Revista MN- 4 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoaliaj

A 2


Pranverë 2011

Nr. 4

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË” Bordi Këshillimor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Dr. Lisen Bashkurti Prof. Dr. Ismail Hasani Dr. Roland Lami Bordi Botues Qendra “Hapësirë” Shpëtim Cami Blendi Lami Albert Hitoaliaj Elton Qëndro Drejtor i Botimeve Blendi Lami Kryeredaktore Joana Kosho

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

4


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBAJTJA

Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd ............................................................. faqe 10 MA Elton Qëndro

Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë.................................................................................. faqe 28 MA Albert Hitoaliaj

Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë........................................................................................ faqe 48 MA Joana Kosho

Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?........................................................... faqe 68 MA Romina Gjata Kuko

Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri ... faqe 84 MA Ergys Llanaj

Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar ............................................faqe 114 MA Rovena ALIRAJ

Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar .........................................faqe 134 MA Alda MAZREKU

6


7


© Të gjitha të drejtat e botimit dhe ribotimit për autorin. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij në formë elektronike apo në letër, pa autorizimin e shkruar të autorit. Përdorimi i materialeve të kësaj reviste, pa autorizim, përbën shkelje penale të të drejtave të autorit.


Hapësirë Pikëpamjet e shprehura në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar ose pozicionin e "Qendrës Hapësirë" dhe revistës së botuar prej saj, "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare". Autorët e publikimeve në revistën "MN - Marrëdhënie Ndërkombëtare" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës të komunikimit, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme. Një liri e tillë akademike i fuqizon ata dhe u jep atyre mundësinë për të ofruar perspektiva të reja dhe ndonjëherë të diskutueshme, me interesin për të çuar më tej debatin mbi çështje kyçe.


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Elton QËNDRO MA Marrëdhënie Ndërkombëtare

Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd Që nga kohët e lashta, perandoritë me madhështinë e tyre që i pështjellon në vetvete (urrejtjes, dhunës dhe fitores) janë parë si busulla orientuese, modele zhvillimi për vendet në zhvillim dhe ato në nevojë. Sërish sot, këto vende duan të shikojnë shpresën që përçojnë Perandoritë dhe jo frikën e saj. Kështu e kanë parë shumica e vendeve të Evropës Lindore dhe ato vende që kanë qenë në luftë për ekzistencën e tyre. Shqipëria është një ndër to, që Perandorinë Amerikane e shikon si busullën e saj orientuese. Dhe për një kohë të gjatë e ka ndjekur këtë busull drejt rritjes së saj si shtet në zhvillim e sipër me aspirata për integrim dhe fuqizim. Megjithëse në një kontinent të largët busulla e vendeve të vogla është prirur të tregojë Amerikën sesa Evropën, ndoshta për shumë arsye që do t’i përmblidhja në kontekstin “arsye historike”. Ky orientim i tyre shpesh është anatemuar dhe kontestuar duke ngritur pyetjen se çfarë lloj Evrope do të ishte më e përshtatshme për rajonin...!? Po për Shqipërinë...!?

Fjalë kyçe kyçe: Petropolitika, gjeo-gjelberim, siguria energjitike, perandori, dualizem

10


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

Hyrje Prill 2011. Duke vizituar muzeun historik dhe atë perandorak në Vjenë, më erdhi natyrshëm në mendje një shprehje e lexuar kudo: “Lufta është e mirë për biznesin ... kështu ka qenë gjithmonë”. Në mënyrë të pashmangshme, lufta më sillte ndërmend perandoritë, të të gjitha llojeve, ato të lashta, mesjetare, historike dhe të tashme. Më erdhi ndërmend Perandoria Franceze, Britanike, Habsburge, Spanjolle, Ruse, Austro-Hungareze dhe Otomane, si dhe gjeneza e tyre me luftën. Ato lindën nga lufta. U zhvilluan nga lufta. U shkatërruan po nga lufta. Lehtësimi më erdhi duke menduar se perandoritë e ngritura nga lufta përfundojnë në muze. Xhorxh Fridman, në librin e tij “100 vitet e ardhshme... një parashikim për shekullin XXI”, flet për një Perandori Amerikane në agim, që do të jetë superfuqi e botës. Megjithëse duket i papranueshëm koncepti i perandorive në një botë demokratike dhe moderne, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu do të jetë dhe në të ardhmen. Perandoritë do të ekzistojnë edhe pse nuk janë pëlqyer asnjëherë. Por pyetja që 11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ngrenë shumë ekspertë, studiues të shkencave politike dhe diplomatike, mes tyre gazetari Tomas Fridman, është se çfarë perandorie kërkon të jetë ajo amerikane!?1 Njerëzit janë mësuar ta quajnë perandoria e lirisë, e xhinseve, hamburgerëve, coca-colë-s dhe kjo ishte e pëlqyeshme sepse përçonte në botë forcën e ndryshimit dhe shpresës. Lufta ideologjike për përhapjen e demokracisë në botë është parë si një detyrë e pakthyeshme amerikane. Kjo ishte shumë e qartë pas rënies së Murit të Berlinit (1989) dhe përhapja e demokracisë në Evropën Lindore, Qendrore, Ballkan, Azi dhe Afrikë. Por që pas 9/11 ( 11 Shtatorit 2001), perandoria filloi të përçonte frikë; frikë kundër terrorizmit, frikë kundër një bote të panjohur plot anarki; frikë kundër radikalizmit islamik; frikë kundër autokratëve të naftës. Pikërisht ishte kjo koha kur lufta si koncept ndryshoi formën e vet. Bota është e mësuar nga lufta për mbrojtjen e interesit kombëtar, lufta strategjike, ekonomike, ideologjike dhe së fundmi humanitare. Por kjo e fundit është gërshetuar ngushtë me luftën energjetike, sidomos në vendet që rezultojnë naftëmbajtëse dhe lufta këtu ka marrë një emërtim ndryshe duke krijuar një ligj të saj që njihet si Ligji i Parë i Petropolitikës.2 Pikërisht ky shkrim do përpiqet të sjellë një përqasje rreth problemeve të sigurisë energjetike, ligjit të petropolitikës dhe të ardhmes së politikave të gjelbra pas shpërthimeve në Fukushima Daiachi. Dualizmi SHBA – Evropë dhe implikimi për vendet e vogla Çfarë lloj Evrope do të ishte më e përshtatshme për rajonin...!? Po për Shqipërinë...!? Në fakt kjo mund të duket një pyetje arrogante dhe mbase është e tillë por po jap dy shfajësime për këtë pyetje. 12


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

E para ka të bëjë me faktin se sot jetojmë në një botë kozmopolite dhe si e tillë duhet të tregojmë se çfarë lloj kozmopolitanësh evropianë jemi3 dhe këtu qëndron dhe sekreti i vendeve të rajonit, ne jemi evropianë por me një set rregullash të ndryshëm nga ato që funksionojnë në Francë, Angli apo Gjermani. Ky dallim përbën dhe të veçantën tonë dhe kjo është fuqia e mesazhit ndaj Evropës. Shfajësimi i dytë lidhet me madhësinë e shtetit. Ne nuk jemi një vend i madh si Franca, Anglia apo Gjermania por jemi një vend i vogël. Vendeve të vogla u është dashur gjithmonë të bëjnë pyetjen e vetekzistencës së tyre dhe sigurisë së vendit. Vendet e mëdha nuk e bëjnë këtë pyetje. Askush nuk ka diskutuar për ekzistencën e Francës apo Anglisë. Por ndasitë nuk ekzistojnë vetëm në planin e orientimit por dhe në vektorët e mosmarrëveshjeve mes SHBA dhe Evropës, duke filluar nga ai strategjik, ushtarak, ekonomik, energjetik, politik dhe sigurisë kombëtare. Për t’u kthyer tek pyetja çfarë lloj Evrope është më e përshtatshme për Shqipërinë, këtë pyetje mund ta ngremë në anën e kundërt: pse Shqipëria është proamerikane? · SHBA dhe rrjedhimisht NATO janë të fokusuara drejt sigurisë dhe stabilitetit politik. Përgjigjja më e saktë pse Shqipëria hyri në NATO mund të jetë mbrojtja nga demonët e saj sesa nga demonët e huaj. · Nga ana tjetër BE është më tepër e fokusuar drejt sigurisë ekonomike ose (soft power) dhe procesi i integrimit që ajo aplikon është i ngadaltë, me teknikalitete, si përfundim një humbje shprese për shumë vende aderuese (Turqia). Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, në librin e tij Thellësia Strategjike shpjegon se konkurrenca mes SHBA dhe Evropës, përveç Evropës Lindore dhe Qendrore, është evidente 13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në Ballkan, sidomos në Bosnjë dhe Kosovë.4 Me të drejtë Davutogllu e bën këtë vlerësim pasi i shikon qoftë Bosnjën dhe Kosovën si fusha të ballafaqimit gjeo-kulturor me të cilën interesat e Turqisë janë të lidhura ngushtë. A po përfiton Turqia nga kjo situatë konfuze në Ballkanin Perëndimor? Përgjigjen e jep shumë qartë grafiku i investimeve strategjike turke në rajon dhe hapësirën shqiptare, që u paraqit në Panairin e Dhomës së Tregtisë Turke më 21 prill 2011. Jo rrallë, udhëheqës turq kanë deklaruar që Kosova dhe Shqipëria janë vëllai i saj i vogël, por tradita e saj historike dhe e jona ka treguar se beneficet i ka përftuar vëllai i madh, që në Ballkan nuk janë shqiptarët. Por kjo çështje duhet trajtuar në një analizë të veçantë sidomos roli aktiv i diplomacisë turke në kërkesën e saj ndaj vendeve të Ballkanit dhe kryesisht Kosovës dhe Shqipërisë në rishikimin e teksteve të historisë në lidhje me periudhën otomane.5 Kontradiktat mes vendeve evropiane siç janë Anglia dhe Franca nga njëra anë dhe Gjermania që pas 11/9 doli si një supershtet, kanë bërë të mundur ruajtjen e status quo-së politike, që solli dhe ngrirjen e konfliktit në Bosnjë dhe si pasojë zgjatjen e luftimeve për dy vjet. Pasojat akoma ndihen. SHBA e luajti këtë pjesë shumë fort dhe me të drejtë, duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet evropiane. Dëshmia ishte ndërhyrja në Kosovë. Atje ku NATO ndërhyn ushtarakisht, BE ndërhyn ekonomikisht. Ndoshta ky është një parim i heshtur që Evropa e paguan për mosefiçencën e Politikës së Jashtme. Shembull i qartë janë qëndrimet e fundit të BE ndaj krizës së Lindjes së Mesme, ku megjithëse Traktati i Lisbonës ka hyrë në fuqi para një viti, dhe Baronesha Kethrin Ashton po përpiqet për unifikimin e politikës së jashtme, duket që misioni i saj nuk është i lehtë. Pavarësisht tureve të saj diplomatike në Afrikë, shtetet anëtare, përmes ministrave të jashtëm, mbanin qëndrime 14


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

krejt tjetër nga ajo që vetë Ashton kishte rënë dakord po në emër të tyre. Rasti konkret është Gjermania, për ndalimin e zonës së fluturimit ndaj Libisë, megjithëse qëndrimi gjerman duhet analizuar më vete për arsyet e vërteta të refuzimit të cilat tregojnë se aleancat janë të kufishme, ndërsa sovraniteti qoftë ai i vendimeve, mbetet i paprekur. Arsyeja e kësaj përmbledhjeje rreth dualizimit është për të parë sesi gjeopolitika mes të mëdhenjve ndikon në vendimet e mini-shteteve ku historia ka treguar se në shumë raste minishtetet janë ‘detyruar’ për të zgjedhur mes interesave që ka SHBA dhe BE. Pikërisht kjo politikë ka një ndikim negativ mbi vendet e vogla dhe vendet që nuk janë anëtare të BE sidomos kur u duhet të ndjekin lojën e të mëdhenjve. Historia e afërt dëshmon se loja e të mëdhenjve ka shkatërruar vendet e vogla në botë, kudo që kjo ka ndodhur. Polonia e di më mirë se kushdo këtë dhe nuk humbet rast ta përmendë sa herë rastësia ose jo rastësia e sjell mundësinë. Por, rastet nuk kanë munguar dhe në Ballkan, Shqipëria është një ndër to. Mund të përmend si rast Ligjin e Ekstradimit që SHBA ka firmosur me Shqipërinë dhe që shpeshherë është bërë temë debatesh dhe diskutimesh për çështje konkrete. Përveçse çështje ligjore ky duazim është dhe problem politik. Është problem politik pasi shpeshherë liderët politikë në vend aludojnë për përkrahjen që gëzojnë nga SHBA apo BE dhe kjo ka çuar në stanjacion politik dhe mungesë dialogu dhe kompromisi për gati dy vjet. Henri Kisinger, në librin e tij A ka nevojë Amerika për një Politikë të Jashtme përshkruan shumë qartë nevojën për koordinim të BE dhe SHBA në rrafshin politik strategjik në mënyrë që të shmanget ky lloj dualizimi. (Kissinger 2004). Por ajo ç’ka paraqet interes për këtë studim është të shikohet se çfarë impakti ka ky dualizëm mes SHBA dhe BE mbi sigurinë 15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

energjetike dhe akoma më tej në politikën e jashtme. Impakti i sigurisë energjetike në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare Tomas L. Fridman në librin tij “Nxehtë, i Sheshtë dhe i Mbipopulluar” flet për Ligjin e Parë të Petropolitikës. Ligji i Petropolitikës bazohet në një parim të thjeshtë ku sa më i pasur të jetë një shtet nga nafta aq më e varfër është demokracia brenda këtij shteti. Dhe e kundërta, sa më pak naftë të ketë një shtet aq më e zhvilluar është demokracia brenda shtetit. Në fakt, kjo është më se e vërtetë nëse i hidhet një sy grafikut të indeksit të demokracisë nga “Freedom House” në vendet eksportuese të naftës.6 Arsyeja është e thjeshtë. Qeveritë e këtyre vendeve i sigurojnë të ardhurat e tyre nga eksporti i naftës dhe nuk kanë nevojë për investimet e huaja. Një nga kriteret kryesore për sigurimin e investimeve të huaja është stabiliteti dhe siguria politike, të cilat nuk ekzistojnë në vendet naftëmbajtëse ku mund të përmendim shtete si Rusia, Azerbajxhani, Turkmenistani, Venezuela, Libia, Irani, Kazakistan dhe Nigeri. (shih Fig. 1) Megjithëse paradoksale po ta mendosh, janë pikërisht petrodollarët që po mbajnë në fuqi qeveritë e këtyre vendeve dhe liderët e tyre autokratë. Nga njëra anë Perëndimi blen naftën e tyre dhe nga ana tjetër paguan shuma kolosale për ndërhyrjet ushtarake ndaj regjimit të këtyre autokratëve, që janë instaluar po nga petrodollarët që vetë Perëndimi kishte paguar. Por e vërteta është se varësia nga nafta e huaj u ka lidhur duart shumë vendeve që mund t’i konfrontonin ato. Nëse do të hidhnim një sy mbrapa, batica që ndoqi Rënia e Murit të Berlinit në largimin e komunizmit duket se ka gjetur një kundërbaticë të re në zëvendësimin e komunizmit me liderë autokratë që 16


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

mbahen nga nafta e vendit të tyre. Kjo shihet qartë në zonën Kaspike, Kaukaz, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, por dhe vendet e BRIC (Brazil-Rusi-Iran-Kinë). Në vitin 2001, presidenti Bush do të shprehej pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin se kishte parë brenda shpirtit të tij dhe Putin iu duk një njeri të cilit mund t’i zihej besë. Nëse presidenti Bush do të shikonte sërish sot kam përshtypjen se shpirti i Putinit do të ishte shumë i zi, më i zi se vetë nafta. F re ed o m in th e W o rld R eg io n a l P er cen ta g es M id d le E as t a nd N orth Afr ica F re e Su rv ey Editio n

Nu mb er o f C ou n tri es

P ercen ta ge

20 11 20 10 20 09 20 08 200 7 200 6 200 5 200 4 200 3 200 1 -20 0 2 200 0 -20 0 1 199 9 -20 0 0 199 8 -19 9 9 199 7 -19 9 8 199 6 -19 9 7 199 5 -19 9 6 199 4 -19 9 5 199 3 -19 9 4 199 2 -19 9 3 199 1 -19 9 2 199 0 -19 9 1 198 9 -19 9 0 198 8 -19 8 9 198 7 -19 8 8 198 6 -19 8 7 198 5 -19 8 6 198 4 -19 8 5 198 3 -19 8 4 198 2 198 1 198 0 197 9 197 8 197 7 197 6 197 5 197 4 197 3

1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2

6 6 6 6 6 6 5 5 6 5 5 5 5 6 5 5 6 6 5 .5 5 .5 5 .5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 11 10 10

Pa rtl y F ree N u mb er o f P ercent ag e C ou n tries 3 3 6 6 6 6 5 5 4 3 3 3 3 4 3 3 4 5 10 8 7 8 8 11 11 11 11 8 8 9 10 10 8 6 5 5 3 3

17 17 33 33 33 33 28 28 22 17 17 17 17 22 17 17 22 28 55.5 44.5 39 42 42 58 58 58 58 42 42 47.5 53 53 42 32 26 26 16 16

No t Fre e Nu mb er o f Per centa ge C ou n tri es 14 14 11 11 11 11 12 12 13 14 14 14 14 13 14 14 13 12 7 9 10 10 10 7 7 7 7 10 10 9 8 8 10 12 13 12 14 14

78 78 61 61 61 61 67 67 72 78 78 78 78 72 78 78 72 66 39 50 55 .5 53 53 37 37 37 37 53 53 47 .5 42 42 53 63 69 63 74 74

Fig 1: Liria në botë në rajonin e lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, 1973-20117

17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Por kjo nuk vlen vetëm për Rusinë. Trazirat në Lindjen e Mesme dhe përmbysja e qeverive respektive në Tunizi, Egjipt dhe trazirat në Libi, Jemen, Siri, Bahrein, reflektuan menjëherë çmimin e naftës në bursat botërore dhe rrjedhimisht një ndasi brenda vet bllokut të BE dhe SHBA rreth qëndrimeve të tyre. Megjithëse sot kemi një ndërhyrje ndërkombëtare në Libi nën petkun e rezolutës 1970 dhe 1973 të OKB, ajo çka shihet qartë është ndasia më e madhe perëndimore ndaj ndërhyrjes në Libi. Nga njëra anë kemi një Francë dhe Angli që nisën të parat sulmin ajror dhe janë duke shtuar presionin e tyre për një NATO më ofensive ndaj forcave libiane. Ministri i Jashtëm francez Alen Jupe dhe ministri i Jashtëm britanik Uilliam Heig ngritën zërin për intensifikim të sulmeve të NATO-s në Libi duke thënë shprehimisht në BBC se “Sulmet e NATO-s nuk janë të mjaftueshme”. Ndërsa nga ana tjetër kemi Gjermaninë që refuzon të shtojë trupat e NATO-s për ndërhyrje më të fuqishme. Megjithë ambiguitetin që mbizotëron mes vetë BEsë, SHBA-së dhe NATO-s, diçka është shumë e qartë: askush nuk ka një plan konkret për Libinë. Në librin e tij Diplomacia, Henry Kisinger thotë se, para ndërhyrjes luftarake, duhet të kesh një plan pas lufte dhe mesa duket ky plan nuk ekziston për Libinë. A është duke menduar NATO, BE, SHBA për këtë plan? Kjo duhet parë. Me të drejtë Zanieri bën thirrje për mësime nga “rasti Kosovë” (Gazeta Sot, 17 Prill 2011) ku mungesa e planit ka krijuar një problem më vete. Takimet e NATO-s në Katar dhe më pas në Berlin (14-15 Prill 2011) për gjendjen në Libi më tepër rezultuan përçarëse sesa me plan konkret. Arsyet e vërteta të luftës në Libi akoma ngelen ambige nëse është ndërhyrje humanitare apo ndërhyrje për naftën dhe gazin libian, luftë për ujin,8 apo luftë gjeopolitike për kontrollin e rajonit. Dhe me të drejtë ministri gjerman i 18


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

mbrojtjes Vestervelle theksoi se nëse rezultantja e ndërhyrjes nuk parashikon demokraci për Libinë atëherë prezenca ushtarake nuk paraqet interes për Gjermaninë, por nga ana tjetër thekson se nuk dyshon në qëllimin e mirë të Francës dhe Anglisë. Një proverb etiopian thotë: “Ajo që fryhet më tepër sesa duhet, do të copëtohet në pjesëza”. Lindja e Mesme dhe Bota Arabe është duke zier. Nëse pas “Pranverës Arabe” do të dalë dielli apo rrebeshi kjo ngelet për t’u parë. Prezenca e shumë aktorëve në terren si Kina, SHBA, Evropa, Rusia ngjan me Konferencën e Berlinit të 1884, ku fuqitë e mëdha u mblodhën për të ndarë Afrikën si plaçkë lufte pa iu dashur të shkonin në luftë. A do të kemi një rindarje të Afrikës për shkak të burimeve të saj...? është një pyetje që u ngrit pas Konferencës së Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Berlin nga shumë analistë të mediave të huaja. Duke u kthyer te koncepti i perandorive, është pikërisht ky copëtim që nuk është përgjigja që duhet t’u jepet vendeve autokrate me pasuri nafte. Lufta nuk është zgjidhja. As zëvendësimi i liderëve autokratë me liderë kukulla apo properëndimorë nuk është zgjidhja. Ky eksperiment ka dëshmuar se nuk funksionon, pasi eksperimente të tilla lindin diktatorë, autokratë, siç e shpreh qartë Lord Aikinis Adusei në artikullin e tij “Afrika: Mallkimi i të qenit i pasur në burime”.9 Por kjo është njëra anë e medaljes me të cilën Perandoria Amerikane duhet të merret. Një tjetër Perandori po lind, dhe po rritet shpejt. Një Perandori që kërkon hapësirë dhe burime. Kjo Perandori quhet Kinë. Sa më shumë burime për Kinën aq më pak burime për Perandorinë Amerikane. Xhorxh Fridman në librin e tij “100 vitet e ardhshme”, në mënyrë të pashpjegueshme e përshkruan Kinën si ngritja e një Perandorie prej Letre. Natyrshëm, Fridman i referohet fuqisë ushtarake 19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kineze, duke e krahasuar me atë amerikane dhe disbalancat mes tyre. Por duke iu referuar Brajan Guldit, ish-deputet i Partisë Laburiste në Parlamentin Britanik, ai i bën thirrje Perëndimit, sidomos vendit të vet, për Zgjim dhe të përballen me sfidën kineze.10 Kina po ecën me sukses duke mos rënë pre e ‘konventës’ së kapitalistëve perëndimorë – adhurimi ndaj ‘fesë së naftës’, megjithëse aktualisht ajo adhuron qymyrin. Kuadri politik në Kinë është komplet ndryshe nga ai i vendeve perëndimore, por nuk mund të thuash që është kjo arsyeja e suksesit të saj, pasi të gjithë e kemi provuar parimin dhe modelin e ekonomisë sipas sistemit sovjetik dhe ishte e pakrahasueshme me modelin e sofistikuar kinez. Kina ka zhvilluar një sistem të kapitalizmit shtetëror i cili funksion shumë mirë dhe vit pas viti tregon suksese dhe arritje duke kombinuar strategjitë e drejtuara nga shteti të kombinuara me metodën e tregut të lirë gjatë operacioneve tregtare. Kjo është injoruar për shumë kohë, dhe Kina ka dalë në treg duke kërkuar një sasi të lartë burimesh në mënyrë që të arrijë standardin e jetesës që dëshiron. Por me një popullsi prej 1/5 e botës, kërkesa e saj për burime do të thotë më pak burime për popullsitë dhe vendet e tjera. Kina është bërë aktive në shumë fronte me mënyrën e saj të suksesshme duke bashkëpunuar me shumë vende që Perëndimit i është dashur të bëjë luftë për t’i arritur. Pyetja që ngrihet është sa do të vazhdojë kështu në një kohë që publikisht ekonomia kineze kaloi në vendin e dytë pasi kaloi GDP e Japonisë. Më 13 shkurt u raportua se ekonomia kineze ia kaloi asaj japoneze sipas statistikave të 2010-s. Ekonomia kineze shkoi në shumën 5.8 trilionë USD ndërsa ajo japoneze diku tek 5.474 trilionë USD, duke marrë vendin e dytë në botë pas SHBA.11 20


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

Për çdo studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare është shumë e qartë që kjo rritje ekonomike e Kinës do të thotë një rritje e shtresës së mesme në vend. Kjo shtresë e mesme është e gatshme për një mirëqenie më të mirë, shpenzime dhe konsum më i madh. Disa shifra flasin për një shtresë të mesme kineze që po shkon 700 milionë që përkthehet në një rritje galopante për energji dhe burime të reja. Diçka është e sigurt. Kjo rritje dhe kërkesë nuk mund të ndalet me luftë, sepse pavarësisht luftës, Kina sërish do të kërkojë burime, atëherë zgjidhja është një: “Sfidat e sigurisë energjetike dhe sigurisë mjedisore janë të shumta dhe të ndryshme, por zgjidhjet ndajnë të njëjtin emërues, dhe ky emërues është bashkëpunimi,” - Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, prill 2010. Nisur nga kjo aksiomë zgjidhja më opsionale do të ishte një samit ose këshill NATO-Kinë i ngjashëm me NATO-Rusi. Megjithë kontradiktat dhe keqfunksionimin e tij, ky samit, në fund të fundit, ia ka arritur qëllimit - shmangien e luftës. Çfarë po ndodh me politikat e gjelbra?! A janë akoma në axhendën evropiane... ?! Tomas Fridman thotë që përgjigja është revolucioni i gjelbër apo një gjeoolitikë e re, Gjeopolitika e Gjelbër “Nëse çmimi i naftës nuk do të ishte 100 USD, por 20 USD jam i bindur se do kishim më tepër vende demokratike, më tepër liri shtypi dhe të drejta të njeriut. Nëse GDP e një vendi është e bazuar 70-90% tek nafta ai vend nuk tenton të hapet por të mbyllet”. Revolucioni i gjelbër nuk është një çështje e ambientalistëve apo për show mjedisor, por është një nevojë. Shembulli më i mirë për këtë është Japonia. Megjithëse është nga të paktat vende pa asnjë burim, këtë e ka kthyer në fuqinë e saj. Që nga 21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

dita kur cunami shkaktoi shpërthimin e centralit bërthamor në Fukushima Daiiachi, Japonia ka klasifikuar zyrtarisht, më 12 prill 2011, fatkeqësinë bërthamore të Fukushimës po aq të rëndë sa katastrofa në reaktorin e Çernobilit. Sipas të dhënave të autoritetit për sigurinë bërthamore, fatkeqësia e Fukushimës është renditur në nivelin ndërkombëtar të vlerësimit në shkallën më të lartë 7, deri tani vlente shkalla 5. Niveli më i lartë do të thotë se ndikimet ndaj ambientit dhe shëndetit të njerëzve janë në një kontekst më të gjerë. Sasia e radioaktivitetit të çliruar deri tani nga reaktorët në Fukushima është e barabartë me dhjetë për qind të sasisë së liruar në Çernobil, thuhet më tej.12 Me shumë se kurdoherë, fjalimi mbresëlënës i Yuriko Koike gjatë kandidimit të saj për zgjedhje presidenciale nga Partia Liberal-Demokrate, do të ishte i nevojshëm në këtë moment, kur Japonia po kalon një nga momentet e saj më të vështira pas L II B.13 Ky është një lajm alarmues! Por, vëmendja e njerëzve qëllimisht është zhvendosur në sulmet e NATO-s dhe Evropës në Libi. Jo rastësisht po më 12 prill, siç u përmend edhe më sipër, ministri i Jashtëm francez Alen Jupe dhe ministri i Jashtëm britanik Uilliam Heig ngrenë zërin për intesifikim të sulmeve të NATO-s në Libi duke thënë shprehimisht sipas BBC “Sulmet e NATO-s nuk janë të mjaftueshme”. Xhorxh Fridman, në artikullin e tij në qendrën e Inteligjencës Globale Stratfor, ngrinte pyetjen pse Franca ishte e para në sulmin ndal Libisë? Përpos arsyeve të shumta të përmendura më sipër një tjetër shkak shumë domethënës që nuk është trajtuar është fakti që Franca e siguron energjinë e saj nga 59 centrale atomike dhe aktualisht është duke ndërtuar një të ri.14 Në kohën kur gjithë fokusi është në ritestimet e centraleve atomike (Gjermania deklaroi publikisht se do të testojë 14 prej centrale të saj) Franca 22


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

dhe Anglia janë të parat që nisin sulmin në Libi. Shumë analistë e vendosin theksin tek nafta dhe gazi libian. Por në fakt është pak e vështirë për t’u besuar që qeveritë e këtyre vendeve të drejtohen nga korporatat e naftës për një sulm në interes të tyre, kur siç dihet rreth 70% e naftës libiane tregtohet në Evropë. Kështu, duke analizuar ndërhyrjen e menjëhershme ndaj Libisë nën petkun e luftës humanitare shumë pyetje ngelen të vagëta pa përgjigje. A është ndërhyrja në Libi një shmangie e debatit publik në vendet respektive rreth të ardhmes së centraleve atomike në Evropë kur bota mbarë është nën ethet e frikës atomike? Kjo ngelet për t’u parë. Shqetësues është fakti që frika atomike lindur nga shpërthimi i centralit atomik Fukushima Daiachi në Japoni dhe impakti që pati në botë ishte i madh. Por ajo që është për t’u shqetësuar më shumë nuk është fatkeqësia natyrore dhe tërmetet që mund të ndodhin por frika nga akte të mundshme terroriste duke parë dhe dëmin kolosal që centralet atomike shkaktojnë. Një akt i tillë në Evropë do ishte fatal. Megjithëse Evropa kujtoi 20-vjetorin e ngjarjes së Çernobilit, problemi ngelet akoma prezent dhe kërkon shuma kolosale për sigurimin ndaj rrezatimit. Për më tepër, Komisioni Evropian njoftoi mbylljen e Sistemit të Tregtimit të krediteve të karbonit ETS, pas zbulimit të mashtrimit dhe falsifikimit galopant me këtë sistem. Loja e karuzelit me TVSH-në e ETS të CO2 i kushtoi 28 milion paund britanikë BE-së.15 Megjithëse komisionerja për Klimën theksoi se mashtrimi ndodhi si pasojë e vetë suksesit të sistemit, një gjë është e sigurt: ky sistem nuk jep ndonjë shpresë për politikat e gjelbra pa karbon përgjatë Evropës apo më gjerë duke qenë se BE ka qenë promotorja e këtij sistemi.16 Përpos kësaj, frika atomike ka ngjallur interesin për rilindjen 23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e gazsjellësve ku shenjat e para i dha gazsjellësi TAP (Trans Aderiatik Pipeline) gjatë një takimi të mbajtur në 11 prill 2011 në Tiranë, që siç do të shprehej vetë menaxheri Dr. Kai Schmidt Soltau “ Frika bërthamore solli një moment të mirë për rifillimin e punës për gazsjellësin”. Në vend të konkluzioneve Gjeopolitika ka qenë për shumë kohë e konsideruar si eskluzivitet i mbretit. Më pas ajo u bë eskluzivitet i ushtarakëve të cilët e çuan gjeopolitikën deri në skajet më të largëta siç ishin Lufta I & Lufta II Botërore dhe në grahmat e fundit të saj duke diskutuar vet ekzistencën e saj. Për shumë kohë ajo ka qenë në luftë të vërtetë me globalizimin. Sot është ringjallur sërish. Tani është koha që gjeopolitika të mos jetë më eskluzivitet i ushtarakëve, por studiuesve dhe analistëve dhe politikës produktive. Mbase do të ishte koha që gjeopolitikën ta riemërtonim jo më si gjeo-politikë por gjeo-gjelbërim. Si e tillë, gjeo-gjelbërim duhet të jetë rruga për kalimin në epokën e gjelbër. Perandoria Amerikane që Xhorxh Fridman kërkon për Amerikën, duhet të drejtojë këtë revolucion nëse do të jetë ë tillë. Vetëm kështu ajo nuk do të eksportojë frikën por shpresën dhe ndryshimin që do ta ndjekin gjithë vendet e tjera. Ajo çka nevojë politika nuk janë liderë të majtë apo të djathtë, të bardhë apo të zinj, femra apo meshkuj, por liderë të gjelbër që t’i tregojnë botës se po i japin fund luftës për naftë. Njerëzimi nuk priti mbarimin e gurëve për kalimin nga Epoka e Gurit në Epokën e Bronzit, apo kalimin nga revolucioni bujqësor në atë industrial. Ka ardhur koha që vizionarët të orientohen drejt epokës së gjelbër, nëse duan që borxhi ndaj pasardhësve të ngushtohet sado pak, pasi 24


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

aktualisht jemi duke shfrytëzuar burimet që s’na takojnë. Njerëzimi është duke bërë eksperiment në të vetmen epruvetë që kemi – tokën.

25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Thomas Friedman – Hot, Flat Crowded, Thomas Friedman – ‘First Law of Petropolitics”, Foreign Affairs Journal, prill, 2008. 3 Për më tepër shiko: E.Qëndro “Gjeopolitka kundër Globalizimit, Gjeografia si armë gjeopolitike në Ballkan”, Revista Marrëdhënie Ndërkombëtare Nr.1, botim i Qendrës Hapësirë, Tiranë, maj 2010, fq 70. 4 Ahmet Davutogllu – Thellësia Strategjike, Logos-A 2010, fq 353 5 Gjergj Erebara – Albanians question negative ‘view’ of Ottomans”, Balkan Insight, 2 dhjetor 2010 http://www.balkaninsight.com/en/article/albanians-question-negative-view-ofottomans 6 Freedom House Report 1973-2011; www.freedomhouse.org 7 http://www.freedomhouse.org/template.cfm?page=439 8 Në shumë shkrime të mediave të huaja mes të cilave dhe BBC në një shkrim të 18 mars 2006, nga John Watkins, flitet se arsyeja e vërtetë e ndërhyrjes në Libi është pavarësia ujore që kjo e fundit kishte krijuar përmes projektit më të madh njerëzor prej 25 miliardë USD. Për më tepër shiko: http://news.bbc.co.uk/2/hi/science/ nature/4814988.stm 9 Lord Aikins Adusei – Africa: The curse of being Resource Rich, Ghana News 7 January 2009. http://www.modernghana.com 10 Bryan Gould “The Chinese Challenge”,13 Prill 2011. http:// www.newnations.com/specialreports/thechinesechallenge.html 11 Sipas burimeve te FMN (2010) dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës janë: SHBA, Kina, Japonia, Gjermania, Franca, UK, Italia, Brazili, Kanadaja dhe Rusia. 12 Rachel Harvey – BBC Tokyo, 12 prill 2011. 13 Yuriko Koike bën thirrje për rifuqizimin e Japonisë duke u fokusuar në potencialet mjedisore dhe teknologjike, e diplomatike në një botë kur çmimi i naftës është në kaos dhe po trazon jetën sociale të njerëzve. Për më tepër shih bashkëngjitur: http:/ /www.cfr.org/geoeconomics/doubts-capital-controls/p24645 14 Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, Raporti vjetor 2010. http:// www.iaea.org/Publications/Reports/Anrep2009/index.html 15 Për më tepër lexo: Elton Qëndro, “Politikat Mjedisore si dimension i tretë i marrëdhënieve ndërkombëtare”, revista MN nr.3, Tirane Janar 2011. 16 Elton Qëndro, “Politikat Mjedisore si dimension i tretë i Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, Revista MN –Nr.3, Qendra Hapësirë, janar 2011, fq 89. 1 2

Literatura [1] Canada [2] [3]

Prof. Michel CHOSSUDOVSKY. “Operation Lybia and the battle for oil”. Global Research Institute, 9 mars 2011; www.globalresearch.com George FRIEDMAN. “The next 100 years”, Doubleday, 2009, fq.15-30. Thomas L. FRIEDMAN. “ Hot, Flat and Crowded”, New York, 2008.

