JK #66

Page 1

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Viti XLVII, Numri 2, Prill-Qershor 2012 • Çmimi $5.00


2

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 Jeta Katolike • Viti XLVII, Numri 2, Prill-Qershor 2012 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj Krishti në Sakramend f.3

Poezi për Nënën

Pope Benedict XVI Message for the 27th

Dom Lush Gjergji: Falja dhe Pajtim – Parakusht Jete, Paqeje dhe qytetërimi . f.22

World Youth Day

p.4

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Internet Fran Çotaj - Marketing Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Fran Çotaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

p, 20

Nga Famullia jonë f.6

Ndriçim Kulla: Imzot Bumçi, një pasazh vendimtar në historinë e shtetit shqiptar f. 24

Mark K. Shkreli: “Zoja e Shkodrës” Qendër FetareKulturore Mbarëshqiptare” f. 7

Frank Shkreli: 50-vjetori i LKSHA f. 26

Imz. Rrok Mirdita: 50-vjetori i LKSHA p. 14

Dom Gjergj Meta: Klosi, requiem shprese vs. një kulture vdekjeje f.17 Frank Shkreli: Papa Benedikti Takon Fidel Kastron f.18

Perfete Leka: Inxhinier Bujar Golemi — Shembull i lartë i tolerancës fetare f. 30 Klajd Kapinova: Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani f. 34 Tomë Mrijaj: Mustafa Kruja (18871958) - elitë intelektuale që s’përsëritet f. 36

Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

PARAPAGIMI VETËM $30 NË VIT Ju lutemi na e dergoni pagesën në:

Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, Papas Antonio Belusci, nga Frascineto në Calabria të Italisë dhe Dom Fran Kolaj, famullitar i Kishës “Shën Pali, fotografuar pas meshës në Kishën tonë.


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Krishti në Sakramend

Jeta e të krishtenit asht e rrajosun në Sakramendet e Krishtit, që i ka themelue për shëlbimin tonë. Kur i marrim ato na hyjmë në misterin e Jetës së Tij. Shën Pali në letrën drejtue Galatasëve (2:20) thekson se nuk jemi na por Krishti që jeton në ne. Jeta e jonë bahet sakramentare, trupi ynë bëhet tempull i Shpirtit Shejt. Kjo gja nuk asht vetëm nji mësim, thanje e bukur por nji realitet. Çdo i krishten mundet me e përjetue këtë mrekulli në jetën e vetë. Por, nuk mundet me përjetue gja pa e praktikue fenë e besimin në Krishtin. Katër sakramende merren vetëm nji herë e janë: Pagëzimi, Krezmimi, Urdhëni i Shejt i Meshtarisë dhe Kunora e Martesës. Kurse sakramendet që merren shpesh dhe simbas nevojet janë: Rrëfimi, Kungimi dhe Vojimi për të sëmurë. Me thanë se jam vetëm i Pagëzuem e mos me shkue në Meshë me e marrë Krishtin në zemër në Kungim asht nji gja kontradiktore, sikur me thanë jam gjallë pa jetë. Gjithashtu mos me i rrëfye mëkatet e me marr zgjidhje prej tyne në Sakramendin e Rrëfimit asht sikur me jetue pa u la kurr. Si ka trupi nevoj me u pastrue prej ndytësisë fizike ashtu ka nevojë edhe shpirti me u pastrue prej ndytësisë së mëkatit. Krishti e themelon këtë sakramend kur u thotë apostujve (Gjoni 20:23) kujdo që ju t’ia falni mëkatet kanë me iu falë. Nëpërmjet shugurimit të Urdhënit Shejt meshtari, në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit Shejt, jep zgjidhjen prej mëkatëve atyne që të pënduem në zemër i rrëfejnë dhe premtojnë se nuk do ti bajnë ma. Shën Augustini thotë se rrëfimi i punëve të këqija asht fillimi i punëve të mira. Dhe, kur mbesim pa rrëfye, na e mëshefim Krishtin prej nesh e jo vetën prej Krishtit. Me 3 qershor në kishën tonë u asht nda Sakramendi i Krezmimit 87 të rijëve dhe të rejave të famullisë tonë prej

Shkelqësisë së Tij Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv metropolitan i TiranëDurrës. Gjithashtu, pak ma parë, me 5 maj, u asht nda sakramendi i Kungimit të Parë 62 nxansave. Këta kanë ba dy vjetë katekizëm për Dom Pjetër njanin e dy vjetë POPAJ për tjetrin, gjithësejt katër vjet. Vërtetë ka qenë nji kënaqësi kur ky numer i madh i fëmijëve të përgaditun kanë marrë këto sakramende. Lusim Zotin që ta vejnë në praktikë ate që kanë mësue. Sa asht e randësishme me i marr Sakramendet aq asht me u përgaditë për ta. Na duhet me qenë të vetëdijshëm se

marrim Krishtin në ta. Sa ma tepër që mësojmë për Krishtin aq ma tepër thellohemi në misterin e pranisë së Tij. Gjithashtu, edhe mbasi i marrim sakramendet, na duhet vazhdimisht me praktikue besimin tonë. Nuk merren Sakramendet e Rrëfimit dhe të Kungimit vetëm nji herë por vazhdimisht. Këto janë të nevojshëm për jetën tonë sikur ushqimi për trup. Krishti thotë se Unë jam buka që zbriti prej qiellit dhe kushdo që do të hajë

3

këtë bukë do të jetoj për amshim (Gjoni 6:51). Në Darkën e Mbrame, Ai merr bukën, e bekon, e then dhe ua ndan Apostujve tue u thanë: “Ky asht Korpi im” e gjithashtu edhe venën e u thotë: “Ky asht Gjaku im”. Të njajtin “Korp” dhe “Gjak” të Tij marrim për çdo Meshë. Ai asht i pranishëm në Sakramend si nxehtësia në flakë. Shën Fraçesku thotë se në këtë botë unë nuk mundem me e pa me sytë e mi Jezu Krishtin, Birin e Zotit, por vetëm në të Shejtnueshmin Sakramend. Si të Krishtenë, na mundohemi me jetue të zgjuet e jo në gjum. Jeta asht e shkurtë e koha kalon. Ka shumë që thojnë se kur të plakem kam me qenë ma i përpikët. Po, o Zot, por jo tash! Por kush na garanton ne se do të mbërrijmë atë moshë? Zoti na jep çdo ditë si dhuratë që me fillue rishtas me Të. Na jep mundësinë me u takue me Të tash, sidomos në Sakramende. Nganjiherë bahemi sikur ai fëmija që nuk ka nxanë me hecë hala e duhet dikush me i ndihmue me u çue në kambë. Zoti i madh na e jep dorën gjithmonë por sidomos kur rrëzohemi nën peshën e rand të barrës së problemëve të jetës. Atëherë kur gjindemi të vetmuem, të përgojuem, të paragjykuem e të perulun prej tjerëve, Ai na vjen në ndihmë. Në mbrendësinë tonë e ndiejmë praninë e Zotit si nji freskinë të kandëshme në mes vapës së shqetësimëve tona. Atëherë kur gjindemi të lodhun e të hutuem, Ai me dritën e vet na ndriçon mendjen dhe me dorën e Tij na ngritë tue na forcue dhe shërue ligështitë tona. Në Ungjillin e Sh. Mateut (11:28) Ai na thotë: “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhun prej barrës së randë e unë do t’ju çlodhi”. Të gjitha këto mundemi me i shijue kur e marrim Atë dejësisht në Sakramende dhe kur i lutemi me fe të gjall e pa dyshim. Ai na thotë (Mateu 21:22) “. . . në qoftë se besoni keni për të marr çkado që të kërkoni në uratë”.


4

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

MESSAGE OF HIS HOLINESS POPE BENEDICT XVI FOR THE TWENTY-SEVENTH WORLD YOUTH DAY 2012

“Rejoice in the Lord always” (Phil 4:4) Dear young friends, I am happy to address you once more on the occasion of the 27th World Youth Day. The memory of our meeting in Madrid last August remains close to my heart. It was a time of extraordinary grace when God showered his blessings on the young people gathered from all over the world. I give thanks to God for all the fruits which that event bore, fruits which will surely multiply for young people and their communities in the future. Now we are looking forward to our next meeting in Rio de Janeiro in 2013, whose theme will be: “Go and make disciples of all nations!” (cf. Mt 28:19). This year’s World Youth Day theme comes from Saint Paul’s exhortation in his Letter to the Philippians: “Rejoice in the Lord always” (4:4). Joy is at the heart of Christian experience. At each World Youth Day we experience immense joy, the joy of communion, the joy of being Christian, the joy of faith. This is one of the marks of these gatherings. We can see the great attraction that joy exercises. In a world of sorrow and anxiety, joy is an important witness to the beauty and reliability of the Christian faith. The Church’s vocation is to bring joy to the world, a joy that is authentic and enduring, the joy proclaimed by the angels to the shepherds on the night Jesus was born (cf. Lk 2:10). Not only did God speak, not only did he accomplish great signs throughout the history of humankind, but he drew so near to us that he became one of us and lived our life completely. In these difficult times, so many young people all around you need to hear that the Christian message is a message of joy

and hope! I would like to reflect with you on this joy and on how to find it, so that you can experience it more deeply and bring it to everyone you meet. 1. Our hearts are made for joy A yearning for joy lurks within the heart of every man and woman. Far more than immediate and fleeting feelings of satisfaction, our hearts seek a perfect, full and lasting joy capable of giving “flavour” to our existence. This is particularly true for you, because youth is a time of continuous discovery of life, of the world, of others and of ourselves. It is a time of openness to the future and of great longing for happiness, friendship, sharing and truth, a time when we are moved by high ideals and make great plans. Each day is filled with countless simple joys which are the Lord’s gift: the joy of living, the joy of seeing nature’s beauty, the joy of a job well done, the joy of helping others, the joy of sincere and pure love. If we look carefully, we can see many other reasons to rejoice. There are the happy times in family life, shared friendship, the discovery of our talents, our successes, the compliments we receive from others, the ability to express ourselves and to know that we are understood, and the feeling of being of help to others. There is also the excitement of learning new things, seeing new and broader horizons open up through our travels and encounters, and realizing the possibilities we have for charting our future. We might also mention the experience of reading a great work of literature, of admiring a masterpiece of art, of listening to or playing music, or of watching a film. All these things can bring us real joy. Yet each day we also face any number of difficulties. Deep down we also worry about the future; we begin to wonder if the full and lasting joy for which we long might be an illusion and an escape from reality. Many young people ask themselves: is perfect joy really possible? The quest for joy can follow various paths, and some of these turn out to be mistaken, if not dangerous. How can we distinguish things that give real and lasting joy from immediate and illusory

pleasures? How can we find true joy in life, a joy that endures and does not forsake us at moments of difficulty? 2. God is the source of true joy Whatever brings us true joy, whether the small joys of each day or the greatest joys in life, has its source in God, even if this does not seem immediately obvious. This is because God is a communion of eternal love, he is infinite joy that does not remain closed in on itself, but expands to embrace all whom God loves and who love him. God created us in his image out of love, in order to shower his love upon us and to fill us with his presence and grace. God wants us to share in his own divine and eternal joy, and he helps us to see that the deepest meaning and value of our lives lie in being accepted, welcomed and loved by him. Whereas we sometimes find it hard to accept others, God offers us an unconditional acceptance which enables us to say: “I am loved; I have a place in the world and in history; I am personally loved by God. If God accepts me and loves me and I am sure of this, then I know clearly and with certainty that it is a good thing that I am alive”. God’s infinite love for each of us is fully seen in Jesus Christ. The joy we are searching for is to be found in him. We see in the Gospel how the events at the beginning of Jesus’ life are marked by joy. When the Archangel Gabriel tells the Virgin Mary that she is to be the mother of the Saviour, his first word is “Rejoice!” (Lk 1:28). When Jesus is born, the angel of the Lord says to the shepherds: “Behold, I proclaim to you good news of great joy that will be for all the people. For today in the city of David a Saviour has been born for you, who is Messiah and Lord” (Lk 2:10-11). When the Magi came in search of the child, “they were overjoyed at seeing the star” (Mt 2:10). The cause of all this joy is the closeness of God who became one of us. This is what Saint Paul means when he writes to the Philippians: “Rejoice in the Lord always. I shall say it again: rejoice! Your kindness should be known to all. The Lord is near” (Phil 4:4-5). Our first reason for joy is the closeness of the Lord, who welcomes me and loves me.

An encounter with Jesus always gives rise to immense inner joy. We can see this in many of the Gospel stories. We recall when Jesus visited Zacchaeus, a dishonest tax collector and public sinner, he said to him: “Today I must stay at your house”. Then, Saint Luke tells us, Zacchaeus “received him with joy” (Lk 19:5-6). This is the joy of meeting the Lord. It is the joy of feeling God’s love, a love that can transform our whole life and bring salvation. Zacchaeus decides to change his life and to give half of his possessions to the poor. At the hour of Jesus’ passion, this love can be seen in all its power. At the end of his earthly life, while at supper with his friends, Jesus said: “As the Father loves me, so I also love you. Remain in my love... I have told you this so that my joy may be in you and your joy may be complete” (Jn 15:9,11). Jesus wants to lead his disciples and each one of us into the fullness of joy that he shares with the Father, so that the Father’s love for him might abide in us (cf. Jn 17:26). Christian joy consists in being open to God’s love and belonging to him. The Gospels recount that Mary Magdalene and other women went to visit the tomb where Jesus had been laid after his death. An angel told them the astonishing news of Jesus’ resurrection. Then, the Evangelist tells us, they ran from the sepulchre, “fearful yet overjoyed” to share the good news with the disciples. Jesus met them on the way and said: “Peace!” (Mt 28:8-9). They were being offered the joy of salvation. Christ is the One who lives and who overcame evil, sin and death. He is present among us as the Risen One and he will remain with us until the end of the world (cf. Mt 28:20). Evil does not have the last word in our lives; rather, faith in Christ the Saviour tells us that God’s love is victorious. This deep joy is the fruit of the Holy Spirit who makes us God’s sons and daughters, capable of experiencing and savouring his goodness, and calling him “Abba”, Father (cf. Rm 8:15). Joy is the sign of God’s presence and action within us. 3. Preserving Christian joy in our hearts


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 At this point we wonder: “How do we receive and maintain this gift of deep, spiritual joy?” One of the Psalms tells us: “Find your delight in the Lord who will give you your heart's desire” (Ps 37:4). Jesus told us that “the kingdom of heaven is like a treasure buried in a field, which a person finds and hides again, and out of joy goes and sells all that he has and buys that field” (Mt 13:44). The discovery and preservation of spiritual joy is the fruit of an encounter with the Lord. Jesus asks us to follow him and to stake our whole life on him. Dear young people, do not be afraid to risk your lives by making space for Jesus Christ and his Gospel. This is the way to find inner peace and true happiness. It is the way to live fully as children of God, created in his image and likeness. Seek joy in the Lord: for joy is the fruit of faith. It is being aware of his presence and friendship every day: “the Lord is near!” (Phil 4:5). It is putting our trust in God, and growing in his knowledge and love. Shortly we shall begin the “Year of Faith”, and this will help and encourage us. Dear friends, learn to see how God is working in your lives and discover him hidden within the events of daily life. Believe that he is always faithful to the covenant which he made with you on the day of your Baptism. Know that God will never abandon you. Turn your eyes to him often. He gave his life for you on the cross because he loves you. Contemplation of this great love brings a hope and joy to our hearts that nothing can destroy. Christians can never be sad, for they have met Christ, who gave his life for them. To seek the Lord and find him in our lives also means accepting his word, which is joy for our hearts. The Prophet Jeremiah wrote: “When I found your words, I devoured them; they became my joy and the happiness of my heart” (Jer 15:16). Learn to read and meditate on the sacred Scriptures. There you will find an answer to your deepest questions about truth. God’s word reveals the wonders that he has accomplished throughout human history, it fills us with joy, and it leads us to praise and adoration: “Come, let us sing joyfully to the Lord; let us kneel before the Lord who made us” (Ps 95:1,6). The liturgy is a special place where the Church expresses the joy

which she receives from the Lord and transmits it to the world. Each Sunday at Mass the Christian community celebrates the central mystery of salvation, which is the death and resurrection of Christ. This is a very important moment for all the Lord’s disciples because his sacrifice of love is made present. Sunday is the day when we meet the risen Christ, listen to his word, and are nourished by his body and blood. As we hear in one of the Psalms: “This is the day the Lord has made; let us rejoice in it and be glad” (Ps 118:24). At the Easter Vigil, the Church sings the Exultet, a hymn of joy for the victory of Jesus Christ over sin and death: “Sing, choirs of angels! ... Rejoice, O earth, in shining splendour ... Let this place resound with joy, echoing the mighty song of all God’s people!” Christian joy is born of this awareness of being loved by God who became man, gave his life for us and overcame evil and death. It means living a life of love for him. As Saint Thérèse of the Child Jesus, a young Carmelite, wrote: “Jesus, my joy is loving you” (P 45, 21 January 1897). 4. The joy of love Dear friends, joy is intimately linked to love. They are inseparable gifts of the Holy Spirit (cf. Gal 5:23). Love gives rise to joy, and joy is a form of love. Blessed Teresa of Calcutta drew on Jesus’ words: “It is more blessed to give than to receive” (Acts 20:35) when she said: “Joy is a net of love by which you can catch souls; God loves a cheerful giver. Whoever gives with joy gives more”. As the Servant of God Paul VI wrote: “In God himself, all is joy because all is giving” (Apostolic Exhortation Gaudete in Domino, 9 May 1975). In every area of your life, you should know that to love means to be steadfast, reliable and faithful to commitments. This applies most of all to friendship. Our friends expect us to be sincere, loyal and faithful because true love perseveres even in times of difficulty. The same thing can be said about your work and studies and the services you carry out. Fidelity and perseverance in doing good brings joy, even if not always immediately. If we are to experience the joy of love, we must also be generous. We cannot be content to give the minimum. We need to be fully committed in life and to pay particular atten-

tion to those in need. The world needs men and women who are competent and generous, willing to be at the service of the common good. Make every effort to study conscientiously, to develop your talents and to put them at the service of others even now. Find ways to help make society more just and humane wherever you happen to be. May your entire life be guided by a spirit of service and not by the pursuit of power, material success and money. Speaking of generosity, I would like to mention one particular joy. It is the joy we feel when we respond to the vocation to give our whole life to the Lord. Dear young people, do not be afraid if Christ is calling you to the religious, monastic or missionary life or to the priesthood. Be assured that he fills with joy all those who respond to his invitation to leave everything to be with him and to devote themselves with undivided heart to the service of others. In the same way, God gives great joy to men and women who give themselves totally to one another in marriage in order to build a family and to be signs of Christ’s love for the Church. Let me remind you of a third element that will lead you to the joy of love. It is allowing fraternal love to grow in your lives and in those of your communities. There is a close bond between communion and joy. It is not by chance that Saint Paul’s exhortation: “Rejoice in the Lord always” (Phil 4:4) is written in the plural, addressing the community as a whole, rather than its individual members. Only when we are together in the communion of fellowship do we experience this joy. In the Acts of the Apostles, the first Christian community is described in these words: “Breaking bread in their homes, they ate their meals with exultation and sincerity of heart” (Acts 2:46). I ask you to make every effort to help our Christian communities to be special places of sharing, attention and concern for one another. 5. The joy of conversion Dear friends, experiencing real joy also means recognizing the temptations that lead us away from it. Our present-day culture often pressures us to seek immediate goals, achievements and pleasures. It fosters fickleness more than perseverance, hard work and fidelity to commitments. The messages it sends push a consumerist mentality and promise false

5

happiness. Experience teaches us that possessions do not ensure happiness. How many people are surrounded by material possessions yet their lives are filled with despair, sadness and emptiness! To have lasting joy we need to live in love and truth. We need to live in God. God wants us to be happy. That is why he gave us specific directions for the journey of life: the commandments. If we observe them, we will find the path to life and happiness. At first glance, they might seem to be a list of prohibitions and an obstacle to our freedom. But if we study them more closely, we see in the light of Christ’s message that the commandments are a set of essential and valuable rules leading to a happy life in accordance with God’s plan. How often, on the other hand, do we see that choosing to build our lives apart from God and his will brings disappointment, sadness and a sense of failure. The experience of sin, which is the refusal to follow God and an affront to his friendship, brings gloom into our hearts. At times the path of the Christian life is not easy, and being faithful to the Lord’s love presents obstacles; occasionally we fall. Yet God in his mercy never abandons us; he always offers us the possibility of returning to him, being reconciled with him and experiencing the joy of his love which forgives and welcomes us back. Dear young people, have frequent recourse to the sacrament of Penance and Reconciliation! It is the sacrament of joy rediscovered. Ask the Holy Spirit for the light needed to acknowledge your sinfulness and to ask for God’s forgiveness. Celebrate this sacrament regularly, with serenity and trust. The Lord will always open his arms to you. He will purify you and bring you into his joy: for there is joy in heaven even for one sinner who repents (cf. Lk 15:7). 6. Joy at times of trial In the end, though, we might still wonder in our hearts whether it is really possible to live joyfully amid all life’s trials, especially those which are most tragic and mysterious. We wonder whether following the Lord and putting our trust in him will always bring happiness. We can find an answer in some of the experiences of young people like yourselves who have found in Christ the light that can give strength and


6

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

hope even in difficult situations. Blessed Pier Giorgio Frassati (19011925) experienced many trials during his short life, including a romantic experience that left him deeply hurt. In the midst of this situation he wrote to his sister: “You ask me if I am happy. How could I not be? As long as faith gives me strength, I am happy. A Catholic could not be other than happy... The goal for which we were created involves a path which has its thorns, but it is not a sad path. It is joy, even when it involves pain” (Letter to his sister Luciana, Turin, 14 February 1925). When Blessed John Paul II presented Blessed Pier Giorgio as a model for young people, he described him as “a young person with infectious joy, the joy that overcame many difficulties in his life” (Address to Young People, Turin, 13 April 1980). Closer to us in time is Chiara Badano (1971-1990), who was recently beatified. She experienced how pain could be transfigured by love and mysteriously steeped in joy. At the age of eighteen, while suffering greatly from cancer, Chiara prayed to the Holy Spirit and interceded for the young people of the movement to which she belonged. As well as praying for her own cure, she asked God to enlighten all those young people by his Spirit and to give them wisdom and light. “It was really a moment of God’s presence. I was suffering physically, but my soul was singing” (Letter to Chiara Lubich, Sassello, 20 December 1989). The key to her peace and joy was her complete trust in the Lord and the acceptance of her illness as a mysterious expression of his will for her sake and that of everyone. She often said: “Jesus, if you desire it, then I desire it too”. These are just two testimonies taken from any number of others which show that authentic Christians are never despairing or sad, not even when faced with difficult trials. They show that Christian joy is not a flight from reality, but a supernatural power that helps us to deal with the challenges of daily life. We know that the crucified and risen Christ is here with us and that he is a faithful friend always. When we share in his sufferings, we also share in his glory. With him and in him, suffering is transformed into love. And there we find joy (cf. Col 1:24). 7. Witnesses of joy Dear friends, to conclude I would

encourage you to be missionaries of joy. We cannot be happy if others are not. Joy has to be shared. Go and tell other young people about your joy at finding the precious treasure which is Jesus himself. We cannot keep the joy of faith to ourselves. If we are to keep it, we must give it away. Saint John said: “What we have seen and heard we proclaim now to you, so that you too may have fellowship with us; we are writing this so that our joy may be complete” (1 Jn 1:3-4). Christianity is sometimes depicted as a way of life that stifles our freedom and goes against our desires for happiness and joy. But this is far from the truth. Christians are men and women who are truly happy because they know that they are not alone. They know that God is always holding them in his hands. It is up to you, young followers of Christ, to show the world that faith brings happiness and a joy which is true, full and enduring. If the way Christians live at times appears dull and boring, you should be the first to show the joyful and happy side of faith. The Gospel is the “good news” that God loves us and that each of us is important to him. Show the world that this is true! Be enthusiastic witnesses of the new evangelization! Go to those who are suffering and those who are searching, and give them the joy that Jesus wants to bestow. Bring it to your families, your schools and universities, and your workplaces and your friends, wherever you live. You will see how it is contagious. You will receive a hundredfold: the joy of salvation for yourselves, and the joy of seeing God’s mercy at work in the hearts of others. And when you go to meet the Lord on that last day, you will hear him say: “Well done, my good and faithful servant... Come, share your master’s joy” (Mt 25:21). May the Blessed Virgin Mary accompany you on this journey. She welcomed the Lord within herself and proclaimed this in a song of praise and joy, the Magnificat: “My soul proclaims the greatness of the Lord; my spirit rejoices in God my Saviour” (Lk 1:46-47). Mary responded fully to God’s love by devoting her life to him in humble and complete service. She is invoked as “Cause of our Joy” because she gave us Jesus. May she lead you to that joy which no one will ever be able to take away from you!

