Revista Paqja, nr. 101, 19 tetor - 19 nëntor 2015

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti X. Nr. 101. 19 tetor - 19 nëntor 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

Kthesa fatale

rrezikon vetëvarrosjen SIRIA - FILLIMI I NJË LUFTE TË RE BOTËRORE

Intervistë me kryetarin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat ef. Ismaili

NE NË ZVICËR PËRCJELLIM MESAZHIN ISLAM Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

3

Avni AVDIU Kthesa fatale

4

Vetëvendosje rrezikon vetëvarrosjen

Viti X / Nr. 101 19 tetor - 19 nëntor 2015 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

8

Lulzim AHMETI Kultivimi produktiv

16

1 foto sa 1000 fjalë Fëmijët e Sirisë në përballje me luftën dhe pasojat e saj

@revistapaqja http://www.zeriyne.com

2 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101


Editorial Avni AVDIU

E

Kthesa fatale

kstremizmi cilido qoftë dhe për çfarëdo qoftë është jashtëzakonisht i dëmshëm, ndërsa kalimi i shpejtë prej një ekstremizmi në ekstremizmin tjetër, mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm, madje edhe nëse kalimi shënon daljen nga gjendja e keqe në të mirë. Njeriu si makinë biologjike nuk mund t’i qëndrojë gjatë ekstremizmit pa shkaktuar eksese, ashtu siç nuk mund t’i qëndrojë gjatë asnjë aparat elektrik tensionit të lartë të energjisë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë depërtuan shoqata të ndryshme me misionarë të gjithfarëllojshëm. Të ardhura me shabllone të gatshme nga vende me kultura e tradita diametralisht të kundërta me tonat, ato synonin zbatimin me përpikëri të qëllimit të tyre. Në krye të detyrës kishin vënë zakonisht persona gjysmanalfabetë, që krahas padijes që kishin, ishin edhe të pagdhendur. Shumica prej tyre ishin të papërshtatshëm edhe në komunikim. Në këtë mënyrë në Kosovën e vrarë e të plagosur nga makineria serbe, u katapultuan edhe parashutistët - misionarë të ndryshëm, secili me synim për të zbatuar një program të caktuar. Me qese të hollash të pakontrolluara nga asnjë mekanizëm bankar e inspektorial dhe me njerëz shumica të paskrupullt, këto asociacione vepronin kokë më vete, me prepotencë e arrogancë sikur ta kishin çliruar vendin. Disa shoqata shtypën literaturë dhe publikuan edhe materiale tjera propagandistike, të cilat i shpërndan falas. Jo

PAQJA

rrallë dhënia e materialit propagandues shoqërohej edhe me ndonjë dhuratë tërheqëse si karrem për t’u kapur më lehtë ‘viktima’. Sipas kësaj metodologjie vepronin zakonisht disa shoqata islame dhe krishtere. Zaten ato e kishin gjetur edhe terrenin e përshtatshëm: një vend kaotik të sapodalë nga lufta, pa pushtet e rend adekuat juridik. Për më tepër ato kishin gjetur edhe një popullatë postraumatike, të papërgatitur psikikisht për t’u përballur me sfidat e reja të sapoimponuara dhe me njerëz që mbi gjithçka kishin nevojë për strehim, kulm mbi kokë, stabilitet psikoemocional dhe rehati shpirtërore. Pjesa dërrmuese e tyre në një a mënyrë tjetër ishte prekur drejtpërdrejt nga lufta, kush më pak e kush më shumë: me shtëpi të djegura, familjar të vrarë a të zhdukur e kështu me radhë. Kështu pra, pikërisht në rrethana të kësaj natyre, edhe ndikimi ishte shumë më i madh: disa detyroheshin nga nevoja materiale e të tjerët nga ajo shpirtërore. Këtë edhe e shfrytëzuan këto shoqata. Një numër i madh njerëzish i frekuentuan ato, përfituan ngapak prej tyre, por pati edhe të tillë që shpejt u gërditën nga mënyra e sjelljes që pasqyruan, u revoltuan nga ajo, kështu që neveria ndaj tyre shkaktoi edhe animozitet ndaj asaj që propaganduan ato. Më së rëndi këtë metamorfozë ideore dhe psiko-emocionale e përjetuan ata të cilët ishin më parë në një ekstrem dhe kur kaluan nën ndikimin e propagandës në ekstremin tjetër, u dogjën. Ata me kalimin e kohës filluan t’i ndajnë propa-

ganduesit nga ajo çfarë propagandohej. Mirëpo urrejtja në propaganduesit ishte aq e madhe sa dalëngadalë e pak-ngapak filloi t’u transferohet edhe në atë që propaganduesit propagandonin. E tërë kjo situatë paradoksale shkoi gjer në absurd, saqë të devotshmit e dikurshëm, më pas themeluan bashkësinë virtuale të të pafeve. Ata që dikur me përpikëri synonin të zbatonin urdhrat e Zotit, u bën ofenduesit e Zotit dhe të gjithçkaje që lidhej me Të. Pra ekstremi duke kaluar në ekstremin tjetër, sërish u kthye në ekstremin e pikës fillestare, një sjellje kjo vicioze 360 shkallëshe e kthesës fatale. Ata që synuan përjetësinë hyjnore, e mohuan atë dhe përmes scientizmit mëtonin përjetësinë gilgameshiane. Pamundësia për të arritur gjer tek ajo, u shkaktoi depresion latent me mundësi për të marrë trajta të llojllojshme manifestimi. Dhe pikërisht gjarpërimi nëpër labirintin me kthesa fatale u shkaktoi shkujë nervore, nga shkarjet drejt rrugës pa krye dukeshin të pashmangshme. Mu për këtë, siç edhe theksova që në fillim, kalimet prej një ekstremi në tjetrin, nuk mund të shpëtojnë pa eksese të herëdokurdoshme introverte ose ekstroverte. Ekstremi është amplituda që nuk mund ta durojë makina-njeri, as mekanizmi organik i tij, as motorizemra e tij, as kompjuteri-truri i tij dhe as bio-aparatura psiko-emocionale e tij, prandaj qysh Aristoteli i urtë me të drejtë fliste për ‘mesin e artë’, mes ky që pason më të mirën e mundshme me mençurinë më fisnike. n

Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 3


RREZIKON VETËVARROSJEN

I

kuptueshëm dhe i arsyeshëm është shqetësimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ‘Zajednicën’. Po ashtu të kuptueshme janë edhe reagimet për të kundërshtuar zëshëm me të gjitha mjetet demokratike kalimin në parlament të kësaj marrëveshjeje të dëmshme Kosovë-Serbi. Mirëpo të pakuptueshme janë veprimet e fundit të kësaj lëvizjeje dhe të opozitës në përgjithësi. Lëvizja Vetëvendosje u ngrit në saje të veprimeve të dhunshme rrugore. Duke shfrytëzuar pakënaqësitë e shumta qytetare të grumbulluara ditaditës e ndër vite dhe duke ngritur zërin si ndërgjegje e pastër karshi partive që veçse kishin shijuar pushtetin, kjo lëvizje krijonte përshtypjen e një formacioni që synonte dekriminalizimin e partive dhe politikanëve. Edhe mbasi hyri në parlament kjo Lëvizje bëri të ditur se nuk do t’i braktisë mënyrat e manifestimit politik që e sollën në skenë. Krahas presionit përmes diskutimeve në Kuvend, kjo Lëvizje doli sërish edhe në rrugë dhe për fat të keq duke demonstruar protesta të dhunshme. Është shumë vështirë të kuptohet si arriti kjo Lëvizje t’i përvetësojë e madje edhe t’ua imponojë opozitës tjetër Nismës dhe AAK-së ato veprime, kur pikërisht dikur Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj shfaqnin neveri ndaj tyre. Tekefundit askush nuk mund ta kuptojë e të sqarojë se si mund të zgjidhet një problem çfarëdo qoftë ai e cilido qoftë duke thyer xhama, djegur vetura dhe duke shkatërruar çfarë u del para syve nga prona publike e private. Pastaj në çfarë sensi politik pika e vlimit të re4 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

agimit arrin në atë nivel sa të bastardojë e përdhosë institucionin ligjvënës? Çfarë kuptimi ka gjuajtja me vezë në parlament dhe madje edhe hedhja e gazit lotsjellës? Nëse Vetëvendosja ka diçka kundër politikanëve të PDK-së dhe LDK-së, ajo ata mund t’i gjuajë me vezë jashtë parlamentit, përse pikërisht në parlament? Dakord, të gjithë pajtohemi se koalicioni PDK-LDK e ka tepruar dhe ia vlen të kundërshtohet në maksimum, por a mund vallë kjo suksesshëm të arrihet me vezë apo gaz lotsjellës? Kur është shënuar në histori se dikur dikush ka arritur ta luftojë të keqen me vezë dhe gaz lotsjellës, që Vetëvendosja dëshiron ta marrë si model? Vezët janë për kuzhinë e gazi lotsjellës për t’i shpërndarë grupet e dhunshme, po përse këto dy elemente gjetën vend në Kuvendin e Kosovës, këtë logjikshëm askush nuk mund ta arsyetojë. Nuk mbrohet shteti duke i degraduar institucionet e tij. Shkatërrimet në rrugë përmes veprimeve të dhunshme dhe përdhosjet e institucioneve me mjete çfarë nuk janë përdorur kurrë askund dhe asnjëherë, s’mund të quhen aksion politik, por anarkik. Pastaj politikanët e Vetëvendosjes duhet ta dinë se ata janë të zgjedhurit e popullit, kurse veprimet e tyre të dhunshme në institucionin ligjvënës legjitimojnë dhunën edhe më të madhe të popullit. Në botën demokratike veprimet jakobine, të revolucionit francez dhe të lëvizjeve tjera të dhunshme, nuk shihen me simpati, prandaj kjo lëvizje gjithnjë e më shumë po humb miqtë ndërkombëtarë. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani

vetëm ka kundërshtuar dhe këtë kundërshtim herë pas here e ka bërë edhe dhunshëm. Asnjëherë kjo lëvizje nuk ka treguar se nëse e merr vetë pushtetin dhe udhëheq, kurse bota në krye me SHBA-të që kanë shprehur antipati ndaj saj, na kthen shpinën dhe na bllokon në çdo aspekt, atëherë me çfarë magjie synojnë ta çojnë Kosovën përpara?! Me sjellje të këtilla që për më tepër janë show politik sa për të bërë spektakël nga do të bëhej lajm i shikuar jo vetëm në Kosovë po në gjithë botën, Vetëvendosje po dëshmon se nuk ka mençuri dhe urtësi për të zgjedhur mënyra më të kapshme për t’iu kundërvënë të keqes. Me veprime të këqija, e keqja merr hov, kurse pushtetarët krijojnë alibi përpara elektoratit. Në këtë mënyrë u shtohet jeta politikanëve të korruptuar, pra arrihet e kundërta që synohet, kurse Vetëvendosja rrezikon vetëvarrosjen. Ç’është kjo tendencë për ta degraduar shtetin që me sa gjak e sakrifica u ngrit?! Garda e Kosovës e cila refuzoi ta nderojë për së vdekuri presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova (pa marrë parasysh të metat e tij), nderoi me ceremoni një dasmë private. Disa gjëra që po ndodhin vërtet janë jashtë çdo logjike. Sikur shumë shpejt dikush u ngop me shtetin dhe nuk po ia dinë vlerën si e sa duhet. Populli thotë se asaj që nuk ia dine vlerën mund edhe ta humbasësh. O Zot na ruajë nga tradhtarët që na shesin për pak interes të vetin dhe nga shqiptarët të cilët duke dashur të bëhen më shqiptarë se gjithë të tjerët, bëjnë veprime pothuajse ekuivalente me tradhtinë! A. A.