26


Elton QËNDRO Një botë plot trazira dhe sfidat e sigurisë energjetike në MNd

[4] Elton QENDRO – “Siguria Energjitike në Europë, një ambicie e vështirë”, revista Marrdhënie Ndërkombëtare nr. 2, Qendra Hapësirë, Tiranë, shtator 2010, fq 8-32. [5] Elton QENDRO - “Politikat Mjedisore si dimension i tretë i Marrëdhënive Ndërkombëtare”, revista MN, nr.3, Qendra Hapësirë, Tiranë, janar 2011, fq 73-75. [6] East European Review, volume 12, Spring/Summer 2003. [7] Henry KISSINGER – “A ka nevojë Amerika për një politikë të jashtme”. Tiranë, Plejad 2003.

27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albert Hitoaliaj MA Marrëdhënie Ndërkombëtare

Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë “Ne duhet të përfytyrojmë tre lloj gjërash: të parat, ato që lindin; të dytat, ato tek të cilat zhvillohet lindja dhe të tretat, modeli sipas të cilit gjërat e lindura janë konceptuar. Ne duhet ta krahasojmë parimin pritës me një nënë, modelin me një baba dhe produktin me një fëmijë.” Dhe duke shpjeguar më tej plotësisht modelet – baballarë, Format dhe Idetë e pandryshuara thotë: “Ka në fillesë një Formë të pashkatërrueshme, e cila është e pa krijuar dhe e pashkatërrueshme… e padukshme dhe e paperceptueshme nga asnjë ndjenjë, e cila mund të soditet vetëm nga mendimi i dëlirë, i kthjellët.” Imagjinata gjeopolitike është fëmija që lind nga modelet, konceptuesit. Nëse kjo imagjinatë mbështetet në mendimin e kthjellët nuk ka arsye që të mos krijojë një model sa më të përafërt me Formën e pashkatërrueshme.

Fjalë kyçe kyçe: Gjeopolitika, ontologjia, vizioni gjeopolitik, konceptimi, krijimi i realitetit, gjeo-fuqi, gjeopolitika kritike, ontologjia gjeopolitike, fuqi, dije

28


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen; Kush kontrollon të ardhmen, kontrollon të tashmen; Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.1

Ontologjia Çfarë është ontologjia? Përshkrimet janë të ndryshme. Ajo është studimi i të mundshmes, i qenësisë, studimi i natyrës së të mundshmes, studimi i karakteristikave më të përgjithshme që një entitet duhet të ketë për të qenë entitet i një lloji të caktuar, një fjalor i përbashkët, specifikim i kuptimit i të menduarit të atij fjalori. Një ontologji është një përshkrim i hollësishëm i konceptualizimit” (Gruber, 1995)2 ose ndryshe: “Ontologjia në filozofi: a: shkenca ose studimi i qenësisë; veçanërisht: një degë e metafizikës e lidhur me natyrën dhe lidhjet me qenësinë; b: një studim i qenies që ka të bëjë me llojin themelor të qenësisë apo përmbajtjes”.3 Ontologjia moderne - me fjalë të tjera zhvillimet aktuale të saj e ndarë në ontologji të përgjithshme dhe ontologji moderne, fokusohet në problemet e perceptimit të qenësisë dhe si pasojë nënvizon rëndësinë e gjuhës së folur. Kur i ka fillesat ontologjia? 29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

“Shkencës së ontologjisë, me termin e marrë nga greqishtja Díôïò (Ontos-qenie) dhe ëïãßá, (logia-fjalë), mund t’i gjendet zanafilla tek Aristoteli, filozofi i antikitetit i cili u mor me çështjen e qenësisë së ekzistencës. Aristoteli e përshkruante ontologjinë si doktrinën e qenies, në lidhje me “të gjitha qeniet ekzistojnë se ekzistojnë dhe tiparet që i takojnë atyre për shkak se ekzistojnë”. Qëllimi i tij ishte për të krijuar përkufizime të cilat shpjegonin se çfarë është një gjë duke qenë një formulim i thelbit të asaj që ekziston. Aristoteli dhe studentët e tij kishin për qëllim të paraqisnin realitetin sipas një sistemi kategorish (Maedche. 2003, Sowa 2000). Për ato tipare që dallonin anëtarët e një lloji të veçantë nga një lloj tjetër, Aristoteli futi konceptin e diafora (gr.), d.m.th. differentia (ang.) e ndryshmja, (Gandon 2002a). Për sistemet e tij të klasifikimit, Aristoteli përdori termin katagoria (gr.) d.m.th kategoria. Si doktrina e qenësisë, ontologjia është klasifikuar si një degë e metafizikës (që rrjedh prej greqishtes (meta d.m.th rreth dhe fizika d.m.th natyra, pra, rreth natyrës) e cila merret me arsyet për objektet dhe idetë pas tyre (Hesse 2002).” 4 Ontologjia, modelet dhe konceptualizimi Pra ontologjia trajton modelet dhe konceptualizimin. I përket pikërisht asaj, drejtimi i ndërtimit të modeleve konceptuale për identitetin, njësinë, thelbin. Në një analizë ontologjike për modelet e përmendura mund të përcaktohet një nivel më i thellë akoma, duke e lidhur ose duke hulumtuar për thelbin (fortësinë/ qëndrueshmërinë) e për njësinë dhe identitetin (kriteret). Ontologjia përdor tiparet bazë për krijimin e modeleve dhe ndërkohë kupton dhe krijon edhe skemat të cilat tregojnë ndërvarësinë. Kështu, pas një ndarje në kategori sipas modeleve 30


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

ontologjike, mund të kemi një pamje të marrëdhënieve ndërmjet pjesëtarëve apo elemente të kategorisë dhe të kuptojmë marrëdhënien mes pjesës dhe të tërës. Ontologjia mban të ndrydhur qëllimin e kuptimësisë. Ajo parashtron çështje të tilla thelbësore për të arritur krijimin e konceptualizimit, si: çfarë është ekzistenca, sa nivele ekzistence ka dhe çfarë e përbën një nivel, si lidhen tiparet e një objekti me vetë objektin, çfarë e ndërton identitetin e një objekti etj. Ontologjia është studimi filozofik i natyrës së qenësisë, ekzistencës apo realitetit si të tillë si dhe e studimit të kategorive kryesore të qenies dhe të lidhjeve mes tyre. Sipas mënyrës tradicionale ajo është e radhitur si një pjesë e degës së madhe të metafizikës. Ontologjia trajton çështjet që kanë lidhje me pyetjet se përse qeniet ekzistojnë apo përse thuhet se ekzistojnë, si mund të futen ato në grupe të caktuara, si mund të futen në kategori dhe si mund të krijohen nën-ndarje bazuar tek ngjashmëritë dhe tek ndryshimet etj. Në këtë pikëshikim, ontologjia është një mënyrë të menduari analitik që interesohet për përcaktimin e disa kategorive bazë dhe për arsyet se përse disa gjëra futen në kategori të caktuara. “Disa filozofë, sidomos të shkollës platonike, kanë debatuar se të gjithë emrat (përfshirë emrat abstraktë) i referohen entiteteve ekzistuese. Filozofë të tjerë debatojnë se emrat nuk emërojnë gjithmonë entitete, por ata sigurojnë një lloj stenografie për referencë ndaj një koleksioni ose objektesh apo ngjarjesh. Në këtë pikëshikim, mendja, në vend të referimit ndaj një entiteti, i referohet një grumbulli ngjarjesh mendore të provuara nga një person; shoqëria i referohet një grumbulli personash me disa karakteristika të përbashkëta, dhe gjeometria i referohet një grumbulli të një lloji të veçantë aktiviteti intelektual.”5 Ndërmjet dy skajeve, të realizmit dhe të nominalizmit ka një 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sërë pozicionesh të tjera, pikëshikimesh të tjera, por ontologjia duhet të arsyetojë se cilat fjalë t’i drejtojë entiteteve, cilat jo, pse dhe çfarë kategorish përfundimtare. Kur ky proces aplikohet ndaj emrave të tillë si elektrone, energji, kontratë, lumturi, hapësirë, kohë, e vërtetë, rastësi dhe Zot, ontologjia bëhet thelbësore për shumë degë të filozofisë. Në këtë mënyrë, disa nga çështjet rrënjësore të cilat trajton ontologjia e që janë të thurura me njëra-tjetrën mund të jenë të tilla: ç’kuptim ka një qenie, kur mund të themi se diçka ekziston, cilat janë mënyrat e ndryshme që një entitet ekziston, në sa kategori mund t’i ndajmë gjërat ekzistuese, a mund t’i ndajmë ato në kategori? Një nga çështjet e ontologjisë, e cila do të shtjellohet në këtë shkrim, në lidhje me “bashkëpunimin” e saj me gjeopolitikën kritike, është ndarja e subjekteve ekzistuese në grupe të quajtura kategori. Kategoritë ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe është nëpërmjet koordinimit të disa skemave të ndryshme kategorike që ontologjia lidh fushat me njëra-tjetrën. Ç’lidhje ka ontologjia me gjeopolitikën? Ontologjia përmban kuptimësinë e synuar

Konceptualizimi Zhvillimi

Gjuha

Modelet e shprehura

Modelet e menduara Ontologji

32


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

Ontologjia gjeopolitike Një ontologji gjeopolitike është një mekanizëm që shërben për të shpjeguar, menaxhuar dhe këmbyer të dhënat e lidhura me njësitë gjeopolitike si shtetet, territoret, rajonet dhe zona të tjera të ngjashme. 6 Lidhja e gjeopolitikës me ontologjinë është e dyfishtë. Ontologjia i shërben gjeopolitikës për të krijuar një kategorizim të vetvetes, një fjalor të detajuar të elementëve gjeopolitikë, për të ndërtuar dhe transmetuar koceptualizimin dhe përfytyrimin gjeopolitik. Gjeopolitika (nënkuptuar veprimin e shtetit si entitet në një sistem anarkik) me qëllim zotërimin e hapësirës, kërkon gjithmonë fuqi. Në këtë mënyrë, me qëllim arritjen e fuqisë dhe duke përdorur një element shumë të spikatur siç është fuqia e informacionit, gjeopolitika mund të ndërtojë, shkatërrojë, manipulojë, mbrojë, neutralizojë etj, të gjitha ato modele dhe koncepte që kanë të bëjnë me identitetin e kombeve, kulturën, vlerën gjeografike apo hapësirën, si koncept gjithëpërfshirës. Pra kontrolli i dijes dhe përdorimi i saj sjell fuqi dhe krijohet në këtë mënyrë një amalgamë që është në shërbim të gjeopolitikës. Dekadat e fundit, teoritë gjeopolitike nuk janë harruar, por ama nuk kanë mbetura pa u rishikuar e ri-interpretuar. Gjeopolitika kritike merret pikërisht me këtë veprim. Gjeopolitika kritike, ndër të tjera i jep rëndësi informacionit dhe një nga tre kategoritë që ata e ndajnë gjeopolitikën ka të bëjë më identitetin dhe informimin që ndërton perceptimin publik. Në vijim do të shohim një përmbledhje të mendimit analitik të gjeopolitikës kritike, bazuar në punimet e një grupi autorësh të njohur dhe të paraqitura nga një prej emrave më të njohur të kësaj qasje, Gearóid Ó Tuathail. Gjeopolitika moderne dhe gjeo-fuqia e dijes “Gjeopolitika kritike” është një qasje disi e shpërndarë që ka 33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

folur lehtë për një rishikim të kuptimit dhe dobinë analitike të termit “gjeopolitikë” në dy dekadat e fundit. Duke bërë këtë, ajo ka kontribuar për zhvillimin e një strukture gjithëpërfshirëse, në të cilën problematika e “gjeopolitikës”, të mund të kuptohet si një rebus i fuqisë / njohurisë dhe të shikuarit. Gjeopolitika kritike fillon nga kërkimi i natyrës së hapur tekstuale dhe shoqërore të natyrës së gjeo-grafisë. E gjithë gjeografia është një formë e fuqi / dije dhe një formë e gjeo-politikës, vija ndarëse ndërmjet qartësisë së kuptimi “gjeografi” dhe “politikë”. Brenda universit të gjeo-grafisë / gjeo-politikës së mundshme, sfera e dijes lidhet direkt me shtetin si një entitet politiko-territorial. Kjo sferë e dijes mund të përshkruhet si “gjeo – fuqi”, apo si gjeo-grafimi / gjeo-politik i prodhuar nga shteti si një funksion në seri i fuqisë, kulturës dhe territorit. Kështu, krijimi i hartave të territoreve të shtetit është një formë e gjeofuqisë, ashtu si është edhe krijimi i ekspertizave territoriale, inventarëve administrativë dhe përcaktimit të kufijve dhe zonave. Praktika e përditshme e patrullimit të kufijve, menaxhimit të kufijve dhe vëzhgimit territorial, janë gjithashtu forma të gjeo-fuqisë. Gjeo-fuqia është një dije gjeografike për shtetin dhe nga shteti. Struktura praktike, forma dhe funksioni i gjeo-fuqisë varet nga natyra e shtetit dhe e sistemit ndërshtetëror. Teksa shumë komentues kanë vënë re veprimin e formave të njohurisë gjeografike dhe gjeopolitike në shtetet klasike dhe premoderne, studime të pakta sistematike të këtij subjekti janë ndërmarrë në gjeografinë bashkëkohëse.7 Duhet të kuptojmë faktin se edhe pse ka një shikim kritik ndaj gjeopolitikës, gjeografia nuk e humbet vlerën e saj. Nuk e humbet vlerën as hapësira, parë në këndvështrimin gjeopolitik. 34


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

Po ashtu, mbeten përsëri të rëndësishme edhe teoritë gjeopolitike klasike. Ajo që ndryshon është kategorizimi, specifikimi. Dhe në këtë moment sapo përmendëm ontologjinë gjeopolitike. Kjo mënyrë veprimi (njohja e vetvetes, e disiplinës së gjeopolitikës) përbën skemën e parë të njohjes, ontologjinë gjeopolitike. Vizioni gjeopolitik modern dhe ontologjia gjeopolitike Tranzicioni nga sistemi pre-modern në sistemin modern shtetëror konsiderohet të jetë një periudhë kritike në zhvillimin e gjeo-fuqisë moderne e mendimit modern gjeopolitik. Shtetet moderne filluan organizimin e tyre rreth fillimeve të sovranitetit të shteteve, integritetit territorial dhe komunitetit kombëtar. Me këtë transit material, u zhvillua një ontologji gjeopolitike e veçantë. Vizioni i hapësirës së politikës botërore si një njësi e tërë, e ndarë në njësi territoriale shtetesh sovrane është ontologjia gjeopolitike të cilën John Agnew e quan “imagjinata gjeopolitike moderne” (Agnew 1997). Ai identifikon katër parime të imagjinatës gjeopolitike moderne: 1. Zhvillimi i një vizioni global që mundësonte shikimin e tërë botës si një njësi unike dhe ndarjen e saj pasuese në një hierarki vendesh të ndryshme. Ky vizion global zëvendësonte kozmologjinë teologjike, por operoi me mjetet e një “pikëshikimi prej askund”, jo problematik, i cili në praktikë, institucionalizoi mënyrat etnocentrike të të parit dhe të imagjinuarit të hapësirës politike të botës. 2. Shndërrimi i “kohës në hapësirë”, ashtu si ontologjia gjeopolitike, organizoi botën në rajone “të prapambetura” dhe “moderne”. Vendet janë shndërruar në thelbësorë, në të huaj dhe diferencat relative janë shndërruar në diferenca absolute 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

(Said 1979). 3. Një ontologji “shteto-centrike” përmend paraprakisht supozimin se bota është e përbërë nga shtete që ushtrojnë fuqinë mbi blloqet e hapësirës, se shteti territorial është një mbajtës i shoqërisë dhe se ka një ndarje thelbësore ndërmjet punëve “të jashtme” dhe atyre “të brendshme” (Walker 1993). Agnew e quan këtë parim specifik, si “kurthi territorial në të menduarin dhe të vepruarin rreth politikës botërore.” 4. Supozimi se sistemi ndërshtetëror është i karakterizuar nga një “gjendje anarkie” dhe se shtetet dominuese grumbullojnë fuqi në sasi të ndryshme dhe luftojnë në kërkim të supermacisë. Agnew vë në dukje se imagjinata gjeopolitike moderne është një ontologji hapësinore e ngushtë e politikës botërore, e cila filloi në shekullin e gjashtë por nuk u bë mbizotëruese deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe të njëzetë. Ajo është eurocentrike, pasi shtet-kombi modern territorial u zhvillua fillimisht në Evropë dhe kjo përzierje e veçantë e gjeografisë, identitetit dhe fuqisë u eksportua në pjesën tjetër të botës nëpërmjet historisë së kolonializmit. Për më tepër, kjo imagjinatë gjeopolitike moderne është kundërshtuar gjithmonë nga konkurrenca e ontologjive të hapësirës. Ideologjia e liberalizmit, për shembull, përfytyron një botë të përbërë nga marrëdhëniet tregtare ndërmjet rajoneve të ndryshme dhe aktorëve ekonomikë. Internacionalizmi ekonomik përfytyron një botë të solidaritetit të punonjësve nëpër shtete të ndryshme. Shoqëria civile bashkohore transnacionale është e karakterizuar nga shumë përfytyrime alternative, që nga oqean-centrizmi i Green Peace, tek vetëdija për mjedisin global të organizatave të tilla si World Watch Institute apo Nature Conservacy (Luke 1997). Agnew i ndan periudhat e imagjinatës gjeopolitike moderne në “tri epokat e gjeopolitikës”. 36


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

1. Gjeopolitika civilizuese, të cilën ai e daton nga fundi i shekullit XVIII deri në fund të shekullit XIX. Kjo ishte ligjërata gjeopolitike e shteteve aristokrate, konservatore dhe borgjeze të shqetësuara për nacionalizmin në rritje të ndërsyer nga Revolucioni Francez dhe zhvillimin emergjent të vetëdijes së klasave si rezultat i revolucionit industrial. Gjeopolitika civilizuese e përfytyronte botën si të organizuar nga një hierarki qytetërimesh, me shtetet më të përparuara dhe më superiore që kishin një “mision civilizues” për të qeverisur mbi pjesët më “barbare” dhe më “të egra” të botës. 2. Gjeopolitika e natyralizuar, e cila është e shoqëruar me periudhën e rivalitetit ndër-imperialist nga viti 1875 deri në vitin 1945. Kjo epokë, sipas Agnew, ishte e karakterizuar nga natyralizimi dhe dhe praktikat e imperializmit dhe ekspansionit territorial ndaj shteteve rivale. “Shkenca”, veçanërisht biologjia por edhe gjeografia dhe etnografia e racializuar, thirreshin në ndihmë për të justifikuar dominimin imperial dhe militarizmin agresiv (Henrik Herb 1997; Murphy, 1997). 3. Gjeopolitika ideologjike, e cila është e shoqëruar me rivalitetin e epokës së Luftës së Ftohtë ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Në këtë skemë, bota është e ndarë në blloqe antagoniste, me një “Botë të Tretë” ndërmjet tyre, si një terren konkurrence dhe luftërash të autorizuara (Dalby 1990). “Tri epokat e gjeopolitikës” së Agnew e qarkojnë kuptimësinë tradicionale të gjeopolitikës brenda një historie shumë më të gjerë të ontologjisë dhe të diskutimit gjeopolitik. Vetë termi “gjeopolitikë” u përdor për herë të parë nga shkencëtari politik suedez Kjellen Rudolf në vitin 1899. Ajo u kodifikua më vonë në një traditë të veçantë të së menduarit nga Karl Haushofer dhe ata që kishin lidhje me Zeitschrift für Geopolitik në Weimar dhe, më vonë, me Gjermaninë naziste (Natter 2003). 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

...I hedhur poshtë si një term pas Luftës së Dytë Botërore, termi u kthye në diskutimet e përbashkëta vetëm si pasojë e popullarizimit të tij nga ana e emigrantit gjerman, studiuesit të kthyer në diplomat, Henry Kissinger, aty nga fundi i viteve 1960 (Demko 1999).8 Sot ky term, gjeopolitika, jo vetëm që nuk e ka humbur rëndësinë, por po studiohet më në thellësi, pa iu larguar koncepteve fillestare të saj. Ontologjia e trinomit “fuqi, dije, gjeopolitikë” Fuqia e gjeografisë dhe fuqia e dijes të mbivendosura në një skicë të përbashkët krijojnë një lidhje gjeopolitike e cila qëndron brenda konceptit të hapësirës gjeopolitike. Njohuria gjeografike dhe prodhimi i kufijve të hapësirës kulturore me qëllim arritjen e fuqisë, qëndron e pozicionuar në konceptin gjeopolitik. “Ky rivlerësim pranon përfshirjen e gjeografisë në kulturën krahasuese politike jo si një pjesë e një konstrukti më të gjerë sistematik metodologjik, por si vendosjen e një lloji të caktuar të njohurive të nevojshme për prodhimin e fushave të vazhdueshme politike dhe kulturore. Të vësh në plan të parë funksionin njohës të gjeografisë në studimin e kulturës politike, do të thotë që të pranojmë se “vetë hapësira bëhet një lloj rrjeti neutral në të cilin janë gdhendur diferencat kulturore, kujtesa historike dhe organizimi shoqëror. Është në këtë mënyrë, që hapësira funksionon si një parim qendror organizues në shkencat shoqërore, në të njëjtën kohë që ajo zhduket nga kompetencat analitike”(Gupta dhe Ferguson 1991: 7). Kjo lidhje e gjeografisë, shtet-kombit dhe ontologjisë, kësisoj, nuk duhet të merret si një lidhje objektive apo organike, në të cilën format politike mbështeten natyrshëm tek referentët e tyre territorialë. Mospranimi i një marrëdhënie organike në mes të hapësirës dhe formave moderne politike, e ripozicionon 38


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

gjeografinë si një pozitë teorike të fuqishme për prodhimin e njohurive. Duke theksuar këtë funksion teorik të njohurisë, Klause-John Dodds dhe James Sidaway, duke u mbështetur në punën e Michel Foucault, e pozicionojnë këtë argument në aspektin e gjeopolitikës: Konceptet e fuqisë, dijes dhe gjeopolitikës janë të lidhura në këtë mënyrë së bashku, në një mënyrë provokuese. Ajo që sugjerohet, është se forma fuqi/dije vepron gjeopolitikisht: një shpalosje e caktuar e dijes, një piketim i një fushe të dijes, dhe krijimi i subjekteve, objekteve, ritualeve, dhe kufijve me të cilat një fushë (dhe bota) të njihet (1994: 516).” 9 Ontologjia, mund të përdoret me qëllim arritjen e qëllimeve gjeopolitike. Forma fuqi/dije që përmendet në këtë rast, e cila krijon subjekte, objekte, rituale dhe kufijtë e një fushe, na sjell parasysh filozofinë e Aristotelit për kategoritë. Ontologjia shërben për të gjetur diferencat dhe të përbashkëtat. Nëse bëjmë një krahasim mbi sistemin ndërkombëtar, forma fuqi/dije mund të ndjekë qëllimet gjeopolitike dhe të krijojë subjekte, objekte, rituale dhe kufij fushash në këtë sistem. Thënë më ndryshe dhe më varfër, një fuqi e madhe globale mund të ushtrojë autoritetin e saj për të krijuar kuptimësinë që dëshiron. Kjo fuqi e madhe përdor ontologjinë për të dhënë një koncept të vizionit (qëllimit të kuptimësisë). “Gjeopolitika bashkëkohore kritike karakterizohet gjithashtu nga një seri konceptesh të tjera, të cilët nuk janë shtjelluar sistematikisht. Kjo gjë mund, gjithsesi, të organizohet në një seri konceptesh plotësues, secili i vendosur mbi tjetrin në një model piramide dhe duke pasqyruar një shtjellim analitik të paraardhësit. 1. Në bazë kjo piramidë ka imagji-nacionin gjeopolitik, ose gjeopolitikën e identitetit dhe të diferencës që karakterizon 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shtete të veçantë (Campbell 1992; Sparke 2003). Imagji-nacioni gjeopolitik i një shteti janë imazhet e vetvetes që karakterizojnë atë shtet dhe që e përcaktojnë atë në marrëdhëniet e barazisë dhe të armiqësisë me aktorë të tjerë në punët botërore (Atkinson 2000; Newman 2000). Studimi i imagji-nacionit gjeopolitik kërkon konsiderimin e konstruktit dhe mirëmbajtjes së një lloj nocioni hegjemonik të “nacionit” (shtetit/kombit): kush është një qytetar dhe si përcaktohen të drejtat, çfarë mitesh historike e karakterizojnë kombin, si është i institucionalizuar në punët burokratike të shtetit etj. Por kërkohet gjithashtu kërkim i kujdesshëm në procesin e ngjizjes së identitetit të përditshëm që përcakton jetën e imagji-nacionit gjeopolitik si një vetëdije shoqërore. Këtu vlerësohen perspektivat psikoanalitike dhe feministe (Jeffords 1989; Weber 2001). 2. Kultura gjeopolitike mund të përcaktohet si kultura interpretuese dhe tradita përbrenda së cilës shteti i jep kuptim identitetit të tij dhe përplasjes së tij me botën e shteteve, dhe kodifikon një grup strategjish për të negociuar me atë ndeshje. Kultura gjeopolitike është se si një vendndodhje gjeografike e një shteti, eksperienca historike, organizimi institucional dhe kultura politike, për shembull, është e formësuar nga forma e veçantë e kolonializmit, racizmit, kapitalizmit dhe modernes që ka marrë formë në kontinentin amerikano-verior që nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë.”10 Krijimi dhe kontrolli i realitetit, akt fuqie Logjika formale, është lidhja ndërmjet të vërtetave dhe ontologjia formale është lidhja ndërmjet gjërave (Varzi 1996)11. Kjo lidhje na jep strukturën e realitetit që ne perceptojmë. Manipulimi i një realiteti të caktuar që do t’i shërbente për fuqizim një individi, shteti etj, është diçka që ka ndodhur gjatë 40


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

gjithë historisë njerëzore. Ndërtohen “realitete” të rreme për të kontrolluar grupet apo edhe popullsitë; shkatërrohen realitete duke ndryshuar perceptimi etj. Pra të vërtetat shpesh herë janë informacion i kontrolluar dhe i investuar me qëllim nxitjen e veprimeve të caktuara. Në shumë raste realiteti dhe perceptimi i tij kanë “peshë gjeopolitke”. Nëse kjo gjë bëhet e planifikuar, një shtet mund të ketë përfitim dhe rritje të fuqisë por mund të ndodhë edhe e kundërta – zbehja e fuqisë nëse perceptimi shoqëror i veprimeve të caktuara nuk është i pëlqyeshëm – siç thotë Brzezinski: “Lufta në Irak i shkaktoi një dëm të tmerrshëm pozicionit të Amerikës në botë. Kredibiliteti global i Shteteve të Bashkuara u shkatërrua. Deri në vitin 2003, bota ishte mësuar që të besonte fjalët e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Kur ai deklaronte një fakt, presupozohej se njihte atë për të cilën fliste dhe se thoshte të vërtetën lidhur me të. Dy muaj pas rënies së Bagdadit, Bushi deklaronte ende shumë i qetë (në një intervistë të destinuar për publikun evropian): “Kemi gjetur armë të shkatërrimit në masë”. Përfundimi ishte se aftësia e Amerikës për të marrë një pozicion të besueshëm në problemet ndërkombëtare të diskutueshme, si programi bërthamor iranian dhe koreano-verior, vuajti në mënyrë të rëndë. Mungesa e besimit e kishte minuar edhe legjitimitetin ndërkombëtar të Amerikës, një burim i rëndësishëm i “fuqisë së butë” të kombit. Në të kaluarën, forca amerikane ishte konsideruar legjitime, sepse Shtetet e Bashkuara në ndonjë mënyrë, identifikoheshin me interesat bazë të njerëzimit. Një pushtet i konsideruar ilegjitim është më i dobët, sepse aplikimi i tij kërkon një investim më të madh të forcave për të arritur rezultatet e dëshiruara. Humbja e soft power redukton hard power. ...Gjëja më e rëndësishme ishte se lufta diskreditoi lidershipin 41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

global amerikan. Amerika nuk ishte në gjendje të mblidhte botën rreth kauzës së saj, as të fitonte në mënyrë vendimtare me përdorimin e armëve.”12 Në këtë mënyrë sapo kemi parë shpërbërjen momentale ontologjike të modelit amerikan, të konceptualizimit botëror që ofronte politika e jashtme amerikane. I ashtuquajturi imazh i një vendi, është një model dhe ontologjia është “ndërmjetësja” nga qëllimi te konceptualizimi. Gjeopolitika, fuqia, hapësira – mund të thuhet se janë qëllimi dhe ontologjia shërben për të dhënë një konceptualizim i cili të jetë në shërbim të këtij qëllimi: fuqisë, dominimit. Nuk ka shumë rëndësi që të jepet në detaj përfytyrimi gjeopolitik që ka një shtet për të arritur fuqinë. E rëndësishme është që ontologjia t’i shërbejë kësaj duke dhënë edhe imazhe të rreme që fshehin qëllimin e vërtetë të fuqizimit; pseudo-imazhe që e ruajnë këtë qëllim. Fuqia e butë shërben pikërisht si një instrument i ontologjisë në procesin e konceptualizimit. “Konceptualizimi është struktura e rregullt e realitetit, ashtu si perceptohet dhe si organizohet nga një faktor/agjent, pavarësisht: fjalorit të përdorur (d.m.th gjuha e përdorur) apo ngjarjes aktuale në një situatë të veçantë.”13 Ndoshta formulimin e mësipërm mund ta lexojmë edhe si të tillë: SHBA nëpërmjet konceptualizimit për një Rend Botëror ofron një strukturë të realitetit, ashtu si perceptohet dhe organizohet nga vetë amerikanët: pavarësisht informacionit të dhënë ose asaj që ndodhi në Irak. Gjeopolitika si disiplinë e marrëdhënieve të fuqisë dhe fuqia si thelb i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe brenda-shtetërore, ka marrë trajta më të stërholluara në ditët e sotme, krahasuar me vitet kur lindi. Fuqia pavarësisht natyrës së saj të ndryshueshme, përsëri qëndron në themel të sistemit. Rasti i 42


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

Shqipërisë, mund të shihet nën një dritë tjetër nëse fillon dhe flet për gjeofuqinë, gjeopolitikën dhe gjeografinë që ka ky vend. Pavarësisht se Shqipëria konsiderohet faktor stabiliteti në rajon, nuk mund të thuash se konsiderohet edhe shtet i fuqishëm pasi ekonomia, ushtria, diplomacia dhe elementë të tjerë të fuqisë së saj, nuk kanë influencë në shtetet e tjera të rajonit. Nuk mund të gjesh një përfytyrim gjeopolitik real të Shqipërisë. Momentalisht, ne nuk kemi një vizion gjeopolitik kombëtar, gjithëkombëtar. Nëse do të kishim një të tillë do të ekzistonte edhe një doktrinë e tillë. Objektivat e integrimit në strukturat euroatlantike janë pjesë përbërëse e imagjinatës gjeopolitike euroatlantike, më shumë se sa shqiptare. Por mund të thuhet se vullneti shqiptar është tejet pozitiv në zbatimin dhe përputhjen e këtij vizioni gjeopolitik perëndimor. Kjo nuk zgjidh vështirësitë apo problematikën që ka rajoni në të cilin bëjmë pjesë. Këtu mund të shohim disa shembuj konkretë në lidhje me ontologjinë dhe identitetin, shembuj të tillë si: a) 1-Ortodoks: Ky grek është ortodoks. Jezusi është profeti i ortodoksëve. Disa të krishterë shqiptarë janë ortodoksë. 2 - Grek: Ortodoksia është Greqi. Ky është një grek. b) 1-Kishë: Të krishterët ndërtojnë kisha. Pjesa më e madhe e serbëve janë të krishterë ortodoksë. Në Kosovë ka ortodoksë serb. 2 - Kishë serbe: Kjo është kishë serbe. Kishat e Kosovës janë serbe. c) 1-Musliman: Në Ballkan ka besimtarë muslimanë. Në Maqedoni ka besimtarë muslimanë. Disa shqiptarë etnikë të Maqedonisë janë muslimanë. 2 - Xhami: Kjo është një xhami në Maqedoni. Kjo është xhami shqiptarësh. d) 1-Turqit otomanë: Perandoria otomane bëri luftë 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shumëvjeçare në Ballkan. Turqit e sotëm ishin dikur otomanë dhe besonin fenë muslimane. Në kohën e pushtimit otoman shumë shqiptarë u bënë besimtarë muslimanë. 2- Muslimanët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni janë turq. Mund të vazhdohet me shembuj të tillë për shumë gjatë sepse janë të shumta nyjet e rrjetës së realitetit të perceptuar dhe të modeleve të ofruara nga shtetet e shoqëritë në rajon. Shembujt fare të thjeshtë që u sollën më sipër shërbejnë për kapjen e qëllimit të kuptimësisë. Logjika e rendit të parë shënuar me numrin “1” është neutrale, ontologji që nuk vihet në punë nga një qëllim gjeopolitik. Pse thuhet kjo? Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë ndarja në kategori sipas një logjike neutrale ndryshon nga rastet kur gjuha është e qëllimshme, në numrin “2”. Pra një ortodoks shqiptar nuk është logjikisht grek; një musliman shqiptar nuk është logjikisht turk; një kishë e krishterë në Serbi nuk është logjikisht serbe; një xhami në Maqedoni është vend kulti i fesë muslimane e jo xhami shqiptare/turke. Si këta shembuj janë edhe ata që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrjetave të “realitetit” historik, racor, arkeologjik, antropologjik, gjuhësor etj. Të gjitha fushat që u përmendën kanë përsëri dy lloj konceptualizimesh: atë që vjen nga përfytyrimi gjeopolitik dhe atë që është natyrale. Me qëllim arritjen e zbatimit të qëllimeve strategjike kundër shqiptarëve, vendet e rajonit transformojnë realitetin (shembujt janë pafund, por mjafton të përmendim të ashtuquajturën Enciklopedi (të turpshme, joshkencore) të Maqedonisë, apo botimet qesharake të Akademisë serbe). Kjo ontologji modelon një “realitet” të vërtetë për ata dhe të papranueshëm për logjikën tonë neutrale. Logjika publike gjeopolitike – e ushqyer nga realiteti që mësohet nga shkolla, feja dhe shteti - dhe transformimi i ideve të shoqërisë i shërben përfytyrimit gjeopolitik të një shteti. Nëse 44


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

shohim ndarjen e mëposhtme kuptohet lehtë mekanizmi “Doktrinë gjeopolitike-Praktikim i saj-Mbështetje e saj nga populli”: “Duke theksuar natyrën e përgjithshme në vend të natyrës së veçantë të gjeopolitikës, gjeopolitikanët kritikë bëjnë një dallim mes tre llojesh të gjeopolitikës. 1. Gjeopolitika formale, ose arsyetimi i kodifikuar gjeopolitik i intelektualëve të aparatit shtetëror në shoqërinë civile dhe në institucione të ndryshme të shtetit që kërkojnë të strukturojnë politikën botërore brenda një logjike hapësinore të caktuar të kuptueshmërisë (Dodds dhe Atkinson 2000). 2. Gjeopolitka praktike, ose arsyetimi gjeopolitik ad hoc i drejtuesve politikë dhe i vendimarrësve të politikës së jashtme të angazhuar në politikën praktike të bërjes së politikës së jashtme (0 Tuathail 2002). 3. Gjeopolitika popullore, ose logjika gjeopolitike e identitetit dhe e diferencës që lejon manifestimet e ndryshme të kulturës popullore, që nga media vizuale deri te revistat e lajmeve dhe romanet (Dijkink 1996; GoGëilt 2000; Sharp 2000).” 14 Ndërtimet e strukturave të realitetit nëpërmjet modeleve të ontologjisë ne mund t’i hasim në atë që shpesh herë bëhet në hapësirën e gjeografisë etnike, kulturore e pse jo edhe politike, shqiptare (të aplikuara nga faktorë të huaj). Këto modele synojnë dëmtimin e kundërshtarit (shqiptarëve në këtë rast) dhe fuqizimin e vetvetes. Shkatërrimi i “mitit” të Skënderbeut, apo akuza për trafik organesh serbe në luftën e Kosovës etj, janë modele (nuk do shumë lodhje për t’u kuptuar) të cilat vijnë nga një përfytyrim gjeopolitik serb. Përfytyrimit gjeopolitik, për t’u realizuar plotësisht, i duhet që të ndërtojë një model të individit dhe të shoqërisë – ky mund të jetë edukim, por mund të jetë edhe “shpëlarje truri”. Thelbi i fuqisë është kontrolli i dijes në 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

çdo formë të saj. Kontrolli mbi shoqërinë vjen nëpërmjet kontrollit të mendimeve, kontrollit të skemave të cilat shërbejnë për të ndërtuar realitetin. Shpërndarja e tyre vjen kryesisht nëpërmjet informimit publik. Janë të shumtë instrumentet me të cilat krijohet opinioni publik dhe sistemi kombëtar / ndërkombëtar ndikohet jo pak nga ky i fundit, të cilin mund ta shohim të pasqyruar tek gjeopolitika popullore dhe përfytyrimi i saj gjeopolitik. Në lidhje me përfytyrimin, Platoni thotë: “Ne duhet të përfytyrojmë tre lloj gjërash: të parat, ato që lindin; të dytat, ato tek të cilat zhvillohet lindja dhe të tretat, modeli sipas të cilit gjërat e lindura janë konceptuar. Ne duhet ta krahasojmë parimin pritës me një nënë, modelin me një baba dhe produktin me një fëmijë.” Dhe duke shpjeguar më tej plotësisht modelet – baballarë, Format dhe Idetë e pandryshuara thotë: “Ka në fillesë një Formë të pashkatërrueshme, e cila është e pa krijuar dhe e pashkatërrueshme… e padukshme dhe e paperceptueshme nga asnjë ndjenjë, e cila mund të soditet vetëm nga mendimi i dëlirë, i kthjellët.”15 Imagjinata gjeopolitike është fëmija që lind nga modelet, konceptuesit. Nëse kjo imagjinatë mbështetet në mendimin e kthjellët nuk ka arsye që të mos krijojë një model sa më të përafërt me Formën e pashkatërrueshme. Shqiptarët janë të njohur historikisht si zbatues të një modeli shumë të lashtë (që kur u krijua njeriu, sipas religjoneve): besa/drejtësia. Një rikthim shqiptar, te modeli i dikurshëm i vlerës/fuqisë është i domosdoshëm. Ky model do të ishte boshti ideal për ndërtimin e përfytyrimit gjeopolitik mbarëkombëtar shqiptar me qëllimin që të kemi asgjë më shumë se sa ajo që është në mënyrë natyrale shqiptare: hapësirën shqiptare.

