Revista Paqja, nr. 106, 19 mars - 19 prill 2016

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti XI. Nr. 106. 19 mars - 19 prill 2016. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Donald Trumpi dhe zgjedhja e Islamofobisë

Editorial

Fetvatë e youtube-s Arti politik Islam

Intervistë me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi

QEVERIA E KOSOVËS TË KËRKOJË URGJENTISHT ZBATIMIN E RECIPROCITETIT Nr. 106 n MARS/PRILL'16 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

9

Avni AVDIU RDK, katarza sado-mazohiste

17

Muhamed J. KAJOLLI Arti politik Islam

Viti XI / Nr. 106 19 mars - 19 prill 2016 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

4

Lulzim AHMETI Mbroni prodhimet vendroe

6

Refugjatët sirianë mësyjnë Maqedoninë dhe Shqipërinë

@revistapaqja http://www.zeriyne.com

2 MARS/PRILL'16 n Nr. 106


Editorial

Fetvatë e youtube-s Avni AVDIU

Ë

shtë e vështirë të flitet për rolin e internetit në zgjerimin ose pakësimin e dijeve. Interneti njëmend ofron shumë informacione e të dhëna, por megjithatë tjetër është dituria. Konsideroj se dituria është sistemim, përpunim dhe filtrim i materialeve të grumbulluara. Ndërkaq ky proces kryhet në tru e jo në ekran. Lipset pra hulumtim, gjurmim e studim këmbëngulës për t’iu qasur një segmenti të dijes. Një pjesë e ‘studiuesve’ të shkencave shoqërore nuk bëjnë studime, por grumbullime të dhënash e informacionesh, kompilime e plagjiate. Tek ata vërehet vobegësia e fjalorit, brishtësia e mendimit dhe monotonia e artikulimit të një ideje. Së këtejmi sot kemi shumë shkrime, por pak studime, kemi shumë tema, por pak gjëra interesante në to dhe kemi shumë të diplomuar, por pak të dëshmuar. Kjo gjendje e mjerë në aspektin shkencor, reflektohet edhe te predikuesit fetarë, të cilët sot në internet i ke me bollëk. Youtube është e ngarkuar me shumë hoxhallarë dhe me derse e blic fetva të tyre. Për relax më rastis t’i dëgjoj një pjesë dërrmuese të tyre. Dhe nuk jam aq laik të mos kuptoj se shpesh një përqindje e ligjërimeve të tyre, por edhe fetvave janë ‘futja kot’. Për një mesele të njëjtë ke shpërputhshmëri interpretimesh dhe

PAQJA

sqarime pa bazë jo vetëm logjike po asedhe fetare. Në shumë sosh ke naivitet ekstrem, ndërsa disa fetva janë absurde. Nga gjithë kjo laramani e madhe dhe e ndryshme fetvash, njeriu përhumbet dhe jo që nuk e merr vesh dot Islamin, por madje i pështjellet edhe ajo që ka ditur më parë. Sipas disa fetvave që veç ata që i plasojnë (e Zoti) e dinë se si nxirren, nusja nuk e paska obligim t’i shërbejë as burrit e as prindërve të tij. Dakord…, po e zëmë se qenka kështu. Po mirë burri në punë, vjerria pleq në shtëpi, atëherë çfarë duhet sipas tyre të bëjë gruaja?! Burri duhet dosido të sigurojë bukën, pra të punojë, pleqtë s’kanë fuqi e ndoshta janë edhe të sëmurë, atëherë…?! Çfarë duhet të bëjë gruaja në shtëpi nëse nuk paska për detyrë të bëjë bukën e të përkujdeset për vjehrrinë?! Tërë ditën të rrijë në pasqyre, të merret me kozmetikë, manikyrë e pedikyrë, të shikojë seriale, thjesht si ta kalojë ditën? Tjetri lavdëron një rast gjoja të ndodhur përgjatë historisë dhe e merr si shembull se si femra duhet të rrijë e mbyllur në shtëpi, ngase një femër prej se ka lindur ka ndjetur e mbyllur dhe ka dalur nga shtëpia vetëm se kur ka shkuar nuse, se si burri duhet të jetë xheloz në atë masë siç paska pas qenë një sahab, që paska pas therrur devenë vetëm për shkak se paska pas hipur mbi të gruaja e tij dhe paska pas thënë: ‘nuk guxon të hip di-

kush aty ku ka hipur gruaja ime’. Sipas kësaj ‘logjike’ do të duhej të digjeshin miliona vetura, makina, anije, aviona e mjete tjera transporti ku hipin femrat. Mund të dëgjosh se si dalja në fotografi është haram, se si të flasësh për nacionalizëm del nga besimi, se si të marrësh gruan e dytë, të tretë e të katërt pa e informuar të parën, e ke të lejuar, etj. Këso e fetvash të ngjashme që nuk kapërthehen nga mendja e shëndoshë ka shumë. Këto ligjërime e fetva dëmtojnë familjet tona pothuajse aq sa serialet dhe telenovelat. Ato nga realiteti që kërkon zgjidhje të arsyeshme për përditshmërinë tonë çojnë në rrugë pa krye. Pasojat e prekshme të këtyre janë evidente dhe shumë të rinjë ndahen nga prindërit dhe jetojnë vetëm me nuset e tyre, me arsyetimin se ato nuk e paskan obligim të përkujdesen për ta. Në të vërtetë ata këtë e kanë alibi dhe kjo u konvenon, sepse bijtë nuk duan të përkujdesen për prindërit. Disa bëjnë jetë të dyfishtë duke pasur dy e më tepër gra, pa e ditur gruaja e parë, e kështu me radhë. Ky interpretim bie ndesh me thelbin bazë të Islamit, bie ndesh me shumë ajete e hadithe që promovojnë këshilla të shumta për përkujdesin ndaj prindërve, besnikërinë familjare, atdhetarinë, arsimimin dhe shumë e shumë vlera tjera. Prandaj kujdes nga fetvatë e youtube-s! n Nr. 106 n MARS/PRILL'16 3


Mbroni prodhimet ve Qeveria e Kosovës në mënyrë urgjente duhet të marrë masa mbrojtëse dhe stimuluese për prodhimet vendore. Po ashtu këto masa duhet të jenë në përgjithësi për industrinë prodhuese, pasi që në Kosovës ka produkte, të cilat mund të mbrohen dhe të eksportohen edhe jashtë. Produktet që mund të eksportohen kanë cilësi. Qeveria duhet të marrë masa mbrojtëse sidomos në kulmin e prodhimit të pemëve dhe perimeve. Masat mbrojtëse do të kishin ndikim edhe në rritjen e prodhimit, si dhe të punësimit, për të cilin Kosova ka nevoja të mëdha Lulzim AHMETI edhe shumica e kompanive të mëdha, seve, ato pak

E

konomitë e vendeve të cilat janë të orientuara kryesisht në tregti dhe varen prej aktiviteteve të saj janë ekonomi jo stabile, të cilat kanë edhe mungesën e duhur të shkallës së zhvillimit. E këto ekonomi tregtare karakterizohen me shkallë të ulët të punësimit dhe mungesë të hapjes së vendeve të reja të punës. Ekonomia e Kosovës, kryesisht varet në masë të madhe nga tregtia, madje 4 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

janë kryesisht ato të cilat merren me tregtimin e mallrave të ndryshme. Në vendin tonë edhe sa i përket bizneseve të regjistruara prijnë bizneset që merren me tregti. Si t’i mbrojmë prodhimet vendore Sa i përket mbrojtjes së prodhimeve vendore nuk është bërë shumë, madje fare pak, qoftë nga institucionet, e po ashtu edhe asociacionet e bizneseve. Ndonëse janë shumë oda që proklamojnë mbrojtjen e të drejtave të bizne-

kanë bërë për përmirësimin e ambientit biznesor. Këto oda shumë herë janë kritikuar se nuk po bëjnë dhe nuk janë duke punuar sa duhet për të përmirësuar gjendjen e bizneseve dhe ambientin në të cilin veprojnë.

PAQJA


obligim i Qeverisë së Kosovës dhe i institucioneve tjera që ekonominë ta orientojnë kah prodhimtaria e jo kah tregtia pasi që me tregti bëhet importi i mallrave dhe eksporti i parave. Kur ka prodhim përfitimet janë të shumëllojshme dhe zinxhirore. Me prodhim përfiton edhe qytetari pasi që blenë produkte të freskëta dhe kualitative, por edhe shteti pasi që vjel taksa nga bizneset e po ashtu edhe nga qytetarët, të cilët i blejnë produktet. Përveç që Qeveria dhe ministritë e saj duhet që të rrisin konsumimin e produkteve vendore duke filluar nga uji e deri te produktet e tjera, duhet të bëhen edhe shumë punë që konsumi dhe cilësia e prodhimeve vendore të rritet gradualisht. Po ashtu pas nënshkrimit dhe aplikimit edhe në praktikë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), prodhimet dhe prodhuesit vendorë do të jenë më të rrezikuar nga produktet e huaja pasi rritet konkurrenca. Dihet se pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe aplikimit të saj në Kosovë, tregu mund të vërshohet, me më shumë produkte

të huaja. Po përkundër këtij, rreziku produktet vendore të cilat kanë cilësi nuk do të jenë shumë të rrezikuara, përkundër kësaj ato do të duhet që ta rrisin kualitetin dhe sigurinë e tyre për t’u bërë gati që prodhimet e tyre të eksportohen në një treg milionësh siç është ai i Bashkimit Evropian. Sipas njohësve të sektorit të ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare masat mbrojtëse për produktet vendore, janë të lejuara edhe me rregullat e tregtisë së lirë dhe ato të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), por këto masa nuk duhet të jenë në dëme të tregut me theks të veçantë të konsumatorëve. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera duhet të marrin masa mbrojtëse për disa produkte sidomos në kulmin e sezonës kur konsumi është i madh e po ashtu edhe prodhimtaria. Një shembull është prodhimi i pemëve dhe perimeve për të cilat në masë të madhe Kosova i plotëson nevojat konsumuese edhe pse një pjesë tjetër mbulohet nga importi. E masat mbrojtëse do të kishin ndikim në rritjen e sipërfaqeve kultivuese dhe të prodhimtarisë së këtyre produkteve. n

endore E, për të bërë më të lehtë operimin e bizneseve në Kosovë, duhet një angazhim më i madh i Qeverisë së Kosovës, madje deri te marrja e masave ligjore për të stimuluar biznesin vendor. Prandaj për të pasur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik rritje të prodhimit e rrjedhimisht edhe të investimeve dhe të punësimit duhet të rritet cilësia dhe konsumimi i prodhimeve vendore, por edhe është

