Suplementi Mjekesor ALMEDICUS-Nr.28

Page 1

A

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, Nr371, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.28

LMEDICU BOTIM I PËRJAVSHËM I GAZETËS SHQIPTARJA.COM

E ENJTE 16.08.2012

LUFTA KUNDER KANCERIT: PROGNOZE E MIRE NESE KAPET HERET

Urthi dhe Kanceri i Ezofagut Kujdes! Vizita te mjeku, nëse simptomat zgjasin 2-3 javë JANA NANO

Diabeti

T

ë gjithë mendojnë për urthin si një simptomë e refluksit të stomakut dhe ezofagut. Ajo është një ndjesi djegieje dhe diskomforti atëhere kur acidi i stomakut dhe lëngje të tjera të tij kthehen mbrapsht për në ezofag. Urthi është një nga simptomat kryesore të sëmundjes së refluksit. Por, ajo shoqërohet edhe me simptoma të tjera si nauzeja pas të ngrënit, regurgitimi, shija e hidhur në gojë etj. Shpesh njerëzit nuk e dinë që kjo sëmundje mund të shoqërohet edhe me një kollë kronike, zë të ngjirur, dhimbje kraharori apo ndjesi mbytjeje gjatë qëndrimit shtrirë. Sëmundja e refluksit mund të prekë këdo dhe është shumë e shpeshtë.

Çfarë e shkakton urthin? Ndjesia e djegësisë krijohet nga irritimi që ndodh nga kthimi i mbrapsht i përmbatjeve të lëngjeve gastrike në ezofag. Janë pikërisht këto lëngje që

          

shkakojnë irritim dhe prodhojnë të gjitha simptomat e tjera të sëmundjes së refluksit. Çfarë llojë kanceri mund të shkaktojë kjo simptomë? Urthi që persiston për një

Drejtor: Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI Redaksia: Arminda Avdulaj Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Isid Xhura Kledia Dimroci Mirald Gina

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik  Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT  Agron YLLI

         

kohë të gjatë dhe sëmundja e refluksit mund të shkaktojnë Kancer të Ezofagut, një diagnozë aspak e lehtë kur kihen parasysh statistikat: 4 në 5 pacientë vdesin. Raporti i të mbijetuarve është... Faqe 14

Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA

Kolesteroli

Faqe 17

Prof. Florian Toti: Konsulenca falas

Sëmundjet që mund të shkaktojë

S

K

hoqata e Diabetit në Shqipëri është një organizatë jo fitimprurëse, me seli në Tiranë, krijuar që në vitin 1991 dhe anëtare e IDF(Federata Ndërkombetare e Diabetit) që prej...

Pjesa më e madhe e pacientëve që kanë urth apo që vuajnë nga sëmundja e refluksit nuk do të zhvillojnë kurrë këtë diagnozë

Faqe 15

olesteroli është një substancë yndyrore e gjendur në trup. Ai lëviz në organizëm duke u lidhur me proteina të tjera e duke krijuar ato molekula të quajtura lipoproteina...


14

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Trakti tretës

JANA NANO

T

ë gjithë mendojnë për urthin si një simptomë e refluksit të stomakut dhe ezofagut. Ajo është një ndjesi djegieje dhe diskomforti atëhere kur acidi i stomakut dhe lëngje të tjera të tij kthehen mbrapsht për në ezofag. Urthi është një nga simptomat kryesore të sëmundjes së refluksit. Por, ajo shoqërohet edhe me simptoma të tjera si nauzeja pas të ngrënit, regurgitimi, shija e hidhur në gojë etj. Shpesh njerëzit nuk e dinë që kjo sëmundje mund të shoqërohet edhe me një kollë kronike, zë të ngjirur, dhimbje kraharori apo ndjesi mbytjeje gjatë qëndrimit shtrirë. Sëmundja e refluksit mund të

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

KA DY TIPE të kancerit të ezofagut. Tipi që shkakohet nga urthi dhe sëmundja e refluksit quhet adenokarcinoma ezofageale

Urthi si shkaktari i Kancerit të Ezofagut

Te mjeku, nëse simptomat zgjasin 2-3 javë USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

 Kafeja ( pije të tjera me përmbajtje kafeine)

 Lëngje të gazuara  Lëngu i qitros  Ushqime të

Pjesa më e madhe e pacientëve që kanë urth apo që vuajnë nga sëmundja e refluksit nuk do të zhvillojnë kurrë këtë diagnozë

KUR DUHET T’I DREJTOHEMI SPECIALISTIT?

 Urthi persiston për një kohë të gjatë në mënyrë të vazhdueshme

 Keni vuajtur nga urthi, por simptomat u zhdukën pas një periudhe kohe

 Keni vështirësi apo dhimbje gjatë gëlltitjes

 Keni histori të të afërmve tuaj për kancer të ezofagut apo për Ezofagun Barrett

 Keni kollë të

yndyrshme

vazhdueshme, të pashpjegueshme

 Çokollatat

 Keni zë të ngjirur, i

 Ushqime pikante

cili ka ndryshuar javët e fundit

 Ushqime të skuqura

 Kur qëndroni

 Alkooli

shtrirë kolliteni ose keni ndjesinë e mbytjes

Urthi prekë këdo dhe është shumë e shpeshtë. Çfarë e shkakton urthin? Ndjesia e djegësisë krijohet nga irritimi që ndodh nga kthimi i mbrapsht i përmbatjeve të lëngjeve gastrike në ezofag. Janë pikërisht këto lëngje që shkakojnë irritim dhe prodhojnë të gjitha simptomat e tjera të sëmundjes së refluksit. Çfarë llojë kanceri mund të shkaktojë kjo simptomë? Urthi që persiston për një kohë të gjatë dhe sëmundja e refluksit mund të shkaktojnë Kancer të Ezofagut, një diagnozë aspak e lehtë kur kihen parasysh statistikat: 4 në 5 pacientë vdesin. Raporti i të mbijetuarve është i ulët për shkak së ky është një lloj kanceri që kapet, diagnostikohet, në stade mjaft të vonshme, kur trajtimi është i paefektshëm. Ka dy tipe të kancerit të ezofagut. Tipi që shkakohet nga urthi dhe sëmundja e refluksit quhet adenokarcinoma ezofageale. Ai po përhapet me shpejtësi në Amerikë dhe në botën perëndimore. Tipe të tjera të kancerit ezofageal përfshijnë: karcinomën skuamo-qelizore, e cila lidhet më shumë me konsumimin e

vazhdueshëm të duhanit dhe të alkoolit. Për fat të mirë, prevalenca e këtij tipi ka ardhur duke u ulur, por mbetet gjithsesi tipi më i përhapur. Me çfarë mekanizmash mund urthi të shkaktojë kancer? Gjatë kalimit të lëngjeve gastrike në ezofag, linjat qelizore të këtij të fundit mund të shndërrohen në malinje si rrjedhojë e irritimit të shkaktuar nga këto lëngje. Linjat qelizore të ezofagut i përgjigjen këtij veprimi duke tentuar të shndërrohen në qeliza të ngjashme me ato të stomakut për të përballuar më mirë ‘’presionin’’ e aciditetit.

Është një nga simptomat kryesore të sëmundjes së refluksit. Por, ajo shoqërohet edhe me simptoma të tjera si nauzeja pas të ngrënit, regurgitimi, shija e hidhur në gojë etj.

