Revista MN-1 Marredhenie Nderkombetare ISSN 2218 3981

Page 1

NR.1 QERSHOR 2010

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Verë 2010

Nr. 1 Revistë periodike Botim i qendrës “HAPËSIRË”


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

2


MAJ 2010

Nr. 1

MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bordi Këshillimor Prof. Dr. Pajtim Ribaj Prof. Dr. Pellumb Xhufi Prof. Dr. Shaban Sinani MA. Roland Lami Bordi Botues Qendra “Hapësirë” Shpetim Cami Blendi Lami Albert Hitoaliaj Elton Qëndro Drejtor i Bordit të Botimeve Blendi Lami Kryeredaktore Joana Kosho PUNIMET GRAFIKE

Albert Hitoliaj

A

MN 3


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Në vend të editorialit

Të thuash... Aty pas Luftës së Dytë, gazetari dhe shkrimtari i njohur George Orwell në veprën e tij "Politika dhe gjuha angleze" shkruante: "Një shkrimtar i përpiktë, për çdo fjali që shkruan, do t'i bëjë vetes të paktën katër pyetje të tilla: 1. Çfarë jam duke u përpjekur të them? 2. Me cilat fjalë do ta shpreh atë? 3. Çfarë imazhi ose gjuhe do ta bëjë më të qartë? 4. A është ky imazh, mjaftueshëm i gjallë, për të pasur një efekt?" I dalluar mbi të gjitha për shikimin e mprehtë dhe saktësinë e qartësinë e fjalës, Orwell ka thënë në pak fjalë shqetësimet kryesore të gjithë atyre që përpiqen të shkruajnë diçka. E përmend Orwell-in sepse pikërisht nisma për të hedhur disa mendime në formë shkrimi, na çoi në krijimin e Qendrës Hapësirë dhe në botimin e revistës MN-Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pyetjet, ishin ato që thotë Orwell e më tepër. Në fillim të vitit 2009, të gjithë ne, krijuesit e kësaj qendre, filluam studimet për Master të nivelit të II-të për Marrëdhënie 4


Ndërkombëtare, në Universitetin UFO (Universitas Fabrefacta Optime), Tiranë. Njohja më nga afër me një fushë të re dhe, pse jo, tashmë edhe kënaqësia e të parit ndryshe të shumë zhvillimeve politike, u bë shtysë që mendimet tona të pasqyruara në temat e lëndëve, t'i botonim në një gazetë të vogël studentore. Nisma për të botuar një gazetë me punimet tona, ishte fillimi i kristalizimit të idesë që më vonë na shtyu që të krijonim Qendrën Hapësirë. Ato katër pyetjet e Orwell-it, për ne ishin edhe më një "0" nga pas. Ndrojtja për të botuar diçka forcohej nga përballja me idenë që përballen të gjithë ata që shkruajnë: fjala e shkruar, pasi hidhet në letër, ka një jetë të sajën. E në këtë rast, mund të vijnë në ndihmë mendimet e njerëzve të tillë si Baroni de Montesquieu, i cili, me pragmatizmin e tij dhe ironinë e hollë, e përcaktonte një autor, si: një "budalla"që duke mos u kënaqur nga mërzia që i sjell bashkëkohësve të tij, këmbëngul më tepër, duke munduar edhe brezat e ardhshëm. Mendimet e tij, duket sikur e thjeshtojnë atë pyetjen e katërt të Orwell-it, në lidhje me efektin. Në këtë mënyrë, Montesquieu, të çon në një përfundim logjik - së paku logjika më e pëlqyer për shkrimin - të cilën e ka hedhur në letër, pikërisht një mik i Orwell-it, shumë vite më pas nga ç'jetoi baroni. Më mirë të shkruash për veten dhe të mos kesh lexues, sesa të shkruash për lexuesit dhe të mos kesh më vetveten - thotë Cyril Connolly. Në njëfarë mënyre, edhe shkrimet që janë sjellë në këtë revistë, janë thjesht një përpjekje për të thënë mendime, të cilat ekzistojnë në formë të pastër, pa qëllime për të përfituar një lexues të caktuar, me qëllimin e vetëm të informimit dhe të shkëmbimit të disa grimcave informacioni në një hapësirë të gjerë e me “ujëra” jo shumë të kthjellëta, siç është hapësira e marrëdhënieve ndërkombëtare. Redaksia e revistës MN Tiranë, maj 2010 5


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRSHËNDETJE PËR REVISTËN MN

Mirëserdhët dhe rrugë të mbarë! Prof. Dr. kol. (r) Pajtim Ribaj Fillimet janë pothuajse gjithmonë të vështira. Fillimet janë shpeshherë të bukura. Fillimet janë herë-herë lëvizje rastësore apo edhe hapi i menduar i realizmit të një rruge shumë të suksesshme. Edhe kjo revistë që mbani sot në duar, është një fillim. Ky është fillimi i një rruge, hapi i parë i së cilës është realizimi i studimeve të një masteri në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në UFO University. Të jesh pedagog është emocion dhe përgjegjësi. Emocionet dhe kënaqësitë janë të shumta dhe dua të përmend faktin se edhe përpjekja e finalizimit të kësaj reviste është një prej këtyre emocioneve. Mbaj mend fillimin e studimeve të brezit të parë master i nivelit të dytë në marrëdhënie ndërkombëtare në UFO Univer6


sity, në të cilin bënin pjesë edhe themeluesit e Qendrës "Hapësirë" - botuesit e revistës "Marrëdhënie Ndërkombëtare". Mbaj mend se si diskutimet në lidhje me një lëndë të panjohur e pak abstrakte si gjeopolitika filluan gradualisht që të ishin më gjithëpërfshirëse dhe më të orientuara. Studentët kishin filluar të shikonin më larg. Kishin filluar të lexonin "ndërmjet rreshtave", të vijonin drejt studimeve të thelluara e madje deri drejt meditimeve me tipare elitare. Ashtu si edhe ato hapat e parë ku mësohen fillimisht gërmat, shkrimi e leximi, ashtu janë edhe hapat në çdo fushë të dijes. Pavarësisht gabimeve në lexime apo në shkrime, përpjekjet kishin filluar dhe puna ishte evidente. Fillimisht me shaka, termat e gjeopolitikës si "fuqi detare", "fuqi tokësore", "heartland", "rimland", "skenar gjeopolitike", "hapësirë jetësore" etj, po bëheshin pjesë e fjalorit të përditshëm të tyre. Kjo gjë tregonte qartë dëshirën dhe ngacmimet për këtë fushë të dijes. Bazuar në vëzhgimet e mia, do t'i përcaktoja ata (botuesit e MN) në mënyrën më të shkurtër e më modeste: Shpëtimi, me kulturë të fortë pune, bashkëpunues, pragmatist dhe organizator me tipare të spikatura ndër të tjera. Promovues i vlerave kombëtare duke besuar se janë ato, të cilat krijojnë e forcojnë identitetin tonë kombëtar, identitetin tonë kaq të veçantë, përfshirë edhe problematikën. Blendi, skrupuloz dhe kërkues i mendimit gjeopolitik anglosakson. Eseist dhe përcjellës i mendimeve filozofike, duke i interpretuar si ndikime të fuqishme në zhvillimet tona shoqërore dhe politike. Berti, me ambicie të veçanta që sjellin një aromë kombëtare nga pikëshikime të parrahura më parë. Premtues dhe me një diapazon që shpërndahet që nga gjeoarkeologjia deri tek gjeohapësira. Eltoni, i dallueshëm për qetësinë e tij të admirueshme, e cila e ndihmon në analiza të mirë-peshuara. I orientuar edhe nga 7


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

eksperienca pune me ndërkombëtarët, ai ka një "dobësi" të veçantë për gjeopolitikën dhe sidomos për aksesin në burime. Joana, një publiciste e talentuar me një pasion të dallueshëm për diskutimin. Mbështetëse e mendimit alternativ zhvillues dhe përkrahëse e debateve, me idenë se janë ato që sjellin zhvillimet e duhura në çdo fushë. Të studiosh në hapësirën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është e lehtë, sepse dimensioni hapësinor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës si "gjeografia e mbretit" kërkon impenjim. Gjeopolitika u bë e domosdoshme pas Luftës së Ftohtë në identifikimin e çdo aktori të hapësirës së marrëdhënieve ndërkombëtare, duke i dhënë dinamizmin dhe tempin e duhur politikës së jashtme dhe duke shmangur "fjetjen" e elitave dhe inteligjencës nën paradigmat se kjo është armë e shteteve të mëdha dhe se ne, të vegjlit, kemi qenë vetëm "shtojca" të saj - pjesë e saj. Tashmë, në parashikimin e së ardhmes synohen elitat, çka nuk është kaq e lehtë për domenin e elitës, tiparet e së cilës, në këtë drejtim, i skalit gjeopolitika. Mirëpo, nuk është një gjë e vështirë, nëse ata që studiojnë në këtë drejtim, "gurin" e parë e kanë të konsoliduar: dëshirën pozitive. Ka një element të rëndësishëm që duhet përmendur në këtë rast. Është pasioni. Ky është çelësi i suksesit në çdo fushë. Ky i fundit, nëse gërshetohet me vlerat dhe me dashurinë për vendin dhe për zhvillimin shoqëror, është amalgami më i mirë që ushqen studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare apo të gjithë ata që kanë të bëjnë me këtë hapësirë. Në mënyrë disi të pakuptueshme, të gjithë jemi pjesë të një organizmi të gjallë, dinamik dhe kompleks që lëviz sipas një rregullsie sa misterioze, aq edhe të parashikueshme. Ne jemi pjesë e një organizmi, i cili përmban teori të ndryshme, ne jemi pjesë e një kombi, ne jemi pjesë e një shteti. Si të tillë, ne ndikojmë në fuqizimin e tij, por ndonjëherë edhe në të kundërtën. Në këtë rast, do të doja të 8


citoja krijuesin e gjeopolitikës, Halford Mackinder, i cili, në një lekturë të vitit 1905, që titullohet "Fuqia njerëzore si një masë e Fuqisë kombëtare dhe Imperiale", shprehet si më poshtë në lidhje me fuqizimin e vendit të tij: "Efikasitet Kombëtar do të thotë fuqi e mjaftueshme në ekuilibrin ndërkombëtar... Natyra është e pamëshirshme dhe ne duhet të ndërtojmë një Fuqi të aftë që të luftojë me kushte të barabarta me Fuqitë e tjera ose të futemi në rangun e shteteve, të cilët ekzistojnë në sajë të tolerancës. E njëjta alternativë shtrihet para secilës prej Kolonive të Bardha, jo më pak se ç'është te shteti amë. Në qoftë se disa janë ofenduar nga përdorimi i shpeshtë i fjalës Fuqi, le të reflektojnë se edhe i krishteri më liberal, i cili do të kthente faqen tjetër, nuk admiron dobësinë, por fuqinë e kontrolluar nga dashuria. Nuk ka asgjë të krahasueshme me fuqinë për të bërë mirë." Pse e zgjodha pikërisht këtë pjesë në këtë përshëndetje që po bëj për revistën "Marrëdhënie Ndërkombëtare"? Për faktin e vetëm se dija është fuqi. Për faktin se dashuria për vendin është fuqi. Lufta për të zotëruar fuqinë kalon padyshim nëpër rrugën e dijes. Rruga e dijes dhe të gjitha rrugët e tjera ndriçohen nga drita e guximit. Guximi dhe dëshira e mirë për të ecur në këtë rrugë të sapo-filluar janë edhe shtysat më pozitive që unë vërej te kjo revistë dhe te botuesit e saj. Ata kanë hedhur hapin e parë. Kanë guxuar. Dhe kjo është e rëndësishme, sepse më mirë të dështosh duke guxuar, sesa të dështosh së guxuari. Tashmë, në përfundim të këtij masteri dhe në fillim të botimit të kësaj reviste, u uroj mirëseardhjen në hapësirën e marrëdhënieve ndërkombëtare të gjithë studentëve që përfunduan studimet në këtë brez në UFO University, i cili duhet uruar dhe falënderuar për këtë mundësi dhe mbështetje që ka dhënë në tregun e dijes, si edhe u uroj një rrugëtim të mbarë me velat plot me erë. Me erën e dijes, fuqisë që i mbizotëron çdo sfide. Suksese! 9


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Hapësirë

Qendra "Hapësirë" është krijuar me aktin e Themelimit në datën 21.12.2009. Themeluesit e qendrës janë: 1. Albert Hitoaliaj 2. Blendi Lami 3. Elton Qëndro 4. Shpëtim Cami

10


Qendra "Hapësirë" është një organizatë joqeveritare që nuk ka qëllime përfitimi ekonomik, nuk ndjek qëllime politike ose fetare dhe nuk merr pjesë në fushata politike në favor të ndonjë kandidati për në post publik.

Qëllimi i qendrës është studimi, kërkimi dhe promovimi i ideve mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar në fushën e shkencave politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike, të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe hartimi i projekteve në shërbim të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes përkatëse. Qendra do të ushtrojë aktivitetin e saj si një organizëm joqeveritar, jofitimprurës, jofetar, i pavarur, që nuk përkrah dhe nuk është e ndikuar nga asnjë parti apo grupim politik (jopolitike). Qendra synon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e njohurive mbi proceset e zhvillimit global, rajonal dhe kombëtar si dhe mbështetjen me përgatitje analitike të politikë-bërjes strategjike në vend, nëpërmjet kërkimeve shkencore dhe studimeve politike, strategjike, gjeopolitike dhe diplomatike ne fushën e: • Procesit të integrimit evropian • Prezantimit të zhvillimeve politike ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare • Aspekteve të veçanta të sigurisë, gjeopolitikës dhe mjedisit ndërkombëtar • Mbrojtjes së mjedisit në të gjitha segmentet e tij • Politikave të Energjisë dhe ndryshimeve të klimës • Konkurrencës dhe zhvillimit të sipërmarrjes dhe grupimeve • Politikave kulturore dhe komunikimit • Marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomike dhe politike • Kryerjes së shërbimeve dhe realizimit të projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut. • Zhvillimit të programeve e kurseve për trajnimin e studiuesve të rinj në shkencat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë. • Bashkëpunimit me institucione dhe organizata analoge shqiptare dhe të huaja për realizimin e misionit të saj. • Botimeve si gazeta, libra, revista, përmbledhje etj.

11


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

PËRMBAJTJA

Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë .................................................................................................... faqe 14 Shpëtim Cami Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor............ faqe 30 Joana Kosho Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Vlerat e përbashkëta..................................................................... faqe 56 Blendi Lami Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan ................................................................. faqe 70 Elton Qëndro Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë ....................................... faqe 96 Albert Hitoaliaj Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

12


13


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Shpëtim CAMI Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Ky studim është përgatitur për Organizatën Ndërkombëtare të Shkencave Politike nën udhëheqjen e Prof. Lesli Pal ( Kanada ) dhe Prof . Rainer Eisfeld ( Gjermani)

Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë Sipas Prof. Aleksandër Kocanit, nisma për ngritjen e shkencave politike në Shqipëri si disiplinë akademike u forcua nga fillimi i viteve 90 me ardhjen në Shqipëri të ekipeve të pedagogëve të shkencave politike të ardhur nga IREX, Institut pranë Departamentit të Shtetit të SHBA si dhe projekti TEMPUS. Ata ndihmuan për ndërtimin dhe institucionalizimin e shkencave politike si disiplinë akademike në Universitetin e Tiranës. Këto ekipe organizuan dy konferenca shkencore në këtë fushë.

14


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin, Universitetin "Marlin Barleti" Tiranë, Universitetin "UFO" Tiranë, Universitetin "EPOKA" Tiranë, Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, Universitetin Ndërkombëtar Strugë ( Maqedoni), Akademinë Diplomatike Shqiptare si dhe profesorët e pedagogët Lisen Bashkurti, Bashkim Rama, Aleksandër Kocani, Ajola Xoxa, Donika Capi, Zamira Çavo, Adriana Berberi, Gjon Boriçi, Pajtim Ribaj, Ramadan Çipuri, Sidita Gjipali si dhe Qendrën Studimore dhe Kërkimore "Hapësirë", Tiranë, që mundësoi botimin e këtij studimi në revistën e saj "Marrëdhënie Ndërkombëtare"

1. Zhvillimi i Shkencave politike para 1989, pas 1989, influenca e SHBA dhe BE dhe trashëgimia komuniste

Shqipëria hyri në rrjedhën e zhvillimeve demokratike pas vitit 1990. Deri në këtë kohë historia e saj ka përshkuar një rrugë të gjatë dhe të vështirë duke kaluar në sisteme të ndryshme politike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912. Nga pushtuesit e saj nuk trashëgoi asnjë sistem arsimor. Shqiptarët arsimoheshin jashtë vendit dhe vetëm pas dobësimit të perandorisë turke, filluan lëvizjet nga intelektualët shqiptarë për pavarësi kombëtare dhe arsimim. Shqiptarë të arsimuar jashtë Shqipërisë apo ish funksionarë të perandorisë turke morën përgjegjësinë e krijimit të kulturës, arsimit e të shtetit shqiptar. Kongresi i Manastirit vendosi krijimin e alfabetit shqip dhe më tej filluan përpjekjet për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Të pajisur më një kulturë politike shumë heterogjene, shumica të shkollës turke por edhe të tjerë të arsimuar në Austri, Itali, Rumani, 15


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bullgari, etj, sollën me vete koncepte të ndryshme mbi shtetin por dhe influenca të arsimimeve të tyre. Konferenca e Ambasadorëve më 1913 dhe përdorimi i trojeve shqiptare për të realizuar ekuilibrin ballkanik apo më gjerë, si dhe Lufta e Parë Botërore ishte zhgënjimi i parë i Rilindjes Shqiptare pas pavarësisë. Rigjallërimi i klasës politike dhe rikrijimi i shtetit shqiptar në vitet 1920 -1939, krijoi njëkohësisht një shtresë të arsimuar dhe lindjen e pluralizmit politik. Lufta e Dytë Botërore (19391944) dhe rreshtimi i Shqipërisë në bllokun antifashist për shkak të pushtimit italian dhe atij gjerman, e vuri atë nën influencën komuniste ruso-jugosllave, influencë e cila zgjati deri në vitet `60 pas prishjes së marrëdhënieve me BRSS. Më tej lidhjet me komunistët kinezë dhe prishja përsëri edhe e kësaj marrëdhënie vetëm për arsye politike, e dërgoi vendin në vetizolim të plotë. Ndikimi i gjatë komunist zhduku çdo gjurmë të pluralizmit duke aplikuar një sistem mono-partiak. Politika ishte monopol vetëm i komunistëve. Duke filluar që nga arsimi para universitar dhe ai universitar, tekstet mësimore, botimet shkencore apo letrare, arti dhe kultura, gazetat dhe TV në mënyrë kategorike pasqyronin vetëm ide dhe zhvillime nga marksizëm-leninizmi duke himnizuar epërsinë e atij sistemi. Çdo teori tjetër vlerësohej si revizioniste dhe kapitaliste dhe në dëm të zhvillimit të vendit. Informacioni rreth botës që na rrethonte ishte i ndaluar. Askush nuk lejohej të dëgjonte apo të shikonte radio dhe TV nga stacione të huaja. Edhe në një libër ku flitej për një shpikje,theksohej që ajo ishte bërë nën frymëzimin dhe mësimet e marksizëmleninizmit. E gjithë struktura shtetërore, akademia e shkencave dhe universitetet, bënin politikën e partisë-shtet dhe luftonin për krijimin e bindjes absolute mbi sistemin komunist. Universiteti i parë në Shqipëri është hapur në Tiranë në vitin 1957 dhe më pas u krijua Akademia e Shkencave në vitin 1972 16


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

me përpjekjet e Profesor Aleks Budës i cili u emërua edhe kryetar i parë i saj. Në shkollën e mesme dhe në Universitet studiohej Historia e Partisë Komuniste, marksizëm-leninizmi, materializmi dialektik dhe historik. Funksiononte Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste dhe Shkolla e Partisë "Vladimir Iliç Lenin". Nuk lejohej hyrja e literaturës jo komuniste. Futja apo përdorimi i kësaj literature ishte e dënueshme. Në këto kushte rënia e sistemit komunist e gjeti shoqërinë shqiptare të papërgatitur për të përballuar pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut. Të ndodhur në liri të pakufizuar, të gjithë filluam të merreshim me politikë. Metodologjia e shkencave politike bëhej sipas modelit njëpartiak komunist. Klasa politike vinte nga shkolla komuniste dhe pa përvojë dhe kulturë demokratike pluraliste. Të arsimuar jashtë shtetit në shkenca politike nuk kishte asnjë politikan e për pasojë filloi zbatimi i sistemit pluralist me mendësi komuniste. Sipas Prof. Aleksander Kocanit, nisma për ngritjen e shkencave politike në Shqipëri si disiplinë akademike u forcua nga fillimi i viteve `90 me ardhjen në Shqipëri të ekipeve të pedagogëve të shkencave politike të ardhur nga IREX, Institut pranë Departamentit të Shtetit të SHBA si dhe projekti TEMPUS. Ata ndihmuan për ndërtimin dhe institucionalizimin e shkencave politike si disiplinë akademike në Universitetin e Tiranës. Këto ekipe organizuan dy konferenca shkencore në këtë fushë. Në vitin akademik 1993-94, në planin mësimor, sipas Prof Kocanit, ishin përfshirë disa lëndë të shkencave politike me synimin që të shërbenin si bërthamë për veçimin më vonë të shkencave politike si një drejtim më vete. Rreth vitit 1996, thekson Prof Kocani, erdhën në Shqipëri dy profesorë nga Universitete gjermane me idenë e fillimit të një bashkëpunimi por që nuk funksionoi. Në kuadrin e projektit TEMPUS, një 17


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

numër lektorësh të Departamentit të Filozofi-Sociologjisë u dërguan në Universitete të ndryshme europiane si qendra e Sylabuseve në CEU, në Pragë, me qëllim njohjen, studimin dhe sjelljen në Shqipëri të programeve të Universiteteve europiane dhe përvojat e mësimdhënies. Pas shumë përpjekjesh të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës me vendim të Ministrisë së Arsimit datë 20.06.2000 u hap dega e shkencave politike me 30 studentë. Po sipas profesor Kocanit, tashmë kjo degë ka rreth 380 studentë. Pavarësisht problemeve organizative dhe funksionale të Universitetit Publik dhe mungesës së universiteteve private, shumë familje shqiptare i dërguan fëmijët e tyre për studime në shkencat politike jashtë vendit. Gjithashtu në mungesë të vendeve të punës edhe persona të diplomuar në shkenca ekonomike, mjekësore, inxhinierike etj, aplikuan dhe ndoqën studimet në nivele master dhe PhD për shkenca politike duke krijuar në këtë mënyrë një bashkësi të konsiderueshme të diplomuarish në këtë fushë. Në mungesë të hapësirave akademike të mësimdhënies shumë të diplomuar për shkenca politike filluan të krijojnë shoqata apo organizata joqeveritare me fokus këtë shkencë. Një numër i madh botimesh dolën në treg si libra, revista dhe gazeta të cilat prezantonin një nivel shumë më të lartë kualifikimi, analize dhe metodologjie. Në vitet 2003-2005 u ndryshua ligji mbi arsimin e lartë duke lejuar hapjen e shkollave dhe universiteteve private. Një shpërthim vullkanik ka pasuar deri më tani. Janë hapur rreth 30 shkolla te larta dhe universitete private. Nga degët e kërkuara është edhe ajo e shkencave politike. 2.Studimet në Shkencat Politike dhe pjesët përbërëse të saj

Dr. Hysamedin Feraj në librat e tij "Shkenca Politike" dhe 18


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

"Skicë e mendimit politik shqiptar" trajton të gjithë elementët e nevojshëm të studimeve të kësaj disipline si dhe na jep një tablo të zgjeruar të lindjes, zhvillimit dhe ndikimeve në mendimin politik shqiptar. Ai shpjegon metodat epistimiologjike, antropologjinë dhe ontologjinë e shkencave politike si dhe metodat dhe procedimet shkencore. Literatura e rekomanduar për studim është e pakufizuar dhe një numër i madh librash të kësaj kategorie janë në qarkullim dhe në përdorim të studentëve dhe studiuesve të kësaj fushe. Një nga institucionet kërkimore shkencore më të rëndësishme në Shqipëri është Instituti i Historisë si pjesë e Akademisë së Shkencave. Ky institut, ka nxjerrë në qarkullim, në vitin 2002, botimin me 4 volume të Historisë së Popullit Shqiptar me angazhimin dhe kontributin e një grupi të madh historianësh me tituj shkencor dhe akademikë si: (Vëllimi I) Prof.Dr. Skënder Anamali, Prof.as.dr.Kasem Biçoku, Prof.as.Dr. Ferit Duka, Prof. Selim Islami, Prof.Dr. Muzafer Korkuti, Dr.Stavri Naçi, Prof. Frano Prendi, Prof.Dr, Selami Pulaha, Prof.as.Dr. Pëllumb Xhufi, (Vëllimi II) Prof. Aleks Buda, Prof.Dr. Kristo Frashëri, Prof.Dr. Hysni Myzyri, Prof. Stefanaq Pollo, Prof.Dr. Kristaq Prifti, Prof.Dr. Gazmend Shpuza, prof.Dr. Petrika Thëngjilli dhe rreth 20 autorë të tjerë të vëllimit të tretë dhe të katërt. Një numër i madh studimesh janë kryer me financimin e fondacionit SOROS, USAID, etj. 3.Mësimdhënia në shkencat politike

Në universitetin publik të Tiranës, departamenti i shkencave politike i ka fillimet tij në vitin akademik 2000-2001. Ai u miratua si departament më vete në korrik të vitit 2008. pas kërkesave të vazhdueshme të Këshillit të Fakultetit të Shkencave Sociale. Në vitin 2008 u diplomuan 70 studentë në 19


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sistemin 4-vjeçar, 70 studentë në sistemin 3-vjeçar dhe 70 studentë të degës Politikë e Qeverisje në sistemin 3-vjeçar. Ky departament jep dy diploma: 1-Politikë dhe Qeverisje dhe 2Shkenca Politike. ( Prof. Ass Aleksander Kocani, alkocani@gmail.com) Universiteti UFO filloi aktivitetin e tij në vitin akademik 2004-2005. (www.ufouniversity.al). Dega e shkencave politike u hap në vitin 2005-2006 në përbërje të Departamentit të Shkencave Politike dhe Administrative. Drejtues i këtij departamenti është Prof.as. Dr. Gjon Boriçi. Më 15 Janar 2009 filluan edhe studimet pasuniversitare në nivelin Master të nivelit të parë dhe të dytë për Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Masteri i Nivelit të Dytë "Politikë e Jashtme dhe Diplomaci ". Ky studim zgjat një vit dhe përfshin 60 kredite. Lëndët që studiohen janë: 1-Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare 2-Politika e Jashtme e Shqipërisë 3-Politika dhe Institucione të BE 4-Globalizim dhe Gjeopolitikë 5- Diplomaci, modele Diplomatike, Shërbim Diplomatik 6-Çështje të mëdha të Politikës Ndërkombëtare 7-Diplomacia e konfliktit , krizës dhe luftës 8-E drejtë ndërkombëtare publike. Aktualisht, fakulteti emërtohet "Fakulteti i Shkencave Shoqërore" dhe përbëhet nga disa programe studimi ndër të cilat "Marrëdhënie Ndërkombetare" dhe "Administrim Publik". Në Universitetin "Marin Barleti" sipas pedagoges Ajola Xoxa, dega e shkencave politike funksionon që prej tre vitesh që me themelimin e tij në vitin akademik 2005-2006. Të gjitha kurrikulat janë marrë duke u bazuar në kurrikula të universiteteve më të mira evropiane e amerikane. Në përfundim të tre viteve akademike, departamenti i shkencave politike ofron mundësinë 20