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 22 Mars 2012 – Shkolla e mesme Saleziane nderoi Dom Pjetër Popaj me çmimin The Saint Francis de Sales Award for Outstanding Service.

◊ Më 22 Prill 2012 – Në Eastwood Manor u shtrua Darka e 42-të Vjetore e Famullisë “Zoja e Shkodrës”.

◊ Më 5 Maj 2012 – Fëmijët e përgatitur për dy vjet, gjatë Meshës së kremtuar nga i përndershmi Dom Pjetër Popaj, moren Kungimin e Parë. Të 62-ve të kunguar për herë të parë, si dhe prindërve, mësuesve dhe tërë famullisë “Zoja e Shkodrës” urime.

◊ Më 3 Qershor 2012 – U krezmuan 87 vetë. Sakramentin e krezmimit, sikur është bërë traditë, e ndau shkëlqesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës.

◊ Më 23 Qershor 2012 – Qendra Nëna Tereze organizoi Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në New York. Manifestimi u bë në Kensiko Dam Plaza, në Valhalla, New York dhe vazhdoi në Qendrën “Nëna Tereze”.

NË PËRGATITJE:

◊ Më 9 Shtator 2012 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, shtrohet darkë në nder të të Lumes Nëna Tereze.

◊ Më 14-16 Shtator 2012 – Në trollin e Kishës “Zoja e Shkodrës” organizohet Karnavali tradicional treditorë.

◊ Më 11 Nëntor 2012 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), në rrethin e Lehman College në Bronx, në organizimin e Qendrës “Nëna Tereze” zhvillohet Festivali Shqiptar XXII. ◊ Më 25 Nëntor 2012 – Në Qendrën “Nëna Tereze” shtrohet darkë në nder të Krishtit Mbret. ◊ Më 28 Nëntor 2012 – Në kambonaren e Kishës “Zoja e Shkodrës” në një ceremoni solemne ngritet Flamuri kombëtar, duke u pasuar me një program për nder të 100vjetorit të Pavarësisë Kombëtare.


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

7

“ZOJA E SHKODRËS” NJË QENDËR E MADHE FETARE, KULTURORE DHE KOMBËTARE Mark K.

SHKRELI Aktivitetet fetare, kulturore dhe shoqërore, po bëhen më të dendura çdo vit. Gjatë tremujorit Prill – Qershor 2012, veprimtaria e famullisë “Zoja e Shkodrës” përfshinë: Udhën e Kryqit çdo të premte (gjatë Kreshmëve), ceremonitë e Javës së Madhe, që kulminuan me të Dielën e Pashkëve. Gjithashtu më 22 Prill u kremtua festa vjetore e famullisë (29 Prill), dhe mbas Meshës së Shenjtë, në Qendrën “Nëna Tereze” u shtrua një koktej në nderim të Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës, L.M.T. Princit Leka dhe të tjerë, të cilët ishin në New York me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Federatës Pan-shqiptare “Vatra”. Me 5 Maj 62 fëmijë morën Kungimin e Parë; më 17 Maj u celebrua festa e Shëlbuemit, kurse më 27 Maj festa e Rrëshajeve; më 3 Qershor u kremtua festa Trinia e Shenjtë dhe njëkohësisht u bë Krezmimi i 87 të rinjëve; më 7 Qershor u kremtua festa e Korpit të Krishtit dhe, më 10 Qershor 2012, në Qendrën “Nëna Tereze” u mbajt një simpozium përkujtimor me rastin e 50-vjetorit të themelimit të paraprijësit të famullisë “Zoja e Shkodrës” — Lidhja Katolike Shqiptare-Amerikane. Aktiviteti i fundit i këtij 3-mujori ishte organizimi i Ditës së Trashigimisë Shqiptare (23 Qershor 2012), në Kensico Dam Plaza në Valhalla, New York. Shkrimin do t’a filloj me një ngjarje, që ndodhi në fund të

Marsit, mbasi numri i fundit i revistës ishte dërguar në shtyp, dekorimi i të përndershmit Dom Pjetër Popaj nga shkolla e mesme Salesian High School në New Rochelle.

Salesian High School dekoron Dom Pjetër Popaj

Më 22 Mars 2012, në restorantin Beckwith Pointe në New Rochelle, në një ceremoni solemne, shkolla e mesme Salesian High School, ndau disa dekorata personaliteteve të lëmijeve të ndryshme, mes të cilëve ishte edhe famullitari ynë Dom Pjetër Popaj, i cili mori shpërblimin The Saint Francis de Sales Award for Outstanding Service. Për të treguar respektin dhe dashurinë ndaj famullitarit tonë, në darkë morën pjesë një numër i konsiderueshëm nga Famullia “Zoja e Shkodrës”, fakt që Dom Pjetri e përmendi gjatë fjalimit të pranimit të dekoratës, duke i përshendetur

Dom Pjetri duke falënderuar organizatorët

dhe falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme. Atë Patrick Angelucci, SDB, President/Director i shkollës, në fjalën e tij përshëndetëse, mes tjerash tha: “Urime të nderurve tanë sonte, Lou dhe John Calvelli, të dy ish-nxënës të Salesian High School, Dr. Joseph E. Nyre, Presdient i Iona College dhe Dom Pjetër Popaj, Famullitar i Famullisë Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

Dom Pjetër Popaj me kongresemenin Eliot Engel


8

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Kremtimi ynë sonte na e bën të mundshme t’i nderojmë këta burra të jashtzakonshëm, të cilët bëjnë ndikim pozitiv në jetët e aq shumë të rinjve. Ne u jemi mirënjohës për dëshminë e shërbimit të tyre”. Mandej, me radhë, u ftuan të nderuarit për të marrë dekoratat. Në emër të gjimnazit Salezian, dekoratën ia dorëzoi Dom Pjetrit nxënësi i kësaj shkolle, shqiptari Michael Gjushi.

Java e Madhe: Mundimi dhe Ringjallja e Zotit Tonë Jezu Krishtit

Biografia e Dom Pjetrit e botuar në programin e darkës

E tërë famullia “Zoja e Shkodrës”, si asnjëherë tjetër, gjatë Javës së Madhe, merr pjesë masovikisht në të gjitha ritet, duke filluar nga e Enjta dhe kulminuar të Dielën e Pashkëve, kur kisha, Qendra “Nëna Tereze” dhe oborri i kishës ishin plot e përplot me besimtarë të të gjitha moshave, shumë prej tyre të veshur me kostume tradicionale. Të Enjtën e Madhe përkujtojmë themelimin e


Ehuaristisë (Kungimit Shenjt), larjen e këmbëve të dishepujve, Meshën e parë në të cilën Jezu Krishti ishte prifti i amshuar, Kungimin e parë të apostujve, ndarjen e parë të Urdhërit Shenjt, paralajmërimin e tradhëtisë së Judës dhe mohimit të Pjetrit dhe Urdhërin e ri: “Po ju jap një urdhër të ri, duani njëri-tjetrin, sikurse unë ju desha juve. (Mandátum novum do vobis, ut diligátis ínvicem, sicut diléxi vos.)” (Gjn 13:34). Në këtë përkujtim dhe për t’iu përmbajtur traditës që ka zanafillën që nga Sinodi i 17-të i Toledos më 694, edhe famullitari ynë Dom Pjetër Popaj, gjatë Meshës ua lau dhe fshiu këmbët dymbëdhejtë burrave që ishin të rreshtuar pranë altarit. Në përfundim të Meshës, sipas rregullit liturgjik, të gjitha Hostet e shuguruara u barten në Altarin anësor, kurse Tabernakulli u la i hapur, qirinjtë u fikën, altari kryesor u zhvesh nga çdo stoli. Të Premtën e Madhe, dita e vetme gjatë vitit që nuk kremtohet Mesha e Shenjtë, u bënë ritet shumë domethënëse, duke bërë leximet nga Shkrimi Shenjt dhe duke u dramatizuar Mundimi i Zotit Tonë Jezu Krishtit. Mandej kryecelebranti Dom Viktor Dedaj, i shoqëruar nga dy administranta, barti Drurin e Kryqit përmes kishës, duke u ndalur tri herë dhe duke shpallur: “Ja Druri i Kryqit, që solli shëlbimin e botës”. Kryqi mandej u vendos në altar dhe të gjithë të pranishmit, një nga një, u afruan për ta adhuruar atë. Nga altari anësor, u barten Hostet që ishin vendosur atje të Enjtën e Madhe dhe, pas kungimit, u kthyen përsëri atje. Të Shtunën e Madhe, në mëngjes, në ceremoninë e udhëhequr nga i përndershmi Dom Pjetër Popaj, u recituan Vajtimet e Jerimisë Profet, kurse në mbrëmje, Mesha e Vigjiljes së Pashkëve nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj. Gjatë ceremonisë në mëngjes, sikurse edhe gjatë Meshës së Vigjiles, u bë bekimi i ushqimeve, të sjellura nga besimtarët. E Diela e Pashkëve, është festa më e madhe e të gjithë krishtianëve, andaj edhe pjesëmarrja në të dy meshët ishte e jashtzakonshme. Kisha jonë, edhe pse mjaft e madhe, sot ishte tepër e vogël për të akomoduar të gjithë besimtarët. Vërtetë, as Qendra “Nëna Tereze” nuk mjaftoi të akomodoi ata që kishin mbetur jashtë kishës, ashtu që një numër i madh e ndoqen Meshën e Pashkëve nga oborri i kishës. Dom Pjetri dhe Dom Viktori, dëshirojnë që edhe një herë t’i falënderojnë të gjithë për mirësjelljen gjatë tërë javës, që kulminoi me Meshën e Pashkëve. Njëkohësisht, meshtarët dhe redaksia e revistës Jeta Katolike, ju urojnë festën e madhe, me përshëndetjen e zakontë: Për shumë mot Pashkët!

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Për të 42-tën herë kremtohet festa e famullisë - Nëna e Këshillit të Mirë - Zoja e Shkodrës

9

Ishte hera e parë në Prill 1970, që bashkia katolike shqiptare në New York, në mënyrë të organizuar kremtoi festën e pajtorës të të gjithë shqiptarëve, festën e Nënës së Këshillit të Mirë, e njohur ndër ne si Zoja e Shkodrës. Pak muaj më përpara, pikërisht natën e Krishtlindjes, më 24 Dhjetor 1969, në lokalin e sapo blerë, qe kremtuar mesha e parë në kishën e parë katolike shqiptare në kontinentin e Amerikës, e emëruar Qendra Katolike Shqiptaro-Amerikane “Zoja e Këshillit të Mirë”. “Mirëse u ka pru Zoti në shtëpinë tuej!” u dëgjua zëri i të përndershmit Dom Zef Oroshi, udhëheqës shpirtëror i katolikëve shqiptarë në Amerikë dhe përsëriti fjalët që i kishte thënë më 1962, me rastin e themelimit të Lidhjes Katolike ShqiptareAmerikane: “Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe’’. Shumë gjera kanë ndryshuar që

nga ajo kohë: Kisha nuk është më një ndërtesë e vogël në Bronx por një godinë impozante në majë të një kodre që mbizotëron tërë rrethin Westchester; Dom Zefi, që më vonë u lartësua në monsinjor, nuk është më gjallë; pasuesi i tij, Dom Rrok Mirdita, tani është arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, kurse Patër Andrew Nargaj dhe Dom Lazër Sheldija janë në


10

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Pamje nga darka

amshim; numri i besimtarëve nuk është më i vogël por është shumëfishuar me më se 2 mijë familje të regjistruara; kisha nuk është më qendër me administrator, por famulli e plotë me famullitar, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, kurse zëvendës famullitari Dom Nikolin Pergjini tani është famullitar i famullisë Saint Lucy në Bronx dhe Diakon Marash Shkreli, tani shërben në famullinë Saint Lawrence O’Toole në Brewster. Kremtimi i festës është bërë traditë dhe organizohet çdo vit, pa ndërprerje, kësaj radhe për të 42-tën herë.

për të bërë bekimin e darkës. Pasi falënderoi Dom Viktorin për lutjen, bekimin dhe fjalët e bukura, zoti Berishaj mbajti fjalën e rastit, duke folur për legjendën e ikjes së freskos së Zojës nga “Kisha te Kalaja” e Shkodrës në Genazzano, afër Romës, ku gjendet edhe sot dhe për historinë e famullisë “Zoja e Shodrës”, si dhe për planet për të

Gëzim Nika

Valle e Rozafatit

Mesha, dedikuar Zojës së Këshillit Mirë, u kremtua nga famullitari, Dom Pjetër Popaj, i cili gjatë predikimit foli gjerë e gjatë për historikun e Zojës së Shkodrës dhe njëkohësisht edhe për historikun e famullisë “Zoja e Shkodrës”. Si është bërë zakon, kremtimi vazhdoi me një darkë solemne në restorantin Eastwood Manor, ku moren pjesë rreth 500 vetë. Darkën e hapi kryetari i Këshillit të Kishës, zoti Leonardo Berishaj, i cili, mbasi që falenderoi klerikët e kishës, pjesëmarrësit dhe mysafirët e nderit, të përndershmin Dom Nikolin Pergjinin dhe të ndershmin Diakon Marash Shkrelin ((ish nd/famullitar dhe ish diakon në kishën “Zoja e Shkodrës”), ftoi të përndershmin Dom Viktor Dedaj,

ardhmen. Në program ishte edhe një poezi e recituar nga vet autori, përndryshe anëtar i famullisë “Zoja e Shkodrës”, z. Nikollë Curanaj, kushtuar kishës së Shna Ndout në Guci, e cila qe renovuar pak kohë më parë, me kontributin e gucianëve nga New Yorku. Zoti Berishaj mandej, duke paraqitur famullitarin e famullisë “Zoja e Shkodrës”, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, tha: “Falë punës së tij të palodhshme 26vjeçare, si vazhdues i Dom Zef Oroshit dhe Dom Rrok Mirditës, falë komunikimit dhe mençurisë së tij, komuniteti ynë është i bashkuar. Feja, drejtësia, atdhedashuria - me këto udhëhiqet famullia jonë nga ana e Dom Pjetrit. Kisha jonë është përmbledhje e veprimtarisë së tij dhe ne i jemi mirënjohës për çdo gjë”. Si çdo herë, Dom Pjetri falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, grupin muzikor dhe Gëzim Nikën për argëtimin e pashoq, si dhe vallëtarët e Rozafatit me


koreografen Angjelina Nika. Poashtu, ai falënderoi komisionin përgatitor dhe grupin “Drita” të Qendrës “Nëna Tereze” për organizimin e mirë të darkës. “Ju jeni famullia më e mirë që mund të jetë”, tha Dom Pjetri.

Imzot Gjergji dhe Princi Leka në Kishën “Zoja e Shkodrës”

Organizata Pan-shqiptare “Vatra”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit, kishte ftuar shumë dinjitarë nga vendlindja dhe diaspora, mes të cilëve edhe ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin dhe L.T.M. Princin Leka II. Meshën e së dieles e udhëhoqi Imz. Gjergji dhe bashkëmeshuan Dom Pjetër Popaj, famullitar i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Papas Antonio Belusci, nga Frascineto në Calabria të Italisë, Dom Fran Kolaj, famullitar i Kishës “Shën Pali” në Detroit, Dom Ndue Gjergji, famullitar i Kishës “Zoja Ndihmëtare” në Detroit, Dom Viktor Dedaj, nga Kisha “Zoja e Shkodrës” në New York, Dom Albert Jakaj, sekretar i ipeshkvit të Kosovës, Patër Mikel Pllumaj, O.F.M., famullitar i kishës “Shën Pjetri e Pali” në Bajzë të Kastratit. Në Meshë ishte i pranishëm edhe L.T.M. Princi Leka II me të fejuarën Elia Zaharia dhe një numër i madh

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

bashkëatdhetarësh që e shoqëronin atë. Në fillim të predikimit të tij, Imzot Gjergji, përshëndeti klerikët që bashkëmeshonin me të, familjen mbretërore të Shqipërisë dhe të gjithë dinjitarët dhe besimtarët të pranishëm në këtë Meshë të Shenjtë. Në mënyrë të veçantë, ai shprehu mirënjohje ndaj famullisë

11

qenë një kontribut më i madh nga gjithë kontributet e tjera. Edhe pse, siç keni parë në kremtimin e 100vjetorit të Nënës Tereze, kemi pasur gjithë emigracionin që kanë ndihmuar dhe e kanë mbështetur atë vepër të madhe për të gjithë neve, ku ne kemi dashtë dhe duam të ndërtojmë një kishë, shkollë shpirtërore për dashuri, aty ku të

L.T.M. Princi Leka II me të fejuarën Elia Zaharia dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji

“Zoja e Shkodrës” për kontributin e madh për ndërtimin e katedrales së Prishtinës. “Kënaqem sot, që mund t’ju përqafoj juve besimtarët e kësaj famullie, pas dy viteve që ishit në festimin e 100-vjetorit të lindjes të Nënës Tereze në katedralen tonë ende të papërfunduar, por veç të ndërtuar, në kryeqytetin e Prishtinës. Dëshiroj me gjithë zemër, të gjithë juve, të ju falënderoj për kontributin që keni dhanë sepse, siç e dini, kontributi juaj ka

gjithë shqiptarët do të mund të shijojnë gëzimin e dashurisë në zemrat e tyre dhe do të dinë të mësojnë nga shembulli i Nënës


12

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Tereze se si një zemër, e cila din të flijohet dhe të dhurohet, është e aftë pa pas asgjë të vëhet në shërbim të të gjithëve, të vëhet në shërbim të të mjerëve, të gëzojë ata të pikëlluar që kanë nevojë për një fjalë të mirë por edhe për një shikim sy-më-sy, ashtu, një shikim dashurie dhe një buzëqeshje njerëzore. Këtu, në këtë kishë katedrale, të gjithë ju e keni

të besimit katolik, por të të gjitha besimeve, që kishin ardhur atë ditë të merrnin pjesë në meshën e përbashkët të klerikëve nga New York-u, Detroit-i, Kosova dhe Shqipëria. Dom Pjetri dhe Dom Viktori, taman si shtëpiakë të vërtetë, gjë që e kanë mësuar në familjet e veta, në Shën Gjergjin e Ulqinit, u kujdesën që çdonjëri ta ndiente vetën në “shtëpinë e vet”.

Dom Pjetër Popaj, duke përshëndetur mysafirët

përjetuar se si në të vërtetë dashuria e të gjithë shqiptarëve ishte bashkuar aty. Prandaj, o vëllezër e motra fort të dashur, edhe një herë dëshiroj me gjithë zemër t’ju falënderoj juve, Dom Pjetrin edhe shumë të tjerë që na kanë ndihmuar, na kanë mbështetur dhe e kemi prue punën deri në atë situatë ku neve, qe tani jemi duke rregulluar edhe rregullimin e brendshëm. …Edhe një herë unë mendoj se zemërgjerësia juaj do të vuloset dhe do të shkruhet në themele, në mure dhe në kumbonaren e katedrales, kur do të bijnë kumbonët, do të tingëllojë një zë nga New Yorku, nga kjo kishë”. Mbas Meshe, famulliatri Dom Pjetër Popaj, i ftoi të gjithë në Qendrën “Nëna Tereze” ku ishte shtruar një pritje për mysafirët e shtrenjtë. Salla e qendres ishte mbushur plot me njerëz, jo vetëm

Stafi i Qendres “Nëna Tereze”, si gjithmonë, edhe kësaj radhe, kishin përgatitur një koktej në mënyrë profesionale, për çka falënderimi më i madh i takon grupit “Drita” të udhëhequr nga Mark Berishaj dhe Elsa Lulaj, për çka u jemi mirënjohës. Kryetari i Këshillit të Kishës, z. Leonardo Berishaj, me fjalë të zgjedhura, iu dëshiroi mirëseardhjen të gjithëve. Dhëntë Zoti që kësi lloj takimesh të bëhen sa më shpesh në këtë vend ku çdonjëri e ndienë vetën në Shqipëri. Udhëheqësit shqiptarë, pa marrë parasysh kufinjtë politikë, pa marrë parasysh se cilit besim i përkasin, pa marrë parasysh a janë Toskë apo Gegë, në këtë kishë, kanë gjetur dhe gjithmonë do të gjejnë shtëpinë e vet dhe, në Dom Pjetrin dhe tërë anëtarët e famullisë “Zoja e Shkodrës”, vëllezërit e vet të gjakut.

50-vjetori i LKSHA

Ungjilli thotë se fara, për të dhënë fryt duhet të vdesë. Ashtu ndodhi edhe me Lidhjen Katolike Shqiptare-Amerikane. Ajo u themelua më 16 Qershor 1962, nga meshtari i zellshëm, i përndershmi Dom Zef Oroshi. Nga kjo shoqatë/lidhje, mbiu Qendra Katolike Shqiptaro-Amerikane “Zoja e Këshillit të Mirë”, më 1969, e cila më 1980 u zgjerua në një kishë më të madhe, kurse më 1999 u shugurua kisha e sotme në Hartsdale. “Një gur i çmueshëm, një diamant”, e pat quajtur Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor, arqipeshkëv i New York-ut. Për të përkujtuar, dhe në nder të 50-vjetorit të organizatës Lidhja Katolike Shqiptare-Amerikane, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, me Këshillin e Kishës dhe Qendrën “Nëna Tereze”, organizoi seminar përkujtimor, të dielen më 10 Qershor 2012. Seminarin e udhëhoq kryetari i Këshilli të Kishës, z. Leonardo Berishaj, i cili bëri hapjen duke përshëndetur të pranishmit: ”Të nderuar zonja dhe zotërinjë, Vëllezer e motra, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju deshiroj mirëardhjen në shënimin e 50 vjetorit të formimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro–Amerikane. Lidhja Katolike ShqiptaroAmerikane u themelua më 16 qershor 1962, me nismëtarët e përkushtuar, meshtarët shqiptarë, mons. Zef Oroshi dhe atë Andrew Nargaj, me përkrahjen e një grupi të vogël besimtarësh katolikë shqiptarë”. “Më 16 nëntor 1985, në Katedralën e Saint Patrick-ut, në Manhattan, NY, nga Shkëlqësia e Tij John Cardinal O’Connor, Arqipeshkëv Metropolit i New York-ut, u shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë – Dom Pjetër


Popaj. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmësfamullitar në Kishën Shqiptare "Zoja e Këshillit të Mirë". Dom Pjetër Popaj, vite me radhë është në krye të famullisë së Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe gjithnjë është plotësisht i përkushtuar në

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Udhëqësi i Seminarit Leonardo Berishaj Kryetar i Këshillit të Kishës

Paneli i seminarit; Dom Pjetër Popaj, Tonin Mirakaj, Dom Rrok Mirdita dheFran Shkreli

Pjesëmarrës të Seminarit

Tonin Mirakaj, Dom Pjetër Popaj, Mark Shkreli, Fran Shkreli, Dom Rrok Mirdita dhe Sami Repishti

13

shërbim të fesë e të kombit. Dom Pjetri është figurë e respektuar në komunitetin tonë dhe krejt botën shqiptare. Ne jemi krenarë me veprimtarinë e tij”, tha z. Berishaj duke paraqitur famullitarin Dom Pjetër Popaj. Dom Pjetri, në fjalën përshëndetëse, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, si dhe panelistët, Imzot Rrok Mirditën, z. Tonin Mirakaj, Fran Shkreli dhe Mark Shkreli. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi përgatitorët e ngjarjes, në veçanti grupin “Drita” të Qendres “Nëna Tereze”. Në mënyrë të posaçme, ai përshëndeti edhe përkrahësin e çështjes katolike shqiptare, Prof. Dr. Sami Repishtin, i cili kishte marrë mundimin të vijë nga shteti fqinj i Connecticut. Z. Berishaj foli shkurtimisht për

Dom Rrok Mirdita dhe Prof. Sami Repishti

Shkelqësinë e Tij, Imzot Rrok Mirditën: “Kontribut të madh famullisë sonë dhe krejt komunitetit shqiptar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë i përndershmi Imzot Rrok Mirdita. Imzot Mirdita, Kryeipeshkëv i arqipeshkvisë Tiranë-Durrës, është njeri i lidhur ngushtë me komunitetin katolik të New York-ut, ku ka shërbyer për shumë vite në të kaluarën. Ai ka ardhur në New York, nga arqipeshkvia e Tivarit më 1973 dhe ka shërbyer si ndihmës i Mons. Oroshit. Pas pensionimit të


