Suplementi Mjekesor ALMEDICU, nr.6

Page 7

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

WWW.SHQIPTARJA.COM

Simptoma të shpeshta DR.ENVER HALILI Çfarë është ethja Ethja është një përgjigjje normale e organizmit tonë kryesisht ndaj infeksioneve dhe shfaqet me rritje të temperaturës së trupit. Ajo është një simptomë dhe jo një sëmundje. Mund të shfaqet e vetme ose me simptoma të tjera të sëmundjes shkaktare si kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, diarre, të vjella, konvulsione, dehidrim etj. Si përcaktohet ajo? Mënyra më e thjeshtë për të përcaktuar ethen është matja e temperaturës. Për këtë përdoren termometra të ndryshëm (oralë, rektalë, nën sqetull) Temperatura normale e njeriut varion 36,4-37,2 gradë celcius. Bëhet fjalë për ethe kur:

E enjte, 15 mars 2012

KONVULSIONET febrile nuk ndodhin tek të gjithë fëmijët, por vetëm tek ata që janë të predispozuar gjenetikisht

Ethja, një mik apo armik? Si ta trajtojmë Paracetamoli, medikamenti i preferuar KUR TË SHKOJMË TEK MJEKU?

Është sëmundja ajo që duhet kuruar, jo ethja  Temperatura e matur në sqetull mbi 37,5 gradë celcius.  Temperatura e matur në rektum (preferohet në foshnja) është mbi 38 gradë celcius.  Temperatura e matur në gojë (preferohet në fëmijë mbi 5 vjeç) është mbi 38,5 gradë celcius. Cilat janë shkaqet? Ethja zakonisht shkaktohet nga infeksione virale,bakteriale ,kërpudha,parazitë që shkaktojnë sëmundje si gripi, rrufa, pneumonia, bronkiti, infeksionet urinare, hepatitet, gastroenteritet etj. Më rrallë ethja mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera si sëmundjet reumatizmale, kanceri etj. Ethja:një mik apo armik? Në disa situata, ethja është e nevojshme sepse ngadalëson përhapjen e infeksionit dhe bën më efikas imunitetin në eliminimin e disa baktereve apo viruseve. Për këtë nuk duhet trajtuar gjithmonë. Ajo është shenjë pozitive që tregon se imuniteti ynë reagon ndaj viruseve e baktereve. Shqetësimet shoqëruese si këputja, dobësia, përgjumja, mungesa e oreksit, dridhjet, dhimbja shkaktohen nga sëmundja, jo nga ethja. Në situata të tjera temperatura e lartë bën që i sëmuri të humbasë lëngje e të dehidrohet. Tek fëmijët e predispozuar, në moshat 6muaj deri 5 vjeç ethja mund të shpërthejë konvulsionet febrile. Kur dhe si të trajtojmë ethen? Meqë ethja është një mekanizëm mbrojtjeje, mirë është

të trajtohet nëse ka vlera mbi 39,5gradë celcius e matur në rektum ose mbi 39 gradë celcius e matur në gojë, sqetull ose vesh. Ne keto raste ethja trajtohet jo se përbën rrezik por që ta bëjë të sëmurin të ndihet më mirë në mënyrë që të pijë më tepër lëngje, të hajë e të flejë më mirë. Trajtimi i ethes , për të parandaluar ndërlikime të rënda është i nevojshëm të kryhet në këto raste:  Në fëmijë të vegjël dhe të moshuar.  Në të sëmurë kronikë, sidomos me sëmundje të zemrës.  Mbani mend, qëllimi është ulja dhe jo eliminimi i ethes. MASA TË THJESHTA  Freskoni dhomën. Ajo nuk duhet të jetë as shumë e

Këshilla Mos përdorni banja me ujë të ftohtë apo fërkim me akull, uthull e raki . Këto vërtet mund të ftohin lëkurën, por shpesh mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar të ngjethura. Për më tepër alkoli i tepërt mund të thithet nga lëkura dhe të helmojë të sëmurin

nxehtë as shumë e ftohtë .  Mbajeni ajrin në temperaturat 18-22gradë celcius.  Vendosni peshqirë të njomur me ujë mbi ball, krahë, këmbë, sqetulla.

19

 Bëni një banjë me ujë të vakët , ku temperatura e ujit të jetë rreth 2 gradë më pak se e trupit tuaj. Ajo duhet të zgjasë 10-15 minuta dhe mund të kryhet çdo 2-3 orë nëse është e nevojshme. Kjo mënyrë është më efikase pasi të keni marrë medikamentet-përndryshe ethja mund të kthehet prapë.  Mos përdorni rroba të tepërta për tu veshur apo mbuluar pasi trupi e ka më të vështirë të humbasë nxehtësinë.  Mos përdorni banja me ujë të ftohtë apo fërkim me akull, uthull e raki . Këto vërtet mund të ftohin lëkurën, por shpesh mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar të ngjethura. Për më tepër alkoli i tepërt mund të thithet nga

