Revista Almedicus nr.3

Page 1

Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

REVISTA ALMEDICUS Fakultetii iMjekësisë, Mjekësisë, UT; UT; Botimi Botimi nr. nr. 3; 2010 Fakulteti 2, Tetor Maj 2010

KANCERI I GJIRIT

Gjithçka që duhet të dini 1


Revista Almedicus, Tetor 2010

REVISTA ALMEDICUS

ALMEDICUS

Botim zyrtar i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës Drejtor Taulant MUKA Kryeredaktore: Jana NANO Zv. Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI

Redaksia Ani Tusha Anisa Topoviti Blerta Hamolli Eni Tresa Eriselda Pipero Erklida Sula Flogert Dollani Renina Varfaj

Kopertina: Albana Muka

Organizata ALMEDICUS dhe redaksia nuk mbajnë përgjegjësi për deklarimet dhe pikëpamjet e paraqitura në artikujt e ndryshëm. Njohuritë shkencore ndryshojnë vazhdimisht. Autorët dhe redaksia marrin përsipër të sigurojnë gjithmonë një informacion të kuruar dhe të rifreskuar. Lexuesve i këshillohet të konfirmojnë informacionin e marrë me mjekët specialistë.

Grafik/Design: Albana Muka Kontakt cel: 0693585558 0694320028 email: revista@almedicus.org almedicus@hotmail.com

Këshilli botues Shërbimi i Endokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Reumatologjisë Argjend TAFAJ 2

Shërbimi Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Toksikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ Biokimi klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Përmbajtja Çfarë duhet të dimë rreth “Kancerit të Gjirit” 4 shfaqjen e tumoreve në moshat pediatrike 16 Dr.Shk. Dhurata TARIFA , Dr. Manjola LUSHI, Dr. Donjeta Bali, Onkohematologe; Shërbimi i Spitali Onkologjik, QSUT Onkohematologjisë Pediatrike, QSUT. Cilët janë stadet e kancerit të gjirit? Fjorda KOROMANI

6

Intervistë me Prof. Shahin Kadare Si bëhet vetëkontrolli i gjirit? Jana NANO

7

Çfarë është Mamografia?

8

Mamografia vs. Rezonanca Magnetike (RM) :Cilin ekzaminim duhet të zgjidhni? 9 Dr. Anila PEMA,Spitali Onkologjik, QSUT

Intervistë me onkologun radioterapeut, pranë Spitalit Hygeia Tiranë, Doktorin e Shkencave Mjekësore Arianit Kokobobo Radioterapia në trajtimin e kancerit 18 Ndërlikimet orale të terapisë kundër kancerit të gjirit 22 Blerta Dollalu, Eriselda Pipero, Erklida Sula Këshilla pas trajtimit 24 Besiana Balla

10

10 hapa për të parandaluar Kancerin e Gjirit 26 Marinela Kumaraku

Edhe meshkujt mund të preken nga Kanceri i Gjirit! 11 Erlind Gjonaj

Si ndikon obeziteti në Kancerin e Gjirit? Zonja, ruajtja nga mbipesha ju mbron nga Kanceri i Gjirit! 27 Dr. Sabo ADEMI,Reparti i kemoterapisë, Spitali Onkologjik, QSUT

Kanceri i Gjirit: Mite apo Fakte? Dr. Anila PEMA,Spitali Onkologjik, QSUT

Testi i pështymës mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancerit te gjirit. 11 Blerta Dollalu, Eriselda Pipero, Erklida Sula Trajtimi dhe efektet anësore Pranvera APOSTOLI

Çfarë nuk duhet të mungojë në menunë tonë? Alba KUQI 29

12

Histori nga jeta! Si e fitova betejën me Kancerin e Gjirit? 31 Studim në Spitalin Onkologjik, QSUT: 67% Frika nga Kanceri i Gjirit: Si të përballemi me e pacientëve të diagnostikuar me kancer nuk të? 33 dinë nga se vuajnë 15 Enkeleda ÇUEDARI, Onkologe, Shërbimi i OnkoloIsida Lalaj, psikologe pranë Shërbimit të Onkologjisë, gjisë QSUT Të bashkëjetosh me Kancerin e Gjirit 34 Shoqërizimi i faktorëve predispozues në Anisa TOPOVITI, Gladiola GUCAJ (Psikologe Klinike), Renina VARFAJ(Psikologe Klinike)

3


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Çfarë duhet të dimë rreth “Kancerit të Gjirit” Dr.Shk. Dhurata TARIFA , Dr. Manjola LUSHI • • •

Gjiri

Nyjet limfatike

2. Tumore malinje • • • •

Gjiri

mund të hiqen dhe në përgjithësi nuk përsëriten nuk invadojnë indet përreth tyre nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit. janë kërcënues për jetën shpesh mund të hiqen, por rishfaqen mund të invadojnë dhe dëmtojnë indet dhe organet përreth (siç është kafazi i kraharorit) kanë aftësinë të përhapen në organë të tjera të trupit.

Qelizat e kancerit të gjirit mund të përhapen duke u

Gjendrat mamare shkëputur nga tumori parësor. Ato hyjnë në enët e gjakut ose ato limfatike dhe përhapen në të gjithë trupin. Thith Përhapja e qelizave kanceroze quhet metastaze.

GJIRI është një gjender dhjamore me një funksion specifik: prodhimin e qumështit. Ajo është një gjendër çifte e cila ndahet në disa njësi të quajtura lobe. Këto të fundit ndahen në njësi akoma më të vogla të quajtura lobule të cilat përmbajnë gjëndrat prodhuese të qumështit. Pas lindjes së fëmijës, qumështi rrjedh nga lobulet nëpër disa kanale të hollë të quajtur duktuj, për të përfunduar në thith. Hapsira ndërmjet duktujve dhe lobuleve mbushet me ind dhjamor dhe fibroz. Gjithashtu, gjiri përmban shumë enë limfatike, të cilat grumbullohen në disa njësi indore të vogla dhe rrumbullake të quajtura nyje limfatike. Këto grumbuj nyjesh limfatike mund t’i gjejmë të pozicionuara poshtë krahut (në aksilë), mbrapa kraharorit dhe poshtë kockës së klavikulës.

Faktorët e rrezikut Shkaku i kancerit të gjirit,ashtu si dhe për shumë sëmundje të tjera malinje është i panjohur. Vrojtimet klinike dhe studimet epidemiologjike kanë mundur të veçojnë disa faktore të quajtur faktore rreziku, prania e të cilëve ndikon në rritjen dhe zhvillimin e kancerit të gjirit. •

Mosha: Mundësia për të zhvilluar kancer gjiri rritet me rritjen e moshës. Shumica e grave janë >50 vjeç në momentin e diagnozës.

Histori personale: Prania e kancerit të gjirit në njërin gji e rrit riskun për të zhvilluar kancer edhe në gjirin tjetër.

Histori familjare: Risku për kancer gjiri është më i lartë në gratë të cilat kanë histori familjare pozitive në të afërm të shkallës së parë (nëna, motra, tezja etj) .Risku është gjithashtu me i lartë nëse familjarët kanë zhvilluar kancer përpara moshës 50 vjeç. Dëmtime gjenetike: Prania e mutacioneve (dëmtimeve) në disa gjene, siç është BRCA1 dhe BRCA2, e rrit rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Studimet e bëra kanë gjetur lokalizime specifike në disa kromozome, dëmtimet e të cilave lidhen me riskun e kancerit të gjirit. Kështu nëse një grua ka mutacionë në gjenin BRCA1, risku për të zhvilluar kancer gjiri rritet me 56%-85%.

Qelizat kanceroze Kanceri fillon nga qeliza, elementi kryesor që formon indet e më tej organet. Qelizat normale rriten e më vonë ndahen për të prodhuar qeliza të reja për të përmbushur nevojat e organizmit.Kur qelizat e vjetra vdesin, të rejat zënë vendin e tyre, e kështu me rradhë. Ndonjëherë, ky proçes mund të shkoj keq. Trupi prodhon qeliza të reja edhe pse nuk ka nevojë për to. Kjo masë qelizash të reja e mbiprodhuar përbën atë masë indore të quajtur tumor apo kancer. Tumoret e gjirit ndahen në 2 grupe:

1. Tumore beninje •

4

rrallëherë janë kërcënues për jetën.


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Radioterapia e kraharorit: Gratë të cilat i janë nënshtruar radioterapisë në kraharor (përfshi dhe gjinjtë) përpara moshës 30 vjeç, kanë nje risk më të lartë për të zhvilluar kancer gjiri në të ardhmen. Këtu përfshihen gratë e trajtuara me radioterapi për limfomën Hodgkin.

Menstruacionet dhe riprodhimi: • Sa më e madhe mosha e gruas në shtatzaninë e parë, aq më i madh është risku për të zhvilluar kancer gjiri. • Gratë që nuk kanë lindur asnjëherë kanë rrezik më të lartë. • Gratë që i kanë patur menstruacionet e para (menarket), përpara moshës 12 vjeç, kanë një rritje të moderuar të riskut për kancer gjiri. • Menopauza pas moshës 55 vjeç konsiderohet faktor risku. • Gratë që përdorin terapi hormonale (kontraceptive ) për një periudhë të gjatë kohe, sidomos gjatë menopauzës e kanë me të lartë riskun për të zhvilluar kancer gjiri.

Faktore të tjerë rreziku janë obeziteti, dieta e pasur me yndyrna , alkooli, jeta sedentare etj.

fillojë në moshën 20 vjeç dhe të përsëritet çdo 3 vjet deri në moshën 39 vjeçare. Pas moshës 40 vjeç duhet të bëhet çdo vit. Një moment i rëndësishëm është edhe vet-ekzaminimi i gjirit, por gratë duhet të informohen mbi teknikën e saktë të kryerjes së tij. -

-

Shenja dhe simptoma Kanceri i hershëm i gjirit në përgjithesi nuk shfaq simptoma por me rritjen e përmasave të tumorit gjiri pëson ndryshime. Kur shenjat dhe simptomat janë të pranishme, ankesa më e zakonshme është masa në gji. Një formë e veçantë e kancerit të gjirit është edhe Karcinoma Inflamatore në të cilën nuk mund të palpohet masë, por gjiri duket i skuqur me lëkurë edematoze dhe të rrudhur (simptoma e lekurës së portokallit). Shenja dhe simptoma të tjera janë : - Ndryshime në format dhe përmasat e gjirit - Tërheqje e lëkurës ose thithit - Rrjedhje nga thithi ose erozione të tij

-

Mamografia :

Është një ekzaminim i gjirit me anë të rrezeve X ; nëpërmjet kësaj metode mund të zbulohet një masë në gji përpara se ajo të bëhet e prekshme. Rekomandohet që gratë mbi moshën 40 vjeç duhet të kryejnë mamograf inë çdo 1-2 vjet. Gratë më të reja se 40 vjeç që kanë faktor risku për kancer gjiri duhet të flasin me mjekun për kohën në të cilën duhet të kryejnë mamografinë. Metoda të tjera imazherike : Nëse gjatë një ekzaminimi klinik të gjirit ose pas një mamografie është gjetur një lezion i dyshimtë, gruaja mund t’u nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera siç janë Ekografia apo Rezonanca Magnetike e gjirit. Biopsia : Është heqja e gjithë masës ose një pjese të saj për të parë qelizat kanceroze. Kjo është mënyra më e sigurt për vendosjen e diagnozës. Masa e hequr do të ekzaminohet nga mjeku anatomo-patolog i cili përcakton edhe tipin e qelizës kanceroze.Tipi më i shpeshtë i kancerit të gjirit është Karcinoma duktale (i kanaleve të gjirit). Karcinoma lobulare është një tjetër tip, e cila e merr fillesën nga qelizat e lobuleve.

Testet laboratorike Pas vendosjes së diagnozës, një moment shumë i rëndësishëm është edhe kryerja e testeve laboratorike të masës së hequr nga gjiri.

Diagnoza Mjeket rekomandojnë se gratë duhet të kryejnë ekzaminime të rregullta të gjirit dhe mamografi ( pas moshës 40 vjeç) në mënyrë që të zbulojnë në stade sa më të hershme kancerin e gjirit. -

Ekzaminimi klinik i gjirit : Përfshin inspeksionin (të vëzhguarit) dhe palpacionin (prekjen) e gjirit si dhe nyjeve limfatike regionale. Rekondohet të

- Receptorët hormonale : Disa tumore të gjirit kanë nevoje për hormone për rritjen e tyre. Në këto tumore gjenden receptorë të veçantë për estrogjenin dhe progresteronin. Nëse testet rezultojnë pozitive për praninë e këtyre receptorëve atëhere terapia hormonale është një opsion trajtimi. - HER-2/ neu test është nje proteinë qe gjendet në disa nga tipet e qelizave kanceroze. Nëse tumori ka mbishprehje të kësaj proteine atëhere terapia target mund të jetë nje opsion trajtimi. 5


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Cilët janë stadet e kancerit të gjirit? Stadi 0

Stadi I

Kancer

Mukoza

Stadi II A

Stadi III

Stadi IV

Stadi II B

Submukoza Muskuli

Stadi IIIA është një nga më poshtë:

Nyjet limfatike

Fjorda Koromani STADI 0 Karakterizohet nga qeliza anormale të gjirit të cilat formohen brenda kanaleve të qumështit pa u përhapur në indin përreth. Ky stad mund të përkeqësohet akoma më shumë duke përfshirë invadimin e zonës përreth nëse nuk trajtohet në kohë. STADI I Është stadi më i hershëm i kancerit invadues, i cili përhaqet edhe në zonën përreth. Tumori ka diametër më të < 2cm STADI II Përfshin këto raste: • •

tumori është < 2 cm dhe është i përhapur në limfonodujt nën sqetull. tumori me diametër midis 2-5 cm, por nuk është përhapur në limfonodujt nën sqetull.

• •

tumori ka diametër më të vogël se 5 cm, është i përhapur në nyjet limfatike të sqetullës ose të murit të kraharorit tumori ka diametër më të madh se 5 cm , është i përhapur në nyjet limfatike të sqetullës ose të murit të kraharorit

Stadi IIIB është një tumor i çdo lloj mase që rritet në

murin e kraharorit apo mbi lëkurën e gjirit. Shoqërohet me ënjtje dhe krijimin e gjëndrave në lëkurën e tij *Kanceri inflamator i gjirit është një tip i rrallë i Kancerit të gjirit. Gjiri është i skuqur dhe i zmadhuar sepse qelizat kanceroze bllokojnë enët limfatike të lëkurës. Në rastin kur mjeku vë diagnozën e kancerit inflamator të gjirit, tumori është në të paktën Stadi e III, por mund të jetë edhe më i avancuar. Stadi III C është tumor me përmasa të pacaktuara, i cili

është përhapur në një nga zonat e mëposhtme: -Në nyjet limfatike pas kraharorit dhe sqetullës -Në nyjet limfatike sipër ose poshtë klavikulës STADI IV është kanceri që është përhapur në distancë në formën e metastazave. Kjo do të thotë që është përhapur në pjesë të tjera të trupit si p.sh në kocka dhe mëlçi.

