Takvimi 2015 -shkrimet

Page 1

TAKVIM 1436-1437 KALENDAR 2015

Boton: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Prishtinë, rr. Bajram Kelmendi (Ish-Vellusha) nr. 84 Tel & fax: 038 / 224-001 www.bislame.net e-mail: takvimi@hotmail.com

Për botuesin: Mr. Naim Tërnava Redaksia: Resul Rexhepi - kryeredaktor email: resulr@hotmail.com Hajrullah Hoxha - sekretar i redaksisë Lektor: Hysen Matoshi

Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica Shtypi: “SHKROLAPRINT” - Prishtinë

© Copyright: Të gjitha të drejtat e botimit, ribotimit, fotokopjimit a përkthimit i përkasin Kryesisë së BI-së të Kosovës. Ndalohet me ligj riprodhimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e botuesit


TAKVIM 1436-1437 KALENDAR 2015

Prishtinë


Takvim – Kalendar 2015

6

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

NË VEND TË PARATHËNIES Falënderimi dhe lavdia I takojnë vetëm Allahut, Krijuesit të botëve, i Cili është i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë! Salatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamed–Mustafasë, familjes së tij të ndershme, shokëve të tij besnikë dhe gjithë atyre që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën kur Allahu e trashëgon Tokën dhe gjithçka në të! Lexues të nderuar! Falë ndihmës së Allahut xh.sh. dhe kontributit të bashkëpunëtorëve të “Takvimit”, ia dolëm ta përgatisim edhe këtë numër, gjithnjë duke shpresuar se, lexuesve tanë të nderuar, do t’u ofrojmë materiale të bollshme për të shuar etjen dhe për të njohur fenë e tyre dhe trashëgiminë e saj. Në të vërtetë, redaksia e “Takvimit” është gjithnjë besnikë rubrikave të përhershme të vëna po thuajse që me nisjen e daljes së “Takvimit”. Për t’i ruajtur këto rubrika, si: nga shkencat e tefsirit, hadithit, akaidit, fikhut, moralit-etikës, nga trashëgimia islame shqiptare, dhe fusha të tjera..., një ndihmesë të veçantë po e japin edhe bashkëpunëtorët tanë të nderuar, të cilëve u shprehim një falënderim të sinqertë. Ky numër i “Takvimit” hapet me komentimin e sures “ElBejjine”, për t’u pasuar me hadithin e Pejgamberit a.s., që flet për një nga sëmundjet më të mëdha bashkëkohore-për kamatën

dhe dëmet e saj. Nga akaidi kemi përzgjedhur një temë që bënë fjalë për tërmetin, si fenomen i rastësishëm, apo... Një nga institucionet më të rëndësishme, si në asnjë fe dhe sistem tjetër, që ka ndikuar në përhapjen dhe shtrirjen e kulturës dhe qytetërimit islam, është vakëfi. Ky institucion islam, është i njohur dhe ka traditë ndër shqiptarët që nga atëherë kur ata u njohën me Islamin dhe mësimet e tij. E pikërisht për këtë, në këtë numër, një studim i është kushtuar domethënies dhe rolit të vakëfit në trojet tona. Një vend të rëndësishëm në këtë numër të “Takvimit” zënë temat nga fusha e ahlakut-etikës islame, siç është ruajtja nga mëkatet, mirësjellja në xhami, mirësjellja në raport me njerëzit e tjerë, më pastaj, me ç’gjuhë imamët tanë duhet t’u drejtohen xhematëve të tyre etj.. Shkrimet tjera kanë të bëjnë me trashëgiminë islame shqiptare dhe me kontributin e ulemasë shqiptare, jo vetëm në jetën fetare, por edhe në atë kombëtare e shoqërore. Në këtë drejtim, për herë të parë, jepen të dhëna të bollshme për një nga personalitetet më të shquara të Prishtinës të fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shek. XIX, për dijetarin, myderrizin, myftiun, bibliofilin, kopjuesin dhe poetin e shquar - Hysen Efendi Prishtinën, i cili ndonëse ka lënë pas vetës shumë gjurmë, deri më sot nuk ka qenë pjesë e ndonjë studimi. Më tutje, si përherë, Kurani dhe shkenca është një lëmi të cilës edhe kësaj here i kemi kushtuar kujdes, ndaj edhe në këtë numër kemi sjellë një temë të tillë. Disa tema të tjera ndërkaq, bëjnë fjalë për aktualitetin e myslimanëve dhe sulmet e padrejta ndaj tyre.

***


7

Parathënie

Edhe në numrat e mëparshëm të “Takvimit” e kemi potencuar, e këtë po e përsërisim edhe këtë herë se redaksia e “Takvimit”, jo domosdoshmërisht pajtohet me opinionet e autorëve të shkrimeve që boton, por, megjithatë, ajo mbetet e hapur dhe përkrah mendimet, pikëpamjet dhe idetë ndryshe. Lexuesit tanë të nderuar, tashmë e dinë se “Takvimi” në brendi të tij përmban ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit a.s., prandaj dhe janë të kujdesshëm gjatë përdorimit të tij. Dhe në fund fare, duke qenë të vetëdijshëm për ndonjë lëshim a të metë të paqëllimshme, e që është njerëzore, lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm të na falë sikundër që e lusim Atë që këtë përpjekje tonën të na llogarisë ndër veprat/amelet tona të hajrit, kurse frytet e saj t’i bëjë të bereqetshme!

ِ ‫اﳊﻤﺪ ﻟِﻠﱠ ِﻪ اﻟﱠ ِﺬي ﺑِﻨِﻌﻤﺘِ ِﻪ ﺗَﺘِ ﱡﻢ اﻟ ﱠ‬ ‫ﺎت‬ ُ ْ َْ ‫َو‬ ُ َ‫ﺼﺎﳊ‬ َْ

Prishtinë, nëntor 2014

R. Rexhepi


Takvim – Kalendar 2015

10

t’u vinte Dëshmia e qartë, një i dërguar nga Allahu, i cili do t’u lexonte fletë të pastra, në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. Ata, të cilëve u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dëshmia e qartë. E, megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. Në të vërtetë. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija. Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: xhenetet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, pandarë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është (dhurata) për ata që e kanë frikë Zotin e vet.” (El-Bejjine, 1-8)

tefsir Sabri Bajgora

KOMENTIMI I KAPTINËS “EL-BEJJINE” 4©®Lym t⎦⎫Åj3xΖãΒ t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. t⎦⎪Ï%©!$# Ç⎯ä3tƒ óΟs9 Ò=çGä. $pκÏù ∩⊄∪ Zοt£γsÜΒ• $Zçtྠ(#θè=÷Gtƒ «!$# z⎯ÏiΒ ×Αθß™u‘ ∩⊇∪ èπuΖÉit7ø9$# ãΝåκuÏ?ù's? ãΝåκøEu™!%y` $tΒ Ï‰÷èt/ .⎯ÏΒ ωÎ) |=≈tGÅ3ø9$# (#θè?ρé& t⎦⎪Ï%©!$# s−§xs? $tΒuρ ∩⊂∪ ×πyϑÍh‹s% u™!$xuΖãm t⎦⎪Ïe$!$# ã&s! t⎦⎫ÅÁÎ=øƒèΧ ©!$# (#ρ߉ç6÷èu‹Ï9 ωÎ) (#ÿρâÉΔé& !$tΒuρ ∩⊆∪ èπuΖÉit7ø9$# t⎦⎪Ï%©!$# ¨βÎ) ∩∈∪ ÏπyϑÍhŠs)ø9$# ß⎯ƒÏŠ y7Ï9≡sŒuρ 4 nο4θx.¨“9$# (#θè?÷σãƒuρ nο4θn=¢Á9$# (#θßϑ‹É)ãƒuρ 4 !$pκÏù t⎦⎪Ï$Î#≈yz zΟ¨Ψyγy_ Í‘$tΡ ’Îû t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. ÏM≈ysÎ=≈¢Á9$# (#θè=ÏΗxåuρ (#θãΖtΒ#u™ t⎦⎪Ï%©!$# χÎ) ∩∉∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# •Ÿ° öΝèδ y7Íׯ≈s9'ρé& “ÌøgrB 5βô‰tã àM≈¨Ζy_ öΝÍκÍh5u‘ y‰ΖÏã ôΜèδäτ!#t“y_ ∩∠∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# çöy{ ö/ãφ y7Íׯ≈s9'ρé&

*** Kaptina “El-Bejjine” është kaptinë medinase, e zbritur pas sures “Et-Talak” dhe para sures “El-Hashr”. Ka gjithsej 8 ajete, 49 fjalë e 399 shkronja.1 Në radhitjen e Mus’hafit mban numrin 98, kurse në radhitjen e zbritjes është e 101-ta.2

4 çμ÷Ζtã (#θàÊu‘uρ öΝåκ÷]ã t ª!$# z©Å̧‘ ( #Y‰t/r& !$pκÏù t⎦⎪Ï$Î#≈yz ã≈pκ÷ΞF{$# $uηÏGøtrB ⎯ÏΒ ∩∇∪ …çμ−/u‘ z©Å´yz ô⎯yϑÏ9 y7Ï9≡sŒ “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi), derisa

1

Muhamedinilemin bin Abdullah el Arumijj esh-Shafi’ijj - Hadaiku-r-rrevhi ve-r-rrejhani fi revabi ulumi-l-Kur’ani, vëll. 32, fq. 203, Bejrut-Liban, 2001. 2 Ibn Ashur Et-Tahriru ve-t-Tenviru, vëll XXX fq. 468, Tunis 1984.


11

Tefsir

Transmeton Ibn Merduvije nga Ibn Abasi r.a. se kjo kaptinë “El-Bejjine” ka zbritur në Medinë.3 Ibn Merduvije transmeton nga Aishja r.a se kjo sure ka zbritur në Mekë,4 por ky mendim nuk e ka përkrahjen e shumicës dërrmuese së dijetarëve.

Emërtimi i kësaj kaptine Kjo kaptinë është emërtuar “El-Bejjine”, sepse në fund të ajetit të parë të saj ka ardhur fjala “el bejjine” që d.m.th. argument dhe dëshmi e qartë, të cilën i Dërguari a.s., ua solli idhujtarëve dhe jobesimtarëve, kurse ky argument i pakontestueshëm është Kurani famëlartë, i cili po i zbriste Resulullahut s.a.v.s. Kjo kaptinë ka edhe disa emërtime të tjera, të cilat i ka përmendur edhe Imam Sujutiu në “El-Itkan...” si: “Lem jekun”, “Suretu Ehli-l Kitab” (me këtë emërtim e ka quajtur Ubej bin Ka’bi në mus’hafin e tij). Pastaj njihet me emërtimet: “El-Kajjimetu”, “El-Berijjeh”, “El-Munfekkine”5, kurse emërtimi i fundit me të cilin njihet në mesin e tefsirologëve është: “ElInfikak”.6 Dijetari i madh i shekullit XX, Ibn Ashuri, në tefsirin e tij këtë sure e ka quajtur “Lem jekuni-l-ledhine keferu”, duke u thirrur në hadithin që transmetohet kur i Dërguari i Allahut i 3

Imam Shevkaniu, Fet’hul Kadiir, vëll.V, fq. 475, El Mensure-Egjipt 1994 Këtë mendim e përkrah edhe Ibn Atije el Endelusi. Shih tefsirin e tij: El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril kitabil aziz, vëll. V fq. 507, Bejrut, 2001. 5 Shih” El-Bukai, Nudhumu-d-durer...., vëll. VIII, fq. 495, Kajro 1984. 6 Imam Sujutiu El-Itkan fi Ulumil Kur’an, redaktuar nga Shejh Shuajb Arnauti, fq. 125, Bejrut, 2008. 4

12

Takvim – Kalendar 2015

tha Ubej bin Ka’bit se Allahu më ka urdhëruar që ty ta lexoj suren: “Lem jekuni-l-ledhine keferu...”7. Nga kjo shohim se kjo sure e bekuar kuranore ka gjithsej 8 emra.

Vlera e kësaj kaptine Lidhur me vlerën e kësaj sureje, transmetojnë Imam Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Enes ibn Maliku të ketë thënë: I Dërguari i Allahut i kishte thënë Ubejj bin Ka’bit: “Allahu më ka urdhëruar që të ta lexoj ty (Lem jekunil-ledhine keferu min ehlil kitabi hatta te’ëtijehumul bejjineh…). Ubejji (i emocionuar) i kishte thënë: A vërtet më ka përmendur me emër? Po, iu përgjigj Resulullahi s.a.v.s., kurse ai qau (nga gëzimi për këtë nder dhe privilegj të madh).”8

Lidhshmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “El-Kadr” Lidhshmëria e kësaj kaptine me atë paraprake “El-Kadr”, është evidente, sepse kur në suren paraprake “El-Kadr” Allahu xh.sh. thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.” - (El-Kadr, 1), tash shtrohet pyetja: përse ka zbritur Kurani, dhe përgjigjja sikur vjen e përshkruar saktësisht në ajetin e parë të kësaj sureje “El-Bejjine”: “Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë.”. Pra, zbritja e Kuranit, si paralajmërim për jobesimtarët që të largohen nga kufri 7 8

Et-Tahriru ve-t-tenvir, vëll.XXX, fq. 467. Hadith “Sahih”. Buhariu (3809); Muslimi (799).


13

Tefsir

dhe shirku i tyre, pothuajse ndërlidhet në tërësi me zbritjen e Kuranit, i cili ka filluar të zbresë në Natën e Kadrit.

Përmbajtje e shkurtër e kësaj kaptine Kjo sure medinase flet kryesisht rreth tri tematikave qendrore: - Sqarimin e raporteve apo marrëdhënieve të ithtarëve të Librit dhe të idhujtarëve me Shpalljen si dhe qëndrimin e këtyre grupeve rreth saj... (Shih ajetet: 1-4) - Përcaktimi i qartë i synimit esencial të besimit, e ai është sinqeriteti në adhurimin e Allahut. (Shih ajetin e 5-të) - Sqarimin e vendqëndrimit të fundit të jobesimtarëve dhe kriminelëve-Xhehenemin, të cilët në Kuran janë quajtur “sherrul berijje-krijesat më të këqija”, si dhe vendqëndrimin e fundit të besimtarëve të devotshëm-Xhenetin, të cilët në Kuran janë quajtur “hajrul berijje-krijesat më të mira”. (Shih ajetet 6-8).

*** Nuk ka ngarkesë pa sqarim e as ndëshkim pa tërheqje të vërejtjes 4©®Lym t⎦⎫Åj3xΖãΒ t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. t⎦⎪Ï%©!$# Ç⎯ä3tƒ óΟs9 Ò=çGä. $pκÏù ∩⊄∪ Zοt£γsÜ•Β $Zçtྠ(#θè=÷Gtƒ «!$# z⎯ÏiΒ ×Αθß™u‘ ∩⊇∪ èπuΖÉit7ø9$# ãΝåκuÏ?ù's? ãΝåκøEu™!%y` $tΒ Ï‰÷èt/ .⎯ÏΒ ωÎ) |=≈tGÅ3ø9$# (#θè?ρé& t⎦⎪Ï%©!$# s−§xs? $tΒuρ ∩⊂∪ ×πyϑÍh‹s% u™!$xuΖãm t⎦⎪Ïe$!$# ã&s! t⎦⎫ÅÁÎ=øƒèΧ ©!$# (#ρ߉ç6÷èu‹Ï9 ωÎ) (#ÿρâÉΔé& !$tΒuρ ∩⊆∪ èπuΖÉit7ø9$# ∩∈∪ ÏπyϑÍhŠs)ø9$# ß⎯ƒÏŠ y7Ï9≡sŒuρ 4 nο4θx.¨“9$# (#θè?÷σãƒuρ nο4θn=¢Á9$# (#θßϑ‹É)ãƒuρ

Takvim – Kalendar 2015

14

“Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi), derisa t’iu vinte Dëshmia e qartë, një i dërguar nga Allahu, i cili do t’u lexonte fletë të pastra, në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. Ata, të cilëve u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi dëshmia e qartë. E, megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë” - (El-Bejjine, 1-5)

Koment 4©®Lym t⎦⎫Åj3xΖãΒ t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. t⎦⎪Ï%©!$# Ç⎯ä3tƒ óΟs9 Ò=çGä. $pκÏù ∩⊄∪ Zοtγ £ sÜ•Β $Zçtྠ(#θè=÷Gtƒ «!$# z⎯ÏiΒ ×Αθß™u‘ ∩⊇∪ èπuΖÉit7ø9$# ãΝåκuÏ?ù's? ∩⊂∪ ×πyϑÍh‹s% 1. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi), derisa t’iu vinte Dëshmia e qartë, 2. Një i dërguar nga Allahu, i cili do t’u lexonte fletë të pastra, 3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. Allahu i Madhërishëm i kishte premtuar njeriut dhe të dërguarit të parë - Ademit a.s., se nuk do t’i linte pasardhësit e tij pa udhëzim hyjnor, prandaj kohë pas kohe kishte dërguar libra dhe fletushka, me të cilat i kishte përforcuar shumë prej të dërguarve të Tij. Ai nga mëshira e Tij e pakufishme, kishte përcaktuar që i fundit prej vargut të këtij zinxhiri të pejgamberëve, të ishte Muhamedi a.s., i cili nuk do të ishte i dërguar vetëm


Tefsir

15

për popullin e vet, por do të ishte mëshirë e dhuruar për të gjitha botët, për njerëzit dhe për exhinët, deri në Ditën e Gjykimit. Ai erdhi si i dërguar edhe për ithtarët e Librit dhe për idhujtarët, të cilët ishin larguar nga feja e pastër e Ibrahimit a.s. Kjo zaten edhe është arsyeja që Allahu xh.sh. u drejtohet këtyre dy grupeve me fjalët: “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi), derisa t’u vinte Dëshmia e qartë”. Në kohën kur ndriçoi drita pegamberike, në Mekë, bota ishte zhytur në një errësirë të thellë shpirtërore. Pothuajse në çdo cep të Tokës kishin humbur shkëndijëzat e monoteizmit, i cili edhe ashtu qe përlyer me zhiblat e shirkut. Njerëzimi kishte humbur busullën e arsyes. Çdo gjë dukej shumë e pashpresë, sepse edhe popujt, të cilët pasonin të Dërguarit e mëhershëm të Allahut, Musain a.s. dhe Isain a.s., të cilëve u kishin zbritur më herët Libra të shenjtë, kishin devijuar nga pastërtia e besimit të vërtetë. Shekujt, i 5-ti, i 6-ti dhe i 7-ti, pas Isait a..s, ishin shekujt e degradimit moral të botës, saqë çdo gjë e pastër nga aspekti i besimit, ishte përlyer me kufër. Në këta shekuj, njerëzit kishin harruar Krijuesin e tyre. Kishin mbetur shumë pak njerëz, që në mbrojtje të besimit të tyre, kishin zgjedhur izolimin nga të tjerët. Disa prej njerëzve të fesë nga Ehli Kitabi, u tërhoqën nëpër manastiret dhe vendfaljet e tyre, duke e lënë të zbrazët arenën e fushëbetejës me kufrin, por me kalimin e viteve dhe shekujve, edhe ata nuk arritën t’i rezistonin shthurjes morale, kështu që ranë nën ndikimin e lakmive tokësore duke filluar që

16

Takvim – Kalendar 2015

nëpërmjet ndryshimit të citateve të Librave të shenjtë, të sillnin popullatën në varësi të tyre shpirtërisht dhe materialisht.9 Çifutët, tashmë një kohë të gjatë kishin braktisur dritën e Njëshmërisë së pastër absolute, duke llogaritur Uzejrin, njërin prej të Dërguarve të tyre si “djalë” të Zotit, ashtu siç vepruan edhe të krishterët pas tyre duke llogaritur Isain a.s. si “djalë” të Zotit: “E çifutët thanë: Uzejri është djalë i Allahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i Allahut.” - (Et-Tevbe, 30). Madje, të krishterët shkuan edhe më larg në devijimin e tyre akaidologjik, duke pretenduar se Mesihu-Isai a.s. ishte vetë zoti, i mishëruar në trup njeriu, duke përlyer kështu besimin e pastër në Zotin Një, duke shpifur se Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë ndonëse janë si tre zota të posaçëm, në fund përbëjnë brumin e një zoti të vetëm!!! Në lidhje me këtë devijim na flasin edhe ajetet në vazhdim: “Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “Allahu është ai, Mesihu, i biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj.” - (El-Maide, 72) dhe “Gjithashtu bënë kufër (mosbesim) ata që thanë: “Allahu është i treti i treve”. - (El-Maide, 73) Ja, kjo ishte gjendja e pasuesve të Librave të shenjtë, në kohën kur ndriçoi nuri i Shpalljes së fundit hyjnore në Tokë. Nga kjo gjendje kuptojmë se as çifutët, as të krishterët dhe madje as idhujtarët, nuk ishin të gatshëm t’i linin idhujt dhe besimet e tyre të devijuara, pa iu ardhur një argument i qartë, i cili do t’ua zhvlerësonte e zhdavariste këto besime dhe iluzione të 9

Sejjid Kutbi, Fi Dhilalil Kur’an, vëll. VI, fq. 3949, Bejrut-Kajro 1986.


Tefsir

17

kota. E kjo dëshmi dhe ky argument i qartë ishte vetë Pejgamberi a.s. së bashku me Kuranin famëlartë, i cili po i zbriste atij. Ky i dërguar i fundit i Allahut, i cili erdhi si mëshirë për mbarë njerëzimin, po ua lexonte atyre këto fletë të pastra nga Kurani famëlartë, në të cilat ka dispozita dhe rregulla të drejta, të përpikta dhe dobiprurëse për ta. Fletë, të cilat janë të zhveshura nga çdo shpifje e gënjeshtër, të mbrojtura e të ruajtura nga Vetë i Madhërishmi nga çdo shtrembërim. Fletë të pastra nga kufri dhe shirku, fletë të cilat përmbajnë vetëm të vërteta të pakontestueshme dhe udhëzime fisnike drejtuar gjithë njerëzimit, e në mesin e tyre edhe pasuesve të Librit dhe idhujtarëve, se ky Kuran nuk është fjalë njerëzore, por hyjnore, për të cilin Allahu xh.sh. ka thënë: “Atij nuk mund t’i vishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” (Fussilet, 42) dhe: “Është këshillë në fletë të çmueshme. Me vlerë të lartë e të ruajtur. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes Allahut e njerëzve), të nderuar e të ruajtur.” - (Abese, 13-16) ∩⊆∪ èπuΖÉit7ø9$# ãΝåκøEu™!%y` $tΒ Ï‰÷èt/ .⎯ÏΒ ωÎ) |=≈tGÅ3ø9$# (#θè?ρé& t⎦⎪Ï%©!$# s−§xs? $tΒuρ 4. Ata, të cilëve u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi dëshmia e qartë. Allahu xh.sh., sikurse i thotë të Dërguarit a.s. që të mos pikëllohej e as të mos i vinte keq për idhujtarët dhe pasuesit e Librit, sepse përçarja dhe mospajtimi i tyre nuk erdhi si pasojë e moskuptimit apo dyshimit në këtë çështje (shpalljen), përkundrazi, përçarja dhe kryeneçësia e tyre kishte ardhur pikërisht pas sqarimit të së vërtetës së pakontestueshme, ardhjes së argumentit të cilin e shihnin për çdo ditë para syve të tyre - Muhamedin a.s., i cili po ua lexonte atyre ajetet e Kuranit, libër ky

18

Takvim – Kalendar 2015

i cili në shumë gjëra përputhej me atë që gjendej më parë në librat e tyre të shenjtë. Por, kur Allahu e dërgoi Muhamedin a.s. tek një popull tjetër e jo tek çifutët, atëherë këta të fundit u përçanë në fe. Një pjesë e tyre i besuan ndërsa shumica e mohuan. Në fakt, pasuesit e Librit, do të ishte e udhës që të parët t’i besonin dhe ta përkrahnin Muhamedin a.s., sepse përshkrimin e tij e kishin hasur edhe më parë në librat e tyre të shenjtë: “Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona. Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), tek ata në Tevrat dhe në Inxhil...” - (El-A’raf, 156-157). Por ata u verbuan nga xhelozia dhe mëria, pse Allahu nuk e kishte dërguar pejgamberin e fundit tek ta, por tek një popull tjetër, të cilin ata e konsideronin të egër, primitiv, të paqytetëruar dhe të padenjë për ta bartur mesazhin e fundit të Allahut në tokë. Gjendjen e tyre e ka përshkruar shumë mirë Kurani famëlartë: “E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” - (Ali Imran, 105) Dijetarët, të cilët janë marrë me aspektin e mrekullisë shprehëse të ajeteve kuranore, kanë bërë disa krahasime shumë interesante. Një krahasim të tillë e kanë sjellë pikërisht edhe për ِ fjalët: “ ‫ﺎب‬ َ َ‫ أُوﺗُﻮا اﻟْﻜﺘ‬- Ata, të cilëve u ishte dhënë Libri” në ajetin e 4-t të kësaj sureje, duke thënë: “Sa herë që në Kuran, Allahu i Madhërishëm e ka përdorur këtë fjalë për ithtarët e Librit, kjo nënkupton qortimin e tyre, ndërsa sa herë që e ka përdorur


Tefsir

ِ ‫ﺎب‬ ُ َ‫ آﺗَـْﻴـﻨ‬َ َ‫ﺎﻫ ُﻢ اﻟْﻜﺘ‬

19

shprehjen tjetër: “Atejnahumul Kitabe Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje” kjo nënkupton lavdërimin e tyre”, si p.sh. “Ata të cilëve Ne u dhamë shpallje, gëzohen me atë që t’u shpall ty...” Mbase edhe për këtë arsye, Allahu xh.sh. i qortoi dhe ua tërhoqi vërejtjen ithtarëve të Librit edhe për shkak të devijimit të tyre nga esenca e pastër e besimit kur në vazhdim të kaptinës “El-Bejjine”, u drejtohet atyre me fjalët: (#θßϑ‹É)ãƒuρ u™!$xuΖãm t⎦⎪Ïe$!$# ã&s! t⎦⎫ÅÁÎ=øƒèΧ ©!$# (#ρ߉ç6÷èu‹Ï9 ωÎ) (#ÿρâÉΔé& !$tΒuρ ∩∈∪ ÏπyϑÍhŠs)ø9$# ß⎯ƒÏŠ y7Ï9≡sŒuρ 4 nο4θx.¨“9$# (#θè?÷σãƒuρ nο4θn=¢Á9$# 5. E, megjithatë, ata qenë urdhëruar (në Tevrat dhe në Inxhill) vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë. Është i çuditshëm dhe i pakuptimtë reagimi i ithtarëve të Librit, të cilët jo vetëm që nuk e pranuan misionin e Muhamedit a.s., por u tallën me të, duke e quajtur atë si të humbur e të çmendur. Ata madje i konsideronin idhujtarët mekas, më të afërt sesa besimtarët monoteistë të islamit. Kjo sjellje hipokrite e tyre është për çdo kritikë, aq më parë kur ata edhe në librat e tyre të shenjtë, në Tevrat dhe në Inxhil, ishin urdhëruar ta adhuronin vetëm Allahun, duke qenë të përkushtuar e të sinqertë në besimin e tyre, që të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Ata ishin urdhëruar që të ngjishnin radhët e tyre e të bashkoheshin në një fjalë të vetme të njëshmërisë, duke u larguar nga ndyrësirat e kufrit dhe të pasonin fenë e pastër të Ibrahimit a.s., mësimet e së cilës ishin sqaruar edhe në Tevrat, edhe në Inxhil, mësime të cilat u urdhërua t’i ndiqte edhe Muhamedi

20

Takvim – Kalendar 2015

a.s., ashtu siç na e sqaron edhe ky ajet kuranor: “Pastaj, ty të shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as hebre dhe as i krishterë).” Ky ajet, në një mënyrë, ka ardhur si inkurajim për të dërguarin e Allahut - Muhamedin a.s. që të mos dëshpërohej e as ligështohej, sepse kufri dhe mosbesimi i tyre (Ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve) nuk kishte ardhur si pasojë e mungesës së argumentimit nga ana e tij, përkundrazi, mosbesimi i tyre ishte shprehje e inatit dhe mungesës së gatishmërisë së tyre që ta pranonin realitetin e ri, meqë ishin pasardhës të atyre që kishin adhuruar viçin e artë dhe me sytë e tyre kishin parë shenjat më të mëdha të Allahut, pastaj ishin pasardhës të atyre të krishterëve që kishin përjetuar mrekullitë mbinatyrore të Isait a.s., dhe në fund kishin shpifur për të se ishte djalë i Zotit apo vetë Zoti, se ishte gozhduar në kryqin e Golgotës për të larë mëkatet e krejt njerëzimit etj.!!! Edhe gjendja e idhujtarëve ishte pak a shumë e ngjashme. Ata kishin devijuar tërësisht nga feja e pastër e Ibrahimit a.s., duke adhuruar idhuj nga guri e druri, që të ndërmjetësonin e t’i afronin tek Allahu xh.sh..

Porosia e këtyre ajeteve: (1-5) - Islami është feja e vetme, e cila është zbritur nga Allahu xh.sh. për mbarë njerëzimin, në intervale të ndryshme kohore, derisa u plotësua me mesazhin e fundit hyjnor dhe dërgimin e pejgamberit të fundit - Muhamedin a.s. Pa islam nuk do të njihej as imani i vërtetë e as feja e vërtetë. - Vetëm fuqia e argumentit të pakontestueshëm bëri që disa nga pjesëtarët e Ehli Kitabit dhe të idhujtarëve të braktis-


Tefsir

21

nin fenë e tyre e ta pasonin dritën e islamit dhe të Kuranit. Ndërsa ata që vazhduan në kufrin dhe mosbesimin e tyre këtë e bënë vetëm nga inati dhe mendjemadhësia, prandaj të tillët do të jenë përherë në zjarr të xhehenemit. - Kurani famëlartë vazhdon të mbetet një Libër, që është në gjendje ta përsërisë historinë, po të ketë dijetarë mendjendritur e largpamës, të cilët do të dinin t’ua prezantonin atë atyre që nuk janë myslimanë, sepse është Libër i cili rregullon jetën njerëzore, duke favorizuar kulturën, civilizimin, pastërtinë trupore dhe atë shpirtërore. - Në ajetin e dytë të kësaj sureje: “Një i dërguar nga Allahu, i cili do t’u lexonte fletë të pastra”, hasim edhe mrekullinë shprehëse të Kuranit, me të cilën bëhet e qartë, se këto fletë ta pastra të Kuranit, pas përfundimit të Shpalljes, do të tubohen në një Libër të vetëm, i cili deri në Ditën e Gjykimit, do të lexohet në namazet ditore të myslimanëve, do të studiohet nëpër shkolla e fakultete, por edhe do të mësohet përmendsh nga hafëzët e këtij Ymeti.10 - Nga emërtimi Ehli Kitab kuptojmë se prej tyre ka jobesimtarë, por edhe besimtarë, e prej këtyre të fundit, shumica e pasuan mesazhin e Muhamedit a.s., si Ubej bin Ka’bi, Vehb bin Munebbeh etj., ndërsa me fjalën “mushrikin” (idhujtarë), nënkuptojmë faktin se të gjithë hyjnë nën emërtimin jobesimtarë. Një grup dijetarësh, edhe pjesëtarët e Ehli Kitabit, që nuk i besuan shpalljes së Muhamedit a.s., i fusin në grupin e idhujtarëve, sepse feja çifute dhe ajo krishtere, përmbajnë elemente të qarta të idhujtarisë… 10

Mexhid Mekki, El-Muin ala tedebburi-l kitabi-l mubin, fq. 598, Bejrut, botim i mundësuar nga Ministria e Vakfit e Katarit.

22

Takvim – Kalendar 2015

- Jobesimtarët mohues nga radhët e Ehli Kitabit, qenë urdhëruar me po të njëjtat urdhëresa me të cilat janë urdhëruar myslimanët si adhurimi dhe madhërimi i Allahut xh.sh., falja e namazit dhe dhënia e zekatit, por me kalimin e kohës, i kanë braktisur e ndryshuar shumicën e këtyre obligimeve hyjnore, duke u mjaftuar vetëm me disa lutje dhe liturgji formale qoftë ditore, qoftë javore.

Kërcënimi ndaj jobesimtarëve dhe premtimi ndaj besimtarëve si dhe ndëshkimi -shpërblimi- përtë dyja grupet t⎦⎪Ï$Î#≈yz zΟ¨Ψyγy_ Í‘$tΡ ’Îû t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. t⎦⎪Ï%©!$# ¨βÎ) (#θè=ÏΗxåuρ (#θãΖtΒ#u™ t⎦⎪Ï%©!$# χÎ) ∩∉∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# •Ÿ° öΝèδ y7Íׯ≈s9'ρé& 4 !$pκÏù àM≈¨Ζy_ öΝÍκÍh5u‘ y‰ΖÏã ôΜèδäτ!#t“y_ ∩∠∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# çöy{ ö/ãφ y7Íׯ≈s9'ρé& ÏM≈ysÎ=≈¢Á9$# öΝåκ÷]tã ª!$# z©Å̧‘ ( #Y‰t/r& !$pκÏù t⎦⎪Ï$Î#≈yz ã≈pκ÷ΞF{$# $uηÏGøtrB ⎯ÏΒ “ÌøgrB 5βô‰tã ∩∇∪ …çμ−/u‘ z©Å´yz ô⎯yϑÏ9 y7Ï9≡sŒ 4 çμ÷Ζtã (#θàÊu‘uρ “Në të vërtetë. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija. Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: xhenetet e Adnit nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, pakëputur. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me atë. Kjo është (dhurata) për ata që e kanë frikë Zotin e vet. - (El-Bejjine, 6-8)


Tefsir

23

Koment: t⎦⎪Ï$Î#≈yz zΟ¨Ψyγy_ Í‘$tΡ ’Îû t⎦⎫Ï.Îô³ßϑø9$#uρ É=≈tGÅ3ø9$# È≅÷δr& ô⎯ÏΒ (#ρãxx. t⎦⎪Ï%©!$# ¨βÎ) ∩∉∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# •Ÿ° öΝèδ y7Íׯ≈s9'ρé& 4 !$pκÏù 6. Në të vërtetë. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija. Pasi që Allahu i Madhërishëm në ajetet paraprake sqaroi qëndrimin mospërfillës të ithtarëve të Librit dhe të idhujtarëve karshi Shpalljes së Muhamedit a.s., ndonëse këtë të dërguar e kishin pritur me padurim, që nëpërmjet tij të ringriheshin nga pluhuri i harresës e të “sundonin” botën, megjithatë, çuditërisht, shumica prej tyre posa erdhi ky i Dërguar tek një popull tjetër e jo tek ata, u zmbrapsën nga e vërteta duke qëndruar me kryeneçësi në mosbesimin e tyre. Kurse tash, në ajetin në vazhdim, i Gjithëmëshirshmi na sqaron vendqëndrimin e jobesimtarëve nga radhët e ehli kitabit dhe të idhujtarëve në Ahiret, se ai është xhehenemi, i cili përcëllon me zjarrin e tij. Ata do të jenë në të përgjithmonë. Ata kurrë nuk do të dalin nga këto skëterra e as nuk do të vdesin, por në vazhdimësi do ta përjetojnë ndëshkimin e ashpër të Allahut. Këta njerëz janë krijesat më të këqija në fytyrën e tokës. Shtrohet pyetja: përse Allahu i ka përmendur në kërcënimin e tij me zjarr së pari pasuesit e Librit para idhujtarëve? Përgjigjja është se ata që nuk besuan nga radhët e ehli kitabit, janë edhe më të këqij se idhujtarët, sepse këta janë pasues të një pejgamberi dhe të një libri të shenjtë, i cili fton në monoteizëm, por, për fat të keq, ishin më të zëshmit në kundërshtimin

24

Takvim – Kalendar 2015

e pejgamberit të Allahut. Këta nga xhelozia, inati dhe urrejtja, e lanë të vërtetën, i shtrembëruan librat e tyre të shenjtë dhe ranë në kufër, duke e përlyer besimin në Njëshmërinë e pastër të Allahut në shirk dhe idhujtari. Në lidhje me këtë ajet kuranor, kemi edhe hadithin që e transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij se i Dërguari a.s. ka thënë: “Pasha Atë, që shpirti i Muhamedit është në Dorën e Tij, secili pjesëtar i prej këtij Ymeti, qoftë çifut ose i krishterë, që dëgjon për mua dhe nuk i beson asaj (shpalljes) me të cilën jam dërguar, ai do të jetë banor i zjarrit (xhehenemit)”. ∩∠∪ Ïπ−ƒÎy9ø9$# çöy{ ö/ãφ y7Íׯ≈s9'ρé& ÏM≈ysÎ=≈¢Á9$# (#θè=ÏΗxåuρ (#θãΖtΒ#u™ t⎦⎪Ï%©!$# χÎ) t⎦⎪Ï$Î#≈yz ã≈pκ÷ΞF{$# $uηÏGøtrB ⎯ÏΒ “ÌøgrB 5βô‰tã àM≈¨Ζy_ öΝÍκÍh5u‘ y‰ΖÏã ôΜèδäτ!#t“y_ ∩∇∪ …çμ−/u‘ z©Å´yz ô⎯yϑÏ9 y7Ï9≡sŒ 4 çμ÷Ζtã (#θàÊu‘uρ öΝåκ÷]tã ª!$# z©Å̧‘ ( #Y‰t/r& !$pκÏù 7. Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira. 8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: xhenetet e Adnit nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, pakëputur. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me atë. Kjo është (dhurata) për ata që e kanë frikë Zotin e vet. Në këto dy ajetet e fundit të kësaj kaptine kemi përshkrimin e cilësive të besimtarëve të devotshëm, të cilët i besuan Allahut fuqiplotë me gjithë zemër, i besuan librat e shpallur dhe të dërguarit e Allahut, i besuan Ditës së Ringjalljes dhe krahas kësaj bënë vepra të mira; këta pa dyshim që e merituan epitetin e krijesave më të mira në fytyrë të tokës. Ebu Hurejre dhe një grup dijetarësh, duke u bazuar në këtë ajet, të 7-tin e kësaj sureje “ata janë krijesat më të mira”, kanë


Tefsir

25

argumentuar për vlerësimin e myslimanëve të devotshëm si krijesa më të vlefshme madje edhe se engjëjt, kur thotë: “Si po çuditeni me pozitën e lartë të engjëjve tek Allahu? Pasha Atë në dorën e të Cilit gjendet shpirti im, pozita e robit besimtar tek Allahu në Ditën e Gjykimit është më e lartë sesa e engjëjve” dhe pastaj e lexoi këtë ajet kuranor: “ata janë krijesat më të mira”.11 Megjithatë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se me fjalën “hajrul berijje” nënkuptohen vetëm më të mirët e llojit njerëzor, e ata janë besimtarët e vërtetë e të sinqertë. Pas kësaj, Allahu xh.sh. e ka përmendur shpërblimin e këtyre besimtarëve të dalluar, teksa thotë se këta njerëz do të shijojnë kënaqësitë e xhenetit, përgjithmonë, pandërprerë. Vetë përshkrimi i xhenetit me lumenj nëpër të cilët rrjedh uji, pandërprerë, dëfton për mirësitë dhe kënaqësitë që do të jenë besimtarët, duke shijuar nimetet dhe dhuntitë e Allahut. Ata në këtë xhenet nuk do të vdesin, as nuk do të largohen kurrë prej tij. Allahu do të jetë i kënaqur ndaj tyre, sepse ata i kryen dhe i respektuan dispozita e Tij në jetën e kësaj bote, por edhe ata do të jenë të kënaqur ndaj Tij, sepse Ai ua plotësoi të gjitha premtimet e Tij. Ajeti i fundit i kësaj sureje përbën një sihariq të madh për besimtarët e sinqertë e të devotshëm, sepse kënaqësia e Allahut ndaj tyre, është grada më e lartë e shpërblimit. Zaten, ky është qëllimi i secilit besimtar, që duke u shkrirë në ëmbëlsinë e besimit, të arrijë pikën më kulmore të cilën mund ta arrijë ndonjë krijesë, - kënaqësinë e Krijuesit, e kjo arrihet vetëm

11

Transmeton Ibn Ebi Hatimi. Shih Tefsirin e Sujutiut, vëll. XV, fq. 557.

26

Takvim – Kalendar 2015

duke respektuar urdhëresat e Tij dhe duke pastruar zemrën e shpirtin nga çdo zhibël e kufrit.

Porosia e këtyre ajeteve: (6-8) - Ithtarët e Librit dhe idhujtarët, për shkak të kufrit-mosbesimit të tyre ndaj Islamit, i merituan tri dënime të Allahut xh.sh.: 1. Hyrjen në zjarrin e xhehenemit, 2. Përjetësinë në të, dhe 3. Përshkrimin e tyre si krijesat më të këqija në fytyrën e tokës. - Ata që besuan dhe vepruan punë të mira, e merituan të cilësohen nga ana e Allahut me katër përshkrime dhe shpërblime: 1. Si krijesat më të mira në fytyrën e tokës, 2. Hyrjen në xhenete në të cilët rrjedhin lumenj, 3. Përjetësinë në të përgjithmonë, si dhe 4. Kënaqësinë e Allahut ndaj tyre dhe kënaqësinë e tyre ndaj Allahut.


28

shkenca kuranore Azmir Jusufi

DISA RREGULLA THEMELORE PËR KUPTIMIN DHE INTERPRETIMIN E KURANIT NË KOHËN MODERNE Hyrje Në rrethanat bashkëkohore në të cilat jetojmë, kryesisht e cilësuar si kohë moderne apo modernizmi, ekzistojnë shumë aspekte negative të cilat ndikojnë në jetën personale dhe shoqërore në vendet ku jetojnë myslimanët. Megjithatë, ekzistojnë edhe anët pozitive. Kur e themi këtë, nuk duhet menduar se jemi kundër modernizmit si botëkuptim, por jemi të mendimit që myslimanët anekënd botës, e posaçërisht në vendin tonë, duhet të bëjmë krahasimin e çdo gjëje që na ofrohet me parime dhe mësime islame. Kështu, nëse e gjithë kjo nuk bie ndesh me parimet thelbësore islame, atëherë duhet vepruar sipas gjithë asaj në jetën tonë të përditshme dhe duhet refuzuar gjithë

Takvim – Kalendar 2015

atë që nuk bie në pajtueshmëri me këto parime të bontonit islam. Kur i përmendëm anët pozitive të kohës moderne (modernizmit), duhet ta kemi parasysh se është kohë kjo kur të arriturat teknologjike janë çdo ditë në rritje e sipër dhe dal ngadalë po e arrijnë pikën kulmore të tyre. Falë kësaj teknologjie dhe të arriturave të saja, sot si kurrë më parë shtypen libra fetarë e më së paku lexohen, siç tha kurra hafëzi doc. dr. Xhevad Shoshiqi, gjatë një ligjërate në katedrën e Kiraetit, në Fakultetin e Studimeve Islame në Sarajevë. Sot, si kurrë më parë, shtypen përkthimet e Kuranit anekënd botës, ekzistojnë mundësitë e të mësuarit dhe të kuptuarit të fesë në përgjithësi dhe mësimeve kuranore në veçanti. Mediet elektronike sot na bëjnë të mundur që nëpërmjet internetit, TV-së, radios dhe mënyrave të tjera elektronike, të kuptojmë dhe mësojmë parimet themelore kuranore. Pra, fjala është për kuptimin dhe interpretimin e Kuranit (tefhim ve tefsir). Kuptimi dhe interpretimi i Kuranit është prezent që nga fillimi i shpalljes së Kuranit Muhamedit a.s. e deri sot. Ky lëmë, i cili në kuptimin terminologjik emërtohet si tefsir, është prej lëmenjve të parë fetarë islamë, nëse jo e para, sepse, siç thamë, ishte e pranishme edhe në kohën e Pejgamberit s.a.v.s, dhe për këtë arsye mund të themi se është prej lëmenjve kryesorë fetarë islamë (eshrefu-l- ulumi), duke marrë si bazë vetë lëndën dhe qëllimet e saja.1

1

Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila u razumijevanju i tumačenju Kur'ana“, Takvim (Kalendar) për vitin 2008 - 1428-29 hixhri, Sarajevë, 2007, fq. 22.


Shkenca kuranore

29

Komentimi dhe interpretimi i Kuranit sot Që nga kohërat e hershme të islamit, duke filluar nga sahabët, që prej tyre në lëmin e tefsirit dallohej Ibn Abbasi2, e deri sot, përplot 1435 vjet, kemi komente (tefsire) të shumta të Kuranit, e që në këtë mënyrë kanë formuar traditën përcjellëse interpretuese të fjalës së Zotit xh.sh. deri në ditët e sotshme (kohën moderne). Sot ballafaqohemi me interpretime të ndryshme të Kuranit (nuk është e thënë që interpretimet e ndryshme të jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin), do mund të themi, në nivelin lokal dhe global, për arsye se sot me interpretimin e Kuranit merret çdokush, edhe ata që janë kompetent për këtë lëmë dhe që janë të kualifikuar, por edhe ata që janë të veshur nga këto kualifikime dhe që nuk kanë kompetenca shkencore. Të jemi të qartë, leximi dhe mësimi i Kuranit është prej komponentëve parësorë të myslimanit, kërkimi i kënaqësisë shpirtërore dhe udhëzimi në jetën e përditshme të njeriut besimtar, asnjë besimtari këto nuk i janë mohuar, thënë drejt, secili mysliman obligohet në një aktivitet të tillë. Mirëpo, kushdo 2

Ibn Abbasi, është njëri nga mufesirët të hershëm më të rëndësishëm. Librat e tefsirit shënojnë se kur u lind ibn Abbasi, Muhamedi s.a.v.s. iu drejtua Allahut xh.sh me fjalët: “O Allah, bëja të mundur të kuptuarit e diturive fetare dhe mësoja te'vilin (komentimin e Kuranit).” (Shih: Enes Karić, Uvod u tefsirske znanosti, Bosanska Knjiga, Sarajevë, 1995, fq. 330.). Për Ibn Abasin dhe kontributin e tij në tefsir shiko më gjerësisht: Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi „Abdullah ibn ‘Abbâs i njegov metod u tumačenju Kur'ana“, Metodologija tefsira, përgatiti: prof. dr. Džemaludin Latić, FIN, Sarajevë, 2005, fq. 99-104.

30

Takvim – Kalendar 2015

nuk mund të merret sot me interpretimin e Kuranit! Kjo punë u besohet atyre që janë kompetentë për një gjë të tillë, e kurse ata që nuk e kanë arritur këtë nivel shkencor të njohurive fetare, obligohen të parët, për disa arsye: - Allahu xh.sh. në Kuran thotë që të pyeten ata që dinë (që u është dhënë nga dituria-dhikri),3 për ato gjëra që nuk i kemi të qarta dhe nuk kemi kapacitete intelektuale t’i kuptojmë; - Komentuesit (mufessirët) e hershëm të Kuranit që herët i vunë kriteret e rrepta për komentimin dhe interpretimin e Kuranit, kështu që, me këtë lëmë u morën vetëm ata që i plotësonin këto kushte dhe kritere.4 Në kohën e sotme, sikurse është shuar kjo përgjegjësi; shumica nuk dinë se cilat janë këto kushte e kritere për t’u marrë me komentimin e drejtë të Kuranit, kurse janë të gatshëm të merren me komentimin dhe interpretimin e tij. Për këtë arsye, mendojmë se interpretimi i Kuranit do të jetë prej pyetjeve dhe çështjeve më dominuese në gjeneratat vijuese të teologjisë islame. Në mënyrë që të japim përgjigje në pyetjet dhe problematikat që i parashtruam më parë, neve na duhet të kthehemi në shkencat kuranore (ulumu´l - Kuran), kështu që pa këto njohuri, nuk ka kuptime dhe interpretime të vlefshme dhe të drejta të Kuranit. Metodistët e shkencës së tefsirit, këto kushte i vënë si shtyllat kryesore për mundësimin e interpretimit të Kuranit në mënyrë të drejtë dhe me maturi. Në shumë vepra profesionale 3 4

Suretu el-Enbija, 7 dhe en-Nahl, 43. Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila...“, fq. 23.


Shkenca kuranore

31

të fushës së tefsirit në gjuhën arabe, bëhet fjalë për metodologjinë e komentimit të Kuranit.5 Pra, në shumë libra nga fusha e tefsirit, i kemi të përmendura këto kritere dhe kushte, e që në këtë punim do t'i përmendim vetëm disa prej tyre:

1. Çdo fjalë në Kuran ka kuptim të përgjithshëm, me përjashtim të dëshmisë së vlefshme për kuptimin e saj specifik / të veçantë Kjo rregull e parë, të cilën e kemi përmendur më lart, nënkupton se njëra fjalë në një ajet kuranor, e cila ka disa kuptime të mundshme, është e lejuar që të interpretohet po e njëjta në secilin kuptim, përveç nëse ka provë bindëse që specifikon (kufizon) në një nga kuptimet e mundshme. Në këtë rast, përparësi i jepet atij kuptimi. Këtë rregull e gjejmë tek mufesiri i madh Et-Taberiu,6 i cili në tefsirin e tij7, thotë: "Nuk është e le5

6

7

Për shembull, në Burhanin e Zerkeshiut, në Itkanin e Sujutiut, etj. Në gjuhën boshnjake shih: Enes Karić, Tefsir, Bosanska knjiga, Sarajevë, 1995. Jusuf Ramić, Tefsir: Historija i metodologija, FIN, Sarajevë, 2001. Safvet Halilović, Osnovi tefsira, IPA, Zenicë, 2005, etj. Ibn Xherir et-Taberi ka qenë ekspert në të gjitha disiplinat islame, histori dhe gjuhë arabe. Posaçërisht është dalluar si mufesir, duke shkruar komentimin e Kuranit, të cilin edhe sot shumica e dijetarëve e vlerësojnë si tefsirin më të mirë të shkruar ndonjëherë. Është tefsiri më i vjetër, i cili është ruajtur i kompletuar deri sot dhe konsiderohet si model i çdo tefsiri të shkruar më vonë. Për biografinë e Imam Taberiut më gjerësisht shih: Et-Taberi, Xhamiu -l- bejan an -te ́vili -l- aji el-Kur ́an (Hyrje), shpjegoi: Dr. Abdullah ibn Abdu-l-Muhsin et-Turki, Vëllimi 1, Daru-l-Hixhri, Kajro, 2001, fq. 12-192. Po ashtu: Ahmed Adilović, Velikani tefsirskih znanosti, Travnik, 2003, fq. 90. Tefsiri i Taberiut ˝Xhamiu -l- bejan an -te ́vili -l- aji el-Kur ́an˝, është shtypur në 30 vëllime. Imam Neveviu për tefsirin e tij thotë: “I tërë ymeti pajtohet se nuk ka asnjë tefsir sikurse që është ai i Taberiut”.

32

Takvim – Kalendar 2015

juar në ajetin me kuptim të përgjithshëm, të pretendojmë se ekziston kufizimi (në një kuptim), përveç me dëshminë që mund të pranohet (si argument)".8 Ky mufessir, në mënyrë konstante i është përmbajtur kësaj rregulle në tefsirin e tij të famshëm. Do të përmendim disa shembuj nga Tefsiri i Taberiut, që do të na sqarojnë rregullin në fjalë. Kur e interpreton ajetin: “Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!”9 - ai thotë: "Mendimi i saktë në lidhje me këtë ajet është ai që thotë se Allahu betohet në çdo prind dhe fëmijën e tij, sepse këtu i Plotfuqishmi ka thënë në përgjithësi se betohet në çdo prind dhe të lindurit prej tyre. Prandaj, nuk lejohet që ajeti i përmendur të specifikohet, përveç nëse ka prova në formën e hadithit apo shpjegimi racional që mund të pranohet. Pasi që nuk ka asnjë hadith me të cilin ky ajet do të specifikohej e as ndonjë mendim (racional) si dëshmi e vlefshme që domosdo do të kërkojë specifikim, atëherë ky ajet mbetet si i tillë, i përgjithësuar (në kuptim të përgjithshëm)."10 Gjithashtu, kur e komenton ajetin e dytë të sures El-'Adijat “E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët” Taberiu thotë: "Mendimi më i saktë në interpretimin e këtij ajeti do të thotë se Allahu i Lartësuar betohet në ata që nxjerrin xixëllima zjarri (shkënditë), e këtu bëjnë pjesë: kuajt - që nxjerrin xixëllima me thundrat e tyre; njerëzit - nxjerrin xixëllima kur pret dru (me sëpatë), etj. Allahu i Lartësuar në këtë ajet 8

Et-Taberi, Xhamiu -l- bejan an -te ́vili -l- aji el-Kur ́an, II, Dar el-Mearif, Kajro, fq. 539, sipas: Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila ...“ v. e cit. fq. 33. 9 Përkthimi i ajetit 3 të sures el-Beled, sipas përkthimit të Kuranit nga Sherif Ahmeti. Sherif Ahmeti, Kur’ani, përkthim me komentim, Prishtinë, 1988. 10 Et-Taberi, v. e cit., fq. 125. Gjithashtu shih: Et-Taberi, Tefsir et-Taberi (Xhamiu -l- bejan an -te ́vili -l- aji el-Kur ́an)... v. e cit.


33

Shkenca kuranore

nuk ka dhënë vetëm një kuptim që ne mund të themi se mendohet vetëm për një nga kuptimet e sipërpërmendura. Kështu, çdo gjë që nxjerr xixëllima (shkëndija), bie nën betim në të cilin i Plotfuqishmi betohet, sepse ajeti, në kuptimin e tij të jashtëm, është i përgjithësuar".11 Pjesën e ajetit “I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!”12 - Taberiu e shpjegon: “Mendimi korrekt lidhur me këto fjalë, është për të thënë se Allahu i informon (Kurejshët) se Ai i mbron nga frika. Armiku është diçka që shkakton frikë; sëmundje, gjithashtu, çfarëdo që shkakton frikë. Në ajetin në fjalë, nuk është specifikuar se Ai i mbron ata vetëm nga armiqtë, e jo nga sëmundje, ose anasjelltas, në të vërtetë, njoftimi është i natyrës së përgjithshme. Prandaj, është e drejtë që këtë ajet ta kuptojmë në përgjithësi, ashtu siç e tha edhe i Plotfuqishmi."13

2. Përparësi i jepet rregullës (formulimit) së përgjithshme e jo rastit të veçantë

(motivit-shkakut) Fjala është për një rregull me rëndësi të madhe; ajo theksohet nga shumë autoritete të interpretimit të Kuranit (mufesirëve). Ky rregull rrjedh nga disiplinat e veçanta të tefsirit shkencës së sebebi nuzulit (shkakut-motivit të zbritjes së ajete-

11

Ibid, fq. 178. Suretu el-Kurejsh, 4, sipas përkthimit të Kuranit nga Sherif Ahmeti. Sherif Ahmeti, v. e cit. 13 Et-Taberi, v. e cit., fq. 200. 12

Takvim – Kalendar 2015

34 14

ve të Kuranit). Ekspertët e kësaj disipline pajtohen se Kurani është shpallur në dy mënyra: një pjesë e cila u zbrit pa shkaqe dhe pjesa tjetër e cila është zbritur si shkak i ndonjë ngjarjeje apo çështjeje.15 Rreth kësaj teme kanë shkruar shumë autorë. I pari prej tyre ka qenë Ali b. El-Medini, mësues i imam Buhariut.16 Njëra ndër veprat më të njohura të kësaj fushe është Kitabul-Vahidi, por ajo ka mangësitë e veta. Përmbledhjen e kësaj vepre e bëri Xha'beri. Po ashtu, në këtë fushë të tefsirit shkroi edhe dijetari islam Ebul - Fadl b. Haxher El-Askalani,17 mirëpo nuk e përfundoi dhe nuk është gjetur e kompletuar.18 Dijetari i njohur islam, El-Xhessas, në lidhje me sebebi nuzulin, në tefsirin e tij Ahkamul-Kuran, thotë: “Njohja e kronologjisë së zbritjes të ajeteve kuranore nuk mund të dihet me mendje të shëndoshë, por vetëm nëpërmjet traditës (haditheve që na tregojnë për shkakun - sebebin e zbritjes së ajeteve).”19 Shkaqet e zbritjes (esbabun-nuzul) bëjnë pjesë në njërën nga fushat e tefsirit, të cilat secili komentues i Kuranit duhet t’i njohë. Janë dobitë e shumta të njohjes së kësaj shkence. 14

Më shumë për sebebi nuzulin, shih: Dr. Jusuf Ramić, Povodi objave Kur'ana, El-Kalem, Sarajevë, 1990. Po ashtu shiko: Ebul-Hasen Ali En-Nejsaburi, Povodi objave Kur'ana, Bookline, Sarajevë, 2011. 15 Dr. Safvet Halilović, Osnovi tefsira, Zenicë, 2005, fq. 169. 16 Ibid, fq. 165. 17 Ibid, fq. 178. 18 Dželaluddin es-Sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik u kur'anske nauke) 1, Përktheu: Doc. Dr Almir Fatić, Sarajevë, 2012, fq. 134. 19 Safvet Halilović, Metodologija tumačenja Kur'ana u hanefijskome mezhebu, Sarajevë, 2004, fq. 506.


35

Shkenca kuranore 20

21

Imami es-Sujutiu në Tefsirin e tij përmend dobitë vijuese të kësaj shkence kuranore: a) njohja e motiveve të urtësisë në miratimin e legjislacionit; b) përcaktimi i rregullave në lidhje me shkakun e zbritjes, sipas mendimit të atyre që thonë se përparësia u jepet specifikave të shkakut; c) teksti nganjëherë mund të jetë në kuptimin e përgjithshëm (´am) dhe paraqitet një provë e veçantisë së tij. Nëse dihet shkaku i zbritjes, specifikimi kufizohet vetëm në subjektin e motivit (shkakut), sepse shqyrtimi i çështjes së motiveve është detyrim kategorik (kat'ijj), kurse neglizhenca e tij me anë të gjykimit të lirë është e ndaluar (memnu'); d) arritja e kuptimit dhe shmangja e dyshimit. El-Vahidiu thotë: “Interpretimi (tefsiri) i ajeteve të Kuranit, nuk është i mundur pa dijeninë e rrëfimeve të tyre dhe shpjegimeve (arsyeve) të zbritjes së tyre; e) heqja e kufizimeve të dyshimta; f) njohja e emrave të personave për të cilët është zbritur ajeti dhe përcaktimi i pjesëve të pa qarta në ajete.22

20

Xhelaluddin es-Sujuti (849-911 h. / 1445-1505), me prejardhje nga qyteti egjiptian Asjut, ishte muxhtehid, imam në kohën e tij në tefsir, hadith dhe fikh, filolog, shkrimtar, ... dhe muxheddidun (reformator i diturive fetare islame dhe praktikës fetare). Për më shumë shih: Dželaluddin es-Sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik u kur'anske nauke) 1, Përktheu: Doc. Dr. Almir Fatić, Sarajevë, 2012. 21 Tefsiri i tij është: El-Itkan fi ulumil-Kuran. Rreth këtij tefsiri shih më shumë në: Dželaluddin es-Sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik...). 22 Es-Sujuti, El-Itkan fi ulumil Kuran, I, Dar el-kutub el-arabi, Bejrut, 1999, 120-122. Po ashtu: Dželaluddin es-Sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik...), fq. 134-135, dhe Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila...“, fq. 26.

36

Takvim – Kalendar 2015

Sujutiu pastaj përmend shembuj të shumtë të zbritjes së ajeteve, nga të cilat mund të mësojmë rëndësinë e njohjes së motiveve (shkaqeve) të shpalljes së ajeteve, ose si mund të biem në gabim, në qoftë se ato nuk i njohim. Këtu ne do të përmendim dy shembuj të tillë: 1. Nëse në ajetin - “Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi dhe kah do që të ktheheni, aty është anë e Allahut...”23 - injorohet shkaku i shpalljes, kuptimi i fjalës nënkupton që muktediu (personi që fal namaz) nuk e ka për obligim të kthehet në drejtim të Qabesë gjatë faljes së namazit, nëse është në rrugë ose në shtëpi - e që mendimi i tillë do ishte në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve islamë. Nëse dihet shkaku dhe motivi i zbritjes së këtij ajeti, do të kuptohet se ai është zbritur në lidhje me faljen e namazit vullnetar (nafile) gjatë udhëtimit, ose për shkak të personit, i cili kishte falur namazin duke u kthyer në drejtimin e Qabesë sipas dëshirës së tij, dhe u bë e qartë se ai person kishte gabuar, siç përmendet në hadithe të ndryshme lidhur me këtë rast.24 2. Ajeti: ““Safa” dhe “Merve” janë nga shenjat (për adhurim) e Allahut...”25, në kuptimin e tij sipërfaqësor nuk nënkuptohet që saji është i obligueshëm (farz) sa që disa nga sahabët, duke iu përmbajtur këtij ajeti (në kuptim të jashtëm), menduan se saji nuk është detyrë e obliguar. Për 23

Suretu el-Bekare, 115. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. Es-Sujuti, El-Itkan f iulumi--l Kuran, I, Dar el-kutub el-arabi, Bejrut, 1999, 122. Po ashtu: Dželaluddin eS-sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik...), fq. 134-135, dhe Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila...“, fq. 27. 25 Suretu el-Bekare, 158. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. 24


Shkenca kuranore

37

38

Takvim – Kalendar 2015

këtë, Aishja r.a. iu përgjigj sahabiut të quajtur Urve, në të kuptuarit e shkakut të zbritjes së këtij ajeti kuranor. Dhe arsyeja ishte se sahabët e konsideronin sajin në mes të Safas dhe Merves si mëkat, për arsye se kjo është demonstrim nga injoranca. Pastaj është zbritur ajeti në fjalë.26 Dhe tani, përsëri të kthehemi në thelbin e rregullit në fjalë. Në fakt, shumica e komentuesve të Kuranit mendojnë se përparësi i jepet thënies (formulimit) të përgjithshëm të ajetit kuranor dhe pastaj rastit të veçantë. Përmenden shumë thënie nga të cilat mund të vijmë në përfundim se edhe vetë sahabët vepronin në këtë mënyrë. Kjo do të thotë se kuptimi i ajeteve, të cilat kanë shkakun e vetë të shpalljes (vahjit) nuk kufizohen vetëm në atë rast, por transmetohen në të gjitha rastet e ngjashme që mund të ndodhin kudo dhe kurdo. Ibn Tejmije, lidhur me këtë, ka thënë: “Kur flitet për shkaqet e shpalljes, shpesh thuhet: 'Ky ajet u shpall lidhur me këtë', veçanërisht kur bëhet fjalë për një person, sikundër pretendojnë se ajeti për 'dhiharin' është zbritur lidhur me gruan e Thabit b. Kajsit; se ajeti për 'kelalin' u zbrit lidhur me Xhabir b. Abdullahun, që, për shembull, fjalët e Allahut xh.sh.: “(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu“27, janë shpallur lidhur me fiset Benu Kurejdha dhe Benu En-Nadir, dhe ajete të ngjashme që thonë se kanë qenë të shpallura lidhur me ndonjë grupim të paganëve të Mekës, ose një grupi të hebrenjve, të krishterëve, apo myslimanëve. Kur thuhet kjo, nuk mendohet se rregullat e këtyre ajeteve u referohen vetëm per-

sonave të caktuar. Kjo është diçka që absolutisht nuk duhet menduar besimtari, e as dikush që ka arsyen e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë të thotë se mesazhet e Librit të Allahut dhe Synetit, janë të kufizuara vetëm për një person, grupim apo vend, sepse këto mesazhe kanë karakter të përgjithshëm.28 Ja një shembull konkret nga Tefsiri i Taberiut, i cili na qartëson fjalët e Ibn Tejmijes: “Muhamed b. Ebi Mu'shes transmeton nga Ebu Mu'sher Nexhihu, i cili kishte dëgjuar Seidin duke biseduar me Muhamed b. Ka'b el -Kurejdhiun, se ky i kishte thënë: 'Në njërin nga librat e Allahut ishte shkruar: 'Ka robër të Allahut që gjuha e tyre është më e ëmbël se mjalti, zemra më e hidhur se lëngu i aloes, të cilët para njerëzve veshin lëkura qengjash dhe fitojnë dynjanë me fenë.” 'Këtë e gjeta, thotë El-Kuredhiu, në Librin e Allahut (Kuranin), në ajetin: (Bekare, 204). Dhe a e ke kuptuar se për kë është fjala në këtë ajet? - pyeti Seidi. 'Ajeti është zbritur me rastin e një njeriu, kurse pastaj e merr kuptimin e përgjithshëm' - iu përgjigj Muhammed b. Ka'bi.29

26

28

27

Es-Sujuti, v. e cit., fq. 122. Suretu el-Maide, 49. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit.

3. Kiraetet e ndryshme ndikojnë në kuptime të ndryshme të ajeteve kuranore Duke pasur parasysh se çështja e kiraeteve trajtohet nga ekspertët e kësaj shkence kuranore (ilmul-kira'at), këtu nuk do ta përpunojmë më gjerësisht temën në fjalë. Ekspertët për këtë shkencë të rëndësishme kuranore, kiraetet i definojnë si: “Shkencë që studion realizimin e shqiptimit të fjalëve kurano-

29

Dr. Safvet Halilović, Osnovi tefsira..., fq. 187-188. Et-Taberi, v. e cit., fq. 229.


Shkenca kuranore

39

re në formën e tyre të ndryshme, në bazë të traditave të autoriteteve të njohura të kësaj fushe.” 30 Thënë troç shumë fjalë kuranore mund të shqiptohen në mënyra të ndryshme, gjë që, në një masë të madhe a të vogël, ndikon në komentimin dhe interpretimin ose kuptimin e atyre fjalëve. Të gjitha këto metoda janë autentike, të transmetuara nga i Dërguari i Allahut xh.sh., janë të sakta - autentike. Nga kjo edhe nxirret rregulli në fjalë: mënyrat e ndryshme të leximit të fjalëve kanë ndikim në kuptimet e ndryshme të atyre fjalëve. Këtu do përmendim vetëm dy shembuj të kiraeteve, shumë të rëndësishme për kuptimin e këtij rregulli dhe rëndësinë për tefsirin. Pra, nëse kiraetet dallohen në shqiptimin e shkronjave dhe lëvizjeve të fjalëve të caktuara (idgam, idhhar, med, etj,. e që mësohen në kapitujt e texhvidit), atëherë kjo nuk ndikon në masë të madhe në kuptimin ose interpretimin (tefsirin) e fjalës. Por, nëse kiraetet dallohen në shqiptimin e fjalës ose harfeve, e që shkakton kuptim të ndryshëm, atëherë ajo ka një ndikim më të madh në të kuptuarit dhe interpretimin e asaj fjale.31

4. Kuptimi dallohet në bazë të dallimit të shkrimit të fjalëve kuranore Kjo rregull nënkupton se disa fjalëve të Kuranit, që kanë më shumë kuptime, me vetë shkrimet e tyre në drejtshkrimin e Mus’hafit, e propozojnë apo i japin përparësi njërit prej kupti30 31

Dr. Safvet Halilović, Osnovi tefsira..., fq. 189. Më gjerësisht për kiraetet e Kuranit shih: Hfz. Dževad Šošić, Veza između kiraeta i Osmanove ortografije Kur'ana, FIN & El-Kalem, Sarajevë, 2005, fq.41-63. Po ashtu shih: Dželaluddin es-Sujuti, ITQAN (Sveobuhvatni uvodnik u kur'anske nauke)..., fq. 299-315.

40

Takvim – Kalendar 2015

meve. Këtë do ta tregojmë me një rast nga Kurani. Komentuesit e Kuranit ndahen në mendime lidhur me komentimin e fjalëve ‫ ﻓﻼ ﺗﻨﺴﻰ‬në ajetin e gjashtë të sures el-E'ala, i cili thotë: ‫ﺳﻨﻘﺮؤك ﻓﻼ ﺗﻨﺴﻰ‬. Disa i konsiderojnë fjalët e fela tensa si mohim në kuptimin e informacionit (nefj ve tekunu bi ma'na el-ihbar), ndërsa të tjerë thonë se këtu është fjala për ndalesa (nehj). Sipas mendimit të parë, përkthimi do të ishte: Ne ty do të mësojmë të flasësh (tregosh), kështu që nuk do të harrosh asgjë, dhe sipas tjetrit: Ne ty do të mësojmë të flasësh (tregosh), prandaj mos harro! Nëse shikoni mirë mënyra e shkrimit të foljes tensa, vihet në përfundim, ose i jepet përparësia mendimit, i cili thotë se këtu është fjala për mohimin (negacionin) për shkak se para foljes tensa është i shkruar lami me elif, pra, pjesëz e negacionit la (‫)ﻻ‬.32

5. Konteksti kuranor Sipas këtij rregulli të rëndësishëm, komentuesit të Kuranit nuk i lejohet që fjalët kuranore apo ajetet t'i komentojë sipas qejfit të vet; detyra e tij është t'i analizojë dhe interpretojë ato në kontekstin e tekstit të Kuranit (fi sijak en-nassi'l-kur'anijj). Siç është e njohur në shkencën e gjuhës dhe teoritë bashkëkohore gjuhësore, roli i kontekstit është vendimtar në përcaktimin e kuptimit të fjalëve internacionale, veçanërisht në qoftë se një fjalë apo fjalia (ajeti) kanë kuptimin polisemik. Komentuesit myslimanë të Kuranit, shumë herët kanë vënë në dukje rëndësinë e kontekstit në interpretimin e fjalëve kura32

Më gjerësisht rreth ortografisë së Kuranit shih: Jusuf Ramić, Tefsir: Historija i metodologija, FIN, Sarajevë, 2001, fq. 12-36.


Shkenca kuranore

41

nore, ose ajeteve. Nga disa shembuj që do të përmendim këtu, ne do shohim si Tabariu, me metodën e kontekstit gjuhësor, bënte interpretimit e ajeteve kuranore. Në komentin e ajetit: - “...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit)..."33 Taberiu ka thënë: "Disa thonë se ajeti i lartpërmendur iu referohet djajve (shejtanëve) dhe fjalët (në fund të këtij ajeti) - ...Po ta dinin...!, kanë të bëjnë me njerëzit. Megjithatë, ky mendim është në kundërshtim me interpretimin e të gjithë komentuesve të Kuranit (ehlu't-te'vil), e që pajtohen se fjalët: -...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë)...”- iu referohen hebrenjve (çifutëve), e jo shejtanëve. Përveç kësaj, pohimi i parë është në kundërshtim me atë që e tregon Shpallja, sepse ajetet e përmendura para dhe pas këtyre fjalëve në ajet - "...Po ta dinin...!, kritikojnë hebrenjtë dhe kërcënojnë për iluzionet e këqija të tyre (që i qojnë në humbje - dalalet).34 Kur e komenton ajetin - “Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt...”35 Ky komentues transmeton fjalët e Katades në lidhje me këtë ajet: "Ky ajet flet për shokët e të Dërguarit s.a.v.s.; gjithashtu, nga të tjerët është transmetuar se ajeti i referohet dijetarëve Benu Isra'il, të cilët e kanë pranuar Muhamedin s.a.v.s. si profet i Zotit dhe të cilët e ndoqën", e që më pas, komentoi si vijon: "Mendimi i dytë është më i saktë, e jo ai i parë, të cilin e mbështet Katadeja, sepse ajetet e përmendura para këtij, flasin për ithtarët e Librit (Tev33

Suretu el-Bekare, 102. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. Et-Taberi, II, v. e cit., fq. 456. 35 Suretu el-Bekare, 121. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. 34

42

Takvim – Kalendar 2015

ratit dhe Inxhilin) dhe prej tyre të cilët kanë ndryshuar librat e Allahut duke i interpretuar ato gabimisht ('ala gajr te'vilih) dhe, në këtë mënyrë, i atribuuan Allahut të Plotfuqishëm të pavërteta.36

6. Interpretimi (tefsiri) është i bazuar në mbizotërimin e kuptimit gjuhësor/leksikor të fjalëve kuranore Kjo rregull e tefsirit është bazuar në faktin se Kurani është shpallur në “gjuhën e pastër arabe”. Për këtë arsye nuk është interpretim i saktë ai që nuk merr parasysh kuptimin e mbizotërimit të fjalëve kuranore, në burimin e tyre në shpirtëroren e gjuhës arabe. Imam Taberiu thotë: “Nuk është i lejuar interpretimi i kuptimeve të Librit të Allahut, pa një pasqyrë paraprake mbi kuptimet mbizotëruese leksikore të fjalëve në gjuhën arabe. Me një rast tjetër, ky dijetar islam thotë: ”Nuk është e lejuar që të folurit e Allahut, i cili është shpallur në gjuhën e arabëve, të interpretohen e të mos dihet përdorimi i zakonshëm i fjalëve në atë gjuhë (gjuhën arabe), përveç në rastin e kuptimit apo dëshmisë së vlefshme, e që do të ishte në kundërshtim me një përdorim të tillë të fjalëve dhe që është domosdo të pranohet.”37 Siç shohim, Taberiu i përmbahej kësaj rregulle në komentimin e Kuranit. Kjo mund të konstatohet në interpretimin e ajetit të përmendur: “...E ata (hebrenjtë) e kanë ditur se ai që 36

Et-Taberi, II, v. e cit., fq. 464-465. Po ashtu: Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila u razumijevanju i tumačenju Kur'ana“, Takvim (Kalendar)... fq.30-31. 37 Ibid, VIII., fq. 578.


Shkenca kuranore

43

(hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit)..."38 Pasi që përmend mendime të mufessirëve të Kuranit në lidhje me kuptimin e fjalës (‫ﺧﻼق‬- halak), ai përfundon: “Mendimi më me prioritet në lidhje me këtë fjalë, është interpretimi i atij i cili thotë se fjala (‫ﺧﻼق‬- halak) në këtë ajet (në këtë kontekst) do të thotë en-nesib - pjesëmarrje, për shkak se ky është kuptimi i zakonshëm i kësaj fjale në gjuhën arabe.39

44

Takvim – Kalendar 2015

im ajetin kuranor: “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t´i pastrosh me të dhe t´u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta...”41 Fjala salat, këtu do të thotë lutje (ed-dua), sepse si rrethanë shtesë, dëshmi e vlefshme, përmendet hadithi autentik, në të cilin thuhet: “Kur të Dërguarit të Zotit, i vinin njerëzit me zekat, ai do të thoshte: ´O Zot, bekoji ata!´”42

7. Përparësi i jepet kuptimit kontekstual në krahasim me kuptimin gjuhësor/leksikor Nëse ndonjë fjalë ka dy a më shumë kuptime, njëri nga të cilët është leksikor dhe tjetri kontekstual, atëherë përparësi i jepet kuptimit kontekstual. Përjashtim nga ky rregull është situata gjuhësore, kur rrethana shtesë e tekstit tregon se bëhet fjalë për kuptimin leksikor. Do të përmendim dy shembuj praktik kuranor, për të sqaruar këtë rregull. Për shembull, ajeti kuranor: “Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë...”40 Fjala salat në këtë ajet ka dy kuptime: kuptimin leksikor-lutje, kërkesë, dhe kontekstual-namazi i xhenazes. Sipas rregullit të sipërpërmendur, përparësi i jepet kuptimit kontekstual, sepse qëllimet e folësit janë të njohura atij të cilit i komunikohet (referohet). Nga ana tjetër, si shembull, kur kuptimi gjuhësor, për rrethana të caktuara, ka përparësi në krahasim me kuptimin kontekstual, si shembull e përmend38

41

39

42

Suretu el-Bekare, 102. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. Ibid, VIII., fq. 453. 40 Suretu et-Tevbe, 84. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit.

Suretu et-Tevbe, 103. Përkthimi i ajetit nga Sherif Ahmeti, v. e cit. Mr. Almir Fatić, „Neka temeljna pravila u razumijevanju i tumačenju Kur'ana“, Takvim (Kalendar) ... fq. 32-33.


