JK #79/80 (2015)

Page 1


2

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

P ë r m b a j t j a

-

C o n t e n t s

Jeta Katolike • Viti L, Numri 3 &4 Korrik-Shtator 2015 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

5

7

4

Ad Multos Annos.................................................................................................................................3

Dom Pjetër Popaj: Krishti Mbret .........................................................................................................4 50 vjet nga themelimi i revistës “Jeta Katolike” ..................................................................................5

Jeta Katolike Numri 3 Korrik-Shtator 2015

8

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj Kryeredaktor: Mark K. Shkreli

Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin, Ismer Mjeku Martin Smajlaj, Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota Tomë Paloka Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Frank Shkreli: Shënjtëresha e Shqiptarëve, Nënë Tereza .................................................................8

Robert Moynihan: Mother Teresa Will Be Made a Saint ....................................................................11

Nga Famullia Jonë..............................................................................................................................12

Ndërron jetë imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit........................................................13 Imz. George Frendos: Shërbëtorin e Zotit e Pret Kurora e Drejtësisë ..............................................15

Dan Burke: The Nativity......................................................................................................................18

Beqir Sina: Flamuri kuqezi u ngrit në Këmbanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës”...............................19

Luigj Çekaj: Papa Françesku Në “Atdheun E Trimave” .....................................................................21

Redaktor (shqip): Klajd Kapinova

Marketing Fran Çotaj

Me Nanën Tereze t’i lutemi Foshnjës Hyjnore Jezus .........................................................................8

Dom Gjergj Meta: Faleminderit Imzot Mirdita për kohën dhe energjitë që na dhurove!....................................17

Redaktor (anglisht): Simon Vukel

Graphic Design Ismer Mjeku

Papa Françesku: Mesazhi i Krishtlindjes: Urbi et Orbi - Romës dhe Botës.......................................7

Klajd Kapinova: Festivali i 25-të Shqiptar , Një Spektakël Shumëngjyrësh në New York..................................24

Anton Çefa: Atdheu Ynë Shqipëria.....................................................................................................28

Papa Forumit Global Kristian në Tiranë .............................................................................................29

13

Mark K. Shkreli: Viti i Shenjtë i Jashtëzakonshëm: Jubileu i Mëshirës Hyjnore.................................30

25 vjet nga Mesha e Parë në Shqipërinë Komuniste .........................................................................33

Në Katedralen e Prishtinës Kujtohet Nëna Tereze .............................................................................35

Rabie Ibraj: Në Kosovë jehon lajmi i Shenjtërimit të Nënë Terezes...................................................38

Dan Burke: The Mystery of the Incarnation........................................................................................39 Më Dëgjo o Hyj ...................................................................................................................................40

Atë Shtjefën Gjeçovi, kolosi i Fesë e Atdheut, në përvjetorin e vrasjes.............................................40

Fritz Radovani: Mark Çuni i Pari Hero i Demokracisë Europiane ......................................................42

Luigj Çekaj: Ka Ardhur Koha për të Hyrë në Ëndërrat e Potit Mëhill Velaj.........................................44

19

Leonora Laçi: Imzot Frano Gjini torturohet dhe pushkatohet ............................................................47

Fritz Radovani: Armët e Dedë Gjo’ Lulit Nuk Ndryshken Kurrë!.........................................................49

Anton Çefa: Prof. Dr. Sami Repishti në 90-vjetorin e Lindjes.............................................................51 Frank Shkreli: Libri i Fran Gjeto Xhaj - Një Përmendore Anti-Komunistave të Kryengritjes së Vitit 1945 ........53

Lëvizjet demografike...........................................................................................................................54

30

24

21

Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.org

33

35

40


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

3

Ad Multos Annos! I dashur Dom Pjetër,

Redaksia e revistës “Jeta Katolike”, Këshilli i Kishës, Qendra “Nëna Tereze” dhe mbarë Famullia “Zoja e Shkodrës”, të përgëzojnë përzemërsisht

30-vjetorin e meshtarisë

Duke të dëshiruar jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në kryerjen e detyrës më të shenjtë baritore dhe përlartësim në hierarkinë e Kishës Katolike Romake. Me dedikim të pashoq dhe përvujtshmëri të rallë, i shërbeve Zotit dhe bashkëvëllezërve të tu për 30 vjet të gjata, duke arritur suksese të mëdha në lëminë fetare dhe kombëtare. Sukseset tuaja u kurorzuan me ndërtimin e kishës së re në Hartsdale të New York-ut, kushtuar pajtores së shqiptarëve, Zojës së Shkodrës. Ti asnjëherë nuk kurseve mundësitë e tua për t’ju ardhë në ndihmë atyre që kishin nevojë, qofshin ata anëtarë të famullisë apo jo. Ishe gjithmonë në krye të detyrës atëherë kur kombi pati nevojë, duke organizuar akcione të shpeshta për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombasve tanë në Shqipëri, Kosovë dhe gjetiu. Fjala jote e urtë qe kërkuar dhe prezente kudo në tubimet e komunitetit shqiptaro-amerikan, qoft para Kombeve të Bashkuara në New York, qoft para Shtëpisë së Bardhë në Washington DC. Ashtu siç pemtove atë ditë — para 30 vitesh — vazhdove dhe vazhdon të shërbejsh e jo të të shërbejnë. Krishti të rritët pushtedën!

30

Gëzuar VJETORIN E

Meshtarisë


Krishti Mbret 4

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Ai do të mbretërojë përgjithmonë… (Lk 1:33)

T

■ Dom Pjetër POPAJ

regohet për një murg në kohën e mesjetës i cili para vdekjes kishte pasur një vegim. Në mesin e natës drita e hanës e mbushë dhomën e tij. Një rreze e shndritë një engjull duke shkruar në një liber arit. Kur e shef këtë gjë murgu mbushet me gëzim dhe i drejtohet, “Çka po shkruan?” Engjulli çuditet pse po e pyet por megjithate i përgjigj, “Po shkruaj emrat e të gjithë atyre që e duanë Zotin.” A është emri im aty? e pyet murgu. Engjulli kqyrë por nuk mundet me e gjetë, dhe i thotë se jo. Murgu nuk shqetësohet por i thotë Engjullit, a mundesh të ma shkruajsh emrin sikur murg që gjithmonë i ka dashur njerëzit. Engjulli e shkruan ashtu siç tha murgu. Të nesërmen mbrëma mbushet dhoma me dritë prej qindra yjesh të qiellit dhe Engjulli përsëri i paraqitet murgut për t’i treguar emrin e shkruar në libër. Murgu gëzohet se emri i tij u printe të gjithë atyre që e kishin dashur Zotin. Pas vdekjes së tij, murgjët lexojnë ditarin e tij dhe në faqe të parë shkruan “Ai që thotë që e don Zotin por e mërinë vëllaun e vet, është rrenacak. Ai që nuk e don vëllaun që e sheh nuk mundet të duan Zotin që nuk e sheh.” (Gjoni 4:20)

Murgu bën komentin, “E kam kërkuar shpirtin tim por nuk kam mundur ta shoh, gjithashtu kam kërkuar Zotin dhe nuk e kam parë. I kam kërkuar vëllaun e motrën e aty i kam gjetur të katërtit. Ne e dimë se kemi shpirt, por nuk është lehtë të

Ligjet janë të nevojshme për të mbajtur rregull në sipërfaqën e botës por dashuria e tejkalon ligjin se është në brëndësinë e njeriut. Shën Pali kundershton ata që mendonin se shëlbimi vjen duke zbatuar ligjin. Ai thek-

q ë ne të tremb ë m i prej Tij. Shkrimi Shenjt na tregon se Zoti mërinë mëkatin por jo mëkatarin dhe pret të kthehet prej mëkatit. Ata që nuk

ndiejmë ekzistencen e tij. Ne e dimë se Zoti është por nuk mundemi ta shohim. Ne e dimë se ka njerëz për rreth nesh që kanë nevojë për kujdesin tonë. Vetëm kur u shërbejmë atyre me dashuri e ndiejmë shpirtin tonë mbushur me praninë e Zotit. Festa e Krishtit Mbret na grishë të gjithëve të meditojmë si ka për të na gjykuar Ai në ditën e fundit. Është qartë se Krishti i Lum është Gjykatës i zemrave apo Mbret i zemrave. Ai nuk do të na gjykojë sa intelegjenta jemi por sa kemi dashur të tjerët. Ai nuk do të na gjykojë sa pasuri kemi por si e kemi pjestuar pasurinë tonë me të varfërit. Nganjëherë jemi më të preokupuar me ligjet e përditshme se sa për tu kujdesuar për të tjerët.

son se shëlbimi vjen duke dashur të tjerët. Komoditetët e jetes tonë të përditshmë na bëjnë të harrojmë nevojat e të tjerëve që nuk kanë. Menjëherë e arsytojmë vetën duke menduar se të varfërit duan të jenë të varfër dhe nuk kanë nevojë për ndihmën tonë. Por mesazhi është qartë, nëse dëshirojmë të afrohemi Krishtit duhet të afrohohemi të varfërve. Këtë e kanë predikuar e jetuar shenjtrit, sidomos Shën Françesku, e Lumtura Nëna Tereze e tjerë shenjtër. Këtë gjë e predikon vazhdimish edhe papa Françesku. Mos ta kalojmë jetën tonë duke u friksuar prej Zotit por të mundohemi me shërbim e dashuri të hjekim frikën dhe mërzirat në jetat e atyre që i njohim e janë në vuajtje. Zoti nuk dëshiron

pendohen dhe gjithnjë vazhdojnë duke mëkatuar do të gjykohen prej mëkatit. Në ditën e fundit do gjykohën dhe do të ndahen sikur cjeptë prej dhënve. Gjykimi i Zotit nuk është i ngjashëm me një diktator të pa mëshirëshëm por Ai është i dashur që vazhdimisht mundohet për ta shpëtuar mëkatarin prej mjerimit e shkatrrimit. Ai nuk na frikson por dëshiron që të zgjohemi prej llomin të mëkatit në pastërtinë e jetës së lumtur që Ai na e ka fituar me mundimet, vdekjen e ngjalljen prej së vdekurit. Në qoftë se nuk dimë të duamë Zotin, të mësojmë të duamë të afërmin. Kjo është mënyra më e thjeshtë për ta ndie praninë e Zotit. Kur i duamë të afërmit tanë përgaditemi për të takuar Mbretin e Zemrës.

Ai që thotë që e don Zotin por e mërinë vëllaun e vet, është rrenacak. Ai që nuk e don vëllaun që e sheh nuk mundet të duan Zotin që nuk e sheh. (Gjoni 4:20)


5

50 vjet nga themelimi i revistës “Jeta Katolike” JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

L

Me botimin e këtij numri u mbushen 50 vjet nga numri i parë i revistës tonë “Jeta Katolike” (Janar-Mars 1966), si dhe 20-vjetori i rifillimit të botimit të saj, mbas një ndërprerje 18-vjeçare, me numrin Janar-Mars 1996.

idhja Katolike ShqiptaroAmerikane, e themeluar më 1962 me nisjativën e Dom Zef Oroshit, duke e parë nevojën për shtypin katolik shqiptar, i cili kishte qenë shumë i pasur deri me grabitjen e pushtetit nga komunuistët e pa Zot, por që tani ishte zhdukur tërësisht, vendosi të botojë revistën e vet, të titulluar “Jeta Katolike Shqiptare”. Qe se ç’thuhet në numrin e parë:

RRUGA E JONË Qysh me krijimin e Lidhjes s’onë Katholike Shqiptare-Amerikane, e kemi pasë synim tek nji organ zyrtar. Si bashkësij katholike, në Shqipni e këtu në Shtetet e Bashkueme t’Amerikes jemë pakicë. Jemë të gjith burra malesh, punëtorë të thjesht, të pa ndoi pregatitje shkollore. Keme si parim t’onin: “PËR FE, PËR ATME E PËRPARIM”. Kemë lanë m’anesh përparimin, shkollën, jo pse nuk na ka dashtë zemra, por vetëm sepse FEJA e ATDHEU kërkojshin prej nesh atë fIije. Si të tillë, as që na shkon mendja me u krahasue me botimet e dikurshme Katholike, sikur: Hylli i Drites, Leka, Cirka, Lajmëtari i Zemërs së Krishtit, Zani i Shna Ndout etj. Me ketë organ t’onin, nuk mendojmë tjeter, por vetem me rritë e ushqye Breznin e re t’onen me ato ndjenja atdhe-dashunije e Feje, për të cilat të Paret t’onë u flijuen e dhane jeten. Si pikënisje, njoftojmë të gjith miqt e dashamiret t’onë, se Lidhja e Jonë nuk asht nji grupim politik, prandej as edhe organi i jonë nuk do t’merret me çeshtje politike partijake, çfaredo ngjyre qofshin. Përpara FES, ATDHEUT E PËRPARIMIT, simbas mendimit t’onë, të gjitha Partitë zhduken. Kjo asht pra Rruga e jonë.

monetare të shumta, jo vetëm nga katolikët por edhe nga myslimanët dhe ortodoksët shqiptarë.

Të gjith ata që do të na ndihmojnë me këshille e shkrime, do t’u a dijmë për nderë me gjith zemër. Redaksija

“Jeta Katolike Shqiptare” u prit me gëzim dhe u përkrah nga i tërë komuniteti shqiptar në botën perëndimore, gjë që shihet në letrat dhe kontributet

Me numrin e fundit të vitit 1978 u ndërpre botimi, gjë që la një zbrazti të madhe në mërgatën katolike në botën perëndimore, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ta plotësuar këtë zbrazëti, famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj kërkoi nga Këshilli i Kishës përkrahjen për ta rifilluar botimin e revistës, gjë që edhe ndodhi. Në vitin 1996, në muajt JanarMars, ridoli nga shtypi numri i parë i kësaj reviste, e riemërurar “Jeta Katolike”.

Qe se ç’thuhet me këtë rast në një shkrim editorial:

Kopertina dhe faqja e parë e numrit të parë të revistës Jeta Katolike, 1966


6

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Pse Jeta Katolike ??? Pas një pauze të gjatë, përsëri filloi të botohet në gjuhën shqipe, këtu në Amerikë, revista “Jeta katolike”, organ i Kishës katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Kjo revistë, DE FACTO – siç thonë latinët, s’do të jetë gjë tjetër veçse pasqyrimi real përmes shkrimeve, mesazheve e fotografivetë jetës së vërtetë të komunitetit katolik shqiptar të NY me rrethe. Revista në fjalë do të lehtësojë dhe do të mundësojë njohjen dhe përhapjen e shpirtit të shenjtë kristian te të gjithë njerëzit në përgjithësi, pavarësisht nga besimi i tyre. Ajo, do të hedhë dritë pa tjetër edhe mbi çeshtjet kombëtare dhe morale në veçanti, duke konvertuar gjithmonë drejt ndërtimit shpirtëror të njeriut, njërit nga frymzimet më të mëdha të kishës dhe fesë katolike. “Jeta Katolike”, gjithashtu do të jetë një portë e hapur për të gjithë bashkombasit tonë, kudo që ndodhen, mjafton që shkrimet e tyre të

Së fundit “Jeta Katolike”, pa dyshim, nga ana figurative do të jetë si një “lter” i ri letrash shqipe, ku do të ndigjohet zëri i besimit tonë të përjetshëm, pavarësisht nga dëmet kolosale që i sollen këtij religjioni pushtimet dhe anti-Krishtat gjatë shekujve. Ndërkaq nevoja e kësaj reviste më së miri mund të përcaktohet me fjalët e Psalmit: “Përnjimend është punë e dënjë dhe e drejtë...”

Kopertina e numrit të parë të vazhdimit të revistës Jeta Katolike me 1996

karakterizohen nga vetitë e larta morale si psh. dashuria, respekti për njëri tjetrin, e drejta, toleranca, si të thuash karakteristikat më të rëndësishme të frymës kristiane.

Redaksia e revistës “Jeta Katolike”, me këtë rast falënderon të gjithë bashkëpuntorët si dhe lexuesit dhe përkrahësit, që e bënë të mundur botimin e saj, duke shpresuar që përkrahja e të gjithëve do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Gëzuar 50-vjetorin e lindjes “Jeta Katolike”!


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Mesazhi i Krishtlindjes: Urbi et Orbi - Romës dhe Botës

■ Papa Françesku ————————— Të dashur vëllezër e motra, Gëzuar Krishtlindjen!

Krishti lindi për ne, të galdojmë në ditën e shëlbimit tonë!

T

’i hapim zemrat për të marrë hirin e kësaj dite, që është Ai vetë: Jezusi është “Dita” e ndritshme, që lindi në horizontin e njerëzimit. Dita e mëshirës, në të cilën Hyji Atë i dëftoi njerëzimit dashurinë e tij pa cak. Ditë drite, që e dëbon errësirën e frikës e të ankthit. Ditë paqeje, në të cilën të mundësohet të takohesh, të dialogosh, të pajtohesh. Ditë gëzimi: “Gëzimi të madh” për të vegjlit e të përbuzurit e për mbarë popullin (cfr Lk 2:10). Në këtë ditë, nga Virgjëra Mari, lindi Jezusi, Shëlbuesi. Shpella e Betlehemit na bën të shikojmë “shenjën”, që na dha Zoti: “Një fëmijë mbështjellë në fasha, vënë në një grazhd” (Lk 2:12). Ashtu si barinjtë e Betlehemit, edhe ne shkojmë ta shikojmë këtë shenjë, këtë ngjarje, që ripërtërihet vit për vit në Kishë. Krishtlindja është ngjarje, që ripërtërihet në çdo familje, në çdo famulli, në çdo bashkësi, që pret dashurinë e Zotit të mishëruar, në Jezu Krishtin. Ashtu si Maria, Kisha ua tregon të gjithëve “shenjën” e Zotit: Foshnjën, që e mbajti në kraharor dhe e nxorri në dritë, por që është Bir i të

Tejetlartit Zot, sepse vjen nga Shpirti Shenjt (Mt 1:20). Prandaj ai është Shëlbuesi, sepse është Qengji i Hyjit që merr mbi vete mëkatin e botës (cfr Gjn 1:29). Bashkë me barinjtë të përkulemi para Qengjit, të adhurojmë Mirësinë e Hyjit bërë Njeri e t’i lëmë sytë të na mbushen me lot pendimi, për t’i larë zemrat tona. Vetëm Ai, vetëm Ai mund të na

harmoni, duke e kapërcyer konfliktin që tepër gjatë i vuri njërin kundër tjetrit, me pasoja të rënda për gjithë Rajonin. Zotit i lutemi që marrëveshja e arritur në gjirin e Kombeve të Bashkuara ta bëjë të heshtë vringëllimën e armëve në Siri e të hapë rrugën për të dalë nga situata tejet e rëndë humanitare e popullsisë. E është po aq urgjente që marrëveshja mbi Libinë të mbështetet nga të gjithë, për t’i kapërcyer përçarjet dhe dhunën, që e trondisin rëndë vendin. Vëmendja e mbarë bashkësisë ndërkombëtare duhet të drejtohet njëzëshëm në përpjekjen për t’u dhënë fund mizorive që, si në këtë vend, ashtu edhe në Irak, Jemen e në Afrikën subsahariane, korrin viktima të panumërta, shkaktojnë vuajtje çnjerëzore dhe nuk kursejnë as trashëgiminë historike e kulturore të një mori popujsh. Mendimi më shkon edhe tek ata, që u goditën nga aksione të egra terroristike, posaçërisht tek masakra

Të jemi të mëshirshëm me vëllezërit tanë Pas bekimit Urbi et Orbi- Romës e Botës, Françesku përshëndeti besmitarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit si edhe të gjithë ata, që ishin të lidhur përmes mjeteve të komunikimit: “Është Krishtlindja e Vitit Shenjt të Mëshirës, prandaj u uroj të gjithëve ta pranojnë në jetën e tyre mëshirën e Zotit, që na e dhuroi Jezu Krishti, për të qenë të mëshirshëm me vëllezërit tanë. Kështu do të bëjmë të lulëzojë paqja! Gëzuar Krishtlindjen!”. shëlbojë. Vetëm mëshira e Zotit mund ta çlirojë njerëzimin nga moria e formave të së keqes, nganjëherë me pamje të përbindshme, që përfton në të egoizmi. Hiri i Zotit mund t’i shndërrojë zemrat e t’i hapë udhët e daljes nga situatat, që mendja njerëzore i shikon si të pazgjidhshme. Atje ku lind Zoti, lind shpresa. Ku lind Zoti, lind paqja. E ku lind paqja, nuk ka më vend për urrejtje e as për luftë. E megjithatë, pikërisht atje ku erdhi në botë Biri i mishëruar i Zotit, vijojnë tensionet e dhuna e paqja mbetet dhuratë për t’u kërkuar me lutje e për t’u ndërtuar. Uroj që izraelitë e palestinezë të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë e të arrijnë në marrëveshje, e cila u krijon të dy popujve mundësinë të bashkëjetojnë në

në qiejt e Egjiptit, në Beirut, Paris, Bamako e Tuniz. Vëllezërve tanë, të persekutuar në të katër anët e botës për shkak të fesë, Krishti Fëmijë u dhuroftë ngushëllim e forcë. Janë martirët e kohës sonë. Paqe e harmoni kërkojmë për popullsitë e dashura të Republikës Demokratike të Kongos, të Burundit, të Sudanit të Jugut, që përmes dialogut, të fuqizohet angazhimi i përbashkët për ndërtimin e shoqërive civile, të gjallëruara nga fryma e sinqertë e pajtimit dhe e mirëkuptimit reciprok.Krishtlindja sjelltë paqen e vërtetë edhe në Ukrainë, ua lehtësoftë jetën atyre, që pësojnë pasojat e konfliktit, u frymëzoftë dëshirën t’i çojnë

7

deri në fund marrëveshjet e arritura, për ta rivendosur harmoninë në mbarë vendin. Gëzimi i kësaj dite i ndriçoftë përpjekjet e popullit kolumbian që, i frymëzuar nga shpresa, të vijojë udhën me angazhimin për të arritur paqen e dëshiruar. Ku lind Zoti, lind shpresa e ku lind shpresa, njerëzit rigjejnë dinjitetin. E megjithatë, edhe sot sa e sa burrave e grave u mungon dinjiteti i tyre njerëzor e, ashtu si Krishti Fëmijë, vuajnë nga e ftohta, varfëria, mospranimi i njerëzve. Arritët sot afërsia jonë tek më të pambrojturit, posaçërisht tek fëmijët ushtarë, tek gratë, që pësojnë dhunë, tek viktimat e trafikut të njerëzve e të drogës. Mos u mungoftë ngushëllimi ynë atyre, që ikin nga mjerimi ose nga lufta, duke shtegtuar në kushte tepër shpesh çnjerëzore e jo rrallë, duke rrezikuar edhe jetën. U shpërblefshin me bekime të begata të gjithë ata, njerëz të veçantë e shtete, që përpiqen bujarisht t’i mbështesin e t’i mirëpresin emigrantët e shumtë e refugjatët, duke u mundësuar ndërtimin e një ardhmërie dinjitoze për vete e për të dashurit e tyre, e edhe integrimin brenda shoqërive, që i pranojnë. Në këtë ditë feste, Zoti u dhëntë shpresë të gjithë njerëzve, që nuk kanë punë dhe e mbështetët angazhimin e atyre, që kanë përgjegjësi publike në fushën politike dhe ekonomike, që të përpiqen për të mirën e përbashkët dhe mbrojtjen e çdo jete njerëzore. Ku lind Zoti, lulëzon mëshira. Ajo është dhurata më e çmuar, që na bën Zoti, posaçërisht në këtë vit jubilar, kur jemi të thirrur të zbulojmë dhimbsurinë e Atit tonë qiellor për secilin nga ne. Zoti u dhëntë, posaçërisht të burgosurve, hirin ta provojnë dashurinë e tij të mëshirshme, që shëron plagët dhe e mund të keqen. E kështu sot së bashku galdojmë në ditën e shëlbimit tonë. Duke kundruar Shpellën e Betlehemit, ia ngulim sytë krahëve të hapur të Jezusit, që na tregojnë përqafimin mëshirëplotë të Hyjit, ndërsa dëgjojmë gugatjen e foshnjës, që na pëshpërit: “Për vëllezërit e mi e miqtë e mi, unë them: ‘paqja qoftë mbi ty!’” (Ps. 121[122]:8).


8

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Me Nanën Tereze t’i lutemi Foshnjes Hyjnore Jezus E Lumja Nana Tereze na fton t’i lutemi Foshnjes Hyjnore O Foshnje Hyjnore, teri lotët e fëmijëve! Nxiti njerëzit t’i ulin armët e të rroken në nji përqafim universal paqe! Ftoi popujt, o Krisht i mëshirshëm, t’i shembin muret që ngre mjerimi, papunësia, padija, indiferenca, diskriminimi e intoleranca. Ti, o Foshnje Hyjnore e Betlehemit, na shpëton, tue na çlirue nga mëkati. Je ti Shëlbuesi i vetëm, i vërtetë, të cilin njerëzimi shpesh herë me lot e mundim e kërkon! O Zoti i paqes, dhuroja njerëzimit paqen e vërtetë! Eja e jeto në zemrën e çdo njeriu të çdo familje. Ti vetë ji paqja jonë e gëzimi ynë!

NËNË TEREZA SHËNJTËRESHA E SHQIPTARËVE Amen!

L

■ Fran SHKRELI

ajmi u përhap zyrtarisht të premtën nga Vatikani me një njoftim të posaçëm për median dhe për të gjithë të interesuarit se të ënjën, me rastin e 79-vjetorit të lindjes së tij, Papa Françesku miratoi Dekretin, që do të çojë në shenjtërimin e Agnes Gonxhe Bojazhiu e njohur si Nënë Tereza. Në njoftimin e Vatikanit thuhet se gjatë një audience të posaçme të ënjtën me Kardinalin Angelo Amato, Prefektin e Kongregacionit të Kauzave të Shënjtërimit, Papa Françesku pranoi Dokumentin në bazë të cilit, Udhëheqsi i Kishës Katolike njohu dhe miratoi ndërmjetësimin e Nënë Terezës në mrekullinë e shërimit të menjëhershëm, të papritur, të plotë dhe të pashpjegueshëm të një burri me kombësi braziliane, i sëmurë rëndë nga një goditje në tru. Burri brazilian u shërua në vitin 2008.


Në vitin 2008 braziliani u shërua në mënyrë të papritur, të jashtëzakonshme e të plotë, sipas hetimeve të Vatikanit. Në njoftimin zyrtar të Vatikanit thuhet në lidhje me shërimin e mrekullueshëm se më 10 shtator 2008, një inxhinier brazilian, i cili ishte në gjendje kome për shkak të një sëmundjeje të trurit, u mbart në sallën e operacionit për një ndërhyrje kirurgjikale, gati-gati të pashpresë. Gruaja e tij lutej në kapelën e spitalit, së bashku me një meshtar e disa familjarë. Një natë më parë i qe lutur me gjithë zemër Nënë Terezës: “Mjekojeni Ju vetë tim shoq”. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Kirurgu, që kishte dalë një gjysëm ore më parë nga salla e operacionit, duke e shtyrë për pak çaste ndërhyrjen, u rikthye përsëri dhe çuditërisht, e gjeti të sëmurin ndenjur mbi shtrat, të zgjuar e plotësisht të vetëdijshëm. I mrekulluar, e dëgjoi t’i thotë: “Ç’bëj unë këtu?”.

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Shërimi, që u vërtetua më pas, ishte i menjëhershëm, ndërsa abseset e shumta të trurit, me hidrocefale obstruktive, ishin zhdukur krejtësisht, në mënyrë fare të pashpjegueshme, sipas ekspertëve të mjekësisë. Sipas Vatikanit, mrekullia që i atribohet Nënë Terezës, është një nga rastet e rralla të mrekullisë së “shkallës së parë”, asaj pra që kundron ngjalljen prej të vdekurve ose të ashtuquajturës “restitutio ad integrum”, domethënë, shërimin e plotë të të gjitha organeve të shkatërruara nga sëmundja, thuhet në njoftimin e Vatikanit.

Pranimi dhe miratimi nga Papa i Dokumentit në lidhje me mrekullinë e Nënë Terezës, është mrekullia e dytë dhe akti përfundimtar që i hapë derën shënjtërimit të Nënë Terezës, “Ëngjëllit të të varfërve”, siç e ka cilësuar vet miku i shqiptarëve, Papa Françesku. Ishte një Papë tjetër,

9

Papa Gjon Pali i dytë, i cili gjithashtu konsiderohet mik i shqiptarëve, i cili, ndonëse rregullat kishtare kërkojnë një pritje prej pes vitesh para se të mund të fillojë procesi për shënjtërim, Papa Gjon Pali i II ndryshoi rregulloren me këtë rast dhe beatifikoi Nënë Terezën më 19 tetor 2003, që është hapi i parë drejtë shënjtërimit. Vatikani refuzoi të përcaktonte një datë për shënjtërimin e Nënë Terezës, por media të ndryshme italiane dhe europiane kanë spekulluar se mund të bëhet shtatorin që vjen, që përkon me përvjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.

E lindur në Shkupin shqiptar më 26 gusht të vitit 1910, e lumtura Nënë Tereza dhe urdhëri i murgeshave të themeluar prej saj njihet anë e mbanë botës si bamirëse dhe mbështetse e më të varfërve të kësaj bote. Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare. Për punën e

Nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri vitin e kaluar, Shtator, 2014


10

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

dhuruar Kishës”, sidomos Kishës në Kalkuta. Ai i tha Radio Vatikanit se kemi pritur për një kohë të gjatë për këtë moment dhe tani që ky moment është realitet, jemi jashtzakonisht shumë të kënaqur me vendimin e Papa Françeskut.

saj, ajo është shpërblyer edhe sa ishte gjallë e vepronte në këtë jetë, me shumë dekorata kishtare dhe ndërkombëtare të kësaj bote në të cilën jetojmë, përfshirë Medaljen Presidenciale për liri nga Presidenti amerikan Ronald Reagan, Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, si dhe me dekorime dhe çmime nga shtete dhe organizata ndërkomëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në vitin 1979, Nënë Tereza mori Çmimin prestigjioz të Nobelit për paqe. Më atë rast ajo pat thënë se nuk e meritonte një çmim të tillë, por do e pranonte në emër të “uriturve, atyre të pa streh, sakatëve, të verbërve dhe në emër të gjithë atyre që e ndjejnë veten të pa dashur dhe të pa kujdesur nga shoqëria ku jetojnë”.

Mund të thuhet se edhe shumica e shqiptarëve kudo, jo vetëm katolikë, por të gjitha feve, janë të kënaqur sot tej mase për këtë vendim të Papa Françeskut për të shënjtëruar Bijën më të madhe të kombit shqiptar, Nënë Terezën, të cilën Dr. Lush Gjergji, biografi i jetës dhe veprimtarisë së saj, e ka cilësuar si, “Shënja dhe shpresa e mbarë njerëzimit, simbol i mirërisë dhe i dashurisë vetmohuese e cila nuk ka skaj, por në plotësi jepet për Zotin dhe për të afërmin”.

Kryeipeshkvi Thomas D’Souza i Kalkutës së Indisë, ku ka shërbyer më së shumti Nënë Tereza, vendimin e Papa Françeskut për miratimin e Dokumentit për shënjtërimin e Nënë Terezës e cilësoi si një “Dhuratë të vërtetë me rastin e Krishtlindjes që Ati i Shënjtë i ka

Dom Lush Gjergji ka shkruar gjithashtu në librin “Nëna Jonë Tereze” se ajo është, “Dhurata më e madhe që ne, ipeshkvia jonë dhe populli i jonë, i dhamë Zotit, Kishës dhe botës dhe njëkohsisht” shkruan ai, ajo është një, “Dhuratë — dhantia dhe ngushëllimi më i

madh që Zoti na i dha neve sot, në ditët tona”.