PAQJA


PAQJA

Nr. 101 n TETOR/Nテ起TOR'15 5


MISHMASHI POLITIK NË MAQEDONI

O

pozita shqiptare gjithandej pothuajse ka humbur toruan. Veprimet e saj në përgjithësi janë naive, infantile dhe aspak serioze. Në Shqipëri shpëtimin dhe rrugëdaljen ajo e gjen vetëm në demaskimin e opozitës, pa ofruar platformë të mirëfilltë alternative. Në Kosovë zgjedhja për zgjidhjen e krizës shihet përmes gjuajtjes së vezëve, ndërkaq në Maqedoni, opozita është fenomen në vete. Mu për këtë do të fokusohemi te kjo problematikë. Opozita shqiptare paradoksalisht në Maqedoni është në pozicionin opozitë e pozitës dhe e opozitës. Gjersa pozicioni i parë pavarësisht turbulencave, pak a shumë duket i qartë, pozicioni i dytë është tërësisht difuz e konfuz. Siç dihet pozitë janë partitë në pushtet, ato qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI. Megjithatë shtrirja dhe konfiguracioni i opozitës është interesant. Opozitë e quan veten edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Kjo parti de jure vërtet është opozitare, ama de facto zor se mund të quhet e tillë, kur dihen lidhjet e saj të ngushta e tradicionalisht të shkëlqyera me partinë maqedonase në pushtet, me të cilën siç kanë thënë vetë i lidhë vija ideologjike. Përgjimet telefonike dhe prononcimet e liderëve të tyre, kanë dhënë fakte jashtëzakonisht të fuqishme për këto lidhje, gjë që nuk ia vlen të ndalemi. Kështu që opozitë mbeten: Lëvizja Besa, RDK-ja, Lëvizja për Reforma në PDSH (e Zijadin Selës), PPD-ja (si parti, nëse ekziston si elektorat) dhe një lëvizje tjetër që përflitet në formim e sipër e dalë si fraksion i BDI-së, Uniteti. Në përgjithësi të gjitha këto kanë probleme brendapërbrenda vetes së tyre, probleme këto të natyrave të ndryshme si: vetëorganizimi, konsolidimi, financimi e kështu me radhë. Përskaj problemeve që kanë, të gjitha pretendojnë secila më vete e në bazë të hamendjeve, numrit të simpatizantëve në tubime ose në bazë të disa sondazheve, se ka shtrirje më të gjerë elektorale se tjera, ende pa u provuar kjo në zgjedhje. Qëllimi dihet: të merret me çdo kusht primati i liderizmit opozitar, ashtu që në rast bashkimi, të përfitohet sa më shumë nga proporcioni i përpilimit të listave zgjedhore. Mirëpo gjykuar në bazë të pjekurisë politike, shumica e veprimeve të kësaj opozite është larg asaj që pritej. Besa organizoi në selinë e saj 6 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

pritje ngushëllimesh për Marrëveshjen e Ohrit, edhe pse nuk ishte e ‘familjarizuar’ fare me të dhe ndonëse pritjet simbolikisht do të duhej të bëheshin pranë selive të PDSH-së dhe BDI-së. RDK-ja në kumtesën e fundit u shfaq jo si parti politike, por si shoqatë humanitare, solidare, bamirëse e altruiste, që nuk ka dalë në skenë për ta hequr askënd nga politika, por për të ndihmuar sa ka mundësi. I vonuari në distancim nga politika thaçiste, Zijadin Sela, del para opinionit dhe ankohet se nuk ka para për t’i mbajtur zyrat, pa kalkuluar se kjo mund të ketë efekte deprimuese tek elektorati i tij, të cilin mund ta fusë në defetizëm. PPD-ja ekziston sa për të ekzistuar, për hir të nostalgjisë së të kaluarës. Uniteti, fraksion ky që pritet të dalë nga strukturat e pakënaqura të BDI-së, edhe nëse del, hedh dyshim në mos vallë është ndonjë taktizim a opozitë e njëmendtë. Çdokush që del tani nga strukturat organizative të BDI-së, është shumë i vonshëm. Fetë mësojnë se pendimi nuk pranohet pasi të lind Dielli nga Perëndimi. E kjo, tashmë politikisht ka ndodhur në Maqedoni. Në këtë kontekst dua të drejtojë edhe një mesazh për disa analistë, gazetarë e politikanë që kohëve të fundit kanë vërshuar me kritika ndaj BDI-së dhe PDSH-së, e të cilët deri para pak kohësh me zell e fanatizëm kanë mbrojtur politikat e tyre. Hapi i parë që duhet ta bëjnë ata është që publikisht t’u kërkojnë falje shqip-

tarëve, ashtu siç bëri Kim Mehmeti në RTK në tetor të vitit 2010, pastaj duke u nisur nga autokritika të bëjnë edhe kritikën. Interesant është fakti se ekziston prirja si individuale ashtu edhe kolektive politike për të maskuar të shkuarën dhe për të depërtuar si tinëz me profil të ri, duke pretenduar se të gjithë kanë kujtesë të shkurtër dhe se gjërat harrohen. Në këtë sens edhe opozita shqiptare s’ka se si të mos rekomandohet që të mos bie në kurthe të tilla. Ajo duhet ta tejkalojë vetveten, të ridimensionojë orientimet politike drejt sinkronizimit të platformave dhe programeve në një kahe dhe drejtim të etabluar mirë, duhet të lë anash bajraktarizmin dhe duhet të bashkohet në një front të përbashkët opozitar. Kështu siç janë, ato janë opozitë e pozitës dhe e opozitës. Pra, duke anashkaluar gjërat sekondare e terciale, ajo duhet të kapet fort për primaren, e që është bashkimi i forcave të përbashkëta opozitare. Megjithatë kjo arrihet para së gjithash duke u bërë një kontratë mbipartiake, në të cilën pika e parë dhe kryesore lidhëse do të ishte besatimi për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni, e jo se si të ndahet pushteti e pastaj se si do të sistemohen simpatizantët e tyre nëpër vendet e punës. Kjo ishte praktika e deritanishme e BDI-së dhe PDSH-së, praktikë qorre që nuk çoi askund, e që për pak vende pune e huqën statusin tonë dhe mbetëm aty ku jemi. Duke krijuar armatë të pu-

PAQJA


nësuarish dhe lista fiktive të pritjeve për punësim BDI-ja dhe PDSH-ja na lanë ku na lanë. Kjo ishte politikë e interesave të ngushta, grupore e klanore, e jo politikë gjithëpërfshirëse shqiptare. Opozita duhet të tregojë hapur publikisht se a do të vazhdojë nëpër këto gjurmë, apo do të përqendrohet në çështjen madhore të statusit. Opozita s’ka nevojë të harxhojë energji në demaskimin e BDI-së dhe PDSH-së, sepse ato e kanë demaskuar veten (përmes përgjimeve). Ajo duhet të hartojë strategji dhe vizion të përbashkët opozitar që fokusohet në një qëllim: ngritjen e statusit politik e juridik të shqiptarëve në Maqedoni. Ka dhjetë vite e këtej që përmes shkrimeve alarmoj se Maqedonia është duke u futur në një krizë të thellë, aq të rëndë sa ajo greke nuk do të na duket asgjë. Kjo tashmë është edhe më e dukshme për ata që kanë sy. Dikush kontribuoi që të arrijmë në këtë derexhe; e në mesin e kontribuuesve në plan të parë janë edhe votuesit, ata që për pak interes personal e shitën interesin e përgjithshëm, e të cilët harruan se kur rrezikohet interesi i përgjithshëm, rrezikohet edhe ai personal i tyre. Janë momente vendimtare për Maqedoninë. Priten valë arrestimesh masive, ashtu që skena politike të pastrohet deri-diku nga kriminelët e matrapazët. Opozita nuk guxon të bëhet naive dhe të luajë lojë fëmijësh. Është koha për vendime të vështira dhe historike…, prandaj opozitë, mos u bën idiote!

***** Copëtimi, përçarja dhe ndarja e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk është fatkeqësia e fundit që e godet këtë subjekt politik. Në fakt, kjo parti ka lindur paradoksalisht (nga lufta), u zhvillua matrapazisht (përmes korrupsionit) dhe do të zhbëhet marrëzisht (nga trashja e zullumit). BDI-ja është ndër partitë me emërtim më qesharak, ngaqë në vete ngërthen dy koncepte aq të ngjashme (bashkim e integrim), saqë kjo tautologji shpie edhe në huti: bashkim, për çfarë, me cilin dhe si; po ashtu integrim ku, me kë dhe kah…?! Klisheja konceptuale brenda tri fjalëve shpie në kontradiktë logjike, ndërsa nocioni demokratik këtu si edhe te partitë e tjera është përdorur si dekor, sa për të zbukuruar emërtimin e partisë. Po ama demokracia siç u kuptua dhe u praktikua nga themeluesit, ishte plotësisht sipas konotacionit marksisto-leninist, e madje edhe stalinist, e kurrsesi demokraci sipas kontekstit liberal. Brenda partisë u ngrit kulti i individit (Ali Ahmetit), rreth të cilit sillej rrethi i klikës së tij të ngushtë me logjikë prokustiane. Partia sikurse Prokusti mitik kishte përgatitur dy shtretër: një për anëtarët e saj dhe tjetrin për miletin e ngratë. Vjedhje, plaçkitje, eliminim fizik e burgosje; me pak fjalë ishin strumbullari i filozofisë së funksionimit, tamam sipas metodologjisë enveriste. Zaten lideri i saj hapur e krenar publikisht prononcohej se e adhu-

ronte akoma xhaxhin Enver (Hoxha). E ‘xhaxhi’ dihej se si kishte arritur të mbijetonte në pushtet, natyrisht duke likuiduar jo vetëm bashkëpunëtorët më të ngushtë, por edhe njerëzit e familjes së gjerë të tij. Kësisoj, mentaliteti antiperendimor i brumosur thellë ndër vite në ilegalitet, pretendonte të hidhte hi syve se angazhohej për njëfarë bashkimi (abstrakt kombëtar) dhe integrimi (absurd evropian). Realisht nocioni bashkim për BDI-në arsyetohet me bashkimin e një grupacioni interesxhinjësh që për fare pak interesa të ngushta e shiti interesin e përgjithshëm shqiptar dhe u përpoq të na integrojë jo edhe aq në Evropë sa me maqedonasit brendapërbrenda Maqedonisë. Sot kur prej këtij subjekti u ça fraksioni i ashtuquajtur Uniteti, ndodh thellimi i absurdit të vet. Vetë fakti se ky grupacion për emërtim zgjodhi fjalën bashkim, pra unitet, flet për shumë dilema. Mos vallë dalja e tyre në skenë është me marrëveshje paraprake brendapërbrenda vetë partisë për të futur edhe më tepër konfuzitet në opozitën e përçarë (RDK, Besa, LR në PDSH)…?! Uniteti s’mundi të ndahej as konceptualisht nga bashkimi, sepse fjalët bashkim dhe unitet janë Ali hoxha-hoxhë Alia. Pra, të dalurit ende kanë nostalgji dhe me gjasë edhe lidhje me trungun nga dolën. Sa mund të konsiderohet morale dhe njerëzore të ndahesh 5-6 muaj para zgjedhjeve…?! Kur u zgjuan nga gjumi heshtakët e stërvonuar për të na ofruar diçka gjoja antiBDI?! E dimë se për disa në politikë nuk ka etikë, por të paktën duhet të ketë sens për të kuptuar e menduar. Ku ishin zotërinjtë deri sot që nuk bëzanë për të zezat e panumërta të BDI-së…?! Ku ishin kur u bën likuidimet politike…, burgosjet drakonike të pabaza, aferat e mëdha korruptive e kështu me radhë?! Ku ishin kur u dogj një lagje e tërë në Kumanovë…?! Ku ishin, ku ishin…?! Në vend se të fusnin kokën si struci nga turpi, ata si kameleon që janë, dolën me parti të re. A do të gjejnë përkrahës për t’u shitur dushk për gogla, të shohim… n

