JK # 69/70 (2013)

Page 1

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” Viti XLVIII, Numri 1&2, Janar-Qershor 2013 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com


2

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Jeta Katolike • Viti XLVIII, Numri 1/2 Janar-Qershor 2013 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: Krishti u ngjall.................................................................................3 Pope Frances: Urbi et Orbi.............................................................................................4 Nga Famullia Jonë..........................................................................................................6 Gjelosh Narkaj: 40-vjetori i Marshit për Jetën në Washington, D.C.............................7 Mark K. Shkreli: Benedikti XVI Dorëheqet – Zgjedhet Papa Françesku .....................8 Pope Benedict XVI’s farewell Angelus: I will never abandon the Church ...................10 Frank Shkreli: Bota Reagon Ndaj Dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI11................11 Frank Shkreli: Inaugurohet Papa i të Gjithëve...............................................................12 www.jetakatolike.com

Luigj Çekaj: Edikti i Milanos në të vetmin simpozium shkencor në Amerikë .............14 Kastriot Marku: Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos.............................................18 Beqir Sina: U mbajt Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York 2013″................20

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Internet Fran Çotaj - Marketing Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York ADRESA E REDAKSISË : 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.com

Leonardo Berishaj: Zgjedhjet në Famullinë “Zoja e Shkodrës”....................................23

Tradita Vazhdon: Darkë Solemne e Famullisë “Zoja e Shkodrës”.....................24 Fritz Radovani: Po Kjo, A Duhet Me U Besue?!...........................................................27 Klajd Kapinova: Në Kukël u hap viti jubilar i 100-vjetorit të Kishës së Mjedës (1913-2013)...................................................................................................30 Fahri Xharra: Murtaja e vitit 1747 (Nga ditari i Imz. Gjon Nikollë Kazazit) ...............32 Nuhi Ismajli Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare .......................................34 Dom Gjergj Meta: Feja si shkak për luftë......................................................................36 Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe...........................................37 Daniel Gazulli: Shën Jeronimi prej Ilirie .......................................................................40

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Fran Çotaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Dom Gjergj Meta: Aborti, nje gabim nuk ndreqet me nje tjeter gabim ........................43 Luigj Çekaj: Frederik Rreshpja (Poezi) .........................................................................44 Leonora Laçi: Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta Për Fe, Atdhe e Përparim ........46 Kastrio Marku: Bota Shqiptare Pa Ernest Koliqin.........................................................48 Anton Çefa: Kumti i lirisë e i bashkimit i Mbretit Gjergj .............................................52 Zef Ndrecaj: Qyteti i lashtë ilir i Ulpianës në dorë të arkeologëve shkatrrimtarë turq .53 Lëvizje Demografike ......................................................................................................54

Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

PARAPAGIMI VETËM $30 NË VIT Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

Dita e Traditës Shqiptare, 2 Qershor, 2013Kensiko Dam Plaza, Valhalla New York


3

Dom Pjetër POPAJ ër çdo Pashkë, ne jemi mësuar të dëgjojmë përmbi të Ngjallurit e Krishtit prej së vdekurit. Në vetën tonë, kur thojmë e dijmë këtë gjë, e kemi dëgjuar edhe më parë në të njëjtën kohë humbim hirin që na e sjellin Pashkët. Të ndalemi dhe të meditojmë se ç’don të thotë Krishti u Ringjallë! Kjo don të thotë se vdekja nuk është mbarimi i jetës sonë. Është vetëm një derë që shpjen përtej. Mos ta marrim Ringjalljen e Krishtit, si një gjë të rëndomtë. Por ta bëjmë Vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit pik qendre në jetën tonë. Ne kemi pritur për këtë mrekulli me mijëra vjet. Në Testamentin e Vjetër paraqitet historija e Shëlbimit se ka vazhduar deri me përplotësimin e Ringjalljes së Krishtit. Për këtë arsye, ne thojmë se, Pashkët janë festat më të mëdha të vitit. Ringjallja e Krishtit, na kujton se ka jetë edhe pas varrit. Ai na mëson, se në çdo njërin nesh, që jemi pagëzuar në Të ekziston Shpirti i pavdekësisë. Çka është qëllimi i jetës? Ku e kemi zemrën tonë të rrënjosur? Jeta e jonë ka vetëm një qëllim, të përgaditemi për jetën tjetër. Në qoftë se nuk përgaditemi për ringjalljen tonë, atëherë i ngjajmë një treni, që ka dalur prej shinave, që nuk shkon kurrkund. A mund të marrim shtëpinë, makinën, paratë e pasurinë tonë në Parriz? Atëherë pse jemi të preokupuar me gjërat, që i kemi sot e

P

nuk i kemi nesër? Ne thojmë se kemi shumë punë e nuk kemi kohë të lutemi Zotit për çdo ditë. Ne e dijmë se Zotin kemi për ta takuar në jetën tjetër. Edhe nuk është njeri që nuk e dëshiron këtë për vete. Duket kontraditë të thojmë se besojmë në Zotin, dëshirojmë Parrizin, por nuk lutemi për çdo ditë! Ne kemi një të ardhme të lumtur kur do të ngjallemi sikur Krishti. Shën Pali në letrën drejtuar Kolosenasve (3:1-4) thekson: “Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit! Dëshironi gjërat që janë lart e jo këto përmbi tokë! Sepse vdiqët dhe jeta juaj është e fshehur me Krishtin në Hyjin. E kur të duket Krishti – Jeta juaj, atëherë edhe ju bashkë me Të do të shfaqeni plot lavdi”. Të meditojmë pakëz në këtë të Vërtetë! Ne do të shndrrohemi dhe do të bëhëmi të ngjajshëm me Krishtin, do të gëzojmë lumturinë e Parrizit. Kur e ndiejmë në zemër këtë të vërtetë atëherë çdo gjë këtu në tokë merr një kuptim tjetër. Nuk varemi në gjërat tokësore që janë të përkohëshme por përqëndrohemi në gjërat qellore për amshim. Atëherë e dijmë rëndësinë e lutjes të përditshme që mos të largohemi kësaj të Vërtetë duke u habitur me gjëra të kota. Ndoshta edhe arsyeja që kemi shumë probleme në jetë është se nuk lutemi mjaft. Shën Pali në letrën drejtuar Filipjanve

(3:20-21) konfirmon: “Kurse atdheu ynë është qielli, nga presim se vjen si Shëlbues Jezu Krishti Zot. Ai do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë në një trup të ngjashëm me trupin e Tij të lavdishëm në saje të pushtetit që ka të nënshtrojë nën sundimin e vet gjithçka”. Pse e presim një lumturi të tillë për arsye se jemi pagëzuar në të. Me këtë sakrament ne bëhëmi të bijtë dhe të bijat e Zotit. Gjithashtu Shën Gjoni thekson këtë gjë: “Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bitë e Hyjit edhe jemi! (1 Gjoni 3:1) Ne kemi vdekur përsa i përket njeriut të vjetër në momentin që jemi pagëzuar dhe kemi rilind në Krishtin, jemi bërë një me Të sa që edhe ne e quajmë Zotin Abba, Atë. Katër Ungjijt e përshkruajnë Ringjalljen e Krishtit dhe të gjithë theksojnë varrin e zbrazët dhe rrasën e varrit të rrokollisur në njërën anë. Kjo gjë na vlen ne për jetën tonë të përditshme. Ne duhet të pyesim vetën tonë se ndoshta është kjo rrasë guri që na pengon të takojmë Krishtin e Ngjallur. Cilat janë pengesat tona që na e bllokojnë rrugën të shkojmë mbas Krishtit? Kurkush nuk mundet me e dijt ma mirë se ne që e njohim Atë nëpërmjet sakramenteve që i kemi marrur. Kur nuk jetojmë si bijtë të Zotit duhet të rrokollisim rrasën e gurit që na pengon. Vetëm kur lirohemi prej kësaj barre të rëndë mund të shijojmë gëzimin e Pashkëve, kur thojmë Krishti u Ngjall ,Vërtetë u Ngjall për ty e për mua.


4

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

URBI ET ORBI MESSAGE OF POPE FRANCIS EASTER 2013 Easter Sunday, 31 March 2013

Dear brothers and sisters in Rome and throughout the world, Happy Easter! Happy Easter! What a joy it is for me to announce this message: Christ is risen! I would like it to go out to every house and every family, especially where the suffering is greatest, in hospitals, in prisons … Most of all, I would like it to enter every heart, for it is there that God wants to sow this Good News: Jesus is risen, there is hope for you, you are no longer in the power of sin, of evil! Love has triumphed, mercy has been victorious! The mercy of God always triumphs! We too, like the women who

were Jesus’ disciples, who went to the tomb and found it empty, may wonder what this event means (cf. Lk 24:4). What does it mean that Jesus is risen? It means that the love of God is stronger than evil and death itself; it means that the love of God can transform our lives and let those desert places in our hearts bloom. The love God can do this! This same love for which the Son of God became man and followed the way of humility and self-giving to the very end, down to hell - to the abyss of separation from God - this same merciful love has flooded with light the dead body of Jesus, has transfigured it, has made it pass into eternal life. Jesus did not return to his former life, to earth-

ly life, but entered into the glorious life of God and he entered there with our humanity, opening us to a future of hope. This is what Easter is: it is the exodus, the passage of human beings from slavery to sin and evil to the freedom of love and goodness. Because God is life, life alone, and we are his glory: the living man (cf. Irenaeus, Adversus Haereses, 4,20,5-7). Dear brothers and sisters, Christ died and rose once for all, and for everyone, but the power of the Resurrection, this passover from slavery to evil to the freedom of goodness, must be accomplished in every age, in our concrete existence, in our everyday lives. How many deserts, even today, do human beings need to cross! Above all,


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

the desert within, when we have no love for God or neighbour, when we fail to realize that we are guardians of all that the Creator has given us and continues to give us. God’s mercy can make even the driest land become a garden, can restore life to dry bones (cf. Ez 37:1-14). So this is the invitation which I address to everyone: Let us accept the grace of Christ’s Resurrection! Let us be renewed by God’s mercy, let us be loved by Jesus, let us enable the power of his love to transform our lives too; and let us become agents of this mercy, channels through which God can water the earth, protect all creation and make justice and peace flourish. And so we ask the risen Jesus, who turns death into life, to change hatred into love, vengeance into forgiveness, war into peace. Yes, Christ is our peace, and through him we implore peace for all the world. Peace for the Middle East, and particularly between Israelis and Palestinians, who struggle to find the road of agreement, that they may willingly and courageously resume negotiations to end a conflict that has lasted all too long. Peace in Iraq, that every act of violence may end, and above all for dear Syria, for its people torn by conflict and for the many refugees who await help and comfort. How much blood has been shed! And how much suffering must there still be before a political solution to the crisis will be found? Peace for Africa, still the scene of violent conflicts. In Mali, may unity and stability be restored; in Nigeria, where attacks sadly continue, gravely threatening the lives of many innocent people, and where great numbers of persons, including children, are held hostage by terrorist groups. Peace

in the East of the Democratic Republic of Congo, and in the Central African Republic, where many have been forced to leave their homes and continue to live in fear. Peace in Asia, above all on the Korean peninsula: may disagreements be overcome and a renewed spirit of reconciliation grow. Peace in the whole world, still divided by greed looking for easy gain, wounded by the selfishness

which threatens human life and the family, selfishness that continues in human trafficking, the most extensive form of slavery in this twenty-first century; human trafficking is the most extensive form of slavery in this twenty-first century! Peace to the whole world, torn apart by violence linked to drug trafficking and by the iniquitous exploitation of natural resources! Peace to this our Earth! Made the risen Jesus bring comfort to the victims of natural disasters and make us responsible guardians of creation. Dear brothers and sisters, to all of you who are listening to me, from Rome and from all over of the world, I address the invitation

5

of the Psalm: “Give thanks to the Lord for he is good; for his steadfast love endures for ever. Let Israel say: ‘His steadfast love endures for ever’” (Ps 117:1-2). GREETING Dear Brothers and Sisters, to you who have come from all over the world to this Square at the heart of Christianity, and to you linked by modern technology, I

repeat my greeting: Happy Easter! Bear in your families and in your countries the message of joy, hope and peace which every year, on this day, is powerfully renewed. May the risen Lord, the conqueror of sin and death, be a support to you all, especially to the weakest and neediest. Thank you for your presence and for the witness of your faith. A thought and a special thank-you for the beautiful flowers, which come from the Netherlands. To all of you I affectionately say again: may the risen Christ guide all of you and the whole of humanity on the paths of justice, love and peace.


6

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Nga Famullia Jonë ◊ Më 25 Janar 2013 – Famullia “Zoja e Shkodrës”, nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj, mori pjesë në protestën e 40-të paqësore në Washington DC, “March for Life”. ◊ Më 28 Prill 2013 – Në Maestro’s Restaurant, u shtrua Darka e 43-të Vjetore e Famullisë “Zoja e Shkodrës”. ◊ Më 1 Qershot 2013 – Në Qendren “Nëna Tereze” u mbajt simpozium shkencor me rastin e 1700-vjetorit të Ediktit të Milanos. ◊ Më 2 Qershor 2013 – Qendra Nëna Tereze organizoi Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në New York. Manifestimi u bë në Kensiko Dam Plaza, në Valhalla, New York dhe vazhdoi në Qendrën “Nëna Tereze”. Në përgatitje: ◊ Më 8 Shtator 2013 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, shtrohet darkë në nder të të Lumes Nëna Tereze. ◊ Më 20-22 Shtator 2013 – Në trollin e Kishës “Zoja e Shkodrës” organizohet Karnavali tradicional treditorë. ◊ Më 10 Nëntor 2013 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA), në rrethin e Lehman College në Bronx, në organizimin e Qendrës “Nëna Tereze” zhvillohet Festivali Shqiptar XXIII.


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Prap në Washington në Mbrojtje të Jetës Gjelosh Narkaj ashington D.C. (E premte më 25 Janar 2013) në qendër të qytetit, ku janë të përqendruara organet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbahet një marrshim paqesor, me pjesëmarrës nga të gjitha shtetet e Amerikës, që quhet March for Life (Marshim për Jetën). Ky marrshim i madh njerëzor është domethënës për jetën e njeriut, pikërisht për jetën e atyre që nuk u jepet mundësia as që të qeshin as të qajnë—fëmijve të palindur. Pikërisht atyre që ju ndërpritet jeta në një mënyrë shumë barbare, nga një dorë e errët e mbështetur nga një ligj kundra jetës, që po t’a shikosh me hodhësi, qysh se ky ligj është vu në përdorim të gjerë, mund të thuash se kjo është një nga luftrat më të errëta që ka parë njerëzimi. Pikërisht, në vendin ku jetojmë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një jete mesatare të një njeriut, një person mund të vërtetojë se u ndërpritet jeta rreth 40-50 milionë personave të pafa-

W

jshem e të pambrojtur nga askush e, edhe pse gjithë kjo ndodh, çuditërisht kjo çështje nuk diskutohet as transmetohet pothuajse në asnjë kanal televiziv amerikan. Po në mes të turmes së madhe nga larg vështrohet një tabele shumë e bukur dhe përkatëse e cila shkruan: NE JEM PËR JETË — KISHA KATOLIKE ZOJA E SHKODRËS, e cila mbahet nga një grup njerëzish ose më mirë të thuash nga një familje e madhe dhe shumë e bukur shqiptare, me një harmoni të jashtzakonshme, e përbërë nga mosha të ndryshme. Por çka e bën më interesante është pjesëmarrja aq e madhe e fëmijve dhe të rinjve që shumica e tyre janë anëtarë të Grupit “Rozafati” të Qendrës “Nëna Tereze”. Udhëtimi për në D.C., edhe pse moti ishte pak i papërshtatshem, kur udhton me një grup njerëzish nën drejtimin e famullitarit tonë Dom Pjetër Popaj, dhjetë orë rrugë të duken si 10 minuta. Gjithsesi, lutja e Rruzares së Shenjtë, si në të shkuar ashtu edhe gjatë kthimit, e bëni udhëtimin edhe më kuptimplotë. Nuk mund të kaloj pa përmend-

uar të gjithë personat, që kanë gatuar ushqime shtëpiake dhe kanë shërbyer gjatë gjithë udhtimit. Në udhtime të gjata, një gjë e larmishme që ta tërheq vëmendjen, është mirësjellja e një populli, që po ta shikosh me vëmendje, ka qenë i shpërndarë nga rrethanat e ndryshme politike apo fetare, por gjithmonë ka ditur se si të kapërcejë ato shtigje, dhe të krijojë një shoqëri aq të larmishme dhe me një rrespekt të përkryer, sa që familja jonë dhe ata që kanë qenë në udhëtim mund të vërtetojnë atë dukje, që nga fillimi i udhtimit në oret e para të mëngjezit. Sikur e kanë zakon shqiptarët, me e çelë zërin me nga një gotë edhe me u nxeh pak, se kishte bërë pak ftoftë, e pastaj edhe me meze e ushqime të përgatitur nga shtëpia, nga zonja Roza Gjonaj, duke shërbyer nga vajzat tona bukuroshe e të palodhura Amanda Lulaj dhe voglushja Leonora Narkaj, të cilat e ndienin vetën dhe shërbenin me zemër të hapur, sikur në sofrat e tyre familjare. Gjatë kthimit nga Washingtoni për udhëtarët z. Palok Vulaj, pronari i “Fino Wall Street Ristorante”, kishte përgatitur ushqime të bollshme dhe shumë të shijshme për të gjithë udhtarët, dhe me një shërbim që të bën ta ndiejsh vetën si në mes të familjes tëndë, por me familje në një restorant me pesë yje dhe mund të them se ka një falënderim nga unë me familje, por edhe nga të gjithe udhtarët. Ju bekoft Zoti dhe ju falënderojmë shumë! Natyrisht për udhtime të ndryshme dhe me një popull, që ka famullia e “Zojës së Shkodrës”, me në krye të përndershmin Dom Pjetër Popaj, mund të shkruash një roman. Por dua të falënderoj të gjithë për mundimin dhe mirësjedhjen, e veçanërisht të rinjve dhe voglushëve për pjesëmarrjen e tyre massive.

