JK # 75 (2014)

Page 1

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Viti XLIX, Numri 3, Korrik-Shtator, 2014 Çmimi $5.00 www.jetakatolike.com | /albanianchurch


2

6

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

P ë r m b a j t j a

-

C o n t e n t s

Jeta Katolike • Viti XLIX, Numri 3 Korrik-Shtator 2014 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: Papa Në Shqipëri............................................................3

Nga Famullia jonë .........................................................................................4

M. K. Shkreli, L. Berishaj, Dom G. Grabanica: Nga Vendlindja ....................4

Mark K. Shkreli: Brenda një çerek shekulli dy Papë në Shqipëri .................10

Jeta Katolike Numri 1 Janar-Qershor 2014

Botues: Kisha Katolike Zoja e Shkodrës Drejtor: Dom Pjetër A. Popaj Kryeredaktor: Mark K. Shkreli

8

11

13 21

Redaktor (anglisht): Simon Vukel Redaktor (shqip): Klajd Kapinova Graphic Design Ismer Mjeku Marketing Fran Çotaj Website: Martin Smajlaj Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli Klajd Kapinova Simon Vukel Peter Saljanin, Ismer Mjeku Martin Smajlaj, Fran Çotaj Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota Tomë Paloka Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj Mhill Velaj. Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen. Parapagimi: $30 në vit ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.org

Fjala e plotë e Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Meshën E Shenjtë...15

Përshëndetje e Shkëlqesisë së Tij Imz. Rrok Mirdita ...................................16

Papa Françesku Falënderoi Popullin Shqiptar Për Mikpritjen ......................17

Nick Squire: Pope Visits Albania...................................................................18

Alba Prifti and Steve Almas: Pope Francis rebukes religious militants

during visit to Albania ....................................................................................19

In Albania, pope denounces using religion to justify violence (AP) ..............19

Atë Shtjefen Dodes: Krijimi ...........................................................................21

Nikolla Shabani: Nga Çakulieri - Shestan.....................................................22

Klajd Kapinova: Populli Im është I Varfër Dhe Unë Jam Një Ndër Ta ..........25

Frank Shkreli: Shqipëria Nderon Martirët E Kombit Dhe Të Fesë................28

Merita McCormack: The Joys And The Sorrows Of A Papal Visit ................30 L. Cekaj & Kozeta Zylo: Poezi kushtuar Papa Françeskut .........................31

To God With Love: St Teresa and The Way of Perfection ...........................32

Luigj Çekaj: Theofan S. Noli, Një-Kryepeshkop me vlera si të pazakonta ...33

Dom Nikë Ukgjini: 1945, Si u dëbua delegati apostolik nga Shqipëria.........36

Dom Gjergj meta: Dom Lekë Sirdani: Prift, Patriot, Shkrimtar......................38

Zef Ahmeti: Imzot Lazër Mjeda, Ipeshkëv.....................................................39

33

23

Fritz Radovani: 1919 – 1920 Burrat Që Shpetuen Shqipninë Nga Coptimi .40

Ndue Deda: Imzot Prend Doçi, Abati Burrështetas i Mirditës .......................42

Don’t Put Off Reaching Out ..........................................................................46

Lëvizjet demografike .....................................................................................47

18


PAPA NË SHQIPËRI 3

21

Dom Pjetër POPAJ

shtatori 2014 ka qenë një ditë jashtëzakonisht madhështore për Shqipërinë dhe për krejt popullin shqiptar. Duke e falënderuar Shkëlqesinë e tij, Imzot Rrok Mirditën, Arqipeshkvin e Tiranë Durrës për thirrjen, një grup i madh prej famullisë tonë, “Zoja e Shkodrës” kemi shkuar për këtë ngjarje historike. Papa Françesku e nderon vendin e kombin tonë me vizitën në Shqipëri. Sikur e kemi në traditë, Shqipëria i ka bërë një mikpritje të mrekullueshme, të ngrohtë e të dashur dhe dinjitoze të nivelit më të lartë. Pyetja vjen, pse Papa Françesku viziton Shqipërin më parë se vendet tjera në Europë? Ky nderim, mendoj, i është bërë popullit tonë sepse ka një histori të përgjakur, më të gjatë se popujt tjerë në Europë. Me shekuj ka vuajtur nën dominimet e huaja. Në fund, për një gjysëm shekulli vuajti nën sundimin e diktatorit, fatkeqësisht shqiptar, komunist e ateist. Besimi në Zotin ndalohet rreptësisht. Shkatrron faltoret e Zotit, vret prijsa feje të të gjitha besimeve. Në Kishën Katolike, vret priftërinj, rregultarë e rregulltare e deri seminarista e çdo person që publikisht dëshmonte fenë e vet. Në bulevardin Dëshmorëtn e Kombit, drejt sheshit të Lumturës Nënës Tereze kanë qenë vurë fotografitë e 40 martirëve dhe mënyra e dënimit të tyre. Duke ecur nën ta, i shihja fytyrat e tyre të reja dhe lexoja se me çfarë torturimesh i kanë vrarë, mu përlotën sytë, mu rrënqeth trupi e mu dridh toka nën këmb. Krimi i tyre ishte vetëm pse ishin priftërinj dhe besimtarë në Zotin. Thoja me vetën timë, sa e madhe ka qenë feja e tyre! Sa e madhe ka qenë dashurija e tyre për Zotin! Ata, duke kaluar Kalvarin me Krishtin, i kanë përplotësuar fjalët e Tija kur thotë se, dashuri më të madhe s’mundet me pasë kush se sa ai që jep jetën për të afërmin e vet. Kjo dëshmi e martirve ka bërë edhe Papa Françeskun për t’u përlotur gjatë mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Pas meshës në Sheshin “Nëna Tereze,” gjatë lutjeve dhe takimit me ipeshkvinj, meshtarë, rregulltarë e seminarista, Dom Ernest Troshani, 84 vjeçar, i tregoi Papës për dënimin e tij me vdekje dhe vuajtjet e tmerrshme që ai ka kaluar sikur meshtar i ri për 28 vjet në burg. Papa i përlotur e përqafoi Dom Ernestin dhe gjithashtu edhe motrën stigmatine Motra Marije Kaleta, e cila gjitashtu foli për vuajtjet e saja gjatë komunizmit. Këta dy janë të vetmit prej priftrinjve dhe murgeshave që janë gjallë sot. Ka qenë qartë se në atë moment Papa e ka

parë Kalvarin e Kishës Katolike dhe Shqiperisë në përgjithësi gjatë dhunës së komunizmit. Njëkohësisht ka parë vuajtjet e të gjithë meshtarëve, rregulltarëve, e rregulltareve e seminaristëve që kanë vdekur martirë ndër mundime çnjerëzore, e jjithashtu, edhe të të gjithë besimtarëve të tjerë të krishterë e myslimanë. Njerëzit që vuajnë bashkë bëhën edhe më të fortë në lidhje me njëri tjetrin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që populli ynë ka theksuar gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë. Armiqët tanë gjatë shekujve janë munduar me të gjitha taktikat, denime e tortura për të na friksuar që të ndahemi prej Zotit dhe njëri tjetrit, përkundrazi populli ynë është bërë edhe më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë në bashkim me Zotin dhe njëri tjëtrin. Këtë dëshmi, Papa Françesku, e nëpër të edhe krejt bota, e sheh si një shembull për mbarë njerëzimin se si duhet të jetojmë në paqe. Ne e pranojmë dhe e duam njëri tjetrin. Kurrkush nuk është i njajtë me tjerët por çdo njëri është krijuar individualisht prej të njëjtit Atë Krijues. Secili është dhuratë prej Zotit me begati të ndryshme. Prandaj duhet respektuar edhe diferencat mes njërit e tjetrit. Kjo i përngjet një kopshti me lule të ndryshme që japin aroma të këndshme dhe hijeshi ngjyrash të llojllojshme. Njëra nga arsyet që populli ynë egziston sot e që nuk është zhdukur ndër shekuj është se ka qëndruar bashkë me Zotin e njëri tjetrin. Kur Papa e ka theksuar bashkjetesën në paqe të Krishterëve dhe Myslimanëve Shqiptarë, i ka treguar botës se Shqiptarët më parë i kanë pranuar dhunat e armiqëve se sa ndarjen prej Zotit e njëri tjetrit. Imagjinoje, ndërsa komunizmi i tmerrshëm mundohej ta shkatrrojë besimin në Zotin, të kundërtën populli ynë forcohej edhe më tepër në fe. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë më shumë martirë sesa gjatë kësa periudhe, për të ciliët edhe e lusim Zotin që së shpejti të kanonizohen shenjtër për krejt Kishën Katolike.

Merret vesh se bota nuk ka dijtë për vuajtjet e populli shqiptar e as ka dijtë sa besojnë në Zotin. Një person e gjakut tonë, me trup e vogël por me vepra e madhe, qet në dritë “besën e shqiptarit.” Ajo bijë e gjakut tonë i jep fjalën Krishtit të Lum të jetë drita e Tij ndër të varfër, të braktisur e të sëmurë. Dedikimi i saj ndaj Zotit, duke shërbyer krejt jetën, deri në momentet e fundit të jetës së vet, tregon: kur shqiptari jep fjalën dikuj, ia ka dhënë besën që më parë do të vdesë se sa ta thyejnë fjalën. Të falënderojmë Zotin, që na ka dashur shumë. Në pika më të dobta gjatë historisë sonë, kur populli ynë ishte në rrezik të shkatrrimit e që armiqët dukej sikur të kishin fituar kundër nesh, Zoti dërgon njerëz kolosa duke nxitur popullin në shpresë. Ndër ta ishte Gjergj Kastrioti Skënderbej, që i prinë popullit tonë në fitore të çlirimit e të paqes në njizet e pesë luftëra kundra armikut. Gjatë komunizmit, martirët japin jetën për fe, liri, e të drejtat njerëzore. Nëpër vende më të varfëra të botës, e Lumtura Nëna Tereze shërben të vobekët e të mjerët për t’u dhënë shpresë atyre e gjithashtu ngushllim popullit tonë të burgosur për gjysëm shekulli nën kthetrat e komunizmit diktatorial. Këto ishin disa nga arsyet që Papa Françesku, më të parin shtetë në Europe vizitoi Shqipërinë. Megjithëse me alfabet dhe me lashtësi zëmë vendin e parë në Europë, pak njërëz e kanë dijtur këtë. Në përulje, maltretime prej armiqëve, fqinjëve e komunizmit barbar, populli ynë ka dalë ngallnjyes se ka qëndruar i bashkuar me Zotin e njëri tjetrin. Prej armiqëve që na kanë sulmuar e okupuar me shekuj jemi çliruar. Perandoritë më të fuqishme të asaj kohe, e regjimet e tmerrshme sot nuk egzistojnë më e ne, si popull i vogël, egzistojmë, se na ka ruajtur Zoti. Vizita e Papës duhet të na forcojë edhe më tepër në fe e dashuri për Zotin dhe duke dashur njëri tjetrin. Të mundohemi sa më tepër t’u përngjajmë etërve tanë, martirëvë, e të Lumtures Nënës Tereze që të mbajmë “besën” me fjalë e me vepra.


4

Gjatë Verës në Vendlindje

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Nga Famullia Jonë ◊ Më 7 shtator 2014 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, nën kujdesjen e grupit “Drita” me në krye z. Mark Berishaj, u zhvillua darkë solemne me rastin e festës të së Lumes Nënës Tereze.

◊ Më 19-21 shtator 2014 – Në oborrin e kishës sonë u zhvillua Karnavali tradicional vjetor, nën përkujdesjen e vullnetarëve të grupit “Drita” të Qendrës “Nëna Tereze”. ◊ Më 21 shtator 2014 – Me rastin e vizitës historike të Papës Françesku në Shqipëri, një grup nga famullia jonë mori pjesë në meshën dhe ceremoninë në Sheshin Nëna Tereze, në Tiranë, në të cilën bashkëmeshoi edhe famullitari ynë, i përndershmi Dom Pjetër Popaj. Në përgatitje:

Nga Mark K. Shkreli

1. Festa e Shna Prendes në Kllezën

E

dhe pse numri ishte shumë më i vogël sesa kur u festonte Shna Prendja në Kllezën, në Qok, ishte kënaqësi për të parë se tradita po vazhdonte. Meshtarët e zellshëm, famullitari i Shën Gjergjit dhe Klleznës, i përndershsmi Dom Simon Filipaj, Famullitari i Braticës, Salçit, Kullomzës, i përndershmi Dom Gabriel Grabanica, zv/famullitari i Katedrales së Tivarit, i përndershmi Dom Palush Gjini, dhe i përndershmi Dom Pren Kola, misionar në Misionin

mrekullueshme përreth, që përngjante në një parajsë mbi tokë, të mbulonte një mërzi nga fakti se Kllezna, dikur fshat me perspektivë, sot ishte pothuajse tërësisht i boshatisur, sikur janë edhe të gjithë fshatrat shqiptarë në Mal të Zi. Prap se prap, duhet të falënderojmë Zotin, që ish banorët po kujdesohen për mirëmbajtjen e varrezave të të parëve të tyre. Duke bërë disa “vizita” varreve të shumta, dalloheshin shumë emra, që dikur i kisha njohur, e në veçanti dal-

Katolik Shqiptar në Zvicër, bashkëmeshuan në mesin e varrezave të Klleznës, derisa besimtarët, shumica mërgimtarë, që kishin ardhur në vendlindje, për të kaluar pushimet, përcillnin meshën e shenjtë ulur kudo, që mund të gjenin ndonjë gur apo mur, si dhe ulëse të sjellura aty enkas për këtë rast. Duke percjellur meshën dhe vërejtur natyrën e

lohej varri i ish famullitarit tim në Shën Gjergj, përkthyesit të Biblës, Mons. Simon Filipaj. Natyrisht, se nostalgjia për kohët e vjetra më kishte kapluar. Ku janë familjet, që dikur vizitonim, shkonim për festë; ç’është bërë me “Qokun”, ku vallëzimi nuk përfundonte deri në orët e imëta të ditës së nesërme? Asgjë nga ajo kohë, as festimi, as vallëzimi në Qok, as

◊ Më 31 tetor 2014 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, nën kujdesjen e grupit “Drita” do të zhvillohet Holloween Party.

◊ Më 16 nëntor 2014 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), do të zhvillohet Faestivali Shqiptar XXIV.

◊ Më 23 nëntor 2014 – Në Qendrën “Nëna Tereze” famullia jonë kremton festën e Krishtit Mbret. ◊ Më 28 nëntor 2014 – Famullia jonë feston Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, me ngritjen solemne të Flamurit mbi kambanarën e Kishës “Zoja e Shkodrës”.


Ditori i Shna Prendes… të gjitha ishin shlyer nga memoritë e gjeneratës së re. Pas meshës, çdonjëri në punë të vet…

2. Në Tivar bekohet salla e katedrales së re

Më 3 gusht 2014, në ora 10 të mengjezit, Imz. Zef Gashi me shumë meshtarë bëri bekimin e sallës së katedrales së re, tanimë në ndërtimin e sipërm dhe koncelbroi Meshën e Shenjtë. Famullitari i katedrales, i përndershmi Dom Simo Luliqi, njoftoi se tani e tutje, mesha e

mëngjesit çdo të diele, do të kremtohet në këtë sallë. Ishte kënaqësi të vërehej se katedrala ishte gati në prfundim dhe, sipas Imz. Gashit, do të përshenjtërohet brenda këtij viti. Një anomali ishte se, edhe pse shumica e besimtarëve ishin shqiptarë, mesha u kremtua në gjuhën kroate. Sipas gjasave, kështu edhe do të vazhdojë. Kjo gjë është shumë zhgënjyese dhe dëmton rolin kombëtarë që kisha katolike ka luajtur dhe duhet të luaj ndër shqiptarë. Le të shpresdojmë se gjeneratat e reja të besimtarëve nuk do ta kundërshtojnë meshën në gjuhën shqipe.

3. Mesha në Kishën e Shasit Po Bëhët Traditë

Ditën e Shën Gjonit, më 29 gusht, edhe sivjet u kremtua mesha e shenjtë, në rrënojat e katedrales së Shën Gjonit, në Shasin antik. Meshtarët entuziastë, Dom Simon Filipaj dhe Dom Gabriel Grabanica, përsëri bashkëmeshuan në këtë të kremte të shenjtit të vetëm (me

5

që e kishte marrë për vete, ia preu kryet. Duke qenë se Shasi, pas shkatërrimit, si duket, kishte qenë pjesë e famullisë së Klleznës, meshën e udhëheqi famullitari i Klleznës, i përndershmi Dom Simon Filipaj, i cili bëri edhe predikimin e rastit, duke folë, përveç asaj që u lexua nga Shkrimet e Shenjta, edhe për jetën e Shën Gjonit. Edhe sivjet, një numër i vogël, por i përkushtuar, u ngjit përpjetë Malit të Shasit, deri te kisha e rrënuar me shekuj, si fillim nga mongolët e më vonë nga osmanët, në shekullin XVI. Edhe pse pa pullaz, pa dritare as dyer, pa altar, pa banka, pa tabernuakull, ishte e qart se ishte vend i bekuar, ishte kishë, andaj edhe sjellja e besimtarëve ishte sikur në në çdo vend të shenjtë. Në përfjundim të shërbimit liturgjik, meshtarët falënderuan besimtarët për pjesëmarrjen, për mundimin dhe për sjelljen e hijshme. Vërtetë, ishin besimtarët ata që duhet të falënderonin meshtarët për nismën e shkëlqyer, për ripërtritjen e një tradite të lashtë, kremtimin e meshës në këtë vend të shenjtë. Le të shpresojmë, se kjo traditë do të vazhdojë dhe ndoshta do të bëhët edhe më 15 gusht, në Kishën e Shën Mrisë.

4. Në Shën Gjergj Përurohet Shtatorja e Mons. Simon Filipaj

përjashtim të Zojës së Bekuar), që i kushtohen dy festa, e lindjes më 24 qershor dhe e vdekjes martire më 29 gusht, kur Herodi, për të kënaqë gruan e vëllait,

Më 2 shtator 2014, famullia e Shën Gjergjit u pushtua nga qindra vizitorë, jo vetëm të besimit katolik por edhe shumë të tjerë, të ardhur nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë, pa dallim kufiri politik. Rasti ishte përurimi i shtatorës së përkthyesit të Biblës, meshtarit të zell-


6

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

shëm, famullitarit të kësaj famullie për më se tridhjet vjet, të përndershmit Mons. Simon Filipaj. Në shenj mirënjohje për punën e madhe të tij, jo vetëm si famullitar por edhe si punëtor i palodhshëm, si përkthyes, autor, gjuhëtar dhe folklorist, fondacioni bamirës “Dom Simon Filipaj Foundation” nga New York-u, në bashkëpunim me klerin e Arqipeshkvisë së Tivarit, e në veçanti famullitarin e famullisë së Shën Gjergjit, përndryshe emnakun e tij, të përndershmin Dom Simon Filipaj (nipi i vëllaut të tij Gjergjit) dhe të kudogjeturit, Dom Gabriel Grabanica, famullitar i Braticës, u vendos, që përfytyrimi i Mons. Simon Filpaj të përjetësohej me një shtatore, e cila do të vendosej aty ku edhe e kaloi shumicën e jetës dhe veprimtarisë së tij, në fshatin Shën Gjergj të Ulqinit. Edhe pse të gjithë anëtarët e fondacionit bënë të pamudurën, për të siguruar

financimin e shtatores, meritë të madhe, ka kryetari i Fondacionit, zoti Tomë Ded Shkreli. Ceremonia filloi me meshën e shenjtë në kishën historike të Shën Gjergjit, të udhëhequr nga Shkelqësia e Tij, Arqipeshkvi i Tivarit Imzot Zef Gashi, në praninë e shumë meshtarëve, jo vetëm nga trojet shqiptare në Mal të Zi, por edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. Mundëm të vënim re se më shumë popull kishte mbetur jashtë kishës, mbasi brenda saj ishte e mbushur plot dhe njerëzit qëndronin në këmbë. Fill pas shërbimit liturgjik, filloi edhe ceremonia e përurimit të shtatorës të derdhur në bronz, vepër e skulptorit shqiptar me famë botërore, z. Kreshnik Xhiku, e cila, në këtë moment ishte e mbuluar me pëlhurë.

Mes duartrokitjeve të shumta, Imzot Gashi dhe z. Shkreli, me ngadalë e hoqën pëlhurën dhe pak nga pak paraqitej imazhi i mirënjohur i Dom Simonit, në sheshin mes kishës së “Shën Gjergjit” dhe kishës së re “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në fjalët përshëndetëse, Imzot Gashi dhe z. Shkreli folën për jetën dhe veprën e Dom Simonit dhe, pas tyre, foli edhe vëllau i vogël i tij, z. Dedë Ndoci Filipaj. Në emër të kryetarit të komunës së Ulqinit, të pranishmit i përshëndeti z. Zenepe Lika, nënkryetare e komunës. Mes të pranishmëve ishin shumë persona të njohur të arsimit, kulturës, artit, politikës dhe shoqërisë, e që dalloheshin, Fran Camaj, Ismail Doda, Luigj Gjeloshaj, Pjetër Dreshaj, Zef Mirdita, Gjokë Dabaj, Dr. Nail Draga, Dr. Simë Dobreci, Tomë Ivezaj, Leonardo Berishaj, Kolë & Taze Cacaj, Gjergj Dabaj, Loro Markiqi, Luigj Shkreli, Nikollë Camaj, Pal Dreshaj, Zenepe Lika, e shumë të tjerë. Monsinjor Simon Filipaj, përmes kësaj shtatore, do të jetë i pranishëm në famullinë e vet për jetë të jetës.

5. Shoqata Dom Gjon Buzuku Nderon Nënën Tereze

Shoqata Dom Gjon Buzuku nga Ulqini, ditën e diele, më 7 shtator 2014, organizoi një ceremoni përpara shtatorës së Nënës Tereze, e cila është e vendosur në oborrin e matenitetit në Ulqin. Pjesëmarrja ishte mjaft e vogël, por kjo nuk e prishi atmostferën festive të kësaj feste (edhe pse festa e Nënës Tereze është më 5 shtator). Në ceremoni, përveç vendasëve, ishin edhe një numër i mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Gjermania, si dhe disa pushtetarë nga Ulqini si, z. Genci Nimanbegu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të


7

Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Luigj Rr. Shkreli, Deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe z. Loro Nrekiqi, Kryetar i Komunal të Partisë Këshillit Demokratike të Socialistëve. Megjithatë, për mua, personi që më impresionoi më së tepërmi me praninë e tij ishte ish mësuesi, kolegu dhe miku im, z. Vatë Martini Elezaj që, edhe pse i ka kapërcyer të 90-at, kishte marrë mundimin për të marrë pjesë.

Abat Doçit dhe do të përkujdesej për botimin e të gjitha kumtesave të paraqitura në këtë konferencë, në një vëllim të veçant. Ai po ashtu njoftoi se ka nisur procesi për shpalljen monument kulture të banesës në Rubik, ku ka lindur kleriku, Abati i Mirditës Pren Doçi. Nga Rubiku dolëm shumë të kënaqur dhe të pasuruar me dituri për jetën

6. Konferencë Shkencore Dedikuar Abatit të Mirditës Imzot Pren Doçit

Në kuadër të aktiviteteve të shumta, me rastin e vizitës së Papës Françeskut në Shqipëri, më 19 shtator, në qytezën piktoreske, Rubik të Mirditës, Ministria e Kulturës kishte organizuar një konferencë shkencore, kushtuar figurës së misionarit, klerikut dhe studiuesit Imz. Pren Doçit, Abat i Mirditës. Heret në mëngjes, bashkë me kushurinjt e mi, vëllezërit Kol dhe Vasil Preka, shkuam në Rubik dhe iu bashkuam turmës, për të vizituar shtëpinë e lindjes të Abatit. Aty u zbulua pllaka përkujtimore, me ç’rast folen disa personalitete dhe mandej, të gjithë u nisem drejt Shtëpisë së Kulturës, e cila ishte tepër e vogël për të

pritur të gjithë ata që dëshironin për të marrë pjesë. Aty, përveç ligjeratave të mbajtur nga profesorë universitetesh, ishte përgatitur edhe një program mjaft i pasur folkloristik, me këngë e valle të përcjellur me instrumentet karakteristikë të krahinës, çifteli, lahutë dhe fyell. Zv/Ministri i Kulturës, z. Zef Çuni, gjatë përshëndetjes njoftoi se Ministria do të siguronte mjetët e nevojshme për rinovimin e shtëpisë së

dhe veprën e një ndër klerikët më të njohur të trojeve shqiptare. Panorama e Rubikut, shtëpia familjare e Abat Doçit do të më mbetën në kujtesë për gjatë kohë, por në veçanti jam impresionuar nga pamja e kishës ngjyrë të bardhë, në majë të një shkëmbi, që dukej si një pishtar i ndritshëm, për të paralajmëruar pushtuesit osmanë, se Mirdita është nën juridiksionin e Jezus Krishtit dhe asnjë forcë nuk mund ta pushtojë.


