Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

Page 19

JIDHJEN E PROBLEMEVE SOCIALE DHE SHPIRTËRORE njerëzore. Megjithatë kot vrapon kur e gabon rrugën, sepse prapëseprapë nuk e arrin cakun ose kot gjuan në targetin që synon, nëse pozicioni nga gjuan është i papërshtatshëm. Në këtë kontekst dëshiroj të ndërlidhem me faktin se lufta e njëmend kundër të ligave dhe të zezave që vijnë nga njerëzit keqbërës, e veprimet e të cilëve janë shkaktarë i vetëm i problemeve të shumta, mund të bëhet vetëm përmes rrugës adekuate, të drejtë dhe se targeti qëllohet vetëm nga pozicioni i përshtatshëm për të vënë shenjë. Së këtejmi Islami, dijetarët myslimanë dhe bartësit e denjë të kësaj rruge, janë ilaçi i vetëm, që mund t’i shërojë sëmundjet e kohës dhe mund të sigurojë preventivë të suksesshme për të gjitha dëmet e mundshme. Sot të gjithë jemi dëshmitarë të ngufatjes së ekonomisë në shumë vende të botës; një fenomen që po trondit edhe mendjet më të ngritura, pra se si mjerimi po ndodh karshi bollëkut dhe pasurisë së madhe materiale. Çdo ditë dëgjojmë për recensione, protesta dhe falimentime të natyrave të ndryshme të formatit ekonomik. Dhe kjo po i ndodhë ekonomisë më të suksesshme deri më tani, për të cilën u thurën elozhe glorifikuese, pra demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Kjo po ndodh pas një dekade kur dolën parashikimet fascinuese të disa shkencëtarëve perëndimorë që në formë triumfalizmi pas shembjes së sistemit komunist shpallën fundin e historisë me demokracinë liberale. Megjithatë duke i parë krizat e këtij sistemi, ne hedhim poshtë këtë historicizëm dhe e shpallim të dështuar ashtu sikur atë paraprak. Edhe marksistët theksonin se komunizmi do të jetë stadi përfundimtar i socializmit dhe ku do të arrijë kulmin e zhvillimit qytetërimi. Të njëjtën sot e thonë perendimorët për demokracinë liberale. Mirëpo ne duke u bazuar në fjalën e Allahut shpallim se nuk mund të ketë sukses një ekonomi që bazohet në haram – kamatë, e as një politikë që nuk njeh moral dhe njerëzi. Politikat dhe ekonomitë e tilla sjellin kriminalitet, konflikte, luftëra, krime dhe gjakderdhje, dëshmitarë të të cilave jemi gjithnjë e më shumë. Kjo në rrafshin global; ndërsa në rrafshin individual, duhet potencuar se individualizmi i stërtheksuar dhe tëhuajsimi i njeriut kanë shtuar në

PAQJA

masë të konsiderueshme edhe numrin e vetëvrasjeve, degjenerimeve dhe dukurive të shumta devijate, përballë të cilave shumë shtete veçmë po dorëzohen. Kot hapen spitale për rehabilitim e rekonvalshencë, kot shpiken barëra e terapi, sëmundja e shoqërisë prapëseprapë vazhdon me përmasa dramatike. Sikur u harrua se më mirë është të parandalosh sesa të shërosh. Dhe sikur nuk po kuptohet që ka diçka që nuk ndalet me ligj e nuk shërohet me ilaç. Kur lejohen gjërat e prishura, kur të vërtetës i mbyllen dyert e proklamimit dhe kur ajo luftohet, atëherë, rrjedhimisht me dashje përgatitet armata e njerëzve me probleme shpirtërore, ndërsa kur sëmuret shpirti dhe mendja, atëherë gjithsesi se shtohen edhe problemet. Pra problemet shpirtërore ose psikike mund të llogariten si shkak i gjitha problemeve të tjera. Nga problemet shpirtërore mund të veçojmë: stresin, depresionin, smirën, mediokritetin, megalomaninë, zilinë, xhelozinë, koprracinë, lakminë, syfaqësia etj. Devijimet ose problemet sociale janë dukuri e thyerjes së normave të sjelljes dhe mospërfillje e vlerave në shoqëri, që provokojnë mllefin e pjesës tjetër të shoqërisë. Prej problemeve sociale më të theksuara veçojmë: - Analfabetizmin - Dhunën, abuzimin në familje, alkoolizmin, përdorimin e substancave psikotrope dhe prostitucionin - Kamatën, varfërinë, papunësinë dhe parazitizmin

- Kriminalitetin, vetëvrasjet, agresivitetin, - Dezorganizimin, kleptokracinë, nepotizmin dhe korrupsionin. Problemet e lartëtheksuara shpirtërore si dhe ato sociale s’do mend se shkaktojnë probleme të mëdha në secilën shoqëri, kur ato gjejnë pranimin në ato. Islami ka ofruar zgjidhje të plotë të këtyre problemeve. Zgjidhja islame e problemeve bashkëkohore, nuk nënkupton zbatimin thjesht të disa ligjeve, vetëm për të diskredituar e ndëshkuar personat që veprojnë në kundështim me normat ligjore, siç janë p.sh. amputimin i dorës vjedhësit; rrahja e personit që kryen laviri; hakmarrja ndaj vrasësit etj., norma këto që patjetër se janë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Shprehja “zgjidhje islame të problemeve” konsiston në faktin se Islami, me tërësinë e tij, është udhërrëfyes i shoqërisë në gjitha poret dhe sferat e jetës njerëzore, qofshin ato materiale a shpirtërore. Vetëm kur besimi i anëtarëve të shoqërisë konkrete është feja islame, atëherë edhe mendimet, ndjenjat, morali, edukata, kultura dhe në fund edhe ligjet dhe aplikimi i tyre janë islame. Zgjidhja e problemeve në Islam, zanafillën e ka nga pika më e rëndësishme, e ajo është bindja se çdo gjë që është në te është hyjnore, e zbritur nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili mbron interesin e krijesës së Tij më të çmuar njeriun. Për këtë, “nuk ka imponim në fe”. Besimi është çështje që njeriu e merr me vullnetin e tij të lirë dhe autonom.

Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13 19


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.