14

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Mons. Oroshit, Imzot Rrok Mirdita bëhet administrator i kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ai menjëherë mori hapa për unifikimin e katolikëve të treshtetëshit New York-New Jersey-Connecticut, dhe deklarata e bashkimit u nënshkrua në vitin 1987. Gjatë administratës së Imz. Mirditës, më 26 shtator 1989 u nënshkrua kontrata për blerjen e trollit ku sot gjendet kisha jonë në Hartsdale. Dom Rrok Mirdita u shpall famullitari i parë i kësaj famullie. Në vitin 1992, Papa Gjon Pali II e emëroi Mirditën arqipeshkëv të Durrës-Tiranës, gjë që e detyroi shpërnguljen e tij nga New Yorku. Imzot Rrok Mirdita i ka meritat për ringritjen e besimit Katolik në Shqipëri dhe gjithë jetën e tij i ka sherbyer kombit shqiptar dhe Zotit. Deri para pak kohe ishte president i Konferencës Ipeshkëvnore të Shqipërisë”. “Kam kënaqësinë të përshëndes përkujtimin e 50 vjetorit të themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptare, që ka qenë thelbi e zanafilla e asaj që sot është Famullia e Zojës së Shkodrës”, filloi përshëndetjen e tij Imzot Mirdita, i cili ka shërbyer në këtë famulli për 20 vite me radhë. Dhe përfundoi duke thënë: “Kisha është realitet i gjallë, është mbi të gjitha arkitekturë shpirtërorë, ku gurët mbahen bashkë, sepse lidhja është katolike, fjalë kjo që nuk përshkruan vetëm një denominacion fetar, por universalitetin e shpirtit njerëzor. Qoftë kjo kishë gjithmonë dera e hapur e shqiptarëve ne New York”, tha mes tjerash Imzot Mirdita. Folësi i radhës ishte një nga pjesëmarrësit në themelimin e Lidhjes Katolike, z. Tonin Mirakaj, të cilin z. Berishaj e prezantoi duke thënë: “Bashkëthemelues i Lidhjes Katolike, dhe sekretar i këshillit të parë, zgjedhë më 21 korrik 1962, ka qenë z. Tonin Mirakaj - krahu i

Të nderuar miq, Kam kënaqësinë të përshëndes përkujtimin e 50 vjetorit të themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptare, që ka qenë thelbi e zanafilla e asaj që sot është Famullia e Zojës së Shkodrës. Historia e vendit tonë për shumë shekuj ka qenë e tillë që i ka bërë shqiptarët të mos e ndjenin tokën e tyre si shtëpinë e tyre, për këtë arsye njerëzit tanë kanë kërkuar rrugët e perëndimit e kanë arritur deri ne SHBA. Aftësia për t'u përshtatur në jetën e shtetit mikpritës, për të mësuar gjuhën e tij dhe gatishmëria për të përvetësuar qytetërimin perëndimor kanë qenë dhe mbeten karakteristika të mrekullueshme të popullit tonë. Megjithatë, këto karakteristika nuk janë kthyer në shkakun e shpërbërjes së karakterit kombëtar të lëvizjes migratore. Pikërisht nevoja për t'i dhënë një shprehje dhe një fytyrë konkrete lodhjes shpirtërore të shqiptarëve me atdheun ka qenë shtysa kryesore për themelimin e këtyre shoqërive siç janë Vatra, që ka kremtuar 100 vjetorin e themelimit, apo Lidhja Katolike, që sot kremton 50 vjetorin e themelimit. Mund të themi pa drojë se këto organizata kanë qenë vendet ku gjente shprehje shpirti i lirë i një kombi të robëruar. Përveç të mirave të shumta që ka sjellë emigrimi, nuk mund të harrojmë dhimbjet që ka shkaktuar, viktimat e diskriminimit klasor në Shqipëri dhe brengën në zemrat e atyre që gjendeshin në Amerikë. Këto dhimbje dhe këto brenga, falë Zotit, u çliruan në vitet 90 dhe tani, kur po përgatitet të kremtojë 100 vjetorin e pavarësisë, Shqipëria po përjeton njërin prej momenteve kulmore të shpresës për t'u kthyer në gjirin e Evropës, prej ku ka qenë e shkëputur për pesë shekuj. Historia jonë e emigracionit ka treguar se shqiptarët ndjehen në shtëpinë e tyre në perëndim dhe me këtë i ka dhënë një mesazh politikës shqiptare që të mos e mbajë peng të interesave politike integrimin e vendit tonë. Të nderuar miq, nuk mund të përmend emrat konkretë të atyre që kanë meritat për ekzistencën e Lidhjes Katolike, sepse do të shkonte gjatë, por më lejoni të përmend vetëm Imzot Zef Oroshin, themeluesin e kësaj lidhjeje me bashkëpunëtorët e tij të shumtë, dhe kishën tonë këtu, që është shtëpia e hapur e shqiptarëve. Kisha është realitet i gjallë, është mbi të gjitha arkitekturë shpirtërorë, ku gurët mbahen bashkë, sepse lidhja është katolike, fjalë kjo që nuk përshkruan vetëm një denominacion fetar, por universalitetin e shpirtit njerëzor. Qoftë kjo kishë gjithmonë dera e hapur e shqiptarëve ne New York. Faleminderit. Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës

djathtë i Mons. Zef Oroshit dhe Atë Andrew Nargajt. Ka pasë bashkëpunim të kënaqshëm për 20 vite me shkëlqesinë e tij Imzot Rrok Mirdita, si dhe me famullitarin Dom Pjetër Popaj. Ka kryesuar Këshillin e kishës në disa mandate. Ka kryesuar komisione aktivitetesh të rëndësishme në komunitetin tonë. Është ky një aktivist i palodhur, publicist veteran, një ndër bashkëthemeluesit e revistës “Jeta Katolike”, kontribues i madh për famullinë dhe komunitetit tonë”. Zoti Mirakaj, si një nga liderët e parë të Lidhjes Katolike, na tregoi se si ka fillua mesha e parë në shqip, nga françeskani shqiptarë, i përndershmi Andrew Nargaj, O.F.M., si edhe disa anegdota nga fillimet e bashkësisë katolike të New Yorkut. Ai paraqiti kujtimet e veta për vajtjet e këtij komuniteti gjatë një periudhe shumëvjere, akter i së cilës ka qenë ai vetë. Tani ishte koha për t’ia dhënë fjalën folësit kryesor të seminarit dhe z. Berishaj ia dha fjalën duke bërë një paraqitje të shkurtër: “Frank Shkreli ka qenë gazetar dhe redaktor i seksionit shqip në “Zërin e Amerikës”, nga viti 1974 deri në vitin 1984, e më pas u bë shef i këtij seksioni. Pas kësaj, ka shëbyer si nën-drejtor i Entit të Zërit të Amerikës për ishBashkimin Sovjetik dhe për 10vjetë ka kryer detyrën e Drejtorit të Zërit të Amerikës për Evropën. Ishte pjesëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në vitin 1991, me ç'rast u hap ambasada amerikane. Pas daljes në pension, z. Frank Shkreli shërben si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizatë kjo që punon për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në SHBA”. Frank Shkreli, i cili ka shërbyer si sekretar i Lidhjes katolike, me vete kishte sjell librecën e antarësisë, që e ruante me kujdes për


gjitha këto vite. Në fjalën e tij, z. F. Shkreli foli imtësisht për themelimin dhe veprimtaritë e Lidhjes Katolike Shqiptare-Amerikane, që nga themlimi i saj deri në transformimin e saj në Qendrën Katolike Shqiptaro-Amerikane “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, për bashkimin e saj me Qendrën “Shën Pjetri e Pali” në Famullinë “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, si dhe veprimtarinë fetare, shoqërore dhe kulturore, deri në ditët e sotme. Duke e mbyllur simpoziumin, z. Berishaj prezantoi edhe një anëtar të kryesisë së simpoziumit: “Zonja dhe zotërinjë të nderur, tash në fund dua të përshëndes dhe të falënderoj edhe një veteran të famullisë sonë. Zotëri Mark Shkreli është kryetar i Qendrës “Nëna Tereze” dhe anëtar i Këshillit Financiar; ka qenë anëtar dhe kryetar i Këshillit të Kishës disa herë, si dhe drejtor shumëvjeçar i festivalit shqiptar… Me propozimin e Mark Shkrelit, dhe përkrahjen e këshillit, kisha jonë u emërua Zoja e Shkodrës. Është kryeredaktor i revistës “Jeta Katolike” prej shumë vitesh, botimi i së cilës vazhdon që nga viti 1966, me një ndërprerje disavjeçare. Është vullnetar e aktivist i palodhshëm, njeri shumë i afërt me kishën, krahu i djathtë i Dom Pjetrit”. Zonja dhe zotërinjë të nderur, ju përshëndes edhe një herë dhe ju falënderoj që na nderuat me pjesëmarrjen tuaj sot këtu. Ju dëshiroj shëndet dhe të mira personale e familjare. Mirëupafshim në evenimente të tjera”. Pas programit të pasur, të pranishmit u ftuan në koktej, organizuar për kërë rast nga i përndershmi Dom Pjetër Popaj. Të pranishmit, për gjatë kohë vazhduan të diskutonin për historinë e kësaj bashkie dhe të përkujtonin ngjarje dhe personalitete të dalluara gjatë këtyre 50 viteve.

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Dita e Traditës Shqiptare VIII

Ditën e shtunë, më 23 Qershor 2012, Qendra “Nëna Tereze”, në bashkëpunim me Westchester County Parks and Recreation, për të tetën herë organizoi festimin vjetor “Dita e Traditës Shqiptare”, në parkun Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York. Që nga ora 8 të mëngjesit, grupi përgatitor, i udhëhequr nga z. Fran Çotaj, u gjet në park për të përgatitur terenet e futbollit dhe volibollit, si dhe për tu kujdesur për vendosjen e shitësve të gjellrave, pijeve dhe artikujve të

15

ndryshëm kombëtarë, të ftuar enkas për këtë ditë, ashtu që në mesditë, çdogjë ishte gati për fillimin e manifestimit tradicional. Tingujt e muzikës të grupit “Kastrioti”, nën drejtimin e këngëtarëve Gëzim Nika dhe Artur Matija dhe fituesja e çmimit “Solisti më i mirë” në Festivalin Shqiptar XXI në New York, këngëtarja Luljeta Pëllumbi, ushtuan nën bedemat e digës gjigante dhe u përhapen poshtë parkut të madh Kensico Dam Plaza. Pak më pas, këngëtarëve ju bashkuan dhe valltaret e valltarët e grupit “Rozafati” të Qendrës “Nëna Tereze” me koreografen Angjelina


16

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Nika dhe drejtoreshën Gina Çotaj. Muzikës dhe vallëzimit nuk munden t’i rezistonin as qindra pjesëmarrës të festimit, duke përfshirë edhe pjestarë të etnive të ndryshme që kishin mësy parkun për të shijuar traditën tonë të

lashtë. Turneu i futbollit kishte tërhequr 14 skuadra: Bashkimi, Besa, Dukagjini Stamford, Fc 135, Fc Bajza, Fc Rinia, Fc Skenderbeu, Fc Vetima, Kelmendi, Kosova, Kraja, Malesia, Pentari dhe Stamford. Ndeshjet filluan në ora 11, në dy fushat provizore dhe vazhduan deri në ora 6 të mbrëmjes, kur

përfundoi ndeshja finale mes skuadrave Besa dhe Stamford, për të nxhjerrë kampionin e turneut. Me rezultatin 4-2, fitues i Kupës doli ekipi Besa kurse ekipi Stamford u pajtua me vendin e dytë. Grupit që u kujdes për organizimin dhe mirëvajtjen e këtij turneu të përbërë nga koordinuesi Sokol Smajlaj dhe anëtarët: Gjon Gojcaj, Palok Rudaj, Fran Çotaj dhe Gjokë Shkreli, si dhe të gjitha skuadrave dhe lojtarëve, Qendra “Nëna Tereze” dhe meshtarët e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, të përndershmit Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj, u janë mirënjohës, duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin kontributin e vet në të mirën e komunitetit shqiptar të New Yorkut me rrethe. Faleminderit. Komisioni përgatitor kishte paraparë edhe gara në voliboll, por përgjigja qe e varfër, u paraqiten vetëm tri skuadra: Kelmendi, M. Gjonaj dhe Rozafati. Megjithatë, organizuesit, Fran Shala dhe Fran Pllumaj, nuk u dëshpruan por vazhduan me ndeshjet, duke nxjerrë fitues skuadrën “Rozafati”. Famullitari i Famullisë “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, i përshëndeti pjesëmarrësit, që, sipas Parks Department, ishin rreth 4 mijë vetë, duke theksuar nevojen që gjithmonë të qëndrojmë të bashkuar, myslimanë e të krishterë,

sepse jemi vëllezër të një gjaku dhe besojmë në një Zot të vetëm. Mr. Kevin J. Plunkett, Deputy County Executive, i shoqëruar nga Westchester County Parks Commissioner Kathy O'Connor, duke bërë një përshëndetje të shkurtër, ia dorëzoi Dom Pjetrit shpalljen nga Westchester County Executive Rob Astorino “Proclamation of June 23, 2012, as Day of Albanian Heritage in Westchester County”. Të pranishmit i përshëndeti edhe kandidati për asamblenë e shtetit New York, z. Mark Gjonaj. Ishte ora 7 e mbrëmjes kur u dëgjuan tingujt e fundit të muzikës, kjo ditë e shkëlqyer u përmbyll me dorzimin e Kupës skuadrës Besa, kampion i futbollit i Ditës së Traditës Shqiptare 2012. Por entuziazmi nuk mbaroi me kaq. Më se 250 të rinj dhe të reja, u zhvendosen në Qendrën “Nëna Tereze” për të vazhduar festimin, i cili përfundoi në mesnatë. Duke përfunduar, dëshiroj të përgëzoj komisionin përgatitor, me në krye z. Fran Çotaj, për një organizim të përsosur të një aktiviteti kaq madhor, i cili, vite me rallë, bashkon mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve, ideologjive apo krahine, për t’i treguar botës se ne jemi një komb dhe s’ka fuqi që të na ndaj. Mirë u pafshim në Ditën e Traditës Shqiptare IX, në Qershor 2013, në të njëjtin vend,—Kensico Dam Plaza.


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

17

Klosi, requiem shprese vs. një kulture vdekjeje Dom Gjergj

META

Menjëherë sapo mora vesh vdekjen e Ardian Klosit, gjëja e parë që bëra ishte një lutje për shpirtin e tij dhe në wall-in tim të Facebook-ut, pa thënë se kujt ia kushtoj, vendosa një requiem të Mozart-it (Lacrimosa) me këto fjalë që po i sjell në latinisht (origjinali) dhe në shqip (shqipërimi im): Lacrimosa dies illa /Qua resurget ex favilla /Judicandus homo reus. /Huic ergo parce, Deus:/Pie Jesu Domine, /Dona eis requiem. Amen (Mbushë me lot plot ajo ditë/ Kur prej zjarrit ka me u ngrit, /Për me u gjyku njeriu fajtor. /Por ti kurseje o Hyj qiellor. /E ti o Jezus plot mëshirim, /Jepu atyre(atij) tëndin pushim./Amen.). E kisha takuar vetëm një herë pesë minuta, më këmbë, publicistin e njohur dhe gjithmonë e kam parë e dëgjuar nga larg. Në të vërtetë, për të kanë shkruar dhe do të vazhdojnë të shkruajnë miq, të afërm e shumë të tjerë që e kanë admiruar Klosin për kontributin që ka dhënë. Unë nuk kam kompetencën e as qëllimin të bëj një gjë të tillë. Në këtë shkrim dua vetëm të “akuzoj”, jo pa një farë keqardhjeje të brendshme, një lloj histerie justifikuese jo kundrejt personit të Ardian Klosit, por aktit të vetëvrasjes. Po citoj disa thënie të këtyre ditëve, që në gojën e shumë personave publikë dhe me influencë tingëllojnë përnjëmend problematike. Ja disa prej tyre: “Klosi ka vdekur për ta parandaluar vdekjen, sepse ndonjëherë është më mirë të vdesësh për të jetuar gjatë…”; “Ardian Klosi zgjodhi të ikë për të jetuar te vdekja”; “Ardian Klosi e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajë mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore – kush e di”; “Do ta kishte pasur shumë të lehtë Dani nëse do të zgjidhte ujërat e cekëta, rrymat konformiste, koret optimiste,

por nuk mundej. Donte të ishte vetvetja. Dhe mbeti vetvetja deri në fund”; “Klosi iku në një botë ku ndoshta ndihet më i qetë”; “U ndje i braktisur dhe në braktisjen e tij, i fyer. Ishin shenjat e vendimit të tij të fundmë. Mos e merrni për dobësi vetikjen e tij”; “Ndoshta vulgariteti i fundit që i refuzoi vetes ishte ta priste vdekjen në shtrat”. Ajo çka bie në sy është një raport me vdekjen dhe me aktin e vetëvrasjes, i përshkuar thellë nga një kulturë nihiliste dhe ekzistencialiste. Kjo është kultura e vdekjes. Dhe vulgariteti i vërtetë nuk qëndron në pritjen

Ardian Klosi, publicist dhe njëri ndër penat më të shquara shqiptare bëri vetëvrasje më 26 Prill 2012.

e vdekjes në një shtrat, por në justifikime të tillë të aktit vetëvrasës. Nuk mund t’i analizoj një e nga një të gjitha këto deklarime, që në të vërtetë do t’ia vlente, por dua të them se askush nuk mund ta gjykojë Ardian Klosin, njeriun, personin e tij, por ama po aq askush nuk mund të justifikojë aktin vetëvrasës. Dhe ata që e justifikojnë kanë arsye shumë vulgare. Duket sikur ky akt kthehet në epilogun përfundimtar dhe në modelin e një jete të jetuar në vërtetësi. Nëse personi nuk duhet të gjykohet, akti, nga ana tjetër, nuk mund të marrë trajtën e modelit dhe të etalonit me të cilin duhet të matemi. Sa njerëz përditë përballen me moskuptimin, poshtërimin, vuajtjen, pamundësinë, humbjen, errësirën, por jo të gjithë ata, madje vetëm pak apo shumë pak prej tyre, vendosin të ikin nga kjo botë, sepse diku tjetër

ndoshta (kinse) u gjendkan më mirë, më në paqe? Ejani një ditë në Kamzë t’ju njoh me Lekën, që para do kohësh i vdiq e shoqja me tumor dhe i la katër fëmijë, më të madhen 10 vjeçe, e ai nuk ka as punë e as shtëpi. Ejani e takoni në Kasallë Zefin 83vjeçar prej Puke, që punon gjithë natën për pesëqind lekë duke ruajtur një grumbull plehrash për të mbajtur fëmijët e djalit që është në burg. Mund t’ju prezantoj nënën dhe gruan e Pjetrit, që i shërbejnë atij prej më se gjashtë vjetësh në koma. Po duhet të takoni edhe Vjollcën nga Valiasi me katër fëmijët e saj, ndër të cilët Pjetri, i vogli, është edhe autist e po i rrit e vetme në një familje me 14 veta e vetëm me tre dhoma. E çdo ditë këta njerëz gjejnë motive jete e shtytje për të ecur përpara, për të mos u përkulur asnjëherë. Ne nuk mund të jemi kaq nihilistë me jetën. Ardian Klosi vari veten. Arsyet i dinte vetëm ai, por neve sot, e sidomos njerëz që merren çdo ditë me publikun, na takon të japin mesazhet se jeta duhet ruajtur e jetuar deri në fund, një fund që duhet pritur dhe jo vetëdhënë. Nuk mund të ketë dy zgjidhje, sikurse shkroi dikush, “të gjesh forcën t’i qeshësh në sy atij që të përjashton, ose të ikësh përgjithmonë bashkë me shpresat e tua dhe të të tjerëve”, por vetëm një, ajo për jetën. I dashur Ardian, deri tani nuk e kisha me ty. Tani më lejo të them dy fjalë. Edhe pse nuk i përket grigjës që unë bëj pjesë, e di nga miqtë e tu se kishe shumë simpati për katolikët dhe katolicizmin. Sot është e diel! Dita e diel është dita e diellit, e Zotit. Ajo çka mund të bëj për ty, edhe kur kori i justifikuesve të vetëvrasjes të ketë mbaruar, është të lutem. Për ne katolikët është e diela e Bariut të Mirë që jep jetën për delet e veta. Duke shpresuar që në dyert e amshimit të ketë pritur Bariu i mirë, i vetmi i aftë për të justifikuar, (për të të bërë të drejtë edhe nëse nuk je) mëshirës së Tij, në përshpirtjet e mia, ia besoj shpirtin tënd…!