Në një artikull me rastin e 103vjetorit ë lindjes së Nënë Terezës, kisha komentuar se, ndërkohë që bota sot — për arsye ideologjike, politike, materiale dhe ndasive të ndryshme dhe urrejtjeve — përballet me terrin e shpirtit dhe me mungesën e dashurisë për njëri tjetrin, Nënë Tereza gjithnjë, por sidomos në këtë moment, qëndron para botës si një simbol i një shprese të qëndrueshme, për një jetë më të mirë dhe si simbol i mundësisë së ndryshimeve pozitive përballë sfidave personale dhe shoqërore të njeriut dhe të shoqërisë ku jetojmë.

Kjo shpresë dhe besimi në mundësinë për të kryer vepra të mira në shërbim të tjerëve të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë, rrjedhë nga fakti se ajo besonte se çdo njëri prej nesh posedon aftësinë, mirësinë dhe dashamirësinë për vepra të mëdha. Vetë Nënë Tereza nuk besonte se ajo ishte unike ose e veçantë dhe nuk kishte ndonjë sistem shtetëror ose të ndonjë organizate botërore që të mbështeste veprimtarinë e saj, ndaj për këtë arsye, trashgëmia e kësaj murgeshe katolike shqiptare mbetet edhe sot e respektuar anë e mbanë botës, nga pothuaj të gjithë njerëzit e ideologjive dhe feve të ndryshme, përfshirë edhe ata që nuk besojnë. Ky mesazh i Nënë Terezës — që është dashuria për njërin tjetrin — është sot më i nevojshëm se kurrë, sidomos në radhët e shqiptarëve, por edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë kudo dhe kurdoherë. Për realizimin e respektit dhe të dashurisë, megjithë ndryshimet midis nesh, tashti kemi Nënë Terezën, shënjtoren tonë, ndërmjetëse pranë Perendisë — që t’i drejtohemi për ndihmë: Nëna Tereze lutu për Shqiptarët!


11

Mother Teresa Will Be Made a Saint JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

B

December 18, 2015, Friday — Mother Teresa of Calcutta to Be Canonized in 2016.

lessed Teresa of Calcutta will be proclaimed a saint in 2016, the Vatican announced today. The likely date of the canoniza■ Robert MOYNIHAN tion will be September 4, 2016, the day before Mother Teresa’s feast day as a blessed. Yesterday afternoon, Pope Francis authorized the Congregation for the Causes of Saints to promulgate a decree regarding a miracle attributed to the intercession of Blessed Teresa (born Agnes Gonxha Bojaxhiu). The Pope’s approval came during a private audience with the Salesian Cardinal Angelo Amato, prefect of the Congregation for the Causes of Saints. Mother Teresa was proclaimed blessed by her friend, St. John Paul II, on October 19, 2003. In this way, a crowning gift of the Jubilee of Mercy will be Mother Teresa’s canonization by Pope Francis during this coming year. (The following draws on an email sent out today by Father Thomas Rosica, a Canadian priest who assists the Vatican press office for the English language.) Blessed Teresa, known around the world as Mother Teresa, was born August 26, 1910 in Skopje, then part of the Kosovo Vilayet in the Ottoman Empire, into a Kosovar Albanian family. She was foundress of the Congregation of the Missionaries of Charity and the Missionaries of Charity. Mother Teresa suffered a heart attack 18 years ago, dying at the age of 87 on September 5, 1997 in Calcutta. The day after she died was the date she had been scheduled to lead an interfaith memorial prayer service in Calcutta for her friend, Diana, Princess of Wales, who had been tragically killed in a car accident one week earlier. Mother Teresa’s most famous work began in 1950 with the opening of the first Nirmal Hriday (Tender Heart) home for the dying and destitute in Calcutta. Mother’s words remain inscribed on the walls of that home: “Nowadays the most horrible disease is not leprosy or tuberculosis. It is the feeling to be undesirable, rejected, abandoned by all.” Though Mother Teresa left this world scene 18 years ago, this tiny nun made the news big time several years ago with the publication of her letters. Many journalists, magazine editors, television newscasters and

bloggers completely distorted the story with their sensational headlines: “Mother Teresa’s secret life: crisis and darkness,” or “Calcutta’s Saint was an atheist,” or even “Mother and the Absent One.” Some commentators wrote: “She lost her faith and the Church rewards her for it.” These people seem unaware that those who prepared Mother’s Beatification in 2003 cited the letters as proof of her exceptional faith and not the absence of it. Mother Teresa tells us in those deeply personal messages that she once felt God’s powerful presence and heard Jesus speak to her. Then God withdrew and Jesus was silent. What Mother Teresa experienced thereafter was faith devoid of any emotional consolation. Father Rosica writes: “Years ago, during my graduate studies in Rome, I met Mother Teresa of Calcutta several times while I was teaching her sisters in a slum neighborhood on the outskirts of the Eternal City. At the end of our first visit, she blessed my forehead before placing into my hands one of her famous business cards unlike any I had ever seen. “On one side of the card were these words: “The fruit of silence is PRAYER. The fruit of prayer is FAITH. The fruit of faith is LOVE. The fruit of love is SERVICE. The fruit of service is PEACE. God bless you. –Mother Teresa.” “I still carry that card with me,” Rosica wrote. “There was no address, phone number, e-mail FAX number, or Twitter handle on the card. Mother Teresa didn’t need an address back then. Today, we don’t need any of her contact information, as she is available to all of us in the communion of saints. Everyone knows where she is and how to reach her. She still has her hands full with our requests.”


12

N

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

GA

Famullia Jonë

◊ Më 6 shtator 2015 – Në Qendren “Nëna Tereze”, nën drejtimin e grupit “Drita” me në krye Mark Berishaj, u shtrua Darka e 18-të vjetore në nder të të Lumes Nënës Tereze. ◊ Më 18-20 shtator 2015 – Në oborrin e kishës tonë, u zhvillua Karnavali tradicional vjetor, nën përkujdesjen e vullnetarëve të grupit “Drita”.

◊ Më 7 nëntor 2015 – Në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx, u mbajt Festivali i 25-të Shqiptar, i organizuar nga Qendra “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.

◊ Më 22 nëntor 2015 – Në Qendrën “Nëna Tereze” u kremtua festa e Krishtit Mbret si dhe 30vjetori i meshtarisë të famullitarit tonë, të përndershmit Dom Pjetër Popaj. ◊ Më 28 nëntor 2015 – U kremtua festa e Flamurit dhe Pavarësisë me Meshën Shenjte kushtuar dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave dhe me ngritjen solemne të Flamurit mbi këmbanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës”. Mbas ceremonisë, në Qendrën “Nëna Tereze” u shtrua një koktej për të gjithë pjesëmarrësit.

◊ Më 20 dhjetor 2015 – Në Qendrën “Nëna Tereze” sipas traditës, u zhvillua “Christmas Party” për të rinjtë e famullisë.

◊ Më 22 dhjetor 2015 – Në Maestro’s Restaurant, Dom Pjetër Popaj, në shenjë mirënjohje, shtroi darkë për të gjithë ata që kanë bërë punë vullnetare gjatë vititi 2015.

Në përgatitje:

◊ Më 22 janar 2016 – Famullia jonë, përsëri do të marrë pjesë në March for Life në Washington D.C.


Ndërron jetë Imzot

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

RROK MIRDITA

13

kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit Kryedioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, me shumë dhimbje, njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv metropolit i Kryedioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës. Qysh me datën 4 dhjetor 2015, Imzot Mirdita ka pësuar një goditje cerebrale. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirurgjisë ku ka vazhduar në gjëndje kome. Pavarësisht nga të gjitha përkujdesjet dhe përpjekjet e stafit të Neurokirurgjisë, gjëndja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë.

I

Kush është Imzot Rrok Mirdita?

mzot Rrok Mirdita lindi në Kllezën të Ulqinit, më 28 shtator 1939. Studimet, deri në shkollën e mesme, i kreu në vendlindje. Studimet e larta filozofike dhe teologjike i kreu në Zarë dhe në Zagreb, ku u diplomua me nota të shkëlqyeshme. Më 4 korrik 1965 u shugurua meshtar nga Shkëlqesia e Tij, imzot Aleksandër Tokiq, kryeipeshkëv i Tivarit. Një vit më vonë u emërua administrator i kishës së Shën Pjetrit dhe të Shën Palit në Salç, ku shërbeu për mëse tri vjet. Më 1970 u emërua famullitar i kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Kllezën. Nga kryeipeshkvi i Tivarit u dërgua në Nju Jork për t’i shërbyer diasporës shqiptare katolike në Bronx, në qendrën “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në marrëveshje me dioqezën e Tivarit, Eminenca e Tij, kardinali Terence Cooke, kryeipeshkëv i Nju Jorkut, me dekret të veçantë të datës 19 qershor 1981, e pranoi si meshtar me shërbim të përhershëm në këtë kryedioqezë, gjithnjë me detyrë pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në vitin 1985 themeloi radio-programin fetar “Zëri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës” për Nju Jorkun e rrethinat. Këtë program e vazhdoi për shtatë vjet rresht deri në emërimin e tij si kryeipeshkëv i Durrës-Tiranës. Më 1 korrik 1986, Eminenca e Tij, kardinali O’Connor, kryeipeshkëv i Nju Jorkut e emëroi famullitar të famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, themeluar prej vetë imzot Mirditës. Gjatë viteve në Nju Jork u mor me përkushtim të veçantë me çështjen e

emigrantëve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndau dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, konsideruar tradhtarë nga regjimi komunist. Më 25 prill 1993, kur Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë dhe shuguroi 4 ipeshkvij, ndërmjet të cilëve edhe imzot Mirditën, ai filloi misionin si kryeipeshkëv i Durrës-Tiranës. Deri më sot, ishte i vetmi ipeshkëv shqiptar akoma gjallë, shuguruar nga shenjti i madh polak. Më vonë, në vitin 1994, mori detyrën e presidentit të Karitasit Shqiptar. I takoi të përballonte, si i tillë, luftën e Kosovës dhe emergjencën e refugjatëve kosovarë në Shqipëri. Më 29 mars 1999 u bëri thirrje institucioneve të ndryshme katolike të Europës për t’i ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës iu


14

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

përgjigjën shpejt shumë prej tyre. Në vitin 1996 u zgjodh kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, për dy mandate me radhë. Në këtë detyrë është zgjedhur edhe dy herë të tjera, në vitin 2006 dhe në vitin 2009. Gjithashtu, po në vitin 1996 u zgjodh kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapothemeluar. Në vitin 2000, Sovrani i Maltës i dha titullin Kapelan i Kryqit të Lartë “ad honorem”, duke e vënë në kategorinë e Mësuesit të madh. Në vitin 2002 përfundoi ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi shpirtërore e duke lënë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit. Në janar të vitit 2005, Papa Gjon Pali II e lartësoi në rangun e kryeipeshkvit metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit mori palion e metropolitit nga Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dha titullin Qytetar Nderi, duke vlerësuar ndihmesën e jashtëzakonshme të kryeipeshkvit për harmoninë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe duke vënë në dukje maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njëjtin titull i dha edhe Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare. Për më se 22 vjet, kryeipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike në Shqipëri, në këtë dioqezë të rëndësishme, t’u vijë në ndihmë të gjitha kategorive të popullsisë. Për këtë arsye, i nxiti gjithnjë misionarët të angazhohen në fushën e arsimit, në atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve. I ftoi që të jepnin kontributin e tyre përmes hapjes së shkollave fillore e të mesme, azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qëndrave shëndetësore dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe të një qendre për reintegrimin në shoqëri të të rinjve të prekur nga droga, pa bërë

diskriminime fetare e shoqërore. Në vitin 2006, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i akordoi “Urdhërin Nënë Tereza” me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmendjen e veçantë në dialogun ndërfetar; për angazhimin në themelimin e institucioneve të ndihmës sociale dhe të ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”. Në vitin 2010 presidenti i Republikës z. Bamir Topi i akordoi urdhërin Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në vitin 2011, me kërkesën e tij, u mbajt për herë të parë në Tiranë, mbledhja e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Më 13 maj 2013 Akademia Ndërkombëtare Bonifaci VIII i dha titullin Akademik Nderi. Homelitë, përshëndetjet e shkrimet e tij të ndryshme janë botuar në tri vëllime, me titull “Për një Shqipëri me Zotin…”. Me kalimin e Imzot Rrok Mirditës në amshim, humbëm edhe ipeshkvin e fundit të asaj hierarkie, prej katër ipeshkvijsh shqiptarë, emëruar dhe më 25 prill 1993 shugurua nga Papa Shën Gjon Pali II në Shkodër, që shënoi rilindjen e Kishës katolike martire në Shqipëri e të shoqërisë demokratike. Imzot Rrok Mirdita protagonist e kujtesë e historisë bashkëkohore të Kishës katolike në Shqipëri në periudhën e pas diktaturës komuniste. Edhe ne të programit shqip të Radio Vatikanit, kemi humbur një bashkëpunëtor të jashtëzakonshëm e kurdoherë të gatshëm. Imzot Rroku qysh si famullitar i shqiptarëve në Nju Jork e, pastaj edhe si kryeipeshkëv i Tiranës, qe një bashkëpuntuar i çmueshëm për redaksinë shqipe të Radio Vatikanit. Fjalët e tij qenë përherë të çmueshme, fjalë bariu shpirtëror të Kishës ndër shqiptarë, fjalë atdhetari, fjalë përherë të matura, fjalë domethënëse, të përzemërta, largpamëse e vizionare. Në emër të programit shqip të RV ngushëllime kryedioqezës së TiranëDurrësi, Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë e familjes Mirdita.

Pushofsh në paqe, imzot Rroku. I përjetshëm qoftë kujtimi yt në Hyjin e Mëshirshëm, të cilit i shërbeve me përkushtim e dashuri, duke përhapur Lajmin e Mirë të Mëshirës Hyjnore, me jetë e vepra.

“Jepja o Zot, Pushimin e Pasosur”: Salikimet e Fundit për Imzot Rrok Mirditën

Besimtarët katolikë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria i dhanë sot lamtumirën e fundit, kryeipeshkvit metropolit, imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga kjo jetë më 7 dhjetor, pas një sëmundjeje të rëndë. Dhimbja, por edhe mirënjohja për rrugën e bërë së bashku, qenë ndjenjat me të cilat, besimtarët e kleri shoqëruan trupin pa jetë për në banesën e tij të mbrame, në kriptën e katedrales së Shën Palit në Tiranë. “Të rroni e ta kujtoni”, janë fjalët e zakonshme ngushëlluese të popullit shqiptar. Vërtet, shqiptarët do ta kujtojnë ipeshkvin si bariun e parë pas komunizmit, që e drejtoi Kishën e rilindur në rrugën e përtëritjes e të zhvillimit; do ta kujtojnë për kontributin e dhënë në harmoninë fetare, siç tha edhe presidenti i Republikës, Nishani, gjatë homazheve; do të kujtojnë se shërbimi i tij nisi me shën Gjon Palin II e përfundoi me Papën Françesku, që deshi, edhe ai, të vijë në Shqipëri; do të kujtojnë kishat e strukturat e ndërtuara gjatë këtyre viteve, duke filluar nga katedralja, por sidomos, rrjetin njerëzor që krijoi rreth vetes, për të cilin e konsideronte veten me fat, sepse Hyji i kishte dhënë në dorë kujdesin për shpirtra njerëzish të martirizuar, që Hyjin ua kishin mohuar… Natyrisht, Zoti do të kishte ardhur sërish në Shqipëri edhe pa imzot Mirditën, por zgjodhi pikërisht atë, për ta shoqëruar vendin në rrugën e dashurisë së krishterë e të fesë, duke e bërë kështu, edhe bashkësinë katolike të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, së bashku me gjithë besimtarët shqiptarë, pjesë e Popullit të vet. Tani, ky popull do të ketë edhe një zë tjetër, që i lutet Atit Qiellor për të.


Shërbëtorin e Zotit e pret

Kurora e Drejtësisë

A

fërsisht para gjashtëdhjetë vitesh, një filozof marksist i famshëm, Ernst Bloch, ka shkruar një libër në të cilin bëhet fjalë se ishte larguar nga mësimi i Karl Marksit për sa i përket besimit. Besimi, sipas Bloch, nuk është aspak opiumi i popujve. Përkundrazi, shpreh “protestën” e popullit, sepse çon në qiell ëndrrat më të bukura të njeriut: ëndrrat për një botë më të mirë dhe më të denjë për njeriun. Mesazhi i Ungjillit, në mendimin e Bloch, orienton për ta futur njeriun në ecjen drejt një toke të re. Dhe unë besoj se historia e Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzet tregon sa i vërtetë është ky pohim i Ernst Bloch-ut. Pas gati një gjysmë shekulli, gjatë të cilit komunizmi anti-teist u përpoq të vriste Perëndinë, ndjenja fetare e popullit shqiptar mbeti shumë e fortë. Dhe prania jonë sot në këtë Kishë Katedrale është prova se një gjysmë shekulli i atij anti-teizmi militant nuk mjaftoi për ta shuar ndjenjën fetare të popullit shqiptar. Kjo Katedrale ngrihet përballë një monumenti të ndërtuar nga ata që deshën ta vrisnin Zotin. Dhe sot po kremtojmë hyrjen në jetën e amshuar të atij që ka ndërtuar këtë Katedrale. Dy gjëra na bashkojnë në këtë kremtim të sotëm. Së pari, besimi ynë. Së dyti, respekti për një person të veçantë. Na bashkon besimi, sepse ne nuk jemi të nënshtruar ndaj vdekjes, nuk besojmë në vdekjen, por në ngjalljen. Në Ungjillin që sapo dëgjuat bëhej fjalë për një person të veçantë, për një person që ishte biri i Hyjit, por u bë njeri krejt si ne (me përjashtim vetëm të mëkatit), pra i nënshtruar, edhe ai, ndaj mjerimit të vdekjes. Po, edhe ai,

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

15

■ Nga Imzot George FRENDO

Jezu Krishti, pranoi vdekjen, por vetëm për ta shndërruar rrënjësisht fizionominë e saj. Duke ngadhënjyer mbi vdekjen, duke u ngjallur, ai e ndryshoi fizionominë e vdekjes duke i dhënë trajtën e kalimit për një jetë të re. Në leximin e parë, Isaia, profet i madh shprese, që nga koha e disa shekujve para Krishtit na i forcoi zemrat tona me këto fjalë: Zoti “do ta zhdukë vdekjen … e nga çdo fytyrë do të fshijë lotin … Dhe do të thuhet po atë ditë: ‘Ja, ky është Hyji ynë! Në të shpresuam, Ai na shpëtoi!’” Dhe pikërisht sot, ne na bashkon respekti ndaj një personi që na ka dashur dhe që e kemi dashur. Prania jonë këtu sot shpreh mirënjohjen ndaj Imzot Rrokut dhe njëkohësisht mirënjohjen ndaj Zotit që na e ka “dhuruar”. Shën Pali thotë: “Mos të lodhemi kurrë duke bërë mirë”, sepse “atë që njeriu mbjell, atë edhe do të korrë”. Janë fjalë që na sjellin ndërmend përgjegjësinë tonë për të përdorur dhuratën e kohës duke u përpjekur të bëjmë mirë, duke i shërbyer Zotit dhe popullit të Zotit. Prandaj po e falënderojmë Zotin jo vetëm për 76 vjet

që i ka dhuruar Imzot Rrokut, por edhe se gjatë kësaj periudhe kohore Perëndia iu zbulua atij si Zoti i historisë vetjake, duke i qëndruar fare pranë, dhe duke qenë pa masë bujar ndaj tij. Jeta e Imzot Rrokut mund të dallohet në tri faza kryesore. Faza e parë përmban jetën e kundruar brenda familjes Mirdita në Ulqin, para se të bëhej prift. Ai ishte shumë krenar për mjedisin familjar në të cilin lindi dhe u rrit. Mësuesit e tij të parë, pa dyshim, qenë prindërit. Ishin ata të parët që e shoqëruan në njohjen e Jezu Krishtit. Faza e dytë përmban tërë jetën e tij si prift, para shugurimit të tij ipeshkvor. Para pesë muajve ne përkujtuam përvjetorin e 50-të të shugurimit

të tij priftëror. Si një prift shumë i ri, Dom Rroku shërbeu në dioqezën e Tivarit, në Mal të Zi, ku qe administrator dhe famullitar. Më vonë nga Arqipeshkvi i Tivarit u dërgua në New York për t’i shërbyer diasporës katolike shqiptare në Bronx. Atje shërbeu pranë Qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ndër tjera themeloi edhe programin radiofonik fetar “Zëri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës” për New York e rrethe. Faza e tretë e jetës së Imzot Mirditës përfshin këto 22 vitet e fundit gjatë të cilave ka shërbyer si ipeshkëv. I shuguruar ipeshkëv nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së këtij në Shqipëri në prill 1993, menjëherë u angazhua për ndërtimin e bashkësisë katolike në dioqezën që iu besua. Mund të themi se Imzot Mirdita qe instrumenti i dobishëm në duart e Zotit për rilindjen e Kishës në këtë dioqezë. Gjatë episkopatit të tij tregoi një dashuri të madhe ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqip-


16

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Ai ndërton dhe rindërton botën me anën e dashurisë. Më kujtohet një këngë angleze shumë popullore e fëmijërisë sime, në të cilën thuhet: “You will

never grow old while there’s love in your heart”. Që do të thotë: “Ti nuk do të

Imzot Rrok Mirdita me Papa Gjon Pali II

tarëve. Dhe u angazhua shumë për marrëdhëniet dhe dialogun ndërfetar. Shkrimet e Imzot Mirditës në tri vëllime Për një Shqipëri me Zotin në aspektin historik kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Sepse Imzot Rrok Mirdita e shoqëroi lindjen e Kishës në Shqipëri, dhe veçanërisht në Arkidioqezën e vet, Tiranë-Durrës. Sot kjo Arkidioqezë përjeton moshën e pjekurisë, është njëzetedyvjeçare: është ende në pranverën e jetës. E kur një nënë e sheh birin e saj në këtë moshë, shpesh kujtohet se, njëzetedy vjet më parë, e kishte lindur këtë djalë në vuajtje. Kjo ishte edhe eksperienca e Imzot Rrok Mirditës në lindjen e dioqezës së vetë. Që nga fillimi i mandatit si ipeshkëv dioqezan, Imzot Mirdita vuri në dukje nevojën e një ungjillëzimi të ri për Shqipërinë. Për këtë ai shkruante: “misioni i Kishës është t’i shpallë botës

Hyjin dhe dashurinë e tij shpëtimtare të shfaqur në Jezu Krishtin…. Një kishë që jeton në dëgjesën e Ungjillit dhe e shpall atë, është kishë në shërbim të shoqërisë”. Dhe në fakt, gjatë

këtyre viteve si Arqipeshkëv, ai pati kënaqësinë të pranojë në dioqezën e vet shumë misionarë që e zbatuan dhe ende zbatojnë mision fisnik të ungjillëzimit. Ipeshkvi udhëheq Kishën në atë dashuri që na bashkon në një popull. Gjatë homelisë në përvjetorin e parë të kushtimit të kësaj Kishe Katedrale (më 25 janar 2003) Imzot Rrok Mirdita tha: “Unë e shoh me gëzim dhe hare se kjo Katedrale e gjallë, që jeni ju, rritet dhe bëhet

çdo ditë më e bukur, më mikpritëse, më e dashur”. Predikimet dhe shkrimet e

Imzot Mirditës tregojnë afërsinë e tij me grigjën që i ishte besuar, dhe angazhimet e tij për këtë grigje. Lutja e Jezusit para mundimeve dhe vdekjes: “Që të jenë një” – ishte si “testamenti shpirtëror” i Jezusit, trashëgimi që ai na ka lënë. Dhe pikërisht këto fjalë janë të shkruara edhe në stemën e Arqipeshkvit tonë, në latinisht: “Ut omnes unum sint”. Lutja dhe dëshira e Krishtit u bë lutja dhe dëshira e

Ipeshkvit. Kur Jezusi foli me një farë Nikodemi dhe i tha se njeriu duhet të rilindë, Nikodemi u habit: “Si është e mundur?” – iu përgjigj. Deri në atë kohë sigurisht që Nikodemi nuk e dinte se ka një lindje trupore për jetën natyrore dhe një rilindje shpirtërore për jetën mbinatyrore. Ndoshta Nikodemi nuk mund të dinte se besimtarët e Zotit nuk “plaken” kurrë. Vetë Zoti nuk “plaket”: është gjithmonë i ri, sepse gjithmonë punon dhe ndërton, madje

plakesh kurrë përderisa ke dashuri në zemrën tënde”. Sa shumë të rinj në moshë janë thuajse të vdekur në shpirt! Dhe nga ana tjetër sa njerëz takojmë ne, gjatë jetës sonë, që ndonëse mund të jenë të shtyrë në moshë, mbeten ende të rinj në shpirt! Kështu mund ta klasifikojmë edhe Imzot Mirditën: i shtyrë në moshë, po, por i ri në shpirt. Karakteri i tij, gëzimplotë, e afronte shumë tek njerëzit. Dhe ai kishte gjithmonë fjalën e ngushëllimit, kishte këshillën e mirë për të gjithë ata që i afroheshin për çfarëdolloj problemi. Dua të përfundoj me dy fjalë të thjeshta, personale. Unë ndihem shumë i privilegjuar për faktin se kam punuar fare pranë dhe ngushtësisht me Imzot Rrok Mirditën përgjatë këtyre 17 viteve të fundit: 8 vjet si vikar i përgjithshëm, dhe 9 vjet të tjera si edhe ipeshkëv ndihmës. Kam mësuar shumë nga ai, dhe gjithmonë në mënyrë të ndërsjellët kemi treguar shumë respekt për njëri tjetrin. Dhe sot dua t’i them: “Nëse, pa dashje, mund të kem shkaktuar ndonjë dhimbje, të kërkoj ndjesë; dhe të falënderoj përzemërsisht për tërë besimin që gjithmonë ke treguar ndaj meje pa e merituar”. Sot ti mund të na tregosh të gjthë neve të njëjtat fjalë që Shën Pali, në pleqërinë e vet, i kishte thënë Timoteut dhe që i kemi dëgjuar në leximin e dytë: “Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta. Që tani më pret gati kurora e drejtësisë, që atë Ditë do të ma japë Zoti, Gjykatësi i drejtë”. Pusho në paqe, i dashur Rrok. Në emrin tim si edhe në emrin e të gjithë këtyre të pranishëm këtu dhe të besimtarëve të dioqezës sonë, të përshëndes dhe të them nga zemra: Faleminderit! Faleminderit shumë! (Homelia e Imzot George Frendos, ipeshkëv ndihmës i Tiranës, në funeralin e Imzot Rrok Mirditës, 10 dhjetor 2015.)


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

F T

t i r e d n i m e al Imzot Mirdita

■ Nga Dom Gjergj Meta

ë thuash diçka për Imzot Mirditën pas vdekjes së tij është sa e lehtë aq edhe e ndërlikuar. Është e lehtë për arsyen se personi i tij ka aq shumë gjëra që ne njohim dhe kemi përjetuar, saqë mund të shkruheshin fletë pambarim. Por në të njëjtën kohë është edhe shumë e ndërlikuar, duke qenë se ende është herët, në një distancë historike kaq të paktë, të thuash diçka që ta përmbledhë në pak rreshta një jetë të tërë. Për mua, lajmi i ndarjes nga jeta i Imzot Mirditës, erdhi pothuajsë në çastin që ai ndërroi jetë në repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin “Nënë Terza” në Tiranë nga një hemorragji cerebrale me datë 7 dhjetor 2015, pikërisht në vigjiljen e Zojës së Papërlyer dhe të fillimit të Vitit të Shenjtë të Mëshirës. Një miku im që është mjek më lajmëroi për këtë gjë. Në atë moment, gati si në një film, përshkova gjithë epokën që unë e kam njohur Imzot Rrokun. Për herë të parë emrin e tij e kisha dëgjuar në vitin 1992 te një revistë katolike e kohës që tregonte një fotografi të tijën me meshtarët shqiptarë që i kishin mbijetuar komunizmit. Kam qenë atëherë një adoleshent, por të them të drejtën vetëm emri i tij më ngjiti menjëherë pa e menduar se një ditë do të ishte Ipeshkëvi im dhe ai që do të më shuguronte diakon dhe meshtar. Ai kishte ardhur në atë rast për të vizituar Shqipërinë dhe, sikurse më ka thënë edhe një dëshmitar ende gjallë, kishte kërkuar të takonte të gjithë meshtarët e mbijetuar dhe bashkë me ta kishte ngrënë një drekë në një nga restorantet e kohës në Shkodër. Ishte momenti kur vendi ynë sapo kishte dalë nga diktatura komuniste. Vetëm pak muaj më pas Papa Gjon Pali II e emëroi atë si ipeshkëv të Tiranës duke i dhënë kështu Dioqezës tonë një bari i cili vinte në rradhë pas një ipeshkëvi martir, sikurse kishte qenë Imzot Prennushi i cili kishte vdekur në burgjet e komunizmit. Vetë Gjon Pali II në vizitën e tij historike në vitin 1993 e shuguroi ipeshkëv në Katedralen e Shkodrës pikërisht me datë 25 prill të atij viti. Nga ai çast Dioqeza e Tiranë-Durrësit kishte një ipeshkëv e kështu Imzot Mirdita vazhdoi traditën apostolike dymijëvjeçare në atë dioqezë. Fillon kështu me të procesi i ripëtëritjes së Kishës për të cilën Arqipeshkëvi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka një kontribut të paçmueshëm.

17

për kohën dhe energjitë që na dhurove!

Imzot Rrok Mirdita mes meshtarve Dom Mirget Gegaj dhe Dom Gjergj Meta

Por dua ende t’i jap nota personale këtij shkrimi. Kujtoj herën e parë që jam takuar me Imzot Mirditën. Ka qenë viti 1994 në janar, saktësisht 22 vjet më parë. Unë në atë kohë sapo kisha vendosur t’i kërkoja Ipeshkëvit pranimin e të hyja në seminar. Së bashku me famullitarin tim, Imzot Damjan Kurtin, shkuam te rezidenca e Arqipeshkëvit te Rruga e Elbasanit tek të ashtëquajturat Vilat e Gjermanëve. Atje ai banonte bashkë me sekretarin e tij dhe motrat e Zojës së Papërlyer. Ishte një Kurie e improvizuar. Na priti e filluam të bisedonim. Isha ende i ri, pa i mbushur 18 vjeç. Mbaj mend shumë mirë që më pranoi dhe më uroi një ecje të mbarë, por edhe me sytë e atij që mendonte se do të kalonte shumë kohë para se ai të më shuguronte e për moshën time të re ndoshta edhe e shihte me dyshim këtë gjë. Nga ai moment takimet tona u bënë të shpeshta, sa herë që unë vija në Shqipëri për pushime nga seminari, derisa u shugurova diakon e meshtar, e u bëra një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. Ne ishim pak meshtarë shqiptarë e unë isha i pari meshtar shqiptar që ai shuguroi me 22 prill të vitit 2001. Unë kisha ndarë datën e shugurimit tim më 13 janar të vitit 2001. Por në dhjetor të vitit 2000 Imzot Mirdita pësoi një infarkt që e detyroi të shtrohej në spital në Itali. Pyetjes time se çfarë do

të bëja me shugurimin, pasi ishte përgatitur gjithçka, ai u përgjigj: “do të shtysh shugurimin, sepse dua të të shuguroj unë”. Dhe ashtu u bë. Ai më shuguroi vetë dhe çdo ditë që ne kemi punuar bashkë ka qenë vërtet një përvojë shumë e vyer për mua. Ai kishte gjithmonë diçka për të thënë nga jeta e tij meshtarake edhe për raste që për ne meshtarët ishin të vështira. Nuk kishte asnjëherë ndërhyrje përfundimtare, por gjithmonë na thonte: përdorni urtinë baritore në të gjitha rastet dhe trajtojini rast për rast. Por ai dinte të ishte edhe i vendosur kur në lojë ishte e mira e Kishës dhe e detyrave që prisnin një meshtar. Ai ishte një ipeshkëv i përgjegjshëm në ushtrimin e misionit të tij. Herën e fundit që kam ndenjur me të ka qenë me datë 28 shtator 2015, ditën e ditëlindjes së tij. Ishte dobësuar shumë pas ndërhryjes kirurgjikale që kishte pasur ato ditë. Por edhe pse ishte ende në fazë rekuperimi nuk i mungonte për asnjë çast humori. Një gjë kjo që e ka dalluar gjithmonë. E më pas nuk e pashë më. Por ama kështu kam dashur ta kujtoj gjithmonë njeriun që dinte të bënte humor edhe në situatat më dramatike. Janë shumë gjëra që mund të them, por për tani po i them Zotit faleminderit për kohën që na dhe Imzot Mirditën e faleminderit Imzot për kohën dhe energjitë që dhurove për ne.