46


Albert HITOALIAJ Ontologjia gjeopolitike dhe rasti i Shqipërisë

QËMTIME George Orwell, “Nineteen eighty four”, 1949. “Conceptual Modeling and Ontological Analysis”; Nicola Guarino, LADSEB CNR, Italy Chris Welty, Vassar College, USA. 3 Merriam-Webster, 2002. 4 Bullinger, Angelika; “Innovation and Ontologies: Structuring the Early Stages of Innovation Management”; Gabler Verlag, 2008; faqe 134-135. 5 Griswold, Charles L. (2001). Platonic writings/Platonic readings. Penn State Press. p. 237. ISBN 0271021373. 6 http://www.enotes.com/topic/Geopolitical_ontology#cite_note-5. 7 Gearóid Ó Tuathail; “Cultural geography: a critical dictionary of key concepts”; edit. David Atkinson, Peter Jackson, David Sibley, Neil Washbourne ; I.B.Tauris, 2005, faqe 66. 8 Gearóid Ó Tuathail; “Cultural geography: a critical dictionary of key concepts”; edit. David Atkinson, Peter Jackson, David Sibley, Neil Washbourne ; I.B.Tauris, 2005, faqe 67. 9 Carlo J. Bonura Jr; THE OCCULTED GEOPOLITICS OF NATION AND CULTURE (Situating political culture within the construction of geopolitical ontologies); “RETHINKING GEOPOLITICS”; Edited by Gearóid Ó Tuathail and Simon Dalby; Routledge; 1998; Faqe 93. 10 Gearóid Ó Tuathail; “Cultural geography: a critical dictionary of key concepts”; edit. David Atkinson, Peter Jackson, David Sibley, Neil Washbourne ; I.B.Tauris, 2005, faqe 68. KEY REFERENCES Agnew, J. and Corbridge, S. 1995. Mastering Space: Hegemony, Territory, and International Political Economy. London, Routledge. Campbell, D. 1992. Writing Security: United States Foreign Policy and the Politics of Identity. Minneapolis, University of Minnesota Press. Dalby, S. 2002. Environmental Security. Minneapolis, University of Minnesota Press. Dodds, K. and Atkinson, D. eds. 2000. Geopolitical Traditions: A Century of Geopolitical Thought. London, Routledge. Ó Tuathail, G. 1996. Critical Geopolitics. Minneapolis, University of Minnesota. Ó Tuathail, G. 2002. Theorizing practical geopolitical reasoning: the case of US–Bosnia Policy in 1992, Political Geography 11 “Conceptual Modeling and Ontological Analysis”; Nicola Guarino, LADSEB CNR, Italy Chris Welty, Vassar College, USA; 19. 12 Brzezinski, Zbiginiew (2010); “Shansi i fundit i Amerikws”; Helga’s secrets, Tiranë ; faqe 145-146 13 “Conceptual Modeling and Ontological Analysis”; Nicola Guarino, LADSEB CNR, Italy Chris Welty, Vassar College, USA. 14 Gearóid Ó Tuathail; “Cultural geography: a critical dictionary of key concepts”; edit. David Atkinson, Peter Jackson, David Sibley, Neil Washbourne ; I.B.Tauris, 2005, faqe 66. 15 Platoni, “Timeus”. 1 2

47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Joana KOSHO MA Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës Kriza e zgjerimit të BE dhe integrimi i Shqipërisë Politika e jashtme është një pjesë thelbësore e sjelljes së një shteti në kuadër të çështjeve ndërkombëtare, ngjashmërisht kjo është e rëndësishme për marrëdhëniet e BE-së me pjesën tjetër të botës. Në të kaluarën, aftësitë e Bashkimit Evropian si aktor global kanë qenë të rrezikuara nga një sërë faktorësh, duke filluar nga mungesa e identitetitkohezivderivuarngadallimeteinteresavekombëtaredhenganjëhendeknë raportin pritshmëri/arritje, si dhe nga prania dominuese e aktorëve të tjerë të fuqishëm si SHBA dhe NATO. Nënshkrimi i Traktatit të Lisbonës, krijon pritshmëri të mëdha kryesisht në aspektin e marrëdhënieve që BE ndërton me aktorët e tjerë ndërkombëtarë, duke forcuar mekanizmat e politikës së jashtme. E rëndësishme është të kuptohen prioritetet që nxit implementimi i Traktatit dhe ridimensionimi i sjelljes së Unionit në arenën ndërkombëtare. Sa të rëndësishme janë politikat e reja të aplikuara nga BE për vendet aspirante për anëtarësim dhe a janë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria, të favorizuar nga kjo politikë e jashtme?

Fjalë kyçe kyçe: Traktati i Lisbonës, politika e jashtme, kohezioni i brendshëm, koherenca e politikave, kriza e zgjerimit, integrimi.

48


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

Në dhjetor të vitit 2009, hyri në fuqi Traktati i Lisbonës, duke i dhënë fund përpjekjeve disa-vjeçare për të negociuar çështjet institucionale. Ky traktat, në mënyrë të qartë përcakton katër vlera dhe principe që duhet të drejtojnë veprimet e BE në kuadër të politikës së jashtme. Traktati i Bashkimit Evropian [TEU] riafirmon [neni 21] se politika e jashtme dhe e sigurisë e Unionit drejtohet nga: ‘parimet që kanë frymëzuar krijimin, zhvillimin dhe zgjerimin, me anë të të cilave ai [Bashkimi Evropian] kërkon të avancojë në botën e madhe, që janë: demokracia, zbatimi i ligjit, universaliteti e individualiteti i të drejtave të njeriut dhe liritë thelbësore, respekti për dinjitetin njerëzor, parimet e barazisë dhe solidaritetit, si dhe respektimi i parimeve të Kartës së OKBsë dhe të së drejtës ndërkombëtare.’1 Traktati i Lisbonës qartësisht përcakton se veprimet e Unionit në skenën ndërkombëtare drejtohen nga parimet që kanë frymëzuar vetë krijimin e këtij komuniteti, zhvillimin dhe zgjerimin – dy nga objektivat më thelbësorë të BE-së. 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Traktati i Lisbonës amendon traktatet paraardhëse, pa i mbivendosur ato. Ky traktat e pajis Unionin me një kornizë ligjore dhe me mjetet e nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Konkretisht, Traktati i Lisbonës synon2: - Një Bashkim Evropian më demokratik dhe transparent, me një rol të përforcuar të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve kombëtare, duke u dhënë më shumë mundësi qytetarëve që t’u dëgjohet zëri dhe të përfaqësohen me dinjitet në nivel kombëtar dhe komunitar. - Një Union më efiçent, me metoda të thjeshtëzuara votimi, me institucione moderne dhe me një aftësi të përmirësuar për të vepruar mbi çështje që kanë prioritet maksimal për komunitetin. - Një komunitet i të drejtave të njeriut, lirisë, solidaritetit dhe sigurisë, duke promovuar vlerat e Unionit. - Një aktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, duke shtuar dhe përforcuar mjetet e politikës së jashtme dhe duke zhvilluar politika të reja. Traktati i Lisbonës i jep Evropës një zë të qartë në kuadër të marrëdhënieve me partnerët e saj kudo në botë. Por ky traktat nuk e ka transformuar Bashkimin Evropian në një super-shtet. Aftësia e BE-së për të influencuar rendin ndërkombëtar do të bazohet jo vetëm në aftësinë e saj për të konsoliduar Unionin – institucionet dhe Shtetet Anëtare, roli i të cilave është thelbësor në politikën e jashtme, por edhe në ndërtimin e një strategjie për politikën ndërkombëtare të BE-së, për të unifikuar veprimet në këtë kontekst. Bashkimi Evropian mbetet në thelb një pushtet civil që kufizon përdorimin e forcës vetëm në rrethanat më të jashtëzakonshme. Soft power është fuqia e vërtetë e Unionit. 50


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

Kjo është mënyra më e mirë për të ndikuar në botën e sotme të ndërvarur dhe të ndërlidhur përmes rrjetit global të informacionit. Fuqia e influencës dhe e bindjes, edhe kur kërkohet përdorimi i forcës, janë kryesisht funksione të modelit të brendshëm të BE-së, për një demokraci të paqes dhe unitetit, bazuar në diversitetin dhe lidhjet ndërmjet shteteve, si dhe në kohezionin social. Traktati i Lisbonës ofron mundësinë që Bashkimi Evropian të luajë në skenën ndërkombëtare një rol të pazëvendësueshëm, i cili të jetë në përputhje me statusin dhe aspiratat e Unionit. Kjo do të thotë që Bashkimi Evropian të veprojë në përputhje me tre parime bazike: autonominë, qëndrueshmërinë dhe koherencën, ndërsa përpiqet t’i japë formë rendin botëror multilateral.3 Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës Në kuadër të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Traktati i Lisbonës ka krijuar tre risi institucionale; dhe konkretisht Presidentin e Këshillit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, si dhe Shërbimin Evropian të Çështjeve të Jashtme (EEAS - European External Action Service). Modifikimet e prezantuar nga Traktati i Lisbonës, përsa i përket aspekteve ndërqeveritare dhe komunitare të politikës së jashtme së Bashkimit Evropian, gjykohet gjerësisht se kanë një impakt pozitiv mbizotërues në koherencën me të cilën aplikohet politika e jashtme. Një nga risitë më me ndikim në këtë drejtim është kristalizimi i një kuadri vlerash, parimesh dhe objektivash të politikës së jashtme evropiane, të cilat do të angazhojnë seriozisht insitucionet e Unionit dhe Shtetet Anëtare, për të formuluar dhe implementuar aspekte të politikës së jashtme ndërqeveritare dhe komunitare të Bashkimit Evropian4. 51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Presidenti i Këshillit Evropian Traktati i Lisbonës e transformon Këshillin Evropian në selinë qendrore politike të Unionit, e cila i jep impuls dhe përcakton në aspektin gjeneral orientimet dhe prioritetet e politikës evropiane. Me Traktatin e Lisbonës ndërtohen premisat për një model të qëndrueshëm dhe autoritar të drejtimit të Këshillit, i cili zëvendëson sistemin e mëparshëm të rotacionit semestral të presidencës, duke i siguruar kreut të Këshillit një mandat dy e gjysëm-vjeçar.5 Në mënyrë të veçantë, Presidenti i Këshillit Evropian, në bashkëpunim me Përfaqësuesin e Lartë të Unionit, do jetë fytyra dhe zëri i Bashkimit Evropian në skenën ndërkombëtare.6 Presidenti i Këshillit Evropian mendohet se do të ekspozojë një suazë të konsiderueshme politike brenda Këshillit Evropian, që mund të vlejë për të koordinuar qëndrimet politike të Shteteve Anëtare me objektivat e politikës së jashtme të Unionit, e veçanërisht me aspektet komunitare të kësaj politike. Në këtë kuadër, figura dhe kompetencat e Presidentit të Këshillit mund të vlejnë dhe për konsolidimin e koherencës ndërshtetërore të Vendeve Anëtare.7 Përfaqësuesja e Unionit për politikën e jashtme “Kë të telefonoj, nëse dua të flas me Evropën” – është pyetja retorike e ngulitur në histori, e thënë para rreth 50 vjetësh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i cili në këtë formë tregonte një mungesë të theksuar të bashkëveprimit në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.8 Tashmë pasardhësit e tij, do të mund të telefonojnë “Ministrin” de fakto të Jashtëm të BE-së, i cili do të mbajë pozicionin e ri të Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, 52


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

si edhe pozicionin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë do të drejtojë jo vetëm Agjencinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe drejtoritë e përgjithshme të Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, por edhe mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BEsë. Krijimi nga Traktati i Lisbonës i një Përfaqësuesi të Lartë të Unionit për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, ka si qëllim të bashkërendojë veprimet e Bashkimit Evropian në skenën e diplomacisë ndërkombëtare dhe t’i bëjë ato më koherente. Ndaj detyra e re, e cila po kryhet nga baronesha Catherine Ashton, lidh bashkë diplomacinë politike (dikur përgjegjësi e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Evropian dhe përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana) dhe diplomacinë ekonomike (dikur përgjegjësi e Komisionerit për Çështjet e Jashtme). Kjo figurë e re në institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kontribuojë në faktin që mjetet ekonomike të Unionit t’u shërbejnë ambicjeve politike të tij9. Ministrja e Jashtme e re ka një mandat pragmatik, por me një bazë të pajisur mirë. Me rëndësi qendrore është roli i saj si zëvendëspresidente, duke e ankoruar fuqimisht Ashton në Komisionin Europian, ndërsa është duke kryesuar në mënyrë simultane EEAS-in e ri (shërbimin diplomatik evropian). Struktura diplomatike evropiane Një nga inovacionet më goditëse është krijimi i një strukture plotësisht të integruar – Shërbimi i Jashtëm Evropian, i vënë në funksion zyrtarisht më 1 dhjetor të vitit 2010. Ky organizëm diplomatik, teknikisht i njohur si Shërbimi Evropian i Çështjeve të Jashtme (EEAS), është shërbimi i parë mbikombëtar i këtij lloji. Mandati i këtij shërbimi është për t’i shërbyer kreut të ri të 53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

politikës së jashtme, baroneshës Catherine Ashton, e cila është figura kryesore pas kësaj strukture. Hapat e fundit për implementimin e EEAS-it – transformimin e delegacioneve në ambasada dhe të dërguarit në ambasadorë – përfaqëson një kalim domethënës drejt një diplomacie të re në arenën ndërkombëtare. Një çështje e rëndësishme është se sa pavarësi dhe pushtet do të ketë kjo strukturë, duke patur parasysh se ajo duhet të përfaqësojë në skenën botërore në mënyrë dinjitoze dhe koherente, 27 zëra të ndryshëm. Por Traktati i Lisbonës nuk jep garanci për këtë. Ky institucion supozohet të luajë një rol unik dhe duhet të jetë ‘një shërbim me natyrë sui generis’, e cila të jetë e ndarë nga Komisioni dhe nga Sekretariati i Këshillit, si dhe të sigurojë një koherencë dhe një koordinim më të mirë të veprimeve të jashtme të Unionit. Duke mbështetur Përfaqësuesin e Lartë të politikës së jashtme, EEAS-i duhet gjithashtu të mbështesë dhe Presidentin e Këshillit Evropian dhe anëtarët e Komisionit, si dhe të bashkëpunojë ngushtësisht me Shtetet Anëtare, duke kontribuar në koherencën horizontale dhe vertikale.10 Sfidat e politikës së jashtme pas Traktatit të Lisbonës Pa dyshim që Traktati i Lisbonës e furnizon Bashkimin Evropian me mjetet e domosdoshme për një aktor ndërkombëtar, por efikasiteti i tyre do të varet nga koordinimi i veprimeve, kohezioni i brendshëm, koherenca e aplikimit të politikave dhe nga burimet financiare. Vetëm gjetja e instrumenteve të përshtashme nuk është e mjaftueshme; politika e jashtme e Bashkimit Evropian duhet të drejtohet nga vullneti politik, duhet të jetë ambicioze në aspektin konceptual, duke arritur vendime të vërteta politike lidhur me rolin që Unioni kërkon të ketë në skenën ndërkombëtare. 54


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

Nëse Bashkimi Evropian kërkon të jetë një aktor global, çfarë lloj aktori duhet që të bëhet? Parlamenti Evropian kërkon që Unioni të ketë një politikë të jashtme të vlefshme për të realizuar interesat e komunitetit. Politika e jashtme e Unionit duhet të mbështetet dhe të udhëhiqet nga parimet të cilat mbrohen nga Shtetet Anëtare dhe nga vetë BE-ja, ndër to demokracia, shteti ligjor, të drejtat e njeriut dhe promovimi i paqes dhe i multilaterizmit efektiv. Sfida e së tashmes është përdorimi në mënyrën e duhur i dispozitave të Traktatit, duke ndjekur hapat e atyre që kanë luajtur historikisht një rol thelbësor në ndërtimin e Evropës politike. Kërcënimi më i madh i Bashkimit Evropian sot është ngurimi i Shteteve Anëtare për të pranuar kalime të tjera shtesë të sovranitetit të tyre nga niveli kombëtar në atë komunitar, aq më shumë në kontekstin e politikës së jashtme. Është shumë e qartë, se Unioni ka nevojë të dimensionohet në një aktor koherent në marrëdhëniet e tij me jashtë. Në afatshkurtër, koherenca duhet të shihet në bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit të Jashtëm Evropian, Shteteve Anëtare dhe Komisionit. Që të jetë koherente në afatgjatë, politika e jashtme evropiane do ketë nevojë për një lidership më të fortë, për procedura votimi më të thjeshta dhe për një përfaqësim më të qëndrueshëm në Këshillin e Sigurisë së OKB-së.11 Ndaj, rruga që Bashkimi Evropian duhet të ndjekë drejt një politike të jashtme të qëndrueshme dhe koherente nuk është e lehtë. Një sfidë e re për Bashkimin Evropian është dhe ngritja e një politike të jashtme post-moderne. Kjo do të përfshijë prishjen e ndarjeve klasike, për shembull, ndarjen midis politikës së jashtme dhe të sigurisë. Këto ndarje akoma pasqyrohen në nivel kombëtar në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Diferencat midis “komuniteteve” të vendimarrësve 55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të politikës së jashtme dhe atyre të zhvillimit janë të mëdha. Resurset e juridiksioneve të ndryshme mbrohen me xhelozi. Megjithatë, EEAS-i duhet të punojë drejt forcimit të lidhjeve midis projekteve të zhvillimit dhe politikës së jashtme, si për shembull objektivave strategjikë, integrimit të misioneve civile ushtarake në politikën e jashtme dhe lidhjen e objektivave të mbrojtjes së klimës me politikën e zhvillimit.12 Që Bashkimi Evropian të bëhet një aktor ndërkombëtar me të drejta të plota, duhet të kalojë me sukses tre sfida të mëdha.13 Së pari, përcaktimi i interesave të përbashkëta dhe ndjekja e tyre strategjike. Kjo kërkon përforëcimin e konvergjencës ndërmjet interesave dhe pozicioneve të Shteteve Anëtare, duke i dhënë formë interesave dhe pozicioneve të përbashkëta. Gjithashtu kjo do të thotë të vendoset ekuilibri i duhur ndërmjet identifikimit dhe ndjekjes së interesave të BE-së, si dhe ruajtjes së vlerave që e bëjnë Unionin një aktor të veçantë ndërkombëtar në mbështetje të shtetit të së drejtës dhe multilateralizmit efektiv. Gjatë viteve të ardhshme, Unionit do t’i duhet të përcaktojë një politikë të jashtme më efikase në disa çështje kyçe, duke përfshirë edhe marrëdhëniet strategjike me Rusinë, si dhe me fuqitë e mëdha në zhvillim si Kina dhe India. Sigurimi i energjisë do të zërë vend të dukshëm në axhendën e politikës së jashtme, si dhe marrëdhëniet transatlantike, të cilat janë në nevojë për rifokusim. Sfida e dytë e madhe qëndron në promovimin e koherencës në të gjithë nismat e ndryshme të politikës së BE-së në mënyrë që të rritet efektiviteti i përgjithshëm i tyre. Nga kjo pikëpamje, së bashku me politikën e jashtme dhe të sigurisë, ekziston nevoja për të nxitur bashkërendimin e tregtisë dhe të zhvillimit të politikave, si dhe për të shfrytëzuar plotësisht ndikimin e jashtëm të politikave të brendshme të tilla si ato mbi lirinë, 56


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

sigurinë dhe drejtësinë. Sfida e tretë kryesore qëndron në përmirësimin e strukturave diplomatike të Unionit, si për marrëdhëniet dypalëshe dhe për përfaqësimin e Unionit në organizatat ndërkombëtare, së bashku me misionet e Shteteve Anëtare, si dhe për diplomacinë e krizave. Kriza e zgjerimit e Bashkimit Evropian Prioriteti i parë i politikës së jashtme të BE-së është vetë Evropa – kontinenti – dhe fqinjët e tij. Ky është pikërisht rajoni ku mjetet e Unionit si një fuqi civile janë më efektive dhe ku soft power-i ka një impakt më të madh. Zgjerimi dhe politika e fqinjësisë, tashmë nën të njëjtin Komisioner, janë mjetet thelbësore për të arritur objektivat, por ata do varen akoma nga aftësia e Unionit për të përdorur setin e plotë të mjeteve të politikës së jashtme për të zgjidhur konfliktet dhe krizat. Sipas Jacek Saryusz-Wolski, anëtar i Parlamentit Evropian, një nga sfidat më të rëndësishme për Unionin është Politika e Fqinjësisë Evropiane [The European Neighbourhood Policy].14 Sipas tij, objektivi i vërtetë i Unionit në aspektin e politikës së jashtme duhet të jetë sigurimi i një fqinjësie demokratike dhe të qëndrueshme dhe përgatitja e këtyre vendeve për integrim në BE. Pikërisht, sipas Wolskit, ky do të jetë testi i politikës së jashtme të Unionit post Traktatit të Lisbonës. Por, çështja e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duket sikur ka mbetur pezull. Kriza globale financiare dhe ekonomike pati një sërë pasojash në situatën ekonomike dhe politike në mbarë Evropën. Kjo situatë ishte dyfish e rëndë për vendet e Ballkanit Perëndimor: kriza rriti lodhjen dhe skepticizmin e Shteteve Anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të komunitetit, por dëmtoi gjithashtu dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të Evropës Juglindore. Ndaj, integrimi rajonal në Bashkimin Evropian bëhet 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kështu një projekt akoma më i largët, kur mbështetja e Unionit është e pazëvendësueshme për stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve të këtij rajoni. Më 9 nëntor, Komisioni Evropian paraqiti raportin vjetor për vlerësimin e përparimit të Shteteve të Ballkanit në përgatitjet e tyre për anëtarësim në BE, strategjinë e zgjerimit deri në vjeshtë 2011 dhe vlerësimin e kërkesave për anëtarësim në BE paraqitur nga Shqipëria15 dhe Maqedonia. Të gjitha këto dokumente tregojnë se procesi i reformës në shtetet e Ballkanit është ngadalësuar në krahasim me vitet e mëparshme. Gjithashtu vihet re një hezitim nga ana e Shteteve Anëtare mbi zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian. Ky hezitim ka disa arsye kryesore: Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë, është parë gjerësisht si një hap i parakohshëm, duke përforëcuar këmbënguljen e Shteteve Anëtare në ruajtjen e status quosë. Problemet e vazhdueshme në këto dy vende i bëri Shtetet Anëtare të kuptojnë rëndësinë e një monitorimi të plotë dhe rigoroz të implemetimit aktual të legjislacionit të adoptuar.16 Kriza e vazhdueshme e borxheve në Bashkimin Evropian shtoi bindjen për rëndësinë e zbatimit të kushteve. Ndaj, procesi i integrimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor po karakterizohet nga kërkesa e fortë për përmbushjen e plotë të të gjitha kritereve të pranimit. Hezitimi i BE-së mbi përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në kufinjtë e saj mund të shpjegohet dhe nga përqendrimi i fokusit në çështjet e brendshme, duke lejuar që çështja e zgjerimit të precipitojë në fundin e listës së prioriteteve. Kriza financiare dhe borxhet e mëdha të disa prej Shteteve Anëtare, po e largojnë vëmendjen nga kjo linjë e politikës së jashtme. Problemet e brendshme të BE-së (kriza ekonomike, implementimi i Marrëveshjes së Lisbonës), si dhe hezitimi i saj për t’u zgjeruar, që vijnë si pasojë e elitave politike dhe nga ana e opinionit 58


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

publik, i kanë zvogëluar rëndësinë politikës së zgjerimit. Disa udhëheqës të Evropës Perëndimore besojnë se pas miratimit të Traktatit të Lisbonës, BE-ja duhet të përqendrohet në konsolidimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme në lidhje me të ardhmen e projektit të BE-së17. Gjithashtu, vështirësitë e implementimit të Traktatit të Lisbonës, veçanërisht në aspektin e politikës së jashtme, konfirmon dëshirën e pjesës më të madhe të Vendeve Anëtare për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur çështjen e pranimit të anëtarëve të rinj. Ndaj, mund të themi se sfida më serioze për integrimin e shteteve ballkanike është hezitimi në rritje i BE-së për t’u zgjeruar më tej. Ndërmjet masave të tjera, shtetet e Unionit kanë bllokuar njohjen formale të progresit të integrimit (kundërshtimet janë ngritur mbi paraqitjen e kërkesave për anëtarësim nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe për dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë), e cila ka zgjatur në mënyrë të konsiderueshme procesin e pranimit. Në fakt, kjo ilustron mungesën e vullnetit politik për të pranuar anëtarë të rinj. Edhe gjatë vitit të fundit, Bashkimi Evropian duket se është i shqetësuar kryesisht për çështjet e brendshme, duke përforëcuar tendencën e ngadalësimit të procesit të zgjerimit. Ky ngadalësim mund të vijë si pasojë e situatës pothuasje të qëndrueshme në Ballkan, e cila nuk e nxit Evropën të ndikojë dukshëm në rajon dhe si pasojë e bindjes së Unionit se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër përveç integrimit të mëtejshëm në BE.18 Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian Një historik i shkurtër... Në qershor të vitit 1991, Shqipëria vendos marrëdhëniet diplomatike 59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

me Komunitetin Ekonomik Evropian. Në vitin 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe e Bashkëpunimit dhe Shqipëria filloi të përfitonte nga Programi PHARE. Në maj të vitit 1999, BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria bëhet pjesë e PSA dhe gjithashtu fillon të përfitojë nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim). Në vitin 2000 produktet nga Shqipëria u përfshinë në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së. Në qershor të vitit 2003 filloi punimet Samiti i Selanikut, i ashtuquajtur Zagreb II, i cili konfirmoi perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hapi rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare. Në vitin 2006, në Luksemburg, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar. Në prill të vitit 2009 hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Në nëntor të vitit 2009, Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian konstatoi se Shqipëria kishte bërë progres, ndaj në maj të vitit 2010 prezantoi propozimin për heqjen e detyrimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Ky propozim u aprovua nga Parlamenti Evropian më 7 tetor dhe nga Këshilli më 8 nëntor 2010, duke i dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. BE-ja është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë dhe për ta sjellë atë më pranë Komunitetit Europian. Procesi i integrimit është i dyanshëm, përveç vullnetit politik të Bashkimit Evropian dhe kryesisht të Vendeve Anëtare, kërkohet që Shqipëria të tregojë se ka aftësinë për të përmbushur kërkesat dhe për të përballuar sfidat, si lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, apo konsolidimi i institucioneve, kryesisht sistemi i drejtësisë. Qeveria shqiptare duhet të implementojë reformat e kërkuara nga BE-ja. Ajo duhet të eleminojë 60


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

paqëndrueshmërinë e vazhdueshme që cënon institucionet, derivuar kryesisht nga atmosfera e polarizuar politikisht dhe nga mungesa e konsensusit. Në rastin e Shqipërisë, duhet përmirësuar veprimtaria e përgjithshme e mekanizmave demokratike. Konfliktit ndërmjet partive kryesore politike, e cila ka qenë e vazhdueshme që nga qershori 2009, ka dëmtuar stabilitetin e institucioneve (duke përfshirë edhe parlamentin) dhe ka kontribuar në ngadalësimin e ritmit të reformave. Kjo ishte një nga arsyet kryesore, që Komisioni nuk i rekomandoi Këshillit Evropian dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Komisioneri Fule deklaroi se për Shqipërinë është arritur në përfundimin se negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagenit, që kërkojnë stabilitet në institucione, garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. “Nxisim Shqipërinë që të bëjë më shumë përpjekje për progres. Ne kemi përcaktuar disa prioritete kyçe, që për rastin e Shqipërisë janë 12. Në këtë mënyrë u kemi dhënë një rrugë të qartë sesi të ecin përpara për çeljen e bisedimeve. Gjithë spektri politik duhet të zgjidhë ngërçin dhe t’u adresohen atyre prioritete kyçe”,19 thuhet në raportin e BE-së. Opinioni i 2010-ës i Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, nënvizoi 12 çështje, të cilave Shqipëria duhet t’i japë rëndësi primare nëse kërkon statusin e kandidatit.20 Rekomandimet e BE, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbetur pezull, janë: 1. Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike. 2. Të miratohen ligjet e mbetura pezull që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament. 61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

3. Të emërohet Avokati i Popullit dhe në Parlament të bëhet proces i rregullt dëgjimor dhe proces i rregullt votimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë. 4. Të bëhen ndryshimet në kuadrin ligjor për zgjedhjet, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. 5. Të garantohet mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane e ndërkombëtare. 6. Të kryhen hapat thelbësorë të reformës në administratën publike, përfshi ndryshimet në ligjin për shërbimin civil dhe forcimin e Departamentit të Administratës Publike, me synim që të rritet profesionalizimi dhe depolitizimi i administratës publike. 7. Të forcohet shteti i së drejtës duke miratuar dhe zbatuar një strategji për reformën e gjyqësorit, e cila të garantojë pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore. 8. Të zbatohet me efektivitet Strategjia anti-korrupsion e qeverisë dhe plani i veprimit, si dhe të hiqen pengesat ndaj hetimeve, sidomos për hetimet e gjyqtarëve, ministrave dhe deputetëve; të arrihet një vijimësi rezultatesh solide me hetimet proaktive, ndjekjen dhe dënimin e çështjeve të korrupsionit në të gjitha nivelet. 9. Të forcohet lufta kundër krimit të organizuar, bazuar në vlerësimin e rrezikut dhe hetimet proaktive, bashkëpunimin e rritur me partnerët rajonalë dhe të BE-së, dhe koordinimin e agjencive të zbatimit të ligjit. 10. Të përgatitet, të miratohet dhe të zbatohet një strategji kombëtare dhe plani i veprimit për të drejtat e pronësisë, duke bërë konsultime të gjera me grupet e interesit dhe duke marrë parasysh praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 62


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

11. Të bëhen hapa konkretë në forcimin e mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të grave, fëmijëve dhe romëve, si dhe në zbatimin e efektshëm të politikave anti-diskriminim. 12. Të merren masa shtesë për të përmirësuar trajtimin e të ndaluarve në rajonet e policisë, në qendrat e paraburgimit dhe në burgje. Konkluzione Risitë e shumta të prezantuara nga Traktati i Lisbonës kanë si qëllim rritjen e koherencës të veprimeve të jashtme të BE-së, duke përforëcuar efektivitetin e politikës së jashtme evropiane dhe fuqizimin e rolit të Unionit si një aktor ndërkombëtar. Megjithatë, implementimi i politikës së jashtme të BE-së do vazhdojë të varet nga vullneti i Shteteve Anëtare për bashkëpunim dhe për kompromis. Gjithashtu Traktati i Lisbonës mund të krijojë situata potenciale për konflikte ndërmjet Përfaqësueses së Politikës së Jashtme dhe Presidentit të Këshillit, duke qenë se këta krerë institucionalë përbëjnë ‘fytyrën’ e Unionit në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, Traktati i Lisbonës përforëcon mënyrë të konsiderueshme rolin e Bashkimit Evropian si një aktor i rëndësishëm ndërkombëtar, duke e pajisur politikën e jashtme evropiane me instrumentat sui generis për implementimin e interesave komunitarë të Unionit. Diplomacia evropiane, në sajë të Traktatit të Lisbonës, tashmë është ridimensionuar dhe riorganizuar me institucione të reja dhe të qëndrueshme. Paisja e baroneshës Ashton me dy detyra institucionale (si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe si zv/Presidente e Komisionit Evropian), mendohet se do kontribuojë në rritjen e koherencës së veprimeve të Unionit dhe besueshmërinë e tij si një aktor ndërkombëtar. ‘Ministrja e 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Jashtme’ - në funksionin e saj si kryetare e Këshillit të Punëve të Jashtme - mund të lehtësojë koherencën vertikale në politikën e jashtme evropiane, duke kontribuar në harmonizimin e pozicioneve të Shteteve Anëtare. Pozicioni i ri i Presidentit të Këshillit të Evropës gjithashtu ka për qëllim lehtësimin e koherencës të aspekteve mbikombëtare dhe ndërqeveritare të marrëdhënieve me jashtë të BE-së. Për më tepër, duke zgjatur mandatin e Presidentit të Këshillit Evropian nga gjashtë muaj deri në dy vjet e gjysmë, Traktati i Lisbonës përmirëson premisat institucionale për vazhdimësinë e politikës së jashtme evropiane. Implementimi i Traktatit të Lisbonës shoqërohet me sfida të mëdha për Bashkimin Evropian. Tani më shumë se kurrë, institucionet e reja të krijuara nga Traktati dhe krerët e tyre duhet të koordinojnë interesat e Shteteve Anëtare, që Unioni të ketë një zë të vetëm në skenën ndërkombëtare. Koherenca dhe kohezioni janë dy faktorë kyç, që politikat e BE-së në apektin e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë, të jenë efektive dhe largpamëse. Bashkimi Evropian, nuk duhet thjesht të koordinojë interesat e vendeve anëtare, por duhet gjithashtu të koordinojë punën e institucioneve dhe të bashkërendojë përdorimin e instrumentave të politikës së jashtme, që të mos ketë mbivendosje, apo përplasje përfaqësimi. Përsa i përket sfidave të zgjerimit, Bashkimi Evropian duhet të fokusohet si në problemet e brendshme, por paralelisht duhet të ruajë koherencën e angazhimeve që ka marrë kryesish me vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke inicuar politikën e zgjerimit në lidhje me shtetet e Ballkanit, BE-ja nuk ishte vetëm duke kërkuar transformimin dhe anëtarësimin e tyre, por para së gjithash stabilizimin e të gjithë rajonit. Për shtetet e Ballkanit Perëndimor (me përjashtim të Kroacisë), proceset që po ndodhin në BE, japin mesazhin se ata duhet të jenë të përgatitur për një 64


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës

zgjatje të procesit të pranimit. Përparimet në integrimin do të varen në aftësinë e qeverive të këtyre vendeve për të zbatuar reformat e kërkuara nga Unioni. Qeveritë e tyre do të duhet të bindin publikun se mungesa e përparimit formal nuk do të thotë pezullimin e procesit të zgjerimit, dhe se perspektivat e anëtarësimit janë ende të vlefshme. Kriza e zgjerimit e Bashkimit Evropian po reflektohet dhe tek rruga e Shqipërisë drejt integrimit. Përgjegjësia nuk i faturohet vetëm skepticizmit të Shteteve Anëtare, por edhe mungesës së vullnetit dhe seriozitetit të mjaftueshëm të udhëheqjes politike shqiptare, për të zbatuar rekomandimet e Komisionit. Situata e nderë politike, fryma e konfliktualitetit dhe mos gjetja e kompromisit mes liderëve partiakë dhe politikë, e vonon datën dhe momentin e shumëpritur nga opinioni publik, kur Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe të integrohet plotësisht në BE. Ndaj, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, promovimi i tolerancës politike, një shoqëri civile aktive dhe konsolidimi i ekonomisë shqiptare, ndër të tjera, do të përshpejtonin integrimin e merituar të shoqërisë dhe shtetit shqiptar në Komunitetin Evropian.