A. A.

PAQJA

Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 7


KULTIVIMI PRODUKTIV

Lulzim AHMETI

K

ultivimi i pemëve të ndryshme po tregohet mjaft i leverdishëm dhe shumë veta po merren me kultivimin e këtyre kulturave, pasi që po gjenerojnë të mira financiare për familjet e tyre. Aktualisht sipërfaqet me pemë shkojnë deri në 10 mijë hektarë. Po ashtu edhe pemët e imëta po tregohen të suksesshme, sidomos mjedra, dredhëza dhe manaferra. Marrja me bujqësi viteve të fundit është treguar mjaft e suksesshme për faktin se është rritur edhe numri i fermerëve që merren me bujqësi, po ashtu edhe me kultivimin e kulturave specifike, të cilat dikur janë kultivuar te ne, por janë futur edhe kultura të reja që nuk janë kultivuar më herët. Historia 16 vjeçare e pasluftës në Republikën e Kosovës, po tregohet e suksesshme në sektorin e bujqësisë, sektor ky i cili konsiderohet motor i zhvillimit ekonomik e i cili mund të gjenerojë më së shpejti vende të reja pune e po ashtu edhe vende stabile. Shkalla e papunësisë tek ne e kalon 35 përqindëshin deri sa numri i personave që i shtohen tregut të punës shkon deri në 30 mijë për çdo vit. E duke e 8 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

parë leverdinë dhe të mirat familjare shumë veta kanë nisur që të kultivojnë me të madhe pemë e perime të ndryshme. Një ndër kulturat të cilat po japin rendimente të mëdha dhe po kanë edhe treg është edhe molla, sipërfaqet e së cilës nga dita në ditë janë duke u rritur. Për dallim me vitet e mëhershme kur kultura e mollës është kultivuar në sipërfaqe më të vogla këtë vit kjo kulturë është duke u kultivuar në sipërfaqe shumë më të mëdha. Aktualisht sipas

statistikave zyrtare me mollë janë të kultivuar mbi 2000 hektarë.

Fermerët e Kovragës Por, një fshat në Komunën e Istogut është i veçantë pasi që pothuajse i gjithë fshati merren me kultivimin e kulturës së mollës. Ky fshat është Kovraga, ku banorët e këtij lokaliteti duke parë leverditë dhe tregun e sigurt për mollën kanë shtuar sipërfaqet kultivuese. Tash Kovraga ka 14 kultivuese të

PAQJA


mollës me 82 hektarë mollë, por për çdo vit sipërfaqet kultivuese rriten. Sipas banorëve të këtij fshati ata me prodhimin e mollëve mbulojnë 60 për qind të nevojave konsumuese vjetore me mollë në Kosovë. Frasher Blakaj, nga ky fshat është shpallur kultivuesi më i mirë i mollës për këtë vit, ka thënë se me kultivimin e mollës merret tash e katër vite. “Me kultivimin e mollës merrem tash e katër vjet, kam të kultivuar nëntë hektarë me mollë. Për këtë vit jam shpallur si kultivuesi më i mirë. Punën në kultivimin e mollëve e bëj me vëllezër dhe me anëtarët e tjerë të familjes”, - ka thënë Blakaj. Sipas këtij, kur ka cilësi në kultivimin e mollëve, nuk mungon shitja. “Qeveria më ka ndihmuar me ngrit pemishten me një sipërfaqe prej 1.50 ari. Kurse këtë vit jam përkrahur me 400 euro subvencione për hektarë. Kjo përkrahje është një ndihmë e mirë dhe na e lehtëson shumë punën neve si kultivues. Por, si kultivues duam më shumë këshilla teknike për mënyrat e reja dhe moderne të kultivimit. Rreth kultivimit të mollëve punojmë me vëllezërit. Po ashtu na ndihmojnë edhe anëtarët e tjerë të familjes. Shitja nuk është problem pasi kur prodhimet kanë kualitet ka edhe blerës”, thotë ai. Blakaj ka treguar se fermerëve të këtij fshati u mungojnë frigoriferët për ruajtjen e frutave pas vjeljes për një kohë më të gjatë, në mënyrë që konsumimi i frutave të freskëta të bëhet në një kohë më të gjatë. Duke parë leverdinë nga kultivimi i mollëve pavarësisht problemeve me të cilat është përballur Frashër Blakaj, thotë se do të rrisë sipërfaqet kultivuese për së paku edhe me dy hektarë. Por, pavarësisht se kanë leverdi në kultivim, ata përballën me probleme të shumta. Një ndër problemet përveç mungesës së këshillave teknike, është edhe mungesa e dhomave frigoriferike për ruajtjen e mollëve gjatë gjithë vitit. Por përveç mollës te pemët ka dominim shumë të madh edhe kumbulla ku deri më tani janë të mbjellura rreth 1850 hektarë. Por edhe vishnja dhe pemët e tjera janë treguar mjaft atraktive për fermerët. Në gjuhën profesioniste dhe të fermerëve njihen si pemë të imta dhe këto pemë po dalin të jenë mjaft fitimprurëse, e të cilat kanë rendësi të madhe për t’u kultivuar. Dredhëza është një nga këto pemë të imta që ka pasur leverdi të madhe nga kultivimi i saj, derisa sipërfaqet e

PAQJA

dredhëzës janë duke u shtuar nëpër tërë vendin pasi që edhe tregu nuk mungon për to. Kultura tjetër është edhe mjedra, e cila mund të konsiderohet edhe si ari i kuq pasi që ka treg të sigurt dhe ka potencial të madh edhe për t’u eksportuar. Me këtë kulturë ka të kultivuara sipërfaqe nëpër të gjitha komunat por këtë kulturë më së shumti e kultivojnë fermerët në Komunën e Podujevës. Në këtë komunë përveç se janë rritur në masë të madhe sipërfaqet kultivuese janë ndërtuar edhe pika grumbulluese, për të cilat kanë kontribuar edhe institucionet. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se përveç përkrahjes me grante, kjo ministri, nga ky vit ka filluar mbështetjen e kultivuesve të mollës edhe me nga 400 euro subvencione, për çdo hektarë të kultivuar. “Sektori i pemëtarisë e në këtë rast edhe i mollëve nga Ministria e Bujqësisë, mbështetet përmes granteve dhe pagesave direkte. Për vitin 2015 në kategorinë e granteve janë të ndara 2,000,000.00 euro për pemët drufrutore. Ndërsa këtë vit për herë të parë MBPZHR përmes programit për pagesat direkte po e mbështet edhe sektorin e pemëtarisë me 400 euro për hektarë. Ndërsa shuma totale e mjeteve që është e dedikuar për pagesat direkte për pemishtet ekzistuese

është 1,100,000.00 euro. Po ashtu, molla përkrahet edhe në kuadër të masës për përpunimin e pemëve dhe perimeve, ku sivjet për këtë masë janë ndarë 1.5 milion euro”, tha Drejtori i Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në këtë ministri, Isuf Cikaqi.

Statistikat Sipas Raportit të Gjelbër 2014, i cili është përgatitur dhe publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), totali i sipërfaqes së përgjithshme të mbjellur me pemë në vitin 2013 ishte 8.342 hektarë, e dominuar nga kulturat si mollë me sipërfaqe të mbjellur 2024 hektarë, kumbulla me sipërfaqe prej 1.843 hektarë, pasuar me kulturat tjera si dredhëza, dardha, ftoni, vishnja, etj. Ndërkaq, sipërfaqet e mbjella me dredhëza, po sipas këtij raporti arrijnë në mbi 148 hektarë, me mjedër mbi 23 hektarë, me manaferrë mbi 15 hektarë. Ndërsa, prodhimtaria e dredhëzës arrin në 470 ton brenda vitit, me mjedër mbi 115 hektarë, me manaferrë mbi 75 hektarë. Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tash e dy vite e përgatit Raportin e Gjelbër, raport ky i cili përmban të dhëna statistikore për bujqësinë dhe ekonominë në përgjithësi. n

Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 9


Ne në Zvicër përcjel

“Puna që bëhet në xhami është mësim-besimi, edukimi, përqëndrimi në kultivimin e gjuhës së pastër shqipe nëpër mektebe, aktivitete kulturore, aktivitete sportive, grupe dramaturgjike, aktivitete humanitare, siç janë dhurimi i organizuar i gjakut nga xhemati, ekskurzione nga më të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrrës, kampingje, përcjellja e ndeshjeve sportive në mënyrë të organizuar, organizimi i seminareve, tribunave, koncerteve islame, manifestimet e ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar”, - u shpreh në mes tjerash në intervistën dhënë revistës sonë kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër Nehat ef. Ismaili.