46

Takvim – Kalendar 2015

nëse ndryshojnë për nga lloji, atëherë bëjeni shitblerjen si të doni, por e gatshmja për të gatshmen.”1

Fjalët e panjohura:

hadith Prof. ass. Dr. Musa Vila

VEPRIMTARIA ME KAMATË KRIJON KONFLIKTE NË SHOQËRI

ِ ِ ‫ﻮل‬ ِ ‫ﺼ ِﺎﻣ‬ ‫اﷲ‬ ُ ‫ﺎل َر ُﺳ‬ َ َ‫ ﻗ‬:‫ﺎل‬ َ َ‫ﺖ )رﺿﻲ اﷲُ ﻋﻨﻪ( ﻗ‬ ‫ﺎدةَ ﺑْ ِﻦ اﻟ ﱠ‬ َ َ‫َﻋ ْﻦ ﻋﺒ‬ ِ ‫ﻀﺔُ ﺑِﺎﻟ ِْﻔﻀ‬ ِ ‫ﺐ ﺑِﺎﻟ ﱠﺬ َﻫ‬ ‫ﺐ َو اﻟ ِْﻔ ﱠ‬ ‫ﱠﺔ َو‬ ُ ‫ اﻟ ﱠﺬ َﻫ‬:(‫)ﺻﻠﻰ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ‬ ِ ‫ﺸ ِﻌﻴﺮ ﺑِﺎﻟ ﱠ‬ ِ ِ ِ ‫ْﺢ ِﻣﺜْ ًﻼ‬ ِ ‫ْﺢ ﺑِﺎﻟ ِْﻤﻠ‬ ُ ‫ﺸﻌﻴ ِﺮ َو اﻟﺘ ْﱠﻤ ُﺮ ﺑﺎﻟﺘ ْﱠﻤ ِﺮ َو اﻟْﻤﻠ‬ ُ ‫اﻟْﺒُـ ﱡﺮ ﺑﺎﻟْﺒُـ ﱢﺮ َو اﻟ ﱠ‬ ِ ِ ْ ‫ﺑِ ِﻤﺜْ ٍﻞ ﺳﻮاء ﻳ ًﺪا ﺑِﻴ ٍﺪ ﻓَِﺈ َذا ا ْﺧﺘـﻠَ َﻔ‬ ‫ﻒ‬ ُ َ‫َﺻﻨ‬ َ ‫ﻴﻌﻮا َﻛ ْﻴ‬ َ ْ ‫ﺖ ٰﻫـﺬﻩ ْاﻷ‬ ُ ِ‫ﺎف ﻓَﺒ‬ َ َ ٌ َ​َ . ‫ِﺷ ْﺌـﺘُ ْﻢ إِ َذا َﻛﺎ َن ﻳَ ًﺪا ﺑِﻴَ ٍﺪ‬

Ibade bin Samit r.a. tregon se si i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Ari këmbehet për ar, argjendi për argjend, gruri për grurë, elbi për elb, hurma për hurmë, kripa për kripë, e njëjta këmbehet për të njëjtën (sasi dhe cilësi) të barabartë, e gatshmja këmbehet për produktin e gatshëm. E

Fjala ‫ اﻟْﺒُـﱡﺮ‬- El-burru ka kuptimin e ُ‫اﳊِْﻨﻄَﺔ‬ ْ - grurit, rendiment bujqësor nga i cili prodhohen buka dhe gjëra të tjera ushqimore. Fjala ‫ ِﻣﺜْﻼً ﲟِ​ِﺜْ ٍﻞ‬- ka kuptimin e ً‫ ُﻣﺘَ َﻤﺎﺛِﻼ‬- e njëjtë, e ngjashme në cilësi, veti, kategori, ‫ﺴﺎ ِوﻳَﻦ ِﰱ اﻟْ َﻮْزِن‬ َ َ‫ ُﻣﺘ‬- të barabartë në sasi dhe peshë. ِ ‫ﺎﺟﺰا ﺑِﻨ‬ ِ Fjala ‫ ﻳَ ًﺪا ﺑِﻴَ ٍﺪ‬- d.m.th. dorë për dore ‫ﺎﺟ ٍﺰ‬ َ ً َ‫ ﻧ‬- e kryer, e gatshme, e menjëhershme për pagesë apo shkëmbim; e kam në pronësi diçka; apo unë të jap ty, e ti më jep mua në të gatshme apo në të holla2; diçka që është në dorën time dhe në dorën e tjetrit; apo këmbim aty për aty. Fjala ‫ اﻟﱢﺮﺑَﺎ‬- Err-rriba kamatë, fajde, në kuptimin leksikor d.m.th. diçka e ngritur nga toka; e lartë, e shtuar, e tepërt. Themi: ‫ﺎل‬ ُ ‫ َرﺑَﺎ اﻟْ َﻤ‬- pasuria është shtuar,3 ashtu duket në shikim të parë, por realiteti është e kundërta. Fjala ‫ اﻟﱢﺮﺑَﺎ‬- në kuptimin gjuhësor nënkupton shtesë e kushtëzuar në marrëveshje për njërën palë pa kompensim.4

1

“Sahihu Muslim”, vëll.III, fq.1210, nr.1587. Ibni Mendhur, “Lisanul areb”, vëll.XV, fq.439, botimi 3, Bejrut, 1997; “Sahihul Buhari”, vëll.II, fq.726. 3 “Lisanul areb”, vëll.V, fq.127. 4 Es-Sananij, “Subulus-selam”, vëll.III, fq.37. 2


47

Hadith

Fazat e ndalimit të kamatës Para Islamit kamatën e kanë përdorur shumë popuj, ndër ta edhe arabët. Këta popuj e kanë përdorur në biznes, marrëveshje, shitblerje, tregti dhe në tregje. Dhënia me fajde ka qenë e domosdoshme si për shitësin ashtu edhe për blerësin. Çdo huazim dhe borxh është bërë me fajde. Ishin rrethana kur njerëzit e pasur shfrytëzonin të varfrit dhe ata të kategorisë së mesme. I pasuri bëhej më i pasur, kurse i varfri edhe më shumë i varfër. E tërë shoqëria ishte e rrezikuar. Të varfrit rrezikoheshin nga shfrytëzimi ekstrem, ndërsa të pasurit rrezikoheshin nga padurimi, urrejtja dhe kryengritja e të varfërve. Ardhja e Islamit kishte për qëllim stabilitetin e shoqërisë dhe njerëzimit. Duke pasur parasysh se ndalimi i menjëhershëm i kamatës mund të shkaktonte çrregullim moral, shoqëror dhe ekonomik, Islami për shërimin e kësaj shoqërie nga kjo sëmundje e trashëguar përdori metodën graduale të ndalimit të kamatës në katër faza ndaluese.

Faza e parë kundër kamatës Kjo fazë ka ndodhur në Mekë. Në këtë fazë nuk kishte për qëllim ndalimin e kamatës. Lufta kundër kamatës ishte në formë të fshehur. Njeriut iu bë e ditur se pasurinë që e jep me interes (me kamatë) për të ai nuk ka shpërblim tek Allahu. Pra, dhënësi i pasurisë me kamatë e sfidon shpërblimin e veprës duke ndaluar çdo shpërblim dhe bekim nga Allahu xh.sh. Në kontekst të kësaj faze Allahu xh.sh. thotë:

48

Takvim – Kalendar 2015

ِ ‫َوَﻣﺎ آﺗَـ ْﻴﺘُ ْﻢ ِﻣ ْﻦ ِرﺑﺎً ﻟِﻴَـ ْﺮﺑُـ َﻮ ﻓِﻲ أ َْﻣ َﻮ ِال اﻟﻨ‬ ... ‫ﱠﺎس ﻓَﻼ ﻳَـ ْﺮﺑُﻮ ِﻋ ْﻨ َﺪ اﻟﻠﱠ ِﻪ‬

“Ndërsa atë që e jepni me kamatë, që të shtohet nga pasuria e njerëzve të tjerë nuk do të shtohet edhe tek Allahu...!” (Err-Rrum, 39) Ky ajet i Kuranit sqaron se njeriu, i cili e jep pasurinë e tij me qëllim që t’i shtohet kapitali nga pasuria e njerëzve të tjerë, ai të mos shpresojë për shpërblim, e as në rritje të kapitalit nga Allahu i Madhërishëm. Ai duhet të diferencohet nga ky veprim për të përfituar kënaqësinë e Allahut xh.sh. Në këtë fazë motivi fetar duhet ta nxisë njeriun për huazim të pasurisë pa fije interesi.

Faza e dytë kundër kamatës Në këtë fazë lufta kundër kamatës reflektohet përmes mësimeve, këshillave dhe tregimeve për çështjen e saj te popujt para Islamit. Kurani mori si shembull kritik Beni israilët për shitblerjen me kamatë. Ai tregoi se kamata asnjëherë nuk ka qenë e lejuar tek asnjë popull i hershëm. Kurani nuk e bie këtë shembull, përveçse për vetëdijesim të besimtarëve se ajo çka nuk ka qenë e lejuar për popujt e mëparshëm nuk është logjike që ju ta përdorni në shitblerje apo huazim. Në këtë kontekst Allahu xh.sh. thotë:

ِ ِ ‫ وﺑِﺼﺪ‬... ِ ِ‫ﱢﻫ ْﻢ َﻋ ْﻦ َﺳﺒ‬ ُ‫ َوأَ ْﺧ ِﺬﻫ ُﻢ اﻟ ﱢﺮﺑﺎ َوﻗَ ْﺪ ﻧُـ ُﻬﻮا َﻋ ْﻨﻪ‬. ً‫ﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ َﻛﺜِﻴﺮا‬ َ َ ِ ‫ﱠﺎس ﺑِﺎﻟْﺒ‬ ... ‫ﺎﻃ ِﻞ‬ َ ‫َوأَ ْﻛﻠِ ِﻬ ْﻢ أ َْﻣ َﻮ‬ َ ِ ‫ال اﻟﻨ‬ “... Dhe për shkak të ndalimit prej tyre të shumë njerëzve për të ndjekur rrugën e Allahut; dhe për shkak të marrjes së kamatës prej tyre, megjithëse ishin ndaluar që ta


49

Hadith

marrin atë dhe për shkak të marrjes pa të drejtë dhe të gllabërimit të pasurisë së tjetrit (grabitje, ryshfete etj.)”. (En-Nisa, 160-161) El-Maverdij thotë: “Asnjëherë në asnjë legjislacion fetar (sheriat) kamata nuk ishte e lejuar.5 Këtë e dëshmon edhe ajet i lartshënuar, i cili qartazi e tregon gjendjen e Beni israilëve të cilët e përdornin kamatën edhe përkundër asaj se ishte e ndaluar ta përdornin.” Ky ajet ishte një sinjalizim se çështja e kamatës duhet të merret seriozisht dhe besimtarët një ditë prej ditës duhet të presin një vendim, i cili do ta tregojë realitetin e kamatës dhe përdoruesve të saj. Në këtë fazë kamata ende nuk ishte e ndaluar.

Faza e tretë kundër kamatës Në këtë fazë kemi ndalim të kamatës tekstualisht, por jo për të gjitha llojet e saj. Kurani diskrediton dhe hedh poshtë kamatën e llojit të shumëfishtë. Ky ndalim për kamatën konsiderohet i pjesshëm. Allahu xh.sh. thotë:

ِ‫ﱠ‬ ْ َ‫آﻣﻨُﻮا ﻻ ﺗَﺄْ ُﻛﻠُﻮا اﻟ ﱢﺮﺑﺎ أ‬ َ ‫ﺿ َﻌﺎﻓﺎً ُﻣ‬ َ‫ﻀ‬ َ‫ﺎﻋ َﻔﺔً َواﺗﱠـ ُﻘﻮا اﻟﻠﱠﻪ‬ َ ‫ﻳﻦ‬ َ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـ َﻬﺎ اﻟﺬ‬ ‫ﻟ َ​َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗُـ ْﻔﻠِ ُﺤﻮ َن‬

“O ju që keni besuar! Mos hani kamatën (fajden) e dyfishuar a të shumëfishuar, por kijeni frikë Allahun që të mund të shpëtoni.” (Ali Imran, 130)

5

El-Maverdij, “Intihail iknai”, vëll.I, fq.255.

50

Takvim – Kalendar 2015

Disa njerëz, duke mos e njohur legjislacionin islam, nuk vazhduan më tutje, por u ndalën në këtë ajet duke konsideruar se vetëm kamata e shumëfishtë, me norma të interesit të lartë, është e ndaluar. Ata thanë se vetëm kamata e shumëfishtë është haram. Nëse i japim njëqind euro për gjashtëqind euro konsiderohet kamatë, ngase ky është interes i dyfishuar apo i shumëfishuar. Ata thanë nëse e shikojmë ajetin ‫ﺎﻋ َﻔ ًﺔ‬ ْ‫أ‬ َ ‫َﺿ َﻌﺎﻓًﺎ ُﻣ‬ َ‫ﻀ‬ del në pah se fjala ‫َﺿ َﻌﺎﻓًﺎ‬ ْ ‫ أ‬- e dyfishuar është në numrin shumës, e shumësi më i paktë është tre, pastaj nëse këtij numri tre ia shtojmë dyfishin dhe shumëfishin bëhet gjashtë. E kjo është kamatë e ndaluar. Pra, kjo formë e kamatës është rreptësisht e ndaluar. Mirëpo, ky supozim i tyre nuk i përket fare realitetit kuranor për kamatën dhe, as për së afërmi, nuk është logjike dhe humane. Këta kanë për qëllim që kamata të mbetet në skenë në një formë apo formën tjetër.

Faza e katërt kundër kamatës Në këtë fazë kemi ndalimin e kamatës në formën e prerë, kategorike dhe përfundimtare. Ndalohet çdo lloj i interesit, shfrytëzimit dhe kamatës. Kurani me ndalimin e kamatës e vulos përfundimisht legjislacionin islam. Thuhet se ajetet e ndalimit të kamatës janë ajetet e fundit të zbritura të dispozitave islame. Pas tyre nuk kemi ndonjë ndalesë që ndërlidhet me dispozitat fetare dhe shoqërore. Allahu xh.sh. tekstualisht ia zbriti ajetet kuranore të Dërguarit a.s., ku qartazi ndalohet çdo lloj i kamatës që mund të ishte prezent në shoqëri:


Hadith

ِ‫ﱠ‬ ‫آﻣﻨُﻮا اﺗﱠـ ُﻘﻮا اﻟﻠﱠﻪَ َو َذ ُروا َﻣﺎ ﺑَِﻘ َﻲ ِﻣ َﻦ اﻟ ﱢﺮﺑﺎ إِ ْن ُﻛ ْﻨﺘُ ْﻢ‬ َ ‫ﻳﻦ‬ َ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـ َﻬﺎ اﻟﺬ‬ ِ​ِ ٍ ‫َﻢ ﺗَـ ْﻔ َﻌﻠُﻮا ﻓَﺄْ َذﻧُﻮا ﺑِ َﺤ ْﺮ‬ ‫ب ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ َوَر ُﺳﻮﻟِ ِﻪ َوإِ ْن ﺗُـ ْﺒﺘُ ْﻢ‬ ْ ‫ ﻓَِﺈ ْن ﻟ‬. ‫ﻴﻦ‬ َ ‫ُﻣ ْﺆﻣﻨ‬ ‫وس أ َْﻣ َﻮاﻟِ ُﻜ ْﻢ ﻻ ﺗَﻈْﻠِ ُﻤﻮ َن َوﻻ ﺗُﻈْﻠَ ُﻤﻮ َن‬ ُ ‫ﻓَـﻠَ ُﻜ ْﻢ ُرُؤ‬

51

“O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe ndërprisni çfarë ju ka mbetur nga kamata (këtej e tutje), në qoftë se jeni, me të vërtetë, besimtarë. Dhe në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë merrni njoftimin për luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, por nëse pendoheni, atëherë ju do të keni vlerën tuaj. Mos bëni padrejtësi që edhe juve të mos ju bëhet padrejtësi.” (El-Bekare, 278-279) Ashtu siç Kurani e ndaloi kamatën, atë e ndaloi edhe i Dërguari a.s. duke mos lënë hapësirë për dyshim dhe manipulim. Ai urdhëroi:

ٍ ‫اﺟﺘَﻨِﺒﻮا اﻟ ﱠﺴﺒﻊ اﻟْﻤﻮﺑَِﻘ‬ ِ ِ‫ ﻗَﺎﻟُﻮا ﻳﺎ رﺳﻮل و ﻣﺎ ﻫ ﱠﻦ؟ اﻟﺸﱢﺮُك ﺑ‬. ‫ﺎت‬ ، ‫ﺎاﷲ‬ ُ َ َ َُ َ ُ ْ ْ ُ َْ ِ ِ ‫ﱠ‬ ِ ‫ ﻗَـْﺘﻞ اﻟﻨﱠـ ْﻔ‬، ‫اﻟ ﱢﺴ ْﺤ ُﺮ‬ ‫ َو أَ ْﻛ ُﻞ‬، ‫ َو أَ ْﻛ ُﻞ اﻟﱢﺮﺑَﺎ‬، ‫ﺎﳊَ ﱢﻖ‬ ْ ‫ﺲ اﻟ ِﱴ َﺣﱠﺮَم اﷲُ إﻻﱠ ﺑ‬ ُ ِ‫ﺎت اﻟْﻤ ْﺆِﻣﻨَﺎت‬ ِ َ‫ف اﻟْﻤﺤﺼﻨ‬ ِ ِ ِ ‫ﱢ‬ َ ْ ُ ُ ‫ َو ﻗَ ْﺬ‬، ‫ َو اﻟﺘـ َﱠﻮﱃ ﻳَـ ْﻮَم اﻟﱠﺰ ْﺣﻒ‬، ‫َﻣﺎل اﻟْﻴَﺘﻴ ِﻢ‬ ُ . ‫اﻟْﻐَﺎﻓِﻼَت‬

- “Largohuni nga shtatë gjynahet e mëdha shkatërruese.” - “O i Dërguar i Allahut, cilat janë ato?” - pytën të pranishmit. - Ato, tha i Dërguari a.s. janë: - T’i bësh shok Allahut në adhurim; - Të merresh me magji;

52

Takvim – Kalendar 2015

- T’ia marrësh jetën tjetrit (ta vrasësh), gjë të cilën Allahu e ka ndaluar, përveç kur ke të drejtë (sipas legjislacionit islam); - Ta hash kamatën (fajden); - Ta hash (ta gllabërosh) pasurinë e jetimit; - T’ia kthesh shpinën armikut dhe t’ia mbathësh nga fusha e betejës kur luftohet; - Të shpifësh ndaj grave të dëlira, të cilat as që kanë menduar ndonjëherë për ndonjë gjë që të prekë nderin e tyre dhe të cilat janë besimtare të vërteta.”6 Në këtë hadith bëhet e qartë se marrja me kamatë është një prej shtatë gjynaheve të rënda dhe shkatërrimtare të jetës së njeriut. Kamata seleksionohet e barabartë me shirkun, magjinë dhe vrasjen e njeriut. Në Hytben Lamtumirëse, i Dërguari a.s. botërisht e demonstroi ndalesën kategorike të kamatës, qoftë kamatën e të kaluarës, qoftë në të ardhmen:

ِ ِ ِ ْ ‫أَﻻَ و إِ ﱠن ِرﺑﺎ‬ . ‫ﺿﻮعٌ َو أ ﱠَو ُل ِرﺑَﺎ أَﺑْ َﺪأَ ﺑِ​ِﻪ َﻋ ﱢﻤﻰ اﻟْ َﻌﺒﱠﺎس‬ ُ ‫اﳉَﺎﻫﻠﻴَﺔ َﻣ ْﻮ‬ َ َ

“Kini vëmendje, vërtet kamata e injorancës është e anuluar. Dhe Unë po ia filloj (këtij ndalimi) nga i pari që e bëri këtë, axha im, Abasi.”7 Në një hadith tjetër pjesëmarrësit në krimin e kamatës vijnë duke u zgjeruar, rrethi i tyre shkon e rritet. Ata i mallkon Allahu dhe njerëzit përreth tyre. I Dërguari a.s. tha: 6

“Sahihul Buhari”, vëll.III, fq.1017, nr.2615; “Sahihu Muslim”, vëll.I, fq.92, nr.89. 7 “Sahihu Muslim”, vëll.II, fq.886, nr.1218.


Hadith

ِ ‫ﻟَﻌﻦ اﷲ آﻛِﻞ اﻟﱢﺮﺑﺎ و ﻣﻮﻛِﻠَﻪ و ﺷ‬ . ٌ‫ﺎﻫ َﺪﻳِْﻪ َو َﻛﺎﺗِﺒَﻪُ ُﻫ ْﻢ ﻓِ ِﻴﻪ َﺳ َﻮاء‬ َ َ ُ َ َ َ ُ َ​َ

53

“Allahu e ka mallkuar atë që merret me kamatë (dhënësin), atë që e merr kamatën, dy dëshmitarët dhe evidentuesin, në të ata janë të barabartë.”8

Shpjegimi i hadithit Gjithashtu i Dërguari a.s. në bazë të hadithit të potencuar në fillim të këtij punimi na ka urdhëruar që në mes stolive: arit dhe argjendit, si dhe produkteve të tjera të mos ketë mbivlerësim dhe kamatë. Por ato të jenë të kategorive të njëjta, në masë, cilësi dhe me peshë të barabartë. Në këtë kontekst i Dërguari a.s., thotë:

ِ ِ​ِ ِ ِ ‫ﻻَ ﺗَﺒِﻴﻌُﻮا اﻟ ﱠﺬ َﻫﺐ ﺑِﺎﻟ ﱠﺬ َﻫ‬ ‫ﻀ َﻬﺎ َﻋﻠَﻰ‬ ُ ‫ﺐ إِﻻﱠ ﻣﺜْﻼً ﲟﺜْ ٍﻞ َو ﻻَ ﺗَﺸ ﱡﻔﻮا ﺑَـ ْﻌ‬ َ ٍ ‫ﺑَـ ْﻌ‬ ‫ﺾ َو ﻻَ ﺗَﺒِﻴﻌُﻮا اﻟْ َﻮَر َق ﺑِﺎﻟْ َﻮَرِق‬

“Mos e shitni arin me ar, përveçse me peshë të barabartë; e as mos i mbivlerësoni disa (produkte) nga disa të tjera; e as mos e shitni argjendin me argjend, përveçse në peshë (masë) të barabartë.”9 ِْ - El-Ishfaf, që përdorët në hadith, ka kupNocioni ‫ﺎف‬ ُ ‫اﻹ ْﺷ َﻔ‬ timin e mbivlerësimit apo të shtimit në vlerë, sasi dhe peshë. Nuk lejohet të jepet një hise për dy hise. Një kilogram për dy kilogramë, kur janë të njëjtës kategori apo lloj. Ashtu siç nuk lejohet që një person t’i japë 20 euro hua që tjetri t’ia kthejë pastaj 30 euro pas afatizimit. Shtesa prej 10 euro, që e arsyeton 8 9

“Sahihu Muslim”, vëll.III, fq.1219, nr.1597. “Muvetta Malik”, vëll.II, fq.632, nr. 1299.

54

Takvim – Kalendar 2015

afatizimin apo kohën e caktuar, nuk përfaqëson vlerë. Pra, objekt për shitje në këtë rast është koha, e vlera apo çmimi i paguar për kohën është kamata e cila ndalohet. Kamata është dy llojesh: 1. Kamata NESIJE, d.m.th. normë atraktive e interesit e marrë për paratë e dhëna borxh. I jep një mijë euro borxh me kredi për t’i kthyer një mijë e dyqind euro, qoftë edhe me një afat shumë të shkurtër kohor, apo edhe një moment. Nuk kushtëzohet koha për afatizim. Ky lloj kamate është i ndaluar, pavarësisht se a përdoret nga individi, shoqëria apo shteti dhe pavarësisht nëse është e paktë apo e shumtë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

ٍ ‫ُﻛ ﱡﻞ ﻗَـ ْﺮ‬ . ‫ض َﺟﱠﺮ ﻧَـ ْﻔ ًﻌﺎ ﻓَـ ُﻬ َﻮ ِرﺑَﺎ‬

“Çdo borxh (huazim), që të shpie në fitim, ai është kamatë.”10 2. Kamata (fajde) FADËL, është kamatë që dominon në shitblerje të mallrave. D.m.th. të marrësh një gjë, mall më të mirë nga dikush duke i dhënë të njëjtin lloj malli, por i një cilësie tjetër më të dobët. P.sh. merr hurma të një cilësie më të mirë duke i dhënë më shumë hurma të një cilësie më të dobët. Pra, raporti është një hise me dy hise hurma. Apo të shesësh një grusht grurë për më tepër se një grusht, apo për më pak se një grusht. Apo shtija e një gram ari për më tepër se në gram apo për më pak se një gram. Kjo ndodh vetëm te gjërat dhe produktet e llojit të njëjtë. 10

“Musanef Ibn Ebi Shejbe”, vëll.IV, fq.327, nr.20690.


Hadith

55

Nëse ua hedhim një shikim thënieve të dijetarëve të Fikhut (jurisprudencës islame) rreth kamatës Fadël, mund të shohim se ata nuk e lejojnë këtë lloj kamate. Fjala është për favorizim ndërmjet produkteve të njëjta. Ndërsa, sa u përket produkteve jo të njëjta në lloje, atëherë lejohet favorizimi në mes tyre, kurse një gjë të tillë e ka potencuar edhe pjesa e dytë e hadithit bazë. Këto lloje të produkteve, të potencuara në hadithin bazë, janë marrë vetëm si shembull ilustrues e jo se kamata është e kufizuar vetëm në këto lloje. Kështu, çdo produkt jashtë këtyre duhet t’i nënshtrohet analogjisë me këto produkte. Pavarësisht dallimeve dytësore ndërmjet produkteve, të gjithë dijetarët janë në ujdi se këmbimi i këtyre gjërave duhet t’iu përmbahet tri rregullave kyçe. Rregulli i parë: Malli që këmbehet me mallin tjetër duhet të jenë të një lloji dhe të një kategorie. P.sh. ari këmbehet me ar, argjendi këmbehet me argjend, hurma këmbehet me hurma, orizi këmbehet me oriz etj. Kur ndodh këmbimi i këtyre produkteve, nuk mund të bëhet këmbimi pa i plotësuar dy kushte: ِ ِ 1. Dorëzimi i gatshëm ‫ﱠﺴﻠِﻴ ِﻢ‬ ْ ‫ اﻟْ َﻔ ْﻮرﻳﱠﺔُ ﰱ اﻟﺘ‬, d.m.th. të këmbehet produkti menjëherë, aty për aty. Kështu dorëzon për këmbim një hise grurë dhe nga pronari tjetër merr një hise grurë. Kurrsesi nuk lejohet pas blerjes që me vonesë të dorëzohet produkti i ndonjërit. 2. Sasia e barabartë ‫ﻜ ِﻤﻴﱠ ِﺔ‬ َ ْ‫ اﻟْ ُﻤ َﺴ َﺎواةُ ِﰱ اﻟ‬. Ashtu siç kërkohet dorëzimi i menjëhershëm i produktit, kërkohet edhe sasia e barabartë e produkteve. Kurrsesi nuk lejohet që ndonjëri prej

56

Takvim – Kalendar 2015

blerësve të kërkojë masë shtesë të produktit, ngase shtesa konsiderohet kamatë e favorizuar ‫ﻀ ِﻞ‬ ْ ‫ ِرﺑَﺎ اﻟْ َﻔ‬. P.sh. nëse këmben grurë të Moravës me atë të Dukagjinit, këmbimi duhet të ndodhë hise për hise, pavarësisht kualitetit dhe cilësisë. Ndryshimet në cilësi gjatë këmbimit të grurit me grurë nuk merren për bazë. Nëse mendon se gruri yt është më cilësor, atëherë mund ta shitësh me para të gatshme, e pastaj ta blesh grurin tjetër, e jo ta këmbesh me favorizim dy hise për një hise. Tregohet se si një person erdhi te Pejgamberi a.s. për t’i dhuruar hurma. Pejgamberi a.s. i tha: “Këto hurma nuk janë të vendit tonë.” Ai iu përgjigj: “Hurmat tona i kam dhënë dy hise për një hise nga këto hurma.” Atëherë, Pejgamberi a.s. i tha: “Ajo është kamatë, ktheji prapë, shiti hurmat tona, e pastaj bli për ne nga këta hurma.”11 Në kontekst me këtë kemi gjithashtu hadithin:

‫ﱠﱯ ﺻﻠﻰ اﷲ ﻋﻠﻴﻪ و ﺳﻠﻢ ﺑِﺘَ ْﻤ ٍﺮ ﺑَـ ْﺮٍِﱐ‬ ‫َﺟﺎءَ ﺑِﻼَ ٌل إِ َﱃ اﻟﻨِ ﱢ‬

“Njëherë Bilalli i solli Pejgamberit a.s. Bernij (lloj hurme), ndërsa Pejgamberi a.s. e pyeti atë: “Ku i more këto? “Bilalli iu përgjigj: “Kisha pak hurma në të dobëta se këto dhe i ndërrova me këto, dhashë dy hise prej tyre dhe mora një hise Berni, me qëllim që t’ia sillja ato Pejgamberit a.s. për t’i ngrënë. Nga kjo Pejgamberi a.s. i tha: “Ruaju! Ruaju! Kjo është tamam kamatë! Mos vepro kështu, por nëse do që të blesh

11

El-Bejhekij, “Sunen El-Kubra”, vëll.V, fq.296, nr.10347.


Hadith

57

hurma më të mira, shiti ato më të këqijat për të marrë paratë, pastaj bli hurma më të mira me ato para.”12 Rregulli i dytë: Shitja e mallit dhe çmimi (vlera) të jenë të njëjtë në kategori dhe të ndryshëm në lloj. Legjislacioni islam në këtë gjendje e lejon favorizimin ndërmjet dy produkteve, por me kusht që dorëzimi të jetë i gatshëm aty për aty. Kjo përkon me hadithin bazë:

ِ ِ ‫ﻓَِﺈ َذا اﺧﺘـﻠَ َﻔ‬... . ‫ﻒ ِﺷْﺌـﺘُ ْﻢ إِ َذا َﻛﺎ َن ﻳَ ًﺪا ﺑِﻴَ ٍﺪ‬ ُ َ‫َﺻﻨ‬ ْ َْ َ ‫ﺎف ﻓَﺒِﻴﻌُﻮا َﻛْﻴ‬ ْ ‫ﺖ ﻫﺬﻩ ْاﻷ‬

“... E nëse ndryshojnë nga lloji, atëherë bëjeni shitblerjen si të doni, nëse është dorë për dore (e gatshmja për të gatshmen).” Pra, lejohet këmbimi me produkte të ndryshme, varësisht si bien dakord dy palët. Shembull nëse dy palët bien dakord që njëri prej tyre t’i paguajë një kilogram grurë për të marrë tre kilogramë elb. Ose paguan një kilogram oriz për të marrë një kilogram e gjysmë grurë. E gjithë kjo është e lejuar, nëse bëhet në të gatshme aty për aty. Por, në kategorizimin e njëjtë të produkteve ndalohet veresia dhe lejohet favorizimi ِ ‫ﺎﺿﻞ‬ ُ ‫ﻴﺢ اﻟﺘﱠـ َﻔ‬ ُ ‫ﱠﺴﺎءُ َو ﻳُﺒ‬ َ ‫ ُﳛَﱢﺮُم اﻟﻨ‬.

ُ

Rregulli i tretë: Nëse malli (produktet) dhe vlera ndryshojnë për nga kategoria dhe lloji. Në këtë gjendje lejohet këmbimi me favorizim, me sasi të barabartë, në të gatshme dhe veresi. Nëse nuk dyshohet se janë të afërta për nga kategoria dhe lloji. Atëherë për 12

“Sahihul Buhari”, vëll.II, fq.813; “Sahihu Muslim”, vëll.III, fq.1215, nr.1594.

58

Takvim – Kalendar 2015

personin lejohet të shesë një qese grurë për tre apo katër euro dhe lejohet që dorëzimi i vlerës të bëhet aty për aty, ose vlera të afatizohet për një kohë të caktuar. Në këtë gjendje njerëzit janë të lirë të zgjedhin. Kështu, sa herë që dy produktet që këmbehen janë plotësisht të natyrave të ndryshme e që në të nuk ka dyshim për borxh me fajde, sheriati para lirisë së këmbimit nuk vendos pengesa. Në këto çështje legjislacioni islam dëshiron të ketë bashkëpunim në bazë të sinqeritetit, besnikërisë dhe mostradhtisë. E nëse natyrshmëria e dy produkteve përafërsisht është e njëjtë, atëherë duhet çështja të merret me rezervë, në mënyrë që të mënjanohet çfarëdo dyshimi që mund të jetë kamatë. Këtë logjikë e urdhëron legjislacioni islam nga frika që klientët të mos kenë qëllime të kamatës. Edhe pse legjislacioni ka lehtësuar që produktet e ndryshme të këmbehen me favorizim në sasi për shkak të kualitetit, cilësisë që produktet mund të kenë. Pra, nëse dyshohet se produktet përafërsisht janë të njëjta, atëherë nga frika për kamatë nuk lejohet që njëri produkt të jepet me afatizim. Kjo është një masë preventive për idetë që borxhi, krediti i ndaluar të mbulohet me petkun e shitblerjes.

Urtësia e ndalimit të kamatës Kamata nënkupton marrjen e pasurisë së njeriut me kompensim material. P.sh., ai që shet një euro për dy euro apo njëqind për dyqind euro, fiton njëqind euro ekstra. Pasuria e njeriut vlen për t’i përmbushur nevojat e tij dhe është e shenjtë, sikundër nderi, autoriteti, familja, gjaku etj. Në këtë kontekst i Dërguari a.s. thotë:


Hadith

. ‫ُﺣ ْﺮَﻣﺔُ َﻣ ِﺎل اﻟْ ُﻤ ْﺆِﻣ ِﻦ َﻛ ُﺤ ْﺮَﻣ ِﺔ َد ِﻣ ِﻪ‬

59

60

Takvim – Kalendar 2015

. ‫َو َﻣﺎ ﻗَ ﱠﻞ َو َﻛ َﻔﻰ َﺧْﻴـٌﺮ ِﳑﱠﺎ َﻛﺜُـَﺮ َو أَ ْﳍَﻰ‬

“Pasuria e besimtarit është e shenjtë ashtu siç është gjaku i tij.”13 Kështu, huazimi dhe marrja e pasurisë pa kompensim në islam është e ndaluar. Mbështetja në kamatë i largon njerëzit nga puna, ngase dhënësi i kamatës fiton ekstra të holla pa djersë dhe pa punuar fare. Kështu rrezikohet vlera e punës në tregti, industri, ekonomi, ndërtim e projektim. Lejimi i kamatës i dekurajon njerëzit t’i bëjnë mirë njëritjetrit, ashtu siç kërkon islami. Nëse kamata ndalohet në një shoqëri, gjeneratat që vijnë do t’i binden rregullit të asaj shoqërie se duhet të zhvillohet dhe ndërtohet në bamirësi e miqësi, e jo në monopol dhe shfrytëzim. Gjithmonë ndjenjat për bamirësi do të jenë të gjalla dhe fleksibile. Njeriu do të sillet ndaj njeriut me bujari, mirësi, humanitet dhe dhembshuri. Në përdorimin e kamatës njeriu materializohet, bëhet egoist dhe humb ndjenjat shpirtërore. Nëse lejohet kamata, shoqëria vazhdimisht do të ndihet në krizë financiare. I pasuri do ta shfrytëzojë të varfrin dhe kështu do të krijohen dallime të mëdha sociale. Islami, me ndalimin e kamatës, synon një shoqëri që të gjithë të kenë mjete të mjaftueshme për jetesë. E jo një pakicë e shoqërisë të shfrytëzojë pjesën tjetër të shoqërisë. Në këtë kontekst Pejgamberi s.a.v.s. thotë:

“Ajo që është e paktë dhe e mjaftueshme është më e mirë se e shumta preokupuese (shkatërruese).”14 Mjetet që mjaftojnë për jetesë, shoqërinë do ta bëjnë të barabartë dhe të lumtur, përkundër kamatës e cila dikujt i siguron ndoshta luks të tepruar, e dikujt varfëri ekstreme. Përmes kamatës njeriu shpreh pakënaqësinë e tij në proporcion me caktimin e Krijuesit të tij. Gjithashtu, njeriu përmes kamatës po i shpall luftë Krijuesit të tij, ndërsa, pa dyshim, betejën do ta humbë vetë njeriu. Profeti s.a.v.s. thotë:

13

14

“Sunen Ed-Darikutnij”, vëll.III, fq.26, nr.94; “Musned Ahmed bin Hanbel”, vëll.I, fq.446, nr.4262.

ِ ‫ﻚ ﺗَ ُﻜ ْﻦ أَ ْﻏ َﲎ اﻟﻨ‬ ِ ‫َو ْار‬ . ‫ﱠﺎس‬ َ َ‫ض ِﲟَﺎ ﻗَ َﺴ َﻢ اﷲُ ﻟ‬

“Bëhu i kënaqur me atë që Allahu ta ka caktuar, je njeriu më i pasur.”15 Ky hadith tregon qartë se kënaqësia e jetës është që ta pranosh caktimin e Allahut për mjetet e jetesës, e jo të zgjedhësh kamatën dhe mjetet e tjera të ndaluara për mirëqenie sociale dhe familjare. Kamata të varfëron në shpirt dhe kurrë nuk të bën të jesh i kënaqur me atë që ke nga pasuria. Kamata vazhdimisht të mban të etshëm për pasuri, ngase pasuria fitohet në mënyrë parazite dhe në kurriz të tjetrit. E kënaqësia dhe lumturia në jetë përmes kamatës mbetet vetëm iluzion e kurrë nuk bëhet realitet i trupit dhe i shpirtit.

15

Ebu Nuajm El-Asbehanij, “Huljetul evlija”, vëll.I, fq.138. “Sunen Et-Tirmidhij”, vëll.IV, fq.551, nr.2305.


62

akaid Vehbi S. Gavoqi

FEJA - ÇËSHTJE ESENCIALE E NJERIUT 1. Feja - natyrshmëri e njeriut Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në natyrshmërinë e besimit me ndjenja për të pasuar bindjen për pranimin e Zotit për Krijues. Sikur të lihej njeriu në natyrshmërinë e tij dhe të mos ndikohej në të, nuk do të zgjidhte asgjë tjetër përveçse besimit në Allahun xh.sh. Në Kuran thuhet:

ِ‫ﻚ ﻟِﻠﺪﱢﻳ ِﻦ ﺣﻨِﻴ ًﻔﺎ ۚ ﻓِﻄْﺮ َ ﱠ ِ ﱠ‬ ‫ﱠﺎس َﻋﻠَْﻴـ َﻬﺎ ۚ َﻻ‬ َ ‫ﻓَﺄَﻗِ ْﻢ َو ْﺟ َﻬ‬ َ َ ‫ت اﻟﻠـﻪ اﻟﺘﻲ ﻓَﻄَ​َﺮ اﻟﻨ‬ َ ِ ِ ‫ﱢﻳﻦ اﻟْ َﻘﻴﱢ ُﻢ َوﻟَـٰ ِﻜ ﱠﻦ أَ ْﻛﺜَـ َﺮ اﻟﻨ‬ ‫ﱠﺎس َﻻ ﻳَـ ْﻌﻠَ ُﻤﻮ َن‬ َ ِ‫ﻳﻞ ﻟِ َﺨﻠ ِْﻖ اﻟﻠﱠ ِـﻪ ۚ َٰذﻟ‬ ُ ‫ﻚ اﻟﺪ‬ َ ‫ﺗَـْﺒﺪ‬

“Përqendrohu në vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim të asaj natyrshmërie

Takvim – Kalendar 2015

të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.“ (Er-Rum, 30 ) Kurse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e besimit, por janë prindërit ata që e bëjnë hebre, ose të krishterë, ose adhurues të zjarrit.” (Transmeton: Buhariu dhe Muzlimi) Natyrshmëria (el-fitreh) nënkupton krijimtarinë e parë, e cila ndryshon nga krijimtaria (instinkti) e botës shtazore. Disa dijetarë thonë se “el-fitreh” është ndjenja përmes së cilës njeriu e njeh Zotin e vet në momentin kur e arrin pjekurinë mendore. Kurse disa të tjerë thonë se “el-fitreh” - natyrshmëria është ajo që u nxor nga kurrizi i Ademit a.s. dhe pasardhësit e tij sa ishin shpirtra në ditën e krijimit të tyre dhe kur Zoti xh.sh. u tha:

ِ َ ‫وإِ ْذ أَ َﺧ َﺬ رﺑﱡ‬ ‫آد َم ِﻣﻦ ﻇُ ُﻬﻮِرِﻫ ْﻢ ذُ ﱢرﻳﱠـﺘَـ ُﻬ ْﻢ َوأَ ْﺷ َﻬ َﺪ ُﻫ ْﻢ َﻋﻠَ ٰﻰ‬ َ ‫ﻚ ﻣﻦ ﺑَﻨِﻲ‬ َ َ ِ‫ﺖ ﺑِﺮﺑﱢ ُﻜﻢ ۖ ﻗَﺎﻟُﻮا ﺑـﻠَ ٰﻰ ۛ َﺷ ِﻬ ْﺪﻧَﺎ ۛ أَن ﺗَـ ُﻘﻮﻟُﻮا ﻳـﻮم اﻟ ِْﻘﻴﺎﻣﺔ‬ ِ َ َ َ َْ َ ْ َ ُ ‫َﺴ‬ ْ ‫أَﻧ ُﻔﺴ ِﻬ ْﻢ أَﻟ‬ ِ​ِ ‫ﻴﻦ‬ َ ‫إِﻧﱠﺎ ُﻛﻨﱠﺎ َﻋ ْﻦ َﻫـٰ َﺬا ﻏَﺎﻓﻠ‬

“Kujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Gjithsesi je, dëshmuam!” Të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.” (El-A’raf, 172) Ebu Abas el-Kurtubi e ka pëlqyer mendimin se Allahu ka krijuar zemrat e njerëzve të përgatitura me instinkt për pranimin e të së vërtetës, ashtu siç krijoi shikimin dhe dëgjimin e tyre si një mjet për pranimin e gjërave që shihen dhe dëgjohen. Njeriu është i përgatitur për pranimin e së vërtetës, pra për ta pranuar fenë islame dhe vërtetësinë e saj.


63

Akaid

Ajo që ia përforcon njeriut edhe më natyrshmërinë e besimit është fakti se Allahu xh.sh. nuk e ftoi njeriun në besim në asnjë moment. Kjo sepse imani/besimi është natyrshmëri (fitreh), por ajo në të cilën Allahu xh.sh. ftoi njeriun është që ai të besonte në Zotin Një dhe të Vërtetë, siç thuhet në Kuran:

ِ ِ ِ​ِ ِ ِ ِ ِ ‫ﻴﻦ ﻓِ ِﻴﻪ‬ َ ‫آﻣﻨُﻮا ﺑﺎﻟﻠﱠـﻪ َوَر ُﺳﻮﻟﻪ َوأَﻧﻔ ُﻘﻮا ﻣ ﱠﻤﺎ َﺟ َﻌﻠَ ُﻜﻢ ﱡﻣ ْﺴﺘَ ْﺨﻠَﻔ‬

“Besojini Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të.” (El-Hadid, 7) Kjo është e njëjtë me faktin se nuk ka ajete kuranore që urdhërojnë njeriun për ngrënien e ushqimit, sepse marrja e ushqimit është instinkt i lindur i njeriut. Mirëpo, në Kuran ka ajete dhe urdhra të shumtë që precizojnë se cilat ushqime duhet t’i përdorim, duke i kushtëzuar që ata të jenë “të pastra, të mira e hallall” dhe se duhet të ushqehemi deri në përmasa mesatare dhe të mos e teprojmë. Në Kuran, për shembull, thuhet:

‫آد َم ُﺧ ُﺬوا ِزﻳﻨَﺘَ ُﻜ ْﻢ ِﻋﻨ َﺪ ُﻛ ﱢﻞ َﻣ ْﺴ ِﺠ ٍﺪ َوُﻛﻠُﻮا َوا ْﺷ َﺮﺑُﻮا َوَﻻ‬ َ ‫ﻳَﺎ ﺑَﻨِﻲ‬ ِ ‫ﻴﻦ‬ ‫ﺗُ ْﺴ ِﺮﻓُﻮا ۚ إِﻧﱠﻪُ َﻻ ﻳُ ِﺤ ﱡ‬ َ ‫ﺐ اﻟ ُْﻤ ْﺴ ِﺮﻓ‬

“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni, sepse Ai (Allahu) nuk i do mastrafxhinjtë (ata që e teprojnë).” (El-A’raf, 31)

2. Feja është përgjigje e përhershme në jetën e njeriut Kush jam unë, pse jam krijuar, çfarë kërkohet prej meje, ku është fundi im, çka është gjithësia, kush e krijoi gjithësinë, kush bëri që të gjitha krijesat të kenë dobi prej saj, çka është puna e njeriut, cilët janë kufijtë e tij, cili është qëllimi dhe fu-

64

Takvim – Kalendar 2015

ndi i tij etj., - janë pyetje për të cilat është e pamundur t’u jap përgjigje mendja e kujtdo qoftë, përveç nëse i kthehemi fesë. Mendja e përzier me epshe dhe tradita e zakone humbi kur u fut në gjëra të jashtëzakonshme e mbinatyrore, duke dhënë mendime e teori të llojllojshme pa pasur fakte dhe dëshmi. Gjithashtu, mendja u vu në lajthitje kur e shpalli veten si zot dhe kur dëshiroi që të programonte jetën e njeriut mbi sipërfaqen e tokës, sa kohë që ajo, në të vërtetë, nuk e di se ç’është njeriu, as të ardhmen e tij dhe as të ardhmen e jetës së njeriut mbi tokë. Pikërisht për këtë arsye, shohim se për çdo ditë i ndryshojmë mendimet dhe tezat për këto çështje, herë i tkurrin e herë i zgjerojnë, varësisht prej qëllimeve dhe interesave të tyre, vetëm e vetëm që të mos pranojnë faktin se ata nuk kanë kapacitet për ta njohur të vërtetën për njeriun, për atë se çka i duhet njeriut dhe çka mund të bëjë njeriu etj.

3. Feja është shkencë dhe njohuri e vërtetë Është e ditur se rrugët e arritjes për të njohur, dituri dhe besuar gjërat dhe çështjet e ndryshme janë tri: a) Shqisat Shqisat e të dëgjuarit, të parët, të prekurit, të nuhaturit dhe të shijuarit. Kjo është shkalla ma e ulët e arritjes së njohurive, duke ditur se shqisat janë të ngushta në kapacitet, fuqinë e kanë të kufizuar, kanë mangësi, dobësi e gabime më tepër se gjërat tjera. b) Mendja - rezultati i produktit njerëzor Mendja është në një nivel më të lartë se shqisat, por megjithatë edhe mendja është e ngushtë në kapacitete, e kufizuar,


65

Akaid

fuqia e saj për të kuptuar është e kufizuar për sa kohë që gjendet në krijesën njeri, i cili edhe vetë është i kufizuar. E, meqë është kështu, atëherë si mund të ketë fuqi për t’i kuptuar çështjet e fshehta?! c) Lajmi i vërtetë, i sigurt Përveç dy rrugëve të përmendura nëpërmjet të cilave përfitojmë dituri dhe njohuri të vërtetë e të sigurt, është edhe rruga e tretë që quhet “lajmë i vërtetë”. Lajmi i vërtetë është në një nivel më të lartë se dy rrugët e tjera të përmendura më lart, pra se shqisat dhe mendja, sepse Lajmi i vërtetë është i mbështetur dhe buron nga Zoti i Madhërishëm, i Cili krijoi dhe përcaktoi çdo gjë. Zotit nuk i fshihet asgjë prej asaj që krijoi dhe shpiku. Ai, më tutje, përmes të dërguarve të Tij, njerëzve ua dërgoi shpalljen. Në Kuran thuhet:

ِ . ‫ﻮﺣ ٰﻰ‬ َ ُ‫ إِ ْن ُﻫ َﻮ إِﱠﻻ َو ْﺣ ٌﻲ ﻳ‬. ‫َوَﻣﺎ ﻳَﻨﻄ ُﻖ َﻋ ِﻦ اﻟ َْﻬ َﻮ ٰى‬

“Ai (Muhamedi) nuk flet nga dëshira. Ajo që flet ai, nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.” (En-Nexhm, 3-4) Sa më tepër të ofrohet lajmi nga lajmëtari dhe nga transmetuesi i drejtë, mundësia e pranimit është shumë më e madhe. Allahu xh.sh. thotë:

‫َﺻ َﺪ ُق ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِـﻪ ﻗِ ًﻴﻼ‬ ْ ‫َوَﻣ ْﻦ أ‬

“E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se Allahu?!” (En-Nisa, 122)

‫َﺻ َﺪ ُق ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِـﻪ َﺣ ِﺪﻳﺜًﺎ‬ ْ ‫َوَﻣ ْﻦ أ‬

“E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në thënie?!” (En-Nisa, 87)

66

Takvim – Kalendar 2015

4. Feja është program për individin dhe shoqërinë Nuk ka dyshim se krijues dhe sundues i njeriut është Zoti xh.sh. Madhëria e Tij di dhe është i njoftuar për çdo gjë lidhur me njeriun, për atë se çka e dëmton dhe çka i bën dobi njeriut. Ai, pra Allahu, është i Vetmi Që me të drejtë vë rregulla dhe trason rrugën e saktë e të drejtë për njeriun. Ai është i Vetmi Që me programin e Tij, njeriut ia qetëson shpirtin, zemrën dhe moralin e tij, duke e informuar se çka është e dobishme e çka është e dëmshme për jetën e tij, në raport me jetën, me vetveten e tij, familjen, shoqërinë etj.

5. Feja është thirrje në dashuri e qetësi Kush, përveç fesë, ndikon dhe bën që, në mënyrë të përsosur, të lëvizë ndjenjat në zemrën e njeriut, siç janë: dashuria, mëshira, mallëngjimi, nënshtrimi, besnikëria, siguria etj. Feja është e vetme që lidh zemrën me dashuri absolute, pra dashuria absolute është e pastër dhe larg mungesës dhe dobësive për Zotin. Çdo gjë që veprohet për hir të Tij, duke pasur për qëllim kënaqësinë e Tij, duke përfshirë edhe dashurinë për bashkëshorten, fëmijët, pasurinë, respektin për prindërit, ruajtje e raporteve farefisnore, besnikërinë në moral dhe dëshirën për të mirën e mbarë njerëzimit. Kush, përveç fesë, e udhëheq zemrën drejt mëshirës, drejt ndihmës për ata që janë nevojtarë, ndihmën për të dobëtit dhe për ata që u bëhet e padrejtë.


Akaid

67

Qetësia shpirtërore në jetën e njeriut është gëzim e rehati, dashuri e harmoni, shije në jetë të begatë dhe atë nuk guxon e nuk mund asnjë turbullirë që ta prishë atë. Qetësia shpirtërore e programon dhe vërteton jetën e njeriut, kurse ajo është feja dhe nuk ka asgjë tjetër përveç fesë që ndikon në qetësinë shpirtërore. Jemi dëshmitarë se shoqëri të ndryshme njerëzore në vende të ndryshme të botës, që nuk mbështeten në fe dhe nuk besojnë në Zot, megjithatë flasin për dashurinë dhe qetësinë shpirtërore dhe këtë e vërtetojnë edhe përmes emrave që ua vënë vendeve dhe lokacioneve të ndryshme, si “Shtëpia e begative”, “Kafeneja Firdevs” (Firdevs është emër Xheneti)”, “Parajsa e fëmijëve” etj.. Me këtë synohet që njerëzit të edukohen me këto gjëra që të besojnë se në kohën kur të lirohen nga punët, apo kur të dalin në pension që të jetojnë paksa në begati, qetësi e gëzim. E pikërisht, feja është ajo që besimtarit ia bën Xhenetin të dashur vend të vërtetë të qetësisë dhe rehatisë, vend ku besimtari gjen çdo gjë që ia do shpirti e ia sheh syri, vend ku nuk ka probleme, as mërzi dhe as telashe me shëndet dhe në të është i përjetshëm. Allahu xh.sh. thotë:

ٍ ِ ِ ِ ‫ﱠﻣﺜَﻞ اﻟ‬ ِ ِ ‫ﺎر‬ ٌ ‫ﺎر ﱢﻣﻦ ﱠﻣﺎء ﻏَْﻴ ِﺮ آﺳ ٍﻦ َوأَﻧْـ َﻬ‬ ٌ ‫ْﺠﻨﱠﺔ اﻟﱠﺘﻲ ُوﻋ َﺪ اﻟ ُْﻤﺘﱠـ ُﻘﻮ َن ۖ ﻓ َﻴﻬﺎ أَﻧْـ َﻬ‬ َ ُ ‫ﺎر ﱢﻣ ْﻦ َﺧ ْﻤ ٍﺮ ﻟﱠ ﱠﺬ ٍة ﻟﱢﻠ ﱠ‬ ‫ﺎر ﱢﻣ ْﻦ‬ ٌ ‫ﻴﻦ َوأَﻧْـ َﻬ‬ ٌ ‫ﱢﻣﻦ ﻟﱠﺒَ ٍﻦ ﻟﱠ ْﻢ ﻳَـﺘَـﻐَﻴﱠـ ْﺮ ﻃَ ْﻌ ُﻤﻪُ َوأَﻧْـ َﻬ‬ َ ِ‫ﺸﺎ ِرﺑ‬ ِ ‫َﻋﺴ ٍﻞ ﱡﻣﺼ ًّﻔﻰ ۖ وﻟ َُﻬﻢ ﻓِ َﻴﻬﺎ ِﻣﻦ ُﻛ ﱢﻞ اﻟﺜﱠﻤﺮ‬ ۖ ‫ات َوَﻣﻐْ ِﻔ َﺮةٌ ﱢﻣﻦ ﱠرﺑﱢِﻬ ْﻢ‬ ْ َ َ َ َ​َ

“Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenj me ujë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj

68

Takvim – Kalendar 2015 nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë)”. (Muhamed, 15).

6. Feja është gëzim Gëzim në bindje të pastër në Zotin Një, Sunduesin absolut, i Cili posedon çdo gjë, i jep njeriut çka të dojë, duke e synuar të mirën nga e cila kanë dobi besimtarët, pa pretenduar shpërblim dhe as falënderim nga njerëzit, sepse gjithë atë që e bën, e bën për hir të Zotit dhe vetëm nga ai e pret shpërblimin. Si mund të ndodhë kjo pa fe? Kush e shtyn njeriun që të ketë bindje të pastër dhe të presë shpërblim prej njerëzve, nëse ata ia mohojnë sjelljen e tij, apo nuk ia njohin atë meritë? A mos vallë që të përmendet për të mirë, apo që ta falënderojnë njerëzit, apo që për të të shkruhet në librat e historisë?

7. Feja është mburojë dhe edukatë Feja është mbrojtëse dhe ruajtëse e zemrës që të mos prishet nga xhelozia, nga inatet. Feja është ruajtëse e edukatës, për ta ruajtur atë edukatë nga prishje me sjellje të liga, si vjedhja, kidnapimi, rrena, bartja e fjalëve, përgojimi, dëshira për sherre dhe ndalesa për veprime të liga ndaj njerëzve etj. Feja e edukon zemrën për dashuri, që njeriu të dëshirojë për tjetrin atë që dëshiron për veten e tij dhe të sillet ndaj njerëzve, ashtu siç dëshiron që ata të sillen ndaj tij. Prandaj, nuk e shoh të nevojshme të bëj krahasim ndërmjet gjendjes së besimtarit me zemër e edukatë dhe ateistit. Feja ua forcon besimtarëve moralin, ashtu siç forcon lidhjen me namaz


69

Akaid

e agjërim, ndërsa morali i ateistit lidhet nga interesi, frika apo nga dëshira që t’i kompensohet ajo sjellje e tij, sepse ky nuk ka as fe dhe as besim. Gjendja faktike e individëve dhe shoqërive ateiste na e dëshmon këtë më së miri!

8. Feja e bën njeriun të gëzuar në këtë botë dhe në botën tjetër Kjo është përderisa besimtari është i bindur me një bindje të fortë se krejt ajo që e përjeton në këtë botë, në çdo rrethinë, është e mirë (hair) për të. Pejgamberin a.s. kur i ndodhte ndonjë gjë e mirë, thoshte: ”Faleminderit Allahut të Madhërishëm, i Cili me dhuntitë e Tij plotëson të mirat tona”. E, kur i ndodhte e kundërta e kësaj, thoshte: “Faleminderit Allahut për çdo gjë.” (Transmeton Ibni Maxheh). Transmetohet nga Ibni Abasi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Çudi është puna e besimtarit, çdo gjë te besimtari është hair, nëse i ndodh ndonjë e mirë e falënderon Zotin duke e konsideruar hair për të; po edhe nëse i ndodh ndonjë sprovë, ai bën durim dhe edhe kjo është hair për të, pra çdo gjë që e përjeton besimtari është hair dhe e dobishme për të.” Myslimani beson se kjo botë është arë e botës tjetër. Nuk ka asnjë bujk që angazhohet dhe e punon arën e nuk shpreson se rezultati e rendimenti do të arrijë. Edhe besimtari sado që fiton dhe harxhon, apo sprovohet dhe e përcjellin gjëra të pakëndshme në këtë botë, ai e di duke qenë i bindur se kjo është punë kohe dhe se kjo kohë do të kalojë, ndërsa pastaj do të vijnë të mirat e panumërta nga Allahu i Madhërishëm. Te besimtari kjo botë nuk është diçka tjetër, veçse një ditë, ditë të cilës

Takvim – Kalendar 2015

70

do t’i vijë fundi dhe se pas saj nuk do të mbetet asgjë tjetër, përveç të mirave dhe shpërblimit për to. Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur arrin njeriu në botën tjetër, me të mirat e dynjasë por që nuk është nga banorët e Xhenetit, i thuhet teksa futet në zjarr të Xhehenemit: O filan, a ke parë, përjetuar ndonjë të mirë ndonjëherë, a të ka kaluar ndonjë e mirë pranë ndonjëherë? Ai thotë: O Zot, as kam parë e as më ka kaluar ndonjëherë pranë ndonjë e mirë. Më pas vjen personi me varfëri, urrejtje e fatkeqësi të kësaj bote, e ai është i përcaktuar për Xhennet dhe ndërsa futet në Xhenet i thuhet: O rob i Zotit, a ke përjetuar ndonjëherë varfëri, urrejtje apo ndonjë fatkeqësi, a ka kaluar pranë teje diçka e tillë? Ai thotë: Jo, o Zot, nuk kam përjetuar dhe as ka kaluar pranë meje gjë e keqe ndonjëherë”. (Transmeton: Muslimi dhe Ahmeti) Në Ahiret çështja është e qartë. Në botën tjetër gëzimi, lumturia është ekskluzive për ata që besuan Allahun me të drejtë. Lidhur me këtë, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në Xhenet nuk do të hyjnë përveç atyre që kanë besuar dhe Zoti e ndihmon këtë fe edhe me njerëz jo të mirë (faxhira)”. (Transmeton: Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi) Ndërsa Xhehenemi është stacioni i fundit për ata që nuk besuan në Zotin e drejtë. Ajeti kuranor, atë ditë, e përshkruan kështu:

‫ﻳَـ ْﻮَم اﻟ ِْﻘﻴَ َﺎﻣ ِﺔ ۖ ﻓَ َﻤﻦ‬ ‫ْﺤﻴَﺎةُ اﻟ ﱡﺪﻧْـﻴَﺎ إِﱠﻻ‬ َ ‫اﻟ‬

‫ﻮرُﻛ ْﻢ‬ ُ ‫َوإِﻧﱠ َﻤﺎ ﺗُـ َﻮﻓﱠـ ْﻮ َن أ‬ َ ‫ُﺟ‬ ‫ْﺠﻨﱠﺔَ ﻓَـ َﻘ ْﺪ ﻓَ َﺎز ۗ َوَﻣﺎ‬ َ ‫اﻟ‬

ِ ‫ﺲ َذاﺋَِﻘﺔُ اﻟْﻤﻮ‬ ٍ ‫ُﻛ ﱡﻞ ﻧَـ ْﻔ‬ ۗ‫ت‬ َْ ‫ِح َﻋ ِﻦ اﻟﻨﱠﺎ ِر َوأُ ْد ِﺧ َﻞ‬ َ ‫ُز ْﺣﺰ‬ ‫َﻣﺘَﺎعُ اﻟْﻐُ ُﺮوِر‬


71

Akaid

“Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran, 185) Sëmundja më e rrezikshme dhe më e përhapura ndër njerëz sot është sëmundja e stresit dhe pakënaqësive shpirtërore, pakënaqësia e njerëzve me atë që posedojnë dhe angazhimi i tyre me atë që nuk posedojnë duke fantazuar, derisa arrijnë në momentin kur iu ndërpriten shpresat, iu prishen dëshirat, ndërsa ai është momenti i vdekjes. Një është e vërtetë, qetësia shpirtërore është shumë domethënëse dhe bazament për të qenë njeriu pa dhimbje trupore dhe nuk ka dyshim se pëlqimi dhe kënaqësia me atë që ka caktua Zoti, është pasuria aktuale dhe në të gjen qetësi edhe jobesimtari dhe ana trupore e pëlqimi i shpirtit dhe jetës së qetë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Frikoju të ndaluarave, do të jesh adhuruesi më i madh, pëlqeje atë që ta ka dhënë Zoti, do të jesh më i pasuri ndër njerëz, sillu mirë me komshiun do të jesh besimtar, dëshiro për të tjerët atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh mysliman, dhe mos u qesh përtej mase, sepse të qeshurit e tepërt e mbyt zemrën”. (Transmeton: Termidhiu, Ahmeti).

9. Feja është gjithherë me njeriun Feja ka qenë me njeriun e parë në qiell:

‫ﺎء ُﻛﻠﱠ َﻬﺎ‬ َ ‫َو َﻋﻠﱠ َﻢ‬ ْ ‫آد َم ْاﻷ‬ َ ‫َﺳ َﻤ‬

“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve).” (El-Bekare, 31)

72

Takvim – Kalendar 2015

َ‫ْﺠﻨﱠﺔ‬ َ ‫َﻧﺖ َوَزْو ُﺟ‬ َ ‫اﺳ ُﻜ ْﻦ أ‬ َ ‫َوﻗُـﻠْﻨَﺎ ﻳَﺎ‬ ْ ‫آد ُم‬ َ ‫ﻚ اﻟ‬

“Ne i thamë: O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhenet.” (El-Bekare, 35) Feja ka qenë me njeriun kur zbriti në tokë për ta ndërtuar

atë:

ِ ِ ِ ِ ِ ‫اي‬ َ ‫ﻗُـﻠْﻨَﺎ ْاﻫﺒﻄُﻮا ﻣ ْﻨـ َﻬﺎ َﺟﻤ ًﻴﻌﺎ ۖ ﻓَِﺈ ﱠﻣﺎ ﻳَﺄْﺗﻴَـﻨﱠ ُﻜﻢ ﱢﻣﻨﱢﻲ ُﻫ ًﺪى ﻓَ َﻤﻦ ﺗَﺒ َﻊ ُﻫ َﺪ‬ ‫ف َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ َوَﻻ ُﻫ ْﻢ ﻳَ ْﺤ َﺰﻧُﻮ َن‬ ٌ ‫ﻓَ َﻼ َﺧ ْﻮ‬

“Ne u thamë: “Dilni prej aty që të gjithë, e juve gjithqysh do t’u arrijë udhëzim prej Meje, e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. (El-Bekare, 38) Feja ka qenë me njeriun çdo herë ku Allahu dërgoi te çdo popull Pejgamber:

‫َوإِن ﱢﻣ ْﻦ أُﱠﻣ ٍﺔ إِﱠﻻ َﺧ َﻼ ﻓِ َﻴﻬﺎ ﻧَ ِﺬﻳ ٌﺮ‬

“Nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.” (Fatir, 24) Pra, çdo popull pati të dërguar, derisa erdhi pejgamberi i fundit për gjithë njerëzimin.

ِ َ ‫ﱠﻣﺎ َﻛﺎ َن ﻣﺤ ﱠﻤ ٌﺪ أَﺑﺎ أَﺣ ٍﺪ ﱢﻣﻦ ﱢرﺟﺎﻟِ ُﻜﻢ وﻟَـٰ ِﻜﻦ ﱠرﺳ‬ ِ ۗ ‫ﻴﻦ‬ َ َ َُ ُ َْ َ َ ‫ﻮل اﻟﻠﱠـﻪ َو َﺧﺎﺗَ َﻢ اﻟﻨﱠﺒﻴﱢ‬

“Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve”. (El-Ahzab, 40) Dhe, kjo fe do të qëndrojë duke u mësuar e duke u udhëzuar me të dhe duke u ndihmuar e fuqizuar me të derisa të afrohet Dita e Kiameti, ditë kjo për të cilën Allahu i Madhërishëm thotë:


Akaid

ِ ْ ‫َﻻ ﻳﻨ َﻔﻊ ﻧَـ ْﻔﺴﺎ إِﻳﻤﺎﻧُـﻬﺎ ﻟَﻢ ﺗَ ُﻜﻦ آﻣﻨ‬ ‫ﺖ ﻓِﻲ‬ ْ َ‫ﺴﺒ‬ َ​َ ْ ْ َ َ ً ُ َ َ ‫ﺖ ﻣﻦ ﻗَـ ْﺒ ُﻞ أ َْو َﻛ‬ ‫ﻳﻤﺎﻧِ َﻬﺎ َﺧ ْﻴـ ًﺮا‬ َ ِ‫إ‬

73

“ Asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire.” (El-En’am, 158) E njeriu është njeri, atë e ngre apo e ul edukata e tij, te njeriu nuk ndikon asgjë, as pamja e jashtme si veshmbathja, apo banimi. Nevoja e njeriut, instinkti i tij i lindur fizik, apo shpirtëror është i hershëm dhe atë e ushqen feja. Feja, që e edukon shpirtin me besim në Allahun dhe respektin ndaj Tij, ia edukon mendjen me dije të dobishme, me kërkim dhe studim, si dhe ia edukon trupin që të kënaqet me atë që e ka lejuar Allahu prej llojeve të ushqimit, pijeve e veshjes, me atë që është e mirë dhe e dobishme, e lejuar dhe jo me atë që është e keqe dhe e dëmshme. Sa shumë njerëz gabojnë kur mendojnë se njeriu i kohës së sotme ndryshon prej njeriut të kohës së kaluar dhe përsëri sa gabojnë kur mendojnë se kërkesat e tyre të vërteta ndryshojnë. Shih epshet, mëshirën, dëshirën për të sunduar, ndjenjat për gjininë e kundërt, ndjenjat për prindërit, për fëmijët, për pasuri! Vallë, a ka ndonjë dallim midis njeriut të kohës së sotme dhe atij të mëhershmit? Apo mos vallë na mashtron pamja e jashtme, shkaqet dhe mënyra e asgjë tjetër?! Shih nevojën e njeriut për ajrin, ushqimin, pijet, veshmbathjen! Vallë, a ndryshon diçka në mes të njeriut të kohës së sotme dhe atij të kohës së kaluar? Jo, assesi, por vetëm kanë ndryshuar dukja dhe mënyra?!

74

Takvim – Kalendar 2015

Pra, njeriu është njeri, atë e ngre vetëm edukata fetare dhe e drejtë, kurse mungesa e ul atë.

10. Si përfundim Nevoja e njeriut për fenë është mbi çdo nevojë tjetër, sepse feja e informon njeriun se si të jetë Zoti i kënaqur me të dhe si të mos e hidhërojë Zotin. Feja ia bën me dije njeriut të gjitha punët e mira dhe feja e ka zanafillën e mbështetet në shpallje (vahj) që nuk mund të jetë e gabuar. Dijetari i shquar, Ibni Kajimi, ka thënë: “Feja është nevojë e domosdoshme, më tepër se nevoja e njeriut për ushqim, sepse nëse njeriu vendos që t’i ndërpresë ushqimin dhe pijet, trupi i tij vdes, kurse shpirti ikën nga ai. Mirëpo, nëse njeriu nuk ka fe, ai e humb edhe shpirtin edhe trupin së bashku dhe kështu shkatërrohet përgjithmonë”. Përktheu: Ekrem Simnica


76

Takvim – Kalendar 2015

2. Konteksti i ajetit dhe hipotezat e çështjes

akaid Mr. Orhan Bislimaj

TËRMETI, FENOMEN I RASTËSISHËM, APO NDËSHKIM NGA ALLAHU!?

ِ ِ​ِ ِ ‫ﻴﻦ‬ ْ ‫ﻓَﺄَ َﺧ َﺬﺗْـ ُﻬ ُﻢ اﻟ ﱠﺮ ْﺟ َﻔﺔُ ﻓَﺄ‬ َ ‫َﺻﺒَ ُﺤﻮا ﻓﻲ َدا ِرﻫ ْﻢ َﺟﺎﺛﻤ‬

Allahu i Madhëruar në Kuran ka thënë: “Andaj, ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (Kurani, El-A’raf, 78).

Ajeti i venë në ballë të këtij punimi (El-A’raf, 78) flet për realitetin e tërmetit si njëra prej fatkeqësive të shpeshta natyrore. Në të vërtetë, ajeti vjen si një përmbyllje e një konteksti kuranor, ku Allahu i Madhëruar e rrëfen ngjarjen e një grupi njerëzish nga populli i pejgamberit Salih a.s., të cilët e kishin përjetuar tërmetin gjatë natës, për shkak të arrogancës ndaj shpalljes dhe të Dërguarit të Allahut. Grupi që nuk i besoi thirrjes së Salihut, a.s., tregoi kryeneçësi dhe nënçmim banal ndaj shpalljes së Allahut. Si pasojë e kësaj, ata u goditën me një tërmet të fuqishëm, i cili i rrënoi shtëpitë e tyre, më se, në mëngjes u gdhinë të vdekur. Siç shihet, ajeti në mënyrë përmbajtësore e thekson tërmetin, duke ndërlidhur në mënyrë të pandashme shkaqet e tij, ndodhjen si dhe pasojat. Prandaj, në këtë kontekst, hipotezat kryesore të çështjes janë si në vijim: 1) Tërmeti nuk ndodh rastësisht; dhe 2) Tërmeti, mbase, është ndëshkim prej Allahut.

1. Hyrje Tërmeti është fenomen natyror, që i godet vendet e ndryshme të botës. Pasojat e tij, kryesisht, janë fatale. Shkenca e shkencëtarët kanë diskutuar për shkaqet fizike të tërmetit, por ai akoma mbetet një fenomen enigmatik, i pandalshëm dhe i befasishëm. E, përtej kësaj, Kurani ka folur për aspekte metafizike të tërmetit, sipas të cilave, tërmetet ndodhin brenda vullnetit të Allahut dhe përçojnë mesazh për shoqërinë.

3. Domethënia e “tërmetit” “Tërmeti” si nocion nënkupton lëkundjen e fuqishme të një pjese të kores së tokës1, që shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar. Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shkakton krijimin e valëve sizmike dhe nganjëherë edhe në kriji1

FJALOR i shqipes së sotme, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, botimet Toena, Tiranë, 2002, fq.1342.


77

Akaid

min e dallgëve detare, cunami. Ai, mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale. Intensiteti i tij matet me ballë.2 Në Kuran, për nocionin “tërmet”, ka ardhur fjala “errrexhfetu”3, që do të thotë: “dridhje e ashpër ( ‫)اﻟﺰﻟﺰﻟﺔ اﻟﺸﺪﻳﺪة‬.4 Po ashtu, për dridhjen e tokës, ka ardhur edhe fjala “Ez-zilzal”.5

4. Llojet e tërmeteve Ekzistojnë dy lloje të tërmeteve: 1) Tërmetet me origjinë natyrore (tektonike), të cilat konsiderohen si lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70 km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Rreth 90% e të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Në vit shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike, kurse prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.6 Në kuadër të këtij lloji janë edhe tërmetet “vithisure”, të cilat ndodhin kur shembet ndonjë shpellë dhe të 2

Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/Tërmeti, (cituar më: 15.09.2014) Shih ajetet: El-Ankebut, 37; El-Muzem-mil, 14; El-A’araf, 155. 4 Imam Kurtubiu, El-Xhamiu Li ahkami’l Kur’an, komentimi i ajetit El-A’raf, 155. Po ashtu, shih: El-Mu’xhemu’l-Vesit’- ½, (grup autorësh) boton Darudda’veti, Stamboll, Turqi, 1989/1410, fq. 332; Esh-Shevkaniu, Fethu’l Kadir, komentimi i ajetit El-Araf, 78. 5 El-Mu’xhemu’l-Vesit’- ½, (grup autorësh), po aty, fq. 397; Shih: Sureja Ez-zilzal. 6 Tërmeti më shkatërrues që ka ndodhur në histori konsiderohet ai në krahinën Shanxi të Kinës, më 23 janar 1556, nga i cili humbën jetën 830 mijë njerëz. Tërmeti ra në mbrëmje vonë dhe goditjet vazhduan deri në mëngjes. Nga studimet e mëvonshme të shkencëtarëve, mendohet se amplituda e tërmetit ishte përafërsisht 8-8.3 ballë. Nga ana tjetër, tërmeti dhe tcunami që goditi Indonezinë në vitin 2004, mbase janë katastrofa e dytë më e madhe në histori, pasi kanë vrarë rreth 230 mijë njerëz. Më gjerësisht për “50 tërmetet më vdekjeprurëse në histori”, shih: http://www.shqiperiaonline.tv/kuriozitete/50termetet-me-vdekjeprurese-ne-histori/; 3

78

Takvim – Kalendar 2015

ngjashme dhe përfshijnë rreth 3 % e tërmeteve në botë, si dhe tërmetet “vullkanike”, që shkaktohen nga erupsioni i aktiviteteve vullkanike, ndërsa përbëjnë rreth 7 % të tërmeteve; dhe 2) Tërmetet me origjinë njerëzore (artificiale), të cilat janë prodhim i ndërhyrjes së njeriut, sikurse janë shpërthimet e ndryshme të eksplozivëve, bombardimeve me armë të rënda luftarake, etj.7 Ne, në këtë punim, do të flasim, në mënyrë të veçantë, për tërmetet me origjinë natyrore, po edhe për tërmetet artificiale si një akt që zhvillohen brenda krijimit të Allahut.

5. Tërmeti nuk ndodh rastësisht 5.1. Allahu i Madhëruar e krijon tërmetin Problematika e prejardhjes së tërmetit është pika neuralgjike që determinon qëndrimin e njerëzve në raport me realitetin e tërmetit. Natyrisht, njerëzit me pikëpamje ateiste (materialiste), tërmetin e shohin si një fenomen që ndodh rastësisht dhe si rezultat i një procesi të brendshëm të tokës, i pavarur, që nuk ka të bëjë me ndonjë implikim metafizik nga jashtë etj. Mirëpo, sipas Kuranit të Madhërishëm, e vërteta është ndryshe: asgjë nuk ndodh rastësisht dhe vetvetiu. Ky është parim themeltar i besimit islam për realitetin e gjithësisë në përgjithësi. Allahu është Krijues i kësaj gjithësie dhe i të gjitha gjendjeve, bashkë me shkaqet e tyre, përfshirë njeriun, veprat dhe lëvizjet tij, tërmetin, ujin, të nxehtin, të ftohtin, të ngurtën, të 7

Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/T%C3%ABrmeti#T.C3.ABrmetet_vullkanike,


79

Akaid

zjarrtën, të mirën, të keqen dhe çdo gjë tjetër që e dimë apo nuk e dimë. Allahu në Kuran thotë:

ٍ ِ ‫ﱠ‬ ِ ٍ ‫ﻴﻞ‬ ٌ ‫ٱﻟﻠﻪُ َﺧﺎﻟ ُﻖ ُﻛـ ﱢﻞ َﺷ ْﻲء َو ُﻫ َﻮ َﻋﻠَ ٰﻰ ُﻛ ﱢﻞ َﺷ ْﻲء َوﻛ‬

“Allahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (Ez-Zumer, 63). Këtu fillon dhe mbaron gjeneza e çështjes së krijimit të tërmetit. Ky ajet dhe shumë të tjerë vërtetojnë se Allahu është Krijuesi i vërtetë dhe tjetër krijues në këtë gjithësi nuk ka. Kjo gjithësi, sikur t’i kishte dy krijues do të shkatërrohej (shih: El-Enbija, 22). Duke e konsideruar këtë si një fakt përfundimtar konstatojmë se vullneti i Allahut mbi gjithësinë është kompetencë absolute e Tij. Nëse, ngremë dyshime ndaj fuqisë së Allahut, atëherë, e kemi cilësuar Krijuesin me paaftësi, dobësi, jokompetencë etj., ndërsa këto nuk i përkasin Krijuesit të Gjithësisë dhe apriori çojnë në mosbesim (kufr). Ai, çka do të bëhet në këtë gjithësi, e çka do nuk bëhet, krijon krijesa të reja prej asgjësë, bashkë me shkaqet e tyre, e krijon tërmetin, të mirën, të keqen etj. Tashmë, këtë e dinë, të gjithë njerëzit, pa dallim feje. Teoritë materialiste, që mohojnë “Krijuesin”, duke dhënë arsyetime irracionale, kanë marrë fund si të pavërteta dhe utopike. Shkenca, përditë arrin të vërtetojë se gjithësia, është një “embrion” gjenerues, që tejkalon çdo parashikim inteligjent të njeriut. Në të vërtetë, ajo si një mozaik absolut i krijimit të Allahut, funksionon sipas një rregulli të diktuar. Dielli, toka, hëna, dhe të gjithë planetët e tjerë i nënshtrohen rreptësisht misionit të tyre, me të cilin i ka ngarkuar Krijuesi i tyre. Njerëzit e mençur mbesin të magjepsur para madhështisë komplekse të krijimit dhe ekuilibrit të pathyeshëm. Edhe ateisti më i përbetuar e di se, kjo gjithësi bashkë me

80

Takvim – Kalendar 2015

proceset e saj, është e krijuar nga një i “gjithëfuqishëm”. Muslimanët e quajnë Allah, kurse ateistët e përziejnë me natyrën. Mirëpo, përtej kësaj, nuk do të dalë askush, e të “zbulojë” një të “arrirë”, se kjo gjithësi, bashkë me të gjitha proceset e brendshme, është shpikur vetvetiu?! Për këtë arsye, të gjitha idetë, përfundojnë në një pikë të vetme, e cila konsiston në faktin se asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë, as tërmeti dhe as fenomenet e tjera natyrore, veçse sipas urdhrit të Krijuesit.