Kur pacienti është në këtë fazë zhvillohet ai që quhet Ezofagu Barrett. Ai mund të shndërrohet në një gjendje prekanceroze dhe nëse nuk trajtohet, mund të shndërrohet në malinj. Në ditët e sotme mjekësia ka ecur mjaft për-

para duke bërë të mundur trajtimin me efektivitet të lartë të ezofagut Barrett. 97% e rasteve menaxhohen me rezultate pozitive duke eliminuar riskun e zhvillimi të kancerit të ezofagut. A shkakton gjithmonë kancer simptoma e urthit? Fatmirësisht, Kanceri i Ezofagut është shumë i rrallë. Pjesa më e madhe e pacientëve që kanë urth apo që vuajnë nga sëmundja e refluksit nuk do të zhvillojnë kurrë këtë diagnozë. E vërteta është se nëse ju jeni një nga ata fatkeqët e paktë, shanset

e juaja për mbijetesë janë shumë të ulëta, nëse nuk kapet në kohë. Studimet tregojnë që individët që kanë Ezofagun Barrett janë 59 herë më të prirur të zhvillojnë kancer në krahasim me individët normalë. Pavarsisht statistikave, pjesa më e madhe e këtyre pacientëve që vuajnë nga Ezofagu Barrett, nuk e dinë se janë mbartës të një diagnoze të tillë. Ezofagu Barrett nuk ka simptoma. Ndryshimi i linjave qelizore të ezofagut në kufij me stomakun, nuk shkaktojnë ndonjë simptomë shqetësuese te pacienti. Të vetmet simptoma janë ato të refluksit që precipitojnë

më vonë gjendjen. Në shumë pacientë, pas një periudhë të gjatë me simptomatikë shqetësuese, gjendja fillon të përmirësohet disi duke i dhënë pacientit një sens sigurie fals. Në këto raste, ajo që po ndodh realisht në organizëm është e kundërta. Ndryshimet qelizore të ezofagut nën ‘’presionin’’ e lëngjeve gastrike janë adaptuar totalisht ndaj shkaktarit irritues duke rezultuar tashmë në vendosjen e një gjendjeje malinjiteti. Për një kohë të gjatë, simptomat zhduken, bashkë me to edhe shqetësimi i pacientit për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Trajtimi

Si mund të reduktojmë simptomat e urthit?

Ç

ështja nuk qëndron shumë në minimizimin e kësaj simptome sesa në vëmendjen që duhet të ketë pacienti ndaj gjithë simptomave të tjera shoqëruese. Është e qartë që ka më pak gjasa që simptoma të jetë më e reduktuar nëse konsumohen vakte të vegjël dhe nuk shtriheni menjëherë pas ushqim-

it. Për të reduktuar simptomat këshillohet një dietë e cila duhet të jetë e pasur në proteina dhe me përmbatje të ulët yndyrnash. Është e këshillueshme të mos hani në orët e vona të natës, pak para se të flini. Porcionet e vogla, disa herë në ditë detyrojnë stomakun tuaj të prodhojë më pak aciditet. Gjithashtu,

menaxhimi i stresit përbën një qëllimshmëri më vete. Nën stres, individët janë më të predispozuar të konsumojnë ushqime me përmbajtje të lartë yndyrnash, të pijnë duhan dhe shumë alkool. Prioriteti kryesor është kontakti me mjekun specialist në kohën e duhur nëse du-

het të bëjnë një test depistues për ezofagun Barrett apo për kancerin e ezofagut. Detektimi i hershëm është e vetmja metodë deri sot e cila bën të mundur luftën kundër këtij lloj kanceri. Kjo rrit dukshëm shanset e mbijetesës. Nëse prisni deri kur të keni vështirësi në gëlltitje, ndoshta do të jetë tepër vonë.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shoqata e Diabetit

15

INTERVISTË me presidentin e Shoqatës së Diabetit në Shqipëri, Prof. Asc. Florian Toti, mjek në pavionin e endokrinologjisë, QSUT

SHENJAT E HERSHME PARALAJMËRUESE TË DIABETIT

 Urinimi i shpeshtë Kjo ndodhë për shkak se veshka juaj ngarkohet me glukozë (sheqer) si pasojë e keqfunksionimit të qelizave prodhuese të kësaj të fundit. Kjo glukozë e tepërt duhet që të eleminohet nga trupi. Gjatë këtij procesi ajo tërheq me vete shumë lëngje të organizmit. Kjo është arsyeja pse keni nevojë të shkoni shpesh në tualet. Është me vlerë të dini që mund të ketë edhe arsye të tjera të urinimit të shpeshtë. Shpesh mund të jetë një gjëndje e thjeshtë psikologjike ku personat bindin veten se duhet të shkojnë në tualet në mënyrë të herëpashershme.

Konsulenca falas për të gjithë diabetikët Diagnostikimi i hershëm ndal komplikimet Kur ka filluar aktivitetin Shoqata e Diabetit në Shqipëri? Shoqata e Diabetit në Shqipëri është një organizatë jo fitimprurëse, me seli në Tiranë, krijuar që në vitin 1991 dhe anëtare e IDF(Federata Ndërkombetare e Diabetit) që prej atij viti. Kjo shoqatë, ka si rol kryesor të saj ndërgjegjësimin e personave me diabet dhe të familjarëve të tyre në lidhje me sëmundjen dhe problemet e lidhura me të. Aktualisht, Shoqata ka mbi 400 anëtarë në rrethin e Tiranës dhe gjendet me degët e saj në Fier, Berat, Krujë, Laç, Lezhë, Elbasan, Durrës, Shkodër, si dhe së shpejti do të hapë degë të reja edhe në rrethet Korçë e Vlorë. Kush mund të jetë pjesë e shoqatës dhe cila janë sherbimet që ofrohen? Në këtë Shoqatë bëjnë pjesë personat me diabet, familjarët e diabetikëve, personeli mjekësor (mjekë,infermiere, dietologë) që merren drejtpërdrejt dhe kujdesen çdo ditë për personat me diabet. Për të ndihmuar sa më tepër personat me diabet për të patur një trajtim sa më të mirë dhe një ndjekje sa më të rregullt, ne jemi përpjekur që personave diabetikë të anëtarësuar në shoqatë t’u ofrohen çmime të reduktuara për kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe të procedurave investigative në disa nga laboratoret

dhe klinikat private në Tiranë. Gjithashtu, kemi siguruar një sasi fijesh dhe aparatesh për matjen e glicemisë që shpërndahen falas. Një tjetër shërbim i rëndësishëm është ai që kemi filluar të aplikojmë që nga fillimi i vitit 2011. Në ambientet e Shoqatës, mjekë të njohur endokrinologë të Shërbimit të Endokrinologjisë në QSU « Nënë Tereza » dhe të Shërbimit ambulator të Poliklinikave të Tiranës, janë çdo pasdite, nga e hëna në të enjte, në dispozicion të personave me Diabet, për të ofruar informacion dhe konsulencë

falas. Janë bërë deri më sot afërsisht 350 konsultime me mjekët endokrinologë dhe mbi 150 konsulta telefonike. Cilat janë disa nga aktivitet e organizatës? Çdo vit shoqata organizon aktivitete të ndryshme, ku mund të përmendim Ditën Botërore te Diabetit (në 14 nëntor), merr pjesë në emisione të ndryshme në radio dhe TV për probleme të lidhura me Diabetin, si dhe fushata sensibilizimi në lidhje me Diabetin dhe faktorët e riskut të lidhur me të: sedentariteti, obeziteti, HTA, dislipidemitë