7


8

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Dorëheqet Benedikti XVI – Zgjedhet Françesku shte gjë e papritur shpallja e agjencisë së lajmeve ANSA, më 10 shkurt 2013, me të cilën lajmërohej dorëheqja e Papës Benediktit XVI, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1415, kur Papa Gregori XII kishte dhënë dorëheqjen. Papa Benedikti, në Konsistor me

I

Mark K. SHKRELI

bashkëpuntorët e tij në lidhje me tri kanonizime, paprtimas tha se, nuk i kishte mbledhur aty vetëm për çështjen e kanonizimit, por edhe për t’ju shpallur një vendim shumë të rëndësishëm për jetën e Kishës. “Mbas shqyrtimit të shpeshtë të ndërgjegjës sime para Hyjit, kam arritur bindjen se fuqitë e mija, si pasojë e moshës së shtyrë, nuk janë

më të përshtatshme për kryerjen adekuate të detyrës Pjetrane. Për këtë, dhe i vetdijshëm për seriozitetin e këtij vendimi, me liri të plotë deklaroj se heq dorë nga detyra e Ipeshkvit të Romës, Trashëgimtar i Shën Pjetrit, besuar mua nga Kardinajt më 19 prill 2005, ashtu që, nga 28 shkurt 2013, në ora 20:00, Selia e Romës, Selia e Shën Pjetrit, ka për të qenë e zbrazët dhe nga ata që janë kompetentë ka për t’u thirrur Konklava për të zgjedhur Papën e Ri”. Ishte kjo një shpallje, që i habiti të gjithë. Shpallje që e shtangu botën, dhe jo vetëm atë katolike. Një pjesë kishin vetëm lëvdata për gjestin e papritur dhe të pa presedan të Papës, duke e parë atë si vënje e interesit të Kishës mbi interesin e vet personal. Të tjerët sugjeronin se Papa u tregua i dobët, duke mos dashur të përballojë vështirësitë që po e kapllojnë Kishën vitet e fundit. Për mua, vedndimi i papës mund të konsiderohet vetëm kurajo e një personi të madh, i cili, edhe pse mund të vazhdonte

deri në vdekje, për të mirën e Kishës, vullnetarisht, zgjodhi të largohet nga posti më i lartë i botës. Zëvendësi i 265-të i Shën Pjetrit, duke e shpjeguar vendimin që ka marrë, u shpreh se kishte nisur ta ndiente peshën e detyrës dhe, për të mirën e Kishës kishte marrë këtë vendim. “Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Benedikti XVI. “Të dashur vëllezër, ju falenderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia”, u shpreh Papa. Kardinali gjerman, Joseph Ratzinger, i lindur më 16 prill 1927, u zgjodh Papë nga Konklava e zhvilluar më 19 prill të vitit 2005, fill pas vdekjes së Gjon Palit II, të quajtur edhe Gjon Pali i Madh. I lindur në Bavari në një familje fer-


JETA KATOLIKE | KORRIK-DHJETOR 2012

meresh, Ratzinger mësoi shumë gjuhë dhe ishte apasionuar pas kompozitorëve të mëdhenj, Mozzartit dhe Bethovenit. Në detyrën e kreut të Kishës Katolike, ai zuri vendin e një njeri karizmatik si Papa Gjon Pali II. Ai është cilësuar si njeri i butë dhe i përvuajtur, por me një moral të fortë dhe të palëkundur. Mendimi i tij se Kisha duhet të vijë nga besimi absolut tek Zoti dhe të mos tronditet nga erërat e ndryshme, indinjoi jo pak ata që mendonin se Kisha Katolike duhet të modernizohet. Ishte kjo arsyeja se shumë prej përkrahësve të tij pane tek Papa Bendikti XVI, njeriun e vetëm për ta drejtuar Kishën në këto kohë sfidash. Ai ishte njeri i vendosur dhe si i tillë bëri atë që për afro 600 vitësh nuk e kishte bërë asnjë paraardhës i tij – dha dorëheqje nga Selia e Shenjtë. Papa Benedikti e bëri këtë gjest për të mirën e Kishës, duke u shprehur se ai nuk ishte më në gjendje shëndetsore për ta kryer detyrën e besuar atij nga konklava e zhvilluar më 19 prill 2005, pas vdekjes së Papës Gjon Pali II. Më 28 shkurt, fill pas orës 20:00 (8:00 pm), ashtu sikur e kishte lajmëruar më parë, Papa Benedikti XVI, Roja zvicërane i mbylli dyertë Castel Gandolfo-s, simbolikisht duke i mbyllur dyertë e papatit, që më shumë do të mbahet mend për mënyren e përfundimit – dorëheqje e jo vdekje. Kjo gjë hapi shumë diskutime dhe hamendje. Si rregull, kur papati përfundon natyrisht, pra me vdekjen natyrore të një pape, Konklava për të zgjedhur papën e ri nuk fillon para se të kaloj një muaj. Mirëpo, në këtë rast, nuk ka vdekje, që do me thënë nuk ka zi. Këtë dilemë, papa i mençur, Benedikti, e mbylli duke deklaruar se nuk është nevoja të pritët, Konklava mund të filloj edhe menjëherë, nëse ashtu vendosin kardianlët. Ashtu edhe ndodhi. Selia e Shenjtë u boshatis të enjtën dhe të 115 kardinalët u bashkuan në Meshë të hënën, kur edhe Bazilika e Shën Pjetrit u mbush plot me besimtarë dhe kurreshtarë, të cilët kishin ardhur për të parë këtë vend të shenjtë dhe njëkohësisht për të parë historinë duke u zhvilluar para syve të tyre. Gjithsesi, përveç kurreshtjeje dhe ngacmimi të çastit për papën e ri, ishte edhe njëfarë brengosjeje për papën që sapo kishte dhënë dorëheqje. Shenjat me fotografinë e tij dhe parullën: “Do të jeni me

ne gjithmonë, faleminderit”, i kishin mbuluar rrugët e qytetit. Edhe ne, Famullia “Zoja e Shkodrës”, sëbashku me turmën në Romë, i themi papës Benediktit XVI: Faleminderit. Habemus papam: Kardinal Jorge Mario Bergoglio i Argjentinës – Papa Françesku Ditën e marte, më 12 mars, në ora 10 të mëngjesit, filloi procedura e zgjedhjes së papës me Meshën Shenjte, në Basilikën e Shën Pjetrit, që ishte e hapur për publikun. Do të ishte kjo ngjarja e fundit publike e të 115 kardinalëve, para se të mbylleshin në Konklavë, në Kapelën Sistine, për të zgjedhur udhëheqësin e ri shpirtëror të 1,2 bilion Katolikëve Romakë. “Kapela Sistine është gati. Rrobat për Papën e ri janë shpalosur. Tani është tek kardinalët. Puna për të zgjedhur trashëgimtarin e të pensionuarit papës Benedikti XVI filloi…” (CNN). Derisa mediat botërore filluan spekulimet, se si dhe kush to të zgjidhet Papë i ri, Kardinalët e mbyllur në Konklavë, të ndarë nga bota e jashtme, kërkonin ndihmën e Shpirtiti Shenjt, për t’ua shëndritur mendjen dhe për t’i udhëzuar gjatë procesit të vendim marrjes. Dhe Shpirti Shenjt, qart, ua shëndriti mendjen, ashtu që pas pesë votimeve, dhe vetëm dy ditëve këshillimi, më 13 mars 2013, në 19:07 (7:07 pm), nga oxhaku i Kapeles Sistine, shllungë-shllungë, u duk tymi i bardhë, duke mos lënë dyshim se Kardinalët kishin zgjedhur Papë të ri. Më vonë, nga ballkoni i bardhë i Bazilikës së Shën Pjetrit, i veshur me të bardha, u duk Kardinali 76-vjeçarë, Argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, që tani e tutje do të quhet Papa Françesku. “Habemus papam!” thërrisnin nga turma në gjuhën latine, duke valvitur ombrellat dhe flamujt. “Kemi Papë!” Të tjerët thërrisnin, “Viva il Papa!” “Dëshiroj t’ju falënderoj për përqafimin tuaj”, tha Papa i ri, i veshur me të bardha, derisa mijëra njerëz vazhdonin të brohoritnin me gëzim. “Vëllezërit e mij Kardinalë kanë zgjedhur një që është nga shumë larg, por qe ku jam”. Duke folur Italisht, derisa bekonte besimtarët, Françesku kërkoi nga të pranishmit,

9

“Lutuni për mua, dhe do të shihemi së shpejti”. “Natën e mirë dhe pushim të mirë”, përfundoi Papa, me tonin e një prindi. Emisionet dhe komentatorët e botës nuk pushuan, duke e lavdëruar këtë zgjedhje dhe duke u mundua të gjejnë shkaqet dhe për të hyrë në mendjen e kradinalëve, përse kanë vendosë kështu. Papa Françesku është i pari në disa aspekte: I pari nga Anmerika Latine, i pari nga radhat e Jezuitëve, i pari nga jashtë Europës në 1300 vjet, që nga Gjoni V, Sirian i lindur në Antioki, që sot është pjesë e Turqisë. Jorje Mario Bergoglio, ka lindur në Buenos Aires të Argjentinës, më 17 dhjetor 1936, nga pridër italian. Mbas përfundimit të shkollës së mesme, regjistrohet në Universitetin e Buenos Aires ku, më parë se të fillonte trajnimin si Jezuit në Seminartin e Villa Devoto, merr diplomën e magjistrit në Kimi. Regjistrohet në fakultetin Filozofik e Teologjik të San Miguelit, ku diplomohet në filozofi dhe më vonë, në Freiburg të Gjermanisë doktorohet në Teologji. Në dhjetor 1969 shugurohet meshtar dhe në 1973 shërben si provincial i Jezuitëve në Argjentinë. Më 1980-1986 kthehet si rektor në “Alma mater” të tij, Fakultetitn Filozofik e Teologjik në San Miguel, ku shërben edhe si profesor i Teologjisë. Në qershor 1992, ai emërohet ipeshkëv titullar i Auca dhe ndihmës ipeshkëv i Buenos Aires, kurse në shkurt 1998 bëhët arqipeshkëv i Buenos Aires dhe pas tri vjetësh, në shkurt 2001, lartësohet në Kardinal nga Papa Gjoni Pali II. Më 2005 zgjedhet President i Konferencës Ipeshkvnore të Argjentinës dhe shërben si i tillë deri më 2011. Më në fund, sikur e cekëm më lartë, Kardinal Jose Mario Bergoglio, më 13 mars 2013, nga kolegët e vet, 115 Kardinalët e Kishës Katolike të Romës, zgjedhet Papë dhe merr emrin, sipas Shën Françeskut të Asizit — Françesk. Në emër të famullitarit Dom Pjetër Popaj, meshtarit Dom Viktor Dedaj, Këshillit të Kishës dhe mbarë Famullisë “Zoja e Shkodrës”, Papës së ri, Françeskut, i urojmë jetë të gjatë dhe të sukseshme në detyrën e rëndë baritore të Ipeshkvit të Romës.

Ad multos annos!


10

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Pope Benedict XVI’s farewell Angelus:

I will never abandon the Church “Dear brothers and sisters…The Lord is calling me to “climb the mountain”, to devote myself even more to prayer and meditation. But this does not mean abandoning the Church, indeed, if God is asking me to do this, it is so I can continue to serve the Church with the same dedication and the same love with which I have done thus far, but in a way that is better suited to my age and my strength”. “We will always be close in prayer!”. This was Pope Benedict XVI’s parting message on Sunday, during his last

Pilgrims such as a father and his young son from the earthquake devastated city of Aquilla, central Italy, who held aloft a homemade sign, thanking Pope

Angelus address. At noon the canons sounded from the Janiculum hill and the great bells of St Peter’s basilica rang out. And as the curtains were drawn from his study windows and the red papal banner unfurled, the ocean of pilgrims waiting below erupted. Emer McCarthy reports: They had come in their thousands, pouring into the square since early dawn, men, women and children, old and young, religious and lay Catholics. They held banners, emblazoned with messages of gratitude and farewell for the 85 year old Pope, who had guided them in the faith over the past eight years.

Benedict for having visited the city’s people in their time of need, for his material support and spiritual solidarity. Or the Dominican nuns from the Philippines who had held vigil since dawn praying the rosary. And beside them the young people in their sleeping bags, from Spain, Brazil, Mexico with their banner that read “the gates of hell will never prevail”. With outstretched arms and visibly moved, Pope Benedict greeted them all, repeating ‘grazie, grazie,’ as he attempted to quieten the crowds. An almost

impossible task. Then, as is tradition, he reflected on the Sunday Gospel, Luke chapter 9, which recounts the Transfiguration of the Lord. Dear brothers and sisters! On the second Sunday of Lent, the liturgy always presents us with the Gospel of the Transfiguration of the Lord. The evangelist Luke places particular emphasis on the fact that Jesus was transfigured as he prayed: his is a profound experience of relationship with the Father during a sort of spiritual retreat that Jesus lives on a high mountain in the company of Peter, James and John , the three disciples always present in moments of divine manifestation of the Master (Luke 5:10, 8.51, 9.28).The Lord, who shortly before had foretold his death and resurrection (9:22), offers his disciples a foretaste of his glory. And even in the Transfiguration, as in baptism, we hear the voice of the Heavenly Father, “This is my Son, the Chosen One listen to him” (9:35). The presence of Moses and Elijah, representing the Law and the Prophets of the Old Covenant, it is highly significant: the whole history of the Alliance is focused on Him, the Christ, who accomplishes a new “exodus” (9:31) , not to the promised land as in the time of Moses, but to Heaven. Peter’s words: “Master, it is good that we are here” (9.33) represents the impossible attempt to stop this mystical experience. St. Augustine says: “[Peter] ... on the mountain ... had Christ as the food of the soul. Why should he come down to return to the labours and pains, while up there he was full of feelings of holy love for God that inspired in him a holy conduct? “(Sermon 78.3). We can draw a very important lesson from meditating on this passage of the Gospel. First, the primacy of prayer, without which all the work of the apostolate and of charity is reduced to


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

activism. In Lent we learn to give proper time to prayer, both personal and communal, which gives breath to our spiritual life. In addition, to pray is not to isolate oneself from the world and its contradictions, as Peter wanted on Tabor, instead prayer leads us back to the path, to action. “The Christian life - I wrote in my Message for Lent - consists in continuously scaling the mountain to meet God and then coming back down, bearing the love and strength drawn from him, so as to serve our brothers and sisters with God’s own love “(n. 3).Dear brothers and sisters, I feel that this Word of God is particularly directed at me, at this point in my life. The Lord is calling me to “climb the mountain”, to devote myself even more to prayer and meditation. But this does not mean abandoning the Church, indeed, if God is asking me to do this it is so that I can continue to serve the Church with the same dedication and the same love with which I have done thus far, but in a way that is better suited to my age and my strength. Let us invoke the intercession of the Virgin Mary: may she always help us all to follow the Lord Jesus in prayer and works of charity. I offer a warm greeting to all the English-speaking visitors present for this Angelus prayer, especially the Schola Cantorum of the London Oratory School. I thank everyone for the many expressions of gratitude, affection and closeness in prayer which I have received in these days. As we continue our Lenten journey towards Easter, may we keep our eyes fixed on Jesus the Redeemer, whose glory was revealed on the mount of the Transfiguration. Upon all of you I invoke God’s abundant blessings!