P

AQJA: Kur është themeluar dhe në ç’formë është i organizuar Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvizër? Nehat Ismaili: Ideja për themelimin e Unionit të Imamëve Shqiptar në Zvizër ka filluar qysh në qershor të vitit 2010. Pra lindi nevoja që imamët shqiptarë të ulen e të bisedojnë në mes veti për të marrë përgjegjësinë fetare e kombëtare. Në Zvicërr ka edhe komunitete tjera islame: të turqëve, arabëve e boshnjakëve dhe secili prej tyre ka organizimin e vet. Pra shqiptarët mbetën disi si anësh dhe sikur prisnim që të tjerët t’i kryenin punët për ne. Themelimit të tij i kanë paraprirë paraprakisht disa takime të imamëve shqiptarë. Ishim të vetëdijshëm se mërgata shqiptare në Zvicërr sytë i kishte drejtuar drejt nesh dhe priste punë më të organizuar. Deri atëherë funksiononte Keshilli Koordinativ i Qendrave Shqiptare, Këshill ky që i tubonte anëtarët një herë në vit në vigjile të Muajit të Ramazanit për të diskutuar ecurinë e organizimit të Muajit të Ramazanit, përgatitjen e imsjakijave dhe kalendarëve dhe njoftim mbi rrjedhat e Haxhit. Pa dyshim që kjo nuk mjaftonte për zhvillimin normal të jetës fetare, kishte kërkesa të shumta që paraqiteshin dhe sfida të reja. Në Zvicër mungonte organizimi i mirëfilltë dhe kishte nevojë që ne të kishim një strukturë organizative, e cila rreth vetes do të tubonte imamët, të cilët krahas potencialit dhe kreativitetit për punë kanë edhe dëshirë për ta dëshmuar veten e tyre. Kësisoj ne duke pasur parasysh këto rrethana, zhvilluam disa takime radhazi prej qershorit të vitit 2010 e deri në janar të vitit 2012. Pas afërsisht dhjetë takimeve të suksesshme, me ndihmën e Allahut të Madhëruar arritëm t’i harmonizojmë qëndrimet dhe vendosëm të themelojmë Unionin e Imamëve Shqiptar në Zvicërr. Kështu pra më 22 janar në Bern erdhi deri te themelimi i Unionit, zgjedhja e organeve drejtuese dhe përpilimi i statusit. Kështu qe tre vite që nga ekzistimi 10 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

i tij, Unioni veçmë ka filluar të etablohet në shoqëri, duke zhvilluar aktivitet të gjerë si brenda ashtu edhe jashtë Zvicrrës. Duke u vendosur në shërbim të popullatës, duam të përcjellim një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët. Bazuar në metodologjinë e shëndoshë islame kemi kanalizuar të gjitha aktivitetet tona, për të marrë përsipër që në Zvicërr të vendoset rendi. Zaten është pikërisht ky vend që respekton ligjin e rregullat dhe gjithçka synon ta bëjë në përputhje me to. Pra ata duan që çdo punë e aktivitet të dihet paraprakisht që më parë. Shqiptarët në Zvicërr më herët nuk kanë festuar me një datë as festat e Bajramit, kurse tani Unioni në marrëveshje me bashkësitë islame të vendlindjes dhe në koordinim me qendrat e mëdha botërore islame ka harmonizuar datat e kremtimit të këtyre festave, duke shmangur kështu hutinë që ishte më parë. Unioni ka strukturën e vet, kryesinë prej pesë anëtarëve, këshillin mbikëqyrës prej tre anëtarëve, kryetarin dhe nënkryetarin e kuvendit. Imamët shqiptarë në Zvicërr bashkëpunojnë dhe kanë raporte të shkëlqyera mes veti dhe së bashku i bashkërendojnë aktivitetet e tyre.

PAQJA: Cili është qëllimi i themelimit të Unionit dhe çfarë e dallon atë prej organizimeve tjera? Nehat Ismaili: Duke e pasur parasysh se komuniteti shqiptar në Zvicërr është komuniteti më i madh karshi komuniteteve tjera, ne kemi dashur që për shqiptarët të flasin shqiptarët, pra hoxhallarët e vendeve nga vijnë shqiptarët këtu, ashtu që ata të mbrojnë vlerat e Islamit, por edhe të mbajnë gjallë edhe frymën kombëtare. Ideja ka qenë që në Zvicërr të përcjellim mesazhin islam dhe vijën mesatare të Islamit. Në mbështetjen e kësaj ideje jemi shumë të sinqertë e transparent, sepse kjo është fundamentuar edhe në Kuran dhe Sunet. Kjo ka peshën e rëndësisë së vet në orga-

fia

Nehat Ismaili ka lindur në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin Islamik në Medine, në Fakultetin e Dawes – Institutin e Gjuhës Arabe për të Huaj. Ka ndjekur studimet master në Francë, Institutin Europian të Shkencave Humane në Paris. Është përkthyes dhe recenzent i dhjetëra veprave nga gjuha arabe. Ka qenë anëtar i Forumit Rinor Islam (FRI) në Maqedoni, viti 2003-2007, anëtar i Këshillit Koordinativ për Qendrat Islame Shqiptare në Zvicërr nga viti 2008, anëtar i Lidhjes së Muslimanëve të Kantonit Aarau që nga viti 2009, njëri prej iniciatorëve dhe themeluesve të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ), nënkryetar i UISHZ- së nga viti 2012-2014 dhe nga viti 2014 kryetar i UISHZ-së.

Biogra

nizimin e jetës fetare, sepse në mungesë të një mekanizmi menaxhues, atëherë në skenë dalin njerëzit e papërgjegjshëm, prej të cilëve dalin qëndrime nga më të ndryshme. Dalin individ të gjithfarëllojshëm që prezentojnë Islamin, kurse nga ana tjetër mbrojnë interesa të caktuara ideologjike dhe politike.

PAQJA


llim mesazhin islam Hoxhallarët që janë nën ‘kupolën’ e Unionit janë të shkolluar nga shkolla të ndryshme, gjë që është një pasuri e madhe. Çdoherë kur paraqitet nevoja e nxjerrjes së fetvave në përputhje me vendin ku ndodhemi, kjo laramani e shkollimit të hoxhallarëve në vende të ndryshme dhe me dije e përvoja të llojllojshme, ndihmon dhe kontribuon zgjidhjen e problemeve mbi baza të shëndosha islame. Po ashtu përmes Unionit dëshirojmë të kontribuojmë sadopak në zgjidhjen e problemeve të shumta të popullit shqiptar dhe musliman në përgjithësi në Zvicërr, si në aspektin social, psikologjik, kulturor e fetar, duke ofruar këshilla e sugjerime, duke intervenuar në raste të veçanta për zgjidhjen e problemeve familjare, në raste shkurorëzimesh e kështu me radhë. Gjithashtu përmes debateve, tribunave e diskutimeve duam të depërtojmë në shoqëri për të artikuluar sa më mirë e në mënyrë dinjitoze qëndrimet tona, të cilat kuptohet bazën e kanë në Kuran e Sunet, ngaqë deri më tani kemi qenë një shumicë e heshtur dhe nuk na është dëgjuar zëri sa duhet dhe nuk kemi qenë zë i fuqishëm në përballje me realitetin aktual. Unioni njëherësh angazhohet për integrimin e shoqërisë shqiptare muslimane në shoqërinë zvicerrane, në një integrim do ta quaja të kontrolluar që ka parasysh mbajtjen e barazpeshës në interpretimin mesatar të Islamit, sepse izolimi i popullatës shqiptare muslimane nga shoqëria e këtushme në përgjithësi nuk është në interesin tonë, po as edhe asimilimi nuk është në interesin tonë, kështu që ne kemi vendosur vija të qarta se cila rrugë duhet ndjekur për këtë integrim.

në Zvicërr, ne duhet që në momente të caktuara të jemi edhe më pragmatik, pra që t’u dilet në ndihmë njerëzve konkretisht. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka qenë organizator i një manifestimi të madh kulturor me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, ku kishim të ftuar politikanë të shquar, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme. Me rastin e 28 nëntorit çdo vit xhamitë organizojnë turnire të futbollit të vogël në salla sportive. Xhamitë përpos kultivimit të ndjenjave fetare kanë edhe rolin e kultivimit të ndjenjave kombëtare. Kemi mbështetur dhe mbështesim aktivetetet kulturore të shoqërive artistike, ndërsa shpesh pjesëmarrësit kanë ardhur dhe i kanë vizituar xhamitë, kurse ne u kemi dhënë broshura e materiale islame. Unioni ka grumbulluar ndihmë të konsiderueshme edhe për popullatën shqiptare të goditur më 9 maj të këtij viti në Lagjën e Trimave në Kumanovë, me rastin e aksionit policor me ç’rast u dogjën dhe u dëmtuan mbi 60 shtëpi. Në aktivitet morën pjesë rreth 50 xhami dhe qendra shqiptare. Mirëpo pati edhe donacione simbolike nga komunitete të ndryshme. Për tri ditë u grumbulluan afro 200 mijë franga zvicërrane, ndërsa për shkak të transparencës ndaj donatorëve dhe popullatës kemi shkuar në vendin e ngjarjes dhe kemi bërë shpërndarjen e tyre. Ndihmat në të hollat janë ndarë në bazë të vlerësimit

të dëmeve që e ka bërë komisioni i formuar nga ky Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër. Po ashtu edhe me rastin e vëshimeve në Tetovë, në ditën e dytë dolëm në terren, nga pamë se realisht ajo popullatë kishte nevojë të ndihmohej. Brenda dy javësh grumbulluam dhe shpërndam afro 60 mijë frangash. Ne vitin e kaluar shpërndam afro 60 mijë franga edhe për Bosnjën me rastin e vërshimeve dhe dëmeve që shkaktuan ato atje. Në bashkëpunim me Islamik Reliev kemi grumbulluar nga donatorët diku afro 200 mijë franga, të cilat i kemi dedikuar për Afrikë dhe nevojat e popullatës muslimane atje. Po ashtu kemi pasur një projekt në vlerë prej 78 mijë frangash për pajisjen e shkollave shqipe në Maqedoni me karrige, banka dhe nevoja tjera imediate. Gjithashtu kemi realizuar edhe një projekt në Kosovë për sjelljen e sistemit të ujit të pijshëm në një prej fshatrave të Kosovës, projekt prej dhjetëra mijëra frangash zvicerane. Disa vite me rradhë nga disa xhami në Zvicër organizohet edhe aksionin humanitar tradicional “Dhuro një pikë gjak për të shpëtuar jetën e një njeriu”. Kjo traditë e dhurimit vullnetar të gjakut bëhet në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët kanë nevojë për gjak. Aksioni organizohet edhe nga Xhamia e Bardhë e Arburgut ku shërbej si imam, ndërsa fakti që ky aksion zhvillohet në vigjilje të Kurban Bajramit nënkupton simbolikën e sakrificës. Para aksionit mbahen edhe

PAQJA: Krahas karakterit fetar, Unionin e dallon edhe aktiviteti në planin kombëtar. Cilët janë angazhimet tuaja në këtë kontekst? Nehat Ismaili: Në agjendën tonë të Unionit, kemi paraparë që ndikimin tonë ta shtrijmë në sfera të ndryshme e të shumta, ashtu që Unioni të bëhet tamam një bashkësi e shëndoshë islame, me plotë kuptim në të gjitha fushat. Nuk mund të thuash se ndihmon popullin nëse jep vetëm këshilla e sugjerime. Përpos angazhimit për ngritjen e vetëdijes intelektuale të shqiptarëve muslimanë

PAQJA

Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 11


seminare për të senzibilizuar qytetarët që të japin gjak për të mirën e shëndetit të tyre, por edhe për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Qëllimi i ekzistimit të Unionit nuk është organizimi i aktiviteteve humanitare, por përmes këtyre rasteve dëshmuam se dimë të organizohemi dhe të marrim përgjegjësi të mëdha në kohë dhe rrethana të caktuara. Unioni çdo vit organizon seminare trajnuese për imamët shqiptarë. Në seminare ligjërojnë edhe dijetarë të shquar të botës islame. Gjithashtu mbajmë seminare edhe për zhvillimin e dialogut dhe marrëdhënieve ndërfetare. Seminaret vërtet kushtojnë diku 10-15 mijë franga, por ia vlen, sepse janë shumë të dobishme për muslimanët në përgjithësi. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër ka organizuar edhe ekspozitë të hapur për të gjithë vizitorët me temën: “Biografia e Muhamedit a.s. nga lindja deri në vdekjen e Tij”. Një ekspozitë e tillë është ekspozuar në 27 shtete të botës. Kuadri i Unionit i përbërë nga imamët, deri tani kanë të publikur mbi 150 vepra, kryesisht përkthime nga gjuhë të ndryshme të literatures islame, rezenzione, mes tjerash edhe mbi 30 vepra autoriale, ndërsa po ashtu janë edhe aktiv në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Zvicërs.