THE NATIVITY 18

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

■ By Dan Burke –––––––––––––

1. It is characteristic of the Gospels that the greatest events are told in the fewest words and with the utmost simplicity. The institution of the Blessed Sacrament, the Crucifixion, the power of absolution, are all told in a sentence; and the story of the birth of our Lord is no exception to the rule. Indeed, but for St. Luke we might not have heard of it at all. But perhaps we have enough. To begin with we know that “there was no room for them in the inn.” Nor, apparently, was there much room for them in all Bethlehem. Nor later was there room for them in all Palestine. Nor, later still, does there seem to be much room for Him in all the world. Nor today is there much room for Him in the lives and hearts of most men. But I must not blame others; is there much room for Him in mine?

2. Still a shelter of some kind was found, though it is to be noticed that St. Luke does not mention it. If we had no more than his description to go upon, we should almost be compelled to conclude that our Lord was born in the gutter by the roadside; literally the birth of a pauper and an outcast. The mention of the manger leads us to conclude that there was a shelter of some sort overhead; but not all mangers are indoors, especially in the East. Still let us accept the firm tradition, for the sake of our pitiful human nature if for nothing else; when our King first came into this world, at least He was given a stable cave in which He could be born, at least He was treated as well as

our cattle, if not as well as ourselves.

3. And now that He is born, and lies helpless and apparently unnoticing before us like any other infant, let us kneel beside Him, with Mary, and Joseph, and the maid, and the countless saints who from that time till today have found in the mere sight of this Child enough to satisfy all their strongest cravings. Let us watch Him and His first adorers, in company with St. Gertrude, and St. Bridget, and St. Theresa. Let us take Him into our arms and nurse Him, as St. Bonaventure recom-

mends us, and as St. Anthony of Padua was privileged to do, and St. Stanislaus Kostka, and so many more saints of weary life and labor. Let us give Him back to Our Lady, and learn from her a lesson on the way her Child should be treated. Let us hear the words ringing round the room, for our own greater consolation: “As many as received Him, to them he gave power to become the sons of God, to them that believe in His name.” “Brethren,” comments St. John on his own words, “you are now sons of God, but you know not what you shall be.”

“And thou, Bethlehem Ephrata, art a little one among the thousands of Judah: out of thee shall He come forth unto me that is to be the ruler in Israel; and His going forth is from the beginning, from the days of eternity. . . . And He shall stand, and feed in the strength of the Lord, in the height of the name of the Lord His God: and they shall be converted, for now shall He be magnified even to the ends of the earth.” Micah 5:1-4

4. In meditating on the Child in the manger we cannot do better than follow the meditations of His own saints. First is that of St. Paul; this is how his thoughts go: “Let that mind be in you which was also in Christ Jesus. For He, though He was by nature God, yet did not set great store on His equality with God; rather, He emptied Himself by taking the nature of a slave and becoming like unto men. And after He had appeared in outward form as man, He humbled Himself [yet more] by obedience, yea, unto death upon a cross. Wherefore God hath exalted Him above the highest, and hath bestowed on Him the name which is above every name; that at the name of Jesus every knee should bend in heaven,

on earth, and under the earth, and that every tongue should confess that Jesus Christ is Lord, to the glory of God the Father” (Philippians 2:511, Westminster version). Thus St. Paul dwells upon the Nativity in its reference to our Lord Himself, His humiliation in it, and His glory.

5. Next is St. John, writing long after St. Paul. He says: “The Word was made flesh, and dwelt among us (and we saw his glory, the glory as it were of the only begotten of the Father), full of

“And it came to pass that in those days there went out a decree from Caesar Augustus, that the whole world should be enrolled. This enrolling was first done by Cyrenius, the governor of Syria. And all went to be enrolled, every one into his own city. And Joseph also went up from Galilee out of the city of Nazareth into Judea, to the city of David, which is called Bethlehem, because he was of the house and family of David, to be enrolled with Mary his espoused wife, who was with child. And it came to pass that when they were there her days were accomplished that she should be delivered. And she brought forth her first-born Son, and wrapped Him up in swaddling-clothes, and laid Him in a manger, because there was no room for them in the inn.” Luke 2:1-7 grace and truth. . . . And of His fullness we all have received, and grace for grace. For the law was given by Moses, grace and truth by Jesus Christ. No man hath seen God at any time; the only begotten Son Who is in the bosom of the Father, He hath declared Him” (John 1:14-18). And he comments on this passage in these words: “By this hath the love of God appeared to us, because God hath sent His only begotten Son into the world, that we may live by Him. In this is love: not as though we had loved God, but because He hath first loved us, and sent His Son to be a propitiation for our sins. My dearest, if God hath so loved us; we also ought to love one another” (1 John 4:9-11). Thus St. John dwells upon the Nativity in its reference to us.

6. Yet a further contemplation is that of St. Ignatius Loyola. He bids us “to see and consider what they are doing that is to say, the journey and the labor that they undergo in order that our Lord may be born in extreme poverty; and in order that after such toils, after hunger, thirst, heat, cold, insults, and affronts, He may die on the Cross, and all this for me; and then by reflecting to derive some spiritual profit.” Thus does the saint apply to this meditation his principle that “love ought to be found in deeds rather than in words”; and by dwelling on the deeds of love of Christ our Lord, begun here in the manger of Bethlehem, he would stir us to like deeds of love in our degree; how, as he says elsewhere, “I on my side, with great reason and justice, ought to offer and give to His Divine Majesty all things that are mine, and myself with them.”

Summary Mediation Points: 1. “There was no room for Him in the inn.” Nor has there been much room for Him anywhere in this world. 2. “He was laid in a manger.” At least this much was given Him; and it is enough to satisfy Him. 3. It is much for us to be able to unite ourselves with His first adorers. 4. St. Paul dwells on the example of humiliation contained in the Nativity, and exhorts us to follow. 5. St. John dwells on the example of love, and exhorts us to the same. 6. St. Ignatius dwells on the example of sacrifice, the truest test of love: “all this for me.”

(This meditation is from Archbishop Alban Goodier’s “The Prince of Peace”, 1913.)

From : Catholic Spiritual Direction


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Me rastin e 28 Nëntorit

Flamuri kuqezi u ngrit në Këmbanoren e Kishës “Zoja e Shkodrës”

N

■ Beqir SINA

19

HARTSDALE, NY: Ngritja e Flamurit tonë Kombëtar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën “Zoja e Shkodrës”, kishës së vetme të shqiptarëve në New York, u bë në këmbanoren e saj, shoqëruar me një Meshë, të cilën e bashkëmeshuanë famullitari i saj Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj.

gritja e flamurit kuq e zi në majën e Këmbonares, filloi me këndimin e të dy himnëve, atij Kombëtar Shqiptar dhe himnit të SHBA-së. ”28 nëntori – edhe këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, tha për gazetën tonë, Dom Pjetër Popaj, mblodhi qindra besimtarë shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, për të shënuar këtë ngjarje historike, e cila nisi me kremtimin një Meshe kushtuar dëshmorëve të të gjitha kohërave dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj, ku valëvitet krenar flamuri ynë pranë flamurit amerikan”. I përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës, duke kremtuar Meshën në gjuhën shqipe, kërkoi nga besimtarët, që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria të bëhej e pavarur. “Po të mos ishin ata shqiptarë të gux-

imshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës. “Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndrojë luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë, n’daç të huaj n’daç të shtëpisë, janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”, është shprehur prifti shqiptar Dom Pjetër Popaj. Si për çdo vjet, më 28 Nëntor, kisha shqiptare në Nju Jork, bën ngritjen e flamurit kuqezi – e cila tashmë është bërë një traditë e bukur. Ceremonia ka filluar në ora 12 të mesdrekës me Meshën e shenjtë kushtuar, siç u cek më lart, dëshmorëve tanë dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave. Fill pas Meshës, në platformën


20

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

e madhe para kishës, ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen e Dom Pjetër Popaj, Dom Viktor Dedaj dhe të fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve “ Rozafati” të veshur me kostumet popullore, bashkë me drejtorin dhe organistin e korit të kishës, z. Fran Shala dhe z. Agim Kola. Më pas, në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor. Ndërkohë, grupi i fëmijeve vallëtarët e “Rozafatit”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare.


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

21

PAPA FRANÇESKU NË «ATDHEUN E TRIMAVE» (POR EDHE NË FOKUSIN E MASMEDIAVE)

“Viti i zymtë 1942”. Një burrë që ëndet natën pranë portit të Lisbonës, ia ka ngulur sytë një anieje, e cila do të ishte shpëtimi i tij, por ai nuk ka as vizë dhe as para. Pa pritur dhe pa kujtuar, një i pa njohur i ofron dy pasaporta dhe dy bileta për të udhëtuar drejt Nju Jorkut; por me një kusht: i pa njohuri dëshiron që asaj nate, ti tregojë historinë e arratisjes dhe të dashurisë së tijë”. E fillova këtë shkrim me njerën nga skemat më të dhëmshura të shkrimtarit antifashist gjerman E. Maria Remark, e cila ndodhet e përshkruar në ballinën e romanit të famshëm “Një Natë në Lisbonë”, dhe që bën fjalë fund e krye, apo siç e thonë ndryshe, rrin e qanë me lot vetëm fatin e hidhur të emigrantëve, fat që nuk mundet të braktiset dhe as nuk mund të harrohet nga as kush, madje siç besoj se ju kujtohet nga takimi i përzëmërt në Shtëpinë e Bardhë, edhe vetë Papa Françesku i kujtoi Presidentit se edhe Ai ishte biri i një emigranti italian, i shvendosur nga Evropa në Buenos Aires të Argjentinës, ashtu sikur ishte edhe Mr. Barak H. Obama vërtetë President, veçse me prindër të emigruar nga Kenia këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra në “Atdheun e Trimave”, siç e ripagëzoi Papa Amerikën.

T

ani, nga “Viti i Zymtë” 1942 e deri më sot, kanë kaluar shtatëdhjetë e kusur vite, ani pse në pikat e kalimeve kufitare kundruall porteve ■ Luigj ÇEKAJ dhe nëpër mjediset e aeroporteve, sidomos të vëndeve të Ballkanit, problemi i parave dhe i sigurimit të vizave dhe pasaporteve për t’udhëtuar si klandestinë drejt Evropës Perendimore apo dhe Sh. B. A. pothuajse ka mbetur i njejtë, dhe se vetëm gjatë Tetorit të vitit 2015, mbi dyqindetetëmbëdhjetëmijë shpirtra njerzish libianë, kanë trokitur të uritur nëpër portat e shteteve evropiane, pranimet aq dramatike të të cilëve në fakt, shkaktojnë mbingarkesa të pa zakonta ndaj këtyre vëndeve si të “sulmuara prej tyre”. Mirpo, pamvarsisht nga këto lloje plagësh ende të hapura prapa shpinës së njerëzimit, të cilët sikur rrjedhin gjak te Trupi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtatori i vitit 2015-të, këtu në Sh. B. A., ka qenë kaq i bukur, kaq i praruar dhe kaq i paharrueshëm, sa vështirë se mund të

vizatohet me fjalë nëpër letra nga gazetarë jo profesionistë. Papa Françesku, pasi ka kryer vizitën e tij të suksesshme te Republika e Kubës, të ish pushtuar nga Doktrina Majtiste për më shumë se pesëdhjetë vite, dhe pasi ka arritur që t’i bindë “Tigrat e Havanës” se nuk ndërtohet dot Socializmi vetëm me panxhare sheqeri, na shfaqet në Washington D.C., d.m.th. në

kryeqytetin e vëndit më të fuqishëm të botës; e kur vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka organizuar pritjen për nder të Tij. Dhe është mjaft interesant fakti që vetë Papa Françesku, qysh në këtë takim, pra në takimin e tij të parë me disa nga udhëheqësit më të lartë të shtetit dhe popullit amerikan, ligjëratën e vet me Presidentin Obama, e filloi me një përkushtim ndaj


22

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

“Respektimit të Lirisë Fetare”, duke theksuar se si Ai vetë, si qindra mijërat dhe milionët e Krishterë që jetojnë në Sh.B.A. jo vetëm që nuk duan dhe nuk kërkojnë asnjë lloj diskriminimi ndaj askujt, por dhe përkundrazi porositi se: “duhet që të gjithë së bashku, të ndërtojmë një shoqëri me të vërtetë tolerante, e cila do të mund të rrëzojë dhe të hedhë poshtë çdo lloj diskriminimi të pa drejtë”. Ndërkohë, dhe Presidenti Obama , pasi e siguroi Papa Françeskun se i kishte kuptuar dhe do t’i zbatonte pikë për pikë porositë e tija, e falënderoi publikisht priftin e zgjuar argjentinas, për kontributin e madh që kishte dhënë, posaçerisht për rivendosjen e marëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kubës dhe Sh.B.A. dhe se ishte pikërisht Papa Françesku Ai burrë që kishte ndikuar drejtë për së drejti për zbutjen e klimës politike dhe uljen e tensioneve të njohura midis dy vëndeve. Kurse ish sekretarja e shtetit Mrs. Hillary Clinton, e cila si të thuash duket edhe si “Mbretëresha”, por edhe si “Viktima” e shkëmbimeve të mesazheve elektronike për Amerikën, në faqen e saj të internetit shkruan fjalë për fjalë se “Eshtë e qartë se Papa Françesku është njëri nga liderët më të rëndësishëm fetarë dhe moralë, jo vetëm në botën e sotme, por edhe në historinë moderne”. Ai na obligon që t’i trajtojmë disa nga çështjet më kryesore, me të cilat përballet njerëzimi sot; siç janë p.sh., “Lufta, të ardhurat dhe pabarazia

ekonomike, varfëria, papunësia, uria, lakmia, dënimi me vdekje, si dhe mjaft çështje të tjera, që shumë njerëz i injorojnë”. Kështu shprehej nërmjet Twitter-it Mrs. Klinton, të cilën jo rradhë, masmediat e ndryshme e kanë cilësuar edhe si “Truri i Shtëpisë së Bardhë”, e cila tamam për këtë arsye, dukej sikur nxirrte edhe konkluzionet historike të të gjitha mesazheve si të shenjta, me të cilat Papa u qe drejtuar të dy dhomave të Kongresit Amerikan në Washington D.C., Ansamblesë së Përgjithshme të O.K.B-së, këtu në NY, mesazhe dhe fjalime si të pa përsëritshme, të cilat lidheshin direkt me çështjet kardinale të të gjithë njerëzimit, sikur se: Heqja e dënimit me vdekje, padrejtësia racore, tregtia e armëve, ndalimi efekteve shkatrrimtare të ndotjes së ambientit dhe ndryshimit të klimës, oferta e emigrantëve për një shans më të mirë, krijimi i mundësive të reja dhe i shpresave për të gjithë, lufta kundër terorizmit, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, respektimi i lirive dhe përsëri zbutja e krizave të refugjatëve që kanë vërshuar drejtë Evropës, duke përfunduar më së mbrami, me rrezikun universal, dhe me shpjegimin e konceptit të tmershëm se çfarë është Lufta! Pra: “Lufta – theksoi me të lartë Papa Françesku – është mohimi i të gjitha të drejtave, dhe sulmi i drejtëpërdrejtë dramatik i ambientit tonë të përbashkët dhe global. Në se dëshirojmë një zhvillim integral dhe

human për të gjithë, na duhet të punojmë së bashku pa pushim për të evituar ‘Luftën’ mes shteteve dhe popujve pa dallim”.

“GJITHMONË DO T’I KUJTOJ KËTO DITË NË VËNDIN TUAJ!“ (PAPA FRANÇESKU NË KONGRESIN AMERIKAN)

Ndërsa fluturonte i përciellur si një Hero, dhe me një avion të blinduar nga Republika e Kubës, për të zbritur dhe për tu pritur përsëri si një Hero nga Presidenti Obama në aeroportin “Andrews” në periferi të kryeqytetit Amerikan, Papa Françesku deklaroi se mësimet dhe këshillimet e tij në favor të Paqes mes vëndeve dhe popujve, nuk ishin gjë tjetër, përveçse pjesë përbërse te “Doktrina Sociale e Kishës” dhe se në Kongresin Amerikan nuk kishte nëpër mend, që të thoshte asgjë në lidhje me heqjen e embargos së Sh.B.A. ndaj ish vëndit komunist. Por edhe presidenti Obama, në fjalën e Tij të përshëndetjes, tejet i entuziazmuar dhe me zë të lartë, iu drejtua Papës me këtë ligjëratë të zgjedhur dhe kuptimplote, duke i thënë: “Ju na kujtoni se në sytë e Zotit, vlera jonë si individë dhe si shoqëri, nuk matet me pasuri, as me fuqi, pozicione apo famë, por nga ajo, se sa i përgjigjemi ne thirjes së ‘Librave të Shënjtë’ për


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

të ndihmuar njerëzit e varfër dhe të shpërfillur, për të mbështetur drejtësinë, dhe luftrat kundër padrejtësive”. Në orët e vona të pasditës, dhe sapo mbaroi një paradë vërtetë e madhërishme në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, Papa drejtoi edhe një takim me ipeshkvijtë amerikanë, si dhe kremtoi një Meshë në të cilën bëri shpalljen Shenjtor të Priftit Françeskan Junipero Serra, i cili në kohën e vet, kishte themeluar misionin katolik “Santa maria” në brigjet e kalifornisë. Kështu, dhe si për të mbrojtur dhe pëforcuar mendimin gjenial të ish sekretares së Shtetit Amerikan Hillary Clinton, se Papa Francesku do të mbetet në historinë moderne, si Papa i parë Vatikanas, që foli në Kongresin Amerikan, i ftuar sigurisht nga kryetari i këtij kongresi politikani i fuqishem veteran z. John Boehner, në Ansamblenë e Përgjithshme të O.K.B. dhe që Mesha e kremtuar prej Tijë në Katedralen e Shën Patrikut në NY, të duket sikur Ungjillin e Jezu Krishtit, nuk e predikoi veçse për të krishterët e Kishës Katolike Romake, por edhe për të gjitha

kombet dhe religjionet në përgjithësi, dhe se në shetitoren e mirëgjetur të Filadelfias, grumbulloi rreth vetes pak më shumë se njëmillion qytetarë, me të cilët kremtoi së bashku edhe të ashtuquajturën “Takimi Botërorë i Familjeve”. Me këtë takim Papa Françesku i dha fund vizitës së Tij në Sh.B.A., duke na lënë si të ngelur në kujtesë, përveç shërbimeve të mëdha Ekumenike, edhe ditën e largimit të Tij nga Nju Yorkut, kur në avionin e sapo ngritur në aeroportin JFK, dhe i ndodhur mbi ujrat si prej vaji të lumit Hudson, vetë Papa Françesku ia kishte ngulur të dy sytë Statujës së Lirisë te Ishulli i Lotëve, dhe vetëm një Zot në Qiell mund ta dinte apo të kuptonte, se çfarë misteresh të dhëmbshura dhe ndjenjash të pa provuara, bluante në ato çaste mëndja dhe shpirti Tij i Shënjtëruar. Riprodhimi i kësaj statuje dhe vendosja e saj në piedestalin më të lartë, nga të gjithë vëndet e Planetit “Tokë”, ndoshta mund të ishte dhe njëra nga ëndrrat më të rëndësishme që ky Prift i Shquar Argjentinas, kishte parë ndonjëherë… për

23

të mos thënë të fundit fare, se Ai vetë, gjithë jetën e kishte shkrirë “me Duart e Veta”, vetëm e vetëm për realizimin e kësaj ëndrre të magjishme, që më së shumti, duket edhe si një projekt!?. Por jo! Vrasësit sa po kanë vënë maskat dhe presin të bjerë mbrëmja e 13 nëntorit nëpër kufinjtë e brishtë të Evropës së Bashkuar. Pra, pa kaluar mirë as tri javë nga vizita e suksesshme e Tij në Sh.B.A., Papa Françesku, nga Selia dymijëvjeçare e Shën-Pjetrit në Vatikan të Romës, ishte i shtrënguar që të japë Kumtin e Zi se sulmet e Parisit janë “Piecemeal Third World War”; Kumt që në gjuhën Shqipe don të thotë se sulmi kundra Parisit, shënon edhe fillimin e luftës së tretë botërore. Por krimi i kryer kundra Parisit, fatkeqsisht, duket si i ndërtuar në të njejtën kohë mizore që përkon edhe me rrëzimin e avionit të 224 pasagjerëve rusë, diku në shkretëtirën famë-keqe të Sinait në Egjypt, e cila dashtë ose pa dashtë na kujton edhe marshimin e ushtarëve të kalifatit të cilët si të nisur nga “bota e hiçit” duket se nuk do të mund të arrijnë asnjëherë askund.


24

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Festivali i 25-të Shqiptar

Një Spektakël

Shumëngjyrësh në New York (Festivali i 25-të i ngjyrave etnografike, këngëve e valleve të gurrës burimore popullore mbarëshqiptare)

LEHMAN COLLEGE. Sot jemi në Lehman Center for the Performing Arts, Bronx, NY. Si çdo vit, java e parë e muajit nëntor 2015, ka filluar në New York me temperatura të ulëta, ■ Klajd KAPINOVA por jo që të pengojë lëvizjen lirshëm të makinave drejt qytetit, ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. Këtu gjendet Kisha dhe Qendra Kulturore, ku mblidhen rregullisht bashkatdhetarët shqiptarë nga tre shtetet: New York, New Jersey dhe Connecticut. Në ambientet komode të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”, prej disa muajsh me radhë mbledheshin admiruesit e artit dhe kulturës tradicionale, bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikanë, për të diskutuar rreth përgatitjeve jubilare të Festivalit 25-të të

Muzikës dhe Valleve Popullore Shqiptare. Historia e festivaleve, thotë drejtuesi kryesor i tyre për shumë vite me radhë Mark K. Shkreli, zë fill në fillim të viteve ’90, atëherë kur komuniteti ynë u shtua me shqiptarë të tjerë, të ardhur si emigrantë ekonomikë nga shteti amë e trojet e tjera etnike dhe filluan të vendoseshin në New York. Me artistët dhe intelektualët, vijon bashkëbiseduesi z. Shkreli, vendosëm kontaktet e para dhe krijuam ura lidhje e bashkëpunimi, që vijojnë me sukses edhe sot. Në festivalet e përvitshme, kanë marrë pjesë me interpretimet e tyre të bukura shumë këngëtarë e vallëtarë

të njohur nga shumë shtete të Amerikës dhe vendlindja: Shqipëria, Mali i Zi, Kosova etj. Me një thjeshtësi e ndjesi të thellë zemre bashkatdhetarët, me mendimet e tyre kërkonin, që të sillnin pjesë nga toka e maleve mbuluar me borë, xhubletën e hershme dhe të lashtë në historinë e Europës, puset e ujit të ftohtë, që burojnë nga bjeshkët kreshnike, vallet e lashta sa vetë historia e Ilirëve në trojet autoktone, Shqipërinë, Kalabrinë, Kosovën, Malësinë e Dedë Gjon Lulit, simbolet e krenarisë nacionale, në veshjet popullore, në ambientet Lehman Center For The Performing Arts, Bronx, New York, ku sërish u bashkuan shqiptarët, me buqetën e këngëve, valleve, që hijeshojnë interpretimet e tyre veshur me kostumet e bukura popullore… Si gjithnjë më aktivi e i kujdesshmi deri në detajet më të imta të përgatitjes së Festivali ishte i kudondodhuri drejtori i Festivalit Simon Vukel. Ai, me stafin që drejton, ka bërë përzgjedhjen e këngëtarëve dhe të grupeve foklorike pjesëmarrëse nga tërë hapësirat etnografike. Eshtë e vështirë të bësh një ndarje me thikë të kontributit të përvitshëm, që organizatorët e përhershëm kanë bërë, për paraqitjen sa më dinjitoze të grupeve artistike të New York-ut, Detroitit, New Jersej etj. Ata japin mendime e marrin shënime. Të tillë janë aktivistët e palodhur: Ludvig Çotaj (Drejtor Artistik dhe Regjia), Fran Çotaj (Drejtor Organizativ), konferencierët: Nicole Zagreda & Dr. Dritan Dragu dhe Orkestra “Alba” e drejtuar nga Edmond Xhani, etj. Asnjëri nuk ka shumë kohë të flas me gazetarë dhe korrespondentë shqiptarë, që shkruajnë për gazetat, revista në trojet


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

25

etnike shqiptare dhe faqet e internetit në anglisht e shqip. Impenjimi i gjithë stafit organizativ është serioz dhe shpesh ndihen të lodhur, mbasi secili prej tyre ka punuar paradite në kompani, zyra, apo bisnese private. Me buzëqeshje dhe pak graniturë humori, që tregon shpresë dhe besim, se me ndihmë të Zotit do të dalin faqebardhë, ishin antarët e tjerë të Komisionit Organizativ të Festivalit 25 në New York. New York-u i ngjasonte sot qytetit të lashtë të Gjirokastrës ku, sipas traditës, në Shqipëri vijojnë të mbahen festivalet tradicionale folklorike të këngeve dhe valleve të bukura popullore. Broshurat me ngjyra të Festivalit 25, të shtypura në New York, nën përkujdesin e Art Design z. Ismer Mjeku dhe Enti Botues “Albanian Yellow Pages, Inc” Bronx New York, është një dokument dhe dëshmi e

vijimsisë së traditës së hershme ndër shqiptarë, që ka pasur Kisha Katolike, duke ruajtur e pasuruar më tej (edhe pse në emigracion) traditën e pararendësve të ndritur të prelatëve katolikë, që me pend e përkushtim, bënë ndërgjegjësimin ndër shekuj të vetëdijës së popullit të Arbërit. Aktivisti veteran ish Kryetari i Këshillit të Kishës zoti Tonin Mirakaj, në shkrimin e tij me titull: “Festivalet shqiptare – një histori e lavdishme”, bën në esencë një historik të shkurtër të Festivalit Shqiptar në New York. Edhe editori i revistës kulturore “Jeta Katolike” zoti Mark K. Shkreli, për vitin jubilar të Festivalit 25, përmes një shkrimi, bën një panoramë mbi historikun e festivaleve shqiptare në shtetin e New York-ut, e cila shoqërohet me një fotoreportazh historik midis viteve 1990-2015. Në hyrje të ambienteve në Lehman College, gjenden në tregti të lirë simbolet

nacionale, të kthyer në bluza sportive verore e dimërore, shalla, portretet legjendare të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, E Lumja Nënë Tereza, Kështjella e Krujës, “Rozafa” e Shkodrës, të gdhendur në dru e derdhur në bronx, kaseta me këngë, etj. Në vitrinën e sendeve shqiptare gjenden edhe kaseta, qeleshe të bardha me shqiponjën, DVD dhe CD të këngëtarëve shqiptarë të komunitetit dhe vendlindjes. Me një modesti, por dhe krenari se jemi shqiptarë, në hyrje të broshurës, është shkruar në dy gjuhë anglisht shqip “Misioni i Festivalit”, e cila “… përpiqet të identifikojë dhe paraqesë artistë të folklorit nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë pa dallim feje apo krahine. Ai ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone, si dhe siguron që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshme…” (Fq.3)

Zbehja e dritave të sallës së shfaqjes dhe ndezja e një fluksi drite prozhektori shumëngjyrësh shënoi hapjen e siparit, që u shoqërua nga qindra duartroktitje të pjesëmarrësve në Festivalin Shqiptar, ku grupet artistike shqiptaro-amerikane paraqesin çdo vit këngët e moçme, nektarin e kulluar të kulturës, vallet kreshnike dhe kostumet me ornamente tradicionale e origjinale me hijeshi të bukura popullore. Këngët e vallet u përpoqën të shuajnë mallin e ngulitur shumë thellë në zemrat e artdashësve, me mënyra e shprehje të ndryshme artistike nga artistët popullorë

etnik dhe deri tek brezi më i ri i lindur e rritur në Amerikë. Me duartrokitje nga salla, u shoqëruan dy konferencierët: Nicole Zagreda në anglisht dhe Dr. Dritan Dragu me një diksion të kulluar në gjuhën shqipe, të cilët u uruan mirëseardhjen spektatorëve, të ardhur me qindra milje larg, për të ndjekur paradën e këngëve e valleve nacionale popullore. Malet me borë, udha e këmbësorëve, një sofër karakteristike bujare shqiptare, mbushur me vajza si zana dhe gra, të veshura me kostume popullore të maleve të Veriut, përgatisin bukën për miqët bujtës.