11

BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT TË XVI

Lajmi se Papa Benedikti i XVI ka vendosur, që për arsye shëndetsore dhe të moshës, do të jap dorëheqjen në fund të këtij muaji, habiti dhe shokoi jo vetëm katolikët anë e mbanë botës, por edhe udhëheqsit politikë botërorë, të cilët menjëherë reaguan ndaj vendimit të paprecedencë të Papa Benediktit, i cili me vendimidn e tij u bë Papa i parë në pothuaj 600 vjetë që jepë dorëheqjen. Udhëheqsit politikë botërorë, nga të

Barak Obama me dashuri kujtoi takimin që kishte pasur me Papën në vitin 2009, duke e falënderuar Benediktin e XVI për “bashkpunimin me të gjatë katër vjetëve të kaluar. “Presidenti Obama, në reagimin e tij ndaj vendimit të papritur të Papës , tha se “Kisha Katolike luan një rol kritik në Shtetet e Bashkuara dhe në botë, dhe u dëshiroj çdo të mirë atyre që së shpejti do të mblidhen për të zgjedhur pas ardhësin e Shënjtërisë së Tij Papa Benediktit të XVI”, tha udhëdheqsi amerikan në deklaratën e tij. Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në reagimin e tij ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit u shpreh se, “Ai është një burr veprash dhe parimesh, i cili ka punuar për promovimin e të drejtave

gjitha kontinentet, shprehën admirimin e tyre për punën e tij pastorale, nënvijuan përvuajtshmërinë e tij dhe theksuan sinqeritetin e përpjekjeve të Papës Benedikt për të bashkuar popujt e e botës. Shumë prej tyre e shikuan vendimin e tij për tu larguar nga detyra e udhëheqsit shpirtëror të një miliard e 200-milionë katolikëve, si një vendim me kurajo, duke venë në dukje kontributet e tija jo vetëm për Kishën Katolike por për mbarë njerëzimin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara,

dhe dinjtetit të njeriut anë e mbanë botës, ku këto vlera e të drejta, shpesh u mohohen njerëzve.... Siç pat thënë Papa Benedikti gjatë një meshe në Washington, pothuaj pesë vjetë më parë, Amerikanët mbeten një popull me shpresë dhe se Amerika është një vend i lirisë dhe i mundësive njerëzore.” Sekreatri i ri amerikan i Shtetit, tha gjtihashtu se, “Papa beson, ashtu siç besojmë edhe ne, se cilësitë që e kanë bërë të fortë kombin tonë mund të kontribojnë dhe të ndihmojnë që edhe botën ta bëjnë më të lirë dhe

Fran SHKRELI


12

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

më të drejtë. Jemi të nderuar për bashkpunimin me Selinë e Shënjtë gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit që ai ishte Papë, dhe presim të vazhdojmë këtë bashkpunim edhe në të ardhmen në fusha të interesit të përbashkët midis kombit tonë dhe të Kishës Katolike”, përfundon mesazhin e tij Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Edhe udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, tha se vendimi i Papës për t’u larguar nga detyra e tij, “tregon një përvuajtshmëri të jashtzakonshme dhe dashsurinë e tij për Kishën.” Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, tha se ka “respektin më të thellë” për vendimin e Papa Benediktit, i cili me kombësi është gjerman. Zonja Merkel, bij e një prifti protestan, tha se “fjalët e Papës do të qëndrojnë me mua për një kohë shumë të gjatë”, dhe lavdëroi bashkombasin e saj, për atë që ajo tha se ishte” interesimi i madh që ai kishte për procesin e bashkimit evropian si edhe për promovimin e dialogut ndërfetar, në botë”. Kancelarja Merkel vazh-

doi duke vlerësuar Papën Benediktin si “Njërin prej mendimtarve më të dalluar fetarë të kohës sonë”. Kryeminsitri britanik David Cameron tha se Papa Benedikti i XVI ka punuar pa pritesë për të forcuar marrëdhënjet midis Britanisë së Madhe dhe Vatikanit, dhe shtoi se vizita e tij në Angli në vitin 2010 mbahet mend me shumë dashuri, nga populli britanik. Kryeminsiutri britanik tha gjtihashtu se mesazhi i Papës gjatë asaj vizite “për të punuar për të mirën e përbashkët”, bëri jehonë anë e mabanë vendit të tij. Presidenti francez, Francois Hollande, tha se nuk ka ndonjë koment të posaçëm për të bërë për vendimin e Papës, vendim, i cili shtoi ai, është i respektueshëm, një vendim që do të çojë në zgjedhjen e një pape të ri. Republika franceze, tha ai, përshëndet Papën për vendimin që mori. Ndër udhëheqsit e tjerë botërorë që reaguan menjëherë duke shprehur keqardhjen e tyre ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit, dhe duke i uruar çdo të mirë e shëndet në të ardhmen, ishin edhe Kryeminsitri i Kanadasë, Stephen Harper, Presidenti i Filipineve Benigno Aquino

dhe shumë udhëheqës të tjerë politikë e fetarë nga e gjithë bota. Bota mbarë u habit dhe u “shokua” nga vendimi i Papës Benediktit të XVI, për tu tërhequr nga detyra si udhëheqës shpirtëror, kryesisht sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në 600 vjetët e kaluara të historisë së Kishës Katolike, megjithëse një gjë e tillë nuk ndalohet nga ligjet kishtare. Guximi i Papa Bendiktit të XVI për të dhënë dorëheqjen pasi “fizikisht dhe mentalisht” nuk e ndiente veten të aftë për të kryer detyrën në mënyrë efektive, është për tu admiruar. Sikur edhe udhëheqës politikë dhe të tjerë, anë e mbanë botës, që mbajnë pozita të larta, do të kishin guximin dhe kurajon civile të marrin të njëjtin vendim kur për arsye të moshës ose për arsye të tjera të të kenë kurajon që të largohen vullnetarisht nga detyrat e tyre, ndonëse aftësitë e tyre mendore dhe fizike nuk janë të njëjtat me ato kur ata ishin në moshën 40-ose 50vjeçare. Vendimi i Papës Benediktit të XVI duhet të jetë një shembull i mirë për të gjithë se si duhet përballuar mosha dhe ngadalsimet mendore dhe fizike që sjellë ajo.

INAUGUROHET PAPA I TË GJITHËVE Të martën (më 19 mars) Kisha Katolike zyrtarisht inauguroi Papën e ri Françeskun para qindëra mijëra pjesëmarrësish dhe në prani të përfaqsuesve nga më shumë se 132 vendeve, personalitete të larta politike dhe fetare, mbretër, kryetarë shtetesh dhe përfaqsues të feve të ndryshme, përfshirë edhe ata nga komuniteti mysliman dhe hebrej. Media botërore vuri në dukje me interesim praninë e udhëheqsit botëror të ortodokësve të krishterë, Patriark Bartollomeun, duke shënuar kështu herën e parë që një udhëheqës ortodoks merr pjesë në inaugurimin e një pape ç’prej përçarjes së madhe midis Ortodoksizmit dhe Katolicizmit, pothuaj një mijë vjetë më parë. Pasi përshëndeti dhe falënderoi udhëheqsit botërorë dhe delega-

cione të ndryshme nga mbarë bota si edhe trupin diplomatik, — në fjalimin e rastit — Papa Françesku foli për jetën e përditëshme, për jetën aktuale të të gjithë njerëzve, me të gjitha të mirat dhe vështirsitë, duke u bërë thirrje udhëheqsve botërorë dhe të gjithë popujve që të kujdesen dhe të mbrojnë të varfërit. Ai pruri si shembëll, Shën Jozefin, si mbrojtsin dhe përkrahsin e Familjes së Shënjtë, duke u thënë të pranishëmve se të gjithë duhet të jemi të tillë, “që të mbrojmë të tjerët, ashtu që të mund të mbrojmë krijesën.” Me një ton ekumenik, Papa Françesku u tha të pranishëmve nga e gjithë bota se, “Thirrja për të qenë ‘mbrojtës’ nuk u drejtohet vetëm të krishterëve”, pasi, sipas tij, kjo fjalë “ka një dimension që është thjeshtë njerë-


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

zor dhe përfshinë të gjithë njerëzit… e që do të thotë mbrojtjen e të gjithë krijesave, e të bukurisë së botës… do të thotë respektim për secilin prej krijesave të Zotit, si dhe respektim për ambientin në të cilin jetojmë.” Sipas Papës Françesk, ‘mbrojtës’ do të thotë gjithashtu “kultivim i miqësisë së sinqertë, në bazë të së cilës ne mbrojmë e përkrahim njëri tjetërin në besim, respekt dhe mirësi. Sepse në fund të fundit, çdo gjë na është besuar neve që ta mbrojmë, dhe të gjithë jemi përgjegjës për mbrojtjen e krijesave të Perendisë. Të bëhemi, pra, mbrojtës të dhuratave të Perëndisë”, tha Papa i ri. Duke theksuar që “të mos kenë frikë nga mirësia”, Papa Françesku u bëri thirrje, sidomos, “atyre që janë në detyra përgjegjësie në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore si dhe të gjithë burrave dhe grave të vullnetit të mirë, që të gjithë së bashku të veprojmë si ‘mbrojtës’ të krijesës, si mbrojtës të planit të Perëndisë ashtu siç është skalitur në natyrë, dhe njëkohësisht, si mbrojtës të njëri tjetrit dhe të mjedisit në të cilin jetojmë.” Duke iu drejtuar personaliteteve të shumëta të politikës dhe udhëheqësve botërorë, Papa tha se “nuk duhet të harrojmë se fuqia ose pushteti politik i vërtetë bazohet në shërbimin ndaj të tjerëve”, duke shtuar se, “vetëm ata (pushtetarë) që shërbejnë me dashuri mund të mbrojnë” njerëzit dhe mjedisin. “Mos të lejojmë që shënjat e shkatërrimit dhe të vdekjes të shoqërojnë përparimin e kësaj bote”, u tha Papa përfaqsuesve botërorë në Vatikan me rastin e inaugurimit të tij si udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike Fund javën që kaloi, Papa i ri u takua me përfaqësues të medias

nga mbarë bota, dhe duke i përshëndetur ata me fjalët, “miqë të dashur”, ai foli për rolin e medias, si një rol i pazëvëndsueshëm që ajo luan në shoqërinë moderne në të cilën jetojmë. Pastaj ai u foli mijëra gazetarëve botërorë – të cilët kishin shkuar në Vatikan për të mbuluar zgjedhjen e tij si Papë — mbi ato që ai cilësoi si “treshja e komunikimit”, që sipas tij janë: “E Vërteta, Mirësia dhe Bukuria”. Papa Françesku u shpjegoi

“Thirrja për të qenë ‘mbrojtës’ nuk u drejtohet vetëm të krishterëve”, pasi, sipas tij, kjo fjalë “ka një dimension që është thjeshtë njerëzor dhe përfshinë të gjithë njerëzit… e që do të thotë mbrojtjen e të gjithë krijesave, e të bukurisë së botës… do të thotë respektim për secilin prej krijesave të Zotit, si dhe respektim për ambientin në të cilin jetojmë.” gjithashtu gazetarëve se si ai erdhi tek vendimi për të marrë emërin Françesk. Ai u tha atyre se pasi u zgjodh nga konklava e kardinajve, kardinali brazilian, Claudio Hummes i përshpëriti në vesh duke i thënë: “Mos i harro të varfërit.” Fjala të “varfërit”, tha, “më mbeti në mendje dhe në zemër”, shtoi ai. Papa u tha gazetarëve se menjëherë më shkoi mendja tek Shën Françesku i Asisit, duke shtuar se, “Shën Françesku ishte një njeri i paqës, njeri i varfër dhe një njeri që e donte dhe e mbronte mjedisin…. Unë do të dëshiroja një Kishë të varfër dhe në shërbim të të varfërve”, u tha Papa gazetarëve botërorë. Shën Françesku rrjedhte nga një familje aristokrate, nga jeta

13

lluksoze e së cilës ai qe larguar për të jetuar me të varfërit e qytetit të tij. Duke u uruar atyre çdo të mirë në punën e tyre dhe familjeve të tyre, Papa u kumtoi gazetarëve botërorë, bekimin në heshtje, për respekt shtoi ai, pasi “jo të gjithë të pranishmit i përkasin fesë Katolike dhe ka të tjerë që as nuk besojnë. Unë respektoj ndërgjegjen e secilit prej jush, duke ditur se secili prej jush është fëmij i Perëndisë”, përfundoi Papa Papa Françesku e përfundoi fjalimin me rastin e inaugurimit të tij dje, me një mesazh shprese për të gjithë, duke thënë se, “në mes të errësirës së madhe, ne sot kemi nevojë të shohim dritën e shpresës dhe të bëhemi burra dhe gra që sjellim shpresën për të tjerët. Për të mbrojtur krijesat e Perëndisë, për të mbrojtur çdo burrë e grua, dhe duke i konsideruar ata me dashuri dhe dhemshuri, do të thotë të hapësh një horizont shprese për ta, si një dritë që depërton retë e zeza, e që sjell ngrohtësinë e shpresës për të gjithë.” Siç i tha gazetës Washington Post Arkipeshkvi Italian Giancarlo Maria Bregantini, Papa Françesku, “Nuk të le përshtypjen e një profesori. Ai flet si një mik i yti. Ai i thotë gjërat e mëdha me një ton të thjeshtë.” Si i tillë, shënjat e para — duke u bazuar në deklaratat e thjeshta por të sinqerta si dhe në sjelljet e deritanishme — janë se me inaugurimin dje të Papës Françesk, gjërat do të ndryshojnë në Vatikan për nga stili po se po, por duket se edhe nga përmbajtja. Por vetëm koha do të tregojë se cili do të jetë roli që ai do të luaj dhe influenca që ai do të ushtrojë në të ardhmen, brenda Kishës që ai kryeson si dhe në mbarë botën.


14

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

EDIKTI I MILANOS NË TË VETMIN SIMPOZIUM SHKENCOR NË AMERIKË (Meditim në Kishën “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork) Në pasditën e gjashtë Qershorit fjalimet e shkurtëra, por kuptimplote të organizatorëve Dom Pjetër Popaj dhe Mark K. Shkrelit, si dhe Luigj të dy kumtesave shkencore të ligjëruara nga Prof. Gjon Frani ÇEKAJ Ivezaj dhe Prof. Dr. Shinasi Rama, d.m.th. të katër personaliteteve, që i 2013, në sallën komode “Nëna dhanë edhe tonin e duhur tubimit. Tereze” të Kishës Katolike “Zoja e Në mbarim të takimit, si gjithShkodres” në Hartsdale të Nju monë, famullitari mikpritës Dom Jorkut, u mbajt një simpozium tejet Pjetër Popaj, për të pranishmit i rëndësishëm shkencor me shtroi një koktej të thjeshtë, i cili, përkushtimin: “Edikti i Milanos”, në kuptimin alegorik, vuri vulën e me rastin e 1700 vjetorit të mbajtjes mirëseardhjes të gjithë atyre së tij. njerëzve, që morën pjesë në këtë Pikësëparit dhe si për fillim, e ngjarje shumë të rëndësishme kulpame të arsyeshme, që t’u sqarojmë turore e shkencore. lexuesve të revistës “Jeta Katolike”, se fjalës së shqipëruar “Edikt” i përkon më së mirit, fjala latine Të falënderojmë Zotin! “Edictum” apo dhe “Edicere”, e Amen! cila ka kuptimin e foljes tonë urdhërore: “Thuaje jashtë”, gjë që Hapja e Simpoziumit nga Dom është si me thënë ndyshe, Pjetër Popaj “Lajmëroje” këtë vendim ose edhe pak më troç, shpërndaje sihariqin Të falënderojmë Zotin. Amen! gjithëseku të mundesh. Dhe përsëri, të falënderojmë përjetMbajtja e simpoziumit, në sisht të madhin Zot, për gjithçka të kushtet e diktuara të një komunitetit mirë, të qëndrueshme, dhe të emigrant, siç janë edhe shqiptarët e besueshme, që na ka dhënë edhe ne Nju Jorkut, duket sikur fiton vërtetë shqiptarëve si individë, si kombësi përmasa historike, si dhe shënon dhe si popull, krejtsisht të veçantë edhe një tjetër sukses të ri, në dhe si të privilegjuar nga të tjerët. kuadrin e njohur të veprimtarive Thashë të priviliegjuar, sepse atdhetare dhe kulturore, të Kishës pikërisht në këtë pasdite të bukur, Katolike “Zoja e Shkodrës”, e ku, dhe si të shenjtë qershori, kur ne po deri në buzëmbrëmjen e gjashtë rikujtojmë së bashku Ediktin e qershorit, mungonte vetëm ky sim- Milanos, me rastin e paharruar të pozium shkencor! 1700-vjetorit të shpalljes së tij, Ky shkrim është sendërtuar nga gjëja e parë që na vjen ndër mendje autori, me rradhitjen kronologjike është vija Dardane e familjes, si dhe të zhvillimit të punimeve të kuven- emri i Kostandinit të Madh, perandit shkencor, ku, siç do t’a lexoni, dorit më të famshëm Romak, i cili, janë përshkruar me besnikëri, të dy krahas bashkimit të Lindjes me

Busti i mermertë i Kostantinit të Madh Perëndimin, themelimit të Kostandinopojës, etj. legalizoi edhe Krishterimin, d.m.th. vuri themelet e kulturës dhe qytetrimit Europian. Dhe ju e dini mirë, se deri në ditën e fillimit të zbatimit të vendimeve të Edikti historik, kur kishat dhe të krishterët do të mbroheshin edhe me ligjin perandorak, të krishterët e kudondodhur ndiqeshin, persekutoheshin dhe dënoheshin kaq mizorisht, sa sot për sot, dhe sidomos këtu tek Amerika e të gjitha lirive, sikur të mos evokojmë padrejtësitë e të kaluarës që t’i sherbejmë së ardhmes, është vështirë që të besohet... Tashti dhe me qenë se Edikti i Milanos, sipas udhëzimeve të Vatikanit po rikujtohet e po bekohet, pothuajse nga të gjithë popujt e vendeve të krishtera, ne shqiptarëve logjikisht na duhet që t’a rikujtojmë dy herë: Së pari, si ngjarje me


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

rëndësi të jashtëzakonshme botërore; dhe sëdyti, sepse Kostandini i Madh, ashtu sikur do t’a shihni edhe vetë nëpër kumtesat shkencore që do të mbahen në këtë simpozium shkencor, është një gjeni puro shqiptare, ani pse në lashtësi, të parët e fiseve tona thirreshin Dardanas dhe Ilirë.

15

Historiani anglez R. MacMullen na kumton se “Vija e familjes së Konstandinit të Madh dhe e Valentienit ishin personalitete dardano-ilire”.

e të cilave, këtu e 17 vjet të shkuara, nën drejtimin dhe kujdesin redaktorial të zotërinjve: Mark Shkreli, Klajd Kapinova, Ismer Mjeku dhe Simon Vukli, shtampohen edhe nëpër rubrikat e larmishme të revistës “Jeta Katolike”, e ku Mark Shkreli, siç dihet është kryeredaktor i saj. Por edhe Mark Shkreli, në përshëndetjen e vet konçize dhe të matur i ra muhabetit edhe pak më së shkurti se Dom Pjetri, megjithse tha diçka të dhimbëshme dhe si të papritur, duke i vetëshpjeguar audi-

eranca dhe mëshira, kryejnë krime nga më të tmerrshmet dhe më të pabesat, që mund të kryhen prej antinjerëzve dhe ku, si modele kryekrimesh, të papara në historinë e Amerikës, Marku e drejtoi gishtin në shkatërrimin e të dy kullave të Nju Jorkut, si dhe në shpërthimin e bombave rrugëve të qytetit të Bostonit, gjatë zhvillimit të një maratone të zakonshme pranverore, spektaklin e bukur të së cilës, vëllezërit vrasës Tsarnaev, siç u pa, e lanë deri edhe me gjak fëmijësh të pa fajshëm.

