skënderbeut, janë përzgjedhur e shumfishuar nga këto vepra arti dhe janë vendosur nëpër sheshe e salla ceremoniale në troje shqiptare dhe kudo ku jetojnë Shqiptarë nëpër botë. Në hyrje të muzeut të Krujës që i dedikohet kryesisht figurës së Skënderbeut, vlerësohet grupi skulpturor me luftëtarë të thjeshtë nga trojet shqiptare dhe në ballë të tyre qendron udhëheqësi tyre, burrështeti Gjergj Kastrioti Skënderbeu, realizuar nga dy skulptorë: Janaq Paco & Genc Hajdari. Në këtë Muze, qendrojnë edhe vepra të tjera ideo artistike, në gjini të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme, të cilat i përkasin

figurës së Gj. K. Skënderbeut, bashkë luftëtarëve të tij, së bashku me tabllotë kompozicionale të realizuara nga piktorët Piro Progri, Bashkim Ahmeti etj.. Si një apoteozë e betejave skënderbejane, tingëllon në sallën kryesore të këtij Muzeu, piktura murale në murin e harkuar “Përballimi”, e cila vlerësohet edhe nga vizitorë të huaj si një “Tabllo e dalë nga dora e Mikelangjelo-s” një kryevepër arti figurativ, ku pasqyrohet një sulm në përleshje me mbi 300 luftëtarë Shqiptarë dhe ushtarë të mundur, (ardhacakë të Perandorisë Otomane Turke) dhe në qendër shquhet figura burrërore e Heroit Legjendar Shqiptar - Gjergj Kastrioti Skënderbeu-, e cila ka dimensionet: 18.40 x 5.6 metër linear, ose sipërfaqe: më shumë se 103 m2. Tabllo me gamë të pasur koloristike e realizuar me virtytezitet të pa shembullt nga piktori virtuoz ”Mjeshtër i Madh”, Naxhi Bakalli. Edhe nëpër salla të Muzeu Kombëtar në Tiranë, janë vendosur mjaft stenda me foto e shenime të ndryshme e të hollësishme për jetën skënderbejane, së bashku me ripërteritje në gjallëri të asaj kohe. Fotoportrete luftëtarësh në bustë sculpturë dhe portrete të ndryshme të Skënderbeut; në grafika, tabllo me ngjyra vaji dhe në kompozime me dimensione të mëdha. Veçohet për nga paraqitja burrërore e figurës së Skënderbeut në këmbë, të krye heroit tonë legjendar, realizuar nga skulptori Odise Paskali. Tablloja kompozicionale me ngjyra vaji, në telajo me përmasë të madhe dhe me shumë luftëtarë dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qendër, realizuar nga piktori i shquar, Fatmir Haxhiu..

Burimet: Prof. Dr. Dhorka Dhamo. Revista Dituria. Nr. 6. Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave. NY. 2006 Prof. Dr. Ferid Hudhri. Shqipëria dhe Shqiptarët (Në vepra të piktorëve të huaj). Tiranë. V. 1987. Prof. Dr. Ferid Hudhri. Album. Shqipëria nëpërmjet artistëve. Tiranë. V. 2003. Prof. Dr. Ferid Hudhri. Album. Arti i Rilindjes Shqiptare. Tiranë. V. 2000 Prof. Dr. Ferid Hudhri. Albania and Albanians in World Art. Athens. V. 1990. Odise Paskali. (Skulptor i Popullit). Gjurmë Jete. Tiranë. V. 1986. Rilindja Kombëtare. Album. Akademia e Shkencave. Tiranë. V. 1968. Revista “Jeta Katolike” (Koleksion) Organ i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” NY. Shyqri Nimani. Gurë të Mozaikut Shqiptar “Kaleidoskop Arbëror”. Prishtinë.V. 2011. Shyqri Nimani.” Shqyrtime Artistike”. Prishtinë-V. 1990


Pushkatimi i Dom Dedë Maçaj

Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

35

Një Tjetër Atentat Kundër Lirisë

- U mobilizua ushtar dhe u akuzua se nxiste luftën botërore -

Në listën e klerikëve Katolikë të pushkatuar, bën pjesë edhe një meshtar i ri me emrin dom dedë Maçaj, i cili u kthye nga italia në Shqipëri edhe pse e dinte qysh më parë se këtu ishte vendosur rregjimi komunist. Me t’u kthyer në Shqipëri, fillimisht emrohet ndihmës famullitar në Katedralen e Shën Shtjefnit të qytetit Shkodër, nga ku, pas një shërbimi të shkurtër, prej disa muajsh, Arqipeshkvia e transferon në kishën e Shëldisë ku, fatkeqsisht famulliatri qe ekzekutuar nga sigurimsat e shtetit famkeq. Kush ishte Dom Dedë Maçaj?

Sipas çertifikatës së lindjes, lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, e qytetit Shkodër (Nr. 43/125 të vitit 1930), Dedë Gjeto Gjoni Maçaj ka lindur në katundin Mali i Jushit me datën 21-10-1920, nga prindërit Gjeto dhe Tringa Gjoni. Ka qenë më i vogli i katër fëmijëve që kishte kjo familje. Sipas kallzimeve të së motrës Prenda Gjeto Gjoni, Dedën e vogël , qysh nga mosha shtatë deri në moshën dhjetë vjeç, e ka mbajtur afër prifti që shërbente aso kohe në Mal të Jushit, i cili duke u bazuar në zgjuarsinë e ketij voglushi inteligjent, në vitin 1930 e dërgon për studime fillestare në Seminarin Papnor të Kolexhit Saverjan në Shkodër. Kështu, dhe me të mbaruar gjimnazin me sjellje dhe nota të shkëlqyera, Arqipeshkvi i Shkodrës në atë kohë, Imzot Gaspër Thaçi, në vitin 1938 Dedën e dërgon për studime të larta në Itali dhe konkretisht në Kolexhin Urban të Kongregatës De Propaganda Fide në Romë, prej nga ku, e thënë me gojën e vlerësimeve maksimale, që do t’i shohim pak më vonë, Dom Dedë Maçaj, pas shtatë viteve u kthye në atdhe, me një kulturë kaq të madhe dhe diapazon kaq të gjerë për të ardhmen e Shqipërisë, sa injorantët pothuaj se kishin të “drejtë” që trembëshin prej tij…

Nga Gjergj Nik Gjonaj

Tashti pak histori Dedë Maçaj ka hyrë në Kolexhin Urban së bashku me studentet shqiptarë Anton Muzaj, Luigj Kola dhe Zef (Andrew) Nargaj. Jeta e re e Dedë Maçajt, qysh nga hyrja e tij në Kolexhin Urban të De Propoganda Fide deri në martirizimin e tij mizor, ishte e njëllojt me atë të shokut të shkollës Anton Muzaj, prandaj jo pak të dhëna janë të përbashkëta për të dy ata: Të dy jetët u flijuanë “Pro Fide et Patria” – Për Fe e Atdhe. Që Dom Dedë Maçaj ka qenë nxënës dhe student i zoti shihet qartë nga dëftesat e ndryshme shkollore. Dëftesa e semesterit të dyt të vitit 1937/38 rezulton se seminaristi Dedë Maçaj kishte kryer gjimnazin me rezultatin “shumë mirë”; poashtu vitin e parë të Filozfisë 1938/939; kurse në dëftesat e Teologjisë për vitet akademike 1941/42 dhe 1943/44 gjënden vlerësimet se me gjithçka ka ecur mirë, gjë që e dëshmon edhe i ndjeri Patër Leonardo Di Pinto O.F.M. (Dosja e Dom Dedë Macaj A.K.A.Sh.P.). Duke u diplomuar në Teologji, më 19-3-1944 u shugurua meshtar në Romë në Kishën e Kolexhit De Propoganda Fide nga Kardinali Prefekt Pietro Fumasoni Biondi, ndërsa më 20-03-1944, me gëzim të madh kremton meshën e parë. Në ato vite të trazuara të luftës së Dytë Botërore, Dom