Më tutje në sfond, shquhet një vajzë duke tjerr leshin për të bërë rroba dimri…, pusi me kovën, ku mbushin ujë vajzat e katundit…, një lahutar, që këndon këngë kreshnike i ulur mbi një shkëmb mali…, çiftelia, veglat e punës…, E gjithë natyra e bjeshkëve tashmë gjendet përpara spektatorëve jo në celoluid, por në realitetin, që shihet drejtpërdrejt me sy të lirë. Syri prehet në qetësi, tek sheh jetën shqiptare, që si kompleks shoqëron peisazhin skenik, përpara spektatorëve shqiptarë e miqve amerikanë… Në hapjen e spektaklit u paraqiten dy

Natyra kreshnike e Alpeve të bukura shqiptare e ulur këmbëkryq në New York


26

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

veteranë pjesëmarrës në shumë festivale: muzikanti Fran Shala dhe këngëtari Shaban Lajçi. Qysh në fillim si suprizë e këndshme paraqitet vogëlushja 4-vjeçare Valentina Ivezaj, e cila këndoi në shqip “Jam malësore, jam shqiptare”, e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga spektatorët e entuziazmuar. Në skenë ftohet Don Pjetër Popaj, për të bërë hapjen e Festivalit tradicional shqiptar në New York. Pasi falënderon në gjuhën angleze dhe shqip vijon: “Kam nderin të ju përshëndes Gëzuar Festivalin e 25-të Shqiptar, organizuar çdo vit nga Kisha e jonë shqiptare, Zoja e Shkodrës. Para 25 vitesh, pikërisht më 30 tetor 1991, Dita e Shqiptarëve në Bronx, ka filluar Festivali Shqiptar, që tashmë është bërë një traditë e bukur në Amerikë. Për çdo vit Festivali pasurohet dhe gjallërohet me grupe të reja folklorike shqiptare

nga SHBA, Kanada si edhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria. Qëllimi i Festivalit është ruajtja e folklorit, gjuhës, kulturës e traditave të lashta shqiptare që shfaqen në skenë, si dhe bashkimi me njëri tjetrin, për të kaluar disa orë të këndshme së bashku.” Në mbyllje të përshëndetjes së tij, organizatori i tubimit kulturor etnik Don Pjetër Popaj, në shenjë respekti, shprese dhe besimi për bashkëatdhetarët shqiptarë shtoi se: “Festivali nxitë edhe më shumë grupe valltarësh të rinj e të reja, që kanë lindur këtu, por që e ndjejnë dhe e vlerësojnë shumë kulturën tonë. Nëpërmjet artit, talentit, programit të pasur ruajmë traditën dhe njëkohësisht ndihmojmë të rinjtë në identitetin e tyre shqiptar!” Këtë vit Festivali 25, si jubilar i mbajtjes së tij në New York, është konceptuar një buqetë përshëndetëse, me pjesë të bukura

popullore etnike, se sa një garë çmimesh, në ndryshim nga manifestimi i vitit të kaluar. Edhe kësaj radhe mbi 90 përqind e pjesëmarrësve ishin të rinj dhe të reja të lindur e rritur në Amerikë, që më shumë flasin se sa lexojnë e shkruajnë në gjuhën shqipe. Spektakli ishte konceptuar në katër pjesë, me këngë, valle, melodi instrumentale, humor shkodran, etj. Në pjesën e parë të shfaqjes artistike, tetë ishin interpretimet e para, në të cilat ishin gërshetuar të gjitha zhanret e artit burimor të gurrës së foklorit shumëshekullor autokton arbëror. Kështu u paraqit me program të pasur Shoqëria Kulturore “Kelmendi”, me koreografi nga Sokol Smajlaj, dhe më pas “Zani i bjeshkëve”, fyell, lahutë, vargje poetike, muzikë instrumentale. Artistët motër e


vëlla Bujaj kënduan “Rritemi me këngë shqiptare”. Një krijim i ri muzikor iu kushtua Festivalit 25, të kënduar me çifteli nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj dhe Pëllumb Naçaj. Nga Bostoni Grupi “Bashkimi” nga Bostoni u paraqit me vallen “Vallja e Shupalit”, me koreografi nga mjeshtri Bashkim Braho. Edhe në pjesën e dytë, Grupi “Rozafati”, të veshur me kostume popullore interpretoi valle të ndryshme. Pjesë me Potpuri e Shqipërisë së Mesme u intepretua nga Besjana Kertusha, ndersa këngët ulqinake u kënduan nga Sead Asllani. Me shumë interes u ndoq pjesa me potpuri këngësh shqiptare, të interpretuar nga grupi nga Montclair State University, New Jersey, Katedra e artistëve Prof. Raif Hysenit dhe këngetares së mirënjohur Merita Halili. Zbukurimet e veshjeve popullore janë një larushi tipike origjinale amtare. Gjatë rrjedhave të historisë, kostumet me ornamente origjinale autoktone, përherë kanë shtuar kureshtjen e interesimin e të huajve, mbasi veshjet nuk janë parë thjeshtë si element zbukurimi nga bartësit vendas. Ata shprehin botën e pasur dhe me tradita të hershme, që shqiptarët kanë mundur të ruajnë brez pas brezi, si pjesë organike e artit etnografik. Veshjet mbetën paraqitja më e ndjeshme e kulturës, duke zgjuar

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

vëmendjen e studiuesve dhe koleksionuesve pasionantë europianë e amerikanë. Xhubleta, e cila ra në sy tek të huajt amerikanë, u ruajt me fanatizëm nga malësorët kreshnikë shqiptarë për 5000 vjet. Ajo është veshja kryesore, e cila arrin deri në 15 kilogram, çka tregon zhvillimin e madh të konstruktit të malësoreve, për të përballuar një peshë të madhe në veshje. Xhubleta e punuar prej rripash shajaku e spiku të zi, të kombinuar me 8 vija të zhgunit të bardhë, shquhet për zbukurime të imta gjeometrike. Këtu bijnë në sy shkëlqimet, që reflektojnë zbukurimet me punime delikatese prej ari. Mbi xhubletë dallohen bohçet e kuqe me vija ngjyrë të bardhë, të shoqëruar me një pështjellak me ngjyrë të kaltër të thellë. Gjatësia është specifika që e dallon brezin në rrafshin e madhësisë, në të cilat janë shprehur frymëzimi i hollë me shije elegante, ku fija e leshit shoqërohet me fije ari. Sipas traditës shqiptare në vendlindje, gratë malësore kanë përdorur gjerësisht brezin prej lëkure me stolisje të imëta metali dhe dy pafta dekorative. Kostumi i periudhës së vjetër shqiptare është me origjinë mesdhetare. Ai është përcjellë natyrshëm nga qytetrimi ilir e deri në

27

ditët tona, ku gratë e cucat (çikat, vashat) malësore dalin në festivalet etnografike në vendlindje e Amerikë. Shpesh shikuesit fiksonin në aparatet fotografikë e kamera të vogla elektronike etnovlerat, si veshjet tekstile, fustanellat, tirqet e bardhë me jatagana të zi rreth xhepave dhe shqekeve, si dhe zbukurimet ose stolitë në ar, argjend e serm rreth qafës. Sfondi tipik malësor i skenës me male, pemë e shtëpi tipike kullash alpine, gërshetohen mrekullueshëm me veshjet origjinale etnografike të vajzave amerikane, që kanë një dashuri e respekt për veshjet e të parëve etnikë arbërorë. Ata hedhin valle, njësoj sikur të ishin në logun e vashave mes bjeshkëve të bukura, Alpeve Shqiptare, tek hijeshojnë si lisat e harlisur në skenën moderne amerikane… Përgëzime organizatorëve, që ia arritën qëllimit, për të sjellë para publikut shiptaro-amerikan Festivalin e 25-të, përmes koloritit të pasur të veshjeve popullore, vallet burimore etnike, këngët e luftrave me heronj, mallit dhe dashurisë, lirizimin e interpretimit të shumë të rinj shqiptaro-amerikanë duke reflektuar begatinë e vlerat e larta të foklorit të shumëllojshëm brenda arealeve të mozaikut të pasur burimor me elemente të theksuar etnikë.


28

Atdheu ynë Shqipëria JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

A

t d h e u është toka jonë, trojet tona, trojet e dheut, trojet e shpirtit, trojet e gjakut, trojet e frymës, trojet e gëzimit, trojet e dhimbjes; të dhimbjes nga ■ Anton ÇEFA dashuria, të dhimbjes nga vuajtja, të dhimbjes nga dhimbja. I kemi dhënë dy emra, emrat e prindit: atdhe dhe mëmëdhe, dheu i babait, dheu i mëmës, prindit që na lindi, prindit që na rriti. E kemi quajtur Shqiperi, në emër të shpendit mbretëror. Shqiperi e madhe, Shqiperi e vogël, Shqiperi e malit, Shqiperi e fushës, Shqiperi e pasur, Shqiperi e varfër, Shqiperi e mendjes, Shqiperi e zemrës. “Shqiperi, moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime. Shqiperi, të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë.”

Shqiperi, ky dhe i shtrenjtë, kjo lëndë e shenjtë, ky det i hapët, ky qiell i kaltër. Shqiperi, ti shpirti im; Shqiperi, ti zemra ime; Shqiperi, ti jeta ime; Shqiperi, ti varri im. Shqiperia ime, Shqiperia yte, Shqiperia jonë, tokë e larë me gjak, e mbruajtur me djersë. Pjellë e një historie të shqetësuar, hapësirë e copëtuar nga mëria, e nëpërkëmbur nga smira, e yshtur nga urrejtja. Shqipëri, ti kështjellë e heroizmit mitik, muranë lavdie shekullore. Historia të dha dy data: atë të 28 Nëntorit 1443, dhe atë të 28 Nëntorit 1912, datën e Heroit të Shpatës e të Lirisë, datën e Burrit të Shtetit e të Pavarësisë. Shqiperi, jemi bijtë e tu të patjetërsueshëm, bijtë e dashurisë, bijtë e kënaqësisë, bijtë e vuajtjes, , bijtë e dhimbjes, bijtë e lavdisë, bijtë e krenarisë. “Na jem’ bijt e nji fisi t’permendun N’dorë qi i shndriste si rrfeja çeliku Qi e qestisë veç tu’ u dridhun anmiku Qi t’tanë bota kah besa e nderon.”

Jemi popull i lashtë, i lidhur ngusht me tokën tonë jo prej shekujsh, po prej mija vitesh. Kur jemi afër, të shohim me sy, të prekim me dorë, të puthim me buzë; kur jemi larg, të shohim me mall, të prekim me

afsh, të ndjejmë me dhimbje. Shqiperi të duam, ti je shpirtësuar qenien tonë, në dheun e zemrës sonë, qiellin e shpirtit tonë. Te ky shpirtësim, vegon drita e misionit tonë, misionit

në në na të

dëshirës, dëshirës së vullnetit, vullnetit të veprimit, veprimit të flijimit. Flijim, kjo dritëz e kaltër ndriçimi qiellor! * * *

Reflekse të 28-ës

Festa e 28-ës na përndizet të gjithëve me një hov të fuqishëm ndjenjash që trazojnë zemrën e çdo shqiptari dhe zgjojnë një mori refleksionesh. Një zjarr dashurie për tokën tonë, për fjalën, për frymën na përflak, një etje e pashuar, e përgjithmonshme, e të gjitha brezave për lirinë na dëshirohet, një dell manifestues krenarie për lavdinë e bëmave të dikurshme na vezullon në sy e në ballë, një dhimbje e thellë për fatkeqësitë e panumërta na shtrëngon në gjoks; të gjitha të plazmuara në palat e atij Flamuri të shenjtë, para të cilit qëndrojmë në këmbë, në më të bardhën ditë të kohëve të reja të kombit tonë-në Ditën e Madhe të 28-ës. U ngrit, së pari, në epopenë më të lavdishme të popullit tonë, në dorën e Skënderbeut, për të zëvendësuar flamujt përçarës të principatave, duke mishëruar vullnetin e një prijësi dhe gjaki min e një populli, që nuk pranon të nënshtrohet. Ai u ngrit për t’i dhënë qenies sonë një frymë harmonie, vetëdijes shqiptare një parim kombësie, ndjenjës popullore një shkëlqim vëllazërie, vullnetit tonë një forcë bashkimi. Sado që 500 vitet turke u përpoqën ta hedhin atë në hauret më të errta të kujtesës kombëtare, ai shkëndijoi gjithnjë në kraharorët shqiptarë dhe u ngrit herë pas here nga duar kryengritëse, që nuk munguan kurrë, deri në Ditën e Bardhë të 28-ës, kur Plaku i Kombit e fisnikëroi në Vlorë, duke e qarë me lot gëzimi e malli, dhimbjeje e

përkushtimi. Ai qe lartësuar më parë në Prizren, qe përgjakur në Deçiç, dhe në ditët tona shkëlqeu në Prishtinë. Në këmbë përpara asaj pëlhure të kuqe me shkabën e zezë, “lagur me lot, djegur me flakë”, përjetojmë edhe refleksione tejet të dhimbshme, kur e kujtojmë të rënduar e të përdhosur nga simbolet e huaja të gjysmëhënës, spatave të Liktorit dhe yllit gjakatar të internacionalizmit proletar pansllavist. Qëndrojmë më këmbë me nderim të thellë, në atë Ditë të Madhërishme, para asaj pëlhure të kuqe me atë shpendin e zi, zemërak për padrejtësitë, përbuzës ndaj shovinistëve, mospërfillës ndaj ksenofobisë së huaj, kërcënues për armiqësitë, por zemërhapur për miqësitë dhe krahështrirë kurdoherë për të përfshirë dhe mbrojtur të gjithë bijtë e tij. E kush nuk shpirtësohet në vetëdijësimin e atij simboli identifikues që të prushit në gjak shqiptarësinë, duke na yshtur të ripërtërijmë me vlera më të freskëta trashëgimitë tona të gjakut, ato që janë më të denja për ngjyrat e këtij Flamuri të magjishëm, të përtërijmë përvojat tona, ato më të fismet, që i bëjnë nder atij, të këndellim vullnetin tonë këmbëngulës për të shmangur ndasitë e ushqyera nga të gjitha izmat e hisës së zezë të shpirtit tonë, që fatkeqësisht na e fali natyra! E kush nuk tronditet për ditët e bardha, sado të pakta, të valëzimit të tij në fllade lirie ngazëlluese ! E kujt nuk i dhembin plagët që hoqi e heq ai stinë pas stine, dikur dhe sot ! E kush nuk gazmohet nga një vizion plot shkëlqim dëshirak i së ardhmes së këtij Flamuri, që pau aq pak ditë të bardha ! E kush nuk akullohet e ngrin menjëherë porsa refleksioni të zbresë me këmbët në tokë dhe të prekë me duar të sotmen! Mungesë e plotë parimësie në politikë, mohim idealesh kombëtare, luftë e paprinciptë për sundim, etje e çmendur për pasurim, lojë e ndyrë pushtetarësh mbi kurrizin plagë të një populli, mjerim e varfëri, krim e korrupsion . Por, edhe në këto ditë të vështira, që po kalon vendi, në Ditën ogurmire të 28-ës, gjithsesi, kur ndodhemi para tij, shpresa na përkëdhel dhe besimi na forcohet, mendja na e thotë dhe zemra na e ndjen që ky Flamur i shenjtë, me shtizën të ngulur thellë në zemrën e kombit, do të valëvitet triumfues në përjetësi, se “Zoti vetë e tha me gojë, që kombe shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne.”


Papa Forumit Global Kristian në Tiranë: dëshmia e martirëve shenjë e dukshme e udhës së përbashkët

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Papa Françesku përshëndet pjesëmarrësit e Forumit Global Kristian, që u mblodh në Tiranë nga 2 deri më 4 nëntor mbi përvojën e përbashkët të fesë me temën: “Diskriminimi, persekutimi, martirizimi i të krishterëve: të ndjekim Krishtin së bashku”. Katolikë, ortodoksë e prostatntë, nga Vende të ndryshme të botës e edhe nga trevat shqiptare, për dy ditë me radhë në Tiranë, kanë dëgjuar dëshmitë e shumë të krishterëve që sot – e jo para dy mijë vjetësh – jetojnë në kushte të rënda pa liri, janë shpesh herë të persekutuar e të detyruar të ikin e të braktisin gjithçka kanë, nga njëherë janë të detyruar të fshihen apo të mos deklarojnë haptazi fenë e tyre. Disa prej të krishterëve që vijnë nga vende të dnryshume, fshihen edhe në Tiranë, ata kanë frikë të flasin me shtypin lokal, pikërisht sepse fytyra e tyre e identetit tyre nuk duhet të duket në media, për t’iu shmangur persekutimeve në vende të tyre. Për këte, të gjithë të krishterët punojnë së bashku për drejtësi e paqe, u tha në mesazhin përfundim të takimit të Tiranës. Martirët e sotëm, që u përkasin traditave të ndryshme të krishtera, pohon Papa në mesazhin e tij - na ndihmofshin të kuptojmë se të gjithë të pagëzuarit janë gjymtyrë të të njëjtit Korp të Krishtit, të Kishës së Tij. Presidenti i Këshillit Papnor për Bashkimin e të krishterëve, kardinali Kurt Koch u solli pjesëmarrësve të asamblesë mesazhin e Papës Françesku, që shikon “me trishtim të madh rritjen e diskriminit e të persekutimit kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azi dhe në anë të tjera të botës”, para vuajtjeve të shumë ë vëllezërve e motrave të krishtera, nuk jemi indiferentë”, pohon Ati i Shenjtë. Po më hollësisht

29

nga Tirana të dëgjojmë shërbimin e Klaua Bumçit, e cila ka ndjekur nga afër punimet e këtij Formuni…. Në vijim ja teksti i mesazhit të

gjakderdhje, është kthyer në një përvojë të përbashkët për katolikët, ortodoksët, anglikanët, protestantët, ungjillorët dhe pentekostalët, gjë që

Papës drejtua pjesëmarrësve të Forumit Global Kristian: Eminenca juaj, kardinali Kurt Koch, Kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve Përshëndes ju dhe gjithë pjesëmarrësit e Konsultimit të Forumit Global Kristian, që mbahet në Tiranë nga 2 deri më 4 nëntor 2015, ndërsa reflektoni mbi temën “Diskriminimi, persekutimi, martirizimi i të krishterëve: të ndjekim Krishtin së bashku”. Në veçanti, dua të përshëndes vëllezërit dhe motrat e traditave të ndryshme të krishtera, që përfaqësojnë bashkësi, të cilat vuajnë për shkak të besimit të tyre në Jezu Krishtin, Zotin dhe Shëlbuesin tonë. Mendoj me trishtim të madh për shkallëzimin e diskriminit dhe të persekutimit kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azi dhe në anë të tjera të botës. Mbledhja juaj tregon se si të krishterë, ne nuk jemi indiferentë për vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë. Në pjesë të ndryshme të botës, dëshmia për Krishtin, deri në

është më e thellë dhe më e fuqishme se ndryshimet, të cilat akoma i ndajnë Kishat dhe bashkësitë tona kishtare. “Communio martyrum” është shenja më e fuqishme e udhës sonë të përbashkët. Njëkohësisht, mbledhja juaj u jep zë viktimave të kësaj padrejtësie dhe dhune, si edhe përpiqet të gjejë rrugën që do ta nxjerrë familjen njerëzore nga kjo situatë tragjike. Me këto ndjenja, unë ju siguroj afërsinë time shpirtërore. Martirët e sotëm, që u përkasin traditave të ndryshme të krishtera, na ndihmofshin të kuptojmë se të gjithë të pagëzuarit janë gjymtyrë të të njëjtit Korp të Krishtit, të Kishës së Tij. Le ta shohim këtë të vërtetë të thellë si thirrje për ta vazhduar udhëtimin tonë ekumenik drejt bashkimit të plotë e të dukshëm, duke e shtuar gjithnjë e më shumë dashurinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Nga Vatikani, 1 nëntor 2015 FRANCISCUS PP (Radio Vatikani)


Viti i Shenjtë i Jashtëzakonshëm:

30

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

JUBILEU I MËSHIRËS HYJNORE

P

8 Dhjetor 2015 – 20 Nëntor 2016

apa Françesku ka shpallur një jubile të jashtzakonshëm të titulluar Viti Jubilar i Mëshirës Hyjnore, që fillon në festën e Zojës së Papërlyer, më 8 ■ Mark K. SHKRELI dhjetor 2015 dhe përfundon në festën e Krishtit Mbret, më 20 nëntor 2016.

Fjala “Jubile” (nga hebreishtja Yobel) do të thotë “përvjetor”, “kremtim”, që shpesh e përdorim kur shënojmë përvjetorë të ndryshëm me rëndësi, sikurse është 25vjetori apo 50-vjetori i një ngjarje të rëndësishme, siç është meshtaria, apo sakramenti i martesës. Si traditë, çdo 25 vjet Papa shpall një vit të shenjtë, që karakterizohet me kremtime të veçanta dhe me shtegtari, thirrje të fuqishme për konvertim dhe pendesë, dhe duke ofruar përjetimin e mëshirës hyjnore përmes sakramenteve, në veçanti përmes rrëfimit. Vitet e jashtëzakonshme të shenjta, sikurse Viti Jubilar i Mëshirës Hyjnore, janë më pak të shpeshtë, por ofrojnë të njëjtat mundësi për ngritjen shpirtërore të besinmtarëve. Ky vit i jashtëzakonshëm është i shpallur me rastin e 50-vjetorit të një ngjarjeje me shumë rëndësi, Koncilit të Dytë Ekumenik të Vatikanit, të shpallur nga Papa Gjoni XXIII, më 25 Janar 1959, e që ka filluar më 11 Tetor 1962 dhe ka vazhduar nën Papën Pali VI deri në festën e Zojës së Papërlyer, më 8 dhjetor 1965, në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë ipeshkvijt katolikë të botës mbarë. Poashtu, por pa të drejtë vote, të ftuar kanë qenë një numër vëzhguesë nga kishat krishtiane më të rëndësishme. Gjashtëmbëdhjetë dokumente janë miratuar nga etërit e Koncilit, me të cilat janë vënë themelet Kishës siç e njohim ne sot, dhe i takon merita për reformësimin e Kishës Katolike moderne. Ishte

ky i pari koncil ekumenik për gati 100 vjet. Shumica nga të rinjtë dinë pak ose aspak për këtë periudhë, por, sikur thotë një klerik i lartë i Vatikanit, “Jubileu do ta ndryshojë këtë”. Jubileu i Papës Françeskut është i treti i jashtëzakonshëm që nga fillimi i shekullit të kaluar (XX): ai i Papës Pio XI më 1933 dhe i Papës Gjon Pali II më 1983, me rastin e 1900 dhe 1950-vjetorit, respektivisht, të vdekjes në kryq dhe ringjalljes së Zotit Tonë Jezu Krishtit. Vitët Jubilare të zakonshme kremtohen çdo 25 vjet, i fundit ishte në vitin 2000, i shpallur nga Papa Gjon Pali II. Për këtë jubile famullia jonë ka bërë një shtegtari në disa vende të shenjta, duke përfshirë edhe Romën me katër dyertë e shenjta të saj, nëpër të cilat jemi përshkuar të gjithë ne të grupit të shtegtarëve (Shih Jeta Katolike Nr. 19/20 2000). Për herë të parë, Viti Jubilar është shpallur nga Papa Boniface VIII më 1300. Origjina e vitit jubilar daton nga Testamenti i Vjetër, sikur e shpjegon website i Selisë së Shenjtë që thotë se Ligji i

Mojsiut cakton një vit të veçantë për popullin e Israelit: “Të pesedhjetin vjet shpalleni vit të shenjtë!” (Lev. 25:10). Programi i Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore, i cili do të festohet në të gjitha dioqezat e botës, është përpiluar nga Këshilli Papnor i Vatikanit për Ungjillëzim të Ri, dhe është sajuar për të zgjeruar qasjen ndaj Sakramentit të Pajtimit, ose Rrëfimit. Shpallja e Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore është bërë përmes Bullës Papnore “Misericordiae Vultus” (Fytyra e Mëshirës), më 13 prill 2015. Bulla Papnore është një letër që lëshohet nga Arkivi i Vatikanit në emër të Papës. Emri i kësaj letre rrjedh nga vula prej plumbi, ose “bulla”, që është e bashkangjitur në fund për ta vërtetuar atë. “Misericordiae Vultus” fillon kështu: “Jezu Krishti është fytyra e mëshirës së Atit”. Është e përbërë nga 25 paragrafë të numëruar, në të cilët Papa Françesku përshkruan dhe reflekton mbi tiparet e mëshirës, duke u përqendruar kryesisht në temën e dritës së fytyrës së Krishtit. “Mëshira nuk është një fjalë abstrakte shkruan ai - por më tepër një fytyrë për ta njohur, për të soditur dhe për ta shërbyer”. Ai e përshkruan Kishën si një shenjë të besueshëm të mëshirës: “Mëshira është themeli i jetës së Kishës”. “Ky (Vit i Shenjtë) është momenti i përshtatshëm për të ndryshuar jetën tonë!”, shkruan Papa. “Kjo është koha që t’i lejojmë zemrat tona të preken! Kur ballafaqohemi me veprat e këqija, edhe në ballafaqim me krime të rënda, është koha për të dëgjuar britmat e njerëzve të pafajshëm të cilët janë të privuar nga pronat e tyre, dinjiteti i tyre, ndjenjat e tyre, dhe madje edhe jetët e tyre”. Theksi me rëndësi në Vitin e Mëshirës duhet të jetë dispozicioni dhe marrja e Sakramentit të Pajtimit (Rrëfimit) në kishat në të gjithë botën. Papa gjithashtu inkurajon katolikët për të bërë një shtegtari gjatë vitit, qoftë në Romë apo ndonjë vend tjetër të shenjtë: “Shtegtaria mund të jetë një shtysë për konvertim”, shkruan ai, “...


ku ne do të gjejmë forcën për të përqafuar mëshirën e Hyjit dhe i vëmë detyrë vetes për të qenë të mëshirshëm me të tjerët, sikurse Ati ka qenë me ne”. Viti i Shenjtë është një kohë e përshtatshme për besimtarët për të reflektuar mbi veprat trupore dhe shpirtërore të mëshirës. Papa shkruan: “Do të jetë një mënyrë për të rizgjuar ndërgjegjen tonë, shpesh e shurdhër përballë varfërisë. Dhe të hyjmë më thellë në zemër të Ungjillit, ku të varfërit kanë një përvojë të veçantë të mëshirës së

Dëshiroj që Jubileu të jetë përvojë e gjallë e pranisë së Atit, butësia e të cilit është pothuajse e prekshme, ashtu që feja e çdo besimtari të forcohet ashtu që dëshmia e saj të jetë gjithnjë e më efektive. Papa Françesku

Zotit ... Le të rizbulojmë këto vepra trupore të mëshirës: të ushqejmë të uriturit, t’u japin të pijnë të eturit, të veshim të zhveshurit, të mirëpresim endacakët, të shërojmë të sëmurët, të vizitojmë të burgosurit, dhe të varrosim të vdekurit. Dhe le të mos harrojmë veprat shpirtërore të mëshirës: të këshillojmë ata që dyshojnë, të udhëzojmë injorantët, të këshillojmë mëkatarët, të ngushëllojmë të pikëlluarit, të falim mëkatarët, të kemi sabër me ata që na bëjnë keq, dhe të lutemi për të gjallët dhe të vdekurit”. Fillimi i Jubileut shënohet me hapjen e Derës së Shenjtë të Shën Pjetrit. Kjo derë hapet vetëm gjatë Vitit të Shenjtë dhe mbetet e mbyllur me beton në vitet e tjera (mes jubileve). Të katër bazilikat e mëdha në Romë kanë nga një Derë të Shenjtë: Shën Pjetri, Shën Gjoni Lateran, Shën Pali jashtë Mureve dhe Zoja e Madhe. Hapja dhe përshkimi nëpër dyertë e shenjta gjatë Jubileut, në mënyrë simbolike ju ofron besimtarëve një “udhë të jashtëzakonshme” drejt shpëtimit. Dyertë e Shenjta në bazilikat e tjera hapen pas hapjes së Derës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit. Në Bullën e Papës, poashtu theksohet se Sezoni i Kreshmës gjatë këtij Viti të Shenjtë, “duhet gjithashtu të jetohet më intensivisht si një moment i privilegjuar për të kremtuar dhe përjetuar mëshirën e Hyjit”. Gjatë Kreshmës Papa do të dërgojë në dioqezat e mbarë botës “misionarë të

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

31

mëshirës” - domethënë meshtarë posaçërisht të përzgjedhur, me fuqizim të plotë për të falur edhe mëkatet e rezervuara për Selinë e Shenjtë. Sipas lajmeve nga Vatikani, priftërinjtë do të zgjidhen në bazë të aftësisë së tyre për të predikuar mirë, sidomos në temën e mëshirës, dhe të jenë “Rrëfyes të mirë”, që do të thotë se ata janë në gjendje të shprehin dashurinë e Zotit dhe nuk e bëjnë rrëfyetorën, siç thotë Papa Françesku, si “një dhomë torture”. Këta rrëfyesë duhet të “jenë të durueshëm” dhe të kenë “një kuptim të brishtësisë njerëzore”. Ipeshkinjtë mund të rekomandojnë Këshillit Papnor priftërinjë nga dioqezat e tyre për të shërbyer si misionarë të mëshirës, si dhe priftërinjtë vetë mund të paraqesin kërkesën për të shërbyer.

shkruan: “Dëshiroj që Jubileu të jetë përvojë e gjallë e pranisë së Atit, butësia e të cilit është pothuajse e prekshme, ashtu që feja e çdo besimtari të forcohet ashtu që dëshmia e saj të jetë gjithnjë e më efektive”. Në vazhdim është lista e ndjesave (indulgjencave) që mund të fitohen gjatë Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore:

Ashtu si në vitet e mëparshme jubilare, edhe gjatë këtij viti Kisha do vëjë në dispozicion për besimtarët ndjesë të veçanta. Bulla e Papës përfundon: “Në këtë vit jubilar, Kisha bën të ushtojë fjala e Hyjit që kumbon fortë dhe qartë si një porosi dhe një shenjë e faljes, forcës, ndihmës, dhe dashurisë. Ajo nuk guzon kurrë të lodhet nga përhapja e mëshirës, dhe duhet të jetë e durueshme çdoherë në ofrimin e dhembshurisë dhe ngushllimit. Kisha duhet të bëhet zëri i çdo burri dhe gruaje, dhe të përsërisë me besim pa ia nda: ‘Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot, dhe dashuria jote që është e amshueshme.’“ (Ps 25: 6).

Për ata katolikë që janë të aftë për punë: ♦ Bën një shtegtari; kalo një derë në katedralen e vendit, në faltore ose kishë tjetër të caktuar, ose një nga dyert e Shenjta në katër bazilikat papale në Romë. ♦ Shko në rrëfim,

Ndjesat e Veçanta

Për ata katolikë që nuk janë të aftë për punë: ♦ Bën një shtegtari; kalo një derë në katedralen e vendit, në faltore ose kishë tjetër të caktuar, ose një nga dyert e Shenjta në katër bazilikat papale në Romë. Kalimi nëpër një derë të Shenjtë është një udhëtim shpirtëror që sinjalizon, siç tha Ati i Shenjtë, “dëshirën e thellë për konvertim të vërtetë”.

♦ Merre Eukaristinë e Shenjtë “me një refleksion të mëshirës”, ♦ Bën shfaqjen e besimit, ♦

Lutu për Papën dhe për qëllimet e tij.

Për të moshuarit, të kufizuarit dhe të sëmurit: ♦ Papa Françesku ka thënë se ata mund të marrin ndjesë “duke jetuar me besim dhe shpresë të gëzueshme këto momente të travajimit”, ♦ Duke marrë Eukaristinë,

♦ Ose duke marrë pjesë në meshë dhe lutje të përbashkët, “madje edhe nëpërmjet mjeteve të ndryshme të komunikimit”.

Kryeipeshkvi Fisichella duke “Të mëshirshëm sikur Ati”

Në një letër drejtuar Kryeipeshvit Rino Fisichella, president i Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri, Papa

Për ata që janë në burg: ♦ Të burgosurit mund të marrin ndjesë në kishëzat e burgut. “Gjesti i drejtimit të mendimit dhe lutjes tek Ati, çdo herë që ata kalojnë pragun e qelisë së tyre, le të paraqesë kalimin e tyre nëpër derë të Shenjtë, sepse mëshira e Hyjit është në gjendje të shndërrojë zemrat, dhe është gjithashtu në gjendje të shndërrojë hekurat e burgut në një përvojë të lirisë”.


32

Lutja e Papës për Jubileun e Mëshirës

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Për të vdekurit: ♦ Nëpërmjet lutjeve të besimtarëve, ndjesët mund të merren për të vdekurit.

Për të gjithë katolikët: ♦ Kryej një vepër shpirtërore ose trupore të mëshirës. Papa Françesku thotë se një ndjesë mund të fitohet kur besimtari “personalisht kryen” një prej këtyre veprave të mëshirshme. “Përjetimi i mëshirës, në të vërtetë, bëhet i dukshëm në dëshminë e shenjave konkrete sikurse vetë Jezusi na ka mësuar”, ka thënë Papa.

Logo, Lutja dhe Kalendari i Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore

Me rastin e shpalljes së Vititit Juibilar të Mëshirës Hyjnore, Selia e Shenjtë ka bërë të ditur edhe lutjen zyrtare, logon dhe kalendarin e disa nga ngjarjet e planifikuara gjatë këtij Viti të Shenjtë. Logo, e krijuar nga jezuiti, Atë Marko Rupnik, paraqet Jezusin – Bariun e Mirë –

O Zot Jezus Krisht, ti na ke mësuar të jemi të mëshirshëm sikurse Ati qiellor, dhe na ke thënë se kush të sheh ty sheh Atë. Na e trego fytyrën tënde dhe do të shpëtojmë.

Shikimi yt plot dashuri i liroi Zakeun dhe Mateun nga skllavëria e parasë; kurorëthyesen dhe Magdalenën të kërkojnë lumturinë vetëm në gjërat e krijuara; bëri Pjetrin të qajë pas tradhëtisë, dhe i siguroi Parajsën cubit të penduar. Bëj që secili prej nesh ta ndiej që po i drejtohet atij fjala që i thë samaritanes: “Po ta dije ti çka të dhuron Hyji!” Ti je fytyra e dukshme e Atit të padukshëm, e Hyjit që tregon gjithpushtetësinë e vet, sidomos me faljen dhe me mëshirën, bëj që Kisha të jetë në botë fytyra jote e dukshme, që je Zoti i saj i ngjallur dhe i lavdruar. Ti ke dashur që mbarështruesit e tu të veshen edhe ata me dobësi, për të ndjerë dhembjen e duhur për ata që janë në padije dhe gabim: bëj që kushdo i afrohet ndonjërit prej tyre të ndjehet i mirëpritur, i dashur, dhe i falur nga Hyji. Dërgoje Shpirtin tënd dhe na shuguro të gjithëve me vajin e tij, që Jubileu i Mëshirës të jetë një vit hiri prej Zotit, dhe që Kisha e tij, me entuziazëm t’u kumojë të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve dhe të shtypurve çlirimin, të verbërve dritën e syrit. Po ta kërkojmë këtë me ndërmjetësimin e Marisë, Nënës së Mëshirës, ty që jeton dhe mbretëron me Atin dhe Shpirtin Shenjt pët të gjithë shekujt e shekujve. Amen.