18

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRON

Papa Benedikti posa vizitoi Meksikën dhe Kubën, por ishte vizita tre-ditëshe që ai bëri në Kubë, këtë javë, ajo që tërhoqi vëmendjen e medias botërore, pasi për 50-vjetë tani në pushtet është

Fran

SHKRELI një regjim komunist i udhëhequr nga vëllëzrit Kastro dhe i cili – megjithse me shumicë katolike -deri kohët e fundit vendi ishte shpallur, zyrtarisht, shtet ateist. Para se të largohej mbrëmë për në Vatikan, Papa u takua me Fidel Kastron për 30-minuta në ambasadën e Vatikanit në Havanë. Burime të ndryshme të medias citojnë zëdhënsin e Vatikanit Dom Federiko Lombardi të ketë thënë se gjatë takimit, ish-udhëheqsi kuban, që në fëmijëri ishte edukuar nga jezuitët, sikurë zhvilloi intervistë me Papën duke i bërë atij pyetje në lidhje me ndryshimet në liturgjinë kishtare, mbi aktivitetin dhe rolin e Papës, si edhe mbi sfidat me të cilat përballet njerëzimi. Sipas Lombardit, gjatë takimit me njërin prej udhëheqsve të fundit më revolucionar komunist të botës, Papa u përqendrua mbi çeshtje siç është roli i lirisë në shoqëri. Para vizitës së Papës në Kubë, u shfaqën shqetësime serioze nga qarqe të ndryshme se regjimi komunist i Kubës do të çfrytëzojë vizitën e udhëheqsit të Kishës Katolike për qëllime të veta propagandistike. Zëdhënsja e Stejt Departmentit, Viktoria Nuland tha para se të shkonte Papa në Havanë se Shtetet e Bashkuara “shpresojnë se Papa do të vazhdojë të mbajë një qendrim të fortë mbi të gjitha

çështjet e të drejtave të njeriut në Kubë, përfshirë edhe lirinë e fesë’’. Ish-presidenti i Polonisë Lek Ualesa, Lëvizja Solidranost e të cilit ndihmoi në rrëximin e komunizmit në Evropë dhe e cila qe frymëzuar nga vizita e Papa Gjon Palit të II në Poloni më 1979, tha se shpreson që vizita e Papa Benediktit në Kubë këtë javë ‘’do të hapte një kapitull të ri në historinë e Kubës.’’ Në një letër dërguar Papës më heret këtë muaj, e që citohet nga agjensia e lajmeve Asociejted pres, Lek Ualesa thotë se shpreson që vizita e Papës në Havanë do të detyrojë autoritetet kubane që, mbi të gjitha, të përfillin vullnetin e popullit. Gjatë udhëtimit për në Kubë, Papa u tha gazetarëve, që udhëtonin me aeroplanin e tij, se është e qartë se “ideologjia marksiste nuk i përgjigjet më realitetit’’, dhe u bëri thirrje

vëllain e Fidelit, thuhet se Papa i bëri atij presion që regjimi komunist të lejojë më shumë liri për veprimtarinë e Kishës Katolike kubane. Gjatë qendrimit të tij në Kubë, Papa kryesisht anashkaloi çështjet politike, por ai nënvijoi dështimin e marksizmit si ideologji dhe thekosi nevojën për zgjërimin e lirive personale. Duke kundërshtuar komentet e Papës mbi dlshtimet e marksizmit, një zëdhënës i regjimit komunist të Havanës u citua nga shtypi katolik amerikan të ketë thënë se ‘’gjëja për të cilën po flitet është modernizimi i modelit eekzistues ekonomik kuban, me qellim për të ruajtur qendrueshërinë e socializmit’’, si model ekonomik. Gjatë vizitës së tij treditëshe në Kubë, Papa sfidoi autoritetet komuniste të atij vendi duke bërë thirrje për më shumë liri dhe për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të

Papa Benedikti XVI gjatë takimit me Fidel Kastron në Havana, 28 Mars, 2012

kubanëve që të “gjëjnë modele të reja, me durim dhe në mënyrë konstruktive.’’ Një takim që Papa zhvilloi me presidentin në detyrë Raul Katsro,

njeriut. Duke iu referuar gjëndjes politike në Kubë, Papa Benedikti tha se respekti nga ana e autoriteteve komuniste kubane për liritë bazë, ‘’është i doemosdoshëm,


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

me qëllim që të mund tu përgjigjen nevojave themelore’’ të dinjitetit njerëzor, si edhe për “të bërë të mundur krijimin dhe ndërtimin e një shoqëri, në të cilën të gjithë qytetarët janë pjesmarrës aktiv në përcaktimin e të ardhmes së vet, të familjes dhe të vendit të tyre.’’ Ai gjithashtu kritikoi embargon ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës që është në fuqi për pothuaj një gjysëm shekulli -- si një politikë që ka dështuar të ndryshojë regjimin komunist të Kastros --gjë që kënaqi udhëhesit kubanë. Ndërkaq, në predikimin e fundit të vizitës së tij në Kubë të mërkurën , Papa deklaroi para një turme prej qindra mijëra vetash, se ‘’Kuba dhe bota kanë nevojë për ndryshime’’. Papa Benedikti bëri thirrje për më shumë liri në Kubën komuniste, duke nënvijuar nevojën për ndryshime “autentike’’. Ndryshimet në Kubë janë tepër

u largua së andejmi me forcë nga policia e veshur me rroba civile. Ky incident ishte i ngjashëm me një rast tjetër gjatë Meshës së Papës në qytetin Santiago të hënen, ku një burr tjetër bëri deklarata antiregjimit komunist, e i cili pësoi të njëjtin fat, pasi u rrah nga policët u largua me forcë nga mesha. Me

të nevojshme për të mos thënë urgjente: ndryshimet në fushën ekonomike po se po, por më me rëndësi janë ndryshimet politike e sidomos ndryshimi i qendrimit komunist kuban ndaj respektimit të lirive dhe të të drejtave të njeriut për qytetarët e vet. Aktivisti katolik kuban i të drejtave të njeriut Osvado Paja, i emëruar kandidat për Çmimin Nobel për Paqë, lëvizja e të cilit kërkon referendum kombëtar për ndryshime politike dhe ekonomike, u tha gazetarëve të huaj se shumë prej kolegëve të tij aktivistë të të drejtave të njeriut nuk u lejuan të merrnin pjesë në Meshën e Papës në Havanë. Gjatë Meshës, një burr i cili bërtiti duke iu drejtuar Papës me fjalët: ‘’Mos u largo deri sa të rrëxohet komunizmi’’ , u kap dhe

këto dhe masa të tjera, regjimi komunist i Kubës, gjatë vizitës së Papës, tregoi anën e ashpër diktatoriale të tij duke ndaluar protestuesit anti-komunistë që të merrnin pjesë në Meshën e Papës – ndërkohë që sipas lajmeve më shumë se 200 disidentë u arresstuan para arritjes së Papës në Havanë dhe as antaret e ‘’Grave te Veshura me rroba të bardha’’, burrat e të cilëve janë arrestuar nga regjimi për akte kundër regjimit komunist, nuk u lejuan të merrnin pjesë në Meshën e Papës. Gjatë predikimit, Papa foli për ‘’përpjekjet guximtare dhe sakrificat’’ që katolikët kubanë detyrohen të ndërmarrin çdo ditë... në rrethanat konkrete nepër të cilat po kalon vendi juaj në këtë moment të historisë.’’ Megjithëse regjimi

Megjithëse regjimi komunist kuban është pak më i butë dhe më tolerant se në të kaluarën , regjimi komunist vazhdon të pengoj seriozisht liritë bazë të popullit të vet.

19

komunist kuban është pak më i butë dhe më tolerant se në të kaluarën , regjimi komunist vazhdon të pengoj seriozisht liritë bazë të popullit të vet. Papa u kritikua nga disa qarqe se nuk u takua me disidentë dhe as me antaret e ‘’Grave të veshura me rroba të bardha’’, burrat dhe meshkujt e shtëpisë të të cilave janë të arrestuar nga regjimi komunist. Zëdhënsi i Vatikanit tha se këjo ndodhi për arsye kohe, sepse agjenda e Papës ishet tepër e ngjeshur, duke shtuar se udhëheqsi i Kishës Katolike nuk u takua as me grupe katolike, si seminaristë, priftërinjë e murgesha dhe grupe të tjera kishtare e katolike, duke thënë se kur flet Papa, ai ka parasyshë fatin dhe vuajtjet e disidentëve kubanë dhe flet për një të ardhëme më të mirë për të gjithë popullin kuban. Sukseset ose dështimet e vizitës së Papa Benediktit në Kubën komuniste do të komentohen dhe do të analizohen për një kohë të gjatë, por ajo që mbetet është shpresa, jo vetëm e katolikëve kubanë, por e mbarë popullit të Kubës, se këjo vizitë do të ndihmojë në zgjërimin e lirive bazë të njeriut, në rrëximin regjimit komunist si dhe në konsolidimin eventual të demokracisë në atë ishull.


20

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

POEZI PËR NËNËN

FREDERIK RRESHPJA (Shqipëri) Nëna

Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet me rrudha. Pa mbulohet me një pleqëri të bukur. Ç’është kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar. Po s’ka gjë. Nga shpirti i saj Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull. Ecën ngadalë nëpër dhomë. Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj, Por s’më ka pyetur kurrë pse s’kam shkruar gjë për të.

Se nëna e di: Fjalën e parë në këtë botë ia kam thënë asaj. Dhe fjalën e fundit në këtë botë asaj do t’ia them. Ave, nëna ime!

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua. Ç’është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi-ballin tim. Kështu kam dëgjuar zërin e shiut, Një ditë vere rrëzë lisit plak, Te porta lënë hapur për zogjtë. Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtoja Se tërë shirat e botës binin për mua, Po tani që kanë kaluar kaq shumë vite E di se s’ka asnjë kuptim që bie shi.

Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri, Nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin. Ave, nëna ime! Vetëm tek ti kam besuar, Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen! Mall Për Nënën

E mora gjithësinë në duar Të shuaj mallin e nënës, Por kjo ndarja e tërbuar Qenka dhimbja e dhembjes.

Diku atje larg përtej detit, Diku atje lart buzë qiellit, Vështrimet e ftohta të hënës Gjithnjë venisin sytë e nënës...

Jemi ndarë në këtë botë Si substanca të truara malli; Dëshirat sa nisën dështojnë Kthehen në vdekje për së gjalli. Tek i ndjek si foshnje ëndrrat, Me duf ia shtyp dy polet globit, Sepse boshti i tij prej flake Rrotullon tokën kot së kotit. ___________

GJEKË MARINAJ (Dallas, Texas)

Babai Dhe Nëna

Eh, sa barrë të rënda kanë tërhequr gjer këtu kurrizet e tyre të ikura prapa si harqe shigjetash. Dhe prapë qepallat u hapen e mbyllen si kopertina të vjetra librash ditarë të saktë legjendash.

Fundshekulli u shkrihet si një flok bore në pëllëmbë. Sikur ligështohet para tyre i vrarë në ndërgjegje... se prindërit e mi prej tij s’panë asgjë të bukur, përveç shtatë fëmijë, si shtatë ditë jave të kthjellta.

Përpiqen t’i thonë “Rrugë të Mbarë!” me buzëqeshje sikur i kanë fshirë të gjitha mënitë ndaj tij dhe jetës me gomën e tyre të artë prej qëndrese dhe heshtjeje. ___________

XHEVAHIR SPAHIU (Tiranë)

Zëri i nënës

Kam në dorë një xhevahir të rrallë. Është zëri i një nëne: i lehtë, si farfunitje ëndrre, i ngrohtë, si mërmëritje zemre.

Rrejti Cerberin e botës së të vdekurve, shkeli vulat e akullta të mbretërve, kaptoi kufijtë e ngrysur të shteteve të gjejë djalin që s’iu ndodh as në çastin e mbramë. Si drita e një ylli të fikur kaherët nga dheu vjen zëri i kthjellët i saj.

Kam në dorë një xhevahir të rrallë. ___________

KEZE (KOZETA) ZYLO (Tiranë. 1995)

Zanat Shtatzana Ua kushtoj nuseve si zana, të robëtuara të fshatit. Mundimet e egra si nofka të shqyera, I keni brenda në fanellat e mishit, Nën lëkurën e tharë nga etja e izolimi, Në 90% e fshatit, në fillin rreth gishtit.

Ecnit dhe ecnit mbi këmbë lodhjesh, Si nuset e bukura në fustanet e bardha, Marr borxh nga secila prej dasmave të para, Si fasho plagësh, lule kumbullash të rralla.

Kalërimi i nuses bukuri e perëndishme, Me perlat e saj përbri adhurimit, Por një javë i qëndronte bukuri e magjishme, Pastaj kazmën merrte si shenjë e përurimit. Sa fisnike qëndronit deri në dhembje, Dhe pse nga toka gurët si kuçedra nxirrnit, Me muskujt tuaj vënë nga qilizma, Nën goditjet e shatës si trok i barbarizmit. Si nuk tronditeshit, o Zanat shtatzana, Kur mbi barrën tuaj një barrë tjetër ngarkonit, Vënë mbi kurriz nga litarët e dhunës, Kufoma të mblesërisë, vetëvrasje e punës.

Si statuja Ilirie ecnit mbi gurë, For pa skalitjen e daltës së skulptorit, Ballin lidhur me shami, si kurorë të lodhjes, Lënë trashëgim nga muzgu i tradhëtorit. Në butësinë e syve blu të pafajshëm, Binte bora e zezë mbi qerpikun e përgjumur, Një katarakt gri formonte mbi trupin, Gjer në mish ju shkonte, nën ngrysjen e përhumbur.


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

LUIGJ ÇEKAJ

GJETO TURMALAJ (Qershor 2007)

PROJEKT, NË VARRIMIN E LlNA POPAJT (Nanës së Dom Pjetrit)

Mes dashurisë e vdekjes së nënës Zemra e nënës s’njeh kufi në dashuri është më e madhe se jeta as vdekja as pluhur harrese nuk e mbulojnë kurrë me hi

Pavarësisht se ishte nëna dhe stërgjyshja, E rreth shtatëdhjetë e kusur njerëzëve, Ajo u largua vetëm, dhe si pa e kuptuar Ndryshe, do t'ua kishte lënë; Një si amanet, edhe TV-ive? Sidomos për kufizimet, E programeve të manipuluara... Dhe iku, më si mos me ardhë, Apo, si formulohet shpesh: U shua... Si tretet në detë dhe shkuma e bardhë, Apo, si shkimet drita e një qiriu, Në apartament, Kur tepron ajri, i rralluar... Për fytyrë të vdekuret, më të skalitur, (Me përjashtim të NënëTerezes, Gjyste Çekajt dhe Prenda Curgut) Kurrë e më parë s'e kisha ditur, Se sa sot, për këtë të Linës, Në funeralin e buzëqeshjes... Mirëpo kështu janë nënat e mira, Në çdo shprehi, si të pa zakonta Thonë se u pëlqen Të vdesin nëpër dimra, Apo sipër kryqit të duarve, në gjoks, Si akulli... T’u galvanizohet edhe koha ...

Vërtetë dhimbjet e këtij morti Nëpër zemrat e të gjithëve, Sikur i dirigjonte zëri i priftit Popaj; Ndërsa gjatë shpjegimit të pavdeksive, Me akordet e të folmes së tij të lehtë, Si violinë apostulli, Shoqëronte për në amshim, nënën e vet, Të zverdhur si një ikonë te arkivoli ...

Teksa po ndaheshim, me krye shëndoshë, Me sytë e mendjes, Thellë në varr, Projektova dy segmente: Njerëzit, pasi janë tkurrur, pabesisht, Duke ecur me vetëflijime në kohë, Të gjithë jetën... Dhe ana tjetër e rrugës, I rikthen ngadalë në foshnje Divorcohen si detyrim. Edhe me vetë shpirtin Në cak të fundit, Pa marrë asgjë me veten, Përveçse të nderit dhe ...kostumit...

21

Bekimi i saj dhunti për në infinit shpirti i shndërrohet në Engjëll shpërndan shpresë edhe mistikë si yll që udhët e jetës ndriçon në dashuri Provania e nënës mrekulli deri në Hyjni

SERGEJ ESENIN NIKOLLA SPATHARI

VDEKJA E NËNËS

Zogjtë të shqetesuar nuk ulen gjëkundi, Gjersa ti nuk je As cicirimat nuk janë, Rrezet fshihën në ankthin e zambakëve Me një trishtim luledelesh aty pranë.

Ti nuk e din Po ne jemi pikëlluar të gjithë për ty: Karajfilat, manushaqet, Lulekambanat dhe unë, Pikëllimi është ngjitur edhe tek dafina Së bashku me erën, Lulebora, në fund të kopshtit, nuk ka çelur sivjet, Ajo s’e ka pranuar fare pranverën. Tani mund të vijnë e t’i marrin të gjitha: S’më duhen më metaforat As çelja e trendafilave në balkon, Ndofta s’mund të ndërtoj kurrë më botë të bukura Gjersa je ti - ajo që mungon.

E çi duhet mungesës tënde Çelja e trendafilave? Po metaforat çfarë duhën Kur ti, tek varret, ke ikur?! Mbase duhet një florë tjetër, që egziston diku, Dhe ca metafora që akoma s’janë shpikur... Po s’arrijta t’i gjej unë Të tjerë do të vijnë e do t’i gjejnë patjetër, Mbase do t’iu duhet të rrenojnë Rrapsodi dhe mite, Ata nënat mund t’i kenë më moderne se ishe ti, Por dhimbja do t’jetë po kaq tragjike… ___________

(Rusi)

LETËR NËNËS

Gjallë je, nënoke? Edhe unë Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet! Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume, Izbën tënde që me mall më pret. Thonë se je ligur e je tretur Nga meraku im, po nuk ankon. Se, pështjellë me një shall të vjetër, Fillikate rrugës shpesh kalon. Dhe kur mugëtirë e kaltër bie, Një vegim i zi të kall ty frikë, Sikur në një sherr, diku në pije, Vjen dikush e ma këput me thikë. Kot, e dashur, vuan kaq, besomë, Brenga t'i fanit këto ndër sy. S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë, Si do vdes pa të shikuar ty?

Unë jam po foshnje, si një herë, Dhe një shpresë veç ushqej në gji; T'iki nga ky tym e kjo poterë, Te shtëpiza jonë, aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë, Anekënd të vishet me blerim. Vetëm ti, si tetë vjet më parë, Mos më zgjo aq herët në agim. Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë, Ëndrrat e moshës plot hare! Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë, Dua veç të çlodhem e të fle.

As t'i lutern Zotit mos më thuaj, Si dikur në t'artën mituri! Ti ke mbetur ngushëllim për mua, Dritë e pa rrëfyer, vetëm ti! Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër, Tek e liga mëndjen mos e ço, Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër, Fillikate rrugës mos kalo!


22

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

FALJA DHE PAJTIM – PARAKUSHT JETE, PAQEJE DHE QYTETËRIMI

jeriu dhe njerëzimi s’mund të jetojnë pa falje dhe pa dashuri. Falja, pajtimi dhe dashuria nuk është thjesht vepër njerëzore, çështje e arsyes, vullnetit apo përcaktimit tonë, sepse mendoj se pjesa dërmuese e njerëzimit e kupton se e keqja nuk mundet me të keqe, por vetvetiu është tejet e vështirë, mos të them e pamundshme, pasiqë i tejkalon Dom Lush fuqitë tona njerëzore. Shi GJERGJI për këtë pa besim dhe pa ndihmën e Zotit dhe të rrethit, përkrahjen, pjesëmarrjen tonë vëllazërore nuk mundet e keqja e urretjtes, mënisë, gjak apo hakmarrjes. Këtë e ka vërtetuar edhe përvoja jonë sidomos gjatë vitit 1990, ku kemi gjetur dhe përjetuar se motivet fetare dhe kombëtare dukshëm lehtësonin pajtimin, faljen, tejkalimin e çdo lloji vështirësie, si shtylla të fuqishme veprimi.

terri ia ka verbuar sytë” (1 Gjn 2, 11). Jezusi thotë:“Por ju them juve që më dëgjoni: Doni armiqtë tuaj, bënu mire atyre që ju urrejnë, bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë… Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre… Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse /edhe/ Ati juaj është i mëshirshëm. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni. Mos dënoni dhe nuk do të dënoheni! Falni dhe do të gjeni falje!” (Lk 6, 27-28. 31. 36-37). Pse njeriu i sotshëm, sidomos ne Shqiptarët, falim pak, vështirë, gati edhe keq, pjesërisht, vetëm në disa rrethana të rrezikimit, të luftave, si ndodhi gjatë vitit 1990? Më duket se edukimi i rrebtë dhe formal, që mbështetet kryesisht në urdhëra, ndalime, krijon më tepër ndjenjën e frustrimit, hurxhit dhe të paaftësisë, mbylljes, e cila shpesh shpërthen në agresivitet, sulm, urrejtje dhe në shkatërrimi, sepse familja dhe shoqëria jonë më tepër mbështet në ligje, rregullore, tradita, se në marrëdhënie ndërnjerëzore, ndërfamiljare, në përvojën e mirësisë dhe dashurisë së ndërsjellët. Ne duhet t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim anët pozitive te vetja dhe te tjerët, sepse nëse rritet e mirja, vetvetiu pakësohet e keqja. Gabimi i dytë është garimi i egër për punë, fitim, suk-

Pa këto elemente ne bëjmë “vrasje, hakmarrje apo edhe gjakmarrje” psikologjike, shpirtërore, nëpërmjet indiferentizmit, egoizmit, egocentrizmit, karierizmit, materialimit, konsumizmit, hedonizmit, moskujdesit për të varfër dhe të mjerë si dhe shumë dukurive tjera shëmtuese, sidomos dukurisë së shtimje, shpifjes, përgojimit, paragjykimeve, përkrahjes dhe solidaritetit për të keqe, që fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje dhe në zhvillim të hovshëm ndër ne. NJERIU ËSHTË NJERI AQ SA KA DASHURI, sa di dhe do të ketë mirëkuptim, dhembje, mëshirë për të tjerët, të falë dhe të kërkojë falje, pra, sa jeton me dashuri dhe për dashuri. Kjo ndërlidhet ngushtë edhe me aspektin fetar, botëkuptimor, kombëtar, gjithënjerëzor. “Nëse ndokush thotë: “E dua Hyjin” e këndej e urren vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë” (1 Gjn 4, 20). Urrejtja është djallëzore, vdekjepruese, vrastare, vetëvrasje, vëllavrasje, ndërsa dashuria dhe falja janë hyjnore dhe frytdhënëse. Shën Gjoni urrejtjen e krahason edhe me verbëri, terr: “Kush e urren vëllanë e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon sepse

ses me çdo kusht, ku njeriu nuk është më askush dhe asgjë nëse nuk punon, nuk fiton, nuk ka sukses në krahasim me të tjerët, pra, subjekti-njeriu objetivizohet apo bëhet gjësend. Në këtë “garë” të pamëshirshme dikush lodhet, ndalet, çalon, s’ka fuqi dhe mbetet i frustruar, ndihet keq, nuk e ka më mbështetjen e të tjerëve, dhe si i tillë potencialisht është “kandidat” për urrejtje ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Bota, të tjerët janë fajorë për fatin e keq, për mossukses, për dështime, prandaj janë psikologjikisht dhe shpirtërisht të cunguar, të anësuar, të dëmtuar dhe si të tillë në hall me vetveten dhe me të tjerët. Gabimi i tretë është feja vetëm si njohuri, rregullore, ligj, në anën thjesht formale, pa përvojë dhe jetësim me Zotin-Dashuri dhe me vëllaun njeri. Nga përvoja e fesë së Zotit-Dashuri i cili në vazhdimësi është edhe falje, mëshirë, pajtim, ndërrim, përmirësim, mësohemi dhe aftësohemi edhe ne deri diku t’i përngjajmë atij, jemi të lumtur në falje ndaj të tjerëve. Ne Shqiptarët sot jetojmë ose nën ndikimin e individualizmit të tepruar, bajraktarizmit, vetëm si të them unë, ose të kolektivizmit anonim, mentalitetit turmor dhe grumbullor, si thonë dhe veprojnë të tjerët, pa pasur

N

Nëse ndokush thotë: “E dua Hyjin” e këndej e urren vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë” (1 Gjn 4, 20).


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 mundësi të jemi vetvetja, pa ndonjë orjentim dhe përcaktim jetësor. Ndikimi i të tjerëve, i rrethit të ngushtë apo të gjerë, ende është shumë i madh, mos të them edhe vendimtar, kryesisht negativ, duke cunguar identitetin dhe personalitetin, orjentimet, bindjet, përcaktimet, veprimet dhe jetën personale dhe familjare. Shqiptari rregulloren kryesore të jetës e ka këtë parim: Si të tjerët! Kur të tjerët falin, si ndodhi gjatë vitit 1990, atëherë edhe unë ose edhe ne…, ndërsa sot, është ndryshe. Falja tek ne ende fatkeqësisht trajtohet si dobësi, ndërsa hakmarrja dhe gjakmarrja si trimëri, si traditë e shenjtë shqiptare, si virtyt i pamohueshëm nga rrethi familjar dhe shoqëror traditor, sipas parimit të pakuptimët: gjaku nuk falet as nuk tretet kurrë! Në tekstet shkollore, në literaturë, në krijimtari të ndryshme, si poezia, proza, piktura, skulptura, muzika, filmi, vlera dhe virtytiti i faljes, paqes, dashurisë, strategjia paqësore dhe jodhunore gandiane, tereziane, rugoviane, bashkimi në dallime është shumë pak i pranishme. Ja përshkrimi i Anton Çettës i vështirësive për pajtimin e gjaqeve: “Ishin dy shkaqe kryesore të pengimit të pajtimit. I pari ishte bindja kokëforte për ruajtjen e traditës sipas Kanunit. Disa njerëz në mënyrë fanatike shkonin sipas kësaj tradite. Arsyja tjetër ishte justifikimi i familjeve të cilat e zbatonin hakmarrjen, sepse kështu dëshironin të paraqiteshin besnike ndaj traditës...” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo nonviolenza per la riconciliazione, EMI, Bologna, 1999, fq. 52. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 37-77). Ja edhe shpjegimi sintetik dhe profetik i Prof. Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve: “Ne fill e kemi përjashtuar mundësinë e dëmshpërblimit apo të pagesës së gjakut: Pajtimi i gjithmbarshëm i popullit shqiptar duhet të jetë një vepër fisnike, vetëm një gjest i përvuajtërisë dhe shpirtmadhërisë së popullit tonë... Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi me njëri-tjetrin?... Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdhaja...” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, fq. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 31-105(. Derisa mos ta ndërrojmë botëkuptimin ndaj jetës, vetvetes, familjes, shoqërisë, s’mund ta ndërrojmë as veprimin, jetën tone edhe lidhur me falje dhe pajtim, pra, për luftim dhe dëbim të gjak ose hakmarrjes. Trimëria më e lartë është ta mundim të keqen së pari në vete, e pastaj edhe te të tjerët, sepse JEMI TË LIRË VETËM NËSE JEMI TË MIRË! Prandaj para çdo verpimi pika e parë është kuptimi i gjendjes, si nga aspekti historik, ashtu edhe nga vështrimi aktual. Pika e dytë është ndarja e përvojave tona nëpërm-