Ky, pak a shumë, ka qenë edhe fjalimi simbolik i të përndershmit Dom Pjetër Popaj në orarin e hapjes së simpoziumit shkencor: Edikti i Milanos, në 1700-vjetorin e shpalljes së tij, i mbajtur në sallën madhështore “Nëna Tereze” të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, i organizuar nga Qendra “Nëna Tereze” dhe Këshilli i Kishës. Në vijim, Dom Pjetër Popaj ia dha fjalën z. Mark K. Shkreli, ku e falënderoi sinqerisht dhe publikisht, për kontributin e tij të shkëlqyer, dhe gati gjysëm shekullor, në të gjitha veprimtaritë atdhetare dhe kulturore të Kishës “Zoja e Shkodrës”, veprimtari si të panumërta dhe të mëdha, materialet

torit, si për fillim, edhe marrëzitë e ralla të krishterëve europianë, e ku si shembull, për të keq, ai përmendi ish luftrat e pakuptimta midis Protestanëve me Katolikët e Irlandës, për të cilat, ashtu si Mark Shkreli, ish Presidenti i Sh.B.A., z. Bill Clinton, ka thënë, si me shpoti: “Ngatrresat mes Protestanëve me Katolikët e Irlandës, u përngjajnë ca njerëzve të dehur në një pijetore, të cilët nga që nuk mbajnë mend se ku ndodhen dyert, orvaten që të dalin përjashta nga dritaret”. Dhe përveç kësaj që thashë, vazhdoi të vërente prap Maku me shqetsimin e tij, ende ka popuj të pabindur dhe vende terroriste të cilët, duke mos i njohur, dhe duke mos besuar në dy parimet bazë të doktrinës së krishterë, që janë: tol-

Dante Alighieri, autori i Komedisë Hyjnore, me tri kryevepra, Parajsa, Purgatori dhe Ferri: “Shqiponjën Kostandini e ktheu nga Lindja në Perëndim, që don të thotë, se shpendi shkoi te malet nga kishte dalë”. Së fundi Mark Shkreli, radhën për të folur ia la Prof. Gjon Franit Ivezaj, jeta dhe vepra e të cilit, siç doli nga prezentimi që iu bë para se të fillonte ligjëratën, na dha të kuptojmë se kishim të bënim me një historian të ditur dhe serioz, i cili, më parë se sa të ulej në tavolinën e këtij simpoziumi, përveçse bibliotekave Shqiptare, kishte hulumtuar e gjurmuar nga pak rreth Ediktit të Milanos dhe Kostandinit të Madh edhe në disa nga bibliotekat më të vjetra dhe më të


16

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

pasura të Europës, siç janë dhe konsiderohen p.sh. Biblioteka e Romës, Biblioteka e Athinës dhe Biblioteka e Raguzës, një mrekulli e vërtetë historike dhe kulturore, trashëguar nga antikiteti i kahershëm. Madje faktin që Prof. Ivezaj ishte përgatitur shumë seriozisht në kumtesën e vet, sikur e vërtetonte paksa anash edhe vetë e folmja si me ngut e profesorit, që siç dukej, të gjitha materialet që shfletonte nëpër letra, i dinte edhe përmendësh, dhe

hoc signo vinces!” Të cilat përkthehen - Se nën këtë shënjë, do të fitosh!, e ku si shënjë nënkuptohet Kryqi i Jezu Krishtit ” V. Laurentiano, ish deputet në parlamentin italian, në vitin 1904, “Francezët që në Paris mendojnë se Epiri i duhet dhënë Greqisë për hir të Sokratit, a e dinë se Diokleciani, babai i sistemit juridik botërorë ishte Ilir”? Drejtuesi i Simpoziumit Mark

të shteteve të Lindjes, për kundërshti ai zuri të flasë qetsisht, si i çliruar nga emocionet, shumë i sigurtë në argumentimet historike, që komentotnte dhe me një shkodranishte të pastër dhe të moderuar, e cila nga të gjithë shkrimtarët më të disiplinuar gjuhsorë të Veriut, të kujtonte Dom Ndre Mjedën si dhe poetin e pa epërm Martin Camaj. Dhe Prof. Shinasi Rama, në këtë simpozium shkencor, sikur e bëri “copë e thërrime historinë”,

prej të cilave në kujtesën e auditorit, shpresojmë të kenë mbetur të ngritura si “monumente kulturore” shumë thënje e fraza të tij, prej të cilave natyrisht po veçojmë informacionin më të rëndësishem, që lidhet me shndrrimin e Kostandinit të Madh nga një perandor i zakonshëm si të tjerët në një perandor të krishter, që i hapi portat e botës Krishterimit: “Sipas legjendës, në pragun e luftës së Saxa Rubra-s, në mbrëmjen e një beteje, Kostandini pa në ëndërr Jezu Krishtin. Por edhe në mëngjesin e ditës tjetër ai pa një Kryq si të mbivendosur në Diell me këto fjalë të shhkruara Latinisht: In

Shkreli, ia dha më pas fjalën Prof. Dr. Shinasi Rama: Drejtor i Programit Master i Arteve në Departamentin e Politikës dhe zëvendës drejtor i Qendres Alexander Hamilton për ekonominë politike në New York University. Ndërkohë, filloi që të zbërthente idetë më kryesore të kumtarisë së vet edhe Prof. Shinasi Rama, njëri nga intelektualët më të shquar në komunitetin shqiptaro-amerikanë të Nju Jorkut, i cili, në dallim nga Prof. Ivezaj, preferoi të fliste pa karta në dorë dhe pa dosje letrash para syve, ashtu siç veprojnë dëndur zëvëndës ministrat e kulturave

duke na bindur dhe stërbindur, nëpërmejt dëshmive konkrete të shkruara prej korifejve të saj, sa për rëndësinë e padiskutueshme të vendimeve si të përjetshme te “Edikti Milanos” nga njëra anë, po aq edhe për faktet kryeneçe dhe fatin e mirë, që shumica e arshivave ndërkombëtare të historisë antike, nga ana tjetër, Kostandinin e Madh e promovojnë dhe e trajtojnë si personalitet Dardan, një alternativë ndërplanetare dhe gati heroike, që provon para gjithkujt të kaluarën e lavdishme të shqiptarëve dhe që si një tjetër kolanë e fuqishme vertebrale, do ta mbrojnë gjithmonë si të


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

papërkulur edhe trupin e vetë shqiptarizmit. Dhe ndërsa Prof. Shinasi Rama shpjegonte e i rishpjegonte gjëra të ndryshme papushim, mua po më rikujtohej, si në tym, kur Shenasiu i vogël kur ishte fëmij, ashtu i veshur me rrobe verore si Tom Sawyer i Mark Twain, vinte dhe luante futboll me shokët e moshës së vet kalamaj në oborrin e gjimnazit “Jordan Misja”... Mandej kaluan shumë vjet, që Shenasin nuk e pashë më, pasi, sikur u muar vesh më vonë, kishte ikur për studime të larta në Tiranë. Por, është vërtetë për t’u çuditur, se edhe kur në vitet ‘90 Shenasi Rama doli në krye të studentëve shqiptarë, për të shkatrruar diktaturën, mua gjithmonë Shenasiu më ripërfytyrohej mitingjeve që transmetoheshin në R.T.Sh. si në oborrin e gjimnazit “J.M.” bile bile i veshur edhe me shorca, duke më sjell në mendje, si për shejtan, edhe shiritin e filmit të trishtuar italofrancez “Burri me pantallona të shkurta”, ku, fëmijtë e braktisur nga prindërit, nëpër jetimoret e Parisit, bënin arkivola për pleqët e braktisur nga fëmijët, nëpër azilet e Romës. Edikti i Milanos në dy kryeqytetet e Ballkanit Kostandini i Madh, çka është për t’u lavdruar, u përkujtua me shumë respekt dhe “gjakftohësi”, nëqoftse mund të shprehemi edhe kështu, edhe në kryeqytetin i Shqipërisë, Tiranë, në një konferencë shkencore të projektuar dhe të mbikqyrur nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, me ftesën e të cilës mori pjesë edhe vetë Kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha. Mirëpo, ndërsa në Tiranë valët e

shqiptarizmit të Kostandinit të Madh rridhnin me qetësi, si ujrat e Drinit të Bardhë gjatë verës, kryeqytetin e Serbisë sikur e lagnin dy lumej: Danubi dhe Nacionalizmi irrident. Por, dhe për çfarë arsyejet po bëhet gjithë kjo shamatë masmediash në Beograd, mund të pyesin çdo njeri që nuk e din mirë kuptimin e foljes shqipe “me grabitë”! Pse? Kinse me demek, Kostandini i Madh, na paska qenë serb, me të vetmën alibi reale se Flavius Valerius Costandinus, ka lindur në qytetin Nassus - Nishi i sotëm, i cili, ndodhet aktualisht brenda kufijve shtetëror të Republikës Serbe. Kështu që brenda kësaj logjike gjimnazistësh, do të theksoja, se edhe njëri nga filozofët më të sofistikuar të Gjermanisë, Emanuel Kant, për derisa ka lindur në Konisberg të Rusisë, duhet që të jetë rus dhe jo gjerman! Papa Klement Albani, duke lindur në Itali, nuk mund të njihet më si arbër, por si romak! Madje edhe Korsikanasi Napoleon Bonaparti, sipas përrallzave me Kostandinin, të njerkës “Borba”, duhet që të vetëngushllohet me një pasaportë të thjeshtë franceze dhe... vetëm kështu se ndryshe s’bën! Por sa për këtë “vogëlsi” ballkanase, ne shqiptarët, nuk duhet që të mërzitemi edhe aq fort, duke patur parasysh se Ballkani, është edhe vëndlindja e artit, ku tek e fundmja mbisundojnë krijimtaritë?! E keqja më e madhe është, kur manipulimet historike, si për të alarmuar Euro-Botën, arrisin të kapërcejnë deri nëpër shtigjet komerciale të Hollivudit, siç ka ndodhur me xhirimin e filmit “Udhëkryqi i Kostandinit” sipas motiveve të romanit me të njëjtin titull, të autorit të njohur sllav Dejan Stojkoviq.

17

Por, dhe për të xhiruar këtë film keqinformues, siç e ka cikur para meje prifti historian Dr. Dom Nikë Ukgjini, shteti i saporindërtuar i Serbisë, ka investuar rreth 100 miljon dollarë amerikan, një shifër provokuese kjo, e cila duke sponzoruar realizimin një “loje” provokuese, ka provokuar dhe ka hutuar me qindra dhe me mijëra shikues amerikanë nga të gjitha sferat e dijeve... Kurse në midisin e të rreth një milion shqiptarëve, që mendohet se jetojnë në Sh.B.A., jo vetëm që nuk u kujtua dikush që, si për shembull, të rrasin në gjyq Hollivudasit për “mashtrim historik”, qoftë edhe për ndonjë senzacion të domosdoshëm gazetaresk apo televiziv, sa për t’u kujtua beogradasve, se edhe ne shqiptarët dimë që të “luajmë”, nëpër filma disi ndryshe... por edhe të gjithë përgjegjësinë morale dhe shkencore të përkujtimit të Ediktit të Milanos dhe Kostandinit të Madh, sikur ia u lanë të ngarkuar mbi vetë dijen e tyre të afirmuar kombëtare vetëm dy epiqendrave më të shqiptarizuara në Nju Jork, siç dallon gazeta “Illyria”, me botues shkrimtarin e talentuar dhe patriot z. Vehbi Bajramin, si dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” së Nju Jorkut, në krye të së cilës prifti idealist Dom Pjetër Popaj, vendin e dytë, pas Ungjijve dhe Familjes Shejte, siç duket edhe nga “punët e denja dhe të drejta” që kryen, ia ka rezervuar për gjithmonë çeshtjes së atdheut... Winston Churchil, qytetar nderi i ShBA-së, kur dihet se ketu ka vetëm gjashtë qytetarë nderi, një nga të cilët, si për mrekulli, është edhe shënjetorja shqiptare e mrekullive Nëna Tereze. “Perandorët nga më të famshmit në Romën antike, kanë qenë Iliras”.


18

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos Perandori ilir dhe dokumenti që ndryshoi historinë, duke transformuar Perëndimin Kastriot Marku Viti 2013 shënon 1700­vjetorin e Ediktit të Milano­s, lëshuar nga perandori Kostandin, datë e cila shënon një ngjarje të rëndësishme për historinë e qytërimit perëndimor Europian. Dioqeza e Milano­ s duke nisur nga 6 dhjetori 2012 deri më 6 dhjetor 2013, e ka shpallur këtë vit kalendarik, si vit përkujtimor, për të cilin ka ngritur edhe një Komitet shkencor dhe një Komitet organizativ të kordinuar nga Monsignor Erminio De Scalzi, Vikari Ipeshkvor i ngarkuar për ngjarjet e veçanta. Në këtë shkrim do të përpiqemi që të sjellim një kronologji të shkurtër rreth perandorit Kostandin dhe rëndësisë së këtij dokumenti. Kostandini I (lat. Flavius Valerius Constantinus), i njohur edhe siKostandini i Madh, ishte perandor romak me origjinë ilire, që sundoi 31 vjet, prej vitit 306 deri në vitin 337 pas Krishtit. Ishte djali i koman­ dantit ilir Kostanc Klorit (Constantinus Chlorus) dhe iElenës, (e cila më vonë do të konsiderohej shenjtore dhe do të përmendet si pelegrinia e parëqë udhëtoi në tokën e Shenjtë të Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjellë në Statuja e Kostandinopojë Kryqin e Vërtetë). Kostandini lindi rreth vitit 280, në zemër të provincës romake në Nish (Nassius të Dardanisë Iliri), sot Nishi në Serbi, saktësisht në Mesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje larg lumit Margus (Morava). Nishi ose Nasisus, sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vend­ banim ilir/shqiptar, që është përvijuar si i tillë deri aty nga fundi i shekullit të XIX, d. m. th. pra edhe shumë më vonë se ard­ hja e Serbëve dhe Sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shekullin e VII. Kështu që origjina e Perandorit Kostandini i Madh, me të drejtë pra­ nohet si iliro­shqiptare nga histori­ ografia serioze. Në një aspekt tjetër kup­

timor, duket qartë se përpos faktit të predikimit të Shën Palit në viset e Ilirisë, me Kostandinin, dëshmohet sërish se qenë ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ata që pranuan dhe përhapën zyr­ tarisht Krishtërimin në Europën pagane. Kostandini e kaloi rininë në oborrin e perandorit Dioklecian, i cili edhe ai ishte ilir, nga Dioklea Dukla (Mali i Zi). Në vitin 293, perandori Dioklecian e kishte ndarë perandorinë për lehtësi qeverisjeje në katër pjesë, sistem ky që u quajt tetrarki,

Kostantinit te Madh në York të Anglisë afër proklamuar Augustus në vitin 306 duke mbajtur për vete Lindjen dhe duke ua besuar pjesët e tjera Maksimianit, Galerit dhe Kostanc Klorit, (ky i fundit babai i Kostandinit). Sistemi i ri funk­ sionoi deri në vitin 305, kohë kur Diokleciani abdikoi nga froni, duke e detyruar edhe kolegun e tij të bënte të njëjtën gjë. Galeri e Kostanc Klori u emëruan augustë gjatë një ekspedite në Britani. Me 26 qershor 306, Kostanc Klori vdiq. Legjionarët e Eburakumit, bashkëpunëtorë të të të atit në Britani –pjesa më e madhe e të cilëve ishin gjer­ manë dhe keltë, e shpallën/proklamuan Kostandinin august, bashkëperandor, por meqë ky akt nuk u njoh zyrtarisht, u

detyrua të qeveriste prej atje ku ishte në atë vend të largët deri në vitin 311, kohë kur Galeri vdiq në Sirmio. Në njezetë vitet e ardhshme ai u detyrua të luftonte kundër rivalëve të tjerë për fronin perandorak, të cilët ishin: Maksimiani, Masenci, Licini, Galeri e Maksimin Daia. Gjithsesi kishin mbetur tre persona që duhej të ndanin mes tyre pushtetin suprem: Licini që sundonte Ilirinë, Trakinë e Provincat e Danubit; Maksimini që kishte pjesën lindore të perandorisë, dhe Kostandini, por edhe Masenci, që edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjesë aktivive në luftën për pushtet. Më 312 Galeri e Maksimiani vdesin dhe Kostandini pas disa betejave ripush­ ton Italinë, lidhet në aleancë me Licinin, për më tepër duke i dhënë për grua tëmotrën nga babai, Kostancën dhe i kundërvihet Masencit. Sipas legjendës, në prag të betejës se Saxa Rubra­s, në mbrëmjen e një beteje, Kostandini pa në vendit ku është ëndërr Krishtin. Ditën tjetër pa një Kryq të mbivendosur në Diell me këto fjalë të shkruara: “In hoc signo vinces!”. Nën këtë shenjë, do të fitosh! (Është fjala për shenjën e Kryqit!)”Kjo profeci shënoi fillimin e dilemës së tij për t’u konvertuar si i krishterë. Pas kësaj ai në të vërtetë e mposhti Maxentius në betejën e Urës së Milvianit, afër Romës e njohur si Beteja e Saxa Rubra­s, e cila përfundoi në favor të Kostandinit, i cili bëhet zoti i plot­ fuqishëm i gjithë Europës. Senati italian e priti fituesin si shpëtimtar të Romës dhe e njohu ligjerisht si fitimtar, duke i dhënë titullin august. Kështu Kostandini hipi në fronin e perandorisë romake të Perëndimit, duke u vënë krahas Licinit, i