65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Versioni i konsoliduar i Traktatit të Bashkimit Evropian, Official Journal of the European Union, neni 21 paragrafi I, maj 2008. 2 http://europa.eu/lisbon_treaty/glance/index_en.htm 2 A strategy for EU foreign policy, Raporti N° 7, redaktuar nga Álvaro de Vasconcelos, qershor 2010, fq 3. http://www.iss.europa.eu/uploads/ media/A_strategy_for_EU_foreign_policy.pdf 3 Gaspers, Jan, “The quest for European foreign policy consistency and the Treaty of Lisbon”, University of Cambridge. http://www.sbc.org.pl/Content/11990/ gaspers.pdf 4 Bazuar në nenin 15, paragrafi 5 dhe 6 i Traktatit të Bashkimit Evropian. 5 Paolo Scarlatti, Democrazia e Istituzioni nell’Unione Europea: Il Trattato di Lisbona http://www.rivistaaic.it/articolorivista/democrazia-e-istituzioni-nellunioneeuropea-il-trattato-di-lisbona 6 Gaspers, Jan, “The quest for European foreign policy consistency and the Treaty of Lisbon”. 7 Prof. Mr. Edita Tahiri dhe Ass. Bardhok Bashot, “Zgjerimi i BE – së drejt Ballkanit Perëndimor në dritën e Traktatit të Lisbonës”. http://www.scribd.com/ doc/24021668/Seminari-Zgjerimi-i-BE-%E2%80%93-se-drejt-BallkanitPerendimor-ne-driten-e-Traktatit-te-Lisbones 8 http://www.touteleurope.eu/fr/en/how-does-the-eu-work/the-european-diplomatic-service.html 9 Koehler, Kateryna, “European Foreign Policy after Lisbon: Strengthening the EU as an International Actor”. http://www.cria-online.org/Journal/10/ Done_European_Foreign_Policy_After_Lisbon_Strengthening_the_EU _as_an_International_Actor_Kateryna%20Koehler.pdf 10 A strategy for EU foreign policy, Raporti N° 7, redaktuar nga Álvaro de Vasconcelos, qershor 2010, fq 15. 11 Ulrike Guérot, “Pas Lisbonës, a po bëhet Europa një fuqi globale?” http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=40&id=49405 12 http://www.iss.europa.eu/research-areas/eu-foreign-policy/eu-foreign-policy 13 Saryusz-Wolski, J. “The EU as an International Political and Security Actor. A Post Lisbon Political Perspective”, Jean Monnet Conference: The EU after the Treaty of Lisbon, Bruksel, 25 maj 2010. 14 Opinioni i Komisionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2010/package/ al_opinion_2010_en.pdf 1

66


Joana KOSHO Politika e jashtme e BE pas Traktatit të Lisbonës 15 Natasha Wunsch dhe Julian Rappold, Western Balkans: EU Enlargement in Crisis, gusht 2010. 16 Në mars të vitit 2009, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se pas pranimit të Kroacisë si anëtare, BE duhet të konsolidohet përpara çdo zgjerimi tjetër; http:/ /euobserver.com. 17 Szpala, Marta, “The Western Balkans: deadlock in the EU enlargement process”, Center for Eastern Studies, issue 43, shtator 2010. 18 http http://www.gazeta-shqip.com/ politike/959c0dde4be3221b4e163ba0e8934904.html 19 http://eeas.europa.eu/delegations/albania/press_corner/all_news/news/ 2011/20110323_en.htm

67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Romina Gjata Kuko MA Marrëdhënie Ndërkombëtare

Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re? Duke iu kthyer epokës në të cilën që jetojmë, gjeografia mund të shihet si një gjeografi virtuale, dinamikat mbi të cilën janë informatizuar dhe shpërndarë në kohëreale,çkaebënmendimingjeopolitiknjëmendimvigjilentqëkërkonrikonfirmim dita ditës. Kjo bën edhe më të nevojshme një pikë të qëndrueshme.Rendi konfuz që mbizotëron në këtë epokë na jep dy kahe të së vërtetës. Njëri kah është bota e ndërthurur më shumë se kurrë, por nga ana tjetër ekzistojnë fenomenet e ekstremizmit dhe shkëputja e vazhdueshme e rajoneve të ndryshme të globit nga kjo ndërthurje, çka e bën shumë të vështirë një interpretim që të jetë objektiv dhe afatgjatë. Në këtë botë ku gjithçka konsumohet, do të duhet ndoshta të kthehemi në vlerat bazë, ato të cilat janë aq afër natyrës njerëzore dhe që është e pamundur që të tjetërsohen shpejt. Ky ishte dhe qëllimi i rikthimit në pikëpamjen realiste pas shumë dekadash, ndoshta gjeopolitika post-moderne, përveç etiketimit të saj i cili tingëllon ende futuristik për brezat e skolarëve lindur para Luftrave Botërore apo dhe gjatë Luftës së Ftohtë, nuk është gjë tjetër përveçse një progres duke përdorur rikthimin.

Fjalë kyçe kyçe: Gjeopolitika most-moderne, gjeopolitika klasike, hapësira, vizioni, shteti.

68


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

Nëse gjeopolitika nuk do të ishte shpikur ndonjëherë ashtu siç e njohim sot, do të ishte shumë e vështirë të kuptonim, të paktën epokën në të cilën jetojmë. Sistemi alternativ që do të kishim, për të arritur vizionin e botës politike në kohë reale, mund të imagjinohet si një sistem i cili do të bazohej në fatalitetet e spontanitetit. Mendimi gjeopolitik, ka kaluar nëpërmjet dromologësh të cilat herë – herë duket sikur janë vetë dromologët e epokave të cilat ky mendim ka mbuluar. Shumë elementë janë parë si elementë qendrorë e më pas kanë perënduar duke u zëvendësuar nga elementë të tjerë. Si p.sh. territorialiteti nga kontrolli ajror, etj. Në të njëjtën kohë, të shumta janë mendimet e rrahura lidhur me idenë se cila është kryefjala e teoremës më të suksesshme gjeopolitike. Asaj teoreme e cila do të ketë mundësi të japë interpretime të sakta të ndarjes së influencave në botë dhe në të njëjtën kohë do të mund t’i afrohet së ardhmes. Gjeopolitika klasike lindi si një nocion i shtuar politik në

69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

analizën gjeografike të hartës për çështje të balancimit të forcave, epërsie dhe strategjike e përqëndruar më tepër në territorin evropian. Kjo qasje i përngjiste më tepër një lloj konkurrence se sa një analize të ftohtë të pozicionimit të aktorëve në tabelën e shahut. Nëse vërejmë me vëmendje do të shohim se të gjithë themeluesit e gjeopolitikës klasike, duke nisur nga Mackinder e deri tek Ratzel, u përqendruan në analizën gjeopolitike, duke marrë si pikë referimi vendin e tyre. Ndaj dhe prognozat që ata bënin ishin prognoza tërësisht në favor të maksimizimit të epërsisë së pozitave të vendit të tyre, se sa prognoza objektive. Pavarësisht kritikave të mëvonëshme, teoricienët e gjeopolitikës klasike janë dhe do të mbeten gjtihmonë ata të cilët jo vetëm identifikuan gjeografinë si një nga faktorët thelbësorë të politikës ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë ata ndriçuan dhe dinamikat reale gjeografike duke nxjerrë në pah dhe kundërshtitë mes fuqive me qëllimin final, fuqinë. Këto kundërshti mund të kuptohen si ato mes fuqive tokësore dhe fuqive detare, heartlandit apo rimlandit, qendrës dhe periferisë, Lindjes apo Perëndimit (Gray, & Sloan 1999). Këto forca shtytëse kanë patur dinamikat e tyre të vazhdueshme në një botë që nuk ndalon së ndryshuari. Periudha e Pas Luftës së Ftohtë e në vazhdim ka treguar se perspektivat dhe kuptimet e gjeopolitikës janë zhvilluar përgjatë një dinamike të theksuar dhe krejt të ndryshme nga bota e mëparshme. Në të njëjtën kohë, bazat e argumentimit gjeopolitik sa i përket kodeve të gjeopolitikës në botë do të duhet të riformatoheshin, pasi zhvillimet në të cilat bota po vraponte i bënin interpretimet klasike lehtësisht të kritikueshme pasi paradigma e përdorur, ajo e territorialitetit të pastër, nuk i përshtatej më kohës. Rrjeshtimet tradicionale gjeopolitike pësuan një ndryshim 70


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

radikal, por më e rëndësishme se ndryshimi vetë, do të ishte fakti se sa ky ndryshim do të kuptohej në kohën e duhur dhe rrjedhimisht kush do të hartonte strategjinë më realiste dhe koherente, ai do të ishte fitimtari. Diskursi gjeopolitik është përshkuar më tepër si një diskurs i bazuar në një themel filozofik dhe kuptueshmërie se sa në një formë mekanike të të kuptuarit të gjeopolitikës. Në një vështrim të kujdesshëm do të vërejmë se të gjitha kritikat dhe debatet në këtë disiplinë lidhen me evolucionin e mendimit të të kuptuarit të busullës gjeopolitike ndaj dhe imazhi gjeopolitik ka pësuar aq ndryshime sa për t’u konsideruar ‘’i rinovuar’’. Ky stad mendimi herë quhet si gjeopolitikë post-moderne, herë gjeopolitikë kritike dhe herë si gjeopolitikë e re. Për një pamje më të mirë është e nevojshme që të përmenden parimet bazë të mendimit gjeopolitik të periudhës post- moderne (O’Tuthanail, 2000). Ky mendim gjeopolitik ka në fokusin e tij një sfidë të vazhdueshme të gjeopolitikës tradicionale duke proklamuar gjithmonë parimin e dinamikës gjeopolitike. Me fjalë të tjera, gjeopolitika është një organizëm i gjallë i cili nuk mund të përfshihet në një kornizë fikse. Qasjet normative janë dicka që përvecse çojnë në pasaktësi analizash dhe prognozash, bëjnë dhe që rezultatet e nxjerra nga këto qasje të jenë të gabuara dhe eventualisht çojnë në dështimin e atyre që i aplikojnë. O’ Tuthanail thotë se: “Gjeopolitika post-moderne tejkalon arsyetimin ‘’ose – ose’’, sfidat e ngushtësisë në përkufizimin e modeleve gjeopolitike të para në mënyrë statike dhe në të njëjtën kohë është një sfidë e hapur ndaj modeleve gjeopolitike të cilat bazohen në “”ne/ata’’, ‘’brenda/jashtë’’, ‘’e jashtme/ e brendshme’’ dhe ‘’afër/larg’’. David Harvey (1989) e përcakton post-modernizmin si një 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kritikë të madhe ndaj të gjitha diskurseve përgjithësuese të së kaluarës. Nëse në të shkuarën kanë ekzistuar disa teori ‘dogmatike’ në mënyrën e interpretimit të gjeopolitikës, era postmoderniste do të ngrinte pikëpyejtje në të gjitha pohimet e bëra apriori, duke nxjerrë kështu nevojën e një fragmentarizimi të qasjeve dhe qartësimin e të gjitha variablave. Kjo mund të kuptohet si një hapje e madhe ndaj debateve dhe trajtimit të të gjithë elementëve përbërës të gjeopolitikës duke nisur nga kuptimi që territorialiteti duhet të ketë e deri tek ato elementë kyç të cilët me ndryshimin e tyre mund të ndryshojnë edhe rrjedhën e ngjarjeve (për shembull, bumi teknologjik apo modernizimi i ekonomisë). Pluralizmi i interpretimeve në vizionin post-modernist, zëvendësoi ideologjitë fikse dhe statike që ekzistonin më parë, duke kulmuar me Luftën e Ftohtë. Nëse mendimi tradicional i gjeopolitikës ka qenë një ndjekës i lëvizjeve të globit, gjeopolitika post-moderne refuzon që të bazohet vetëm në një basen të tillë duke i lënë rrugën e hapur hyrjes së elementeve të tjera si globalizmi, ekonomia e ndërthurur, zhvillimi marramendës teknologjik dhe shtrirja e tij. Në këtë mënyrë, analiza gjeopolitike merr një pamje më holisitike dhe pohimet e dala nga kjo qasje mendimi përmbajnë në vetvete jo vetëm një saktësi më të madhe të vektorëve gjeopolitikë, por edhe një analizë më të thellë të të gjithë aktorëve të përfshirë dhe ndërthurrjeve mes tyre. Një nga elementët të cilët nuk duhet të harrohen, por të konsiderohen sa herë që flitet për epokën post-moderne, duhet të themi se rendi mbizotërues në këtë epokë është një rend hegjemonik por pa një superfuqi dominuese mbi të tjerat. Hegjemonia e kësaj epoke konsiston në hegjemoninë e shteteve më të fuqishme të cilat kanë mundësi të përcaktojnë në një pjesë shumë të madhe 72


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

të rasteve përfytyrimet gjeopolitike (Marsheimer, 2002). Ndaj dhe kur flasim për gjeopolitikën post-moderne, marrja parasysh e faktit se prezenca e këtyre shteteve, direkte apo indirekte është gjithmonë e pranishme në ngjarjet e globit dhe në tendencat që dalin në pah. Nuk duhet lënë mënjanë përmendja e ekonomisë si një faktor përcaktues në gjeopolitikën post-moderne. Fundi i Luftës së Ftohtë e la botën të ndarë në vende demokratike me sisteme ekonomike kapitaliste dhe në vende post-totalitare me sisteme ekonomike të paqarta por gjithësesi të rrënuara. Në vitet ‘90 shihet një trend gjeopolitik për kapitalizmin duke parë përshtatjen e sistemeve kapitaliste nga Perëndimi në Lindje. Në një rikujtim të bazave Marksiste të interpretimit, do të mund të kuptonim se termi gjeoekonomi nuk do të ishte një term i gabuar për të përcaktuar nivelin e analizës gjeopolitike në periudhën menjëherë pas Luftës së Ftohtë. Për më tepër, gjeopolitika post-moderne kritikon nocionin tradicional deri në atë pikë sa e bën atë përgjegjës për disa nga luftrat më të egra të shekullit të kaluar. Thelbi i kritikës është se mendimi klasik, më tepër se sa një analizë reale, ishte një ideologji. Me fjalë të tjera, gjeopolitika kritike tenton të sfidojë atë klasike duke e denatyralizuar atë si një dogmë statike ashtu siç paraqitej në postulatet e kohës. Çështjet kryesore të Gjeopolitikës Post-Moderne Gjeopolitika post-moderne fokusohet në analizën e katër çështjeve kryesore të cilat janë shkurtimisht: Hapësira Nëse gjeoplitika klasike do të shihte hapësirën gjeografike në vetvete si një element fuqie dhe dominimi, gjeopolitika post 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

– moderne kërkon një kuptim të kësaj hapësire. Mendimi postmodern kërkon të kuptojë dhe analizojë përbërjen sociale të asaj hapësire. Në të njëjtën kohë, hapësira do të marrë kuptimin që do t’i japë analiza e përbërjes së saj sociale. Kjo mund të kuptohet si një proces „demokratizimi” në kuptim dhe interpretim, pasi shtetet dalin nga dogmat dhe interpretimet fataliste dhe tashmë mund të kenë mundësi për „maksimizimin e përdorimit” të hapësirës së tyre. Identiteti Gjeopolitika post-moderne refuzon idenë se një identitet është një element primordial i cili ekziston në vetvete dhe nuk mund të negociohet. Mendimi post-modern kërkon që identiteti të mbrohet kohë pas kohe nëpërmjet rinegociimit apo maksimizimit të fuqisë dhe investimit të një pjese të mirë të kësaj fuqie në pjesën e identitetit. Sot nëpër botë kemi mjaft konflikte etnike të cilat kërcënojnë – me të drejtë apo jo, kjo është një çështje tjetër – identitetin e shteteve të cilat sipas parimit klasik janë entitete të paracaktuara dhe të ngurtësuara si të tilla. Në të njëjtën kohë, identiteti është dhe një faktor bashkues dhe shembulli i kësaj janë organizatat ndërkombëtare rajonale ose rajone të caktuara gjeografike me afërsi të madhe identiti – p.sh. Bota Islame. Vizioni Vizioni gjeopolitik metaforikisht do t’i përngjiste vizionit të një entiteti metafizik. Ky vizion është i vetmi i cili jep një pamje kaq të gjerë mbi të gjitha zhvillimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vizioni gjeopolitik, përveçse një vizion i paraqitur në hartë, është një vizion mendor, i cili i jep aftësinë atyre që e kanë, të aplikojnë një bazë interpretimi gjithpërfshirës 74


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

dhe në të njëjtën kohë shumë më informativ se sa thjesht duke trajtuar elementë të veçantë të ngjarjeve të caktuara. Kjo ndihmon në kuptimin më të shpejtë të kompleksitetit të situatave. Shteti Gjeopolitika post-moderne ecën në vazhdën e mendimit se gjeopolitika i shërben interesave të një shteti për veprimet e tij në arenën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, gjeopolitika është dhe mbetet një arenë konkrete ku përveçse duhet të veprojnë, shtetet duhet edhe të krahasohen me njëri – tjetrin. Ky mund të shihet si një funksion anësor por shumë i rëndësishëm sepse do të çojë në progres të vazhdueshëm mes shteteve. Ajo çka është e veçantë në diskursin post-modern është analiza e thellë dhe mbi të gjitha motivimet e shteteve për të vepruar në një mënyrë ose në një tjetër. Ky diskurs i heq të gjitha retë e interpretimit duke e bërë të qartë se motivi kryesor i shteteve është interesi i tyre kombëtar, dhe interesi kryesor kombëtar është siguria. Për më tepër, diskursi gjeopolitik post-modern thotë se shtetet, përveçse të fuqishme, duhet të jenë në koherencë të plotë me klimën rreth tyre në mënyrë që interesi i tyre të plotësohet edhe më tepër. Pjesëmarrja në aleanca do të lehtësojë përcaktimin e vektorëve gjeopolitikë në një botë që po del jashtë kontrollit për nga ritmet e zhvillimeve teknologjike. Rikthimi në kultin e Shtetit. Disa argumenta. Ky moment kërkon që termi ‘shtet’ të kuptohet si ‘kapitali’ politik, ushtarak, ekonomik etj, me të cilin shteti paraqitet në arenën ndërkombëtare. 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Rishikimi i idesë së shteteve dhe të rolit të tyre (apo rikthimi në realizëm), si dhe aleancat që mbizotërojnë në epokën tonë, janë treguesi më i mirë i transformimit të idesë së fuqisë nga fuqitë individuale, të cilat negociojnë për të qenë pjesë e një aleance atëhere kur nevojitet. Si shembull vlen të përmendet fillimi i Luftës së Dytë Botërore – në një fuqi kolektive e ‘’kyçur’’ brenda një anëtarësie me vullnet të plotë dhe me një kuadër ligjor shumë të detajuar. NATO është ylli ndriçues i një aleance të tillë. Në një pamje të parë duket sikur parimi i ‘shtetit’ është dobësuar sepse tashmë kemi të bëjmë me një fuqi të përbashkët të shumë shteteve dhe kur kjo ndodh, një pjesë e fuqisë dhe energjisë vetiake të një shteti do të shkojë në dispozicion të aleancës. Kjo do të thotë se edhe vendimarrja nuk do të bazohet tërësisht në interes të pastër kombëtar – kjo edhe sepse vendime të ndryshme duhet të negociohen dhe rezultati i negociatave nuk është fitorja maksimale por një rrugë optimale. Por nëse reflektohet edhe më tej, do të shohim se shtetet janë aktorë më të fuqishëm se kurrë, sepse janë ata të cilët duhet të përmbushin kushte dhe standarte të caktuara në mënyrë që të jenë pjesë e denjë e një aleance. Fuqia e shtetit – në terma ushtarakë - mund të shihet tani si një fuqi e cila nuk kufizohet në vetvete, por që krahasohet qartësisht me fuqitë e shteteve të tjera. Si shembull, sjellim ndërmend konspiracionin e madh që ka ekzistuar lidhur me pajisjen e shteteve me mjete armatimi në të shkuarën, sot pothuajse të gjitha arritjet në fushën ushtarake janë të deklaruara falë Konventës së Vjenës e cila rregullon të gjithë procesin e kontrollit të armëve. Ekzistojnë shumë debate lidhur me ‘’supranacionalitetin’’ si një zëvendësues i sovranitetit të shteteve. Por që kjo të pranohet 76


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

duhet të ketë një shpërndarje të madhe gjeografike dhe që më pas të marrë një vërtetësi objektive (Owen, 1992). Sot, ne kemi OKB, e cila dhe pse konsiderohet si organizata kyç që në ekzistencën e një shteti e deri në rregullimin e disa funksioneve të tij (të drejtat e njeriut, demokratizimi, rindërtimi etj), kur vjen fjala për konflikte të rënda në glob, ka dështuar të japë përgjigjen e saj të menjëhershme dhe deçisive (p.sh genocidi në Ruanda, genocidi në Srebrenicë). Kanë qenë shtetet vetë, ato të cilat kanë zhvilluar dhe zgjidhur konfliktin, ndaj dhe supranacionaliteti në këtë rast nuk vlen si opsion. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian është një nga ushtrimet gjeopolitike të cilat na mësojnë se ideja e hapësirës dhe territorialitetit në sensin klasik të fjalës tashmë zhvendoset në një tjetër mënyrë organizimi, por kur vjen fjala për identitetin dhe sovranitetin, shtetet mbeten të palëvizur nga qëndrimet e tyre klasike (Agnew, 2005; Parker, 2008). Një tjetër element ‘i ri’ i gjeopolitikës post-moderne është përfshirja e aktorëve joshtetërorë si aktorë të rëndësishëm në gjeopolitikë. NATO, si organizata më e rëndësishme nga pikëpamja politike-ushtarake, ka në gjirin e saj 28 anëtarë të cilët edhe pse kanë detyrime ndaj aleancës, së pari konsultohen ngushtësisht me axhendat kombëtare të politikës së jashtme dhe më pas vendosin pjesëmarrjen në operacione të ndryshme ushtarake. Rasti konkret është rasti i krizës së Libisë (2011), ku Gjermania refuzoi të aktivizohej ushtarakisht, ndërsa Italia ishte në prag të një debati konfliktual me Francën rreth lënies së flamurit të operacionit. Italia do të ishte e gatshme të lejonte përdorimin e bazave të saj ushtarake vetëm nëse operacioni ishte i drejtuar nga NATO dhe jo nga vetë Franca. A mos ndoshta Franca është një aleat për sa kohë ekziston korniza e NATO-s? Përgjigjja është po. Siç duket, edhe këtu supranacionaliteti shfaqet vetëm 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

në disa dritëhije por mesa duket, nuk mund të zëvendësojë sovranitetin e vendeve. Duke e përmbledhur, gjeopolitika post-moderne nuk prek asnjëherë nocionin e sovranitetit të shtetit dhe sigurinë si elementin parësor të tij. Ajo kërkon thjesht të zgjerojë vizionet dhe të dalë nga ngurtësimi i postulateve mekanike të gjeopolitikës klasike. Madje mund të thuhet se të dyja këto shkolla mendimi takohen në pikën e interpretimit realist duke konsideruar shtetin si entitetin më të fuqishëm dhe bazë të të gjitha lëvizjeve. Një tjetër argument për rolin e shtetit si një rol primar, janë konfliktet etnike (Kliot & Newman, 2000). Me daljen nga Blloqet ndarëse të Luftës së Ftohtë, sidomos në Bllokun Lindor, shtetet rinisën të përqendrohen në interesat e tyre kombëtare duke u përpjekur për të rifituar identitetin. Shumë konflikte territoriale të cilat ishin vënë në hije nga presioni i orientimit ideologjik, ngritën kokë duke hapur kështu vatra të reja konfliktesh etnike dhe rrjedhimisht dinamika të reja gjeopolitikash rajonale dhe globale. Në një botë më të globalizuar se kurrë, ka më shumë vatra konfliktesh etnike se kurrë, disa prej tyre te shuara e të zgjidhura, e disa të tjera ende në betejë. Një kundërargument, i cili përpiqet të hedhë poshtë sa më sipër, do të mbështeste faktin se janë fuqitë e mëdha ato të cilat përcaktojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndikimet që ato do të kenë tek shtete të caktuara. Shtetet e mëdha janë përfituesit e vërtetë, ndërsa shtetet e vogla janë ato që ndjejnë vetëm efektet e lëvizjeve të cilat nuk janë gjithmonë pozitive. Ky është një realitet i cili duhet pranuar, megjithatë sot më shumë se kurrë, shtetet më të vogla kanë mundësinë për të vënë shenjën e ndryshimit në ngjarje të ndryshme. Aleancat më të 78


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

rëndësishme tentojnë që vendimet e rëndësishme t‘i marrin në mënyrë unanime, çka do të thotë se një shtet do të duhet të jetë i bindur për veprimet e tij. Sigurisht që ka argumenta të cilat thonë se shtetet e mëdha ushtrojnë presione të caktuara në mënyrë që ato “të voglat” t’i nënshtrohen një vendimi që do të ndërmerret, megjithatë këto presione duket sikur kanë marrë më tepër formën e konçensioneve që iu bëhen shteteve të vogla në çështje të ndryshme të interesave të tyre sesa presione për të humbur diçka. Rezultati është që ato shtete, edhe në këtë rast përfitojnë dhe maksimizojnë fuqinë e tyre. Henry Kissinger do t’a përkufizonte këtë sistem si: “në momentin që një sistem ndërvaret nga pjesët e tij ndërvepruese, fati i këtij sistemi do të përcaktohet nga karakteristikat e njësive më të mëdha’’ Por këto përkufizime duhet të interpretohen në mënyrë shumë të kujdesshme. Nëse shihen nën lenten hegjemonike, në të gjitha periudhat e shkuara, diferencat janë të pashmangshme, madje kanë qenë shumë më të egra. Por nëse shohim nga një platformë asnjanëse do të shohim se epoka në të cilën jetojmë është epoka në të cilën shtetet e vogla kanë më shumë sovranitet se sa kanë patur kurrë më parë. Konkluzione Gjeopolitika post-moderne sfidoi jo vetëm dogmat e teorive të kaluara. Niveli i analizës në gjeopolitikën post-moderne, duke u fokusuar dhe në teori sistematike të marrëdhënieve ndërkombëtare siç është ajo e realizmit, arriti që të shihte shtetet jashtë nga qëndrueshmëria ‘fatale’. Ajo gjithashtu depërtoi në strukturën e shteteve duke dhënë disa tipare të cilat do të ndihmonin në shpjegimet gjeopolitike. 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Rikonfigurimi i rendit botëror pas Luftës së Ftohtë e kërkonte një gjë të tillë pasi kishte përpara një botë multipolare, me spazma në shumë pjesë të saj, si për shembull Ballkani (Bosnja dhe Kosova), konfliktet në Afrikë dhe ç’është më e rëndësishme 11 Shtatori dhe ajo që erdhi më pas. Në epokën post-moderne, fuqia më e madhe është siguria. Shumë do të argumentonin se është ekonomia, por ekonomia nuk mund të lulëzojë në një ambjent ku siguria mungon, ndaj dhe në vijim të këtij mendimi do e vendos sigurinë si parësore. Duke bërë deduksion a mund të themi se gjeopolitika e sotme mund të kuptohet më mirë si gjeostrategji? Gjeopolitika post-moderne ka ngërthyer në vetvete gjeografinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare duke e vënë këtë të parën në funksion të kësaj të dytës dhe jo e anasjellta. Për më tepër, fokusi tashmë është zgjeruar shumë më tepër duke përfshirë dhe aspektin social dhe praktikat politike të cilat nëpërmjet analizës së tyre të thellë mund të na japin një indeks modelimi se si funksionon politika botërore. Nevoja për të rikonsideruar organizimin e “dijes” mbi gjeopolitikën, në këtë mijëvjeçar të ri e plot sfida, nuk vjen si një tekë akademike apo ideologjike. Ajo është rezultat e të gjitha ngjarjeve që bota kalon dhe përjeton. Fenomene si globalizimi, media e kudondodhur, interneti dhe të gjitha ato fenomene të “kohëve likuide” siç thotë dhe Bauman, ka si të vetmen rrugë riformatimin e njohjes dhe dijes. Kjo botë gjithmonë në ndryshim do e ketë gjithmonë të ndezur alarmin e pyejtjes “si funksionon bota” dhe në mënyrë që kjo përgjigje të jepet duhen shtylla referimi të cilat janë të përdirësuara dhe që mund të japin bazë për interpretim. Timothy Luke do të përsërisë gjithmonë se: “ politika botërore moderne është strukturuar nga praktika 80


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

të bazuara në një bazë kuptimi rreth mënyrës se si bota funksionon dhe ky është element i imagjinatës post-moderne” Gjeopolitika post-moderne dhe shteti mbështesin idenë e stabilizimit të një sistemi ndërshtetëror por kjo nuk do të thotë se shteti si entitet është dobësuar duke u dhënë pas sistemit ndërshtetëror në kuptimin strukturor të fjalës. Gjeopolitika postmoderne përcakton qartë se janë shtetet sigurisht janë pjesëmarrëse të vendimeve në hapësirën ndërkombëtare por gjithmonë për qëllimin e lartë të ruajtjes së sigurisë vetjake, mirëqenies dhe balancave. Shteti hegjemon ose bashkësia e shteteve hegjemone do të përpiqen të zotërojnë pikën e gravitetit të botës e cila do të garantojë ndikim absolut. Ndryshimi i epokave sjell gjithmonë një domosdoshmëri për ndryshim të rendit politik dhe gjeopolitik. Është naive të mendohet se metodat e qeverisjes dhe të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare janë statike dhe të integrueshme brenda një teorie të ngurtë. Nëse çdo shkencë ka paradigmën e saj dhe më pas aksionin, politika ndërkombëtare detyron në mënyrë të pamëshirshme riformatimin në mos shpikjen e paradigmave të reja dhe thelbi i kësaj është vetëm një ‘të kuptosh momentin (epokën) në të cilin po jeton’. A po e bëjmë ne ende këtë?