23

jet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërvëllazëror, që të jemi së bashku si në të mira, ashtu edhe në të vështira. Gjendja konflikuale kërkon së pari harmonizimin e njeriut me vetveten, me atë që është dhe dëshiron të jetë, dhe vetëm pastaj mund të shkojmë kah hapi i dytë – marrëdhëniet ndërnjerëzore, që të vijmë edhe deri te ndjenja e përkatësisë së përbashkët apo gjithëshqiptare, te shoqëria. Sot hak-marrja apo gjak-marrja duhet të ndërrohet edhe në terminologji, sepse thënë kështu duket se njeriu ka të drejtë, bile edhe detyrë, ta marrë hakun apo edhe gjakun! ÇDO HAK APO GJAK-MARRJE SOT ËSHTË SË PARI VETËVRASJE, PASTAJ VËLLAVRASJE DHE SË FUNDI EDHE VRASJA E TJETRIT. Pa vetëdije të tillë s’mund ta luftojmë këtë dukuri shëmtuesi, kancerin e shoqërisë shiptare në ditët tona. Duhet gjithnjë ta kultivojmë KULTURËN E JETËS: nderimin, pranimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e jetës në çdo faze, sipas parimit të njohur shqiptar: “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë”, dhe: “Mjerë ajo shtëpi që s’ka pleq dhe fëmijë!”. Pse atëherë mos ta duam dhe mbrojmë jetën nga çdo rreziku apo kërcnimi, edhe nga gjakmarrja? Kush jeton për hakmarrje, nuk jeton fare, sepse jeton vetëm për të bërë keq, kjo s’është e denjë për askend, jeton për së gjalli në varr. Urrejtja është DIKTATORI më i keq që vetvetiu nuk vdes kurrë dhe robëron të gjithë. Mu për këtë falja është parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi, si përvoja më e rëndësishme dhe vendimtare në jetë, e cila mundëson të dalim prej vetvetes dhe të përqendrohemi në të tjerët për të jetuar të vëllazëruar dhe të bashkuar. S’ka njeri të përsosur që s’ka nevojë për falje, si prej Zotit ashtu edhe prej të afërmit, por edhe për të falur. Nga kjo përvojë lindë paqja e vërtetë e cila mbështet në drejtësi, të vërtetën dhe mbi të gjitha në dashuri. Kjo e begaton kulturën e jetës me QYTETËRIMIN E DASHURISË. Dhe së fundi disa parime të shëndosha, do të thoja edhe të shenjta, për pajtimin e gjaqeve: Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë. E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mirja, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfatë dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje. Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfillët. Me falje dhe pajtim ne më së miri i nderojmë viktimat, sepse gjaku i tyre na mundëson krijimin e


24

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

ndjenjës së përbashkët me mbarë popullin tonë, si një familje e madhe, si në gëzime, ashtu edhe në pikëllime, para sfidave dhe rreziqeve që doemos na priteshin. Ata që falin janë “heronjët e ditëve tona”, paralajmërusesit se jeta është më e fortë se vdekja, falja më e qendrueshme se urrejtja, dashuria dhe vëllazëria rruga e vetme e shpëtimit. “Sofra e Pajtimit” kishte krijuar parakushtet për ngjarjet madhore të vitit 1999 dhe më vonë, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe nërkombëtar, për krijimin e strategjisë paqësore dhe jodhunore, për luftën e lavdishme të UÇK-së, për ndërhyrjen e NATO-s, në përforcimin e vlerave dhe virtyteve pa të cilat s’do të ishim ata që jemi dhe aty ku jemi sot, në Kosovën e lirë dhe demokratike. Fatkeqësisht edhe pas kaq viteve ende nuk kemi asnjë studim të mirëfillët ndërsciplinor rreth faljeve të gjaqeve gjatë vitit 1990 nga aspekti juridik, traditor, etiko-moral dhe fetar. Me pajtimet e gjaqeve është tejkaluar tradita, drejtësia, mungesa e lirisë dhe shtetësisë, është zbatuar vëllazëria, falja dhe dashuria e cila na ka afruar dhe bashkuar para rreziqeve të luftës dhe asgjësimit. Kjo përvojë duhet gjithnjë të kujtohet, studjohet, paraqitet nëpërmjet mjeteve pamorodëgjimore, shtypit, krijimtarisë, si vlerë dhe virtyt që duhet kultivuar gjithnjë e më shumë, si parakusht jete, paqeje, demokracie, si zhvillim i gjithanshëm i njeriut, familjes dhe shoqërisë sonë. Ja edhe disa aforizma lidhur me falje dhe pajtim: “Falja është zbukurimi i të fortit” ( M. Gandhi). “Me falje shijojmë fytyrën e Krishtit” (Padre Pio). “Kush dashuron edhe falë” (F. Rochefoucauld). “Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore” (A. Pope). “Trimi falë, qyqari hakmerret” (Fjalë popullore). “Duaje të vërtetën dhe fale gabimin” (Voltaire). “Falja është hakmarrja e të urtëve” (Ch. Wernichke). “Sa të varfër janë ata që s’kanë duresë” (W. Shakespeare). Prishtinë –Deçan, 1 maj 2012

Imzot Bumçi,

një pasazh vendimtar në historinë e shtetit shqiptar Ndriçim Kulla

Është më se i njohur fakti se përgjatë gjithë pushtimit turk e deri në shpalljen e pavarësisë, ishte ndikimi i Papatit në udhëheqje të klerit katolik në Veri ai që mund të quhet mbartësi më i rëndësishëm i kulturës shqiptare, duke ndihmuar fortësisht në ruajtjen e gjuhës shqipe, krijimtarisë poetike, artit, muzikës dhe zakoneve tona të pasura popullore dhe etnografike nga ndikimi turk. Edhe sistemi shkollor e arsimor në fillimet e tij të hershme mund të thuhet se u realizua falë vullnetit të misionarëve të Urdhrit Françeskan, dhe jo lëshimeve të qeverive osmano-turke. Kështu, që në vitin 1638, një farë Atë Hyacinth nga Sospitello, krijon shkollën e parë në Pëdhanë (Ipeshkëvia e Sapës), që më pas u ndoqën nga shkolla të tjera, si ajo e Blinishtit më 1639-n (nën drejtimin e A. Karl Mirandulanus) dhe më vonë edhe në Shkodër, më 1698-n, nisur nga të dhënat që na jep Atë Donat Kurti në një botim të vitit 1935, ku paraqitet një ekspoze e përgjithshme mbresëlënëse e ndikimit kulturor të elementëve katolikë në Shqipëri që nga Mesjeta e vonë. Po kështu, janë më se të njohura përpjekjet e klerit dhe shkollës kulturore të katolikëve të Veriut në nxitjen e luftës dhe aktivitetit patriotik që çoi në shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, çka u kurorëzua në pjesëmarjen në qeverinë e parë të Ismail Qemalit

edhe të klerit katolik, imzot, Nikollë Kaçorri, në funksionin e zëvendëskryetarit të qeverisë. Por ndoshta nuk vlerësohet me lartësinë dhe mirënjohjen që kërkon aktiviteti i klerikëve të shquar katolikë shqiptarë në vitet e mëvonshme të pavarësisë, atëherë kur Lufta e Parë Botërore dhe synimet e fqinjëve armiq e vunë në dyshim zhvillimin e një Shqipërie më vete. Ndaj, ripërmendja e disa episodeve vendimtare dhe mjaft kureshtive historike do të qenë një rikujtesë e çmuar për t’u trashëguar, jo vetëm në emër të kësaj miqësie dhe ndikimi që na ka lidhur historia, por edhe për të vlerësuar orientimin e kahershëm shqiptar ndaj vlerave të Perëndimit. Nëse do të donim të bënim një përshkrim të atyre viteve, në fundin e Luftës së Parë Botërore, Kisha Katolike ishte organizimi më i mirëqeverisur dhe mirarsimuar në Shqipëri, së cilës natyrshëm do t’i takonte të luante një rol domethënës në përpjekjet për pavarësinë dhe integritetin territorial në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-n, e më pas në Lidhjen e Kombeve më 1919-1921. E ky komunitet, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Papës së atëhershëm, Benedikti XV, e luajti më së miri rolin që i ngarkoi historia e Shqipërisë. Qeveria e Durrësit, ndoshta për shkak të tensioneve të brendshme në lidhje me linjën e


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 qeverisë, e ndoshta të sëmundjes së Turhan Pashës, caktoi në krye të delegacionit negociues ipeshkvin e Lezhës, imzot Bumçi, i cili zgjodhi për sekretar të tij atin e madh françeskan, Gjergj Fishta. “Ç’ka do të thotë shekulli kur të shohë një frat të vobektë ndër rrethe aq të naltueshme?” – do ta pyeste Fishtën Ati i Shenjtë përpara nisjes në Paris. Por, tek imzot Bumçi, ashtu siç ishte në gjithë traditën patriotike të klerikëve të Veriut, kombi shqiptar, në ato ditë të vështira, gjeti një përfaqësues të denjë, të guximshëm e të ditur të çështjes shqiptare. Menjëherë, që në fillim të kryesimit të delegacionit, ai proteston te Presidenti Uillson për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve në Veri të Shqipërisë dhe në Kosovë. Ashtu siç citon Baldaci dhe Valentini, L. Bumçi, në ligjëratën me titull “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, rrëfen se sa barbarisht po sillen ata popuj që i akuzojnë shqiptarët si të tillë. Vetëm gjatë luftës ballkanike, si pasojë e persekucioneve të serbëve dhe aleatëve, nuk janë kursyer pa u shfarosur me zjarr e flakë fshatra të tërë e duke u vrarë pa dallim pleq, gra dhe fëmijë, në një numër rrëqethës deri më së paku në 130 mijë veta. Akoma dhe më fort e goditi imzot Bumçi marrëveshjen TittoniVenizellos, kur i proteston ashpër më 26 tetor 1919 ministrit të Jashtëm të Italisë për kalimin ndaj Greqisë së zonave të Korçës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që në Paris, në po të njëjtën ligjëratë të cituar më sipër, ai do të shpallte se “gjatë periudhës së shkurtër të mbretërimit të mbretit Vid, Shqipëria e Jugut u përdhos nga bandat greke që masakruan të paktën 50 mijë shqiptarë të pafajshëm”. Kurioz e mjaft domethënës është edhe një element tjetër i veçantë i kësaj ligjërate, ashtu siç na e ka përshkruar edhe Valentini në veprën “Të drejtat e Shqipërisë etnike”. Me diturinë që e karakteri-

zonte, në këtë ligjëratë ai vendos në dukje edhe shpirtin përparimtar të kombit tonë në krahasim me fqinjët: “Sllavët e Malit të Zi, për ma se 50 vjet rresht, sa mbretnoj mbi ta Nikola I, kanë pasë formë qeverije të thuesh kryekput si ndër kombe tjera të qytetnueme. E mirë, në të tanë Malin e Zi kur ka nisë lufta turko-ballkanike, kanë pasë nji shtypshkroje të vetme qeveritare e nji fletore politike të vetme, edhe ajo qeveritare; e s’ka pasë asnji shkollë të mbajtun me pare të popullit. Në vend qi në Shqipni prej vjetit 1908, kur qe shpallë Konstitucjoni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra ma pak se në kater vjet, u ngrehën shtatë shtypshkroja, u temeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të Kombit Shqiptar. Në ket kohë qenë mbajtë tri kongrese gjuhsije e temelue disa shoqni letrare”. Por kulmi i këtij aktiviteti e ndoshta dhurata më e madhe e katolikëve në lëmin e marrëdhënieve me Fuqitë e Mëdha për historinë e shtetit shqiptar, arrin atëherë kur delegacioni shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris i kërkon ipeshkëv Bumçit që për hir të çështjes kombëtare, të mundësonte një audiencë te Papa. Ashtu siç na e përshkruan Markus Peters, një studiues gjerman, i njohur në fushën e “përballjes së historisë së Kishës Katolike” në Shqipërinë e viteve 1919-1996, kjo audiencë duhet të ketë ndodhur në janar të vitit 1920. “Të gjith misat e Dërgatës shqiptare që janë në Paris, e që shumica asht muslimane, më kanë çue këtu, para Shejnisë S’Uej… për pështimin e dy provinceve shqiptare të Korçës dhe Shqipërisë…”. Kështu e nisi fjalën e tij ipeshkvi shqiptar. “Po shka të baj për Ju? Me Itali, e din gjithë bota si jemi, me Francë

25

marrëdhaniet janë këputë! Po imzot Bumçi i përgjigjet: “Unë kisha me thanë Shejtni, se bota s’ka mbetun vetëm te Italia dhe Franca; ka në botë Angli e Shtete të Bashkueme të Amerikës”. Me buzëqeshjen e Papës dhe përgjigjien e tij të menjëhershme “ke të drejtë”, nisi të shkruhet ndoshta një pasazh vendimtar në historinë e shtetit shqiptar. Pasi ishte patjetër një atribut i Benediktit XV, fakti që grupi parlamentar katolik në Parlamentin italian e detyroi Kryeministrin e atëhershëm, Françesko Niti, të bëjë gjithçka që ish e mundur për të parandaluar ndarjen e Shqipërisë. E më pas, më 6 mars të vitit 1920, plot dy muaj pas audiencës së Bumçit te Papa, në Paris arrin një notë e Presidentit amerikan Uillson, sipas së cilës, sovraniteti i Shqipërisë në kufijtë e vitit 1913 janë të paprekshëm”(Tonnes, 1980). Ndaj duhet vlerësuar me të gjithë solemnitetit dhe rëndësinë që ka si një ngjarje vërtet historike për popullin shqiptar, si një nga ata gurët e rrallë kilometrikë të historisë sonë, fakti që rezultati i të gjitha përpjekjeve të Kishës Katolike për çështjen shqiptare u kurorëzua me aktin që shteti i parë që e njohu Shqipërinë ishte Vatikani, i cili që më 12 nëntor 1920, emëron Ernesto Cozzi-n, si Delegatin Apostolik të shtetit tonë të ri. Më 28 janar 1921 kur Cozzi arrin zyrtarisht në Shqipëri, vetë Papa Benedikti XV do të shkruante kështu: “Tash që populli juaj fisnik ka mundur të fitojë lirinë… ne duam t’i ripërtërijmë edhe njëherë e më fort ato lidhje që për shekuj e bashkuan Shqipërinë me Kishën e Shenjtë”. Një urim ky që është ushqyer me dashuri atërore për kombin tonë edhe gjatë viteve të errëta të regjimit komunist, por që sot mund të shërbejë si një urë e jashtëzakonshme dhe me taban historik, për nxitjen e vlerave që e lidhin Shqipërinë me qytetërimin perëndimor.


26

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

50-VJETORI I LIDHJES KATOLIKE SHQIPTARO-AMERIKANE Fjalim nga Frank Shkreli* (Salla Nënë Tereza, Kisha ‘’Zoja e Shkodrës’’) 10 Qershor, 2012 Të dashur e të nderuar klerikë, Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan... të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë. Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike ShqiptaroAmerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave, e ndjejë veten të nderuar me ftesën për të thënë dy tri fjalë dhe i privilegjuar që jam këtu sot për të shënuar këtë datë historike -- jo vetëm për Kishën Katolike Shqiptare në mërgim, por edhe për Kishën e shumë vuajtur në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare -për të shënuar 50-Vjetorin e themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, (LKSHA) më 16 Qershor, 1962. Është këjo një datë historike, pasi i parapriu asaj që sot është famullia e parë katolike shqiptare në Amerikë, Famullia e Zojës së Shkodrës këtu në Hartsdale të Nju Yorkut, dhe në të njëjtën kohë shënon fillimin e një veprimtarie të larmishme fetare, kombëtare, gjuhësore e kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ideja largpamëse e krijimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane ishte e meshtarëve të atëhershëm të komunitetit katolik, Dom Zef Oroshit dhe At Andru Nargaj, të përkrahur nga një grup i vogël por entuziast bashkpuntorësh, disa prej të cilëve janë këtu, të pakën një e di se është këtu, Z. Tonin Mirakaj. Për qëllime historike, meriton të përmendet fakti se në mbledhjen e parë të përgjithëshme të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u zgjodh Këshilli i parë prej shtatë anëtarësh, e që përbëhej prej Dr. Enrik Gurashi, Kryetar, Tonin Mirakaj, Sekretar, Loro Stajka Arkatar dhe anëtarët Zef Çupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj njërin prej këtyre aktivistëve dhe anëtarëve origjinal të LKSHAs, Z. Tonin Mirakaj për ndihmën që më dha -- me dokumentacion dhe dëshmi personale, me burime të dorës së parë, në rrëfimin e historisë dhe të

veprimtarisë së Lidhjes Katolike gjatë 50vjetëve të kaluara, veprimtari këjo në të cilën, në një mënyrë ose në një tjetër, ai ishte vet pjesëmarrës i drejtë për drejtë. Anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, u lëshohej një librezë (si këjo, të cilën unë e ruaj qysh se jam bërë anëtar me 8 Mars, 1971), me një kuotë anëtarësie prej një dollari në muaj. Si anëtar i denjë i Lidhjes Katolike me qëllimin përpara, me moton e punës për objektivin e rëndësishëm në të ardhëmen

“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe.’’ Dom Zef Oroshi, New York, 1962

‘’Për Fe e Atdhe’’, të lidhura e të bashkuara me unazën ’’ Përparim’’, trashëguar nga para-ardhësit kishtarë atdhetarë shqiptarë, - çdonjëri që dëshironte të bëhej anëtar i kësaj lëvizjeje të re në Amerikë,

Fran Shkreli dhe Imzot Rrok Mirdita pas seminarit vullnetarisht i vënte vetes detyrë për të qenë: a) ‘’Katolik i mirë, praktikues i fesë; b) Shqiptar Amerikan i ndershëm; c) Vijues i Traditave të mira Kombëtare, të gërshetueme me kulturën e shëndoshë perëndimore-amerikane.’’ Themelimi i LKSHA dhe i kishës eventualisht ishte më urgjent, po të merrej parasyshë në atë kohë politika e regjimit komunist të Tiranës kundër Kishës

Katolike, që kishte në plan të zhdukte të gjitha fetë, por sidomos e kishte ferrë në sy klerin katolik, të cilin brutalisht e vrau, e burgosi dhe e torturoi deri në zhdukje. Mbylli kisha e xhamia, dhe si asnjë shtet tjetër në botë, komunistët shqiptarë morën vendimin absurd me shpalljen e Shqipërisë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj edhe të Madhin Zot. Themelimi i LKSHAs u bë me vetdije të plotë nga klerikët Dom Zef Oroshi dhe At Nargaj me bashkpuntorët e tyre të ngushtë se sipas fjalëve të At Shtjefën Gjeçovit, ‘’Atdhetarë vllazën, mos kjoftë thanun prej kujt se pa besim të vërtetë, mund të bahena atëdhetarë të vërtetë! Ku t’ zhduket emni i madhnueshëm i besimit, mos pyetni për atë komb, se nana e zezë do ta haje, e vendin e vet e qet në flakë... dhe se ai që përbuzë besimin, i del i pabesë si besimit si atdheut...pasi ata që punojnë këso dore nuk kanë farë dashnije as për njënin as për tjetrin....’’ Lidhja Katolike e krijuar në bazë të parimeve të lartpërmendura, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi politik, favorizonte dhe vazhdon edhe sot të bashkpunojë me çdo grup a individ që përpiqet t’i shërbejë interesave të Atdheut dhe kombit shqiptar pa dallim feje e krahine. Ajo fillimisht përbëhej nga anëtarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, shumica të arratisur për të shpëtuar nga këthetrat e komunizmit, të ardhur nga malet e nga fushat, nga trojet shqiptare anë e mbanë Ballkanit, ruajtës të traditave tona shekullore, por dhe njerëz të shkollës. Vështirsitë ishin të mëdha, por një ndër hapat më energjetikë dhe frymëzues të Dom Zef Oroshit ishte apeli që ai i bëri, më 1968, të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan pa dallim feje, krahine a ideje që të përkrahnin krijimin e një qëndre fetaro-kombëtare. Kësaj thirrrjeje iu përgjigjën shqiptarët katolikë, muslimanë e ortodoksë, me ndihma morale dhe materiale, duke shënuar si gjithmonë një dëshmi të gjallë e konkrete tolerance, bashkpunimi e vëllazërimi midis shqiptarëve. Duke folur për përpjekjet vendimtare të krijimit të qëndrës së re, Dom Zef Oroshi pat thënë se kishte mësuar nga përvoja e Peshkop Fan Nolit vite më parë dhe se ajo përvojë e kishte bindur atë, se nëqoftse komuniteti shqiptar në Amerikë nuk duhej të shkrihej -- duke humbur gjuhë, kulturë e


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 tradita -- atëherë ishte e nevojshme ndërmarrja e çdo sakrifice për të përballuar çdo sfidë e çdo pengesë për themelimin e qëndrës katolike. Ky përvjetor ka një rëndësi historike, pasi shënon fillimin e një fushate që pat mbjellë farën e parë duke mbledhur fillimisht 4000 dollarë për blerjen e Qendrës Katolike Shqiptare, e që tre vjetë më vonë u pasua me botimin e rëvistës Jeta Katolike Shqiptaro-Amerikane, pasi Lidhja Katolike kishte nevojë për një botim zëdhënës, por për më tepër këjo ishte edhe revista e vetme katolike shqiptare në botë, që shërbeu për të mbajtur gjallë lidhjet me të afërm dhe me të largët. Para se të fillonte botimi i revistës Jeta Katolike, popullarizimin e Lidhjes së re në komunitet dhe më gjërë, e kishte marrë përsipër Tonin Mirakaj me artikujt e tij të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë. Kështuqë në një mënyrë Tonini, si sekretar i parë dhe gazetat Shqiptari i Lirë dhe Dielli ishin propaganduesit e parë të veprimtarisë fetare dhe patriotike të Lidhjes së re Katolike. Megjithëse gjatë kësaj periudhe, shërbimet fetare të komunitetit katolik shqiptar bëheshin nepër kisha të ndryshme amerikane, puna e rëndë e Kryetarit Dom Zef Oroshit dhe anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane si dhe serioziteti i kësaj nisme të komunitetit të vogël katolik, 50-vjetë më parë, u kurorëzua natën e Krishtlindjes të Dhjetorit 1969, kur u tha mesha e parë në Qëndrën Katolike Shqiptare në 4221 Park Avenue të lagjës Bronks. Kryetari i Lidhjes Katolike Dom Zef Oroshi, në predikimin e tij me këtë rast përshëndeti grigjën e tij duke u thënë: ‘’Mirë se u pruni Zoti në shtëpinë tuej. Siç pat thenë vite më parë, në krijimin e Lidhjes Katolike me 1962, Dom Zefi rithkesoi edhe me ketë rast se ‘’Këjo sot është një shkëndi e vogël që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndritë edhe votrat e errësueme në Atdhe’’ – duke shtuar se ‘’Rruga e jonë është dhe mbetet ajo e Krishtit: drejtësi, dashuni e paqë për gjithkënd dhe me gjithkënd.’’ Kishës së parë katolike shqiptare në Nju Jork, me dekret të Arqipeshkvit të atëhershëm të Nju Jorkut, Eminences së tij Terence Kardinal Cooke, iu njohën të gjitha të drejtat si famulli e plotë, me përjashtim të emërtimit famulli, përfshirë të drejtën e rezidencës së famullitarit në Qëndër, si dhe të drejtën për të pasur vulën zyrtare dhe të drejtat për të kryer shërbimet

fetare si pagëzime, kurorëzime dhe funeralet. Akordimi nga Kardinali Terence Cooke Qendrës Katolike Shqiptare, i të drejtave kanonike për të kryer të gjitha shërbimet fetare aty, ishte shumë i rëndësishëm pasi me këtë të drejtë, shqiptarët katolikë nuk ishin më të detyruar të shkonin nga një kishë amerikane në tjetrën për nevojat e tyre shpirtërore e fetare, duke emëruar Mons. Zef Oroshin Administrator të Qëndrës dhe bashkpuntor të tij Dom Rrok Mirditën, i ardhur nga Arqipeshkvia e Tivarit, i cili me entuziazmin e tij sjellë një bashkpunim të zellëshëm e të frutshëm duke i dhënë një hov të ri veprimtarisë së Kishës së parë katolike në Amerikë. Por, ndërsa komuniteti i besimtarëve katolikë sa vinte e shtohej gjatë viteve, nevoja për një kishë më të madhe po bëhej më urgjente. Nga shënimet historike mbi jetën dhe veprimtarinë e Lidhjes Katolike ShqiptaroAmerikane del se meshtarët, në marrëveshje me Këshillin e Kishës vendosën t’i lëshojnë një thirrje të re mbarë popullit të komunitetit shqiptaro-amerikan për një ndihmë të posaçme për të bërë të mundur ndërtimin e një kishe të re, më të madhe, pasi numëri i emigrantëve sa vinte e shtohej sidomos i atyre nga trojet tona në ish-Jugosllavi. Pas lejeve dhe aprovimeve të nevojshme nga autoritetet shtetërore dhe kishtare amerikane, më 24 Shtator, 1978 bëhet inaugurimi i kishës së re me një meshë madhështore dhe pjesëmarrje të madhe bashkatdhetarësh nga i mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, me përfaqsues të të gjitha feve dhe nga mbarë viset shqiptare. Nuk ishte këjo një ndërmarrje aspak e lehtë. Në një editorial të gazetës Dielli të asaj kohe, Kryeredaktori Xhevat Kalljaxhiu përshëndet hapjen e kishës katolike shqiptare në Bronks, si ’’një vepër me të vërtetë të madhe’’, dhe uron e përgëzon ‘’iniciatorin e vjetër e kryesor, Monsinjor Zef Oroshin, të Përndershmin Rrok Mirditën, këshillat dhe besimtarët, që nuk kursyen prej shumë vjetësh, ndihmën morale dhe materiale për këtë vepër të shenjtë fetare e kombëtare’’, si “ndërgjegjës të misjonit të tyre jo vetëm si predikues të fjalës së Zotit, por edhe si predikues të Shqiptarizmit e të vëllazërimit midis shqiptarëve’’, përfundoi editorialin ish-gazetari i njohur i Zërit të Amerikës Xhevat Kallajxhiu. Në këtë ndërkohë, shqiptarët katolikë të Nju Jorkut kishin ndezur edhe një shkëndi

