JK# 93 (2019)

Page 1

jetakatolike.com


2 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

P Ë R M B A J T J A CONTENTS

Viti LIV, Numri 1, Janar-Mars 2019 Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Faqe 3. DOM PJETËR POPAJ: Pashkët 2019

Duhet të ndiejmë praninë e Zotit në zbrazëti edhe atëherë kur nuk ndiejmë tjetër gjë përveç zhurmës së ecjës tonë.

3

Faqe 4.

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj Kryeredaktor: Mark K. Shkreli Redaktor (anglisht): Simon Vukel Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin Ismer Mjeku Martin Smajlaj Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj Gjon Chota Luigj Çekaj Tomë Paloka Lekë Perlleshi Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen. Parapagimi: $30 në vit adresa e redaksisë: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.com

Papa Françesku:

Porosia për Kreshmë 2019

Në të vërtetë, kur nuk jetojmë si bij të Zotit, mbajmë shpesh qëndrime shkatërrimtare ndaj të afërmit dhe krijesave të tjera - por edhe ndaj vetes - duke kujtuar, pak a shumë me vetëdije, se mund t’i përdorim sipas dëshirës

Faqe 6. Leonardo Berishaj: Marsh për Jetën 2019:

4

Marshimi për Jetën i janarit të vitit 2019 ishte tubimi më i madh në 46 vitet e tij.

Faqe 7. Nga Famullia Jonë

Faqe 8. Mark K.Shkreli: Kardinali Timothy Dolan

6

në Kishën Tonë

“Ju admiroj shumë, ju admiroj shumë për arsye të historisë që ju keni, historisë së vuajtjes dhe përndjekjes për besimin tuaj të thellë katolik, në vendin tuaj në Shqipëri

Faqe 12. Fr. Peter Popaj: Welcome Cardinal Dolan

Faqe 13. Eminenca e Tij Kardinal Troshani Nderohet Me Titullin “Honoris Causa”

Faqe 14. Frank Shkreli: Nëna Tereze Bashkon Dy

Famulli Amerikane në Një

Faqe 16. Imz. Lush Gjergji: Përgatitja për jetën martesore dhe familjare

Faqe 17. Charles McKinney: How To Participate In

The Eucharistic Prayer

Faqe 20. Klajd Kapinova: Mons. Dr. Zef Oroshi

Faqe 25. Frank Shkreli: 70-Vjet Më Parë Ndërroi Jetë

8

Nën Tortura

Faqe 27. Leonora Laçi: Pse mos t’i kthehen eshtrat në

atdhe Patër Paulin Markgjokaj O.F.M.

Faqe 29. Anton Çefa: Të veçanta rreth personalitetit të

Skënderbeut

Faqe 32. Luigj Çekaj: Poezia dhe Personaliteti i Kolec Traboinit

Faqe 35. Lëvizjet demografike

16


Varri i zbraztë (PASHKËT 2019)

Dom Pjetër Popaj

Krishti u Ngjallë! Vërtetë u Ngjallë! Aleluja! Është përshëndetja dhe përgëzimi ynë i Pashkëve. Dekorimet në kishë e në shtëpiat tona me lilat e Pashkëve e mbushin me aromë të këndëshme, që shprehin gëzimin e Jetës së Re në Krishtin. Lilat, gjatë kohës së dimrit qëndrojnë të varrosur në tokë, dhe mu në këtë kohë të Pashkëve përsëri mbijnë, lulzojnë dhe e mbushin ajrin me shijen e gëzimit të Ringjalljes. Ringjallja e Krishtit, është ringjallja e jonë. Krishti nuk ka pasur nevojë për t’u ringjallur, por ne kemi nevojë. Ai ka ardhur për të na shëlbuar ne e jo vetën. Ai ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e Dyta Vetje e Trinisë së Shenjtë. Ai është Mishruar, Munduar, Kryqëzuar, Vdekur, Varrosur, Ringjallur, Ngjitur në Qiell dhe do të vijë prap për të gjykuar të gjallurit dhe të vdekurit e Mretërija e Tij nuk do të këtë mbarim. Varri i zbazët dëshmon të ngjallurit e Tij. Gratë shkojnë te varri i Krishtit për ta vajuar trupin e Tij, por gjejnë varrin bosh dhe petkat e Tij vurë në një anë. Vendet e zbrazëta në përgjithësi kanë një

errësirë, një jehonë pa domethënie dhe pa jetë. Por zbrazëtia e Varrit të Krishtit ka më të Randëshimen, domethënie se ndjonjë vënd tjetër. Maria Magdalenë është e para (simbas Ungjillit të Shën Gjonit) që e gjenë Varrin e zbrazët. Menjëherë e tronditur vrapon për t’i treguar Pjetrit. Pjetri dhe Gjoni vrapojnë për të parë Zbrazëtinë e Varrit me shpresë që sytë e tyre do të shohin më tepër se sa zemra e hutuar e tyre. Ata hyjnë brenda në varr të thatë, degjojnë vetëm zhurmën e të ecurit të tyre. Shohin petkat e vura në një anë dhe kurgja tjetër. Zbrazëtia e varrit të Krishtit është e mbushur me të Vërtetën. Ai nuk është në varr, sepse është Ngjallur. Pjetri e Gjoni shkuan, panë zbrazëtin dhe besuan. Si të krishterë, jemi të grishur të japim dëshmi për të vërtetën e zbrazëtisë së varrit. Duhet të ndiejmë praninë e Zotit në zbrazëti edhe atëherë kur nuk ndiejmë tjetër gjë përveç zhurmës së ecjës tonë. Të kqyrim në hapsirë dhe të shohim qëllimin e planit të Zotit e ta ndiejmë praninë e Krishtit të Ngjallur? “Lum ata që nuk shohin por besojnë” (Gjn. 20:29). Në gjërat e padukshme fshehet e vërteta. Askush nuk e ka parë jetën, por të gjithë e dimë se çka është ajo. Ne jemi krijuar jo vetëm për gjërat që shihen në këtë jetë tokësore, por për jetën tjetër, Hyjnore. Shën Augustini me vend thotë: “Ti na ke krijuar për vete o Zot, dhe zemrat tona nuk gjejnë pushim deri që pushojnë në Ty.”

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Krishti është bërë njeri që ne të bëhëmi si Ai. Shen Pali thotë se ne jemi veshur me Krishtin (Gal. 3:27) Me Pagëzim bëhëmi një me Të. Sikur Ai merr natyrën tonë ashtu merr edhe mëkatet e vuajtjet tona, në fund edhe vdekjen tonë. Por edhe ne jemi të thirrur të marrim pjesë në mundimet e vdekjen e Tij: “Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.” (Mt. 10:38) Por në fund marrim pjesë në të Ngjallurit të Tij prej së vdekuri. Ngadhënjimi i Krishtit, të Ngjallurit e Tij është edhe ngadhënjimi jonë dhe të ngjallurit tonë. Ringjallja e Krishtit është festa më e madhe ndër të gjitha festat. Dhe, nuk është mjaft, që të kremtohet vetëm njëherë në vjetë. Për çdo të diel kisha e shenjtë e kremton këtë festë si Pashkë të vogla. Si të krishterë, jemi

3

të obliguar të marrin pjesë në meshë për çdo të diel për ta përjetuar këtë Mister të Pashkëve. Përkujtojmë faktin se nëpër vdekje në Kryq, Krishti fitoi lavdinë e ringjalljes sonë, por edhe ne nuk duhet pushuar ta lavdërojmë e falënderojmë Atë për shëlbimin tonë. Për çdo të dielë jemi të thirrur ta marrim Krishtin e Ringjallur në Kungimin Shenjt. Duke e marrur atë denjësisht, Ai na premton sigurinë e ringjalljes sonë prej së vdekuri. Për çdo vjet ne kujtojmë ditëlindjet tona si një gjë e kaluar. Por kur flasim për ringjalljen tonë e dimë se nuk është një gjë e shkuar, por një gjë që pritet me shpresë. Prandaj, me këtë shpresë themi: Krishti u Ngjallë! Vërtetë u Ngjallë për mua e për ty! Aleluja! www.jetakatolike.com


4 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

POROSIA E PAPËS PËR KRESHMË 2019 Të dashur vëllezër e motra,

1. Shëlbimi i gjithësisë

çdo vit, përmes Kishës Nënë, Zoti “u bën dhuratë besimtarëve të vet të përgatiten me gëzim, me shpirt të pastruar, për kremtimin e Pashkëve, që... të fitojnë nga misteret e shëlbimit plotësinë e jetës së re në Krishtin” (Parathënie e Krezhmëve 1). Në këtë mënyrë, mund të ecim, nga njëra Pashkë në tjetrën, drejt përmbushjes së atij shpëtimi, që e kemi fituar tashmë, në sajë të misterit të Pashkëve të Krishtit: “Me të vërtetë, në shpresë jemi shëlbuar” (Rom 8:24). Ky mister shëlbimi, tashmë veprues brenda nesh gjatë jetës sonë tokësore, është një proces dinamik, që përfshin edhe historinë e gjithë krijimit. Shën Pali arrin të thotë: “Edhe vetë krijesa me afsh e pret dëftimin e bijve të Hyjit” (Rom 8:19). Në këtë perspektivë, dëshiroj të jap ndonjë sugjerim për reflektim, që ta shoqërojë udhën tonë të kthimit kah Zoti gjatë Krezhmëve të ardhshme.

Kremtimi i Treditëshit të Pashkëve, të mundimeve, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, kulm i vitit liturgjik, na fton çdo herë të përjetojmë një udhë përgatitjeje, të vetëdijshëm se të bëhemi të ngjashëm me Krishtin (shih Rom 8,29) është dhuratë e paçmuar e mëshirës së Zotit. Nëse njeriu jeton si bir i Hyjit, nëse jeton si njeri i shëlbuar, që e lëshon veten në dorën e Shpirtit Shenjt (shih Rom 8,14) dhe di të njohë e të zbatojë ligjin e Zotit, duke filluar nga ai, që është gdhendur në zemrën e tij e në natyrë, i bën mirë edhe gjithë krijesave, duke bashkëpunuar në shëlbimin e tyre. Prandaj, - thotë Shën Pali – gjithësia ka dëshirën e flaktë që të dëftohen bijtë e Zotit, domethënë ata që gëzojnë hirin e misterit të Pashkëve të Jezusit, t’i jetojnë me fund frytet e tij, të destinuara për t’u pjekur plotësisht në shëlbimin e krejt trupit njerëzor. Kur dashuria e Krishtit e shndërron

www.jetakatolike.com

jetën e shenjtorëve – frymën, shpirtin dhe trupin – këta i thurin lavde Hyjit dhe, përmes lutjes, kundrimit, artit, përfshijnë edhe krijesat në këtë lëvdim, siç tregon mrekullisht mirë “Kënga e vëlla diellit” të Shën Françeskut të Asizit (shih Enc. Laudato si', 87). Por, në këtë botë, harmonia e krijuar nga shëlbimi kërcënohet ende e gjithmonë nga forca negative e mëkatit dhe e vdekjes.

2. Forca shkatërruese e mëkatit Në të vërtetë, kur nuk jetojmë si bij të Zotit, mbajmë shpesh qëndrime shkatërrimtare ndaj të afërmit dhe krijesave të tjera - por edhe ndaj vetes - duke kujtuar, pak a shumë me vetëdije, se mund t’i përdorim sipas dëshirës. Atëherë, mospërmbajtja fillon e mbizotëron, duke na çuar drejt një mënyre jetese, që cënon kufijtë, të cilat gjendja jonë njerëzore dhe natyra na kërkojnë t’i respektojmë, duke ndjekur kështu,


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

ato dëshira të pakontrolluara që në Librin e Urtisë u atribuohen të pabesëve, pra, atyre që nuk e kanë Zotin si pikë referimi për veprimet e tyre, as kanë shpresë për të ardhmen (shih 2,1-11). Nëse nuk priremi vazhdimisht kah Pashkët, drejt horizontit të Ringjalljes, është e qartë se logjika e ‘dua gjithçka menjëherë’, e ‘të kem gjithnjë e më shumë’ arrin të imponohet. E dimë se shkaku i çdo të keqeje është mëkati, i cili që nga dukja e tij në mes të njerëzve, e ndërpreu bashkimin me Zotin, me të tjerët dhe me gjithësinë, me të cilën jemi të lidhur, para së gjithash, përmes

3. Forca shëruese e pendesës dhe e faljes Për këtë arsye, krijimi ka nevojë urgjente që të dalin në pah bijtë e Zotit, ata që janë bërë “krijesa të reja”: “Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e reja!”(2 Kor 5,17). Më të vërtetë, me dëftimin e tyre, edhe vetë gjithësia mund të “festojë Pashkët”: t’u hapet qiejve të rinj dhe tokës së re (shih Vap 21,1). Udha drejt Pashkëve na fton pikërisht për ta rikthyer në zanafillë fytyrën dhe zemrën tonë prej të krishteri, përmes pendimit, kthimit kah Zoti

5

aftësinë e vuajtjes për dashurinë, e cila mund të na e mbushë boshllëkun e zemrës. Të lutemi që të dimë të heqim dorë nga idhujtaria dhe nga vetë-mjaftueshmëria, duke pohuar se kemi nevojë për Zotin dhe mëshirën e Tij. Të japim lëmoshë për t’u larguar nga marrëzia e jetës dhe e grumbullimit të gjithçkaje vetëm për vete, me iluzionin se po sigurojmë një të ardhme, që nuk na përket. E kështu, të rizbulojmë gëzimin e planit të Zotit për gjithë krijesat e për zemrën tonë, ta duam Atë, vëllezërit dhe gjithë botën dhe të gjejmë lumturinë e vërtetë në këtë dashuri.

Krezhmët tona të jenë ripërshkim i së njëjtës rrugë, për ta çuar shpresën e Krishtit tek çdo krijesë, e cila “do të lirohet nga skllavëria e korrupsionit për të marrë pjesë në lirinë e lavdisë së bijve të Hyjit” (Rom 8,21) trupit. Me t’u prishur bashkimi me Hyjin, u keqësuan edhe marrëdhëniet harmonike ndërmjet qenieve njerëzore dhe mjedisit, në të cilin ata duhet të jetojnë, kështu që kopshti u shndërrua në shkretëtirë (Zan 3,1718). Është fjala për atë mëkat, që e bën njeriun ta mbajë veten për zotin e gjithësisë, të ndiehet padroni absolut i saj dhe ta përdorë jo për qëllimin e dëshiruar nga Krijuesi, por për interesin e tij, në dëm të krijesave dhe të të tjerëve. Kur braktiset ligji i Zotit, ligji i dashurisë, përfundojmë në afirmimin e ligjit të më të fortit mbi më të dobtin. Mëkati, që banon në zemrën e njeriut (shih Mk 7,20-23) - e shfaqet si lakmi, babëzi për mirëqenie të tepruar, mosinteresim për të mirën e të tjerëve e shpesh, edhe të vetvetes - çon në shfrytëzimin e gjithësisë, të njerëzve dhe të ambientit, sipas asaj gobësie të pangopur, që e konsideron çdo dëshirë si të drejtë dhe, herët a vonë, do t’i shkatërrojë ata që dominohen prej saj.

dhe faljes, në mënyrë që ta jetojmë gjithë pasurinë e hirit të misterit të Pashkëve. Ky “padurim”, kjo pritje e gjithësisë do të përmbushet kur të dëftohen bijtë e Zotit, pra, kur të krishterët dhe të gjithë njerëzit të hyjnë vendosmërisht në këtë “shtërzim”, që është kthimi kah Hyji. Krejt gjithësia është e thirrur, së bashku me ne, të dalë “nga skllavëria e korrupsionit për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Zotit” (Rom 8,21). Krezhmët janë shenjë sakramentore e këtij kthimi. Ato i ftojnë të krishterët ta mishërojnë më thellë dhe më konkretisht misterin e Pashkëve në jetën e tyre personale, familjare dhe shoqërore, veçanërisht, përmes agjërimit, lutjes dhe lëmoshës. Të agjërojmë, pra, të mësojmë si ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj të tjerëve dhe ndaj krijesave: nga tundimi që të “gllabërojmë” gjithçka për të ngopur lakminë tonë, në

Të dashur vëllezër e motra, “Krezhmët” e Birit të Zotit kanë qenë hyrje në shkretëtirën e gjithësisë për ta kthyer sërish në atë kopsht të bashkimit me Hyjin, që ishte para mëkatit të rrjedhshëm (shih Mk 1,1213; Is 51,3). Krezhmët tona të jenë ripërshkim i së njëjtës rrugë, për ta çuar shpresën e Krishtit tek çdo krijesë, e cila “do të lirohet nga skllavëria e korrupsionit për të marrë pjesë në lirinë e lavdisë së bijve të Hyjit” (Rom 8,21). Mos e lemë të shkojë kot kjo kohë e favorshme! T’i lutemi Zotit të na ndihmojë të bëjmë një udhëtim kthimi të vërtetë. Të heqim dorë nga egoizmi, nga vështrimi i ngulur mbi vetveten dhe të kthehemi kah Pashkët e Jezusit; të bëhemi të afërt me vëllezërit dhe motrat në vështirësi, duke ndarë me ta të mirat shpirtërore dhe materiale. Kështu, duke e pranuar konkretisht në jetën tonë fitoren e Krishtit mbi mëkatin dhe mbi vdekjen, do ta tërheqim edhe mbi gjithësinë forcën e Tij shndërruese. www.jetakatolike.com