• • •

tumori me diametër midis 2-5 cm dhe është i përhapur në limfonodujt nën sqetull. tumori me diametër mbi 5 cm, por nuk është përhapur në limfonodujt nën sqetull.

Stadi 0

Stadi I Stadi II Stadi III

Stadi IV

STADI III është faza e avancuar e kancerit lokal dhe ndahet në stadin IIIA, IIIB dhe IIIC

6


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Intervistë me Prof. Shahin Kadare

Si bëhet vetëkontrolli i gjirit? Çfarë është vetëkontrolli i gjirit? Vetëkontrolli i gjirit është të njohësh gjinjtë e tu nëpërmjet prekjes me duar. Duke i kontrolluar ata rregullisht, ju do të mësoni se si është pamja e tyre normale. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të vini re menjëherë ndonjë ndryshim që mund të ndodhë në gji dhe t’i drejtoheni pa humbur kohë mjekut. Sa shpesh dhe kur është mirë të kryhet vetëkontrolli i gjirit? Vetëkontrolli i gjirit duhet kryer rregullisht, një herë në muaj, në një datë të caktuar. Periudha më e mirë është 5-7 ditë mbas menstruacioneve, kur gjiri është i butë dhe kontrolli I tij më i thjeshtë. Gratë që ndodhen në periudhën e menopauzës ( kur ka ndodhur ndërprerja fiziologjike e menstruacioneve për shkak të moshës) mund të zgjedhin një datë të caktuar të muajit, të cilën mund t’a kujtojnë më lehtë ( si psh. Dita e parë e muajit, dita e marrjes së rrogës, pensionit etj.) Si bëhet vetëkontrolli i gjirit? Vetëkontrollin e gjinjve ju mund t’a bëni kur jeni duke bërë dush, kur jeni duke ndenjur shtrirë apo duke qëndruar para pasqyrës. Ai kryhet në mënyrë të kombinuar si nëpërmjet vrojtimit të kujdesshëm të pamjes së jashtme të gjirit edhe me anë të prekjes të sipërfaqes, duke përfshirë edhe zonën rreth sqetullës.

Filloni që tani-ndiqni hapat e mëposhtme: 1.Qëndroni përpara

pasqyrës. Vendosini duart në ije dhe pastaj pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?

2. Qëndroni përpara pasqyrës.

Vendosini duart pas kokës. Duhet të ktheheni ngadalë fillimisht nga e majta dhe pastaj nga e djathta. Kjo gjë ju bën të mundur të dalloni edhe ndryshime që nuk i kishit vënë re më parë. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve? Duhet patur parasysh se rrallë herë gjinjtë e fem-

rave janë krejtësisht simetrikë me njëri tjetrin. Në një shumicë rastesh njëri prej tyre është më voluminoz dhe ka vendosje pak më të lartë ose më të ulët se gjiri tjetër.

3.Pasi të jeni shtrirë me kurriz, me dorën e djathtë filloni kontrollin e gjirit të majtë. Me gishtërinjtë e shtrirë dhe të bashkuar me njëri tjetrin filloni të prekni në mënyrë delikate indin e gjirit duke bërë lëvizje të ngadalta në formë rrathësh të vegjël duke ushtruar presion të lehtë. Vini re: Mos ka ndonjë formacion nodular (gungë) tek gjinjtë?

4.Duke përdorur gishtin e madh dhe tregues, shtrydhni

thithin me delikatesë për të parë nëse ka apo jo rrjedhje sekrecionesh të ndryshme. Përpiquni ta bëni zakon kryerjen e vetëkontrollit të gjirit 1 herë në muaj! Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vemendjen e zonjave? Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse vini re shenja jo normale si: • Zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale për ju. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është e natyrshme. • Gjendra apo mahisje në gji • Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit. • Njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë

7


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Çfarë është Mamografia?

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave.

Një mënyrë tjetër për ta zgjidhur këtë, është të mos shkoni për të bërë mamografinë 1 javë para ose gjatë periodave mbasi në këtë periudhë gjinjtë janë të tendosur dhe të dhimbshëm. Planifikoni një periudhë tjetër për të bërë mamografinë.

Të gjitha gratë duhet ta bëjnë mamografinë?

Cilat janë të mirat e mamografisë?

Të gjitha gratë nga mosha 35-40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pamvarsisht nga mosha juaj, nëse keni ndonjë shqetësim në gji, paraqituni menjëherë tek mjeku. Ai do t’ju sqarojë ju se çfarë duhet të bëni dhe sa herë duhet ta bëni mamografinë.

Kur duhet bërë mamografia?

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mammografinë në fund të periodave. Mamografia nuk duhet të kryhet sidomos në tre muajt e parë të barrës. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment. A duhet të bëj ndonjë përgatitje përpara mamografisë? Jo. Vetëm nuk duhet të përdorni deodorant, pudër, ose të lyheni me ndonjë solucion tjetër trupor, ditën që ju do të shkoni për të bërë mamografinë sepse kjo ndikon në rezultatin e saj.

• •

Shumë lloje kanceri gjiri janë kapur në faza të hershme kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Mamografia shpëton gati 1400 jetë grash të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Megjithëse jo të gjitha kanceret që kapen nga mamografia janë të kurueshme, më teper se 95% e grave janë gjallë dhe mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit

Sa shpesh duhet bërë mamografia? Kjo varet nga mosha që ju keni. Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet sidomos për moshat mbi 35-40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë madje edhe nga një mamografii tek tjetra. Kështu që mamografia duhet të bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë ju mund ta përsërini atë, nësë mjeku ju a kërkon këtë.

Ju duhet të zhvisheni nga mesi e lart kështu që është mirë të vishni rroba të veçuara, bluza me fund ose pantallona.

Mamografia nuk duhet bërë vetëm 1 herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!

A është e dhimbshme mamografia?

Ku duhet të shkoj për të bërë mamografi?

Disa gra ndjejnë një shtypje dhe dhimbje të lehtë të gjinjëve gjatë mamografisë. Për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Disa prej tyre pijnë kokrra që përdoren për dhimbje koke, 1 orë përpara mamografisë, e cila lehtëson dhimbjen.

Kudo ku ka aparat mamografie. Pranë poliklinikave të qyteteve Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë janë vendosur aparate mamografie ku ju mund të shkoni për të bërë mamografi. Por ka edhe mjaft klinika private që ofrojnë këtë shërbim.

8


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Mamografia vs. Rezonanca Magnetike (RM)

Cilin ekzaminim duhet të zgjidhni?

Dr. Anila Pema Onkologe, QSUT Mamografia dhe RM janë teste diagnostike për detektimin e Kancerit të Gjirit. Secila prej tyre ka avantazhe dhe pika të dobëta. Ja disa krahasime mes tyre:

Avantazhet e mamografisë: • • • • • •

Detekton një lloj të veçantë të Kancerit të Gjirirt DCIS (Ductal Cancer In Situ) Detekton kalçifikimet Përdoret gjerësisht Më pak e kushtueshme E përshtatshme për çdo grua Test më i shpejtë së RM

Dizavantazhet e mamografisë • • •

Nuk vizualizon mirë protezat e gjirit Jep shtypje dhe diskomfort Nuk ka imazh të qartë në gjirin dens

Avantazhet e RM • • • • • • • • • •

Eshtë më sensitive se mamografia, eko apo ekzaminimi klinik. I nevojshëm për gratë me risk të lartë për kancer gjiri Imazh ekselent në gjinjtë me implante Nuk shtyp indin mamar Detekton mirë kancerin invaziv Jep imazhe të qarta për gjinjtë dens Gjen tumorin primar kur kemi vetëm metastaza aksilare të konfirmuara Detekton çdo mbetje tumorale pas tumorektomisë (heqjes së tumorit) Ndihmon zgjedhjen e procedurës kirurgjikale (mamektomi apo lumpektomi). Jep imazhe simetrike për dy gjinjtë njëkohësisht (për krahasimin simetrik)

Disavantazhet e RM • • • • • • • •

Jo e mirë për detektimin e DCIS Jep shumë rezultate fals pozitive Çon në ndjekje dhe biopsi të panevojshme Nuk tregon gjithë kalcifikimet Mund të shkaktojë klaustrofobi Kërkon përdorim të kontrastit Më e shtrenjtë Zgjat më shumë se proçedura e mamografisë

9


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Kanceri i Gjirit: Mite apo Fakte? Dr. Anila Pema, Onkologe, QSUT MITI nr. 1 Një masë në gjoks është thuajse gjithmonë kancer! FAKT: Për fat të mirë, kjo nuk është e vërtetë. Kjo vlen veçanërisht për moshat e reja ndërsa në gratë më të moshuara, një masë në gjoks ndoshta do të thotë se ajo mund të jetë një në ato tetë gra, që do të zhvillojë Kancer të Gjirit. Masa ka mundësi më të madhe të jetë kanceroze nëse gruaja është në menopauzë. Por nëse nuk është kanceroze, çfarë mund të jetë? Mund të jetë një kist ( si qese e mbushur me lëng), një rritje anormale jo-tumorale (si fibroadenoma) apo një pseudo-gjendër që i detyrohet ndryshimeve hormonale pa ndonjë rëndësi mjekësore. Sidoqoftë, e rëndësishme është që gruaja të ekzamininohet nëpërmjet mamografisë apo ekografisë. Jo rralllë ajo mund ti nënshtrohet edhe biopsisë. MITI nr.2 Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë si një masë e dhimbshme! FAKT: Ndonjëherë Kanceri i Gjirit mund të diagnostikohet nëpërmjet mamografisë përpara se të ndjehet si një masë e dhimbshme gjatë vet-kontrollit të gruas. MITI nr.3 Një masë kanceroze ndjehet ndryshe nga një masë beninje! FAKT: Në fakt kur përmendim termin kancer, zakonisht flasim për masa të vetme e zakonisht të palëvizshme, por kjo nuk ndodh gjithmonë pasi në praktikë ndeshen edhe gjendra kanceroze të lëmuara, të lëvizshme e me konsistencë jo të fortë. Për shembull, kistet kur janë në thellësi të indit mamar, janë jo rrallë të frikshëm pasi spostojnë gjirin mbi to, duke dhënë ndjesi dhe pamje jo të këndshme. Cila është këshilla e specialistit? Çdo gjë që nuk duket normale duhet ekzaminuar dhe për fat, sot është mjaft e lehtë të bësh një kontroll të gjirit apo një EKO. MITI nr.4 Është thjesht një masë e vogël, nuk ka pse të shqetësohesh! FAKT: Masa nuk është diçka që nuk ka rëndësi. Kanceri mund të jetë mjaft i vogël kur diagnostikohet, por kjo nuk do të thotë që është më pak i rrezikshëm.

10

MITI nr.5 Të konstatosh një masë tani, e të kontaktosh mjekun më vonë! FAKT: Kjo nuk është e rekomanduar, veçanërisht për më të moshuarat. Ndërsa për mosha të reja mund të rivlerësohet për 1 -2 muaj. Të moshuarat nuk kanë ndryshime hormonale të gjirit. Për to, nuk rekomandohet vonesa në ekzaminim. Mirë është të mos vonohet më tepër se 2-4 javë. MITI nr.6 Një masë në gjoks mund të jetë kancer edhe nëse asnjë nga të afërmet e tua nuk ka patur Kancer Gjiri. FAKT: E vertetë. Vetëm 5 -10% e tumoreve janë të trashëgueshëm. Pjesa më e madhe e grave nuk kanë faktor risku. MITI nr.7 Një grua që ka vuajtur nga kistet në gji, një gjendër më shumë, nuk përbën problem! FAKT: Çdo gjendër e re kërkon vlerësim të ri!


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Edhe meshkujt mund të preken nga Kanceri i Gjirit!

Erlind Gjonaj Ndoshta për disa nga ju mund të duket e habitshme madje ndoshta dhe e padëgjuar: edhe meshkujt preken nga Kanceri i Gjirit, madje statistikat janë në rritje! Kanceri i Gjirit në meshkuj përbën një rritje të pakontrolluar të qelizave të indit të gjirit. Kjo sepse edhe meshkujt gjithashtu kanë ind gjendror të gjirit, por ndryshe nga femrat ku ky i fundit zhvillohet nën verpimin e estrogjenit, tek meshkujt rritja frenohet nga hormoni: testosteron. Kanceri i gjirit në meshkuj është rreth 100 herë më i rrallë se i femrave. Në SHBA, pacientët meshkuj me Kancer Gjiri arrijnë deri në 2% të pacientëve të diagnostikuar. Për fat të keq nuk kemi statistika konkrete të rasteve në Shqipëri. Preken më shumë meshkujt në dekadën e 6 dhe të 7 të jetës, por nuk bëjnë përjashtim ata të moshave më të reja. Risku për të zhvilluar kancer gjiri në meshkujt e një popullate është 1 në 1000 individë. Praktika ka treguar se meshkujt me kancer gjiri janë identifikuar në stade më të avancuara se femrat me të njejtën diagnozë. Meshkujt kanë më pak ind gjendror; përhapja dhe infiltrimi është më i hershëm, më i fshehtë dhe nuk diagnostikohet shpejt. Mbijetesa 5 vjeçare shkon nga 100% në pacientët në stadin 0 deri ne 24% në pacientët në stadin IV.

Testi i pështymës mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancerit te gjirit.

Shkencëtarët e Universitetit të Teksasit nëpërmjet një studimi kanë arritur të identifikojnë dhe të përcaktojnë sasinë e markuesve të proteinave specifike në pështymën e njeriut, për të përcaktuar një diagnozë jo-invazive të kancerit të gjirit. Në këtë studim, shkencëtarët analizuan mostra të salivës tek 30 pacientë. Ata gjeten 49 proteina që ndryshonin tek pacientet të diagnostikuar me tumore në gji. Këto studime sygjerojnë që këto paciente mund të testohen për testin e pështymës duke ekzaminuar markera të këtyre proteinave specifike gjatë një konsulte tek dentisti. 11


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Trajtimi dhe efektet anësore Pranvera Apostoli

një seri trajtimesh 2-4 javore përgjatë një periudhe 4-6 mujore. Kjo varion nga tipi dhe faza e kancerit, gjendja shendetësore e pacientit etj. Hapësirat përgjatë periudhës së trajtimit, i japin mundësi organizmit që të rimarrë veten nga efektët anësore të përkoheshme që lindin gjatë saj.