5.2. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo imtësi të tërmetit Muslimani e ka për obligim të besojë se çdo gjë që zhvillohet në këtë gjithësi, Allahu i Lartësuar është hollësisht i njohur me të vërtetën e tyre, qoftë një gjë e imtë, qoftë diç madhështore, përfshirë edhe tërmetin. Sepse, Ai që e krijon krijesën, është hollësisht i njohur me çdo detaj. Bile, Allahu i Madhërishëm, duke e vërtetuar këtë të vërtetë, thotë: “Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Lehvi Mahfudh)” (El-En’am, 59). Në Kuran dhe hadith, citate të ngjashme, ka shumë. Me këtë dëshirojmë të themi, se Allahu, absolutisht e di se ku e shkakton tërmetin dhe se çfarë pasojash do të shkaktojë ai tërmet, si dhe kë do ta bëjë të vdesë, kë do ta lërë të gjallë, apo kë do ta frikësojë. Çdo detaj i tij, tashmë gjendet i regjistruar në “Levhi Mahfudh”.8 Toka dhe trupat qiellorë i nënshtrohen urdhrit të 8

“Levhi Mahfudhi” - është Pllaka e Ruajtur, e cila mban të regjistruar çdo gjë që do të ekzistojë në këtë gjithësi, prej fillimit dhe deri në Ditën e Kiametit,


Akaid

81

Allahut. Për shembull, në kohën e Nuhut a.s., kur sipërfaqja e tokës ishte mbuluar me ujë, dhe dënimi i Allahut ndaj asaj shoqërie u përmbush, Allahu e dha këtë urdhër: “Oj tokë, përpije ujin tënd, dhe o qiell, ndërprite (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij...” (Hud, 44). Ky ajet, drejtpërdrejt, vërteton nënshtrimin e tokës ndaj urdhrit të Krijuesit, respektivisht e legjitimon komunikimin e Allahut me tokën dhe kjo përbën një rëndësi për çështjen. Allahu si krijues absolut disponon me krijesat, pa kufizim. Zaten, gjallëria e çdo qenie të gjallë, mund të mendohet vetëm në këtë aspekt. Sepse, për shembull, njeriu ka arritur që nga distanca, në largësi qindra mija kilometërshe, të komandojë një makinë nëpërmjet teledirigjimit. Në botën bashkëkohore, kjo është fare e thjeshtë. Në momentin që e shtyp butonin e aktivizimit, njeriu veçse është i njohur se çfarë lëvizje do të bëjë kjo makinë, do të ecë, do të fluturojë etj., varësisht prej llojit. Mirëpo, nëse nuk e shtyp butonin, makina qëndron në vend, pa asnjë lëvizje dhe e tëra kjo, ngase kështu është programuar nga vetë bërësi i saj, në këtë rast njeriu. E, nëse njeriu ka arritur këtë nivel, që të prodhojë një makinë, që i nënshtrohet vullnetit të tij dhe nuk po dyshojmë në këtë, atëherë, po çfarë mund të themi për Krijuesin, i cili është jashtë çdo krahasimi me njeriun, krijesën e Tij. Pas kësaj, kush mund të thotë se toka, si një krijesë e Allahut vepron pa urdhrin e Krijuesit dhe jashtë rregullit që është programuar nga Ai!? I Lartmadhëruar dhe i Plotfuqishme detajet më të hollësishme të tyre dhe është reflektim i drejtpërdrejtë i gjithëdijes së Allahut për ekzistimin e gjërave. Të vërtetën dhe përmbajtjen e “Levhi Mahfudhit” nuk e di askush përveç Allahut. (Shih: Ebu Abdilah Amir Abdilah Falih, Mu’xhemu elfadhi’l akideti, botimi i dytë, Rijad, 1420 h /2000, fq. 363-364.)

82

Takvim – Kalendar 2015

ëm është Allahu për çdo gjë. Prandaj, çdo konstatim, që përjashton ndikimin e Krijuesit në shkaktimin e tërmetit, është i pakuptimtë dhe paradoksal.

6. Tërmeti si formë e ndëshkimit ndaj njerëzve 6.1. Allahu i ndëshkon njerëzit dhe shoqëritë në këtë botë Mendoj, se tani, kemi arritur në pikën më të rëndësishme të këtij punimi. Por, para se të flasim për tërmetin si formë e ndëshkimit prej Allahut, dëshiroj të flas për mundësinë e Allahut që t’i ndëshkojë njerëzit në këtë botë. Sepse, shumë njerëz mendojnë se ndëshkimi i Allahut, do të ndodhë vetëm në botën tjetër (ahiret). Ndoshta, kjo bindje është krijuar, ngase çështja e shpërblimit dhe e dënimit kryesor, ndërlidhet me xhenetin dhe xhehenemin, e të cilët janë specifikë për jetën pas vdekjes, respektivisht pas shkatërrimit të kësaj bote (Kiametit). Sikundër kësaj, shpërblimi i Allahut dhe ndëshkimi i Tij ndaj njerëzve ndodhin dhe në këtë botë, në mënyrë të vazhdueshme. Këtë fakt, njerëzit e vërejnë përditë. Në Kuran dhe hadith ka shumë citate që vërtetojnë se Allahu i Madhëruar i ka dënuar deri në shkatërrim të përgjithshëm të gjitha ato shoqëri njerëzore, që nuk e kanë pranuar udhëzimin e Tij (shpalljen) dhe kanë treguar kryeneçësi, nënçmim dhe tallje. Allahu thotë: “Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Ynë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur). Kur u erdhi atyre dënimi Ynë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: vërtet,


Akaid

83

ne ishim zullumqarë (të pranojnë gabimin)” (El-A’raf, 3-4). Ndërsa, ajeti në vazhdim e sqaron më saktë atë që dëshirojmë ta themi:

ِ ِ ِ ِ ِ ٍ ‫ﻮﻫﺎ‬ َ ُ‫ﻮﻫﺎ ﻗَـ ْﺒ َﻞ ﻳَـ ْﻮم اﻟْﻘﻴَ َﺎﻣﺔ أ َْو ُﻣ َﻌ ﱢﺬﺑ‬ َ ‫َوإِ ْن ﻣ ْﻦ ﻗَـ ْﺮﻳَﺔ إِﱠﻻ ﻧَ ْﺤ ُﻦ ُﻣ ْﻬﻠ ُﻜ‬ ِ ‫ﻚ ﻓِﻲ اﻟ‬ ِ َ‫ْﻜﺘ‬ ‫ﻮرا‬ َ ِ‫َﻋ َﺬاﺑًﺎ َﺷ ِﺪﻳ ًﺪا َﻛﺎ َن َذﻟ‬ ً ُ‫ﺎب َﻣ ْﺴﻄ‬

“Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së Kiametit. Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh).” (ElIsra, 58). Është interesante, në këtë ajet Allahu e ka vërtetuar se ndëshkimi i Tij, do të ndodhë gjithsesi, në këtë botë, pra para Ditës së Kiametit, kundër jobesimtarëve dhe punëkëqijve. Ky është “vendim i prerë i Allahut” ( ‫)أن ﻫﺬا اﳊﻜﻢ ﺣﻜﻢ ﳎﺰوم ﺑﻪ واﻗﻊ‬, me vetë faktin që Fuqiploti ka thënë: “...Kjo është e theksuar në Libër (Levhi Mahfudh)”.9 Po ky ajet, dënimin e Allahut në këtë botë e kategorizon në dy lloje: a) Ndëshkimi me shkatërrim (‫)اﻟﻬﻼك‬. Kurani përmend se, në të kaluarën (para Muhamedit a.s.), ka pasur raste kur Allahu e ka dënuar një popull me zhdukje të tërësishme (‫)اﻻﺳﺘﺌﺼﺎل‬, siç ka ndodhur me tufanin e popullit të Nuhut a.s., pastaj popullin Ad, Irem, Themud, as’habur-rres-si, as’habu’l-ejketi, populli i Tubbeit etj. Por, ky lloj i ndëshkimit, sipas ulemave, është larguar për ymetin e fundit, dhe atë për hir të pejgamberisë së Muhamedit a.s., pasi që Allahu ka thënë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm 9

Er-Rrazi, Mefatihu’l gajbi, et-tefsirul kebir, komentimi i ajetit El-Isra, 58.

84

Takvim – Kalendar 2015

si mëshirë për të gjitha krijesat.” (El-Enbija, 107). Këtë e vërteton Ibën Abasi r.a., i cili thotë: “Muhamedi a.s. është mëshirë për të gjithë njerëzit, kush i besoi atij, ai është udhëzuar, e kush nuk i besoi, mbase është kursyer (për hir të pejgamberisë së tij) prej dënimit me zhdukje të tërësishme të një populli nëpërmjet shembjes së tokës dhe përmbytjeve, sikurse janë goditur popujt e kaluar.”10 Bazuar në këtë, Allahu do ta ndëshkojë një popull me shkatërrim të pjesshëm, por nuk do ta zhdukë në tërësi; dhe b) Ndëshkimi i ashpër (‫)اﻟﻌﺬاب اﻟﺸﺪﻳﺪ‬, i cili e përfshin individin dhe shoqërinë, por nuk çon në zhdukjen e tërësishme të një populli. Ky lloj i ndëshkimit nga Allahu mjaft i pranishëm dhe manifestohet në forma të ndryshme, siç janë tërmetet, përmbytjet, thatësia, humbja e pasurisë, humbja e anëtarit të familjes, sëmundja, mungesa e qetësisë shpirtërore etj. (shih: El-Bekare, 155; En-Nahl, 112; Taha, 124), ndaj të gjithë atyre që e lëshojnë rrugën e Zotit, dhe konvergjon me shkallën e kryeneçësisë dhe të keqes së njerëzve.11

10

Dr. Munkidh bin Mahmud Es-Sekkar, El-I’tibaru bi’l-mesari’il-umem, sipas: http://www.saaid.net/Doat/mongiz/10.htm, (data e citimit: 06.10.2014). 11 Shih dhe krahaso: Dr. Munkidh bin Mahmud Es-Sekkar, po aty. Përveç dy llojeve të përmendura, ekziston edhe ndëshkimi gradual (‫)أﻹﺳﺘﺪراج‬, sipas të cilit, Allahu e lë në humbje (dalalet) një njeri të caktuar, dhe krahas kësaj i dhuron mirësi në këtë botë, e të cilat e trimërojnë në rrugën e mëkateve. Ky, vazhdon me kryeneçësi kundër rrugës së Allahut për kohë të gjatë, duke e ngarkuar veten e tij me shumë të këqija, e të cilat janë arsye për ndëshkimin e tij (shih: El-A’raf, 182).


85

Akaid

6.2. Tërmeti si ndëshkim prej Allahut Më lart, kemi argumentuar se tërmeti nuk ndodh rastësisht, por sipas vullnetit të Allahut dhe në këtë nuk kemi asnjë dyshim. Mirëpo, cili është realiteti i tij? A është tërmeti formë e ndëshkimit prej Allahut për shoqërinë njerëzore, apo nuk është!? Në këtë aspekt, pikëpamjet e njerëzve variojnë. E, argumentet fetare nuk e përjashtojnë këtë mundësi, përkundrazi, e mbështesin, edhe për faktin se ndëshkimi i Allahut ndaj të këqijve, është një e vërtetë që ndodh në vazhdimësi në forma të ndryshme. Pavarësisht nga të gjitha, tërmeti, në parim, është një fenomen natyror që ndodh sipas caktimit të Allahut. Se cili është qëllimi i tij, këtë më së miri e di vetëm Allahu. Njerëzit, kanë të drejtë të japin mendimet e tyre, por çdo veprim i Allahut bart një urtësi, të cilën njerëzit, mbase nuk mund ta kuptojnë. Në këtë aspekt, nuk mund ta vendosim pikën e fundit edhe për tërmetin. Fundja, ku ta dimë, ndoshta dridhja e tokës është një reflektim i natyrshëm i gjallërisë së saj, e që është programuar prej Allahut kësisoj!? Apo, mos është shenjë e frikërespektit ndaj Krijuesit!? Sikurse njeriu, që i ka veçoritë, njësoj edhe planetët e tjerë, përfshirë edhe tokën i kanë specifikat. Këto dilema (hipotetike) janë të hapura për njohje, e mendja njerëzore akoma është larg. Çështja bëhet akoma më misterioze, kur e dimë se tërmeti shkaktohet nga thellësia e tokës në mbi 70 kilometra, ku njeriu nuk ka qasje. Pastaj, shkenca e sizmologjisë

86

Takvim – Kalendar 2015

regjistron mbi 80.000 tërmete brenda vitit, një shifër mjaft e madhe etj. Në anën tjetër, një gjë është e sigurt dhe të cilën nuk mund ta mohojmë: toka është përdorur si mjet dhe tërmeti si formë ndëshkuese prej Allahut. Allahu ka lajmëruar në Kuran, siç do ta shohim më poshtë, se në të kaluarën para zbritjes së Kuranit, ka pasur raste kur i ka zhdukur shoqëritë jobesimtare nëpërmjet tërmetit shkatërrues dhe sharrimit të tokës (el-hasf). Po ashtu, Allahu ka lajmëruar se një prej ndëshkimeve të Tij për shoqërinë njerëzore deri në ditën e Kiametit, përveç tjerash, janë edhe fenomenet natyrore, e tërmeti pa dyshim është prej tyre (Shih: El-Isra, 58; El-Ankebut, 40). Pastaj, pjesë e ndëshkimeve nga toka, në momente të caktuara janë thatësia, humbja e rendimenteve, e kështu me radhë. Duke u bazuar në këto argumente, obligohemi të besojmë se tërmeti, potencialisht vazhdon të jetë njëri prej mjeteve ndëshkuese të Allahut për shoqërinë njerëzore. Ky është pragu besimor ndaj çështjes së tërmetit. Me këtë nuk dëshiroj të them se çdo tërmet është ndëshkim, sepse, ne, këtë, sikurse thashë më lart, nuk mund ta dimë me siguri, porse ai është formë legale dhe konsistente e ndëshkimit të Allahut. Ne, kemi raste kur një fenomen, që është i dobishëm, ndonjëherë është edhe i dëmshëm, kështu është me shiun, dëborën, nxehtin, ftohtin etj. Fundja, sa herë që ndodh tërmeti, njeriut duhet t’i shkojë ndërmend se mbase është ndëshkim prej Allahut.12 Me 12

Në nëntor të vitit 1985, në Kajro, është mbajtur një simpozium fetaro-shkencor lidhur me tërmetet dhe vullkanet, e mendimi i përgjithshëm i dijetarëve islamë ishte se: “Tërmetet dhe vullkanet janë paralajmërime dhe tërheqje e vërejtjes për mbarë njerëzimin nga ana e Allahut xh.sh., që të mos jenë mend-


Akaid

87

një rast, Pejgamberi a.s. ishte shqetësuar kur e kishte pa një re, ndërsa Aishja r.a. i thotë: “O i Dërguar i Allahut, unë i shoh njerëzit se gëzohen kur shohin ndonjë re, duke shpresuar se ajo do të lëshojë shi, ndërsa te ti vërej të kundërtën, kur e pe atë re në fytyrën tënde u vërejt pakënaqësia. (Pejgamberi a.s.) Tha:

ِ​ِ ِ ‫ﻳﺢ‬ ِ ‫ب ﻗَـ ْﻮٌم ﺑِﺎﻟﱢﺮ‬ َ ‫ﻓَـ َﻘ‬ ٌ ‫ﺎل ﻳَﺎ َﻋﺎﺋ َﺸﺔُ َﻣﺎ ﻳـُ َﺆﱢﻣﻨُِﲏ أَ ْن ﻳَ ُﻜﻮ َن ﻓﻴﻪ َﻋ َﺬ‬ َ ‫اب ﻗَ ْﺪ ﻋُ ﱢﺬ‬ ‫ض ﳑُْ ِﻄُﺮﻧَﺎ‬ ٌ ‫اب ﻓَـ َﻘﺎﻟُﻮا َﻫ َﺬا َﻋﺎ ِر‬ َ ‫َوﻗَ ْﺪ َرأَى ﻗَـ ْﻮٌم اﻟْ َﻌ َﺬ‬

“Oj Aishe, kush më siguron mua që në të nuk ka dënim? Një popull është dënuar me erë dhe kur e panë dënimin thanë: kjo re do të na sjellë shi”.13

6.2.1. Tërmeti dhe shkatërrimi i popullit të Salihut a.s. Në vazhdim, do të bëjmë përpjekje që të sjellim argumente nga Kurani, që vërtetojnë se tërmeti ka ndodhur si formë ndëshkimi prej Allahut. Në ajetin që e kemi përmendur në fillim të këtij punimi (El-A’raf, 78), Allahu i Lartësuar, e sjell ngjarjen, që i pati ndodhur popullit të Salihut a.s., i cili tregoi kryelartësi refuzuese ndaj shpalljes së Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Allahut: “Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini se, me të vërtetë, jemëdhenj dhe arrogantë sa që ta mohojnë edhe vetë ekzistimin e Fuqisë Absolute”. (Shih: “Livaul Islam” - Kajro (revistë fetare javore), nr - 200 - viti 1985, cituar nga: Sabri Bajgora, Kur’ani dhe Gjithësia, sipas: http://www.bajgora.com/kurani/gjithesia.html, data e citimit, 10.10.2014). 13 “Sahihu’l Muslim”, Kitabu: Salatu’l istiskai, Babu: Et-teav-vedhu inde ru’jetir-rrihi vel gajmi vel ferhi bil metar, nr. 1497. (Po ashtu shih: kaptina ElAhkaf, 21-28).

88

Takvim – Kalendar 2015

Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar. Ata kryelartët thanë: “Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat”” (El-A’raf, 75-76). Por, e keqja e tyre nuk ndalet këtu. Për më keq, ata e therën devenë e Allahut, e cila kishte dalë nga shkëmbi, si një mrekulli nga Allahu për të vërtetuar pejgamberinë e Salihut a.s. Por, ç’e do që kryelartët përsëri nuk i besuan Salihut a.s. për pejgamber. Me këtë krim makabër i shpallën luftë edhe Allahut, sepse i Lartëmadhërishmi ua mundësoi që t’i shohin drejtpërdrejt shenjat e madhërisë së Tij, gjersa në mënyrë jo të zakonshme, prej një shkëmbi doli deveja. Subhanallah - i Lartëmadhëruar është Allahu. Përveç që bënë krimin me devenë dhe e shkelën dispozitën e Zotit, në vazhdim po i drejtohen Salihut a.s. me ironi dhe kërcënim, duke i thënë:

ِ َ ‫ﻳﺎ ﺻﺎﻟِﺢ اﺋْﺘِﻨﺎ ﺑِﻤﺎ ﺗَ ِﻌ ُﺪﻧَﺎ إِن ُﻛ‬ ِ ‫ﻴﻦ‬ َ َ ُ َ َ َ ‫ﻨﺖ ﻣ َﻦ اﻟ ُْﻤ ْﺮ َﺳﻠ‬

“O Salih, sillna atë (dënimin e Zotit) me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve.” (El-A’raf, 77). Normalisht, Salihu a.s. i kishte sinjalizuar se nëse vazhdojnë me ritmin e kundërshtimit, atëherë dënimi është i pashmangshëm. Pas kërcënimit të tyre, Allahu i ndëshkoi ashpër nëpërmjet tërmetit, duke i shkatërruar ata dhe shtëpitë e tyre:

ِ ِ​ِ ِ ‫ﻴﻦ‬ ْ ‫ﻓَﺄَ َﺧ َﺬﺗْـ ُﻬ ُﻢ اﻟ ﱠﺮ ْﺟ َﻔﺔُ ﻓَﺄ‬ َ ‫َﺻﺒَ ُﺤﻮا ﻓﻲ َدا ِرﻫ ْﻢ َﺟﺎﺛﻤ‬

“Andaj, ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.” (El-A’raf, 78). Komentuesit e Kuranit thonë se ky tërmet është shoqëruar me një zë tmerrues, i cili i ka trishtuar zemrat e atyre që kanë vdekur nga tërmeti, por edhe të atyre që kanë mbetur të gjallë.


Akaid

89

Lidhëza “f” e gjuhës arabe, që ka ardhur në fillim të ajetit dhe që e kemi përkthyer në gjuhën shqipe në kuptim të lidhëzës “andaj”, përveç funksioneve të saj lidhëze në fjali, vjen edhe në kuptim të “përgjigjes ndaj urdhrit” (‫)ﺟﻮاب اﻷﻣﺮ‬.14 Ky aspekt gjuhësor, është edhe një argument shtesë, se tërmeti, që goditi njerëzit kryelartë nga populli i Salihut a.s., ka ardhur si një përgjigje në urdhrin e Allahut për ta dënuar atë popull, po edhe si një konvergjencë ndaj kërkesës së njerëzve jobesimtarë, të cilët, në mënyrë urdhërore kërkuan prej Salihut, duke i thënë: “O Salih, sillna atë (dënimin e Zotit) me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve!” (El-A’raf, 77). Prandaj, kjo vërteton se tërmeti ka ndodhur prej Allahut me qëllim të ndëshkimit ndaj kryelartëve. Këtë, e bën edhe më të qartë ajeti në vijim, që pasqyron fjalën e pejgamberit Salih a.s., menjëherë pas ndodhjes së tërmetit, kur iu drejtua popullit të vet: “O populli im, unë jua komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit” (ElA’raf, 78). Me këto fjalë, Salihu a.s. u distancua nga populli kundërshtar, duke i lajmëruar se tërmeti që i kishte goditur ishte një dënim prej Allahut.

6.2.2. Tërmeti dhe shkatërrimi i popullit të Shuajbit a.s. Ngjashëm me popullin e Salihut a.s., Allahu i Lartësuar e ka shkatërruar me tërmet edhe popullin “as’habur-rres-si”. Ky popull, për të cilin Ibën Abasi r.a. thotë se ka jetuar në pje14

Ebu Bekër Muhamed bin Et-Tajjib El-Bakilanij (v.403 h), Et-Takrib ve’lIrshad, Mues-sesetur-Rrisaleh, botimi i dytë, Bejrut, 1998, vëll. I, fq. 416.

90

Takvim – Kalendar 2015

sën e Azerbajxhanit, apo sipas një mendimi tjetër në Entakije, pasi që aty gjendet pusi Er-Ress, ka qenë jashtëzakonisht arrogant, madje edhe kanë vrarë disa pejgamberë. Po ashtu, kanë qenë idhujtarë dhe me degradim të rëndë moral.15 Allahu ua dërgoi Shuajbin a.s., të cilin e përgënjeshtruan. Për shkak të këqijave të mëdha, Allahu e dënoi këtë popull me tërmet, u shemb toka dhe u përmbys i tërë vendi:

ِ ِ​ِ ِ ‫ﻴﻦ‬ ْ ‫ﻓَ َﻜ ﱠﺬﺑُﻮﻩُ ﻓَﺄَ َﺧ َﺬﺗْـ ُﻬ ُﻢ اﻟ ﱠﺮ ْﺟ َﻔﺔُ ﻓَﺄ‬ َ ‫َﺻﺒَ ُﺤﻮا ﻓﻲ َدا ِرﻫ ْﻢ َﺟﺎﺛﻤ‬

“Por, ata e përgënjeshtruan atë (pejgamberin), andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.” (El-Ankebut, 37).

7. Tërmeti si ndëshkim i përfshin edhe njerëzit e pafajshëm Dikush mund të shtrojë pyetjen, nëse tërmetin e konsiderojmë si ndëshkim prej Allahut, atëherë si është e mundur që shkatërrimi i tij t’i përfshijë edhe njerëzit e pafajshëm? Është e vërtetë, se tërmeti e godet një territor të caktuar dhe, normalisht, aty mund të ketë njerëz të mirë, besimtarë, fëmijë, të paaftë psikikisht etj., që mbase nuk e meritojnë dënimin e Allahut, së paku në këtë formë. Por, ndëshkimi i Allahut, ndonjëherë i përfshin edhe të tjerët. I Lartmadhërishmi, në Kuran thotë:

15

Shih: El-Kurtubiu, Xhamiu li ahkami-l-Kur’an, komentimi i ajetit El-Furkan, 38.


Akaid

ِ‫ِ ﱠ‬ ِ ‫ﻳﻦ ﻇَﻠَ ُﻤﻮاْ ِﻣﻨ ُﻜ ْﻢ َﺧﺂ ﱠ‬ َ‫ﺻﺔً َوٱ ْﻋﻠَ ُﻤۤﻮاْ أَ ﱠن ٱﻟﻠﱠﻪ‬ َ ‫َوٱﺗﱠـ ُﻘﻮاْ ﻓ ْﺘـﻨَﺔً ﻻﱠ ﺗُﺼﻴﺒَ ﱠﻦ ٱﻟﺬ‬ ِ ‫َﺷ ِﺪﻳ ُﺪ ٱﻟ ِْﻌ َﻘ‬ ‫ﺎب‬

91

“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush (por edhe të mirët) dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë”. (El-Enfal, 25). Imam Bejdaviu r.h., thotë se fjala e Allahut: “... që nuk i godet vetëm ata që bën mizori prej jush” do të thotë: “Ju godet të gjithë juve pa dallim (‫)ﺑﻞ ﺗﻌﻤﻜﻢ‬.”16 Në Kuran, në suren “El-A’raf, 155-156”, ka ardhur rasti i tërmetit në kohën e Musait a.s., i cili (Musa a.s.), sapo e pranoi shpalljen nga Allahu, pas dyzet ditësh u kthye te populli i vet, të cilin e gjeti, duke adhuruar një viç prej arit, që vetë e kishin ndërtuar. Kjo e irritoi pa masë. Për shkak të kësaj idhujtarie dhe të tjerave, Allahu i goditi me tërmet, kurse Musai a.s. iu drejtua Allahut: “Zoti im, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne?” (El-A’raf, 155-156). Domethënë, tërmeti, ndonëse kishte ardhur për shkak të atyre që e adhuruan viçin17, megjithatë ai e përfshiu edhe Musain a.s. dhe besimtarët, pasi që tha: “A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne?” Edhe Pejgamberi a.s., në shumë hadithe e konsideron të mundshme ndodhjen e ndëshkimit shkatërrues ndaj njerëzve, edhe duke pasur burra të mirë në mesin e tyre. Zejnebe binti Xhahsh r.a., kur e kishte pyetur se a është e mundur kjo, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha:

92

“Po, nëse është shtuar shumë e keqja”.18 Nga një aspekt tjetër, ndëshkimi kolektiv, e ka arsyen e vet. Muslimanët duhet të distancohen nga e keqja, nuk duhet të bëhen pjesë e saj. Pastaj, duhet ta luftojnë atë, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja, nëse këto nuk i ndërmarrin, sikur bëhen bashkudhëtar në të keqen ekzistuese. Ebu Bekri r.a. me një rast, duke ia tërhequr vërejtjen njerëzve, iu thotë: Ju po e lexoni ajetin: “O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë.” (El-Maide, 105), por unë e kam dëgjuar Pejgamberin a.s., duke thënë:

ِ ِ َ ‫ﱠﺎس إِ َذا َرأ َْوا ﻇَﺎﻟ ًﻤﺎ ﻓَـﻠَ ْﻢ ﻳَﺄْ ُﺧ ُﺬوا َﻋﻠَﻰ ﻳَ َﺪﻳِْﻪ أ َْو َﺷ‬ ُ‫ﻚ أَ ْن ﻳَـﻌُ ﱠﻤ ُﻬ ُﻢ اﻟﻠﱠﻪ‬ َ ‫إ ﱠن اﻟﻨ‬ ِ ٍ ‫ﺑِﻌِ َﻘ‬ ُ‫ﺎب ﻣْﻨﻪ‬

“Me të vërtetë, kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e ndalojnë nga zullumi, frikësohem se Allahu do t’i dënojë të gjithë.”19 Kuptohet, kur njerëzit kanë mundësi që ta ndalojnë, por nuk e bëjnë. Edhe më tej, Pejgamberi a.s. e qartëson këtë çështje:

18 16

El-Bejdavi, Envarut-tenzil ve esrarut-te’vil, komentimi i ajetit: El-Enfal, 25. 17 Er-Rrazi, po aty, komentimi i ajetit El-A’raf, 155.

Takvim – Kalendar 2015

ِ ‫ أَﻧـَﻬﻠِﻚ وﻓِﻴﻨﺎ اﻟﺼ‬،‫ﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ‫ "ﻧـَ َﻌ ْﻢ إِ َذا َﻛﺜُـَﺮ‬:‫ﺎﳊﻮ َن؟ ﻗَ َﺎل‬ َ ‫ ﻳَﺎ َر ُﺳ‬:‫ﺖ‬ ُ ‫ﻓَـ ُﻘْﻠ‬ َ َ َ ُ ْ ‫ﺚ‬ ْ ُ َ‫اﳋَﺒ‬

19

En-Nesaij në Sunen, Kitab: Et-Tefsir, suretu’l enbijai, hadithi nr.10820. Xhamiu Termidhij, Kitabu’l fiten, babu: ma xha fi nuzuli’l adhabi idha lem jugaj-jer, hadithi, nr.2094.


Akaid

‫ﺻﺔُ ﺑِ َﻌ َﻤ ٍﻞ‬ ْ ‫ َﺣ ﱠﱴ ﺗَـ ْﻌ َﻤ َﻞ‬، ‫ﺻ ِﺔ‬ ْ ‫ب اﻟْ َﻌﺎ ﱠﻣﺔَ ﺑِ َﻌ َﻤ ِﻞ‬ ‫اﳋَﺎ ﱠ‬ ‫اﳋَﺎ ﱠ‬ ُ ‫إ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻻ ﻳـُ َﻌ ﱢﺬ‬ ِ ‫ ﻓَ َﺬ َاك ِﺣﲔ ﻳﺄْ َذ ُن اﻟﻠﱠﻪ ِﰲ ﻫ‬، ‫ﺗَـ ْﻘ ِﺪر اﻟْﻌﺎ ﱠﻣﺔُ أَ ْن ﺗُـﻐَﻴﱢـﺮﻩ وﻻ ﺗُـﻐَﻴﱢـﺮﻩ‬ ‫ﻼك‬ َ ُ ُ​ُ َ ُ َ َ َ َُ ‫ﺻ ِﺔ‬ ْ ‫اﻟْ َﻌﺎ ﱠﻣ ِﺔ َو‬ ‫اﳋَﺎ ﱠ‬

93

“Në parim, Allahu nuk e dënon një popull, për shkak të veprës së keqe të personit të veçantë. Mirëpo, nëse shumica kanë mundësi që ta ndryshojnë gjendjen, duke e penguar të keqen, por nuk ndërmarrin asgjë, atëherë Allahu e lejon shkatërrimin e të gjithëve, pa dallim.”20 Dënimi kolektiv në këtë botë nuk do të thotë se të gjithë janë të barabartë, apo se do të dënohen njësoj dhe bashkërisht edhe në ahiret. Atje secili llogaritet për veprat e veta. Umu Selemeja r.a., gruaja e Pejgamberit a.s., thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:

ِ ‫ت اﻟْﻤﻌ‬ ٍ ‫ َﻋ ﱠﻤﻬﻢ اﻟﻠﱠﻪُ َﻋﱠﺰ وﺟ ﱠﻞ ﺑِﻌ َﺬ‬، ‫ﺎﺻﻲ ِﰲ أُﱠﻣ ِﱵ‬ ‫اب ِﻣ ْﻦ‬ َ َ​َ َ َ ْ ‫إِ َذا ﻇَ َﻬَﺮ‬ ُْ ِ ‫ أَﻣﺎ ﻓِﻴ ِﻬﻢ ﻳـﻮﻣﺌِ ٍﺬ أُﻧَﺎس ﺻ‬، ‫ﻮل اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ِ​ِ ِ ! ‫ﺎﳊُﻮ َن ؟‬ َ ‫ ﻳَﺎ َر ُﺳ‬: ‫ﺖ‬ ُ ‫ ﻓَـ ُﻘ ْﻠ‬, " ‫ﻋْﻨﺪﻩ‬ َ ٌ َ َْ ْ َ ِ ‫ " ﻳ‬: ‫ﺎل‬ ‫ﺼﻴﺒُـ ُﻬ ْﻢ َﻣﺎ‬ َ َ‫ﻗ‬ َ ِ‫ﺼﻨَ ُﻊ أُوﻟَﺌ‬ ْ َ‫ ﻗَﺎﻟ‬, " ‫ " ﺑَـﻠَﻰ‬: ‫ﺎل‬ َ ‫ ﻓَ َﻜْﻴ‬: ‫ﺖ‬ ْ َ‫ﻒ ﻳ‬ ُ َ َ‫ﻚ ؟ ﻗ‬ ِ ِ ‫ ﰒُﱠ ﻳ‬، ‫أَﺻﺎب اﻟﻨﱠﺎس‬ ‫ﺿ َﻮ ٍان‬ ْ ‫ﺼﲑُو َن إِ َﱃ َﻣ ْﻐﻔَﺮٍة ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِﻪ َوِر‬ َ َ َ َ

“Nëse përhapen mëkatet në umetin tim, Allahu të gjithë i kaplon me dënim prej Tij. I thashë: O i Dërguar i Allahut, po a do të ketë njerëz të mirë në mesin e tyre? Tha: Po, gjithsesi! E, si do të veprohet me këta? Tha: I kaplon ajo që i kaplon njerëzit e tjerë, e pastaj, me dre20

Et-Taberanij, El-Muxhemu’l Kebir, babu “t”, hadithi nr.13804. Ibën Haxheri thotë se senedi i hadithit është ‘hasen’, sipas: Dr. Munkidh bin Mahmud EsSekkar, po aty.

94

Takvim – Kalendar 2015

jtësinë e Allahut, e përjetojnë faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij.”21 Imam Kurtubiu, thotë: “Nëse thuhet: si ka mundësi që Allahu t’i kaplojë me dënim të Vetin që të gjithë, pasi që në mesin e tyre ka edhe besimtarë që nuk janë zullumqarë. U thuhet: shkatërrimin e zullumqarit e bën për hakmarrje dhe dënim (‫)اﻧﺘﻘﺎﻣﺎ وﺟﺰاءا‬, kurse shkatërrimin e besimtarit me kompensim në ahiret (‫)ﻣﻌﻮﺿﺎً ﺑﺜﻮاب اﻵﺧﺮة‬,22 dhe e citon hadithin, të cilin e transmeton Imam Buhariu nga Abdull-llah ibn Ymeri r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

ٍ ‫ ﰒُﱠ ﺑُﻌِﺜُﻮا‬، ‫اب َﻣ ْﻦ َﻛﺎ َن ﻓِﻴ ِﻬ ْﻢ‬ َ ‫إِ َذا أَﻧْـَﺰَل اﻟﻠﱠﻪُ ﺑَِﻘ ْﻮم َﻋ َﺬاﺑًﺎ أ‬ ُ ‫ﺎب اﻟْ َﻌ َﺬ‬ َ ‫َﺻ‬ ‫َﻋﻠَﻰ أ َْﻋ َﻤﺎﳍِ​ِ ْﻢ‬

“Kur Allahu e dënon një popull, dënimi i kaplon të gjithë ata që gjenden aty, e pastaj ringjallën sipas veprave të tyre”.23 Fundja, kjo është drejtësi e Allahut dhe favor për “njerëzit e mirë”, që janë goditur me dënim, sepse shpërblimi i Allahut në Ditën e Kiametit ndaj tyre është i atillë, sa këta nuk do të mund ta arrinin, edhe sikur të ishin punëmbarë gjatë gjithë jetës së tyre. Pastaj, aktin e vdekjes, vetë njeriu e konsideron si diç të veçantë, përndryshe ai është një proces i natyrshëm. Allahu nuk po i dënon njerëzit e mirë, por po i përfshin në dënim dhe këtu ka dallim. Sepse, njeriu i mirë, në bazë të hadi21

Ahmed bin Hanbel, El-Musned, musnedu’l ashereti’l mubesh-sherine bi’l xhenneti, nr.25995. 22 Kurtubiu, 10/12, sipas: Dr. Munkidh bin Mahmud Es-Sekkar, po aty. 23 Sahihul Buhari, Kitabu’l-fiten, bab: Idha enzela-Llahu bikavmin adhaben, nr.6602.


95

Akaid

theve të Pejgamberit a.s. kursehet prej tmerreve të vdekjes, kurse ky parim vlen për çdo rrethanë. Për njeriun është më e rëndësishme ta fitojë kënaqësinë e Allahut, e kjo mbase po i mundësohet në këtë rast. Në këtë aspekt duhet kuptuar të gjitha ato hadithe të Pejgamberit a.s., që flasin rreth ‘shehidëve’, sipas të cilëve, ai që vdes nën gërmadha është shehid, ai që vdes në ujë etj. Në parim, këto hadithe nuk mund të përgjithësohen, sepse, për shembull, jobesimtarët, nuk mund të cilësohen si shehidë, pavarësisht se janë viktimë e tërmetit. Në fakt, këto hadithe flasin për besimtarët e sinqertë, që kanë vdekur pa fajin e tyre.24

8. Tërmeti - masë edukative për të gjithë njerëzit Tërmeti, pavarësisht se si perceptohet nga njerëzit, nëse është apo nuk është ndëshkim prej Allahut, ka edhe aspekte pozitive me diskurs edukativ, sepse Allahu thotë: “… E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër veçse për frikësim.” (El-Isra’, 59). Me vetë faktin që toka po lëkundet, objektet po shkatërrohen, njerëzit po mbesin të vdekur, madje brenda disa sekondave, është arsye e madhe për frikësim. Pas tërmetit, mbretëron panik i thellë dhe

24

Transmeton Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

ِ ‫ و‬، ‫ واﻟْﻐَ ِﺮ ُق‬، ‫ واﻟْﻤﺒﻄُﻮ ُن‬، ‫اﻟﺸﱡﻬ َﺪاء ﲬَْﺴﺔٌ اﻟْﻤﻄْﻌﻮ ُن‬ ‫ﻴﺪ ِﰲ َﺳﺒِ ِﻴﻞ اﻟﻠﱠ ِﻪ‬ ُ ‫ َواﻟ ﱠﺸ ِﻬ‬، ‫ﺐ ا ْﳍَْﺪِم‬ َْ َ ُ َ َ ُ َ َ​َ َ ُ ‫ﺻﺎﺣ‬

“Dëshmorët janë pesë llojesh: Ai, i cili vdes prej kolerës, ai i cili vdes prej sëmundjeve të barkut, i përmbyturi në ujë, i përmbyturi prej gërmadhave, dëshmori, i cili bie në rrugë të Allahut të Lartmadhëruar” (Sahihu’l-Buhari, Kitabul xhihadi ves-sijer, hadithi, nr.2630).

96

Takvim – Kalendar 2015

një tmerr që depërton në palcë. Kjo gjendje, gjithsesi lë gjurmë vetëdijesuese si për jobesimtarin dhe për besimtarin. 1) Ai, që nuk beson në Krijuesin dhe që tërmetin e sheh si një veprim të natyrshëm të tokës, i bëhet e qartë se njeriu përballë madhështisë së gjithësisë është hiç gjë dhe sikur i thuhet: O, ti njeri mendjemadh, kush je ti që e mohon Krijuesin tënd!? Kush je ti, që dikur fare nuk ke ekzistuar si diçka i përmendur dhe tani tallesh me fjalën e Allahut? Kush je ti, që vetëm një moment nuk mund të qëndrosh pa ajër e pa mirësitë e të Lartmadhërishmit? Në të vërtetë, ti je asgjë! Ti je vetëm një thërrmijë në këtë gjithësi. Ti je i dobët!? Këtë frymë e kanë pasur tërmetet shkatërruese, që Allahu i ka përmendur në Kuran, kundër popujve jobesimtarë. 2) E, ai që beson në Allahun, tërmetin, mbase e shikon si një ndëshkim të mundshëm prej të Lartmadhërishmit dhe shenjë se shoqëria në fjalë ka devijuar dhe e ka lëshuar rrugën e Allahut. Allahu ka lajmëruar se “Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija)...” (Esh-Shura, 30). Po ashtu, ka thënë: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-Rrum, 41). Në këto ajete dhe të tjera Allahu e vërteton se, në të gjitha rastet, ndëshkimi i Tij ka ardhur dhe vazhdon të vijë për shkak të devijimit të njerëzve dhe kryeneçësisë së tyre. Në këtë aspekt, sa herë që njerëzit i vërejnë fenomenet natyrore, duhet të vetëdijesohen, sepse janë shenja që Allahu i dërgon te njerëzit


97

Akaid

në formë të vërejtjes. Transmeton Ibën Ebud-Dunja se si në kohën e Ymerit r.a., kur ndodhi një tërmet në Medinë, ai e mblodhi popullin dhe u tha:

‫ﻳﺎ أﻳﻬﺎ اﻟﻨﺎس ﻣﺎ ﻛﺎﻧﺖ ﻫﺬﻩ اﻟﺰﻟﺰﻟﺔ إﻻ ﻋﻦ ﺷﻲء أﺣﺪﺛﺘﻤﻮﻩ واﻟﺬي‬ ‫ﻧﻔﺴﻲ ﺑﻴﺪﻩ ﻹن ﻋﺎدت ﻻ أﺳﺎﻛﻨﻜﻢ ﻓﻴﻬﺎ اﺑﺪا‬ “O njerëz, ky tërmet nuk ka ndodhur për tjetër veçse për shkak të ndonjë të keqeje që e keni bërë. Pasha Allahun, nëse ai përsëritet edhe një herë, unë, përgjithmonë, nuk do të banoj me ju këtu,!”25 Kjo vërejtje e Ymerit r.a., përveçse e kualifikon tërmetin si ndëshkim, është edhe leksion për besimtarët, që të largohen prej të këqijave.

9. Si përfundim Në bazë të asaj që u tha më lartë, mund të konkludojmë si në vijim: 1. Tërmeti, si fenomen natyror, nuk është i rastësishëm. Allahu i Madhëruar e krijon tërmetin dhe është i Gjithëdijshëm për çdo hollësi të tij; 2. Në periudhën para shpalljes së Kuranit, toka është përdorur si mjet dhe tërmeti si formë e ndëshkimit prej Allahut ndaj shoqërive të ndryshme, që e kanë kundërshtuar shpalljen;

25

Transmeton Ebu Shejbe në “El-Musan-nif” (2/473); Bejhekiu në Sunen (3/342), transmetimi është i vërtetë, cituar sipas: Eshref Abdu’l Maksud, Ma kanet hadhihiz-zelzeletu il-la an shejin ahdethtumuhu!?, sipas: http://www.alukah.net/sharia/0/55070/, data e citimit (20.09.2014).

98

Takvim – Kalendar 2015

3. Allahu i Lartësuar i ndëshkon njerëzit edhe sot e në vijim, pra deri para ditës së Kiametit, në forma të ndryshme, edhe nëpërmjet fenomeneve natyrore. Në këtë kontekst, tërmeti, potencialisht vazhdon të jetë si një prej formave ndëshkuese të Allahut për një shoqëri, që ka devijuar nga udhëzimi i Allahut dhe e ka tepruar në të këqija; 4. Tërmeti, në parim, i përfshin edhe njerëzit e pafajshëm. Për shkak të pafajësisë së tyre, ata, do të kompensohen me faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij në botën tjetër dhe mbase mund të arrijnë gradën e shehidit; 5. Tërmeti është masë edukative për besimtarin dhe jobesimtarin. I pari, vetëdijesohet për largim nga e keqja dhe kthim kah rruga e Allahut, ndërsa i dyti, deshi apo nuk deshi, arrin ta kuptojë vogëlsinë e tij përballë madhështisë së gjithësisë, respektivisht Krijuesit.


100

jurisprudencË islame Resul Rexhepi

ROLI DHE RËNDËSIA E VAKËFIT NË PËRHAPJEN E KULTURËS DHE QYTETËRIMIT ISLAM

një zhvillim më të shpejtë të qyteteve e të ekonomisë së tyre, mundësoi një zhvillim më të hovshëm të tregtisë e të zejtarisë dhe kësodore, te një pjesë e popullsisë u krijuan kushte për një jetë më të begatë, më të mirë e më të kulturuar. Kjo gjë nxiti rritjen e nevojave shpirtërore të njerëzve dhe domosdonë për përhapjen e lexim-shkrimit dhe për hapat e parë në zhvillimin e arsimit, të shkencës e të letërsisë. Zhvillimi i arsimit e i kulturës ndër myslimanët e këtyre trevave bëhej nën ndikimin e fortë të kulturës islame dhe kryesisht në gjuhët: arabe, turke e persiane. Arabishtja ishte gjuhë e dijes, e së drejtës dhe e fesë; turqishtja ishte gjuhë e administratës dhe e letërsisë laike; persishtja ishte gjuhë e poezisë. Një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit e të kulturës dhe, në përgjithësi, në zhvillimin shoqëror, pa asnjë dyshim, e pati institucioni i vakëfit.

Kuptimi etimologjik dhe terminologjik i vakëfit

Hyrje Me depërtimin e osmanlinjve në Gadishullin Ballkanik, në fund të shekullit XIV, pas një kohe relativisht të shkurtër, edhe trojet shqiptare hynë në një periudhë të re të zhvillimit të tyre historik e shoqëror, që është fare e ndryshme nga ajo paraosmane. Turqit në këto anë sollën me vete qytetërimin dhe kulturën islame, sollën forma të reja të rregullimit shoqëror, botëkuptime të reja për botën e për njeriun dhe, mbi të gjitha, sollën fenë islame, e cila ishte fe zyrtare - shtetërore e turqve osmanlinj. Fenë islame nuk e pranuan njësoj të gjithë popujt e këtyre anëve. Shumica dërrmuese e popullit shqiptar, për shumë arsye, e pranuan këtë fe. Integrimi i këtyre popujve e vendeve në tregun e gjerë të Perandorisë Osmane, hapi shteg për

Takvim – Kalendar 2015

Në aspektin gjuhësor fjala “vakf” rrjedh nga folja “Vakfu” (Al-Waqfu) që është paskajorja (infinitivi) - masdar i fjalës arabe (emri prejfoljor) “vekafe” “jekifu”- “vakfun” sh. “evkaf”“evqaf”, që do të thotë “të lidhësh, “të pengosh, të ndalësh, “të qëndrosh”, “të ngujosh”, “të bashkosh”. Me një fjalë “vakf” d.m.th. “Pengimi (vakëfimi) i një gjësendi (pasurie) të njohur me qëllim të caktuar”.1

1

Nerkez Smajlagić, Leksikon Islama, bot. "Svjetlost", Sarajevë, 1990, fq. 659, dhe, Teufik Muftić, Arapsko-srpskohrvatski rječnik, vëll. II, Sarajevë, 1973, fq. 3891. 659.


Jurisprudencë islame

101

Në terminologjinë e së drejtës islame dijetarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, në mes të të cilave ka disa ngjashmëri. Në veprat e kësaj fushe vakëfi rëndom përkufizohet si pasuri e veçantë e ndarë me vullnetin e ndonjë individi, nga pasuria e tij dhe lënia e saj për qëllime të caktuara. Ato qëllime mund të jenë: fetare në kuptimin e ngushtë, shoqërore, arsimore, ekonomike dhe bamirëse. Është e rëndësishme të theksohet se funksioni ekonomik i vakëfit duhet të jetë patjetër i tillë që frytet të shfrytëzohen, kurse esenca të ruhet, me fjalë të tjera, të sigurohet shfrytëzimi i përhershëm i vakëfit (sadakatun xharije)2. Në pamundësi që t’i përmendim të gjitha përkufizimet e juristëve islamë, këtu do të japim vetëm përkufizimin e shkollës juridike hanefite; aty thuhet: “Vakëfimi është pengimi i një gjësendi (pasurie) të njohur me qëllim të caktuar”, që kalon nga pronësia e vakifit në posedim të vakëfit me destinimin që të ardhurat e saj të përdoren për të ndihmuar të varfrit, bonjakët ose për qëllime të tjera humane, bamirëse, arsimore, kulturore, shoqërore etj. Me një fjalë, vakëfi është institucionalizimi me qëllim që t’i jepet vazhdimësi dhurimit; ndihmës dhe bamirësisë si shfaqje të mëshirës, dhembshurisë dhe dashurisë ndaj krijesave për hir të Krijuesit. Institucionalizimi në fjalë është kushtimi i një pasurie për Allahun xh.sh., d.m.th. heqja dorë nga pronësia mbi një pasuri, duke siguruar që ajo të përdoret përjetësisht për një qëllim shpirtëror3. Vakëfi është forma më e përsosur e

102

shfaqjes së dhembshurisë dhe mëshirës, që janë shenjë treguese e Islamit ndaj çdo krijese. Në Kuran është urdhëruar që, - si besimtarë të formuar, - të japim, të dhurojmë nga gjërat më të dashura, në mënyrë që të arrijmë pëlqimin hyjnor. Synimi kryesor i ngritjes së vakëfeve është fitimi i pëlqimit dhe kënaqësisë së Allahut xh.sh. dhe arritja e shpëtimit në jetën tjetër - Ahiret. Kështu, ky synim është përmbledhur në shprehjen koncize “et-tekarrub ilall-llah” - “pretekst për afrim ndaj Allahut” dhe është pranuar si një nga kushtet e vlefshmërisë së vakëfit.4

Pak për historikun e vakëfit Megjithëse dijetarët myslimanë paraqitjen e vakëfit e lidhin me Ibrahimin a.s.5, historia e vazhdimësisë së vakëfit mund të shihet nga koha e Muhamedit a.s. e këndej, kur vakëfi edhe u formua indirekt (delaleten ve ishareten) mbi baza kuranore6 dhe mbi bazë të Synetit7, dhe drejtpërdrejt përmes periudhave të mëvonshme, kur fitoi formën precize juridike, gjithnjë deri në kushtet bashkëkohore, mbi të cilat ekziston dhe në kushtet tona i shërben një numri më të vogël qëllimesh, duke pasur parasysh ndryshimet e rrethanave historiko-shoqërore8. Në Kuran ka afro 200 ajete kuranore, të cilat bëjnë fjalë në mënyrë të prerë për çështjet juridike, por ka edhe 300 ajete të 4

Osman Nuri Topbash, Vakëfi…, vep. cit., f. 17. Osman Nuri Topbash, Vakëfi…, po aty, f. 20. 6 Kuran, Ali-Imran: 92; Kuran, El-Bekare: 177 etj. 7 Sahihu Muslim, kapitulli “Vasijje”, nr. 14.; Sahihut-Termidhi, 5/352-353. 8 Dževat Hodžić, Vakuf i islamska prosvjeta u našim krajevima, në; “Islamska misao”, br. 66, Sarajevo juni 1984, f. 31. 5

2 3

Dževat Hodžic, Vakuf i islamska prosvjeta u našim krajevima, në; “Islamska misao”, br. 66, Sarajevo (juni) 1984, f. 31. Osman Nuri Topbash, Vakëfi, dhurimi dhe shërbimi, përktheu Mithat Hoxha, pa vend dhe vit botimi, f. 12.

Takvim – Kalendar 2015


Jurisprudencë islame

103

tjera, të cilët mund të shfrytëzohen për komentimin dhe shpjegimin e çështjeve juridike islame.9 Në këtë lloj ajetesh bën pjesë edhe ajeti 92-të i kaptinës “Ali-Imran”:

‫َﻦ ﺗَـﻨَﺎﻟُﻮا اﻟْﺒِ ﱠﺮ َﺣﺘﱠﻰ ﺗُـ ْﻨ ِﻔ ُﻘﻮا ِﻣ ﱠﻤﺎ ﺗُ ِﺤﺒﱡﻮ َن‬ ْ‫ﻟ‬

“Kurrë nuk do të arrini mirësinë derisa të mos e jepni më të dhimbshmen - pjesën që e doni, nga pasuria juaj, dhe çka do që jepni (për hir të Allahut), Allahu e di atë.“ Këtë ajet kuranor, Pejgamberi a.s. e ka komentuar me fjalët: “Kur njeriu vdes, pushojnë të gjitha veprat e tij përveç në tri raste: nëse lë një sadaka të përhershme, nëse lë një dituri që e përdor dikush tjetër, dhe nëse lë një fëmijë të mirë, i cili për të bën dua” (Transmeton Muslimi). Dijetarët islamë kanë deklaruar se me sadakaja e përhershme, sadakaja që vazhdon të veprojë, - që përmendet në hadithin e sipërshënuar dhe e cila në terminologjinë përkatëse quhet “sadakatun xharije” (mirësi rrjedhëse), - përgjithësisht ka të bëjë me vakëfin. “Sadakatun xharije” ose “mirësi rrjedhëse” quhet lënia, për pëlqim të Allahut, e një vepre që kryen shërbim të vazhdueshëm e të përhershëm. Të frymëzuar nga kjo, ashabët e Pejgamberit a.s. bënin gara se cili prej tyre do të linte më shumë vakëfe, sa kohë që ishte vetë Pejgamberi a.s. ishte i pari që la vakëf në Medinë shtatë kopshte hurmash... Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thë9

Ibrahim Džananović, Vakuf u svjetlu islamskih propisa, në: “Anali Gazi Husrev-Begove biblioteke”, knjiga IX-X, Sarajevë, 1983, f. 9.

104

Takvim – Kalendar 2015

në: “Nuk di asnjë nga muhaxhirët dhe ensarët që të kenë pasur ndonjë pasuri e të mos kenë lënë vakëf ndonjë pjesë prej saj, si sadaka rrjedhëse, e cila assesi nuk mund të shitej, nuk mund të falej dhe nuk mund të lihej trashëgim”.10 Hazreti Ymeri r.a. i qe afruar Pejgamberit a.s. dhe i pati thënë se pasuria që kishte në Hajber, ishte mjaft e frytshme dhe më e dashura për të, prandaj kërkoi këshillë prej tij nëse mund ta linte atë si sadaka të përhershme. Pejgamberi a.s. i pati deklaruar se më së miri do të ishte sikur ai të ndante nga pasuria e tij e ta linte, me kusht që në të ardhmen të mos mund “as të shitej, as të trashëgohej dhe as të dhurohej”. Pasi e dëgjoi këshillën e Pejgamberit, Ymeri përcaktoi që të ardhurat e pasurisë së tij në Hajber të shfrytëzoheshin për nevojat e të varfërve, të afërmve të tij, për lirimin e robërve, për luftëtarët, për udhëtarët e mysafirët, por nuk ka asnjë të keqe, edhe në qoftë se drejtuesi (mutevel-liu) do ta shfrytëzojë me masë për ushqimin e vet “. Të nxitur nga shëmbëlltyra e Pejgamberit a.s., këtë rrugë e ndoqën të thuash të gjithë shokët e tij, madje edhe gratë, ndër të cilat prijatare qenë Aishja dhe Esmaja, kurse Zubejdeja - bashkëshortja e kalifit të pestë abasit - Harun err-Rreshidit, me vakëfimin e saj ndërtoi ujësjellësin për qytetin e Mekës; ujësjellësi është në përdorim edhe sot. Më pastaj, pas ashabëve të Pejgamberit, këtë rrugë e ndoqën edhe brezat që pasuan, kurse teoricienët e të drejtës islame rregullonin e harmonizonin dispozitat juridike të vakëfimit. Tërë kjo ndikoi që, me zgjerimin e shtetit islam, të shtohej vazhdimisht pasuria e vakëfuar. Ekziston edhe mendimi se 10

Ibn Kuddame, “El-Mugni”, 189.


Jurisprudencë islame

105

instuticioni i vakëfit shfaqet pas Pejgamberit a.s. gjegjësisht gjatë shek. I të hixhretit, e më pas, gjatë shek. II, vetëm merr formë legale. Prejardhja i kërkohet, gjithashtu, thjesht në inkurajimin për vepra bamirëse, që është karakteristikë e Islamit11. Edhe osmanët, përmes tyre, nga fundi i shek. XIV e këndej edhe shqiptarët, patën treguar kujdesin, zellin dhe përpjekjen më të madhe për të ndjekur rrugën e Pejgamberit a.s. dhe të shokëve të tij, prandaj patën arritur sukses të madh në çështjen e mirësive e të vakëfeve dhe kjo çështje kishte shkuar aq përpara, sa që dashuria dhe dhembshuria islame pati përfshirë edhe kafshët dhe bimët. Përveç qëllimeve të pastra fetare, vakëfet u janë kushtuar njerëzve, nganjëherë edhe shpezëve dhe kafshëve. Shpesh pranë çezmave të ndërtuara mbi parime vakëfi e hajratesh, mund të gjenden edhe govata të ndërtuara për të pirë ujë kafshët12. Shqiptarët, përveçse kanë lënë vakëfe në vendlindjen e tyre, gjithashtu kanë lënë të tilla gjithandej kufijve të Perandorisë Osmane.

Vakëfimi i vlefshëm Sikurse u tha, vakëfi është institucion që i takon së drejtës së Sheriatit dhe më gjerë, kulturës islame. Por, që të jetë vakëfimi i vlefshëm, kjo varet nga vakifi bamirësi, lënda (pasuria) që vakëfohet, marrësi i pasurisë së vakëfuar dhe forma e vakëfimit, nga që të gjitha këto duhen plotësuar patjetër, ashtu siç i kërkon e drejta vakëfnore.13 11

Më gjerësisht: Nerkez Smajlagiq, Leksikon..., f. 660. Po aty, f. 13. 13 Abdul-Xhelil el-Karnshavi, Dirasat fi ‘l-Shenjati ‘l-islamije, botime të Universitetit të Benghazit, pa v.b. fq. 266-272.

106

Takvim – Kalendar 2015

Vakifi - personi që dëshiron të vakëfojë (ta lërë pasurinë vakëf), duhet të jetë i moshës madhore, të jetë i shëndoshë psikikisht, të gëzojë lirinë për të dhënë vakëf, këtë ta bëjë hapur dhe në praninë e dëshmitarëve (në mënyrë që ata të mos reagojnë më vonë), këtë ta bëjë në kushte e në rrethana normale (jo sa është i sëmurë rëndë ose kur është buzë vdekjes), të mos ketë borxhe më shumë se sa është vlera e pasurisë që vakëfon dhe të jetë pronar i pasurisë që do ta japë vakëf. Nuk lejohet që të vakëfojë të miturit, personit me të meta psikike e as ai që është i detyruar nga presioni e dhuna që të vakëfojë. Gjithashtu, nuk lejohet që vakëfimin ta bëjë fshehurazi, sepse ky veprim iu mundëson trashëgimtarëve që të reagojnë për një gjë të tillë. Po ashtu, konsiderohet i pavlefshëm edhe vakëfimi që bëhet gjatë sëmundjes së vdekjes, nëse është më shumë se 1/3, sepse me këtë rast trashëgimtarët kanë të drejtë të kundërshtojnë, ndërkaq nëse vakëfon gjerë në 1/3 sa kohë që ai ka trashëgimtarë, kjo i lejohet. Nuk lejohet të vakëfojë as personi i cili ka borxhe. Pasuri ose lëndë vakëfimi mund të lihet gjithçka që i lejohet myslimanit të posedojë sipas Sheriatit dhe që nuk ka karakter të përkohshëm; ajo mund të jetë pasuri e luajtshme apo e paluajtshme, po edhe fryti a dobia nga ndonjë send, si: shtëpi, xhami, copë tokë, vresht, pyll, ose kafshë e armë dhe libra etj. Halid bin Velidi, ka vdekur 21 h. (641 m.) në Damask, i ka vakëfuar tërë pajisjet e tij luftarake duke përfshirë këtu edhe kuajt14. Më tutje, pasuria që lihet vakëf, duhet të jetë pronë e vakifit, sepse nuk mund të vakëfohen, ta zëmë, rrezet e diellit.

12

14

Ma gjerësisht shih: Sejjid Sabik, Fikhu s-sunneti, dhe "Anali", Gazi Husrev-begove biblioteke, libri IX-X, Sarajevë, 1983, f.10.


Jurisprudencë islame

107

Meqenëse vakëfimi ka karakter bamirës - tekarrub ila ll-llah - ai do t’i jepet një institucioni që ushtron veprimtari bamirëse, humanitare dhe që përgjigjet për pasurinë e vakëfuar, në rastin tonë do të thotë t’i vakëfohet Bashkësisë Islame. Në të drejtën vakëfnore në të shumtën e rasteve i hasim edhe këta terma: Meukuf alejhi/lehu është personi ose pala të cilës i vakëfohet pasuria, ose dobia e pronës së caktuar. Mutevel-li është personi që e menaxhon pronën e vakëfuar dhe kujdeset për të. Nadhir është autoriteti i cili kontrollon mutevel-litë. Vakëfname është dokumenti i shkruar, i cili përmban elementet kryesore për lëndën e vakëfuar, qëllimin e vakëfimit, mënyrën e përdorimit, kush do të menaxhojë me të, mënyra e shpërblimit, si do të veprojë mbikëqyrësi, dëshmitarët, si dhe disa detaje tjera rreth vakëfimit. Te ne ka mjaft vakëfname të cilat më së miri dëshmojnë se sa i është kushtuar kujdes vakëfimit. Istibdal është ndërrimi i një pjese të paluajtshme vakëfnore menjë tjetër patundshmëri.

Mënyrat e vakëfimit Vakëfimi bëhet në dy mënyra - me gojë dhe me shkrim; kryesisht praktikohet mënyra e dytë. Themeluesi (poseduesi) duhet ta deklarojë qartë dëshirën e tij, duke thënë: Vekaftu (jo: eukaftu) sebbeltu ose habbestu, që do të thotë: Po e bëj vakëf (po e vakëfoj), po mund të bëhet edhe në forma të tjera, por gjithnjë duke u theksuar dhe duke u kuptuar qëllimi i vakëfi-

108

Takvim – Kalendar 2015

mit dhe më pastaj përshkruan hollësisht lëndën, përcakton qëllimin dhe e thekson se në dobi të kujt e vakëfon. Në qoftë se me këtë rast themeluesi - vakifi parashtron ndonjë kusht, ai kusht duhet respektuar maksimalisht, sepse rregulli thotë: "Shartul-vakifi ke nassi sh-shari'i"-"Kushti i vakifit është si dispozita e Ligjdhënësit". Megjithëkëtë, këtu hyjnë kushtet normale e të mundshme se po të kushtëzon si p.sh.: "Nëse atë shtëpi e bëj timen, do ta vakëfoj", ky kusht konsiderohet jonormal, ndaj vakëfimi nuk realizohet.

Vakëfimet në vendin tonë Siç e përmendëm edhe më sipër, sistemi i vakëfimit te popujt që e pranuan fenë islame, filloi të praktikohej që në dhjetëvjetëshat e parë të vendosjes së pushtetit osman në këto anë. Vakëfet, numri i të cilave nuk ishte i vogël, themeluan institucione të shumta fetare, arsimore, kulturore, ekonomike, sociale etj., siç qenë xhamitë, teqetë, medresetë, bibliotekat, hamamet, karvansarajet, bezistanet, hanet, urat, imaretet, çezmat etj. Të gjitha këto institucione që financoheshin nga pasuria e vakëfeve, e lënë për këtë qëllim, luajtën një rol të rëndësishëm në përhapjen e Islamit në Rumeli dhe në përhapjen e kulturës arabo-islame në këto treva. Vakëfi i parë, i themeluar ndër ne, ka qenë ai i Manastirit, të cilin e kishte vakëfuar Sungur Çaush beu, vakëfimi i të cilit është vërtetuar në vitin 838 h / 1434, nga i cili shihet se Çaush beu kishte vakëfuar në Manastir këto objekte: 1 xhami, 1 medrese, 1 han, 25 dyqane, 2 troje, 1 zavije, 7 mullinj dhe 1


Jurisprudencë islame

109

15

vresht. Nga këto objekte, për nga rëndësia që kanë, duhen veçuar xhamia dhe medreseja, që ishin objektet fetare-arsimore më të vjetra në këto vise. Ndër vakëfet e tjera, që duhen përmendur, janë këto: vakëfi i Ishak beut, themeluar në Shkup në vitin 1444/5 Medreseja e këtij vakëfi që quhej “Ishakije” ka qenë ndër medresetë më të njohura në Perandorinë Osmane; aty kanë dhënë mësim dijetarë të shquar të botës islame, po edhe dijetarë të njohur e autoritarë vendës, si Nihani Arnaud etj.16 Pastaj, vakëfi i sulltan Fatihut në Prizren më 1451; vakëfi i poetit të madh nga Prizreni, i njohur me pseudonimin poetik Suzi, themeluar më 151317; vakëfi i prizrenasit Kuklibeg, që ishte ndër vakëfet më të mëdha, themeluar në vendin tonë më 1538 dhe që, për nga madhësia e tij, krahasohet me vakëfin e Isa beut në Shkup e Sarajevë dhe me të Hysrev beut në Sarajevë18. Kurse, më vonë, bëjnë pjesë vakëfet që kanë lënë personalitetet dhe pinjollët e familjeve të shquara bujare e fisnike shqiptare, si të Bushatlinjve të Shkodrës, të Mahmudbegollëve të Pejës, Rrotllajve të Prizrenti, të Gjinollajve të Prishtinës dhe të shumë familjeve të tjera të njohura që këtu nuk po i rendisim. Pothuaj në të gjitha këto vakëfe ndeshim institucione, si: xhami, medrese, mejtepe, biblioteka, hane, hamame, namazxhahe, çezma, ura etj. që dhanë një kontribut të pazëvendësue15

Dr. Hasan Kaleši, Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Prishtinë, 1972, f.66. 16 Tasköprülü-zade, Eş-şekâ'iku n-nu'mâniye fi 'ulemâ-i ‘d-devleti ‘l-osmânije, Istanbul, 1985. 17 Hasan Kalesi, Najstariji vakufski…, vep. e cit., f.14. 18 Hasan Kaleši-Ismail Redžep, Prizrenac Kukli beg i njegove zadužbine, “Prilozi za orijentalnu filologiju”, VII-IX/1958, Sarajevë, 1960, 255.

110

Takvim – Kalendar 2015

shëm në përhapjen e Islamit dhe të kulturës e të qytetërimit islam. Sa u përket monumenteve arkitektonike islame në trojet shqiptare të lëna vakëf, mund të themi se këto vise janë ndër më të pasurat me monumente të këtilla, sado që një pjesë e konsiderueshme e tyre, nga faktorë të ndryshëm (nga faktori njeri, a natyrë), fatkeqësisht, janë shkatërruar përgjithmonë.19 Supozohet që para luftërave ballkanike dhe para luftërave botërore numri i këtyre objekteve të ketë qenë për më shumë se 50% më i madh. Pas largimit të Perandorisë Osmane nga Kosova, kjo e fundit ra nën pushtimin e Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene, që më 1929 u riemërua si Mbretëria Jugosllave. Gjatë 70 viteve, vakëfet e bollshme që ishin, morën tatëpjetën, shumë prej tyre u shkatërruan, ose u pushtuan nga autoritetet, disave iu ndërrua destinacioni, u nacionalizuan, u sekuestruan, u kolonizuan etj. Sa për ilustrim, po përmendim faktin se në fund të sundimit osman, më 1912, Prishtina kishte 18 xhami. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, më 1945, kishin mbetur 16 xhami. Regjimi i ri komunist jugosllav, që e mori pushtetin pas luftës, mbylli gati të gjitha xhamitë e qytetit, me përjashtim të pesë prej tyre, duke i kthyer ato madje edhe në depo dhe me dedikime për shfrytëzime të tjera laike. Si pjesë e një ridizajni socialist urbanistik të qendrës së Prishtinës të vitit 1950, për tri xhami historike u dha urdhri që të shkatërrohen nga autoritetet, ndër të cilat ishte edhe Xhamia e Llokaçit (e ndërtuar më 1551). Disa prej xhamive të mbyllura të qytetit u lejuan t’i ri19

Dr. Ekrem Hakki Ayverdi, Avrupa'da Osmanli Mimari eserleri, (Yugoslavija), cild 3, Isranbul, 1981, f. 340-350.


Jurisprudencë islame

111

hapnin dyert për t’u falur gjatë epokës së liberalizmit politik në vitet 70 dhe 80, por asnjë xhami e re nuk u ndërtua në Prishtinë mes 1912 dhe fundit të shekullit të njëzetë. Kurse në Prizren, bie fjala, sistemi komunist, Xhaminë historike “Arasta” (e ndërtuar më 1594) e rrënoi më 1963 për t’i hapur rrugë një zyre të re postare dhe për ta lënë vendin e saj krejtësisht të shkretë, pa asnjë destinim dobiprurës. Vetëm minarja e saj ishte lënë në këmbë, si një “monument qytetar” dhe e cila dëshmon edhe sot e kësaj dite se dikur ajo minare kishte edhe xhaminë e saj, që ishte pjesë e kompleksit të çarshisë së vjetër të Prizrenit. Në Pejë, Xhamia Kurshumli e shekullit të gjashtëmbëdhjetë u mbyll pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe u shndërrua në një depo armësh për ushtrinë jugosllave. Ajo u kthye si shtëpi e adhurimit pas një kalimi të njëzet viteve më 1965… Kurse lufta e fundit në Kosovë, sikurse dihet, shkatërroi një pjesë bukur të madhe të vakëfeve që kishin mundur t’iu shpëtonin regjimeve të mëparshme. Gjatë periudhës 1998-1999 u shkatërruan ose u dëmtuan, cila më pak e cila më shumë (madje disa prej tyre edhe me themel), 218 xhami, ose rreth 40% e 560 xhamive të Kosovës, sa ekzistonin atëbotë. Është e tepërt të përmendim këtu edhe shkatërrimin e xhamive në Shqipëri pas vitit 1967 dhe atyre në Maqedoni gjatë periudhës së komunizmit dhe gjatë luftës që ndodhi atje më 2001 (gjatë luftës së fundit në Maqedoni u shkatërruan 56 xhami). Dëmtimi në shumicën e rasteve ishte qartë rezultat i sulmeve të qëllimshme kundër xhamive. Sidoqoftë, pa dashur të përmendim statistika të tjera, duhet të theksojmë se sot numri i vakëfeve në trojet tona ka ngelur fare i vogël nga sa kishte dikur.

112

Takvim – Kalendar 2015

Përpos xhamive, sot numri më i madh i këtyre objekteve e monumenteve të kulturës islame nuk funksionojnë fare, ose funksioni i tyre ka ndonjë destinim tjetër. Një segment tjetër, po ashtu shumë i rëndësishëm, i trashëgimisë kulturore islame, është thesari i monumenteve të kulturës shpirtërore. Shumicën absolute të këtij thesari e përbëjnë dorëshkrimet me alfabet arab, që kanë rëndësi të pazëvendësueshme për historinë e kulturës dhe sidomos të elementeve të kulturës islame, të këtyre popujve. Numri i dorëshkrimeve orientale, si monumente të kulturës islame, që janë ruajtur në Ballkan dhe përgjithësisht në Evropë, është shumë i madh. Trojet shqiptare kanë qenë nga viset më të pasura me këso dorëshkrimesh. Bibliotekat e para islame në këto vise janë themeluar qysh në dhjetëvjetëshat e parë të vendosjes së osmanëve në këto anë. Këto biblioteka janë formuar, para së gjithash, me sjelljen e dorëshkrimeve nga qendrat e ndryshme të botës islame (Stamboll, Kajro, Bagdad, Damask, Mekë, Medinë etj.), në të cilat shumë njerëz nga këto anë i kishin mbaruar studimet. Një pjesë tjetër e këtyre dorëshkrimeve kanë arritur në bibliotekat tona përmes tregtarëve, haxhilerëve dhe nëpërmjet nëpunësve të ndryshëm që kishin shërbyer në qendra të ndryshme të botës islame. Një pjesë jo e vogël dorëshkrimesh janë krijime intelektuale të autorëve shqiptarë, ose të kopjuara prej tyre. Biblioteka më e vjetër, e themeluar në trevat tona, është ajo e Manastirit, që është themeluar në vitin 1430. Më pastaj janë themeluar bibliotekat e tjera, si e Ishak beut (1443) në Shkup, e Prizrenit (1451), biblioteka e Isa beut, po ashtu në Shkup (1468), biblioteka e Ishak Çelebiut (1503-1511) në Manastir, biblioteka e Suziut e themeluar në Prizren (1513) etj. Për fat të


Jurisprudencë islame

113

keq, nga fondi i madh i dorëshkrimeve të këtyre bibliotekave, në ditët tona kemi një numër fare të vogël. Shumë nga këto biblioteka, po edhe bibliotekat e themeluara më vonë, gjatë periudhës osmane, janë bartur shpesh nga një vend në tjetrin, ose nga një pronar tek një tjetër. Përveç dhëmbit të kohës, që shpesh di të jetë shumë i pamëshirshëm, këto dorëshkrime, në një masë të madhe, janë shkatërruar edhe nga zjarret e luftërat që përfshinë shpesh viset tona. Dorëshkrimet orientale sot ruhen, përpunohen dhe jepen për t’u shfrytëzuar në disa institucione, siç janë disa biblioteka, arkiva, muze etj. Një pjesë e konsiderueshme, që dikur kanë qenë në fondet e bibliotekave tona, sot ruhen në biblioteka jashtë vendit, kurse një pjesë e tyre ndodhet nëpër biblioteka personale. Nga dorëshkrimet orientale, që kanë qenë pronë e bibliotekave në trojet shqiptare, sot një numër ruhen në këto koleksione: - Koleksioni i dorëshkrimeve orientale në Institutin e Historisë të Shkupit dhe ai i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, po ashtu në Shkup, që kanë afro 2.000 dorëshkrime. Nga koleksionet e dorëshkrimeve orientale që kanë ngelur në Kosovë, janë: - Koleksioni i dorëshkrimeve orientale i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë përfshin afro 600 dorëshkrime dhe është më i riu i këtij lloji tek ne; është formuar në vitin 1984. - Koleksioni i dorëshkrimeve në Bibliotekën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku ruhen mbi 900 dorëshkrime, disa prej të cilave kanë vlerë të madhe. - Koleksioni i dorëshkrimeve në Arkivin e Kosovës, i cili ka 99 dorëshkrime.

114

Takvim – Kalendar 2015

- Koleksioni i dorëshkrimeve në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren. - Koleksioni i dorëshkrimeve orientale në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. - Koleksioni i dorëshkrimeve në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë etj.20 Natyrisht, këso dorëshkrimesh të vlefshme ka edhe nëpër xhami dhe ndër posedues privatë, të cilat deri tani nuk janë regjistruar, si p.sh. në bibliotekën e dijetarit të shquar Ahmed efendi Pllanës nga Prishtina (ruhen afro 30 dorëshkrime), në bibliotekën e Mulla Zeqir ef. Havollit (5 dorëshkrime), në bibliotekën e Beqir ef. Saharës në Pejë (16), në bibliotekën e Hamdi ef. Dolit në Gjakovë (15), në bibliotekën e Haxhi Sheqerit në Gjakovë (65), në bibliotekën e Fahri ef. Iljasit në Gjakovë (50) etj. Përveç kësaj, jemi në dijeni se dorëshkrime orientale ka edhe në disa teqe, si në Teqenë e Halvetive në Prizren (49), në Teqenë e Melamive (Sheh Mala) në Rahovec (64), në Teqenë e Sheh Iljazit në Rahovec (29), në Teqenë e Madhe të Halvetive në Rahovec (196), në Teqenë e Sheh Musait në Gjakovë (85), në teqenë e Sheh Salihut në Gjakovë (82), në teqenë e Sheh Eminit në Gjakovë (45).21

20

Më gjerësisht për koleksionet e dorëshkrimeve në Shqipëri shih: Ass. prof. dr. Giyasettin Aytas - Dr. Haci Yilmaz, Arnavutluk Devlet Arşivleri osmanli yazmalar Katalogu, Ankara, 2001; Gazmend Shpuza, Jeta letrare në gjuhët orientale në Shqipëri, "Perla", 1-4, Tiranë, 2001, f.12; Shaban Sinani, Dorëshkrimet orientale dhe tradita kulturore e Shqipërisë, "Perla", nr. 1-4, Tiranë, 2001, fq. 30. 21 Informacion nga raporti i regjistrimit të përgjithshëm të dorëshkrimeve islame, përpiluar nga Nehat Krasniqi, menaxher i ekipit për regjistrimin e dorëshkrimeve islame.