PAQJA: Ju ndodheni në një vend kryesisht të krishterë, sa jeni të vëmendshëm ju dhe predikuesit e tjerë, duke pasur parasysh islamofobinë në rritje e sipër? Nehat Ismaili: Ne jemi kundër çdo ekstremizmi e fanatizmi të secilit lloj. Ne përpiqemi edhe për zhvillimin e dialogut ndërfetar; jetojmë në Zvicërr dhe kemi kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e kishave dhe bashkësive të ndryshme fetare, sepse vetëm duke e njohur njëri-tjetrin mund të mësohemi që të 12 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

bashkëjetojmë. Pas liberalizimit të vizave është bërë gati e pamundshme të dihet cili hoxhë vjen këtu, çfarë përgatitjesh e qëllimesh ka. Më parë ardhjen e tyre e kontrollonin bashkësitë përkatëse islame nga vendlindja. UISHZ viteve të fundit ka organizuar disa seminare për imamët shqiptarë në Zvicër me profesorë eminentë të fushave në fjalë. Janë botuar broshura, janë organizuar tribuna dhe është punuar për unifikimin e planprogramit mësimor në të gjitha shkollat fetare që funksionojnë në kuadër të xhamive shqiptare në Zvicër dhe së fundmi përpilimin e një rregulloreje të unifikuar për të gjitha qendrat islame shqiptare etj. Gjuha e imamëve është e njëjtë në të gjitha rrafshet, por ngandonjëherë mundet gabimisht të interpretohet, ose të kuptohet ose të barten në kontekst të gabuar fjalët dhe kjo të shkaktojë huti. Për atë duhet të konsultohet imami personalisht e jo të jepen vlerësime për fjalët e i imamit në bazë të përcjelljeve anonime të deklaratave. Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër distancohet publikisht nga veprimet individuale të personave të caktuar që shkelin rendin kushtetues zviceran, veçanërisht nëse bëhet fjalë për rekrutimin e të rinjve dhe dërgimin e tyre në frontet e luftës nëpër vende të ndryshme. Ne mbajmë llogari vetëm për qendrat islame që janë pjesë e këtij Unioni dhe për imamët që janë anëtarë të rregullt të këtij Unioni, duke apeluar te të gjithë protagonistët e jetës fetare në Zvicër që të angazhohen në edukimin e mirëfilltë të brezave të rinj, luftimin e dukurive devijante dhe të dëmshme për të rinjtë, avancimin e vlerave universale dhe integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane. Unioni tërheq vërejtjen edhe ndaj keqkuptimeve të mundshme që mund të çojnë në etiketime të panevojshme.

PAQJA: Ju siç theksuat nuk jeni shoqatë humanitare, por a nuk do të ishte më e arsyeshme që brenda Unionit të kishit një dikaster dedikuar për këso qëllimesh. Meqë diaspora është më e pasur, kurse në vendlindje ka raste të varfërisë tejet ekstreme, a nuk do të ishte e udhës të riaktualizohej ai 3% i famshëm i Qeverisë së Kosovës, por tani me moto tjetër. Kur ka mundur diaspora të organizohej atëherë, pse s’mundet tani? Nehat Ismaili: Unioni në përcaktimet e veta programore e ka nënvizuar se kohë pas kohe bën organizimin dhe grumbullimin e mjeteve finansiare për qëllime humanitare, ndërsa imamët janë udhëheqës të këtyre proceseve në bashkpunim të ngushtë me kryesitë e xhamive, si rrjedhojë e kësaj menjëherë formohet komisioni prej vetë imamëve, të cilët këtë veprim e kanë punë permante në xhamitë e tyre gati çdo muaj. Çdo xhami shqiptare në Zvicërr krahas aktiviteteve të lartëpërmenduara ka aktivitete permanente mujore humanitare. PAQJA: Po theksoni se ndiqni Islamin mesatar e të moderuar dhe kjo në mënyrë implicite dhe eksplicite domethënë vijën tradicionale të medhhebit hanefi. Si në vendlindje ashtu edhe në diasporë kanë depërtuar rryma alternative të predikimit, më ndryshe. Çfarë do të bënte Unioni nëse fluksi i këtyre predikuesve shtohet? Nehat Ismaili: Unioni ka qëndrim korrekt ndaj të gjithëve, përgjegjës për hoxhollarët janë vetë xhematet shqiptare. Ata finansojnë angazhimin e tyre për detyrën që bëjnë. Ne nuk jemi në rolin e policit dhe nuk kemi fuqi ekzekutuese. Ne jemi organizatë e cila angazhohet për bashkimin e imameve, teologeve dhe studijuesve të Islamit e organizuar mbi baza vullnetare. Fuqi ekzekutuese kanë vetë xhamitë brenda xhamisë, por ne mund t’u ndihmojmë me këshilla dhe sygjerime, ose duke hapur debate nga më të ndryshmet që janë në interes të xhematit, xhamisë, dhe komunitetit shqiptarë muslimanë në përgjithësi. Ne si Union respektojmë mendimin e secilit edhe nëse nuk pajtohemi, e tërë kjo si kulturë dhe metologji e Unionit dhe imamëve që janë brenda Unionit. PAQJA: Mërgimtarët ngaqë jetojnë në një vend të huaj ku më shumë predominon mënyra krishtere e të jetuarit, shpesh hasin në dilema të natyrave të

PAQJA


ndryshme. Më e shpeshta që dëgjojmë është droja e marrjes së kredive. Konsultohen edhe te ju për këtë çështje dhe çfarë u thoni? Nehat Ismaili: Ne i porosisim të gjithe besimtaret që t’i shmangen kredisë dhe kurrsesi të mos i afrohen, sepse realisht ata nuk kanë nevojë për çështje thelbërsore jetësore të marrin kredi, ata janë të punësuar, dhe secili që ka nevojë për një çështje të tillë, personalisht duhet të kontaktojë imamin, ose t’i shkruajë departamentit për fetva të Unionit dhe të diskutohet çdo rast në vete. Ne si Union i këshillojmë besimtarët që të largohen nga blerja me kredi, kamatë, kur dihet mëkati që tërheq pas vetes një akt i tillë. Krahas kësaj, lehtësi më vete është edhe fakti se tani në Zvicër ka filluar edhe shitja e produkteve me këste e pa kamatë.

PAQJA: Unioni juaj ka dënuar ngjarjet e të ashtuquajturit terrorizëm ndaj stafit të revistës ‘Charlie Hebdo’. Shumë prova të mëvonshme dëshmuan se rasti ishte i inskenuar. Ngjarja ka ndodhur në Paris, atëherë pse reaguat ju në Zvicërr aq shpejt ende pa u ndriçuar rasti në tërësi? Me këtë dua të them, se a nuk e keni parasysh faktin se jetojmë në kohën e islamofobisë kur po demonizohen më së shumti muslimanët dhe ata po janë kryesisht viktimë? Nehat Ismaili: Ne nuk jemi nisur nga supozimi se rasti është i inskenuar, por nga e dhëna e proklamuar si lajm e që pasqyrohej si fakt. Nga parimet bazë të fesë islame dhuna dhe terrori është i papranueshëm dhe kjo ka rëndësi të thuhet sa më shpesh që është e mundshme kurdo që jepet rasti, ashtu që steriotipet dhe paragjykimet ndaj Islamit të zhduken. Kjo ka më shumë rëndësi sesa çdo gjë tjetër, pra që të jepet pasqyra reale e Islamit dhe të luftohet propaganda ndaj muslimanëve. Inskenimet, improvizimet, dredhitë dhe kurthet perfide e dinake të kujdo qoftë nuk janë lëmi e hetimit ose investigimit tonë; ne pra gjykojmë veprën e shëmtuar dhe pikërisht në këtë gjykim hynë edhe prapaskenat e mundshme, përgjegjësia e të cilave bie mbi organet kompetente të hetuesisë së vendit ku ndodhin ato ngjarje. Ne dënojmë veprat e shmëtuara, dhunën, vrasjen, terrorrin dhe në këtë mes edhe provokimet që u paraprijnë këtyre akteve. Në këtë kontekst ne si Union nuk kemi heshtur dot as me rastin kur kjo

PAQJA

revistë ka satirizuar përmes karikaturave personalitetin madhor të Muhamedit alejhiselam. Ne me kohë kemi dënuar atë vepër të fëlliqur që bëhet në emër të lirisë së shprehjes e medias dhe në emër të vlerave të demokracisë liberale. As njëra as tjetra nuk qëndrojnë dhe e kemi bërë të qartë këtë, ngaqë nuk mund të lëndohen, të fyhen e të përdhosen vlerat sublime shpirtërore të një komuniteti në emër të një humori të papresedan. Mirëpo shfrytëzoj rastin t’ia bëjë me dije opinionit, se kemi ngelur të zgjënjyer nga disa portale shqiptare dhe revista elektronike në Zvicër, të cilet hezituan të botojnë reagimin e Unionit me rastin e satirizimit të figurës së Muhamedit a.s., për arsye që nuk na janë thënë në mënyrë të shkruar nga redaktorët në fjalë. Ne gjithashtu kemi reaguar me rastin e vandalizimit të Xhamisë së Flumsit, duke kërkuar nga populla shqiptare muslimane të jenë të kujdesshëm e të mos nguten me kualifikime dhe paragjykime, që rastin në fjalë të mos e klasifikojnë atë si akt islamofobie, për faktin se ne nuk jemi ekspert të rendit dhe sigurisë, por jemi imamë që duhet të gjykojmë drejt dhe realisht dhe çdo rast ta analizojmë veç e veç. Po ashtu kemi reaguar edhe për shumë raste tjera në nivel të Unionit për rastin e hixhabit , në nivele kantonale, si dhe në nivele më të larta të instancave shtetërore.