27

tjetër atë të ‘’ Shën Pjetrit e Palit’’, nën udhëheqjen e meshtarit Dom Lazër Shëldija, e cila në Shkurt të vitit 1987, me miratimin e këshillave dhe të meshtarëve të tyre, Dom Rrok Mirdita dhe At Andrew Nargaj ndërmorën vendimin për bashkim historik, në një kishë të përbashkët, kushtuar Pajtores së Shqiptarëve, Zojës së Shkodrës. Ishin përpjekje të vështira këto për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë anë e mbanë Nju Jorkut dhe në shtete të tjera. Por me vullnetin e pandërprerë, me sakrifica e mundime të mëdha që vetëm pjesmarrësit dëshmitarë të asaj periudhe i njohin mirë, Komisioni fillestar dhe komisionet e këshillat e kishës në vazhdim, kapërcyen kundërshtimet, apatitë, ndërhyrjet qëllim-këqia, dhe ia dolën më në fund objektivit të lartë fetar e kombëtar. Mbas shumë përpjekjeve, u gjet vendi i përshtatshëm prej 12 hektarësh e gjysëm, në 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, këtu ku jemi sot. Kontrata e blerjes u nënshkrua me datën 26 shtator 1989, në zyrën e avoketënve ‘’Piro & Mansell’’ në White Plains. Kisha përfaqësohej nga avokati George A. Phillips i firmës ‘’Cusack & Styles’’, në emër të cilës, kontrata u nënshkrua nga i Përndershmi Dom Rrok Mirdita, në prani të anëtarëve të komisionit të bashkimit të dy kishave, zotërinjve Tonin Mirakaj, Lekë Gojçaj, Prelë Sinishtaj dhe Ndue Shala. E gjithë këjo veprimtari prej disa dekadash e shumë mundimesh, nga klerikët dhe komuniteti katolik shqiptar në Amerikë, përfundon më në fund në kurorëzimin e ndërtimit të Kishës së re, Zoja e Shkodrës këtu në Hartsdale. Por është me rëndësi historike të përmendet fakti se vetëm dy ditë mbas blerjes së tokës, me 28 shtator 1989, Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor i Nju Jorkut njoftoi themelimin e ‘’Famullisë së parë Katolike Shqiptare në Amerikë me emërin e bukur ‘’Zoja e Shkodrës’’, dhe emëroi famullitar të Përndershmin Dom Rrok Mirdita dhe bashkfamullitar të përndershmin Dom Pjetër Popaj. Në vend që të pushonte krahët mbas një pune jashtzakonisht të rëndë, Dom Rroku, merr thirrjen e shëjntë për tu këthyer dhe për të ndezur në Atdhe atë ‘’shkëndinë e vogël’’ nga Amerika, për të cilën pat profetizuar Dom Zef Oroshi me krijimin e LKSHA me 1962, që falë punës së rëndë dhe sakrificave të vet Imzot Rrok Mirditës dhe Konferencës së ipeshkvijve shqiptarë, sot ‘’është bërë dritë e madhe, që shëndritë votrat e errësueme në Atdhe’’ nga dekadat


28

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

e ideologjisë komuniste, që kishte zhdukur çdo dukuri fetare me shpalljen absurde të Shqipërisë si vendi i parë ateist në botë. Emërimi dhe shugurimi i Dom Rrok Mirditës Arqipeshkëv për Durrës- Tiranë nga Shëjtënia e tij Papa Gjon Pali i Dytë solli pra, largimin e tij nga Amerika për në Atdhe, duke pranuar kështu privilegjin historik që veprën e filluar në Amerikë ta vazhdonte në Atdhe, -- për të filluar atë që gazeta New York Catholic e cilësoi si ‘’A New Dawn for Albania’’ (Një Agim i Ri për Shqipërinë)--për hir të dashurisë për të Madhin Zot dhe Kombin e tij, si edhe për hir të dinjitetit dhe në falënderim të përjetëshëm të para-ardhësve të mëdhej të klerit katolik shqiptar të përsekutuar dhe të martirizuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Por barra e rëndë për shërbimet fetare dhe për mbarimin e punimeve të kishës së re, ra mbi krahët e të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, një prifti të ri e energjetik, i edukuar dhe i shuguruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili me përpjekje të palodhëshme njerëzore, me dedikim, sakrifica dhe vetmohim iu përvesh punës për të realizuar objektivin madhor të filluar 50-vjet më parë, dmth, të realizimit të misjonit të lartë fetar e kombëtar, që sot është famullia ‘’Zoja e Shkodrës’’. Dom Pjetri iu përvesh punës me vrull e vendosmëri të pashoqtë për fillimin dhe mbarimin e këtij objekti fetar e kombëtar, të cilin Kardinali John O’Connor e pat quajtur një gur i çmueshëm, një diamant ose xhevahir, me fjalë popullore me të vërtetë një vepër madhështore, pat thënë ai – dhe që sot – fal aktivitetit të saj fetar e kombëtar -- është jo vetëm krenaria e komunitetit katolik por e mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan. Me datën 3 dhjetor, 1995 bekohet guri i parë i themelit të kishës së re, në prani të një numëri të madh besimtarësh dhe udhëheqsish nga tri besimet. Ndërtimi dhe inaugurimi i kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ shënoi përmbylljen e një kapitulli të lavdishëm të komunitetit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e një veprimtarie të gjithanëshme aktivitetesh fetare, kombëtare e kulturore, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare. Arqipeshkvi i Nju Jorku, John Kardinal O’Connor, një mik i vërtetë i shqiptarëve, me rastin e shugurimit të kishës së re, të cilën, siç thashë më lartë e quajti një diamant i çmueshëm, tha se

konsekrimi i kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ ishtë me të vërtetë një celebrim e gëzim po të marrim parasyshë historinë e kombit shqiptar dhe dëshirën e tij për të qenë i lirë për t’iu lutur Perendisë. Është e pamundur që mbrenda një kohe të shkurtë prej disa minutash të përfshihet një historik aq i pasur siç është veprimtaria e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane gjatë 50-vjetëve të fundit, e sidomos e 20vjetëve të fundit nën udhëheqejn e Dom Pjetër Popaj dhe bashkpuntorëve të shumtë. Por do të përpiqem që në pika kryesore dhe shkurtimisht të nënvijoj ato aktivitete fetare, kombëtare e kulturore që e kanë dalluar dhe e dallojnë Famullinë Zoja e Shkodrës, këtu në Hartsdale të Nju Jorkut. Një Qëndër këjo, me veprimtari të larmishme në shumë fusha, ku po mësohet dhe thellohet besimi në të Madhin Zot, por në të njëjtën kohë e si gjithmonë -- dhe në traditën më të mirë të klerikëve tanë dhe të Kishës Katolike Shqiptare, që gjatë të gjithë historisë së kombit tonë ka vazhduar të ruaj dhe të promovojë zakonet dhe traditat tona si edhe ndjenjat kombëtare për të gjithë edhe këtu në botën amerikane në të cilën jetojmë. Rëndësinë e përurimit të Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, e shprehu më së miri në atë kohë, Ernest Koliqi, i cili në revistën ‘’Shëjzat’’ pat shkruar me atë rast se përveç dobisë shpirtërore, ‘’Na tue u nisë nga pikëpamja shqiptare dëshirojmë të theksojmë këtu, vlerën e një organizimi i cili në flakë e në dritë të fesë – nevojë urdhnore e njerëzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si janë të mërguemit – synon të mbajë gjallë zakone e doke thjeshtë kombtare, dmth të ruaj në vend të huaj pasuninë ethnike të trashigueme nga të parët, pasuni që na lejon m’u quejtë Shqiptarë në botë.’’ Përveç shërbimeve fetare dhe në përputhje të plotë me traditën historike të rolit që Kisha Katolike Shqiptare ka luajtë gjatë shekujve, në mbrojtjen dhe në kultivimin e vlerave të historisë kombëtare, gjuhës, kulturës, folklorit dhe të traditave tona shekullore, Kisha Zoja e Shkodrës dhe udhëheqsit e saj klerikë dhe laikë vazhdimisht, kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme duke organizuar folklore, seminare e akademi. Kështuqë, këjo kishë e ka bërë këtë qëndër gjithashtu një mjedis ku të rinjtë e të rejat e tri besimeve tona zhvillojnë edukimin e tyre patriotik dhe kulturor me qëllim të ruajtjes dhe të zhvillimit të mëtejshëm të traditave dhe të ndërgjegjes kombëtare të fisit shqiptar. Është me vend që të përmenden disa

prej tyre --më të rëndësishmet -- siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Këjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Keshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karjerën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqsin e Kosovës që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi. Ndër të tjera, janë organizuar gjithashtu edhe seminare në përkujtim të At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës. Çdo vit me 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë organizohej dhe organizohet meshë dhe aktivitete për të përkujtuar dëshmorët e kombit dhe për t’iu lutur Perendisë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. ‘’Dita e trashëgimisë shqiptare’’, edhe këjo një nga veprimtaritë e shumta vjetore të organizuara nga Kisha ‘’Zoja e Shkodrës, është këthyer tashti në një aktivitet masiv që synon të mbaj gjallë traditat kulturore dhe të forcojë lidhjet e miqësisë midis gjithë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen e tyre. Pasi Shqipëria nën regjimin komunist kishte marrë një emër të keq në Amerikë, ishte gjithmonë qëllimi i klerikëve katolikë, që botës amerikane t’i paraqiteshin vlerat pozitive të kombit shqiptar duke paraqitur kulturën, kostumet dhe traditat më të mira, duke filluar me pjesëmarrjen e komunitetit në Festivalin e Arteve të Ballkanit në mesin e 1970-ave. Festivali muzikor që kisha organizon për çdo vit, nën drejtimin e të palodhëshmit Mark Koliqit-Shkreli është bërë si të thuash një institucion kulturor e kombëtar—në të cilin marrin pjesë mijëra shqiptarë nga mbarë komuniteti, por edhe më gjërë, pa dallim feje, krahine apo ideologjie – e që mbulohet jo vetëm nga media shqiptare, por edhe nga ajo amerikane, përfshirë, ndër të tjera edhe gazetën me famë botërore Nju Jork Tajms. Grupi Rozafati që ekziston pranë kishës për më shumë se 30-vjetë ka përfaqsuar komunitetin shqiptar në organizime e çfaqje të ndryshme artistike e kulturore të komuniteteve etnike në Amerikë. Folklori i Kishës Zoja e Shkodrës ka zbukuruar paradat vjetore në bulevardet e Nju Jork si edhe darkat e festimet kombëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan, siç ishte kohët e fundit festimi i 100-vjetorit


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 tëthemelimit të organizatës mbarëshqiptare Vatra. Dom Rroku e Dom Pjetri, mbi të gjithë angazhimet që kishin mbi supet e tyre, disi kishin gjetur kohë që të përgatisnin dhe të drejtonin edhe radio programin ‘’Zëri Katolik Shqiptar’’, që transmetohej çdo të shtunë në mengjes. Aktiviteti i gjithanshëm i famullisë ka përfshirë edhe organizimin e udhëtimeve ose shtegtarive me karakter fetar, si për shembull vizita në Vatikan dhe Gennacano, ku grupi nga Zoja e Shkodrës u prit në audiencë nga vet Papa Gjon Pali i dytë. Të rëndësishëm ishin shtegtimi në Tokën e Shenjtë dhe udhëtimi në Shqipëri me rastin e vizitës historike të Papës Gjon Palit të dytë, me ç’rast ai shuguroi katër ipeshkvijë, përfshirë edhe ish famullitarin e kishës tonë, tashti Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolitan i TiranëDurresit duke e ringjallur kështu hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare, e cila ishte zhdukur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Përveç veprimtarive fetare, ekumenike, kulturore dhe atdhetare, komuniteti katolik shqiptar nepërmjet kishës, e me ndihmën e klerikëve dhe të këshillave të ndryshme drejtuese, shpesh është marrë edhe me veprimtari humanitare në shërbim të bashk-atdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë e vise të tjera. Vlenë të përmendet se gjatë 1990-ave, Kisha Katolike Shqiptare ka organizuar gjithsejt 22 transportime ushqimesh dhe veshmbathjesh, si edhe fonde me qindëra mijera dollarë për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe për refugjatët shqiptarë nga Kosova. Megjithëse larg nga atdheu dhe trojet tona në Ballkan, besimtarët katolikë të kësaj famullie– gjatë këtyre 50-vjetëve histori të Lidhjes Katolike ShqiptaroAmerikane -- nuk kursyen kurrë dhe asgjë për bashk-atdhetarët tanë në vendlindje duke dërguar, sipas mundësive këtu dhe nevojave atje, ndihma për ndërtimin e rrugëve, shkollave e qendrave fetare e kulturore, përfshirë edhe ndihmën e konsiderueshme dhënë për ndërtimin e Katedralës ‘’Nënë Tereza’’ në kryeqytetin e shtetit sovran e të lirë të Kosovës -- dhe kur thirri Atdheu për mbrotjen e interesave kombëtare nuk munguan as ndihmat materiale e madje-madje as ato njerëzore. Përveç veprimtarisë kombëtare, fetare e kulturore, Kisha Katolike nga koha në kohë organizonte, me ndihmën e mjekëve shqiptarë të kryesuar nga Dr. Agim Leka, edhe përkujdesje shëndetsore për fëmijtë e emigrantëve të ri të çdo feje e krahine,

duke hapur hapësirat e kishës për imunizime dhe nevoja të tjera shëndetsore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Megjithëse sot ka lloj lloj orgnaizatash politike e kulturore të komunitetit, ishte Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane, ajo që u parapriu këtyre kur në fillim të 70-ave mori iniciativën, që së bashku me qëndrat si motra myslimane dhe ortodokse të formohej Organizata ethnike shqiptaroamerikane që do të përfaqsonte interesat e komunitetit pranë Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut. Nuk është pra këjo një ‘’mërgatë qyqesh’’, siç i cilësonin apologjetët e regjimit të Enver Hoxhës, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, që shumë prej të cilëve patën fatin të shpëtonin nga terrori i egër i stalinistëve të Tiranës komuniste, e që disa prej të cilëve, 50-vjetë më parë morën guximin dhe themeluan këtë Lidhje Katolike Shqiptaro-Amerikane. Ky pra, është një komunitet i cili shpirtërisht dhe fizikisht, gjithmonë ka qenë dhe është afër dhe i gatëshëm të mbrojë interesat kombëtare dhe të punojë për ‘’Fe e Atdhe’’. Është ky komunitet i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, me Kishën ‘’Zoja e Shkodrës’’ -- i cili pa marrë parasyshë se ç’thanë kritikët dashakeqës atëherë, e ndoshta edhe sot -- ai që po shkruan historinë e diasporës shqiptare në Amerikë dhe që është bërë pjesë e pandashme edhe e historisë së Kishës Shqiptare në Atdhe. Si i tillë, ky komunitet meriton një kapitull të denjë edhe në historinë e kombit shqiptar, ashtu siç zë vend edhe historia e arbëreshve të Italisë, të cilët gjatë 500-vjetëve ç’prej largimit të tyre nga Atdheu për të shpëtuar nga otomanët, ruajtën fenë, dashurinë për Atdheun, traditat, gjuhën shqipe dhe kulturën. Ashtu si edhe arberëshët e Italisë, edhe komuniteti shqiptaroamerikan, pjesë përbërse dhe e rëndësishme e të cilit është edhe komuniteti katolik i Nju Jorkut me rrethe, me aktivitetin e tij të palodhshëm 50vjeçar, të udhëhequr nga klerikët tanë që kemi privilegjin t’i kemi këtu sot, si dhe ata që kanë shkuar në atë jetë –vazhdon të jetë flamurtar i përhapjes dhe i forcimit të idesë kombëtare, i ruajtjes së vlerave fetare e morale si edhe i kulturës dhe traditave të bukura shqiptare, e që nepërmjet shembullit të Nënë Terezës e kanë bërë kombin tonë të njohur anë e mbanë botës. Roli i famullisë Zoja e Shkodrës në jetën fetare, kulturore, shoqërore, humanitare dhe në mbrojtje të të drejtave të

29

shqiptarëve kudo dhe pa dallim është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë edhe udhëheqsit politikë dhe diplomatë nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare, të cilët e kanë bërë vizitën në këtë qendër si një ndalesë të doemosdoshme gjatë qendrimit të tyre në Amerikë. Famullia Zoja e Shkodrës është shpesh edhe në qëndër të aktiviteteve ekumenike duke marrë iniciativën dhe duke organizuar lutje ndërfetare me udhëheqës të besimeve të tjera për qëllime mbarëkombëtare, si për shëmbull lutjet që mbaheshin për pavarësinë e Kosovës, dhe për fatin e shqiptarëve në përgjithësi. Një ndër ndërmarrjet më me rëndësi të kësaj qendre, siç thashë edhe më përpara, ka qenë botimi i revistës Jeta Katolike ku shkruanin e vazhdojnë të shkruajnë jo vetëm intelektualë e shkrimtarë të famullisë, por ajo është e hapur për të gjithë, dhe e cila ka siguruar respektin e meritueshëm, përmbajten e së cilës e ka vlerësuar edhe shkrimtari Ismail Kadare. Këshilli redaktues nën drejtimin e Dom Pjetrit dhe të Mark Koliqit meriton lëvdata për një punë të mbrekullueshme edhe në fushën gazetareske. Rëndësia e këtij përvjetori, e vërteta është, qendron në faktin se themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane 50-vjetë më parë, kur të shikohet nga këndveshtrimi i sotëm, ishte gur themeli, ishte hyll i dritës dhe agimi i parë i mengjezit që zbardhi ditën dhe të ardhmen e Kishës Katolike Shqiptare në përgjithësi. Kur të marrim parasyshë historinë e vuajtjeve e të mundimeve të klerit dhe të Kishës Katolike në Shqipëri gjatë diktaturës hoxhiste komuniste, është e qartë se Shpirti Shënjtë kishte dorë të drejtë për drejtë në këtë krijesë të re, në këtë vend të madh të lirisë e demokracisë, me qëllim jo vetëm për të mirën e komunitetit katolik shqiptaro-amerikan , por edhe për fatin e Kishës në Shqipëri dhe për të mirën e mbarë kombit shqiptar. I Madhi Zot vepron në mënyra misterioze. Siç thashë lartë, nga kjo famulli doli një arqipeshkëv, në personin e Imzot Rrok Mirditës, dy meshtarë Dom Pjetri e Dom Nikolin Përgjini, si dhe diakoni Marash Shkreli të cilët shërbyen për disa vjetë në këtë famulli. Historia 50-vjeçare e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është një periudhë evenimentesh historike siç ishte, ndër të tjera, edhe organizimi i meshës solemne në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork më 1997 në kujtim të Nënë Terezës, bijës që


30

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Kombi shqiptar i ka dhuruar njerëzimit, e ku mori pjesë një mori e madhe shqiptarësh dhe të huajsh, pa dallim. Me ç’rast Profesor Sami Repishti, i emociounar nga këjo çfaqje fetare e kombëtare e organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës, e përmblodhi më së miri misjonin dhe aktivitetin e kësaj veprimtarie duke shkruar me atë rast: ‘’Këtu në Katedralën e Shën Patrikut u duk fëtyra pak e njohur e popullit tonë të vjetër e fisnik, u duk i qartë besimi jonë në vetvehten, besnikëria ndaj traditave tona kombëtare, dashuria jonë e madhe për gjuhën tonë amtare, toleranca jonë fetare (i cili popull fton imamin mysliman të flasë nga altari i Katedralës) dhe vendosmëria jonë për të qenë pjesëtarë të një kombi që na jep nder dhe na jep emërin shqiptar....Megjithë sakrificat e shumëta që keni bërë, o vëllëzër e motra shqiptarë katolikë, për fe e atdhe’’ vazhdon Profesor Repishti, ”ju jeni një grup fetar e kombëtar që do të mbijetoni çdo provë e vështirsi në të ardhmen... dhe në këtë rrugë ju keni përkrahjen e miljona shqiptarëve myslimanë e ortodoksë që ju kuptojnë dhe ju duan’’, përfundoi artikullin e tij Profesor Sami Repishti. 50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është pra, një kurorëzim i denjë dhe i mbrekullueshëm i një veprimtarie në fushën e fesë dhe të shqiptarizmit. Me urimet e mia i lutëm të Madhit që Qëndra Nënë Tereza dhe famullia e Zojës së Shkodrës, nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj, të vazhdojë punën e saj frymëzuese bazuar në binomin Fe e Atdhe me Përparim, të trashëguara nga parardhësit kishtarë shqiptarë, në misjonin e saj për të ndihmuar Kishën e shumë vuajtur dhe institucionet fetare të cilat gjithmonë kanë qenë qendra, jo vetëm e vlerave fetare por edhe vatër e promovimit të patriotizmit të pastër, të kulturës arbërore dhe të tolerancës ndërfetare këtu në Amerikë dhe në të gjitha trojet tona shqiptare në Ballkan. Ju falenderoj për durimin, Frank Shkreli* *Autori ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe ka qenë anëtar i grupit redaktues të revistës “Jeta Katolike Shqiptare”’, për periudhën 1971-1974.