8

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Mërgimtari ndihet i nderuar në shtëpinë e vet Dom Gabriel Grabanica

Me datën 2 gusht 2014, Kisha katolike, që vepron në trevat e Ulqinit, priti

mërgimtarët, të cilët edhe këtë vitë kanë zgjedhur të pushojnë në vendlindjen e tyre. Në natën e 2 gushtit, Reçi buzë lumit Buna i priti mërgimtarët që kaherë e kanë boshatisur këtë vend e këto troje. Në oborrin e kullës së familjes Zagreda, në kujdesin e meshtarëve dhe

besimtarëve, në oret e vona të mbremjës, mbi 300 mërgimtarë dhe familjarë u bashkuam, për t’i dhënë nderim dhe falënderim mundit dhe djersës së atyre që më së shumti kanë dhënë për këtë trevë. Në secilën fytyrë shihej gëzimi dhe dashuria që me aq bukuri vëllezërit dhe motrat ishin bashkuar tok. Nuk munguan femijët, rinia, familjet, të moshuarit, pra ishim bashkuar në një familje të vogël një familje e madhe në ushqimin e shishëm dhe nën muzikën e bukur shqiptare, duke e

ndriçuar natën folklori “Shqiponja”, me kënget dhe vallet e jashtëzakonshme. Fjalët mikëpritëse të Don Simon Filipajt, i duartrokitën të gjithë, bukuritë e veshjeve kombëtare nuk munguan këtë natë: Sara 6 vjeçe e veshur si bregasore, motra e saj Izabella me shoqet e saja shestanesha, e xhubleta malesore, nën vargjet e Norës, treguan se këtu ka një histori, ka një traditë, një shpresë për të ardhmen, se këtë popull e ka bekuar Zoti. Risi e kësaj nate ishte urimi nga asambleisti në New York, biri i kësaj toke Z. Mark Gjonaj, si dhe dekorimi me mirënjohje njeriun e dekadës për këtë trevë Dr. Simë Dobrecin, për kontributin në veprimtari të gjerë për mbrojtjen dhe rritjen e dinjitetit dhe identitetit të njeriut. Një natë që do të mbesë në kujtesën e secilit të pranishëm, në një natë ku nuk munguan bekimet e shumta për këtë organizim, morëm shumë urime, shumë gëzime. E kjo na bën të reflektojmë se në të ardhmen duhet më shumë dhe më mirë t’i nderojmë dhe falënderojmë diasporën tonë të bekuar. Duke shpresuar se vitin tjetër në Kullomzë takimi i radhës do të jetë edhe me më shumë bekime.

Dubravë, Malësi: Takimi XI me Mërgimtarët (26 gusht 2014)

Leonardo Berishaj

Fillimisht, të pranishmit i përshendeti Patër Pashko Gojçaj, që ishte organizator i kësaj mbrëmje. Ai i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje, e në veçanti përshëndeti Mons. Zef Gashin, Dom Anton Kçirën (i cili është angazhuar shumë për ndërtimin e skenës së Dubravës), Patër Artan Selajn, famullitarin e Koplikut, si dhe kompozitorin Zef Çoba. Po ashtu organizatori falënderoi Teatrin e Shna Ndout, korin e famullisë së Tuzit, Foto Srgjo, organet e rendit publik, kujdestarët, dhe te gjithë


ata që ndihmuan organizimin e takimit. Takimi me mërgimtarë, sipas fjalëve të Patër Pashko Gojçaj, organizohet si shënjë falënderimi, për kontributin e mërgimtarëve, që i bëjnë vendlindjes, tash më se 40 vite. Qëllimi i këtij takimi po ashtu është që rinia të njoftohet,

shoqërohet dhe afrohet. Mërgimtarët e Malësisë, janë shembull, se dashuria ndaj vendlindjes është e madhe. Me këtë rast, Patër Pashku lexoi një poezi të tij me titull “Atdhe dashnia”. Programi i këtij takimi ishte i përbërë nga shfaqja teatrale “Dritë në zemër”, kushtuar Nënës Tereze, të autorit Prof. Dr. Anton Nikë Berisha, i cili ishte i pranishëm dhe për të cilin organizatori shprehi fjalë falënderimi të përzemërta. Në këtë takim u shënua edhe 104-vjetori i lindjes të së Lumes Nënës Tereze. Shfaqja teatrale tregon historinë e thirrjës së Lumes Nënës Tereze për murgeshë. Në pjesën e parë është e përshkruar periudha kur Nëna Tereze u bë motër e rëndit të Loretos, në vitin 1928. Pjesa e dytë e shfaqjes tregon se si Nëna Tereze themeloi regullin “Misionaret e dashnisë” në vitin 1950. Pas shfaqjës teatrale, fjalën e rastit e mbajti Prof Dr. Anton Nikë Berisha.

9

Ai tha se po të mos ishin mërgimtarët, populli vendas nuk do ta kishte shijuar rilindjen. Mërgimtarët, janë ata që i kanë nxitur njerëzit, që ta vazhdojnë traditën, ata sjellin me vete dashurinë për atdheun dhe, asnjëherë, nuk ia kthejnë shpinën vendlindjes. Autori falënderoi të gjithë që muarën pjesë në realizimin e jashtëzakonshëm të shfaqjes. Pastaj, të pranishmit i përshendeti Mons. Zef Gashi. Ai falënderoi organizatorin Patër Pashko Gojçajn, për punën e tij të palodhshme që bën për organizim të evenimenteve të tilla. Po ashtu falënderoi Prof Dr. Anton Nikë Berishën, që përmes veprës së tij, ka personifikuar një teologji të thellë në rolin e Nënës Tereze. Monsinjori shfrytëzoi rastin, që edhe një herë të falënderojë të gjithë mërgimtarët për donacionet dhe kontributet e tyre që i dhanë për ndërtimin e Katedrales së Tivarit, gjatë vizitës së tij në New York dhe Detroit, duke u dëshiruar që të kalojnë sa më mirë në vëndlindje, të jenë shëmbull se si duhet vendlindja, të vulosin identitetin fetar dhe kombëtar kudo që të jenë.

Në fund ai bekoi të gjithë të pranishimit. Mbremja vazhdoi me argëtim nga DJ Buqi.


10

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Kush jeton për Krishtin nuk do të vdesë kurrë

S

- Brenda një çerek shekulli dy Papë në Shqipëri “Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, hpallja e sepse ka vuajtur shumë për shkak të një vizitës së regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po P a p a mundësojnë një bashkëjetesë paqësore Françeskut në midis besimeve të ndryshme fetare.” Shqipëri pati një jehonë të madhe në Dhe si dëshmi, organizuesit kishin tërë botën, e në veçanti në atë shqiptare, me Mark K. SHKRELI varur fotografitë e martirëve shqiptarë, të cilat dukej se qendronin aty si truproje e sa duket, pa dallim besimi, krahine apo ideologjie. Ishte një Papës së Shjenjtë dhe, me siguri që u pëshgjë e pabesueshme kjo: brenda më pak se përitnin udhëheqësve shqiptarë që një çerek shekulli, dy papë po vizitonin një shoqëronin Papën, “Ne i falëm baballarët vend me një pakicë katolike. Natyrisht, tuaj, që na torturuanë, na poshtëruan dhe menjëherë u paraqiten pyetjet dhe më në fund, në mënyrën më mizore, na spekulimet, pse, përse. Çka e shtyri Papën vranë. Sot po u falim edhe ju, veçse po, një Françeskun, që vizitat e tij baritore t’i fil- shfajësim, një pardon, na e keni broxh. E lonte mu me Shqipërinë? Dhe përgjigja dini, djali për babanë është borxhli”. Papa nuk vonoi, erdhi drejt-për-së-drejti nga nuk mundi të kalojë ata pa i përmend, pa e theksuar flijimin e tyre, për Fe e Atdhe, për vetë ai, Papa Françesku: Krishtin Mbret. Shumica dërmuese e tyre,

edhe pse u vranë në moshë të re, kishin dhënë shumë për Fe e Atdhe, për shkencën, kulturën, historinë, literaturën, por kishin edhe më të jepnin, ishin në lulën e jetës, të krijimtarisë. I shpëtuanë plumbit dhe litarit të pushtuesit, qoft ai italian apo gjerman, por dora katile e sivëllezërve të vet qe më mizore, më djallëzore. Tani, gjakatarët tuaj janë të vdekur, pothuajse të harruar, e ju, në pritje të oreolit, kurorës martire, qendroni lart, para syve të tërë botës, përmes ekraneve televizive. Natyrisht, kush jeton për Krishtin nuk do të vdesë kurrë. E ju jeni ata që jetuat për Krishtin dhe mes torturave më shtazarake, nuk pranuat ta mohoni. Për cilin njeri në botë, turma qindra mijëshe, do zgjohej në orët e imëta për të zenë një vend, sado larg, për një shikim fluturimthi, të tij? Gjë e paparë, e pabesueshme, por e vertetë. Unë jam dësh-


11

mitar i kësaj. Autobusat nga çdo qytet i Shqipërisë, si dhe nga Kroacia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia dhe natyrisht Kosova, kishin ardhur në Tiranë shumë heret, para se të zbardhte drita, dhe qendronin në këmbë pas barrikadave të ruajtura me kujdes nga policët, shumë të njerëzishëm, edhe kur ndonjë i abuzonte me fjalë të rënda. Duket se edhe ata ia kishin kushtuar ditën Papës dhe po, martirëve që i shikonin nga lart, sikur donin t’ju thonin se ne nuk jemi si ata që ju vranë, jemi ndryshe, jemi njërëz.

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrës, Imz. Rrok K. Mirdita ka thënë për gazetarët: “Kjo është një shenjë e fortë e dashurisë së tij për popullin tonë. Jemi të sigurt se do të jetë një festë për të gjithë”.

“…zbritja … në tokën tonë e këtij njeriu qiellor, është një vizitë që i bëhet çdo shqiptari pa dallim feje. Por, po ashtu përmes Tiranës dhe Shqipërisë dhe çdo banori të rajonit tonë, pa dallim etnie, njësoj si çdo qytetari të Europës, pa dallim ideje, në emër të dashurisë mes

njerëzve, të paqes mes popujve, solidaritetit mes vendeve të kontinentit tonë”, ka deklarua Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama. Për ish Kryeminstrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berishën, “… kjo është një vizitë historike për shqipërinë dhe shqiptarët”. Edhe pse koha nuk qe shumë e mirë, një mizëri njerëzish e kishim mbuluar Sheshin Nëna Tereze, kurse edhe mijëra të tjerë derdhnin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, deri në pafundësi. Kur “popemobil-i” u paraqit nga larg, masa filloi të brohorisë aq fuqishëm sa dukej se edhe godinat përreth po lëkundëshin. Gëzimi i madh ishte i qart në fytyrat e të gjithëve, edhe pse disave u shkonin edhe lotët—lotë gëzimi. Edhe Papa Françesku dukej shumë i gëzueshëm dhe, sikur bën çdoherë në kësi rastesh, pa ndërprerë bekonte popullin, kërkonte t’i jepnin fëmijtë, të cilët i ledhatonte, i puthte dhe u jepte bekimin. Njerëzit, pas barikadash, dukej sikur donin të fluturonin për ta prekur sadopak një cep të rrobave të Papës, që me mirësinë e tij e nderoi Shqipërinë, i nderoi shqiparët, veçantë nga gjithë popujt e tjerë të Europës. Levizja e Papës përcillej edhe përmes ekraneve gjigantë, që ishin instaluar përgjatë bulevardit dhe në shumë sheshe të kryeqytetit shqiptarë, Tiranës 400-


12

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

vjeçare. Për arsye të kërcënimeve, që ishin bërë kundra Papës nga teroristët, organet e sigurisë ishin në çdo vend, ishin në pullazet e pallateve, derisa helikopterët fluturonin në qiellin përmbi, për të qenë të sigurt se Papës, në vendin e preferuar të tij, nuk do t’i ndodh asnjë e keqe. Por atij duket se as që i shkonte në mend të izolohej pas ndonjë makine me xhama të blinduar, por, trimërisht vazhdonte në makinën e hapur, në këmbë, me krahë hapur, si një ëngjëll i bardhë. Bile, edhe pas ceremonive, kur menduam se nuk do ta shihnim më, ai u paraqit në rrugët e qytetit, gjthnjë në makinë të hapur, në kembë duke përshëndetur turmen që me nxitim levizte drejt autobusave që i pritnin rreth 5-6 kilometra larg Sheshit Nëna Tereze.

Vizita e Atit të Shenjtë nga Ora në Orë

Kur u paraqit në horizont avioni i Papës, me kënaqësi u vërejt nga të pranishmit se në të ishte vendosur flamuri i Shqipërisë, për çka, më vonë, Kryeminstri Edi Rama kishte shkruar: “Çfarë emocioni, flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve. Mirënjohje”. Kryemimistri Rama i ka dhuruar Atit të shenjtë në aeroport një kupë me dheun e tokës së shqiptarëve, ku shkruhet: “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhe nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”. Pas ceremonisë në aeroportin “Nëna

Tereze”, Papa është nisur drejt Tiranës, i përshëndetur nga dhjetra mijëra qytetarë, nga dy anët e rrugës.

Para Meshës së Shenjtë, Papa vajti në Presidencë, ku u takua me Presidentin Bujar Nishani dhe me autoritetet e Tiranës dhe trupin diplomatik. “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes”. Për më shumë, Ati i Shenjtë ka përgëzuar Shqipërinë për “bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të feve të ndryshme” duke thënë se kjo është një


13

“karakteristkë fatlume e Shqipërisë”… Klima e respektit dhe besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve, myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet mes besimeve të ndryshme fetare, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje dhe dhune dhe jo në mundësi për dialog të hapur dhe të respektshëm, për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin dhe zbatimi i ligjit të tij”. Papa poashtu në fjalën e tij ka theksuar se “askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprime që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut, me të drejtat e tij themelore në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve”.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i ka uruar mirëseardhjen Papa Françeskut, me këto fjalë: “Ati i Shenjtë. Shqipëria sheh tek ju një personalitet të madh. Një mik të shtrenjtë që sot ia ka hapur derën: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e

juaja”, tha Nishani duke i uruar mirëseardhjen Papa Françeskut. “Të gjithë njëzëri ju thonë mirëserdhe në Shqipëri. Faleminderit që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Europë”. Mandej Presidenti Nishani theksoi edhe një fakt në fjalimin e tij: “Vendi im i ka dhuruar martirë e shenjtorë Kishës Katolike ndër shekuj, ndërsa brenda historisë sonë kombëtare komuniteti katolik, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe kleri i saj zënë një vend nderi”. Është shqetsuese, që as Presidenti Nishani e as Kryeministri Rama, nuk e gjetën të nevojshme të kërkonin falje për krimet që Partia e Punës ka kryer ndaj klerit dhe besimtarëve katolikë gjatë sundimit diktatorial për gati një gjysëm shekulli. Megjithatë, shpresojmë që pritja madhështore që iu bë Papa Françeskut të shërbejë si prolog i kërkimit të kësaj falje sa më parë që të jetë e mundun. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i dorëzoi Papa Françeskut çelësin e kryeqytetit. “Për mua është një nder i veçantë që në emër të qytetarëve të Tiranës t’i dorëzojë Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.” Nga Presidenca Ati i Shenjtë, me automjetin e tij, të zbuluar dhe pa xhama të blinduar, ka përshkuar Bulevardin e Dëshmorëve dhe ka përshëndetur mijëra e mijëra besimtarë dhe qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe rajoni, që e kanë pritur me duartrokitje të zjarrta. Vizita e Papës vazhdon me kremtimin e Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, ku ishte një pjesëmarrje e jashtëzakonshme shqiptarësh, të të gjitha feve, turistë, si edhe gazetarë vendas e të huaj, të ardhur nga media kombëtare e lokale në botë, për të raportuar këtë vizitë historike. Gjatë fjalës së tij në Meshën e Shenjtë, mes tjerash, Papa Françesku tha: “Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur


14

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”. Papa i Shenjtë vazhdon: “Sot erdha t’ju jap zemër ta përforconi shpresën në ju e rreth jush; t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e Zotit, duke ia hapur zemrat Krishtit”. Dhe, duke përfunduar, na porosit: “Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes”. Në përfundim të Meshës së Shenjtë, Papën e përshëndeti Arqipeshkvi i TiranëDurrës, Imz. Rrok Mirdita. Ai mes tjerash tha: “Me ndjenjat e mirënjohjes më të thellë për vëmendjen që treguat ndaj Kishës sonë, popullit tonë e trojeve tona, kam nderin t’ju shpreh, si ipeshkëv dioqezan, në emër të gjithë të pranishëmve, dashurinë e sinqertë, që na lidh me ju, duke ju falënderuar nga zemra për praninë tuaj e për fjalët tuaja”. Mbas takimit dhe drekës me ipeshkvijtë shqiptarë, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa u takua me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera, si përfaqësues të Komunitetit Mysliman, Ortodoks, Bektashian, Katolik dhe Protestant. Në orën 5:00 të pasditës, në Katedralen “Shën Pali” u zhvillua kremtimi i lutjes së mbrëmësores, ku morën pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laike në Shqipëri. Gjatë kësa lutje, Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Rrok Mirdita, me fjalë të zgjedhura, tha: “Jemi këtu së bashku me Ju, në praninë e Zotit, e ngushëllohemi duke e ndier veten popull i Hyjit, popull i shikuar me dashuri e i prirë nga Shpirti i të Ngjallurit. Jemi këtu, në praninë Tuaj, praninë e Pasardhësit të Shën Pjetrit, me mendje të hapur e zemër të gatshme për të dëgjuar fjalë ngushëllimi, korrigjimi, drejtimi… Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Jam i sigurt se martirët shqiptarë, lumnimin e të cilëve e presim sa më shpejt, njëherësh me Nënë Terezën, me Shën Gjon Palin II e me tre ipeshkvijtë e shuguruar së bashku, njëzet e një vjet më parë, galdojnë me ne nga qielli, në këtë ditë të madhe gëzimi e feste”. Dhe, në përfundim të përshëndetjes i drejtohet Papës, duke thënë: “Duam t’Ju dëgjojmë,

Atë i Shenjtë, me mirënjohjen e thellë, që Ju e ngjallët në shpirtin tonë gjatë gjithë shërbesës Suaj, me gëzimin e pashoq, që sillni me këtë vizitë e me vullnetin e patundur për të ndjekur udhën, që Shpirti i Shenjtë do të na tregojë përmes udhëhe-

qjes Suaj prej ati e bariu.” Ndërsa Papa Shenjt, në fjalën e tij tha se, dersia vinte nga aeroporti drejt Tiranës dhe shihte të varura në qendër portretet e martirëve të rënë gjatë kohës së komunizmit, kishte kuptuar vuajtjet e mëdha që kishte kaluar ky vend. Papa, mes tjerash tha: “Jam befasuar, s’e dija se populli juaj kishte vuajtur kaq shumë gjatë historisë së tij. E nga aeroporti deri në shesh pash disa nga fotot e martirëve, e duket qartë, se jeni popull martirësh”. Mandej, duke ju referuar dëshmive të gjalla të dy të përndjekurve, Dom Ernest Troshani dhe Motër Maria Kaleta, që rrëfyen Kalvarin e vuajtjeve dhe persekutimit, rrëfime, që prekën shpirtërisht Papa Françeskun, i cili nuk e fshehu ndjesinë që i ka krijuar vuajtja e shqiptarëve, vazhdoi: “Sot i pamë dy. Ato që ata thanë me fjalët e tyre të thjeshta, tregonin me thjeshtësi, por me shumë dhimbje. Ata kanë qëndruar, e kanë jetuar gjithnjë me ankth, nëse do pushkatoheshin apo jo dhe Zoti i ngushëllonte”. Para se të largohej nga Shqipëria, ndalesa e fundit e Papa Françeskut ishte në Fushë-Krujë (Bupq), ku ati i Shenjtë u takua me fëmijët jetimë të qendrës “Betania” dhe me përfaqësitë e qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri. Duke falënderuar për krijimin e kësaj qendre, Ati i Shenjtë, mes tjerash tha se, besimi në Zot është e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga vuajtjet: “Të dashur miq, në momente si këto kemi besim tek feja dhe Zoti. Kjo qendër, dëshmon se është e mundshme se mund të ketë një bashkëjetesë paqësore mes njerëzve të bashkësive të ndryshme fetare. Këto diferenca nuk e pengojnë harmoninë”. Në ora 7:45 Më në fund, duke përmbyllur këtë vizitë të shenjtë për kombin shqiptar, në aeroport u zhvillua ceremonia e lamtumirës së Papës, i cili u largua nga Shqipëria në orën 8:00 të mbrëmjes.

Le te shpresojmë se kjo vizitë baritore do të prekin thellë zemrat dhe mendjet e popullit shqiptar në përgjithësi, e liderëve në veçanti, se jeta pa Zot, pa besim, nuk ka kuptim dhe se çdo njeri, pa dallim feje, race, ideologjie, është i afërmi jonë. “Duaje Zotin , Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde! Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!’…” (Mt. 22:38-40)


Fjala e plotë e Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Meshën e Shenjtë

U

ngjilli i sotëm na thotë se, përveç Dymbëdhjetë Apostujve, Jezusi thërret shtatëdhjetë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshatra e qytete për të kumtuar Mbretërinë e Hyjit (Lk 10:1-9, 17-20). Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e Hyjit e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepujve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision, për “të shkuar”. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë: dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim: “Paqe në këtë shtëpi!” (Lk 10:5). Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë: paqja! Duke ardhur sot mes jush, të dashur vëllezër e motra të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje: paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj! Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i gjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për t’ua kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh, jo gjithnjë u pranua kumti i paqes, i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit; nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët, edhe porta e vendit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e të ndalimeve të një sistemi, që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare. Ata që kishin frikë nga e vërteta e nga liria, bënin ç’ishte e mundur ta dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria që, në kohët e apostullimit të Palit, përfshinte edhe trojet e Shqipërisë së sotme. Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre.

Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të patrandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot, shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet, dhe, i prekur thellë në shpirt, vë lulen e lutjes e të kujtimit mirënjohës e të përjetshëm. Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbajtur më këmbë; Ai ju priu e ju ngushëlloi e, së fundi, ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit (nga Leximi I). Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta

15

mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata, që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit: secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në shoqëri. Secili duhet ta ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë; për të fuqizuar lidhjet e solidaritetit, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër ta përforconi shpresën në ju e rreth jush; t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e Zotit, duke ia hapur zemrat Krishtit; Ungjilli i Tij ju tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rrezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishtin i jep kuptim jetës së njerëzve, të çdo njeriu. Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve laikë, ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë. Posaçërisht u drejtohem të rinjve. Ishin shumë, që nga udha prej aeroportit e deri këtu. Po ky është popull i ri, shumë i ri e ku është rinia, është edhe shpresa. Dëgjojeni Zotin, adhurojeni Zotin e duajeni njëri-tjetrin, si popull si vëllezër. Mos kini frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtit, që ju fton ta ndiqni! Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve. Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes. Amen!