Si jepet kimioterapia Kimioterapia mund të jepet në mënyra të ndryshme. Për kancerin e gjirit medikamentet zakonisht jepen: • nëpërmjet injektimit të substancave direkt në venë ( intravenoze) • nga goja si tableta ose kapsula

Efektet anësore gjatë kimioterapisë. Të vjella dhe nauze Zakonisht ndjenja për të vjellë fillon menjëherë pas kemoterapisë ose disa orë më vonë. Ajo mund të zgjasë për disa orë ose për disa ditë. Një gjendje e tillë mund të kontrollohet ose të minimizohet duke përdorur barna kundër të vjellave. Për disa njerëz në raste të tilla është e efektshme edhe terapia komplementare si terapia relaksuese, hipnoza ose aromaterapia. Dhimbje goje

Kemoterapia Kimioterapia është një mënyrë trajtimi që ka për bazë përdorimin e medikamenteve anti-kanceroze ose sic quhen ndryshe citostatikë. Qëllimi i saj është shkatërrimi i qelizave kanceroze.

Si vepron kimioterapia në organizmin e njeriut? Qelizat kanceroze rriten duke u ndarë në një mënyrë të parregullt dhe të pa kontrolluar. Kemoterapia ndërvepron me aftësinë e tyre për t’u shumuar dhe rritur. Medikamente të ndryshme kemoterapeutike veprojnë në mënyra të ndryshme duke ndikuar mbi qelizat kanceroze në faza të ndryshme të rritjes se tyre. Prandaj, zakonisht, parapëlqehet të përdoret një kombinim medikamentesh dhe jo një i vetëm.

Kohëzgjatja e kimioterapisë. Kemoterapia e kancerit të gjirit zakonisht përbëhet nga

12

Pacienti mund të ketë dhimbje të gojës ose të mishrave të dhëmbëve, ulçeracione (plagë në gojë) kështuqë një higjenë e mirë e gojës është shumë e rëndësishme gjatë kemoterapisë. Nëqoftëse ai ka dhimbje të mishrave të dhëmbëve apo dhëmbë me karies, duhet të shkojë te dentisti dhe të kurohet para fillimit të kemoterapisë. Rënia e flokëve Rënia e flokëve është një nga efektet më stresues të trajtimit. Pacienti mund ta përballojë shumë mirë këtë problem nëse e di paraprakisht çfarë do të ndodhë.


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Humbja e flokëve fillon gradualisht 2-3 javë pas fillimit të trajtimit. Pacienti mund të humbasë gjithashtu qerpikët dhe vetullat. Ato do të rishfaqen pas përfundimit të trajtimit.

Terapia medikamentoze e drejtuar

Ulje e funksionit të palcës së kockës.

Ky është një grup i veçantë medikamentesh, të cilët bllokojnë rritjen e tumorit dhe përhapjen e tij duke ndërhyrë në biologjinë e qelizave kanceroze. Terapia e drejtuar është më efikase dhe më pak e dëmshme për qelizat e shëndetshme se trajtimet e tjera antikanceroze. Medikamenti më i njohur është Herceptina (Trastuzumab).

Kemoterapia mund të zvogëlojë fuqinë e palcës së kockave për të prodhuar qeliza të reja të gjakut. Përpara se t’i nënshtrohet çdo cikli të ri kemoterapie, pacientit I bëhen analizat e gjakut. Ky proces kryhet me qëllim që mjeku të jetë i sigurt që niveli i qelizave të gjakut është i mjaftueshëm për të përballuar stadin e ardhshëm të kemoterapisë. Zakonisht qelizat e gjakut kthehen në normë brenda një jave pas terapisë. Në mënyrë të veçantë, janë qelizat e bardha të gjakut, të nevojshme në luftën kundër infeksioneve, të cilat preken më shumë.

Herceptina

Lodhje Pacienti mund të ndjehet shumë i lodhur gjatë trajtimit. Disa persona ndjehen të lodhur edhe për muaj të tërë mbasi trajtimi ka mbaruar. Nëqoftëse pacienti bëhet anemik (ka një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut) atëherë është më e pritshme që të ndjehet i lodhur, por kjo ndosh edhe kur ato janë normale. Diarre Në rastet kur mund të ketë diarre, pacienti duhet të konsultohet me mjekun për tipin e medikamentit që duhet të perdorë për të trajtuar këtë efekt anësor. Probleme urinare Eshtë shumë e rëndësishme që gjatë kohës së kemoterapisë të pihen sa më shumë lëngje sepse disa nga medikamentet kimioterapeutike mund të irritojnë rrugët urinare dhe fshikëzën e urinës.(ciklofosfamidi në mënyrë specifike) Fertiliteti Disa grave të reja mund t’ju ndodhë që të kenë çrregullime të ciklit apo ndalesa të përkohshme gjatë kemoterapise. Disa mund të mos kenë fare menstruacione që do të thotë infertilitet i përkohshëm. Kjo zakonisht varet nga mosha e pacientes. Simptoma të menopauzës Meqënëse kemoterapia mund të shkaktojë çrregullime, ndërprerje të përkohshme ose ndalim të ciklit, shumë femra mund të përjetojnë edhe simptoma të menopauzës. Simptomat përfshijnë afshe të nxehti në trup, ulje të fuqisë seksuale dhe ndryshime të humorit. Nivelet e ulta të estrogjenit (për shkak të menopauzës së hershme) do të thotë që ky është dhe një rrezikm i madh për të zhvilluar osteoporozën.

Është një medikament që përmirëson mënyrën se si organizmi lufton qelizat kanceroze. Ai bën pjesë në grupin e barnave të quajtura antitrupat monoklonalë. Ai vepron duke bllokuar një nga rrugët e shumimit të qelizave kanceroze. Disa nga qelizat kanceroze kanë një nivel më të lartë të disa proteinave receptore të njohura si HER2 në sipërfaqen e tyre. Nxitja e tyre stimulon qelizat që të rriten më shpejt. Herceptina vepron duke bllokuar këta receptorë. Ajo gjithashtu ndihmon sistemin imunitar të organizmit. Vetëm pacientet që kanë një kancer të tipit HER2+ (qelizat e të cilave kanë një nivel të lartë të receptorëve HER2 në sipërfaqe) mund të përfitojnë nga kjo terapi. Ky tip kanceri haset në 2025% të rasteve. Ky medikament përdoret për të trajtuar pacientët me kancer gjirit të tipit primar të ndjekur nga ndërhyrja kirurgjikale dhe kemoterapia duke parandaluar mundësinë e rikthimit të kancerit. Gjithashtu u jepet dhe pacinteve me kancer të gradës së dytë ose me kancer lokal të avancuar ( kur ka dhënë metastaza në pjesë të tjera të trupit ose në indet rrethuese). Avastin dhe Lapatinib ( tipe të tjera terapish medikamentoze të drejtuara )

13


Revista Almedicus, Tetor 2010

Avastin bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antitrupa monoklonal; përdoret për të trajtuar kancerin e gjirit të gradës së dytë Lapatinib (Tyverb) bën pjesë në grupin e barnave tirozinë kinazë inhibitore. Ai bllokon të dy receptorët HER2 (faktori epidermal i rritjes humane 2) dhe HER1 (faktori epidermal i rritjes humane 1). Këto janë proteina të cilat ndodhen në sasi të shtuar në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe duke marrë sinjale nga jashtë qelizës, ndikojnë në rritjen dhe shumimin e vrullshëm të tyre. Përdoret për trajtimin e kancerit metastazik në personat HER2+; mund të shoqërohet dhe me medikamente të tjera kemoterapeutike si Xeloda (capecitabin).

Terapia hormonale Këshillohet të ndjekin terapi hormonale të gjithë ato paciente që në testin e kryer në biopsinë e masës për prezencën e receptorëve estrogjenikë, rezultati del pozitiv për praninë e tyre. Pra këto ëto lloje kancerësh kanë në sipërfaqe të tyre receptorë për estrogjenin ( kjo ndosh në 75% të grave pas menopauzës dhe 50-60% tek ato para saj) Në 5% të rasteve, qelizat tumorale kanë në sipërfaqe edhe receptorë për progesteronin. Nëse pacientja nuk rezulton pozitive për receptorët hormonalë, ajo nuk mund t’i nënshtrohet terapisë hormonale

Tipet e ndryshme te medikameteve hormonale 1.Antiestrogjenikët • Tamoxifeni jepet në gratë para dhe pas menopauzës në tumoret e gradës së parë, të dytë dhe në rastet me rikthim të tumorit • Faslodex (medikament i ri) 2.LHRH-agonist • -Zoladex (Gosereline) 3.Aromataz inhibitor(frenuas te aromatizes) •

Arimidex, Aromasin, Femara

Cila formë e ndërhyrjes kirurgjikale është me e përshtatshme? Me tëpër se gjyma e pacienteve me kancer të gjirit në fazën fillestare, trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale që ruan një pjesë të gjirit si dhe me radioterapi. Studimet kanë treguar që një ndërhyrje e tillë ka të njëjtën efektshmëri si mastektomia totale ( heqja totale e gjirit). Tipi i operacionit, të cilit pacienti duhet t’i ushtrohet varet nga: -tipi i tumorit

14

ALMEDICUS

-përmasat e tumorit -vendndodhja e tij në gjirin e pacientes dhe se sa pjesë e indit rrethues është i infiltruar -përmasat e gjoksit Operacioni ka për qellim që të jap rezultatet më të mira kozmetike ( pra të arrihet të ruhet sa me shumë gjiri i pacientes), por gjithashtu dhe rezultatin më efektiv (të parandalohet mundësia e ripërsëritjes së kancerit)

Efektet post-operatore të kirurgjisë Të vjellat Zakonisht, ato ndodhin për shkak të anestezisë. Kjo gjendje kalon brenda dy ose tre ditësh. Ndjesi të çuditshme Pickime të forta,djegje, mpirje në zonën e kraharorit dhe në krahun e anës se operuar janë shfaqje normale në përiudhën post operatore dhe mund të zgjasin për një përiudhë kohe të gjatë. Shtangësi Krahu dhe shpatulla e anës ku është realizuar ndërhyrja kirurgjikale do të jetë si e mpirë dhe e shtangët. Fizioterapisti duhet t’i mësoj të sëmurit ushtrime të cilat do ta ndihmojnë që të rifitoj lëvizjet e krahut. Enjtja Enjtja e gjirit, murit të kraharorit, shpatullës dhe krahut është normale mbas ndërhyrjes operatore. Kjo është pjesë e periudhës së shërimit dhe zgjat 6-8 javë. Në se enjtja persiston më shumë se dy muaj dhe gjatë operacionit janë hequr edhe nyjet limfatike atëherë këshillimi me mjekun specialist është i domosdoshëm. Infektimi të plagës Infektimi i plagës mund të ndodhë në çdo kohë derisa ajo të jetë shëruar plotësisht.Periudha e shërimit total shkon nga 2-4 javë. Nëqoftëse pacienti ka ndonjë nga simptomat e mëposhtme duhet menjëhrë t’i drejtohet mjekut specialist -plaga është e tendosur, e enjtur dhe e ngrohtë në prekje -skuqje në zonën përreth plagës -pacienti është në gjendje parehatie dhe ka temperaturë. Dhimbja Dhimbja në zonën ku eshtë kryer operacioni mund të zgjasë për disa javë, por një ndjenje jo-rehatie do të shoqëroj të sëmurin edhe për disa muaj pas operacionit, veçanërisht kur ka hequr edhe limfonodujt. .


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Studim në Spitalin Onkologjik, QSUT:

67% e pacientëve të diagnostikuar me kancer nuk dinë nga se vuajnë! Isida Lalaj, psikologe pranë Shërbimit të Onkologjisë, QSUT

Kanceri radhitet si shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri pas sëmundjeve kardio-vaskulare. Sipas të dhënave statistikore vlerësohet se çdo vit në Shqipëri ka pothuajse 4000 – 4500 individë të cilët diagnostikohen me kancer. Të mbijetuarit nga kanceri nuk konsiderohen vetëm individët që janë diagnostikuar me kancer por edhe ata persona në të cilët në mënyrë indirekte cënohen nga kjo diagnozë, ku përfshihen anëtarët e familjes, shokët dhe kujdestarët. Shqipëria ende mbetet një vend me tabu. Akoma në praktikat tona spitalore nuk ka një vendim zyrtar për t’i detyruar mjekët tu përcjellin pacinetëve të tyre dhe familjarëve lajmin fatkeq të një sëmundjeje kanceroze. Kjo, pasi ende mendohet që përballja më këtë të vërtetë mund të dëmtojë të sëmurin. •

Çfarë ndodh nëse pacienti do të informohet saktë për diagnozën që mbart? A do ndihmonte pacientin komunikimi i saktë i diagnozës, për ta kaluar më lehtë sëmundjen? A do të luante kjo rol në cilësinë e jetës? Si mendojnë pacientët, familjarët e tyre dhe njerëzit e rastësishëm për domosdoshmërinë e informimit të pacientëve mbi të vërtetën e diagnozës?

Zbulimi i përgjigjeve të këtyre pyetjeve ishte dhe qëllimi kryesor i studimit. Ky studim paraqet një analizë të sasisë dhe cilësisë se informacionit që ka pacienti mbi diagnozën tij, në Shërbimin Onkologjik, të Qendrës Spitalore Universitare ”Nene Tereza” Tiranë, e cila është e vetmja qendër referente për një trajtim multidisiplinor për të sëmurët me kancer. Studimi përfshin periudhën Shtator 2009- Janar 2010 dhe kishte për qëllim të hulumtonte mbi sasine e informucionit që kanë pacientët, familjarët apo personat e tjerë kujdestarë për diagnozën e të afërmit të tyre dhe nëse perfundimisht duan të informohen për diagnozën e vërtetë. Në total janë plotësuar 450 pyetësorë: 150 pyetësorë nga familjarët dhe 150 pyetësorë nga pacientët si dhe 150 nga individ të rastësishëm.