PAQJA: Kam përshtypje se hoxhallarët si në vendlindje, ashtu edhe në diasporë kanë mbetur peng të shablloneve

të vjetëruara të davetit: ligjërata në xhami, tribuna, internet - rrjete sociale dhe nuk vërehen madje as përpjekje në gjetjen e modaliteteve tjera që do të ishin ndoshta edhe më efikase. Me fjalë të tjera po burokratizohet pasiviteti i hoxhallarëve dhe ata sikur po ndjejnë satisfaksion në vazhdimin e asaj që kanë gjetur më herët; përse? Nehat Ismaili: Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, edhe pyetjet që parashtrohet në këtë mënyrë janë të vjetëruara të shablloneve të vjetra. Hoxhollarët në Zvicër janë në hap me kohën dhe zhvillojnë aktivitete nga më të ndryshmet në Zvicër. Përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale të komunikimit masiv për perhapjen e davetit dhe vlerave, nuk janë mjete të vjetërura por janë mjete moderne dhe të kohës. Pastaj, çdo imam në xhami organizon aktivitete që ai i vlerëson se janë të arsyeshme dhe të nevojshme për xhematin e vet. Këtu duhet të kihet parasysh edhe niveli i xhematit, dhe kurssesi nuk pajtohem se hoxhollaret janë mbyllur në shabllonet e veta të vjetëruara, por daveti zhvillohet konform kushteve, nivelit të vetëdijes dhe planifikimit paraprak nga vetë imami dhe kryesia e xhamisë. Puna që bëhet në xhami është mësim-besimi, edukimi, përqëndrimi në kultivimin e gjuhës së pastër shqipe nëpër mektebe, aktivitete kulturore, aktivitete sportive, grupe dramaturgjike, aktivitete humanitare, siç janë dhurimi i organizuar i gjakut nga xhemati, ekskurzione nga më të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrrës, kampingje, përcjellja e ndeshjeve sportive në mënyrë të organizuar, organizimi i seminareve, tribunave, koncerteve islame, manifestimet e ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar. Unioni ishte aktiv edhe në mobilizimin dhe vetëdijësimin e mërgatës shqiptare përkitazi me rëndësinë e të votuarit për deputetin e diasporës duke aktivizuar tërë potencialin kadrovik dhe infrastrukturor për këtë qëllim kombëtar. Por kemi shprehur pakënaqësinë tonë në lidhje me ecurinë dhe dinamikën e procesit votues dhe parregullsitë e ndryshme. Ne nuk mund të ndërtojmë anije kozmike për të shkuar në Hënë, e as që i posedojmë mjetet e NASA-s, por tentojmë dhe bëjmë përpjekje në kontinuitet për të ndërtuar individ, familje dhe shoqëri të shëndoshë, për t’i shërbyer fesë, vatanit, kombit dhe një vendi të bukur ku jetojmë dhe veprojmë siç është Zvicra. n Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 13


SIRIA-FILLIMI I NJË LUFTE TË RE BOTËRORE

Populli sirian besonte se protestat e tyre do të mbaronin më shpejt se sa në Egjipt, mirëpo ata u zhgënjyen thellë sepse nuk kishin parashikuar rrethanat globale dhe interesat rajonale. Mungesa e elitave dhe analistëve politikë bëri që populli sirian pa vetëdije të binte në humnerë Doc. Dr. Muhamed JUSUFI në vitin 1927 kishte filluar të tregojë se ishte një lo-

N

Historik i shkurtër

ë kohërat e lashta, te shumë popuj perandori njihej se ka prejardhje hyjnore, kështu edhe perandori Ashur ishte për asirianët e lashtë. Disa historianë mendojnë se Siria emrin e ka marrë nga ky perandor, mirëpo , shumica thonë se emri Siri është edhe më i lashtë. Sidoqoftë, për herë për herë në shkrimet njerëzore emrin Siri e gjejmë të shkruar nga Homeri dhe Herodoti. Muslimanët në përgjithësi Sirinë e quajnë Sham, emri i dedikohet djalit të Nuhut a.s. Sham, i cili ishte vendosur në këtë rajon pas ndarjes midis vëllezërve. Në kohën e shtetit të muslimanëve Shami ishte një krahinë e gjerë që kufijtë e tij hyjnë thellë në Turqinë e sotme, po ashtu në Irak, Jodani dhe Liban. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane (1918) kolonizatorët anglezë e francezë Shamin e kishin ndarë në dhjetë krahina. Përpjekjet për pavarësim të Shamit filluan menjëherë që nga viti 1920, mirëpo, pavarësimi i plotë i Sirisë erdhi më 1946-të, pasi populli sirian arriti t'i shkëputë nga kolonizimi pesë krahina nga dhjetë sosh sa ishin. Shami njihet edhe si vendi me më shumë eksponante historike në botë, ngase në këtë territor kanë kaluar shumë perandori dhe secila në vete ka lënë gjurmët e veta. Perandoritë më të njohura janë: Asiria, Persia, Maqedonia, (pas vdekjes së Aleksandrit kemi - Selukus I-rë, Seleucidët), Roma, Roma Lindore,Muslimanët {dinastia emevite, abaside (në këtë periudhë në Siri ekzistonin disa emirate)}, Mongolët, Osmanët dhe pas viti 1918 Francezët dhe Anglezët.

Kronologjia e shtetformimit të Sirisë pas vitit 1918-të a. 1920, - Shpallet mbretëria Siriane (Shamit), u refuzua nga ushtria aleate. Si rezultat i kryengritjeve të pandërprera në të u zhvilluan beteja të shumta dhe Shami u nda në 10 njësi administrative. Siria e sotme është rezultat i bashkimit të pesë njësive administrative nga dhjetë sosh sa administroheshin nga kolonët francez. b. 1925, - Shteti i Sirisë, shkaktoi trazira të mëdha të cilat vazhduan deri 14 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

c. 1927-1930, U arrit marrëveshja për themelimin e Kushtetutës - Republikë d. 1932, - Votimet e para nxorën Kryetar Muhammed Ali el Abid, masa doli e zhgënjyer dhe plasën protesta të reja, të cilat vazhduan deri në vitin 1936. e. 1936, - Kemi themelimin e Koalicionit të Shpëtimit Kombëtar, në krye me Hashim el Abas. f. 1939, - Për shkak të krizës së madhe ekonomike, populli sërish proteston. g. 1941, - Filloi Lufta e Parë Botërore për këtë rajon, sirianët i shpallin luftë francezëve h. 1943, - Siria e fiton Pavarësinë, por jo sovranitetin..... Kryetar Shukri Kuteli i. 1946, - Pavarësia e plotë, tani edhe sovraniteti është në duart e sirianëve j. 1948, - Që nga ky vit fillojnë puçet ushtarake dhe përmbysjet e regjimeve në forma të ndryshme 1. 1950, - Lidhja për bashkimin me Irakun 2. 1953, - Lidhja për bashkimin me Jordaninë 3. 1958, - Lidhja me Turqinë 4. 1958, - Lidhja për bashkimin me Egjiptin 5. 1961, - Kryetar Nazim el Kudsi i afërt me egjiptianët por jo shumë i sigurt

Prezenca e ideologjisë komuniste 6. 8.03.1963, Puç ushtarak 7. 1966, - në pushtet vijnë 'reformatorët' Hafiz el Esed Ministër i Mbrojtjes 8. 1970, - Hafiz el Esed ,Kryetar i shtetit, (shteti nga viti 1967-1973 ishte në luftë me Izraelin-humbi rrafshnaltën e Golanit) 9. 1975, - Ushtria siriane me mandat të OKB-së, hyn në Liban për të ruajtur rendin dhe qetësinë (qëndroi deri në vitin 2005-të). 10. 1979-1982, Pas atentatit të Enver Sadatit (tetor 1981)nga Vëllezërit Muslimanë në Egjipt, kemi intifadën e Vëllezërve Muslimanë sirianë (për ta shuar këtë kryengritje, Hafez-i, përdori armatimin e rëndë ushtarak në qytetin Hama), Vëllezërit Muslimanë u dorëzuan.

Ndryshim kursi politik - Më 1991, Siria merr pjesë në Konferencën e Madridit. Në këtë konferencë Siria e pranon Paqen dhe tani e tutje problemet në rajon do të zgjidhen në mënyrë paqësore . Mirëpo në këtë Konferencë nuk thirret Irani, i cili

jtar i fuqishëm dhe serioz në këtë rajon. - Hafiz el Esedi, gradualisht politikat e sistemit socialist, po i zëvendësonte me të tregut të lirë dhe po hapej me botën. - 2000, - Vjen në post i biri, Beshar el Esesd, i cili nuk do të ndryshonte politikat e babait. Mirëpo deri në vitin 2011-të nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me elitat e ndryshme në vend. -2011, në mars filluan protestat paqësore ekuivalente të Pranverës Arabe.

Kriza sotme siriane - 2011, - Protestave paqësore iu kundërpërgjigjen me forcë ushtarake - 2012, - Formohet Ushtria Çlirimtare e Sirisë - 2012, - Vijnë vullnetarë nga shumë shtete të botës kinse në 'ndihmë të UÇS-së'. - 2013, - Fillojnë të dalin në pah ambiciet e vullnetarëve - 2014, - Shpallet Shteti 'Islamik' për Sirinë dhe Irakun

Gjuhët zyrtare: - Arabishtja - arabë se bashku me sirianët e arabizuar1 përbëjnë shumicën prej 87 % - Armenë 2% - Kurdë 9 % - Të tjerë2 2 %

Religjioni - Arab dhe kurdë muslimanë (sunij) 74 % - Krishterë 10 % - Alevij 08 % - Duruzë 04 % - Shia, ismailije 02 % - Të tjerë 02 %

Ekonomia Reformat e ndërmarra nga ekspertët nuk arritën ta rrisnin standardin ekonomik. Përkundër ndryshimit të kursit politik, ajo nuk arriti të bënte ndryshime në rrafshin ekonomik. Në kohën e Basharit filluan të përhapen me të madhe dukuritë e njohura tani për botën 'moderne' (alkooli, droga, prostitucioni, trafikimi i qenie njerëzore etj.). Korrupsioni sa vinte dhe rritej, dhe këto shkaktuan fillimin e ndryshimeve sikurse në shtetet e tjera arabe, të cilët përfunduan në Luftë Civile.

PAQJA


Palët ndërluftuese në Siri

Populli sirian besonte se protestat e tyre do të mbaronin më shpejt se sa në Egjipt, mirëpo ata u zhgënjyen thellë sepse nuk kishin parashikuar rrethanat globale dhe interesat rajonale. Mungesa e elitave dhe analistëve politikë bëri që populli sirian pa vetëdije të binte në humnerë. Jo rastësisht solla kronologjinë e ngjarjeve dhe statistikat kombëtare dhe fetare në Siri, sepse këto na bëjnë më të qartë mozaikun e quajtur Lindja e Mesme. Sa herë që në një vend përhapen trazira, zgjohen ambiciet e palëve të pakënaqura. Siria gjatë regjimit komunist u sundua nga një elitë ushtarake shumica e të cilëve ishin anëtarë të sektit alevij. Ndërsa thamë se këta kishin një përqindje shumë të vogël në këtë shtet. Sunitët, gjegjësisht Vëllezërit Muslimanë që përbënin shumicën absolute, nuk i kishin humbur shpresat edhe pse në vitin 1982 ishin masakruar nga Hafez el Esedi. Pranvera arabe ishte ideale për ta, mirëpo parallogaritjet ishin të gabuara. Nëse Vëllezërit Muslimanë nuk arritën ta stabilizojnë pushtetin e tyre në Egjipt, si do të mund të korrnin sukses në Siri!? Ushtria Çlirimtare e Sirisë ishte e vetëdijshme se nuk mund t'i bënte karshillëk ushtrisë së pushtetit, prandaj parallogaritje e tyre qe e gabuar kur këta u bazuan në praktikën e Afganistanit, Çeçenisë, Bosne e Hercegovinës, Kosovës... Kjo ushtri priste me padurim ardhjen e ndihmave nga 'vëllezërit' e tyre. Fillimi qe i mbarë, derisa interesat e shumë shteteve u instaluan në këtë vend. Turqit, shqiptarët dhe shumë popuj të tjerë do të shkonin në Siri me bekimin e pushtetarëve të tyre, mirëpo, pasi situata ndryshoi në terren atëherë 'mallkuan' vendimet e tyre. Derisa në terren nuk kishin dalë fraksionet ndërluftuese, çdo gjë ishte nën kontroll. Kryengritësit dalëngadalë po çlironin qytete, mirëpo, kur ata u konsoliduan dhe së shpejti do t'i gëzoheshin fitores, në shesh dolën ambiciet e 'vullnetarëve'. Në këtë kohë kemi një ndodhi që ia vlen të theksohet, pushteti sirian u akuzua nga perëndimi se kishte hedhur armë biologjike. Menjëherë presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, pa u hamendur fare deklaroi se brenda dhjetë ditëve do të sulmonte Sirinë ushtarakisht nga shteti i tij dhe shtetet aleate. Mirëpo nuk doli ashtu siç priste ai për shkak të përçarjes brenda aleancës! Ky blof i tij, bëri që situata të ndryshojë menjëherë në terren. Fraksionet ndër-

