JK # 81 (2016)

Page 1

Shtegtaria e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Itali, me rastin e Shenjtërimit të Nënës Tereze prej 1 deri 10 Shtator, 2016


2

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

P ë r m b a j t j a

-

C o n t e n t s

Jeta Katolike • Viti LI, Numri 1 Janar-Mars 2016 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: Krishti u ngjall, Aleluja ............................................................3

Papa Françesku: Krishti i ngjallur i tregoftë shtigjet e shpresës ........................4

The Risen Christ Points Out Paths of Hope ..........................5

4

Imz. Dodë Gjergji: Mesazhi i Pashkëve .............................................................6

Nga Famullia Jonë ................................................................................................7

Pope St. Leo the Great: On the Lord’s Resurrection............................................8

Mark K. Shkreli:

Edhe një gur për ndërtimin e Katedrales ..............................................................12

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës

Tivari me arqipeshkëv të ri....................................................................................14 Don Lush Gjergji: Papët dhe Nëna Tereze .........................................................14

Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj

Dan Burke:

Kryeredaktor: Mark K. Shkreli

Dan Burke:

Redaktor (anglisht): Simon Vukel

Frank Shkreli:

Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin, Ismer Mjeku Martin Smajlaj, Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota Tomë Paloka Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

Luigj Çekaj:

6

www.jetakatolike.org

The Church.............................................................................18

The prayer of Jesus ...............................................................19

Çifti Reagan dhe Nëna Tereze ...............................................20

Shkreli si “Titaniku” nepër vjershat e poetit Gjeto Turmalaj ...22

Ftesë nga Ulqini

................................................................................................25

H. Longfellow:

Scanderbeg ............................................................................28

Dom Lush Gjergji: Gasper Gjini ...........................................................................26

Murat Gecaj:

Bajram Curri ..........................................................................29

Meti Fidani:

Marie Tuci...............................................................................31

Redaksia:

Ndrroi jetë ish redaktori i Jetës Katolike Ndoc Vulaj ..............34

Gjekë Gjonlekaj: Presidenti Johnson dhe Carter për Nolin dhe Kadarenë .......32

10

Lëvizjet demografike .............................................................................................35

26 28 32

14

Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

Që nga 4 shtatori, Shën Tereza e Kalkutës ...........................10

20 29


Jeta Katolike Janar-Mars 2016

3

■ Dom Pjetër POPAJ

D

uke dëgjuar shpesh përmbi të Ngjallurit e Krishtit nganjëherë mund të thojmë, “Po, po, e dij se çka ka ndodhur”. Kur ne thojmë Krishti u Ngjall nuk është vetëm një shprehje e përsëritur apo një “cliché” por realitet. Nuk është një pyetje apo provë por dëshmi besimi; është një gëzim që del prej brendësisë sonë. Kjo vërteton se Krishti është ngjallur për ty e për mua, për ta shkatrruar vdekjen tonë dhe t’na japë jetën e amshuar. Prandaj ne përgëzohemi duke thënë me psalmistin: “Kjo është dita që na e dhuroi Zoti, të galdojmë e të gëzojmë në Të!” (Ps.118:24) Aleluja! Aleluja! Për mijëra vjet kemi pritur këtë ditë. Kremtimi më i madh i Beslidhjes së Vjetër dhe Beslidhjes së Re është Ringjallja e Krishtit prej se vdekurish. Në qoftë se Krishti nuk është ngjallur prej se vdekuri feja e jonë është e kotë shkruan Shën Pali.(1Kor.15:14) Të ngjallurit e Krishtit na kujton se ka jetë përtej varrit dhe se shpirti ynë është i pavdekshëm. Trupi vdes por shpirti jeton për amshim me Hyjin. Ne duhet ta pyesim vetën se çka është qëllimi i jetës sonë? Krejt qëllimi është për t’u përgaditur për jetën tjetër.

Përndryshe i përngjajmë trenit që del prej shinave. Ne jemi krijuar dhe jetojmë për ta njohur Zotin, për ta dashur dhe adhuruar vetëm Atë. Kur të dalim në gjyq para Tij, Ai nuk ka për t’na pyetur sa pasuri kemi pasur, por sa u kemi ndihmuar skamnorëve. Ose, çfarë pozite pune kemi pasur, por sa të përvuajtur e të dashur kemi qenë me të tjerët. Jo, sa të fort kemi qenë fizikisht, por sa të qëndrueshëm në fe e besim në Të. Kur të vdesim nuk marrim kurrgjë me vete, përveç bamirësirave që kemi bërë. Një ushtar amerikan kishte humbur të dyja këmbët në luftë në Vietnam. Mbas njëzet vitësh vërteton se qëndrueshmëria vjen nga zemra. Një ditë, ndërsa ishte duke kaluar rrugës, dëgjon një grua duke bërtit me zë të lartë për ndihmë. Ai në karrocë shpejton të shkojë ku ishte gruaja. Çka kishte ndodhur? Vajza tri vjeçare kishte rënë në pishinë. Ajo kishte lindur pa duar dhe tani ishte e fundosur. Ushtari menjëherë hidhet në pishinë dhe e nxjerrë vajzën e mbytur. Dhe, ky duke i dhënë frymë, i thonte nënës mos të qaj,

vajza do të shpëtojë. Unë kam qenë duart e saja në pishinë, tani unë jam mushkritë e saja e së bashku do të shpëtojmë. Pas disa sekondave vajzës i vjen fryma dhe vetëdija dhe fillon të qajë. Nëna gëzohet shumë dhe e pyet ushtarin se si e ka ditë ai se vajza do të shpëtojë. Ai i thotë që nuk e ka dijtë por se i kujtohet përjetimi i tij kur i ka humbur këmbët në luftë. “Isha vetëm në një fushë të madhe. Kurrkush nuk ishte aty përveç një voglushe vietnameze që më ka marrur zharg. Mezi që më luante vëndit dhe më thonte mos ki frikë, unë bëhëm këmbët tua dhe sëbashku do të shpëtojmë. Zëri i saj më ka mbajtur gjall edhe unë deshta të bëhëm ai zë për vajzën tuaj. Gjithashtu edhe ne duhet të bëhemi Zëri i Krishtit, e Gjymtyrët e Tija për njëri tjetrin. Krishti i Lum na porositë: “Mos grumbulloni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku… Mblidhni për vete visare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku” (Mat. 6:19-21). Ne kemi një ardhmëri të mrekullueshme që na pret—

Parrizin. Shën Pali, në letren drejtuar Filipianve (3:20-21), thotë se, “Atdheu ynë është qielli, nga presim se vjen si Shëlbues Jezu Krishti Zot. Ai do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë në një trup të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm në saje të pushtetit që ka të nënshtrojë nën sundimin e vet gjithçka”. Vetëm të mendojmë pak se kemi për tu shndërruar dhe kemi për tu bërë të lumturuar sikur Krishti. Kjo na dhurohet prej Zotit nëpërmjet Sakramentit të Pagëzimit. Në atë ditë ne kemi vdekur me Krishtin dhe jemi ngjallur me Të. Të Djelën e Pashkëve, heret në mëngjez, Maria Magdalenë e pastaj Pjetri e Gjoni shkojnë te varri dhe gjejnë rrasën e rrokullisur prej grykës së varrit. Kjo është rrasa që pengon shumë njerëz të takojnë Krishtin e ngjallur. Ne duhet vazhdimisht ta largojmë këtë rrasë, që janë mëkatet tona, që ta marrim Krishtin në zemër. Vetëm kur takohemi me Të mund të hyjmë në jetën e Tij. Kujto si jeta e Shën Palit ka ndrruar krejtsisht mbas takimit me Krishtin e Ngjallur në udhëtim për Damaskë. Në qoftë se akoma nuk je takuar me Krishtin e ngjallur, largoje edhe ti rrasen e varrit!


4

Papa Françesku: Krishti i ngjallur i tregoftë shtigjet e shpresës

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

“Lavdroni Zotin, sepse është i mirë Sepse e amshueshme është dashuria e tij!” (Ps 135:1) Të dashur vëllezër e motra: gëzuar Pashkët!

Jezu Krishti, mishërim i mëshirës së Zotit, për dashuri vdiq në kryq e për dashuri edhe u ngjall. Prandaj sot shpallim: “Jezusi është Zoti!”. Ngjallja e Tij përmbush plotësisht profecinë e Psalmit: mëshira e Zotit është e amshueshme, dashuria e tij është përgjithmonë e jetës, nuk vdes kurrë. Prej këndej, mund të besojmë plotësisht në Të e ta falënderojmë, sepse për ne zbriti deri në fund të honit. Përballë greminave shpirtërore e materiale të njerëzimit, përballë golleve që hapen në zemra e që shkaktojnë urrejtje e vdekje, vetëm mëshira e pambaruar mund të sjellë shëlbimin. Vetëm Zoti mund t’i mbushë, me dashurinë e Tij, këto golle, këto hone, e të na ndihmojë të mos fundosemi, por të vijojmë të ecim së bashku kah Toka e lirisë dhe e jetës. Lajmi i gëzuar i Pashkëve: Jezusi, i kryqëzuari, nuk është këtu, u ngjall!(krh Mt 28:56), na jep sigurinë ngushëlluese se humnera e vdekjes u kapërcye e, me të, u mposhtën zija, vaji e ankthi (krh Vap 21:4). Zoti , që pësoi braktisjen e dishepujve të vet, barrën e dënimit të padrejtë dhe turpin e vdekjes çnderuese, na bën tani pjesëtarë të jetës së Tij të pavdekshme e na jep sytë e Tij të dhimbshëm e të mëshirshëm, për t’i parë me ta të uriturit e të eturit, të huajtë e të burgosurit, të përjashtuarit e të flakurit jashtë radhëve të shoqërisë, viktima të padrejtësisë e të dhunës. Bota është plot me njerëz që vuajnë në korp e në shpirt, ndërsa kronikat e përditshme mbushen me lajme krimesh mizore, që shpesh herë kryhen edhe brenda mureve shtëpiake, si dhe konfliktesh të armatosura, në shkallë të gjerë, që i detyrojnë popullsi të tëra t’i nënshtrohen provave të papërshkrueshme. Krishti i ngjallur i tregoftë shtigjet e shpresës Sirisë, vendit të dërrmuar nga konflikti i gjatë, me zinxhirin e shkatërrimit, të vdekjes, mospërfilljes të së drejtës humanitare dhe shthurjes së bashkëjetesës civile. Pushtetit të Zotit të ngjallur ia besojmë bisedimet, në vijim, që me vullnetin e mirë dhe bashkëpunimin e të gjithëve, të mund të mblidhen fryte paqeje e të fillojë ndërtimi i një shoqërie vëllazërore, që respekton dinjitetin dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. Mesazhi i jetës, që jehoi me gojën e Engjëllit pranë gurit të rrokullisur të varrit, e mposhtët ngurtësimin e

zemrave dhe nxitët takimin e frytshëm të popujve e të kulturave në zona të tjera, si pellgu i Mesdheut dhe Lindja e Mesme, posaçërisht në Irak, Jemen e Libi. Shëmbëllimi i njeriut të ri, që shkëlqen mbi fytyrën e Krishtit, favorizoftë bashkëjetesën ndërmjet Izraelitëve e Palestinezëve në Tokën Shenjte, ashtu si dhe gatishmërinë durimtare e angazhimin e përditshëm në përpjekjen për të hedhur themelet e paqes së drejtë e të qëndrueshme përmes bisedimeve të drejtpërdrejta e të sinqerta. Zoti i jetës i shoqëroftë edhe përpjekjet, që synojnë arritjen në zgjidhjen përfundimtare të luftës në Ukrainë, duke i frymëzuar e duke i mbështetur edhe nismat e ndihmës humanitare, ndërmjet të cilave, lirimi i njerëzve të burgosur. Zoti Jezus, paqja jonë (Ef 2:14), që duke u ngjallur, fitoi mbi vdekjen, e nxitët në këtë festë Pashkësh afërsinë tonë me viktimat e terrorizmit, formë e verbër dhe mizore e dhunës, që nuk pushon së derdhuri gjak të pafajshëm në anë të ndryshme të botës, siç ndodhi kohët e fundit në Belgjikë, Turqi, Nigeri, Çad, Kamerun e në Bregun e Fildishtë e në Irak; i shndërroftë në sukses tharmet e shpresës dhe perspektivat e paqes në Afrikë: mendoj posaçërisht për Burundin, Mozambikun, Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut, ku vijojnë tensionet politike e shoqërore. Me armët e dashurisë, Zoti e mposhti egoizmin dhe vdekjen; Biri i Tij, Jezus është porta e mëshirës, e hapur në dy kanatat për të gjithë. Mesazhi i Tij i Pashkëve rrezatoftë gjithnjë më shumë mbi popullin e dashur venezuelan, në kushtet e vështira ndër të cilat jeton, si dhe mbi të gjithë ata, të cilët i kanë në dorë fatet e vendit, që të mund të punojnë për të mirën e përbashkët, duke kërkuar hapësira dialogu dhe bashkëpunimi me të gjithë. U bëfshin ngado përpjekje për të favorizuar kulturën e takimit, drejtësinë dhe respektin reciprok, sepse vetëm këto mund të garantojnë mirëqenien shpirtërore e materiale të qytetarëve. Krishti i ngjallur, kumtim i jetës për mbarë njerëzimin, rrezaton dritën e Tij në shekuj e na fton të mos i harrojmë burrat e gratë që shtegtojnë në kërkim të një jete më të mirë, aradhe gjithnjë më të shumënumërta emigrantësh e refugjatësh – ndërmjet të cilëve, shumë fëmijë – në ikje nga luftërat, nga uria, nga varfëria e nga padrejtësia shoqërore, të cilët,

gjatë rrugës ndeshen shpesh me vdekjen ose me refuzimin e atyre, që mund t’u japin strehë e ndihmë. Takimi i ardhshëm humanitar botëror i rangut të lartë, mos e lëntë pa e vënë në qendër njeriun me dinjitetin e tij e pa hartuar politika të afta për t’i asistuar e për t’i mbrojtur viktimat e konflikteve e të emergjencave të tjera, posaçërisht njerëzit më të ligshtë dhe të gjithë ata, që persekutohen për shkaqe etnike dhe fetare. Në këtë ditë lavdiplote, “të galdojë toka e përmbytur nga një shkëlqim kaq i madh”(krh Shpallja e Pashkëve), ndonëse e keqtrajtuar edhe e poshtëruar nga shfrytëzimi i etshëm për fitime, që e tjetërson ekuilibrin e natyrës. Kujtoj posaçërisht zonat e dëmtuara nga efektet e ndryshimeve klimaterike, të cilat gjithnjë më shpesh shkaktojnë thatësira ose përmbytje të mëdha, me pasojë, krizat ushqimore në disa vise të planetit. Me vëllezërit e motrat tona, që persekutohen për fenë e për besnikërinë e tyre në emër të Krishtit e përballë së keqes, që duket sikur ngadhënjen mbi jetën e një mori njerëzish, ridëgjojmë fjalën ngushëlluese të Zotit: “Mos kini frikë! Unë e munda botën!”(Gjn 16:33). Sot është dita e shndritshme e kësaj fitoreje, sepse Krishti e vu nën thembër vdekjen e me ngjalljen e Tij bëri të shkëlqejë jeta e pavdekësia (krh 2Tim 1:10), “Ai na bëri të kalojmë nga skllavëria, në liri, nga trishtimi në gëzim, nga zija në festë, nga errësira në dritë, nga robëria në ringjallje. Prandaj të themi para Tij: Aleluja! (Melitone di Sardi, Homelia e Pashkëve). Të gjithë atyre që, në shoqëritë tona, e kanë humbur çdo shpresë e deri shijen e të jetuarit, pleqve të dërrmuar që, në vetmi, ndjejnë t’u shuhen forcat, të rinjve, që u duket se u mungon ardhmëria, të gjithëve, u drejtoj edhe një herë fjalët e të Ngjallurit: “Ja, unë i bëj të reja të gjitha sendet… Atij, që ka etje, do t’i jap falas ujë nga burimi i jetës” (Zb 21:5-6). Ky mesazh ngushëllues i Jezusit e ndihmoftë secilin nga ne të riniset plot guxim për të ndërtuar udhë pajtimi me Zotin e me vëllezërit.


Pope Francis: The risen Christ points out paths of hope

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

“O give thanks to the Lord, for he is good, for his mercy endures for ever” (Ps 135:1)

Dear Brothers and Sisters, Happy Easter!

Jesus Christ, the incarnation of God’s mercy, out of love for us, died on the cross, and out of love he rose again from the dead. That is why we proclaim today: Jesus is Lord! His resurrection fulfils the prophecy of the Psalm: God’s mercy endures for ever; it never dies. We can trust him completely, and we thank him because for our sake he descended into the depths of the abyss. Before the spiritual and moral abysses of mankind, before the chasms that open up in hearts and provoke hatred and death, only an infinite mercy can bring us salvation. Only God can fill those chasms with his love, prevent us from falling into them and help us to continue our journey together towards the land of freedom and life. The glorious Easter message, that Jesus, who was crucified is not here but risen (cf. Mt 28:5-6), offers us the comforting assurance that the abyss of death has been bridged and, with it, all mourning, lamentation and pain (cf. Rev 21:4). The Lord, who suffered abandonment by his disciples, the burden of an unjust condemnation and shame of an ignominious death, now makes us sharers of his immortal life and enables us to see with his eyes of love and compassion those who hunger and thirst, strangers and prisoners, the marginalized and the outcast, the victims of oppression and violence. Our world is full of persons suffering in body and spirit, even as the daily news is full of stories of brutal crimes which often take place within homes, and large-scale armed conflicts which cause indescribable suffering to entire peoples. The risen Christ points out paths of hope to beloved Syria, a country torn by a lengthy conflict, with its sad wake of destruction, death, contempt for humanitarian law and the breakdown of civil concord. To the power of the risen Lord we entrust the talks now in course, that good will and the cooperation of all will bear fruit in peace and initiate the building of a fraternal society respectful of the dignity and rights of each citizen. May the message of life, proclaimed by the Angel beside the overturned

stone of the tomb, overcome hardened hearts and promote a fruitful encounter of peoples and cultures in other areas of the Mediterranean and the Middle East, particularly in Iraq, Yemen and Libya. May the image of the new man, shining on the face of Christ, favour concord between Israelis and Palestinians in the Holy Land, as well as patience, openness and daily commitment to laying the foundations of a just and lasting peace through direct and sincere negotiations. May the Lord of life also accompany efforts to attain a definitive solution to the war in Ukraine, inspiring and sustaining initiatives of humanitarian aid, including the liberation of those who are detained. The Lord Jesus, our peace (Eph 2:14), by his resurrection triumphed over evil and sin. May he draw us closer on this Easter feast to the victims of terrorism, that blind and brutal form of violence which continues to shed blood in different parts of the world, as in the recent attacks in Belgium, Turkey, Nigeria, Chad, Cameroon, and Côte d’Ivoire. May he water the seeds of hope and prospects for peace in Africa; I think in particular of Burundi, Mozambique, the Democratic Republic of the Congo and South Sudan, marked by political and social tensions. With the weapons of love, God has defeated selfishness and death. His son Jesus is the door of mercy wide open to all. May his Easter message be felt ever more powerfully by the beloved people of Venezuela in the difficult conditions which they are experiencing, and by those responsible for the country’s future, that everyone may work for the common good, seeking spaces of dialogue and cooperation with all. May efforts be made everywhere to promote the culture of counter, justice and reciprocal respect, which alone can guarantee the spiritual and material welfare of all people. The Easter message of the risen Christ, a message of life for all humanity, echoes down the ages and invites us not to forget those men and women seeking a better future, an ever more numerous throng of migrants and refugees – including many children – fleeing from war, hunger, poverty and social injustice. All too often, these brothers and sisters of ours

5

meet along the way with death or, in any event, rejection by those who could offer them welcome and assistance. May the forthcoming World Humanitarian Summit not fail to be centred on the human person and his or her dignity, and to come up with policies capable of assisting and protecting the victims of conflicts and other emergencies, especially those who are most vulnerable and all those persecuted for ethnic and religious reasons. On this glorious day, “let the earth rejoice, in shining splendour” (cf. Easter Proclamation), even though it is so often mistreated and greedily exploited, resulting in an alteration of natural equilibria. I think especially of those areas affected by climate change, which not infrequently causes drought or violent flooding, which then lead to food crises in different parts of the world. Along with our brothers and sisters persecuted for their faith and their fidelity to the name of Christ, and before the evil that seems to have the upper hand in the life of so many people, let us hear once again the comforting words of the Lord: “Take courage; I have conquered the world! (Jn 16:33). Today is the radiant day of this victory, for Christ has trampled death and destruction underfoot. By his resurrection he has brought life and immortality to light (cf. 2 Tim 1:10). “He has made us pass from enslavement to freedom, from sadness to joy, from mourning to jubilation, from darkness to light, from slavery to redemption. Therefore let us acclaim in his presence: Alleluia!” (Melito of Sardis, Easter Homily). To those in our society who have lost all hope and joy in life, to the elderly who struggle alone and feel their strength waning, to young people who seem to have no future, to all I once more address the words of the Risen One: “See, I am making all things new… To the thirsty I will give water as a gift from the spring of the water of life” (Rev 21:5-6).

May this comforting message of Jesus help each of us to set out anew with greater courage to blaze trails of reconciliation with God and with all our brothers and sisters.