16

Përshëndetje e Shkëlqesisë së tij Rrok Mirdita, Kryeipeshkëv i TiranëDurrës, në Mbrëmësorën në Katedralen “Shën Pali” JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Atë i Shenjtë, Në emër të vëllezërve ipeshkvij, të meshtarëve, rregulltarëve, rregulltareve, seminaristëve e besimtarëve laikë të pranishëm, Ju shpreh ndjenjat e gëzimit e të mirënjohjes së thellë për praninë Tuaj mes nesh. Jemi këtu së bashku me Ju, në praninë e Zotit, e ngushëllohemi duke e ndier veten popull i Hyjit, popull i shikuar me dashuri e i prirë nga Shpirti i të Ngjallurit. Jemi këtu, në praninë Tuaj, praninë e Pasardhësit të Shën Pjetrit, me mendje të hapur e zemër të gatshme për të dëgjuar fjalë ngushëllimi, korrigjimi, drejtimi. Jemi Kishë e lashtë, me zanafillë apostolike, e një kombi, gjithnjë në kufi të perandorive të kësaj bote. Mjafton të mendohet se në mijëvjeçarin e parë nëpër Shqipëri kalonte vija e kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit të krishterë, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë, ajo ndërmjet Perandorisë Otomane e Perëndimit. Kufiri i fundmë dramatik ishte ai i shekullit të kaluar, që ndau bllokun e vendeve komuniste nga pjesa tjetër e Europës. Kufijtë shpesh përpiqen të ndajnë, të mbyllin shtigjet, të kufizojnë. Por shpirti i Zotit i nxit burrat e gratë drejt bashkimit, hapjes, pafundësisë. Kështu, Kisha në këto troje, për dy mijëravjeçarë, vijoi të jetonte në teh të kufirit ndërmjet pushteteve të kësaj bote e pushtetit të Shpirtit Shenjt, që nuk njeh kufij! Në këto kushte, u bëmë Kishë kufiri. Identitetin tonë si Kishë kufiri nuk e shprehëm përmes krijimit të mendimit teologjik, por përmes flijimit e martirizimit. Martirizimi është tipar i përhershëm i jetës së Kishës sonë, që nga shekulli i parë e deri më sot. Shumë nga bijtë e trojeve tona rrokën

kryqin e Birit të Hyjit e, me besim të gjallë në ringjalljen, dhuruan jetën, duke përvijuar kështu udhën më fisnike të dialogut. Lidhja e pandarë me Krishtin nuk i pengoi shqiptarët të takohen si vëllezër me besimtarë të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë. Sa më shumë u lidhën bijtë e Kishës me Krishtin, aq më shumë u lidhën edhe me të tjerët, duke dhuruar gjithçka patën, deri jetën. Paqja e harmonia ndërfetare, që kemi arritur në Shqipëri, është fryt i flijimit të themeluar mbi fenë e, njëkohësisht, dëshmi e fuqishme e dashurisë, që të bën për vete. Po, jemi Kishë e lashtë, sa vetë krishterimi, por edhe Kishë e re. Jo vetëm për shkak të përtëritjes, që Shpirti i Shenjtë dikton në çdo Kishë, por edhe pse po rilindim nga asgjësimi i persekutimit ateist. Vetë kjo katedrale, e shuguruar para dymbëdhjetë vjetësh, pa të lindin nga gurra e pagëzimit mijëra të krishterë të rinj. Jemi Kishë, që Shpirti i Zotit e mblodhi nga të katër anët, duke sjellë këtu misionarë bujarë nga vende të ndryshme të botës, që ndihmojnë për rilindjen e Kishës vendase. E shijojmë ditë për ditë bukurinë e universalitetit të Kishës, pa i fshehur mangësitë njerëzore, që nganjëherë i kundërvihen bashkimit të përkryer ndërmjet nesh. Për të gjitha mëkatet tona kundër bashkimit lypim përvujtërisht ndjesën hyjnore e impenjohemi të ndërtojmë, së bashku me rregulltarët, rregulltaret, priftërinjtë shqiptarë të shuguruar pas rënies së regjimit, e edhe me bashkëpunimin e domosdoshëm e të shumëçmuar të laikëve, një Kishë, që të jetë shtëpia e bashkim-

it, ku të mbretërojë Shpirti i të Ngjallurit e, njëkohësisht, trashëgimtare e denjë e Kishës së hijshme, që na e lanë paraardhësit. Kështu, si Kishë e lashtë dhe e re, përplot me lumninë e martirëve, por edhe me vetëdijen e kufizimeve të veta, u mblodhëm para Jush, Atë i Shenjtë, me dashurinë e pakufishme, që ushqejmë për Papën e me mirënjohjen e thellë për vëmendjen që Papa na kushton e për të cilën kemi vërtet nevojë. Vizita historike e Gjon Palit II, në vitin 1993, e prania e Shenjtërisë Suaj sot, mes nesh, janë shenjat më shprehëse të dashurisë së Papës për Kishën tonë e për vendin tonë, dashuri që nuk na mungoi kurrë në rrjedhë shekujsh. Jam i sigurt se martirët shqiptarë, lumnimin e të cilëve e presim sa më shpejt, njëherësh me Nënë Terezën, me Shën Gjon Palin II e me tre ipeshkvijtë e shuguruar së bashku, njëzet e një vjet më parë, galdojnë me ne nga qielli, në këtë ditë të madhe gëzimi e feste. Me këtë dritare të hapur në qiell, që më duket se e plotëson paraqitjen e shkurtër të realitetit tonë, dëshirojmë t’i dëgjojmë Fjalët Tuaja, forcën dhe ëmbëlsinë e të cilave e njohim mirë. Duam t’Ju dëgjojmë, Atë i Shenjtë, me mirënjohjen e thellë, që Ju e ngjallët në shpirtin tonë gjatë gjithë shërbesës Suaj, me gëzimin e pashoq, që sillni me këtë vizitë e me vullnetin e patundur për të ndjekur udhën, që Shpirti i Shenjtë do të na tregojë përmes udhëheqjes Suaj prej ati e bariu.


Papa Françesku falënderon popullin shqiptar për mikpritjen

17

(Në Audiencën e mbajtur në Vatikan, më 24 shtator 2014, Ati i Shenjtë deklaroi se shembulli i shqiptarëve tregon se bashkëjetesa fetare është e mundur. Në vazhdim është fjala e plotë e Atit të Shenjtë”) Të dashur vëllezër e motra, Sot dua t’ju flas për Udhëtimin Apostolik, që bëra në Shqipëri, të dielën e kaluar. E bëj këtë, së pari, si akt falenderimi për Zotin, i cili ma mundësoi këtë Vizitë për të treguar, edhe fizikisht e në mënyrë të prekshme, afërsinë time e të gjithë Kishës me këtë popull. Dëshiroj pastaj, të përtërij mirënjohjen time vëllazërore për Ipeshkvijtë shqiptarë, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, që punojnë me kaq impenjim. Mendimi im plot mirënjohje shkon edhe tek autoritetet, që më pritën me kaq shumë dashamirësi, si edhe tek të gjithë ata, që punuan për realizimin e vizitës. Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend, që, pasi u shtyp për një kohë të gjatë nga një regjim ateist e çnjerëzor, po përjeton përvojën e bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve. M’u duk shumë e rëndësishme ta inkurajoj në këtë udhë, që ta vazhdojë me këmbëngulje e të thellohet në të gjitha aspektet, për të mirën e përbashkët. Për këtë, në qendër të udhëtimit, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësinë të shoh me kënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë.

Ata e praktikojnë!

Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit. Takimi me meshtarët, me njerëzit e shuguruar, me seminaristët e më lëvizjet

laikale që rasti për të kujtuar me mirënjohje, me çaste përmallimi të madh, martirët e shumtë të fesë. Falë pranisë së disa të moshuarve, që i kanë jetuar në trupin e tyre persekutimet e tmerrshme, rijehoi feja e sa e sa dëshmitarëve heroikë të së kaluarës, të cilët e ndoqën Krishtin deri në pasojat më ekstreme. E pikërisht nga bashkim intim me Jezusin, nga marrëdhëniet e dashurisë me Të, për këta martirë – si për çdo martir – lindi forca për të përballuar ngjarjet e dhimbshme, që i çuan drejt martirizimit. Edhe sot, ashtu si dje, forca e Kishës nuk qëndron aq në aftësitë organizuese ose në struktura, të cilat, gjithsesi, janë të nevojshme, por Kisha nuk e gjën forcën e vet aty. Forca jonë është dashuria e Krishtit! Një forcë, që na mban në çastet e vështira e që frymëzon veprimin e sotëm apostolik për të dhuruar mirësi e falje, duke dëshmuar kështu mëshirën e Zotit. Duke përshkuar udhët kryesore të Tiranës, që nga aeroporti çon në sheshin qendror, munda të shoh portretet e dyzet meshtarëve të vrarë gjatë diktaturës komuniste, për të cilët është nisur çështja e lumnimit. Këta u shtohen qindra rregulltarëve të krishterë e myslimanë, vrarë, torturuar e internuar vetëm sepse besonin në Zotin. Kanë qenë vite të errta, gjatë të cilave u bë rrafsh me tokën liria fetare e ishte e ndaluar të besoje në Zotin, mijëra kisha e xhami u shkatërruan, u shndërruan në magazina e kinema, që përhapnin ideologjinë marksiste, librat fetarë u dogjën e prindërve nuk iu lejua t’u vinin fëmijëve emrat fetarë të paraardhësve. Kujtimi i këtyre ngjarjeve dramatike është thelbësor për të ardhmen e një populli. Kujtimi i martirëve që rezistuan me fe është garanci për fatet e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre nuk është derdhur kot, por është farë, që do të sjellë fryte paqeje dhe bashkëpunimi vëllazëror.

Vërtet, sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve. Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndrit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon popullin e vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese. Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë në Krishtin e në kujtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës. I inkurajova të gjithë të marrin energji gjithnjë të reja nga Hyji i ringjallur, për të qenë tharmi ungjillor në shoqëri e për t’u impenjuar, siç po ndodh tashmë, në veprimtari bamirëse e edukative. Falenderoj edhe një herë Zotin, sepse, me këtë Udhëtim, me dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes. Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë. Ia besoj frytet e vizitës sime Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren me të njëjtin emër në Shkodër, që Ajo të vazhdojë ta udhëheqë këtë popullmartir në udhën e tij. Përvoja e vështirë e së kaluarës thelloftë gjithnjë e më shumë hapjen ndaj vëllezërve, sidomos ndaj më të brishtëve, dhe e bëftë gjithnjë e më shumë protagonist të atij dinamizmi të bamirësisë, kaq të nevojshëm në kontekstin e sotëm shoqëroro-kulturor. Do të doja që të gjithë ne të përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor, që në paqe, kërkon bashkimin.


Pope visits Albania: 10 things you may not know one of Europe’s least understood countries 18

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

As Pope Francis visits Albania, Nick Squires lists 10 interesting facts about the former Communist country By Nick Squires - Tirana

Pope Francis arrived in Albania on Sunday for a one-day visit – his first to a Muslim-majority country and the fourth overseas trip of his papacy, after Brazil, the Holy Land and South Korea. The visit is intended to highlight the harmonious co-existence between Muslims, Orthodox and Catholics – against a backdrop of turmoil and violence in much of the Islamic world. It will also celebrate the resurgence of religious belief in Albania after the decades in which it was suppressed by the Stalinist dictator Enver Hoxha. Here are 10 facts you may not know about one of Europe’s smallest and least understood countries.

1.

In the Albanian language, Albania is known as Shqiperia. Around 10 per cent of Albanians are Catholics, while 60 per cent are Muslim and the rest Christian Orthodox.

2.

Albanians trace their routes to ancient Illyrian tribes, who occupied the western Balkans during the second millennium BC. Their language is derived from Illyrian, a melange of Roman and Slavic influences.

3. 4.

The word for yes in Albanian is ‘po’. The word for no is ‘jo’. Albania was closely allied with the USSR until the 1960s, when it switched allegiance to Communist China.

5.

Under Enver Hoxha’s dictatorial, Stalinist rule, organised religion was banned and Albania was declared an atheist state in 1967 under a Mao-style cultural revolution. All churches and mosques were taken over by the state and by 1990 around 95 per cent of religious buildings had been destroyed or converted into other

Pope Francis holds a gift he was offered as he arrives for his weekly general audience, in St. Peter's Square, at the Vatican, Wednesday, Sept. 17, 2014. At public appearances, people offer Pope Francis gifts, and personal belongings to be blessed. (AP Photo/Andrew Medichini)

uses, such as cinemas and warehouses. Nearly 2,000 Catholic and Orthodox churches were destroyed. More than 100 Catholic priests and bishops were executed or died under torture or in labour camps. Hoxha built a museum of atheism, including an exhibit allegedly portraying Pope John XXIII, who led the Catholic Church from 1958 to 1963, dancing the twist with Soviet leader Nikita Khrushchev.

6.

Under the Communist regime, the only Western actor approved by Hoxha and his henchmen was the British comedian Norman Wisdom, who became a cult figure in the country. Hoxha deemed that Sir Norman’s films, in which his hapless screen character Pitkin got the better of his bosses, were a Communist parable on class war. When Sir Norman died in 2010, Sali Berisha, then prime minister, described him as “one of the brightest stars of world comedy” and “one of the dearest friends of our nation.”

7.

One of the strangest features of Communist rule was the construction of tens of thousands of concrete, bomb-proof bunkers. Scattered around the countryside, they were built to repel an invasion that never happened. It is estimated that there are as many as 750,000 of them – one for every four Albanians.

8.

Communist rule ended in the 1990s, to be replaced by a chaotic free-for-all marked by rampant corruption, emigration and smuggling. Around three-quarters of Albanians lost their life savings in 1996 when private pyramid investment schemes collapsed, leading to riots by rampaging mobs.

9.

Perhaps the world’s most famous Albanian is Mother Theresa, the Catholic nun who worked for decades in the slums of India. She was actually born in Skopje, now the capital of Macedonia, but she was Albanian in ethnicity. She won the Nobel Peace Prize for her work with the poor and the sick and was beatified – the penultimate step to sainthood – in 2003. She died in 1997 at the age of 87. The Pope will celebrate Mass in a square named after Mother Theresa in Tirana.

10.

Tirana’s forbiddingly grey, Communistera housing and office blocks were brightened up by Edi Rama, a former mayor of the capital, who ordered them to be painted in bright, garish colours. (From The Telegraph, September 21, 2014)


19

Pope Francis rebukes religious militants during visit to Albania By Alba Prifti and Steve Almasy During a trip to the mostly Muslim nation of Albania, Pope Francis rebuked militants who act in the name of religion, saying no one can act as the “armor of God.” The Pope lauded Albanians during a visit to the capital of Tirana, calling the Balkan nation one that proves “a peaceful and fruitful coexistence between persons and communities of believers of different religions is not only desirable, but possible and realistic.” The pontiff didn’t refer to any militant group by name. He denounced those who have perverted religious spirit and who are engaged in violence that prevents harmony between people of different faiths. Last month, he denounced ISIS, the Islamist militant group seeking to establish a caliphate in the Middle East. He called ISIS an “unjust aggressor” On Sunday, he again spoke harshly against religious warriors. “Let no one consider themselves to be the ‘armor’ of God while planning and carrying out acts of violence and oppression,” Pope Francis told diplomats at the presidential palace. “May no one use religion as a pretext for actions against human dignity and against the fundamental rights of every

P

Tens of thousands of Albanians of all faiths descended on the capital for the Pope's open air Mass

man and woman, above all, the right to life and the right of everyone to religious freedom.” The pontiff pointed to the religious peace in Albania, a country relatively new to the concept of religious freedom. The population is 56% Muslim, 10% Catholic and 7% Orthodox, according to the CIA Factbook. The climate of respect and trust between those groups is a “precious gift,” the pontiff said. It has been two decades since a Pope last visited Albania, which is a short distance from Italy, just across the Adriatic Sea. The day-long visit is the first for Francis to another European country since he became

Pope. On his way to the palace, he rode through the streets past multitudes of cheering fans and onlookers in an open Pope mobile. Later the Pope celebrated Mass on Mother Teresa Square. Many see Pope Francis’ visit as support for the country’s efforts to grow closer to the West and its wish to join the European Union. Albania was a Soviet satellite state before the fall of European communism at the end of the Cold War. It has been a democratic republic for 24 years. (From CNN Sun September 21, 2014)

In Albania, pope denounces using religion to justify violence ope Francis denounced how extremists around the world are “perverting” religion to justify violence as he arrived Sunday in Albania, a Balkan nation where Christians and Muslims endured brutal religious oppression under communism but today live and work together peacefully. Security was unusually tight for Francis’ visit to the majority Muslim country amid reports that militants who trained in Iraq and Syria had returned and might pose a threat. The Vatican insisted no special security measures were taken, but Francis’ interactions with the crowd were very different than from his previous foreign trips: His open-topped vehicle sped down Tirana’s

Pope Francis arrives at Tirana's Mother Teresa international airport


20

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

main boulevard, not stopping once for Albania’s president, Nishani, thanked authorities, he celebrated a Mass before Francis to greet the faithful as is his norm. Francis for making the country his first tens of thousands of people in a rainHe only kissed a few babies at the very European destination, saying it was a his- soaked square named for Albania’s most end of the route as he neared the square where he celebrated Mass. Uniformed Albanian police formed human chains to keep the crowds at bay behind barricades while Francis’ own bodyguards stood watch, perched on the back of his car or jogging alongside. Albania’s Interior Ministry promised “maximum” protection from 2,500 police forces and beefedup patrols at border crossings. In his opening speech, Francis told President Bujar Nishani, Albanian officials and the diplomatic corps that Albania’s interreligious harmony was an “inspiring example” for the world, showing that Christian-Muslim coexistence was not only possible but beneficial for a country’s development. “The climate of respect and mutual trust between Catholics, Orthodox and Muslims is a precious gift to the country,” Francis said. “This is especially the case in these times in which authentic religious Sept. 21, 2014. Pope Francis has called on moderate Muslims and all religious leaders to conspirit is being perverted by extremist demn Islamic extremists who "pervert" religion to justify violence, as he visited Albania and held it groups, and where religious differences up as a model for interfaith harmony. are being distorted and instrumentalized.” It was Francis’ first visit to a majority toric event for all Albanians. famous Catholic — Mother Teresa. Later Muslim nation since the Islamic State “There is no intolerance, extremism in the day, he was meeting with leaders of crackdown on Christians in Iraq, where among us but reciprocal respect inherited different faiths and visiting children cared members of religious minorities are being from generation to generation,” he said. for by charitable groups. killed, persecuted or forced to flee their “From an atheist country, we have turned Albanian police said they had the secuhomes. The Vatican has voiced mounting into a country of religious freedom.” rity situation under control. Cellphones concern about the exodus of faithful The capital’s main Boulevard Martyrs were jammed in the area where the pope from lands where Christian communities of the Nation was decorated with was in downtown Tirana. People attendhave existed for 2,000 years. Albanian and Vatican flags, as well as giant ing the pope’s Mass were told to avoid “Let no one consider themselves to be portraits of 40 Catholic priests who were wearing heavy clothing since they would the `armor’ of God while planning and persecuted or executed under Stalinist dic- be checked by police and not to bring carrying out acts of violence and oppres- tator Enver Hoxha, who declared Albania bags, suitcases or glass bottles. sion!” Francis said in the wood-paneled the world’s first atheist state in 1967. “There is no threat to the pope’s secureception room of Tirana’s presidential Hundreds of priests and imams were rity. We have undertaken all the measures palace. jailed, scores executed before the regime and everything will go well,” police chief Muslims make up about 59 percent of fell in 1990. Artan Didi told reporters after a meeting Albania’s population, with Catholics Francis paid tribute to these martyrs with Interior Minister Saimir Tahiri on amounting to 10 percent and Orthodox and those from other faiths, saying they final security arrangements. Christians just under that, according to showed witness to their faith even under While the Vatican maintained no spethe country’s official figures. persecution. cial security measures were being taken in Francis’ decision to visit tiny Albania “Recalling the decades of atrocious Albania, security at the Vatican itself has before any major European capital is in suffering and harsh persecutions against been beefed-up in recent days: More barkeeping with his desire for the Catholic Catholics, Orthodox and Muslims, we can ricades and police were out in force during Church to go to the “periphery.” Albania say that Albania was a land of martyrs: Francis’ weekly general audience this past is seeking European Union membership many bishops, priests, men and women week and Italian media reported security and his visit comes just a few weeks religious, and laity paid for their fidelity had been doubled. before he delivers a major speech to the with their lives,” he said in his homily. European Parliament in Strasbourg, Francis has a busy schedule in Tirana: (By: Associated Press) France. In addition to the address to Albanian


21

FAKTE RRETH KRIJIMIT TË ZOTIT Shtjefen Dodes SJ

Të krijosh është të bësh gjëra nga asgjëja, nga hiçi, pa përdorur fare material. Ne nuk mund të pyesim: përse Zoti ka pritur kaq gjatë para se ta krijonte botën, për shkak se para krijimit s`ekzistonte koha. Koha është një matje e ndryshimit në një shkallë prej para dhe pas (Aristoteli, Fizikë 4,11). Prandaj, në qoftë se fare mund ta përdorim këtë fjalë kur flasim për përjetësinë, kur nuk kishte asnjë ndryshim, s`ekzistonte koha. Koha filloi së ekzistuari kur krijesat ndryshuese erdhën në ekzistencë. Koha është një seri e vazhdueshme jo e qetë ndryshimesh. Përpara është një moment që ne e quajmë e ardhmja, ajo shpejt ndryshon duke u bërë e tanishme, pastaj shpejt ndryshon duke u bërë e kaluar. Hyji mund të ketë krijuar një botë të përjetshme, pa fillim apo mbarim. Por ai zgjodhi për të krijuar një botë me një fillim, kohë “më parë”, ku s`kishte asgjë. Libri i Zanafillës 1,1 na tregon: “Në fillim Hyji krijoi qiellin dhe tokën.” Dhe Krishti iu drejtuar të Atit të vet: “Ti më deshe para se të krijohej bota” (Gjoni 17,24). Pse Hyji krijoi? Qëllimi i botës së krijuar është i lidhur me qëllimin e njeriut. Shën Ireneu pat shkruar: “Në fillim Hyji e formoi

Adamin, jo pse Ai kishte nevojë për njerëz, por sepse kështu Ai mund të kishte dikë, që do të mund t`i merrte përfitimet e Tija.” (“Kundër herezive”, 4. 14. 1). Pra, ne mund të themi që Ai gjithmonë na ka dashur, pasi ai gjithmonë na ka dashur të mirën më themelore, ekzistencën. Përtej kësaj, vullneti i Ti është që “të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe ta arrijnë njohjen e së

vërtetës.” (1 Timoteut 2,4). Nëse t`ia duash të mirën një tjetri do të thotë të dashurosh, atëherë kjo është një dashuri e vërtetë. Por kur ne dashurojmë, kemi nevojë për një iniciativë, ne kemi nevojë të shohim diçka të mirë ose të bukur te tjetri. E pra Hyji na ka dashur kur ne ende s`ekzistonim. Kur themi se Ai krijoi për lavdinë e Tij, duhet t`i kuptojmë këto fjalë siç i kuptonte koncili I i Vatikanit: “Ai bëri krijesa që për nga natyra e vet do t`i jepte lavdi Hyjit, edhe pse Hyji s`fiton asgjë me këtë lavdi.” (Këtë e lexojmë në aktet dhe dekretet e Vatikanit I, gjendet te “Collectio Lacensis”, VII, 116). Në mënyrë të ngjashme, Ai dëshiron që ne të bindemi për shkak se të gjitha mirësitë thonë se krijesat duhet t’i binden Krijuesit të tyre, dhe për shkak se, siç ka thënë Shën Ireneu, Ai donte që të ketë dikë ndaj të cilit të mund të ishte bujar në mirësinë e pafund – por ne duhet të bashkëpunojmë për të marrë dhuratat e tij. Hyji i mban të gjitha gjërat në ekzistencë me të njëjtën fuqi me të cilën Ai i nxori ato nga hiçi. “E si do të mbetet në jetë ndonjë gjë, po të mos doje ti?” (Libri i Urtisë 11,25). Varësia jonë nga Ai për ekzistencën tonë të vazhdueshme është si ajo e imazheve të filmit në ekran nga projektori.