Deda, bashkë me tre shokë meshtarë të ri, pikërisht më 1 Maj 1945, i bëjnë një kërkesë të veçantë Misionit Ushtarak Shqiptar në Bari të Italisë për t’u kthyer në Atdhe, ku do të vazhdonin rrugën e bariut shpirtëror si meshtarë të Krishtit. Në Bari, Dom Deda takohet me një oficer Anglez (të cilit emri nuk i dihet), i cili u thotë se për ju priftërinjtë nuk është e këshillueshme të ktheheni në Shqipëri, por duke e parë vendosmërinë e tre meshtarëve të ri, u lëshohen vizat. Më 25 Korrik 1945, Dom Deda, Dom Anton Muza dhe Dom Luigj Kola nisen nga Bari me aeroplan dhe po me këtë datë mbërrijnë në aeroportin e Tiranës. Dom Deda thotë se atë natë ka fjetur në famullinë e Tiranës, kurse të nesërmën është paraqitur tek ipeshkvi i tij në Shkodër. Menjëherë caktohet ndihmës famuillitar në Katedralen e Shkodrës ku qëndron deri me datën 6 Janar 1946, kur u caktua famullitar në Shëldi. Aty qëndroi deri me datën 13 Janar 1947, kur e marrin ushtar. Më 14 Janar 1947, arriti në njësinë Ushtarake 719M, Kompania e Parë e Batalionit të 95-të në Përmet, Qarku Gjirokastër, që ashtu quhet edhe sot. Me datën 30 Janar 1947 Dom Deda shtrohet në Spitalin e Gjirokatrës, por për sa kohë nuk dihet, sepse nuk ka të dhëna. Sipas kallzimëvet në vitet

1992/93 të të ndierve Simon Gazullit (ish seminarist për gjashtë vjet), Dedë Hasi, Gac Shtjefni, si dhe të tjerë ushtarë, Dom Deda ishte parë me përbuzje dhe urrejtje nga ushtarë dhe oficera. “Me datën 10-031947”, shton Simoni, “ishim të shtruar në infermjerinë e repartit, mbasi ishim shumë të sëmurë. Erdhen dy oficera dhe e urdhëruan Dedën që të çohej. ‘Jam shumë i sëmurë’, u përgjegj Deda. ‘Çohu se kemi ne ilaçe për të shëruar’.” Proçesverbali i marrjes në pyetje të ushtarit Dedë Gjeto Gjonit u bë më 13-03-1947 nga Shefi i Seksionit të Sigurimit të Regjimentit të 13-të, Divizionit të parë të Kamsorisë, Kapiten Asim Aliko, ku ishin të pranishëm edhe Toger Abedin Tajari dhe Sekretari i Nënseksionit të Sigurimit të Shtetit për Përmetin, Zenel Cato.

Ja dhe Fletë-Akuza farsë ndaj ushtarit Dedë Gjeto Gjoni – ndryshe: Si ndërtoheshin krimet: I pandehuri Dedë Gjonaj i lidhur ngusht me Vatikanin e Romës prej të cilit është dërguar apostafat në Shqipëri për të propaganduar dhe organizuar grupe reaksionare për të rrëzuar Pushtetin Popullor. Për të përdorë si mjet efikas fenë, ky ka studiuar 18 vjet Teologji dhe studimet e larta i ka kryer në Romë të Vatikanit ku doli prift. Kur ka dashur të vijë në Shqipëri është takuar me një


36

Jeta Katolike

kapiten Anglez me të cilin ka biseduar mbi situatën e Shqipërisë, se gjoja nuk ishte e favorshme për priftërinjtë, dhe e ka këshilluar mos të shkojë në Shqipëri, por ky, si i ngarkuar nga Papa me mision përçarës erdhi në Shqipëri. Ka marrë pjesë aktive në mbledhjet ilegale të ipeshkvijve të Shkodrës me më se 20 priftërinj, ku kanë marrë vendime për të sabotuar zgjedhjet e 2 Dhetorit 1945, dhe në këto zgjedhje vet i pandehuri ka abstenuar pse nuk i pelqente partia komuniste shqiptare. Gjyqi Gjykata Ushtarake e Div V-të KM NR 199 Regj Them Penal Proçes - Verbal Sot ditën e caktuar për gjykim Trupi Gjykues i formuar prej Z.Z. Kapiten i II-të Shaban Idrizit - Zv. Kryetar Kapiten i II-te Jorgo Gumeni - Antar Aspirant Loni Gusho - Antar Tu qenë prezent Prokurori Gjyqit Kapiten i II-të Vangjel Kocani me asistencën e Sekretarit Kapter i II-të Ziver Çamit u hap Gjyqi Botnisht. Tue qenë nën-roje të sigurtë u soll i pandehuri nga burgu dhe gjyqi fillon botnisht. U muer indentiteti i të pandehurit. I PANDEHURI Ded Gjeto Gjonaj i biri i Gjetos dhe i Tringës vjeç 27, i pa martuar nga Mali Jushit N/Prefektura e Shkodrës marrë në paraburgim me datën 10-03-1947 ka bërë 18 vjet shkollë për prift në Romë (Vatikan). Gjendja ekonomike e varfër, s’ka njeri të arratisur dhe as të dënuar nga gjyqet e popullit. Ju këndua Akt-akuza dhe tha se e pranoj pjesërisht. Një fragment nga vetëmbrojtja e Dom Dedë Majt: “Kam qenë në Itali qysh në vitin 1938 deri në vitin 1945 pa u kthyer asnjëherë në Shqipëri. Jam nisur për në Shqipëri nga Italia më 25 Korrik. Në Bari kam qëndruar tre muaj pse prisja lajmin nga vëllai. Koha ka qenë 1 Maj. Në Bari kam biseduar me misionin ushtarak Shqiptar dhe me një kapiten Anglez. Këtij i kam thënë se kur do të na dalin lejet për në Shqipëri, dhe jo gjë tjetër. Mbi gjendjen në Shqipëri kemi biseduar dhe ai më ka thënë se situata për ju meshtarët në Shqipëri nuk është e favorshme. Unë u ktheva në Shqipëri pse mësimet e mija i mbarova dhe se do të vija pranë familjes sime. Nuk kam qenë i ngarkuar me mision për të bërë propagandë. Veç asaj, kthimi im në Shqipëri ishte sepse kisha parë programin e qeverisë Shqiptare që feja ishte e lirë. Unë në Shqipëri vija me mision fetar, me të vërtetë se feja është e

ndarë nga pushteti dhe ligjet e tij. Në Shqipëri kam ardhur më 25 Korrik 1945. Nga Italia në Shqipëri kam ardhur me anën e ajrit dhe kam zbritur në Aeroportin e Tiranës. Atë natë kam fjetur në famullinë katolike në Tiranë dhe të nesërmen shkova për në Shkodër ku u paraqita tek ipeshkvi im. Atje kam qëndruar një javë. Qëndrova një javë atje pse nuk ishin prindërit në shtëpi por ishin në bjeshkë. Në muajin Tetor 1945 kemi bërë një mbledhje dhe kemi biseduar mbi fenë. Në këtë mbledhje kanë qenë 20 priftërinj. Këtë e kryesonte ipershkvi jonë. Qellimet e mblëdhjes ishin mbi detyrat fetare dhe këtë mbledhje e kryesonte Gasper Thaçi. Në këtë mbledhje kemi biseduar dhe mbi votimet e 2 Dhetorit. Ai tha se do vijnë votimet dhe na tha që votoni për cilin që të doni. Për këto zgjedhje nuk kemi marrë asnjë vendim por na i lanë nën përgjeghjësinë tonë personale, d.m.th. të votonim për të cilin që të donim. Vota ka qenë një detyrë morale e shoqërisë, dhe unë këtë detyrë nuk e kam bërë pse shihja se ishte një qeveri komuniste, por e dija që këto zgjedhje i bënte fronti. Unë kam abstenuar pse jam kundra partisë komuniste.”

protensa e prokurorit: Shok Gjyqtar, Edhe para gjyqit i pandehuri pranon se ishte kundra Pushetit Popullor, dhe për këtë punonte në favor të raksionit, sa do që para organeve proceduese ishte munduar t’i mohonte. Ai punoi kundra ushtrisë sonë por nuk ia arriti qellimit, jo pse nuk deshi, por pse nuk e lamë. Ushtria jonë heroike është brumosur në zjarrin e luftës, në vuajtje dhe sakrifica, ajo e ka gjithmonë parasysh idealin e lartë… mbrojtjen e interesave të Popullit, etj. Ushtria jonë si gjithë populli nuk don që të përsëritet më e kaluara, regjimet e vuajtjes dhe të tiranisë. I kemi shporur për gjithnjë, plehërat që duan të na kthejn prapa siç ëshëe i pandehuri Dedë Gjonaj. Ushtria jonë s’ka nevojë për të tillë mbeturinat e fashizmit, ajo do t’i zhdukë dhe do të forcohet më tepër në rrugën e saj të lavdishme. Ajo, nën udhëheqjen e komandantit tonë të ndritur, Gjeneral-Kolonel ENVER HOXHES, do të shkojë përpara tue u modernizuar për të mbrojtur fitoret e luftës e të popullit tonë. Në fund dhe pavarsisht se dënimi me vdkje i priftit të pafajshëm Dom Dedë Maçaj të kujton më së forti një tregim policor, jemi si të shtërnguar që të botojmë këtu më poshtë edhe kërkesën e tmerrshme të “prokurorit”, e cila fjalë për fjalë formulohej kështu: Në bazë të nenit dhe ligjit të sipërcituar dhe në kombinim me nenin 14 të Ligjit No.