6

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Mesazhi i imzot Dodë Gjergjit për Pashkët

Meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve, vëllezërve në fe dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë! Të dashur vëllezër dhe motra,

Ndryshe nga festa e Krishtlindjes, e cila na mbushë me gëzim dhe hare, festa e Pashkëve, na thërret te depërtojmë në misterin e fesë, duke na shoqëruar shpirtërisht në mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit tonë Jezu Krishtit, që është shpresa e botës. Gjatë kohë së kreshmëve, nëpërmjet agjërimit, veprave të bamirësisë dhe lutjes, jemi përgatitur shpirtërisht, që, nëpërmes thellimit në misterin e vuajtjes, të ngrihemi në lartësinë e fesë pashkvore: për të jetuar lirinë e të bijve të Hyjit, dashurinë e përkryer dhe paqen e lume. Këto janë hire, që na i dhuron Zoti i Ringjallur. Të mbushur me shpresë, gëzim dhe hare për hiret që na janë dhuruar, nëpërmjet të Ringjallurit, ne që besojmë këndojmë zëshëm “Hosana” dhe “Aleluja.” Me tingujt e kësaj kënge, shpallim dhe dëshmojmë se Jezusi, edhe pse qe i përbuzur e i kryqëzuar, Ai është Ringjallur, e ka mundur vdekjen dhe qëndron në të djathtën e Atit; se dashuria e Tij ka ngadhënjyer mbi urrejtjen dhe e keqja përfundimisht s’do të ngadhënjejë mbi të mirën, e paqja e Tij mbretëron pambarim. Ne nxënësit e Tij, të mbushur me këtë dashuri dhe paqe, nëpërmjet sakramenteve të Kishës, sidomos nëpërmjet pagëzimit, i bashkëngjitemi misterit të Pashkëve të Jezusit, ku në ne vdes njeriu i vjetër, me prirjet e veta të këqija, dhe rilindë njeriu i ri, i cili, është i bindur se urrejtja dhe lakmia, hakmarrja dhe e keqja, janë kryqëzuar së bashku me Krishtin në Kryq. Ndërsa, paqja, dashuria, gëzimi dhe shpresa, na dhurohen në

të Ringjallurin. Këto hire hyjnore, na aftësojnë të bëjmë rrugën e re të paqes, pajtimit dhe dashurisë, për t’i ftuar të gjithë njerëzit vullnetmirë, në zemrën e të cilëve vepron hiri, në mënyrë të fshehtë, që t’na bashkëngjiten në përpjekjen tonë për të promovuar bashkëjetesën në paqe. Mirëpo, edhe për të bashkëndarë dhuratat e jetës me dashuri, dhe për të qenë bashkëpërgjegjës për të ardhmen e familjeve tona e Vendit tonë. “Zbulimi i krishterë hedh një dritë të re mbi identitetin, mbi thirrjen, dhe mbi fatin e fundit të personit dhe të gjinisë njerëzore. Çdo person, është i krijuar, i dashur dhe i shpëtuar prej Hyjit në Jezu Krishtin dhe realizohet duke thurur marrëdhënie të shumëfishta dashurie, drejtësie e solidariteti me personat e tjerë, ndërsa zhvillon veprimtarinë e vet të larmishme në botë.” (Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës, nr.35). Këndej, nuk duhet të humbim kohën e dhuruar prej Hyjit, duke luftuar njëri-tjetrin, por duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, kohën dhe jetën, për ta ndërtuar “paqen mbi tokë”, në vendin tonë dhe zemrën e secilit prej nesh. Prandaj, që të arrijmë të jetojmë në këtë gjendje hiri, sigurie, gëzimi dhe shprese, lypet që të përjetojmë mëshirën e Zotit dhe të jemi të mëshirshëm si Ati, mu ashtu sikur Papa Farnçesku na mëson, në këtë Vit të Mëshirës, ta soditim fytyrën e mëshirshme të Zotit. Sepse, duke e soditë këtë fytyrë të dhimbshme e të mëshirshme, do të gjejmë ngushëllimin për mëkatet tona; forcën për të bërë kthesën e duhur, guximin për ta përqafuar Krishtin e kryqëzuar dhe të ringjallur, sepse ai është fytyra e dukshme e Zotit të dhimbshëm e të mëshirshëm. Në këtë mënyrë, ne bëhemi fytyra e Tij për të afërmin: arrijmë të shohim në çdo njeri fytyrën e Krishtit Zot, të duam njëri-tjetrin


me atë dashuri të sinqertë, vetëmohuese dhe vetëflijuese, ashtu sikur e Lumja Nënë Tereza bëri me jetën e saj. Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq,

Ky frymëzim ne fe, paqe dhe dashuri, që është shpirt pashkror i të krishterëve, na aftëson t’i dallojmë të këqijat që na rrethojmë – për më tepër – që të shqetësohemi për polarizimin e predikimeve brenda bashkësive fetare, përçarjen brenda shoqërisë, konfrontimin mes grupimeve politike, e mbi të gjitha, për fenomenin shqetësues të akteve terroriste, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim; akte këto që po marrin jetë të pafajshme, të cilat, tek popujt e shtypur e mbipeshojnë barrën e dhembjes dhe mjerimit, kurse te popujt e lirë, mbjellin frikë dhe pasiguri. Se urrejtja ka marrë përmasa që tejkalojnë të keqen e njeriut, dëshmon edhe fakti se t’bijtë e së keqes, nuk ngopeshin me vrasjen e motrave të Nënë Terezës në Jemen, por priftin e tyre e mbajnë pengë për ta kryqëzuar, pikërisht të Premten e Madhe, në ditën kur e kryqëzuan Jezusin në Kalvar. Pavarësisht marshit të këtyre të këqijave, të cilat shfaqen edhe përmes fytyrave njerëzore, shembulli i Krishtit na mahnitë dhe na dhuron fuqinë, t’i mbetemi besnik aftësisë për të falur dhe zotësisë për t’u mbrojtur, që të mos na përfshijë urrejtja. Kisha jonë, me çdo gjymtyrë të saj, nëpërmjet larmisë së detyrave, karizmave dhe shërbesave, si një mishërim i mesazhit peshkor të paqes, i ofrohet çdo njeriu në vendin tonë me dashuri, drejtësi dhe solidaritet, dhe e fton atë që: 1) Të jetë bashkëpunues në krijimin e një ambienti më të qetë, ku mund të takohen dhe konfrontohen idetë dhe ambiciet e individëve – apo grupeve shoqërore me respekt dhe qytetari, dhe të mos ketë më hapësirë për fryrje, përbuzje e konflikt. 2) Të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie laike dhe multireligjioze, ku shteti dhe shoqëria s’kanë frikë nga qytetari besimtar, por e ndihmon atë që të ketë të gjitha liritë dhe mundësit e barabarta me qytetarët tjerë. Kurse besimtarët e feve të ndryshme, do të dinë të njohin virtytet e njëri-tjetrit, dhe do t’i vejnë ato në shërbim të të gjithëve: në dobi të së mirës së përbashkët. Kështu respektohet shoqëria laike dhe multireligjioze me krejt natyrën e saj. 3) Të mos ketë frikë nga dashuria, të mos ndihet i përbuzur nga paqja e pajtimi dhe mos ta kërkojë shpresën në vdekje e as fitoren në urrejtje. Por, të hapë zemrën dhe mendjen për t’i krijuar hapësirë dashurisë dhe t’i ofrojnë dhuntitë e shpirtit e të mirat e përkohshme çdo njeriu, sidomos atyre që vuajnë, atyre që janë të nëpërkëmbur e të përbuzur, të sëmurëve e gjithë të tjerëve që kanë nevojë. Vetëm kështu, do të arrijmë të kemi gëzimin e përkryer dhe kënaqësinë e brendshme që na prinë në një jetë të lumtur.

Në mesazhin e vitit kaluar pata konstatuar: “Historia na dëshmon se një popull i cili ka shpresuar për të ardhmen e vet, s’ka gabuar kurrë.” Ne, kemi pas guximin të shpresonim në rrethana të errëta historike, ndaj do të kemi guximin të shpresojmë sot dhe nesër, sepse jemi të bindur që populli ynë është i shëndoshë, dhe kurrë nuk do të lejojë të keqën brenda vetës së vet. Sepse, sa herë një e keqe e goditë, ai dinë ta luftojë, ta mposhtë e të shërojë plagën e vet. Mbi të gjitha, besojmë se Zoti i ndryshon zemrat e njerëzve dhe i përtërinë ato me dashuri.

Ia besoj Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ringjallur secilin prej jush, duke e lutur Atë për nevojat tuaja, dhe që në zemrën e secilit prej nesh të mbretërojë dashuria, në familje tona harmonia, ndërsa në vendin tonë paqja. Për shumë mot Pashkët. Aleluja!

Imzot Dodë GJERGJI, Ipeshkëv i Kosovës

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 13 Mars 2016 – Darkë për Katedralën “Nëna Tereze”: Në Maestro’s Caterers u zhvillua edhe një darkë shumë e suksesshme fondngritëse për ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, me ç’rast u dhuruan më se një çerek milioni dollarësh.

◊ Më 20 Mars 2016 – Diela e Larit: U kremtuan tri meshë, duke përfshirë edhe Meshën solemne, në të cilën, perveç besimtarëve të shumtë, mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulzim Basha me bashkëpuntorët e tij, si dhe shumë anëtarë të organizatës panshqiptare “Vatra” me kryetarin Dr. Gjon Buçaj.

◊ Më 27 Mars 2016 – E diela e Pashkëve: Ringjallja e Zotit tonë Jezu Krishtit: Duke filluar me të Enjtën e Madhe, dhe vazhduar me të Premtën dhe të Shtunën e Madhe, me ceremoni të shumta, në Kishën tonë, u kremtuan Pashkët. Një befasi ishte pjesëmarrja e këngëtares së njohur shqiptare, Inva Mula dhe interpretimin nga ajo e disa këngëve të përshpritshme. Në përgatitje:

◊ Më 5 Qershor 2016 – Në Kensico Dam Plaza do të zhvillohet Dita e Traditës Sdhqiptare, ngjarja më masovike kulturore dhe shoqërore shqiptare, duke filluar në mesditë (ora 12). Celebrimi i traditës shqiptare vazhdon në Qendrën “Nëna Tereze” me argëtim, pije dhe gjellëra amerikane dhe shqiptare.

◊ Më 1-10 Shtator 2016 – Famullia jonë dhe Famullitari Dom Pjetër Popaj, me rastin e shpalljes së shenjtë të të Lumes Nënës Tereze, organizon shtegtari në Romë dhe vende të tjera të Italisë. Për hollësira, kontaktoni zyrën e kishës, në telefonin 914-7613523 dhe e-mail: olshkodra@aol.com.

7


8

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

EASTEr: ON THE rESUrrECTION OF THE LORD An Easter Homily from Pope Saint Leo the Great (Sermon LXXII) I. THE CROSS IS NOT ONLY THE MYSTERY OF SALVATION, BUT AN EXAMPLE TO FOLLOW The whole of the Easter mystery, dearly-beloved, has been brought before us in the Gospel narrative, and the ears of the mind have been so reached through the ear of flesh that none of you can fail to have a picture of the events: for the text of the Divinely-inspired story has clearly shown the treachery of the LORD Jesus Christ’s betrayal, the judgment by which He was condemned, the barbarity of His crucifixion, and glory of His resurrection. But a sermon is still required of us, that the priests’ exhortation may be added to the solemn reading of Holy Writ, as I am sure you are with pious expectation demanding of us as your accustomed due. Because, therefore, there is no place for ignorance in faithful ears, the seed of the Word, which consists of the preaching of the Gospel, ought to grow in the soil of your heart, so that, when choking thorns and thistles have been removed, the plants of holy thoughts and the buds of right desires may spring up freely into fruit. For the cross of Christ, which was set up for the salvation of mortals, is both a mystery and an example: a sacrament whereby the Divine power takes effect, an example whereby man’s devotion is

excited: for to those who are rescued from the prisoner’s yoke, Redemption further procures the power of following the way of the cross by imitation. For if the world’s wisdom so prides itself in its error that everyone follows the opinions and habits and whole manner of life of him whom he has chosen as his leader, how shall we share in the name of Christ, save by being inseparably united to Him, Who is, as He Himself asserted, “the Way, the Truth, and the Life” [John 14:6] – the Way that is of holy living, the Truth of Divine doctrine, and the Life of eternal happiness? II. CHRIST TOOK OUR NATURE UPON HIM FOR OUR SALVATION For when the whole body of mankind had fallen in our first parents, the merciful GOD purposed so to succour, through His only-begotten Jesus Christ, His creatures made after His image, that the restoration of our nature should not be effected apart from it, and that our new estate should be an advance upon our original position. Happy, if we had not fallen from that which GOD made us; but happier, if we remain that which He has re-made us. It was much to have received form from Christ; it is more to have a substance in Christ. For we were taken up into its own proper self by that

Nature (which condescended to those limitations which loving-kindness dictated and which yet incurred no sort of change). We were taken up by that Nature, which destroyed not what was His in what was ours, nor what was ours in what was His; which made the person of the Godhead and of the Manhood so one in Itself that by coordination of weakness and power, the flesh could not be rendered inviolable through the Godhead, nor the Godhead passible through the flesh. We were taken up by that Nature, which did not break off the Branch from the common stock of our race, and yet excluded all taint of the sin which has passed upon all men. That is to say, weakness and mortality, which were not sin, but the penalty of sin, were undergone by the Redeemer of the World in the way of punishment, that they might be reckoned as the price of redemption. What therefore in all of us is the heritage of condemnation, is in Christ “the mystery of godliness.” For being free from debt, He gave Himself up to that most cruel creditor, and suffered the hands of Jews to be the devil’s agents in torturing His spotless flesh. Which flesh He willed to be subject to death, even up to His (speedy) resurrection, to this end, that believers in Him might find neither persecution intolerable, nor death terrible, by the


remembrance that there was no more doubt about their sharing His glory than there was about His sharing their nature. III. THE PRESENCE OF THE RISEN AND ASCENDED LORD IS STILL WITH US And so, dearly-beloved, if we unhesitatingly believe with the heart what we profess with the mouth, in Christ we are crucified, we are dead, we are buried; on the very third day, too, we are raised. Hence the Apostle says: “If ye have risen with Christ, seek those things which are above, where Christ is, sitting on GOD’S right hand: set your affections on things above, not on things on the earth. For ye are dead, and your life is hid with Christ in GOD. For when Christ, your life, shall have appeared, then shall ye also appear with Him in glory.” [Colossians 3:1-4] But that the hearts of the faithful may know that they have that whereby to spurn the lusts of the world and be lifted to the wisdom that is above, the LORD promises us His presence, saying, “Lo! I am with you all the days, even [until] the end of the age” [Matthew 28:20]. For not in vain had the Holy Ghost said by Isaiah: “Behold! a virgin shall conceive and shall bear a Son, and they shall call His name Emmanuel, which is, being interpreted, GOD with us” [Isaiah 7:14]. Jesus, therefore, fulfills the proper meaning of His name, and in ascending into the heavens does not forsake His adopted brethren, though “He sitteth at the right hand of the Father,” yet dwells in the whole body, and Himself from above strengthens them for patient waiting while He summons them upwards to His glory. IV. WE MUST HAVE THE SAME MIND AS WAS IN CHRIST JESUS We must not, therefore, indulge in folly amid vain pursuits, nor give way to fear in the midst of adversities. On the one side, no doubt, we are flattered by deceits, and on the other weighed down by troubles; but because “the earth is full of the mercy of the LORD” [Psalm 33:5], Christ’s victory is assuredly ours, that what He says may be fulfilled, “Fear not, for I have overcome the world” [John 16:33]. Whether, then, we fight against the ambition of the world, or against the lusts of the flesh, or against the darts of heresy, let us arm ourselves always with the LORD’S Cross. For our Paschal feast will never end, if we abstain from the leaven of the old wickedness [cf 1 Corinthians 5:8] (in the sincerity of truth). For amid all the changes of this life, which is full of various afflictions, we ought to remember the Apostle’s exhortation; whereby he instructs us, saying: “Let this mind be in you which was also in Christ Jesus: Who being in the form of GOD counted it not robbery to be equal with GOD, but emptied Himself, taking the form of a bondservant, being made in the likeness of men and found in fash-

ion as a man. Wherefore GOD also exalted Him, and gave Him a name which is above every name, that in the name of Jesus every knee should bow of things in heaven, of things on earth, and of things below, and that every tongue should confess that the LORD Jesus Christ is in the glory of GOD the Father.” [Philippians 2:5-11] If, he says, you understand “the mystery of great godliness,” and remember what the Only-begotten Son of GOD did for the salvation of mankind, “have that mind in you which was also in Christ Jesus,” Whose humility is not to be scorned by any of the rich, not to be thought shame of by any of the high-born. For no human happiness whatever can reach so great a height as to reckon it a source of shame to himself that GOD, abiding in the form of GOD, thought it not unworthy of Himself to take the form of a slave. V. ONLY HE WHO HOLDS THE TRUTH OF THE INCARNATION CAN KEEP EASTER PROPERLY Imitate what He wrought: love what He loved, and finding in you the Grace of GOD, love in Him your nature in return, since as He was not dispossessed of riches in poverty, lessened not glory in humility, lost not eternity in death, so do ye, too, treading in His footsteps, despise earthly things that ye may gain heavenly: for the taking up of the cross means the slaying of lusts, the killing of vices, the turning away from vanity, and the renunciation of all error. For, though the LORD’S Passover can be kept by no immodest, self-indulgent, proud, or miserly person, yet none are held so far aloof from this festival as heretics, and especially those who have wrong views on the Incarnation of the Word, either disparaging what belongs to the Godhead or treating what is of the flesh as unreal. For the Son of GOD is true GOD, having from the Father all that the Father is, with no beginning in time, subject to no sort of change, undivided from the One GOD, not different from the Almighty, the eternal Only-begotten of the eternal Father; so that the faithful intellect believing in the Father and the Son and the Holy Ghost in the same essence of the one Godhead, neither divides the Unity by suggesting degrees of dignity, nor confounds the Trinity by merging the Persons in one. But it is not enough to know the Son of GOD in the Father’s nature only, unless we acknowledge Him in what is ours without withdrawal of what is His own. For that selfemptying, which He underwent for man’s restoration, was the dispensation of compassion, not the loss of power. For, though by the eternal purpose of GOD there was “no other name under heaven given to men whereby they must be saved” [Acts 4:12], the Invisible made His substance visible, the Intemporal temporal, the Impassible passible: not that power might sink into weakness, but that weakness might pass into indestructible power.

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

9

VI. A MYSTICAL APPLICATION OF THE TERM “PASSOVER” IS GIVEN For which reason the very feast which by us is named Pascha, among the Hebrews is called Phase, that is Pass-over [cf Exodus 12:11], as the evangelist attests, saying, “Before the feast of Pascha, Jesus knowing that His hour was come that He should pass out of this world unto the Father” [John 13:1]. But what was the nature in which He thus passed out unless it was ours, since the Father was in the Son and the Son in the Father inseparably? But because the Word and the Flesh is one Person, the Assumed is not separated from the Assuming nature, and the honour of being promoted is spoken of as accruing to Him that promotes, as the Apostle says in a passage we have already quoted, “Wherefore also GOD exalted Him and gave Him a name which is above every name.” Where the exaltation of His assumed Manhood is no doubt spoken of, so that He in Whose sufferings the Godhead remains indivisible is likewise coeternal in the glory of the Godhead. And to share in this unspeakable gift the LORD Himself was preparing a blessed “passing over” for His faithful ones, when on the very threshold of His Passion he interceded not only for His Apostles and disciples but also for the whole Church, saying, “But not for these only I pray, but for those also who shall believe on Me through their word, that they all may be one, as Thou also, Father, art in Me, and I in Thee, that they also may be one in us” [John 17:20-21]. VII. ONLY TRUE BELIEVERS CAN KEEP THE EASTER FESTIVAL In this union they can have no share who deny that in the Son of GOD, Himself true GOD, man’s nature abides, assailing the health-giving mystery and shutting themselves out from the Easter festival. For, as they dissent from the Gospel and gainsay the creed, they cannot keep it with us, because although they dare to take to themselves the Christian name, yet they are repelled by every creature who has Christ for his Head: for you rightly exult and devoutly rejoice in this sacred season as those who, admitting no falsehood into the Truth, have no doubt about Christ’s Birth according to the flesh, His Passion and Death, and the Resurrection of His body: inasmuch as without any separation of the Godhead you acknowledge a Christ, Who was truly born of a Virgin’s womb, truly hung on the wood of the cross, truly laid in an earthly tomb, truly raised in glory, truly set on the right hand of the Father’s majesty; “whence also,” as the Apostle says, “we look for a Saviour our LORD Jesus Christ. Who shall refashion the body of our humility to become conformed to the body of His glory” [Philippians 3:20, 21]. Who liveth and reigneth, with the Father and the Holy Spirit, one God forever and ever. Amen.