etj. Shoqata boton periodikisht një revistë me titull « Për ju diabetikë », ku botohen artikuj të përgjithshëm në lidhje me problemet kryesore lidhur me Diabetin Mellitus dhe ndërlikimet e tij, si dhe fletëpalosje të lidhura me probleme të ndryshme të Diabetit, si: të njohim shenjat e Diabetit dhe personat e rrezikuar për Diabet, kujdesi për këmbën, dieta në diabet, vetëkontrolli, mjekimi i Diabetit, ndërlikimet kronike të Diabetit etj. Çdo person diabetik që paraqitet në zyrat tona mund të pajiset me këto botime. Gjatë periudhës 20002008 nga shoqata në bashkëpunim me Shërbimin e Endokrinologjisë janë organizuar tre fushata depistimi dhe disa fushata sensibilizimi lidhur me Diabetin Mellitus. Janë depistuar mbi 7000 persona, të panjohur më parë për Diabet dhe janë organizuar dy fushata sensibilizimi lidhur me faktorët e riskut për Diabet tip 2. Cilat janë synimet e organizatës suaj në të ardhmen? Brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2012, do të përpiqemi që Shoqata të ketë web-sitin e saj. Krijimi i pashaportës së diabetikut është një tjetër sfidë e jona.Po bëjmë përpjekjet për krijimin e një linje telefonike falas, çdo ditë nga ora 10-19, ku mjekë endokrinologë t’i përgjigjen

 Etje të vazhdueshme Disa persona me diabet mund të konsumojnë disa gota uji brenda një ore ose të zgjohen natën si pasojë e etjes. Kjo është një pasojë e eleminimit të tepërt të glukozës përmes urinimit të shpeshtë. Në të njëjtën kohë, pirja e tepërt e ujit do të nxisë nevojën për të shkuar në tualet. Pra, ndodhë një cikël vicioz.

 Ulja ose rritja në peshë, në varësi të tipit të diabetit. Në diabetin tip 1, ulja në peshë mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes. Kjo ndodhë sepse pankreasi ndalon prodhimin e insulinës si pasojë e dëmtimit të këtyre qelizave. Si rrjedhim, trupi vuan nga mungesa e energjisë dhe do t’i duhet të gjejë energjinë diku tjetër në organizëm. Këtë e bën përmes djegies së energjisë të rezervuar në indin dhjamor dhe në inde të tjera.

 Lodhja Kjo ndodhë sërish nga problemet me glukozën që ndodhin në trupin tuaj. Qelizat janë të paafta të marin glukozën nga gjaku në mënyrë që të prodhojnë energji. Sikurse është përshkruar më sipër, në diabetin tip 1, do të ketë një mungesë insuline. Të dyja sëbashku, çojnë në pamundësinë e marrjes së energjisë që nevojitet. Për pasojë ju do të ndjeheni i lodhur.

 Mpirja Kjo zhvillohet me kalimin e kohës. Priret të mos jetë simptomë e hershme, por një simptomë serioze që duhet marrë seriozisht kur ndodh. Ajo shkaktohet nga një rritje e nivelit të glukozës në gjak që fillon të dëmtojë sistemin nervor. Kjo mund të rezultojë në shumë komplikacione dhe dëmtime të përhershme të nervave.

 Shërimi i ngadaltë i plagëve Kjo ndodhë për shkak të prekjes së qarkullimin të gjakut që mund të shkaktojë ftohje në ekstremitete dhe lezione. Mund të shkaktojë kruarje ose lëkurë të thatë. Neuropatia dhe problemet me qarkullimin janë simptomat që paraqiten vonë në sëmundjen e diabetit por nëse ndodhin janë tregues se diçka po shkon keq.

pyetjeve dhe problemeve të personave me Diabet. Duke qënë se dieta është një faktor kyç në ecurinë e sëmundjes së diabetit, mendojmë të ofrojmë kurse di-

etologjie për të forcuar nocionet e sasisë së karbohidrateve dhe për rënien në peshë si dhe konsulta psikologjike për personat me diabet dhe familjarët e tyre.


16

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Simptoma

TAULANT MUKA

K

olla mund të jetë akute ose kronike. Kolla kronike zgjat për më shumë se dy javë ndërsa kolla akute zgjat për një kohë më të shkurtër. Nëse ju pini duhan çdo ditë, mushkëritë tuaja dhe rrugët e kalimit të ajrit janë të kontaminuara nga lëndë kimike të huaja, të padëshiruara. Kur ju i insipironi këto lëndë kimike, trupi juaj përpiqet t’i nxjerrë ato përmes kollës. Kolla e mëngjezit që prek duhanpirësit shkaktohet për një arsye të vetme. Tek një njeri normal, formacione të ngjashme me qimet(cilia) që gjenden në rrugët e frymarrjes largojnë materialet e padëshiruara përmes lëvizjeve. Duhanpirja ul këto lëvizje dhe për pasojë disa substanca kimike mbeten në mushkëri. Kur ju flini, cilia fiton disa nga efekiviteti i saj dhe fillon të punojë sërish. Kjo është arsyeja pse kolliteni në mëngjes. Trupi juaj përpiqet të largojë çdo material toksik që mund të jetë akumuluar gjatë natës apo në ditët e mëparshme. Pirja e duhanit për një kohë të gjatë mund të dëmtojë përgjithmonë aftësinë e cilias për të pastruar rrugët e frymëmarrjes. Për pasojë, ju do të jeni

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

KOLLA është një refleks i cili ndihmon në pastrimin e pjesshëm të rrugëve të bllokuara të frymëmarrjes dhe fytit

Duhanpirës! Ja cilat janë komplikacionet e kollës! Më të rrezikuarit ndaj infeksioneve të mushkërive më të prirur se më parë ndaj rënies në kontakt me kontaminantët si bakteriet, viruset dhe ndotës të tjerë. Kjo do të rrisë gjasat për zhvillimin e infeksioneve dhe irritimeve. Në këtë fazë, lëndët kimike të dëmshme do të akumulohen në mënyrë të vazhdueshme duke shkaktuar disa probleme shëndetësore serioze si emfizema, bronkitis, pneumonia dhe kancer të mushkërisë. EMFIZEMA Emfizema ndodh kur shkatërrohen shumë alveole (vendi ku shkëmbehen dioksidi i karbonit dhe oksigjeni) në mushkëri. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj duhanit mund të shkaktojë hollim të murit të alveolave duke i bërë ato të brishta. Ky është një dëmtim irreversibël dhe nëse personi vazhdon të pijë duhan, shumë alveola të tjera do të shkatërrohen duke humbur plotësisht funksionin e tyre. Kjo rezulton në një mushkëri ma pak efektive si