Korrik-Dhjetor 2018

382 datë 24-12-1946, mbi Dispozitat e Përgjithshme Penale, kërkoj dënimin e Dedë Gjeto Gjonaj me Vdekje. Më 15-03-1947. Prokurori i Gjykatës Ushtarake Div. V-të K.M. Kapiteni i II-të Vangjel Kocani (Firma) Ndërkohë dhe sapo u dha dënimi, Dom Dedën e morën ashtu të lidhur me pranga sikur ishte, e larguan disa metra nga grumbulli i ushtarëve të trishtuar dhe pasi e vendosën para skuadrës së pushkatimit, i dhanë urdhër që të zhvishte xhaketën ushatrake, në mënyrë që kjo xhaketë të mos njollosej fare me gjakun e tij prej krimineli?! Në këtë minut tragjik, Dom Deda i revoltuar ju drejtua turrmës që e rrethonte me një zë të fuqishëm, duke thirrur me të madhe: “Shpallë para Zotit, dhe para juve të dashur ushtarë, që po vritem për shkak të urrejtjes ndaj Besimit Katolik. E them këtë pa urrejtje për ata të cilët pas pak do të më vrasin”. Pastaj, prifti ngiti sytë nga qielli dhe vazhdoi të ecin disa hapa, si për t’i siguruar ekzekutorët se nuk kishte frigë nga vdekja më. Një minut më vonë, i rënë në gjunj për t’u lutur, thirri sa ku mundi: “Rrnoft Krishti Mbret! Rrnoft Papa! Rrnoft Shqipnia! Nga ju nuk kërkoj falje dhe as mëshirë, asgjë”. “Kursejani jetën”, thirri një grup ushtarësh, mbasi, si për mrekulli, nga breshëria e parë , Dedën se kapi asnjë plumb”. Por zërat njerëzorë të këtyre bij nënash të dhëmbshme e mbyti ulurima kafshore e ushtarëve spinunë dhe të parapërgaditur, që kërkonin pa mëshirë: “Plumbin ballit, plumbin ballit, plumbin ballit!” Dhe ashtu u bë! Breshëri e plumbave të dytë e bëri të vetën duke e shtrirë për tokë të vdekur, priftin e ri dhe trim Dedë Gjeto Maçajn, sot njëri nga të tridhjetë e tetë martirët e Kishës Katolike Shqiptare, të lumturuar nga Selia e Shenjtë më 5 nëntor 2016. Harrova të theksoj këtu, se fillë pas pushkatimit, komisari i regjimentit (mos i qoftë përmendur emri), një injorant mendjemadh, nxorri pistoletën nga brezi, dhe pasi riqelloi dy herë mbi kokën e Dom Dedës së vdekur, zuri të mburrej para ushtarëve kështui se: “Tani do të kemi edhe një armik më pak!” Me pushkatimin e Dom Dedë Maçajt, vërtetë komunizmi do të kishte një armik më pak, por vetë Kisha Katolike dhe Shqipëria do të kishte edhe një hero më shumë, madje një hero Prift dhe një të lumturuar, siç është viktima e paharruar i Lumi Dom Dedë Maçaj.

Shënim: Autori Gjergj Nik Gjonaj (Gjushi) është nipi i dom dedë Maçajt


Korrik-Dhjetor 2018

Jeta Katolike

37

Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat frashëri

R.SH. - Vatikan

Alfabeti shqip, 110 vjetori i Kongresit të Manastirit.

Ndërsa mbërritën në Shqipëri nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe të politikanit të shquar, Mid’hat Frashëri, nuk mund të mos shkojë mendja në atë 14 nëntor të vitit 1908, kur u hap në Manastir ai, që njihet nga të gjithë si Kongresi i Manastirit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. E ndërsa vijojnë debatet nëse Mid’hat Frashëri, i biri i Abdylit dhe i nipi i Sami dhe Naim Frashërit, i meritonte apo jo homazhet në Akademinë e Shkencave dhe varrosjen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, kujtojmë si u propagandua Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908) nga ky protagonist i historisë së Shqipërisë, në revistën e tij “Lirija”: “… ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë, që të nisim liruar’ e papengim të punojmë për mbrodhësin’ e lumtërin’ e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuku do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë.”

Delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare

Kështu shkruante Mid’hat bej Frashëri, që e drejtoi këtë mbledhje, ku morën pjesë delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare jashtë: 32 me të drejtë vote dhe 18, pa të drejtë vote. Ndër pjesëmarrësit e shquar qenë Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet

Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj., gjithsej mbi 150 vetë, ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Tre alfabetet

Pikërisht në këtë Kongres, Mid’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar e më pas, zv.kryetar i Komisionit prej 11 anëtarësh, me në krye atë Gjergj Fishtën, që duhej të studionte çështjen e të dilte me propozime për alfabetin. Siç dihet, u paraqitën tre alfabete: ai i Stambollit (hartuar nga Sami bej Frashëri), me bazë latine, i cili kishte përdorim të kufizuar; ai i shoqërisë “Agimi” (propozuar nga dom Ndre Mjedja), po me bazë latine, i afërt me alfabetin e Stambollit; ai i shoqërisë “Bashkimi” (hartuar nga imzot Prenkë Doçi), i cili kishte fituar përkrahjen e disa organeve të shtypit dhe të disa shkrimtarëve, që e kishin përdorur në veprat e botuara të tyre. Ishte e natyrshme pra, që, në parim, delegatët të miratonin një alfabet me bazë latine, pavarësisht se u shqyrtuan edhe dy alfabete të tjerë, alfabeti grek i përdorur nga Kostandin Kristoforidhi, dhe alfabeti arab, të cilin shumë myslimanë të devotshëm, sidomos në Maqedoni e Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për shumë kohë pas Kongresit. Sipas një dorëshkrimi në formë procesverbali, që ndodhet në Arkivin e Shtetit shqiptar dhe mban datën 20 nëntor 1908: ”U zgjodhën të dy abetë dhe të dy do të përdoreshin prej shqiptarëve: njëri është ai i Stambollit e tjetri një abe thjesht latine që i afrohet atij të Stambollit”.

Kongresi përcaktoi edhe 18 pika me orientim politik

Kongresi nuk u mor vetëm me gjuhën shqipe, por edhe me politikën e asokohshme, në një çast tepër delikat historik. U diskutuan, haptasi dhe fshehurazi, marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, lufta për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit, si edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane. Përfundimet e këtyre diskutimeve dhe vendimet, që u morën, u përfshinë në programin kombëtar prej 18 pikash, i cili iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve. Ky program ështe një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, në të cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë. E ndërsa ka nga ata që vënë në dyshim qëllimet e Mid’hat Frashërit, kur fyrmëzoi bashkimin e nacionalistëve dhe e akuzojnë për tradhtar e bashkëpunëtor me pushtuesit, së paku kjo pjesëmarrje e tij dhe e njerëzve si ai, që u shpallën tradhtarë o të padëshiruar nga komunistët, të cilët bënë ç’është e mundur për t’i lënë në harresë e për t’i mohuar me të gjitha mjetet, nuk është keq të kujtojmë se për çfarë luftuan e sa e deshën këta njerëz Shqipërinë, për të cilën vijuan të punonin edhe më vonë, edhe në mërgim. Mid’hat bej Frashëri, ishte: i biri i Abdyl bej Frashërit, Kryetar i Kongresit te Manastirit, Nënkryetar i Komisionit te Alfabetit, Firmëtar i Pavarësisë se Shqipërisë, Ministër ne Qeverinë e Ismail Qemailit, Ambasador i Shtetit Shqiptar, ideator i themelimit te Institutit Albanologjik, i la trashëgimi Bibliotekës Kombëtarë rreth 40 mije libra, e deshi më gjithë shpirt Kosovën dhe trojet shqiptare të pushtuara, bëri çdo gjë për Çamërinë - hapi shkollat shqipe atje, themeloi Ballin Kombëtar, Kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, etj, etj