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

cili tashmë qe proklamuar august dhe perandor i Lindjes qysh në vitin 308. Përpara se të nisej për në Milano, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik të familjes së Lateranëve dhe ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës, atë të Shën Gjonit të Lateranos. Në ditët e para të janarit të vitit 313, Kostandini u largua nga Roma për t’u takuar me Licinin. Kostandini ishte me origjinë ilir dhe njëkohësisht ndihej po ashtu edhe romak për kulturë dhe edukim. Këtëe dëshmojnë faktket dhe ngjarjet politike përgjatë jetës së tij. E pikërisht duke vijuar ecjen në këtë hulli, themeloi edhe Romën e Re mbi Helespont, me rite të krishtera, por pa hequr dorë nga formulat tradicionale të fesë së lashtë të shtetit. Kostandini i Madh (274­337­ës), Perandori Romak (306­337) është i pari perandor Romak i kthyer në fenë e Krishterë. Në moshën

timi i të Krishterëve mori fund dhe bashkëperandori i Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit (ediktit të Milano­s) në vitin 313, që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane. Të dy perandorët përmes ediktit të Milanos shpallen se: «kemi vendosur të garanto­ jmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sig­ urojmë të krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besi­ mi që t’u pëlqejë, me qëllim që çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”. Edikti[nga lat. edictum, edicĕre «njoftoj, lajmëroj”që do të thotë “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpallje­ je»], është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit, i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Edikti i Milanos ishte doku­

Portreti i Kostantinit të Madh (Gaius Flavius Valerius Constantinus) në monedhën romake rinore, ai besonte se Zoti i Romakëve SOL (Dielli). Dita e dielë që prej asaj kohe është ditë e shenjtë pushimi, ven­ dosuar nga ai në vitin 321, kur do të ishte më pas perandor. Kësisoj, nga një pagan adhurues i diellit, Kostandini nisi të shihte krishtërimin si një sjellës të Fitores, prandaj vendosi të ndalohej keqtrajtimi i të krishterëve. Fillimisht i kishte ndëshkuar rreptë, egër me bru­ talitetin tipik të një iliri, pa asnjë lloj mëshire, por më vonë dalangadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin po aq tipik të një iliri fisnik. Mw vonw Kishës i dha mbrojtje dhe dhurata financiare. Kështu Kostandini pa në Perëndinë e Krishterë, prurësin e fitores. Por hapi më i rëndësishmë në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit/dhënies së lirisë së fesë përtë krishterët. Kryqëzimi dhe keqtraj­

mentiqëi dha krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisë. Ai hapi një epokë të re historike, e cila u lejoi të krishterëve në të gjitha sferat e jetës, pozita të rëndësishme në shoqërinë perandorake, përkundrejt rrezikut të persekutimit që kishte ekzis­ tuar më parë. Edikti lejoi për të parën herë mundësinë e zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, duke i hequr kështu paganizmit ekskluzivitetin e fesë shtetërore. Edikti i Milanos themeloikështu një fazë tranzitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve duke vendosur njëko­ hësisht këtëdokument si një kufi his­ torik, i cili shënoi nga ana e tij një moment të veçantë dhe mjaft të rëndë­ sishëm të zhvillimit të doktrinës politike

19

të Kishës romane. Asokohe, ishte në modë të ishin dy bashkë­perandorë, ose edhe tre. Dy perandorët Kostandini dhe Liçinio mbetën miq për një kohë të shkurtër. Kostandini nuk mund të pra­ nonte askënd pranë famës dhe emrit të tij. Vetëm pak muaj më vonë pas hartim­ it të tij(ediktit) Liçinio dhe Kostandini patën mosmarrëveshje sërish sepse për të parin në dekret ishte bërë një lëshim tejet i madh i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve. Kur Maksimin Daia mposhtet nga rivali i tij Licini, midis dy augustëve, Kostandinit dhe Licinit shto­ het rivaliteti deri aty sa shpërthen një luftë e vërtetë për pushtet, e cila shpërtheu në vitin 314, luftë e cila do të zgjaste plot nëntë vjet, për të përfund­ uar në vitin 323 me betejën e famshme të Krisopolit (Uskudar), ku Licini u kap i gjallë, u gjykua dhe u ekzekutua. Me fitoren e Kostandinit në dy betejat e zhvilluara mes tyre, (beteja e Adrianopolit dhe ajo e Krisopolit), ai doli ngadhnjyes si një kampion i Krishtërimit dhe në vitin 324 bëhet kështu i vetmi perandor për Lindjen dhe Perëndimin njëherazi, i njohur si“Totius orbis imperator”. Paraardhësi i tij, Diocleciani kishte nisur të bënte ndarjen e autoritetin civil nga ai ushtarak. Kostandini i Madh e përfundoi këtë nismë me vlerëdhe e shpalli veten komandant suprem. Qeveria qendrore drejtohej nga Kostandini dhe këshilli i tij, ndërsa senati rimori fuqinë që kishte pasur në shekullin e III pas. Krishtit Kostandini shpërndau gjithashtu famëkeqen gardën Pretoriane. Ai u bë perandor edhe për çështjet fetare duke qenë në të njëjtën kohë edhe perandor dhe papë. Kostandini i Madh po ashtu e ndau perandorinë në katër prefektura, por gjithnjëduke mbetur ai vetëperan­ dori absolut, ide këto të nisura që më parë nga nga paraardhësi i tij Diokleciani. Ai krijoi gjithashtu një Këshill të Kurorës, i njohur me emrin sacrum consistorium, i cili përbëhej nga antarë të përhershem. Senati romak dhe ai i Bizantit u shndërruan në këshilla të zakonshëm qytetare. Urdhëroi prerjen e monedhave të reja prej ari, të cilat mbeten themeli i këmbimit deri në rënien e perandorise bizantine (Kostandinopojës) pas 11 shekujsh në vitin 1453. Vendosi të ndërtonte një


20

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

qendër të re të Perandorisë, Kostandinopojën (Stambollin e sotëm në Bosfor, Turqi), larg Romës, diku afër Trojës se famshme antike, mbi qytetin 7 mijë vjeçar Buzeanum, ose i njohur si Byzantium, kryeqen­ drës së perandorisë së mëvonshme të Bizantit. Ndërtimi i kryeqytetit të ri madhështor, të cilit i dha emrin e tij, nisi në vitin 326 dhe përfundoime një ceremoni madhështore përurue­ semë 11 maj të vitit 330. Ai u ndër­ tua me sa duket me arsyetimin se Roma nuk pasqyronte më realitetin e perandorisë së re kristiane; për shkak të një zhvillimi premtues të Lindjes nga pikpamja ekonomike si dhe të parandalimit të rreziqeve të mundshme që mund t’i vinin peran­ dorisë nga kjo anë. Kostandini ndër­ toi Kisha në Tokën e Shenjtë, ku sipas tij e ëma kishte gjetur kryqin origjinal, ku ishte mbërthyer Krishti. Kostandini gjithashtu drejtoi edhe këshillin e Niceas në vitin 325. Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i Krishterë, pak para vdek­ jes së tij mesditën e 22 majit 337. Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor. Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht. Kostandini i Madh konsiderohet si një ndër njerëzit më me ndikim në të gjithë historinë. Ai ështënjë ndër fig­ urat më të mëdha të historisë Europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro­shqiptare gjatë mijëv­ jeçarin të parë. Ai ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre, shtetin e së cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt duke u shndërruar kështu në figurë qendrore që themeloi Europën e krishterë të mesjetës. Për më shumë shih: Jacob Burckhardt, Costantino il Grande e i suoi tempi. Sansoni, Firenze, 1957. 493 pp.

U mbajt Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York 2013″ Beqir SINA BEQIR SINA, New York Sipas zyrës së Department of Parks of Westchester County, që është bashkë organizues i kësaj ngjarjeje me Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, Harsdale, New York, në këtë Piknik kan qenë rreth 3500 – 4000 veta. Valhalla Westchester County, New York: Çdo vit, komuniteti shqiptaroamerikan i zonës Tri-Shtetëshe NYNJ-CT, në nderim të Ditës së Traditës dhe trashëgimisë Shqiptare, mban një Piknik, i cili është më i madhi në Amerikë, dhe më i organizuari deri tani. Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York”, është kthyer në një festë të gjallë të muzikës shqiptare, valleve tradicionale, simboleve tona kombëtare, aktiviteteve sportive, kulturore e artistke dhe ushqimëve shqiptare në ditën e saj vjetore. Si çdo vjet, edhe kësaj të diele, ajo është mbajtur në një nga parqet më të mëdha publike në këtë zonë, Kensico Dam Plaza (a 98 acre park), në Valhalla, Westchester County, New York. Kjo ngjarje është mbajtur nën kujdesin e Departamentit të Parqeve të Qarkut Westchester dhe Qendrës

Kulturore ”Nëna Tereze” të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Kjo ngjarje vjetore është një haraç për kulturën shqiptare, duke përfshirë edhe veshje tradicionale shqiptare, instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi të rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe të shijuar ushqim tradicional shqiptar. Kultura ofrohen nga këngëtarët popullor shqiptar dhe kërcimtarët e Grupit të Vajzave dhe Djemëve të Kishës, “Rozafati”. Përveç kësaj, ajo është një kënaqësi për të plotësuar një ngjarje familjare, duke e kombinuar atë me sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku tipike si ato që mbahen në Amerikë. Sipas zyrës së Department of Parks of Westchester County, që është bashkë organizues i kësaj ngjarjeje me Qendrën “Nëna Tereze” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, Harsdale, New York, në këtë Piknik kan qenë rreth 3500 – 4000 veta. Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York”, u ndoq nga personalitete të shquara të komunitetit dhe zyrtarë të lart të Qarkut Westchester. Përveç famullitarit Dom Pjetër Popaj dhe meshtarit Dom Viktor Dedaj, ishin prezent edhe dy meshtarë nga Shqipëria, Dom Ernest Troshani dhe Dom Gjergj Meta. Prefekti i Qarkut Westchester, z. Rob Astorino, me disa nga zyra e tij, moren pjesë në piknik. Zoti Astorino, me fjalë të zgjedhura, i


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

përshendeti të pranishmit, duke i ftuar edhe ata që nuk janë banorë të Westchester-it, sot ta ndiejnë vetën në shtëpinë e vet, t’a ndjenë “veten pakëz shqiptarë”, në këtë “sofër” gjigande të krenarisë dhe bujarisë shqiptare. Ceremoninë e hapi drejtuesi i aktivitetit, z. Fran Çotaj, duke ju dëshiruar mirëseardhjen të gjithëve dhe duke prezentuar orkestren “Toska” dhe këngëtarët Gëzim Nika, Kela Deda, Lisa Junçaj dhe Aferdita Hoxha, të cilët vazhduan argëtimin deri në mbyllje, në orën 7 të mbrëmjes. Piknikun festiv e gjallëruan edhe më shumë grupi artistik “Rozafati” i Qendres “Nëna Tereze”, me drejtoreshë Gina Çotaj dhe koreografe Angjelina Nika. Kurse shumë të rinj e të reja, pa ndonjë lidhje me ndonjë grup artistik, të cilët ishin veshur me kostume popullore iu bashkuan vallëtarëve në vallëzime. Mark Shkreli, Drejtor i Qendrës “Nëna Tereze”, rrefet se si ata kan arritur qëllimit që këta të rinjë e të reja, të ruajnë traditën dhe kulturën shqiptare, ashtu edhe për të krijuar lidhje miqësore me fëmijë të tjerë me të cilët i bashkojnë lidhjet me botën shqiptare, në mërgim. Shkreli, i tha gazetës Bota Sot, vetë fakti që, në të njëjtën ditë dhe të njëjtën kohë, ishte edhe një aktivitet tjetër i organizuar nga Plavë-Gucia, do ta konsideroja se u arrijt qellimi. Gjithsesi, tha ai, kur marrin pjesë më se tri mijë vetë, nuk mund të konsiderohet tjetër përveç

arritje e lartë, dhe, gjeja më e rëndësishme duhet të jetë ndërlidhjet mes të rinjve shqiptarë, pa dallim besimi apo krahine. Të gjithë ishin SHQIPTRARË, theksoi ai. “Në çdo pjesë të parkut të madh, theksojë Shkreli, ndihej vetëm gjuha shqipe, tingëllonte kënga shqipe, kërcehej vallja shqipe. Fushat e gjera të sportit ishin plot e përplot me të rinj që tentonin të fitonin trofeun e ditës. Me siguri që, gjatë kësaj pasditje u shëndrruan shumë numra telefonash, shumë emaile, apo mjete të tjera të komunikimit.” Ai vuri në pah edhe një nga karakteristikat kryesore të këtij pikniku, që sipas tij, ishte gjithpërfshimsia e shqiptarëve, pa kurrëfarë dallimi. “Vihej re, ceku Shkreli, se edhe nga rajoni Plavë Guci,

21

edhe pse edhe ata kishin një piknik të ngjajshëm, kishte mjaft të pranishëm në këtë të Kishës. Pra, sikur e thotë shpesh famullitari, Dom Pjetër Popaj, ‘këtu dallohej ata që na bashkon e jo që na ndanë’. Kjo është kënaqësi e madhe për çdo shqiptar vullnetmirë, të cilit përkatësia fetare nuk i bëhët pengesë.” Ky Piknik duket se i shërben asaj ndjenjës së thellë shpirtërore të bashkëjetesës e respektit ndaj njeri tjetrit dhe vendit ku jetojmë, Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet nderimit e mbajtjes gjallë të trashëgimisë sonë kulturore, dhe kulutrës e simboleve Amerikane. Në gjitha anët e parkut dalloheshin edhe qytetarë të etnive të tjera, si dhe të racave të lloj-llojshme. Interesimi i tyre, natyrisht, ishte të mësonin diçka


22

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

pë Shqipërinë, për shqiptarët, për gjellnat e ndryshme që nuk i kishin shijuar më parë dhje se ku mund të gjindeshin restorante që shërbejnë këto gjellna. Shumë nga ata, edhe të moshuar, provonin të kërcenin vallet shqiptare. Ky piknik, tha zoti Mark Shkreli, ishte një konfirmim i seriozitetit të organizatorit, tashmë të konsoliduar, dhe angazhimit për arritje të shkëlqyera dhe krijimit të lidhjeve të ngrohta mes anëtarëve, organizatorëve, dhe vullentarëve të Kishës, që japin një kontribut

në mbarëvajtjen e piknikut. “Kisha Katolike ‘Zoja e Shkodrës’, tanimë, u shpreh zoti Mark Shkreli, është konfirmuar si bartëse e kulturës dhe artit shqiptar në ShBA. Mos të harrojmë se manifestimet më të mëdhaja që organizohen në ShBA, përveç Ditës së Traditës Shqiptare sot, janë Festivali Shqiptar, i cili për më se 20 vite (22 pë të qenë i sakët) bashkon rreth tri mijë spektatorë dhe qet në skenë rreth 300 artistë amatorë dhe profesionistë; Karnavali treditorë, në trollin e Kishës, me pjesëmarrje të më

përveç priftit si organizator, dallohet edhe hoxha.” - thotë Drejtori i Qendrës “Nëna Tereze”. Pikërisht në ora 07:00 të mbrëmjes, kur edhe ra sipari i Piknikut “Dita e Traditës Shqiptare – New York 2013, u dorëzuan trofetë dhe medaljet fituesve të futbolit, të renditur sipas suksesit: në vend të parë skuadra Albanian Brothers, me lojtarë nga i gjithë komuniteti i New Yorkut,,në vend të dytë Cemi nga Malsia – New York, dhe në vend të tretë skuadra e djemëve të Kelmendit nga New York-u.

se pesë mijë veta; mbrëmje gazmore për të rinjt çdo muaj, shenim i të gjitha datave të rëndësishme nga historia, letersia, etj., gjithmonë duke përfshirë të gjithë komunitetin të Tre-Shtetëshit New York-New Jersey-Connecticut, ku,

Për të rinjt dhe të rejat, manifestimi nuk përfundoi me kaq, ahengu u zhvendos në Qendrën “Nëna Tereze” dhe vazhdoi deri në orët e vona të natës.


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

23

Zgjedhjet në Famullinë “Zoja e Shkodrës” (Gruaja e parë kryetare e Këshillit) Në fund të mandatit tim si Kryetar i këshillit të Kishës, BERISHAJ dëshiroj ti falënderoj të gjithë, në krye me Dom Pjetër Popaj, famullitarin tonë të përkushtuar dhe të palodhshëm, për mbështetjen, mirëkuptimin dhe besimin e plotë. Gjatë krejt mandatit, kam pasë bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të gjithë anëtarët e Këshillit të Kishës. Dëshiroj t’i falënderoj këshilltarët, të cilve poash­ tu, sivjet u përfundoi mandati: Gjon Chota, Dodë Curanaj, Anton Dedvukaj, Mhill Gjuraj, Age Ivezaj, Filip Lala, Gjon Lleshaj, John Parubi, Lekë Perlleshi, Zef Rudaj, Gjokë Selca, Martin Smajlaj dhe Pjetër Zagreda, për të angazhimin e tyre në organizimet e shumta, mbikqyrjet, ndihmen e tyre të pakyrsyer... Të gjithë së bashku kemi organizuar aktivitete të ndryshme: 50­vjetorin e Lidhjes Katolike Shqiptaro­Amerikane, Festën e famullisë, Dita e Traditës shqiptare, Karnavalet, 28 Nëntorin, 100­vje­ torin e Pavarësisë, etj. Të gjitha këto janë organizuar me sukses, falë komunikimit të anëtarëve tonë, si dhe

Leonardo

bashkëpunimit të Këshillit me Qendrën “Nëna Tereze”. Të gjithëve antarëve që u vazhdon mandati deri në vitin 2015, u deshiroj suksese dhe aktivitetet e punën e tyre në Këshill t’a kryejnë si deri tani. Ato janë: Margarita Gazivoda Kocovic, Dedë Gjonaj, Frank Zadrima, Gjeto Dushaj, Lekë Gojani, Nuo Palushaj, Pal Nikollaj, Vasel Junçaj, Vasel Smajlaj dhe Zef Shkreli. Anëtarëve që posa filluan detyrën në Këshill, e të cilët do të vazhdojnë deri në vitin 2017: Lule Gjokaj, Mark Dedvukaj, Lekë Vataj, Anton Boga, Zef Curanaj, Simon Vukel, Tonin Lumaj, Marjan Cubi, Martin Çotaj, Lukë Pllumbaj, Pjetër Vuksanaj dhe Gjelosh Narkaj, u dëshiroj punë të mbarë. Jam i bindur të gjithë sëbashku do të vazhdojnë, që gjith­ një të japin kontribut për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Kishës dhe komunitetit tonë, në pikëpamje fetare, shoqërore dhe kulturore. Ne, që posa na mbaroi mandati, ju pramtojmë se do të vazhdojmë të japim kontributin tonë të pakursyer, kurdo që t’a nevojitet ndihma jonë. Zoti u bekoftë!