Inxhinier Bujar Golemi — Shembull i lartë i tolerancës fetare Pertefe Leka

Fjala “e madhe” në Shkodër është mjaft e përdorur jo vetëm për kuptimin e parë të saj por edhe për disa emërtime, si objekte, rrugë,lagje.. (Arra Madhe, lagje ku ishte Selia e Ate Fishtes,Rusi Madh,lagje tregtare,Kafja Madhe në qender te qytetit,Malesia e Madhe etj.) për të evidentuar dicka jo vetëm me përmasa fizike por edhe shpirtërore . Si duket cilësori “e Madhe” është një reflektim i përmasave të shpirtit, zemërgjerësisë, tolerancës së vetë shkodranit, në vazhdimësi të një trashëgimie te vyer, në kryeqëndrën e kulturës shqiptare. Këte mirëkuptim të ngjizur tek fjala e” Madhe “e kanë treguar shkodranët edhe në ndërtimin e Kishës së Madhe apo të kulteve të tjera duke qenë në krah të njeri tjetrit . Po cila është ecuria e këtij ndërtimi solid,150 vjeçar.. Ishte 7 prilli i vitit 1858, dita e ceremonisë zyrtare për ngulitjen e piketave të një konstruksioni me përmasa (75.5m gjatësi,40m gjerësi,23.3m lartësi) ku zbatohej projekti i një inxhinieri austriak. Në këte ceremoni morën pjesë shumë personalitete të klerit katolik,shumë nga populli i thjeshtë, ku në mes tyre kishte edhe myslimanë. Vlen për t’u permendur se Ai që mbajti fjalën e rastit në këte eveniment ishte një mysliman, Daut Borici. Një intelektual i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare ,me një kontribut të lartë në zhvillimin e arsimit kombëtar ,në fushën e gjuhësisë dhe në jetën politike (Kryetar i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, i internuar nga qeveria turke për këte aktivitet). Në atë kohë, Daut Borici, ishte Drejtor i Arsimit dhe fjalën e mbajti në emër të parisë së qytetit. Ky ishte modeli më i bukur për Shkodrën ,ku një mysliman ,bile edhe Hoxhë, kryeson fjalimet e rastit,në hedhjen e themeleve te kishës katolike. Tani për nga madhësia ,kjo nuk

ishte thjeshtë një Kishë ,por një Katedrale,e cila bëri jehonë që në themelimin e saj. Vetë Sulltani dërgoi 700 lira turke, Papa Piu IX dërgoi 1000 skuda , Franc Jozefi( që atë ditë martohej) dhuroi 150 Nap .flori; Përveç parave që u mblodhën nga populli bujar i qytetit dhe i rretheve,deri në Malësinë e Madhe Eshtë e veçantë, që ambasadori rus hodhi në themele xhamadanin e stolisur me ar në shenj bujarie. Në të vërtetë ndërtimi zgjati shumë vite, por kush nuk ndihmonte atje me të gjitha mjetet që dispononin. Dashuria për të pasur shtëpinë e zotit i bashkoi shkodranët, qytet-fshat-malësi me një vullnetarizëm të paparë.Në fund, ky konstruksion u bë i dallueshëm edhe në Ballkan. Në këte katedrale , punoi pa u lodhur nga viti1909, skulptori,piktori,fotografi,arkitekti,inxhinier i Shkodranë me origjinë Came, Kolë Idromeno (1860-1939) Ai ishte nxënës i devotshëm i Pjeter Marubit i cili e këshilloi të edukohej në shkollën më të mirë të Venecias, prej së cilës erdhi në Shkodër si dhuratë për kulturën tonë. Pikturat e Kolë Idromenos ia shtuan vlerat këtij ndërtimi madhështor. Në sfond gjëndej piktura murale “Qyteti i Shkodrës me Rozafen në krye, si mbrojtëse e qytetërimit shekullor.” Po ashtu piktura Zoja e Shkodrës e ndjekur me dy engjëj të cilët, artisti i madh, i kishte paraqitur me kostume kombëtare qytetare shkodrane. Për fat të keq kjo godine madhështore, goditjen e pare të qëllimuar, e mori në kohën e rrethimit të Shkodrës me 1913.Në atë ndërtesë ishin strehuar më shumë se një mijë vetë. Gjatë kohës së bombardimit, zjarri arriti deri te kumbonarja dhe u dëmtua më shumë se gjysma e ndërtimit. E gjithë kjo luftë e ashpër vinte nga një armik i jashtëm që kishte qellim, pushtimin e qytetit të lakmuar prej tyre.Pas riabilitimit te Kishës,asgjë nuk e cënoi mirëkuptimin fetar në Shkodër, përkundrazi u bë edhe më i


forte. Një gjest bujar dhe fisnik vjen nga i Madhi Atë Fishta i cili fill pas daljes nga rrethimi i Shkodrës, kur u kremtua Festa Kombëtare,me 28 Nëntor 1913, lidhi përjetësisht kandilat e dritave nga Kisha Franceskane me Xhaminë e Fushës Celë,në shenjë solidariteti ndërfetar dhe kombëtar.. Pas shume vitesh, një goditje tjetër, po i ofrohej.Viti famëkeq i 1967, erdhi si një termet rrafshues. Idetë e komunistëve duheshin zbatuar. Përbindëshi i diktaturës, pasi zhduku njerëzit e dijes e të kulturës duhet të mos linte as gjurmën më të vogël edhe në arkitekturë,edhe kur ajo kishte vlera historike,morale e shpirtërore. Shteti monist kishte aktivizuar inxhinierët e qytetit për të tjetërsuar godinat e kulteve. Per Kishën e Madhe ishte caktuar inxh.Bujar Golemi (i emëruar në atë kohë si inxh. Ndërtimi dhe jo Inxh shkatërrimi) Inxhinieri, në atë kohë ishte në moshë të re, me një reputacion të mirë në shoqëri dhe në rrethet intelektuale. Ishte djali i mësuesit të nderuar shkodranë, Qamil Golemi. Krahas punës si inxhinier, Bujari, merresh me basketboll dhe ishte një ndër trajnerët e dalluar të ekipit “Vllaznia”. Njihej si djalë punëtor, organizator i ekuilibruar, por si natyrë siç e thoshin shoqëria e tij ishte fjalë pak e punë

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

shumë. Ishte martuar me Lili Zajmin,mësuese matematike, motra e një të arratisuri politik në Amerikë. Kjo e bënte që të ishte i tërhequr nga tavolinat e kafeneve,paçka se Ai vetë e kishte rikonstruktuar dhe modernizuar “ Kafen e Madhe” në qendër të qytetit sipas investimit të kohës. Aktiviteti i tij shtrihej punë- sportfamilje,vlen per t’u theksuar se edhe në familje luante një rol kryesor në harmonizimin e marrëdhënieve vëllazërore. Ngarkesa që mori përsipër nga urdhëri qeveritar duhej plotësuar .Përpara inxhinierit .dilnin dilema të mëdha:Të shkatërronte vlerat e konstruksionit në formë e në përmbajtje e të flinte rehat, sic bëri inxhinieri .tjeter që e prishi deri në themel Xhaminë e Parrucës, ndërtim i vitit 1939 ,apo të mendonte ta tjetërsonte në një objekt tjetër shumë të përdorur. Të realizonte këte të dytën,duhet ta justifikonte deri në detaje çdo modifikim që do të bënte, sepse ndryshe, asaj politike, nuk i gjëndej karari,,ishte politikë”hyp se të vrava, zbrit se të vrava” Pra duhej bërë një plan dhe duhej gjetur një gjuhë që të mos vriste keq në qeveri, po edhe në popull,duke ditur se çfarë lidhje kishin njerëzit me këte tempull. Inxh.Bujari,pas shumë projekteve dhe netëve pa gjumë , e bëri vetë

31

punën e Orakullit.Nuk donte që të përsëritej syndromi i Kalasë së Shkodrës”Puno ditën dhe rrëno natën”por ta zëvendësonte me “Mendo natën dhe puno ditën”, pra vendosi ta ruante ndërtesen pa e prekur fare dhe ta tjetërsonte në një qendër sportive. Mendonte se do te bëhej i besuar, pasi vetë ishte sportist(sa për dijeni, ai ishte sportisti dhe trajneri i Vllaznisë që i solli Shqipërise fitoren e pare, jashtë shtetit,në edicionin e Kupës së Europës në basketboll për meshkuj ,kur luajti me skuadren Turke “Gallata Saraj”, në Stamboll.) E dyta ,ai nuk i përkiste fesë katolike, që qeveritarët antife, të mendonin të kundërten. E treta,qyteti i Shkodrës nuk kishte një qendër sportive të lojrave me dorë të mbuluar,kështu kjo përshtatje do të plotësonte një boshllëk për të cilën ,kishin nevojë qytetarët.


32

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Në fillim u ndesh me kundërshtime,por ishte i gatshëm për cdo përgjigje sepse e kishte mirëmenduar planin që do të zbatonte. Tavanin me dërrasa e ruajti ,ate e kishte punuar me aqë mjeshtëri inxhinieri Kolë Idromeno.Gjithashtu ruajti Altarin dhe Kupolen së bashku me dy kollonat dhe kornizat duke i justifikuar se i duheshin për të vendosur ndriçimin e sallës ku nuk do të dukeshin instalimet, ndërsa kollonat me gurë të latuar i veshi me dërrasa për t’i maskuar. Po kështu veproi edhe me pikturat murale,ato me motive fetare i leu me gëlqere , që një ditë me një gërvishtje të lehtë mund të dalloheshin si me parë.Pikturat e kalasë e të qytetite , nuk i preku fare, ato e ruajtën deri tani dorën e ndritur të piktorit K.Idromeno. Qelen ,vendin ,ku rrinin priftërinjtë e la të paprekur duke e justifikuar se nevojitej si hotel për sportistet . Deri në 80-85% të punimeve kishte ruajtur edhe kompanjelin ,duke e justifikuar te zyrtarët që të përdorej si Belvedere nga ku mund të shijoheshin nga lartësia, pamjet e qytetit. Këte nuk mundi ta realizonte sepse kur erdhi një ekip nga Tirana për të parë punimet, i thanë se nga jashte Kisha nuk ka ndryshuar fare, ,prandaj kompanjeli duhet të hiqej. E pati te vështirë ta bënte këte sepse edhe për kompanjelin kishte punuar 5 vjet arkitekti Kolë Idromeno,për ta ngritur në lartësi me shkallë spirale të menduara mjeshtërisht prej tij. Si përfundim përshtatja e Kishës në Pallat Sporti u prit mirë si nga paria e qytetit ashtu edhe nga Tirana.Pallati filloi të funksionojë duke e rritur më shumë popullaritetin në frekuentim .Edhe pse ajo u transformua në një objekt tjetër, emrin “ Kisha e Madhe” nuk e humbi kurrë. Gratë katolike, të cilat kishin mundur të merrnin e të ruanin pjesë të hedhura gjatë punimeve, nuk mungonin t’i bënin ritet fetare, duke pasë përballë faltoren e tyre dhe e uronin inxh.Golemin “Uratën tonë more djalë që na e le në këmbë derën e zotit . Viti 1990 erdhi si ogur i mirë për të gjithë shqiptarët ,lajmëroi lirinë shpirtërore. Të gjithë besimtarët pa dallim feje

,me një solidaritet vëllazëror u nisën drejtë rindertimit të kishave dhe xhamijave ,fillimisht ato që ishin në këmbë. Myslimanë dhe katolikë e patën më të lehtë të sillnin në gjendjen e mëparshme Kishën e Madhe dhe Xhaminë e Plumbit.Kështu Kisha e Madhe u riabilitua shumë shpejt, sepse inxh.Golemi ua kishte lënë gati cdo gjë. Mendimi i inxhinierit mori vlera reale sa edhe vlerat e Katedrales.Po të kishin punuar edhe të tjerët si punoi dhe mendoi inxhinieri .ne fjalë, shumë konstruksione do të ishin ruajtur. Kisha e Madhe u bë shpejt simbol i paqës i solidaritetit, i dashurisë njerëzore . Ishte 7 Marsi i viit 1991, kur u hap Katedralja nga Father Aleks Baliqi, dhe Mesha e parë u celebrue nga Don Zef Simoni në prezencë të Nënë Terezës dhe të mijëra besimtarëve. Por nuk vonoi 25 Prilli i vitit 1993 kur Xhon Pali I Dytë vizitoi Shqipërinë ,vizita e parë e një Pape në vendin tonë.Hirësia e tij e bekoi tokën shqiptare të nëpërkëmbur prej rregjimit komunist.Ishte një pritje e rrallë me një solemnitet hyjnor. Eshtë po kjo Kishë që priti të mbijetuarin e terrorit komunist, Kardinalin e parë shqiptar, Mikel Koliqi, i cili u varros po aty me 28 Janar 1997 per t’u perjetësuar në kohëra,vepra e tij. Katedralja priti edhe shumë personalitete nga Vatikani,të cilët nuk kaluan pa e përshëndetur Inxhinier Bujarin,Inxhinieri u gjend i befasuar përballë tyre, ai nuk e kishte menduar se dikush,ndonëse nga larg, kishte akumuluar aqë shumë respekt për te, për t’ia shprehur një ditë,konsideraten

e tyre të lartë për inxhinierin. Ata u shprehen me admirim :” ju e ruajtet autenticitetin e Kishës që ne nuk mund ta ribënim kurrë në formën e parë,atë konstruksion 150 vjeçar, sado që të mundoheshim. Takimi me përfaqësuesit e Vatikanit i ngjalli shumë emocione inxhinierit.por falenderimet dhe mirënjohja që ata i shprehen Atij për veprën e mirëmenduar, i ofroi miqësi. Mos të harrojmë se kemi të bëjmë me një personalitet që në zjarrin e luftës së klasave tregoi maturi dhe kurajo për të qenë më afër popullit të tij ,duke u bërë simbol i shpirtit të gjërë e tolerant të shqiptarit. Qytetarët e Shkodrës e vlerësuan dhe e respektuan në tërësi kontributin e Inxh Bujar Golemit, duke e zgjedhur Deputet të Partisë Demokratike, në legjislaturen e parë të Parlamentit të Ri Shqiptar.Sa per dijeni,ata që e votuan me shumë,ishin te zonës elektorale ku predominonte elementi katolik,duke mënjanuar rivalin e tij socialist që i përkiste fesë katolike. Edhe pse kanë kaluar vite ,dikush duhet të kujtohet për ta paraqitur këte vlerë njerëzore sepse është shembull i mirë për brezat,sidomos sot që krijohen konflikte që nuk janë të pranueshme për Shkodrën, si model i tolerancës, e as për mbarë Shqipërinë.Sot me shumë se kurrë duhet të ushqehemi me dashuri , respekt dhe mirënjohje për njeri tjetrin, pa dallime në diferencat politike,fetare e njerëzore për ta konsoliduar me zotësinë tonë të ardhmen. Mirënjohje dhe admirim për të gjithë ata që kontribojnë me vlera positive për vëllazërimin dhe progresin e shoqërisë shqiptare.

Age Ivezaj, LUTCF

Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 27-01 Queens Plaza North, 9th Floor Long Island City, NY 11101 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at 212-578-3347 Cell. 917-679-1263

Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0710][All States] 0709-5871 ©UFS


Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

33

Asgjë tjetër të mos kishte bërë, do të ishte mjaft Ilir

DEMALIA 72 vjet mbas vdekjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, akoma nuk ndalon makineria e baltës që duan të hedhin ish shërbëtorët e historisë dhe letërsisë, letërsisë së real-socializmit mbi figurën më të madhe kombëtare. Drejtimin e këtij misioni ashtu si dhe dje, e ka marrë pseudo historiani, që normalisht duhet të ishte i ulur në karrigen e drejtësisë, jo vetëm për zhbërjen e historisë, por për krime konkrete me jetë njerëzish. Arben Puto ironikisht në vitin 1991 bëhet dhe kryetari i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Pra që në zanafillën e saj, plurkatilizmi shqiptar tregon shumë...! Arben Puto dhe gjithë taborri i hosana- lëpirësve të diktaturës dje dhe demo(n)kracisë sot, bëjnë mirë të heshtin. Të jenë të sigurtë, se At Fishta do të jetojë edhe sikur e gjithë Shqipëria të fiket, për vlerat e tij. Në vitin 1900, kur Bismarku tha se, "Shqipëria është një shprehje gjeografike" ku nënkuptonte se, shqiptarët nuk kishin as gjuhë (të shkruar), Fishta u bë iniciatori, ideatori, realizuesi për realizimin e alfabetit shqip. Si kryetar i Komisijes së Kongresit të Manastirit ishte ai dhe vetëm ai, që nguli këmbë e vendosi për alfabetin latin. Ishte ideja e tij dhe fuqia e tij, që vendosi bashkimin e dy gërmave për të hequr ciriliket (aq të dashura për sh. Puto) dhe tallavanë turke të shkrimit. Ishte ai dhe vetëm ai. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë ky meshtar, i betuar për Zot, Komb, e Gjuhë të veten, do të ishte mjaft për të qenë monumenti më i madh i shqiptarëve. Puto e akuzon si fashist...?! Sh. Puto, ta bëje nga padija dhe mund të të falej, por ti që ke hapur arkivat si ke dashur, e di mirë si është historia...! Duke marrë dy rreshta dhe vendosur jashtë kontekstit, ti vazhdon atë që ke bërë gjithë jetën tënde, shërbimin në favor të armiqve të Shqipërisë. Sot vazhdon po e njëjta histori, nuk hapen arkivat ...?! Kujt i intereson mos dihet e vërteta?! Sigurisht vazhdojmë Kongresin e Vazhdimësisë...! Turpi nuk është vetëm tek ju sh. Puto, por edhe tek ajo media që ju lë të llomotisni si të doni, të vazhdoni të keqinformoni brezin e ri, pa një oponencë në studio. Normale, ajo media është pjellë e juaja. Ty sh. Puto dhe gjithë takëmit tënd po të çoj të fala me një varg të Viganit të Veriut: O Perëndi a ndjeve / Tradhtarët na lanë pa Atdhé / E Ti rrin e gjuen

me rrfé / Lisat n’për male kot ! Tani për sqarim... 1- Nuk ka njeri që të ketë punuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në kohën që Shqipëria ishte në pragun e shpërbërjes më shumë se Meshtari At Fishta. Veprat e tij janë të panumërta në këtë drejtim. 2- Nuk mund të kuptohet historia e formimit të gjuhës shqipe, shtetit shqiptar, letërsisë shqipe pa At Gjergj

Fishtën. Fjalimi i tij (ashtu si gjithë vepra e tij për gjuhën, kombin, letërsinë) në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 mbajtur nga imzot Bumçi, janë perla të luftës dhe përpjekjeve të këtij kollozi për të drejtat e Shqiptarëve. 3- Kur Italia fashiste i dha dekoratën më të lartë, Frati ju përgjigj: Kjo dekoratë nuk asht për mue. 4Mbas refuzimit të dekoratës së qeverisë fashiste, Akademia Italiane e bëri anëtare të saj. Në fjalën e tij në kinema Rozafa Fishta tha " “ … rezistenca qi romakët hasën ndër fiset dhe mbretënitë ilire, të gjitha ndodhën sepse ilirët e panë menjiherë se trupat romake po bijshin robnínë në vênd të lirisë …”. Ky vigan, në vargjet e tij kur Shqipëria 1 vit pas shpalljes shtet ishte në rrezik të mos ekzistonte, do të shkruante: Qe mue tek m’keni, merrni e m’bâni flí / Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore / Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë / E nami i sajë për jetë u trashigoftë! Në shtratin e vdekjes do të thoshte fjalët e fundit: Nuk po më vjen keq se po des, mbasi të gjith’ atje kena me shkue, por po më vjen e rândë se tânë jetën e kam shkri për të pa nji Shqypni të lirë e në vedi, ndërsa sot po e lâ të shkelun prej ushtrive të hueja". Ja se si shkruajnë albanologë dhe studiues me prestigj për Viganin e Veriut si, Lamberci&Elsie. Albanologu Maksimilijan Lambertz-i (i cili e ka përkthyer “Lahutën e Malcis” në gjermanisht) thotë: “Lahuta âsht shprehja mâ e kjarta e dokeve të

fshatarëve, banorë të Maleve të Veriut. E prejse doket e lashta të fiseve malore janë gjykue të zhduken nga tallazet e forta të civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesërm kanë për t’ia dijtë për nder në dhetë a qindvjetët e ardhshëm Poetit i cili në Lahutë të Malsisë na la nji ritrat (portret) të shqiptarit, të përshkruem nga goja e dëshmitarëve njikohsorë, ashtu si këta e gjetën në agimin e shekullit të XX-të, me atë ndryshim të vogël që shqiptari pësoi ç’prej kohëve të largëta të ilirothrakëve”. Gjithashtu, arbëreshin albanolog dhe njeriun me rreth të gjerë ndikimi në Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bërë aq për vete sa që ai shprehej: “Fishta është ndër të parët e ndër më të mëdhenj atdhetarë, të cilët në kohë më të vështira bënë çmos për ta mbajtur gjallë lëvizjen kombëtare kundër dhunës barbare të qeverisë turke, kundër lakmisë dhelpërake serbe dhe kundër propagandës greke. Kudo që shtrohej çështja e Shqipërisë, At Fishta gjendej aty pranë, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinë e tij të gjallë, zgjonte nga gjumi më të plogështit dhe mbante gjallë gjithmonë shpresën e ardhmërisë”. Kurse albanologu bashkëkohës Robert Elsie, duke e bërë “Lahutën e Malcis” të këndojë edhe anglisht, shprehet gjithë respekt për veprën e Patër Gjergjit se “Tashti u plotësua Eposi Europian!”. E gjejmë Patër Gjergjin flamurtar të çështjes shqiptare më 1930 në Konferencën Ballkanike të Athinës e fill mbas saj gjatë vitit 1931 në konferencën e Stambollit. Më 1932 shkon në Bukuresht, ku me pathos të lartë mbron sërish çështjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhëtimet atëhere nuk bëheshin me avionë Boeing, por zgjasnin me javë të tëra dhe angazhonin edhe lodhje jo të papërfillshme fizike. Kudo që shkonte At Gjergji, një ide fikse kishte: Të propagandonte për çështjen tonë kombëtare si edhe ta rriste rrethin e miqve të Shqipërisë. Tituj të At Fishtës, nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj., etj., si kandidat i propozuar për çmimin Nobel! Jo nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë siç ndodh sot për ndonjë që lutet natë e ditë për Çmimin NOBEL, por Vigani u propozua nga akademitë Evropiane për veprën e tij. Në fund por jo e fundit, ju shoku Puto dhe të gjithë ata që u bënë portavoçe të deformimit të Historisë së Shqipërisë, të shkatërrimit të saj deri në kriminalitet me real -socializmin bëni mirë, së paku sot, në demo(n)kraci të heshtni.


34

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Esenca e historisë shqiptare në këndvështrimin e një shqiptaro-amerikani

(Vlerësime kritike rreth librit të ri: “Copëza historie kombëtare”, New York, 2012, f. 314, të autorit Gjon Frani Ivezaj)

Historia e popullit të vogël shqiptar, gjatë shekujve ka kaluar tallaze të mëdha luftrash për mbijetesë përballë synimeve grabiqare pushtuese, në të cilën, kanë lindur burrat e shquar të kombit, që bënë emër shumë të mirë, duke dhënë gjithçka të shtrenjtë për të mirën e Atdheut dhe ndër shekujt që vijnë do të mbetën ndera dhe krenaria jonë. Qëllimi i librit “Copëza historie kombëtare” të studiuesit Gjon Frani Ivezaj, sipas autorit, ka qenë pikërisht zbardhja sa të jetë e mundur nën dritën e fakteve historike të disa nga figurat kryesore të Malësisë, ngjarjet e rëndësishme, që mbetën të shënuar me gërma të arta në analet e historisë kombëtare. Vepra, hapet me një parathënie të shkruar nga Dr. Gjon Kodra, i cili, vlerëson: “Në lëmë të kërkimeve shkencore historike mund të vërehen librat e rinj nga autorë, që me punë këmbëngulëse e pa zhurmë, arrijnë të na japin veshtrime të reja të temave që ato rrokin me mendjen dhe pendën e palodhur… Studiuesi Ivezaj i takon njerëzve, që punojnë në heshtje plot pasion dhe këmbëngulje. Si bir kreshnik i trevave të pushkës, besës, bujarisë, urtësisë, atdhedashurisë Prof. Gjon Fran Ivezaj, është i etur për të nxjerrë në dritë të fshehtat e shekujve, duke u marrë në mënyrë intensive me kërkime shkencore në lëmin e historisë së Malësisë.” (f.7) 314 faqet e librit, me copëza shënimesh historike kombëtare, përfshijnë 15 tema të ndryshme, që e përbëjnë gjithë volumin e botimit në fjalë. Me endje, mund të kundrohet trajtimi historik i epokës së ndritur të ilirëve tanë ndër shekuj, duke përshkruar ngjarjet kulmore kryesore, që kanë lënë gjurmë të thella historike asokohe. Më pas vjen një punim kushtuar heroit legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, si kryetrimi i Arbërisë, tashmë i njohur në të gjithë botën si Mbrojtës i Krishtërimit dhe civilizimit europian nga barbarët e Perandorisë Otomane.

Nëna e jonë e shtrenjtë Shqipëria, ka qenë tokë e begatë, ku kanë dalë trima të

Klajd

KAPINOVA

klajdkapinova@yahoo.com

pendës dhe pushkës, klerikë katolikë dhe personalitete të shquara, që kanë dhënë shumë për Atdheun gjatë shekujve. I tillë është humanisti franceskan At Frank Bardhi, i cili, mbetet padyshim një ndër mendjet më të ndritura të kombit ndër shekuj, të cilin autori e ka përshkruar me objektivitet dhe fakte historike. Si për të treguar, se koha nxjerrë në skenën historike figura të pendës, historiani Ivezaj, jep në dimensionin kohor real figurën e klerikut e atdhetarit të shquar Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës, që ende sot respektohet dhe

Copëza historie kombëtare

Copëza historie kombetare

nderohet nga të gjithë shqiptarët në trojet etnike e diasporë. Relikët e Ulqinit, kanë qenë një temë

e preferuar gjithnjë për studiuesin skrupoloz shqiptaro-amerikan, sepse aty është identiteti iliro-arbëror i popullit tonë. Me modesti ai ka nxjerrë me prova historike pikërisht lashtësinë e qytetit bregdetar, gjurmët e civilizimit, të cilët, nisin mijëra vjet para epokës së lindjes së Krishtit. Smajl Martini Ivezaj i Grudës, si një Princ i maleve kreshnike, përbën padyshim një ngjarje të shënuar për popullin tonë dhe në veçanti për trevën e Malësisë. Patrioti i shquar, bëri gjithçka për lirinë e vendit të vet nga hordhitë turke shumëshekullore dhe ushtrive sllave serbo-malaziase, të cilët, kërkonin të gllabëronin trevat tona, duke shfrytëzuar konjukturat e kohës pjesë të trojeve tona. E Malësia historike, nxorri gjithnjë bijtë e vet më të mirë, që i dolën zot vatanit me pushkë dhe gjoksin hapur ballë për ballë, në betejat e përgjakshme, duke dhënë jetën për Atdheun. Tashmë kushdo e di historinë e lavdishme të fatosit të lirisë dhe ngritjes së flamurit në maje të Deçiqit. Historia e ngjarjes fillon me një emër të madh për popullin dhe Malësinë në veçanti. Ai është heroi sypatrembur Dedë Gjon Luli, që sëbashku me malësorët e tjerë luftuan me armë në dorë, kundër ushtrisë mizore turke. Ato kishin misionin fisnik për të valëvituar mes shkrepave kreshnike flamurin e Gjergj Gjon Kastriotit, të larë ndër shekuj me gjak trimash. Në këtë mënyrë, historiani Ivezaj, ka shkruar jo vetëm për figurën e Dedës si luftëtar i pamposhtur, por edhe për cilësitë e mira plot tradita tipike shqiptare, që kanë pasur e kanë ende sot shtëpitë e malësorëve tanë ndër shekuj, si njerëz trima, të besës, burrërisë, ruajtjes së zakoneve të lashta iliroarbërore.


