Dituria islame nr 227

Page 21

tyrë, madje edhe nëse këtë e bën nga vetullat e saj.6 Malikitët mendojnë se çdo ndukje e qimeve në fytyrë është e ndaluar, ngase me të bëhet ndryshimi i krijimtarisë së Allahut. Shafiitët mendojnë se është e ndaluar ndukja e qimeve të vetullave për t i tëholluar që të marrin forma të ndryshme me qëllim të zbukurimit, nëse këto bëhen pa lejen e burrit; dhe, bazuar në këtë, konstatohet se, nëse gruaja e bën këtë me lejen e burrit, atëherë lejohet. Por hanbelitët në mendimin më të saktë të tyre konsiderojnë se ndukja e qimeve të vetullave ose të fytyrës ndalohet nëse bëhet nga femrat me qëllim që të shfaqen në një formë që nuk e kanë, ose nëse e bëjnë këtë gjë me synimin që t u përngjasin grave të pandershme. Duke u bazuar në mendimet divergjente, shumë dijetarë bashkëkohorë kanë ardhur në përfundimin që lejohet ndukja ose heqja e qimeve në mustaqe e në mjekër, ose eventualisht ndërmjet vetullave, nëse ato janë të mëdha tej mase,ose të bashkuara fare, ngase gjëra të tilla kon-

siderohen të meta për femrat, por jo të bëhet tëhollimi i tyre deri në atë masë, sa të deformohen fare, ose t u ngjajnë atyre femrave që nuk njihen se kanë frikën e Allahut.7

Mbjellja e flokëve, nëse kanë rënë nga ndonjë sëmundje ose vetvetiu, shumë prej dijetarëve e lejojnë Ndërsa, për sa i përket mbjelljes së flokëve, nëse kanë rënë nga ndonjë sëmundje ose vetvetiu, shumë prej dijetarëve një gjë të tillë e konsiderojnë të lejuar. 3. Tërheqja e lëkurës së fytyrës, heqja e shtresës së sipërme të lëkurës së fytyrës (për ta ndryshuar fizionominë e jashtme), rikonstruktimi i hundës, veshëve, dhëmbëve, zgjerimi bebëzës së syrit ose zvogëlimi i saj; - që të gjitha këto ndërhyrje plastike - zbukuruese janë të ndaluara-haram. Këtë vendim e ka marrë Akademia e Fikhut Islam në seancën e saj të 18, mbajtur më 9-14 korrik, 2008 në Malajzi.8

Në këtë seancë është theksuar: Për të qenë i lejuar operacioni plastik, duhet t i plotësojë patjetër këto kushte: a) Që operacioni të realizojë një interes që Sheriati islam e ka në konsideratë, si rikthimi në funksion i ndonjë organi, rregullim i një të mete, ose rikthimi i një organi në krijimtarinë e tij të natyrshme; b) Që nga operacioni të mos shkaktohet ndonjë dëm që është më i madh sesa dobia që shpresohet nga ai, e këtë gjë e konstatojnë ekspertët mjekësorë, por edhe të besueshëm; c) Që ndërhyrja kirurgjikale të bëhet me lejen e të sëmurit; ç) Që të mos ekzistojë asnjë rrugë tjetër për shërim, që të ketë efekte më të vogla negative se vetë operimi; d) Dhe, që ky operim i kësaj natyre të mos bjerë ndesh me ndonjë tekst sheriatik, siç theksuan në hadithin që interpretuam më herët.9 Nga gjithë kjo që u shtjellua këtu, jemi munduar të vëmë në pah konceptin islam se Allahu synon që ne të ruajmë natyrshmërinë e konstruktit tonë, si deshi të na krijonte Ai, e të mos e shkëmbejmë këtë dhunti të përkryer të Tij me çfarëdo lloj oferte mashtruese që na mundësohet nga ata që nuk ua vënë veshin fare kufijve të së lejuarës e së ndaluarës në Legjislacionin Hyjnor.

_____________________ Referencat 1. Fi dhilalil Kur an, Prof. Sejjid Kutub (fq. 393\ 6). Daru Shuruk Bot. i 35. Kajro -2005. 2. Dirasat fikhijje fi kadaja tib-bij-je muasireh, grup autorësh (523-555\2), Bot. i parë 2001. Daru Nefais. Jordani. 3. Fjalor fjalësh dhe shprehjesh të huaja, Mikel Ndreca, (fq; 684), Prishtinë. 1986. 4. Shih:Tekmilet fethul-mulhim fi sherh Sahih Muslim, Muhamed Tekijj El-Uthmani (Had. nr: 2125, fq 116\4) Bot. i parë. 2006. Darul Kalem. Damask. 5. El-kamus el-Muhit, Fejruz Abadi, (fq; 585), Bot: i dytë. 2003. Dar Ihjau Turath El-islamij. Bejrut. 6. Hashijet ibn Abidin, Ibn Abidin (fq; 373\6). Bot.I dytë. 2003. Dar El-kutub El-ilmijje. Bejrut. 7. Dirasat fikhijje fi kadaja tib-bij-je muasireh, Grup autorësh (523-555\2), Bot. i parë-2001. Daru Nefais. Jordani. Pastaj, Hallalli dhe harami, Dr. Jusuf Kardavi (fq;102). Prishtinë. 2002. 8. Karar Mexhma Fikhul Islamij, Senca e 18, mbajtur më 14 korrik,2008. Malajzi. 9. Ibid.

dituria islame / 227

23


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.