JK # 54

Page 1

Botues Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” New York Viti XLIV, Numri 2, Prill-Qershor 2009 • Çmimi $5.00


2

JETA KATOLIKE

|JANAR - MARS 2009

Jeta Katolike • Viti XLIV, Numri 2 Prill-Qershor 2009 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: Korpi e Gjaku i Krishtit – Besëlidhja e Re ....................................................3 Biography of New York’s New Archbishop, Timothy M. Dolan ....................................................4 Nga Famullia Jonë ..................................................................................................................5 Mëhill Velaj: Ëndërra shekullore e shqipëtarëve, po bëhet realitet .............................................6 Dalip Greca: Në ditën e traditës shqiptare morën pjesë rreth 6 mijë vetë...................................10 Leah Rae: Albanian Heritage Day ............................................................................................13 Peter Saljanin: A Decade of Unforgettable Memories ................................................................15 Dom Nikolin Pergjini: Saint Paul ..............................................................................................16 Mark K. Shkreli: Viti për Meshtarët...........................................................................................19 Mesazh për Ditën XlVI Botërore të Lutjes për Thirrjet ...............................................................21 Eleonora Koka-Gjoka: Në kujtim të Papa Vojtiles ......................................................................23 Përparim Hysi: Frati i Lezhës...................................................................................................24

www.JetaKatolike.com

Poezi nga Ana Pali dhe Aulona Goxhaj ....................................................................................27 Klajd Kapinova: E lënë përgjysëm ............................................................................................29 Tomë Mrijaj: Një histori përplot ngjarje, dramca, vuajtje, fatkeqësi dhe fate ...............................31 Muhamet Mjeku: Duke shfletuar Gazetën Dielli të Bostonit, me rastin e 100-vjetorit të botimit .........33 Lëvizje Demografike ................................................................................................................37

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet

Vetëm $30 në vit për revistën Jeta Katolike

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

Ata që dëshirojnë të ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690 E-Mail: ShkreliM@aol.com

abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është: $30.00 (SHBA).

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

»Gjithçka u krye«

Ju lutemi na e dergoni pagesën në :

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523

Dom Nikolini duke u përshëndetur me shqiptarë në Kishën Our Lady Mt Carmel në Bronx


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

3

Korpi e Gjaku i Krishtit – Besëlidhja e Re

B

esëlidhjet e vjetra kanë pasur tri karakteristika kryesore: ato bëheshin në mes njerëzëve me klasa jo të barabarta, kanë qenë të vështira dhe të përgjakura. Një besëlidhje që është bërë në mes mbretit dhe popullit ka qenë marrëveshje që i sillte dobi mbretit. Në fakt kjo marrëveshje popullin e bënte pronë të mbretit por edhe populli fitonte sigurinë nga ai. Kjo lidhje e ngushtë dhe të themi e përjetëshme ishte shumë serioze me përgjegjësi reciproke. Gjaku ishte vulë e fortë e besëlidhjes që, do të thoshte, nëse unë e thej besën mund ta marrësh jetën time.

Ceremonia e besëlidhjes bëhej me rregulla precize, të plota dhe të jashtzakonshme, çdonjëri e dinte përgjegjësinë e vet. Kur populli i Izraelit qëndronte përpara Moisiut te Mali Sinai për të marrë të stërpikurit me gjak, përkujtohej gjaku i qengjit të Pashkëve apo kalimi prej Egjiptit dhe, gjithashtu, flijimi i Abrahamit. Kjo besëlidhje e përgjakur nuk ishte vetëm përkujtim por përgjegjësi e përjetshme për çdo njërin. Dita e pajtimit ka qenë e vetmja ditë që kryeprifti lejohej të hynte në shenjtroren e shenjtroreve. Ai përdorte gjakun e mëzetëve për të bërë pajtim me Zotin për mëkatet e veta dhe të anëtarëve të shtëpisë së tij. Gjithashtu përdorte gjakun e cjepëve për faljen e mëkateve të popullit. Atëherë me atë

gjak e stërpikte shenjtroren. Gjaku ishte shenj i jetës.

Dom Pjetër

POPAJ Tash çka mund të themi për Besëlidhjen e Re, Shëlbimit nëpërmjet Krishtit Zot? Në letrën drejtuar hebrenjve, autori thekson se e Premtja e Madhe është dita e pajtimit tonë me Zotin. Jezu Krishti ka kompletuar të gjithë kurbanët e vjetër me vdekjen e Tij në Kryq. Sikundër kryeprifti mund të hynte në shenjtëroren e shenjtëroreve vetëm nëpërmjet gjakut, Jezu Krishti, gjithashtu, na e jep mundësinë neve të hymë në Shenjtëroren e Amshuar nëpërmjet Gjakut të Tij. Kjo sakrificë e bën Atë ndërmjetës e Shëlbues në Besëlidhjen e Re, sepse me Gjakun e Tij na i pastron mëkatet dhe na bën të denj. Nuk është më gjaku i Adamit por Gjaku i Krishtit të Lum që qarkullon nëpër dejtë tanë. Ne kemi qenë blerë edhe me çfarë çmimi, me Korpin e Gjakun e Krishtit, pra me Jetën e Tij. Dashuri më të madhe s’mund të tregojë kush se sa ka treguar Krishti për ne. Në Besëlidhjen e Vjetër kuptimi për “korp e gjak” ka qenë i njëjtë me jetën e njeriut. Në Euharisti theksohet se kur marrim Korpin e Gjakun e Krishtit marrim Krishtin Vetë, jo në mënyrë simbolike, si grup por në realitet dhe si individ në mënyrë personale. Me marrjen e Kungimit Shenjt besimtari hynë në Jetën e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Me Kungim, ne hymë në Besëlidhje të përsosur e të amshuar me Zotin. Euharistija është Dera e Paraisit që mund ta jetojmë tani dhe që vazhdon për amshim. Në të kaluaren gjaku i mëzetëve e i cjepëve është përsëritur për çdo vjet dhe gjithashtu manna në shkretëtirë nuk i ka shpëtuar etërit por në fund të gjithë kanë vdekur. Por, kushdo që ha Korpin e Krishtit dhe pin Gjakun e Tij, do të jetojë për amshim. Shën Gjoni në Ungjill thotë se Euharistia ka një dimension personal.

Nuk është vetëm që Krishti çelë Paraisin por e çelë për ne. Për tu ushqyer me Krishtin në Sakrament do të thotë për tu bërë një me Të. Ne i vëjmë themelet e jetës sonë në Të dhe njëkohësisht në Trininë e Shenjtë. Shën Pali gjithashtu thotë që nuk jam unë më që jetoj por që Krishti jeton në mua. Këtë unjisim me Krishtin e jetojmë në mënyrë personale por njëkohësisht edhe me të tjerët. Shën Pali vazhdon duke thënë se ky bashkim me Krishtin dhe me të tjerët, që bëhën një me Krishtin, i përngjanë gjymtyreve të trupit që janë shumë por të gjitha përbëjnë një trup të vetëm. Ky është Trupi Mistik apo Kisha

e Krishtit, e Kryet e këtij Trupi është Krishti Vetë. Fjala Euharisti don të thotë Falënderim. Në çdo Meshë të Shenjtë ne bashkohemi për t’a falënderuar Atin për Birin nëpërmjet Shpirtit Shenjt për veprën shëlbimprurëse të Vdekjes së Krishtit në Kryq, që bëhet Kurban për ne dhe na lanë me Gjakun e Tij. Duke ngrënë Korpin dhe duke pirë Gjakun e Tij ne bëhemi një me Të dhe e jetojmë këtë realitet. Në të vërtetë, nëpër Krishtin e me Krishtin dhe në Krishtin hyjmë në Parais. Ky është Misteri i Pashkëve - Mundimi, Vdekja dhe Ngjallja e Krishtit prej së Vdekuri është Dashurija e Zotit të Amshuar që sakrifikon Birin që ne të lumnohemi. Të falënderojmë Zotin pandërpre.


4

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Biography of New York’s New Archbishop, Timothy M. Dolan Timothy Michael Dolan was named Archbishop of New York by Pope Benedict XVI on February 23, 2009. He was installed as Archbishop of New York on April 15, 2009.

He had served as Archbishop of Milwaukee since he was named by Pope John Paul II on June 25, 2002. He was installed as Milwaukee's 10th archbishop on August 28, 2002, at the Cathedral of St. John the Evangelist. Archbishop Gabriel Montalvo, papal nuncio to the

United States, installed Archbishop Dolan. Born February 6, 1950, Archbishop Dolan was the first of five children born to Shirley Radcliffe Dolan and the late Robert Dolan. In 1964, he began his high school seminary education at St. Louis Preparatory Seminary South in Shrewsbury, Mo. His seminary foundation continued at Cardinal Glennon College, where he earned a Bachelor of Arts degree in philosophy. He then completed his priestly formation at the Pontifical North American College in Rome where he earned a License in Sacred Theology at the Pontifical

University of St. Thomas. Archbishop Dolan was ordained to the priesthood on June 19, 1976. He then served as associate pastor at Immacolata Parish in Richmond Heights, Mo., until 1979 when he began studies for a doctorate in American Church History at the Catholic University of America. Before completing the doctorate, he spent a year researching the late Archbishop Edwin O'Hara, a founder of the Catholic Biblical Association. Archbishop O'Hara's life and ministry was the subject of the Archbishop's doctoral dissertation. On his return to St. Louis, Archbishop Dolan served in parish ministry from 1983-87, during which time he was also liaison for the late Archbishop John L. May in the restructuring of the college and theology programs of the archdiocesan seminary system. In 1987, Archbishop Dolan was appointed to a five-year term as secretary to the Apostolic Nunciature in Washington, D.C. When he returned to St. Louis in 1992, he was appointed vice rector of Kenrick-Glennon Seminary, serving also as director of Spiritual Formation and professor of Church History. He was also an adjunct professor of theology at Saint Louis University. In 1994, he was appointed rector of the Pontifical North American College in Rome where he served until June 2001. While in Rome, he also served as a visiting professor of Church History at the Pontifical

Gregorian University and as a faculty member in the Department of Ecumenical Theology at the Pontifical University of St. Thomas Aquinas. The work of the Archbishop in the area of seminary education has influenced the life and ministry of a great number of priests of the new millennium. On June 19, 2001 – the 25th anniversary of his ordination to the priesthood – then Fr. Dolan was named the Auxiliary Bishop of St. Louis by Pope John Paul II. The new Bishop Dolan chose for his Episcopal motto the profession of faith of St. Peter: Ad Quem Ibimus, "Lord to whom shall we go?" (Jn 6:68). He is currently the chairman of Catholic Relief Services and a member of the Board of Trustees of The Catholic University of America. On June 29, 2009, Archbishop Dolan received the pallium, a symbol of his office as an archbishop, from His Holiness, Pope Benedict XVI, at St. Peter's Basilica.


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

5

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 26 Prill 2009 – Në Maestro's Caterers, u zhvillua darka vjetore e famullisë si dhe u festua 10-vjetori i shugurimit të Kishës "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale, nga i ndjeri John Cardinal O’Connor. ◊ Më 17 Maj 2009 – Në Maestro's Caterers, u zhvillua darka për mbledhje fondesh për ndërtimin e Katedrales "Nëna Tereze" në Prishtinë, ku ishin të pranishëm Ipeshkvi i Kosovës Msgr. Dodë Gjergji, Z/v ipeshkvi Dom Franë Kolaj dhe biografi i Nënës Tereze, Dom Lush Gjergji. ◊ Më 7 Qershor 2009 – U zhvillua Dita eTraditës Shqiptare, në Kensico Dam Plaza në Valhalla, NY nga ora 12 mesditë deri 7 darkë. Për më shumë informacione lexoni shkrimin e z. Dalip Greca në këtë numër të revistes sonë. ◊ Më 9 Qershor 2009 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të ri të Famullisë “Zoja e Shkodrës”, ku u zgjodh edhe udhëheqësia e Këshillit. Këshillit të vjetër ju shprehim falënderimet tona për shërbimin katërvjeçar, kurse Këshillit të ri i dëshirojmë punë të mbarë dhe të sukseshme në katër vitët e ardhshme.

Këshilli i vjetër i Famullisë “Zoja e Shkodrës”

Këshilli i ri i Famullisë “Zoja e Shkodrës”

Në përgatitje: ◊ Më 19 Korrik 2009 – Në Qendrën “Nëna Tereze” do të bëhët një mbrëmje festive për të rinjt e famullisë, duke filluar në ora 7 të mbrëmjes. ◊ Më 6 Shtator 2009 – Kremtohet festa e të lumes Nënë Tereza. Hollësirat do të lajmërohen më vonëg përmes leçive në kishë. ◊ Më 18, 19 & 20 Shtator 2009 – Në trollin e Kishës “Zoja e Shkodrës” organizohet Karnavali tradicionalë. Për informata mund të kontaktoni z. Alexander Zadrima, Esq., si dhe zyrën e Kishës. ◊ Më 8 Nëntor 2009 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), prane Lehman College, në Bronx, organizohet Festivali i 19të Shqiptar. Ju bëjmë thirrje argëtuesve amatorë dhe profesinonistë të komunitetit, si dhe vullnetarëve për organizimin e Festivalit, të kontaktojnë zyrën e Kishës.