Rezultatet e studimit: * 67% prej pacientëve nuk janë të informuar për diagnozën. Dinë që do t’i nështrohen një trajtimi kirurgjikal, radiot-

erapi (rreze) apo kemioterapi dhe sëmundja do të kalojë. Vetëm 33% pacientë të intervistuar e dinin të vërtetën e diagnozës. Pyetjes nëse do të donin të dinin të vërtetën e diagnozës së tyre i janë përgjigjur pozitivisht 47% pacientë nga 150 të intervistuar dhe 53% prej tyre nuk dëshironin të dinin diagnozën që kishin. * Të dhënat e tjera nga 150 pyetësorët për familjarët e pacientëve të shtruar në Shërbimin Onkologjik në periudhën kohore Shtator – Janar 2009-2010 rezultojnë se 83% familjarë nuk duan që i afërmi i tyre të informohet për diagnozën që ka sepse sipas shumicës së përgjigjeve të mara ata mendojnë se mund të rëndohen më shumë nga ana emocionale dhe fizike. Vetëm 17% prej tyre kanë dhënë përgjigje pozitive për komunikimin e së vërtetës familjarëve të tyre. * Të dhënat e tjera nga 150 pyetësorë drejtuar individëve të rastësishëm, rezultojnë se 65% prej tyre pohojnë se duhet t’ju tregohet e vërteta pacientit mbi diagnozën e vërtetë për arsye se ata duhet të luftojnë, të marin masa për sëmundjen që kanë, të trajtohen siç duhet me medikamentet përkatëse etj. 35% prej tyre mendojnë se është e vështirë t’ju tregohet e vërteta e hidhur në sy këtyre pacientëve të sëmurë me këtë diagnozë për arsye të përkeqësimit të sëmundjes së tyre dhe rëndesës emocionale që mund të kenë. Pacienti duhet parë në një mënyrë gjithëpërfshirëse: ai nuk është vetëm trup, por edhe psikikë, me dëshira, plane dhe realitete për t’u zgjidhur. Në kete studim u përpoqëm të evidentonim reagimin për një diagnozë jo të lehtë si edhe përjetimi i tyre në aspektin psiko-social. Dhënia e diagnozës nuk është vetëm një çast në kohë: shumë prej pacientëve e kujtojnë shumë mirë momentin e marrjes së diagnozës. Ata mendojnë për familjen, për fëmijët; disa të tjerë mendojnë vetëm për veten, për mbijetesën e tyre. Planet e tyre për të ardhmen marrin një drejtim tjetër. Por çfarë ndodh pas këtij momenti? Sfida më e madhe është ndërgjegjësimi i vetes për mundësinë e vdekjes. Disa e pranojnë si mundësi, por nuk rreshtin së luftuari. Disa nuk duan ta mendojnë fare si mundësi mashtrojnë veten sikur nuk ka ndodhur asgjë në jetën e tyre. Ndërsa disa të tjerë dorëzohen, nuk bëjnë asgjë veçse presin fundin. Analizimi i këtij studimi është i rëndësishëm jo vetëm në

15


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

aspektin fizik të pacientit, por dhe psikologjik dhe social, pasi në pasojat e kësaj sëmundjeje zënë vënd të rëndësishëm pasojat psikologjike dhe sociale dhe roli i punonjësit social dhe psikologut në trajtimin e pacientit është shumë i rëndësishëm . Dukuria më shqetësuese është se shumica e pacienteve në fazën terminale kuptojnë se kanë një sëmundje të rëndë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës janë mbajtur me shpresë. Përballja me të vërtetën ne çastet e fundit të jetës i gjen të papërgatitur. Kuptohet, kjo ka pasoja të rënda psikologjike për pacientin në fazën e fundit të jetës. Sipas këtyre të dhënave të realizuara nga pacientët e spitalit Onkologjik, familjarëve të tyre dhe njerëzve të rastësishëm dhe sipas eksperiencave tona nga përballjet e drejtpërdrejta dhe ditë pas dite me këta pacientë mendojmë se tashmë pacientëve duhet t’u komunikohet patjetër diagnoza që në momentin e vendosjes së saj Komunikimi mund të bëhet në prani të psikologut dhe

punonjësit social për të lehtësuar dhënien e lajmit të keq. Duke parë ndryshimet që kanë ndodhur pas viteve ‘90 në Shqipëri si në teknologji, aritjet e mëdha shkencore në mjekësi, pra dhe në onkologji, ku tashme kanceri nuk është më një fatalitet, si edhe mundësinë e marjes së informacionit direkt nga interneti prej pacientit dhe familjarëve, mendojmë se diagnoza duhet komunikuar drejtpërdrejtë pacientit.

Përfundime Sygjerojmë mbledhjen e një tryeze të rrumbullakët me pjesëmarrës ekspertë të fushës, psikologë, punonjës socialë, shoqata që ofrojnë trajtimin ndihmë për këta të sëmurë, njerez të shoqerisë civile dhe strukturat më të larta të shëndetësisë, për të diskutuar dhe vendosur zyrtarisht të drejtën për të ditur të vërtetën mbi sëmundjen e vërtetë pacientit. Çdo pacient ka të drejtë të informohet për diagnozën e sëmudnjes së tij.

Shoqërizimi i faktorëve predispozues në shfaqjen e tumoreve në moshat pediatrike Dr. Donjeta Bali, Onkohematologe; Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike, QSUT.

Malinjitetet apo ndryshe, kanceret në fëmijëri, janë relativisht të rralla dhe prognoza e tyre është përmirësuar mjaft gjatë tre dekadave të fundit si rezultat i diagnostikimit më të saktë dhe të strategjive të përmirësuara të trajtimit. Në përgjithësi, tek fëmijët me moshë nën 15 vjeç, në botën e industrializuar, kanceri në fëmijëri radhitet si shkaku i katërt, më i zakonshëm i vdekjeve. Në Shtetet e Bashkuara, kanceri është shkaku i dytë, më i shpeshtë, i vdekjeve tek fëmijët në moshat nga 1 dhe 14 vjet, duke u renditur pas aksidenteve. Në një përqindje të vogël të kancerit të fëmijërisë, faktorët gjenetik apo familjar mendohet se predispozojnë fëmijën për të zhvilluar kancer. Një përqindje edhe më e vogël e kancerit të fëmijërisë ka lidhje me faktorë të identifikuar mjedisor. Nuk ka dyshim se shfaqja e kancerit është një kombinim i faktorëve që veprojne njëkohësisht dhe në mënyrë të njëpasnjëshme. Tunoret supozohen se janë sëmundje multivariante, multifaktoriale që ndodhin kur një proces i zgjatur dhe kompleks përfshin faktorë gjenetikë dhe mjedisorë të cilët bashkëveprojnë në një rend me shumë hallka.

Faktorët e riskut janë agjentë të veçantë që janë të lidhur statistikisht me një sëmundje. Ato mund të jenë pozitivisht ose negativisht të lidhur me sëmundjen, me rritjen e nivelit të ekspozimit, mund të shkaktojnë rritje ose ulje të incidencës së sëmundjes. Shoqërimi i disa faktorëve predispozues me tumoret në moshat pediatrike Mosha -Është e paqartë pse tumore të veçantë kulmojnë në mosha të caktuara, kjo mund të jetë e lidhur me ekspozimin endogjen të hormoneve në trup apo ekspozime mjedisore që lidhen dhe me veprimtarinë në mosha të caktuara. Malinjitetet fëminore, veçanërisht tumor Ëilm-s, neuroblastoma dhe tumoret e trurit (të cilat kulmojne në foshnja) si dhe Leuçemia limfoblastike akute (LLA) e cila kulmon në 2-4 vjeç), mund të jenë të lidhura me ekspozime të paralindjes. Është menduar se për tumoret që kulmojne në adoleshencë (si p.sh. Renal cell Karcinoma), mund të jenë të lidhur ngushtë me ndikimet hormonale dhe ndryshimet që ndodhin në trupin e një adoleshenti. Këta faktorë ngelen per t’u studiuar më tej.

Ne e dimë se fëmijët, duke përfshirë embrionin, fetusin, fëmijërinë dhe të gjitha fazat e jetës deri në Gjinia përfundim të adoleshencës, janë shpesh në një risk më -Ndryshimi i incidencës ne lidhje me gjininë për tutë rritur dhe të ndryshëm nga risku i të rriturit more të caktuara mund të jenë të lidhura me ekspoz16


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

ime që ndryshojnë sipas gjinisë. Influenca hormonale mes gjinive të ndryshme mund të jetë një çelës për të identifikuar arsyen për dallimet gjinore. Sigurisht ka shumë ndryshime gjenetike te lidhura me gjininë që mund të luajnë pjesë në identifikimin e malinjiteteve të fëmijërisë. - Ka një incidencë të lartë të Limfomes Jo-Hodçkiniane dhe asaj Hodçkiniane, ependimomave, tumoreve primitivë neuroektodermalë dhe leuçemisë akute limfoblastike (ALL) te meshkujt dhe një incidencë më të lartë të karcinomës së tiroides dhe melanomës malinje te femrat.

të trurit dhe sistemit nervor simpatik. Tumoret Renale janë studiuar veçanërisht në lidhje me ekspozimin prindëror ndaj pesticideve gjate punës.

Dëshmi sugjestive janë referuar më përpara për lidhjen e profesionit të saldatorit me një rrezik më të lartë për tumore të veshkave dhe retinoblastomës në pasardhësit e tyre. Profesione të ekspozuar ndaj bojrave dhe tretësve, kanë sygjestionuar lidhje me një risk të lartë për GCT, tumore hepatike, të trurit dhe të SNQ si dhe LLA. Evidenca sygjestionuese janë ngritur për ekspozimin e baballarëve që punojnë në industrinë e naftës duke Rrezatimet jonizuese rritur rrezikun për leuçeminë limfoblastike, tumore të trurit dhe të SNQ si dhe tumore hepatike në pasard-Përdorimi i rrezatimit jonizues në disa trajtime hësit e tyre mjekësore është i njohur si risk i lartë për të zhvilluar Në kërkim për faktimin e faktorëve shkaktare të kankancere të caktuara në fëmijë. Radiologjia diagnos- cerit të fëmijërisë, hulumtuesit kanë hetuar ekspoztike (rrezet X) in utero gjatë tremujorit të 3, mbart një ime kimike të mjedisit në shtëpi, çerdhe, kopshte dhe risk të lartë për leuçemia limfoblastike acute (ALL). shkolla, si dhe mjediset e tjera ku fëmijët mund të Pas aksidentit të Çernobilit një risk të lartë për Kar- jetojnë, mësojnë dhe të luajnë, të tilla si parqet pubcinomës të tiroides u raportua katër vjet pas këtij ak- like. Një nga këto ekspozime kimike përmendur tashsidenti. më është ai ndaj pesticideve. Ekspozimet prinderore gjatë pre-konceptimit, jetës Dieta gjatë shtatzanisë dhe parametrat e prenatale dhe paslindjes janë hulumtuar si një burim foshnjës në lindje i karcinogjen potencial në etiologjinë e shumë lloje Një rritje e konsumimit te mishit në dietën e nënës kancerësh të fëmijërisë. gjatë shtatzënisë është i lidhur me tumore malinj të trurit në pasardhësit e saj. Gjatësia e vogël në lindje e fëmijës ka riskun e shoqërimit me tumoret malinje të kockave. Qoftë lindja pre-term si dhe shkalla e lartë e lindjeve, kanë që të dyja riskun e shoqërimit me Germ Cell Tumor, respektivisht. Pesha e ulur në lindje ka riskun e rritur të shoqerimit me tumoret hepatike. Përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga nënat ka riskun e rritur të shoqërimit me tumore të sistemit nervor simpatik. Duhani Pirja e duhanit nga prindërit para konceptimit është studiuar dhe është gjetur të jetë i lidhur në mënyrë sygjestionuese me leuçemine limfoblastike akute. Përdorimi nga ana e nënës e marjuanës, gjatë shtatzënisë, është e gjetur e shoqëruar me leuçeminë mieloide akute. Në tumore të sistemit nervor simpatik si neuroblastoma, duhani i nënës dhe përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë është një faktor i kufizuar rreziku. Ekspozimet profesionale të prindërve Ekspozime të ndryshme të prindërve në punë janë studiuar në lidhje me rrezikun e malinjitet fëmijërisë. Duke punuar në industrisë bujqësore është parë të ketë një faktor rreziku sugjestionues për malinjitete 17


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Intervistë me onkologun radioterapeut, pranë Spitalit Hygeia Tiranë, Doktorin e Shkencave Mjekësore Arianit Kokobobo

Radioterapia në trajtimin e kancerit Për të kuptuar se çfarë është radioterapia apo e thënë ndryshe, përdorimi i rrezeve në mjekimin e kancerit, duhet të bëjmë nje përshkrim të përgjithshëm të saj dhe vendit që zë ajo në trajtimin e tumoreve malinje ose kancerit . Radioterapia është një disiplinë mjekësore humane, pjesë përbërëse e onkologjisë klinike e cila nënkupton përdorimin e rrezatimeve jonizuese për të mjekuar kancerin bashkë me kirurgjinë dhe kimioterapinë. Me mjekim të kancerit duhet të kuptojmë jo vetëm mjekimin e tij të pjesshëm, mjekimin kundra dhimbjes apo për të përmirësuar kualitetin e jetës të një të sëmuri, që tashmë është në fazat e fundit të mbijetesës së tij nga sëmundja, por edhe çrrënjosjen tërësore dhe përfundimtare të kancerit nga organizmi, duke shëruar plotësisht të sëmurin nga sëmundja e tij malinje.

Përse përdoret Radioterapia? Radioterapia përdoret për të mjekuar ose vënë nën kon-

18

troll forma të ndryshme të kancerit human, si dhe për të mjekuar disa sëmundje të tjera, të rralla , jo malinje. Në mjekimin e kancerit, radioterapia ka si qëllim : - të mjekojë ose kurojë një tumor, nëpërmjet shkatërrimit të tij me anë të rrezatimit jonizues (Radioterapia Radikale(çrrenjosëse)) - të rrezatojë zonën apo regjionin ku ka qënë lokalizuar tumori, i cili është hequr më parë me anë të kirurgjisë sepse në këtë zonë apo regjion të trupit ka akoma qeliza kanceroze, të padukshme me sy normal të cilat duhen të vriten domosdoshmërisht nga rrezet për të mos lejuar rishfaqjen e tumorit (Radioterapia Adjuvante (ndihmëse)) - të rrezatojë tumorin dhe zonën perreth tij, përpara aplikimit të kirurgjisë e cila nuk mund të bëhet e mundur për shkak të madhësisë dhe shtrirjes së tumorit përtej kufijve ku mund të veprojë me sukses kirurgu , duke zvogëluar kështu tumorin dhe bërë më të lehtë heqjen e tij kirurgjikale (Radioterapia Neoadjuvante ose Preoperatore (formë e re ndihmuese


