JK # 52

Page 1

Botues Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” New York Viti XLIII, Numri 4, Tetor - Dhjetor 2008 • Çmimi $5.00


2

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Jeta Katolike • Viti XLIII, Numri 4 Tetor-Dhjetor 2008 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj

Krishti lind ndër ne ......................................................................[3]

Pope Benedict XVI

“I Once More Joyfully Proclaim Christ’s Birth” .........................[4]

Rev Nikolin Pergjini

Christmas 2008.............................................................................[6]

Nga Famullia Jonë

......................................................................................................[7]

Merita Bajraktari McCormack: Festivali i 18-të Shqiptar.............................................................[8]

www.JetaKatolike.com

Dalip Greca:

100-vjetori i Kongresit të ABC ....................................................[14]

Beqir Sina:

Ngritja e Flamurit.........................................................................[17]

Mark K. Shkreli

Vatikani i njeh shfaqjet ne Laus, Francë......................................[23]

Marin Sirdani:

Nora e Leshait ..............................................................................[25]

Klajd Kapinova

Meditim .......................................................................................[28]

Marash Stalaj

The first Usher..............................................................................[28]

Mëhill Velaj:

Figura e pathyeshme ....................................................................[31]

Agron Fico:

Në gjurmet e ABC-së shqip ........................................................[33]

Bardhyl Ukcamaj:

Kongresi i manstirit – Një komb një gjuhë..................................[36]

Lëvizje Demografike

......................................................................................................[41]

Vetëm $30 në vit për revistën Jeta Katolike Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

Ata që dëshirojnë të abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është:

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690

$30.00 (SHBA).

E-Mail: ShkreliM@aol.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Grupi i Marketingut:

»Gjithçka u krye«

Ju lutemi na e dergoni pagesën në:

Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave,

Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523

Valle e Tiranës nga Grupi “Bashkimi” Boston


3

N

ë këtë kohë të shenjtë të Krishtlindjes dhe në pragun e festës së Vitit të Ri 2009, e falënderojmë Zotin për dhuratat e paçmuara në jetën tonë. Së pari e falënderojmë për Mirshërimin e Birit të Tij, Jezu Krishtit - Zotit tonë. Kjo Dhuratë është përmbi të gjitha të mirat dhe mëshirat që Zoti i ka falur njerëzimit. Në Beslidhjen e Vjetër, Zoti i pat folur popullit nëpërmjet profetëve, kurse tani na flet drejtpërsëdrejti — nëpërmjet Birit. Në të kaluarën është premtuar se Zoti do të vijë në tokë e do të bëhët njeri dhe do të quhet Emanuel, që do të thotë Zoti me ne. Si ç’është premtuar prej profetëve, ashtu edhe ka ndodhur. Ai lind prej Virgjëres Mari e bëhët njeri, një me ne në çdo gjë, përveç mëkatit. Sa të lumtur duhet të ndjehemi kur Zoti i amshuar, i gjithëpushtetshëm, merr natyrën tonë njerëzore për të sjellë paqe, dashuri e shëlbim. Ai lind në shpellë, në terrin e mesnatës, në mes të dimrit, përjashta qytetit, në thjeshtësi e në varfëri. Të gjitha këto cilësi të Lindjes së Tij, e përshkruajnë gjendjen shpirtërore të natyrës tonë të bjerrur nga Adami e Eva, me mëkatin e tyre origjinal. Njerëzit ishin larg Zotit e afër mëkatit. Zoti ishte gjithmonë i pranishëm, por njeriu ishte i habitur e nuk e shihte. Prandaj, Ai i Lumi bëhet i dukshëm me Mishërimin e Birit. Fjala që është predikuar prej profetëve dhe zëri i kësaj fjale, që është Shën Gjon Pagëzuesi, Mishërohet e bëhet njeri. Shën Gjoni ungjilltar, në kapitullin e parë të Ungjillit shkruan, “Në fillim ishte

Fjala, e Fjala ishte me Zotin e Fjala ishte Zot.” Kjo “Fjalë” Mishërohet e bëhet njeri. Gjithashtu në librin e parë të Biblës theksohet se kur Zoti krijoi qiellin e tokën, Ai i krijoi prej asgjëje, vetëm me “Fjalën” e Tij. Zoti tha “Bëju” dhe rruzulli u bë. Kjo “Fjalë” Mishërohet e bëhët njeri. Për çdo vjet, para Krishtlindjes bëhen përgaditje shpirtërore. Shën Gjon Pagëzuesi predikonte kthimin kah Zoti, largimin nga mëkati dhe pagëzonte me pagëzimin e pendesës. Çdo i krishter, gjithashtu përgaditet duke i rrëfyer mëkatet, duke bërë pëndesë, agjërim e

Dom Pjetër

POPAJ sakrifica për të tjerë. Gjithashtu bëhën zbukurime me drita e me pemën e Krishtlindjes dhe shkëmbime të dhuratave. Vetëm atëherë kur lirohemi nga mëkati, që është pengesë shpirtërore, mund të shohim qartë, me sytë e fesë e besimit, realitetin e Krishtlindjes. Atëherë e ndiejmë Lindjen e Tij në zemër. Motoja i Krishtlindjes për mua është: beso, përjeto dhe shijo. Po nuk pate besim në Të, nuk mundësh të përjetosh që ta shijosh praninë e Tij. Kjo gjë na bën të dekorojmë me drita të shkëlqyera që shëndrisin natën. Drita e botës është Krishti vetë, që

vjen për të na shëndritur, për ta kthyer terrin e pabesimit, të dhunës së mëkatit e të vdekjes në jetë. Ai me zërin e Engjujve i flet tërë njerëzimit, “Lavdi Hyjit në lartësi qiellore e paqë njerëzve vullnetmirë mbi tokë.” Me Lindje, Krishti na tregon se ka ardhur për të na pru paqen. Kjo paqe vjen me dritë dhe me jetë. Ajo është e gjallë, shihet me sy, ndëgjohet me veshë e ndjehët në zemër. Krishti lindë në zemrat tona dhe njëkohësisht ne lindim me Krishtin. Kur mbushemi me praninë e Tij, atëherë e ndiejmë këtë paqe sepse, me Të lindë paqja. Ne duhet të falënderojmë pa ia nda, Dritën, Paqen dhe Dashurinë Hyjnore të Krishtit Foshnje, që lind dhe frymëzon zemrat tona, të jetojmë mirë dhe të veprojmë mirë ndër të tjerë. Ne gjithashtu falënderojmë Zotin edhe për njerëz të mirë që na ndihmojnë vazhdimisht, sikur familjet tona, famullia e jonë, komuniteti ynë shqiptar dhe populli ynë në përgjithësi, që bën vepra të mira për të mirën e përbashkët. Ne e dimë mirë se pa bashkim me Zotin e me njëri tjetrin nuk mund të kemi sukses e më pakëz paqe. Të mundohemi sa më shumë, që të përparojmë në paqe, që vjen prej Tij, duke bashkëpunuar, bashkëjetuar e bashkëqëndruar si bijë e bija të Zotit e sikur vëllezër e motra të Krishtit, dhe gjithashtu të një gjaku, historie, gjuhe e kulture. Gëzuar Krishtlindja dhe Viti i Ri 2009


4

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Pope Benedict XVI’s Christmas Message

I Once More Joyfully Proclaim Christ s Birth VATICAN CITY, DEC. 25, 2008 - Here is a where the divine Child was born. Indeed, he is the light itself, which begins to radiate, as Vatican translation of Benedict XVI’s portrayed in so many paintings of the “The grace of God our Savior has Nativity. He is the light whose appearance breaks through the gloom, dispels the darkappeared to all” (Tit 2:11, Vulg.) ness and enables us to understand the meanDear brothers and sisters, in the words ing and the value of our own lives and of all of the Apostle Paul, I once more joyfully history. Every Christmas crib is a simple proclaim Christ’s Birth. Today “the grace of yet eloquent invitation to open our hearts God our Savior” has truly “appeared to all”! and minds to the mystery of life. It is an It appeared! This is what the Church encounter with the immortal Life which celebrates today. The grace of God, rich in became mortal in the mystic scene of the goodness and love, is no longer hidden. It Nativity: a scene which we can admire here “appeared”, it was manifested in the flesh, too, in this Square, as in countless churches it showed its face. Where? In Bethlehem. and chapels throughout the world, and in When? Under Caesar Augustus, during the every house where the name of Jesus is first census, which the Evangelist Luke also adored.

“yes”, like Mary, so that his or her heart can be illumined by a ray of that divine light. It was Mary and Joseph, who that night welcomed the incarnate Word, awaiting it with love, along with the shepherds who kept watch over their flocks (cf. Lk 2:1-20). A small community, in other words, which made haste to adore the Child Jesus; a tiny community which represents the Church and all people of good will. Today too those who await him, who seek him in their lives, encounter the God who out of love became our brother – all those who turn their hearts to him, who yearn to see his face and to contribute to the coming of his Kingdom. Jesus himself would say this in his preaching: these are the poor in spirit; those who

The grace of God has appeared to all. Jesus – the face of the “God who saves” did not show himself only for a certain few, but for everyone. Although it is true that in the simple and lowly dwelling of Bethlehem few persons encountered him, still he came for all: Jews and Gentiles, rich and poor, those near and those far away, believers and non-believers… for everyone. Supernatural grace, by God’s will, is meant for every creature. Yet each human person needs to accept that grace, to utter his or her own

mourn, the meek, those who thirst for justice; the merciful, the pure of heart, the peacemakers, and those persecuted for righteousness’ sake (cf. Mt 5:3-10). They are the ones who see in Jesus the face of God and then set out again, like the shepherds of Bethlehem, renewed in heart by the joy of his love. Brothers and sisters, all you who are listening to my words: this proclamation of hope – the heart of the Christmas message – is meant for all men and women. Jesus

mentions. And who is the One who reveals it? A newborn Child, the Son of the Virgin Mary. In him the grace of God our Savior has appeared. And so that Child is called Jehoshua, Jesus, which means: “God saves”. The grace of God has appeared. That is why Christmas is a feast of light. Not like the full daylight which illumines everything, but a glimmer beginning in the night and spreading out from a precise point in the universe: from the stable of Bethlehem,


JETA KATOLIKE

was born for everyone, and just as Mary, in Bethlehem, offered him to the shepherds, so on this day the Church presents him to all humanity, so that each person and every human situation may come to know the power of God’s saving grace, which alone can transform evil into good, which alone can change human hearts, making them oases of peace. May the many people who continue to dwell in darkness and the shadow of death (cf. Lk 1:79) come to know the power of God’s saving grace! May the divine Light of Bethlehem radiate throughout the Holy Land, where the horizon seems once again bleak for Israelis and Palestinians. May it spread throughout Lebanon, Iraq and the whole Middle East. May it bring forth rich fruit from the efforts of all those who, rather than resigning themselves to the twisted logic of conflict and violence, prefer instead the path of dialogue and negotiation as the means of resolving tensions within each country and finding just and lasting solutions to the conflicts troubling the region. This light, which brings transformation and renewal, is besought by the people of Zimbabwe, in Africa, trapped for all too long in a political and social crisis which, sadly, keeps worsening, as well as the men and women of the Democratic Republic of Congo, especially in the wartorn region of Kivu, Darfur, in Sudan, and Somalia, whose interminable sufferings are the tragic consequence of the lack of stability and peace. This light is awaited especially by the children living in those countries, and the children of all countries experiencing troubles, so that their future can once more be filled with hope. Wherever the dignity and rights of the human person are trampled upon; wherever the selfishness of individuals and groups prevails over the common good; wherever fratricidal hatred and the exploitation of man by man risk being taken for granted; wherever internecine conflicts divide ethnic and social groups and disrupt peaceful coexistence; wherever terrorism continues to strike; wherever the basics needed for survival are lacking; wherever an increasingly uncertain future is regarded with apprehension, even in affluent nations: in each of these places may the Light of Christmas shine forth and encourage all people to do their part in a spirit of authentic solidarity. If people look only to their own interests, our world will certainly fall apart. Dear brothers and sisters, today, “the grace of God our Savior has appeared” (cf.

Tit 2:11) in this world of ours, with all its potential and its frailty, its advances and crises, its hopes and travails. Today, there shines forth the light of Jesus Christ, the Son of the Most High and the son of the Virgin Mary: “God from God, light from light, true God from true God. For us men, and for our salvation, he came down from heaven”. Let us adore him, this very day, in every corner of the world, wrapped in swaddling clothes and laid in a lowly manger. Let us adore him in silence, while he, still a mere infant, seems to comfort us by saying: Do not be afraid, “I am God, and there is no other” (Is 45:22). Come to me,

|TETOR-DHJETOR 2008

5

men and women, peoples and nations, come to me. Do not be afraid: I have come to bring you the love of the Father, and to show you the way of peace. Let us go, then, brothers and sisters! Let us make haste, like the shepherds on that Bethlehem night. God has come to meet us; he has shown us his face, full of grace and mercy! May his coming to us not be in vain! Let us seek Jesus, let us be drawn to his light which dispels sadness and fear from every human heart. Let us draw near to him with confidence, and bow down in humility to adore him. Merry Christmas to all!


6

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Christmas 2008

I

t is the time to write my Christmas letter. It is the Thanksgiving Day of 2008. This year is the tenth anniversary of my Christmas letter. It all started when I was at Our Lady of Mount Carmel in the Bronx. At that time the number of people who received it was not many, and now I have more than four hundred people who patiently read my Christmas letter. When I think back and reflect upon my ten years of these letters I experience the power and the beauty of Christ in my life. The events that I try to describe and share with all of you who are very dear to me and part of my existence, are experiences through which Christ becomes more visible, bringing hope and comfort. It is this powerful beauty that interiorly inspires me to look at my past and relate it to the present and future time. This year I decided to rewrite my first Christmas letter and share it with you again. Of course, there are many events in my childhood and priesthood I wish to share with you, perhaps as Christmas themes for the future. But the Christmas of 1968 spent in Albania remains a unique event. I remember it vividly because it was one small thing I did that marked my childhood rebellion against the godless state. It was a time in which I dreamt to be free as the rest of the world, and celebrate the great feast of Christmas in peace and freedom. It is a story of my little Christmas envelope. I was only 13 years old, a poor, skinny, and pale young boy. Our entire family was seated around the table. Our mother had prepared special foods that we would rarely eat because they were expensive. We ate in silence to maintain the secrecy of the holiday celebration. Then we received our Christmas gifts, a few pieces of fruit and a little money. We all embraced our parents and kissed them with much joy, for they had sacrificed a great deal to make Christmas a happy time for us even in their poverty. And we knew that our little gifts came straight from their loving hearts. After 10’o clock, we pretended to go to sleep to fool the authorities, who often

kept close watch on Catholic families. We turned off the lights, shut down the radio and waited quietly in the dark for midnight, the time when Christ was born. I held the little stocking in my hand, and could feel the shape of the little pieces of fruit even in the dark. All was quiet. The others had fallen asleep. Even my parents could not stay awake. They were tired and had to go to work next morning, Christmas Day. I began to dream about

Rev. Nikolin

PERGJINI the small amount of money we received from our beloved parents, and how I might spend it. I cannot explain what came over me, but I decided to write a short note and put some of the money with it into an envelope. In the darkness, I found a piece of paper wrote on it, “This is a gift for Christmas. It is from Christ.” The house was still and dark when I put on my coat, opened the latch, and stepped outside into the night. I wanted to leave the envelope near our former Church, which was not too far away. I was walking fast. It was cold. The streets were deserted by all but the dark shadows. I apprehensively scanned the neighborhood hoping to avoid being seen by the police. The cold of the night brought the light of my thoughts into full blaze within me. I wanted to show that we as a people could still celebrate Christmas in spite of the government terror. I walked past our old Church. How many beautiful, moving and painful memories came to my mind! Only a year ago I served at the Midnight Mass there. It would be my last Mass serving and singing in that lovely Church where I received my first communion and was also confirmed! In former years, when it would be bright with lights and candles in preparations for midnight Mass, and now it seemed like a lost shadow of its oncegreat place in the life of our people. Now

what was left of the church was in our hearts. But still in my mind I tried to picture those sweet moments of light, the smell of the incense, and the heavenly sounds of the choir. I ignored the fear, the cold, and the darkness of that night, instead, warmed by the memory of Christmas joy, I had known there. As I passed the church, I dropped the envelope on the sidewalk, feeling a sense of inner joy and accomplishment. I would never know who might find my little Christmas envelope. But Our Lord Jesus knows! As I walked home, I dreamed about the day when we would have a church free to worship in, free for the hundreds of Catholics in our town to attend Mass once again. Finally, I arrived home, and I was relieved to see that nobody had noticed my absence. They were all still asleep. I remember the faces of my parents, as they slept in the dim light from window. They seemed so warn out from the fatigue of the day. I felt sorry for them, because they had worked so hard to make this day special for all of us. And now my dear parents are gone to the Lord. May they forever rest in peace, having seen so little of it in this life. Quietly, I drifted off to sleep. I began to dream of the next morning, Christmas day. My great wish then, even as a young boy, was that we could all celebrate the great feast of Christmas in peace and freedom. But during that time it was a forbidden dream and a very dangerous one. Today, many years later, my dream has become true in an even greater way than I had hoped. On that cold, fearful and dark night of 1968 it was unthinkable and unimaginable that a poor, skinny, and pale 13 years old from Albania, would one day be a Roman Catholic priest in the archdiocese of New York. What a beautiful and divine experience to be a priest! Christ wanted to welcome me to the greatest kind of life a man could live. Thank you Jesus for the gift of Your Priesthood and the many blessings that You have bestowed upon me to share with all those whom You love! Amen!


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

7

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 13 Tetor 2008 – Sikur vitin e kaluar, Grupi Rozafati i Qendrës “Nëna Tereze” pranë Famullisë “Zoja e Shkodrës”, mori pjesë në parakalimin “Columbus Day Parade”, në Fifth Avenue, në Manhattan. ◊ Më 9 Nëntor 2008 – U zhvillua Festivali XVIII Shqiptar në Lehman Center for the Performin Arts, në kampin e Lehman College të State University of New York, në Bronx. ◊ Më 16 Nëntor 2008 – Në Maestro's Caterers, në Bronx, u mbajt Simpoziumi me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe Alfabetit Shqip. ◊ Më 23 Nëntor 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze, pas Meshës së orës 11, shtrohet drekë me rastin e festës së Krishtit Mbret. ◊ Më 28 Nëntor 2008 – Me rastin e Festës së Pavarësisë, në kambonaren e Kishës "Zoja e Shkodrës", në Hartsdale, New York, në ora 5 të mbrëmjes, për herë të parë, solemnisht u bë ngritja e Flamurit kombëtar. Pas ceremonisë, festimi vazhdoi në Qendrën Nëna Tereze, me fjalime të rastit, argëtim dhe pije freskuese. ◊ Më 17 Dhjetor 2008 – Në restorantin Eastwood Manor, Dom Pjetër Popaj me bashkëpuntorët, Dom Nikolin Pergjini dhe Dom Viktor Dedaj, në shenjë falënderimi, shtruan darkë për vullnetarët e famullisë. ◊ Më 21 Dhjetor 2008 – Në Qendrën Nëna Tereze u organizua mbrëmje argëtuese tradicionale e Krishtlindjes. ◊ Më 24 Dhjetor 2008 – Në mesnatë u kremtua Mesha e Krishtlindjes. ◊ Më 25 Dhjetor 2008 – U kremtuan tri meshët e Krishtlindjes me pjesëmarrje të disa mijëra besimtarë.