PAQJA

luftuese nuk u përmbajtën, filluan të sulmojnë njëra tjetrën me një intensitet më të lartë. Shërbimet e shteteve u çorientuan, filluan masakra edhe më të mëdha ndaj popullatës siriane. Në vend se të dërgoheshin ndihma me ushtarë nga Kombet e Bashkuara për parandalimin e këtyre masakrave, ndodhi si shpesh herë, heshtja ndërkombëtare. Në këtë periudhë kohore filluan edhe bombardimet e herëpashershme të aviacionit izraelit, cak i të cilëve ishin depot e armëve të ushtrisë siriane përreth kufirit me të, gjë që këto ndihmonin 'vullnetarët' të përparonin edhe më shumë. Të ndodhur në këtë situatë, si pjesë ndërluftuese do të paraqitet edhe Hizbullahu i frikësuar nga ndërhyrjet e aviacionit izraelit. Koka e vërtetë e 'vullnetarëve' do të mësohet vetëm atëherë kur në terren doli armatimi shumë i sofistikuar i gardës së Sadam Huseinit. Kjo gardë i doli në ndihmë 'vullnetarëve' dhe menjëherë pas kësaj paraqitje kemi shpalljen e shtetit 'islamik' të Shamit (synohendhjetë ndarjet administrative të kolonizatorëve, Irak, Liban, Jordan, Siri dhe një pjesë e Turqisë dhe Veriu i Arabisë Saudite). Këtu me të drejtë shtrohet pyetja, pse SHBA-të dhe forcat aleate të saj nuk e kishin shkatërruar këtë gardë derisa ishin në Irak (2003...)!? Pra, siç po vërehet, në Siri kemi këto palë ndërluftuese: ushtria e shtetit, ushtria çlirimtare siriane, disa fraksione 'vullnetarësh' që në numër më të madh janë ata që kanë shpallur 'Shtetin Islamik' (mendohet se janë nga njëqind shtete të botës... Mendoj se një ditë do të dal me një analizë të veçantë për synimet e tyre) dhe Hizbullahi. Kur situata u përshkallëzua edhe më shumë, në kohën kur

edhe Irani do të tregohet i interesuar të zhbënte ISIS-in, kemi edhe fillimin e 'bombardimeve' të aleancës së NATO-s. Mirëpo, shpesh herë aviacioni perëndimor është kapur duke lëshuar armatim që ju shkonte për ndihmë pjesëtarëve të ISIS-it...!? Problemi në Lindjen e Mesme çdo ditë e më shumë po vjen duke u zgjeruar. Tani në lojë është futur edhe Rusia...

A është fillimi i një Lufte të Re Botërore Goerge Bush i biri, pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001 thirri burrështetasit e botës të përcaktoheshin nëse ishin me të, ose kundër tij! Kjo ishte paraqitja e parë e një epoke të re në 'demokracinë liberale', dhe gjithmonë sipas tij, bota tjetër nuk ishte më funksionale! Meqë në fokus doli 'Al Kaida' fjalori i përdorur prej tij, bëri që të rilindin ekstremizma të rinj në botën arabe. Na është e qartë se shtetet arabe janë shumë në numër, kanë shtrirje të gjerë gjeografike dhe udhëhiqen nga disa sisteme politike. Hapësira për manovrime politike dhe ushtarake ishin të shumta, prandaj edhe kalkulimet e analistëve janë të shumta. Mirëpo një gjë doli në pah, organizata të besuara dhe të pranuara në terren te masa e gjerë arabe me të filluar Pranvera Arabe ishin ato Islame. Meqenëse ato nuk iu shkonin për shtati korporatave të mëdha globale (arabe e jo arabe), dhe zgjedhja demokratike e Muhamed Mursit për president të Egjiptit, bëri që korporatat të vejnë në lëvizje aleatët e bindur të tyre. Në Siri u bënë disa përpjekje për ta rrëzuar Bashar el Esedin, dhe, që të gjitha dështuan. Në lojë hyri aviacioni perëndimor, i cili për objektivë kishte 'ISIS-in', por që edhe këto nuk dhanë rezultate. Pasoi ndërhyrja e drejtpërdrejtë e aviacionit rus, dhe tani kemi edhe sulmin me raketa tokë-tokë. Manovrimet diplomatike ruse të shoqëruara herë pas herë me ndërhyrje ushtarake të cilat kishin filluar në Abhkazi, Krime, Ukrainë, tani në Siri si dhe hedhja e gishtit drejt shteteve baltike, lë përshtypjen se hegjemonia ruse po shkon drejt rikthimit të shteteve të 'humbura'... n vazhdon në numrin e ardhshëm 1 Sirianishtja është gjuha me të cilën komunikon populli nëpër fshatra, mirëpo shumë pak ka mbetje nga gjuha e tyre origjinale (fenikase ose asiriane). Kjo gjuhë është përzierje midis gjuhëve aramishte, armenishte, greke dhe tani kuptohet arabe (që është gjuha bazë e tyre) si dhe turke. 2 Nga kjo përqindje më të shumtë janë çerkezët Nr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 15


1 foto sa 1000 fjalë E TMERRSHME: Fëmijët e Sirisë në përballje Fëmijët duke fjeture saj mesirianë luftën dhe pasojat në pyje dhe në të ftohtë

T

ë shtrirë në një krevat të panjohur ose në një dyshek të pistë, janë pamjet e dhimbshme që vijnë nga fëmijëtkrijuar sirianë. Ata largohen nga Siria 4 milionë refugjatë. Në mesin Të shtrirë në një krevat të panjohur ku mbizotëron lufta dhe janë të detyruar që tëku flenë e refugjatëve ka mijëra fëmijë, ose në një dyshek të pistë, janë pamshumë prej tyre janë shumë të vegjël jet e dhimbshme që vijnë nga fëmijët në të ftohtë dhe të frikësuar. Që nga viti 2011, lufta dhe nuk dinë asgjë. sirianë. Ata largohen nga Siria ku Ndërsa tësirian tjerët mbajnë kujtimet mbizotëron lufta janë të detyruar mesdhe qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, kalimtare të fëmijërisë, atëherë kur që të flenë në të ftohtë dhe të frikëpërfshirë ISIS Ushtrinë Lirë Siriane, kishte paqe nëe vendin e tyre. Nëkanë këto suar. Që ngaduke viti 2011, lufta mes qev-dhe shihen fëmijët që përshkaknjë jetë erisë së presidentit sirian Bashar alhumbur jetën rreth 50fotografi mijë njerëz dhe kanë më të mirë janë të detyruar që të flenë Asad, duke përfshirë ISIS dhe tuar 4 milionë refugjatë. Nëvend mesin e refugjatëve në një të ftohtë, në një vend joka të Ushtrinë e Lirë Siriane, kanë humbur jetën rreth 50mijëra mijë njerëz dhe kanë fëmijë, ku shumësigurt. prej tyre janë shumë të vegjël dhe nuk dinë asgjë. Ndërsa të tjerët mbajnë kujtimet kalimtare të fëmijërisë, atëherë kur kishte paqe në vendin e tyre. Në këto fotografi shihen fëmijët që për një jetë më të mirë janë të detyruar që të flenë në një vend të ftohtë, në një vend jo të sigurt. Dhe përderisa situata në Siri po merr përmasa të një lufte globale pas bombardimit te aviacionit ushtarak të Rusisë, në Palestinë ka eskaluar sërish gjendja e sigurisë, ndërsa forcat izraelite kanë ndërmarrë një ekspeditë ndëshkuese ndaj palestinezëve dhe raportohet për dhjetëra të vrarë e të plagosur. Përkundër kësaj, këto dy foto ilustrojnë shpirtin vetëmohues të palestinezëve: njëri fëmijë edhe pse i goditur me plumba në zemër nuk bie përtokë, por hedh një vështrim që flet shumë, kurse tjetri ndjek me gurë dhjetëra ushtarë izraelitë. n

16 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

PAQJA


PAQJA

Nr. 101 n TETOR/Nテ起TOR'15 17


I mahnitur me Kuranin

Theksuesi dhe foljet kalimtare e jokalimtare Nouman KHAN

S

ë pari, dimë që ekziston dallimi mes emrit dhe foljes. Emrat janë të përhershëm, foljet të përkohshme. Së dyti, ekziston një koncept në të folurën arabe, një koncept i lashtë, të cilin nuk mund t’ia gjesh paralelen në ndonjë gjuhë tjetër. Arabët, kur flasin për ndonjë veprim të caktuar, fjala vjen, unë hëngra, ose unë fjeta, ose unë godita, diçka tjetër, p.sh. unë vozita, nëse vërtetë duan ta stërtheksojnë, ata e përsërisin atë veprim si emër, përsëri në fund. Quhet Mefu’ul Mutlak (efekti absolut). P.sh. Unë fjeta në gjumë. Ne mund të themi thjeshtë unë fjeta, por për ta theksuar, arabët e përdorin unë fjeta në gjumë, për ta përforcuar efektin e gjumit sikur të merret qetësues për gjumë, d.m.th. kam fjetur sikur të merrja ndonjë qetësues. Pra, foljes ia shtojnë edhe emrin për ta përforcuar veprimin që e kanë bërë. Ose, darebtehu darben (e kam goditur me të rëna, zhrg. E kam këput’ dajak), me fjalë të tjera nënkupton e kam dërrmuar, e kam shkatërruar duke e rrahur. Pra, ky është njëri koncept i idesë së përsëritjes së veprimit me një emër për ta vënë theksin mbi veprimin. Pra, ky është një stil i arabishtes që kryesisht gjendet në Kuran. Por para se t’i ilustrojmë disa 18 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

shembuj nga Kurani, do ta trajtojmë edhe një koncept tjetër, krahas konceptit të parë të idesë së stërtheksimit. Koncepti i dytë ka të bëjë me faktin i cili gjendet te të gjitha gjuhët, foljet kalimtare dhe jokalimtare. Kur, unë them, u ula, te kush ka ndikim ky veprim? Ndikon tek unë. Kur them, e ula, ky veprim nuk më ndikon, nuk ka efekt mbi mua, por e ndikon atë të cilin e ul. Nëse them, unë fjeta. Veprimi ndikon në mua. Ndërsa, kur them, unë e vendosa në gjumë, veprimi ndikon te tjetri. Pra, veprimet që ndikojnë në ju, janë jokalimtare, ndërsa kur ato ndikojnë te të tjerët, janë kalimtare. Kur flasim për diçka jokalimtare, fjala vjen unë fjeta, emri të cilin duhet ta përdorni gjithashtu duhet të jetë jokalimtar. Nuk mund të thoni, unë fjeta duke rënë në gjumë, por, fjeta në gjumë. Pra, nëse veprimi ndikon dikë tjetër, edhe emri duhet të ndikojë dikë tjetër (të jetë kalimtar). Pra, logjikisht duhet që, nëse folja është jokalimtare, edhe emri theksues (theksuesi) duhet të jetë jokalimtar, ose nëse folja është kalimtare, atëherë edhe emri duhet të jetë i atillë. Por, Kurani e thyen këtë rregull në shumë raste. Do t’i ilustrojmë me tri raste.