24

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

DARKË SOLEMNE E FAMULLISË “ZOJA E SHKODRËS” Famullia “Zoja e Shkodrës” vazhdon traditën e filluar më 1970, në mencën studentore të Fordham University, nga themeluesi i saj, i përndershmi Mons. Zef Oroshi. Në restorantin Maestro’s, në Bronx, u shtrua darkë solemne, në nder të pajtores së famullisë, pajtores së gjithë Shqipërisë, “Zojës së Këshillit të Mirë” e mirënjohur tek ne si “Zoja e Shkodrës”. Në praninë e rreth 400 vetave, hapjen e bëri drejtuesja e darkës zonja Margarita Kocovic, e cila, mbas fjalës përshëndertëse, ftoi Të Përndershmin Dom Viktor Dedaj, për të bërë bekimin, duke theksuar se famullitari Dom Pjetër Popaj ishte në Shqipëri, për të marrë pjesë në kremtimin e 20-vjetorit të vizitës së papës Gjon Pali II në Shqipëri dhe shugurimit të hierarkisë kishtare shqiptare. Më pas zj. Margarita paraqiti folësin e rastit, Kryetarin e Këshillit të Kishës, z. Leonardo Berishaj, i cili, në fjalimin e tij, paraqiti historikun e famullisë “Zoja e Shkodrës” si dhe aktivitetet e organizuara gjatë dekadave të egzistencës së saj. Argëtimi u udhëhoq nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika me Albert Popaj në keyboard dhe grupi “Rozafati” i Qendrës “Nëna Tereze” pranë Kishës sonë. Në përmbyllje të darkës u tërhoq loteria e pasur. Në vazhdim po botojmë fragmente nga fjalimin i z. Leonardo Berishaj. “Kisha jonë, famullia jonë, u krijua si fryt i një bashkëpunimi të përkushtuar dhe të pakushtëzuar të meshtarëve dhe të parëve tanë të emigruar, që erdhen në këtë vënd nga kampet e ndryshme të Italisë apo Greqisë, e të cilët ishin të ikur nga sistemet komuniste shqitare dhe

jugosllave, e me qëllim që familjeve të veta t’ua sigurojnë kushtet më të mira, gjithmonë duke ruajtur fenë dhe traditën, dhe duke dhënë kontribute për ta ndihmuar vendlindjen e tyre. Që nga ardhja e tyre këtu, me vullnetin, punën dhe donacionet e tyre, kanë mundësuar ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kishës dhe famullisë sonë. Pra, vullnetarët, puna dhe kontributi i tyre këtu, që nga fillimi janë “përgjegjësit” kryesorë për këtë që është arritur deri sot - kemi kishën tonë, famullinë tonë, që është famullia shqiptare më e fortë dhe më e zhvilluar në SHBA. Do të kthehemi disa dekada në të kaluarën, që nëpërmes të disa forografive, dhe datave, të shohim se si u zhvillua krijimi, ndërtimi dhe mbajtja e famullisë dhe kishës sonë. Në fillim, famullia ishte e përbërë prej disa dhjetëra besimtarësh, mirëpo sot

ai numër është shumë më i madh; pjesëtarë të famullisë janë nga të gjitha pjesët shqiptare - Shqipëria, Kosova, Malësia, Ulqini... Më 16 qershor 1962, u formua Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane, me nismëtarë Dom Zef Oroshi dhe At Andrew Nargaj. Themelimi i kësaj Lidhjeje u bë në St. Ciryl’s Church në 62 Saint Mark’s Place (8th Street Between 2nd and 3rd av.) New York, NY. Me formimin e kësaj lidhje, e ka zanafillen edhe Qendra Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në mbledhjen e parë të përgjithëshme të Lidhjes Katolike ShqiptaroAmerikane, të mbajtur më 21 korrik 1962, u zgjodh Këshilli i parë që përbëhej nga shtatë anëtarë: Dr. Enrik Gurashi - kryetar, Tonin Mirakaj - sekretar, Loro Stajka – arkatar, dhe anëtarët Zef Çupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani. Kryetar i dytë ka qenë Çesk Ashta, e pas dy viteve, kryetar i QKSHA zgjidhet Tonin Mirakaj. Mesha e parë, për një grup të vogel Katolikësh në New York, u celebrua nga At Andew Nargaj, në verë të vitit 1961 në Kishen “The Nativity Catholic Church” në 44 2nd Avenue, New York, NY. Që nga viti 1961, meshët në gjuhën shqipe kremtohëshin në qendra të ndryshme. Komuniteti katolik shqiptar vazhdon të rritet dhe kërkonte vend më të madh. Për këtë arsye u ble edhe një ndërtesë e cila ishte e ngjitur me Qendren, me shumën prej $30,000. Në atë truall u


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

25

ndertua kisha e re e “Zojës së Këshillit të Mirë”. Ndertimi filloi më 15 Maj 1978, kurse më 14 janar 1979 u bë bekimi i kishës nga eminenca e tij Terence Cardinal Cook. Në vitin 1973, Dom Lazer Sheldia formon Qendren e dytë Katolike në New York. Shërbimet fetare Dom Lazri i jep në qendra të ndryshme, por më së shumti në “Holy Rosary” në Eastchester rd. Bronx, NY. Monsinjor Dr. Zef Oroshi në vitin 1966, fillon botimin e “Jetës Katolike”. Editorët e parë ishin: Kolë Cuni dhe Çesk Ashta, kurse bashkpunëtor ishin Zef Pashko Deda, Tonin Mirakaj, Mhill Marku, Zef Nekaj etj. Në vitin 1689/1970, u bashkangjiten edhe Ndoc Vulaj, Mark Shkreli dhe Frank Shkreli.

Revista nuk botohet nga viti 1985 deri në vitin 1996. Nga viti 1996, revista vazhdon të botohet panderprerë nën mbikqyrjen dhe drejtimet e kryeredaktorit Mark Shkreli, që është vullnetar e aktivist i palodhshëm, njeri shumë i afërt me kishë. Është kryetar i Qendres Nëna Tereze dhe anëtar i Këshillit financiar, ka qenë anëtar dhe kryetar i Këshillit të kishës disa herë, si dhe drejtor shumëvjeçar i Festivalit shqiptar. Në fillim të vitit 1978, me iniciativën e Dom Rrok Mirditës, pran Qendrës katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” krijohet grupi i parë kulturo-artistik “Rozafati”. Pikënisja e krijimit të këtij grupi ka qenë kori i kishës. Anëtarët e parë të korit ishin: Fran Shala, Miliana Mirakaj dhe Gjon Junçaj. Korit i bashkangjiten edhe vullnetarë të tjerë, dhe erdhi deri tek krijimi i Rozafatit. Kostumet kombëtare për

Rozafatin i ka punuar zonja Prena Shala. Për herë të parë, në vitin 1982, Rozafati dha një koncert jashtë shtetit të New York – ut dhe doli para publikut bashkatdhetar në qytetin e Detroitit (Michigan). Rozafati muar pjesë në darkën që u organizua me rastin e shugurimit meshtararak të të përndershmit Dom Pjetër Popajt, me datën 24 Nëntor 1985, ku moren pjesë 1013 musafirë. Kjo ka qenë darka më e madhe që mbahej mend në komunitetin tonë deri në atë kohë. Në vitin 1986, Rozafati qe pjesëmarrës në programin kulturor në “Statue of Liberty Centenial” Harbor Festival, mbajtur në New York City. “Rozafati”, ka qenë grupi kryesor, që ka ekzekutuar në Festivalin e parë shqiptar në vitin 1991, dhe në të gjitha festivalet që vijuan. Aktiviteti i fundit i rëndësishem i Rozafatit ishte pjesëmarrja e tij në 100 vjetorin e pavarësisë, ku qenë


26

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

truallit u nënshkrua me datën 26 shtator 1989, nga i përndershmi Dom Rrok Mirdita, në prani të anëtarëve të komisionit të bashkimit të dy kishave, zotërinjve Tonin Mirakaj, Lekë Gojçaj, Prelë Sinishtaj dhe Ndue Shala. Me datën 3 dhjetor, 1995 bekohet guri i parë i themelit të kishës së re. Me donacione të shumta, me sakrifica të mëdha të anëtarëve të famullisë sonë, e nën mbikëqyrjen dhe udhëzimet e Dom Pjetër Popajt, kisha u ndërtua, dhe më 25 dhjetor 1998, Ditën e Krishtlindjes, u kremtua mesha e parë, kurse më 25 prill të vitit 1999 u bë shugurimi i Kishës “Zoja

të ftuar nga Ministria e kultures e Shqipërisë. Më 16 nëntor 1985, në Katedralen e Saint Patrick, në Manhattan, NY, nga shkëlqësia e Tij John Cardinal O’Connor, u shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë – Dom Pjetër Popaj. Më 24 nëntor 1985, Dom Pjeter Popaj kremton meshën e parë në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmës famullitar në kishën shqiptare “Zoja e Këshillit të

Palin e Dytë – gjatë studimeve, pastaj në vitin 1988, gjatë shtegëtimit në Itali, si dhe në vitin 1993.kur Papa vizitoi Shqipërinë. Disa herë u takua edhe me Nënën Tereze. Një herë u takua me Papën Benediktin XVI. Dom Pjetër Popaj, 27 vite me radhë është në krye të famullisë së Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe gjithnjë është plotësisht i përkushtuar në shërbim të fesë e të kombit. Në kishën tonë sot, si ndihmës famullitar, shërben Dom Viktor Dedaj, më parë ndihmës famullitar ka qenë edhe Dom Nikolin

e Shkodërs”. Me ndërtimin dhe inaugurimin e kishës “Zoja e Shkodrës”, filloi një veprimtari e gjithanshme aktivitetesh fetare, kombëtare e kulturore për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan. Arqipeshkvi i New York-ut, John Kardinal O’Connor, me rastin e shugurimit të kishës së re, tha se konsekrimi i kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ ishte me të vërtetë një celebrim e gëzim po të marrim parasyshë historinë e kombit shqiptar dhe dëshirën e tij për të qenë i lirë për t’iu lutur Perendisë.

Mirë”. Kur në vitin 1993 Imzot Rrok Mirdita emërohet argjipeshkëv i DurrësTiranës, largohet nga famullia jonë, dhe Dom Pjetër Popaj emërohet administrator i Kishës “Zoja e Shkodrës”. Dom Pjetri është takuar 3 herë me Papën Gjon

Pergjini. Në vitin 1989, pas shumë përpjekjeve, u gjet vendi i përshtatshëm prej 5 hektarësh (12 acres), në 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, këtu ku jemi sot, dhe kontrata e blerjes së

Falë organizimit të tillë, kjo kishë e ka bërë këtë qëndër (Qendra “Nëna Tereze”, red.) një mjedis ku të rinjtë e të rejat e tri besimeve, zhvillojnë edukimin e tyre patriotik dhe kulturor me qëllim të ruajtjes dhe të zhvillimit të mëtejshëm të traditave dhe të ndërgjegjes kombëtare. Me daten 7 shtator 1989, kisha jonë organizoi akademi me rastin e 300 vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, ku ligjerues ishin: At Daniel Gjecaj, Prof.


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Arshi Pipa, Prof. Engjell Sedaj dhe Dr. Ibrahim Rugova. Ndër të tjera janë organizuar edhe seminar perkujtimor i Dom Ndre Mjedës, ku ligjerues ishin: Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe Prof. Arshi Pipa, si dhe seminari perkujtimor i At Gjergj Fishtës. Ne vitin 2012, Këshilli i kishës “Zoja e Shkodrës”, organizon seminar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro Amerikane. Ligjerues ishin: Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjeter Popaj dhe z. Tonin Mirakaj, kurse fjalen kryesore e mbajti z. Fran Shkreli. Ajo që në menyrë tradicionale organizohet çdo vit, është Festivali shqiptar. Festivali i parë u organizua në tetor të vitit 1991, në Bronx. Udhëheqës të programit ishin Jane Sugerman dhe Gjovalin Nikçi, kurse drejtor i festivalit

të parë ishte z. Tonin Mirakaj. Çdo vit me 28 nëntor, Ditën e pavarësisë së Shqipërisë thuhet meshë për të gjithë deshmorët e kombit shqiptar dhe në kompanjelin e kishës ngritet flamuri kombëtar. “Dita e trashëgimisë shqiptare’’ – një nga veprimtaritë e shumta vjetore të organizuara nga Kisha ‘’Zoja e Shkodrës”, është kthyer në një aktivitet masiv që synon të mbaj gjallë traditat kulturore dhe të forcojë lidhjet e miqësisë midis gjithë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen e tyre. Detyra jonë është të vazhdojmë ata që filluan të parët tanë. Të gjitha arritjet e kësaj famullie që nga krijimi i saj, duhet të na japin vullnet që të vazhdojmë me punë dhe me aktivitete. U jemi mirenjohës të gjithëve që në çfarëdo mënyre kanë dhënë kontribut në krijimin e famullisë

27

sonë, të cilen e kemi detyrë dhe obligim ta mirëmbajmë dhe ta ruajmë, në menyrë që gjeneratave të ardhshme t’ua sigurojmë që fjalën e Zotit ta ndëgjojnë në gjuhën amëtare, duke ruajtur fenë dhe traditen tonë. Meqënëse është hera e fundit që ju drejtohem si kryetar i këshillit të kishës, dëshiroj të ju falenderoj të gjithë vullnetarëve për kontributin e tyre, të gjithë anëtarëve të Këshillit të Kishës për bashkëpunim dhe mirëkuptim gjatë këtyre viteve. Ndihem i kënaqur dhe i plotësuar. Besoj se edhe ju ndiheni kështu, sepse kjo famulli është fryt i kontributit, mundit dhe punës së të gjithë neve. Dëshiroj dhe shpresoj që në këtë mënyrë do të vazhdohet edhe në të ardhmen. (Redaksia)

PO KJO, A DUHET ME U BESUE?!.. Elteri i Shna Ndout i rindertuem në Kishen e Fretenëve në Shkoder

etem e verteta historike e ngjarjeve në Qytetin Martir të Shkodres, kryesisht mbas vitit 1944, na banë me besue até që Bota e qytetnueme e quen Mbrekulli e Dorës së Zotit. Mbas vitit 1944, kur erdhën në pushtet komunistët, për pak vite ata nuk e zbuluen fytyrën e tyne të vërtetë ateiste e kryesisht ate antikatolike, kjoftë shoveniste sllave apo anadollake. Madje, në ditët e para të Janarit 1945, kur ka ardhë në Shkodër vetë terroristi Mehmet Shehu dhe ka vizitue Gjimnazin “Illyricum” të Françeskanëve në Gjuhadol, aty ai u ka folë studentëve për vlerat e mëdha Atdhetare dhe kulturore të Asaj shkolle që nga themelimi i Saj në vitin 1875. Në Shqipni erdhi nji kohë që shumica e njerëzve na dukeshin se nuk

V

besonin në Zotin. Nuk asht aspak me u çuditë. Në vitin 1967, kur Enver Hoxha me Ramiz Alinë kishin nxjerrë nga kllefi shpatat e tyne të përgjakuna në luftë kundër Zotit, Fesë, Klerit Katolik dhe simbas

Fritz RADOVANI

tyne edhe kundër “zakoneve prapanike”, ose ma sakt kunder At Shtjefen Gjeçovit, i vramë nga serbët... At vit në letrën që At Pjetër Mëshkalla i ka drejtue me 5 Prill 1967, terroristit të Spanjës, shokut të kriminelëve dhe të “armëve” të “Revolucionit”, Mehmet Shehut, që ishte asokohe kryeministër, Ai i shkruen: “...Kur në vj. 1945, në Tiranë, me 8 Mars, unë u ankova Juve,

Shkelqesë, se kishem ndigjue prej komunistave fjalët: ‘Këte Kishë do ta bajmë kinema’; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as armiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba nji propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit...”. Me datën 15 Nandor 1946 Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u kthye në burg. Të gjithë klerikët që u ndodhën aty u konsideruen të arrestuem si “armiqë të popullit”. Pra, pa pasë kalue as dy vjet, Ata profesorë që kishin edukue Atdhetarët prangohen në hekura si “armiqë”! Me datën 16 në darkë dhe në të zbardhun të datës 17 Nandor 1946, rreth orës 02.00 të mengjezit, forcat e Sigurimit të Shtetit, të drejtueme nga shefi i sigurimit të Shkodres, kasapi Zoji Themeli, me Pjerin Kçirën, Hulusi Hakon, Dilaver Sadikunn, Gjovalin


