Dituria islame nr 227

Page 50

Aktuale

N

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2009

ë Prishtinë, më 4 qershor 2009, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e dyta në këtë përbërje dhe e dyta brenda një harku të shkurtë kohor. Në mbledhje, përveç delegatëve, qe i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë e bashkëpunëtorët e tij. Pas leximit të një ashereje nga Kurani famëlartë, që e këndoi delegati nga Prizreni, Hfz. Daut Lezi, kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës - Dr. Xhabir Hamiti, hapi mbledhjen me këtë rend dite: -Fjala e Kryetarit të Kuvendit të BIK-së ; - Fjala e Myftiut të Kosovës; - Raporti i punës njëvjeçare të kryesisë së BI-së të Kosovës; - Elaborati i buxhetit, Llogaria përfundimtare për vitin 2008, me raportin e komisionit financiar, - Aprovimi i buxhetit për vitin 2009. Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava - Të ndryshme. Pas miratimit të rendit të ditës, fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr. Xhabir Hamiti, i cili, pasi falënderoi Myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij për pjesëmarrje, ndër të tjera, thesoi: Ky është takimi ynë i dytë i kuvendit në kuadër të përbërjes së re, pas takimit njoftues që patëm kohë më parë. Ashtu siç edhe jemi akorduar në mbledhjen e kaluar, ne ju kemi dërguar rregulloren e punës dhe Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës paraprakisht, në mënyrë që të keni të qartë përmbajtjen e tyre, dhe tani besoj se jeni të informuar mirë rreth këtyre dy dokumenteve, të cilat për ne janë të rëndësishme gjatë mandatit që na është besuar . Duke folur në vazhdim për sfidat me të cilat ballafaqohet Bashkësia Islame e Kosovës dhe për rolin që duhet të ketë ajo, kryetari i kuvendit, Dr. Xhabir Hamiti, tha: Një Bashkësi Islame e konsoliduar mirë, është krenari, mburrje për të gjithë ne që punojmë në të, por edhe për vendin dhe qytetarët e saj, Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndërsa, në anën tjetër, një organizim jo i mirëfilltë yni, i brishtë Dr. Xhabir Hamiti dhe i çalë, na bën të dobët si institucion dhe si nëpunës. Punët të cilat duhet t`i kryejmë ne, nuk duhet t ua lëmë të tjerëve. Është shumë e vërtetë se vakuumin tonë janë duke e shfrytëzuar të tjerët. Angazhimi ynë për një BIK- të konsoliduar më mirë, nuk duhet të jetë i orientuar në interesin e individit apo individëve të caktuar, por në interes të përgjithshëm të institucionit të BIK-së dhe të kauzës së saj e në interes të vendit në të cilin jetojmë . Kryetari i kuvendit, Dr. Xhabir Hamiti, në fjalën e tij më tutje, u angazhua për një rol më aktiv të kuvendit të BIKsë në orientimin dhe zhvillimin e Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saj, për se ai tha: Për të vënë në funksionim të duhur kuvendin, unë fillimisht propozoj që t`i plotësojmë disa nevoja administrative dhe teknike, të cilat janë kërkesa edhe në Kushtetutën tonë, në bazë të cilës ne punojmë: - Në ndërtesën e Kryesisë, Kuvendi të ketë zyrë të vetën, dhe të quhet Zyra e Kuvendit . - Kuvendi të ketë vulën e vet të veçantë. - Të formojmë komisionin kushtetues, i cili do të punojë në shqyrtimin e rregullores dhe të Kushtetutës . Më pas delegatëve iu drejtua me një fjalë edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili fillimisht tha: Të nderuar kuvendarë! Për punën dhe aktivitetin e Bashkësisë 52

dituria islame / 227


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.