PAQJA

Nr. 106 n MARS/PRILL'16 5


REFUGJATËT SIRIANË MËSYJNË

L

ufta siriane, e cila ka vrarë deri tani mbi 200.000 njerëz, lindi nga protestat paqësore në mars të 2011, në një kohë që lëvizje të ngjashme u përhapën në disa vende të Lindjes së Mesme. E pabesueshme, por historia e krizës në Siri nisi me një shënim grafiti në mur. 15 marsi 2011, ishte dita kur ndryshoi gjithçka. Një grafit i thjeshtë u pa në muret e shkollës në qytetin e vogël sirian të Daraa-s. Artistët ose grupi krijues: një grusht fëmijësh dhe adoleshentësh. Ajo çka ishte dhe duhej të ishte diçka fare e padëmshme dhe që do mund të mbyllej ndoshta vetëm më një ndëshkim, qortim a përjashtim nga shkolla, e që duhej të ishte siç merret me mend vetëm një episod pa pikë rëndësie, u bë shkak për të shpërthyer njëri ndër konfliktet më të mëdha që bota ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, ku vrasjet e mijëra njerëzve, masakrat e marrja e arratisë, u shoqëruan edhe me krijimin e një kreature gjysmështetërore nga më kriminalet në historinë botërore. “Populli do ta rrëzojë qeverinë“, - shkruhej në mur me ngjyra të hedhura me sprej. 6 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

Kjo fjali e shkurtër reflektonte situatën e tensionuar në Siri në mënyrë perfekte dhe regjimi ishte pikërisht i tillë, represiv, e zeza mbi të bardhë. Regjimi sirian reagoi menjëherë. Grupi prej 15 të rinjsh nga mosha 10 deri 15-vjeçare, menjëherë pas këtij akti u arrestua dhe u torturua. Vetëm kur mijëra njerëz nisën të kërkonin lirimin e tyre nëpër rrugë, fëmijët u liruan. Vala e protestave ishte e mirëpritur për administratën e Obamës. Pas luftërave të mëdha të brendshme edhe avionët rusë kryen inkursione ajrore në Siri, duke shkaktuar edhe incidente me Turqinë e SHBA-në. Së fundmi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi që ushtria e tij të tërhiqet nga Siria. Ai argumentoi se ndërhyrja ushtarake ruse i kishte arritur në pjesën më të madhe objektivat e saj. Michael Wolffsohn, një historian gjerman, e citoi linjën e Galileos duke e patur fjalën për Sirinë, një tokë e palumtur e të vdekurve dhe e njerëzve që po vdesin dhe që kanë nevojë për heronj që të rimëkëmbin njerzillëkun.

Nga shkaku i luftës mes formacioneve ushtarake opozitare dhe atyre të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, që filloi në vitin 2011, miliona njerëz u detyruan të braktisin vendlindjen për të gjetur strehim në vende të sigurta. Në bazë të të dhënave të UNHCR, vetëm në Turqi aktualisht gjenden 2 milionë e 715 mijë refugjatë nga të cilët 49.2 për qind janë femra. Vala e refugjatëve ka përfshirë edhe Ballkanin, ndërsa sjelljet e forcave kufitare në disa shtete janë çnjerëzore. Maqedonia ka dëbuar drejt territorit grek refugjatët që kaluan ilegalisht kufirin. Vendimin për kthimin e tyre në Greqi e ka sjellë Komiteti Qeveritar për Menaxhimin e Krizës së Refugjatëve, për shkak të pamundësisë për strehimin e tyre, por edhe për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike për vijimin e mëtejshëm të refugjatëve drejt Europës Perëndimore. Bashkë me refugjatët, që kishin hyrë në territorin e Maqedonisë në mënyrë ilegale, ishin edhe 72 gazetarë të huaj, të cilët janë gjobitur nga autoritetet maqedonase me nga 250 euro për kalim të paligjshëm të kufirit. Në media u publikuan disa pamje tronditëse gjatë kalimit të refugjatëve nga Greqia

PAQJA


Ë MAQEDONINË DHE SHQIPËRINË në Maqedoni, Por shteti maqedonas ka vendosur të mos tolerojë. Emigrantët, mes tyre gra dhe fëmijë, ecën përgjatë rrugëve plot baltë duke tërhequr pas sendet personale. Kur arritën lumin, ata shtrinë një litar dhe formuan një zinxhir njerëzor për të kaluar, duke mbajtur fëmijët në krah dhe sendet në shpinë. Një grua filloi të qante ndërsa emigrantët u ulën pranë zjarrit në brigjet e lumit për të tharë rrobat. “U frikësuam për fëmijët dhe ishte shumë ftohtë. Nuk kishim tenda dhe asgjë me vete”, - tha refugjati 60-vjeçari Mohammad Kattan. “Është rrugë e gjatë nga kampi në male, m’u desh të ecja 6 orë. Për moshën time është shumë e vështirë”, - ka thënë ai. Të kthyerit shkuan përsëri në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ekipi i Anadolu Agency ka vëzhguar jetën e fëmijëve refugjatë në Idomeni, te sytë e të cilëve duket qartë lodhja, trishtimi dhe frika. Ata shprehen se u mungon jeta në atdheun e tyre dhe për këtë arsye ata dëshirojnë që të kthehen përsëri, por pasi të marrë fund lufta. Edhe në kufirin maqedono-serb janë të bllokuar rreth një mijë refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku. Bllokimin e këtyre refugjatëve e konfirmojnë edhe

PAQJA

organizatat joqeveritare në terren. Grupi protestues i përbërë nga refugjatë sirianë dhe irakianë kërkojnë që të hapen kufijtë dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre, sepse nuk mund të mbijetojnë në këtë kamp me kushte të mjerueshme për jetesë, për të cilën thonë se është edhe më keq se sa vendet nga vijnë. Në qendrën për pritje të refugjatëve në Idomeni janë të vendosur rreth 13 mijë refugjatë, prej të cilëve rreth 4.500 janë fëmijë. Përpos vuajtjeve për ushqim, trajtim mjekësor ose higjienë, gjatë reshjeve të shiut tendat e vogla të refugjatëve mbushen me ujë. “Në krizën e refugjatëve, Maqedonia i paguan gabimet e Bashkimit Evropian. Nëse duhej të mbështetemi te Brukseli, moti do të ishim të vërshuar me xhihadistë. Njëzet e pesë vite jemi të gënjyer dhe të manipuluar”. Kështu ka thënë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në një intervistë për gazetën gjermane "Bild", ndërkohë që tha se "moralizim dhe hipokrizi është t'i merret për të keq Maqedonisë. Ende nuk kemi marrë asnjë euro nga Bashkimi Evropian, ndërsa harxhuam 25 milionë euro. Neve vetëm na premtohet ndihmë. "A na ka pyetur ndonjë se si kemi mbijetuar 25 vite?", tha presidenti i Maqedonisë në bisedë

me redaktorin e gazetës "Bild", gazetarin Kaj Dekman. "Nuk është për herë të parë që Maqedonia të lihet në baltë nga ana e BE-së, atë e dimë mirë. Kur gjatë kohës së krizës në Kosovë pranuam 360.000 refugjatë askush nuk na ndihmoi. Për atë shkak tani reagojmë në mënyrë proaktive - armata e jonë e mbron kufirin tonë. Në krizën e refugjatëve, ne tani e paguajmë gabimin e BEsë. Shpallëm gjendje krize dhe veçmë janë harxhuar 25 milionë euro nga paratë e obliguesve tanë tatimorë. Dhe çka fituam nga Evropa? Asgjë! Asnjë euro! Në vend të kësaj, ne tani si vend, i cili nuk është anëtar i BE-së duhet të mbrohemi nga Greqia, e cila është anëtare e BEsë", - është shprehur Ivanov. "Disa të ashtuquajtur refugjatë udhëtojnë me dokumente të rrejshme në Evropë dhe Greqia u jep vetëm vulë për vazhdimin e udhëtimit. Ne duhet të supozojmë se shumica të cilët kanë udhëtuar me dokumente të tilla, dëshirojnë të hyjnë si luftëtarë radikalë. Dëshiruam me Evropën, por edhe me Gjermaninë t'i ndajmë informatat tona për gjoja xhihadistë. Por askush nuk i deshi informatat tona. Na u tha: Ne nuk mund të bashkëpunojmë me ju, ju jeni në vend të tretë dhe nuk mund t'i këmbejmë të dhënat tona". Ivanov është ankuar edhe për mungesën e Maqedonisë në tryezën e negociatave në Bruksel për krizën e refugjatëve. "Ne, për fat të keq nuk jemi në tryezë, por jemi në meny. Ne çdoherë jemi viktima të institucioneve të BE-së. Njëzet e pesë vite jemi të gënjyer dhe manipuluar. Tre anëtarë të një familje siriane - një grua shtatzënë me bashkëshortin dhe motrën vdiqën pasi u ngulfatën në lumin "Suva Reka". Refugjatët sirianë të vendosur në Konicë nuk duan që të qëndrojnë në kampet e ngritura të Greqisë. Ata do të presin disa ditë, por e kanë të qartë në mendjet e tyre se nëse situata nuk ndryshon, atëherë do t’i drejtohen Shqipërisë. Qëllimi është që ta përdorin territorin shqiptar për të kaluar transit, që të mund të shkojnë në Itali, e më pas drejt Gjermanisë. Aktualisht në Konicë, që është vetëm 20 minuta larg territorit shqiptar, prej disa ditësh po qëndrojnë 162 refugjatë. Ata janë ambientuar me vendin, ndërsa banorët vendas u janë gjendur afër. Përfaqësuesi i Prefekturës Nr. 106 n MARS/PRILL'16 7


së Janinës, Prodromos Hatziefremidis, tha se refugjatët nuk e mendojnë qëndrimin në Konicë. Refugjatëve u është komunikuar se qeveria helene ka nisur bisedimet me Shqipërinë dhe Italinë për mundësinë e zhvendosjes së tyre. Fakti i afërsisë gjeografike me territorin shqiptar duket se u jep një shpresë atyre, se mund të gjejnë një shteg të ri kalimi. “Po e dimë që jemi shumë afër kufirit me Shqipërinë dhe shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë të kalojmë kufirin. Nëse nuk hapen kufijtë e Maqedonisë, sirianët do të kalojnë nga kufiri shqiptar”, - u shpreh një sirian për “Top Channel”. Një tjetër shtoi se ata e dinë ku ndodhet kufiri me Shqipërinë, por po qëndrojnë në Konicë vetëm për të respektuar Greqinë. “Qeveria greke na ka thënë se do të qëndrojmë këtu 15 ditë e më pas do shohim se çfarë do ndodhë. Por nëse nuk do të ketë një vendim për ne, atëherë ne do të shkojmë vetë në kufirin me Shqipërinë dhe ne shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë, në mënyrë që të mos ketë më vuajtje si në kufirin maqedonas”, tha ai. Ndërkohë, Greqia është mjaft e zhgënjyer me qëndrimin e Shqipërisë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve. Ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, në një intervistë për “Financial Times” tha se ishte i zhgënjyer nga disa vende europiane, që nuk kanë pranuar të strehojnë përkohësisht qoftë edhe një numër të vogël prej tyre. Edhe pse nuk përmendi emrin, fjalët e tij nënkuptuan Shqipërinë, që e konsideroi si vend ksenofob. “Disa vende kanë qeveri, që duket se udhëhiqen nga ksenofobia. Midis tyre janë edhe shumë nga ato shtete, që