115

Jurisprudencë islame

Duhet theksuar edhe fakti se mijëra dorëshkrime të tjera janë bartur e janë dërguar në biblioteka të ndryshme të Austrisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Çekisë, Sllovakisë etj. dhe sidomos në biblioteka të Turqisë e të Bosnjë-Hercegovinës. Kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjësisë dhe pakujdesisë sonë, po edhe për shkak të faktit se shumë njerëz nga kompetentët nuk kanë qenë të vetëdijshëm për vlerën e tyre.

*** Nga sa u tha më lart, mund të konstatojmë se vakëfet kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe domethënës në jetën e myslimanëve ngado, pra edhe të myslimanëve shqiptarë, dhe kjo si në aspektin fetar e profan, ashtu edhe në aspektin kulturor, social dhe human. Roli i vakëfit është shumë i madh edhe në formimin dhe ndërtimin e zhvillimin e shumë lagjeve dhe kasabave/qyteteve shqiptare. Të rralla janë vendbanimet tona, ku jetojnë, ose ku kanë jetuar myslimanët; që të mos kenë një e më shumë vakëfe dhe hajrate. Në vendbanimet urbane numri i vakëfeve është gjithsesi më i madh dhe madje arrin në dhjetëra sosh. Në shumë vende ka edhe sot e kësaj dite emra vakëfesh, të cilët dëshmojnë për vakëfet dhe vakëflënësit tanë dhe myslimanët që kanë jetuar në ato vende; edhe sot e kësaj dite komuniteti islam dhe institucionet tona islame (f. v., xhamitë etj.) përfitojnë nga vakëfet që dikur, moti, patën lënë njerëzit e mirë dhe fetarë, pavarësisht se vakëfet e mbetura janë një pjesë fare e vogël, një hiçgjë, nga gjithë ai mal vakëfesh që ekzistonte dikur. Kjo si pasojë e moskujdesit tanë dhe e njerëzve lak-

116

Takvim – Kalendar 2015

mitarë e grabitqarë e të etur për këtë botë dhe e sistemeve të kaluara, nëpër të cilat kaloi vendi ynë dhe të cilat ishin të pamëshirshme ndaj pasurive vakëfnore22. Sido që të ketë qenë, institucioni i vakëfit ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh dhe të pakrahasueshëm për përhapjen e fesë islame në vendin tonë dhe për përhapjen e kulturës islame në këto anë, rrjedhimisht edhe për mbajtjen, stimulimin e institucioneve arsimore islame, si medreseve, mejtepeve e xhamive, dhe për mbushjen e pasurimin e fondeve të bibliotekave të këtyre institucioneve. E, megjithëkëtë, te ne është shkruar dhe vazhdon të shkruhet relativisht pak, për të mos thënë aspak, qoftë për vakëfin si institucion, qoftë për vakëflënësit tanë dhe vakëfet që kanë lënë ata. Fatkeqësisht, ky institucion ka qenë dhe vazhdon të jetë në shënjestër të njerëzve të ndryshëm në kohë të ndryshme, ndaj nuk ka asnjë institucion tjetër fetar që të ketë pësuar më shumë sesa institucioni i vakëfit. Dhe, në fund fare, është koha, kujtojmë, për një rivlerësim, riaktualizim dhe rikthim të rolit të institucionit të vakëfit në përgjithësi. Në këtë drejtim duhet kuptuar edhe kjo përpjekje jona.

22

Sadik Mehmeti, Roli i vakëfit në përhapjen e kulturës dhe arsimimit islam në vendin tonë, “Takvim/Kalendar”, Prishtinë, 2009.


Takvim – Kalendar 2015

118

akaid Hajrullah Hoxha

BESIMI NË XHENETIN DHE XHEHENEMIN Besimi se ekzistojnë Xheneti dhe Xhehenemi si dy vendbanime për njerëzimin në botën tjetër, është pjesë përbërëse e besimit në Ditën e Gjykimit. Zoti i Madhërishëm Xhenetin e ka krijuar dhe e ka caktuar për njerëzit që kane besuar drejtë dhe kanë bërë vepra të mira, ndërsa Xhehenemin për njerëzit që kanë mohuar apo kanë besuar në mënyrë të gabueshme dhe kanë bërë vepra të këqija. Hyrja dhe vendosja e njerëzve në këto dy vendbanime, do te bëhet pas gjykimit dhe marrjes së vendimit të tyre përkatës në bazë të drejtësisë absolute të Gjykatësit Suprem të asaj Dite, Allahut të Madhërishëm. Si qëndrimi dhe përjetimi i kënaqësive të Xhenetit, ashtu edhe qëndrimi e përjetimi i vuajtjeve të Xhehenemit, për banorët e tyre do të jenë të përhershme. Sipas paralajmërimeve të cekura në ajete të shumta të Kuranit, Allahu i Madhërishëm do t’i

shpërblejë me begatitë e Xhenetit dhe qëndrim të përhershëm në të, të gjithë ata njerëz që i kanë besuar thirrjes së të dërguarve të Tij, duke filluar nga Ademi a.s. e deri tek Muhamedi a.s., dhe që kanë bërë vepra të mira. Ata që kanë besuar, por nuk u janë përmbajtur urdhëresave dhe ndalesave të Zotit xh.sh., nëse Ai nuk i fal, do t’i dënojë përkohësisht në Xhehenem, dhe pas kryerjes së dënimit ose amnestimit nga Ai, do të transferohen në Xhenet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ndërsa, të gjithë ata që nuk i kanë besuar thirrjes së dërguarve të Tij, që nga periudha e Nuhut a.s. e deri tek ajo e Muhamedit a.s., e cila vazhdon deri në Ditën e Kiametit, duke përfshirë edhe ata që i shoqërojnë Zotit rival krijesa të ndryshme në besim apo adhurim ose që mohojnë ekzistimin e Tij, Allahu xh.sh. do t’i dënojë me zjarr të Xhehenemit dhe me qëndrim të përhershëm në të.

Xheneti Fjala “Xhenet” do të thotë “kopsht apo vend i mbuluar nga pemët me degë të dendura”, nën të cilat rrjedhin lumenj me ujë të pastër. Xheneti në Kuran është përmendur edhe me disa emra të tjerë, domethënia e të cilëve simbolizon shkallën përkatëse të begative të ndryshme në të. Kushti themelor për hyrjen e njerëzve në Xhenet, është të besuarit e vërtetë ashtu siç ka kërkuar Allahu xh.sh. me anë të dërguarve të Tij, ndërsa pozitat dhe begatitë e Xhenetit arrihen me anë të adhurimit dhe veprave të mira. Ditën e Gjykimit besimtarët do të përcillen në grupe nga melaqe të posaçëm drejtë dyerve të Xhenetit të cilat do t’u hapen dhe rojat e tij u dëshirojnë mirëseardhje, paqe e


Akaid

119

lumturi dhe u thonë të hyjnë Xhenet përgjithmonë. Me atë rast, xhenetlinjtë do ta falënderojnë Allahun xh.sh. për përmbushjen e premtimit dhe për shpërblimin e tyre me begatitë e shumta të Xhenetit. Hyrja ne Xhenet dhe përjetimi i të mirave të tij do të jetë me trup dhe me shpirt. Allahu i Madhërishëm, në këto ajete të Kuranit, ka thënë: “Allahu u ka premtuar besimtarëve kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe pallate të bukura në kopshtet e Adnit, kurse kënaqësia nga Allahu është më e madhja, ky është një sukses i madh”. (Et-Tevebe, 72). “Me të vërtetë ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë me besimin e tyre për në kopshtet e begatshme nëpër të cilët rrjedhin lumenj”. (Junus, 9). “O robtë e mi, nuk ka frikë për ju sot as që do të pikëlloheni. Ju që keni besuar argumentet Tona dhe keni qenë myslimanë hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja”. (Ez-Zuhruf, 69-70) “Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të sillen në grupe tek Xheneti, e kur të arrijnë tek ai, u hapën dyert e tij kurse roja e tij u thotë: Paqja qoftë mbi ju, ishit (njerëz) të mirë, andaj hyni në të (Xhenet) përgjithmonë. Ndërkaq, ata do të thonë: “Falënderimi i qoftë Allahut që plotësoi ndaj nesh premtimin e Tij dhe na e la në trashëgim tokën, që të vendosemi në Xhenet, ku të dëshirojmë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që kanë punuar!” (Ez-Zumer, 73-74).

120

Takvim – Kalendar 2015

Zoti i Madhërishëm do t’i bashkojë njerëzit në Xhenet me anëtarët e familjeve të tyre, me prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët e kanë ndjekur rrugën e besimit dhe veprave të mira. Ky do të jetë një gëzim edhe me i madh për ta, sepse takimi me më të dashurit e tyre dhe shfrytëzimi i përbashkët i të mirave të Xhenetit, është kënaqësi e shumëfishtë. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. në Kuran, ka thënë: “Dhe ata që durojnë për ta fituar kënaqësinë e Zotit të tyre, që e falin namazin dhe që japin fshehtas e haptas nga ajo me se i kemi furnizuar Ne, dhe të keqën e kthejnë me të mirë. Të tillët kanë përfundim të mirë. Xhenete (kopshte) të Adnit, ku do të hyjnë ata dhe kush ka bërë mirë (besuar) nga prindërit e tyre, nga gratë dhe nga pasardhësit (fëmijët) e tyre, kurse meleqtë do të hyjnë tek ata (për t’i vizituar) nga secila derë”. (Err-Rra’d, 22-23). “Dhe ata që kanë besuar dhe që pasardhësit e tyre i kanë pasuar ata me besim, Ne atyre do t’ua bashkojmë pasardhësit e tyre kurse nga veprat e tyre asgjë Ne nuk do t’u pakësojmë. Secili njeri është peng i asaj që ka punuar (është përgjegjës për veprat e tij)”. (Et-Tur, 21). Struktura e Xhenetit, pozita, karakteristikat dhe begatitë e tij, janë përshkruar në mënyrë figurative në një numër të madh të ajeteve të Kuranit dhe të haditheve të Pejgamerit a.s.. Në mes të tjerash, thuhet se Xheneti është i gjerë sa qiejt dhe Toka, se ka tetë dyer, ku njerëzit do të sistemohen në bazë të meritave të tyre, se në Xhenet ka ndërtesa të bukura shumëkatëshe me dhoma të pajisura me shtroja dhe orendi luksoze, se në të ka kopshte lulesh dhe pemësh të ndryshme, nëpër të cilat rrjedhin kroje e lumenj. Gjithashtu në Xhenet do të ketë


Akaid

121

lumenj me ujë të freskët, me qumësht që nuk i prishet shija, me verë që nuk është dehëse dhe as e dëmshme por me shije të këndshme, si dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Do të ketë në të pemë të llojllojshme, mish të freskët dhe hyria. Me një fjalë, do të ketë çka t’u dëshirojë shpirti dhe madje çka s’kanë parë as u ka shkuar mendja kurrë për to. Të gjitha këto të dhëna janë një përmbledhje e shkurtër nga kuptimi i ajeteve në vijim, në të cilat Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe shpejtoni për kërkimfalje nga Zoti i juaj dhe për në Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe Toka që është i përgatitur për të devotshmit”. (Ali-Imran, 133). “Shembulli i Xhenetit qe u është premtuar të devotshmëve nëpër të cilin rrjedhin lumenj, frutat dhe hija e tyre (pemëve) janë të përhershme. Ky është shpërblim i atyre që janë ruajtur, kurse shpërblimi i jobesimtarëve është zjarri” (Err- Rrad, 35). “Shembulli i Xhenetit që u është premtuar të devotshmëve në të cilin ka lumenj me ujë të pashtershëm, lumenj me qumësht të cilët nuk i prishet shija, lumenj me verë (joalkoolike) të shijshme për ata që e pinë, lumenj me mjaltë të kulluar, dhe në të ata kanë çdo lloj pemësh dhe falje (mëkatesh) nga Zoti i tyre”. (Muhamed, 15). “Në të (Xhenet) ka hyria të kufizuara në tenda. E cilën dhunti të Zotit tuaj po mohoni. Nuk i ka prekur ato para tyre as njeri as exhin”. (Err-Rrahman, 72-74). “E nuk e di askush se ç’është fshehur për ta (të devotshmit) nga kënaqësitë si shpërblim për atë që kanë punuar” (Es-Sexhde, 17).

122

Takvim – Kalendar 2015

Lidhur me ajetin e fundit, Muhamedi a.s., në një hadith kudsijj, thotë: “Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “Për robtë e Mi të mirë kam përgatitur çka nuk u ka parë syri, as nuk ka dëgjuar veshi dhe që nuk i ka shkuar ndërmend asnjë njeriu”. Nga zemrat e banorëve te Xhenetit, Zoti i Madhërishëm do t’ua mënjanoj cilësitë negative që i kanë pasur në këtë jetë, siç janë: urrejtja, mendjemadhësia, zilia, mashtrimi, tradhtia etj.. Prandaj sjelljet e tyre ndaj njëri-tjetrit do të jenë korrekte e vëllazërorë dhe bisedat e tyre të sinqerta dhe të ndershme. Çdonjëri prej tyre do të jetë kënaqur më vendin dhe begatitë ë tij, ku është kategorizuar, dhe nuk do t’u lakmoj fare atyre që janë më pozitë më të lartë dhe begati më të mëdha, sepse është i vetëdijshëm se çdonjërit i është dhënë ajo që ka merituar. Në Xhenet, ata nuk do të përjetojnë vapë as të ftohtë dhe as gjëra të pakëndshme, si p.sh. frikë, dëshpërim, pikëllim, uri, lodhje, skamje, as pleqëri, as vdekje, ngase atyre u është caktuar të jetojnë në Xhenet përgjithmonë. Karakteristikat e lartpërmendura kanë mbështetje të plotë në këto ajete të Kuranit, në të cilat Allahu xh. sh ka thënë: “Me të vërtetë banorët e Xhenetit atë ditë janë të angazhuar duke u kënaqur (me të mirat e tij). Ata dhe bashkëshortet e tyre janë nën hije, të mbështetur në fotele. Për ta aty ka pemë dhe gjithçka që dëshirojnë”. (Jasin, 55-57). “Me të vërtetë të devotshmit do të jenë në kopshte të begatshme. Të kënaqur me ato që u ka dhënë Zoti i tyre dhe Zoti i tyre i ka ruajtur ata nga ndëshkimi me zjarr. Hani e pini, ju bëftë mirë, për atë që keni punuar". (EtTur, 17-19).


Akaid

123

“Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe pranë burimeve. Hyni në to (u thuhet) me përshëndetje (duke qenë) të sigurt. Dhe do t’ua nxjerrim urrejtjen që kanë pasur në zemrat e tyre, e do të rrinë në fotele si vëllezër përballë njëri-tjetrit. Ata nuk do t’i prekë aty lodhja dhe prej aty nuk do të nxirren (kurrë)”. (El-Hixhr. 4548). “E Allahu i ruan ata nga e keqja e asaj dite (e Gjykimit) dhe Ai atyre u lëshon shkëlqim (në fytyra) e gëzim (në zemër). Dhe ata që bënë durim, i shpërblen me Xhenet dhe tesha të mëndafshta. Të mbështetur aty në fotele nuk do të ndiejnë vapën (e diellit) dhe as të ftohtët. Dhe afër mbi ta janë hijet e pemëve dhe do t’u ulën degët e frutave të tyre shumë poshtë (sa mund t’i arrijnë me dorë). Dhe atyre do t’u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe gota kristali”. (El-Insan, 11-15). “Pa dyshim, të devotshmit do të jenë në vend të sigurt. Në kopshte dhe (pranë) burimeve. Do të veshin (rroba) nga mëndafshi e kadifeja, përballë njëri-tjetrit (rrinë). Dhe se Ne ata do ti kurorëzojmë me hyria. Ata do të kërkojnë (t’u sillen) gjithfarëlloj pemësh duke qenë të sigurt. Nuk do të shijojnë aty vdekjen përveç vdekjes së parë (asaj në këtë botë) dhe do t’i ruajë (Zoti) prej dënimit të Xhehenemit. Dhuratë nga Zoti yt, ky është ai suksesi i madh” (Ed-Duhan, 51-57). “Ata nuk do të dëgjojnë aty (në Xhenet) fjalë të kota veç se selam - përshëndetje dhe aty për ta ushqimi i tyre do të jetë në mëngjes dhe në mbrëmje” (Merjem, 63)

124

Takvim – Kalendar 2015

Përveç dhuntive të lartpërmendura, Allahu xh.sh. banorëve të Xhenetit do t’u japë edhe dy dhunti, që kanë vlerë më të madhe se të gjitha të tjerat, ngase kanë karaktere të kënaqësisë shpirtërore, e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ato janë tregimi i fytyrës së ndritshme të Tij për ta parë ata dhe shpallja e razisë –kënaqësisë së Tij ndaj tyre. Si në Kuran, ashtu në hadithe të Pejgamberit, është vërtetuar se besimtarët do ta shohin Zotin e Madhërishëm në botën tjetër. Kjo mund të kuptohet qartë nga këto ajete kuranore, në të cilët Allahu xh.sh ka thënë : “Atë ditë, disa fytyra do të jenë të ndritshme, në Zotin e tyre do të shikojnë”. (El-Kijameh, 22-23) “Ata kanë aty (në Xhenet) ç’të dëshirojnë dhe tek Ne ka edhe më tepër”. (Kaf, 35) “Ata që bëjnë mirë, kanë (shpërblim) të mirë e edhe më tepër...”. (Junus, 26). Muhamedi a.s., duke komentuar ajetin e fundit, ka thënë se me “shpërblimin e mirë” kuptohet Xheneti, kurse “e edhe më tepër” është fjala për shikimin në Fytyrën e Allahut xh.sh.. Gjithashtu edhe Aliu r.a. dhe Enes Ibni Maliku r.a., duke komentuar shprehjen: “Dhe tek Ne ka edhe më tepër”, në ajetin e parafundit, kanë thënë se “Kjo ka të bëjë me shikimin në Allahun e Madhërueshëm”. Xherir bin Abdullahu r.a. ka thënë: “Një natë, derisa ishim duke ndenjur me Pejgamberin a.s., e shikoi Hënën që ishte e plotë, dhe tha: “Do të shihni Zotin tuaj siç po e shihni këtë Hënë, nuk do t’ju pengoj asgjë...”. Suhejbi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të hyjnë banorët e Xhenetit në Xhenet dhe të Xhehenemit në Xhe-


Akaid

125

henem, do të thërret një thirrës: “O banorë të Xhenetit, vërtetë ju keni një premtim tek Allahu, të cilin dëshiron t’ua përmbushë. Ata thonë: Ç’është ai (premtim), a nuk na e ka rënduar peshojën (e të mirave) tona, a nuk na i ka ndriçuar fytyrat tona, a nuk na ka shpënë në Xhenet dhe na ka shpëtua nga zjarri i Xhehenemit? Atëherë, Allahu do ta heq perden ndaj tyre dhe ata e shikojnë Atë. Pasha Allahun nuk u ka dhënë atyre asgjë më të dashur as më të kënaqur për zemrat e tyre se sa shikimin e Tij”. Sa i përket dhuntisë së dytë, Allahu xh.sh. ka thënë: “...Ata që janë ruajtur (nga mëkatet), tek Zoti i tyre kanë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë, dhe kanë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë nga Allahu”. (Ali Imran, 15) “...Kurse kënaqësia nga Allahu është më e madhja (se të gjitha dhuntitë e tjera)...”. (Et-Tevbe,72) “Shpërblimi i tyre tek Zoti i tyre është kopshti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty banojnë përgjithmonë. Allahu do të jetë i kënaqur me ta dhe ata do të jenë të kënaqur me Të, kjo është për atë që ka pasur dronë e Zotit të tij”. (El-Bejjineh, 8) Tregohet nga Xhabir Ibni Abdullahu, se Pejgameri a.s ka thënë: “Kur hyjnë banorët e Xhenetit në Xhenet, Allahu i Madhërueshëm u thotë: “A dëshironi ndonjë gjë tjetër që t’ua plotësoj? Ata do të thonë: O Zoti ynë, çfarë ka më të vlefshme se këto që na ke dhënë? Ai do të thotë: Ajo është kënaqësia Ime (ndaj jush)”.

126

Takvim – Kalendar 2015

Përshëndetja e banorëve të Xhenetit do të jetë selami, ndërsa falënderimi ndaj Allahut do të bëhet me fjalën “El-hamdullah”, me të cilën shpeshherë do t’i drejtohen Atij në shenjë mirënjohje për dhuntitë e Xhenetit dhe shpëtimin me mëshirën e tij nga Zjarri i Xhehenemit. Lidhur me këtë, Zoti i Madhërishëm, ka thënë: “... Dhe do të thonë: Falënderimi i qoftë Allahut që na udhëzoi (për këtë) dhe ne nuk do të ishim të udhëzuar sikur të mos na kishte udhëzuar Allahu...” (El-A’raf, 43) “Dhe thonë: Faleminderit Allahut, i Cili e largoi dëshpërimin prej nesh, vërtetë Zoti ynë fal shumë, është mirënjohës. Ai, nga mirësia e Tij, na dhuroi vendbanim, ku nuk do të na prekë lodhja e as rraskapitja”. (Fatir, 34-35). “Lutja e tyre në të (Xhenet) do të jetë - Qofsh lavdëruar, o Zoti ynë, e përshëndetja e tyre Selam-Paqe dhe fundi i lutjes së tyre do të jetë: Faleminderit Allahut, Zotit të gjithësisë”. (Junus, 10)

Xhehenemi Fjala “Xhehenem” do të thotë skëterrë ose humnerë, ku do të dënohen njerëzit e caktuar në botën tjetër. Shkaku kryesor i dënimit të tyre do të jetë mohimi ose mosbesimi në ato që ka urdhëruar Allahu xh.sh. të besohen dhe kryerja e punëve të këqija të cilat i ka ndaluar Ai. Ndërsa shkalla e dënimit do të jetë në përputhje me pasojat e bindjeve të tyre të gabuara dhe veprave të këqija të tyre. Dënimi në Xhehenem për jobesimtarët ose ata që kanë besuar në mënyrë të gabueshme do të jetë i


Akaid

127

përhershëm, ndërsa i atyre që kanë besuar, por kanë bërë mëkate të mëdha, do të jetë i përkohshëm. Andaj pas kryerjes së dënimit ose amnistisë se Allahut, këta të fundit do të dërgohen në Xhenet. Si struktura e Xhehenemit ashtu edhe forma e vuajtjeve në të, në Kuran dhe hadithe të Pejgamberit a.s. janë përshkruar gjerësisht në mënyra të ndryshme. Xhehenemi thuhet se ka shtatë dyer që simbolizojnë shtatë kat ose vende të ndara, ku secila derë i ka njerëzit e paraparë dhe shkallën e dënimit të tyre. Mjetet kryesore ndëshkuese në Xhehenem do të jenë zjarri, uria, dhe etja. Ata që janë të dënuar me zjarr të Xhehenemit, do të dërgohen në grupe, të përcjellë nga, melaqe të caktuar. Kur të afrohen tek ai, dyert e tij hapen, kurse roja e tij i pretë me fjalë qortuese. Përkitazi me këtë, Zoti i Madhërishëm, ka thënë: “Vërtetë Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë xhinë dhe njerëz. Ata kanë zemra (mend), por nuk logjikojnë me to, kanë sy, por nuk shikojnë me ta, kanë veshë, por nuk dëgjojnë me ta. Ata janë si shtazët madje edhe më të humbur (më të këqij)…” (A’raf 179) “Ata që nuk kanë besuar, do të sillën në grupe për në Xhehenem, e kur të arrijnë tek ai, dyert e tij hapen dhe roja e tij u thotë: A nuk ju kanë ardhur pejgamberë nga mesi juaj që t’ua lexonin argumentet e Zotit tuaj dhe që t’ua tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite tuaj? Ata thonë: Po, por u vërtetua fjala (vendimi) i dënimit ndaj pabesimtarëve. U thuhet atyre: hyni nëpër dyer të Xhehenemit, aty do të jeni përgjithmonë, e sa vend i keq është (ai) për arrogantët”. (Ez-Zumer, 71-72)

128

Takvim – Kalendar 2015

“Ky është Xhehenemi që u është premtuar. Digjuni në të, për shkak se nuk keni besuar”. (Jasin, 43-54) “Me të vërtetë ata që i mohojnë argumentet tona dhe sillen me arrogancë ndaj tyre nuk do të ju hapen dyert e qiellit as nuk do të hyjnë në Xhenet deri sa të përbiroj deveja për vrimë të gjilpërës, pra kështu Ne i shpërblejmë kriminelët.” (Araf, 40) Ndëshkimi dhe vuajtjet e banorëve të Xhehenemit do të jenë të rënda e të llojllojshme. Përveç dënimit me zjarr, atyre për ushqim do t’u jepet për të ngrënë fruta nga pema e ithtë zekkum, dhe ferra të bardha, të cilat nuk janë ushqyese as nuk shuajnë urinë. Për pije, do t’u jepet ujë nga t’lanat e Xhehenemit dhe ujë të valë që dëmton zorrët, kurse për shkak të tymit dhe mbeturinave, ata do të marrin frymë me vështirësi të madhe. Pasurinë e botës sikur ta kishin, do ta jepnin për shpagim, madje do t’i kishin sakrifikuar edhe më të afërmit e tyre vetëm për të shpëtuar nga Xhehenemi, por nuk do t’u pranohet. Për shkak të vuajtjeve të mëdha, do të dëshironin vdekjen, por as ajo nuk do t’u vijë, ngase u është caktuar që në Xhehenem të jetojnë përgjithmonë. Të gjitha këto mund të kuptohen nga përmbajtja e këtyre ajeteve të Kuranit, në të cilat, Zoti i Madhërishëm, ka thënë: “Kurse për ata që nuk e kanë besuar Zotin e tyre, do te ketë dënim të Xhehenemit, sa vendbanim i keq që është ai! Kur të hidhen në të, do të dëgjojnë ushtimën e tij duke vluar. Gati sa nuk pëlcet nga tërbimi, sa herë që hidhet në të ndonjë grup, ata i pyet roja e tij – a nuk u ka ardhur pejgamberi, po thonë, por ne nuk i kemi be-


Akaid

129

suar dhe kemi thënë se Allahu nuk ka zbritur asgjë, ju nuk jeni tjetër pos në devijim të madh”. (El-Mulk, 6-11) “Atë ditë toka do të zëvendësohet me tjetër tokë edhe qiejt dhe do të dalin (njerëzit) para Allahut Një Fuqiplotë. Do t’i shohësh atë ditë kriminelët në pranga. Rrobat e tyre do të jenë nga katrani, ndërsa fytyrat e tyre do t’ua kaplojë zjarri”. (Ibrahim 48-49) “Pastaj, o ju të humbur e mohues, vërtetë do të hani nga pema e zekkumit, prej saj do t’i mbushni barqet, e mandej mbi atë (ushqim) do të pini nga uji i valë” (El-Vakia, 51-54) “Ata do të digjen në zjarr të ndezur flakë. Do t’u jepet ujë nga burimi i valë. Nuk do të kenë ushqim tjetër përveç ferrave”. (El-Gashijje . 4-6) “Me të vërtetë ata që kanë mohuar, sikur ta kenë tërë atë që është në tokë, e edhe njëherë sa ajo (e ta jepnin) për të shpëtuar nga dënimi i Ditës së Gjykimit, nuk do të pranohej prej tyre dhe për ta ka dënim pikëllues”. (ElMaide, 36) Lidhur me krahasimin e zjarrit të Xhehenemit dhe dënimit të njerëzve me të, Muhamedi a.s. ka thënë: “Pa dyshim, zjarri disave do t’u arrijë deri në zogun e këmbës, disave deri në gjunjët e tyre dhe disave deri ne fytin e tyre. Dënimin më të lehtë nga banorët e Xhehenemit do ta ketë një njeri të cilit i vihen dy gaca nën shputat e këmbëve të tij, nga të cilat do t’i vlojnë trutë”. Një pjesë e madhe e banorëve të Xhehenemit, kur ta shohin se në Xhehenem janë edhe ata të cilët i kanë dëgjuar dhe

130

Takvim – Kalendar 2015

adhuruar në vend të Zotit në këtë botë dhe se nuk janë në gjendje për t’u ndihmuar fare, do të grinden e do të polemizojnë me ta. Do t’i akuzojnë para Zotit se kanë qenë shkaktarë për devijimin e tyre nga rruga e drejtë dhe për vepra të këqija. Andaj i lutën atij për t’u dhënë atyre dënim të dyfishtë dhe për t’i mallkuar. Në këtë mënyrë ata mundohen të arsyetohen para Zotit xh.sh. dhe nga pikëllimi fajësojnë vetveten dhe binden se kanë qenë të mashtruar. Ata do t’i pranojnë fajet e tyre dhe do t’i luten Zotit xh.sh. që t’ua lehtësojë dënimin ose t’i nxjerrë nga Xhehenemi e t’i kthejë në këtë botë, duke premtuar se do të bëjnë vepra të mira. Përgjigjet do të jenë negative, sepse për të gjitha çështjet e lartpërmendura, ata kanë qenë të njoftuar e të udhëzuar me kohë në dynja, me anë të të dërguarve të Tij, por nuk i kanë përfillur ato dhe i kanë kundërshtuar. Atëherë çdo gjë do të jetë shumë vonë, prandaj jo vetëm që nuk do t’u pranohen ankesat dhe lutjet e tyre, por do t’u ndalohet edhe t’i shprehin ato. Një gjë e tillë mund të vërtetohet qartë nga ajetet e Kuranit, ku Allahu xh.sh. ka thënë: “Me të vërtetë Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të fortë ku do të mbesin përgjithmonë, nuk do të gjejnë as mbrojtës as ndihmë. Atë ditë kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr do të thonë: Ah sikur t’i ishim bindur Allahut dhe t’i ishim bindur pejgamberit. Dhe thonë: O Zoti ynë, ne i kemi dëgjuar zotërinjtë tanë dhe parinë tonë, e ata na e humbën rrugën (e drejtë). Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj me mallkim të madh”. (El-Ahzab, 67-68) “Dhe thonë: Sikur të kishim dëgjuar ose menduar (me kohë), nuk do të ishim në mesin e banorëve të Xhehene-


Akaid

131

mit. E pranojnë fajin e vet, pra larg qofshin (nga mëshira e Zotit) banorët e Xhehenemit”. (El-Mulk, 10-11) “Kurse ata që kanë mohuar, do të kenë zjarr të Xhehenemit, ata nuk do të gjykohen e të vdesin as nuk u lehtësohet atyre dënimi i tij, kështu Ne e ndëshkojmë çdo mohues (të madh). Ata do të klithin në të: o Zoti ynë, nxirrna (prej Xhehenemit), se do të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i kemi bërë. Vallë! A nuk u dhamë Ne juve jetë aq të gjatë sa ju të mund të mendoni, kush ka dashur të mendojë, juve ju ka ardhur pejgamberi (për t’ju udhëzuar). Pra, shijoni (ndëshkimin), se për mizorët nuk ka ndihmëtarë”. (Fatir, 36-37) “Ata do të thonë: O Zoti ynë, na ka kapluar fati i keq i yni dhe ishim popull i humbur. Zoti ynë nxirrna prej tij (Xhehenemit), e nëse prapë kthehemi (në vepra të këqija), atëherë vërtetë ne do të jemi mizorë. Ai thotë: Heshtni aty dhe mos më folni”. (El-Mu’minun, 106-108) Përveç komunikimit me Zotin xh.sh., banorët e Xhehenemit do të komunikojnë mes veti edhe me banorët e Xhenetit në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve ironike. Përkitazi me këtë, Allahu i Madhërishëm, ka thënë: “Përveç djathtistëve. Ata janë në Xhenet. Do të bisedojnë (pyesin) për kriminelët. Çka ju solli juve në Sekar (Xhehenem)? Ata do të përgjigjen: nuk kemi qenë nga ata që falnin namazin, nuk i kemi ushqyer të varfrit, kemi llomotitur bashkë me llomotitësit dhe kemi mohuar Ditën e Gjykimit deri sa na erdhi vdekja". (El-Muddethir, 39-47)

Takvim – Kalendar 2015

132

“Atëherë ai do të shikon dhe e sheh atë (shokun e tij që e mohonte ringjalljen) në midis të Xhehenemit. Do të thotë: Pasha Allahun, ti për pak më pate shkatërruar edhe mua dhe sikur të mos ishte dhuntia (mëshira) e Zotit tim edhe unë do të isha nga të pranishmit (në Xhehenem)”. (Saffat, 55-57) “Banorët e Xhenetit do t’i thërrasin banorët e Xhehenemit: Neve na doli e vërtetë ajo që na e premtoi Zoti ynë, e juve a ju doli ajo që ua premtoi (nga kërcënimet) Zoti juaj? Ata do të thonë: Po. Ndërmjet tyre një zëdhënës do të thërras: mallkimi i Allahut qoftë mbi mizorët". (A’raf, 44) “Dhe banorët e Xhehenemit do t’i thërrasin banorët e Xhenetit: Shpërndani edhe mbi ne diçka nga uji ose nga ajo që u ka furnizuar Allahu! Ata do t’ju përgjigjen: Vërtetë Allahu që të dyja (ujin dhe ushqimin e Xhenetit) i ka ndaluar për jobesimtarët. Ata të cilët fenë e tyre e morën si zbavitje e lojë dhe i mashtrojë ata jeta e kësaj bote. Sot ne ata do t’i harrojmë ashtu siç e patën harruar ata takimin e kësaj dite të tyre dhe për shkak se i patën mohuar argumentet Tona”. (A’raf, 51)

A’rafi Përveç Xhenetit dhe Xhehenemit, në Kuran përmendet edhe një vend me emrin A’raf, që do të thotë fortifikatë, purgator ose rrafshnaltë, i cili gjendet ndërmjet Xhenetit e Xhehenemit. Në të do të vendosen disa njerëz të caktuar, të cilët kur i shikojnë banorët e Xhenetit duke u kënaqur në të, do t’i lak-


Akaid

133

mojnë, ndërsa kur t’i shikojnë banorët e Xhehenemit duke vuajtur, do t’i luten Zotit të mos i bëj prej tyre. Lidhur me këtë, Allahu xh.sh. në Kuran, ka thënë: “Dhe mes atyre (banorëve të Xhenetit dhe të Xhehenemit) do të ketë perde (mur ndarës), kurse mbi fortifikata do të ketë njerëz që do ta njohin secilin prej tyre në bazë të shenjave të tyre. Ata i thërrasin banorët e Xhenetit: (duke thënë) Paqja qoftë mbi ju, ndonëse nuk kanë hyrë në të (në Xhenet), ata shpresojnë. E kur ta kthejnë shikimin e tyre kah banorët e Xhehenemit, thonë: O Zoti ynë, mos na bën bashkë me popullin mizorë". (A’raf: 46-47) Këta njerëz quhen banorët e A’rafit dhe, sipas dijetarëve islamë, këta janë njerëzit që i kanë pasur të barabarta punët e mira me punët e këqija, ose ata që kanë jetuar në periudhat kohore kur nuk ka pasur pejgamberë të dërguar. Pas një kohe, këta njerëz, me mëshirën e Allahut xh.sh., do të dërgohen në Xhenet. O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri i Xhehenemit. Amin!


Takvim – Kalendar 2015

136

nga mëkatet. Përndryshe, rrezikon të ekspozohet dënimit të madh në botën tjetër. Sigurisht se dera e pendimit dhe e faljes është e hapur dhe ajo pret që njeriu të trokasë në të dhe t’i braktisë të këqijat që i bëri e të kërkojë ndihmën e Zotit për ditë të mira dhe të mbara.

etikë Mr. Ejup Haziri

MENDOHU MIRË PARA SE TË BESH MËKATË Hyrje Ky punim përbëhet nga këshilla të ndryshme që kanë për qëllim t’ia rikujtojnë njeriut shumë gjëra që ndërlidhen me këtë botë dhe me botën e përtejme. Ky punim synon që njeriu ta njohë rolin e tij në jetë dhe të jetë prej atyre që i nënshtrohet Krijuesit të tij dhe e falënderohen atë. Qëllimi i këtij punimi është këndellja dhe zgjimi i njeriut, në mënyrë që të jetë mirënjohës për të mirat e Allahut karshi tij dhe të mendojë se çfarë po bën në jetën e tij. A është punëmbarë apo punëkeq? Sigurisht se një krijesë sikur njeriu meriton të jetë e kujdesshme dhe vigjilente, e jo shpërfillëse dhe mëkatare, kur kihen parasysh të mirat e panumërta që bëri Krijuesi për të. Prandaj, kjo krijesë duhet sa më parë ta braktisë jetën e shthurur dhe të distancohet

Çdo gjë e madhëron Zotin Gjithë ajo që ndodhet në gjithësi, qoftë e vogël, qoftë e madhe, e madhëron dhe e falënderon Allahun, Krijuesin e çdo gjëje, edhe pse ne nuk e kuptojmë madhërimin e tyre.

‫ض َوَﻣﻦ ﻓِﻴ ِﻬ ﱠﻦ ۚ َوإِن ﱢﻣﻦ َﺷ ْﻲ ٍء إِﱠﻻ‬ ‫ات اﻟ ﱠ‬ ‫ﺴﺒﱢ ُﺢ ﻟَﻪُ اﻟ ﱠ‬ ُ ‫ﺴ َﻤ َﺎو‬ ُ ‫ﺴ ْﺒ ُﻊ َو ْاﻷ َْر‬ َ ُ‫ﺗ‬ ِ ِ ِ​ِ ‫ﻮرا‬ َ ِ‫ﺴﺒﱢ ُﺢ ﺑِ َﺤ ْﻤﺪﻩ َوﻟَـٰﻜﻦ ﱠﻻ ﺗَـ ْﻔ َﻘ ُﻬﻮ َن ﺗَ ْﺴﺒ‬ ً ‫ﻴﻤﺎ ﻏَ ُﻔ‬ ً ‫ﻴﺤ ُﻬ ْﻢ ۗ إِﻧﱠﻪُ َﻛﺎ َن َﺣﻠ‬ َ ُ‫ﻳ‬

“Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që ia bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.”1 Mirëpo, çuditërisht, në këtë gjithësi të bukur e mahnitëse, një krijesë e veçantë dhe e nderuar nga vetë Krijuesi, nuk shpreh falënderim të merituar ndaj Tij, madje kjo krijesë edhe ka braktisur bindjen, nënshtrimin dhe madhërimin ndaj Tij, gjersa gjithçka përreth kësaj krijese vazhdimisht e përmendin dhe e madhërojnë Allahun e Lartësuar. Kjo krijesë është njeriu, shpeshherë kundërshtues ndaj Krijuesit! Sa arrogante dhe poshtëruese që është! Sa përbuzëse

1

Kur’ani, Isra: 44.


Etikë

137

dhe nënçmuese është kjo krijesë! Është e parregullt në këtë gjithësi korrekte. Sa herë iu ka shfaqur pendimi e nuk është penduar! Sa herë i janë paraqitur dërgesat e nuk i ka pranuar! Sa herë iu ka shfaqur shpresa, por kjo krijesë ka ecur në humbje dhe në largim nga Krijuesi! Sa e sa herë i është paraqitur përmirësimi, por nuk është përmirësuar.2 Një krijesë e dobët, por kundërshtare e hapët ndaj Krijuesit të saj, e formësuar dhe e krijuar në formën më të bukur dhe të përsosur.

ِْ ‫ﻳَﺎ أَﻳﱡـ َﻬﺎ‬ ‫اك‬ َ ‫ﺴ ﱠﻮ‬ َ ‫ﻚ اﻟْ َﻜ ِﺮ ِﻳﻢ اﻟﱠ ِﺬي َﺧﻠَ َﻘ‬ َ ‫ﻧﺴﺎ ُن َﻣﺎ ﻏَ ﱠﺮ َك ﺑَِﺮﺑﱢ‬ َ َ‫ﻚ ﻓ‬ َ ‫اﻹ‬ ٍ ‫يﺻ‬ ِ َ ‫ﻓَـﻌ َﺪﻟ‬ ‫ﻚ‬ َ َ‫ﺎء َرﱠﻛﺒ‬ َ َ ُ ‫َﻚ ﻓﻲ أَ ﱢ‬ َ ‫ﻮرة ﱠﻣﺎ َﺷ‬

"O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd, që është bujar e i urtë? I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të bëri në formën që Ai dëshiroi!"3 E nderuar deri në skajin përfundimtar të nderimit, e lartësuar dhe e ngritur deri në piedestalet më të larta, e begatuar me të mira të llojllojshme dhe begati të ndryshme.

ِ َ‫آدم وﺣﻤﻠْﻨ‬ ‫ﺎﻫﻢ ﱢﻣ َﻦ‬ ُ َ‫ﺎﻫ ْﻢ ﻓﻲ اﻟْﺒَـ ﱢﺮ َواﻟْﺒَ ْﺤ ِﺮ َوَرَزﻗـْﻨ‬ ُ َ َ َ َ َ ‫َوﻟَ​َﻘ ْﺪ َﻛ ﱠﺮْﻣﻨَﺎ ﺑَﻨِﻲ‬ ِ ‫اﻟﻄﱠﻴﱢﺒ‬ ِ ‫ﺎﻫﻢ َﻋﻠَ ٰﻰ َﻛﺜِﻴ ٍﺮ ﱢﻣ ﱠﻤﻦ َﺧﻠَ ْﻘﻨَﺎ ﺗَـ ْﻔ‬ ‫ﺎت َوﻓَ ﱠ‬ ‫ﻀ ًﻴﻼ‬ َ ْ ْ ُ َ‫ﻀﻠْﻨ‬

"Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), ua mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i bega-

tuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam."4 I është besuar udhëheqja në tokë dhe për të mirën e tij është nënshtruar çdo gjë:

‫ﱠ‬ ِ ‫ﱠﺮ ﻟَ ُﻜﻢ ﱠﻣﺎ ﻓِﻲ ْاﻷ َْر‬ ... ‫ض‬ ْ ‫أَﻟ‬ َ ‫َﻢ ﺗَـ َﺮ أَ ﱠن اﻟﻠـﻪَ َﺳﺨ‬

"A nuk e sheh se Allahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj..."5 i janë dhuruar shumë të mira kundruall krijesave tjera, madje të mira të panumërta që edhe nëse tentojmë t'i numërojmë ato të mira, s'do të mund t'ia dalim:

ِ َ ‫وآﺗَﺎ ُﻛﻢ ﱢﻣﻦ ُﻛ ﱢﻞ ﻣﺎ ﺳﺄَﻟْﺘُﻤﻮﻩُ ۚ وإِن ﺗَـﻌ ﱡﺪوا ﻧِﻌﻤ‬ ۗ ‫ﻮﻫﺎ‬ َ ‫ﺼ‬ ُ ‫ﺖ اﻟﻠﱠـﻪ َﻻ ﺗُ ْﺤ‬ َْ ُ َ ُ َ َ َ ِْ ‫إِ ﱠن‬ ‫ﺎر‬ ٌ ُ‫ﻧﺴﺎ َن ﻟَﻈَﻠ‬ ٌ ‫ﻮم َﻛ ﱠﻔ‬ َ ‫اﻹ‬

"Dhe Ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës."6 Por, me gjithë këto të mira të pakufishme që ia ka dhuruar Allahu Lavdiplotë, njeriu lëre që i mohon dhe i shpërfill këto begati nga Krijuesi dhe Furnizuesi i tij, por ai e bën edhe një hap tjetër, bën mëkat ndaj Tij,7 thyen ligjin hyjnor dhe ndjek një shteg tjetër, gjersa çdo gjë tjetër në gjithësi ndjek shtegun e caktuar, që nga elektroni më i vogël e deri në mjegullinën më të madhe u nënshtrohen ligjeve të caktuara. Madje, gjithësia 4

2

Ejup Haziri, Pendohu, o mëkatar! Fondacioni i Rinisë Islame, Cyrih, 2007, fq. 283-284. 3 Kur'ani, Infitar: 6-8.

Takvim – Kalendar 2015

138

Kur'ani, Isra: 70. Kur'ani, Haxhxh: 65. 6 Kur'ani, Ibrahim: 34. 7 Ejup Haziri, Pendohu, o mëkatar! fq. 244. 5


139

Etikë

jonë është gjithësi e nënshtruar një ligji dhe gjithë çka i përket asaj i përmbahet drejtimit, i cili është përcaktuar.8

Ndaj kujt mëkaton Ndonëse kjo krijesë është e privilegjuar dhe e ngritur deri në piedestalet më të larta të lartësisë dhe privilegjimit, ajo vazhdon të mbetet një krijesë që shpeshherë thyen ligjin hyjnor dhe mëkaton ndaj Atij që e privilegjoi dhe e ngriti. Të mirat e Tij karshi kësaj krijese janë të pandërprera dhe në kontinuitet. Por nga kjo krijesë lartësohen mëkatet. Disa dijetarë kanë thënë: “Çudi me njeriun kur pret në vazhdimësi të mirat e Allahut nga lart, ndërsa ky ia kthen Atij mëkatet e tij nga poshtë.” Çudi si merr guximin të mëkaton dhe ta kundërshtojë Krijuesin e tij? Si guxon t’i shmanget udhëzimit të Allahut dhe të marrë ndonjë rrugë tjetër? Por, në gjirin e kësaj krijese ka njerëz të mirë e të devotshëm, të cilët edhe kur mëkatojnë shpejtojnë në pendim dhe kanë kujdes maksimal për mëkatin. Mëkati për ta simbolizon zjarrin që djeg çfarë gjen para vetes. E përderisa një pjesë e njerëzve nuk mërziten për gabimet dhe mëkatet e tyre dhe nuk çajnë kokën për veprimet e tyre, në anën tjetër, robërit e mirë e të devotshëm, për një mëkat të vogël, qanin me vite të tëra, asnjëherë nuk e harronin atë, sikurse qëndronte pranë syve të tyre, zemrat e tyre ndienin ngushtim e nga sytë e tyre nuk pushonin lotët. Të tillë qenë ata që jetën e tyre nuk e nxinin me gabime e të meta, dëshironin që libri i

140

tyre të jetë i pastër, pa njolla dhe pa të meta. Kujtonin se ditët e kësaj jete janë të pakta, shumë shpejt ata do të udhëtonin nga kjo jetë, e me vete do të merrnin edhe veprat që i kishin bërë, andaj qenë të kujdesshëm e të ruajtur. Të tillët e dinin se me mëkat thyejnë ligjin hyjnor, e zemërojnë Mëshiruesin, e kënaqin djallin e mallkuar dhe pozicioni i tyre karshi mëshirës hyjnore lëkundet, e vendet në të cilat bëhet mëkat, i kërkojnë fuqisë hyjnore dënim ndaj kryerësve të mëkatit. Disa nga të parët fisnikë kanë thënë: “Nuk ka asnjë rob që bën mëkat e vendi ku e bëri ai mëkatin të mos kërkojë që ta fundosë mëkatarin; gjithashtu kupa e qiellit që e ka mbuluar atë kërkon leje për t’ia hedhur atij një copë nga qielli, por Allahu i Madhëruar u thotë tokës dhe qiellit: “Lëreni robin tim, jepni shans atij, sepse ju nuk e keni krijuar atë, e sikur ta krijonit atë (njeriun) do ta mëshironit, ndoshta ai pendohet tek Unë, e ia fal atij, apo ndoshta ai bëhet i mirë e ia zëvendësoj (të këqijat) në të mira.”9

ِ ‫ﺴﻤﺎو‬ ‫وﻻ ۚ َوﻟَﺌِﻦ َزاﻟَﺘَﺎ إِ ْن‬ َ ‫ض أَن ﺗَـ ُﺰ‬ ُ ‫إِ ﱠن اﻟﻠﱠـﻪَ ﻳُ ْﻤ ِﺴ‬ َ ‫ات َو ْاﻷ َْر‬ َ َ ‫ﻚ اﻟ ﱠ‬ ِ ِ​ِ ٍ ‫أَﻣﺴ َﻜﻬﻤﺎ ِﻣﻦ أ‬ ﴾٤١﴿ ‫ﻮرا‬ َ ْ َُ َ ْ ً ‫ﻴﻤﺎ ﻏَ ُﻔ‬ ً ‫َﺣﺪ ﱢﻣﻦ ﺑَـ ْﻌﺪﻩ ۚ إِﻧﱠﻪُ َﻛﺎ َن َﺣﻠ‬

“Allahu i mban qiejt e tokën që të mos zhduken, e nëse ato zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai vërtetë është i Butë dhe Falës.”10 Megjithatë, njerëzit garojnë në mëkate dhe gabime, ndokush më shumë e ndokush më pak, nuk frikësohen se dënimi

9 8

Ebul A'la el-Mevdudi, Të kuptuarit e drejtë të Islamit, Logos-A, Shkup 1999/1420, fq.6.

Takvim – Kalendar 2015

Ebu Hamid el-Gazali, Et-Tevbetu ila-Allah ve Mukeffirat Edh-Dhunub. Dar mektebetu el-Kur’an, Kajro-Egjipt, fq. 138-139. 10 Kur'ani, Fatir: 41.


141

Etikë

hyjnor do të zbresë në çastet kur ata i bëjnë mëkate Krijuesit të tyre. Ata vazhdojnë t'i njollosin ditët dhe netët e tyre në mëkat e gabim, mu ashtu siç i Madhërishmi në hadithin Kudsij tha: “...O robërit e Mi! Ju po bëni mëkat ditën dhe natën, kurse Unë jua fal mëkatet të gjithëve, më kërkoni falje Unë jua fal mëkatet juve...”11 Nuk ndalen së vepruari në mëkat, bëjnë një mëkat dhe sikurse e harrojnë atë, posa përfundojnë një të tillë kalojnë në një të ngjashëm. Jeta e tyre është e njollosur me gabime e mëkate, ani pse ata kanë lindur të pastër e pa njolla. Kanë harruar qëllimin dhe zotimin që ia kanë bërë Krijuesit të tyre. Mendojnë se ato që i veprojnë janë mëkate të vogla e të papërfillshme, e nuk e dinë se ndoshta tek Krijuesi i tyre janë të mëdha:

ِ ِ ِ ﴾١٥﴿ ‫ﻴﻢ‬ ٌ ‫ﺴﺒُﻮﻧَﻪُ َﻫﻴﱢـﻨًﺎ َو ُﻫ َﻮ ﻋﻨ َﺪ اﻟﻠﱠـﻪ َﻋﻈ‬ َ ‫ َوﺗَ ْﺤ‬...

“...duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa tek Allahu ajo është e madhe.”12 Bilal ibn Seidi thoshte: “Mos shiko në mëkatin e vogël, por shiko se kujt i ke bërë mëkat.” Ndërsa, Fudejl ibn Ijadi potenconte: “Sa të duket mëkati i vogël në shikimin tënd, dije se tek Allahu është i madh, e sa të duket ty mëkati i madh, dije se tek Allahu do të jetë ai mëkat i vogël.” Thuhet se Allahu e kishte frymëzuar Musain duke i thënë: “O Musa, i pari që vdiq prej krijesave të Mia është Iblisi, nga-

142

se ai më kundërshtoi (më bëri mëkat) Mua, e Unë e llogaris atë që më bën mëkat prej të vdekurve.”13

Vëzhgimi i Allahut është gjithnjë prezent Njeriu, ngado që të shkojë, nuk mund t’i shmanget vigjilencës dhe vëzhgimit të Zotit. Ai është gjithnjë pranë robit të Tij dhe se njeriu asnjëherë nuk mund t’i fshihet vrojtimit të Allahut. Ngado që ai shkon, Allahu është afër tij. Prandaj, njeriu, si krijesa më e privilegjuar, duhet të turpërohet kurdo që ai bë mëkate. Prej Tij s’mund të fshehësh asgjë. Allahu i Lartësuar thotë:

‫ور‬ ‫ﻳَـ ْﻌﻠَ ُﻢ َﺧﺎﺋِﻨَﺔَ ْاﻷَ ْﻋﻴُ ِﻦ َوَﻣﺎ ﺗُ ْﺨ ِﻔﻲ اﻟ ﱡ‬ ُ ‫ﺼ ُﺪ‬

“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”14 Sado që përpiqet njeriu që të fshehë diç nga veprimet e jetës së tij, madje edhe atëherë kur mendon se të tjerët nuk i vërejtën veprimet e tij, dije se Allahu gjithnjë të përcjellë, të vëzhgon dhe prej Tij s’mund të fshehësh asgjë. Allahu është hollësisht i njohur me veprimet e njerëzve, qofshin ato veprime fshehurazi, qofshin haptazi. Prandaj, përshtypjet e njeriut se, kur gjendet i mbyllur në një dhomë, në mungesë të secilit, atëherë kur tenton të bëjë mëkate duke menduar se askush nuk e ka parë, janë përshtypje të gabuara që nuk përkojnë me realitetin, sepse edhe atëherë

13 11

Muslimi në Sahihun e tij, nr. i hadithit ٢٥٧٧. Në Sahihul Xhami 4345. 12 Kur'ani, Nur: 15.

Takvim – Kalendar 2015

Ibni Kajjim Xhevziu, Ed-dau ved-devau ev xhevabi el-kafi limen seele an eddevai esh-shafi, dar el-hadith, Kajro-Egjipt, fq. 65. 14 Kur’ani, Gafir: 19.


Etikë

143

kur veçohemi dhe kur themi se mbetëm vetë, dije vrojtimi i Allahut ndaj nesh është gjithnjë prezent. Një njeri erdhi në xhami ku ishte Imam Ahmedi dhe e pyeti se çfarë mendon në këto vargje të poezisë, të cilat i kam dëgjuar nga një imam i xhamisë? Imam Ahmedi i tha: Cilat janë ato vargje? Pyetësi atëherë i tha: Kur të veçohesh me kohën, mos thuaj mbeta vetë. Por thuaj më mbikëqyr Allahu, Zoti i vërtetë. Dije se Allahu çdo moment të vrojton. Prej Tij s’mund të fshihet gjë, nëse logjikon. A s’po sheh se dita me të shpejt kalon. E nesërmja është shumë afër, për atë që kupton. Për Zotin, jeta në shpoti po na harxhohet. Derisa mëkati me mëkat pasohet. Ah, sikur Allahu të na falë atë që ka kaluar. Dhe të pranojë të kthehemi tek Ai të penduar. Kur të veçohesh me kohën, mos thuaj mbeta vetë. Por thuaj më mbikëqyr Allahu, Zoti i vërtetë. Kur pyetësi i përfundoi vargjet e poezisë, atëherë Imam Ahmedi u ngrit nga ai vend dhe doli jashtë, filloi të qante aq sa të gjithë të pranishmit e dëgjonin vajin e tij; ai qante vazhdimisht dhe i përsëriste vargjet e thëna nga pyetësi. Andaj kur të mbetesh vetëm, mos thuaj tani mund të bëj ndonjë mëkat se nuk më sheh askush. Nëse nuk të sheh askush prej njerëzve, dije se Allahu të sheh çdoherë dhe e di se çka pëshpërit ti! Abdullah ibën Dinari ka thënë: “Dola me Ibn Ymerin në Mekë, na u afrua një bari nga një kodër, Ibën Ymeri i tha atij: “A je bariu i këtyre deleve?” “Po”- tha ai.

Takvim – Kalendar 2015

144

Atëherë Ibën Ymeri i tha: “Shitma një dele.” “Unë jam skllav e delet janë të zotërisë.” - iu përgjigj bariu. Ibën Ymeri i tha: “Thuaj zotërisë tënd se delen e ka hëngër ujku.” Tha ai: “Ku është Allahu (nëse i them zotërisë tim e çka t’i them Allahut)?” Atëherë ibën Ymeri tha: “Ku është Allahu… (i përsëriti fjalët e bariut)?” Pastaj qau, e bleu bariun dhe e liroi atë. Nga Ai nuk ka mundësi të fshihet asgjë, madje as bisedat që bëhen fshehurazi. Thotë Allahu i Madhëruar:

‫ﺴﺒُﻮ َن أَﻧﱠﺎ َﻻ ﻧَ ْﺴ َﻤ ُﻊ ِﺳ ﱠﺮُﻫ ْﻢ َوﻧَ ْﺠ َﻮ ُاﻫ ْﻢ ﺑَـﻠَﻰ َوُر ُﺳﻠُﻨَﺎ ﻟَ َﺪﻳْ ِﻬ ْﻢ ﻳَ ْﻜﺘُﺒُﻮ َن‬ َ ‫أ َْم ﻳَ ْﺤ‬

“A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë ndjenjën e fshehtë të tyre dhe bisedën mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.”15 A ke dëgjuar për ndodhinë e fshehtë në mes të Umejr ibën Vehbit dhe Safvan ibën Umejes?! Një ditë prej ditësh Umejri u nis për në Qabe. Aty ishte Safvani, atëherë ata e rikujtuan Luftën e Bedrit dhe humbjen e tyre. Umejri kishte lënë rob edhe djalin e vet në atë luftë, ata kishin humbur të gjitha shpresat pas betejës së Bedrit, Umejri iu zotua Safvanit: Betohem në Zotin e Qabesë, se sikur të mos i kisha disa borxhe, të cilat nuk kam mundësi t’i paguaj, si dhe të mos ishin fëmijët që i lë pas dhe për të cilët kam frikë se do të humbin pas meje, do të shkoja te Muhamedi dhe do ta mbysja atë. Me këtë do t’i jepja fund sherrit të tij. Pastaj vazhdoi të fliste me një zë të ulët: Meqenëse, biri im Vehbiu, gjendet në

15

Kur’ani, Zuhruf: 80.


Etikë

145

duar të tyre, shkuarja ime në Jethrib nuk do të ngjallte kurrfarë dyshimi. Safvan ibën Umejje, i shfrytëzoi fjalët e Umejr ibën Vehbit dhe nuk deshi të mos e shfrytëzojë këtë rast, e iu drejtua atij me këto fjalë: “O Umejr, sa u përket borxheve tua, unë po i marr përsipër të gjitha ato, sado e madhe të jetë shuma e tyre.” Ndërsa familjen tënde do t’ia bashkoj familjes sime dhe do të interesohem për ta sa të jemi gjallë unë dhe ata. Unë kam pasuri të mjaftueshme, e cila do t’u mundësojë atyre jetë të rehatshme. Umejri ia ktheu: Atëherë mbaje në fshehtësi bisedën tonë dhe mos i trego askujt për këtë. Safvani i tha: Ashtu qoftë! Pas kësaj Umejri u nis për në Medinë dhe pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm arriti atje…i Dërguari i Allahut e lejoi të hynte në xhami dhe i tha atij të afrohej më pranë, pastaj Pejgamberi iu drejtua me këto fjalë: “Çfarë e mire të ka sjellë këtu, o Umejr!?” Umejri iu përgjigj: Kam ardhur t’ju lutem nëse është e mundur të ma lironi robin e luftës të zënë te ju. Kini mirësinë ndaj meje për këtë. Pejgamberi pastaj e pyeti: “Ç’është kjo shpatë që e ke varur në qafën tënde?!” Umejri u përgjigj: Sa të kobshme janë këto shpata! A na ndihmuan diçka në Betejën e Bedrit?! Pejgamberi e pyeti përsëri: “Bëhu i sinqertë. Çka të shtyri të vije këtu, o Umejr?!” Umejri u përgjigj: Nuk kam ardhur për asgjë tjetër, pos për atë që të thashë më parë.

146

Takvim – Kalendar 2015

Pejgamberi atëherë i tha: “Ishit duke ndenjur ti dhe Safvan ibën Umeje në Qabe dhe në bisedë e sipër i përkujtuat të varrosurit e Kalibit, në Bedr, prej të vrarëve të Kurejshëve, pastaj iu ankove atij se sikur të mos i kishe disa borxhe dhe sikur të mos i kishe fëmijët që do të mbeteshin pa kujdestar, do ta mbytje Muhamedin. Pas kësaj Safvan ibën Umeje e mori përsipër borxhin tënd dhe përkujdesjen për familjen tënde me qëllim që të më mbysësh mua…Mirëpo, Allahu është Ai i Cili të pengon në realizimin e qëllimit tënd.” Umejri u shtang për një çast, pastaj tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut”. Pastaj vazhdoi e tha: Të përgënjeshtronim, o i Dërguari i Allahut derisa ishe në Mekë, për lajmet të cilat të vinin nga Qielli, dhe çka të zbritej ty prej Shpalljes. Mirëpo, bisedën time me Safvan ibën Umejen nuk e dinte askush, përveç meje dhe atij… Betohem në Allahun se tash jam i bindur se për këtë nuk të ka bërë me dije askush, përveç Allahut. Falënderimi i qoftë Allahut, i cili më drejtoi deri te ti, që të më udhëzojë në fenë islame. Pastaj e shqiptoi fjalën e dëshmisë: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut” dhe e pranoi fenë Islame. Atëherë Pejgamberi i urdhëroi shokët e tij duke u thënë: “Mësojani vëllait tuaj fenë, mësojani atij Kuranin dhe lirojeni robin e tij.”16 Në këtë kontekst Allahu i Madhëruar thotë:

16

Abdurrahman Rafet el-Basha, Fragmente nga jeta e Sahabëve, Prishtinë, 1995, fq. 51-57.


147

Etikë

ِ ِ ‫ﺴﻤﺎو‬ ِ ‫ات َوَﻣﺎ ﻓِﻲ ْاﻷ َْر‬ ‫ض َﻣﺎ ﻳَ ُﻜﻮ ُن‬ ْ ‫أَﻟ‬ َ َ ‫َﻢ ﺗَـ َﺮ أَ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﻳَـ ْﻌﻠَ ُﻢ َﻣﺎ ﻓﻲ اﻟ ﱠ‬ ِ ‫ِﻣﻦ ﻧَﺠﻮى ﺛَ​َﻼﺛٍَﺔ إِﱠﻻ ﻫﻮ راﺑِﻌﻬﻢ وَﻻ َﺧﻤﺴ ٍﺔ إِﱠﻻ ُﻫﻮ ﺳ‬ ‫ﺎد ُﺳ ُﻬ ْﻢ َوَﻻ‬ َ َ َْ ْ َ ْ َ ْ ُ​ُ َ َُ ‫ﻚ َوَﻻ أَ ْﻛﺜَـ َﺮ إِﱠﻻ ُﻫ َﻮ َﻣ َﻌ ُﻬ ْﻢ أَﻳْ َﻦ َﻣﺎ َﻛﺎﻧُﻮا ﺛُ ﱠﻢ ﻳُـﻨَﺒﱢﺌُـ ُﻬ ْﻢ ﺑِ َﻤﺎ‬ َ ِ‫أَ ْدﻧَﻰ ِﻣ ْﻦ َذﻟ‬ ِ ٍ ِ ِ ِ ِ ‫ﻴﻢ‬ ٌ ‫َﻋﻤﻠُﻮا ﻳَـ ْﻮَم اﻟْﻘﻴَ َﺎﻣﺔ إِ ﱠن اﻟﻠﱠﻪَ ﺑ ُﻜ ﱢﻞ َﺷ ْﻲء َﻋﻠ‬

“A nuk e di ti (o dëgjues) se Allahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e Kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar. Allahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.”17 Aliu e ka porositur të birin me këtë porosi: O biri im, turpërohu prej tri gjërave: “Turpërohu prej vëzhgimit të Allahut dhe ruaju të bësh diçka që e urren Ai, turpërohu prej Melaikeve kiramun katibin (të cilat regjistrojnë veprimet tona) dhe turpërohu prej besimtarëve të mirë.”18

Melekët regjistrojnë secilin veprim Nuk kalon jeta e njeriut pa u regjistruar deri në detajet më të vogla nga përcjellësit e ndershëm, që Allahu i Madhëruar na informoi se ne kemi përcjellës që na i regjistrojnë fjalët dhe veprat tona. Allahu thotë:

148

Kur’ani, Kaf: 18. Ibni Kethiri, Tefsir El-Kur’an El-Adhim, me recenzim të Muhamed Nasirudin Albanit, bot.I-rë, Mektebetu-s Safa, 2002m, Kajro-Egjipt, vëll. IV, fq. 223. 21 Transmeton Taberaniu në Mu’xhemul Kebir, nr. i hadithit [7667], dhe Bejhakiu në Shuabul Iman, nr. i hadithit [6789]. Albani thotë se hadithi është i mirë, e ka radhitur në Silsiletu Es-Sahihatu me nr. [1209]. 20

18

Kur’ani, Muxhadele: 7. TaHa Abdullah el-Afifi, Min Vesaja Err-Rresul, Dar el-I’tisam, Kajro-Egjipt, vëll. II, fq. 71.

ِ ُ ‫ﻣﺎ ﻳـﻠ ِْﻔ‬ ِ ِ ‫ﻴﺐ َﻋﺘِﻴ ٌﺪ‬ َ َ ٌ ‫ﻆ ﻣ ْﻦ ﻗَـ ْﻮٍل إِﱠﻻ ﻟَ َﺪﻳْﻪ َرﻗ‬

“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”19 Dije, o njeri, se çdo fjalë që del nga gjuha jote, melekët shkrues (kiramun katibin) do ta shënojnë atë, duke mos lënë fjalë pa e shënuar (regjistruar). Ibën Abasi ka thënë: “Shënohet çdo gjë që është folur, qoftë e mirë apo e keqe, derisa shënohen edhe fjalët: “Ke ngrënë, ke pirë, ke shkuar, ke ardhur, ke parë.”20 Muhamedi a.s. na ka treguar për këta melekë, të cilët qëndrojnë me ne dhe regjistrojnë veprimet tona, ku për të mirat që i veprojmë, menjëherë i regjistrojnë, gjersa për të këqijat që i bëjmë presin deri në gjashtë orë, mos vallë ndoshta po kthehet dhe po pendohet ai që bëri gabim. Pejgamberi a.s. tha: “Meleku që qëndron në anën e majtë, për besimtarin ngre lapsin (nuk regjistron) gjashtë orë. Nëse pendohet dhe i kërkon falje Allahut e lëshon lapsin, e nëse jo i regjistrohet një gabim.”21 Hasan el-Basriu e kishte këshilluar Kalifin Ymer ibën Abdul Azizin me këto fjalë: “…Përkujtoje Ditën kur do të ringjallen të gjithë dhe kur do të dalë në dritë ajo që e kanë fshehur në zemër, kur do të zbulohen fshehtësitë, kur do të ndahet libri; libri i cili as mëkatin e vogël e as të madhin nuk do ta lërë, por të gjitha do t’i numërojë.” 19

17

Takvim – Kalendar 2015


Etikë

149

A e mendon çastin e dorëzimit të shpirtit? E para se të mëkatosh, duhesh ta kujtosh momentin e vdekjes dhe daljen e shpirtit tënd, kur ai tërhiqet me një tërheqje të vështirë, dëshiron që të pendohet tek Allahu, të falet dhe të këndojë Kuran. E këtë e ka përshkruar Allahu në librin e Tij, kur ka thënë:

ِ‫ﺴ‬ ِ ‫واﻟْﺘَـ ﱠﻔ‬ ‫ﻚ ﻳَـ ْﻮَﻣﺌِ ٍﺬ اﻟ َْﻤ َﺴﺎ ُق‬ ‫ﺴﺎ ُق ﺑِﺎﻟ ﱠ‬ ‫ﺖ اﻟ ﱠ‬ َ ‫ﺎق إِﻟَﻰ َرﺑﱢ‬ َ

“E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja). Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.”22 Thotë poeti: Orët e ditëve të mia kalojnë pa pendim Pa qarje, frikë dhe pa dëshpërim Unë jam ai i cili i ka mbyllur dyert Unë bërja mëkate e Allahu më vëzhgonte mua Mendo para se të bësh mëkat varrin, dënimin në të, errësirën e tij, ku ai ose do të jetë kopsht prej kopshteve të Xhenetit ose gropë prej gropave të Xhehenemit, atje s’ka as baba, vëlla, as nënë që të shoqëron. Dije, o njeri, se varri të thërret çdo ditë: O biri i Ademit, si po më harron mua? A nuk e di se unë jam shtëpi e huaj…? Abdullah ibën Abasi thotë: Varri e thërret birin e Ademit çdo ditë me pesë fjalë23: O biri i Ademit, sot po ecën mbi shpi22 23

Kurani, Kijame: 29-30. Ndërsa Enes ibn Maliku thotë: “Toka thërret çdo ditë me dhjetë fjalë: O biri i Ademit, (sot) po ecën mbi shpinën time e do të jesh (nesër) në barkun tim, po qesh mbi shpinën time e do të qash në barkun tim, po ushqehesh me harame

150

Takvim – Kalendar 2015

nën time, kurse nesër do të flesh në barkun tim. O biri i Ademit, aot po gëzohesh mbi shpinën time, kurse nesër do të hidhërohesh në barkun tim. O biri i Ademit, sot po qeshesh mbi shpinën time, kurse nesër do të qash në barkun tim. O biri i Ademit, sot po i bën mëkat Allahut mbi shpinën time, kurse nesër do të dënohesh në barkun tim. O biri i Ademit, sot po ushqehesh mbi shpinën time, kurse nesër do të të hajë krimbi në barkun tim. Në momentin kur robi vendoset në varr, varri thotë: O biri i Ademit, mjerë për ty çfarë të ka gjetur në mua!! A nuk e di se unë jam shtëpia e krimbit?! A nuk e di se unë jam shtëpia e vetmisë?! A nuk e di se unë jam shtëpia e errësirës?! Këtë sot kam përgatitur për ty, e ti çfarë ke përgatitur për mua?! Të gjithë do të hyjmë në varr, tërë atë që e kemi mbledhur do ta lëmë. Do të thotë varri: O robi i Allahut, a e mblodhe ti dynjanë, apo dynjaja të mblodhi ty? A e le ti dynjanë, apo dynjaja të la ty? A u përgatite ti për vdekje, apo vdekja të nguti ty? Dole nga dheu dhe u ktheve në dhe. Dole nga dheu pa asnjë mëkat dhe u ktheve në dhe i stërmbushur përplot mëkate. Përkujtoje ditën kur Krijuesi yt do të thotë: Robi im, ata u kthyen e ty të lanë, e në dhé ty të varrosen, e në qoftë se do të mbeteshin me ty nuk do të ndihmonin asgjë, e nuk ka mbetur mbi shpinën time e do të dënohesh në barkun tim, po gëzohesh mbi shpinën time e do të dëshpërohesh në barkun tim, po shkon i kënaqur mbi shpinën time e do të shtangesh në barkun tim, po shkon i sigurt mbi shpinën time e do të mbetesh i frikësuar në barkun tim, po ecën në dritë mbi shpinën time e do të mbetesh në errësirë në barkun tim, po ecën me krijesa (njerëz) mbi shpinën time e do të mbetesh i vetëm në barkun tim.” [Sujutiu, El-Xhennetu Ven-Nar ve Fakdul-Evlad, dar el Emiin, fq.33]


151

Etikë

askush me ty përpos Meje, e Unë jam i Gjallë që nuk vdes kurrë. Sa bukur e ka përshkruar Malik ibën Dinari këtë gjendje për të cilën po flasim. Thotë ai: “Kalova pranë varreve duke i vizituar dhe përkujtuar që të mendoj në vdekje dhe të marr mësim…dëshiroja që dikush të më lajmëronte për gjendjen e tyre... atëherë i thura këto vargje”: Kalova pranë varreve dhe i thirra ato Ku është madhështori dhe i përbuzuri? Ku është i humburi me mbretërinë e tij? Ku është madhështori me mburrjen e tij? Atëherë vërejta një njeri në mes të varrezave, i cili më tha: Paskan vdekur të gjithë! S’paska lajmëtar! Paskan vdekur të gjithë, paska vdekur edhe lajmi! Paskan shkuar te Sunduesi i drejtë! O ti pyetës për njerëzit që kanë shkuar A nuk po merr mësim në atë çka ka kaluar? Thotë protagonisti i kësaj ngjarjeje: “U ktheva duke qarë, lotët më rridhnin pandërprerë, mora mësim nga kjo skenë.”

A e mendon ditën e ringjalljes? Jemi të vetëdijshëm se kjo jetë nuk është fundi i çdo gjëje. E dimë se përveç kësaj jete është edhe jeta e ahiretit. Çdo qenie e gjallë do ta shijojë vdekjen dhe çdo qenie e vdekur do ta shijojë ringjalljen. Të gjithë do të vdesin e të gjithë ata do të ringjallen. Mirëpo, para se të kalojmë në atë jetë, duhet ta mendojmë atë që nga kjo jetë dhe të përgatitemi për të. Vetëm ata

152

Takvim – Kalendar 2015

që përgatiten për të dhe bëjnë vepra të mira do të jenë të sigurt në atë ditë. Prandaj, duhet të mendosh, para se të bësh mëkat, ditën kur do të ringjallen njerëzit në ditën e Kiametit të zbathur e pa rroba në trup. Thotë Allahu i Lartësuar:

ِ ِ ‫َﺟ َﺪ‬ ‫اث إِﻟَﻰ َرﺑﱢ ِﻬ ْﻢ ﻳَـ ْﻨ ِﺴﻠُﻮ َن ﻗَﺎﻟُﻮا ﻳَﺎ‬ ‫َوﻧُِﻔ َﺦ ﻓِﻲ اﻟ ﱡ‬ ْ ‫ﺼﻮِر ﻓَِﺈ َذا ُﻫ ْﻢ ﻣ َﻦ ْاﻷ‬ ِ ِ ‫ﺻ َﺪ َق اﻟ ُْﻤ ْﺮ َﺳﻠُﻮ َن‬ َ ‫َوﻳْـﻠَﻨَﺎ َﻣ ْﻦ ﺑَـ َﻌﺜَـﻨَﺎ ﻣ ْﻦ َﻣ ْﺮﻗَﺪﻧَﺎ َﻫ َﺬا َﻣﺎ َو َﻋ َﺪ اﻟ ﱠﺮ ْﺣ َﻤ ُﻦ َو‬ ِ ‫ﻀ ُﺮو َن‬ ْ َ‫إِ ْن َﻛﺎﻧ‬ َ ‫ﻴﻊ ﻟَ َﺪﻳْـﻨَﺎ ُﻣ ْﺤ‬ ٌ ‫ﺻ ْﻴ َﺤﺔً َواﺣ َﺪ ًة ﻓَِﺈ َذا ُﻫ ْﻢ َﺟ ِﻤ‬ َ ‫ﺖ إِﱠﻻ‬

“Dhe i fryhet ‘Surit’, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonë: Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre? E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit. Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh.”24 Transmetohet nga Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “O ju njerëz, ju vërtet do të tuboheni tek Allahu i Madhërishëm, të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet”25, e pastaj lexoi: “…Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë. ”26 Vallë, a ke menduar për këtë ditë? A të ka shkuar në mendje se atë ditë mund të ndëshkohesh për gabimet tuaja? A

24

Kur’ani, Jasinë: 51-53. Transmeton Buhariu, nr. i hadithit [3100, 3191, 4259] dhe Muslimi, libri i Xhennetit, përshkrimi i të mirave të tij dhe banorëve të tij, nr. i hadithit [5104]. 26 Kur’ani, Enbija: 104. 25


Etikë

153

mos vallë ke harruar ditën kur do të shpërndahen librat, kur njëri merr librin e vet në të djathtë e tjetri e merr librin e vet në të majtë?! Allahu i Lartësuar thotë: “Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexojeni librin tim!” Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhenet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dija fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vërjani prangat! Pastaj atë futeni në Xhehenem... Mandej, lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kut”.27 Mendo para së të bësh mëkat ditën kur dielli do të afrohet afër kokave të njerëzve vetëm një mile, dhe i sheh njerëzit të djersitur sipas punëve të tyre, disa prej tyre janë zhytur në djersë deri në zog të këmbës, disa prej tyre janë zhytur në djersë deri te gjunjët, e disa i ka mbuluar djersa, Allahu na mbroftë! Nga Ibën Ymeri transmetohet se i Dërguari i Allahut lexoi ajetin: “Në ditën kur njerëzit ngritën (prej varrezave) për të

28

dalë para Zotit të botëve” dhe tha: “Dikush prej njerëzve` do të zhytet në djersën e vet deri në veshë.”29 A je ndalur ndonjëherë për ta analizuar këtë thënie të Pejgamberit a.s., për njerëzit e zhytur në djersë, ku për qëllim është vepra e tyre? Aq më shumë mëkate që të kenë aq më thellë të zhytur në djersë do të jenë. Andaj, nëse se ke menduar këtë deri tani, është imperativ ta mendosh tani dhe të meditosh se ku të shpie mëkati.