10

Nëna Tereze, që nga 4 shtatori,

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Shën Tereza e Kalkutës

M

■ Mark K. SHKRELI

ë në fund, lajmi nga Vatikani: më 4 shator Nëna Tereze do shpallet shenjtore e Kishës Katolike universale! Ishte ky lajmi i mirëprtiur nga bota mbarë por nga shqiptarët në veçanti. Më 15 Mars, Facebook u ndez nga postimet e shumta të shqiptarëve, pa dallim. Të gjithë shprehnin gëzimin e madh, me ndjenja që nganjëherë dukeshin sikur të ishin të përcjellura me lot gëzimi. Po, një nga ata isha edhe unë. Ishte e pamundur t’i ndaloja lotët, duke përfytyruar figurën e një shqiptareje mbi altaret anë e mbanë botës, duke e menduar se katedralja e Prishtinës nuk do të quhet “E Lumtura Nënë Tereza” por “Shenjtja Nënë Tereza”. Titulli “shenjtore” nuk është një gjë e re për “Nënën Tonë Tereze”, sepse edhe gjatë jetës bota e njihte atë si “shenjtore e rrugëve”. Edhe pse e vogël me trup, me origjinë nga një vend i vogël që quhet Shqipëri, dalë nga trojet e robëruara në atë kohë nga osmanet e më vonë nga sllavët, për tërë botën ajo ishte një figurë madhore, nje grua të cilën të gjithë e thirrnin “NËNË”— nënë që kurrë nuk lindi fëmijë. E lindur në Shkupin shqiptar, më 27 Gusht 1910, nga prindërit Kolë dhe Drane Bojaxhiu, e pagëzuar Agnezë Gonxhe, ajo u rrit në gjirin familjar të dëvoçëm dhe patriotik, bashkë me vëllaun Lazër dhe motrën Age. Ishte e dashur me të gjithë dhe shumë afër me kishën, sidomos me atë të Letnicës, Kishën e Zojës Cërnagore. Aty edhe e ndëgjoi thirrjen e parë për t’i braktisur kënaqësitë dhe epshet e shekullit dhe

tërë jetën t’ia përkushtonte Jezusit, i cili u bë ”dashnori” i vetëm i saj, deri në ditën që në duart e Tij e dorëzoi shpirtin, më 5 Shtator 2007. Për jetën dhe veprën e Nënës Tereze është shkruar dhe folur shumë, ashtu që nuk mendoj se është nevoja të paraqitet këtu një biografi e detajuar e saj, megjithatë, një “synopsis”, me këtë rast është me vend. Në moshën e re, 18-vjeçare, Gonxha e re niset drejt një vendi, për të të panjohur, pa ndonjë dituri se ku dhe kur do të mbërrinte atje, e shtyrë nga një “zë”, nga një “forcë”, që e tërhiqte fuqishëm drejt Dublin-it, Irlandës, për të hyr në kongre-

lur “E nderuar” (Venerable) nga Papa Benedikti XVI, më 19 Dhjetor 2009. Shqiptarja e re, nga Shkupi i largët, në Shtator 1928 hyn në Institutin “Blessed Virgin Mary” (Blesët Virgjin Meri), të njohura si Motrat e Loretos. Aty Gonxhe Agnes merr emrin Motër Maria Tereza, sipas St. Thérèse de Lisieux (Shën Tereze e Liso). Në Dhjetor niset për në Indi dhe arrin në Kalkutë më 6 Janar 1929. Në Maj 1931 bën kushtet e para kurse më 24 Maj 1937, kushtet e përjetshme, kështu duke u bërë, sipas saj, “bashkëshortja e Jezusit” për “amshim”. Nga ky moment, ajo është e njohur si Nëna Tereze. Njëzet vjet me radhë, Nëna Tereze ka shërbyer me

Foto e Nënës Tereze në aeroportin e Rinas-it në Tiranë, me rastin e vizitës së parë në Shqipëri më 1989 gatën e Motrave të Loretos. Motrat e Loretos është një kongregatë fetare për femra, përkushtuar arsimimit, themeluar nga një grua angleze, Mary Ward (Meri Uord), më 1609, në Francë. Emrin e ka marrë nga Shenjtorja e Loretos në Itali, ku Mary lutej shpesh. Mary Ward është shpal-

përkushtim të rallë në detyrën e edukatores dhe drejtoreshes në shkollën “St. Mary’s School for Girls”, me dashuri të madhe për motrat, besimtarët dhe nxënëset e saja. Derisa po udhëtonte nga Calcutta në Darjeeling, më 10 Shtator 1946, Nëna Tereze fiton frymëzimin “thirrjen brënda


thirrjes”. Që nga ai moment, muaj me radhë, në mënyrë mistike, Jezusi i diftoi asaj dëshirën e zemrës së Tij për “viktimat e dashurisë”. “Eja, jij drita ime”, i lutej Ai. Jezusi kërkon nga Nëna Tereze që ajo të formonte një bashkësi fetare, Misionaret e Dashurisë, përkushtuar shërbimit “të varfërve mes të varfërve”. Gati dy vjet më vonë ajo fiton lejen të fillonte dhe më 17 Gusht 1948, për herë të parë, ajo veshi sarin e bardhë me anët e kaltër dhe la pas kangjellat e kuvendit të Loretos, për të hyrë në botën e të varfërve. Më 7 Tetor 1950, në arqipeshkvinë e Kalkutës, hapet edhe zyrtarisht kongregata e re Misionaret e Dashurisë. Papa Pali VI, në Shkurt 1965 i sugjeron Nënës Tereze që të hapë një shtëpi në Venezuala. Pas Venezuela-s ajo hap shtepitë në Romë dhe Tanzani, dhe eventualisht në të gjitha kontinentet. Gjatë viteve 1980-1990, Nëna Tereze hapë shtëpitë pothuajse në të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik, Kubën dhe Shqipërinë. Dëshira e saj për të përplotësua kërkesën e Jezusit nuk e le të kënaqet vetëm me kaq, në vitin 1963, Nëna Tereze themeloi Vëllezërit Misionarë të Dashurisë, në vitin 1976, degën kundruese të motrave, më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Dashurisë. Frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm me thirrjet fetare, ajo themelon Bashkë-punëtorët e Nënës Tereze dhe Bashkë-punëtorët e të sëmurëve dhe të vuajturve. Duke parë interesimin e shumë meshtarëve, më 1981 Nëna Tereze themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si “rrugë e vogël e shenjtërimit” për ata që dëshirojnë të marrin pjesë në dashurinë dhe përshpirtërinë e saj. Duhet shumë punë dhe kohë për të tërhequr vëmendjen e botës, por vepra e Nënës Tereze ra në syrin e “të mëdhenjëve” relativisht shpejt, duke filluar me Çmimin Padmashi të Indisë, më 1962, dhe duke kulminuar me atë më prestigjioz Çmimin Nobel të Paqes, më 1979. Ajo i pranoi çmimet dhe vëmendjen “për lavdinë e Zotit dhe në emër të të varfërve”. “E tërë jeta dhe puna e Nënës Tereze ka qenë dëshmi e gëzimint për të dashur, e madhështisë dhe dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, dhe vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por ka qenë edhe një anë tjetër heroike e kësaj gruaje të madhe që është zbulua vetëm pas vdekjes së saj. Fshehur nga të gjithë sytë, fshehur madje edhe nga ata më të afërt të

saj, ishte jeta e saj e brendshme vulosur me një përjetim të thellë, të dhimbshëm dhe të qëndrueshëm — ndjenjë që ajo ishte e ndarë nga Zoti, e refuzuar edhe nga Ai, së bashku me një mall gjithnjë në rritje për dashurinë e Tij. Ajo këtë përjetim që po provonte e quajti ‘errësira’. ‘Nata e dhimbshme’ e shpirtit të saj, e cila ka fillua rreth kohës që ajo ka nis punën e saj për të varfërit dhe ka vazhduar deri në fund të jetës së saj, e çoi Nënën Tereze në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, ajo mori pjesë mistikisht në etjen

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

11

botën, dhe një dëshmi e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.”, thuhet në portalin e sipër-përmendur. Edhe pse Ligji i Kishës parasheh një pritje 5-vjeçare para se të hapet çështja e kanonizimit, Papa Gjon Pali II, duke qenë i vetdijshëm për reputacionin e Nënës Tereze dhe nderat e raportuara, që i akordoheshin asaj nga katolikë dhe të tjerë, vetëm dy vjet pas vdekjes, e ka lejuar hapjen e çështjes së kanonizimit të saj. Më 20 Dhjetor 2002 ai e miraton shpalljen e virtyteve heroike dhe mrekullive.

Duke qenë se ajo është e vetmja shqiptare në historinë dymijëvjeçare të krishtërimit ndër shqiptarë, dhe njëkjohësisht, i pari shenjtor shqiptarë i kohës moderne, ne e ndiejmë veten shumë të lumtur, që kemi arritur ta dëgjomë, ta njohim, të bisedojmë me të dhe ta përkasim me dorë.

e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, dhe ajo është njësuar me mjerimin e brendshëm e të varfërve.”, shkruhet në portalin e Vatikanit. Më 1997, kur ajo ndërroi jetë, Motrat e Nënës Tereze numronin më se 4,000, dhe ishin themeluar 610 fondacione në 123 shtete të botës. Në Mars të 1997, mbasi që ishte zgjedhur trashëgimtarja e saj si Superiore e Përgjthshme e Misionareve të Dashurisë, ajo bëri edhe një udhëtim për t’u takuar me Papën Gjon Palin II për të mbraptën herë. Pas kësaj vizite Papës që e donte dhe respektonte pa masë, si atë ashtu edhe veprën e saj, ajo kthehet tek motrat e veta në Kalkuta, ku i kaloi ditët e fundit, para se të kalonte në amshim, më 5 Shtator 1997. Në shenjë mirënjohje, qeveria e Indisë i bëri nënës Tereze një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet të rezervuara për një personalitet shumë të rëndësishëm, për një “burrë shteti”. Më në fund, trupi i Nënës Tereze u varros në Shtëpinë Amë të Misionareve të Dashurisë në Kalkuta dhe varri i saj, shpejt, u bë një vend shtegtimi dhe lutjeje për të pasur dhe të varfër të të gjitha besimeve. “Nëna Tereze na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit 'Eja, të jesh drita ime', u bë Misionare e bamirësisë, 'Nënë e të varfërve', simbol i mëshirës për

Më 19 Tetor 2003, në Romë, Papa Gjon Pali II e shaplli Nënën Tereze të lumtur, kurse në Dhjetor 2015, Papa Françesku e miraton mrekullinë e dytë me çka hapet edhe faza e fundit për shpalljen e saj të shenjtë. Ma në fund, kumti i pritur me padurim, jo vetëm nga ne shqiptarët, por edhe nga bota mbarë, u shpall më 15 Mars 2016: Ceremonia e shpalljes të Nënës Tereze të shenjtë, do të bëhet më 4 Shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Duke qenë se ajo është e vetmja shqiptare në historinë dymijëvjeçare të krishtërimit ndër shqiptarë, dhe njëkjohësisht, i pari shenjtor shqiptarë i kohës moderne, ne e ndiejmë veten shumë të lumtur, që kemi arritur ta dëgjomë, ta njohim, të bisedojmë me të dhe ta përkasim me dorë. Tani, edhe t’i lutemi Shën Terezes dhe jam i sigurt se ajo, kur i lutemi në gjuhën e saj shqipe, do na njohë se jemi shqiptarët e saj dhe lutjet tona do t’ia përcjell Jezusit, dhe Ai nuk do ta refuzojë, sepse Atij ia pati kushtuar tërë jetën e saj mbi tokë. T’i lutemi pra Motres tonë, Shenjtes Nëna Tereze, Shën Terezes së Kalkutës, për vetin, për familjet tona, për kombin shqiptar në përgjithësi, duke parafrazuar vargjet Atë Gjergj Fishtës drejtuar një tjetër Gruaje të madhe, Zojës së Shkodrës: Të bjer ndërmend se shenjtore e Shqipërisë je, lutu për ne, lutu për ne!


12

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Katedrala “Nëna Tereze” në Prishtinë po bëhet realitet

M

ë 13 Mars u bë edhe një “urra” e madhe në drejtimin e përfundimit të ndërtimit të katedrales së rë të Kosovës, e cila do të pagëzohet me emrin e shenjtores më të re të Kishës Katolike Romake, shqiptares Nënës Tereze, e cila e ka thënë me të madhe tërë botës: “Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Thirrjes së Ipeshvit të Kosovës, Imz. Dodë Gjergjit, Komisioni për Ngritje Fondesh me në krye drejtorin e Qendres “Nëna Tereze”, z. Marjan Cubi, bashkë me Famullitarin e Kishës “Zoja e Shkodrës”, të përndershmin Dom Pjetër Popaj, iu përgjigjen me përkushtim të pashoq dhe për këtë qëllim organizuanë darkë të veçantë, në Maestro’s Caterers, në Bronx, gjatë së cilës u grumbulluanë më se një çerek milion dollarë, me çka u tejkalua shuma e përgjithshme prej 1 milion e 700 mijë dollarë. Gjatë darkës, të cilën e udhhoqi bilbili i këngës, z. Gëzim Nika, pas lutjes dhe bekimit të darkës nga i përndershmi Dom Viktor Dedaj, të pranishmit i përshëndetën famullitari Dom Pjetër Popaj, Imz. Dodë Gjergji dhe kryetari i Komisionit, z. Marjan Cubi Përshëndeten edhe përfaqësues të diplomacisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, Ingrid Prizreni dhe Fatmir

Zajmi, si dhe deputetja e Tropojës në parlamentin e Shqipërisë Mimoza Hajdarmataj dhe ish i burgosuri politik dhe ish deputeti i Kosovës Ali Lajçi. Si çdoherë në organizimet e komunitetit, nuk munguanë as asambleisti i New Yorkut Mark Gjonaj, as kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj. Shpallja e rezultateve, herë pas here u bë nga kryeredaktori i revistës “Jeta Katolike”, z. Mark K. Shkreli, i cili përsëriti thënien e Nënës Tereze, “...jepni derisa të ju dhemb”, dhe përgjigja nuk mungoi, ashtu që u dhuruan shuma të mëdha e të vogla, nga 50 dollarë derki në 50 mijë dollarë të familjes Balaj. I intuziasmuar pa masë nga kjo bujari e diasporës së New Yorkut, Imz. Dodë Gjergji doli edhe një herë në foltore për të shprehë mirënjohjen, për të falënderuar të gjithë të pranishmit, e në veçanti vëllezërit Myslimanë që ishin aty një numër i konsideruar, duke theksuar edhe kontributin prej 100 mijë dollarësh nga z. Xhim Xhema me rastin e fushatës së parë më 2009. Meritë të veçantë për suksesin e darkës i takon këngëtarit Gëzim Nika, i cili jo vetëm që udhëhoqi darkën por edhe bëri argëtimin bashkë me këngërarët Edmond Nikolla dhe Albërie Hajdargjonaj, pa kurrëfarë pagese. Duhet theksuar se kontributi i Gëzimit nuk ka munguar asnjëherë kur Kisha i ka bërë thirrje. Ai gjithmonë ka qenë i gatshëm. Faleminderit Gëzim.

Përmes ekranit është ndjekur edhe porosia e sopranos Inva Mula dhe interpretimi nga ajo e Himnit të Nënës Tereze “Lamtumirë”. Mandej, poashtu përmes ekranit, është shfaqë një video e përgatitur nga Ismer Mjeku duke paraqitur intervistën që gazetari i atëhershëm i Zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj, kishtë bërë me Nënën Tereze më 17 Qershor 1988 në New York. Imz. Doda qëndroi një kohë të shkurtër në New York, ku bëri takime dhe vizita dhe iu bënë disa pritje, sikur ishte ajo nga Mëhill Gjuraj, më 9 Mars, ku ishin të ftuar të gjithë anëtarët e komisionit. Ipeshkvi Doda dhe anëtarët e komisionit e falenderojnë z. Gjuraj për mikëpritjen. Bashkësia e New Yorkut në përgjithësi, e ajo e Famullisë “Zoja e Shkodrës” në veçanti, Imzot Gjergjit i dëshirojnë udhëtim të mbarë në Kosovë dhe i urojnë që ndërtimi dhe përkushtimi i katedrales të bëhet sa më parë. Redaksia


Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Shtatorja e Nënës Tereze, dhuratë qytetit të Pejës nga çifti Gjuraj

Me rastin e kanonizimit të Nënës Tereze, më 4 shtator 2016, në Romë, përgëzojmë komunitetin katolik Shqiptar, e në veçanti atë të vendlindjes tonë, në Kosovë.

MËHILL DHE AGE GJURAJ

13


14

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Meshtari Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkvi i ri i Tivarit

Meshtari kosovar, Don Rrok Gjonlleshaj, emërohet nga Papa Françesku si kryeipeshkëv i ri i Tivarit në Malin e Zi. Sot, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e imzot Zef Gashit, për arsye të moshës, dhe emëroi në detyrën e kryeipeshkvit meshtarin, që deri tani ka qenë famullitar në kishën e Shna’Ndout në Prishtinë.

Don Rrok Gjonlleshaj ka lindur më 10 shkurt 1961, në Velezhë, territor i Administraturës Apostolike të Prizrenit. Pasi përfundoi formimin shkollor në vendlindje, vijoi me studimet filozofike dhe teologjike në Seminarin e Rijekës, në Kroaci. U shugurua meshtar në vitin 1987 e më pas, shërbeu në shumë famulli, së pari si vikar e pastaj si famullitar. Ka qenë edhe drejtor i Radio Marisë, emitentes katolike lokale dhe bashkëpunëtor me revistën fetaro-kulturore “Drita”. Aktualisht është famullitar i kishës së Shna’Ndout në Prishtinë dhe njëkohësisht, kryen edhe detyrën e ekonomit të Administraturës Apostolike të Prizrenit. (Radi Vatikani)

PAPËT DHE NËNA TEREZE Dr. Don Lush Gjergji

PAPA PIU XII DHE E LUMJA NËNA TEREZE

Nëna Tereze ishte e njohur, çmuar dhe nderuar, por edhe e përkrahur nga Papët, pa të cilët ajo sigurisht nuk do të ishte Misionarja më e njohur e shekullit XX, Nëna e botës së mjerimit dhe të vuajtjes, “Samaritanja” e ditëve tona në mbarë botën. Papa Piu XII ishte i njohur me qëndrim të vendosur që Kisha Katolike s’kishte më nevojë për themelime rregulltare të reja, por për shpirt dhe frymëzim të Zotit në jetën dhe veprimtarinë e tyre. Megjithatë përjashtim ishte “rasti” i Nënës Tereze. Ajo i kishte shkruar Papës Piu XII kështu: “Zoti më ka thirrur që t’i braktisja të gjitha për t’ia dhuruar vetveten Atij në shërbim të më të varfërve që askush nuk i donte”.

Nëna Tereze kishte lutur dhe kërkuar së pari që të dilte prej “Motrave të Loretos”, sipas urdhrit dhe kërkesës së Zotit. Këtë ia kishte lejuar Papa Piu XII më 12 gusht 1948. Me këtë njëkohësisht fillonte jetën dhe veprimtarinë e re, por edhe të mbeste murgeshë, nën autoritetin e arqipeshkëvit të Kalkutës. Në vitin 1950 Papa Piu XII e kishte autorizuar edhe zyrtarisht themelimin e rendit të ri të “Misionareve të Dashurisë”, që ishte edhe nisja e mbarë dhe e bekuar e këtij rregullit të ri të motrave.

