Revista Paqja, nr. 102, 19 nëntor - 19 dhjetor 2015

Page 1

RE V IS T Ë P Ë R AK TUAL I TET, KULTURË , A RSI M, ETIK Ë Viti X. Nr. 102. 19 nëntor - 19 dhjetor 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“

Editorial

unesKOsova

A është fillimi i një Lufte të Re Botërore

Intervistë me kryetarin e shoqatës "Vllaznia", mr. Milazim Mustafa

JEMI VËNË NË SHËRBIM TË REFUGJATËVE NGA SIRIA Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 1


përmbajtja

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,

KULTURË,ARSIM, ETIKË

6

Lulzim AHMETI Keq e më keq për biznes

17

Arkitekti më i madh i të gjitha kohërave

Viti X / Nr. 102 19 nëntor - 19 dhjetor 2015 Botues O.J.Q. "Zëri Ynë" Drejtor Muhamed Jusufi - KAJOLLI kajolli5@hotmail.com Redaktor përgjegjës Avni AVDIU avni.avdiu@gmail.com Redaktor teknik/Grafika Osman D. GASHI osmangashi@msn.com e-mail: revistapaqja@gmail.com revistapaqja@hotmail.com /revistapaqja

10

Doc. dr. Muhamed JUSUFI A është fillimi i një Lufte të Re Botërore

12

Loja e Perëndimit me Sisin dhe ISISIN

@revistapaqja http://www.zeriyne.com

2 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102


unesKOsova Editorial

Avni AVDIU

S

hyqyr që ra kjo mort e u pamë”, kaherë thoshin haxhuzet. Kështu gjithnjë reagojnë edhe islamofobët. Mezi presin të ndodh diçka për të sulmuar Islamin dhe muslimanët. Sapo ngjan ndonjë ndodhi, që u krijon alibi, fërkojnë duart dhe mërmërisin andejkëndej: “Na doli edhe një temë!”. Pastaj gjithandej vërshojnë me komente, nga burojnë mendime e sharje të gjithfarëllojshme; nga më të ultat e mundshme. S’mbetet më hapësirë për debat, për sqarime dhe arsyetime të logjikshme. Vendin e zënë idiotësia, rrugaçëria ekstreme dhe shfryrja enorme e halabakëve të të gjitha ngjyrave. Votimi i Palestinës (dhe i ca shteteve tjera me popullsi shumicë muslimane) kundër pranimit të Kosovës në Unesko [United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara)], ishte pretekst i mobilizimit të armatës së injorantëve. Ata shpejt kaluan në sulm, duke gjuajtur arsenalin më të poshtër të sharjeve. Ofendimet e pista drejtoheshin kundër Zotit, Muhamedit alejhiselam, Kuranit, Qabes dhe në përgjithësi kundër Islamit. Kërkohej shfarosja masive e muslimanëve dhe bombardimi i Mekës e Medinës. Për shkak të pakënaqësisë prej një vendimi politik, derdhej urrejtja shfrenuese ndaj fesë dhe për shkak të regjimeve antipopullore, urrehej vetë populli. Duke filluar që nga deputetët e gjer te njerëzit e rëndomtë, pa kurrfarë krenarie kombëtare, shumica u vu në rolin e qyqarllëkut, qanin e vajtonin për gjithçka, akuzonin, shanin e mallkonin të tjerët për fajin tonë. Përnjëherë u harrua Serbia, e Rusia dhe si në kor njëzëshëm u gjutjatën kundër të gjitha shteteve arabe, madje edhe duke krijuar konfuzion të qëllimshëm mediatik. Mediet informuan se të gjitha vendet arabe kishin votuar kundër Kosovës, pastaj ato kërkuan falje dhe u vetëdemantuan, por efekti veçmë ishte arrirë. U përpoqën ta nxjerrin me çdo kusht edhe Sudanin Jugor si vend muslimanësh, edhe pse ai

PAQJA

ishte ndarë më 9 korrit 2011 nga pjesa veriore muslimane. Askush nuk e drejtoi gishtin te fajtorët kryesorë: Serbia dhe diplomacia kosovare e shqiptare. Serbia vazhdimisht shkel premtimet dhe nënshkrimet e saj, edhe pse në Bruksel zotohet se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. E bën këtë për nevojat e saj, sa për të siguruar dritën e gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Diplomacia e lodhtë kosovare lëre që s’ka lobuar mjaftueshëm tek arabët, por nuk arriti të sigurojë as votën e shumë vendeve që tashmë e kishin njohur pavarësinë e Kosovës [92 prej 110 shteteve sa na kanë njohur]. Po të kishin votuar pro vendet mike si Japonia, Koreja e Jugut, Polonia, Kolumbia dhe Portugalia sot ishim në Unesko. Askush nuk pyeste pse humbëm mbështetjen e këtyre vendeve që pranuan pavarësinë e Kosovës. Këto dhe shumë vende aleate të SHBA nuk na pranuan. A nuk paska pasur aq ndikim Uashingtoni të bëjë presion mbi to?! Madje Japonia prej se ka përfunduar lufta, ka dhënë shuma të mëdha parash për Kosovën. Askush nuk pyeste, çka u zemërua ajo në ne dhe përse na ktheu shpinën? Ka një vit që i është lënë ambasada bosh, kurse ambasadori është larguar prej atje pa respektuar procedurat protokolare. Kosova në Japoni ka dërguar zyrtar (drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Ramadan Sejdiun), që në vend se të negociojë për

investime, abuzoi me detyrën, duke ngacmuar seksualisht gratë zyrtare japoneze. U mbajt në burg atje (10 gusht 2015 – 4 shtator 2015), kurse Ministria e Jashtme nuk e pa të arsyeshme as të bëjë një kërkim-faljeje deri te shteti japonez. Shumë dëshmi tregojnë se qeveria e tandemit Isa Mustafa & Hashim Thaçi, jo vetëm që e ka humbur kredibilitetin te qytetarët e vendit me mbi 80% (këtë e tregoi hulumtimi i fundit i bërë nga dy trupa ndërkombëtare në Kosovë), por e ka humbur kredibilitetin edhe te miqtë e saj, të cilët jo vetëm që nuk abstenuan, por votuan edhe kundër. Fajtor pra jemi ne dhe jo shtetet që abstenuan, ose ato që votuan kundër. Kur flitet për shtetet dhe raportin e tyre ndaj nesh, duhen analiza të thella politike dhe gjeostrategjike, duke pasur parasysh edhe aleancat e ndryshme të fuqive rajonale, kontinentale dhe globale. Palestina votoi kundër sepse pushteti i Fatahut - i Mahmud Abasit, është i lidhur direkt me Rusinë. Vota e Palestinës ishte më tepër hakmarrje ndaj SHBAve, të cilat dikur kishin kundërshtuar pranimin e këtij vendi në Unesko dhe kur nuk arritën ta pengojnë ndërpreu kontributin financiar të anëtarësisë, gjë që e privoi nga e drejta e votës. Po ashtu Shqipëria ka abstenuar dy herë kur Palestina përpiqej të hynte në Unesko dhe në OKB. Pa marrë parasysh këto, po të ishte në pushtet Hamasi, pa kurrfarë dyshimi vota do të shkonte pro Kosovës, mu ashtu sikurse kur në Egjipt ishin në pushtet Vëllezërit Muslimanë.

Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 3


Muhamed Morsi e pranoi pavarësinë e Kosovës, kurse regjimi puçist e gjakatar i diktatorit AbdelFetah Sisit votoi kundër. Palestina si popull e dëshmoi veten për Kosovën në luftën e 1999, kur vetëm në Gazën e shkatërruar e të mjeruar brenda një dite nëpër xhamia u grumbulluam afro 300.000 dollarë për refugjatët shqiptarë. S’di bre, nuk e kemi pasur traditë kaq shpejt ta harrojmë të mirën, po s’di çka na gjeti. Iraku ka votuar kundër se në pushtet është regjimi shia proiranian, i lidhur me Rusinë. Gjithashtu Iraku ka një armiqësi ndaj Amerikës, ngase siç është pranuar tashmë botërisht, intervenimi amerikan kundër këtij shteti u bë duke u bazuar mbi ‘prova’ të rrjeshme. Është dëshmuar historikisht se regjimet diktatoriale votojnë gjithnjë kundër dëshirës së popullit të tyre, prandaj është e pakuptimtë të kritikohet populli për vendimet e pushtetit antipopullor, e për më tepër të sulmohet feja për vendimet politike të arritura kundër vullnetit popullor. Rast të njëjtë kishim edhe ne shqiptarët, kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës e orientoi shtetin shqiptar kah Rusia dhe shtetet sllave, duke e armiqësuar me SHBA dhe Perëndimin. Ndoshta shumica shqiptare muslimane do të kishte dashur të votohej pro Palestinës, por qeveria e Sali Berishës abstenoi për të qenë në linjë me SHBA. Naiviteti i islamofobëve doli në pah kur pa kurrëfarë arsyesh lidhën fenë dhe muslimanët me vendimet politike. Sipas tyre kur shqiptarët praktikues të Islamit kërkojnë të drejta për ushtrimin e Islamit në Kosovë (xhami, të drejtën e mbulesës për vajzat në shkolla, mësim4 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

besimin etj), duhet luftuar, ndërsa kur bëhet diçka që nuk i konvenon Kosovës edhe pse s’ka lidhje me fenë, sërish duhet akuzuar muslimanët. Pra thjesht atyre çuditërisht u pengojnë Islami e muslimanët dhe këtu s’ka asnjë arsyetim tjetër. Çuditërisht them, sepse ata ngatërrojnë lëmsh gjërat politike e fetare, sa nuk janë në gjendje të kuptojnë se vendet arabe nuk janë vende islame dhe se de facto et de jure s’ka asnjë shtet islam në botë. Arabia Saudite është monarki, ani pse në të ndodhen Meka e Medina. Ajo shtiret se praktikon sheriat, por ajo është formalitet që pak a shumë vlen për hedhjen hi syve popullit dhe po ai sheriat nuk vlen aspak për pushtetarët. Injorantët islamofob ngatërruan Arabinë Saudite me Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj për Iranin thanë se është shtet arab, edhe pse iranianët janë persianët e dikurshëm dhe s’kanë lidhje me arabët. Islamofobët injorantë as që kanë idenë se në mes vendeve që llogariten me shumicë muslimane ka divergjenca aq të thella fetare (suni e shija) dhe politike (disa aleate të SHBA-ve e disa aleate të Rusisë), sa qëndrimet e tyre janë jo vetëm antagoniste e diametralisht të kundërta, por edhe armiqësore, prandaj s’mund të pritet përputhshmëri qëndrimesh. Sikur vendet arabe t’i lidhnin gjërat me religjionin, do të tregoheshin më të interesuara për çështjen e Palestinës-Jerusalemit, ku ndodhet xhamia e shenjtë Al Aksa. Pastaj vendet me popullatë krishtere që votuan kundër Kosovës ishin në numër më të madh se vendet me popullatë muslimane. Mirëpo nuk është domosdoshmërisht e thënë