JETA KATOLIKE

6

/ PRILL - QERSHOR 2009

NGRITJA E KATEDRALES “NËNA TEREZE” NË PRISHTINË NJË ËNDËRR E VJETËR SHQIPTARE

N

ë restorantin "Maestro" të përgatitur si për ditë festash kombëtare, me balona shumëngjyreshe që simbolizonin petkun e Të Lumës Nëna Tereze, u grumbulluan afro 250 mijë dollarë për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë. Ishte kjo një mbrëmje e bukur e 17 majit, si shumë mbrëmje të tjera që ka organizuar Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale në New York. Në këtë tubim ndodhej edhe Bariu shpirtëror, i ardhur enkas nga Kosova, Monsinjor Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Dr. Dom Lush Gjergji, Dr. Dom Franë Kola, dhe famullitari i Kishës Katolike shqiptare të New York-ut, i përndershmi Dom Pjetër Popaj. Në këtë tubim solemn, që kishte karakter të grumbullimit të fondeve për ndër-

Maketa e Katedralës “Nëna Tereze” në Prishtinë

Mëhill

VELAJ timin e Katedrales "Nëna Tereze", qenë të pranishëm edhe afro 600 shqiptaro-amerikanë. Dallohej një pjesëmarrje e të gjitha konfesioneve, atij katolik, mysliman e ortodoks. Ëmblema e kësaj mbrëmje ishte: "Bashkimi bën fuqinë", si gjithmonë edhe kësaj radhe. Gjithashtu, ishte i pranishëm edhe Joseph J. DioGuardi me bashkëshorten e tij Shirley Cloyes DioGuardi, kontributi i të cilit është i dukshëm për Kosovën, Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare. Pas intonimit të himneve, atij shqiptar dhe amerikan, filloi nga puna

Komisioni i kryesuar nga aktivisti i palodhshëm i komunitetit, z. Marjan Cubi, i shoqëruar nga z. Lekë Perlleshi dhe anëtarët tjerë të Komisionit që për dy vjet, nga formimi i tij, kanë dhënë një kontribut të mirëfillët në mirëvajtjen e punëve në ngritjen e Katedrales dhe të çështjeve të tjera në këtë sferë. Me autorotet dhe profesionalizëm, këtë mbrëmje, që kishte atmosferë gëzimi, e udhëhoqi z. Ismer Mjeku, i cili, kur janë në pyetje çështjet e komunitetit tonë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Ai e ftoi në skenë Zev. Ipëshkvin e Kosovës, Dom Franë Kolaj për ta bekuar darkën, i cili pas lutjes tha shumë fjalë të mira për organizimin e takimit. Fjala i takoi zotit të shtëpisë Dom


JETA KATOLIKE

Pjetër Popajt, i cili u dëshiroi mirëseardhje të gjithë atyre që ishin këtu, e posaçërisht musafirëve nga Kosova. Mes tjerash ai vuri në pah:

hur të Lumes Tëreze: "Me gjak jam shqiptare, me shtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por

Ismer Mjeku

"Jemi tubuar si vëllezër këtu që të ngrisim simbolin e fesë dhe kombit në mes të Ballkanit, të tregojmë lashtësinë tonë fetare e kombëtare të atyre trevave. Të gjithëve ju falënderoj për ketë çfarë po bëni për vendlindjen tonë, për Nënë Tërezen, që është e pranishme kudo në zemrat tuaja”. Seicili përpiqej të jipte kontributin e tij në mënyra dhe forma të ndryshme, që mbrëmja të ishte sa më e suksesshme, si p.sh. ndihma në shpërndarjen e biletave për llotari, nën udhëheqjen e z. Martin Krasniqi. Me recitime të bukura u dalluan posaçërisht Frashër Ulaj dhe Arlinda Balidemaj. Ata veçuan thënien e njo-

Nermin Daja Zhabjaku

Dom Pjetër Popaj

Don Lush Gjergji

Kreshnik Zhabjaku

/ PRILL - QERSHOR 2009

7

zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Bukur kumbonin këto fjalë nga të rinjtë tanë që kanë lindur dhe po rriten në Amerikë. Të pranishmit man-

Imzot Dodë Gjergji

dej u argëtuan nga nënë e bir, Nermin dhe Kreshnik Zhabjaku. Komisioni në përbërë prej 32 vetave, që punoi pa lodhshëm, ishte një tregues gjithëpërfshirës. Ata, me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë motivuar njerëzit që të kontribuonin në ndërtimin e kësaj vepre kapitale. Në emër të komisionit, Z. Marjan Cubi i falënderoi të gjithë ata që kontribuan, në veçanti Z. Xhim Xhemën dhe Vëllezërit Gojçaj që kanë dhënë nga $100.000, por duke mos zvogluar as kontributin më të vogël në $50, të gjithë këtë e bëne me zemër, të gjithë me dëshirë, që natyrisht brenda mundësive të kontribuojnë në ndër-

Arlinda Balidemaj dhe Frashër Ulaj


8

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

timin e këtij tempulli të shenjtë. Z. Cubi, në mënyrë të vëçantë, çmoi kontributin e komisionit dhe të Dom Pjetër Popajt, i cili, shprehur në mënyrë metaforike, është bërë vatër e ngrohtë dhe kreator për çdo kërkesë që vjen nga atdheu.

Lekë Përlleshi

Pasi përfundoi fjalën e tij, Z. Cubi lexoi letrën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, që e kishte dërguar enkas për ketë mbrëmje të veçantë. Letra u prit me shumë respekt. Kadare në mes tjerash shkruante: "Të dashur bashkëkombas, nga New Yorku erdhi lajmi i bukur i mbledhjes suaj për Katedralën e Nënë Tërezës në Prishtinë. Ky është një lajm i mirë që vjen në kohën e duhur. Shqiptarët e shpërndarë kudo në botë kanë kaq shumë nevojë për lajme të tilla, ndonëse ato, si çdo gjë e çmuar, janë të rralla. Mesazhi që ju po i jepni kombit shqiptar, rajonit ballkanik dhe gjithë botës, është një ndër mesazhet më fisnike të kohës. Ju po ndihmoni për ngritjen e një katedrale, e cila përveç kuptimit të saj të mirëfilltë, është njëkohësisht një katedrale e mirëkuptimit njërëzor. Kjo nuk është një fantazi optimiste, nga ato që perpiqen që ta shohin botën më të mirë se ç`është. Kjo është një e vërtetë e prekshme. Fakti që jeni mbledhur aty, shqiptarë të besimëve të ndryshme, me të njëjtën dëshirë e të

njëjtin qëllim, e vërteton krejtësisht mendimin e mësipërm. Kjo të kujton meshën e parë që u bë në Shkodër, fill pas përmbysjes së robërisë. Në atë meshë morën pjesë të krishterë dhe myslimanë bashkë, sepse ajo, duke qenë një rit fetar, ishte njëkohësisht

Joseph DioGuardi

mesha e lirisë. Kjo kujton lajmin e bukur, fill pas Luftës së dytë Botërore kur u mësua se ishte një vend në Europë, ku hebrenjtë në vend që të pakësoheshin, ishin shtuar. Ky vend ishte Shqipëria dhe mbrojtja e hebren-

Aurela Gace

jëve ishte kryer prej shqiptarëve të tre besimeve, pa ngurrim dhe pa dallim. Me Katedralën e Nënë Tërezës, midis saj, me këtë shtëpi të lartë të humanizmit, për ndërtimin e së cilës jeni mbledhur sot, Kosova do të jetë më njërëzore, më e qëndrueshme dhe,

Marjan Cubi

kryesorja, më e lirë" thekson në letrën e tij përshëndetëse shkrimtari i përmasve botërore, Ismai Kadare. Pastaj filloi pjesa tjetër, të them kryesore, ku në tribunë doli z. Lekë Përlleshi, i cili lexonte emrat e atyre që nxitonin që sa më parë ta kryenin këtë akt human, e aq njërëzor e të përzemërt. Z. DioGuardi, me shembullin personal të tij, bëri që të gjithë të kontribuonin, sipas mundësive, në heshtje dhe me gjithë zemër, pa dashur që të dukeshin shumë në publik. Fjala e Monsinjor Dodë Gjergjit, në këtë mbrëmje solemne, u prit me shumë dashuri. Nga fjala e tij morëm këtë fragment: "Ne jemi një brez që, fatlumisht, po shijojmë pranverën e kombit shqiptar. Nuk ka më bunker e tela të gjembosur, ushtri të huaj që të na ndaloj të vizitojmë njëritjetrin. Ju jeni mbështetja e jonë e parë dhe më e madhe, për ndërtimin e kësaj katedrale. Ju na dhatë zemër për të bërë një konak më shumë në mes të Prishtinës, ju jeni ata që premtuat dhe po e bëni. Unë këtu


JETA KATOLIKE

për të dytën herë po e ndaj me ju këtë gëzim. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja"! Ndërsa, fjala vëllazërore e të përndershmit Dom Lush Gjergji, që është sinonimi i pajtimit dhe njohësi më i mirë i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Tërezes, u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ky bëri që atë, e cila po bënte mrekulli në botë, ta njohë më mirë opinioni shqiptar. Ai përmendi disa nga takimet me Nënën e Madhe Tëreze, ku theksoi se është e rendësishme që ta ngremë Katedralen në zemrën e çdo shqiptari. Disa vlerësime rreth punës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane i paraqiti veprimtari i komunitetit z. Zef Balaj, i cili tha se roli i Joe DioGuardit, ka qenë i pazëvendësueshëm në çështjen e Kosovës dhe në demokratizimin e Shqipërisë. Në këtë takim kishte edhe shumë miqë amerikanë, të cilët kishin ardhur të ndanin gëzimin bashkë me këta pjesëtarë të komunitetit shqiptar. Një statistikë, e cila mund të ndryshojë nga momenti në moment, por më afër reales është se janë tubuar afro 250.000 dollarë, me shpresë që aktiviteti në të ardhmën të vazhdojë edhe në forma të tjera, derisa Katedrala të përfundohet. Mbrëmja artistike mbante vulën e Aurela Gaçes dhe të baritonit të njohur Kreshnik Zhabjaku, i shoqëruar nga e ema Nermin Daja-Zhabjaku. Kënga e vallja vazhduan deri vonë, me tingujt e ëmbël të muzikës shqipe, sidomos nga bilbili i këngës Gëzim Nika. Nuk munguan as vallet e ekzekutuara nga grupi “Rozafati” me koreografe Angjelina Nika. Për arritjet e deritanishmë në realizimit e këtij projekti të rëndësishëm fetar dhe kombëtar, Hierarkia e Kishës së Kosovës, katolikët e Kosovës, si dhe i tërë populli kosovar, i janë borxhëli famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, të përndershmit Dom Pjetër Popaj. (Fotografitë: Mark K. Shkreli)

/ PRILL - QERSHOR 2009

9


10

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

NË DITËN E TRADITËS SHQIPTARE MORËN PJESË RRETH 6 MIJË VETË shtë kthyer në traditë të përvitshme organizimi i një veprimtarie masive, që ka për organizatore Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, veprimtari që synon të mbajë gjallë traditat kombëtare. I konceptuar si një piknik dhe i shoqëruar me shumë veprimtari të traditës, aktiviteti tërheq përherë e më shumë pjesmarrës. Veprimtaria që është pagëzuar me togfjalshin simbolik “Albanian Heritage-Dita e Traditës shqiptare”, këtë herë ishte e gjashta në radhën e viteve. Ashtu siç edhe është emërtuar ajo synon që të ripërtërijë dhe të ruajë traditat shqiptare në fushën e kulturës, sportit, të miqësojë me njëritjetrin shqiptarët e të gjitha moshave, t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen shqiptare. Mjafton të shikoje veshjet e të rinjëve dhe fëmijëve me rroba ku ishin dizajnuar simbolet tona kombëtare dhe e kupton fare mirë atë që ndodh me familjet shqiptarët, që luftojnë fort që të mos asimilohen këtu në vendin e largët, ku kanë mërguar. Kjo traditë e re, që pason atë të organizimit të një veprimtarie tjetër mbarëshqiptare, Festivalit Shqiptar në Nju Jork, që ka po të njëjtën organizatore, Qendrën Nënë Tereza, për-

Ë

Dalip GRECA bën një shembull të vyer për të gjithë institucionet fetare e kulturore të shqiptarëve. Të mbash gjallë kulturën tënde, gjuhën, traditat e popullit tënd në mërgim, afirmon dhe ruan identitetin tënd në këtë supershtet, ku përplasen shumë kultura e tradita dhe lum ai komunitet që ruan veten nga asimilimi, lum ajo familje që u përcjell fëmijëve gjuhën e bukur dhe traditat shqiptare. Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” është një shembull që na tregon rrugën se si ruhen traditat kombëtare, se si bëhen të intere-

suar fëmijët të flasin shqip, të këndojnë shqip, të kërcejnë valle shqiptare, të veshin kostume tradicionale të krahinës nga vijnë në raste festash kombëtare apo veprimtarive të ngjashme. Ashtu si edhe vitin e kaluar “Dita e Traditës Shqiptare” u organizua në hapësirat e gjelbërta të parkut në Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York. Veprimtaria qe masive dhe e suksesshme, dhe siç na njoftoi kryetar i Këshillit të Kishës ”Zoja e Shkodrës”, njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”, z. Mark Shkreli, morën pjesë rreth 6 mijë vetë, të cilët kishin ardhë jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga Nju Xhersi dhe Kënektikat. Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare, nga të gjithë besimet fetare, kishte dhe shumë pjesamrrës amerikanë. Koha e bukur me diell qe shumë e përshtatshme për organizimin e veprimtarive sportive e kulturore në lëndinat e bukura të parkut. Drejtori i komisionit përgatitor, Nikollë Pashko Shkreli, ia kishte dalë që të gjithë veprimtaritë të zhvilloheshin në rregull të plotë dhe pa as më të voglin incident. Të pranishmit janë përshëndetur nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj si dhe nga drejtuesi


JETA KATOLIKE

interpertuan këngë nga të gjitha viset shqiptare. Grupi folklorik “Rozofati”, me koreografe Angjelina Nika, shpalosi një repertor të pasur vallesh, çka tërhoqi edhe vëmendjen e amerikanëve pjesmarrës. Me interes u ndoqën edhe interpretimet e valleve të bukura të Rugovës nga asambli “Gurra e Rugovës” nën drejtimin e koreografit

Diana Vajushi egzekutiv i Kontesë së Westchesterit, Andrew Spano. Aktivitetet kulturore u udhëhoqën nga Orsin Turmalaj dhe Ylli Sufaj. Orkestra “Shoqëria” dhe këngëtarët e njohur të komunitetit Diana Vajushi, Ylli Sufaj, Besim Muriqi, Fran Palaj

/ PRILL - QERSHOR 2009

11

Syl Nikçi. “Vallja e shpatave” kishte më shumë shikues dhe natyrisht u duartrokit gjatë dhe tërhoqi edhe vëmendjen e medias lokale. Vallet masive tërhoqën në radhët e tyre qindra të rinj, të cilët në mbrëmje vazhduan të kërcenin deri vonë. Me ritmin e valleve të shpejta shqiptare u përpoqën të vallëzonin edhe amerikanët, të cilët i bëri për vete muzika shqiptare.