22

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Nga Çukulieri-Shestan deri tek kolonistat Shqiptarë në Zarë-Kroaci

T

Nikolla Shabani ë shtunen, më 30 gusht 2014, të nisur për në ÇukulierShestan (800m latrësia mbidetare) rrugtuam nga Ulqini në Tivar, ku, prej Tivarit morem drejtimin për në Suterman, duke kaluar pranë Arqipeshkvisë tonë, pas një kohe arritëm në maje të rrugës që çon për në Virpazar e ndodhet në maje të këtij malit, aty ku është godina e tharjes së mishit, lamë rrugën e asfaltuar dhe morem djathtas në përpjetëse të shtruar me zhur dhe me gurë të thepisur. Ajo rrugë, pas 5 km me shumë kthesa të prehta dhe tatpjete të thikatura, na çoi në fundin e saj prej, ku për të arritur në cakun e dëshiruar nevojitej edhe nja 2 km të hecet këmbë për të arritur në vendin Çokulier, për të parë Meshën e pregatitur nga meshtari i vendit në famullin e Tivarit Don Simo Luliqi. Ky ishte viti i dytë në vazhdimsinë e rikthimit të kësaj tradite-mbajtje Meshe në Çukulier, ku dikur u tubonte i mbarë Shestani, e tërë Kraja me vendet përreth për të kremtuar festën e vendit, ditën e Shën Rrokut (16 Gusht). Traditë kjo e ndërprerë nga komunistat jugosllavë. Në vitin 1956, 1957, 1958, Don Pjetër Perkoliqi (më vonë Arqipeshkëv i Tivarit) u burgoste nga 3 ditë, derisa kalonte festa e Shna Rrokut, për mos ta çuar Meshën në Çukulier, se ishte më i madhi tubim i popullatës vendore në një festë katolike të arbërorëve në vend me rrethinë. Ashtu si dikur në lashtësi,

në shekullin 18, Çukulierasit dhe i tërë Shestani ndihmuan Ipeshkvin Zmajeviq për të mbajtur Kuvendi i Arbërit, poashtu traditën e vendin u angazhonte ta mbante në jetë Perkoliqi edhe pse i penguar nga Komunistat u detyrua ta nderpresë traditën por lutjet e tija për popullin e këti vendi nuk mujti të ja ndaloj kushë asnjëherë. Sot pas ramjes të sistemit munist këtë traditë e rijetsoj pasardhësi i tij, Monsinjor Zef Gashi(Arqipeshkvi Tivarit) me meshtarin e Tivarit bir i

lënë gjurmët e veta në thikajat e ketyre shkëmbave, pranë kësaj udhe vrejtëm disa Ubla ku tek njëra edhe pimë ujë nga një enë e gdhendur në dru e quajtur „spol“ ,u tha se e kishin gjetur në njenen nga Ublat kur e kishin pastruar dhe thuhej së është e vjetër rreth 3oo vjecare. Këto dhe shumë rrëfime na i bëshin vendasit e fshatrave përreth Çukulierit të cilet sot jetojnë në TivarShushanj,Zupç,etj si Zef Vuçetiqi, Bozho Ndrekiq, Nada Marstjepoviq, etj. Gjatë udhës u takuam dhe me

këtyre Anëve tona nga Lulejt-Ana e Malit/Don Simo Luliqi. Udhës këmbë kaluam nepër një pjesë piktureske me pyje, me dru të gjata edhe deri mbi 20 m, natyrë e virgjër me një florë dhe faunë mahnitse, rruga ishte ajo e kahmotshmja u vrente se kemba arbrore me mija vite i kishte

basimtarët tjerë cilët ishin nis për të njëjtin qellim si ne që ishim nisur nga ulqini me Zef Kovaçin. Me të dalur nga udha kambësore nëpër pyje në një rrafshinë-luginë u tha se arritëm në Cukulier para nesh pamë disa gropa të mëdhaja me ujë për të cilat na thanë se vendorët i quajnë Lera,


23

derisa bregoret përrreth tyre i quajnë Çuka, na dhanë të kuptojmë se edhe vendi e paska marre emrin sipas pamjes së vetive të veta natyrore Çuka dhe Lera – Çukuler. Çukuleri ishte i rrethuar me vende të njoftura për rreth tij si Marstjepoviqtë, Dedajtë, Llukiqtë etj. ku në secilen maje të maleve nga vendbanimet në fjalë u vrente ende sot i vendosur Baniri (akt pagan per mbarësi e begati të vendit, sot i përvetësuar ne kristian dhe mbanë formën e Kryqit në kohë të vona ka shërbyer edhe për pajtime, mbasi që natën e parë kur është vendosur Baniri, është dashë ti bëhet roje e këtu katuni ka vendosur sipas rastit njerëzit e fjalisur në mes vetit me kushtë që të këmbejnë ushqimin atë natë dhe për ti cuar deri në pajtim etj).

Pas pak udhe prej te Lerat arritëm tek kisha e ShënRrokut e cila ishte shëndrru në gërmadhe gurësh mbi të cilat ishte vendosur një kryq druri dhe pranë një lisi (në të cilin ishte e vendosur një tabelë ku shkruante Sv.Petar !) u improvizua një altar nga një tavolo plastike dhe filloj mesha me diku rreth 3o besimtare të pranishëm. Në fund të meshës u bë bekimi i varrezave të cilat ishin shumë të vjetra, u vreshin rrasa gurshë të shtruar në tokë dhe u tha se këtu që kurë është shpërngulur i terë katuni për në Zarë, askush nuk u vorros me por askush as nuk ndërtoj shtepi, u

ndërtuan vetëm disa kasolle-stane për bageti, por askush nuk jetoj më në këte katun, derisa vendasit për rreth i punuan tokat, katuni nuk u jetsua më por në ditën e shënRrokut përherë u festua në këto lugaja u mbate mesha dhe u bekoshin vorret e të parëve Arbror të shpërngulur në Zarë, vendasit theksojnë se dinin të tuboheshin rrethë 2000vetë në këte celebrim tradicional. Pasi që nga vendoret u tha se ky katund me 300fryme u shperngul i tëri për në Zarë, unë po ju kujtoj me këte raste disa nga burimet informativohistorike që lidhen me kolonistat shqiptarë në Zarë e me të sigurte edhe të dhëna

direkte të cilat kocidojnë burimisht me shpërnguljen e ÇukulierasveShestanit. Me 23 Mars 1726 Marko Deluci i shkruan preveditorit të Kotorit në mes tjerash: „…56 fryme kanë ikur nga shtëpitë e tyre natën mos me i mbytë Turqit, 28 familje poashtu kanë vendos të braktisin vendin e tyre (fjala është për popullaten e Malesisë mbi Tivar për rrethë e më gjërë) janë penguar nga ftofti i madhe të vazhdojnë rrugën , shkelqësia e juje bënë një bamirësi të vecant duke i ndihmuar, propozoj të emrohet një Prokurator që të kujdeset për to se ato po ikin vetëm për të ruajtur fenë e tyre Katolike…“. Arbërorët e Arqipeshkvisë së Tivarit dhe famullitë për rreth dhe më gjërë, nën shënjestrën e torturave dhe masakrave Turke detyrohen të gjejnë shpetimin e vetë duke u larguar prej oxhakut Atënor dhe të ndihmuar nga Kryeipeshkvi i Tivarit V.Zmajeviqi u sigurua strehimi për to në Zarë ku mbërritën në vitin 1726 diku nga 10 deri me 31 maj. Grupi i parë i Arbëreshve u vendos në vendin Zemunik afër Zarës, në atë vend u planifikua të bëhet edhe fshati me emërtimin „fshati i Erizzos“ sipas Previdurit të kohës Nikolla Erizzo, por më vonë Don Ivan Rizagon jep për arbëreshët tokën në periferi të afërtë të qytetit Zarës, ndrron lokacioni për arbëreshët edhe pse në Zemunik ishin ndërtuar diku 15 shtëpi, kjo tokë në Zemunik ende sot quhet Fusha e Arbëreshve. Në këte mbështetje vrejmë lidhjet e afërta që krijoj Biskupi-Zmajeviq në Selin katolike të Tivarit. Shkelqësia e tij me emertimet nga Papati në Tivarin Arbëror/ Archiepiscopus Antibarenisis, Serviae Primas, Visitator Apostolicus Albaniae dhe me besimtarët e vetë te cilte si duket kontribuan direkt maksimalishte ne mbarevajtjen e „Concilium Albanum MDCCIII“ -Kuvendi i Arberit me 1703 forcoj fene burimore shqiptare, e barikadizoj ruajtjen e krishterimit ndër shqiptarët në mbarë Arberinë. Concill ky i Inicuar nga Papa me prejardhje shqiptare/AlbaniKlemanti i XI / „CLEMENS XI


24

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

i kryesuar nga PONT.MAX.“ Kryeipeshkvi i Tivart Vincenc Zmajeviqi përvec mbarevajtjes të kuvendit u vecu edhe me përkujdesjen ndaj besimtareve të tij edhe vite më vonë (sic verejmë me Arbrorët e shperngulur në Zarë). Perandoria turke u dëshmote vite me rradhë me egërshtinë dhe barbarinë e saj duke therur e prerë nepër trevat arbërore, kështu vazhdonte ende ne vedbanimet shqiptare që ishte ruajtur feja kristiane shqiptare. Kjo fatkeqësi e preku brutalisht zonën e brigjeve malore të Liqenit të Shkodrës ku ishte strehuar vite me rradhë përvec banorve vendas edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve nga bregdeti i qytetit te Ulqinit,Tivarit, Ratacit, poashtu dhe popullata katolike e Bregut të majtë të Bunës pas rënjes nën Perandorin Osmane vite me rradhë pas tokave tjera Shqiptare mbasi që këto treva shqiptare-Pellgut Verior të Shkodrës patën atëkohë një autonomi speciale Arbërore nga Venediku (94vjete) derisa edhe këto në fund u pushtuan nga Turqit si një ndër pasojat okupuese dhe pushtuese në mes torturave të shumta shkaktuan shpërnguljejn në fjalë. Me 1733 gjendja e veshtire ndër shqiptarët e zonës në fjalë sjedhë edhe një shpërngulje të vazhdushme drejtë Zarës, sidomos nga Shestani dhe Pinci. Kjo shperngulje shqiptare është e lidhur ngushtë me Kishen dhe në vecanti me Biskupin Vincenc Zmajeviqin i cili përvec se ishte një kohë të gjatë Kryeipeshkv i Tivarit ai më vone emrohet Kryeipeshkv i Zarës. Arbëreshët në fillim nuk kishin Kishën e vetë në Zarë, u shërbyen me Kishen e Shën Gjergjit, kur arriten në Zarë kishim me vete Meshtarin e tyre shqiptar, Don M.Tokshi-Meshtar i lindur në Sapë. Kishën e vetë filluan arbereshet ta ndertojnë me 1734 të mbështetur finaciarisht nga fondet e Biskupit V.Zmajeviqit e perfundojnë Kishën me 1737 poashtu dhe ndertimin e qeles rreth kishës. Arbëreshët i përqendruan dhe vorrezat e tyre aty pranë, ku ende dhe sot ruhet altari dhe

truporja e Zojës e cila tek arbereshët quhet „Zoja e Jonë“ derisa si festë festojne 10 majin, Ditën e Zojës së Loretos. Me tu vendosur në Zarë ndihet pranija e arbëreshve toka punohej në atë vendë si asnjëherë më parë, fillon kultivimi bujqësor me veti te vecanta nga tradita arbërore, nuk mungoj poashtu përqendrimi në detari dhe peshkatari, arbëreshët vecohen edhe në tregti sidomos me ate të bagtive dhe mishit. Dy janë vetitë kryesore të cilat Arbëreshët e Zarës i vecojnë nga të tjerët , besnikëria e tyre meksimale ndaj fesë e traditës Arbërore dhe Fjala e dhenë Kryeipeshkvit V.Zmajeviqit se për cdo vitë do i dhurojnë fesë dhe besimit tyre katolik nga një meshtarë. Kjo i vecoj arbëreshët që në shekullin 18 dhe 19 të jenë forca me e madhe Intelektuale e Kroacise , e cila vecohet edhe me kontribut për Rilindjen Kroate. Meshtari i pare që del nga arbereshët e Zarës është Don Ivan Petani. Rreth 40 Meshtarë të dalur vetëm mbrenda një gjenerate të shkurtë e ndihmuan shumë komunitetin arbëreshë dhe vetë vendin në zhvillimin e tijë shpirtëror dhe intelektual. Me nderhyrjen e Perandorise austriake vecohet edhe nje veprim tjeter intelektual vendor te arbreshet e Zares, hapja e shkolles se pare te larte per Mesuese ne Kroaci ne vendbanimin arbereshet me 1866 e quajtur „Ilirska Preporodia“ ne perkthim „Rilindja Ilire“. Nga kjo shkolle u shkolluan shume arberesh te cilet me titullin e diplomuar te Mesuesit ne Kroaci, e hapen diturin e arsimimit dhe vetedijes kombtare kroate ne tere Kroacine, deri me 1921 kur edhe mbydhet. Kjo shkolle me ligjerues arbresh, luan rolin edukativo-arsimor per intelektualet e pare kroate, te cilet behen Mesuesit e pare te Arsimit kroat ashtu sikur per ne shqiptaret ne kohen e Rilindjes arsimore ne shekullin 20 luajti rolin intelektual shqiptare Universiteti ne Padova, ku Dekan i asaj Qendre arsimore ne Padova per pregaditjen e Mesuesve te pare shqiptare, ishte italiani i shqipta-

rizuar Jezuiti Zef Valentini (Giuzepe Valentini) i njohur poashtu vecanarisht me volumin e permbledhjeve te veprave themeltore per historine e se drejtes shqiptare- „Acta Albaniae Juridica“. Arbëreshëve-kolonistëve shqiptarë në Zarë, një numër i vogël nga trashigimtarët vllazëror të gjakut prej të parëve të tyre nga Tivari,Ulqini,Bregu i Bunes dhe më gjërë, me rreth 30veta në vazhdimsi të traditës shekullore evitojnë simbolikisht ruajtjen e Flakadanit të traditës të parëve të tyre, në një nga cepet e vendeve Arbërore në Pellgun verior të Shkodrës nga ku dikur u shperngulën me dhunë këto Arbëreshë. Eviment tradicional në Çukulier të pjemarjes në meshë dhe bekimin e varrezave të parve të tyre u shtu dhe një lutje paralele-“ Shpresojme në një të arrdhme të shpejtë në këte datë viteve në vijim ti bashkangjiten trashigimtarët e të shpergulurve nga ky vend që sot jetojnë në Zarë dhe përzgjatë bregdetit Dalmat-Kroaci“. Të nderuar lexues, Ju jeni poashtu të mirepritur në celebrimin e vitit të ardhshëm. Ky takim u përmbyll me një ushqim të begatshëm, me verë vendit, me ujë Çukulierit dhe me kënga burimore vendore si „Oj Rumi, o Bjeshkë e Naltë,““ Kah po shkon more Çun Mula,“ „ Moj e bukur topsheqere“ etj…poashtu duke Ju falur me nga një gotë raki njëri -tjetrit me fjalët-Urimin : “Pritshim mirë për herë në Çukuliere“. Duhet theksuar se shumica nga të pranishmit flisnin një shqipe të sotshme më shumë mangësi, derisa arbërishtën e vjetër për ne sot e njohur shestançe-arbëresh e flisnin më rrjedhshëm, vehët pytja se si deri me sot asnjëra nga partitë egzistuese shqiptare në qeverinë e Malit të Zi nuk u angazhu dukshëm edhe vetëm një herë të tregoj prkushtimin për tu marrë me afrimin e këtyre Arbëroreve në partitë shqiotare po edhe sanjëherë të mos thedhohen në problematiken e tyre të tjetërsimit dhe të asimilimit në aspektin gjuhsore dhe në disa raste edhe tjetersimin e tyre kombtar, mbtetet një nga temat që duhet ta trajtojmë në të ardhmen me përqendrim të detajuar.


Populli im është i varfër dhe unë jam një ndër ta

25

Kush është Ati i Shenjtë Françesku Papa Françesku, Jorge Maria Bergoglio!? “Shqiponja fluturon lart, por kthehet gjithnjë në çerdhen e saj. Simboli juaj ju fton të fluturoni lart, por nuk duhet të harroni vendin e origjinës... Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira.” Papa Francesku

P

Klajd Kapinova

apa i parë me origjinë nga Amerika e Jugut është nga Argjentina, me origjinë italiane, të cilët kanë emigruar në Amerikën e Jugut. Arqipeshkvi jezuit 76-vjeçar i Buenos Aires-it, ndonëse është një figurë e shquar në mbarë kontinentin, është prapë një bari i thjeshtë, të cilin e duan shumë në dioqezën e tij, që e ka përshkuar shumë here, me metro dhe autobus, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të shërbesës së Tij ipeshkvore. “Populli im është i varfër dhe unë jam një ndër ta”, është shprehur më se një herë, duke shpjeguar vendimin e Tij, për të jetuar në apartament dhe për të gatuar vetë. Papa, i këshillon meshtarët, që të shfaqin dhembshuri e kurajë apostolike dhe t’i mbajnë gjithnjë dyert e hapura për çdo njeri. Ati i Shenjtë, ka thënë në disa raste të ndryshme se gjëja më e keqe, që mund t’i ndodhë Kishës “është ajo që de Lubac e ka quajtur

mondaniteti shpirtëror”, që do të thotë të jesh i “fokusuar pas vetes”. Duke folur për drejtësinë sociale, Ai i nxit njerëzit, që të marrin Katekizmin, të rizbulojnë Dhjetë Urdhërimet dhe Lumturitë. Projekti i Tij është i thjeshtë: nese ndjek Krishtin, ti e kupton se “nëpërkëmbja e dinjitetit të njeriut është një mëkat serioz”. Pavarësisht nga natyra e rezervuar, pasi biografia e tij zyrtare përbëhet vetëm nga disa reshta, së paku deri në emërimin si Arqipeshkv i Buenos Airesit, Papa, është bërë objekt i diskutimeve, për shkak të qëndrimeve të forta, që ndërmori gjatë krizës dramatike financiare, që përfshiu vendin në 2011.

Cila është shkurt lidhja e përbashkët midis Papa Francesku dhe popullit shqiptar? Jorge Mario Bergoglio, S.J. (tashmë Papa Francesku I) ish argjipeshkev i Buenos Aires të Argjentinës 1998-2013. Në Argjentinë jetojnë edhe arbëreshët, që janë shpërngulur nga Italia në Argjentine, në fund të shek. XIX. Ata jetojnë në disa vende, por sidomos në qytetin e madh metropolitan Buenos Aires dhe Luján. Arbëreshët e Argjentinës e për-

dorin tradicionalisht liturgjinë ritin lindor. Kësisoj, Jorge Mario Bergoglio, ishte Argjipeshkëv edhe për ritin lindor në tërë Argjentinën, deri kur u zgjodhë me vota të lira dhe të fshehta si Ipeshkëv i Romë (Papë), ishte argjipeshkëv i Buenos Aires dhe argjipeshëv i ritit lindor, pra i Arbëreshëve të Argjentinës. Papa Francesku, i njeh shumë mirë Arbëreshët e Argjentinës dhe gjendjen aktuale të popullit shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo me sa duket, shpiegon edhe arsyen e parë pse Ati i Shenjt, Papa i Romës zgjodhi pikërisht të vizitoj Shqipërinë (21 Shtator 2014), si vizita e Tij e parë apostolike në Europë. Fakti, se Papa Frana ishte Argjipeshkhëv i Arbëresheve të Argjentinës (ritit lindor), nuk u theksua asnjëherë nga media shqiptare, bile as ato të Kishës Katolike në Shqipëri apo Kosovë. Për arbëreshët e Argjentinës, mund të gjeni literaturë nga Prof.


26

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke i deshiruar mirëseardhje Papa Franceskut në aeroportin Nena Tereze në Tiranë. Dedier Norberto Marquiegui “El jetike në këtë kohë, pasi i tha turbarrio de los italianos: los italo- mës se Lufta e Tretë Botërore, tashalbaneses de Lujan y los origenes më ka filluar. Situata në Irak, ka de Santa Eelena” dhe në gjuhën sjellë destabilitet dhe pasiguri shqipe shkrimin e D. N. përtej kufijve. Lufta kundër kësaj Marquiegui, të përkthyer nga Altin murtaje ekstremiste, që po kërN. Ademi “Arbëreshët në cënon botën tonë, mund të luftohet Argjentinë, histori pas historisë” në vetëm duke qenë të bashkuar. Kjo librin: “Poeta nascitur, historicus është një arsye e fortë pse Papa fit. Ad honorem Zef Mirdita”. Ed. erdhi në rajonin tone, për të dhënë Albert Ramaj, St. Gallen-Zagreb mesazhin. Në një kohë, që shumë vende të pasura evropiane, janë 2013 f.987-998). (A.R.) mbyllur, duke parë vetëm për vete, ata duhet të shohin nga jashtë, në Disa të dhëna mbi mënyrë që të ndërtohet një mburojetëshkrimi i Atit të Shenjtë jë e përbashkët, për tu mbrojtur “Vizita e Papës në vendin tim, nga epidemitë, që vrasin të është e rëndësishme pasi së pari, fuqishëm e të dobët, të pasur e të ai zgjodhi një nga vendet më të var- varfër. Prandaj, ne duhet të qënfra të Evropës, për të filluar turne- drojmë e luftojmë së bashku. un e Tij evropian. Së dyti, dhe më e Kancelarja Merkel e ka treguar rëndësishmja, ai zgjodhi një vend këtë. Ajo luftoi shumë për me shumicë myslimane, që Shqipërinë, që të sigurojë statusin bashkëjeton në harmoni me të e vendit kandidat. Ajo gjithashtu krishterët. Ai u prit nga myslimanë mblodhi për herë të parë në fillim të e të krishterë pa dallim. Papa, shtatorit, të gjithë udhëheqësit e zgjodhi një vend me të kaluar të rajonit, për një takim në Berlin. errët komuniste, ku shumë klerikë Merkel dha mesazhin, se BE-ja, ka u vranë dhe kishat u dogjën. Sot për qëllim të sjellë Ballkanin më krerë të besimeve tona të pranë, duke ndërtuar ura të reja ndryshme, janë një pjesë e rëndë- mbështetjeje dhe bashkëpunimi.” sishme e shoqërisë sonë civile, të Edi Rama, cilët punojnë së bashku, për të Kryeministri i Shqipërisë mirën e popullit. Mesazhi, që Papa i dërgoi botës, është me rendësi (“Huffington Post”, USA)

Ati i Shenjtë, ka lindur në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936, bir emigrantësh italianë. I ati, Mario ishte llogaritar në hekurudhë, ndërsa e ëma, Rexhina Sivori ishte një grua e devotshme, që i ishte kushtuar edukimit të pesë fëmijëve të saj. I riu djalosh, u diplomua si një kimist dhe më vonë zgjodhi rrugën e meshtarisë dhe nisi studimet në Seminarin Dioqezan të Villa Devoto. Më 11 mars 1958, hyri në noviciatin e Shoqërisë së Jezusit. Pasi përfundoi studimet për shkencat humane në Kili, u kthye në Argjentinë në vitin 1963, për t’u diplomuar për Filozofi, pranë Kolegjit të San Hozesë në San Miguel. Gjatë viteve 1964 deri në 1965, ka dhënë letërsi dhe psikologji, pranë Kolegjit të Zojës së Papërlyer në Santa Fe, ndërsa në 1966, ka dhënë të njëjtat lëndë humane pranë Kolegjit të Shpëtimtarit në Buenos Aires. Papa, gjatë viteve 1967-1970 studioi për teologji, duke u diplomuar nga Kolegji i San Hozesë. Më 13 dhjetor 1969, u shugurua meshtar nga Arqipeshkvi Ramon Joze Castellano. Midis 1970 dhe 1971, vijoi studimet pranë Universitetit të Alcala de Henares-it, në Spanjë dhe më 22 prill 1973 bëri betimin e fundit me jezuitët. Përsëri në Argjentinë u bë eprori i noviciatit, pranë Villa Barilari, San Miguel, professor pranë Fakultetit të Teologjisë së San Miguelit, konsulent pranë Provincës së Shoqërisë së Jezusit dhe gjithashtu rektor i Fakultetit të Filozofisë dhe Teologjisë pranë Kolegjit Maksimo. Më 32 korrik 1973, u caktua Provincial i Jezuitëve i Argjentinës, detyrë që e mbajti për 6 vjet. Dhe më pas rifilloi punën në sektorin e Universitetit dhe shërbeu përsëri si Rektor i Kolegjit të San Hozese. Në mars 1986, shkoi në


Gjermani, për të përfunduar tezën e tij për doktoraturë. Atëherë eprorët e dërguan në Kolegjin e Salvadorit dhe më pas në Kishën Jezuite të qytetit të Kordovës si udhëheqës dhe rrëfyes shpirtëror. Kardinal Antonio Kuaracino, Arqipeshkvi i Buenos Aires-it, i kërkoi bashkëpunimin e tij të ngushtë. E kështu më 20 maj 1992, Papa Gjon Pali II e caktoi ipeshkvin ndihmës të Aukës dhe të Buenos Aires-it. Më 27 maj, Ai mori shugurimin si ipeshkëv nga Kardinali në katedrale dhe zgjodhi si moton e Tij ipeshkvore, miserando atque eligendo dhe vuri si emblemë, simbolin e Shoqërisë së Jezusit. Papa e dha intervistën e parë si ipeshkëv, pranë një gazete famullitare, Estrellita de Belém. Më pas u emërua Vikar Ipeshkvor i distriktit të Floresit dhe më 21 dhjetor 1993, iu besua edhe detyra e Vikarit të Përgjithshëm të Arkidioqezës. Nuk ishte për t’u habitur kur më 3 qershor 1997, u ngrit në dinjitetin e Ipeshkvit ndihmës të Buenos Airesit. Me vdekjen e Kardinal Kuaracinos, u caktua për ta pasuar atë, pikërisht më 28 shkurt 1998, si Arqipeshkëv, Primat për Argjentinën dhe besimtarët e ritit lindor në Argjentinë, të cilët, nuk kanë një ordinar për ritin e tyre. Pas tre vitesh, në Asamblenë e 21 shkurtit 2001, Gjon Pali II e bëri kardinal, duke i dhënë titullin e Shën Robert Belarminit. Ai u kërkoi besimtarëve, që në vend të vinin në Romë për këtë rast, të jepnin lëmoshë për të varfërit me paratë, që do të kishin shpenzuar gjatë udhëtimit. Si Kancelar i Universitetit Katolik të Argjentinës, është autori i librave: Meditaciones para religiosos (1982), Reflexiones sobre la vida apostólica (1992) Reflexiones de esperanza (1992). Në tetor 2001, u caktua si Zëdhënës i Përgjithshëm i

27

Asamblesë se Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve mbi Shërbesën Ipeshknore. Kjo detyrë iu besua në minutën e fundit, për t’i zënë vendin Kardinalit Edward Michael Egan, arqipeshkëv i Nju Jorkut, që nuk mund ta linte vendin e Tij pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Manhattan. Në Sinod, Papa e vuri theksin tek “misioni profetik i ipeshkvit” si “profet i drejtësisë, që e ka për detyrë të “predikojë pa pushim” doktrinën sociale të Kishës dhe gjithashtu të “shprehë një gjykim autentik në çështjet e moralit e të fesë”. Ndërkohë, Kardinal Bergoglio, po bëhej gjithnjë e më shumë popullor në Amerikën Latine, por megjithatë nuk ka hequr dorë për as dhe një çast nga mënyra strikte e të jetuarit, të cilën disa e kanë cilësuar “asketike”. Në këtë shpirt varfërie, Papa, nuk pranoi të caktohej si Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Argjentinës më 2002, por tre vjet më vonë u zgjodh në këtë detyrë dhe në 2008, u rikonfirmua për një mandat tjetër tre vjeçarë.