8 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

kanë dërguar dhjetëra mijë emigrantë ‘ekonomikë’ në Greqi 25 vite më parë. Por tani, të njëjtat vende, nuk duan të pranojnë refugjatët sirianë që vijnë nga Greqia. Sipas mendimit tim personal, ky është një turp”, - tha ai. Funksionari grek ka deklaruar gjithashtu se, shumica e refugjatëve do të presin muaj e deri në dy vjet, për t’u vendosur në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht nëse realizohen parashikimet se Greqia do të pranojë rreth 100 mijë vetë. Aktualisht autoritetet helene po punojnë që të evakuojnë kampin në Idomeni, në kufirin me Maqedoninë, ku po qëndrojnë rreth 13 mijë persona, në kushte shumë të vështira, pa ushqime, ujë dhe të rrezikuar nga sëmundjet infektive. Bllokimi në kufirin maqedonas ka shtyrë disa qindra emigrantë të vendosin që të gjejnë rrugë alternative për t’u futur në Maqedoni. Të gjithë ata persona që kanë hyrë në Maqedoni, do të rikthehen prapë në Greqi. Drejtori i përgjithshëm i Kufirit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza, pohoi për “Top Channel”, se në rast se kufijtë shqiptarë do të përballen me një dyndje të emigrantëve, Policia e Shtetit do të kërkojë ndihmën e ushtrisë, si dhe të autoriteteve të tjera shtetërore. “Në rastet e papërballueshme nga policia kufitare, do të aktivizohen të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve që veprojnë, duke mos përfshirë vetëm ushtrinë, por Ministrinë e Shëndetësisë, pushtetin lokal, organizma joqeveritare e ndërkombëtare”, - deklaron Merepeza. Për sa i përket bashkëpunimit me autoritetet italiane, drejtori tha se do të ketë shkëmbim të ndërsjellë eksperiencash, për të menaxhuar një fluks të mund-

shëm të refugjatëve që vijnë nga Greqia. Sipas burimeve nga policia, në bazë të kapaciteteve, Shqipëria mund të përballojë pritjen e jo më shumë se dy mijë refugjatëve. Kryeparlamentari Ilir Meta shtoi se “për sa i takon përballimit të kësaj krize, sigurisht që Shqipëria, si një vend demokratik, por edhe si pjesë e komunitetit euroatlantik dhe atij europian do të japë kontributin e saj në ndarjen e vlerave, për aq sa i ka mundësitë dhe kapacitetet e saj». Europa do të monitorojë detet që lidhin Shqipërinë me Italinë. Prestigjiozja ANSA shkruante se një burim i BE-së kishte siguruar që FRONTEX (Agjencia Europiane e Kufijve) do të lëshojë në ajër një avion që do të monitorojë lëvizjet në detin Adriatik dhe Jon. Kjo përforcohet nga ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i cili u shpreh se “Shqipëria nuk është më vetëm një shqetësim italian, por edhe i BE-së”. Italia ka “blinduar” prej ditësh dy bazat e saj në Vlorë dhe Durrës, ndërsa një delegacion i lartë policor, i përbërë nga Guardia di Financa dhe Interforca vizituan këto baza në bregdetin shqiptar. Ky veprim do të kryhet për t’ua prerë hovin skafistëve që, siç shkruajnë media të shumtë të shtetit fqinj, kanë bërë gati gomonet për të dërguar refugjatë në Itali. Deri më tani, asnjë refugjat nuk ka mbërritur në Itali, i nisur nga Shqipëria. Italia ka marrë përsipër të patrullojë në det si pjesë e operacionit “Triton” dhe do të sigurojë mjete të tjera për të kontrolluar kufijtë, qoftë në jug me Greqinë e qoftë në det. Ndërkaq, 20 policë italianë pritet të vijnë në Shqipëri për të asistuar kufitarët shqiptarë. n

PAQJA


RDK, KATARZA SADO-MAZOHISTE…! Avni AVDIU

N

djej obligim njerëzor, moral dhe kombëtar t’i them ca fjalë rreth përçarjeve në Rilindjen Demokratike Kombëtare, për faktin se isha ndër të parët që hapur e publikisht kam ngritur nevojën për formimin një partie me Rufi Osmanit në krye. Fillimisht dua të diagnostikoj problemin. Me pak fjalë tronditjet e fundit në RDK po ndodhin për shkak të mendjemadhësisë dhe luhatshmërisë së ish-kryetarit të kësaj partie Rufi Osmanit, kokëfortësisë autokratike të kryetarit aktual Vesel Memedit dhe potezave infantile, tinëzare e hileqare të kuvendarëve. Është edhe ky rast eklatant që dëshmon papjekurinë politike të atyre që fatkeqësisht sot merren me politikë. Po të analizohen me kujdes zhvillimet në këtë parti, deklarimet publike të eksponentëve të saj dhe veprimet e të dy palëve të konfontuara, atëherë s’mund të kuptosh a bëhet fjalë për lojë fëmijësh a për subjekt politik. Shkojmë radhazi: 1. Kuvendarët nuk pajtohen me qëndrimet e kryetarit, ia thonë atij në mbledhje, por ai nuk i përfill, ndaj vërejtjeve sillet me indiferencë, madje i lëshon në formë demonstrative mbledhjet. Kryetari bënë deklarata publike pa u konsultuar me kryesinë, deklarata këto që janë në kundërshtim me qëndrimet e kryesisë, bile ai as që e informon kryesinë për aktivitetet e tij. Ai vepron krye më vete në stilin: ‘unë di, çka ju

PAQJA

nuk dini’, duke u thirrur në thashetheme konspirative, kinse të marra nga ambasadat e huaja, pa ofruar prova faktike para kryesisë. Po të ishin ato të vërteta, është dashur të informohej të paktën ishkryetari. Pakënaqësia e kryesisë shtohet. Ish-kryetari, ndoshta i nxitur nga vullneti i mirë, në shenjë pakënaqësie për shkak të mospërfilljes së kërkesës së tij për zgjerimin e Aleancës, ia drejton kryesisë një letër përmes së cilës informon se tërhiqet nga kryesia. Edhe pse letra ishte e mbyllur, në mënyrë enigmatike u publikua në medie. Ish-kryetari, përndryshe frymëzues i shkarkimit të kryetarit aktual, hëpërhë tërhiqet duke e lëshuar lagështinë në parti për të dalur i terur më vete. Ai ndërpret kontaktin me të dy palët. 2. Kërshëria e kryesisë për të dekoduar konspiracionin e kryetarit, kalon në idiotësi. Ata trokasin në dyert e burimeve të supozuara për të marrë konfirmimin. Nuk e marrin. Forcohet bindja e kryesisë se kryetari është larguar nga orbita e objektivave partiake. 3. Gjersa kryetari ndodhet në diasporë së bashku me partnerin e Aleancës për Shqiptarët kryetarin e LR të PDSH-së Zijadin Sela, kryesia përgatit komplotin. Kurdiset kurthi për shkarkimin e kryetarit. Mënyra që zgjedhin kuvendarët është sui generis dhe e papresedan. Sipas planit, para se të thirrej mbledhja për shkarkim, përskaj publikimit të qëllimit, kryetari duhej diskredituar edhe moralisht para me-

dieve. Shokët që deri dje ishin përqafuar e shtrënguar me kryetarin, e akuzojnë tani atë si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete dhe njeri i vetmuar e i kapur nga pushteti. Thikë pas shpine. Akt skajshmërisht i pamoralshëm. 4. A nuk do të ishte e udhës që kryesia të thirrte mbledhje me rend dite ose disciplinimin e kryetarit ose shkarkimin e tij. Njerëzore do të ishte që kjo t’i thuhej kryetarit ndër sy: ‘ose vepro sipas shumicës dhe respekto demokracinë brendapartiake, ose të shkarkojmë’. Me sa mend e mendoi kryesia që pas gjithë atyre akuzave të ulëta publike, kryetari do t’u vinte në mbledhje përpara aktit të kryer, pra për t’u shkarkuar politikisht e për t’u shpartallosur etikisht…?! Pastaj arsyeja kryesore e treguar është e pamjaftueshme, sepse është e pakapshme logjikisht ta prishësh shtëpinë tënde për shtëpinë e fqiut, sado i mirë të jetë komshiu; e lëre më të djegësh shtëpinë tënde për t’ia zier venë fqiut, siç bëri me këtë rast RDK. 5. Në prononcimet dhe komunikatat e tij kryetari e quan kryesinë puçiste, akuzon ish-kryetarin se ‘gjuan gurin dhe fsheh dorën’ dhe thekson se përderisa ai është kryetar i RDK-së kurrë nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Besa, sepse ka urrejtje patologjike ndaj saj. Ai më pas në TV Alsat thekson se Lëvizja Besa e ka në platformë degradimin e personalitetit të tij. Si psikolog me profesion, nuk është dashur të bëjë fjalë për patologji personale, sepse patologjia është Nr. 106 n MARS/PRILL'16 9