që qëndrimet politike të jenë konform me sentimentet fetare, ngaqë tjetër gjë është feja, e ndryshe krejt janë interesat gjeostrategjike të shteteve. Mbase nga islamofobët kjo çështje u lidh kështu, atëherë pse nuk u lidh simbas këtij shablloni edhe raporti i Vatikanit ose i Izraelit me ne?! Vatikani e ka garantuar Serbinë se nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Izraeli aleati më i ngushtë i SHBA-ve kategorisht është këmbëngulës në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse shikohet çështja e Kosovës në rrafshin global, është një ndër betejat e vazhdueshme politike e gjeostrategjike në mes SHBAve dhe Rusisë, atëherë si nuk po arrinë Uashingtoni ta bind Tel Avivin zyrtar se njohja e Kosovës është në interes reciprok?! Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Libia, Maroku, Kuvajti dhe Bahrejni, kurrë nuk kanë kundërshtuar SHBA, sepse janë aleate besnike të saj. Ndërkaq pse kësaj radhe votuan kundër, ndoshta do të duhej një reflektim më i thellë. Për fat të keq sot ka shumë koka të sëmura, që frustrimet dhe urrejtjet e tyre personale i konvertojnë në qëndrime politike. Pati shumë thirrje ksenofobe e mizantrope ndaj muslimanëve shqiptarë, por edhe muslimanëve në përgjithësi. Një etje e pashuar që kryqëzatën semiologjike ta shndërrojnë në kryqëzatë luftash të reja përmes thirrjeve se duhet sulmuar edhe Qabja me raketa. Po ashtu pati edhe apele për dezertim publik nga Islami. Ky fjalor i stërmbushur me urrejtje, të cilin para disa vitesh e artikuloi edhe prifti shqiptar Anton Kçira, e që vazhdon edhe përmes gojës së disa islamofobëve me prejardhje muslimane, duhet dënuar unanimisht. Shqiptarët pa dallim feje duhet të mbahen fort në ruajtjen e unitetit kombëtar, duke mos lejuar dot që anijen e tyre të progresit ta shpërthejnë njerëz të papërgjegjshëm. Harmonia ndërfetare ka qenë dhe mbetet një ndër thesaret tona më me vlerë, të cilën duhet çmuar e ruajtur si sytë e ballit. Ne duhet t’i tejkalojmë divergjencat në mendime, pikëpamje e botëkuptime. Duke pasur parasysh se kemi shumë gjëra që na bashkojnë, duhet të fokusohemi në fuqizimin e atdheut dhe gjetjen e mekanizmave që e prosperojnë ardhmërinë e popullit gjithnjë e më fort. Për shkak të ndjeshmërisë së përbërjes heterogjene konfesionale të

PAQJA


populates sonë, nuk është mençuri të bëhen ndarje të tilla të panevojshme: shtetet krishtere e muslimane. Kjo nuk i shërben askujt, përveç armikut të shqiptarëve dhe shërbëtorëve të tyre. Përpara se islamofobët të merren me budallaki të tilla, do të duhej ta vënë gishtin në kokë dhe të shtrojnë një pyetje shumë të thjeshtë e shumë të urtë: “Ku gabuam dhe çka më tej?”. Kosova në votimin e 9 nëntorit (2015) nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s për vetëm 3 vota. Nga 142 shtetet anëtare të pranishme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO në Paris, për pranimin e Kosovës votuan 92, 50 ishin kundër, ndërsa 29 shtete abstenuan. Beogradi ka kundërshtuar ashpër anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke këmbëngulur se kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb. Kosova ka bërë me dije se me anëtarësimin në UNESCO, do të rriste standardet e ruajtjes dhe të garantimit të trashëgimisë kulturore, përfshirë respektimin e statusit, të trashëgimisë dhe të pronës së Kishës Ortodokse Serbe. Kërkesa e Kosovës u paraqit zyrtarisht nga Shqipëria, ndërsa rreth kësaj çështjeje u zhvilluan debate të rrepta në mes përfaqësuesve amerikanë që mbështesnin Kosovën dhe atyre rus që mbështesnin Serbinë. Fajtorin për mospranim nuk duhet ta kërkojmë gjithnjë jashtë Kosove. E tha me gojën e vet zv.ministri i kulturës, Rexhep Hoti, se duhej të ishte punuar

PAQJA

më shumë. Pastaj duhet të jemi realist dhe ta pranojmë se Kosova udhëhiqet nga një qeveri totalisht e korruptuar dhe e shantazhuar; nga nejrëz që dikur thoshin se kurrë nuk do të bëheshin bashkë, po që më pas u bashkuan. Si e tillë kjo qeveria është e interesuar vetëm për interesat e ngushta të saj dhe ka humbur sensin për angazhim serioz në të mirën e popullit dhe shtetit të ri. Po ashtu kemi edhe një opozitë të hallakatur, që ka zgjedhur jo vetëm mjetet dhe mënyrat jo adekuate të veprimit politik, por ka edhe përcaktim konfuz identitar. Po të shprehemi pak me ironi sot në botë vetëvendosin vetëm SHBA; ose me gjuhën e realpolitikës duhet ta kesh forcë për të vendosur e prerë gjërat vet krye në vete. Ata që sot u janë bashkuar veprimeve të Vetëvendosjes si opozitë e bashkuar, dikur ishin armik të njëri-tjetrit. Është e patjetërsueshme të kundërshtohen shumë vendime e marrëvëshje të kësaj qeverie, por kjo nuk bëhet me metoda anarkike në kuvend dhe rrugë. ‘Zajednica’ nuk bëhet e pakalueshme, duke djegur e shkatërruar pronën publike e private, duke plagosur policët tanë dhe duke bërë show mediatik në kuvend me gaz lotsjellës dhe mjete piroteknike. Shteti u bë, por për ta ruajtur duhet punë e angazhim unik i të gjithëve: qeverisë e popullit; e jo të ngriten të gjithë në këmbë për ta rrjepur e shkapërderdhur. Me politikanë të korruptuar e qytetarë të papërgjegjshëm nuk ecët tutje. Të gjithë janë vënë në garë për të vjedhur kush më pak e kush më shumë. Në maratonën për ta vjelur e rrjepur këtë shtet të ngratë nuk mungojnë as “çlirimtarët” e dikurshëm, të cilët duke e kup-

tuar luftën e tyre si investim për përfitim, po bëjnë çmos për të siguruar statusin e veteranit e për të marrë pensionin e paraparë me ligj, ndonëse ndoshta s’kanë dëgjuar e parë kurrë asnjë shkreptimë arme. Mu për këtë arsye, sot politikanët e kanë lehtë t’i falin tokë Malit të Zi, kurse “çlirimtarët” ta gëlltisin ndarjen e vendit për shkak të favoreve personale. Me Uneskon është humbur vetëm një raund i një beteje, por lufta duhet vazhduar, madje edhe më fortë. Të bashkuar në synimin e përbashkët, duhet të ngrisim vlerën e nivelit tonë të përfaqësimit, ashtu që zëri ynë në arenën ndërkombëtare të jetë shumë më i fuqishëm. Rrjedhimisht pala kosovare pas këtij dështimi duhet të ndërpres negociatat me Serbinë, t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, të shfuqizojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dy marrëveshjet e Brukselit; atë të 19 prillit 2013 dhe e 25 gushtit 2015 për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe mbi të gjitha e para së gjithash të intensifikojë ofanzivën diplomatike, duke lobuar më tepër për sigurimin e votave pas dy vjetësh, kur përsëritet votimi. Shkurt e shqip të bëhemi pragmatik e jo qaramanë që gjithnjë kthejmë kokën mbrapa dhe hedhim fajin te të tjerët. Kështu veprojnë fëmijët e lazdëruar e të dobët, të cilët duke mos pasur aftësi shoqërizimi me shokët, varin buzën e qajnë, kështu që qarja u bëhet shprehi. Të tregohemi ashtu siç jemi, të dëshmojmë urti e trimëri, të mos mashtrohemi së koti nga matrapazët që luajnë me ndjenjat e popullit dhe keqpërdorin pakënaqësinë e tij dhe të dimë t’i mëshojmë tavolinës kur lipset nevoja, qoftë edhe në Bruksel. n Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 5


Keq e më keq për biznes Kosova në raportin e Bankës Botërore është renditur e 66-ta në botë dhe ka shënuar rënie në të gjithë indikatorët e matur. Shumë keq jemi renditur sa i përket kyçjes në rrjetin e energjisë elektrike e po ashtu edhe në moszgjidhjen e kontesteve për shkak të mosfunksionimit të gjykatave dhe të sistemit të drejtësisë. Për institucionet është alarm se ato duhet të angazhohen më shumë për t’i përmirësuar trendet negative Lulzim AHMETI në produktivitet vendor, dhe, në fund

P

olitika e biznesi ndonëse shpesh kombinohen shumë mirë ose më mirë të them nuk mund të funksionojnë pa e përkrahur njëratjetrën, ka raste kur politika i dëmton rënd bizneset. Rasti i ngërçit 6 mujorë politikë në vend me moskrijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet nacionale të 8 qershorit 2014, ka bërë që ambienti për të bërë biznes në vend, të pësojë përkeqësime. Banka Botërore (BB) ka publikuar në pjesën e dytë të tetorit raportin “Të Bërit Biznes 2016”, ku Republika e Kosovës ka pasur ngritje për vetëm gjashtë pozita për dallim me një vit më parë. Rangimi i keq në këtë raport mund të jetë një këmbanë për drejtuesit e institucioneve tona se gjendja e bizneseve vendore po përkeqësohet e çka rrjedhimisht edhe e bizneseve të huaja që kanë investuar te ne. Mangësitë e nxjerra nga ky raport mund të jenë edhe një sinjal se investitorët e huaj edhe më vështirë do t’i hedhin sytë kah Kosova, për të investuar kapitalin e tyre. Edhe pa këtë raport statistikat janë negative sa i përket investimeve të huaja në Kosovë. Problemet e furnizimit me energji elektrike edhe pse 16 vjet pas lufte, duket se ende janë prezente. Edhe pse një pjesë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është privatizuar, furnizimi nuk është përmirësuar, nërsa pa prodhim nuk mund të ketë furnizimi stabil dhe cilësor me energji elektrike. Raporti i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, përfshinë 189 shtete, ku klasifikon ekonomitë në 10 fusha të rregullave të biznesit, duke filluar nga hapja e një biznesi, pagesa e taksave, mbrojtja e investitorëve, tregtisë ndërkufitare, marrja e kredisë dhe fusha të tjera. Në raportin e publikuar, Republika e Kosovës është ranguar në pozitën 66. Në raport theksohet se keqësime ka pasur në të gjitha fushat, me përjashtim të vetëm u vlerësua lehtësimi në pagimin e taksave dhe të dhënies së lejeve për ndërtim. 6 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

Por, si e vlerësojnë raportin e Bankës Botërore, njohësit e fushës së ekonomisë dhe cilat janë shkaqet e rënies në klasifikim.