SHËN GJONI XXIII DHE E LUMJA NËNA TEREZE

Intervista me Imzot Loris Francesco CAPOVILLA, arqipeshkëv, Sekretari personal i Papës Gjoni XXIII (1958-1963), tani kardinal i Kishës Katolike. Shkëlqësi, vlerësimi i Jauj dhe i Papës Gjoni XXIII për Nënën Tereze? “Unë kam një nderim të posaçëm për Nënën Tereze. Ajo doli prej atdheut të saj të vogël, por zemra e saj ishte zgjeruar duke vajtur në një vend dhe shtet tejet të madh, në Indi. Ajo ka ndier në brendinë e saj se duhej të bënte diçka për ata njerëz... E ka kuptuar se thirrja e saj ishte Dashuria. Kjo grua e përvuajtur, por tejet inteligjente dhe kreative, e vuri jetën e saj dhe të “Misionareve të Dashurisë” në shërbim. Bota e ka hetuar dhurimin e saj për të


tjerët, sepse ajo është bërë Nëna e të braktisurve. Kështu bota ka besuar në mrekullinë e dashurisë...”. Për vlerësimin e Shën Gjoni XXIII ndër të tjera tha: “Papa Gjoni XXIII fliste shpesh për Nënën Tereze me mua dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinal Tardinin, si dhe me të tjerët për këtë Grua të madhe dhe të mrekullueshme. Thjeshtësia dhe dashuria ishin fuqia e saj. Është bukur që një popull i vogël ka një Nënë kaq të madhe. Kur vdiq dhe qe varrosur në Kalkutë në një meditim pata thënë kështu: Arkivolja e vogël dhe Nëna e Madhe... Ajo në vitin 1971 mori Shpërblimin e Paqes “Gjoni XXIII”. Sotto Il Monte, Bergamo, 18. 09. 2008

PAPA I LUMI PALI VI DHE E LUMJA NËNA TEREZE

Papa Pali VI ka përcjell me vëmendje, kujdes dhe dashuri atërore jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ja vetëm disa dëshmi dhe hapa konkret në këtë kuptim dhe drejtim. Deri sa shumë njerëz të Kishës, si dhe jashtë saj, nuk mund ta kuptonin karizmën e veçantë të Nënës Tereze, dashurinë flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe Njeriun, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, Papa Pali VI pati mirëkuptim dhe përkrahje të plotë për Nënën Tereze, nëpërmjet saj, si thoshte ai “për veprën e Zotit”. Do të mbesë në histori vizita e tij baritore Indisë (1964), me rastin e Kongresit Eukaristik. Gjatë ditëve 3-6 dhjetor 1964 ishte Kongresi Eukaristik në Bombay, me pjesëmarrjen e Papës si dhe të Nënës Tereze. Përshtypja e Papës për jetën dhe veprën e saj ishte aq e madhe, tronditëse, sa që vendosi t’ia dhuronte automjetin personal “Cadillac” me të cilin kishte lëvizur dhe udhëtuar në Indi me këtë motivim: “për t’i ndihmuar asaj në dobi dhe në të mirë të të varfërve”. Nëna Tereze e qiti këtë automjet në Lotari të Indisë dhe fitoi mjaft para, kuptohet, si gjithmonë, për të varfëritë ndër më të varfër. Ky gjest e bëri Nënën Tereze shumë të njohur në Kishë dhe në botë. Më 10 shkurt të vitit 1965 me dekretin papnor “Decretum laudis” Papa Pali VI e Nëna Tereze dhe Papa Pali VI. kishte pranuar dhe lartësuar bashkësinë e “Misionareve të Dashurisë” si “kongregatë të të drejtës papnore”. Kjo ua mundësoi atyre që së shpejti të mund të përhapeshin dhe vepronin në mbarë botën. Fill pas kësaj mirënjohjeje dhe pranimi “Misionaret e Dashurisë” filluan zgjerimin në botë: në Venecuelë (26 korrir 1965), shtëpia e parë jashtë Indisë e kështu me radhë në Evropë, Afrikë, Amerikë, kudo në botë. Papa Pali VI përkrahu edhe themelimin e Shoqatës ndërfetare dhe ndërkombëtare “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze” më 29 mars 1969, duke dhënë bekimin dhe pëlqimin e tij. Papa Pali VI, i kishte dërguar një çek personal “për të varfëritë e Nënës Tereze”, duke përkujtuar dhe ndihmuar gjithnjë veprën e saj në dobi të të mjerëve në Indi dhe në botë. Më 22 gusht 1968 Nëna Tereze hapi shtëpinë e parë të

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

15

“Misionareve të Dashurisë”, në Romë në lagjen “Torfiscale”, gjithnjë me ftesë dhe bekim të Papës Pali VI. Më 6 janar 1971, Papa Pali VI ia dorëzoi Nënës Tereze “Shpërblimin për Paqe – Gjoni XXIII”, që dëshmonte edhe njëherë nderimin, përkrahjen, dashurinë e tij për Nënën Tereze, për “Misionaret e Dashurisë”, për të varfëritë e botës. Këto janë disa nga çastet e bashkëpunimit mes Papës Pali VI dhe Nënës Tereze.

PAPA SHËN GJON PALI II DHE E LUMJA NËNA TEREZE

Njerëzit e mëdhenj të Zotit fill njihen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse janë të Zotit dhe të Popullit; kanë një burim dhe frymëzim të përbashkët: ZOTIN DASHURI dhe VËLLAUN NJERI. Ja vetëm disa pika të përbashkëta dhe bashkëpunimi mes Papës Shën Gjon Pali II dhe Nënës Tereze. Nëna Tereze, para se ta pranonte Shpërblimin Nobel për Paqe, ndër të tjera u këshillua edhe me Papën Gjon Pali II, i cili i pati thënë kështu: “Pranoje këtë Shpërblim dhe nderim të madh në emër të Zotit dhe të varfërve të mbarë botës, të cilëve Ti kaq shumë iu ndihmon dhe u shërben” (nga rrëfimi gojor i Nënës Tereze, shënuar në ditarin tim). Fjala e parë e Nënës Tereze, në aeroportin e Oslos ishte: “E pranoj këtë Shpërblim në emër të Zotit dhe të varfërve të botës…” Pas pranimit të Çmimit Nobel për Paqe (Oslo 10 dhjetor 1979), Nëna Tereze e vizitoi në Romë Papën Gjon Pali II. Pas urimit dhe bisedimit të përzemërt me të, Nëna Tereze i tha Papës: “Kam vendosur të tërhiqem nga jeta botërore (publike). Do t’iu kthehem të varfërve dhe të gërbulurve…”.

Nëna Tereze dhe Papa Gjon Pali II

Papa, pasi e dëgjoi me vëmendje dhe me dashuri, i tha: ”Kurrsesi, sepse Ti je dëshmitarja më bindëse e Ungjillit dhe e Dashurisë së Zotit për çdo njeri. Të lutëm që të shkosh kudo që të thërrasin nëpër botë…”. Dhe Nëna Tereze aty për aty e ndërroi mendimin, qëndrimin dhe vendimin e saj. Duke komentuar këtë, më tha: “Nuk pata tjetër zgjidhje. Fjala e Papës për mua është urdhër, është vullneti i Zotit” (nga ditari im). Së bashku me Papën Gjon Pali II, Nëna Tereze ishte shtegtarja e paqes dhe e dashurisë në mbarë botën, duke tejkaluar të gjithë kufijtë, ndarjet, përçartjet, dallimet, për ta dëshmuar fuqinë e së vërtetës dhe të dashurisë. Në vitin 1980 Papa Gjon Pali II e ftoi Nënën Tereze në Romë


16

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

dhe ia dhuroi çelësin e shtëpisë për fëmijë dhe nëna të braktisura. Papa Gjon Pali II, s’u ndal me kaq, sepse dëshironte ta kishte Nënën Tereze sa më afër, në Vatikan. Mu për këtë vendosi t’ia dhurojë një shtëpi strehimore në Vatikan, pranë Sallës së Audiencave “Pali VI”, si mirënjohje dhe përkrahje personale. Kjo shtëpi quhet “Dono di Maria” (Dhurata e Marisë), dhe është një ndër qendrat e rëndësishme të “Misionareve të Dashurisë” në botë. Gjatë vizitës së Papës Gjon Pali II në Indi, ishin së bashku si “dueti” i fesë dhe i dashurisë së krishterë. Gjatë kthimit në Vatikan, gazetari italian Renato FARINA ndër të tjera e pyeti Papën: “Si keni qëndruar kaq shumë gjatë këtyre ditëve të vizitës në Indi? Ne si gazetarë ishim të lodhur duke përcjell vizitën Tuaj. Ku është burimi i gjithë kësaj fuqie?”. Papa u përgjigj me buzëqeshje kështu: “Kjo nuk është vepra ime, por e Zotit… Kjo vizitë baritore ishte më e lehta, sepse afër meje, me mua ishte Nëna Tereze e Kalkutës. Mjaftonte që me gisht ta tregoja atë, dhe të gjithë e kuptonin shumë mirë dhe me pak fjalë porosinë e Krishtit, të Kishës Katolike, të krishterimit. Ajo është dëshmitarja burimore e jetës dhe e fesë së krishterë”. Më 13 janar 1989, së bashku me Imzot Nikë Prelën dhe me shumë ipeshkvij nga ish-Jugosllavia, bashkëmeshuam me Papën Gjon Palin II. Pas meshës vijoi takimi dhe biseda me të. Unë, me atë rast, ia dhurova dy libra të mia në gjuhën italiane kushtuar Nënës Tereze: Madre Teresa, prima biografia completa, Jaca Book, Milano, 1983; Madre Teresa e le sue radici, EMI-PIEMME, 1987, me këtë përkushtim: “Papës Gjon Palit II, Mikut të madh të Nënës Tereze dhe të Popullit Shqiptar: “SHENJTËRI, këtë monografi e kemi botuar me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze, ku janë të pranishëm më se 175 autorë shqiptarë: poezi, prozë, pikturë, skulpturë dhe muzikë (katolikë, ortodoksë dhe myslimanë)”. Papa më tha: “Mirë, tejet mirë, sepse ajo është shqiptare. Keni bërë shumë mirë që e keni botuar një libër kaq të pasur dhe tejet të bukur. Ajo ka lindur në Shkup. Por me prejardhje ishte nga Prizreni, shqiptare, ZEMRA E POPULLIT TUAJ, E MBARË KISHËS. KËSHTU KULTIVOHET DIALOGU, BASHKËPUNIMI DHE BASHKËJETESA MES POPUJVE DHE FEVE. URIME DHE VETËM PËRPARA!”. Gjatë vizitës së Papës Gjon Pali II Shqipërisë, në Shkodër, ai për Nënën Tereze tha kështu: “Të dashur, nuk mund mos ta përshëndes një njeri fort të përvuajtur, që ndodhet mes nesh. Është Nënë Tereza e Kalkutës. Të gjithë e dini nga vjen, cili është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë ishte kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbyese e përvuajtur e më të varfërve, që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj. Në personin e Nënës Tereze Shqipëria është nderuar gjithmonë. Është ky misioni i saj dhe i të gjithë atyre që, porsi ajo, janë ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të dashurisë e të dhembshurisë. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Katolike, ju falënderoj, të dashur shqiptarë, për këtë bijë të tokës suaj, të popullit tuaj...”. Papa në Tiranë për Nënën Tereze tha: “E si mos ta kujtojmë tani, një bijë të zgjedhur të popullit shqiptar, Motrën Tereza të Kalkutës, nënë e shumë të varfërve ndër më të varfëritë në botë? Me zjarrin e fesë në kraharor, kjo grua e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruan brenda vetes hovin e bujarisë së papërmbajtur dhe të pamposhtur të zemrës shqiptare”. Me rastin e “kthimit në Shtëpinë e Atit” – vdekjes së Nënës

Tereze, (5 shtator 1997), Papa Gjon Pali II tha: “Në këtë moment të lutjes më rri në zemër, që të kujtoj motrën tonë nga Kalkuta, Nënë Terezën, e cila para dy ditësh i dha fund jetës së vet të gjatë në tokë. Unë pata rastin ta takoj shpesh, dhe në kujtesën time rri figura saj e vogël plot jetë në shërbim të më të varfërve ndër të varfër, e cila ishte e përmbushur nga një forcë e brendshme e pashtershme: forca e dashurisë së Krishtit…Duke e gjurmuar Ungjillin, u bë për çdo njeri “samaritani i mirë”…Përderisa po ia besojmë Hyjit shpirtin e ngritur të kësaj rregulltarje të përshpirtshme dhe besimtare, e lusim Virgjërën Mari që t’u jap ngushëllim bashkëmotrave të saj dhe të gjithëve që e njohën dhe e deshën”. Papa Gjon Pali II lejoi përjashtimin kanonik dhe përshpejtimin e procesit të lumturimit të Nënës Tereze, dhe atë e lidhi me dy ngjarje tejet të rëndësishme: 25 vjetorin e Pontifikatit të tij në Selinë e Shën Pjetrit dhe Ditën Botërore të Misioneve. Në meshën e lumturimit të saj, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan (19 tetor 2003), ai ndër të tjera tha: “Jam personalisht i falënderueshëm ndaj kësaj Gruaje të guximshme, të cilën gjithmonë e kam pasur afër vetes. Ikona e samaritanit të mirë, ajo shkonte gjithkund për ta shërbyer Krishtin ndër të varfër ndër më të varfër. As konfliktet dhe luftërat nuk e kanë ndalur atë. Herë pas here vinte tek unë dhe më fliste për përvojën e saj në shërbim të vlerave ungjillore… Me ndjenja të thella jemi këtu për ta përkujtuar sot Nënën Tereze, shërbëtoren e madhe të të varfërve, të Kishës dhe të mbarë botës… Jeta e saj ishte e thadruar në dashuri si shpallje e guximshme e Ungjillit…” Duhet përmendur që sipas dëshirës dhe kërkesës së Papës Gjon Pali II janë përkthyer dhe botuar tre libra të Don Lush Gjergjit në polakishte, me tirazh milionësh: Madre della carita’(Matka Teresa), 1994; Vivere, Amare, Testimoniare, /Zyc’, Kochac’, Sëiadczuc’/, 1999; dhe për lumturimin e Nënës Tereze L’amore in azione (Matka Teresz, Milosc czynach), 2003. Këto vepra, autori ia ka paraqitur dhe dhuruar Papës personalisht, së bashku me botuesin italian VELAR nga Bergamo, dhe botuesin polak Etërit Pallotinë nga Varshava. Kulmi ishte ky: Papa i kërkoi këto botime në gjuhën polake dhe në gjuhët tjera: italisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht… për t’ua dhuruar delegacioneve më të larta kishtare dhe shtetërore gjatë vitit Jubilar 2000. Më këtë, dëshmoi edhe njëherë nderimin dhe dashurinë ndaj së Lumes Nënës Tereze, si dhe ndaj Kishës dhe popullit tonë. Dhe në fund ta përmendi edhe këtë: Papa Gjon Pali II, ishte Miku i madh i Nënës Tereze, nëpërmjet saj edhe i Popullit Shqiptar. Qysh prej fillimit të Pontifikatit në Selinë e Shën Pjetrit (16 tetor 1978), deri te ndërrimi i jetës (2 prill 2005), për festa të mëdha si Kërshëndellat dhe Pashkët, kur jepet Bekimi Apostolik “Urbi et Orbi” (Qytetit dhe Botës), gjithmonë ka folur dhe uruar edhe në gjuhën shqipe, bile ndër gjuhët më të para. Edhe kjo, si dhe e tërë jeta dhe veprat e tija, dëshmojnë se na kishte në zemër.

PAPA BENEDIKTI XVI LUMJA NËNA TEREZE

DHE

E

Papa Gjon Pali II kishte një nderim, admirim dhe bashkëpunim të veçantë me të Lumen Nënën Tereze. Ajo pati ndikuar që ky Papë vërtet i madh të ishte edhe miku dhe


përkrahësi i Kishës dhe Popullit Shqiptar në shumë kushte dhe rrethana. Këtë drejtim dhe orientim e ka edhe papa i sotëm në dorëheqje Benedikti XVI i cili në disa raste edhe botërisht e ka lavdëruar Nënën Tereze duke e paraqitur atë si shembull jete dhe dëshmitare bindëse të dashurisë së krishterë. Në enciklikën e parë të tij “Deus Caritas est” (Hyji është Dashuri) Papa shkruan kështu për Nënën Tereze: “E Lumja Nënë Tereza e Kalkutës është një shembull shumë i dukshëm i faktit se koha që i kushtohet Hyjit në lutje jo vetëm nuk e dëmton efektshmërinë dhe zellin e dashurisë për të afërmin, por në realitet është burimi i pashterëshëm i saj. Në letrën e saj me rastin e Kreshmeve të vitit 1996 e Lumja shkruante kështu; “Ne kemi nevojë për këtë lidhje intime me Hyjin në jetën tonë të përditshme. E si mund ta sigurojmë? Përmes lutjes!”. (Benedikti XVI, Hyji është Dashuri, Letra enciklike mbi dashurinë e krishterë, Nën kujdesin e Arqipeshkvisë Shkoder – Pult, Qershor 2006, nr. 36, fq. 98). Më 16 dhjetor 2007, e diela e III-të e Ardhjes, Benedikti XVI ndër të tjera tha: “Gëzimi i krishterë buron nga kjo siguri: Zoti është afër nesh, është me mua, është me ne, në gëzime dhe në pikëllime, në shëndet dhe në sëmundje, si miku ynë besnike... E Lumja Nëna Tereze e Kalkutës a nuk ishte ndoshta dëshmitarja e paharrueshme e gëzimit ungjillor në kohën tonë? Ajo jetoi për çdo ditë në lidhje me mjerimin, degjenerimin e njeriut, me vdekjen. Shpirti i saj e ka njohur sprovën e natës së errët të fesë. Mëgjithatë ajo iu ka dhuruar të gjithëve buzëqeshjen e Zotit. Në një shkrim të saj lexojmë: “Ne e presim me paduresë parajsën, ku është Zoti, por ne kemi mundësi të jemi në parajsë qysh tani sa jemi në këtë botë, shi nga ky çast. Të jemi të lumtur në Zotin domethënë: të duam si do Ai, të ndihmojmë si ndihmon Ai, të dhurohemi si dhurohej Ai” (La gioia di darsi agli altri, Ed. Paoline, 1987, fq. 143). Po, gëzimi depërton në zemrën e atij që vihet në shërbim të të vegjëlve dhe të varfërve. Kush dashuron kështu, Zoti banon në të, shpirti i tij është në gëzim...” Papa Benedikti XVI më 4 janar 2008 e vizitoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë “Dono di Maria” (Dhurata e Marisë), të cilën Papa Gjon Pali II para 20 viteve ia kishte dhuruar Nënës Tereze në Vatikan, para Sallës së Audiencave “Pali VI”, për t’i pranuar dhe strehuar të varfrit e Romës, ata që nuk kanë as kulm mbi kokë. Kjo shtëpi-strehimore pranon në ditë deri në 100 vetë, disa edhe për bujtje apo për kërkim të punës dhe për çështje tjera, për një kënd sigurie dhe dashurie në botën anonime që shpesh i përbuzë të mjerët, sidomos botën femërore. Edhe ky gjest dëshmon bindshëm sa Papa Benedikti XVI çmon jetën dhe veprën e Nënës Tereze dhe dëshminë e dashurisë së krishterë të Misionareve të Dashurisë, si dhe të varfrit. Me këtë rast ai ndër të tjera i tha fjalët e Nënës Tereze: “Është Krishtlindje sa herë i krijojmë Jezusit mundësinë t’i dojë të tjerët përmes nesh”. Dhe vazhdoi kështu: “Vite të tëra, kur isha Prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kam kaluar shumë orë të mia afër këtij institucioni të merituar, që e ka dëshiruar paraardhësi im, Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II, i cili ia ka besuar këtë të Lumes Nënës Tereze të Kalkutës... Kushdo që trokit në derën tuaj merr si dhuratë nga Maria pritjen me krahë të hapur nga ana e motrave dhe e vullnetarëve...

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

17

Uroj që ky stil i dashurisë ungjillore ta vulosë e ta dallojë gjithnjë thirrjen tuaj në mënyrë që, përpos ndihmës materiale, t’iu komunikoni atyre që i takoni për ditë, të njëjtin zjarr për Krishtin, që gjallëroi gjithnjë jetën e Nënës Tereze...”. Papa Benedikti XVI e përfundoi këtë vizitë me këto fjalë: “Kjo shtëpi e ka një emër të bukur “Dhurata e Marisë”, dhe na fton të gjithëve, në fillim të vitit të ri, ta dhurojmë jetën tonë pa kurrfarë lodhje”.

PAPA FRANÇESKU DHE NËNA TEREZE

Papa Françesku dhe Nëna Tereze, për mendimin dhe vlerësimin tim, janë si dy “binek” shpirtëror, sepse parimet dhe qëndrimet e tyre janë thellë ungjillore: thjeshtësia, përvujtëria, varfëria, mbi të gjitha feja dhe dashuria. Këtë “ngjashmëri” e ka dëshmuar Papa Françesku në shumë raste duke e përmendur dhe paraqitur Nënën Tereze si “model” të jetës dhe dashurisë së krishterë për çdo njeri, sidomos për të vegjël, të nëpërkëmbur, të pambrojtur dhe të braktisur. Këtë e ka shprehur Papa Françesku edhe në Letrën Enciklike “DRITA E FESË”, ku ai thekson shumë qartë: Pa fe s’ka as shpresë, si dhe pa fe dhe shpresë, nuk ka dashuri, që është përfundimi i logjikshëm i Papës. Feja fisnikëron, tejkalon dhe bujaron arsyen, mendjen, njohurinë, njeriun. Dashuria tejkalon edhe arsyen dhe e bën të pavdekshme fenë, njeriun, dhe kështu na drejton ka e Vërteta dhe Jeta – Jezu Krishti. Vuajtja me fe dhe dashuri është krejt ndryshe nga pësimi, dhembja, mërzia, lodhja, deri edhe dëshpërimi. Dy ndërmjetës të dritës së fesë, sipas Papër Françeku, janë Shën Françesku i Asizit dhe Nëna Tereze e Kalkutës, sepse feja nuk e harron vuajtjen e botës, por është në shërbim konkret të drejtësisë dhe të paqes. “Për shumë burra e gra fetarë, të vuajturit kanë qenë ndërmjetës drite. Për shembull për Shën Françskun e Asizit i gërbuluri, apo për të Lumen Nënën Tereze të Kalkutës të varfrit e saj. Ata e kanë kuptuar misterin që gjendet në ta” (LF 57). Nëna Tereze thoshte: “Fatkeqësia më e madhe e Indisë është mosnjohja e Jezusit”, në harmoni të plotë me atë që thotë gjithnjë Papa Françesku për botën e sotme. Shpallja publike e Dekretit mbi kanonizimin e së Lumes Nënës Tereze në përvjetorin e ditëlindjes së Papës Françeskut, është edhe një dëshmi e mirë e Papës, si nderim dhe urim për Kishën Katolike, e cila në Vitin Shenjt të Mëshirës Hyjnore, do ta ketë “ikonën” e Mëshirës dhe të Dashurisë së krishterë për mbarë njerëzimin. Nëna Tereze thotë: “Jeta ime është një dhuratë për të tjerët”. Papa Françesku më 6 mars 2016 pas uratës Engjëlli i Tenzot për vrasjen e katër motrave “Misionare të Dashurisë” në Jemen tha: “Janë martiret e sotme! E këto nuk janë në krye të gazetave, nuk janë lajme! Këto dhurojnë gjakun për Kishën. Prandaj janë viktima të sulmit të atyre, që i vranë, por edhe të indiferencës, të globalizimit të kësaj indiference, të cilës nuk i bëhet fare vonë për asgjë… Nëna Tereze i shoqëroftë në Parajsë këto bija martire të bamirësisë e ndërmjetësoftë për paqen dhe respektin e shenjtë të jetës njerëzore”.


