Prevalenca e kariesit ne moshat 6-7 vjec

Page 1

UNIVERSITETI MJEKËSISË FAKULTETI MJEKËSISË DENTARE

Lënda: DENTISTRI NE KOMUNITET TEMA: Prevalenca e kariesit në molarët e parë permanent në moshat 6-7 vjeç. Punuan: 1. Malvina Nako 2. Nderim Shefkiu 3. Ledja Bunguri 4. Ornela Haka 5. Ornela Ndreca 6. Uarda Delimeta 7. Ina Brakollari 8. Lorena Kasmollari 9. Imelda Rruci 10. Klea Karame 11. Romina Davidhi 12. Sadulla Adili 13. Santiliana Duraj 14. Vedat Avdyli 15. Viktor Sulovari


Pasqyra e lendes:

I.

Hyrja:…………………………………………………………..1 - 2 a. Kariesi b. Etiologjia c. Klinika d. Pasojat

II.

Identifikimi i problemit…………………………………………..3

III.

Qëllimi i projektit………………………………………………....3

IV.

Objektivat…………………………………………………………3

V.

Materialet dhe metodat…………………………………………..4

VI.

Buxheti…………………………………………………………..5-6

VII.

Menaxhimi i pengesave ………………………………………….7

VIII.

Referenca………………………………………………………….7


I.

Hyrje

Kariesi Kariesi dentare është një sëmundje bakteriale joinfektive e transmetueshme e karakterizuar nga një patologji multifaktoriale; është një sëmundje e parandalueshme dhe e kurueshme sidomos nëqoftëse ajo kapet në fazat fillestare. Është e pranuar gjërësisht se faktorë të tillë si statusi socio-ekonomik, niveli i edukimi dhe faktorët e sjelljes (p.sh frekuenca e larjes së dhëmbëve, mënyrat e larjes së dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar apo shpëlarësve të gojes etj) kanë një ndikim në shendetin oral.

Etiologjia Në vendet e zhvilluara arritjet në prevalencën e kariesit dentar i atribohen programeve në popullsi me përdorimin e fluorideve, përmirësimin e pjesëmarrjes në programet e shëndetit oral, ndryshimet në higjienën orale dhe ndryshimet në mosmarrjen e sheqernave. Por nga ana tjetër në shumë vende të zhvilluara një rritje e kariesit ka rezultuar nga një dietë jo e shëndetshme, ulje të përdorimit të fluorideve, mospjesëmarrje në shërbimet dentare.

1


I.

Hyrje

Klinika Ecuria klinike e kariesit, fillon me ndryshimin e ngjyrës së dhëmbit nga grumbullimi dhe shpërbërja e mbeturinave ushqimore. Më pas ndodh formimi i zgavrës karioze që shpie në prishje të tërësisë anatomike të kurorës së dhëmbit, duke krijuar një vend grumbullimi të mbeturinave ushqimore e bakterieve dhe duke përshpëjtuar kështu procesin e shkatërrimit të indeve, sidomos dentinës. Me krijimin e zgavrës, fillojnë dhe shqetesimet nga të ftohtat, të nxehtat, të ëmblat, të thartat, që klasifikohen dhimbje me shkak.

Pasojat Kariesi dentar prek 60 – 90% të fëmijëve të shkollave në shumë vende të zhvilluara dhe këto shifra janë në rritje cdo vit. Vëzhgime epidemiologjike për të monitoruar gjendjen e shëndetit oral në Shqipëri nga institucione të specializuara nuk ka pasur. Janë ndërmarrë vetëm studime sporadike nga shkolla dentare ose nga persona që i nevojiteshin për studimet e tyre pasuniversitare. Gjithësesi, edhe pse nuk janë studime të plota kanë krijuar një ide për situatën e shëndetit oral në vendin tonë. Gjendja duket se është përkeqësuar krahasuar më vitet para 1990. Arsyet janë: përdorimi i ushqimeve jo të shëndetshme dhe pijeve të gazuara, përdorimi në masë të gjërë i ushqimeve të ëmbla, përdorimi i paktë i fluorideve dhe silanteve, ulja e perdorimit të furcave dhe pastave të fluorizuara, ulja e edukimit dhe promovimit të sheëndetit oral, privatizimi i shërbimit të shëndetit dentar që rezultoi me rritje të çmimeve të shërbimit dentar dhe shërbimit dentar public joefektiv. Arsye të tjera shumë të rëndësishme janë: fluorizimm i ulët i ujit të pijshëm (më pak se 0.3ppm) , mungesa e financimeve për të aplikuar një strategji parandaluese për kariesin në mbarë vendin dhe programe parandaluese për shëndetin oral.