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

ose e paraoperacionit)) - të kontrollojë simptomat lokale që vijnë si pasojë e shtrirjes se tumorit në organe jetësore ose të kontrollojë dhimbjen e fortë nga shtrirja tumorale në zona të dhimbshme duke përmirësuar kështu kualitetin e jetës së mbetur të të sëmurit (Radioterapia Paliative) - të rrezatojë zonën ose pjesën e një organi ku ka shenja të sëmundjeve prekanceroze për të evituar zhvillimin e plotë dhe të rrezikshëm të kancerit klinik në rastet kur kjo nuk mund të bëhet me anë të kirurgjisë (Radioterapia Preventive (parandaluese)) Radioterapia shpesh herë jepet si mjekim, në të njejtën kohë ose së bashku me kimioterapinë, për të bërë të mundur një efekt më të shpejtë dhe më cilësor mbi tumoret malinje. Gjithashtu radioterapia mund të konkurojë denjësisht në një numër jo të vogël tumoresh, me kirurgjinë, për kontrollin lokal të sëmundjes, në rastet kur i sëmuri nuk mund ti nënshtrohet kirurgjisë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetsore për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale madhore. Mjekimi me radioterapi nënkupton dhënien e dozave të kontrolluara të rrezatimeve jonizuese me energji të lartë , mbi një regjion ose organ të caktuar të trupit, ku është lokalizuar tumori, doza këto që bëjnë të mundur shkatërrimin e qelizave malinje të cilat përbëjnë tumorin. Çdo njeri, mund të bëjë pyetjen: “po qelizat normale që janë gjithashtu pjesë përbërëse e këtij regjioni apo organi, nuk dëmtohen apo shkatërrohen nga këto rrezatime? Qelizat normale të trupit të njeriut janë qeliza të pjekura apo siç quhet në biologji, të diferencuara për të kryer një funksion të caktuar në organizmin e gjallë. Ato lindin, shumohen dhe vdesin sipas një cikli rigorozisht të caktuar në kodin e tyre gjenetik, duke patur njëkohësisht një kapacitet të madh dhe të caktuar rezistence ndaj agjentëve të jashtëm ose të brendshëm, që mund ti dëmtojnë ato. Ky kapacitet realizohet nëpërmjet aftësisë së tyre për të riparuar çdo ndryshim në kimizmin e ADN-së së tyre, duke i rezistuar me shumë sukses, deri në një farë mase, luftës për mbijetesë, në proçesin e larmishëm të evolucionit. Ndërsa qeliza malinje, e cila përbën një njësi monstruoze në evolucionin e qënieve të gjalla, duke patur për veti një kapacitet të tejskajshëm për t’u shumuar, rritur, konsumuar lëndë ushqyese dhe shtrirë e shkatërruar indet e shëndosha përreth, çuditërisht është shumë pak e aftë për të riparuar dëmtimet që pëson nga agjentët e jashtëm shumë toksikë, si rrezatimi apo kimiopreparatet, agjentë të cilët dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme dhe të pakthyeshme kimizmin e ADN-së së tyre, duke çuar në paaftësinë e tyre për tu riprodhuar dhe rritur më tej masën tumorale me qeliza të reja kanceroze. Ky ndryshim cilësor i mbijetesës së këtyre dy lloj qelizash, përbën edhe kyçin e suksesit të përdorimit të rrezatimit jonizues për të vrarë qelizën kanceroze dhe kursyer qelizën normale. Kjo sigurisht arrihet nëpërmjet dhënies së fraksionuar të dozave të rrezatimit, sipas parimeve dhe rregullave të caktuara, të përshkruara në shkencën e radiobiologjisë. Përdorimi i radioterapisë shoqërohet në mënyrë të natyrshme edhe me dëmtime të qelizave të shëndosha, por

këto demtime janë konsideruar të vogla, krahasuar me përfitimin e madh të shkatërrimit të qelizave malinje që rrezikojnë egzistencën e organizmit në tërësi. Çfarë proçesi pune ndiqet me pacienten në një department radioterapie? Radioterapia, ashtu si çdo mënyrë tjetër mjekimi që ushtrohet në mjeksinë humane duhet të planifikohet dhe përcaktohet shumë ekzaktësisht, për çdo të sëmurë, individualisht më vete. Konsultimi me një Mjek Radioterapeut i cili do t’i shpjegojë çdo gjë në detaje, veçanërisht efektet anësore që shoqërojnë radioterapinë. Konsultimi me Teknologun e Rrezatimit për të vendosur se si duhet të arrihet të bëhet një imobilizim sa më korrekt dhe sa më i rehatshëm i të sëmurit në aparatin e rrezatimit, proces i cili është shumë i domosdoshëm për një radioterapi shumë preçize - Skaneri (CT) për planifikimin e Radioterapisë, përfaqson të njëjtin proces të skanimit të trupit që përdoret për diagnozën e sëmundjeve të ndryshme, por me ndryshimin që i sëmuri skanohet në pozicionin ekzakt, në të cilin edhe do të rrezatohet çdo ditë. Procesi i skanimit kryhet nëpërmjet CT – simulatorit. Ky lloj skanimi shërben vetëm për të projektuar dhe përcaktuar me ekzaktësi (planning) procesin e rrezatimit dhe nuk shërben për qëllime diagnostike. Pas rreth një jave pas skanimit, i sëmuri thirret për t’ju nënshtruar Simulimit të Trajtimit , proçes gjatë të cilit detajet e projektimit dhe përcaktimit të rrezatimit (planning), testohen apo vihen në provë, për saktësinë dhe sigurinë e tyre maksimale. Simulatorët, CTsimulatorët dhe sistemet e avancuara kompjuterike të përbëjnë një komponent tepër të rëndësishëm dhe të domosdosshëm, të pajisjeve që përdoren në radioterapi. - Pas gjithë këtyre etapave pune që mund të shkoje deri në 10 apo më shumë ditë, nga konsultimi fillestar me mjekun onkolog – radioterapeut e deri në fillimin e trajtimit, pacienti thirret në takimin për të filluar rrezatimin e përditshëm, që zakonisht mund të zgjasë nga pesë deri në mbi 7 javë , sipas nevojës dhe indikacioneve mjekësore. Kush e përbën stafin që kryen Radioterapinë? Radioterapia është një specialitet shumë i larmishëm, në të cilin marrin pjesë shumë specialistë. Mjeku Onkolog Radioterapeut është mjeku që merr vendimin për kryerjen e radioterapisë tek një i sëmurë me kancer, pas një konsulte të gjerë me kirurgun dhe kimioterapeutin. Radioterapeuti bashkëpunon ngushtë me Fizikantin Mjekësor për të planifikuar trajtimin me radioterapi dhe me Teknologun Radioterapeut për të dhënë trajtimin me rreze me ekzaktësi dhe siguri. Zakonisht stafi përbëhet nga një mjek, dy fizikantë dhe dy teknologë minimalisht, ku secili prej tyre luan një rol me rëndësi në radioterapi.

19


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

20


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Cili është roli i Akseleratorit Linear në Radioterapi krahasuar me trajtimin me Aparat Kobalti ? Futja e radioterapisë me Cobalt – 60 nga H.E. Johns në Kanada, në fillimin e viteve 1950, e vendosi kobaltoterapinë në krye të rëndësisë së trajtimit të të sëmureve me kancer, për shumë vite me rradhë. Po në të njejtën kohë, filloi të vihej në dukje edhe potenciali i përdorimit të Akseleratorëve Linear (Linacs) dhe akseleratori i parë për qëllime klinike u instalua po në vitin 1950 në Hammersmith Hospital në Londër. Me kalimin e kohës roli i akseleratorëve në radioterapi filloi të eklipsonte aparatet e kobaltit , duke ecur përpara nëpërmjet pesë gjeneratave gjithmonë e më të sofistikuara të akseleratorëve dhe duke u bërë kështu burimi i rrezatimit më gjerësisht i përdorshëm në radioterapinë moderne në të gjithë botën. Aktualisht në botë funksionojnë me mijëra akseleratorë linearë, të cilat shërbejnë në praktikën klinike të radioterapisë.

Me projektimin e akseleratorëve gjithmonë e më kompakt dhe eficient, ato ofrojnë një vazhdimësi të shkëlqyer të përdorimit të tyre në radioterapi, nëpërmjet vendosjes se izocentrit dhe kapacitetit për të siguruar terapinë e megavoltazhit dhe elektronterapinë, me një gamë të gjerë energjish, krahasuar me kobaltoterapinë, ku përdoret vetëm një lloj energjie, e cila ka kufizime të mëdha aplikative dhe kosto të lartë të burimit të rrezatimit. Për t’i përmbledhur më qartë avantazhet e akseleratorëve, krahasuar me kobaltoterapinë duhet thënë se : 1. Akseleratorët kanë kapacitete shumëformëshe që kanë evoluar me kohën dhe janë bërë të përshtatshme në aparatet e sotme moderne. 2. Në to përdoret gjithmonë e më shumë logjika kompjuterike dhe mikroprocesorët, në sistemet e kontrollit të këtyre aparateve. 3. Atyre u janë shtuar edhe disa veti të tilla si trajtimi me doza të larta, multileaf collimation (MLC), elektron terapia me hark, IMRT (radioterapia me intensitet të moduluar), filtrat dinamike, rrotullimi me saktësi i shtratit dhe kokës së aparatit etj.

Por çfarë ofron Qendra e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë dhe a ka një kosto të lartë shërbimi radioterapeutik? Qendra e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë është qendra e Radioterapisë më moderne në Shqipëri dhe një nga më modernet në rajonin e Ballkanit e pajisur me dy Akseleratorë Linearë të gjeneratës së fundit të prodhuar nga ELEKTA, një CT-simulator SIEMENS dhe një Sistem Planifikimi të Trajtimit 3-Dimensional. Kjo qendër ndjek rigorrozisht Standartet Ndërkombëtare dhe Kodet e Praktikës të Shoqatës Ndërkomëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për kalibrimin dhe procedurat e Kontrollit të Cilësisë për Sigurinë. Të dy Akseleratorët në këtë qendër janë të pajisur me Sistemin e Imazherisë Portale kështu që pozicioni i pacientit është i kontrolluar para çdo trajtimi, një pajisje unike e cila siguron mjekët dhe teknologët që çdo pacient të trajtohet me saktësi milimetrike. Gjithashtu të gjitha trajtimet realizohen nëpërmjet softëare-it të veçantë MOSAIQ i cili regjistron dhe verifikon çdo eskpozim drejt pacientit, duke mundësuar raporte dhe evidentime për të siguruar që të mos ndodh asnjë gabim i mundshëm. Gjatë trajtimit pacienti ndiqet nga afër me ndihmën e kamerave me rezolucion të lartë dhe siste-

meve komunikative optiko-akustike. Ajo që është më e rëndësishme është se kjo qendër bashkëpunon ngushtë me Qendrën e Radioterapisë më të avancuar në Greqi në Spitalin Hygeia Athinë duke siguruar edukim të vazhdueshëm të standarteve të larta, zhvillim dhe mbështetje për të gjithë personelin. Në të ardhmen e afërt Qendra e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë do të mundësojë ofrimin e një game më të gjerë shërbimesh si Brakiterapi, terapi me Elektrone dhe Radioterapi me Intensitet të Modeluar, të gjitha shërbime unike në rajonin e Ballkanit. Këto avantazhe dhe mbi të gjitha, metodat moderne të skanimit në pozicion sa më mirë dhe sa më të rehatshëm për të sëmurin, sigurohen plotësisht në Qendrën e Radioterapisë dhe Onkologjisë të Spitalit Hygeia Tiranë. Gjithashtu, duke qënë shumë të vetëdijshëm për kostot ekonomike të një diagnoze malinje, në Spitalin tonë do të gjeni çmime 10 herë më të lira se në qendrat e tjera homologe të rajonit të Ballkanit duke mundësuar të njëjtin shërbim cilësor. 21


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Ndërlikimet orale të terapisë kundër kancerit të gjirit Blerta Dollaku, Erklida Sula, Eriselda Pipero

kësaj vizite mjeku vlerëson praninë e faktorëve të mundshëm oral të cilët mund ta komplikojnë trajtimin antitumoral pasi ai të ketë filluar. Mbi bazën e statusit oral të pacientes, gjendjes së saj të përgjithshme dhe kohës që do t’i duhet indeve për t’u shëruar, ai planifikon kryerjen e trajtimeve të ndryshme. Kontrolle periodike te mjeku stomatolog gjatë kemioterapisë

Cilat janë komplikacionet orale të terapisë kundër kancerit të gjirit dhe si trajtohen ato?

Kur një grua diagnostikohet me kancer të gjirit i cili kërkon një terapi komplekse, gjendja e gojës së saj nuk përbën një prioritet. Megjithatë komplikacionet orale të shfaqura si rezultat i terapisë kundër kancerit mund ta kompromentojnë seriozisht qoftë shëndetin dhe cilësinë e jetesës, qoftë aftësinë e saj për të përfunduar trajtimin. Në disa raste ato mund të jenë aq të rënda sa të kushtëzojnë ndërprerjen e trajtimit. Për këtë arsye parandalimi dhe trajtimi në kohë i këtyre komplikacioneve ndikon jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës së gruas, por edhe në efektivitetin e trajtimit antitumoral. Cilat janë arsyet e shfaqjes së komplikacioneve orale dhe si mund te parandalohen? Shfaqja e komplikacioneve orale të terapisë kundër kancerit kushtëzohet jo vetëm nga efektet toksike të shkaktuar nga terapia, por veçanërisht nga faktorët e riskut lokalë siç janë sëmundjet preekzistuese dentare ose orale si dhe higjiena e varfër. Për këtë arsye në menaxhimin e suksesshëm të këtyre komplikacioneve, një rol të rëndësishëm ka parandalimi i tyre nëpërmjet: • Ushqyerjes së mirë dhe dietës së balancuar, të cilat e ndihmojnë organizmin të përballojë më mirë trajtimin antitumoral, të luftojë infeksionin dhe të nxisë procesin e shërimit. • Ndalimi i duhanit dhe alkoolit, të cilët ngadalësojnë shërimin dhe rrisin shanset për shfaqjen e një tumori sekondar. • Kujdesi për higjienën orale gjatë dhe pas terapisë antitumorale, gjë që ndikon në parandalimin e infeksioneve, kariesit, dëmtimeve të mukozes orale. • Një vizitë kontrolli te mjeku stomatolog të paktën një muaj përpara fillimit të trajtimit antitumoral. Gjatë

22

• Mukoziti Përfaqëson inflamacionin akut të mukozës orale dhe shfaqjen e ulçeracioneve në të. Në pacientët që marrin kemioterapi zakonisht ai shërohet vetvetiu brenda 2-4 javësh në mungesë të infeksionit. Mukoziti mund të shoqërohet me: • Dhimbje, e cila vështirëson marrjen e ushqimeve duke kontribuar në këtë mënyrë në dehidratimin dhe shfaqjen e deficencave nutricionale. • Infeksion si rezultat i depërtimit në inde të mikroorganizmave të pranishëm në kavitetin oral përmes ulceracioneve të mukozës, të cilat shërbejnë si porta hyrje për to. • Risk të lartë për riaktivizimin e një infeksioni herpetik sekondar, shfaqja e të cilit e rëndon ecurinë e mukozitit dhe vonon kohën e shërimit të tij. • Hemorragji Trajtimi i mukozitit ka për qëllim sigurimin e një higjiene orale optimale dhe lehtësimin e simptomave. Kujdesi për higjienën orale: • Larja e dhëmbëve: - Lani dhëmbët me një furcë me qime të buta çdo 4 orë dhe në darkë për të paktën 2-3 minuta. Nëse lind nevoja për t’i zbutur më tej qimet e furcës, zhyteni atë në një gotë me ujë të ngrohtë cdo 30 sekonda. -Ndërrojeni furçën shpesh. - Përdorni pastë dhëmbësh me fluor. • Përdorimi i shplarësve - Shumica e shpëlarëseve që tregtohen kanë përbërës alkoolikë ose fenolikë, të cilët e thajnë dhe e irritojnë mukozën orale tashmë të inflamuar duke vonuar shërimin e saj. Për këtë arsye mund të përdorni shpëlarës të pregatitur në kushte shtëpie me 1 lugë çaji kripë në 4 filxhanë ujë, ose 1 lugë caji sodë buke në 1 filxhan ujë, ose ½ lugë caji kripë dhe 2 lugë gjelle sodë buke në 4 filxhanë ujë.