Në përgatitje: ◊ Më 22 Janar 2009 – Nën drejtimin e famullitarit, Dom Pjetër Popaj, organizohet udhëtimi për Washington D.C., për të marrë pjesë në demonstratën March for Life. ◊ Më 15 Shkurt 2009 – Në Qendrën "Nëna Tereze" organizohet St. Valentine's Day Party.

Grupi i Vallëtareve të Sh.K.A. "SHTOJ" nga Ulqini me sukses të madh u prezantuan në Festivalin e 18të me dy valle: te Burimi dhe Valle Tropojane


8

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Festivali i 18-të Shqiptar gjest kuptimplotë falënderues i Komunitetit Shqiptar në Verilindjen e Amerikës Ndër vite, tashmë është kthyer në traditë dhe mezi pritet nga komuniteti shqiptar i tri shteteve fqinje Nju Jork, Nju Xherzi dhe Konektikat, por edhe më tutje në Masaçusets — prej nga vjen grupi famoz “Bashkimi“ nën drejtimin e mjeshtrit Bashkim Braho, Miçigan, Illinoi, Virxhinia, Pensilvania apo Xhorxhia. Grupi artistik i Miçiganit prej dy vjetesh shoqërohet edhe nga Dom Anton Kçira, famulltar i Kishës Katolike “Shën Pali”. Ky festival ka filluar dhe vazhdon të mbahet nën udhëheqjen e Qendrës “Nëna Tereze“ e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës“ në Hartsdale, Nju Jork, dhe në brendësi të grupit organizativ, kontribuesve dhe Jurisë gjithmonë gjen pjesmarrës amatorë apo profesionistë në art që kanë rrënjët e tyre në mëmëdhe dhe jetojnë prej kohësh në Nju Jork, Nju Xhersi apo Konektikat. Sivjet ky festival kishte për drejtor artistik këngëtarin e mirënjohur Gëzim Nika. Personalisht kam marrë pjesë fizikisht vetëm disa herë në këtë festival shqiptar dhe nuk mund të bëj krahasime apo të vlerësoj elemente të ndryshëm të festivalit ndër tetëmbëdhjetë vitet, por do doja të theksoja se çdo vit nga paraqitja në media kemi vënë re tre gjëra:

shpalosi artin folklorik të shumë krahinave shqiptare, kostumet kombëtare, instrumentat,

MERITA Bajraktari McCormack

vallëzimet tradicionale dhe integroi mjaft mirë edhe brezin e ri përmes korit të fëmijëve si dhe artistëve që kishin ardhur nga trojet amtare. Koha e festivalit përkon mjaft mirë me Ditën e Falënderimeve në SHBA dhe me fes-

Rritje të pjesmarrjes së artistëve mbi baza vullnetare; rritje të pjesmarrjes së shikuesve; dhe çmimi i hyrjes mbetet, po njëlloj, i përballueshëm dhe i mundshëm për pjesmarrësit. Ajo që do dëshiroja të vija në dukje përmes këtij shkrimi, është dedikimi special i këtij festivali shqiptar. Për ne shqiptarët viti 2008 ishte viti i bekuar, me disa ngjarje të rëndësishme për kombin: Fitorja e Pavarësisë së Kosovës dhe hapja e rrugës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë. Gjithashtu ky vit Shënoi dhe 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Dedikimi i festivalit Pavarësisë së Kosovës mbetet historik dhe kuptimplotë, dhe mënyra se si shqiptarët mbarë festuan dhe falënderuan Zotin për githçka ju ka falur, ishte mëse e veçantë sivjet. Festivali ishte një program festiv, që

Dom Pjetër Popaj duke shpallur hapjen e festivalit të 18të

tën tonë të pavarësisë së Shqipërisë. Sivjet Falënderimet ishin speciale për ngjarje speciale dhe Shqiptarët sivjet, edhe më shumë ditën ta falënderojnë Zotin dhe Amerikën për ç’ka ata shijojnë.

Katolike”. Ai tregon se ai ka qenë drejtor që nga Festivali i tretë, me përjashtim të Festivalit të gjashtë, të cilin e ka udhëhequr z. Marjan Cubi. Megjithëse tepër i zënë me festivalin dhe punët e tjera në shërbim të komunitetit, Marku nuk mënjanon kurrë kujdesin për çdo person dhe çdo detaj. Ai pati mirësinë të bisedonte me mua për pak çaste dhe të sjellë për lexuesin disa fakte tepër interesante kur kujton atë moment qe lindi ideja për një aktivitet të tillë dhe se si u prit apo çfarë reagimesh pati. Ai kujton: “Festivalet, nga i pari deri i katërti, janë bërë së bashku me “Ethnic Folk Arts Center”, nën drejtimin e z. Martin Koenig dhe zj. Ethel Raim, kurse nga ana e Rozafatit, drejtorë ishim me radhë: z. Tonin Mirakaj, z. Prelë Sinishtaj dhe unë. Duke filluar me Festivalin e pestë, ne jemi mëvehtësuar dhe unë kam qenë drejtor i të gjithëve, me përjashtim të festivalit të gjashtë, te cilin e ka drejtuar z. Marjan Cubi. Ideja u prit mirë dhe, që nga i pari, festivalet kanë qenë të sukseshëm. Pothuajse çdo herë salla ka qenë e vogël për t’i mbajtur të gjithë artdashësit. Reagimet kanë qenë, në përgjithësi pozitive, megjithëse, nganjëherë, ka pasë edhe ndonjë kritikë, herë me vend herë pavend. Kritikat qëllim mira ne i kemi pranuar me mirënjohje dhe jemi munduar t’i zbatojmë. Megjithatë, vazhdon Marku, “Vështirësira ka gjithmonë, por me përkrahjen e meshtarëve të Kishës “Zoja e Shkodrës”, vullnetarëve për organizim, si dhe artistëve tanë që, me ndonjë përjashtim, kanë marrë pjesë falas, ia kemi arritur qellimit që të mbajmë çmimet shumë të ulta, për t‘ua berë të mundur të gjithëve të marrin pjesë familjarisht. Në fillim, vështiresia më e madhe ishin fondet, por tani, falë bisneseve shqiptare dhe vendase, fondët nuk janë problem i madh. Problemi më i madh është gjetja e një salle të mjaftueshme për rreth 4-5 mijë veta.

Pak histori dhe pak perspektivë Ky festival është drejtuar, si në shumicën e tyre, nga z. Mark Shkreli, që është njëkohësisht edhe kryeredaktor i revistës “Jeta

Drejtori Shkreli shpreh entuziazëm për pjesmarrjen e të rinjve në aktivitet. Ai shprehet se: „Suksesi më i qendrueshëm në vite ka qenë numri i të rinjve që, edhe pse


JETA KATOLIKE

lindur dhe rritur këtu, po vallëzojnë dhe këndojne shqip. Përfshirja e artit dhe artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, ka qenë një dukuri e vazhdueshme. Njëherësh mendoj se suksesi më i madh duket që ka qenë publiku i përbërë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është e vetmja ngjarje që bashkon të gjithë neve, pa dallim besimi apo krahine“. Marku shprehet se, që në fillimet e këtij aktiviteti kanë ardhur interpretues nga vendlindja, por jo të ardhur enkas për festivalin. Festivali i 18-të ishte i pari, thekson ai — në të cilin moren pjesë dy grupe nga vendlindja, ardhur enkas për festival, Sh. K. A. “Shtoji“ dhe Sh. K. A. “Ulqini”, me gjashtëdhjetë anëtarë Ai bile shkon më tutje dhe mendon se në të ardhmen do të ftohen grupe dhe individë nga vende të ndryshme të vendlindjes, duke përfshirë edhe shqiptarët e Italisë, Greqisë dhe të Kroacisë. Kur pyes z. Shkreli se çfarë mesazhi ka për brezin e ri ai qartësisht shprehet: „Folklori është pjesë karakteristike e një kombi. Prandaj, ndihmoni që ta mbajmë gjallë këtu në mërgim, duke ia trashëguar breznive të reja. Shpërndani lajmin kudo që jetoni, se në Nju Jork çdo vit organizohet një ngjarje kulturore shqiptare, në të cilën marrin pjesë rreth 300 artistë të të gjitha moshave, të të gjitha trojeve, të të gjitha besimeve — Festivali Shqiptar“.

Kontribute gjithpërfshirës Ai tipar që na ka dalluar ndër vite ne shqiptarët, siç e shpreh qartë Z. Mark Shkreli, është bashkimi rreth flamurit kombëtar dhe toleranca ndërfetare, tipar shumë special të

cilin vazhdojmë ta kultivijme e mbajmë gjallë. Nëse ia transmeton dikujt lajmin se do të shkoj në një festival artistik që organizohet nga kisha katolike, menjëherë një jo-shqiptari do ti shkojë në mendje se është një aktivitet komunitar me karakter fetar. Në rastin e këtij aktiviteti, ky festival është mbarë kombëtar dhe për këtë ne jemi sa të

Elza Zagreda dhe Luan Bexheti Moderatorë të festivalit vetëdijshëm aq edhe krenarë. Nuk ka asnjë lloj dallimi mes të krishtereve apo muslimanëve, në sallë, në skenë, mbas skenash, në tavolinat planifikuese gjen shqiptarë, dhe aspak grupime fetare. Kjo është një nga anët më të forta të këtij aktiviteti bashkimi kombëtar, ndër interpretues, organizuaes e spektatorë. Në grupin organizativ ka shqiptarë nga të gjtiha besimet. Unë pata mundësinë të marr disa mendime nga skenografi Artist tota, të cilin kur e pyes se kush ka qenë shkendija fillestare për angazhimin në këtë festival organizuar nga Kisha Katolike, ai përgjgigjet

Këngë për ABC-në Kori i fëmijëve të Kishës drejtuar nga kompozitori Agim Kola.

|TETOR-DHJETOR 2008

9

shumë bukur: “Siç duket, jam mbështetur në karakter të fjalës së urtë popullore Korçare. “Andej bënë shokët, andej do bënj edhe unë”. Ai tregon se si erdhi në Shtetet e Bashkuara familisht në Nju Jork dhe si të gjithë të porsa ardhurit, punonim ku të mundnim, në çfarëdo lloj pune. Gradualisht u ambjentuam me këtë jetë tepër dinamike dhe ca më vonë, mbas punëve filluam të ndiqnim ndonjë aktivitet artistik të komunitetit tonë Shqiptar, e të tjera syresh, pasi kishim mall për Atdheun dhe të afërmit që i lamë pas. Duke lexuar faqet e gazetave “Illyria“ dhe “Bota Sot“ u mirëinformuam se diku afër ku jetonim, në Bronx, ishte Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës“ e cila çdo vit organizonte një shfaqje artistike, “Festival“ para Krishtlindjeve. Në atë vit, në mosgabofsha ndoqa Festivalin e dhjetë. Ndersa në kohën që filloi parapregatitja për Festivalin e ardhshëm, disa të njohur të grupit përgatitor, më afruan për të dhënë edhe unë ndonjë mendim, dhe diku nga muaji shtator i atij viti parashtrova nji projekt program së bashku me Z. Prenk Curanajn, program që jo vetëm që u aprovua, por edhe u zbatua, dhe shfaqja e këtij Festivali u vlerësua për nivelin artistik më të mirë se të mëparëshmit. Ndërsa në Festivalin e pesëmbëdhjetë, i cili i përkushtohej 600 Vjetorit te Vdekjes së Heroit Tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, mu besua mua drejtimi kryesor artistik. Mu dha rasti pra “i thashë vetvehtes“ të punoj me zell e dashuri, me përkushtim të veçantë për këtë hero, dhe se bashku me shokët ia aritëm qellimit: Ky Festival mori vlerësimet më të mira për të cilën edhe sot krenohemi.

Kaltërsia e sivjetshme - pak vështrim mbi skenografinë e thjeshtë por speciale Artisti Tota, një shqiptar që miqtë e tij të krishterë nuk i ndan nga ata myslimanë, bashkohet me ta dhe punon, shprehet mjaft këndshëm për ngyrën e kaltërt që binte në sy në festivalin e sivjteshmë, bile në emailin përgjegjës ai e kishte dërguar me ngjyrë të kaltërt atë pjesë ku flitej për këtë temë. Ai shprehet se gjyra e kaltërt është ngjyra e detit tonë Adriatik, është ngjyra hyjnore e qiellit për të gjithë njerëzimin, ku ç’do kush ngre e veshtron me sytë e zemrës deri në pafundësi tek Zoti. . . . !Ai bile bën një lidhje tjetër kuptimplote duke na kujtuar se: A nuk janë


10

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008


JETA KATOLIKE

shiritat e kaltert në petkun e bardhë që na e hijeshon e naltëson më bukur trupin Shenjtëror të Shqiptares Nanë Tereza?” Integrimin e ngjyrave të kaltërta, të bardhë dhe ngjyrat tona kombëtare mjeshtri Tota e shpjegon kështu: “E Kalterta është Simboli i Demokracisë së njerëzimin në botë. E Kaltërta ka finalizuar pesëdhjetë yjet e sperkatura me të bardhën e argjentë këndin e sipërm e të bukur të Flamurit të Sh. B. A. Flamurin e dytë për ne Shqiptaro - Amerikanët, ngjyrë e cila më së fundi u vulos edhe në flamurin e ri të Pavarësisë së Kosovës. Në kolorin e kaltërt të

Skenografisë së Festivalit të tetëmbëdhjetë, u vendosen dy shirita të gjerë në ngjyrë të kuqe, si kollona drithëruese, “për të mos-haruar e respektuar“ simbolin e gjakut Shqiptar, derdhur nëpër shekuj nga heronjtë e saj, për jetën e lirë Kosovare, “Dardania Iliriane”. Në ballinë, Stema e rrumbullakët e Qendrës kulturore “Nëna Tereze“ tashmë e njohur në ngjyrën e kuqe të flamurit Shqiptar me Shqiponjen në mes dhe në krah të djathtë të saj u vendos Flamuri “Kaltërt” i Shtetit të ri Kosovar. E gjithë kjo tabllo që gjallonte në kaltërsi, kishte për bazament Vazot më të mëdha me lule në qendër, vazo përsëri deri në të dy fund anët e ballinës. Lule për “Herojtë“ dhe Lule që lodrojnë për gëzimin e Shtetit më të Ri në botë. “Gëzuar Pavarësinë e Koasovës”. Nga mjaft spektatorë në sallë dhe më pas, këtë Skenografi e mirëpriten duke më uruar për suksese të reja, pa ç’ka se unë kisha pretendimet e mija artistike edhe për një shoqërim “me ekran“ diapozitiv dhe për një ndriçim me nivel mjeshtëroro-profesional, gjë që në të ardhmen do ta gëzojnë skenografët e rinj, sikurse realizohen nëpër skenat e shfaqjeve të Brooduejit në Manhaten, NY, deri në ndriçimin me efektet e

goditura sinkronizuar me rritmet muzikore”.

Falënderime

dhe sugjerime

Si shikuese e Festivalit dhe si shijuese e artit, unë sjell në emër të shumë artdashësve, falënderimet e mia organizatorëve që na sjellin një aktivitet kaq kuptimplotë dhe pajtohem me atë që shpreh Z. Mark Shkreli: “E vërtetë është që festivali nuk do të ishte një ngjarje kulturore pa artistët tanë. Prandaj falënderimi u shkon atyre. Megjithatë, flijimi më i madh bëhët nga organizatorët, të cilët me muaj orvaten për ta

vënë në skenë festivalin, shumica e tyre kanë qenë pjesë e festivalit me vite. Në grupin organizativ të Festivalit XVIII ishim tre nga origjinalet: Dom Pjetër Popaj, Ismer Mjeku dhe unë. Përkrahja e Dom Pjetrit ka qenë ndihmë e madhe morale dhe, kur ka qenë nevoja, materiale. Pa përkrahjen e tij s’do të kishte festival. Tani, sikur të filloja me emra, jam më se i sigurt që do të harroja ndonjë, andaj dua të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë aq sa kanë mujt — ndihmë të vogël nuk ka”. Astrit Tota shton se “Tashmë Festivalet e organizuara nga Qendra Kulturore “Nëna Tereze“ kanë gjetur mbarësinë ne shtratin e vet ideo-artistik së bashku me frymëzimet e tyre të veçanta dhe angazhimin e plotë nga Meshtari e Atdhetari ynë i dashur Dom Pjetër Popaj. Festivalet nga viti në vit rregullojnë e plotësojnë më së miri boshlleqet e veta, japin mundësinë për me krijue programe e kompozime të reja, me motive të veçanta e interesante në përkushtim të datave e figurave përkujtimore. Të gjitha këto, plotësojnë, mobilizojnë dhe vënë në levizje individualitetet artistike, grupet e ansamblet

|TETOR-DHJETOR 2008

11

artistike, që të gjithë, bashkpjesmarës në këtë aktivitet këtu, në Sh. B. A. për tu paraqitur në skenë sa më origjinal, me motive muzikore sa ma tepër të reja në këngë, valle e instrumente popullore, të përciellura në Gjuhën tonë të ëmbël Shqipe, që nga fëmijët, të rinjtë e të rejat amatorë së bashku me ato profesionistë, të veshur së shumti me kostumet e mrekullueshme e të shumëngjyrta të trojeve mbarë shqiptare. Ky është një afrim me vendlindjen tonë, me një ngazëllim e krenari prej nga kemi ardhë, e doemos tue u afrue e miqësue edhe ma tepër me njani tjetrin. ”

Festivali i sivjetshëm u realizua nën drejtimin e Komisionit Organizativ përbërë nga: Famulltar Dom Pjetër Popaj Drejtor i festivalit: Mark Shkreli Drejtor Organizativ: Fran Çotaj Drejtor artistik/Regjisor: Gëzim Nika Drejtor i skenës: Ludvig Çotaj Skenograf: Astrit Tota Koordinator i mediave: Simon Vukel Koordinatore e reklamave: Lule Gjokaj Publiciteti dhe marketingu: Ismer Mjeku Konferencierë: Elza Zagreda dhe Luan Bexheti Orkestra: “Alba“ Drejtues Edmond Xhani Anëtarët: Prena Berisha, Mark Berishaj, Idriz Çelaj, Gjon Çota, Gjergj Dedvukaj, Nik Gjokaj, Flamur Husaj, Elza Lulaj, Alex lulaj, Tonin Lumaj, Luc Malota, Angjelina Nika, Beke Nikqi, Syl Nikqi, Gjergj Paloka, Fran Pllumaj, Palok Rudaj, Gjok Selca, Sokol Smalaj



13


14

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

100 vjetori i Kongresit të ABC-së u përkujtua në Nju Jork

K

ongresi i Manastirit ka hyrë në historinë e re të shqiptarëve si kongresi i ABC-së, si kongresi që futi gjuhën shqipe në radhën e gjuhëve të kombeve të tjerë me një alfabet të përcaktuar. Festa e alfabetit një shekullor ka nisur të festohet në të gjitha trevat shqipfolëse, pa veçuar mërgatën, ku jeton një e treta e popullsisë. Festa ka filluar që nga 14 nëntori dhe do të vazhdojë deri në 22 nëntor 2008. Nga kjo festë pjesa e mërguar nuk mund ta shoh veten të shkëputur nga pjesa tjetër. Në Kongresin e Manastirit është përfaqësuar edhe mërgata shqiptare e Amerikës. Delegat i saj ishte Sotir Peci, i cili kishte edhe mandatin për shqiptarët e Bukureshtit. Publicisti i njohur, Sotir Peci, u nis nga Amerika për të shkuar në Manastir. Edhe Petro Nini Luarasi, që këndej u nis. Ishte në Amerikë, emigrant aso kohe. Ishte ai që do të shkruante në mbrojtje të gjuhës shqipe “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit”. Si shpagim nga armiqtë e Shqipërisë do të helmohej nga Patriarkana me 17 gusht 1911. Edhe Peci është nisur me këngë e valle që këndej, i përcjellë me gëzim nga bashkatdhetarët që jetonin në mërgim. Më pas, librat për shkollat shqipe nëpër Shqipëri, do t’i përballonte me kursimet e mërgimtarëve, Federata Pan Shqiptare Vatra. Qoftë edhe për këtë shkak, duhej organizuar një veprimtari përkujtimore apo shkencore edhe në Diasporën e Amerikës.