Politika ndikoi te bizneset Drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se zhvillimet politike të vitit të kaluar si dhe gjendja aktuale politike në vend, nuk janë në favor të zhvillimit ekonomik. Sipas tij, kolapsi i përgjithshëm politik ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ambientin e të bërit biznes. “Kjo do të thotë se është përkeqësuar situata, është përkeqësuar ambienti afarist. Pra, nuk kanë funksionuar institucionet, të cilat është dashur të jenë treguesi kryesor për avancimin e pozitës për të bërë biznes”, - ka thënë Rexhepi. Ndërkaq, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) Arian Zeka, theksoi se pamundësia për të bërë reforma ekonomike ka bërë që Kosova të shënojë regres në të bërit biznes. “Pse kemi shënuar përkeqësim në rangimin në raportin e BB-së ‘Të bërit biznes’?. Natyrisht se është ngërçi institucional i vitit të kaluar. Kjo është arsyeja, pra mungesa e reformave institucionale. Nuk do të thotë se domosdoshmërisht ka pasur përkeqësim në praktikë ose terren, por janë shënuar mungesa në reformat e mëtutjeshme. Derisa vendet tjera kanë bërë reforma, ne nuk kemi arritur të bëjmë. Rangimi në këtë raport bëhet duke matur reformat e një vendi me reformat e një vendi tjetër”, - sqaron Zeka. Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë Jan-Peter Olters, ka thënë se Kosova gjatë viteve të fundit ka hequr pengesa të rëndësishme në të bërit biznes. “Me qëllim që këto zhvillime inkurajuese të përkthehen në përmirësime konkrete

të fundit, në krijim të vendeve të reja të punës dhe që paguhen më shumë, vendi duhet të shmang politik-bërjen taktike dhe duhet të fokusohet në sfidat e një strategjie zhvillimore socioekonomike afatgjate që përfshinë disa mandate politike“, - citohet të këtë thënë Oltres. Banka Botërore e ka vlerësuar rangimin e Kosovës në vendin e 66-të. Ata kanë thënë se ky është një përmirësim i madh në krahasim me vitin 2012 kur Kosova ishte në vendin e 126-të. Po ashtu raporti i Bankës Botërore sipas njohësve të fushës së ekonomisë do të ketë ndikime edhe tek ardhja e investitorëve të huaj në Kosovë, investimet e të cilëve kanë rënë në vazhdimësi që nga viti 2007 kur e kanë pasur kulmin e tyre. E për t’i ndalur trendet negative në përgjithësi në ekonomi, por edhe në raportin e ardhshëm “Të Bërit Biznes”, të Bankës Botërore, Qeveria dhe institucionet e tjera duhet të angazhohen më shumë dhe me shpejtë pasi që për t’u përmirësuar kanë kohë vetëm deri në fund të muajit maj 2016. Po ashtu një konkurrencë të madhe vendit do t’i bëjnë edhe shtetet fqinjë, të cilat janë renditur më mirë se sa ne, sikurse që është rasti i Maqedonisë që mbanë pozitën e 22 pavarësisht krizës politike dhe konfliktit të Kumanovës që ka pasur gjatë këtij viti.

Renditja Maqedonia është vendi më reformuese sipas Bakës Botërore dhe renditet në pozitën e 22, pastaj është Mali i Zi që mbanë pozitën e 46 për reformat e bëra në biznes. Serbia renditet e treta në rajon dhe e 57 në botë sipas Bankës Botërore, Kosova është menjëherë pas shtetit me të cilin ka shumë konteste por që në botë është vetëm e 66-ta. Më keq se vendi ynë në rajon renditen Bosnja e Hercegovina, që është e 79, ndërkaq Shqipëria, renditet në fund të pusit sa i përket vendeve të rajonit, ajo mbanë pozitën e 97 në botë sipas Bankës Botërore dhe raportit të saj. n

PAQJA


JEMI VËNË NË SHËRBIM TË REFUGJATËVE NGA SIRIA

“Më ka lënë përshtypje fjala e tyre se jemi duke ikur nga lufta vëllavrasëse. Jemi ndodhur në situatë që të luftojmë me vëllezërit tanë, me të cilët deri dje kemi qenë fqinj, familjarë, ndërsa tani nuk dihet kush kah është pozicionuar. Ndërkaq për të mos marrur pjesë në këtë luftë vëllavrasëse, po tërhieqemi me shpresë që sapo të stabilizohet të kthehemi atje”, - theksoi në mes tjerash kryetari i Shoqatës “Vllaznia”, mr.Milazim Mustafa në intervistën dhënë revistës “Paqja”.

P

AQJA: Kur ka filluar Shoqata “Vllaznia” angazhimin e vet në pritje të refugjatëve? Mustafa: Refugjatët nëpër Kumanovë janë duke kaluar tri-katër vitet e fundit, po me eskalimin e konfliktit në Siri, numri i refugjatëve është rritur. Ne gjithnjë e kemi pasur parasysh se ka nevojë t’u ofrohet ndihmë, por barrierat ligjore kanë qenë pengesë në ofrimin e ndihmës. Fillimisht refugjatët rrugëtimin e bënin në këmbë, ecnin me ditë të tëra, ndërsa stacion ndalese ose pushimi e kishin xhaminë e Kumanovës, kështu që aktivetetet tona të para me refugjatët ishin në xhami. Shoqata jonë ka qenë ndër të parat që ka filluar aktivitetet në xhami, madje në formë ilegale mbase ende nuk kishte ndonjë ligj të aprovuar që garantonte diçka për ta. Fillimisht pra vala e parë e ndoshta më e madhe ishte gjatë Muajit të Ramazanit. Kur në parlamentin e Maqedonisë u aprovua ligji që u lejonte refugjatëve shfrytëzimin e transportit publik, Këshilli i Xhamisë solli vendim që të lirohej xhamia, meqë u vështirësuan kushtet për faljen e namazit. Së bashku me ekipin e mjekëve vullnetarë shiptarë në orët e mbrëmjes pa dijen e askujt, ne u kemi ofruar ndihmën e parë. Refugjatët kryesisht kishin probleme me ndezjen e muskujve, ënjtje të pjesshme dhe plagë të ndryshme në këmbë, e kështu me radhë. Pastaj u angazhuan edhe mjekë maqedonas të Kryqit të Kuq. Mirëpo ne kishim tre ekipe me mjekë shqiptarë muslimanë, të cilët u ndanë në orare të caktuara dhe

zim ila M

fa ta us M

fia

Milazim Mustafa ka lindur më 30.X-1980 në Kumanovë. Filloren e të mesmen i ka kryer në vendlindje, fakultetin juridik në Universitetin ‘Shën Kirili e Metodij’, ku edhe ka kryer masterin. Ka qenë përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes së RM, këshilltar në sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, këshilltar i ministrit të drejtësisë, këshilltar shtetëror për hartimin e strategjive dhe harmonizimin e rregullativave ligjore të RM me BE, këshilltar shtetëror për legjislativën administrative etj. Po ashtu ka qenë udhëheqës në disa organizata joqeveritare në RM, sekretar i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, sekretar i përgjithshëm në Qendrën për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, anëtar në bordin redaksional të revistës shkencore Centrum, kryetar i Shoqatës Edukative ‘Vllaznia’ etj. Gjithashtu ka qenë organizator i dhjetëra aktiviteteve, konferencave, simpoziumeve e manifestimeve dhe përkthyes, redaktor e recenzent i disa librave. Po ashtu ka të botuara shkrime, analiza dhe publikime të shumta shkencore autoriale.

Biogra

u ofruam ndihmë. Kemi pasur raste kur refugjatët kanë qëndruar deri në dhjetë ditë në xhaminë e qytetit derisa u janë shëruar plagët. Pra kështu ishte fillimi. Megjithatë më pas u inkuadruan edhe shoqata të tjera të ndryshme, të cilat po ashtu ofruan ndihmën e nevojshme.

PAQJA

PAQJA: Më pas ku vazhduat aktivitetet tuaja? Mustafa: Më pas ne u pozicionuam në Tabanoc dhe prej atëherë e gjer më tani, ne aktivitetin tonë jemi duke e zhvilluar vetëm në Tabanoc, edhe atë në terminin e paraditës. Kryesisht ndihmat Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 7


kanë ofruar ndihmën e tyre në mënyra e forma të ndryshme. Vlen të theksohet se mbështetje të madhe kemi marrë edhe nga diaspora shqiptare. Po ashtu edhe organizatat e tjera jashtë vendit si IHH nga Turqia, nga Franca Baraka Siti, e kështu me radhë.

PAQJA: Flitet se refugjatët vijnë jo vetëm nga Siria, por edhe nga Avganistani, vendet e Afrikës etj., sa është kjo e vërtetë? Mustafa: Nëse flasim me përqindje mbi 80% janë nga Siria, ka edhe nga Iraku, Avganistani, por në numër më të pakët janë vërejtur edhe nga Pakistani, Irani, Bangladeshi dhe vendeve afrikane si Senegali, Sudani, Nigeraia.

tona kanë qenë të fokusuara në produkte elementare ushqimore: gjatë verës më tepër kishte nevojë për ujë e lëngje, bukë etj., kurse tani më shumë kemi nevojë për veshëmbathje.

PAQJA: Si i siguronit këto ndihma? Mustafa: Donatorë të shumtë si nga jashtë gjithashtu edhe nga vendi kanë qenë të interesuar për të ndihmuar dhe

8 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

PAQJA: A ka shumë fëmijë? Mustafa: Kemi pasur raste kur janë nisur së bashku fëmijët me prindërit, por gjatë rrugës kanë humbur kontaktin mes tyre, ose për shembull prindërit kanë hipur në tren, kurse fëmijët kanë mbetur ose e kundërta. Mirëpo sidoqoftë edhe kjo situatë është menaxhuar disi, falë rrjeteve sociale, kështu që është bërë një faqe e veçantë enkas për probleme të kësaj natyre, pra për rivendosjen e kontaktit në mes prindërve dhe fëmi-

jëve dhe në përgjithësi në mes anëtarëve të së njëjtës familje.