nocion psikologjik që shënon format e sëmundjeve psikike, ndërsa si politikan duhet ta dijë se në politikë kurrë nuk ka kurrë dhe se s’ka parti politike në botë që harton platforma për të degraduar individë të caktuar, por se kjo mund të jetë vetëm se hamendje si rrjedhojë e pohimit të parë. Kryetari bën edhe gabimin e radhës, për ta larë veten moralisht e për t’i diskredituar kuvendarët, nxjerr në medie bisedat intime mes tyre. Me këtë gjest në të vërtetë ai e dëmtoi veten, sepse është e dënueshme të publikohen bisedat e tilla, kurse vjelja e tyre është e paligjshme, qoftë nëse angazhohen hakerët në thyerje të paswordave, qoftë nëse kërkohet ndihma e shtetit. Në të dyja rastet ky akt është vepër etikisht e shëmtuar dhe po ashtu vepër penale që cënon privatësinë. Psikologu për ta respektuar profesionin e tij është dashur të mos bie pre e emocioneve dhe inatit politik, ndërsa si politikan është dashur t’i shfrytëzoj ato biseda vetëm për konsum personal, duke u thënë oponentëve se ka në dorë gjëra tepër komprometuese për ta. 6. Kryesia kishte caktuar mbledhjen e shkarkimit në ora 13.00, kurse kryetari Vesel Memedi fton mbështetësit e tij të vijnë në ora 12.00. Politika e inateve nuk llogariste faktin se dy grupet rivale mund të rrihen e përgjaken, po nejse kjo s’kishte rëndësi, e rëndësishme para së gjithash ishte mbetja edhe më tej kryetar. Kryesia për t’iu shmangur konfrontimit nuk mblidhet në Gostivar, por në Tetovë. Megjithatë, vendimi për shkarkimin e kryetarit sillet në mungesë të mbi 30 anëtarëve të tjerë, të cilët nuk erdhën fare. Mosvajtja e tyre do të duhej të ishte alarm i mjeftueshëm për mosnxitim. Në statutin e partisë theksohet se kryetarin mund ta shkarkojë kongresi. Megjithatë Vesel Memedi nuk është zgjedhur nga kongresi, por nga kuvendi. Në aspektin juridik këtu janë disa lëshime procedurale: edhe në statut, edhe në zgjedhje të kryetarit, por edhe në shkarkimin e tij. Defekti kryesor është në statut që gjërat nuk janë cekur në formë më precize dhe rrjedhimisht kjo çarje juridike shpie në interpretime të ndryshme. Shkelja fillimisht është bërë në zgjedhjen e kryetarit, ose është dashur të ndryshohej statuti para zgjedhjes, duke u shtuar në formë precize pjesa: ‘se krahas kongresit edhe kuvendi mund të zgjedh dhe shkarkojë kryetarin’, ose të shkohej në kongres të jashtëza10 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

konshëm. As njëra e as tjetra nuk janë bërë, kështu që konfuzioni dhe lëshimi procedural mund të sillet në rrethin vicioz e të kthehet në pikën zero. 7. Kryesia gabon kur thotë se janë respektuar të gjitha rregullat në zgjedhjen e kryetarit të ri, ndërsa kryetari gabon kur flet si ia ka ënda, kur zgjedhjen e tij nga kuvendarët e quan me legjitimitet të plotë, kurse shkarkimin të paligjshëm, sepse logjikisht ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të shkarkojë. Mirëpo në mungesë të respektimit të rregullave strikte, të dy palët janë në situatë paradoksale. Për akte të tilla madhore, nëse nuk mblidhet kongresi, atëherë të paktën pjesëmarrja e kuvendarëve do të duhej të ishte 80%. Kjo nuk është rregull e pashkruar, por praktikë që zbatohet në shumicën e rasteve kur zgjidhet ose shkarkohet ndonjë kryetar. Mospjesëmarrja e mbi 30 kuvendarëve, dëshmon për mospasje të kuorumit për pjesëmarrje dhe kjo ka rëndësi të madhe, sepse mund t’i kesh numrat shumicë, por duhet ta kesh edhe kuorumin dhe kot ke numrat kur nuk ke kuorumin. Vetë mungesa aq e konsiderueshme e kuvendarëve, lë hapësirë për mundësinë e çarjes së partisë më dysh. 8. Vesel Memedi vazhdon të theksojë se është dhe mbetet kryetar; po ashtu edhe i zgjedhuri tjetër Fadil Zendeli. Memedi ka thënë se postin do

t’ia dorëzonte vetëm ish-kryetarit Rufi Osmanit, ani pse partia në demokraci s’ka të bëjë asgjë me monarkinë, sistemin ku mbreti lë trashëgim fronin e tij. Qëndrimi me qasje diametralisht kontradiktore i ‘dy’ kryetarëve dëshmon etjen e tyre të madhe për pushtet e bajraktarizëm, qëndrimin autokrat të tyre, mungesën e kulturës demokratike, tolerancës, mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe pjekurisë politike. 9. Qëndrim vetëlavdërues Vesel Memedi kishte shfaqur edhe më parë në medie, duke u paraqitur si Mehdiu shpëtimtar i RDK-së, duke theksuar publikisht se ish-kryetari e kishte lutur pas humbjes në zgjedhje që ta zhbëjë partinë, por se ai kishte këmbëngulur të vazhdohej dhe madje ia kishte ngritur edhe rejtingun partisë. Këtë edhe e besoj, ndonëse Vesel Memedi nuk është dashur ta thotë publikisht. Se nuk ishte ai i mëparshmi dhe se kishte pësuar ndryshime, ish-kryetari Rufi Osmani e dëshmoi ende pa u themeluar partia, kur një grupi simpatizantësh të tij që prisnin me padurim aktivizimin e tij në politikë u deklaroi: ‘Ne po fillojmë këtë punë, nëse kemi sukses mirë, nëse jo shëndosh ju, se unë e kam punën time si profesor universitar’. Kjo deklaratë defetiste qysh në fillim ishte një zhgënjim i madh për gjithë ata që Rufi Osmanin e mendonin

PAQJA


si shpëtimtarin e shqiptarëve nga kthetrat e politikanëve keqbërës në Maqedoni. Po ashtu ai e tregoi edhe joseriozitetin e tij për t’u përballur me sfidat e politikës. Pamaturinë politike Rufiu e vazhdoi edhe me rastin e dorëheqjes së tij nga partia, sepse u deklarua se zgjedhjet ishin të manipuluara (çka doli 100% e vërtetë edhe nga përgjimet) dhe njëkohësisht dha dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë personale për shkak të humbjes së partisë në zgjedhje. Absurd mbi paradoks…! Nëse e pranon se zgjedhjet janë të manipuluara dhe ke fakte, duhet ta vazhdosh betejën deri në fund për të drejtën që të është nëpërkëmbur, e jo të japësh dorëheqje. Dorëheqja jepet kur je vetë fajtor dhe nuk e ke të vërtetën me vete, e jo për fajin e dikujt tjetër që të ka bërë padrejtësi. Pas bërjes publike të përgjimeve me ç’rast dëgjohej se si i kanë vjedhur votat RDK-së, se si janë bërë bashkë jo vetëm BDI e PDSH, por edhe VMRO e maqedonasit për ta hequr nga skena politike RDK, e udhës do të ishte të thirrej kongresi i partisë dhe të vendosej rizgjedhja e Rufiut në krye. Megjithatë Rufiu nuk e dëshiroi këtë, sepse e ‘kishte punën e tij si profesor universitar’, me fjalë tjera atij i interesonte fakti se e ka të zgjidhur çështjen e tij personale për çka ndiente satisfaksion dhe nuk çante kokën për gjendjen e shqiptarëve, e lëre më të atyre

PAQJA

që i besonin atij dhe i kërkonin me çdo kusht që për shkak të autoritetit të vihej në ballë të proceseve. Me fjalë të tjera ai vazhdoi me mendjemadhësi t’i injorojë dashamirët e tij dhe për më keq duke mbajtur qëndrime të luhatura në parti, qëndrime këto që sollën katrahurën. Për fat të keq rrezikon të digjet një personalitet që në momente të caktuara historike tregoi mençuri, vendosmëri e trimëri të rrallë edhe në parlament, edhe në komunën e tij, por edhe në burg. 10. Dhe në fund si të dilet nga qorrsokaku dhe në të vërtetë a ka dalje nga ky udhëkryq…?! Problemeve në shkencat shoqërore nuk mund t’u qasemi nga pikëpamjet historiciste, sepse askush s’mund të dijë të ardhmen se si mund të zhvillohen ngjarjet. Mirëpo një gjë dihet: RDK edhe pse parti e vogël e pa të bëma të mëdha, është ndarë në dysh. Dy fraksionet mund ta injorojnë njëra-tjetrën, por ato janë fakt, meqë kanë qindra ithtarë pas. Për t’u shpëtuar partia nga thellimi i përçarjes, zgjidhja e vetme është thirrja e kongresit, vendimet e të cilit do të duhej të respektoheshin. Për hirë të biografisë dhe historisë së tij, ish-kryetari Rufi Osmani nuk duhet të qëndrojë i heshtur përballë kësaj zallamahie që ka pllakosur partinë e tij. I takon atij së bashku me ‘dy’ kryetarët të inicojnë thirrjen e kongresit të partisë. Rufiu këtu duhet ta ushtrojë

autoritetin e tij e të luajë rolin unifikues e neutral dhe të gjejë një zgjidhje të kënaqshme për të dy palët e konfrontuara. Fakti se ai ka qenë themelues, e obligon moralisht atë. Njerëzit e mëdhenj, dinë të dalin superior në situata tejet delikate, duke u shquar me vizionin dhe vendosmërinë e tyre. Nëse Rufiu nuk e bën këtë, ai do ta minimizojë të kaluarën e tij dhe krahas të bëmave të mëdha patriotike, do të mbahet mend edhe si themelues edhe si shkatërrues i një subjekti politik. E nëse shkohet kështu me thellimin e përçarjes, më e logjikshme do të ishte që të dy grupet të shkriheshin në ato mollë sherresh për të cilat u çanë. Më mirë ashtu se sa të ngarkohet skena politike me dy RDK-ja difuze e konfuze. Ndryshe, çirrjet e ‘dy’ kryetarëve ose fraksioneve të ndara brenda RDK-së për bashkimin e opozitës shqiptare, do të tingëllonin qesharake. Si mund të ftojë në bashkimin e të tjerëve ai që vetë është bërë pikë e pesë?! Krej në fund, nëse dy fraksionet vazhdojnë me këtë avaz, që të dyja bëhen shërbëtore të binomit BDIPDSH, ndërsa popullit të deprimuar nga politika mafioze, kriminale e korruptive, gjatë votimit do t’ia japin një arsyetim bajat: ‘krejt janë njëlloj; kur këta pa ardhur në pushtet bëjnë këso marifetllëqesh, atëherë çfarë do të bëjnë kur të vijnë në pushtet…?! n

Nr. 106 n MARS/PRILL'16 11


Qeveria e Kosovës të kërkojë urg “Kemi kontakte edhe me Tiranën dhe me Prishtinën zyrtare, por për fat të keq shumë pak na kanë ndihmuar. Serbia ndan me miliona euro për serbët e Kosovës, kurse dy qeveritë tona përveç 100 mijë eurove për maternitetin në Preshevë, ndihmë tjetër nuk kanë dhënë”, - theksoi në mes tjerash kryetari i parë historik shqiptar i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