Kremtimet e Planifikuara

Atë Marko Rupnik autori i logos: “Të mëshirshëm sikur Ati”

duke marrë “mbi supet e tij shpirtin e humbur, duke treguar se është dashuria e Krishtit që përplotson misterin e mishërimit të tij duke kulmuar në shëlbim”, thotë Kryeipeshkvi Fisichella. Imazhi, gjithashtu, tregon njërin sy të Jezusit të bashkuar me të njeriut, për të treguar se si “Krishti sheh me sytë e Adamit dhe Adami me sytë e Krishtit”. Logo poashtu përmban edhe moton (parullën) “Jini të mëshirshëm, skikur Ati Qiellor”, që, sipas monsinjorit, “shërben si një ftesë për të ndjekur shembullin e mëshirshëm të Atit që kërkon të mos të gjykojmë apo dënojmë, por të falim dhe të japim dashuri dhe falje pa kufi”.

Këshilli papnor thekson rëndësinë e të jetuarit të Vitit të Shenjtë si ”një shtegtari të vërtetë”, me elementet e duhura të lutjes dhe sakrificës. Për atë, në vitin 2016, janë planifikuar më shumë se një duzinë festimesh individuale jubilare: Jubile për burrat dhe gratë e shuguruarë, më 2 shkurt; për Kurinë Romake, më 22 shkurt; për të përkushtuarit përshpirtërisë ndaj Mëshirës Hyjnore, të Dielen e Mëshirës Hyjnore, më 3 prill; dhe jubile të veçanta për të rinjtë; për diakionë (dhjakë); priftërinjë; të sëmurët e të paaftët; dhe katekistët. Një jubile për “punëtorët dhe vullnetarët e mëshirës” do të kremtohet në ditën e festës të së Lumes Nënës Tereze, më 5 shtator — me ç’rast besojmë se ajo do të shpallet e shenjtë dhe një jubile për të burgosurit, më 6 nëntor. Vatikani kërkon nga ipeshkvijtë dhe priftërinjtë e gjithë botës, që edhe ata të bëjnë gjeste të ngjashme simbolike, në unitet me Papa Françeskun dhe vizionin e tij për t’ju afruar atyre që ndodhën në prag të humnerës. Papa Françesku edhe një herë, sikur e ka bërë vazhdimisht, që kur është zgjedhur në Selinë e Shën Pjetrit, po e shfaqë vendosmërinë e tij për të përmbushur nevojat reale në botë. T’i bashkohemi pra edhe ne Atit të Shenjtë, në këtë shtegtari, e cila, përmes dyerve të shenjta, do t’na çojnë në lumturinë e jetës së pasosur.


25 vjet nga Mesha e Parë në Shqipërinë Komuniste

25

vjet më parë, si sot, më 11 nëntor 1990, u kremtua Mesha e Shenjtë në mënyrë publike pas shkurtit të vitit 1967, kur në Shqipëri liria fetare qe ndaluar nga regjimi komunist. Guximi i dom Simon Jubanit, pastë dritë në Jetën e Amshuar, së bashku me disa meshtarë e besimtarë, bënë që pikërisht përmes

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

25 vjet më parë dom Simon Jubani kremtoi Meshën pas diktaturës, shenjë rebelimi e shprese

popullit, i cili pas një dimri të egër e të gjatë, iu kthye lirshëm rrënjëve të veta, identitetit e dinjitetit të dhuruar nga Zoti e të parët.

Ja homelia e Meshës së kremtuar në varreza të Shkodrës, mbajtur nga dom Simon Jubani në Shkodër, më 11 nëntor 1990, botuar më 31 tetor 2015 nga Famullia e Shkodrës. Vëllazën e motra,

kremtimit më të shenjtë siç është Eukaristia – Mesha e Shenjtë, liria qytetare e fetare të fillojë sërish të shfaqet haptazi në tokën shqiptare. Me atë kremtim, mund të themi se u vunë themelet e një epoke të re për mbarë shoqërinë shqiptare. Këtë pra, solli ngjarja e madhe e fesë që u përjetua më 11 nëntorin e vitit 1990. Atë ditë prania e popullit në varrezat e Shkodrës u bë e papërmbajtshme, po kështu ndodhi edhe më 16 nëntor 1990, kur vëllezërit myslimanë shqiptarë e morën përsëri Xhaminë e Plumbit, gjithnjë në Shkodër, simbol i fesë së tyre, ndaluar gjithashtu nga totalitarizmi komunist ateist. Si atë ditë, në mënyrë të dukshme rishfaqej liria qytetare e fetare, e bashkë me të rilindi edhe Atdheu i shqiptarëve, i cili deri në atë moment qe privuar prej tiparit të vet kryesor, përmasës shpirtërore, besimit në Hyjin, për t’iu nënshtruar “hyjnive” të tjera të rreme e mashtruese, atyre të komunizmit antiteist. Sot, më 11 nëntor, po kujtojmë guximin e klerit e të

33

Le t’i kujtojmë për nji minut në heshtje të gjithë këta të dekun që kemi ndër vorreza dhe të gjithë ata vëllazën e motra tona, që ranë për nji Shqipni Europiane gjatë këtyne 46 vjetëve të shkueme. Në vjetën 1443, kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e përshëndeti popullin shqiptar me këto fjalë: “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta midis jush”. Unë, i padejë për këtë mision, po ju thom se fenë nuk jua pruna unë, por e gjeta të ndezun në zemrat tueja. Se kjo fe ka qenë gjithmonë e flakët ndër zemrat tona e dishmon ardhja juej sot në këtë vend të shenjtë prej të katër anëve të Shqipnisë, për me e adhurue, me e falenderue e për me e lavdue të madhin Zot për këtë MREKULLI të madhe që po shohim sot me sy. Se ky besim ka kenë përherë i ndezun në shpirtënt tonë, e vërteton restaurimi i kësaj kishëze vorrezash, ku kanë dhanë kontributin e vet, me punë e me të holla, edhe vëllazënt myslimanë e ortodoksë. Se kjo fe ka kenë gjithmonë inkandeshente në mendjet e zemrat tona, e dishmon edhe ma mirë shenjtorja e Shëna Ndout në Laç, kur midis terrorit, mbi ato gërmadha, kanë ra mija shqiptarë për çdo vjetë. Secili në fenë e vet e secili në gjuhën e vet vazhdimisht po i luten Shenjtit Shëna Ndue për të gjitha nevojat shpirtnore dhe trupore dhe këto lutje u kunorëzuen sot me këtë Panair plebishitar.


34

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Për të madhin Zot e për fenë në Të, ma bukur se unë flitni ju, me ato ngushëllimet e panumërta që gjeni te kjo fe, e cila i ngushëllon e i forcon, i zhdrivillon, i zbutë, i qytetnon mendet e zemrat e të gjithë njerëzimit. Për të madhin Zot e për Shenjtënt e tij, ma bukur se unë shprehen shurdhët që ndiejnë, pagojcat që flasin, sakatat që ecin, psikopatët dhe epileptikët që shërohen. Sikurse ajri që thithim asht i domosdoshëm për ekzistencën tonë fizike, njashtu për ekzistencën tonë shpirtënore asht e domosdoshme ekzistenca e nji Qenje të mbinatyrshme, që na ndihmon me përballue vështirësitë e kësaj jete me optimizëm, entuziazëm, kurajo; dhe kjo Qenje e mbinatyrshme na ban me pa me sytë e shpirtit lumninë e Parrizit, që na pret mbas kësaj jete të shkurtë, njashtu sikurse shofim me sytë e trupit bukuritë e rruzullit tokësor. Kudo nëpër botë, si në qytetet moderne, ashtu edhe në katundet ma të harruemet, naltohen kah kupa qiellit, kupola, minare xhamijash, kumbonare, të cilat janë simbol i kontakteve, i lidhjeve që njerëzimi mban përherë me qiellin, me Perëndinë. Majat e tyne të mprehta u përgjasin heshtave të nji ushtrie të heshtun, që raca njerëzore ka krijue ndër shekuj për të ruejtë vlerat morale e kulturore. Çfarë interesash botënore përfaqëson feja? Kush i zbuti barbarët e kohës së mesme, gotët, vizigotët, hunët e vandalët, përveçse murgjët e murgeshat, që i zbutën hordhitë e egërsinave me Kryq në dorë e me lutje në buzë? Kush ia dha Europës unitetin shpirtnor, kulturor e politik, përveçse kristianizmi? Krejt zhvillimi moral e intelektual i Europës e ka burimin te filozofia e teologjia kristiane. Kush i çliroi vendet arabe në shekullin e shtatë nga paganizmi, politeizmi dhe u fali monoteizmin e i ngriti fiset primiteve në shtet të organizuem dhe ma vonë në Perandori arabe e otomane, përveçse islamizmi dhe profeti i tij,

Muhamet? Po në shkallë kombëtare, çfarë roli qytetnues ka luejtë feja? Në aspektin moral feja asht nji digë. Diga nuk i lejon ujnat me vërshue e me i shpartallue tokat pjellore e shtëpiat e banimit. Njashtu feja asht nji digë morale që nuk i lejon veset, perversionet, degjenerimin, korrupsionin me depërtue në mendjet e zemrat e njerëzimit dhe në këtë drejtim feja i ep kontributin ma të madh rendit publik. Në aspektin kulturor: të gjitha shkollat fillore e gjimnazet, të gjitha insitucionet kulturore e shoqnore në vendin tonë janë krijue e drejtue nga bazilianë, benediktinë, françeskanë, jezuitë, etj. Deri shtypshkroja e parë, deri ferma e parë moderne e Bardhejve, asht temelue prej murgjëve të Shën Injac Lojolës. Por feja asht determinate edhe në mbrojtjen e atdheut. Tue mos qenë në gjendje idetë e shekullit me ua dhanë shqiptarëve bashkimin politik, vetëm feja dijti me i bashkue princat shqiptarë të shekullit XV kundër anmikut të përbashkët, Perandorisë Osmane. Të gjitha mbledhjet janë zhvillue në kishën e Shën Nikollit të qytetit të Lezhës dhe në këtë kishë janë marrë të gjitha vendimet, për të gjitha operacionet ushtarake që ka zbatue Besëlidhja. Por bota e qytetnueme na njeh edhe për famëmadhen, Lidhjen e Prizrendit. Kryetari i Lidhjes, Haxhi Ymer Prizrendi, së bashku me krenët tjerë muhamedanë, ortodoksë e katolikë, si Eljaz Pashë Dibra, Vaso Pashë Shkodrani e Abdyl Frashëri, të gjitha mbledhjet i zhvilluen në xhaminë e Prizrendit, e prej kësaj xhami, dolën të gjitha direktivat. I madhi Zot, për t’i ushqye shqiptarët me begati, e pajisi Shqipninë tonë me dy mushkëni, me tokën e me detin: Për ta ruejtë këtë frymë të shëndoshtë, prej toke e prej deti, jetuen, luftuen e diqën princat shqiptarë të shekullit XV si dhe fatosat e kreshnikët e Lidhjes së Prizrendit. Vjeta 1989 ka qenë vjeta e paqës dhe e lirisë për gjithë botën, sepse në

këtë vjetë u shembën muret e perdet e hekurta, që ndanin vende e popuj, por ma tepër ndanin zemrat e njerëzve. Në këtë vjetë pushoi së rrjedhuni gjaku, po fshihen lotë, mbaroi djersa e pashpërblyeme e mori fund lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Njerëzimi hyni në nji epokë paqe, lirie, mirësie, harmonie e begatie. Begatia e harmonia e nji populli varen nga liritë që u akordohen qytetarëve. Liria, në kuptimin filozofik të fjalës, asht progresi gradual i ndërgjegjes dhe i kulturës njerëzore. Këtë liri dhe këto të drejta po na epen gradualisht dhe me rrugë paqësore. Rruga paqësore asht tipike për nji popull të qytetnuem. Duhet ta përballojmë tundimin e të mos përdorim dhunën, as brutalitetin. Dhuna e brutaliteti nuk i kanë zgjidhë kurrë problemet kombëtare e as familjare. Vetëm kështu do t’ua mbyllim gojën atyne që na quejnë “Shprehje gjeografike”, tokë e pazbulueme dhe e askujt, vetëm kështu do t’ua mbyllim gojën anmiqve tonë, që na konsiderojnë popull kopil, i gjetun në mjedis të katër rrugëve nga nana histori. Shkodra, qytet me histori ma të lashtë se dymijë vjeçare; Shkodra dikur kryeqyteti i Ilirisë; Shkodra e Teutës, e Gentit, e Agronit; Shkodra që deri para 50 vjetësh i pati dhanë Shqipnisë tonin moral, kultural, politik, fetar e ekonomik, kjo Shkodër asht gati edhe sot me bashkëpunue me Tiranën e me të gjitha qytetet e Shqipnisë, sepse trashigimtare e Balshës së Madhe e Marin Barletit, mbasardhëse e Fishtës e e Bushatlinjve, e Oso Kukës, dom Ndoc Nikës, dom Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit... Trashigimtare e Frashërlijve, Konicës... Shkodranët gjinden këtu, në këto troje shqiptare, të gatshëm me ripërtëri edhe nji herë traditën e autoritetin që ka gëzue Shqipnia në kohët e saj ma të mira, mbrendë e jashtë atdheut. Amen! (Marrë nga Radio Vatikani)


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

35

Në Katedralen e Prishtinës Kujtohet Nëna Tereze

S

ot, më 5 shtator 2015, në Katedralen e Prishtinës u kremtua një Meshë Solemne me rastin e Festës të Nënës Tereze, datë kjo e cila përkon me ditën kur ajo ndërroi jetë, e që Kisha Katolike e konsideron si ditëlindja për amshim. Kjo meshë, në të cilën kishte shumë të pranishëm, duke përfshirë këtu edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe të misioneve tjera diplomatike, u shënua me shumë lutje dhe këngë, me anë të së cilave u bë thirrje që të ketë sa më shumë paqe dhe bamirësi.

ishte e bindur se varfëria, vuajtja, padrejtësia, urrejtja, lufta, braktisja, aborti, institucioni nuk janë të hindusëve, as të myslimanëve dhe as të krishterëve, ato janë mizori njerëzore dhe padrejtësi shoqërore si burim i egoizmit dhe mungesës së dashurisë. .. Po të

dëgjonte bota këtë zë dashurie dhe këtë vërejtje ndërgjegjeje në mesin tonë, nuk do të kishte më të varfër, në botë nuk do të kishte kaq shumë luftëra dhe në Evropë nuk do të kishte kaq shumë emigrantë”, tha Gjergji.

Këtë meshë e kryesoi kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili foli për veprën dhe përkushtimin e Nënës Tereze për t’i shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë. Sipas tij, po të dëgjonte bota zërin e saj, tani nuk do të kishte kaq shumë luftë dhe urrejtje, madje as kaq shumë emigrantë.

“Ishte përkushtuar që me të njëjtin zell shpirtërorë tu shërbente, hindusëve, myslimanëve dhe të krishterëve, sepse

Në rend të parë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Kryetari parlamentit Kadri Veseli me bashkëshorten dhe simboli i qëndresës së Kosovës, Adem Demaçi.


36

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Ai shtoi se Zoti ka dëshmuar që e don popullin tonë, duke derdhur gjithë dashurinë që e ka për njerëzimin në zemrën e një vajze shqiptare, e cila e ka mahnitur gjithë botën.

“Ka edhe shumë gjëra tjera të cilat na pengojnë që të këndojmë me jetën tonë himnin e dashurisë dhe të gjejmë lumturinë e vërtet të jetës, por një gjë është e sigurt se Zoti na do. Ai e ka dashur këtë kishë, ai e don këtë popull, ai e don këtë vend dhe njeriun. Dhe çka bëri Zoti për ne? Cila është mrekullia më e madhe që Zoti e ka bërë për popullin tonë? Është se gjithë dashurinë të cilën e kemi refuzuar në të kaluarën tonë dhe në histori e ka vu në zemrën e Gonxhes, dhe kjo është dashuri e derdhur në një zemër bujare të një vajze shqiptare, e ka mahnitur gjithë njerëzimin. Fryti i kësaj dashuri i ka shëruar plagët e trupit dhe të shpirtit të shumë njerëzve në botë”, shtoi ai.

Koncert në Katedrale

Në Katedrale u mbajt koncert dhe u intonua himni kushtuar humanistes së madhe Nënës Tereze. U performuan vepra muzikore të kompozitorëve shqiptarë e botërorë dhe u recituan vargje kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë. Për nder të kësaj feste, në orën 8 e 30 të mbrëmjes, në katedrale u mbajt edhe koncerti i Himnit të Nënës Tereze, me përkrahjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli. Në koncert ishin të pranishëm personalitete të njohura të jetës poli-

tike e institucionale të vendit, të artit, shkencës e kulturës, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare e përfaqësive diplomatike në Prishtinë, drejtues të besimeve fetare dhe të ftuar të tjerë të shumtë. Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili gjithashtu, gjatë fjalës së tij shkoqiti edhe segmente të rëndësishme të jetës dhe veprës së humanistes Nëna Tereze. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë fjalës së tij të rastit, vlerësoi kontributin dhe shërbimin që Nëna Tereze i bëri atdheut, nëpërmjet misionit të saj fisnik të bamirësisë e të përkujdesjes njerëzore, duke u bërë kështu vlerë krenarie për shqiptarët në të gjitha anët e globit. Kreu i Kuvendit tha se tre vite më parë, kur OKB-ja vendosi që duhej të kishte një datë dhe një emër që do të

simbolizonte përkushtimin global për bamirësi dhe humanizëm, askush nuk kishte dyshim se cila do të ishte kjo datë dhe se cili do të ishte ky emër. “E lindur dhe e rritur në një kohë të trazuar, vasha e ndrojtur e bojaxhinjve të Prizrenit, në një ditë gushti të vitit 1928, shumë afër nga këtu, në Letnicën e Vitisë, mori vendimin jetësor për t’u nisur në rrugën e madhe të bamirësisë dhe humanizmit. Ajo nuk u kthye kurrë më as në Letnicë as në Kosovë, por shpirtin e kësaj toke e mori me vete, për ta kthyer në një lëvizje botërore të bamirësisë, solidaritetit, paqes dhe dashurisë njerëzore”, tha kryetari Veseli, duke shtuar se Nëna Tereze, me veprën e saj jetësore, i tregoi gjithë botës se vinte nga një popull i vogël, por me zemër të madhe, duke i bërë kështu një dhuratë të çmuar atdheut të saj.


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

37

HIMNI I NËNËS TEREZE Më 5 shtator 2015 u bënë 18 vjet nga vdekja e humanistes dhe nobelistes shqiptare të Lumes Nënës Tereze. Në këtë ditë u promovua edhe hymni i krijuar nga vargjet e poezisë që ajo i shkroi. Nobelistja këta rreshta i kishte shkruar gjatë rrugës së parë që kishte bërë prej Irlandës në Kalkutë. Vargjet e poezisë së saj u interpretuan nga këngëtarja shqiptare Inva Mula. Hymni e ka tekstin e bazuar mbi poezinë e Nënës Tereze dhe muzikën e kompozitorit Lorenc Antoni. Në vazhdim janë vargjet e shkruara nga Nëna Tereze. “Sonte jemi mbledhur këtu në këtë tempull të respektuar të zotit, që së bashku të dëgjojmë tingujt e himnit të saj. Nga këtu, nga toka e saj, nga Prishtina, këta tinguj do të dëgjohen në të gjithë botën, për të dhënë përsëri mesazhin për të cilin

Veseli në fjalën e tij. Z. Veseli tha se Kuvendi e konsideron Nënën Tereze të shenjtë, sepse, siç theksoi kryeparlamentari, ajo e tillë ka qenë gjatë gjithë jetës së saj. Kreu i legjislativit shfaqi besimin se Kuvendi shumë shpejt

Nëna Tereze lindi më 1910 nga prindër shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu. Mësimet e para ajo i mori në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u bë murgeshë e Loretos. Pas përgatitjeve intenzive në Irlandë u vendos në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionarët e Bamirësisë. Ajo ndërroi jetë në vitin 1997, dhe tani në çdo përvjetor të lindjes apo të ikjes së saj, qindra vetë grumbullohen në varrin e saj, duke u lutur dhe duke kënduar. Murgeshat e urdhrit “Misionaret e Bamirësisë”, që ajo themeloi 55 vjet më parë në Kalkuta, çdo vit vendosin lule para memorialit prej çimentoje të bardhë. Më 19 tetor 2003, Papa Gjon Pali II (tani Shën Gjon Pali II), e shpalli Nënën Tereze të lumtur dhe, sipas mediave botërore, shpresojmë që më 5 shtator 2016, gjatë BVitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore, Papa Vfrani do ta shpall atë të shenjtë.

veproi gjithë jetën e saj, bija jonë e madhe, Nënë Tereza. Mesazhin e paqes që triumfon mbi urrejtjen dhe shkatërrimin, mesazhin e solidaritetit që triumfon mbi indiferencën dhe mospërfilljen, mesazhin e dashurisë njerëzore që triumfon mbi dhunën, mesazhin se jeta jonë merr kuptim vetëm duke punuar me besimin se gjithmonë është e mundur një botë më e mirë, më e drejtë dhe më paqësore. Urime e gëzuar të gjithë himni i të shenjtës Nënë Tereza”, tha kryeparlamentari

do ta shpallë 5 shtatorin ditë të humanizmit dhe bamirësisë. Në vazhdim, solistë të njohur ekzekutuan vepra muzikore të kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë, ndërsa aktorë të shquar recituan vargje kushtuar jetës dhe veprës së bijës së madhe të kombit shqiptar – Nënës Tereze. Koncerti u përmbyll me Himnin kushtuar Nënës Tereze, kënduar nga solistja e njohur shqiptare, me famë botërore, Inva Mula.

L A M T U M I R Ë

Po lë shtëpinë zemërfanar Vendlindje e farefis Po vete n’Bengalin dergje-vrarë Atje, në të largtin vis. Lë të njohurit në mejtime Të afërmit e vatrën shqim, Më tërheq zemra ime T’i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë Ju le shënde’n miq të mi Më djeg, o, një fuqi e dlirë Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron Pret valët e detit të trazuar, Për herë të fundit syri vrojton Brigjet e Evropës së hakërruar. Qëndron në anije e galduar Fytyrë e përvuajtur gjithë hare E Krishtit flijetarja e vluar Nuse e njomë e botës së re,

Një kryq hekuri n’dorë shtërngon Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të, E shpirti i gatshëm pranon Blatën e rëndë fli për të, Pranoje, këtë flijim, o Zot, Dëshmi e përbetimit që të dashuroj, Ndihmoi gjallesës Tënde sot Që emrin do të madhëroj! Si shpërblim, Të lus o i Hirt’, O Ati ynë plot mirësi Të më japësh vetëm atë shpirt Atë shpirt që-veçse Ti e di.

Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë Të valët lot rjedhin qetë, me mall, Që betimin për Ty prore e madhërojnë Për të madhin blatim që tani u shpall. Gonxhe Bojaxhiu


Në Kosovë jehon lajmi i Shenjtërimit të Nënë Terezes 38

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

■ Rabie Ibraj ––––––––––––

ë Kosovë ka bërë jehonë vendimi i Papa Françeskut për Shenjtërimin e të Lumes Nënës Tereze, e pikërisht në këtë Vit Jubilar të Mëshirës dhe në prag të Krishtlindjes. Lajm shumë i gëzueshëm dhe i shumëpritur për gjithë kombin tonë. Siç tha Vikari i Ipeshkvisë së Kosovës dr. don Lush Gjergji, Shenjtërimi i të Lumes Nënës Tereze është dhuratë e Qiellit për Shqiptarët. Pikërisht ka pasur të drejtë sepse ende populli shqiptar andej e këndej kufirit, e gjetiu, ende nuk po e gjen rehatinë dhe qetësinë e tij. Ndonëse kemi edhe shenjtorë të tjerë me prejardhje ilire siç është Shën Asti i Durrësit, Shën Flori e Lauri i Ulpianës, Dardanisë së dikurshme, Shën Niketa,

N

Shën Jeronimi etj, padyshim do të thotë don Lushi, se Perla e ditëve tona, fryti i martirizimit, lashtësisë, autoktonisë dhe traditës së krishterë prej kohës apostolike e deri më sot është Shën Nëna Tereze!!! Domethënia është e shumëfishtë: kombëtare, për ta njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit. Fetare, sepse e kemi tashmë një ndërmjetëse ‘Avokate’ dhe përfaqësuese te Zoti, ngase 5 Shtatori tash në çdo kalendar kishtar do të jetë Festa e ‘Shën Nënës Tereze’. E, për ne, për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat e lashta arbërore, për ta njohur, dashur dhe imituar Nënën Terezë në përditshmërinë tonë, vlerëson don Lush Gjergji. Me të marrë lajmin së e Lumja Nëna Tereze do shpallet Shenjte me 5 Shtatorin e vitit të ardhshëm, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar kishën katolike në Stubëll të

Vitisë dhe varrin e At Zef Ramës, nga i cili Gonxhja e vogël, përkatësisht Nëna Tereze e kishte marrë Sakramnetin e Pagëzimit. ‘Në prag të Festës së Krishtlindjes, vizitova Stubllën e Vitisë, një qendër e rëndësishme e katolicizmit shqiptar. Bashkë me don Albert Jakajn e don Viktor Sopin, vizituam edhe varrin e At Zef Ramës, Pagëzuesit të Nënës Tereze, bijës tonë të madhe, humanistes se botës për të cilën këto ditë Papa Françesku lëshoi dekretin e Shenjtërimit. Stublla dhe Letnica, janë vendet ku Nëna Tereze u frymëzua për herë të parë me idealin e bamirësisë në shërbim të paqes e njerëzimit. Të gjithë katolikëve shqiptarë, Gëzuar për Shumë Mot Krishtlindjen dhe mbarë popullit shqiptar, Urime Shenjtërimi i Nënës Tereze’!, ka shkruar në facebook, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Katedralja e Nënës Tereze dhe Shtatorja e Nënës Tereze në bulevardin Nëna Tereze në Prishtinë, dhuratë e vëllezërve Pashko dhe Lekë Gojçaj


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

39

THE MYSTERY OF THE INCARNATION ■ By Dan Burke

than to give Himself, His Word made flesh, for his salvation?

Presence of God – I place myself in the presence of Jesus in the Blessed Sacrament, with an ardent desire to penetrate the infinite mystery of divine love which impelled God Himself to become “one of us.”

COLLOQUY

MEDITATION God is Love; everything He does, both in Himself and outside of Himself, is a work of love. Being the infinite good, He cannot love anything outside of Himself from the desire of increasing His happiness, as is the case with us; in Himself He possesses all. Therefore, in God, to love, and hence to will creatures, is simply to extend, outside of Himself, His infinite good, His perfections, and to communicate to others His own Being and felicity. Bonum diffusivum sui, St. Thomas says. Thus God loved man with an eternal love and, loving him, called him into existence, giving him both natural and supernatural life. Through love, God not only brought man out of nothing, but chose him and elevated him to the state of divine sonship, destining him to participate in His own intimate life, in His eternal beatitude. This was the first plan of the immense charity of God with regard to man. But when man fell into sin, God, who had created him by an act of love, willed to redeem him by an even greater act of love. See then, how the mystery of the Incarnation presents itself to us as the supreme manifestation of God’s exceeding charity toward man. “By this hath the charity of God appeared toward us, because God hath sent His only-begotten Son into the world, that we may live by Him. In this is charity … He hath first loved us, and sent His Son to be a propitiation for our sins” (1 John 4:9-10). After having given man natural life, after having destined him for the supernatural life, what more could He give him

“O my God! make me worthy to understand something of the mystery of the burning charity which is in You, which impelled You to effect the sublime act of the Incarnation, the root and source of our salvation. O ineffable Incarnation! which brings to man, with the outpouring of love, the assurance of salvation. How ineffable is this charity! Truly, there is no greater than this, that the Word

The Incarnation illustrated with scenes from the Old Testaments and the Gospels, with the Trinity in the central column, by Fridolin Leiber, 19th century. was made flesh in order to make me like unto God! You became nothing in order to make me something; You clothed Yourself like the lowliest slave to give me the garments of a King and a God! Although You took the form of a slave, You did not lessen Your substance, nor injure Your divinity, but the depths of Your humility pierce my heart

and make me cry out: ‘O incomprehensible One, made comprehensible because of me! O uncreated One, now created! O Thou who art inaccessible to mind and body, become palpable to thought and touch, by a prodigy of Thy power!…’ “O happy fault! not in itself, but by the power of divine mercy. O happy fault, which has disclosed the sacred, hidden depths of the abyss of love! Truly, a higher form of charity cannot be imagined…. O ineffable love! Sublime, transforming love! Blessed art Thou, O Lord, because Thou teachest me that Thou wert born for me! Oh! how glorious it is to see and feel, as I believe and feel, that Thou wert born for me! To feel this, is indeed, a delight, and the joy of joys!… O admirable God, how marvelous are Thy mercies! O uncreated God, make me worthy to know the depths of Thy love and the abyss of Thy mercy! Make me worthy to understand Thy ineffable charity, which was transmitted to us when the Father gave Jesus Christ to us in the Incarnation” (St. Angela of Foligno). Permit me to say, O Lord, that my mind and heart are bewildered before the abyss of Your charity! It is a mystery in which I lose myself without being able to see it to its depths. Give me, O Lord, the grace to believe firmly, unshakably in Your exceeding charity; grant that I, too, may say with complete conviction: “I have known and I have believed in the charity of God for me!” The stronger my conviction, the more shall I trust wholly in Your charity, in Your infinite merciful love. This immense charity, this ineffable mercy, by means of Your Incarnate Word, inclines over all men without distinction. You incline over me too; Your love surrounds me, nourishes me, gives me life, and brings me to You, O my God! O Lord, may Your love invade my soul; or rather, give me the grace to know and believe in that love, which from the first moment of my existence has surrounded and possessed me.


40

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

MË DEGJO, O HYJ!

Më patën thënë se ti nuk ekziston e unë si një idiot, u besova. Por, një natë më parë, prej fundit të një grope që e kishte hapur një bombë, pashë qiellin tënd. Papritmas kuptova se më kishin gënjyer?! Po të isha munduar të shikoja mirë gjerat që i ke krijuar Ti, o Zot, do ta kisha kuptuar menjëherë se njerëzit që më kanë thënë se Ti nuk ekziston, nuk më kanë dashur sinqerisht! Çudi që më është dashur të vij këtu, në ketë ferr të luftës, që ta gjej kohën për ta shikuar fytyrën tende, o Zot! Unë të dua, në mënyrë të dhimbshme... Ja, ajo që dëshiroj ta them është: dua që ti ta dish, se unë të dua! O Zot, pas pak ka për të filluar një betejë e tmerrshme. Kush e di? Është e mundur që të vij tek ti edhe sonte. Nuk kemi qenë shokë të mirë deri tani, e unë e pyes veten, o Zoti im: A thua ti do të më pritesh te dera? Shiko: ja se si po qajë! Pikërisht unë, unë qaj në dhimbje! Ah, sikur të të kisha njohur më parë??? Tani më duhet të shkoj, o Zot. Sa qesharake kjo situata ime: por pasi të kam takuar Ty, nuk kam më frikë të vdes. Mirupafshim, o Zoti im! (Lutja e gjetur në çantë shpine të një ushtari të vdekur më 1944 gjatë Luftës së II-të Botërore, në Montecassino, Itali).