81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bibliografia 1. Agnew,J. (1998) “Re-Visioning the World”, Londër dhe Nju Jork: Routledge, fq. 2. 2. Parker, N. (ed.) (2008) “The Geopolitics of Europe’s Identity: Centers, Boundaries and Margins”, Nju Jork: Palgrave. 3. Bauman. Z. (2010) “Liquid Times: Living in an Age of Uncertainty Polity”. 4. Cox, R. (1986) ‘Social Forces, States and World Orders: Beyond International Relations Theory,’ in R. Keohane (ed.), Neorealism and Its Critics (New York: Columbia University Press. 5. Gray, C. S and Sloan, G. R. (1999) “Geopolitics, geography, and strategy”, Portland. 6. Harvey, D. (1989) ”The Condition of Postmodernity”, Oxford: Blackwell. 7. Mearsheimer. J.J (2002) “Hearts and Minds,” The National Interest, No. 69, fq.13-16. 8. Kaplan. R. (1994) “The Coming Anarchy,” Atlantic Monthly. 9. Kissinger, H (2000) “Diplomacy” 4th Ed. Simon & Schuster. 10. Kliot, N. & Newman, D (2000) “Geopolitics at the end of Twentieth Century”, Frank Cass Publisher. 11. Luke. T and Tuathail, G. O(1998) ‘Global Flowmations, Local Fundamentalisms and Fast Geopolitics:’America’ in an Accelerating World Order,’ in A. Herod, G. Ó Tuathail, and S. Roberts (eds), UnrulyWorld? Globalization, Governance and Geography (London and New York): Routledge. 12. Mearsheimer. J,J (2002) “Hearts and Minds,” The National Interest, No. 69, fq. 13-16. 13. Morgenthau. H (2005) “Politics Among Nations”. McGraw-Hill. 14. Ó Tuathail, G. (1996) “Critical Geopolitics: The Politics of Writing Global Space”, Minneapolis: University of Minnesota Press. 15. Owen, R (1992). “State, Power and Politics in the Making of the Middle East”, 3rd Ed. Routledge. 16. Sloan, G (1999) Sir Halford Mackinder: “The Heartland Theory Then and Now in Gray”, Colin S. and Sloan Geoffrey eds., Geopolitics, Geography and Strategy, London, Portland. 17. Smith, Woodruff D. (1980) “Friedrich Ratzel and the Origins of Lebensraum.” German Studies 18. Waltz. K. N (979) Theory of International Relations. Mc.Graw-Hill. 19. Wallerstein, I. (2005) “After Developmentalism and Globalization, what?”, Social Forces. 20. Williams, C.H. and Smith. A.D (1988) “The national construction of social space”, Progress in Human Geography. 21. Zolo D. (1995), Cosmopolis, Feltrinelli, Milano, pp.117–9; English version: Polity Press, Cambridge.

82


Romina GJATA KUKO Gjeopolitika Post-Moderne, një gjeopolitikë e re?

83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Ergys Llanaj MA Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri “Neni 2: Cilido nga veprat e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, në tërësi ose në pjesë, një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar, të tilla si: Vrasjen e anëtarëve të grupit; shkaktimin e dëmeve serioze trupore apo mendore ndaj anëtarëve të grupit; vënia e qëllimshme e grupit në kushte jete, të llogaritura që të sjellin shkatërrimin fizik në tërësi ose pjesërisht; imponimi i masave me qëllim që të pengohen lindjet brenda grupit; [dhe] transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër. (Article 2 CPPCG)” “Pamjet ishin të tmerrshme: grabiteshin shtëpitë e myslimanëve, rrëmbeheshin gra e vajza që pasi përdhunoheshin, masakroheshin në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë edhe ndaj burrave myslimanë, që ishin mbledhur në shkollën e qytetit, para syve të Kranjës, nisi një valë e egër terrori. Ndër viktimat e para të shqiptarëve në Paramithi, ishte myftiu, Sali Afuzi, me të dy djemtë e tij, Mit`hatin dhe Nuhun, ndërsa të shoqes së myftiut, Nairesë, i prenë kokën me hanxhar dhe bijës së saj, Fatimesë, 11-vjeçare, e përdhunuan përpara nënës dhe më pas e masakruan duke e lënë gjysmë të vdekur, (Vasilis Krapsites; “Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986; f.131).

Fjalë kyçe kyçe: marrëdhëniet shqiptaro-greke, Çamëria, gjenocid, spastrim etnik

84


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

“Çamët, vendin e tyre e duan me entuziazëm. Kur flasin për të, e vënë mbi vendet e tjera. Vështrimi i tyre vete kurdoherë mbi malet e Epirit”. ...Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër se ndjenja fetare. (Pukëvil, “Voyage”, vëll.I, Kap.29)

Hyrje Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të komplikuara. Kemi të bëjmë me një fqinjësi të gjatë si shtete dhe me një fqinjësi akoma shumë më të gjatë si popuj. Kompleksiteti i këtyre marrëdhënieve ka në ardhur rritje konstante, në një hark kohor që përfshin pothuajse dy shekujt e fundit. Dekadat e fundit, që shënojnë edhe ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, kanë qenë shpesh herë të mbushura me tension politik në zhvillimet e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ky tension politik ka qenë i shoqëruar edhe me reagime publike (shpesh herë shumë të ashpra) që vinin si shkak i ngjarjeve të ndryshme. Emigrimi drejt Greqisë i mijëra emigrantëve shqiptarë të shtyrë nga gjendja e vështirë ekonomike e Shqipërisë, rezultoi i favorshëm për të dy vendet. Emigrantët u bënë një aset për ekonominë greke nëpërmjet kontributit të tyre dhe ndërkohë arritën që të krijonin edhe një amortizim të situatës së keqe ekonomike e të punësimit në 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shqipëri. Megjithatë, kjo masë emigrantësh nuk arriti dot që të krijojë një urë lidhëse dhe ti afrojë popujt më shumë ndaj njëritjetrit. Dhe kur flitet për këtë afrim mbahet parasysh sjellja dhe përfaqësimi politik i një shteti, si vullneti i banorëve të tij, ndaj një tjetri. Nacionalizmi (me rryma të forta hera-herës) i palës greke reflektohej dhe reflektohet vazhdimisht në pretendimet e tyre për të ashtuquajturin “Vorio Epir”, ose ndryshe një pjesë e Shqipërisë Jugore. Nga këto pretendime frymëzohet e gjithë politika greke kundrejt Shqipërisë dhe kjo gjë dallohet që nga përpjekjet për shtimit artificial të numrit të minoritarëve grekë në Shqipëri e deri të mohimi i çështjes çame dhe refuzimi i diskutimeve mbi këtë të fundit. Por ndërsa komuniteti i minoritarëve grekë në Shqipëri është integruar plotësisht në jetën shqiptare duke mbajtur madje edhe poste të rëndësishme në qeveri e administratë publike, është e patolerueshme që pala greke të bëjë një politikë kaq të padrejtë kur kërkon zbatimin e “të drejtave të njeriut” për minoritarët grekë në Shqipëri dhe mohon atë që ka ndodhur në rastin e Çamërisë. Shpesh herë kjo frymë që i shikon shqiptarët si të huaj e me sy armiqësor është vënë re edhe nga keqtrajtimet (rastet e vrasjeve nuk mungojnë) e qindra emigrantëve që ndodhen në Greqi. Megjithatë, politika greke ka një synim të qartë: ekspansionin drejt veriut të Greqisë, ose jugut shqiptar. Strategjia e tyre mund të jetë thjesht frenuese për zgjidhjen e çështjes së pronave të shqiptarëve në Greqi, por nuk është një çudi që ata të kenë strategji afatgjatë për arritjen e shtimit të influencës së tyre mbi Shqipëri. Grekët e kanë ngritur problemin e tyre mbi një falsitet: Epiri (nuk ka qenë kurrë) grek. Bazuar në strategjinë e tyre për fitimin e territorit ata kryen spastrim etnik mbi popullsinë shqiptare të Epirit e më konkretisht, mbi popullsinë e krahinës 86


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

shqiptare të Çamërisë. Ky spastrim etnik, gjenocidi i ushtruar mbi ta dhe problemi i pasurive të shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga Greqia, mund të thuhet se është akoma një nga problemet kryesore të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Le të shohim në vijim shkurtimisht se si qëndron kjo çështje dhe se si mund të shkohet drejt një zgjidhje. Çamëria, një histori e shkurtër1 Çamëria. Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në jug gjirin e Prevezë. Rripi i saj verior me qendër Konispol bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, dhe Parga, që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; shtatë fshatra gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit. Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve; historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik; më tej kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës. Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenevisi; njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman, Çamëria bënte pjesë në Sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve anti-osmane në shekullin XVI e fillim të 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shekullit XVII. Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t’i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820 - 1850 Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia. Gjatë viteve l878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX , Çamëria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencës së Ambasadorëve ia kaloi Çamërinë shtetit grek. Pas Luftës së Parë Botërore (l9l4-l8), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin “turq”. Në fund të Luftës së Dytë Botërore (l939-45), masat e terrorit dhe të shtypjes që u morën kundër popullsisë vendase, shtrënguan rreth 25.000 çamë myslimanë të largoheshin nga vendlindja për të kërkuar strehim në territorin e Republikës së Shqipërisë. 88


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

Problemi i çamëve myslimanë sipas tezës greke2 Në punimet e seminarit të parë kulturor “Mbi Çamërinë” (Proceedings of the First Cultural Seminar “On Chameria”) zhvilluar në datën 17 qershor 2000; Keating Building, Fordham University; Bronx, New York, U.S.A, si pjesë e informacioneve të sjella ishte edhe materiali i mëposhtëm, që jep pikëshimin grek në lidhje me çështjen çame. Kjo pjesë është marrë nga libri “Die Frage des muslimanichen Tehamen” - Diegriechich-albanichen Beziehungen i Kyriakos D. Kentrotis. Kentrotis është profesor ass. për Punët e Jashtme të BE-së, departamenti i Studimeve Ballkanike, Maqedonia Perëndimore, (Florina/Greqi). Ai është i diplomuar në Shkenca Politike, (Departmenti i Shkencave Politike, në “Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës”); Ph.D. në Universitetin e Kaiserslauternit. Ja se si shprehet ai: Mbi bazën e dekretit presidencial Nr.7442 të datës 17.12.1990, në mars të vitit 1991 u themelua shoqata politikopatriotike “Çamëria”. Qëllimi që i vuri vetes kjo shoqatë, siç u formulua në mbledhjen e datës 17.3.1991 nga kryetari Abas Dojaka, dhe siç mund të lexohet edhe në organin e shtypit të shoqatës,”Çamëria - Vatra Amtare” të datës 28.3.1991, është “mbrojtja dhe njohja e të drejtave të çamëve”. Dojaka akuzoi qeverinë greke dhe veçanërisht ish-kryeministrin grek Kostandinos Micotaqis se donin të linin në harresë çështjen çame. Në këtë pikë, qeveria aktuale, tha Dojaka, vazhdon politikën e vjetër të mohimit të kësaj pakice dhe mbështet versionin, sipas të cilit çamët myslimanë akuzohen për bashkëpunim me pushtuesit italianë dhe gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo shihet edhe si arsyeja kryesore pse mijëra 89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

çamë, të frikësuar nga pasojat e veprimeve të tyre përballë popullsisë greke u larguan për në Shqipëri. Është detyrë e shoqatës “Çamëria” vazhdon Dojaka, “të paraqesë faktet dhe dokumentet e nevojshme për të përgënjeshtruar këto shpifje”. Programi i shoqatës është i gjerë, u tha më tej në fjalimin e Dojakës. Është planifikuar krijimi i lidhjeve me të gjitha organizatat dhe forumet që merren me çështjen e minoriteteve në nivel ndërkombëtar si dhe veçanërisht me shtetet fqinje, si në ish-Jugosllavi, Turqi, Bullgari, Austri etj. Në radhë të parë këtu përmendet Komiteti Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Helsinki. Broshurat dhe organi partiak “Çamëria - Vatra Amtare” do të kontribuojnë në propagandimin e të drejtave legjitime të çamëve, duke i bërë ato të njohura për publikun e gjerë. Qëllimi i kësaj iniciative është njohja e çamëve si minoritet nga ana e qeverisë greke, dhe krijimi i të gjitha kushteve që garantojnë shfaqjen e lirë të identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar nga ana e çamëve që aktualisht jetojnë në Greqi. Nëpërmjet kësaj iniciative të gjerë, nga e cila, siç u përmend, përfitojnë në radhë të parë çamët që aktualisht jetojnë në Greqi, të krijohet përshtypja e një grupi të madh. Kjo përshtypje nuk përputhet me të vërtetën, siç rezulton nga të dhënat demografike të datës 17.3.1991. Çamët që aktualisht jetojnë në Greqi janë të ndarë në tre komuna, në komunën Argyrotopos numërohen 13 persona, në komunën Sybota 7 persona dhe në komunën Mazarakia 36 persona. Nga këta të fundit, 10 persona janë me qëndrim të përhershëm në Gjermani dhe 9 në ishullin grek Rhodos. Rezultati i numërimit të popullsisë me datën 7.4.1951 përfshinte përsëri 127 çamë. Më poshtë do të bëhet përpjekje për të hedhur dritë mbi aspektet më të rëndësishme të çështjes çame. Së pari, mbi përkufizimin e emrit. “Çamëri” quhej ajo zonë e Epirit që shtrihet përgjatë bregdetit që nga derdhja e 90


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

Akeronit deri në Butrint, dhe në lindje deri në rrëzë të Olytsikës. Një pjesë e vogël e kësaj zone sot i përket territorit të shtetit shqiptar. Në pjesën greke,në vitin 1923 numëroheshin 20.319 myslimanë me gjuhë amtare shqipen. Si qendra të rëndësishme të Çamërisë greke njihen Paramythia, Filati, Parga dhe Margariti. Prejardhja e saktë e çamëve mbetet e diskutueshme: një pjesë e studiuesve i fusin çamët në atë grup grekësh, të cilët në shekullin XVII, pas dështimit të revolucionit të vitit 1611, drejtuar nga Dionysios Skylosophos nga Paramythia, u kthyen në myslimanë për të mbrojtur interesat e tyre, për të shpëtuar jetën dhe pasurinë nga turqit. Një pjesë tjetër e studiuesve merr parasysh gjuhën dhe mbron tezën mbi prejardhjen shqiptare të çamëve. Sidoqoftë, të dyja këto pikëpamje nuk i shmangen arbitraritetit. Le të kujtojmë që në atë periudhë Çamëria i përkiste Perandorisë Osmane, dhe si rrjedhojë e këtij fakti, popullsia në radhë të pare përbëhej nga shtetas turq dhe më pas nga shtetas grekë. Pas themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912, por veçanërisht në vitet ’20 të këtij shekulli, çamët u bënë një lodër në duart e politikës. Pala shqiptare u përpoq që nëpërmjet tyre të sajonte një “problem minoritetesh” në shtetin grek. Si në marrëveshjen dypalëshe mbi shkëmbimin e popullsisë, ashtu dhe në vendimet e marrëveshjes së Paqes në Lozanë (24.7.1923) mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk bëhet fjalë për grekë dhe turq, por për myslimanë dhe të krishterë, përkatësisht jomyslimanë. Si rrjedhojë, të gjithë myslimanët, ndërmjet të cilëve edhe çamët myslimanë, duhet të shkëmbeheshin me grekë (të krishterë) nga Anadolli dhe Thrakia. Por çamët u përjashtuan nga e gjithë kjo. Kjo marrëveshje e veçantë erdhi si pasojë e veprimit të shumë faktorëve dhe mund të shihet edhe si rezultat i iniciativave të dendura diplomatike. Në këtë kuadër mund të sqarohen vetëm 91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

hapat më të rëndësishme. Faza e parë e ka fillimin me një iniciativë intensive nga pala shqiptare. Si protagonistë të kësaj iniciative mund të quhen Ministri i Jashtëm Pandeli Evangeli dhe Drejtori i Delegacionit të Përhershëm Shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Benoit Blishinti. Një rol të rëndësishëm luajti edhe i dërguari italian Gulio Cesare Montagna, i cili me datën 19.1.1923, në kuadrin e Konventës së Lozanës përmendi për herë të parë çështjen e çamëve dhe u interesua për të ardhmen e tyre në Greqi. I dërguari turk Riza Nur Bej nuk pati kundërshtime në lidhje me këtë. Për të shuar propagandën anti-greke në Londër që nga fillimi i vitit 1923, si dhe për të treguar dëshirën e mirë të qeverisë greke, e cila do të ishte gati të përjashtonte nga shkëmbimi i popullsisë të gjithë ata myslimanë që do të ishin të gatshëm të integroheshin në shoqërinë greke, propozimi i Montanjës u aprovua edhe nga i dërguari grek Demetrios Kaklamanos. Këtë e përforcoi me aprovimin e tij edhe kryeministri grek Eleftherios Venizelos në Lidhjen e Kombeve. Një vit më pas (1924), shqyrtimi i kësaj çështjeje iu ngarkua një komisioni special, i cili për këtë qëllim udhëtoi nëpërmes Epirit dhe Maqedonisë. Ai ndeshi vështirësi, të cilat duhet të ishin shmangur nga Marrëveshja e Lozanës nëpërmjet ndarjes sipas pikëpamjeve fetare, p.sh. shumica e myslimanëve me nënshtetësi greke ishin shumë konfuzë në lidhje me ndërgjegjen e tyre kombëtare; shumica mendonin se Turqia ishte atdheu i tyre dhe dëshironin të ktheheshin në tokën pjellore te Anadollit. Më 12 qershor të së njëjtit vit u përcaktuan edhe disa kritere për myslimanët e përjashtuar nga shkëmbimi i popullsisë, ku parësore ishte vendlindja dhe dytësore gjuha amtare. Por edhe këto kritere nuk arritën të ndihmonin shumë në sqarimin e prejardhjes së çamëve. Kërkimet gjatë vizitës së dytë të 92


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

Komisionit në Epir (4 - 28.6.1925) dështuan nga fakti që “masa e madhe e personave në fjalë nuk kishte asnjë farë ideje mbi prejardhjen e vet). Konstatimi përfundimtar mbi prejardhjen e tyre mund të bëhej vetëm pas hulumtimeve shumë të lodhshme, thuhej në raportin e hartuar nga Komisioni për Lidhjen e Kombeve. Realizimi i premtimeve politike në favor të çamëve është i lidhur ngushtë me emrin e Theodoros Pangalos (1926). Diktatori grek njihej si mik i Shqipërisë që nga rinia e tij. Politika e tij karakterizohej nga marrëdhëniet e mirëkuptimit me shtetet fqinje Shqipëri dhe Itali; ky i fundit e ndihmoi Shqipërinë në pretendimet e saj. Pangalos i përjashtoi çamët edhe de facto nga shkëmbimi i popullsisë, grekët nga Anadolli dhe Thrakia, që duhet të vendoseshin në Thesproti, u përcollën për në Maqedoni, dhe çamëve, iu dhanë të njëjtat të drejta si dhe shtetasve të tjerë grekë. Me pak fjalë ai e zgjidhi këtë problem përfundimisht në favor të çamëve. Në Greqi ky veprim u pa me dyshim: Në fillim u hodh ideja që “çështja çame” ishte krijuar nga pala shqiptare si kundërpërgjigje e problemit të pakicës greke në Shqipëri, dhe në këtë mënyrë mund të jepte kurdoherë shkak për një politikë ofensive nga pala shqiptare. Dhe kjo frikë do të vërtetohej; incidentet nuk munguan, derisa Shqipëria në vitin 1928 u përpoq t’i paraqiste çamët si “minoritet shqiptar” para Lidhjes së Kombeve. Argumenti që autoritetet greke po detyronin “çamët” të largoheshin nga vendi, që gjendja aty ishte bërë “e padurueshme”, në të vërtetë duhet të largonte vëmendjen e opinionit nga situata e pakicës greke në veri të Epirit, përkatësisht në Jug të Shqipërisë. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i dha të drejtë palës greke dhe i hoqi Shqipërisë të drejtën të luante rolin e një instance mbrojtëse për çamët, që ishin qytetarë grekë. Nëpërmjet kësaj çamët nuk u njohën si 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

pakicë shqiptare! Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj çështjeje lidhet me dëmshpërblimin e pasurisë çame. Pas vitit 1611 shumë prona kishin kaluar dalëngadalë në dorë të çamëve, pa ekzistuar dokumentet përkatëse të pronësisë. Sipas Konventës së Lozanës (24.7.1923), një pjesë e kësaj pasurie duhej të përdorej për të përmbushur nevojat e grekëve që vinin nga Anadolli dhe Thrakia lindore në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë dhe në marrëveshje me pronarët, të cilët do të dëmshpërbleheshin për këtë. Konfiskimi i pjesshëm i pasurisë së çamëve, i kushtëzuar nga situata e refugjatëve, nuk përbënte përjashtim, dhe kësaj rregulle të imponuar vetëm nga rrethanat, duhet t’i nënshtroheshin edhe latifondistët grekë (Tsiflikadës) dhe manastiret! I pazakontë ishte fakti që çamët, për mallin e tyre kërkonin një shumë, shumë më të madhe se sa jepej për dëmshpërblimin e një qytetari grek. Një gjë e tillë parashikohej vetëm për pronat e disa qytetarëve europiano-perëndimorë, për sa kohë që ishte nënshkruar një kontratë përkatëse. Meqë një gjë e tillë mungonte, kërkesa nuk u pranua nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Çështja çame u hap edhe një herë në prag të pushtimit italian në Greqi; ajo ishte vetëm një pjesë e propagandës anti-greke që bënte Italia dhe përbënte edhe një pretekst tjetër për luftë. Kjo fazë e dytë e çështjes çame, e cila përfundoi në vitin 1944 me largimin e rreth 18.000 çamëve, është një kapitull i ndërlikuar i historisë, që ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Mbetet akoma fakti që pakënaqësia e përgjithshme e çamëve, dhe veçanërisht dëshira e dëmshpërblimit për pronat e tyre, i bëri jo vetëm të kishin simpati për pushtuesit italianë dhe gjermanë, por edhe të bashkëpunonin me ta, dhe pikërisht në një masë që paraqitej e rrezikshme. Dëmet që lindën nga ky bashkëpunim nuk janë të pakonsiderueshme. Në fund ata formuan një qeveri të vetën, 94


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

“Qeverinë e Çamëve të Thesprotisë” nën udhëheqjen e familjes Dino; njëri nga Dinot, Xhemal Dino, ishte dhëndër i kryeministrit shqiptar Shefqet Vërlaci. Një tjetër nga familja Dino, Mazar Dino, u bë udhëheqësi i rinisë çame “Militsia”. Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, çamët u hodhën në anën e gjermanëve. Madje në Janinë u organizua një njësi speciale e çamëve me uniforma gjermane. Në gazetën gjermanofile “Bashkimi i Kombit” (Nationale Union) të datës 14.3.1944, theksohet fort bashkëpunimi mes çamëve dhe nazistëve në shkurt 1944, që solli si pasojë 25.000 shtëpi të djegura dhe 100.000 të pastrehë. Pas kapitullimit të Gjermanisë Thesprotia u pushtua edhe një herë nga EDES; kryetari i EDES, Napoleon Zervas u garantoi çamëve “shëndetin, jetën dhe pronën private”. Megjithatë, udhëheqësit e tyre vendosën t’u shmangeshin pasojave të mundshme dhe u arratisën në Shqipëri. 18.000 vetë ikën nga vendi për të shpëtuar nga presionet e qeverisë greke. Më pas mbi ta u hodhën akuza të rënda: u akuzuan para gjyqit si për krime konkrete, ashtu dhe për bashkëpunim me armikun. Kështu gjyqi i posaçëm i Janinës për rastet e bashkëpunimit, dënoi në mungesë 1.930 çamë (Vendimi Nr.344/23.5.1957); shumë prej tyre morën dënim me vdekje. Me administrimin e pasurisë së çamëve në fillim u morën autoritetet lokale, siç parashikohej nga ligji i vitit 1938 (A.N.1539/1938,Art.34). Në vitin 1947 u morën të gjitha masat e nevojshme për t’u hequr çamëve nënshtetësinë greke (Prot.49343/E/2/29.10.1947 i autoriteteve për çështjet juridike në Ministrinë e Jashtme; Prot.3976/8.11.1947, Ministria e Brendshme), duke u bazuar mbi akuzat për bashkëpunim dhe veprime kundër interesave të popullit grek. Gjatë popullimit të zonave kufitare pasuria e tyre iu nda fshatarëve pa prona dhe vlera u pagua në bankën agrare. 95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, problemi i çamëve u la në harresë. Këtu duhet të thuhet që regjimi i Enver Hoxhës i priti me mosbesim të madh të gjithë ata çamë që u arratisën nga Greqia në Shqipëri në vitin 1944. Edhe këtu ata u panë si bashkëpunëtorë të fashistëve italianë dhe u transferuan në veri të vendit, në Fier dhe në Vlorë. Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, problemi i çamëve u bë edhe një herë objekt i bisedimeve diplomatike ndërmjet Athinës dhe Tiranës, kështu p.sh. gjatë vizitës të ish -kryeministrit grek Kostantinos Misotakis në Tiranë në janar 1991 dhe maj 1992, si dhe në vizitën e kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi në Athinë në maj të vitit 1993, dhe ky problem përbën edhe një temë diskutimesh në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe. Çështja çame, bashkë me problemin e pakicës greke në Shqipëri, me çështjen e mbështetjes financiare dhe mundësive për investime, si dhe me problemin e legalizimit të refugjatëve ekonomikë që ndodhen në Greqi, hyn në grupin e problemeve që janë diskutuar në takimet e fundit diplomatike të rangut të lartë të të dyja vendeve. Deri tani në lidhje me këtë çështje nuk është arritur mirëkuptim. Urojmë që këtij problemi delikat t’i gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe dinjitoze. Përvoja ka treguar që iniciativat e nisura nga personat në fjalë, në këtë rast çamët, kanë qenë veçanërisht aktivë në çështje të tilla. Një gjë e tillë duhet të pritet edhe nga shoqata “Çamëria”. Është për t’u përshëndetur pikëpamja që pakicat kombëtare mund të lozin rolin e një ure ndërmjet dy shteteve fqinjë, Shqipëri dhe Greqi. Por këtu duhet të theksohet që as emblema e shoqatës së Çamërisë dhe as themelimi i saj nga Abas Dojaka, nuk e mbështesin këtë qëllim. Përpjekja për të krijuar një lidhje ndërmjet mbretit të Epirit Pyrrhus, i cili ka jetuar në shekullin e 4-3. para Krishtit, dhe armikut të famshëm të turqve që ka 96


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

vepruar në Ballkan në shekullin XV Gjergj Kastriotit ose Skanderbeg, synon krjimin e një simboli të popullit shqiptar në lashtësi, synon në një farë mënyre krijimin e një figure se “paraardhësit” shqiptarë, dhe një gjë e tillë ka dështuar edhe në zbulimet arkeologjike: P.sh. monedhat e mbretit epirotas Pyrrhus, të cilat si dokumente shtetërore të asaj kohe mund të flasin me bindje mbi kombësinë e mbretit që i ka prodhuar, në pjesën e prapme kanë të shkruar një emblemë në greqisht, e cila në shqip do të përkthehej: “Emblema e mbretit Pirro”. Sidoqoftë, një personalitet i jashtëzakonshëm siç ishte mbreti Pirro - është i njohur fakti që ai jetoi dhe veproi sipas shembullit të Aleksandrit të Madh - duhet të dallohet nga fama dhe jehona që pati ndër shekuj dhe nga ndikimi që pati mbi breza të tërë. Kjo e fundit e bëri simbol të trimërisë dhe në folklor e paraqiti në lidhje me Skënderbeun. Gjenocidi Duke lënë mënjanë sqarimin, diskutimin dhe komentimin e shtyrë nga përfundimet e Kentrotis mbi origjinën epirote (që d.m.th shqiptare) të Pirros apo atë të Aleksandrit të Madh (të provuara prej kohësh si të tilla nga shumë e shumë studiues ndërkombëtarë, por sidoqoftë të mohuara nga grekët) le të fokusohemi te mohimi grek që i bëhet masakrave mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Nëse do të ndërmerrej një hap drejt zgjidhjes së kësaj çështje, ai duhet të fillonte nga kategorizimi i terrorit mbi shqiptarët e Epirit të Jugut, zona e Çamërisë, si një rast gjenocidi. Ky është një hap vendimtar. Por ç’ndodhi në krahinën shqiptare të Çamërisë? A ndodhi atje gjenocid? Sipas palës greke nuk ka ndodhur një gjë e tillë madje është e kundërta: çamët u larguan vetë ngaqë ishin bashkëpunëtorë me nazifashistët. Le të shohim shkurtimisht se çfarë përben një akt 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjenocidi. Termi “gjenocid” është krijuar nga një jurist me emrin Raphael Lemkin në vitin 1944 duke kombinuar ‘genos’ fjalë që vjen nga greqishtja (racë) me ‘cide’ fjalë latine (vrasje). “Neni 2: Cilido nga veprat e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, në tërësi ose në pjesë, një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar, të tilla si: Vrasjen e anëtarëve të grupit; shkaktimin e dëmeve serioze trupore apo mendore ndaj anëtarëve të grupit; vënia e qëllimshme e grupit në kushte jete, të llogaritura që të sjellin shkatërrimin fizik në tërësi ose pjesërisht; imponimi i masave me qëllim që të pengohen lindjet brenda grupit; [dhe] transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër. (Article 2 CPPCG)”3 Këtë mendim ka edhe profesori grek George Andreopoulos, i cili është Profesor i Shkencave Politike dhe një anëtar i fakultetit të doktoraturave të Shkencave Politike dhe programeve të Drejtësisë Penale në Shkollën Pasuniversitare dhe Qendrën Universitare. Ai është edhe drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, themeluar kohët e fundit. Profesor Andreopoulos ka studiuar historinë, ligjin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet e Çikagos dhe Kembrixhit. “Gjenocidi në kuptimin e përgjithshëm është vrasja në masë e një numri të konsiderueshëm qeniesh njerëzore, kur (vrasja) nuk është e motivuar nga forca ushtarake e një armiku të pranuar, nën kushte ku viktimat janë tërësisht të pambrojtura dhe të pafuqishme”.4 Ky përshkrim shkon fiks me gjendjen e masakrave mbi shqiptarët çamë, të cilët ishin popullsi viktimë (gra, pleq, fëmijë) e jo ushtri. “Gjenocidi është një formë vrasje masive e njëanshme, në të cilën një shtet apo organ tjetër ka qëllim që të shkatërrojë një 98


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

grup, pasi grupi dhe anëtarët në të janë përcaktuar nga ana e autorëve të krimit.”5 Në vijim pjesë nga studimet e Dina Shelton, një nga emrat më të njohur në botë në fushën e të drejtave të njeriut dhe autore ose redaktore e tre librave që kanë fituar çmime në këtë fushë. “Grupet fetare janë një nga katër grupet e identifikuara për mbrojtje nga Konventa mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, (OKB) 1948. Në mënyrë që një individ të dënohet për gjenocid, sipas Konventës mbi Gjenocidin, duhet të provohet se i akuzuari ka kryer një ose më shumë prej akteve specifike të ndaluara (të tilla si, vrasje ose shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore) dhe se akti ishte i kryer me qëllim “për të shkatërruar, në tërësi ose në pjesë, një grup kombëtar, etnik, racial ose fetar, si të tillë” (neni 2). Të njëjtët komponentë si “qëllimi” dhe “grupi fetar”, të përmendur në Konventën e Gjenocidit paraqiten gjithashtu edhe në Statutin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (Statute of the International Criminal Tribunal for the Former Yugoslavia, ICTY, neni 4.2), të Statutit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën (Statute of the International Criminal Tribunal for Rëanda, ICTR; Neni 2.2), dhe Elementet e Krimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (Elements of Crimes of the International Criminal Court, IÇ, neni 6). Elementet e seksionit të krimeve parashikojnë si shtojcë, që vënia në shënjestër e personave në bazë të përkatësisë së tyre në një grup fetar përbën “krim dhe persekutim kundër njerëzimit” (Neni 7 [1] [h]), dhe poshtërimi ose degradimi “i personelit fetar” është një dhunim i “krimeve të luftës të akteve fyese ndaj dinjitetit personal” (Neni 8 [2] [c] [ii]).6 Shembull Në skenarin e dhunës greke, më e goditura ishte popullsia 99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

çame e besimit mysliman. Ja si dokumentohet në AQSH: “...Përpara se Komisioni të arrinte në Çamëri (në fillim të vitit 1924), bandat greke të drejtuar nga kretasi Jani Mandi, Kollovci, Nikolla Qamo, Harilla dhe Vasil Mastora, bënin presion mbi popullsinë myslimane që t’i deklaronin Komisionit se ishin turq dhe donin të shkëmbeheshin, (AQSH, Fondi 251, viti 1923, “ Dokumente për Çamërinë”, dok.183, f.285). “Pamjet ishin të tmerrshme: grabiteshin shtëpitë e myslimanëve, rrëmbeheshin gra e vajza që pasi përdhunoheshin, masakroheshin në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë edhe ndaj burrave myslimanë, që ishin mbledhur në shkollën e qytetit, para syve të Kranjës, nisi një valë e egër terrori. Ndër viktimat e para të shqiptarëve në Paramithi, ishte myftiu, Sali Afuzi, me të dy djemtë e tij, Mit`hatin dhe Nuhun, ndërsa të shoqes së myftiut, Nairesë, i prenë kokën me hanxhar dhe bijës së saj, Fatimesë, 11-vjeçare, e përdhunuan përpara nënës dhe më pas e masakruan duke e lënë gjysmë të vdekur, (Vasilis Krapsites; “Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986; f.131). Tetë fazat e gjenocidit7 Gregory H. Stanton themeluesi (1999) i dhe Presidenti i “Genocide Watch”, themeluesi (1981) dhe drejtori i “Cambodian Genocide Project” dhe themeluesi (1999), kryetari i “International Campaign to End Genocide” dhe që nga viti 2007 deri në vitin 2009 Presidenti i “International Association of Genocide Scholars” i përshkruan si më poshtë fazat e gjenocidit. Tetë fazat e gjenocidit të përcaktuara sipas Gregory H. Stanton janë: klasifikim, simbolizim, dehumanizim, organizim, polarizim, përgatitje, shfarosje, mohim. Faza e parë: klasifikimi Çdo ditë ne përdorim terma të tilla si “ne dhe ata”; grupi ynë 100


