Revista Almedicus nr.3

Page 15

Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Studim në Spitalin Onkologjik, QSUT:

67% e pacientëve të diagnostikuar me kancer nuk dinë nga se vuajnë! Isida Lalaj, psikologe pranë Shërbimit të Onkologjisë, QSUT

Kanceri radhitet si shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri pas sëmundjeve kardio-vaskulare. Sipas të dhënave statistikore vlerësohet se çdo vit në Shqipëri ka pothuajse 4000 – 4500 individë të cilët diagnostikohen me kancer. Të mbijetuarit nga kanceri nuk konsiderohen vetëm individët që janë diagnostikuar me kancer por edhe ata persona në të cilët në mënyrë indirekte cënohen nga kjo diagnozë, ku përfshihen anëtarët e familjes, shokët dhe kujdestarët. Shqipëria ende mbetet një vend me tabu. Akoma në praktikat tona spitalore nuk ka një vendim zyrtar për t’i detyruar mjekët tu përcjellin pacinetëve të tyre dhe familjarëve lajmin fatkeq të një sëmundjeje kanceroze. Kjo, pasi ende mendohet që përballja më këtë të vërtetë mund të dëmtojë të sëmurin. •

Çfarë ndodh nëse pacienti do të informohet saktë për diagnozën që mbart? A do ndihmonte pacientin komunikimi i saktë i diagnozës, për ta kaluar më lehtë sëmundjen? A do të luante kjo rol në cilësinë e jetës? Si mendojnë pacientët, familjarët e tyre dhe njerëzit e rastësishëm për domosdoshmërinë e informimit të pacientëve mbi të vërtetën e diagnozës?

Zbulimi i përgjigjeve të këtyre pyetjeve ishte dhe qëllimi kryesor i studimit. Ky studim paraqet një analizë të sasisë dhe cilësisë se informacionit që ka pacienti mbi diagnozën tij, në Shërbimin Onkologjik, të Qendrës Spitalore Universitare ”Nene Tereza” Tiranë, e cila është e vetmja qendër referente për një trajtim multidisiplinor për të sëmurët me kancer. Studimi përfshin periudhën Shtator 2009- Janar 2010 dhe kishte për qëllim të hulumtonte mbi sasine e informucionit që kanë pacientët, familjarët apo personat e tjerë kujdestarë për diagnozën e të afërmit të tyre dhe nëse perfundimisht duan të informohen për diagnozën e vërtetë. Në total janë plotësuar 450 pyetësorë: 150 pyetësorë nga familjarët dhe 150 pyetësorë nga pacientët si dhe 150 nga individ të rastësishëm.

Rezultatet e studimit: * 67% prej pacientëve nuk janë të informuar për diagnozën. Dinë që do t’i nështrohen një trajtimi kirurgjikal, radiot-

erapi (rreze) apo kemioterapi dhe sëmundja do të kalojë. Vetëm 33% pacientë të intervistuar e dinin të vërtetën e diagnozës. Pyetjes nëse do të donin të dinin të vërtetën e diagnozës së tyre i janë përgjigjur pozitivisht 47% pacientë nga 150 të intervistuar dhe 53% prej tyre nuk dëshironin të dinin diagnozën që kishin. * Të dhënat e tjera nga 150 pyetësorët për familjarët e pacientëve të shtruar në Shërbimin Onkologjik në periudhën kohore Shtator – Janar 2009-2010 rezultojnë se 83% familjarë nuk duan që i afërmi i tyre të informohet për diagnozën që ka sepse sipas shumicës së përgjigjeve të mara ata mendojnë se mund të rëndohen më shumë nga ana emocionale dhe fizike. Vetëm 17% prej tyre kanë dhënë përgjigje pozitive për komunikimin e së vërtetës familjarëve të tyre. * Të dhënat e tjera nga 150 pyetësorë drejtuar individëve të rastësishëm, rezultojnë se 65% prej tyre pohojnë se duhet t’ju tregohet e vërteta pacientit mbi diagnozën e vërtetë për arsye se ata duhet të luftojnë, të marin masa për sëmundjen që kanë, të trajtohen siç duhet me medikamentet përkatëse etj. 35% prej tyre mendojnë se është e vështirë t’ju tregohet e vërteta e hidhur në sy këtyre pacientëve të sëmurë me këtë diagnozë për arsye të përkeqësimit të sëmundjes së tyre dhe rëndesës emocionale që mund të kenë. Pacienti duhet parë në një mënyrë gjithëpërfshirëse: ai nuk është vetëm trup, por edhe psikikë, me dëshira, plane dhe realitete për t’u zgjidhur. Në kete studim u përpoqëm të evidentonim reagimin për një diagnozë jo të lehtë si edhe përjetimi i tyre në aspektin psiko-social. Dhënia e diagnozës nuk është vetëm një çast në kohë: shumë prej pacientëve e kujtojnë shumë mirë momentin e marrjes së diagnozës. Ata mendojnë për familjen, për fëmijët; disa të tjerë mendojnë vetëm për veten, për mbijetesën e tyre. Planet e tyre për të ardhmen marrin një drejtim tjetër. Por çfarë ndodh pas këtij momenti? Sfida më e madhe është ndërgjegjësimi i vetes për mundësinë e vdekjes. Disa e pranojnë si mundësi, por nuk rreshtin së luftuari. Disa nuk duan ta mendojnë fare si mundësi mashtrojnë veten sikur nuk ka ndodhur asgjë në jetën e tyre. Ndërsa disa të tjerë dorëzohen, nuk bëjnë asgjë veçse presin fundin. Analizimi i këtij studimi është i rëndësishëm jo vetëm në

15


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.