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

që studenti të ketë grumbulluar 180 kreditet që nevojiten për të fituar diplomën universitare. Nga këto 140 kredite i takojnë formimit bazë të studentit në politologji dhe 40 i përkasin formimit plotësues (minor) në një fushë apo drejtim komplementar ose jo me atë të formimit bazë. Falë kombinimit të përshtatshëm mes formimit bazë dhe atij plotësues, Departamenti i Shkencave Politike ofron për të interesuarit disa diploma bachelor. Ky universitet boton revistën "Gjeopolitika" Në Universitetin Europian të Tiranës, Dega "Shkenca Politike" është pjesë e Fakultetit të Shkencave Sociale, në stafin akademik të së cilët numërohen emra si : Prof.Dr. Romeo Gurakuqi (dekan), Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Dr. Ferit Duka, Dr. Tomi Treska, Dr. Ledi Shamku Shkreli, Dr. Albert Doja, Dr. Ermal Hasimja, Doktorant Blendi Kajsiu, Doktorant Henri Çili, Doktorant Elvis Hoxha, MA Enri Hide, MA Sonila Danaj, MA Enzo Shijaku... Synimi i UET është që studentët të jenë të përgatitur për degëzime të ndryshme profesionale si për një karrierë në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Ka shumë studentë të cilët, nëse i pyesim sot, duan të bëhen politikanë, analistë politikë, pedagogë, të punojnë në organizata joqeveritare; apo ka edhe nga ata të cilët ende i kanë idetë të paqarta dhe po studiojnë mundësitë. Departamenti i Shkencave Politike (kryesisht) është gjithashtu përgjegjës edhe për një publikim të përhershëm të UET: Revista POLIS, i cili është një material i punuar me shumë seriozitet e përkushtim, që i ofron studentëve pikëvështrime të ndryshme mbi fenomene politike (por jo vetëm) të specialistëve më të mirë të fushave përkatëse. Kryesisht janë pedagogët që marrin pjesë në formulimin e tij, por edhe vetë studentët janë të ftuar (materialet më të mira do të botohen). Sipas Prof Dr. Pajtim Ribaj, një kontribut me vlerë është 21


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

edhe përvoja e Akademisë Mbrojtjes e cila në kurrikulat e saj ka të përfshirë fushën e Sigurisë Kombëtare. Akademia e Mbrojtjes organizon Kolegjin e Mbrojtjes në të cilin kualifikohen politikanë, deputetë, punonjës të administratës së lartë si dhe ushtarakë të lartë. Janë mundësuar gjithashtu kualifikime te ushtarakëve në qendra me ekperienca të mëdha në këtë fushë si Qendra e Studimeve Europiane të Sigurisë "Xhorxh Marshall", Kolegji i NATO-s etj. Kjo përvojë pozitive është implementuar për herë të parë në Arsimin e Lartë në Shqipëri, nga Universiteti UFO i cili në vitin akademik 2010-2011 ka hapur degën Master për Siguri Kombëtare nën kujdesin e Prof. Dr. Pajtim Ribaj. Interesi për këtë fushë ka qenë i lartë dhe po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në kushtet e një bote globale. Përse Siguria Kombëtare merr aktualisht këtë rëndësi? Prof. Ribaj thekson se: Siguria nuk është vetëm një term i thjeshtë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, por është një faktor vendimtar i cili ndikon jo vetëm politikën në të gjithë spektrin e saj por i shtrin efektet ne psikologjinë, jetën dhe mirëqenien e çdo individi apo shoqërie. Globalizimi i shton rreziqet e pasigurisë ndaj futja e kësaj disipline si pjesë e kualifikimit të lartë bëhet domosdoshmëri për të studiuar shkaqet e pasigurisë dhe për të përcaktuar politikat më të mira për minimizimin e këtyre rreziqeve. Një nga Universitetet më të rinj është edhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me themelues profesorët Anastas Angjeli dhe Lisen Bashkurti. Ne kete universitet funksionon fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe ai i Shkencave Politike. Në programin e Shkencave Politike përfshihen Historia dhe Teoritë Politike dhe Sociale duke u lidhur ngushtë me Ekonominë, Administrimin, Sociologjine, Studimet Europiane dhe Ndërkombëtare. Shkencat Politike dhe 22


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

të Adminsitrimit Publik, të vendosura në qendër të programit, zhvillohen në sinergji me degët e tjera të Shkencave Sociale. 4.Përfaqësimi kombëtar dhe bashkëveprimi ndërkombëtar

Deri në vitin 1997 edhe pse në demokraci, shtypi nuk ishte i lirë. U burgosën gazetarë dhe u dogjën redaksi gazetash (Rasti i gazetës "Koha Jonë). Kishte më shumë gazeta politike se sa të pavarura, gazeta e opozitës pengohej me çdo mjet. Pas vitit 1997 ligji për mediat ka vetëm një nen: Shtypi është i lirë. Shpërthimi mediatik ishte i paimagjinueshëm. Gazetat e pavarura morën rolin kryesor në informacionin e përditshëm. Aktualisht gazetat kombëtare të pavarura "Shqip", "Shekulli", "Panorama", "Korrieri", "Koha Jonë", "Standart", "Tirana Observer", "Metropol" etj si dhe gazetat politike "RD", "Zëri i Popullit", Integrimi" i japin qytetarit shqiptar një informacion të konsiderueshëm me ngjarje, analiza dhe opinione të një niveli shumë më të lartë se më parë. Që në vitin 2000 është krijuar "Shoqata e shkencave politike shqiptare" (ALPSA),(Albanian political science association). Është një organizatë e pavarur, joqeveritare dhe jofitimprurëse. Objektivi i saj është të inkurajojë dhe të zhvillojë shkencat politike dhe lidhjet reciproke me disiplinat e tjera, të organizojë konferenca dhe takime, të botojë revista, gazeta, libra dhe të organizojë shkolla verore me këtë fokus.Sipas faqes së saj të internetit: www.alpsa.org në vitin 2005- 2006 bordi i saj përbëhej nga : Mirela Bogdani, Henri Çili, Arolda Elbasani, Blendi Kajsiu, Altin Ilirjani, Leon Malazogu, Ridvan Peshkëpia, Shinasi Rama, Enis Sulstarova, Bernard Zeneli. Kjo shoqatë është e lidhur me Universitetin e Europës Qëndrore në Hungari. Në mënyrë periodike që nga viti 2005, kjo shoqatë boton çdo vit, revistën: "Albanian Jour23


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

nal of Politics" me editor Altin Ilirjani, Arolda Elbasani dhe Ridvan Peshkëpia. (http:/ajp.alpsa.org/) Instituti i Sociologjisë është organizatë joqeveritare me objekt studime e veprimtari shkencore, sondazhe të opinionit publik, trainime, botime librash e revistash, ekspertizë dhe pjesëmarrje në hartimin e politikave. Ajo boton revistën periodike "Politika dhe Shoqëria" (Politics & Society) themeluar që në vitin 2000 si dhe revistën "Studime Sociale". Në internet gjendet në adresën www.instituti-sociologjise.org. Drejtues i saj është zoti Lekë Sokoli, Isokoli@hotmail.com Akademia e Diplomacisë Shqiptare është një institucion tjetër me kontribute në arsimimin e personave të interesuar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Ajo është anëtare e Forumit Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike që prej shtatorit 2002. Boton revistën periodike "DIPLOMACY". Stafi i saj drejtues përbëhet nga Prof. Lisen Bashkurti, Dr. Bashkim Rama. Adresa e saj në internet është www.albdiploacademy.com. Në fushën e Studimeve të Sigurisë Kombëtare një kontribut me vlerë jep edhe Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim me revistën e tij "Çështje të Sigurisë". Një vend të rëndësishëm në fushën e botimeve të shkencave politike që nga viti 2000 zë ish presidenti Rexhep Mejdani me librat "Ballkani një vështrim i përgjithshëm" 2001, "Politika, morali dhe shteti" 2003, "Kontratë me vetveten" 2004, "Kurthet e shtetit komb" 2005, " Politika in vivo, in vitro" 2006, "Kushtetuta, bilanci, perspektiva" 2009 dhe " Mbi qeverisjen" 2009 . Në këto botime autori jep një kontribut të çmuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, çështjet e sigurisë , politikën e qeverisjen në të gjithë spektrin e saj. Një ndër autorët më produktivë në fushën e botimeve të kësaj kategorie pas vitit 2000 është Akademiku Artan Fuga 24


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

(shih www.artanfuga.com). Para vitit 2000 botimet e tij janë artikuj në gjuhën frënge të botuar në revista shkencore franceze apo në konferenca shkencore të zhvilluara në Paris, Bruksel, Sofie. Në librin e tij "Media, Politika, Shoqëria" ai apelon kundër një politike që aplikon çdo ditë Legjendën e Rozafës, Kalasë së Shkodrës. Nga ky botim bëhet e domosdoshme, nevoja e një klase politike të kualifikuar shkencërisht, e edukimit të një brezi politologësh dhe politikanësh që të çojnë drejt progresit. 5. Perspektivat, sfidat dhe mundësitë

Pedagogia Ajola Xoxa, në një intervistë me studentët e saj të Universitetit "Marin Barleti", arrin në konkluzionin se: " shumë prej tyre duan të punojnë në fushën e diplomacisë, të punojnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të udhëtojnë me misione diplomatike; shumë pak prej tyre janë drejtpërdrejt të interesuar për t`u bërë politikanë" . Ndërsa në komunikim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës , numri i të cilëve është gjithnjë në rritje, MA Ajola Xoxa, konkludon se : "është nevoja e tregut ajo që dikton këtë rritje të numrit të studentëve". Në analizën e saj evidenton dy faktorë kryesorë: 1- Punëdhënësit e konsiderojnë si një shkollim të përshtatshëm për vende pune të ndryshme dhe 2- si një profil në modë, përgjatë studimeve studentët lexojnë shumë, kanë akses në një informacion të pafund, marrin pjesë në aktivitete kombëtare apo ndërkombëtare, mësohen ta formulojnë dhe ta shprehin qartë mendimin e tyre. Kjo dëshirë e madhe për të studiuar në shkenca politike vjen edhe për faktin që duke qenë një vend i izoluar prej shumë vitesh, etja për të mësuar për botën që na rrethon është akoma e madhe. Një arsye tjetër është lejimi me shumë vonesë (20002005) i hapjes së Universiteteve private dhe mos dëshira e 25


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

organizmave qeveritare për të hapur degën e shkencave politike në Universitetin shtetëror të Tiranës. Këto faktorë sollën për pasojë këtë shpërthim vullkanik të dëshirës për të studiuar në shkenca politike. Kjo energji njerëzore që po shpenzohet për të studiuar në shkenca politike do të sjell si rezultat një shoqëri më të emancipuar, më transparente, më të orientuar dhe më punëtore. Pamundësia për të udhëtuar në çdo vend të Europës, pa viza, vazhdon të mbetet një ëndërr dhe një forcë magnetike tërheqëse për të studiuar në këto shkenca.

26


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë University

Faculty

Department

URL

Professional

Staff

PhD

Other

Total

5

9

Tirana City Social Science Faculty

Political Sciences and International Relations

www.uet.edu.al

4

Epoka University

Economic and Administrati ve Science Faculty

Political Sciences and International Relations

www.epoka.edu.al

10

“Marin Barleti” University

Human Science Faculty

Political Sciences

www.umb.edu.al

10

26

42

UFO University

Social Science Faculty

Political and Administrative Science

www.ufouniversity.al

10

10

20

Mediterranean University of Albania

Political Science Faculty

National and International Security Issues

www.umsh.edu.al

5

5

10

10

15

25

1

6

7

Evropian University Tirana

of

10

World Politics Euro Politics Tirana University “ Zoja e Keshillit te Mire” University University of New York Tirana

“ Kristal” University

Atlantic

Social Science Faculty

Political Science

www.unitir.edu.al

Economic and Political Science Faculty

Political Science

www.unizkm.al

Human, Social and Political Science Faculty

Political Science

www.unyt.edu.al

Human Science Faculty

Political Science

www.kristal.edu.al

Economic and Social Science Faculty

Political Science

www.unipavaresia.e du.al

Vlora City “Pavaresia” University

APPENDIX Table 1 Political Science Departments of Albanian Universities and Professional Staff for each Department

27


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

University

Department

Number of Students 2004

2005

2006

2007

2008

Total

Tirana University

Political Science

29

36

67

72

87

291

Epoka University

Political Science

30

22

52

“Marin Barleti” University

Political Science

11

6

24

41

UFO University

Political Science

92

79

25

245

“Kristal” University

International Relations

14

16

33

63

“Pavaresia” University

Political Science

34

34

49

Table 2 Students with Political Science as major per department University

Department

Sub‐Fields Taught ( Concentrations )

Evropean University of Tirana

Political Science and International Relations

Comparative Politics , Political Parties , Public Politics, Evropean Civilization, Stewardship and Politics in Albania, Political Communication

“ Marin University

Political Science

Political Theories, Public Administration, Leadership, Development Policies, Public Politics, Political Communication

Political Science and International Relations

Introduction to Political Sciences, Political and Diplomatic History, History of Political Thought, International Relations, Administrative System in Albania, International Organizations, Albanian Foreign Politics, Evropean Integration Theories, Contemporary Political Theories and Ideologies.

Political Science

Introduction to Political Sciences, International Organizations, History of Political Thought , Geopolitics, International Business, Political Parties in Evrope, American Government and Policies, Evropean Integration: History and Politics,

UFO University

Political and Administrative Science

Political and Diplomatic History, , International Organizations, Evropean Integration Theories, Geopolitics and Globalization,

Tirana University

Political Science

Comparative Politics , Political Parties , Public Politics

Barleti”

“Epoka” University

“Independent University

Day”

Vlora City

Evropean Integration Theories …

Table 3 Sub-fields Taught per University /Department

28


Shpëtim CAMI Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë

Referencat Feraj, Hysamedin (2007): Shkencat Politike [Political Sciences]. Tirana: Pegi Feraj, Hysamedin (2006): Skice e Mendimit Politik Shqiptar [Outline of Albanian Political Thought]. Tirana: Pegi Anamali, Skender et al. (2002): Historia e Popullit Shqiptar Vol I [ History of the Albanian People Vol I]. Tirana: Toena Buda, Aleks et al. (2002): Historia e Popullit Shqiptar Vol II [ History of the Albanian People Vol II]. Tirana: Toena. Koka, Viron et al. (2007) : Historia e Popullit Shqiptar Vol III [ History of the Albanian People Vol III]. Tirana: Toena. Gjeçovi, Xhelal et al. (2008): Historia e Popullit Shqiptar Vol IV [ History of the Albanian People Vol IV]. Tirana: Toena. Bashkurti, Lisen (2004): Diplomacia e Vetëizolimit [Diplomacy of Self Isolation]. Tirana: GEER Mejdani, Rexhep 2009 , "Mbi qeverisjen" Tiranë: Dudaj Fuga, Artan (2008): Media, Politika, Shoqeria [ Media, Politics, Society]. Tirana: Dudaj Bashkurti, Lisen (2007): Negociatat [Negotiations]. Tirana: GEER Kocani, Aleksander (2005) Nje detyrim qytetar (A Citizen Obligation). Tirana: ORA Ribaj Pajtim ( 2010 ) : Kurrikula e Masterit për Studimet e Sigurisë Kombëtare në UFO University Xoxa, Ajola (2008): Shkencat Politike ne Universitetin Europian te Tiranes [Political Sciences at UET] Xoxa, Ajola (2008): Shkencat Politike ne Universitetin Marin Barleti ( Political Sciences at Marin Barleti University.] Kocani, Aleksander (2008): Mbi Gjendjen e Shkencave Politike Shqiptare dhe te Ardhmen e tyre ne Universitetin e Tiranes [On the Situation of Albanian Political Sciences and their future at Tirana University] Universiteti Marin Barleti (2005-2009): http://www.umbd.edu.al (2009-17-01) UFO University (2007): http://www.ufouniversity.al (2008-15-12) Instituti i Sociologjise ( 2006): http://www.instituti-sociologjise.org (2008-15-12) Akademia Diplomatike Shqiptare (2006): http://www.albdiploacademy.com (200922-09) Albanian Political Science Association (2000-2005): http://www.alpsa.org (2009-1702) Albanian Institute of National Affairs (2006): http://www. ina.org.al (2008-13-10) Universiteti Europian i Tiranes (2006-2008): http://www. universitetieuropian.com (2009-07-03) Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (2009): http://www.umsh.edu.al (2009-01-05)

29


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Joana KOSHO Master në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci

Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor Vetë togfjalëshi ‘Ballkan Perëndimor’, si term politik në marrëdhëniet ndërkombëtare shpreh jo vetëm transformimet gjeopolitike por edhe aspiratën që ky rajon e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian. Gjatë kësaj analize, do të shohim momente të caktuara të krijimit dhe të ndërtimit të identitetit të BEsë, duke nënvizuar prirjen e saj për zgjerim. Gjithashtu është e rëndësishme të parashtrohet situata në të cilën gjendet Ballkani Perëndimor, një situatë e kushtëzuar jo vetëm nga gjeopolitika e tij, por dhe nga historia e karakterizuar nga konflikte etnike dhe fragmentarizime. Fokusi i analizës do jetë përshkrimi i sfidave me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit në Komunitetin Evropian.

30


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

Termi "Ballkan" ose 'ballkanizim' shpesh është përdorur në kontekstin e copëzimit, e konflikteve etnike dhe e destabilitetit. Ndaj, ky rajon përballet me një nga sfidat më të mëdha të historisë së tij, 'çballkanizimi', pra të ngrihet mbi konfliktet etnike, mbi luftërat për pushtet dhe të kontribuojë për stabilitet, duke promovuar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës. Ky synim, fatmirësisht është i dyanshëm. Bashkimi Evropian, në kuadër të procesit të tij të zgjerimit, ka si qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor, për të garantuar qëndrueshmëri të demokracisë dhe ligjit, si dhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social. Në këtë kuadër, qëllimi i këtij punimi është të argumentohet rëndësia e zgjerimit të BE-së, si dhe të parashtrohen hapat që duhet dhe mund të ndërmarrin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar integrimin e plotë në Komunitetin Evropian. Gjatë analizës sime, do të ndalem në momente të caktuara 31


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të krijimit dhe të ndërtimit të identitetit të BE-së, duke nënvizuar prirjen e saj për zgjerim. Gjithashtu është e rëndësishme të parashtrohet situata në të cilën gjendet Ballkani Perëndimor, një situatë e kushtëzuar jo vetëm nga gjeopolitika e tij, por dhe nga historia e karakterizuar nga konflikte etnike dhe fragmentarizime. Fokusi i analizës do jetë përshkrimi i sfidave me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit në Komunitetin Evropian. I. Fazat nëpër të cilat kaloi krijimi i BE-së dhe objektivat e këtij komuniteti 1945 – 1959 Një Evropë në paqe - fillimet e bashkëpunimit

Krijimi i Bashkimit Evropian u bazua mbi qëllimin kryesor të dhënies fund dhe parandalimit të luftërave ndërmjet shteteve fqinjë, që kulmuan me Luftën e Dytë Botërore. Pas mbarimit të luftës më të përgjakshme të historisë, popujt evropianë u gjendën para tri çështjeve. E para kishte karakter ekonomik: Si mund të riparoheshin dëmet materiale dhe të ringrihej aktiviteti ekonomik në kontinentin e vjetër? Çështja e dytë ishte politike: Si mund të parandalohej rikthimi i konfliktit në Evropë? E treta ishte kulturore: Si mund të sigurohej mbijetesa dhe rilindja e qytetërimit evropian në kuadër të kërcënimeve në rritje, të cilat dukej se mishëroheshin në konfliktin ideologjik dhe konfrontimin ndërmjet blloqeve fituese të luftës, bllokut amerikan dhe atij sovjetik.[1] Ndërmjet atyre që kërkonin diçka më thelbësore në lidhje me integrimin rajonal ishin biznesmeni francez Jean Monnet dhe ministri i Jashtëm francez Robert Schuman. Ata e kuptuan se duheshin ndërmarrë hapa praktikë që shtriheshin përtej deklaratave të përgjithshme të organizatave të tilla si Këshilli i Evropës dhe ranë dakord ndërmjet tyre se pikënisja logjike 32


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

duhet të ishte zgjidhja e problemit të përhershëm të marrëdhënieve franko-gjermane. Robert Schuman i ngriti idetë e tij në një tjetër nivel në Maj 1950, gjatë një konference shtypi. Në atë që më vonë u quajt Deklarata e Schuman-it, ai argumentoi se Evropa nuk do të bashkohej menjëherë ose sipas një plani të vetëm, por hap pas hapi dhe nëpërmjet arritjeve konkrete. Në vitet `50 Komuniteti i Qymyrit dhe i Çelikut fillon të bashkojë vendet evropiane në planin ekonomik dhe më pas politik për të garantuar një paqe të qëndrueshme. Gjashtë vendet themeluese të komunitetit të parë evropian janë Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Vitet `50 janë të karakterizuara nga Lufta e Ftohtë dhe krijimi i dy poleve të fuqisë botërore. Në vitin 1957 traktati i Romës krijon Komunitetin Ekonomik Evropian, ose 'Tregun e Përbashkët'. 1960 – 1969 Vitet `60 - një periudhë e rritjes ekonomike

Në vitet `60 filloi lëvizja 'kulturore e rinisë', me grupe muzikore si Beatles, të cilët bënin për vete turma të mëdha adoleshentësh, kudo që ata shkonin, duke stimuluar një revolucion kulturor dhe duke thelluar hendekun mes gjeneratave. Kjo është një kohë e artë për ekonominë, e ndihmuar nga hapi që hodhën vendet e Komuniteteve Evropiane, duke hequr taksat doganore në tregtinë me njëratjetrën. Këto vende ranë dakord gjithashtu për vendosjen e një kontrolli të përbashkët mbi prodhimin ushqimor, që askush të mos kishte pamjaftueshmëri në të ushqyer. [2] 1970 – 1979 Një komunitet në rritje – zgjerimi i parë

Në janar të vitit 1973, Komunitetit Evropian i shtohen Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe, duke e çuar numrin 33


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

e shteteve anëtare në nëntë. Politikat rajonale të BE filluan transferimin e shumave të mëdha për të krijuar punë dhe për të ndërtuar infrastrukturë në zona të varfra. Parlamenti Evropian e rriti influencën e tij përsa i përket çështjeve me rëndësi për komunitetin dhe në vitin 1979 të gjithë qytetarët patën mundësi për herë të parë të zgjidhnin në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre. 1980 – 1989 Fytyra ndryshe e Evropës - rënia e murit të Berlinit

Sindikata e punëtorëve polakë, Solidarnos dhe lideri i saj, Les Valesa, bëhen emra familjarë për opinionin botëror për grevat e kryera në verën e vitit 1980. Një vit më pas, Greqia bëhet anëtarja e dhjetë e BE-së, e ndjekur nga Spanja dhe Portugalia, pesë vjet më vonë. Në vitin1987 nënshkruhet Akti Unik evropian, objektivi kryesor i të cilit ishte krijimi i një tregu të përbashkët evropian deri në dhjetor të vitit 1992. Ky treg do të realizonte katër parimet bazë të frymës së traktateve themeluese - lirinë e lëvizjes: 1- të mallrave, 2- të njerëzve, 3të shërbimeve dhe 4- të kapitalit. Kjo ishte rryma në të cilën 'notonin' politikat ekonomike evropiane, kur në nëntor të 1989ës, bie Muri i Berlinit, nën efektin domino të degradimit të sistemeve diktatoriale komuniste. Pas më shumë se njëzetë vitesh, Gjermania Perëndimore u bashkua me Gjermaninë Lindore në tetor të vitit 1990. [3] 1990 – 1999 Një Evropë pa kufij

Me rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, evropianët u ndjenë të afërt më shumë se kurrë. Në vitin 1993 Tregu i Përbashkët u kompletua me katër liritë themelore të lëvizjes. Vitet `90 janë dekadat e dy traktateve shumë të rëndësishme si, Traktati i Manstritit [1993], ku për herë të parë 34


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

ndërtesa evropiane do të quhet 'Bashkimi Evropian' me tri shtyllat përkatëse: Shtylla Komunitare, Politika e Jashtme dhe Siguria e Përbashkët, si dhe Bashkëpunimi në Drejtësi dhe në Punët e Brendshme. Në vitin 1999 nënshkruhet Traktati i Amsterdamit, ku i jepet më shumë kompetenca Shtyllës Komunitare. Një problem i diskutuar në këto vite ishte mbrojtja e frymës së bashkëpunimit dhe koordinimi i shteteve evropiane përsa i përket çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes. Në vitin 1995, BE-së i shtohen dhe tre anëtarë të rinj, Austria, Finlanda dhe Suedia. Një krahinë e vogël në Luksemburg i dha emrin marrëveshjes 'Schengen', e cila gradualisht i dha mundësinë njerëzve të udhëtonin pa kontrolle pasaportash në kufij. Ky stad integrimi dhe zgjerimi u ndihmua shumë nga zhvillimi i madh që mori teknologjia e informacionit në këto vite me nxjerrjen në qarkullim të telefonave celularë dhe përdorimit të mjetit më të ri dhe gjithëpërfshirës të komunikimit masiv siç është Interneti. 2000 - . . . Dekada e ekspansionit të mëtejshëm

Euro u bë monedha e vetme për të gjithë evropianët. 11 Shtatori 2001 bëhet simboli i luftës kundër terrorizmit, kur dy avionë përplasen me kullat binjake. Vendet e Bashkimit Evropian e rritën nivelin e bashkëpunimit ndërmjet tyre për të luftuar krimin e organizuar. Ndarja mes Lindjes dhe Perëndimit mendohet se u shua plotësisht, me integrimin në BE të dhjetë vendeve, të cilat në grup iu bashkuan Komunitetit Evropian në vitin 2004. Në janar të vitit 2007, Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtaret më të reja të BE-së, duke e çuar në 27 numrin e shteteve përbërëse të Bashkimit Evropian. Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria janë kandidate për t'u integruar. Në këto vite BE u gjend në një krizë kushtetuese me rezultatin negativ të referendumit në Irlandë për Traktatin e Lisbonës në 35


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

vitin 2004. Viti 2009 mund të quhet viti i zgjidhjes së krizës së identitetit evropian me pranimin nga Irlanda dhe nga Çekia të Traktatit të Lisbonës, i cili do t'i japë më shumë kompetenca BE, duke deleguar më shumë pushtet nga shtetet anëtare tek Komuniteti Evropian dhe duke i dhënë një status juridik BE në arenën ndërkombëtare. II. Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor si sfidë e politikës së jashtme të unionit

Një nga karakteristikat kryesore të ndërtesës evropiane mbështetet në ndryshueshmërinë e kufijve të saj. Bashkimi Evropian arriti në dimensionin e tij aktual si një rrjedhojë e fazave të njëpasnjëshme të zgjerimit. Zyrtarisht, zgjerimi është konsideruar një prej instrumenteve kryesorë të zhvilluar nga organizata në mënyrë që të arrijë objektivat e saj në fushën e sigurisë, stabilitetit dhe parandalimit të konflikteve. Teorikisht, çdo shtet që respekton parimet e demokracisë, lirisë, respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe sundimit të ligjit, mund të aplikojë për statusin e shtetit anëtar të BE. Procesi i zgjerimit është i komplikuar për shkak se aderimi i një shteti në BE është paraprirë nga një sërë fazash të cilat janë menduar për të përgatitur shtetin aplikues që të marrë rolin e tij si anëtar i BE. Bazuar në këtë arsyetim, vendet kandidate kanë nënshkruar Marrëveshjet e Asociimit, e të Partneriteteve, përmes të cilave marrin ndihmë financiare dhe teknike, përparimet e tyre monitorohen nga afër dhe gjithçka bëhet me qëllimin për një mbajtur një marrëdhënie më të ngushtë mes vendeve aplikuese për aderim dhe shteteve anëtare të organizatës. Mbi të gjitha, të gjitha këto faza janë të njohur me emrin e integrimit që shpesh etiketohet si një proces që zhvillohet paralel me zgjerimin dhe madje si një fazë e domosdoshme që i paraprin 36