Ai kishte katër synime kryesore: bashkësi të hapura dhe vëllazërore, laikë të formuar mirë që luajnë një rol të rëndësishëm, përpjekje ungjillëzuese, që i drejtohen çdo banori të qytetit dhe ndihmë ndaj të varfërve e të sëmurëve. Ati i Shenjtë synonte ri-ungjillëzimin e Buenos Aires-it, “duke marrë në konsideratë ata që jetojnë atje, strukturën e historinë e tij”. Ai u kërkoi meshtarëve dhe laikëve që të punonin së bashku. Në shtator 2009, ndërmori fushatën e solidaritetit për 200vjetorin e Pavarësisë së vendit dhe 200 agjenci bamirëse do të ngrihen deri në vitin 2016. Dhe në një shkallë kontinentale, ai priste shumë nga ndikimi i mesazhit të konferencës së Aparecidës në 2007, deri aq sa e përshkroi atë si “Evangelii Nuntiandi e Amerikës Latine”. Deri në fillimin e periudhës më të fundit sede vacante, ai ishte pjesëtar i Kongregacionit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve për klerikët, Kongregacionit për Institutet e Jetës së Kushtuar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, Këshillit Papnor për Familjen dhe Komisionin

Në prill 2005, mori pjesë në Konklavën, që zgjodhi Papa Benediktin XVI. Si Arqipeshkëv i Buenos Aires-it, një dioqezë me më shumë se 3 milion banorë, projektoi një misionar bazuar në bashkësi dhe ungjillëzim.

Papnor për Amerikën Latine. U zgjodh Papë më 13 Mars 2013. Viva Papa!


28

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

PA IDENTITET NUK EKZISTON DIALOG

Ati i Shenjtë, është takuar me përfaqësues nga komunitetet fetare të ndryshme, si: Kryegjyshi Botëror, Baba Edmond Brahimaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj dhe Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse në Shqipëri, Fort Lumturia e Tij Prof. Dr. Anastas Janullatos. Fjala e Papa Franceskut, në Universitetin Katolik “Zoja Këshillit të Mirë”, Tiranë Të gjithë jemi në fund të fund pelegrinë në këtë tokë. Liria fetare në Shqipëri, është një dhuratë për të gjithë, pasi është një garanci e lirisë. Çdo fe, duhet të jap llogari, për ekzistencën e gjithsecilit nga ne. Të dashur miq! Ju përshëndes me një respekt të madh dhe të gjitha

komunitetet që Ju përfaqësoni. Ju falënderoj personalisht Mons Anxhelo Masafra. Faleminderit, për atë që bëni, të gjithë ju përfaqësues të bashkësive fetare. Kur në emër të një ideologjie, largohesh nga Zoti, për shkak të një idhulli. Ju e dini mirë se cilat gabime mund të dëmtojnë lirin në ndërgjegje dhe ato fetare. Në të vërtetë, liria fetare në Shqipëri është një dhuratë për të gjithë, pasi është një garanci e lirisë. Vrasja, nuk është në emër të Zotit. Se pari duhet të çojmë tek njerëzit që manifestojmë elementë që nuk janë të besimit tonë, por vëllezër dhe motra. Të gjithë jemi në fund të fund pelegrinë në këtë tokë. Varemi nga njëri tek tjetri dhe çdo fe duhet të jap llogari për ekzistencën e tjetrit. Shpirti njerëzor nuk duhet të humbasë shpresat, ndaj njerëzit mund të ofrojnë një kontribut

të pazëvendësueshëm. Nuk mund të vlerësosh, nëse nuk nisesh nga identiteti. Pa identitet nuk ekziston dialog. Ajo që na bashkon është rruga e jetës dhe vullneti i mirë pra, është që ti bësh mirë vëllezërve dhe motrave, dhe në këtë mënyrë ne ecim përpara. Ndaj secili prej nesh ofron dëshminë tek tjetri. Pra, me dialog ne ecim përpara, dhe është e bukur. Por pa tradhtuar identitetin tonë. Pa hipokrizi dhe kjo na bën mirë të gjithëve të dashur miq. Pra të mbajmë dhe të zhvillojmë traditën e marrëdhënieve midis komuniteteve fetare që ekzistojnë në Shqipëri. Duket se katoliket janë kundër të tjerëve, por jo, të gjithë sebashku për të mirën e njerëzimit. Jo vetëm me marrëdhënie midis njerëzve të fesë. Po ju kërkoj një nder: Unë kam shumë nevojë, tepër nevojë për ju.

jet për vizitën time. U kërkoj të gjithëve që të më shoqërojnë me lutje”, ka thënë Papa disa ditë para udhtimit të tij drejtë Tiranës. Në pritje të Papa Françeskut, rrugët e Tiranës, në mënyrën më dinjitoze janë dekoruar me flamujt e kombit shqiptar dhe të Vatikanit, ndërkohë që bulevardi i “Dëshmorëve të kombit” ku do të kalojë Papa për të shkuar tek Sheshi “Nënë Tereza”, është mbuluar në të dy anët me portretet e disa dyzina klerikësh katolikë, të vrarë mizorisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Siç duket nga përgatitjet shtetërore dhe qeveritare, kjo vizitë e Papës do të jetë tepër dinjitoze, ashtu siç duhet dhe siç e kanë traditë shqiptarët. Megjithëse Papa Françeskut i pëlqen thjeshtësia, është me vend që kjo pritje të reflektojë dëshirën e Papës që ai ka shprehur se me vizitën e tij do të kujtojë vuajtjet e popullit shiqptar. Andaj kjo vizitë, ndër të tjera, duhet të jetë një dëshmi e tragjedisë së klerit katolik shqiptar gjatë regjimit komunist, e këtyre viktimave të pafajshme të vrarë nga një dorë e pamëshirshme e një shteti terrorist. Duhet të jetë një dëshmi jo vetëm për vet shqiptarët, por dhe për botën e

cila këtë të djelë do të jetë e pranishme aty në mes të Tiranës, nepërmjet më shumë se 1600 gazetarëve. Sepse, megjithëse Shqipëria e vogël në krahasim me shtetet e tjera ish-komuniste ku gjithashtu persekutohej feja, numri i klerikëve katolikë shqiptarë të vrarë, proporcionalisht, duhet të jetë numri më i madh në krahasim me numrin e viktimave të klerit katolik në ish vendet komuniste të Europës Lindore, gjë që e bën tragjedinë, e jo vetëm të klerit katolik — por edhe atij mysliman dhe ortodoks shqiptar — si një ndër terroret dhe masakrat më të egëra komuniste, që ka njohur bota. Shpresohet që kjo ekspozitë e mrekullueshme në qëndër të Tiranës, përveç dëshmisë që tregon, të jetë njëkohsisht edhe fillimi i përjetsimit të kujtimit të tragjedisë së këtyre viktimave të pafajshme — dhe jo vetëm tragjedisë së tyre por edhe fatit dhe historisë moderne të kombit. Sepse me vrasjen e këtyre klerikëve nga regjimi komunist, u zhdukën ato që Ernest Koliqi i pat cilësuar ata në një shkrim si, “Rreze Qytetnie të Fikuna”, duke përmendur poetnit dhe shkrimtarët e njohur klerikë, si Vinçenc

SHQIPËRIA NDERON MARTIRËT E KOMBIT DHE TË FESË Tri ditë para se të shkelë në tokën arbërore për vizitën e tij në Frank Shkreli Tiranë, Papa Francesku ka përshëndetur gjatë një meshe në Vatikan, shqiptarët dhe ka falenderuar popullin shqiptar për përgatitjet që ka ndërmarrë për ta pritur atë sa më mirë me rastin e vizitës së tij në kryeqytetin e shqiptarëve, ndërsa ka theksuar edhe njëherë shembullin e tolerancës fetare ndër shqiptarët, si një prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në Shqipëri, duke thënë tekstualisht këto: “Të dielën, me ndihmën e Zotit do të shkoj në Shqipëri. Kam vendosur ta vizitoj këtë vend, sepse ka vuajtur shumë për shkak të një regjimi të tmerrshëm ateist dhe tani po mundësojnë një bashkëjetesë paqësore midis besimeve të ndryshme fetare. Përshëndes popullin shqiptar dhe i falënderoj ata për përgatit-


Prenushi, Anton Harapi, Bernardin Palaj, Lazer Shantoja, Ndre Zadeja, Nikoll Gazulli, Aleksandër Sirdani e shumë e shumë të tjerë. Ishin këto viktima të komunizmit, portretet e të cilëve janë vendosur në qëndër të Tiranaës me shumë të tjerë, të cilët Ernest Koliqi i kishte njohur personalisht, e të cilët sipas tij, “Ishin Artista të fjalës, që ndërsa e holluen shqipen tue ia shtue mjetet shprehëse, ata synojshin rritjen e breznive të reja në zjarmin e idealit kombëtar.” Koliqi vazhdon shkrimin e tij me rastin 20-vjetorit të fillimit të tragjedisë së klerikëve shqiptar që u shlnua këtu në Amerikë më 1966, duke thënë se, klerikët e martirizuar, “Na çilën sytë me pa shkëlqimin e trashëgimit tonë stërgjyshor. Ndikuen në shpirtin tonë krenarinë e emnit shqiptar. Fetarë po, dhe të përpikshëm, por edhe atdhetarë të qitun.” Periudha e komunizmit si në gjithë botën tjetër, për nga egërsia me të cilën trajtonet kundërshtarët, ishte një kapitull i historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarve me të cilën nuk mund të ndjehet askush krenar. Përveç tjerash, zhdukja fizike e këtyre klerikëve dhe eliminimi i veprave të tyre letrare dhe kombëtare ka varfëruar përgjithmonë edhe vet historinë dhe kulturën kombëtare të shiqptarëve. Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i atyre që ndërmorën këtë vëllavrasje me urdhëra të të huajve, fillimisht nën urdhërat e jugosllavëve e më vonë të rusëve, qëllimi i të cilëve ka qenë gjtihmonë që të ndalonjnë zhvillimin dhe prirjet përparimtare perëndimore ndër shqiptarët, dhe njëkoshisht të zhdukin edhe ndjenjat kombëtare të shqiptarëve. Ishin këto krime çnjerzore të ndërmarra nga një regjim i tërbuar me ideologjinë komuniste sllavo-aziatike i cili nuk kishte asgjë të bënte me kombin shqiptar dhe as nuk i shërbente interesave të tij. Por fatbardhsisht planet e tyre, megjithse e çuan shumë mbrapa kombin shqiptar nuk dolën me sukses. Kujtimi i këtyre viktimave të komunizmit siç pasqyrohet nga përgatitjet për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë nga qeveria, nga shteti si

29

edhe nga besimtarët e tre besimeve fetare dhe i mbarë populli shqiptar këtë djelë, vërteton fjalët e poetit kombëtar At Gjergj Fishtës kushtuar dëshmorëve: “....E kur Shqyptari ndër ma të largtat mote Nepër të cilat do të endet jeta e njerit, Kur të këndoj Shqyptari m’ato kangë kreshnike Sa gjaku e mundi kje prej jush dikue Për me u ndërtue Atdheu i tij Shqypnia: -O të lumtë ata, ka me brohoritë me vedi Që flija e Atdheut e ban, e tue dhanë jetën, Liri Atdheut e të ambël jetë i suellën. E ai vorret tua atëherë ka me kërkue E ka me i gjetë, e ka me i ruejt, si ruhet Altari i Atdheut: e me kunora të blerta Ka me i lulëzue, e mbasandej ju besën ka për tua dhanë mbi vorr, se kurr për së gjallit s’ka me e koritun namin tuej e nderen Se ka me dekë për Atdhe si desin burrat, Si diqët - qe- ju për një Shqypni të lirueme”

Në Shqipëri dhe ndër shqiptarët kudo ndihet një shprehje krenarie për pritjen që po i bëhet Papa Françeskut në vizitën e tij Tiranë të djelën që vjen si dhe kujtimit që me këtë rast po u bëhet të viktimave të regjimit komunist të klerit katolik. Ndoshta kjo vizitë e Papës është edhe një rast i mirë për tu zotuar se shqiptarët sot e tutje — këtyre dhe të gjitha viktimave të komunizmit shqiptar të të gjitha feve e të gjitha krahinave — s’ka “me ua koritur namin e as nderin”, pasi këta si viktima të pafajshme, humbën jetën për lirinë që gëzon sot Shqipëria dhe kombi shqiptar. Ky është një obligim jo vetëm fetar e moral por edhe atdhetar, një angazhim ky që më në fund do të sjellë paqë e pajtim dhe do të çojë në një manifestim të shërimit të plagëve kombëtare.


30

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

The joys and the sorrows of a Papal Visit to an (almost) forgotten country

S

Merita McCormack

oon we will experience the event of the year—if not the century—for Albanians all over the world. For more than twenty years, the Albanian nation seems to have been in the hearts and minds of the Popes. It is amazing that two of the last three popes have made it a priority to visit Albania. Now Pope Francis is about to meet and greet Albanians in their homeland and will reach tens of thousands more around the globe via live streaming. He will be received with true joy and love, as well as with tears and open hearts. The world will witness the spirit of this small, vibrant nation whose roots are in the Balkans and has many sons and daughters around the globe. This upcoming papal visit is a signal of hope, faith, and love not just to Albanians but to the entire world. It is especially important in current times when we see so much despair, poverty, ideological and political war, marginalization, and the breaking up of families. The very thread of the fabric of society is endangered when abortion is a commodity and when marriage is considered an inconvenience. Popes have appreciated the resilience of the Albanian nation. Although it has experienced difficult times it has survived. As small as it is, this nation that has suffered and lost so much, has also been blessed. Albanians keep their families together, they thrive in community, they are hospitable and friendly, joyful and hardworking, warriors and entertainers, and above all, many are very godly people. Albania has given the world

Mother Teresa , George Kastrioti –Scanderbeg, and many other important people. When the Ottomans occupied their lands, Albanians stood strong and kept them at bay for a while. Although the occupation seemed to last forever, Albanian kept their identity, spoke their language, sang their songs and ballads, and never forgot God, their creator. Then communism came, a beast of

either on a personal or a societal level. In that light, I hope that the joy that the visit, generated by God almighty, and reflected in the loving and humble pontiff and many holy priests, sisters, religious and lay people, will soften the hearts of every one. I hope and pray that this visit stirs in the hearts of people the desire to repent and seek forgiveness, the desire to cleanse the deep wounds caused by vices and sin, and allows them to be blessed

immeasurable dimensions, and through the iron fist did the unthinkable. Growing up during that period, my generation of Albanians can testify to what happened to many. It is sad that some embraced that ideology. There is still no true reconciliation because of a lack of individual reconciliation between some people and God. Unless that individual reconciliation takes place, all of the fake smiles and fake words, all of the pompous behavior and shiny shows, which are not from God, will fall away. That is a sorrow that my generation and that of my parents have to this day. Not only because it is a matter of justice (which is due) but also out of love for every Albanian whose eternal destiny might be at risk. This papal visit is an opportunity that should not be missed,

with the grace of the Almighty and have hope in divine providence. May the conversion of hearts take place and the Albanian people seek and embrace the truth, which they can encounter in a practical and special way this Sunday. As for the Albanian martyrs of the Church, we all should rejoice in them. May their blood, which is joined in the suffering of our Lord and Redeemer, be the offering through which the Albanian nation can hope to be redeemed Welcome to Albania Pope Francis! you are loved! *Merita McCormack serves as the President of “ VATRA-Washington DC Regional Chapter”


DY POEZI KUSHTUAR VIZITËS SË PAPËS NË SHQIPËRI Luigj Çekaj

Ave Maria, Ave Shqipëri (Papa Françeskut, nga Nju-Jorku)

Si ty populli im, Ka pritur dhe Karol Vojtilën. Veç pritjes, izraelasit, i ka shpëtuar edhe prej ekzekutimit. Siç t’a tha dhe presidenti, duke e sofistikuar nga pak dhe retorikën Shtëpia e çdo shqiptarit, është vetëm e Zotit dhe e mikut. Si ty populli im, Ka pritur Shtrausin, dhe Xhejm Bejkerin Me sixhade të kuqe dhëmbjesh, ja kem’ shtruar rrugën dhe Hrushçovit. Revizionistin Çu-En-Lai, dhe balcamosësit e Liderve të çmëndur, Por askujt nga sytë si Ty, nuk i rrodhi për ne një pikëlz loti. Si ty populli im, Ja ka hapur dyert e shpirtit dhe Shën Paulit, Në qytetin e Korinthit, para se t’i vinin prangat si apostull në Rromë, E megjithse kombi im, besë i jepte der’ dhe vrasësit? Nga të gjitha vendet evropiane, s’di pse po rehabilitohet pak më vonë? Si ty populli im, Ka pritur albanologë, dhe bohemë të rënë në gjak, Gjeneralë ushtrish të vdekura, që riatdhesonin eshtrit e të vrarëve. Viktor Emanuelit, vërtetë i bëri atentat, Por ky është fati i çdo pushtuesit, që na shklet mbi tokat e të parëve. Si ty populli im, Ka pritur trupa diplomatikë, dhe lypës, Pikë të dobët e kem’ mikpritjen, siç e kishte dhe Akili në thëmbër. Ndryshe ty për konvertim, të asaj sentencës perlë të “buk dhe kripës?” Katedralzet e mikpritjes, ti kishim ngritur me vena në çdo zëmër. Si ty populli im, Kurrë më s’do të pres njeri. Se ti na ribekove, na dhe shpresa, me ajr dhe dritë na e mbushe gjoksin. Si ambasador i Jezu Krishtit, ti na risolle Paqe në Shqipëri. Lë Berlinin dhe Parisin, që të na ringjallish ne shqiptarve kombin. Si ty populli im, (Madje duke buzqeshur, mes psherëtimave) Nderonte bijët e vet, aniçka se binte shi, Një shi që duket shplante gjakun, nga portretet e viktimave, Ndërsa ish të pushkatuarit, dekretoheshin me pavdeksi… Diku aty kundruell, duartrokiste Imzot Mirdita, dhe Kryeministri i shtetit. Papa Françeskut gjithashtu, sikur i shqipërohej zëri nga mrekullia, Pastaj dhe vetë këtu në Sh.B.A, ç’mitizoja me art një varg të F. Tjuçev-it, “Moj dasm’e funtme-shkrepëti nga zia…” New York 2014

31

Keze Kozeta Zylo

Uratë nga Papa Françesku Misionari i Krishtit, Do ulesh në gjunjë në tokën time, Si dikur Shën Pali në Iliri, Me kryqin e shenjtë në gji.

Do puthësh ballin e zjarrtë të maleve, Dhe s'është çudi mund të magjepsesh, Nga bukuria e tyre, Dhe dashuria si magmë e nxehtë, E bashkëjetesës plot harmoni, E cila ka mbirë si lule e egër në botën shkëmb, Paksa të frikshme... Do ecësh bulevardit tim, Dhe sytë do të ngrijnë në 40 martirët, Që duken sikur kanë zbritur si ëngjëj nga qielli, Të vrarë dhe varur nga diktatura djall!

Ndërsa zogjtë mund të kthehen në vajtojca, Si vajtojcat labe apo të Iliadës, Helena, Andromaka, Hekuba kur vajtonin Hektorin e vrarë, Nga Akili që e zvarriti rrugëve pas qerres së ngadhënjimtarit. Një lutje e përshpirtshme do të mbahet ndër fytyra të pikëlluara, dhe një dritë hyjnore do të bjerë mbi popullin e varfër dhe fisnik, Uratë nga Papa Françesku me vështrim prej Zoti. 20 shtator, 2014 Staten Island, New York


32

To God With Love: St. Teresa and The Way of Perfection JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

To God with Love, I am yours, I was born for You: What do You want me to do? Teresa of Jesus

These words taken from one of St. Teresa’s poems could easily have been penned by her in a letter to God. The phrase “I was born for You” is being used as the logo for the Fifth Centenary of the birth of St. Teresa [She was born in Spain in 1515]. It could likewise be the theme for her book, The Way of Perfection, as she urged her nuns on to a deeper relationship with Our Lord. Since Teresa’s other writings, both her Life and the Interior Castle, were not available to her nuns, her confessor Fray Domingo Bañez commanded her to write yet another book which would guide the nuns in prayer. What was intended simply for her nuns to instruct them in the Carmelite life that they were already living became over time a spiritual classic for anyone wishing to live a more perfect life. In her writing, Teresa gave practical insights into a number of topics. She did this because her nuns, coming from different backgrounds, were at various stages in the spiritual life and she was thus reaching out to offer guidance to each of them. This makes the counsels of Teresa very pertinent to those who read The Way of Perfection today because there is something in it for everyone.

Perfect Love:

Teresa begins and ends her book with her thoughts on “perfect love”. In Chapter One, in referring to the fact that Our Lord has many enemies and so few friends that the friends that he has need to be good ones, she comments, “As a result I resolved to do the little that was in my power; that is, to follow the evangelical counsels as perfectly as I could and strive that these few persons who live here do the same”. The Lord’s Prayer: Teresa devotes the last 16 chapters of her book to the Lord’s Prayer and in Chapter 42 writes of perfect love: “Certainly it never entered my mind that this prayer contained so many deep secrets; for now you have seen the entire spiritual way contained in it, from the beginning stages until God engulfs the soul and gives it to drink abundantly from the fount of living water, which he said was to be found at the end of the way”. Teresa has taken our most common prayer and broken it open as a pathway to perfect love. She has reached out, not simply to her nuns, but to peoples of all ages that followed and those to come. Unceasing Prayer of the Carmelite rule: To assist her nuns in embracing the unceasing prayer of the Carmelite rule she stresses throughout the book three practices: love of neighbor, detachment and humility. Love of Neighbor: In Chapter Four she explains the first of these: love of neighbor. She cautions her nuns that she is not imposing anything new on them but simply to “observe what we profess”.