18

THE CHUrCH

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

By Dan Burke

Presence of God — O Jesus, You have given me the Church as my Mother; grant that I may love her with true filial love.

MEDITATION Jesus loves us so much that He wills to remain with us until the end of time. Therefore, He abides with us in the Blessed Sacrament as the Companion of our earthly pilgrimage, as the Food of our souls, but He also remains with us in the Church as our Guide, our Shepherd, and our Teacher. Jesus formed the first nucleus of the Church by His preaching, by choosing and instructing the Apostles; He gave life to her by dying on the Cross. “The Church,” as the Holy Father notes, “came forth from the side of our Savior on the Cross like a new Eve, Mother of all the living” (Mystici Corporis). Jesus sanctified her by shedding His Blood for her. He gave her His power; He made her His spouse and collaborator, continuing through her His work of sanctifying and directing souls. Today Jesus no longer dwells among us as He did [two thousand] years ago; His Physical Body is gloriously enthroned in Heaven at the right hand of the Father. But He does abide with us in His Mystical Body, the Church, His Spouse and our Mother. Jesus is the living Head of the Church; it is always He who rules her invisibly by His Spirit, the Holy Spirit. He sustains and vivifies her unceasingly, gives her life, and distributes graces to each of her members “according to the measure of His giving” (cf. Ephesians 4:7). The Church lives by Christ alone; she

is holy with His holiness; she is the Mother of souls through her union with Him. This union of Christ with the Church is so intimate and vital that the Church can be regarded as a prolongation of Christ. Indeed, Pope Pius XII teaches that “Christ sustains the Church in a divine manner; He lives in her to such a degree that she is, as it were, another Christ” (Mystici Corporis). Even as it is through the Eucharist that we unite ourselves to Jesus and are nourished with His immaculate Flesh, so it is through His Church that guided and ruled by Him, we are vivified by His grace and nourished by His doctrine. And as we cannot become more one with Christ in this life than by uniting ourselves to Him in the Eucharist, so we can have no greater assurance of living according to His Spirit, of being directed and taught by Him, than by uniting ourselves to the Church and following her directives. --

COLLOQUY “O Christ, our Lord, You have transmitted to Your Church the sovereign power which You have received. By virtue of Your dignity, You have made her Queen and Spouse. You have given her supreme power over the entire universe. You have commanded all men to submit to her judgment. She is the Mother of all the living, and her dignity increases with the number of her children.

“Every day she gives birth to new children by the operation of the Holy Spirit. As a vine, her branches cover the whole world. Her boughs are upheld by the wood of the Cross and they reach up to the Kingdom of heaven. “Your Church, O Christ, is a strong city built on a mountain, visible to all and enlightening all. You are her Founder and foremost Citizen, O Jesus Christ, Son of God and our Lord. “We beseech You, eternal King of souls, Christ our Lord, stretch Your omnipotent Hands over Your holy Church and the holy people who belong to You; defend them, guard them, preserve them; combat, challenge, subdue all their enemies. “May Your Church always remain pure and living! May she chant Your praises under the guidance of the holy angels! We pray to You for all her members; grant them pardon and remission of all their sins; grant that they may sin no more. Be their defense; take away from them all temptation. Have pity on men, women, and children; reveal Yourself to all, and let the knowledge of Your Holy Name be written in their hearts” (from an ancient Liturgy).


THE PraYEr OF JEsUs By Dan Burke

Although Jesus was always indissolubly united to His Father by the Beatific Vision and the plenitude of charity, He willed to consecrate to Him exclusively a part of His human activity: the time of prayer. The long years spent at Nazareth and the forty days in the desert were especially consecrated to prayer, and during His apostolic life Jesus usually prayed during the whole or part of the night. The Gospel clearly notes this prayer of Christ at the more solemn moments of His life: before He chose the twelve Apostles, Jesus “went out into a mountain to pray, and He passed the whole night in the prayer of God” (Luke 6:12). He prayed before Peter’s confession, before the Transfiguration, at the Last Supper, in Gethsemane, on Calvary. Moreover, He frequently interrupted His apostolic activity to retire into the desert to pray, and St. Matthew tells us that, often, before performing a miracle, He would raise His eyes to heaven and call upon His Father; he also tells us that “having dismissed the multitude, He went into a mountain alone to pray” (Matthew 14:23). We cannot imagine a more intimate and profound prayer than the prayer of Jesus. Only in heaven, where it will be given us also to see God face to face, shall we be able to understand it and really participate in it. But even here on earth we can imitate the conduct of Jesus by readily interrupting any activity, even apostolic work, in order to devote to prayer the time assigned to it, leaving everything else to focus our attention on God alone. COLLOQUY

O Jesus, how different Your prayer is from mine! Yours is so profound and intense; mine is so superficial, distracted, and hurried. How often, alas, I allow myself to be hurried on account of my work and to become so absorbed in my activity that I cannot put it aside! But You make me understand that my activity is fruitless and my works sterile unless they are impregnated and imbued with prayer and union with God. You also teach me by Your example that, if I really wish to live in union with God and to nourish that union, I must frequently pause in my occupations in order to concentrate all my powers on Him alone. O Lord, I want to follow Your example and to leave everything at the prescribed time to become recollected in prayer. You chose to go up on a mountain to pray, thus teaching me that in order to pray well, I must detach myself from the things of earth and rise above human thoughts and anxieties. When a soul is thus recollected in solitude far from creatures and from self, and desires nothing but to converse with You, O Lord, You do not delay in letting Yourself be found. O my God, Most Holy Trinity, grant that, at least in time of prayer, I may be aware of Your presence in my soul and may make my union with You real. Grant that, at least in this hour, I may not leave You alone in the depths of my heart, but entering within, “returning home,” let me enclose myself in the temple of my soul where You are waiting for me! O Jesus, teach me and grant me that intense prayer which immerses the soul in God and which, by living contact with Him, inflames and strength-

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

19

ens it. I desire to share in Your prayer, which is the only adoration worthy of God. Therefore, dear Lord, take my poor prayer; unite it to Yours and offer it to the Blessed Trinity. Only in this way can I too become one of those “true adorers … in spirit and in truth” (John 4:23) whom the Father seeks and desires. That my prayer may be really like Yours, teach me how to nourish it by true, generous sacrifice—renouncing some well-earned repose, detaching myself from creatures, being silent and interiorly recollected. Grant that I may be faithful in performing my duties, that I may prove my love by little voluntary mortifications, and may joyfully accept Your will in all the circumstances of my life. O Lord, grant that each day I may finish my prayer with dispositions of greater generosity and that I may be ready to accept, for love of You, every sacrifice that I find on my way.


20

ÇIFTI REAGAN DHE NËNË TEREZA Jeta Katolike Janar-Mars 2016

T

■ Fran SHKRELI

ë premten varroset në një ceremoni private Nancy Reagan, e veja e ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe njëra prej femërave më të njohura dhe më me influencë në shekullin 20, e cila ndërroi jetë të dielën që kaloi në moshën 94-vjeçare. Ajo do të varroset pranë bashkshortit të saj në mjedisin ku gjëndet Biblioteka Presidenciale e ish-presidentit

vendi plot mirësi dhe mëshirë. Presidenti Obama shtoi duke thënë se, “Dashuria e saj për Presidentin Reagan është e dokumentuar mirë, siç është edhe fakti se ajo i është gjëndur pranë bashkshortit të vet në periudhat vërtetë më të vështira të jetës dhe karierës së tij politike”. Ndonëse fillimisht ka pasur edhe karierën e saj si aktore në Hollywood, Nancy Reagan kishte deklaruar në një intervistë kohë më parë se, “Në të vërtetë jeta ime ka filluar kur jam martuar me bashkshortin tim”, duke vërtetuar atë, që tani gjithkush e di, se për 52 vjetë martesë, Nancy dhe “Ronnie”, siç e quante ajo, ishin plotësisht të përkushtuar ndaj njëri tjetri. Ish-Presidenti George W. Bush i dërgoi ngushëllimet e tija familjes duke theksuar se

Për ata që e kanë njohur atë për së afërmi, Nancy ishte një grua e jashtzakonshme dhe sipas disa ish-ndihmësve të Presidentit Reagan, ajo ishte njëkohsisht edhe këshilltarja e tij më e ngushtë dhe më e besueshmja. Madje, njëri prej këshilltarëve të tij kryesor, Ed Rollins tha me rastin e vdekjes së Nancy Reagan, se “Ajo kishte instinkte politike të mirëfillta, ndoshta më të spikatura se vet Presidenti Reagan”, shkruan Rollins dhe shton se Z. Reagan i kishte thënë atij me një rast se, “Ai nuk do të ishte bërë kurrë president pa inkurajimin dhe këshillat e saja.” Ish-këshilltari Rollins e cilësoi Nancy Reagan, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, si një “Zonjë shtëpie e mrekulluesheme dhe pritëse, e cila kishte rivendosur dinjitetin

të të dy partive kryesore amerikane si dhe nga udhëheqës botërorë të cilët shprehën ngushëllimet e tyre me rastin e ndarjes nga kjo jetë e Nancy Reagan, ishte edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, i cili u shpreh se, “Dedikimi dhe dashuria e saj për familjen, ishin një frymëzim për të gjithë ne.” Krye-diplomati amerikan e cilësoi me këtë rast Presidentin Reagan si, “Njërin prej optimistëve më të mëdhej të këtij kombi, i cili me guximin dhe me mençurinë e tij ndihmoi në fitoren e Luftës së Ftoftë, ndërkohë që Nancy ishte ortakja dhe këshilltarja më e besueshme e tij, që e këshilloi atë gjatë gjithë kësaj periudhe dhe mëtej.” Duke shprehur ngushëllimet e tija, John Kerry përfundoi duke pohuar se, “Nancy Reagan ka lënë për-

Ish Zonja e parë e kombit amerikan, Nancy Reagan në foto duke qëndruar pranë ndërsa bashkshorti i saj, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan i dorëzon Nënë Terezës, Medaljen Presidenciale të e Lirisë, në Shtëpinë e Bardhë, 20 qershor 1985.

të 40-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Luginën e bukur Simi Valley të shtetit Kalifornia. Presidenti Obama urdhëroi që flamuri amerikan të valvitet gjysëm shtizë anë e mbanë vendit, për të kujtuar dhe për të nderuar ish-zonjën e parë të Amerikës, e cila deklaroi ai, do të mbahet mend si një zonjë e parë e këtij

Nancy Reagan, me jetën dhe veprat e saj, “ishte krejtësisht e dedikuar ndaj bashkshortit të saj dhe ndaj Atdheut”. Ndërsa kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane, Reince Priebus u shpreh se ish-Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, “ka frymëzuar mbarë Amerikën me sjelljet e saja dinjitoze dhe të ngrohta”.

në Shtëpinë e Bardhë”, pasi, siç shprehet ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, “Ajo e konsideronte Shtëpinë e Bardhë si ‘shtëpinë e popullit’ dhe si e tillë”, theksonte ajo shpesh, “meriton që ajo të trajtohet dhe të ruhet me respektin më të madh.” Ndër qindra prononcime nga zyrtarë të lartë amerikanë

shtypje pozitive të pashlyeshme anë e mbanë Amerikës”. Një prej këtyre mbresave të pashlyeshme, për të cilat flet Kerry, sidomos për ne shqiptaro-amerikanët, por edhe për të tjerë, ishin takimet në Shtëpinë e Bardhë dhe veçanërisht ftesa që çifti Reagan i kishte bërë Nënë Terezës për të


vizituar Shtëpinë e Bardhë, më 20 qershor 1985, me qëllim për ta dekoruar atë me medaljen më të lartë civile të Shteteve të “Medalja Bashkuara, Presidenciale e Lirisë”, për humanizmin dhe për veprimtarinë e saj në mbështetje ndaj më të varfërve të botës, sidomos më të varfërve të Indisë. Me atë rast, Presidenti Reagan e përshëndeti Nënë Terezen duke thënë se, “Në këtë shtëpi të madhërishme kanë ardhur shumë vizitorë, por asnjë nga ata që kanë vizituar nuk është më i veçantë, në krahasim me mysafiren tonë të dashur që ka ardhur sot këtu, Nënë Terezën”. “Disa persona, shumë pak në të vërtetë”, ka theksuar Presidenti Reagan, “Janë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qytetarë të botës. Nënë Tereza është një prej tyre. Ne e duam atë aq shumë, sa që i kërkuam asaj të pranonte dekoratën tonë, gjë që ajo e pranoi menjëherë me përvujtërinë që e dallon atë”, u shpreh Reagan. Me bashkshorten Nancy pranë tij, Presidenti Reagan ka thënë se, “Dekoratave të shumëta që ka

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

21

lon në shtëpi, në familjen tuaj dhe fillon duke u lutur së bashku. Lutjet pastrojnë zemërat dhe zemërat e pastëra shohin Perëndinë. Dhe nëqoftse ju shikoni imazhin e Perendisë në njëri tjetrin, ju do të kini edhe dashuri për njëri tjetrin dhe paqe me njëri tjetrin. Veprat e dashurisë janë vepra paqeje dhe dashuria fillon në familje”, është shprehur Nënë Tereza para çiftit Reagan, qershorin e vitit 1985. Janë absolutisht të pa zakonta marrëdhënjet që Presidenti Reagan dhe bashkshortja e tij Nancy – të cilët konsideroheshin si njëri ndër çiftet më aristokrate në sigurimit dhe interesit kombë- sideratat e vogëla nacionaliste”, Amerikë dhe ndoshta në botë – shpreh ish-presidenti kishin vendosur me Nënë tar të Shteteve të Bashkuara, u ndaj paqes në botë dhe për amerikan Reagan duke folur Terezen, përfaqsuesen e më të arritje të veçanta në fushën e për Nënë Terezen. varfërve në botë. Anë e mbanë Me atë rast, Nënë Tereza botës, Nënë Tereza ishte takuar veprimtarisë publike ose prifalenderoi Presidentin Reagan me shumë udhëheqës politikë e vate. Në fjalimin e rastit, në cere- dhe bashkshorten Nancy, për fetarë. Por dalloheshin marrëdmoninë e dorëzimit të deko- nderimin që i bënë duke u hënjet e saja me Presidentin ratës së Medaljes Presidenciale shprehur se, “Unë nuk jam Ronald Reagan dhe me Papa të Lirisë Nënë Terezës, aspak e denjë për këtë dhuratë Gjon Palin e dytë, sidomos Presidenti Reagan e ka karak- bujare që më akordohet nga gjatë dekadës së luftës së ftoftë terizuar murgeshën me origjinë Presidenti ynë, nga bashkshort- të 1980-ave. Ishin këta të dy, shqiptare si, “Heroinën e ja e tij dhe nga populli i protagonistët kryesorë të luftës kundër komunizmit, Presidenti Reagan dhe Papa Gjon Pali i dytë, me të cilët duket sikurë Nënë Tereza kishte lidhje të ngushta. Për Papën Gjon Palin e dytë, ish-udheheqsi sovjetik Mikhail Gorbachov është shprehur se shëmbja e komunizmit do të kishte qenë e pamundur pa kontributin e Papa Gjon Palit të dytë. Ndërsa për Presidentin Reagan, Nënë Tereza ka thënë kur presidenti amerikan që plagosë në një atentat kundër tij — se ajo ishte e bindur se shpëtimi i jetës së Në një takim, me një rast tjetër në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Reagan bisedon kokë më kokë Presidentit Reagan nga plagët me Nënë Terezen. Në duartë e Nënë Terezës vihet re Rruzarja. Nuk është e qartë nëse ky ishte një që kishte marrë nga atentati, në moment lutjeje, apo porosi për lutje. të vërtetë ishte “Një akt hyjnor”. Lind pyetja se çka marrë Nënë Tereza gjatë viteve, kohëve tona.” Ai tha me atë rast Shteteve të Bashkuara. Por e dinte kjo bijë shqiptare për këta përfshirë edhe Çmimin Nobel se ndonëse kjo medalje tradi- pranoj për lumturinë e madhe dy burra të mëdhej të shekullit për Paqe, me dashuri të thellë cionalisht u jepet shtetasve ndaj të Madhit Zot, si dhe në 20-të dhe çfarë frymëzimi prisdhe respekt të madh ia shtojmë amerikanë, Z. Reagan shpjegoi emër të miliona njerëzve të var- nin këta të dy prej kësaj edhe një tjetër duke i dorëzuar se në shënjë nderimi dhe admir- fër…ndonëse duke ma dhënë murgeshe të thjeshtë me asaj edhe Medaljen imi të thellë për punën e saj, po mua këtë dekoratë, ju në të origjinë shqiptare – kujdestarja Presidenciale të Lirisë”, që i akordohet kjo dekoratë Nënë vërtetë po ua jepni atyre, me e më të varfërve në botë – gjatë është çmimi më i lartë që Terezës, pasi “Shpirtmirësia në dashuri dhe interesim të madh”, një periudhe historike dhe aq Presdienti amerikan u dorëzon zemrat e disa individëve, i ndaj më të varfërve. vendimtare për fatin, jo vetëm “Por, dashuria” i ka thënë të Europës, por të mbarë personave me merita dhe kon- kapërcen të gjithë kufijtë komtribute të jashtzakonshme ndaj bëtar dhe tejkalon të gjitha kon- Nënë Tereza çiftit Reagan, “fil- njerëzimit?


22

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

nëpër vjershat e poetit

Shkreli si “Titaniku”

Gjeto Turmalaj sikur i step dhe i bën zap edhe hovet e djalërisë, që s’mungojnë rreth

■ Luigj ÇEKAJ

“Të gjitha embrionet e veprave të mia, do t’i gjeni në një libërth të hollë poetik me emrin ‘Aromat e Buenos Aires’”, ka thënë poeti i famshëm argjentinas, Jorge Luis Borges (Horhe Luis Borhes). Madje, si për shoqrim ideshë, dhe pa kurrfarë mëdyshje, këtë thënie proverbiale, mund ta përsëris për veten edhe poeti ynë mjaft i njohur në komunitetin shqiptar të New York-ut (Nju Jorkut), me emrin paksa epik, Gjeto Turmalaj, i cili megjithse deri tani ka botuar tri vëllime me poezi dhe dy me prozë, prapëseprapë, në libërthin e tij të parë dhe të “hollë poetik”, “Fjala si Fillim”, a thua se qenë projektuar dhe prisnin drtitën e kaltër të botimit, edhe të gjitha poezitë e tij të ardhshme. Ndryshe, Gjeto Turmalaj, si poet i lindur në Razëm të Shkrelit, pra në Malësinë e Madhe, ai, sikur duket edhe në të gjithë krijimtarinë e mëvonshme, edhe u rrit mes tingujve të zërit të rapsodve, oshtimave të dhëmbshura të lahutave dhe në sheshet e logjeve rrotull, kujt tjetër veç krojeve, ku tek e fundit, në të gjitha ditëgëzimet e tyre malësorët vetëm ripërsërisnin ritet e lashta të eposit, ku vendin kryesor e zinin rapsoditë, këngët maja krahut dhe vallja e prerjes me shpata. “Uji më i veçantë se “qumshti i nënave”? Nxirret nga kroi i Mështherrzës, Dashagjonajve, Kroi i Age Dashes, dhe i Matush Lekës, uji që të bën për vete, siç ia bën nektari bletës”, ka shkruar Turmalaj për disa nga krojet më të freskëta të vendlindjes së vet, duke veçuar si në një anë, vjershën e bukur “Nuset te Shpella e Frashnit”, ku ai, fare paprtmas, ka nxjerrur dhe konkluzionin befasues, se si bukuria femërore e kastratesve të pakrahasueshme,

“Nuset e reja, te Shpella e Frashnit, Rrethojnë si zana grykën e gurtë, Duke e bërë mbrëmjen t’i ndalojnë hapat, Duke i bërë djemt, të sillën urtë”!

Turmalaj e ka të qartë misionin e vet të rëndësishëm dhe paksa “provokues” në raport me njerëzit dosido, të cilët më shumë se domosdoshmërinë e poezisë, çmojnë dhe u japin precedencë thashethemeve për jetën e veçuar që preferojnë të bëjnë artistët, thashetheme të cilat si për çudi, qysh në Greqinë e lashtë, pastaj në Romën antike, më vonë në Egjipt, dhe tani së mbrami nëpër kafenetë e Hollywood-it (Holivudit), nuk kanë munguar asnjëherë, përkundrazi, janë shtuar!

Dikush më tha: “Je shumë krenar”! Nuk u përgjigja, ia lashë mbarë. Njëri më tha: “Je mendjemadh”? Me një buzëqeshje, i bëra ballë.

Kështu me një ironi shpuese, Turmalaj e fishkullon injorancën, por në vazhdim, i nxënë në grackat e pabesa të kritikave, si në kuadrat e pikturave të Salvador Dali-së është i shtërnguar të përgjigjet si pa kushte dhe me ca si pyetje:

U struka dhe u mblodha, taman si një zogël! Sepse akoma nuk jam i sigurt, nëse është në mirë, Të jem mendjemadh, A të jem mendjevogël?!