6 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Marshi për Jetën 2019 “Unik nga Dita e Parë: Pro-Jetë është Pro-Shkencë”

Leonardo Berishaj

Çdo vit, mijëra burra, gra, studentë dhe fëmijë mblidhen në Washington D.C. për të shënuar përvjetorin e vendimit të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Roe v. Wade. Marshimi për Jetën i janarit të vitit 2019 ishte tubimi më i madh në 46 vitet e tij. Më shumë se 30 anëtar

www.jetakatolike.com

të Famullisë së Zojës së Shkodrës, të udhëhequr nga Famullitari ynë i përndershmi Dom Pjetër Popaj, gjithashtu morëm pjesë në këtë protestë. Në ora 5 të mëngjesit u bashkuam në Kishën tonë dhe ditën e filluam me Meshën e Shenjtë të cilën e celebroi Dom Pjetri. Ai në fjalën e tij, mes tjerash tha: “Ne sot jemi këtu dhe po udhëtojmë për Washington sepse e vlerësojmë jetën dhe e kuptojmë se sa e rëndësishme është ajo për të gjithë ne”. Si çdo herë tjetër, edhe kësaj radhe, tubimi i pjesëmarrësve në

Marshimin për Jetën filloi në mesditë në National Mall, në afërsi të Smithsonian Castle. Marshimi filloi në ora 1:30 të pasditës, duke ndjekur rrugën tradicionale, përmes Constitution Avenue drejt pallatit të Gjykatës së Lartë dhe të Kongresit në

Capitol Hill. Pa marrë parasysh racën, fenë, kombësinë, të gjithë ishim të bashkuar me një qëllim, për t’i thënë JO abortit legal dhe PO jetës. Ishin të pranishëm shumë aktivistë, por befasia më e madhe e kësaj proteste ishte fjalimi (përmes videos) i


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Donald J. Trump. Fjalimi i Presidentit Trump u prezantua nga Zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili e befasoi turmën duke marrë pjesë personalisht në tubim. Pence e përshkroi lëvizjen anti-abort si "një lëvizje të përcaktuar nga dhembshuria dhe dashuria, një lëvizje e animuar nga besimi dhe e vërteta dhe një lëvizje që çdo ditë është duke përfituar zemrat dhe mendjet". Në fjalimin e tij drejtuar marshuesve të vitit 2019, presidenti premtoi se do të vërë veton në çdo projekt-ligj që kërkon të zgjerojë të drejtat e abortit, nëse një projekt-ligj i tillë do të mbërrijë në tavolinën e

tij. "Çdo fëmijë është një dhuratë e shenjtë nga Perëndia", tha Trump në video. "Siç thotë edhe tema e Marshit për Jetën, çdo person është unik nga dita e parë. Kjo është një frazë shumë e rëndësishme, ‘unik nga dita e parë’. Shumë e vërtetë!" Mesazhi i Marshit ishte se jeta po fiton në Amerikë dhe se dashuria shpëton jetën. Famullia “Zoja e Shkodrës” krenohet me pjesëmarrjen e vazhdueshme në këtë manifestim të rëndësishëm për mbrojtjën e të palindurit. Mirë u takoshim në Marshimin e 47, më 24 janar 2020.

7

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 18 janar 2019 – Në Washington DC u mbajt Marshimi për Jetën, i 46 me radhë (46th Annual March for Life). Si në të kaluarën, Famullia jonë edhe kësaj radhe ka marrë pjesë në këtë ngjarje me rëndësi për të mbrojtur jetët e të palindurve. ◊ Më 14 shkurt 2019 – Në Qendrën “Nëna Tereze” u kremtua dita e Shën Valentinit me një darkë argëtuese. NË PËRGATITJE ◊ Më 28 prill 2019 – Në Eastwood Manor kremtohet dita e famullisë “Zoja e Shkodrës”. ◊ Më 6 maj 2019 – Përkujtojmë ditëlindjen e heroit kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbe. ◊ Më 2 qershor 2019 – Në Kensico Dam Plaza do të zhvillohet Dita e Trashëgimisë Shqiptare.. ◊ Më 17 nëntor 2019 – Në Lehman Center for the Performin Arts do të zhvillohet Festivali i 29të Shqiptar.

www.jetakatolike.com


8 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Kardinali Timothy Dolan në Kishën Tonë

Mark K. Shkreli Edhe pse në muajin mars në New York bën shumë ftohtë, të dielën, më 3 mars, ishte vërtetë një ditë pranvere. Ndoshta dom Pjetri ishte lutë Zotit, që retë t’i drejtonte nga Kanadaja, apo ndonjë vend tjetër, sepse atë ditë ai priste një mysafir të veçantë, Eminencën e Tij Timothy Cardinal Dolan, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë së New York-ut, i cili, për herë të parë www.jetakatolike.com

do të nderonte famullinë “Zoja e Shkodrës”, me kremtimin e meshës së shenjtë. Për këtë rast, kisha ishte tepër e vogël për të akomoduar të gjithë ata që kishin ardhur për të marrë pjesë në meshën pontifikale, të kryesuar nga kardinali Dollan dhe bashkëmeshuar nga shoqëruesi i ti fr. James Ferreira, famullitari ynë dom Pjetër Popaj, dom Nikolin Pergjini, dhe diakoni Marash Shkreli. Por as Qendra “Nëna Tereze” nuk mjaftonte, andaj besimtarët qendronin në këmbë brenda dhe jashtë kishës. Nuk është hera e parë që një kardinal të vizitojë kishën tonë. Me rastin e emrimit të famulliatrit të atëhershëm dom Rrok Mirditës arqipeshkëv të Durrës-Tiranës, klardinali i New Yorkut, John O’Connor, kishte ardhur për

të kremtuar meshën e lamtumirës. Po i njëjti kardinal O’Connor, 20 vjet më parë, më 25 prill 1999, edhe pse i sëmurë rëndë nga tumori i trurit (që një vit më vonë, më 3 maj 2000, ia mori jetën), kishte ardhur për të shuguruar kishën tonë të re me emrin “Zoja e Shkodrës”, e para në botë me këtë emër. Vizita e kardinalit Dollan përket me 20-vjetorin e kishës së re në


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Hartsdale, si dhe me 50-vjetorin e kishës së parë në Bronx. Kardinali, gjatë predikimit dhe fjalës përshëndetëse, e vlerësoi lartë famullinë “Zoja e Shkodrës”, famullitarin dom Pjetër Popaj, si dhe besimtarët e saj, të cilët me duartrokitje frenetike i shoqëruanë fjalët e kardinalit dhe ato përshëndetëse nga dom Pjetri. “Ju admiroj shumë, ju admiroj shumë për arsye të historisë që ju keni, historisë së vuajtjes dhe përndjekjes për besimin tuaj të thellë katolik, në vendin tuaj në Shqipëri… Ju jeni frymëzim për mua dhe kjo e bën dashurinë time për ju, mirënjohjen time për ju, aq të thellë, për shkak të asaj që keni kaluar”, tha kardinali Dolan. Arqipeshkvi Dolan, edhe në videoporosinë të kreshmëve drejtuar besimtarëve të Arqipeshkvisë së New Yorkut, ka marrë si shembull famullinë “Zoja e Shkodrës” dhe besimtarët e shumë vuajtur të saj. “A dini çfarë ndodhi, dhe ky ishte krahasim i mirë për mua për kreshmë.

Ishte e diela para kreshmës, të dielën e kaluar, unë kremtova meshën në famullinë e “Zojës së Shkodrës”, në Hartsdale, brenda Arqipeshkvisë së New York-ut. Kjo është famulli shqiptare, famulli etnike shqiptare, kisha ishte e mbushur, vetëm në këmbë. Këta janë populli shqiptar, bijtë e tyre, nipërit e mbesat e tyre, të cilët e

lanë persekutimin e kishës në Shqipëri, jo shumë kohë më parë. Flasim për të 50-at, 60-at, 70-at, madje edhe për 80-at e 90-at, sepse përndiqeshin për shkak të besimit të tyre, në Shqipëri. Ata nuk mund t’u jepnin emrin fëmijëve të tyre, nuk mund t’u jepnin emra të krishterë, të shkonin në meshë, të kremtonin sakrametet, të pagëzonin fëmijtë e tyre. O burrë, kjo do të sillte persekutimin. Kishat u dogjën, murgeshat dhe besimtarët katolikë u vranë, fakt që njerëzit më dhanë një pikturë të bukur të martirëve të lumë të Shqipërisë. Por ata e mbajten besimin e tyre katolik dhe e sollen atë këtu në Shtetet e Bashkuara, mirënjohës për lirinë, shansin, mundësinë që kishin këtu, e përcollen atë besim tek fëmijtë e tyre. Këta ma përkujtoi thënien e Papës Shën Pali VI, “kur është e lehtë të jesh katolik, është e vështirë të jesh katolik, por kur është e vështirë të jesh katolik, është më e lehtë të jesh katolik i mirë.” “A e kuptuat çfarë donte të thoshte www.jetakatolike.com


10 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

ai? Këta refugjatë dhe emigrantë shqiptarë, besimi i tyre është i fortë, e praktikojnë atë, ua lënë trashigim fëmijëve të tyre, sepse ju duhej të vuanin për të. Ata ishin pjesëmarrës në kryqin e Krishtit, në përndjekjen e Jezusit. M’u duk një shembull i shkëlqyeshëm dhe përgatitje e mirë për Kreshmën.” Kjo video është klikuar dhe shpërndarë me shpejtësi në tërë botën, e sidomos ndër shqiptarë, që e ndienin vetën krenarë që një kardinalit amerikan, vuajtjet dhe besimi në Jezu Krishtin të popullit shqiptar, i kanë bërë kaq përshrypje të thellë, sa që t’i përdorë si shembull i mirë për tërë botën e krishterë. Duke falënderuar kardinalin Dolan, për vizitën, meshën dhe fjalët aq admiruese ndaj besimtarëve shqiptarë që ai tha gjatë predikimit të tij, famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi dom Pjetër Popaj i foli kardinalit për historinë e lashtë të krishtianizmit mes shqiptarëve, duke filluar nga koha e apostujve, nga vet shën Pali. “Eminenca Juaj Katdinal Dolan, sot ju na nderuat me vizitën tuaj, ju na bekuat me meshën tuaj, ju sollët gëzim tek ne me fjalë të ngrohta, fjalë baritore të urtisë. www.jetakatolike.com


Bashkësia jonë shqiptare e “Zojës së Shkodrës” me mirënjohje të madhe, ju mirëpret dhe ju falënderon që jeni këtu me ne sot.” Ai po ashtu përkujtoi vuajtjet shumë shekullore për ruajtjen e besimit, mes vuajtjeve e persekutimeve, jo vetëm në përgjithësi por duke përmenduar emrat konkretë të atyre që dhanë jetën për Fe e Atdhe, 38 nga të cilët janë shpallur martirë dhe të lumë nga Papa Françesku. Ndërsa po dëgjonte përshkrimin e vuajtjeve të besimtarëve në Shqipëri, mund të vërehej kardinali Dolan duke

e tundur kokën në shenjë miratimi, sikur donte të thoshte, po e di dhe e admiroj qëndrueshmërinë e tyre. Dom Pjetri e njoftoi kardinalin edhe me historikun e famullisë “Zoja e Shkodrës”, duke u nisur nga fillimet në vitet ’60 të shekullit të kaluar e deri me sot dhe për përkushtimin e besimtarëve shqiptarë dhe dashurinë e tyre për kishën e vet. “Kjo bashkësi e do Zotin, e duan kishën e tyre, i duan familjet e tyre, janë puntorë dhe bujarë. Bujaria e tyre më kujton filipianët e shën Palit. Gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për të ndihmuar nevojtarët dhe të varfërit, sidomos në vendlindje, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni. Ata ndihmuan në ndërtimin e katedraleve, kishave, shkollave, klinikave, rrugëve dhe në të njëjtën kohë ata ndërtuan, mirëmbajnë dhe mbështesin kishën tonë këtu. Për ta, “Zoja e Shkodrës” nuk është thjesht një kishë por shtëpia e tyre.” Me këtë rast dom Pjetri ftoi ministrantat të sjellin dhuratat që kishte përgatitur për Eminencën e Tij kardinalin Timothy Dolan, pikturën e 38

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Eminenca e Tij Timothy Michael Cardinal Dolan, Ph.D. D.D., i lindur më 6 shkurt 1950 St. Louis, Missouri nga prindërit Robert dhe Shirley (lindur Radcliffe) Dolan. Më 19 qershor 1976 Dolan shugurohet meshtar dhe më 19 qershor 2001 Papa Gjon Pali II e emëroi Ndihmës Ipeshkëv, kurse më 15 gusht shugurohet Ipeshkëv i St. Louis. Më 28 gusht 2002 instalohet Kryeipeshkëv i Milwaukee, Wiscosin. Kryeipeshëv i New Yorkut u emërua më 23 shkurt 2009 dhe më 6 janar 2012, nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti XVI, Timothy Dolan emërohet në Kolegjin e Kardinalëve. Pas dorëheqjes së Papës Benedikti XVI, Kardinali Dolan mori pjesë në Konklavën që zgjodhi Papa Françesk në mars, 2013. Kardinali Dolan ka zgjedhur si moton e tij episkopale: Ad Quem Ibimus, që do të thotë: “Te kush të shkojmë, Zotëri?” (Gjoni 6:68), moto që ai e përdorë edhe në rubrikën e tij të regullt në gazetën Catholic New York: “Lord, to whom should we go?”.

11

martirëve shqiptarë dhe atë të shën Nënës Tereze. “Në emër të tyre dhe në emër të famullisë sonë, si një shenjë e vogël ju japim një pikturë të vogël që përfaqëson vitet vuajtëse të kishës në Shqipëri. Në këtë pikturë është ikona e “Zojës së Shkodrës”, nën të cilën janë pikturuar fytyrat e 38 martirëve të lumë shqiptarë. Dy ipeshkvij, priftërinj, seminaristë, një murgeshë dhe dy persona laik. Të gjithë vdiqën me vdekje të tmerrshme nën torturat e komunistëve. Ne jemi të privilegjuar të kemi disa prej relikeve të tyre këtu në kishën tonë. Gjithashtu, ju

paraqesim një pikturë të shenjtores shqiptare, shën Nënë Terezës. Edhe ajo, me përkushtimin dhe shërbimin ndaj të varfërve, tregoi dashurinë e saj për Krishtin dhe gjithashtu, përmes punës së saj, ajo shfaqi bujarinë dhe dashurinë e saj shqiptare për të tjerët në nevojë.” Famullitari ynë, i përndershmi dom Pjetër Popaj, në emër të besimtarëve të famullisë “Zoja e Shkodrës”, e falënderoi Arqipeshkvin e New York-ut, me këto fjalë: “Eminencë, sot vizita juaj ju sjell gëzim atyre dhe një njohje të merituar për punën e tyre të mirë dhe për përkushtimin ndaj kishës sonë. Shpërblimi më i madh që ata duan për ta dhe familjet e tyre, është bekimi juaj.” Pas meshës së shenjtë, takimi me kardinalin vazhdoi në Qendrën “Nëna Tereze”, ku ishte përgatitur një koktej modest për mysafirin e shtrenjtë dhe tërë të pranishmit. Kardinali dukej sikur po përjetonte kënaqësi të madhe, duke përshëndetur të gjithë ata që donin ta falënderonin dhe të merrnin fotografi me të, numri i të cilëve ishte tepër i madh. www.jetakatolike.com


12 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

WELCOME CARDINAL DOLAN Your Eminence Cardinal Dolan, Today You honored us with your visit, You blest us with your mass You brought joy to us with your warm, pastoral words of wisdom. Our Albanian Community of Our Lady of Shkodra parish with great gratitude, welcomes you and thanks you for being here with us today. This year we celebrate the 21st anniversary of the building of this church here in Hartsdale. The roots of it started in the Bronx some fifty years ago by the founder: the late Msgr. Joseph Oroshi. Then continued by Fr. Rrok Mirdita who became the Archbishop of Tiranë/Durrës. In those years there was another Albanian community formed by father Lazer Sheldija. Then in 1989 the two communities re-united and decided to build a new church together. That same year we bought this land and in 1995 we broke grounds for the new Church and three years later in 1998 with God’s help and the generosity of our parishioners this church was completed. In the late 60s our Albanian community started in the Bronx with a few people that loved God and loved the church. They, with Msgr. Oroshi bought a funeral home with an interfaith chapel in www.jetakatolike.com