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

zgjerimit. Kështu, zgjerimi i BE duket se është një proces themelor politik jo vetëm për vetë organizatën, por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare të Evropës në përgjithësi. Ky proces është përfshirë në filozofinë e vërtetë të ndërtimit evropian, duke qenë një pjesë e thelbit të projektit evropian. BE-ja erdhi në ekzistencë si rezultat i përpjekjeve për t'i bërë konfliktet të pakonceptueshme për shtetet evropiane, një qëllim i cili tashmë është arritur. Krijimi i Bashkimit Evropian ka sjellë një periudhë të paprecedentë të paqes dhe stabilitetit mes kombeve evropiane. Mundësia që një konflikt i dhunshëm të lindë mes shteteve është pothuajse eliminuar, sepse kërcënimet territoriale që vendet evropiane i bënin njëra-tjetrës janë tashmë vetëm histori. [4] Por, lind pyetja: cilat janë pasojat direkte të zgjerimit? Nga njëra anë janë përfitimet ekonomike dhe rritja e standardit të jetesës të shteteve të reja anëtare ndërsa krijohen mundësi për eksporte dhe investime për shtetet e 'vjetra' anëtare. Nga ana tjetër, zgjerimi ka ndihmuar në konsolidimin e demokracisë, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë. Megjithatë ekzistojnë sfida të reja, siç janë tendencat proteksioniste, të cilat dëmtojnë interesat e përgjithshme të popullit evropian. U bënë pesë vite që nga momenti kur dhjetë vende që dikur i përkisnin një blloku të kundërt ideologjik dhe ekonomik nga Evropa Perëndimorë bëhen pjesë e BE, duke i dhënë fund ndarjeve dhe diferencave të instaluara nga Lufta e Ftohtë. Dy shtete të tjera i bashkohen Komunitetit Evropian në 2007-ën. "Zgjerimet e viteve 2004 dhe 2007 përbënin një hap të madh historik. Ato i dhanë fund ndarjes së Evropës, konsoliduan demokracinë dhe sollën përfitime ekonomike për të gjitha shtetet anëtare të BE, duke rritur konkurrencën, nivelin ekonomik dhe krijimin e më shumë mundësive për punë…" Komisioneri i çështjeve Ekonomike dhe Monetare, Joaquin 37


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Almunia. [5] Ditët e sotme, Komuniteti i zgjeruar Evropian luan një rol shumë të rëndësishëm në botën e globalizuar, duke përfaqësuar tregun më të madh ekonomik të integruar. "Zgjerimi ka shërbyer si një spirancë stabiliteti dhe timon i demokracisë dhe i ligjit në Evropë… Ky proces ka zgjeruar zonën e paqes dhe prosperitetit për rreth 500 milionë njerëz dhe ka rritur peshën e BE në botë," Olli Rehn, Komisioneri i Zgjerimit. [6] Një tjetër arsye që BE duhet të vazhdojë të aplikojë politikën e saj të zgjerimit është popullsia - plakja e saj. Edhe zgjerimi i fundit nuk mund ta ndihmojë Evropën për të zgjidhur këtë problem. BE-ja ka nevojë për vendet me popullsi të re. Me zgjerimin e ri, kërkesa e punës do të tejkalojë ofertën dhe kjo do të rrisë pagat dhe të ardhurat e konsumatorit. Prandaj zgjerimi mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe për zgjerimin e tregut të brendshëm dhe rritjen e tregtisë brenda BE. Ndërsa Bashkimi Evropian mund të fitojë më shumë rritje ekonomike dhe pushtet politik nëpërmjet zgjerimit, duke përforcuar statusin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare si OBT ose FMN, gjë që mund të çojë gjithashtu në përfitime të prekshme për të gjithë anëtarët. Por, cilat janë qëllimet dhe sfidat që konkretisht has Bashkimi Evropian gjatë procesit të zgjerimit: 1. Të bashkosh një kontinent

Unioni i 27 shteteve Zgjerimi i vitit 2004 me dhjetë shtete të reja, kishte një simbolikë shumë të rëndësishme për historisë e Evropës. Ftesa e bërë kaq shumë shteteve për t'u bërë njëkohësisht pjesë e Komunitetit Evropian nuk kishte si qëllim vetëm rritjen e sipërfaqes gjeografike dhe të popullsisë; zgjerimi kishte si qëllim primar dhënien fund të ndarjes dhe perdes, e cila që nga viti 38


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

1945 ndante botën e lirë me bllokun komunist. Zgjerimi i pestë i BE ka një dimension politik dhe moral. Ky proces mundësoi vende si Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia - të cilat janë evropiane si çdo shtet tjetër i këtij kontinenti - që jo vetëm gjeografikisht, por dhe në pikëpamjen kulturore, historike dhe politike, t'i bashkoheshin familjes evropiane. Ato tashmë janë partnere në projekte të konceptuara nga 'baballarët' e BE-së. [7] Bullgaria dhe Rumania, edhe pse u futën në komunitet tre vjet më vonë, quhen si pjesë simbolike e këtij grupi shtetesh që me integrimin e tyre bënë ndryshimin e madh politik dhe ideologjik në Evropë. 2. Kandidatë për anëtarësim

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka një periudhë të konsiderueshme kohore që aspiron për integrim në BE, duke aplikuar që në vitin 1987. Pozicioni gjeografik i këtij vendi dhe historia politike e tij ka bërë që BE të hezitojë për përfshirjen e këtij shteti në Komunitetin Evropian. Ballkani Perëndimor - vende të cilat kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, si Kroacia, Serbia, Maqedonia (FYROM), Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria - kërkojnë të përfshihen në komunitetin ku ato ndihen të afërta jo vetëm gjeografikisht, por edhe nga pikëpamja kulturore dhe ekonomike. Integrimi do t'i shpëtojë këto vende dhe nga konfliktet etnike, nga të cilat ky rajon është përfshirë jo pak herë, si dhe do konsolidojë institucionet demokratike. Kroacia dhe Maqedonia kanë marrë tashmë statusin e vendeve kandidate, kurse shtetet e tjera [ndërmjet të cilave dhe Shqipëria] janë kandidate potenciale, pra po shqyrtohen për të marrë statusin e vendit 39


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kandidat për anëtarësim. 3. Kushtet e anëtarësimit

Kërkesat ligjore Integrimi evropian ka qenë gjithmonë një proces politik dhe ekonomik, i cili është i hapur për çdo shtet evropian që është i përgatitur të firmosë traktatet themeluese dhe të përshtasë të gjithë strukturën ligjore të BE-së. Sipas nenit 237 të Traktatit të Romës 'çdo shtet evropian mund të aplikojë të bëhet një anëtar i Komunitetit'. Neni F i Traktatit të Manstritit shton se shtet anëtare duhet të kenë 'sisteme qeverisjeje […] të ndërtuara mbi principet e demokracisë'. Kriteret e Kopenhagenit Në vitin 1993, Këshilli Evropian përcaktoi tre kritere që duhet të ndiqnin vendet ish-komuniste për t'u anëtarësuar në BE. Në momentin final të integrimit, anëtarët e rinj duhet të kenë: • Struktura të qëndrueshme për të garantuar demokracinë, zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve; • Një treg funksional dhe kapacitetin për të kooperuar me presionin e konkurencës në Tregun e Përbashkët evropian; • Aftësinë për realizuar detyrat që shtrohen nga anëtarësimi, duke përfshirë dhe mbështetjen e qëllimeve dhe interesave të unionit. Këto shtete duhet të kenë një administrim publik të aftë për aplikimin në praktikë të ligjeve evropiane. [8] 4. Sa shumë mund të zgjerohet Bashkimi Evropian?

Me dy zgjerimet e fundit të BE, kur numri i anëtarëve shkoi në 25 dhe më pas në 27, shtetet anëtare përgatitën një projekt40


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

marrëveshje të re, për t'u siguruar që unioni i zgjeruar të mund të funksiononte efektivisht dhe në mënyrë demokratike. Gjatë këtij procesi u bë e qartë se disa vende evropiane kishin rezerva përsa i përket kufijve finalë të Bashkimit Evropian, madje dhe për identitetin e tij. Nuk është e thjeshtë t'i japësh përgjigje pyetjes se sa mund të zgjerohet BE, aq më shumë kur çdo shtet anëtar i sheh problemet gjeopolitike dhe ekonomike në mënyrë të ndryshme. Përsa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor, pyetjet që shtrohen duken se kanë përgjigje të sigurta. Bashkimi Evropian ka vendosur t'i përfshijë këto vende në familjen evropiane, por kjo varet nga hapat që hedhin vendet e këtij rajoni drejt integrimit me të drejta të plota. BE i ka forcuar marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në Samitin e Zagrebit në vitin 2000. Por premtimin formal për një integrim të mundshëm në Komunitet, vendet e Ballkanit Perëndimor e morën në mbledhjen e Këshillit Evropian në vitin 2003 në Selanik. Për vendet e Ballkanit Perëndimor ky premtim përbënte një kthesë të madhe. Duke firmosur të ashtuquajturën "Axhenda e Selanikut", shtetet anëtare e 'shtruan' rrugën e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata e Këshillit qartas ftonte vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushnin kriteret e anëtarësimit: BE do ta përforcojë mbështetjen e saj të padiskutueshme për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e Ballkanit është me Bashkimin Evropian. Procesi i zgjerimit dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Athinës në prill të 2003-it, frymëzon dhe inkurajon shtetet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin të njëjtën rrugë të suksesshme si vendet e tjera evropiane. Përgatitja për integrim në strukturat evropiane dhe anëtarësimi final në BE, duke adoptuar standardet evropiane, është një sfidë e madhe e së ardhmes. [9] 41


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Në nëntor të vitit 2005 Komisioni Evropian publikoi "Strategjinë e Zgjerimit", duke zgjeruar gamën e premtimit të bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor, bazuar mbi dispozitat e rëna dakord në Selanik (2003). Në këtë kartë përcaktohej se: Udhëtimi drejt anëtarësimit ka vlerën e tij specifike, edhe kur destinacioni është vite larg. Ky udhëtim do jetë shpesh i vështirë, ndaj është thelbësore bashkëpunimi gjatë procesit me strukturat e BE-së, duke ngulur këmbë për qëllimin final. [10] Për të realizuar objektivat e saj, Bashkimi Evropian adoptoi një strategji bazuar në bashkëpunimin rajonal dhe kushtëzuar nga arritja e standardeve nga shtetet kandidate. Kushti i realizimit të standardeve të BE, ka si qëllim mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe promovimin e reformave në vendet potencialisht kandidate. Strategjia e BE është përshtatur specifikisht me mundësitë e çdo shteti kandidat, për të përkrahur dhe pretendentin më të ngadaltë në realizimin e reformave. Promovimi i bashkëpunimit rajonal tregoi se shumë nga sfidat që përballen shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një dimension që i tejkalon kufijtë e një shteti të vetëm. Në kuadër të integrimit, duhet theksuar se Bashkimi Evropian ka një sërë objektivash në rajonin e Ballkanit Perëndimor si: forcimin e demokracisë, stabilitetin, rritjen e forcës së ligjit, dërgimin e kriminelëve të luftës përpara drejtësisë, reformën e tregut, aderimin në strukturat euro-atlantike, reduktimin e korrupsionit, garantimin e të drejtave të minoriteteve, etj. Përmes mekanizmave të komunitetit evropian, të cilat nxisin dhe ndihmojnë këto shtete të zbatojnë reformat integruese, rajoni i Ballkanit Perëndimor po krijon pritshmëri të mira për një anëtarësim të shpejtë. Sfidat kryesore të BE-së në kuadër të integrimit të Ballkanit Perëndimor, janë si më poshtë: • Një Kosovë që vetëvendos, me institucione efiçente dhe 42


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

me sovranitet të plotë. Stabiliteti i qëndrueshëm në Kosovë është vetëm një parakusht për një qeverisje të mirë. • Zhvillimet në Serbi; ndërtimi dhe ruajtja e një perspektive demokratike dhe Euro-Atlantike, sidomos tani pas pavarësisë së Kosovës. Për BE është e rëndësishme që Serbia të mos shpërqendrohet dhe të fokusohet në plotësimin e standardeve dhe realizimin e reformave drejt BE-së. • Struktura e brishtë dhe dy-funksionale e BosnjëHercegovinës. • Stabiliteti i qëndrueshëm afatgjatë në rajonin e Ballkanit. • Impakti i zgjerimit të BE-së në ndërtimin e paqes në këtë rajon. Ndërkohë, BE ka ndërmarrë shumë aksione me karakter ekonomik dhe social. Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë filluar dhe monitoruar procesin e liberalizimit të vizave për vendet kandidate, hap të cilin mund ta hedhin ato shtete që kanë përmbushur detyrimet. Është aprovuar liberalizimi i vizave [ose lëvizja e lirë] për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa për Kosovën nuk ka ende një plan të qartë integrimi, Shqipëria dhe Bosnjë - Hercegovina mund t'i shtohen këtij grupi gjatë vitit 2010 nëse arrijnë t'i përmbushin kushtet. Pra, është e qartë se Bashkimi Evropian e konsideron rajonin kompleks dhe të tensionuar të Ballkanit Perëndimor si një pjesë të rëndësishme të planeve dhe ardhmërisë së saj. Në momentin që ky rajon do të bëhet pjesë e komunitetit, e strukturave të saj, do të ketë mundësinë të kontribuojë në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit. III. Statusi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe synimet e këtij rajoni

Evropa Juglindore, e njohur me emërtimin Ballkan, është një nga rajonet me diversitet të spikatur politik dhe ekonomik. Ky 43


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

rajon përjetoi tranzicionin më të vështirë pas rënies së perdes së hekurt. Si rezultat i konflikteve dypalëshe e shumëpalëshe, luftërave rajonale e lokale dhe si rrjedhojë e përplasjeve etnike e politike ndryshoi krejtësisht harta e rajonit. Shpërbërja e Jugosllavisë rikonfiguroi hartën e Ballkanit. Kjo situatë e re, e ashtuquajtur fragmentarizim i Ballkanit, ose 'ballkanizim' ishte pasojë e shumë faktorëve, ndër të cilët mund të veçohen faktorët historikë, ekonomikë, politikë, gjeopolitikë e ushtarakë. Ndikim të fuqishëm ka luajtur edhe trashëgimia kulturore dhe mentaliteti shoqëror. Vetë togfjalëshi Ballkan Perëndimor (BP), si term politik në marrëdhëniet ndërkombëtare shpreh jo vetëm transformimet gjeopolitike por edhe aspiratën që ky rajon e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian. Për të realizuar objektivin e tyre të integrimit, këto shtete kanë ndërtuar strategjitë e tyre dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e standardeve sipas shkallës së zhvillimit politik dhe ekonomik duke realizuar reformat e nevojshme. Punimet e Këshillit të Selanikut, në vitin 2003, përfunduan me vendimin që shtetet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia, Malit të Zi dhe Kosova (ashtu siç është përcaktuar me Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKBsë, miratuar në vitin 1999) - do të përfitojnë nga partneriteti evropian, për një integrim më të zgjeruar në BE. Kështu, u hap perspektiva evropiane për shtetet e rajonit, që kanë qenë të njohur për shekuj si "fuçi baruti" e Evropës. Që atëherë, shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë regjistruar arritje të ndryshme në rrugën e tyre të integrimit evropian, kurse Sllovenia është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që ka arritur anëtarësimin në BE, në 2004. Një shtet, i cili është në fund të evolucionit drejt anëtarësimit 44


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

evropian është Kroacia, vend i cili është në prag të pranimit. Në mbledhjen e fundit ndërqeveritare në Bruksel [11], janë hapur gjashtë kapituj të ri të bisedimeve dhe pesë të tjera janë mbyllur (liria e lëvizjes për punëtorët, bashkimit doganor, rrjetet trans-evropiane, statistikat, e drejta e qëndrimit dhe liria për të ofruar shërbime), duke e futur Kroacinë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit. Për më tepër, në vitin 2008, Sllovenia bllokoi hapjen e kapitujve të negociatave të reja, për shkak të një mosmarrëveshje për kufirin e tyre të përbashkët. Kroacia ka bërë përparim të mirë në përmbushjen e standardeve të vendosura në bisedimet për pranimin dhe negociatat rifilluan zyrtarisht pas marrëveshjes politike me Slloveninë për trajtimin e çështjes së kufirit. Kroacia do të duhet të përforcojë përpjekjet e saj për reforma, në veçanti në gjyqësor dhe administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e pakicave. [12] Evropa Juglindore, e njohur me emërtimin Ballkan, është një nga rajonet me diversitet të spikatur politik dhe ekonomik. Ky rajon përjetoi tranzicionin më të vështirë pas rënies së perdes së hekurt. Si rezultat i konflikteve dypalëshe e shumëpalëshe, luftërave rajonale e lokale dhe si rrjedhojë e përplasjeve etnike e politike ndryshoi krejtësisht harta e rajonit. Nga Ballkani i vjetër me gjashtë shtete: Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Jugosllavia, me shpërbërjen e kësaj të fundit, morën pavarësinë Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, BosnjëHercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, duke rikonfiguruar hartën e Ballkanit. Kjo situatë e re, e ashtuquajtur fragmentarizim i Ballkanit, ose 'ballkanizim' ishte pasojë e shumë faktorëve, ndër të cilët mund të veçohen faktorët historikë, ekonomikë, politikë, gjeopolitikë e ushtarakë. Ndikim të fuqishëm ka luajtur edhe trashëgimia kulturore dhe mentaliteti shoqëror. 45


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Vetë togfjalëshi Ballkan Perëndimor (BP), si term politik në marrëdhëniet ndërkombëtare shpreh jo vetëm transformimet gjeopolitike por edhe aspiratën që ky rajon e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian. Për të realizuar objektivin e tyre të integrimit, këto shtete kanë ndërtuar strategjitë e tyre dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e standardeve sipas shkallës së zhvillimit politik dhe ekonomik duke realizuar reformat e nevojshme. Punimet e Këshillit të Selanikut, në vitin 2003, përfunduan me vendimin që shtetet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia, Malit të Zi dhe Kosova (ashtu siç është përcaktuar me Rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKBsë, miratuar në vitin 1999) - do të përfitojnë nga partneriteti evropian, për një integrim më të zgjeruar në BE. Kështu, u hap perspektiva evropiane për shtetet e rajonit, që kanë qenë të njohur për shekuj si "fuçi baruti" e Evropës. Që atëherë, shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë regjistruar arritje të ndryshme në rrugën e tyre të integrimit evropian, kurse Sllovenia është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që ka arritur anëtarësimin në BE, në 2004. Një shtet, i cili është në fund të evolucionit drejt anëtarësimit evropian është Kroacia, vend i cili është në prag të pranimit. Në mbledhjen e fundit ndërqeveritare në Bruksel, janë hapur gjashtë kapituj të ri të bisedimeve dhe pesë të tjera janë mbyllur (liria e lëvizjes për punëtorët, bashkimit doganor, rrjetet transevropiane, statistikat, e drejta e qëndrimit dhe liria për të ofruar shërbime), duke e futur Kroacinë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit. Për më tepër, në vitin 2008, Sllovenia bllokoi hapjen e kapitujve të negociatave të reja, për shkak të një mosmarrëveshje për kufirin e tyre të përbashkët. Kroacia ka bërë përparim të mirë në përmbushjen e standardeve të 46


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

vendosura në bisedimet për pranimin dhe negociatat rifilluan zyrtarisht pas marrëveshjes politike me Slloveninë për trajtimin e çështjes së kufirit. Kroacia do të duhet të përforcojë përpjekjet e saj për reforma, në veçanti në gjyqësor dhe administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e pakicave. Aktualisht, Kroacia pritet të marrë anëtarësimin e saj të plotë gjatë vitit 2010. Një shtet tjetër në Ballkan, i cili po ecën në mënyrë të qartë drejt integrimit evropian, është Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), e cila mori statusin e vendit kandidat në vitin 2001. Më parë, FYROM nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Anëtarësimit (MSA), dhe aktualisht, ky shtet zbaton pjesën e parë të kapitujve të bisedimeve - liria e lëvizjes për punëtorët, lirinë e vendosjes dhe të ofrimit të shërbimeve dhe kapitalit. Maqedonia duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për të përmbushur kriteret politike të Kopenhagenit - institucione të qëndrueshme demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Për më tepër, bashkëpunimi ndërkombëtar, marrëdhëniet me fqinjët dhe bashkëpunimi i plotë me Gjykatën e Hagës janë aspekte të tjera që monitorohen nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të realizohet pranimi në strukturat e BE. Një nga pikat e dobëta të Maqedonisë është çështja e pakicave dhe marrëdhëniet mes FYROM dhe fqinjëve të saj, kryesisht me Greqinë. Problemet që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të jenë prezente në Maqedoni, kanë të bëjnë me trajtimin që i bëhet shqiptarëve, i cili si minoriteti më i madh në këtë vend [nëse mund të përdoret termi 'minoritet', kur shqiptarët përbëjnë rreth 40% të popullsisë], duhet të gëzojë një sërë të drejtash, që janë pasqyruar dhe në marrëveshjen e Ohrit. Çështjet e pakicave janë relevante për aftësinë e perspektivës evropiane për të kontribuar në stabilitetin e zonave përkatëse. Nga ana tjetër, lidhur me fqinjët e saj, konflikti me 47


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Greqinë përsa i përket emrit të Maqedonisë përbën një shembull për mënyrën në të cilën konfliktet e vjetra mund të vonojnë rrugën e një shteti drejt BE-së. Shqipëria filloi procesin e saj të pranimit në 2003, duke u bërë shteti i parë nga vendet potencialisht kandidate që filloi negociatat për Marrëveshjen e Stabilizimit - Asociimit. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2006 dhe u ratifikua plotësisht. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009. Komisioni i dorëzoi Qeverisë Shqiptare pyetësorin standard, me një numër të konsiderueshëm pyetjesh, përgjigjja të cilave ishte detyrimi i radhës për qeverinë shqiptare. Forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurimi i funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore mbeten sfida të mëdha. Megjithatë, pavarësisht nga përparimet e regjistruara në përafrimin e legjislacionit dhe politikave të standardeve evropiane, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një nga çështjet kryesore që ky vend ka për të zgjidhur. Në rastin e Bosnjë-Hercegovinës, Marrëveshja e StabilizimAsociimit - hapi i parë drejt BE-së, u nënshkrua në vitin 2005. Ky shtet vazhdon të jetë tepër i ndarë etnikisht, i paqëndrueshëm në këndvështrimin ekonomik dhe politik, si dhe nuk ka zhvilluar akoma aftësinë për vet-qeverisje. Elementet kushtetues të përcaktuar në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe reformat e kërkuara nga BE-ja nuk kanë njohur një zbatim optimal për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet krerëve politikë të dy entiteteve përbërës të këtij shteti federal - njësisë kroate boshnjake dhe asaj serbe. Pra, BosnjeHercegovina vazhdon të ketë një rrugë të gjatë drejt pranimit të saj në Komunitetin Evropian. Në Kosovë, stabiliteti është ruajtur, por ka mbetur i brishtë. Misioni evropian me të drejta vendimmarrëse, EULEX, është instaluar në të gjithë Kosovën dhe është plotësisht 48


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

operacional.[13] Kosova përballet me sfida të mëdha, duke përfshirë përforcimin e zbatimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e kapaciteteve administrative, dhe mbrojtjen e serbëve dhe pakicave të tjera. Mali i Zi nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit në vitin 2007 dhe ka aplikuar për anëtarësimin e plotë në dhjetor 2008. Mali i Zi ka regjistruar përparim në përmbushjen e kritereve politike për pranim, por ende ka për të përmirësuar kapacitetin e tij administrativ. Nga ana tjetër, Serbia, thelbi i vështirë i ish-Jugosllavisë, është përballur me vështirësi në bërjen e progresit drejt integrimit evropian. Bashkimi Evropian ka investuar shumë nga pikëpamja politike dhe financiare për të nxitur procesin e çmilloshevizimit të Serbisë... BE së bashku me SHBA këmbëngulën që të thellohej bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë.[14] Megjithatë, si Serbia dhe Mali i Zi kaluan me sukses provën e liberalizimit të vizave, në sajë të së cilës qytetarët e vendeve respektive lëvizin të lirë në Evropë që nga fundviti 2009. Në përfundim, instrumenti kryesor që BE-ja ka zhvilluar në mënyrë që të zgjerojë kufijtë përtej zonës së Ballkanit Perëndimor, konsiston në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila konsiderohet si hapi i parë drejt një përafrimi afatgjatë të vendeve përkatëse me BE. MSA është një mjet për të sjellë shtetet e Ballkanit Perëndimor më pranë Bashkimit Evropian, për të eksportuar vlerat evropiane, parimet dhe standardet në këtë rajon.[15] Megjithatë, në qoftë se fillimisht këto marrëveshjeve dolën nga bindja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, se siguria e tyre është e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe se stabiliteti në këtë zonë paraqet një interes jetik për ta, pas disa fazave të zgjerimit, sondazhet tregojnë një rënie të 49


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mbështetjes së opinionit publik evropian ndaj politikës së zgjerimit. IV. Sfidat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit

Në një shkrim të botuar në "Financial Times" me titull "Deballkanizimi i Ballkanit", përvijohet ideja se integrimi është rruga më e mirë për të qetësuar problemet etnike që kanë hedhur rrënjë në këtë rajon. Sipas Financial Times, tani që Bashkimi Evropian pa fundin e betejës institucionale, të stërzgjatur për miratimin e Traktatit të Lisbonës, me gjithë zgjatjen e nënshkrimit nga ana e presidentit çek, Brukseli duhet të gjejë rrugët për të riformuluar arsyet e ekzistencës së Unionit. Përhapja e stabilitetit demokratik dhe përparimit ekonomik duhet të jetë në thelb të ekzistencës së Bashkimit Evropian. Arsyet janë shumë konkrete. Ballkani Perëndimor është brenda kufijve lindore të BE-së. Me gjithë koston e lartë financiare dhe politike që ka ndihma për zhvillimin ekonomik e demokratik të rajonit, BE-ja së bashku me aleatët e saj, po përpiqet t'i vendosë një çati politike Ballkanit. Rajoni ka nevojë për ombrellën shumetnike të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht dërgimit të shumë burimeve politike e ekonomike të kushtueshme, Bashkimi Evropian nuk ka armë më të mirë në rajon sesa perspektivën e qartë për anëtarësim. Kjo do të bënte që vendet e rajonit të ndërtonin një infrastrukturë rajonale. Do të kishim një valë investimesh nga kompanitë e mëdha, çfarë është tipike për këto të fundit pas hyrjes së shteteve në BE, si dhe rritje të kulturës demokratike të kompromisit. Por ky rajon përballet me shumë sfida: 1. E para dhe më e rëndësishmja, është mënyra sesi shtetet e 50


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

këtij rajoni e perceptojnë sfidën e integrimit: Popujt e këtij rajoni e shohin integrimin në BE si një alternativë të shkëlqyeshme përkundër realiteteve të errëta të brendshme. Fatmirësisht, të gjitha qeveritë demokratike të zgjedhura në këtë rajon e konsiderojnë BE-në si një objektiv për të arritur prosperitetin për qytetarët e tyre. Ky optimizëm është i domosdoshëm për të përshpejtuar procesin. 2. Së dyti, ekziston sfida për thellimin e disnivelit të zhvillimit. Shtrohet pyetja: a mundet ky rajon të gjejë vizionin, motivimin dhe burimet për të realizuar reformat strukturore dhe për të nxitur konkurrencën, në kërkim të arritjes së standardeve evropiane të zhvillimit, të rrisë kualifikimin e forcës punëtore dhe kapaciteteve menaxhuese, si dhe të motivojë popullsinë e saj gjatë hapave të vështirë drejt integrimit? Përgjigjja është që asgjë nuk mund të arrihet pa ndihmën e BE dhe bashkëpunimin rajonal. Ndryshe diferenca në zhvillim mund të bëhet dhe më e madhe. 3. Përveç diferencave në perceptime, një problem i madh në këtë rajon është dhe ekzistenca e pikave të dobëta përsa i përket çështjeve institucionale. Vende të brishta si Kosova, BosnjëHercegovina, janë akoma të konsolidimin e shtetit të tyre, ndaj nuk mund të ndjekin ritmin e integrimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. 4. Një sfidë tjetër është siguria në rajon. Ne kemi akoma forcat e sigurisë së NATO-s dhe BE-së në rajon, që sipas Çërçillit, mund të prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë.[16] Ndaj vazhdimësia e procesit të integrimit mund të stabilizojë përfundimisht rajonin. Për të mirëpërcaktuar sfidat me të cilat përballen vendet e këtij rajoni, do ishte e përshtatshme të bëhej analiza e impaktit dhe pasojave direkte që një ngjarje e tillë do të shkaktojë, veçanërisht nga pikëpamja e sigurisë dhe aspekteve të mbrojtjes. 51


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Formula SWOT është një mënyrë e mirë për të përcaktuar shkurtimisht thelbin e sfidës së madhe që paraqet zgjerimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Analiza e mësipërme pasqyron qartë se mundësia e një stabilizimi afatgjatë për Ballkanin Perëndimor bazohet në pranimin e shteteve të interesuara të BE-së. Gjatë analizës SWOT, mund të kuptohet se pikat e dobëta të projektit të integrimit, problemet e brendshme të këtyre vendeve janë, në shumicën e tyre, produkte të historisë së tyre, pasojat e konflikteve dhe e marrëdhënieve të këqija ndërmjet tyre, që krijojnë një terren të favorshëm për konflikte dhe kërcënimeve të jashtme. Por kolona e majtë, e cila i është dedikuar aspekteve pozitive lidhur me integrimin e BP, është praktikisht e ndërtuar mbi idenë e pranueshmërisë së tyre në komunitetin evropian, perspektivë e cila nxit progresin jo vetëm në aspektin e brendshëm, por dhe në nivelin e marrëdhënieve ndërqeveritare me këto shtete. Përfundimisht, ideja e integrimit evropian duket se është i vetmi element thelbësor që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me njëritjetrin dhe i bën ata të aftë të orientohen drejt zhvillimit dhe zbatimit të parimeve demokratike.