Këtë alternativë, të cilën artistët e provojnë në çdo hap të karrierës së tyre, unë do ta shpjegoja ashty siç e ka shpjeguar vetë autori midis rreshtave, d.m.th. dhe pa u zgjatur, çdo njeri ku shkruan duhet që të jetë shumë “mendjemadh”, ndërsa po ky shkrimtar, mbasi të publikohet vepra e tij e

mbrapa, duhet që të bëjnë të kundërtën, nga se këtej e tutje çdo vlersim është në duart e kulturave të lexuesve dhe jo më nën diktatin e tij. “Mozaiku i personazhave të përdorura në poezinë e Gjeto Turmalaj - shkruan studiuesi Arben Çoku në parathënien e librit ‘Sa larg’ - na vjen si një puhizë e lehtë pranverore, që lëkund gjethet e frashërit, apo pyjet me ahe të Malësisë së Shkrelit, duke hapur para nesh petalet e një shpirti poetik gjithmonë të ri, të autorit Gjeto Turmalaj”. Këtë mendim progresiv sikur e ka përforcuar edhe më analisti ynë i mirëfillt Pal Ndreca, në epilogun e vëllimit “Borxh për nesër”, duke na orientuar me kompetencë shkencore, drejt disa prej poezive më të arrira të Gjeto Turmalaj. Le të kujtojmë në këtë rast poezitë “Pak arithmetikë”, “60 sekonda”, “Mëkati”, “Alfa dhe omega”, “Fati”, “Nëpër zemër” dhe shumë të tjera si këto. Unë personalisht besoj se, e veçanta apo specifikja në poezinë e Gjetos, është dhe do të mbetet lavrimi me sukses i motiveve biblike, ngritja e personazheve historike mbi piedestalet të elegjive, si dhe trajtimi me shumë art i mrekullive amerikane, ku si një xhevahir i rallë duket dhe shkëlqen kryevjersha “Niagara”, mbresa nga Kanadaja. Shto pastaj, se edhe në poemën “Eposi kreshnik i Shkrelit” ky poet , me një mjeshtri të rallë prej konstruktori, ka


ka provuar deri më sot gjithë bota, përjashto luftrat botërore dhe shkatërrimin e Kullave të New York-ut (Nju Jorkut).

ndërtuar edhe krahasimin e tij fantastik dhe më ideal, pothuajse në të gjithë krijimtarinë e vet. Vini re: Epos kreshnik, O luginë gjigande, që i ngjanë Titanikut... Mos vallë në këto male, U ankorua dhe varka e Noas...?

Në fakt kjo poezi, më shumë se sa një poezi kryevepër, është një mrekulli e vërtetë artistike, për të mos thënë të fundit fare, se është edhe si një kumt “nekrologjik”! Poeti Turmalaj sigurisht, Luginën e Shkrelit do të mund ta krahasonte për shembull me Lugjet e Verdha të Jutbinës, me Luginën e Preshevës, apo edhe me luginat e pafund që zbresin nepër fjordet e Norvegjisë, por jo, ai ka zgjedhur një tjetër objekt krahasues, dhe pikërisht “Titanikun”! Përplasja me shkëmbinjët e akujve, sosja dhe fundosja në oqean e të cilit është njëra nga dhëmjet më të njohura, më të mëdha dhe më të paharruara, që

FOTOGRAFIA IME

Ajo më rëndon nëpër duar Sikur imazhi im të jetë prej dheu Dhe letra e saj të jetë prej akulli. Aty rinia dhe pleqëria grindën, Grindën pa i thënë një fjalë njëra-tjetrës. Ndërsa trupi, Trupi im i përket një bote të pakthyeshme, Ku forca e arsyes pajtohet me të Vetëm për t’më nxjerrë në pah përsosjen e shpirtit.

FJALA SI FILLIM

Në fillim ishte fjala, Fjala ishte në Hyun Hyu krijoi çdo gja, Botën dhe dritën. Hyu tha: Në errësinë të shkëlqejë drita Të bahet nata e dita. Ashtu u ba. E eci koha, Me sekonda, Minuta, Orë, Ditë, Javë, muej, Vite, stinë, Dekada e shekuj. Jeta jonë sa hap e mbyIl Sytë, Sa koha “nji sekond” Në Galaktikë!

I dashuri z. Gjeto Turmalaj! Tani është koha juaj, që nëpërmjet gojës së metaforave tua të komunikosh vetë me të gjithë lexuesit e revistës “Jeta Katolike”, të cilët nga malli për atdhe, nuk është aspak çudi që pasi ta kenë zëvendësuar fjalën “Mal” me fjalën “Qytet”, ta ripërsërisin me zë të lartë dhe retorikën:

“Mos vallë në këtë qytet U ankorua dhe Varka e Noas”?

Ndryshe, si arritme këtu? Për ditë dhe më fort rri e kuptoj se kishte të drejtë Goethe (Gëta) kur thoshte se deri dhe “Arkitektura nuk ishte gjë tjetër, veçse një si poezi e... ngrirë”.

AUTOBIOGRAFI

Babai im u lind në Malësi të Shkrelit, në Glecë, Në një kullë të moçme djegë dy herë prej shkiaut; Nëna ime u lind në prehër të liqenit në mes Kosanit, Bijë Peposhajsh prej Kolajve të Pjetroshanit. Unë u linda në Razmën e lëndinave gjelbëroshe, Ku nëna më mbështolli plot dashuri me pështjellak dhe fier… Rritur me qumështin e deleve që kullosnin bregoreve Duke pirë ujë të ftoftë pranë zanave në kroje. Në gjunjë të Veleçikut u rritëm nëntë fëmijë, si nëntë lule të sinqerta, të njoma. Nën diellin e pafund të dashurisë së prindërve U mbushëm me jetë tre vëllezër e gjashtë motra. Markut, vëllait tonë të dashur, 28-vjeçar, Shpirtin ja pranoi parrizi, e trupin ja pranoi toka. Bashkëshortën e mora prej derës së Vojvodës së Shkrelit Fëmijët m’i dhuroi Hyu si dritë prej qiellit. Prej Lezhës së bukur buzë “Lissusit’ e Drinit, Fluturam në vendin më rë bekuar të Perëndimit, Nga ku unë, me mall për njerëzit e vendit tim, Shkruaj vargje pranë fëmijëve këtu në mërgim

Stamford, 2003

NUSET, TE SHPELLA E FRASHNIT Nuset e reja te Shpella e Frashnit, Rrethojnë si zana grykën e gurtë, Duke e bërë mbrëmjen të ndalojë hapat, Duke i bërë djemtë të sillen më urtë.

Kudo që shkelin, gjurmët u lënë lule të arta, Pranë tyre edhe “Oret e Malit” ngadalësojnë vallen, Bukuroshet malësore me zemrat bujare Freskojnë dhe zbukurojnë Malësinë e Madhe. Nju Jork, 2002 Bronx, shtator, 2001

23

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

JETA

Jeta - e shkurtër, gati një hiç, Hapë krahët dhe formon një kryq. Paskemi lindur për të jetuar kalvarin vërtetë Hymë dhe po dalim të përiotur nga kjo jetë. Duke qarë po ikim edhe prej kësaj bote Nëpër gema qerpikësh bulëzojnë pika lotësh. Jeta - një terr, vetëm pakëz dritë – Një mashtrim në kalim, sa hap e mbyll sytë. Stamford, 2003

I VARUR NË TRI GOZHDA

-Meditim në Krezhme nga homelia e MeshësNjë i vetmi Biri i Hyjit në Tri vetje Hyjnore tre mbretër e adhuruan në lindje tri dekada e tri vite jetoi në tokë tri herë u lut tek kopshti i Gjetsemanit tri herë e mohoi Simon Pjetri tri herë u rrëzua me Kryq rrugës Golgotës tri Kryqe u vendosen në mal të Kalvarit tri gozhda e mbajtën të varura tri orë qendroi i kryqëzuar deri në vdekje të tretën ditë u ringjall nga vdekja Ai që ishte Ai që është Ai që do të vijë! Jezusi Alfa dhe Omega Jezusi shpresa e njerëzimit përvujtëria JEZUSI vetë dashuria ... Mars 2008

SA LARG Sa larg që u lindëm, Sa larg fluturoi rinia; Sa shpejt të mbërthen pleqëria. Sa e vështirë që të bindemi Se vdekja rri fshehur Më afër se këmisha që kemi veshun. Sa larg amshimi i shpirtit, në parrizë të lumtur. Sa larg ringjallja e trupit të dënuar prej mëkatit, I kthyer në pluhur. Sa larg mundësia “Hapësirën” e “Kohën” e pamatë, Sa larg, sa larg, sa larg...! Stamford, 2003


24

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

POETIT DODË KAÇAJ

U lind si meteor, Për Malësinë e Madhe shkëlqeu si yll, Mësuesi, poeti e deputeti malësor U shua si flaka e qiriut në dyllë. Fatmirësisht, poeti ynë jeton jetën e dytë të tij: Jeton në kujtimet e malësorëve, jeton në poezi. Nju Jork, 2002

DASHURINË PËR ATDHEUN Dashurinë për atdheun s’e humb dot! Edhe sikur të jetoj atje ... Atje në pafundësinë e bardhë, Edhe sikur banor i supër galaktikave të bëhëm, Edhe sikur të gjendem miljona vjet-drite larg, (Në nivelin personal) Atdheu do të jetë unë e unë do të jem ai. Nju Jork, 2001

POETËVE

Vargjet e poetëve mbledhin kudo dritë. Zemra e poetëve lidhë telat në shpirt. Kënga e poetëve poetizon si zëri i bilbilit, Simfonitë më të bukura të të gjithë njerëzimit. Poetët e vërtetë kurrë nuk vdesin, Përjetësisht nga shekulli në shekull rriten dhe ecin.

Stamford, 2003

REDAKTORËT E VËRTETË LETRARË

Ata janë doktorë të fjalës artistike. Çdo fjalë e pavend, Çdo frazë e pamend Është “tumor” në sytë e tyre dashamirës. Ata flejnë e zgjohen me bukurinë e fjalës së shkruar.

E DUA POEZINË

Stamford, 2002

Para lexuesëve dola edhe unë Me një vëllim të vogël me poezi; Si një grusht misri bluar në mokër, U rradhita edhe unë me shokët e mi. Edhe nëse ndonjëherë bëj vargje “mediokër”, Apo vargje të shkruara me fare pak poezi Vargjet e mia të thejshta djersijnë sinqeritet Vargjet e mia të zemrës kanë çlirtërsi ... Mund të jenë me tone të brishta Me figuaracion të kufizuar, me fare pak risi, Por, ngaqë u linda pranë përroit me ahishta, kanë shqetësim;

Shqetësimin ua mora melodive të zogjve, kur isha fëmi. Poezia ndizet dalëndadalë në shpirt Dhe shpirti pastaj rikthehet në poezi. Admirimi që kam për lexuesit më nxit Të bindem se lëvadatat s’më takojnë kurrsesi!

PAK ARITHMETIKË

Karakteri është alfa nr.l dinjiteti udhë për në infinit

nen kupe te Qiellit

skicuar prej Hyijt

diten e dytë te krijimit botes

Aaaa ... Ooo ... Uuu ...

Pasuria ajo bigë e njerëzisë edhe një 0 më pas e bëhet 1000

gati shqyeva syte

u mahnita prej bukurisë

U magjepsa i tëri dhe si i mpirë qëndroja unë ai që nuk isha

Po sa të rrëzohet nr.l (karakteri) shuma mbetet 0

Dhjetor 2004

Rrokullisjeve të viteve shtegkalimeve të ditëve një provani ...

Të tjera dhanti shumëzohen në lindjet e fëmijëvë në gjurmët e pafshira bardhëmbla ku shpirti nuk mëshirohet nga dallgët e motmoteve mes dritës e territ që rilindin me denjësi prej bashkëshortëve…

Mbresa nga Kanadaja

Mrekullia me emrin Niagara ujvare ne kufijt e magjishem pa prehje letargjie Rrjedha gjigante qe zbret ne hone te kaltersise puth diellin

unë që sot jam unë që nesër nuk do jem... Eca mbi atë mrekulli si fjala në Erë me çmendurinë më të bukur të botës u lumturova me përqafuan pikat e shiut ujvarës ajo erë më ledhatoi si ciflat e borës atje në vendlindjen time në Razëm e Veleçikut e aty pushova disa çaste në polin e Nordkut duke medituar i përmalluar pranë kataraktit ujorë në përktejmën e Atllantikut ditën e festës së madhe të Shna-Kryqit ...

Niagara, më 27 prill 2006

Dita e lindjes sjell fatjetën një ditëlindje të dytë ta fal martesa ...

NIAGARA

Uji kryeneç si kumtri i Galaktikes duket nga larg athua kete mrekulli te Niagares e mbajne ne themel kolonat e Akropolit Koloseu a kopshti i varur i Babilonit Kulla e Pizes dhe Ejfelit a ndoshta Piramida e Keopsit madheshti marramendese

Mençuria ka vlerë absolute edhe një 0 e bëhet 100

NË DITËLINDJEN E BAHKËSHORTES

Mrekulli e re e globit valzimi nen hark te Ylberit

Ç’mrekulli e perkryer

Bukuria vetlartësohet plus një 0 e bëhet 10

Ruhuni pra nga rrezimi i Njëshit Që të mos mbeteni 0

lundrim mbi korale ku shkelqejne smeraldet

5 shkurt 2008

NGA SALLA E OPERIMIT

Aty e lëshova trupin dhe mora hijen për mbulesë kisha frikën vdekja qëndronte në këmbë që të shfrytzonte gabimin dora shënoi kryqin në ballë heshtja mbylli qerpikët Së fundi shpresa mbante Çelësin narkoza e përhapi morfinën dhe ... pa rënë muzgu një rreze Dielli nga xhami i ditares solli rizgjimin ....

Në spital të Stamfordit, më 16 nëntor 2007


Ftesë nga Ulqini

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

25

Në redaksi na ka ardhur kjo ftesë nga Dekanati i Ulqinit i Arqipeshkvisë së Tivarit, me të cilën ftohen të gjithë mërgimtarët për të marrë pjesë në Festën e Mërgimtarëve që organizohet çdo vjet në shenj falënderimi për gjithçka ata kanë bërë dhe bëjnë për vendlindjen e tyre.


26

Dr. DON GASPËR GJINI

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Vetmia është shoqëruesja e njerëzve të mëdhenj

“Dashuria e krishterë nuk njeh kufij…”.

Dr. DON GASPËR GJINI (1930-1985)

■ Don Zef Lush Gjergji Më 7 mars 1985, pushoi së rrahuri zemra, iu mbyllën sytë e ballit, iu shtangën gjymtyrët e trupit; vdiq në moshën 55 vjeçare, vëllai meshtar Dr. Don Gaspër Gjini. atëherë ishim të befasuar nga vdekja e hershme dhe grabitëse; të pikëlluar dhe të tronditur në shpirt—gati nuk besonim se po ndahemi përkohësisht prej tij. U ndërpre dialogu, bisedimi, bashkëpunimi ynë, por mbeti feja dhe dashuria, të cilat nuk vdesin kurrë dhe gjithnjë na lidhin me matanë—në amshim—me njerëzit që kaluan në pavdekësi. Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së tij (1990), në oborrin e kishës së “Engjëllit Rojës” në Ferizaj , e ngritëm bustin tejet të bukur dhe të qëlluar të Don Gasprit, vepër kjo e skulptorit tonë të madh, tani të ndjerit agim Çavderbashës (1944-1997), që të ishte

gjithnjë edhe më afër nesh—me ne— me fytyrën e tij të buzëqeshur dhe bujare meshtarake. Kaluan—të mos them fluturuan, 31 vite nga vdekja e tij, kalimi në amshim, gjatë të cilave përjetuam gjithçka, përpos vdekjes. sa na nevojitej Don Gaspri në këto rrethana të errëta dhe egra, për qetësim, ndriçim dhe vlerësime largpamëse… Dhe sa më tepër që kalon koha, aq më shumë e hetojmë mungesën e tij, vlerësojmë dhe çmojmë punën dhe veprimtarinë e tij meshtarako-baritore, edukative, morale, shpirtërore, veçmas hulumtimet dhe ndriçimet historike. Dhe dialogu ynë vazhdo për çdo ditë. Dr. Don Gaspër Gjini, jetoi dhe veproi në kushte pa kushte, por kurrë s’u dorëzua para kufizimeve, të keqes, errësirës dhe vështirësive, duke u kushtuar dhe flijuar për Zotin, për Kishë, për Popullin tonë shqiptar, për çdo vëlla njeri. Ta përkujtojmë tani shkurtimisht jetën e tij: Dr. Don Gaspër Gjini lindi në Ferizaj më 24 shtator 1930 nga prindërit Kola dhe Dusha Gjini, një familje e madhe, e njohur dhe bujare, me 12 fëmijë, të gjithë njerëz të dalluar dhe te shkolluar. Pas edukimit të shëndoshë dhe të mirë në familje dhe

në famulli, Zoti e pëlqeu dhe e thirri në meshtari. shkollën fillore e kreu në vendlindje, seminarin e vogël në shkodër, teologjinë në Gjakovo të Kroacisë. Gjithnjë ishte shembullor në sjellje dhe në mësime. U shugurua meshtar më 2 korrik 1955. Pas disa viteve të shërbimit baritor, Imzot Dr. smiljan Franjo Čekada, ipeshkvi i atëhershëm i shkupit, e dërgoi në studime pas-diplomike në romë. atje doktoroi në vitin 1968 me notën më të lartë dhe me lëvdatë në të drejtën kanonike me disertacionin “De fontibus

historico-iuridicis ecclesiae Scopiensis”

(Burimet historiko-juridike të ipeshkvisë së shkupit), shkruar dhe mbrojtur në gjuhën latine. Kohën më të madhe të jetës si famullitar e kaloi në shkup. Punoi si bari shpirtëror, kryetar i Gjyqit Kishtar të Ipeshkvisë, këshilltar dhe sekretar i Ipeshkvit, predikatar, edukator, bamirës, zelltar për të sëmurë, pra, në çdo drejtim, kuptim dhe mundësi. Kudo u dëshmua shumë i përpiktë, mjaft i suksesshëm, njeri i kushtuar Zotit dhe Popullit. Këtë më së miri e dinë dhe e dëshmojnë njerëzit që patën fat dhe mundësi ta njihnin për së afërmi; besimtarët tanë dhe çdo njeri që e njohu.


nga jeta e tij, kohësisht mjaft e shkurtër, por shumë e begatshme, po veçoj mirësinë, qetësinë, buzëqeshjen tipike, aftësinë për komunikim me të gjithë, përkushtimin, gëzimin, harenë, lumturinë dhe kënaqësinë e jetës dhe të shërbimit. Mendoj se figura e tij është vulosur dhe thadruar thellë ne mendjen dhe në zemrat e atyre që e njohën. Për çdo njeri kishte një fjalë të mirë; një shtrëngim të ngrohtë të dorës; një buzëqeshje të ëmbël vëllazërore dhe atërore; një udhëzim dhe frymëzim. Ishin kohë tejet të ndërlikuara dhe shumë të vështira për të gjithë, sidomos për ne shqiptarët katolikë, për Kishën tonë, sepse nuk kishim “lëshuar pe” para diktaturës së kuqe komunisto-ateiste me ngjyra pan-sllaviste, para askujt, si edhe gjatë tërë historisë sonë dymijëvjeçare. Kishim pak meshtarë shqiptarë; ishim pa kisha dhe pa shtëpia famullitare, pothuaj pa asgjë: pa liri kombëtare dhe fetare. në çdo hap varfëri, kufizime, kërcënime, nevoja dhe halle të ndryshme. Don Gaspri kurrë s’i mbylli sytë dhe zemrën para kësaj gjendje të mjerueshme. në këto kushte, ai kishte si parim: Bukë dhe Libër, ushqim trupor dhe kulturoro-shpirtëror. Për këtë, së bashku me të ndjerin Don nikollë MInI-n (1924-1992) filloi botimin e fletushkës ipeshkvore “ZanI I ZOJËs CËrnaGOrE” në korrik të vitit 1962. Për nevoja shpirtërore, përpiloi mjeshtërisht librin e uratëve “sHUJTa sHPIrTËrOrE” (1978, 1987, 1991, 2002) me tirazh më se 100.000 kopjeve, që edhe sot kudo gjendet në dorë dhe në zemër të popullit tonë. Po ashtu, ka përpiluar edhe një doracak për përgatitjen e kurorëzimeve kishtare. Ishte gjithnjë bashkëpunëtor i zellshëm i revistës sonë fetaro-kulturore “DrITa”. Pati filluar në shtyllat e DrITËs edhe botimin e rubrikës historike: THËrrMIa HIsTOrIKE, DIKUr nËPËr KOsOVË, që vdekja e hershme ia ndërpreu. ndërsa kryevepra e tij është “HISTO-