Emfizema Ndodh kur shkatërrohen shumë alveole (vendi ku shkëmbehen dioksidi i karbonit dhe oksigjeni) në mushkëri. Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj duhanit mund të shkaktojë hollim të murit të alveolave duke i bërë ato të brishta

pasojë e frekuencës së ulët të shkëmbimit oksigjen/dioksid karboni që më pas mund të shkaktojë shkurtim të frymëmarrjes. Për shkak se mushkëritë janë edhe elastike, ata që pinë shumë duhan, zakonisht e kanë më të vështirë të

ekspirojnë (nxjerin ajrin). BRONKITIS Bronkitis është inflamacion i bronkit që shkakton enjtje të murit bronkial dhe prodhim të tepërt të mukusit. Në personat me kollë konstante

nga duhanpirja, krahasuar me ata me kollë të rastësishme, ka më shumë gjasa që shtresa e mukusit të jetë e trashë në atë pikë sa rrugët e frymëmarrjes ngushtohen ndjeshëm. Frymëmarrja normale është e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Për shkak se në këtë stad, ciliet me shumë mundësi mund të jenë dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme, shtresa e trashë e mukusit bëhet një mjedis ushqyes e fertil për bakteriet duke e bërë më të lehtë zhvillimin e infeksionit. PNEUMONIA

Kur nuk trajtohet, infeksioni në murin bronkial mund t’i shkaktojë dëmtime të tjera traktit respirator. Në këtë rast mund të ndodhë pneumonia ose insufiçenca respiratore. Kanceri i mushkërisë Duhanpirësit janë të ekspozuar ndaj substancave toksike në mënyrë të vazhdueshme duke rritur mundësinë për infeksion. Të dyja janë shkaqe të kancerit të mushkërive. Sëmundjet obstruktive pulmonare (SPOK) Ky term përdoret për të përshkruar si bronkitin kronik edhe emfizemën. SPOK-u është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjeve kudo në botë. Edhe pse duhanpirja është faktor kryesor risku për SPOK-un dhe meshkujt pijnë më shumë duhan, më shumë femra vdesin nga kjo sëmundje. Te femrat, kolla nga duhanpirja, mund të nxisë inkontinencë urinare. Kolla kronike mund të dobësojë strukturat që mbështesin vaginën dhe uretrën duke shkaktuar një hiperaktivitet të vezikës urinare.

Ndërprerja e duhanit

Kombinimi me ushtrimet ndal kollën për 2 javë M

ënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar kollën te duhanpirësit është lënia e zakonit, pra ndalimi i pirjes së duhanit. Për shumë duhanpirës, kolla e vazhdueshme mund të jetë e bezdisshme. Ajo mund të bezdisë të tjerët, mund të ndërpresë bisedën disa herë si dhe mund të shkaktojë dhimbje muskulare dhe riskun për përhapjen e mikrobeve. Duhanpirësit që kanë kollë kronike duhet që të takojnë mjekun menjëherë. Kolla do të fillojë të zhduket në shumicën e pacientëve brenda tre muajve nga lënia e duhanit. Ndërsa ju tentoni të lini duhanin, është e këshillueshme të bëni rregullisht ushtrime aerobike. Frymëmarrja e shpejtë mund t’ju ndihmojë të rrisn sasinë e

ajrit të thithur. Pas një ushtrimi intensiv, mukusi nxirret ngadalë nga trakea drejt gojës. Pas 30 minutash ushtrimi intensiv, gëlbaza mund të nxirret më lehtë. Si pasojë e uljes së efektivitetit të mushkërisë, java e parë e ushtrimeve mund të jetë sfiduese. Në shumicën e rasteve, pas

disa ditë ushtrimesh, duhanpirësit do të vënë re një rritje të kollës dhe gëlbazës së nxjerrë. Kjo ndodh sepse gëlbaza shtyhet drejt gojës. Ju duhet të pështyni gëlbazën jashtë ndërkohë që trupi juaj është duke u përpjekut ta largojë atë. Në mënyrë të kombinuar, ndërprerja e duhanit dhe bërja në mënyrë të rregullt e ushtrimeve, mund të eleminojë kollën brenda dy javëve. Kur pjesa më e madhe e gëlbazës eleminohet, kolla do jetë më e rallë. Gjithashtu, cilia do të fillojë të punojë normalisht. Nëse ju jeni në procesin e lënies së duhanit, ju duhet të vazhdoni ushtrimet sepse nëse ju i ndërprisni, gëlbaza do të grumbullohet dhe kolla do të rikthehet si në fillim.

KËSHILLA PËR DETOKSIFIKIMIN E MUSHKËRIVË

 Bëni në mënyrë të rregullt ushtrime me frymëmarrje të thella, mundësisht jashtë ambjentit të shtëpisë

 Zieni nenexhik dhe thithni avullin për të holluar mukusin  Konsumoni ushqime të tilla si rrushi, bajame, ullinj, brokoli, qepë, lakër.  Konsumi sa më shume ujë çdo ditë. Uji është agjenti kryesor hollues dhe mund të reduktojë dhimbjen që mund të shoqërojë kollën te duhanpirësit.

 Merrni tableta për fytin, ato mund të ulin ashpërsinë e kollës dhe të rrisin

prodhimin e pështymës.

 Kafja dhe alkooli mund të dehidratojnë murin bronkial dhe mund të përkeqësojnë

kollën. Në vend të tyre, gjatë trajtimit, pini çaj të ngrohtë ose thjesht ujë. Cajj i ngohtë me mjalt mund të zbusë fytin tuaj dhe mund të reduktojë kollën.

 Mbështesni kokën në jastëk, në mënyrë të atillë që ajo të jetë lehtësisht e ngritur. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë, mukusi mund të grumbullohet në fytin tuaj dhe të shkaktojë kollë.

 Mbajeni mjedisin e dhomës të lagësht. Ajri i thatë mund të përkeqësojë kollën.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

Ekzaminime

K

olesteroli është një sub stancë yndyrore e gjen dur në trup. Ai lëviz në organizëm duke u lidhur me proteina të tjera e duke krijuar ato molekula të quajtura lipoproteina. Ka dy tipe kolesteroli: lipoproteina me densitet të ulët (LDL)dhe ato me densitet të lartë (HDL). Ato etiketohen si kolesteroli i keq dhe i mirë, përkatësisht. LDL-ja ka rol dëmtues në organizëm. Ai grumbullohet në murin e arterieve. Ndërsa HDL-ja luan rol protektiv duke zhvendosur atë nga enët e gjakut. Ku gjendet kolesteroli? Kolesteroli prodhohet në mëlçi, por mund të gjendet edhe në disa lloj ushqimesh. Pjesa më e madhe e tij vjen nga ushqime të cilat janë të saturuara në yndyrna. Këto të fundit shndërrohen në kolesterol, në mëlçi. Çfarë bën kolesteroli në organizëm? Dy llojet e kolesterolit luajnë funksione të ndryshme në trup. LDL-të mbajnë kolesterolin nga qeliza e mëlçisë në qelizat e tjera që kanë nevojë për të. HDL-të transferojnë kolesterolin në drejtim të kundërt nga qelizat e trupit në ato të mëlçisë. Kolesteroli përdoret nga organizmi për të prodhuar disa hormone, vitaminën D dhe gjithashu, luan një rol të rëndësishëm në tretje. Më specifikisht, rikujtojmë që nëpërmjet kolesterolit prodhohen hormone e stresit. Ato prodhohen nga gjendrat e mbiveshkores dhe përfshijnë kortizolin, kortikosteronin etj. Nga kolesteroli prodhohen hormonet seksuale: androgjenët dhe estrogjenët. Kolesteroli ndihmon në prodhimin e acideve biliare, të cila ndihmojnë në tretjen e ushqimeve, veçanërisht për tretjen e yndyrnave. Kolesteroli i gjendur në acidet biliare ripërthithet nga trakti intestinal, pasi është përdorur njëherë për shpërbërjen e yndyrnave. Prandaj, një mënyrë e uljes së niveli të kolesterolit në organizëm është nëpërmjet ndërhyrjes në ripërthithjen e tij në traktin tretës. Roli i kolesterolit në organizëm është esencial pasi ai merr pjesë në shumë mekanizma jetikë brenda tij. Kolesteroli i lartë- sa konsiderohet i rrezikshëm? Edhe pse kolesteroli ëshë i