2


II. Identifikimi problemit | III. Qellimi | IV. Objektivat |

Identifikimi i problemit Në Shqipëri, ashtu si dhe në vednet e tjera në botë, kariesi në moshat 6 - 7 vjeç përben një problem me vete. Meqenëse tek ne nuk ka nje studim dhe të dhena të mirëfillta statistikore mbi përhapjen e tij në këtë grupmoshë, por njihen vetëm problematikat e fenomenit, ne mendojmë dhe besojmë në hartimin e një planprojekti për realizimin e matjeve.

Qëllimi projektit Qëllimi i këtij studimi është të përcaktohet prevalenca e kariesit dentar në molarin e parë të përhershëm tek fëmijët e grupmoshës 6 – 7 vjeç, të qarkut të Tiranës.

Objektivat Nxjerrja e prevalencës së sëmundshmërisë karioze në molarin ë parë tek fëmijët e grupmoshave 6 – 7 vjeç.  Indeksi i DMFT  Llogaritja e prevalencës  Përpilimi i raportit përfundimtar dhe paraqitja përpara autoriteteve.  Rekomandimet përkatëse

3


V. Materialet dhe Metodat

Studimi do të kryhet mbi një kampion të përbërë nga 560 fëmijë të moshës 6 vjecare të cilët do të zgjidhen ne mënyrë rastësore në shkollat fillore të Tiranës. Do të meret pëlqimi i mësuesve, i fëmijëve dhe i prindërve që të bëhet ky studim. Për secilin fëmijë do të plotësohet një formular i veçant për profilin personal të çdo fëmije ku do të shënohen emri, mosha, seksi, adresa. Në formular do të shënohet edhe indeksi i DMFT-së për molarët e parë të plotësohen tek secili femijë. Për të diagnostikuar kariesin do të përdoren standardet sipas OBSH-së. Për të realizuar këtë studim do të vihen ne dispozicion 5 mjekë stomatologë që do të kryejnë egzaminimet intraoral. Ekzaminimet intraorale do të shtrihen në një periudh kohore prej 5 ditësh, ku për çdo ditë secili mjekë do të kryejë 22 ekzaminime, ku për të cilat do të nevoiten 11 sete: sondë, pasqyra, presel të cilat do të sterilizohen pas 11ekzaminimesh për tu riperdorur për grupin pasardhës. Egzaminimi i fëmijëve do të bëhet nëper klasa, në pozicionin ulur në karrike me dritë fluoreshente. Pas çdo ekzaminimi për çdo fëmijë do të shënohet në formularin e tij gjendja e molarëve sipas indeksit DMFT-së. DMFT Idex

D - i prishur M - i munguar F - i mbushur

Njollat e erëta, pigmentimet në fisura dhe smalt ku sonda nuk ngecte nuk u regjistruan. Pas studimit të dhënat u analizuan dhe u përpunuan me metoda statistikor.

4


VI. Buxheti

Table 1 Kosto Administrative Materialet Sasia

Çmimi

Totali

450

4500

Stilolapasa 50

10

500

Lapsa 50

10

500

185

11200

Doreza 200

600

120000

Maska 10

500

5000

Sete ekzaminimi 22

900

19800

252000

252000

2. Leter paketimi 50

2400

100000

3. Dezinfektant 10

2100

21000

3000

300000

100

5000

1400

14000

100000

100000

50

3500

Letra A4 10

Karburant 60

Kosto sterilizimi: 1. Autoklave 1

Mantelina 100 Qese mbeturinash 50 Karies marker 10 Sherbime te tjera personeli

Peceta 70

5


VI. Buxheti

Table 2 Kosto Personeli Personeli Sasia

Çmimi

Totali

Drejtuesi i projektit 1

70000

70000

Mjekë stomatologë 5

30600

153000

10200

193800

40000

40000

Asistentë 19 statisticientë 1

Table 3 Kosto e Përgjithshme Kostot Totali Kosto Administrative 957000 Kosto Personeli 456800 Totali 1413800 Buxheti shtesë (15% e totalit) 212070 Totali përfunduar 1625870

6


VII. Menaxhimi i Pengesave | VIII. Referencat

Menaxhimi i pengesave  Baza materiale nuk përbën problem sepse ka materiale rezervë  Nëqoftëse kemi mungesë të ndonjë mjeku apo asistenti (për arsye të ndryshme), procesi i punës vazhdon normalisht sepse ka mjekë dhe asistentë rezervë.  Eksistenca e një rregulloreje të brendshme, qe në rast shkeljeje apo moszbatimi korrekt të detyrave nga personeli, ka penalitete deri në shkarkim nga detyra.

Referencat:  Dentistria Preventive - Diana Brovina  Dentistria Konservative – Etleva Droboniku  Cure tooth decay – Ramiel Nagel

7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.