Welcoming Remarks by Father Peter Popaj

it and named this new Albanian Center in honor of our patroness saint of Albania Our Lady of Good Counsel or as we refer to her as Our Lady of Shkodra. It was at this time the Communist regime in Albania was at its harshest point towards the Catholic Church. The churches were Closed, changed into warehouses, movie theaters, sports arenas, or destroyed completely. No church was allowed to function in Albania. Priests were either murdered or put to jail for life. I remember as a boy watching from our village in Montenegro which was on the border with Albania, how miserable was

outside could believe the misery and fear that was inflicted on these people. The atrocities done to priests are beyond imagination that a human being could be that cruel to another human being. The first mass in the church in the Bronx was Celebrated on Christmas Eve at midnight Mass, 1969 symbolizing the dark and the misery of the suffering church and people in Albania. Thirty years later in 1998 we celebrated our first mass in this new church at Christmas Day. Symbolizing the dawn of a new light that has shone in Albania after the liberation from communism–a symbol of the New Birth of

the life of the people on the other side. I remember when they destroyed a church in the neighboring village “Pentar“ and how distraught I was when they knocked down the church’s bell. No one from

Christ in People’s hearts. The new Star of Bethlehem that will shine and lead people to Christ. Just like the infant Jesus grew up physically in our midst that our people will grow up spiritually in the faith and


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

love of God. And they did. Both in Albania and here. Here at Our Lady of Shkodra we have a wonderful Parish. I feel greatly blest to have had the opportunity to serve these beautiful people. With me I am sure that Fr. Nick Pergjini and Deacon Marash Shkreli share these feelings that have served in this parish. I am not talking alone as Albanians but also as Christians. Our people come from the tri-state area. Some drive more then one hour to come to church. And faithfully they come on Sundays and Major Feast-Days and are always early, among the first one to come to mass. This community Loves God, they love their church, they love their families, they’re hardworking and self giving. Their generosity reminds me of the Philippians of St. Paul. Always ready to sacrifice to help the needy and the poor, especially back home in Albania, Kosova, Montenegro, Macedonia. They helped build cathedrals, churches, schools, clinics, roads and at the same time they built, maintain and support our church here. For them Our Lady of Shkodra is not just a church but its their home. Your Eminence, today your visit brings joy to them and a due recognition for their good work and dedication to our church. The greatest reward they want for them and their families, is your blessing. In their behalf and in the behalf of our parish, as a small token we give you a small painting that represents the suffering years of the church in Albania. In this painting is the icon of Our Lady of Shkodra, underneath are painted the faces of the 38 beatified Albanian Martyrs. Two bishops, priests, seminarians, a sister and a lay person. They all died horrific deaths under the tortures of the Communists. We are privileged to have some of their relics here in our church. Also, we present to you a painting of our Albanian Saint, St. Mother Teresa. She too with her dedication and service to the poor showed her love for Christ and also through her work she manifested her Albanian generosity and love for others in need. We pray that you will always have their guidance and protection. Thank you and God bless you

Eminenca e Tij Kardinal Troshani nderohet me titullin “Honoris Causa”

13

Honoris Causa është titulli më i ri i nderit nga Misioni Diplomatik Amerikan për paqen që i jepet kardinalit Shqiptar, Dom Ernest Simoni Troshani. Mirënjohës ndaj nderimit të shtuar për të, kardinali thotë se në të tilla raste 18 vitet e burgimit komunist shkojnë në harresë. Troshani: Nuk kujtojnë vuajtjet. Vuajtjet janë një shprehje e dashnisë për të madhin zot edhe për me ndihmue të tjerët edhe gjithmon thotë shkrimi i shenjtë qoft bekue ai njeri që shpreson n'zot. Që prej 19 nëntorit 2016 Dom Ernest Simoni Troshanit i është dashur që të shkëputet nga Shqipëria e të zhvendoset në Firence. Edhe pse larg atdheut, ai nuk ka harruar asnjëherë çështjet kombëtare, si ajo e Kosovës, për të cilën ka shkëmbyer një bisedë me Papa Franceskun. Troshani: Senjt At Papa më priti me një buzëqeshje të amël. I padenjë në emnin tem e prek ket popull bënte çdo mundësi për me e dhënë të drejtën për kët popull. Gazetarja: Kishte një dritë jeshile për Kosovën? Troshani: Shpresoj që po. Por, një mesazh të qartë e ka edhe për politikën shqiptare. Troshani: Drejtësia të mbretërojë ndër të gjitha. Atëherë natyrisht paqja vjen menjëherë. Është paqe e shpirtit, paqe e ekonomisë, është paqe e gëzimit. Për mbi të gjitha është paqe, dashni dhe drejtësi do të bëjë që ky popull të eci i lumtur përpara.” Dom Ernest Troshani është 91 vjeç, 18 prej të cilave i ka vuajtur në burgjet komuniste. I arrestuar natën e Krishtlindjeve të 1963, ai ishte simbol i vuajtjes e persekutimit. Për gjithë vuajtjet e dëshmuara, Papa Francesku e vlerësoi me titullin Kardinal Nderi. Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike. www.jetakatolike.com


14 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

NËNA TEREZE BASHKON DY FAMULLI AMERIKANE NË NJË

Frank Shkreli

Dy kisha katolike, “Sacred Heart” dhe “St. Francis of Assisi” në qytetin Njubërg (Newburgh) të Nju Jorkut, një qytet i vogël në breg të lumit madhështor Hudson, janë bashkuar kohët e fundit në një famulli, që është njësia e organizimit kishtar administrativ për këtë zonë. Arkipeshkvia e Nju Jorkut, në bashkpunim me priftin e Kishës së re, ka vendosur që famullia e re, e dalë

nga dy famullitë e lartëpërmendura – tani e tutje do të mbajë emërin e Shën Nënë Terezës. Famullitari i Kishës së emëruar “Shën Nënë Tereza e Kalkutës”, Bill Damroth ka njoftuar emrin e ri të dy famullive të bashkuara, që sipas gazetës Catholic New York është famullia e parë në këtë shtet që merr emrin e Nënë Terezës. Statuja e Nënë Terezës u zbulua gjatë ceremonisë historike të njoftimit të emrit të ri të famullisë, në prani të më shumë se 300 antarëve të saj. “Ishte një natë shumë e bukur”, citohet të ketë thënë famullitari Damroth, duke shtuar se pagëzimi i famullisë së bashkuar me emrin Nënë

Tereza, “Ishte një celebrim i shpresave për të ardhmen tonë”. I përndershmi Damroth tha për gazetën katolike të Nju Jorkut, “Catholic New York”, se “Nënë Tereza kishte të njëjtat mundime dhe çkurajime, si të gjithë ne, por ajo i përballoi të gjitha ato nepërmjet forcës së besimit të saj. Ajo ishte bashkuese! Ishte pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë: të pasur, të varfër, të sëmurë e të shëndoshtë. Ajo gjëndej kudo që e donte nevoja. Në cilën do pjesë të botës, ajo gjëndej atje, për të gjithë.” Emri i Shën Nënë Terezës ishte ndër tre emra që i ishin dërguar Kardinalit të Nju Jorkut për konsiderim, përfshirë

Shën Papa Gjon Palin e II. Kardinali i Nju Jorkut e kishte lënë në dorë të vet famullitarit Damroth të përzgjidhte emrin për famullinë e re. Ai më në fund kishte vendosur që tani e tutje famullia e re do njihej me emrin Shën Nënë Tereza. I Përndershmi Damroth është shprehur për gazetën katolike të Nju Jorkut se zgjodhi emrin e Nënë Terezës pasi ajo njihet anë e mbanë botës dhe se kishte pasur rastin ta takonte disa herë gjatë vizitave të saja në Shtetet e Bashkuara, ku Nënë Tereza ka disa qëndra të murgeshave të saja. Prifti Damroth tha se kishte thënë meshë dy tri herë në prani të Nënë Terezës dhe se ishte bindur që atëherë se ai gjëndej, “në prani të një shënjtëreshe moderne të gjallë”. “Është një nder i madh që pas aq shumë vitesh, të kemi mundësinë që t’i dedikojmë dy kishat tona këtu në Njubërg, një gruaje religjioze e cila ka ndryshuar botën vetëm për mirë dhe e cila vazhdon edhe sot të influencojë pozitivisht mbarë botën”, është shprehur famullitari i Kishës Shën Nënë Tereza,

www.jetakatolike.com


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Nëna Tereze me princeshën Diana në Bronx, 1997

duke theksuar se “Është e pabesueshme për mua që sot të kam rastin, mundësinë dhe privilegjin të nderojmë në këtë mënyrë Nënë Terezën”. Për shumë vite tani, motrat e Nënë Terezës kanë qëndrat e tyre në zonat më të varfëra të Nju Jorkut, në lagjën Harlem dhe në Bronks. Ishte pikërisht në Kuvendin e motrave të saja në Bronks më 1997 ku ajo u takua me Princeshën Diana. Ishte një takim i cili ende edhe sot ka mbetur në imagjinatën e të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të takimit të famshëm të “murgeshës me princeshën”. Vetëm disa muaj pas takimit të tyre në Bronks, ato ndërruan jetë të dyja

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqë, Nëna Tereze pranon Çelsin e Qytetit të Nju Jorkut nga Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Edward Koch, me 5 Qershor 1981.

mbrenda një jave. Imazhe të tilla ka shumë

nga jeta, takimet dhe veprimtaria e Nënë

Buletini i famullisë, Shën Nënë Tereza e Kalkutës, siç shënohet edhe më lartë në faqen e parë të buletinit, e lindur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, 26 gusht, 1910

15

Terezës, jo vetëm në Nju Jork, në Washington dhe në Shtetet e Bashkuara, por edhe anë e mbanë botës. Por, Nju Jorku dhe lagjet e tija Bronksi, Harlemi dhe Bruklini kishin një vend të posaçëm në zemrën e Nënë Terezës. Kishte qenë në moshën 86-vjeçare, e sëmur dhe vetëm pak muaj para se të ndërronte jetë, që Nënë Tereza kishte bërë një vizitë të papritur në lagjet Harlem dhe Bronks, për të vizituar murgeshat e saja. Vizita të tilla kishte bërë shumë gjatë periudhës ç’prej fillimit të 1980-ave kur kishte marrë çelsin e qytetit të Nju Jorkut nga kryebashkiaku i këtij metropoli në atë kohë, Z. Edward Koch. Dukej sikur Nënë Tereza kishte renë në dashuri me Nju Jorkun por edhe Nju Jorku kishte renë në dashuri me Nënë Terezën. Këtyre imaxheve dhe kujtimeve u është shtuar tani edhe një famulli që mban emrin e Shën Nën Terezës shqiptare, në një lagje të një njësie administrative kishtare në qytetin Njubërg të shtetit të Nju Jorkut, pranë lumit gjigant. Hudson.

www.jetakatolike.com


16 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Përgatitja për jetën Martesore dhe Familjare

Imz. Lush Gjergji

Përgatitja për jetën martesore dhe familjare duhet të jetë në dy nivele, personale dhe familjare.

Personale, që ta kemi formimin tonë njerëzor, fetar, moral, kulturor, për ta njohur, pranuar dhe zhvilluar vetveten në çdo aspekt. Familjare, për t’u njohur, përgatitur dhe zhvilluar në harmoni me të tjerët, anëtarët e familjes, si përgatitje e largët edhe për partneritet martesor.

Kush ka përvojë negative në edukim gjatë fëmijërisë dhe rinisë, në nivelin personal dhe familjar, është në gjendje të konflikteve të pazgjedhura, shpesh atë e bart edhe në jetën martesore, me shpresë se do t’i zgjidhë ato pothuaj në mënyrë automatike dhe spontane. Gabimi bazik i shumë të rinjve është ky: janë thellë të bindur se mjafton gjetja e një vajze apo djali të bukur, të shëndoshë, të mençur, simpatik, mundësisht edhe të pasur…, dhe çdo gjë do të jetë në rregull gjatë tërë jetës martesore dhe familjare… Po të ishte kështu, shumica, mos të them të gjithë, do të ishin të lumtur… E vërteta bazë është kjo: Pa Zotin – Dashuri, nuk ka as njeri, si pikënisja e jetës së krishterë, pra, edhe e asaj martesore dhe familjare. Kultura e sotme materialiste dhe hedoniste e trajton seksin si një lloj “malli” për shkëmbim dhe harxhim, pa ndonjë rregull dhe përcaktim moral. Bile kjo dukuri ka shkuar aq larg sa që manipulohet edhe me shprehje apo parime si kjo: trupi është i imi dhe unë bëj më të çka dua, çka më pëlqen, çka kam nevojë…!!! Seksi, trupi, është një mjet i fuqishëm i komunikimit ndërnjerëzor, ndërgjinor dhe e karakterizon njeriun si mashkull dhe femër. Marrëdhënia apo lidhja seksuale

www.jetakatolike.com

është ndërgjinore, si e tillë akti më i lartë dhe më i shenjtë i komunikimit, dhurimit, dashurisë. Për ne të krishterët është i lejueshëm, i mundshëm, i pranueshëm dhe pëlqyeshëm vetëm në martesë. Çdo veprim i tillë paramartesor apo jashtëmartesor, është keqpërdorim i trupit, seksit, pra, i vetvetes dhe tjetrit, moment “shfrenimi” për epshe, mëkat i rëndë, një lloj “vjedhjeje” e jetës dhe lumturisë së tjetrit. Shumë pyesin sot: përse është mëkat një lidhje dhe marrëdhënie seksuale mes dy personave të gjinive të ndryshme, nëse ata janë të lirë, kanë arritur moshën madhore, duan njëri-tjetrin, ndoshta edhe kanë qëllim serioze që më vonë edhe të martohen? Përgjigja është shumë e thjeshtë, e qartë dhe bindëse për moralin e krishterë: sepse mungojnë kushtet bazë, përgjegjësia për njëri-tjetrin dhe për jetën e të tretit, fëmijës, si dhe kushti bazë, dashuria e cila vuloset dhe legjitimohet vetëm në sakramentin e kurorës së martesës.

Etika dhe përshpirtëria familjare

Etika është vlerësimi dhe ndikimi i rregullit natyror, asaj që ka krijuar dhe dhuruar Zoti, dhe ka thadruar në natyrën dhe ndërgjegjen e njeriut. Etika e familjes është njohja dhe pranimi i jetës martesore sipas parimeve për të cilat folëm më parë: përplotësimi, dhurimi, dashuria, besnikëria, lindja dhe edukimi i jetës së re, fëmijëve.