Teresa of Avila, Peter Paul Rubens, 1614

She reminds them that “prayer and comfortable living are incompatible”; therefore to live the rule and constitutions is to be immersed in unceasing prayer. What has this to do with love of neighbor? For the enclosed nuns the closest neighbors were the other nuns; the first persons to whom the practice of their charity would be directed. Teresa insisted that all must be friends. The love we have for one another is to be a virtuous love; an unselfish love concerned with the well-being of the other. If due to our weakened nature it becomes a disordered love, then all cannot be true friends. When true friendship exists the points of the rule fall in place. The same holds true for those not called to religious life. Where one’s neighbors are friends, the commandments are better observed. Detachment or Poverty of Spirit: Teresa’s second emphasis was on detachment or poverty of spirit, an attitude of trust in the Providence of God, which requires a vigilant self-discipline to avoid clinging to people and to things whereby we turn them into ends and idols. It is the understanding of the relationship between creature and Creator so that we do not reverse positions. Teresa understood detachment as the total surrender of all to God so that nothing comes between the soul and God. Only when the soul is not held captive by an attachment can it enter into a healthy relationship with creatures, be that persons or things. Teresa devotes five chapters to detachment and provides examples of the closeness between detachment and humility, which is the third practice that she covers in her Way of Perfection. Detachment extends not only to exterior creatures but also to the interior attitude of where we find God leading us in the darkness of faith. Humility: Humility assists us in our self-surrender by allowing God to work in us differently from how he works in another.

Contemplation:

Contemplation differs from mental prayer in that contemplation is not something we can acquire on our own. It is strictly God’s gift


whereby the awareness of His presence is passively experienced. Teresa explains that “they are gifts God gives when He desires and how He desires” (Life). Teresa taught her nuns that God treats each of them differently according to the path He has called them to walk. He may lift a weak soul to contemplation to increase her longing for and union with Him and may leave another in her present condition of prayer. Since all are called to holiness it should not be a cause of discouragement but one of gratitude and humility in recognizing God’s concern to provide for our individual needs and an incentive to persevere in constant prayer. In Chapter 17 Teresa writes, “…sometimes the Lord comes very late and pays just as well, and all at once, what he was giving to others in the course of many years.” Teresa herself spent many years in ordinary prayer before she was given extraordinary gifts of grace. And further on, in the same chapter, she offers words of encouragement to continue being faithful to prayer when she assures her nuns, “In humility, mortification, detachment, and the other virtues there is always greater security. There is nothing to fear; don’t be afraid that you will fail to reach the perfection of those who are very contemplative”.

Deeper Life of Prayer:

Although as mentioned previously Teresa wrote this for her nuns, everything contained in this book can be adapted and applied to all those wishing to live a deeper life of prayer. Such prayer presupposes the practice of the virtues, particularly love of neighbor, detachment and humility. True prayer authenticates the virtues and the virtues authenticate our prayer. Whether in the cloister or out of the cloister, Pope Saint John Paul II urged us to “Put out into the deep”. Teresa, in her Way of Perfection, has shown us how to do that. Don’t delay! God Alone is Enough Let nothing upset you, let nothing startle you. All things pass; God does not change. Patience wins all it seeks.

Originally published on the website of the Carmelite Sisters of the Most Sacred Heart of Los Angeles. Used with permission.

Theofan S. Noli një kryepeshkop me vlera si të pazakonta

Luigj Çekaj

As vetë nuk e di përse, por në këtë numer të ri të revistës “Jeta Katolike” më ishte mbushur mëndja top që t’ju bënim një lloj komenti qoftë dhe perciptazi, disa prej poezive më të zgjedhura të poetit të famshëm amerikan Uollt Uitman, i cili edhe sipas studiuesit të tij më të zellshëm Henry David Thoro: “Uollt Uitmani si poet, është edhe demokrati më i madh që ka parë bota.” Mirpo nga që kryeredaktori i revistës z. Mark K. Shkreli ndollej me pushime në Evropë dhe mua pa dyshim më duhej aprovimi i tij, thirra Markun në telefon dhe nuk u çudita aspak kur Shkreli si me të qeshur, më propozoi një tjetër kandidat d.m.th. Fan Stilian Nolin, ndryshe një Kryepeshkop me vlera si të pazakonta, për të cilin njeriu nuk e di se çfarë duhet që të shkruaj më parë. Fan Noli, megjithatë, ka lindur në Qytezë që është një fshat i Trakës, dhe rrjedh nga një familje me origjinë të paster shqiptare nga Kolonja. Në vitin 1900, Nolin e shohim si student filozofie në Athinë, ku dhe nuk diplomohet. Rreth viteve që pasojnë, Noli punon ca kohë si mësues i greqishtes në Egjipt, pastaj nga vitet 1908-1912,

33


34

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

kryen edhe studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, studime të cilat pak më vonë do t’i ndiqte dhe do t’i përforconte, edhe nëpër katedrat e theologjisë biblike, pas mbarimit me sukses të të cilave, Noli do të shugurohej edhe si prift ortodoks. F. Noli është ideator dhe themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, si dhe njëri nga personalitetet më të fuqishme në të gjitha fush-betejat e atdhetarizmit, prej nga ku zëri i tij, për mos ricoptimin e Shqipërisë më 1920, është dëgjuar dhe përkrahur si burrë shteti, deri edhe nga ish Presidenti idealist amerikan Voodrow Vilson. Kështu që, përveç si një predikonjës i rrallë i ungjillit të Jezu Krishtit, Noli edhe si orator ka shkëlqyer, bile edhe në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku, me at gjuhën e tij të mprehtë si me një teh shpatet, ka mbrojtur edhe të “Drejtat më themelore të shqiptarëve,” pikrisht të atyre të drejtave të mohuara nga evrobota, për ndreqjen e të cilave, si të thuash, Noli ka shkrirë edhe pjesën më të lavdishme të jetës së vet. Tani dhe pavarsisht se Noli ka qënë edhe politikan, kritik, estes, historian dhe muzikant, ne te kjo kronikë e reduktuar, na interesojnë më së forti përkthimet e tij që janë tepër kualitative, si dhe vjershërimet e pa shoqe në letrat shqipe. Pra Noli na ka lënë të përkthyera duke u dhënë zë shqip, me teknologji prej mjeshtri, disa prej kryeveprave të letërsisë botrore siç janë p.sh. tragjeditë “Othello”, ”Hamleti”, “Makbethi” e “Jul Cezari” te Uliam Shekspirit, “Don Kishoti i Mançes” i M. Serevantesit, “Armiku i Popullit” dhe “Zonja Ingra e Ostrotit “ e Henrik Ibsen-it, “Rubairat” e Omar Khajamit, “Korbin” e Alen Poes, poemën “Skendërbeu” të Longfellowt, etj., por pa llogaritur këtu literaturën e domosdoshme që i duhej për kishat ortodokse shqiptare. Së mbramit Noli edhe si poet i madh, është kaq dinamik, kaq i thjeshtë dhe kaq i kuptueshëm sa si për çudi vjershat e F.N. pothuajse gjysma e shqiptarve jo vetëm që i komentojnë me lehtësi por i dinë edhe si përmëndësh. Mirpo dhe ç’ka është këtu më e rëndësishmja, Noli që të plotsojë jehonat e tingujve të fortë, që fatkeqsisht i mungojnë dialektit në toskërishte, ka shfrytzuar me sukses dhe si asnjë poet tjetër, një mori fjalësh të asimiluara nga shqipja, dhe si të marrura “borxh” nga arabishtja, persishtja dhe turqishtja. Vini re:

“Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkosh, Ne skëterrën, katran e tiran’ u-harbofsh, Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh, Në zendan mbretërofsh; Hosanna, Barabba…”

Në poezitë si te blinduara me gjithëfarësoj mjetesh stilistike të Theofan Nolit, shkruante pak a shumë Mitrush Kuteli më 1943, “Artileria e mallkimeve ngjan vërtetë si apokaliptike.”

Shkurt, në qe se ka një pakicë fare të vogël poetësh tanë, për të cilët flitet se medemek kanë bërë “epokëza” me nga një poezi të vetme, atëhere edhe mua më jepet e drejta të besoj, dhe të shpërndaj bindjet e mija, se edhe vetë F.S. Noli ka, jo një, por disa kryevepërza të këtilla me titujt e poshtë shënuar, siç janë këto lirika: “Anës Lumenjëve”, “Hymni i Flamurit”, “Jepni për Nënën”, ”Krishti me Kamxhikun”, “Shpell’e Dragobisë”, si dhe vjersha e visareve të rradha dhe tejet të çmuara, “Elegji për Luigj Gurakuqin”, apo një vajtim metaforik për një hero te vërtetë populli, të cilin, pasi e kanë vrarë njëherë me plumba e rivrasin me epitete përsëri, krim i pashëmbullt ky, por që Nolin e revolton deri në at gjëndje të acaruar shpirtrore, sa nëpërmjet gjëmës në poezi, të vetëshpallin edhe zi kombëtare: “Nënë moj mbaj zi për vëllanë, Me tre plumba na i ranë, Na e vranë, e na e shanë, Na i thanë tradhëtor?”

I dashuri lexues: Ndërsa isha duke shkruar këto rradhë për Kryepeshkopin e madh, dhe Papa Françesku, argjentinasi, me emrin e bukur dhe të plotë, Horhe Mario Bergonios, e ribekonte Shqipërinë dhe shqiptarët në Tiranë, si njërin nga kombet më tolerantë në të gjithë botën, në kuptimin e të barazrespektuarit reciprok, midis njerzëve dhe bestytnive të ndryshme, unë përsërisja me veten logjikisht, këto katër si princesha vargjesh të parashikuesit tonë gjenial Fan Stilian Noli: “O flamur gjak, o flamur shkabë, O vent e vatr’ O nënë e babë… Flamur që lint’, Shën Kostandinin, Pajton Islamn’ me Krishterimin…”

Dhe pikrisht mbas këtij projekt-programimi largpamës dhe si të shënjët Nolian, fantazova paksa me veten time, në vëndin e një reticence të zakonshme, duhet ngritur një Urë e fortë lidhjesh të përjetshme: Veçse me gurë prej… diamanti.

POEZI NGA FAN NOLI Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur po vajtonj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. ku e lam’ e ku na mbeti, vaj-vatani e mjer mileti,

anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, lakuriq dhe i dregosur, trup e shpirt i sakatosur. se ç’e shempnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët, se ç’e shtypnë jabanxhinjtë, se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë, se ç’e pren’ e se ç’e vranë, Ç’e shkretuan anembanë, nënë thundrën e përdhunës anës vjosës, anës bunës. Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall’, as i varrosur, pres një shenj’ e pres një dritë, pres me vjet’ e pres me ditë, se ç’u tera, se ç’u mpaka, se ç’u çora, se ç’u mplaka, lark prej vatrës dhe prej punës, anës rinit, anës tunës. Çakërdisur, batërdisur, përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. dhe një zë vengon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet vjosa, derdhet buna, skuqet semani dhe drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta. ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar’ e punëtorë, që nga shkodra gjer në vlorë! ky ilaç e ky kushtrim më bën djal’ e më bën trim, më jep forc’ e më jep shpresë, anës elbë-s, anës spree-së. se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës vjosës, anës bunës. arratisur, syrgjynosur, raskapitur e katosur, brohoras me bes’ e shpresë, anës elbë-s, anës spree-së.


Se ke djemtë n’Amerikë. Hymni i Flamurit O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr’ o nën’ e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S’të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn’ e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben’ u-lavdërove Dhe në furtun’ i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat’ e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr’ e qjell i ri. Jepni per nenen Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorëFaqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n’Amerikë. Qan e lutet Nën’ e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç’e pat me Skënderbenë, Bijt’ e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s’i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n’Amerikë. Cilët jan’ ata tiranë Që të pren’ e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t’u-nxi, t’u-mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn’ e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë,

Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok’ i mbytni, Mbushni gjyle që t’i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n’Amerikë. Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s’ndruhen! Trim i mirë do të japë, S’kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n’Amerikë. Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon’ e vyer, Që me drit’ e nder të thuresh Dhe me bijt’ e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s’i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n’Amerikë. Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin’ e vëndit t’onë, Sot -se nesër është vonëJepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n’Amerikë. Krishti Me Kamxhikun Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë, Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë, Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë. Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten. Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar; Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë, Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë. Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie: Kush fitonte më tepër, ay ishte usta, Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla. Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,

Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë: Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj, Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

35

Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha: “Ja tani e ke nisur tamam, or usta! Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro, Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.” “Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar, Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar; Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin. Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.” Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun. Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun, Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.” “Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq, Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë, Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”. Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun. Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun: Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë, Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë. Marshi I Barabbajt Allalla, o rezil e katil, allalla, Stroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe, Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! 0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba! Në budrum, nëpër llom’ e kufom’ u-mallkofsh, Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh, Me tam-tam e allarm’ e me nëm’ u-shurdhofsh, Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba! 0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu, Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba! Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!


36

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

1945, SI U DËBUA DELEGATI APOSTOLIK NGA SHQIPËRIA Leone Giovanni Batista, Nigris, misionar i pa epur (1938-1945) Dr. Don Nikë Ukgjini

Në kohën e rrokopujës ballkanike dhe botërore, në Selinë Diplomatike në Shqipëri, në vitin 1938, erdhi Delegati Apostolik, Leone Nigris. Lindi në Ampezzo (Carnia), në vitin 1884, Pas shkollimeve në Uddine, u shugurua meshtar më 1908. Pastaj ishte profesor i letërsisë në Seminar të Uddine-s dhe në vitin 1929 u zgjodh kanonik - gjyqtar në metropolin Uddine-s. Ai shquhej për botimin e disa librave në fushën teologjike. Për shkak të zgjuarsisë që kishte, Papa Pio XI, në vitin 1938, e emëroi për Delegat Apostolik në Shqipëri. Ardhja e tij zyrtare në Shqipëri, shënohet më 16 tetor 1938, duke zbarkuar në orët e mëngjesit me një anije në Durrës, i shoqëruar nga Sekretari i Dërgatës Apostolike në Shqipëri, Dom Nikollë Gjinaj. Në Durrës, krahas besimtarëve të shumtë, u prit nga Imzot Pjetër Gjura, kryeipeshkëv i Durrësit dhe famullitari Dom Anton Zogaj e famullitari i Tiranës, Dom Shtjefën Kurti. Duke vazhduar rrugën për në Selinë e tij në Shkodër, Delegati Apostolik Nigris, në ora 12, arriti në Milot dhe Gurrës. Në Lezhë, vizitoi Qendrën Jetimore të Etërve Françeskan, ku me ketë rast u

recitua poezia e poetit Mjeda, “Lissus”. Nga Lezha për në Shkodër, i shoqëruar nga besimtarët, të cilët e përshëndesnin gjatë rrugës, Nigris u ndalua pranë Kalasë Rozafa, në Shenjtoren

“Zoja e Këshillit të Mirë”, për ta vazhduar rrugën drejt Katedralës së Shkodrës, ku u prit nga qindra besimtarë dhe hierarkia e lart kishtare, Imzot Gapër Thaçi dhe ipeshkvijtë e tjerë. Leone Nigris, si diplomat i fundit, qëndroi në Shqipëri deri më 11 tetor vitit 1945. Nigris, qe njeri aktiv dhe këmbëngulës, në realizimin e qëllimeve të Selisë Shenjte, për paqen në Ballkanin e trazuar nga Lufta e Dytë Botërore. Deri në vitin 1947, mbante titullin Nunc “emeritus” për Shqipërinë. Në kohën e Nigris, gjendja fetare në Shqipëri ishte kjo: myslimanë 72%, ortodoksë 20.4%, katolikë 10.

2% dhe bektashianë 50.000.

Vëzhgimet e Nigris rreth ngjarjeve kishtare dhe politike në Shqipëri

Nigris, njeri aktiv dhe këmbëngulës, kanonik i katedrales së Uddine-s, ishte doktor i së drejtës kanonike. Në Jug të Shqipërisë, nga viti 1939, vepronte në cilësinë e ordinariatit, për Administraturen Apostolike të Jugut, duke themeluar disa famulli dhe shumë qendra misionaresh. Nigris, në fillim të 1939, propozoi Selisë së Shenjtë transferimin e Zyrës Apostolike nga Shkodra në Tiranë, për arsye se do ishte më e volitshme prania e Delegatit Apostolik në kryeqytet si qendër, se sa në Shkodër, që ishte skaj i Shqipërisë. Përgjigjja e autorizimit vonoi të vinte dhe ndërkohë erdhi pushtimi ushtarak i 7 prillit (1939), që e bëri të vështirë problemin e blerjeve të shtëpive në kryeqytet. Më vonë ndodhi, që natën e 18 dhjetorit të vitit 1943, të digjet Selia Apostolike në Shkodër, duke mbetur kështu pezull ideja e tij. Në Arkivin Sekret të Vatikanit, Nigris ka dy relacione shumë të rëndësishme, për vendin tonë dhe jetën kishtare. Në një nga relacionet e dt. 11


tetor 1945, ndër të tjera rrëfen, se: “Ipeshkvijtë e Arbërisë janë të mirë, por nuk mund të thuhet se ishin në lartësinë e mandatit të tyre! Numri i Dioqezave ishte i tepërt! Gjashtë Ipeshkvij mbi rreth 120 meshtarë shekullarë dhe rregulltarë.” Shenja dominuese e klerit, thekson Nigris, “ishte plogështia baritore. Populli kishte një tendencë të theksuar për politikanizëm, një dhënie e dukshme pas parasë”! Kryedioqeza e Tivarit, thotë Nigris, “ishte në gjendje të mjerueshme, kurse ajo e Shkupit (e cila përfshinte dhe Kosovën) me probleme sociale”. Në relacionin dt. 1 janar 1945, për periudhën 1938-1944, dërguar Papa Pio XII, Nigris flet gjerësisht për situatën politike dhe shprehët, se: “Gjatë pushtimit italian vizitova katër kampe të burgosurish grekë dhe jugosllavë; gjatë pushtimit gjerman, u interesova për të burgosurit dhe qytetarët italian. Si në regjimin italian, ashtu dhe gjatë pushtimit gjerman iu bëra mbrojtës hebrenjve”. Në mbyllje të relacioneve të tij Leone Nigris thotë: “Kështu u mbyll në mënyrë drastike një periudhë prej gjashtë vitesh e gjysmë mjaft e gjallë me pasimin e katër regjimeve të kundërt mes tyre: 3 luftëra, 2 pushtime ushtarake, luftë civile, një seri qeverish antagoniste, kryesisht me bazë ambicionesh personale, një vazhdimësi e “tour de force ”, për të ruajtur ekuilibrin dhe për të mos kompromentuar Përfaqësinë e Selisë së Shenjtë, pa numëruar aventurat e shumta të rrezikshme personale.” Dëbimi i delegatit Nigris, vdekja dhe ringjallja e Kishës në Shqipëri

Në fund të marsit 1945, Enver Hoxha thërret Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar, që të shkon në Romë dhe t’i

paraqes Papës Pio XII dëshirën e Qeverisë shqiptare, për të pasur marrëdhënie diplomatike me Vatikanin. Por ky udhëtim i diplomatit të Vatikanit qe pa kthim, sepse i qe ndaluar kthimi në Shqipëri. Ky ishte momenti kur Shqipëria mbylli dyert, për dyzet e pesë vite me radhë Papatit, qytet-shtet në Romë apo Selisë së Shenjtë, që është shteti virtual me juridiksion në të gjithë botën, e i njohur ndërkombëtarisht, i cili ka marrëdhënie diplomatike me 178 shtete të botës. Shqipëria e mbylli portën mikut të çmuar, i cili, në shekujt e vështirë, ka ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, në fushën sociale, politike e arsimore, deri në largimin përfundimtar të diplomatit të vyer Leone Nigris, i cili, sikur pas vetes, la mallkimin Hyjnor, duke na mbuluar më pas mortja e zezë e komunizmit. Pas largimi të tij, në janar të vitit 1945, nga regjimi i Enver Hoxhës, rolin formal të delegatit Apostolik e luante Imzot Frano Gjini, ipeshkëv i Abacisë së Mirditës, deri në pushkatimin e tij në Zall të Kirit (Shkodër), në vitin 1948. Si rezultat i komunizmit ateist, bilanci ishte: krahas shkatërrimeve e konfiskimeve të objekteve fetare, shënohet se shumë pak klerikë kishin mbetur ende gjallë. Sipas një statistike, mësohet se gjatë periudhës (19451980), kur regjimi komuniste erdhi në fuqi, kishin vdekur nëpër burgjet e shtetit, 2 argjipeshkëv, 5 ipeshkëv, 1 abat, 65 priftërinj dioqezan, 33 françeskan, 14 jezuit, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Me ndryshimet e mëdha, që ndodhen në Shqipëri në fillim të viteve ‘90-të, në lidhje me respek-

37

timin e të drejtave të njeriut dhe futjen e pluralizmit politik në vendin tonë, u bë e mundur, që të fillonin kontaktet e para me Selinë e Shenjtë, me Shtetin e Vatikanit. Si rezultat i bisedimeve, qe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, midis Shqipërisë dhe Shtetit të Qytetit të Vatikanit, më 7 shtator 1991, në nivel ambasadorësh. Selia e Shenjtë ka akredituar pranë Qeverisë shqiptare në vitin 1992, Nuncin e parë Apostolik, Imzot Ivan Dias; në vitin 1997, Nuncin Imzot Giovanni Bulaitis dhe në vitin 2008 e në vazhdim, Nuncin Apostolik të Selisë së Shenjtë, Imzot Ramiro Moliner Ingles. Ndërsa, në vitin 1992, ambasadori i parë shqiptar, pranë Selisë se Shenjtë, ishte z. Willy Kamsi. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në mes të Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u krijuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Një pikë kulmore është vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri, më 25 Prill 1993, me ç’rast edhe u ripërtri hierarkia kishtare, me shugurimit e ipeshkvijve të parë, Imz. Frano Ilija, Imz. Rrok Mirdita, Imz. Robert Ashta dhe Imz. Zef Simoni. Atit të Shenjtë iu rezervua një pritje e shkëlqyer dhe madhështore nga populli shqiptar. Vizita e Shenjtërisë së Tij ishte një mbështetje morale dhe politike, për Shqipërinë. Le të shpresojmë, se ardhja e Papa Françekut, më 21 shtator në Shqipëri do ketë po aq jehonë sa e Papa Gjon Palit II dhe do shërbej më tej përveç diplomacisë edhe në marrëdhënie bashkëpunimi në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe ngritjes shpirtërore të popullit tonë.


38

Dom Lekë Sirdani: prift, patriot, shkrimtar JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza

Pasi të lexoni këtë histori të shkurtër që kam sjell këtu atëherë do të kuptoni se në ç’humnerë jetojnë ata që duan të rehabilitojnë Enver Hoxhen... komunizmin apo.. etj etj... Dom Gjergj Pashk Meta

Dom Lekë Sirdani (Gurëz, Milot, 01.03.1891-Koplik, 26.12.1948), personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza. S.J.

Dëshmi nga Patër Anton Luli,

“Dom Aleksandrin e futën në burg dhe e dënuen në mënyrë barbare. S’patën pikë mëshire për të. E rrahën aq randshem, sa që goditjet ndigjoheshin fort deri në qelinë time, pak ma larg qelisë së tij. Ai i duronte torturat pa bëzajtë. Por në orë të ndryshme të ditës, burgu tundej nga zani i tij: “Kam etje! Ujë, ujë, se po des!”. Britma dridhte mure e shpirtna. Na shkaktonte dhimbje, ma fort se varrët, që edhe ne nuk na mungojshin. S’ mërrij me e përshkrue si duhet atë skenë. E as ju nuk mundeni me e përfëtyrue, sepse jashtë çdo arsyeje njerëzore. Nji ditë, mbasi më kishin torturue me korrent elektrik, isha aq i terrorizuem, sa iu luta rojes, që më shoqnonte në qeli: “Ali, në daç ti, mund të më lirosh prej kësaj jete, që s’durohet ma. S’të kushton tjetër, veçse nji plumb ballit! Do të isha mirënjohës në atë jetë!”. Alia gjegji:

“Të shpëtoj ty, po ç’t’i bëj vetes. Mos harro se jam me fëmijë! Do të mbeteshin pa baba”. E dinte Aliu se do ta hante vetë plumbin, për një plumb të shkrehur pa urdhërin e atyre, që

shkrehshin çdo ditë plumba në mish të gjallë. U riktheva në qeli e vijova të ndigjoj britmat e Dom Lekës. Nuk e di sa zgjati kalvari i tij. Sigurisht, disa muej. Kur e pashë nji ditë në korridor, nuk e njoha. Para asaj figurë-fantazëm, ula sytë. Sa e tmerrshme me e pa ashtu e mos me mujtë me ba asgja për të. Nji masdite, tue mos i ndigjue ma britmat e tij, pyeta rojen: “Ku asht Dom Leka, që nuk po ndigjohet?”. M’u përgjigj: “Ehhh, i shkreti, sapo e hodhën në nevojtoren e burgut. Atëherë i thashë rojes se ndihesha keq e iu luta të më shoqnonte në banjo. M’u gjegj se nuk kishte ardhë ende orari. Po unë vijova t’i lutem ankthshëm, e ai më shoqnoi, pa fjalë. Çova sytë për ta falënderue e pashë se edhe sytë e tij ishin mbushë me lot. Edhe ai kjante për fundin e Dom Lekës. Kur iu afrova gropës së zezë, që shërbente si nevojtore për ne, të burgosunit, pashë se langu i zi, me pak dhé përsipër, vijonte me gurgullue. U ula, për të krijue përshtypjen se isha aty për nevojat e mia, nga frika se ndokush mund të më spiunonte e, mshehtas, me dorën që më dridhej nga tmerri, bana shpejt e shpejt një shenjë kryqi mbi trupin e atij Meshtari të shkretë, që sapo kishte dhanë shpirt, i hedhun në një vend kaq çnjerëzor. Nga tronditja, u ndjeva me të vërtetë keq. Aq, sa nuk munda të çohesha prej buzës së asaj grope, që u kthye në vorr për dy prej meshtarëve ma të mirë të Kishës. Roja më shtërngoi fort, tue më marrë ngrykë. Si Centurioni. E sytë e tij thoshin: “Këta janë me të vërtetë njerëz të Hyjit!”. Kur mbërrijta, ma në fund, në qeli, bërtita sa mujta: “Deri kur, o Zoti em! Deri kur!”. Mandej u luta në heshtje për shpirtin e atij, që tashma, nga gropa e zezë, duhet të ishte naltue në horizontet e lirisë së amshueme!