Doriana Kola

Inisiativën në Boston e mori shoqëria “Kombi” e themeluar pak kohë më pare në

Worcester; në Filadelfia, shoqata “Bijtë e

Dalip GRECA Shqipes” ndërsa në Nju Jork, organizatore e një simpoziumi ishte Qendra Kulturore” Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”. Veprimtaria e Nju Jork-ut u organizua të dielën në mesditë në mjediset e restorantit Maestro’s në Bronx. Famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj, e vlerësoi veprimtarinë si një homazh që i bëhet gjuhës së bukur shqipe. Ai përgëzoi Qendrën “Nënë Tereza” dhe drejtorin e saj Mark Shkreli, si organizator si dhe tre ligjëruesit që kishin përgatitur kumtesat, shkrimtarin Naum Prifti, studiuesin Agron Fico dhe Bardhyl Ukcamaj. Dom Pjetër Popaj, duke folur për gjuhën tonë të bukur shqipe, tha se ajo na bashkon, pavarësisht se nga vijmë, nga veriu apo nga jugu. Ai solli në kujtesë një shprehje të ish presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugova, që thoshte se pavarësisht mungesave dhe ndryshimeve që hasim sipas dialektikave të gjuhës shqipe, prapseprapë kemi një të mirë të përbashkët se të gjithë flasim shqip e merremi vesh shqip, tash e pas 100 vjetëve. Veprimtarinë e moderoi Orsin Turmalaj. “Djemtë e Kelmendit” përcollën Hymnin Kombëtar. Vogëlushja Dorina Kola, me emocion recitoi vargje për Alfabetin dhe abetaren shqipe. Lek Celaj, që ruan në kujtesë të vet më shumë se 900 vargje nga Lahuta e Fishtës, do të duartrokitej nga të pranishmit. Vargje të shkruar enkas për këtë ngjarje nga poeti Gjovalin Lumaj, do t’i përcillte për të pranishmit, z. Sokol Smajlaj, drejtuesi i Shoqërisë Kulturore “Djemtë e Kelmendit”. Në simpozium ligjëruan Prof. dr. Agron Fico, shkrimtari Naum Prifti dhe studiuesi Bardhyl Ukcamaj. U prezantua edhe kumtesa e z. Mërgim Korça. *** Kumtesën e tij, Prof. Fico e kishte

titulluar ”Në gjurmët e ABC-së shqipe (Sfidat e alfabetit: Vështrim gjuhësorkulturor). Në fillim të kumtesës ai do të sillte në vëmendje konstatimin e

Dom Pjetër Popaj

Orsin Turmalaj

albanologut, Prof. Eqrem Cabej” , i cili ka thënë: “Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise ballkanike, që në kohët e mugëta të prehistorisë”. Prof. Fico tha se ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e tyre. Ato kanë ecur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e pengesa të panumërta. Lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarë-


JETA KATOLIKE

shekullore të kombit tonë, ajo ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara, duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të Abetares së Naum Bredhit lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga Oborri Osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Në hulmutimet e veta Fico kishte bërë edhe vëzhgime të hershme duke kërkuar gjurmët e alfabetit dhe shkrimit shqip në perudha të hershme. Ai tha se shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje abc-sh.

shqipja ka më shumë tinguj e zëra se

Sokol Smajlaj

latinishtja. Shkrimtari i dytë, tha ai, që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një

Paneli i ligjëruesëve Naum Prifti, Bardhyl Ukcamaj dhe Prof. Agron Fico

Marin Barleti në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504) thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa përmendur se me ç’lloj abc-je ishin shkruar. Më pas studiuesi u ndal në dokumentet e hershme të shqipes së shkruar në alfabetin latin si “Formulë e Pagëzimit”(1462), një fjalorth i Arnold von Harff (1496). Ndërsa me “Mesharin” (1555) e Gjon Dedë Buzukut, ai tha se shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shënja a shkronja të një lloji tjetër, sepse

vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë banorët e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABC-të e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëra-tjetrën. Duke e dnjekur në vazhdimësi ecurinë e shkrimit, studiuesi solli të dhëna interesante. Në fund të shek. XIX dhe

|TETOR-DHJETOR 2008

15

fillim të shek. XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare. Kështu, më 1899 një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një ABC të posaçame, të quajtur “ABC-ja e Bashkimit”; ABC-ja u botua në librin ABETARI. Një grup tjetër shkodranësh të penës me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një ABC të ndryshme nga ajo e “Bashkimit”. ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë. Në vitin 1906 e mbrapa në ballë të luftës për ABC-në shqip zuri vend Aleksandër Xhuvani (Dok Sula), një nga gjuhëtarët më të shquar të kombit shqiptar. Kështu, Kongresi historik i ABC-së shqip në Manastir, nëntor 1908, përmbylli një punë disa-shekullore përpjekjesh dhe dha kështu albabetin e përbashkët kombëtar të gjuhës shqipe. *** “Konica dhe Kongresi i Manastirit” e kishte titulluar kumtesën e tij shkrimtari Naum Prifti. Pasi solli të dhëna interesante për historikun e alfabetit nga shkrimtarët katolikë, shkrimtari Prifti u ndal tek dilemat e mosmarrjes pjesë e Faik Konicës në Kongres, nderkohë që ai jepte kontribut të veçantë me revistën e tij ”Albania”. Si ngjau që Faik Konica, një nga dijetarët më të përgatitur në fushën e gjuhës dhe letërsisë, nuk pranoi të vinte në Kongres, madje e sulmoi ashpër, duke i cilësuar delegatët “Xhon Turqit e Manastirit,” sikurse dëshmon letra e datës 10 nëntor 1908, e rizbuluar tani së fundi në Arkivin e Shtetit. Ai shpreh rezerva të forta për rezultatet e Kongresit dhe parashikoi se alfabeti nuk do të jetonte gjatë, çka nuk u vërtetua. Besohet se u zemërua që ftesën ia dërguan vetëm ditët e fundit, sa për të larë gojën. Pandehmat janë se komiteti nismëtar e mënjanoi Konicën, për arsye të acarimeve midis tij dhe Mitat Frashërin, president i Kongresit. Nga letra e Konicës del se me të qënka zëmeruar edhe Gjergj Qiriazi, “për arsye të Antologjisë që botoi Konica dhe ca më tepër se mori anën e priftit shqiptar.” Nuk dihet për cilin prift e ka fjalën Konica, po ndofta për Fan Nolin. Më tutje shpërthen. “Pas kokës së Qiriazit duhet të bëhemi të gjithë agjentë të Biblës.” Qirjazët s’e kanë kërkuar kurrë prej asnjerit


16

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

proselitizmin, ndërsa nderimi që shfaqnin ndaj Shoqërisë Biblike, buronte nga mirënjohja sepse ajo shoqëri ndërhyri pranë qeverisë Turke për të siguruar lejën e hapjesn së Mësonjtores së parë në Korçë. Te letra tjetër e datës më 11.XII.1908 dërguar po atij personi, ka të ngjarë Lef Nosit, Konica shkruan: “Shoh se Xhon Turqit e Manastirit muarnë, përveç abesë, (abecesë) së Stambollit, edhe atë që përdora unë, me nja dy ndryshime në mot të re të Albanies, nga e keqja. Është e tepërt të ju thom që pas mendjes sime, një abe e tillë nuk mund të jetë përveç se e kohëshme. Por duke pritur, mund të punojmë me këtë abe për të qeshur.” Ironia e tij si gjithmonë është e mprehtë, por kësaj here e pa saktë, sepse alfabeti latin, të cilin ai e ndermend me fjalët me agjalët “atë që përdora unë” i qëdroi kohës dhe u bë alfabeti përundimtar i gjuhës sonë. Supozohet se Konica u prek në sedër, u fye që nuk e përfillën, që komiteti nismëtar i Manastirit ia dërgoi ftesën shumë vonë, sa për të larë gojën vetëm disa ditë para kongresit. Ka të ngjarë që komiteti të jetë stepur për ta ftuar Konicën nga druajta se ai do të kërkonte t’u impononte alfabetin e përdorur prej tij. Ka një fakt që flet në të mirë të këtij pohimi: alfabeti i Konicës nuk u përmend në punimet e Kongresit. *** “Një komb, një gjuhë” ishte kumtesa që paraqiti në simpozium studiuesi Bardhyl Ukcamaj. Në fillim të kumtesës së tij, ai solli deklaratën bashkuese të At Gjergj Fishtës: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Imam Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e mbeshtetur rëndësinë e mesazhit të tij.”. Më pas Ukcamaj bëri një kalim nëpër historinë e ngjarjes së madhe 100-vjeçare,

duke u ndalur në ndalimin e gjuhës shqipe nga perandoria Osmane. Më pas ai përshkoi zhvillimin e arsimit katolik. Ukcamaj tha se Arsimi katolik mori vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ILYRIKUM. Shkollat katolike në Shqipërinë e Veriut funksionuan falë protektoratit austro-hungarez dhe fondeve të kësaj perandorie. Këto shkolla fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe. Faik Konica, si shumë intelektualë të tjerë të kohës, të cilët dhanë një kontribut të shquar në fushën e gjuhësisë dhe të kulturës shqiptare paten mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës. Deri në fillimet e Rilindjes sonë kombëtare shkollat fetare katolike në veri mbetën të vetmët ku praktikohet mësimi i gjuhës shqipe. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrengës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit (shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe). Apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjikfilozofik,“Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit. Brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të gjuhës shqipe. E para u botua në Firence nga Jeronin de Rada, më pas Gramatika e Gjuhës Shqipe në greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. Sami Frashërit botoi në Bukuresht më 1886 gramatikën në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa botoi në Londër një gramatikë shqipe në gjuhën frënge. Arbëreshët e Italisë mbajtën dy kongrese gjuhësore, më 1895 dhe më 1897, me shtytjen e De Radës, të Skirojt

dhe Anselmo Lorecchio-s. Këto kongrese theksuan: njësimin e a-be-ce-së, përpilimin e një fjalori, themelimin e një shoqërie kombëtare shqiptare dhe zgjerimin e lidhjeve me atdheun e vjetër. Krahas Kishës katolike shqiptare, në fushën e gjuhës shqipe, një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë një sërë intelektualësh shqiptarë, muhamedanë e ortodoksë shqiptarë . Teodhor Kavalioti, drejtori i Akademisë së Re (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi “Fjalorin i gjuhës sllave-greke-shqipe” si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të krishterët ortodoksë të Stambollit). Naum Veqilharxhi (1767-1846), botoi në Bukuresht të Rumanisë më 1844 një abetare, të quajtur EVETARI, një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Naum Veqilharxhi vdiq i helmuar! Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), i lindur në Skampa (Elbasan), u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipërisë; më 1882 botoi dhe një abetare në shqip, të quajtur ALFAVITAR SHQIP në gegërisht dhe toskërisht dhe një fjalor të shqipes me rreth 40 000 fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht. Fjalori u botua në Athinë më 1904. Hapja e shkollave shqipe në të gjithë vendin kërkonte edhe shpalljen e një alfabeti të pranuar në të gjitha trevat nga të gjithë shqiptarët. Problemi i një alfabeti të përbashkët shtroi domosdoshmërinë e thirrjes së kongresit të alfabetit, i cili me iniciativën e klubit “Bashkimi”, më 14 nëntor 1908 u mblodh në Manastir, tha Ukcamaj.


17

Më 28 Nëntor, u bë ngritja e Flamurit në oborrin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”

F

estimet e Ditës së flamurit vazhduan me shumë madhështi e krenari gjatë gjithë

Beqir SINA fund javës, deri më 28 nëntor, kur u mbyllen me ngritjen e flamurit në disa nga qytetet kryesore amerikane, ku banojnë edhe më se shumti shqiptarët. Në mbrëmjen e 28 nëntorit qindra shqiptarë, u mblodhen në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës“, për të marrë pjesë dhe festuar në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar. Kjo ceremoni u bë e mundur nëpërmjet punës së shklëqyer të klerit katolik, në këtë kishë. Komuniteti katolik shqiptar, tashmë solid dhe i organizuar rreth Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, ka një lidhje të fort mes fesë dhe kombit. Këta besmitarë, të motivuar nga dëshira për t’a ruajtur si fenë edhe kombin, me dinjitet, krenari kombëtare, kanë kohë që po i zhvillojnë disa llojë veprimtarishë me karakter kombëtar, gati çdo vit kushtuar festave tona kombëtare. Ngritja filloi në ora 5 të mbrëmjes me kohën e Nju Jorkut, me ceremoninë e ngritjes solemne, e përcjellur me himnin kombëtar. Të pranishëm ishin më se 300 vetë, shumica të rinjë e të reja. Fill pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, të përndershmit Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj kremtuan Meshën kushtuar deshmorëve të të gjitha kohërave. Dom Pjetri, gjatë


18

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

predikimit, foli për rëndësinë e kësaj feste duke e quajtur “Festa më e madhe kombëtare”. Pas Meshës, në Qendrën Nëna Tereze, u mbajt një koktej për të gjithë, i udhëhequr nga drejtori i qendrës Mark Shkreli. Gjatë të cilit u shpalos një program modest kulturo-argëtues. Himnin kombëtar e kënduan zz. Gëzim Nika dhe Fran Shala, Grupi Rozafati luajti disa valle. Z. Sokol Smajlaj recitoi një poezi të autorit Gjovalin Lumaj shkruar enkas për këtë ngjarje, z. Mëhill Velaj dhe z. Naim Balidemaj, poashtu, recitun nga një poezi. Përfaqesues të organizatave, shoqatave e individë të ndryshëm shqiptaro-amerikanë, që veprojnë në Nju Jork e për rreth tij, e kanë përshëndetur këtë veprimtari. Mes të tjerash uruan Kishën Katolike Shqiptare në Amerikë, famullitarin e saj Dom Pjetër Popaj, të gjithë besimtarët dhe uruan që kjo traditë të vazhdojë e të bëhet çdo vit e më mirë. E vetmja fjalë që doli nga goja e çdo pjesëmarrësi atë ditë ishte “Faleminderit!”, drejtuar të gjithë atyre që me ndihmën, përkushtimin dhe pjesëmarrjen e tyre e bënë të mundur këtë ceremoni, për ngritjen e flamurit kuq e zi edhe në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

19


20

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

LOW COST INSURANCE JAMES J. THEISS AGENCY FOR ALL YOUR INSURANCE NEEDS! Contractors • Commercial Insurance Home • Auto • Life Tenant / Apartment Buildings General Liability • Restaurants Stores

For All Your Insurance questions: Nationwide® Insurance & Financial Services

Call: 914-948-2144 30 Yr. experience

Mbi 30 vjet në shërbim të komunitetit shqiptar

THEISS INSURANCE AGENCY 641 N. Broadway • White Plains, NY 10603

Nationwide Mutual Insurance Company and Affiliated Companies / Home Office: Columbus OH 43215-2220 Nationwide® is A registered Federal Service Mark Of / Nationwide Mutual Insurance Company.