PAQJA


PAQJA: Dhe për fund nëse keni diçka për të shtuar? Mustafa: Falënderoj gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre qoftë material ose angazhimi vullnetar në terren. Meqë ky angazhim yni ka tani më shumë se gjashtë muaj që ka filluar, një pjesë e aktivistëve edhe janë lodhur, ndoshta kjo edhe për shkak të mungesës së stimulimit, megjithatë prapëseprapë ia dalim. Por falënderim i posaçëm shkon për personat përgjegjës të Shoqatës sonë, në krye me Sead Ramadanin që prej fillimit të këtij aksion kanë qenë në krye të detyrës në shërbim të refugjatëve. Organizatat ndërkombëtare që merren me refugjatët, kanë njoftuar se ditëve në vijim pitet të rritet fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt Evropës, që kalojnë nëpër Maqedoni. Duke qenë se këta emigrantë kalojnë vetëm transit nëpër Maqedoni, organizatat humanitare kanë bërë thirrje që institucionet shtetërore të angazhohen sa më parë për ndërtimin e kampeve për refugjatët, në rast se ata do të jenë të detyruar të qëndrojnë më gjatë. n

PAQJA: A keni biseduar me ta dhe çfarë thonë? Mustafa: Më ka lënë përshtypje fjala e tyre se jemi duke ikur nga lufta vëllavrasëse. Jemi ndodhur në situatë që të luftojmë me vëllezërit tanë, me të cilët deri dje kemi qenë fqinj, familjarë, ndërsa tani nuk dihet kush kah është pozicionuar. Ndërkaq për të mos marrur pjesë në këtë luftë vëllavrasëse, po tërhieqemi me shpresë që sapo të stabilizohet të kthehemi atje. Ajo që vlen të thuhet është fakti se numri më i madh i refugjatëve janë persona të kualifikuar me profesione të caktuara, kështu që edhe komunikimi me ta është më i lehtë, sepse shumica prej tyre e njohin gjuhën angleze.

jatësh me tren prej 1000-1500 vetësh dhe të gjithëve t’ua plotësosh njëkohësisht kërkesat dhe nevojat imediate. Problemi më i madh është në Gjevgjeli, derisa të legjitimohen e ta marrin dokumentin e nevojshëm të identifikimit. Edhe në Gjevgjeli ka organizata të angazhuara e që merren me pritjen e refugjatëve, pra gjithçka shkon në koordinim në mes Qendres për Menaxhim me Kriza, Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe organizatave humanitare.

PAQJA: A keni qenë dëshmitarë okularë të ndonjë keqtrajtimi. Mediet kanë raportuar se policia maqedonase në disa raste ka përdorur edhe dhunë brutale? Mustafa: Fatmirësisht ne në Tabanoc nuk kemi parë raste të tilla, madje lirisht mund të them se policia ka pasur një qasje mjaft korrekte ndaj refugjatëve dhe ndaj nesh. Kuptohet në disa raste policia ka tentuar të vendos rend e rregull, por kjo ka qenë në suaza të rrethanave dhe nevojës, sepse nuk është edhe gjithaq lehtë të pritet përnjëherë një valë refug-

PAQJA

Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 9


A është fillimi i një Lufte të Re Botërore

Së fundmi, Vullneti i Zotit do të realizohet, mirëpo, ashtu siç na ka treguar i Lartëmadhëruari, e keqja vjen nga ne, ndërsa e mira nga Ai. Nëse, bota merr për këshilltar Samuel Hantigtongun, atëherë rrafshnalta e Golanit do të bëhet shkak i Luftës së Madhe midis civilizimeve, e nëse bota merr për shembull Fred Holiday, atëherë konfliktet do të mjaftojnë me kaq dhe Izraeli paqësisht do ta dorëzojë Golanin Doc. Dr. Muhamed JUSUFI e feve ata më shumë merren me përralla njeriu ose një grupi ose më shumë gru-

G

oerge Bush i biri, pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001 thirri burrështetasit e botës të përcaktoheshin nëse ishin me të, ose kundër tij! Kjo ishte paraqitja e parë e një epoke të re në ‘demokracinë liberale’, dhe gjithmonë sipas tij, bota tjetër nuk ishte më funksionale! Meqë në fokus doli ‘Al Kaida’ fjalori i përdorur prej tij, bëri që të rilindin ekstremizma të rinj në botën arabe. Na është e qartë se shtetet arabe janë shumë në numër, kanë shtrirje të gjerë gjeografike dhe udhëhiqen nga disa sisteme politike. Hapësirat për manovrime politike dhe ushtarake ishin të shumta, prandaj edhe kalkulimet e analistëve janë të shumta. Mirëpo një gjë doli në pah, organizata të besuara dhe të pranuara në terren te masa e gjerë arabe me të filluar Pranvera Arabe ishin ato Islame. Meqenëse ato nuk iu shkonin për shtati korporatave të mëdha globale (arabe e jo arabe), dhe zgjedhja demokratike e Muhamed Mursit për president të Egjiptit, bëri që korporatat të vejnë në lëvizje aleatët e bindur të tyre. Në Siri u bënë disa përpjekje për ta rrëzuar Bashar el Esedin, dhe, që të gjitha dështuan. Në lojë hyri aviacioni perëndimor, i cili për objektiv kishte ‘ISIS-in’, por që edhe këta nuk dhanë rezultate. Pasoi ndërhyrja e drejtpërdrejtë e aviacionit rus, dhe tani kemi edhe sulmin me raketa tokë-tokë. Manovrimet diplomatike ruse të shoqëruara herë pas herë me ndërhyrje ushtarake, të cilat kishin filluar në Abhkazi, Krime, Ukrainë, tani në Siri si dhe hedhja e gishtit drejt shteteve Baltike, lë përshtypjen se hegjemonia ruse po shkon drejt rikthimit të shteteve të ‘humbura‘, mbase edhe më shumë. Eskatologët e ideologjive të ndryshme japin versionet e tyre rreth kataklizmës njerëzore, Luftës së Armagedonit dhe Ditës së Hashrit. Të parët përveç qëllimit të shitjeve të librave dhe njollosjen 10 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

të sajuara mirë, dhe ato i interpretojnë e stilizojnë sipas hollësisë së lapsit që kanë. Të tillët bazohen në libra ose thënie të vjetra dhe duke na paraqitur disa hipoteza përfundojnë me një mendim ndryshe nga parashkruesit e tyre. Të dytët bazohen në shkrimet biblike, gjë që, me to, po i terrorizojnë njerëzit anekënd botës, ndërsa besimtarëve të devotshëm prej llojit të tyre ua kanë mbyllur gojën. Thjesht thënë janë hipnotizues që “sqarojnë” të ardhmen njerëzore. Të tretët, komentojnë ajetet nga Kurani që flasin për grumbullimin e të gjitha gjallesave të tokës, të cilët do të qëndrojnë për një kohë të caktuar paqësisht në vendin e quajtur Sham. Pastaj, krejt pas këtij tubimi do të ndodhë Fundi i Botës. Të tretët, pra islamistët, në esencën e tyre nuk kanë asgjë të dhunshme që do të vjen nga dora e njeriut mbi Fundin e Botës. Pra, bëhet fjalë për Kuranin për Ditët e Fundit të Botës, me përjashtim të thënieve të Pejgamberit s.a.s., mirëpo sa janë të saktë ato thënie vetëm një Allah e di. Çdo shpjegim ndryshe janë interpretime njerëzore e asgjë më tepër. Për sa më sipër u tha, ne nuk bazohemi në teori eskatologësh, por thjesht sjellim këndvështrimin tonë të realpolitikës së sotme. Se sa jemi afër kësaj Lufte të Madhe shumë të përfolur askush nuk e di, sepse kjo nuk është në duart e një

peve në konflikt. Kjo pyetje është shtruar dhe shtrohet, mu ashtu siç shpesh herë shprehej Kennedy kur këshillonte të afërmit përreth tij rreth keq-llogaritjeve. Atyre iu përkujtonte bisedën e dy kancelarëve gjermanë për zanafillën e Luftës së Parë Botërore. Njëri pyeti tjetrin: si filloi? Tjetri i përgjigjet: ah, sa mirë do të ishte sikur ta dinim. Mirëpo mua marrëveshjet e ditëve të fundit midis SHBA-ve dhe Rusisë po më kujtojnë vitet (1936-1940), që ishin vite para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja rreth rrafshnaltës Sudetenland në Çekosllovaki në Munchen (shtator 1938) midis Hitlerit dhe Neville Chamberlain, kryeministër i Britanisë së Madhe në vitin (1837-1940), ishte një prej mashtrimeve të radhës së Hitlerit. Sipas Chemberlain-it, marrëveshja ishte shumë e frytshme, dhe gjithmonë sipas tij, ai kishte bërë që bota të shpëtojë nga një luftë e madhe botërore. Hitleri si gjithnjë çdo gjë e kishte me nguti. Ai nxitonte që të përmbushte synimet e tij sa më parë të ishte e mundur, mirëpo gjeneralët prej tij, kishin kërkuar vetëm pesë vjet kohë. Për të mos qëndruar bosh dhe për të përfituar në kohë, Hitleri fillimisht përdori disa “manovra diplomatike”. Arroganca e tij nuk frikësoi vetëm armiqtë e tij, por edhe shtetet partnere të tij. Synimet e

PAQJA


tij edhe pse ishin të qarta, shtetet evropiane (Britania dhe Franca) për të mos u fërkuar ushtarakisht me Hitlerin, e përkëdhelnin atë, ndërsa ai për t’i frikësuar edhe më shumë këto shtete, u tregoi muskujt e tij më 1937-të, kur ai urdhëroi aviacionin gjerman t’i del në ndihmë gjeneralit fashist Francisko Franko. Në atë vit lufta civile në Spanjë kishte marrë përmasa të mëdha, veçanërisht, kur kryengritësve u kishin shkuar në ndihmë komunistë nga shumë vende të botës (analoge për ditët tona të sotme në Irak e Siri, vullnetarë nga anembanë bota në ndihmë të ISIS-it). Hitleri atëherë ishte treguar i pamëshirshëm për civilët dhe kryengritësit, mirëpo tani, a do të duhej bashkësia ndërkombëtare ose SHBA-ja (si fuqi globale) të pret derisa të dalë një shtet për të ‘ndihmuar’ njërën palë sa për të treguar muskujt sikur dikur Hitleri! Pas disa vjet luftimesh në Siri dhe Irak, dhe pas disa përpjekjeve jo serioze të bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA-ve, për ta ndalur luftën në këtë rajon, kemi ndërhyrjen shumë të lehtë ose të vogël të SHBA-ve dhe aleatëve të saj në ‘ndihmë’ të situatës së përgjithshme për ndërprerjen e luftimeve në rajon. Kjo ndërhyrje ka parashtruar më shumë dilema, dhe me të drejtë SHBA-ve ju shtrohet pyetja pse nuk kishin ndërhy që në fillim, dhe nëse tani më veç janë përfshirë fizikisht në Irak e Siri pse nuk kemi ndërhyrje serioze!? Në Siri sikur të mos paraqiteshin disa forcat rajonale në ndihmë të grupeve ndërluftuese, druaj se ndërhyrja e SHBA-ve për ta stabilizuar vendin nuk do të ndodhte. Tregues më i mirë është sasia e vogël e angazhimit amerikan në këtë rajon, dhe paqartësia politike. Gje-