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

• Përdorimi i fillit dentar. -Pastroni hapësirat ndërmjet dhëmbëve me anë të fillit dentar cdo mbrëmje. Lehtësimi i simptomave: • Dhimbja -Mbani në gojë kube akulli ose akullore, të cilat mpijnë mukozën e gojës dhe lehtësojnë dhimbjen. Të njëjtin efekt kanë edhe disa medikamente të quajtur anestetikë topik të cilët mund t’ju rekomandohen nga mjeku stomatolog. • Infeksioni Përfaqëson një ndër komplikacionet më serioze të terapisë antitumorale. Infeksionet mund të jenë me origjinë bakteriale, virale ose mykotike. Trajtimi i tyre konsiston në: - Marrjen e medikamenteve për të luftuar infeksionin: antibiotikëve në rastin e infeksioneve bakteriale ose të medikamenteve antimykotike (Nystatin) në rastin e infeksioneve mykotike. - Mbajtjen e një higjiene orale optimale, sipas rregullave që përshkruam në rastin e mukozitit. Si shpëlarës në këtë rast duhet përdorur uji i oksigjenuar. - Kujdes të veçantë për protezat, meqënëse ato mund të shërbejnë si vendstrehim ideal për myket. Lajini të paktën 2 herë në ditë dhe vendosini në solucione me

Nystatin gjatë kohës që nuk i mbani në gojë. • Hemorragjia Për shkak të uljes së aftësisë së palcës së kockave për të prodhuar qeliza, numri i trombociteve, pjesëzave qelizore që kontribuojnë në mpiksjen e gjakut, bie shumë duke influencuar në shfaqjen e hemoragjisë gingivare (nga mishrat e dhëmbëve ), e cila mund të ndodhë spontanisht ose e provokuar: gjatë ngrënies, larjes së dhëmbëve apo përdorimit të fillit interdentar. Megjithatë ky fakt nuk duhet të shërbejë si arsye për të evituar larjen e dhëmbëve apo flosimin, përkundrazi është e domosdoshme të mbahet një higjienë orale optimale për të parandaluar infeksionet të cilat mund të zhvillohen në zonat hemorragjike. Trajtimi i hemorragjisë konsiston në: - Komprimimi i zonës hemorragjike me një garzë të pastër për të ndaluar hemorragjinë. - Produkte topike të cilat ndihmojnë mpiksjen e gjakut, mbulojnë dhe vulosin zonat hemorragjike duke parandaluar depërtimin në to të infeksioneve. - Shpëlarja e gojës me një solucion të përbërë nga 1 pjesë ujë të oksigjenuar 3% dhe 3 pjesë ujë me kripë ( 1 lugë caji kripë në 4 filxhanë ujë), i cili ndihmon në shpëlarjen e plagëve.

23


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Këshilla pas trajtimit Besiana Balla

Të jesh përballur dhe të kesh fituar betejën me Kancerin e Gjirit është padyshim një arritje personale shumë e madhe. Të mbijetuarit nga Kanceri i Gjirit vjen sëbashku me një grumbulli pasojash të sëmundjes, ndryshimesh të stilit të jetesës, turbullime të shpeshta emocionale, përballimi i efekteve anësore të trajtimit etj. Ndryshimi i këtyre nevojave konsiston në shumë aspekte. 1. Takime të rregullta më mjekun specialist. Ndjekja në vazhdimësi është e rëndësishme në pacientet që janë trajtuar për kancer gjiri sepse rreziku për përsëritjen e kancerit në këto paciente është i lartë, e nëse do të ndodhë, zbulimi i hershëm do të na ndihmonte në një mjekim sa më të efektshëm. Plani i takimeve varion nga pacienti; ky plan duhet të diskutohet me mjekun tuaj! 2.Rindërtimi i gjirit dhe proteza Trajtimi i Kancerit të Gjirit mund të kërkojë një operacion për heqjen e tij (i quajtur ndryshe mastektomi). Pas një ndryshimi të tillë të rëndësishëm në pamjen fizike, shumë gra zgjedhin t’i nënshtrohen një ndërhyrje të re kirurgjikale për rindërtimin e gjirit apo vendosjen e një proteze zëvendësuese. Pacientja mund të zgjedhë të mos ndërmarrë asnjë veprim për të ndryshuar pamjen e saj të jashtme.

24

Është e drejta juaj të zgjidhni çfarë është më e mira për ju! Rindërtimi i gjirit. Në thelb përbën një operacion për të mundësuar krijimin e një gjiri të ri. Kjo realizohet në dy mënyra: duke përdorur materiale artificiale ( implante që janë qeska të mbushura me silikon dhe ujë) ose duke përdorur vetë indet tuaja (si lëkura, indi dhjamor etj). Përmes operacionit,


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

implanti vendoset nën muskujt e gjoksit për të krijuar një gji që i përshtatet formës dhe madhësisë së dëshiruar.

4. Është e rëndësishme të dini që në këtë sfidë, nuk jeni vetëm!

Proteza

Pas trajtimit të kancerit të gjirit, është normale që pacientet të kenë luhatje të gjendjes emocionale. Këshillohet që të marrin ndihmë sociale nga psikologë apo të flasin me anëtarë të tjerë të ekipit mjekësor.

Proteza përbën një gji artificial i cili mund të vishet si një reçipetë ose mund të ngjitet me trupin. Protezat janë të madhësive, formave dhe materialeve të ndryshme, të projektuar për të patur formën e një gjiri natyral. Një protezë mund të jetë një mundësi e mjaft e mirë për gratë të cilat nuk duan t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për rindërtimin e gjirit! 3. Enjtja Një problem shëndetësor që mund të rezultojë nga heqja kirurgjikale e nyjeve limfatike të ndodhura në zonën

Disa nga këto ndjesi pushtuese janë: *Frika e përsëritjes së sëmundjes *Depresioni *Kriza shpirtërore që ngrenë pyetje ekzistenciale për jetën dhe vdekjen. *Përballja me reagimet dhe pyetjet e të njohurve gjatë jetës së përditshme . 5. Rikthimi i sëmundjes Kur Kanceri i Gjirit rishfaqet edhe pas trajtimit, përbën atë që quhet rekurrencë të sëmundjes. Rikthimi i tumorit është një lajm i frikshëm duke patur parasysh përvojën e hidhur të pacientes, por gjithsesi ajo do të përballet tashmë me një situatë të njohur më parë, duke qënë kështu më e qetë në përballimin me sukses të rimjekimit.

poshtë krahut ose nga trajtimi me radioterapi i saj, është dëmtimi i nyjeve limfatike që çon në enjtje të krahut apo dorës, të shkaktuar nga grumbullimi i lëngut limfatik të padrenuar. Nuk ndodh në të gjitha pacientet; te disa mund të ndodhë vetëm disa vite pas trajtimit dhe mund të jetë e përkohshme ose afatgjatë. Dhimbja e shkaktuar mund të variojë nga e lehtë, në formë diskomforti, deri në dhimbje të padurushme, duke kufizuar kështu edhe lëvizjen e krahut. Disa hapa që mund të ndiqen në parandalimin e zhvilimit të ënjtjes: • • •

Kryeni ushtrimet e rekomanduara pas operacionit të cilat kanë për qëllim rivendosjen e lëvizshmërisë së krahut duke ulur rrezikun për enjtje. Përpiquni të shmangni çdo dëmtim të lëkurës duke përfshirë prerjet, djegiet, pickimet nga insektet etj. Ruani peshën tuaj normale.

25


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

10 hapa për të parandaluar Kancerin e Gjirit Marinela Kumaraku

1. Ruani peshën tuaj trupore. Pesha e fituar në moshën e mesme pavarsisht vlerës së saj ideale, ka treguar një rritje të ndjeshme të rrezikut për Kancer Gjiri. Përveç kësaj, është vërtetuar se rritja e BMI (indeksit të masës trupore) shton rrezikun e zhvillimit të Kancerit të Gjirit pas-menopauzës. 2. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit. Përdorimi i alkoolit është një nga faktorët më determinues për Kancerin e Gjirit. Studimi i “The Harvard Nurses’Health" së bashku me disa studime të tjera, ka treguar që konsumimi i më shumë se një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun e Kancerit të Gjirit deri në 20-25 % 3. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Hani shtatë apo më shumë racione frutash në ditë. Dieta mbrojtëse për Kancerin e Gjirit përfshin të gjitha perimet e tilla si brokoli, lakër, lulelakër; zarzavatet me gjethe të errët ( lakër jeshile, spinaq), karrota dhe domate. Dieta e frutave përfshin agrume, manaferra dhe qershi. Këshillë: është mirë të konsumohen perime të papërpunuara ose të zjera lehtë, sepse disa nga përbërësit e tyre mund të shkatërrohen nën verpimin e nxehtësisë 4. Aktivitet fizik i vazhdueshëm. Shumë studime kanë treguar se ushtrimi i rregullt siguron mbrojtje të fuqishme kundër Kancerit të Gjirit. Të kryhen ushtime për 30 minuta ose më shumë për një ushtrim aerobik të moderuar (ecje të shpejtë), pesë ose më shumë ditë në javë. Nuk është i rëndësishëm intesiteti, por qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja e ushtrimit. 5. Rregullo përmbajtjen e yndyrnave. Lloji i yndyrës në dietën tuaj mund të ndikojë në rrezikun e Kancerit të Gjirit. Minimizoni konsumimin e yndyrnave omega-6 (luledielli, misri) si dhe yndyrnave të ngopura. Përdorimi i yndyrnave omega-3, të cilat gjenden në vajin e peshkut (salmon, ton, sardele, troftë liqeni dhe harengë). Konsumoni vajra të monosaturuar të cilët i gjeni: tek vaji i ullirit (burim i fuqishëm i polifenoleve me veti antioksidante dhe skualenit); arrat dhe farat (të cilat përmbajnë një substancë mbrojtëse si seleni) 6. Rregulloni përmbajtjen e karbohidrateve në dietën tuaj. Minimizoni konsumimin e indekseve të larta glicemike. “Rreziqet e Mëdha të Bardha”, – mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha, sheqeri dhe produktet që i përmbajne ato, nxisin ndryshimet hormonale që ndikojnë rritjen qelizore në indet e gjirit. Zëvendësojini këto karbohidrate të “keqija” me drithëra dhe fasule apo bimë të tjera bishtajore. Ato përmbajnë një nivel të lartë fibrash. 7. Konsumo rregullisht ushqime dhe nënprodukte të sojës si psh. tofu, tempeh, arra soje të pjekura, qumësht soje dhe miso. Konsumo vetëm sojë organike dhe jo-gjenetikisht të modifikuara. Studimet epidemiologjike kanë nxjerrë në dukje një shoqërim pozitiv ndërmjet konsumimit të sojës dhe rrezikut të reduktuar të Kancerit të Gjirit. 8. Minimizoni marrjen farmakologjike të estrogjenëve. Shmangni ekspozimin ndaj tyre. Mos merrni mediamente me përmbajtje estrogjenike, përveç rasteve kur jua rekomandon mjeku juaj. Koha e ekspozimit ndaj estrogjeneve luan një rol themelor në zhvillimin e Kancerit të Gjirit. Minimizoni ekspozimin ndaj hormoneve që gjenden në prodhimet jo-organike të përditshme, në produktet e mishit të kafshëve dhe shpendëve. 9. Merrni substanca suplementare si multivitamina, vitaminë C, vitaminë E si dhe vaj peshku. Gjithashtu mund të merrni Selen e minerale të tjera apo të konsumoni arra si një alternativë e mundshme zëvendësuese. Nëse ju keni një sëmundje kronike ose merrni barna me recetë, konsultohuni në fillim me mjekun tuaj. 10. Mendoni në mënyrë pozitive. Zhvilloni marrdhënie të pasura, të ngrohta dhe reciprokisht të dobishme me familjen dhe miqtë. Bëni gjumë të përshtatshëm (7-8 orë në ditë). Shoqërimi i mire mendje-trup në Kancerin e Gjirit është i rëndësishëm.

26


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Si ndikon obeziteti në Kancerin e Gjirit?

Zonja, ruajtja nga mbipesha ju mbron nga Kanceri i Gjirit! Dr. Sabo ADEMI,Reparti i kemoterapisë, Spitali Onkologjik, QSUT

Obeziteti mund të ketë pasoja në shëndetin e njeriut, si përsa i përket cilësisë së jetës ashtu dhe rritjes së riskut për probleme shëndetësore. Mbipesha dhe obeziteti janë vlerësuar si faktorë të rëndësishëm risku për Kancerin e Gjirit në gratë post-menopauzale . Cancer Prevention Study II ka nxjerrë si përfundim se 18000 vdekje në SHBA në gratë më shumë se 50 vjeç, mund të shmangen nëse ato mbajnë një indeks të masës trupore BMI (Body Mass Index) më pak se 25kg/m2 gjatë moshës madhore. Rritja në peshë gjatë moshës madhore rrit riskun për kancer të gjirit . Është vlerësuar se për çdo 5 kg rritje në peshë, risku relativ për Kancer të Gjirit rritet me 1.08 herë. Krahasuar me gratë me peshë konstante, risku relativ për Kancer të Gjirit për të njëjtën peshë, është 1.05 herë ndërsa një rritje në peshë prej 15-20 kg shoqërohet me rritje të riskut prej 1.5 herë më shumë. Gratë me rritje në peshë më shumë se 21 kg kanë risk 1.75 herë më të lartë se gratë që nuk shtojnë shumë në peshë. 20% e Kancerit të Gjirit pas menopauzës dhe mbi 27% e kancereve mbi moshën 70 vjeç mund të lidhen me obezitetin. Të dhënat nga European Prospective Investigation into Cancer And Nutrition (EPIC) Study kanë treguar se gratë obeze kanë risk 31 herë më të lartë për kancer të gjirit krahasuar me gratë me peshë normale. 50% e vdekjeve nga Kanceri i Gjirit në SHBA vlerësohet se mund të lidhet me obezitetin . Gratë obeze kanë prognozë më të keqe se gratë joobeze. Obeziteti gjithashtu shoqërohet me rritje të mortalitetit në krahasim me gratë joobeze. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shoqërizimin e obezitetit me Kancerin e Gjirit ? Faktorët e lidhur me vetë pacienten - Niveli i hormoneve në gjak Në gratë pre-menopauzale, ovaret janë burimi kryesor i estrogjenëve dhe indi dhjamor prodhon një sasi të vogël . Pas menopauzës ovaret nuk prodhojnë më estrogjen dhe burimi kryesor i estrogjenëve është indi dhjamor. Në gratë obeze në menopauzë rritet risku për Kancer të Gjirit për shkak te rritjes së nivelit të estrogjenëve të prodhuar nga indi dhjamor periferik. Gratë obeze kane përqëndrim 35% më të lartë të estrogjenit dhe 130% më të lartë të estradiolit në krahasim me gratë joobeze. Me obezitetin rriten gjithashtu edhe përqëndrimet e testosteronit në gjak. Hiperinsulinemia ,insulin –like groëth factor-I dhe leptina, stimulojnë rritjen e kancerit të gjirit duke stimuluar angiogenezen dhe faktorët e transkriptimit.