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

21


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Family Owned & Operated • Fine Food • Excellent Service • Newly Renovated • Complimentary Parking Seating Up To 550 Guests • Elegant Two Story Atrium • Diamond & Crystal Grand Ballrooms

‫ﱾﱽﱼﱻ‬

22

eÉçtÄ exzxÇvç

Hotel & Banquet Facility (914) 476-6200 • 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY • info@royalregencycatering.com • www.royalregencycatering.com

‫ﱾﱽﱼﱻ‬


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

23

Pas gati 350 vitesh

VATIKANI I NJEH SHFAQJET E ZOJËS NË LAUS

S

humë besimtarë tregohen të padurueshëm kur është në pyetje njohja e Shfaqjeve në Megjugorje (Medjugorje) nga ana e Kishës. Shfaqjet aty kanë filluar që nga 25 Qershori 1981, por Kisha ende nuk e ka njohur, edhe pse

Mark K. SHKRELI po bëhën 28 vjet nga shfaqja e parë. Vërtetë 28 vjet eshtë nje kohë e gjate, por ky rast nuk është i veçantë. Shfaqjet në fshatin Laus, që i përket arqipeshkvisë Gap, në Alpet e Francës, kanë ndodhur gati 350 vjet më parë dhe kisha, deri në Maj 2008 nuk i ka njohur si “mbinatyrore”. Kisha është shumë e kujdeshme për çdo vendim, por kur është në pyetje një vendim kaq i rëndësishëm, kujdesi i Kishës është edhe më i rreptë. Mirëpo edhe përkundër kësaj, besimtarët e dëvoçëm nuk

mund t’i ndal asgjë, as Kisha e as shteti. Numri i atyre që donin për të parë me sytë e tyre mrekullitë, dita-ditës vinte e rritej. Edhe pse kapela në Laus ishte shumë e vogël, ndoshta për 10-15 vetë, aty mblidhëshin me qindra, e më vonë, me mijëra besimtarë, të cilët, pavarësisht nga qëndrimi zyrtar i Kishës, i njohën shfaqjet si autentike. Dhe kjo zgjati gati 350 vjet. Më në fund, më 4 Maj 2008, arqipeshkvi i Gap-it, Imz. Zhan-Mishel de Falko (Jean-Michel de Falco), gjatë meshës në Laus, i shoqëruar nga shumë kardinalë dhe ipeshkvij nga e gjithë bota, ka shpallur se zyrtarisht njihet nga ana e Kishës “origjina mbinatyrore” e shfaqjeve vajzës bareshë 17-vjeçare, Benua Rankurej (Benoite Rencurel), e njohur edhe si Benedikta Renkurej, gjatë një periudhe 54vjeçare: 1664 – 1718. Në Meshë ishin të pranishëm edhe zyrtarë nga Kuria Romake, përfshirë edhe Kardinal Havier Lozano Baragan (Cardinal Javier Lozano Barragan). Në fjalën e tij të rastit, Imz. Falko kishte thënë se këto janë të parat shfaqje mariane të

miratuara në shek. XXI, nga Vatikani dhe nga Kisha në Francë. Ai e ka quajtur si ngjarja më e jashtëzakonshme që ka ndodhur në Francë që nga shfaqjet në Lurdë më 1858.


24

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

“Unë e pranoj origjinën mbinaturore të shfaqjeve dhe ngjarjet e fjalët e treguara nga Benua Renkurej. Unë i inkurajoj të gjithë besimtarët të vinë për tu lutur dhe për të kërkuar përtërirje shpirtërore në këtë shenjtore”, ka thënë ipeshkvi Falko. “Askush nuk e ka për detyrë të besojë në shfaqjet, madje as në ato të pranuara zyrtarisht, por nëse ato na ndihmojnë ne në fenë tonë dhe në jetën tonë, përse t’i refuzojmë?”, ka pyetë ai. Benua Rencurel ka lindur më 16 Shtator 1647 në Sent Etjen Davanson (Saint-Étienne d’Avançon) në Alpet jugore të Francës. Kur ishte vetëm 7

vjeçe asaj i vdes i ati. Edhe pse e vogël, asaj iu desh t’i ndihmojë nënës dhe për atë ajo kurrë nuk mësoi lexim-shkrim. Një ditë Maji të 1664, derisa ishte duke u kujdesur për dhitë e fqinjëve dhe duke thënë Ruzarën, ajo kishte parë një grua mbi një shkëmb duke mbajtur një fëmij të bukur në duar. “Zonjë e bukur!” i tha ajo, “Çka bën aty? A do të hash me mua? Kam pak bukë të mirë që mund ta zbutim në gurrë.” Thjeshtësia e vajzës solli një buzëqeshje në fytyrën e gruas, por ajo nuk foli gjë. “Zonjë e bukur! A mund të ma japësh fëmijën? Ai do të më gëzonte shumë.” Zonja përsëri buzëqeshi por nuk u përgjigj. Pas pak minutash ajo mori fëmijën dhe u zhduk në shpellë. Benedikta shkonte në vendin e ngjarjes çdo ditë dhe pas katër muajsh i tregoi pronares të dhive se çka kishte parë, por ajo nuk i besoi. Megjithatë, një ditë, pronarja fshehurazi e përcolli bareshën e vogël. Ajo nuk pa gjë por e dëgjoi zërin e Marisë, që i tha Benuasë t’i thoshte pronarës se shpirti i saj ishte në rrezik.

“Ajo ka diçka në ndërgjegjën e saj, thuaj të bëj pendesë.” Gruaja e tronditur shumë nga porosia, u kthye në shtëpi dhe jetoi një jetë të ndershme dhe me sakramente, deri ne vdekje. Lajmi për shfaqjet u shtri me shpejtësi në gjithë vendin. Ipeshkvi dhe organet qeveritare vendosen të bëjnë një hetuesi dhe caktuan z. Fransua Grimondi (François Grimaund), katolik i mirë dhe njeri i ndershëm, për këtë punë. Pas një hetuesie serioze, ai erdhi në përfundim se Benedikta nuk mashtronte dhe nuk kishte kurrëfarë sëmundje mendore. Gjithashtu, ai raportoi se vajza as që e kishte pyetur zonjën se si quhej ajo. Andaj, sipas kërkesës së tij, edhe pse jo me vullnet, Benua pranoi ta pyeste atë se kush ishte. “Zonjë e mirë, unë dhe të gjithë njerëzit në këtë vend kemi dëshirë të dimë se kush jeni. Në mos jeni ju nëna e Zotit tonë? Ju lutën kini mirësinë e më tregoni dhe ne në këtë vend do të ndërtojmë një kapele në nderin tuaj”. Ajo buzëqeshi dhe i tha se nuk ishte nevoja të ndërtonin kapele aty sepse kishte zgjedhur një vend më të këndshëm dhe i përgjigji: “Unë jam Maria, Nëna e Jezusit. Që tani nuk ke për të më parë më këtu, do më shohësh në kapelen që gjëndet ë Laus.” Gjatë dimrit të vitit 1664-1665 Benua shkonte shpesh në Laus dhe merrte porositë nga Zonja e Bekuar, ndër të tjera ajo i thonte, “Lutu vazhdimisht për mëkatarët”. Vërtetë, ndër të gjitha porositë, lutja dhe kujdesi për mëkatarët ishte porosia më e theksuar e saj. Prandaj edhe thuhet se gjatë shfaqjeve në Laus, ajo u tregua si “pajtore dhe strehë e mëkatarëve”. Sipas kërkesës së Marisë, Benua e bëri detyrë përgatitjen e besimtarëve për rrëfim dhe pajtim me Zotin. Për më tepër, ajo kërkonte nga dy meshtarët e shenjtores, që

t’i pranonin pendestarët me kujdes dhe mirësi, ashtu që ata të ktheheshin në besim. Përveç shfaqjeve të Zonjës, Benua ka pasë edhe pesë shfaqje të Jezu Krishtit, mes viteve 1669 dhe 1679. Më 1673, një të premte në Korrik, Jezusi i munduar i ka thënë: “Bija ime, po të shfaqem në këtë gjendje që edhe ti të bëhësh pjestare në pasionin tim”. Më në fund, më 25 Dhjetor 1718 (Ditën e Krishtlindjes) ajo ka marrë kungimin e fundit dhe tri ditë më vonë, pas rrëfimit dhe vajimit, në ora 8 të mbrëmjes, u ka thënë lamtumirën atyre rreth saj, ka puthë kryqin dhe me buzë në gaz ka dhënë shpirt. Shenjtorja në Laus është nën kujdesin e klerit dioqezan dhe të vëllezërve të Shën Gjonit, të cilët me përkushtim promovojnë sakramentin e Pajtimit ose Rrëfimit. Edhe pse nuk e ka pranuar si shfaqje mbinatyrore, Kisha nuk i ka penguar shtegtaritë dhe shërbimet fetare. Vërtetë, me lejën e Kishës, aty është ndërtuar kisha e Zonjës së Laus, e cila më 1893 është shpallur basilikë e vogël (minor basilica). Për më tepër, më 1871 Benedikta është shpallur e nderuar (venerata), kurse më 1984 e lumtur (beata). Përveç besimtarëve të shumtë, edhe figura të njohura kanë pasë devocion të posaçëm për Zonjën e Laus, si, Shën Eugeni i Mazenodit (Saint Eugene de Mazenod (1782-1861), themeluesi i Oblatëve të Marisë Papërlyer; Shën Pjetër Xhulian Ejmard (Saint Peter Julian Eymard (18111868)), themelues i Etërve dhe Shërbëtorëve të të Shenjtërueshmit Sakrament; Dom Zhan Baptist Shotard (Dom Jean Baptiste Chautard (18581935)), Abat i Sept-Fon (Sept-Fons), dhe me siguri shumë të tjerë që kanë mbetur anonimë. Më pëlqen ta përfundoj këtë shkrim me një lutje të botuar në revistën Magnificat shumë vite më parë: Zonja e Laus-it, Streha e mëkatarëve, shiqoji me mirësi dhe dhembshuri mjerimet fizike dhe morale të kohës sonë! Ke mëshirë për fëmijtë dhe denjoju të na kthesh ne të gjithëve tërsisht kah dashuria e Birit Tënd Hyjnor! Amen.


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

25

Nora e Kelmendit

NORA E LESHAIT SHENIM: Marin Sirdani e perpiloi kët tregim simbas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhanat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it.

Nga Marin Sirdani Nder shum pashallarë qi i lanë nji emen të zi vedit në Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farë a Vuçi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtë me nji ushtri të madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovës mbarë, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinë per shkop, mësyni Kelmendin, fisin ma të fortin e asajë kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit bjen në Grabom. Kushtrimue Kelmendi, betohet më shtatë e shtatdhetë, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut në dorë per së gjalli. Nji tubë sish aty per aty me të leta u turren e u ndeshen me terbim n’anmik më nji lug, ku u derdh gjak i pamasë, e prandej qëme atëherë e më sod i mbet emni Breg-gjakës. Perballë njaj anmiku teper të madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapë kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atëherë, lanë disa çeta të shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi në Nikç, në vendin qi quhet “Gjytetza e Kelmendit”. N’egercim të dameve e të trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t’a pershkoi vendin tuj rroposë e tuj prishë gjithshkahin, kshtuqi në pak dit u ban ato vise si mos të kishte banue kurr rob i Zotit n’at dhé, shpijat zhdukë me themel, pemët pre për tokë, arnajët prishë e deri ledhet e bashtinave dermue. Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund të lodhun. Burra e gra bishin dita me ditë e natë me natë aty ktu prej gerllatave e shkamive si të terbuem në çeta ushtarake e bajshin kërdi në ta. Tuj e pa Vuçi Pasha se me të keq ishte e kotë me shtrue at fis të fortë, mendoj me e thye me premtime. U çoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrë a grue, do t’u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bâ, por edhe do t’i shperblehej dâmi qi kishte pasë për shkak

t’asajë lufte. Kur mbërrijti lajmi i Pashës te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen në kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipë nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtë i lum aj qi muejte me u ngî me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasë bâ kur nisi lufta, “mos me i ra per së gjallit Turkut në dorë”. Posë kësajë, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem të tyne—me bâ batare kedo që guzonte me bâ spionazhë a me tradhtue vendin. Me burra, n’at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirë grash e vajzash qi ma se nji herë kishin ra në luftë e ishin da me nderë. Nji nder to, emnit Norë, e bija e njaj kryetarit, vajzë kund njâ njizet vjeçe, e bâshme, e lidhme e me nji bukuri të jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypë lejen me folë. Nxjerrë at leje, u thotë se po kje se e kishte fatin me u ndeshë vetem per vetem me Vuçi Pashën, do t’i a merrte jeten. I ati, i cili ndollej aty në mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veç i tha të mendohej mirë para se me bâ at hap— a me këthye me nderë a me dekë me nderë. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjë t’et faqe gjith atij burri: “Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veç Zoti e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por per vedi di me thânë se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjën. A do të këthej e virgjën a por do të des e virgjën”. Ndërsa kjo po flitëte, krenët i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin për fort të virtytshme dhe e kishin pa disa herë tue ra në luftë me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloç, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t’i ndimojte me u ndeshë vetem per vetem me at Pashë, të tanë nji zanit, si të marrun vesht, i thonë: “Ta priftë Zoti mbarë, o Sokoleshë!”. Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te në vepren e sajë, tjerët mjerojshin per

rrezik ma fort të nderës se të jetës së sajë. Nora nuk u hutue, por marrë ngrykë t’an e ma t’afermit e vet, ‘veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele në postavë, dhe drejtohet fill e te Pasha. Roja tuj pasë urdhnin mos me i thânë kujë gjâ po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e çueme prej krenve me u marrë vesht me Pashen per punen e dorzimit, s’i bani fije pengimit, kështuqi mbrrijti në Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrë në kambë. Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekë më tâ, menjiherë e grishë në shatorre të vet. Aty nisë kjo me e rrejtë e me e kaçarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajë, kishte mbetë shtang prej gojëtarfs e ma fort prej bukuris së saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrë mendët e tretë krejt fillin, nxjerrë me të shpejtë kurqe1in prej postavet e t’ia a rnshon dy-tri heresh lik në zemer, e pa e lanë me bâ as-ih as-uh e len shakull per tokë. Prehë kambët atëherë Nora e çan rrugës drejt kahë kishte ardhë, e roja ke e kishte pa pak orë perpara tuj kalue andej s’i bani fjalë, me mendue se ajo do t’ishte ndermjetsja e Pashës me Kelmen. Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes së Pashës, e ushtrija u perzie si flokët e harapit, po heroina kishte kalue n’anë të t’vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajë rase të bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimë zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me të vojtë mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtë manâ vedit muer hiken, rrugë e pa rrugë, tuj lanë nozull e gjithshka pat. Në ket pshtjellim disa çeta Kelmendasei ndoqen kambë per kambë turqit tuj i damtue per së forti, disa xûnë gryka e shtiqe e bânë rrenim në ta, tjerë rrokllojshin shkambij e shkrepa kahë kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbët gurit e drunit. Aq kerdí u ba n’ushtri të Turkut n’at luftë neper ato vende të thyeshme, sa me t’u dukë prrallë shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalë: “S’lufton Kelmendi, por lufton vendi”.


26

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008


JETA KATOLIKE

Çka thotë Historia? Kemi para sysh katër shkrimtarë qi flasin mbi ket luftë të pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotë seicili veças, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetë mij vetshe me nozull e municjon per ball të shum-me-thânë nândqind Këlmendasve në gjendje ke s’vé-mâ-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuçi Pashës, dhe disfata e turpshme e Turqve. Posë ndonji rrethane lufte e trimnisë së heroinës, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur në traditen e fisit kreshnik të Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarë rrjedha e ksajë lufte mund të xehet e vertetueme shi si e difton populli.

Pjeter Bogdani (Cuneus Prophetarum, fq.43-44) Nder shembuj të perkurmit bjen edhe këte : “Kush mundet me i ram mboh se mâ i vobek kje Vuça Pasha, i silli per të mbëledhë nji ushtri dymbëdhetë mi vetësh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, të sijt me nji za: “Eja kush ansht trim” mbledhunë afer pesqind vetë, vran Vuça Pashen, vjetit së Krishtit 1630. E në nevojë mpsuen me granë lëkuren e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë mâ shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave të njomë, pa ndiem kurraj të ngimë, tue ngrânë per gjith horë e tue votë rreth neper râjë të tyne, posi tha Profeta: “Kanë me ardhunë rreth gjytetsë e kanë me pësuem uni posi qent e gjithëherë mâ fort dëshërojnë”.

F. Lenormant Turcs et Montenegrins, 1866) “Tuj e dijt qeverija otomane, thotë Lenormant,se çerdhja e anmiqve të sajë ishte Kelmendi, i dha urdhen në vjetë 1624 Pashës së Pejës e Mydyrrit të Gucls me e shtrue e me e ba të pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenë da me dam e mbarre të madhe. Po per me muejt me e hjekë at kore prej vedit muerren e dhanë deri sa te e vona i a

mbushen menden Stambollës me çue ndima të mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitëte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf të Pashës së Boznjes e të Pejës e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti në tridhetë ml vetë edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut të Cemit perpjetë. Kelmendsit u rrudhen perpjetë para gjith asajë mori ushtrije. Pa mbrrijt në Tamare, ku piqen Cemi i Selcës e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banë nji dredhf. U vUnë në të hikun pa ba asnji qindresë me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin në kambë e tuj i ndjekë Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresë. Para se me i a nisë ktij sulmit Kelmendsit kishin çue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzë, e kshtfi pa pritë pa kujtue kjenë të ffiSYm prej të dyja anve. Kelmendt të ndimuem edhe prej grave të veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, të cilt ishin shperda lugut të Cemit e brijave, por shumica gjindeshin në nji grykë të ngushtë, ku s’muejshin me u sjellë. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin në trup t’ushtris së Kelmendit, sidomos në shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin në ta, kshtuqi s’u mbet tjeter veç me i çilë shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veç tuj ba të bjerruna të mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetë, me gjithse nuk kjenë veç nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu në të hikun P.F. Arcangelo da Salto P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, - 2 ttobre). Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtë të

|TETOR-DHJETOR 2008

27

Krishtenët të quejtun Kelmen, banorë të maleve të nalta të Shqypnis, shka s’i kishte dalë me ba qëse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetë mij luftarësh me të cillt shkojshin perdhuni edhe shum të Krishtenë. Ndeshë të dyja ushtrit në shoshoqen me gjithse Kelmendsit s’ishin veçse shtatëqind, të ndimuem prej vendit të thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pështoi u vu në të hikun e kjenë të ngushtuem me e shgrehë luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembëdhetë të dekun e disa të varruem, e prej të Krishtenve qi ishin kenë me Turq mbeten dekun tre a kater”.