12

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Grupi i Kelmendit solli folklorin karakteristik tradicional të veriut të Shqipërisë. Veprimtaritë sportive ishin të shumta dhe tërhoqën shumë nga të rinjët pjesmarrës. Ndeshjet e futbollit patën si kordinator Gjon Gojçaj dhe Fran Çotaj. Minikampionati i futbollit vuri përballë dy skuadrat më të mira të turneut: Teuta dhe Shkreli. Pas një loje të bukur nga të dy ekipet fitues doli skuadra e Teutës, e cila e fitoi takimin me rezultatin 1:0. Ajo u bë edhe fituese e kupës së aktivitetit futbollistik. Ditën e traditës shqiptare e pasqyroi edhe media lokale e Weschesterit. Në një shkrim të shkruar nga Leah Rae dhe botuar në “The Jurnal News” janë sjellë detaje nga pikniku, ku përmes intervistave janë përcjellë ndjenjat që kanë provuar pjesmarrësit e të gjitha moshave. Veçanërisht të rinjët ndjeheshin krenarë për kombësinë e tyre shqiptare. Gazetari shkruan se shqiptarët festuan trashëgiminë me muzikë e vallëzim. Reportazhi i gazetarit sjell edhe një prononcim të famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, i cili citohet të ketë thënë se: “Veprimtaria mblodhi bashkë shqiptarët etnikë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova e Italia.” Veprimtari të tilla janë të domosdoshme sepse ato jo vetëm që mbajnë gjallë traditat tona kulturore dhe artistike, por edhe miqësojnë shqiptarët me njëri-tjetrin, sidomos të rinjët, ndërsa në kujtesën e fëmijëve, imazhet dhe të folurit shqip, marrin vlerën e mos-harresës. VENDI I PARË: Ekipi i futbollit “Teuta”

VENDI I DYTË: Ekipi i futbollit “Shkreli”


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

13

Albanians celebrate heritage with music, dancing at Kensico Dam By Leah Rae lrae@lohud.com VALHALLA (June 8, 2009) - At the Albanian Heritage Day, one of the newer traditions to find a place in the suburbs, dancing is not merely a performance. Two groups of folk dancers entertained the crowd gathered in front of the sweeping Kensico Dam Plaza. But into the evening, young people clasped hands and danced to the sound of the qifteli, a two-string instrument. They circled the concrete plaza in flip-flops and bare feet, bowing and swinging their arms in gestures originally practiced with swords. "We're sort of raised doing this," said Ilda Shkoza, a 16-year-old from the Bronx. Musicians from the group Kelmendi were playing music from north Albania, said Angel Rezaj, who lives in Cortlandt and plays the qifteli at weddings and celebrations in the area. "You don't have the music here, nobody comes," said Nick Pashko Shkreli, the festival's organizer. Last year, people kept dancing in the rain until the music was turned off, he said. Yesterday's sunny weather brought out thousands of people from New York, New Jersey and Connecticut. Shkreli said he had to convince the authorities a few years back that there were enough Albanians in the area for a full-fledged heritage festival at the dam. That would not have been under debate yesterday. Families spread blankets under every tree around the soccer field and the concrete plaza. With many professional players on the field from Europe and the United States, there was also serious competition going on for the festival's soccer trophy. The event drew ethnic Albanians from Albania, Montenegro, Macedonia, Kosovo and Italy, said the Rev. Peter

Elizabeth Nikolla, left, and Kristina Nrecaj, both 12 and from New Canaan, Conn., make sand art at the Albanian Heritage Day at Kensico Dam Plaza in Valhalla. (Seth Harrison/The Journal News)

Popaj, pastor of Our Lady of Shkodra Church in Hartsdale. "This is a good symbol of how the Albanians are, that they stress the things that they have in common," he said. "Things that unite them, not things that separate them. And that's one thing that keeps us together, the heritage, the language the culture." Estimates from the Census Bureau in 2007 put the Albanian population around 4,550 in the Lower Hudson Valley, with 2,850 in Westchester County. But former Rep. Joseph DioGuardi, who is of Albanian and Italian descent, contends the numbers are much higher. He was long the Albanians' champion in Congress. Albanian families like Shkreli's came to the United States during an early immigration wave in the 1960s, but the Albanian community grew after the fall of communism in the 1980s and again during the crisis in Kosovo. "We're in the greatest country in the world, that's the most important thing," Rezaj said.


14

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

15

A Decade of Unforgettable Memories

D

uring my college years I attended a Catholic University. So it wasn’t odd when priests and nuns roamed around campus. With the school being so large, I didn’t know or have an opportunity to speak with most of the priests. Normally, dialogues would only last with a formal exchange such as “good morning.” But one day, while walking to class, a priest from afar caught my attention. Although I had not known the man personally, he looked familiar. As a result, I was curious to find out who he was. More than a subtle glance between each other was needed to make conversation. So I took the initiative and walked towards him. The closer I approached him the more convinced I was that this priest was Albanian. It didn’t take me long to connect the dots. At that moment, I remembered that this priest held a mass at our parish; however, I didn’t know precisely who the man behind the collar was. When I introduced myself, he was delighted to be greeted. He told me his name was Father Nikolin Pergjini. “But you can call me Father Nikolini. It’s much easier to remember,” he said. Without knowing me personally, he was intrigued about my family, wondered about my education, and wanted to stop by my house for “a cup of tea.” His curiosity was endless, and his humbleness, while expected from a priest, was refreshing. Although the initial conversation did not last long, that day created a relationship that would be permanent. Dom Nikolini kept his promise and stopped by my house within the near future. Thankfully, it wasn’t the last visit. Since that first meeting, Dom Nikolini has become a staple in my life. He has given me spiritual guidance, encouraged me to be active with the church, and taught me many life lessons. His commitment to God is not only magnified by the priestly outfit he wears, but also glorified in his humility and exemplified by his activeness. While his words are meaningful, his persona has been

defined not just by the homilies he preached, but more so the deeds that he followed. May 15th, 2009 marked Dom

Peter Saljanin Nikolini’s ten year anniversary as a priest. In celebration of his ministry, a mass was held at Mount Carmel Church, in the Bronx. That night parking in the area was very limited. Part of that problem corre-

lated with the joy occurring in the church. I wasn’t stunned when I entered through the doors of the church and witnessed a jam packed attendance. Given Dom Nikolini’s involvement with the community, it was well deserved. Many groups from various nationalities and locations appeared that night to congratulate him for his commitment to Christ and his services to the people. The large turnout was a testimony of his ability to affect so many lives in such a positive way. This ceremony reflected Dom Nikolini’s ten year commitment to God – nothing was done excessively; there was no extravagant after party; the atmosphere was peaceful; and the main focus always remained on Christ. As Albanian-American Catholics, God spoiled us. Our Lady of Shkodra is

a beautiful church with an amazing location; we have a committed and charismatic leader in Father Peter Popaj; and our parishioners are devoted and loyal. Over the years, things have only gotten better with the addition of Dom Nikolini. Unfortunately, nothing is meant to last forever. I say this because on July 5th 2009, it was announced at mass that Dom Nikolini, per request by the Archdiocese of New York, would be transferred to St. Lucy’s Church in the Bronx. In paraphrasing Father Peter during Sunday’s mass, “our loss is Saint Lucy’s gain.” Indeed, while we lament, others have reason to rejoice.

When I initially wrote this article, my aim was to sum up briefly the impact Dom Nikolini has had on people for the past decade. Although most of us did not witness the evolution of Dom Nikolini’s ten year priesthood, we are all truly blessed to have been at least a part of it. He has dignified our parish, touched our lives, and left wonderful memories that can never be forgotten. Even though his location has changed, he (the person) will not. He has kept longtime friendships with a range of people from various countries overseas; surely he will continue to be that man who will touch our hearts and inspire our faith from the Bronx. This article isn’t a goodbye; it won’t be a farewell; it’s meant to thank you.


16

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Visiting San Paulo alla Regola – Church of St. Paul the Apostle

I

t was Saturday morning, November 15, 2008 and I was walking peacefully and joyfully through the streets of Rome. After the inspiring and prayerful retreat spent outside Rome, with more than fifty priests who came from all over the world, I decided to visit a small Roman Church, San Paulo alla Regola. It was Cardinal Egan’s article “A Knock at the Door”, published the previous July in Catholic New York that inspired and moved me to visit this unknown Roman Church of Saint Paul, which historically is known as the first house of St. Paul in Rome. After a long walk on that chilly Roman morning, with the help of a Roman friend I arrived in a distressed neighborhood of Rome that is hardly ever visited by tourists. The small Church was located a few blocks away

Church San Paulo alla Regola

from the ancient Ponte Sisto, "ridge of Sixtus” that crosses the Tiber and also near Largo Argentina. The words "San Paulo alla Regola," in its title are meant to indicate that the church is situated in

Dom Nikolin PERGJINI the area of Rome where sand from the Tiber is deposited when the river overflows its banks, and "Regola" comes from the word for "sand" in Roman dialect. After that long walk I arrived at the Church San Paulo alla Regola. From outside it was very simple and small, and unfortunately not restored as the

other impressive and famous Roman Churches. But for me it was very unique and dear because I knew of its history of, which I am sharing with you. Upon entering the small ch urch I walked directly into the sacristy where I saw a young priest giving a talk about the history of the Church in Italian to a very small group. He gently and kindly invited me to be a part of it. Then the young priest led us toward a set of doors to the right of the sanctuary. He knocked on one of the doors, and then whispered, "come in," trying to give the impression that the voice had come from within. He peacefully opened the door and led us down a flight of stairs into a vast room in which there was nothing to be seen apart from a large mosaic on the back wall depicting St. Paul chained to a soldier, and two marble plaques over the doors inscribed with citations from the Acts of the Apostles (28:20) and the Second Epistle to Timothy (2:9). The inscribed citations were in Latin: Propter Enim Israel Catena Hac Circumdatus Sum. (It is because of the hope of Israel that I am bound with this chain). Sed Verbum Dei Non Est Alligatum. (But the word of God is not chained). I copied this powerful citation of St. Paul into my small notebook that I always carry with me. In an apartment beneath this room, the pastor announced, "the Apostle lived for three years during his first imprisonment in Rome. Because he was a Roman citizen and the charges against him were not at all convincing, he escaped being put into prison. Still, he was not free to leave his residence unless chained to two Praetorian guards. His situation was identified in Roman law as custodia libera, which was a form of what we might call a


JETA KATOLIKE

house arrest. "One afternoon," the young Franciscan priest continued, "there came a knock at St. Paul's door. The visitor was a Roman slave in a state of physical and emotional need. His name was Onesimus. The slave confessed that he had stolen valuable items from his master, a certain Philemon who resided in Colossae. Onesimus had fled in panic when his crime was found out and ran to St. Paul for help. He bitterly wept, telling St. Paul that for him was left only branding on the forehead with the letter for fugitive, and then labor in horrific tin mines where he would certainly die in a matter of weeks. St. Paul, after he had listened with great patience to what the slave had to say,sat down and wrote a powerful letter in favor of Onesimus to Philemon. Philemon was brought into the Christian faith some years earlier and St. Paul knew him very well. "Never was there a more wonderful letter," the young priest proclaimed with a good deal of emotion in his voice. "Read it over and over. It is only 25 verses long. Still, if you meditate on it and come to love it, it will work wonders in your spiritual life. Never, when someone comes knocking at your door for help, will you fail to open up and lend a willing hand.� Paul, the priest observed, put himself at risk when he chose to help Onesimus. The guards might have been eavesdropping. They might also have thought it is their duty to report the slave's confession to their superiors. The Apostle, however, did not allow any of this to impede him from coming to the aid of another in need. Rather, he composed a brief but brilliant plea to Philemon to forgive Onesimus totally and gave the letter to a friend to deliver to Colossae with all possible speed. This is the Saint Paul that one might easily miss by reading his adventures in the Acts of the Apostles, but here we can very well experience a compassionate, loving human being who felt the fear and hurt of a slave and, counting not the cost,

risked his like and freedom to help him. The Epistle to Philemon, which the pastor praised so highly, and which I have read and reread (this short but very powerful letter), is a triumph of Christian charity and a masterpiece of diplomacy and literary style and even humor. It opens with a salutation to Philemon and his family from "Paul, a prisoner for Christ Jesus." And this is done in a fine example of the Greek and Roman style of that time, to win the sympathy of someone to whom a petition is being addressed by praising his character and noble works. "I give thanks to my God for you. I know the faith that you have in the Lord Jesus, as I know that the hearts of God's people are refreshed by you, my dear brother." The Apostle then addressed his central concern by stating that he has with him, he states, the slave, Onesimus, whom he would like to keep for himself but whom he has decided to send back to Philemon so that the master might graciously embrace his slave and generously forgive and forget his misbehavior. Then St. Paul introduces a note of humor. In Greek, he reminds Philemon, Onesimus means "useless�. Should Philemon do as Paul asks, the slave will certainly not have been useless, the Apostle insists, that by forgiving Onesimus, the slave will have provided both his master in Colossae and his advocate in Rome with opportunities to reflect Christ in their actions. And what could be more "useful" than that? The appeal having been made, the Apostle immediately raises the core of his request. When Onesimus returns to Colossae, he tells Philemon, he is to be considered "no longer as a slave but as a beloved brother." For after their conversation, the Apostle reveals, he instructed and baptized Onesimus and thus became his "father in the Lord." Finally, to leave Philemon completely disarmed, the Apostle concludes his request with an offer he knows full well Philemon will not accept. How moving and powerfully is this line of St. Paul: "Charge it to me," he writes,

/ PRILL - QERSHOR 2009

17

"and I will pay for it." Yes, it is true that Onesimus has caused financial damaged to Philemon and St.Paul will be happy to pay for it. Finally, this short letter ends with the Apostle assuring Philemon that he has no doubt that his plea will be honored, while promising prayers that his

Saint Paul friend Philemon in Colossae will ever be filled with "the grace of the Lord Jesus Christ." And we, at the Conclusion of the Year of St. Paul that was proclaimed last year, June 29, 2008 by the Holy Father Benedict XVI, are thankful and grateful to Almighty Father for this extraordinary and inimitable saint, are also filled with the graces we have received through the intercessions of St. Paul during this special year in his honor. Let us reflect again then on the powerful words of St. Paul,written in that simple Roman church: It is because of the hope of Israel that I am bound with this chain. Of course the word of God is not chained, but this meaning make us strong in our faith and hope, and increase our love for our Lord Jesus Christ. Amen!


18

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

19

"Besnikëria e Krishtit, Besnikëria e Meshtarëve".

Viti Meshtarak Qershor 2009-Qershor 2010

G

jatë audiences me pjesëmarrësit e mbledhjes plenare të Kongregatës për Klerin në Vatikan, më 16 Qershor 2009, Papa Benedikti XVI ka bërë të ditur se periudhën Qershor 2009 - Qershor 2010 do ta shpall “Viti Meshtarak”. Ai tha se e bëri këtë, sepse ky vit përputhet me 150-vjetorin e vdejkes së Shën Gjon Mari Vjani — Famullitar i Ars, France (St. Jean-BaptisteMarie Vianney, Curé d’Ars), të cilin edhe zyrtarisht e ka shpallë Shenjtor mbrojtës i meshtarëve (ose pajtor i meshtarëve). “Vitin Meshtarak” Papa e inauguroi më 19 Qershor, në Basilikën e Vatikanit, gjatë Lutjeve të mbrëmjes (Vespers) me rastin e festës së Zemrës së Krishtit, duke zgjedhur parullën “Besnikëria e Krishtit — Besnikëria e Meshtarëve". Më parë se të fillonte ceremonia, Papa u lut para relikës së shenjtë të “Curé d’Ars”, sjellur në Romë nga Ipeshkvi i Belley – Ars, Mons. Gy Banjard (Guy Bagnard). Në predikimin e rastit, papa shpjegoi se “Zemra e Krishtit shprehë thelbin esencial të Krishtërimit: fakti që e reja revolucionare e Ungjillit është zbuluar dhe na është dhënë në Krishtin, pra, Dashuria që na shëlbon dhe na shkakton, madje edhe sot, të jetojmë në përjetësinë e Hyjit”. Duke folë për “Dashurinë në Krishtin”, si detyrë për gjithë të pagëzuarit, Papa shton: “… atëherë, në Festën e Zemrës së Krishtit, dita e shenjtërimit të klerit, kjo thirrje tingëllon edhe më fuqishëm për ne si meshtarë, dhe

Mark K. SHKRELI posaçërisht sonte, në fillim të “Vitit Meshtarak”. Misioni i meshtarëve është “i domosdoshëm për Kishën dhe për botën. Detyron besnikëri të plotë ndaj Krishit dhe mishërim të vazhdueshëm me Të. Me fjalë të tjera, kërkon që ne vazhdimisht të shkojmë drejt shenjtërimit, sikur

Shën Gjon Mari Vjani”. Papa u bën thirrje meshtarëve që, sikurse Shën Pali, Viti i të cilit është duke u përmbyllur, ta lejojnë pushtimin e tërësishëm nga Krishti, ashtu sikur ka qenë edhe synimi i Priftit të Ars-it, “të cilit do t’i drejtohemi gjatë “Vitit Meshtarak”. Le të jetët ky pikësynimi i çdonjërit nga ne”, vazhdon Papa.