Etika martesore dhe familjare është nderimi, pranimi, trajtimi i tjetrit si person – njeri si dhe mundësimi i realizimit të përbashkët në dy – në martesë dhe në familje. Martesa, pra, është bashkimi i dy personave njerëzore, burrë dhe grua, në dashuri, të cilët lirisht zgjedhin njëritjetrin, pëlqehen, pranohen, jetojnë në dashuri dhe së bashku gjatë tërë jetës, të hapur ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj jetës, si të tillë janë bashkëkrijues. Ky komunikim nuk është vetëm trupor, seksual, por përfshin tërë personin dhe është shprehje e nderimit, pranimit, dhurimit, dashurisë dhe lumturisë së ndërsjellët. Mu për këtë është së pari shprehje e dashurisë së Zotit për njeriun, e nga kjo, edhe e njëri-tjetrit. Dashuria burimin e ka në Zotin, si dhurim i plotë, falas, pa kushte, dhe pa Të njeriu nuk është i aftë për të pranuar dhe dhuruar dashuri. “Dashuria ndaj të afërmit është masa e dashurisë për Zotin” (Edit Stein). Kjo thënie mund të zbatohet bukur edhe në jetën bashkëshortore. “Arkitekti” i dashurisë mes Atit dhe Birit është Shpirti Shenjt, pra, edhe mes qiftit martesor. “Dua të them: jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do t’i kryeni veprat e mishit e të gjakut” (Gal 5, 16). “Një grua e bukur u pëlqen syve, ndërsa një grua e mirë i pëlqen zemrës. E para është bukuri, e dyta është pasuri” (Honore de Balzac). /drita.info


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

17

How To Participate In The Eucharistic Prayer By Charlie McKinney

You are a priest forever in the manner of Melchizedek. — Psalm 110:4

Near the center of the ceiling of the Sistine Chapel in Rome, the famous image of Adam’s creation at the hand of God is a majestic reminder of our humble dependency on God for our very being. Whether as faithful pilgrims or curious tourists, the chapel’s guests can’t help but gaze up at this work of art. What do they see? Some see color, form, and beauty; others see faith and inspiration; and still others see beauty and faith commingled in some of Michelangelo’s more subtle meanings. An interpretation of The Creation of Adam gives insight into liturgical participation, especially of the priestly sort. At the center of this central picture of the Sistine Chapel’s ceiling are God’s and Adam’s fingers about to touch, putting the capstone on the Trinity’s visible creation. But these figures are not yet touching, and the space between them — and the power to fill it — begins to speak directly about priesthood. The adjoining panels in the chapel’s ceiling help us to see why. The fresco next to The Creation of Adam depicts Eve being created out of the side of the sleeping Adam, and the one after it depicts their fall from grace at the tree and their subsequent expulsion from the garden. These panels can be given a priestly reading by those fingers about to touch. If that first contact created life, and if the continued contact sustained and developed it, then Adam’s sin withdraws the human hand from God and ushers in death. Consequently, if fallen man and moaning creation wish to return to a new life, they must reach out and contact God once again. The gap — or, better, the chasm — must be bridged. And

this is the job of the priest. There are a few words our Roman Rite uses to describe its priests, and one of them is pontifex. In Latin, the noun pons means “bridge,” and we can see this word surface in such words as “pontoon boat,” which, in essence, is a small floating bridge. Fex is the foundation of today’s “factory,” the place where things are built. Put the two words together — pontifex — and you get “bridge builder,” which is precisely what a priest is. In this job description, a priest has the power to overcome the separation between humanity and divinity, allowing men and women to pass over to heaven and unite themselves with God. In terms of Michelangelo’s Creation of Adam, the priest bridges the gap between the outstretched fingers of God and man, a void that appeared because of sin. Throughout history, many have noticed that things aren’t quite right with the world around us and have sought either a priest or at least priestly power to commune with the divine. In fact, the priestly instinct is a part of human nature, since our constitution is perfectly suited to reconnect heaven

and earth. On the one hand, we share much in common with the rest of visible creation, since we are composed in part of a material body. We love dogs and cats, flowers and trees, clouds and air, food and drink. On the other hand, we resemble invisible creation, the angels, since we possess immaterial souls. We desire to know and seek justice, we love (or at times hate) one another, and we are universally dissatisfied with the superficial happiness that material possessions bring. We look like animals but think like angels, with one foot in the earthly world and another in the heavenly world, and so we occupy a unique place in all of creation to bridge, mediate, and intercede between the opposite sides of the abyss separating us from God (see CCC 355). Some in the Church’s Tradition have even called man not Homo sapiens (since we are often as foolish as we are sapient), but Homo adorans, the “worshiping man.” But we are also fallen “priests of creation” and are in need of a supernatural cure for our priestly shortcomings. A key thread throughout the Old www.jetakatolike.com


18 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Testament — perhaps the key thread — is the formation of priests. The Trinity works to restore and perfect the priesthood, both individually and collectively, a work that reaches its perfection in Jesus, the greatest bridge builder of them all, the Pontifex Maximus. Let’s consider a few of these priests of the Old Testament and how they led the Chosen People to pass over to God. Something of a mystery man when it comes to priests in the Bible, the figure of Melchizedek is a remarkable example of how the sacerdotal is able to bridge the gap between man and God. It should come as no surprise that Melchizedek has much in common with the Christ yet to come. First, he is not only a priest but also a king, just like Jesus, and he’s not any old king either, but the royal head of Jerusalem, the place where Christ will one day offer Himself. According to the Letter to the Hebrews, Melchizedek is also “without father, mother, or ancestry, without beginning of days or end of life; thus made to resemble the Son of God, he remains a priest forever” (7:3). He also offers bread and wine, which Jesus will also do at the Last Supper. The fourth-century Doctor of the Church St. Ambrose saw in Melchizedek’s offering a universal sacrifice, one given in all times and places (“from the rising of the sun to its setting,” as the prophet Malachi would put it [1:11]). Melchizedek would be making an offering not bound to the future Temple of Jerusalem and its restrictive priesthood of a single tribe, the Levites. Rather, Melchizedek’s priesthood reaches further than Adam’s hand. In other words, this priesthood is big, one that calls the universe’s priests — men and women — to their original place as adoring bridge builders. Serving as another type of priest is Abraham, whom the priestly Melchizedek blesses in God’s name. A different sort of priest from Melchizedek, Abraham (or, Abram, his original name) was called by God from a foreign land and promised blessings and descendants. He routinely builds

www.jetakatolike.com

altars and offers sacrifices to God (e.g., Gen. 12:7; 12:8; 13:18), and through these altars and their sacrifices made by Abraham the priest, heaven and earth one day would be rejoined. (Altars, sacrifices, and priests are always found together.) Abraham’s most significant sacrifice was his only son, Isaac, who was most dear to his heart. God tells Abraham to “offer him up as a burnt offering on one of the heights that I will point out to you” (Gen. 22:2). Isaac travels to Mount Moriah on a donkey, carries the wood of his death up the mountain upon his shoulders, and freely gives himself over to his father’s hands. This domestic or paternal priesthood, to be passed from father to son, was present from the start. Already naturally born priests, God’s people were called upon to offer priestly sacrifice as the means to unite themselves — finger to finger — with the hand of God. A third kind of Old Covenant priest, Moses leads his people from worldly woes to a new life. Standing at the head of his people (“in the breach” between God and the Israelites, Psalm 106:23 says), he directs the fathers of households to sacrifice an unblemished lamb to ransom their firstborn children. With the blood of the lamb marking the doorways of their homes, the Lord passes over their houses, sparing them. The next day, Moses, with staff (a type of cross) in hand, leads the Jews out of Egypt’s slavery, passing through the Red Sea to freedom and new life on the opposite shore. This entire people, God says to them, “will be to me a kingdom of priests, a holy nation” (Exod. 19:6), the conduit through which heaven and earth will one day reconnect. In all these early prefigurements of Christ’s priesthood, “passing over” from one state to another and reconnecting with God is a vital element. The crossing of the Red Sea is, until the coming of Jesus, the most significant passover, where the journey from point A to point B is the result of

priestly bridge building between man and God. But it is not the only example of pass-over. After forty years of desert wandering, for example, Joshua (in Hebrew, his name is the same as Jesus) leads the Chosen People across the Jordan on dry ground, the waters of the river piling up on both sides of them, into the promised land at Jericho (Joshua 3). Elijah also passes over the Jordan at Jericho before being taken up in the fiery chariot to God. After Elijah rolls up his mantle and strikes the water, the Jordan again parts, allowing the prophet to cross. Only then did the “fiery chariot and fiery horses” appear and “Elijah went up to heaven in a whirlwind” (2 Kings 2:11). In another example of passover, the book of Ruth relates how Naomi and Ruth, living east of the Jordan River in the land of Moab, hear that the Lord has visited His people in the land of Judah “and given them food” (1:6). Then, crossing over the Jordan, they enter Bethlehem (the name means “house of bread”) and receive abundant food from Boaz — so much food, in fact, that they gathered the leftovers. (Does this account remind us of another priest from Bethlehem who gave food in abundance?) In each of these three instances — Joshua, Elijah, and Naomi and Ruth — we see bridges, passovers, and journeys from slavery and hunger in this earthly life to refreshment and new life with God. Each example recounts priestly actions of bridge building and reconnecting God and man, fingertip to fingertip. These Old Testament priests and their meditations find fulfillment in the Pontifex Maximus, Jesus Christ. Like Melchizedek, the eternal Jesus offers bread and wine in Jerusalem. Like Abraham, He obediently offers His heart to the Father on the wood of the Cross. Like Moses, Jesus “stands in the breach” between God and man and builds a bridge from earth to heaven so that we can pass over to God. His redemptive bridge building is called the “Paschal Mystery,” and it includes


His suffering, sacrificial death, Resurrection, and Ascension to the Father’s right hand. Because Jesus’ priestly Paschal Mystery is the high point of His saving work, it is naturally also at the heart of the Mass. Our devotional journey into the heart of the Mass has taken us to the Sacred Heart of the Redeemer. His heart is, as it were, a bridge, over which we pass from earth to heaven. Consider the type of bridge builder Jesus is, and why we call Him the greatest of all. If the bridge of all human desire connects earth to heaven, rejoins man to God, Jesus is the only one who could build it, since He works perfectly for both sides of the void. He is, on the one hand, entirely God, the second Person of the Blessed Trinity. He has every authority and power to reach out from heaven to earth (much as Michelangelo depicted God striving for man on the Sistine Chapel’s ceiling). On the other hand, Christ is faultlessly, wholly, and completely man. But unlike that first Adam, who withdrew his hand from the life-giving touch of God, this Second Adam does not collapse under the weight of misguided desires but wills nothing but union with God. Christ the God-man is the true High Priest who bridges the great chasm created by sin. Is there a greater bridge — or bridge builder — imaginable? With this image of the bridge builder in mind, let us return to Mass. During the Eucharistic Prayer, this great bridge opens before us. Jesus has the power to reconnect both sides, and the material He uses is His heart, the great gift that fills the space between heaven and earth. His Cross is the altar, the location — the X that marks the spot — where His heart is placed. As a willing agent in the Paschal Mystery, His ordained priest makes the Pontifical Jesus present. But even though Jesus is the offering, the altar, and the priest in history’s Paschal Mystery at Mass, He still desires our assistance. Christ the High Priest is

always the principal worker in the Mass, but He calls all — the ordained and the baptized — to be His co-workers, salvation’s cooperators, priestly collaborators. But who is this willing accomplice in the Paschal Mystery? Ordination to the priesthood conforms a man to Christ the priest and gives him unique power to exercise Jesus’ priesthood at the head of the Church. Long before ordination, that man began participating in Christ’s priesthood in virtue of his baptism. In addition to removing all sin, the sacrament of baptism gives a number of saving gifts: divine life of grace, gifts of the Holy Spirit, membership in the Body of Christ, and a share in the priesthood of Christ. All of the sacraments help us look and act and think and be like Jesus. And since priesthood is one of Christ’s characteristics, so too is it a Christian characteristic. If Christ is the Pontifex Maximus, then you and I and each of the baptized is a pontifex minimus, a “little bridge builder.” Our bridge is the same one that Christ builds, a bridge to which we contribute by offering ourselves. Baptismal character empowers us — and demands of us — to exercise Christ’s priesthood in ourselves. The sacrifice that God wants is our whole heart. But He won’t reach out and take it against our will, nor will the priest at Mass. To get my heart to the Father, I join it to Christ’s on the altar that serves as the crossroad between heaven and earth. And since Jesus is the priest who empowers me to act, I actualize His priesthood in myself. In Mass, as the preparation of the altar and the gifts concludes, the priest commands us to pray that his sacrifice and ours be acceptable to God. Assuming a priestly posture, we stand “in the breach” and say: “May the Lord accept the sacrifice at your hands for the praise and glory of his name, for our good and the good of all his holy Church.” The Eucharistic Prayer that follows is the time to roll

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

19

up our sleeves and usher our prayers, works, joys, and sufferings over the great bridge with Jesus. St. Leo the Great once put it like this: For all, regenerated in Christ . . . are consecrated priests by the oil of the Holy Spirit, so that beyond the special service of our ministry as [ordained] priests, all spiritual and mature Christians know that they are . . . sharers in the office of the priesthood. For . . . what is more priestly than to promise the Lord a pure conscience and to offer him in love unblemished victims on the altar of one’s heart? Sacrifices need priests, and priests need sacrifices. After our hearts are prepared, the Eucharistic Prayer is the moment to realize our priesthood and join ourselves to God. As daughters and sons of Adam, we were made to praise, adore, and mediate on behalf of creation. As brothers and sisters of the Second Adam, our natural desires attain supernatural power, enabling us, with the help of Christ, to redirect a fallen world to the hand of its Maker. As priests of creation, we point to the Father, who in Christ is no farther than our fingertips. Like the snapping synapses that flash between living cells in the body, the Paschal Mystery’s priestly bridge illuminates our journey’s main junction: the reunion of heaven and earth. The word “liturgy” has at its root the word “work.” Bridge building is in large part the work taking place at Mass. But this labor also has its reward: much as the Chosen People’s crossing over the Jordan gave them the new land’s milk and honey, or as Naomi and Ruth’s passage gave them Bethlehem’s bread, so our own work in the Eucharistic prayer will yield food: the fruit of the tree of the Cross.

(This article is from a chapter in A Devotional Journey into the Mass by Christopher Carstens which is available from Sophia Institute Press.)

www.jetakatolike.com


20 JeTA KA†oLIKe

Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989) JAnAR-MARS 2019

Në kujtim të 30-vjetorit të kalimit në amshim

(Sekretari i fundit i Abacisë së Mirditës, Themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në SHBA, New York)

O

Klajd Kapinova

roshi është ish qendra e Mirditës, që ka gdhendur faqe të ndritura në historinë e popullit shqiptar. Ajo, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, në qendër të maleve kreshnike të Veriut, duke u njohur me traditat e saj si një krahinë katolike, ka qenë ndër shekuj një kështjellë e fortë e shqiptarizmës, një epiqendër e fuqishme e tërmetit kundërosman për shekuj me radhë. Ata që bënë historinë e Mirditës ndër shekuj, ishin kapedanët ose Dera e famshme shtatë shekullore e Gjonmarkagjonit dhe abatët, veçanërisht Imzot Preng Doçi, pasardhësit e të cilit jetojnë ende në afërsi të Rubikut. Ai u shkollua në Shkodër dhe Itali. Shërbeu si misionar për shumë vjet në Kanada dhe Kalkuta (Indi). Më pas ringriti Abacinë e Oroshit. Ishte njeri, ndër figurat kryesore, që bëri shumë për të zhvilluar Mirditën dhe vendosur rregull në jetën e malësorëve të asaj ane. Abati i shquar, kishte shpesh tendenca të forta pavarësie nga otomanizmi de-shqiptarizues. Ishte njeriu, që kishte ngritur një platformë të kjartë me bosht të theksuar politik, për krijimin e një Principate në Mirditë, duke u përpjekur, për ta vënë atë në jetë. Për më tepër, krahina në fjalë, është qeverisur gjithmonë me dinjitet, në bazë të kanunit të maleve dhe për kohën e mungesës së shtetit dhe të drejtës (ligjeve ose kushtetutës) së shkruar. Kanuni i Lek Dukagjinit (i mbledhur

www.jetakatolike.com

dhe kodifikuar më vonë nga Atë Shtjefen Gjeçovi O.F.M. (1874-1929), ishte një nevojë e domosdoshme, për të drejtuar jetën e bashkësisë nëpër Malësi të Veriut, në të cilën, ka zënë vend në histori Mirdita, me qendrën e saj të hershme Oroshin. Mbiemri Oroshi, që prelati mbarti me dinjitet edhe në SHBA, lajmëron sipas regjistrave të kishës, se ai kishte lindur më 24 nëntor 1912, në Tokën e Kathedraleve (deri në shek. XIX numëronte 200 kisha), limanin vigan të kryengritjeve për flamurin e lirë, që ishte e mbeti Mirdita. 15 vjet më pas, i riu Zef Oroshi, gjendet në auditoret e Seminarit Papnor në Shkodër. Librat, me sa duket ishin dhe mbetën pasioni i tij i vetëm. Përkushtimi i përshpirtshëm ndaj fesë e shërbesave fetare, ishte një traditë e hershme e trashëguar nga të parët e familjes Oroshi. Mësimet fillestare Zefi i vogël, i mbaroi në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme i nis në vitin 1927, në seminarin e mirënjohur të Jezuitve në Shkodër. I etur për dije të thella e kulturë të pasur civilizuese dhe Krishtiane Perëndimore, vijon studimet e larta më 19361940, në degën admiruese të Teologjisë e Filozofisë në Romë (Itali) pranë Universitetit të Urbino-s të Propaganda Fide, sëbashku me 14 djem të tjerë të rinj shqiptarë asokohe. Mprehtësia dhe zgjuarësia ishin të ngjizur thellë në mendjen e begatë të të riut. Kardinali italian, Shkëlqësia e Tij Mons. Fumasson Biondi, Prefekt i Propoganda Fide, e shuguron,

duke i dhuruar petkat dhe koletin e meshtarit. Buzëqeshja e sinqertë dhe fisnike lexohej lehtë në fytyrën e meshtarit të ri, që hynte me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë në vreshtën e madhe të Zotit. “Fjala e populli, fjala e Zotit” (Vox Populi, Vox Dei ). Meshtari, gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarët gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion. Abati i Mirditës dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur është dëbuar nga qeveria komuniste e Tiranës Imz. Leone Nigris, Delegat Apostolik në Shqipëri deri më 5 maj 1945, shënimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (18861948) e kishte Dom Zef Oroshin meshtar të ri në moshë dhe njëkohsisht sekretar të tij të përkushtuar, brenda famullive që administronte shpirtërisht (kishat sufragane). “Edhe në jëtën baritore, ai s’ka pushue kurr pa përfitue nga përvoja kur ka pasë shembuj të shkëlqyeshëm. Prej 1940-1942, p.sh. shërbeu si sekretar i Abatit të Mirditës n’Orosh, Imzot Frano Gjinit, të cilin e admironte për drejtimet e këshillat qi epte, për elokuencën e tij bindëse e për pervujtninë e dinjitetin fetar e kombtar qi e praronte. Si në dhomen e pritjes dhe zyren e Abatit, ashtu edhe në zyren e sekretarit të tij, Dom Zefi, kishte varë pikturat e patriotit në za, Abat Preng Doçit.