De Gubematis Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473. Edhe De Gubematis e difton të thuesh nji-nji rrjedhen e ksajë lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotë veç se Kelmendsit si per natyrë e vend të fortë, si per trimni qi tregojn xehen per ma të rrebtit nder Shqyptarë ( ... tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak të disa të thyemeve t’ushtris turke e pse s’kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam të madh n’anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant) Kjo luftë, mbas ktij, ndolli kahë mjedisi i dimnit të vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak të krishtenë, qi ishin n’ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhë me luftue kundra tyne e lshuen zâ të bâjshin ndonji shêj per me i njoftë, e ashtu u ruejten mos me i damtue. (Malcia.org - Dergoi z. Ilir Dardani)


28

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Meditim

Refleksione vëllimit poetik: “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” (Florida, 2008), të autorit shqiptaro-amerikan Lekë Gjoka “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror” (Florida, 2008), i ka pagëzuar krijimet e veta të vëllimit poetik autori shqiptaro-amerikan Lekë Gjoka, me banim në Jacksonville, të shtetit Florida. Vepra hapet me poezinë “Me dy nëna”, e cila i kushtohet ditës para betimit për nënshtetësi amerikane. Titulli i librit me poezi, mund të tingëllojë plot dhimbje dhe mall për vendlindjen, befasues në takimin apo shikimin e parë. Por, në të vërtetë, titulli i përshtatet veprës, sepse shpreh një dëshirë të zjarrtë të autorit, që gërshetohet me temat e ndryshme që trajtohen në lëndën e re poetike. Një rast fatlum, që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit, është fakti që eksperienca e poetit është e ndarë midis Shqipërisë dhe Amerikës, ku ai jeton prej mëse dhjetë vjetësh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetikë, duke zgjedhur një këndvështrim më real dhe prekës mbi botën njerëzore e atë arbërore, në veçanti, të shpërndarë anë e kend rruzullit. Lexuesve u është dhënë mundësia t’a kuptojnë dhe njohin edhe më mirë botën e ndjeshme letrare të poetit, që me thjeshtësi perdorë shprehjen poetike, veçmas metaforën. Ai i ka përdorur figurat letrare me kujdes dhe nikorçillek. Atij i vjen keq për çdo luftë (poezia “Lufta”), që bëhen shpesh me pakuptimësi në planetin tonë, kudo kjoftë në Veri a Jug apo Lindje a Perëndim, sepse ato sjellin fatkeqsi, plagë, shkatërrim…, ku shpesh viktima të pafajshme janë fëmijët dhe nënat e tyre… “Kacavirren mendimet”, “Lajmit i ka ngelur lajmi në fyt” (vargje kushtuar Presidentit të Parë të Republikës së

Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugova (1944 – 2006)), “Jam i krishterë”, “Ikin ëndërrat”, “I ftohti shpirtëror hap dritaren”, “Dhimbja ka ngarkuar brengën në shpinë”, “Gjumin e mora për dore”, “Ëndërr më lë rehat”, “Dhimbjen

Klajd KAPINOVA se mbajnë dot ndjenjat” (poezi kushtuar humoristit shkodran Mark Lekunda”, “Amerikës iu mbushën sytë me lot” (vargje kushtuar ushtarëve amerikanë, që ranë heroikisht në kërkim të lirisë së popullit irakian), “Jam malësor”, “Shqipëri gëzohu për djemtë”, “Nënat”, etj., etj. Janë këto motive poetike, temash dhe frymëzimesh të llojllojshme, me të cilat autori e ka shpalos hijshëm botën e vet të brendshme, por gjithnjë duke medituar edhe për problemet që e mundojnë njeriun e këtij nënqielli, që e preokupojnë bashkëvendasin dhe bashkëkombasin e autorit. Poeti, është i lidhur shumë me vendlindjen dhe mallin (“Kallmeti është mungesë”, “Kallmeti kish vrarë pak mërzinë”, “Lezha”, “Përsëri në vendlindje”), për tokën, ku ka lindur dhe rritur e vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit (“Rrugës së mërgimit djemtë po puthen me morden”, “Mërgimi t’a vrau pak buzëqeshjen e ndjenjave” (vargje kushtuar poetit lezhian me banim në Detroit Ndue Hila), “New York-u ka vrarë buzëqeshjen” (mikut poet Agim Bacelli), “O moj Shqipëri”). Ai përmes vargut të shpirtit të lirë dënon poetikisht ato bashkëvendas të pashpirt, që shesin në panairin e skllavërisë së mishit të bardhë (prostitucionin tek semaforët e kryqëz-

imeve rrugëve të Europës Perëndimore) vajzat shqiptare (“O Zot pse po na vrasin vajzërinë!?”), duke qenë tutor të shfrytëzimit (bisnesit) të tyre. Poeti, vijon t’a lëvrojë lirikën atdhetare edhe në vëllimin e fundit, që sot kemi në duar. Kjo lirikë amtare, kur u drejtohet temave historike (“Kosovës duan t’i fusin ndërkëmbzën”, “Ëndërr a je zgjuar!?” (Pavarësisë së Kosovës), “Pashë në ëndërr Migjenin”, “Frang Bardhi është inatosur”, “Mall për Shqipërinë”, “Më lër edhe pak o Atë!” (kushtuar të Lumes Nënë Tereza (1910 – 2007)), merr një karakter më meditativ, ku nuk i shuhet e dobësohet asnjëherë frymëzimi. Por mbi të gjitha, shumë prekëse janë krijimet e dhimbjes, që i ka përkushtuar prindërve të dashur, të cilët, fatkeqësisht u ndanë nga kjo botë pak vite më parë. Ai e adhuron nënën dhe babain me fjalë të përzgjedhura me kujdes nga thesari i poezisë. Dashuria për prindërit është e pakufishme, ashtu siç është dhe dhembja zhuritëse (“Lamtumirë nënë!”, “Krishtlindje në mungesë të nënës”, “Në apelin e dashurive a do mungojë nëna!?”, “Nënës time që nuk jeton më”, etj.), që ndjen ai dhe fëmijët e poetit nga mungesa e tyre. Në poemat për nënën e babain, që gjenden në shumë faqe të vëllimit, paraqitet para lexuesit si natyrë tepër delikat, me fantazi të pasur emocionale e me ndjenja të brishta në çastet e hidhur të ndarjes nga ata që e sollën në jetë. Kemi këtu figura apo mjete poetike që përshkojnë dhe hijeshojnë shumë librin e ri. Në mes tyre janë poezitë e shkruara në kohë e hapësirë të ndryshme, të frymëzuara nga jeta dhe ngjarjet e ditëve të caktuara. Sido që të jetë kriterët e autorit duhet respektuar dhe nderuar, sepse në këtë mënyrë


JETA KATOLIKE

zbulojmë shpirtin e ndieshëm të tij, zbulojmë botën intime dhe gjithësesi shpirtin krijues të tij. Të njohësh Lekë Gjokën, do të thotë të njohësh një botë të veçantë poeti, të heshtur e pa bujë të mbushur me gjithçka, që jeta i ka ofruar, gëzime, hidhërime, dhembshuri e forcë, lotë e buzëqeshje, mall dhe mbi të gjitha dashuri e respekt për vendlindjen (Kallmetin) dhe Atdheun e dytë të tij Tokën e Bekuar të Amerikës. Poezia e Lekës është si ai vetë, i dashur, i dhimbsur, i mbështjellë me botën e babait të mirë, të shokut e mikut bujar. Të lexosh poetin në vargje, ke lexuar shpirtin e tij të pamposhtur, që nuk e theu dot asnjë lloj stuhie, që erdhi furishëm rrugës së tij që në fëmijëri. Poezitë e tij tregojnë fazën e konsolidimit të konceptit krijues të autorit, krijimtaria e të cilit ndjek linjën e thellimit tematik e përmbajtësor të vazhdueshëm nga njëri libër tek tjetri. Këtu shihet koherenca e rrafshit semantik të poezisë (pra është fjala) për shprehjen, të figurës, të vargut dhe të ndjësive në përgjithësi.

|TETOR-DHJETOR 2008

29

Lekë Gjoka (1970), ka lindur në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqipërinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punëtorë e fisnikë, artdashës dhe bujarë. Këtë fshat e njohim edhe me veprën “Kallmet“, e të tjerët e indetifikojnë me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Imzot Frang Bardhi (1606 – 1643). Autori, në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin t’a merrnin në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushtria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku në Athinë njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Ata sëbashku nisin të botojnë reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën “Egnatia“, që botohej në Greqi nga z. Traboini. Krijuesi Gjoka është një fitimtar i përhershëm mbi rropatjet e travajet e jetës. Në vitin 2001, botoi vëllimin e parë poetik: “Lotët e puthjes“, që pasoi me vëllimin e dytë: “Diellin e kapa për veshësh“ (2003). Këto ditë, ai para lexuesve doli me vëllimin e tretë poetik: “Dallgëzim i oqeanit shpirtëror“ (2008). Është një risi sa i përket rrethit tematik, sferës së preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi të cilat kryekreje ndërtojnë një profil të mvetësishëm në krijimtarinë elegante të autorit. Librat me poezi të Gjokës, sjellin një lloj tjetër arome, për shkak të rrethanave jetësore. Deri në ditën e daljes në dritë krijimet janë shikuar e lëmuar me shumë kujdes, duke arritë në këtë përzgjedhje, që i ka bërë vargjet më të komunikueshme e mesazhpërcjellës. Cikle me poezi shpesh, autorit i janë botuar në antologjinë poetike: “Ballada e largësive” (1995), “45 poetë për Lezhën“ (1996), “Pas Migjenit” (2001), si dhe në gazetat e diasporës: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), Tiranë, Prishtinë dhe shumë faqe interneti dygjuhësh shqip – anglisht. Leka, falë pasionit për kompjuterin dhe përkitazi me letërsinë, drejton në internet faqen Lezhe Online, Kallmeti Online dhe në Yahoo, toplistën më të madhe shqiptare Mëmëdheu etj. Që prej vitit 1998, poeti kallmetar jeton në Jacksonville, Florida, ShBA-së, sëbashku me bashkëshorten Bardha dhe dy femijët: Donald dhe Daniela Gjoka.


30

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

THE USHER By Marash Stalaj The phone kept on ringing and ringing. He finally picked up and said: “Hello” “Kola “said the caller, “This is Dom Oroshi, sorry to call you so early, but, as you know today is Sunday, and it’s snowing. We have to do something about before the morning Mass”. “OK” he said, I will be right over”. Kola looked on the wall clock; it was 5:17 AM. He calculated it will be 45 minutes before the bus will arrive by his house that will take him to near the Church. He got out of bed, showered and shaved, got dressed and went out the door. Outside it was still dark and snowing. The bus arrived on time, he boarded, and the bus slowly moving towards Grand Concourse –- the usual route — than a stop on Tremont Avenue where the Church was located. Arriving there, he opened the side door, found the shovel and started cleaning the sidewalk and then the parking area. He then covered it with deicing salt. It was all done long before the parishioners arrived for Mass. At the corner cafeteria he got himself a hot cup of coffee, sipping it until he slowly felt the warmth all over. This wasn’t the first or the only time he answered the emergency call for the Church. He loved serving the Church — he would stay for the Morning Mass, find another person to help him with seating parishioners and the collection. He had the same duties at noon Mass, and then long after everyone was gone, he would turn off the lights, lock the place and leave. He would go home to his large family, which he raised according to the Church teachings. It was easy to spot him in the church area, middle aged and prematurely gray. He provided help wherever it was needed — for the Church he was a multitask person, long before the word was coined: cleaning floors, sweeping, repairing locks, changing light bulbs, cleaning the glass, directing people, helping with collection and various other things and errands. This was our first Church, OUR LADY OF GOOD COUNSEL, located as noted on Tremont Avenue in the Bronx. A very much non-descript building, long, one story tall, at one time it was a funeral home. Many of the

parishioners lived in the surrounding area. It was a poor neighborhood. When Mother Theresa visited, she found herself right at home for two reasons, first she was among her people and second in the poor area. Little did she know that the only reason we were there was because that’s what we early immigrants could afford. Just look at us now. We only had one priest: Father Oroshi, and only two ushers,

Kola Stalaj Kola and Ndue Vojvoda. Soon Father Mirdita will arrive. Our Church grew in numbers, and so did the duties of the usher. Kola was able to find others to help so he wasn’t alone now. He was loved by everybody, with his gentle demeanor, and his readiness to help in any way he could. Kola supported the Albanian struggle against communism – and that was the reason

he left homeland. He also supported Kosova, and was for the rights for all Albanians wherever they lived. First and foremost for him was Jesus. He took part in a demonstration in Washington, DC to protest abortion rights in this country. When the communists in Albania executed a priest, because he secretly baptized a child, there were strong demonstrations in front of UN. Kola was one of the earliest participants there. Kola was of course concerned about the continuation of the new Church. Father Oroshi and Father Mirdita faced the challenges of a growing church, and our newest priest Father Popaj was just coming out of Seminary. Father Popaj was holding Mass at the St Lucy’s Church at the time. One day Kola went there for Mass. After the Mass he reminded some parishioners there that young Father Popaj is Albanian, and that he will soon join our Church, which he ultimately did and leads our parish today. Kola worked and served the Church until 1990. Many people remember that date. It was Valentine’s Day. Revolution was brewing in Eastern Europe. Freedom finally came to Albania. For Kola and many others like him, it came too late… It’s painful for me to write about this man. I still miss him a lot, for he was my father.

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 35-01 30th Avenue 3rd Floor, Astroia, NY 11103 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at (718) 267-3625

Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0709][All States] 0709-5871 ©UFS


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

31

Figura e pathyeshme kombëtare ka një emër të përveÇem:

Don Kelmend SpaÇi osova digjej e dridhej nën ethet e luftës së përgjakur të përhapur në të katër anët e saj. Që nga Kaçaniku, Mitrovica e veriut e deri në Qafën e Prushit, Çakor, Sharri plak ngado që të hidhje sytë - asgjë tjetër veç masakra dhe njerëz të torturuar. Hienat e llumit të popullit sërb po bënin kërdinë mbi një popull të varfër, të pambrojtur dhe me një kulturë shekullore të lakmueshme nga të gjithë.. Të vetmen pasuri që ky popull kish ruajtur më shumë se sytë e ballit vit pas viti e shekull pas shekulli ishte dëshira për liri dhe pavarësi. Kur vinte dita dhe një gjeneratë vdiste, ajo, si një korale shpirtërash, ia lente amanet gjeneratës tjetër Kosovën. Tanimë i gjithë rruzulli e di atë që nuk e dinin shumë njerëz më parë – Kosovarët e kanë dashur, e duan Kosovën, ashtu siç duan jetën e tyre. Është vëndlindja, është toka e tyre e stërmunduar nga erërat e kohës. Pushtuesit gjenin nga format më mizore e vrasëse, me të vetmin qëllim për ta zhdukur këtë racë që vinte e pastër dhe autentike nga Iliria e lashtë dhe krahina e saj ku rriteshin aq shumë dardha – Dardania. U bë kërdia në Prekaz, Meje, Reçak e Likoshan dhe jo vetëm atje por në mbarëKosovën, me qindra e mijëra të vrarë e zhdukur, varrosur në varre massive. Shekulli njëzet, që kish parë aq barbari dhe mizori, që do të lemerisnin edhe njerëzit e periudhës së egërsisë së njerëzimit, nuk po donte të largohej pa një tjetër masakër. Një Hitler tjetër sikur ishte ngritur që nga bunkeri ku kishte hedhur veten në erë me dashnoren e tij kriminele; quhej Sllobodan Milosheviq, prindërit i kishin vënë atij emrin e Lirisë por ai u rrit si një skifter i tmerrshëm, i ardhur nga skëterra, për të grabitur, poshtëruar dhe vrarë lirinë e të tjerëve. .. Sa nëna mbetën pa fëmijë, sa motra pa vëllezër, sa nuse të veja, sa të fejuar, sa të dashuruar, që kurrë se shijuan dashurinë, e të sakatuar. Por kuçedra nuk ngopej me gjak të pastër shqiptari. Ajo qe fryrë por nuk qe ngopur me krimet që kishte bërë dhe po bënte gjithandej në ish Jugosllavi, Kroaci, Bosnjë, kudo në

K

gadishullin e lashtë të filozofit- Sokratit; as masakra e Srebrenicës. Nacionalizmi ekstrem serb kishte shtrirë metastazat e tij vdek-

Mëhill VELAJ jeprurëse tanimë drejt kosovarëve – kësaj rrace trime, që populli kryetrim shqiptar e ka vënë përherë në krye të tavolinës për trimërinë e saj dhe për shqiptarizmin e saj. Djemtë e vajzatë shqiptare veç mencurisë, zgjuarësisë, dashurisë për atdheun, i karakterizon një trimëri e pashëmbullt kur vjen puna për çeshtjen e atdheut. Përveç diplomacisë dhe ndihmës së padiskutueshme të miqve amerikanë dhe europianë, më penë e pushkë ata ju kundëvunë Serbisë së Milosheviqit, ku Kosova doli fitimtare dhe Serbia e lagur -sic thotë populli. Dëshironin të bënin spastrimin etnik, me qëllim se nëse e dëbojmë këtë popull nga vatrat e tyre -ata nuk kthehen më. Nëpër këtë katrahurë mizorie kaloi edhe Gllogjani, një fshat në kilometrin 24 -r, të komunës së Pejës. Gllogjani është një fshat i bukur i rrethuar nga kodrat e bukura si një kurorë nuseje në ditën e martesës -dhe “bën “ dashuri me klimën në të katër stinët e vitit, freskohet me ujin e bollshëm, e rinohet nga popullsia e re-të cilët detyrohen të lënë fshatin, duke ikur në mërgim. Fshati ka mbetur pothuajse bosh tashmë. Kishte edhe një infrastrukturë të mirëvendosur, por fatkeqësisht shumëçka është shkatërruar nga lufta. Ngado shtëpi të djegura e të rrafshuara. Fshati ka pozitë të mirë gjeografike dhe strategjike. Ky Gllogjan gjatë luftës ka patur një privilegj. Siç konsiderohet e privilegjuar një kullë kosovare e cila po mbron me armë mysafirin që i ka shkelur në derë. Gllogjani kosovar ka shërbyer si një vendstrehim për të zhvendosurit nga zonat më të rrezikuara të luftës që kishte përfshirë