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

dhe grupi i atyre; amerikanët dhe irakenët; të krishterët dhe myslimanët; të bardhë apo me ngjyrë etj. Kjo është faza e parë në të cilën kalon gjenocidi, edhe pse nuk do të thotë që në çdo shoqëri në të cilën ndodh klasifikimi të ndodhë edhe një gjenocid. Ne shoqëritë ku dy-polarizimi është më i theksuar, ka më shumë gjasa që të ndodhë një gjenocid. Sa më shumë diferencë fizike apo ideologjike që kanë grupet nga njëri-tjetrit aq më shumë mundësi ka që një grup të tentojë të shfarosë grupin tjetër. Shembulli: “Qeveria Greke, në marrëveshje me Qeverinë Turke, ka vendosur shkëmbimin e 5000 çamëve , të cilët do të dërgohen në Turqi dhe në vend të tyre, në Çamëri do të instalohen 5000 grekë të ardhur nga Turqia. Qeveria, duke parë alarmimin e popullit dhe veprën e qeverisë greke, që ashtë kryekëput kundra zotimeve për të drejtën e minoritetit shqiptar, menjëherë iu drejtua ligës, prej së cilës kërkoi respektimin e të drejtave të minoritetit të racës shqiptare dhe mos shkëmbimin e çamëve me asnjë mënyrë. Ashtu, kërkoi nga Lidhja e Kombeve që çështja e Çamërisë të vihet në rendin e ditës të Këshillës që do të mblidhet në Dhetuër. Masa e qeverisë greke ka tronditur opinionin publik, i cili është i alarmuar për së tepri dhe pret prej qeverisë masa efikase e të shpejta.”8 “Lidhja e Kombeve, në përgjigjen e qëndrimeve të Qeverisë Shqiptare, telegrafisht njofton se ka demarshuar për mbrojtjen e minoriteteve shqiptare në Greqi dhe ka lajmëruar Komisionin Mikst në Stamboll dhe anëtarët e Lidhjes së Kombeve. Çështja e Çamërisë u shënua në rendin e ditës së mbledhjes së dhjetorit sipas kërkimit shqiptar.” 9 Faza e dytë: simbolizimi Pas ka ndodhur klasifikimi i grupeve, ata përvetësojnë simbole me qëllim që të jënë të ndarë. Kjo gjë bëhet me dëshirën 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e tyre për të treguar identitetin ose nëpërmjet detyrimit me forcë, me qëllim që grupi dominues t’i dallojë lehtësisht. Në disa raste – veçanërisht kur ka lidhje me racën apo me etninë – simbolizimi ndodh edhe përpara klasifikimit, pasi simboli që sugjerohen prej tyre janë të krijuara prej natyre si p.sh ngjyra e lëkurës apo tiparet e tyre fizike. Përsëri, si në fazën e parë, edhe kjo fazë nuk çon detyrimisht në kryerje gjenocidi. Shembull: Internimet si shenjë diferencimi: “...Internimi i parë u pasua më 4 gusht 1940, nga një valë tjetër më e madhe, që përfshinte meshkujt çamë të moshës 17-70 vjeç.”10 Faza e tretë: dehumanizimi Një grup mohon qenësinë humane të grupit tjetër. Pjesëtarë të atij grupi janë të krahasuar me insekte, zvarranikë, kafshë të tjera të dëmshme e madje edhe me sëmundje. Nëse kjo fazë zgjat, bëhet më e vështirë që të ndalohet progresi drejt gjenocidit. Shembull: “Kemi konstatuar se në zyrat komunale, në ato shtetërore dhe në mbledhjet publike, nuk flitet gjuha greke. Kjo është për të ardhur keq dhe mund të thuhet se përbën përbuzje kundër gjuhës së pavdekshme greke, e cila për shekuj me radhë ka treguar se ka vlerat e saj. Në mbledhjet publike, të flitet greqisht. Gjuha greke është më e ëmbla dhe më e çmueshmja. Ajo është gjuha e perëndive dhe e universiteteve, gjuha e diturisë. Me këtë rast i tërheq vërejtje çdo patrioti grek dhe i bëjmë thirrje ndërgjegjes suaj, që të ndihmoni për të zhdukur të keqen. Ju urdhërojmë që, në çdo mbledhje publike, në kafene dhe në tregje, në zyrat komunale dhe në zyrat e tjera të shtetit, të flitet vetëm gjuha greke. Nga ana tjetër është e pakuptueshme për grekët, që në Çamëri janë grekërit, të mohojnë gjuhën më të pasur e më të ëmbël...”.11 Faza e katërt: organizimi Me qëllim që të fazat finale të gjenocidit të kryhen, duhet të 102


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

ndodhë organizimi. Grupi që organizon përgatitjet dhe organizimin është tipikisht pjesë e shtetit, për shkak të shumës së parave që duhen për të organizuar këtë fazë. Gjithsesi, mundet që të jetë edhe një grup terrorist. Për shkak të mënyrës së organizimit që kërkohet, çdo grup që organizon në mënyrë të suksesshme gjenocidin, është i sanksionuar – të paktën në disa nivele – nga një shtet. Në një njëfarë mase duhet të mendohet për këtë fazë si për qetësinë para stuhisë. Rrënjët e fazave finale janë duke u zhvilluar, por po bëhet akoma shumë pak që të viktimizohet grupi tjetër. Shembull: Njëkohësisht, referuar arkivave, internimet parapriheshin nga masakra çnjerëzore. “Në qendrat kryesore të Çamërisë si në Filat, Paramithi, Gumenicë, Pargë e Margëllëç, u krijuan komisione të posaçme nga administrata greke, të cilat hartonin listat e çamëve që do të shfaroseshin si dhe të çamëve të tjerë që do të grumbulloheshin në qendra të veçanta larg territorit çam. Operacionin për ekzekutimet dhe internimin e çamëve e drejtonte prefekti i Gumenicës, Vasil Llakos. Shembull domethënës është rasti i vrasjes së Bido Dules me dy djemtë e tij 22 dhe 25 vjeç. Para se ta vrisnin, xhelatët e detyruan Idrizin të hapte një gropë të përbashkët për djemtë e masakruar para e në sy të tij... Ndërkohë, shtëpitë e pronat e çamëve vazhdonin të vidheshin e digjeshin...”12 Faza e pestë: polarizimi Gjatë kësaj faze, grupet janë të shtyra edhe më përpara në ndarjen e tyre ideologjike. Urrejtja fillon që të publikojë propogandë në një frekuencë të lartë dhe ligje tipike vihen në jetë me qëllim që të ndalojnë çdo lloj marrëdhënie ndërmjet dy grupeve. Në këtë fazë, nuk vuan vetëm grupi i viktimizuar. Çdo person simpatizues apo që pajtohet me ta, është i kërcënuar apo i sulmuar nga grupi dominant tiran. 103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shembull: Më 28 dhjetor 1927, Zv. Konsulli shqiptar në Korfuz raportonte se “...Është gjë e pakontestueshme se çdo person, familje ose katund mysliman të Çamërisë, në sy të autoriteteve greke konsiderohet si Turk dhe aspak nuk shihet si Minoritet shqiptar në Greqi...” dhe se “...Minoriteti shqiptar në Çamëri kurrë ndonjë të drejtë njerëzore ose divine (hyjnore të shenjtë) nuk gëzon nëse nuk është e drejta e vdekjes.”13 Faza gjashtë: përgatitja Ndërsa në fazën e mëparshme grupi i viktimizuar u nda ideologjikisht nga grupi dominues, në këtë fazë grupi i viktimizuar është i ndarë fizikisht nga pjesa tjetër e shoqërisë. Grupi apo grupet e viktimizuar mblidhen bashkë, në geto apo në kampe përqendrimi. Herë pas here ata lihen të vuajnë nga uria dhe të katandisen shumë keq fizikisht, duke filluar në këtë fazë fazën e shtat të gjenocidit. Në këtë fazë, vihet re nga njerëzia se çfarë po ndodh, pavarësisht nëse veprohet apo jo. Shembull: Më l7 qershor l925, Mit’hat Frashëri, diplomat shqiptar në Athinë, shkruante: “...Qëkurse kam ardhur si Ministër i Shqipërisë këtu në Athinë, jam bindur që qeverija greke ka ndjekë dy qëllime: 1. Të përzërë nga Greqia gjithë shqiptarët sa janë, duke u grabitur pasuninë. 2. Pasi të shpëtoje nga kjo barrë, të sigurojë helenizimin dhe aneksimin e Korçës dhe Gjirokastrës. Gjithë punët, veprimtaritë, aktet e autoriteteve greke priren drejt këtij qëllimi. Nuk shoh as më të paktin përjashtim. Të përzënët me dru të 30.000 Shqiptarëve të Kosturit dhe Follorinës; refuzimi i të njohurit të nënshtetësisë shqiptare; sjellja sistematike kundër çameve, tëra këto janë fakte të kthiellta...” 14 Faza e shtatë: shfarosja Kjo është faza ku ky proces legjitimohet si gjenocid. Ndodhin 104


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

vrasje masive, menjëherë dhe në mënyrë sistematike. Kur gjenocidi është i sponsorizuar nga shteti, ashtu si është thuajse gjithmonë, forcat ushtarake bashkëpunojnë me forca paraushtarakësh të mirë-organizuar për të shfarosur viktimat. Shembull: “..Pushtimi i qytetit të Paramithisë nga bandat e Zervës, nuk solli as paqe, as siguri për shqiptarët. Ndaj tyre u përdor një terror i paparë dhe u bënë krime të padëgjuara... Krimet e pashembullt të banditëve zervistë do t’i kishin zili dhe nazistët më kriminelë e më të pashpirt. Qyteti i Paramithisë, brenda disa orëve, u kthye në një thertore të grave e fëmijëve, djemve e vajzave që e donin jetën dhe që ëndërronin për një Çamëri të lirë dhe në harmoni me të krishterët. Qyteti u mbyt në gjak, u përfshi nga tymi e flakët, ndërsa banditët e pashpirt të kasapit të Çamërisë, të dehur nga aroma e gjakut të pafajshëm çam, hidhnin vallen makabre mbi kufomat.” 15 Faza e tetë: mohimi Nëse nuk ndodh ndërhyrje gjatë fazës së shtatë të gjenocidit, shfarosja pasohet gjithmonë nga mohimi. Gërmohen varre masive dhe varrosen trupat; provat që ka ekzistuar ndonjëherë gjenocid zhduken sistematikisht. Dëshmitarët korruptohen, kanosen apo vriten. Hetimet ndaj krimeve bllokohen nga qeveria e cila i kreu mizoritë. Në mënyrë tipike, viktimat e gjenocidit fajësohen për fatin e tyre nëse del në skenë zhdukja e tyre. Shembull: Për shembull, ministri i jashtëm i kohës, sot President i Greqisë, thoshte se “plagët e luftës së dytë janë ende të hapura dhe ne s mund të përballemi me to. Do të duhen 20 vjet për t’i zgjidhur”. Dhe ish kryeministri Micotaqis i thoshte homologëve të vet se “për problemin e pronave mund të diskutojmë.” Por, siç thotë autorja greke Elevteria Manda, pas dobësimit ndërkombëtar të Shqipërisë me vitin 1997, kur ranë piramidat, “pala greke zgjodhi qëndrimin se problemi Çam nuk ekziston”16 105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Dymbëdhjetë mënyrat e mohimit të gjenocidit17 Të gjitha pikat e mëposhtme të nxjerra nga eksperienca dhe të shkruara nga një prej studiuesve më të mirë të fushës, Israel Charny, janë pjesë e agjendës greke aktuale. Pjesa e mësipërme e marrë nga libri i Kyriakos D. Kentrotis, e tregon më së miri këtë gjë. Le të shohim 12 pikat e mohimit të gjenocidit, të cilat përkojnë tërësisht me realitetin e shqiptarëve Çamërisë. 1. Hedhja e dyshimeve dhe minimizimi i statistikave.(Grekët mohojnë tërësisht terrorin dhe vrasjet masive të çamëve ) 2. Sulmi i motivimeve të atyre që tregojnë të vërtetën. (Sa herë që hapet diskutimi mbi problemin e Çamërisë, shqiptarët akuzohen për nacionalizëm ekstremist dhe synime territoriale ndaj Greqisë. Këtë gjë e kanë deklaruar në media shqiptare edhe pjesëtarë të ndryshëm të minoritetit grek, të angazhuar në politikën shqiptare) 3. Deklarimi se vdekjet ishin të paqëllimta, si një rezultat i urisë, migrimit apo sëmundjeve dhe jo për shkak të vrasjeve me dëshirë. (Deklarata e palës greke është se nuk pati vrasje masive por thjesht disa episode që kishin të bënin kryesisht me persona të veçantë) 4. Theksimi i faktit të çuditshmërisë së viktimave. Ata mund të klasifikohen si të pabesë, fisnorë primitivë, apo nga racë e pozicion shoqëror tjetër – ata nuk janë si ne. (“Pabesia” është karta me të cilën luajnë grekët. Ata i paraqesin çamët si bashkëpunëtorë me nazi-fashistët, por spastrimi i Çamërisë kishte filluar që para se të ndodhte LIIB. Krahas kësaj, çamët myslimanë janë paraqitur edhe si të ndryshëm nga pjesa tjetër, si të paqytetëruar etj). 5. Arsyetimi i vdekjeve si rezultat i konflikteve fisnore, të cilat ndodhin ndaj viktimave si paevitueshmëri e historisë së 106


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

marrëdhënieve të tyre.(Fshehja e spastrimit etnik pas justifikimit se çamët ishin turq dhe se grekët kishin një konflikt shumëshekullor me turqit) 6. Fajësimi i forcave “jashtë kontrollit” për kryerjen e vrasjeve, në mënyrë që të distancohet shteti nga përgjegjësia. 7. Shmanget kundërshtimi ndaj atyre që kryen gjenocid, që mund të çojë jashtë “procesit të paqes”. (Sa herë ka diskutime rreth kësaj çështje, bëhet një lloj farse ku vihet theksi te integrimi në një Europa pa kufij dhe ku në emër të stabilitetit duhet të ruhet ekuilibri. Këto versione janë dhënë dhe jepen vazhdimisht si nga Greqia edhe nga përfaqësues politikë të minoritet grek në Shqipëri) 8. Justifikohet mohimi për shkak të favoreve dhe interesave ekonomike. (Lidhjet e hershme të Greqisë me Perëndimin dhe influenca që ka ajo, nuk e favorizojnë njohjen e çështjes shqiptare çame si gjenocid) 9. Pretendohet se viktimat kanë pasur trajtim të mirë, teksa mohohet hapur fare gjenocidi i kryer. (Arrihet deri aty sa më sipër nga Kontriotis shkruhet se “Napoleon Zervas u garantoi çamëve shëndetin, jetën dhe pronën private”. Normalisht, pasi të është prerë koka, në botën e përtejme nuk ka se ç’të duhet më pasuria.) 10. Pretendimi se ajo që ka ndodhur nuk duhet quajtur me termin gjenocid. (Shteti grek nuk njeh as çështjen e Çamërisë e jo më termin gjenocid. E frenon diskutimin që në fillim.) 11. Fajësimi i viktimave. (Shqiptarët çamë fajësohen për bashkëpunim me pushtuesin, por kjo siç e thamë nuk qëndron sepse spastrimi është bërë sistematik dhe që para pushtimit italian apo gjerman) 12. Deklarata se paqja dhe bashkërendimi janë më të rëndësishme se fajësimi i njerëzve për gjenocid, veçanërisht kur 107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

gjenocidi ka ndodhur në të shkuarën. (Kjo pikë është thuajse identike me ndonjë citim të bërë prej PPDNJ. Këta të fundit dhe politika greke e kanë si slogan ecjen para dhe mospërmendjen e së shkuarës). Rekomandime Plani 4P: pohim, pranim, para, pronësim Më sipër pamë tetët fazat e gjenocidit të cilat përputhen me gjenocidin që ka ndodhur në Çamëri; pamë dymbëdhjetë mënyrat e mohimit të një gjenocidi, të cilat janë ato që janë bërë edhe me gjenocidin grek ndaj popullsisë shqiptarë të Çamërisë dhe në vijim do të shohim shkurtimisht katër fazat nëpër të cilat mund të kalojë zgjidhja e këtij problemi. Pohim. Kjo është faza në të cilën duhet zhvilluar procesi i njohjes dhe i shpërndarjes së informacionit të vërtetë në lidhje me çështjen çame. Është për të ardhur vërtet keq që shumë pak shtete e njohin gjenocidin çam të bërë nga shteti grek. Kjo vjen për shkak të mungesës së informimit dhe për këtë gjë duhet të fajësojmë veten në radhë të parë. Epoka në të cilën jetojmë është epoka e informacionit dhe ky i fundit lëviz shumë shpejt sot. Media mund të jetë instrumenti i parë e pastaj vjen lobingu. Fatkeqësisht në këtë instrument kaq të fortë, shqiptarët nuk po e përdorin me rendimentin e duhur. Organizimi në konferenca, kryerja e publikimeve, nxjerrja në dritë e fakteve dhe vetëm fakteve në lidhje me çështjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Çamëri etj, do të ndërtonte një platformë të nevojshme fillestare për rrugën drejt zgjidhjes së problemit çam. Pranim. Faza e dytë në të cilën duhet të vijojë përpjekja është pranimi. Pasi faza e pohimit të jetë përmbushur tërësisht, nëpërmjet një pune intensive bashkëpunuese që mund të mbështetet gjithashtu edhe në lobimin me diasporën e 108


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, duhet t’u kërkohet shteteve të veçanta njohja e gjenocidit të bërë nga grekët. Një shembull i ngjashëm me këtë praktikë është mënyra se si veproi Armenia kundër Turqisë, për konfliktin e tyre që ka lidhje me ngjarjet e vitit 1915. Njohja e pranimi gjenocidit çam nga shtete të ndryshme do të afrojë njohjen e tij edhe nga Greqia, pasi ky diskutim të ketë hyre në agjendën e diplomacisë shqiptare. Parà. Shfrytëzimi i të drejtës ndërkombëtare dhe kërkesa për kthimin dhe dëmshpërblimin e pronave bashkë me përqindjet e munguara deri më sot, për çdo shtetas çam të privuar nga e drejta legjitime, është faza e tretë, e cila mund të konsiderohet e realizueshme nëse dy të parat janë bërë në mënyrën e duhur. Pronësim. Pronarët legjitimë të tokave bë Greqinë e Veriut, në Çamëri, janë vetëm populli çam, i cili që prej një shekulli nuk kthehet dot në tokat e stërgjyshërve. Plotësimi i fazave të mësipërme finalizohet me fazën e fundit, pronësimin. Natyrisht që edhe kjo fazë e cila do të dojë kohën e saj që të realizohet duhet të shohë të gërshetuar aktorët shtetëror, ata ndërkombëtar dhe aktorë të ndryshëm jo-shtetëror. Por problemet që mund të ketë Greqia me njohjen e këtyre pronarëve dhe me njohjen e minoriteteve në Greqi mund të rezultojë fatal për shtetin grek, të cilit mund t’i dalin probleme me pakicat sllave të Maqedonisë që kanë pronarë Greqi apo me minoritetin e Trakës. Pavarësisht se Greqia e mohon, edhe sot jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh në Greqi dhe një pjesë e madhe e tyre ndodhen në Çamëri. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetasit shqiptarë që emigruan pas viteve ‘90, por për shtetas grekë me origjinë shqiptare. Ja se ç’thotë për këtë profesori i njohur Niko Stillo, një çam ortodoks që jeton në Gjermani. Ai ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga 109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Pedagogji dhe Ekonomi. Ka “mbetur” në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë. Në këtë intervistë për gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni “Antinomi”), profesor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë, professor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë. M. Nazarko: Po çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq? Çamëria është një koncept gjeografik. Atje përveç banorëve të Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por më të shumtë ishin banorët shqiptar. Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri. Pra ju thoni që ata që mbeten në Greqi ishin çamët kristian, por ata nuk thonë se jemi shqiptarë apo jo? Nuk duan ta thonë një gjë të tillë. Ka shumë prej tyre që e thonë. Ndahen në dy lloj, në ata që janë të dhënë pas fesë kristiane dhe thonë atë që thotë prifti, të cilët nuk e thonë se jemi shqiptarë dhe pjesa tjetër që janë ateistë të cilët vënë në punë arsyen dhe e thonë pa ndrojtje se jemi shqiptarë. Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë? Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë. Preveza ka 30 mijë shqiptarë. Në total përafërsisht 70 mijë shqiptar të Çamërisë. Po pse këta nuk duan ta thonë se janë shqiptar? A u bën presion shteti që të shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp që të thonë se janë shqiptarë? Disave ju vjen turp ta thonë, disa që punojnë në administratën shtetërore kanë frikë.18 110


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

Frika mban të mbërthyera këto marrëdhënie dhe pengon zbardhjen e të vërtetës, por nuk është frika që kanë shqiptarët autoktonë të Greqisë për të deklaruar me zë të lartë kombësinë e tyre, por është frika që ka shteti Grek nga zbardhja e të vërtetave shqiptare. Këto të vërteta vetëm sa vonohen dhe nuk mund të zhduken. Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumire, u zhduk matanë largësive,mbi kreshtat e flakëve,nëpër shi. Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri. Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi... Lamtumirë, Çamëri!19 Pasardhësit e atyre shqiptarëve që dikur ikën nga Çamëria me kokën pas, do të kthehen një ditë në troje e etërve të tyre, të cilët me lot në sy i thanë lamtumirë tokës së djegur amtare. Drejtësia është thjesht çështje kohe!

111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca (Nga Fjalori Enciklopedik. Akademia e Shkencave e Shqipwrisw,Tiranw,l985, ff.l49-l50) 2 Kentrotis, Kyriakos D. (1984), “Die Frage des muslimanichen Tehamen”. Diegriechichalbanichen Beziehungen. pp. 288–295 (Përkthimi shqip nga: Alketa. K.). 3 Konventa mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide, CPPCG) u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 9 dhjetor 1948 dhe hyri në fuqi më 12 janar 1951 (Rezoluta 260 (III)). 4 Israeli W. Charny citon, nga libri “Genocide: Conceptual and Historical Dimensions ed. George Andreopoulos”, 1994 5 Frank Chalk dhe Kurt Jonassohn: The History and Sociology of Genocide, 1990 6 Shelton, Dinah(2005); “Encyclopedia of genocide and crimes against humanity, Volume 2”(Enciklopedia e gjenocidit dhe krimeve kundër njerwzimit, Volumi 2); Macmillan Reference, 2005; faqe 883. 7 www.genocidewatch.org/8stages.htm 8 ASH, Dosja “Vuajtjet e çamëve”, 4 nëntor 1925 9 ASH, “Dajti”, Nr.106, 20 nëntor 1925 10 (Arkivat e Ministrisë së Punëve të Jshtëme të Shqipërisë. Dos.38, viti 1944, f.20; Nik.G.Ziagkos, “Anglikos”, vepra e përmb. Vëllimi I, f.138). 11 “Qarkore e prefektit të Thesprotisë drejtuar gjithë shtetasve dhe zyrave administrative në Çamëri”. Marrë në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, (AMPB, T.) Tiranë; Fondi: Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, Dega e Parë, viti 1945, dos.Nr 1718, f. 23. 12 J. Sarros, Vepra e përmb... faqe 631-632) 13 Nr.32/IV Rez. Korfuz, 28 dhjetor l927 AQSH F 251/l30- DpC No.290, ff. 540-42 14 Nr. 751 bis Res. 2 Athinë, l7 qershor l925. AQSH F.251/l30- DpC.236, ff. 43738 15 (Vasilis Krapsites; “Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias”, Athina, 1986; faqe 159-160. 16 Çfarë e pengon njohjen e Çështjes Çame; Shkruan: Ben Andoni; http:// www.revistam/ apo.com/index. php?faqe= detail&kat= Dossier&id= 1754 17 “Twelve Ways To Deny A Genocide”; Israel Charny jep taktikat e mohimit tw gjenocidit “Templates for Gross Denial of a Known Genocide: A Manual” ne librin “The Encyclopedia of Genocide” volume 1, f.168. 1

112


Ergys LLANAJ Plani 4P, njohja e gjenocidit grek në Çamëri

“Mbi Çamërinë dhe çamët”; Gazeta Shekulli; Intervistoi: Mentor Nazarko 17.12.2009 19 BILAL XHAFERRI, Baladë çame me rastin e 67 vjetorit të masakrës çame; qershor 2010, Published in New York by The Pan Albanian Federation VATRA. 18

Shënim Referencat e shumta nga arkivat dhe librat e historisë, janë shkëputur nga studimi i studiuesit Hajredin Isufi dhe Kujtim Boriçi, botar në gzetën Shekulli, janar 2008. Krahas këtij punimi ka referenca edhe nga punimet e seminarit të parë kulturor “Mbi Çamërinë” (Proceedings of the First Cultural Seminar “On Chameria”) zhvilluar në datën 17 qershor 2000; Keating Building, Fordham University; Bronx, NewYork, U.S.A.

113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Rovena ALIRAJ MA Marrëdhënie Ndërkombëtare

Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar Kjo trajtesë, pasi vë në dukje rëndësinë e pranisë së një modeli gjeokulturor në arenën ndërkombëtare, përshkruan modelet e teorizuara mbi rendin e ri botëror pas rënies së botës dypolare dhe që, nën dritën e ngjarjeve të fundshekullit XX, bëhet gjithnjë dhe më e nevojshme nëse duam të përballemi me çështjet, problemet dhe rreziqet (lokale dhe globale) e vjetra dhe të reja që shekulli XXI nuk vonoi t’i vinte në dukje. Në veçanti, debati mbi marrëdhëniet ndërkombëtare i monopolizuar nga teoria e “Përplasjes së Qytetërimeve” ka nxitur në fakt analiza mbi problematikat e mëdha në lidhje me sigurimin global me këtë teori dhe me interpretimin që kjo e fundit u jep aktorëve dhe dinamikave të arenës ndërkombëtare. Kjo teori, e vlefshme apo jo si teori, nuk e rrëzon faktin se kultura mbetet si gjithmonë një element i rëndësishëm gjeopolitik.

Fjalë kyçe kyçe: gjeopolitikë, gjeokulturë, përplasje e qytetërimeve, gjeopolitikë emocionesh, sistem qendror, sistem periferik, pushtet i butë.

114


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

Hyrje Në hulumtimin e marrëdhënieve etnike dhe fetare, qasje të ndryshme teorike janë aplikuar në shkencat moderne duke filluar nga riafirmimi i gjeopolitikës nëpërmjet qasjes kulturore dhe asaj sociologjike. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe strukturën polivalente të nyjës përcaktuese në bazë të çështjeve të tilla, është e nevejoshme të theksohen si mundësitë ashtu edhe kufijtë e qasjeve të veçanta teorike të aplikuara në analizat e këtyre marrëdhënieve. Teoritë gjeopolitike që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet pushtetit shtetëror dhe hapësirës, u bënë të rëndësishme në shek. XIX dhe në gjysmën e parë të shek. XX – qëllime të tilla si ndarja e territoreve në sferat e interesit dhe zgjerimi territorial ishin në thelb të Luftës I dhe të II Botërore – dhe u konsideruan për një kohë të gjatë si një shkencë “fashiste”. Pas Luftës së Dytë Botërore bota u zhvendos drejt stabilitetit dhe qëllimeve të reja socialiste, kështu kemi një lëvizje nga gjeopolitika në gjeoekonomi, duke i dhënë rëndësi proceseve 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ekonomike, integrimit ekonomik ndërkombëtar, globalizimit dhe krijimit të një ekuilibri të ri botëror ekonomik. Me rënien e Murit të Berlinit në 1989, drejtimi kryesor i ndarjeve politike në botë nuk ishte më Lindje – Perëndim (socializëm – kapitalizëm), por më tepër Veri – Jug (të pasur – të varfër). Në fund të shek. XX, studiuesit kanë theksuar rolin e gjeokulturës, në lidhje me rëndësinë mbizotëruese të kulturës dhe qytetërimit në ndryshimet shoqërore duke parashikuar se konfliktet kryesore globale në shek. XXI do të zhvillohen ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme. Gjeografia kulturore Vëmendja gjithnjë e më në rritje që po i kushtohet gjeografisë kulturore nga studiuesit e çdo ane të botës, në pjesën më të madhe të rasteve lidhet me rëndësinë e saj si instrument i domosdoshëm për të kuptuar fenomenet gjeopolitike. Në anën tjetër, tentativa e vazhdueshme e gjeografisë kulturore për të na dhënë interpretime të sakta për problematikat gjeopolitike i ka kushtuar një vëmendje të madhe një modeli të veçantë njohjeje e bazuar mbi imagjinatën, që mund të përcaktohet si imagjinatë konjiktive. Kontrastet gjeopolitike i kanë përgjithësisht rrënjët e tyre në bashkëjetesën e vështirë në të njëjtin territor të popullsive me kultura të ndryshme, asnjëra prej të cilave nuk toleron influencën dhe akoma më tepër kontrollin që tjetra në vetvete parashtron apo imponon. Distanca, shpesh nuk është aspak në rendin etnik edhe pse është e lidhur ngushtë me kulturën (fetar, ideologjik apo vetëm zakon shoqëror). Ajo zmadhohet kur nga njëra anë rezulton e vështirë apo madje edhe e pamundur të perceptohet një pikëpamje tjetër. Kështu, mungon ose refuzohet të kuptohen mënyrat e tjera të interpretimit të kuptimit të jetës dhe madje 116


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

edhe ajo e komunitetit në të cilin jetohet. Pra, gjeografia kulturore ka të bëjë me njohjen e karaktereve kulturore të lokalizueshme dhe të lokalizuar në territore specifike. Ata janëm për nga vetë natyra e tyrem dinamikë, evoluojnë vazhdimishtë në kohë, madje me shpejtësi. Kultura si aktor dhe faktor i gjeopolitikës Gjeopolitika analizon rëndësinë e faktorëve gjeografik në politikën e jashtme dhe ndërkombëtare, me objektiva me synime strategjike: natyrë përshkruese. Ajo paraqet situatë në të cilat aktorët përballen dhe kërkojnë të arrijnë qëllimet e tyre: përafrim konkret, dhe kërkon të përcaktojë interesat nacionale në një kontekst internacional (jo neutral). Gjeopolitika aspiron, nëpërmjet teorive të saj, të përcaktojë zgjedhjet e strategjisë politike. Në erën aktuale të etnonacionalizmit, rëndësi të veçantë merr paraqitja e të “drejtave historike” të konceptuara nga grupe të ndryshme etnike dhe politike në konfrontim me njëri – tjetrin. Sipas Herderit, prirja e grupeve etnike për vetëvendosje është e përgjithshme, po ashtu siç është e përgjithshme edhe prirja e shteteve për të përfshirë gjithë popullsinë që flet një gjuhë brenda kufijve të vet. Pra, kontradikta ndëmjet parimit të vetëvendosjes së popujve dhe mos dhunimit të kufijve, është baza e pjesës më të madhe të konflikteve aktuale. Kështu, gjykimi politik nuk mbështetet në boshllëk, por në përmbajtjen shkencore të të dhënave – fizike, njerëzore, statistike e kështu me rradhë – që jepen nga gjeografia. Duke qenë e drejtuar tek një qëllim dhe duke qenë vetëm pjesërisht e përcaktuar nga kushtëzimet dhe mundësitë e jashtme, ajo qëndron jashtë dhe mbi të dhënat shkencore dhe objektive, duke i subjektivizuar ato dhe duke i ndërthurur me faktorë që nuk janë gjeografikë, p.sh me sistemet 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e vlerave, me vizionin e njeriut e të historisë, me marrjen në konsideratë të kulturës e të qytetërimit.1 Kultura është një ndër faktorët gjeopolitikë të përhershëm dhe të qëndrueshëm në kohë. Ajo ndikon në elmentët e fuqisë, të cilët janë komponentë të rëndësishëm për realizimin e Interesave Kombëtare, të cilët nga ana e tyre shërbejnë për t’i dhënë formë skenarëve gjeopolitikë. Pas Luftës së Ftohtë kemi shfaqjen e shumë skenarëve të tillë, ku përmendim: përplasjen e qytetërimeve, bota pesëpolëshe, bota trepolëshe, krijimi i pan – rajoneve dhe blloqeve të ndryshme, ekuilibri i forcave dhe së fundmi skenarët pas 11 Shtatorit (terrorizmi dhe ngrohja globale e nxitur nga ambjentalistët). Kultura e çdo populli që është pjesë e përvojës së historisë, e vlerave, e miteve dhe e fesë së tij, është thelbësore. Ajo ndikon në mendimet dhe në përfytyrimet gjeopolitike.2 Në epokën e Kardinalit Rishëlje integrimi kulturor i Francës u bë mbi nevojat fizike të popullit. Ai krijoi një Francë të bashkuar me identitet kulturor të pavarur i cili dominoi në Evropë për 300 vjet3 me gjuhën frënge si gjuhë ndërkombëtare, mënyrën e të veshurit dhe të të jetuarit, me artin dhe kulturën e tij. Shteti aerb i identifikon interesat e veta me zgjerimin e kufijve në kurriz të fqinjëve duke pretenduar se ai ka një kulturë superiore, dhe është detyrë e çdo populli të kulturuar të dominojë dhe të ndihmojë në përparim çdo popull inferior. Në të njëjtën linjë arsyetimi ecën edhe politika greke, e cila në emër të kulturës së lashtë helene kërkon të shtrijë vektorët e ndikimit të saj sidomos në drejtim të hapësirave shqiptare. Muslimanët kanë një përfytyrim gjeopolitik të vetin për botën e cili rrjedh nga Kurani, ku në njërën anë qëndrojnë “ata” dhe në anën tjetër “bota e luftës”. Po kështu, edhe politika amerikane nuk mund të kuptohet pa pasur parasysh moralizmin puritan për misionet e SHBA – 118


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

ve dhe të mitologjisë së “kufijve të rinj”.4 Amerikanët synojnë dominimin e hapësirave edhe përtej oqeaneve për të përmbushur interesat e veta, kjo mund të vihet re së fundmi me investimet amerikane në Ballkan apo ndërhyrjen në Irak. Përfytyrimet gjeopolitike të euroazistëve rusë rrjedhin drejtpërdrejtë nga miti i Romës së Tretë, nga feja ortodokse dhe nga vizioni i kësaj të fundit për Botën dhe për fatin e Rusisë, vizion që në të njëjtën kohë është mistik dhe perandorak.5 Si shembull mund të përmendim pretendimet e Carit Nikolaj I në 1823 për të qenë paladin i të gjithë ortodoksëve që jetonin në perandorinë osmane dhe ata të gëzoni çdo lloj të drejte. Nëse osmanët do të pranonin kërkesën e parë të rusëve, politika e carit nuk do të ndalej më deri në marrjen e plotë të Konstandinopojës. Zelli i rusëve për luftë ishte më tepër fetar sesa politik. Feja ortodokse ishte një faktor i rëndësishëm që ndikonte fort në ashpërsimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. Kjo poltikë i ka rrënjët që në kohën e Katerinës së Madhe.6 Gjeopolitika në epokën e pas Luftës së Ftohtë - një Vizion i Ri i botës Pas rënies së murit të Berlinit, i cili shënoi fundin e botës dypolare, ndodhën ndryshime të thellësishme. Megjithatë, pas shembjes së tij, në vitet në vazhdim janë ngritur mure të tjerë, ndoshta më pak të famshëm dhe më pak simbolikë por, që gjithësesi mbeten mure dhe disa të ngarkuar me domethënie po aq dramatike siç ishte ai midis dy Gjermanive. Të tillë mund të përmendim atë që është ngritur ndërmjet Çisjoranisë dhe Palestinës, ai izraelito – palestinez, muri i ngritur kundër eksodit të të varfërve të Amerikës Jugore drejt Amerikës së pasur të Veriut dhe nuk duhet harruar muri ujor në Mesdhe që ndan 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Evropën e pasur nga Afrika e uritur. Nuk duhen lënë pa përmendur muret ndërmjet qytetërimeve, mes feve dhe kulturave që janë ngritur këto 20 vjetëve të fundit duke ndryshuar thellësisht aspektin gjeopolitik dhe gjeokulturor të botës pas Murit të Berlinit. Me rënien e botës bipolare rishfaqen konfliktualitetet lokale dhe rajonale. Bie kështu rëndësia e gjeostrategjisë dhe e gjeopolitikës nukleare ndërsa fitojnë terren dimensionet e tjera – sociale, kulturore ekonomike dhe politike – të gjeopolitikës. Kjo vërtetohet sepse Shtetet fitojnë sovranitet në sferën politike dhe janë të detyruar të përballojnë një sërë faktorësh të rinj rreziku, tashmë më evidentë. Përplasja e qytetërimeve e Huntington-it gjeti mbështetje gati në të gjithë botën perëndimore dhe trajton se si kjo përplasje do të përshkruajë botën bashkëkohore. Doktrina antike “përça dhe sundo” parashikon një kryqëzatë anglo – amerikane kundër Kinës dhe vendeve islamike. Kështu, adhuruesit e gjeopolitikës kanë rënë në kurthin e një obsesioni të thellë: në qendër të mendimit të tyre është domosdoshmëria për të vënë në lëvizje botën perëndimore kundër atyre vendeve që po impenjohen në realizimin e Urës së Zhvillimit Euroaziatik. Bëhet fjalë për vendet që përbëjnë atë rajon që themeluesi i gjeopolitikës angleze, sir Halford Mackinder (1861-1947), e quajti rreth fundit të viteve 800 dhe fillimi të viteve 900, zemra territoriale euroaziatike (teoria e Heartland). Ai thoshte se kush kontrollonte këtë rajon kontrollon botën. Sot, pasuesit e gjepolitikës së Mackinder-it mbështesin se Rusia, që më parë dominonte rajonin është neutralizuar nga vështirësitë e mëdha që po kalon dhe se është e nevojshme të luftohet Kina, Irani, India, Turqia dhe vendet e tjera për të vendosur kontrollin e elitave gjeopolitike mbi këtë rajon në të cilin janë vendosur tre 120