PAQJA

neva një dhe dy nuk dhanë rezultate. Nëse do të dështojnë edhe në Gjeneva tre, atëherë SHBA-s dhe shteteve aleate të saj, nuk do t’u mbetej vend në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Ende nuk janë përcaktuar për këtë konferencë, dhe përderisa po hamendësoheshin deri në gjetjen e zgjidhjes para konferencës, kemi ndërhyrjen ruse. Së afërmi do të mësohet nëse heshtja e Obamës dhe administratës së tij kishte të drejtë që pritën kaq gjatë për të ndërprerë luftën në rajon. Për mua ishte një dobësi intelektuale dhe ishte një keq-menaxhim diplomatik, të cilën e shfrytëzoi Rusia. Tani, përfshirja e drejtpërdrejtë e Rusisë dhe Iranit në konfliktin e këtij rajoni ose do ta stabilizojë me shpejtësi rajonin në mënyrë alla rusçe, ose konflikti në rajon do të përshkallëzohet edhe më shumë.

Sudetenland-i dhe Golan-i Ashtu siç theksuam më lartë, shihej qartë se Hitleri për t’ia kthyer imazhin dhe nderin popullit gjerman filloi me idenë e rikthimit të tokave që Konferenca e Versajës ia kishte dhuruar disa shteteve përreth Gjermanisë. Lufta e Dytë Botërore filloi vetëm atëherë kur Hitleri pushtoi rrafshnaltën e Sudetenland-it në Çekosllovaki. Këtë strategji tani për tani është duke e përdorur Rusia, ajo ende pa mbaruar mirë me vendet përreth, mori një nisme shumë të rrezikshme në Siri. Mirëpo, për Sirinë janë të interesuara më shumë se një shtet, më shumë se një forcë ushtarako-politike. Palët e interesuara pa dyshim janë SHBA-të si forcë globale, pastaj Rusia si forcë kontinentale, pastaj Irani si forcë rajonale, si dhe Turqia e Arabia Saudite si forca pretendente rajonale.

Por le të mos harrojmë, e gjithë kjo luftë bëhet në një hapësirë që në kufi e kanë shtetin më të rrezikshëm dhe më të pabindur në botë edhe pse ka një sipërfaqe shumë të vogël. Shumë analistë ushtarak vërtetojnë se ky shtet ka shumë raketa me mbushje bërthamore. Rreziku tani për tani nuk mendoj se do të fillojë nga ky shtet, sepse është i frikësuar edhe pse është shumë herë më i armatosur se të gjitha shtetet e rajonit. Hegjemonia izraelite që nga viti 2006 është në rënie edhe pse për decenie me radhë kishte ngacmuar shtetet arabe. Kësaj radhe rreziku i një lufte të madhe botërore mund të vjen nga Siria e ndihmuar nga Rusia edhe pse është e dërmuar nga lufta katër vjeçare. Siria në vitin 1967-të gjatë luftës arabo-izraelit kishte humbur rrafshnaltën e Golanit, ndërsa kjo rrafshnaltë për Izraelin konsiderohet vend i bekuar, pra është vend jetik për Izraelin. Mirëpo, për Sirinë është rikthim i krenarisë dhe i nderit. Nëse kjo strukturë qeverisëse siriane do të shpëtojë nga kjo luftë, atëherë them se nuk do të ndalojë me kaq, por do të kërkojë rikthimin e kësaj rrafshnalte. Në anën tjetër nëse Izraeli do të këmbëngul dhe nuk do që të negociojë për këtë vend të pushtuar prej tij padrejtësisht, atëherë mund të pritet më e keqja e njerëzimit. Së fundmi, Vullneti i Zotit do të realizohet, mirëpo, ashtu siç na ka treguar i Lartëmadhëruari, e keqja vjen nga ne, ndërsa e mira nga Ai. Nëse, bota do ta marrë për këshilltar Samuel Hantigtongun atëherë rrafshnalta e Golanit do të bëhet shkak i Luftës së Madhe midis civilizimeve, e nëse bota do ta marrë për shembull Fred Holiday, atëherë konfliktet do të mjaftojnë me kaq dhe Izraeli paqësisht do ta dorëzojë Golanin. n Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 11


LOJA E PERËNDIMIT ME SISIN DHE ISISIN

H

ilafeti’ Ibrahim Al- Badri në mbarë botën njihet me emrin Abu Bakr Al- Baghdadi, sundimtari i Shtetit Islamik ose ISIS. Ai ka fuqi jo vetëm të paralajmërojë, por edhe të ndëshkojë dhe madje të ekzekutojë brenda territoreve të tij njerëz, besimi i të cilëve nuk përputhet me dogmën e tyre ekstreme. Ndjekësit e tij e quajnë “komandanti i besimtarëve”, një titull i rezervuar për kalifët, sundimtarët e mëdhenj shpirtërorë tokësorë të perandorisë së madhe myslimane të Mesjetës. Edhe pse mbretëria e tij është shumë më e vogël, ai sundon mbi miliona njerëz. Disa janë besnikë fanatikë ndaj tij; shumë të tjerë struken nga frika e pasojave të përgjakshme, që mund të ketë sfidimi i variantit të tij brutal të Islamit. Familja e Bagdadit, në shumë mënyra është përfaqësuese e diversitetit të ndikimeve dhe aleancave në ndryshim të vazhdueshëm, të cilat ishin jetike për të mbijetuar në Irakun e Sadam Hyseinit. Jo vetëm që ajo kishte lidhje me qarqet bathiste, ndoshta vetëm për qëllime praktike, por ka dëshmi se

12 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

disa prej anëtarëve të familjes Bagdadi, mbase edhe i ati i tij, ishin selefistë pasues të një formë ekstreme puritane të Islamit sunit, i praktikuar gjerësisht në Arabinë Saudite dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, ku ajo ka rrënjë të thella. Muhamed ibn Abdul- Wehhab, themeluesi i degës arabe të selefizmit, thuhet se ka studiuar në qytetin irakian të Mosulit në shekullin XVIII, dhe dishepujt e tij e përhapën këtë rrymë në shekullin XX në gjithë territorin e Irakut. Shumica e selefistëve, predikojnë bindjen ndaj sunduesve muslimanë, edhe ndaj atyre më të këqij. Por Sadami i pa ata si një kërcënim, për shkak se e dënonin shekullarizmin dhe kërkonin të impononin ligjet islamike. Prandaj, kur selefistët në Irak filluan të organizohen në punën e tyre misionare në fund të viteve ‘70, Sadami burgosi shumë prej tyre me akuzën e formimit të organizatave ilegale. Ai pezulloi përkohësisht terrorin gjatë viteve ‘80, për shkak të luftës me Iranin shiit, pasi e pa të nevojshme ruajtjen e mbështetjen së pakicës

sunite të Irakut, e cila përfshinte edhe selefistët. Por në vitin 1990, dy vjet pas përfundimit të luftës me Iranin, Sadami ushtroi presion ndaj mijëra selefistëve, që të nënshkruanin një zotim për të mos konvertuar irakianët e tjerë në kauzën e tyre. Kur Bagdadi u diplomua në Universitetin e Bagdadit në vitin 1996, ai u regjistrua më pas në universitetin e themeluar nga vetë Sadami për Studime Islame, ku studio për një master në recitimin kuranor, subjekti i tij i preferuar. Gjatë kësaj kohe, xhaxhai i tij, Ismail ElBadri, e bindi t’i bashkohej Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje transnacionale e përkushtuar ndaj krijimit të shteteve në bazë të ligjit islamik. Në shumicën e vendeve, Vëllazëria, e cila ishte e ndarë në dy rryma liberale dhe konservatore, kishte adoptuar një qasje të kujdesshme ndaj ndryshimeve politike, përgjithësisht për të punuar brenda sistemit. Shumë prej vëllezërve në Bagdad, duke përfshirë edhe vetë Bagdadin ishin në fillim selefistë paqësore, që dëshironin t’u impononin shteteve ligjin islamik, por nuk mbështesnin revoltën nëse këto të fundit refuzonin ta bënin këtë. Por shumë shpejt, Bagdadi anoi më shumë drejt atyre pak selefistëve, besimi i rreptë i të cilëve i çoi në thirrje për përmbysjen e sunduesve, të cilët cilësoheshin si tradhtarë të besimit. Ata e quanin veten selefistë xhihadistë. Nën tutelën edhe të vëllait më të madh Jum›a që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, Bagdadi u bë gjithnjë e më shumë i paduruar me lidershipin e Vëllazërisë, për të cilin ai ndjente se ishte i përbërë nga “njerëzit e fjalëve dhe jo veprimit”. Në vitin 2000, Bagdadit i hanin duart për luftë. Shumica e asaj që ne dimë për Bagdadin, ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, ka të bëjë me jetën e tij personale, madje me detaje të shumta. Ai duket se ka patur

PAQJA


dy gra dhe gjashtë fëmijë. Xhamia ishte edhe vendi, që i lejonte të kënaqte pasionin e tij për ndeshjet e futbollit. Xhamia kishte një klub futbolli dhe Bagdadi ishte ylli i ekipit, dhe mbahet mend si “Messi Ynë”, një referencë për futbollistin e madh argjentinas, Lionel Messi. Shokët kujtojnë se ai e humbiste shpesh durimin, kur nuk arrinte të shënonte. Durimi i tij kishte filluar të bëhej i brishtë, për shkak të sjelljeve joislame që ai vërente. Sipas një fqinji, Bagdadi u mërzit pa masë një ditë, kur pa dy dasmorë që vallëzonin me njëri-tjetrin. “Si