Ai gjithashtu thotë se, për të qenë priftërinj të Ungjillit “studimi është natyrisht i vyer, sikurse është edhe infromimi i kujdesshëm dhe i vazhdueshëm baritor, por ç’është edhe më e nevojshme është ‘shkenca e dashurisë’ e që mund të mësohet vetëm ‘në përzemërsi’ me Krishtin. Ati Shenjt e ka përfunduar predikimin me këto fjalë: “Kisha ka nevojë për priftërinj të shenjtë, meshtarë që ju ndihmojnë besimtarëve ta ndiejnë dashurinë e mëshirshme të Zotit dhe se vetë ata janë dëshmitarë të bindur të kësaj dashurie”. Lutjet e mbrëmjes përfunduan me adhurim dhe bekim me të Shenjtërueshmit Sakrament. Gjatë tërë këtij viti do të publikohen emra të rrëfyesëve dhe këshilltarëve shpirtëror, sëbashku me shkrime nga Papa Benedikti XVI mbi çështjet thelbësore të jetës dhe misionit të meshtarëve në kohën moderne. Kongregata për Klerin do të përpiqet të promovojë nisjativat që do të theksojnë rolin dhe misionin e klerit ne Kishë dhe në shoqërinë moderne. Një tjetër synim do të jetë shqyrtimi i nevojës të intensifikimit të formimit të përhershëm të meshtarëve duke e shoqëruar me atë të seminaristëve. “Viti Meshtarak” do të mbyllet më një ceremoni në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, me një Mbedhje Botërore të Meshtarëve, pikërisht pas një viti. Më pëlqen ta përmbylli këtë shkrim me fjalët e një gazetari: “E Enjtja e Madhe i kushtohet meshtarisë — E pse jo një vit i tërë?”


20

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Mirësevin në Royal Regency të modeluar për të gjitha gëzimet tuaja familjare!


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

21

MESAZH I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN XLVI BOTËRORE TË LUTJES PËR THIRRJET

3 MAJ 2009 – E DIELA IV E PASHKËS Tema: «Besimi në nismën e Hyjit dhe përgjigjja njerëzore» Të nderuar Vëllezër në Ipeshkvi dhe në Meshtari, të dashur vëllezër e motra! Me rastin e Ditës Botërore të lutjes për thirrjet në meshtari dhe në jetën e përkushtuar, që do të kremtohet më 3 maj 2009, në të Dielën e katërt të Pashkës, me ëndje ftoj mbarë popullin e Hyjit që të reflektojë mbi temën: Besimi në nismën e Hyjit dhe përgjigjja njerëzore. Kumbon e përjetshme në Kishë thirrja e Jezusit drejtuar dishepujve të vet: “Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta” (Mt 9, 38). Lutuni! Thirrja e ngutshme e Zotit nënvizon se si lutja për thirrjet duhet të jetë e pandërprerë dhe besimplotë. Në fakt, vetëm nëse është e gjallëruar nga lutja, bashkësia e krishterë mundet vërtet që të “ketë më shumë besim dhe shpresë në nismën hyjnore” (Thirrja ap. postsinodale Sacramentum caritatis, 26).

T

hirrja në meshtari dhe në jetën e përkushtuar është një dhuratë e veçantë hyjnore që ndërfutet në planin e gjerë të dashurisë dhe të shpëtimit që Hyji ka për çdo njeri dhe për mbarë njerëzimin. Apostulli Pal, të cilin e kujtojmë në mënyrë të posaçme gjatë këtij viti kushtuar atij në dymijë vjeçarin e lindjes së tij, duke u shkruar efesianëve pohon: “Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na bekoi me çdo bekim shpirtëror në qiell në Krishtin. Në Të na zgjodhi para krijimit të botës që të jemi të shenjtë e të papërlyer para Tij në dashuri” (Ef 1, 3-4). Në thirrjen e gjithëmbarshme ndaj shenjtërisë del në pah nisma e veçantë e Hyjit, me anë të së cilës zgjedh disa që ta ndjekin më nga pranë Birin e tij Jezu Krishtin, dhe për të qenë shërbestarë e dëshmitarë të tij të privilegjuar. Mësuesi hyjnor i thirri personalisht Apostujt “që të jenë me të e t’i dërgojë të predikojnë, e ta kenë pushtetin t’i dëbojnë djajtë” (Mk 3, 14-15); ata, nga ana e tyre, u bashkuan me dishepuj të tjerë, bashkëpunëtorë besnikë në shërbesën misionare. Dhe në këtë mënyrë, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit dhe të përkulshëm ndaj veprimit të Shpirtit Shenjt, aradhë të panumërta priftërinjsh dhe personash të përkushtuar, gjatë shekujve në Kishë, e kanë vendosur veten në shërbim të plotë të Ungjillit. I falemi nderit Zotit që edhe sot vazhdon të thërrasë punëtorë për vreshtin e vet. Edhe pse është e vërtetë që në disa zona të tokës ka një mungesë shqetësuese priftërinjsh, dhe që vështirësitë dhe pengesat e shoqërojnë ecjen e Kishës, na mbështet siguria e patundshme që në rrugët e kohës drejt përmbushjes

përfundimtare të Mbretërisë e udhëheq Ai, Zoti, që me liri zgjedh dhe fton ta ndjekin persona nga çdo kulturë dhe

moshë, sipas planeve të pashqyrtueshme të dashurisë së tij të mëshirshme. Pra detyra jonë e parë është ta mbajmë gjallë, me lutje të paprerë, këtë thirrje të nismës hyjnore në familje dhe në famulli, në lëvizjet dhe në shoqatat e angazhuara në apostullim, në bashkësitë rregulltare dhe në të gjitha shtjellimet e jetës dioqezane. Duhet të lutemi që mbarë populli i krishterë të lutet në besimin tek Hyji, i bindur se “i zoti i të korrave” nuk rresht së kërkuari nga disa që ta angazhojnë lirisht ekzistencën e tyre për të bashkëpunuar me të më nga afër në veprën e shpëtimit. Dhe nga ana e atyre që janë të thirrur kërkohet një dëgjim i vëmendshëm dhe një shoshitje e kujdesshme, pjesëmarrje bujare dhe e menjëhershme ndaj planit hyjnor, një përthellim serioz i asaj çka i përket thirrjes meshtarake dhe rregulltare për t’iu përgjigjur në mënyrë të përgjegjshme dhe të bindur. Katekizmi i Kishës Katolike kujton me vend se nisma

e lirë e Hyjit kërkon përgjigjen e lirë të njeriut. Një përgjigje pozitive që presupozon gjithmonë pranimin dhe bashkëndarjen e planit që Hyji ka për secilin; një përgjigje që e pranon nismën e dashurisë së Zotit dhe bëhet për atë që është i thirrur një nevojë morale shtrënguese, një nderim mirënjohës ndaj Hyjit dhe një bashkëpunim tërësor me planin që Ai përmbush në histori (khs nr. 2062). Duke kundruar misterin eukaristik, që shpreh në mënyrën më të plotë dhuratën e lirë që bën Ati në Personin e Birit të Njëlindur për shpëtimin e njerëzve, dhe gatishmërinë e plotë dhe të bindur të Krishtit për ta pirë deri në fund “kelkun” e vullnetit të Hyjit (khs Mt 26, 39), kuptojmë më mirë se “besimi në nismën e Hyjit” formëzon dhe i jep vlerë “përgjigjes njerëzore”. Në Eukaristi, dhurata e përkryer që realizon planin e dashurisë për shëlbimin e botës, Jezusi flijohet lirisht për shpëtimin e njerëzimit. “Kisha – ka shkruar paraardhësi im i dashur Gjon Pali II – e ka marrë Eukaristinë nga Krishti Zoti i saj jo si një dhuratë, edhe pse e çmuar mes shumë të tjerash, por si dhuratën e shkëlqyer, sepse është dhuratë e vetvetes, e personit të tij, në njerëzimin e tij të shenjtë, si dhe e veprës së tij të shpëtimit” (Enc. Ecclesia de Eucharistia, 11). Priftërinjtë, që pikërisht në Krishtin eukaristik mund të kundrojnë modelin e rrallë të një “dialogu thirror” mes nismës së lirë të Atit dhe përgjigjes besimplotë të Krishtit, kanë detyrën për ta përjetësuar këtë mister shpëtimsjellës në shekuj, deri në kthimin e lavdishëm të Zotit. Në kremtimin eukaristik është vetë Krishti që vepron tek ata që Ai zgjedh si meshtarë të tij; i mbështet që përgjigjja e


22

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

tyre të zhvillohet në një përmasë të besimit dhe mirënjohjes që fshin çdo frikë, edhe kur bëhet më e fortë përvoja e dobësisë vetjake (khs Rom 8, 26-30), apo bëhet më i ashpër konteksti i moskuptimit apo deri edhe i përndjekjes (khs Rom 8, 35-39). Vetëdija se jemi shpëtuar nga dashuria e Krishtit, që çdo Meshë e Shenjtë ushqen tek besimtarët dhe veçanërisht tek priftërinjtë, nuk mund të mos nxisë në ta një braktisje besimplotë në Krishtin që ka dhënë jetën për ne. Besimi tek Zoti dhe pranimi i dhuratës së tij, të çon në besimin ndaj Tij me shpirt mirënjohës duke marrë pjesë në planin e tij shpëtimsjellës. Nëse kjo ndodh, “i shpëtuari” braktis me shumë dëshirë gjithçka dhe ulet në bankat e shkollës së Mësuesit hyjnor; atëherë nis një dialog pjellor mes Hyjit dhe njeriut, një takim i mistershëm mes dashurisë së Zotit që thërret dhe lirisë së njeriut që në dashuri i përgjigjet, duke dëgjuar t’i kumbojnë në shpirt fjalët e Jezusit: “Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe ju caktova të shkoni e të jepni fryt e fryti juaj të qëndrojë” (Gjn 15, 16). Ky gërshetim dashurie mes nismës hyjnore dhe përgjigjes njerëzore është i pranishëm, në mënyrë të admirueshme, edhe në thirrjen për jetën e përkushtuar. Na kujton Koncili II i Vatikanit: “Këshillat ungjillore të dëlirësisë së përkushtuar Hyjit, të varfërisë dhe të bindjes, pasi që janë të bazuara në fjalët dhe shembujt e Zotit, dhe na janë porositur nga Apostujt, nga Etërit, nga doktorët dhe nga barinjtë e Kishës, janë një dhuratë hyjnore, që Kisha ka marrë nga Zoti i saj dhe me hirin e tij i ruan gjithmonë” (kusht. Lumen gentium, 43). Akoma edhe një herë, është Jezusi modeli shembullor i pjesëmarrjes tërësore dhe besimplotë ndaj vullnetit të Atit, që duhet të shohë çdo person i përkushtuar. Të tërhequr prej tij, që në shekujt e parë të krishtërimit, shumë burra dhe gra kanë braktisur familjen, pronat, pasuritë materiale dhe gjithçka që njerëzisht mund të dëshirohet, për të ndjekur bujarisht Krishtin dhe për të jetuar pa kompromise Ungjillin e tij, që për ta është bërë shkollë e shenjtërisë rrënjësore. Edhe sot shumë vetë e përshkojnë të njëjtin itinerar kërkues të

përsosmërisë ungjillore, dhe e realizojnë thirrjen e tyre me shpalljen e këshillave ungjillore. Dëshmia e këtyre vëllezërve e motrave tona, në manastiret e jetës kundruese si edhe në institutet dhe kongregatat e jetës apostolike, i kujton popullit të Hyjit “misterin e Mbretërisë së Hyjit që vepron në histori, por që pret realizimin e plotë në qiej” (Thirrja ap. postsinodale Jeta e përkushtuar, 1). Kush mund të ndihet i denjë për t’iu afruar meshtarisë? Kush mund ta përqafojë jetën e përkushtuar duke u mbështetur thjesht në burimet e veta njerëzore? Akoma edhe një herë, është me dobi të theksojmë se përgjigjja e njeriut ndaj thirrjes hyjnore, kur jemi të vetëdijshëm se është Hyji ai që e ndërmerr nismën dhe është sërish ai që e përfundon planin e tij shpëtimsjellës, nuk mvishet kurrë me llogarinë e ndrojtur të shërbëtorit përtac që nga frika e fshehu nën dhé talentin që iu besua (khs Mt 25, 14-30), por shprehet në një pjesëmarrje të menjëhershme ndaj ftesës së Zotit, siç bëri Pjetri kur nuk ngurroi t’i hidhte sërish rrjetat edhe pse ishte munduar gjithë natën pa zënë asgjë, duke i besuar fjalës së tij (khs Lk 5, 5). Pa hequr aspak dorë nga përgjegjësia personale, përgjigjja e lirë e njeriut ndaj Hyjit bëhet në këtë mënyrë “bashkëpërgjegjësi”, përgjegjësi në dhe me Krishtin, falë veprimit të Shpirtit të tij të Shenjtë; bëhet bashkim me Atë që na bën të aftë të japim shumë fryte (khs Gjn 15, 5). Përgjigje njerëzore emblematike, plot me besim në nismën e Hyjit, është “Amen”-i bujar dhe i plotë i Virgjërës së Nazaretit, shqiptuar me pjesëmarrje të

përvujtur dhe të vendosur ndaj planeve të Gjithë të Lartit, që Asaj iu përcollën nga lajmëtari qiellor (khs Lk 1, 38). “Po”-ja e saj e menjëhershme bëri të mundur që Ajo të bëhej Nëna e Hyjit, Nëna e Shpëtimtarit tonë. Marisë, pasi tha për herë të parë këtë “fiat”, shumë herë të tjera iu desh ta përsërisë, deri në çastin kulmor të kryqëzimit të Jezusit, kur “qëndronte pranë kryqit”, siç vë re ungjilltari Gjon, bashkëpjesëmarrëse e dhimbjes mizore të të Birit të pafajshëm. Dhe pikërisht nga kryqi, Jezusi duke vdekur na e ka dhënë si Nënë dhe na ka besuar tek Ajo si bij (khs Gjn 19, 26-27), Nënë posaçërisht e priftërinjve dhe e personave të përkushtuar. Asaj do të doja t’ia besoja ata që kuptojnë thirrjen e Hyjit për t’u vënë në udhë në rrugën e meshtarisë apo të jetës së përkushtuar. Të dashur miq, mos t’ju lëshojë zemra përballë vështirësive dhe dyshimeve; besojini Hyjit dhe ndiqni besnikërisht Jezusin dhe do të jeni dëshmitarë të gëzimit që shpërthen nga bashkimi i thellë me Të. Duke imituar Virgjërën Mari, që brezat e shpallin të lumtur, sepse ka besuar (khs Lk 1, 48), angazhohuni me çdo energji shpirtërore për të realizuar planin shpëtimsjellës të Atit qiellor, duke kultivuar në zemrën tuaj, porsi Ajo, aftësinë për t’u habitur dhe për të adhuruar Atë që ka pushtetin për të bërë “gjëra të mëdha” sepse Shenjt është emri i tij (khs po aty 1, 49). BENEDIKTI XVI (Perktheu: Irene Margariti)