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

të katërtat e popullsisë botërore. Fundi i ballafaqimit ideologjik shënoi fillimin e konfrontimit midis qytetërimeve dhe feve. Këtë e tregoi prania e madhe në Bosnjë e vullnetarëve islamikë në përkrahje të muslimanëve boshnjakë dhe e ortodoksëve rus në përkrahje të serbëve. Gjeopolitika e fortë e mbështetur në faktorët fiziko – gjeografikë është zëvendësuar me gjeopolitikën e butë që llogarit më shumë ekonomitë, kulturat, fetë, organizatat shoqërore dhe politike, si dhe ndikimin e medias në qëndrimet e vendimet politike.7 Për Samuel P. Huntington, fundi i Luftës së Ftohtë rivendosi në lëvizje historinë në të kundërt, duke modifikuar paradigmat e konkurrencës ndërkombëtare. Dialektika nuk do të përfundonte, sepse konfliktualiteti është universal dhe të urresh është njerëzore,8 edhe pse do të ndryshonte forma dhe arsyet. Qytetërimi perëndimor, që për Fukuyaman është i destinuar të universalizohet, sipas Huntington do të ishte vetëm një nga shprehjet më të mëdha të kulturës dhe të organizimit politik njerëzor, në një botë pluraliste në të cilën marrim pjesë në rilindjen e qytetërimeve të tjera të mëdha, nën shtysën e suksesit të tyre ekonomik apo në dinamikën e tyre të papërmbajtur demogrfike: Islami, Hebraizmi, Qytetërimi Indu, Qytetërimi Konfucian, Qytetërimi Japonez, Qytetërimi Ortodoks, Qytetërimi Latino – Amerikan dhe Qytetërimi Afrikan. Sipas Huntington për të shpjeguar realitetin aktual të botës së globalizuar nevojitet t’i referohemi modelit të bazuar në qytetërime: “Të shikosh botën në termat e 7 – 8 qytetërimeve të lejon të kalosh shumë probleme [...], lejon të kuptosh botën, të dallosh cilat konflikte janë të rëndësishme dhe cilat jo, të parashikosh zhvillimet e ardhshme”. Në këtë kuptim, konfliktet do të tentonin të shfaqeshin përgjatë vijave të thyerjeve që ndajnë zonat më të mëdha fetare të botës, duke u përqendruar veçanërisht në kufijtë 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e Islamit, kufijtë e të cilit, nënvizon Huntington, “derdhin gjak”. Secila nga palët në luftë do të vinte në dukje lidhjet kulturore me shtetet e ngjashme, duke thirrur në luftë fuqinë lider të qytetërimt të përkatësisë. Pikërisht fuqive të tilla lider të qytetërimeve përkatëse do t’i takonte detyra për të rikthyer paqen dhe rregullin. Dhe faktikisht Huntington beson se e vetmja mundësi për të shuar konfliktet e qytetërimeve ekziston në ndërhyrjet “e përafërta” që shohin si protagonistë, përveç pjesëmarrësve, edhe vendet lider të zonave kulturore të përfshira. Do të shpjegohej në këtë mënyrë, falë ndërhyrjes ruse në Serbi, suksesi i Marrëveshjeve të Dejtonit dhe në mënyrë analoge, në të kundërt, mungesa e konfiguracionit të konfliktit izraelo – palestinez, që do të rridhte nga fakti që arabët nuk kanë një fuqi lider të qytetërimit të tyre dhe të rrethanës shoqëruese që Izraeli është në vetvete një Shtet – Qytetërim “superiorem non recognoscens”. Planeti, sipas Huntington do të shkonte drejt një forme të multipolarizmit në të cilën do të ishin protagonistë 5 – 8 fuqi të mëdha përfaqësuese të qytetërimeve të mëdha të tokës. Koncerti i ardhshëm i fuqive do të ishte pra, i ndryshëm nga ata të njohur në të shkuarën, të arritura kur dominonin Kombet perëndimore, shprehje e të njëjtës kulturë. Në vizionin e Huntington, këto zhvillime do të përgatisnin një të ardhme të paqëndrueshme dhe konfliktuale, në të cilën kontrastet do të kishin një bazë identiteti në vend që të burojë nga kundërshtitë e interesave të njëjta. Në këtë kontekst, Perëndimi mund të gjendej në vështirësi të mëdha, i detyruar të luajë në mbrojtje nga rritja e qytetërimeve sino – konfunciane dhe islamike dhe nga aleanca e mundshme mes tyre. Është pikërisht ky skenari i shtjelluar në “Përplasja e Qytetërimeve” që duket se u materializua më së miri në konfliktet në Ballkan dhe 122


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

me sulmet ndaj Kullave Binjake të 11 Shtatorit 2001. Mendimi i Huntington ka implikime të dukshme politike. Ndarja e Perëndimit në dy degë, në atë Amerikan dhe atë Evropian, duhet të evitohet, ashtu siç mbështet, në baza krejt të ndryshme, Henry Kissinger, sipas së cilit ky fakt do të përbënte një faktor dobësimi për një qytetërim tashmë në rënie në kompleksitetin e vet. Diversitetet e lidhjeve kulturore, do të kushtëzonin mundësitë efektive të mirëkuptimit me Rusinë, që mund të ishte një aleate e Perëndimit, por nuk do të bëhej kurrë një fuqi përbërëse e qytetërimit perëndimor, thelbësisht katoliko – protestant, për sa kohë Rusia është fuqia lider e qytetërimit ortodoks. I njëjti diskutim do të bëhej në lidhje me Kinën, e destinuar të marrë përsipër një pozicion parësor jo vetëm në Lindjen e Largët, në dëm të Japonisë, por në plan global. E analizuara në këndvështrimin gjeopolitik, ekonomia e tregut, demokracia e tipit perëndimor dhe respektimi i të drejtave të njeriut, sot nuk janë vlera universale, por ideologji në funksion të sundimit politik, ekonomik e kulturor të Perëndimit mbi pjesën tjetër të botës.9 Mbarimi i Luftës së Ftohtë na jep një pamje të re që paraqet diferencime të ndryshme mes popujve të ndryshëm. Dallimet kulturore janë edhe element përplasjeje mes qytetërimeve, por, edhe element bashkimi. Megjithatë sot nevojitet t’i jepen përgjigje të reja pyetjeve që lidhen me identitetin përkatës: “Njeriu e përdor politikën jo vetëm për të ruajtur interesat e veta por, edhe për të përcaktuar identitetin e vet. Dimë se kush jemi vetëm kur kuptojmë kush nuk jemi dhe shpesh vetëm kur dimë se kundër kujt jemi”. Gjeopolitikë emocionesh Ndryshe nga Huntington, Domenique Moisi thekson se pas 123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

11 shtatorit bota është ndarë nga çarje më të thella se ato të përshkruar në përplasjen e qytetërimeve. Sot, shpjegon Moisi, situata gjeopolitike përshkruhet nga një përplasje emocionesh. Kuadri i gjeopolitikës botërore formohet duke përdorur tre emocione bazë: frikën, shpresën dhe poshtërimin. Në shkallë globale nuk kemi një përplasje të qytetërimeve por, atë të emocioneve. Argumentimi i tij nis prej Perëndimit, i cili është kontinenti i frikës, një perëndim jo gjeografik po konceptual, i cili përfshin Evropën Perëndimore, SHBA dhe Japoninë, apo shoqëritë e përparuara industriale. Perëndimi është i frikësuar së pari nga e “ndryshmja”, frikë nga emigrantët, sidomos prej atyre që vijnë nga jugu i tyre, që mund të jetë Maroku, Amerika Latine apo Vendet Arabe. Perëndimi ka frikë se dikush, i uritur dhe agresiv, do të vijë për të vjedhur atë që tashmë ka konsoliduar por, për të cilin është i vetëdijshëm se ekuilibri është i pasigurt. Ka frikë të humbasë në konkurencë në vendine punës, duke u zëvendësuar nga puntorë më të rinj, të aftë dhe me kosto më të ulët. Në këto vite, si SHBA edhe Evropa janë dominuar nga frika e “tjetrit”, nga frika se mos humbasin identitetin e tyre, nga mungesa e një projekti. Të dy shtyllat e Perëndimit, në vend që të gjejnë unitetin për të kaluar këto vështirësi, përballen egërsisht mbi gjetjen e mënyrave më të mira për të luftuar. Azia, edhe pse ende e përshkruar nga konflikte të pazgjidhura dhe varfëria është për Moisi kontineti i shpresës, e atyre që ende nuk ia kanë dalë mbanë plotësisht por, që do t’ia arrijnë me dhimbje dhe shijojnë me gëzim të gjithë kënaqësinë e fitores. Një ndjenjë që mund të gjendet sot edhe në vendet e Evropës Lindore, që jetojnë në një ekonomi që po lulëzon e cila lakmohet nga tregjet e Perëndimit, në stanjacion në disa aspekte, duke nisur që nga ekonomia deri tek idetë. Ajo çfarë i mungon 124


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

Perëndimit që të kthehet të shpresojë është ajo që Moisi e quan “l’apetit de reussir”10, oreksi për sukses, dëshira për të fituar atë që ende nuk e kanë por, që shohin se e kanë të tjerët dhe që e dëshirojnë. Kina dhe India janë simbole të kësaj gjendjeje, duke u përqëndruar në një të ardhme më të mirë. Ndryshe nga dy të parat, Rusia duket se është e dominuar nga një atmosferë e zymtë poshtërimi: poshtërimi i perandorisë së madhe që u shemb, në rrënoja, spazmat e dhunës së dështuar (Çeçeni, Gjeorgji) për të rivendosur shkëlqimin antik, dominimin, pushtetin. Rusia është e shkatërruar nga një keqardhje e përjetshme e së shkuarës së saj të madhërishme dhe nga mungesa e dëshirës për t’iu dorëzuar së tashmes. Edhe Vendet Arabe ashtu si Rusia janë të dominuar nga poshtërimi. Një poshtërim që çon në akte të dhunshme, kur qëllimi i dëshiruar duket shumë i largët dhe i paarritshëm me burimet e kufizuara që zotëron dhe pikërisht atëher lind fondamentalizmi fetar, kamikazët, luftrat fetare. Megjithatë, ekziston një shpresë e vogël por, nuk i shpëton efekteve shkatërruese të të ndierit i turpëruar në përballimin e traumës e të qënit një fuqi në rënie. Vendet Arabe dhe në përgjithësi bota muslimane vazhdojnë të dënojnë të tjerët për padrejtësitë e pësuara përgjatë historisë, ndihen të përjashtuar nga benefitet e globalizimit dhe vuajnë nga kontekstet dhe nga përplasjet civile e fetare të cilat nga vendet e tyre arrijnë diasporën muslimane: ajo që ishte një kulturë e poshtëruar rrezikon të kthehet në një kulturë urrejtjeje. Duke iu kthyer sërisht Perëndimit, mund të themi se nuk është e dëshirueshme të klasifikohesh si kontinenti i frikës. Megjithatë, gjithësecili duhet të pranojë se e ka provuar mbi shpatullat e veta, kjo frikë e fshehur dhe e vazhdueshme e Perëndimit se mund të grabitet, goditet, dhunohet dhe që pasqyrohet në maninë dominuese për siguri në Vendet 125


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Perëndimore dhe në SHBA para Obamës. Moisi ka komentuar shpesh figurën e Barack Obamas gjatë fushatës zgjedhore në SHBA dhe fitorja e tij mishëron fizikisht kontinete të ndryshme dhe përzjerjen e emocioneve të tyre, të cilat mbyllin rrethin e plotë të emocioneve sepse sjell në botën perëndimore të mirën parësore, në dukje e thjeshtë por, për të cilën kishte nevojë për t’u ringritur: shpresa e “yes, we can”. Gjeokultura e sistemit botëror Wallerstein11 deklaron vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme katër teza: a) Nuk nuk ka pasur asnjë gjeokulturë gjatë tre shekujve të parë të sistemit botëror, që do të thotë, para Revolucionit Francez; b) Me Revolucionit Francez, më në fund gjejmë një gjeokulturë, si rezultat i një tensioni të krijuar nga tre ideologji: konservatorizmi (e djathta), liberalizmi (qendra) dhe socializmit (e majta); c) Liberalizmi ishte ideologjia mbizotëruese gjatë dy shekujve (1789 – 1989), megjithatë, ajo ra në të njëjtën kohë kur socializmi real u shpërbë në 1989 (Revolucioni i 1968, që përkon me fazën Kondratieff B); d) Hegjemonisë amerikane i ka ardhur fundi ashtu si edhe Kohës Moderne, e cila filloi 500 vjet më parë, kështu që ne jemi të hapur drejt një epoke të re kaosi, “Epokës së Errët” e cila do të vazhdojë deri në vendosjen e një sistem të ri civilizimi (ndërmjet 2025 – 2050). Diskutimi i këtyre katër tezave kanalizohet në këndvështrimin e një analize tjetër duke marrë në konsideratë dhe duke afirmuar propozimin e një sistem botëror, i cili filloi në fund të shekullit të XV. Në këtë pikëpamje vihet re se: 126


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

a) Ka pasur gjeokultura moderne përpara Revolucionit Francez; b) Rrethanat historike në të cilat ndodhi konfigurimi i të tre ideologjive, nuk mund të kufizohen në ndodhitë e Revolucionit Francez; c) Gjatë vitit 1989, kriza e liberalizmit i hapi rrugën një neo – liberalizmi konservator dhe më vonë një ekonomie të tregut të lirë të lidhur me hegjemoninë e pushtetit global të kompanive transnacionale dhe gjithashtu me kapitalet financiare në duart e një burokracie teknokratike private mbarë botërore. Hegjemonia amerikane edhe pse larg rënies së vet vazhdon të rritet, sidomos pas Luftës së Gjirit dhe të Serbisë, ku shfaqi një supermaci ushtarake (si politike ashtu edhe ekonomike) mbi Japoninë dhe Evropën. Lufta Serbe është reagimi i parë i dollarit përkundrejt euros. Për fat të keq, në kontrast me atë që Wallerstein duket se beson, në vitet e ardhshme nuk parashikohet një Epokë e Re, por një rritje e polarizimit ekonomik dhe ekologjik nën hegjemoninë e SHBA – së. Për Wallerstein periudha e dy shekullore (1789 – 1989) e hegjemonisë liberale gjeokulturore zë fill, natyrisht, në qendër të sistemit botëror. Do të ishte shumë interesante që në këtë pikë të shtrohej pyetja se çfarë po ndodhte gjatë kësaj kohe në periferi të sistemit botëror. Si po ecte procesi i modernitetit në Amerikën Latine, Azi, apo Afrikë dhe e gjitha kjo në lidhje me ecurinë e tyre dhe supozimet e tyre kulturore premoderne? Samir Amin flet për një “bllokadë”12 në zhvillimin e botës periferike. Nga pikëpamja e Amerikës Latine, procesi i Revolucioni Francez u jetua si një pikënisje e emancipimit kolonial. Liberalizmi do të fitonte një fizionomi autoktone lufte kundër shtetit kolonial dhe metropolitan; do të bëhej bazë e mbrojtjes dhe justifikimi për krijimin e një shteti me sovranitet popullor, 127


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kështu për herë të parë pa pasoja, por përkundrazi duke mbrojtur të drejtat e qytetarit borgjez kundër absolutizmit dhe një shteti ende jo ekzistent. Kjo do të përcaktonte procesin në Amerikën Latine, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga ai i SHBA – ve dhe atij Evropian (i karakterizuar nga një liberalizëm klasik që prej shekullit të XVIII dhe në vazhdim) dhe i ndryshëm nga procesi Afrikan dhe ai Aziatik – i cili do të përjetonte përvojën e emancipimit kolonial vetëm gjatë pjesës së dytë të shekullit XX – ndërkohë Amerika Latine e filloi emancipimin e saj në fillim të shekullit XIX. Megjithatë, kontrasti më interesant u shfaq në mes të shekullit XX kur, përpjekjet për dominim në botën kapitaliste (1914 – 1945) para rënies angleze dhe zhvillimit të Gjermanisë dhe Japonisë, SHBA–të, dominuan në skenën gjeopolitike botërore. Kriza ekonomike e vitit 1929 – e cila nuk luan rol qendror në interpretimin e Wallersteinit – do të ishte në të kundërt, thelbësore për disa vende periferike si ato të Amerikës Latine. Në fakt, lufta midis metropoleve evropiane dhe Shtetet të Bashkuara do t’i jepte jetë një nacionalizmi të caktuar hegjemon kundrejt një borgjezie industriale në rritje (në Argjentinë, Brazil, Egjipt, Indonezi, Kinë, në Indinë koloniale, etj), që do ta shihnin luftën si një mundësi për pavarësi ekonomike, politike dhe kulturore. Projekti Borgjez i autonomisë kombëtare do të përcaktonte fenomenin e “populizmit” (me Vargasin në Brazil, Kardenasin në Meksikë, Peronin në Argjentinë, Arbenz në Guatemala, Naser në Egjipt, Sukarno në Indonezi, etj.). Ky “populizëm” i periferisë pati një farë ngjashmërie me nazismin dhe fashizmin (gjerman, italian apo japonez), i cili gjithashtu u rebelua kundër hegjemonisë angleze apo franceze. Në atë kohë u shfaqën projektet për një kapitalizëm kombëtar të pavarur. Ata nuk ishin liberalë; ata kishin më shumë një ideologji 128


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

konservatore, por ishin edhe industrialistë modernizues, nacionalistë dhe anti – imperialist. Ky është një fenomen ideologjik, që nuk hynë në skemën e Wallersteinit, por që vazhdon të jetë mjaft i rëndësishëm në të gjithë botën periferike (85% e njerëzimit aktual). Dështimi i lëvizjeve populiste dhe shfaqja e neoliberalizmit, liberalizimi i tregjeve kombëtare nga kapitali industrial transnacional, apo në mënyrë më specifike nga kapitali financiar spekulativ i pasuar nga privatizimet (si një ideologji e FMN – së), nuk mund të shpjegohet vetëm nga kriza ideologjike e liberalizmit, e cila qëndron në qendër të sistemit botëror, siç përpiqet të bëjë Wallersteini. Vendet e rajonit të Evropës Lindore – Qendrore tani janë duke kaluar nga statusi i “provincave të perandorisë komuniste” në statusin e periferisë apo gjysëmperiferisë të sistemit ekonomik, politik dhe kulturor të botës. Disa shkrimtarë, p.sh Ana Frank (1992), duke theksuar prapambetjen historike, ekonomike dhe logjikën e kapitalizmit bashkëkohor, në të vërtetë, nuk sheh ndonjë shpresë për përmirësim; ata e interpretojnë gjëndjen e të gjithë rajonit në termat e teorisë së varësisë dhe minimizojnë shancet e modernizimit. Opinionet e tyre janë shumë ekstreme, p.sh disa nga parashikimet e zymta të Frank për Poloninë, në mënyrë të qartë nuk janë materializuar. Megjithatë, duhet të merren në konsideratë argumentat më të ballancuar të Wallerstein (1978, 1991) dhe Robertson (1992); këta studiues plotësuan se rajoni duhet të përshtatet me vendin e tij gjysëmperiferik kulturor dhe ekonomik në sistemin e kapitalizmit botëror, që do të thotë që edhe duke u përpjekur të imitojnë dhe të modernizohen, vendet e rajonit janë të detyruara të pranojnë ato zgjidhje të cilat janë të përshtatshme për pozicionin e tyre në sferën ekonomike dhe kulturore. Si proceset objektive ashtu edhe interesat subjektive dhe vlerat e 129


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shoqërive në rajon janë të përcaktuara bashkarisht nga pesë kultura të ndryshme: kultura tradicionale para socializmit, prona komuniste, moderniteti i hershëm, moderniteti i vonë dhe postmoderniteti, me rol ende në rritje të këtyre tre të fundit.13 Bashkëveprimi i tyre mund të shihet pothuajse në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Kultura si soft power Kompleksiteti dhe shpejtësia e evolucionit e bëjnë të paparashikueshme të ardhmen dhe imponojnë një fleksibilitet të lartë, që nuk mund të realizohet me institucione, aleanca, opozitë dhe norma të qëndrueshme, si ato që u vendosën pas Luftës së II Botërore. Mbizotëruan në fakt, kontigjenti dhe e përkohshmja, koalicionet ad hoc mbi aleancat e qëndrueshme. Evoluimi gjeopolitik botëror do të përcaktohet nga kombinimet e unilaterizmit dhe multilaterizmit dhe ndërmjet hard dhe soft power, të përdorura nga Fuqitë e Mëdha dhe sidomos nga SHBA. Rëndësia e fuqisë së butë kundrejt asaj të fortë për SHBA për të pasur primatin në botën multilaterale është mbështetur nga realistët amerikanë dhe në veçanti nga Henry Kissinger. Kjo rëndësi është mbështetur edhe nga internacionalistët e moderuar dhe nga neorealistët si Joseph Nye. Kurrë më shumë se sot gjeopolitika nuk është influencuar kaq shumë nga komunikimi pra, nga faktorët kulturorë, psikologjikë dhe emocionalë kundrejt faktorëve më objektivë dhe racionalë. Influenca amerikane nuk bazohet më tek armët (hard power), edhe pse ka 150 baza dhe qindra mijëra ushtarë jashtë kufijve të vet por, mbi të gjitha tek soft power (fuqia e butë).14 Në teorinë e tij të fundit të historisë, Francis Fukuyama thekson se bota do të kishte shfaqur interes për të pranuar pax 130


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

– americana në mënyrë që të nxirrnin përfitime nga globalizimi, si ndërmjet shteteve të pasura dhe atyre të varfëra ashtu edhe brenda shtetit, paaftësia apo pamundësia e Perëndimit për të zbutur kolapsin e shteteve artificiale të dala nga fragmentarizimi i perandorive koloniale, shpërhapja e kriminalitetit dhe e terrorizmit si dhe kriza financiare në 1997 – ’98, shkaktuan reagime antiglobaliste dhe veçanërisht antiamerikane duke e vendosur në krizë pushtetin e butë amerikan. Kështu afirmohen teoritë e përplasjeve të qytetërimeve, e mosqeverisjes globale dhe e kaosit politik ndërkombëtar.15 Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ndjekin me sukses hegjemoninë të tyre si fuqia e parë botërore pa tjetërsuar pjesën tjetër të botës sipas Nye duhet të prodhojë “pushtet të butë”. Pushteti i butë, është aftësia për të tërhequr dhe për të bindur, është i lidhur me kulturën, idealet politike dhe politikat e një vendi, aq sa pushteti i fortë, aftësia detyruese, është rezultat i forcës ushtarake dhe ekonomike të një kombi. Fuqia e butë është “pamja tjetër e fuqisë”,16 kundërshtuese dhe komplementare me fuqinë e fortë, historikisht masa mbizotëruese e pushtetit kombëtar nëpërmjet treguesve sasior¸ (popullsisë, aftësitë ushtarake, real GDP – së kombëtare) si një vlerësim cilësor për shkallën në të cilën vlerat dhe kultura e perceptuar nga një popull (apo individ) frymëzojnë afrimitetin tek të tjerët. Suksesi i pushtetit butë varet shumë nga reputacioni i aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu si edhe nga rrjedhja e informacionit ndërmjet aktorëve. Fuqia e butë shpesh herë shoqërohet me rritjen e globalizimit dhe të teorisë neo – liberale të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kultura popullore dhe media janë identifikuar rregullisht si burime të pushtetit të but¸, siç janë përhapja e një gjuhe kombëtare apo i një grupi të veçantë të strukturave rregullatore. 131


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Një komb me një akumulim të madh të pushtetit të butë dhe me dashamirësinë që mund të frymëzojë të tjerët për të ndërvepruar17 me kulturën e tyre, duke shmangur ndërmarrjen e shpenzimeve të kushtueshme të pushtetit të fortë. Në çdo rast, pushteti i fortë nuk është i mjaftueshëm, ashtu si nuk është i vetëmjaftueshëm pushteti i butë. Ta përforcojnë njëri – tjetrin; t’i kundërvësh, sikur njëri përjashton tjetrin, mund të jetë i nevojshëm vetëm për të ngritur polemika por, eshtë i panevojshëm dhe çorientues për të bërë politikë. Në thelb, gjeopolitika e SHBA – pra ajo botërore aktuale – është e lidhur ngushtë me globalizimin, që Washingtoni e garanton nëpërmjet kombinimit të të dy pushteteve, të unilaterizmit me multilaterizmin, të projektimit të fuqisë ushtarake dhe inflenencës strategjike komunikuese. Ndërsa përsa i përket fuqisë së butë evropiane, Carlo Jean në librin e tij “Gjeopolitika e shek. XXI” thekson se: “për shkak të rënies demografike aftësia politike evropiane për të ushtruar forcën do të ulet, prandaj duhet të kombinohet me pushtetin e fortë amerikan. Kjo është thelbësore për Evropën për të ruajtur unitetin e Perëndimit pra, lidhjet politiko – strategjike me SHBA, të vetmit që janë në gjendje të garantojnë sigurinë globale”.18 Megjithatë, e ardhmja e botës nuk bazohet vetëm në fuqinë amerikane (tashmë e padyshimtë) dhe në ndërthurjen e soft dhe hard power në politikën e saj, por edhe në aftësinë evropiane për t’u bërë partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm ndaj amerikanëve, pa pasur idenë e krijimit të aleancave të reja dhe duke kapërcyer mosmarrëveshjet e brendshme evropiane. A po ndodh kjo sot?

132


Rovena ALIRAJ Fuqia e gjeokulturës në sistemin ndërkombëtar

Referenca Jean C., “Gjeopolitika”, Shtëpia botuese e Ushtrisë, 1999, fq. 26. Po aty, fq. 123. 3 Borici Gj., “Politika, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacia në shekujt e Historisë” 1600 – 1899, fq. 58. 4 Jean C., “Gjeopolitika”, Shtëpia botuese e Ushtrisë, 1999, fq. 124. 5 Po aty. 6 Borici Gj., “Politika, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacia në shek. e historisë 1600 – 1899”, Tiranë 2008, fq. 283 – 285. 7 Jean C., “Gjeopolitika”, Shtëpia botuese e Ushtrisë, 1999, fq 221 8 Huntington S. P., “Përplasja e qytetërimeve”, Tiranë , 2004, fq. 184 9 Jean C., “Gjeopolitika” 1999, fq 223 10 Moisi D., “La géopolitique de l’émotion”, Flammarion, 2009. 11 Shih “After Liberalism”, New Press, New York, 1995, dhe “Discussion Notes” nga Imanuel Valershtain, shkruar për konferencën e 4 – 5 qershorit 1999. 12 “Bllokada e formimit komercial: “the Arab World and the Negro Africa”, El desarrollo desigual, Botuesi Fontanellas, Barcelonë, 1974, fq. 34. 13 Schoplflin G., “Culture and identity in Post – Communist Europe”, në Developments in East European Politics, Durnham, Duke University Press, 1993. Sztompka P., “Looking back: the year 1989 as a cultural and civilization break communist and post – communist studies”, 1992. 14 Jean C., “Geopolitica del XXI secolo”, Botuesi Laterza & Figli Spa, Romë 2004, fq. 54. 15 Jean C., “Geopolitica del XXI secolo”, Botuesi Laterza & Figli Spa, Romë 2004, fq. 27. 16 Soft Power, kapitulli. I, f. 8 17 Ndërveprimi kulturor është procesi në të cilin anëtarët e një grupi kulturor adoptojnë besimet dhe sjelljet e një grupi tjetër. 18 Jean C., “Geopolitica del XXI secolo”, Botuesi Laterza & Figli Spa, Romë 2004. 1 2

133


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Alda MAZREKU MA Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar Gjeopolitika e një shteti ka ndikim në biznesin ndërkombëtar dhe konsiderohet si faktor i jashtëm i tij. Mjedisi i jashtëm përfshin faktorë fizikë, faktorë socialë, faktorë konkurrues – si gjeografia e vendit, politika, ekonomia, ligjet, kultura, klientët, furnitorët, kompanitë rivale, aleancat etj. Një sërë variablash gjeopolitikë kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke ndikuar në ambjentin e biznesit ndërkombëtar dhe konsiderohen të rëndësishëm kur këto biznese vendosin për Investimet e Huaja (IDH) në shtete të ndryshme. Përveç distancës dhe vendndodhjes gjeografike, këto variabla përfshijnë pasojat e përfundimit të kolonive, pasojat e Luftës së Ftohtë dhe pas Luftës së Ftohtë, rajonalizimin, karakteristikat e popullsisë dhe shpërndarjen e saj globale. Të gjitha këto, por duke mos harruar edhe faktorin e ri - globalizimin, kanë ndikimin e tyre në funksionimin e biznesit ndërkombëtar.

Fjalë kyçe kyçe: Biznesi ndërkombëtar, Gjeopolitika, MNC (koorporatat shumëkombëshe), IDH (investimet e huaja direkte), Rajonalizimi, Globalizimi, Gjeoekonomia.

134


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

Hyrje Tregtia botërore ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e kufijve dhe në ndryshimin e historisë botërore. Që prej krijimit të këtyre kufijve, në biznesin ndërkombëtar janë angazhuar si kombet ashtu dhe individi. Fillesat e tregtisë që në kohërat e lashta dhe konsolidimi i saj me krijimin e qytet-shteteve, mund të themi se kishte një rol përcaktues në krijimin dhe rënien e Perandorisë Romake, e cila, përveç rritjes territoriale kishte objektiv edhe fuqizimin e ekonomisë. Por edhe lashtësia ka casus belli-n e saj në lidhje me ekonominë, dhe fare mirë këtu mund të përmendim rritjen ekonomike të Athinës, e cila çoi në fillimin e ‘‘Luftës së Peloponezit’’. Duke nisur nga këtu ose dhe më herët, dëshira për të dominuar botën dhe ekonominë, ka qenë pjesë e eksperiencës njerëzore përgjatë gjithë historisë, duke u bërë ide e theksuar që nga Aleksandri i Madh, Perandoria Romake e deri në shek XX nga Karl Marksi dhe Hitleri. Paradigma e sugjeruar gjeopolitike e biznesit ndërkombëtar, tregon se: përpara variablave specifike të kompanive dhe mjedisit, elementë të ndryshëm gjeopolitikë kanë potencialin 135


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të ndikojnë në vendimet e tregëtisë botërore. Ndërsa diskutohet gjeopolitika, në kontekstin e biznesit ndërkombëtar, duhet patjetër të merret parasysh nocioni i globalizimit. Gjeografia është konsideruar si aspekt i rëndësishëm në biznesin ndërkombëtar. Vendndodhja- duke qenë shtysë e këtij konsiderimi, të drejton drejt pyetjeve si: - Përse gjërat janë vendosur atje ku janë? - Si bëhet lidhja e vendeve të ndryshme me njëra-tjetrën? - Si ka ndryshuar modeli gjeopolitik dhe marrëdhëniet përgjatë kohërave? Çështjet e vendodhjes specifike janë të lidhura veçanërisht me biznesin ndërkombëtar. Gjithashtu, këto çështje, sigurojnë një udhëheqje drejt zbulimit depërtues të natyrës së gjeografisë dhe impaktit të saj mbi variablat specifikë mjedisorë si psh. në politikat lokale dhe kulturë. Ekziston një interes i fortë nëqoftëse tregtia ndërkombëtare lidhet me konfliktin ndërkombëtar. Aktvitetet ekonomike nuk mund të shihen si një zëvendësues i kësaj por si plotësues i forcës militare. Aleancat militare, antarësimi në organizatat ndërkombëtare, bashkëpunimi ndërkombëtar, liria ekonomike reciproke, konflikti dhe demokracia kanë treguar se janë të lidhura dhe kanë ndikim në tregtinë botërore. I. Paradigma gjeopolitike e biznesit ndërkombëtar Të njohësh variablat gjeopolitikë që ndikojnë në biznesin ndërkombëtar është shumë e rëndësishme. Menaxherët e kompanive multinacionale, përveç njohurive të biznesit duhet të kenë njohuri bazë edhe të shkencave sociale, historike, gjeografike, kulturore, psikologjike, mjedisore etj. Njohja e këtyre shkencave i ndihmon ata të përcaktojnë vendndodhjen, sasinë, cilësinë dhe disponueshmërinë e burimeve si dhe mjetet për t’i shfrytëzuar ato. 136


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

Gjithashtu i ndihmon ata të kuptojnë se si funksionon biznesi në atë vend sot, si një bazë për të planifikuar të ardhmen. Përveç distancës dhe vendndodhjes gjeografike, këto variabla përfshijnë pasojat e përfundimit të kolonive, Luftës së Ftohtë dhe pas Luftës së Ftohtë, rajonalizimin, karakteristikat e popullsisë dhe shpërndarjen e saj globale, si dhe ndikimin e tyre në funksionimin e biznesit ndërkombëtar. Megjithëse nuk është klasifikuar si gjeopolitikë, studiuesit e biznesit ndërkombëtar kanë përmendur shumë nga këto variabla në kërkimet e tyre. Vëzhgimet e Saber, Liesch & Dowling1 në mjedisin aktual të biznesit ndërkombëtar, theksojnë disa faktorë gjeopolitikë që mund të konsiderohen pikërisht globalë. Ata i rendisin këta faktorë gjeopolitikë brënda tre dimensioneve të mëdha që janë: a. Dimensioni kohë b. Dimensioni vend c. Dimensioni demografik Variablat Gjeopolitikë

VARIABLA TE TJERË SPECIFIKË MJEDISORË

I. Dimensioni KOHË Periudha deri ne Luften II Botërore Periudha e Luftës së II Botërore Periudha pas Luftës së II Botërore II. Dimensioni VEND Burimet natyrore Vendndodhja strategjike Përafrimi gjeografik Rajonalizmi