P

AQJA: Jeni kryetari i parë shqiptar i Komunës së Bujanocit. Kjo u arrit pas zgjedhjeve të para demokratike. Na përshkruani ato momente të fushatës dhe pas përfundimit të zgjedhjeve? ARIFI: Pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës në mes të forcave policore ushtarake serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB) dhe pas Marrëveshjes se Konçulit më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, sidomos të KFOR-it dhe OSCEse u arritë marrëveshja që në Luginë të Presheves problemet të zgjidhen në mënyre paqësore. Në atë kohë, Serbia përveç obligimeve tjera për zgjidhjen e krizës në këtë rajon u detyrua që në parlamentin e atëhershëm serb të aprovojë ligjin e ri të administrimit lokal, ku zgjedhja e

12 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

ifi

r pA i g Na

fia

Nagip Arifi u lind më 09.09.1961 në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc, ndërsa mësimet e mesme i ndoqi në gjimnazin “Sezai Surroi” në drejtimin e përgjithshëm në Bujanoc. Në vitin 1984 diplomoi në Fakultetin Juridik - drejtimi i përgjithshëm në Universitetin e Prishtinës. Pas mbarimit të studimeve më15.01.1985 u punësua në Entin për Inkuadrim të Komunës së Bujanocit si bashkëpunëtor profesional për punësim. Në fillim të vitit 1988 e deri më 1990 ushtroi detyrën e sekretarit për punësim për Komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Në fillim të vitit 1990 për shkak të diferencimit ideopolitik nga ish-regjimi komunist u shkarkua nga ky post, por vazhdoi të ushtrojë detyrën e bashkëpunëtorit profesional deri në vitin 2002. Në vitin 2002 pas zgjedhjeve të para të drejtëpërdrejta nga ana e popullit, (më 29.08.2002) u zgjodh kryetar i parë shqiptar i Komunës së Bujanocit. Këtë detyrë e ushtroi deri në vitin 2006. Në zgjedhjet e drejtëpërdrejta të vitit 2006 u rizgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit. Këtë detyrë e ushtroi deri në zgjedhjet e parakohëshme që u mbajtën në Maj të vitit 2008 (për shkak të ndryshimit të ligjit zgjedhor për zgjedhjet lokale). Nga 13.06.2008 nga ana e Kuvendit Komunal të Bujanocit u zgjodh në detyrën e zëvendëskryetarit të Komunës së Bujanocit. Të pakënaqur me politikëbërjen në Komunën e Bujanocit gjatë kohës kur ai ishte zëvendëskryetar dhe si rezultat i ngulfatjes së të menduarit ndryshe, gjegjësisht si rezultat i filozofisë së veprimit politik të Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, një grup i antarëve të kryesisë së PVD-së në krye me Nagip Arifin vendosën që të nisin inicativën themelimin e Partisë Demokratike. Në një pjesmarrje masive të qytetarëve të kategorive të ndryshme me moton “Ne jemi të fjalës” më 2 korrik të vitit 2011 u themelua PD-ja, ndërsa në kuvendin e parë Nagip Arifi u zgjodh kryetar i PD-së. Në ndërkohë Nagip Arifi studimet posdiplomike i mbaroi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës më 15.06.2010. Në vitin 2012 Nagip Arifi drejtoi fushatën e Partisë Demokratike me moton “Ne jemi të fjalës” dhe fitoi zgjedhjet lokale të 6 Majit të vitit 2012 për Komunën e Bujanocit. Pas shpalljës së rezultateve zgjedhore Partia Demokratike arriti qe t'i ketë 12 këshilltarë nga 41 gjithsej dhe doli Partia e parë. Në Kuvendin Komunal të Komunës së Bujanociti mbajtur më 08.06.2012 me shumicën e votave në Kuvendin Komunal në Komunën e Bujanocit për herë të tretë ri-zgjedhet kryetar i Komunës, ku dhe sot ushtron këtë funksion. Përndryshe Nagip Arifi më 13.12.2012 ka mbrojtur edhe titullin dr. i Shkencave Juridike në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit.

Biogra

PAQJA


gjentisht zbatimin e reciprocitetit përkisnin përkatësisë nacionale serbe, e mos të flas për organizatat publike ku ishte themelues kuvendi komunal, ku atje ishte situata edhe më e rëndë, por i vendosur dhe me ndihmën e miqve ndërkombetarë e para së gjithash të SHBA-ve dalëngadalë ia dolëm.

kryetarëve të komunave duhej të ishte sipas sistemit të shumicës, kurse e këshilltarëve sipas sistemit proporcional. Në atë kohë u shpërbënë kuvendet komunale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegj dhe u caktuan që zgjedhjet të mbahen në korrik të vitit 2002. Ky ligj mundësoi që për herë të parë në Luginë zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Pas shpalljeve të zgjedhjeve atë kohë tri parti shqiptare që vepronin në Bujanoc, njerëzit me ndikim dhe intelektual të asaj kohe vendosen unanimisht që të jem kandidat nga radhët e shqipetarëve për kryetar komune. Ishte një garë e rëndë sepse e tërë aparatura shtetërore e atëhershme ishte angazhuar që të pengojë zgjedhjen e të parit të komunës shqiptar, por vullneti i madh i shqiptarëve për të zgjedhur kryetarin e komunës shqiptar e pikërisht mua ishte i pamposhtur dhe ia dolëm. Në shumë vendvotime komisioni i atëhershëm zgjedhor komual bëri përsëritjen e votimit vetëm e vetëm me qëllim për ta ulur vullnetin e popullit shqiptar për të mos dalur në zgjedhje, por shqiptarët ishin me vullnet të madh për të qeverisur veten e tyre.

PAQJA

Zyrtarisht funksionin e kryetarit të komunës e mora më 29 gusht të vitit 2002. Ishte me të vërtetë një ditë historike sepse për herë të parë një shqiptar u zgjodh kryetar komune i Bujanocit, edhe pse gjithmonë ishim me numër më të madh të popullatës.

PAQJA: Ndjeheni me fat që keni pasur nderin të hyni në histori? ARIFI: Është e vërtetë se kisha fat por edhe nderin të jem kryetar i parë shqiptar i komunës së Bujanocit, por ishte para së gjithash një vullnet dhe dëshirë e gjithë shqiptarëve.

PAQJA: A keni arritur ta hiqni disproporcionin e të punësuarve në komunë dhe si qëndron tani gjendja në krahasim me atë para ardhjes suaj kur kishte shumë më shumë të punësuar serbë? ARIFI: Të bësh një krahasim të tillë duke pasur parasysh vitet para 2002 dhe tash 2016 i bie se shqiptarët në Bujanoc me të vërtetë po qeverisin veten e tyre në organet lokale. Sot në administratën komunale mbi 60% e punëtorëve i përkasin përkatësisë nacionale shqiptare, kurse në disa organizata publike ku është themelues kuvendi komunal kjo përqindje është dukshëm më e madhe, por për fat të keq situata është ende e rëndë sa i përket inkuadrimit të shqiptarëve në organet shtetërore dhe organizatat publike ku është themelues Qeveria e R.Serbisë. PAQJA: Si është tani gjendja e përgjithshme e shqiptarëve në këtë rajon? ARIFI: Mund të them se në aspektin politik dhe të sigurisë është relativisht e qetë, por ende cënohen të drejtat e shqiptarëve si ato individuale po ashtu edhe kolektive.

PAQJA: Si ishte dita e parë e punës? ARIFI: Që nga dita e parë isha me një vullnet shumë të madh, por edhe me një përgjegjësi shumë të madhe ndaj popullatës shqiptare shumë të vuajtur nga regjimi i atëhershëm. Ditën e parë nuk do ta harroj kurrë në jetën time, isha i lumtur për shqiptaret, por i brengosur për vetën time se si do t’ia dalë i vetëm aty, duke marrë parasysh se atëkohë nga 115 punëtorë të administratës komunale vetëm 4 a 5 ishin shqiptarë; të gjithë të tjerët i Nr. 106 n MARS/PRILL'16 13


në pyetje interesi i përgjithshëm i shqiptarëve atëherë jemi një.

PAQJA: Sa jeni të kënaqur me rezultatet që keni arritur gjatë mandatit tuaj, a ka investime nga qeveria e Serbisë dhe jashtë vendit? ARIFI: Mund të them se duke u nisur nga situata ekonomike që ka kapluar rajonin në përgjithësi kemi rezultate, por prapëseprapë nuk jemi të kënaqur sepse mundësitë janë më të shumta, por vullneti i qeverisë së Serbisë nuk ekziston, por para së gjithash investimet e deritashme kryesisht janë të përcjellura nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare siç janë: USAID, UNDPT dhe PROGRESI EVROPIAN. Diskriminim të madh kemi çështjen e arsimit, kulturës, përdorimit të simboleve kombëtare, çështjen e përdorimit të dygjuhësisë në organet shtetërore, ikuadrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, zhvillimin ekonomik e social, të cilat janë në kompetencat e organeve shtetërore, mosnjohjen e diplomave nga universitetet e Kosovës etj. Rasti më i freskët është kur qeveria e R.Kosovës i jep donacion tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë dhe diskriminimi i politikës së Beogradit e bëri që tekstet të qëndrojnë rreth gjashtë muaj në terminalin doganor në Preshevë dhe prapë të kthehen nga atje ku kanë ardhur.

PAQJA: Kur kihet parasysh raporti i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë dhe i të drejtave që keni ju atje, pothuajse është e pakrahasueshme. Çka mendoni se duhet bërë që të drejtat që pretendojnë t’i kenë serbët në Kosovë, t’i keni edhe ju në Serbi? ARIFI: Kushtetuta dhe ligjet e R.Kosovës garantojnë dhe avancojnë shumë të drejtat e pakicave e sidomos ato të përkatësisë serbe, kurse te ne ende vazhdon diskriminimi. Qeveria e R.Kosovës mendoj se duhet urgjentisht të ndërrmarë një ofanzive politike dhe të kërkojë nga faktori ndërkombëtar që edhe shqiptarëve në Luginë t’u garantohen të drejtat sikurse ato të serbëve në Kosovë. Me një fjalë urgjentisht të zbatojë parimin e reciprocitetit.

kënaqur me mbështetjen e këtyre qendrave shqiptare? ARIFI: Po kemi kontakte edhe me Tiranën dhe me Prishtinën zyrtare, por për fat të keq shumë pak na kanë ndihmuar. Serbia ndan me miliona euro për serbët e Kosovës, kurse dy qeveritë tona përveç 100 mijë eurove për maternitetin në Preshevë, ndihmë tjetër nuk kanë dhënë.