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 35-01 30th Avenue 3rd Floor, Astroia, NY 11103 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at (718) 267-3625

Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0709][All States] 0709-5871 ©UFS


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

23

Në kujtim të Papa Vojtiles Nga Eleonora Koka-Gjoka

P

ër vite të tëra në Greqi mbaja gjithë ditën radjon hapur, për të mësuar gjuhën. Në Amerikë bëra të njëjtën gjë. Për këtë zgjodha një kanal të kishës katolike meqenëse fliste më qetë e më qartë edhe gjuhën e mësoja duke ndjerë dhe shumë besim e dashuri për gjithçka. Një herë ndër të tjera dëgjova: “Të gjitha mjerimet njerëzore rrjedhin nga që ne nuk dimë të rrimë të qetë në shtëpinë tonë.” E dëgjova zërin e tij në zhurmën kaotike të botës banalizuese, që rrethon në spektakël çdo gjë, që grumbullon opinione të kundërta e thashëtheme të pafund dhe e njoha, ishte Papa që fliste. Në misterin dymijëvjeçar të kishës Katolike, munda të futem vetëm nepërmjet një dritareje që gjeta të hapur, në librin më të shitur në botë deri me sot, “Të kapërxehet Pragu i Shpresës” të shkrojtur nga vetë Papa. Kur u zgjodh si Papë unë e quajta ‘Papa i çudirave’; çudi mu duk vajtja e tij në Bosnje, Shqipëri dhe Athinë. Kur lexova librin u kthjellua gjithçka. Ai ishte filozof. Në çdo rrjesht të librit pashë Dritë dhe tani habia u kthye në anën e kundërt, u çudita me vehtën time se si më ishin dukur mister gjatë gjithë jetës çdo gjë që kishte të bënte me besimet. Në këtë libër pashë Papën Vojtila në vendin e ‘Mësuesit të fesë’, e pashë si vëllanë e Pjetrit e të Palit. Ai ishte mëkembësi i Krishtit, për njerëzimin, e sidomos për ne kristianet. Por Kostandini, im shoq, mendon ndryshe. Ai beson thellësisht, por jo në një Perëndi të vetme, përshembëll Krishtin. Si politheist adhuron Krishtin por

edhe për Allahun e Muhametin ka respekt, si dhe për Apollon, filozofët, Perënditë pagane, Platonin e Sokratin. Por që të dy, të nxitur nga ky libër dhe të tjera, mësuam për gabimet e jetës, natyrës, fesë dhe të mendjes. Më parë e quaja Papën thjesht si President të një Agjensie Botërore të etikës, paqes, mjedisit, një garant të dogmatizmit, një Papë ritransmentues të modës. Vonë e kuptova se nuk qe një i Madh në mes të mëdhejve, por Një

i Vetëm, nëpërmjet të cilit çdo besimtar shihte lidhjen e tij me Zotin. Për të njohë opinionin e tij, madhështinë, më parë duhet besuar tek Krishti. Por edhe kush nuk beson tek Krishti, ka parë tek Papa njeriun që luftoi për Dinjitetin Human, sepse vetë ishte më humanitari në botë (si dhe Nënë Tereza, që është bashkëkohëse e jona). Ishte frymëzues për të pa shpresët. Papa Karol Vojtila kishte aftësi parashikuese (shembjen e komunizmit), kishte vrull si një djalë drejt së ardhmes. Kafazi i ideologjive të kësaj bote gjithmonë të ndryshueshme ishte shumë larg vizionit të Gjon Palit të II. Kur lexoja librin u befasova nga thellësia e mahnitëshme e mendjes së tij, duke i krahasuar me Kardinalë ose Dhespotët që njoha në Athinë. Kuptova sa besimtare e vogel isha, që ngarkoja vehtën me probleme të matura me masën time mediokre. Që sot është mëshiruar në Jezu Krishtin, që jeton, që vepron, i krishteri Karol Vojtila e ndiente, e prekte, e provonte. A është e vërtetë se Krishti jetoi, vdiq për të shplarë gjynahet tona dhe u ngjall? Kjo edhe për besimtarët është problem, ndërsa për atë ishte si çdo gjë mistike në fe, objekt i vërtetueshëm.


24

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Frati i Lezhës (Tregim i jetuar) Jam koritur me të Përndershmin, Fratin e Lezhës. Jam koritur, po ani, kur thonë andej, nga Veriu. Kur them jam koritur, fajin ma ka kujtesa. Sa vjen dhe po shterrë dhe, domosdo, ndodh që u kthehem ngjarjeve dhe kujtimeve me vonesë. Por kot nuk thonë që koka e falur, nuk pritet. Kështu, mendoj, do të ndodhë dhe me mua. Pa dyshim. Kur bëj këtë digresion kam parasysh faktin se kjo çështje për të cilën do të tregoj për ju, ka ndodhur më 2 mars. Më 2 mars 1967. * * * Enver Hoxha, delirant siç qe dhe i dashuruar me veten, kish vendosur t’i shpallte luftë fesë (të gjitha religjioneve) dhe këtë luftë e promovoi ashtu siç dinte ai: fillimisht si nismë të rinisë së shkollave (nga shkolla e mesme e Durrësit), se aty, në Durrës, atë kohë drejtonte më i paafti në Byronë Politike, Rita Marko. Njëkohësisht, Enveri e mbajti edhe atë fjalën kob të 6 shkurtit dhe filloi, mandej, kalvari i dhimbshëm për të gjithë klerikët. Objekte të kultit u dhunuan dhe mbi klerikët ra hanxhari enverian. Unë aso kohe isha ushtar në Shëngjin. Por tramundana alla 6 shkurt po frynte me furi sidomos në Veri. Dhe Lezha, me porosi të veçantë, duhet të organizonte atë që pushteti i kohës e quajti “Kuvëndi i dytë i Lezhës?!”. Kuvëndi i dytë, se të parin kuvënd e ka bërë as më pak dhe as më shumë, po vet Skënderbeu më 2 mars 1444. Pra, siç thuhej, po kaq historik ishte edhe ky: kundër “dogmave fetare dhe zakoneve prapanike”. Dhe aq me rëndësi qe ky “kuvënd” sa u shpall ditë pushimi dhe tërë rrethi i Lezhës (me kuç e me maç, po të shprehemi kështu), do mblidhej mu mbi një kodër, nja 50 metro larg kishës. Për ata që nuk e

Përparim HYSI njohin zonën, u them se kisha e Lezhës qe ngritur në një kodër të lartë, në të majtë të rrugës kur merr të shkosh për në Shkodër. Asokohe, ngjitur me kishën, qe edhe spitali. Spitali i ri është bërë, tanimë, në të hyrë të Lezhës kur vjen nga Miloti, në krahë të djathtë. Dhe prapë në kodër. E pra, moblizuar partia, pushteti dhe, pa dyshim, edhe ushtria. Secili në pozicionin e vet për të “djegur çdo gjë të vjetër…” e plot broçkulla të tjera. *** - Hys,- më tha komisari,- këtë materialin do ta lexosh para popullit. Para se të filloi “kuvëndi”. Ama, me diksion siç di ti! Qe një material i ardhur nga Komiteti Qëndror ku, siç merret me mend, flitej për kotësinë e fesë dhe për dritën e madhe që sillte partia në kokën e njerëzve dhe sidomos “mësimet e çmuara të sh. Enver…”. Qe një broshurëme nja 10faqe, që unë, riosh dhe pasionant, e “qava” para një publiku të madh që s’rreshte e nuk rreshte me të ardhur. Por pikërisht, kur po prisja dafina

“për leximin tim me diksion”, se mbarova punën time, shikoj që më afrohet dikush dhe më thotë me politesë: - Ushtar, a komisari t’i ka mësu këto fjalë? Unë (e po pse do ta mohoj?!) zjarr për zjarr: - Jo. Nuk kam nevojë të m’i thotë komisari, se kam kokën time unë dhe mësimet e partisë. (Njerëzit vinin e vinin ndër kohë me të gjitha: me zetora, karroca dhe me ndonjë makinë. Pra, ende s’kish filluar Kuvëndi). Dhe po ai më thotë: - Ushtar, a çohesh nji fije në kamb! Nga mosha dukej sa babai im dhe unë nuk kisha si mos e dëgjoja. U çova. - Mirë boll! -foli. - Rri të lutna, gatitu! Dhe mora qendrim gatitu. Tani, - foli prapë “mysafiri” (kështu po e quaj se nuk e dija kush ishte), hapi krahët. I hapa. - A e shiqon, mor ushtar, që asht kryq. Ke lindur kryq, ushtar?!!! Dhe vëre këtuna, ushtar, i thuaj komisarit se kur të prodhojë fabrika farën e tokës, atëherë s’ka me pasë Zot. U befasova me këto risi dhe nuk doja veten. Sado që jam tip impulsiv, më vuri poshtë apo ca më sakt: me shpatulla për muri. Po kush është ky njeri kaq i çuditshëm që të vrsite me pambuk? Pyeta dikë që njihja nga ata


JETA KATOLIKE

banorët e Shëngjinit. - Pse a nuk e njeh a? - Po aj asht bash Frati ynë që po ia këndojnë kangën,- më tha Ristua, një plak, muhabetçi nga Shkodra, i vetmi usta në gjithë Lezhën për makinat e shkrimit. Makina ime “Oliveti” (plaçkë lufte) mori jetë vetëm nga duarët e këtij, Ristos, se tek po shtypja një “Urdhër luftimi” për shtabin (vendosur si për luftë — imitim, domosdo!), në kala të Lezhës, më ra dhe u bë copa. Këto copa i ngjiti ai usta duarartë. Dhe qemë bërë miq. Ndërkaq, erdhi mizëria e njerëzve. Dita qe me diell dhe gjithë ajo mizëri njerzish u vendos mbi atë kodrën e lartë si nja 50 metra, këndej kishës, kur merr kthesën për në Shëngjin. Fjalën e mori ssekretari i parë që përshëndeti në emër të sh. Enver e blla-blla… Mandej…, e kush nuk foli. Shikoja pleq e plaka që kokën e mbanin ulur, sikur kishin bërë turp dhe, veç tyre, edhe militantë që ishin gati të merrnin urat e zjarrit në dorë për të djegur çdogjë. Mjafton që ta bekonte partia. Veç tjerash (këtë nuk kam se si e harroj!), u ngrit një e re dhe deklaroi:

foli asnjë fjalë. Tani, - urdhëroi dikush nga partiakët, - drejt e tek shtëpia e Fratit. Shtëpia e Fratit qe një vilë e bukur (më e bukura në gjithë Lezhën në atë kohë), në mes të një bahçeje me pemë, sa lije urën e vjetër të Drinit që të shkoje në Shkodër. Në krahë të djathtë. E, pra: aty ndesha dhe me trimërinë. Trimërinë dhe besnikërinë. Ai njeri aq i ditur dhe i

/ PRILL - QERSHOR 2009

25

urtë qe shumë trim. Bylyku me njerëz hyri në bahçe dhe drejt e tek vila. Mbi vilë një kryq i madh. - Hiqe, Dom X… (ah, mëkat që i kam harruar emërin!) njat kryq! - Për fe e Atdhe, unë jo. - Siiiii!- sokëlliu dikushi. Ashtuuuu! Mirë, - urdhëroi, - po ai. Shënoi me dorë dy të rinj dhe u tha: Ngjituni dhe hiqeni atë kryq! U

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 36 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

36

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

- Unë prish fejesën se jam e frymëzuar nga mësimet e blla-blla. Duartrokitje “frenetike” dhe tak ndërhyrje, e sekretarit të parë: “Vendim, …duke përshëndetur X…, që prishi fejesën, partia ka vendosur që ta pranojë në gjirin e saj…”. Sikur të kishe një kamera (luks për atë kohë), do të shihje se sa “entusiazëm” kishte me këto “kinezërira” të përgatitur nga një regji më shumë se djallëzore. U thanë dhe çfarë nuk u thanë, por mbasi iu drejtua një telegram “solidariteti” sh. Enver, shokët e partisë na ftuan që të shkonim drejt kishës. Atje, në prani të Fratit (atij që më tha: ke lindur kryq, pra), hoqën kryqin nga kupola, ia morën çelësat. E shihja dhimbjen që ndjente ky Njeri aq i ditur, por, për çudi, nuk

Louis Overseas Staff

Luigj Shkreli President

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1) Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

Fax: 718-733-7015 • E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA


26

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

ngjitën ata dhe e hoqën.

kanë kaluar mbi 4 dekada.

Dhe Frati: - A e hoqët, a? - Po unë e kam qetu, more… dhe shënoi me dorë zemrën. E, besa, nga qetu s’mundeni me ma heq…

Fundin e pati të dhimbshëm se që të nesërmen, siç më thanë e burgosën. Dhe dihet se sa alergjik qe “pushteti i popullit” (nënkupto kastën partiake të Enverit e Co…) me klerikët dhe, sidomos, me klerikët katolikë. Religjioni katolik e pësoi më shumë nga të gjithë religjionet.

U befasova nga ky qendrim burrëror dhe mbresa më rri gjithmonë e freskët para sysh. Frati m’u bë aq i dashur sa vizioni i tij s’më është hequr nga kujtesa sado që

të. Po qe gjallë (sa do më pëlqente!), unë, sado që vet jam bektashi, jam gati që të vetë e t’ia puth ato duar aq fisnike të një Frati idhujtar dhe trim. Trim jo me fjalë, po me prova. Në ka ndërruar jetë, do ndizja një qiri mbi varrin e tij siç ndez për çdo njeri që dua dhe duke thënë: - Paqe mbi varrin tuaj, o Njeri fisnik dhe trim! Amen!….

Nuk e di se ç’ndodhi më vonë me

2010 CENSUS: ITS

IN OUR HANDS - ËSHTË NË DUARTË TONA

An Introduction to the 2010 Census Counting Everyone Once — and Only Once — and In the Right Place The foundation of our American democracy is dependent on fair and equitable representation in Congress. In order to achieve an accurate assessment of the number and location of the people living within the nation’s borders, the U.S. Constitution mandates a census of the population every 10 years. The census population totals determine which states gain or lose representation in Congress. It also determines the amount of state and federal funding communities receive over the course of the decade. 2010 Census data will directly affect how more than $3 trillion is allocated to local, state and tribal governments over the next 10 years. In order for this funding allocation to be accomplished fairly and accurately, the goal of the decennial census is to count everybody, count them only once, and count them in the right place. The facts gathered in the census also help shape decisions for the rest of the decade about public health, neighborhood improvements, transportation, education, senior services and much more.