Gjymtyrët e tua do të dëshmojnë për ty A ke menduar ndonjëherë se pjesët e tua të trupit do të jenë dëshmitare për ty. Ato do të dëshmojnë për ty dhe në favorin tënd, nëse vërtet ua ke dhënë hakun atyre dhe nuk ke mëkatuar me to, përndryshe ato do të jenë kundërshtarë ndaj teje, saqë edhe ndoshta do të mahnitesh se përse gjymtyrët e trupit do të dëshmojnë. Mirëpo, ky është realitet dhe se ato do të dëshmojnë vetëm ato që i ke bërë e nuk do të shtojnë diç që nuk e ke vepruar. Allahu thotë në librin e Tij:

‫وﻫﺎ‬ َ ‫َوﻳَـ ْﻮَم ﻳُ ْﺤ‬ َ ُ‫ﺸ ُﺮ أَ ْﻋ َﺪاءُ اﻟﻠﱠ ِـﻪ إِﻟَﻰ اﻟﻨﱠﺎ ِر ﻓَـ ُﻬ ْﻢ ﻳ‬ ٰ ‫ﻮزﻋُﻮ َن َﺣﺘ‬ َ ُ‫ﱠﻰ إِ َذا َﻣﺎ َﺟﺎء‬ ‫ﻮد ُﻫﻢ ﺑِ َﻤﺎ َﻛﺎﻧُﻮا ﻳَـ ْﻌ َﻤﻠُﻮ َن َوﻗَﺎﻟُﻮا‬ ُ ُ‫ﺎرُﻫ ْﻢ َو ُﺟﻠ‬ َ ْ‫َﺷ ِﻬ َﺪ َﻋﻠَْﻴ ِﻬ ْﻢ َﺳ ْﻤﻌُ ُﻬ ْﻢ َوأَﺑ‬ ُ‫ﺼ‬

28 29 27

Kur’ani, Hakka: 19-32.

Takvim – Kalendar 2015

154

Kur’ani, Mutaffifinë: 6. Transmeton Buhariu, kapitulli: Në ditën kur njerëzit ngritën prej varrezave..., nr. i hadithit [4557] dhe Muslimi, kapitulli: Përshkrimi i ditës së Kiametit, nr. i hadithit [5106].


Etikë

155

ِ ُ‫ﻟِﺠﻠ‬ ‫ﻮد ِﻫ ْﻢ ﻟِ َﻢ َﺷ ِﻬﺪﺗﱡ ْﻢ َﻋﻠَْﻴـﻨَﺎ ۖ ﻗَﺎﻟُﻮا أَﻧﻄَ​َﻘﻨَﺎ اﻟﻠﱠـﻪُ اﻟﱠ ِﺬي أَﻧﻄَ َﻖ ُﻛ ﱠﻞ َﺷ ْﻲ ٍء‬ ُ ٍ ِ ‫َو ُﻫ َﻮ َﺧﻠَ َﻘ ُﻜ ْﻢ أ ﱠَو َل َﻣ ﱠﺮة َوإِﻟَْﻴﻪ ﺗُـ ْﺮ َﺟ ُﻌﻮ َن‬

“E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni”.30 Kjo vërtet është një skenë e rëndë e për disa mund të jetë e pabesueshme deri atëherë kur realiteti do ta dëshmojë se një gjë e tillë do të ndodhë dhe se kjo për Krijuesin e çdo gjëje është shumë e lehtë. Prandaj, ato kanë për të dëshmuar, për të mirën tënde apo kundër teje, e si do të jetë epilogu varet nga punët e tua në këtë jetë. Sa më tepër që u ruhesh të këqijave në këtë botë, aq më i vlefshëm do të jetë vendi yt në botën tjetër. Mendo para se të bësh mëkat ditën kur (jobesimtarët) kriminelët do të thonë:

ِ ‫ﺎل ﻫ َﺬا اﻟ‬ ِ ِ ‫ﺎدر‬ ِ َ‫ْﻜﺘ‬ ‫ﺎﻫﺎ‬ َ‫ﺼ‬ َ ِ ‫ﻳَﺎ َوﻳْـﻠَﺘَـﻨَﺎ َﻣ‬ ْ ‫ﺻﻐ َﻴﺮةً َوَﻻ َﻛﺒِ َﻴﺮةً إِﱠﻻ أ‬ َ ‫َﺣ‬ َ ُ َ‫ﺎب َﻻ ﻳُـﻐ‬ ِ ‫ووﺟ ُﺪوا ﻣﺎ َﻋ ِﻤﻠُﻮا ﺣ‬ ‫َﺣ ًﺪ‬ َ ‫ﺎﺿ ًﺮا َوَﻻ ﻳَﻈْﻠِ ُﻢ َرﺑﱡ‬ َ َ َ َ​َ َ‫ﻚأ‬

“...Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe

156

atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejtë askujt.”31 Duhet ta mendosh edhe një skenë tjetër, e cila do të jetë e dhimbshme, ndonëse në shikim të parë mund të mos duket e tillë, por fundi i saj do të jetë i dhembshëm. Do të vijnë disa njerëz prej umetit të Muhamedit a.s., dhe iu jepet atyre libri në anën e majtë, atëherë thotë Muhamedi a.s.: “O Zot, shokët e mi, do ti thuhet: nuk e di se çka kanë shpikur pas teje. Do të them siç ka thënë robi i mirë: “…sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe rojë (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” Nëse i dënon ata, në të vërtetë, ata janë robër Tu, e nëse u fal atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”.32 Do t’i thuhet: Ata kanë vazhduar të zmbrapsen që nga dita që u largove prej tyre”.33

Mendo për kalimin e Siratit A të shkon mendja ndonjëherë në kalimin e urës së Siratit, e cila është më e mprehtë se tehu i shpatës dhe më e hollë se qimja e flokut. A thua vallë si do ta kalosh këtë urë? A ke menduar ndonjëherë se mund të mbetesh në të me vite duke u zvarritur. Sigurisht se çdonjëri do t’i afrohet asaj, por ajo nuk kalohet me forcë e fuqi. Ajo kalohet vetëm me vepra dhe mirësi. Pra31

Kur’ani, Kehf: 49. Kur’ani, Maide: 117-118. 33 Transmeton Buhariu, kapitulli: Sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, nr. i hadithit [4259] dhe Muslimi, kapitulli: Zhdukja e dynjasë dhe sqarimi i tubimit në ditën e Kiametit, nr. i hadithit [5104]. 32

30

Kur’ani, Fussilet: 19-21.

Takvim – Kalendar 2015


Etikë

157

ndaj, do të gjesh njerëz që atë do ta kalojnë si era apo rrufeja, sepse besimi i tyre është i tillë. Disa tjerë do ta kalojnë atë më ngadalë, si pasojë e veprave të tyre në dynja. E disa tjerë do të zvarriten në të, sepse punët e tyre ishin të tilla në dynja, prandaj edhe puna e tyre e dynjasë reflektoi në botën tjetër. Allahu thotë:

ِ ِ ‫ﻚ ﺣ ْﺘﻤﺎ ﻣ ْﻘ‬ ‫ﻀﻴًّﺎ‬ َ ً َ َ ‫َوإِ ْن ﻣ ْﻨ ُﻜ ْﻢ إِﱠﻻ َوا ِر ُد َﻫﺎ َﻛﺎ َن َﻋﻠَﻰ َرﺑﱢ‬

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.”34 Ti një ditë do të qëndrosh përballë kësaj ure dhe do të presësh që të hipësh e ta kalosh atë. Parashtroja sot vetes çështjen nëse mund ta kalosh? Si janë punët tuaja dhe në çfarë niveli është besimi yt? A do të jesh në grupin e parë që me shpejtësi marramendëse ta kalosh atë, saqë ndoshta edhe s’e vëren atë, apo do të jesh nga grupet e fundit, ku kalimtari mbi të hedh një hap para e dy tjerë kthehet mbrapa? Hasan el-Basriu kaloi pranë një njeriu, i cili qeshej me zë të lartë dhe e pyeti atë: “O djalosh, a mos vallë e ke lënë pas vete urën e Siratit? Ai tha: Jo. A e di ti se a do të shkosh në Xhenet apo në Xhehenem? Ai tha: Jo. Përse tërë kjo e qeshur Allahu të mëshiroftë?! Dije se çështja është aq serioze saqë

34

Kur’ani, Merjem: 71. Fjala: “Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij” është për qëllim kalimi mbi urën e Siratit, kështu thotë Ibni Abbasi, Ibni Mes’udi dhe Ka’b El-Ahbari. [Kurtubiu, Jevm El-Fez’ul Ekber, meshahid Jevm El-Kijameh ve ehvaluha, me recensurë dhe koment të Muhammed Ibrahim Selim, boton Mektebetu El-Kur’an, Kajro, fq. 303].

158

Takvim – Kalendar 2015

nuk mund ta marrësh me mend! Thuhet se ky njeri kurrë nuk është parë duke qeshur.”35 Mendoje, para se të bësh mëkat, qëndrimin tënd para Zotit, që nuk ka ndërmjet teje dhe Atij pengesë dhe as përkthyes e ti përmend ty të gjitha gjynahet që i ke bërë. Zejn el-Abidin, kur merrte abdes, i zbehej fytyra dhe trupi fillonte të dridhej. I thanë: “Ç’është kjo që po të ndodh gjatë abdesit?” Ai u përgjigj: “A e dini se para kujt do të qëndroj dhe kë e thërras?”36 Nga el-Kasimi citohet të ketë thënë: Ibën Ymeri u fal dhe lexoi fjalët e Allahut: “Të mjerët ata që mangët masin e peshojnë. Derisa arriti te fjala: Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve”37, qau Ibën Ymeri saqë nuk mundi t’i plotësonte ajetet e tjera.38 Transmetohet nga Ibrahimi se si Aishja ka thënë: “Ju nuk do ta takoni Zotin tuaj me diçka më të mirë sesa me më pak mëkate, kush dëshiron që t’i paraprijë muxhtehidit le ta frenojë veten nga mëkatet.”39 Njëri prej shokëve të Pejgamberit a.s. thoshte: “Nuk ka rehati për besimtarin derisa ta takojë Allahun.” 35

Ez’heri Ahmed Mahmud, Hel Ente Min-el-Bakine min Hashjetil-lah, Dar ibn Huzejme, fq. 15. 36 Muhammed Siddik el-Minshavi, Ez-Zuhadu Mietun ve A’dhamuhum Muhammedun, Dar el-Fediletu, Kajro-Egjipt, pa vit botimi, fq. 178. 37 Kur’ani, Mutaffifinë 1-6. 38 Ahmed Mustafa Et-Tahtavi, Salat Es-Salihine ve Kisas El-Abidine, Dar elFediletu, Kajro-Egjipt, pa vit botimi, fq.34. 39 Ibnil-Xhevzij, Sifetu Es-Safvetu, recensuroi dhe shpjegoi: Mahmud Fahuri, Dar el-Va’ju Haleb-Siri, fq. 32.


Etikë

159

Atë ditë kur ti do ta takosh Zotin shpresoj të mos jesh në grupin e atyre për të cilët Kurani tha:

ِ ‫ﺖ ﻟ َِﻤﻦ اﻟ ﱠ‬ ِ ِ ‫ْﺖ ﻓِﻲ ﺟ ْﻨ‬ ‫ﻳﻦ‬ ُ ‫ﻳَﺎ َﺣ ْﺴ َﺮﺗَﺎ َﻋﻠَﻰ َﻣﺎ ﻓَـ ﱠﺮﻃ‬ َ َ ‫ﺴﺎﺧ ِﺮ‬ َ ُ ‫ﺐ اﻟﻠﱠﻪ َوإِ ْن ُﻛ ْﻨ‬

“...O i mjeri unë që kam lënë mangët respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!”40 A je prej atyre që në jetën e tyre kanë qenë të pakujdesshëm dhe nuk përfillën urdhrat e Allahut? Nëse po, atëherë të këshilloj që të largohesh prej tyre dhe të fillosh një jetë të re, duke praktikuar këshillat e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

A e di se mëkatet të shpijnë në zjarr? Kur ke bërë mëkat, a të ka shkuar mendja se mund të digjesh në zjarrin e xhehenemit? Ai vend është krijuar për jobesimtarët dhe mëkatarët, të cilët me veprat e tyre dëshmuan se punuan për të. Duhet të kesh kujdes dhe të ruhesh prej tij, në mënyrë që assesi të mos bëhesh pjesë e tij. A ke menduar në zjarrin e Xhehenemit, thellësinë e tij, nxehtësinë e ashpër të tij dhe dënimin e banorëve të tij? Transmetohet nga Enes Ibën Malik se si i Dërguari i Allahut i ka thënë Xhibrilit: “Ç’është puna që kurrë nuk e pashë Mikailin duke qeshur?” Iu përgjigj Xhibrili duke thënë: “Nuk ka qeshur Mikaili prej se është krijuar Xhehenemi.”41 I Dërguari i Allahut na tregon për dënimin më të lehtë në mesin e banorëve të zjarrit, duke thënë: “Dënimin më të lehtë

160

në mesin e banorëve të zjarrit e ka ai që i vihen dy nalla prej zjarri nga të cilat i vlon truri siç vlon kusia dhe ai mendon se asnjë nuk është dënuar më shumë se ai, kurse ai e ka dënimin më të lehtë.”42 Abdullah ibën Merzuk një ditë prej ditëve ishte duke u dëfryer, nuk e fali namazin e drekës, të ikindisë dhe as të akshamit. Për këtë atij ia kishte tërhequr vërejtjen robëresha e tij, e kur erdhi koha e namazit të jacisë, erdhi robëresha me një gacë, të cilën e vendosi në këmbën e tij. Ai u tremb dhe tha: “Ç’është kjo?” Tha ajo: “Kjo është vetëm një gacë prej zjarrit të kësaj dynjaje, e çdo të bësh me zjarrin e Ahiretit (botës tjetër)?” Qau shumë e pastaj u ngrit të falej, por qante pandërprerë.43 Njëra nga gratë e të mëparshmeve kur burri i saj dilte nga shtëpia thoshte: “Kija frikën Allahut, e mos na furnizo ndryshe veçse me hallall (me gjëra të lejuara), sepse ne bëjmë durim ndaj urisë, por nuk mund ta durojmë zjarrin e Xhehenemit!! A thonë kështu gratë e sotme? Kurrsesi!!! Mendo para se të bësh mëkat në dënimin e banorëve të Xhehenemit! Ushqim për ta, do të jetë pema e Zekumit, uji i tyre do të jetë i valë që këput zorrët dhe qelbësira. “Përpiqet ta përpijë, por nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët, por ai nuk vdes, atë e pret dënim shumë i rëndë.” “…u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre.”44 42

40 41

Kurani, Ez-Zumer: 56. Transmeton Ahmedi, musnedi i Enes ibën Malikut, nr. i hadithit [12864], hadithi është hasen - i mirë. Nr. i hadithit në Silsiletu Es-Sahihatu [2511].

Takvim – Kalendar 2015

Transmeton Muslimi nga Nu’man ibën Beshir, kapitulli: Dënimi më i lehtë në mesin e banorëve të zjarrit, nr. i hadithit [314]. 43 Ebu-l-Fida Muhammed Izzet Muhammed Arif, Dumu Es-Salihine, Dar elFediletu, Kajro-Egjipt, pa vit botimi, fq.151. 44 Kur’ani, Muhammed: 15.


Etikë

161

Rrobat e tyre janë prej katrani, zifti, janë rroba prej zjarri, e u hidhet ujë i valë mbi kokat e tyre, e me të u shkrihet krejt çka ka në barqet dhe lëkurat e tyre! Jobesimtari për t’i shpëtuar dënimit dhe tmerrit të xhehenemit, është në gjendje të shpenzojë gjithçka, ndonëse kjo është e pamundur. Ti, unë dhe gjithë të tjerët kemi mundësi të mbrohemi prej tij, e mbrojtja prej tij nënkupton braktisjen e mëkateve dhe veprimeve që hidhërojnë Krijuesin dhe që bëhen shkaktare për një dënim të tillë. Braktisja e mëkateve është hap i mirë që na mbron nga zjarri i xhehenemit. Nga Enes ibën Maliku transmetohet se si i Dërguari i Allahut thotë: “Në Ditën e Kiametit do të sillet mosbesimtari dhe do t’i thuhet: “Ta kishe pasur tërë faqen e dheut mbushur përplot ar, a do ta kishe dhënë si kompensim për të shpëtuar?” Mosbesimtari thotë: Po. Atëherë Allahu i thotë: “Kam kërkuar prej teje më pak se kjo (të kompensosh me ar).”45 Akoma më tepër se kaq, ai është në gjendje t’i flijojë edhe anëtarët e familjes vetëm e vetëm që të shpëton ai, ashtu siç thotë Allahu:

ِ ‫ﺎﺣﺒﺘِ ِﻪ وأ‬ ِ ‫اب ﻳـﻮِﻣﺌِ ٍﺬ ﺑِﺒﻨِ ِﻴﻪ و‬ ِ ِ ‫َﺧ ِﻴﻪ‬ َ َ َ ْ َ ِ ‫ﻳَـ َﻮ ﱡد اﻟ ُْﻤ ْﺠ ِﺮُم ﻟ َْﻮ ﻳَـ ْﻔﺘَﺪي ﻣ ْﻦ َﻋ َﺬ‬ َ َ ‫ﺻ‬ ِ َ‫وﻓ‬ ِ ‫ﺼﻴﻠَﺘِ ِﻪ اﻟﱠﺘِﻲ ﺗُـ ْﺆِو ِﻳﻪ َوَﻣ ْﻦ ِﻓﻲ ْاﻷ َْر‬ ‫ض َﺟ ِﻤ ًﻴﻌﺎ ﺛُ ﱠﻢ ﻳُـْﻨ ِﺠ ِﻴﻪ َﻛ ﱠﻼ إِﻧﱠـ َﻬﺎ ﻟَﻈَﻰ‬ َ

“…Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllanë e vet. Edhe me më të afërmit e tij që ai tek ata mbë45

Transmeton Buhariu, libri i robërisë, kapitulli: Kush polemizon në dhënien e llogarisë..., nr. i hadithit [6173] dhe Muslimi, libri: Përshkrimi i Kiametit, Xhenetit dhe Xhehenemit, kapitulli: Pabesimtari kërkon kompensim për të shpëtuar me tërë faqen e dheut përplot ar, nr. i hadithit [2805].

162

Takvim – Kalendar 2015

shtetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha-flaka (emër i Xhehenemit).”46 Madje, ai do të shpresonte të ishte apo të bëhej dhe, vetëm që mos ta shihte e ta përjetonte dënimin e madh. Allahu i Madhëruar thotë:

‫ﻮل‬ ُ ‫ﺖ ﻳَ َﺪاﻩُ َوﻳَـ ُﻘ‬ ْ ‫إﻧﱠﺎ أَﻧْ َﺬ ْرﻧَﺎ ُﻛ ْﻢ َﻋ َﺬاﺑًﺎ ﻗَ ِﺮﻳﺒًﺎ ﻳَـ ْﻮَم ﻳَـ ْﻨﻈُ​ُﺮ اﻟ َْﻤ ْﺮءُ َﻣﺎ ﻗَ ﱠﺪ َﻣ‬ ‫ﺖ ﺗُـ َﺮاﺑًﺎ‬ ُ ‫اﻟْ َﻜﺎﻓِ ُﺮ ﻳَﺎ ﻟ َْﻴﺘَﻨِﻲ ُﻛ ْﻨ‬

“Ne jua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”47 Atë ditë mosbesimtari dëshiron që të kishte qenë dhé në dynja, e sikur të mos kishte lindur e as ta kishte përjetuar ekzistencën e tij si qenie njerëzore. Këtë e thotë në momentin kur e sheh dënimin e Allahut. Është edhe një mendim tjetër rreth këtyre fjalëve të cilat i thotë jobesimtari: “E thotë këtë jobesimtari kur gjykon Allahu në mes të kafshëve të cilat kanë qenë në dynja, derisa t’i hakmerret kafsha pa bri asaj me bri, e kur të kryhet gjykimi iu thotë atyre: “Bëhuni dhé, atëherë të gjitha kafshët bëhen dhé, e në këtë moment thotë jobesimtari: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!” Me fjalë tjera: “Ah, sikur të isha kafshë që të përfundoja me dhé, në mënyrë që të mos e shijoja dënimin e Allahut.” 46 47

Kurani, Mearixh: 11-15. Kur’ani, Nebe'ë: 40.


163

Etikë

Atë ditët mëkatarët dhe jobesimtarët do të mërziten dhe do të qajnë derisa nga lotët e tyre do të rrjedhë gjak. I Dërguari i Allahut thotë: “Banorët e zjarrit qajnë (aq shumë) derisa t’iu ndërpritet loti, pastaj u rrjedh gjak (prej syve), derisa në fytyra të tyre bëhen hendeqe që sikur të dërgoheshin anijet do të lundronin (mbi lotët e tyre).”48 Nëse dëshiron të mos i përjetosh gjithë këto vuajtje dhe tmerre, atëherë shpejto në pendim dhe përmirësoje veten tënde, duke i braktisur mëkatet dhe duke vepruar punë të mira dhe të hairit.

164

“Jusuf”, e dëgjova të qarët e tij, edhe pse unë ndodhesha në rendin e fundit, lexonte fjalët e Allahut49:

‫ﺎل إِﻧﱠ َﻤﺎ أَ ْﺷ ُﻜﻮ ﺑَـﺜﱢﻲ َو ُﺣ ْﺰﻧِﻲ إِﻟَﻰ اﻟﻠﱠ ِـﻪ َوأَ ْﻋﻠَ ُﻢ ِﻣ َﻦ اﻟﻠﱠ ِـﻪ َﻣﺎ َﻻ ﺗَـ ْﻌﻠَ ُﻤﻮ َن‬ َ َ‫ﻗ‬

“Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut.”50 Thotë poeti: Ngrihu i përulur në errësirën e natës të sheh në errësirë, ndihmë duke kërkuar. Thuaj, o Falës i madh mos e ndërprit shpresën, Ti je dëshira ime, qëllimi dhe shpresa ime. O Zoti im, pranoje pendimin tim me Mirësinë Tënde, Ti akoma vazhdon të falësh shumë e të japësh shans (për pendim) Nëse Ti nuk më fal mua kur Ti je thesari im, kujt t’i ankohem për hallin tim dhe ndihmë kujt t’i kërkoj. I denjë ai që gaboi dhe u kthye nga ajo që kaloi, e në dyert e Tij mbetet i përulur. Qan mbi trupin e dobët të pikëlluar, ndoshta përfiton nga bujaria e Zotërisë. Kërkova mëshirë e begati nga Zoti im, pranon atë që pendohet nga gabimet e rrëshqitjet.51

Qëndro pranë portës së pendimit Zgjohu nga pakujdesia dhe trokit në derën e pendimit dhe faljes. Në derën e mëshirës dhe mirësisë. Aty ku falen mëkatet dhe aty ku jeta merr kah tjetër. Aty ku mëkati tretet e mirësia shumëfishohet. Duhet ta mbyllësh jetën e zymtë dhe t’ia fillosh një jete të re, duke e kujtuar Zotin. Kujtoje kur Ymeri u zgjua nga pakujdesia e tij e që më vonë s’mund t’i ndalte lotët për atë jetë të shëmtuar që kishte lënë mbrapa. Lotët në fytyrën e tij kishin bërë dy vija të zeza nga të qarët e shumtë. E si të mos qante kur kujtonte të kaluarën e errët, që nga pakujdesia nxirrte shpatën për ta luftuar fjalën e Allahut, e pas dhembjes që e zgjoi nga pakujdesia, ato fjalë që i dikur i luftonte, i ishin bërë më të dashura se çdo gjë tjetër. Abdullah ibn Shedadi thotë: “E kam dëgjuar Ymerin duke lexuar në namazin e sabahut kaptinën

49

Ahmed Mustafa Tahtavi, Salat es-salihine ve kisas el-Abidine, fq. 19. Kur’ani, Jusuf: 86. 51 Abdul Aziz ibn AbdulMuhsin Selman, Miftahul Efkar lit-teehub Lidaril Karar, vël.I, fq. 9 50

48

Transmeton Ibni Maxhe nga Enes ibn Malik, kapitulli: Përshkrimi i Xhehenemit, nr. i hadithit [4315].

Takvim – Kalendar 2015


165

Etikë

Përfundim Qenia njerëzore, edhe përkundër aftësive të saja, ka nevojë në vazhdimësi për përkujtim, sepse harresa është pjesë e kësaj qenie. Madje, përkujtimi u bën mirë dhe është në interes të qenies njerëzore. Përkujtimi ia rimëson njeriut gjërat që i ka dëgjuar apo ditur dhe i jep njohuri të reja nga ato që s’i ka ditur. Kjo qenie e privilegjuar, jo gjithnjë është konform nënshtrimit ndaj Allahut. Si e tillë shpesh bën edhe shkelje dhe kundërshti. Mëkaton dhe shkel edhe kufijtë e Allahut. Mirëpo, i Mëshirshmi kësaj krijese, nuk ia mbylli dyert, përkundrazi këtë krijesë në vazhdimësi e thërret që t’i braktisë mëkatet dhe të drejtohet tek Allahu. Mëkatet shpijnë në hidhërimin dhe ndëshkimin e Zotit, gjersa mirësitë shpijnë në gëzimin dhe faljen e Allahut. Prandaj, njeriu i mençur braktis mëkatet dhe zotohet se nuk u kthehet më atyre.


168

etikë Sadat Islami

KRITERE PROFETIKE PËR RAPORTE SHEMBULLORE ME NJERËZ* Njeriu, nga vetë natyra e tij, është shoqëror, fakt ky i aprovuar edhe nga feja. Myslimani duhet të jetë shoqëror dhe duhet ta luajë rolin e tij në shoqëri. Izolimi nga shoqëria me pretekst se në të ka dhe të këqij, nuk pranohet. Kjo për shkak se ky është një fakt që nuk ndryshon kurrë. Gjithmonë ka patur dhe do të ketë njerëz të mirë - të dobishëm dhe të tjerë të këqij - të dëmshëm. Por, kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për të zhveshur veten nga përgjegjësitë shoqërore që kemi, pra për t’u izoluar nga njerëzit. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] myslimanin që pranon këtë fakt shoqëror dhe që mundohet ta kryejë rolin dhe detyrën e tij e ka përshkruar ndër më të mirët *

Ligjëratë e mbajtur me rastin e manifestimit zyrtar për Kurban Bajram, 2014, në Vushtrri.

Takvim – Kalendar 2015

e këtij ummeti. “Besimtari i cili shoqërohet me njerëz dhe duron sjelljet e këqija të tyre është më i mirë se ai që nuk shoqërohet me njerëz dhe nuk duron të këqijat e tyre.”1 Kjo për shkak se organizimi shoqëror i jetës është objektiv islam. Islami bën thirrje për unitet, bashkim, afrim me njëritjetrin. Përveç porosive të drejtpërdrejta për kultivimin e jetës shoqërore, si f.v. thirrjet për respekt dhe përkujdesje të të afërmve, fqinjëve, varfërve, jetimëve, grave të veja, të moshuarve etj., Islami ka vënë në shërbim të këtij objektivi dhe i ka bërë imazh të theksuar edhe adhurimin. Falja e namazit me xhemat, dhënia e zekatit, që merret prej të pasurve dhe iu jepet të varfërve, fillimi dhe mbarimi i agjërimit në mënyrë shoqërore, realizimi i haxhit në nivelin më të madh shoqëror - global, janë imazhe konkrete të përkujdesjes islame për shoqërinë. Madje, si fakt shtesë që dëshmon se shoqëria është objektiv mund të merret edhe ai se, për të realizuar atë, është lejuar edhe ajo që parimisht është e ndaluar: gënjeshtra, ndërsa dihet se të ndaluarat lejohen vetëm në raste specifike kur është fjala për objektivat e Islamit. Umu Kulthum [radijAllahu anha] transmeton: “Nuk e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] të ketë lejuar të gënjehet për diç me përjashtim për këto tri (raste): Thoshte i Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem]: Nuk e llogaris për gënjeshtar njeriu që pajton njerëzit dhe thotë fjalë me të cilat nuk synon vetëm se pajtimin; po kështu as atë që njeriu e thotë në luftë (mashtri-

1

Transmetojnë Ahmedi dhe Ibni Maxheh. Albani thotë se është autentik.


Etikë

169

min e armikut), si dhe atë që burri dhe gruaja ia thonë njëritjetrit (që ta përfitojnë zemrën e njeri-tjetrit).”2 Zhveshja e Islamit prej objektivit shoqëror ose veprimi në të kundërt me të, nënkupton shtrembërim të tij dhe rrjedhimisht rrezik të madh tek Allahu i Madhëruar që as sfera tjetër, ajo e adhurimit, të mos pranohet. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] për gruan që falej, agjëronte dhe jepte lëmoshë, por që në shoqëri kishte rol negativ, gjegjësisht ofendonte të tjerët, tha se është në zjarr të Xhehenemit. Kjo ngase, nëse adhurimi nuk reflekton në sjelljet dhe veprimet e njeriut, atëherë ai nuk është bërë siç duhet, sepse namazi në rastin konkret, siç na ka treguar Allahu i Madhëruar, ndalon - largon nga të këqijat. “Ti lexoje atë që po të shpallet nga libri (Kurani), fale namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ç'punoni ju.” (el-Ankebut, 45.) Për ta demonstruar këtë aspekt madhështor të Islamit, kemi nevojë të aplikojmë një sërë rregullash dhe moralesh, të cilat reflektojnë madhështinë e Islamit si fe, si dhe japin efektet e duhura për një shoqëri të menaxhuar nga vlerat dhe virtytet. Ja disa nga këto rregulla dhe morale:

1. Duaje për vëllanë atë që do për vete Që të kesh raporte të mira, duhet t’i trajtosh njerëzit në bazë të kësaj peshoreje: sillem me ata ashtu siç dua ata të sillen me mua. Është ky moral që e ka rrënjosur thellë Muhamedi [alejhis salatu ves selam] në zemrat e besimtarëve. Në hadith2

Transmeton Ebu Davudi, ndërsa Albani thotë se është autentik.

170

Takvim – Kalendar 2015

in e njohur ka thënë: “Nuk ka besuar ndokush (me besim komplet) përderisa nuk ia do për vëllanë e tij mysliman, atë që do për vete.”3 Kjo, siç kanë shpjeguar dijetarët, nuk përfshin vetëm dëshirimin e së mirës, por, nëse urren për vete diç, atëherë ajo që reflekton nga ky hadith është se duhet ta urresh edhe për vëllanë tënd po atë gjë. Thjesht, nënkupton një shkrirje në dashuri dhe respekt të ndërsjellë. Ndryshe, besimin komplet nuk e ke realizuar ende. Ibni Haxheri, në komentimin që ia bën këtij hadithi, përfiton një sërë mësimesh me rëndësi të veçantë: 1. Përfshin të mirat materiale dhe ato fetare-shpirtërore, 2. Përfshin të mirën konkrete (materiale), por edhe atë abstrakte (fjalën, përgëzimin, ngushëllimin etj.), 3. Nënkupton sjelljen e të mirave dhe largimin e të këqijave, 4. Është çështje vullnetare, që nënkupton se kjo është virtyt dhe vlerë dhe jo imponim.4 Ibni Rexhebi nga ky hadith nxjerr dy mësime të mëdha. Thotë se ai përfshin dy aspekte: 1. Të mos ndiesh asgjë të keqe në raport me vëllanë, pra mos ta urresh, mos t’ia kesh zili, mos ta mashtrosh, sepse kjo është e obliguar, siç thuhet në hadith: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni ndërsa nuk do të besoni derisa të duheni!”5 2. Të gëzohesh për gëzimin e tij dhe të mërzitesh e pikëllohesh për atë që e mërzit atë dhe e pikëllon. “Myslimani është 3

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. Ibni Haxher, Ahmed ibn Alijj. (1379 h.) Fet’hul Bari sherh Sahihil Buhari. Bejrut: Darul ma’rifeh. 1/57. 5 Transmeton Muslimi. 4


171

Etikë

vëlla i myslimanit, për të do çfarë do për vete, dhe e pikëllon për të ajo që e pikëllon për vete.”- thotë Ibni Rexhebi.6 Kjo, ngase kështu arrihet ajo vëllazëria që e synon Islami, e që është e përshkruar në hadithin profetik: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë dhe butësinë, mëshirën e ndërsjellë, është sikur shembulli i një trupi të vetëm, një gjymtyrë e të cilit po ndodhi të rënkojë, rënkon i tërë trupi me ethe dhe pagjumësi.”7

2. Bëhu i fortë Njerëzit kanë botëkuptime të ndryshme për fuqinë. Disa e mendojnë në fuqinë fizike, disa në atë materiale e të tjerë në atë morale. Në të vërtetë, ajo që e bën njeriun të ngadhënjejë dhe triumfojë është vetëm kjo e fundit, sepse ajo paraqet një lloj të caktuar të fuqisë, që nuk mund t’i poshtërojë njerëzit, por t’i fitojë. Është pikërisht kjo fuqia për të cilën Islamin na motivon. Të jesh i fortë, sipas Islamit, d.m.th. të kesh fuqinë e vetëpërmbajtjes, fuqinë e faljes, fuqinë që të tërhiqesh nga konflikti, ndërsa ti ke mundësinë e “fitimit” sipas logjikës së atyre që fuqinë e kufizojnë vetëm në aspektin fizik. “I forti nuk është (dallohet) me mundje (fizike); i fortë është ai që vetëpërmbahet gjatë hidhërimit.”8 Pra, falja e njerëzve nuk bëhet për shkak se nuk ke fuqi t’iu hakmerresh, por për shkak se ke dhe nuk e bën. Këtu qëndron 6

Ibni Rexheb el-Hanbelijj, Zejnuddin AbduRrahman ibn Ahmed. (1996) Fet’hul Bari sherh Sahihil Buhari. Medine Munevvere: Mektebetu el-gureba eletherijjeh. 1/45. 7 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. 8 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Takvim – Kalendar 2015

172

edhe sekreti i shpërblimit për këtë moral. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Kush përmban hidhërimin, ndërsa ka mundësi që ta ekzekutojë atë, Allahu i Madhëruar do ta thërrasë para të gjitha krijesave në Ditën e Kiametit që të zgjedhë nga hyritë cilën të dojë.”9 Sigurisht, për shkak të rëndësisë që ka ky moral, Allahu i Madhëruar atë e ka radhitur në kuadër të tipareve dhe virtyteve të larta: “Të cilët japin kur janë lirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)

3. Bëhu i pavëmendshëm Një rregull tjetër islam për raporte të mira me të tjerët, e që në fakt shpërfaq një imazh tjetër të madhështisë së personalitetit mysliman, është edhe ai i harresës dhe pavëmendjes, harrimit të së keqes që ta ka bërë dikush, shtirjes sikur nuk dëgjon gjërat për të cilat po reagove mund të pasojë deri te ndonjë e keqe. Është e kundërta e hipokrizisë, sepse, nëse hipokrizia të bën që të harrosh të mirat për shkak të një të keqeje, ky moral synon të të vetëdijesojë që të harrosh të keqen për shkak të të mirave. Tegafuli është edhe -siç shprehet A’meshi - ai që shuan të këqija të shumta, pra është e kundërta e smirës, hasedit, inatit, mërisë, zilisë. Kjo ka bërë që Imam Ahmedi ta shohë këtë moral si më dominuesin në fushën e moralit të mirë. Thoshte: “9/10 e moralit të mirë janë në tegaful (shkujdesje, harrim të qëllimshëm).”

9

Transmeton Ebu Davudi.


173

Etikë

Është ai morali që paraardhësit tanë na e kanë përcjellë me pak fjalë, por shumë origjinal: “Bëhu sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon.” Zaten, siç ka thënë Hasan Basriu: “Shkujdesja vazhdon të jetë sjellje dhe vepër e burrave të ndershëm.” Hatim El Esammi kishte këtë mbiemër - i shurdhri, për shkak se një grua kishte shkuar në dersin e tij dhe, duke qenë e pranishme, pa vullnetin e saj kishte liruar gazra me zë, për çka ishte skuqur dhe turpëruar shumë. Për të mos e bërë të ndihet edhe më keq, Hatimi deshi ta zhvendoste vëmendjen e saj nga ajo që ngjau dhe i tha: Më fal, herën tjetër kur të flasësh ngrite paksa zërin! Atëherë gruaja e ndjeu veten të qetë, ngase mendoi se Hatimi nuk po dëgjuaka mirë. Prej këtij rasti edhe i mbeti emri - i shurdhri, me të cilin vazhdon të njihet edhe sot e kësaj dite. Tegafuli nënkupton modestinë, e cila përdoret për të mos lënduar njerëzit. Ndonjëherë bëhesh sikur nuk di vetëm e vetëm që të mos lëndohet bashkëbiseduesi yt. Ata’ ibn Ebi Rebah thoshte: “Ndonjëherë më ndodh të më citojë hadithe ndonjë njeri dhe unë bëhem sikur nuk e kam dëgjuar, edhe pse në të vërtetë e kam dëgjuar madje edhe pa lindur ai.”

174

Takvim – Kalendar 2015

pranë një moçali, rëra e të cilit ishte lëvizëse - përpinte çdo gjë. I rrahuri filloi të fundosej, por e shpëtoi shoku i tij. Sapo shpëtoi, ai mori një hekur dhe gërvishti në një gur: “Sot, shoku im më i dashur ma shpëtoi jetën!” Kjo gjë e bëri shokun e tij të çuditej, andaj, me habi, e pyeti: Pse kur të rashë shuplakë herën e parë, e shkrove në rërë, ndërsa tani që të shpëtova e shkrove në gur?! Shoku i tij iu përgjigj me butësi: Kur neve të na bëjë keq dikush, duhet ta shkruajmë në rërë, në mënyrë që era ta fshijë atë, ta humbasë, ta harrojmë...Ndërsa kur dikush të na bëjë mirë, duhet ta shkruajmë në gur, në mënyrë që asnjë erë të mos mund ta fshijë atë. Mundohuni të shkruani dhimbjet tuaja në rërë ndërsa të mirën ta gdhendni në gurë! E shihni sa e bukur është toleranca? Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.“ (esh-Shura, 40)

5. Interpretoje të keqen 4. Të këqijat shkruaji në rërë ndërsa të mirën gdhende në shkëmbinj Për të dëshmuar një personalitet të përkryer prej besimtari të sinqertë, duhet që të këqijat e njerëzve ndaj teje t’i harrosh, ndërsa të mirat e tyre ndaj teje t’i ruash me xhelozi. Dy shokë patën një mospajtim, i cili përfundoi me konflikt fizik. Njëri e sulmoi tjetrin. I ra shuplakë në fytyrë. Ky i rrahuri, e mori një shkop të vogël dhe gërvishti në rërë: “Sot, shoku im më i dashur më ra shuplakë në fytyrë!” dhe vazhduan rrugën. Kaluan

Ky moral synon që besimtarin ta bëjë që edhe të keqen ta shohë si të mirë. Ymeri [radijAllahu anhu] ka thënë: “Nëse të transmetohet ndonjë fjalë nga vëllai yt, pavarësisht se çfarë fjale është, ndërsa ka hapësirë që të komentohet për të mirë, atëherë komentoje!” Abdullah Ibni Mubareku thoshte: “Besimtari kërkon justifikime për vëllanë, ndërsa hipokriti shkelje dhe gabime.”


175

Etikë

Për ta kuptuar këtë më mirë do të doja të sillja një rast konkret nga e kaluara. Një besimtar kishte qenë i pasur dhe derisa zotëronte të mira materiale vizitohej nga njerëzit. Deshi Allahu dhe u varfëruar. Ishte gruaja e tij ajo që ia zinte kokën: Sa kishe pasuri, të vizitonin, tash kur ke mbetur pa asgjë, ku i ke vëllezërit?! Ky mysliman, që ishte vërtet në shkallë të lartë pjekurie, i tha gruas: Oj gruaja ime, nuk është se ata na kanë harruar, por na nderojnë. Sa kemi qenë të pasur, i kemi gostitur me të mira, ndërsa tani që nuk kemi, nëse na vijnë me çfarë t’i presim?! Pra, nuk na vijnë që të mos ngushtohemi dhe të ndihemi keq - i tha burri.

6. Bëhu si Ebu Damdami Morali, që na duhet për të pasur raporte të mira me të tjerët, është edhe ai i Ebu Damdamit. Se kush është Ebu Damdami dhe cila është historia e tij do të mësojmë nga hadithi në vazhdim. Thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]: “A nuk ka mundësi ndonjëri prej jush të jetë si Ebu Daj’ami (ose Damdami), i cili kur zgjohej thoshte: O Allahu im!”10 Ebu Damdami ka qenë ai, karakteri i të cilit është mishëruar me tipare dhe virtyte të larta. Nuk ka vuajtur nga paragjykimi, përkundrazi, ka falur madje edhe ata që i janë shfaqur me të këqija. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] na ka porositur që t’iu ikim supozimeve, paragjykimeve, për shkak se ato prodhojnë vetëm të këqija, ose janë bazë e të këqijave.

176

“Kujdes nga supozimi sepse supozimi është të folurit më i pavërtetë - i rrejshëm.”11 Në të vërtetë, supozimi nuk është të folur, siç shpjegohet në Aunu-l-Ma’bud, por është ai mendimi i brendshëm, të folurit e nefsit, i cili më pas shndërrohet në fjalë ose veprime konkrete.12 Më konkretisht, është frymëzim nga djalli, i cili mëton të prishë raportet ndërmjet besimtarëve.

7. Nëse nuk ke para, ke buzëqeshje e fjalë Ndonjëherë nënvlerësojmë punën që mund ta bëjmë, ani pse ajo mund të ketë efekt shumë të madh. Mendojmë se për t’iu ndihmuar njerëzve duhet pasur vetëm para, ndërsa harrojmë se fjala - ngushëllimi - mund të ketë efekt më të madh sesa shuma të mëdha parash. Për këtë, Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Ju nuk do të mund t’i mbuloni njerëzit me paratë tuaja, por le t’i mbulojë fytyrëçelësia - buzëqeshja dhe morali juaj i mirë.”13 Pra, nëse nuk ke para, atëherë buzëqeshu njerëzve. Të të duken dhëmbët, nuk është auret - do të thoshte një hoxhë i mençur.

11

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. Shih: Shemsul Hakk El-Adhim Abadi, Muhammed Eshref ibn Emir ibn Alijj Ibni Hajdar. (1415 h.) Aunul ma’bud sherhu Suneni Ebi Davud. Ed.2. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijjeh. 13/177. 13 Hadithin e transmeton Bezzari, ndërsa Albani e ka vlerësuar të dobët, derisa të tjerë (Ibni Haxheri në Fet’hul Bari, 10/474) e kanë vlerësuar hasen. 12

10

Transmeton Ebu Davudi.

Takvim – Kalendar 2015


177

Etikë

178

Takvim – Kalendar 2015

Mirësjellja ka synim jo vetëm zgjidhjen e problemeve materiale, por edhe të atyre shpirtërore dhe morale. Është ky motivi që shtyn besimtarin të japë maksimumin në mënyrë që t’i kontribuojë shoqërisë. Për të parë se si manifestohet kjo, do ta lexojmë një thënie profetike. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë: “Ka thënë një njeri: Sonte do të kontribuoj me një lëmoshë! Doli me lëmoshën e tij dhe lëshoi në dorën e një hajni. Njerëzit u gdhinë, ndërsa flisnin: Natën - mbrëmë i është dhënë lëmoshë një hajni. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për hajnin! Do të jap sonte (prapë) një lëmoshë. Doli me lëmoshën e tij dhe e lëshoi në dorën e një gruaje të

pandershme. Të nesërmen njerëzit flisnin se si një gruaje të pandershme mbrëmë i ishte dhënë lëmoshë. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për gruan e pandershme. Sonte (për të tretën herë) do të jap lëmoshë. Doli dhe e lëshoi sadakanë e tij në dorën e një të pasuri. Në mëngjes njerëzit flisnin se si mbrëmë i ishte dhënë sadaka një të pasuri. Tha: O Allahu im! Ty të takon falënderimi për hajnin, gruan e pandershme dhe të pasurin! I erdhi (frymëzimi ose meleku nga ana e Allahut) dhe i tha: Sa i përket lëmoshës sate ndaj vjedhësit, ndoshta me të e ruan nderin dhe e braktis vjedhjen; sa i përket gruas së pandershme, ndoshta e ruan moralin dhe i ikë amoralitetit; sa i përket të pasurit, ndoshta merr mësim dhe shpenzon nga ajo që ia ka dhënë Allahu.”15 Ky është morali me të cilin trajtonin të parët mëkatarët. Ebu Derdaja [radijAllahu anhu] kaloi pranë një grupi njerëzish që e shanin një njeri pse kishte rënë në mëkat. Kur i pa duke vepruar ashtu i pyeti: Çfarë mendoni, sikur ta gjenit këtë njeri në ndonjë gropë, a nuk do t’ia shtrinit dorën për ta nxjerrë?! Po - iu përgjigjën njëzëri. Andaj mos e shani vëllanë tuaj, por falënderojeni Allahun që ju ka shpëtuar prej mëkatit. Po ti a nuk e urren atë?!- e pyetën me habi. Jo, e urrej mëkatin e tij, ndërsa kur ta braktisë atë, ai është vëlla imi - u përgjigj. Ibni Mes’udi [radijAllahu anhu] thoshte: Nëse shihni vëllanë tuaj tek bën mëkat, mos mbani anën e djallit kundër tij e t’i thoni: “Allahu të turpëroftë! Allahu të mallkoftë!”, por luteni Allahun ta shpëtojë atë, për shkak se ne, shokët e Muhamedit [alejhis salatu ves selam], nuk gjykonim askënd pa e ditur

14

15

8. Nëse nuk të ka ardhur, shkoji Në raportet ndërmjet njerëzve kalkulimi nuk duhet të jetë që të sillesh mirë vetëm me ata që sillen mirë me ty, ose të mbash lidhjet vetëm me ata që mbajnë lidhjet me ty. Për ta dëshmuar atë fuqinë shpirtërore, patjetër duhet të thyesh egon dhe nefsin - mërinë, smirën, inatin dhe t’i shkosh edhe atij që nuk të ka ardhur. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë: “Nuk është mbajtës i lidhjeve ai që kërkon kompensim, mbajtës është ai që mban lidhjet me familjen-farefisin kur ata e shkëpusin-lëçisin.”14

9. Mos e përjashto askënd nga mirësjellja jote

Transmeton Buhariu.

Albani në Sahihul xhamië e vlerëson autentik.


179

Etikë

se si ka vdekur. Nëse i përfundohej jeta me të mirë, e dinim se është begatuar me të mira, ndryshe frikësoheshim për të. Këtu fshihet edhe sekreti i thënies profetike për ta ndihmuar të padrejtin. Të kesh raporte të mira me tjetrin duhet ta ndihmosh edhe në padrejtësi, respektivisht ta ndalosh nga ajo. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë: “Ndihmoje vëllanë tënd si i padrejtë dhe kur t’i bëhet padrejtë! Tha një njeri: O i Dërguari i Allahut, kur t’i bëhet padrejtësi po e ndihmoj, por si ta bëj këtë kur ai vetë bën padrejtësi? Tha: Ta bllokosh ose pengosh nga padrejtësia e tij, kjo të llogaritet ndihmë ndaj tij.”16

10. Mos i përbuz pozitat e njerëzve T’i respektosh njerëzit sipas pozitave të tyre nuk d.m.th. t’i klasifikosh në shtresa, të cilat rëndom shihen si të padrejta. Klasifikimi nuk bëhet për të nënvlerësuar, por për t’iu dhënë meritat dhe për të respektuar gradat e njerëzve. Kjo sepse njerëzit mund të ndihen keq dhe të ofenduar. Kjo nënkupton që zotërisë - liderit të një populli t’ia bësh trajtimin e duhur; njeriut të moshuar trajtimin e duhur, dijetarit trajtimin e duhur, e kështu me radhë. Kjo është traditë dhe edukatë profetike. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] thotë: “Nëse iu vjen ndonjë fisnik, nderojeni!”17 Nëse do t’i praktikonim këto këshilla profetike dhe këtë moral islam, ne do të ishim të parët që do të shijojmë mirësitë 16 17

Transmeton Buhariu. Transmeton Bezzari ndërsa Albani në Silsiletu-s-Sahihah, 1205, e vlerëson hasen.

180

Takvim – Kalendar 2015

e tij, pasi që raportet me njerëz, siç thotë një fjalë e urtë, janë sikur peri dhe gjilpëra; po dite ta përdorësh gjilpërën - fjalën, di të bësh rrobë të mirë, ndryshe para të tjerëve do ta lëndosh veten tënde.


182

vështrim Elvir Duranoviq

XHEMATET TONA SI PASQYRAT TONA

ِ َ‫وا ْﻋﺘ‬ ‫ﺖ اﻟﻠﱠ ِـﻪ‬ َ ‫ﺼ ُﻤﻮا ﺑِ َﺤ ْﺒ ِﻞ اﻟﻠﱠ ِـﻪ َﺟ ِﻤ ًﻴﻌﺎ َوَﻻ ﺗَـ َﻔ ﱠﺮﻗُﻮا َواذْ ُﻛ ُﺮوا ﻧِ ْﻌ َﻤ‬ َ ِ ِ ِ ‫َﺻﺒَ ْﺤﺘُﻢ ﺑِﻨ ْﻌ َﻤﺘﻪ إِ ْﺧ َﻮاﻧًﺎ‬ َ ‫اء ﻓَﺄَﻟﱠ‬ ْ ‫ﻒ ﺑَـ ْﻴ َﻦ ﻗُـﻠُﻮﺑِ ُﻜ ْﻢ ﻓَﺄ‬ ً ‫َﻋﻠَْﻴ ُﻜ ْﻢ إِ ْذ ُﻛﻨﺘُ ْﻢ أَ ْﻋ َﺪ‬ َ ِ‫َوُﻛﻨﺘُ ْﻢ َﻋﻠَ ٰﻰ َﺷ َﻔﺎ ُﺣ ْﻔ َﺮٍة ﱢﻣ َﻦ اﻟﻨﱠﺎ ِر ﻓَﺄَﻧ َﻘ َﺬ ُﻛﻢ ﱢﻣ ْﻨـ َﻬﺎ َﻛ َٰﺬﻟ‬ ُ‫ﻚ ﻳُـﺒَـﻴﱢ ُﻦ اﻟﻠﱠـﻪ‬ ﴾١٠٣﴿ ‫ﻟَ ُﻜ ْﻢ آﻳَﺎﺗِ​ِﻪ ﻟ َ​َﻌﻠﱠ ُﻜ ْﻢ ﺗَـ ْﻬﺘَ ُﺪو َن‬ “Dhe të gjithë ju mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u shpartalloni. Dhe kujtojeni dhuntinë e Allahut (që ju është dhënë) juve; kur ishit në armiqësi, e jua bashkoi zemrat tuaja e në saje të dhuntisë së Tij u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së xhehenemit, ndërsa Ai ju shpëtoi nga ajo. Kështu, Allahu jua shpjegon argumentet e veta për t’ju drejtuar në udhën e drejtë.“ (Ali Imran, 103)

Takvim – Kalendar 2015

I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Allahu nuk do t'i bashkojë pasuesit e mi, ose ka thënë: Pasuesit e Muhamedit në gabim, mëshira e Allahut është mbi xhematin. Kush është ndarë, është ndarë (për të vajtur) në Xhehenem.“ (Tirmidhiu) Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Falja e namazit të përbashkët (me xhemat) është më e vlefshme për 25 shkallë (derexhe) nga namazi i një individi në shtëpinë e tij ose në shesh (në vendin e punës). Kur dikush nga ju merr abdes mirë dhe shkon në xhami, duke mos synuar asgjë tjetër pos kryerjes së namazit, ai për çdo hap që hedh Allahu do ta ngrejë nga një shkallë dhe do t'ia falë nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. Pasi të hyjë në xhami, konsiderohet se është në namaz derisa të qëndrojë në xhami dhe të falet, ndërsa engjëjt për atë kohë do të luten për të duke thënë: 'O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!' derisa të ndodhë diçka që ia prish abdesin.“ (Buhariu) Myslimanët, për këtë arsye, janë të detyruar ta ruajnë xhematin në përgjithësi dhe namazin në xhemat në veçanti. Nga ana tjetër, qëllimi themelor i xhamisë është përcaktuar me tekste të qarta nga Kurani dhe Hadithi. Allahu i Madhërishëm thotë: “Në xhamitë, që u ngritën me urdhrin e Allahut dhe në të cilat përmendet emri i Tij - Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje njerëzit, të cilët shitblerja nuk i pengon në të përmendurit e Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin, dhe të cilët druajnë nga Dita, në të cilën zemrat dhe shikimet janë të shqetësuara (e lavdërojnë Allahun) që Allahu t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’ua shtojë


Vështrim

183

atyre dhuntinë e Tij. E, Allahu e furnizon kë të dojë, pa llogari.“ (En-Nur, 36-38) Çdo besimtar duhet ta dijë se xhamitë shërbejnë vetëm për përmendjen e Allahut të Madhërishëm, për faljen e namazit, për lexim të Kuranit, për promovimin e së mirës dhe për ndalimin e së keqes. Për ta arritur këtë qëllim janë vendosur rregulla të caktuara, të cilat vizitorët e xhamive janë të detyruar t'i respektojnë. Disa nga këto rregulla kanë të bëjnë me xhaminë, disa të tjera me pamjen fizike të namazliut, ndërsa të tretat kanë të bëjnë me sjelljen e namazliut në xhemat.

O bijtë e Ademit, vishuni bukur kur të shkoni në xhami Allahu i Madhërishëm i ka urdhëruar besimtarët që të veshin rroba të bukura kur të shkojnë në xhami (el-A'raf, 31). Është e kuptueshme se rrobat duhet të jenë të pastra. Allahu i Madhërishëm, por edhe engjëjt e Tij duan ta shohin besimtarin të pastër e të rregullt dhe kjo gjithashtu është një shenjë respekti ndaj Allahut të Madhërishëm, të zotit të shtëpisë. Para pak kohe, si zakonisht, e falëm namazin e ikindisë në xhami. Kur, pas namazit u ktheva kah xhemati, një i ri nga ata që nuk qëndrojnë në dhikër, u ngrit dhe shkoi drejt daljes të xhamisë. Njëra këmbë e pantallonave të tij ishte e përvjelë deri në gju, ndërsa tjetra ishte e lëshuar. Mendova, o Zot i dashur, si mund të thotë dikush se po vepron sipas Sunnetit të Pejgamberit (s.a.v.s.), ndërsa në të njëjtën kohë demonstron mospërfillje të tillë për xhaminë dhe xhematin. Pejgamberin tim (s.a.v.s.), në asnjë mënyrë, nuk mund ta imagjinoj duke u falur

184

Takvim – Kalendar 2015

me një këmbë të pantallonave të përvjelë deri në gju, ndërsa tjetrën të lëshuar. Kjo thjesht është e papajtueshme me karakterin dhe misionin e tij të nderuar, siç është e papajtueshme falja në xhami me pantallona të shkurtra apo brekë të gjata. Të kuptohemi, të falurit në plazh, ku të gjithë kanë brekë të tilla nuk është e njëjtë si të falurit në xhami, ku veshje të tilla nuk ka askush, përveç ndonjë individi. Më duket se ata që vijnë në xhami me veshje të tillë nuk e kanë kuptuar me kujdes porosinë e ajetit nga titulli i këtij kapitulli. Xhamia është shtëpia e Zotit, dhe Ai i Plotfuqishmi kërkon nga besimtarët që të vishen mirë dhe si i ka hije kur të shkojnë për ta vizituar. Kush nuk e bën këtë, ka refuzuar të bindet, d.m.th. ka bërë mëkat. Më tej, asnjëri nga njerëzit nuk ka dëshirë që në shtëpinë e tij të hyjmë me rroba të papastra. Kjo i shqetëson dhe u shkakton siklet shtëpiakëve. Gjendja e xhamisë, në këtë çështje, është edhe më dramatike. Pasi që njerëzit në xhami vijnë për namaz, për dhikër dhe për lexim të Kuranit, është mëkat të pengohen me veshje të pahijshme, me çorape me erë të keqe dhe me erëra të tjera të pakëndshme. Gjatë praktikës shumëvjeçare si imam, njerëzit shpesh më janë ankuar se nuk po mund të përkushtohen për ibadet për shkak të personave që nuk kujdesen për higjienën personale. Për ta parandaluar këtë, Muhamedi (s.a.v.s.), ua ka ndaluar ardhjen në xhami atyre që sapo kanë ngrënë qepë, hudhër, apo presh, duke thënë se edhe engjëjt shqetësohen nga ato që i shqetësojnë bijtë e Ademit. (Muslimi) Qepët dhe hudhrat, në hadithin e mësipërm, janë sinonime për çdo gjë që ka erë të fortë dhe shqetësuese, kështu që mund të thuhet se personi i cili shkon në xhami është i obliguar të


Vështrim

185

largojë nga vetja çdo gjë që, në çfarëdo mënyre, mund t'i shqetësojë njerëzit e tjerë gjatë kryerjes së ibadeteve të përcaktuara. Ekstremi tjetër, lidhur me qepën dhe hudhrën, janë parfumet të cilat disa xhematlinj i përdorin. Disa nga ato parfume janë aq të forta sa që njerëzit kanë filluar të ndiejnë neveri. Ky xhematli i parfumuar mendon se po vepron sipas Synetit, sepse Pejgamberi (s.a.v.s.) ka përdorur parfume, por ky xhematli nuk e kupton se me parfumin e tij intensiv po i shqetëson njerëzit e tjerë në xhami. Pastaj, çfarë të themi për njerëzit të cilët, derisa myezini e këndon ikametin, qëndrojnë (në këmbë) në safa dhe me misvak, apo me kruese dhëmbësh i pastrojnë dhëmbët!? A mundet ndokush nga besimtarët ta imagjinojë Pejgamberin (s.a.v.s.), i cili qëndron në mihrab para farzit dhe i pastron dhëmbët!? Apo duke bërë këtë Ebu Bekri, Ymeri, Osmani, Aliu dhe sahabët e tjerë derisa qëndrojnë në safe!? Kjo është e paimagjinueshme, sepse ata mirë e kanë ditur se çka është e bukur, kulturore dhe njerëzore të bëhet në xhami. Vërtet, Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Sikur të mos kisha frikë se po i ngarkoj pasuesit e mi do t'i kisha urdhëruar ata që para çdo namazi t'i pastrojnë dhëmbët.“ (Buhariu dhe Muslimi). Por, a kjo të bëhet në xhami!? Para çdo namazi besimtari është i obliguar të marrë abdes, por askush nuk mbart me vete ujë në xhami që diku në qoshe të marrë abdes. Ne e dimë se ku merret abdes dhe lahen dhëmbët, ndërsa të bëhet kjo në xhami, në safe derisa këndohet ikameti është mungesë ekstreme e kulturës dhe shprehje e përbuzjes së pastër ndaj xhematlinjve të tjerë. Falë Zotit këto ende janë incidente e jo rregulla të sjelljes në xhamitë tona.

186

Takvim – Kalendar 2015

Interesi i xhematit është para interesit të individit I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) thotë: “Vërtetë xhamitë janë shtëpitë e Allahut në Tokë dhe është e drejtë e Allahut që t'i nderojë ata që e vizitojnë në to”. (Bejhekiu) Shkuarja në xhami, në fakt, është shkuarje e ftuar tek Allahu i Madhërishëm, andaj është e nevojshme që të respektohen rregullat e sjelljes dhe rendi shtëpiak i xhamisë, ashtu që në këtë audiencë madhështore të mos bëjmë ndonjë gabim. Është e bukur dhe e sjellshme me rastin e hyrjes në shtëpinë e dikujt ta përshëndesim e t'i japim selam shtëpiakut. Është e njëjtë edhe me xhaminë, përveçse tehijje (përshëndetja) në xhami përbëhet nga falja e dy rekateve namaz. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t’i falë dy rekate namaz (tehijjetu-l-mesxhid) para se të ulet”. (Buhariu) Kjo sigurisht vlen për atë që vjen më herët në xhami, ndërsa ai që hyn në xhami me ezanin, ose pas ezanit, duhet t'i falë synetet e përcaktuara dhe kjo për të është zëvendësim i tehijjetu-l-mesxhidit. Të theksojmë se, sipas medhhebit tonë (hanefij), bazuar në hadithin: “Në tri periudha kohore Pejgamberi (s.a.v.s.) na ka ndaluar që të falim namaz dhe t'i varrosim të vdekurit tonë, e ato janë: Kur del dielli dhe deri të ngrihet në horizont në gjatësi të një shtize, kur dielli është në mes të qiellit dhe kur dielli është duke perënduar“ (Muslimi), në këto tri periudha nuk falet tehijjetu-l-mesxhidi.


Vështrim

187

Nëse besimtari ka ardhur më herët në xhami, duhet të gjejë një vend të lirë që nuk është menjëherë para derës apo në rrugë ku kalojnë njerëzit dhe t'i falë dy rekate namaz tehijjetu-l-mesxhid. (Ky namaz falet sikurse synneti i sabahut, vetëm se nijetin e bëjmë tehijjetu-l-mesxhidi në vend të sunnetul-l-fexhri). Pastaj i përkushtohet përmendjes së Allahut, apo leximit të Kuranit. Natyrisht se biseda në xhami para namazit është e lejuar, por ajo bisedë nuk bën të jetë me zë të lartë aq sa t'i pengojë personat e tjerë në ibadet. Në kohën e tashme, sidomos në xhematët e vegjël, ku xhematlinjtë e njohin mirë njëri-tjetrin, burrat dhe gratë shpesh harrojmë se janë në xhami dhe fillojnë të flasin me zë të lartë, sikur të ishin në kafene e jo në xhami. Kjo është e palejueshme. Në kohën e hazreti Ymerit (r.a.), dy burra duke folur kishin bërë zhurmë në xhaminë e Pejgamberit (s.a.v.s.) në Medinë. Ymeri (r.a.) urdhëroi që të sillen tek ai ata dy burra, dhe pastaj i pyeti: “Prej nga jeni ju të dy? Ata thanë: “Nga Taifi”. Ai, atëherë, u tha atyre: “Po të ishit nga këtu, do t’ju rrahja me kamxhik. Si e ngrini zërin tuaj në xhaminë e Pejgamberit (s.a.v.s.)?“ (Buhariu) Siç nuk është e rekomanduar të flitet me zë të lartë para namazit, po ashtu nuk lejohet as të lexohet Kuran me zë të lartë dhe të bëhen lutje gjatë namazit. Ibni Ymeri (r.a.) ka transmetuar se si Pejgamberi (s.a.v.s.) kishte dalë në mesin e njerëzve derisa ata duke falur nafile e ngrinin zërin e tyre duke kënduar Kuran. Atëherë ai u kishte thënë: “Namazliu bisedon me Zotin e tij, andaj ai le të ketë kujdes se si bisedon. Mos i ngrini zërat tuaj njëri mbi tjetrin, duke lexuar Kuran.“ (Ah-

188

Takvim – Kalendar 2015

medi) Në një hadith tjetër Pejgamberi (s.a.v.s.) thotë: „Secili prej jush flet me Zotin e tij. Mos e shqetësoni njëri-tjetrin as mos e ngrini zërin njëri mbi tjetrin gjatë leximit.“ (Ebu Davudi). Pra, nëse nuk lejohet të ngrihet zëri duke lexuar Kuran dhe të prishet qetësia e njerëzve të tjerë në xhami, atëherë kjo assesi nuk lejohet të bëhet duke folur ndërmjet vete. Edhe pse në përgjithësi është e lejuar të sillen fëmijët e vegjël në xhami, kjo nuk është e rekomanduar, nëse fëmija nuk mund të qetësohet pranë kujdestarit të tij. Paraardhësit tanë iu përmbanin hadithit: “Mësoju fëmijëve namazin kur t'i mbushin shtatë vjet!“ (Tirmidhiu) dhe nuk e kanë praktikuar t'i sjellin në xhami fëmijët më të vegjël se kaq. Në kohën e sotme po ndodh që prindërit t'i sjellin fëmijët në xhami, madje edhe në karroca të foshnjave, kështu që fëmijët e vegjël pa kujdes prindëror qajnë me zë të lartë në xhami dhe e thërrasin nënën apo babanë. E gjithë kjo e pengon namazin me xhemat dhe xhemati haptazi dhe me të drejtë ankohen lidhur me këtë, kështu që vetvetiu shtrohet pyetja: Prindërit e tillë kanë më shumë sevape për namazin në xhami, apo më shumë mëkate për shkak të vajit të fëmijëve të tyre të mitur, të cilët e pengojnë gjithë xhematin!? Para pak kohe, derisa ishte duke falur namaz, një xhematliu i cingëroi celulari. Gjatë tërë dy rekateve dikush me këmbëngulje e thërriste këtë xhematli, ndërsa ky përpiqej me këmbëngulje për ta fikur telefonin. Shqetësimi u përhap në të gjithë xhematin. Pothuajse mund të ndihej se si të pranishmit e gjykojnë këtë xhematli që nuk po e fikte dot telefonin e tij, siç mund të ndihej edhe dëshpërimi i xhematliut që nuk ishte në gjendje ta bënte atë.


Vështrim

189

Kur e përfunduam namazin i thashë këtij xhematliu se ndoshta është më mirë ta falte përsëri namazin, sepse gjatë namazit dukshëm është preokupuar me gjëra të tjera dhe jo vetëm me namaz. Në ditët e sotme zilja e celularit seriozisht mund ta prishë qetësinë në xhami. Sidomos kur në vend të ziles dëgjohet ndonjë muzikë e papërshtatshme dhe këngë. Për ta parandaluar këtë u sugjeroj imamëve që, para faljes së farzit, nëse kanë xhemat të madh, t'i flasin xhematit për fikjen e telefonave të tyre celularë, ashtu siç u flasin për drejtimin e safave. Të gjithë e dimë se duke ecur nëpër xhami nuk është e rekomanduar që të kalohet nëpër safa, të kapërcehen njerëzit dhe kështu të shqetësohen ata. Njerëzit shpesh murmurisin kur dikush ua shkel këmbën, ose ndoshta duke kaluar përmes tyre i godit pak me gju në shpinë dhe shpatulla. Sigurisht kjo nuk është gjë e bukur. Abdullah ibn Busr (r.a.) thotë: „Derisa Pejgamberi (s.a.v.s.), një të premteje e mbante hutben, një njeri erdhi dhe filloi të ecte mbi njerëz. Pejgamberi (s.a.v.s.) atëherë i thotë: “Ulu! Ti po i shqetëson njerëzit, sepse je vonuar“. (Ebu Davudi) Megjithatë, në kohën e tashme disa xhematlinj kur vijnë në xhami nuk duan t'i plotësojnë hapësirat e zbrazëta para vetes, por ulen menjëherë para derës në mënyrë që pas namazit sa më shpejt që të jetë e mundur të dalin nga xhamia. Duke vepruar kështu, ata me trupat e tyre formojnë mur në mes të derës së xhamisë dhe hapësirës së lirë para tyre. Në një rast të tillë nuk është mëkat që të kalohet mbi supet e tyre, sepse ata nuk e kanë përmbushur atë që pritet prej tyre dhe ajo është që të plotësohen hapësirat boshe para tyre. Lejohet, pra, nëse dikush

190

Takvim – Kalendar 2015

nuk dëshiron ta plotësojë vendin bosh para vetes, të kapërcehet dhe të plotësohet boshllëku në xhami. Së fundmi, do të tërhiqja vëmendjen edhe për dy dukuri të pranishme në xhamitë tona kohët e fundit. Së pari është pretendimi se gjoja në xhami nuk ka vende të rezervuara. Formalisht është kështu. Mirëpo, në thelb nuk është ashtu. Saktësisht dihet se ku është vendi i kujt në xhami dhe cili duhet të falet në cilën saf. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: „Pas meje në saf le të jenë më të vjetrit dhe më të dijshmit, pastaj pas tyre, ata që janë të afërt me ta. Mos u përçani, që të mos përçahen zemrat tuaja. Kini kujdes të mos përziheni në safa, ashtu siç përziheni në pazar.“ (Tirmidhiu) Prandaj, fëmija edhe kur vjen në xhami para të moshuarit, siç ndodh shpesh, për shembull, gjatë ramazanit, nuk do të falet në safin e parë, nëse ka persona të moshuar, por në safat e fundit. Në lidhje me safat ekziston edhe një tjetër fenomen negativ, e ky është se disa njerëz, sidomos kur falen ikindia dhe jacia, ulen para xhamisë dhe nuk i falin synetet, por, sapo dëgjojnë se po këndohet ikameti, nxitojnë për të zënë safin e parë, duke dalë para njerëzve, të cilët, të themi, i kanë falur sunetet në safin e dytë. Çfarë është edhe më keq, këta njerëz qëndrojnë direkt pas imamit duke pritur që imami të ngrihet për farz dhe ata ta zënë vendin e tij. Ata nuk kanë të drejtë për ta bërë këtë. Personat, të cilët i kanë falur sunetet në safin e dytë, përveç fëmijëve, kanë më shumë të drejtë për ta falur farzin në safin e parë, sepse më përpara kanë ardhur në xhami. Gjatë kohës së shkollimit në Medresenë e Gazi Husrevbeut shkonim në namaze në xhaminë e Beut. Imam atëherë ishte rahmetli hafiz Kjamil ef. Silajxhiqi. Shpesh e kam dëgjuar du-


Vështrim

191

ke i folur xhematit që të ulen dhe mos ta presin ikametin në këmbë. Ne me bindje e dëgjonim. Në kohën e tanishme, megjithatë, pothuajse është bërë rregull në mesin e xhematlinjve që të qëndrojnë në këmbë para ose gjatë këndimit të ikametit. Kjo veçanërisht është e dukshme në namazin e akshamit. Duke folur nga përvoja personale, imami shpesh nuk mund të shkojë deri te mihrabi nga ata që janë vendosur në safin e parë, ndërsa ikameti ende as që ka filluar të këndohet. Një praktikë e tillë nuk është sipas Sunetit të Pejgamberit (s.a.v.s.), i cili nuk i ka lejuar sahabët e tij që ta presin në këmbë, madje edhe nëse është kënduar ikameti. Ai me një rast u pati thënë atyre: “Kur të këndohet ikameti për namaz, ju mos u ngrini derisa të mos më shihni mua.“ (Buhariu). Ja, ky është Syneti dhe kështu kanë vepruar të vjetrit tanë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na bëjë të mundur që fenë ta kuptojmë si duhet, të na i pranojë ibadetet tona në Ramazan dhe të na udhëzojë në Rrugën e drejtë. ___________________________ Marrë nga: Elvir Duranović; http://www.preporod.com/index.php/vjera/islamske-teme/4383-nasidzemati-kao-nasa-ogledala.html

Përktheu dhe përshtati: Miftar Ajdini


194

pikëpamje Prof. dr. Hysen Matoshi

GJUHA E HYTBEVE Ndonëse në kohët e sotme janë shtuar ndjeshëm format e komunikimit me pjesëtarët e një besimi të caktuar, pra edhe me ata të besimit islam, hytbet1 a ligjëratat e xhumasë e të Bajramit, mbesin njëra ndër trajtat më efektive të komunikimit në linjën imami-xhemati. Në një kontekst tjetër zhvillimor, që parakupton mungesën e një vargu mediumesh të sotme telekomunikative e elektronike, kjo formë komunikimi ishte pothuajse absolute dhe shërbente si për thirrje në islam, ashtu edhe për edukimin dhe informimin sa më të plotë të besimtarëve. Megjithatë, tradita e rrënjosur dhe auditori, janë dy faktorë që, të themi kushtimisht, e mbajnë në vëmendje hytben, si formë ko1

Hytbe (arab.) - Fjalim i hapur i personit të autorizuar në xhami gjatë namazit të xhumasë, apo namazit të bajrameve. Sipas Mr. Qemajl Morina, Glosar i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute), botoi Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë, 2010, f. 55.

Takvim – Kalendar 2015

munikimi. Kur këtu shtojmë edhe faktin se një pjesë e ligjëratave të xhumasë kohët e fundit incizohet dhe pastaj plasohet në medie elektronike, kjo mundësi automatikisht e shtrin ndikimin e tyre edhe përtej hapësirës dhe kohës së mbajtjes. Nuk duhet lënë anash edhe faktin se, sidomos viteve të fundit, jemi dëshmitarë të botimit të hytbeve, përkatësisht të vëllimeve të veçanta me to, qoftë edhe në kuadër të një vëllimi me zhanre të tjera shkrimore, autorësi e të ndonjë personaliteti të shquar në mesin e imamëve dhe prijësve fetarë. Shqyrtimi ynë nuk mëton të marrë për trajtim aspektet përmbajtjesore doktrinare-fetare të hytbeve, as divergjencat e shkollave juridike islame për çështje të caktuara, por vetëm formatin e tyre gjuhësor dhe modelin e ligjërimit. Mirëpo, meqenëse forma, në këtë rast gjuha e tyre, nuk është e mundur të kundrohet krejtësisht jashtë aspekteve të përmbajtjes, ngjan që ato të pikëtakohen në raste të caktuara. Trajta gjuhësore e një hytbeje, në masë të konsiderueshme, përcaktohet edhe nga bazamenti doktrinar i fesë islame, nga Kurani fisnik, i cili e përcakton mënyrën e thirrjes në islam dhe të komunikimit të përmbajtjes fetare, por edhe nga Syneti i Pejgamberit a.s. si model i jetësimit të Islamit.

Hytbja: këshillë, apo qortim Hytbja është ligjëratë që trajton aspekte fetare, por jo rrallë edhe çështje aktuale të moralit e të aktualiteti shoqëror që ndërlidhen me një mundësi të shpjegimit fetar të tyre. Konsiderohet si njëra ndër format më me ndikim te besimtarët. Duke marrë parasysh modelet se si mbahen, synimin që dëshirohet


Pikëpamje

195

196

Takvim – Kalendar 2015

të arrihet nëpërmjet tyre, metodologjinë dhe mjetet shprehëse, pastaj për nga tonaliteti dhe adresimi xhematit, përkatësisht recipientëve në një kontekst më të gjerë komunikativ, mund të kategorizohet në dy sosh: si këshilluese dhe qortuese. Modeli i parë i hytbes, në përputhje me mësimet kuranore, “Vazhdo të këshillosh, sepse këshilla u bën mirë besimtarëve”2, synon që të ofrojë zgjidhje nëpërmjet formimit të bindjes së drejtë, ndaj edhe mjetet gjuhësore të kumtimit janë porosi, udhëzime, fjalë orientuese për një sjellje të mirë e në përputhje me normat e moralit fetar islam; teksa modeli i dytë, që është po kështu mjaft i pranishëm mes nesh dhe do të thosha edhe bukur interesant e i pëlqyeshëm si retorikë, është ai i konceptimit të hytbes si qortim, që ndonjëherë kalon edhe në një intonacion rëndues për kategorinë së cilës i dedikohet, ose për dukurinë për të cilën bëhet fjalë. Varësisht nëse kemi të bëjmë me një ligjërues këshillëmirë, apo qortimemadh, përzgjidhen edhe mjetet shprehëse të saj. Pasi që hytbja synon të përvetësojë zemrën dhe mendjen e besimtarëve, është e udhës që në planin e shprehjes të përmbajë sa më shumë përbërës që i përvetësojnë si mendjen ashtu edhe zemrën dhe sa më pak të tillë që e lëndojnë në cilindo aspekt atë. Prandaj, insistohet që të gjenden mjetet e duhura gjuhësore, që fortësia e shprehjeve të mos kalojë në vrazhdësi. Këshillat e bukura dhe butësia janë dy postulate kuranore lidhur më ligjërimin dhe diskutimin, që shfaqen si kusht i domosdoshëm për secilin që thërret në rrugën e Allahut Fuqiplotë dhe për secilin që diskuton çështje të besimit me të tjerët: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe kë-

shillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!”.3 Pavarësisht nëse bëhet fjalë për urdhër apo ndalesë nga Zoti, kumtimi i saj duhet të bëhet me urtësi, ndërsa marrësi i mesazhit duhet të bindet me forcën e argumenteve. Ligjëruesi nuk i prodhon argumentet, ato janë prova të fuqishme të Krijuesit, mjafton që t’i përdorë në mënyrën e duhur, në kohën dhe në vendin e duhur. Kështu, në këto hytbe del se një rol të rëndësishëm e luan edhe konteksti ligjërimor. Nëse kemi përzgjedhur për temë një materie joadekuate duke lënë anash çështje që e preokupojnë së tepërmi interesimin e xhematit, atëherë huqja e cakut është bërë që në fillim dhe interesimi për ligjëratën do të jetë i paktë. Ka një bindje se hytbja e mirë buron nga zemra. Gjithsesi ky është një tregues i përkushtimit të ligjëruesit, por në procesin e kumtimit duhen edhe mekanizma të tjerë, që bindjen dhe dashurinë i kthejnë në kumtim, në fjalë me të cilat ligjëruesi iu drejtohet mendjeve dhe zemrave të marrësve të mesazhit. Nëse marrim parasysh faktin se ligjëruesit trajtojnë të njëjtat tema, shpeshherë nga Bashkësia Islame përcaktohet një temë rreth së cilës do të ligjërohet në të gjitha xhamitë e vendit, përdorin pothuajse të njëjtën bazë argumentuese, sjellin shembuj të ngjashëm për të konkretizuar ligjëratën, pse atëherë dallojnë hytbet, deri në atë masë sa njërën e quajmë të suksesshme dhe tjetrën jo gjithaq të suksesshme? Përveç nivelit të ndryshëm të njohjes së materies së përzgjedhur si temë e hytbes, esenca përdalluese ka të bëjë edhe me përdorimin e mjeteve shprehëse, me zotësinë leksikore të

2

3

Kurani, Edh-Dharijat, 55.