Por në histori gjithashtu ruhet edhe lavdia e trimit të pamposhtur Zef Prel Ivezaj, që me stoicizëm arriti të përballonte në trup katër herë plagët e marrë në luftë më armikun turk. Për

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

35

këto merita heroike, malësori trim, është Coku, Kapiten Gjelosh Luli, At Aton vlerësuar qysh në fillim të shekullit XX Luli S.J. (si dëshmitar i gjallë i me medalje të arta nderi, të cilat ruhen persekutimit të klerit katolik në Shqipëri brez mbas brezi në familjen me tradita nga rregjimi ateist 1944-1990). Ivezaj nga stërnipat dhe vetë autori Një vend të mirë i ka dhënë Gjon Frani Ivezaj, i historiani përshkrimit historik të figurës cili, i ka botuar në patriotike të Prek Calit, një malësor trim Dy fjalë për studiuesin libër për herë të parë. e i vendosur për të mbrojtur të pacënuar Në libër, me kufijtë etnikë të trojeve amtare etj. Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në mjeshtëri dhe stil Libri i ri, që këto ditë mbërriti në Këshevë të Grudës të Malësisë së Madhe. Ai është tërheqës, janë trajtuar New York dhe Detroit, u botua nën i biri i Fran Zefit, një familje shumë e njohur në gjithashtu disa nga kujdesin e Shtëpisë Botuese presitigjioze Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare figurat e njohura të “Camaj-Pipaj”, e cila ka veprimtarinë e brez mbas brezi. Prej kësaj dere kanë dalë shumë Malësisë, sikurse janë: vet në qytetin e Shkodrës dhe drejtohet burra të njohur, trima të fjalës dhe besës, pushkës Pretash Zeka Ulaj nga pedagogu i Universitetit “Luigj dhe bujarisë, mikpritjes dhe urtësisë. Gjyshi i tij (trim kreshnik e i Gurakuqi” Prof. Hasan Leka. Zef Prel Marashi, ishte shpata e përgjakshme pamposhtur i Kojës së Vepra, është shtypur në kundër armiqve. Ai kishte Kuqit), Gjelosh Shtypshkronjën “Volaj” në Shkodër, nën marrë pjesë në ngritjen e Frangu Gjelaj, Baca përkujdesin profesional të disanjerit dhe flamurit kombëtar kuq e zi, Nikë Gjokaj, Baca krijuesit të kopertinës në Istikamin e Deçiqit, si Kurti Gjokaj i shumëkuptimplote mjeshtërit Martin luftëtarë në kalanë e Grudës, Mat Hasani Ndoja. Rozafatit të Shkodrës në Ivezaj i Grudës, Gjeto vitin 1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës. Ai për këto shërbime në Since 1989 nderim të atdheut, është vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga trashigimtarët e familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers CVrysler ASPIN up to 20 passengers të Grudës, Tringës së Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e Malësisë dhe derës Ivezaj. Autori, qysh në fëmijëri ka pas një pasion të zjarrtë për historinë e vendit dhe më Complimentary gjërë, duke mbaruar njeri mbas tjetrit shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë. Ai e fillon shkollën e mesme në Ulqin dhe e mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës. Studimet e para universitare i bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe diplomohet në H-2 Hummer up to 28 passengers vitin 1979-1980. Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe hulumtime historike. Historia, Office: 845-526-8001 është pasioni i tij i përhershëm. Me kureshtje prej Cell: 914-447-1144 studiuesi të palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat e Chrysler C-300 up to 10 passengers 24/orë 7/ditë shteteve të Europës dhe sidomos në: Athinë, Romë, Vjenë, Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj. Ka shkruar shumë Custom build Hummer artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në up to 28 Passengers trojet etnike shqiptare dhe Amerikë. Tematika e tij with Jet Door e preferuar ka qenë dhe mbetet historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë gjatë Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453 shekujve. www.albanialimo.com • e-mail: antonkgjokaj@gmail.com


36

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Mustafa Kruja (1887-1958) - elitë intelektuale që s’përsëritet (Mbresa të pashlyeshme për figurën madhore të eruditit cilësor Prof. Mustafa Krujës)

“Dua tu tregoj një hollësi tjetër në funksion të këtij parashtrimi: më 1957 në odisenë e gjatë të internimeve u trasferuam nga Savra, afër qytetit në Gradishtë, një sektor i ri ferme e kamp internimi në tokat e reja të liruara nga ujërat e Tërbufit. Vazhdoja vitin e tretë të gjimanzit në Lushnje e më duhej një biçikletë për të shkuar në shkollë. Në pamundësi për ta blerë nëna ime iu drejtua gjyshit në Amerikë, duke i shpieguar problemin e duke i kërkuar 100 dollarë. Na u përgjigj me një letër të shkurtër, në të cilën komunikonte, se për të plotësuar kërkesën kishte lënë duhanin. Besoj se është një fakt, që nuk ka nevojë për asnjë koment.” E u g je n Me r li ka Nip i i Mu staf a Me rlika Krujë s Kohët e fundit, nëpërmjet një libri shumë të çmueshëm, që pati mirësinë të më dhurojë Familja Merlika, u njoha me nji “Konferencë Shkencore Përkujtimore”, kushtuar dijetarit dhe patriotit të madh Mustafa Merlika Krujës, mbajtur në Tiranë (më 27 dhjetor 2008), me misionin Ris hkri mi i hi st ori së dhe fi g ura fisnik: “R e Mu st a fa Kr u j ës (1 887- 1958 )”. Me të vërtetë e ndjej vehten të paaftë për të përshkruar sa duhet gëzimin e madh, që më shkaktoi kjo Konferencë, për faktin se më në fund erdhi dita fatlume, që të përkujtohet ligjshmërisht në Atdhe jeta dhe vepra e figurës madhore të Mustafa Krujës në 50-vjetorin e kalimit të tij në amshim. Dhe kjo është një provë, një përvojë që jeta e ka demonstruar vazhdimisht, se idealistët e mëdhej dhe atdhetarët e vërtetë, dijetarët dhe humanistët e veçantë si ai nuk vdesin dhe nuk harrohen kurrë. Kësisoj ata mbesin gjithmonë Nderi dhe Krenaria e familjes, fisit, krahinës dhe e mbarë kombit tonë në trojet etnike shqiptare! Janë të rrallë në këtë botë, ata nipa që kanë pasë fatin të jenë trashigimtarë gjyshërish të tillë. E gjithashtu, janë edhe më të rrallë ato foshnje si ju z. Eugjen, që rrethanat të detyruan të ndahesh nga gjyshi kur ishe vetëm 5 muaj, për të mos u parë më kurrë as për sëgjalli dhe as për

Tomë MRIJAJ

sëvdekuri. Por janë edhe ma të rralla, tepër të rralla e, ndoshta edhe unikale, rastet tragjike aq të dhimbshme si ai i gjyshit tuaj, që për t’iu gjetur pranë djalit tjetër 20-vjeçar të sëmurë rëndë (në një spital të Vjenës), detyrohet të ndahet prej vogëlushit 5 muajsh, prej familjes dhe të gjithë të afërmve e prej Atdheut, me gjithë parandjenjën e fuqishme se s’do t’i shihte më kurrë, siç edhe ndodhi me të vërtetë. E, megjithë këtë sakrificë, që e pranoi me ndërgjegje, për t’i shpëtuar jetën djalit tjetër, i biri nuk jetoi. Ai për fat të keq, ndërroi jetë në lule të rinisë. Dhimbjen e thellë, të pakufishme dhe të pashlyeshme për këtë humbje e ka lënë të shprehur në “Zemër prindi”, me një prozë kaq të përsosur dhe të fuqishme sa nuk i gjindet shoqja, mendoj unë, në të gjithë letërsinë jo vetëm shqipe, por edhe më gjërë në Ballkan e në Europë. Nga libri në dorëshkrim i kujtimeve të mia, kësaj radhe për herë të parë po radhis tre kujtime mbresëlënëse, që kam përjetuar mes miqve të mi, duke ilustruar dhe përforcuar edhe më shumë realitetin historik, që i nipi i Mustafa Krujës, Eugjen Merlika Kruja, tregon për gjyshin e vet në librin e sipërcituar. Kështu K a p i d a n i i M i r d i t ë s N d u e G j o m a r k u ( 1 9 1 4 - 2 0 1 1 ) , tregon ndër të tjera, se vëllai i madh Dr. Marku, ia kishte lënë amanet, të përkujdeset gjithëmonë për babain. Kapidani Ndue, nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi krijimit të familjes së re. Vitet kalonin dhe një ditë tek po rrinin pranë sofrës dhe pinin sëbashku kafe, babai i thotë: “Ndue i dashtun, t’ka ardh koha të hapesh familje dhe të kesh edhe t’i fëmijët e tu, që janë gëzimi dhe knaqësia ma e madhe në jetë për çdo prind. Ndërsa i biri Ndue i përgjigjet: se këtu ku jetojmë na asht vështirë me gjet nji

vajzë shqiptare. Në këto rrethana nuk ka randsi kombsia, por gjeje nji vajzë, që ty të përshtatet dhe krijo familjen tande…” Por nga ana tjetër, Kapidani Ndue më tha, se kishte kohë që njihej me një vajzë të bukur italiane, por asnjëherë s’i kisha folur babës për te. Mbas disa javësh e njoftova babën, se jam njohur me një vajzë dhe do t’a sjellë këtu që t’a shihni edhe ju. Kështu një mbrëmje, Kapidani i ri sëbashku me të dashurën e vet takohen me Kapidan Gjonin, duke i bërë të njohur lidhjen e tyre. Baba i jep pelqimin, duke i thënë se vajza është shumë e bukur dhe vjen nga një derë e famshme aristokrate italiane. Për më tepër, ai e porosit të birin, që të tregohet gjithnjë i sinqertë me të dashurën e vet, duke i treguar ndër të tjera, se ata vijnë nga një familje e thjeshtë, por e ndershme mirditore, që jetojnë me djersën e ballit. “Sot për sot ne në emigracion si pasuni e jona e vetme asht dashunia për Atdheun dhe familjen.”, thotë Kapidani Gjon Markagjoni. Gjatë takimeve të shpeshta me miq dhe dashmirë, kisha rastin të dëgjoj, se me ardhjen në Amerikë të ish Minitrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare Kolë Bib Mirakaj (në vitin 1966), aktivistët dhe bashkëpunëtorët e idealeve kundërkomuniste të grupuar në organizatën nacionaliste Bloku Indipendent, kishin menduar të gjithë që të mblidhnin ndihma financiare për mikun e tyre, që ende vuante nga një plagë në këmbë, të cilën e kishte marrë në luftimet kundër serbëve në vitin 1942. Mbasi e mori vesht se miqtë bujarë kishin menduar t’i bënin një suprizë, ai duke i falënderuar nga thellësia e zemrës, u tha: “Un do t’a siguroj kafshatën e bukës me djersën e ballit!” Mendoj se edhe ky rast shumë domethënës nuk ka nevoj për koment. I veçantë në shprehje dhe jetën praktike të tij ishte profesori modest dhe poliedrik Zef V. Nekaj (1919-2003), i cili, shpesh thoshte, se “Nese ftohesh në seminare


kulture apo atdhetare, për çështjen kombtare ose takime të tjera të ngjashme me motive sërisht patriotike asht mirë më marrë pjesë dhe me dhanë kontributin tand. Edhe nëse nuk ke mjete financiare për të mbulue shpenzimet ti duhet me kerkue hua ndër shok dhe me krye detyren kur çështja e atdheut të therret për ndihmë. E nese ti kërkon që të paguhesh nga të tjerët, që janë po si ti (pa mjete financiare) e humb vlerën e kontributit tand ndaj Atdheut.” Ai shpesh citonte fjalët e Presidentit amerikan John F. Kennedy, “Mos prit se çfarë ban atdheu për ty, por çfarë duhet të bash ti për Atdheun tand.” Është për t’u lavdëruar inisiativa dhe puna shumë e kujdesshme e Dr. Ardian Ndrecës, në përgaditjen e kësaj Konference si dhe puna shumë serioze e të gjithë studjuesve në përgatitjen e kumtesave, me një nivel të lartë shkencor, në shumë fusha të dijës, si: Histori, Politologji, Letërsi e, sidomos Gjuhësi, ku e pat shtri aktivitetin e vet shkencor Prof. Mustafa Kruja. Nuk më befasoi aspak mospjesëmarrja në këtë Konferencë e ndonjë perfaqësuesi të pushtetit, sepse ky pushtet paskomunist, me pozitë e opozitë është trashigimtari direkt i pushtetit diktatorial e gjakatar, që eliminoi e zhduku të gjithë elitën intelektuale shqiptare, që nuk mund të pranonte të

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 38 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

38

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

Luigj Shkreli President

Louis Overseas Staff

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1)

Fax: 718-733-7015

Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

• E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

37

konformohej me ideologjinë komuniste. Dihet se jeta e Mustafa Krujës, në Shqipëri, do të përfundonte para skuadrës së pushkatimit, ashtu sikurse e qindra dhe mijëra intelektualve të tjerë. Unë shpresoj, që kjo Konferencë Shkencore Perkujtimore do të jetë vetëm hapi i parë në rishkrimin me vertetësi të historisë, për të gjitha figurat e mëdha të kombit, mbi të cilat është hedhë vazhdimisht baltë, për vite e vite me radhë nga fallsifikatorët e histories, e në rastin konkret për figurën e Mustafa Merlika Krujës, jeta dhe vepra e të cilit e nderojnë Atdheun dhe kombin tonë. Jemi ne që kemi nevojë, madje sot më shumë se kurrë, për Mustafa Krujën, për vlerat dhe trashigiminë e tij shkencore e kulturale, shpirtnore e morale, patriotike dhe humane, prandaj duhet t’i jepet vendi që meriton, mbasi ai nuk ka asnji nevojë për ne! Rivleresim dhe Balancim Faktesh: Mustafa Kruja Nenshkroi Deklaraten e Pamvaresise se Shqiperise


38

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012 Kungimi Parë Më 5 Maj 2012 Angel Ahmetaj Jessica Berisha Julian Berisha Katrin Bujaj Treze Bujaj Alex Camaj Paul Camaj Ava Catalic Marigon Cotaj Marigona Cotaj Alben Dedvukaj Isabella Dedvukaj Berisha Dominik Claudio Frroku David Gazivoda Eva Gjelaj Jozef Gjelaj Maya Gjelaj Andy Gjolaj Danjela Gjonaj Josefina Gjonaj Leonard Juncaj Violeta Juncaj David Kocaj Samantha Kocaj Jozef Lucaj Angelina Lulgjuraj Kristina Lulgjuraj Portia Lulgjuraj Valerie Lulgjuraj Yolanda Lumaj Emma Mernaci Ariana Merturi Anthony Mirakaj Christian Mirakaj Nicholas Mirakaj Alfred Mrijaj Mathew Mrijaj Jonathan Ndreu Amanda Nicaj

Joseph Popaj Elizabeth Preku Adrian Rama Martin Rrasi George Saljanin Christian Simone Alexis Sinistovic Frank Sinistovic Gjeka Smajlaj Jake Smajlaj Francesca Syku Ana Vataj Daniel Vataj Nicoleta Vataj Theresa Vataj Luke Anthony Vukaj Michelle Vukaj Juliet Vuksanaj Ariella Zadrima Daniel Zadrima Gabriella Zadrima Michael Zadrima Krezmimi Më 3 Qershor 2012 Alex Aliaj Zef Aliaj Tom Berisha Anthony Berishaj Dila Bujaj Anthony Camaj Klodjan Cekaj Gjovalin Cotaj Victoria Cotaj Laura Curanaj Samantha Curanovic Melissa Dajti Maria Dedvukaj Anthony Dushaj Joanna Gjeka Nora Gjelaj Valentina Gjelaj

Christina Gjeloshi Justina Gjeloshi Kristina Gjergjaj Tom Gjergjaj Jennifer Gjidoda Nicky Gjolaj Anthony Gjuraj Andonio Gocaj Angela Gocaj Geraldo Gocaj Jessica Gocaj Mrika Gocaj Antoneta Gojcevic Xhulia Grishaj Ardijana Ivezovic Christian Ivezaj Nikoleta Juncaj Monica Kapti Christopher Kocovic Manika Leshi Maria Lleshi Anna Lulgjuraj Prena Lulgjuraj Anita Matovski Angela Matovski Anthony Mernaci Albert Mrijaj Anita Mrijaj Gabriella Mrijaj Robert Mrijaj Diana Narkaj Kristina Narkaj Klaud Nicaj Linda Nicaj Elizabeth Nikolla Michael Nikolla Kole Nikprelaj Kristopher Nikprelaj Marie Nrekaj Nikollette Nrekaj Anthony Pepaj Amarildo Popaj Kole Popaj

Tommy Preku Joseph Radi Geg Rrapi Magdalena Rrapi Michael Rrasi Peter Rrasi Rosemary Rrasi Martin Shaljanin Amanda Angelina Shkreli Christina Violet Shkreli Elizabeth Shkreli Kristian Shkreli Nicolette Shkreli Pashko Shkreli Sergio Shkreli Anthony Smajlaj Nikolas Simonlacaj Anton Syku Anita Tataj Klaudia Trashani Dominique Ulaj Marki Valmend Zef Vataj Anthony Voka Rosanna Vuksanaj Andrew Vuktilaj Angelo George Zagreda Pagëzimi dhe krezmimi i katekumenëve Gjon Lahu Kleida Lluka Mendije Sefa Anna Angelova Alexandra Djonovic Cristopher Djonovic Martin Ndrecaj Daniel Pali Pellumb Vilajeti Diter Vukaj Gjon Vuktilaj


P A G Ë Z I M E Mickey Thomas Coontz Prindër: Mickey& Mariana Coontz Kumbarë: Richard Coontz & Elizabeth Cacaj Victoria Prenaj Prindër: Bernard & Vlora Prenaj Kumbarë: Albert & Antoneta Mirashi Jake Marjan Nikpreljevic Prindër: Marjan & Aida Nikpreljevic Kumbarë: Pjeter & Salli Gjeloshaj Faustina Shqutaj Prindër: Agron & Lulijeta Shqutaj Kumbarë: Agron & Lula Vukaj Nicholas Pashko Bojaj Prindër: Anton & Cloudia Bojaj Kumbarë: John Ujkaj & Anna Boyle Mario Buja Prindër: Marash & Mirela Buja Kumbarë: Martin & Rita Pllumbi Alexsander Ljekocevic Prindër: Stjefan & Nora Ljekocevic Kumbarë: Pal & Linda Gjokaj Amanda Nilaj Prindër: Petrit & Besmira Nilaj Kumbarë: Lazder & Rosa Smajlaj Katrina Elizabeth Progni Prindër: Fabio & Marianna Progni Kumbarë: John & Drita Simolacaj Klea Cetaj Prindër: Anton & Merita Cetaj Kumbarë: Agron & Albina Gecaj Eliana Gojani Prindër: Visar & Violeta Gojani Kumbarë: Leonard Palaj & Leonora Gary Zoje Kola Prindër: Jeton & Margita Kola Kumbarë: Lize Elizabeth Kola Juliana Krasnic Prindër: Tony & Lindita Krasnic Kumbarë: Pjeter & Drita Berisha Amanda Lulgjuraj Prindër: Marash & Rushe Lulgjuraj Kumbarë: Leonard & Gjelina Berishaj Chole Mazreku Prindër: Fred & Kristina Mazreku Kumbarë: Luigj & Lajde Kapiti

Jeta Katolike | Prill-Qershor 2012

Kev Ejlli Prindër: Fred & Terezina Ejlli Kumbarë: Gentian & Rovena Zefi Ema Pllumaj Prindër: Gjovalin & Vera Pllumaj Kumbarë: Nik & Eva Lumaj Luka Dedvukaj Prindër: Zvezdan & Vera Dedvukaj Kumbarë: Toma & Roza Kalaj Anthony Palushaj Prindër: Mark & Delia Palushaj Kumbarë: Mark & Mare Nikprelaj Madison Victoria Perpepaj Prindër: Victor & Maria Perpepaj Kumbarë: David Balaj & Marina Sinishtaj Nicholas Vuktilaj Prindër: Alfred & Jehona Vuktilaj Kumbarë: Vilton & Vera Vukaj Joana Lea Coku Prindër: Leonard & Elona Coku Kumbarë: Nikoll & Vera Pali Edward Gjinaj Prindër: Vladi & Kujtime Gjinaj Kumbarë: Kujtim Dedaj & Marta Lala Brianna Lekaj Prindër: Rridiger & Zerine Lekaj Kumbarë: Aduard & Bratila Coku Lerena Noka Prindër: Luan & Esmeralda Noka Kumbarë: Mark & Vera Vukaj Brandon Leonardo Waters Prindër: Christopher & Laura Waters Kumbarë: Stephan Waters & Linda Ulaj Katarina Merturi Prindër: Alex & Antigona Merturi Kumbarë: Tony & Lindita Krasnic Andy Rrukaj Prindër: Gjoke & Shqipe Rrukaj Kumbarë: Emanuel & Drane Volaj Simon Sherri Prindër: Anthony & Dusha Sherri Kumbarë: Gjergj & Pashka Quni Justina Lajde Sherri Prindër: Nikoll & Leonita Sherri Kumbarë: Gjergj & Pashka Quni

39

KURORËZIME Trendafi Vushaj me Valorena Tinaj Më 14 Prill, 2012 Kristofer Nrekic me Regina Zekaj Më ë4 Prill, 2012 Martin Cacaj me Drita Dedaj Më 14 Prill, 2012 Kristjan Gjeloshi me Dardana Lulashi Më 5 Maj, 2012 Martin Camaj me Christina Berishaj Më 12 Maj, 2012 Tom Tomaj me Nora Laska Më 26 Maj, 2012

Alfred Kocovic me Lidiana Thacina Më 9 Qershor, 2012 Gjergj Cotaj me Catherine Kapiti Më 9 Qershor, 2012

Djeto Shkreli me Valentina Stanovic Më 9 Qershor, 2012 Anton Ljuljdjuraj me Mary Peregrin Më 16 Qershor, 2012

Anton Ivezaj me Linda Sonia Camaj Më 23 Qershor, 2012 Tom Delia me Arjana Kola Më 23 Qershor, 2012

Nenad Perkovic me Mendije Sefa Më 23 Qershor, 2012 Aleks Palaj me Antonela Simoni Më 30 Qershor, 2012

Mara Gegovic, 75-vjeç Vdiq më 3 Prill 2012 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nreka Camaj, 54-vjeç Vdiq më 29 Prill 2012 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Pjeter Nue Bucaj, 88-vjeç Vdiq më 5 Maj 2012 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Gjek Pali Curanaj, 82-vjeç Vdiq më 5 Maj 2012 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme!

Wedding Invitations

Ftesa për Dasma Mbi 2000 lloje të ftesave

për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Gati për 24 orë

15 vjet në shërbim të komunitetit tonë!

Tel. 718-584-1620

2322 Arthur Avenue, Suite 210, Bronx, NY 10458

www.albanianinvitations.com


Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit uron Ditën e Trashëgimisë Shqiptare 2012 në Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.