52


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

SWOT, akronim i këtyre elementëve: Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Kërcënimet. Kjo është një lloj analize që vlerëson realizueshmërinë e një projekti, duke identifikuar pikat e forta, dobësitë (specifike për natyrën e objektit të projekteve dhe ka një karakter të brendshëm), mundësitë dhe kërcënimet (të cilat dalin nga mjedisi i jashtëm i objektit të përmendur, faktorët e jashtëm që mund të ndihmojnë ose pengojnë vënien në praktikë të projektit). S (Strength – pikat e forta)

W (Weaknesses – dobësitë)

‐ Vullneti i vendeve te Ballkanit Perëndimor për të bashkëpunuar me NATO-n dhe BE-në, në zhvillimin e institucioneve demokratike, zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. - Orientimi i qartë i autoriteteve drejt integrimit evropian. Kjo ka të bëjë me qëllimet, iniciativat dhe hapat e ndërmarra drejt integrimit. - Pozicioni gjeopolitik, afër BE-së dhe detit Mesdhe, i bën vendet e Ballkanit Perëndimor tërheqëse për BE-në. Stabiliteti dhe siguria e të gjithë konstruktit të BE-së varet nga klima e paqes dhe e stabilitetit të këtij rajoni.

‐ Impakti negativ i luftërave lokale dhe i konflikteve të armatosura në ekonomitë kombëtare. - Vazhdueshmëria e manifestimit të nacionalizmave, e cila përcakton prezencën e forcave ndërkombëtare në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë. - Paaftësia e autoriteteve për të menaxhuar konfliktet ndëretnike. Defiçensat ekonomike, të amplifikuara nga kriza aktuale botërore ekonomike e financiare. Vështirësia për të ndërtuar institucione solide demokratike, në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. - Korrupsioni dhe krimi i organizuar lokal dhe ndërkombëtar.

O (Opportunities – mundësitë)

T (Threats – kërcënimet)

- Ndërhyrjet e NATO-s dhe BE-së në këtë rajon, dhanë mesazhin se konflikte të tjera të mundshme do të kishin të njëjtën zgjidhje. - Shtetet e këtij rajoni duket se kanë përshtatur kulturën e zgjidhjes së konflikteve me anën e dialogut në bashkëpunim me strukturat e BE-së. - Perspektiva evropiane i ofron këtyre vendeve një stimul për të rritur bashkëpunimin rajonal, ku një nga kushtet për anëtarësim është fqinjësia e mirë.

- Dështimi i këtij rajoni për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE, si një entitet i bashkuar (humbja e shansit të NATO-s nga Maqedonia etj). - Vështirësia dhe kosto e integrimit. - Rënia e mbështetjes publike për integrim në BE. - Mundësia që ky rajon të bëhet zonë, në të cilën të manifestohen interesat e aktorëve ndërkombëtarë – fuqitë e mëdha – dhe jo domosdoshmërisht të merren parasysh interesat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Figura 1 Analiza SWOT e projektit të zgjerimit të BE në zonën e Ballkanit Perëndimor [16]

53


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

V. Konkluzione

Në thelb, Bashkimi Evropian nuk do të bëhej një entitet i shquar në arenën ndërkombëtare, nëse në konfiguracionin e tij do të mungonin shtetet e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian duhet t'i japë ritëm të plotë mundësisë për të integruar brenda strukturave të tij rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të konsiderohet si një fuqi globale me një ekonomi të gjallë, pa rrezikuar për t'u kthyer në një bllok të izoluar civilizimesh, e orientuar drejt vetvetes me një ekonomi statike, si një fuqi e izoluar. Në qoftë se Bashkimi Evropian nuk mund të thyejë barrierat e tij konservatore (koncepte si p.sh., cili është evropian dhe cili jo), do t'i duhet të bëjë disa reforma brenda vetvetes, për të mos ngecur në identitetin e tij konservator. Një Bashkim Evropian drejt zgjerimit të mëtejshëm, do të jetë i dobishëm jo vetëm për shtetet e reja anëtare, por edhe për vetë komunitetin. Në të gjitha aspektet, si përsa i përket perceptimeve, institucioneve, zhvillimit dhe çështjeve të sigurisë, alternativat për Ballkanin Perëndimor janë të qarta: ose rruga e vështirë, por e sigurtë dhe dobiprurëse e integrimit në BE, ose thellimi në konflikte, duke rritur hendekun ekonomik, politik e social ndërmjet rajonit dhe Komunitetit Evropian

54


Joana KOSHO Zgjerimi i BE-së dhe Integrimi i Ballkanit Perëndimor

REFERENCA [1] Marrë nga "15 pyetje për Bashkimin Evropian", botim i Ministrisë së Integrimit, Tiranë 2007 [2] Marrë nga http://evropa.eu/abc/history [3] http://evropa.eu/abc/history [4] Marrë nga artikulli "The EU integration of the Western Balkans states and Turkey", nga Gheorghe Iordache? Cristina Bogzeanu, Central and Eastern Evropean Online Library, prill 2009 [5] Marrë nga konferenca e shtypit e mbajtur nga Komisioni Evropian (Belgjikë, shkurt 2009) [6] Konferenca e shtypit e mbajtur nga Komisioni Evropian (Belgjikë, shkurt 2009) [7] Marrë nga http://evropa.eu/abc/12lessons/lesson_3 [8] http://evropa.eu/abc/12lessons/lesson_3 [9] 'The Thessaloniki agenda for the Western Balkans: Moving. towards Evropean Integration'http://www.consilium.evropa.eu/ueDocs/cms_Data/docs/pressdata/en/gena/ 76201.pdf [10] '2005 Enlargement Strategy Paper', botuar nga Komisioni Evropian, 9 nëntor 2005, http://eur-lex.evropa.eu/LexUriServ/site/en/com/2005/com2005_0561en01.pdf [11] Këshilli i Bashkimit Evropian, takimi i tetë i Konferencës së ministrave të jashtëm me Kroacinë, Bruksel, 2 tetor 2009. http://www.consilium.evropa.eu/uedocs/cms_data/docs/pressdata/en/er/110398.pdf [12] The EU integration of the Western Balkans states and Turkey", nga Gheorghe IORDACHE? Cristina BOGZEANU, Central and Eastern Evropean Online Library, prill 2009 [13] "West Balkans soon ready for EU - at least part of it", http://arirusila.wordpress.com [14] "Bashkimi Evropian", Paskal Milo, Tiranë 2002 [15] CALIC, Marie-Janine (2005), "The Western Balkans on the Road towards Evropean Integration" analizë politike nga Frieden dhe Sicherheit, Friedrich Ebert Stiftung, fq. 2. [16] "Western Balkans Integration and the Experience and Perspective of the Albanian Democracy", leksioni i mbajtur nga kryetari i LSI, Ilir Meta në London School of Economics and Political Science, mars 2009 [17] "The EU integration of the Western Balkans states and Turkey", nga Gheorghe IORDACHE? Cristina BOGZEANU, Central and Eastern Evropean Online Library, prill 2009

55


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Blendi LAMI Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Vlerat e përbashkëta

Në këtë mënyrë, globalizmi po ushtron trysni në përafrimin e njerëzve, duke “thyer” kufijtë tradicionalë kulturorë të krijuar gjatë rrjedhës së historisë botërore. Në këtë spektër global, Huntington thekson se feja dhe kultura po krijojnë përplasjet e qytetërimeve. Feja është pjesë e kulturës së çdo kombi, pavarësisht se Huntington i ndan veçmas termat “kulturë” dhe “fe”. Të dy elementët përfshihen në termin “shoqëri”. Nisur nga kjo, sociologjia vjen në ndihmë të shpjegojë ndërlidhjet “e fshehta” që kanë elementet – kulturë dhe fe - me termin që i përfshin - shoqërinë. Ndaj, nënvizohet ideja se me qytetërim, Huntington nënkupton termin shoqëri.

56


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

Një ndryshim themelor në etikën politike është i nevojshëm për realizimin e propozimit “Dialogu ndërmejt qytetërimeve” (UNESCO)

Ngjarjet e 11 Shtatorit transmetuan mesazhin e një ndarjeje të thellë ndërmjet Perëndimit dhe Islamit. Shumë nga analistët politikë filluan të besonin në tezën e Përplasjes së Qytetërimeve. Pra, skenari i Huntington dukej se po realizohej dhe përplasja do të ishte rrjedha dominuese e ngjarjeve të së ardhmes. Nga ana tjetër, pranohet se i gjithë njerëzimi bazohet në shumë vlera të përbashkëta. Ato janë të mishëruara në kultura, kombësi dhe besime fetare. Vlerat e përbashkëta rrjedhin nga burimi ku “pinë ujë” të dy qytetërimet. Hyrje

“Përplasja e Qytetërimeve” është një teori e propozuar nga studiuesi i politikës Samuel Huntington. Teoria thekson se identitetet kulturore dhe fetare do të jenë burimi kryesor i konflikteve në botën e pas-Luftës së Ftohtë. Në vitin 1993, në artikullin e “Foreign Affairs”, Huntington shkruan: “Është hipoteza ime se burimi kryesor i konflikteve në botën e re nuk do të jetë as ideologjik dhe as ekonomik. Ndarjet e 57


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mëdha ndërmjet njerëzimit dhe burimet mbizotëruese të konflikteve do të jenë kulturore. Shtet-kombet do të mbeten aktorë të fuqishëm në çështjet botërore, por konfliktet më të mëdha të politikës globale do të ndodhin ndërmjet kombeve dhe grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Përplasja e qytetërimeve do te dominojë politikën botërore”1. Më 13 Tetor 2007, udhëheqësit e besimit islam hartojnë një letër të titulluar “Një botë e përbashkët ndërmjet nesh dhe jush”, e cila u drejtohet udhëheqësve të fesë kristiane. Letra prezantohet si një mesazh paqeje ndërmjet myslimanëve dhe kristianëve. Në këtë letër theksohet: “Myslimanët dhe kristianët përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së botës. Pa paqe dhe drejtësi ndërmjet të dy komuniteteve fetare, nuk mund të arrihet paqe e vërtetë në botë. E ardhmja e botës varet nga paqja ndërmjet myslimanëve dhe kristianëve.”2 Një analize e shkurtër sociologjike – politike

Procesi i pashmangshëm i globalizimit po integron apo harmonizon ekonomitë, shoqëritë dhe kulturat në një rrjet të gjerë komunikimi. Në këtë mënyrë, globalizmi po ushtron trysni në përafrimin e njerëzve, duke “thyer” kufijtë tradicionalë kulturorë të krijuar gjatë rrjedhës së historisë botërore. Në këtë spektër global, Huntington thekson se feja dhe kultura po krijojnë përplasjet e qytetërimeve. Feja është pjesë e kulturës së çdo kombi, pavarësisht se Huntington i ndan veçmas termat “kulturë” dhe “fe”. Të dy elementët përfshihen në termin “shoqëri”. Nisur nga kjo, sociologjia vjen në ndihmë të shpjegojë ndërlidhjet “e fshehta” që kanë elementet – kulturë dhe fe - me termin që i përfshin - shoqërinë. Ndaj, nënvizohet ideja se me qytetërim, Huntington nënkupton termin shoqëri. Përpara detajimit të ndryshimeve aktuale botërore në sferën 58


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

kulturore-fetare, qasja e moralitetit duket si një emërues i përbashkët ku mbështeten si sociologu Emil Durkheim (1858 – 1917), ashtu edhe politologu Samuel Huntington. Durkheim e trajton moralitetin nga pikëpamja sociologjike dhe pohon se mbi të është ndërtuar “ngrehina fetare”. Në fakt, interesi i Emil Durkheim për besimin fetar është më shumë akademik (sociologjik), sesa teologjik. Duke u bazuar në teorinë e Durkheim, në veprën “Teoria sociologjike” të George Ritzer, konkludohet si vijon: “ ... Me të vërtetë që ka një fuqi morale superiore që frymëzon besimtarët, por kjo është shoqëria dhe jo Zoti. Durkheim argumentoi se në mënyrë simbolike feja mishëron vetë shoqërinë. Feja është sistem i simboleve nëpërmjet të cilëve shoqëria bëhet e ndërgjegjshme për veten e saj. Kjo ishte mënyra e vetme se si ai mund të shpjegonte se pse çdo shoqëri ka pasur besime fetare dhe secila prej tyre besime të ndryshme”3. Nga ana tjetër, Huntington pohon: “Kultura është relative; moraliteti është absolut. . . . Ka një moral . . . i cili mishëron tiparet e përsëritura të moraliteteve të veçanta . . .”4 Vihet re se këndvështrimi i Durkheim është sociologjik, ndërsa perspektiva e Huntington është politike-sociale. Duket sikur një fill logjik lidh sociologun dhe politologun. Pra, moraliteti është themeli i shoqërisë si për babain e sociologjisë, ashtu edhe për politogun vizionar. Huntington e konsideron moralitetin si zgjidhjen e konfliktit global bashkëkohor ndërmjet qytetërimeve. Si rrjedhojë, moraliteti i përgjithshëm prodhon Vlerat e përbashkëta.

59


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Fillimisht, harta emëposhtme ilustron ndarjen e qytetërimeve - sipas Huntington:

60


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

Burimi:

Huntington, Samuel P. 1996 The Clash of Civilizations. Simon & Schuster: New York, New York. Page 26.

61


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Histori

Huntington e klasifikon botën në nëntë nën-ndarje qytetërimesh ku secili ka specifikat e veta. Mirëpo, fokusi i këtij shkrimi mbulon kryesisht dy nga qytetërimet që po dominojnë aktualisht më thellë “përplasjen globale” – Perëndimin dhe Islamizmin. Fillimisht, në shekujt VII dhe VIII, arabët kishin vendosur sundimin mysliman në Afrikën e Veriut, në Iberi, Persi dhe Lindjen e Mesme. Nga fundi i shekullit IX, të krishterët rimorën Mesdheun Perëndimor, Siçilinë dhe Toledon. Më pas, filluan kryqëzatat që për një shekull e gjysmë u munduan, duke pasur gjithnjë e më pak sukses, për të vendosur sundimin e krishterë në Tokën e Shenjtë. Më pas u shfaqën turqit osmanë. Në fillim, ata e dobësuan Bizantin, pastaj pushtuan Kostandinapojën, pjesën më të madhe të Ballkanit dhe Afrikën e Veriut dhe rrethuan Vjenën më 1529. Perëndimi ka qenë nën kërcënimin e vazhdueshëm të Islamit dhe kjo ka ndodhur dy herë. Në vitin 1693, mësymja e dytë drejt Vjenës rezultoi e pasuksesshme. Kohë më vonë, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, Britania, Franca dhe Italia i dhanë goditjen e fundit Islamizmit pushtues dhe vendosën sundimin e tyre duke i kolonizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë zonat myslimane (me përjashtim të Turqisë). Në kohët e sotme është shfaqur, Xhihadi si një koncept paralel i Kryqëzatës. Pra Islami dhe Krishtërimi kanë pikëpamje teologjike për historinë, në kontrast me pikëpamjet ciklike ose statike, që mbizotërojnë tek qytetërimet e tjera. Të dy palët janë të kërcënuara. Sulmet e 11 Shtatorit 2001 dhe ndërmarrjet ushtarake që mëpasshme që rezultuan në rrëzimin e Talebanëve në Afganistan, çlirimin e Irakut nga Sadami, kriza me Iranin, problemi i vazhdueshëm Izrael 62


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

Palestinë perceptohen si hakmarrje e të dy palëve ose siç thotë Huntington: “justifikim i teorisë së Përplasjes”. Në vitin 1979, Revolucioni Islamik dhe pushtimi i Aganistanit nga BS paralajmëruan lindjen e radikalizmit islamik. Luftërat Irak – Iran (1980 - 1988), pushtimi i Kuvajtit (1990) dhe lufta e Gjirit Persik intensifikuan dhunën. Në mesin e viteve 1990, perëndimi u përball me një armik tjetër Osama bin Laden and Al-Qaeda-n. Pas sulmeve të 11 eShtatorit, SHBA kuptoi se duhej të kontrollonte Lindjen e Mesme. Pasi kishte ndërhyrë në Afganistan në vitin 2001 dhe në Irak në vitin 2003, SHBA përfshihet në çështjet e botës arabe më shumë se kurrë më parë. Përplasja aktuale

Huntington shprehet se “problemi i Perëndimit nuk është fondamentalizmi, por islami si një qytetërim i ndryshëm. Dhe problemi për Islamin nuk është CIA apo Departamenti i Mbrojtjes së SHBA, por Perëndimi si një qytetërim i ndryshëm”5. Perëndimi – krijuesi i globalizmit – perceptohet si sfidë nga vendet islamike. Islamikët (kryesisht fondamentalistët) irritohen nga ideja se të gjithë civilizimet duhet të përqafojnë universalizmin Perëndimor. Mirëpo, siç u përmend në hyrje të këtij trajtimi, çështja duhet analizuar më thellë. Është fakt se në kohët e sotme, feja ka marrë rëndësi. Duhet pranuar se miliona njerëz motivohen nga feja. Për pasojë, përballemi me faktin se feja dhe roli i saj nuk janë në rënie. Kjo mund vihet re në disa vende, por jo në të gjithë hapësirën globale, veçanërisht në vendet islamike ku kohët e fundit feja ka rritur ndikimin e saj. Për pasojë, faktorët e mëposhtëm e shpjegojnë deri diku këtë përplasje. Së pari, shtimi i popullsisë myslimane ose siç thuhet ndryshe ‘bomba tjetër islamike’. Studiuesit vënë re një rritje të 63


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

shpejtë të popullsisë myslimane dhe një rënie të thellë të popullsisë së vendeve perëndimore. Sigurisht që kjo dukuri sjell pasoja. Shumë të rinj myslimanë janë të papunë dhe për pasojë, ndihen të pakënaqur nga një jetë e tillë. Nga alternativat që i parashtrohen këtij grupimi vulnerabël është përfshirja në segmente terroriste, duke përqafuar çështjen islamike, ose emigrimi drejt perëndimit. Së dyti, vihet re një ringjallje islamike si “pritë” apo “pengesë” e prurjeve perëndimore. Impakti i islamit në jetën e myslimanëve është mjaft ndikues. Në statutin e Hamas të vitit 1988 thuhet se islami modern predikon se të gjitha fetë e tjera “duhet të jenë nën ombrellën e Islamit . . .”6 Pikëpamjet e shumë islamikëve se vlerat e tyre janë më të çmueshme sesa ato perëndimore krijojnë qëndrime radikale dhe ndikojnë negativisht në perceptimet ndaj kulturës perëndimore. Nga ana tjetër, perëndimorët shfaqin ksenofobi, një perceptim tejet i papranueshëm. Megjithëse ky është vetëm një përgjithësim, është fakt se shumë qytetarë perëndimorë lidhin fjalën “mysliman” me “ekstremist” apo “xhihadist”. Ky perceptim i ksenofobëve perëndimorë lidhet me ngjarjet terroriste. Në fakt, një qëndrim i tillë është i gabuar. Sigurisht që edhe qytetërimet kanë fragmetarizime brenda tyre (jo të gjithë myslimanët janë terroristë apo jo të gjithë perëndimorët janë ksenofobë). Së treti, çështja e identiteteve paraqitet si një kufi ndarës i perceptuar, por edhe i manifestuar. Kjo është një qasje sa psikologjike, aq edhe kulturore. Kështu, për shembull, në botë sot përdoren terma të tillë përcaktues dhe referues si “Perëndimor” dhe “Mysliman”. (Pra, nuk përmendet “i krishterë”, por termi “perëndimor”). Një mysliman lartëson virtytin e bindjes, ndërsa një perëndimor bazohet në virtytin e dyshimit. Më tej, për një mysliman, bindja është e pakushtëzuar, ndërsa, për një perëndimor, bindja shfaqet si një koncept “i lëkundur”. Myslimani duket i sigurtë në vetvete, 64


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

ndërsa perëndimori dyshon dhe është i rezervuar: i pari, karakterizohet nga një trashëgimi kulturore që bazohet në të vërtetën hyjnore, i dyti portretizohet sikur po shkel në kurthe të papritura – një qëndrim që bazohet në një trashëgimi kulturore të eksperiencës së gabimit. Pra, paradoksalisht, çfarë është virtyt për njërin, është ves për tjetrin. Në këtë mënyrë, ata përjashtojnë njëri-tjetrin.7 Dhe së fundmi, pika e mësipërme, duket sikur rezulton në atë mospranim të njëri-tjetrit që sjell atë ndasi të perceptuar perëndim – islam. Prandaj, e parë në një plan më të gjerë, përpjekjet e perëndimit për të universalizuar vlerat dhe institucionet e tij hasin në kundërshtime të myslimanëve. Ata parashtrojnë pyetjen retorike të sinqertë : Pse duhet që të pranojmë parimet perëndimore në sistemin tonë ? Duke marrë në konsideratë zhvillimet e pashmangshme globaliste, por kryesisht ”luftën” për epërsi ekonomike dhe ushtarake, ndërhyrjet në punët e brendshme të botës myslimane, krijojnë pakënaqësi, madje edhe urrejtje.8 Përpjekje për zgjidhje

Ish kryeministi britanik Tony Blair – i caktuar nga OKB për zgjidhjen e konfliktit Izrael –Palestinë - çështje që konsiderohet si thembra e Akilit e ndasisë Perëndim – Islamizëm parashtron në gazetën “Herald Tribune” se : “Vetëm kur të gjejmë një mënyrë pajtimi ndërmjet fesë dhe globalizimit, bota, jo vetëm që nuk do të konsiderohet më një vend i rrezikshëm, por vetë globalizimi do të jetë i suksesshëm në përhapjen e prosperitetit”9. Një sërë iniciativash duhen ndërmarrë në mënyrë që - siç pretendon edhe Blair më sipër, të gjenden rrugë pajtimi për dy qytetërime të ndryshme duke marrë në konsideratë moralitetet shoqërore të përbashkëta (Huntington) dhe pjesëtarët e një shoqërie të 65


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përbashkët (Durkheim). Është prirje universale që pajtimi mbarëbotëror global duhet të ndodhë dhe disa çështje duhet të ndriçohen: - Identifikimi i vlerave të përbashkëta si: besim, hapje dhe drejtësi. Këto vlera që burojnë nga moraliteti (i përmendur dhe shtjelluar më sipër) do të krijojnë stabilitet. Pra, ky stabilitet nuk mund të ndërtohet vetëm me anë të mjeteve politike rregullatore, por kryesisht nëpërmjet gjallërimit të vlerave. - Feja është në gjendje të bindë aderuesit për përhapjen e këtyre vlerave. Nëse krijohen hapësira ku njerëzit do të jetojnë në paqe, atëherë do të shmangen armiqësitë e vjetra. - Eliminimi i paragjykimeve – mos-diskriminimi në bazë kombësie. Ky perceptim ndikon fuqimisht tek ndjenjat e njerëzve. Rrjedhimisht, individët do të ndihen të barabartë dhe të trajtuar njëlloj. Në këtë rast, ekziston një legjislacion ndërkombëtar që duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë. - Që globalizimi të lulëzojë, popujt e të dy palëve (pa përjashtuar qytetërimet e tjera) – perëndimorë dhe islamikë – duhet të mbështesin në mënyrë sociale njëri tjetrin. Në këtë mënyrë, krijohet besim dy-palësh për të ardhmen. - Në këtë periudhë globaliste, nevojitet tolerancë dhe respekt për aderuesit e feve respektive. Megjithëse shumë luftëra janë bërë në emër të fesë, është koha për pajtueshmëri në emër të moralitetit të përbashkët. - Respekti do të arrihet nëpërmjet kuptueshmërisë së traditave respektive. Kjo arrihet nëpërmjet një ndërgjegjësimi të mënyrave të ndryshme të jetesës. - Përfaqësuesit fetarë dhe shtetarë duhet të mbështesin këtë proces në mënyrë që feja të shndërrohet në një forcë pozitive, konstruktive dhe progresive. Pra, baza për këtë paqe dhe mirëkuptim të dëshiruar ekziston. Të dy fetë proklamojnë parimet themelore të dedikimit ndaj 66


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

Zotit. Këto parime demonstrohen në tekstet e shenjtë të Islamit dhe Kristianizmit. Madje, në Kuran shprehet qartë: “Duke iu bindur Kuranit të Shenjtë, ne, myslimanët i ftojmë kristianët të bashkohemi . . .”10 Në këtë mënyrë, vetëm nëse njerëzit orientohen nga këto vlera dhe ekziston vullneti i të gjithë palëve për kompromis, bota bëhet më e sigurtë. Pra, bashkë-ekzistenca paqësore merr formën e dëshiruar kur krijohen, jo vetëm aleanca të forta të shteteve, por edhe aleanca të feve. Bazat për këto aleanca janë të gjitha vlerat e përbashkëta. Themeli i komuniteteve fetare ofron vlera të përbashkëta që rrjedhin nga tradita dhe identitete të ndryshme. Këto janë vlera të demokracisë, lirisë, të mirës së përgjithshme dhe drejtësisë. Mbi të gjitha, njerëzit kanë nevojë për këtë përafërsim vlerash me qëllim që të arrihet paqja globale. Konkluzion

Çdo kulturë ka të drejtën për t’u respektuar. Mirëpo, kjo kulturë duhet të shkëputet nga dy elementë. Së pari, dallimet fetare duhet të shkëputen nga armiqësitë dhe të përqafojnë ndryshimet e grupeve. Së dyti, është shumë e rëndësishme që grupet fetare të kapërcejnë dobësitë e tyre dhe të krijojnë konfidencë në ndërtimin e organizimeve të tjera që do t’i zëvendësojnë ata brenda një strukture globale. Një kulturë e shkëmbimit fetar mund të funksionojë vetëm kur aderuesit e të dy feve fillojnë të besojnë se Zoti mund ta mbrojë vetveten më mirë se njerëzit. Pra, në këtë proces të globalizimit, feja ka shumë rëndësi. Gjithashtu, edhe vlerat që rrjedhin prej saj. Mënyrat se si do kombinohen ato, do të përcaktojnë suksesin e së ardhmes dhe bashkë-ekzistencën paqësore të shoqërisë globale. Në të kundërt, bota do të përballet me konflikte dhe dhunë. 67


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Duke theksuar vlerat e përbashkëta midis feve pa trajtuar fushat e dallimeve ndarëse nuk do të zgjidhet problemi ose të kapërcehet hendeku mes Perëndimit dhe Islamit. Pra, vlerat e përbashkëta nuk përbëjnë shkakun e ndasisë - përkundrazi. Krijimi i urave lidhëse ndërmjet dy qytetërimeve nuk do të ndodhë (siç edhe u theksuar më sipër) derisa bota myslimane dhe predikuesit e saj të pranojnë vlerat perëndimore si pjesë e realiteteve globale. Duke qenë se teoria e Huntington përbën nxitjen, por edhe një pjesë të përmbajtjes së kësaj eseje, ky shkrim mbyllet me konkluzionin e tij mbi “Qytetërimin në numrin njëjës (pra një qytetërim i të gjithëve) që mendohet se përbën një përzierje të ndërlikuar të niveleve më të larta të moralit, fesë, dijes, artit, filozofisë, teknologjisë, mirëqenies materiale . . .”