27


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

- Aktiviteti fizik, shtimi në peshë dhe ushqyerja Aktiviteti fizik si në gratë e diagnostikuara me Kancer të Gjirit dhe ato që kanë patur një aktivitet më të rritur fizik një vit para diagnostikimit, risku i rekurencës (përsëritjes) së sëmundjes është më i ulët se në gratë që bëjnë një jetë sedentare . Shtimi në peshë, dieta ushqimore e pasur në yndyrna shtazore, jeta sedentare , niveli i rritur i hormoneve në gjak, rrit riskun për Kancer të Gjirit. - Faktorët e lidhur me tumorin Gratë obeze diagnostikohen në stade të avancuara, në tumore të mëdhenj më shumë se 2cm ose metastatikë. Vonesa në diagnostikim ndodh për arsye se në gjinjtë dense është vështirë të dallohen formacionet e vogla me anë të vetëkzaminimit . Tumoret në gratë obeze kanë tendencë të kenë gradë të lartë histologjike dhe indeks të lartë mitotik . Obeziteti shoqërohet më shumë me tumore me receptorë estrogjen dhe progresteron negative (ER dhe PgR negative dhe Triple negative). Tumoret me receptorë negative kanë incidencë më të lartë të prekjes së limfonodujve regionale. Në rastet e tumoreve horrmon pozitiv risku i prekjes se limfonodujve regionale është 66% në gratë obeze krahasuar me 33% në gratë joobeze . - Faktorët e lidhur me trajtimin Në gratë obeze është vënë re incidencë më e lartë e komplikacioneve pas kirurgjisë së gjirit si psh infeksionet . Në gratë obeze është e detyrueshme të bëhet diseksioni axillar për shkak të sensitivitetit të ulët të sentinel-node biopsisë. Në gratë obeze haset një incidencë e rritur e komplikacioneve pas trajtimit me Radioterapi si psh limfedema e krahut dhe gjirit . Incidenca e limfedemës pas kirurgjisë konservative dhe radioterapisë është respektivisht 10% për gjirin , 8% për krahun dhe 2% për gjirin dhe krahun së bashku . Kemoterapia mund të jetë më pak efektive për shkak të frikës së klinicistit për të aplikuar dozën optimale pasi gratë obeze kanë BMI të lartë . Obeziteti shoqërohet me prognozë jo të mirë edhe kur aplikohet doza optimale .Dy hipoteza që e mbështetin këtë teori janë: • Në gratë obeze Nadiri që konsiderohet si tregues i efiçencës së kemoterapisë është më i lartë krahasuar me gratë joobeze • Amenorrea e indikuar nga kemoterapia është më e vështirë të arrihet për shkak të nivelit të lartë të estrogjenëve në gjak , e cili në grate obeze është më i lartë Trajtimi me antiestrogjenikë është më pak efektiv në gratë obeze për shkak te nivelit më të lartë të estrogjenit në gjak krahasuar me gratë joobeze. Nuk është studiuar ndikimi i obezitetit në gratë obeze të trajtuara me Herceptin. Konkluzion Pra, si përfundim Obeziteti është një faktor risku për Kancerin e Gjirit. Obeziteti i fituar gjatë moshës së adulterisë (BMI >25) rrit riskun për kancer të gjirit . Gratë obeze dhe gratë me jetë sedentare kanë prognozë më të keqe se gratë joobeze dhe ato që merren me aktivitet fizik. Shtimi në peshë, dieta ushqimore e pasur në yndyrna shtazore , jeta sedentare, niveli i rritur hormoneve në gjak rrit riskun për kancer të gjirit. Gratë obeze me kancer gjiri kanë prognozë më të keqe krahasuar me gratë joobeze . Tumoret në gratë obeze kanë tendencë të jenë me gradë të lartë histologjike, indeks të lartë mitotik, receptorë negative . Kirurgjia dhe Radioterapia shoqërohen me më shume efekte anësore krahasuar me gratë joobeze. Kemoterapia dhe Hormonoterapia janë më pak efektive ne gratë obeze krahasuar me gratë joobeze.

28


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Çfarë nuk duhet të mungojë në menunë tonë? Alba Kuqi

Dieta Në studimet më të fundit që janë berë dhe vazhdojnë të bëhen mbi Kancerin e Gjirit, del në pah se mënyra jonë e të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e shfaqjes së Kancerit të Gjirit. Ne thamë më lart se mënyra e jetesës luan një rol deçisiv te kjo sëmundje e një komponent i rëndësishëm i jetesës sonë është edhe ushqimi. Është gabim të thuash se një lloj i caktuar ushqimi i vetëm mund të shërojë ose të parandalojë shfaqjen e këtij kanceri, por është e rëndësishme se ushqimi mund të ndihmojë në kontrollimin e efekteve anësore që mund të japë trajtimi i zgjedhur për këtë sëmundje dhe mund të ndihmojë trupin e pacienteve që të rikuperohet pas marrjes së një trajtimi të caktuar. Pra, një ushqim i zgjedhur me kujdes mund ta bëjë trupin tonë të shëndetshëm, të forcojë sistemin imunitar dhe mund të ulë sa më shumë të jetë e mundur risqet për Kancer të Gjirit. Deri tani është e rëndësishme të nënvizojmë faktin se studimet në lidhje me ndikimin e ushqimit në trajtimin e kancerit të gjirit nuk kanë përfunduar, janë në fillimet e veta dhe janë në zhvillim dhe deri tani nuk ka asnjë lloj evidence që mund të provojë se një lloj i caktuar ushqimi mund të parandalojë shfaqjen e Kancerit të Gjirit.

Si mund të ndihmojë dieta? Duhet të kemi parasysh se si dieta mund të ndihmojë së bashku me masat e tjera të marra duke ecur paralel me to në trajtimin apo parandalimin e kancerit të

gjirit. Duhet të kemi parasysh: • Pesha është shumë e rëndësishme, trupi ynë duhet të jetë i shëndetshëm dhe një peshë brënda parametrave normal ë mund të kontrollohet me anë të Body Mass Index (BMI) • Duhet të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime • Duhet të ulim sa më shumë marrjen e yndyrnave në dietën tonë duke e çuar atë në 20% të kalorive totale të ditës. • Duhet të hamë ushqim të pasur më yndyrna omega-3 • Të mënjanojmë ngrënien e mishit dhe ushqimevetë tymosura. Konsultimi me një dietolog në këto raste është e domosdoshme ; ai mund t’ju rekomandojë ushqime të cilat mund të ulin rrezikun e kancerit sa më shumë të jetë e mundur , ushqime të cilat mund ta përmirsojnë sa më shumë të jetë e mundur shëndetin tuaj. Tani të shohim rëndësinë e ushqimeve të ndryshme që ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Fitokimikatet janë komponentë të cilët prodhohen nga bimët dhe gjënden në fruta , perime, grurë tj. Disa nga këto fitokimikate mendohet se mbrojnë qelizat nga dëmtimi i cili mund të çojë në shfaqjen e kancerit. Pra roli i i tyre është ky: • Ndihmojnë në ndalimin e formimit të substancave karcinogjene( ato që iniciojnë kancerin). • Nuk i lejon këto substanca të sulmojne qelizat. • Parandalon metamorfozën e qelizave ( pra shndërrimin e qelizave normale në qeliza kancerogjene. Disa nga këto fitokimikate janë: • Beta -karotenet apo karotenet që gjendet tek frutat dhe perimet • Resveratrol-i që gjendet në verën e kuqe • Polifenolet që gjendet ne çaj • Izotiocianatet që gjenden tek bimët ( brokoli, lulelakër etj)

29


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Soja dhe Kanceri i Gjirit

Te soja gjendet fitoestrogjeni. Fitoestrogjeni është një substancë me aktivitet shumë të dobët të ngjashëm me estrogjenin duke vepruar si anti-estrogjenik. Kjo substancë bllokon estrogjenin të kapet me receptorët dhe mbron gratë nga zhvillimi i Kancerit të Gjirit. Te gratë të cilat ndodhen në pre-menopauzë niveli i estrogjenit në trupin e tyre është i lartë dhe ato mund të përfitojnë duke ngrënë sojë sepse fitoestrogjeni i vepron si anti-estrogjen. Ndërkohë që gratë që gjenden në post-menopauzë niveli i estrogjenit tek to është i ulët. Soja mund të shndërrohet në pro-estrogjen duke çuar në rritje të nivelit të estrogjenit. Nuk rekomandohet marja e sojës tek gratë në post-menopauzë. Antioksidantët e mbrojnë trupin tonë nga radikalet e lira të oksigjenit të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e qelizave , duke ndikuar kështu në shfaqjen ë sëmundjeve të tilla si diabeti apo kanceri. Antioxidantët gjenden në fruta, perime si psh brokoli, lulelakër, domate, karrota, patate, portokall, vaji i peshkut, soja, luleshtrydhe, çaji i zi ose jeshil apo te drithërat. Përveç marrjes së antiokidantëve ne duhet të ulim gjithashtu ekspozimin ndaj stresit oksidativ I cili shkaktohet psh. nga pirja e duhanit, qëndrimi në rrezet e diellit për një kohë të gjatë , ambienti i ndotur etj. Karotenoidet që gjenden tek karrotat mund të ulin

30

rrezikun e kancerit . Gjithashtu edhe antocianinat (që gjenden tek rrushi, manaferrat) kanë treguar që kanë cilësi anti-inflamatore dhe anti-tumorale. Sulfidet që gjenden tek qepa apo hudhra, mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imun.


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Histori nga jeta!

Si e fitova betejën me Kancerin e Gjirit?

Prej shumë vitesh jetoj në Angli me familjen time. Në Korrik të 2006, në moshën 42 vjeccare, rastësisht ndjeva se në gjirin tim të majtë ishte rritur një masë e huaj, e dhimbshme, çka më bëri menjëherë të shqetësohesha për origjinën e saj. Mora një konsultë urgjente me mjekun specialist duke kryer brenda një ditë mamografinë, skanerin dhe biopsinë. Gjatë kohës kur më komunikuan diagnozën, isha vetëm. Ishte një tronditje e madhe të merrje vesh që t’i mbaje brenda trupit tënd një masë tumorale agresive të stadit të tretë. Jeta jonë është si një tren ekspres që ecën me një shpejtësi marramendëse. Diagnoza e një sëmundjeje të keqe të gjen të papërgatitur, ashtu si një frenim i pallogaritur. Koha ndalon në vend. Gjëja e parë që më erdhi ndërmend ishte familja ime. Si do ta përballonin ata këtë lajm? Si do të ishte jeta e tyre nëse une nuk do të isha më?Pas marrjes së lajmit kam vrapuar në librarinë më të afërt dhe bleva të gjithë librat e mundshëm që flisinin për këtë sëmundje. Në Angli, mjekët më kanë trajtuar shumë mirë. Isha e sigurt që isha në dorë të një skuadre, e cila nuk do të më linte kurrë të bija në tokë. Të gjithë pa përjashtim: mjeku specialist, psikologu, infermierët ishin afër meje. Për ata, e gjithë bota rrotullohet rreth pacientit. Diskutuam sëbashku mundësitë e trajtimit. Si fillim do të ndiqja kemoterapi. Heqja e gjirit vinte si rekomanim i dytë, nëse kemoterapia dështonte. Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale rëndonte shumë gjendjen psikologjike të pacientes. Për këtë arsye rekomandohej gjithmonë në pamundësi të efektshmërisë së trajtimit Kisha dy mundësi zgjedhjeje: t’i nënshtrohesha kemoterapisë klasike apo të bëhesha pjesë e një studimi të gjerë ku përveç trajtimit klasik, do të mjekohesha edhe me medikamente te tjera shtesë që ishin në studim e sipër për efektet e tyre. Kjo quhet një clinical trial dhe është praktikë që bëhet për çdo sëmundje duke siguruar mundësinë e zbulimit të trajtimeve të reja efikase. Pasi lexova të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me studimin dhe efektet anësore të terapisë, (të cilin ma siguroi mjeku im) vendosa pa asnjë mëdyshje të bëhesha pjesë e një clinical trial. Para fillimit të trajtimit, më këshilluan të prisja vetë flokët pak e nga pak. Brenda në spital kishte organizata apo qendra që të instruktonin deri në mënyrën sesi duhet të visheshe apo të lyeje vetullat. Mbaj mend që kur bëra seancën e parë të kimioterapisë, isha e monituruar 24 orë në 24 nga infermiere të dashura e të kujdesshme në një ambjent me të vërtetë mjaft të ngrohtë . Kimioterapia nuk funksionoi, kështu që brenda 3 muajsh që nga momenti i diagnostikimit, iu nënshtrova ndërhyrjes radikale të heqjes së gjirit. I gjithë stafi i mjekëve, me rradhë,erdhën dhe më takuan para operacionit, duke më siguruar që gjithçka do të shkontë mirë dhe ata do të bënin më të mirën për mua. Gjithashtu edhe mbështetja e familjes 31