Nji ditë i vjen nji mik prej Shkodre Imzot Gjinit, dhe kur ve re se titullari i abacis nuk kishte asnji pikturë, i kthehet Dom Zefit, tue e prozhmue: “Po si more Dom Zef, s’ia paskeni gjetë nji pikturë edhe Monsinjor Gjinit!?” Per te mos e ngushtue priftin e ri, Monsinjor Gjini, i pergjigjet me të shpejtë: “Kur të vdes un, në qoftëse e meritoj, do t’ma venë pikturën krah për krah me Abat Doçin; përndryshe do të mbajnë vetëm t’Atijën. Si dihet Monsinjor Gjini, u ba martir e dha shum ma tepër se Abati i “surgjenum” për mase 20 vjet.” Mbas 12 vjetëve (1940-1952), pasojë e përndjekjeve të sigurimit dhe martirizimeve të vëllezërve në Krishtin, në kohën e ateizmit të gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotë meshën e pagëzon një fëmijë të porsalindur, hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës kundërkomuniste. Kryqin, që kishte në qaf, nuk e la në Kishë, por e mori me vete, për t’ia prirë të mbaren në udhëkryqet e botës. E Zoti e deshti dhe e ndihmoi shumë. Ai ndihmoi në momentet më të vështira me qindra emigrantë, duke u dhënë ndihmë papushim, në të gjitha drejtimet, deri sa kaloi në jetën e pasosur… Për 8-9 muaj qëndron mes maleve, në shpella, shi e borë, me bukë e pabukë, i veshur keq në dimër, duke provuar mundimet e Krishtit, që salvohet nga të pafetë. Në ditën e Pashkëve 1952, për 15 trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku Zoti i dëgjon lutjet, duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë… Në gusht 1952, ai gjendet në tokat etnike shqiptare në Dardani për 3 muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe shkon në Beograd. Dera e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, falë mikpritjes, zemërgjerësisë, bujarisë tradicionale, i dërgon garanci, për të shkuar në Itali. Ishte viti 1953, kur ai gjendet sërisht para ëndrrës rinore. Tashmë 41-vjeçari Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte

bluar në mendje e dëshiruar me zemër. Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar dhe krenar

si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji. Këtë dëshirë zemre e përkushtimi për dituritë, shumë vite më parë, ia kishte shprehur ish-eprorit të lartë abatit ipeshkëv Imzot Frano Gjinit. Dhe Zoti e ndihmoi, për t’i hapur me bujari portat e dijës universale, mbasi kishte ndjekur nga afër kalvarin e vuajtjeve, për të ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro në Itali. Paralel me studimet e larta, i kërkoi Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkëatdhetarët mërgimtar politik, që gjendeshin në Romë. Një pjesë e grigjës së tij kishin shprehur dëshirën për të emigruar në ShBA, dhe Dom Oroshi i ndihmon, falë bujarisë, të gjithë pa dallim feje. Sikurse kujtojnë miqtë e tij, ai ka ndihmuar me bujari një hoxhë shqiptar, për të ardhur i qetë në Tokën e Bekuar të Amerikës. Me bindje të plotë tek e ardhmja, menjëherë iu përvesh punës dhe filloi veprimtarinë intelektuale e baritore, duke u marrë pikësëpari me shqipërimin e librave të rëndësishme, me të cilat do të përhapte fjalën Hyjnore të Krishtit dhe ruajtjen e gjuhës së bukur amtare, shqipen. Por në Tokën e Bekuar të Botës së

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

21

Re, një tjetër prelat katolik, kishte qenë përpara imzot Zef Oroshit. Ai ishte bashkëvendasi e atdhetari i flaktë, abati i Mirditës e rilindasi i madh Imzot Preng Doçi. Kjo kishte ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ai, meqenëse e kishte të ndaluar të kthehej në Shqipëri, nga Perandoria Osmane asokohe (mbas 11 vjet burg, që kaloi në qelitë e ftohta të osmanllinjve), Imzot Preng Doçi (duke e marrë miratimin nga Selia e Shenjtë), u nis për mision në Amerikën e Veriut në vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parë mirditor, që shkeli kontinentin e ri, si misionar klerik katolik. Dy mirditas Doçi e Oroshi, në kohë të ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar i ndodhur njëri mbas tjetrit në dy robëri: otomane barbare dhe diktaturën komuniste. Studiuesi dr. Pjetër Pepa, saktëson: “Natyrisht, kleri katolik, që kishte qenë historikisht urë lidhjeje mes Shqipërisë dhe Europës, që kishte kulturën perëndimore, kishte miq në Perëndim e bashkëpunonte me Perendimin, sa herë e lypte çështja kombëtare dhe fatet e atdheut, ishte gjithnjë kundër orientalizmit dhe e luftoi atë, me të menduarin, mënyrën e jetesës, administratën e veprimtarinë shoqërore e prapë, gjithsesi ishte në epiqendër.” Falë pasionit e vullnetit të hekurt, për t’u marrë me libra dhe studime, që kërkonin shumë mund dhe kohë në përkthime, dr. Oroshi, përfundoi shqipërimin e librave: “Katekizmi”(1953), “Ungjilli simbas Mateut” (1953), “Studimet e Bioshme” (1953), duke mos lënë mbas dore studimin e leksioneve të disiplinave të universitetit në vitin e parë akademik (1953-1954). Më 1960, përkthen dhe boton “Visarthi Shpirtnuer”, një lloj libërthi doracak, për familjarët emigrantë shqiptarë katolik. Dashuria e respekti, për shkrimtarët e shkollës së traditës geg veriorë, që kishin vulosur me erudicionin e përkushtimin e tyre, u bënë objekt i studimeve të tij. Për të qenë më konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern Prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shumëplanësh, në

www.jetakatolike.com


22 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

fushën e letërsisë bashkëkohore shqipe. Një punim të plotë dhe dinjitoz: si vepër monumentale, kushtuar shkrimtarit Koliqi (numër special), ai e botoi të plotë, në revistën autoritative, shkencore, kulturore “Shejzat” (1975), në përkujtim të mikut të tij të madh. Në Universitetin e famshëm të Romës Angelicum (1958), vijon studimet e vitit të pestë në degën adhuruese të teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit. Këtu merr si subjekt për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor. Në komisionin e Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane. Ekipi prej pesë profesorëve të njohur italianë dhe një nga Universiteti i Oxford-it në Angli, e dëgjonte me vëmendje dhe interesim shpiegimin e tezave, sipas një këndvështrimi dhe studimi të hollësishëm, që kleriku shqiptar, i kishte bërë punimit voluminoz shkencor të disertacionit shumëplanësh filozofik, teologjik, të cilin, e përshkonte një bosht i ngjeshur enciklopedik. Kjo u duk dhe në literaturën e përzgjedhur shoqëruese, që autori i palodhur e këmngulës kishte renditur në fund të temës shkencor hulumtuese.

Kujtimet e hidhura nuk i fshihen…

Ai përpiqej t’a largonte vemendjen nga ngjarje plot të papritura, që i kishin ndodhur në Shqipëri. Por sërish, kujtime të një kohë të hidhur, që s’harrohen e ngacmonin, për të gjykuar sesi ka mundësi, që shqiptari komunist urren për vdekje bashkëatdhetarin atdhedashës dhe idealist. Jemi në vitet e inkuizicionit të zjarrtë komunist, ku proletarët ishin gati të grinin në morsën e tyre cilindo, që nuk mendonte si ata, e që ushqehej e këndonte vallen sllavo-ruse proletare www.jetakatolike.com

kundërshqiptare… Kështu, krimineli me nofkën “sadisti i pamëshirshëm”, i quajturi famkeqi Hodo Habibi (i vetëquajtur si Toger Baba), me urdhër të treshës: Rita Markos, Mehmet Shehut e Enver Hoxhës, e ndiqte këmba-këmbës don Zefin, për ta vrarë, ashtu sikurse kishin masakruar pa gjyq 101 vetë në Qarkun e Shkodrës sëbashku me Malësi të Madhe, sikurse edhe në Lezhë e Mirditë. Editorët e botimeve kulturore të kohës, me këmbëngulje i kërkonin eruditit të palodhur Dom Oroshit, artikuj të larmishëm me tematika të ndryshme. Kjo duket gjatë letërkëmbimeve, që prelati katolik kishte me pendat e spikatura të mendimit elitar shqiptar në emigracion, si: Prof. Ernest Koliqin, Prof. Karl Gurakuqin, Dr. Rexhep Krasniqin, Prof. Martin Camaj, Atë Daniel Gjeçaj O.F.M… Kështu, në një letër që Prof. Ernest Koliqi i shkruan nga Roma Dr. Dom Zef Oroshit, ndër të tjera nënvizon: “Ju falena nderës për letër. Presim si zogla verës ndoi shkrim t’Uejin. Shndet e punë të mbara.” Don Zefi ka kremtuar meshë, së pari, në kishën sllovene të shën Qirilit në St. Mark’s Place, New York, mandej në kapelen e Universitetit të Fordham-it në Bronx, në Mount Carmel në Bronx, në St. Raymond’s në Castle Hill Avenue, po në Bronx. Emigrantët shqiptarë në Amerikë kishin ardhur nga kampet e refugjatëve të Italisë e Austrisë. Për më tepër, Lidhja Katolike, u formua në një mbledhje të mbajtur në kishën katolike Sllovene të lartpërmendur, Shën Qirilit. Në mbledhje, si mysafirë, morën pjesë, mes të tjerëve, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipnia e Lirë dhe aktivisti i komunitetit Stavri Qiriako nga Bashkësia Orthodokse Shqiptaro Amerikane. Asokohe Dom Zefi, që ishte meshtar i emëruar për shërbesa fetare në St. Raymond’s Church, megjithëse çonte meshë në Kishën amerikane, gjithnjë me shpirt e zemër rrinte pranë komunitetit të vogël katolik shqiptar. Dhe më 1970 u realizua dëshira e madhe e klerikut të përkushtuar në trinomin Fe, Atdhe, Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej

bashkëatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, tani i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke. Kisha e re, qendroi për shumë orë e hapur, për vizitorët e shumtë shqiptarë e amerikanë. Në një nga sallat e bukura të ambienteve të Fordham University, u mbajt programi i rastit dhe u shtrua darka madhështore, përgatitur nga Këshilli dhe Pleqsia e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe tre komisione te formuara nga ata. Ja sesi e përshkruan, Mark K. Shkreli, atmosferën festive të asaj dite gëzimi, për të gjithë bashkëatdhetarët, në faqet e revistës “Jeta Katolike Shqiptare”, tek përcjell raportin: “Saloni, megjithse me 400 vende, kje tepër i vogël për të pranue të gjithë ata që dëshirojshin të merrshin pjesë në këtë solemnitet. Mbramjen madhështore e zmadhuene me praninë e tyne dhe mysafirët e grishun për ketë rast, ndër ndër të cilët dalloheshin: Dr. H. Begeja, përqafsues i Ballit Kombëtar, z. Ago Agaj, përfaqësues i B.K.I., Dr. Rexhep Krasniqi, president i K.Sh.L., z. Imam Isa Hoxha i New York-ut, z. Peter Chickos, President i Vatrës, Imzot Gustav Schultheiss, Vikar Episkopal i Bronx-it dhe perfaqësues i Eminencës Kardinal Cooke, Arqipeshkëv i New York-ut; Imzot Stefan Lasko, Ipeshkëv i Kishës Orthodokse Shqiptare n’U.S.A.; Dr. Anthony Athanas, ish-Kryetar i Vatrës dhe përkrahës i çdo vepre të mirë shqiptare; Dr. Çesk Ashta, Kryetar i L.K.Sh.; z. Sami Çaushaj, i Org. Balli Kombëtar; Dr. Arnold, i shkollës Mjeksore “Einstein” në Bronx; Dr. Brown, Drejtor i Projekteve Shëndetësore në Fordham-Misericordia Hospitals; Dr. Athanas Gegaj, Editor i gazetës “Dielli”. N’ora 5 mbas dreke, kryetari i darkës z. Fran Sokoli, shpalli fillimin e programit. Zonjusha shqiptare Lume Juka, këndoi Hymnin Kombëtar amerikan dhe atë shqiptar. Mbasandej lexuene referatet z. Ndoc Vulaj, n/kryetar i L.K.Sh.A. dhe z. Pashko Deda, antar i të njajtës. Hymnet dhe referatet kjenë të pershëndetuna me


duartrokitje të zjarrta.” Po të shikosh me kujdes fotot e botuar, në koleksionin e revistës “Jeta Katolike “ asokohe, syri dallon menjëherë pamjen arkitektonike të projektuesit, ku Shtëpia e Zotit (Kisha), kishte formën e kryqit latin, me kambanore, me hapësirë mbas lterit, me drita të zbukuruara shumëngjyrëshe, që ndriçojnë fuguret e shenjtorëve dhe afresket e shënjtorëve në pikturë. Këtu shquhej një ballkon, brenda ambienteve të Kishës dhe në fasadet e saj, janë të vendosur truporet e Shën Ndout, Shën Nikollës, Nana e Këshillit të Mirë, etj., ndër më të adhuruarit me devocion të besimtarëve të krishterë e jokrishterë. Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve, la një emër shumë të mirë në fushën e publicistikës e botimeve në gjuhën shqipe. Ishte ai, që shqipëroi librin Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve (Romë, 1960, 1979), në gjuhën e ëmbël gegë, aq të nevojshëm për shqiptarët. Pjesë nga materialet e para të shqipëruara prej Ungjillit, nisin të botohen për herë të parë, në revistën e komunitetit katolik Jeta Katholike Shqiptare (1966-1978), në numërat e para të saj, por pa nënshkrimin e vet. Kjo rubrikë vijoi rregullisht, në çdo numër të së përkohshmes, për pesë vite me radhë. Monsinjori ishte tepër energjik në kryerjen me saktësi deri në fund të çdo detyre, që merrte përsipër. Don Zefi, me modestinë tipike malësore, ishte një bibliotekë, që ecte me dy këmbë, sikurse shpreheshin të gjithë ato që e njihnin nga afër, “një enciklopedi vërtetë e gjallë”. Ai nuk dinte të shterronte kurrë, për dijet akademike dhe bashkëkohore fetare dhe kulturore shqiptare që zotëronte. Për nga kultura e pasur dhe e gjerë, ai kishte përherë në zotërim një thellësi e pastërti mendimi logjik. Mbas Koncilit II Vatikanas (1967), mesha e shenjtë u caktua me dekret papal, asokohe, të mbahet jo në gjuhën tradicionale latine, por në gjuhën respektive të çdo populli, që ushtron besimin katolik. Është bërë traditë për meshtarët, kur emërohen si barinj shpirtëror në shtete të ndryshme të botës, duhet të flasin

gjuhën e popujve që u shërbejnë me sakramente e çojnë meshën në kishë. Në këtë mënyrë kuptohet e përjetohet, më qartë domethënia e doktrinës së krishterë. Mbas 40 viteve (2007), papa Benedikti XVI, ka shprehur orientimin (sërisht me dekret papal), për t’u kthyer tek tradita e hershme krishtiane.

Tashmë, mesha lejohet të edhe në gjuhën e hershme tradicionale latine, për të qenë më pranë kohës së hershme, kur krishterimi u bë si fe zyrtare në botë. Shprehja me fjalë të zgjedhura e

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

23

mbresëlënëse, erudicioni dhe edukata e thellë ekumenike e Imzot Oroshit, ishin ftesa e së dielës edhe për shqiptarët e besimeve të tjera, shumë prej të cilëve shkonin për të dëgjuar predikimin në kishë. Si njeri me kapacitet human, si mjek i mirë me ilaçet e Krishtit, shëron shumë plagë ndër shqiptarë, mërgimtarë të

infektuar nga dhuna e ushtruar nga rregjimet e njëjta totalitare. Dr. Oroshi, edhe gjatë meshëve në kishat amerikane, bëri apel për të drejtën e popullit për liri civile, besimi, për të www.jetakatolike.com


24 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

cilën vuante shpirtërisht e punoi me devocion me miqtë amerikanë e aktivistë të palodhur bashkëatdhetarë kudo nëpër botë, për lirinë e fesë në Shqipëri. Projektuesi e aktivisti i flaktë, mbetet si frymëzuesi i bashkëatdhetarëve në organizimin e tubimeve kundërkomuniste dhe për liri besimi në Shqipëri, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Manhattan New York.