PAQJA

mundet që burrat dhe gratë të vallëzojnë së bashku?”- bërtiti ai. Bagdadi e detyroi çiftin të ndërpriste vallëzimin. Në fund të vitit 2003, pasi amerikanët kishin mundur dhe shpërbërë ushtrinë e Sadamit, Bagdadi ndihmoi në krijimin e Jaysh Ahl alSunna Wa-l-Jamaah (Ushtria e Popullit Sunit dhe Solidaritetit të Përbashkët), një grup kryengritësish që luftoi trupat amerikane dhe aleatët e tyre lokalë në Irakun Verior dhe Qendror. Bagdadi u arrestua gjatë një bastisjeje të trupave amerikane dhe u dërgua në kampin e Bucca-s në Irak në shkurt të

viti 2004. Gjatë 10 muajve në paraburgim, ai e fshehu militantizmin e tij dhe iu përkushtua mësimit fetar. «Bagdadi ishte një person i qetë»,- kujton ishshoku i tij në burg, në kushte anonimiteti. “Ai kishte karizëm dhe mund ta ndjeje se ishte dikush i rëndësishëm”. Shumica e 24 mijë të burgosurve në kamp ishin arabë sunitë, që kishin shërbyer në ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Sadamit. Kur ky i fundit u rrëzua nga pushteti, ata u përzunë nga ushtria, për shkak të epërsisë së shumicës shiite të shtypur prej një kohë të gjatë. Kur ata kishin mbërritur në kamp, pak prej tyre ishin xhihadistë, shumica prej tyre u bënë të tillë kur dolën prej aty. Manifeste radikale xhihadiste qarkulluan lirisht, nën sytë vigjilentë të amerikanëve. “Rekrutët e rinj u përgatitën në mënyrë që kur të liroheshin, të përgatisnin bomba”,- kujton ish-i burgosuri. Shumë nga ish-baathistët në Bucca, disa prej të cilëve u miqësuan me Bagdadin, më vonë u rritën në detyrë në radhët e Shtetit Islamik. “Nëse nuk do të kishte burgje amerikane në Irak, s’do të kishte as Shtet Islamik”,- shton ai. Vetëm dy muaj para lirimit të Bagdadit, AlKaida krijoi një degë të rrjetit të saj të terrorit në Irak, duke tërhequr edhe një celulë të milicisë xhihadiste që drejtohej nga Abu Musab al-Zarkavi nga Jordania, që donte të krijonte një Shtet Islamik. Ai mendoi të përdorte AlKaidën Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 13


në Irak, për të provokuar një luftë civile sektare mes pakicës sunite dhe shumicës shiitëve. Me siguri, Bagdadi do të ketë takuar xhihadistët e rrethit të Zarkavit, gjatë kohës së qëndrimit në Bucca. Pas lirimit, Bagdadi shkoi në Damask për të kryer disa misione për llogari të Al- Kaidës. Asokohe, presidenti sirian, Bashar Al- Asad, kishte bërë një sy qorr ndaj tubimit të luftëtarëve të huaj në Irak, për të ndëshkuar Shtetet e Bashkuara për shkak të pushtimit të vendit; të njëjtat grupacione që do të ktheheshin kundër tij në vitin 2011. Në vitin 2006, Al-Kaida në Irak, formoi një organizatë ombrellë për grupet xhihadiste që po i rezistonin pushtimin amerikan. Grupi i Bagdadit, ishte një nga të parët që iu bashkua. Kur Zarkavi u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në qershor të atij viti, pasardhësi i tij, Ebu Ejub El-Masri, një xhihadist egjiptian shpalli themelimin e Shtetit Islamik në tetor dhe e shpërbëri Al-Kaedën në Irak, duke njoftuar se ushtarët e saj ishin tanimë pjesë e ISIS-it. Udhëheqësit e rinj të Shtetit Islamik, shpresonin se të huajt do të mendonin për organizimin e tyre, si një shtet i pavarur ose edhe fillimet e një kalifati të restauruar, si perandoria e madhe e islamit të hershëm. Për shkak të kredencialeve të tij shkencore, Bagdadi u caktua në krye të punëve fetare të Shtetit Islamik, në disa prej “krahinave” të saj irakene. Kurorëshkelësit që u kapën u ekzekutuan përmes gjuajtjes me gurë, ata që pinin alkool rriheshin në publik, hajdutëve u priteshin duart dhe “mosbesuesit” ose cilido që sfidonte programin e Shtetit Islamik, u ekzekutua. Në prill të vitit 2010, një komando amerikane rrethoi dhe vrau në rrethinat e Tikritit Ebu Umerin dhe Masrin. Me vdekjen e tyre, Këshilli Konsultativ zgjodhi si drejtues të përkohshëm kreun e këshillit ushtarak të Shtetit Islamik, Haxhi Bekri. Ai vendosi që të zgjedhë si kreun e Kalifatit Bagdadin 39-vjeçar, me mendimin se ky mund të ishte më i përpunueshëm se konkurrentët e tjerë. Këshilli zgjodhi emirin e ri të Shtetit Islamik, me 9 vota pro dhe 2 kundër. Bagdadi dhe Haxhi Bekri, ishin të vendosur të zgjeronin hartën e luftimeve dhe pushtuan territorin e nevojshëm për krijimin e një Kalifati. Shtimi i trazirave në Siri në vitin 2011, ishte në favor të tyre. Bagdadi dërgoi një nga operatat e tij sirianë, për të themeluar një degë sekrete të Shtetit Islamik brenda atij viti. Kjo degë, e njohur më vonë si Fronti Nusra, fillimisht sulmoi civilët, si 14 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

pjesë e një fushate terrori klandestin për të mbjellë kaos. Shpresa ishte se Shteti Islamik do të qe në gjendje që të përfitonte nga ky kaos, për t’i hapur rrugën pushtimeve masive. Finansimi: Gjatë samitit dyditor të G20-s që po mbahet në Antalia të Turqisë, presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka ndarë disa të dhëna të shërbimeve sekrete për financimin e Shtetit Islamik me homologët e tij të 20 vendeve më të industrializuara të botës. Ajo që rezulton nga këto të dhëna është se, terroristët duket se janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshirë edhe disa shtete anëtare të G20-s. “Gjatë samitit kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto para, nga çfarë na rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20- s”, ka thënë Putin për gazetarët. Putin ka bërë një thirrje për ndalimin urgjent të tregtisë së jashtëligjshme të naftës nga Shteti Islamik, duke bllokuar në këtë mënyrë një burim të konsiderueshëm të ardhurash nga kjo kontrabandë. “U kam treguar kolegëve të mi foto të marra nga hapësira dhe nga avionë, të cilat tregojnë qartësisht shkallën e tregtisë së paligjshme të naftës dhe

nënprodukteve të tjera të saj”, tha kreu i Kremlinit. “Autokolona e mjeteve të transportit të karburantit shkon deri në disa dhjetëra kilometra, mjaftueshëm sa për t’u parë edhe nga një lartësi prej 4 apo 5 km”, shtoi Putin, duke e krahasuar autokolonën në fjalë me sistemet e ngritura prej vendeve të zhvilluara të transportit të naftës dhe gazit natyror. Nuk është momenti i duhur për të përcaktuar se cili vend është më shumë ose më pak efektiv në betejën kundër Shtetit Islamik, pasi tashmë është më shumë se kurrë e nevojshme një unitet ndërkombëtar kundër këtij grupi terrorist, ka thënë më tej Putin. Udhëheqësi rus ka përsëritur edhe njëherë gatishmërinë e Moskës për të mbështetur opozitën e armatosur në Siri, në përpjekjet e tyre për të luftuar Shtetin Islamik. “Disa grupe të armatosura opozitare le ta konsiderojnë të mundshme nisjen e operacioneve aktive kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik me mbështetjen e Rusisë. Ne jemi gati të ofrojmë një ndihmë të tillë, qoftë edhe nga ajri. Nëse kjo do të ndodhë, do të përbënte një bazë të mirë për punën pasuese mbi një zgjidhje politike në Siri”, - tha Putin. “Ne kemi me të vërtetë nevojë për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, kombet e Bashkimit Europian, Arabia Saudite, Turqia

PAQJA


dhe Irani”, - tha në fund Putin. Ndërkaq presidenti amerikan, Barack Obama ka përjashtuar ndryshimin e strategjisë në luftën kundër Shtetit Islamik, pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse në Paris të javës së kaluar. “Dërgimi i trupave amerikanë në terren, për të luftuar grupin xhihadist do të ishte thjesht një gabim”, - ka thënë Obama, në një konferencë për shtyp në ditën e dytë të punimeve të samitit të udhëheqësve të G20-s në Turqi. Ai shtoi se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri do të dyfishojë përpjekjet për implementimin e strategjisë aktuale, në vend që të ndryshojë drejtim dhe strategji. “Do të ketë intensifikim të strategjisë që ne kemi shpallur kohët e fundit, kjo për shkak se një strategji e tillë është duke dhënë frytet e veta më në fund. Pavarësisht se do të duhet kohë për të arritur objektivat tona”, - tha Obama për reporterët. “Kjo nuk është thjesht pikëpamja ime, por edhe e këshilltarëve më të afërt ushtarakë dhe civilë, të cilët më kanë sugjeruar se dërgimi i trupave në terren do të përbënte një gabim”, shtoi Presidenti amerikan. Obama deklaroi se sulmet e koordinuara, që lanë të paktën 129 të vdekur në Paris gjatë së premtes së kaluar, ishin një goditje në luftën kundër Shtetit Islamik, por ai këm-

PAQJA

bënguli se koalicioni i udhëhequr nga amerikanët po bën progres në rrëzimin e këtij grupi militantësh xhihadistë, që ka ende nën kontroll rajone të tëra në Siri dhe Irak prej vitit të kaluar. Presidenti amerikan deklaroi se agjencitë amerikane të kundërzbulimit kanë qenë të shqetësuar në lidhje me një sulm potencial ndaj Perëndimit nga militantët e Shtetit Islamik prej thuajse një viti, por nuk kishin siguruar kërcënime specifike në lidhje me sulmin në Paris, që do t’u mundësonte zyrtarëve zyrtarëve francezë të përgjigjeshin me efektivitet në parandalimin e sulmit. Terrorizmi Praktikat e Isis-it kanë qenë kryesisht mbjellje frike, terrori dhe dhune ndaj atyre që nuk kanë qenë në linjë me pikëpamjet e tyre. Kjo bie ndesh me premisat kuranore e profetike, ku në mënyrë decidive nuk lejohet dhuna. Skenat e prerjes së kokave, duarve, djegieve për së gjalli dhe masakrimeve të ndryshme kanë qenë neveritëse. Ato kanë patur edhe efekt tepër negativ ndaj jomuslimanëve, të cilët duke u bazuar në ato pamje të ardhura nga Isis, kanë krijuar edhe bindje të egër ndaj Islamit. Sulmet vetëvrasëse kamikaze kanë qenë të dënueshme nga të gjithë dijetarët islamë. Mbytja e qytetarëve të pafajshëm përfshirë pleq, gra e fëmijë, është e papresedan