ATË SHTJEFËN GJEÇOVI KOLOSI I FESË E ATDHEUT NË

PËRVJETORIN

ë 14 tetor, kujtojmë vrasjen mizore të fratin e studiuesin e madh, Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovin në vitin 1929 në Zym të Hasit, një nga tri figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, fratin françeskan shqiptar kosovar, Atë Shtjefën Gjeçovin, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e të tjerë.

M

E

VRASJES

Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t’i vejë menjëherë mendja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, mbledhur e kodifikuar nga frati i madh. Po Atë Shtjefni ishte shumë më tepër se kaq. Një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte nga pak në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nder-


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

im e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë. Atë Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874, në Janjevë të Kosovës në një familje thellësisht katolike. Në pagëzim ia vunë emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në Kolegjin françeskan. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi zhgunin e murrmë, të lavdishëm, të fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, përgjithësisht në Bonjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve, Fishta. Më vonë françeskanët e rinj do të merrnin rrugët drejt Austrisë e Italisë. Nisi të interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkeologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurrë se detyra e tij kryesore do të ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit. U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, LaçSebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Shkodër, Gjakovë e Zym, ku u ndal për pushimin e mbramë! Kulmin e krijimtarisë e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha fushat e kulturës e të arsimit. Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”.

Lista e veprave të tij është shumë e gjatë, prandaj po kujtojmë vetëm ndonjë vepër me karakter hagjiografik, që meriton të njihet më shumë, si Shpërblyesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit. Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe “Kanuja” u botua pas asaj dite ogurzezë të vitit 1929, kur ra nën plumbat serbe, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati. Ai vetë pati mbledhur, sipas të gjitha kritereve, të dhënat për

Shtatorja e Atë Gjeçovit në Zym të Hasit të thatë

41

të lartuar në altar një tjetër frat shqiptar, Atë Luigj Paliqin, martir i fesë e i atdheut. Ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull “Shtjefën Gjeçovi: Jeta , vepra me autor Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashkë Bardhit, historianit të fretërve. Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes me vepra një monument të pashterueshëm nga koha, sepse françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndrese deri kur dha edhe frymën e fundit. Radio vatikani (Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij – RV)


42

MARK ÇUNI JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

I PARI HERO I DEMOKRACISË EUROPIANE

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë... (1920 – 1946)

1945 HAPNI DOSJET: MARK ÇUNI ASHT THEMELUES I ORGANIZATËS SË PARË EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR” NË SHKODER. PARTIA DEMOKRISTJANE NUK MUND TË FORMOHEJ NË NJË SHQIPNI ME PIKPAMJE KOMUNISTE DHE DIKTATURË STALINISTE. AJO MBET VETËM NJË IDE NË HISTORINË POLITIKE TË POPULLIT SHQIPTAR. DOSJET DO TË VERTETOJNË FAKTIN KUSH ISHTE MARK ÇUNI ?!..

S

hpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane.

Shpesh, bisedohej se “ka kenë formue” kjo parti në Shqipni. Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por nga shumë burime që për mue kanë kenë ■ Fritz RADOVANI burime të sigurta edhe pse ishin burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, At Pjeter Meshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. Nush Radovani, Don Nikoll Mazrreku, At Jakë Gardini, Imz. Mikel Koliqi, etj., me të cilët, kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të voglin dyshim, “...se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni” por, asht kenë një shpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik Shqiptar, inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike. Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e saj një sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë nga kjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë e statutit të kësaj partie. Arkivet sot kanë edhe detaje të pro-

gramit të „Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943. Po të njajten gja verteton perpjekja e Berdicës, grupi i Ndue Palit në Dukagjin dhe Lidhjet e Dibres me Kosovën dhe Puken e Mirakajve... Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“. Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherë me z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun që At Gjolaj, kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej z. Nino, tue fillue nga loja e Sejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në lidhje me instruktorët e Titos per këtë parti fantazëm e çpikun dhe gjithmonë e pakenun, që hangri sa e sa koka njerëzish të pafajshëm. Viktimat e atyne “Partive” në 1945 ishin nga Veriu në Jug, ku perfshihej edhe Musine Kokalari nga Gjinokastra me Ndoc Çoben e Konferencës së Pezës...nga Shkodra. I nderuemi z. Nino Kurti tregonte se në muejn maji të vitit 1945, kur kishte shkue në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishin shumë shokë, aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, që sapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonë edhe njëfarë Mark Palit nga Laçi i Kurbinit, që Nino kishte kohë që nuk e kishte takue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhjetor të vitit 1945, per të cilat perdoreshin epitetet “të lira, demokratike, me shumë parti...etj...”, nga Radio Shkodra dhe gazeta e Shkodres “Koha e Re” e drejtueme nga Arif Gjyli dhe Gjovalin Luka. Asht bisedue idea e ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta përsona se mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta përsona ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, që njihej në Perëndim, por së bashku nuk e kishin bisedue kurrë. Atëditë, i kujtohej mirë Ninos, se ishte kenë i pari Pjetër Berisha që e ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime për të gjithë nuk

kishte të panjohuna, kuptohet pa hy ndër detaje, por debati ka fillue tek mënyra se si do të reagojë pjesa e kulturueme myslimane dhe a do të mërrijë ajo pjesë e pergatitun e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër. Njëkohësisht edhe a do të pranojnë ata me u drejtue nga përsona që përfaqësojnë pakicën e popullsisë, e thanun ma kjartë, nga katolikët? Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin për me pa a pranohet prej tyne si parim?! Këtë e ka marrë përsipër Paulin K. Pali e Mark Gjon Shllaku, me e bisedue me At Gjon Shllakun, i cili ishte i menduem per kete detyrë edhe nga Sejfullah Maleshova. Kur asht ba fjalë se kush mund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e Andro Petroviq, që nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Të gjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i përgatitun si intelektual e shumë besnik. Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se, At Gjon Shllaku, nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi i Delegatit Apostolik të Vatikanit Imzot Leone Nigris nga Shqipnia, prej qeverisë së Tiranës, më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështje si kjo as nuk mund të bisedohet me Provinçialin At Mati Prennushi, dhe as me Imzot Gasper Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, dhe pergjegja e Tyne e dhanun atij. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht lojë e komunistëve prandej “kleri nuk përzihet në çështje partishë politike mbasi mund t’a pësojë si At Lekë Luli prej zogistave”. Nino dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. Gjelosh Lulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por edhe kjo pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga At Gjoni, kishte shtue se ishte njoftue që edhe shkollat fetare po mbyllen. Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të përzimë me Sigurimin e shtetit (Ndjeken). Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin, që mos të përzihen asnjë intelektual në këtë çështje mbasi si po shifej, edhe anglo-amerikanët Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe “nuk dijmë si do të bahet halli i jonë”. At Mati Prennushi me një letër porositë në mënyrë


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

të preme të gjithë klerikët françeskanë që “mos të përzihen në politikë!” Nino, shtonte, se nuk ishte kenë dakord që në fillim që kjo parti të formohej në lidhje me klerin. Këte mendim Nino e kishte shpreh haptas e ishte kundershtue nga të dyshimtit. Kur Mark Shllaku i ka tregue se po formohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që do t’a drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janë kenë të gjithë papërjashtim shka ishin për formimin e Partisë Demokristjane. Kjo ishte arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide. Ai e kishte njohtë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, i vendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” e dha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderë që kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga Atdhetari i flaktë Mark Çuni. Nino e vertetonte këte edhe për faktin se ata përsona që janë kenë në shtëpi të Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte aty, të gjithë janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe, as që asht tregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatë torturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide mbasi mund të ridënoheshin edhe mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mos me zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak për zhdukjen dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët. Nino Kurti e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat, provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj., janë kenë vetëm trillime dhe shpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi, por asnjëherë nuk asht ra në gjurmët e vërteta të sajë, mbasi kryesore që na ka lidhë ne kemi pasë besën. U n ë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do të ndikonte shumë për hymjen në Europë, po ku, me e gjetë sot një Andro Petroviq apo Mark Çunin, per me e drejtue këtë parti?”. Mbas asaj bisedë per fatin e keq nuk u pashë ma me Ninon, mbasi Ai vdiq ndër ato ditë. Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej

sikur Mark Pali i Laçit të Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Gjon Shllakut në Rus, asht kenë i dërguem për Partinë Demokristjane nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edhe ky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë fare në atë shtëpi për Imzot Prennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark Palin për një detyrë kaq të rëndësishme, krejt në kundërshtim me Argjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin, apo me kushrinin e vet, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin? At Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e pergatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzi ndër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim. Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pergatitun sa kishte ajo kohë. Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike. Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjen demokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!” At Gegë Luma deklaron në gjyq në vitin 1968: “Shqipnia ka dy krahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë, orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti, një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, që asht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo ma shtatë ose ma shumë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”. Vetëm më 13 nandor 1990, Don Simon Jubani, mbas Meshës së Parë më 11 nandor, ka ba një përpjekje zyrtare me formue Partinë Demokristjane, tue e ngarkue Prof. Nush Radovanin me këtë detyrë. Nushi me Tish Çefen e Ruzhdi Çoben pergatiten edhe një program që porsa e publikuen, Ramiz Alia u frigue nga ky veprim dhe në fillim të dhjetorit shpallë të formueme “Partinë Demokratike”. Kaluen ma shumë se gjasht muej me zvarrisje burokratike dhe demokristjania nuk aprovohej nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë. Kur Prof. Nushi takohet në vitin 1991 me demokristjanin Pikoli, në Ambasadën Italiane në Tiranë, Pikoli i thotë: “Na nuk merremi me ju, na do të përkrahim shumicën!”. Nushi mbyllë kapitullin tue u largue përfundimisht nga Shqipnia. Si të gjitha partitë tjera “me hije”...formohet edhe

43

“demokristjanja” që asht sot. Kjo dhe vetem kjo, asht arësyeja që u vuna me dijtë “dishka” për Organizatën e Parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” dhe kryesisht, per themeluesin e Saj të Nderuem Mark Çunin (1920 – 1946), nga fshati Bushat i Shkodres, i pushkatuem në moshen ma të bukur 26 vjeçare. Mark Çuni formoi një organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferences së Jaltës”, kur Enver Hoxha kerkonte me rrejtë e mashtrue në Shkoder, si gjithmonë me Sejfullah Maleshoven per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipni të Lirë e të Pavarun”, pikrisht atëherë kur, thundrat e Titos dhe të Stalinit kishin fillue me zhytë në gjak dhe terror mbarë Popullin Shqiptar. Bota vazhdonte me u la në gjak, dhe bombet binin mbi kokat tona kur Trimi i Nderuem Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë dhe Demokraci Europjano Perëndimore... Këte e verteton dhe z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku nder tjera thotë: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndermarrë një risk të tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona...Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”... “Me krijimin e Kominformit, në shtator 1947, Andrei Zhdanov quajti “demokraci të reja” Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë...” *** Në këte 70 vjetor të Organizatës së Parë Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” që asht themelue nga Heroi Mark Çuni, mendoj se Shqiptarët, janë para një detyrimi Atdhetar: MARK ÇUNI duhet perjetsue me Monumente... Monumenti i Mark Çunit, i Këtij Burri që i paraprinë Demokracisë Europjane duhet me kenë jo vetem në Tiranë, por edhe në Bruksel para Selisë së Europës së Bashkueme dhe, në Selinë e OKB në New York, mbasi asht i pari Demokrat i mirëfilltë që ka kerkue “Zgjedhje të Lira Demokratike e Pluraliste në Shqipni”, kur Bota nuk dinte kujt i thonë “Liri, Paqë e Barazi Demokratike”...


44

Ka ardhur koha për të hyrë në ëndërrat e poetit Mëhill Velaj JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

■ Nga Luigj Çekaj ———————

“Ah Bjeshkët e Nemuna, Nuk u kanë thënë kot. Kur kishin nevojë trimat, Nuk i mbrojtët dot”

“Ka ardhur koha për të hyrë në ëndërra”… Kështu e ka titulluar poeti ynë largpamës, Mëhill Simon Velaj, ciklin e dytë me poezi në kryeveprën e tij poetike “Qyqja në Hanin e Ferrit”, i cili pavarësisht nga ndërtimi i kësaj simbolike me tri fjalë të trishtuara, dhe si për çudinë e gjithkujt, edhe në momentet më të dhëmbshura të jetës së vet, siç janë p.sh. ndarja me Nënën apo largimi nga Atdheu, poeti gjen forca të brendshme që t’i rezistojnë të keqes deri në atë pikë, sa pa e lexuar e rilexuar Velajn me shumë vëmendje, vështirë se mund të besohet. Si ish mësues i letërsisë, krijimtaria poetike e M. Velajt fillon me një libërth vjershash për fëmijë, i cili mban titullin “Gërshetat e Aulonës: dhe është botuar në Prishtinë në vitin 1995. Pastaj dhe në një kohë rekord që kufizohet mes viteve 1995-2011 poeti Velaj ka publikuar edhe rreth dhjetë vëllimesh me poezi por edhe me prozë, ku shquhet sidomos romani “Klithat e Shekullit” më 2010. Për poetin Velaj është shumë i rëndësishëm fakti i bukur se rritja e standardeve artistike nga vepra në vepër, jo vetëm që bie në sy, por sikur i kalon edhe kufinjët e hamendjes! “Dy bishqe të zeza Lëshuar përmbi shpinë Sa bukur i rrinë”. Shkruan thjeshtë poeti Velaj në vjershën “Gërshetat e Aulonës” për të vazhduar shumë vjet më vonë me krijimin e disa prej metaforave më të shkëlqyera që ka mundur të sendërtoi letërsia shqipe, sëpaku këtu te Amerika: “Mbi kokë na

qëndrojnë retë si flamuj argjenti”, apo ”Delet kullotnin bar me gjak”; “Fara u bë zog që fluturoi në kaltërsi”, e kështu me radhë, ani çka se mua si kulmi i shpërthimeve shpirtërore të këtij poeti

“Pavionet e magjive”, ku vjersha të shëndritshme apo dhe të errta qofshin, kanë superaftësinë e çuditshme që të konservojnë në art; trishtimin dhe kthjelltësinë, revoltën, ekzaltimin, elegjinë, por dhe më së forti… Shpresën. “Ky është fati im, të vdes duke kënduar”, e ka deklaruar botrisht poeti M. Velaj, duke na dhënë indirekt edhe një kumt të epërm se vdekja e çdo shkrimtari të njohur në kohën e vet, nuk është gjë tjetër, veçse edhe fillimi i pavdeksisë së tij… Për të argumentuar këtë që thashë po ju sjell si shëmbull fatin e ish poetit Luk Matrenga, i cili me katër vargje të vetme të shkruara rreth viteve 1520, jo vetëm që është bërë i pavdekshëm, por konsiderohet dhe rikujtohet me respekt edhe si themeluesi i poezisë së parë të kuktivuar në gjuhën e vjetër shqipe:

“Të gjithëve u thërres, kush do ndejesë, Të kreshtë – të kështen – burra e gra, Ejani në kishë, të shihni meshë Se s’ishte njëri nesh, që mëkate nuk ka”.

tepër njerëzor dhe aspak rrebel, më dukën vargjet heroike, do të thosha: “Me eshtrit e ngurosur, shtruam rrugën e Lirisë,Tabanin e përjegtshëm të atdheut tim”. Për poetin Mëhill Velaj - ka shkruar studiuesi Pëllumb Gorica në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë – “Është dashuria ajo që mban në këmbë njerëzimin, prandaj dhe siç duket ky poet ka zgjedhur rrugën dhe fatin e vet duke kërkuar që të mbaj në buzë përjetësisht këngën e dashurisë pa bujë”. Dhe me të vërtetë, për një artist të lindur, sikur është rasti i poetit emigrant M. Velaj, s’ka se si, dhe nuk mund të ndodhin ndryshe, kur dihet se ky lloj arti fillon të lind pikërisht atëherë kur fillon edhe përpjekja e vetmuar e autorit të saj, thjeshtë për të qetsuar sëmbimet e zemrës. Shkurt, poezia krijohet nga gëzimi i dëshpruar i një të kryqzuari fjala vjen, i cili si për të dalur nga gjendja e vet ndërton

Tani në vazdhdim po botojmë një cikël me poezi të zgjedhura të poetit Mëhill Velaj, cikël ku besimi në të ardhmen shkelqen si një teh shpate, prandaj dhe taman për këtë arsye redaksia e revistës “Jeta Katolike” i ka vënë tirullin ndjellamirës “Dalje nga mesnata”.

EMRI IM Emri im gjendet Në komponentet e lotit Në domethënien e plisit Në plasaritjet e kufijve Në pikëpyetjet e historisë Në prangat e të burgosurve Në ngrahmat e fundit për fjalën LIRI

Emri im gjendet Kudo ka gjak Për të dahshurën time – Shqipëri Etnike


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

DHEMBJA E NDARJEVE Njerëzit ndahen nga njëri-tjetri Të vrarë në ndjenja

Copa të prera përqafimesh Përpëliten në përpjekje Për të rimëkëmbur perandorinë e tyre

Përlotet Kakavija Gjëmon Rozafa në Shkodër Një poet Vështron gjithë këto Dhe shpreson të risojë Qelizat trupore të botës

EMIGRANTI Ditë e ngrohtë prilli Ishte atë ditë Kur nga ndjekjet Kaloi kuftjt

NËMË PËR BJESHKËT E NËMUNA U nisa të kërkoja gjurmët e trimave, Vrarë ndër male për të mbrojtur kufirin, Kudo eshtra, kafka, kocka, Në livadhe me gurë, Male, shkrepa, plepa, gjurmë gjaku të tharë, Gjurmë krimesh mbi fëmijët e vrarë. Të futej tmerri andej kah bjeshka e Kaçuberrit, Te Livadhet e Gjakut, Te loti i plakut, Te kroi kur për herë të fundit pinë ujë Ah, Bjeshkë të Nëmuna! Nuk u kanë thënë kot, Kur kishin nevojë trimat nuk i mbrojtët dot, Njerëzit që mbrojtën tokën e vet, E nënëlokja bënte be e rrufe Në shkrumbin tuaj, Te pikënisja drejt vdekjes.

45

REFRENET E KËNGËS SIME Më hap derën, luti qyqja ferrin, Verboi sytë të shihte më mirë terrin.

Jo thirrje, urdhër lutjen ajo kishte, Kuku Isuf, kuku Istref, kënga e saj ishte.

Si asnjë shpend tjetër këndon në degë të thatë, Me refrenin kuku për tërë atë jetë të gjatë.

Tërë jetën e saj kishte harruar fluturimin, Bashkë me shqiponjën njëlloj kishte hidhërimin. Hape derën, hape, u drodhën ato mure hani, Prapë klithi kuku, më shumë sesa ofshani. Sa varre hapa, mjera une për nanat, Shtëpi më shtëpi trokita me zanat.

Po varrin tim në zemër pse nuk e hapni, o Zot! Jam aty, unë e mjera, kaq shekuj, kaq mot.

Si për çudi arritëm në Nish

Në një rrugë që ruante pamje arbërore Takuam Konstantinin Duke kërkuar shtëpinë e së motrës Ai na foli për princat shqiptarë Që ishin ngritur Dhe qëndronin gatitu Para trojeve të tyre Në pritje të urdhërit Për t’i çuar në shtëpi

ÇARJET Dymijë e sa vjet Vizatuam harqe shteti Hapësira të pafund lirie Për të gjithë popujt

Nga kratere tërmetesh të brendshme Themelet u drodhën Dhe na zunë përfundi Si nëpër legjenda. Sa herë dridheshe Dhe na jepje dorën Kritere pabesie Muret t’i rrënonin

Për çdo vjet Do të ndërtojmë themele Si në Legjendën e Murimit Deri sa të ngrejmë në këmbë

METAMORFOZA E RRUZULLIT Ftohtë akull Si lis shakull Asht e lëkurë I ligë si burrë

Gjëmim në furtunë Si nënë e cungtuar Gjeografia ime folklorike E shkruar në rrudha balli Një copë hartë e harruar Në do skuta pluhur mbuluar

Shekujt po tallen me ne Si macja me miun Shikoje globin Rruzulli po pëson metamorfozë Në trajtën e shquar Të marrët vendnumërojnë

JETË ME LOTËT PËR NËNËN Sa herë dua të qaj, nënokja ime! Mundohem të largoj dhimbjen! Në errësirën e dhomës tënde. Aty ku akoma është krevati me aromën tënde, dhe Kujtimet janë të gjitha aty, ende si ti e ke lënë ... U bë një kohë e gjatë pa ty, nënokja ime, Edhe jeta ime! Ti ke qenë arsyeja pse unë erdha në jetë, Ti ke qenë dhe je jeta ime. Ti ke qenë arsyeja pse unë jetoj, Edhe tani që ti ke shkuar në parajsë. Më mungon, nënokja ime! Nuk mundem t’i mbaj këta lot, Ata derdhen si shi argjendi dhe mbytin zemrën time,


46

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Janë si ata lotët e trishtë, kur t’i derdhje; Për vëllain, nipin, djalin, babanë .... Këta lot margaritarë janë për ty, nënokja ime! Edhe jeta ime! Kujtimet i vadit me lotët e mi, Që kurrë mos të veniten, Janë jeta ime!

FUNDI I SHEKUJVE TË BRISHTË Toka kufitare nuk e ka më gurin, Vonë, por aty mbollëm grurin.

Shqiponja ka zbritur prej qiellit, Në tokë çel zogj me rreze të diellit.

Rrugët e jetës nuk vazhdojnë nëpër tokë, Medet, sa m’i kanë thinjur këta flokë!

KA ARDHUR KOHA PËR TË HYRË NË ËNDRRA

THURUR ME FIJE BARI PREJ GJAKUT Trishtimi më mbërthen, kur në sytë e mi, Shfaqet udhëtimi biblik i të dëbuarve, Mashtruar nga dhelpra plakë e Ballkanit, Si zotë e pronarë të përdalë, (Edhe pse e dinin që nuk ishte ajo që kërkonin) Tredheshin si morrat shpëmdarë erërave të kohës Të gllabëronin këtë tokë. Trishtimi im lundroi edhe kur njerëzit u larguan papritmas, E toka mbeti djerrë, Delet kullotnin bar e gjak. Dhe fëmijët mbushen duart me gurë. Dhe nisi beteja në fushë të dardanit, Fyelli i bariut u priu në çdo cep të vatanit, Me guxim, optimizëm e mall për të vërtetën, Thyen shtyllën kurrizore të kasapit të Ballkanit!

Dua të flas lirisht me gjuhën e nënës; Edhe ato fjalë që shpirti mban fshehur. Kam folur mbrëmë në ëndërr, Me gjurmët e heshtura, me etërit e zemrës, Por dhimbja dhe vdekja ishin frika ime. I kemi besuar lirisë; pritjes së gjatë, Për të ngritur atë flamur kuqezi, Më buzëqeshi ëndrra në fytyrën time, Më pëshpëriti historia, amaneti i etërve e bijve; Për të mbrojtur tokën tonë, Për t’i dhënë blasfeminë e paqes. Ndërsa unë trokas në derë të kujtesës, Shkruaj fjalët e artit, i hedh në poezi Klithmat dhe lotët i mbaj në zemrën time, Amanetit i bëj dritë në çdo stinë, I ndriçoj rrugën e lirisë, Pemës që çel petale çdo ditë. Dua të flas lirisht me gjuhën e nënës, Trishtitnin, dhimbjen dhe vdekjen, T’i tretim në epokat e kohës, Të derdhim, shpirtin në ëndërr e shpresë. Ka ardhur koha për të hyrë në ëndrra, Të nesërmen të zgjohemi nga tingujt e zogjve, Edhe me buzëqeshjen e fshehur e të malluar, Dëgjojmë zërin e largët të etërve: “Mos kini frikë dhimbjen e vdekjes, Hapini portën së ardhmes, Aty do të gjeni PAQEN”.

DUKE DHËNË SHPIRT Ndjeni dashuri kur ju jepni dashuri! Jo vetëm kur ju merrni. Drita është me ju, Mos harroni! Nuk jeni vetëm.

Ju keni ende shumë gjëra për të zbuluar. Aq sa keni për të bërë. Po fle pak. Rrugën ua kam zënë, Si Dionisi që më zinte diellin mua.

DASHURIA ME EMRIN TËND Lërmë të t’i fshij lotët, e dashur! Të lutem mos qaj më! Lëre dëshpërimin të mbytet në vetminë e natës!

Lërmë të t’i kreh flokët, e dashur! Ti je dhimbja ime, buzëqeshja ime. Ti je agimi i ditës së re. Ti je flladi i luleve, në bahçen e borzilokëve,

Ti je buka që më ushqen çdo çast, Në dorë kemi fatet tona, e dashur! Ti je dashuria ime.

DUA TË VDES DUKE KËNDUAR Vetëm dhe një herë në jetën time, Dua të kthehem aty ku dua të vdes, Pranë rrapit ku u varros e ku pushon gjyshi, ku Kujtimet e atyre viteve të këqija, kur Vitet e robërisë, vitet e urisë, Mungesa e lirisë, Më kapin për shpirtit si Sfinks, Dua t’i kthej vitet, kur Zemra m’u nda në dysh Në lumturi dhe vuajtje, I dehur me mëkate, I trishtuar në pritje, E shpirti i robëruar Donte të lirohej një herë e mirë, Të marrë frymë lirie. Edhe nga kocka të gjyshit, Të gjyshit të gjyshit tim, Mund të dëgjoni këngën time, Si nga orkestra simfonike, Unë nipi i tyre i thinjur, Këndoj për ta fjalën e pathënë, Lirinë nëpër male, Shkrumbin në buzë, Plagët, gjakun, vdekjet ... Ky është fati im, Të vdes duke kënduar.


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Imzot Frano Gjini torturohet dhe pushkatohet vetëm sepse s’pranoi ndarjen e Kishës Katolike të Shqipërisë nga Selia e Shenjtë

I

■ Nga Leonora Laçi

––––––––––––––––––––

mzot Frano Gjini ishte në radhën e atyre priftërinjve “rebelë” që nuk ju nënshtrua regjimit komunist, por qëndroi stoik dhe para togave të pushkatimit, përpos mos nënshtrimit përpara Enver Hoxhës duke mos pranuar ta bënte kishën vegël në dorë të pushtetit. Momentet kur Imzot Frano Gjini ra në sy të pushtetit dhe kishte dy zgjidhje ose duhej nënshtruar ose eliminuar me çdo kusht.

Këtu fillon drama e Imzot Gjinit. Imzot Gjini do jetë në qendër të vëmendjes së regjimit të sapo instaluar në Shqipëri. Kjo vëmendje do të fillojë që në fund të 1945, ku:“ në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 Frano Gjni , Abati, mori guximin dhe i tha prerë komisionit të votimit në Orosh se unë nuk votoj për një pushtet që në strategjinë e tij, në plan të parë, ka zhdukjen e çdo feje... Jam klerik në shërbim të popullit dhe të fesë së krishterë, për të cilën nuk më dhimbset jeta, ashtu si dhe për Atdheun”shkruan në gazetën “Koha Jonë” historiani Ndue Dedaj me 15 shtator 1994. Qëndrimi kundërshtues i Mons. Frano Gjinit u vu re dhe në rastin kur Delegati Apostolik Leone Nigris që ishte i detyruar të largohej nga Shqipëria (1945), i transferon funksionin e tij Imzot Gjinit si Zëvendës i Delegatit Apostolik. Gjini do thirret në Tiranë nga Enver Hoxha dhe i kërkohet të ndërpresë kontaktet me Vatikanin dhe ndikimin e tij ta verë në shërbim të E.Hoxhës. Çfarë Gjini, e refuzon. Për këtë është shkruar në veprën e Markus Piters “Përballja e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996”, dhe veprat e Pjetër Pepës kushtuar Klerit Katolik në dy vëllime dhe “Dosjet e Diktaturës”.

Dëshmi e Padër Konrad Gjolaj për Frano Gjini: “Kur Nigras u largue prej këndej, ai u takue me Arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin dhe sekretarin e tij, Dom Mark Hasin. Nigris, para se të shkonte, la porosi qe në kjoftë se nuk kthehet ma, kompetencat t’i jepen Imzot Frano Gjinit, abatit të Mirditës, me cilësinë e zv\ Delegatit Apostolik të Vatikanit në Shqipni. Njeri i heshtun dhe modest. Nuk rrinte në krye të vendit, as kur i takonte. Ishte burr’i qetë, natyrë të cilën e pëlqejshin edhe mirditsit, mbasi kombinohej edhe me nji squetësi që kuptohej

vetëm mbas njoftjes afër me të. I premë në fjalë dhe i ngadaltë, gja që e bante të domosdoshëm në kuvendin e krahinës. Ishte i provuem si antikomunist me prova trimnije. Kur mirditasit i kishin propozue me e përcjellë jashtë Atdheut, për mos me ra në dorë të komunisave, Imzot Gjini ishte përgjegjë: “Jo, se nuk kam si me e lanë popullin e Sh’Lleshdrit në dorë të komunistave”. Ai qëndroi këtu dhe kreu detyrën e ngarkueme deri ditën e fundit, ashtu si punoi me korrektësi gjithë jetën. Ma vonë u provue edhe në trimni”. Kjo dëshmi është shkëputur tekstualisht nga vepra Pjetër Pepës “Tragjedia dhe lavdia e Klerit Katolik në Shqipëri”-Vol. II, 55, Tiranë, 2007. Gazeta “Koha e Re” - Organ i Frontit Demokratik të Prefekturës së Shkodrës, me 19 nentor 1946, me kryetitull: “Zbulime sensacionale në Kuvendin Françeskan”, ndër të tjera shkruan;” Pak ditë më parë në Kuvendin Françeskan dhe në Kishën e Fretërve u zbuluan disa sende me shumë randësi për skjarimin e popullit dhe për demaskimin e atyre që punojnë kundër popullit. Mu në mes të Kishës nën rasar dhe nën altarin, të fshehura me mjeshtëri reaksionari, gjetën dokumenta të Gjonmarkajve(....) Në dhomën e Kuvendit u gjetën dokumenta të kuislingëve me damkë si Pader Anton Harapi(...) Në dhomë të poshtme të Kuvendit në depon e ushqimeve dhe në stallën e derrave, të futura në mur, në dhe ase në tavan, u gjetën mitraloz, municion, bombe dore, pushkë e të tjera. 11 dhjetor 1946: Goditja e dytë e madhe “Zbulohen” armë në kishë-Sekuestrohet kuvendi Françeskan Arrestohen e torturohen: Imzot Frano Gjini Imzot Nikollë Deda Padër Mati Prennushi Padër Ciprian Nikaj Padër Pal Dodaj Dom Tomë Laca Dom Ndoc Sahatçija Padër Gjon Karma Dom Nikollë Shelqeti Padër Mëhill Miraj Fra Zef Pllumi, etj(…) E njëjta ftesë për shpëtim iu bë Imzot Frano Gjinit nga mirditorët e arratisur që e donin dhe e nderonin aq shumë, e mundësitë ishin fare të

47

lehta. Por jo! “S’kam kujt t’ia la besimtarët e kishën e Shën Lleshdrit”, ishte përgjigja e vetme- shkruhet në vepren e Pjetër Pepës kushtuar Klerit. Si u arrestua Frano Gjini?! Që nga ajo që quhet si Lëvizja e Postrribës, me 9 shtator 1946, u arrestuan dhe një grup meshtarësh, pa marrë pjesë fare në këtë lëvizje, asnjëri prej tyre. U arrestuan Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Lacaj. Letrat e arrestimit nuk kanë cilësime konkrete veç gjera të përgjithshme dhe të papërcaktuara saktë. Prokurorija Publike e Prefekturës ( Seksioni i Sigurimit). Letër Ndalimi përmban: Neve Hys Zaja Prokuror Publik i Pref. të Shkodrës. Tue qënë se Monsinjor Frano Gjinaj biri i ... dhe i ..., vjeç 1886 nga... me mjeshtëri... me shenjat trupore të veçanta që pasojnë.... pandehet për deliktin e dobësimit të Mbrojtjes së kryer më ... dhe të parashikuar prej nën .... Urdhëron ndalimin e tij për nji kohë të pa caktueme dhe mbylljen e tij në burgun e Shkodrës. Cdo fuqi e armatosun ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhëni. Shkodër më 18, të muajit XI të vjetit 1946. Prokurori Publik Hys Zaja.