Respekt e mirënjohje për mësuesin Mjeda

Imzoti e adhuronte shumë mësuesin e paharruar, klerikun, poetin dhe njeriun e shquar të përmasave botërore Dom Ndre Mjedën (1866-1937). Oroshi shpesh, jetonte e vepronte nën shembullin e edukatorit të zellshëm e frytdhënës pranë Seminarit Papnor në Shkodër (1843-1946, 1991). Për të gjithë shqiptarët, asokohe, ishte një ndër njohësit dhe propaganduesi më i shkëlqyer i jetës dhe veprës së poetit të dashtur Mjeda. Ai e përkujtoi me respekt të madh mësuesin e tij, në shenjë mirënjohje e nderimi në New York, duke organizuar përkujtimin, në 40-vjetorin e vdekjes. Mjedja e nxënësi i shkollës e adhurues i tij, kleriku emigrant Imzot Oroshi, kishte miqësi me klerikët shqiptarë të besimeve të tjera fetare. Dom Ndre Mjeda e prifti Oroshi ishin për dialogun ekumenik me ortodoksët, protestantët, si dhe dialogun ndërfetar me besimin islam, bektashit, e fetë e tjera. Ai, kishte bërë shpesh takime me Kryepeshkopin, Hirësinë e Tij Imzot Dr. Fan Stilian Nolin në Boston. Për frymën e shëndosh në takimet ekumenike (midis kishave të krishtera), sikurse mësojmë nga studiuesi i rrymës shkencore të mjedjaologjisë Prof. Dr. Mentor Quku, “…autoriteti i Mjedës, në këtë drejtim ishte absolut. Personaliteti i poetit, shihej si njeriu më i përshtatshëm në të gjitha rastet kur lindëte nevoja për dialog.” Në mesin e shekullit XX, me rizgjimin e lëvizjeve për bashkimin e besimtarëve të krishterë në botë, filluan të thyhen shumë barriera e pengesa www.jetakatolike.com

përmes ekumenizmit. Kështu papa Pali VI (1963-1978) e Patriarku i Konstantinopojës, Atenagora I (1886-1972) me origjinë arvanitas, që jetojnë në Greqi, në takimin e tyre në vitin 1964 në Tokën e Shenjtë, u munduan t’i afrojnë zemrat e të krishterëve të ndarë (skizma e madhe) në vitin 1054. Diskutimet e gjata të dy barinjve të grigjës së krishterë shqiptare në emigracion, gjenin gjithnjë frymën e ngrohtë të mirëkuptimit e respektin e ndërsjelltë. Ata kishin menduar kohë të gjatë për rikthimin e dialogut ekumenik, që kishin bërë pararendësit prelatë, për të afruar e më mbas bashkuar kishën e ritit oksidental (catholic roman) dhe oriental (orthodox lindir), si një vlerë e

kudo dhe kurdo kishte vend për të gjithë… Devocioni fetar është brenda vetëdijës së Mjedës sëbashku me atdhetarizmin e flaktë. Ata nuk mund të përjashtonin njeri-tjetrin, sepse ashtu ishin dimensionuar; ata flinin bashkë brenda Mjedës” Kishte raste, që nga misionet e pambarim, Imzot Oroshi gjente pak kohë të lirë, për t’u prerë në qetësi, vetmi e cila, i pushtonte mallin për atdhelindjen. Meditacionin e thellë si ushtrim shpirtëror e bënte dy javë në vit. Vetmia e tij, ishte një adhurim i përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim me Zotin. Ai shpesh i mbushte sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e

Dom Zef Oroshi me Papën Pali VI më 1964

re shpirtërore e bashkësisë arbërore në ShBA. Me sa duket, përvojën e kishte mësuar nga eruditi i gjërë e i thellë poliedrik i poetit Dom Ndre Mjedja shumë vite më parë. Fëmijëria dhe rinia, asokohe, kanë qenë një bllok shënimesh në kujtesën e freskët të klerikut Dr. Oroshi. Në revistën 3-mujore të përkohshme të komunitetit katolik shqiptar në New York, ai do të shkruaj artikullin me titull: “Dom Ndre Mjedja me rastin e 40-vjetores së vdekjes.” Ashtu sikurse për Dom Mjedjen e madh dhe bariun në emigracion Imzot Oroshin, “… feja dhe atdheu janë dy nocione, të cilat nuk ishin në raporte përjashtuese me njeri tjetrin. Në çdo rast

shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste. Tregon miku i tij i afërt, Tomë Mrijaj: “E vraft Zoti Enver Hoxhën e at komunizëm të zi, që nuk na la me jetue në vendin tonë. Po ç’ka i bam na priftat, të cilët, u masakruan nga diktatura e tij. Na historikisht, e kena dasht dhe e dona vendin e popullin tonë, të cilit, i kena shërbye përherë me zemër e dashuni.” Imzot Zef Oroshi nuk priti ta shohë edhe një herë vendlindjen e tij, Oroshin e Mirditës, që aq shumë e deshti dhe e dëshiroi. Vdiq në mërgim, më 15 mars 1989 – 30 vjet më parë. Epja o Zot pushimin e pasosur, e i ndritët drita e pambaruar!


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

25

70-VJET MË PARË NDËRROI JETË NËN TORTURA

Bariu i Katolikëve dhe

Engjëlli i Myslimanëve

Nga Frank Shkreli

“Simboli i të së kaluemës së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kështu e kishte cilësuar Profesor Arshi Pipa Imzot Vinçenc Prenushin, në një ese të gjatë me titull, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, prelatin e Kishës Katolike Shqiptare, të cilin e kujtojmë këtë muaj me rastin e 70-vjetorit të vdekjes nën tortura, si “armik i popullit” në burgun e Durrësit, në Mars të vitit 1949. Arshi Pipa kujtonte ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, duke rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterrur”, kur dha shpirt, klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohsisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm. Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në

kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi. Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizimit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik, bashkvuajtës me ‘ta, në birucat e tmershme të burgjeve komuniste – aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën ”mundimet e territ” -përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, për të cilin Arshiu shkruan se përveç se pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misjonit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me nji urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Pipa përshkruan Vinçenc Prenushin si një njeri të cilin nuk e interesonte aspak politika, por që ishte gjithmonë i buzqeshur në të folur, zemërgjërë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të

patundura. Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje vuajtjet dhe mundimet, por edhe vlerat kombëtare, njerëzore dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke thekësuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa shkruan se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri nga përfaqsuesit e letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do t’a kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.” Ndryshe nga persekutorët e tij komunistë, Pipa shkruan se jeta e Imzot Prenushit ishte “një jetë e panjollë”, në shërbim të disa prej idealeve më të shënjta njerëzore, siç janë Atdheu, arti dhe feja. Si i tillë, ai nuk mund të ndiqte diktatorin dhe idelogjinë e tij komuniste antifetare dhe anti-kombëtare. Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar nga www.jetakatolike.com


26 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

diktatori me qëllim për t’i imponuar pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindëte, shkruan Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi

Imzot Vinçenc Prenushi përfundon në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik. I bugosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhun kambësh e duersh”, i “varun e i munduem në burgun e Durrësit”, shkruan Profesor Arshi Pipa, për mikun dhe bashkvuajtsin e tij, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit www.jetakatolike.com

i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte

Profesor Arshi Pipa, një figurë e njohur anti-komuniste ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe azma. Si njëri prej shkrimtarëve dhe përkthyesve të dalluar të kohës së tij, Arshi Pipa, rrëfen se si e pyeti me një rast në burg Imzot Prenushin nëse kishte lënë në shtëpi ndonjë dorëshkrim. Ai i ishte përgjigjur se kishte përkthyer veprën “Dreizehnlinden”, të shkrimtarit Weber pas përfundimit të studimeve në Austri, sepse i kishte thënë Prenushi, kjo vepër përshkruan zakonet e malësorve austriakë, por që sipas tij, kanë shumë gjëra të përbashkëta me malësorët tanë dhe se kjo ishte arsyeja që e kishte përkëthyer në shqip. Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e

fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë: “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterrun, që aq shumë kishin vuejt për dritë, m’u duk se pashë në fëtyrën e tij të hajthët, të shkrimë, të paqët, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën që u nda nga kjo jetë Vinçenc Prenushi. Fatkeqsisht, njerëz me ideale si Imzot Vinçenc Prenushi i mungojnë sot Kombit shqiptar. Por, më mirë vonë se kurrë dhe me kohë, e vërteta po del në dritë dhe personalitetet kombëtare si Vinçenc Prenushi dhe idealet e tyre të Atdhedashurisë dhe të dashurisë për të afërmin, pa dallime -- do të zenë vendin që meritojnë në historinë dhe në kulturën e këtij kombi shumë të vuajtur. Nëqoftse tregojmë respekt për simbolet e së kaluarës së Shqipërisë, siç është Vincent Prenushi, me të cilët duhet të mburremi të gjithë pa dallim, atëherë kemi arsye të besojmë se megjithë problemet aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore, e ardhmja e Kombit shqiptar do të jetë më e mirë.


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

27

Pse mos t’i kthehen eshtrat në atdhe Patër Paulin Markgjokaj O.F.M. kalimit të tij në amshm.

Leonora Laçi

Ky shkrim ka si synim risjelljen e figurës së historianit atë Paulin Margjokaj O.F.M., i cili, ka lënë një arkiv të pasur për historinë shqiptare. Por nga ana e tjetër, figura e tij është vendosur në qendër të vemendjes për lexuesit e sotshëm, për shkak të botimit të letërkëmbimeve interesante dhe shumë të pasura me vlera të mëdha historike mes dy personaliteteve të shquara shqiptare, sikurse ishin Mustafa Kruja dhe miku i tij i ngushtë eruditi atë Paulin Margjokaj O.F.M. Atë Vitor Demaj O.F.M., sot drejtor i Bibliotekës Françeskane në qytetin e Shkodrës, ka sjell për opinionin shqiptar një biografi të thukt për meshtarin e përvuajtur me zhgun të shën Françeskut atë Paulinin, në parathënien e librit: “Kuvend letrash me miqtë”, i përgatitur për botim nga studiuesi dhe publicisti bashkëkohorë Eugjen Merlika në vitin 2014, ku shkëmbejnë letërkëmbime me profile të ndryshme enciklopedike shqiptare, historike, gjuhësore, letrare, pikpamje shoqërore për kulturën, traditat, zakonet etnike shqiptare etj. Mustafa Merlika - Kruja dhe atë Paulin Markgjokaj OFM. Në fillim po paraqesim sipas studiuesit atë Vitor Demaj biografinë e atë Paulin Margjokaj O.F.M., siç e kanë paraqitur françeskanët vjenezë pas

Ndër të tjera lexojmë: “Dr. P. Paulin Margjokaj leu në Kçirë (nën Shkodër) me 26 shtatuer 1908. Në pagëzim i kje ngjitë emni Bib. Me 4 gusht 1925 hyni në Urdhnin e Fretënve të Vegjël të Shqipnisë. Me 26 Marc 1932 kje shugurue meshtar. Prej vjetës 1938 deri më 1941, shërbeu si sekretar i Provincës shqiptare dhe si profesor i historisë e gjeografisë në Liceun “Illyricum”. Në vjetën 1941 kje dërgue për studime të nalta në Torino

vjetën 1946, mandej në Boozen, deri në vjetin 1951. Mbas kësaj vjete kaloi në Provincën e Vjenës, në shërbim të shqiptarëve të ikun. Deri në vjetën 1962 jetoi në Graz, mandej prej 3 shtatorit 1962, deri në dekë, në Vjenë. Kje frat besnik ndaj idealit të vet, i zellshëm, i gatshëm me i ndihmue të afërmit. Qe çka shkruejnë në revisten e njoftun “Shejzat” për historianin, i cili kje edhe bashkpuntuer i ksaj reviste. Ishte i gatshëm me u ardhë në ndihmë emigrantavet shqiptarë që kalojshin kah

(Itali), ku me 9 dhetuer 1943 mori laurën e doktoratit në histori e letërsi. Tue mos mujtë me u kthye në atdhe për shkak të rrethanave politike, zu vend në Sud Tirol: së parit në Kaltern (Cadaro), deri në

Austrija o u ndalshin për pak kohë për të ba praktikat e nevojshme për emigrim. U siellte, andej e këndej, ndër zyrat përkatse për t’ua lehtësue bashkatdhetarvet çashtjen e mërgimit. www.jetakatolike.com


28 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

I rranjosun në traditën françeskane të Provincës së tij shqiptare, ashtu sinë fmini, edhe gjatë jetës e deri në dekë i mbet besnik kësaj tradite. E desht vendin e vet e banorët e tij me gjithë shpirt. Shkroi artikuj të shumtë dhe dy vepra në gjuhën shqipe. La në dorëshkrim dokumenta të arkivit të Vjenës e një Hisori të Shqipnisë në gjuhën gjermanishte. Vdiq me 30 korrik 1975 në kuvendin e Vjenës dhe u vorrue ndër vorret franceskane të qytetit”- kështu mbyllet biografia e përkthyer nga At Danjel Gjeçaj OFM.” Sa i takon botimeve të autorit të cituar, artikujt e tij i gjejmë në revistat e kohës, si: “Hylli i Dritës”, “Shejzat” etj. Ajo që bie në sy është se ai nuk e harron vendlindjen Pukën as në shkrimet e tij, ku i jep rendësi “Kontributit të Pukës për pamvarësi të Shqipnisë”. Theksojmë se veprat e botuara, studime të ndryshme nëpër revistat e kohës, si dhe disa prej dorëshkrimeve ende të pabotuar ndodhen sot në Arkivin e Bibliotekës Françeskane në Shkodër. a) Vepra, shkrime e studime të botueme shënohen nga At Vitor Demaj: - Beitrage zur albanischen Kulturgeschichte, 1953 - Epizode historike nga koha e Ali Tepelenës, në Shejzat, 1958, II, nr. 1-2, fq 16-19. nr. 3-4, f. 97-101. - Nji fis herojsh shqiptar: Suljotët, në “Shejzat”, 1958, II, nr. 7-8, f. 236-245. - Bib Doda (pseudonim i At Paulinit), Kush janë anmiqt e Shqipnis, Hans Gaisser Graz, 1967. Ribotim, Shkodër 2012. - Në sofër pa pastashutë e pa bistekë. - Levizja e madhe per çlirimin kombtar, në “Shejzat”, 1969, XIII, nr. 1-3, fq. 7593, nr. 4-6, f. 220-235. - Levizja e madhe per çlirimin kombtar, në “Shejzat’, 1970, XIV, nr. 1-3, f. 21-36. - KRUJA Mustafa, MARGJOKAJ, Paulin, Letërkëmbim (1947-1958), Camaj - Pipaj, Shkodër, 2006. - Kontributi i Pukës për Pamvarësi të Shqipnis, në “Hylli i Dritës”, 2011, XXXI, nr. 4, f.14-36. - Kontributi i Pukës për Pamvarësi të Shqipnis, në “Hylli i Dritës”, 2012, XXXII, nr. 1, f.3-11 - Kontributi i Pukës për Pamvarësi të Shqipnis, në “Hylli i Dritës”, 2012, XXXII, nr. 2, f. 3-23. - Kontributi i Pukës për Pamvarësi të www.jetakatolike.com

Shqipnis, në Hylli i Dritës, 2012, XXXII, nr. 3, f. 15-26. - Kontributi i Pukës për Pamvarësi të Shqipnis, në “Hylli i Dritës”, 2012, XXXII, nr. 4, f. 84-102. b) Vepra e artikuj të pabotuem: - Njerzimi midis liris e tiranis. - Si ra murtaja komuniste e muer dhen, Bleni II. - Liri prendimore apo despoti orjentale. - Kundrim i shkurt i historis ruse. - Historia e Shqipnis: a) Albanien in Altertum; b) Das Mittelaltlerliche Albanien; c) Albanien unter Turkischer Herrcschaft: - Dromca historike. Ditar kujtimesh. - Studime historike rreth personalitetit të Gjergj Kastriotit. - Studime historike rreth personalitetit të At Bernardin Palaj, OFM. - Tue shfletue shtypin e mërgatës. - Studime të ndryshme rreth Lahutës s Malcis e At Gjergj Fishtës, OFM. - Lugati i Legalitetit. - Pro - memoria (1946) - Pro - memoria (1948)

