JK # 51

Page 30

30

JETA KATOLIKE

|KORRIK-SHTATOR 2008

shumë të ndërsjelltë.Komunikojme si vëllezër të një gjaku që jemi. Dëshiroj një ditë, sinqerisht në një vënd të përbashkët të kemi një “reunion” (bashkim brezash) të përzëmërt të trungut familjar.Shpresoj të më realizohet kjo dëshirë.Duket ekstreme por shumë e mundëshme për tu realizuar. 9-Si ndjeheni si një qytetar i Kosovës,si poet, por edhe si një aktivist i shquar për cështjen kombëtare dhe kosovare, këtu në Diasporë,për zhvillimet më të fundit në Kosovë,dhe statusin që gëzon atdheu yt?Si i shikoni përpjekjet e politikës kosovare,shqiptare dhe ndërkombëtare, për njohjen e Pavarësisë së Kosovës,nga diplomacia botërore? -Ndjehem padyshim shumë i lumtur që ma në fund edhe ne po dalim në dritëe.Fundja më mirë vonë se kurrë!-thotë populli.Po japim prova se dijmë, duam e ia dalim.Po dëshiroj ta njohim e respektojmë së pari njëri tjetrin,se duke u respektuar si komb,si vëlla,,e më pas duke qënë mirë në familje, respektojmë të tjerë. Ndoshta njohjet po bëhen spontanisht, po na pranon bota dhe Europa, gabimet që bënë me ne gjatë shekujve.Janë tallur me ne mjaft,por tani janë bindur se shqiptarët janë faktor kyc,në Ballkan.Të shpresojmë!.Por mua si zemër të ndjeshme poeti, që kam- lutem për një

Shqipëri të madhe etnike, por gjithmonë duke respektuar fqinjësinë e mirë, se janë popuj më të vegjël se ne.Ne ishim dhe mbetemi brumi më i mirë në Ballkanin plak,dikur bënim historinë. Tani bota e ka kuptuar se ne i kemi dhënë shumë njerës të artit, pushkës,dhe penës. Bëmë kulturën e Gadishullit, me mirësjellje dhe virtytet më të larta njerëzore.Pavarësia e Kosovës, hyrja e Shqipërisë në NATO,inkuadrimi në Bashkësinë europiane,bën të ditur se tani edhe ZOTI po punon për shqiptarët. 10-JU menaxhoni disa restorante me emër në shtetin e Connecticut-it.Si mundeni Ju,të balanconi, profesionin tuaj me krijjimtarinë dhe aktivitetin kombëtar? -Vërtet unë punoj në një nga restorantet e bisnesit familjar, të përfshirë në industrinë kulinare,që më jep komoditet të mjaftuar për punë. Duke punuar për familjen, kam kohë që të kontribuoj edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan,brenda mundësive të mija. Kam dëshirë të jem aty ku dy shqiptarë bashkohen, në të mirë të komunitetit e atdheut, dëshiroj që me mundësinë time prej intelektuali,t’i grish edhe të tjerët në sofrën e paqes e miqësisë,sepse duke qënë bashkë -jemi të fortë.Po mos të isha duke punuar për familjen s’di si do t’ia dilja,. Kam një mirëkuptim të ndjeshëm nga

bashkëshortja, djemtë dhe vajzat. 11-Ju jeni babai i pesë fëmijve. Tre nga vajzat Tuaja, Linda,Furtuna dhe Aulona, janë sportiste, yje të futbollit(soccer),në Amerikë.Meqë mu dha rasti dëshiroj t’i përshëndes e t’ju uroj Sukssese!Sa ju mbështetin, bashkëshortja, fëmijët, në impenjimet për krijimtarinë Tuaj? -Po nuk punove si ekip,i koordinuar mirë, nuk ka sukses.Jemi skuadër komplet e plotësojmë njëri-tjetrin.Të jem objektiv. Mua më ndihmuan shumë fëmijët, pikërisht dy djemtë, të cilët akoma pa i mbushur pranverat e duhura të moshës,ju përveshën punës.Që të dy, Simoni e Noli janë mekanikë shumë të mirë dhe kanë bisneset e tyre, dy automekanik punues, dhe janë të suksesshëm në punë.Kanë punësuar disa punëtorë gjithashtu..Vajzat edhe këto i ka bekuar Zoti, që të trija studiojnë,janë futbollistet më të mira në SHBA,përvec që janë edhe studente të mira. Linda studion për stiliste mode,Furtuna për shkenca politike, Aulona në shkollë të mesme. Unë mburrem që i kam. Nga sporti kanë përfituar shumë. Kanë përfituar bursa marramëndëse,që cdo kush do i kishte lakmi.Në këtë moment që po bisedojmë i bëj pyetjen vetes:-A është e mundur të jem kaq me fat me fëmijët e mij?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.