PAQJA: Sindromi i përçarjes u ka përfshirë edhe juve, në një rajon me afro 90 mijë shqiptarë, gjashtë parti të regjistruara, e disa të tjera ende të paregjistruara; si mund të shpjegohet ky fenomen? ARIFI: Për fat të keq edhe te ne ka përçarje, por në shumë raste kur është

PAQJA: A keni ndërmend të kandidoheni sërish në zgjedhjet e ardhshme? ARIFI: Unë jam kryetar komune edhe kryetar i Partisë Demokratike. Para pak kohe kemi përmbyllur zgjedhjet brendapartiake dhe në mënyre unanime u rizgjodha kryetar i partisë edhe për një mandat katërvjeçar dhe mora pëlqimin që në zgjedhjet e prillit të këtij viti të jem bartes i listës së Partisë Demokratike. Kjo tregon se do të jem kandidat i mundshëm edhe për një mandat. PAQJA: Për fund, nëse keni diçka për të shtuar, e që nuk kemi arritur ta përfshijmë në pyetjet tona? ARIFI: Ju falëmnderit për intervistën! n

PAQJA: A keni kontakte me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dhe a jeni të 14 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

PAQJA


Donald Trumpi dhe zgjedhja e Islamofobisë Fjala markë Trump po bëhet sinonim me zgjerimin e racizmit dhe nxitjen e dhunës islamofobe Khaled A BEYDOUN

M

endoj se Islami na urren”, tha1 Donald Trump, 24 orë para debatit presidencial të Republikanëve në Majami dhe katër ditë pas humbjes së dy shteteve2 kyçe ndaj rivalit republikan, Ted Cruz. Deklarata e Trumpit nuk ishte as novelë retorike e as e emërtuar ndryshe prej vargut të fushatës ofenduese3 mbi Islamin. Pikërisht ideja se një fe mund të urrejë një popull është një deklaratë qesharake deri në absurd. Por, kjo deklaratë i ka rrënjët thellë në injorancë dhe urrejtje që gufoi propozimin e Trumpit për përjashtim të muslimanëve4, që e bëri atë të dashur për fanatikët dhe e rriti përqindjen e tij në sondazhe. Islamofobia - mosbesimi dhe frika ndaj Islamit dhe 1.7 miliardë pasuesve të tij – ishte më pak ideologji politike për Trumpin, por e ndërtuar me kujdes dhe e shpërndarë me takt si strategji e fushatës së tij5. Minutazhi i shpifjeve të tij të fundit, është në një udhëkryq, pasi Cruz po fiton delegatë dhe përpjekja e establishmentit republikan për të “hequr qafe Trumpin”6 shihet si një direktivë. “Mendoj se Islami na urren” është një thirrje për veprim në bazën e tij votuese, për të galvanizuar ata rreth një përçmimi për Islamin, i cili jo vetëm e rrit entuziazmin urryes në grumbullimet e tij, por nxit dhunën në blloqet amerikane dhe shtyn fanatikët për te kutitë e votimit. Trumpi pa asnjë dyshim është politikani i parë modern, i cili kapitalizon Islamofobinë. Ai ndjek si model një listë të zyrtarëve të zgjedhur, më me theks George W Bushin, dhe shpresuesit presidencial, të cilët e kanë përdorur atë si një platformë dhe strategji politike.

Trump

PAQJA

Një strategji e kalkuluar dhe e shkujdesur Islamofobia politike është e kufizuar si devijancë dhe lajthitje. Ofendimet banale të Trumpit, deklarata e Ben Carsonit se një “musliman nuk mund të jetë president”7, ose vargu gjithëpërfshirës i shpifjeve të shprehura nga shpresuesit presidencial, në përgjithësi konsiderohen se janë opinione të thëna në mënyrë të papërgatitur, që nuk e paraqesin shumicën dërmuese të amerikanëve. Kjo pikëpamje vë në pah koordinimin dhe planifikimin e deklaratave islamofobe, mediumet në të cilët ata janë prezentë, dhe ndikimin e menjëhershëm në segmentet në rritje të elektoratit që abonohen për të parë/ndjekur se “Islami na urren”. Trumpi nuk i ka bërë shpifjet e tij të fundit për Islamin privatisht. Ai e tha këtë gjatë prajmtajmit8 të programit televiziv9, tek Anderson Cooperi i CNNit, me miliona shikues dhe votues që ishin ngjitur për ekrani. Dhe menjëherë kjo deklaratë u bë lajmi kryesor dhe që filloi debatin republikan. Dhe pashmangshëm, i mbuloi valët e lajmeve të mediave kombëtare dhe e bëri Trumpin lajmin kryesor si një fushatë presidenciale që marshoi në Florida dhe Ohajo - qendra,10 shumë të rëndësishme votimi që me gjasë do të përcaktojnë të nominuarin e ardhshëm republikan. I vënë mes një kryesimi të ngushtë

dhe rritjes së kundërshtimit republikan, Trump bëri atë që realizon më së miri: goditi Islamin. Një taktikë e besuar që e bën kampanjën e tij lajmin kryesor dhe mobilizoi bazën e tij laramane të mbështetësve për të votuar në turmë. Përderisa 60% e votuesve republikanë mbështesin11 ndalimin e muslimanëve që thotë Trump, ky numër supozohet se është më i lartë te përkrahësit e Trumpit. 75% e votuesve të Karolinës së Jugut, ku Trumpi fitoi me shkathtësi, mbështesin ndalimin12. Mbështetja për ndalim ka qenë madje më e lartë në Alabama dhe Arkansas13 me 78%, ku Trumpi fitoi me afërisht 22% dhe tre përqind, respektivisht. Prandaj, “Unë mendoj se Islami na urren” e Trumpit duhet të shihet si “Ndalimi i muslimanëve 2.0”: një thirrje strategjike në kohën e duhur për t’u fortifikuar kundër Islamit, dhe deklaratë e mençur si thirrje për të votuar legjionet e tij besnike të islamofobëve në mënyrë që të manifestojnë urrejtjen e tyre për fenë dhe pasuesit e saj në vota te kutitë e votimit. Dhe t’i delegosh atij Ohajon dhe Florida-an, të cilat me siguri do t’ia garantonin Trumpit nominimin e republikanëve - dhe një shteg të ngushtë për në Shtëpinë e Bardhë.

Mbledhja e urrejtjes Kontributi më i madh i fushatës së Trumpit është mënyra se si ka zbuluar Nr. 106 n MARS/PRILL'16 15


racizmin dhe fanatizmin amerikan e të varrosjes me kohë të mitit “Amerika pas-raciste”14. Nëse zgjedhja e Barak Obamës, një burrë i zi, sinjalizoi tatëpjetën e racizmit amerikan deri në një masë, atëherë ngritja e shpejtë politike e Trumpit dhe rezonanca e mesazhit të tij urryes simbolizon se racizmi në SHBA është i gjallë, i fortë dhe duke u rritur. Trumpi pa asnjë dyshim është politikani i parë modern, i cili kapitalizon Islamofobinë. Ai ndjek si model një listë të zyrtarëve të zgjedhur, më me theks George W Bushin, dhe shpresuesit presidencial, të cilët e kanë përdorur atë si një platformë dhe strategji politike. Por Trumpi e ka perfeksionuar këtë. Për fushatën e tij, Islamofobia është zanat/mjeshtëri politike – çdo citim/ deklarim me kujdes mblidhet dhe në mënyrë strategjike shpërndahet – i dizajnuar për të inspiruar vjelljet e pacipa të urrejtjes të përkrahësve të tij, dhe duke i dhënë guxim15 urrejtjes racore që ka dalë në pah në mitingjet e tij të vrullshme. Dhuna që arriti kulmin të premten në Çikago, ku shpërthyen përleshjet mes mbështetësve të Trumpit dhe protestuesve anti-Trump, çoi deri te shtyrja16 e mitingut të tij në Universiteitn e Illinoit në Çikago. Një koalicion i studentëve të zi, musliman dhe latin - demografitë më të sulmuara nga Trumpi - u bashkuan17 për ta ndalur mitingun. Për një natë në Çikago, ishte Trumpi i cili u nxor prej vetë mitingjeve të tij. Trumpi - njeri, jo si politikan - mund të mos jetë një racist. Por kjo nuk ka rëndësi. Ai është bërë mishërimi i padiskutueshëm i racizmit modern në SHBA. Mitingjet e tij ofrojnë një fotografi çasti të kaosit18 racist dhe “dëbimeve”19 mi16 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

noritare që mbështetësit e tij të shfrenuar rekalmojnë; deklarimet/sloganet e pafiltruara të tij, demaskojnë se çfarë fantazojnë besnikët e tij dhe atë se çfarë do të dëshironin të thonin20, dhe retorika e tij për përplasjen e civilizimeve është një kryqëzatë21 tipike fetare që votuesit e tij mendojnë se SHBA po hapëron përpara. Për demagogët, çfarë ata aktualisht besojnë është shumë më pak e rëndësishme se sa ajo në çfarë i drejtojnë të tjerët të besojnë. Trumpi investoi tërësisht në politikën e urrejtjes, duke ndërtuar brendinë e tij presidenciale mbi të dhe rreth tij. Në SHBA sot, fjala markë Trump po bëhet pak e më pak e ndërlidhur me rrokaqiejtë dhe zhvillimet luksoze, dhe është sinonim me zgjerimin e racizmit dhe nxitjen e dhunës islamofobe. SHBAja që ai premton, e ndarë përgjatë vijave të fesë dhe racës, ishte në ekran të plotë në Çikago në mbrëmjen e së premtes. n Autori është profesor asistent në drejtësi në Barry University. Është banor vendës i Detoritit. 1  http://www.cnn.com/2016/03/09/politics/ donald-trump-islam-hates-us/