VENDIMET

E

BIZNESIT NDËRKOMBËTAR

III. Dimensioni DEMOGRAFIK Madhësia e popullatës Fuqia punëtore Roli i : Grupeve mjedisore Grupeve etnike Grupeve fetare

VARIABLA SPECIFIKË TË QËNDRUESHËM

FIGURA 1 : Një paradigmë e mundshme gjepolitike e biznesit ndërkombëtar

137


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

a. Dimensoni KOHË Periudha para Luftës së II Botërore, u karakterizua kryesisht nga marrëdhëniet e kolonive dhe karteli i tyre. Brenda kuadrit të kolonive, disa biznese ndërkombëtare, u performuan midis fuqive kolonizuese dhe territoreve të kontrolluara prej tyre. Në Luftën e Ftohtë, u shfaq një tablo e re gjeopolitike. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik u shfaqën si dy fuqi të mëdha me interesa globale. Objektivi primar i Aleancës Perëndimore ishte të frenonte komunizmin fizikisht dhe ekonomikisht, ndërsa sovjetikët u përpoqën të shtrijnë sferën e tyre të influencës anë e mbanë botës përmes manovrave ideologjike. Kjo ishte një konkurrencë midis dy blloqeve për të tejkaluar njëri-tjetrin dhe për të fituar supermacinë ushtarake dhe performancën ekonomike. Periudha pas Luftës së Ftohtë (1990-deri tani) ka pësuar një valë të madhe të rajonalizimit dhe të rritjes së Korporatave Multi-Nacionale (MNC), njëkohësisht po konsiderohet si futje në rendin e ri botëror që shumë studiues po e quajnë globalizim. Në këtë kohë, afërsia gjeografike dhe kombëtare, ashtu si ekonomia rajonale dhe interesat politike ndërtuan bërthamën e korporatës. b. Dimensioni VEND Burimet natyrore dhe domosdoshmëria e tyre është avantazh i një vendi që tërheq investime. Kompanitë e huaja e konsiderojnë të përshtatshme për të investuar në vende të tilla sepse reduktojnë kostot e importit të lëndëve të para përmes procesit të integrimit vetikal. Vendndodhja strategjike mund të jetë një faktor kritik i biznesit ndërkombëtar. Për një kompani që vepron në ambjentin 138


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

ndërkombëtar, afërsia gjeografike mund të kategorizohet si një komponent i avantazhit të vendndodhjes specifike. Distanca fizike është konsideruar një nga faktorët madhorë, që përbën bërthamën e dimensionit gjeopolitik. Ka gjasa që afërsia gjeografike u jep mundësi kompanive nga vendet fqinje të angazhohen më shpesh në aktivitete të biznesit ndërkombëtar sesa kundërshtarët e tyre të distancës fizike. Në mungesë të familjarizimit me një distancë gjeografike të tregjeve, firmat mund të përpiqen të reduktojnë riskun dhe pasigurinë e kësaj barriere përmes formimit të Joint Venture-s me një partner lokal. Rajonalizimi i formalizuar inkurajon Investimet e Huaja brenda rajonit sepse firmat janë më pak të gatshme të investojnë në vende të ndryshme dhe rajone të largëta. Por nacionalizimi i tepërt është pengesa më e madhe e integrimit ekonomik. Kjo ndodh sepse disa kombeve u mungon dëshira për të lëshuar autonominë dhe sovranitetin në interes të përfitimeve të ndërsjellta. Ky fakt po shihet gjithmonë e më shpesh në Ballkan. c. Dimensioni DEMOGRAFIK Karakteristikat e popullsisë së një vendi janë të rëndësishme sepse aftësitë, kualifikimet edukative, prodhimi dhe kostoja e fuqisë punëtore luajnë një rol në përcaktimin se si një vend përshtatet në mjedisin e biznesit global. Veçoritë etnike dhe fetare të një popullsie mund të ndikojnë në marrëdhëniet bilaterale ose ndërkombëtare të një vendi. Madhësia e popullsisë mund të konsiderohet një nxitës i rëndësishëm për biznesin ndërkombëtar. Rëndësia e një vendi ose një rajoni, në këtë rast, varet nga totali i popullsisë që banon atje. Fuqia punëtore është një variabël tjetër demografik, i lidhur ngushtë me madhësinë e popullsisë. Është perceptuar që një popullsi e madhe do të prodhojë një fuqi punëtore më të madhe, e cila në 139


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

këmbim do të krijojë një treg pune konkurues dhe kosto punë më të ulët. Ka kohë që është vëzhguar se vendet me kosto pune të ulët janë vendndodhje të parapëlqyera për investitorët e huaj edhe pse vendet e zhvilluara teknologjikisht kanë një fuqi punëtore më produktive sesa ato të vendeve në zhvillim. Roli i grupeve mjedisore, etnike dhe fetare. Këto janë faktorë demografikë të shtuar, që kanë gjasa të ndikojnë mjedisin e biznesit ndërkombëtar. Bashkimet etike dhe fetare janë dy faktorët e tjerë më të mëdhenj demografikë që shkaktojnë konflikte midis vendeve dhe konflikti në biznes është faktor pasigurie. Konfliket etnike në një zonë të caktuar mund të hidhërojnë lidhjet midis vendeve që mbështesin një çështje të veçantë etnike ose kundërshtojnë një çështje të veçantë. Megjithatë, popullsia etnike mund të ketë gjithashtu efekte pozitive në marrëdhëniet midis vendeve. Ajo mund të ndihmojë të ndërtohen marrëdhënie biznesi midis kombeve. Popullsia etnike kineze në SHBA dhe Azinë Veri-Lindore janë burimet më të mëdha të investimeve të huaja. Kultura. Për të pasur sukses në biznesin ndërkombëtar duhet të njohësh kulturat e vendeve të tjera dhe të mësosh t’u përshtatesh atyre. Si elementë të kulturës mund të përmendim: gjuhën, traditat, fenë, vlerat, arsimin, institucionet sociale etj.2 Gjuha është element kritik për kulturën sepse lejon të kuptuarin e situatës. Kur menaxherët e kompanive njohin gjuhën, atëherë ata mund të jenë më të pranueshëm për njerëzit e vendit ku investojnë. Gjithashtu ajo të mundëson të kapësh domethëniet e nënkuptuara ose informacionë të tjera të vlefshme. Feja është një element tjetër i rëndësishëm dhe mund të ketë efekt në mënyrën se si punojnë dhe sillen njerëzit e atij 140


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

vendi kundrejt kompanive të huaja. Psh. etika protestante e punës nënkupton zell në punë dhe kursim të parave. Kjo etikë ka ndihmuar amerikanët në zhvillimin e kapitalizmit për shkak të rëndësisë që ata u kushtonin kursimit dhe ri-investimit. Vlerat e një kulture të ndihmojnë të kuptosh se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, e mirë apo e keqe, e rëndësishme apo e parëndësishme. Arsimimi dhe nivelet e larta të arsimimit shoqërohen me produktivitet ekonomik më të lartë dhe teknologji më të përparuar. Përplasja e shumë kulturave mund të çojë në një konflikt botëror ose në një përplasje qyteterimesh (sipas Huntingtonit), e cila do ta shkatërronte gjendjen aktuale të shumë fushave të jetës dhe njerëzimin vetë. FIGURA 2. Tipizimi i kulturave

141


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

II. Biznesi dhe konflikti ndërkombëtar Ekziston një ndikim relativisht i konsiderueshëm në biznes nëse tregtia ndërkombëtare lidhet me konfliktin ndërkombëtar. Aktvitetet ekonomike nuk mund të shihen si zëvendësues por si plotësues i forcës militare. Influencë e konfliktit ndërkombëtar në biznesin ndërkombëtar është niveli i korporatës ose i konfliktit midis dy shteteve tregtare dhe ekzistenca e marrëdhënies së bashkëpunimit midis dy partnerëve tregtarë. Bizneset marrin në konsideratë jo vetëm çmimet dhe sasitë e të mirave dhe shërbimeve për vendimet e biznesit, por gjithashtu marrin në konsideratë shtetin dhe marrëdhëniet e tij politike midis vendeve me të cilët ata kryejnë eksport-importin sepse duan të mos kenë konflikte dhe përçarje gjatë investimit të tyre. a. Rajonalizmi dhe biznesi Globalizimi tregon se pozicioni i shtetit në shek XXI ka ndryshuar në mënyrë të dyshimtë. Ai mbulohet nga proceset e ndërvarësisë, që i mundësojnë një shteti të arrijë qëllimet e veta vetëm atëherë, kur shtetet e tjera bashkëpunojnë dhe shteti mbërthehet ngushtë me fqinjët e vet. Ky proces zhvillohet në nivel rajonal dhe për këtë arsye rajonalizmi është tipari karakterizues i epokës dhe jo globalizimi.3 Pavarësisht realitetit, komunikimi ka kapërcyer shumë nga kufizimet formalisht të diktuara nga distanca. Rajonalizimi ka fituar shpejtësi gjatë viteve të fundit. Tani kufijtë e entiteve rajonale janë më të zgjeruara se më parë, kryesisht si rezultat i përmirësimit të komunikimit dhe sistemeve të transportit. Tregtia ndër-rajonale dhe investimet po bëhen gjithnjë e më shumë popullore në bazë të avantazheve të preferuara tregtare. Nga perspektiva e biznesit ndërkombëtar, duke rritur 142


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

rajonalizimin, mund të shpjegohet, të paktën pjesërisht, një përgjigje e ndikimeve të mundshme armiqësore të forcave rritëse të padiskutueshme të tregut global. Për shkak të prezencës së marrëveshjeve të tregut preferencial dhe investimeve midis shteteve në një grupim rajonal, firmat rajonale janë në gjendje të shmangin konkurrimin direkt nga rivalet e tyre jashtë rajonit.4 Por le të shohim më qartë se si funksionon biznesi nën ndikimin e rajonalizmit. Në një treg ku kompanitë e biznesit, janë nga shtete fqinje dhe miqësore dhe disa të tjerë janë nga vende jo-miqësore, faktori i riskut mund të anojë tregtinë në favor të shteteve miqësore në një sasi të konsiderueshme të ardhuarash dhe niveli i tregtisë midis këtyre shteteve bashkëpunuese do të rritet. Gjithashtu niveli i tregtisë midis dy shteteve do të ulët nëse marrëdhëniet tyre do të bëhen më konfliktuale. Shumë studiues bien dakort që ekzistenca e aleancave formale midis vendeve eksportuese dhe vendeve importuese të çon drejt barrierave tregtare më të ulta dhe si pasojë në rritje të tregtisë. Ata gjithashtu vërejnë se efekti midis bashkëpunimit normal është i dallueshëm nga efekti i konfliktit midis dy kombeve. Por një nilvel i ulët konflikti është gjithmonë prezent edhe ndërmjet vendeve miqësore dhe i konsiderueshëm midis vendeve që nuk janë aleate ose miqësore.5 Pra sipas tyre edhe vendet që janë fqinje dhe miqësore me njëri-tjetrin, pra kanë marrëdhënie të mira mes tyre, kanë një nivel të ulët konflikti dhe kjo për shkak të interesave të ndryshëm që kanë shtetet lidhur me politikat e tyre. Baza e argumentave për këtë është se tregtia prodhon siguri të jashtme duke rritur efiçencën me çdo burim të brendshëm që mund të përdorë. Rritja e efiçencës lejon shtetet, që të bëjnë gati sa më shumë burime për t’u përdorur nga ushtria. Kështu që tregtia prodhon siguri të jashtme duke 143


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

rritur fuqinë militare tek partnerët tregtare. Një natyrë anarkike e sistemit ndërkombëtar dhe mungesa e autoritetit mbikombëtar, bëjnë që shtetet të marrin në konsideratë si për aleatet ashtu dhe për “kundërshtarët”, potencialin ushtarak për përllogaritjen e sigurisë e tyre.6 Duke bërë tregti me një aleat fitohet një mjedis i jashtëm pozitiv dhe i sigurtë duke qenë se rritja e efiçencës me burime të vendosura në të dy shtetet, rrit edhe gadishmërinë e burimeve për forcën ushtarake të tyre. Ndërsa një mjedis i jashtëm negative çon drejt divergjencave të kostove private dhe sociale të tregtisë. Si përfundim një tregti me nivel social, mbi optimalen ndikon në rritjen e mirëqenies së shteteve. Një prodhim ekonomik i madh rrit tregtinë bilaterale në të dy anët e transaksionit si në atë të importuesit ashtu dhe në atë të eksportuesit. Vendet me distancë të madhe nga njëritjetri kanë një nivel të ulët të tregtisë ndërkombëtare ndërsa faktorët e tjerë mbeten njësoj. BALLKANI Ballkani konsiderohet një pikë gjeografike e favorshme dhe ka shumë ndikim në gjeopolitikën botërore sepse konsiderohet si çelësi që lidh tre kontinente: Europën - Azinë - Lindjen e Mesme. Por në rajonin tonë akoma ekzistojnë konfliket etnike, si psh. konfliktet midis Serbisë, Kosovës, Kroacisë dhe muslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë. Këto mishërojnë efektet e konflikteve etnike dhe fetare në ekonominë kombëtare, ashtu si dhe risqet që e shoqërojnë bërjen e biznesit ndërkombëtar në këto ekonomi. Çdo kompani ështe e prirur të investojë në vende me stabilitet politik në radhë të parë, dhe këto konflikte shtojnë pasigurinë e biznesit në këto vende. Konfliktet etnike në një zonë të caktuar mund të hidhërojnë lidhjet midis vendeve që mbështesin një çështje të veçantë etnike ose kundërshtojnë një 144


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

çështje të veçantë. Një shembull klasik është rivaliteti midis Greqisë dhe Turqisë mbi konfliktet etnike në Qipro, me efekte afatgjata dhe konfliktuale në marrëdhëniet e biznesit midis Greqisë dhe Turqisë. Megjithatë, tani rajonet e pasura synojnë të kapërcejnë politikat ekonomike rajonale të bëra në nivel nacional e të hyjnë në marrëveshje për mbrojtjen e interesave të tyre të drejtpërdrejtë me institucione mbinacionale siç është BE-ja. Kurse shtetet “grindavece” të Ballkanit, megjithë hapjen e tyre ndaj BE, Ballkani përsëri preferon të mbajë mbyllur kufijtë dhe të kontrollojnë burimet, hapësirën dhe popullsinë, si dhe vazhdon me idetë e vjetra të gjeopolitikës dhe me konceptin e gjeopolitikës Ratzeliane si dhe me gjeopolitikën e Luftës së Ftohtë. Kjo është dhe arsyeja përse disa investime të rëndësishme ndërkombëtare psh. korridoret Pan-Europiane mbahen të bllokuara. b. Organizatat Ndërkombëtare Duke u kthyer në variablat e ekonomisë politike, lidhjet bilaterale dhe antarësimi në Organizatat Ndërkombëtare janë të lidhura ngushtë me tregtinë ndërkombëtare. Është evidente se pjesëmarrja në konfliktet ndërshtetërore ushtarake dhe konfliktet internacionale nuk janë shumë të lidhura ngushtë me marrëveshjet bilaterale të tregtisë sepse edhe kur shtetet janë në konflikte mes tyre ato nuk i ndërpresin marrëdhëniet tregtare mes tyre, me përjashtim të rasteve ekstreme. Megjithatë bashkëpunimi ndërkombëtar është i lidhur me nivele të larta të tregtisë bilaterale. Shtetet me nivel të lartë bashkëpunimi kanë eksperienca më të shumta tregtare megjithëse vendet me nivel të lartë konflikti jo domodoshmërisht kanë nivele më të ulta të tregtisë bilaterale. Tregtia është një rrjet global me një strukturë të 145


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

konsiderueshme. Shumë faktorë të tjerë të jashtëm (përveç faktorëve të brendshëm të biznesit) gjithashtu ndihmojnë për të shpjeguar ecurinë e kompanive. Institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndihmojnë në biznesin ndërkombëtar pa harruar dhe institucionet ekonomike dhe agjensi të ndryshme. Organizatat internacionale që u krijuan në samitin e Bretton Woods si psh. Banka Botërore, FMN, GATT tani OBT (Organizata Botërore e Tregtisë), Korporata Ndërkombëtare e Financës, kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol në ekonominë botërore. Ato u themeluan si mishërim i liberalizimit ekonomik, bazuar në idenë se stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik arrihen më së miri kur tregtia dhe tregjet financiare lëvizin me sa më pak pengesa të jetë e mundur.7 G7 në të cilin bëjnë pjesë katër vende europiane, me futjen e Rusisë dhe me mungesën e Kinës po kthehet në G8 pra në një klub të Veriut. Lënia jashtë e Botës së III-të, bën që G7 të mos perceptohet më në një organizatë globale por në një forum të botës së industrializuar për t’ju kundërvënë Jugut. FMN dhe BB u janë nënshtruar kritikave përsa i përket dhënies së ndihmave me kusht që të pranojë ekonominë e tregut, demokracinë perëndimore dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Por kushte të tilla nuk mund të konceptohen dot në vendet e Botës së III-të, sepse konsiderohen si Kuaj Troje të Perëndimit për të siguruar sundimin e tij në botë. SHBA-ja është një shtet me shumë fuqi në këto organizata ndërkombëtare. Por fundi i Luftës së Ftohtë e ka lënë SHBA me kapacitete ushtarake, ekonomike, teknologjike dhe institucionale të nevojshme për të qenë rregulluese dhe shkatërruese e ekuilibrit ndërkombëtar qoftë edhe duke u mbështetur në një sërë institucionesh ndërkombëtare si OKB, GATT (OBT), FMN, institucione rajonale si NATO, 146


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

Marrëveshja për Kooperimin Ekonomik në Paqësor dhe marrëveshje bilaterale si psh. marrëveshjet me Japoninë dhe Rusinë. Por SHBA-ja nuk e ka më epërsinë absolute ekonomike e financiare siç e kishte në Fund të Luftës së Dytë Botërore. Pozicioni i tyre ekonomik tashmë është sulmuar nga Japonia, Evropa dhe nga katër tigrat e Azisë Juglindore. SHBA-së i ka mbetur epërsia ushtarake, por megjithatë është gjithnjë e më pak e prirur për të luajtur rolin e policit ndërkombëtar në emër te parimeve abstrakte. Ata tashmë i kufizojnë ndërhyrjet e tyre vetëm në mbrojtje të interesave kombëtare. c. Korporatat Multi-Nacionale (MNC) në Ekonomi dhe Politikë Edhe Korporatat Shumëkombëshe u themeluan si mishërim i liberalizimit ekonomik. Pra efekti i tyre më i njohur është hapja dhe stabilizimi i tregtisë ndërkombëtare duke e udhëhequr atë drejt ndërvarësisë së ndërsjelltë dhe globalizimit. Një shembull i kësaj është shumimi i Korporatave ShumëKombëshe (MNC). Këto korporata, që kanë selitë e tyre në një shtet dhe filialet e tyre në një shtet tjetër, janë bërë një pjesë përbërëse e ekonomisë së shteteve dhe asaj botërore. Korporatat shumëkombëshe janë aktorë dominues në ekonominë politike ndërkombëtare. Ato shihen si pararoja e ekonomistëve liberale ndërsa radikalet i konsiderojnë ato si mjet shfrytëzimi. Megjithatë ato përfaqësojnë një zhvillim pozitiv dhe përmirësimi ekonomik bëhet përmes tyre si një mjet efikas. MNC-të investojnë në tregjet kapitale anembanë botës. Ato i transferojnë paratë në tregjet më efikase dhe financojnë projekte që industrializojë vendet dhe përmirësojnë prodhimin buqësor. MNC janë motorri i biznesit, ideve dhe rritjes ekonomike. Rritja e MNC-ve i atribuohet prodhimit global sepse shumë ekonomi liberale e 147


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mbështesin teorinë e avantazhit konkurrues dhe prodhimi është zhvendosur nga procesi i brendshëm në një shkallë globale. Por ato duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur nga shtetet por dhe vendimi i tyre nuk duhet të cënojë interesin kombëtar të shteteve ku ato janë vendosur. Megjithatë, në përgjithësi MNC kanë një impakt të madh kontrolli, më të madh sesa shtetet mbi burimet e tyre krahasuar kjo me 50 vjet më parë. Rritja e fuqive dhe burimeve të MNCve i kanë bërë këto kompani rivale me shtetet politike në botën e biznesit ndërkombëtar dhe në disa raste MNC-të kanë uzurpuar fuqinë e shtetit për të kontrolluar ekonominë e brendshme. Për shumë shtete kontrolli shtetëror i MNC-ve është problematik sepse shumë vende pritëse të botës në zhvillim janë ekonomikisht shumë të varura prej tyre dhe udhëheqësit të cilët duhet të miratojnë masa përkatëse të kontrollit shpesh caktohen nga vetë MNC-të.8 Dhe pa frikë mund të themi se në këtë rast ato jo vetëm nuk lejojnë të kontrollohen por ndikojnë në vendimet ekonomike të shtetit në favorin e tyre dhe duke “zaptuar” sektorë strategjikë të shtetit prites si nafta, enërgjia, rrugët etj. të cilat kanë sektorë jetike dhe për vetë shtetin. Përveç kësaj këto kompani krijojnë kushte të tilla në shtetin, në të cilin Investimet e Huaja të Drejtpërdrejta janë në konflikt me kushtet e jetesës dhe të punës së qytetarëve të atij shteti. Megjithëse përfitimet nga këto Investime të Huaja kanë një rëndësi të madhe për vendin, ekziston një pengesë për trendin e globalizimit të krijuara nga këto MNC. Mund të japim si shembull kompaninë Nike, e cila ka transferuar shumë nga operacionet e punës në rajonet e Lindjes së Largët të Indonezisë dhe Malajzisë. Kjo korporatë ka vijuar të rrisë fitimet e saj që kur është bërë MNC, ndërkohë që standartet e punonjësve në Lindjen e Largët kanë mbetur të ulta. Në përgjithësi humbja në 148


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

këtë masë e fuqisë së shtetit përsa i përket sistemit monetar ndërmerret nga shtetet për të tërhequr Investimet e Huaja të cilat sigurojnë një situatë të brendshme stabël. Përveç tyre, rol në gjeopolitikën e një shteti kanë dhe organizatat jofitimprurëse (joqeveritare), të cilat pasqyrojnë zgjerimin e lëvizjeve popullore sociale, ato ofrojnë rrugë të reja pjesëmarrëse për shtetet me fuqi dhe influencë të dobët ekonomike. Kur një shtet është shumë i dobët ose nuk ka vullnetin të asistojë dhe të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit, apo kur mungon ndihma ndërkombëtare, organizatat joqeveritare mund të jenë rruga aternative për të siguruar ndihmën e duhur.9 d. Liria ekonomike, qeverisja dhe biznesi Në përgjithësi, qeverisja e mirë e një shteti ul kostot e transaksionit për biznesin mes vendeve me të ardhura të larta, ndërsa vendet me të ardhura të ulta vuajnë nga pasiguria e lartë dhe nga kosto transaksioni të ulta.10 Megjithatë importuesit dhe eksportuesit masin lirinë ekonomike të shteteve, e cila lidhet ngushtë me tregtinë ndërkombëtare duke dëshmuar se liria ekonomike reciproke mund të jetë ndihmë për marrëveshjet tregtare mes shteteve. Megjithëse ky aspekt nuk është studiuar plotësisht dhe disa studiues, këtë variabël ia bashkangjitin qeverisjes politike dhe i konsiderojnë të dyja si një variabël i vetëm. Pra në studime shohim se në variablin e qeverisjes politike, liria ekonomike përfshihet brenda atyre vlerave. Ndërsa studiues të tjerë kanë provuar t’i çlirojnë këto variabla duke sugjeruar për një prioritet të lirisë ekonomike mbi lirinë politike. Rritja e nivelit të lirisë ekonomike prodhon përfitime të mëdha për kompanitë e biznesit, në termat e volumit të marrëveshjeve bilaterale tregtare. Në të njëjtën kohë, liberalizimi i proceseve 149


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të brendshme të një shteti supozon të përfshijë demokratizimin e shtetit i cili është një rezultat i dëshiruar. Shumë analistë besojnë se njerëzimi po afrohet në fund të civilizimit me legjitimitetin e “demokracisë liberale si një sistem qeverie në të gjithë botën gjatë pesë viteve të fundit, duke bërë për vete ideologji rivale si monarkitë, fashizmin dhe më së fundmi komunizmin.’’ Francis Fukuyama shkruan më tej se ‘demokracia liberale mund të themelojë’ fundin e evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe ‘formën përfundimtare të qeverisë njerëzore’, dhe si i tillë do ndërtonte ‘’Fundin e historisë’’.11 Një qëndrim i tillë është kundërshtuar nga përkrahësit, që argumentojnë se ka një nevojë urgjente për ndryshim në neoliberalizmin ekzistues, pasi ajo nuk mund të ofrojë zgjidhje për pabarazitë në rritje midis qendrës dhe periferisë dhe gjithashtu se ‘triumfi i rendit neoliberal botëror është i pamundur në indiferencën anarkiste dhe të përhapur të një botë joqendrore dhe poliglote në zhvillim”. Zgjedhjet pa dyshime, nga faktori i brendshëm dhe ndërkombëtar (në vendet e pastabilizuara dhe post komuniste), janë një hap i rëndësishëm për të siguruar mbështetje ndërkombëtare si politike ashtu dhe ekonomike. Gjithashtu ato janë të rëndësishme për krijimin e një tregu të besueshëm dhe liberal dhe duke pasur këto standarte, mirëqenia e shtetit rritet, sepse shumë IDH (Investime të Huaja) dhe MNC (Korporata Multi-Nacionale) priren të investojnë në këto vende në tranzicion por me stabilitet politik, për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore, çmimeve të ulta etj, duke bërë që dhe kostoja ekonomike e produkteve të këtyre kompanive të jetë më e ulët se ajo e vendeve në zhvillim. Integrimi në Komunitetin Ndërkombëtar, aleancat dhe anëtarësimet e shteteve në organizatat ndëkombëtare, ndihmon aktivitetin tregtar të tyre. 150


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

Por marrëdhënia mes tregtisë, bashkëpunimit dhe konfliktit është edhe më e komplikuar. Konflikti gjithashtu mund të sjellë edhe përfitime ekonomike te shteteve te industrializuara dhe korporatave të vecanta. Këto duke legjitimuar konfliktin e tyre, me luftë kundër vendeve të prapambetura por më shumë burimeve nëntokësore dhe minerale, ato përfitojnë nga këto burime duke bërë tregti të pandershme në kurriz të këtyre vendeve dhe duke pasur përfitme kolosale nga kjo tregti. Nuk është e thënë se vetëm në vendet e industrializuara dhe demokratike shtetet kanë marrëdhënie tregtare bilaterale ndërmjet tyre. Po të shohim vendet e post-komunizmit si psh. shtetet të tilla si Rusia, Polonia, Rumania etj., vërejmë se ky argument bie poshtë. Këto vende edhe në komunizëm kanë pasur marrëdhënie tregtare ndërmjet tyre edhe pse iniciativa e lirë kufizohej. Ndërkohë pas rënies së komunizmit, edhe pse shumë herë në konflikte me njëra-tjetrën, në një demokraci të pakonsoliduar, këto shtete vazhduan dhe vazhdojnë të kenë marrëdhenie të ngushta midis tyre në kuadër të rajonalizmit. III. Globalizimi dhe gjeoekonomia Globalizimi nuk është ide e ditëve të sotme, por intensivisht dhe sistematikisht për të flitet prej fundit të shekullit XX. Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut, duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlon rolin e kufijve shtetërorë dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg të përbashkët dhe unik botëror. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi. Shumë analistë në botë, kur 151


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

flasin për globalizimin, shpesh nënvizojnë se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobësitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kundërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të jetë utopi.13 Sistemi i ri ndërkombëtar do të shkojë drejt ekuilibrit edhe në fushën ushtarake, megjithëse mund të duhen dekada për të arritur në këtë pikë. Sistemi ndërkombëtar i shekullit të XXI do të karakterizohet nga një kontradiktë e dukshme: nga njëra anë copëtimi dhe ana tjetër globalizimi.12 Por bota nuk është akoma globale. Me gjithë rritjen radikale të korporatave në hapësirën konkuruese ndërkombëtare nuk duhet të ngatërrohet me nocionin tërheqës të globalizimit. Konkurueshmëria është mutinacionale, por është shumë asimetrike dhe nuk është akoma e hapur ose e çliruar në linjën e tyre të veprimit. Pra “bota nuk është akoma e rrumbullakët” për biznesin dhe shtetet. Megjithatë kur të gjitha qasjet e tyre takohen, është njohja e epokës ekonomike, politike dhe sociale, proceset e transformimit të botës, që janë dëshmitarët e fundit të dekadave të shekullit XX dhe XXI. Proceset e tilla janë klasifikuar me termin ‘Globalizim’. Edhe pse është e vështirë të klasifikohen, globalizimi si një trend, nënkupton se një ndërvarësi më e madhe ka ndodhur në rajone të ndryshme dhe midis vendeve të botës përsa i përket financave, tregtisë dhe komunikacionit. Politikat e shtetit luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e produktit final të konkurencës nëpërmjet ligjeve dhe rregullave. Çështja e legjitimitetit të qeverive përpiqet të rrisë vlerën e aktiviteteve ekonomike strategjike të shteteve të tyre. Por ne nuk jemi akoma 152


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

në epokën e “Korporatave Globale” të mirëfillta, megjithëse disa prej tyre janë të njohura për ne, si psh. MNC –koorporatat shumëkombëshe, të cilat kanë një vend në hapësirën ekomomike pa u frenuar nga faktori politik. Veriu (vendet e zhvilluara) gëzon pasuri relative, me praktika të larta konsumi, nivel të lartë arsimor dhe shërbime shëndetësore, si dhe rrjete të mirëqenies sociale, ndërsa Jugu (vendet në zhvillim) ka ngecur në varfëri, duke u munduar të sigurojë nevojat jetike, me shërbime arsimore dhe shëndetësore të varfëra si dhe pa rrjete të mirëqenies sociale. Shumë radikalë mendojnë se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po rritet, gjë që do t’i sjellë më shumë probleme botës nëqoftëse ndodh kështu.13 Gjeoekonomia e konsideron themelore interesin e shtetit për rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të tij. Shteti duhet të transformohet në shtet gjeoekonomik, i aftë për të konkuruar me shtete të tjera gjeoekonomike vepruese në skenën ndërkombëtare. Është një funksion që nuk zëvendëson funksionet e mëparshme ushtarake dhe sociale, por tani theksohet më shumë, si për konsolidimin e brendshëm të shteteve të ndryshme edhe për mundësitë e pjesëmarrjes së tyre në mënyrë efikase në organizmat e shumë anshme mbinacionale siç është BE. Një shtet i fortë ekonomikisht mund të ndërtojë një ushtri (forcë militare) të fortë dhe këto të dyja bëjnë që shteti të konsiderohet superfuqi në arenën ndërkombëtare. Shtetet dhe qeveritë tani vleresohen në bazë të përsosmërisë ekonomike sesa të standardeve të tjera. Përdorimi i dhunës në vetvete shpreh kushtet e inferioritetit ekonomik, kushte që synon t’i ndryshojë nëpërmjet mendësisë së rrezikshme, luftës. Kur përdorimi i armëve ekonomike shoqërohet me përdorimin e forcës ushtarake synon mbi të gjitha objektiva strategjiko153


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

ushtarake. Në të kundërt, kur përdorimi i armëve ushtarake përjashtohet ose është dukshëm i varur nga përdorimi i armëve ekonomike; embargo e armëve, objektivi parësor i luftës është politik. Pra kur synohet të arrihen qëllime politike, ekonomia përdoret si një armë me embargo e sanksione për të detyruar shtetet e tjera t’i përgjigjen dëshirave të atij shteti që e përdor këtë armë. Synon të arrijë qëllime strategjike kur ka paracaktuar që kundërshtari potencial të ketë të domosdoshme prodhime e teknologji kritike.14 Eduart Lutvak pohon se shtetet mund të ndahen në tri kategori:15 I- Më të industrializuarit, për të cilët lufta është bërë një absurditet dhe nuk është më një opsion që mund të praktikohet. Rivalitetet ndërshtetërore ato i zgjidhin me gjeopolitikën e ulët: dmth gjeoekonominë. II- Shtetet e varfëra, të cilat nuk janë në gjendje të vënë në veprim forcën ushtarake jashtë territorit të tyre. Në vend që të bëjnë luftë jashtë, ato do të jenë pre e luftës civile të realizuar me armë jo shumë të sofistikuara, por që janë tepër të përgjakshme. III- Shtetet me nivel mesatar zhvillimi të cilat do të karakterizohen nga një luftë e tipit tradicional, psh. vendet e Azisë Jugore e Juglindore. Një shtet nuk mund të largohet nga tregjet botërore globale sepse do shkaktonte rënien e ekonomisë së vet si dhe duhet të zbatojë rregullat ndërkombëtare sepse në rast të kundërt rrezikon ndëshkime. Në këndvështrimin gjeopolitik, pamundësia praktike e qeverisjes unike të botës, pavarësisht nga globalizimi, ndërvarësia ekonomike, teknologjike dhe e komunikacionit, është bërë e qartë se bota nuk është fshati global por një vend nga ku po zhduken rregullat dhe kulturat dhe 154


Alda MAZREKU Gjeopolitika dhe marrëdhënia e saj me Biznesin Ndërkombëtar

ku polet ekonomike ekzistuese synojnë të transferohen në blloqe në garë njëri me tjetrin, ndërkohë që shpërthejnë grindjet dhe konfliktet lokale dhe etnike. Periudha universale e demokracisë, pra fundi i historisë ose ndryshe demokratizimi i botës siç e quajti Fukujama këtë etapë, do të bënte të mundur krijimin e një qeverie globale. Strukturat dhe mekanizmat e reja të ekonomisë e kanë thyer raportin politik të mëparshëm shtet-territor-pasuri. Globalizimi i lidhjeve ekonomike dhe financiare, qarkullimi i prodhimit dhe i tregtisë jashtë kufijve shtetërore, rritja e rolit të ndërmarrjeve shumëkombëshe, si dhe i forcave me të cilat shtetet dhe gjeopolitika duhen të bëjnë mirë llogaritë për këtë rend të ri botëror.

Referencat (1) Geopolitics and its Impacts on International Business - Sh. Saber, P.W Liesch & P. J. Dowling, Conference Publication Arizona, 2000. (2) Biznesi ndërkombëtar – Prof.Dr. Ilia Kristo, Tiranë, 2006. (3) Globalizimi (Përmbledhje) – Prof. Dr. Pajtim Ribaj (4) Geopolitics and its Impacts on International Business - Sh. Saber, P.W Liesch & P. J. Doëling, Conference Publication Arizona, 2000. (5) Power Politics and International Trade - Gowa D. Mansfield, Washington 1993. (6) Power Politics and International Trade - Gowa D. Mansfield, Washington 1993. (7) Bazat e marrëdhënies ndërkombëtare - Karen Mingst, 2006. (8) Bazat e marrëdhënies ndërkombëtare - Karen Mingst, 2006. (9) Bazat e marrëdhënies ndërkombëtare - Karen Mingst, 2006. (10) The Institutional Determinants of Bilateral Trade Patterns - Henri de Groot, 2004. (11) Fundi i Historisë dhe njeriu i fundit - Francis Fukuyama, 1992 (12) Diplomacia – H. Kissinger, 1994. (13) Globalizmi, proçes i pashmangshëm – Dr. Skënder Berisha, Prishtinë, 2002. (14) Gjeopolitika - Karlo Zhan, 1996. (14) Gjeopoitika - Karlo Zhan, 1996. (15) Gjeopoitika - Karlo Zhan 1996.

155


ISSN


Revista MN, nr.4 Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, pranverë 2011 ISSN 2218-3981 Key title: Marrëdhënie Ndërkombëtare Abbreviated key title: Marrëdhënie Ndërkomb. ISSN International Centre Bibliographic Data Section 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.