38

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

Kisha e Madhe ose Kathedralja e Shën Shtjefnit

Dihet mirë që Krishtërmi depërtoi në vendin tonë, që në shekullin e parë të përhapjes së tij. Për këtë, historiani i shquar i mesjetës së Ballkanit, kroati dr. Millan Shuflaj, shkruan: “fillimi i Krishtërmit ndër këto vise (të Shqipërisë, shënim i im Gj.f.i..) bën pjesë në historinë e shek. i të këtij besimi” (M. Sufflay, “Serbët dhe shqiptarët”, 1926, f. 121). “Athenis non diu commaratus sedem fixit corinthi, qua in urbe florentissimam ecclesian fundavit. Turba a Indacis exciApostulli Shën Pal (Paulus), tateae cum permovisse.” (Rom. si këmbësor i përmendur, bën të 15: 19), Cornely, Intred. ditur, se në vitin 65 dimëroi në Compend. in S. Scripturas, pag. trojet e Shqipërisë së sotme, në 453). Prevezë e Nikopol [ku do të dalë Krishtërimi kaloi 5 etapa më vonë në Nikopol (Preveza e kryesore në Shqipëri: etapa I, Vjetër) një dëshmor feje me prej viteve të para apostolike emrin Papa Eleuterin (182 – (shek. I) deri në vitin 731 mbas 193)], duke predikuar Krishtit; etapa II, prej 731 deri Krishtërimin: “Kështu, qysh prej në fillim të shek. XI; etapa III, Jerusalemit e përqark në iliri e shek. XI – 1767; etapa IV, 1767 kam përhapur ungjillin e – 1937; etapa V, 1937- sot… Krishtit” (Rom. 15:19). E para, ishte një Krishtërim Perëndimor, bazuar në latinicitet; e dyta, ishte një Krishtërim Lindor ortodoks bazuar në greqizicitetin bizantin; e treta, ishte një krishtërizëm, që u përpoq për një kohë të kthehet në krishtërizëm unik, bashkues i Kishës Perëndimore me Kishën Lindore. Në periudha të caktuara kohore ndër shekuj, Krishtërimi u përputh në mënyrë të plotë me forcën e karakterit dhe humanizmin të një populli të vogël, të

Historia e Krishtërmit ndër shqiptarë është e hershme

dhe për shumë besimtarë të rrethinave e krahinave të ndryshme të vendit tonë. Në gur themelin e Katedrales shkruhet “Dio Vede Tutto” ose “Zoti Sheh Gjithçka”, e duket se Shkodrën e ka riparë me syrin e një martireje të gjallë, që i dha shumë kombit e që sot flet me historinë e saj, historinë e një populli të vuajtur ■ Prof. Gjon Frani Ivezaj por me besim të fortë e të palëkundur nga dallgët e jetës lashtë dhe fisnik. Kisha Katedrale e Shkodrës Nga vetë përhapja e hershme është e kushtuar shën Shtjefnit, i e Krishtërimit në Shqipëri, kuppari martir, i njëjti pajtor i kishës tohet që kjo ka lënë gjurmët e ekzistuese në Kështjellën veta të pashlyeshme në gjuhën Rozafa, mbetjet apo reliket e së dhe historinë e këtij vendi dhe cilës ekzistojnë ende. Një dëshpopulli. Kjo mund të vëhet edhe mi të çmueshme e kemi në në rrafshin e terminologjisë veprën e meshtarit dhe humaniskishtare që rezulton mjaft i tit atë Marin Barleti, i njohur në pasur dhe përbën një nga shtrehistorinë dhe në kulturën sat më të vjetra të leksikut të shqiptare. Duke përshkruar gjuhës shqipe, sidomos ajo pjesë rrethimin e Shkodrës nga ana e e terminologjisë që rrjedh prej turqve në vitin 1478, ai kujton greqishtes së vjetër e të latinPajtorin e Shkodrës. ishtës... Gjatë shekujve të parë të Për qytetarët shkodranë dita pushtimit turk, ipeshkvijtë e e 7 prillit e vitit 1858, është një Shkodrës ishin të detyruar të nga ditët që ka mbetur e gdhenbanonin jashtë qytetit, pa një seli dur në kujtesën e Historisë së brenda mureve të qytetit. I pari Lavdishme të Shkodrës Martire


Korrik-Dhjetor 2018

ipeshkëv që u vendos në Shkodër më 1742 qe imzot Pal Pema Kamsi (1742-1771), që gëzonte mbështetjen e farefisit të tij të madh e të fuqishëm, i cili i përballonte trimërisht mujshitë e turqve. Besimtarët shkodranë kërkuan që të ndërtohej një kishë Katedrale. Prandaj Sulltanit në Stamboll iu dërgua kërkesa për lejen, e cila u dha me një ferman (dekret) të vitit 1851. Punimet filluan pas shtatë vjetësh, më 7 prill 1858, në praninë e Guvernatorit të Shkodrës Ali Pasha. Brezat, kujtimet, dorëshkrimet dhe hulumtimet e herë pas hershme, shpesh kanë shprehur me mall mendimin kuptimplotë: “Eh sa ka parë e shikon kjo kisha jonë kathedrale e shën Shtjefnit?”. Historia e ndërtimit të kësaj Kishe, të rëndësishme për banorët e devotshëm shkodranë, ka një të veçantë të saj, mbasi kjo dëshirë e ekzistencës së këtij objekti të kultit në fillim me të njëjtin emër kishte qënë ngritur nga banorët e hershëm në brendësi të Kështjellës së njohur legjendare “Rozafa” e cila, më pas u kthye nga okupuesit turq me dhunë për dy javë ne xhami… Vetë fjala aq e njohur - Kisha e Madhe, siç e thërrasin ende sot të gjithë, kishte si synim të rëndësishëm që në gjirin e saj të jenë të pranishëm sa më shumë besimtarë të përkushtuar me lutje të përshpirtme. Ajo, në kohën e ndërtimit, ishte njëra prej kishave më të mëdha të Ballkanit dhe një ndër ndërtesat më të mëdha të qytetit antik të Shkodrës. Këtu mendoj se duhet shpjeguar edhe shkaku i vonesës së ndërtimit të këtij objekti të kultit krishtian, mbasi thuhej se piketat e vendosura gjatë ditës prisheshin gjatë natës, mbasi popullit i dukej e vogël. Prandaj mbasi zunë vend këto piketa, atëherë mund të themi që filloi ndërtimi i rregullt i saj. Nga arkitektët ndërtues ishte menduar që Kisha të zënte mbi 7500 besimtarë. Nga burimet arkivore të Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe nga studimi serioz i përpiluar me kujdes nga studiuesi i shquar shkodran, mësuesi Gjush Sheldija, mësohet se dita e vendosjes së gurit të parë u kthye në

një ditë feste, veçanërisht për popullin e Shkodrës. “Kuadri ka qenë i vendosur tek lteri i madh dhe që u ripunua me rastin e 100vjetorit të Kishës së Madhe Kathedrale të Shën Shtjefnit nga mjeshtërit e pikturës prof. Simon Rrota, patër Leon Kabashi, dom Injac Dema, dom Ndoc Nogaj, etj.”, shkruan studiuesi Lec Zadeja (“Kultura dhe Jeta”, Nr.1, 1993, Shkodër, f.20). Ai kishte këto dimensione: 8 metër gjatësi dhe i lartë 3.5 m. Pas një lodhje të mundimshme bashkautorët mundën të realizojnë me sukses objeksionin e tyre kryesor të kultit krishtian. Sikurse mësohet nga burimet e kohës, del se leja për ndërtimin e kishës në fjalë ishte kërkuar më parë prej Qeverisë turke, që daton kërkesën e bërë në vitin 1834, kur në Stamboll u dërgua një lutje për ndërtimin e nevojshëm të Kishës për besimtarët e krishterë. Gjithashtu, duke parë indiferentizmin dhe moskokëçarjen e qeverisë turke mësohet se kërkesën e përsëritën edhe në vitet 1842 për të arritë në vitin 1849 kur u dha leja për fillimin e ndërtimit të saj. Më të vjetrit e qytetit të lashtë të Shkodrës kanë ruajtur në shenimet e tyre kujtime për këtë ngjarje të qytetit. Kështu, si u vendos kryqi (ku sot është ndërtuar Lteri nga Don Ndoc Nogaj mjeshtër duarartë shkodranë) dhe u ngulën piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodrës, lexoi fermanin (dekretin) e Sulltanit. Më pas u bekua me një ceremoni fetare guri i parë dhe u hodhën themelet që ngritën më pas objektin më të rëndësishëm krishtian. Gurin e bekoi Imzot Topich. Në ceremoninë fetare të rastit morën pjesë famullitari i qytetit, me ndihmësat e tij; të ftuar ishin dhe Hafiz Daut Efendi Boriqi, Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, me përfaqësitë e konsullatave që kishte në qytetin e Shkodrës, Ipeshkëvij të dioçezëve të ndryshme, klerikë, seminaristë, autoritete të tjera të vendit dhe shumë besimtarë e qytetarë jo të krishterë të pranishëm. Si detaj i rëndësishëm është se arkëtari i financës së qarkut shprazi në themel 700 lira turke florini, të cilat ishin të vendosura