Mendime rreth letërkembimit “Kuvend letrash me miqtë”- IV Përmes kuvendimit të atë Paulin Margjokajt O.F.M. me Mustafa Merlika – Kruja, ne mësojmë me shumë për personalitetin e secilit prej tyre dhe nga ana e tjetër kuptojmë më mirë problemet e mërgatës së mesit të shek.XX, qendrimet e tyre ndaj së kaluarës dhe së tashmes janë të shprehura mesë qartë. Historiani, studiuesi dhe publicisti i mirënjohur Atë Paulin Margjokaj O.F.M. e nxitë nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë gjuhëtarin e famshëm Mustafa Krujën të flas për ngjarjet vendimtare të krijimit të Shtetit Shqiptar, i ngacmon memorien atij edhe për t’i marrë mendime rreth personaliteteve të ndryshme politike. Sikurse shihet edhe në përmbatje të letërkëmbimeve me profile të ndryshme, del se pyetjet janë të ndërsjellta, qoftë për ngjarje të ndryshme ne rrafshin historikë, por edhe temave të larmishme me karakter gjuhësor, etj., dhe pergjigjet na

bëjnë nder edhe neve. Në këtë letërkëmbim, ne njohim bindjet e secilit dhe konstatojmë vuajtjet e secilit, apo për më tepër mësojmë mbi dëshirat dhe endrrat e tyre. Letërkëmbyesit Margjokaj – Kruja, nuk e kanë menduar ndonjëherë se këto letra do botohen dhe do e kalojnë rrafshin personal, ndonëse Mustafa Kruja e shpreh miratimin për këtë, pa e ditur se një nip i tij do ta realizojë profecinë e tij. Përmes këtij vëllimi dhe volumeve të tjera të letërkëmbimeve të Mustafa Krujës me personalitete të ndryshme ne njihemi më në brendësi me mallin për atdheun, me problemet e mërgatës, me copëza të historisë kombëtare, kendveshtrime për figura të ndryshme me kontribut kombëtar, shqetësime për fatin e atdheut. Këtu po ndalemi në disa pjesë të letërkëmbimit të atë Paulin Margjokaj O.F.M., i cili, i shkruan mikut të tij Mustafa Krujës, Bolzano me 8 janar të vitit 1948 (fq. 39), ku më tepër ngjanë si një thirrje: “Ban, o Zot, ket uratë e persris ma shpesh se kurrnji tjeter -qi sa ma shpejt të vij koha me e pa, un e të tanë bashkatdhetarët, Shqypnin t’onë të lume e fatbardhë, nermos njashtu si kje para se të vijshin të kuqt e ferrit.” Personaliteti më i shquar shqiptar Mustafa Kruja, në letrën e dërguar nga Aleksandria, më datë 20-X-1949 (fq. 50), mes të tjerave i shkruan atë Paulinit kështu: “Kështu pra, puna e Shqipnis s’onë, lum miku. Populli s’ka mjaft me hangër, s’ka pëlhurë me u veshun, s’ka këpucë as gjylpana për me qep’e arnue vjetërsinat, s’ka këpucë as opinga me mbathun, s’ka barna me u shërue as me e lenue ndopak të ligën. E na s’po kemi çaf i bajmë. Me mundë e sakrifica të mëdha pata mujtun herë mbas here me çue nga nji paketë gjana për të ngranë nemose për djelm e vëlla qi kam në burg. Tash të gjithë ata qi bajshin kështu së jashtmi për të vet e me ta edhe un, jemi lajmue se qeverija komuniste ka vu aqë taksa të randa për çdo gramë gja qi hyn, sa mos me qenë i zoti askush me i pague.” Ky letërkëmbim me vlerë historike ka shumë fakte me interes për kohën që shkruhen por dhe për të kaluaren, duke u përqendruar kryesisht për shek.XX. Patër Paulin Margjokaj OFM, mbylli sytë dhe kaloi në jetën e amshueme me 30


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

korrik 1975 në Vjenë të Austrisë, dhe vazhdon të prehet aty. Unë “u njoha” vonë me figurën e tij, takimi i parë ishte kur u botuan letërkëmbimet mes Mustafa Krujës dhe atë Paulin Margjokaj OFM, të përgatitur nga publicisti Eugjen Merlika. Me interes ishte takimi i dytë pak kohë më parë nga një udhëtim në Kçirë të Pukës. Teksa zbrisja në kishën e Kçirës, më zunë sytë një tabelë përkujtimore, ku shkruhej: “Rruga At Paulin Markgjokaj. U lind në 26 shtator 1908 në Kçirë dhe vdiq me 30 korrik 1975 në Vjenë të Austrisë”. Ndërsa takimi i tretë mbresëslënës ishte kur përmes librit plot vlera biografike dhe historike, të studiuesit dhe publicistit shqiptaro-amerikan Tomë Mrijaj, me titull: “Gjeneza e Familjes Mrijaj ndër shekuj” (shkruar ne Nju York dhe botuar në Shkodër, 2015), ku një pjesëtar i familjes (Margjokaj) Lekë Gjoka nga Kçira e Pukës, mbasi kishte lexuar me kujdes librin në fjalë, i kishte vërtetuar lidhjen familjare mes tij dhe familjes Margjokaj, trung i së cilës është edhe intelektuali dhe frati i shquar historian atë Paulin Margjokaj O.F.M. Ndërsa teksa ndjeva detyrim moral për të shkruar për një figurë që Puka duhet të jetë krenare, sepse nga gjiri i saj ka nxjerrë një historian dhe studiues të madh, i cili, deri sa kaloi në jetën e amshueme hulumtoi dokumente të huaja arkivore shumë shekullore, që shkruanin për shqiptarët. Historikisht dihet se Urdhëri i Shën Françeskeskut në qytetin e Shkodrës ose sikurse njihet ndryshe si Provinca Françeskane, si përherë ndër shekuj, ka nxjerrë studiues të fushave të ndryshme. Mendoj, se tashmë ka ardhur koha që shteti dhe Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës të angazhohen seriozisht për të sjellur eshtrat e këtij atdhetari dhe historiani të madh atë Paulin Margjokaj O.F.M., në qytetin e Shkodrës, pranë vorrezave katolike të Rrmajit, mbasi ai pa ndërprerje gjithë jetën ia dedikoi studimeve dhe kulturës shqiptare. Nga ana e tjetër, duhet që një rrugë, shkollë apo qendër kulturore dhe studimeve albanologjike e qytetin tonë, të mbaj emrin e fratit atë Paulin Margjokaj O.F.M., mbasi ai u rrit dhe u edukua në qytetin e Shkodrës, të cilin e deshti gjithë jetën.

29

Të veçanta rreth personalitetit të SKËNDERBEUT

Anton Çefa

D

uke përsiatur herë mbas here, si çdo shqiptar, rreth jetës e bëmave të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, këtij personaliteti madhor, më madhori e më i shquari i kombit tonë, më kanë bërë përshtypje disa gjëra.

Edhe në veshje e në paraqitjen

e jashtme njeriu shfaq botën e tij të brendshme. Në përkrenaren e Skënderbeut qenë gdhendur koka dhe brirët e dhisë: një dëshmi e shkëlqyeshme që Ai është bir trojesh të lashta mitologjike e pagane, dhe është krenar për këtë. Në mitologjinë tonë iliroshqiptare, dhija është simboli i orëve dhe zanave – hyjneshave të çuditshme që jetonin në tokë, por që kishin në vetvete cilësi e atribute tejtokësore, që jetonin me shqiptarët dhe ndikonin në fatet e tyre, i ndihmonin a edhe i ndëshkonin ashtu si perëndeshat olimpike. Ato shitonin a edhe dënonin me vdekje, me një vdekje sa të çuditshme aq të lavdishme: duke i përjetësuar në gur.

www.jetakatolike.com


30 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Ato i ndihmuan kreshnikët legjendarë të eposit tonë, Mujin e Halilin, në luftën për mbrojtjen e vendit prej armikut shkja. Ato do ta ndihmonin Heroin tonë, që kishte dalë nga legjenda dhe ishte futur në histori, në atë më të lavdishmen histori të kombit tonë.

tij. Një flamur ku ishte fytyruar një shqiponjë me dy krerë; sikur të donte përsëri të dëshmonte se i përket një humusi pjellor mitologjik e pagan. Dhe sado që Europa e mikloi dhe Vatikani e ledhatoi duke i vënë epitetet më përlavduese të kohës, si “Atlet i

pagan, një kult, apor qe pjellë e një ndërgjegjeje tejet të trazuar, që parandjen dyzimin e fatit, që e ndoqi dhe e ndjek historinë e kombit tonë, një dyzim i shtrirë mes dy kontinenteve, mes dy botëve, mes dy qytetërimeve, mes dy kishave, mes dy besimeve.

Shën Gjergji

Aleksandri i Madh

Gjergj Kastrioti

Krishtit” ose “Mbrojtës i Krishtërimit dhe i qytetërimit përendimor”, etj., etj. , ai nuk i vuri flamurit një kryq, siç do t’i përshtatej besimit, mendësisë dhe sidomos qëllimeve të Europës, dhe siç e kishin në atë kohë shumë mbretërira e principata europiane. Një qëndrim tjetër këmbëngulës dhe i përkushtuar ndaj identitetit tonë etnik.

Gjithsesi, koha e fataliteteve ka perënduar, apo nuk ka qenë asnjëherë; por identiteti i një populli është një, dhe duhet ruajtur dhe dëshmuar në simbolet kombëtare dhe në çdo rrafsh të kulturës lëndore e sidomos asaj shpirtërore.

Duhet vënë në dukje, gjithashtu, që si Aleksandri i Maqedonisë ashtu edhe Pirrua i Epirit kishin në përkrenaret e tyre brirët e dhisë. Fryt i një mendësie mitologjike ilire a i një nënshtrese më të hershme pellazge. Dhe Skënderbeu edhe pse ishte Mbreti i Arbërit, e quante veten “Mbreti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, sado që ky emërtim nuk përputhej plotësisht me realitetin e kohës. Bile, në një letër që i dërgoi Princit të Tarantit, më 31. X. 1460, siç na e jep Noli, Skënderbeu shkruan: “Në mos gënjefshin kronikat tona, ne quhemi epirotë”. Ai shpalosi një Flamur, po aq të çuditshëm sa edhe përkrenarja e www.jetakatolike.com

Ai e ruajti, e shpalli dhe na e la trashëgim këtë flamur me mbretin e shpendërisë, shqiponjën me dy krerë që vështrojnë drejt dy orientimeve të kundërta: Lindjes dhe Perëndimit. A kuptimësonte kjo një totem, një trill thjesht

Shumë studiues e kanë lidhur shqiponjën e Skënderbeut me shqiponjën e Zeusit të Dodonës së Epirit, për të cilën bëhet fjalë në veprat homerike, etj.; gjë që na çon rishtas në një nënshtresë kulture ilire a edhe pellazge. Sido të jetë, ne shqiptarët e pëlqejmë dhe na ledhatohet sedra ta quajmë veten “bijt e


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

shqipes”, ndoshta edhe për faktin e thjeshtë që shqipja është një shpend i lirë i maleve tona, një shpend që nuk mund ta robërojë kush. Edhe në emrin e vet, Heroi ynë ka një diçka të veçantë. Ai iu paraqit botës me dy emra: me emrin Gjergj, të familjes, – siç duket në emër të Shen Gjergjit, pajtorit të drejtësisë, forcës dhe mposhtjes e ndëshkimit të së keqes, apo në emrin e një prej heronjve më heroikë të folklorit tonë, Gjerg Elez Alisë, – dhe me emrin e të huajit, Skënderbe, një emër i përngjitur nga Iskander, në emër të Aleksandrit të Maqedonisë, emër që ia vuri Sulltan Mehmeti II, dhe nga titulli Be-beu a BegBegu, siç e ka shkruar Ai vetë, titull që shënonte sundimtarin e një krahine, dhe që, edhe pse nuk ishte ndonjë titull ushtarak edhe aq i lartë në sistemin e titujve ushtarakë osmanë, ai e ruajti dhe me këtë emër të dyzuar u fut në histori për ta njohur dhe vlerësuar gjithë bota si një nga strategët më të shquar të të gjitha kohëve. Mos qe edhe kjo refleks i asaj parandjenje të dyzimit që çekëm

më lart, që i diktoi nevojën të porosiste popullin e vet që, edhe pse, në një masë të madhe do të kalonte në besimin islam, gjithsesi të ruante me një përkushtim të veçantë, pothuajse fanatik, gjithçka shqiptare që përbën shpirtin e tij? Ashtu siç ngjau në

të vërtetë. Megjithëse kaluan një provë jashtëzakonisht të rëndë, shqiptarët ruajtën gjuhën, zakonet, konstruktin e vet shpirtëror, krijuan historinë dhe kulturën e vet kombëtare, duke zgjidhur pa mëdyshje dihotominë e vet në drejtimin perëndimor. Lidhur me emrin do të theksoj edhe këtë: në letërkëmbim dhe në dokumentet zyrtare, Heroi ynë ka përdorur formën gjuhësore gege, Skander Beg, Skanderbeg.

DITA E MËRGIMTARËVE

31

Këtë formë e ruajti Barleti në veprën e tij “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principes”, botuar në Romë në v. 1508-1510. Në portretin më të vjetër të tijin, që është cilësuar sipas Nolit dhe studiuesve tjerë si më autentiku, dhe që ruhet në Galleria degli Uffizi në Firence, shkruhet me shkronja të mëdha GORGIVS SCANDER BEK; Po ashtu, Dhimiter Frangu, në titullin e veprës së vet botuar në Venecie në v. 1541 shkruan: “Comentatorio dele cose de Turchi et del Georgiu Scanderbeg, Principe de Epyro.” Në këtë formë, emri i Heroit është ruajtur në morinë e madhe të veprave, portreteve, medalioneve, etj., që janë botuar më vonë. Atëherë, me ç’të drejtë ne nuk e ruajmë emrin e Heroit tonë, ashtu siç është në origjinal, po e deformojmë nga Skanderbeg në Skënderbeg, duke zëvendësuar atë tingull plot dritë të “a-së” me një “ë”, që gjallon gjithnjë e hijesuar ? Është kjo një nga paradokset që ne shqiptarëve nuk na mungojnë, por i ruajmë me fanatizëm dhe kokëfortësi.

dhe

10 vjetori i meshtarisë të Don Palushit dhe Don Gabrielit 3 Gusht, 2019 në Dekanatin e Ulqinit www.jetakatolike.com


32 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

Poezia dhe Personaliteti i

KOLEC TRABOINIT “As Eva as Adami nuk ishin antarë partie... Këtë gjë njerëzimi e di, prandaj edhe ti dije!” Evgeni Jeftushenko-Rusi

Luigj Çekaj e aq sa më kujtohet mua, ka qënë fundshtatori i vitit 1973, kur sapo zbrita shkallët e Filialit të Universitetit Luigj Gurakuqi ku studioja në vitin e dytë të inxhinierisë mekanike dhe dola në rrugë takova rastësisht, ish mikun dhe ish mësuesin tim të paharrueshëm poetin Frederik M. Rreshpja, i cili më propozoi që të pinim nga një kafe diku, duke përjashtuar, si për çudinë time, vetëm klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Veteranëve të Luftës, të cilët ndodheshin tok... në të njëjtin midis! “Më ka rënë në dorë një kryevepërz e Jeftushenkos”, tha Riku, sapo zumë një tavolinë në kafenë Moska, “prandaj thashë se për të lexuar një poet rus, vëndë më të përshtatshëm se këtu nuk ka”! “Monologu i një të pasnesërme”, titullohej poezia që fillonte me dy vargjet e cituara më lart. “Është tërsisht kundër-revolucionare” nxorri si konkluzion Rreshpja pasi e rilexuem vjershën dy-tri herë. “Po po, me këtë poezi – shtoi - Jeftushenko ja ka vënë minat si burrat... pushtetit të