Kosovën. Përparësia e këtij vëndi strategjik krijonte mundësinë për tu mbrojtur. Por jo vetëm ajo. Gllogjani burrëror sikur kishte pritur atë ditë – për të treguar se kishte mbetur ashtu sikurse është krenuar përjetë Kosova – trime, kryetrim, trim i çartur, një strehë e denjë për stërnipat e Mujit e Halilit, Kastriotit, Nënë Terezës, Adem Jashari e Ibrahim Rugovës. . Fqinjët vërshonin si bletët në zgjua duke përkrahur aktivistët dhe veprimtarët, duke ndihmuar të moshuarit, të pastrehët, i ndihmonin me bukë e ujë. Nënat e motrat shqiptare 24 orë nuk flinin,. Ato përgatisnin bukën, plaçkat për luftëtarët që luftonin dhëmb -për dhëmb me armikun ndër male. “Plaka në votër ç’e la furkën Miku i shtëpisë po këkon pushkën Gratë n’llogore pjekin bukën…” O miku i Dibrës! Ti që krijove këtë këngë, mos ke qënë në Gllogjan? Ke qënë atje, vallë, kur po vinin refugjatët kosovarë të pambrojtur, të uritur, të frikësuar, të tmerruar, dhe ti, si i shtije në gjirin tënd të ngrohtë dhe shkëmbor, si i jepje shpejteshpejt bukë, kripë dhe ujë, vije syrin në shënjestër për të hedhur në erë tanket sërbe? Xxx Bënte vapë, toka po digjej flakë nga vapa që përcellonte. Eskorta policie, qindra armë e artileri e rëndë, armatim i të gjitha llojeve, nga toka e ajri me helikopter lufte sulmuan Gllogjanin. Klithma, ulërima, të qara, si një tërmet ranë mbi Gllogjanin trim. Mbi Gllogjanin e burrave të paepur, mbi Glogjani që po shkruante historin për të satën herë me gjakë! Gllogjan. Po vinin eskortat me policë. Me tanke, topa helmeta, mortaja, kallashnikovë, raketa krahu. Ti nuk ishe tanimë vetëm muskuj. Ti nuk ishe më një luftëtar që i kishe siguruar fëmijët përtej. Ti, ishe Hero i dalë nga legjendat spartane, duhej të mbroje me shpatën tënde, jo vetëm gjoksin tënd që ti e mbaje pa mburojën kalorsiake. Ti duhej


32

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

të mbroje edhe 5000 fëmjë, gra, pleq e të sëmurë. Ata ishin të gjithë në Besën, Burrërinë e Bukën tënde. Ti tanimë i ngjaje një luaneshe. Luanesha kthehet në një stërpërbindësh kur i duhet të mbrojë veç vetes së saj, edhe çilimijtë e saj të pambrojtur. Kushdo mund të stepej në këtë botë. Por jo Gllogjani! Xxx . Britma çetnikësh dhe policësh të ushtrisë sërbe, të pashpirtë që vrisnin njerës të pafajshëm, dhe si kasapë të Ballkanit po e lanin, për të disatën herë, gadishullin me gjak, po vrisnin popullsinë e pambrojtur.. Nga të katër anët binte erë vdekje … Qielli ishte nxirë nga helikopterët e armikut. . Në një Kishë(shqipëtare) dhjetravjecare ishin strehuar rreth disa mijëra gra, femijë, të moshuar, muslimanë e të krishterë e i luteshin Atit të Shenjtë mrekullibërës, t’i shpëtonte nga makina vrasëse sërbe. Edhe në kohë paqeje ata vinin shpesh aty se te foltorja e saj gjenin prehje e qetësi të shpirtrave, halleve e derteve të jetës. Aty shërbente një prift i devotshëm e me tradita shqiptare e kombëtare. Ai rridhte nga një familje patriotike e atdhetare e me zë për rezistencë në luftë kundër turqëve dhe shkijëve, e komunistëve nga fshati Velezhë i rrethit të Prizrenit. Fati e deshi që ai të shërbente në ato ditë lufte në Gllogjan -fshat i cili u bë mbrojtja dhe baza e shpëtimit të jetëve në atë zonë. Më së fundi erdhën oficerët sërbë. Do të niste masakra. Për turpin e një ushtrie, do të ngjiste një masakër kombëtare e fetare. Njerëzimi i kësaj ane i ka të freskëta kujtimet e hidhura nga e kaluara ende e kishte dhe e ka ruajtur nga kafshllëku sërb i periudhës së tij. Oficeri sërb iu drejtua, Priftit kosovar, Don Kelmend Spaçit. Ai duhej të ndante mënjanë të “ardhurit” shqipëtare mysliman, nga shqipëtarët katolikë. Tërë muslimanët do t’i merrnin për t’i larguar nga fshati e ndoshta për ti shfarosur deri në një. Imagjinoje veten në vëndin e këtij prifti, lexuesi im. çfarë do të bëje ti, kur, mënjanë të kishe ushtarë me grykat për zjarr, në anën tjetër, njerëz të rracës tënde por të feve të ndryshme? Dhe, ja, oficeri sërb po të drejtohet ty me “Padre! M’i ndaj myslimanët mënjanë!” Po ç’bëri Don Kelmendi? Nxori kryqin nga brezi, e puthi, dhe me te në dorë iu drejtua oficerit të armatosur deri në dhëmbë: “ O i mallkuar! O të mallkuar! O bij të skëterrës! Merrmani shpirtin mua këtë çast, nuk ua kam frikën fare! Kam jetuar mjaftë, kam jetuar me nder. Këtu nuk ka as muslimanë as katolikë, por ka shqiptarë të pambrojtur. Ja ku e kam gjoksin tim të zbuluar dhe është duke pritur plumbin e ndonjërit prej jush. Do të më vrisni mua më parë, pastaj, secilin nga këta. Veçse dijeni! është tjetër hakmarrja e zotit në qiell për ju. Një gjë tjetër do t’u presë pas pak. Gjith bota do ta marrë vesh këtë krim që doni të bëni në ditën e Diellë. A të ka lindur një nënë, or oficer, apo të ka lindur satanai? Ç’farë po pret, jepi zjarr asaj të mallkuare se sa e ka grykën, aqë e ka fatin, o i mallkuar?!( i zbehur i verdh si dyell në fytyrë nga inati). Fjala ime s’bëhet dy kam forcën, drejtësin dhe edukatën, nga zoti, kombi, familja që Popullin tim nuk do ta ndani kurrë. Vdekja, nuk është fjala e fundit për mua... Gjuha e ashpër, këmbëngulja e trimëria e Don Kelmendit e frikësoi

xhandarmërinë sërbe, dhe ikën nga erdhën, në pamundësi për ta ndarë këtë grigjë të përbashkët. Ikën të mallëkuarit, por rrugës në kthim kishin vrarë e prerë njerës të pafajshëm e djegur shumë shtëpi, në shënjë hakmarrjeje, për qëndresën burrërore të Don Kelmendit. Trimëria, dashuria dhe shpirti njerëzore popullor i Don Kelmendit do te mbeten në kujtesën e popullit të asaj zone, si një trim i lindur nga tradita kombëtare. Të 5000 vetët qëndruan së bashku për një kohë të gjatë thuajse derisa përfundoi lufta, por gjithmonë në mendjen, zemrën e shpirtin e tyre qëndronte madhërishëm e krenare, figura e pathyeshme, që ka një emër të përvecëm : Don Kelmend Spaçi Ai shërbeu për shumë vite në kishën e Shën Ndout, në Gllogjan. Ai ishte pasardhës i devotshëm i At Luigj Palaj (pushkatuar nga serbët në vitin1913 ), At Gjeqovi (pushkatuar nga serbët në vitin1929) për të njejtat qellime që i mbronin vëllëzerit shqipëtare të një Gjaku, të një Gjuhe e një Flamuri dhe patriotit që bëri shumë për fe e atdhe, Don Anton Kçira(tani famullitar në Detroit, SHBA). Shëmbulli i këtyre prelatëve te fesë, atdheut e shqiptarisë e mbajti dhe po e mban lart figurën e Don Kelmendit. Vitet do të kalojnë por vepra dhe trimëria e këtij patrioti do të mbetet një shëmbull për brezat e ardhëshëm, se njeriu për çështjen kombëtare dhe shqiptarinë duhet të luftojë edhe pse duhet të sakrifikohet.

Avokati që i ka përjetuar të njejtat probleme juridike, tani është në dispozicionin tuaj

SABRI (SAM) GJONI ATTORNEY AT LAW

• ALL IMMIGRATION MATTERS • FEDERAL COURT • PERSONAL INJURY • REAL ESTATE

Tel: 212/625-8333 401 Broadway, Suite 1111 New York, NY 10013


JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

33

NË GJURMËT E ABC-SË SHQIP (Sfidat e alfabetit: Vështrim gjuhësor-kulturor) Prof. Dr. AGRON FICO Nju Jork,16 shtator 2008 Albanologu Prof. Eqrem Çabej ka thënë: “Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: në një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise ballkanike, që në kohët e mugëta të prehistorisë”. Ky mendim i shprehur në vitet ‘30 të shekullit të kaluar nga Prof. Çabej ka qenë një sfidë e përhershme për studiuesit dhe dijetarët për të bërë kërkime dhe gjurmime rreth shkrimit të gjuhës shqipe. Në një vështrim tërësor mund të thuhet se shqiptarët, të njohur në harkun e pamasë të kronologjisë planetare me emrat pellazgë, ilirë, arbëreshë, janë bashkautorë në krijimin e njerëzimit. Shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë. Zbulimet arkeologjike, dokumentat historike, dëshmitë e historianëve klasikë, të historianëve të periudhave të ndryshme historike, mbi të gjitha vetë gjuha shqipe, provojnë katërcipërisht lashtësinë e shqiptarëve. Gjuha shqipe jo vetëm i përket familjes së gjuhëve indoeuropiane, por edhe hyn në grupimin Satem (Lindje) nga mënyra e shqiptimit të bashkëtingëlloreve grykore-qiellëzore k’, g’, gh’. Shumica e dijetarëve kanë mbështetur tezën e origjinës ilire të gjuhës shqipe. Lashtësia e gjuhës shqipe, e pranuar nga autoritetet shkencore dhe akademike botërore, dëshmon njëkohësisht lashtësinë e kombit, popullit shqiptar, që e ka krijuar, e ka folur, e ka zhvilluar dhe e ka ruajtur gjer në ditët tona. Bukuria e gjuhës shqipe, me mënyrat habitore dhe dëshirore, aftësia e saj mahnitëse për të shqipëruar kryevepra të njerëzimit, që nga “Rubairat” e Omar Khajamit e gjer tek veprat e Shekspirit, Balzakut, Markezit, Gëtes, Servantesit, etj. dëshmojnë se gjuha shqipe zotëron cilësi të larta linguistike dhe është e aftë të japë shqip kryeveprat e letërsisë botërore, shqipja është gjuhë e një kulture qytetëruese. De Rada me anë argumentesh historikogjuhësore provoi prejardhjen pellazgjike të shqiptarëve. Në kumtesën e mbajtur në

Kongresin XII Ndërkombëtar të Orientalistëve në Romë, ndër të tjera do të thotë: “Fondi i saj leksikor përbën një dëshmi prehistorike mbi lindjen e të folurit njerëzor dhe gramatika e saj hedh një dritë të mahnitshme mbi procesin e të folmeve: dy fakte që preokupojnë sot botën shkencore”. ABC-ja shqipe e rrjedhimisht edhe shkrimi i gjuhës sonë kanë historinë e tyre. Ato kanë

Prof. Agron Fico

ecur në një udhë të gjatë dhe të vështirë, kanë përshkruar shtigje të rrezikshme, kanë kapërcyer kurthe e pengesa të panumërta. Lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip ka qenë pjesë përbërëse e përpjekjeve mbarëshekullore të kombit tonë, ajo ka hasur në kundërshtime dhe qëndrime negative të armiqve tanë kombëtarë dhe ka çarë përpara, duke pasur pishtarët e vet. Lufta për ABC-në dhe shkrimin shqip u ashpërsua sidomos gjatë Rilindjes Kombëtare dhe pas saj. Pas daljes në dritë të Abetares së Naum Bredhit lëvizja për ABC-në dhe shkrimin shqip u sulmuan përherë e më rreptë nga Oborri Osman dhe athino-fanaritët jo më si një dukuri gjuhësore, por si një dukuri politike. Goditja ushtarake osmane kundër Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ishte një shuplakë e rëndë edhe në lëmin e shkrimit shqip. Zbatimi i ligjeve të rrepta ushtarake, jo vetëm bëri të pamundur botimin e ndonjë organi shqip në Shqipëri, por edhe “Drita” (“Dituria”) që botohej në Stamboll më 1885 u ndalua. Madje edhe ato pak organe që botoheshin në Itali, Greqi, Rumani, nuk lejoheshin të hynin në Shqipëri. U përndoqën, u burgosën e u mërguan tërë

atdhetarët e zotë për punë të tilla. Në këto rrethana historiko-kulturore, Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtari ynë i njohur, do të lëshonte alarmin: “Ndë mos u shkroftë gjuha shqipe nuk do të shkojnë shumë vjet dhe nuk do të ketë Shqipëri ndë faqe të dheut, as nuk do të shënohet më emri shqiptar ndë kartë të botës.” (“Nëpër udhën e penës shqiptare”, f.7) Përpjekjet e Rilindasve për gjuhën shqipe, për shkollën shqipe kishin si hallkë zgjidhjeje krijimin e një ABC-je shqip. Kërkesa kryesore ishte që kjo ABC t’i përgjigjej karakteristikave të vetë gjuhës shqipe, veçorive të saj fonetike dhe atyre të shqiptimit. Dihet se shkrimi ka lindur në rendin fisnor, rreth 5-6 mijë më parë. Njihen 4 lloj shkrimesh të moçme, të cilët kohë pas kohe kanë zëvendësuar njëri-tjetrin: vizatimori, kunjiformi, hieroglifiku dhe tingullori. Ishin fenikasit, 2 mijë vjet para erës sonë, që bënë hapin e madh të parë, të cilët ndërtuan shkronjat dhe shkrimin alfabetik, ku çdo tingull paraqitej me një shenjë të posaçme. Sipas dëshmive prehistorike këto shkronja u sollën nga detarët fenikas në Ballkan. Jani Vretoja, i cili mbështetet tek Herodoti dhe Diodori, thotë se të parët që morën shkronjat nga kolonët fenikas ishin “pellazgët jonikë”, që mund të ketë ndodhur aty nga fillimi i qindvjeçarit të 16-të para erës së re. Ka mjaft të dhëna me interes për periudhën antike të pellasgjishtes jonike, por kjo tejkalon kufijtë e një kumtese. Dr. Petro Janura thotë: “Gjenezën e alfabetit të shqipes duhet ta kërkojmë në mbishkrimet ilire, mesape, që janë shkruar me alfabetin etrusk dhe grek të latinizuar”. (Vep. cit. f.20) Shkenca gjuhësore shqiptare ka pranuar faktin historik se gjuha shqipe është shkruar qysh herët dhe se janë përdorur disa lloje abcsh. Marin Barleti në librin “Rrethimi i Shkodrës” (1504) thotë se kishte përdorur burime historike që flisnin për krijimin e Shkodrës të shkruara “në gjuhën e popullit”, pa përmendur se me ç’lloj abc-je ishin shkruar. Po të merret me mend se në ato burime ka qenë përdorur alfabeti latin, atëherë pohimi i dëshmitarit më të hershëm që njihet gjer sot për këtë çështje, francezi Gulielm Adae, i


34

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

njohur me emrin Brokard Monaku, është një provë e fortë e shkrimit të shqipes me shkronja latine qysh në lashtësi. Gulielm Adae, në një kumtim latinisht të vitit 1332, shkruante se shqiptarët sado që kishin “një gjuhë krejt të ndryshme nga ajo e latinëve… në librat e tyre përdorin shkronjat latine”. Po nuk thotë në cilën mënyrë përdoreshin dhe prej sa kohe ishin në përdorim ato shkronja. Gjurma e parë që haset mbi përdorimin e alfabetit latin në Shqipëri është e vitit 1462. Në këtë alfabet ka qenë shkruar e ashtuquajtura “Formulë e Pagëzimit”. Mendohet se ky dorëshkrim shqip me shkronja latine është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit, kryepeshkopit të Ilirisë. Kryepeshkop Pal Ëngjëlli udhëzonte besnikët që t’i pagëzonin vetë fëmjët e tyre, kur nuk kishte mundësi që t’i shpinin nëpër kisha, duke përdorur shqip formulën që autori e shkruan kështu: “Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. (Unë të pagëzoj në emër të Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë.) Është dokumenti më i vjetër i gjuhës sonë, që dëshmon për përdorimin e albabetit latin për shkrimin e shqipes. Këtë dokument e zbuloi historiani rumun Nicolae Jorga. Burimi dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qenë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi gjer në një mijë; tetë fraza të ndryshme (përshëndetje, pyetje e zotime), si dhe njëzet e gjashtë fjalë. Me “Mesharin” (1555) e Gjon Dedë Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e ABC-së shqipe. Buzuku, edhe pse kryesisht përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shënja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja. Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga Prof. Eqrem Çabej në transliterimin dhe transkriptimin e Mesharit. Çabej, duke u mbështetur në mënyrën e të folmes së përdorur te “Meshari”, mendon se Gjon Dedë Buzuku ka qenë prej Gegërie dhe se vendlindja e Buzukut do të ketë qenë ndonjë fshat diku në malësine e krahinës së Krajës apo të Shestanit, dy krahina këto midis Shkodrës, Ulqinit e Tivarit. Shkrimtari i dytë që përdori gjerësisht shkronjat e alfabetit latin në një vepër të plotë në gjuhën shqipe ka qenë Lekë Matrënga, që besohet se jetoi midis viteve 1560-1619. Ishte nga fshati Hora e Arbëreshëve, siç e quajnë

banorët e vet, apo Piana dei Greçi, siç e thërresin italianët. Ndryshe nga Gjon Buzuku, Lekë Matrënga përdori vetëm shkronjat e alfabetit latino-italian. Shkrimtarë të tjerë klerikë katolikë si Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, e ndonjë tjetër, u përpoqën dhe shkruan shqipen kryesisht me alfabetin latin, prandaj edhe ABCtë e tyre shëmbëllejnë ku më shumë e ku më pak më njëra-tjetrën. Atdhetarët tanë të dijes dhe të kulturës i panë të papërshtatshme ABC-të e gjertanishme të ndërthurura me huazime të pjesëshme nga alfabetet e gjuhëve të huaja, prandaj iu përveshën punës për ndërtimin e një ABC-je të veçantë të shqipes. Këto përpjekje datojnë që në çerekun e parë të shekullit XVIII. Para më shumë se një shekulli e gjysëm u gjetën në Elbasan dorëshkrime të shkruara me një ABC të paparë në shkrimet e tjera. ABC-ja e hershme e Elbasanit ka 40 shkronja. Hamendjet dhe hipotezat për burimin e kësaj ABC-je, për autorin e krijimit, për përhapjen e tij, etj. kanë qenë dhe janë ende në një diskutim të përhershëm. Mendimi zotërues është se shpikësi i ABC-së së hershme të Elbasanit dhe shkruesi i dorëshkrimit të hershëm të Elbasanit duhet të jetë Grigori prej Voskopoje. Një ndër ABC-të shqipe me shkronja të veçanta ka qenë krijuar nga Kostë Berati. Ai hartoi edhe dy fjalorë greqisht-shqip dhe shqipgreqisht me 1700 fjalë. Një vend të veçantë zë Theodor Haxhifilipi (1730-1805) i njohur me emrin Dhaskal Todhri. Ai përktheu Dhjatën e Vjetër dhe të Re dhe u përpoq për futjen e shqipes në shërbesat fetare e për mësimin e saj në shkollë. Dhaskal Todhri krijoi edhe një alfabet të posaçëm, i cili u përdor gjerësisht deri në fillimet e shekullit XX; ai pati një përhapje edhe jashtë Elbasanit, si në Berat e Kavajë. ABC-ja e përdorur nga Todhri thuhet se përbëhet nga 53 shkronja dhe për secilin tingull e zë kishte shkronjë të veçantë. Burime të ndryshme pohojnë se Todhri më 1801 “shkoi në Evropë”, ku me ndihmën e disa bashkatdhetarëve mundi të derdhë në çelik shëmbëlltyrat e shkronjave që dëshironte. Siç dihet, gjatë kthimit e vranë me pabesi njerëzit e Fanarit të Patrikanës, kurse shkronjat i zhdukën. Ky dëshmor i ABC-së së gjuhës shqipe është skalitur bukur edhe në filmin e njohur artistik të Kinostudios me e titull “Udha e shkronjave”. Në mesin e shekullit XIX në lëvizjen për ABC-në e veçantë shqipe vërehet një