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

KOLESTEROLI prodhohet në mëlçi, por mund të gjendet edhe në disa lloj ushqimesh. Pjesa më e madhe e tij vjen nga ushqime të cilat janë të saturuara në yndyrna

Kolesteroli i lartë? Edhe i trashëgueshëm Sëmundjet që mund të shkaktojë

rëndësishëm në mirëfunksionimin e ij në organizëm, shumë kolesterol-bën dëm! Sipas sandarteve, përcaktohet si kufij normalë vlera të kolesterolit total më pak se 5 mmol/L, ndërsa LDL duhet të jetë më pak se 3 mmol/L. Gjithsesi këta kufij diskutohen për nivele pragu më të ulëta kur bëhet fjalë për pacientë të cilët janë në risk për

17

smëundje të zemrës, hipertension apo diabet. Në një rast të tillë, nivelet e kolesterolit total duhet të jenë më pak se 4 mmol/L dhe LDL, më pak se 2mmol/L Si dallohet nëse vuani nga kolesteroli i lartë? Nuk ka simptoma që tregojnë se vuani nga nivele të larta të koleseroli. Një sim-

ptomë që mund të hasni janë disa pllakëza të verdha të quajtura ksantoma, të vendosura në lëkurën tuaj, veçanërisht afër syrit. Ksantomat mund të shkaktohen edhe nga probleme të tjera si diabeti, cirroza biliare dhe kanceri. E vetmja mënyrë për të vlerësuar sasinë e tij në organizëm është bërja e një testi të gjakut. 10-12 orë përpara ekzaminimit, pacien-

ti nuk duhet të konsumojë ushqime për të mos influencuar në rezultate. Çfarë shkakton rritjen e kolesterolit? Tre faktorët kryesorë që influencojnë nivelet e kolesterolit janë dieta, pesha dhe aktiviteti fizik. Nëse dieta juaj është e pasur me yndyrna të saturuara, atëhere mesiguri

gjaku duhet të përmbajë shumë kolesterol. Në mënyrë të ngjashme ndikon edhe mbipesha duke rritur riskun për kolesterol të lartë. Aktiviteti fizik kontribon në nivelet e kolesterolit tuaj. 30 minuta në ditë ndihmon për të luftuar ‘’kolesterolin e keq’’. Edhe pse disa individë bëjnë një jetë të shëndetshme duke u kujdesur për dietën e tyre, ata prapë kanë nivele të larta të kolesterolit. Këto janë gjendje të trashëgueshme që karakterizohen nga kolesterol i lartë. Çfarë sëmundjesh mund të shkaktojë kolesteroli i lartë? Kolesteroli i lartë ndikon si një faktor risku për sëmundjet e zemrës sidomos në sëmundjen e arterieve koronare. LDLtë depozitohen brenda mureve të arterieve duke ngushtuar diametrin e tyre. Kjo quhet aterosklerozë. Kjo rezulton në një bllokim të arterieve nga koagulat e gjakut e pasohet me atak në zemër. LDL-të mund të vendosen edhe në muret e arterieve të trurit duke rrezikuar për infarkte të tij. Ateroskleroza e enëve të gjakut në tru mund të ndikojë në shfaqjen e atyre që quhet Atake ishemike tranzitore të trurit. Në këto raste kemi një reduktim të përkohshëm të furnizimit me gjak të trurit.

E vërteta

Çfarë shkakton ai mbi qelizat e trurit Është sygjeruar gjithmonë që alkooli vret qelizat e trurit. Në vitin 1990, në një studim të atyre kohërave u konkludua që alkoolistët kanë më pak qeliza truri se ata që nuk konsumojnë alkool. Rrjedhimisht shumë njerëz filluan të besonin që alkooli vret qelizat e trurit. Sot, sipas një studimi të publikuar në Scientific Americal Mind thuhet që alkooli nuk i vret këto qeliza, por është i aftë t’i dëmtojë. Specifikisht, ai dëmton dendritet e neuroneve. Dendritet janë zgjatime të neuronit të specializuara për të çuar informacion në trupin qelizor. Prandaj, dëmtimi i dendriteve sjell një çorganizim të strukturës së transmetimit dhe komunikimit ndërmjet qelizave të trurit. Më së shumti ky dëmtim ndodh në cerebelum, apo

ndryshe, truri i vogël. Ai është përgjegjës për koordinimin mototik të trupit, ruajtjen e ekuilibrit si dhe për disa funksione të tjera. Mosfunksionimi i këtyre sistemeve sjell mjaft probleme në jetën e përditshme. Si e tillë, çështja ngrihet jo më a vret alkooli qelizat e trurit, por ai i dëmton ato? Konsumimi i alkoolit dhe problemet e shëndetit mendor. Konsumimi i alkoolit është i lidhur me probleme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni. Në raste më të rralla, ku konsumimi i alkoolit është në sasi të mëdha, ai mund të shkaktojë edhe psikoza. Lënia e alkoolit në mënyrë të menjëhershëm në për-

doruesit kronik të saj mund të shkaktojë probleme të tjera si nervozizëm, të dridhura, rrahje të forta zemre etj. Ka shumë medikamente që mund të ndihmojnë këta pacientë për tu çliruar nga simptomat. Ata do të ndihen më të qetë, më pak të tensionuar dhe të frustruar. Alkooli dhe dëmtimi i trurit Alkooli ka një efekt dehidrues të rëndë në organizëm. Në disa raste, trupi mund të bëhet aq shumë i dehidruar sa mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në tru. Kjo është një gjendje e quajtur intoksikimi nga alkooli. Ka një lloj demence të zhvilluar nga konsumimi i tepërt i alkoolit si dhe

sindroma Wernicke-Korsakoff. Zhvillimi i demencës është i lidhur edhe me predispozitën gjenetike, i cili në pacientët që janë alkoolistë, risku është akoma edhe më i rritur. Sindroma Wernicke-Korsakoff zhvillohet si rrjedhojë e mungesës së tiaminës apo të njohur ndryshe si vitamina B1. Kjo deficiencë vihet re në më shumë se 80% e alkoolistëve. Përdorimi për një kohë të gjatë i alkoolit shkakton një përthithje të keqe të lëndëve ushqimore ndër të tjera edhe të depozitimit të tiaminës. Gjendje shfaqet fillimisht në trajën e një encefalopatie (Wernicke) dhe përfshin simptoma të tilla si konfuzioni mendor, çrregullime të lëvizjes së syve apo posturë e gabuar. Nëse trajtimi nuk merre në kohë, pacienti mund

të progredojë në një sindromë akoma më të keqe (Korsakoff) që komplikohet si një çrregullim psikiairk me psikozë dhe demencë A përmirëson konsumimi i alkoolit performancën në tru? Pavarsisht efekteve negative, shumë studime kanë arritur në përfundime pozitive në lidhje me efektet e alkoolit në tru. Disa aspekte të konjicionit përmirësoheshin në ata individë që konsumonin alkool në krahasim me ata që nuk e bënin një gjë të tillë. Lidhja dobësohej mjaft kur këtij modeli i shtohej edhe ‘’pozita sociale’’. Për këtë arsye studiuesit vendosën të mos rekomandonin këto rezultate për të inkurajuar rritjen e konsumit të alkoolit.