Kurani, En-Nahl, 125.


Pikëpamje

197

ligjëruesit, me kulturën e gjerë vetjake intelektuale etj. Me këtë rast nuk duhet lenë anash edhe përvojën ligjërimore të imamëve, të cilët me kohë arrijnë të formojnë një modus të shprehjes së tyre para xhematit, duke e përmirësuar vazhdimisht ligjërimin, si në aspektin përmbajtjesor, ashtu edhe në atë shprehës. Merret vesh se, edhe klishetizimi i hytbeve është problem në vete që ngufat aspektin kreativ të hartuesit të tyre. Një pjesë e imamëve mjaftohen me përgatitjen e një hytbeje për një çështje të caktuar, të cilën para xhematit të njëjtë e përsërisin nga viti në vit, pothuajse pa asnjë ndryshim në planin e shprehjes gjuhësore. Kuptohet, nuk kërkohet që të ndryshohen argumentet e bazamentit doktrinar, sepse ato janë konstante, por gjithsesi në konceptimin e materies dhe shtjellimin e saj nuk bën të mbisundojë rutina si qasje e autorit, sepse në një rast të tillë rezultati do të jetë një ligjërim shablonik dhe jointeresant për të pranishmit. Shpëtimin nga kjo rënie e nivelit, apo edhe përsëritje e njëtrajtshme e tij, autorët do të duhej ta kërkonin në asimilimin e përvojave të dijetarëve të shquar të predikimit fetar, në modelet më të mira të hytbeve, si të atyre që tashmë janë pjesë e traditës sonë, ashtu edhe të shembujve të mirë të bashkëkohësisë; si të atyre të korpusit tonë kombëtar, ashtu edhe të shembujve më të mirë në planin global. Viteve të fundit vërehet një prirje, ndonëse mjaft e kufizuar si dukuri, që hytbet të konceptohen edhe me njëfarë karakteri argëtues për xhematin. Imami, mbase edhe patëkeq, përdor shprehje të cilat e bëjnë xhematin që, gjatë hytbes, të shpërthejë në gaz. Është e kuptueshme se funksioni i një hytbjeje nuk është të argëtuarit, por të menduarit dhe përsiatja e të pranishmëve lidhur me fjalët që thotë autori i ligjëratës fetare. Ligjëri-

198

Takvim – Kalendar 2015

mi i shkujdesur, apo edhe qëllimisht i konceptuar si argëtues, e zhvendos vëmendjen nga esenca e hytbes dhe karakteri solemn i saj.

Aspekte strukturore e gjuhësore të hytbes Për të hartuar dhe mbajtur hytbe të suksesshme është e nevojshme që të ndiqet një qasje e duhur metodologjike, që parakupton strukturimin e ligjëratës në tri tërësi: hyrjen ose prezantimin e temës, duke theksuar ndonjëherë edhe shkakun e përzgjedhjes së saj, sidomos kur tema ndërlidhet me zhvillimet e kohës, pastaj vjen shtjellimi i temës i bazuar në argumente sa më bindëse, bashkë konstatimet më të rëndësishme - kjo është njëherësh edhe pjesa kryesore dhe përfundimin si sintezë që rëndom përmban edhe porosinë morale të hytbes. Në përvojat tona vërejmë se si aspektit metodologjik jo gjithnjë i kushtohet kujdes i duhur, duke iu bërë vend improvizimeve të atypëratyshme, gjë që e ul ndjeshëm cilësinë e ligjëratës. Nga aspekti gjuhësor një hytbe do të duhej të përmbante, në rend të parë, një përputhje të plotë ndërmjet konceptit të ligjëruesit dhe realizimit të saj si komunikim. Jo rrallëherë ngjet që në fillim të hytbes proklamohet një temë e caktuar, ndërsa, si pasojë e konceptimit të parregullt metodologjik dhe gjuhësor, objekti i trajtimit të përshkohet me fjali të çrregullta, me galimatias logjik, me fragmetarizime e stërhollime të panevojshme, fjalë e togfjalësha joadekuatë dhe përfundimisht pa ndonjë efekt mbresëlënës në mesin e xhematlinjve. Shmangia e këtillë nga rrjedha normale e ligjërimit dhe kapërcimet e panatyrshme bëjnë që të bjerë vëmendja e dëgjuesve dhe të pakëso-


199

Pikëpamje

het ndjeshëm dobia prej saj. Hytbet e këtilla lënë përshtypjen se autori/hatibi nuk është kujdesur për ta konceptuar si duhet dhe aq më pak është përgatitur para se të ngjitet në minder, duke e konceptuar hytben më shumë si një privilegj për të folur të tjerëve se sa një përgjegjësi të fjalës publike. Rrjedhimisht themi se përgatitja e një hytbeje nuk është aspak punë më e lehtë se, ta zëmë, përgatitja e një ore mësimore.

Fjalori i përshtatshëm Kur shkruajmë ose e ligjërojmë një tekst kemi parasysh fjalësin që do të përdorim me atë rast. Këtu nuk është fjala vetëm për terminologjinë e fushës, por përgjithësisht për shkathtësinë gjuhësore të bazuar në një fjalës të përgjithshëm si shpërfaqje e kulturës shprehëse të autorit. Talenti i lindur i një folësi, megjithatë kërkon pasurim të vazhdueshëm të fjalorit, të modeleve stilistike të shprehjes, të ndërtimit logjik të fjalive dhe të tekstit përgjithësisht. Nëse u tha se temat e hytbeve janë kryesisht të ngjashme, dallimi i ligjëruesve shfaqet pikërisht në rrafshin e zotërimit të mjeteve gjuhësore. Ligjërimi është një mjeshtëri jo lehtë e zotërueshme dhe gjithsesi e paarritshme për një kohë të shkurtër. Ai nuk lidhet vetëm me nivelin e përgatitjes profesionale në një fushë të caktuar, ngase, përtej kësaj, do të thosha, është shpërfaqja më e mirë e më besnike e gjithë potencialit intelektual të folësit. Shembujt më të mirë të oratorisë, qoftë në planin kombëtar, qoftë në atë botëror, dëshmojnë se si arti i të folurit, sidomos të folurit publik, mund të përmirësohet vazhdimisht. Autori i një hytbeje doemos duhet t’i kushtojë vëmendje këtij dimensioni, veçmas kur bëhet fjalë

200

Takvim – Kalendar 2015

për imamë që janë shkolluar në gjuhë të tjera dhe që lexojnë shumë në gjuhët e formimit të tyre intelektual e profesional. Ndonjëherë, duke përdorur shprehjet e huazuara nga kulturat gjuhësore të formimit të tyre profesional, i përkthejnë ato në shqip fjalë për fjalë, pa i përshtatur, ndërsa ky fakt për shqipfolësit përbën vështirësi në të kuptuarit e ligjëratës. Të mos flasim pastaj për rendin e fjalëve në fjali, i cili, në mjaft raste, duke pasur për bazë formulimi modelet e gjuhëve të tjera, del tepër i shfytyruar në gjuhën shqipe.

Nivelet e ligjërimit Secili imam, autor i një hytbeje, do të duhej të kishte zotësinë e ligjërimit në disa nivele, varësisht nga mjedisi ku e mban atë. E them këtë duke marrë për bazë faktin se jetojmë në një shoqëri mjaft heterogjene në pikëpamje sociale, kulturore e gjuhësore. Për të qartësuar këtë brengë timen, po marr një shembull krahasues: një xhemat në ndonjë zonë rurale rëndom përbëhet edhe nga një numër i madh të moshuarish, përkatësisht xhematlinjsh të cilët kërkojnë një ligjërim sa më të kuptueshëm, me një fjalor të zakonshëm, madje edhe me përdorim të trajtave dialektore, një ligjërim që është sa më pak i ndërlikuar në pikëpamje të përmbajtjes dhe të shprehjeve gjuhësore, gjithnjë nëse duam që efekti i hytbes të jetë ai që është synuar; nga ana tjetër një xhemat në një qendër urbane universitare përbëhet kryesisht nga të rinj, intelektualisht të përgatitur, studentë në të shumtën e herës, nga ata që i quajmë si elitë kulturore e vendit, të cilët kanë burim të formimit leximin e literaturës, të autorëve vendës dhe botërorë, ndaj edhe niveli përmb-


Pikëpamje

201

ajtjesor dhe gjuhësor i ligjëratës kërkohet të jetë tjetër në raport me atë paraprak. Në raste të këtilla, pothuajse pa dallim, hytbja mbahet në shqipen standarde, si variant i gjuhës së përpunuar e të njësuar sipas normave të përbashkëta. Teknologjia e komunikimit ka bërë të mundur që hytbja të përcillet me vëmendje edhe jashtë kontekstit kohor dhe hapësinor me të cilin ka qenë e ndërlidhur pashkëputshëm. Media elektronike ofron mundësi të transmetimit të hytbes dhe të ndikimit të saj në përmasën globale. Mirëpo, kjo doemos e shton edhe përgjegjësinë e ligjëruesit, sepse ai tani ndodhet para një numri shumë më të madh të recipientëve, ndërsa fjala e tij merr karakterin e një fakti përherë të qasshëm në të. Ka imamë që, pasi e kanë marrë seriozisht këtë situatë të re, i shkruajnë hytbet dhe i lexojnë ato para xhematit. Gjithsesi kjo qasje e ngre edhe cilësinë e ligjëratës, qoftë si përmbajtje, qoftë si gjuhë. Në këtë shqyrtim nuk janë marrë shembuj konkretë të qortimit të gjuhës së ligjëruesve. Është menduar që të trajtohet gjuha e hytbeve në rrafshin teorik dhe parimor, si hapje e diskutimit lidhur me këtë materie. Ligjërimet për fenë janë shumë më komplekse, ngase debatet, intervistat, emisionet e ndryshme prezantuese lidhur me aspekte fetare janë një përditshmëri e jona dhe, si të tilla, kërkojnë vëmendje më të madhe, gjithsesi edhe sa i përket nivelit të tyre gjuhësor. Duke e përfunduar këtë përpjekje modeste, shkurtazi do të përpiqem të them se cili do të ishte përkufizimi i një hytbeje të suksesshme. Ndoshta me pak fjali do të mund të ishte ky: Një tekst i konceptuar drejt në rrafshin metodologjik, i shprehur rrjedh-

202

Takvim – Kalendar 2015

shëm e me një qartësi gjuhësore - larg çdo ambiguiteti e alegorie, një tekst analitik, argumentues e sintetizues, i ligjëruar bukur nga aspekti tingullor, që merr parasysh kategorinë e recipientëve që u dedikohet dhe mbi të gjitha që synon përçimin efektiv të mesazhit islam.


204

Çasje Ajni Sinani

ISLAMI FE E MESATARES “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi mesatare, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju…” (El-Bekare, 143)

Islami na mëson të jemi mesatarë dhe të matur në çdo aspekt të jetës sonë, në shtëpitë tona, në institucionet tona, në pasurimin tonë. Ai na mëson që t’iu shmangemi teprimeve dhe mangësive në ushqim, në adhurim, në jetën e përditshme, pra në çdo gjë që është në kundërshtim me rregullën e artë të të qenit mesatar. Prandaj, nuk lejohet që të jemi koprracë dhe as shpërdorues: “Mos e shtrëngo dorën tënde, e as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.” (El-Isra, 29). Gjithashtu, edhe në gjërat e lejuara dhe hallall nuk duhet të ketë pakësim apo teprim. Nuk duhet t’i hyjmë në hak jetës së asaj bote për shkak të kësaj jete, por as t’i injorojmë kërkesat e

Takvim – Kalendar 2015

kësaj bote në emër të jetës së amshueshme. Duhet të ruajmë ekuilibrin ndërmjet shpirtit dhe trupit, si dhe ndërmjet dynjasë e Ahiretit: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër…” (El-Bekare, 201) Jeta jonë duhet të përshkruhet dhe ngjyroset nga mëshira dhe mirësjellja, maturia dhe fisnikëria. Edhe kalimi i gjithë natës në namaz, mosmartesa dhe agjërimi i gjithë vitit konsiderohet teprim. Në vepra rruga më e mirë është drejtimi i mesëm (hajrul umuri evsatuha). Duhet të kemi kujdes t’iu shmangemi dy ekstremeve, dy mundësive të manipulimit me tekstin e shenjtë. T’i ikim literalizmit dhe bukfalitetit si dhe nxjerrjes së ajeteve të caktuara nga tërësia e tekstit dhe kuptimit të tyre, për çka janë të prirë shpeshherë literalistët. Është i ndaluar leximi selektiv i Kuranit fisnik si armë kundër kundërshtarit për besueshmërinë e interpretimit arrogant.

Shpërfytyrimi i pamjes së ndritshme të Islamit Qarqe armiqësore dëshirojnë ta shtrembërojnë imazhin e vërtetë të Islamit, duke e paraqitur si fe ekstremiste dhe besimtarët myslimanë si njerëz që nuk i durojnë të tjerët dhe që sillen armiqësisht ndaj tyre. Disa të paditur sot duan ta shpërfytyrojnë fisnikërinë dhe pastërtinë e Islamit si fe e paqes dhe dashurisë. Prandaj, nuk duhet të lejojmë që të mjegullohet pamja e ndritshme dhe shkëlqyese e Islamit, qoftë nga armiq shpifës, qoftë nga ithtarë injorantë.


205

Çasje

Të rinjtë tanë duhet t’i mësojmë rreth fesë sonë ashtu sikurse na është shpjeguar gjeneratë pas gjenerate. Të mos lejojmë që rinia të bjerë pre e interpretimeve të dyshimta. Ajetet kuranore dhe veprat e fjalët e Pejgamberit a.s. janë sqaruese të rrugës mesatare që duhet të ndjekim: “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij…” (El-En’am, 153). Islami, që do të thotë paqe, kërkon që përmes besimit në Zotin Një dhe përmes kërkimit të bëhet vazhdimisht mirë dhe assesi të mos bëhet keq, duke urdhëruar që të duhen krijesat e Zotit dhe njeriu veçanërisht. Ai ndalon sulmin e paarsyeshëm ndaj cilitdo, sepse parimet e luftës në Islam kanë karakter mbrojtës, kurse xhihadi, para së gjithash, është luftë kundër vetes, nefsit, çdo gjëje të ligë e të keqe. Është imperativ islam që të veprohet dhe të punohet drejt, madje edhe kundrejt armikut. Islami e ruan dhe e mbron myslimanin nga veprime të tilla të ndaluara nëse i përmbahet dispozitave islame dhe rregullave të mirësjelljes.

Forca e argumentit Për fat të keq, veprimet e disa injorantëve, ekstremistëve dhe terroristëve, që thirren në Islam dhe e përvetësojnë Islamin si bazë për legjitimimin e veprimeve të tyre, po bëjnë që feja islame të perceptohet si fe e dhunës dhe shpatës, si fe që poshtëron femrat, që ua refuzon të drejtat ithtarëve të feve të tjera dhe që e imponon besimin islam me dhunë. Ndërkaq, myslimanët gjithnjë ua kanë prezantuar Islamin të tjerëve me fjalë të mira dhe me këshilla të urta dhe jo me

206

Takvim – Kalendar 2015

grykën e armës. Nuk është përdorur forca që njerëzit ta pranonin Islamin, ashtu sikurse po veprojnë disa luftëtarë të disa formacioneve të dyshimta. Asnjëherë nuk ka ndodhur islamizimi i të tjerëve me imponim. Myslimanët kanë përdorur forcën e argumentit. Popuj të shumtë, njëri pas tjetrit, vijuan t’i dorëzoheshin forcës së argumentit dhe domethënies së Shehadetit dhe të pranonin këtë fe madhështore. Kaq domethënës, bindës dhe aq depërtues ishte kuptimi i saj sa që ai (Shehadeti) duke i përfituar zemrat, bënte që trupat të dorëzoheshin lehtësisht dhe vetvetiu. Shehadeti bëri që drita dhe shkëlqimi i tij të zhduk të pavërtetën, mu ashtu siç e largon drita errësirën. Islami kërkon dorëzimin e zemrës ndaj besimit dhe angazhim në përputhje me Kuranin fisnik, pra me Shpalljen dhe me urdhrat e Allahut.

Liria është dhuratë e shenjtë e Zotit sikurse edhe shenjtëria e jetës së njeriut “Dhe thuaj: E Vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” (El-Kehf, 29) Islami ka garantuar lirinë e plotë të besimit, prandaj nuk mund të ketë absolutizëm dhe dhunë, padrejtësi e armiqësi. Qytetarët jomyslimanë që jetojnë në shtetin mysliman gëzojnë të drejtën e plotë të besimit dhe manifestimit të besimit të tyre pa kurrfarë ndërhyrjeje nga ana e shtetit në çështjen e besimit të tyre. Përkundrazi, pushteti është i obliguar të mbrojë kishat dhe faltoret e tyre. Madje, Islami nuk është mjaftuar me kaq, nuk është kufizuar me rol pasiv ndaj tyre, por ka marrë një rol pozitiv, kur i urdhëron myslimanët që të jenë të drejtë dhe të


Çasje

207

mirësjellshëm ndaj tyre, të mbrojnë integritetin personal, nderin pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (El-Mumtehine, 8) Dijetari i shquar El-Mevdudi, për lirinë e besimit të pasuesve të Librit që banojnë në shtetin islam dhe që janë qytetar luajalë e të bindur, shprehet: “Të këtillëve Islami iu garanton siguri dhe mbrojtjen e fesë, kulturës, pasurisë, nderit dhe personalitetit të tyre dhe sipas ligjeve të brendshme u jep atyre tërësisht dhe pa kurrfarë diferencimi atë që ua jep edhe myslimanëve”. Secili njeri, sipas Kuranit fisnik dhe hadithit të Muhamedit a.s., gëzon të drejtën e tij për të besuar dhe manifestuar besimin e tij. Kjo, sepse njerëzit nuk tërhiqen me forcë për të ulur qafat e tyre. Islami nuk kërkon qafat dhe as trupat e njerëzve. Islami kërkon mendjen dhe logjikën e njerëzve. Vetëm njerëzit që besojnë dhe e pranojnë Islamin me bindje të plotë e pa kurrfarë imponimi janë myslimanë të vërtetë te Zoti. Imponimi do të shkaktonte hipokrizi dhe shtirje të cilat janë të papranueshme në Islam. Njerëzit e tillë nuk janë myslimanë, por konsiderohen hipokritë dhe mynafikë, ata do të jenë në fund të zjarrit të xhehenemit: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit…” (En-Nisa, 154)

208

Takvim – Kalendar 2015

Të krishterët dhe hebrenjtë brenda shtetit islam kanë pasur sistemin e tyre juridik dhe gjyqësor Bashkësitë e mbrojtura, të krishterët, hebrenjtë, adhuruesit e zjarrit dhe të tjerë, kanë pasur sistemin e tyre juridik dhe gjyqësor, në të cilin nuk është përzier aspak shteti islam. Kurani urdhëron që jomyslimanët, të cilët banojnë në vendet myslimane, të gëzojnë lirinë dhe autonominë e tyre juridike dhe gjyqësore. Dispozitat e myslimanëve ndaj jomyslimanëve duhet të realizohen nëpërmjet priftërinjve të tyre. Kurani urdhëron: “(E zbritëm) që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të.” (El-Maide, 47) Çfarë po ndodh me Ymetin islam? Çfarë po ndodh me rregullat e Sheriatit që urdhërojnë për miqësi, vëllazëri, bashkim dhe paqe? Këto janë pyetje që sot i bëjnë shumë prej dijetarëve myslimanë. Myslimanët duhet të zbatojnë urdhrat e shenjtë në Kuranin fisnik dhe në Synetin e Muhamedit a.s. që bëjnë thirrje për mëshirë, siguri, harmoni, tolerancë, braktisjen e ndarjeve, urrejtjes, përçarjes dhe vrasjeve. Krijuesi i gjithësisë urdhëron duke thënë: “Trego mëshirë, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (El-Araf, 199) Islami është fe e mëshirës dhe e tolerancës. Ai e vlerëson shumë lart jetën e njeriut, për rrjedhojë sulmi ndaj një qenie njerëzore të pafajshme konsiderohet si sulm ndaj të gjithë qenieve njerëzore. Zoti i Gjithëfuqishëm thotë: “... kush vret ndok-


209

Çasje

ënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit...” (El-Maide, 32) Islami kurrsesi nuk lejon vrasjen e të pafajshmëve dhe të pambrojturve. Pejgamberi a.s. urdhëron duke thënë: “U është ndaluar të derdhni gjakun e njëri-tjetrit apo të cenoni pasurinë dhe nderin e njëri-tjetrit. Kjo është e shenjtë për ju, ashtu sikurse shenjtëria e kësaj dite në këtë muaj të shenjtë dhe në këtë vend të shenjtë.”

Në fe nuk ka imponim “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!” (El-Bekare, 256) Islami i ka bërë për vete njerëzit me madhështinë e kuptimit, me mrekullinë e dispozitave dhe me të qenët e tij fe hyjnore. Thirrësit islamë gjithmonë i kanë ftuar të tjerët me fjalë të mira, me urtësi e mençuri dhe jo përmes dhunës: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!...” (En-Nahl, 125) Islami kërkon të përvetësojë dhe posedojë zemrën e njeriut me kuptimin, thellësinë, natyrshmërinë dhe racionalitetin e tij. Prandaj, Islami e njeh lirinë e besimit: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! …” (El-Bekare, 256) Në një ajet tjetër, Kurani thekson qartë se zgjidhja e besimit është çështje vullnetare dhe përzgjedhje individuale: “Dhe thuaj: E Vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” (El-Kehf, 29)

210

Takvim – Kalendar 2015

Ne e besojmë Krijuesin e gjithësisë, por nuk i detyrojmë të tjerët në këtë besim: “Thuaj: ‘O ju mosbesimtarë. Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni. Dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni. Dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time.” (El-Kafirun, 16) Është vullneti i Allahut që njerëzit të jenë të lirë të besojnë, apo të mos besojnë: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?!” (Junus, 99) Ne jemi të lumtur me të qenët tonë myslimanë dhe të bindur ndaj Krijuesit të gjithësisë. Ne u flasim të tjerëve me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës. Ne veprojmë ashtu si ka thënë Allahu ynë i Gjithëmëshirshëm dhe i Dërguari i Tij fisnik. Nuk e detyrojmë askënd për të besuar. Ne u ofrojmë njerëzve argumente: “Kur disa prej tyre thanë: ‘Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do të na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?!’ Këshilltarët u përgjigjën: ‘Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju, mbase, të mund të ruheni nga gjynahet.” (El-Araf, 164) Prandaj, drita islame po depërton atje ku nuk do shpresonim më herët. Islami nuk mund të mposhtet. Përkundrazi, është ai që i mposht zemrat e njerëzve, ngadhënjen mbi to, i përvetëson dhe i posedon ato me ndriçimin dhe dritën e tij.


211

Çasje

Shenjtëria e jetës së njeriut “... Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri, pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall është si t'i kishte ngjallur të gjithë njerëzit.” (El-Maide, 32) Jeta e njeriut është më e shenjtë se çdo gjë tjetër. Muhamedi a.s. thotë: “Shkatërrimi i kësaj bote është më i lehtë tek Allahu se sa mbytja e besimtarit në mënyrë të padrejtë”. (Nesaiu dhe Tirmidhiu) Allahu xh.sh. thotë: “Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh.” (En-Nisa, 93) Ebu Ed-Derda r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka mundësi që Allahu të falë çdo mëkat, përveç njeriut që vdes si idhujtar, ose njeriut që mbyt një besimtar qëllimisht”. (Ebu Davudi dhe Ibn Hibbani) Është e trishtueshme dhe e papranueshme se si disa njerëz, me biografi kriminale dhe të dhënë pas terrorizmit, e përdorin Islamin si një kamuflazh. Islami është i pastër nga pretendime të tilla. Mësimet islame janë fisnike dhe të lartësuara dhe janë larg nga njerëzit që e përdorin dhunën si një kurs të veprimit dhe që e përdorin gjakderdhjen si një mënyrë për të ‘përmirësuar’ gjendjen dhe për të bërë ndryshime: “Kur u thuhet: ‘Mos bëni çrregullime në tokë!’- ata thonë: ‘Ne bëjmë vetëm përmirë-

212

Takvim – Kalendar 2015

sime në tokë!’ Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.” (El-Bekare, 11-12) Veprimet anarkike dhe të dhunshme nuk i përkasin fesë së pastër, të drejtë dhe të mëshirshme islame. Këtë nuk e pranon etika e Islamit dhe as biografia e Muhamedit a.s. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos u ktheni në mosbesim pas meje, duke vrarë njëri-tjetrin”. (Buhariu, Muslimi, Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe) Veprimet e tilla janë në kundërshtim të plotë me mësimet pejgamberike dhe me shpjegimet e ulemave dhe kolosëve të këtij ymeti. Ato janë me pasoja të pariparueshme dhe me dëme të mëdha në shtrembërimin e imazhit të Islamit dhe të myslimanëve, janë pengesë e madhe në arritjen e të vërtetës tek të tjerët. Të rinjtë myslimanë nuk duhet të bëhen viktimë e mashtrimeve të injorantëve dhe shpjegimeve përjashtuese e sipërfaqësore. Nuk duhet të lejojmë ta takojmë Allahun me duar të përgjakura. Muhamedi a.s. thotë: “Besimtari do të vazhdojë të jetë në gjerësinë e fesë së tij, derisa nuk ka derdhur gjakun (e tjetrit) në mënyrë të ndaluar” (Buhariu). Myslimanët duhet t’i përmbahen drejtësisë, mirësisë dhe humanizmit, sepse atyre nuk iu lejohet të veprojnë ndryshe, veçse ashtu siç i urdhëron Islami. Muhamedi a.s. thotë: “Ai që ngre armët në fytyrat tona nuk është prej nesh”. Myslimani në jetën e tij individuale apo shoqërore duhet të përpiqet që t’iu përmbahet kufijve të parimeve fisnike të fesë së tij: “O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të shejtanit, se ai është armiku juaj i përbetuar.” (El-Bekare: 208)


213

Çasje

Abdullah Ibn Mes’udi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sharja e myslimanit konsiderohet paturpësi, ndërsa mbytja e tij mosbesim”. (Buhariu, Muslimi etj.) Le t’iu përmbahemi postulateve morale e humane të fesë islame që na mësojnë se “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër.” (El-Huxhurat: 10) Në këtë kohë fitnesh, kaosi e përçarjesh, pa dyshim, pasojë e kësaj shthurjeje është e keqja në shpirtrat tanë si rezultat i pasimit të nefsit, mendjemadhësisë, arrogancës dhe egoizmit. Prandaj, kthimi te devotshmëria dhe edukimi islam janë më të nevojshëm se kurrë më parë.

Vrasja e civilëve “Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (El-Bekare, 190) Islami ndalon që në luftë të vriten ata që nuk janë pjesëmarrës në të. Prandaj, Muhamedi a.s. dhe sahabët kur i nisnin ushtarët për ndonjë betejë i këshillonin me këto fjalë: “Mos i vrisni të moshuarit, fëmijët, gratë, mos shkatërroni shtëpitë, mos prisni pemët, mos i digjni të mbjellat dhe asgjë përgjatë rrugës, përveç asaj që është e domosdoshme dhe e kërkon lufta.” Sulmet e njerëzve të pafajshëm nuk tregojnë guxim as trimëri; ato janë rreptësisht të ndaluara dhe për to njeriu, kushdo qoftë ai, do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Nuk është trimëri vrasja e fëmijëve, e grave dhe e civilëve. Guxim dhe trimëri është mbrojta e tyre. Këtë kërkon Islami nga ithtarët e tij. Pra,

214

Takvim – Kalendar 2015

në luftë luftohen vetëm ata që na luftojnë ashtu sikurse thotë Allahu xh.sh.: “Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (El-Bekare, 190). Komentuesi i njohur i Kuranit, Ibn Xherir Et-Taberiu transmeton se Ibn Abbasi r.a. fjalët e Allahut “por mos e kaloni kufirin” i ka komentuar duke thënë: “Mos i mbytni gratë, të moshuarit dhe fëmijët”. Vrasjet e tilla janë të neveritshme, të urryera dhe të ndshkueshme. Kushdo që i kryen ato, nuk ka të drejtë ta bëjë këtë në emër të fesë, e aq më pak në emër të Islamit. Vrasja e të pafajshmëve në mënyrë që të arrihen qëllime të caktuara kurrë nuk ka qenë e lejuar nga islami dhe është diçka e panjohur për myslimanët. Abdullah ibn Amër tregon se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e mbyt një muahed (një jomysliman që bën marrëveshje dhe merr garanci prej shtetit Islam), nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit, ndonëse era e tij ndihet në largësi prej dyzet vjetësh.” (Buhariu) Në një betejë, Muhamedi a.s. kishte parë një grua të mbytur dhe e kishte kundërshtuar ashpër një gjë të tillë duke thënë: “Kjo nuk ishte prej atyre që kanë luftuar” (Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe) Më pas, Pejgamberi a.s. e kishte ndalur mbytjen e grave dhe fëmijëve. Ebu Bekri r.a. ka ndaluar vrasjen e murgjve, duke i urdhëruar ushtarët: “Do të gjeni njerëz që janë mbyllur nëpër manastire, lërini e mos i mbytni ata”. Ymeri r.a. kishte ndaluar vrasjen e bujqve. Prandaj, nuk kishte ndodhur që nga ushtria myslimane, gjatë çlirimeve të tyre në tokat e Irakut, Egjiptit dhe Sirisë, të ishte vrarë ndonjë bujk në arën e tij.


Çasje

215

Këtë e dëshmon historia. Është e vërtetë se edhe historia e myslimanëve ka qenë e përgjakshme, sikurse edhe historitë e tjera luftarake, por ajo, megjithatë, nuk njeh krime dhe gjenocide, llogore përqendrimi, as shkelje flagrante të parimeve të humanizmit njerëzor në raport me armikun dhe kundërshtarin e tij në luftë. Prandaj, myslimanët janë përshkruar si më të mëshirshmit gjatë luftërave. Historiografë të shumtë kanë shkruar: “Historia nuk njeh çlirimtarë më të drejtë e më të mëshirshëm se arabët/myslimanët”.


218

Takvim – Kalendar 2015

Imagjinojeni sikur ta ndërtoni nga fillimi një trup njeriu, duke përdorur përbërësit më të thjeshtë të mundshëm. Për këtë do t’iu duheshin vetëm 13 elemente kimike.

kurani dhe shkenca Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi

MREKULLIA E KRIJIMIT NGA ASPEKTI KURANOR DHE SHKENCOR Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?” (EdhDharijatë, 20-21) Trupi ynë është një makinë tejet e ndërlikuar. Ka me mijëra vjet që njerëzit përpiqen të kuptojnë si funksionon trupi ynë e, megjithatë, shumë mistere nuk janë zgjidhur, si p.sh. si punon truri ynë, përse na zë lemza. Por një gjë tashmë e dimë me siguri: trupi ynë përbëhet nga ujë, karbon dhe disa elemente të thjeshta kimike, që mund të gjenden ngado. Në të vërtetë, të gjitha atomet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut mund t’i gjeni në oborrin e shtëpisë suaj.

1) 65% Oksigjen Oksigjeni zë dy të tretat e trupit tuaj, kryesisht në formën e ujit(H2O). Ju gjithashtu thithni oksigjen nga ajri sa herë që merrni frymë. 2) 18% Karbon Pothuajse një e pesta e trupit tuaj është karbon - i njëjti element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit. Atomet e karbonit krijojnë zinxhirë të gjatë, duke formuar boshtin e të gjitha molekulave më komplekse brenda jush. 3) 10% Hidrogjen Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në gjithësi e njëkohësisht ka edhe atomet më të vogla. 4) 3% Azot Një thes me pleh kimik përmban thuajse të njëjtën sasi azoti sa një trup mesatar njeriu. Azoti është një nga përbërësit kryesorë të muskujve tuaj. Ai është edhe përbërësi kryesor i ajrit. 5) 1% Fosfor Ky element bën që të ndizen flakë kunjat e shkrepëseve. Ai, gjithashtu, forcon dhëmbët dhe kockat tuaja, formon membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.


Kurani dhe shkenca

219

6) 0,35% Kalium Sapuni i tualetit përbëhet nga kaliumi. Kaliumi gjithashtu i mban lëvizjet e trupit tuaj të baraspeshuara kimikisht. 7) 0,15% Klor Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut, ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e gjellës (klorurin e natriumit). 8) 0,15% Natrium Natriumi është gjysma tjetër e klorurit të natriumit(kripës). Natriumi i bën lëngjet e trupit tuaj po aq të kripura sa edhe uji i detit. 9) 0,05% Magnez Drita e bardhë ndriçuese e fishekzjarrëve vjen nga djegia e magnezit. Në trupin tuaj magnezi forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon në gjallërimin e nervave e tkurrjen e muskujve. 10) 0,25% Squfur Squfuri është një pjesë e rëndësishme e proteinave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Është gjithashtu shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur. 11) 1,6% Kalcium Kalciumi është elementi që i bën të forta guaskat e detit, shkumësin dhe mermerin. Ai bën të njëjtën gjë me dhëmbët dhe kockat tuaja dhe, gjithashtu, mban në punë zemrën dhe muskujt tuaj.

220

Takvim – Kalendar 2015

12) 0,008% Hekur Në gjakun tuaj ka hekur të mjaftueshëm sa për një gozhdë. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bëhet i gjakut dhe kjo është arsyeja pse gjaku dhe ndryshku janë të kuq. 13) 0,00004% Jod Në trupin tuaj ka më pak se një majë luge jod, megjithatë, pa të do të vdisnit. Jepuni jod larvave dhe ato kthehen në bretkosa. Për një trup të përkryer ju nevojitet gjithashtu një sasi e vogël bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, silici, plumbi dhe arseniku. Një trup mesatar përmban edhe rreth 90 miligramë uran. Trupin e njeriut nuk do të mund ta ndërtoni kurrë vetëm duke përzier elementet kimike. Kjo do të ishte njësoj si të prisje një stuhi në një fushë mbeturinash të ndërtonte një avion reaktiv. Për ta bërë këtë, duhet të filloni të punoni me blloqe ndërtimi të përshtatshme. Blloqet më të vogla të ndërtimit janë njësi mikroskopike të quajtura qeliza, por do t’ju duhet të grumbulloni rreth 100 trilionë të tilla dhe t’i rregulloni ato sipas një skeme të ndërlikuar. Thuajse gjysma e qelizave tuaja janë qeliza gjaku. Qelizat e kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin nëpër trup, duke ju mbajtur gjallë. Në çdo sekondë ju prodhoni 2 milionë qeliza të reja. Qelizat nervore janë telat e trupit. Sinjalet elektrike shpërndahen nëpërmjet tyre me një shpejtësi prej qindra kilometra në orë. Truri juaj përmban 100 miliardë qeliza nervore. Ju


Kurani dhe shkenca

221

mund të kontrolloni me vetëdije 640 muskuj, por ka qindra muskuj të tjerë që nuk mund t’i lëvizni në mënyrë të vullnetshme. Rreth 40% e peshës suaj trupore është muskul. Sistemi nervor lejon që trupi juaj të reagojë ndaj botës me shpejtësi të vetëtimës. Ai punon si një rrjet me tela dhe kabllo elektrike, vetëm se përçon informacion e jo energji elektrike. Qendra tij e kontrollit është truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, përpunon informacionin dhe dërgon sinjale të reja, që i tregojnë trupit si duhet të reagojë. Sinjalet i përshkojnë nervat me shpejtësi 400 km/h. Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë të furnizohen me gazin jetëdhënës, oksigjenin, i cili merret nga ajri. Sistemi juaj i frymëmarrjes thith oksigjenin dhe e kalon në gjoks. Organet kryesore të këtij sistemi janë mushkëritë, të cilat thithin ajër, sa herë që marrim frymë. Ato punojnë si sfungjerë gjigantë, vetëm se thithin ajër dhe jo ujë. Ju merrni dhe nxirrni frymë 23.000 herë në ditë. Rrugët ajrore përfundojnë në qeska ajri të quajtura alveola. Këto përshkohen nga enë gjaku që përthithin oksigjenin dhe nxjerrin jashtë dyoksidin e karbonit. Mushkëritë tuaja kanë rreth 600 milionë alveola - nëse do t’i shtrinit ato në një sipërfaqe të sheshtë do të mund të mbuloni me to një fushë tenisi. Zëri juaj del nga një dhomë e quajtur kutia e zërit (laringu) që gjendet në krye të trakesë. Kur e nxirrni ajrin, ai kalon nëpërmjet dy kordave të vogla. Kur bashkohen, ato dridhen dhe lëshojnë tinguj. Sa më shumë tendosen, aq më i lartë është zëri. Përkujtojmë versetin e Kuranit Fisnik:

222

Takvim – Kalendar 2015

“Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kuranin. E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).” (Err-Rrahman, 1-4) Ndonëse të gjithë jemi të ndërtuar sipas një plani të njëjtë, jemi njëkohësisht fare të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ka qindra gjëra që të bëjnë të ndryshëm nga çdokush tjetër, që nga shija për muzikën e ndjenja e humorit deri tek tingulli i zërit e forma e fytyrës. Si ndodh që je kaq ndryshe? Përgjigjen e gjejmë pjesërisht tek gjenet e tua. Prindërit tuaj do të duhej të bënin edhe 1.000.000.000.000.000 fëmijë të tjerë që të mund të kishin një fëmijë tjetër me të njëjtat gjene si ti. Pjesa tjetër e përgjigjes qëndron tek përvojat që formojnë personalitetin tënd gjatë rritjes. Rikujtojmë duke medituar versetin e Kuranit famëmadh: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi. Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El-A’ëla, 1-3)

Të veçanta vetëm për ty Imagjinoni sikur dikush ta marrë pasaportën tënde, të bëjë operacion plastik që të duket tamam si ti e më pas të pretendojë se je ti. A mund t’ia dalë mbanë? Për fat ka shumë mënyra që mund të provojnë vërtetësinë tuaj dhe ato bazohen në faktin se çdokush është biologjikisht i


Kurani dhe shkenca

223

veçantë. Disa nga këto teste janë aq të efektshme sa mund të përdoren nga policia për kapjen e kriminelëve, duke u nisur nga gjurmët e vogla të lëna në skenën e krimit. Këto shenja janë: 1. Gjurmët e gishtërinjve - të cilat janë të papërsëritshme. Ato janë të ndryshme edhe te binjakët identikë. Shenjat e gishtërinjve mbeten të njëjta për të gjithë jetën. Edhe kur dëmtohet lëkura, mbasi shërohet, shenjat e gishtërinjve janë njëlloj si më parë. Përkujtojmë versetin kuranor: “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (ElKijame, 3-4)

224

Takvim – Kalendar 2015

4. ADN - një mënyrë e mirë për të pranuar se cili je është marrja e gjurmës së ADN-së suaj, fragmentohet dhe pastaj këto shtrihen në një shtresë xhelatine duke dhënë një kombinim shiritash. Policia e përdor ADN-në për të gjetur identitetin e njerëzve duke nisur nga gjaku, fijet e flokut apo indet e tjera të trupit të gjetura në skenën e krimit. Sipas disa ekspertëve mundësitë që dy njerëz të kenë ADN të njëjtë janë 1 në 5.000 miliardë njerëz. Duke medituar përkujtojmë versetin kuranor: “Qoftë mallkuar, njeriu, sa mohues i fortë është ai! Po prej ç’gjëje e krijoi Ai atë? Atë e krijoi prej një pikë uji dhe e përgatiti.” (Abese, 1719)

2. Irisi - pjesa e ngjyrosur e syve, është po aq e veçantë sa dhe shenjat e gishtërinjve. Çdo iris ka një konfigurim të ndërlikuar vizash dhe hapësirash që skaneri i syve i lexon duke i përkthyer në një kod me vija. Megjithatë, skanimi i irisit nuk është i përkryer. Kur sëmureni, irisi ndryshon dhe duke vendosur lente kontakti mund ta fshihni identitetin tuaj.

5. Zëri - ndonëse zëri juaj ndryshe sipas humorit, fjalëve që përdorni dhe moshës, ka disa tone të veçanta që mbeten të dallueshëm përjetë. Një analizues i gjurmës së zërit mund t’i nxjerrë dhe dallojë këta tinguj edhe kur ju flisni në telefon. Disa banka të mëdha përdorin dalluesin e zërit për të kontrolluar identitetin e stafit të tyre. Analizuesit e zërit e kthejnë zërin e njeriut në një konfigurim vijash në kompjuter.

3. Sistemi imunitar - rruazat e bardha të gjakut dallojnë qelizat tuaja nga ato të njerëzve të tjerë. Nëse në trupin tuaj hyjnë qeliza të huaja (si mikrobet), rruazat e bardha të gjakut i zbulojnë ato dhe i sulmojnë. Fatkeqësisht, ky sistem punon aq mirë sa trupi juaj përpiqet të flakë organet e një personi tjetër, të transplantuara te ju.

6. Nënshkrimi - çdo njeri ka shkrim dore të dallueshëm nga të tjerët dhe persona që quhen grafologë, pretendojnë se janë në gjendje të përcaktojnë personalitetin e dikujt vetëm nga mënyra si shkruan ai. Mënyra tradicionale për të provuar identitetin tuaj është hedhja e firmës. Firma shkruhet me një veprim të shpejtë, duke e ekzagjeruar ca stilin tuaj të shkrimit,


Kurani dhe shkenca

225

në mënyrë të tillë që e bën firmën apo nënshkrimin të vështirë për t’u kopjuar.

Çfarë është një gjen? Fjala gjen ka shumë kuptime, por në thelb gjeni është një udhëzim që i jepet trupit tuaj për mënyrën e funksionimit. Udhëzimi ruhet si një kod në molekulën e ADN-së. ADN-ja është një molekulë shumë e gjatë, por edhe shumë e hollë. Ajo ka formën e një shkalle të përdredhur, këmbët e secilës ndërrojnë një kod të thjeshtë vetëm me katër shkronja A, C, G dhe T (shkronjat përfaqësojnë lëndët kimike). Një gjen është një segment i ADN-së me një renditje të shkronjave, si paragrafi në një libër. ADN-ja juaj duhet të hyjë në një hapësirë shumë të ngushtë, kështu që ajo paketohet në mënyrë gjeniale. Çdo molekulë ADN-je përdridhet përsëri për të formuar një kordon dhe kështu më radhë (ashtu siç përdridhen fijet e holla për të bërë litarin). Rezultati përfundimtar është një strukturë në formë X-i që quhet kromozom. Kromozomet janë shumë të vogla për t’u dalluar me sy. Duhen 100.000 kromozome për të arritur në madhësinë e pikës. Megjithatë, çdo kromozom ka një ADN dy metra të gjatë. Çdo qelizë e trupit tuaj (me pak përjashtim) përmban 46 kromozome të ngjeshura së bashku brenda bërthamës së qelizës. Po ta çmbështillnit të gjithë ADN-në nga çdo kromozom i çdo qelize dhe t’i shtrinit molekulat njëra pas tjetrës, ADN-ja do të bënte rrugën Tokë-Diell e kthim 400 herë. Megjithatë,

226

Takvim – Kalendar 2015

informacioni i gjeneve tuaja mund të ruhet në një disk të vetëm. ADN-ja në një komplet kromozomesh përbën gjenomin tuaj. Ka vetëm 30.000 gjene funksionuese në gjenomin e njeriut. Gjenomi njerëzor është shumë i ngjashëm me atë të specieve të tjera, edhe të bananeve (50%). Shumë nga karakteristikat tuaja, mbase të gjitha, angazhojnë shumë gjene, të cilat veprojnë së bashku. Gjatësia juaj, pamja, lëkura, tingulli i zërit, ngjyra e flokëve dhe kështu me radhë, ka gjasa që varen nga kombinimi i gjeneve që keni. Ndjesia e të qenit i ndërgjegjshëm e që përjetohet kur je zgjuar, quhet vetëdije. Vetëdija përfshin të gjitha informacionet që japin shqisat dhe mbizotërohet nga shikimi- shqisa juaj kryesore. Ajo përfshin edhe botën tuaj të brendshme tek e cila mbylleni dhe askush nuk mund të futet. Mendimet, idetë, ndjenjat, ëndërrimi kur jeni zgjuar dhe imagjinata juaj, janë të gjitha pjesë të vetëdijes. Të gjithë kemi ndjesinë sikur kemi një person brenda trurit tonë. Ky person i brendshëm është vetja jote - ajo e vërteta. Ai ka mendimet e tua, e sheh botën me sytë e tu dhe zhduket kur shkoni të flini. Ëndrrat me sy hapur në mënyrë të pakontrolluar, por ju edhe mund t’i përqendroni mendimet tuaja dhe t’i kontrolloni imazhet në mendjen tuaj. Kjo ndodh kur përdorni imagjinatën tuaj. Mendimet ndonjëherë marrin formën e zërit të brendshëm dhe jo të imazheve apo ndjenjave. Përjetimi i botës është tërësisht personal. Asnjë nuk mund të përjetojë mundimet dhe ndjenjat tuaja.


Kurani dhe shkenca

227

Andaj mesazhi i Kuranit fisnik është i përhershëm, për çdo kohë dhe çdo brez: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona, në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fussilet, 53) Çfarë njeriu jam unë? Cili është potenciali im? Cilat janë aftësitë tuaja? - Ndërpersonale - A e kuptoni shpejt se çfarë mendojnë dhe ndiejnë të tjerët? - Vetëpersonale - A i kuptoni siç duhet ndjenjat dhe emocionet tuaja - a e njihni veten tuaj? - Fizike - A i mësoni shpejt shprehitë fizike si ngasja e makinës, skitë, sporte etj. - Muzikore - A mund ta këndoni melodinë e një kënge pasi ta keni dëgjuar një herë dhe a e këndoni saktë atë? - Hapësinore - A mund t’i lexoni me lehtësi hartat? - Gjuhësore - A jeni lexues i pangopur ose i zoti në të shkruar? - Logjike - A ju duken të lehta për t’u kuptuar lëndë të tilla, si matematika apo kompjuteri? Sekreti i suksesit tuaj është të njihni AFTËSITË tuaja më të mira e t’i përdorni ato! Andaj, mesazhi i Kuranit është i përhershëm për çdo kohë dhe çdo gjeneratë deri në përfundimin e kësaj bote:

228

Takvim – Kalendar 2015

Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?” (EdhDharijatë, 21) __________________ Literatura: 1. Prof. Hasan Nahi: Kurani i madhërishëm, Tiranë 2012; 2. Sejjid Kutb: U okrilju Kurana, Sarajevë 1997; 3. Ibn Kajjim el-Xhevzi: Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s., Shkup 2011; 4. Muhammed Mutevveli Sha’ravi: Argumentet lëndore mbi ekzistimin e Zotit, Prishtinë 1997. 5. Harun Jahja: Mrekullitë e Kuranit, Tiranë 2002. 6. Ali Iljazi: Kurani famëmadh nga këndvështrimi shkencor, Gjakovë 2004. 7. Abdul Fadl Muhsin Ibrahim: Biomedicina, Sarajevë 2001. 8. Artan Shkoza: Fiziologjia e njeriut, Tiranë 2000. 9. Arthur C. Guyton: Textbook of Medical Physiology, USA 1989.


230

opinione Bajrush Ahmeti

ISLAMI - FE E PAQES Allahu i Lartësuar deshi që Islami të jetë shpallja e fundit, Kurani libri i fundit dhe Muhamedi a.s. pejgamberi i fundit. Edhe pejgamberët para Muhamedit a.s. kanë pasur mision monoteist. Veprimet kanë ndryshuar sipas kohës dhe vendit, ngase ka pasur pejgamber të dërguar vetëm te një popull, apo vetëm për një krahinë. Ndërsa Muhamedi a.s. ka qenë i dërguar si mëshirë për botën mbarë. Disa njerëz pa vetëdije dhe pa njohuri të vërtetë bëjnë lidhshmëri ndërmjet Islamit dhe dhunës, duke mbështetur idenë dashakeqe se dhuna është nga bazamentet e Islamit. Sikur kjo dukuri është monopol i një populli, ose i një kombi, duke përjashtuar popujt dhe kombet e tjera. Ose sikur të ishte dhuna dukuri trashëguese që ngjitet me konfiguracion biologjik për arabët dhe myslimanët.

Takvim – Kalendar 2015

Këtu përzihen dashamirë dhe dashakëqij dhe është për të ardhur keq kur gjejmë në libra islamë gjëra të cilat i kanë përpiluar orientalistët, si D. B. Mak Dolland etj. me gabime të rënda e nënçmuese gjatë komentimit të fjalës “Xhihad”, ku thotë: “Xhihadi në Islam është bartja e armës për të detyruar popujt e lirë jo myslimanë të hyjnë në Islam dhe se përhapja e Islamit është obligim fetar për çdo mysliman”. Këtij mendimi i bashkëngjitet edhe Xhon Hegeli: “Islami gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet fe e shpatës; ngase nuk është e mundur të hasësh në ndonjë mendim për dashuri në Kuran”, për të vazhduar me shpifjet e tij në librin “Historia e Francës”: “Vërtet këta arabë veç ua kanë imponuar fenë e tyre me forcë njerëzve: Bëhuni myslimanë, ose vdisni. Kurse pasuesit e Mesihut (Isait a.s.), i kanë përfituar shpirtrat e njerëzve me bamirësinë e tyre dhe me mirësjellje”. Mirëpo, ç’është e vërteta, kolegët e tyre nuk i pranojnë mendimet e Donalldit dhe Hegelit. Orientalisti Kont Henri Dikastro thotë: “Islami nuk e ka detyruar askënd me shpatë as me gjuhë, por kush ka hyrë në Islam ka hyrë me dëshirën e vet dhe me zgjedhje të lirë, andaj edhe rezultati është ashtu si vendosi Kurani, ajo ishte nga dhuntitë ndikuese dhe pranim me mençuri”. Ose si thotë orientalistja gjermane Hunke: ”Toleranca arabe ka luajtur rol të madh në përhapjen e Islamit dhe atë kundër thënieve (të disa njerëzve) plotësisht të pavërteta, se Islami është përhapur me luftë dhe shpatë. Ky pretendim është bërë nga gabimet e ngurta kundër Islamit. I atij mendimi është edhe orientalisti Vollter, i cili thotë: “Nëse jemi të sinqertë dhe i shikojmë bartësit e feve dhe të ligjeve në këtë botë, shohim se ka pikëpamje që ndryshojnë shumë rreth përhapjes së Isla-


Opinione

231

mit nën udhëheqjen e Muhamedit”. Ai pohoi se shumë popuj i kanë bartur dogmat e tyre edhe te popujt tjerë, por duke përdorur forca të ndryshme. Gustav Leboni thotë: “Me të vërtetë Islami është përhapur me dispozitat e Kuranit me bindje, pa u përdorur forca aspak. Pikërisht për këtë edhe triumfoi kjo fe. Islami, me butësinë e vet, arriti t’i përfitonte popujt e ndryshëm, kombësitë e ndryshme që ta pranonin atë”. Tomas Karlajl, reformator shoqëror anglez dhe historian i dalluar thotë: “Është turp për ne të formulojmë aso akuzash, të cilat i janë drejtuar Islamit dhe Pejgamberit të tij. Dhe është detyrë e jona t’i luftojmë këto fjalë të turpshme e të zhveshura nga e vërteta.” Mahatma Gandi për Islamin thotë: “E kam studiuar Islamin dhe gjatë studimit kamë kuptuar vlerën e njeriut dhe të drejtën e tij”. Këto ishin disa nga thëniet e jomyslimanëve për Islamin. Islami e ka sistemuar lirinë fetare dhe jo vetëm kaq, por e konsideron atë bazë të besimit. Dhe kjo është bazë themelore e qartë, Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nuk ka detyrim në fe”. (El- Bekare, 256). Argumentet kuranore janë të shumta dhe se synimi kryesor i Pejgamberit a.s. përqendrohet në këshilla të buta, debat me provë dhe argument. Për këtë i Lartësuari thotë: "E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai". (El-Kehf, 29). Pas këtij pason ajeti tjetër, i cili e urdhëron Pejgamberin a.s. të thërrasë në Islam me urtësi dhe këshilla të mira. I Lartësuari

232

Takvim – Kalendar 2015

thotë: "Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit". (En-Nahl, 125). Udhëzime të tilla që i ka bërë Allahu i Lartësuar Pejgamberit të tij, janë njëqindenjëzet ajete kuranore. Edhe hadithe të Pejgamberit a.s. ka shumë, por ne po përmendim një ngjarje e cila është me rëndësi për të gjitha kohët dhe vendet e që duhet vepruar njerëzit. E ajo është çlirimi i Mekës prej ku ishte ndjekur me tortura të papara deri atëherë. Ai u detyrua të largohet nga vendlindja dhe Shtëpia e shenjtë Qabeja. Kur është larguar nga Meka, ka kthyer kokën dhe ka thënë: “Oj Meke! Oj Qabe! Për Zotin, kurrë nuk isha larguar nga ti, por dhuna më largoi”! Ai gjeti përkrahës e besimtarë të mirë në Medinë dhe u vendos atje. Atje formoi edhe qytet-shtetin e Medinës, por idhujtarët e Mekës iu vërsuleshin kohë pas kohe. Atëherë Allahu i Lartësuar ua lejoi luftën myslimanëve në vetëmbrojtje: "Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)". (s. Bekare: 190). I Lartësuari vazhdon e thotë: "Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e Allahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (myslimanëve). (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu


233

Opinione

patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, sepse Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues". (ElHaxh, 39-40). Pas tetë vitesh Pejgamberi a.s. e çliroi Mekën. Ai hyri triumfalisht me dhjetëmijë ushtarë në Mekë, e bëri tavafin rreth Qabesë dhe iu drejtua idhujtarëve, të cilët i kishin bërë atij dhe myslimanëve padrejtësi të shumta. U tha: “Çka mendoni se do të bëj me juve? Ata thanë: “Vëlla i mirë dhe bir i vëllait të mirë”, e Pejgamberi a.s. tha: “Nuk ka qortim sot jeni të lirë“ dhe nuk u tha të bëheshin myslimanë. Mirëpo, ata u ndikuan nga mirësjellja e tij dhe brenda dy-tri ditëve përqafuan fenë Islame. Për të argumentuar se islami është fe e paqes, solidaritetit dhe humanizmit mund të përmendim edhe fakte të shumta historike, ku pasqyrohet hyrja në islam e popujve të ndryshëm me vullnet të lirë, si p.sh. tataro-mongolët të cilët në vitin 1258, në krye me Hulagun, shkatërruan Bagdadin. Me këtë rast u prenë 800 mijë nga banorë të pafajshëm. Gjatë 40 ditëve, aty dogjën e hodhën libra në Lumin Tigër, nga bibliotekat e civilizimit Islam sa që lumi doli nga shtrati dhe ndërroi pamjen nga ngjyra e librave. Ata shkatërruan edhe Turkmeninë, Buharanë, Samerkandin e deri në Irak e Siri. Mirëpo, duke qëndruar në mesin e myslimanëve dhe duke e pa kulturën dhe civilizimin e tyre, e sidomos mirësjelljen e myslimanëve, ata vetë gradualisht pranuan fenë Islame.

*** Xhihadi - lufta, këta dy terma e zëvendësojnë njëri-tjetrin. Me të parin bëhen manipulime të ndryshme nga ata që nuk e

234

Takvim – Kalendar 2015

dinë kuptimin e fjalës “xhihad”. Disa në Perëndim, mbase ka të tillë edhe te ne, mendojnë se xhihadi është t’ua këpusësh kokat njerëzve. Ai mendim është i gabuar plotësisht. “Xhihadi” është luftë e drejtë në vetëmbrojtje, ose çlirim nga robëriaokupimi, e ata që vriten në luftë për fe dhe atdhe, Allahu i Lartësuar për ta thotë në Kuran: "Allahu nuk është që t’i lërë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. Allahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrat e tyre). Por Allahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fshehtë). Prandaj, besojini Allahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshi dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh. Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bën koprraci, në Ditën e Kiametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë më atë që veproni. Allahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: “Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!” Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t’iu themi: “Vuani mundimin e djegies së zjarrit". (Ali-Imran, 179-181) Xhihadi nuk bëhet vetëm në luftë. Xhihadi është mund, është përpjekje në të mirë të njerëzimit. Ushtari që ruan kufirin bën xhihad, mjeku që përpiqet të shpëtojë jetën e pacientit është xhihad, mësuesi i cili jep mundin maksimal për t’i mësuar nxënësit është xhihad, largimi nga malli i huaj është xhihad, thënia e së vërtetës para sunduesit tiran është xhihad... Pejgamberi a.s. kur është kthyer nga një luftë ka thënë: “Po kthehemi nga një “xhihad” -luftë e vogël e po shkojmë në xhihad të


Opinione

235

madh! Shokët i thanë çka është xhihadi i madh, o i Dërguar i Allahut, ai tha: ”Xhihadi me vetveten”. Kohëve të fundit po flitet rreth luftëtarëve apo të vetëquajturve muxhahidinë, të cilët kanë vajtur në Siri për të luftuar kundër regjimit të Beshar Asadit. Në fakt, nuk janë vetëm kosovarët që po shkojnë atje, sepse sipas shtypit tanë ditor thuhet se atje janë mbi 7.000 luftëtarë të jashtëm nga shumë shtete, por as kush nuk e debaton këtë. Me gjithë faktin se Myftiu dhe zyrtarët e tjerë të BIK-ut, që janë edhe kompetent për këtë, kanë dhënë deklarata zyrtare për këtë çështje, edhe unë mendoj se lufta është obligim personal dhe obligim i mjaftueshëm. Obligim personal është kur sulmohet vendi-shteti, qyteti, atëherë është obligim i të gjithëve për ta mbrojtur vendin; edhe gruaja duhet të dalë me leje të burrit dhe pa të, ngase është sulmuar vendi e duhet të ruhet pragu i shtëpisë, kurse obligim i mjaftueshëm është nëse dikush shkon në luftë, obligimi bie nga të tjerët. Po të ishte sulmuar Siria nga jashtë, shkuarja atje mund të kishte kuptim, por gjithsesi duke i plotësuar disa kushte: Në kohën e Muhamedit a.s. një djalë i ri i thotë Pejgamberit a.s.: Dua të vij edhe unë të bëj xhihad. Pejgamberi a.s. tha: “A i ke prindërit gjallë?” Ai tha: Po. Muhamedi a.s. i tha: “Xhihadi yt është të kujdesesh për ta”. Nga kjo kuptohet se përkujdesja për prindër është xhihad, ose së paku duhet të merret leja e prindërve për të shkuar në luftë. Historia e ka shënuar edhe një rast tjetër, kur kanë dalë shumë vullnetarë për të shkuar në luftë, e Pejgamberi a.s. iu kishte thënë: Kush ka borxhe le të dalë nga rreshti, nga se ai mund të bjerë dëshmor, kurse borxhi i mbetet barrë në shpinën e tij.

236

Takvim – Kalendar 2015

Lufta është lejuar për mbrojtjen e vendit, mbrojtjen e nderit dhe pasurisë. Por edhe për ta çliruar vendin nëse është i okupuar. Edhe pejgamberëve para Muhamedit a.s. iu është lejuar lufta, Musait a.s. iu lejua të luftonte faraonin, Davudit a.s. iu lejua të luftonte kundër amalikëve etj. Edhe Pejgamberit të fundit Muhamedit a.s. iu lejua lufta për vetëmbrojtje. Ai dhe myslimanët lanë vendlindjen dhe u vendosën në Medinë, vetëm për ta shmangur gjakderdhjen, pas shumë padrejtësive që iu bënë myslimanëve. Mirëpo, idhujtarët i provokonin edhe në Medinë. Pas këtyre provokimeve Allahu i Lartësuar ia zbriti këtë ajet të Kuranit: "Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)". (El-Bekare: 190). Ky ajet lë të kuptohet se lejohet lufta në vetëmbrojtje, mbrojtje të fesë, vendit, ose mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Ose sikur thotë Ibn Ethiri në komentimin e këtij ajeti: “D. m. th. luftoni në rrugën që porositi Allahu dhe mos i kaloni kufijtë në atë. Në atë hyn veprimi i gjërave të ndaluara”. Ose siç thotë Hasan Basriu: “Të mos bëni masakra, mos tejkaloni, mos vrisni gra, fëmijë, njerëz të fesë, të cilët nuk kanë ndikim në luftë, mos vritni priftërinj që janë të ngujuar në manastire, mos digjni pemë, mos mbytni kafshë pa nevojë...” Pejgamberi a.s. e kishte zakon t’i porosiste ushtarët kur niseshin në ndonjë luftë e nuk shkonte vetë në krye të asaj ushtrie: “Nisuni me emrin e Allahut dhe bereqetin e Pejgamberit të Tij. Mos mbytni plak të mbetur, mos mbytni fëmijë, as grua, bëni mirë se Allahu i do bamirësit... Kini kujdes, mos imitoni (mos bëni si të tjerët) as me një qen të plagosur”.


237

Opinione

Edhe kalifët pas tij e ndoqën rrugën e tij që ua kishte trasuar ai. Ebu Bekri, kalifi i parë, kur e përcolli ushtrinë në krye me Usame bin Zejdin (ishte ushtria e parë që luftoi pas vdekjes së Pejgamberit a.s.) i porositi: “O njerëz,do t’ju këshilloj me dhjetë gjëra dhe mbajini mend prej meje: Mos mashtroni, mos tradhtoni, mos e teproni, mos bëni si të tjerët (mos masakroni), mos mbytni fëmijë të vegjël, as plak të shtyrë në moshë e as grua. Mos i dëmtoni hurmat dhe mos i digjni ato, mos pritni pemë frytdhënëse dhe mos therni dele, lopë e as deve, pa nevojë, përveç për të ngrënë ushtria. Gjatë kësaj porosie na bëhet e qartë se ajo nuk ishte rezultat i përpjekjes së tij personale, por ishte burim nga Kurani Fisnik, i cili i edukon shpirtrat dhe që ka vënë themele të cilat i rregullojnë të gjitha punët e jetës. Nuk ka dyshim se kalifi Ebu Bekër, kur i porositi ushtarët e tij, përfaqësonte fjalët e Allahut të Lartësuar: "Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)". (s. Bekare: 190). Nga ajeti i cituar shohim se si Kurani nuk lejon luftënmbytjen për arsye të mbytjes, por e lejon atë në vetëmbrojtje, për të mbrojtur fenë, vendin dhe nderin njerëzor...

*** Sa ishte gjallë Pejgamberi a.s. myslimanët nuk kanë dalë jashtë Gadishullit Arabik, derisa pranuan Islamin edhe fiset arabe nomade. Pejgamberi a.s. ishte njeri paqeje, ai u shtriu dorën e pajtimit çifutëve që ishin vendosur në Gadishull të ndjekur nga romako-bizantinët. Ai bëri disa marrëveshje paqe-

238

Takvim – Kalendar 2015

je me fise të Medinës, siç ishin: Benu Nadir, Benu Kurejdha, Benu Kajnuka, etj. Por, megjithatë, ata i shkelën sapo iu dha rasti. Si rezultat i shkeljes së marrëveshjes nga ana e çifutëve, pasoi lufta kundër tyre. Pas vdekjes së Pejgamberit a.s. situata në Gadishull u stabilizua, andaj myslimanët filluan të çlirojnë vendet veriore, ose si i quajnë arabët Biladush-sham, në të cilat bëjnë pjesë: Siria e sotme, Jordania, Libani dhe Palestina. Këto vende i kishin okupuar romako-bizantinët në vitin 63 para epokës së re. Pas përhapjes së krishterimi në shekullin e katërt të epokës së re, e përhapin edhe në këto vende, duke ua imponuar arabëve idhujtarë. Myslimanët, së pari, e çliruan Irakun e okupuar shumë kohë më parë nga persianët. Mandej iu kthyen Shamit qytet pas qyteti. Ndonëse romakët ishin okupatorë, myslimanët iu ofronin marrëveshje. Shumica e vendeve u çliruan pa luftë. Madje, disa nga të krishterët, duke e parë kulturën dhe civilizimin islam, e përqafuan fenë islame. Ushtria myslimane, e udhëhequr nga Eba Ubejde Xherrahu, kur iu afrua Jerusalemit, Patriku që ishte udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror doli në periferi të qytetit dhe u takua me komandantin Xherrah, atij i tha se ata dorëzoheshin, por kërkuan që kalifi i myslimanëve të vinte vetë që t’ia dorëzonin çelësat e qytetit dhe të nënshkruante paqen. Me atë propozim u dakordua komandanti i myslimanëve. Këso marrëveshje, myslimanët kishin bërë edhe më parë me të krishterët e Shamit, por pa kalifin. Omeri r.a., posa e mori vesh kërkesën e popullit të Jerusalemit, u bë gati për udhëtim, mori një deve dhe shërbëtorin e


239

Opinione

tij dhe u nisën për në Jerusalem. Me të arritur, kalifin mysliman e priti patriku me respekt dhe pastaj nënshkruan marrëveshjen e njohur të paqes, me të cilën Omeri r.a. i jepte popullit të Jerusalemit të drejta të plota qytetare, u garantonte siguri personale, pronësore, fetare, po edhe për objektet fetare: kishat, kryqin etj. Omeri r.a. tha se objektet fetare nuk mund të shndërrohen në objekte banimi. Shteti islam nuk do të vinte dorë në pasurinë e kishës. Patriku, i kënaqur me ato që i ofroi kalifi mysliman, kur erdhi koha e namazit të drekës, i ofroi që ai të falej në kishë. Mirëpo, Omeri me mençurinë e tij, nuk u fal aty nga frika se po të falej në atë kishë, me kalimin e kohës mund të vinte deri te ndërrimi i destinimit, ashtu që kishat t’i bënin xhami. Po atë vit çlirohet edhe Egjipti, nën udhëheqjen e Amër bin Asit. Myslimanët, si në çdo vend, u dhanë liri fetare dhe qytetare të gjithë banorëve të Egjiptit, pa marrë parasysh racën apo kombësinë. Këtë e vërteton, veprimi i Amër bin Asit me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes paqësore, kur u tha koptëve se do t’i mbronte kishat e tyre, ndërsa patrikun Benjamin do ta amnistonte. Tomas Arnoldi thotë se politika e drejtë e myslimanëve në Egjipt, ushtroi ndikimin e vet, ngase para ligjit ishin të barabartë të gjithë, pa marrë parasysh fenë apo racën. Kështu nuk ishte gjatë sundimit romako-bizantin. Myslimanët ua dhanë tokën egjiptianëve dhe morën përsipër sigurinë e mbrojtjen e tyre të plotë.

***

240

Takvim – Kalendar 2015

Sikurse dihet kishat ishin ndarë në vitin 1054. Kur perandori bizantin, Kosios Komneni, kërkoi ndihmë nga Papa Urbani i Dytë, ai iu përgjigj ftesës së tij dhe për këtë qëllim shkoi në Francë, ku, më 26 nëntor 1095, në Klermont, organizoi një tubim të madh, me ç’rast mbajti fjalimin e njohur me të cilin e shpalli fillimin e kryqëzatave. Kësaj lëvizjeje të madhe të botës krishtere iu bashkuan shumë njerëz jo vetëm nga vendet e afërta, si Franca, Italia e Spanja, po edhe nga vende të largëta, si Skocia, Danimarka etj. Kur iu duk se ishin të gatshëm për luftë, u nisën për në Lindjen e Afërt, nën udhëheqjen e sunduesve të njohur u vunë tri korpuse me 150 mijë ushtarë. Këtyre ushtarëve u prinin Xhudfrej, Buhimendi dhe Rimondi. Me këtë të fundit erdhi edhe përfaqësuesi i papës, peshkopi Ad-Hamer. Këto ushtri gjatë rrugës plaçkitnin, grabitnin pa pyet askënd, me arsyetimin se kinse po shkonin në luftë të shenjtë. Kalimin e Bosforit u ndihmoi me anije perandori bizantin, të cilit i kishin premtuar se, pasi “t’i çlironin” vendet e shenjta nga myslimanët, do t’ia kthenin ato Perandorisë Bizantine. Pas këtij zotimi të tyre, perandori i bekoi dhe u dha ndihëm ushtarake (një lloj eksplozivi) dhe një divizion ushtarë për t’ua ofruar udhëzimet e nevojshme dhe ndihma të ndryshme. Këta, pasi e kaluan Bosforin dhe dolën në Anadoll, nisën të nënshtronin krahinë pas krahine e qytet pas qyteti, duke shkatërruar gjithçka gjenin para vetes, derisa arritën në vendin që kishin për qëllim: ai ishte Jerusalemi, i cili u bëri rezistencë kryqtarëve me trimëri për më se një muaj. Por, megjithëkëtë, më 15 korrik 1099, ra në duart e tyre. Pas nënshtrimit të Jerusalemit, mbi popullsinë e pambrojtur u bënë masakra të egra e


241

Opinione

të papara ndonjëherë. Pushtuesit therën burra, gra e fëmijë myslimanë, çifutë e të krishterë, të cilët nuk iu bashkuan kryqtarëve të perëndimit. Gustav Leboni këtë kasaphane e përshkruan me këto fjalë: “Popullit tonë kryqtar nuk i mjaftuan ato që bënë kur hynë në qytet, por, në një mbledhje që mbajtën, vendosën të zhduknin të gjithë banorët e Jerusalemit: myslimanët, çifutët, dhe të dalët (të krishterët që nuk iu bashkuan atyre). Numri i të vrarëve ishte 60 mijë dhe që të gjithë i vranë brenda tetë ditësh, pa kursyer as gra, fëmijë e pleq.” Ibni Halduni thekson se francezët i lejuan vetes të plaçkitnin, të rrënonin, të vrisnin etj. Sipas një statistike, vetëm në xhami ishin vrarë më shumë se 70 mijë imamë, ulema e xhemat. Edhe Profesor Nikola pohon se ekspedita e parë kryqtare, gjatë rrugës kishte bërë veprime të tmerrshme, me të cilat nuk mund të krenohet askush. Por, edhe në veprimet për pushtimin e Jerusalemit, ata bënë gjëra barbare. Të krishterët vendas u detyruan t’i lëshonin kishat e të strehoheshin ku të mundnin. U shpërndanë në anë të ndryshme të Palestinës dhe në lindje të Jordanisë. Vetë patriku i Jerusalemit, pasi arriti të shpëtonte nga kryqtarët e Perëndimit iku në Kajro për të jetuar nën mbrojtjen e myslimanëve (Fatimij).

*** Të përmendim këtu Napolon Bonapartin (projektuesin e të drejtave të njeriut), i cili shkatërroi të gjitha vlerat njerëzore në tokën tonë (kështu thotë dr. Rebi’ Halife Abdus-Sadik). Ai

242

Takvim – Kalendar 2015

thotë se Bonaparti vrau te muret e Jafës në mënyrë sadiste, e të pashembullt 4 mijë mbrojtësit e qytetit, të cilët u dorëzuan më 2.2.1799, edhe pse ua garantoi jetën nëse do të dorëzoheshin”. Me gjithë garancinë që ua dha, i vrau në besë. Të përmendim hegjemoninë franceze në Algjer, Marok, Siri etj. Italianët në Libi, anglezët në Egjipt, si masakrën që e kanë bërë në Densheva dhe Port-Said etj. Pastaj Dir Jasin dhe Kufër Kasim, Sabra dhe Shatila (në Liban), masakrën Ajn Karre, masakrën Gjenin. Përderisa të krishterët i bënë këto masakra dhe shumë të tjera, nga ana tjetër po e përmend vetëm një shembull se si sillet një mysliman me të krishterët. Fjala është për mirësjelljen vërtet humane të Salahudinit ndaj pushtuesve të krishterë. Një ditë i kishin dalë përpara Salahudinit disa gra, që ishin bashkëshorte të kriminelëve të zënë robër. Njëra prej tyre i kishte thënë: “O Sulltan, ti po na sheh se ne po largohemi, por ne jemi nëna, gra, bija ose motra të këtyre ushtarëve që po ngelin robër tek ju. Në qoftë se i humbim ata, ne kemi humbur gjithçka, e nëse na i falni, do të na falni edhe jetën tonë.” Pasi kishte menduar për disa çaste, Salahuddini kishte urdhëruar të liroheshin të gjithë bijtë dhe burrat e atyre grave. Më vonë kishte ardhur një franceze e hidhëruar, e cila i kishte thënë: “O gjakpirës, ma ke vrarë babanë dhe m’i ke zënë robër dy vëllezër. Kush do të kujdeset për mua?” Salahuddini zemërgjerë i kishte liruar vëllezërit e saj dhe i kishte thënë asaj: “Babai i yt është vrarë në luftë, ngase ai vetë e ka ndezur zjarrin e luftës në një vend të huaj”. Thuhet se vajzës i kishte rënë të fiktë nga gëzimi që ia liruan vëllezërit, por edhe nga turpi për fjalët që ia kishte thënë Salahudinit.


Opinione

243

Pas këtyre ngjarjeve, Salahudinit i kishte ardhur një grua, duke qarë për t’iu ankuar, se si i kishte humbur një foshnjë, të cilën akoma e ushqente me gji. Ai kishte dhënë menjëherë urdhër që të kërkohej ajo foshnjë derisa të gjendej dhe kur e kishin gjetur ia kishin dhënë të ëmës. Ajo kishte dashur t’ia puthte këmbët Salahuddinit, por ai nuk e kishte lejuar duke thënë: “Mos e eduko që të na urrejë, se ne jemi duke e mbrojtur të drejtën tonë dhe vendin tonë. Ti nuk pate durim për një foshnjë që të kishte humbur, e si mund të kërkoni prej nesh, që të kemi durim për humbjen (e njerëzve tanë të pafajshëm), humbjen e atdheut tonë, ku kanë jetuar gjyshërit tanë shekuj me radhë”. "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë". (El-Maide,32).


246

studime Nehat Krasniqi - Sadik Mehmeti

NJË NISHAN I HARRUAR I NJË PERSONALITETI TË SHQUAR “…Në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tashti, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdes, as varret, e as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. …Do dëshëronja fort të leçit mishkrimet, me nj’ato fantastike kaligrafi arabe, që asnjë nga alfabetet rigjide europjane nuk mund t’u afrohet nga bukurija. Po nuk di, dhe jam i dëshpëruar se ndofta nuk do të di kurrë. Megjith këto më pëlqen t’i vështronj e t’i prek me gishtërinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtrinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoj”. Mitrush Kuteli (“Në Prizren, midis të vdekurve e të gjallëve”. Maj, 1943)

Takvim – Kalendar 2015

Me ardhjen e osmanlinjve në trojet shqiptare, nga fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV filluan ndryshime rrënjësore në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të popullsisë shqiptare. Kjo popullsi, që në vitet e para të shtrirjes së administrimit osman në këto troje, filloi të merrte fenë islame dhe të integrohej në strukturat shtetërore osmane, në ushtri, administratë, kulturë, arsim, edukim, zanate etj.. Popullsia shqiptare myslimane, e edukuar dhe e arsimuar brenda sistemit edukativ arsimor osman, mori pjesë në jetën kulturore, në krijimtari letrare, në ndërtimtari e arkitekturë, në art dhe në fusha të tjera të veprimtarisë intelektuale të shoqërisë osmane.1 Nga ajo kohë në Kosovë ka mbetur një trashëgimi kulturore islame e begatë për nga sasia e cilësia dhe e larmishme për nga tipologjia. Thesar më vete i kësaj trashëgimie është gjithsesi edhe epigrafika, respektivisht mbishkrimet në gjuhën osmane-arabe, e shtrirë jo vetëm në qytete, por edhe në fshatra. Fakt ky që tregon se këto gjuhë u lëvruan në atë kohë si gjuhë kulture edhe në fshat, edhe në qytet.2 Këso mbishkrimesh gjejmë nëpër xhami, medrese, teqe, tyrbe, çezma, hamame, ura, sahat-kulla dhe në objekte të tjera. Natyrisht, ka dallime të mëdha nga përmbajtja e këtyre mbishkrimeve, varësisht nga destinimi i objektit, por e përbashkëta e tyre është vlera e informacionit që përmbajnë ato për ndërtuesit, kohën e ndërtimit dhe për identitetin e subjekteve dhe objekteve përkatëse. Rrje1

Dr. sc. Nehat Krasniqi, Kontribute albanologjike (studime dhe dokumente historike e letrare të periudhës osmane), botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010, f. 195. 2 Vexhi Buharaja, Mbishkrimet turko-arabe të vendit tonë si dëshmi historike, Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike II, Tiranë, 1969, f. 80.