ndryshim, jo vetëm sasior por edhe cilësor. Në fillim të kësaj lëvizjeje dallohet rilindasi i shquar Kostandin Anastas Nelkoja, i mbiquajtur Kristoforidhi. Siç dëshmojnë burimet e kohës, Kristoforidhi filloi punën e pavarur në lëmin e gjuhës duke vënë në përdorim shkronja që shëmbëllenin me latinet. Në letrën e Kristoforidhit, dërguar nga Elbasani më 25 janar 1888 Nikollë Naços në Bukuresht, shkruante: “Unë pëlqej më fort alfavitënë latinisht, sepse me atë... munt të shtypenë vivlia shqip kudo, sepse gjëndenë mbë çdo vënt që të kërkojsh dhe është… e kuptuar’ e e njohurë nga tërë kombet’ e Evropësë. ” (Vep. cit. f.102) Meqë Kristoforidhi nuk kishte kurrëfarë mundësie që t’i botonte punimet sipas dëshirës dhe synimeve që kishte, u shtrëngua që ta shkruante shqipen me anën e shkronjave greke. Megjithatë u përpoq të krijonte një ABC disi të përzier. Bashkëkohës i Kostandin Kristoforidhit ishte edhe Dhimitër Kamarda nga fshati arbëresh i Sicilisë, Hora e Arbëreshëve. Ai ndërtoi një ABC të posaçme për shkruarjen e shqipes që përbëhej prej 23 shkronjash greke, 4 shkronja latine dhe një shkronjë të përdorur qysh herët nga Buzuku me shokë. ABC-të e ndryshme për shkrimin e shqipes kanë qenë të shumta dhe të shumëllojshme. Ato u shtuan, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX. Kjo veprimtari gjuhësore dhe atdhetar për alfabetin shqip u la mbresë të madhe edhe përfaqësuesve të shteteve të huaja. Një ndër ta ishte edhe përfaqësuesi perandorak e mbretëror i Austro-Hungarisë, i cili nga Vlora më12 dhjetor 1878 i shkruante kryepërfaqësuesit të qeverisë së tij në Janinë: “Që prej pesëmbëdhjetë vjetësh e këtej janë duke u përdorur ABC shqiptare-epiriote si me shkronja latine, ashtu edhe me shkronja greke, të cilat janë përhapur mjaft.” (Vep. cit f.138) Lidhja Shqiptare e Prizrenit me programin politik e kulturor u bë frymëzuesja e fuqishme për atdhetarët e ditur që të krijonin një ABC-je shqip të përshtatshme dhe të lehtë për shqiptarët. Një vit e gjysmë pas themelimit të kësaj Lidhjeje, u ngrit në Stamboll “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”. Sipas një burimi të kohës përmenden si anëtarë të kësaj shoqërie Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Nase Hoxhi; ndërsa një burim tjetër përmend edhe Zija dhe Ali Danishin nga Prishtina. Anastas Kulluriti shkruante: “Vetëm me anën e shkronjave shqipe dhe të gjuhës amtare kanë për t’u përhapur dritat e shkencës, kanë për të ndritur ditë të lumturisë dhe idetë e


JETA KATOLIKE

qytetërimit e të përparimit dhe në atdheun e shqiptarëve.” (Vep. cit. f.138) “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, që njihet edhe si Komisioni i ABC-së, pranoi njëzëri ABC-në e Sami Frashërit. Rreth përkatësisë së shkronjave të kësaj ABC-je burimet e ndryshme nuk janë të njëzëshme. Njëri prej tyre thotë se ajo ABC kishte 36 shkronja, ndër të cilat 26 ishin latine, 10 ishin të përbëra, të sendërzuara a të huajtura nga alfabeti grek, kurse një burim tjetër thotë se 25 prej shkronjave ishin latine, 6 sllave dhe 5 greke. Kjo ABC përbëhej pra nga 36 shkronja; nga këto 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. Në gjysmën e dytë të vitit 1879 ajo ABC u përmblodh brenda një abetareje prej 136 faqesh, e cila u quajt “ALFABETARE E GJUHËS SHQIP”. Abetarja u shtyp në Kostandinopojë më 1870. Në faqen 3 jepej ABC-ja, faqet 4-8 i zinin fjalët njërrokëshe; në faqet 9-10 ishin fjalët dy a më shumë rrokëshe; faqet 10-23 i zinte shkrimi i Jani Vretos “Udhë e të shkruarit të gjuhës shqip”, etj. Kjo ABC u botua në 20.000 kopje dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë dhe në kolonitë shqiptare brenda dhe jashtë Sulltanatit Osman. Me të u botuan fletoret “Drita” e “Dituria”, librat e vëllezërve Frashëri dhe plot vepra dhe fletore të tjera. Sulltan Hamiti në dukje e miratoi këtë ABC, por pas disa ditësh nxori një ferman të posaçëm që ndalonte qarkullimin dhe përdorimin e saj. Kundër ABC-së së “Shoqërisë të të shtypurit të shkronjave shqip” u sulën në një front të përbashkët armiqësor që nga Oborri Osman, Patrikana e Fanarit dhe Oborri carist rus, e gjer te qeveritë frënge, greke, serbe, malazeze, etj; nuk mbetën pas tyre as krerët e “Shoqërisë biblike britanike dhe për vendet e huaja”. Mirëpo përpjekjet e tyre dhe të gjithë armiqve të tjerë dështuan. Shoqëria e shkronjave ishte shoqëria e parë kombëtare shqiptare në lëmin e penës shqiptare, “e para farë për një punë të tillë”, siç i shkruante Jani Vretoja Sotir Kolesë. Çështja e ABC-së, edhe pas shkatërrimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbeti e gjallë. Përpjekjet vazhduan tek arbëreshët e Italisë dhe arianitasit në Greqi. Një vend të veçantë në lëmin e penës dhe dijes shqiptare zë edhe Anastas Jan Kulluriti, shqiptar prej lagjes arbëreshe “Pllakë” të Athinës. Ai theksonte se duhet zgjedhur një lloj ABC-je që t’i përshtatej më shumë gjuhës shqipe. Ngaqë nuk pati shteg tjetër në Athinë, u detyruar të mbështej në shkronjat e alfabetit grek. Por ai ua ndryshoi deri diku pamjen mjaft

shkronjave të atij alfabeti. Madje, me këtë alfabet botoi edhe një abetare, në kapakun e së cilës shkruhej: “ABAVATAR ARBËROR”. Ndihmë dha edhe Jani Thanas Vretoja nga fshati Postenan i Leskovikut. Jani Vretoja ishte një nga figurat e shquara të lëvizjes sonë kombëtare dhe anëtar i Shoqërisë së Shkronjave Shqip të Stambollit. Pas rrënimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdoi me përkushtim atdhetar punën për gjuhën dhe ABC-në shqip. Alfabeti i hartuar nga ai ishte një përzjerje e shkronjave greke me ato latine. Mirëpo, kjo shpuri në një farë ngatërrese, sepse në alfabetin e paraqitur prej tij ndeshen dy “c”, njëra për “c” e tjetra për “xh”; ndeshen dy “g”, njëra për “g” e tjetra për “y”, etj. Meriton të vihet në dukje edhe ndihmesa e mjaft të huajve për ABC-në shqip: ABC-ja e përshtatur nga Liku, alfabeti i përdorur nga Ksilandër, nga Hahn, nga mjeku bavarez Teodor Reinhold, etj. Në një shkrim botuar frëngjisht dhe shqip më 14 nëntor 1898 tek fletorja “Shqipëria” Çajupi, pasi shqyrton çështjen e alfabetit imtësisht nga pikëpamja historike, gjuhësore dhe politike, vëren se shkronjat që “pajtohen më mirë me gjuhën tonë janë latinet”, prandaj këshillon të huazohen shkronjat latine dhe në asnjë mënyrë ato greke ose osmane. Në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX u dallua një shtim i vrullshëm i veprimeve për hartimin e një ABC-je me një bazë të gjerë kombëtare. Kështu, më 1899 një grup atdhetarësh shkodranë, me Preng Doçin në krye, ngritën shoqërinë “Bashkimi” dhe krijuan një ABC të posaçame, të quajtur “ABC-ja e Bashkimit”; ABC-ja u botua në librin ABETARI. Një grup tjetër shkodranësh të penës me Ndre Mjedën në krye, në vitin 1901 krijoi shoqërinë “Agimi”; po në këtë vit Mjeda ndërtoi dhe përhapi një ABC të ndryshme nga ajo e “Bashkimit”. ABC-ja në fjalë, sipas Justin Rrotës, u vu menjëherë në përdorim dhe zuri vend të parë. Në vitin 1906 e mbrapa në ballë të luftës për ABC-në shqip zuri vend Aleksandër Xhuvani (Dok Sula), një nga gjuhëtarët më të shquar të kombit shqiptar. Kështu, Kongresi historik i ABC-së shqip në Manastir, nëntor 1908, përmbylli një punë disa-shekullore përpjekjesh dhe dha kështu albabetin e përbashkët kombëtar të gjuhës shqipe. Në përfundim mund të thuhet: E para: Traditat historiko-kulturore për ABC-në e shqipes, për shkrimin e saj, janë

|TETOR-DHJETOR 2008

35

shekullore dhe të shumta, ato përfshijnë ndihmesën e shumë brezave. Historiku i ABCsë shqip është dëshmi e gjallë e qëndrimeve antishqiptare të armiqve kombëtarë. E dyta: Gjuha shqipe, nga mugëtira e shekujve, shkundi pluhurin dhe doli zonjë në tryezën e simotrave të saj, e aftë të krijojë një kulturë dhe letërsi me përmasa europiane, ku spikasin shkrimtarët e mëdhenj kombëtarë, që nga Naim Frashëri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, etj. E treta: Sfida e gjuhës shqipe sot kërkon që të gjithë, dhe jo vetëm studuesit, ta mbrojnë nga fjalët e dhe ndërtimet e huaja dhe ta ruajmë të pastër dhe të bukur. Së fundi: Në vështrim më të gjerë, përdorimi i shqipes së njësuar kombëtare nga gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, si edhe nga institucionet fetare të të tre besimeve, nëpër ceremoni e rituale, është kërkesë e kohës: Shqip, shqip, shqip. Së fundi, dhe më e rëndësishmja, meriton të përgëzojmë Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe titullarin e saj të nderuar Dom Pjeter Popajn, që na mblodhi sot këtu, në këtë asamble publike shkencore në nderim të 100-vjetorit të Kongresit e ABC-së shqip. Kjo dëshmon, edhe një herë, se ky institucion, është bërë vatër e dashur për të gjithë shqiptarët. Po ta vështrojmë më të gjerë, përdorimi i shqipes së njësuar kombëtare nga gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, si edhe nga institucionet fetare të të tre besimeve, në ceremoni e rituale, është kërkesë e kohës: Shqip, shqip, shqip. Falemnderit! BIBLIOGRAFI Eqrem Çabej: “Hyrje në Indoeuropianistikë” (Leksionet e Prishtinës), 2008 Eqrem Çabej: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, Tiranë 1994 Shaban Demiraj: “Eqrem Çabej”, Tiranë 1990 Agron Fico: “Akademik Eqrem Çabej-gjeniu i shqipes moderne”; gazeta “Shqip”, 14 qershor 2008 Dhimitër S. Shuteriqi: “Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850”, Tiranë 1963 Ibrahim D. Hoxha: “Nëpër udhën e penës shqiptare”, Tiranë 1984 Xheladin Gosturani: “Historia e Albanologjisë”, Tiranë 1999 Niko Stylos: Fjalori i Marko Boçarit, Tiranë 2007


36

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908)

Një komb, një gjuhë Gjergj Fishta i drejtohet delegateve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Imam Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e mbeshtetur rëndësinë e mesazhit të tij.

BARDHYL UKCAMAJ Nju Jork,16 shtator 2008

Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Nje ngjarje themeltare per kulturen e re te shqiptareve: krijimin e alfabetit dhe njesimin e gjuhes se shkruar shqipe.

Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxori një lajmërim me titull: Mallkimi i shkronjave shqipe. Shqiptarët, si i vetmi popull nën sundimin osman në lindjen evropiane ishin të detyruar të shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Fëmijët myslimanë duhet të shkonin në shkollën e xhamisë ku mësonin turqisht, fëmijët e krishterë ortodoksë duhet të mësonin greqisht. Mësimi në shqip ishte i mundur

Pak histori... Shqiptaret, megjithëse krijues e bartës të një prej gjuhëve me te lashta të qyteterimit njerëzor, ishin të vetmit në Perandorinë Osmane që me Dekretin e Gjylhanesë të vitit 1839,u ndaluan nga e drejta e arsimimit në gjuhën amtare me pretekstin se nuk formonin një kombësi më vete. Për lashtësinë e gjuhës sonë mund t’u referohemi linguistëve të mëdhenj si Franz Bopp dhe August Schleicher (gjermanë), Holger Pedersen (danez), qe u morën me studimin e shqipes. Bopp-i ishte i mendimit se shqipja zinte një vend të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, kurse Schleicher-i e mbante për një gjuhë pellazgjike. Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe kishte lëshuar sulltani i Perandorise Osmane më 31.5.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke dhe lufta kundër gjuhës shqipe. (Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën THESALONIKI më 14. 8. 1999). ”Sulltani dhe Porta shqetësoheshin për gjithçka që ishte shqiptare: postave, doganave dhe sidomos agjentëve te policisë iu ishte dhënë urdhër të sekuestronin të gjitha shkrimet, të gjitha korrespondencat në gjuhën shqipe. Dhjetëra e dhjetëra veta u burgosën, u persekutuan, u ndoqën sepse tek ata u gjetën copa letre te shkruara në shqip”, shkruan Lumo Skëndo ( pseudonimi i M. Frasherit) në revistën “Bashkësia e Kombeve”, Paris.

Deri në fillimet e Rilindjes sonë kombëtare shkollat fetare katolike ne veri mbetën të vetmet ku praktikohet mësimi i gjuhës shqipe. Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur në rrafshin politik, ishin synimet kryesore të Rilindjes sonë kombëtare. “Me paraqitjen e krizës lindore në skenën historike, këta arkitektë të identitetit unik kombëtar, këta udhërrëfyes të së ardhmes sonë të sigurt, themeluan Lidhjen e Prizrenit, organizuan Kongresin e Manastirit, shkruan himnin kombëtar, themeluan shtetin e parë shqiptar, përkufizuan me thjeshtësi gjeniale aksiomat e strategjisë kombëtare, si “Dielli për shqiptarët lind në Perëndim” (Arbër Xhaferri në shkrimin me titull ”Urtësia” Shekulli, 14 dhjetor, 2002)

Bardhyl Ukcamaj

vetëm në shkollat katolike të cilat funksiononin si shkolla fetare. Kisha katolike shqiptare, e ndërgjegjshme se ekzistenca kombëtare mund të ruhej vetëm përmes mësimit në gjuhën amtare, i kushtoi rëndësi hapjes së shkollave në shqip në zbatim të vendimeve të Koncillit të Arbërit. Arsimi katolik mori vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ‘’Françeskane’’ që më vonë do quhej ILYRIKUM. Shkolla katolike në Shqipërinë e Veriut funksionuan falë protektoratit austrohungarez dhe fondeve të kësaj perandorie. Këto shkolla fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe. Faik Konica si shumë intelektualë të tjerë të kohës, te cilet dhane nje kontribut te shquar ne fushen e gjuhesise dhe te kultures shqiptare paten mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.