68


Blendi LAMI Vlerat e përbashkëta

Bibliografi: Samuel Huttington, Foreign Affairs, Summer 1993. A Common Word Between Us and You, Open Letter, 13 Tetor 2007. 3 Teoria sociologjike, George Ritzer. 4 Samuel Huttington, “Përplasja e qytetërimeve” 5 Samuel Huttington, “Për plasja e qytetërimeve”. 6 HAMAS Charter of 1988 7 Bazaur në “Islam and the West: the clash of values”, Kevin J. O’Toole 8 Bazaur në “Islam and the West: the clash of values”, Kevin J. O’Toole 9 The International Herald Tribune, 24 December 2008 10 A Common Word Between Us and You, Open Letter, 13 Tetor 2007. 1 2

69


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Elton QËNDRO Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan Siç shkruan Paul Claval në 1994, gjeopolitika është ‘në modë’ përsëri. Me sa duket në një botë post-komuniste, post-konfrontuese dhe post-ideologjike, gjeopolitika është kthyer ‘qetësisht’ në një diskutim shkencor dhe praktik si një refleksion i problemeve të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë më tepër se kurrë. Kjo po ndodh në të njëjtën kohë siç shkruan Gearoid Tuathail ‘Tashmë është një klishe të pohosh që jetojmë në një periudhë tranzicioni ndërmjet një rendi të vdekur të Botës se Vjetër dhe lindjes së një rendi të Botës së Re’.

70


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

“Frekuenca e përdorimit publik të fjalës Gjeopolitikë është në proporcion të drejtë me mungesën e saktësimit të përkufizimit të saj” Enciklopedia Gjeopolitike Franceze ( Cordellier 205)

Abstrakt

Brian Blouet shkruan se 150 vitet e fundit ishin një luftë e vërtetë ndërmjet proceseve të gjeopolitikës dhe globalizimit, një luftë ndërmjet shteteve gjeopolitike të cilët kërkonin të mbylleshin dhe kontrollonin hapësirën tokësore, burimet dhe popullatën dhe shteteve të globalizuara të cilët kërkonin të hapeshin me botën dhe të lejonin shkëmbimin e ideve, të mirave dhe shërbimeve. Sipas Blouet bota e sotme është rezultat i përplasjeve ndërmjet këtyre tendencave, me situatën post Luftës së Ftohtë duke paralajmëruar dominancën triumfuese të tendencës globaliste mbi mendimin gjeopolitik dhe një fund të mundshëm të gjeopolitikës. Një tjetër grup analistësh deklarojnë fundin e globalizimit dhe rilindjen e mendimit gjeopoltik si rezultat i shtërngimit dhe forcimit të kontrollit të kufijëve kundrejt trafikimit të drogës, emigrimit dhe rrezikut të përhershëm, si një implikim i kërcënimeve të terrorizmit. 71


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Megjithatë në kontekstin e BE, fuqizimi i kontrollit të kufijëve është i shoqëruar me liberalizimin e tyre brenda grupit te 27 vendeve anëtare dhe proceset e integrimit ndërmjet tyre. Kështuqë, edhe nëse ky mendim gjeopolitik do të vazhdojë të ekzistojë në të ardhmen do të jetë pjesë e një politike të jashtme të integruar të bllokut{27}, ndërsa integrimi do të vazhdojë të jetë modeli dominant i brendshëm. Pra, edhe pse ka disa mangësi në teorinë e Blouet, ajo prapë është e vlefshme në proceset e politikave të brendëshme të BE-së. Në sistemin gjeopolitik pas Luftës së Ftohtë Ballkani, është përfshirë në sistemet Euroatlantike, dhe proceset e integrimit dhe globalizimit. Në këtë kuadër politik dhe ekonomik, sistemet ndërkombëtare paraqesin një qëllim për kordinim dhe bashkëpunim intesiv politik ndërmjet shteteve Ballkanike, si pasojë e ndërvarësisë në rritje. Kjo do të thotë që institucionet e vendeve përkatëse duhet të ndërtojnë modele te praktikave të mira, në përputhje me rregulin e ri politk dhe ekonomik dhe të largohen nga gjeopolitika e vjetër e Blouet. Ky studim do të fokusohet në faktin se si elita politike në Ballkan deklaron se do të mbështesin vlerat e zhvillimit të integrimit dhe globalizimit Europian në politikat e tyre Ballkanike, ndërsa de facto janë duke përdorur ‘arsenalin’ e planifikimit gjeopolitik egoist. Sigurisht situata për studime nuk është nga më të përshtatshmet duke parë gjendjen e keqe politike, ekonomike dhe sociale në të cilën gjendet gjithë zona e Ballkanit dhe armiqësitë e hershme që ndajnë prej shumë kohësh popujt që jetojnë në këto treva. Mure të mëdha keqkuptimesh dhe dyshimesh ndajnë dhe pengojnë veprimtarinë e plotë shkencore që pikërisht për të përballuar tema të tilla si ato historike dhe territoriale ka nevoje për një klimë të qetë dhe të drejtë bashkëpunimi, shkëmbimi informacioni dhe lejimin e shfrytëzimit të të dhenave të 72


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

ndryshme të çdo shteti nga te gjithë studiuesit. Kërkimet kanë qenë dhe janë akoma sot tepër të kushtëzuara nga hijet e urrejtjeve etnike dhe nga nevojat politike saqë ndonjëherë kërkimet perfundojne duke privilegjuar zona të caktuara të studimit dhe anashkaluar të tjerat dhe duke të cuar në leximin e njëanshem dhe parcial të të dhenave. Të fshehura nën këto veprime janë aktivitete inteligjence ose thjesht ekonomike. Por jo për këtë arsye ne duhet të pushojmë së shpresuari dhe së kërkuari bashkëpuimin dhe miqësinë, duke kapërcyer mosbesimet reciproke, duke ngjitur thyerjet dhe zvogëluar distancat. Shkatërrimet dhe dështimet e mëparshme mund të jenë një mësim i mire për këta popuj. Në fund të fundit kundërshtimi më i mrekullueshëm që përshkron çdo dite ekzistencën dhe shoqërinë tonë, jeta që kërkon të afirmohet mbi vdekjen, dëshira për lumturi dhe paqe mbi dëshpërimin dhe instiktet shkatërruese, gjen te vërtetën e saj pozitive dhe sëbashku mundësinë për tu afirmuar në çdo rrugë. *** Siç shkruan Paul Claval në 1994, gjeopolitika është ‘në modë’ përsëri. Me sa duket në një botë post-komuniste, postkonfrontuese dhe post-ideologjike, gjeopolitika është kthyer ‘qetësisht’ në një diskutim shkencor dhe praktik si një refleksion i problemeve të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë më tepër se kurrë.1 Kjo po ndodh në të njëjtën kohë siç shkruan Gearoid Tuathail “Tashmë është një klishe të pohosh që jetojmë në një periudhë tranzicioni ndërmjet një rendi të vdekur të Botës se Vjetër dhe lindjes së një rendi të Botës së Re”.2 Disa si Alvin Toffler dhe Michael Finley parashikojnë që njerëzimi është duke u futur gradualisht në Valën e Tretë të ndryshimeve, ku Vala e Tretë e “kapitalizmit informativ.do të 73


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

krijojë një rend të ri normash, vlerash, sjelljesh dhe madje subjektesh’, duke zëvendësuar modelin e civilizimit, i themeluar pas “Valës së Dytë të Revolucionit Industrial para 300 vitesh, dhe atij të Valës së Parë të Revolucionit Bujqësor’. Grupi i dytë i analistëve ku bën pjesë dhe Fukuyama besojnë se njerëzimi është duke iu afruar ‘fundit të civilizimit’ me legjitimitetin e ‘demokracisë liberale si një sistem qeverisjeje...{i dalë} gjatë botës në vitet e fundit, pasi pushtoi ideologjitë rivale si monarkitë e trashëguara, fashizmin, dhe më së fundi komunizmin’. Francis Fukyama shkruan më tej se “demokracia liberale mund të ndërtojë fundin e evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe formën përfundimtare të qeverisë humane dhe në këtë mënyrë themelon fundin e historisë.” Ky qëndrim është kundërshtuar forcërisht nga oponentët e teorisë së varësisë dhe strukturalizmit, mes të cilëve Gearoid O Toathail të cilët argumentojnë se ekziston një nevojë urgjente për ndryshim në modelin neoliberal, pasi nuk mund të sigurojë zgjidhje për pabarazitë në rritje ndërmjet qendrës dhe periferisë dhe nga ana tjetër triumfi i botës neoliberale është i pamundur në një botë poliglote, të papërqendruar me indiferencë depërtuese dhe anarki emergjente.3 Megjithatë pika e takimit mes gjithë qëndrimeve dhe metodave është pranimi i proçeseve transformuese epokale, ekonomike, politike dhe shoqërore që bota po dëshmon në dekadat e fundit të shekullit të njëzetë. Këto procese janë të klasifikuara me termin e përgjithshëm ‘globalizim’. Megjithëse është vështirë ta klasifikosh dhe përkufizosh, globalizimi nënkupton që një ndërvarësi me e madhe është duke ndodhur mes rajoneve dhe vendeve të ndryshme në botë në kushtet e financave, tregtisë dhe komunikimit.’ Giovani E.Reyes shkruan “si teori e zhvillimit ekonomik një nga supozimet kryesore është që një nivel i lartë integrimi ndodh 74


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

mes rajoneve të ndryshme në botë, dhe që ky ndryshim ka një ndikim të madh në rritjen ekonomike dhe treguesit social”.4 Por në një nivel të lartë politik dhe ekonomik globalizimi është procesi i de-nacionalizimit të tregjeve, politikës dhe sistemit ligjor dmth ngritja e të ashtuquajturës ekonomi globale.5 Duke u kthyer përsëri tek argumenti që në epokën e globalizimit, gjeopolitika është në modë sërish, lind një pyetje logjike. A ekziston një kundërshtim ndërmjet mendimit gjeopolitik dhe konceptit të Globalizimit? Për disa analistë, përgjigja është më së shumti ‘po’, pasi ata besojnë se ka një grindje intensive ndërmjet dy koncepteve dhe ato janë të dyja përjashtuese: ndërsa Gjeopolitika lartëson rëndësinë e dimensioneve spaciale për funksionimin e shtetit, e dyta lajmëron ‘vdekjen’ e gjeografisë. Brian Blouet shprehet rreth “Luftës së Ftohtë dhe Triumfit të Gjeopolitikës” dhe ‘Globalizimit dhe Vdekja e Gjeopolitikës’. Ai gjithashtu shkruan se 150 vitet e fundit ishin një luftë e vërtetë ndërmjet proceseve të gjeopolitikës dhe globalizimit, një luftë ndërmjet shteteve gjeopolitike të cilët kërkonin të mbylleshin dhe kontrollonin hapësirën tokësore, burimet dhe popullatën dhe shteteve të globalizuara, të cilët kërkonin të hapeshin me botën dhe të lironin shkëmbimin e ideve, të mirave dhe shërbimeve.6 Sipas Blouet-it bota që ne jetojmë sot është një rezultat i përplasjeve ndërmjet këtyre tendencave, me marrëveshjet e post Lufës së Ftoftë që shpallin triumfin dominues të tendencave globalizuese mbi mendimin globalizues dhe fundin e mundshëm të gjeopolitikës. Siç shkruan Gearoid O Tuathail një grup tjetër analistësh besojnë që njerëzimi është duke dëshmuar një tranzicion nga gjeopolitika në gjeo-ekonomi..{cituar} i nxitur nga shtytjet 75


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

burokratike te ruajtjes dhe rritjes së rolit për të kërkuar një ‘zëvendësues ‘gjeo-ekonomik’ për rolin e shkatërruar gjeopolitik’. Për disa të tjerë tranzicioni është nga gjeopolitika në ekopolitikë. “Ekologjia është bërë ‘ axhenda e re e shenjtë’ e cila kërkon një besim të ri në të ardhmen e jetës në tokë. Por ka dhe të tjerë që besojnë që ka një evolucion nga gjeopolitika në gjeo-qeversije: Dilema e politikës globale nuk është më gjeopolitika por gjeoqeverisja, lufta e vazhdueshme për të krijuar struktura qeverisëse të sakta në një shkallë globalë. Ajo që është e njëjtë për të gjitha, jo vetëm fakti që gjeopolitika dhe globalizimi nuk janë përjashtues por që e dyta është evolucioni gradual i të parës. Në këtë aspekt globalizimi mund të konsiderohet si fundi i gjeopolitikës moderne dhe lindja e gjeopolitikës post-moderne. Geoffrey Parker shkruan rreth gjeopolitikës së re më bazë globale, që zëvendësoi Geopolitik-ën naziste dhe gjeopolitikën e Luftës së ftohtë. Grupi i tretë i analistëve dhe politikë-bërësve shkruajnë që megjithë avantazhet që solli globalizimi, ai solli dhe kërcënime domethënëse. Pas ngacmimit fillestar për më ‘pak shtete’, kufij që bien dhe tregje integruese, bëhen të dukshme dhe rreziqet që dalin nga këto zhvillime. Siç shkruan dhe Gearoid O Tuathail kjo faktohet nga “retorika e re e administratës së President Klinton në mesin e viteve ’90 të shekullit njëzetë. “ Ne jemi të gjithë..të cenueshëm ndaj akteve moskokëçarëse dhe i një aksi mbinatyror terroristësh, trafikantë drogash dhe kriminelë ndërkombëtarë. Këta gjahtarë të shekullit 21 ( njëzetë e një) ushqehen me informacionin falas, idetë dhe njerëzit që ne duam. Ata abuzojnë me fuqinë e madhe të teknologjisë për të ndërtuar tregje për armët, për të kompromentuar sundimin e ligjit dhe ryshfete të majmë të parave të pista, të pastrojnë para më një të goditur të tastierës. Këto forca... janë armiqtë tanë’. Këto perceptime të ‘botës së rreziqeve pa-territor në shtete të 76


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

caktuara hapin dyert për rikthimin triumfues të mendimit gjeopolitik. Sulmet terroriste në SHBA në 11 Shtator e forcuan më tej këtë tendencë. I njëjti proces dëshmohet dhe në Evropën Perëndimore, ku fillimisht krijimi i tregut të përbashkët ndaloi sentimentet nacionaliste në shoqëritë përkatëse dhe kërkimin e vetëmjaftueshmërisë për ekonomitë kombëtare. Megjithatë sa më shumë avancojnë proceset integruese brenda unionit, aq më shumë mbyllet ndaj aktorëve të jashtëm. Kufijtë e jashtëm të BE duhet të ruhen ndaj trafikimit të drogës, emigrantëve të varfër, terrorizmit ndërkombëtar. Emigrimi ilegal dhe krimi ka rizgjuar nacionalizmin në disa vende Perëndimore. Në këtë aspekt globalizimi ka kontribuar në rilindjen e mendimit gjeopolitik. Grupi i katërt i analistëve shkon dhe më tej duke shpallur ardhjen e fundit të globalizmit. Harold James në librin e tij ‘Fundi i Globalizimit’ eksploron rrethanat në të cilat bota e integruar e një epoke të mëparshme u thye nën presionin e ngjarjeve të papritura,7 që do të thotë Depresioni i Madh. James shkruan se dorëzimi i ekonomisë së parë botërore ‘nuk ishte thjesht nje pasojë e ndrydhjes nga Lufta e I Botërore por rezultoi nga bashkëveprimi i fyerjeve kundra të gjithë atyre elementëve të ndryshueshmërisë, dhe gjithashtu nga politikat dhe institucionet të dizenjuara për të zbutur kërcënimet e globalizimit. James heq paralele me zhvillimet e fundit botërore dhe ngre pyetjen që njerëzimi është dëshmitar për fillimin e fundit të globalizimit. Stephen Kobrin shkruan që luftërat tregtare, dhe gjithashtu sulmet terroriste mund të jenë shenjat e para të fundit të ekonomisë së dytë botërore. Në këtë studim jam përpjekur të paraqes rivalitetet infrastrukturore Ballkanike,ku gjeopolitika dhe globalizimi janë konsideruar ne kuadrin teorik të Brian Blouet, i cili lajmëron 77


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

triumfin e fundit të tendencës globaliste mbi gjeopolitikën pas më shumë se një shekull rivaliteti intensiv. Në kundërshtim, ithtarët e teorisë së ‘fundit të globalizmit’ argumentojnë se rritja e kontrollit të kufijve si pasojë e krimit ndërkombëtar dhe trafiqeve të paligjëshme janë shenja të rënies së globalizimit. Megjithatë në kontekstin e BE, fuqizimi i kontrollit të kufijve është i shoqëruar me intensifikimin e proceseve të integrimit të brendshëm. Kështu që, besoj se megjithëse ky mendim gjeopolitik këmbëngul në të ardhmen do të jetë pjese e integruar e politikës së jashtme të bllokut, ndërsa globalizimi do të vazhdojë të jetë modeli dominues i brendshëm. Kështu që, edhe pse numërohen disa mangësi në teorinë e Blouet-it, është gjerësisht e vlefshme për proceset, që ndodhin në politikat e brendshme të BE-së. E lidhur në kontekstin e Ballkanit, vendet e rajonit që janë në fazat e avancuara të pranimit në BE janë bërë tashmë pjesë e modelit të globalizimit si: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe parave dhe gjithashtu tregut dhe ekonomisë së përbashkët. Sipas kuadrit të Blouet, të gjitha elitat politike ballkanike që kanë deklaruar se do të përkrahin vlerat Euro-Atlantike të integrimit dhe ndërkombëtarizimit, duhet të lënë prapa gjurmët e të menduarit gjeopolitik dhe të hapen drejt lirisë së ideve, mallrave dhe shërbimeve ndërmjet vendeve aderuese. Megjithë hapjen e tyre drejt BE-së, vendet e Ballkanit akoma preferojnë të ‘mbyllen dhe të kontrollojnë hapësirën tokësore, burimet dhe popullsinë’ ndërmjet tyre, e cila është në koherencë me tendencën e vjetër të të menduarit gjeopolitik të Blouet, dhe gjithashtu me konceptet e Geopolitik-ës Ratzeliane dhe të luftës së Ftohtë. Kjo është e dukshme nga rivalitetet përgjatë korridoreve pan-evropiane që kalojnë përmes rajonit. Kjo është arsyeja pse disa autorë kanë shkruar “Konkurrenca Gjeopolitike Ballkanike i quajtur ‘Bashkëpunimi Ballkanik”. 78


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

1. Shkenca Gjeopolitike: Kalimi nga Gjeopolitika e diskredituar në Gjeopolitikën “e modës”

Etimologjia e fjalës Gjeopolitikë vjen nga Greqishtja Geia dhe Polis: perëndesha e tokës dhe qytet-shtet i Greqisë së lashtë. Në këtë mënyrë gjeopolitika eksploron format dhe hapësirat e tokës dhe kontrollin dhe organizimin e saj nga njerëzimi. Lidhja mes gjeopolitikës dhe natyrës është studiuar që në kohët e Aristotelit, i cili shkruante: ‘ka shumë gjëra që e bëjnë njeriun të mirë dhe virtuoz; këto janë natyra, zakoni dhe principi racional.8 Fjala Gjeopolitikë u përmend për herë të parë nga Rudolf Kjellen (1866-1922) në librin e tij Hyrje në Gjeografinë Suedeze. Puna e tij më e rëndësishme është Shteti si një Formë me Jetë, publikuar në 1916. Kjellen ishte i influencuar së tepërmi nga Ratzel (1844-1904), Profesor i Gjeografisë në Universitetin e Mynih-ut, i cili eksploroi sintezën mes njeriut dhe fenomenit natyror dhe publikoi Politikën Gjeografike në 1897, e cila besohet të jetë ‘puna kryesore në gjeografinë politike moderne’. Që nga ai moment gjeopolitika është konsideruar si një studim, i kufizuar me Shkencën Politike, Gjeografinë, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Historinë por me nje epërsi të Shkencës Politike dhe Gjeografisë. Ratzeli dhe Kjellen besonin në teorinë organike të shtetit, duke e krahasuar atë me një organizëm të gjallë i cili duhej të përshtatej me mjedisin në të njëjtën mënyrë si flora dhe fauna.9 Rrënjët e shtetit ishin në tokë mjedisi luante një rol kryesor. Në mënyrë që të rritej shteti duhej të zgjerohet ‘ nëse do të jetë një organizëm i shëndoshë’ dhe gjithashtu ‘shteti i suksesshëm do të tentonte të përvetësonte ato më të dobëta’. Këto ide e bënë këtë shkencë të porsalindur të dyshimtë disa dekada më vonë, për përvetësim nga elita politike për ‘qëllime të paqarta që shtriheshin përtej kërkimit 79


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për njohuri’.10 Në të vërtetë Gjeopolitika ose Gjeografia Politike (sic preferojnë ta quajnë disa) u zhvillua në mënyrë dramatike në katër dekadat e ardhëshme. Besimi i Kjellen ishte se gjeopolitika do të ishte një shkencë që do përdorej për të përcaktuar influencën përcaktuese të mjedisit në politikën e një kombi’ por zbatimi i gjeopolitikës në doktrinën nacional-kombëtare naziste në Luftën e II-të Botërore solli një zhvlerësim të madh në Shkencën Gjeopolitike. Devijimi i Gjeografisë Politike në Gjeopolitikën e re fashiste mund ti atribuohet Karl Haushoferit dhe gazetës së tij Zeitschrift fur Geopolitic (1924). Parker-i shkruan se qëllimi i asaj gazete ishte ‘të ekzaminonte elementët gjeopolitikë të situatës Gjermane me pikësynim për ti ndryshuar në avantazhin e Gjermanisë. Në 1976, gazeta e re Gjeoplitike Herodote, e shtypur në Paris është shenja e parë që çështjet, që eksploronin lidhjen mes dimensioneve politike dhe hapësirës po ktheheshin gradualisht në një ligjëratë shkencore dhe skolastike. Në 1983, Herodote u nën-titullua ‘Revu de geographie et de geopolitique (Rishikim i Gjeopolitikës dhe Gjeografisë). Objektiva e saj ishte ‘ të përdorte metodologjinë e hapësirës për të kuptuar më mirë problemet dhe për lehtësuar veprim më të efektshëm. Për më tepër gazeta Herodote propagandoi se gjeopolitika e re duhej të distancohej nga metoda e vjetër statistike, dhe të përqëndrohej në problemet botërore siç ishte ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit, varfëria e botës dhe konsumimi i burimeve kryesore.11 Ky qëndrim do të bënte të mundur një rivlerësim dhe të ishte më tepër objektiv dhe do të kapërcente perspektivën egoiste vetë-shtetërore centralizuese tradicionale si Geopolitik-a Gjermane. Teoritë e Kjellen dhe Ratzelit e konsideronin shtetin si nivelin më të lartë të organizimit që përfaqësonte ‘stabilitetin,rregullin 80


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

dhe qëllimin’ pa të cilat do të kishte një shkarje të paevitueshme në kaos. Idetë e tyre ishin të frymëzuar nga ideja shtet-komb i Hegel-it që përfaqësonte ‘formën më të lartë të ekzistencës politike, që mishëronte qëllimin dhe aspiratat e përgjithshme’. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe modeli i tanishëm i integrimit dhe pozicionit të globalizimit ia hoqën shtetitkomb pozicionin e shenjtë. Gjeopolitika në koherencë me metodën globale mund ta transferonin atë nga “një disiplinë e luftës në një disiplinë të paqes”. Paraqitjen e kësaj përmbledhjeje rreth zhvillimit të shkencës gjeopolitike nga koncepti i Gjeopolitikës së zhvlerësuar dhe konceptit të Gjeopolitikës moderne e bëra për të kuptuar kuadrin e këtij studimi dhe lidhjes me kontekstin në Ballkan. Por ajo çka dallon tek Gjeopolitika moderne e pas viteve 1970 është nocioni që ekziston për shtetin, si pjesë e një hapësirë gjeografike globale dhe e gjithë Tokës, që përbën filozofinë kryesorë në shkrimet e Herodote. Përkundrazi, në Ballkan, megjithë dedikimin e shpallur për përqafimin e vlerave integruese dhe evropiane të globalizimit, elitat politike në Ballkan janë duke ndjekur de facto planifikimin egoist gjeopolitik në politikat e tyre e cila është në linjë me filozofinë Ratzeliane të Gjeopolitikës. Siç shkruan dhe Georgana Dimitrova përemri ‘imja’ perceptohet mes elitave politike në Ballkan si një burim për mirëqenie dhe zhvillim ekonomik, si e vetmja mënyrë që mund të rris rëndësinë e vendit të tyre në sytë e botës dhe të inkurajojë përshpejtimin e integrimit në strukturat e BE dhe NATO-s. Në këtë mënyrë gjeografia përdoret si një armë strategjike kundër vendeve të tjera duke u përpjekur të pakësojnë dhe ulë ‘terrenin e fqinjit’, elitat politike promovojnë terrenin e tyre. Për më tepër ky rivalitet mes vendeve të Ballkanit do të jetë i papërshtatshëm sidomos në ditët e sotme ku ‘dje kundërshtarët më të egër janë bërë anëtarë 81


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

të BE-së sot’. 2. Rënia e sistemit të vjetër Gjeopolitik dhe lindja e Gjeosistemi të ri

Rënia e sistemit Gjeopolitik Sovjetik në fund të shekullit XX (njëzetë) nxiti proceset e transformimeve radikale gjeopolitike në rajonet e mëdha të Evropës dhe Azisë. Bota bi-polare konfrontuese e së djeshmes kishte ndryshuar dhe po kalonte në një sistem të ri ndërkombëtar. Ky ndryshim politik dhe në hapësirë solli një kuptim të ri për botën që nuk do ishte i njëjti me atë të 50 viteve të shkuara. Rendi i ri gjeopolitik sfidoi studimet tradicionale, analizat e shumta, doktrinat nacionaliste dhe strategjitë në çdo sferë që ishin zhvilluar për dekada të tëra nga akademia, institutet shkencore, qeveritë dhe agjencitë joqeveritare. Si rezultat i gjymtimit të BS, Çekosllovakisë dhe Jugosllavisë (dhe bashkimit të Gjermanisë), 27 (njëzetë e shtatë) shtete të reja u shtuan në hartën e Evropës dhe Azisë. Ioannis Loukas shkruan se ideja për zgjerimin e hapësirës Euro-Atlantike drejt Lindjes u shoqërua nga një proces intensiv i perceptimit tradicional në lidhje me kufirin lindor të Evropës. Gjithashtu Loukas përcaktoi dhe krijimin e tre ‘gjeo-sistemeve’ në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik: § Gjeo-sistemin e Evropës Lindore: Estonia, Letonia, Lituania, Bjellorusia,Ukraina, Moldavia dhe Rusia; § Gjeo-sistemi i Kaukazit: Gjeorgjia, Armenia, dhe Azerbajxhani; § Gjeo-sistemi i Azisë Qendrore: Kazakistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani. Në mënyrë të njëjtë me sistemin komunist, jashtë Bashkimit Sovjetiku formuan gjeo-sisteme të reja duke përdorur 82


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

terminologjinë e Loukas. Këto janë vendet e Evropës Qendrore: Republika Ceke, Hungaria, Polonia, dhe Republika Sllovake dhe nga ana tjetër vendet e Ballkanit: Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe së fundmi Kosova. Por dhe brenda këtyre pesë gjeosistemeve filluan të lindin disa nën-ndarje të reja, pasi disa vende brenda njërit gjeo-sistem filluan integrimin Euro-Atlantik, ndërsa disa të tjera akoma, të paktën në të ardhmen e afërt. 3. Rajoni i Ballkanit në sistemin e ri Gjeopolitik

Dy nga këto ‘gjeo-sisteme’ janë parë gjithmonë si zona konflikti dhe zona buferike të cilat janë Ballkani dhe Kaukazi. Në sistemin komunist ato ishin në kufirin maksimal të shtrirjes së sistemit Gjeopolitik Sovjetik, kështu që nuk i përkisnin as Evropës as Azisë. Rreshtimet e reja strategjike që dolën pas periudhës post-luftës së ftohtë ndryshuan plotësisht pozicionin strategjik të këtyre rajoneve, edhe pse ato konsiderohen si gjeo-sistemet më të cënueshme. Në fakt ka disa indikacione që Ballkani nuk do të konsiderohet më si Evropa jug-lindore, por si pjesa jugore e Evropës Qëndrore,12 ndërsa gjeo-sistemi Kaukazian do të konsiderohet si Evropa Juglindore “e re”. Evropa e re do të përbëhet nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia që shtrihen deri në Malet Urale në Veri dhe Kaukazi në Jug. Kështu për herë të parë në historinë moderne kufijtë gjeografikë të Evropës do të përkojnë me atë politike. Ioannis Loukas beson se ky do të jetë modeli dominues në shekullin e njëzetë e një. Në fakt ky zhvillim e pozicionon Ballkanin në zemër të Evropës Qendrore, me një perspektivë të qartë për përfshirje në hapësirën Euro-Atlantike. Një proces i tillë i mundëson Ballkanit për herë të parë një kuadër politik të favorshëm për zhvillim veç pozicionit gjeografik strategjik që ka luajtur gjithmonë një rol 83


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

thelbësor për rajonin, pavarësisht status quo politike. 4. Roli i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore

Angazhimi i shprehur për pranimin e ‘gjeo-sistemit’ Ballkanik si pjesë e sistemit gjeopolitik Euro-Atlantik kërkonte stabilizim ushtarak dhe ekonomik të rajonit. Si nënkuptim i kësaj përpjekjeje për zhvillim dhe stabilizim ekonomik dhe një mjedis të sigurtë çoi në krijimin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Jug Lindore (PSEJL) në 10 Qershor 1999 në Cologne. Pakti i Stabilitetit ishte në fakt përpjekja e parë e komunitetit ndërkombëtar për të zëvendësuar politikën e mëparshme të ndërhyrjes në raste krizash në Evropën Jug Lindore, me një strategji parandaluese afatgjatë dhe të kuptueshme.13 Kështu Pakti i Stabilitetit kishte për qëllim promovimin e një mjedisi të sigurtë, zhvillim të qëndrueshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik. PSEJL duhet të edukonte bashkëpunim të ngushtë ndërmjet vet vendeve të rajonit në njërën anë, dhe rajonit dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër. BE është një aktor kyç në Paktin e Stabilitetit. BE ndërmori gjithashtu nismën për ta afruar Evropën Jug Lindore më afër perspektivës së integrimit të plotë, në strukturat e saj, duke përfshirë dhe anëtarësinë e plotë. 5.