Në raste të veçanta ethja mund të jetë shenjë e semundjeve serioze për jetën që mund të rrezikojnë jetën e të sëmurit . Duhet të drejtohemi pa humbur kohë tek mjeku nëse:  Personi i prekur është foshnje nën 3 muaj ose një i moshuar.  Fëmija nuk është i aftë të pijë apo nuk reagon  Temperatura qëndron mbi 39 gradë celcius prej mbi 48 orësh, me gjithë përdorimin e medikamenteve.  Ethja shoqërohet me ngrirje qafe e dhimbje koke.  Vëreni një përkeqësim të gjendjes së përgjithshme ose shfaqjen e simptomave të tjera si:skuqje,njolla në lëkurë, lodhje e madhe, të vjella , vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, konvulsione apo nëse duket konfuz, mezi reagon, nuk mund të ecë.  Vuani nga ndonjë sëmundje kardiake, sëmundje e mushkërive, diabeti etj. lëkura dhe të helmojë të sëmurin.  Pushoni. Kështu kurseni energjitë e nevojshme për të

luftuar infeksionin. DIETA  Pini sa më shumë lëngje. Të paktën 8 gota në ditë tek të rriturit janë të nevojshme për të zëvendësuar lëngjet e humbura. Kjo këshillë është më e domosdoshme për fëmijët dhe të moshuarit të cilët dehidrohen më lehtë. Mund të përdorni ujë të zakonshëm, ujë mineral , pije të gazuara, çaj. Ato zëvendësojnë lëngjet e humbura dhe parandalojnë dehidrimin. Nëse janë të ftohta lëngjet ndihmojnë edhe në uljen e temperaturës. Përdorni ushqime të lehta si supë, kos, lëng pule, perime. Përdorni ushqime të ftohta si akullore pasi ndihmojnë dhe në uljen e temperaturës  Ushqehuni më shpesh dhe nga pak afërsisht çdo 2-3 orë për të shmangur të vjellat, por hani më tepër sepse shpenzimet energjitike në ethe janë më të mëdha.  Fëmijëve të vegjël nuk u duhet ndërprerë apo kufizuar dhënia e qumështit të gjirit, por u duhet dhënë gji më shpesh .  Shmangni ushqime të rënda si sallmrat, ëmbëlsirat, mishi i kuq.  Shmangni pijet energjike në fëmijë të vegjël. MEDIKAMENTE  Medikamentet për uljen e temperaturës quhen antipiretikë. Ja dy nga antipiretikët më të përdorur që mund të merren pa recetë në farmaci dhe që duhet ti kemi gjithmonë në shtëpi :  Paracetamoli është medikamenti i zgjedhur për të ulur temperaturën. Ai mund të përdoret çdo 4-6 orë.  Ibuprofeni mund të përdoret çdo 6-8 orë. Nuk duhet përdorur për fëmijët nën 6 muaj. Mund ta përdorni 1-2 orë pas marrjes së paracetamolit nëse nuk jep efekt , por vetëm me miratimin e mjekut.

Mit apo fakt?

Disa mendime të gabuara mbi ethen 1-Ethja mund të shkaktojë konvulsione te fëmijët Mit. Në fakt , ethja nuk është shkaktar direkt i konvulsioneve, por konsiderohet si faktor shpërthyes i tyre. Konvulsionet febrile nuk ndodhin tek të gjithë fëmijët, por vetëm tek ata që janë të predispozuar gjenetikisht. Këta fëmijë janë të moshës 6 muaj deri 5 vjeç. Përdorimi i medikamenteve që ulin temperaturën nuk e pengon shfaqjen e konvulsioneve apo përsëritjen e tyre. 2-Ethja nuk largohet nëse nuk përdorim medikamente. Mit. Në fakt kohëzgjatja dhe shkalla e ethes varet nga trupi ynë. Kjo është arsyeja pse gjatë sëmundjeve të ndry-

shme temperatura ndryshon në mënyra të ndryshme. 3-Sa më e fortë të jetë ethja aq më e rëndë është ajo. Mit. Në fakt kjo ide vjen sepse praktikisht, sa më e lartë të jetë temperatura aq më keq e ndjen veten i sëmuri. Në shumë raste sëmundje të lehta si gripi mund të japin temperatura të larta dhe sëmundje më të rënda mund të japin vetëm një rritje të lehtë të temperaturës. 4-Ulja e temperaturës shpejton shërimin. Mit. Në fakt ethja është pasoja e një sëmundjeje dhe jo shkaku i saj. Temperatura bie kur sëmundja shkon drejt shërimit.

5-Duhet të largoj ethen me çdo kusht. Mit. Në fakt është sëmundja ajo që duhet kuruar. Ethja është një armë e nevojshme e organizmit për të luftuar shkaktarin e saj. Ajo dëshmon se imuniteti ynë po lufton me sëmundjen, Kjo është dhe arsyeja pse në disa persona me imunitet të dobët ajo mund të mungojë ose të jetë e lehtë. 6-Mund të përdor dy lloj medikamentesh njëkohësisht për të ulur temperaturën Mit. Në fakt përdorimi i dy medikamenteve mund të bëhet në disa raste si psh nëse njëri medikament nuk jep fare efekt 1-2 orë pas marrjes.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.