Pavdeksia e Fesë Pikturë në Kishën Shën Françesku në Gjuhadol


39

Imzot Lazër Mjeda, Ipeshkëv

bariu i mirë në shërbim të popullit

(Don Nue Ballabani (ed.), Imzot Lazër Mjeda – mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar, Prishtinë-St. Gallen 2011, fq. 550.) Zef Ahmeti

Më 14 mars 2009 në Zagreb mbahet simpoziumi ndërkombëtar mbi jetën dhe vepërën e Imzot Lazër Mjedës i organizuar nga Misioni Katolikë Shqiptar në Kroaci, i cili në atë kohë drejtohej nga Don Ndue Ballabani, në Bashkpunim me Këshillin e Pakicave Kombëtare — asaj shqiptare në qytetin e Zagrebit dhe Unionin e Bashkësisë Shqiptare në Kroaci. Në këtë simpozium, ku morën pjesë ligjerues të ndryshëm, u ndriçuan aspekte të ndryshme të jetës dhe veprës së Imzot L. Mjedës që veproi në një periudhë përplot trazira, kthesa politike, në një kohë kur po shembej përfundimisht Perandoria Osmane por edhe ajo Austro-Hungareze, ndërsa në Ballkanin e trazuar, po ngriteshin shtetet kombëtare të reja. Në vitin 2011 Fondacioni „Imzot Lazër Mjeda“ në bashkpunim me „Albanisches Institut në St. Gallen” (Zvicër) botuan punimet shkencore të simpoziumit. Këto punime nxjerrin në dritë kontributin e këtij prelati kishtar jashtzakonisht i rëndësishëm në historinë e ngjarjeve të kombit shqiptar. Nga ajo që thuhet aty del se kemi të bëjmë me një personalitet shqiptar kishtar të një rëndësie të veçantë, të një diplomati që vepronte duke komunikuar me fuqitë perëndimore në shërbim të mbrojtjes së kombit shqiptar.

Kush është Lazër Mjeda Ai lindi në Shkodër më 6 mars 1869. Më 28 tetor 1875, ende pa i mbushur 7 vite, niset për në seminar për t`u aftësuar në detyrën si meshtar. Ai më 10 gusht 1891 shugurohet meshtar. Famullia e parë ku punoi ishte ajo e Planit në dioqezën e Pultit. Më 10 shtator 1990 Don Lazër Mjeda emrohet ipeshkëv i Sapës ndërsa si ipeshkv shugurohet më 20 janar 1901. Fillimisht ai vepronte si iepshkëv i Zadrimës. Më 16 korrik 1905 emrohet ndihmës-ipeshkëv i Shkodrës ndërsa më 14 maj 1909 Selia Shenjte e transferon që të drejtojë Ipeshkvinë e Prizrenit. Nga Prizreni do të kalojë përsëri në Shkodër më 5 shtator 1921, ku do të bëhet arqipeshkëv i Shkodrës dhe metropolit ku do të veprojë gjer në vdekje. Veprimtaria e këtij prelati kishtar shqiptar ishte mjaft e dendur që i dha shumë popullit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Me veprën dhe angazhimin e tij në sfera të ndryshme ka lënë shenja të pashlyeshme

gjithandej ku veproi. Një jetë plot sfida Lazër Mjeda jetoi dhe veproi në rrethana tejet të vështira e vendimtare për popullin shqiptar dhe kishën katolike në Shqipëri e Kosovë, e që u ka lënë trashëgimi të pasur për ardhmërinë e tyre me kontributin e tij duke i shërbyer popullit dhe kishës me dinjitet deri në vdekje. Sfidat e imzot Mjedës ishin të natyrës organizative kishtare e sidomos politike sepse fati i popullit shqiptar lidhej ngushtë edhe me vet funksionin e tij. Në këte kontekst ai kishte lakuriquar politikën serbe-malazeze që ishte praktikuar në atë kohë në dëm të popullit dhe territorit shqiptar. Ai ka lënë gjurmë në histori si mbrojtës dinjitoz e i vërtetë i interesave shqiptare me anë të korrespodencave të tija me Perëndimin. Ai kishte paraqitur gjendjen e vështirë të popullit shqiptar përball mizorive dhe politikave shqetësuese kundër shqiptarëve nga serbët. Nëse bëjmë një përpjekje të numërojmë disa pika kryesore të rëndësishme të punës së tij, mund të thuhet se ai do të lë gjurmë si mbrojtës i interesave shqiptare me korrespodencat e tija që e kishte sidomos me AustroHungarinë dhe Selinë Shenjte me anë të së cilave do të paraqet shkeljen mizore të të drejtave të popullit të vet. Pastaj: 1. Imzot Lazër Mjeda do të lë një bazë të qëndrueshme administrative kishtare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. 2. Do ta sfidojë politikën serbe duke e njoftuar Selinë Shenjte dhe vendet perëndimore për të gjitha veprimet politike, mashtrimet, manipulimet, vrasjet, përndjekjet

e kërcënimet ndaj popullit shqiptar sa do të bëhet edhe vet subjekt i sulmuar nga politika serbe. 3. Në kontekstin politik ai do të dalë krah shqiptarëve sidomos në vitet 1912/1914, me rastin e Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë por edhe në Konferencën e Londrës. Pa ndihmën e Mjedës, Ismail Qemali (1844-1919), që kishte mbetur i ngujuar në Vjenë, nuk do t`ia kishte dalë të vinte me kohë që më 28 nëntor 1912 ta shpallte pavarsinë e Shqipërisë, pasi që ai e kishte poseduar një dëshmi për financimin e udhëtimit, porse asnjë bankë nuk ia kishte pranuar. Kështu që Mjeda do të kujdesej që për Qemalin të organizojë, në bashkpunim me qeverinë austriake, një anije për në Vlorë. 4. Mjeda do të jetë edhe një përkrahës i përkushtuar edhe i kulturës shqiptare. Në përgjithësi mund të thuhet se Imzot Mjedës nuk i është dhënë vendi i merituar në historiografinë shqiptare, e sidomos kontributit të tij në mbrojtje të shqiptarëve dhe kundër aneksimit të një pjese të tokave shqiptare (Kosovë, Maqedoni) nga Serbia. Libri në fjalë është një simbolikë rrespekti ndaj këtij personaliteti. Në këtë vepër janë të publikuara punimet e Imz. Mark Sopit (Imzot Lazër Mjeda, 1869-1935, shembull i bariut të mirë dhe atdhedashës), Markus Peters (Imzot Lazër Mjeda riorganizator i shkëlqyeshëm i Kishës Katolike në Shqipëri), Albert Ramaj (Lazër Mjeda në argjipeshkvinë ShkupPrizren mes 1909-1921), Zef Ahmeti (Konkordati mes Serbisë dhe Vatikanit dhe roli i Imzot Lazër Mjedës), Jahja Drançolli (Rroli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Lazër Mjedës), Robert Elsie (Lazër Mjeda dhe raporti i tij i vitit 1913 për invazionin serb në Kosovë dhe Maqedoni), Gjon Berisha (Të dhëna nga Imzot Lazër Mjeda mbi gjenocidin e ushtrive të Aleancës Ballkanike në Kosovë gjatë vieteve 1912-1913), Muhamet Qerimi (Veprimtaria atdhetare dhe kulturore e Imzot Lazër Mjedës), Dr. Don Nikë Ukgjini (Lazër Mjeda sipas dorëshkrimeve arkivore të Kryedioqezës së Shkodrës), Fritz Radovani (Imzot Lazër Mjeda në faqet e gazetës „Ora e Maleve“), Tefë Topalli (Jehona e vdekjes së Imzot Lazër Mjedës në shtypin fetar të kohës), Tonin Çobani (Lazër Mjeda kodifikuesi i parë shqiptar i Kanunit të Lekë Dukagjinit) etj.


40

1919 – 1920

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

BURRAT QË SHPETUEN SHQIPNINË NGA COPTIMI

L

Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945)

Presidenti W. Wilson (1856 – 1924)

Historia e shkrueme pa të Vërteten e saj, asht përrallë!.. ufta e Parë Botnore në fund të vitit 1918, dukej, sikur kishte pushue. Edhe ata që e filluen Luftën Botnore ishin ma të sigurtë në kenjen e tyne se Shteti Shqiptar. N d o n s e Shqiptarët nuk kanë kercënue asnjë shtet fqinjë, të mëdhej e të vegjel u çuen me shkye nga një copë, Fritz RADOVANI e sejcili, tue kerkue me pushtue ma të madhen. Italia tue kenë andej detit kerkonte Vlonën. Greqia si gjithmonë, kerkonte Shqipninë e Jugut, ku perfshihej Korça e Gjinokastra. Serbia nuk ngopej vetem me Vermoshin e Shkodren... Pritej vendimi i Shteteve të Europës, që me 18 Janar 1919, u mblodhën në Paris, ku u hap Konferenca e Paqës. Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e kryesueme nga Turhan Pashë Permeti, as nuk u perfill fare nga Lidhja e Kombeve. Në shkurt 1919 një delegacion

Papa Benedikti XV (1854 – 1922)

Shqiptarësh u nis për Paris. Askush nuk ua hapi dyertë e Konferencës. Deri këtu, edhe sot, dy “Akademitë e Shkencave Shqiptare”, ajo e Tiranës’’ dhe ajo e Prishtinës, mundohen me krijue “emna të përvetshëm”, të cilët, “arrijtën me një perkushtim të posaçem me shpëtue Shqipninë nga një coptim i sigurtë!” Fatkeqsisht, pothuej, të gjitha tekstet e Historisë së Shqipnisë së këtyne “Akademive”, të formueme nga antishqiptarët edhe sot, nuk e shkruejnë të Verteten e Shpëtimit të Shtetit Shqiptar nga një coptim i sigurt në Konferencën e Paqës në Paris, në vitët 1919 – 1920. E Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen të vazhdojnë me pertypë rrêna! Në vitin 1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 – 1920”, të thanun troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën (Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e

Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe Mihajl Turtullin...” Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme...” Pra, kishte shkue puna deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin asgja mangut komshijëve tjerë! Ndersa, mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga askush as sot gati mbas 100 vjetësh, edhe pse bash atyne përçarësve përditë “u thuret lavdi” për damin e madh që i kanë ba Popullit e Shtetit Shqiptar, që ditën e Shpalljes së Pavarsisë në 1912. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri aty sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e shtetit shqiptar”... Anglia, Franca e Italia ishin per coptimin e Shqipnisë. Qeveria e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit


Shqiptar, në Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u caktue edhe Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica. Me datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar. Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e Paqës. Imzot Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne se, “Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm! Imz. Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë Guci e Gjakovë. I kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës. Protestoi tek Ministri i Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë. Në muejn Tetor 1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar. Ndersa At Gjergj Fishta, udhtoi

per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A. Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919 nderhymjen urgjente të Tij tek Vatikani. Imz. Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet kombtare, u pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i njohun, u nis për Romë, dhe arrijti me 28 Dhjetor në Vatikan. Takimi i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920, vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi tek Papa. Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman, më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni – Venizelos.” Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” U pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!” Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti ka m’e e ba mirë se prei Konferencet

41

të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!” Këtu u mbyll biseda. Imz. Bumçi në fund i la një memorandum me shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin ikën në Paris, ku priteshin nga delegatët tanë. Atë natë u takuen me delegatët Shqiptarë, e mbasi Imz. Bumçi i vuni në dijeni per biseden me Papen, të gjithë u ngritën në kambë plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e Gjinokastra shpëtuen!” Me daten 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue në Vatikan me Papen Benedikti XV, në Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës “integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W. Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë. Shteti i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920 emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni. Papa Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”. Burrat që shpetuen Shqipninë e sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson. Kjo asht e Verteta historike e kenjes së Shtetit Shqiptar. Melbourne, Shtator 2014.


Imzot Prend Doçi 42

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Misionari kombëtar i dijes e qytetërimit, për të cilin nuk kishte asnjë mision të pamundur, sado i vështirë të ishte, apostolik apo kulturologjik, në Kanada apo në Indi, në Shkodër apo në Mirditë, në luftë apo në paqe Ndue Dedaj

Kohë më parë, Don Lush Gjergji ka botuar një libër mbi të mëdhenjtë e përbotshëm të shekullit XX, ku përmblidhen shumë figura të shndritshme shenjtërish, prelatësh, misionarësh, prijësish gandistë të popujve, ndër të cilët dhe Nënë Tereza, Kardinal Koliqi, Atenagora etj. Nëse do të kishte një botim të tillë ekselent dhe për shekullin XIX, pas gjithë gjasave nga bota shqiptare do të kishte qenë përzgjedhur dhe Abat Prend Doçi (18461917), ani se vepra e tij shtrihet dhe në shekullin pasardhës, atë të XX. Duke njohur veprën e tij të pazakontë, para njëzet vitesh në librin “Toka e Katedraleve” pata shkruar: “Për Prend Doçin nuk kishte asnjë mision të pamundur, sado i vështirë të ishte, mision apostolik apo kulturologjik, në Kanada apo në Indi, në Shkodër apo në Mirditë, në luftë apo në paqe, prift i thjeshtë apo ordinar kishe. Ai ishte ideator dhe reformator i guximshëm në të gjitha kahet e zhvillimit: në jetën kishtare, në jetën sociale, në jetën kulturore dhe atë politike. Shqiptari i vetëm që rroi e predikoi në tre kontinente: Europë, Azi dhe Amerikë…”. Ka ndodhur shpesh që figurat kombëtare, me jetën të gërshetuar me politikën, të mos vlerësohen në kohë, ngaqë stinët politike që kanë pasuar nuk kanë krijuar klimën e duhur për ndriçimin e veprës së tyre. Është dashur kohë të dalin nga terri i harrimit, paragjykimit, moskomunikimit. Kurse vendosja e Imzot Doçit në vendin që i takon ka për të

shprehur me vlerësime superiore qysh në gjallje të tij njerëzit më në zë të kohës, si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Faik Konica, Gjergj Fishta, Asdreni, Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, Zef Skiroi, Gaetano Petrota, Edith Durhami, Franc Nopça e deri Aleksandër Xhuvani, Rexhep Qosja e Peter Bartl. E megjithatë Prend Doçi nuk e ka sot titullin “Nderi i Kombit”?!

Poet tribun në nismat e Rilindjes Shqiptare

qenë një punë jo e lehtë. Me gjithë njëfarë shpalimi të figurës së tij këto vitet e fundit, kryesisht përmes botimesh, për shumicën e shqiptarëve ai vazhdon të mbetet thuajse si në kohën e tij “shumë i përmendur, por pak i njohur”, siç e pati përcaktuar Shahin Kolonja, pasi ne ende nuk jemi orientuar për kah kulmet e historisë. Prej këndej duhet nisur analiza e veprës së tij komplekse, si poet i fillimeve të Rilindjes, prelat i lartë kishtar e reformator kishe, flamurmbajtës kryengritjesh për pavarësi, themelues shoqërie letrare, shkollash shqipe e tekstesh mësimore etj. Një vepër që nisi me poezi atdhetare kur ishte student në Romë e vazhdoi me predikimin e Ungjillit, çka nuk kreu as kur Abati mbylli sytë. Ndaj për Imzot Doçin janë

Më 1859, Seminari i Jezuitëve në Shkodër, tashmë me emrin Kolegji Papnor Shqiptar (Collegium Pontificium Albaniense), rifilloi mësimin me 30 nxënës, ndër të cilët dhe Prend Doçi. Prej asaj kohe e mbrapa aty kryen arsimin e mesëm një numër i madh priftërinjsh shqiptarë. Doçi, më pas student në Universitetin e Propagandës Fide në Romë, publikon disa poezi: “Dheu em” në përmbledhjen “A Dora d’Istria-gli albanezi”, Livorno më 1870; “Nji kushtrim shqiptarëve” e po atij viti dhe “Shqypnia në robni” botuar në “Mjalt e bletës”, Bukuresht më 1897. Rreth 200 vargje në 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtër i vargut, çka nënkupton se e kish ushtruar dorën dhe se këto poezi nuk ishin të vetmet. Përdor distikun, strofën katërshe me rimë të përputhur dhe të alternuar, teksa parapëlqen strofën


gjashtëshe dhe dhjetërrokëshin. Vjershat e tij cilësohen si manifeste të para poetike të asaj periudhe. (Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë 1983.) Të shkruara me mjeshtëri e frymëzim, me stil energjik e gjuhë të pastër, ato shprehin në mënyrë të ngjeshur disa nga idetë dhe idealet e lëvizjes sonë kombëtare dhe paralajmërojnë lindjen e një poeti të talentuar, në radhë me Zarishin, De Martinon, Bytyçin.

“Shqynia në robni” (1872), që dallohet për theksin marcial të vargut, saktësinë e mjeteve poetike dhe gjuhën e bukur dhe të pastër, është padyshim një poezi antologjike që të kujton “O moj Shqypni” të Pashko Vasës dhe mund të merret si një program e kushtrim i kryengritjes së Mirditës (1876-1877), të cilën Prend Doçi e kishte udhëhequr në vend të Preng Bibë Dodës së ri. (Isak Ahmeti, Kleri katolik shqiptar dhe letërsia, 1994.) Për shumë kohë, kjo poezi ishte një spiritus movens i vërtetë për shqiptarët dhe për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në të ai kishte ngritur shumë lart kultin e Skënderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik në përgjithësi, duke theksuar njëherësh dhe rolin e diplomacisë: “Dheu em Shqypni n’Evropë, ka fol parsia/ Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do ‘ket’ Shqypnia”. (“Poetë të Rilindjës”, Tiranë, 1973.) Për sa i përket vlerësimit të veprës së Doçit si shkrimtar, në vendin e vet ai është vetëm në botimin e rëndësishëm “Shkrimtarë Shqiptarë” (1941) në radhë me autorë të tjerë të shquar të Rilindjes. Po ashtu, studiuesi i njohur letërsisë prof. dr. Jorgo Bulo i bën një analizë të thellë figurës së Prend Doçi, duke shkruar se i përket atij qarku kulturor e konfesional që në shekujt e mjegullt të Mesjetës shqiptare me veprën e Buzukut, Budit, Bogdanit e Bardhit kishte themeluar traditën e shkrimit të shqipes e të letërsisë shqipe, duke u bërë bartës i vlerave kulturore e atdhetare të shqiptarëve dhe i

identitetit të tyre si popull. (J. Bulo, “Mirdita në histori dhe etnokulturë”, Rrëshen 2001.) Por gjasët janë që te Prend Doçi poeti u sakrifikua për misionarin kombëtar, ndaj në këtë të fundit duhet kërkuar vepra e tij letrare “e munguar”, thënë ndryshe ajo ua la vendin abetareve, fjalorëve, alfabetit që ai kryesoi etj. “Edhe me qenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra… të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp”, do të thoshte Gjergj Fishta. (“Posta e Shqypnis”, nr. 24, shkurt 1917.) Shllimi poetik ishte i pari tek ai, pastaj brenda tij do të ziente drama atdhetare vetjake dhe drama kombëtare, që kërkonin shumë më shumë kushtim se Nji kushtrim shqiptarëve, poezi emblematike e tij.

Abacia e fundit e shqiptarëve dhe Abati (ri)themelues i saj

Rrallë ka ndodhur që të shkrihen në një emri i institucionit me atë të themeluesit të tij, si në rastin e Abacisë së Mirditës dhe Abatit historik të saj Imzot Prend Doçit, që e drejtoi atë për 29 vite. Viti 1888 është një vit i veçantë për Kishën Katolike Shqiptare, pasi Papa Leoni XIII, me dekretin e datës 25 tetor të atij viti, e rimëkëmbi Abacinë e Mirditës me statusin nulius (e pavarur). Kur Doçi vjen në krye të saj ajo ishte e copëtuar dhe e ndarë në tre dioqeza, prandaj i lypet një punë prej titani për ta rimëkëmbur, duke e çuar nga dy në gjashtëmbëdhjetë famulli e mbi të gjitha për ta “dlirë dioqezën e tij prej vesit”. Përmbush në pak vite një vepër të pashembullt në historinë e krishterimit aq të salvuar gjatë pushtimit turk, ku dhe kulmon epopeja e Imzot Doçit, pas përvojës kishtare në Amerikë e Indi. Kjo bëri që ai të mvishej me një aureolë vlerësimesh nga më të lakmueshmet. Edith Durham e quan gjeni dhe për të

43

Oroshi pa Doçin do të ishte si “Hamleti” pa Hamletin. “S’është nevoja t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lart nëpër male”. (E. Durham, “Shqipëria e Epërme”, botimet IDK, Tiranë.) Franc Nopça e quante “njeri i jashtëzakonshëm në çdo kuptim”, ndërsa diplomati austriak Auguste Kral (kundërshtar i Abatit), kur ky u shua, shkroi: “Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin”. Oroshi i asaj kohe ishte një qendër autentike shqiptare, pasi aty ishin dy seli unikale, ajo abaciale e Abatit të Mirditës dhe selia e Kapidaneve të kësaj Krahine, Gjomarkajve (Markagjonëve) me ndikim dhe në komunitetet jo mirditore përreth. Kishte rënë Abacia e Shën Palit e Kabashit (Pukë) në shekujt e fundit, për të mos u ringritur më, do të kishte rënë dhe ajo e Oroshit nëse nuk do të kishte qenë projekti ambicioz i Prend Doçit për ta rimëkëmbur, duke bërë që të ishte Abacia e fundit e mbijetuar në Ballkan, deri në mesin e shekullit XX, me Abatë ipeshkëv pasardhës të tij, Imzot Zef Gjinalin dhe Imzot Frano Gjinin. Abati rronte e vepronte mes Oroshit/Mirditës dhe Shkodrës, me të parën e lidhte petku ipeshkvnor (ku vetëm formalisht nuk e gëzonte titullin ipeshkëv – prej “përzierjes” së tij në politikë), me të dytën veprimi kulturor kombëtar në fushë të arsimit, gjuhës shqipe, botimeve, shtypit, në kuadrin e shoqërisë “Bashkimi” (1899), në të cilën “muarën pjesë ma të përmendunit shkrimtarë t’asaj kohe”. Doçi vepronte në Shkodër ashtu si De Rada në Kalabri, që kishte përbashkuar shkrimtarët arbëreshë në një koloni krijuese, pa harruar grupimet e tjera letrare të diasporës në Stamboll, Bukuresht, Sofje etj.