berin Muhamed a.s. që të falë namaz të natës, në gjysmën e saj, ose në një të tretën e saj. Shtrohet pyetja, pse ai duhej të falej në mesnatë, kur gjërat janë në qetësi, kur nuk ka huti. Allahu thotë: ..ve tebettel ilejhi tebtila (Kuran, 73: 8), (...dhe përkushtoju plotësisht Atij). Bettel d.m.th. me ndërpre, ndërsa tebettel, d.m.th. me e ndërprerë veten. Pra, është një folje jokalimtare, ngase ka ndikim në personin në fjalë, jo në një tjetër person. Me e ndërprerë veten prej të gjitha shqetësimeve, prej gjërave

-INë Kuran, Zoti e urdhëron Pejgam-

PAQJA


që kanë ndodhur sot, me e ndërprerë veten së menduari për të gjitha gjërat e këqija që kanë thënë kurejshët (v.j. fisi i Pejgamberit a.s.), ndërprerja nga të gjitha ngacmimet dhe frikët se nuk do të mund ta bësh punën tënde, ndërprite veten komplet duke u fokusuar vetëm në Allahun (v.j. përkushtimi në koncentrim ndaj Zotit). Pra, ideja është që, ndërprite të menduarit në gjërat që të shqetësojnë dhe të mundojnë, e tani përkushtoje veten tërësisht në Zotin (tebettel ilejhi – përkushtoju Atij). Allahu nuk do po dëshiron të thotë vetëm fokusoju Atij, ndërprite veten dhe fokusoju Atij, por ndërprite veten tërësisht duke iu fokusuar Atij. Përkushtimi i vetes, ndërprerja e vetes, është një veprim që ka ndikim në ty, dhe folja në këtë rast është jokalimtare, dhe logjikisht, do të duhej që edhe emri që vënë theksin në veprimin do të duhej të ishte jokalimtar, ... ve tebettel ilejhi tebettula – përqendroje drejt Tij vëmendjen. Por, në Kuran, kjo pjesë e ajetit përfundon me tebtila që është emër kalimtar, që d.m.th. me e bo dikë me u fokusuar në diçka që t’i do. Gjithashtu, nënkupton që të kesh një përqëndrim perfekt. Me fjalë të tjera, Allahu i Lartëmadhërishëm përmes pjesës së ajetit ...ve tebettel ilejhi tebtila, ka dashur të thotë përqendroju drejt Atij për ta bërë dikë që të përqendrohet në Të (v.j. Allahun xh.sh.). Në vend që të thoshte përqendroje drejt Tij fokusin (vëmendjen). Kjo është e pabesueshme, ngase me këtë Pejgamberit a.s. i është thënë se duhet të fokusohet (përqendrohet) drejt Allahut vetëm në atë mënyrë

PAQJA

që do t’i inspironte të tjerët e panumërt dhe ai (Pejgamberi, me përqendrimin e tij) do t’i bënte ata (besimtarët tjerë) të përqendrohen në Zotin. Akti i namazit të natës është vetëm për veten tuaj. Ngritja e të falurit natën është tërësisht vetëm për veten tuaj, për askënd tjetër. Por, nuk është kështu për Pejgamberin a.s. Fokusimi i tij vetëm në Allahun në mes të natës do të përbënte një precedent për miliona që do të vijnë më pas. Fokusoju në Allahun në atë mënyrë, që do t’i bëshë të tjerët të fokusohen në Të (v.j. Allahun xh.sh.). Pra, në të vërtetë, ka nxitur perfektshmërinë e fokusimit të tij, ka nxitur theksin e fokusimit të tij, por ka nxitur edhe faktin se ai duhet të lë një trashëgimi.

- II Allahu thotë: ...juridu shejtanu en judil-lehum dalal-len baida (Kuran, 4: 60) (...E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.) Shejtani dëshiron t’i devijojë ata tutje në humbje. Dalal-lennë arabisht nuk do të thotë vetëm devijim, por edhe të jesh i humbur (v.j. të humbasësh rrugën). Shejtani nuk do që të jeni vetëm të devijuar tutje, por do që të jeni të humbur larg, tutje tej rrugës në të cilën do të duhej të ishe. Pra, ta përkthejmë edhe njëherë: Shejtani dëshiron t’i devijojë ata (njerëzit) në një devijim (humbje) të madhe. Pra, fare mirë shihet theksi, shejtani dëshiron që tërësisht t’i devijojë ata (njerëzit). Pra, veprimi i devijimit është kalimtar, shejtani dëshiron t’i devijojë ata. Është një veprim që ka ndikim mbi njerëzit jo mbi shejtanin. Por, theksuesi (emri që vë theksin mbi foljen), është jokalimtar, që nënkupton jo aktin e devijimit, por të jesh i humbur. Zoti nuk ka thënë në Kuran, ai dëshiron t’i devijojë ata në devijim, që do të ishte një veprim i vetë shejtanit, por ka thënë që dëshiron t’i devijojë ata, në mënyrë që ata (njerëzit) të humbasin veten e tyre. Nëse Allahu do të thoshte kësisoj siç theksohet në këtë ajet, atëherë faji (akuza për devijimin dhe mëkatet e njerëzve) do të binte vetëm në shejtanin, sepse e tëra do të ishte kalimtare, ai ndikon mbi të tjerët, por Zoti në këtë ajet foljen e ka lënë në kalimtare ndërsa emrin theksues jokalimtar, i cili ndikon në veten tuaj. Duke i kombinuar këto dyja, folja është kalimtare, emri jokalimtar, AlNr. 101 n TETOR/NËNTOR'15 19


lahu krijon një partneritet mes këtyre dyjave, duke thënë se Shejtani dëshiron t’i devijojë ata, por çfarë lloji të njerëzve devijon ai në të vërtetë? Njerëz që veten e tyre e kanë humbur. Shejtani nuk do që të ngarkohet me akuzat e njerëzve, kështu që Allahu e ka paraqitur këtë detaj në Kuran, dalal-len baida, duke e pamundësuar që njerëzit të thonë më pas, faji i Shejtanit.

- III Tani do të paraqesim shembullin më ilustrues në lidhje me temën që po shkruajmë. Zekerija a.s. ishte axha i Merjemes. Dhe ai ishte përgjegjës për edukimin e saj. Allahu e përshkruan se si ai e ka rritur atë (Merjemen) dhe me një gjuhë aq të bukur saqë kur ka folur për edukimin e saj, e ka përdorur shprehjen enbeta. Kjo fjalë në arabisht përdoret kur e kultivoni një pemë, kur e rrisni një lis, ose kur përkujdeseni për fermën. Kjo është inbat, të ndihmoni dikë të mbijë (mugullojë), të ndihmoni diçka të rritet. Pra, ai (Zekerija a.s.) e ndihmoi atë (Merjemen) të rritet, ai e lejoi atë të piqet, dhe qartë shihet se është folje kalimtare. Logjikisht do të duhej të ishte enbeteha inbaten hasena (Ai tërësisht e ka rritur atë në mënyrën më të bukur), e arabët do të thoshin: Ai e rriti atë me rritje (lartësim). Por Zoti nuk ka thënë kështu në Kuran. Pjesa e parë është kalimtare, ngase ai po ndikon në të. Theksuesi është jokalimtar. Ka të bëjë vetëm me të. Ajeti thotë: ...enbeteha nebaten hasena... (Kuran, 3: 37) (...e rriti me një edukatë të mirë e të plotë…), 20 TETOR/NËNTOR'15 n Nr. 101

pra, ai u kujdes për të për një rritje të bukur. Dhe kur thoni, një pemë rritet, ia jepni meritat asaj. Ndërsa, kur thoni unë e rriti një pemë, ia jepni meritat vetes. Pjesa e parë e këtij ajeti ia jep meritat atij, kurse pjesa e dytë e ajetit, një rritje e bukur, në vend të një kujdesjeje (ndihmoj për t’u rritur) të bukur, ia jep meritat asaj. Pra, Allahu po thotë që nuk është e mjaftueshme që t’i siguroni dikujt një mjedis të mrekullueshëm, një mjedis me ushqim të bollshëm, përkujdeseni për dikë, ia jepni edukimin e duhur, sikurse fjala vjen, bujku kur thotë se këtë tokë do ta ujis me sasi të bollshme uji, do të kujdesem për të se a është e butë sa duhet, se a ka diell të mjaftueshëm, duke i larguar të gjitha insektet, tëharrësit dhe gjërat tjera. Pra, bujku mundohet dhe bën aq sa mundet duke u përkujdesur për tokën e tij, por, nëse fara në vetvete është me defekt, edhe nëse e ka ambientin e përshtatshëm nuk do të ndodh diçka e dobishme. Vetëm të mendojmë për gratë e Nuhut dhe Lutit a.s. Ato kanë pasur mjedisin më të bukur, kanë qenë gra të të dërguarve të Zotit, nuk mund të gjesh mjedis më të mirë. Në thelb, ka diçka gabim në to, nuk kanë mundur të përfitojnë ose të kenë avantazhin e mjedisit. Ose, ta marrim xhaxhain e Pejgamberit Muhamed a.s., Ebu Lehebin. Nuk mund të gjesh mjedis më të mirë sesa të jesh fqinj me të Dërguarin a.s. Cila do të ishte shuma që do të paguanit të ishit fqinj ose në lagje me Muhamedin a.s.? Si do të ishte sikurse mos të përfitonit nga avantazhi i të qenit fqinj me të Dërguarin a.s.? Pra, në thelb është diçka

gabim me ju. Nga kjo mësojmë se janë dy lloje faktorësh nga të cilët njerëzit plotësohen, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Në rastin e Mejremes a.s., ju mund t’ia siguroni mjedisin (ambientin) më të mirë, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme. Ajo do të duhej të ketë edukimin dhe dëshirën për t’u rritur me një mirësi të trashëguar në vetvete në mënyrë që kjo gjë të funksionojë. Kështu që Allahu nxori në pah mirësinë e saj dhe mirësinë e tij (Zekerija a.s.) së bashku, pra, mjedisin më të mirë dhe fëmijën më të mirë në të njëjtën kohë. Të dyja së bashku. Po i ndajmë këto gjëra për lexuesit ngase është e pamundur që të kapen këto gjëra (detaje) në përkthim. N.q.s. e merrni vetëm përkthimin sipërfaqësor do t’u shmangeshin këto urtësi të mrekullueshme të Kuranit, duke i analizuar përmes këtyre proceseve kalimtare që shkojnë një jokalimtare ose anasjelltas, kur e kuptoni theksuesin dhe rolin e tij. Ndoshta këto gjëra duken shumë teknike dhe gramatikore, porse ia vlen që të nxirren në pah edhe këto finesa që përmban Kurani në vete. Dhe këto shpalosen e ndahen për lexuesit pas vitesh studimi të gjuhës e gramatikës. Qëllimi ka qenë që t’i kursehen lexuesit disa vite të jetës së tij dhe t’i ofrohen këto gjëra interesante dhe t’i shtohet kureshtja se çfarë thesare tjera mund të ekzistojnë në Kuran, të fshehura nën arabishten si gjuhë në të cilën ka zbritur libri i Zotit. n

Shqipëroi dhe përshtati: Osman D. GASHI

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.