Ajo çfarë bie në sy në këtë fletë arresti e shkruar keqas, thuhet se motivi i arrestimit është për krimin “dobësimi i Mbrojtjes”, çfarë nënkuptohet më këtë?! Ndërsa mesa duket nga dita e arrestimit deri ditën e akt –akuzës në fillim të vitit 1948, duket qartë se për dy vjet “është punuar” nga sigurimi për të përpiluar një dosje sa më bindëse për “krimet” e Mons. Gjinit dhe të tjerëve që u arrestuan me të. Me mjaft zell u përpiluan proces-verbale nga “prokuror”, “sigurims”, e njerëz të që s’hezituan të gënjejnë gjoja si dëshmitarë. Pse të gënjejnë? Kjo vihet re në deklaratën e Pjerin Kçirës pak muaj pas


48

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

pushkatimit të Mons.Frano Gjinit, P.Mati Prenushit, e D.Nikollë Dedës. Ku punonjësi i Sigurimit Pjerin Kçira ndërron pllakë dhe nga anëtar partie bëhet armik i partisë dhe armik i popullit, duke treguar të vërtetën për armët në Kishën Françeskane, ku gjatë seancave gjyqësore do të pohoj i penduar për atë që e rendonte mbi supe, duke u shprehur para gjykatësit me këto fjalë: “Mos mendo se bën me mua siç kemi bërë me klerikët katolikë duke ia futur armët në kishë e duke i detyruar përmes torturave çnjerëzore të pranojnë se janë të tyret... Për të mbuluar poshtërsitë tuaja e të E.Hoxhës ju doni të dënoni njerëzit e pafajshëm!” Kjo deklaratë e tij nxori në pah të vërtetën e armëve në kishë. Por ishte vonë sepse tashmë martirët e fesë s’gjendeshin më në dhomat e ftohta të burgut, por në parriz. “Gjygji në Redaksinë e ”Hyllit të Dritës”. Në Dhetor e mueren edhe atë e un mbeta përseri vetëm. Burgu tash dukej se kishte pak të burgosun. Aty më zuni fillimi i 1948 me nji të ftohtë aq të madh sa edhe mijtë vijshin e më hyjshin nën batanije e, disa herë, më ka ndodhë me i gjetë në nadje të ngordhun në dyshek; përse un i kishem shtypë pa dashje, ndërsa ishem në gjumë. Me dt.13 Janar me prunë akt-akuzën. Kjo ishte e formulueme e njajta për 10 persona. Imzot Frano Gjini At Mari Prendushi-Provincial i françeskanëve Imzot Nikollë Deda Dom Tom Laca-sekretar i Arqipeshkvit Dom Ndoc Sahatçija At Mëhill Miraj D.Nikollë Shelqeti Dom. Mark Hasi Fr. Zef Pllumi Zef Haxhia Akt-akuza përbahej prej 14 pikash, të cilat pak a shumë kishin këtë përmbajtje: Të gjithë këta janë klerikë të Kishës Katolike, qendër e obskurantizmit botnor gjatë gjithë historisë. Se i kanë shërbye skllavopronarve e të gjithë monarkve gjatë shekujve. Se kanë shkaktue shumë luftra fetare, Kryqëzatat anti islamike, por kanë përgatitë edhe Natën e Shen Bartolomeut në Francë. Se kanë pengue shkencën e përsekutue shkenctarët tue djegë për së gjalli Galileo Galilein e Xhordano Brunon. Se kanë bashkpunue aktivisht me të gjithë perandoritë për shtypjen e popujve. Se kanë bashkpunue me Perandorinë Turke në dam të popullit shqiptar. Se kanë bashkëpunue me Perandorinë Austro –Hungareze dhe kanë përgatitë ardhjen e sajë. Se kanë përgatitë ardhjen e fashizmit. Se kanë bashkëpunue me mbretin Zog për shtypjen e popullit shqiptar. Se kanë përgatit okupacjonin Italian me 7 prill 1939 dhe atë të fashzimit gjerman. Se kanë luftue Lëvizje N.C. Se kanë dashtë me përmbysë Pushtetin Popullor, etj, etj. (...) Mbas tri ditësh erdhën e më mueren. Në odën e Redaksisë të “Hyllit të Dritës” u zhvillua séance e parë gjygjsore. Erdh Trupi Gjykues Ushtarak, në mos u gabofsha, me këta persona: Mustafa Iljazi-kryetar, Anastasi dhe nji tjetër oficer dorëcung si antarë, Namik Xhemaliprokuror( ...)”- kujton At Zef Pllumi.

Një letër prej dy faqesh e shkruar me shkrim dore nga Frano Gjini dhe e nënshkruar nga ai, ku ja drejton Gjykatës së Naltë Ushtarake për ti ndryshuar vendimin duke pretenduar me argumente se është i pafajshëm, por e cila nuk u mor parasysh dhe pushkatohet disa muaj më vonë.

Drejtuar Gjygjit të Nalt Ushtarak, Tiranë Un i nenshkruemi Mons. Frano Gjini Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. Kam nderën të njoftoj atë P. T. Gjykatë të Naltë e ndiej për detyrë të shejtë të kundërshtoj vendimin e Gjygjit Ushtarak të Shkodrës dhanë me 8.I. 1948 me kenë se ky venim asht dhanë në fazë fakt-akuzes lshue prej Prokurorit Ushtarak të Zyres Ushtarake Shkodrës me 2.I. 1948, e cila si asht formolue nuk asht konform me të vërteten për sa i përket personit t’im: Se nuk kam punue për ardhjen e fashizmit italian në Shqipni; Se nuk kam kenë spiunë i imperializmit nazi –fashist; As kam punue për fashizimin e vendit; 4) Se nuk ia kam pranue kurr aderimin tem okupacionit italian me përjashtim të një telegrami dërgue mbas 22 ditesh nga okupacioni italian, bashkë me kolegët të tjerë te Episkopatit e cila telegram nuk ka tjetër kuptim veç të një formalitetit konvenience, të detyruem nga fataliteti historik të ngjarjeve të kohës të përgatituna prej tjerëve,. Pra kanë veprue të gjith përfaqsueesit e riteve e civile, ushtarake e fetare të vendit t’onë; 5)Se nuk kam shue ndjesit patriotike nacionale të popullit; 6)Se nuk kam vue kurrënji penges serioze për eliminimin e Levizjes së N.CL, , 7)Se nuk kam ndihmue në asnjë menyrë Qeverit Kuislinge; 8)Se nuk kam ndimue kurrkenë për të pengue rezistencen e popullit kundra okupatorit ... as formacionin e bashibuzukve kundra N.Cl; 9)Se mbas çlirimit nuk kam organizue, marr pjesë a kryesue ndonji grup politik antipopullorë me qëllim për të përmys Pushtetitn me vjolencë as nuk kam ngarkue ndonjë personë klerik a civil për të më përfaqsue nën grupe të tilla nëse kanë ekzistue; 10) Se nuk kam drejtue kurr memorandume te karakterit imperialiste te huaj; 11)Se nuk kam pasë kurrnjë përpjekje as ilegal as me reakcionin e mrenshem e të jashtëm. Prandaj në lidhje me sa ju thoni e ndiej për detyrë e ndërgjegje kombëtare, shoqërore, profesionale të kërkoj në bazë të drejtesis .. asaj të ...Gjykatë rishikimin e gjyqit prishjen e vendimit të tij e njofjen e pafajsis sime. Në saj të kërkeses sime ....nenshkruhem me nderime

Shkoder . 10. I.1948 Frano M. Gjini Regjent i Delegacjonit Apostolik në Shqipni Torturat dhe ekzekutimi ! U lexue prej Kryetarit vendimi i formuluem gjatë e stërgjatë me ato provat bindse, që zakonisht bien të gjith xhelatët e botës: Imzot Frano Gjini me vdekje pushkatim

At Mati Prendushi me vdekje pushkatim Imzot Nikollë Deda me vdekje pushkatim Dom Tom Laca me burgim të përjetshëm At Donat Kurti me burgim të përjetshëm D.Ndoc Sahatçija me 15 vjet burg At Mëhill Miraj me 10 vjet burg Dom Mark Hasi me 7 vjet burg Zef Haxhia me 5 vjet burg Dom Nikoll Shelqeti me 3 vjet burg Fr. Zef Pllumi me 3 vjet burg D. Anton Muzaj me lirim kondicional. Ndërkohë që priste ekzekutimin, sipas dëshmive thuhet që: (…)Koha e martirizimit të tij (Imzot Frano Gjinit) arriti shumë shpejt. Regjimi i ri e arrestoi Gjinin pas publikimit të letrës së tij, në të cilën denonconte fushatën shpifëse dhe persekutimin e Kishës Katolike. Policët që e merrnin në pyetje, ia lidhnin gojën dhe kokën me tela elektriku. Ato e torturonin me goditje elektrike, pastaj ia çanin e ia kriposnin trupin, madje i hidhnin edhe ashkla druri në thonjë duarve dhe të këmbëve. Më në fund, skuadra e ekzekutimit i dha fund jetës së ipeshkvit, në një pellg me baltë në parcelat e vreshtave të Bardhajt (afër Shkodrës). Ai u ekzekutua me 18 klerikë dhe laikë, mëngjesin e 8 marsit 1948. Faksimile Proces-Verbal. 6 Mars 1948.

POR KUSH ISHTE FRANO GJINI?

I lindur me 20 shkurt 1886 në qytetin e Shkodrës, që heret shfaqi dëshirën për ti hyrë rrugës për tu bërë prift. Në 1903 përfundon maturën në Kolegjin Saverian, ndërsa studimet e larta për teologji i kryen në seminarin e Kongregacionit për përhapjen e fesë në Romë. Më 28 qershor 1908 shugurohet meshtar duke shërbyer si famullitar në Krujë, Vlorë e Durrës. Më 29 qershor 1930 zgjidhet Ipeshkëv i Abacisë së Mirditës në Orosh, ku Abati kishte një rendësi të madhe për mërditorët, më 3 korrik 1930 emërohet ipeshkëv titullar i Semta. Me 28 tetor 1930 shugërohet ipeshkëv. Për merita të veçanta në favor të Shqipërisë me 11 qershor 1942, Guvernatori Mbretëror në Tiranë i akordon Urdhërin “Skanderbeg”. Kështu në mars 1948 pushkatohet së bashku me klerikë të tjerë, të cilët ishin dënuar me akuzën e rreme për fshehjen e armëve në Kishën Françeskane. Më 14 nëntor 1993 atij iu akordua titulli (postmortum) “Martir i demokracisë” nga Presidentit i Shqipërisë i asaj kohe. Madje themeluesi i Kishës së Parë Katolike në SHBA, Mons. Zef Oroshi, dikur sekretar i Mons. Gjinit, në shenjë nderimi dhe respekti në hollin e kishës dhe në bibliotekën e tij mbante fotot e ipeshkvit Gjini- shkruhet në vepren e publicistit e studiuesit Tomë Mrijaj, “Një jetë e shkrirë për fe e atdhe –Mons. Zef Oroshi” Gjini i cili ishte vet Doktor i Teologjisë i dha një rendësi të veçantë nxitjes dhe mbështejtes së shkencës si dhe dhënies së bursave kishtare për teologët e rinj shqiptar të talentuar.


ARMËT E DEDË GJO’ LULIT NUK NDRYSHKEN KURRË!

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

49

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

■ Nga Fritz RADOVANI:

TË GJITHË KËTA BURRA KANË ARMË... Arma e Tyne ishte Formula “Atdhé e Fé”!

Prandej edhe fituene! Dokumentat e Fototekës Marubi, ata të arkivuemet në revistat e kohës Leka, Hylli i Dritës, Cirka, Lajmëtari i Zemres së Krishtit etj... Janë thesari ma i madh që ka Populli Shqiptar per me dokumentue të verteten historike të Shqipnisë.

Edhe pse të gjitha arkivat dhe revistat e ruejtuna nga Kleri Katolik Shqiptar dhe i huej, që në Janarin e vitit 1945, filluene me u plaçkitë nga komunistët e brigadave partizane Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, me porosi të sllavokomunistëve jugosllavë, prap sot ai që dishron me thanë e shkrue të verteten e paperçudnueme nga Kongresi mashtrues i vitit 1972, me perpjekje dhe durim mund të “çvarrosi” nga Dheu i gropave nder Malësi,

Armët e pandryshkuna të Burrave të Pavdekshem që dhane jeten per Liri t’ Atdheut.

Armët e Atyne Burrave edhe sot tregojnë heroizmin e Shqiptarit per Atdheun! —A doni të dini se kush ishte Luigj Gurakuqi? Ua tregon këmisha që ruejti Miku i Tij trim Gjon Kamsi...Aty e keni në Muze të Shkodres, se Shtëpia Muze e Luigjit u shemb nga mbeturinat sllavokomuniste e anadollake të “demokracisë” së Ramiz Alisë, që nuk mujti me e pa me sy Luigj Gurakuqin as në “monumentin” e Vlonës, në vitin 1972...

E, Don Nikoll Kaçorrin mos e kerkoni... Ishte me veladon e Nanë muslimane, antiturk!

Imzot Luigj Bumçi na la të shkrueme: “Kah gjysa e mojit të Qershorit 1911, Valija i Shkodrës i atëhershëm z. Mustafa Nedin iu lut Argjipeshkvit të Shkodrës

Në Malësi të Mbishkodres – Mbas faljes së Sulltanit 1911.

Shk. Tij Emzot Serreqit, me shkue në Podgoricë, me Hot e me Grudë, qi kishin kalue kufinin e dalë në Mal të Zi në kohën e Turgut Pashës, me u thanë atyne qi Mbreti i kishte falë, por të këtheheshin ndër banime të veta e damet qi kanë pasë kishte me u a shperblye.

Edhe Argjipeshkvi muer me vedi At Gjergj Fishten e mue, e u nisëm për Podgoricë. Mbas pak kohe qi mërrijtëm atje, Argjipeshkvi më çoi mu në Triepshë me u ndeshë me Malsorët e atij vendi e me u a diftue mesazhin e Mbretit. ZZ. D. Nikollë Ashta e At Mati Prennushi më shoqnuen n’at udhtim, e nji të diele në nadje heret u gjetëm te Kisha e Triepshit. Si u mblodhën Malsorët, dola e si u pershndeta me ta, u thaçë kto fjalë:

Z. Argjipeshkvi ka dalë në Podgoricë me u pá me ju, por mbasi ai vetë nuk muejti me ardhë deri këtu, na ka çue né. Ju falet pra me shndet e çon bekimin...

...Si hîmë n’at odë Ministri u fal me ’ta e u thotë: Zotni kam ardh prei Cetine me ju pa. Dedë Gjo Luli po i pergjegjet: S’na ka pasë marri malli per ty. Mue mu’ dote me i a perkëthye. Si u ulem e ndejëm po i thotë Ministri: Mbreti ju do e ju ka falë. Dedë Gjo Luli nuk e la me mbarue, e me ’i herë i tha: Mos na përmend Mbretin pse s’kemi punë me te. Aj as nuk na njef as nuk i di punët tona. Por ju qi vini mbas Mbretit jeni të tanë hajna e menafikë, e ju e rrêni si për né si për të tjerët. Pra aj nuk ka shka falë.

Atbotë Ministri siellet kah un e më thotë: Po pyeti kta Zotni at librin e kuq qi kta permendin a e duen për vedi a për të gjith Shqipnin?(Libri i kuq permbante disa pika të cillat i ndieri Luigj Gurakuqi i kishte pregatitë për me ja lypë Mbretit për Shqipni). —Ministri, i cilli gjatë ktij kuvendi nuk kishte mujtë me mbajtë gjakftoftësinë, u çue mjaft idhnuéshem e më tha: thueji se s’kam me ardhë mâ me i pa.


50

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

—Marrë vesht kto fjalë Dedë Gjo Luli, i ndei gadi e i tha: Kurr bojën mos t’a pashim...” —Imz. Luigj Bumçi, në librin “Nga kujtimet e mija”, Ua ngriti “Monumentin Burrave të Veriut të vitit 1911...” E Ata Burra të Pavdekshem, i keni në foton naltë... —Me u ruejtë nga ngerrçi asht mirë! Nëse u ka mbetë pak “surrat”,..thoni të verteten!

qéndrore e t’Auktoritétévét vendoré ne te gjithe Shqyperien. Ndérim per te gjitha féet é per zakonét é vjétra te garantuara nga konstitucjoni é te konshakruara nga kanunét e zakonét.

2. – Te njohunit é plote te kjénejes se kombit shqypetar mé atò te dréjta qe kane kombét é t’jéra te Mbréteries.

3. – Lirie te plote per Shqypetaret te zgjédhin pa ndo-nji pengim a ngushtim députétet é véte, numri i te cilevét do t’i pergjigjét popullsies.

4. – Lirie te plote per Shqypetaret te mesohén é te perparojne ne gjuhe te véte, é te thémélojne shkolla shqypé te véçanta é te boteshmé te cilat te kéne te gjitha ato te drejtat qe kane shkollat é Qévéries. Ndérim per te dréjtat qe u jane njohune Krérevét féetare te kershténe per sa i perkèt mesimit ndé shkollat qe jane nen sundimin e tyné.

“LIBRI I KUQ PERMBANTE DISA PIKA TË CILLAT I NDIERI LUIGJ GURAKUQI I KISHTE PREGATITË PËR ME JA LYPË MBRETIT PËR SHQIPNI.” Tek libri “Nga Kujtimet e mija” Imz. Luigj Bumçi 1944.

***

—Nji Mik i imi, studjuesi Bep Martin Pjetri, me daten 11 Shtator 2015, me dhuroi nji Dokument që do ta botoj ma poshtë, per me lexue Rinia Shqiptare nga origjinali ate që asht kenë nenshkrue në Memorandum të Gerçes me 23 Qershor 1911 ...

Njiheri edhe falnderoj Mikun tim, per këte Dhuratë shumë të çmueshme! *** MEMORANDUM

Mbi vêndimét é dhânuna préj Kuvêndit te pergjitheshem te Krénevét Shqypetare ne Gerçé me 10-23 te Qershorit 1911

Si pergjigjejé te proklamacjonit te Shéfqét Turgut Pashes

1. – Garantie kundra perseritjés pas sodit [6] te véperimévét é te menyravét antikonstitucjonaré nga ana é Qévéries

5. – Organizim i administrimit te Vilajétévét, ku ndodhén Shqypetare, i cili te kéte per thémél nje systéme déqéntralismi administrator, qe t’u pergjégjét névojevét te vêndit é zakonévét te vêndasvét, é qe t ’afrojne rrégullat é pergjitheshmé t’administrimit te njohuna préj konstitucjonit mé praktikat é konshakruara préj kohes ne disa visé.

6. – Te zgjédhunit é Valinjvét é te tjérevé nepunes te larte te shtétit nde mést mâ te mirevét é mâ te vjéfshemvet zyrtare te shtetit [7] tué pelqyé mâ téper atà qe dijne gjuhen é zakonét é véndit. Emnim i te tjerevé nepunes civile é financjére é te gjygjetarevét nde mést t’atyné qe jane shqypetare é qe te kéne cilesiét é njohesiet é lypuna. Xhéndaret é agjéntét é policies ashtu édhè nepunesit t’jére te zgjidhén nde mést mâ te zotevét nga njérezit é véndit.

7. – Emnim i nje perfaqsonjesi te Sulltani si inspektor i pergjitheshem per nje périudhe vjétesh mé barren qe te shekonje te vuemit bésnikisht n’udhe te nomit organik te mbaruarit é detyres se Valinjvet é te t’jérevét nepunes, é té mbajtunit é qétesies é te harmoniés nde mést t’éléméntévét te ndryshmé éthniké qe ndodhén nde Vilajétét bashkarisht.

8. – Perdorim i gjuhes shqype nde marrevéshjét nde mést te t’administruarvét é t’administratorevét te vêndit, é nde kuvêndét é gjykimét perpara gjygjévét per

krah mé turqishtén qe âsht é mbétét gjuha zyrtaré e qévéries qendroré.

9. - Sherbim ushteriak i detyreshem per te gjithe Shqypetaret mé systéme skânjésh(systéme de cantonnement), ne kohe paqi; é nje organizim té veçante per vêndasit é visévét qe ndodhén ne kufî te Shtétévét Balkaniké, tué u dhâne léhtesien qe te munt te bâjne sherbimin ne vênt é te ruajne shegurien e kufinjvét. Ushtaret do t’a kéne te liir sherbimin é besevét te tyné é te mbajtunit é zakonévét te véta.

10. – Te lidhunit per névojet é vèndit te te gjitha t’ardhunavét, pervéç sé atyné te Gjym - [8] rykut, te Postes é te Télégrafes, te Duhanit, te Shpirtravét, é te Pullavét, te cilat jane dhâne per disa sherbimé te véçanta. Te lânunit per ndertim udhash, é hékurudhash me nderâshtjé vêndoré é per mbajtjén é shkollavet te boteshmé te nje pjésè te téprices t’ardhunavét te permenduna sypri ashtù é dhé te te gjitha pagésavét per udha, te pagéses shtimoré per mesim é te 3 % te se dréjtes se hyrjés. Tu njihet komunévét é dréjta é te prérit dréjt per se dréjti osé mé anen é t’jérevé, te pyjévet te véndit me detyre per komunét mé marre per barre ruajtjén é tyné, mé rregulluar te prérit, pas urdhnavét téhnike, é mé i paguar fiskut nje pagése qe do te shênjohét pas llojit te drunjvét é pas largimit te pyllit nga limani osè nga vêndi i shitjés.

11. – Te dréjta per Keshillat é pergjitheshmé te munt te japin vêndimé mbi budgétin é Vilajétévét é te bâjne kontroll te prishunat.

12. – Kerkim i fundévét te névojeshmé qe te shegurohét mbledhja é te te hollavét qe lypsén per goditjén rishtazi te shtepiavét é te ndertésavét te djéguna; e thémélim i nje komisjoni te perziém(comission mixte) é te mosvarme qe te véshtronje kethimin ne vênt te njéresvét te dâmtuare é goditjén é shtepiavét te djéguna. Te kthéhén armet e marruna me detyre per atà qe i mbajne qe t’i shtarohen kanumit te posaçem. (U riprodhue krejt tekstualisht si âsht në librin e kuq) Shenim (B.M. Pjetri): Marrë prej faqeve 9 – 13 të Revistës ”Leka”, Nr. 1 – kallenduer 1937. Melbourne, Shtator 2015.


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

51

Prof. Dr. SAMI REPISHTI NË 90-VJETORIN E LINDJES ■ Nga Anton Çefa

“Familja Repishti” është shembulltyra e familjes shkodrane të njohur në dy rrafshe veprimtarie: në atë atdhetare dhe në atë fetare. Gjyshi i Samiut, Haxhi Jusuf Repishti, njeri me kulturë të gjerë dhe me nji bibiliotekë të pasur në shtëpi, krahas veprimtarisë fetare, shquhej edhe për një veprimtari të vazhdueshme kombëtare. Ai qe një ndër firmëtarët e Memorandumit të dt. 13 Qershor 1878, dërguar Kryeministrit britanik Lord Disraeli, në Kongresin e Berlinit për mbrojtjen e tokave shqiptare. Ai qe edhe kryetar i Komisionit për financimin e forcave të Lidhjes së Prizrenit, Dega e Shkodrës, që luftonin për mbrojtjen e tokave shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit e Grudës, nga ushtritë e Malit të Zi. I ati i Samiut, Hafiz Ibrahim Repishti, qe atdhetar i devotshëm, politikan demokrat, burrë i nderuar, një nga hoxhët më të shquar të qytetit, një shembull i shquar i idealit të lartë për fe e atdhe, i pajisur me një kulturë të lartë teologjike nga Universiteti i Istanbul-it, i kualifikuar në mënyrë të veçantë për të drejtën kanonike islame. Luftoi me armë në dorë, i rreshtuar në forcat vullnetare të Shkodrës, që luftonin kundër ushtrisë së Malit të Zi gjatë rrethimit të Shkodrës, në vitet 1912-13. Në luftën politike të viteve 1920-24, u radhit me vendosmëri në krah të opozitës demokratike, me grupin politik “Ora e Maleve” të At Gjergj Fishtës, At Ambroz Marlaskajt, Luigj Gurakuqit, Xhemal Bushatit etj. Në vitin 1923, zgjidhet përfaqësues i qytetit të Shkodrës, anëtar i Asamblesë Kushtetuese e më vonë deputet i opozitës fanoliste. Gjatë qëndrimit të tij në Parlament, ka kryer funksionet e Nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Jurisprudencë dhe të Komisionit Parlamentar për Arsimin. Me ardhjen e A. Zogut në fuqi, u dënua me vdekje “in absentia” dhe u detyrua të kalojë në ilegalitet për një periudhë njëvjeçare. Më 1928, u internua në Shijak për tetë muaj si armik i regjimit monarkist. Vdiq në vitin 1943, viktimë e keqtrajtimit nga ana e policisë fashiste italiane, duke lënë gruan me gjashtë fëmijë, prej të cilëve djali i madh ishte Samiu.

“Profesori që vazhdon të na mahnitë me freskinë e forcën e mendimit” (Fotaq Andrea)

Mbi nënë Havanë, bijë e fisit të Bushatlijve, mbeti kujdesi i familjes. Është pak me thanë një nënë shembullore. E pakufishme në dashurinë e saj, e pandalur në sakrificat e saj, autoritare në butësinë e saj, e pamposhtur në vuajtjet e saj. Dinjitoze dhe stoike si ajo. Mbas arratisjes së djalit Fahri, atë me të gjithë familjen e internuan në kampet e përqendrimit të Beratit dhe të Veliqotit, Tepelenë. Nënë Havaja ishte 54 vjeçe, motra Hadije 14, vëllau Vehbi 11. Vuajtje të papërshkrueshme të përballueme fisnikërisht! Janë për t’u vënë në dukje marrëdhëniet shpirtërore të Samiut me nënën, sepse ato qenë të veçanta, dhe po ashtu qe edhe ndikimi i saj në formimin e tij. Në njërën nga letrat që i shkroi Andre Malraux-s, kur po përgatiste diplomën për doktoratë në Francë, Samiu na e bën të qartë këtë. I mbushur me ndjenjën e dashurisë dhe të vëllazërimit njerëzor, i etur për lirinë dhe të drejtat e individit, i shqetësuar për fatin e njeriut, nga njëra anë, dhe i çoroditur nga gjendja e krijuar nga rregjimi kriminel antinjerëzor i komunizmit, nga ana tjetër; është ajo, e ëma, që mbas lirimit nga burgu e frymëzon dhe e sjell në jetë. Ja si shkruan ai në letrën dërguar Malraux-s: “Kur dola nga burgu, fillova të kuptoj se e tërë pjesa tjetër e botës ishte e huaj për mua, përveç nënës sime. E shtrëngova fort në krahë. Qau! Nuk shkëmbyem një fjalë. Por e ndjeja aq pranë meje. Qëkurse isha nda nga shoqëria, ajo kishte qenë për mua personi i parë që më mbante të përmallur me praninë e saj, jo sepse ishte nëna ime; edhe vëllezërit e motrat e mia ishin aty; por gjithçka qe ndryshe me ta, me to. Kurse me atë, me nënën time, kishte ndodhur si me mua, kishte qenë e burgosun së bashku me mua, përbrenda meje, ajo, nji banore e botës, që e vetme kishte bërë të mundur komunikimin njerëzor; ajo nuk ishte si të tjerët, ‘një e huaj’. Kishte tek ajo krijesë e moshuar një si aureolë pafajësie, e mjaftueshme me përligjë revoltën që më ziente përbrenda, dhe që ta merrshe në mbrojtje, revoltë e drejtë dhe sigurisht njerëzore. E dojshe nënën siç dojshe përligjjen e aktit tim.

Me të dhe përmes saj fillova proçesin e ‘pajtimit’, pa mundur dhe pa dashur ta plotësoj”.