në një pjesë të mbuluar me shami mëndafshi, dhuratë kjo e Sulltanit asokohe të Turqisë. Nëpërmes Ipeshkvit të vendit, papa Piu i IX, dërgoi për ndihmë me rastin e fillimit të punimeve për kishën e Shkodrës mbi 1000 skuda. Ambasadori rus, duke shprehur dëshirën për praninë e tij, shprehu gatitshmërinë për ta marrë në mbrojtje nga ana e tij Kishën Katedrale, si dhe në shenjë bujarie hodhi në themel xhamadanin e stolisur me ar. Sipas zakonit të stërlashtë, në themel u bë prerja e dashit, ndërsa për punëtorë dhe gostinë e tyre u prenë 30 pendë qe. Dhe menjëherë puna filloi me vrull dhe dashuri të veçantë. Falë bujarisë si gjest fisnik, nuk u kursye asgjë nga populli zemërgjërë i qytetit ashtu dhe nga rrethinat e tij. Sipas mundësisë dhe zemrës bujare, kush me të holla apo stolina të ndryshme (kryesisht gratë), materiale ndërtimi falas, si gurë gëlqere, zhavor, etj., që nga Taraboshi e deri tek Zalli i Kirit, bënë që, jovetëm punimet të mos ndërpriten, por ato të vijojnë më me intensitet. Për ndekjen e punimeve ishte caktuar një komision miks të kryesuar nga specialistë të kohës dhe përfaqësues të banorëve të Shkodrës. Inxhinieri që i realizoi punimet ishte austriaku, po ashtu nga Austria erdhën të gjithë elementët e konstrukcionit metalik i kapriateve të tavanit. Tregohet se gjatë punimeve dy herë rresht ishte shembur trajta e formës së gungës. Edhe për ndërtimin e tavanit prej dërrase, sikurse shihet edhe sot, është dora e mendja e mjeshtrit të njohur shqiptar shkodranit të njohur Kolë Idromeno. Mirëpo fatkeqësitë natyrore, siç ishte termeti i 1 qershorit të vitit 1905 shkaktoi shumë dëmtime. Po të hysh brenda dhe të shikosh me kujdes do të përshkosh këto dimensione hapsinore të Kishës së Madhe që janë gjatësia 75.5 metra, gjërësia 40 m. dhe lartësia deri në tavan 23.3 metra. Për të vijuar normalisht punimet, janë derdhur shuma të ndryshme të hollash. Kështu, kur këto të ardhura financiare po

Jeta Katolike

39

mbaronin, një komision i ngritur dhe i përbërë nga qytetarë të njohur të qytetit të Shkodrës (gjithsej 35 vetë) mundi të mbledhë prej popullit shumën prej 1750 napolona floriri. Për më tepër përmes një shkrese iu kërkua ndihmë edhe Franc Jozefit, për mbështetjen e punimeve të ndërtimit të obektit dhe si moment i përshtatshëm asokohe u gjet ceremonia e ditës së martesës së tij. Dhe bujaria e gjestit të tij fisnik nuk mungoi, duke dhuruar në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij, shumën prej 150 napolona floriri… Kurse gjatë vitit 1998, atdhetari dhe bamirësi i njohur shqiptaro-amerikan z. Kolë Preka Cacaj, dhuroi për ndërtimin e kampanjilit të njohur të kishës Kathedrale të shën Shtjefnit, me lartësi 48 metra, shumën me vlerë 110.000 dollarë amerikanë, duke qënë kësisoj kontributi më i madh i dhënë nga një individ me mallin e zhuritur për atdheun... Shuma e plotë që ka dhuruar ky bujar nga Triepshi i Malësisë është 160 mijë dollarë amerikanë, pa përfshirë këtu drekën në një restorant luksoz në hyrje të Shkodrës më ditën e fillimit të punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtar “Krishtërimi ndër shqiptarë” që u mbajt në Tiranë më 1999. Duke u kthyer edhe një herë në momentet historike të kohës kur ndërtohej objekti i kultit krishtijn për besimtarët katolikë, është me rëndësi të evidentohet se punimet deri në përfundimin e saj zgjatën 9 vjet, deri më 15 prill 1858 por pa kambanore. Për realizimin e saj u hap përsëri një fushatë duke trokitur tek zemra bujare shkodrane, dhe kësaj here popullsia u nda në tri kategori: ku secili mund të kontribonte sipas pasurisë që kishin. Pjesa e sipërme e kishës e cila ishte e mbuluar me plumb ishte sjellë prej Venedikut dhe paguar prej familjes Parruca dhe vëllezërit Mark e Pjetër Pema, të cilët shpenzuan 750 napolona floriri. Edhe për ndërtimin e kambanores punoi inxhinieri i palodhur Kolë Idromeno i biri i Arsen Idromeno. Ata zgjatën 5 vjet. Në vitin 1890 u vendosën tri këmbanat e para, kurse më vonë


40

Jeta Katolike

dy të tjerat. Përurimi dhe riti i bekimit është bërë me ceremoni festive nga imzot Pjetër Gjura, që daton më 19 mars të vitit 1923. Për herë të parë tingëllimi kumbues i këmbanave u dëgjua më 19 mars, kurse tingëllimi i fundit i tyre po me datën 19 mars, por tashmë në një epokë të errët siç ishte e mbeti ajo e sistemit ateist antifetar të rregjimit të Enver Hoxhës. Kështu në analet e errëta të historisë ka mbetur 19 marsi i vitit 1967… Një muaj pas “fjalimit” të 6 shkurtit 1967, Enver Hoxha u shpreh hapur dhe qartë pa frikë “Ta djegim me zjarr…”. Dhe me të vërtetë vetëm kështu mund të realizohej ai qëllim i diktatorit, që do të quhej “Revolucion kultural”, përmes së cilës do të kryente veprën më të shëmtuaren dhe më të ndyrën ndaj popullit të vet dhe kulturës shqiptare. Kështu në Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, apo të shenjtërve të Krishtërimit nga Iliria, Kastriotit legjendar si mbrojtës i Krishtërmit Europian, Atdheu i Nënës Tereze, do të shpallej me kushtetutë si “Shtet pa Fe”… Do të shkatërrohen njeri mbas tjetrit veprat e artit të shekullit XIII, ku mendohet se është kurorëzuar Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, në Vau të Dejës, kësaj kishe plot vlera iu vu dinamiti dhe së bashku me afreskët e saj u holl në erë, duke e kthyer në pluhur e gërmallë... Të gjitha këmbanat u punuan me kujdes të veçantë në Itali nga Francesco de Poli dhe kushtuan 28609 napolona floriri për të realizuar punimin dhe shkrirjen. E para peshonte 608,300 kg., e dyta 436,500 kg., e treta 307 kg., e katërta 245 kg., dhe e pesta 175 kg. Secila kishte nga një emër të veçantë. Pas djegies së kambanores, që ndodhi aty rreth vitit 1912, me kujdesin e veçantë të imzot Pjetër Gjurës u bë e mundur që të vendosën përsëri këmbanat e reja (mbasi tri të parat pësuan dëmtim). Dhe bujaria shkodrane u shpreh me madhështinë e saj karakteristike. Kështu për të parën këmbanë ndihmuan familja Kolë Kakarriqi me 1400 lira, për të dytën familja e Pashko Ashikut dhe Balto Çoba me kon-