44

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Aksioni i brendshëm Bushati, Shkodra dhe motet, II, f. 1909, në 121 numra konsideruar 116.) Është i njohur përkushtimi i nga studiuesit si 121 libra më vete. dituror kombëtar…

“Para veprës së tij misionare ishte gjithnjë e vëmendshme Selia e Shenjtë, para figurës së tij (do të thoshim “mitike”) përkulej çdo personalitet i kohës, nuk donte të hynte në sherr me të as vetë perandoria turke dhe Sulltani”, shkruante e përkohshmja LEKA, sipas së cilës Abati ishte “i njoftun e i nderuem prej gjithkujt për atdhetari të flakët”, si dhe për “zotësi ditunore, fetare e politike”. Doçi me shoqërinë “Bashkimi”, pos një korpusi veprash pioniere diturore në lëmë të gjuhës, letërsisë, historisë e të tjerë, sendërtoi dhe alfabetin me shkronja latine që kemi sot në përdorim. Ajo ka autorësinë e 35 botimeve, duhet thënë akademike për kohën, si Fjalor i Ri i Shqipes, Historia e Shqypnis, Lahuta e Malcis, Anzat e Parnasit, Folmarme e gjuhës shqype (Gramatika), Dheshkronja (Gjeografia) etj. Misioni kulturologjik rilindës i “Bashkimit” ishte jashtëzakonisht i vështirë, pasi punëtorët e letrave shqipe ishin nën presionin e përditshëm të prangave otomane, ashtu si gjithë sivëllezërit e tyre që vepronin brenda vendit, të shoqërisë “Agimi” të Mjedës, “Dituria” e Korçës, “Liria” e Gjirokastrës etj. Librat e parë të “Bashkimit” u shtypën në Vjenë, por në vijim të konkretizimit të mëtejshëm të projektit arsimor, kulturor, në vitin 1906 në Shkodër u mbajt një kuvend atdhetarësh nën kryesinë e Abat Prend Doçit, ku u vendos që të ngrihej një shtypshkronjë, me qëllim që të shtypeshin fshehtas libra e të shpërndaheshin ndër qytete e fshatra të Shqipërisë, për të ngjallur dashurinë ndaj shkronjave shqipe dhe për të nxitur ndjesitë atdhetare në shpirtin e shqiptarëve. Për këtë qëllim u porosit në Milano një makineri e vogël dore dhe disa kilogramë shkronja, ku të hollat për to u paguan nga Imzot Doçi. Kjo do të ishte shtypshkronja “Nikaj” e drejtuar nga Dom Ndoc Nikaj dhe i vëllai. (Shih: Hamdi

Doçit në punët e përlindjes së kombit, ku duhej bërë gjithçka nga e para, gazetat, librat, shtypshkronjat, alfabeti, abetaret, fjalorët, tekstet shkollore etj. “Shkollës e shtypit, tue ua ditë vlerën, ua kushtoi që në fillim zellin e vet. Me Dom Ndoc Nikajn, qi ishte dora e djathtë e tija, ngrehi shoqnin letrare ‘Bashkimi’, e cila shtypi disa libra të vjefshëm e sidomos Fjalorin qi ende sot asht ndër ma të mirët që kemi. Fill mbas konstitucionit u përpoq pranë auktoriteteve për të nxjerrë lejen qi të hapi shkolla në Mirditë”. (LEKA, 1938, f. 75.) Ai e krijon shoqërinë “Bashkimi” i bindur se shteti i nesërm pa këto vepra diturore, aq më tepër një shtet nga e para, nuk do të mund të realizonte aspiratat e shqiptarëve. Me “Bashkimin”, që Gurakuqi e quante akademi, Doçi jo vetëm kanalizoi në një rrjedhë energjitë krijuese të intelektualëve të kohës, por edhe t’u jepte mësimin e madh bashkëkombësve se bashkimi ishte çelësi i suksesit të së ardhmes në politikë, qeverisje, arsim, kulturë etj. Ky ka qenë kumti historik i gjithë elitës së dalë nga shkolla e krishterimit. Si ideolog dhe veprimtar kombëtar në prag të Pavarësisë, ai i gëzohej një Shqipërie me institucionin e dijes të ngritur, me shkolla shqipe, me një alfabet të njësuar për të gjithë shqiptarët e shumë vepra të tjera kësodore, që më parë mungonin. Abati e arriti bashkëpunimin me elitën e kohës falë botëkuptimit europian dhe zotësisë që kishte, ndaj Fishta u kthye menjëherë në krah i djathtë i këtij veterani të shndritshëm dhe, si i tillë, mori pjesë aktive ndër të gjitha iniciativat dhe botimet e Shoqnisë, duke zënë fill nga Abetari, mandej ndër libra këndimi e deri në përpilimin e Fjalorit të çmueshëm të “Bashkimit”, i quajtur i vlershëm edhe sot. (Pal Duka-gjini: Gjergj Fishta, Jeta dhe Veprat, Romë 1992.) Meritim të madh kombëtar kishte njëkohshëm dhe Faik Konica me botimin e revistës “Albania” në Bruksel për 13 vjet, nga viti 1896 –

Nuk është e rastit që po kaq gjatë rroi dhe shoqëria “Bashkimi”, deri në vigjilje të shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar. Ishin si dy duar ku njëra prekte faktorin shqiptar e tjetra atë ndërkombëtar perëndimor, në vazhdën e një plejade shkrimtarësh kombëtarë dhe shoqërish atdhetare diturore në diasporë, nga gjysma e dytë e shekullit XIX, për të cilat është shkruar gjerësisht në historinë e letërsisë shqiptare në regjimin e kaluar.

Mirdita dhe Shkodra, qendra të ideimit…

Mirdita dhe Shkodra kanë qenë gjithmonë në marrëdhënie për çështjen kombëtare. Shkodra ishte laboratori ku përpunoheshin idetë dhe nismat kombëtare, kurse Mirdita, Malësia e Madhe, Dukagjini etj., vatrat e flakta ku ato merrnin jetë. Emzot Doçi si diplomat, përpiqej të vendoste ekuilibrat e duhur në rrjedhën e ngjarjeve historike të ndërlikuara. Në programin e tij rilindës zinte vend aspekti kishtar, kulturor, politik. Këto tri drejtime themelore kushtëzojnë kryekëput jetën e tij deri në fund aktive. Falë karakterit të rrallë energjik, ai asnjëherë nuk gjendet në periferi të ngjarjeve, por në kulmet e tyre. Vetëflijohet për vepra të guximshme atdhetare që do t’i kishte zili gjithkush. Ai donte të ishte bari shpirtrash, por rrethanat historike e bëjnë të vihet në prije të kryengritjes së Mirditës të viteve 1876 – 1877, çka do t’i kushtonte 11 vjet internim skanj më skanj botës. Duke qenë se për motive politike nuk mund të kthehej në Shqipëri, Vatikani e dërgon Doçin misionar në Shtetet e Bashkuara, në New Foundland, ku qëndroi mbi 6 vjet. (Një shekull pas tij, një tjetër misionar i Abacisë së Mirditës, Imzot Zef Oroshi, do të themelonte më 1969 në New York të parën kishë katolike në komunitetin shqiptar të SHBA-së). Pasi u kthye në Romë, Imzot Doçi u dërgua me


mision në Indi, si sekretar i Delegatit Apostolik, Aligardit, që më pas u bë kardinal. (LEKA, 1938, f. 75.) Sa ç’politika ishte e huaj për çdo misionar katolik, aq e domosdoshme u bë ajo për disa prelatë shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX, por që i paguan asaj një çmim të lartë salvimi, si Kaçorri, Gjeçovi, Gazulli etj., që bashkëpunuan ngushtë me krerët e qëndresës popullore si Preng Marka Prenga i Oroshit, Gjin Pjetri i Kurbinit etj. Doçit i ishte ndaluar atdheu, por ai nuk rresht së lumturuari për të si një profet. Kishte hyrë në qerthullin e trazuar të politikës për të mos dalë më prej saj. Kështu, pas riatdhesimit, me gjithë pas fjalën e dhënë për të mos u marrë me politikë, Abati i Mirditës, duke vënë re zotësinë dhe guximin e Dom Ndoc Nikajt, në vitin 1892, ndërsa ky gjendej famullitar në Shkrel, vajti atje nga Oroshi bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij dhe aty arritën në përfundimin për të krijuar një shoqëri, që do të kishte si program përhapjen e idesë kombëtare dhe të ndizte shkëndinë e pavarësisë shqiptare. Kjo shoqëri u quajt Lidhja e Mshehët, jehona e së cilës u përhap menjëherë sidomos nëpër veprimin e Dom Ndocit dhe më vonë dha frytet e veta në rastin e kryengritjes kundër Turqisë. (Karl Gurakuqi, Shkrimtarë Shqiptarë, II, Tiranë, 1941.) Janë plot njëzet vjet përpjekje të klerikëve të lartë katolikë për pavarësimin e vendit, e natyrisht, dhe të intelektualëve të tjerë shkodranë, që nuk mund të dilnin hapur prej persekutimit të qeverisë turke, me ndonjë përjashtim si Luigj Gurakuqi. Duke bërë fjalë për përkrahjen e Pavarësisë, diplomati austriak në Vlorë, në raportin drejtuar shkëlqesisë së tij, Lepold Berthold-it, më datë 3 dhjetor 1912, mes të tjerash shkruan: “Nga Mirdita dje arriti një letër përshëndetëse nga Abati Monsinjor Prend Doçi dhe Kapidani Marka Gjoni, ku ata shprehin pëlqimin e tyre të plotë për shpalljen e Pavarësisë si dhe gatishmërinë e tyre për të ardhur në Vlorë”. (Shih: Albert Ramaj & Zef Ahmeti,

“Gazeta Shqiptare” 15 dhjetor 2013). Ismail Qemali, sipas d?shmis? s? Ali Asllanit, duke iu referuar figur?s s? Abat Prend Doçit, pati th?n?: “Ne e b?m? si e b?m? Shqip?rin?, por ai (Abat Doçi) do ta b?nte pa ne e m? mir? se ne”. (A. A., kujtime gojore, Tiran?, 1959). Kjo thënie kapitale për këtë figurë është publikuar për herë të parë buzë viteve ‘90 nga poeti Agim Shehu.

Abati i marrë peng nga Turgut Pasha

Ka pasur një histori të rëndë prelatësh gjatë Perandorisë Otomane, ku mjaft të kujtosh fatin tragjik të Bogdanit. Doçi hoqi mbi kurriz internimin, ku ai dhe Princi i Mirditës, Preng Bib Doda (i internuar mbi një çerekshekulli) do të ishin të dëbuarit e mëdhenj të fundshekullit XIX, e kjo për rëndësinë kryengritëse, shtetformuese që kishte Mirdita. Prandaj Abati, një njeri i sprovuar qysh në rini për qëndresë dhe atdhetari të flaktë, duke tejkaluar dhe petkun priftëror, nuk kishte si të përkulej në pragun e Pavarësisë. Është fjala për një përfolje nga historiografia komuniste, sikur Doçi u vu në shërbim të famëkeqit Turgut Pasha gjatë një ekspedite ndëshkimore në Mirditë. Shkak u bë një fotografi ku shihen trupat turke në marshim drejt Mirditës, ku në krye shihet Abati hipur mbi kalë të bardhë dhe Turgut Pasha mbi kalë të zi. Studiuesi i thelluar Klajd Kapinova e ka shtjelluar këtë episod dramatik të jetës së Abatit me argumente bindëse, se në atë rast ai ishte një peng i Turgut Pashës. Prania e tij gjatë udhëtimit nga Shkodra në Orosh, në gusht të vitit 1910, “asht përshkrue në mënyrë qëllimkeqe e pa të drejtë nga mjeku i shtabit të ushtrisë së Turgut Pashës, E. Jack”, ku nisur nga kjo “pothuajse pjesa dërmuese e autorëve të mavonshëm gjatë komenteve të tyne, kanë marrë për bazë të dhanat e parashtrueme nga ky autor, i cili nuk ishte as politikan e aq ma pak ushtarak”. Kapinova, për të kundërshtuar për-

45

shkrimin e Jack i referohet “nji studimi shumë të kujdesshëm e serioz të studiuesit G. Robel me titull “Nopça dhe Shqipëria” (Wiesbaden, 1966), në të cilin vihet në dukje se: “Ka të ngjarë që Jack të mos e ketë kuptue shahun dinak të Doçit, por ka shkrue me hamendje”. Po cili ishte ky “shah dinak”? Ajo që thuhej nga mirditorët e vjetër, që, dhe pse Turgut Pasha u nis ta përdorte figurën e Abatit për ta nënshtruar Mirditën më lehtë, si dhe për të qenë vetë i mbrojtur nën “hijen” e tij, në të vërtetë Doçi e ka zbehur fushatën mbi popullin mirditor, ku nuk u arrestua asnjë nga krerët etj. Ai kishte një jetë me mirditasit dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej me ta dhe pa folur, pra, ata e dinin se ai ishte një peng dhe jo një bashkëprijës i asaj ushtrie me gjeneralin e zi turk. Jo rastësisht rreth kësaj ngjarjeje nuk ka pasur asnjë koment negativ në shqiptarët e asaj kohe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Doçi kishte provuar se mund të ishte dhe një hero në luftë për Pavarësinë, por në ato rrethana ishte më e nevojshme jeta se vdekja e tij. E ndoshta një ditë ai vërtet u bë hero, por një hero i heshtur, pasi mbetet enigmatike vdekja e tij e papritur në shkurtin e 1917-s, në rrethanat e pushtimit AustroHungarez të Luftës së Parë Botërore. Jeta e tij kishte nisur me luftë e po mbaronte me luftë e ai nuk mund të ishte dakord me asnjë pushtues e pushtim, qoftë ky dhe i miqve të vjetër. Ndaj jo rastësisht në Ministrinë e Jashtme të Austrisë askush nuk e donte, sipas fjalëve të një konsulli austriak, por të gjithë e respektonin për cilësitë e larta që kishte.

Kujtesa dhe reliktet përhumbura të Abatit

e

Për Doçin ende tregohet si të ishte gjallë. Kjo se në një vend si yni, kulti i historisë është i gjallë. Nuk janë plakur kujtimet për Abatin. Jo vetëm në Mirditë, por dhe në Shkodër, Lezhë e më gjerë. Fashti Bulgër i Rubikut na thonë ka njëqind vjet pa asnjë gjakmarrje.


46

JETA KATOLIKE | KORRIK-SHTATOR 2014

Këtë banorët e lidhin me Abatin, i cili sa herë dëgjonte se kishte ndodhur një ngatërresë në vendlindjen e tij në Bulgër, u çonte fjalë dy-tre burrave më në zë të zonës që “ta banin pleqni këtë punë dhe të mos kishte ma ngatërresa”. Pra, një burrë që dinte më merrej dhe me urtimin e popullit të vet dhe me elaborime nga kultura botërore. Historiani Liman Varoshi na bën me dije një fakt interesant se Abat Doçi, në mesin e shekullit të 19, kishte porositur përkthimin e një ungjilli dhe disa fragmente të tij u botuan në frëngjisht nga vëllai i Bonapartit, Louis-Lucien Bonaparte. Figura të tilla, sot në prag të vizitës së Papës në Shqipëri, nuk i përmendim për krenari nacionale, por për të thënë se modelet nga historia i kemi, na duhet vetëm t’i ndjekim. Teksa përplotësojmë këtë portret të Abatit, ndalemi një çast te shtëpia e tij e lindjes në hyrje të qytetit të Rubikut, në lagjen Paraspor, një kullë tipike për kohën, por ende pa asgjë monumentale, veç stilit të ndërtimit, që ka përballë manastirin e Shëlbuemit Sancti Salvatori Arbanensis, monument kishtar dhe kulture i shekullit të parë të mijëvjeçarit të dytë. Kjo ndërtesë, ku kemi qenë herë pas here me miq gazetarë, është në anë të Rrugës së Kombit, thënë ndryshe Autostradës Durrës-Prishtinë, veçse pa ndonjë shenjë të Abatit, dhe pse ai shtroi aq mirë “autostradën” e dijes dhe të paqes në kohën e vet. Ka mbetur porta e saj e gurtë me një hark të gdhendur, një traditë thuajse e bjerrë tashmë në ndërtimet e gurit. Por, fatmirësisht, kohët e fundit, ka një nismë nga faktori kulturor e vendor mirditor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Dhomën e Tregtisë e Industrisë Tiranë për të shkuar drejt një muzeu të Imzot Doçit, me restaurimin e shtëpisë së tij, publikimin i relikteve që kanë dhuruar të afërmit etj. Nga grupi organizues marrim vesh se më 19 shtator, për herë të parë, do të organizohet një tubim në Rubik, vendlindjen e Abatit, ku do të nisin

të vihen dhe “shenjat” e tij përkujtimore, për çka kontribuuesit e sipërthënë meritojnë përgëzim publik. Gjithsesi, Doçi, është më thellë në kujtesën e shekullit të kaluar, në arkiva të vendit e të huaj, në dokumente, ku sidomos Shkodra ende ruan relikte interesante. Në Rrëshen, gjendet tryeza e punës e Abatit e gdhendur, që pas mbylljes së kishave në Orosh i ka shpëtuar zjarrit, por jo harresës, duke shëtitur thjesht si një tavolinë zyre nga njëra ndërmarrje në tjetrën, për të përfunduar në një zyrë administrate të ishKomitetit Ekzekutiv. Ajo sot është në muze, por e parestauruar, si bie fjala tavolina e Mjedës në Kukël. Është ndër gjërat e rralla ku mund të takohesh me Abatin, por në

gjendjen që është, më mirë të mos e shohësh. Po ashtu në Shkodër kemi pasur rastin të shohim një pasqyrë të madhe (mobilie) e dhomës së Abatit dhe një pasqyrë e vogël vezake rroje me një gdhendje të stilizuar në dru, me siglën PD, me një ndërthurje të dy germave në njëratjetrën. Ato gjenden në koleksionin e piktorit shkodran Franc Nikaj, në lokalin e tij “Legjenda”, aq shumë të vizituar nga turistët, sidomos ata të huaj. Franci e përcjell figurën e madhërishme të Abatit, ashtu si ajo ka ardhur tek ai, si nip i Dom Ndoc Nikaj, në shtëpinë e të cilit dhe ka qëndruar Doçi përkohësisht. Dhe ne po e këpusim këtu rrëfimin për Abatin, për të vazhduar të tjerë… me prurje dëshmish të reja të panjohura.

Don’t put off reaching out I got into a terrible fight with my father and hadn’t spoken to him for about three weeks. One night I had an opportunity to talk to him, but because we’d had a rocky relationship for a while, I foolishly chose to remain angry. It was the biggest mistake of my life, because that night he died in a terrible car accident. I think about my father every day and miss him terribly. It’s been 10 years since his death, and every day I have regretted putting my anger before my love for him. Life is short, and there is nothing worse than feeling that it’s “too late.” I have written a poem that describes how I feel: I could have been kinder, it’s easy to see. I could have made time for just you and me. You taught me a lesson I’ll share if I may, There are no second chances, so make use of today. Go to your loved ones. Tell them you care. Don’t be put off; they won’t always be there. It may not be easy, it may not seem right, But I guarantee you’ll sleep better tonight. I hope my poem will help someone to reach out to a loved one. You never know if you’ll get the chance again.


47

P A G Ë Z I M E

Kathrine Shotaj Prindër: Gentian & Alina Shotaj Kumbarë: Alfred & Fabjola Lika Martini Bunjaj Prindër: Marinel & Rajmonda Bunjaj Kumbarë: Anton Mitaj & Santina Martini Klevis Gilaj Prindër: Aleks & Arta Gilaj Kumbarë: Edvin & Dusha Delaj Jack Toma Taylor Prindër: Jared & Katarina Taylor Kumbarë: Paul & Linda Gjokaj Luke Tomaj Prindër: Luigj & Vera Tomaj Kumbarë: Engjul & Laura Tomaj Violeta Ivezaj Prindër: Anton & Linda S. Ivezaj Kumbarë: Agron Ivezaj & Saqa Camaj Emma Nicaj Prindër: Paulin & Elizabeta Nicaj Kumbarë: Pellumb & Shqiponja Preldakaj Anthony Simoni Prindër: Vitor & Laurete Simoni Kumbarë: Tonin & Gentiana Simoni Giuliana Dedvukaj Prindër: Paul & Ardelina Dedvukaj Kumbarë: Gjon Nicaj & Regina Zekaj Luca Ujkaj Prindër: Anton & Teuta Ujkaj Kumbarë: Anton & Lula Camaj

Kenneth Prekelezaj me Josephina Lulgjuraj Më 19 Korrik 2014

Sophia Elise Ceka Prindër: Enkeljd & Barbara Ceka Kumbarë: Ndrush & Jehona Livadhi

Marin Mirukaj me Celestina Tinaj Më 26 Korrik 2014

K U R O R Ë Z I M E

Lorenc Narkaj Prindër: Arben & Drita Narkaj Kumbarë: Arben & Suela Marku Gjon Narkaj Prindër: Arben & Drita Narkaj Kumbarë: Arben & Suela Marku Amanda Lala Prindër: Alfred & Ana Lala Kumbar: Lizzi Kolovic Mark Nikollaj Jr. Prindër: Mark & Vera Nikollaj Kumbarë: Angjell & Mrike Nikollaj Marvis Paljusevic Prindër: Leka & Fjoralba Paljusevic Kumbarë: Nikolla & Angjelina Lulgjurovic Aurora Marie Dusi Prindër: Tom & Nikolina Dusi Kumbarë: Dede & Mrika Nikolllaj Daniel Drejaj Prindër: Leka & Aferdita Drejaj Kumbarë: Gjergj & Suzana Gjuraj Eliza Marku Prindër: Vilson & Berlina Marku Kumbarë: George Frrokaj & Leonida Laski

Ornella Kasneci Prindër: Orjor & Antonela Kasneci Kumbarë: Toma & Amela Nikgjonaj

Robert Perlleshi me Valdete Dema Më 27 Korrik 2014 Kol Gjuraj me Marte Bezhi Më 9 Gusht 2014

Ivan Nikprelevic me Nore Curanaj Më 5 Korrik 2014

Arjan Kola me Paola Martinaj Më 9 Gusht 2014

Dritan Prela me Madalena Lala Më 5 Korrik 2014

Michael Bucaj me Elizabeth Palushaj Më 6 Shtator 2014

Sajmir Meshaj me Etleva Colaj Më 6 Korrik 2014

Gentian Shotaj me Alina Dobre Më 6 Shtator 2014

Etmir Vukaj me Lindita Gjelaj Më 6 Korrik 2014

Gentian Gjyriqi me Marinela Pecaj Më 7 Shtator 2014

Emilian Turkaj me Fiorida Troci Më 12 Korrik 2014

Prelë Cekaj me Kristiana Hasaj Më 13 Shtator 2014

Cezar Haxhari me Lijana Vucinaj Më 12 Korrik 2014

Tonin Burimi me Xhulia Brucaj Më 13 Shtator 2014

Zef Gojani me Gentiana Bitici Më 12 Korrik 2014

George Kocovic me Silvana Rakaj Më 20 Shtator 2014

Bernard Gjokaj me Christina Nikac Më 12 Korrik 2014

Florin Bunjaj me Suela Pepaj Më 21 Shtator 2014

Zef Kqira me Mrika Berisha Më 13 Korrik 2014 Emirjan Vershani me Xhenilda Gjoni Më 19 Korrik 2014

Michael V. Cerrato me Kozeta Lleshi Më 27 Shtator 2014 Gjon Kocovic me Adriana Pepdjonovic Më 27 Shtator 2014

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme!

Johana Laca Prindër: Juliana & Hane Laca Kumbarë: Klodian & Manuela Ylli Arian Lucgjonaj Prindër: Viktor & Shqipe Lucgjonaj Kumbar: Doda Gjonaj

Alexander Zadrima me Diana Tinaj Më 5 Korrik 2014

Lec Smajlaj me Marjeta Lazri Më 26 Korrik 2014

Gjergj Nacaj - 79

Gjon Ndue - 82

Jakob Paloka Prindër: Mark & Mira Paloka Kumbarë: Marijan & Dila Cubi

Vidiq më 7 Gusht 2014 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Vidiq më 13 Gusht 2014 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Preston Jackson Shkreli Prindër: Christopher M. & Drita Shkreli Kumbarë: George & Sophia Shkreli

Vidiq më 10 Gusht 2014 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Vidiq më 11 Gusht 2014 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Mathew Palushaj Prindër: Peter & Tina Palushaj Kumbarë: Marian & Sindorela Sati

Vidiq më 11 Gusht 2014 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Vidiq me 29 Shtator 2014 U varros në vendlindje

Rrok Nue Nikci - 62

Marash Doda Preldakaj - 53

Drane Ulaj - 65

Prena Dobrecovic - 72


Përurimi i shtatores së Dom Simon Filipaj Shëngjergj, 2 shtator, 2014.

FAQE E SPONSORIZUAR NGA:

Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit dhe biri i saj i denjë Asembleisti Mark Gjonaj


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.