18

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Lojrat Olimpike

ARMINDA AVDULAJ

G

jatë Lojërave Olimpike të këtij viti kemi parë shumë atletë me shirita me ngjyra në trupin e tyre. I pari që ndezi kuriozitetin ishte Balotelli pasi hoqi bluzën në ndjeshjen në Gjermaninë gjatë Kampionatit Europian të futbollit. Por, çfarë janë këto shirita? Shirita neuromuskularë, Kinesio Taping, Kinesiologjia përfaqësojnë emërtime të ndryshme për të njëjtën metodë, e cila është komplet ndryshe nga teknikat e tjera të përdorura gjatë gjithë historisë së përdorimit të bendazhit. Shiritat neuromuskularë përbëjnë një sistem që ka lindur në Azi gjatë viteve ’70, mbi të gjitha në Japoni dhe Kore. Aktualisht kjo metodë ka marrë shumë vrull për shkak të trajtimit global që ofron dhe karakterizohet nga përdorimi i një shiriti specifik me një mënyrë vendosjeje të caktuar. Shiritat neuromuskularë kanë për qëllim arritjen e lëvizshmërisë totale të muskulit, ku rëndësinë më të madhe e merr funksioni muskular për të aktivizuar proceset natyrale të autokurimit duke ndikuar që nga jashtë përgjatë 24 orëve. Gjithashtu, tjetër objektiv i këtyre shiritave është që dhimbja që është shfaqur gjatë lëvizjes të zhduket po gjatë lëvizjes. Shiriti i përdorur është i ngjitur me një letër mbrojtëse. Për ta ngjitur me trupin duhet të heqim letrën mbrojtëse. Ky shirit ka vetëm elasticitet vertikal (deri në 140-160%) dhe jo horizontal. Sipërfaqja mbështetëse, pra ajo që ka ngjitës, ka formë gjarpëruese (si gërma S) dhe ndihmon në formimin e palave karakteristike që ngrenë lëkurën dhe sigurojnë rritjen e fluksit të gjakut në një zonë të caktuar. Shiritat mund të lagen dhe

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

GJATË LOJËRAVE OLIMPIKE të këtij viti kemi parë shumë atletë me shirita me ngjyra në trupin e tyre

Shiritat neuromuskularë me ngjyra, ja çfarë janë Efekt mbi tonusin muskular dhe qetësimin e dhimbjes rritjen ose uljen e tonusit muskular. Kështu, kjo teknikë mund të përdoret si në rastin e atrofisë muskulare pasojë e mospërdorimit ashtu edhe në kontraktura muskulare.

mbahen minimalisht për 4 ditë. Mungesa e lateksit i bën këto shirita joalergjikë. Pas vendosjes në trup, aktivizohen duke i dhënë nxehtësi me anë të fërkimit të lehtë. Më pas, vetë nxehtësia e trupit e mban shiritin të aktivizuar për disa ditë. Me anë të këtij lloj veprimi, objektiv i trajtimit do të jenë lezionet muskulare, artikulare (tendinoze dhe ligamentoze), neurologjike si dhe proceset inflamatore e limfedemat. Përdorimi i këtij lloj shiriti është i pajtueshëm me teknika të tjera bendazhi. Për më tepër, mund të aplikohen dhe trajtime të tjera fizike, si pasojë e kapacitetit stimulues të sistemit neuromuskular nga ana e shiritit. Efektet fiziologjike të shiritave neuromuskularë Efektet e shiritave neuromuskularë vijnë si pasojë e karakteristikave të veçanta të vetë shiritit dhe metodës së vendosjes. Efekti analgjezik vjen si rezultat i uljes së presionit intersticial dhe aktivizimit të sistemit analgjezik natyral të

organizmit (endorfina, encefalina). Ulja e presionit intersticial bëhet me anë të ngritjes së pjesës subkutane të lëkurës duke favorizuar drenimin e gjakut dhe limfatik e duke dekomprimuar zonën. Efekti tjetër është mbi tonusin muskular. Ky efekt është në varësi të vendosjes së shiritit neuromuskular dhe ka për qëllim

Përse janë me ngjyra? Shpikësi i kësaj teknike ka qenë mjeku japonez Kenzo Kase. Në kulturën orientale ngjyrat kanë shumë rëndësi, por në Perëndim zakonisht nuk “respektohet” kjo sekuencë kromatike dhe trajtimi përqëndrohet kryesisht në pjesën fizike. Në rast se do të ndiqej tradita japoneze, atëherë ngjyrat duhet të përdoren në mënyrë të tillë: bezhë, atëherë kur nuk duhet “shqetësuar” lëkura; blu, për të shpërndarë nxehtësinë; e kuqja, për të dhënë “ngrohtësi”; dhe e zezë për të aktivizuar muskulaturën. Fizioterapeutë të tjerë

TEKNIKAT E VENDOSJES SË SHIRITAVE

 Muskulare  Ligamento-tendinoze  Për korrigjimin e funksionit artikular  Për korrigjimin mekanik  Fasciale  Limfatike  Segmentare thonë se ngjyra të veçanta mund të japin më shumë efekte të disa pacientë. Ndoshta kjo vjen për shkak se disa

shirita me një ngjyrë të caktuar kanë ngjitës më të fortë se të tjerët; megjithatë, kjo jo gjithmonë është e vërtetë, pasi fortësia e ngjitësit varet edhe nga marka e shiritit. Përpara fillimit të trajtimit realizohet një “test kinesiologjik i ngjyrës”. Kur një ngjyrë specifike nuk ka ndikim të veçantë te një pacient, atëherë në përgjithësi prirja e përdorimit është e tillë: e kuqja dhe e zeza për lezione muskulare, e zeza dhe bluja për lezionet ligamentoze, bluja në lezionet inflamatore ose limfatike dhe bezha përdoret kur nuk duam që ngjyra të ndikojë te pacienti. Mënyrat e vendosjes Mënyrat e vendosjes janë të shumta. Ato mund të vendosen në formën e gërmës I, Y, X, O, si yll apo si oktapod në varësi të efektit që duam të arrijmë.