tribut prej 500 lira, për të tretën dhuruan Lazer Pistulli e Nush Topalli, për të katërten dr. Gjon Saraçi dhe Kel Pali, kurse për të pestën Lin Luka (i vogli) e rrok Daberdaku, që dhuruan nga 5 napolona flori. Po kështu - shkruan studiuesi i njohur Lec Zadeja, kanë kontribuar edhe Cina e Ejell Çobës 37 napolona flori, ndërsa nga besimtarët të ndryshëm katolikë u grumbulluan mbi 1200 lireta e 750 korona. Sahatet (orat) i dhuruan me fisnikëri familja Kaculini, duke i sjellur nga Austria. Disa detaje të veçanta mund të përmendim edhe faktin se deri në vitin 1922, kisha ka qënë shtruar me dërrasa, ndërsa më vonë filloi shtrimi me pëllaka. Bankat e para u sollën në vitin 1923 nga Italia prej z. Simon Kromiqi. Siç dihet, vepra më e madhe e kultit krishtian në qytetin më veriperëndimor të Shqipërisë, përveç Lterit të madh që ka mbetur i pandryshuar edhe (nga viti 1858) në vitin 1953, ka pasur edhe Ltere të tjerë, ku priftërinjtë celebronin meshën shenjtë. Kështu Lteri i Shejtes Trini ka qënë paguar prej Nush Gjon Kovaçi, ai i Konakut të Shenjtë u dhurua nga Gaspër Markiqi, të Shën Marisë Magdalenë e dhuroi Ejëll Çoba, të Shën Lorencit e fali si dhuratë Gjon Muzhani, të Shna Ndout Kolë Çoba, të Shën Kollit Kolë Serreqi, ndërsa Lteri i Zemrës së Krishtit u ndërtua me ndihmat e mbledhura në popull si dhe me stolitë e ndryshme që dhanë gratë shkodrane. Dy ujëbekoret, me material mermeri, i dhuroi familja Pema. Në të gjithë Lteret ishin vendosur trupore të Shenjtorëve të ndryshëm, dhuratë këto të qytetarëve të familjeve fisnike bujare shkodrane... Gjatë Luftës Ballkanike, në Kishën Kathedrale u strehuanë shumë familje shkodrane, e asokohe nuk u krye asnjë ceremoni fetare. Ato u zhvilluanë në Kapele e në oborr të Zyrës së Famullisë. Qendra e Arqipeshkëvisë (rezidenca Ipeshkvore e Arkidioçezit të Shkodrës, shenimi im Gj.F.I.) u vendos më 6 maj 1871 dhe është vepër e arkitektit Pjetër Marubi.

Ajo më përpara ka funksionuar në rrugën Sakak-Nemce, pastaj në Shtëpinë e Misionit Shëtitës (në afërsi të Gjukatës së rrethit të Shkodrës sot). Sikurse flasin edhe burimet historike, kundër Klerit Katolik Shqiptar të shkolluar në Universitetin më të famshme të Europës nisi kalvari i anatemimeve dhe eleminimit fizik, burgje, litar, plumb, për të vetmin “faj” se ishin të krishterë që kundërshtonin rregjimin ateist të komunistëve. Dhe kështu filloi një luftë e hapur dhe e ashpër ndaj çdo gjëje që kishte simbolin e Kryqit dhe kulturës Perëndimore... Pas mbylljes së kishave më 1967, për më tepër mësohet se një pjesë e tyre iu nënshtruan dinamitit, tritolit, dhe kthimin në “vatra” kulture dhe pallate sporti. Studiuesi Lec Zadeja shkruan: “Por pa shkue pak muej, gjoja me kërkesën e nji grupi sportistesh të rrethit, filluen punimet për kthimin e Kishës në Pallat Sporti. Kështu në vitin 1968, krahas rrëzimit të kumbanarës, filluen në stil të gjanë punimet brenda kishës. E këto vazhduen me ritme të shpejta për të ardhë tek vitit 1969, kur do të bahej përutimi i Pallatit të Sportit, me sallë të lojnave me dorë, të ngritjes së peshave, të mundjes, tue u shfrytëzue edhe për koncerte, takime të zgjedhësve me deputetë gjatë fushave elektorale, etj.” Gjatë diktaturës komuniste, pas arrestimit të dom Mikel Koliqit (më 3 shkurt 1945) detyra e famullitarit i mbeti dom Ernest Maria Çobës, të cilin e mbajti deri në shugurimin e tij ipeshkvnor më 20 prill 1952. Me revolucionin famëkeq “kultural” të vitit 1967, u mbyllën të gjitha kishat në Shqipëri: disa u shkatërruanë, të tjerat u shndërruan në salla shfaqjesh apo magazina, ndërsa Katedralja u shndërrua në Pallat Sporti, ku, në vitin 1973, u zhvillua Kongresi i grave komuniste. Rënia e murit të Berlinit dhe shembja e komunizmit sovjetik solli një frymë lirie edhe në Shqipëri. Në 1990-1991 u kthye liria dhe besimi zuri përsëri vendin e vet.

Korrik-Dhjetor 2018

Më 7 mars 1991 u rihap Katedralja nga atë Aleks Baqli O.F.M. Mesha e parë u kryesua nga dom Zef Simoni me meshtarë të tjerë me praninë edhe të Nënë Terezës së Kalkutës dhe të mijëra besimtarëve. Në Katedralen ende Pallat i Sportit, më 21 prill 1991 qe shuguruar meshtar dom Gjergj Simoni prej imzot Nikoll Troshanit. Selia e Shenjtë me imzot Ivan Dias, Nuncin e parë Apostolik në Shqipërinë pas komuniste, vendosi dhe financoi restaurimin dhe rindërtimin e saj. Me rihapjen e Katedrales në vitin 1993, pasi përfundoi restaurimi i saj, u vunë përsëri në vendin e tyre qoftë shtatorja që paraqet shën Mëhillin i cili shporon djallin, vepër e çmuar në dru e Kolë Idromenos, qoftë njëra prej dy kupave të mermerta të ujit të bekuar, dhuratë e Familjes Pema (vepra të konfiskuara prej komunistëve). Më 25 prill 1993, Ati i Shenjtë, papa Gjon Pali II, në vizitën e tij historike, vizita e parë e një pape në Shqipëri, në praninë edhe të Nënës Tereze (sot shën Tereza e Kalkutës), kremtoi meshën e shenjtë dhe shuguroi katër ipeshkvijtë e parë të kishës katolike në Shqipërinë e ringjallur: Imzot Frano Illia, Kryeipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe Administrator Apostolik i Lezhës, i Sapës dhe i Abacisë së Oroshit, imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkëv i DurrësTiranës, imzot Robert Ashta, Ipeshkëv i Pultit dhe imzot Zef Simoni, Ipeshkëv Ndihmës i Shkodrës. Një fat të tillë do të kishin edhe kishat dhe kuvendet e tjera në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë ku ekzistonin qendrat e kultit krishtian. Ndërsa të gjithë materialet e tjera të kishave u grumbulluan në “Muzeun ateist”, për t’u parë në formë të detyruar nga nxënësit e shkollave dhe populli. Ajo qëndroi e hapur 5 vjet, shëtiti e bredhi në fshatra, malësi, zona industriale. E të gjitë këto vlejtën për ngritjen e një muzeu lokal ku ishin të vendosur dokumenta, foto, materiale të ndryshme, të ekspozuara, kryesisht nga Shkodra, dhe u përurua më 9 qershor 1973.


Korrik-Dhjetor 2018

Muzeu përmbante 6 sektorë dhe secili kishte pamje dhe pikësynimet e veçanta. Në hyrje të tij kushdo të vizitonte këtë, lexonte citatin e Marksit “Feja është Opium për Popullin”. Është me interes të theksohet se “Muzeu Ateist” qëndroi i hapur, për aq kohë sa qëndruan të mbyllura kishat në Shqipëri. Në të u zhvilluanë me dhjetra sesione “shkencore”, ku shumë servilë dhe “ndihmës të PPSH, për edukimin komunist të punonjësve dhe nxënësve të cikleve të ndryshme të shkollave…” derdhen me afsh të zjarrtë llumin e madh të urrejtjes ndaj Krishtërmit dhe prelatëve martirë të saj, të cilët njëri pas tjetrit nisin të varen, pushkatohen dhe kalben në burgjet e hatashme komuniste dhe antiklerikale në Shqipëri, barra më e rëndë e së cilës në veçanti ra mbi klerin katolik shqiptar që ishte më i konsoliduari në kulturë, organizim hierarkik kishtar, dhe më atdhetari në vepra konkrete qysh me agimin e Krishtërmit në Shqipëri. 7 mars 1991. Mbi ndërtesën e pallatit të sportit rreth orës 10 paradreke, disa qytetarë shkodranë vendosën me dashuni

kryqin. Klerikët e qytetit të Shkodrës kanë marrë në dorë çelësat e Kishës së Madhe që pas 50 vjetëve tashmë shkëmoi gjumin e gjatë letargjik ku e pllakosi ateizmi këtë tempull lutjesh të shenjtë për besimtarët katolikë. Po në këtë ditë festive të rihapjes së Kishës Katedrale, përmes një ceremonie të thjeshtë, kleriku i nderuar pader Aleks Baqli, në prani të një numëri të madh besimtarësh shkodranë dhe nga rrethinat bëri bekimin e Kishës, të dhunuar egërsisht nga sistemi komunist, duke e kthyer me forcë në sallë sportive shumësportësh. Dhe gëzime të tjera do të shoqërojnë Kishës Katedrale, siç ishte dita e paharruar e 25 prillit të vitit 1993 kur Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II, në prani të shumë përsonaliteteve shqiptare dhe nga bota shuguroi katër Ipeshkëvinjë të rinjë shqiptarë: Imzot Frano Illinë (1918-1997), Imzot Zef Simonin (1928-2009), Imzot Robert Ashtën (19181998) Imzot Rrok Mirditën (1939-2015). Zef Simoni Ipeshkëv, në librin e tij autobiografik “Ngjarje në Tokë” e përshkruan kështu këtë