Reaching an Increasingly Diverse Population The goal of the 2010 Census is to count all residents living in the United States on April 1, 2010. The U.S. Census Bureau does not ask about the legal status of respondents in any of its surveys and census programs. To help ensure the nation’s increasingly diverse population can answer the questionnaire accurately and completely, about 13 million bilingual Spanish/English forms will be mailed to housing units in neighborhoods identified as requiring high levels of Spanish assistance. Additionally, questionnaires in Spanish, Chinese (Simplified), Korean, Vietnamese and Russian as well as language guides in 59 languages will be available on request.

Recruiting Census Workers By 2010, there will be an estimated 310 million people residing in the United States. Counting each person is one of the largest operations the federal government undertakes. For example, the Census Bureau will recruit nearly 3.8 million applicants for 2010 Census field operations. Of these applicants, the Census Bureau will hire about 1.4 million temporary employees. Some of these employees will be using GPS-equipped hand-held computers to update maps and ensure there is an accurate address list for the mailing of the census questionnaires.

10 Questions, 10 Minutes to Complete With one of the shortest questionnaires in history, the 2010 Census asks for name, gender, age, race, ethnicity, relationship, and whether you own or rent your home. It takes only about 10 minutes for the average household to complete. Questions about how we live as a nation our diversity, education, housing, jobs and more are now covered in the American Community Survey, which is conducted every year throughout the decade and replaces the

Census 2000 long-form questionnaire. Responses to the 2010 Census questionnaire are required by law. All responses are used for statistical purposes only, and all are strictly confidential. For more information, visit the 2010 Census Web site at <http://www.census.gov/2010>.

U S C E N S U S B U R E AU


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

27

POEZI • POEZI • POEZI POEZI • POEZI • POEZI NGA ANA PALI

Vetëm Ti je shpresa jonë Një muaj dimri linda Pas pak kohësh u pagëzova. N’emrin tend o Jezi Krisht, Pastërtinë prej teje e fitova. Ngadalë kështu u rrita, Si shumë moshatar të mi. Në çdo hap të jetës sime, Brenda meje je Ti. Tani jam një nuse e re, Shpesh unë lutëm të vij tek Të përqafoj i shtrenjti Jezus, Besimi te ti më dhuron qetësi. Jezu Krisht hidhi sytë mbi tokë, E shiko ç'bëhët mbi dhe. Po të lutëm Ati ynë, Vetëm pak paqe na jep ne. Për ty kemi shumë nevojë, Për të këqijat që na kanë zaptu, Droga, e keqja, prostitucioni, Çerdhe të madhe mbi tokë kanë vu. Të pashë në ëndërr o Jezu Krisht, Sikur erdhe me dritë nder ne, S’kish' ma bukur, s’kishte ma mrekulli, Prune paqen kudo mbi dhe. Oh sa keq... pas pak u zgjova, Isha në ëndërr O Perëndi, Më gjithë shpirtin tim urova, Të jem në ëndërr prap me ty. Bashkë një ditë do të takohëmi, Atëherë shpirti do të më shpëtojë Jezu Krisht, - Zemërdhimbshëm, Vetëm Ti je shpresa jonë.

NGA AULONA GOXHAJ:

Lumja ti O Zoja Mari Atë natë, të shtrejtën natë, Mrekullia do të ndodhtë. Do të lindte Jezu Krishti, Mbarë njerëzimin ta shpëtonte. Ishte dimër e acar, Frynte erë e binte shi. Rrugës ecnin dalëngadalë, Shën Jozefi e Zonja Mari. Aty kishte strehe plot, Kishte hane e bujtina. Një vend donin si gjithë të tjerët Shën Jozefi dhe Maria. Dhe kërkuan e kërkuan, Por askund nuk gjetën vend. Më në fund diku u strehuan, Në një shpellë në Betlehëm. Dhe Maria dike priste... Dhe Jozefi gjithashtu. Priste bota mbarë priste, Priste dritën me i ndriçu. Shtruan kashtë e ndezën zjarr, Dhe po prisnin në qetësi. U ndigjua një zë i ëmbël, Rrethuar me ëngjuj plot lumni. Shëndriti drita botën mbarë, Shkëlqeu nata u ba dritë. Lindi Biri shpëtimtarë, Që mbarë njerëzimi shumë e kishin pritë. Mirë se erdhe Jezu Krisht, Mirë se erdhe paqja jonë. Lumja ti O Zoja Mari, Na shpëtove përgjithmonë.

Letër nënës Hesht vetëm një moment dëgjo... Dëgjon? Bota po rizgjohet, shtërheq krahët S'ka gjumë. Hesht vetëm një momment, Shiko... Shikon? Dy duar të prekin fytyrën, supët, Jam unë. Hesht vetëm një moment Beso... Beson? Atëherë e di, asgjë s'është rastësi Ka zot! Hesht vetëm një moment dëgjo.. Dëgjon? Ditët që i groposa në shpirt më rriten. Shikon? Hesht vetëm një moment Beso... Besomë! Gjithë kjo kohë larg teje më mundon. Hesht vetëm një moment ndje... Më ndien? Jam aty, me krahët hapur për ty. Po vjen? 25.08.05

Ëndrra Dielli ka skuqur sytë këtë pasdite. Shtriqet i gjerë në këtë mbyllje dite. Në qiellin e purpurt plot shkendija do shtriqen si diell edhe ëndrrat e mia. Kur nata të bjerë si gjithëmon edhe sot, yjet do të jenë ëndrra që diell s'u bën dot. 19.10.99


28

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

25

në shërbim të komunitetit shqiptar! vjet në gëzimet familjare shqiptare!

e-mail: artistelimo@gmail.com

For All occasions and desitnations

Nua dhe Lule Gjokaj: 914-243-0807


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

29

E lënë përgjysëm iria... e ndërprerë... megjithatë nuk solli ndërprerjen e poezisë së saj. Dhe kjo ishte dera, që hapi ishnxënësja e shkollës së mesme të gjuheve të huaja në Shkodër, e ndjera Ardita Leka. Kjo lule jete u këput në brishtësinë e saj për të jetuar, shijuar, kuptuar dhe për t’u lexuar nga bashkëmoshatarët e saj. Edhe pas ndërprerjes së lirisë, dera, që poetja kishte nisur të hapte në poezinë shqipe, mbeti një derë e hapur, ku nisi të aktivizojë kujtesën e ndjeshme mbi kartën e bardhë tek vargëzonte: ëndrrat rinore, trishtimin, lulet e pranverës, mirësinë e natyrës, dhuruar me bujari nga Zoti, mirënjohjen fisnike ndaj kolegëve të mi dhe murgeshave që e deshën aq shumë. Dhe tashmë, nga kujtesa e vetvetes, rivjen me këtë libër rikujteseje, mbasi natyrshëm kaloi në kujtesën e ajrit (përkujtesa), duke kërkuar hapësira të mundshme të komunikimit me lexuesit e saj rinor. Ajo asnjëherë nuk e ndërpreu poezinë, që ajo të mos mbetet në trajtën e dhimbjes njerëzore brenda hapësirës së kohës që jetonte, por të jepte mendimet e saj për shpirtin e jetën në trajtën shumëdimensionale. Poetja Ardita Leka (dritë pastë), pavarësisht trishtimit të thellë dhe ngazëllimit, që e ka pushtuar prej gryke, mrekullisht arrinë të sendërtojë tablonë poetike të kremtimit të mjerë, të mjerimit tronditës të popullit të saj, të tronditjes së ankthshme, të ankthit të parrëfyer. Kështu dhimbjen që kishte në shpirt, kërkoi me forcën e vargut ta heqë me dorë apo diçka tjetër, mjafton vetëm ta heqë. Zoti është lart në qiell, Krijuesi, Krishti - Zot e Njeri, trishtohet pa masë për çfarë shikon dhe vetëm pezmatohet. Ai sheh dhe kupton shkatërrimin total që po ngjet me njerëzit, parandjen fundin e tyre, gjithnjë me dëshirën e kthimit të shpresës. Dhe poetja e di se çfarë kërkon Zoti, Kreatori, se çfarë dhuratash u ka blatuar njerëzve (duke i paisur me

L

të gjitha shqisat dhe arsyen) me vargëzimet poetike, është në pritje të porosisë së re, pa harruar se mëkati dhe mëkatarët, me veprimet e tyre,

Klajd KAPINOVA vetlargohen prej të të Gjithpushtetshmit... Ardita, përveç se e pajisur me veçantinë e krijimit, prezantohet me përshkrimin e jetës natyrshëm si njeri dhe si krijuese e re. Dhe aty ku lëvizte njeriu arsyeshëm dhe krijuesi i ndjeshëm, aty gjithsesi shfaqet një harmoni e dallueshme e njerëzores me artin e vlerave të veçanta, ku shquhet gjeografia e poezisë ose ditari lirik në vargje. Kësisoj e njëjta zemër poeteje në një hapësirë të lëvizshme përjeton dridhjet e shqetësimeve të pandërprera, që ndryshe mund të

kundrohen si poezi të hapësirës në komunikimin me njeriun, pavarësisht nëse ai jeton në Shkodër apo në Romë. Personazhet e dialogut të saj

janë: dashuria, dielli, valët e detit nën prehërin e puhisë së lehtë, krismat e armëve, rrugët e qytetit, miqtë e dashur të komunitetit rinor, dimri, vjeshta, lulet e gjithçka që përjetonte rreth vetes. Mirëpo si risi zbulohet përmes mesazheve të vargut kalimi nga njeri vend në tjetrin, tek sjell dhe risjell një dramë, dramën shpirtërore dhe emocionale të përjetimeve nga hapësira e dëshpërimit (që mbizotëron në vëllimin poetik), në hapësirën e lirisë, nga hapësira e dhimbjes, në hapësirën e ngazëllimeve njerëzore. Në këtë ditar lirik në vargje, poetja Ardita Leka (ku la të rrinë të qetë në kryet e jastekut) ka regjistruar si duhet dhe sa duhet shtrirjen shumëngjyrëshe të tematikave të rrëfimit; fitoret e shpirtit dhe humbjet, plagët e komunitetit ku ajo jetonte në Shkodër e Romë (Itali), bukurinë njerëzore me lozonjaritetin e shpirtit rinor, vetminë e humbur, në vetminë shkatërruese, shëmtinë që shfaqet pothujse përditshëm, baladae jetës dhe të vdekjes, lirinë e pranguar dhe çprangimin e lirisë, fatet e brishta të rinisë dhe ëndrrat që humbasin si vegime drite, duke krijuar jetën e saj të shumëllojshme. Mirëpo Ardita, me penën e saj kërkonte që mendimet e njerëzve të ndryshojnë, të konturonte pamje të reja të jetës, që përmes ngjyrave të saj rinore t’i mbulojë, duke i dhënë cilësinë e moshës, dlirësinë e shpirtit të sinqertë, mbrujtur hijshëm me një emër të veçantë. Por, ... shpesh poezitë lotojnë jetën, bgrengat e shpirtit, ku drita e ka humbur nacionin e qytetarisë, mbasi ai ende vegjeton si rob i kohës që ende s’e kemi lënë pas përfundimisht. Ajo më së shumti ka eksploruar poezinë e meditacionit, ku gjithnjë lexohet trishtimi, mungesa e dallandysheve që lajmërojnë lumturinë e pafundme, mungesën e dritës së shpresës, duke privuar nga


30

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

drita e rilindjes rrezen e dritës së shpëtimit të popullit të saj. Ngado që ta vështrosh poezinë, është një ekspozim i realizuar në pak kohë, mbasi thyerja e rrjedhshmërisë kohore apo përjetimi dhe përzierja e kohëve krijon bindshëm ritmnin e krijimit lirik bashkëkohor. Pesimizmi, me doza të largëta vargëzimi, çlirohet thekshëm edhe në këto vargje të Arditës kur shkruan: “... Kam shumë frikë se unë edhe nga kjo pak gjë që më ka mbetur do të tretem, do vdes pa kuptuar këtë jetë pa shijuar peripecirat e saj dhe pa arritur të zotëroj më forcën e penës sime.” Këtu mbizotëron metafora, simboli, antiteza, duke nxjerrë në sipërfaqe me mjetet harmonike figurative që shpesh ndërthuren me aktivizimin e përmbyetjes së koncepteve, për të dëshmuar njëkohsisht si fuqinë, ashtu edhe rrëfimin e shkurtër e konçiz. Poezia e saj shfaqet si vargëzim konkret, por njëherazi edhe si filozofia e moshës rinore, përjetime të adolishencës apo stadi të pragdaljes nga melankolia për t’u futur në shpejtësinë e ditëve që rrokullisen

me pakuptimësinë e tyre. Këtu lexohet bota e paekuilibrueshme, bota me jetën arbnore, të tronditur nga mungesa e qetësisë apo nga shtimi i pandërprerë i alarmeve, të cilat në unison rebelojnë apo në të kundërt e trishtojnë vargun e poetes. Dhe këto ndjenja, që shpërthejnë si pasione të sëmura plot arsyetime absurde, poetja i ka vargëzuar: “... Me lakuriqësinë e tyre trishtuese Shpirtin ma trazojnë dhe këto ndjenja irracionale të gjithën më mbulojnë.” Në poezinë e saj ndihet përngjasimi me zhgënimin e brezit të saj, ku gjallëria e shpirtit europianoperëndimor ka të tjera nota, të tjera lëvizje gjallërie të ëndrrave që gjithnjë e më tepër dritësohen me realitetin e gëzueshëm. Shpesh poezia “Pa titull”, sikur noton pranë vdekjes, që edhe asaj padrejtësisht i preu rinisë, por me një farë trishtimi, sikur një za nga larg i thotë: “Ty do të të vijë dita të ikësh!”, ndërsa poetja rikrijon artistikisht vdekjen e njeriut, si për të plotësuar përfytyrimin e plotë, si një ikje dramaciteti apo edhe si mosikje. Për poeten gjithësia absurde është

zbardhur nga drita, ku lindja e Diellit dhe zgjimi i krijesave arrinë me kryeneçësi të nënshtrojnë të përditshmen monotone dhe çdo minut të kësaj ekzistence. Dhe kjo e fundit rivjen e freskët përmes buqetës së poezive “... E lënë përgjysmë”, që gjithashtu çdo lexues përjeton emocionin, ndërsa emocioni përjetoi poeten që shpirtërisht mbeti gjithnjë e re. Poezia, ky luks i artit apo poezia, kjo arstokraci - arti, në shprehimësinë e poetes shfaqet përmes origjinalitetit dhe lirshmërisë së rrëfimit të ndjesive të orëve, ditëve dhe muajve të jetës së saj... Secili krijues intelektual priret kah komunikimi. Këtë kërkesë e vetkupton produkti mendor. Asnjë autor nuk do të shkruante, po të dinte se libri i tij nuk lexohet nga lexuesit. Kjo poete, e paisur me emocione të forta nga natyra, di të portretizojë me një gjuhë poetike që i afrohet modernes, pa rënë në plagjiaturë dhe duke ruajtur gjithmonë origjinalitetin dhe firgurshmërinë e gjallë, që kumton përmes metaforash dhe simbolesh interesante. Poezitë e saj janë të qarta, konceptualisht të realizuara. klajdkapinova@yahoo.com

Risi në Giovanni’s Restaurant! Qe nga 1 Qershori në Gioviannis shërbejmë edhe ushqime nga kuzhina Shqiptare. Byrekë me mish, djath dhe spinaç. Të gjitha llojet e ushqimeve nga skara. Qofte, Steak, Peshk, Berxollë.