Korridoret Ndërkombëtare të Transportit në Ballkan

Në kuadër të këtij bashkëpunimi të ri politik dhe ekonomik, roli i Transportit u pranua si i rëndësisë së lartë për plotësimin e objektivave të përbashkëta të BE dhe vendeve në tranzicion nga gjeo-sistemet e reja. Shpresa e pranimit të vendeve të Europës lindore në BE i dha jetë vizionit të integrimit të Evropës Perëndimore. Rrjetet Trans-Evropiane (RTE) u aprovuan zyrtarisht në 1997, për të shërbyer si korridoret kryesore të rrugëve, hekurudhave, energjisë dhe komunikimit në infrastrukturën e BE-së. Në Konferencën pan-Evropiane të Ministrave të Transportit në Kretë (1994) dhe në Helsinki 84


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

(1997), pesëdhjetë e dy vende vendosën të planifikojnë ndërtimin e dhjetë korridoreve të reja shumë-funksionalë, të shtrira në vendet hyrëse, me qëllim që të lidhnin Rrjetet Trans Evropiane me infrastrukturën e Evropës Lindore si një nga iniciativat kryesore që kishte për qëllim mbështetjen e stabilizimit ekonomik të vendeve hyrëse dhe lehtësimin e krijimit të tregjeve të përbashkëta Evropiane. Programi i lidhur me zbatimin e korridoreve pan-Evropiane u quajt iniciativa për Caktimin e Nevojave të Infrastrukturës së Transportit (TINA). Përfaqësuesit e vendeve te BE dhe të 10 vendeve aderuese morën pjesë në këtë iniciativë. Në fazën e fundit Rrjeti TINA do të përbëhet nga 18,683 km rrugë, 20,924 km hekurudhë, 4,052 km rrugë ujore, 40 aeroporte, 20 porte detare, 58 porte lumore, dhe 86 terminale (nga të cilat, 20 janë nëpër porte dhe 66 më vete), dhe do të integrohen plotësisht në rrjetet ekzistuese Trans-Evropiane. BE ka përcaktuar 2015 si synim për arritjen e këtij objektivi. Buxheti i vlerësuar për të gjithë projektin deri në 2015 është 90 miliardë Euro, ndërsa për pjesën e Ballkanit, afërsisht 11 miliardë Euro. 6. Shtetet si “ Egoista Irracionalë”: Gjeografia si Arma e fundit në Ballkan

Duke marrë në konsideratë pozicionin gjeografik të hapësirës së Ballkanit, Ballkani perceptohet si çelësi për tre kontinente: Evropa, Azia dhe Afrika dhe gjithashtu Lindjen e Largët. Gjithashtu, nëse do i referohemi Samuel Huntington Ballkani pozicionohet në tre zona të civilizimit. Ky pozicion gjeopolitik ka ndikuar historikisht në historinë e tij dhe ka përcaktuar hisenë e madhe gjeopolitike që është përqendruar në këtë territor relativisht të vogël. Kështu nuk është e rastit që gjashtë nga dhjetë korridoret multimodale të transportit, gazit, naftës dhe telekomunikimit që u planifikuan në Helsinki në 1997, kalojnë 85


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

përmes Ballkanit me emërtimet Korridori IV, V, VII, VIII, IX, X. ( Shih fig.1)

Burimi: Sekretariati i Koridorit VIII

Ballkani është një vend relativisht i vogël i përbërë nga dymbëdhjetë vende, që kanë një histori komplekse të zhvillimit ekonomik, politik dhe historik pasi janë në një proces tranzicioni në një ekonomi tregu të hapur drejt integrimit të plotë për në NATO dhe BE. Duke marrë në konsideratë kuadrin ndërkombëtar që bazohet në bashkëpunim dhe koordinim në këtë shekull të ri, mungesa e bashkëpunimit ne Ballkan në sektorët e Transportit dhe Energjisë është një fenomen që duhet shqyrtuar dhe analizuar. Në Ballkan, shtetet egoistë racionale sipas Keohane përplasen me shtetet irracionalë homo – Balkanikus. Shpesh aktorët e jashtëm e perceptojnë këtë rivalitet duke iu referuar paragjykimeve të kaluara të bazuara në histori 86


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

dhe në urrejtjen e lashtë dhe predispozicionin gjenetik. Por irracionaliteti nuk është pasojë e urrejtjes së lashtë por ka lidhje me kontekstin politik dhe ekonomik. Në fakt, është e pakuptimtë të mos bashkëpunosh sot në këtë situatë fitore-fitore si pasojë e programeve të shumta ndërkombëtare. Natyrshëm lind pyetja a ka ndonjë gjë të veçantë që i bën vendet e Ballkanit të mos bashkëpunojnë me njëri-tjetrin sidomos në fushën e transportit dhe energjisë dhe në mos përmbushjen e projekteve infrastrukturore pan-Evropiane? Ka gjasa që arsyeja kryesore e këtij mos-bashkëpunimi është hiseja e madhe gjeopolitike që luhet ne sektorin e energjisë dhe transportit dhe rrugët nga do kalojnë ato. Vendet e Ballkanit kanë krijuar shpresa të mëdha për zhvillimin e tyre ekonomik siç kishte krijuar SHBA dhe Gjermania me planin Marshall pas Depresionit të Madh. Arsyeja tjetër mund të jetë obstruksioni politik me interesat gjeopolitike të aktorëve të jashtëm. Misha Glenny shkruan se: “Shumica e konflikteve etnike dhe politike në Ballkan nuk i ka rrënjët në instinktet atavike dhe sentimentet fisnore të intolerancës për të tjerët, por më tepër në lojërat e luajtura nga fuqitë e mëdha cinike”. Por një arsye tjetër mund të ishte trashëgimia komplekse historike, e cila akoma influencon qeveritë e Ballkanit në të gjitha aspektet e politikës së jashtme, dhe kryesisht në projekte të tilla gjeopolitike siç është rrjeti i korridoreve të transportit pan-evropian. Disa shkrimtarë si Robert Kaplan kanë krijuar një imazh të Ballkanit ‘si një vend i copëtuar nga urrejtja fetare, etnike dhe historike, ku luftërat brutale dhe pastrimi etnik duken të paevitueshëm’.14 Sipas librit të Robert Kaplan Fantazmat e Ballkanit “ka ndikuar në krijimin e perceptimeve të gabuara në Ballkan për ndërhyrjet e faktorëve të jashtëm dhe aftësisë së tyre për të influencuar në Ballkan’’. Gjithashtu ai shkruan se: 87


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

‘’Me gjithë ndërhyrjen Perëndimore rreziku për valë të reja urrejtjeje dhe masakrave tmerruese do të jetë shumë i lartë, për shkak të urrejtjes së brendshme të lashtë në rajon’’. Ndërsa Maria Todorova në librin Imagining the Balkans kundërshton teorinë e Kaplan-it dhe stereotipave Perëndimore ‘Ballkanizëm’. Ajo shkruan se : “Ashtu si në rastin e Orientit, Ballkani ka shërbyer si depo e karakteristikave negative nga i cili është ndërtuar një imazh pozitiv dhe vetë-mburrës i ‘Evropianëve’ dhe “Perëndimorëve’.[15] Duke reflektuar mbi punën e Todorovës, Gergana Dimitrova përmbledh argumentin e saj: “Studiues kritikë tregojnë se përfaqësimi hegjemon Perëndimor i Ballkanit i ka bashkëngjitur rajonit një imazh rreziku, destabiliteti, dhunë, konflikte të brendshme dhe ambiguitet civilizimi. Ky përfaqësim nuk ndikon vetëm për imazhin ndërkombëtar të rajonit. Ato ndërhyjnë në ndërtimin e identitetit Ballkanik dhe vazhdimisht rrëshqasin në sjellje politike. Vendet e Ballkanit e kanë ndërkombëtarizuar vetë imazhin Perëndimor të tyre dhe kanë arritur në konkluzionin se ‘Ballkani’ është sa i rrezikshëm, i shthurur dhe i padëshirueshëm”.16 Megjithë argumentin e trashëgimisë historike kjo nuk duhet mbitheksuar, por nga ana tjetër nuk duhet anashkaluar plotësisht. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që elitat politike dhe vendet e Ballkanit nuk duhen parë sipas përshkrimit të Kaplan-it të prirur për konflikte, për shkak të ‘Fantazmave Ballkanike’. Përkundrazi konfliktet duhet të shikohen në kontekstin politik dhe historik. Por ajo që është më interesante për këtë studim është fakti se edhe sot në kontekstin aktual politik dhe historik, elitat politike dhe qeveritë Ballkanike akoma nuk mund të gjejnë rrugën e përbashkët, e cila është shumë e qartë nga rivalitetet në rrugët e energjisë dhe transportit që mendohen të ndërtohen. Trashëgimia historike mund të ketë akoma disa influenca në elitën Ballkanike, duke eksploruar 88


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

doktrinat e rajonit dhe strategjitë në sektorin e energjisë. Megjithatë duhet marrë parasysh fakti dhe vështirësitë që këto dokumente nuk janë të publikuara zyrtarisht, ose publikohen në sasi shumë të pakta. Megjithatë është fakt që shume vende kanë dekada, madje edhe me shekuj doktrinat e tyre kombëtare dhe strategji për zhvillimin e kombit të tyre. Megjithëse të rishikuara, këto doktrina nuk janë të duhura dhe të përditësuara me proceset aktuale të globalizimit, shumë-anshmërisë dhe integrimit. Këto doktrina kanë ndërthurur shumë elementë të mendimit gjeopolitik të Blouet-it. Për më tepër elitat Ballkanike i kanë ndërthurur këto doktrina në politikën e tyre të jashtme dhe e bazojnë këtë të fundit mbi këto doktrina dhe strategji për zhvillimin e kombit të tyre. Këto doktrina qarkojnë në sfera të shumta të jetës sociale, ekonomike, politike, kulturore duke përshkruar norma të sjelljes politike që janë jokoherente me proceset e globalizimit dhe konceptet e integrimit dhe vlerave Euro-Atlantike ku shumica e vendeve Ballkanike janë pjesë ose duan të aderojnë në të. Strategjitë aktuale të këtyre vendeve i kanë rrënjët në doktrinat kombëtare të hartuara që me pavarësinë e tyre në gjysmë shekullin e XIX. Mund të përmendim ëndrrat kombëtare të: Bullgarisë së Madhe, Serbisë së Madhe, Rumanisë së Madhe dhe Greqisë së Madhe, të cilat kanë ndikuar fuqishëm programet e këtyre vendeve për zhvillimin e kombit. Megali Idea ( Ideja e Madhe) Greke fillimisht u formulua në 1796 nga Rigas Ferreros (risjelle në 1844 nga kryeministri Grek Iannis Kolettis). Sipas Ferreros ‘Stambolli’, i cili ishte pushtuar nga Fatih Pushtuesi në 1453, do të kthehej përsëri,.. {ashtu} si Kreta, Rodos, Qipro, Anatolia...dhe Grekërit do të shkonin deri në Egjipt ashtu si Aleksandri i Madh kishte bërë më parë dhe në këtë mënyrë do të krijohej një Perandori Helene e quajtur Bizant me qendër në Stamboll që Grekët e quajnë Konstandinopojë. 17 89


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Kështu ëndrra greke kërkonte të ngjallte Perandorinë e Bizantit në formën e një shteti-komb modern Grek. Ideja nacionaliste Bullgare, e adoptuar në 1878 ishin kufijtë sipas traktatit të Shën Stefanit (3 Mars 1878 – aktualisht një festë kombëtare Bullgare). Sipas kësaj shteti Bullgar do të ishte i plotë pasi të përfshinte brenda tij tre territoret e banuar nga Bullgarët siç konsideroheshin: Moesia, Trakia dhe Maqedonia.18 Që nga çlirimi i vendit , elitat politike Bullgare e kane futur vendin në pesë luftra për të arritur idenë fikse të tyre, dhe natyrisht historia ka treguar që ka pasur pasoja negative për zhvillimin e tyre. Doktrina nacionaliste Serbe Nachertania (Strategji) e formuluar nga Ilia Garashanin në 1844. Tezat e saj kryesore ishin krijimi i shtetit Serb duke u bazuar në kufijtë e perandorisë mesjetare të Stephan Dushan-it. Ky shtet Serb do të përfshinte të gjitha territoret e afërta me Serbinë siç ishin Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria. Për çdo territor të përmendur më sipër ishte parashikuar një plan i veçantë. Deri në 1929 programi Serb Nachertania ishte një dokument sekret i lartë shtetëror. Që nga 1844 deri në shpërbërjen e Jugosllavisë në 1991, duke ndjekur parimet e Nachertanias elita politike Serbe arriti të transformonte një Serbi të sapo-çliruar prej 4 milionë banorë në një Jugosllavi prej 25 milionë banorë.19 Në fakt ajo që ka nevojë zhvillimi i infrastrukturës së Ballkanit është një strategji e cila është mbi çdo strategji dhe mbi çdo doktrinë nacionalistë duke u bazuar në kritere të qarta dhe të thjeshta: rruga më e shkurtër dhe fitimprurëse, e ndodhur sipas morfologjisë natyrale të Ballkanit dhe të jetë e favorshme për këto lloj projektesh. Këto kritere duhet të bazohen në lidhjen e qendrave demografike, duke marrë në konsiderate faktorë historikë dhe gjeografikë siç janë kryqëzime, burime ujore, klimë 90


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

e favorshme, tokë të pasur, forcën e punës. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një strategji e plote që do mundësonte zhvillimin infrastrukturor të Ballkanit. Por çfarë ndodh në fakt?

Doktrinat e tanishme, siç janë ‘Bashkimi dhe Lobimi i Grekërve përqark Botës’ ose Doktrina kombëtare Bullgare: “Programet Strategjike Kombëtare” janë shume ndryshe nga paraardhëset e tyre. Megjithatë në programet e tyre për zhvillim mund të gjenden akoma elemente të dokumenteve origjinale. Fqinjët shikohen si rivalë dhe jo si partnerë. Edhe pse mund të konsiderohen si partnerë, ideja për dominim mund të ndjehet në konceptin e eskluzivitetit dhe rolit misionar në marrëdhënie me shtetet e tjera fqinje. Dino Sioitis shkruan, duke komentuar mbi Gjeopolitikën e re Greke: ‘’Natyrisht, Greqia është më e avancuar se pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit. Gjithë shtetet e tjera erdhën nga regjime kufizuese, dhe që u mungonte qeverisja demokratike dhe në pamundësi të shpreheshin lirisht. Si të tilla, ato nuk mund të krahasohen me Greqinë, një shtet që ka bërë hapa gjigantë drejt demokracisë, zhvillimit kulturor dhe demokratik, dhe mbi të gjitha të drejtave të njeriut. Shtetet e Reja në Ballkan e konsiderojnë dhe vazhdojnë ta konsiderojnë Greqinë si një shtet që u jep frymëzim atyre, që u tregon rrugën drejt Evropës dhe një sistemi demokratik...Greqia mund te duket një vend i vogël ne krahasim me shtetet e tjera Perëndimore por në Ballkan konsiderohet si ‘superfuqi’, një fuqi që ka marrë për mbrojtjen e lirisë individuale dhe nje agjent stabiliteti dhe sigurie në rajon.20 Siç e theksova më lart një arsye tjetër për garën në shtigjet e energjisë dhe transportit është hiseja e madhe që luhet mes vendeve të Ballkanit dhe besimi i elitave të tyre se përmes këtyre shtigjeve të energjisë dhe transportit do të mund të rimëkëmbnin ekonomitë e tyre siç ndodhi me Gjermaninë dhe SHBA pas Depresionit të Madh. Nëse një vend ka një strategji ose një 91


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

epërsi gjeografike në lidhje me këtë strategji për kalimin e energjisë dhe transportit shumica e vendeve të tjera e shikojnë përfitimin e tij si humbja totale për ta, e cila përbën arsyen për rivalitet intensiv dhe krijimin e rrugëve alternative. Vendet e tjera synojnë të ndryshojnë rrugën e planifikuar në avantazh të tyre, pavarësisht meritave gjeografike, teknike apo ekonomike dhe teknike që mund të ketë pasur versioni origjinal. Megjithë përpjekjet e BE-së për të zhvilluar vendet e Ballkanit duke prezantuar projekte infrastrukturore përmes korridoreve të shumta të transportit, gazit, naftës, telekomunikacionit këto të fundit kanë aplikuar metodologjinë e grindjeve dhe rivaliteteve duke ngadalësuar dhe penguar zhvillimin e shumë prej këtyre projekteve. Më tepër ato kanë ndjekur politikën Gjeopolitike te Blouet sesa të përfitonin nga investimet e mëdha në këta sektorë kyç për të rritur ekonomitë e tyre. 7. Përfundime

Njerëzimi është dukë hyrë në epokën e tretë ose Valën e Tretë të ndryshimeve. Disa analistë e përshkruajnë si fundi i civilizimit dhe ardhja e një epoke të re. Nuk është e thënë që ajo të jete apokaliptike siç përmendet shpesh, por thjesht një proces transformimi në kërkim të një Rendi të Ri botëror. Nuk ka rëndësi nëse quhet Globalizim, Integrim apo Ndërkombëtarizim që të gjitha janë pjesë e të njëjtit proces. Për këtë arsye gjatë këtij punimi u mundova të trajtoja një përshkrim dhe një shpjegim të dy proceseve siç është Gjeopolitika dhe Globalizimi dhe shpjegimi i tyre në mënyrë që të kuptohen mirë nga elitat Ballkanike dhe sidomos ato Shqiptare në përfitimin sa më shumë prej tyre dhe ofertave që bën Evropa në kuadër të projekteve integruese. Kjo është mëse e domosdoshme pasi pas më shumë se dy dekadash që nga rënia e sistemit komunist në Ballkan shumica 92


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

e vendeve sidomos të Ballkanit Perëndimor janë akoma në hapat e integrimit dhe tranzicionit politik, ekonomik dhe social duke humbur shumë shanse të përfitonin nga regjimet ndërkombëtare që janë ofruar. Ndjekja e gjeopolitikës së vjetër në politikat e fqinjësisë më tepër ka krijuar probleme dhe stanjacion politik sesa përfitim shtetëror më të cilën trumbetonin elitat Ballkanike. Mëgjithë shpalljet e mëdha për hapjen drejt BE ato sërish preferojnë një ‘mbyllje’ të brendshme kur flitet për bashkëpunim në fusha të caktuara. Mbase është vet fakti i hisesë së madhe që luhet ne sektorë strategjikë siç janë korridoret e transportit dhe atyre energjetik ku shtetet Ballkanike konkurrojnë për projekte të ndryshme edhe pse janë të njëjtat burime. Edhe pse ka studime të shumta mes bashkëpunimit Ballkanik dhe programeve rajonale pas Luftës së Ftohtë si dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore, mungojnë kërkimet në lidhje me obstruksionin e elitave Ballkanike ndaj këtyre projekteve të mëdha. Në fakt arsyet e mungesës neglizhohen edhe më tepër, kur në fakt duhet të zbatohen kërkime të shumta në lidhje me arsyet e mosmarrëveshjeve dhe mungesës së bashkëpunimit duke prezantuar më tepër variacion dhe eksplorim të mëtejshëm të trashëgimisë historike dhe argumenteve të vendeve përkatëse dhe doktrinave të tyre kombëtare. Një kërkim i tillë mund të kontribuojë në kuptimin e irracionaliteteve ballkanike dhe në zbatimin e projekteve alternative që do ta çonin para Ballkanin dhe problemeve të tyre. Ka gjasa që për dekadën e ardhshme do të dëshmojmë një Ballkan të integruar plotësisht në BE dhe në botën e globalizuar. Ka gjasa të ndodhë edhe më shpejt. Ka gjasa! Le të lutemi për të ardhmen e këtij Homo Balkanikus... 93


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Referenca Geoffrey Parker - Geopolitics: Past, Present and Future , London and Washington: Pinter, 1998) quoting Paul Claval, Géopolitique et Géostrategie (Paris: Éditions Nathan, 1994). 2 Gearóid Ó Tuathail - At the End of Geopolitics. Reflections on a Plural Problematic at the Century’s End’ , available at http://www.majbill.vt.edu/Geog/faculty/toal/papers/End.htm; 3 Po aty 4 Giovani Reyes - Theory of Globalization: Fundamental Basis. http://sincronia.cucsh.udg.mx/globaliz.html 5 Adrian Civici - Globalizimi , Tiranë 2009 6 Critics on Brian Blouet, Geopolitics and Globalization in the Twentieth Century, available at http://www.reaktionbooks.co.uk/titles/globa_geopolitics.html; 7 Harold James - The End of Globalization: Lessons from the Great Depression (Harvard university Press,2001) 8 What is Geopolitics - University of Wales at Aberystwyth Electronic Database.http://users.aber.ac.uk 9 Haggman - Introduction to Geopolitics: Classical and Modern 10 Richard Hartshorne - The nature of Geography. Annals of the Association of American Geographers, 29(3/4) 11 Ecologies/Geographie in Herodote, 26 (1982). Parker, Geopolitics: Past, Present and Future, 52. 1

94


Elton QËNDRO Gjeopolitika vs. Globalizimit: Përdorimi i Gjeografisë si armë Gjeopolitike në Ballkan

Ioannis Loukas - The New Geopolitics of Europe, 10. http://www.stabilitypact.org 14 Laura Rozen - ‘Robert Kaplan’; http://archive.salon.com/people/bc/2001/04/17/kaplan/index1.html ; Data e aksesit 15 Mars 2010 15 Angeliki Papantoniou , revieë on Imagining the Balkans, by Maria Todorova (Oxford University Press,1997), available at http://www.eurunion.org/magazine/9804/p30/p30-9804.htm Data e Aksesit, 15 Mars 2010 16 Gergana Dimitrova, planned research Bulgaria’s Road to Europe: The Symbolic Economy of Civilization and Self-Representation in the ‘Turbulent’ Balkans, available at http://www.ceu.hu/oldtest_phd_research.html; Internet; accessed June 2003. 17 Constantinople: the 1000 years capital of Hellenic (Greek) Empire of Byzantium, available from http://en.ëikipedia.org/ëiki/Byzantine_Empire, Data e aksesit, 15 Mars 2010 18 120 Years San Stefano – a map of the Bulgarian lands, NIE Magazine. http://members.tripod.com/~NIE_MONTHLY/Karti/k02.html; Përkthyer nga Bullgarishtja 15 Mars 2010 19 Stoyan Bojadzhiev, - The Decline of Serbian Nationalism: From Ilia Garashanin to Slobodan Miloshevic-the Death of Nachertanie’, Macedonia, 26 (1998), 4. 20 Dino Siotis - The Others are from the Balkans’; http:// www.helleniccomserve.com/balkans.html; Data e aksesit, 15 Mars 2010 12 13

95


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Albert HITOALIAJ Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare

NATO dhe Rusia pikëshikime të kundërta për sigurinë Në maj 2009 Rusia miratoi Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë. Kjo strategji që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020, u mirëprit si një dokument novator e i dobishëm që qartësonte parimet udhëzuese të politikës së brendshme e të jashtme. Edhe pse strategjia e re ka elementë të cilët e orientojnë sigurinë kryesisht drejt ekonomisë dhe fuqizimit të kësaj të fundit nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve dhe përdorimit të tyre për të shtuar influencën globale në sferën e sigurimit të energjisë, përsëri perceptimi rus ndaj Perëndimit e më saktësisht ndaj NATO-s dhe ndaj SHBA-së nuk ka ndryshuar thuajse fare. Sipas doktrinës ruse, NATO dhe SHBA mbeten kërcënime të fuqishme të sigurisë.