Studime

247

dhimisht, kjo trashëgimi epigrafie (mbishkrimore) paraqet një element të rëndësishëm të kujtesës sonë historike. Gjithsesi kujtesa historike ka qenë lajtmotivi shtytës për autorët dhe porositësit e skalitjes së këtyre mbishkrimeve, prandaj për këtë arsye, ndaj saj duhet të sillemi me më shumë kujdes e përgjegjësi për t’ua lënë gjeneratave të ardhshme. Nga këto lloje mbishkrimesh, dallojnë dukshëm ato mbivarrore/nishanet, të cilat mund të jenë në vargje a në prozë.3 Në të kaluarën është ditur më shumë për to, por sot, për shumë arsye, dhe sidomos për shkak të rrënimit të objekteve fetare, kulturore e humanitare-sociale islame gjatë kohës së sundimit më se gjysmëshekullor të sistemit të kaluar, janë shkatërruar edhe shumë mbishkrime/nishane, madje shpesh pa lënë asnjë gjurmë. Edhe faktori kohë dhe bindjet fetare - ideologjike të disa njerëzve të papërgjegjshëm dhe mosmirënjohës ndaj të kaluarës dhe për të kaluarën tonë, ndihmuan shkatërrimin e një sasie të konsiderueshme të këtyre mbishkrimeve. Kështu shumë nga ato mbishkrime shkuan në pakthim, kurse së bashku me to shkuan edhe të dhënat për shumë personalitete tona historike. Puna e bërë deri tani në identifikimin, deshifrimin dhe studimin e nishaneve mbivarrore në Kosovë, ka qenë e kufizuar, e rastësishme dhe më shumë individuale sesa institucionale4. 3

Dr. Hasan Kalesi, Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Priština, 1972, f. 25-27. 4 Me botimin e pjesshëm të këtij materiali epigrafik në Kosovë u morën: Hasan Kaleshi, Najstariji vakufski dokumenti..., vep. cit.; Hasan Kaleš - Ismail Eren, Prizrenac Mahmud-Pasha Rotul, njegove zadužbine i vakufnama, “Starine Kosova”, VI-VII, Pristina, 1972-1973, s. 23-64; Mehmet Mujezinoviç, Natpisi na natgrobnim spomenicima Halil-bega iz 1545 i Defterdar hadži Muhamed efendije, iz 1628 godine u Peći, “Starine Kosova i Metohije”, knj. IV-V, Priština, 1968-1971; I njëjti, Natpisi na nadgrobnim spomenicima Suzi-Čele-

248

Takvim – Kalendar 2015

Një punë shkencore sistematike për mbledhjen dhe përgatitjen për botim të materialit epikrafik në gjuhën osmane-arabe te ne ende nuk ka filluar. Një studim sistematik dhe i përgjithshëm, qoftë individual, qoftë institucional, kujtojmë, do të ishte një kontribut shumë i vlefshëm për kulturën dhe historinë tonë. Për ne shqiptarët, varrezat dhe nishanet e tyre kanë domethënie të madhe, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë kombëtar. Nga aspekti fetar, ato varre dhe nishane na kujtojnë se në këtë botë jemi kalimtarë dhe se një ditë edhe ne do ta lëmë këtë botë, ashtu siç e lanë ata që ishin para nesh. Siç edhe lexojmë në shumë nishane: “Unë dje isha ashtu siç je ti sot, e nesër ti do të jesh ashtu siç jam unë sot”. Kujdesi ndaj të vdekurve dhe varrezave është pjesë e mësimeve dhe kulturës islame. Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se në shumë raste trualli për varreza është lënë vakëf nga besimtarët e devotshëm dhe është llogaritur vepër të cilën e shpërblen Allahu. Edhe porositja dhe vënia e nishaneve mbi varrin e më të dashurve të tyre, dëshmon për kujdesin dhe respektin që ata kanë pasur për të parët e tyre dhe për të ruajtur kujtimet për ta. bija i Neharija u Prizren, “Prilozi za orientalnu filologiju”, XII-XIII/1962-3, Sarajevo, 1965, f. 265-268; Asimov Mudžait, Turski nadgrobni spomenici na Kosovu, “Starine Kosova”, VI-VII, Priština, 1972-1973, s. 97; I njëjti, Osmanska epigrafika na Kosovu i Metohiji. (Disertacion i doktoratës në dorëshkrim). Priština 1995; Raif Virmiça, Kosova’da osmanli mimar eserleri, Ankara, 1999, Dr. sc. Nehat Krasniqi, Kontribute albanologjike (studime dhe dokumente historike e letrare të periudhës osmane), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010, Sadik Mehmeti, Katër mbishkrime mbivarrore (nishane) në fshatin Kuk të Opojës, Kumtesë e mbajtur në Simpoziumin Ndëkombëtar Ballkanik “Historia dhe kultura e Ballkanit”, Prishtinë 10-16 maj 2009 dhe e botuar në: “1 Uluslararasi Balkanlarda Tarih ve Kültür Kongresi”, 10-16 mayis Priştine, Kosova, Bildiriler kitabi, f. 955-962, dhe ndonjë tjetër, të cilët do të botonin rastësisht ndonjë mbishkrim.


Studime

249

Nga aspekti kombëtar, ndërkaq, çdo varr është dokument, është dëshmi dhe tapi e jona, kurse çdo nishan është vulë a firmë e venë në atë dokument. Në anën tjetër, në këtë pjesë të botës ku jetuan të parët tanë dhe jetojmë ne sot, në Ballkanin e paqetësuar, historia ka treguar, - veçan për ne shqiptarët, - se po nuk qemë në gjendje që t’i dalim zot trashëgimisë dhe kulturës tonë, vështirë se mund ta ndërtojmë të ardhmen dhe perspektivën. Prandaj, studimi i nishaneve është me rëndësi për të njohur dhe ndriçuar të kaluarën tonë, sepse, - sikurse vëren me të drejtë orientalisti dhe studiuesi i shquar shqiptar V. Buharaja: “Pavarësisht nga disa të meta dhe pavarësisht nga tematika e kufizuar, mbishkrimet osmane-arabe na japin të dhëna me vlerë historike, të cilat edhe kur nuk përmbajnë diçka krejt të re, japin materiale plotësuese që konfirmojnë të dhënat e burimeve të tjera, përforcojnë ndonjë hipotezë të mundshme. Data, emra njerëzish, ndonjë e dhënë sado e mjegullt, rreth jetës dhe pozitës shoqërore, që hasim në këto mbishkrime, na lejojnë t'i lidhim këto me persona ose ngjarje të ndryshme të historisë sonë dhe të nxjerrim përfundime me interes historik. Në mbishkrime gjejmë të dhëna të drejtpërdrejta a të tërthorta edhe mbi përhapjen e Islamit. Në to ndeshim emërtime të ndryshme, si: myfti, myderriz, hatib, efendi, pasha, aga etj., të cilat na mundësojnë të dimë për pozitën që kanë mbajtur ata njerëz në atë kohë”.5 Edhe nishanet e mbetura në Kosovë, ndonëse të pakta nga ai numër shumë i madh që ka ekzistuar dikur, me sa kemi pa5

Vexhi Buharaja, Mbishkrimet..., po aty, f. 81.

250

Takvim – Kalendar 2015

rë, ofrojnë të dhëna shumë interesante për shkencën albanologjike. Disa nishane, të ruajtura edhe sot e kësaj dite, përmbajnë kornograme dhe emra të autorëve të këtyre kronogramëve të thurur në mënyrë lakonike dhe artistike, të cilët paraqesin material interesant dhe me vlerë për hulumtim, si për historianët, historianët e artit, osmanologët, orientalistët, albanologët etj. I kësaj rëndësie është edhe nishani i cili i është kushtuar myftiut, myderrizit, poetit, kaligrafistit, kopjuesit, bibliofilit dhe personalitetit të shquar shqiptar të gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe të tridhjetëvjetëshit të parë të shek XIX, Haxhi Hysen Efendi Prishtinasit. Këtë nishan, i pari e ka identifikuar studiuesi Nehat Krasniqi në vitin 2003, me ç’rast i kishte bërë edhe disa fotografi dhe qe kujdesur për t’i bërë një vend të sigurt atij pranë xhamisë “Alaudin”. Punimi ynë synon të vejë në dukje rëndësinë që ka ky nishan dhe të tjerët gjithandej nëpër Kosovë, të sensibilizojë dhe të tërheq vërejtjen e studiuesve dhe kompetentëve për studimin, hulumtimin dhe ruajtjen e këtij materiali të rëndësishëm epigrafiko-historik. Por para se të bëjmë fjalë për nishanin tonë, dimensionet, formën dhe përmbajtjen e tij, është e rëndësishme të dimë se kush është personi të cilit i është kushtuar ky nishan.

Kush është Hysen Efendi Prishtina Emrin e Hysen Efendi Prishtinës, i pari e ka radhitur në vargun e poetëve, biobibliografi turk, Ali Emiri. Ky duke prezantuar të dhëna me interes për poetin nga familja bujare fisnike shqiptare e Bushatlinjve, Ibrahim “Halili” Pashë Shkodrën


Studime 6

251

252

7

Përpos këtyre të dhënave të pakta, por të rëndësishme që ofron Ali Emiri për Hysen Efendi Prishtinën, te biobibliografët dhe “teskirexhinjtë” të tjerë osmanë, nuk kemi gjetur më shumë të dhëna për këtë poet. Po ashtu, përveç distikut të Hysen Efendi Prishtinës që botoi Ali Emiri dhe ndonjë distiku tjetër që kemi hasur në dorëshkrimet e ruajtura që ishin pronë e Hysen Efendiut, deri sot nuk është gjetur diç më shumë nga krijimtaria poetike e këtij poeti prishtinas. Burime të tjera, të botuara dhe të pabotuara, hedhin dritë për personalitetin e Hysen Efendi Prishtinës dhe vënë në dukje faktin se ai ishte bërë emër i njohur në qarqet intelektuale të kohës, jo vetëm si poet, duke komunikuar përmes poezive me poetë të tjerë, por edhe si alim, apo dijetar dhe autoritet fetar. Atë e gjejmë të respektuar edhe te familjet e mëdha bujare vendëse, si te Gjinollajt, Bushatlinjtë, dhe sidomos te Rrotllajt e Prizrenit10. Se familja bujare e Rrotllajve ka pasur një respekt

(vd. 1809) , veçon një poezi të këtij të fundit, një nazîre , të cilën e kishin imituar pesë poetë bashkëkohës shqiptarë. Ata ishin Ahmed “Hikmeti” Kruja, (vd. 1824), Myftiu i Prishtinës Hysen Efendiu, Nijazi Shkodra, Shukri Bej Ymer Pasha-zade dhe Jusuf Bej Tirana.8 Nazîre-ja e Hysen efendi Prishtinës thotë: Bu fenâ-yı bi-bekâdan geç ki insânlık budur Nefsine râm olma dâim şöhret ü şanlık budur.9 Nga kjo kalimtarja e paqëndrueshme kalo, kjo është njerëzore Epshit mos iu nënshtro, kjo është famë e nami yt prore.

6

Ibrahim Pashë Shkodra (1796-1809) - Ishte djali i tretë i Mehmet Pashë Plakut. Para se të bëhej i treti qeveritar i Shkodrës nga oxhaku i Bushatlinjve, ishte sanxhakbej i Ohrit. Erdhi në fuqi pas vdekjes së vëllait të tij, Kara Mahmud Pashës së famshëm. Ibrahimi Pasha vijoi mbrojtjen e interesave të vendit e të kufijve nga agresiviteti bonapartist; u detyrua te bashkëpunonte me Stambollin, por në thelb qe po aq i pabindur, sikurse i vëllai Kara Mahmuti. Ibrahim pasha ka qenë poet i frytshëm. Në fund të poezisë është nënshkruar me pseudonimin poetik "Halili". Nga poezitë e tij del se ka qenë një njeri jashtëzakonisht i ditur dhe me dell të theksuar për filozofi. Pikëpamjet filozofike të Ibrahim "Halili" Pashës janë të shkollës mevlevide. Më gjerësisht për Bushatlinjtë dhe Ibrahim Pashën, shih: Hamdi Bushati, Bushatllinjtë, Shkodër, 2003. 7 Nazîre - Imitim, përngjasim. Vargëzimi/vjershërimi i një strofe a poezie duke iu përmbajtur prozodisë së një poezie tjetër ekzistuese të ndonjë poeti të shquar, me metrin arûz. Nazîretë janë gjini e zhvilluar në letërsinë e divanit gjatë shekujve XIII-XIX. Për letërsinë e divanit, shih: Günay Kut, Letërsia turke në Anadoll, në: Historia e Shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, vëll. II, AIITC, Tiranë, 2009, f. 41-89. 8 Ali Emiri, Ali Emiri, Işkodra Vilajeti Osmanlı Şairleri, Millet Kütüphanesi, Trh 1190, fl. 4. 9 Po aty.

10

Takvim – Kalendar 2015

Kjo familje ishte me origjinë nga fshati Nangë i Lumës. Ata qeverisën si mytesarifë të Prizrenit nga viti 1747 deri në vitin 1843. I pari i kësaj familjeje Salih Zajmi kishte luftuar në luftën e Kretës dhe në vitin 1666 kishte marrë titullin “zaim” nga sadriazami Fadil-Ahmet pashë Qypërliu. Më pas nipi i tij Sali Pasha fitoi në vitin 1747 titullin “pashë” dhe u emërua sanxhabe i Prizrenit dhe atë pozitë e mbajti deri në vitin 1749/50. Pas tij sanxhakbej të Prizrenit patën ardhur djali i tij i parë Emrullah Pasha (qe vrarë nga pashai i Shkodrës më 1774) dhe djali i dytë Ismail Pasha (sanxhakbeg i Prizrenit në vitet 1774-1786). Më pas vjen djali i parë i Emrullahut, Tahir Pasha që qeverisi nga 1786 deri në vitin 1795. Pastaj vjen djali i dytë i Emrullahut, Rrystem Pasha që qeverisi në periudhën 1795-1800. Pastaj vijnë djemtë e Tahir Pashës, Said Pasha (periudha e qeversijes 1805-1815), Mahmut Pasha, më i madhi i kësaj dinastie (periudha e qeverisjes 1819-1836), u vra nga Sulltani, dhe në fund vjen Emin Pasha, i cili sundoi deri në vitin 1843, kur vdiq. Rrotullajt bënë shumë ndërtime në Prizren, kryesisht me karakter fetar. Tahir Pasha ndërtoi një Medrese (1794) në Prizren, Mahmut Pasha ndërtoi 3 xhami (18281833), 1 medrese (1806-1831) dhe Kullën e Sahatit (1816), të gjitha këto në Prizren. Gjithashtu, ai ndërtoi edhe Kullën e Sahatit në Rahovec (1791) dhe


Studime

253

të veçantë për Hysen Efendi Prishtinën, shihet nga fakti që dy qeveritarë të dalluar nga kjo familje bujarësh, Tahir Pashë Rrotlla dhe vëllai i tij Rrystem Pasha i kanë bërë një nderë të veçantë Hysen Efendiut, duke e ftuar atë që të prezantonte në aktin solemn dhe shumë domethënës të legalizimit të vakëfeve të tyre në vitin 179611. Kjo e dhënë na shtyn të konstatojmë se Hysen Efendiu, ishte një personalitet i respektuar dhe me ndikim edhe në zhvillimet shoqërore politike të asaj kohe, sidomos kur kihet parasysh fakti se pikërisht rreth këtyre tri familjeve të mëdha dhe të fisme shqiptare zhvillohej jeta shoqërore, kulturore dhe politike e asaj kohe në Kosovë.12 Përveç këtyre të dhënave të mësipërme, për jetën dhe veprën e Hysen Efendi Prishtinës nuk, dimë të jetë botuar ndonjë e dhënë tjetër. Mirëpo, në koleksionet e dorëshkrimeve islame-orientale në Kosovë, si në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në Arkivin e Kosovës, në Bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, kemi parë se ruhen mbi 50 vëllime të veprave të dorëshkruara nga fusha të ndryshme, në të cilat është vënë vula e një tjetër në Mamushë (1815). Emin Pasha ka ndërtuar një xhami (1831) dhe një medrese (1855-1856), të dyja në Prizren. Oxhaku i Rrotllajve ka luajtur një rol me rëndësi në jetën politike, shoqërore dhe kulturore të Prizrenit me rrethinë që nga fillimi i shekullit XVIII deri në fund dekadës së katërt të shekullit XIX. Më gjerësisht për familjen Rrotllaj shih: Hasan Kaleši - Ismail Eren, Prizrenac Muhamud paša Rotul, - njegove zadužbine i vakufnama, “Starine Kosova”, br. VI-VII, Prishtinë, 1972-1973, str. 24-60; Dr. sc. Nehat Krasniqi, Kontribute albanologjike..., po aty, f. 177. 11 Hamid Altiparmak, Mehmet Tahir Paşa ile kardeşi Rustem Paşa vakıfnamesi, Bay, nr. 6-7, Prizren, 1995, f. 14. 12 Më gjerësisht për familjet fisnike shqiptare, shih: Dr. sc. Nehat Krasniqi, Kontribute…, po aty, f. 145-151.

254

Takvim – Kalendar 2015

rrumbullakët e bibliotekës personale të Haxhi Hysen Efendiut, në të cilën shkruan: ”Min kutubi Hüseyn Efendi el-Müftî bimedîne-i Priştina” (“Nga librat/biblioteka e Hysen Efendiut, myfti i qytetit të Prishtinës”). Këto vepra në dorëshkrim të autorëve të shquar të ardhura në ditët tona nga biblioteka personale e Hysen Efendiut, flasin për fushinteresimet e këtij dijetari dhe poeti prishtinas dhe dëshmojnë se ai ka qenë intelektual i lartë, poet, myfti dhe një dashamirës i madh i fjalës së shkruar. Ato tregojnë, po ashtu, se Hysen Efendiu, krahas krerëve të familjes Gjinollaj, Maliq Pashës, Jashar Pashës, Bahtijar Pashës, Mustafa Begut etj., dhe krahas Junus Efendiut dhe Ali Efendiut të gjithë nga Prishtina, ka luajtur një rol me rëndësi në themelimin dhe pasurimin e bibliotekave dhe në jetën intelektuale dhe kulturore të Prishtinës dhe më gjerë, duke ndjekur kështu traditën e hershme të nisur nga poetët dhe intelektualët e shquar, si Isa Mesihi Prishtina (vd. 1512), Behari Prishtina (vd. 1531), vëllezërit Nuhi, Levhi dhe Azmi Prishtina (shek. XVI), Pir Mehmet Ali Efendi Prishtina (shek. XVI), Begzade Nuri Prishtina (veproi 1785) dhe shumë të tjerë. Ndërsa tre poetë bashkëkohës dhe bashkëvendës të Hysejn Efendiut kanë qenë Skender Zari Prishtina, nipi i këtij të fundit (djali i vëllait) Jakup Mejli Prishtina (vd. 1824), Mehmed Emin Rexhai Neki-zade Prishtina etj. Por jo vetëm kaq! Disa shënime në këto dorëshkrime të vëna me dorë të vetë nga Hysen Efendiu, na mundësojnë të nxjerrim disa të dhëna të reja dhe me rëndësi për këtë personalitet të shquar. Kështu, në koleksionin e dorëshkrimeve islame-orientale që ruhen në Arkivin e Kosovës, shtatë prej tyre mbajnë vulën e


Studime

255

Hysen Efendiut, gjë që tregon se ato ishin pjesë e bibliotekës së tij. Ato dorëshkrime janë: 1. "Şemâilu Senedi ‘l-Askiyâ ve senedi ‘l-Etkiyâ”- e autorit Muhammed bin ‘Isâ bin Sevrete et-Tirmidhî, që është përmbledhje e haditheve që bëjnë fjalë për personalitetin dhe jetën e Muhammedit a.s. 2. “El-Hisnü ‘l-Hasîn min kelâmi Seyyidi ‘l-murselîn” - e autorit Şemsuddîn Muhammed b. Muhammed ibn el-Cezerî (vdiq më 833/1429). 3. “Şir'atu ‘l-Islâm” - Autor i veprës është myftiu i njohur Ruknu ‘l-Islâm Muhammed bin Ebu Beker Imâmzâde el-Hanefî (vdiq më 573/1177). 4. “Kenzu ‘d-Dakâik” - Është vepër për fikhun hanefij, e cila përmban pyetje praktike dhe e cila ka shërbyer si doracak i fikhut nëpër medresetë e kohës. Autor i veprës është Hafizuddîn Ebu ‘l-Berekat Abdullah b. Ahmed b Mahmud enNesefî, vdiq më 710/1310. 5. “El-Vesîletu ‘l-Ahmediyyeh ve edh-Dherîa'tu ‘s-Sermediyyeh fî şerhi ‘t-Tarîkati ‘l-Muhammediyyeh” - e autorit Şeyh Haci Receb bin Ahmed, e shkruar në vitin 1087/1676. 6. “Behâristân Şem'î-sî”- Komentim i veprës së poetit të madh Xhami-ut (Câmî’), e shkruar nga Mevlânâ Mustafâ Şem'î nga Prizreni (vdiq pas vitit 1009/1600). 7. “Dîvânî Hâfiz”- e autorit Şemsuddîn Muhammed Hâfiz eşŞîrâzî, vd. 792/1388-913. 13

Më gjerësisht për dorëshkrimet islame-orientale në Arkivin e Kosovës, shih: Mr. Sadik Mehmeti, Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës, botoi Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 2008. Kurse për dorëshkrimet e sipërpërmendura, po aty, shih faqet 68, 69, 81, 93, 96, 137, 139.

256

Takvim – Kalendar 2015

Në të gjitha këto dorëshkrime Hysen Efendiu ka vënë ose vulën e tij personale, ose vulën e bibliotekës së tij, ose, së bashku me to, edhe ndonjë shënim tjetër. Kështu, duke shfletuar dorëshkrimin e veprës “El-Hisnü ‘lHasîn min kelâmi Seyyidi ‘l-murselîn”, vërejmë se 14 faqet e fundit të këtij dorëshkrimi janë të shkruara nga një dorë tjetër, pikërisht nga Hysejn Efendiu, i cili shpjegon edhe arsyen se përse e ka bërë këtë, ku thotë:

‫ﳓﻤﺪاﷲ ﲪﺪا ﻛﺜﲑا ﻓﻠﻤﺎ ﻳﺴﺮاﷲ ﻟﻨﺎ ان ﻧﻘﺮأ ﻫﺬا اﳊﺼﻦ اﳊﺼﲔ اﳌﺒﺎرك‬ ‫ﺑﺪأت ﰱ اواﺋﻞ ﺷﻌﺒﺎن اﳌﻌﻈﻢ ﻟﺴﻨﺔ اﺣﺪى و ﺛﻼﺛﲔ و ﻣﺎﺋﺘﲔ و اﻟﻒ و‬ ‫ﻳﺴﺮ اﲤﺎﻣﻪ ﰱ اﻟﻴﻮم اﻟﺜﺎﻣﻦ و اﻟﻌﺸﺮﻳﻦ ﰱ ﺷﻬﺮ رﻣﻀﺎن اﳌﺒﺎرك و ﻛﺎن ﻫﺬﻩ‬ ‫ و اﻧﺎ اﻟﻔﻘﲑﺣﺴﲔ اﺑﻦ اﳊﺎج‬... ‫اﻟﻨﺴﺨﺔ ﻧﺎﻗﺼﺎ ﻓﺎﲤﻤﺖ ﲪﺪا ﷲ ﺗﻌﺎﱃ‬ ...‫ﳏﻤﺪ ﺻﺎدق ﺑﻦ ﺳﻠﻴﻤﺎن اﳌﻔﱴ ﲟﺪﻳﻨﻪء ﺑﺮﺷﺘﻨﻪ‬ “Falënderoj shumë Allahun, i Cili pasi na bëri të mundur ta lexojmë “el-Hisnü ‘l-Hasîn”-in e bekuar. Atë e fillova së lexuari në dhjetëditëshin e parë të muajit shaban të vitit 1231/1798, kurse e përfundova më 28 të muajit Ramazan (të po atij viti.-shën. ynë). Ky dorëshkrim ishte i mangët (jo i plotë) dhe, - falë Allahut xh.sh., - unë e plotësova... E unë jam i ngrati Hyseni i biri i Haxhi Mehmet Sadikut të birit të Sylejmanit, myfti i qytetit të Prishtinës”. Poshtë shënimit është vënë edhe vula e tij (shih faksimilen).


Studime

257

Faksimile e faqes së fundit të dorëshkrimit “El-Hisnü ‘l-Hasîn..”, autograf i Hysen Efendiut, si dhe e vulës së tij

Ky shënim na mundëson t’i nxjerrim disa përfundime: I ati i Hysen Efendiut ishte Haxhi Mehmet Sadiku, kurse gjyshi i tij ishte Sylejmani. Ky dorëshkrim është bërë pjesë e bibliotekës së Hysen Efendiut në vitin 1231/1798, kur edhe është kopjuar dhe plotësuar fundi i tij nga Hysen Efendiu. Katërmbëdhjetë faqet e shkruara nga vetë Hysen Efendiu na mundësojnë që të njohim shkrimin/autografin e tij, e rrjedhimisht kjo na mundëson të njohim edhe ndonjë vepër autoriale poetike a fetare të

258

Takvim – Kalendar 2015

Hysen Efendiut që mund të ruhet në koleksionet e dorëshkrimeve islame-orientale. Sepse, sikurse u tha, jemi të bindur se Hysen Efendiu do të ketë shkruar ndonjë përmbledhjeje poetike, apo ndonjë vepër nga fushat islamologjike. Gjurmimi i mëtejshëm i këtyre dorëshkrimeve mbase do të nxjerrë në dritë fakte të reja letrare dhe shkencore të këtij poeti e intelektuali. Janë jashtëzakonisht me rëndësi për të njohur afinitetin, prirjet dhe përgatitjet shkencore e intelektuale të Hysen Efendiut edhe anëshkrimet që ai vetë i ka vënë në margjina të veprave të ndryshme. Kështu dorëshkrimi “Idhhâru ‘l-ezrâr”, është i stërmbushur më anëshkrime nga Hysen Efendiu. Ai kësaj vepre i ka bërë përmbajtjen, ka bërë shënime, komente e korrigjime plotësuese, aq sa na mundësohet të konstatojmë se kemi të bëjmë me një koment të ri, unikal dhe autograf të kësaj vepre. Ngjashëm është edhe me veprën “Imtihânu ‘l-edhkiyâ” të Imam Birgeviut, ku ka shumë shënime të Hysen Efendiut. Shënimet, komentet dhe plotësimet që ka bërë Hysen Efendiu, janë një material i mirë për ata që dëshirojnë t’i thellojnë studimet e tyre në këto fusha. Hysen Efendiu me dorën e tij, po ashtu kishte lënë një shënim edhe në veprën tjetër “El-Vesîletu ‘l-Ahmediyyeh ve edh-Dherîa'tu ‘s-Sermediyyeh fî şerhi ‘t-Tarîkati ‘l-Muhammediyyeh”. Në faqen e dytë të këtij dorëshkrimi ai shkruan:

‫دﺧﻞ ﰱ ﻣﻠﻚ اﳊﻘﲑ اﻟﻔﻘﲑ اﳌﻌﱰف ﺑﺎﳉﻬﻞ و اﻟﻌﺠﺰ واﻟﺘﻘﺼﲑ ﺑﺸﺮاء‬ ‫ﺷﺮﻋﻰ ﺣﺴﲔ اﺑﻦ اﳊﺎج ﺻﺎدق ﻏﻔﺮ اﷲ ﳍﻤﺎ ﺑﺮﲪﺘﻪ و ﻳﺴﺮ اﷲ ﻋﺰ و ﺟﻞ‬ ‫ﻋﻠﻢ ﻫﺬ اﻟﻨﺴﺨﺔ اﻟﺸﺮﻳﻔﺔ و ﻋﻠﻤﻪ و ﺑﻌﺪ اﻟﻌﻠﻢ و اﻟﻌﻤﻞ ﺑﻨﺸﺮﻩ ﻟﻠﻄﺎﻟﺒﲔ‬ ۱٢۰٩ ‫اﻟﺮاﻏﺒﲔ ﺳﻨﺔ‬


259 Studime “Ky libër/dorëshkrim, përmes blerjes së ligjshme, është bërë pronë e të ngratit... Hysenit të birit të Haxhi Sadikut, Allahu i mëshiroftë të dy! Allahu e shenjtëroftë edhe diturinë e këtij dorëshkrimi të ndershëm dhe atë që mësohet nga ky, e përveç dijes dhe veprimit, e shenjtëroftë edhe shpërndarjen e tij te nxënësit dhe të interesuarit e tjerë. (Kjo ndodhi) në vitin 1209/1794”. Poshtë këtij shënimi është vënë edhe vula/myhyri personale e Hysen Efendiut dhe vula e bibliotekës së tij. Në brendi të vulës së Hysen Efendiut, lexojmë: “Hasbiyall-llâhu vahdehû, abduhû Hüseyn”-(“Allahu, i Vetmi, më është i plotmjaftushëm! Robi i Tij, Hyseni”)

Faksimile e autografit të Hysen Efendiut, të vënë në dorëshkrimin “ElVesîletu ‘l-Ahmediyyeh...”. Aty shihen edhe dy vulat e tij

Hysen Efendiu ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë. Ai, krahas punës së myftiut të qytetit, ka punuar edhe myderriz në medresenë “Pirinaz”.

Takvim – Kalendar 2015 260 Por një personaliteti kaq të shquar, sigurisht që zëri do t’i ketë vajtur edhe përtej Prishtinës dhe kufijve gjeografikë të Kosovës së sotme, si në Shkodër (në Konakun e Bushatlinjve), në Jeni Pazar, Nish, Selanik, Stamboll dhe më gjerë. Në fund të dorëshkrimit të veprës “Behâristân Şem'î-sî”, që është kopjuar nga imami Jusufi, i biri i Mehmed Manastirliut (nga Manastiri) në vitin 1037/1627, Hysen Efendiu, përveç vulës së tij personale dhe të bibliotekës së tij, kishte vënë edhe shënimin: “Dorëshkrimi është bërë pronë, sipas blerjes së ligjshme, nga ana e Hysenit i biri i Haxhi Sadikut në qytetin e Jeni-Pazarit në vitin 1207/1792”. Shënime si ky gjejmë në të gjitha dorëshkrimet që do t’i ketë blerë Hysen Efendiu gjithandej ngado që kishte shkuar. Në veprat/dorëshkrim “Şerh-i şemsiye” dhe “Haşiye ‘ala err-Rrisâle el-haseniyye’, shënon se i kishte blerë në Nish në vitin 1226/1811. Dorëshkrimin e veprës “Vâfiye fī şerhi kâfiye” e kishte blerë në Selanik, kurse “Imtihânu ‘ledhkiyâ” e kishte blerë në Stamboll më 1214/179914. Kjo tregon për lëvizjet (itineraret) dhe interesimet e Hysen Efendiut për pasurimin e fondit të dorëshkrimeve të bibliotekës së tij. Nga vitet që u përmenden më sipër, mund të përfundojmë se Hysen Efendiu, bibliotekën e tij do ta ketë themeluar aty në dy dekadat e fundit të shekullit XVIII, kohë kjo kur edhe Hysen Efendiu mbase do të ketë mbaruar studimet e tij dhe do të ketë arritur nivelet intelektuale e do të jetë shquar si intelektual i mirëfilltë. Është me rëndësi edhe një shënim i vënë nga Hysen Efendiu në fund të dorëshkrimit të veprës “Idhhâru ‘l-esrâr”. Aty autori i shënimit tregon se ditën e shtunë më datën 8 dhul-kade

14

Biblioteka e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, dorëshkrimi nr. 0275 D.A., nr. 0277 D.A., 0368 D.A.


261 Studime të vitit 1213, që korrespondon me datën 13 prill 1799, i kishte lindur një djalë, të cilit i kishte venë emrin Myrteza dhe për të cilin e kishte lutur Allahun që ta bëjë “dijetar, punëmbarë, të drejtë, të sinqertë, me jetë të gjatë dhe t’ia shtojë rrëskun”15. Biografia e Myrtezait nuk na është e njohur. Mirëpo, në faqen 1/A të një përmbledhjeje/”mexhmû’a”16, ka një shënim me rëndësi që na jep disa të dhëna për një pasardhës tjetër të Hysen Efendiut, i cili në bazë të asaj që shkuan aty, ka qenë edhe intelektual edhe poet, i njohur me pseudonimin “Rexhai”. Aty shkruan se “Këtë mexhmû’a, me kushtet që të mos shitet, të 15

Biblioteka e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, dorëshkrimi nr. 0275 D.A., f. 330. 16 Fjala arabe "Mexhmû'a", d.m.th. "përmbledhje", "koleksion". Është nxjerrë nga fjala arabe "xhem'a", „me grumbullue“, „me tubue“, etj. Ato i kanë hartuar, grumbulluar dhe i kanë shkruar vendorët, për vete, për interesa individuale dhe nga kureshtja. Ata në "mexhmû'a" kanë futur atë që kanë gjetur në dorëshkrimet më të afërta, çka kanë dëgjuar, mbajtur në mend ose lexuar, që sipas shijes dhe vlerësimit të tyre kanë qenë interesante dhe me vlerë të regjistroheshin, atë që me përsëritje kanë dashur ta mbajnë në mend, që për to të mbetet ndonjë gjurmë e përhershme, që përmes përmbajtjes së "mexhmû'a”së të ndikojnë tek edukimi i të rinjve etj. Dikur vetë hartuesi i "mexhmû'a”-së, në qoftë se e ka ndier veten të aftë, ka futur ndonjë varg të vetin, ndonjë vjershë, shqyrtim a përshkrim për ndonjë ngjarje interesante dhe të ngjashme. Nga përmbajtja e "mexhmû'a”-së mund të shihet synimi ideor i hartuesit, preokupimet e tij, niveli arsimor dhe kulturor. Thënë shkurt, "mexhmû'a" përmes përmbajtjes së vet na paraqitet si dritare, përmes së cilës mund të përbirohemi në kohën në të cilën është hartuar ajo dhe në shpirtin e hartuesit të saj. "Mexhmû’a”-në, hartuesi rëndom ia ka lënë trashëgim dikujt nga të afërmit e tij, e ky ka vazhduar të shkruajë dhe të fusë lëndë të reja në të. Prandaj, nuk është për t'u çuditur që në "mexhmû'a" mund të gjenden materiale të llojllojshme, çfarë në vende të tjera nuk mund të gjenden. Kështu, secila "mexhmû'a" është antologji më vete dhe unikate. Prandaj "mexhmû'a", dhe kjo secila në veçanti, paraqesin burime te vlefshme për historinë e kulturës së vendeve tona. Ato rëndom janë bartur në xhep, prandaj pjesa më e madhe e tyre kanë formatin e xhepit, dhe, që të ruhen nga dëmtimi, lidheshin me një lidhje lëkure të butë dhe quheshin "xhonk". Më gjerësisht: Salih Trako, Medžmua pjesnika Šakira, "Anali", GHBB, knjiga, II-III, Sarajevo, 1974, s. 109.

Takvim – Kalendar 2015 262 mos tjetërsohet dhe të mos kalojë në pronësi të tjetër kujt, por të ruhet si vakëf i trashëgueshëm brez pa brezi, e ka lënë vakëf në vitin 1270/1853-4, i biri i Myftiut të Prishtinës, Mehmet Emin “Rexhai””. Në fund të këtij vakëfnimi janë vënë edhe vulat/myhyrët e këtij vakëflënësi, alimi e poeti nga Prishtina. Kjo “mexhmû’a” përmban gjashtë risâle/trajtesa të dorëshkruara. Në margjinat e saj ka shumë shënime dhe komente të Hysen Efendiut, po edhe të lexuesve të tjerë të mëvonshëm. Ka të ngjarë që tri nga këto trajtesa të kësaj përmbledhjeje të jenë vepra autoriale të Hysen Efendiut. Por, lidhur me këto trajtesa duhen hulumtime më të thelluara, gjë që tejkalon objektivat dhe natyrën e këtij punimi. Ndër çështjet jetëshkrimore elementare, që pashmangshëm shtrohen këtu janë: Kur ka lindur, ku është shkolluar dhe kur ka vdekur Hysen Efendiu? Përderisa për shkollimin e Hysen Efendiut, tani për tani, nuk kemi ndonjë të dhënë, vitin e lindjes vetëm mund ta supozojmë aty midis dekadës së gjashtë dhe të shtatë të shek. XVIII, kurse vitin e vdekjes së Hysen efendiut, e dimë me siguri pikërisht falë nishanit të varrit të tij.

Nishani i varrit të Hysen Efendi Prishtinës Hysen Efendi Prishtina është varrosur aty ku jetoi dhe veproi, - aty ku gjithmonë pas emrit të tij, me shumë kënaqësi do ta shkruante edhe emrin e qytetit të tij, - në Prishtinë (e kjo sigurisht që ka domethënien e vetë), në mezaret e haremit (oborrit) të xhamisë “Alaudin”, pranë varrit të themeluesit të kësaj lagjeje myslimane dhe ndërtuesit të xhamisë së saj, alimit, hoxhës dhe imamit Alaudin Efendiut (sipas të cilit kjo lagje edhe sot e mban emrin). Dikur edhe mbi varrin e Alaudin Efe-


263 Studime ndiut ka pasur një nishan në gjuhën arabe, i cili nuk është ruajtur dhe është zhdukur së bashku me varrin e të ndjerit Alaudin Efendiut. Në vitin 1936 atë nishan e kishte parë studiuesi Glisha Elezoviç dhe nga ai është ruajtur një kopjim, - ashtu siç e kishte lexuar ai, - si e vetmja dëshmi, ku thotë: Intekale haze ‘l merhûm, El-magfûr, el-abduşŞehîd, el-muhtâç Ilâ rahmetil-lâhi Te’âlâ ilâ yevmi’l- kiyâmeh Mü’în’u ‘l- mutemeddîyîn El-mulûk ve Es-selâtîn Ve şeref ed-devlet Min dârid-deyn Dâri ‘l-fena ilâ El-beka Ali Emir Alaud-din hoca El-meşhur bi Basrali hoca Sakall-llâhu bima-i rr-rrahmeh Ve hüve ‘l mecîdu Ce’ale Allahu ve nevvere kabruhû Fî evâhiri cemâzi El-ûlâ senne selâse Ve erbeîn ve tis’atu miye hicriye 943/1536

‫اﻧﺘﻘﻞ ﻫﺬا اﳌﺮﺣﻮم‬ ‫اﳌﻐﻔﻮر اﻟﻌﺒﺪ‬ ‫اﻟﺸﻬﻴﺪ اﶈﺘﺎج‬ ‫إﱃ رﲪﺔ اﷲ‬ ‫ﺗﻌﺎﱃ إﱃ ﻳﻮم اﻟﻘﻴﺎﻣﺔ‬ ‫ﻣﻌﲔ اﳌﺘﻤﺪﻳﻦ‬ ‫اﳌﻠﻮك و‬ ‫اﻟﺴﻼﻃﲔ‬ ‫و ﺷﺮف اﻟﺪوﻟﺔ‬ ‫ﻣﻦ دار اﻟﺪﻳﻦ‬ ‫دار اﻟﻔﻨﺎ إﱃ‬ ‫اﻟﺒﻘﺎ ﻋﻠﻰ اﻣﲑ‬ ‫ﻋﻼءاﻟﺪﻳﻦ ﺧﻮاﺟﻪ‬ ‫اﳌﺸﻬﻮر ﺑﺒﺼﺮﻩ ﱄ ﺧﻮاﺟﻪ‬ ‫ﺳﺎق اﷲ ﲟﺎء اﻟﺮﲪﺔ‬ ‫و ﻫﻮ اﺠﻤﻟﻴﺪ ﺟﻌﻞ‬ ‫اﷲ و ﻧﻮر ﻗﱪﻩ‬ ‫ﰲ اواﺧﺮ ﲨﺎز‬ ‫اﻻوﱃ ﺳﻨﺔ ﺛﻼﺛﺔ‬ ‫و ارﺑﻌﲔ و ﺗﺴﻌﺔ ﻣﺎﺋﺔ‬ ٩٤٣ ‫ﻫﺠﺮﻳﺔ‬

Përkthimi: “Ky - i ndjeri, i faluri, robi shehid, i nevojshmi deri në Ditën e Kiametit për mëshirën e Allahut të Madhë-

264

Takvim – Kalendar 2015

rishëm, Që është ndihmëtar i fetarëve, i mbretërve, i sulltanëve dhe burrështetasve - kaloi nga kjo botë me obligime dhe e përkohshme në botën e përhershme. Ali Emir Alaudin Hoxha, i njohur si Basrali Hoxha, Allahu, - Që është i Lavdëruar, - e gostittë me ujin e rahmetit të Tij. Allahu ia bëftë dhe ia zdrittë varrin. Fundtetori i vitit 1536”.

Faksimile e leximit të nishanit të Alaudin Efendiut nga G. Elezoviç

Sa rëndësi do të kishte sikur ky nishan i themeluesit të njërës prej lagjeve më të vjetra dhe më të mëdha të Prishtinës të ishte ruajtur deri më sot! Varri i Hysen Efendiut ndërkaq është trazuar disa herë, sa për të mos u njohur sot se aty dikur kishin pushuar eshtrat e njërit prej intelektualeve më të shquar të kohës në Prishtinë


Studime

265

dhe më gjerë. E së bashku me varrin kishte lëvizur edhe nishani i tij, i cili ndonëse i lënë në harresë dhe i përdhosur, fatmirësisht, dëshmon dhe flet se ai dikur kishte qëndruar drejt, krenar dhe pip në këmbë tek koka e këtij njeriu të madh të kohës, por që sot është plandosur për toke, i thyer dhe i përdhosur. Nishani i Hysen Efendiut ka dimensionet 230x53 cm. Turbani ka dimensione 74x106 cm. Pjesa e shtatit ka dimensionet 53x117, kurse kornizat ku është skalitur mbishkrimi 36x84 cm. Guri ka formë dyfaqeshe. Në anën e djathtë të pjesës së sipërme të shtatit, mbi kornizë, ka nga një rozetë të bukur me rreze 7 cm; një të tillë më siguri ka pasur edhe në anën e majtë, por meqë një pjesë e nishanit është thyer, kjo nuk shihet. Nishani është nga guri kristalor nga Shkupi, i quajtur ndryshe "sheqer-tash" ose "guri i Shkupit"17. Është i shkruar në gjuhën osmane-arabe me llojin e shkrimit “sülüs” mjaft të bukur, korrekt dhe të lexueshëm. Mbishkrimi është skalitur në dhjetë rreshta të kornizuar. Gjashtë rreshtat e parë janë bejte poetike të përbërë nga dymbëdhjetë gjysmëvargje tetërrokëshe. Mbishkrimi i transkriptuar ka këtë përmbajtje: Olunacak fermân-i Hakk, ister icâbet da’vete Emrine mutî’ olanlar, cümleler raiyyete 17

‫اوﻟﻨﺠﻖ ﻓﺮﻣﺎن ﺣﻖ اﺳﱰاﺟﺎﺑﺖ دﻋﻮﺗﻪ‬ ‫اﻣﺮﻳﻨﻪ ﻣﻄﻴﻊ اوﻟﻨﻠﺮ ﲨﻠﻪ ﻟﺮ رﻋﻴﺘﻪ‬

Zakonisht, dhe sidomos në fillim, gurët mbivarror janë porositur dhe janë përpunuar në Shkup dhe në rrethinën e tij nga mjeshtër vendës, së këndejmi rrjedh edhe togfjalëshi “gurë Shkupi”. Në përgatitjen e tyre, janë angazhuar disa mjeshtër artistë, si kaligrafisti, mjeshtri i gdhendjes etj. Këtë të dhënë e konsiderojmë mjaftë domethënëse. Gurët e tillë kanë qenë të kushtueshëm dhe jo gjithkush ka mundur të porosis një të tillë.

266 Azm idüb bekâ mülküne, irdi bir âlimi tesehhî Çekilüb fânî cihândan, irdi kurb-i rahmete Hayâtında dost zû ikrâm, iderdi âleme Hânesinde nice mihmân, Ilâh verdi ni’mete El-merhûm el-mağfûr el-muhtâc ilâ rahmeti’l-lâhi Hüseyn Efendi müftî-i Priştine İbn el-hâc Sâdık gaferallâhu lehumâ Fî 3 Şevvâl sene 1246 H.

Takvim – Kalendar 2015

‫ﻋﺰم اﻳﺪوب ﺑﻘﺎ ﻣﻠﻜﻨﻪ اﻳﺮدي ﺑﺮﻋﺎﱂ ﺗﺴﺨﻲ‬ ‫ﭼﻜﻴﻠﻮپ ﻓﺎﱏ ﺟﻬﺎﻧﺪن اﻳﺮدي ﻗﺮب رﲪﺘﻪ‬ ‫ﺣﻴﺎﺗﻨﺪﻩ دوﺳﺖ ذو اﻛﺮام اﻳﺪردي ﻋﺎﳌﻪ‬ ‫ﺧﺎﻧﻪ ﺳﻨﺪﻩ ﻧﻴﺠﻪ ﻣﻬﻤﺎن اﻟﻪ وردى ﻧﻌﻤﺘﻪ‬ ‫اﳌﺮﺣﻮم اﳌﻐﻔﻮر اﶈﺘﺎج اﱃ رﲪﺔ اﷲ‬ ‫ﺣﺴﲔ اﻓﻨﺪى ﻣﻔﱴء ﺑﺮﺷﺘﻨﻪ‬ ‫اﺑﻦ اﳊﺎج ﺻﺎدق ﻏﻔﺮ اﷲ‬ ١٢٤٦ ‫ ل ﺳﻨﺔ‬٣ ‫ﳍﻤﺎ ﰲ‬

Kurse në përkthim, thotë: “Fermani i Zotit që do të bëhet, kërkon pranim të ftesës së Tij Gjithë robërit e Tij (njerëzia), janë ata që i nënshtrohen urdhrit të Tij, Duke këmbëngulur në pasurinë e përhershme, arriti të bëhet dijetar bujar U largua nga bota kalimtare dhe arriti afërsinë e mëshirës së Tij Sa ishte gjallë, botës i bënte mikpritje e ndere Shumë mysafirë në shtëpinë e tij, Zoti iu dha nga mirësitë e Tij I ndjeri, i faluri, i nevojshmi për mëshirën e Zotit Myftiu i Prishtinës Hysejn efendiu I biri i haxhi Sadikut, Zoti i mëshiroftë të dy Më 17 Mars 1831”


267

Studime

268

Takvim – Kalendar 2015

Titujt “efendi” dhe “myfti” dëshmojnë se Hysen Efendiu ka qenë një prej ulemave të shquar të kohës dhe për profesionin e tij (myfti). Kurse turbani në maje të gurit, simbolizon vokacionin e tij prej poeti dhe sufisti të dalluar. Në fund të nishanit shkruan se Hysen Efendiu ka ndërruar jetë ditën e martë më 3 shevval të vitit 1246, që korrespondon me datën 17 mars 1831.

Përfundim Për sa u tha më sipër, mund të themi se, me gjithë të metat që kanë, mbishkrimet mbivarrore turko-arabe, megjithatë mbesin një dëshmi mjaft e vlefshme për historinë e popullit shqiptar dhe veçanërisht për historinë e kulturës shqiptare-islame. Dhe, në fund fare, shprehur me gjuhën e mjeshtrit të letrave shqipe, poetit Mitrush Kuteli, të vënë në ballë të këtij punimi, sot, fatkeqësisht, le që asnjë dorë nuk zgjatet të përkujdeset për mbishkrimet mbivarrore turko-arabe (mbase dhe as për varret), por ato kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha, madje ka tendenca gjithnjë e më të mëdha që këto vepra të artit skulptural të bëra nga artistët tanë, të rrënohen dhe të zhduken fare. Më zhdukjen e këtyre dëshmive, shkojnë në pakthim edhe shumë të dhëna të rëndësishme për shumë ngjarje e personalitete të kohës. Nishani i varrit të myftiut, myderrizit, poetit, intelektualit dhe personalitetit të shquar të kohës, Hysen Efendiut i biri i Haxhi Mehmet Sadikut të birit të Sylejmanit nga Prishtina, duFoto e nishanit të Hysen Efendiut (foto 2003)


Studime

269

het të trajtohet në mënyrë meritore. Ai duhet të vendoset në një vend të sigurt, ku s’e shkel këmba dhe nuk e bluan koha. Sepse është një monument dhe dëshmi e rëndësishme për një njeri të shquar. Për atë që ka bërë për Prishtinën dhe popullin e saj, emrin e Hysen Efendiut duhet ta mbajë me plot nder ndonjë institucion arsimor, fetar e kulturor në Prishtinë. Një rrugë përreth xhamisë “Alaudin” të Prishtinës, aty ku me gjasë lindi e jetoi, aty ku dihet me siguri se e kishte/e ka varrin, gjithsesi duhet ta mbante emrin e Hysen Efendiut. Njerëzit që harrojnë më të mirët e tyre, do të kenë taksiratin të nëpërkëmbën nga më të këqijtë e tyre!


272

kontribute Nuridin Ahmeti

FEJA DHE PRIJËSIT FETARË NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE sipas gazetës “Shkupi” (1911-1912) “Nji milet pa nji Fee, edhe nuk o duk permi faqe t’okes, e nuk e di se si kish me ken, me ja nis na; prandei un kishem me dasht me than pa Hoxhallar e Priften t’mir, mos na le, o Zot”1.

Hyrje Në fazën më dinamike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, numrit të gazetave të publicistikës tonë do t’i shtohet edhe një gazetë e njohur me emrin e njërës nga kryeqendrat e shqiptarëve ”Shkupi”, e cila, përveç tjerash, në faqet e saj vinte në

1

“Shkupi”, nr. 8, 22 tetor, Uskup, 1911, f. 2.

Takvim – Kalendar 2015

pah edhe rolin e prijësve fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Pikërisht kjo tematikë e gazetës “Shkupi” përbën edhe subjektin e punimit tonë. Janë disa arsyeje pse ne e kemi trajtuar këtë problematikë: E para - është njëra prej gazetave të kësaj periudhe që me së shumti i kushtoi kujdes dhe i dha hapësirë unitetit fetar të shqiptarëve. E dyta - një pjesë e konsiderueshme e gazetave të kohës në gjuhën shqipe, thënies së Pashko Vasës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, i dhanë konotacion negativ, duke shkruar negativisht për veprimtarinë e klerikëve, pa dallim feje, duke anashkaluar edhe ato figura të njohura tanimë për veprimtarinë e tyre shpirtërore e kombëtare.2 E treta - në kohën e sistemi monist në Shqipëri u botuan dy vëllime për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, me përmbledhje artikujsh nga shtypi, duke përzgjedhur vetëm ata artikuj që kishin të bënin kundër fesë dhe prijësve tanë fetarë, dhe u anashkaluan ata artikuj të gazetave, ku trajtohej objektivisht roli i fesë dhe prijësve tanë fetarë. E katërta - për dallim prej disa gazetave të tjera që shkruanin kundër disa prijësve fetarë dhe fesë, në gazetën “Shkupi” nuk do të gjejmë asnjë artikull të shkruar kundër tyre, por çështjen fetare te shqiptarët kjo gazetë e sheh si të domosdoshme 2

Për shkrimet e gazetave shqiptare të kohës kundër krerëve fetarë, myslimanë, katolikë, ortodoksë, shih: Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,Vëllimi I (1879-1908), Universiteti i Tiranës - Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, (Përgatiti: Zihni Haskaj), Tiranë, 1971, f. 305-329; Mendimi politiko-shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Vëllimi II (1908-1910), Akademia e Shkencave e RP së Shqipërisë - Instituti i Historisë, (Përgatiti: Zihni Haskaj), Tiranë, 1976, f. 495-552


Kontribute

273

në shoqërinë tonë dhe kontributin e prijësve fetarë në çështjen kombëtare si mjaft domethënës. E pesta - kjo gazetë më së miri pasqyron rolin e fesë dhe kontributin e prijësve tanë fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. E gjashta-një propagandë e tillë kundër prijësve fetarë, për mendimin tonë, edhe pse kanë kaluar më shumë se njëqind vjet qëkur janë botuar këto shkrime, është aktuale edhe sot.

Dy fjalë për gazetën” Shkupi” Numri i parë i gazetës ”Shkupi” botohet më 29 gusht të vitit 1911. Gjithsej kanë dalë 34 numra. Deri në vitin 1912, gazeta botohej në Shkup dhe drejtues ishte Jashar Erbara,3 kurse vendimi për daljen e kësaj gazete u mor në Kongresin e Dytë të Manastirit më 2 prill të vitit 1910, si propozim i Rexhep Mitrovicës.4 Kjo gazetë botohej në dy gjuhë: në gjuhën shqipe dhe në gjuhën osmane. Ishte gazetë javore dhe botohej në katër faqe, 3

Jashar Erbara (1872-1953) - veprimtar i arsimit dhe kulturës kombëtare, organizator i shoqërive, klubeve e komiteteve patriotike, publicist. Mësimet e para për gjuhën shqipe i mori privatisht nga atdhetari S. Najdeni, mbaroi gjimnazin e Manastirit dhe më pas ndoqi mësimet në shkollën normale “Drita” në Bukuresht. Ishte njëri nga nismëtaret e shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, ku botoi një numër librash në gjuhën shqipe. Së bashku me Dervish Himen botoi gazetën “Pavarësia e Shqipnisë” (1900) dhe “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”, “Albania”, e cila ka dalë në Beograd gjatë viteve 1902-1906. Themeloi Klubin shqiptar të Kumanovës më 1909. Përgatiti një abetare me titull: “Për një javë, shqipen e mëson”. Në vitin 1924-1939 ishte deputet në Parlamentin shqiptar. Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1, ASHAK, Tiranë, 2009, f. 610. 4 100 vjetori i gazetës “Shkupi” (dokumente), Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Shkup, 2011, f. 6.

274

Takvim – Kalendar 2015

vëllim ky i zakonshëm për kohën kur dilnin këto gazeta. Ajo trajtoi problematika të ndryshe të kohës, sidomos ato që lidheshin me fatin e popullit shqiptar. Kjo dëshmohet edhe nga motoja që në numrin e parë, të vendosur nga drejtuesit e gazetës duke treguar se gazeta “Prun interesat e kombit”5. Drejtuesit i qëndruan besnikë kësaj motoje deri në numrin e fundit. Që në numrin e parë drejtuesit e gazetës i bëjnë të ditura qëllimet e tyre përmes një shkrimi të titulluar: “Epame me udhe ti thomi kto pake fiale si parathënie”6. Drejtuesit e gazetës, të drejtat e tyre të realizueshme i shihnin vetëm në bashkërendim me Perandorinë Osmane: “Po me shpirt e trupe te pa ndamune nga mretnia t’on e lumtur, ku ka mbi se 500 vjete qe rojme dhe te miren e te keqen e kemi nda dhe dot a ndajme sot e tutje ma mire me shpres te Perendise”7. Ata, përmes gazetës, në forma të ndryshme ia bëjnë me dije Perandorisë Osmane në këtë kohë se të drejtat e tyre për gjuhën shqipe duhet të merren parasysh me qëllim që “të kthehet prape ajo armonia e vjeter ne mes t’one..., se ndryshe do na haja morteja tu dyve, se fqine te “ beses qi kemi” reth e rotulle, ku gjalmat i bojne litar, prej pamareveshjes ne mest t’one”8. Dhe krejt në fund të këtij vështrimi, redaksia shpreh dëshirat e shqiptarëve se këta janë për: “Dituni-mesim në gjuhen e vet, se kjo eshte ma e shkurta ruge perme u bo njeres sivilize

5

“Shkupi”, nr. 1, 29 gusht, Uskup, 1911, f. 1. Po aty. 7 Po aty. 8 Po aty, f. 1-2. 6


275

Kontribute

dhe me kuptu interesin e vertet te dy palezet, qi veç se me kretinin t’on Osmanli s’ka rojtje sod ndryshe”.9 Gazeta kishte një numër të konsiderueshëm të bashkëpunëtoreve, përmes shkrimeve, kontribuonin për një mbarëvajtje sa më të mirë, një pjesë e tyre shkruan edhe me pseudonime. Por, ajo që duhet veçuar, është se kjo gazetë qe “publikimi i parë periodik në gjuhën shqipe në Kosovë”10.

Feja dhe prijësit fetarë Në kuadër të botimeve që janë publikuar për historinë e shtypit tek shqiptarët, autorët si: Sherafedin Hoxha11, Blendi Feziu12, Hamit Boriçi - Mark Marku13, nuk kanë lënë pa e përmendur edhe këtë gazetë dhe për të janë botuar edhe materiale përmbledhëse14, por studimin më gjithëpërfshirës për të e ka shkruar Muhamet Pirraku.15 Në studimet e lartcekura, për trajtimin që kjo gazetë i bënë fesë, si një element i çmuar te shqiptarët, duhet veçuar botimi i 9

“Shkupi”, nr. 1, 29 gusht, Uskup, 1911, f. 2. Sherafedin Hoxha, Shtypi i kombeve dhe kombësive të Kosovës 1871-1983, Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 67. 11 Po aty, f. 67-69. 12 Blendi Feziu, Histori e shtypit shqiptar 1848-2005, Onufri, Tiranë, 2005, f. 161. 13 Hamit Boriçi - Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar 1, UFO - Press, Tiranë, 2007, f. 111- 116; Hamit Boriçi - Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar na fillimet deri në ditët tona, SHBLU,Tiranë, 2010, f. 57-60. 14 100-vjetori i gazetës “Shkupi” (dokumente), Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Shkup, 2011, f. 6. 15 Muhamet Pirraku, Gazeta “ Shkupi” (Disa kategori të mendimit politik e shoqëror të saj), në: Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, nr. 19, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1990, f. 159-191. 10

276

Takvim – Kalendar 2015

autorëve Hamit Boriçi - Mark Marku16, derisa autorët e tjerë nuk e përmendin fare, pavarësisht se në faqet e kësaj gazete gjejmë shkrime të tilla. Pothuajse, nga numrat e parë të daljes së kësaj gazetë hasim shkrime, të cilat mundohen të japin mesazhe për mosndarje fetare te shqiptarët dhe tendencat e disave që pjesëtaret e fesë islame në Shqipëri t’i quajnë si turq, katolikët si latinë dhe ortodoksët si grekë, iu përgjigjet përmes një artikulli: “Muhamedan e tyrk, katolik e llatin, ortodoks e shqja”, duke sjellë argumente të mjaftueshme se shqiptarët “te ton, sikurse edhe Muhmedant e Shçipniis, njashtu edhe katolikt, jon Shçyptar”17. Ndasive fetare te shqiptarët, që po mundohej dikush t’i mbillte në atë kohë, gazeta u kushtoi rëndësi duke u bërë apel se këto ndasi, qofshin fetare apo krahinore nuk janë në dobinë e shqiptarëve, ato duhet gjetur forma për t’u tejkaluar, duke apeluar se ndasitë e tilla nuk janë në traditën tonë, përkitazi me këtë drejtuesit e gazetës shkruajnë artikullin “Bashkimi a pështimi”, duke u bërë thirrje se ndarjet në mes nesh janë qëllime të armiqve tanë “Armiqt e ton mir e din se bashkimi i jon a pështimi i jon; prandei ne të tona mënyrt kqyrin me na prish, me na daa, me na shti flaken mermiet vedi”.18 Në këtë artikull drejtuesit e gazetës ndalen edhe te ndasitë fetare të shqiptarët duke u bërë thirrje që të mos lejojnë një gjë e tillë të ndodhë, se kombet që janë grindur në mes veti për çështje fetare e kanë pësuar keq, duke u treguar se ” nji komb qi grihet ner vedi ksi

16

Hamit Boriçi - Mark Marku, Vep. e cit., f. 112-113. “ Shkupi”, nr. 4, 19 Shtatuer, Uskup, 1911, f. 1-2. 18 “ Shkupi”, nr. 6, 8 Tetuer, Uskup, 1911, f. 1-2. 17


Kontribute

277

soit, edhe ky gjaa n’drit ska me qit: kush dahet për pun t’ Fees, ska me u bashkue as per pun t’kombit, e keshtu ka me hup”19. Në disa numra të gazetës, hasim artikuj që u drejtohen lexuesve, për t’ua bërë me dije se drejtuesit e saj janë “pro besimeve dhe besimtarëve, por kundërshton ata që shfrytëzojnë besimet për t’i përçarë e tërhequr ata nga lëvizja kombëtare”20. Duke e parë se propaganda për përçarje fetare të shqiptarëve dita-ditës po shtohej, nga qarqe të ndryshme, dhe në anën tjetër disa individ me shkurtpamësinë e tyre, botonin ndonjë artikull në disa gazeta shqiptare të kohës, kundër fesë dhe prijësve fetarë, duke anashkaluar plotësisht figurat e ndritura fetare të kohës, disa prej të cilëve jetonin ende, si: Hoxhë Tahsini, Hoxhë Popova, Ndoc Nikaj, Kristo Harrallambi etj. Një qasje e tillë e disa drejtuesve të gazetave të tjera mund të ndikonte në përçarjen e fetare të shqiptarëve, drejtuesit e gazetës “Shkupi” botojnë një artikull me titullin “Hoxh e Prift”21, duke ua bërë me dije disa individëve që flisnin dhe shkruanin kundër kësaj shtrese të popullsisë shqiptare, se kontributi i prijësve fetarë ka qenë dhe vazhdon të jetë domethënës në qëllimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kjo shtresë nuk ka qëndruar indiferent ndaj zhvillimeve politiko-shoqërore te shqiptarët, por ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë përbërëse në këtë shoqëri.

278

Ky artikull është më i ploti i botuar në mbrojtje të vlerave të mirëfillta fetare dhe prijësve fetarë te shqiptarët, andaj fokusimi ynë në këtë punim është kryesisht te ky artikull. Që në fillim, autori i shkrimit ua bën me dije lexuesve se nuk është as hoxhë e as prift, por nuk mund të pajtohej më të pavërtetën që po u vishej prijësve tanë fetarë të kohës. Sipas gazetës, prijësit tanë fetarë janë persona, të cilët punët e tyre i kryejnë me përpikëri dhe punë parësore e tyre është feja, por në momente vendimtare, për fatin e kombit të tyre, çështjen fetare duhet ta kanalizojnë në dobi të kombit të tyre “puna ma e paar e tyne ashtë Feeja, due me than me ju gjet kombit me njimto pun qi mundet me pas nevoj per kah ana e Fees, e per kah ana e shpirtit”22. Edhe në qoftë se ka ndonjë nga prijësit fetarë që nuk ka dhënë ndonjë kontribut kombëtar në momente të caktuara, për fatin e kombit, drejtuesit e gazetës sqarojnë se nuk duhet të fajësohen të gjithë prijësit fetarë, duke bërë me dije se në çdo shoqëri apo komunitet ka njerëz të mirë dhe të këqij, duke mos hezituar të sjellin edhe argumente logjike, për t’ua bërë më të qartë lexuesve atë që e thonë: “Pse noi nja asht i keq, do me than belda se t’ton jan të kqii? Pse nji moll ashtë e kalb, s’do me than se t’tana jan t’kqija; pse edhe ner ne ka gjind t’Kqii, s’do me than se të ton jemi te Kqii. E ne i kqyrshih punt e veta, na ma shum s’un lypim prej tyne. Madie due me than e masi po i kryikan detyret e veta, jan edhe atdhetare t’mir”.23

19

“ Shkupi”, nr. 6, 8 Tetuer, Uskup, 1911, f. 2. Hamit Boriçi - Mark Marku, Histori e shtypit shqiptar 1, UFO - Press, Tiranë, 2007, f. 113. 21 “ Shkupi”, nr. 8, 22 Tetuer, Uskup, 1911, f. 2.

Takvim – Kalendar 2015

20

22 23

Po aty Po aty


Kontribute

279

Një element me rëndësi te prijësit tanë fetarë, që e vë në pah ky artikull, është edhe shërbimet e tyre në dobi të popullit. Në këtë artikull, drejtuesit e gazetës, as që e vënë në dyshim këtë cilësi të prijësve tanë fetarë, ata janë të bindur se kjo cilësi ekziston te figurat tona fetare dhe ata e kultivojnë këtë, përndryshe, sipas artikullit, kombi nuk do t’i respektonte për të tillë në qoftë se nuk do ta kultivonin altruizmin në vetveten e tyre: “Natyra e punes tyne ma t’pares, asht me i kçyr tiret, me u mundue per tier, e ditme kah ana e Fees: Prift e Hoxh kurkush s’asht per vedi, por per tier. Mos me pas dasht me e marr ket baarr, edhe ato kishin muit me jetue n’dynja si na. Pra nuk mundena me thon, se Hoxha e Prifti po kqyrin veç per vedi: me ken, ksi soit, s’kishin me muit me ken maa Priften e Hoxhallar, masi puna vet e lyp me ken per tier e kombit vet nuk e kishte mait per Hoxhallar e Priften me ken se nuk ju kqyrin punen e tyne per kah ana e Fees”.24 Për disa fjalë të dëgjuara nga drejtuesit e gazetës se “prijësit tanë fetarë na kanë lënë në terr”, në këtë artikull, autori mundohet t’ua japë edhe këtë përgjigje, duke u thënë se edhe kjo pak dritë të cilën ne e posedojmë sot është meritë e prijësve tanë fetarë dhe të gjithë ata njerëz që sot dinë të shkruajnë e të lexojnë, bazat e para të shkrimit të tyre i kanë marrë nga kjo shtresë. Drejtuesit e gazetës, për t’u përgjigjur në këtë thashetheme të kohës, fillimisht vënë në pah kontributin e ulemave tanë, si Hafiz Ali Korça25, Seid Najdeni26, Hoxhë Tahsini27, 24 25

Po aty Hafiz Ali Korça - (5 prill 1873 në Korçë -31 dhjetor 1956 në Kavajë). Hafëz, luftëtar për liri, poet, përkthyes, shkrimtar, atdhetar, mësues, myderriz, profesor, islamolog, hartues tekstesh mësimore-shkollore. U shkollua në vendlindje

Takvim – Kalendar 2015

280 28

29

Hoxhë Popova e Hoxhë Viladani : “Në Shqypnii kush di me dhe Stamboll. Disa nga veprat e Tij janë: Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, Historija e shenjt dhe katër halifet, Mevludi shqip, Jusufi me Zelihanë, Abetare, Alfabeti arabisht, Muslimanija, Gramatika dhe syntaksa Shqip-Arabisht, Shtat ëndrrat e Shqipërisë, Bolshevizma çkatrrim i njerëzimit, Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, Gjylistani (Trëndafilishtja), e Sa’adiut, Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit. Shih: Hafiz Ali Korça, Vepra 1-12, Logos A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2006. 26 Said Najdeni - (1864 në Dibër të Madhe - 21 nëntor 1903 në Dibër). Patriot, mësues, myderriz, veprimtar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, u shkolluan në Dibër dhe në Stamboll, bashkëpunoi me patriotët e kohës, ndërroi jetë më 21 nëntor 1903, në moshën 39-vjeçare. Në vitin 1900, tri vjet pa ndërruar jetë, hoxha Said Najdeni jo vetëm që e hapi shkollë shqipe në Dibër për herë të tretë, por i botoi dy libra në gjuhën shqipe: “Fe rrëfenjësa e myslimanëve”, botue në Sofie, 1900; “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, Sofie, 1900. Mahmud Hysa, Studime 6 - Said Najdeni - Hoxhë Voka & Hafiz Sherif Langu, ITKSHSH, Shkup, 2013, f. 15-205. 27 Hoxhë Hasan Tahsini - (1811 në Çamëri -1881 në Stamboll), Hoxhë, shkencëtar, doktor i shkencave, i shkolluar, në vendlindje, Stamboll e Paris. Pas vetes ka lënë një mori veprash dorëshkrim në fusha të ndryshme shkencore e shpirtërore. Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, dijetar shqiptar që më shumë jetoi në Stamboll. Bëri studime të shumta në psikologji, astronomi etj. Bëri një projekt të alfabetit të gjuhës shqipe me 8 zanore dhe 30 bashkëtingëllore në fillimin e viteve 70 të shek. XIX. Pjesëmarrës i komisionit që hartoi alfabetin e Stambollit.Shih: Laurant Bica, Profesor Hasan Tahsini, V. 1-3, West Prinit, Tiranë, 2009. 28 Hoxhë Popova - (1856-1949), Lindi në Vushtrri dhe mori arsim islam në Stamboll, ku kreu medresenë dhe shkollën e lartë. Punoi si arsimtar në Novi Pazar e Beranë. Vitet e fundit i kaloi në Tiranë. Njihet si autor i një mevludi, që mbahet si më i përhapuri ndër shqiptarët sidomos në Kosovë. Fjalori Encik-

lopedik Shqiptar 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, f. 2066-2067. 29

Hoxhë Viladan Dibra - Lindi në Rekë të Dibrës, edhe pse për vitin e lindjes nuk dihet saktësisht. Mësimet e para dhe ato të mesme i mori në vendlindje, kurse studimet e larta i kreu në Stamboll. Ishte ndër themeluesit e “Shoqërisë së shtypurit shkronja në Stamboll”. Përkrahës i alfabetit shqip me shkronja latine, i dërguari i shoqërisë së lartcekur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, Nuridin Ahmeti, Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës ( 1878-1912), IAP, Prishtinë, 2011, f. 104-106; Dr. Ramiz


Kontribute

281

shkrue e me knue, qi s’a msue pei Tyne a sebeb ata? Mir e jan demela e kush punoi ma shum se ato? Hafuz Haxhi Aliu, nji hoxh na i kthei shqyp 303 fialt e Hasreti Aliis. Hafuz Seid Dibra, shkruiti Fee - rre - fenjsen; Hoxha Tahsini disa pun ka bo per atdhen, Hoxh Popova e shkrujti Mevlutin shqip, Hoxhe Vildani qi punon sot e sa t’tjere ku dhe n’ment s’na bien”.30 Duke vazhduar me prijës fetarë katolikë, si Bardhin, Bogdanin, Gjergj Fishtën, Ndoc Nikjan etj. dhe me priftin ortodoks Kristo Harallambin. Në fund të artikullit, drejtuesit e gazetës bëjnë apel se pas argumenteve të ofruara, le të gjykojnë vetë lexuesit se çfarë shtrese e shoqërisë na qenkan prijësit tanë fetare dhe se në të mirë të shoqërisë tonë është që ta duam më shumë njëri-tjetrin, t’i dalim zot njëri-tjetrit dhe të mos merremi me sharje e ofendime duke apeluar: “Shqiptart jan te ton nji me zember e me mend”31. Dukë e parë shtjellimin interesant që u bëhet prijësve fetarë në këtë artikull, kemi menduar që pa asnjë ndërhyrje, t’ua sjellim edhe lexuesve. “Hoxh e Prift... Hoxh e Prift! Sa emna t’kçii! Nuk jan atdhetar t’mir, madie jan amniç të Shqypniis. Njishtiu m’ka qillue shum her me ndie. Por nuk e di a jon kuitue nopak permi fjal qi flasin, a vexh flasin pse njashtu ju teket me fol.

Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, ISHMQI, Tiranë, 2002, f. 278-280 30 “Shkupi”, nr. 8, 22 Tetuer, Uskup, 1911, f. 2. 31 Po aty.

282

Takvim – Kalendar 2015

S’jam Prift as Hoxh, por sod m’uka tek me e kqyr pakëz kët pun, veç pse jam dashamir i të vërtetes e më kandet me i gjikue punt saa ma dreit të mui. Nji njeri ashtë i keq, kur nuk i kryë detyret( borxhet) e veta, e per me dit a i kryen kto detyra, mas parit duhet me e dit se cillat jan, nryshei a rezik me e kap, po bie fjalla, me nji gazetaxhii, pse nuk shkon me livrue. Te tana punt s’mundet kush me i krye, por se cilli t’veten: katunari me livrue e askeri me lifte, a kuitoi se mundet me ken hem nieri i mir, hem atëdhetar i mir, si askeri tui lifte, si katunari tui livrue. Per me muit pra me e da punen e Priftneve e t’Hoxhallareve, due me than, a jan gjind t’kqii a të mir, atdhetar të nxet, a amniq, t’kqyrim nji her cillat jan detyrat e tyne e si i kryin. Puna ma e paar e tyne ashtë Feeja, due me than me ju gjet kombit me njimto pun qi mundet me pas nevoj per kah ana e Fees, e per kah ana e shpirtit. Por shka si unë, kto pun i kryin Hoxhallart e Prifinit, e fort rall kam ndie gjind tui u ankue n’ket made. Madie edhe n’kioft nokush ner to qi nuk i maron kto pun, shka do me than? Pse noi nja asht i keq, do me than belda se t’ton jan të kqii? Pse nji moll ashtë e kalb, s’do me than se t’tana jan t’kqija; pse edhe ner ne ka gjind t’Kqii, s’do me than se të ton jemi te Kqii. E ne i kqyrshih punt e veta, na ma shum s’un lypim prej tyne. Madie due me than e masi po i kryikan detyret e veta, jan edhe atdhetare t’mir: Hoxha e haxhi e tietër send s’mund me ken, e tietër pun s’i shkon per dor: te tona punt deri sod ska muit kush me i krye: mjaft asht ne e kqyrt secili punen e vetë. Na thomi: shka skie zanat, mos prek me dor, e zanati e puna e Hoxhalareve e t’Priftneve s’asht tjetër veç se me ju giet kombit n’pun Fees.