RIA E IPESHKVISË SHKUP-PRIZREN NËPËR SHEKUJ” (kroatisht DrITa –

Ks, Zagreb, 1986; shqip DrITa, 1992; 2012; anglisht, 2002; 2012). Me guxim të pashoq, me flijim shumë të madh dhe shembullor, me urti të rrallë, me maturi unike, ai ka përbal-

luar, shqyrtuar dhe ndriçuar pothuaj 20 shekuj të krishterimit në popullin tonë iliro-shqiptar. Ky është studimi, shtjellimi dhe botimi i parë i tillë ndër ne shqiptarët, që bindshëm dëshmon dashurinë e tij për Zotin, për Kishën dhe për Popullin tonë, për të kaluarën tonë, me njohuritë e tija enciklopedike dhe historike, për kulturën dhe erudicionin e tij madhor. Me këtë vepër—përmendore, Don Gaspër i dashur, shumë i nderuar dhe kurrë i paharruar, Ti e ndriçove historinë tonë kishtare dhe kombëtare, na dhurove pasqyrimin e shekujve, i gjete rrënjët e thella në lashtësi dhe në histori, e nderove Kishën tonë, klerin katolik, vetveten, mbi të gjitha, na ke lënë një thesar të paçmueshëm, një “testament shpirtëror dhe kulturor për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë. Kështu na ke ndihmuar ta zbulojmë kush ishim, kush jemi dhe kush mund dhe duhet të jemi. sot, ndoshta më tepër se kurrë, Historia jote, është e jona, pasqyrë e së kaluarës, udhërrëfim i së tashmes dhe dritë-rrugë e frymëzim për të ardhmen. Dr. Don Gaspër Gjini e kishte urtinë e salomonit, gojëtarinë e Ciceronit, largpamësinë e profetit, mirësinë dhe bujarinë e nënës Tereze. Me lejoni ta përfundoj këtë paraqitje të shkurtër, me disa kujtime krejt personale. në vitin 1959, ishte rrëfimi dhe kungimi i parë i fëmijëve të famullisë së stubllës, në shenjtëroren e Zonjës Mari në Letnicë. ndër ta isha edhe unë. Kur më erdhi rendi, hyra në rrëfyestore. Ishte hera e parë. U gjunjëzova për t’u rrëfyer. Me kokë nuk mbërrija te vrimat përkatëse të rrëfyestores. Isha plot me ndjenja dhe mjaft i frikësuar. në rrëfyestore fatbardhësisht ishte Don Gaspër Gjini. U ngrit në këmbë, e çeli derën, më mori për dore dhe më vuri në prehrin e tij. Më përkëdheli dhe më përqafoi me shumë butësi dhe dashuri. nuk di çka kam rrëfyer, por këtë takim kurrë s’mund ta harroj. Ky ishte përjetimi im i bukur i rrëfimit tim të parë. në vitin1963 isha në Binçë për të kremten e shna ndout. Meshën dhe pretkun e pati Don Gaspri. Prej gojëtarisë së tij të ëmbël dhe përmbajtjesore në pretkun e rastit dëgjova për jetën dhe veprën e nënës Tereze. ai ndër të tjera tha: “Dashuria e krishterë, nuk njeh kufij. Nëna Tereze i don të gjithë pa

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

27

dallim kombi, race, feje, pozite shoqërore, kulture… Kriter i saj i vetëm është ky: të kërkohet dhe të gjendet Krishti i përvuajtur tek njerëzit që vuajnë, që janë të sëmurë, të varfër, të braktisur… Kështu dashuria e Zotit e shtyn njeriun të jetojë dhe ta dojë secilin” (Don Lush

GJErGJI, nëna e Dashurisë, akademia e shkencave dhe e arteve e Kosovës, Kryesia e akademisë, Prishtinë, 2000, fq. 14). Kështu qysh atëherë më është “vulosur” në zemër kjo nënë e madhe. Çdo festë e Zonjës së Madhe në Letnicë, Don Gaspër Gjini ishte “ëmbëlsira” e kësaj të kremte. Meshët, pretket e tija na bënin të rrëqethemi prej ndjenjave dhe përjetimeve të bukura shpirtërore. shpesh, si fëmijë dhe si i ri, ëndërroja kështu: a do të mund të bëhem një ditë edhe unë si Don Gaspri? Ishte për mua, por edhe për shumë të tjerë, model i përsosur i meshtarisë. në dhjetor të vitit 1984, e vizitova Don Gasprin në spital në shkup, së bashku me vëllain tim Don ndue Gjergjin. Ishte mjaft i lodhur dhe i rraskapitur nga sëmundja, por plot me optimizëm dhe vullnet për jetë dhe për punë. Më tha: “Sa isha shëndosh

më dhimbej koha, ato pak orë që flija dhe pushoja në orët e vonshme të natës, sepse ne kemi ende shumë punë për të hulumtuar dhe zbuluar nga historia jonë. Ja, tani jam në spital dhe s’mund të punoj më asgjë…”

nuk mendonte fare për shëndet, mjekim dhe shërim, por për punët që ende nuk i kishte përfunduar. në mbarim të janarit 1985, së bashku me vëllain e tij, Mark Gjini, shkuam ta vizitonim në spitalin e Lubjanës. Ishte dobësuar aq sa mëzi e njoha. Buzëqeshja e tij tipike dhe karakteristike, si dhe fjalët e ngrohta, më lanë pa fjalë. ai, duke përjetuar hutinë time më tha: “Puno dhe vetëm puno natë e ditë,

në lavdi të Zotit e në dobi të popullit. Ti je ende i ri. Shkrije jetën tendë në shërbim të Zotit, të Kishës dhe të Popullit”.

Pa fjalë u shikuam, u përshëndetëm, u përqafuam dhe u ndamë, unë për Zagreb, Kosovë… botë, ndërsa Don Gaspri ynë për botën tjetër, në udhëtim në amshim. Për këtë dhe për shumëçka tjetër, Zoti të shpërbleftë, kleri katolik shqiptar ectë gjurmëve të tua, populli të kujtoftë e kurrë mos të harroftë! Pusho dhe gëzo paqen dhe lumturinë e jetës së pasosur. amen.


28

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Henry Wadsworth Longfellow (1807–1882)

scanderbeg THE BATTLE is fought and won By King Ladislaus the Hun, In fire of hell and death’s frost, On the day of Pentecost. And in rout before his path From the field of battle red Flee all that are not dead Of the army of Amurath. In the darkness of the night Iskander, the pride and boast Of that mighty Othman host, With his routed Turks, takes flight From the battle fought and lost On the day of Pentecost; Leaving behind him dead The army of Amurath, The vanguard as it led, The rearguard as it fled, Mown down in the bloody swath Of the battle’s aftermath. But he cared not for Hospodars, Nor for Baron or Voivode, As on through the night he rode And gazed at the fateful stars, That were shining overhead; But smote his steed with his staff, And smiled to himself, and said: “This is the time to laugh.”

In the middle of the night, In a halt of the hurrying flight, There came a Scribe of the King Wearing his signet-ring, And said in a voice severe: “This is the first dark blot On thy name, George Castriot! Alas! why art thou here, And the army of Amurath slain, And left on the battle-plain?”

And Iskander answered and said: “They lie on the bloody sod By the hoofs of horses trod; But this was the decree Of the watchers overhead; For the war belongeth to God, And in battle who are we, Who are we, that shall withstand

The wind of his lifted hand?” Then he bade them bind with chains This man of books and brains; And the Scribe said: “What misdeed Have I done, that, without need, Thou doest to me this thing?” And Iskander answering Said unto him: “Not one Misdeed to me hast thou done; But for fear that thou shouldst run And hide thyself from me, Have I done this unto thee.

“Now write me a writing, O Scribe, And a blessing be on thy tribe! A writing sealed with thy ring, To King Amurath’s Pasha In the city of Croia, The city moated and walled, That he surrender the same In the name of my master, the King; For what is writ in his name Can never be recalled.”

And the Scribe bowed low in dread, And unto Iskander said: “Allah is great and just, But we are as ashes and dust; How shall I do this thing, When I know that my guilty head Will be forfeit to the King?” Then swift as a shooting star The curved and shining blade Of Iskander’s scimitar From its sheath, with jewels bright, Shot, as he thundered: “Write!” And the trembling Scribe obeyed, And wrote in the fitful glare Of the bivouac fire apart, With the chill of the midnight air On his forehead, white and bare, And the chill of death in his heart. Then again Iskander cried: “Now follow whither I ride,

For here thou must not stay. Thou shalt be as my dearest friend, And honors without end Shall surround thee on every side, And attend thee night and day.” But the sullen Scribe replied: “Our pathways here divide; Mine leadeth not thy way.”

And even as he spoke Fell a sudden scimitar-stroke, When no one else was near; And the Scribe sank to the ground, As a stone, pushed from the brink Of a black pool, might sink With a sob and disappear; And no one saw the deed; And in the stillness around No sound was heard but the sound Of the hoofs of Iskander’s steed, As forward he sprang with a bound.

Then onward he rode and afar, With scarce three hundred men, Through river and forest and fen, O’er the mountains of Argentar; And his heart was merry within, When he crossed the river Drin, And saw in the gleam of the morn The White Castle Ak-Hissar, The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born,— And above it the morning star.

Then his trumpeters in the van On their silver bugles blew, And in crowds about him ran Albanian and Turkoman, That the sound together drew. And he feasted with his friends, And when they were warm with wine, He said: “O friends of mine, Behold what fortune sends, And what the Fates design! King Amurath commands That my father’s wide domain, This city and all its lands, Shall be given to me again.”

Then to the Castle White He rode in regal state, And entered in at the gate In all his arms bedight, And gave to the Pasha Who ruled in Croia The writing of the King, Sealed with his signet-ring. And the Pasha bowed his head, And after a silence said: “Allah is just and great! I yield to the will divine, The city and lands are thine; Who shall contend with Fate?”

Anon from the castle walls The crescent banner falls, And the crowd beholds instead, Like a portent in the sky, Iskander’s banner fly, The Black Eagle with double head; And a shout ascends on high, For men’s souls are tired of the Turks, And their wicked ways and works, That have made of Ak-Hissar A city of the plague; And the loud, exultant cry That echoes wide and far Is: “Long live Scanderbeg!” It was thus Iskander came Once more unto his own; And the tidings, like the flame Of a conflagration blown By the winds of summer, ran, Till the land was in a blaze, And the cities far and near, Sayeth Ben Joshua Ben Meir, In his Book of the Words of the Days, “Were taken as a man Would take the tip of his ear.”


BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR, EMRI YT S’HARROHET KURRË!

Nderim, në përvjetorin e vrasjes

Prof. MURAT GECAJ

1

. sado vite që të kalojnë, brez pas brezi, do të nderohet e kujtohet biri i paharruar i Kosovës dhe i mbarë shqipërisë,”Heroi i Popullit” Bajram Curri. sepse, ashtu si shumë atdhetarë e luftëtarë tjerë tanë trima, jetën e shkriu për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e mbarë trojeve tona amtare. Lindi në një karrocë, në vitin 1862, në fshatin Krushtë e Madhe të Kosovës, gjatë rrugës për në qytetin e Prizrenit. Pushtuesit osmanë po i internonin familjen, nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), si hakmarrje ndaj qendresës antiosmane të babait të tij, shaqir Currit. Erdhi në jetë”i burgosur”, por kurrë burgun nuk e pa me sy as e lidhi do kush ndonjëherë, veç nëna në djep edhe pse armiqtë tërë jetën e ndoqën këmba-këmbës, se

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

ishte trim e trimëri merrte përherë nga populli ynë, për të cilin nuk kurseu asgjë, as jetën e tij. rasti e ka sjellë që, gjatë jetës, jam njohur nga afër me bashkëshorten e tij, kreshniken Dervishe ose ”ajkunën”, siç e quante vetë Bajram Curri. Por kam njohur nga afër dhe bijat e tij, nënë Feriden, në Tiranë e nënë Hajrinë dhe mbesat, Valdetin e Mimozën, në shkodër. Kur shkoja për ndonjë arsye shërbimi në këtë qytet të lashtë, gjeja kohë e kthehesha në banesën e tyre mikpritëse. Deri para disa viteve, kur u nda nga kjo jetë, aty jetonte e moshuar dhe nënë Hajria. sigurisht, temë e bisedave tona ishte dhe babai i saj,”Heroi i Popullit” Bajram Curri. në vijim të këtyre lidhjeve, jemi takuar në Tiranë ose më ka marrë në telefon, nga shkodra edhe mbesa e B. Currit, Mimoza Kraja. ajo kishte një merak dhe amanet të nënë Hajrisë: ”Mos e harroni asnjëherë gjyshin tuaj dhe kujtojeni me nderim çdo përvjetor të rënies së tij”. siç tregonin bashkëkohësit, që në rininë e tij, Bajram Curri, i cili e kishte prejardhjen nga fshati Curraj i Epërm i nikaj-

Mërturit, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), u dallua për zgjuarësi dhe gjallëri. Bashkëmoshatarët dhe ata, që e njohën nga afër,

29

tregonin se qyshë 10-12 vjeç i pëlqente të stërvitej me kalë dhe të godiste shenjën me gurë e më vonë me armë. I edukuar me ndjenjat


30

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

atdhetare në gjirin e familjes, urrejtja për pushtuesit dhe çdo lloj armiku, iu kthye në nevojë jetësore. Megjithëse provoi disa fatkeqësi familjare, Bajrami nuk e dha veten. Përkundrazi, gjeti forca për të punuar e luftuar më shumë për atdheun. nënë Feride Bajram Curri më tregonte: ”Babës i vdiqën dy vëllezër, djem e vajza, por nuk u ligështua. Përkundrazi, u jepte forcë e zemër njerëzve, kur kishin halle. Më shumë kujdesej për të tjerët, se sa për vete. Baba ka patur muhabet të mirë, të shtruar dhe kurrë nuk rrinte pa shokë e dashamirë. asnjeherë nuk ishte me nerva të ngritura në jetën familjare e shoqërore dhe nuk dëshironte t’i dëgjonte të tjerët të bënin shamatë. Ishte shakaxhi dhe i pëlqenin kënga e muzika popullore. Zërin e kishte të bukur, melodioz; mendjen të hollë dhe ishte shumë zemërgjerë”. siç dihet, Bajram Curri nuk pati shkollë, por ishte mjaft i zgjuar nga natyra dhe arsimdashës. Me kujdesin e tij, u çelën shkolla shqipe në: Gjakovë (më 1915), në Malësinë e Gjakovës dhe në Has e Lumë etj., në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Me dhjetëra djem kosovarë i dërgoi për të vazhduar mësimet në shkup, Kolgecaj e Krumë, në Tiranë dhe Elbasan. Duke vlerësuar lart ndihmesën e tij në këtë fushë, në Kongresin e arsimtarëve të Tiranës (më 1924), atë e zgjodhën kryetar nderi etj. siç e fikësuan studentët shqiptarë në një fotografi, tashmë të njohur, Bacë Bajrami pati si moto të jetës së tij: ”një për të gjithë, të gjithë për një”. 3. Qyshë në rini, Bajram Curri doli në ballë të qendresës popullore kundër pushtuesve otomanë. në

Malësinë e Gjakovës ai mblodhi rreth vetes një çetë me luftëtarë të vendosur dhe u ndesh me ushtrinë e Mustafa pashës, duke i penguar që ta nënshtronin atë krahinë liridashëse dhe të mblidhnin rekrutë e taksa të shumta. Kjo veprimtari i shqetësoi pushtuesit, prandaj u përpoqën që ta afronin atë me mënyra të ndryshme e duke i bërë lajka. Por atdhetari i madh nuk e ndërroi asnjeherë mendjen, pra qendroi i vendosur në luftën e tij të drejtë. Kryengritjet e mëdha antisomane të viteve 19101912 ngritën peshë zemrat e qindra e mijëra luftëtarëve, në Kosovë e kudo në shqipëri. Veçanërisht, është e njohur veprimtaria e Bajram Currit gjatë kësaj periudhe, në krye të forcave kryengritëse të krahinave

veriore, si Gash, Krasniqe, Bytyç, nikaj-Mërtur, shalë etj. një qendresë e pashoqe malësorët u bënë pushtuesve në Qafën e Morinës dhe në prita të tjera, kur sulmoi ushtria e gjaneralit gjakatar Durgut Pasha. ndërsa në Qafën e Prushit (ku të parët tanë farkëtonin armët kundër pushtuesve, siç pohonte akademiku Eqrem Çabej) armiqtë lanë shumë të vrarë e të plagosur. Bacë Bajrami i udhëhoqi me guxim luftimet për mbrojtjen e trojeve shqiptare edhe kundër pushtuesve serbomalazezë. Veprimtaria e tij luftarake u bë e njohur kudo, ku flitej shqipja, por dhe ndërmjet armiqëve. Janë mjaft domethënesë fjalët e B. Currit, sipas bashkëluftëtarit të tij, atdhetarit Hasan Prishtina: ”Asht nji detyrë e shenjtë

për me luftue kundra çdo anmiku dhe mos me pasë aspak pushkë. Lufta na u ka ba detyrë. Pra, duhet t’u dalim zot të drejtave tona dhe të shpëtojmë prej robnisë”. synim të jetës së vet, B. Curri kishte dhe edukimin e brezit të ri me virtytet më të larta të shqiptarizmit. Kështu, bashkëkohësit tregojnë se u drejtohej të rinjëve: ”Merrni vesh, djemtë e mij: Kur një djalë shqiptar nuk ka besë e nder, kur nuk e do vatanin e vet dhe nuk vdes për të, ai nuk është shqiptar, ai është më e fundit vrimë e kavallit (fyellit)”. shpalljen e Pavarësisë së shqipërisë, më 28 nëntor 1912, Bajram Curri e priti me gëzim të madh. Por përsëri nuk e rreshti luftën e tij të vendosur kundër armiqëve, ndaj synimeve të serbomëdhenjve dhe të shteteve të tjera shoviniste fqinje. Mbështeti fuqimisht qeverinë e Ismail Qemalit, në Vlorë dhe më pas atë të dalë nga Kongresi i Lushnjës, e cila e emëroi Ministër pa portofol dhe komandant të Forcave Kombëtare. Duke e përshëndetur këtë gjë, përfaqësues të popullit i shkruanin ato ditë: ”E gjendmja e një burri me shpirt të thjeshtë, kombëtar, na jep një shpresë të madhe për shqipërinë”. ndërsa në fitoren e revolucionit të Qershorit 1924, Bajram Curri luajti rol vendimtar. ai udhëhoqi afër 2 mijë forca kryengritëse, të cilët hynë me fitore në Tiranë. Por edhe pas dështimit të këtij revolucioni, B. Curri e vazhdoi qendresën e vendosur në malet e Veriut të shqipërisë, në mbrojtje të idealeve demokratike. atje gjeti strehë të sigurtë dhe përkrahje të gjithanshme nga malësorët trima e liridashës. Kudo la mbresa të pashlyera dhe te secili gjeti besnikë për


kokë. Prandaj nuk është e rastit që, sa e sa familje atdhetare e bujare në Malësinë e Gjakovës, Dukagjin, Has, Lumë, Pukë, Dibër a gjetiu, e kujtojnë atë edhe sot e kësaj dite si mik e bashkëluftëtar të paharruar të shtëpive të tyre. Janë të njohura familjet në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) e më gjerë, ku ai u strehua e gjeti mbështetje të fortë, si te sali Mani i Bujanit, shend Balia i Margegajve, Dulë alia i Dragobisë, Gjonajt e Geghysenit, Qarrët e Hasit etj. në vitet ’60-të e ’70-të të shekullit të kaluar, babai im më tregonte për ”kreshnikun Curr”: ”Bajrami ishte burrë i pashëm, trupmadh, si lisi me rrema. Ta fitonte zemrën me thjeshtësi, urtësi e dashuri. Fliste me cilindo, bile edhe me fëmijët e gratë e moshuara. Ta dinte nderën e ishte mikpritës. Këtë gjë e kam provuar tek ai edhe vetë unë…”. armiqtë e gjurmonin ta kapnin të gjallë atë, por nuk ia arritën dot qëllimit. Mjaft shtëpi malësorësh u bastisën, në atë dimër të egër të fillimvitit 1925. Por nuk treguan asgjë për vendndodhjen e tij. sapo përmendim këto fjalë, menjëherë na bien ndërmend vargjet-lapidar të një elegjie të njohur: ”Thon’ u shtri e thonë u vra, po ti s’ vdiqe, or Baba, as te Shkëmb’ i Dragobisë, as te zemër’ e djalërisë…”.

I shkroi me dhimbje e pasion Fan noli, në përkujtim të ”tribunit të vegjëlisë”, B. Curri. Po si kishte ndodhur ajo epope legjendare? siç thamë, armiqtë e ndiqnin Bajram Currin. ai gjeti strehë në alpet e shqipërisë, bashkë me luftëtarët e vetë besnikë. shpella e Dragobisë u bë istikam i sigurtë për të, deri sa e

rrethuan nga të gjitha anët. atëherë, ai gjeti një shteg kalimi e u nis drejt një vatre mikpritëse të atij fshati. Por, papritmas, u ndesh në forcat armike. ata qëllonin, por nuk donin ta vrisnin. se kryeministri serb Pashiq, ”hajni”, në bashkëpunim me tradhtarët vendas, kishin venë shuma të mëdha, 10 mijë franga ari, si shpërblim për atë, që do ta kapte të gjallë Kryetrimin. Lufta u bë e ashpër ndërmjet Bajram Currit, me pak veta dhe kundërshtarëve, që shkonin në front luftimi. Ishte 29 marsi i vitit 1925. Fillim pranëvere. Bjeshkët kreshnike gjëmuan nga armët e paulura të ”Dragoit të Dragobisë”. Por zogjtë e malit përhapën lajmin tragjik, ”ma të idhtë se zana”, se, më në fund, kishte rënë ”lisi me rrema”. Ushtimën e tij e përhapën me dhimbje të pazakontë valët e Valbonës ujëkaltër dhe alpet e mbuluara me borë të përhershme. ndërsa rapsodi popullor e përjetësoi atë, me vargje të dhimbshme e krenare: ”Bajram Curr, o Bajram Curr, emri yt s’ harrohet kurrë! Të kujton gjithnjë Shqipëria, s’të harron për jetë Kosova…”.

shumë epitete e fjalë nderimi e vlerësimi i kanë bërë Bacë Bajramit, duke e quajtur: ”Fatosi i lirisë së shqipërisë”, ”Dragoi i Dragobisë”, ”Babai i vegjëlisë”, ”shqiponja e maleve shqiptare” etj. Emri i tij është përjetësuar në shumë shkolla e rrugë, në shqipëri e në Kosovë dhe në qytetin alpin ”Bajram Curri”. Trupi vigan i Bajram Currit u mbulua me flamurin e lavdisë shqiptare; ai u kthye në simbol lirie e në Përmendore të bardhë, e cila përherë i fton brezat për atdhetarizëm, guxim e trimëri. Tiranë, 29 mars 2016

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

31

MES 38 MARTIRËVE EDHE NJË BURRNESHË MIRDITORE: MARIE TUÇI Kushtuar vajzës mirditore, mësueses, Marie Tuçi, (1928-1950), të cilën regjimi Enverian, e torturoi, në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër. Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar, por njëkohësisht ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura… Pse?… Sepse mendonte ndryshe. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit, e një ideali pa ideal… Mallkuar qofshin, persekutorët e saj.