M

www.jetakatolike.com

sovjetëve të cilët e kanë shndërruar Rusinë në një vënd ikonash dhe hatashë’! Në çdo varg të ri, poeti i madh, jo vetëm që nuk zbutej por egërsohej edhe më fort si për të arritur tek shpërthimi si vullkanik i ca vargjeve bombarduese që formuloheshin me protestat e ma poshtëme: “Po ku është partia e vejushave e invalidëve... pelegrinëve, Partia e Jezusave… E familjes e fëmijëve?!...”, sikur ulurinte E. J. duke rikërkuar Lirinë e popujve të robëruar... Ndërkohë, pasi e palosi vjershën me kujdes dhe e vendosi te çanta e zezë, Riku më pyeti befas nëse e kisha marrë apo jo, një libër të ri me tregime që titullohej: “Petalet e bajames së hidhur”, dhe që kishte si autor KolecTraboinin?! Pastaj, kur vetë u përgjigja me jo, Frederiku më shpjegoi se si Koleci ishte njëri nga studentët më të talentuar që ka qyteti ynë Shkodër sot, se tregimet i ka të shkëlqyera dhe se në një të ardhme jo shumë të largët, ai do të bëhet, pa dyshim, një nga personalitetet e rëndësishme të letrave shqipe... Ashtu sikur dhe ndodhi vërtetë me Kolecin pas vitit 1995, kur Traboini, i zhgënjyer si shumëkushi, u nis me nxitim drejt Evro-Amerikës. Krijimtaria e begatë letrare e K. Traboinit, gjatë studimit të të cilës shpesh herë më ka rikujtuar desidencën e Jeftushenkos, bile edhe ashpërsinë e bitnikut amerikan siç e

kanë quajtur ndryshe Alen Ginsbergun, është vlersuar nga një mori shkrimtarësh dhe poetësh vëndas e të huaj, ku dhe do të veçoja emrat: Naum Prifti, Zhuljana Jorganxhi, Klajd Kapinova, Arben Çokaj nga Gjermania, Ejvis-Maria-Xhajanka dhe të tjerë, duke i mbydhur këto citime me një si krye-vlersim të gazetarit profesionist dhe Editorit të gazetës Dielli z. Dalip Greca, i cili ka shkruar se: Vëllimi poetik “Koha e Prostitutave” i Kolec Traboinit, i ngjanë një deti të trazuar plot me tallaze, ku shpërthejnë fortunat e një shpirtit poetik, dhe ku lëngon një zëmër e ndjeshme, e cila rreh dhe vuan bashkë me... Atdheun. Koleci në fakt, megjithse ka punuar gati një çerek shekulli në ish kinostudion Shqipria e Re, më shumë se çdo gjë tjetër ai është një poet i dhëmbshur, trim dhe kryeneç si rradhëkushi?! Pas rënies së diktaturës dhe deri më sot, Traboini ka botuar rreth tridhjetë vepra të gjinive të ndryshme letrare, midis të të cilave ,sikur do t’i shihni, shquhen poezitë e këtyre pesë librave: 1- Fajin e ka Hekuba, 2- Nokturn, 3- Rekuem për një gjethe, 4- Koha e prostitutave dhe 5- Orakujt kanë zbritur në Ferr (Tre prej të cilëve mi ka siguruar miku im skenografi Astrit Tota)... Madje libri “Orakujt kanë zbritur në Ferr” strukturisht është ndërtuar


JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

mbi strofat e pikëlluara të një elegjije si të pafund, e cila përbëhet prej 17 Gjamëve të një Kryegjamet dhe ca koraleve aty këtu. Gjama (ose gjëma në gjuhën e njesuar), është një vajtim apo disa vajtime që u bëhet të vdekurve dhe megjithse është një ritual pagan, edhe sot e kësaj dite e ushtrojnë kryesisht veç shqiptarët e krishterë të krahinave veriore si p.sh. Malësia e Madhe, Dukagjini, Mirdita, Nikaj-Mërtur etj. në të njëjtën kohë kur dihet se Gjama tek ne shqiptarët është më e vjetër se Homeri dhe se ardhja e Jezu Krishtit në këtë botë. Tani, se cilit njeri të vdekur apo vëndi, në prag të vdekjes, ja u ka përkushtuar Koleci kësisoj vajtimesh të trishtuara besoj se është tejet e qartë mjafton që t’i hedhim një sy kryeqytetit të Shqipërisë pas tridhjetë vjetëve Demokraci, dhe do të bindemi kollaj se lufta për marrjen e pushtetit në Tiranë ka arritur në pikën e vet kulminante, ku Opozita Shqiptare, duke djegur Mandatet, në të vertetë ka braktisur elektoratin e vet?!... pikrisht në kohën kur edhe Pozita më shumë se një politike të artikuluar, të kujton një kërcim si për së mbrapshti.... Tango duke hedhur veç një hap përpara, dhe dy mbrapa, tamam si në një kundra-vallzim!!! Vargjet e disa gjamëve, më se një herë, ka shkruar analisti dhe njohësi më brilant i poezisë së Kolecit, Anton Gojçaj, megjithëse lidhjet mund të jenë tepër të largëta dhe të imta, më kanë rikujtuar një fragment nga Ungjilli sipas Lukës ku, siç dihet, vetë Jezu Krishti i drejtohet Jerusalemit: “Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e me gurë i mbytë ata që të dërgohen!” (Lk 13:34 “Shqipëri vëndi im dhe i mundimeve njerëzore Deri kur do t’i lësh pjellat tua Të bredhin rrugëve të kësaj bote… Për ca euro-dollarë të fituar me zor Duke larë pjata për buk një poet apo doktor!”

Ka shkruar Traboini në Gjamën e dytë, duke u dhënë të kuptojnë të gjithë atyre që dëshirojnë të ikin nga vëndet e tyre, se emigrimi i tanishëm është një zgjidhje tepër e vjetruar për të mos përdoruar fjalën e ashpërshkatrruese... deri në shpërfytyrim! Lexo tregimet e O. Henrit…! K.Traboini sikur ka dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, është mjeshtër i gjetjes së rimave dhe i trajtimit të figurave të ndryshme stilistike, ku bienë në sy krahasimet dhe metaforat, por edhe metabolat, alegoritë, hiperbolala dhe sarkazma, që duke e kryer gjithësecila funksionin e vet, në mvartërsi të gjuhës së pasur poetike të Kolecit, i japin poezisë një thjeshtësi tepër të veçantë për t’u kuptuar. Duke e lexuar këtë poet, si të “padisiplinur”, jam i bindur se dashamirësve të poezisë do t’u kujtohen rradhazi korifej të tillë letrash si Zef Serembe, Atë Gjergj Fishta, Ali Asllani, Fan S.Noli, Çarl Bukovksi, bile edhe U. Uitmëni e Jeftushenko, siç e kemi cekur qellimisht qysh në fillim. Madje Koleci, si biri i një patrioti të madh siç ka qënë babai i Tij Palokë Traboini, bashkë luftëtarë i Ded Gjon Lulit, Ai rrugën e të Atit e ka ndjekur hap pas hapit, me kavalerinë e poezive, duke u vetëkthyer në njërin nga ata poetët e “pavetëdijshëm”, të cilët Platoni para mijëra vjetëve i dallonte kështu: “Kam arritur në përfundimin, se nuk është mënçuria ajo që u jep mundësi poetëve që të shkruajnë poezi, por është një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek Orakujt dhe Profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta, pa i ditur fare kuptimet e tyre... si Hyjnore do të theksoja Unë”!

33

BUKURIA E NËNËS Bukuria e Nënës janë tufat me rreze dallëndyshet që shfaqen në qiell janë ditët e netët pafund të një jete shpesh kthyer në re e në shi bukuria e Nënës janë zambakët e prillit që shpërndajnë aromën pa skaj cicërimat e kaltra që i gëzohen pranverës flladitur në shpirtin e saj bukuria e Nënës janë qindra ninulla thurur me tinguj e dritë çdo gjë që prek në jetë të njeriut nëna e kthen në muzikë. prill 2014

FAJIN E KA HEKUBA Perënditë nuk e mbrojtën dot Trojën se grekët ishin dinakë, i mashtruan hyjnitë që ndiznin marihuanë a flinin. Po ka njerëz që shkaqet i gjejnë diku tjetër tek Hekuba, bija e Cezeut, gruaja e Priamit që lindi plot 19 fëmijë - edhe Paridin. E thonë se Paridi ishte shkaku se shkoi rrëmbeu Helenën e bukur e të mos kish lindur Paridi rrëmbimi nuk do kish ndodhur. Të gjitha i thonë me hamendje përralla por Troja prapë se prapë është djegur. Legjendat mbetën gërmadhash kur në botë u shpall dita ime kësisoj e kam dhe unë një Iliadë dhe një Trojë e kam - shtëpinë time kthyer dhe ajo në gërmadhë. Për gjithë këto gjëra që ndodhën në jetën time - fajin e ka Hekuba www.jetakatolike.com


34 JeTA KA†oLIKe

JAnAR-MARS 2019

e me Hekubën nënkuptoj Nënën time. Sepse po të mos kish lindur shumë fëmijë unë do të isha i vetëm nuk do ta ndanim kafshatën e bukës në shtatë gojë të çapëlyera në fëmijëri dhe një motër e vogël s’do kish vdekur. Po të mos kishte lindur Paridi po të mos kisha lindur dhe unë gjërat do të ishin ndryshe s’do përjetoja këtë kalvar mundimesh ku jeta më tërheq përdhuni. Fajin e ka Hekuba Hekuba dhe Nëna ime. 2013

TA DUASH ATDHEUN! Ta duash Atdheun edhe për një zog edhe për një lule. Ta duash Atdheun edhe për një gur edhe për një dru. Ta duash Atdheun edhe për një fjalë edhe për një këngë. Ta duash Atdheun edhe për një rrudhë edhe për një lot. Ta duash Atdheun edhe për një det edhe për një lumë. Ta duash Atdheun edhe për një prag edhe për një portë. Ta duash Atdheun edhe për një puthje edhe për një frymë. Ta duash Atdheun edhe për një babë edhe për një nanë. Ta duash Atdheun edhe për një varr ta duash.... Vjeshtë e tretë, 2013 www.jetakatolike.com

VOGLUSHI QË E GJUAJTI GJENERALIN ME GURË A e njihni at njeri Që ecën nepër shtegun E ahishteve të diellit Dhe nepër vragë të ballit Të tij të purpurtë kalon... Që kthen pas e në ofshamë Hapë një portë në kujtesën E gurit zhytet në muzgjet E anktheve të djeshme Ku vritej loti në qerpikun E burrit… Dhe kur në brazdat e vjeshtës Ekzekutoheshin edhe gjethet. Ja thanë krahët E shpirtin ja bënë eshkë Parvazin ku mbështeste kokën Në ëndrrim ja dogjën Mohit i ranë punës shkollës Si edhe banimit Në qytetin e Shkodrës. Sepse babai ju arratis,dhe ai Aso kohe ferishte E gjuajti me gurë gjeneralin Se nuk e lejonte Hilmi Seitin Kurrë… Që të ja shante armik të atin Bash ky burrë...

Tek kuvendon me Gojçajt Dhe Astrit Totën... për Shtatoret e Nënë Terezes Një shkodranë i gjatë Sy kaltër që në meditim Të kujton Budën dhe Krishtin E vargjet i tingëllojnë Me frymëmarrjen e gjoksit Të Ualt Uitmanit Ndalojeni, takojeni dhe flisni… Ashtu si me vetveten Dhe si flet burri me burrin. A e njihni at njeri që ecën Nepër shtegun e ahishteve Të diellit… Dhe nepër vragë të ballit Të tij të purpurtë kalon Që kthen pas si në ofshamë E hapë një portë në kujtesën E gurit… Ai është poeti Luigj Çekaj Që në fëmininë e vet të përlotjes Dikurë… Duket nga instinkti i vetmbrojtjes E Gjuajti Gjeneralin me Gurë…

PORTA E DRITËS Jezu Krishti një grua të përdalë,

I lindur midis malesh Me reflekse ujrash të kristalta Ai përcjellë brenda vetes Edhe erën lehtë të korijeve Të Shkreli të cila sikur e shtyjnë Në largim Besa edhe përtej Largësive oqeanike... Ku një dashuri e re për jetën Zë fill në tokën e Linkolnit Veçse pa mundur kurrë… Që ta largoj nga imazhi i brigjeve Nga ka ardhur bash kyt burrë.

që endacakët vrisnin ligsh

Në se shihni një njeri të mirë Dhe të urtë përskaj avenjuve Të Nju Jorkut Ban vaki edhe nepër lokalet E Dem Balidemës... A të Gjergj Dedvukajt

në shteg të dritës që të bjerë.

e shpëtoi dyfish prej vdekjes, fizike edhe moralisht. Çdo e keqe e ka një të mirë se ndoshta më e keqja s'është, ka bimëzën e së mirës brenda e në funksion të saj jeta lëviz. Gjithmonë diku gjëndet një portë nëpër qytete, shtete, mote, çdo i gabueshëm i kësaj bote. 2003


PAGËZIME HEIDI MIKKA PEPAJ Prindër: Artur & Donatela Pepaj Kumbarë: Salvator & Besmira Pepaj

CELINE ELIZABETH GJELAJ Prindër: Anton & Pashka Gjelaj Kumbarë: John Dragaj & Linda Gojcaj LEON KOLA Prindër: Arben & Brigjilda Kola Kumbarë: Richard & Jozefina Shllaku CATHERINE KOCOVIC Prindër: Alfred & Lidiana Kocovic Kumbarë: Robert & Diana Gazivoda

DAVID KRASNIC Prindër: Bernard & Robertina Krasnic Kumbarë: Pjeter & Drita Berisha MARIE GJOKAJ Prindër: Elis & Dea Gjokaj Kumbarë: Kristijan & Mri Cotaj

EMILI PEPUSHAJ Prindër: Vat & Irena Pepushaj Kumbarë: Marin & Mariglena Aliaj

STELLA MHILLAJ Prindër: Sander & Elsona Mhillaj Kumbarë: Jakin & Drandafile Gjuraj

Marash Ivezaj, 55-vjeç Vdiq më 20 janar 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

Dode Nikoll Nilaj, 91-vjeç Vdiq më 2 shkurt 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

Marije Marku, 89-vjeç Vdiq më 2 shkurt 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

NOAH LUCAS LLESHAJ Prindër: Leonard & Betina LLeshaj Kumbarë: Skender & Magdalena Nokaj

LUCA NIKOLAS MASCHI Prindër: Michael L. & Liza Maschi Kumbarë: Stephen James & Jessica Fascilla

ADELYN COTA Prindër: Jozef & Anila Cota Kumbar: Frank & Kristina Zadrima

ZANA MARIA PERLLESHI Prindër: Robert & Valdete Perlleshi Kumbarë: Roman & Valbona Palushaj

MATHIEU JUNCAJ Prindër: Anton & Tatijana Juncaj Kumbarë: Simon & Jannifer Cacaj

MILA LENA MIRI Prindër: Tonin & Lisa Miri Kumbarë: Alban Fati & Teresa Berishaj

GAVYN RYAN GARCIA Prindër: Alfredo J. & Suzanna Garcia Kumbarë: Robert & Olivia Rudaj

JULIETTE LILLY PREKELEZAJ Prindër: Kenneth & Josephina Prekelezaj Kumbarë: Robert & Linda Hoti

ALYSSA DODA Prindër: Fatmir & Alida Doda Kumbarë: Edmond & Mariglena Kola

NATALYA DEDVUKAJ Prindër: Peter & Francesca Dedvukaj Kumbarë: Nicholas Bednarski & Justina Elezaj

LUKA NIKAC Prindër: Gjoka J. & Valentina Nikac Kumbarë: Tome & Joanne Nikci

MATEO P. NRECAJ Prindër: Mentor & Albina Nrecaj Kumbarë: Rikard & Greta Merdita SIMON FRANK ZADRIMA Prindër: Frank & Kristina Zadrima Kumbarë: Jozef & Anila Cota

ARIANNA KOLA Prindër: Arjan & Paola Kola Kumbarë: Paulin & Hana Gjergji

IN MEMORIAM

Prel Selca, 86-vjeç Vdiq më 1 janar 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

35

JASON DODA Prindër: Fatmir & Alida Doda Kumbarë: Edmond & Mariglena Kola

EVAN PEPUSHAJ Prindër: Vat & Irena Pepushaj Kumbarë: Marin & Mariglena Aliaj

BESA CURANAJ Prindër: Luvigj & Vera Curanaj Kumbarë: Christian & Elizabeth Curanaj

JeTA KA†oLIKe JAnAR-MARS 2019

Dila Luliq, 91-vjeç Vdiq më 9 shkurt 2019 U varros në varrezat familjare në Lulaj, Ulqin

Lula Shkreli, 83-vjeç Vdiq më 11 shkurt 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

Nike Zef Grishaj, 81-vjeç Vdiq më 26 shkjurt 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

Dede Gjon Shtepija, 80-vjeç Vdiq më 2 mars 2019 U varros në varrezat Gate of Heaven, NY.

SERGIO NACAJ Prindër: Pllumb P. & Rajmonda Nacaj Kumbarë: Agustin & Shpresa Vukaj

AMY VUKAJ Prindër: Agustin & Shpresa Vukaj Kumbarë: Ejllo & Xhuliana Selmanaj

MELODI IVEZAJ Prindër: Nikoll & Maria Ivezaj Kumbarë: Gjon & Antoneta Gjokaj

KURORËZIME Valentin Vuktilaj me Arsenada Dreni Më 19 janar 2019

Santian Vukaj me Jessica Lynn Piscitelli Më 17 shkurt 2019

Jason Peter Lavardrera me Joana Mernacaj Me2 mars 2019

Nika Skrelja, 70-vjeç Vdiq më 17 mars 2019 U varros në varrezat Raymond Hill Cemetery, NY. Mri Camaj, 81-vjeç Vdiq më 20 mars 2019 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY. Luli Paloka Lekaj, 88-vjeç Vdiq më 24 mars 2019 U varros në varrezat St. Raymond’s, NY.

www.jetakatolike.com


“Gjetën gurin e rrokullisur… por nuk e gjetën trupin e Jezusit” (Lk 24:2-3)

Në pragun e Pashkëve, na gjetëshin të gjithëve të lumtur dhe me zemër të mirë e me shpirt të pastër! Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit dhe biri i saj i denjë Mark Gjonaj Anëtar i New York City Council


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.