Kontribute

283

Thot dikush: Hoxhallart e Priftnit po kqyrin veç per vedi. Mir: por per me gjku mir n’ket pun ta pvesim nji her zembren ton. Na kur po kçyrim per tier! Sicilli po mundohet per vedi. Edhe atyne ju ka dhon Zoti nji me hanger e nji shtat me vesh: ti kishte pas fol pa nevoj me hanger e me u vesh, ma mir kishte ken, por qe Perendia nuk deshti keshtu. Ne mram, prap po thom, kur ta kryin detyren e vet me ju gjet tireve per kah ana e Fees, na prei, tyne s’un lypin ma shum. Nji tieter send edhe duhet me kuitue: bash natyra e punes tyne ma t’pares, asht me i kçyr tiret, me u mundue per tier, e ditme kah ana e Fees: Prift e Hoxh kurkush s’asht per vedi, por per tier. Mos me pas dasht me e marr ket baarr, edhe ato kishin muit me jetue n’dynja si na. Pra nuk mundena me thon, se Hoxha e Prifti po kqyrin veç per vedi: me ken, ksi soit, s’kishin me muit me ken maa Priften e Hoxhallar, masi puna vet e lyp me ken per tier e kombit vet nuk e kishte mait per Hoxhallar e Priften me ken se nuk ju kqyrin punen e tyne per kah ana e Fees. Prifitinit e Hoxhallart na hupen: vyn me i verr te tan n’nji konop. - Edhe ket e kam ndie nji her. Kollai me fol, por zor me diftue. Si na hupen? Qysh? Kush? Pe noi nja belda aty ketu asht i keq, s’mundena me i ba te tan t’kqii. Nji milet pa nji Fee, edhe nuk o duk permi faqe t’okes, e nuk e di se si kish me ken, me ja nis na; prandei un kishem me dasht me than pa Hoxhallar e Priften t’mir, mos na le, o Zot. Hoxhallart e Priftnit na lan n’terr me demelii t’vet. Mir: po qa jo pak driit qi po na shkelqen, pei kui e kemi? Në Shqypnii kush di me shkrue e me knue, qi s’a msue pei Tyne a sebeb ata? Mir e jan demela e kush punoi ma shum se

284

Takvim – Kalendar 2015

ato? Hafuz Haxhi Aliu, nji hoxh na i kthei shqyp 303 fialt e Hasreti Aliis. Hafuz Seid Dibra, shkruiti Fee - rre - fenjsen; Hoxha Tahsini disa pun ka bo per atdhen, Hoxh Popova e shkrujti Mevlutin shqip, Hoxhe Vildani qi punon sot e sa t’tjere ku dhe n’ment s’na bien. Nji fare Barleci32 na la t’shkrueme nji historii t’bukur t’Skender Begut, e Barleci kie nji Prift. Nji ner libra ma t’vjetra qi kemi, asht libri, Bogdanit33 e Bogdani kie nji Ipeshkev (Despot katolik). Nji far Zarishi na la do beita t’mira, Zarishi kie nji Prift. Ma i vjeter “ Fjaluer” Shqyp - Llatinxhe kie shkrume prei nji far Budit34, e Budi kie nji Prift. Eill Radoja35, 32

Marin Barleti - ( rreth. 1450-1512), Prift, historian, i njohur si Marius Barletius mendohet të ketë lindur në Shkodër, ku ai përjetoi rrethimin e dytë të qytetit të Shkodrës nga osmanët më 1478, ku bie edhe Shkodra, më pas Barleti largohet për Itali dhe në Padovë u bë rektor i famulisë së Shën Stefanit. Disa nga veprat e tij janë: Rrethimi i Shkodrës, Vendik, 1504, Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princit të Epirit, Romë, rreth, 1508-1510 etj. Shih: Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, Uegen, Tiranë, 2011, f. 101-102. 33 Pjetër Bogdani - (Gurit të Hasit të Prizrenit Rreth. V. 1630-1689 në Prishtinë), Klerik i lartë katolik. Kreu Kolegjin e Loretos në Itali. Më 1656 doktoroi në Kolegjin e propaganda Fide në Romë. Ishte peshkop i Tivarit 1685. Më 1677 emërohet kryepeshkop i Shkupit. Autor i veprës Çeta e profetënve. Mori pjesë në luftërat austro- turke, në anën e austro-hungarezëve në vitin 1689. Shih: Historia e letërsisë shqipe I-II, (Grup autorësh) Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1975, f. 177-178. 34 Pjetër Budi - (Gur të Bardhë të Matit 1566-1622), Shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare, klerik i lartë katolik. Shërbeu për shumë vjet si famullitar në kishat katolike në Kosovë. Më 1615 shkon në Romë për t’u interesuar për botimin e veprave të tij dhe për të kërkuar ndihmë kundër osmanëve. Ai shkroi edhe këto vepra: Doktrina e kërshtenë (1618), Paqyra e t’rrëfyemit (1621) dhe “Rituali roman (1621). Shih: Fjalor Enciklopedik Shqiptar 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 316. 35 Engjëll Radoja - (Shkodër 1820-1880), Autor kishtar, klerik, i shkolluar në Romë, shërbeu si famullitar në vendlindje, drejtues i shkollave françeskane të Shkodrës. Disa nga veprat e Tij janë: Koncilli i Dheut Shqypnis, Romë, 1872;


Kontribute

285

nji Prift, shkruiti tre libra Feejet per katolik. Nji histori t’ “ Lixhes Moxhme” kemi: kie hrue pei Pashko Bahit e Pashko kahi kie nji Prift. Nji far Jak Jung-u, ne qeto viet e mrama qiti nji fialuer t’vogel, e disa libra tier e jak Jung-u kie nji jesiut ( Kallugjer katolik). Nji historii t’Shqypniis e kemi: e ka shkrue Ndoc Nikai36 e Ndoc Nikai asht nji Prift. “ Shoqnija Bashkimi” qiti nji “ Fjaluer t’ri” e do libra per shkoll, e n’ket shoqnii kiene t’ton Priften e Freten (kallugjer katolik). Do beita shum t’bukura na kan dal ne qeto dit: P. Gjiergj Fishta37 i ka qit, e P.G. Fishta asht nji frat. Nji liber i vogel ” Agimi i Gjytetnis” por shkrum shum bukur, na ka dal tash shpeit: nji frat, emnin P. C. Gjekov, e ka qit. Nji Grammatik, kreit shqyp, e kemi nji Jezuit, emnit P. Zaunoni, e ka qit. Te tan librat e shkolles çi i perdoroin fmija e katolikve, i kan cit Priftinit. Çe dy mui na ka dal nji Fjalur i rii gadi 1200 faqesh e ket fjaluer e ka çit nji Jesuit, emnit P. Ndue Buseti.

Doktrina e Kërshtene, Shkodër, 1876. Fjalori Enciklopedik Shqiptar 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, f. 2198. 36 Dom Ndoc Nikaj - (Shkodër - 08.03.1864-14.10.1951), Prift, prozator, botues, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u shkollua në Kolegjin Papnor të jezuitëve në Shkodër. Disa nga veprat e Tij janë: Marzia e ksctenimi n’filles t’vet, Shkodër, 1892; Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun, Shkodër, 1913; Shkodra e rrethuese, Shkodër, 1913. Shih: Robert Elsie, Fjalori historik i

Shqipërisë, Uegen, Tiranë, 2011, f. 432-433. 37

At Gjergj Fishta - (Fishtë, Zadrimë - 23.10.1871-30.12.1940 Shkodër), Figurë fetare dhe politike, poet shkrimtar, u shkollua në vendlindje dhe Bosnjë. Disa nga veprat e tij janë: Lahuta e Malcis, Shkodër, 1937; Mirizi i zanave, Shkodër, 1913; Gomari i Babatsit, Shkodër, 1923; Vallja e Parizit, Shkodër, 1925. Shih: Gjergj Fishta, Vepra 1- 5, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Takvim – Kalendar 2015

286 38

Emnin e Hristo Harallambit na te ton e dim e si e maroi jeten tui dek per gjuh, e Hristo Harallambi kie nji prift ortodoks. Pra bash leit demela..., nuk ken kan Prifnit e Hoxhallart...., puna vet po flet. S’po due me thon çi ska pas shkrimtar pas Priftneve e Hoxhallarve, jo: por sod masi per ta po flas, veç kta po i permendi e jo tiert. Nji tieter her, kur t’na vin shteku, kemi me fol edhe per tier çi jan mundue per gjuh e per atdhe. Vllazen Shqiptar: ktu po maroi: tash une menden t’me e diftova e ju vet gjykoni e jan amniq t’Shqipës e Shqipniis Prifnit e Hoxhallart a jo. Merami i im ske me e sha kend, ja: madie shkrova qi mos t’shaet kush, n’dasht t’jen Hoxh, n’dasht mos t’jen, pot të tan t’mahena si vëllazen t’mir, t’duhena, ti dalim zot shoqi shoqit, mos t’ndihet kurr e kurkun çi nji shqyptar t’flasin keq, per nji tieter vllaa, por t’thohet per nee: “ Shqiptart jan te ton nji me zember e me mend” Pra, Rrnoft Vlleznia e Shqiptarve”.39

Përfundim Duke shfletuar materialet e lartcekura, mund të përfundojmë se gazeta “Shkupi” iu kundërvu me sukses propagandës kundër fesë dhe kundër prijësve fetarë të kohës, e cila zhvillohej përmes disa individëve dhe gazetave të caktuara. Drejtuesit 38

Papa Kristo Negovani - (Negovan 1875- 12.2.1905), Prift ortodoksë shqiptar, shkrimtar, arsimtar, luftëtar i shqiptarizimit të kishës ortodokse. U shkollua në vendlindje dhe Rumani. Për bindjet e tij kombëtare në moshën 30-vjeçare masakrohet nga bandat greke. Shih: Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, Uegen, Tiranë, 2011, f. 429 – 430. 39 “Shkupi”, nr. 8, 22 Tetuer, Uskup, 1911, f. 2.


Kontribute

287

e “Shkupit” u përballën suksesshëm me problemin fetar brenda mundësive që i kishin. Gazeta, opinionit të një mase të caktuar dhe fjalëve të cilat i dëgjonte më së shumti në popull kundër fesë dhe prijësve fetarë, bëri përpjekje t’u përgjigjej me shembuj praktikë nga puna e tyre, duke e nxjerrë në pah kontributin e tyre për çështjen fetare e kombëtare, duke i potencuar edhe me emra. Prijësit fetarë dhe fenë të shqiptarët, kjo gazetë nuk i shihte si një element përjashtues prej proceseve në të cilat po kalonte populli shqiptar, për dallim prej disa gazetave të tjera. Përkundrazi, gazeta “Shkupi” fenë dhe prijësit fetarë i shihte si një element të rëndësishëm për mbarëvajtjen e Lëvizjes Kombëtare, gjithmonë duke dalë në mbrojtje të tyre, duke e vënë në pah kontributin e tyre, si në aspektin shkrimor, po ashtu edhe në atë organizativ. Me një fjalë, për gazetën“ Shkupi” feja dhe prijësit fetarë te shqiptarët ishin shtyllë e fortë e shoqërisë shqiptare dhe kontributi i tyre në të mirë të vendit dhe shoqërisë, është po aq i madh sa edhe i shtresave të tjera në shoqërinë shqiptare të kohës. Drejtuesi i gazetës, Jashar Erabara, nuk kishte mundësi t’i mbyllte sytë dhe veshët përballë propagandës që zhvillohej kundër fesë dhe prijësve fetarë, kur dihet se ky ishte një nga studentët/talebet e Hoxhë Vokës dhe nga afër kishte pasur fatin t’i shihte disa nga aktivitetet e mësuesit të tij në dobi të fesë dhe të kombit. Ky prezantim i kontributit të krerëve fetarë, nga ana e drejtuesve të gazetës “Shkupi”, njëherësh na ofron edhe një pasqyrë të asaj që e quajmë mirëkuptim ndërfetarë tek ne, duke e prezantuar secilën fe te shqiptarët me kontribuuesit e tyre.


290

Gjurmime

manlinjtë të zhvillohej si qendër e fuqishme rajonale, ekonomike, politike dhe kulturore. Me kohë ka marrë pamjen e qytetit të vërtetë oriental, ndërsa karakterin shumetnik dhe shumëkonfesional e ka ruajtur gjatë kohës. Trashëgimia e pasur osmane e Prizrenit zgjoi vëmendjen e hulumtuesve të shumtë, të cilët filluan të merreshin si me vetë qytetin, ashtu edhe me sanxhakun në përgjithësi. Në mes tyre vlen të përmenden Hasan Kaleshi,1 Olga Zirojeviq2 dhe Machiel Kiel 3. Botimi i 1

*

Tatjana Katiq

SANXHAKU I PRIZRENIT GJATË SHEKUJVE XV DHE XVI Hyrje Sanxhaku i Prizrenit shtrihej në pjesën jugore të Ballkanit Qendror, në hapësirën e kufizuar me malin Sharr dhe lumin Drini i Zi në jug, me malet Jadovnik, Javor dhe Golia në veri, me lumin Lim në perëndim dhe lumin Ibër në lindje. Ka përfshirë hapësirat, të cilat osmanlinjtë gradualisht i kanë vënë nën pushtetin e vet nga fundi i shek. XIV, gjer në mes të sh. XV, e të cilat i takonin sunduesit serb Vuk Brankoviq. Selia e sanxhakut, Prizreni, ishte qyteti i vjetër mesjetar dhe ish-selia e perandorit serb, Dushanit. Ky qytet ka vazhduar edhe nën os*

Versioni shqip i punimit të Tatjana Katiqit, është version pjesërisht i ndryshuar dhe i plotësuar i punimit të botuar me titull” The sancak of Prizren in th XVth and XVI th Century”, Osmanlı Tarıhı Araştırma ve Uygulama Merkezi Dergisi (OTAM). Sayı 33, Yıl : 2013 (2014) 113-138.

Takvim – Kalendar 2015

Hasan Kaleši, „Jedna prizrenska i dve vučitrnske kanunname”, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, Vol. II, Priština 1957, p. 289-300; Idem, „Prizrenac Kukli-beg i njegove zadužbine“, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, Vol. VIII-IX, Sarajevo 1959, p. 143-168 (co-authored with Redžep Ismail); Idem, „Kada je crkva Svete Bogorodice Ljeviške u Prizrenu pretvorena u džamiju“, Prilozi za književnost, jezik, istoriju i folklor, Vol. XXVII/3-4, Beograd 1962, p. 253261; Idem, „Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda“, Gjurmime Albanologjike, Vol. I, Priština 1962, p. 91-118; Idem, „Das Wilajet Prizren: Beitrag zur Geschichte der türkishen Staatsreform auf dem Balkan im 19. Jahrhundert“, Südost-Forschungen, Vol. 26, München-Oldenbourg 1967, p. 176238 (co-authored with Hans-Jürgen Kornrumpf); Idem, „Prizrenac Mahmudpaša Rotul, njegove zadužbine i vakufnama“, Starine Kosova i Metohije, Vol. VI-VII, Priština 1973, p. 23-60 (co-authored ëith Ismail Eren). 2 Olga Zirojević, „Vučitrnski i Prizrenski sandžak u svetlosti turskog popisa 1530/31. godine”, Gjurmime Albanologjike, Vol. II, Priština 1968, p. 103120; Idem, „Цркве и манастири у призренском санџаку”, Косовско-метохијски зборник, Vol. 1, Београд 1990, p. 133-141; Idem, „Кроз бихорску нахију 1571. године”, Симпозијум Сеоски дани Сретена Вукосављевића, Vol. XIV, Пријепоље 1992, p. 173-190; Idem, „Насеља нахије Трговиште 1571. године”, Новопазарски зборник, Vol. 18, Нови Пазар 1994, p. 31-53: Idem, „Prizren şehri, islamiyet ve hırisıtıyanlığın beraber yaşamının bir örneği“, XI Türk Tarih Kongresi, cilt V, Ankara 1994, p. 2115-2122; Idem, „Призрен у дефтеру из 1571. године”, Историјски часопис, Vol. 38, Београд 1991, p. 243-263. 3 Machiel Kiel, „Prizren“, The Encyclopaedia of Islam, new edition, Vol. VIII, Leiden 1995. About Prizren Muslim endoëments see also Raif Vırmiça, Suzi ve Vakıf Eserleri, Priştine, 1998; Idem, Prizren’de Türk Dönemi Kültür Mirasi, Prizren 2009; Idem, Kukli Mehmet Bey Vakfiyesi, Ankara 2010


Gjurmime

291

gjerë i defterit tapu tahrir të Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1571 si dhe shumë shkrime të publikuara viteve të fundit, po ashtu i kanë kontribuar njohjes më të mirë të disa fushave të Sanxhakut të Prizrenit, strukturës së tij, fuqisë ekonomike etj.4 Ky punim paraqet përmbledhjen të krijimit dhe zhvillimit të Sanxhakut të Prizrenit gjatë shek. XV dhe XVI. Në bazë të hulumtimeve tona, të bazuara kryesisht në defterët Tahrir dhe Malije, si dhe në dokumente të serive tjera të Başbakanlık Arşivi (Arkivit të Kryeministrisë), u përpoqëm të tregojmë për ndryshimet e vëllimit të sanxhakut, karakteristikat të përgjithshme të vendbanimeve dhe popullsisë, si dhe në trendet kryesore demografike. Vëmendje u kemi përkushtuar gjithashtu edhe atyre aktiviteteve ekonomike, të cilat u kanë sjellë të ardhura më të mëdha popullatës lokale dhe shtetit osman.

4

Татјана Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, Београд 2010; Idem, “Приходи кадилука Призрен од трговине свилом, рудника Корише и осталог (1525-1545. године)“, Мешовита грађа (Miscellanea), Vol. XXX, Београд 2009, p. 23-39; Idem, „Вилајет Пастриц (Паштрик) 1452/53. године“, Miscellanea, Vol. XXXI, Београд 2010, p. 39-74; Idem, „Тврђава Бихор у 15. и 16. веку“, Ђурђеви ступови и Будимљанска епархија, Беране - Београд 2011, p. 483-498; Idem, „Попис зеамета и тимара области Брвеник из 1477. године“, Miscellanea, Vol. XXXII, Београд 2011, p. 157-190 (co-authored with Gordana Garić-Petrović); Yücel Yiğit, “Prizren Sancağı’nın İdari Yapısı (1864-1912)”, History Studies, Vol. 2/1, Samsun 2010, p. 114-146; Sadullah Gülten, “XVI. Yüzyılda Prizren Kazası”, Uluslararası Sosyal Araştırmalar Dergisi, Vol. 5/20, Ordu 2012, p. 184-199. Idem, “Prizren Vakıflarına Dair”, Uluslararası Sosyal Araştırmalar Dergisi, Vol. 6/24, Ordu 2013, p. 133-141.

292

Takvim – Kalendar 2015

Pushtimi osman i Prizrenit Pyetja se kur Prizreni përfundimisht ka rënë nën pushtimin osman dhe kur u bë selia e sanxhakut të ri të themeluar në shkencë gjer tani nuk është zgjidhur. Mendimi i përgjithshëm i pranuar se kjo ka ndodhur në qershor të vitit 1455, pasi që sulltan Fatih Mehmeti II ka pushtuar minierën e Novobërdës, është bazuar vetëm në një shënim të kronikës serbe.5 Megjithëse kronikat konkrete nuk janë ruajtur në origjinal veç në formën e transkripteve nga shek. XVII dhe se këtu me siguri është fjala për interpretimin e shkruesit. Përkatësisht, me rastin e pushtimit të Novobërdës, është pushtuar edhe kalaja e përafërt, e cila ka shërbyer për mbrojtjen e minierës, ndërsa ka mbajtur emrin gati identik të - Prizrenas. Kronistët osmanë, të cilët e përshkruajnë marshimin e sulltan Fatihut në Novobërdë, e cekin me emër pushtimin e kalasë (kështjellës), por jo edhe Prizrenin.6 Se Prizreni ka qenë në duart e osmanëve para qershorit të vitit 1455 e konfirmojnë disa burime. Në regjistrimin e gjerë të vilajeteve nën administrimin e Isa beg Is’hakogllusë, nga viti 1452/53, kalaja e Prizrenit përmendet si posedim osman.7 Gjegjësisht, edhe regjistrimi i armatimit dhe ushqimit në 5

Љубомир Стојановић, Стари српски родослови и летописи, Београд Срем. Карловци, 1922, p. 238 6 Mehmed Neşrî, Kitâb-ı Cihan-Nümâ, Neşrî Tarihi, I-II, yayınlayanlar Faik Reşit Unat, Mehmed A. Köymen, 2. baskı, Ankara 1987, p. 721; Ibn Kemal (Kemalpaşazâde), Tevârih-i Âl-i Osman, VII defter, hazırlayan Şerafettın Turan, Ankara 1954, p. 117-120. 7 BOA (Istanbul, Başbakanlık Devlet Arşivleri Osmanlı Arşivi), Maliyeden Müdevver Defter (MAD) nu.12, published in Турски документи за историјата


Gjurmime

293

kalanë Sobra tek Tetova përfshin edhe ”37 copë mushama të ardhura nga Prizreni” dhe “47 copë mbajtëset për harqet të ardhura nga Prizreni”.8 Sanxhaku (rajoni) i Prizrenit dhe nahija (komuna) e Prizrenit përmenden në defterin e voynukut (ushtar i krishterë në shërbim të punëve ndihmëse, jo i rregullt) hartuar në fillim të marsit të vitit 1455, tre muaj para pushtimit osman të supozuar të Prizrenit.9 Menjëherë pas Betejës së Kosovës së vitit 1389, osmanlinjtë e kanë vënë nën kontrollin e vet rrugën e cila nga Maqedonia ka çuar në Bosnjë, dhe e cila ka kaluar nëpër territorin e Vuk Brankoviqit në posedimin e të cilit gjendej Prizreni.10 Në fund të vitit 1391 Jigit bej Pasha e ka pushtuar Shkupin, i cili gjithashtu ishte në posedim të Vuk Brankoviqit. Shkupi u bë, pas saj, pikënisja e sulmeve në veri dhe perëndim të malit Sharr, në drejtim të Serbisë, Bosnjës dhe Shqipërisë. Kronisti i mirënjohur Ibn Kemali, i cili gjerësisht përshkruan pushtimin e Shkupit, nuk e përmend Prizrenin në vëllimin IV të “Historia e Dinastisë Osmane”.11 Meqë ajo përfshin ngjarjet gjer dhe menjëherë pas betejës së Angorës (Ankarasë) në vitin 1402, konkludojmë që qyteti ka qenë në duart e pushtetit serb. Kësaj i takon edhe fakti është se nga viti на македонскиот народ, Опширни пописни дефтери од XV век, том III, под редакција на Методија Соколоски, Скопје 1976. About the dating of MAD 12 see Ibid, 10, 15. 8 Ibid, 132; Maliyeden Müdevver Defter, nu.12, 120. 9 Istanbul, Büyükşehir Belediyesi Atatürk Kitaplığı, Muallim Cevdet Evrakı, 3603, p. 15, 125. Full title of the defter is „Sûret-i defter-i voynugân-i sancak-ı Alacahisâr ve vilâyet-i İzveçan ve Yeleç ve Ras ve Seniçe ve Hodidede ve vilâyet-i Vılk ki taalluk-ı sancak-ı Vılçitrin ve sancak-ı Prizrin”. 10 Иван Божић, Дубровник и Турска у XIV и XV веку, Београд 1952, p. 32 11 Ibn Kemal (Kemalpaşazâde), Tevârih-i Âl-i Osman, IV. Defter, hazırlayan Koji Imazawa, Ankara 2000

294

Takvim – Kalendar 2015

1392 e gjer në vitin 1396 në mes Vuk Brankoviqit dhe sulltan Bajazitit I ka mbretëruar paqja. Pas shpërthimit të konflikteve të reja dhe vdekjes së Vuk Brankoviqit, në vjeshtë të vitit 1397, sulltan Bajaziti I një pjesë të tokës së vet ia ka dhënë Stefan Llazareviqit, të birit të princ Llazarit, një pjesë e ka mbajtur nën kontrollin e vet, e një pjesë e ka lënë vejushës së Vukut dhe djemve të saj për mirëmbajtje. Në bazë të kartave serbe të manastirit të Hilandarit supozohet se Rrafshi i Metohisë (Dukagjinit), si dhe vetë qyteti i Prizrenit u kanë takuar Llazareviqëve.12 Pas luftës së Angorës (Ankarasë) në vitin 1402, historinë e Perandorisë Osmane e kanë shënuar luftërat në ndërmjet princave osmanë, ndërsa në Serbi përleshjet ndërmjet Llazareviqëve dhe Brankoviqëve. Gjendja është qetësuar me ardhjen në fron të sulltan Mehmetit I (1413-1421). Gjuragji, djali i Vuk Brankoviqit, ishte pajtuar me despotin Stefan Llazareviqin dhe ishte bëtë vasal i sulltan Mehmetit I. Gjuragji nuk ka udhëhequr në mënyrë të pavarur posedimin e babait të vet. Ekuipazhet turke, kadilerët (gjyqtarët), doganierët, eminët (besnikët) dhe të tjerë, kanë qëndruar në vendet e minierave, qytete dhe kështjella të posedimit të Vukut në Zveçan, Jeleç, Gluhavicë, Tërgovishtë, Trepçë dhe Prishtinë.13 Në dorën e kujt ishte Prizreni atëherë nuk ishte e njohur. Gjatë kohës së sulltan Muratit II (1421-1444, 1446-1451) Perandoria Osmane 12

Михаило Динић, „Област Бранковића“, у Српске земље у средњем веку, Београд 1978, p. 154-155, 161; И. Божић, op. cit., 17, 32. Милош Благојевић, „О издаји или невери Вука Бранковића“, Зборник Матице српске за историју, Vol. 79-80, Београд 2009, p. 38-39. 13 М. Динић, „Област Бранковића“, 174; И. Божић, Дубровник и Турска, 38; Олга Зиројевић, Турско војно уређење у Србији 1459-1683, Београд 1974, p. 34-35.


Gjurmime

295

ka vazhduar të zgjerojë territorin e saj në Ballkan. Gjatë vitit 1427 osmanlinjtë kanë hyrë në luftë me despotin serb dhe e kanë marrë pjesën e Anamoravës, rajonin e Timokut dhe qytetin e Gollubovcit në Danub. Në të njëjtin vit ka vdekur edhe despoti Stefan Llazareviqi, kurse vendin e tij e zuri Gjuragj Brankoviqi, i cili ishte i detyruar të paguante haraçin për territorin më të vogël të shtetit të tij. Supozohet se e ka mbajtur edhe më tutje Prizrenin, edhe pse pushteti i vërtetë i Vukut ishte në duart e sulltanit.14 Në periudhën e ardhshme fokusi i aksioneve ushtarake osmane ishte transferuar në Greqi dhe Shqipëri. Në vitin 1430 osmanlinjtë pushtuan Selanikun, e pastaj vazhduan në Epir. Në të njëjtën kohë udhëheqësi Is’hakbeg depërtoi në Shqipërinë Veriore, në të cilin pushtoi disa qytete të Gjon Kastriotit dhe Lekë Dukagjinit.15 Zgjerimi territorial i Perandorisë Osmane gjatë viteve 1427-1430, solli regjistrimin e ri kadastral.16 Është e sigurt se pikërisht në këtë kohë zonat në jug dhe perëndim të Prizrenit: Opoja, Gora, Pashtriku dhe Hasi, janë vënë nën pushtetin e menjëhershëm osman. Pra, këto zona janë regjistruar gjatë vitit 1452/53 në kuadër të njësisë ushtarake administrative të Vilajetit të Pashtrikut me të ardhura të gjithëmbarshme prej 150.000 akçe, për të cilat në mënyrë të qartë është theksuar se janë grumbulluar më parë, në

17

bazë të urdhrit të mëparshëm. Kjo do të thotë që përpiluesi i regjistrimit nga viti 1452/53 ka pasur para vetes defterin e vjetër nga e njëjta fushë, ndoshta të viteve tridhjeta të shek. XV. Edhe Hazim Shabanoviqi, në bazë të përmbledhjes së regjistrimit të qarkut të Vukut, nga maji i vitit 1455,18 cek se ajo plotësisht i është bashkëngjitur Perandorisë Osmane dukshëm para gjysmës së shek. XV.19 Gjatë vitit 1433 Gjuragj Brankoviqi ishte detyruar të hiqte dorë edhe nga disa pjesë të territorit të vet, ndërsa vajzën, Marën, me pajë të pasur, ta dërgonte në haremin e sulltanit.20 E gjithë kjo nuk e ka dekurajuar sulltan Muratin II nga qëllimi që të shfuqizonte shtetet e mbetura vasale në Ballkan. Smedereva është pushtuar më 1439, ndërsa miniera e Novobërdës në vitin 1441.21 Gjatë kësaj periudhe, por ndoshta edhe më parë është pushtuar Prizreni. Jemi të mendimit se Prizreni ka mbetur nën pushtetin osman edhe pas ripërtëritjes së feudit të Vukut në vitin 1444, ndërsa qytetet, të cilët sulltan Murati II ia ka kthyer atij kanë qenë pikërisht ato që i biri i tij sulltan Mehmet Fatihu do t’i pushtonte disa vite më vonë, sikurse ishin Novobërda, Lipjani, Trepça, Bërveniku dhe Bihori.

17

14

O. Зиројевић, op. cit., 36-39; Историја српског народа II, Београд 1982, p. 212-217, 222. 15 Историја српског народа II, 228. 16 There is only one preserved survey of Albanian lands south of Kroia dated 1431. Halil Inalcik, Hicrî 835 tarihli Sûret-i Defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara 1987 (2. Baskı)., p. XVII-XVIII.

Takvim – Kalendar 2015

296

BOA, MAD 12, p. 33b; Татјана Катић, „Вилајет Пастриц (Паштрик) 1452/53. године“, Мешовита грађа (Miscellanea) XXXI, Београд 2010, p. 39-74. 18 Hazim Šabanović, Krajište Isa-bega Ishakovića. Zbirni katastarski popis iz 1455. godine, Sarajevo 1964. 19 Idem, Bosanski pašaluk, Sarajevo 1982, p. 33. 20 O. Зиројевић, op. cit., 40-41 21 Историја српског народа II, 241-251. M. Динић, „Област Бранковића“, 175.


297

Gjurmime

Territori dhe ushtria e Sanxhakut të Prizrenit Kujtimi më i hershëm i Sanxhakut të Prizrenit për momentin daton në fillim të muajit mars 1455. Në bazë të tij tani mund të cek se e ka përfshirë një pjesë të feudit të Vukut, ndërsa pjesa e dytë i përkiste Sanxhakut të Vuçitërnës.22 Pamja bëhej më e qartë në bazë të përmbledhjes së regjistrimit të vitit 1477.23 Defteri, për fat të keq, është jokomplet, i mungon ballina si dhe pjesa më e madhe e gjysmës së parë të regjistrimit. Në faqet e ruajtura gjenden shënimet për fshatrat në hapësirën në mes Mitrovicës dhe Istogut (Suhagërllës), Gjakovës dhe Pejës (Deçani) si dhe në jug të Gjakovës, në mes lumit Drini i Bardhë dhe vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna.24 Më tutje, janë të regjistruara fshatrat në hapësirat në mes lumit Ibër dhe Lim (zona e Tërgovishtit dhe Bihorit) dhe zonat në veri dhe juglindje nga Novi Pazari (Bërveniku). Në regjistrim janë të regjistruara edhe fshatrat vllahe në rrafshnaltën e Peshterit në Bihor, në Kosovë, rreth Prishtinës, Suharekës etj. Të gjitha ato ishin të grupuara në zeamet të vllehve të feudit të Vukut.25 Të shënuar, por gjithsesi vëllimi jo i plotë i Sanxhakut të Prizrenit, është ndërruar në vitet pas pushtimit të Shkodrës 1479, kur

298

Takvim – Kalendar 2015

fshatrat e zeametit Suha Gërllë, Deçani dhe Altun-li, përherë i janë bashkangjitur sanxhakut të ri të themeluar të Shkodrës.26 Me këtë territori i Sanxhakut të Prizrenit është ndarë në pjesën veriore dhe jugore. Zona e Bërvenikut ka mbetur në kuadër të Sanxhakut të Prizrenit gjer në kohën e sulltan Selimit I (15121520), me ç’rast është bashkëngjitur sanxhakbeut të Zvornikut, me qëllim të forcimit të pozitës së tij në luftë kundër hungarezëve.27 Defteri i përmbledhur i Sanxhakut të Prizrenit nga viti 1518 është regjistri më i hershëm i ruajtur komplet, në bazë të të cilit mund të përcaktohet në mënyrë të saktë territori i tij.28 Gati të gjitha fshatrat e shkruara janë të regjistruara edhe në regjistrimet tjera të Sanxhakut të Prizrenit gjatë shek. XVI, ashtu që mund të thuhet se formën përfundimtare Sanxhaku i Prizrenit e ka fituar gjatë periudhës së sulltan Selimit I. Vetëm se organizimi i nahijeve ka pësuar ndryshime të caktuara, porse territori i tij, pak a shumë, ka mbetur i njëjtë. Në vitin 1518, Sanxhaku i Prizrenit i ka përfshirë këto nahije: Prizreni, Bihori, Tërgovishte, Vllehtë e Prizrenit, Vllehtë e feudit të Vukut, Shtavica, të cilët i përkisnit Kadillëkut të Prizrenit dhe Bihorit, pastaj nahijet: Gora, Opoja, Pashtriku, Domshtica, Rudina, Radovina dhe Dibra, të cilët i përkisnin kadıllëkut (territori në kompetencën e një kadiu (gjyqtari) të caktuar) të haseve (territor i caktuar, pronë e sulltanit apo anë-

22

See note 9. BOA, Defterhâne-i Âmire Tahrîr Defteri (TD) nu. 5m. 24 Ibid, p. 3, 4, 24-27, also Татјана Катић, Гордана Гарић-Петровић, „Османски Алтин (Алтун-или) 1477. године“, Miscellanea, XXXIII, Београд 2012, p. 93-112. 25 BOA, TD 5m, p. 28-32. 23

26

See Selami Pulaha, Defteri i Regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, I-II, Tiranë 1974. 27 See Adem Handžić, Dva prva popisa Zvorničkog sandžaka iz 1519. i 1533. godine, Sarajevo 1986. 28 BOA, TD 92


299

Gjurmime 29

tareve të familjes së sulltanit) shqiptare. Në dekadën e ardhshme janë shpërbërë nahija e Vllehve të Prizrenit dhe Vllehve të feudit të Vukut, pasi që vllehtë kanë marrë statusin e rayes (popullata e varur, e cila i nënshtrohej pagimit të tatimeve). Fshatrat vllahe u janë bashkëngjitur nahijeve në territorin e të cilit gjendeshin, kryesisht të Prizrenit, por edhe në nahijet e Tërgovishtit dhe Bihorit. Numri më i vogël i fshatrave u ka takuar nahijeve të Sanxhakut të Vuçitërnës dhe Shkodrës. Disa fshatra tërësisht janë boshatisur pasi që popullsia e tyre u shpërngul në zonat në të cilat privilegjet e vllehve ishin akoma në fuqi. Gjendja e re është regjistruar me regjistrimin e Rumelisë nga viti 1530, e cila paraqet kompilimin e përmbledhur të defterëve të mëparshme, në shënimet që i përkisnin të ardhurat e fshatarëve të Sanxhakut të Prizrenit, në të vërtetë janë përshkruara nga defteri i vitit 1518.30 Viteve 40 të shek. XVI, si njësi e posaçme administrative ka pushuar së ekzistuari nahija e Shtavicës. Fshatrat e pakta të saj i janë bashkëngjitur nahijes së Tërgovishtit. Njashtu nga nahija e Prizrenit është ndarë një numër i madh fshatrash dhe është themeluar nahija e re me qendër në Hoçë.31 Gjatë viteve 60 të shek. XVI është themeluar edhe një nahije në Sanxhakun e Prizrenit, Zhezhna nga 19 fshatra, që kryesisht ishin të nahijes së Prizrenit dhe disa fshat29

Only a few villages of Debar nahiye were under the jurisdiction of the kadi of Hasha-i Arnavud, i.e. Prizren sandjakbey. The majority of Debar villages (nahiyes of Upper and Lower Debar) belonged to the sandjak of Ohrid. For more details see Драги Ѓоргиев, Населението во македонско-албанскиот граничен појас (XV-XVI век), Скопје 2009, 22-43. 30 Ibid, 371-400. 31 BOA, TD 368; The nahiye of Hoča was first mentioned in 1541. BOA, MAD 34, p. 419.

300

Takvim – Kalendar 2015

rave të Sanxhakut të Vuçitërnës dhe Bosnjës. Kjo nahije në tërësi i përkiste hasit të sulltanit dhe minierës së Zhezhnës në malin e Rogoznës.32 Të gjitha ndryshimet e lartcekura kanë ndodhur në kuadër të territorit të sanxhakut të themeluar në vitin 1518. Ndryshimi i vetëm i përkohshëm i territorit ishte bashkëngjitja e kadillëkut të haseve shqiptare, Sanxhakut të Dukagjinit gjatë qeverisjes së sulltan Selimit II.33 Duhet cekur se pikërisht sanxhakbeu i Dukagjinit, Kasëmi, si defteremini (besniku i defterit) e ka kryer regjistrimin e Sanxhakut të Prizrenit, Dukagjinit dhe Shkodrës gjatë viteve 1566-1568.34 Sanxhaku i Prizrenit, sipas regjistrimit të vitit 1571, ka qenë i përbërë prej 4 nahijeve të mëdha, Prizrenit, Hoçës, Bihorit dhe Tërgovishtit, si dhe nahijes së pestë të vogël, Zhezhnës.35 Sanxhaku i Prizrenit, gjatë gjithë kohës së ekzistimit të tij, ka qenë në përbërje të Ejaletit të Rumelisë. Sanxhaku i Prizrenit nuk ka pasur territorin gjithëpërfshirës. Në mes nahijeve në jug (Prizren, Hoça dhe haset shqiptare) dhe atyre në veri (Bihor, Tërgovishte dhe Zhezhne) gjendeshin zonat nën juridiksion të sanxhakbeut të Shkodrës, Vuçitërnës dhe të Bosnjës. Bile edhe vetë nahitë nuk kanë qenë kompakte; 32

About the establishment of mining has, and nahiye of Žežna see Срђан Катић, Татјана Катић, „Рудник Жежна и рударство Рогозне и Подбуковика у 16. веку“, Историјски часопис, Vol. LIX, Београд 2010, p. 200-202. 33 See BOA, TD 499. Part of the material is published in Selami Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovë gjatë shek. XV-XVI: (Studime dhe dokumente), Tiranë 1984, 169-246. 34 7 Numaralı Mühimme Defteri (975-976 / 1567-1569), Özet-TranskripsiyonIndeks, Vol. III, Ankara 1999, p. 175, h. 2322.. For more details see Т. Катић, op. cit., 11-12. 35 BOA, TD 495, published in Татјана Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, Београд 2010.


Gjurmime

301

në hapësirën e nahisë së Prizrenit gjendeshin shumë fshatra të cilët i përkisnin nahisë së Prishtinës, e cila ishte në kuadër të Sanxhakut të Vuçitërnës, ndërsa në hapësirën e nahisë së Tërgovishtit dhe Zhezhnës ka pasur fshatra të nahisë së Zveçanit, Jelepit dhe Vraçejës që i përkisnin Sanxhakut të Bosnjës. Ushtria e Sanxhakut të Prizrenit ka qenë e përbërë nga përcjellja personale e sanxhakbeut dhe timarıt spahinj, si dhe nga pjesëtarët e formacioneve gjysmë ushtarake, kryesisht vojnuka. Numri i përcjelljes së sanxhakbeut është varur nga të ardhurat e tij. Sanxhakbeu i Prizrenit, si udhëheqës i sanxhakut më pak strategjik, ka disponuar më pak të holla nga udhëheqësi i sanxhakut në kufijtë e Perandorisë.36 Numri i spahinjve të Sanxhakut të Prizrenit, gjatë pjesës më të madhe të shek. XVI pothuajse fare nuk ka ndryshuar, kanë qenë gjithsejtë 270.37 Numri i vërtetë i kalorësisë së spahinjve, varësisht nga të ardhurat dhe obligimet për të përgatitur cebelut (ushtari me mburojë të lehtë), ka qenë rreth dyfish më i madh. Nën komandën e sanxhakbeut të Prizrenit ishin edhe vojnukët, (ushtarë jo të rregullt). Rrjedhin nga shtresa e fisnikëve të ulët, fshatarëve të lirë dhe vllehve. Sipas regjistrimit të vojnukëve nga viti 1455 në Sanxhakun e Prizrenit ishin 100, me 2 lagator (epror i ulët i vojnukëve) dhe 201 yamak (zëvendësi i vojnukut).38 36

In the first half of the sixteenth century sancakbey of Prizren had 263.000 akches at his disposal while sancakbey of Smederevo had 622.000 and sancakbey of Vidin 580.000 akches. Ömer Lütfi Barkan, „H. 933-934 (M. 15271528) Malî yılına ait bir bütçe örneği“, Iktısat Fakültesi Mecmuası, Vol. 15/14, Istanbul 1955, p. 303. 37 According to TD 92 from 1518, there were about 270 sipahis, as well as in the middle of the sixteenth century (TD 368). 38 Istanbul, Büyükşehir Belediyesi Atatürk Kitaplığı, Muallim Cevdet Evrakı, 36-03, p. 125-145.

302

Takvim – Kalendar 2015

Në aksione shkonin me kut, të pajisur me mburojë të lehtë, ose pa të, të armatosur me shtizë, shpatë.39 Vojnukët e Sanxhakut të Prizrenit kanë qenë të rekrutuar më së shumti nga vllehtë. Disa nga fshatrat vojnuke kanë qenë të njohura si katunet vllahe që nga burimet serbe të shekullit të mesëm.40 Disa të tjerë gjatë vitit 1477 kanë qenë të përfshira në zeamet (territori i caktuar i cili sjell të ardhura mbi 20.000 akçe në vit) të vllehve të feudit të Vukut të vitit 1518.41 Sipas regjistrit të përmbledhur të vitit 1518, vojnuka ka pasur edhe në fshatrat e shpateve perëndimore të malit të Caralevës, në veri të Prizrenit, si dhe në fshatrat e rrethit të Hoçës.42 Regjistrimi i përshkruan si „vojnuk të zinj“, pasi që kanë mbajtiur rroba të zeza dhe kapela të veçanta nga lëkura. Porse i njëjti burim tregon se disa prej tyre janë shndërruar në raya.43 Shteti më nuk ka pasur nevojë të angazhojë vojnukët në pjesët jugore të Sanxhakut të Prizrenit dhe që procesi i ndërprerjes së tyre ka vazhduar, tregon defteri i gjerë i Sanxhakut të Prizrenit nga mesi i shek. XVI. Sipas këtij burimi, në rrethin e gjerë të Prizrenit kanë ekzistuar vetëm 4 njerëz me statusin e vojnukut.44 Gjer në regjistrin e ardhshëm nga viti 1571 edhe ata janë 39

According to census of the Skadar sandjak from 1485, 33 voynuks (two of them were cebelis) and 167 yamaks in nahiyes of Trgovište and Bihor were under the command of the governor of Skadar. S. Pulaha, Defteri i Regjistrimit, Vol. II, p. 369, 411. 40 Радомир Ивановић, „Дечански катуни“, Историски часопис, Vol. III, Београд 1952, p. 260-261; Idem, „Властелинство манастира св. Арханђела“, Историјски часопис, Vol. VIII, Београд 1958, p. 218, 228. 41 BOA, TD 5m, p. 28-29; BOA, TD 92, p. 26-45 42 BOA, TD 92, p. 13-14, 29, 38-39, 41, 45, 55-56. 43 Ibid. 14, 29, 45, 55, 56. 44 BOA, TD 368, p. 114.


303 Gjurmime shndërruar në raya, e gjurmë e vetme e ekzistimit të tyre është ruajtur në një shënim të një mezre, në të cilin qëndron se më parë u ka “takuar vojnukëve të ndërprerë“.45 Situata ishte e ndryshme në pjesët veriore të Sanxhakut të Prizrenit në të cilën banorët me statusin e vllehve ishin të shumtë. Kah mesi i shek. XVI në nahijen e Tërgovishtit ishin 600 vojnukë, 115 të pamartuar dhe 11 vejusha të vojnukëve. Të shumtën e rasteve kanë jetuar në fshatrat e rrafshnaltës së Peshterit, pastaj në rrethinën e Novi Pazarit, Rozhajës dhe Tutinit.46 Në nahijen e Bihorit kishte më pak vojnukë, 208, 44 të pamartuar dhe 4 vejusha të vojnukëve. Ishin të shpërndarë në mënyrë të barabartë, në shumicën e fshatrave të nahijeve.47 Gjithsej 982 obligues tatimorë kanë qenë me status të vojnukut në nahijet e Tërgovishtit dhe Bihorit, kanë dhënë të njëjtat tatime, shumën e njëjtë të hollave, sikurse komshinjtë me statusin e rajës. Ky fakt tregon se kah mesi i shek. XVI, vojnukët më nuk ishin pjesë të njësive luftarake, por ishin pjesë të personelit ndihmës ushtarak, kanë kryer shërbimin e transportit të kalorësisë si dhe të sigurimit të rrugëve. Për kryerjen e këtyre punëve ishin të liruara nga obligimet e avariz divaniyye dhe tekalif orfiyye.48 Procesi i ndërprerjes së organizimit të vojnukëve ka përfshirë edhe dy zona, pasi që në të njëjtin regjistrim, në shumë vende, ata përshkruhen si të „shpërbërë“. Gjer te regjistrimi i ardhshëm i vitit 1571, vojnukët, si shtresë e veçantë shoqërore

45

Т. Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, 83 BOA, TD 368, p. 224-294 et passim 47 Ibid, 301-348 et passim 48 More about voynuksʼ obligations in Ömer Lütfi Barkan, XV ve XVIʼinci asırlarda Osmanlı İmparatorluğunda Zirai Ekonominin Hukukî ve Malî Esasları, I cilt Kanunlar, Istanbul 1943, p. 265-266. 46

Takvim – Kalendar 2015 304 në territorin e Sanxhakut të Prizrenit, përfundimisht ishin zhdukur.

Qyteti i Prizrenit I vetmi vendbanim urban në zonën e Sanxhakut të Prizrenit ishte Prizreni. Ai gjatë kohës së rënies së tij nën pushtetin osman ka qenë qytet mesjetar i formuar dhe i zhvilluar, në të cilin ishte edhe selia e ipeshkvisë. Në Prizren ishin disa kisha ortodokse dhe katolike, më së paku 3 ura, editorja e monedhave metlike, dogana, dyllorja dhe të tjera. Gjithashtu ka ekzistuar një rrjet i ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe rrjeti i kanaleve për ujitjen e tokës bujqësore jashtë qytetit. Në qytet kanë ekzistuar disa sheshe të destinuara për shitblerjen e produkteve të ndryshme. Sheshi kryesor i qytetit gjendej në anën e majtë të lumit Bistrica (Lumbardhi), ndërsa vendet e tjera të destinuara për tregti gjendeshin pranë Kishës së Shën Premtes (Bogorodica Ljevishka) në anën e djathtë të lumit Bistrica (Lumbardhi), në rrugët kryesore të qytetit si dhe në kolonitë e tregtarëve të huaj, që ishin kryesisht nga Dubrovniku. Katër herë në vit janë organizuar panairet. Prizreni ishte qendra e rëndësishme mesjetare, zejtare e tregtare, e njohur edhe për prodhimin e mëndafshit dhe stolive të arit. Nga karta e car Dushanit për Manastirin e Shën Arkangjelit dihet se në qytet ka pasur shumë argjendarë dhe se diku në rrethinën e tij është shpërlarë ari. Në afërsi të Prizrenit, te fshati Korishë, ka punuar miniera.49 Me kalimin nën pushtetin osman 49

Константин Јиречек, Историја Срба, II, Београд 1952, p. 165, 167, 181, 192, 202, 368; Милош Благојевић, „Град и жупа - међе градског друштва“ у Социјална структура српских градских насеља (XVII-XVIII век), Београд-Смедерево 1992, 67-84; Татјана Катић, “Приходи кадилука Призрен од трговине свилом, рудника Корише и осталог (1525-1545. го-


Gjurmime

305

identiteti i Prizrenit ka filluar të ndryshojë. Pushtetarët e rinj më së pari e kanë shënuar qytetin me simbolet e ideologjisë së tyre. Objektin më të bukur krishterë në atë kohë, Kishën e Shën Premtes e shndërruan në xhami, ndërsa jashtë qytetit në rrugën për në Gjakovë përveç musallës (namazgjasë) kanë ngritur edhe teqenë.50 Ndër objektet islame të ngritura gjer në fund të shek. XV ishin mesxhidi i Qatib Sinanit dhe Jakub beut, të dy të ngritur në anën e djathtë të lumit Bistricë (Lumbardhi), si dhe hamami i Ahmet beut (te Sahat kulla), i cili ishte nipi i Evrenos beut.51 Gjersa për Qatib Sinanin nuk dimë gjë, për Jakub beun dimë se ka qenë rikabdar (përcjellës) i sulltan Mehmet Fatihut si dhe një kohë ka kaluar në detyrën e dizdarit (udhëheqësit) të kalasë së Prizrenit. Ai ka ndërtuar mesxhidin në njërën nga pjesët tregtare të qytetit, i cili së shpejti do të jetë i njohur si mahalla (lagje) e Jakub beut, apo mahalla e Çarshisë Arasta.52 Gjatë shek. XVI дине)“, Мешовита грађа (Miscellanea), Vol. XXX, Београд 2009, p. 23-25; Серафим Николић, Призрен од средњег века до савременог доба (урбанистичко-архитектонски развој), Призрен 1998, p. 122-141. Regardless of fact that Dubrovnik merchants temporary left Prizren in 1433. (Konstantin Jiriček, „Trgovački putevi i rudnici Srbije i Bosne u srednjem vijeku“, Zbornik Konstantina Jirečeka, I, Beograd 1959, p. 283) the town itself kept growing, cf. Sadullah Gülten, “Prizren Vakıflarına Dair”, Uluslararası Sosyal Araştırmalar Dergisi, Vol. 6/24, Ordu 2013, p. 133. 50 About the early Ottoman urban development strategies see Grigor Boykov, „Reshaping urban space in the Ottoman Balkans: a study on the architectural development of Edirne, Plovdiv, and Skopje (14th-15th centuries)“ in Centres And Peripheries in Ottoman Architecture: Rediscovering a Balkan Heritage ed. M. Hartmuth, Sarajevo 2011, p. 32-45. 51 167 Numaralı Muhâsebe-i Vilâyet-i Rûm-ili Defteri (937/1530), Vol. II, p. 372, 392; BOA, TD 368, p. 463. T. Катић, Опширни попис Призренског санџака из 1571. године, p. 551. 52 Mescid was reconstructed several times. Latter it became known as Arasta Mosque. Hasan Kaleši, Ismail Redžep, „Prizrenac Kukli-beg i njegove zadužbine“, Prilozi za Orijentalnu Filologiju, Vol. VIII-IX, Sarajevo 1959, p. 159.

306

Takvim – Kalendar 2015

Prizreni me kalimin e kohës e merr karakterin oriental. Ishin ndërtuar edhe 8 mesxhide, 3 xhami, 3 mejtepe, 1 medrese, 1 bibliotekë, 1 hamam, 3 karvansaraje dhe 2 ura. Për këto objekte dhe themeluesit e tyre nuk do të ndalemi posaçërisht, pasi që për ta është shkruar. Do të cekim vetëm vakëfdhënësit më të njohur, e që ishin anëtarët e familjes Dukagjini dhe Kuka. Ahmet bej Dugaxhinzade (ka qenë veziri i madh gjatë viteve 1514-1515), ishte nipi i familjes së njohur pushtetare dhe poseduese tokash mesjetare, të Dukagjinëve, ka ndërtuar mesxhidin në mëhallën e vjetër, gjegjësisht mëhallën e xhuma xhamisë.53 Djali i tij Mehmed beg Dukagjinzade (më vonë merr titullin pashë dhe njihet si Gazi Mehmed pasha), i cili ishte edhe sanxhakbeu i Shkodrës, rreth vitit 1571 ka lënë në trashëgimi shumën prej 340.000 akçe për ndërtimin e mesxhidit dhe medresesë.54 Në vitin 1573 mesxhidi u shndërrua në xhami me kuben e madhe, e cila më vonë u njoh si Xhamia e Bajraklisë. Vakëfi i Mehmed beg Dukaxhinzades (më vonë i njohur si Gazi Mehmed pasha), ka përfshirë edhe mejtepin, hamamin, bibliotekën e më vonë edhe tyrben. Të gjitha këto objekte ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.55 Themeluesi i familjes Kuka ishte Ilijas Kuka, emrin e të cilit e mban njëra nga mëhallët e Prizrenit nga fillimi i shek. XVI.56 Ai ka ndërtuar mesxhidin të cilin pastaj e ka rinovuar nipi i tij Mehmet Kukli beu (ka ndërruar jetë më 1555/1556), i cili ishte djali i Hëzër (Hajredin) Kukliut.57 Mehmed Kukli beu ishte sanxhakbeu i 53

BOA, TD 368, p. 464 T. Катић, op. cit., 553. 55 M. Kiel, „Prizren“, p. 339. 56 R. Vırmiça, Suzi ve Vakıf Eserleri, p. 39. 57 Prema vakufnami, ime Mehmedovog oca je Hajrudin (H. Kaleši, I. Redžep, op. cit., 158, 163) dok je prema popisu TD 495, Hızır. Т. Катић, op. cit., 56, 551, 552. 54


307

Gjurmime 58

Shkodrës dhe Prizrenit, sikurse supozohet, ka ndërtuar me dhjetëra objekte vakëfi që nga Shkodra e Lezha e gjer në Shkup. Në Prizren ka ndërtua tre karvansaraje, xhaminë dhe mesxhidin. Për mirëmbajtjen e tyre ka lënë vakëf më shumë se 100 dyqane, disa mullinj, kopshte, livadhe dhe para të gatshme.59 Në 150 vitet e para të pushtetit osman, Prizreni nuk ka shënuar ndonjë rritje të ndjeshme demografike. Sipas disa vlerësimeve, qyteti i Prizrenit para pushtimit osman kishte në mes 2000 dhe 2500 banorë, ndërsa ai numër gjatë shek. XVI është sjellë ndërmjet 2500 dhe 3500 banorësh.60 Në pikëpamje urbanistike Prizreni gjer në fund të shek. XVI kryesisht është zgjeruar në anën e djathtë të lumit Bistricë në vendin e ashtuquajtur Kurilë, në të cilin në shek. XIV gjendeshin vreshtat dhe në fushën e Levishës, si dhe në të dy anët e lumit në drejtimin kah rrjedha e lumit Lumbardh. Mëhallët e reja të qytetit, për shkak të konvertimit të krishterëve vendës dhe fluksit të emigrantëve, janë themeluar pranë apo në hapësirën ekzistuese të lagjeve të qytetit. Kjo ka kontribuar që, në pjesën më të madhe të qytetit, të përzihen pjesëtarët të etnive dhe konfesioneve të ndryshme. Përjashtim bënte vetëm shpati nën Kala, e ashtuquajtura Nënkalaja, ku dominonte popullata krishtere e grumbulluar përreth disa kishave ortodokse dhe katolike, të ndërtuara në shek. XIV dhe XV, disa nga të cilat akoma ekzistojnë .61 Në vitin 1571 në atë hapësirë ishin tri mëhalla serbe (Pazari i vjetër, Nikola Mamziç dhe Pridvorica), një mëhallë e përzier serbo-shqiptare (peshkatari Bogoj)

308

dhe një mëhallë shqiptare (Pantelia). Mahallat krishtere kanë qenë edhe në anën e djathtë të lumit Bistrica (Lumbardhit) dhe atë tri mëhalla serbe, Petar Nikolla, Vasili dhe Radomiri.63 Mëhallët myslimane me shumicë gjendeshin në anën e djathtë të Lumbardhit, përreth Kishës së Shën Premtes (Xhuma Xhamia), Mëhalla e vjetër (Atikut), Mëhalla e Levishës, Mëhalla e Çarshisë (Jakub beut), Mëhalla e Sinan Qatibit dhe Mëhalla e Kurilës. Mëhalla e Tabakhanes gjendej në dalje të qytetit dhe ka përfshirë të dyja anët e lumit Bistrica. Në anën e majtë të lumit gjendeshin mëhallët e Ajaz beut64 (e njohur si Mëhalla e Ilijas Kukës) dhe Mëhalla e Haxhi Kasëmit.65

Islamizimi dhe migrimi Popullata e Sanxhakut të Prizrenit ishte në pjesën më të madhe e krishterë. Pranimi i Islamit ka ecur gradualisht dhe gjer në fund të shek. XVI nuk kishte përmasa të mëdha dhe se intensiteti i islamizimit ka qenë i njëjtë në të gjitha pjesët e Sanxhakut të Prizrenit. Regjistrimi më i hershëm i vitit 1477 nuk ka regjistruar asnjë mysliman që përputhet me pamjen e përgjithshme që japin defterët e shek. XV edhe për zona tjera të Ballkanit.66 Viteve njëzetë të shek. XVI në Sanxhakun e Prizrenit ka pasur më pak se 2% të popullsisë myslimane. Gati të

62 58

H. Kaleši, I. Redžep, op. cit., 144. 59 Ibid, 159-160 60 M. Kiel, op. cit., 338. 61 For more details about the presently preserved churches see С. Николић, op. cit., 101-112.

Takvim – Kalendar 2015 62

Т. Катић, op. cit., 56-60. Idem, 58-59, 61 64 U narodu je bila poznata i pod imenom Ilijas Kuka 65 Idem, 51-55. 66 BOA, TD 5m; Методије Соколоски, „Исламизација у Македонији у XV и XVI веку“, Историјски часопис, Vol. XXII, Београд 1975, p. 77. 63


Gjurmime

309 67

gjithë kanë jetuar në qytetin e Prizrenit dhe rrethinën e tij. Edhe regjistrat e ardhshëm të Sanxhakut të Prizrenit tregonin se vetëm në Prizren dhe në rrethinën e tij kishte myslimanë në një masë të konsideruar. Në mes të shek. XVI, kur është shënuar numri më i madh i konvertimeve islame në Prizren68, myslimanët përbënin 45% të banorëve të regjistruar,69 që në vitin 1571 arrin në 50% myslimanë nga numri i përgjithshëm i banorëve. Është interesant se asnjëri nga 150 konvertitët nuk e ka mbajtur emrin e babës, ish emër i krishterë. Si po duket kanë dashur që sa më parë të përqafojnë identitetin e ri shoqëror dhe religjioz dhe të shkrihen në mjedisin mysliman. Ky nuk ishte rasti me konvertitët në fshatra. Ata jo rrallë e kanë mbajtur patronimin e krishterë si mjet identifikimi para pushtetit osman. Shembuj të këtillë kishte në regjistrimin e vitit 1571, si te serbët, ashtu edhe te shqiptarët.70 Arsyeja me siguri ishte se kanë jetuar në rrethimin e dukshëm krishterë, me kushërinj të afërt dhe komshinj të cilët nuk kishin kaluar në islam dhe e kishin mbajtur trashëgiminë e etërve. Islamizimi në rrethinën e Prizrenit më i theksuar ishte në nahijen e Opojës. Në Opojë gjer në vitet njëzetë të shek. XVI ishin vetëm 2,3% mysliman,71 ndër67

167 Numaralı Muhâsebe-i Vilâyet-i Rûm-ili Defteri, Vol. II, p. 372, 392-393, 400. 68 Oko 54% registrovanih muslimana bili su poreklom domaći hrišćani tj. “Abdulahovi sinovi“. 69 BOA, TD 368, p. 43-45 70 Janičar Mustafa sin Vukče, Hasan Petko, Ahmed Lika, Hasan Lika i Mahmud Lika, sinovi Like Barda, Mustafa Radič, Hasan Džoš, Sulejman Đon, itd. Т. Катић, op. cit., 133, 172, 174, 187, 218 et passim 71 In the same time nahiye of Paštrik had 0,2% of Muslims, Gora 0,3%, Domštica 0,4%, Rudina 0,8%. There ëhere no Muslims in nahiye of Radovina. 167 Numaralı Muhâsebe-i Vilâyet-i Rûm-ili Defteri, Vol. II, p. 395-400.

310

Takvim – Kalendar 2015

sa kah mesi i shek. XVI ishin 19,5%.72 Në të njëjtën kohë, rreth vitit 1550, në nahijet tjera të kadillëkut të haseve shqiptare përfaqësimi i përqindjes myslimane ishte e vogël, Rudina 0,8%, Gora dhe Domshtica 2%, Radovina 3% dhe Pashtriku 4%. Gjer në vitin 1571 numri i myslimanëve në nivel të tërë Sanxhakut të Prizrenit, pa kadillëkun e haseve shqiptare, ka qenë rreth 9%. Sipas hulumtimeve tona, kanë qenë rreth 15.000 obligues tatimorë, prej të cilëve vetëm 1400 ishin myslimanë. Në nahijen e Zhezhnës nuk ka pasur myslimanë, në nahijen e Tërgovishtës ka pas rreth 3%, në Bihor rreth 8%, në fshatrat e nahijes së Prizrenit pa qytetin e Prizrenit 9%, ndërsa në nahijen e Hoçës ishin 11% myslimanë. Dinamika e popullsisë në territorin e tërë sanxhakut është zhvilluar kryesisht në mënyrë të njëjtë. Kudo ishte e dukshme rënia e numrit të banorëve në dekadat e para të qeverisjes së sulltan Sylejman Kanunit, ndërsa ky numër, sipas regjistrimit të vitit 1571, do ta arrinte nivelin e mëparshëm. Regjistrimi nga mesi i shek. XVI (TD 368) shënon mungesë të banorëve në krahasim me atë nga vitet njëzetë të shek. XVI në këto nahije: Bihor (14%), Gora (19%), Domshtica (20%), Pashtriku (21,5%), Prizreni (22%), Hoça (28%), Rudina (30%), Tërgovishte (30%), gjersa në vendbanimet e nahijes Radovina dhe Opoja numri i banorëve ishte i njëjtë. Ka disa arsye për rënien demografike. Njëra prej tyre ishte epidemia e murtajës, të cilën ushtria osmane e kishte sjellë gjatë depërtimit në Beograd në vitin 1521 dhe që, gjatë disa viteve vijuese, ishte zgjeruar në

72

BOA, TD, 368.


311

Gjurmime 73

tërë Gadishullin Ballkanik. Vërshimet e Drinit të Bardhë, sidomos në pjesën që kalonte në nahijen e Hoçës kanë qenë të shpeshta dhe po ashtu mund të ishte shkak i zvogëlimit të popullsisë.74 Supozojmë se migrimet qenë të kushtëzuar edhe nga ndërprerja e statusit të vllehve, ishin arsyeja kryesore. Është dukshme p.sh. se në të gjitha fshatrat e nahijes së Prizrenit, numri i banorëve është zvogëluar më shumë se përqindja e tërë nahijes, dhe atë nga 40% gjer në 70%, dhe gjenden në hapësirat më të larta në shpatet e maleve të Sharrit, Jezercit dhe Caralevës. Për shumë nga ata me besueshmëri dimë se në periudhën e përparme kanë pasur statusin e vllahut. Shpërngulja, për shkak të ruajtjes së këtij statusi të privilegjuar, është edhe shkak i stagnimit konstant të popullsisë së nahijes së Tërgovishtit, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XVI. Fshatrat e haseve dhe nahijes së Zhezhnës, të cilat i përkisnin minierës së njëjtë kanë pas uljen më të madhe demografike (41%) gjer në vitin 1550. Gjatë dy dekadave të ardhshme ky trend ka vazhduar, ashtu që humbja e gjithëmbarshme e popullatës gjer në vitin 1571 ka qenë 62%. Edhe këtu arsyet ishin migrimet, por të karakterit lokal, të shkaktuara nga riorganizimi i punë së minierës në hapësirën e Rogoznës dhe Podbukovikut.75 Përktheu dhe përshtati: Faik Miftari 73

Bogumil Hrabak, “Kuga u balkanskim zemljama pod Turcima od 1450 do 1600 godine”, Istoriski glasnik, Vol. 1-2, Beograd 1957, p. 19-37. 74 Villages of the nahiye of Hoča, near the river of Beli Drim lost 40%-60% of their population. 75 Срђан Катић, Татјана Катић, „Рудник Жежна и рударство Рогозне и Подбуковика у 16. веку“, Историјски часопис, Vol. LIX, Београд 2010, p. 206.


314

ese Sadik Mehmeti

LOTËT E MERIMANGËS* ...Unë jam një merimangë. Por jo si të tjerat. Sikur t'i vinit të gjitha merimangat e botës në njërën anë, nuk do të bënin sa unë si e vetme! Të vërtetën po jua them! Jo, jo, nuk e kam ndërmend të lavdërohem e të krenohem dhe, larg qoftë, të mburrem. Kjo nuk është në natyrën time. Unë jam merimanga e shpellës, në të cilën u strehua i Dërguari a.s. Jam ndër ata që u angazhuan për ta mbrojtur Atë. Unë jam ajo merimanga që e strehova të Dërguarin a.s. në shpellën time, ajo që qëndrova pa u tundur para shpatave të hekurta të jobesimtarëve të Mekës, të cilët ishin besatuar për ta mbytur Atë! Jam unë që e thura rrjetën, e cila, ndonëse e dobët, triumfoi para tehut të shpatave të jobesimtarëve mekas... A nuk mjafton të them kaq! Po, unë e pashë dhe e takova të *

Sipas përngjasimit të: Ahmad Bahğat, Qisas al-haywān fī al-Kur’ān, Kajro, 1990.

Takvim – Kalendar 2015

Dërguarin a.s., të cilit, miliona e miliona njerëz i dërgojnë salate e selame. Unë, pra, jetova bashkë me të Dërguarin a.s. tri ditë! Nuk prish punë që ishin kaq pak ditë! Do të doja të ishin më shumë, por edhe kaq më mjaftuan! Ah, si më qan zemra kur i kujtoj ato tri ditë... Ishin më të bukurat e jetës sime. Nga dita kur e pashë të Dërguarin a.s., për mua asgjësend tjetër nuk ka vlerë dhe askënd përnjëmend nuk e dua... Ndryshova krejtësisht. A ke dëgjuar ndonjëherë që të kenë qarë merimangat?! Po, unë merimanga, qava, qava shumë. Qava atëherë kur u kaloi koha mysafirëve të mi të nderuar, kur ata dolën nga shtëpia ime dhe u nisën drejt Medinës mikpritëse. Ashtu e mbytur në lot e duke dënesur, mbaj mend se i jam drejtuar të Dërguarit a.s. dhe e kam pyetur: - A kaq pak, ja Resulullah…!? I Dërguari a.s. nuk më dëgjoi dhe as që kishte si të më dëgjonte. Megjithatë, unë vazhdova me timen: - O, i Dërguari i Zotit, ma jep të ta puth dorën tënde të bekuar dhe më lejo t’i prek rrobat tua! I Dërguari a.s. as kësaj here nuk më dëgjoi dhe vazhdoi… Mirëpo, ndodhi ajo që s’kishte si të mos ndodhte. Duke dalë nga shpella, i Dërguari a.s. preku pëlhurën time të endur në hyrje të shpellës. Edhe sot e asaj dite nuk e kuptoj dhe nuk e kam të qartë, pse i Dërguari a.s. e bëri këtë?!... Nganjëherë ma thotë mendja, se për të dalë nga shpella, kjo do të duhej të ndodhte me patjetër, sepse pëlhurën e kisha endur mu në hyrje të shpellës, por nganjëherë them se i Dërguari a.s. e bëri këtë për të ma plotësuar dëshirën që t’ia puthja dorën... Këtë kam qejf ta besoj më shumë...


Ese

315

Kur mysafirët e mi shkuan dhe kur shpella u errësua, ashtu siç ishte para se të vinin ata, u ndjeva e vetmuar, e humbur, e shkretë dhe e pikëlluar si asnjëherë tjetër. Andaj dhe... Uh, ju lutem, më falni, që jam kaq e pakujdesshme dhe që rrëfimin tim e nisa nga fundi! Jam e mërzitur, prandaj...! Ja, tani, po jua tregoj nga fillimi… Jam njëra ndër merimangat e rëndomta të kodrës Thever, jetoj dhe ushqehem shumë thjeshtë në shpellën që gjendet në majë të kësaj kodre. Kodra Thever është njëra ndër kodrat e shumta të Mekës1. E, Meka është një qytet jo shumë i madh, po tejet i bukur. Në të vërtetë, unë në jetën time nuk e kam parë dhe as e kam vizituar ndonjëherë. Por këtë e thonë shpesh pëllumbat teksa fluturojnë mbi mua në qiellin e kaltër... Sipas përshkrimit të tyre mundohem ta përfytyroj formën e Mekës dhe Qabenë. Mirëpo, nuk e di nëse ndonjëherë do të mund ta bëj me saktësi. Megjithatë, edhe për kaq sa arrij ta parafytyroj, më del të jetë shumë e bukur, e mahnitshme, e mrekullueshme, madhështore... Jetoj e vetme në shpellën e errët, të frikshme dhe të braktisur nga të gjithë. Shpellën nuk e viziton askush dhe as mua. Madje, edhe kafshët e egra ikin të frikësuara nga pamja e tmerrshme e hyrjes së saj. E, njerëzit, të cilëve u rastis të kalojnë atypari, ikin me vrap, pa kthyer as kokën nga ne... Sigurisht që ju do të pyesni: Atëherë si është e mundur, që të jesh kaq krenare, kur jeton në një shpellë të braktisur, të errët e të vetmuar?! E po, edhe mua më erdhi dita. Ja si ndodhi kjo.

316

Gjendesha diku në fund të shpellës, duke endur një pëlhurë. Jashtë bënte shumë vapë. Të pushoj pak, - thashë me vete. Dhe pikërisht, kur u ndala që të pushoja, dëgjova një zë, të cilin kurrë më parë s’e kisha dëgjuar. - “Kush nga krijesat e Allahut jeton në këtë shpellë?“ pyeti Zëri. U trondita, u stepa. Ishte zë i panjohur, nuk arrija ta kuptoja dot se nga vinte. Pas njëfarë kohe mblodha veten, gjunjët me dridheshin, këmbët nuk më bindeshin. - Unë... unë jetoj këtu!- thashë me gjysmë zëri. - “Dil në hyrje të shpellës!“ - më urdhëroi Zëri. - “Pas pak kohe në këtë shpellë do të vijnë dy njerëzit më të dashur të Allahut xh.sh., Muhamedi a.s. dhe shoku i tij i pandarë, Ebu Bekri r.a.!“ - E kush është Muhamedi a.s.? – pyeta sa për të thënë diçka, edhe pse këtë shumë mirë e dija. - “Është i dërguari i fundit i Allahut xh.sh. Allahu e zgjodhi atë që të jetë mëshirë për të gjitha botët. E ti, pra, për tri ditë do ta shoqërosh atë dhe shokun e tij.” Nga kureshtja, që të dija më shumë, pyeta: Ç’i shtyri ata të vijnë në këtë shpellë të errët e të braktisur?! - “I Dërguari a.s. dhe shoku i tij besnik janë shpërngulur nga Meka dhe janë nisur në drejtim të Medinës. Me urdhrin e Zotit, kanë bërë hixhretin2. Ndërkaq, jobesimtarët mekas u janë vënë prapa, ngase duan që të hakmerren ndaj tyre!“ - më 2

1

Kodra Thevër gjendet në jug të Mekës, në drejtim të Jemenit.

Takvim – Kalendar 2015

Kjo ndodhi në natën e 27 të muajit Sefer të viti katërmbëdhjetë të pejgamberisë, përkatësisht më 12-13 shtator të vitit 622. Pejgamberi a.s. dhe Ebu Bekri r.a. kanë ndenjur në shpellë tri net, të premten në mbrëmje, të shtunën dhe të dielën.


Ese

317

tha Zëri. Pastaj më pyeti: “Sa kohë të duhet që ta endësh një pëlhurë, një rrjetë në hyrje të shpellës?“ - Katër deri pesë orë, - i thashë, pa qenë shumë e sigurt. - “Puno pandërprerë, pa pushuar, mos u ndal. Allahu xh.sh. për këtë punë, që do ta bësh, do të të shpërblejë me një shpërblim shumë më të mirë. Është punë me vlerë dhe me shumë përgjegjësi.” - shtoi ai. Duke rënë në sexhde për Allahun xh.sh., thashë: - Dëgjoj e bindem dhe e pranoj një urdhër të tillë, o Zoti im! Kur Zëri iku, unë me sa forcë që kisha thirra: Mirë se vini, o ju të dashur dhe shumë të nderuar! Menjëherë iu përvesha punës. Mblodha penjtë dhe nisa të thurja shpejt dhe fort, aq shpesh dhe aq shpejt sa nuk ta merr mendja. Disa njerëz nuk e dinë se ne, merimangat, jemi shumë punëtore, shumë të vyeshme, endim shpejt, mirë dhe me shumë mjeshtëri. Madje, ndonjëherë ua kalojmë edhe arkitektëve më të mirë. Besa, arkitektëve në “projektet“ tona do t’iu dilnin mijëra probleme. E ka disa të tjerë që nuk e dinë se ne i ndërtojmë shtëpitë tona me të gjitha pajisjet e nevojshme që na duhen për jetë. Mbi të gjitha, ne jemi të lumtura, sepse kemi zënë vend në Kuran, për më tepër një kaptinë e tërë e mban emrin tonë.3 Isha në përfundim e sipër të punës, kur ja erdhën i Dërguari a.s. dhe shoku i Tij i pandashëm, Ebu Bekri r.a.! Për një çast, e ndërpreva punën dhe i hodha një shikim fytyrës së të Dërguarit a.s., asaj fytyre që shndriste si hëna pesëmbëdhjetëshe. Përnjëherë më përshkoi një ndjenjë e çuditshme që vinte nga dashuria dhe respekti ndaj tij.

318

Ndërsa shikoja mysafirët e nderuar, m’u kujtua se kisha edhe pak punë për të përfunduar, prandaj dhe shpejtova. Sapo mbarova të tërën, në shpellë ra heshtja, gjithçka u qetësua, asgjë nuk bëzante. Ndërsa ishim ashtu, para shpellës ia bëhen jobesimtarët, të hipur në kuaj e deve, të azdisur e të çartur fare. U ndalën mu para hyrjes së shpellës dhe e drejtuan shikimin kah ajo. - Mund të kenë hyrë brenda në shpellë! - tha ai që dukej të ishte prijësi i tyre, i cili villte vrer dhe sytë i nxirrnin gjak. - Nuk është e mundur, - ia pritën shpejt të tjerët. - Po të kishin hyrë në shpellë nuk do të ishte rrjeta e merimangës në hyrje të saj. Kushedi se nga ç’kohë është thurur4. Ebu Bekri r.a., ndërkaq, me zë shumë të ulët i tha të Dërguarit a.s.: “Nëse ndonjëri prej tyre do të ulej për të parë këmbët e veta, me siguri do të na shihte!“ - “Mos u brengos, - ia ktheu i Dërguari a.s, - “sepse vërtet Allahu është me ne...!“ Ende pa i përfunduar këto i Dërguari a.s., Zëri, i cili më ishte shfaqur edhe më parë, e që ishte i melekut Xhibril, e plotësoi: “Në qoftë se nuk e ndihmoni atë (pejgamberin), e ndihmoi Allahu kur mohuesit e nxorën jashtë vetë të dytin dhe ai i tha shokut të tij në shpellë: “Mos u dëshpëro, vërtet Allahu është me ne!” E Allahu zbriti mbi të qetësinë e Vet dhe e mbështeti me ushtri që ju nuk mund t’i shihnit. E bëri fjalën e mo-

4 3

Kjo është kaptina e 29 e Kuranit - surja “el-‘Ankebût“ (“Merimanga”).

Takvim – Kalendar 2015

Në të vërtetë, sipas biografëve, në kohën sa ishte Pejgamberi aty, në hyrje të shpellës, përveç rrjetës së merimangës, dy pëllumba kishin ngritur folenë e tyre, si një dëshmi shtesë se aty që prej kohësh “s’kishte hyrë askush”.


Ese

319

huesve më të ulëtën. Fjala e Allahut, ajo është e larta. Allahu është i plotfuqishëm, i urtë.“5 Sapo e përfundoi Meleku, shpella u mbush përplot me melaqe që vinin safë-safë... Iu drejtova njërit që e kisha më afër dhe e pyeta: - Si është puna? - Zoti e ka bërë emër që ne të kujdesemi për të Dërguarin a.s. dhe shokun e tij, – m’u përgjigj. - Por, a nuk jam unë e angazhuar që të kujdesem për ta? ia ktheva me shumë seriozitet dhe me një nervozë të theksuar. Pse po ma pikëlloni zemrën time të mjerë?! Ata janë mysafirët e mi, unë i strehova dhe unë kujdesem për ta. Unë do t’ju shërbej me plot dëshirë. Dhe... lotët më rrodhën... Iu afrova të Dërguarit a.s., desha t’i ankohesha për këtë, por ai ishte i zënë me namaz, ndërsa Ebu Bekri si gjithmonë ishte në krahun e djathtë të tij...

5

Kuran, et-Tevbe, 40.


TAKVIM 1436-1437 KALENDAR 2015














348

Përmbajtja NË VEND TË PARATHËNIES ............................................................ 5 Sabri Bajgora KOMENTIMI I KAPTINËS “EL-BEJJINE”.................................... 9 Azmir Jusufi DISA RREGULLA THEMELORE PËR KUPTIMIN DHE INTERPRETIMIN E KURANIT NË KOHËN MODERNE . 27 Prof. ass. Dr. Musa Vila VEPRIMTARIA ME KAMATË KRIJON KONFLIKTE NË SHOQËRI .......................................................... 45 Vehbi S. Gavoqi FEJA - ÇËSHTJE ESENCIALE E NJERIUT ................................. 61 Mr. Orhan Bislimaj TËRMETI, FENOMEN I RASTËSISHËM, APO NDËSHKIM NGA ALLAHU!? ............................................. 75 Resul Rexhepi ROLI DHE RËNDËSIA E VAKËFIT NË PËRHAPJEN E KULTURËS DHE QYTETËRIMIT ISLAM .................................. 99 Hajrullah Hoxha BESIMI NË XHENETIN DHE XHEHENEMIN.......................... 117 Mr. Ejup Haziri MENDOHU MIRË PARA SE TË BESH MËKATË .................... 135 Sadat Islami KRITERE PROFETIKE PËR RAPORTE SHEMBULLORE ME NJERËZ ................................................... 167 Elvir Duranoviq XHEMATET TONA SI PASQYRAT TONA............................... 181 Prof. dr. Hysen Matoshi GJUHA E HYTBEVE ................................................................... 193 Ajni Sinani ISLAMI FE E MESATARES........................................................ 203

Takvim – Kalendar 2015

Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi MREKULLIA E KRIJIMIT NGA ASPEKTI KURANOR DHE SHKENCOR......................... 217 Bajrush Ahmeti ISLAMI - FE E PAQES ................................................................ 229 Nehat Krasniqi - Sadik Mehmeti NJË NISHAN I HARRUAR I NJË PERSONALITETI TË SHQUAR ....................................... 245 Nuridin Ahmeti FEJA DHE PRIJËSIT FETARË NË LËVIZJENKOMBËTARE SHQIPTARE sipas gazetës “Shkupi” (1911-1912) ....................... 271 Tatjana Katiq SANXHAKU I PRIZRENIT GJATË SHEKUJVE XV DHE XVI289 Sadik Mehmeti LOTËT E MERIMANGËS ........................................................... 313 Hajrullah Hoxha PJESA KALENDARIKE .............................................................. 321 Përmbajtja .......................................................................................... 347


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.