Meti Fidani

PO VDES NANË, SOT PO VDES Nan’ e dashtun, sot po vdes më kanë futur, në një thes lakuriq, tok me një mace më kanë mbyll, në thes linace N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti po ma merr nan’, shef Seiti jashtë thesit, shqip po flasin më shqelmojn’, e më godasin ligësia, nuk ka ngjyrë shqelm në bark, shqelm në fytyrë Po vdes nanë, sot po vdes një lëmsh gjaku, brenda n’ thes nuk ka vend imagjinata kriminel, shpirtzinj si nata më kanë ça, bark e zorrë hajde nan’, e ver’ një dorë Mbaju nan’, mbaju burrneshë më sill teshat, e m’vish murgeshë mos qaj nan’, jam bij Mirdite s’na kanë mposht, tash ndër vite as dhe shkau, as dhe turku as Enveri, as dhe burgu as bollshvik, e as titista as hetues, as komunista Po vdes nanë, moj un’ e zeza shko më sill, një palë ndrresa njëzet e dy, sapo kam mbush nuk du’ nan’, me m’qa kurkush as n’Orrosh, e as Ndërfush’ as në bjeshkë, atje thellë as në Fan, e as në Kthellë as n’Kurbnesh, e as n’Selitë as kurkund, nëpër Mirditë Zoti nan’, ka pat’ mëshirë më ka dërgu, të vdes e lirë më sill ndrresat, po të pres po vdes nanë, sot po vdes


32

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

PRESIDENTËT AMERIKANË JOHNSON DHE CARTER PËR NOLIN E KADARENË Gazeta “Dielli”e Bostonit e datës korrik 1964 shkruan: “Hirsija e Tij Fan S. Noli në Shtëpi të Bardhë”

A

■ Gjekë Gjonlekaj

ti ynë i Vatrës i Diellit dhe i të gjithë shqiptarëve u ftuan nga zoti dhe zonja Johnson në Shtëpi të Bardhë. Në mes të mysafirëve të Shtëpisë së Bardhë ishte edhe Hirësija Tij Fan Noli kryepeshkop metropolitan i Kishës sonë kombëtare, shkrimtar klasik i gjuhës shqipe, autor me famë botërore të studimeve rreth historisë së Skënderbeut dhe përkthyes i madh i veprave të pavdekshme të Shekspirit: Hamletit, Jul Qezarit, Othellos e Makbethit. Ftesa i qe bërë Hirësisë së Tij nga zonja dhe zoti

Johnson, President i Shteteve të Bashkuara, në rastin e kremtimeve triditëshe të 400vjetorit të Shekspirit. Në Britaninë e Madhe i tërë viti 1964 i është kushtuar 400-vjetorit të Shekspirit. Më këtë rast Imzot Noli shkroi dy biseda për BBC (British Broadcastin Company).

Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, në pranverë te vitit 1992 ishin tepër të rëndësishme.Vendet e Europës

Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara ishin tepër të interesuara për ato zgjedhje. Përveç zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane, në ato zgjedhje morën pjesë si vëzhgues personalitete të shquara të jetës politike të Shteteve të Bashkuara midis të cilëve shquhej ish Presidenti Jimmy Carter. Ai kishte shërbyer vetëm një mandat presidencial dhe pas zgjedhjeve të vitit 1980, ai u largua nga kjo detyrë. Pëngjet amerikane në Iran dhe ekonomia e dobët ishin shkaku kryesor i humbjes së tij. Ai pësoi humbje të rëndë nga kandidati republikan Ronald Reagan. Jimmy Carter

u ndje keq për këtë humbje dhe qysh atëherë e sot punon ditë e natë për të mirën e Amerikës dhe mbarë njerëzimit. Biografët presidencial thonë se angazhimet e tij janë bërë edhe më të fuqishme për të kompenzuar humbjen e madhe të mandatit të dytë presidencial. Qëndra Carter në qytetin Atlanta të shtetit amerikan Georgia

u bë një ndër selitë më të njohura në botë për zhvillime demokratike dhe ekonomike anë e mbanë globit. Para disa vjetësh Jimmy Carter u laurua me Çmimin Nobel për Paqe. Ai shkroi dhe botoi më shumë vepra se asnjë president tjetër amerikan. Veprat e tij të botuara kanë vlerë të madhe për shoqërinë amerikane dhe gjithënjerëzore. Disa historianë biografë të presidentëve thonë se ky është Presidenti në pension më aktiv në historinë e Amerikës. Ky është arkitekti i të drejtave të njeriut.

Jimmy Carter tregoi interesim të madh për Shqipërinë pas rënjes së diktaturës. Në pranverë të vitit 1992, ai dhe një grup ekspertësh të Institutit Carter, vajtën në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet e lira dhe demokratike. Në këtë mission fisnik e

shoqëroi bija e tij Amy dhe një mik i tij i veçantë. Ky ishte gazetari i mirënjohur amerikano-shqiptar Bill Kovach për të cilin kisha dëgjuar në vitin 1983 nga editori i gazetës “The New York Times” në Washington, David Binder. Bill Kovach kishte qënë redaktor përgjegjës i kësaj gazete në kryeqytetin amerikan për më


shumë se një dekadë. Ishte një ndër gazetarët më të njohur të Amerikës. Më vonë Bill Kovach shkoi në qytetin Atlanta dhe atje drejtoi dy gazeta të njohura të atij qyteti. Në Atlanta Carter dhe Kovach u bënë miqë të ngushtë. Bill Kovach i kishte treguar Presidentit Carter për origjinën e tij shqiptare dhe për këtë shoqërimi i tij në Shqipëri ishte i mirëpritur. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në tokën e shqiptarëve zoti Carter kishte treguar interesim për historinë dhe kluturën e atij vendi. Natyrisht se Bill Kovach i kishte sugjeruar veprat e Ismail Kadaresë. Publicisti amerikano-shqiptar Bill Kovach e vlerësonte shume Ismail Kadarenë sepse në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Bill Kovach,i lindur në Tenesse nga prindërit shqiptar nga Gjirokastra ishte redaktor i gazetes New York Times dhe një ndër gazetarët me të njohur të Amerikës

Presidenti Karter dhe Bill Kovach në aeroportin e Rinas, më 1993.

’90 ishin botuar këtu në Shtetet e Bashkuara disa nga veprat e tij. Shumë gazeta dhe disa revista të njohura kishin botuar recensione të mrekullueshme, ku shquhej edhe shkrimtari i njohur amerikan John Updike. Në vitin 1992 Bill Kovach ishte profesor i gazetarisë në Universitetin Harward. Ne kishim lidhje të vazhdueshme telefonike. Këto lidhje ishin zgjeruar më shumë pas botimit anglisht nga ana ime të Kanunit të Lekë Dukagjinit në vitin 1989. Ndërsa me vëllaun e tij Joe Kovach isha takuar disa herë në redaksinë e të përditshmes “Daily News” të New Yorkut. Për Joe Kovach kisha bërë një kronikë të veçantë për Zërin e Amerikes në gjuhën shqipe. Edhe Joe Kovach ishte ndër gazetarët më te njohur të New Yorkut, tepër modest dhe kryelartë për origjinën e tij shqiptare. Miqësia me Joe Kovach e bënte edhe më të fortë lidhjen time me Billin. Pasi ishte kthyer

nga Shqipëria Bill Kovach më bëri telefon dhe më tregoi për udhëtimin e tij dhe të Presidentit Carter në atë vend. Por, këtë radhë m’u lut t’i bëja një nder dhe shpënzimet do t’i paguante ai. Para se të më kërkonte ekzaktërisht nderin tim, ai më tregoi për interesimin e madh të Presidentit Carter për veprat letrare të Ismail Kadaresë. Perveçë leximit të tyre në Shqipëri, zoti Carter kishte lexuar një vepër të tërë gjatë udhëtimit nga Shqipëria në Amerikë, tregonte Bill Kovach. Natyrisht se ishte ndjerë edhe më shume kryelartë ngase orgjina e Bill Kovach është nga Gjirokastra. Ai tha se Presidenti Carter kërkonte veprat e Ismail Kadaresë për Qëndrën e tij në Atlanta. Zoti Kovach tha se do të më dërgonte menjëherë çekun për ato vepra dhe për shërbimet e postës. Kërkoi me këmbëgulje faturën, që nuk ishte ndonjë shpënzim i madh. U ndjeva shumë i lumtur që mu dha rasti t’i bëja një

33

nder Presidentit të Shteteve te Bashkuara Jimmy Carter. Menjëherë ia postova të gjitha veprat e Ismail Kadaresë anglisht në adresën personale që më kishte dhënë Bill Kovach. Një javë më vonë mora një letër te veçantë falënderimi nga Presidenti Carter. E kujtoj sot e kësaj dite atë zarfë pa pullë postale. Në vend të pulles ishte emëri i tij. Mora vesh nga nëpunësit e postës se këtë lloj zarfe përdorin vetëm presidentët amerikanë në pension. U ndjeva shumë mirë për këtë lëtër, por edhe më mirë për interesimin dhe respektin e tij për shkrimtarin tonë gjenial Isamil Kadarenë. Kurrë nuk kam bërë ndonjë koment për këtë lëtër. Në kohën kur Ekrem Bardha ishte pronar i gazetës “Illyria” të New Yorkut, kjo letër u botua por pa asnjë koment. Para disa vjetesh ia kisha dhënë kopjen e kësaj letre Profesor Agron Ficos, duke iu lutur që të bënte një shënim te shkurtër për interesimin e jashtzakonshëm që kishte treguar ky President nobelist për shkrimtarin tonë të madh. Profesor Fico nuk ka bërë kurrë ndonjë koment për këtë letër. Në të kaluarën kisha dëgjuar për ftesën që Presidentit Johnson i kishte bërë Imzot Nolit në Shtëpi të Bardhë për 400-vjetorin e Shakespeare-it.Përveç tjerash kisha dëgjuar se Peshkop Noli kishte bërë lutjet fetare të rastit në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë për 400-vjetorin e Shekspearit. Natyrisht se Noli dhe shekspirologët më të njohur te botës ishin ftuar për ligjerata por në këtë rast Peshkop Noli kishte edhe një mision të dytë, atë të bekimeve të rastit. Duke lexuar gazetën “Dielli” në mikrofim, në Bibliotekën Kombëtare të New Yorkut, këto ditë, gjeta shënimin për ftesën që Presidenti Johnson i kishte bërë gjenialit shqiptar Fan S. Nolit. Lartësitë e mia intelektuale mbase nuk janë të mjaftueshme për ta cilësuar gjenialitetin e Nolit ose të Kadaresë, cilësimin gjenial për Fan Nolin e mësova nga Ismail Kadare, në veprën e tij letrare të fundit: “Mëngjeset në Kafe Rostand - Motive të Parisit” . Ndërsa, për gjenialitetin e Ismail Kadaresë e kanë thënë fjalën e tyre shumë intelektualë dhe akademi me renome ndërkombëtare. Gjenialët janë një gjini në vete (sui generis) dhe në këtë rast sikur ekziston ndonjë lidhje gjenetike midis Shakespeare-it, Nolit dhe Kadaresë. Siç duket gjenialët shqiptarë, Noli e Kadare, janë frymëzuar nga gjeniali anglez William Shakespeare. Ata kanë një lidhje të veçantë me Shakespeare-in.


34

Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Ndrroi jetë ish redaktori i revistës “Jeta Katolike”

Ndoc Dedë Vulaj (1921-2016)

Ndoc Dedë Vulaj lindi me datën 8 Mars 1921 në rrethin e Shkodrës në nji familje fetare, burrnore e bujare, me prejardhje nga Vërmoshi i Kelmendit. Qysh në moshën e fëminisë e mori pranë vedi për shkollim Dom Alfons Tracki. Si djalosh i ri hyni në seminarin papnuer të Shkodrës ku vazhdoi mësimet për meshtar deri në vitin 1946 kur regjimi komunist barbar i pa fe, burgosi ose pushkatoi krejt trupin arsimor të seminarit dhe përjashtoi të gjithë studentat. Vetëm 17 muej e ndanin Ndocin nga shugurimi meshtarak.

Komunistat e emnuen Ndocin mësues në katunde të ndryshme, por gjitghmonë nën vëzhgimin e sigurimit të shtetit dhe agjentave të tyne. Jeta nën regjimin komunist dita ditës u bante edhe ma e vështirë, ashtu që Ndocin e detyronin të lalmërohej çdo javë në zyrat e tyne, tue kërkue që ta mohonte fenë e Krishtit, tue i ba edhe kërcënime pushim nga puna dhe edhe burgosje. Si pasojë e këthyne kërcënimeve, në vitin 1966, Ndoci me familjen, bashkë me prindët dhe vëllaznit me familjet e tyne (gjithsejt 19 vetë), u deturuen me u arratisë tue ikë në Jugosllavi. Në Shtoj të Ulqinit u punësue si mësues i gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mark Nucullaj”, por as aty nuk e lenin rahat, ashtu që në pranverën e vitit 1968 del në Itali, nga ku, me ndihmën e mikut të vet, Dom Prenkë Ndrevashaj, emigron në Stetet e Bashkueme të Amerikës. Në New York, menjiherë u takue me Dom Zef Oroshin, i cili e priti me krah hapët si bashkëpuntuer në organizime si dhe në revistën “Jeta Katolie Shqiptare”, e themelueme nga ai në vitin 1966.

Ndoci filloi menjiherë me shkrue artikuj me karakter fetar e historik, her me emën të vërtetë e her me pseudonim, por gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës. I shymë nga malli i madh për vendlindje, ai ka shkrue edhe shumë poezi prej të cilave dallohet “Lufta e Kelmendit”. Për disa vjet me radhë Ndoci shërbeu si redaktor i revistës “Jeta Katolike Shqiptare” (Sot “Jeta Katolike”), e cila me largimin e tij nga New York-u pësoi edhe ramje të dukshme, tue u ndërpre botimi në vitin 1978.

Ndoci ishte njeri shumë i përvujt dhe fetar i madh. Edhe pse nuk arriti të shugurohet meshtar, gjithmonë mbeti i afërt me kishën dhe klerin e saj. Më 1979, rishtas kthehet në New York, kësaj radhe në Rochester, ku edhe vdiq, më 1 Shkurt 2016, në moshën 94-vjeçare. Famullia në Rochester, ku ai kishte kenë anëtar për shumë vjet, tue pasë respekt të veçantë për të, si dhe tue pa nji numër aq të madh të bashkëatdhetarëve të Ndocit nga New Yorku, Michigani, Bostoni dhe Kanadaja, predikimin e ratsit ia la diakonit Marash Shkreli, i cili me fjalë të zgjedhuna dhe të përmallshme, i bani lamtumirën e fundit si nga lteri, ashtu edhe salikimet te vorri. Redaksia e revistës “Jeta Katolike”, familjes ju shprehë përdhimtimet ma të sinqerta, Ndoci pastë dritë në amshim. Epja o Zotu pushimin e pasosun. Pushoftë në paqë. Redaksia


Jeta Katolike Janar-Mars 2016

Pagëzime Samantha Lynn Progni Prindër: Fabio & Marianna Progni Kumbarë: John & Drita Simolacaj

Lola Geena Elezaj Prindër: Leka &Laura Elezaj Kumbarë: Nick Lekocaj & Lisa Elezaj Matteo Gjura Prindër: Artur & Veronika Gjura Kumbarë: Robert & Rudina Gjonaj Daniel Palevic Prindër: Marko & Dorina Paljevic Kumbarë: Vincent & Tina Gjonaj Mateo Shllaku Prindër: Paulin & Rita Shllaku Kumbarë: Paul & Ciljete Gjonaj

Michael Zadrima Prindër: Fran & Kristina Zadrima Kumbarë: Jozef & Anila Cota

Jozefine Elyse Cukaj Prindër: Gasper A. & Violeta Cukaj Kumbarë: Joseph Laskaj & Leze Palusevic Alex Dreshaj Prindër: Mark & Violeta Dreshaj Kumbarë: Mark & Lula Berishaj

Gabriel Jeton Krasniqi Prindër: Jeton & Samantha Krasniqi Kumbarë: Tona & Trioleta Cena Noah Papaj Prindër: Viktor & Katina Papaj Kumbarë: Nosh & Vitore Margilaj

Nora Margarita Pepushaj Prindër: Gjovalin & Nora Pepushaj Kumbarë: Edvin & Nikoleta Delaj

Arbera Denisse Buxha Prindër: Sokol & Yashmin Buxha Kumbarë: Pjeter & Agetina Markushi

Nikolet Saljanin Prindër: Peter & Mirela Saljanin Kumbarë: Anthony & Debra Shabani

Millania Dzeloski Prindër: Ergan & Diana Dzeloski Kumbarë: Kristian Mundija & Enkolana Cekaj

Gabriella Brisku Prindër: Anton & Marijana Brisku Kumbarë: Bato & Freskida Gjokaj

Antonio Mili Prindër: Nike & Silvana Mili Kumbarë: Ndoc & Rina Luli

Elizabet Pepushaj Prindër: Gjovalin & Nora Pepushaj Kumbarë: Edvin Delaj & Nikoleta Delaj

Nikola Smajlaj Prindër: Lec & Marjeta Smajlaj Kumbarë: Nua & Valbona Ljuljdjurovic

Julian Nicholas Lajcaj Prindër: Zoran & Kristina Ann Ljajcaj Kumbarë: Mark Lulgjuraj & Linda Gjokaj Nik Vataj Prindër: Vate & Francine Vatic Kumbarë: Vilson & Valentina Vatic Ariana Rukaj Prindër: Vladimir & Dijana Rukaj Kumbarë: Ermal & Mersida Lumaj

Fran Kelmend Vukaj Prindër: Kelmend & Lisabeta Vukaj Kumbarë: Ylli & Drilona Tinaj Elena Lulaj Prindër: Edmond & Alada Lulaj Kumbarë: Agron & Leonora Gjelaj

Roza Marku Prindër: Bardh & Friderike Marku Kumbarë: Nicholas & Tereze Krasniqi

Epjau o Zot pushimin e pasosun E i ndritë drita e pambarueme! Shtjefen Zogu Buçaj, 102-vjeç Vdiq më 01 Janar 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York Prena Rudovic, 89-vjeç Vdiq më 08 Janar 2016 U varros në varrezat “St. Denis Cemetery” në New York

Prena Rrapi, 80-vjeç Vdiq më 12 Janar 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York Pashka Shkreli, 88-vjeç Vdiq më 9 Shkurt 2016 U varros në varrezat “St. Raymond’s Cemetery” në New York

Paska Djonovic, 90-vjeç Vdiq më 10 Janar 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Mark Tarazhi, 47-vjeç Vdiq më 14 Shkurt 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Shaqe Tinaj, 63-vjeç Vdiq më 13 Janar 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Nikoll Gjoni Lekocaj, 60-vjeç Vdiq më 29 Mars 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Toma Gac Gjonaj, 63-vjeç Vdiq më 11 Janar 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

35

Rrok Skrelja, 77-vjeç Vdiq më 19 Shkurt 2016 U varros në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” në New York

Djonaj Arta Prindër: Doda & Violeta Djonaj Kumbarë: Gjon & Rosela Lucgjonaj

Olivia Curanovic Prindër: Martin & Valentina Curanovic Kumbarë: Kristafer & Elizabeth Nicaj

Marina Mili Prindër: Gjovalin & Mri Mili Kumbarë: Simon Juncaj & Sandra Nikollaj Bleona Gjoni Prindër: Bledar & Leonora Gjoni Kumbarë: Gentijan Gjinaj & Elsuida Lala

Kurorëzime John Skrelja me Olita Dedvukaj Më 9 Janar 2016

Luvigj Curanaj me Vera Berishaj Më 10 Janar 2016 Gjergj Nicaj me Daria Boiko Më 18 Korrik 2015

Katekumenët Nën drejtimin dhe përgatitjen nga z. Lekë Vataj, të Shtunën e Madhe, më 26 Mars, 2016, në kishën tonë kanë marrë sakramentet e pranimit të fesë katolike këta katekumenë.

Konvertuar

Senela Peric, Albana Qereti

Pagëzuar:

Nikolin Coli, Steven Coli

Pagëzuar & Krezmuar: Ejell Beci, Eva Beci, Kastriot Cekaj, Mikel Deda, Brulinda Frangaj, Silvana Frangaj, Lazer Grishaj, Nicholas Lulgjuraj, Merlinda Nikollaj, Diana Preka


Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit dhe biri i saj i denjë Asembleisti Mark Gjonaj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.