Wood Burning Brick Oven Pizza Bar and Restaurant OPEN 7 DAYS A WEEK FREE AND FAST DELIVERY!

2343 ARTHUR AVENUE • BRONX, NEW YORK 10458

718-933-4141


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

31

NJË HISTORI PËRPLOT NGJARJE, DRAMCA, VUAJTJE, FATKEQËSI DHE FATE Këndvështrim rreth librit të autorit Muhamet Mjeku: “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës” New York 2008, f. 391 -

N

uk e ndjej fare të nevojshme, që në këto pak radhë t’i thurr elozhe familjes së nderuar të Metë Bajraktarit, me fjalë e retorikë boshe, sepse për këto elozhe flet vetë jeta dhe veprat konkrete, që tashmë janë fare evidente dhe të prekshme nga çdo shqiptar i Kosovës e i bashkëatdhetarëve të tij kudo në diasporë. Por dua vetëm të përgëzoj autorin publicistin e mirënjohur Muhamet Mjeku, për një paraqitje të vërtetë origjinale dhe me stil artistik, shumë të bukur, përplot ndjenjë dhe realizëm faktik të historikut të kësaj familje. Vlera e vërtetë e këtij libri qëndron në faktin se autori nuk kufizohet të na japë vetëm historikun e ngushtë të kësaj familje patriotike e humaniste por, nëpërmjet tregimeve biografike, na njeh me historinë e Vranocit, Lugut të Baranit, Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës, me shtypjen, vuajtjtet dhe masakrat, që pësuan shqiptarët e Kosovës gjatë 100 vjetësh nën sundimin serbo–malazez. Ndër këto familje të përsekutuara ka qenë edhe familja Bajraktari nga Vranoci, përkatësisht Haxhi, Musli dhe Metë Bajraktari. Publicisti Mjeku, në librin e tij e ka konceptuar historinë e familjes Bajraktari në 22 pjesë (kapituj), duke filluar që nga origjina e prejardhjes nga Malësia e Gjakovës, rreth më se 300 vite më parë, duke u bërë kështu banorët e parë, më të vjetrit e këtij fshati dukagjinas e deri në ditët tona.

Këtë ndarje historike të kësaj familjeje në fjalë, unë do t’a krahaso-

Tomë MRIJAJ ja me 22 rrathë koncentrikë, që vijnë gjithënjë duke u zgjëruar dhe shtrirë në kohë e hapsirë. Këto copëza jete, plot burime historike, i kanë dhënë mundësi autorit, që të argumentojë në mënyrën më të qartë e bindëse për lexuesin, përdorimin e figurave artistike, që skalitin të gjitha etapat e zhvillimit të historikut të kësaj familje që nga rrënja, tradita e lashtë patriotike, fisnike e mikëpritëse, të cilat nuk kam ndër mend t’i përsëris këtu, sepse vetë jeta e ka provuar praninë e këtyre virtyteve kaq të larta në shpirt

Kopertina e librit

e në zemër tek të gjithë pjesëtarët e kësaj familje, burra e gra, pleq e femijë. Janë të rrallë ata burra shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, që të paisur me një vullnet të hekurt e me një karakter aq te fortë t’i jenë përveshur çfardo lloj pune, me përkushtim e ndershmërinë më të madhe, pa marrë parasysh sakrificat, e të kenë arritur, që nga një varfëri e tejskajëshme, të krijojnë një pasuri të lakmueshme edhe nga çdo biznesmen i pasur. Dhe janë edhe më të rrallë ata burra, që mund të krahasohen me këtë familje bujare, për nidhmat dhe kontributin e pa kursyer të dhënë jo vetëm për pjesëtarët e familjes dhe farefisit të mbetur në Kosovë, por edhe për shumë bashkatdhetarë, për fshatin, për qytetin dhe për mbarë Kosovën, me investime prej miliona dollarësh për rimkëmbjen ekonomike të saj. Ky është konkluzioni real që del nga libri i publicistit Muhamet Mjeku. Per mendimin tim, çmoj si një kontribut të veçantë, me vlerë të çmueshme, për të gjithë shqiptarët e diasporës kudo të ndodhur, botimin e gazetës “Illyria”, e vetmja gazetë shqip dhe anglisht, këtu në diasporë e më gjerë. Kjo gazetë doli në kulmin e krizës kosovare e u bë flamurtare e zjarrtë e luftës për lirinë e Pavarësinë e Kosovës, duke demaskuar makinën propagandistike plot mllef demagogjik të lobit serb këtu në ShBA dhe duke fituar mbështetjen e plotë të disa senatorëve dhe kongres-


32

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

menëve në sajë edhe të miqësisë që përsonazhi kryesor i monografisë z. Harry Bajraktari, që kishte me politikanët e mirënjohur amerikanë. Dhe përfundimi dihet: Kosova fitoi Pavarësinë, u bë shtet i pavarur, duke realizuar kështu ëndrrën shekullore të këtij populli trim e liridashës. Në libër theksohet edhe kontributi i diasporës shqiptare në SHBA, për demokratizimin e Shqipërisë, të dalë nga diktatura më e egër në Ballkan. Dhe nuk duhet harruar kurrë, kontributi jashtëzakonisht i madh moral e material dhe i gazetës shqip-

Harry Bajraktari duke u përshëndetur me presidentin Bill Clinton dhe kongresmenin Eliot Engel

kursyer për atdheun dhe bashkatdhetarët, duhet të jetë shembull dhe të ndiqet edhe nga të gjithë biznesmenët e tjerë të suksesshëm, të çdo treve qofshin! Ky është edhe mesazhi, që del nga ky botim i mirëseardhur. Libri në fjalë, përshkohet nga shumë ngjarje, drama jetësore, vuajtje familjare dhe përpjekje, për të përballuar shpeshherë edhe të pamundurën, duke realizuar me sukses synimet për një ardhmëri më të mirë të kësaj familje. Prandaj e përgëzoj autorin, për mënyrën e kompozimit, strukturimit dhe gjuhën racionale të përdorur në këtë libër. Në këtë mënyrë, dora–dorës shkruajmë historinë e shqiptarëve në SHBA. Kështu, me botime të tilla, studiuesit dhe publicistët plotësojnë një obligim tonin në këtë shtet, pa ndihmën e të cilit nuk do të ishim këtu ku jemi, as Kosova, as Shqipëria, e as shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi. ___________________

Harry Bajraktari në residencën e Presidentit Rugova në shoqëri me Dom Anton Kçirën dhe Ambasadorin William Wolker

taro – amerikane “Illyria”, në arritjen e kësaj fitoreje madhështore! Në “Një jetë mes Kosovës dhe Amerikës”, lexuesi mëson shumë ngjarje dhe fakte historike, jo vetëm për fatin e kësaj familje, por edhe të shumë familjeve të tjera në Kosovë, sepse fatet e tyre kanë qenë gjithmonë të lidhura sëbashku aq shumë sa në të gjitha ngjarjet kryesore, kanë qenë protagoniste të drejtpërdrejta, apo në mënyrë të zhdrejtë edhe pjestarët e familjes së Musli dhe Metë Bajraktarit, babë e bir. Solidariteti dhe ndihma e pa

Të interesuarit librin mund ta porositin në zyrën e Albanian Yellow Pages, tel: 718-584-1620 ose permes internetit www.albanianshopping.com


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

33

DUKE SHFLETUAR GAZETËN DIELLI TË BOSTONIT, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË BOTIMIT Nga Muhamet Mjeku Kur shqiptarët e Shqipërisë së Jugut, para një shekulli, shkelën trollin e kontinentit amerikan, u vendosën në Boston. Ky qytet i njohur për vlerat e tij historike dhe intelektuale- u dha mundësi emigrantëve shqiptarë të përparojnë ekonomikisht dhe kombëtarisht. Në përpjekjet e tyre që të mbajnë gjallë lidhjet me atdheun, ata botuan gazetën Dielli dhe, pak vjet më vonë, themeluan Federatën Pan Shqiptare " Vatra". Bostoni është qendër e dy universiteteve më të njohura botëroreHarvardi dhe Instituti i Teknologjisë. Përveç njerzëve të rëndomtë, si krah pune, këtu arritën edhe patriotë dhe intelektualë të njohur shqiptarë : Sotir Peci, Petro Nini Laurasi, Fan Noli, Faik Konica, Kost Çekrezi e të tjerë. Bostoni për shumë vjet është i njohur si "Kryeqyteti i shqiptarëve në Amerikë". Në vitin 1907 kishte 700 shqiptarë, nga 600 mijë sa kishte gjithsejt ky qytet. Bostoni është edhe qyteti i themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe i shoqërive dhe gazetave të tjera shqiptare, me fjalë të tjera, djepi i kulturës shqiptare në Amerikë. Gazeta “Dielli” pa dritën më 15 shkurt 1909. Kjo gazetë vinte pas gazetës “Kombi”, e cila ishte drejtuar nga intelektuali Sotir Peci e në të cilën kishte punuar edhe F. Noli. Gazeta “Dielli” me Nolin e Konicën për një kohë të shkurtër u afirmua në gjithë botën shqiptare ngaqë kjo mirrej me tema thelbësore kombëtare. Më 1912, kur u themelua Federata “ Vatra”, “Dielli” u bë organ zyrtar i kësaj federate. Kjo gazetë filloi të depërtojë në të gjitha vendet ku ndodheshin shqiptarët në Amerikë dhe në kolonitë tjera shqiptare në botë. “Dielli” për

shkak të reputacionit që kishte — për një kohë u dërgua edhe në Shqipëri, derisa këtë e lejuan rrethanat politike, që shërbeu si një urë e fortë e lidhjeve në mes shqiptarëve të Amerikës dhe Shqipërisë. Kjo gazetë informativotematike, ushtroi influencë të madhe në afirmimin e çështjes kombëtare për pavarësi dhe, njëherësh, nuk la anash, nevojën e konsolidimit të një shtetit demokratik shqiptar, ku atij populli të

të ndryshme (deri te çështjet politike). Gjatë shfletimit të disa numërave të "Diellit" më ra në sy shembulli i lartë i vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj, të cilët me ndihmën që i dhanë kësaj gazete (12 mijë dollarë) më 1986 e nxorën nga kriza, që ishte buzë mbylljes. Lidhur me këtë akt shembëllues po paraqes disa fragmente nga autorë të ndryshëm të shkruar në gazetë. ***

Vëllezërit Luc dhe Gjekë Gjonlekaj

përvuajtur do t’ i sillte lumturi. Në gazetën Dielli punuan personalitete të njohura të kulturës, politikës dhe diplomacisë shqiptare, si Fan Noli, Faik Konica, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi, Sotir Peci, Athanas Gegaj, etj. Për një shekull të ekzistimit të tij, “Dielli” kaloi nëpër shumë vështirësi materiale e probleme të tjera të llojeve

Në një editoral të kryeredaktorit të gazetës Dielli, Xhevat Kallajxhiu, lidhur me kontributin e vëllezërve Gjonlekaj, thekson për opinionin e gjerë shqiptar, se ky është edicioni i dhjetë i kësaj gazete që botohet me shpenzimet e tyre, që nga 16 janari e deri me 1 korrik të këtij viti. Ky është një akt bujar, i cili do të hyjë në analet e historisë së kësaj gazete dhe të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shpenzimet për botimin e një numri të Diellit, siç thotë Kallajxhi, kanë qenë 950 dollarë. Me fjalë të tjera botimi i Diellit për gjashtë muaj, përkatësisht për 12 numra do të kushtojë 11,400 dollarë! Natyrisht se kjo mund të jetë një shumë e madhe edhe për një të pasur. Vëllezërit Gjonlekaj i kanë dërguar çeqet kurdoherë, disa ditë përpara se të nxirrej gazeta nga shtypshkronja, në mënyrë që "Vatra" t' i ketë paratë në dorë, apostrofohet në këtë shkrim. Më tej, Kallajxhiu thekson: "Sa dimë ne, kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e "Vatrës". Nuk e kemi fjalën për shqiptarët e emigracionit të vjetër, se ata janë dalluar për bujarinë dhe sakrificat e tyre, por e kemi fjalën për pjesëtarët e emigracionit të ri, për ata


34

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

që kanë filluar të vijnë në Amerikë në periudha të ndryshme pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka dyshim se në radhët e shqqiptarëve të emigracionit të ri, që janë anëtarë të "Vatrës", ka edhe të tjerë që kanë dhënë ndihma bujare për "Vatrën" dhe Diellin-n, dihma që arrijnë në mijëra dollarë, por ndihmat e tyre i kanë dhënë në periudha prej 15-20 vjetësh, kurse Vëllezërit Gjonlekaj po e japin kontributin e tyre në një kohë prej gjashtë muajsh". Duke venë në dukje rëndësinë e këtij aksioni në një situatë tejet kritike për gazetën Dielli, Xhevat Kallajxhiu nënvizon se ata janë të parët në këtë kohë që marrin një nismë të tillë, e cila duhet të përkrahet dhe admirohet nga të gjithë ata që e duan atdheun dhe kulturën shqiptare. "Në numrin 18 të fletorës Dielli (16

janar 1986) lexova një shënim, në të cilin thuhej se dy vëllezërit Gjek dhe Luc Gjonlekaj, kanë marrë përsipër të paguajnë shpenzimet e botimit dhe të shpërndarjes së Diellit për një periudhë gjashtë mujore", shkruante inelektuali i njohur i komunitetit shqiptaroamerikan të New York-ut, Dr. Sami Repishti. "Gjesti fisnik i vëllezërve Gjonlekaj u kuptua mirë e shpejtë nga të gjithë lexuesit e Diellit. Kjo vepër bujare më mbushi me gëzim dhe në këto ditë të vështira për shtypin shqiptar në Amerikë, e Diellin veçanërisht, veprimi i dy vëllezërve merr një kuptim të dyfishtë: bujari dhe patriotizëm". Dr. Sami Repishti, në artikullin e tij të botuar pas kësaj inisiative të vëllezërve Gjonlekaj, bën fjalë edhe

Since 1989

për prejardhjen, duke theksuar se ata janë nga Malësia e Madhe, nga ajo pjesë e Malësisë që gjendet në veri dhe veri-lindje të Shkodrës, dhe që për fatin e keq të saj, u shkëput nga Shqipëria dhe iu dha padrejtësisht Jugosllavisë, që nga viti 1912-1913. Kryetari i "Vatrës" Dr. Andrew Elia,në edicionin e gazetës "Dielli" të datës 16 maj 1986, në një artikull të botuar në gjuhën angleze flet me admirim për kontributin e Vëllezërve Gonlekaj. Nga ky shkrim shkëputem këtë fragment: “Vëllezërit Gjonlekaj e mbajten fjalën. Jemi prekur shumë për këtë kontribut që dhanë për botimin e gazetës dhe nuk mund të fshehim kënaqësinë tonë për këtë bujari kaq të madhe, e cila vjen nga bindjet e tyre atdhetare dhe zemrat bujare.