Agjensia Botërore Ani-Doping

Ja përse ndalohet dopingu D

oping’’ është një term i përdorur në sport, i cili indikon ato rase kur sportistët përdorin substanca apo metoda të ndaluara për të rritur performancën e tyre sportive. Përdorimi i substancave doping apo i metodave të tilla është thelbësisht i gabuar duke patur parasysh rolin që

ka sporti në jetët tona. Ato dëmtojnë integritetin, imazhin dhe vlerat që ka sporti, edhe pse arsyeja është, ose jo, rritja e performancës. Arrijta e këtij integriteti dhe respektimi i ‘’rregullave të lojës’’ është një qëllimshmëri dhe përkushim që të gjithë sportistë profesionistë

duhet të përmbushin për t’iu përgjigjur fansave që shijojnë sfidat e tyre. Agjensia Botërore Anti-Doping është një organizatë botërore e pavarur, e krijuar në vitin 1999, e cila ka për qëllim të promovojë, të koordinojë dhe të monitorojë përdorimin e doping-ut në sport në të gjiha format e tij. Ka një listë medikamentesh të ndaluara nga kjo agjensi, për të cilat

çdo sportist duhe të testohet përpara se të bëhet pjesë e një kompeticioni. Nëse kapet pozitiv me një nga këto substanca atëhere ai është i përjashtuar automatikisht. Në Lojrat Olimpike të këtij viti në Londër u parashikuan të kryheshin rreh 6250 teste për 240 substanca në gjakun dhe urinën e sportistëve pjesëmarrës.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shtrimi në spital

PACIENTI Jo rrallë herë ndodh që pacintët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, të përcaktojnë regjimin e tyre medikamentoz në bazë të efekteve përmirësuese apo jo të një bari

P

acienti me sëmundje kronike, bëhet mjek i vetvetes. Jo rrallë herë ndodh që pacintët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, të përcaktojnë regjimin e tyre medikamentoz në bazë të efekteve përmirësuese apo jo të një bari. Në bazë të kësaj ndjeshmërie të fituar nga bashkëjetesa e gjatë me sëmundjen, ata shndërrohen në vlerësuesit më të mirë të efektshmërisë së tij. Por shtrimi në spital nënkupton fillimin e një regjimi të ri trajtimi nën mbikqyrjen e mjekut. Këto barna, të pa provuara nga pacienti shpesh herë mund të shoqërohen me efektë anësore çka mund të krijojë një gjëndje alarmante te ky i fundit. Më poshtë jemi përpjekur të japim disa nga efektet më të shpeshta që mund të japin ndryshimi i regjimit medikamentoz.

A. REAKSIONI ALERGJIK Çfarë ndjen? Kruarje, urtikarie, enjtje në fytyrë , gjuhë , buzë , gjymtyrë etj; vështirësi në frymëmarrje; ulje të presionit të gjakut dhe /ose shok anafilaktik çka mund të çojë deri në vdekje. Shkaktarët e mundshëm : Penicillina , antibiotikët oralë, medikamentet për trajtimin e diabetit , diuretikët dhe antiinflamatorët josteroidë si ibuprofeni , aspirina, naprokseni. Para së të shtroheni në spital, shpesh herë mesiguri, mjekët ju kanë pyetur nëse keni patur alergji nga ndonjë medikament. Është më se e nevojshme t’i tregoni stafit mjekësor nqs jeni alergjik nga ndonjë medikament, lloj ushqimi , lateksi apo çdo gjë tjetër. Kjo sepse nëse ju jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti ky i fundit do të bëhet pengesë në trajtimin e sëmundjes për të cilën jeni shtruar në spital dhe mund të çojë në komplikime të tjera , madje deri në rrezik për jetën . Duhet të gjeni një mjek të specializuar për të bërë kontrollin e alergjive, të ndaloni përdorimin e medikamentit dhe ta ndryshoni nëse ai është shkaktari . B. NDRYSHIMET NË

19

re medikamenteve mund të jetë duke e shkaktuar këtë efekt anësor .Tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktojë ndjenjën e “lehtësisë së kokës , që mund të rezultojë në rënie (rrëzim). Rëniet janë një rrezik kur jeni në ambjente spitalore e disa prej tyre mund të jenë aq të rënda sa të dëmtojnë organet vitale ose të shkaktojë thyerje kockash etj .

Efektet anësore të ilaçeve të përdorura Menaxhimi duhet të jetë i menjëhershëm FRYMËMARRJE Çfarë ndjen ? Ju nuk mund ta kapni ritmin e frymëmarrjes tuaj ose mund të merrni frymë shumë thellë. Çdo shenjë që ju bën të ndjeni vështirësi në frymëmarrje. Shkaktarët e mundshëm : Morfina , oksitodoni dhe qetësues të tjerë. Pacientët pa ngjarje të mëparshme nuk ka gjasa të përjetojnë ndryshime (shkurtime) të ritmit të frymëmarrjes, por nëse keni një sëmundje të tillë si astma, bronkiti, SPOK (sëmundje

Ju nuk mund të mbani sytë hapur. Shkaktarët e mundshëm : Hipnotikët , analgjezikët (qetësuesit e dhimbjes, shpesh të dhënë pas ndërhyrjes kirurgjikale) , anksiolitikët etj. Nëse keni probleme me gjumin në spital , një problem i zakonshëm ky, ju probabilisht jeni në gjendje të përgjumur nga medikamentet që jeni duke përdorur . Por kini parasysh që përgjumja mund të shtohet kur përdorim disa lloje qetësuesish si më lart. Të gjithë qetësuesit mund të jenë problematikë, por në veçanti qetësuesit e dhimbjes dhe hipnotikët. F. PROBLEMET GASTROINTESTINALE Çfarë ndjen?

100 hipnotikët mund të jenë fajtorët e ndjenjave të ankthit dhe çorientimit më shumë se çdo gjë tjetër obstruktive kronike ) ose emfizemë, përfundimisht ju jeni më të pambrojtur dhe shumë të rrezikuar. Kini kujdes ndaj çdo ndryshimi në frymëmarrje . Nëse ndjeni që ritmi i frymëmarrjes suaj rritet apo zvogëlohet, nuk mund të mbani frymën për shumë kohë, nuk mund ta përfundoni frymë-

E. TË QËNIT I PËRGJUMUR Çfarë ndjen?

ndryshe nga zakonisht . Edhe nëse mendoni se mund të mos jetë e rëndësishme, ajo do të dijë t’ju japë një këshillë.

marrjen tuaj, keni gërrhitje gjatë natës apo zhurma fishkëllyese gjatë frymëmarrjes, ju duhet ta raportoni menjëherë tek stafi mjekësor. C. KONFUZION DHE AXHITIM Çfarë ndjen? Ju jeni të shqetësuar, në gjendje ankthi etj .

Shkaktarët e mundshëm : Anksiolitikët (mjekimet kundër ankthit), hipnotikët (gjumëdhënësit), të qënit në një vend të panjohur etj 100 hipnotikët mund të jenë fajtorët e ndjenjave të ankthit dhe çorientimit më shumë se çdo gjë tjetër. Informoni infermieren tuaj nëse ndjeheni të çuditshëm,

D. RËNIA E PRESIONIT TË GJAKUT Çfarë ndjen? I trullosur , ndjen dobësi dhe lipotimi (ndjenjë të fikëti). Shkaktarët e mundshëm : Antidepresivët, diuretikët, sedativët, mjekimet për presionin e gjakut. Nëse ndjehesh i trullosur ose ke ndjenjën e të fiktit, njëri prej këty-

Diare , konstipacion , nauze, të vjella Shkaktarët e mundshëm : Antibiotikët (diarre ,nauze ,të vjella ), analgjezikët (Konstipacion, nauze , të vjella ), stresi etj. Analgjezikët shpesh çojnë në çrregullime të zorrës dhe stomakut .Gjithashtu dhe qetësuesit e tjerë si ibuprofeni, kur merret në doza të larta sjell të njëjtat probleme. Kini kujdes diarenë në veçanti , e cila nëse është e ashpër mund të çojë në dehidratim dhe ka nevojë për lëngje intravenoze. Gjithashtu stresi është një nga kontribuesit e çrregullimeve gastrointestinale . Mundohu të mbash ankthin nën kontroll . Të flasësh me ekipin mjekësor që të ndjek është gjëja më e mirë që mund të bëni në këto raste.