28

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Mazrrekun, Lin Çollakun etj., fusin në Kishën Françeskane pranë kuvendit “Burg”, arkë municioni, armë të vjetra, mitraloza etj., dhe i mëshehin nën Elterë të Shna Ndout dhe të Zemrës së Krishtit. Armë u futën edhe nën Statujën e Shna Ndout. Atë ditë drejtues të organizatave të grues, rinisë, frontit etj., vizitojnë Kishën e shpërthyeme nga Sigurimi naten, që Populli i Shkodrës me pa me sytë e vet rolin reaksionar të Klerit Katolik, që donte me përmbysë Pushtetin “me armë”. Në darkë, operatorët jugosllavë xhiruen film me Klerikët pranë Elterëve ku “u gjetën” armët e vume nga vetë ata me spijunët tonë të Sigurimit në sherbim të shovenistëve serbë. Proceset e Fretënve të akuzuem për futjen e këtyne armëve vazhduen gati dy vjet. Askush nuk ndigjoi nji nga gjyqet e zhvillueme të kësaj ngjarje. Me 11 Mars 1948 u pushkatuen: Imz. Frano Gjini, At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Don Nikollë Deda, të akuzuem për këte vepër. U dënuen shumë të tjerë si: At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Dodaj etj., me shumë vite burg të randë mbi 20 vjet. Kishte shumë nga ata që nuk u besonin komunistëve, po kishte edhe të tjerë që i besonin. Në vitin 1967, të lid-

hun si mishi me thonin e kalbun me “vëllaznit” kinez, në Shqipni, u zhvillue “Revolucioni Ideologjik Kultural”. Shqipnia u shpall “Shteti i parë ateist në botë”. Ata që e kujtojnë atë kohë, besoj se nuk mund të harrojnë ankthin e nji Populli: “Çka po ndodhë me mue sonte?!...” Lufta e pamëshirshme u ba kundër Kishës, Klerit, Popullit Katolik e Musliman të Shkodrës dhe kujtdo që mund të dyshohej nga komunistët dhe terroristët e Sigurimit të Shtetit “i pakënaqun”, madje edhe mbrenda radhëve të vetë partisë dhe spijunëve të saj. Ma në fund u mbyllën të gjitha Kishat e Xhamijat. Shumë klerikë Katolikë shkuen edhe nji herë ndër burgje. Shumë Kisha u kthyen në stalla, magazina, vatra kulture kooperativash, etj. Katedralja e Shkodrës u ba pallat sporti, Kisha e Motrave Stigmatine “Sallë gjyqi klerikësh” (Klubi i Rinisë), Kisha e Fretënve u ba “Kino Klub Punëtori”. Të gjitha, pa përjashtim, u vodhën, tue fillue nga parmakët e mermerit, gurët e kompanjelave, kumbonët, sahatat, shalldanat e deri tek unazat e Ipeshkvijve ndër vorrezat e Atyne Kishave. Kisha e Zojës, tek Kalaja, Kisha e Rusit, dhe Ajo e Vaut të Dejës e shek. XIII, mbas zhgatrrimit me dinamit,


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

u rrafshuen fare. Këtë fat pat edhe Xhamija e Parrucës, ku qylymat e saxhadet u vodhën nga komunistët, spijunë veteranë. Me porosi të Ramiz Alisë, u projektue “Muzeu Ateist” mu në qendër të Shkodrës. Flitej se aty janë vendosë shumë objekte nga ata të Kishave e Xhamive, shoqnue me karikatura dhe fotografi të ndryshme kundër Fesë dhe besimeve. Unë nuk e kam vizitue kurrë, prandej edhe nuk di saktësisht çka përmbante ky muze... Koha eci ma shpejt se mendonim na. Dikund, aty nga Moska, hagrepët e sahatit të madh të Kremlinit, filluan me ra mbi kumbonët e ndryshkuna pa e kuptue njeri se dishka po ngjiste!... Shtëpia e Bardhë mori pamjen e nji tempulli ku Reagani dukej sikur nji Përmendore... Në horizontin e Vatikanit doli ylberi!... Muri i Berlinit ra!...1989. Edhe pse e djegun dhe e zharitun, ngrihej Aty në mes të atyne selvijave në Rrëmaji, mes vorresh e gropash pa Shenj tek kryet t’Atyne Martirëve të Fesë e t’Atdheut, na dukej e zhdukej nga frika, ankthi e mosbesimi, hija e Skenderbeut, me mjekerr të bardhë e të thinjun si biluri e murrlani e merrte me vete tue u naltue drejt nji kupole të shembun, me dorën nalt. Ai sillte sa andej këndej nji pelhurë me vija bojëqielli të nji Nanës së Madhe Shqiptare, që Bota mbarë u përul para Saj. Ishte pikërisht ajo, Shpresa jonë e humbun,... që u Ringjall!... Liria e Fesë - Liria e Atdheut – Liria e Njeriut të robnuem per nji gjysë shekulli! Ja pra, binomi gati i harruem “Fé e Atdhé” i Françeskanëve Martirë Shqiptarë! U riparue Kisha Katedrale, që edhe pse e shihnim me sy, s’na besohej se ishte mes nesh madhështia e Atij Burri, po, e Atij që komunizmin e shembi me kulm e temel, Polaku Trim Vojtila, për të cilin u flijue nji Kler Katolik, jo vetëm, tue mos i ra mohit po edhe tue dhanë jetën për Té. Ai brohoriste në Zallin e Kirit: “Rrnoftë Papa e Rrnofshin Katolikët në Botë... E zani u fikej tue thirë Rrnoftë Shqipnia e Lirë!” U riparue edhe Kisha Françeskane në Gjuhadol. Kur hyna herën e parë, them të drejtën m’u mbushën sytë me lot... Ishte krejt e pastër dhe e dritëshme, po mue m’u duk shumë e vorfën. M’u kujtuen Klerikët, që dikur fëmijë i ndihmonim në Meshë, por që s’ishin ma asnji. Eltërët ku gjyjzoheshim dhe me kemtarët ndër duertë e njoma tonat tymosej Ai vend

29

krejt ndryshej... As lampadari i bukur që varej në mes të Kishës nuk ishte ma... Asnjeri nuk kishte as tek vendi i korit që dikur ushtonin zanet e rinisë shkodrane... heshtje... Të gjitha figurat dhe veprat e artit nuk ishin ma! As parmakët e mermerit nuk ishin aty... As Udha e Kryqit, aq e bukur me bazorelievet e Saj artistike s’ishte ma! Nuk ishin as suazat me dhurata e At Gjergj Fishtes... Edhe ata u vodhën... Nuk ishin ma as statujat e Shejtënve, as Elterët e Tyne....Të gjitha janë thye e zhdukë... *** Aty ishte Elteri i Shna Ndout, ku çdo të marte shpërndahej “Buka e Tij”... Mendova... me vete: Kur në gjithë Shqipninë asht zhdukë e prishë gjithëshka fetare, si ka mujtë me mbetë pa u thye nga ai rrebesh komunist vetëm statuja e Shna Ndout!?... Aty ishte vetëm Ajo statujë e dikurshme e Shna Ndout! I kishe ngulë sytë e nuk më bahej me i besue vetes! As gjenocidi 50 vjeçar komunist nuk kishte arrijtë me e zhdukë Até! Ishte pra, Ajo statujë, që shumë vite ma parë unë ishe përulë me respekt para Saj... Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, pranë të cilit, predikoi ajka e Klerit Katolik Shqiptar, Etnit Fishta, Harapi, Prennushët, Palaj, Rrota, Kurti, Prela, Sirdani, Nika, Shllaku, Llupi, Gjolaj, Targaj, Tracki, Koda, Kiri, Baqli etj. Ishte pikërisht Ai Shna Ndue, nën zhgunin e të cilit Sigurimi komunist futi armët! Ishte pra, Nji Mbrekulli, që unë po shihshe me sy! Shna Ndou i Kishës Françeskane të Gjuhadolit, Ai Shna Ndue i vitit 1946 dhe 1967, Ai, vazhdonte me kenë mbi Tokën Shqiptare dhe ishte po n’Atë Elter ku ishte dhunue, Ai Shenjt... per zhgunin e të cilit nuk u kursye dhuna ma barbare e mizore! Ai asht Shna Ndou i Mbrekullive të Shkodrës! Kush nuk beson të shkojë e t’a shohi, e kush nuk u beson syve, t’a prekë me dorë! Unë i besoj Mbrekullisë së Tij të Madhe që kam pa me sytë e mij! Shna Ndou i Kishës së Gjuhadolit asht kenë dhe do të jetë përgjithmonë në Shkodër! 13 Qershori asht i pafund në Shkoder e Laç të Kurbinit… Melbourne, Qershor 2013.


30

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Në Kukël u hap viti jubilar i 100-vjetorit të Kishës së Mjedës (1913-2013) Sikurse tregojnë bashkëatdhetarët tanë në vendlindje (të

Klajd KAPINOVA klajdkapinova@yahoo.com

pranishëm në tubimin festiv), të dielën, më 7 prill 2013, në Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda”, në Kukel, u zhvillua Veprimtaria e çeljes se vitit jubilar, të 100-vjetorit të Kishës së Mjedës (1913-2013). Për të ndarë gëzimin e përbashkët, ishin mbledhur shumë banorë të Kuklit, të zonës për rreth, të ardhur nga Lezha e Shkodra. Morën pjesë klerikë dhe personalitete të kulturës dhe arsimit. Me këtë rast, Kisha e i gjithë mjedisi kishte marrë pamje të bukur festive. Në ambientet e brendshme të Kishës, ishte vendosur posteri festiv, ku, shkruhej: “Jubileu i 100-vjetorit të Kishës së Mjedës 1913-2013”. Në tubimin kulturorë dhe përkujtimor, nderonin me pjesëmarrjen e tyre autoritetet e pushtetit qendror nga kryeqyteti, si: zv/Ministrja e deritanishme e Arsimit dhe Shkencës Nora Malaj, zv/Ministri i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Turizmit Abaz Hado, drejtori i Monumenteve të Kulturës për rrethin e Shkodrës, Ervin Gjini, deputeti Gjok Uldedaj. Gëzimin e kësaj kremte e

shtuan, ardhja e atyre miqve të nderit, që pakursyer gjithnjë me zemër e bujari, kanë ndihmuar në ringjalljen e “Qendrës Muzeore Ndre Mjeda” në Kukël, si: kryetari i Komunës Bushatit, z. Zef Hila, Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, z. Gjergj Liqejza, nga New Yorku kishte ardhur Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit z. Tomë Mrijaj me bashkëshorten zj. Liza Mrijaj, nga Detroiti, ish famullitari i Kishës së ‘Shën Palit’, atdhetari i shquar i çështjes shqiptare, Dom Anton Kçira, etj. Më ketë rast, u veçua dhe falënderua ngrohtë-

sisht, për gjestin bujar donatori i bankave ulëse të Kishës, bashkëatdhetari ynë nga New York-u, besimtar i devotshëm i Kishës ‘Zoja e Shkodrës’ (Harsdale) z. Ndoc Lacaj. Takimin e hapi drejtori i Qendrës Muzeore kombëtare “Ndre Mjeda”, famullitari i Kuklit, studiuesi Dom Dr. Nikë Ukgjini, i cili, theksoi se kjo ngjarje zhvillohet nën moton e vetë poetit: “Ma mirë me kënë, se me u dukë“. Kjo theksoi oratori, do të thotë se programi do të zhvillohet në heshtje, lutje dhe reflektim, trinome këto, të cilat e kanë


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

shoqëruar në tërë jetën, veprimtarinë klerikale, shoqërore, letrare dhe shkencore të poetit tonë të shquar Mjeda. Ndër të tjera, studiuesi Ukgjini, përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Arqipeshkvit Metropolitan të Shkodrës Mons. Angelo Massafra, dhe prezantoi Dom Anton Kçirën, i cili e udhëhoqi Eukaristin (Meshen), për shpirtin e përsonalitetit të shquar të botës shqiptare Dom Ndre Mjedës. Për më tej, folësi përcolli falënderimet e përzemërta në adresë të misionarit tonë shqiptaro-amerikanë, Të Përndershmit Dom Anton Kçira, i cili, punoi e veproi me përvujtëri dhe përkushtim, në shërbim të grigjës së Zotit në emigracionin e largët të Amerikës (Detroit, MI), si ndërtuesi i Qendrës shqiptare, organizuesi i shumë takimeve fetare, atdhetare, kulturore dhe politike për çështjen shqiptare etj. Në fjalën e vet hulumtuesi i palodhur i Kishës së Kuklit Dom Dr. Nikë Ukgjini, shpalosi në vija të përgjithshme programin e Vitit Jubilar, si: “Botimi i Vëllimit I, “Studime mjedologjike”, Qendrës Muzeore “Ndre Mjeda”, organizimi i ditëve të Mjedës më 1 gusht, restaurimi i Shtëpisë së Muze të Mjedës, organizimi i Konferencës shkencore kushtuar Mjedës, me rastin e ditëlindjes më 20 nëntor, kthimi i tryezës 100-vjeçare të Mjedës, e cila është ende në depot e Muzeut të Shkodrës, duke u shkatërruar nga pakujdesia e pushtetit lokal. Hulumtuesi Dr. Ukgjini,

mbajti kumtesën: “Sinonimet fetare në poezitë e Mjedes”, ku, nder të tjera theksoj, se në të gjitha poezitë e Mjedës, janë të pozicionuar, sinonimet, si: Hyji, Zoti, Ngjallja, Jeta e pasosur, Parajsa, Altari etj. Ndërsa, studiuesi i mirënjohur pasionant i Mjedës, Dr. Mentor Quku, foli mbi temën: “Mjeda dhe botimet teologjike”. Botimet teologjike të Mjedës, mbeten një nga fushat më të rëndësishme dhe më interesante për t’u studiuar në historinë e letërsisë shqipe. Autori Mjeda, vetë botimet teologjike, i klasifikoi në tri periudha. Studiuesi Dr. Quku, në ligjëratën e tij shkencore, u ndal disa prej pikave kryesore të kësaj fushe. Kështu në hyrje studiuesi, në essence, tha se: “Mjeda, gjatë tërë jetës së tij pati si synim gjurmimin dhe zbulimin e veprave të shkrimtarëve të vjetër shqiptarë, transkriptimin, studimin, si edhe ribotimin e tyre. Në këtë fushë, ai mbetet paleografi më i shquar shqiptar për kohën. Ai ndoqi shembullin e Buzukut, Bogdanit, Budit, Bardhit, duke botuar në shqip, vepra të përkthyera, apo të përshtatura nga autorët klasikë botërorë, por edhe vepra origjinale teologjike.”

31

Ndërsa në vijim hulumtuesi shkodran, doli me përkufizimin e bazuar në argumente historisë, se Mjeda, na dhuroi kryevepra teologjike, jetë shenjëtorësh, etërish, që mbeten kryevepra të prozës shqipe. Ato mbeten kryevepra stili, të shprehura me një leksik të pasur dhe me një strukturë gramatikore nga më modernet. Në tre argumentet apo pikat e fundit të kumtesës ligjëruesi i shquar Dr. Mentor Quku, tha se: “Mjeda, synoi, që përmes botimit të veprave teologjike në shqip, të kontribuonte për pasurimin dhe studimin e gjuhës shqipe, për unifikimin e alfabetit shqip, si edhe për një drejtshkrim të letrave shqipe. Ai, na dhuroi tekste shkollore dhe katekizma të historisë biblike por edhe të mësuarit e mësimit të krishterë, hartuar me metodat didaktike më të përparuarat e kohës.” Ndërsa në mbyllje të kumtesës Dr. Quku, shtoi se: “Mjeda, kontribuoi në prirjen e klerit katolik shqiptar, për t’a kthyer liturgjinë kishtare në gjuhën shqipe, si edhe që drejtuesit e hierarkisë të ishin vendas, me qëllim që të rritej kontakti shpirtëror me popullin.” Me aktivitete të pasur festive vijoi dita, me vizita në mjediset e Shtëpisë së Mjedës, që pritet të restaurohet së shpejti. Dy zv/ministrat pjesëmarrës, u njohën me problematikat e këtij restaurimi, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek fati i tryezës së Mjedës, që duhet të shpëtohet urgjent nga shkatërrimi, duke u restauruar dhe vënë në vendin e vet të origjinës, në dhomën e Mjedës, mjedisi kryesor i Shtëpisë së poetit.


32

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Murtaja e vitit 1747 (Nga ditari i Imz. Gjon Nikollë Kazazit)

”Minjtë e dikurshëm gjatë sundimit turkootoman, që bartnin murtajën dhe shkaktonin vdekjen e popullit, apo edhe ata gjatë sundimit serbo-sllav, ende janë të gjallë dhe veprues.” Dom Lush Gjergji ”

J

emi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur, por që paralajmëronte diçka të kobshme. “Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësisë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zoneje” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… thoshte Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tija të asaj kohe të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi me 1982. “ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave… O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, ne

shënimet e tij. “Me keqardhje “të thellë – thoshte Kajmekami i Gjakovës, iu lajmëroj se në

Fahri XHARRA

Gjakovë ka shpërthyer sëmundja e rrezikshme e murtajës. Ishte më 28 Mars 1747… Forma më e shpeshtë nga Xenopsylla cheopsis e murtajës, vjen pas një pickim i morrit të minjve. Ajo së pari i sulmon dhe i zhduk minjtë, dhe me mbytjen e tyre, e vazhdon te njeriu. Pas një inkubacioni një javor sëmundja shfaqet ashpër dhe mbjell vdekje. Kjo është murtaja Bubonike. …Dhe qyteti i Gjakovës, që nga Pashtriku, deri te mbrenda Drinit,

nga Nënshkëlzeni e deri te Lumbardhi i Deçanit, shpallej karantinë. Gjon Nikollë Kazazi nuk dëshironte të ngarkohej, si thoshte ai, me mëkatin e dyshimit të padëshiruar, por koha ka me tregue dhe mund të thuhet se kjo e ligë nuk ka pikur nga qielli. “Lufta nuk zgjedhë mjete. Në krahinat kryeneçe, shkruan Jusuf Buxhovi (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), mund të bëhet ajo edhe me anë të mikrobit të padëshirueshëm që vret mijëra herë më shumë se arma dhe nuk le gjurmë. Mendja e njeriut nuk ka fund kur janë në pyetje shkatërrimet”. Gjon Nikollë Kazazi e kishte lexuar se murtaja e para njëqind vjetëve poashtu në Gjakovë nuk i kishte dhënë rezultatet e pritura falë gjeturisë së vendasve. “… Unë, Gjon Nikollë

Imz. Gjon Nikollë Kazazi (Punim i artistit Shyqeri Nimani)


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Kazazi, i biri i Pjetrit, dëshmoj për mënxyrën që na ka ra mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… Ky kërcnim lidhet me çfaqjen e murtajës për të cilën thuhet se është midis nesh, sadoqë ajo ende nuk është dëshmuar…(inkubacioni i pritur vazhdon F.Xh.)…por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, lë për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit….”. Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku biente kufiri në mes të dy botërave. E ngjashme kishte ndodhur në Gjakovë (1972), kur u karantinua Gjakova me prurjen e sëmundjes së lisë (variola vera), shpërthimi i fundit në Evropë i kësaj sëmundjeje. Sipas shtypit jugosllav të kohës, sëmundjen e pat sjellë një haxhi mysliman shqiptar. “Çudë, për besë – fliste populli, çudë e madhe. Flitet e përflitet për këtë të zezë sëmundje e kurrkund nuk hetohet”… Kurse në të njëjtën kohë Kajmekami kërcnohej: “Ata që dyshojnë në sëmundjen, janë armiq të Perandorisë dhe të gjithë ata që e hapin fjalën se nuk ka sëmundje dënohen pamëshirshëm” (?) Pritej me padurim dhe me imtësi të planifikuar të çfaqej sëmundja. “Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhrave” (J.Buxhovi, po aty).