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

time më ndihmoi që t’i kaloja shumë lehtë këto momente të vështira. Fatkeqësisht, pas disa muajsh, fillova të ndjeja një dhimbje shqetësuese. Pasi bëra një skaner të të gjihë trupit, mjekët vunë re se tashmë sëmundja ishte përhapur në mushkëri. Ky lajm qe akoma më tronditës se herën e parë. Më lanë 3 muaj deri në 1 vit kohë jete. Fillova të ndiqja çdo 3 javë seanca kimioterapie të cilat më shkatërruan si nga ana fizike por edhe psikologjike. Jam shtruar shumë herë në spital për shkak të efekteve anësore të saj. Mjekët u detyruan të ulnin drastikisht dozat pasi numri i qelizave të bardha të sistemit imun ishte ulur në mënyrë sinjifikante. Gjithashtu, ndoqa edhe 25 seanca radioterapie. Pas rishfaqjes së sëmundjes, kam lexuar shumë. E zbërtheva sëmundjen deri në detaje. Mësova gjithçka për të. Duke e njohur, mund edhe ta luftoja. Shfletova libra në lidhje me mjekësinë alternative dhe ushqyerjen. Ndryshova dietën time 100%. Fillova të përdor shumë produkte organike të sojës dhe të eleminoja të gjitha bulmetrat duke ndjekur një dietë pa proteina. Asnjëherë nuk kam tradhëtuar këshillat dhe rekomandimet e mjekut. Gjithçka e bëja duke u konsultuar me të. U përpoqa që edhe në jetën time të përditshme të mos ndryshoja. Bëja gjithçka që kisha bërë më parë me përkushtim akoma më të madh. Përpiqesha të vlerësoja çfarë më bënte të lumtur dhe bëja pikërisht atë. Pas 2 muajsh ndryshimesh rrënjësore të jetës time, pasi bëra skanerin, mjekët më komunikuan që tumori ishte zvogëluar në masën 40% në mushkëri dhe 30% në nyjet limfatike. Ky lajm ishte një mrekulli jo vetëm për mua e familjen time, por për të gjithë stafin mjekësor. Për 6 muajt e ardhshëm gjithçka ishte zhdukur. Trajtimin e kimioterapisë dhe atë me antitrupa e kam ndjekur për një vit e gjysëm dhe çdo 2 muaj bëja skaner kontrolli të të gjithë trupit. Tashmë e kam ndërprerë të gjithë mjekimin dhe në fund të Nëntorit të këtij viti, bëj plot 3 vjet pa shfaqje të sëmundjes.Gjithsesi mbaj kontakte të vazhdueshme me mjekët e mi duke u kontrolluar çdo 3 muaj. Jeta jote kur diagnostikohesh me Kancer Gjiri, ndryshon rrënjësisht si nga ana emocionale, sociale dhe ekonomike. Kimioterapia të shkatërron. Nuk je më zot i trupit tënd. Gjithsesi, jam munduar të jetoj momentin. Gjithçka e ndjej të rëndësishme. E di sa shumë e dua familjen time dhe bashkëshoritn tim dhe zbuloj që kam qënë me shumë fat që kam patur persona të tillë afër meje që më kanë qëndruar afër gjatë gjithë kësaj eksperience. Ajo që më ka shtyrë të luftoj dhe të mos dorëzohem ka qënë dëshira për të jetuar jetën me familjarët dhe të afërmit e mi. Doja të shihja Anisën dhe Gjergjin teksa rriteshin. Dua shumë të jem përkrah vajzës time në dasmën e saj... Zbuloni brenda vetes tuaj atë çfarë realisht vlerësoni të rëndësishme dhe fokusohuni se si doni të kujtoheni në jetë. Unë dua te kujtohem si një grua e fortë, një nënë e dashur dhe e përkushtuar, një person i mirë... Nga F. GJ 32


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Frika nga Kanceri i Gjirit: Si të përballemi me të? Enkeleda ÇUEDARI, Onkologe, Shërbimi i Onkologjisë Psikologët dhe ekspertët bien dakort kur thonë se frika nga kanceri i gjirit është si çdo frikë tjetër. Frika mund të marrë forma të ndryshme në varësi të eksperiencës që ju keni me kancerin e gjirit. Megjithëse është normale të kesh frikë, nuk është komode të bashkëjetosh me të. Frikëra e shpeshta lidhur me kancerin e gjirit Është ky kancer gjiri? Je e shqetësuar për një masë në gji apo simptoma të tjera dhe mendon se ke kancer gjiri? Informohu për simptomat e kancerit të gjirit dhe ç`duhet bërë nëse ke. Frika e diagnozës së parë Shumica e njerëzve mendojnë se risku i tyre për të patur kancer gjiri është më i lartë sesa në të vërtetë. Bisedoni me mjekun për të patur një ide më realiste për riskun tuaj. Risku juaj varet nga shumë faktorë. Shumë njerëz pasi informohen kuptojnë se risku i tyre është më i vogël se sa e mendonin. Frika për rikthimin e sëmundjes Je e shqetësuar nga një ndryshim në trupin tënd apo simptoma që nuk kanë të bëjnë me vetë gjirin, që mund të thonë se kanceri po kthehet? Në qoftë se keni një histori personale për këtë sëmundje, ju mund të keni shqetësime të ndryshme. Ju mund të kërkoni të zbatoni me përpikmëri trajtimin që të jeni e lirë nga simptomat ose të bëni ç`është e mundur për të ulur riskun për rekurencë. Të jetosh me sëmundje të avancuar Stadet e frikës pas diagnosës Shumica e grave kalojnë në stade të ndryshme të frikës kur diagnostikohen për herë të parë. Stadet janë shumë të ngjashme për shumicën e grave: • Ju nuk mund ta besoni dhe mund ta mohoni plotësisht të vërtetën. • Ju mund të nxeheni me mjekun, infermieren apo laborantin që mund t`ju tregojë ndonjë rezultat të analizave. • Ju kerkoni një fuqi më superiore dhe pyesni herë pas here, “ Pse të më ndodhë mua”, ose “Ç`bëra për të merituar këtë?” • Ju ndiheni e dorëzuar sikur çdo gjë që mund të bëni nuk mund t`ju ndihmojë. • Ju e pranoni të vërtetën sado e rëndë është ajo dhe vendosni të luftoni me të gjitha forcat Pjesa më e madhe e frikës së diagnozës së kancerit të gjirit vjen nga pasiguria që ndjeni se keni humbur kontrollin e

jetës tuaj. Mund t`ju duket e paimagjinueshme se mund t`ju ndodhë diçka e mirë. Por do të kuptoni se nuk ka pse të jetë kështu. Megjithëse asnjë nuk do që të diagnostikohet me kancer të gjirit, shumë gra nën trajtim ose që kanë mbaruar trajtimin, thonë se kjo eksperiencë i ka forcuar dhe i ka ndihmuar të afrohen më shumë me familjen dhe miqtë si dhe të njohin më mirë vetveten. Të diagnostikohesh me kancer gjiri, nuk është kurrë e lehtë, por kur ju jeni të informuar dhe keni zgjedhur mjek të mirë, si dhe me ndihmën e të dashurve tuaj do të mund të përballoni më lehtë këtë situatë. Këshilla për të përballuar frikën pas diagnozës 1. Njihuni personalisht me ekipin mjekësor dhe përpiquni t`i takoni. Përballuni haptazi me mjekun tuaj. Zbuloni se me cilin ju mund të komunikoni më mirë, që mund t`ju përgjigjet pyetjeve tuaja, që mund t`ju ndihmojë sa herë të keni nevojë. 2. Gjeni një mjek që komunikon me ju në një mënyrë që ju ndiheni mirë, që i mirëpret pyetjet tuaja dhe që u përgjigjet me seriozitet, që ju jep aq informacion sa ju të ndieni mirë në varësi të momentit. 3. Mësoni se çdo të prisni nga testet, analizat dhe trajtimi në mënyrë që të shmangen surprizat. 4. Bëni plane me mjekun sesi mund të merrni sa më shpejt përgjigjet e ekzaminimeve. Nëse është e mundur bëjini ekzaminimet në fillim të javës që të mos i prisni me ankth përgjigjet e laboratorit gjatë fundjavës. 5. Bëni mamografinë në një qendër ku mjeku mund t’jua japë përgjigjen shpejt. 6. Në atë javë që keni planifikuar ekzaminimet ose ciklin, mos kryeni aktivitete të tjera që mund t`ju shkaktojnë sado pak stres. 7. Në qoftë se njerëz të tjerë dëshirojnë t`ju flasin se sa shumë kanë vuajtuar nga kanceri, u thoni se doni të dëgjoni vetëm histori me fund të lumtur. 8. Në qoftë se emocionet kanë arritur në një pikë ku ju nuk mund të kujdeseni siç duhet për veten, flisni me mjekun për medikamentet që zvogëlojnë ankthin, depresionin, apo problemet me gjumin. 9. Mund të bashkoheni online me një grup që ka patur eksperiencë në kancerin e gjirit, që ju kupton dhe ku ju mund të flisni hapur për problemet tuaja. 10. Veproni në mënyrë të atillë që ta shihni jetën më me pozitivitet. Merruni me gjërat që ju pëlqejnë më shumë, pranoni veten tuaj për çka ju jeni; Kaloni kohë me persona që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe që kuptojnë sesi ju po e përballoni sëmundjen.

33


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Të bashkëjetosh me Kancerin e Gjirit Anisa TOPOVITI, Gladiola GUCAJ (Psikologe Klinike), Renina VARFAJ(Psikologe Klinike) Ti fiton kurajo, forcë dhe besim në vetvete nga çdo përvojë, në të cilën ti ndalon dhe përballesh drejtpërdrejt me frikën. (Eleonor Roosevelt) Të shumta janë sfidat që përballin gratë me Kancer Gjiri. Probleme të vetë-imazhit, frika e rishfaqjes, nevoja për të vazhduar trajtimin po aq sa edhe aktivitetet ditore si, karriera apo marrdhëniet me veten dhe të tjerët. Nё kёtё artikull do tё shohim se cilat janё impaktet psikologjike, sociale dhe tё vetё-imazhit, mënyrat e trajtimit psikologjik si dhe disa kёshilla praktike gjatё kёsaj periudhe nё jetën e pacienteve femra. Impakti psikosocial i Kancerit të Gjirit • • • • •

koncepti vetjak imazhi trupor intimiteti dhe seksualiteti (problemet seksuale të pacienteve të diagnostikuara dhe të trajtuara variojnë nga 10% në 88%) problemet me tё tjerёt marrdhёniet e reja pas diagnostifikimit

Dy janё format mё tё zakonshme tё problemeve psikosociale qё sjell Kanceri i Gjirit; njёra ёshtё sesi ai ndikon familjen e individit (duke qënë se gratё janё dhe personat kryesorё qё kujdesen pёr familjen kёshtu qё të gjitha pёrgjegjёsitё bien mbi to) dhe e dyta, diagnoza dhe trajtimi do tё prekin identitetin e tyre si femra. Dy pyetje vlerёsuese: 1- A ndiheni në pjesёn mё tё madhe tё kohёs e mërzitur? 2- A gjeni kёnaqёsi nё gjёrat qё bёni? Ankthi ёshё pёrgjigje e natyrshme gjatё kёsaj sëmundje. Ai bёhet shqetёsues nё momentin qё ndikon gjumin, aftёsinё pёr tё punuar dhe nërveprimin me tё tjerёt, kёshtu qё nё kёtё moment duhet ndёrhyrё me qёllim qё tё rivendoset ekuilibri nё jetёn e personit. Nё fakt mendohet qё pjesa e më e vështirë e diagnostikimit me Kancer Gjiri, ёshtё 1 deri nё 6 muajt e parё pasi ka përfunduar trajtimi. Kjo sepse nё fillimit e trajtimit pacientja ёshtё e mirёinformuar dhe e përgatitur psikologjikisht pёr atё qё do tё ndodhё dhe pёr efektet anёsore, kёshtu qё ka ngritur mbrojtjet e veta. Por kur trajtimi mbaron, ka njё shpёrthtim emocional tё të gjithё tensionit dhe ankthit tё grumbulluar gjatё trajtimit. Shumё pacientё kanё kriza depresioni dhe ankthi, shpёrthime tё qarash, probleme me gjumin etj. Pacientet duhet tё diën qё ky ёshtё njё reagim normal dhe ato mund tё marrin një trajtim mjekёsor tё shkurtёr pёr depresionin, gjithmonë nën rekomandimin e mjekut. Detyrё tjetёr e profesionistit tё shёndetit ёshtё tё përgatisë gradualisht tranzicionin drejt jetёs normale dhe t’i ndihmojё pacientёt nё stadin tjetёr tё jetёs sё tyre ku ata bёhen ‘’tё mbijetuara nga Kanceri i Gjirit’’. Kanceri i Gjirit dhe strategjitë përballuese Kanceri i Gjirit mund të prek çdo aspekt të jetës suaj

34

duke ndikuar jetën tuaj mendore, emocionale, fizike, dhe mirëqënien shpirtërore. Trajtimi i Kancerit të Gjirit dhe operacioni i tij mund të shhkaktojnë dhimbje dhe shqetësime. Ju mund të ndiheni më pak tërheqëse pas mastektomisë apo trajimit me kimioterapi apo rreze. Ju mund të filloni të mendoni ndryshe rreth vetes dhe botës që ju rrethon. Ju mund të ndiheni të frikësuara, të vetmuara, të depresuara apo të zemëruara. Por Kanceri i Gjirit gjithashtu mund të ofrojë mundësi për ndryshime pozitive. Kjo mund të jetë koha për të vlerësuar se çfarë është e rëndësishme në jetën tuaj dhe të mësoni se si mund të ndihmoni veten tuaj. Këto strategji përballimi ofrohen me shpresën që ju të gjeni mënyrën më të mirë për të përballuar sëmundjen. Si të përballojmë dhimbjen? Ju mund të përdorni këto teknika për t’i lehtësuar shqetësimet: • Imagjinata është një mjet i rëndësishëm në përballimin e dhimbjes. Praktikohu duke imagjinuar veten në një gjendje të lirë prej saj. • Shpërqëndroje veten duke u fokusuar në diçka tjetër. Lexo një libër të bukur, shiko një film interesant apo bisedo me dikë që ju bën të ndjeheni mirë. • Praktiko disa forma ushtrimesh relaksuese, si frymëmarrja e thellë, relaximi progresiv i muskujve, joga etj Mirëqënia mendore Kanceri i Gjirit mund të ndryshonjë mënyrën se si mendoni për veten dhe botën rreth jush. Është shpërblyese nëse filloni të praktikoni të menduarin pozitiv. • Kujtoni se Kanceri i Gjirit nuk ndryshon vlerën tuaj si grua, nënë, bashkëshorte dhe individ. • Fokusohuni në vlerësimin e atyre gjërave që çmoni më shumë në jetë. • Mbani një ditar, ku të shprehni dhe identifikoni mendimet tuaja. Mirëqënia shpirtërore • Fillo praktimin e meditimit. Ajo ndikon në uljen e stresit, rrit relaksimin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. • Përcakto se cilat janë gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe filloni t’i përfshini në jetën tuaj. • Krijo hapsirën ku mund të fokusohesh në praktikat e tua shpirtërore. Mirëqënia emocionale • Mësoni të doni trupin dhe gjirin tuaj. Ata nuk janë armiqtë e tu! • Mësoni të zgjidhni dhe përballoni me efektivitet sfidat emocionale. • Gjeni mënyra të qeshni çdo ditë. • Përballi ndjenjat e zemërimit, fajit, trishtimit, ankthit dhe depresionit çdo ditë. • Mos fajësoni veten për sëmundjen tuaj. • Pranoni ndihmë prej të tjerëve. • Flisni me një psikoterapist për ndihmë të mëtejshme.


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

35


Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

HYGEIA

do të thotë...

SHENDET

www.blastcom.gr

Investimi më i madh, që është bërë ndonjëherë për shëndetësinë, në Shqipëri

www.hygeia.al KM 01 i rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, Fushë-Mëzez, Komuna Kashar, Tiranë. Telefon: +355 4 2380 640 / 2390 000, Urgjenca: +355 4 2323 000 Fax: +355 4 2388 996

36


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.