*** Jeta e Samiut qe e vështirë, por e pasur me ngjarje, e ngarkuar tej mase me veprimtari shoqërore, kulturore, dhe sidomos, atdhetare. U lind në Shkodër, në vitin 1925, ku kreu studimet e para, dhe të mesmet në Liceun “At Gjergj Fishta”. Në vitet 1942-43 ndoqi studimet në Universitetin e Firenze-s (Itali), Fakulteti i Letërsisë dhe Filozofisë, por u detyrua t’i ndërpresë për arsye të luftës. U rrit në vitet e Monarkisë me frymën e kundërshtarit të saj, dhe u poq, si thotë populli, në vitet e pushtimeve të huaja italiane dhe gjermane si armik i tyre, mori formimin e plotë dhe përcaktoi qëndrimin e tij jetësor si ithtar i lirisë dhe i emancipimit shoqëror, si luftëtar për të drejtat e njeriut, në vitet e para të diktaturës komuniste në Shqipëri. Gjatë viteve të pushtimit të huaj (1939-44), u aktivizua në lëvizjen e rezistencës pa anëtarsim partiak. I zhgënjyer nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit nga ish-Partia Komuniste e Shqipërisë, që nga viti 1945 kundërshtoi diktaturën e përgjakshme, që u vendos në atdhe. Në vitin 1946, u arrestua dhe mbas 14 muaj torture të egër në qelitë e Sigurimit të Shtetit, u dënua me 15 vjet burgim të rëndë dhe punë të detyruar, nga të cilat bëri plot

dhjetë vjet. Fillimisht, qe i burgosur në burgun e Shkodrës, mandej kaloi në kampet e punës së detyruar të Bedenit (Kavajë), Maliqit, Urës Vajgurore (Berat) Levanit (Fier), Vjosës, aeroportit të Rinasit (Tiranë), nga ku u lirua në korrik 1956. I liruar nga burgu fitoi bukën e përditshme për vete dhe për familjen tejet të vorfnueme si punëtor krahu në hapjen e kanaleve në një moçalishte të Fermës Zooteknike, dhe në kantieret e ndërtimit, i përbuzur, i nëpërkëmbur dhe i përndjekur vazhdimisht. U arratis në Jugosllavi në gusht 1959, ku kaloi plot një vit në qelitë e destinuara për emigrantët politikë. Në qershor të vitit 1961, policia jugosllave e transferoi në kampin për refugjatë të Gerovo-s (Kroaci), nga ku u arratis në Itali, në shtator 1961. Në kampin e refugjatëve San Sabba (Trieste), ku qëndroi vetëm tri javë, fitoi të drejtën e azilit politik, dhe mbas një qëndrimi gjashtëmujor në kampet e Capua-s (Napoli) dhe Latina-s (Romë), në prill 1962 emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku filloi jetën e re si shqiptaroamerikan. Me një dashuri të ethshme për dije dhe me një vullnet të papërkulur për studime, Samiu u bë një personalitet intektualisht i kompletuar për një veprimtari jetësore të ndërgjegjshme, këmbëngulëse, dhe të frytshme për shoqërinë dhe për atdheun. Porsa erdhi në Amerikë, për 15 vite me radhë, iu vu studimeve. Në verën e vitit 1962, u diplomua nga English Language Institute të Queens College (CUNY). Në vitin 1962-64, mori Diplomën në frëngjisht (B.A.) (minor: ekonomi), përsëri në Queens College, njëkohësisht edhe Çertifikatën për arsimtar nga Shteti i Nju York-ut. Më 1965-69, studioi frëngjisht dhe mori Diplomën magjistraturë në frëngjsiht, (M. A. CUNY). Në vitin 1970, fitoi bursë nga Qeveria Franceze për studime në fazën e “aggregation” në Universitetin e Parisit (Francë), dhe në vitin 1974, përfundoi programin e doktoratës për frëngjisht pranë Graduate Center of the CUNY, ndërsa për tri vjet (197477), punoi në përgatitjen dhe mbrojtjen me sukses të tezës për doktoratë (shkurt 1977), një


52

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

studim i thuktë i veprës së shkrimtarit francez Andre Malraux. Për arsye praktike, ai u pajis edhe me Diplomën për Administratë Arsimore nga Hofstra University, N.Y. (1978), që i mundësoi emërimin e tij si shef i departmentit të gjuhëve të huaja në distriktin shkollor të qytetit Malverne, N.Y. Para se të fillojë karierën e tij akademike, Sami Repishti punoi si nëpunës në Seksionin e Rindërtimit në Shkodër (194546). Mbas burgimit dhe arratisjes, punoi si nëpunës në Seksionin e Statistikës në Zagreb (Kroaci). Më 1961-62, ai u punësua si përkthyes i Konsullatës amerikane në Napoli e Romë. Gjatë qëndrimit në Kampin e refugjatëve të Capua-s, ai dha mësime frëngjisht për refugjatët që mërguan në Belgjikë. Në SHBA u punësua pranë një kompanie amerikane në Wall Street, dhe në vitet 1966-1991, si profesor i frëngjishtes dhe italishtes pranë liceut Malverne, N.Y. Njëkohësisht, gjatë viteve 197579, ka dhënë mësime si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Adelphi, N.Y. Që nga viti 19751991, datë e pensionimit, ka shërbyer si kryetar i departmentit të gjuhëve të huaja për shkollat e qytetit Malverne, N.Y. Gjatë viteve 1976-91, ka qenë edhe koordinator i programit të studimeve të avancuara LiceUniversitet pranë Adelphi University, dhe në vitet 1975-77 si asistent professor i frëngjishtes, (pedagog i jashtëm). Në qershor 1991, ka dalë në pension. *** Gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij prej njeriu me zemër të madhe, Dr. Repishti ia kushtoi lëvizjes për të drejtat e njeriut, sidomos në ndihmë të shqiptarëve të trojeve tona të “Shqipërisë lindore” (si e quante ai Kosovën dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë). Atë e ka shqetësuar gjatë gjithë jetës dhe e shqetëson edhe sot e kësaj dite problemi i “njeriut”, i potencialit të tij fisnik si dhe çoroditja e çnjerëzimi i tij për shkak të rrethanave të pafavorshme. “Gjatë udhës, shkruan ai, takova dhe njoha më mirë “njeriun”, krijesën fisnike, e të etshme për liri, të djegur për vëllazërim e njëkohësisht, të aftë me zbritë poshtë, në botën ku mbretëron çnjerëzimi më i plotë e vdekja më e frikshme. Në këtë botë të nëntokës përqafova viktimën, dhe e deshta

me pasion”. Si aktivist i të drejtave të njeriut, Dr. Samiu ka qenë anëtar që në fillim (1976) i Amnesty International, dhe koordinator për Jugosllavinë dhe Shqipërinë (komuniste) me AI: East European Coordination Committee, me qendër në Nju Jork City. Mbas vitit 1982 ka bashkëpunuar edhe me NY State Bar Association, Commission of Human Rights, dhe Minnesota Lawyers International Human Rights Committee. Dr. Repishti është i pari shqiptaro-amerikan, që ka ngritur problemin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi para Kongresit Amerikan (prill, 1965), ka dëshmuar pa ndërprerje para Komisioneve të Kongresit (Dhomës dhe Senatit), si dhe qëndrave studimore amerikane kryesisht për problemin kosovar. Në vitin 1986, ai kërkoi hapjen e përfaqësisë amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe hapjen e përfaqësisë kosovare në Washington D.C., që u aprovua nga Presidenti W. J. Clinton, më 1993. Dr. Repishtin e ka shqetësuar, gjithashtu, edhe problemi i Çamërisë. Për këtë, ai së bashku me Dr. Zamir Shtyllën dhe z. Agron Alibalin, organizoi në Fordham University, N.Y. City, “Seminarin e Parë Kulturor mbi Çamerinë”, më 12 Qershor, 2000. Në këtë seminar, Samiu parashtroi me hollësi gjendjen e Çamërisë me shifra e fakte, gjeografinë dhe historinë e saj që nga koha e Lidhjes së Prizrenit dhe deri në ditët tona. Seminari nxorri në dritë shkeljet flagrante masive dhe të përhershme të të drejtave të njeriut të popullsisë shqiptare në Çamëri, duke u nisur nga e drejta e jetës, e drejta e zotërimit të pronës e të pasurisë, etj., dhe kritikoi ashpër shtetin nënë “demokratik” që nuk e ngriti zërin në mbrojtje të bijve të vet. Nën kujdesin e tij, materialet e seminarit u botuan në saje të kontributit bujar të Albanian Center Inc. N. Y. Dr. Repishti është bashkëthemelues (1986) dhe drejtor ekzekutiv i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (1986-1992); bashkëthemelues i organizatës “Rinia Shaqiptare Kosovare në Botën e Lirë”, (1968-1992); Kosova Relief Fund USA, Inc. (1978-2000); i American Friends of Albania, sekretar (1992-1996),

bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (19961998), dhe anëtar bordi i disa organizatave shqiptaroamerikane. Në vitin 1962, është bërë anëtar i “Vatrës” deri në vitin 1968, kur u tërhoq për arsye mospajtimi me disa orientime të “Vatrës” lidhur me “politizimin” dhe partizanitë e partive poitike të emigracionit shqiptar. Ai vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret me studime shqiptare, dhe me të drejtat e njeriut. Në fushën e veprimtarisë letare, ku spikat një talent i padiskutueshem, ai na ka dhënë dy xhevahire të prozës tregimtare: “Pika Loti-Tregime burgu” dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme”. Veprat dëshmojnë qartë që ai e sakrifikoi talentin letrar artistik për t’iu kushtuar lëvizjes për të drejtat e njeriut. Dr. Sami Repishti është vlerësuar nga institucione të ndryshme në veprimtarinë e tij humane, shoqërore, atdhetare, akademike etj. Në vitin 1964, me Departmental Honors (frëngjisht), College Honors for achievement; Më 1965, W. Wilson Honorable Mention; më 1970, Bourse d’etudes du Gouvernement français; 1988: AANO Pllakë mirënjohjeje për veprimtari në fushën e të drejtave të njeriut, dhe distinktivin e Kryepeshkopatës Shqiptare në Amerikë për të drejtat e njeriut; më 1991, kandidat për Çmimin Yavner Shteti i New York-ut, arsimtar i dalluar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut; më 1991, “Dhuratë për demokraci”, nga Kandidati për president W. J. Clinton dhe Mrs. Clinton etj. Ai është dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike dhe akademike. Në vitin 2004, për kontributin e pareshtur ndaj problemit të Kosovës, u dekorua nga Presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, me rastin e 125-vjetorit të kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë. Ai është anëtar nderi i Institutit Alb-Shkenca. Para pak vitesh, Bashkia e Shkodrës emëroi një rrugë të qytetit me emërin e tij: “Rruga Sami Repishti”, një simbolikë nderimi dhe pavdekësie. Ajo tabelë ogurmire në krye të asaj rruge do t’i kujtojë Shkodrës, breznive të sotme dhe të ardhme, një nga bijtë e saj që u përpoq

gjithë jetën për të pakësuar vuajtjet e tjerëve. (Kohët e fundit, Dr. Repishti ka dërguar kopje të shkrimeve dhe dokumente të veprimtarisë së tij në Muzeun Historik të Qytetit të Shkodrës, dhe në Bibliotekën Universitare të Republikës së Kosovës). Edhe pse në moshë të thyer, Dr. Repishti vazhdon punën e tij në hullitë e veprimtarisë së tij të zakonshme. Atë e shqetëson çdo gjë jo e mirë që ngjet në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet tjera tonat në Ballkan. Dhe ai i përgjigjet flakë për flakë çdo problemi preokupues. Ai ka demaskuar gjendjen dhe zhvillimet politike në Shqipëri mbas vitit 1990, të cilat, siç shkruan ai: “kanë anashkalue imperativin kategorik të demaskimit të periudhës së tiranisë komuniste në Shqipni. Krimi nuk ashtë dënue, e krimineli ashtë kthye në pushtet i veshun me rrobën e ‘socializmit europian’. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike, ajo ekonomike e dëshprueme…’; Shqipnia ‘demokratike’ dështoi të lindë si antitezë e mentalitetit dhe praktikës kriminale enveriste”. Gjatë gjithë jetës, ai nuk e ka lëshuar penën nga dora. Fryt i kësaj pune këmbëngulëse dhe të vazhdueshme janë njëzet librat si autor dhe bashkautor, dhe qindra studime, ese, artikuj, memorandume, peticione, recensione, letra etj. Më vjen mbarë të bie këtu vlerësimin e lartë të një personaliteti të lartë të kulturës sonë këtu, Peter Priftit: “... Për mendimin tim, shkruan ai, prof. dr. S. Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta.” Me gëzimin që na ushqen gjendja më se e mirë shëndetësore e mendore, energjia e tij e pashterrshme në veprimtarinë jetësore në shërbim të plotësimit të idealeve dhe dashurisë së tij ndaj popullit dhe atdheut, i urojmë me përzemërsi profesorit tonë, Dr. Samiut, “që vazhdon të na mahnitë me freskinë dhe forcën e mendimit” siç ka thënë Fotaq Andrea, shëndet të plotë, dhe jetë të gjatë e të frytshme. (Shenimet dhe referencat u hoqen nga redaksia)


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Libri i Fran Gjeto Xhaj - Një Përmendore Anti-Komunistave të Kryengritjes së Vitit 1945

K

■ Fran SHKRELI

ohët e fundit, Fran Gjeto Xhaj, nga krahina Shkrel e Malësisë së Madhe pati mirësinë të më postonte librin e tij me titull: Shkreli dhe roli i tij në kryengritjen antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945. E lexova me kënaqësinë më të madhe sepse megjithëse origjinën e kam nga Shkreli, di shumë pak nga ajo periudhë, për të cilën shkruan autori, ngase familja ime ishte larguar nga ato anë shumë kohë më parë dhe unë, pjesën më të madhe të jetës time e kam kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jemi shpëngulur familjarisht në vitin 1970. Duke qenë aq larg dhe të izoluar nga diktatura komuniste, njohuritë e mia dhe të shumë ne të mërguarve shkrelas mbi vuajtjet e fisit tonë dhe mbi ato që kanë ndodhun në Shkrel gjatë diktaturës komuniste, ishin shumë të kufizuara. Nga të dhënat e Fran Gjeto Xhaj-it, i cili nuk pretendon të jetë shkrimtar, por që thotë se ishte dëshmitarë okular për ato që shkruan, dhe sipas redaktorit të librit Dedë Shyti, edhe njeri që ka

familjeve të tjera të kësaj zone, të cilat refuzuan t’i nënshtroheshin komunizmit, duke sakrifikuar edhe jetën. Fran Gjeto Xhaj thotë se, megjithëse në moshë të shtyrë, me këtë botim modest, ai është duke çuar në vend porositë dhe amanetin e Major Llesh Marashit, komandant i kësaj kryengritjeje si dhe patriotëve të tjerë anti-komunistë të Shkrelit, ai ka marrë guximin — ndonëse me mundësi modeste dhe aftësi të kufizuara, — që t’u lanë mbrapa brezave të ardhëshëm të fisit të Shkrelit disa të dhëna si dëshmitar i asaj historie të luftës së trevës të Malësisë së Madhe dhe qendresës së fisit të Shkrelit ndaj bishës së kuqe sllavo-komuniste dhe të të shiturve të tyre shqiptarë, të lidhur, sipas autorit, këmbë e kokë me Milladin Popoviqin e Dushan Mugoshën, të cilët zaptuan vendin tonë dhe Shkrelin me njerëz të pabesë. Fran Gjeto Xhaj, biri i Gjeto Lekës nga fshati Xhaj, rrjedhë nga një prej familjeve të dalluara, por të vuajtura, e të përsektuara të Shkrelit, si familje nacionaliste dhe fetare, bashkpuntore në veprat dhe në luftën patriotike kundër komunzimit të Major Llesh Marashit me shokë, komandantit

përjetuar ngjarjet bashkë me ata heronjë — unë mësova shumë hollësi që nuk i dija më parë mbi rolin që ka luajtur fisi i Shkrelit në luftën kundër komunistëve sllavo-aziatikë, e posaçërisht lexuesi mëson mbi rolin e rëndësishëm si dhe vuajtjet dhe persekutimet e familjes së tij dhe të shumë

të “Batalionit të Malësisë së Madhe’’. Lexuesi, përveç komandantit Llesh Marashi, gjithashtu mëson edhe për emëra të tjerë udhëheqsish të fisit të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, prijës të dalluar malësor si Prek Cali, Gjelosh Luli, Nikollë Preka, Ismail Zeneli, së bashku me

53

shumë klerikë katolikë të prirë nga prifti patriot i famullisë së Shkrelit, Dom Nikoll Gazulli, (me urdhër të presidentit të Republikës “Martir i Demokracisë’’), e të cilët u dalluan si drejtues të batalionit të Shkrelit dhe si organizatorë të qendresës antikomuniste. Krahas këtyre, lexuesit i tërhiqet vemendja edhe për vuajtjet e klerit katolik shqiptar, i cili në vuajtje e në gëzime, gjithmonë i gjëndej pranë Shkrelit dhe gjithë Malësisë së Madhe, e sidomos gjatë asaj periudhe për të cilën shkruan Fran Gjetja. Mua si ish-seminarist, më bën përshtypje dhe më shkakton dhëmbje shpirtërore, sidomos përshkrimi i veprimtarisë patriotike dhe i vuajtjeve, sakrificave përsekutimeve të anëtarëve të klerit katolik, kujdestarë të grigjës dhe të kishës, por edhe ruajtës të gjuhës e të kulturës dhe të atdhetarizmit në ato anë, duke dhënë edhe jetën për idealet e veta. Ndër ta dallohen Dom Alfons Tracki, Dom Nikoll Gazulli, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Çuni, Dom Aleksandër Sirdani dhe At Anton Luli, të cilët gjatë përndjekjeve të tyre nga komunistët, për t’i shpëtuar gjenocidit sllavo-komunist-bolshevik-shqiptar, “shpellat i këthyen në katakombe’’. Është thënë edhe nga të tjerë më parë se zhdukja e klerit katolik shqiptar ishte një objektiv prioritar dhe pjesë e një marrveshjeje djallëzore midis Partisë Komuniste Shqiptare dhe Partisë Komuniste Jugosllave, pasi kleri katolik konsiderohej se kishte lidhje të ngushta me Perëndimin. Për më tepër duke lexuar librin e Fran Gjeto Xhaj, i cili thotë se qyshë në moshën 14-vjeçare paska qenë vuajtës dhe dëshmitar i masakrave e persekutimve të shumëta komuniste në krahinën e Shkrelit, mësova hollësi që nuk i disha ma parë mbi këtë familje, si dhe mbi humbjet e torturat e tmerrshme që e gjithë familja e Fran Gjetos paska pësuar nën komunizëm: babë Gjeto Lekën, e nanë Terezen, motër e axhat e autorit, e tjerë. I trishtueshëm është sidomos përshkrimi i vuajtjeve që ai thotë se pësoi nëna e tij Terezja në duartë e tortueruesve komunistë, në qelitë e burgjeve në Koplik. Edhe vetë Frani si fëmi në moshë të re thotë se ka vuajtur torturime nepër burgjet e Koplikut dhe të Shkodrës. Përveç të dhënave nga autori i këtyre shënimeve të një dëshmitari okular, Fran Gjetja — mbi rolin e Shkrelit në kryengritjen anti-komuniste të Malësisë së Madhe dhe mbi vuajtjet nën diktaturën komuniste të tij dhe familjarëve të vet, si dhe të mbarë fisit të Shkrelit — autori është kujdesur që në libër të përfshijë fotografi të protagonistëve kryesorë mbi të cilët fletë dhe të cilët


54

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

kanë luajtur një rol me rëndësi jo vetëm në historinë e fisit të Shkrelit, por edhe në historinë e kombit shqiptar. Ndërsa këtu flitet për vuajtjet dhe torturat dhe persekutimet e tmershme ndaj burrave dhe grave të Shkrelit, vetëm e vetëm se ata nuk pajtoheshin me ideologjinë sllavo-komuniste, nuk mund të mos thuhet se cilët ishin torturuesit, ata të cilët iu vërshuan asaj krahine si bisha të egëra, duke sjellur tmerr e zi në Shkrel dhe në gjithë Malësinë e Madhe. Duke i gënjyer se po tu dorëzoheshin komunistëve, ata do të faleshin dhe do të ishin të lirë të këtheheshin në shtëpitë e tyre — duke besuar në besën e dhënë — malësorët që dorëzohehsin për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre, mbaronin në qelitë e torturave të burgjeve të Shkodrës dhe të Koplikut dhe më në fund ekzekutoheshin, të prerë në besë nga përfaqsue-

sit e regjimit komunist. Si përfaqsues të atij regjimi që ishin dërguar për të nënshtruar Shkrelin dhe Malësinë, autori përmend emisarët e forcave të diktaturës së Enver Hoxhës, Toger Babën, Zoj Themelin, prokurorin e Gjykatës ushtarake në Shkodër, Aranit Çela dhe bashkpuntorët e tyre serbo-malazez, përfshirë edhe Bajo Stankoviqin, ndër ata të cilët, sipas autorit, “me damkën e hekurt e me shpirtin e djallit’’, bënë kërdinë mbi malësorët të cilët nuk pajtoheshin që Shqipëria të nënshtrohej nga sistemi sllavo-komunist. Kryengritja e vitit 1945, për të ndaluar nënshtrimin e këtyre zonave nga komunistët, e udhëhequr nga burrat dhe gratë e Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, me në krye Llesh Marashin, mund të jetë, sipas disa vërejtësve, e para kryengritje e tillë anti-komuniste në Shqipëri dhe ndoshta e para edhe në pjesën tjetër komuniste të Evropës

Lindore. Me shtypjen mizore të kësaj kryengritjeje të malësorve nga forcat bashkpuntore komuniste sllavo-shqiptare, siç dihet, fillon tragjedia e vërtetë gjysëm shekullore për Shkrelin dhe Malësinë e Madhe. Është me vend që disa prej këtyre heronjve të Shkrelit janë shpallur “Martirë të Demokracisë’’, nga presidenca e shtetit shqiptar dhe autori Fran Gjeto Xhaj shpreh falënderimet e tija kryetarit të Komunës Shkrel, Z. Fred Sterkaj, për iniciativën e tij për të ngritur lapidarin në Dedaj të Shkrelit, kushtuar këtyre heronjëve, duke përjetësuar kështu këtë kryengritje si edhe kujtimin e këtyre bijve dhe bijave të Shkrelit. Le tu këndohet gjithmonë kënga dhe të marrin vendin që u takon në historinë e Malësisë së Madhe dhe të kombit shqiptar.

P A G Ë Z I M E

Filomena Frangaj Prindër: Agostin & Florinda Frangaj Kumbarë: Pllumb & Flora Lulaj Vasel Margilaj Prindër: Nosh & Vitore Margilaj Kumbarë: Victor Selca & Valentina Burzanovic

Eliana Leze Ivanovic Prindër: Robert & Valbona Ivanovic Kumbarë: Michael Palushaj & Christina Vulaj Peter Camaj Prindër: Vinko & Teresa Camaj Kumbarë: Ivo & Prena Zadrima

Robinson Pervorfi Prindër: Ronard & Sabina Pervorfi Kumbarë: Nue & Luljeta Pervorfi

Antonio Berishaj Prindër: Arben & Christina Berishaj Kumbarë: Martin & Elizabeth Ulaj

George Gjelaj Prindër: Marash & Anisa Gjelaj Kumbarë: Tom & Angjelina Dedivanaj Ariana Berisha Prindër: Mikel & Vilma Berisha Kumbarë: Arben & Liza Berisha

Milania Benitez Prindër: Benjamin J. & Diana Benitez Kumbarë: Greg Moss & Debra Dedivanovic Jayden Haxhari Prindër: Edmond & Besmira Haxhari Kumbarë: Paulin & Violeta Haxhari Simon Dushaj Prindër: Tom M. & Martha Dushaj Kumbarë: Mark & Age Dushaj Lorena Pecaj Prindër: Edmond & Ermira Pecaj Kumbarë: Kanto & Flora Syku

Agnesa Arta Pepaj Prindër: Artur & Donatela Pepaj Kumbarë: Salvator & Besmira Pepaj Veronica Pergjokaj Prindër: Jozef & Vjollca Pergjokaj Kumbarë: Agron & Marte Pergjokaj

Ardit Marku Prindër: Nue & Ardijana Marku Kumbarë: Zef & Lindita Daka

Luka Mark Dedvukaj Prindër: Mark & Tiana Dedvukaj Kumbarë: Robert & Tanya Lucaj

Mark Lonnie Gojcaj Prindër: Victor & Natalie Gojcaj Kumbarë: Luca Rukaj & Roza Vataj Helena Eve Shkreli Prindër: Tom & Joanna Shkreli Kumbarë: John & Victoria Parubi

Henry Kolaj Prindër: Jozef & Leonora Kolaj Kumbarë: Domenik & Domenika Kolaj Lukas Gjokaj Prindër: Bato & Freskida Gjokaj Kumbarë: Anton & Marjana Brisku

Luke Ukcamaj Prindër: Bardhyl & Evi Ukcamaj Kumbarë: Vuksan & Miroslava Vuksanaj Nicholas Anton Vuksanaj Prindër: Joseph J. & Kristina Vuksanaj Kumbarë: Filip N. & Prenda Berisha

Gabriella Rose Vuksanaj Prindër: Joseph J. & Kristina Vuksanaj Kumbarë: Filip N. & Prenda Berisha Amy Buzi Prindër: Saimir & Erisa Buzi Kumbarë: Luigj & Aferdita Vulaj

Gjeke Pllumaj Prindër: Ejllo & Mandalena Pllumaj Kumbarë: Sokol & Loreta Vushaj Andreas Carlos Vlashi Prindër: Vitor & Gentiana Vlashi Kumbarë: Luigj & Aferdita Vulaj

Joseph Bojaj Prindër: Toni & Lena Bojaj Kumbarë: Simon Juncaj & Sandra Nikollaj

Celine Catherine Lulgjuraj Prindër: Viktor & Melanie Ljuljduraj Kumbarë: Robert Ljuljduraj & Helene Dedvukaj Rita Thaqi Prindër: Mhill & Tushe Thaqi Kumbarë: Kristian & Anita Gjonaj Evanna Rukaj Prindër: Daniel & Diana Rukaj Kumbarë: Nick & Age Rukaj

Lukas Gio Berishaj Prindër: Lindon & Pauline G. Berishaj Kumbarë: Vasko Gjonaj & Katrina Papaj Jax Tyler Djurasevic Prindër: Fran & Loretta Djurasevic Kumbarë: Vinny & Vera Cula

Liridon Mark Lucaj Prindër: Mark & Zana Lucaj Kumbarë: Tony & Angjelina Dedivani David Mark Lucaj Prindër: Mark & Zana Lucaj Kumbarë: Tony & Angjelina Dedivani Juliana Drita Daka Prindër: Jetmir & Federike Daka Kumbarë: Besnika & Monike Daka Marte Daka Prindër: Besnik & Monike Daka Kumbarë: Jetmir & Federike Daka

Jessica Prendi Prindër: Rikard & Florida Prendi Kumbarë: Kristijan & Dardana Gjeloshi

Emily Angelina Tushaj Prindër: Daniel & Anita Tushaj Kumbarë: Gjovani Zagreda & Diana Tushaj Max Nikolla Prindër: Albert & Rovene Nikolla Kumbarë: Altin & Krsitina Parubi

Archer Ivezaj Prindër: George & Holly Ann Ivezaj Kumbarë: Mark & Ornela Ivezaj Daniel Kalaj Prindër: Aleksander & Izabela Kalaj Kumbarë: Ilir & Suela Dekaj

Luke Rocco Nicaj Prindër: Marijan & Jennie Nicaj Kumbarë: Mark & Leonora Curanaj

Michael Kristofer Nrekaj Prindër: Kristofer M. & Regina Nrekaj Kumbar: Mark Zekaj Emily Gjergi Prindër: Florian & Adela Gjergji Kumbarë: Nikolin & Stela Beqi

Olivia Rose Lulic Prindër: Mark A. & Branka Lulic Kumbarë: Frank Gashi & Carrie Lulic Brody Pashko Capolino Prindër: Eric & Kristina Capolino Kumbarë: Robert & Linda Prekelezaj Peter Delovic Prindër: Pasko & Kristina Delovic Kumbarë: Simon & Susan Lucaj Aurora Rudaj Prindër: Prel & Benabeta Rudaj Kumbarë: Ejell & Marte Kacaj

Julian Dedvukaj Prindër: Frank & Diana Dedvukaj Kumbarë: George & Melissa Vuksanaj Melisa Lisa Bujaj Prindër: Besnik & Kristjana Bujaj Kumbarë: Leonard & Elizabeth Tinaj Elias Selca Prindër: Christopher & Krystal Selca Kumbarë: Jozef & Maria Makaj

Alessandra Camaj Prindër: Martin & Christina Camaj Kumbarë: Nikolaus & Liza Dedvukaj

Isabella Devukaj Prindër: Paul & Ardelina Dedvukaj Kumbarë: Gjon Nicaj & Regina Nrekaj Lukas Anton Nikaj Prindër: Anton & Donna Nikaj Kumbarë: Alfred & Vojsava Lelcaj

Martin Dedvukaj Prindër: Mark & Drita Dedvukaj Kumbarë: John Lulgjuraj & Nora Nikprelaj Arbana Ndrecaj Prindër: Arianit & Diana Ndrecaj Kumbarë: Arber & Albana Nrecaj


Arlind Ndrecaj Prindër: Arianit & Diana Ndrecaj Kumbarë: Arber & Albana Nrecaj

Haper Gjinaj Prindër: Fatmir & Anjeza Gjinaj Kumbarë: Anton & Angjelina Syku

Sofia Gjokiq Prindër: Valentin & Albana Gjokiq Kumbarë: Kol Komani & Zoje Ndrecaj

Vera Elizabeth Palushaj Prindër: Peter & Tina Palushaj Kumbarë: Mariano & Sindorela Sati

Gabriel Noah Paljevic Prindër: Ivo & Violeta Paljevic Kumbarë: Ljubo & Danijela Jankovic

Mark Vocaj Prindër: Gjek & Anita Vocaj Kumbarë: Petrit Mucaj & Vera Prekaj

JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2015

Mason Delaj Prindër: Aleksander & Bleda Delaj Kumbarë: Edvin & Nikoleta Delaj

Emma Nika Prindër: Sokol & Naile Nika Kumbarë: Valentin Lisi & Rita Kurti

Elena Cekaj Prindër: Kastriot & Rogerta Cekaj Kumbarë: Bardhok & Mire Tanazi

Mila Dobrecovic Prindër: Nikolla & Paulina Dobrecovic Kumbarë: Ivo & Violeta Paljevic

Elton Nika Prindër: Sokol & Naile Nika Kumbarë: Valentin Lisi & Rita Kurti

Alexander Marku Prindër: Erjon & Dorina Marku Kumbar: Irena Zefi

Endrit Nika Prindër: Sokol & Naile Nika Kumbarë: Valentin Lisi & Rita Kurti

Geraldo Zefi me Jakline Lumaj 27 Korrik 2015

Kristofor Gjuraj me Marigona Kabashi 26 Shator 2015

Arben Berisha me Liza Domgjoni 11 Korrik 2015

Peter Shaljanin me Emirjeta Progni-Deda 27 Gusht 2015

Frank Rukaj me Monica N. Elezovic 27 Shator 2015

Gjergj Nicaj me Daria Boiko 18 Korrik 2015

Mark C. Nicaj me Gabriella Stankovic 12 Shator 2015

Artur Pepaj me Donatela Ujka 9 Gusht 2015

Joseph T. Acampora me Justina Shkreli 19 Korrik 2015 Anton Mitaj me Maria S. Martini 25 Korrik 2015

Marjan Gjonaj me Xhuliana Nili 26 Shator 2015

Gjon Pjetri me Lume Kola 29 Gusht 2015

Anton Juncaj me Tatijana Curanovic 03 Tetor 2015

Nikolas G. Konstantinos me Valerie D. Selca 19 Shator 2015

Ignazio DiBlasi me Mirjana Gazivoda 10 Tetor 2015

Simon Jacovic me Kristina Cotaj 19 Shator 2015

Alexander Lakaj me Romina Camaj 25 Korrik 2015

Mark Pepa Prindër: Paulin & Elvira Pepa Kumbarë: Greg & Mitzi Gjoni

Viviana Velovic Prindër: Nikola & Brisilda Velovic Kumbarë: Prenka & Liza Velovic

K U R O R Ë Z I M E

Gentian Mernacej me Alma Simoni 18 Korrik 2015

55

Viktor Lekocaj me Lena Ivezaj 20 Shator 2015

Rito Nilaj me Kristina Delovic 03 Tetor 2015

Simon Camaj me Kristina Saljanin 10 Tetor 2015 Zef Vidhja me Mandalena Gjuraj 11 Tetor 2015

Anthony Gjonaj Prindër: Jetmir & Lindita Gjonaj Kumbarë: Adrian & Brisilda Daka

Alfred Perlleshi me Jessica Russo 11 Tetor 2015 Ermand Gjelaj me Diana Vuktilaj 17 Tetor 2015

Marsel Mriza me Michelle Kariuk 25 Tetor 2015

Lindon Rukaj me Alexandra M. Elezovic 14 Nëntor 2015 Daniel Skrelja me Sarah Neidmann 14 Nëntor 2015 Gjergj Vulaj me Sendi Djeljevic 21 Nëntor 2015

Marijan Vukdedaj me Donika Ivezaj 21 Nëntor 2015 David Vukaj me Jurida Vulaj 26 Dhjetor 2015

Epjau o Zot pushimin e pasosun E i ndritë drita e pambarueme! Vidosava Drejaj, 80-vjeç Vdiq më 04 Korrik 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” NY

Noc Simolacaj, 80-vjeç Vdiq më 18 Gusht 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Gjoka Z. Camaj, 65-vjeç Vdiq më 29 Korrik 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Marija Elezovic, 83-vjeç Vdiq më 08 Shtator 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Barle Raja, 88-vjeç Vdiq më 27 Korrik 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Pjeter Dedaj, 89-vjeç Vdiq më 06 Gusht 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Pashko Z. Preldakaj, 75-vjeç Vdiq më 8 Gusht 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Victor Nikaj, 53-vjeç Vdiq më 05 Shtator 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Zvezdan Dedvukaj, 49-vjeç Vdiq më 16 Shtator 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Katrine Vukaj, 89-vjeç Vdiq më 28 Shtator 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Anton Vulaj, 44-vjeç Vdiq më 06 Tetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY Gjon Lash Çotaj, 74-vjeç Vdiq më 11 Tetor 2015 U varros në varrezat e vendlindjes

Lola Nicaj, 48-vjeç Vdiq më 17 Tetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Kristjan Leka, 24-vjeç Vdiq më 31 Tetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Dilja Lukic, 86-vjeç Vdiq më 17 Nëntor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Mare Lulaj, 84-vjeç Vdiq më 29 Nëntor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY Marash Krasniqi, 83-vjeç Vdiq më 30 Nëntor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Ande Lukic, 84-vjeç Vdiq më 11 Dhjetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Lena Kocaj, 79-vjeç Vdiq më 14 Dhjetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY

Zef Rrasi, 66-vjeç Vdiq më 17 Dhjetor 2015 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery”, NY


Gëzuar Krishtlindjen 2015 dhe Vitin e Ri 2016! Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë! Urime Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe Qendrës “Nëna Tereze” për 25 festivale!

Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit dhe biri i saj i denjë Asembleisti Mark Gjonaj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.