në historinë islame. Mënyra rigoroze e ndërtimit të infrastrukturës së sistemit shtetëror gjithashtu ka qenë jashtë praktikës islame. Të gjitha këto kanë hedhur dyshime se Isis mund të jetë një mekanizëm i instrumentalizuar qëllimisht nga qarqe të caktuara antiIslame për ta njollosur Islamin dhe muslimanët. Ka pasur edhe të tillë që kanë hedhur dyshime edhe më të thella, se në disa raste Isis ose grupacionet e ashtuquajtura islame që vishen me petkun terrorist në mënyrë direkte a indirekte mbështeten nga shërbimet izraelite dhe amerikane. Këtë ditë më parë për të përditshmen “Komsomolskaïa” e tha lideri i partisë së ekstremit të djathtë francez, “Fronti Kombëtar”, Zhan-Mari lë Pen. Sa janë për t’u besuar këto teori konspirative, mbetët tjetër gjë, ama një gjë është e sigurt, se veprimet e Isis-it dhe grupacioneve tjera që shkaktojnë sulme masive mbi popullsinë e pafajshme civile janë diçka që absolutisht nuk kanë të bëjnë me mësimet islame. Nuk ka asgjë të përbashkët bota dhe feja islame me terroristët. Kjo është e provuar. Edhe Liga Arabe u deklarua shumë e rreptë në denoncimin e tyre si terroristë barbarë dhe bën thirrje që së bashku të ndalet kjo e keqe globale. Sulmet në Paris ndodhën në kohën kur po zhvillohej ndeshja futbollistike në mes Francës dhe Gjermanisë, gjë që e bën ngjarjen edhe më tragjike. 24 orë pas sulmit të 13 nëntorit, janë konfirmuar të paktën 129 viktima e qindra të plagosur. Isis përmes videoxhirimeve ka paralajmëruar se fat i njëjtë i pret edhe qendrat e tjera everopiane e perëndimore. Analisti i Dojçe Veles Alexander Kudascheff në një koment të tij ka ngritur shumë dilema. “Xhihadistët – thekson ai-, duan që të gjithë ne të jetojmë siç u duket atyre e arsyeshme. Kjo është sfidë, shpallje lufte ndaj botës, ndaj shoqërisë moderne. Por është një luftë asimetrike, edhe për arsye taktike. Disa sfidojnë shumë njerëz, persona të veçantë shtetin. Është një luftë e guerilasve islamistë kundër ushtrive. Dhe parimi është i thjeshtë: Shteti duhet të bëjë gjithçka, që të pengojë suksesin e terroristëve. Duhet të bëjë gjithçka, që njerëzit të jetojnë në siguri - çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, me vite dhe kudo. Terroristëve u mjafton një fitore, ata duhet të sulmojnë vetëm një herë me sukses për të tronditur shtetet si më 13 nëntor në Paris. Dhe lufta është asimetrike, sepse raportet janë të ndryshme. përballë rregullave demokratike Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 15


dhe të vetëkuptueshme. Më shumë se një luftë e pabarabartë. Edhe nëse Perëndimi ndoshta duhet ta rimendojë politikën e tij bazë të sigurisë. «Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj», e ka quajtur filozofi austriak Karl Popper librin ndoshta më të famshëm të tij. Shoqëria e hapur, liberale provokon të gjitha ideologjitë e pushtetit totalitar. Ajo kundërshton doktrinën e padiskutueshme dhe mbrohet me mjetet e shtetit ligjor. Xhihadizmi i provokon demokracitë e Perëndimit deri në kufijtë e tolerancës - dhe më tej. Terroristët duan që ne të heqim dorë nga imazhi për vetveten. Ata duan të fitojnë mbi modernen. Me mjete asimetrike. Kjo do të thotë, që do të jetë një luftë e gjatë. Sepse lëvizjes xhihadiste i dalin koka të tjera pas çdo goditjeje. Rezervuari i terroristëve të gatshëm për kamikaze është ende i paezauruar. Këtë duhet ta kemi parasysh”. Analisti tjetër Bernd Riegert në një analyze të tij në mes tjerash tha: “Qëllimi i terroristëve burracakë nuk janë vetëm viktimat e rastësishme, por jemi ne të gjithë, të gjithë njerëzit e civilizuar. I gjithë njerëzimi, siç është shprehur presidenti amerikan, Barak Obama. Me tronditje dhe zemërim ne shohim se si terroristët ndezin aksione të organizuara dhe vrasin njerëz pa dallim. Franca, Europa, bota duhet tani të ngrihen të bashkuar dhe të godasin. Autorët me shumë gjasë me sfond islamik duhet të luftohen me të gjitha mjetet. Ndërmjetësit, udhëheqësit shpirtërorë të këtyre vrasësve pa asnjë moral, pavarësisht se ku qëndrojnë ata, në Siri, në Irak ose kudo tjetër, duhet të kapen dhe të eliminohen sa më shpejt. I ashtuquajturi Shteti Islamik nuk i ka shpallur vetëm Francës luftë, por të gjithë njerëzve të lirë në botë. Në emër të vlerave franceze të lirisë, barazisë, vëllazërimit duhet që bota të ngrihet kundër terrorit. Samiti në Antalya i 20 vendeve të industrializuara të botës, ofron një mundësi të mirë për këtë. SHBA-ja, Ru16 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

sia dhe ndoshta edhe trupat e NATO-s nga Europa duhet të ngrihen së bashku kundër kësaj bande terroriste me emrin “Shteti Islamik” dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Vrasësit pa skrupuj kuptojnë me sa duket vetëm gjuhën e dhunës. Rekrutimi i atentatorëve potencialë në mesin e të rinjve europianë është duruar shumë gjatë. Duhet të veprohet më energjikisht kundër radikalizimit. Të gjitha konfliktet e tjera mes shteteve duhet të spostohen tani. Sepse mund të preket kushdo. Në Rusi pati një alarm për terror. Turqia ishte objektiv i sulmeve terroriste. Madridi u godit në vitin 2004 dhe Londra e përjetoi terrorin në vitin 2005. Askush nuk e di me siguri se çfarë celulash terroriste, cilët persona në këto celula në Europë dhe SHBA janë në pritje të aktivizohen. Pas krizës së refugjatëve në Europë, po vjen edhe kriza e terrorit, një kërcënim, të cilit nuk i dihen përmasat. Tani Europa duhet të tregojë vërtet se qëndron e punon e bashkuar. Po kërcënohet siguria e qytetarëve dhe qytetareve. Jeta në paqe po rrezikohet. Përgjigjja e udhëheqësve politikë në Europë, SHBA dhe Rusi tani duhet të jetë: “Ne dimë të mbrohemi!”. Pak a shumë të gjitha analizat janë të një fryme të ngjashme, frymë kjo që është frymë kushtrimi eufemike, që tingëllon si një thirrje për ndarjen e frontit në vija të trasha në mes civilizimeve, në mes religjioneve, frymë që para më se dy deceniesh e hodhi në pah Samuel Hantington në librin e tij “Përleshje në mes civilizimeve”. Disa shkruajnë për mundësinë e fillimit të Luftës së Tretë Botërore, kurse të tjerët thonë se ajo tashmë ka filluar. Këtë e thotë edhe portali amerikan “Huffington Post”. Se çfarë do të ndodhë realisht, ndoshta askush me një siguri të madhe nuk mund ta thotë. Kundër terrorizmit duhet të jenë të gjithë njerëzit e mirë, paqësor dhe me vizion progresiv, por njëkohësisht të gjithë këta njerëz duhet

të jenë edhe mendjehapur, të urtë dhe të arsyeshëm që këtë luftë ta zhvillojnë pa ngarkesa islamofobe, pra pa islamofobi dhe kundër çdo lloji të terrorizmit. Dilema është realisht Isis aq i fortë sa e fryejnë shtetet perëndimore?!; Nëse po si nuk arriti ta mposht kaq gjatë regjimin gati të shpartalluar të diktatorit Bashar El Asad, apo si nuk arriti ta marrë pushtetin në tërë Irakun e shkatërruar, që kontrollohet nga një ushtri e sapokrijuar; apo çfarë i duhet këtij shteti një front kaq i gjerë me gjithë botën simbas stilit ala-hitleriançe kur nuk ka kapacitet të merret me një front aq të kufizuar Siri-Irak, apo si mendon ky shtet të sfidojë gjithë botën kur dihet se me çfarë arsenali mund të përballet?!; Dhe krejt në fund. Mos vallë e gjithë kjo është një lojë e menduar mirë për të infiltruar në lojë disa mendjelehtë që nxiten për të provokuar megaincidente me përmasa globale (kujtojmë se si filloi Lufta e Parë Botërore si pretekst i vetëm një atentati) për të pasur më lehtë fillimin e një fushate të re ose një neokryqëzatë kundër muslimanëve? Si heshti bota ‘demokratike’ përballë Sisit në Egjipt, në njëfarë mënyre heshti edhe ndaj krijimit dhe forcimit të Isis-it. Si nuk arritën ta mbikëqyrin gjithë ata radarë, satelitë dhe paisjet tjera aq të sofistikuara teknologjike, të cilave nuk u ikin dot as bisedat private të politikanëve të shteteve anekënd botës?! Si është e mundshme që një ushtri mirë e organizuar dhe me armatim më modern të shpartallohet për pak ditë (e Sadam Hysenit, e Talibanëve etj.), kurse për Isis-in thuhet se lipset shumë kohë. Ndofta aq sa të realizohen planet e tyre të parapra përmes këtij mekanizmi. Ishin këto lojëra të qëllimshme, apo e gjitha u iku perëndimorëve nga kontrolli prej pakujdesisë?! Të gjitha këto mbetet t’i dëshmojë koha. A. A. n

PAQJA


Arkitekti më i madh i të gjitha kohërave H istoria islame është e stërmbushur me arkitektë gjenialë. Disa nga monumentet më të mëdha në rruzullin e tokës janë produkt i muslimanëve, të cilët deshën të ndërtojnë struktura të bukura që do të mund të tregonin madhështinë e Islamit nëpër kohë. Kubeja e gurtë në Jerusalem, Taxh Mahli në Agra, Indi, Alhambra në Granadë, Spanjë dhe Xhamia e Kaltër në Stamboll

PAQJA

- Turqi, janë të gjitha shembuj të gjallë dhe të bukur të traditës arkitekturore. Me gjasë, arkitekti më i madh dhe më me ndikim i të gjitha kohëve, ishte mjeshtri i arkitekturës Osmane, Mimar Sinan, i cili ka jetuar prej 1489 deri 1588. Ai ka jetuar gjatë zenitit të Perandorisë Osmane, gjatë sundimit të sulltanëve Selimi I, Sulejmanit1, Selimi II dhe Murati III. Gjatë kësaj kohe, horizonti ikonë i

Stambollit ndryshoi përgjithmonë, me objekte të bukura të sulltanëve të mëdhenj përmes Mimar Sinanit.