20

E enjte, 16 gusht 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Studime

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

KËRKUESIT më parë kanë eksploruar këtë teori thjesht duke pyetur pjesëmarrësit për orientimin e tyre seksual ose përmes matjeve psikologjike. Këto matje nuk ishin të mjaftueshme

Mjekësia: Çfarë (s’)ndodh në botë?

Diabet

Medikament i ri për sëmundjet e syrit

Dilatimi i pupilës tregon orientimin seksual F S

humë ekspertë besojnë se dilatimi i pupilës kur shikon një person tërheqës mund të tregojë orientimin seksual. Deri më sot ende nuk janë bërë kërkime për të mbështetur këtë teori. Në një studim të ri nga kërkuesit e Universitetit Cornell, u mat ndryshimi i pupilës përmes një lenteje infrared të pjesëmarrësve, të cilët ishin duke parë një video erotike. Pupila u zgjerua kur një person po shikonte një video, në të cilën po aktronin persona që ata i klasifikonin si simpatik. Kjo zbulonte nëse personi orientohej drejt heroseksualitetit apo homoseksualitetit. Kërkuesit më parë kanë eksploruar këtë teori thjesht duke pyetur pjesëmarrësit për orientimin e tyre seksual ose përmes matjeve psikologjike. Këto matje nuk ishin të mjaftueshme. Gerulf Riegere, drejtuesi i kërkimit shpjegoi: “Ne donim të gjenim një matje alternative që të ishte

një tregues automatik i orientimit seksual, por pa qënë invaziv si në matjet e mëparshme. Përgjigjja pupilare ishte matja e duhur. Me këtë teknologji të re, ne jemi në gjendjë të eksplorojmë orientimin seksual të njerëzve të cilët nuk do të merrnin pjesë kurrë në studim, si në personat që vijnë nga një kulturë tradicionale. Kjo do na mundësojë një kuptim më të mirë se si seksualiteti shpre-

het në të gjithë planetin”. Sikurse studiuesit prisnin, meshkujt heteroseksual kishin përgjigje të fortë puplare ndaj videove erotike me femra dhe shumë pak atyre me meshkuj. Femrat heteroseksuale, në anën tjetër, treguan përgjigje pupilare ndaj të dy sekseve. Ky rezultat konfirmon studime të tjera që sygjerojnë se femrat dhe meshkujt kanë tipe shumë të ndryshëm seksualiteti.

Ky studim gjithashtu hedh dritë mbi debatet e shumta në biseksualitetin te meshkujt. Ai tregoi se meshkujt biseksual kishin dilatim të pupilës për të dy sekset në video, ndryshe nga sa besohej më parë. Studiuesit besojnë se kjo matje e re do të ndihmojë të kuptojnë këto grupe më mirë dhe gjithashtu do të ndihmojë të njohin një gamë të gjerë seksualiteti që është injoruar më parë.

DA ka aprovuar për dorimin e medikamentit Lucentis për të trajtuar edemën makulare, një komplikacion i zakonshëm i diabetit që rrezikon shikimin. Lucentis jepet përmes një injektimi mujor nga një punonjës i shërbimit shëndetësor. Në edemën makulare të diabetit, likidi rrjedh në makula (mesi i retinës), e cila është përgjegjëse për shikimin e pastër. Likidi zmadhon makulën dhe dëmton shikimin. “Diabeti është një problem madhor i shëndetit publik në shumë shtete dhe të gjithë pacientët me diabet janë në risk për të zhvilluar edemë makulare”, tha Renat Albrecht e qëndrës së vlerësimit të Barnave në FDA. Albrecht pohoi se aprovimi i këtij medikamenti përfaqëson një zhvillim madhor në trajtimin e personave të cilët kanë dëmtim të shikimit si pasojë e diabetit. Aprovimi i Lucentis u bazua në 2 prova klinike që përfshinë 759 persona

që u trajtuan me këtë medikament dhe u ndoqën për tre vjet. Rezultatet treguan që, një pjesë e mirë e pacienëve me edemë makulare diabetike të trajtuar me Lucentis, përjetuan një përmirësim të shikimit. Ky vlerësim u bë përmes grafikut të syrit. Rreth 35%45% e personave të trajtuar me 0.3 mg dozë mujore të Lucentis, fituan të paktën 3 viza të shikimit krahasuar më 12%-18% të atyre që nuk morën medikamentin. Efektet kryesore anësore të Lucentis janë gjakrrjedhja në indin e syrit, dhimbja e syrit dhe rritja e presionit të syrit.

Sëmundje të zemrës

Grupi i gjakut përcakton riskun tuaj G

rupi juaj i gjakut mund të përcaktojë riskun tuaj për sëmundje të zemrës. Një studim i ri sygjeron se nëse jeni grup 0, kjo ju mbron ndaj sëmundjeve të zemrës dhe infarktit në tru, ndërsa nëse jeni grup AB, kjo do të rrisë riskun tuaj. Në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës marrin pjesë disa faktorë si tensioni i gjakut, kolesteroli, pesha etj. Por tipi i gjakut gjithashtu mund të jetë i rëndësishëmpohon kërkuesi Lu Qi i shkollës mjekësore të Harvardit. “Personat nuk mund të ndryshojnë grupin e gjakut”, tha Qi. “Por ne mund të jemi në gjënëdje ta përdorim këtë informacion për të përcaktuar riskun e një pacienti për sëmundje të zemrës dhe për

mënyrën e trajtimit.” Sipas studimit, krahasuar me personat me grup gjaku 0, individët me grup gjaku AB, kishin 23% më shumë gjasa për zhvillimin e sëmundjeve

të zemrës. Ata me grup gjaku A kishin një risk të rritur prej 5% ndërsa ata me grup gjaku B, një risk të rritur prej 11%. Studimet e mëparshme sygjerojnë që grupi A i gjakut

është i lidhur më nivele të larta të kolesterolit ‘’të keq’’, ndërsa grupi AB është i shoqëruar me inflamacionin i cili gjithashtu lidhet më sëmundjet e zemrës.

Aspirina

Ul riskun për vdekjen nga kanceri P

ërdorimi ditor i Aspir inës, i rekomanduar për kohë të gjatë në personat me risk të lartë për atak kardiak, gjithashtu mund të reduktojë riskun e vdekjes nga kanceri. Përfitimi, gjithsesi, mund të mos jetë aq i madhë sa besohet, thotë

kërkuesi Eric Jacobs i Shoqatës Amerikane të Kancerit. Një studim i kryer më parë, gjeti se përdorimi ditor i aspirinës reduktoi vdekjen nga kanceri në 37%. “Në analizën tonë, përdorimi ditor i aspirinës u

shoqërua me rreth 16% në reduktimin e riskut të vdekjes nga kancer,” pohoi Jacobs. Ai e përshkroi këtë reduktim si modest. Sipas tij, rezultati prodhoi një tjetër përfundim që vërteton përfitimin e përdorimit të përditshëm të

aspirinës në mortalitetin nga kanceri. Gjithashtu, faktorë të tjerë mund të ndihmojnë në reduktimin e riskut të kancerit, tha ai. Midis tyre: aktiviteti fizik, mbajtja e një peshe të shendëtshme dhe mos konsumimi i duhanit.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.