Rilindësit shqiptarë e bënë devizë të tyre luftën për arsimin në gjuhën shqipe. Hartimi i librave dhe çelja e shkollës shqipe ishte hap i parë për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare. Duke e pasur parasysh se“gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësisë” që në mesjetë ishin botuar një sërë librash dhe gramatikash të shqipes nga klerikët katolikë. Gjatë shek.XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrengës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit (shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe). Apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik,“Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit. Brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të gjuhës shqipe. E para u botua në Firence nga Jeronin de Rada, më pas Gramatika e Gjuhës Shqipe në greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. Sami Frashërit botoi në


JETA KATOLIKE

Bukuresht më 1886 gramatikën në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge. Arbëreshët e Italisë mbajtën dy kongrese gjuhësore, më 1895 dhe më 1897, me shtytjen e De Radës, të Skirojt dhe Anselmo Lorecchio-s. Keto kongrese theksuan: njësimin e a-be-ce-së, përpilimin e një fjalori, themelimin e një shoqërie kombëtare shqiptare dhe zgjerimin e lidhjeve me atdheun e vjetër. Krahas Kishës katolike shqiptare, në fushën e gjuhës shqipe një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë një sërë intelektualësh shqiptarë, muhamedane e ortodoksë shqiptarë . Teodhor Kavalioti, drejtori i Akademisë se Re (1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi “Fjalorin i gjuhës sllave-grekeshqipe” si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit (të krishterët ortodoksë të Stambollit). Naum Veqilharxhi, (1767-1846) botoi në Bukuresht të Rumanisë më 1844 një abetare, të quajtur EVETARI, një libër me tetë faqe,

që më 1845 u botua më i zgjeruar. Naum Veqilharxhi vdiq i helmuar! Kostandin Kristoforidhi (1827-1895), i lindur në Skampa (Elbasan), u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipërisë; më 1882 botoi dhe një abetare në shqip, të quajtur ALFAVITAR SHQIP në gegërisht dhe toskërisht dhe një fjalor të shqipes me rreth 40 000 fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht. Fjalori u botua në Athinë më 1904. Hapja e shkollave shqipe në të gjithë vendin kërkonte edhe shpalljen e një alfabeti të pranuar në të gjitha trevat nga të gjithë shqiptarët. Problemi i një alfabeti të përbashkët shtroi domosdoshmërinë e thirrjes së kongresit të alfabetit, i cili me iniciativën e klubit “Bashkimi”, më 14 nëntor 1908 u mblodh në Manastir. Refuzimi i alfabeteve arab dhe grek dhe vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga Perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e pavarësisë. Një rol tejet të rëndësishëm në këtë “shpallje kulturore të pavarësisë” ka at Gjergj Fishta, alfabetin e të cilit përdorim edhe sot e kësaj dite. Dom Ndre Mjeda i thuri vargjet, ndoshta

|TETOR-DHJETOR 2008

37

më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë, si me poshtë: Përmbi za, që lëshon bylbyli, Gjuha shqipe m’shungullon, Përmbi erë, qi nep zymbyli, pa da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia, jan nji komb, m’u da s’duron, fundë e majë nji asht Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith na bashkon. Bektashiu Naim Frasheri shkruante: “Gjuha jonë, sa e mirë, sa e ëmbël, sa e dlirë”; ndërsa at.Fishta lëshonte mallkimin: Mallkue qoftë njaj zog shqiptari / qe kët gjuhë të perëndisë/ trazhëgim që ja la i pari/ trazhëgim s’ja len ai fmisë/ Në këtë kongres ishin të pranishëm delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Delegatë ishin shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri,


38

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri i cili ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Në ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, të kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të gjuhës shqipe, përkrahës të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit”, të “Agimit”, si dhe intelektualë të tjerë të shquar. Komisioni i ngritur ad hoc, diskutoi lidhur me tri çështje: a) a do të merrej njëri prej tri alfabeteve, b) a do të kishte një kombinim të tri alfabeteve për të nxjerrë një alfabet përfaqësues, c) a do të liheshin mënjanë të tri alfabetet dhe do dilej me një alfabet të ri. Hil Mosi, delegat i shoqërisë “Gegëni”, propozoi të krijohej një alfabet i ri, i cili të bashkonte të tri alfabetet. I këtij mendimi ishte edhe Luigj Gurakuqi me mendimin ‘që të mos i thyhej zemra askujt’. Gjergj Fishta i drejtohet delegateve me fjalët: “S’kam ardhur që të mbroj asnjë alfabet, por, të mbroj një alfabet të përbashkët”. Fjala e Gjergj Fishtes në punimet e këtij Kongresi, pati nje ndikim te madh. Kleriku musliman Imam Ibrahim Efendiu del në foltore dhe me lot në sy e përqafon Gjergj Fishtën duke e mbeshtetur rëndësinë të fjalëve të tij. Në përfundim, siç del nga raporti i Gjergj Qiriazit, u zgjodhën dy alfabete: ai i Stambollit i ndryshuar dhe një alfabet thjesht latin, që afronte me atë të shoqërisë “Bashkimi”. Eliminimi nga diskutimi i alfabeteve arabo-turk e grek dhe zgjedhja e alfabeteve me bazë latinishten dëshmon për përhapjen më të madhe të këtij të fundit si dhe percaktimin kulturor te inteligjences shqiptare te kohes. Gjuha shqipe shkruhej asokohe me alfabetin latin, grek e arabo-turk. Përveç alfabetit të shkrimtarëve të vjetër të Veriut, i cili përdorej kryesisht nga prifërinjtë katolikë në veprat dhe shërbesat fetare, në shekullin e XIX përdoreshin tri alfabete. Bejtexhinjtë si: Muhamet Çami, Dalip e Shahin Frashëri, si dhe bejtexhinjtë e shekullit XVIII, disa shoqata myslymane të

• Burek të shijshëm 7 ditë në javë •

•ME MISH • ME DJATH • ME SPINAQ • Tel. (718) 822-8955 758 Lydig Avenue • Bronx, NY 10462 Albanian For ‘YUM’ Marjan Kolndrekaj with a cheese-filled burek at Dukagjini Burektorja.

Pranojmë porosi për festat tuaja familjare!


JETA KATOLIKE

Stambollit, sillnin një traditë shkrimore në alfabetin arab. Th. Mitko, K. Kristoforidhi, J Vreto etj. përdorën kryesisht alfabetin grek. Alfabeti latin i pastër a i përzier do të ishte edhe më i përdoruri. Siç do të shihet në vijim, një vend të rëndësishëm zënë në këtë drejtim tri alfabetet latine: ai i Stambollit, i shoqërisë “Bashkimi”, si dhe ai i shoqërisë “Agimi”. Kishte edhe prirje të tjera siç është ajo e Hasan Tahsinit, sikundër më parë dhe N. Veqilharxhi, për krijimin e një alfabeti origjinal. Në fund të vitit 1909, qeveria turke ndërmori një sulm të ri kundër përdorimit të gjuhës shqipe me shkronja latine dhe nxori një dekret, sipas të cilit, gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Ne Stamboll shoqëria turkomane “Mahfeli” shtypi dhe shpërndau në Shqipëri mijëra abetare arabe. Në shkurt të 1910, në Elbasan 7000 veta protestuan kundër përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe; protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15 000 veta dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me germa arabe të dërguara nga Stambolli. Në Shkodër 60 000 katolikë dhe myslimanë nga Malësia e Madhe organizuan një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Më 1909, qeveria osmane në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjitha librat, dokumentet dhe letërsia shqipe. Armiqtë e Shqiperise bashkëpunonin ngushtë për të mbytur rilindjen e shqiptarëve. Armiku i shqiptarizmës, Ferit Pasha, i frikësuar nga shpërthimi i shpejtë i arsimit shqip (në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe) reagoi ashpër duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip. Shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër, Koto Hoxhi u internua në kështjellën e Bosforit ndërsa Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, në moshën 30- vjeçare, më 12 shkurt 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoks grek. Atë natë i vranë dhe të vëllain, Theodhos Negovanin. Priftit ortodoks, kapedan Stathi Melani, për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare, tri herë osmanllinjtë ia dogjën shtëpinë dhe librat shqip dhe me 24 dhjetor 1917, e vranë. Petro Nini Luarasi (1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës; edhe këtë kisha greke do ta mallkonte. Mihal Grameno së bashku me vëllezërit Topulli u bënë krah i fuqishëm për shpërndarjen e literaturës shqipe. Vellezerit Topulli ishin shpallur si armiqe te prendorise osmane nga pushtesit turq. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja latine, arabe, greke, sllave, apo përshtatjet e tyre, vendosmëria e delegatëve për t’i kthyer sytë nga perëndimi dhe zgjedhja e ABC-se latine ishte haptazi një shpallje kulturore e pamvarësisë nga elita e intelegjences kombetare te kohes. Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një epoke të tërë të Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të iluministëve shqiptarë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj. Ne perfundim mund te thuhet se : Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Nje pyetje lind vetvetiu ne fund te ketij diskutimi nese e shikojme

|TETOR-DHJETOR 2008

39

historine si proces dhe jo si akt, nese e lexojme historine ne funksion te se ardhmes : A kane shqiptaret sot nevoje per nje kongres kombetar per te ripare zhvillimet gjuhesore ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e Shqiperi apo edhe diaspore? Une personalisht mendoj se po! Gjuha shqipe ka nevoje per nje norme te re qe te pasqyroje zhvillimet e shoqerise shqiptare ne hapsirat ballkanike. Gjithashtu se eshte imediate unifikimi i testeve shkollore ne keto hapsira. Ju faleminderit

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

Office: 845-526-8001 Cell: 914-447-1144

24/orë 7/ditë

H-2 Hummer up to 20 passengers Telefononi pronarin

Anton Gjokaj

In the picture me and Excursion up to 12 Passengers

Crysler Hemi up to 12 passengers

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453


40

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

2008 Gjatë vitit 2008 në Famillinë tonë: Janë Pagëzuar: 197 Janë Krezmuar: 60 Kanë marrë Kungimin e Parë: 60 Kanë vu Kurorë: 61 Kanë ndërrua jetë: 31


JETA KATOLIKE

Luka Qarri Prindër: Mark & Greta Qarri Kumbarë: Vinny & Jolanda Zadrima Valentina Elizabeth Vuktilaj Prindër: Alfred & Jehona Vuktilaj Kumbarë: Vilton & Vera Vukaj Jonathan Berisha Prindër: Florin & Armanda Berisha Kumbarë: Anton & Nora Berisha Julia Culaj Prindër: Gjelosh & Drita Culaj Kumbarë: Gjok & Leze Selca Denisa Ferra Prindër: Mark & Adelina Ferra Kumbarë: Pavlin & Mirjana Lufaj Dorina Ferra Prindër: Mark & Adelina Ferra Kumbarë: Pavlin & Mirjana Lufaj Adrianna Gojcaj Prindër: Nikola & Lisa Gojcaj Kumbarë: Nikolla & Vera Gjurashevic Adrianna Isabelle Lulaj Prindër: Nikoll & Leonora Lulaj Kumbarë: Petar & Cristina Pecovic Anderson Marku Prindër: Freddy & Armira Marku Kumbarë: Preng & Violeta Kolaj Robert Mirashi Prindër: Albert & Antoneta Mirashi Kumberë: Oton & Arta Ukaj Nicoletta Nicaj Prindër: Nua & Zine Nicaj Kumberë: Vasel Balbona & Maria Thompson Denise Paljusevic Prindër: Leka & Fjoralba Paljusevic Kumberë: Nikoll & Angjelina Lulgjuraj Isabella Bekaj Prindër: Gasper & Christina Bekaj Kumberë: Stephan & Beta Gashi

41

Pagëzime

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë

Nikolle Lumaj Prindër: Leke & Zana Lumaj Kumbarë: Dritan Pepaj & Leze Lumaj

|TETOR-DHJETOR 2008

Mateo Cutaj Prindër: Augustin & Lillian Cutaj Kumbarë: Martin & Loreta Vulaj

Christian Marvucic Prindër: Pero & Vera Marvucic Kumbarë: Andreja & Kame Nilovic

Diana Ernestina Dedi Prindër: Ernest & Arta Dedi Kumbarë: Kolec & Bardhe Lukaj

Monika Rrapi Prindër: Martin & Rregjine Rrapi Kumbarë: Ndrec & Gjulane Rrapi

Adelina Dodaj Prindër: Ardian & Kristina Dodaj Kumbarë: Mikel & Christina Matici

Viktor Nua Berishaj Prindër: Mark & Lula Berishaj Kumbarë: Nikoll Nicaj & Elizabeth Tataj

Kristian Jaku Prindër: Valentin & Shpresa Jaku Kumbarë: Pajtim Vuktilaj & Dila Jakaj

Juliana Berisha Prindër: Engjell & Angie Berisha Kumbarë: Sander & Violeta Sinishtaj

George Krasnic Prindër: Toni & Lindita Krasnic Kumbarë: Pjeter & Drita Berisha

Juliana Gazivoda Prindër: Roka & Susan Gazivoda Kumbarë: Gjon & Justina Catalic

Nick Daniel Luca Prindër: Genc & Christina Luca Kumbarë: Palok & Maria Rudaj

Brian Tom Hotaj Prindër: Valentin & Xhuliana Hotaj Kumbarë: Vasel & Shaqe Sinishtaj

Nik Prenkaj Prindër: Mark & Lindita Prenkaj Kumbarë: Kenedi & Prene Prenkaj

Ava Marie Ivezaj Prindër: Tony & Theresa Ivezaj Kumbarë: Toma Rukaj & Lena Ivezaj

Angela Shtogaj Prindër: Arben & Arjeta Shtogaj Kumbarë: Petrit & Flora Nika

Ardian Kalaj Prindër: Stephen & Liza Kalaj Kumbarë: Mark & Alexandra Stanaj

John Harrison Skrelja Prindër: Sander & Susan Skrelja Kumbarë: Zef & Vitore Shala

Christiana Kqira Prindër: Vitor & Margareta Kqira Kumbarë: George Gjelaj & Nora Shabani

Lindsay Ann Ulaj Prindër: Luca & Maria Ulaj Kumbarë: Malota & Liliana Ivezaj

Marianna Kqira Prindër: Vitor & Margareta Kqira Kumbarë: George Gjelaj & Nora Shabani

Gia Isabella Elezaj Prindër: Leka & Laura Elezaj Kumbarë: John Elezaj & Erica Martineau

Lorenzo Fernando Paniccia Prindër: Lawrence & Roza Paniccia Kumbarë: Jason Paniccia & Angelina Rapisardo

Gabriel Zander Elezaj Prindër: Leka & Laura Elezaj Kumbarë: Chris Hoffman & Jockelyn Elezaj Leonora Biga Prindër: Agim & Bjeshka Biga Kumbarë: Dede & Lucie Prendaj Aldo Biga Prindër: Agim & Bjeshka Biga Kumbarë: Dede & Lucie Prendaj Sarah Coku Prindër: Leonard & Elona Coku Kumbarë: Nikoll & Vera Pali Romena Dekaj Prindër: Rrok & Mri Dekaj Kumbarë: Ardit & Dorina Dekaj Cinderella Gjuraj Prindër: Pjerin & Eglida Gjuraj Kumbarë: Deda & Gjovana Gjonaj

Matthew Saljanin Prindër: Marko & Garentina Saljanin Kumbarë: Ded & Tereze Grimci Arber Bert Kola Prindër: Muse & Lezabet Kola Kumbarë: Gjergj & Jozefina Nrecaj Sarah Victoria Rrasi Prindër: Paul & Anita Rrasi Kumbarë: Anton & Shpresa Toplanaj Arsi Tinaj Prindër: Arben & Silvana Tinaj Kumbarë: Luigj & Vitore Vushaj Gabriel Toplanaj Prindër: Anton & Shpresa Toplanaj Kumbarë: Paul & Anita Rrasi Christian Cukaj Prindër: Muse David & Elizabeta Cukaj Kumbarë: Gasper Cukaj & Adelina Saljanin

Franco Gjon Gjelaj Prindër: Vasel & Lizabeta Gjelaj Kumbarë: Leo & Katelina Gojcaj

Vincent Paul Karaqi Prindër: Leonard & Renata Karaqi Kumbarë: Migjen & Mona Markaj Leonora Nilaj Prindër: Nikolle & Nora Nilaj Kumbarë: Mirash & Mirela Mali Justina Pervorfi Prindër: Nue & Pervorfi Kumbarë: Ronard & Manike Pervorfi Angjella Preldakaj Prindër: Pellumb & Shqiponje Preldakaj Kumbarë: Emilio Frangaj & Valbona Bujaj Albina Preldakaj Prindër: Pellumb & Shqiponje Preldakaj Kumbarë: Emilio Frangaj & Valbona Bujaj Eva Vacaj Prindër: Sokol & Blerina Vacaj Kumbarë: Pellumb & Mirela Vilajeti Jessica Krista Vukeli Prindër: Nikola & Diana Vukeli Kumbarë: Pjeter & Leonora Gjelaj Paul Jana Prindër: Lorenc & Luljeta Jana Kumbarë: Kanto & Pranvera Smajlaj Valentino Marini Prindër: Sandro & Nora Marini Kumbarë: Anton & Ana Markola Sarah Pepa Prindër: Paulin & Elvira Pepa Kumbarë: Genc & Dila Gjoni Ema Preldakaj Prindër: Agim & Ankelete Preldakaj Kumbarë: David & Dijella Smajlaj Mark Preldakaj Prindër: Lush & Fatmira Preldakaj Kumbarë: Martin & Agetina Smajlaj Zef Dedvukaj Prindër: Gjergj & Victoria Dedvukaj Kumbarë: Luigj & Olivia Camaj Joseph Anton Bojaj Prindër: Anton & Claudia Bojaj Kumbarë: John Ujkaj & Daniela Sennita


42

JETA KATOLIKE

|TETOR-DHJETOR 2008

I n

M m o r i a m

Tereze Smajlaj, 94-vjeç Vdiq më 2 Gusht 2008 U varros në vendlindje

Prenka Makovic, 52-vjeç Vdiq më 2 Nëntor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Deda Elezaj, 85-vjeç Vdiq më 10 Tetor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Zoja Velaj, 68-vjeç Vdiq me 17 Tetor 2008 U varros ne varrezat "Gate of Heaven" në New York

Pjeter Marku, 89-vjeç Vdiq më 13 Tetor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Mark Gaspri, 69-vjeç Vdiq më 18 Nëntor 2008 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Pavle Kaljevic, 52-vjeç Vdiq më 20 Tetor 2008 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Pushofshin në paqë !

FARENGA BROS.INC. Funeral Homes BRONX 718-654-0500 920 ALLERTON AVENUE Salvatore Farenga Sr.

Proprietors

Salvatore Farenga Jr.

“The Difference is in the Caring”

Ciao

Restaurant

Zef Gjelaj Private Party rooms available for up to 90 people. Special Care and attention for Albanian Parties. Ciao Restaurant 5-7 John Albanese Place Eastchester, NY 10709

Tel: (914) 779-4646 • Fax: (914) 961-0397


JETA KATOLIKE

Kurorëzime TETOR-DHJETOR 2008

|TETOR-DHJETOR 2008

43

Vinko Delic me Gloria Gjelaj Më 4 Tetor 2008

Rozan Simoni me Nora Sinishtaj Më 12 Tetor 2008

Anton Kalaj me Teresa Dedvukaj Më 1 Nëntor 2008

Leke Lumaj me Zana Vukaj Më 5 Tetor 2008

Anto Pepdjonovic me Kristina Kolaj Më 18 Tetor 2008

Vivian Jones me Lisa Donovic Më 7 Nëntor 2008

Gazmend Shala me Valbone Gjykaj Më 1Tetor 2008

Don Juncaj me Sophia Saljanin Më 18 Tetor 2008

Anton Malota me Fitore Khaloshi Më 22 Nëntor 2008

Leonard Bujaj me Mirela Gini Më 11 Tetor 2008

Frank J. Donovic me Shpresa Nrecaj Më 25 Tetor 2008

Prenka Shkreli me Orsolia E. Pandi Më 29 Nëntor 2008

Bernard Nrecaj me Dijana Pepdjonovic Më 12 Tetor 2008

Arben Shtogaj me Arjeta Gjecaj Më 26 Tetor 2008

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

w w w. a l b a n i a n i nv i t a t i o n s . c o m

Two Star Restaurant

Homemade Mediterranean Cuisine

Izet (Danny) Kolenovic 718 East 187th Street, Bronx, NY 10458 • Tel 718-220-8780 Open 7 Days A Week



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.