2  http://www.aljazeera.com/news/2016/03/ ted-cruz-dents-donald-trump-momentumwins-160306030404417.html 3  http://bridge.georgetown.edu/islamophobia-and-the-2016-elections/ 4  http://www.aljazeera.com/news/2015/12/ donald-trump-calls-halt-muslims-entering-151207220200817.html 5  http://papers.ssrn.com/sol3/papers. cfm?abstract_id=2742857 6  http://www.theatlantic.com/politics/archive/2016/03/the-gops-best-bet-againsttrump/471996/ 7  http://www.bbc.com/news/magazine-34385051 8  (V.J.) Prime time = koha e cila zakonisht transmetohet diçka në radio ose TV që pritet të ketë audiencë shumë të madhe zakonisht në orët e mbrëmjes, 20 deri në 23... 9  https://www.youtube.com/watch?v=CZj0tfZY6o 10  https://www.washingtonpost.com/news/ the-fix/wp/2016/03/07/why-florida-andohio-are-the-only-states-that-matter-in-therepublican-presidential-race-in-3-charts/ 11  http://www.politico.com/story/2015/12/ poll-muslim-ban-support-216748 12  http://www.usatoday.com/story/news/ politics/onpolitics/2016/02/21/exit-pollthree-quarters-sc-gop-voters-supporttrumps-muslim-ban/80693494/ 13  http://www.ibtimes.com/super-tuesdayexit-polls-donald-trump-muslim-ban-popular-southern-voters-2328508 14  http://www.theatlantic.com/magazine/ archive/2015/07/post-racial-society-distantdream/395255/ 15  http://www.rawstory.com/2016/03/ trump-gives-supporters-permission-to-beviolent-with-protesters-if-you-hurt-them-illdefend-you-in-court/ 16  http://www.aljazeera.com/news/2016/03/ election-chaos-trump-cancels-chicago-rally-160312032818229.html 17  http://www.latimes.com/nation/la-natrump-protesters-20160312-story.html 18  http://www.nytimes.com/politics/firstdraft/2016/03/10/donald-trump-rally-protester/?_r=0 19  http://www.nbcnews.com/news/asianamerica/sikh-american-protester-removedtrump-rally-n503971 20  http://www.nytimes.com/2016/03/11/ opinion/campaign-stops/what-are-trumpfans-really-afraid-to-say.html?_r=1 21  http://www.theguardian.com/world/2015/ dec/08/trumps-hateful-rhetoric-feeds-intoage-old-west-v-islam-narrative

PAQJA


Arti politik Islam

Besimtari ose besimtarja (musliman/e), nëse është i/e arsimuar dhe janë të edukuar sipas parimeve islame, ata mund të konsiderohet intelektualë të pavarur, të cilët mëtojnë drejt një akademiku ‘jo-politik’, jo-partizanë, jo-sektarë me vizionin e mendimit epistemologjik, dhe reformatorë të palodhshëm të arsimit, për një progres shoqëror të balancuar, të moderuar dhe të qëndrueshëm Muhamed J. KAJOLLI lame, ata mund të konsiderohet intele- detyrë e tyre është të sillen me maturi

P

ërpara se të filloj të shkruaj mbi artin politik islam dua të them se, fjalën e kam për Islamin e pastër, i cili nuk jetoi më shumë se 40 vjet (622661). Për të qenë korrekt me historinë herë pas here ky shkëlqim islam shfaqej për pak vite nëpër shekuj. Ndërsa kjo ndodhte vetëm atëherë kur rrezikohej për zhdukje serioze ADN-ja e muslimanëve. Falë kësaj shfaqje të herëpashershme, e cila duhet të konsiderohet NDIHMË E KRIJUESIT të botëve, ne, sot e kemi Kuranin të pandryshuar dhe për këtë jo vetëm muslimanët por i tërë njerëzimi duhet t’i jetë falënderues Krijuesit të botëve. Pra, në këtë temë nuk e kam fjalën për muslimanët e sotëm anekënd botës islame (përveç tri shteteve), pastaj, as për ish-dinastitë e “shteteve islame” të kalifëve, e as të khanëve, ose sulltanëve të cilët kanë qenë shkaktarë të dhembjeve të mëdha për besimtarët përgjatë historisë. Besimtari ose besimtarja (musliman/e), nëse është i/e arsimuar dhe janë të edukuar sipas parimeve is-

PAQJA

ktualë të pavarur, të cilët mëtojnë drejt një akademiku ‘jo-politik’, jo-partizanë, jo-sektarë me vizionin e mendimit epistemologjik dhe reformatorë të palodhshëm të arsimit për një progres shoqëror të balancuar, të moderuar dhe të qëndrueshëm. Allahu i Lartëmadhëruar, besimtarët i do të jenë të përkushtuar ndaj fesë së tyre dhe që gjithë të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë të keqen: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen...” (Kuran: 9/ et-Teube, 71) Secili musliman i cili i njeh parimet islame e ka të qartë se është bartës i mesazhit të Allahut të Lartëmadhëruar dhe atë duhet ta përcjellë ashtu sikurse na mësoi Pejgamberi i Allahut s.a.s. “Ne të dërguam ty (Muhammed) për mbarë njerëzimin, si predikues i lajmit të mirë dhe paralajmërues, mirëpo shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Kuran: 34/ Sebe’, 28) Muslimanët e kanë të qartë se qenia njerëzore është e privilegjuar krahasuar me krijesat tjera në univers, prandaj

për ruajtjen e llojit të vet, qofshin ata besimtarë ose jo, muslimanë ose jo muslimnaë, përderisa Allahu xh.sh. i ka lënë të lirë të zgjedhin për mënyrën e jetës së tyre nuk mund të ndërhyjmë në ndryshimin e vullnetit të Krijuesit të universit. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ne i kemi nderuar pasardhësit e Ademit duke ju mundësuar të udhëtojnë hipur në tokë dhe në det. I furnizuam me begati të mira dhe i nderuam duke ju dhënë përparësi përpara shumë krijesave të tjera.(Kuran: 17/ el Isra, 70) Që këtu, dijetarët islam kanë themeluar institute e institucione të ndryshme për mbarëvajtjen e programeve sipas këtyre parimeve, njëri i të cilit është edhe Instituti i sjelljes së mirë. Ky institut këshillon besimtarët se si të sillen me besimtarët brenda llojit të tij (të qenit musliman), pastaj me shtetasit muslimanë dhimmeh (jo muslimanët që jetojnë brenda këtij shteti), si dhe mënyrën se si duhet të sillen me dhimmi-të nëse sulmohen nga armiqtë e jashtëm. Përpara se të sjellim shembuj nga secili lloj, dhitmi-të duhet ta kenë të Nr. 106 n MARS/PRILL'16 17


qartë se muslimanët për bazë kanë ajetin Kuranor dhe praktikën e Muhammedit s.a.s.: “O ju që besoni, përqafoni tërësinë e Paqes, dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai për ju është armik i hapur. Kuran: 2/ el Bekare, 208. Pastaj, nëse midis muslimanëve dhe jo muslimanëve të jashtëm ka ndonjë mosmarrëveshje ose janë në konflikt të hapur, muslimanët janë të detyruar të respektojnë thënien tjetër të Allahut të Lartëmadhëruar i Cili nëpërmjet Kuranit ju thotë: “ Nëse anojnë kah paqja, anoni edhe ju. Mbështetuni në Allahun, sepse Ai Dëgjon, dhe është i Gjithëdijshëm”. (Kuran: 8/ el enfal, 61) Bazuar në këto ajete të sipërtheksuar, Muhamedi s.a.s.i këshilloi besimtarët të mos luten të takohen me kundërshtarët ose armiqtë e fesë në zona konflikti, sepse kjo vepër është e urryer për ne, mirëpo nëse veç duhet të takoheni me ta, atëherë nuk duhet të iket nga lufta, por duhet të përballen me të: Mos e shpresoni takimin me armikun, nëse takoheni me të, atëherë formoni istikamet”. Këto ishin disa nga këshillat dhe parimet bazë të një besimtari musliman, i cili ka arsimin dhe edukimin sipas parimeve islame. Atëherë le të shohim se cilat janë institucionet, të cilat e formojnë artin politik të Islamit, me të cilat mburret shoqëria muslimane dhe sjelljet e një muslimani karshi të tjerëve. Islami përpara çdo sendi të dhunshëm mbështet negociatat paqësore, dhe për këtë siguri, menjëherë themeluan institucionet e mëposhtme: a. Kalifët (‘Presidentët’ e drejtë (632-661), të cilët u dëshmuan se ishin garantues të paqes dhe mirëqenies njerëzore. Mund të thuhet se ky ishte çelësi i suksesit të përhapjes së Islamit

18 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

dhe rënies së dy perandorive supreme të botës. Pra, artin politik islam e bën të rëndësishëm ky institucion për vetë faktin se përhapi drejtësinë në planet, tregoi se mbreti nuk ka asgjë hyjnore, ai nuk trashëgohet dhe se të drejtë kandidimi kanë të gjithë shtetasit e aftë dhe meritor në shoqërinë muslimane. Kalifi ngarkohej me detyrime për themelimin e institucioneve të tjera qeverisëse. Emëronte vezirët ministrat1dhe hapte derën e votimeve për Shura-n... b. Institucioni i shura-s, ‘Parlamenti’ i pavarur, zgjedhej nga teknokratë të dëshmuar si aktivë, të drejtë dhe të ditur. Ata nuk zgjedheshin sikurse që zgjedhen sot parlamentarët tanë brenda në një liste të mbyllur nga partia. c. Gjyqësorin, gjykatës të dëshmuar për drejtësinë e tyre, të cilët historia tregon për shumë raste kur dhimmi-të merrnin hakun e tyre karshi gabimeve të figurave të larta brenda institucioneve ose jashtë tyre. Gjenerata e parë e Muhamedit s.a.s. ishte ajo që nxori gjykatësit e parë të pavarur në mbarë historinë e civilizimit nuhian. Gjykatat u themeluan së bashku me institucionin e kalifit të parë, Ebu Bekër r.a.. Gjykatat përgjatë historisë së katër kalifëve të drejtë kanë dëshmuar për vendime të pavarura dhe pa presione nga pushteti. Më vonë, gjykatat kanë qenë gjithashtu të pavarura, por herë pas herë historia tregoi shkelje të vendimeve sidomos atëherë kur bëhej fjalë për zgjedhjen e kalifëve mbretër. Gjykatat ishin të paafta të ndryshonin këtë gjendje të krijuar... d. Organizata joqeveritare, u themeluan vakëfet, të cilët në fokus nuk kishin vetëm muslimanët, por njeriun pa marrë parasysh nacionalitetin, racën ose besimin. I dilnin në ndihmë secilit që

kishte nevojë, qoftë në ushqim veshmbathje ose mbrojtës së hakut përpara institucioneve të sipërtheksuar. Kalifati Islam themeloi organizatat e para të pavarura për mbarëvajtjen e shoqërisë së shtetit sipas parimeve islame. Fillimisht startuan organizatat humanitare, më vonë edhe ato të lirisë së shprehur dhe të drejta fetare të jomyslimanëve.... Përpara se t’i shkoqisim këto institucione, le t’i hedhin një vështrim të shkurtër sjelljeve ose disa parime bazë të muslimanëve karshi muslimanëve dhe jo muslimanëve.