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

SABRI (SAM) GJONI CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

ATTORNEY AT LAW

Complimentary Red carpet with the open bar

Office: 845-526-8001 Cell: 914-447-1144

24/orë 7/ditë

H-2 Hummer up to 20 passengers Telefononi pronarin

Anton Gjokaj

• ALL IMMIGRATION MATTERS • FEDERAL COURT • PERSONAL INJURY • REAL ESTATE

Tel: 212/625-8333 In the picture me and Excursion up to 12 Passengers

Crysler Hemi up to 12 passengers

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453

401 Broadway, Suite 1111 New York, NY 10013


JETA KATOLIKE

Oferta e tyre nuk ka asnjë motiv tjetër veç jetëzgjatjes së gazetës sonë. Ky është një akt patriotik dhe një ndërmmarrje e guximshme. Kjo vepër pasqyron më së miri natyrën e shpirtit të tryre. I falënderojmë dhe i urojmë për këtë ndërmarrje të rëndësishme shoqërore". Me kërkesën e zotit Elia, gazteta Dielli botoi letrën e vëllezërve Gjonlekaj. Ky kishte kërkuar që Vëllezërit Gjonlekaj, të japin më shumë njohuri mbi jetën dhe veprimtarinë e tyre. "Ne lindem në Triesh, që është një trevë në Malësi të Mbishkodrës, afër Bregut të lumit Cem — pushtuar nga jugosllavët. Në vitin 1970 emigruam në SHBA. Prej atëherë kemi qenë përkrahës të sinqertë të gazetës Dielli, për të cilën mësuam gjatë shkollimit tonë në vendlindje dhe në Kosovë. Shqiptarët etnikë janë krenarë për veprimtarinë e kësaj gazete, e cila për afro 80 vjet me radhë jetoi me të mirat dhe vështirësitë e popullit tonë të shumëvuajtur", shkruajnë vëllezërit Luc dhe Gjek Gjonlekaj. Në çerekun e parë të këtij shekulli Dielli dhe "Vatra" kontribuan në mënyrë të shkëlqyeshme për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Megjithatë, për fatkeqësinë tonë, thonë ata, gjysma e tokave arbërore dhe e popullit shqiptar mbeten nën pushtimin jugosllavo-grek. Qëllimi më i shenjtë dhe më ideal i racës arbërore — domethënë bashkimi kombëtar — akoma nuk është realizuar. Ky është dhe do të jetë misioni kryesor i racës shqiptare", është thirrje e vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj. S' ka dyshim se prej disa vjetësh Dielli po lëngon, kryesisht për çështje financiare. Do të ishte mëkat që pothuaj 300 mijë shqiptarë të Amerikës të lejojnë që një gazetë si kjo të mbyllej. Duhet të ndiqet shembulli i grupeve të tjera etnike, të cilat nxjerrin

gazeta, pothuaj edhe të përditshme. Zotimin për ta ndihmuar Diellin e moren në Kuvendin e fundit të "Vatrës" që u mbajt në Boston, në shtator të vitit 1985. "Jemi shumë të lumtur që patëm mundësi ta mbajmë këtë premtim",

/ PRILL - QERSHOR 2009

35

theksohet në shkrimin e vëllezërve Gjonlekaj, të cilët i bënë thirrje komunitetit shqiptar se një gazetë, si "Dielli", është e nevojshme për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare, traditën dhe kulturën.

Burek të shijshëm 7 ditë në javë

ME MISH ME DJATH ME SPINAQ

Rated best 10 bites in the Bronx

Ju mirepret pronari Marjan Kolnrekaj

Tel. (718) 822-8955 758 Lydig Avenue, Bronx, NY 10462 Pranojmë porosi për festat tuaja familjare!


36

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009


JETA KATOLIKE

KORRIK-SHTATOR 2007

Kurorezime

Frank Michael Volpicelli me Elgida Radoncipi Më 1 Maj 2009 Robert Pashuk Mirakaj me Natalija Berisha Më 2 Maj 2009 Viljson Ljuljduraj me Maria Vataj Më 9 Maj 2009 Zef Vataj me Jennifer Shkreli Më 23 Maj 2009

Agim Marku me Lira Lumaj Më 17 Prill 2009 Pasko Krcic me Katrena Curanovic Më 18 Prill 2009 Elton Deda me Rejmonda Meta Më 19 Prill 2009 Briken Lusha me Vjollca Bujaj Më 25 Prill 2009 John Pepaj me Kristina Marku Më 25 Prill 2009

Gjergj Lekaj me Helena Palushaj Më 30 Maj 2009 Gjergj Gjuraj me Suzana Kolaj Më 30 Maj 2009 Lorenc Kolendrekaj me Brigena Gjondrekaj Më 6 Qershor 2009 Sokol Shala me Hane Lumaj Më 7 Qershor 2009

/ PRILL - QERSHOR 2009

Aleks Gilaj me Arta Volaj Më 7 Qershor 2009 Kastriot Gaspri me Irena Gjugja Më 13 Qershor 2009 Ton Djinaj me Linda Kocovic Më 13 Qershor 2009 Eduard Guni me Lize Bujaj Më 14 Qershor 2009 Fabian Frrokaj me Leonora Halilaj Më 14 Qershor 2009 Peter Saljanin me Mirela Preka Më 20 Qershor 2009 Anton Paloka me Nora Frrokaj Më 27 Qershor 2009 Rok Rukaj me Hana Curanovic Më 27 Qershor 2009

37


38

JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

Pagëzime

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të shenjtë

Agim Marku Prindër: Dede & Leze Marku Kumbar: Pellumb Lumaj Luis Christopher Lucaj Prindër: Lul & Violeta Lucaj Kumbarë: Luigj & Martha Gashaj Natalie Mirdita Prindër: Paul & Suzana Mirdita Kumbarë: Viktor & Lacqueline Mirdita Fiona Biba Prindër: Llesh & Bleranda Biba Kumbarë: John & Antonetta Tarazhi Deda Bujaj Prindër: Gjovalin & Prena Bujaj Kumbarë: Leonard Vushaj & Prena Lumaj Martin Jonathan Ljuljic Prindër: John & Lena Ljuljic Kumbarë: Victor & Gjovana Gjonaj Armanda Marku Prindër: Agim & Liria Marku Kumbarë: Nok & Lule Pepaj Albana Marku Prindër: Agim & Lira Marku Kumbarë: Nok & Lule Pepaj Tina Ndreu Prindër: Peter & Kristina Ndreu Kumbarë: Ded & Ana Pepgjonaj Olivia Parubi Prindër: John & Victoria Parubi Kumbarë: Tom & Joanna Shkreli Peter Rudaj Prindër: Nush & Linda Rudaj Kumberë: Hector Hasaj & Tringa Frangaj Marinela Smakaj Prindër: Mark & Rita Smakaj Kumberë: Luigj & Tringa Frangaj Sophia Smajlaj Prindër: Vasel & Lula Smajlaj Kumberë: Nicola & Dila Shkreli Geralda Tinaj Prindër: Anton & Gentjana Tinaj Kumberë: Petrit & Ermelinda Tinaj

Gabriel Vuktilaj Prindër: Sokol & Lene Vuktilaj Kumbarë: Zef & Rosie Curanovic

Kayla Popaj Prindër: Gjovalin & Majlinda Popaj Kumbarë: Petrit & Florinda Nika

Redon Gecaj Prindër: Bujar & Zoge Gecaj Kumbarë: Agron & Pashka Gecaj

Elizabeta Zefaj Prindër: Gjok & Marije Zefaj Kumbarë: Fran & Diana Sukaj

Mark Nikola Curanovic Prindër: Nikola & Senka Sindy Kocaj Kumbarë: Palok & Lily Rukaj

Anita Gjokaj Prindër: Pren & Arjana Gjokaj Kumbarë: Pashk & Minerva Kolaj

Engjulla Lumaj Prindër: Limon & Regjina Lumaj Kumbarë: Pjeter & Tina Bujaj

Anthony Kola Prindër: Tome & Gjyljana Kola Kumbarë: Luz & Dila Prenaj

Julia Kolndreu Prindër: Edmon & Victoria Kolndreu Kumbarë: Joseph & Suzana Kocaj

Luke Mrjan Curanaj Prindër: Marjan & Arbnesha Curanaj Kumbarë: Tony & Katrina Curanovic

Kristina Livadhi Prindër: Nderush & Jehona Livadhi Kumbarë: Jashar & Laureta Kelmendi

Matthew Pllumaj Prindër: Prele & Linda Pllumaj Kumbarë: Paul & Mira Lumaj

Gabriel Met Berisha Prindër: Lum & Gjina Berisha Kumbarë: Gjergj & Maruka Gojcaj

Jessica Shllaku Prindër: Eduart & Rajmonda Shllaku Kumbarë: Rrok & Suzie Gazivoda

Luke Popaj Prindër: Gjek & Denada Popaj Kumbarë: Fred & Gjystina Lumaj

Sandra Daka Prindër: Bernard & Ardiana Daka Kumbarë: Anton & Jennifer Malota

Simon Syku Prindër: Ilir & Anila Syku Kumbarë: Gjergj & Violeta Gjelaj

Zef Sherri Prindër: Anthony & Dusha Sherri Kumbarë: Gjergj & Pashke Cuni

Jessica Franja Prindër: Zef & Berta Franja Kumbarë: Mark & Nora Rroku

Anthony Bunjaj Prindër: Aleks & Gjelina Bunjaj Kumbarë: Alex & Anna Volaj

Thomas Vataj Prindër: Vasel & Ardita Vataj Kumbar: Mirash Vatic

Gabriela Eva Gjonaj Prindër: Luviq & Elizabeta Gjonaj Kumbarë: Deda & Vida Gjonaj

Amanda Bujaj Prindër: Sokol & Valbona Bujaj Kumbarë: Limon & Regjina Lumaj

Angjelina Violet Vataj Prindër: Vuksan & Violeta Vataj Kumbarë: Fran & Linda Juncaj

Nicole Emily Gjonaj Prindër: Martin & Marija Gjonaj Kumbarë: Pashko & Anna Gazivoda

Melisa Bujaj Prindër: Cesk & Valdete Bujaj Kumbarë: Ardjan & Mirela Bujaj

Maria Vulaj Prindër: Prek & Mri Vulaj Kumbarë: Nikoll & Maria Lekic

Jessica Parubi Prindër: Nest & Dafine Parubi Kumbarë: Leonard & Leonora Parubi

Ernest Bujaj Prindër: Cesk & Valdete Bujaj Kumbarë: Ardjan & Mirela Bujaj

Emma Lena Smajlaj Prindër: Nike & Lule Smajlaj Kumbarë: George & Kristina Grishaj

Sophia Ann Pllumbi Prindër: David & Katrina Pllumbi Kumbarë: Pavlin & Vera Lumaj

Francesko Gjuraj Prindër: Jakin & Drandafile Kumbarë: Pjeter & Eglida Gjuraj

Erik Nike Smajlaj Prindër: Nike & Lule Smajlaj Kumbarë: George & Maria Grishaj

Luke Matthew Rukaj Prindër: Victor & Vera Rukaj Kumbarë: Frank & Vitore Luljgjuraj

Gaetan Rukaj Prindër: Luigi & Afrodita Rukaj Kumbarë: Peter & Gabreila Elezovic

Lucas Alexander Gjelevic Prindër: Alex & Victoria Gjelevic Kumbarë: Agron & Violeta Gjelevic

Valentino Jack Sinishtaj Prindër: Pashko & Christina Sinishtaj Kumbarë: Albiani Sinishtaj & Kristina Kalaj

Gianna Veronica Vuktilaj Prindër: Gjergj & Vera Vuktilaj Kumbarë: Bardhok & Marie Peraj

Jennifer Gjoni Prindër: Arben & Zhaklina Gjoni Kumbarë: Arben & Laura Kapaj

Alisa Syku Prindër: Luigj & Majlinda Syku Kumbarë: Nikoll & Katrine Veshtaj

Adriana Gocaj Prindër: Ardjan & Elvira Gocaj Kumbarë: Albert & Violeta Corri

Joseph Frank Gojani Prindër: Pal & Robyn Gojani Kumbarë: Margon Mrijaj & Dawn LaGuardia

Sara Syku Prindër: Luigj & Majlinda Syku Kumbarë: Nikoll & Katrine Veshtaj

Alexander Gezim Ndoci Prindër: Gezim & Margarita Ndoci Kumbarë: Andrew & Jonita Tonaj

Daniel Juncaj Prindër: Vasel & Kristina Juncaj Kumbarë: Robert & Mariana Lulgjuraj

Leonard Hutaj Prindër: Tome & Lizabete Hutaj Kumbarë: Mario & Vera Lushaj

Gianna Nicole Zadrima Prindër: George & Ana Zadrima Kumbarë: Louis & Josefina Zadrima

Maya Love Lulgjuraj Prindër: Anton & Maryann Lulgjuraj Kumbarë: Salamone Giovanni & Laura Vuli

Robert Anthony Cukaj Prindër: Arben & Ana Cukaj Kumbarë: Pashuk & Valbona Cukaj

Gabriela Beqiri Prindër: Jozef & Mirela Beqiri Kumbarë: Mikell & Christina Matici

Paul Mrijaj Prindër: Margon & Maria Mrijaj Kumbarë: Lek & Margareta Duhani

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

w w w. a l b a n i a n i nv i t a t i o n s . c o m


JETA KATOLIKE

/ PRILL - QERSHOR 2009

39

In Memoriam Tona Shkreli, 61-vjeç Vdiq më 7 Mars 2009 U varros në varrezat “St. Raymond” në New York

Sokol Pepaj, 46-vjeç Vdiq më 8 Maj 2009 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Pashka Djonovic, 84-vjeç Vdiq më 26 Prill 2009 U varros në vendlindje

Mare Zef Hasaj, 87-vjeç Vdiq më 9 Qershor 2009 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Nike Zef Kalaj, 74-vjeç Vdiq më 26 Prill 2009 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Drane Lulgjuraj, 86-vjeç Vdiq më 14 Qershor 2009 U varros në vendlindje

Agron N. Kalaj, 46-vjeç Vdiq më 26 Prill 2009 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Eftalija Ljekocevic, 75-vjeç Vdiq më 15 Qershor 2009 U varros në vendlindje

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Pushofshin në paqë !

FARENGA BROS.INC. Funeral Homes BRONX 718-654-0500 920 ALLERTON AVENUE

Salvatore Farenga Sr.

Proprietors

Salvatore Farenga Jr.

“The Difference is in the Caring”

Ciao

Restaurant

Zef Gjelaj Private Party rooms available for up to 90 people. Special Care and attention for Albanian Parties. Ciao Restaurant 5-7 John Albanese Place Eastchester, NY 10709

Tel: (914) 779-4646 • Fax: (914) 961-0397


Famullia “Zoja e Shkodrës” mirëpret Arqipeshkvin e ri,

Shkëlqesinë e Tij Imzot Timothy M. Dolan duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen shpirtërore të Arqipeshkvisë së New Yorkut Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.