96


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

Pas një vonese të pritshme, në maj 2009 Rusia miratoi Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë. Kjo strategji që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020, u mirëprit si një dokument novator e i dobishëm që qartësonte parimet udhëzuese të politikës së brendshme e të jashtme. Funksioni më i spikatur i kësaj strategjie është miratimi i një qasje të shëndoshë ndaj sigurisë, që përbëhet nga dy prioritete, ai i mbrojtjes dhe ai i politikave sociale. Ndryshimet në këtë doktrinë, ecin paralel me ndryshimet në mjedisin e sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe me synimin e pabraktisur të Rusisë, që të zërë vend kryesor në hapësirën ndërkombëtare. Fuqizimi dhe dominimi janë qëllimet kryesore të Rusisë, edhe pse arritjen e tyre e synon nëpërmjet mjeteve që ndryshojnë nga ato të Luftës së Ftohtë. “Doktrina thekson planet e Rusisë për t’u bërë një “shtet rajonal” e të hyjë në klubin e pesë ekonomive udhëheqëse botërore dhe pohon se 97


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kontrolli mbi rezervat e energjisë mund të çojë te përdorimi i forcës. NATO-ja dhe SHBA-ja vazhdojnë të perceptohen ende si kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare, edhe pse ato kanë ofruar një partneritet të kushtëzuar.” 1 Kjo doktrinë është frut i një pune pesë vjeçare. Procesi i hartimit të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare, dokumenti bazë i zhvillimit të fuqisë kombëtare, filloi në vitin 2004. Pas luftës së gushtit me Gjeorgjinë, Presidenti Medvedev kërkoi finalizimin e dokumentit. Në fund të marsit 2009 Doktrina e Sigurisë, e cila ishte pothuajse gati për t’u miratuar, u vonua për shkak të kërkesës së Medvedevit për disa përsosje të mëtejshme. “Në fund, një dekret presidencial, më 12 maj 2009 miratoi pas kalimit të afatit, Strategjinë Kombëtare të Sigurisë të re të Rusisë deri për në vitin 2020, duke zëvendësuar në këtë mënyrë atë që më parë quhej Konceptimi, i hartuar në 1997 dhe i freskuar në vitin 2000.” 2 Edhe pse strategjia e re ka elementë të cilët e orientojnë sigurinë kryesisht drejt ekonomisë dhe fuqizimit të kësaj të fundit nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve dhe përdorimit të tyre për të shtuar influencën globale në sferën e sigurimit të energjisë, përsëri perceptimi rus ndaj Perëndimit e më saktësisht ndaj NATO-s dhe ndaj SHBA-së nuk ka ndryshuar thuajse fare. Sipas doktrinës ruse, NATO dhe SHBA mbeten kërcënime të fuqishme të sigurisë. Strategjia e re konfirmon qëndrimin negativ tradicional të Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, ndaj përpjekjeve të SHBA-së për uljen e potencialit bërthamor të Rusisë, duke krijuar sistemin e mbrojtjes anti-raketore në Evropën Qendrore, 98


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

dhe frikën për zgjerimin e hendekut ushtarak e teknologjik me SHBA-së (pavarësisht nga përcaktimi i fundit i Rusisë për të forcuar aparatin ushtarak). Teksti thotë: “Një arkitekturë globale e sigurisë e orientuar ekskluzivisht drejt NATO-s, është e detyruar të dështojë” dhe Rusia “nuk do të ulë vigjilencën e saj në lidhje me planet e NATO-s për të zhvendosur infrastrukturën ushtarake më pranë kufijve të saj dhe përpjekjet për t’i dhënë Aleancës një karakter global, gjë që është shkelje e të drejtës ndërkombëtare”. Kjo është e njëjtë me kërkesën, që vendosja e forcave të NATOs në operacione në gjithë botën duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos. 3 Nëse do të shikonim se sa herë është vendosur vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, atëherë do të ishte e qartë sa një llogari e thjeshtë matematikore se përse Rusia kërkon që OKB-ja të miratojë të gjitha operacionet. Vjaçesllav Molotov, dikur meritoi nofkën “z.Veto” për shkak të përdorimit të shfrenuar të vetos. Në vitet që vijuan deri më sot, rusët nuk e humbën kurrë rekordin. Ata janë të parët për sa i përket numrit të vetove që kanë vendosur në Këshillin e Sigurimit në OKB [pothuajse gjysmën e shumës së përgjithshme]. Pavarësisht qëndrimit negativ në këtë drejtim dhe perceptimit të NATO-s si kërcënim, tashmë duket qartë se Rusia ka vënë në përdorim mjete të tjera, për fuqizimin e saj dhe për t’u ringritur si aktor imponues në sferën e sigurisë. Siguria e energjisë – kjo është fuqia te e cila Rusia do të marrë shtysën për të ecur më shpejt dhe për t’u pozicionuar më mirë në hapësirën e sigurisë. 99


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Paragrafi 9 i doktrinës thotë: “ndryshimi nga konfrontim në bllok në parime të diplomacisë multivektoriale dhe potencialet e burimeve [natyrore] të mundshme të Rusisë, së bashku me politikat pragmatiste të përdorimit të tyre kanë zgjeruar mundësitë e Federatës Ruse për të forcuar ndikimin e saj në arenën botërore”. Paragrafi 47 bën lidhjen mes energjisë dhe sigurisë kombëtare: “Burimet e rrezikut për sigurinë kombëtare mund të bëhen faktorë të tillë si .... intensifikimi i betejës për burimet natyrore, mes tyre energjia, uji dhe mallrat e konsumit”. Autorët e Strategjisë besojnë se çështja e energjisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për akses dhe kontroll të pasurive të hidrokarbureve do të jenë shqetësimi kryesor në çështjet botërore të së ardhmes së parashikueshme. Dokumenti përcakton madje, edhe se ku do të zhvillohen betejat e mëdha gjeopolitike energjetike: Lindja e Mesme, Shelfi [lexo: sergjen] i Detit Barents, Azia Qendrore dhe Arktiku. 4 Natyrisht, burimet e saj të shumta e pozicionojnë Rusinë në mënyrë të favorshme dhe me kalimin e viteve ajo ka realizuar një rritje ekonomike të dukshme. Parë në këtë kënd, ajo po fuqizohet. A ka arsye Rusia që të ndihet e kërcënuar nga një sistem, i cili po i sjell asaj më tepër siguri ekonomike? Kërcënimet që i “kanosen” tashmë ajo i ka deklaruar qartë: NATO dhe SHBA. Arsyet është vështirë që të shihen. Ndoshta, pas këtij “shqetësimi” fshihet ndryshimi që po ndodh me Rusinë. Strategjia e re Kombëtare e Sigurisë, e miratuar në maj 2009, është pasuar edhe nga Doktrina e re Ushtarake e firmosur nga presidenti Medvedev në shkurt 2010. Do të ishte e tepërt të përsëriteshin kërcënimet që rusët konfirmojnë në këtë dokument. Rastin për të ngritur shqetësimet e tyre ata e 100


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

shfrytëzuan në Mynih, në fillimin e shkurtit 2010. Gjatë dekadave të fundit, konferenca e Mynihut për Sigurinë është bërë konferenca mbarë botërore më e madhe për politikën e sigurisë. Çdo vit ajo bashkon figura të larta nga e gjithë bota për t’u angazhuar në një debat intensiv mbi sfidat e sigurisë aktuale dhe ato të së ardhmes. Qëllimi i kësaj konference është që të mbajë këtë standard të lartë ndërkombëtar dhe të rrisë profilin e tij edhe më shumë. Konferenca e Mynihut për sigurinë vazhdon të drejtojë çështjet kryesore të sigurisë për kohën tonë. Në të debatohet dhe analizohen sfidat kryesore të sigurisë, ndërsa në të njëjtën kohë shikohet vazhdimisht përpara në mënyrë që të trajtohen çështjet e të ardhmes në një fazë të hershme. Qëllimi i konferencës së Mynihut për Sigurinë, është që të mbetet forumi më i rëndësishëm i pavarur për shkëmbimin e pikëpamjeve të vendimmarrësve ndërkombëtarë të politikës së sigurisë. Rusia e përdori fazën e konferencës së Sigurisë 2010 në Mynih për të “fshikulluar” zgjerimin e NATO-s në lindje. Përgjigjja e Aleancës Perëndimore, po në këtë Konferencë, prej Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ishte e shpejtë duke shfaqur qëndrimin e Aleancës ndaj Moskës, e duke e konsideruar pozicionin e kësaj të fundit si jo të ankoruar aq sa duhet në botën e vërtetë. Këto zhvillime ndodhën në momentin kur Rusia sapo përfundoi Doktrinën e re Ushtarake të saj. Kjo doktrinë, duket qartë se nuk ka të njëjtën linjë – ashtu si politika e jashtme ruse – me idenë Euro-Atlantike të sigurisë. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, që në paragrafët e parë të fjalës së tij në Konferencën e Mynihut shpalli haptazi pakënaqësinë e Rusisë për zhvillimet në fushën e sigurisë. “Ndryshimet dramatike në botë gjatë njëzet viteve të fundit nuk mund të mos kenë ndikim në agjendën ndërkombëtare. 101


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Tani ne po ballafaqohemi me çështjen e transformimit dhe të ndryshimit të saj. Përmirësimi i dukshëm në atmosferën e politikës Euro-Atlantike, ku kërkesa për qasje ballafaquese ka rënë seriozisht, nxit gjithashtu këtë gjë. Por është e vështirë për ta quajtur normale gjendjen ku realitetet politiko-ushtarake në zonën Euro-Atlantike janë shumë më pas proceseve bashkëkohore të tregtisë, ekonomisë, teknologjisë, investimeve dhe proceseve të tjera të globalizimit e të ndërvarësisë, që ndodhin në botën e sotme. Gjatë njëzet viteve të fundit, siguria Evropiane është dobësuar rëndë në të gjithë parametrat. Kjo vlen si për regjimin e kontrollit të armëve e konflikteve të vazhdueshme edhe për përpjekjet për t’i kthyer “konfliktet e ngrira” në “të nxehta” dhe për gjymtimin e OSBE-së. Shprehitë se “çdo gjë është normale, asgjë nuk ka nevojë të ndryshohet” nuk na bindin. Shpresoj se pikëshikimi ynë do të dëgjohet.” 5 Shqetësimi kryesor i përmendur, nga Lavrov, shqetësim i cili qëndron edhe në dokumentet bazë të sigurisë së shtetit rus, ishte se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, duhet ta përfundojnë “qasjen e tyre bllok” ndaj sigurisë, të bazuar te NATO-ja dhe në vend të kësaj, të nënshkruajë propozimet e Rusisë për një sistem të ri të sigurisë. Ky ishte qëndrimi i patundur i ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë fjalës së tij në 6 janar 2010, para delegatëve të pranishëm në konferencën e Sigurisë në Mynih. “Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Organizatës së Traktatit të Varshavës lindi një mundësi e vërtetë për ta bërë OSBE-në një organizatë plotësisht të zhvilluar, që do të garantonte siguri të njëjtë për të gjitha vendet e zonës EuroAtlantike. Megjithatë, kjo mundësi ka humbur, sepse zgjedhja 102


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

u bë në favor të politikës së zgjerimit të NATO-s, gjë që do të thoshte jo vetëm ruajtje e linjave që ndanin Evropën gjatë Luftës së Ftohtë në zona me nivele të ndryshme sigurie, por gjithashtu edhe shtyrje e këtyre linjave në Lindje. Roli i OSBEsë, në fakt, u reduktua për t’i shërbyer kësaj politike me anë të mbikëqyrjes së çështjeve humanitare në hapësirën postsovjetike. Si rezultat, një arkitekturë evropiane që do të bashkonte të gjitha shtetet e hapësirës Euro-Atlantike pa përjashtim, në një organizatë të bazuar te logjika, te parimet ligjore detyruese dhe te mjetet e përshtatshme për t’i siguruar këto praktikisht, nuk u materializua. Shformësimi i natyrës së OSBE-së çoi në izolimin e saj prej nevojave të jetës së vërtetë në shumë fusha.” 6 Mes arsyeve të sjella nga Lavrov, të cilat pasqyrojnë edhe shqetësimet ruse të përmendura më sipër, shikohet një kundërshti e ndërmjetme. NATO-ja, Organizata e Traktatit të Varshavës, por gjithashtu edhe OSBE-ja, janë të treja prodhim i të njëjtës rrjedhë historike botërore. Nëse akuzohet Perëndimi për faktin se nuk dështoi, atëherë ky është një paradoks; nëse NATO-ja duhet të shpërbëhej pas Luftës së Ftohtë [ashtu si Organizata e Traktatit të Varshavës] kjo ishte dhe është në varësi të vullnetit të lirë të vendeve pjesëmarrëse në të e jo në varësi të ekuilibrit mekanik të forcës; nëse roli i OSBE-së duket i reduktuar për hir të fuqizimit të NATO-s, duhet parë më mirë pasi ajo ka evoluar nga konferencë që ishte në fillim, në organizatë, ashtu si e ka edhe formën aktuale. Organizata të cilën kërkojnë rusët, nuk është një OSBE më dinamike, por një organizatë e përbashkët e aktorëve më të fuqishëm të mjedisit të sigurisë ku ata të kenë mundësinë të jenë aktorë kryesorë. Ky imazh mund të ishte i ngjashëm me atë të Këshillit të Sigurimit në OKB. Në këtë pikë, në kërkesën e ndryshimit të 103


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

sistemit global të sigurisë, ata duket se shikojnë në të njëjtin drejtim që shikon edhe Perëndimi: ndërtimi i një rendi të ri botëror. Mbi mënyrat e ndërtimit të këtij rendi duket se do të diskutohet shumë, nisur edhe nga mënyra se si Rusia e konsideron hapësirën Euro-Atlantike. Rasti i Kosovës konsiderohet nga vendet e NATO-s si një ndërhyrje e cila, jo vetëm që ishte e suksesshme, por edhe plotësisht e motivuar, kundër një gjenocidi të pashembullt të ushtruar kundrejt popullsisë shqiptare nga forcat ushtarake serbe. Por, kjo ndërhyrje, sipas mendimit rus, ishte jo vetëm e gabuar, por edhe e dështuar për sa i përket drejtimit të sfidave të mjedisit të sigurisë. Shembulli tjetër [bazuar te shembujt e Lavrovit] është ai i Osetisë së Jugut. Legjitimimi që ai i bën ndërhyrjes ruse, nuk e zbeh aspak kujtesën së si e priti Perëndimi qëndrimin rus. Në këtë rast, NATO-ja i ftohu marrëdhëniet për shkak të luftës ruso-gjeorgjiane, e cila pa të angazhuar të tërë aktorët kryesorë të mjedisit të sigurisë në një thirrje për paqe. Po çfarë interesi mund të ketë Rusia për këtë rajon [përveç faktit se aty është një pikë shumë e rëndësishme e kalimit tranzit të tubacioneve të gazit më drejtim Perëndimin]? E thënë ndryshe, interesat gjeopolitike të Rusisë e shtyjnë atë që të kritikojë tërë mënyrën e organizimit të çështjeve të sigurisë. Pikërisht këto arsye gjeopolitike – aspak e drejta ndërkombëtare apo prirja për një botë më të sigurt – bëjnë që Rusia të ketë ide të pandryshueshme ndër vite. “Që parimi i pandashmërisë së sigurisë në OSBE nuk punon, nuk do shumë kohë për t’u provuar. Le të kujtojmë bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, kur një grup i vendeve të OSBE-së, të lidhur prej kësaj deklarate politike, u angazhuan në një agresion kundër një vendi tjetër të OSBE-së, i cili mbulohej gjithashtu nga i njëjti parim. 104


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

[...] Kosova dhe Osetia e Jugut, janë që të dyja manifestime të dobësisë sistematike të OSBE-së. [...] Por unë gjithashtu dua të them një gjë tjetër. Gjatë zhvillimit historik, kemi ardhur në një kohë ku po ndodhin ndryshime serioze dhe ne duhet të zgjedhim mes të kaluarës dhe të ardhmes. Përgjithësisht, kjo është është edhe çështja aktuale. Është e rëndësishme që të mos humbet ky moment unik. Unë jam i sigurt se ne jemi në gjendje të ngrihemi mbi komplekset historike dhe “të shikojmë përtej horizontit.”7 Por komplekset historike, më së shumti i tregon vetë Rusia. Dominique Moisi, në librin e tij “Gjeopolitika e emocioneve” e shikon Rusinë si një vend nën një gjendje shoku për shkak të dobësimit të fuqisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, humbjes së statusit të fuqisë në krye të një blloku dhe tkurrjes territoriale. Rusia nuk ka qenë kurrë ndonjëherë me një sipërfaqe kaq të rrudhur sa ç’është sot. Kjo gjë ndikon sjelljen e saj ndërkombëtare. Kjo gjë ndjehet edhe në shqetësimin e Lavrovit. “Dy ngjarjet e tjera, të cilat unë [shënim A.H: Dominique Moisi] do të përmend me shpejtësi, janë zhvilluar në të njëjtën ditë, 8 gusht 2008. Ato janë zhvilluar, nëse do të thoshim kështu, në Pekin dhe në Moskë. Në Pekin ishte shprehja e besimit të udhëheqjes kineze në hapjen e Lojërave Olimpike: “Shikoni arkitekturën, shikoni ceremoninë, shikoni perspektivën e marrjes së medaljeve. Ne do të jemi të parët.” E pra, mesazhi i Kinës është: “Kina është kthyer.” Ky është një mesazh i besimit në vetvete. Në të njëjtën kohë, rusët, duke përdorur paaftësinë – në qoftë se unë mund ta them këtë, sa për të përdorur një fjalë të lehtë – e presidentit të Gjeorgjisë, bënë luftë në Kaukaz. Mesazhi i rusëve është tamam e kundërta e mesazhit të kinezëve, dhe ai është: “ Më kini frikë përsëri. Unë kam rilindur. Frika juaj, të cilën unë 105


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

mund ta shoh në sytë tuaj, është shpresa ime. Ju më keni nënvlerësuar mua për një kohë të gjatë në vitet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Këto ditë kanë përfunduar. Unë jam kthyer për hakmarrje.” 8 Sipas ministrit të jashtëm rus, fundi i Luftës së Ftohtë, solli mundësinë për ta bërë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) prej 56-anëtarësh, e cila përfshin si Rusinë edhe SHBA-në, organizatën kryesore të sigurisë në Evropë. Por kjo mundësi, më tepër se një shans për Evropën, duket se është një shans për Rusinë. Kritikat e tij erdhën një ditë pas miratimit prej Presidentit rus Dimitri Medvedev, të një doktrine të re ushtarake, e cila veçon ndër të tjera, zgjerimin e NATO-s, duke e përshkruar atë si një kërcënim ushtarak që minon përpjekjet për përmirësimin e lidhjeve mes aleancës ushtarake perëndimore dhe Moskës. Udhëheqja e NATO-s u tregua e shpejtë në refuzimin e doktrinës së re ushtarake ruse dhe këmbënguli se, të dy palët kanë interesa të përbashkëta. “Unë duhet të them se kjo doktrinë e re nuk pasqyron botën e vërtetë. NATO nuk është një armik i Rusisë. Aleanca perëndimore i ngriu marrëdhëniet me Moskën në vitin 2008 gjatë ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji. Por që atëherë, NATO ka rifilluar gradualisht kontaktet formale. Unë mendoj se, Rusia dhe ne kemi të njëjtat interesa për arritjen e suksesit në Afganistan”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë një intervistë për Reuters në pushimet e ndërmjetme të konferencës.9 Ndërsa në fjalën e mbajtur në konferencë, Rasmussen do të 106


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

përforconte edhe një herë tjetër qëndrimin e politikës së zgjerimit që ka NATO-ja: “Për mua, transformimi i NATO-s në një institucion sigurie me lidhje globale nuk është një çështje zgjedhje - është një çështje e domosdoshmërie. Globalizimi është bërë një fakt i pakthyeshëm i jetës. Institucionet tona duhet jo vetëm që të pranojnë këtë fakt, por ata duhet të adaptohen gjithashtu dhe të ofrojnë siguri nën rrethana rrënjësisht të ndryshme. Unë nuk kam asnjë dyshim se NATO dhe komuniteti transatlantik duhet, mund dhe do t’i përgjigjen sfidës.” 10 Gjatë vizitës së dhjetorit 2009 në Moskë, Rasmuseni ka kundërshtuar thirrjen e Kremlinit për masat e reja mbrojtëse në Evropë, duke thënë se nuk shikonte nevojën e një traktati të ri sigurie, siç propozohet nga Rusia. Medvedev kishte publikuar projektin e një pakti sigurie të post-Luftës së Ftohtë më 29 nëntor, duke thënë se kjo gjë mund të zëvendësojë NATO-n dhe institucione të tjera e të kufizojë mundësinë e çdo vendi për të përdorur forcën në mënyrë të njëanshme. Kjo është një thirrje e përsëritur e Rusisë, e bërë që nga viti 2008 për ta nxjerrë si të paligjshme “rritjen e sigurisë së një shteti në kurriz të tjetrit”. Vendet e NATO-s reaguan me mosbesim, duke e parë planin e Rusisë si një përpjekje për të ndarë aleancën dhe duke thënë se, Organizata ekzistuese për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ishte vendi i duhur për të diskutuar çështjet e sigurisë. Pavarësisht kësaj situate, Rusia nuk ka ndërruar aspak mendim në lidhje me këtë ide. Boshti i diskutimit të Lavrovit qëndron pikërisht aty. “Në përgjithësi, është e nevojshme që të analizohen “punët familjare” në Evropë dhe të rivlerësohen shumë gjëra, ndonëse jo në mënyrën euforike e triumfuese si të fillimit të viteve ’90, 107


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

por në bazë të analizave të matura të pasojave reale të asaj që ka ndodhur në njëzet vitet e fundit. Në qoftë se ne së bashku nxjerrim mësimet e duhura, pesha gjeopolitike e Evropës varet në të gjithë civilizimin evropian, pjesë integrale të cilit janë si SHBA-ja edhe Rusia. Një mësim kryesor duhet të jetë pranimi i sinqertë se ka një problem me konceptin e pandashmërisë së sigurisë dhe se ky do të duhet të trajtohet, në mënyrë që të mos ndërhyjë në specifikat në vijim e te detyrat e rëndësishme për të gjithë ne, të cilat janë më shumë se sa duhet. Duke zgjidhur problemin e pandashmërisë së sigurisë plotësisht një herë e mirë, ne mund të përqendrohemi në një agjendë pozitive dhe pastaj në çështjet e ngutshme bazuar te interesat përkuese duke krijuar një bazë solide – për veprim të përbashkët të SHBA-së, BE-së dhe Rusisë – në çështjet ndërkombëtare. Do të doja të vija në dukje, pikërisht, rëndësinë e një bashkëveprimi të tillë të trepalësh. Dialogët strategjikë dypalësh janë të pamjaftueshëm dhe nuk mund të zëvendësojnë bashkëpunimin trepalësh. Janë të shumtë ata që e kuptojnë natyrën jo të shëndetshme të situatës aktuale. Prandaj ka interes të vërtetë në lidhje me idenë e hedhur nga Presidenti Medvedev në qershor 2008, për përfundimin e një Traktati të Sigurisë Evropiane. Që nga ajo kohë, ka filluar një proces i qëndrueshëm të menduari, si në nivele ndërqeveritare (OSBE, Këshilli NATO-Rusi, ndërveprimi Rusi- BE) edhe në takime të ndryshme të shkencës politike. Po të mos ishte kjo iniciativë, nuk do të ishte ky riorganizim në OSBE. Partnerët tanë të NATO-s dhe BE-së na thonë se projekt-traktati rus duhet të diskutohet vetëm në OSBE, duke qenë se kjo organizatë është “kujdestari” i miratuar nga të gjithë ne i qasjes së plotë te siguria, ndaj së cilës ne gjithmonë kemi qenë përkrahës. Unë do të përmendja, se para iniciativës tonë, shumica e shteteve anëtare të OSBE-së nuk e kishte menduar atë. Deri kohët e 108


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

fundit e madje edhe tani, pjesa e luanit e programeve të OSBE-së nuk e pasqyron qasjen gjithëpërfshirëse dhe i është përkushtuar sferës humanitare në dëm të shportave të tjera. Në mënyrë të përsëritur, ne kemi tërhequr vëmendjen për këto deformime, të cilat duhet të hiqen.” 11 Përkushtimi ndaj çështjes humanitare, i duket me të drejtë Lavrovit si diçka e tepërt. Kjo gjë jo më tepër për faktin se ata [rusët] janë shembullorë në këtë drejtim, por sepse kanë treguar se dinë t’i shkelin mirë të drejtat e njeriut. Nëse përmendim Çeçeninë kemi dhënë shembullin e duhur në këtë drejtim. Një vend i cili është përballur me fobinë ruse që kurën e shihte te “ringjallja” e supermacisë ushtarake. “Kur [Putin] u shfaq fillimisht në ekranin e radarit politik të Rusisë si një kryetar i mundshëm i shtetit dhe jo si një Drejtor jopopullor e i urryer nga të gjithë - i Byrosë Federale të Sigurimit (FSB), ai filloi duke bërë prononcime që dëshmonin se Ushtria, e cila kishte qenë zvogëluar nga Jelcini, tani e tutje do të rilindte dhe ajo që i mungonte për rilindjen e saj ishte një luftë e dytë çeçene. Çdo gjë që ka ndodhur në Kaukazin e veriut që atëherë, mund të gjurmohet nën këtë premisë. Kur filloi lufta e dytë çeçene, Ushtrisë iu hoq freri dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 ajo votoi si një e vetme për Putinin. Ushtria kishte gjetur te lufta e pranishme, një burim të promovimit të përshpejtuar shumë fitimprurës, gjithnjë e më shumë medalje dhe falsifikime të shpejta të karrierës...”12 Me qindra të pafajshëm u vranë në këtë luftë dhe askush nuk doli një herë të vetme të kërkonte ndjesë për dhjetëra e dhjetëra raste ku bombardimet shuanin familje të tëra. Fëmijët e vrarë në këtë luftë nuk arritën asnjëherë që të peshonin aq sa duhet, që dikush nga drejtuesit e ushtrisë ruse apo të shtetit rus të 109


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

kërkonte ndjesë publike. Normaliteti rus dhe pretendimi i tyre si një aktor kyç për sigurinë bie ndesh me vetë funksionimin e institucioneve. Anna Politkovskaya, [gazetare që ka kundërshtuar fuqishëm Putinin dhe luftën në Çeçeni; vrarë në rrethana misterioze] e përshkruante në këtë mënyrë stabilitetin e Rusisë: “Po, stabiliteti ka ardhur në Rusi. Është një stabilitet monstruoz sipas të cilit askush nuk kërkon drejtësi në gjykata, të cilat valëvisin servilizmin dhe militantizmin partiak. Askush në të drejtën e tij ose të saj nuk mendon të kërkojë mbrojtje nga institucionet që i është besuar mbajtja e rendit dhe e ligjit, për shkak se këto institucione janë krejtësisht të korruptuara.” 13 Raporti i situatave të tilla, vështirë se përputhen me ato që thotë Lavrov. Siguria njerëzore dhe qëndrueshmëria e brendshme, nuk duket se pasqyroheshin fort në momentet kur në vitin 2006, në Moskë u vra Paul Khlebnikov, kryeredaktori i revistës Forbes në Rusi. Ky i fundit ishte një person shumë i njohur për zbardhjen e fakteve që denonconin atë që ai e quante “kapitalizmi gangster” rus – fuqia e oligarkëve. Për këto arsye e të tjera, Lavrov bëhet i pabesueshëm kur shfaq pretendimet ruse. Bëhet i pabesueshëm sepse vetë demokracia e Rusisë shfaqet si e tillë, paçka se pretendohet për një familje evropiane. “Dhe në projekt-traktat ne nuk kemi lënë gjëra praktike, por vetëm një parim - parimin e pandashmërisë së sigurisë ... Prandaj, kur dëgjoj njerëz që thonë se e gjejnë si ide interesante, por se u duhet të kuptojnë se çfarë kërkon Rusia, atëherë ne u përgjigjemi se nuk fshehim asgjë. Ne themi sinqerisht se duam të konfirmojmë në një formë ligjore detyruese atë që ç’ka ishte deklaruar që më parë. 110