Vend Ekskluziv për

episod të rëndësishme të kishës martire katolike shqiptare që po i buzëqeshte ringjallja pas serisë së madhe të kalvareve të përgjakshme: “Me këtë rast ishte lajmërue kleri, 31 persona, me asistue në meshën që do të celebrohej, në Kishën Kathedrale prej këtyne dy meshtarëve. Në homelinë, mons. Celli, tha fjalë shumë të bukura tue e lidhë ditën e parë të pranverës me pranverën e re të ringjalljes së fesë. Para e mbas bani një mbledhje me tanë klerin në nji dhomë në Pallatin e Arqipeshkëvisë, që ende nuk kishte nisë rindërtimin e tij.” (Zef Simoni Ipeshkëv, “Ngjarje në Tokë”, Shkodër, 1998, f. 246). Kurja Arqipeshkvnore Metropolitane e Shkodrës në përgjigjen e kërkesës së dy klerikëve të meshtarëve dom Ndoc Nogaj dhe dom Nikollë Mazreku njofton se miraton ndërtimin edhe një herë të Lterit të ri në kishën Katedrale, kushtuar “Zojës së Shkodrës” (Nana e Këshillit t’Mirë), sipas idesë së arkitektit të ndjerit mjeshtër Kolë Idromeno. Kapela e Vajrave të Shenjta më 5 nëntor 2016 e shndërruar në Altarin e Martirëve Shqiptarë, ku gjenden dhe relikët e 11 prej tyre.

Jeta Katolike

41

Lista e Famullitarëve (nga 1930 deri më 2007): Dom Gaspër Thaçi (1930-19.03.1936), dom Mikel Koliqi (18.11.1937-1991), dom Zef Simoni (199223.04.1993), mons. Loro Nodaj (1993 -1995), mons. Lucjan Avgustini (14.07.199526.12.2006), dom Gjovalin Suka (Administrator Famullitar 22.01.2007). Historia e Kishës Kathedrale është e hapur dhe do të pasurohet me ngjarjet që do ta pasojnë qytetin dëshmitare e së cilës do të jetë edhe kisha katedrale e shën Shtjefnit.... ——————————

LITERATURA: 1. Oliver Jen Schmitt Areberia Venedike (13921479), f.120, 129, 130, 147. 2. Hortense von Zambaur, Rrethimi i Shkodrës, 10 tetor 1912-22 prill 1913, f.91-92. 3. Dr. Johan Georg von HAHN, Studime Shqiptare, f.138. 4. Gjush Sheldija, Kryeipeshkevia Metropolitane e Shkodres, Dioqezat Sufragane, Shkodër, 2001, f.83-90 5. Imzot Zef Simoni, Ipeshkëv, Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944-1990 6. Klajd Kapinova, Historia e Kishës Katedrale të Shën Shtjefnit në Shkodër, Kumbona e së Dielës, Shkodër, 1998, f.12-16 7. Wikipedia 8. Ndue Bacaj, Historia e Katedrales shën Shtjefnit”, Albdreams 9. Fjala e Shkodres Nr.6 shtator 1999

Ceremonitë familjare shqiptare! deri në 800 persona

699 Westchester Ave. Rye Brook, NY 10573 www.westchester.hilton.com

DASMA, FEJESA, PAGËZIME

dhe ceremoni të ndryshme familjare

914-309-9430 or 914-934-2571 Email: events@albanianmediagroup.com or Brian.Finneran@Hilton.com


42

Jeta Katolike

Korrik-Dhjetor 2018

DIANA’S ANGELS HOME CARE INC.

CDPAP

“DONT JUST SEND ANYONE... SEND AN ANGEL”

CONSUMER DIRECTED PERSONAL ASSISTANCE PROGRAM

PRoGRAM PëR nDiHMë SHtëPiAKe nDAJ AnëtARit të fAMilJeS. një anëtar i familjes tuaj apo një mik i juaji mundet me u kujdesë për ju dhe të paguhet për shërbim!

• A Keni nevojë për ndihmë për me ba gjërat të cilat dikur keni mundur me i ba vet? • Nëse nuk keni familjar, për ju mund të kujdeset dikush tjetër që ju e njihni. • Nëse keni medicaid dhe jeni i sëmurë apo në moshë, keni të drejtë me marrë dikend që të kujdeset për ju në shtëpinë tuaj! • Ju lutemi na kontaktoni për të parë se a kualifikoheni, dhe nëse po,

718-828-0400 914-256-7278 email: Dangels02@gmail.com 1129 Rhinelander Avenue, Bronx, nY 10461