Jeta e hershme

Mimari ishte biri i një shqiptari2, e sipas disa burimeve historike, i një greku ose armeni të konvertuar në Islam, Abd el Manan. Ai si i ri, iu bashkua trupave elite të ushtrisë osmane, jeniçerëve, Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 17


njëjtë sikur që kishte vepruar para tij i ati i tij. Te jeniçerët, Sinani herët tregoi talentin e tij si një inxhinier. Ai u ngrit lart në rangun ushtarak, duke u shndërruar në një epror në ushtri. Mori pjesë në shumë ekspedita ushtarake në udhëheqjen e sulltanëve Selimi dhe Sulejmani. Kur ushtritë Osmane marshonin në zgjerimet e reja në Evropë, Afrikë dhe Persi, Sinani shkonte me ta, duke organizuar trupat inxhinierike për ushtrinë, si edhe duke ndërtuar xhami dhe ndërtesa tjera civile në qytetet e reja osmane. Më 1538, talenti i tij nuk mund të injorohej më dhe atij iu caktua pozita e kryearkitektit në qeverinë e sulltanit në Stamboll.

Veprat e hershme Perla e përjetshme e arkitekturës së Stambollit gjithmonë ka qenë Aja Sofia. Është ndërtuar si një kishë e krishterë më 537 nga Bizantinët dhe është shndërruar në xhami për t’i shërbyer popullatës së re muslimane pas pushtimit të qytetit nga Mehmedi II më 1453. Që prej atëherë, arkitektët osman e kanë përdorur kubenë e madhe të Aja Sofisë si një model se si të dizajnojnë xhamitë. Xhamitë osmane kështu janë bazuar mbi premisën e pasjes së një kubeje të madhe në sallën e madhe të faljes dhe që ndihmohej nga një numër i konsiderueshëm i gjysmë kubeve anash. Kjo bënte që xhamitë në mënyrë të dukshme

18 NËNTOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

të rriteshin në madhësi dhe kapacitet. Përkundër orvatjeve të shumta gjatë dekadave të arrihet madhësia dhe bukuria e Aja Sofisë, asnjë arkitekt nuk ishte në gjendje ta realizonte një gjë të tillë në ndonjë objekt. Mimar Sinan ia vuri qëllim vetes të ndërtojë një monument të Islamit që do të ishte më i madh se epikja Aja Sofia. Sinani sigurisht që kishte shumë përvojë në dizajnimin e ndërtesave. Kur filloi karrierën e tij, ai ndërtoi xhami të vogla përgjatë Perandorisë. Ai ndërtoi xhaminë Khusruwiyah në Alepo, Siri, më 1547, e cila mbetet edhe sot si një pikë referimi në atë qytet. Ai gjithashtu rinovoi xhaminë e Imam Ebu Hanifes në Bagdad dhe xhaminë e Xhelaludin Rumiut në Konja. Këto projekte të gjitha i dhanë Sinanit një sfond të mirë në arkitekturë dhe inxhinieri dhe ato gjithashtu i siguruan atij aftësi që do t’i duheshin atëherë kur ai filloi ndërtimin e ndërtesave të mëdha për shkëlqimin e Islamit.

Xhamitë e Shehzadesë dhe Sulejmanije Më 1543, një prej bijve të Sulltan Sulejmanit, princi Mehmed, vdiq nga lija në moshën 21 vjeçare. Sulejmani insistoi në ndërtimin e një xhamie të madhe për nder të tij që do t’i shërbente komunitetit lokal në Stamboll. Kjo ishte mundësia e parë që kishte Sinani për të ndërtuar një xhami të madhe monu-

mentale. Për katër vitet e ardhshme, Sinani punoi në atë që do të quhej Xhamia e Shehzades (Princit) në qendër të Stambollit. Kur ajo u kompletua, u bë një pikë e madhe referimi në qytet si dhe prej xhamive kryesore të tij. Përveç që ishte një xhami, ajo përfshinte një kompleks që kishte një shkollë, një kuzhinë e menzë për të varfrit, një vend fjetjeje për udhëtarët dhe një varrë për Princin Mehmed. Sulltan Sulejmani ishte shumë i kënaqur me këtë vepër, por Sinani nuk e konsideronte atë si një kryevepër. Ai insistonte se mund ta bënte më mirë. Xhamia e dytë me të cilën Sinani ishte ngarkuar ishte ajo për vetë Sulltan Sulejmanin. Sulejmani dëshironte një xhami tjetër gjigante në Stamboll, e cila do të emërtohej sipas emrit të tij ashtu që ai do të mund t’i mblidhte punët e mira për Muslimanët që do të falen pas vdekjes së tij. Ai donte që ajo të bëhej pjesa qendrore e horizontit të Stambollit, duke treguar epërsinë dhe madhështinë e Islamit. Ata zgjodhën një vend mbi një kodër afër Cepit të Artë. Ajo mund të vërehej prej kilometrash përreth në atë vend. Ndërtimi i xhamisë zgjati shtatë vite. Ekziston një legjendë, e cila thotë se pas vënies së bazës (gurthemelit) së xhamisë dhe para se të fillonte ndërtimi i saj, Sinani u zhduk për pesë vite. I tërbuar, Sulejmani kërkoi të dinte çfarë ndodhi me arkitektin e tij të famshëm. Pas pesë vitesh, Sinani u kthye

PAQJA


Kryevepra

në Stamboll dhe shpjegoi se ndërtesa do të ishte aq e madhe saqë themeli nevojitet që të zinte vend në tokë për pesë vite para se mbi tokë të fillonte ndërtimi. Kur u kompletua xhamia më 1557, u konsiderua një kryevepër e vërtetë. Asnjë xhami në Stamboll nuk kishte hapësirën e brendshme, lartësinë ose detajet e ndërlikuara të xhamisë Sulejmanije. Me katër minaret e holla dhe të gjata dhe kubenë e mbi 50 metrave, ishte vërtet një lartësi në arkitekturë dhe inxhinieri. Një kompleks e rrethonte xhaminë që përfshinte një spital, banja publike, një librari (ende në përdorim edhe sot), një kuzhinë, disa shkolla për mësimin e Kuranit, një shkollë për hadith dhe një shkollë fillore për fëmijët. Gjithashtu pjesë e kompleksit ishte një varrezë ku u varros Sulltan Sulejmani. Brenda, harqet duke alternuar ngjyrat e kuqe dhe të bardha ishin që të kujtojnë arkitekturën e Spanjës Muslimane, që

PAQJA

në këtë kohë ishte vetë një memorie3. Një llambadar i stërmadh varej teposhtë në qendër të xhamisë, vetëm pak sipër kokave të besimtarëve. Në një shembull të aspektit mjedisor dhe konservues, Sinani instaloi dritare speciale mbi xhami. Ato kishin një paret në to, e cila do të mblidhte blozën që lirohej prej qirinjve që ndriçonin xhaminë. Bloza kësisoj parandalohej të ndoste ajrin jashtë dhe më pas ajo madje shndërrohej në ngjyrë që përdorej nga kaligrafët. Brendia ishte e lirë prej dizajnit të komplikuar siç e kishin xhamitë e tjera të Stambollit, dhe është e bukur për thjeshtësinë e saj ndonëse ende mbetet elegante. Oborri brenda xhamisë ka qeramika Izniku4 që e mbështjellin përreth, ku është i shkruar Ajeti Kursij, një prej ajeteve të Kuranit. Befasueshëm, përkundër bukurisë dhe madhështisë së kësaj xhamie, Sinani ende besonte se ai mund të bënte edhe më mirë.

Kur Sulejmani vdiq më 1566, i biri i tij dhe pasardhësi, Selimi II, gjithashtu dëshironte një xhami të ndërtuar me emrin e tij. Vendi nuk do të ishte Stambolli, por Edreneja, rreth 200 kilometra tutje. Përkundër të 70-tave të tij kur filloi ndërtimi, Sinani ishte i vendosur që përfundimisht ta tejkalojë Aja Sofinë. Kur xhamia u kompletua më 1574, ai përfundimisht e arriti qëllimin e tij. Sipas autobiografisë së tij, Sinani e konsideron xhaminë Selimiye si një kryevepër të tij. Kishte minaret më të gjata në botë në atë kohë, secila arrinte lartësinë e 80 metrave. Kubeja u ndërtua në një bazë tetëkëndore, e cila lejonte atë të arrinte lartësi të reja që përfundimisht të tejkalonin lartësinë e kubesë së Aja Sofisë. Ndonëse disa aspekte të xhamisë Selimije janë të njëjta me ato të Sulejmanijes, është vepra e hershme më e lartë e Sinanit me një kube më të lartë që me gjasë ngritet në vete pa ndonjë mbështetje me shtylla të vogla a gjysmë kubeje. Ajo mbetet sot si një pikë kryesore referimi e Edrenesë - Turqisë dhe një kryevepër e arritjeve arkitekturore që asnjëherë nuk është ndjekur. Mimar Sinani vdiq më 1588 në moshën 98 vjeçare. Ai u varros në varrezat e xhamisë Sulejmanije, afër patronit të tij të madh, Sulltan Sulejmanit. Gjatë jetës së tij ai ndërtoi disa prej monumenteve më të mëdha të Perandorisë Osmane që janë parë ndonjëherë. Ndikimi që kishte ai mbi botën islame nuk ishte i kufizuar vetëm në xhamitë vigane që ai ndërtoi. Ai ndërtoi mbi 90 xhami të mëdha nëpër tërë Perandorinë, 50 xhami të vogla, 57 kolegje, 8 ura dhe një numër të madh të ndërtesave publike nëpër arealin Osman. Nxënësit e tij vazhduan ndërtimet që u bënë pika të tjera të mëdha referimi nëpër botë, duke përfshirë Xhaminë Sultanahmet (xhaminë e kaltër) në Stamboll dhe Taxh Mahalin në Agra të Indisë. Ai konsiderohet arkitekti më i madh musliman i të gjitha kohëve dhe veprat e tij janë disa prej simboleve më të mëdha të Islamit sot, mbi 400 vite pas vdekjes së tij. 1 http://issuu.com/revistapaqja/docs/paqja97/16 2 Brown, Percy (1942). Indian architecture: (The Islamic period) 3 http://lostislamichistory.com/spains-forgottenmuslims-the-expulsion-of-the-moriscos/ 4 (V.j.) Izniku është një qytet në Anadolli, ku është dekoruar qeramika nga shekulli 15 deri në shek. 17. Në këtë qytet janë prodhuar enë prej argjile të lustruara me zmalt. Nr. 102 n NËNTOR/DHJETOR'15 19


20 Nテ起TOR/DHJETOR'15 n Nr. 102

PAQJA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.