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

Sot në zonën Euro-Atlantike, ne shohim në ardhje një moment të ri cilësor: një lloj konvergjence të interesave kombëtare, të cilat krijojnë objektivisht kushtet për zgjidhjen mbi baza të de-ideologjizuara detyrën themelore të forcimit të pozitës së qytetërimit evropian në një botë globalizuese, policentrike dhe gjithnjë e më konkurruese. Duke tejkaluar qasjet ndaj arkitekturës evropiane të bazuara te blloqet e Luftës së Ftohtë dhe frikërat derivuese që ata ngjallnin, lidhur me “sferat e influencës,” ne do të sigurojmë cilësinë e re të besimit reciprok që Evropa, e ka kaq dëshpërimisht të nevojshme në kushtet bashkëkohore. Pyetja kryesore: A do të mund hapësira pan-Evropiane, të jetë vërtetë – në aspektin ligjor – një hapësirë e vetme? Apo do të jetë e ndarë në “sfera influence” dhe zona në të cilat do të jenë të zbatuara standarde të ndryshme në aspektin e sigurisë ushtarake e politike, detyrimeve humanitare, qasjes në tregjet e teknologjisë moderne dhe kështu me radhë? Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për anëtarët e “familjes” euro-atlantike, një lloj testi maturie, për aftësinë e tyre për të hetuar në mënyrë të saktë se çfarë po ndodh në botë.” 14 Po si mund të flitet për maturi ruse, kur duket se logjika të cilën përdorin rrymat e ndryshme që krijojnë politikën ruse, është një frymë arkaike që të kujton mesjetën, ku feja ishte elementi dominues dhe shpata e më të fortit ishte mekanizmi me të cilin realizohej “drejtësia” evropiane. Këtë logjikë e gjen të përdorur edhe sot, e jo nga ndonjë fraksion ekstremist por nga akademikë rusë. Flitet për një familje evropiane? Po me cilat metoda do të përkujdesen këta “prindër” për këtë familje? Gjenerali Leonid Grigoreviç Ivashov, zëvendës presidenti i Akademisë së Çështjeve Gjeopolitike, Moskë, më datë 05.02.2008, në shkrimin e tij “ Problemi i Kosovës: që Evropa të mbahet lidhur” shfaq mendimet se Evropa mbahet e lidhur 111


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

pas Amerikës prej Kosovës, e cila është një lëvizje gjeopolitike amerikane. “Tani që “gogoli” BS nuk ekziston më, - shkruan Ivashov, - Evropa rrezikon t’i ikë kontrollit amerikan, ndaj, sipas tij, për të parandaluar largimin e saj, është hartuar dhe po vihet në zbatim plani strategjik i koduar “Kosovë”. Qëllimi i këtij plani, sipas gjeneralit rus, është dobësimi i Evropës dhe kthimi i saj nën kontrollin e SHBA. Ky skenar do të realizohet duke forcuar faktorin radikal islam në Evropë. Nëpërmjet tij, vazhdon më tej Ivashov, amerikanët do të bëjnë të mundur që të pengojnë bashkëpunimin e ngushtë të Rusisë me Evropën Perëndimore dhe të mos lejojnë krijimin e sistemit të sigurisë kolektive evropiane-ruse: do të ‘mbysin’ tregun evropian me narkotikë, trafik armësh dhe struktura ekstremiste. Pavarësimi i Kosovës, sipas tij, do të çojë në shfaqen e “eurotalebanit” dhe të bërthamës së tij radikale, “euro-al Qaeda-s’, si dhe të prirjes për mbledhjen e tokave “islame” në Ballkan dhe formimin e hapësirës ideologjike dhe shpirtërore, myslimane në territorin e Evropës, (Shqipëri, Bosnjë&Hercegovinë, komunitetet myslimane në Serbi, Maqedoni, Greqi, Bullgari, gjithashtu Gjermani, Francë, Britani dhe Belgjikë). Nëpërmjet portës shqiptare në Ballkan, thekson Ivashov, Turqia do të gjejë rrugën për në Evropë dhe po nëpërmjet kësaj porte në Evropë do të vërshojnë dhjetëra tonë “narkoflori”. Dhe për ta mbyllur ciklin e apokalipsit të Evropës, gjenerali rus llogarit që, pas 40-50 vjetësh, për shkak, siç thotë ai, të lindshmërisë së lartë dhe imigracionit islam, raporti i evropianëve dhe myslimanëve do të ndryshojë në mënyrë radikale në favor të këtyre të fundit. Kosova, shkruan gjenerali rus, është varri që Evropa po i hap vetes. Të vetmen forcë të aftë për të mbyllur portën shqiptare drejt Evropës e përbëjnë serbët, thekson Ivashov. Ai i bën thirrje Evropës katolike-protestante që të mos gabojë si në shekullin e XII-XIII, kur, duke fituar mbi Bizantin ortodoks dhe qendrën e tij historike dhe shpirtërore, Kostandinopojën, iu hapi rrugën drejt perëndimit “myslimanëve të eksituar “ të Perandorisë Osmane. Sepse, vazhdon me 112


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

logjikën e tij Ivashov, me pavarësinë e Kosovës, serbëve iu hiqet qendra shpirtërore e ortodoksisë dhe e sllavizmit, duke shkatërruar pengesën e vetme që qëndron në itineraret e ekstremizimit. Dhe pason konkluzioni i tij bombë: pas konfliktit lokal serbo-shqiptar fshihet një konflikt i rëndë midis civilizimeve. Për zgjidhjen e këtij konflikti, gjenerali Ivashov propozon të vetmin mjet që ai njeh - luftën. Luftë të gjatë e të vendosur, siç bëri Millosheviçi me bashkëpunëtorët e tij; siç po bëjnë Vojsllav Sheshel, Tomisllav Nikoliç dhe të gjithë serbët e ndershëm dhe krenarë. Ivashov shpreh bindje se fitorja në këtë luftë do të jetë në anën e serbëve.” 15 Pavarësisht se tonet e ministrit Lavrov nuk janë si ato të gjeneralit Ivashov, ideja e tyre është e njëjtë: aleancë RusiEvropë dhe dobësimi i ndikimit amerikan në Evropë. Se përse e kërkon Rusia këtë gjë, mund të merret me mend. SHBA-të janë momentalisht shteti me fuqinë ushtarake dominuese në botë. Një aleancë e Rusisë me Evropën ose edhe një ndryshim i gjendjes së OSBE-së do të hapte mundësi për aleanca e tratativa të reja, të cilat Rusia do të dinte t’i shfrytëzonte nëpërmjet vendimmarrjes së përbashkët që propozon për sigurinë evropiane. “NATO mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Rusisë. Ne dyshojmë thellësisht, nëse do të jemi më të sigurt si rezultat i zgjerimit të NATOs. Për ne, Aleanca paraqet një kërcënim dhe një kërcënim mjaft serioz” tha në fillim të shkurtit 2010, Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Rusisë, sipas agjencive ruse të lajmeve. 16 Komentet e tij erdhën pak ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shprehu habi, pasi Rusia e kishte quajtur Aleancën perëndimore si “kërcënim i saj i jashtëm ushtarak” në një dokument të rëndësishëm strategjik të kohës 113


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

së fundit. Rusia prej kohësh nuk i ka duruar përpjekjet e fqinjëve të ish-Bashkimit Sovjetik si: Gjeorgjia e Ukraina për t’u bashkuar me NATO-n dhe marrëdhëniet mes Aleancës dhe Moskës u rrëzuan në një nivel të ulët të post-Luftës së Ftohtë, pas luftës Rusi-Gjeorgji në gusht 2008. Patrushev akuzoi anëtarët e NATO-s për nxitjen e rrezikut të një konflikti të ri në Kaukazin e Jugut dhe për riarmatosjen e Gjeorgjisë. “Ne jemi syhapur ndaj faktit se, Gjeorgjia po vazhdon të riarmatoset. Për çfarë? Pse? A mos duan ata që të ndodhë një agresion i ri? Nëse jo, atëherë ata nuk duhet t’i armatosin. Ne nuk kemi plan për të sulmuar Gjeorgjinë”, – tha Patrushev. 17 Ndërkohë, Ministria e Jashtme, më pas, është përpjekur që të minimizojnë karakterizimin e Rusisë për NATO-n si një armik, duke theksuar se, Doktrina e re Ushtarake e Moskës pa zgjerimin e NATO-s – jo Aleancën vetë – si një kërcënim të sigurisë. “Rreziku i sigurisë ndaj vendit tonë nuk është paraqitur nga vetë NATO-ja, por nga përpjekja për të sjellë infrastrukturën ushtarake të pjesëtarëve të NATO-s, pranë kufijve të Rusisë, duke i përfshirë në zgjerimin e bllokut,”- tha një zëdhënës në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë. 18 Presidenti Dimitri Medvedev miratoi në datën 5 shkurt doktrinën e re ushtarake e Rusisë, e cila e rendiste të parën ndërmjet kërcënimeve të jashtme, faktin se, NATO po përpiqej të “globalizonte funksionet e saja në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Gjatë një interviste, Patrushev, siguron se do Rusia do të përpiqet të ruajë barazinë me SHBA-në për armët 114


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

strategjike. Ky pohim reflekton drejtpërdrejt atë ç’ka shprehet edhe në Doktrinën ushtarake ruse. Si sekretar i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev pohon se vendi i tij “do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme në nivelin e kostove më të ulëta - për të ruajtur barazinë me SHBA-në për armët strategjike të ofensivës, në kushtet kur është vendosur sistemi global i mbrojtjes nga raketat dhe është zbatuar koncepti i goditjes globale me përdorimin e transportuesve strategjikë në versionet bërthamore e jobërthamore”.19 Marrëveshja e re e firmosur këtë mars mes SHBA-së dhe Rusisë, për pakësimin afatgjatë të armëve bërthamore do të zëvendësojë Traktatin e Reduktimit Strategjik të Armëve të vitit 1991 [START], i cili ka skaduar në dhjetor. Një karakteristikë e rëndësishme e marrëveshjes së re është se kjo e fundit përfshin një mekanizëm për të verifikuar se çdo palë përputhet me të - një element që mungonte në marrëveshjen e vitit 2002, e njohur si Traktati i Moskës, i cili shërbeu për të përshpejtuar reduktimin e armëve të paraqitura në Traktatin e vitit 1991. Traktati Moskës e vendosi kufirin e raketave strategjike bërthamore te të dyja palët në rreth 1.700 dhe 2.200 të tilla. Marrëveshja e re, pritet ta ulë në rreth 1.500. Ajo gjithashtu do të zvogëlojë numrin e lejuar të lëshuesve strategjik të raketa dhe bombave të cilët hedhin mbushjet në shënjestrat e tyre. Marrëveshja do t’i lërë të dy vendet, akoma me një numër të madh armësh bërthamore, si të vendosura edhe në gjendje depozite. SHBA ka të dislokuara 2.150 armë strategjike bërthamore ndërsa rusët kanë rreth 2.600. Traktati i skaduar START, i nënshkruar nga presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidentit amerikan George HW Bush, i kërkoi çdo vendi që të shkurtonte mbushjet e tij bërthamore të paktën deri në një të katërtën, pra rreth 6.000, dhe të 115


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

zbatoheshin procedura për të verifikuar se çdo palë i ka qëndruar besnike marrëveshjes. Traktati i Moskës i vitit 2002 e uli limitin e mbushjeve në 1.700 me 2.200. 20 Doktrina e re ushtarake ruse 2010, në pikëpamjen bërthamore ka ndryshime nga ato të mëparshmet dhe firmosja e marrëveshjes SHBA-Rusi, për pakësimin e mbushjeve bërthamore është padyshim një hap historik. Por a është kjo e mjaftueshme që Rusia të mos e shikojë NATO-n si kërcënim? Analiza e mëposhtme, e CNS-së, do të jetë ndihmëse për të parë se si e kanë formuluar rusët pikëpamjen bërthamore. Doktrina e re Ushtarake, zëvendëson një dokument më të hershëm, të miratuar në vitin 2000. Në të njëjtën kohë që nënshkroi Doktrinën Ushtarake, Presidenti Dmitri Medvedev nënshkroi gjithashtu “Parimet bazë të politikës së shtetit në lidhje me zonën me përmbajtje bërthamore deri në vitin 2020”. Në kundërshtim me ç’pritej, Doktrina e re ushtarake duket se redukton, së paku deri diku, rolin e armëve bërthamore në politikën e sigurisë kombëtare të Rusisë. Së bashku me vijimin e Traktatit START që mund të nënshkruhet tani së shpejti, në mars ose në prill të këtij viti, kjo gjë do të forcojë pozitën e Rusisë në Konferencën e ardhshme të Rishqyrtimit të NPT (Nuclear Non-Proliferation Treaty) 2010. Gjithashtu mund të ketë habi, nëse ky ndryshim në qëndrimin e Rusisë ndaj armëve bërthamore do të ndikojë shqyrtimin e ardhshëm të qëndrimit bërthamor në Shtetet e Bashkuara. Politika bërthamore, ishte qartësisht një prej elementeve të Doktrinës së re Ushtarake, që gjeneroi polemika të konsiderueshme brenda politikës ruse dhe ambientit ushtarak. Ekspertët që u përpoqën t’i ndiqni këto debate me dyer të mbyllura u befasuan në mënyrë të papëlqyeshme nga një intervistë e dhënë në tetor 2009 prej Nikolai Patrushev, i cili 116


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

shërben si sekretar i Këshillit të Sigurisë, një organ ndërinstitucional, përafërsisht i ngjashëm me Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, i cili [Këshilli] ishte ngarkuar me hartimin e Doktrinës së re. Patrushev deklaroi se, Doktrina e re mund të transferonte armë bërthamore në “konfliktet lokale”, gjë që do të përfaqësonte një zgjerim masiv të rolit të këtyre armëve në politikën e sigurisë ruse. [i]-“Menyaetsya Rossiya, Menyaetsya i ee Voennaya Doktrina” [Teksa Rusia ndryshon, edhe Doktrina e saj Ushtarake gjithashtu ndryshon ], Izvestiya, 14tetor 2009. Kjo deklaratë shkaktoi kritika serioze brenda Rusisë, duke përfshirë edhe ushtarakët dhe shumë studiues të politikës bërthamore ruse pritën disi të shqetësuar rezultatin e këtij debati. Rezultati përfundimtar ishte një surprizë e këndshme në vend të zgjerimit të rolit të armëve bërthamore, Doktrina e re ushtarake, e ka ulur disi atë duke vendosur kritere të rrepta për përdorimin e armëve të tilla. Ashtu si Doktrina e mëparshme edhe dokumenti i ri bën diferencimin mes katër lloje konfliktesh ushtarake: • konflikti i armatosur (në parim, një përplasje në shkallë të vogël mes dy shteteve ose brenda një shteti, si rasti i luftës në Çeçeni); • luftë lokale (luftë me qëllime të kufizuara që prek vetëm interesat e pjesëmarrësve të menjëhershëm - një shembull i mirë është lufta ruse-gjeorgjiane e 2008-s); • luftë rajonale (luftë që përfshin forcat e rëndësishme, duke përfshirë hapësirën ajrore dhe detare, e cila ndikon në një rajon të madh dhe ndoshta edhe në koalicionet mes shteteve) dhe • luftë në shkallë të madhe (luftë me qëllime radikale e të largëta për t’u arritur, që përfshin të gjitha ose shumicën fuqive të mëdha; rrënjësisht, një luftë e re botërore). Doktrina Ushtarake e vitit 2000 i caktonte armët bërthamore 117


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

për llojet e konflikteve të tretë dhe të katërt, gjë që përfaqësonte një zgjerim të madh të rolit të këtyre armëve (Doktrina më e hershme e vitit 1993 e caktonte rolin e tyre vetëm për luftën globale). Është e qartë se, përse aluzioni i Patrushev se armët bërthamore mund të kenë rol në konfliktet lokale u prit me shqetësim – mjafton vetëm të imagjinohen kërcënimet bërthamore të lëshuara nga Moska gjatë konflikteve të ngjashme me luftën e 2008-s në Kaukaz. Megjithatë, versioni përfundimtar i Doktrinës Ushtarake 2010 i përmbahej gjuhës së mëparshme. Armët bërthamore janë ende të fiksuara për luftërat rajonale dhe ato të shkallës së madhe dhe janë konsideruar si “një faktor i rëndësishëm në parandalimin e konfliktit bërthamor dhe konflikteve ushtarake që përdorin mjetet konvencionale (luftërat në shkallë të gjerë dhe në shkallë rajonale)”. Njëlloj si në versionin e mëparshëm, dokumenti i ri tregon qartë se, një luftë konvencionale rajonale mund të përshkallëzohet në nivel bërthamor. Në ndryshim të vogël nga ai i vitit 2000, kjo dispozitë është formuluar në terma më të gjera - tani nuk shihet vetëm si një mjet për të frenuar apo bindur shtetet që mund të sulmojnë Rusinë me forcat e armatosura konvencionale, por gjithashtu edhe si një shprehje e shqetësimit që një shkallëzim i ngjashëm mund të zhvillohet diku tjetër. Ndryshimi më i rëndësishëm i gjuhës që ka të bëjë me politikën bërthamore është kriteri i ri për përdorimin e armëve bërthamore. Ai është shtrënguar më tepër. Ndërsa Doktrina e mëparshme, e vitit 2000, parashikonte përdorimin e armëve bërthamore “në situata kritike për sigurinë kombëtare” të Rusisë, versioni i vitit 2010 lejon përdorimin e tyre në situata kur “ekzistenca e Rusisë është nën kërcënim.” Ashtu si dokumenti i mëparshëm, Doktrina e re rezervon të drejtën për përdorimin e armëve bërthamore jo vetëm në përgjigje të një sulmi bërthamor ose një sulmi me të tjera 118


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

ADM-Armë të Dëmtimit në Masë (një rishikim i vogël i garancisë negative që është bërë i zakonshëm mes shteteve të armëve bërthamore që nga viti 2000), por edhe në përgjigje të një sulmi konvencional. Me fjalë të tjera, ajo mban pikën e përdorimit të parë. Misioni kryesor i caktuar për armët bërthamore nga Doktrina e re është “parandalimi i konfliktit bërthamor ushtarak apo i çdo konflikti tjetër ushtarak”. Ky mision pretendon “ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe aftësinë parandaluese bërthamore në nivel të mjaftueshëm”. Në një pjesë tjetër të dokumentit, nocioni i “mjaftueshmërisë” është përshkruar si aftësia për të shkaktuar dëmtim të “paracaktuar” (përkthim alternativ, “përshtatur”) ndaj një agresori në çdo rrethanë. Teksa këto dispozita janë standarde të arsyeshme për çdo shtet me armë bërthamore Doktrina përmban një element të ri: ajo i përcakton armët e precizionit të lartë (në dukje, konvencionale) te misioni i parandalimit strategjik. Kjo tregon qartë se, Rusia ka në plan të ndjekë të njëjtën trajektore si Shtetet e Bashkuara dhe të pajisë një pjesë të mirë të mjeteve të saj shpërndarëse strategjike me mbushje konvencionale. Një tipar interesant i Doktrinës 2010 është theksimi i aftësisë strategjike parandaluese. Zgjedhja e termave duket se tregon që Rusia nuk cakton një rol të dukshëm ndaj armëve bërthamore substrategjike (apo taktike). [ii] - Për një a studim më aktual të CNS-së mbi armët nukleare substrategjike shiko Miles A. Pomper, William C. Potter, Nikolai N. Sokov, “Reduktimi dhe Rregullimi i armëve Taktike (jostrategjike) Nukleare në Evropë”, CNS Occasional Paper, dhjetor 2009. Në përgjithësi, Doktrina 2010 i kushton më pak vëmendje komponentit bërthamor të Forcave të Armatosura sesa ajo e mëparshmja. Kjo është e qartë në nivelin më sipërfaqësor: ka 119


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

më shumë paragrafë për përdorimin e armëve bërthamore dhe mbajtjen e gjendjes bërthamore. Në përgjithësi, doktrina e vë theksin në mënyrë të konsiderueshme më shumë te forcat konvencionale dhe në veçanti te vlerat e precizionit të lartë, sistemet e komunikimit, të komandimit, të kontrollit dhe elemente të tjera në të cilat Rusia ka qenë tradicionalisht prapa fuqive të tjera të mëdha ushtarake. Ky ndryshim i theksuar ndoshta reflekton fokusin e udhëheqjes aktuale politike dhe ushtarake që ka kaluar nëpër reforma ushtarake po aq sa dhe në përgatitje, të përfshira në Konceptin Kombëtar të Sigurisë 2000, i cili konsideroi mbështetjen te armët bërthamore si një “masë të përkohshme”, deri sa modernizimi i plotë i Forcave të Armatosura të jetë i plotë. 21 Me ndryshimet që ndodhën pas viteve ’90 në fushën e sigurisë, duket, se është zbatuar një strategji ruse e cila tashmë po konturohet më qartë. Ka ekzistuar një debat i hershëm te strategët rus në lidhje me rolin ofensiv apo difensiv që duhet të zbatonte strategjia ushtarake ruse. Mendimi ndahej në dy kategori, ku njëra ishte në favor të një strategjie sulmuese dhe tjetra në favor të një strategjie e cila të vinte theksin te mbrojtja. Kjo e fundit ka qenë gjithmonë e parë me dyshim dhe jo fort e mbështetur. “Në vitet 1920 dhe në fillim të viteve 1930 ka ekzistuar një debat i nxehtë në shkallë të gjerë në lidhje me rolin e ardhshëm që do të kishte Ushtria e Kuqe. Saktësisht, diskutohej për karakterin, strategjinë dhe përmbajtjen e doktrinës ushtarake që ajo do të kishte. Figurat kryesore që ishin të përfshira në debatin mbi këto çështje ishin ish-oficeri i Ushtrisë Perandorake, profesori akademik i Shtabit të Përgjithshëm, Aleksandër Sveshin si dhe revolucionari legjendar, Komisari i Luftës 120


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

Popullore, Leon Trocki. Pjesërisht për shkak të pikëpamjeve të tyre kundërshtuese, të doktrinës ushtarake si dhe për çështje të tjera, si Sveshin ashtu dhe Trocki u bënë viktima politike me ardhjen e Stalinit në pushtet. Për herë të parë, që nga koha e mbretërimit të Stalinit, idetë e tyre filluan të rehabilitoheshin plotësisht pas viteve ’90. Veprat e diskutueshme të Trockit dhe Sveshinit kanë prirjen të jenë më tepër teorike dhe intelektuale. Në mënyrë të ngjashme, Sveshin dhe Trocki ranë dakord se veprimet mbrojtëse dhe sulmuese kishin të njëjtën rëndësi si koncepte ushtarake e politike. Ndërsa mbrojtja vihej në punë në njërin aks, mbrojtja natyrshëm do të vihej në tjetrin. Sveshin shkoi më tej se teoricienët më të mëdhenj të kohës së tij, duke mbrojtur një strategji të tkurrjes për Bashkimin Sovjetik, kryesisht për shkak të bazave te tija të pazhvilluara ekonomike. Për shkak se kjo strategji lejonte shkëmbimin e territorit për kohën, nuk u prit mirë nga shumë prej “komandantëve të Kuq”, të cilët konsideronin ofensivën si të vetmen strategji të duhur për ushtrinë e Kuqe në prag të Revolucionit të Tetorit. Sveshin dhe Trocki kishin besim të fortë dhe përkrahnin polemikat dhe mendimin inovativ. Ata u bashkuan vazhdimisht kundër “burokracisë” dhe paragjykimeve - pa e vrarë mendjen se ata sollën prova për rrënimin ushtarak në vitet e para të zhvillimit të tij - veçanërisht mes “Komandantëve të Kuq” të cilët ekzagjeruan “mësimet” e luftës civile dhe u përpoqën të bazonin formimin e doktrinës së ushtrisë së Kuqe kryesisht në eksperiencën sovjetike të asaj lufte. Në vazhdën e Komunikatës së Berlinit të vitit 1987, në të cilën BRSS shpalli miratimin e një doktrine ushtarake mbrojtje me orientim të ri, filluan të shfaqeshin në shtypin sovjetik më shumë artikuj, sidomos rreth Sveshinit. Këto u publikuan nga një grup analistësh civilë dhe ushtarakë, të cilët i lidhnin idetë e tij me ekonominë, politikën dhe strategjitë mbrojtëse të 121


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Bashkimit Sovjetik të atyre ditëve. Rëndësia e drejtpërdrejtë thelbësore e punimeve të viteve 1920 të Sveshinit, për të BRSS ishte e diskutueshme, duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha në kontekstin teknologjik dhe politik që nga ajo kohë. Megjithatë ringjallja e tij, mund t’i shërbente objektivit politik për të ndihmuar legjitimimin e përtëritjes së theksimit të operacioneve ushtarake mbrojtëse - aktualisht nën diskutim – duke identifikuar rrënjët historike të tyre. Për më tepër, përtëritja e vëmendjes ndaj Sveshinit shërben për rivendosjen e një debati të shëndetshëm dhe të një diskutimi polemik për ushtrinë si një institucion, debat i cili, deri kohët e fundit, ka munguar dukshëm në forcat e armatosura sovjetike.” 22 Nëse i referohemi historisë, Evropa është përballur gjithmonë me kërcënimin e zgjerimit rus – kjo që nga koha e carëve e deri në periudhën e Luftës së Ftohtë. Tashmë, situata duket se ka ndryshuar. Rusia, është e tërhequr. Rolet kanë ndryshuar. Nuk ankohet Evropa për ekspansion rus, por Rusia ndihet e kërcënuar nga ekspansioni euro-atlantik. Duket se Rusia ka vënë në funksionim mendimin strategjik që lindi një shekull më parë nga Sveshin dhe Trocki – rusët po “luajnë” në mbrojtje.

122


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

Qëmtime [1,2,3,4,19] Tomislava Penkova, “ISPI Policy Brief” N. 144 - JUNE 2009, artikulli “Russia’s New Security Doctrine: “Security through Stable Development” Citon: http://www.scrf.gov.ru/documents/99.html http://www.scrf.gov.ru/news/436.html Intervistë e N. PATRUSHEV me Izvestia; Dostoin’i uroven’ zhizni – lutchshaya strateghiya beozpasnosti Rossij, 13Maj, 2009 http://www.izvestia.ru/politic/ article3128359 [5,6,7,11,14] Fjala e ministrit tw Jashtwm rus Sergei Lavrov, në Konferencën e 46-të të Sigurisë në Mynih, 6 shkurt 2010 http://www.securityconference.de [8] http://www.cceia.org/resources/transcripts/0161.html#3 The Geopolitics of Emotion: How Cultures of Fear, Humiliation, and Hope are Reshaping the World Intervistë e Dominique Moisi-t, nga Joanne J. Myers [9] Deutsche Welle http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5223326,00.html Toma Tasovac Security | 07.02.2010 nt/Reuters/dpa/ [10] Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në Konferencën e 46-të të Sigurisë në Mynih, 6 shkurt 2010 http://www.securityconference.de [12,13] http://news.bbc.co.uk/2/hi/evrope/6035133.stm Anna Politkovskaya: Putin’s Russia, BBC News, e hënë 9 tetor 2006 [15] Dr. Islam Lauka, artikull: Rikthimi i gjeopolitikës, gazeta “Tema”, 13.02.2008 http://www.gazetatema.net/?gjuha=0&id=2193 [16,17,18] http://au.news.yahoo.com/thewest/a/-/world/6782122/nato-remains-serious-threat-to-russia-official/ NATO remains ‘serious’ threat to Russia: official AFP 9 shkurt 2010 [20] http://news.yahoo.com/s/ap/20100324/ap_on_go_ca_st_pe/us_russia_nuclear Pact to cut US-Russia nukes; signing in 2 weeks ROBERT BURNS, LYNN BERRY, Associated Press, WASHINGTON, 24/03/2010 [21] http://cns.miis.edu/stories/100205_russian_nuclear_doctrine.htm Nikolai Sokov, CNS Senior Research Associate, 5 shkurt, 2010 [22] Fq. v-vi, Sally W. Stocker, “Historical roots of contemporary debates on Soviet Military Doctrine and Defense” [Rrënjët historike të debateve aktuale mbi Doktrinën Sovjetike Ushtarake të Mbrojtjes] RAND- Kërkimi i përshkruar në këtë raport u sponsorizua nga Forcat Ajrore te SHBA-së, nën kontratën No. F49640-91-C-0003 dhe nga Forcat Tokësore të SHBA-së nën kontratën No. MDA90391-C-0006

123


MN

Revistë periodike Botuar nga qendra “HAPËSIRË”

Revista MN Botim i qendrës Hapësirë Tiranë, maj 2010 ISSN 2218-3981

124


Albert Hitoaliaj NATO dhe Rusia, pikëshikime të kundërta për sigurinë

125


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.