Korrik-Dhjetor 2018

Pagëzime

Juliette Marie Skrelja

Prindër: John & Olita Skrelja Kumbarë: Sander & Katerina Vulaj

Reddington Liksenaj

Diana Dajana Dedvukaj

Angela Mili

Prindër: Gjovalin & Mri Mili Kumbarë: Kole & Antoneta Luli

Mark Bunjaj

Prindër: Gjelosh & Violeta Dedvukaj Kumbarë: Luigj & Maria Nicaj

Prindër: Gazmend & Lumturie Bunjaj Kumbarë: Bardhok & Mira Vuktilaj

Prindër: Andi & Oliverta Hamzallari Kumbarë: Kenny & Bukurie Funici

Prindër: Zef & Gentiana Gojani Kumbarë: Mark & Suzanna Gjini

Prindër: Artan & Anilla Volaj Kumbarë: Damjan & Xhensila Gjelaj

Prindër: Marash & Mozarta Guri Kumbarë: Lin & Eglentina Kumbullaj

Prindër: Robert & Shpresa Grishaj Kumbarë: Simon & Viktoria Kalaj

Prindër: Mhill & Gina Berisha Kumbarë: Anton & Kristina Curanaj

Prindër: Xhevahir & Adelina Grishaj Kumbarë: Jetmir & Lindita Gjonaj

Prindër: Aleksander & Marjona Rakaj Kumbarë: Tome & Drita Ujka

Prindër: Marel & Anila Ujka Kumbarë: John & Drita Simolacaj

Prindër: Gjon & Adriana Kocovic Kumbarë: Michael Cota & Angela Pepdjonovic

Prindër: Toma & Angela Kastrati Kumbarë: Steven Gazivoda & Alexandra Rrasi

Prindër: Arnis & Besarta Hasanaj Kumbarë: Albert & Ardita Daka

Prindër: Ronald & Sabina Pervorfi Kumbarë: Nue & Lulieta Pervorfi

Prindër: Sajmir & Eva Liksenaj Kumbarë: Fatmir & Anjeza Gjinaj

Hazel Gjinaj

Prindër: Fatmir & Anjeza Gjinaj Kumbarë: Anton & Angjelina Syku

Aiden Nikolla

Prindër: Albert & Rovene Nikolla Kumbarë: Angjelin & Donike Shpijati

Robert Peter Saljanin

Prindër: Peter & Mirela Saljanin Kumbarë: Anthony & Debra Shabani

Aubrey Elizabeth Ivezaj

Prindër: Victor & Gjelina Ivezaj Kumbarë: Zef Makaj & Maria Lekocaj

John Ujka

Alexa Anisa Hasanaj

Alexander Victor Selca

Prindër: Victor & Johanna Selca Kumbarë: Nosh & Vitore Margilaj

Adien Noel Mernacaj

Prindër: Alfred & Bringlantina Mernacaj Kumbarë: Kelmend & Marjana Cekaj

Ariabella Grace Mernacaj

Prindër: Alfred & Bringlantina Mernacaj Kumbarë: Kelmend & Marjana Cekaj

Melania Curanovic

Prindër: Anton & Kristina Curanovic Kumbarë: Filip & Prena Berisha

Nicholas Hutaj

Prindër: Tome & Lizabeta Hutaj Kumbarë: Mario & Vera Lusha

Mateo Nilaj

Prindër: Artist & Rona Nilaj Kumbar: Valdimir Preldakaj

Oliva Liza Bibaj

Prindër: Gjenc & Lindsay Bibaj Kumbarë: Fatmir Bibaj & Jessica DiSalvo

Luke Cetaj

Prindër: Alfred & Rovena Cetaj Kumbarë: Frango & Jolanda Syku

Vera Dushaj

Prindër: Kola & Angelina Dushaj Kumbarë: Nick & Angela Stanaj

Mateo Gjokaj

Laura Alba Hamzallari Adruab Volaj

Ariella Grishaj

Jason Mason Grishaj Luke Kocovic

Samantha Pervorfi Amilia Parubi

Prindër: Milkjor & Amarilda Parubi Kumbarë: Eduard & Lisa Guni

Daniel Gojani

Prindër: Gjergj & Laureta Gojani Kumbarë: Greg & Mitzi Gjoni

Klara Kamberi

Prindër: Adrian & Valerine Kamberi Kumbar: Drita Krasniqi

Klea Kamberi

Prindër: Adrian & Valerine Kamberi Kumbar: Drita Krasniqi

Gabriel Lucaj

Prindër: Simon & Bernette Lucaj Kumbarë: Pashko & Kristina Delevic

Gabriel Lunaj

Prindër: Gjergj & Elizabeta Lunaj Kumbarë: Paulin & Vera Lumaj

Angela Gecaj

Prindër: Jetmir & Kristina Gecaj Kumbarë: Kristian & Kaltrina Gojani

Ella Ujkic

Prindër: Nikola & Gjelina Ujkic Kumbar: Drita Djonaj

Elsa Ujkic

Prindër: Nikola & Gjelina Ujkic Kumbar: Drita Djonaj

Noah Pecaj

Prindër: Edmond & Donik Gjokaj Kumbarë: Dugagjin & Merite Mrijaj

Prindër: Edmond & Ermira Pecaj Kumbarë: Prek & Marijana Syku

Prindër: Alban & Virxhina Deda Kumbarë: Florin & Suela Bunjaj

Prindër: Ignazio & Miriana D’Blasi Kumbarë: Pietro D’Blasi & Manda Gazivoda

Domenic Deda Gabriel Koca

Prindër: Bledi & Nevila Koca Kumbarë: Lulzim & Prena Leguci

Cristiano D’Blasi Ariana Gecaj

Prindër: Luan & Violeta Gecaj Kumbarë: Gjergj & Hana Markaj

Anthony J. Gojani Elisa Guri

Jaxson M. Berisha Amela Rakaj

Lucas A. Kastrati Jolie S. Rudaj

Prindër: Robert & Olivia Rudaj Kumbarë: Thomas & Maria Rudaj

Maria Shotaj

Prindër: Gentijan & Alina Shotaj Kumbarë: Alfred & Fabjola Lika

Norah Shotaj

Prindër: Artan & Romina Shotaj Kumbarë: Gentijan & Alina Shotaj

Mellanie Smajlaj

Prindër: Eduard & Jela Smajlaj Kumbarë: Ladovik & Zamira Volaj

Anthony K. Tushaj

Prindër: Daniel & Anita Tushaj Kumbarë: Gjovani Zagreda & Diana Tushaj

Gabriella G. Saljanin

Prindër: Peter & Kristina Saljanin Kumbarë: Valentino & Jennifer Grishaj

Marius N. Sukaj

Prindër: Nush & Klodjana Sukaj Kumbarë: Franco & Eva Sukaj

Ariana G. Vataj

Prindër: Anthony J. & Zoje Vataj Kumbarë: Victor Camacho & Tonya Gojani

Mark Juncaj

Prindër: Simon & Valbona Juncaj Kumbar: Mark Camaj

Ariana Cena

Prindër: Gjergj & Lumturije Cena Kumbarë: Zef & Vera Pergjoni

Luigi Gjergji

Prindër: Florian & Adela Gjergji Kumbarë: Ludovik Gjergji & Diella Staka

Eliana Balbona

Prindër: Arben & Albana Balbona Kumbarë: Stiven & Sabina Juncaj

Sarah Dushi

Prindër: Altin & Klodiana Dushi Kumbarë: Fred & Valbone Ejlli

Kurorëzime Jeta Katolike

Pashko Kumbullaj me Suzana Nilaj Më 7 korrik 2018

Marsel Pllumaj me Josephina Shqutaj Më 8 korrik 2018 Tish Cotaj me Kristjana Haxhia Me15 korrik 2018

Vincene Dekaj me Matilda Vulaj Më 21 korrik 2018

43

Vilson John Shtufaj me Marigona Lasku Më 23 shtator 2018

Joesph A. Jr. Gardner me Jovana Lydia Syku Më 29 shtator 2018

Vito Fascilla me Jessica Leonora Redzaj Më 29 shtator 2018

Lanndin Hutaj me Elvira Shkambi Më 21 korrik 2018

Kristjan Vukaj me Amenda Vuktilaj Më 6 tetor 2018

Tom Gojcaj me Dijana Gjokikj Më 29 korrik 2018

Zoran Curanovic me Nicolette Ivezaj Më 20 tetor 2018

Bernard Jakaj me Magdalena Lleshaj Më 12 gusht 2018

Mark Dedvukaj me Violeta Paliusevic Më 28 tetor 2018

Mark lumaj me Rigene Dokaj Më 28 korrik 2018

Aldo Martinaj me Sabrina Miraj Më 29 korrik 2018

Stefan Demaj me Emily Rose Frates Më 8 shtator 2018 Vasel Lekocaj me Maria Nikolaj Më 9 shtator 2018

Dominic L. Zanfardino me Lindita Pepushaj Më 15 shtator 2018

Steven Celic me Melissa Curanovic Më 22 shtator 2018

Krist Thaqi me Ashlee Lake Më 13 tetor 2018

Michael Berasley me Diana Mirdita Më 20 tetor 2018

Robert Gjuraj me Elizabeth Predakaj Më 10 nëntor 2018 Mikel Deda me Rajmonda Paloka Më 18 nëntor 2018 Robert Rudaj me Olivia Camaj Më 24 nëntor 2018

Edmond Simoni me Dorela Tilaj Më 24 nëntor 2018

IN MEMORIAM

Drana Nicaj, 84-vjeç

Vdiq më 7 korrik 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Nikola Djuravcevic, 80-vjeç

Vdiq më 8 korrik 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Aga Rukaj, 47-vjeç

Vdiq më 16 korrik 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Gjok Nikoll Berisha, 49-vjeç

Vdiq më 20 korrik 2018 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY

Pjeter Dodaj, 70-vjeç

Vdiq më 3 gusht 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Marija Lukolic, 91-vjeç

Vdiq më 8 tetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Rrok Augustini,73-vjeç

Vdiq më 24 tetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Marko Pecovic, 85-vjeç

Vdiq më 29 tetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Matia Jankovic, 84-vjeç

Vdiq më 23 nëntor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Mark Shabanaj, 47-vjeç

Age Prelaj, 82-vjeç

Vdiq më 28 nëntor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Pjeter Frrok Ukaj, 85-vjeç

Vdiq më 29nëntor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Santa Zadrima, 74-vjeç

Vdiq më 5 dhjetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Vdiq më 6 gusht 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY Vdiq më 25 gusht 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY Vdiq më 26 gusht 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Nikola Nicaj, 93-vjeç

Vdiq më 6 shtator 2018 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY

Mare Gjelaj, 84-vjeç

Vdiq më 22 shtator 2018 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY

Magdalena Karaqi, 45-vjeç

Vdiq më 27 shtator 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Rrok Pepaj, 81-vjeç

Maria Gjolaj, 52-vjeç Mike Shala, 6-vjeç

Vdiq më 23 dhjetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY

Paloke Culaj, 91-vjeç

Vdiq më 29 dhjetor 2018 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY

Kanto Anton Bujaj, 60-vjeç Vdiq më 30 dhjetor 2018 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY


ALBANIAN

INDEPENDENCE AT

NEW YORK CITY HALL,

NOVEMBER 27, 2018

1st Annual Saint Teresa of Calcutta Festival at Monsignor Scanlan High School, September 7, 2018

10th Anniversary of Kosova Independence at City Hall, February 27, 2018

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri !

FAMILJA

E

NOC MATI GJONAJ NGA REÇI I ULQINIT DHE BIRI Z. M ARK GJONAJ KËSHILLTAR I QYTETIT TË NEW YORKUT

I SAJ I DENJË


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.