1. Sjellja e muslimanit me muslimanin-brenda llojit të vet Bazuar në ajetin e sipërtheksuar të sures el Isra’ 70 dhe ajetin tjetër në të

PAQJA


cilën Allahu i Lartëmadhëruar na tregon se njerëzimi ka një prejardhje, pra, të gjithë janë krijuar prej një mashkulli dhe një femre (el Huxhurat: 13), dhe se muslimanët jo vetëm brenda llojit të tyre të të qenurit musliman konsiderohen një vëllazëri, por mbarë njerëzimi në sytë e muslimanëve shihen si të tillë, pra janë një vëllazëri. Prandaj marrëdhënia e tyre me të gjithë në qenësinë e tyre njerëzore është e barabartë. Në shoqërinë muslimane nuk ka vend shprehja tolerancë, sepse kjo shprehje del nga ndasitë ose dallimet e krijuara nga shoqëritë jo islame. Fjala tolerancë vjen si rezultat i marrëdhënieve të ndara brenda një rregulli shtetëror që në esencë janë intolerantë, mirëpo, për shkak të rrethanave, të cilat ndryshojnë për shkak të politikave ndërkombëtare, ato kërkojnë tolerancë, mirëpo thellë në zemrat e tyre kanë intolerancën dhe dëshirën për t’i çrrënjosur të tjerët. Shembulli më i mirë për njerëzimin është intoleranca perëndimore, e cila shkaktoi dy luftëra të mëdha botërore dhe tani po rrezikon të fillojë edhe luftën e tretë botërore. Në këtë temë nuk do të merremi më shumë me marrëdhëniet e muslimanit ndaj musliamnit sepse muslimanët janë të vetëdijshëm (të paktën shumica dërmuese e tyre) për kënaqësinë që u japin ajetet Kuranore dhe praktika e Muhamedit s.a.s.

2. Sjellja e muslimanit me dhimmi-të Bazuar në kuptimin e kësaj fjale të gjuhës arabe, dhimmeh (midis shtetasve jo muslimanë dhe qeverisë së kalifëve bëhet një marrëveshje në të cilën janë të mbrojtur nga çdo sjellje e pahijshme që mund t’ju shkaktohet nga mazhoranca muslimane dhe në të njëjtën kohë jo muslimanët janë të garantuar nga qeveria se nuk do të janë të neglizhuar ose të harruar në rast të luftës së shkaktuar nga armiqtë e jashtëm të shtetit Islam. Cilat janë të drejtat e dhimmeh? 2.1. Ka të drejtën të qëndrojë në fenë dhe besimin e tij. Pra, dhimmeh nuk detyrohet të pranojë islamin, ai është i lirë të besojë sipas mënyrës së tij sepse është këshillë e Allahut të Lartëmadhëruar: “Sikur të donte Zoti yt, të gjithë njerëzit në tokë do të besonin. Mos vallë, ti po mendon t’i detyrosh ata të bëhen besimtarë!? Kuran, 10/ Junus: 99

PAQJA

2.2. Pastaj: “ Nuk ka detyrim në fe,...” Kuran, 2/ el Bekare 256, mirëpo kjo nuk do të thotë se atyre nuk duhet as t’ua bëjmë thirrjen në islam, sepse është kërkesë për çdo muslimanë të thërret në fenë e Allahut të Lartëmadhëruar: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi, këshilla të bukura dhe debato me ta në mënyrën më të mirë të mundshme...” (Kuran, 16/ en Nahl: 125), 2.3. Gjaku dhe jeta e tyre i mbrohet me ligj. I Dërguari Allahut s.a.s. ka thënë: “Kush e vret një dhimmeh, kurrë nuk do ta nuhasë erën e xhenetit, edhe pse era e tij mund të diktohet nga një largësi dyzetvjeçare”.(Buhariu, Ahmedi, Nesaiu, Ibn Maxhe). 2.4. Ka të drejtën e ngritjes së padisë ndaj muslimanit ose kushdo qoftë prej shtetasve të shtetit Islam nëse i bëhet padrejtësi. Pejgamberi s.a.s. ka thënë: “Kush i bën zullum një jo muslimani (muahadit ose dhimmes), ose i shkel të drejtat e tij ose e ngarkon me atë që nuk mund ta bartë ose i merr diçka pa pëlqimin e tij, unë do të jem kundërshtar i tij në Ditën e Ringjalljes”. (Ebu Davud dhe Bejhakiu). Jo vetëm për zullumin që u bëhet dhimmi-ve ata merren nën mbrojtjen e Pejgamberit s.a.s., por edhe nëse ata vetëm ofendohen prej tyre. I Dërguari Allahut thtë: “Kush e ofendon një dhitmi, unë do të jem kundërshtari i tij dhe nëse unë jam kundërshtar i tij, unë do të fitoj në Ditën e Ringjalljes”. (el Hatib)

2.5. Ata e kanë të garantuar edhe pasurinë e tyre. Muhamedi s.a.s. kishte nënshkruar marrëveshjen me banorët e Nexhranit, të cilët ishin të krishterë: “Nexhrani dhe rrethinat e tij e gëzojnë mbrojtjen e Allahut dhe të Muhamedit, Pejgamberit dhe të Dërguarit të Allahut. Pasuria, feja, vendet e adhurimit dhe çdo gjë që ata posedojnë të madhe dhe të vogël janë të mbrojtura”. (El harxh) Më vonë edhe pas vdekjes së Muhamedit s.a.s. shohim se shteti Islam duke qenë se ishte shtet ligjor doli si garantues i tyre edhe më tutje. Alia r.a. për dhimmi-të thoshte: “Përderisa ata e paguajnë xhizjen, pasuria e tyre është sikur e jona dhe gjaku tyre sikurse gjaku ynë”.( El Mugni ) 2.6. Nuk ka dallim midis muslimanit dhe dhimmeh në Islam, sepse sheriati Islam nuk bën përjashtime midis tyre: “Nëse dikush vjedh pasurinë e dhitmi-ut, atij i pritet dora dhe i kthehet pasuria e vjedhur. Nëse dikush i merr borxh duhet t’ia kthejë atë, nëse ka mundësi t’ia kthejë e nuk e bën, atëherë ai burgoset”. E shumë e shumë të drejta të tjera, të cilat nuk mund t’i paraqesim në këtë temë...

3. Sjellja e muslimanëve kur sulmohen nga jashtë, ose detyrohet t’i sulmojë të tjerët

Sjelljet e muslimanëve varet shumë nga rrethanat dhe atmosfera, e cila

Nr. 106 n MARS/PRILL'16 19


mbretëron në një vend të botës. Ata duhet t’iu përgjigjen rrethanave të krijuara mbështetur gjithmonë në burimet islame, mirëpo në asnjë mënyrë nuk duhet të kapërcejnë standardet islame si dhe detyrimet e tyre ndaj të tjerëve. Duhet të jenë të vëmendshëm të mos i shkelin parimet e tyre burimore, nëse i shkelin të tjerët ato standarde, muslimanëve nuk ju lejohet t’i shkelin standardet se do të numërohen prej mëkatarëve: Të mos fillojë lufta përpara se të shterohen dy standardet burimore të Islamit: 3.1. Thirrja: të mos sulmohet askush përpara se të jetë i sulmuar. Nëse kjo veç ndodhë dhe duket se lufta është e paevitueshme, atëherë muslimanët përpara se t’i sulmojnë e kanë për detyrë edhe një herë t’i thërrasin në fenë islame. Thirrja nuk duhet t’i frikësojë të tjerët se po bëhet në kushte të papërshtatshme dhe nën kërcënimin e forcës. Kjo u argumentua për sa më sipër u tha rreth të drejtave të jo muslimanëve në shoqërinë muslimane. Imam ibën Hazmi ka thënë: “Kush është

nën mbrojtjen tonë (shtetasit dhimmeh) dhe armiku e kërkon atë, ne duhet t’i luftomë ata, qoftë edhe nëse është nevoja të vdesim për ta, sepse ata janë nën mbrojtjen e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij. Dorëzimi i shtetasve dhimmeh pa bërë luftë në mbrojtje të tyre është shkelje e kontratës me shtetasit dhimmeh”.( El Furuk ) 3.2. Marrëveshja: Përpara se të fillohet me luftë, kërkohet marrëveshja. Pra, këtu kemi të bëjmë me artin e negocimit. Allahu i Lartëmadhëruar i urdhëron muslimanët që të tjerëve, përpara luftës t’ua tregojnë pikat e negocimit: “Thuaj, “Ejani t’ju tregoj se çka Zoti juaj ka ndaluar për ju, të mos i bëni Atij ortak, t’i nderoni prindërit tuaj, të mos i vritni fëmijët tuaj nga frika prej varfërisë, sepse Ne, ju furnizojmë për ju dhe për ta. Të mos kryeni mëkate të tepërta, as të dukshme e as të fshehta. Të mos vritni jetën e askujt që Allahu e ka ndaluar përveçse me drejtësi, këto janë urdhrat e Tij për ju, që të mund

të kuptoni. Ajeti në vazhdim thotë: “Të mos i prekni paratë e jetimëve përveç në mënyrën më të drejtë, derisa të arrijnë pjekurinë. Të jepni sasi të plotë në masë të plotë gjatë shitblerjes, me barazi. Nuk e ngarkojnë asnjë shpirt përtej mundësive të tij. Të jeni krejtësisht të drejtë kur dëshmoni. Këto janë urdhrat e Tij për ju, që të jeni të vëmendshëm. Kjo është rruga Ime e drejtë. Ta ndiqni atë dhe të mos ndiqni ndonjë rrugë tjetër, se mos ju shmangin nga rruga e Tij. Këto janë urdhrat e Tij për ju, që të mund të shpëtoni” Kuran: 6/el En a’m: 151-3. 3.3. Lufta. Dhe krejt në fund, pasi t’u jenë shteruar të gjitha shanset e marrëveshjes që të mund ta evitojnë luftën, atëherë muslimanët sulmojnë, mirëpo edhe në betejë muslimanëve ju kërkohet të mos e teprojnë e as të mos janë të pavëmendshëm. Pejgamberi s.a.s.u përkujtoi muslimanëve se ai është: “...Pejgamber i mëshirës dhe pejgamber i fushëbetejave” dhe tjetri: “Jini të butë me njerëzit dhe bashkohuni me ta, mos i urreni derisa nuk i ftoni të gjithë banorët e fshatrave ose qyteteve si dhe nomadët. T’i sillni si muslimanë për mua është më e dëshirueshme, se sa t’i sillni fëmijët dhe gratë e tyre pasi t’ua keni vrarë burrat e tyre”. Së fundmi mund të themi se madhështia e artit të negocimit dhe artit politik islam burimin e ka te shprehjet artistikisht të theksuar në Kuran. Këto thënie me përmbajtje të larta artistike dhe shumë domethënëse u bënë shkak i mbylljes së shumë konflikteve pa përdorur dhunën fizike midis individëve dhe luftës midis shoqërive ose shteteve. n 1  Vezir, fjalë ar.: i ngarkuar me detyrë. Ministër, fjalë lat.: shërbëtori i Papës. Ai që e mban librin kur Papa mban meshën.

20 MARS/PRILL'16 n Nr. 106

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.