Murtaja ishte pjellë e strategjisë: “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t’ua vejmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?” e qetësonte Kajmekami parinë e Gjakovës, në Marsin e vitit 1747. “Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u çfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti, por nga robi, sëmundja u çfaq sipas rendit të paraparë dhe e dijshin mire ata rrjedhën e saj” – vazhdon tutje Gjon Nikollë Kazazi në shënimet e tij. Pastaj Gjakova do të bëhej varri më i madhi në botë ku dhjetëra e mijëra të dënuar me vdekje të futeshin në te. Qytetarët habiteshin që sëmundja paraqitej në mënyrë të përzgjedhur (selektive) nëpër mëhallë të qytetit. Kishte, vallë hile edhe aty?… Sëmundja përhapej dhe fikej, falë gjeturisë së kundërveprimit të qetë, që në të vërtetë ngërthente kundërvënien më të ashpër, jo me infrastrukturë ushtarake, por me mospërfillje të urdhrave të pushtuesit. Prurja e plakave nga Malësija që i përdornin dregëzat e nxjerra nga hunda e të sëmurit që pastaj me anë të grrithjes në lëkurën e dorës dhe fërkimit me gjakun që shfaqet i futnin të sëmurit kundërmikrobin në trup dhe kështu i bëhej ballë sëmundjes. Plakat grithëse ishin shpërndarë në katundet e Malësisë e Rekës dhe kudo i kishin grrithur të sëmurët. “Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” ( Jusuf Buxhovi, Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.1982). “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…”

33

Imzot Gjon Nikollë Kazazi lindi në Gjakovë, më 1 janar 1702. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet teologjike i filloi në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit, i vazhdoi në Kolegjin e Shën Palit në Fermo e i kreu ne Kolegjin Ilirik të Loretos, ku studioi gramatikë, retorikë e filozofi. I nisi studimet kur ishte djalë i ri, 18 vjeç; i kreu në vitin 1727, kur mori edhe titullin doktor në filozofi e teologji. Po atë vit u shugurua meshtar. 41 vjeç do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit. Sapo u kthye, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emëroi misionar ne Prizren. Më pas kaloi nga Prizreni ne Gjakovë, për shërbim baritor, të cilin e kreu se bashku me dom Anton Teodorin. Meqë dallohej për zgjuarsi dhe aftësi te veçantë, imzot Suma e emëroi dom Gjonin vikar të përgjithshëm. Me propozimin e Imzot Vinçenc Zmajeviqit, Kazazi u emërua vizitator apostolik i kryeipeshkvisë së Sofjes dhe ipeshkvisë së Nikopolit, në Bullgari. Me 23 shtator 1743, Papa Benedikti XIV e emëroi imzot Gjon Nikollë Kazazin kryeipeshkëv i Shkupit. Palion e mori në Romë, me 16 dhjetor 1743. Gjatë qëndrimit në Romë, në vitin 1743, imzot Kazazi zbuloi ne Bibliotekën e Propagandës Fide të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar ne vitin 1555. Kryeipeshkvi i Shkupit vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera ne historinë tonë dhe si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur, që njihet deri me sot. Sipas të gjitha gjasave varri i tij gjendet ne rrethinën e Gjakovës.


34

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare Një kërkesë e pamoralshme dhe një përgjigje e panjerëzishme Nga Nuhi Ismajli Turqia me kërkesën e saj për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës (po jo edhe të të tjerëve në Kosovë!), po tregon haptazi se ajo identifikohet me Perandorisë Osmane dhe se konsideron veten e paraqitet si trashëgimtare e saj. Si trashëgimtare e P.erandorisë Osmane, Turqia u dëshmua botërisht nëpërmjet qeveritarëve e diplomatëve të saj, të cilët shumë herë deri më tani, në misionet e tyre diplmatike, si dhe në veprat e ndryshme të publikuara, pohuan haptazi synimin për ringjalljen e strategjisë së dikurshme pushtuese të P. Osmane. Për të parë këtë mjafton të vërehet se ç’thonë diplomatët dhe ideologët turq lidhur me Bosnën ose Kosovën, gjatë vizitave të tyre, ose ç’është thënë në ndonjë nga veprat e botuara të tyre, ndonjë prej të cilave është përkthyer edhe në shqip. Kërkesa turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, lidhur me P.Osmane, është tejet e paarsyeshme dhe tejet e pamoralshme, nga të gjitha aspektet e mundshme të vështrimit njerëzor. Kështu, nëse turqit e sotëm nuk e konsiderojnë veten trashëgimtarë të osmanëve dhe nëse Turqia e sotme nuk e konsideron veten trashëgimtare të P. Osmane, nuk kanë pse të marrin barrën e raporteve të hidhura të P. Osmane me popujt e nënshtruar dhe, pa asnjë kompleks e pengesë, mund të vendosin raporte miqësore me të gjithë popujt. Në rast se Turqia e sotme identifikohet me P. Osmane dhe paraqitet si trashëgimtare e saj, siç po paraqitet tanimë botërisht, në kohën tonë, ajo nuk ka asnjë të drejtë që nga pasardhësit e popujve të nënshtruar dikur nga P. O., të kërkojë të ndryshojnë ndjesinë dhe qëndrimin e tyre ndaj P. Osmane, si pushtuese e tyre. Pra, kërkesa turke që shqiptarët të flasin me respekt për pushtuesit osmanë të tokave shqiptare është e paarsyeshme dhe e pamoralshme, sepse si mund të flasë me

respekt për pushtuesin pasardhësi i popullit të robëruar?! Madje, a do të ishte kjo njerëzore dhe e mundshme për njeriun?! Pra, edhe nga ky aspekt, kërkesa turke është e padrejtë dhe tejet e pamoralshme. Në vend të kërkesës së saj tejet të padrejtë, të pamoralshme dhe të pamundshme për t’u realizuar nga njeriu me sadopak dinjitet, Turqia, e paraqitur si trashëgimtare e P.O., duhet të kërkojë falje për të bëmat e të këqijat e P.O. e pasojat e robërisë së saj. Krijimi i marrëdhënieve ndërmjet popujve nuk duhet të jetë peng i së kaluarës, por as nuk ka çmim për të cilin njeriu duhet harruar të kaluarën e vet e as duhet kërkuar një gjë të tillë, të papranueshme për arsyen njerëzore. Prandaj, në vend se të kërkohet harresa e fatkeqësive të paraardhësve, shkaktuar nga egoizma tejet çnjerëzore, duhet kërkuar e bërë pendesa dhe keqardhja e pasardhësve të keqbërësve. Turqia e sotme, e vetidentifikuar me P.O.dhe e vetëquajtur trashëgimtare e saj, në vend se të kërkojë prej shqiptarëve ta harrojnë të kaluarën e tyre, duhet të ndjejë fajin e vet dhe t’iu kërkojë falje shqiptarëve, për të këqijat që iu ka bërë gjatë robërisë pesëshekullore dhe gjatë shek. XX. Për shkaqe të përmendura më sipër, Turqia e ka obligim t’i përkrahë e ndihmojë shqiptarët dhe jo të bëjë një kërkesë të pamoralshme, si ajo që shqiptarët ta vështrojnë të kaluarën sipas dëshirës së saj.

II. Qeveritarët e Kosovës, kërkesës turke për ndryshimi e teksteve të arsimit shqip i dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Ata u treguan tejet të dobët para kërkesave të paarsyeshme turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, u treguan tepër proturk, pra edhe të paarsyeshëm dhe, shikuar nga aspekti shqiptar, duke u pajtuar me kërkesat e tyre, qeveritarëve turq ata iu dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Kështu, qeveritarët e Kosovës, u pajtuan të punojnë nën admi-

nistrimin e Ankarasë dhe harruan, ndër të tjera, edhe obligimin që kanë për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe vlerat kulturore të shqiptarëve të Kosovës. Të nxitur nga shkaqe fetare e motive të tjera, si një përforcim, “kulturor”, “shkencor”, qëndrimit të qeveritarëve të Kosovës, lidhur me kërkesën turke, i erdhën në ndihmë shkrimet e disa ”shqiptarëve”, të cilët shprehën dëshirën që, shqiptarët, për hir të një të ardhmeje vëllazërore me turqit (si edhe për hir të së kaluarës “vëllazërore” me ta!), të harronin të kaluarën e tyre, si të ishte fjala për një gjë tejet të pavlerë! Duke punuar sipas kërkesave turke, qeveritarët e Kosovës bënë Komisionin e posaçëm, i cili mori përsipër t’i ndryshojë tekstet e arsimit shqip, sipas kurrikulave turke! Komisioni, sipas mjeteve të informimit (të cilat, gjer më tash, nuk i kanë kushtuar aq rëndësi këtij problemi), bëri vizita “studimore” në Ankara, studioi kurrikulat turke, u këshillua nga kurrikulistë turq dhe bëri ndryshimet e teksteve të arsimit shqip të disa lëndëve (shih edhe çudinë: anëtarët e Komisionit ndërhyjnë në tekste pa lejen e autorëve të tyre!)! Këtyre ditëve, sipas njoftimeve të “Gazetës express”, “Zëri”, “Koha ditore” e të tjerave gazeta, në Kosovë e Shqipëri, njoftohet se “ekspertë” turq do të vijnë në Kosovë për të inspektuar punën e Komisionit për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip! Njëherazi, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për të maskuar veprimin e vet tejet çnjerëzor e antishqiptar dhe për ta paraqitur ndryshimin e teksteve të arsimit shqip, kinse si nevojë qytetare, shkencore etj., kanë paralajmëruar edhe një debat. Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta bëjë këtë edhe sa u përket teksteve arsimore të etnive tjera të Kosovës. Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin për arsyeshmërinë e një veprim të tillë, sepse ndryshimet e tilla cenojnë keq krenarinë kombëtare shqiptare, rrezikojnë keq thelbin e identitetit kombëtar shqiptar dhe se ndryshimet e tilla, për një popull me sadopak vetëdije e dinjitet, nuk pranohen për asnjë çmim. Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk do të arrijnë t’ia shlyejnë popullit kujtesën për të kaluarën e vet e as ta bindin atë se për të ndërtuar raportete e mira me të tjerët, qenka e domosdoshme të harrosh të kaluarën tënde. E kaluara, kujtesa e popullit është një vlerë e shenjtë, një element përbërës i identitetit kombëtar që nuk këmbehet për asnjë çmim! Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve shqipe, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin që në vend të lirisë, vlerave njerëzore e kombëtare, ta duan e ta respektojnë pushtuesin e robërinë. Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’i ndryshojnë gjithë veprat e krijuara nga shqiptarët, në të cilat, si një vullkan shpërthen urrejtja kundër pushtuesit dhe robërisë. Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’ia heqin bindjen e drejtë shqiptarit, se nga turqit (si trashëgimtarë të P. O., si po paraqiten), më parë se farë ndihmash, duhet kërkuar pendesën

e kërkimfaljen për të këqijat e shkaktuara ndaj shqiptarëve dhe gatishmërinë e tyre për të lejuar të drejtat e shqiptarëve në Turqi. /Gazeta Express/ Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme. Kështu ka thënë në bisedë për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Një kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të shqiptarëve.

Prapavijë e rrezikshme Historiani Bajrami ka mohuar kategorish se tekstet shkollore të historisë përmbajnë elemente fyese ndaj ishPerandorisë Osmane dhe, siç është shprehur ai të Turqisë së sotme mike. Duke i konsideruar këto si thirrje që të hiqet dorë nga figurat qendrore të historisë kombëtare. “Kërkesa që ne të heqim dorë nga lufta 10 shekullore për liri dhe pavarësi, është një kërkesë që unë e quaj atentat mbi historinë kombëtare shqiptare”, ka pohuar ai. Sipas tij, kërkesës turke për ndryshimin e teksteve të historisë, përkatësisht për një rishikim të teksteve të historisë i ka paraprirë një aktivitet i çarqeve diplomatike politike turke mjaft i dendur në të gjitha aspektet. “Posaçërisht në 5 -6 vjetët e fundit dhe ata kanë shtruar kërkesa që në kuptimin e atypëratyshëm nuk ishin shumë problematike. Por, është vërejtur se është fjala për një prapavijë mjaft të rrezikshme”, ka potencuar Hakif Bajrami. Ai ka thënë se Perandoria Osmane ishte okupatore dhe për shumë shekuj sundoi, duke mos lejuar mësimin në gjuhën shqipe, duke u treguar shumë e ashpër dhe mjaft brutale në shumë raste, veçmas gjatë kryengritjeve që bënin shqiptarët. “Mjafton të përmendim vitet 1910 – 1911.

Dokumentet për krimet “Dokumentet flasin për krime të tmerrshme të kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Për njerëz të pushkatuar dhe të

35

ngulur në hunj çdo 10 metra përgjatë rrugën Prishtinë -Podujevë”, ka pohuar ai, duke thënë se këto fakte, të cilat fare lehtë mund të kontaktohen nëpër arkiva nëse pasqyrohen në libra shkollore nuk janë fyese, sepse ashtu edhe kanë ngjarë. E, sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe dokumente e tjera, që Bajrami i posedon, të cilat tregojnë se pas shuarjes së kryengritjen, Sulltani i kishte paguar me flori familjarët, të cilëve osmanët ua kishin vrarë anëtarët e tyre. Ai ka thënë se historianët e kanë mbrojtur të vërtetën dhe duhet ta bëjnë atë pa u hamendur, edhe nëse ajo është e hidhur, me qëllim që ato të mos përsëriten, sepse duke thënë të vërtetën ne ndërtojmë ardhmërinë dhe fqinjësi e mirë. “Me sa kam mundur të përcjell këtë debat, të gjithë janë treguar të vëmendshëm, sepse në tekstet shkollore të historisë nuk ka fyerje ndaj popullit osman dhe atij mik turk”, ka pohuar Bajrami, duke u shprehur se këtë nuk e kanë bërë politikanët. Po ashtu, sipas tij, nuk është aspak fyese për shtetin turk të shkruhet se ka bërë marrëveshje dhe pakte që i kanë dëmtuar shqiptarët, si ai për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, bile edhe disa vjet pas Luftës së Dytë Botërore, që, sipas tij, e dëmtuan shumë popullin shqiptar. “Zyrtarëve turq, që vijnë këtu duhet t’u kujtohet së çfarë bënë Titoja dhe Fuad Kyprili më 1953 në Split. Aty është bërë marrëveshje edhe është ‘ratifikuar’ konventa jugosllavo – turke e vitin 1938 për t’i depërtuar shqiptarët në Anadoll”, ka thënë ai. Kësaj situate, sipas tij, i ka kontribuar edhe një pjesë e intelektualëve tanë, të cilët në një mënyrë a tjetër janë vënë në shërbim të saj. Ai ka përmendur simpoziumin e vitit të kaluar me moton “Ta shkruaj historinë me tolerancë”, nga ku dhe Bajrami kishte paraparë zhvillimet e mëvonshme. “Sapo hyra në atë simpozium më janë afruar dy persona, njëri turk dhe tjetri ishte përkthyes, të cilët kanë kërkuar nga unë që të mos ua prishja simpoziumin. Mirëpo, unë u tregova atyre gjatë një bisede se historia nuk shkruhet me tolerancë, por mbi dokumente e fakte të vërtetuara”, ka pohuar historiani Bajrami. [Kosova Sot]


36

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Feja si shkak për luftë ëtë javë vëmendja e opinionit publik mbarëshqiptar është tërhequr dukshëm nga një seri lajmesh, madje ka qenë një javë mjaft e dendur në shumë rrafshe. Do të veçoj dy prej tyre në pamje të parë larg njëri-tjetrit, por jo edhe aq. Së pari debati për një peticion proteste të disa intelektualëve për mëtimin e qeverisë turke rreth rishikimit të teksteve të historisë në Kosovë. Së dyti një shkrimese i Ben Blushit shfaqur në Gazetën Panorama me datë 1 prill. Çështja e parë, zuri një mori të madhe artikujsh e madje futi në arenën mediatike zëra me autoritet në fushën e historisë, kulturës dhe opionionbërjes. Ndërsa çështja e dytë në të vërtetë nuk pati shumë jehonë në mediat e shkruara apo elektronike, sepse për fat të keq të esesë dhe të autorit të saj, ndodhën disa ngjarje politike që e shpërqendruan pothuajse totalisht, ndoshta edhe pasi ajo rezultoi si thotë një miku im “një skicë-ese pa përmbajtje”. Në çështjen e parë dukej sikur kishim një lloj rikthimi, në sofër shqiptare, të përplasjes huntingtoniane të qytetërimeve, ndërsa në të dytën një lloj rikthimi të tezave marksiste apo iluministe mbi fenë edhe këto të gatuara me yndyrë shqiptare. Në të gjitha shkrimet e komentet, pavarësisht se është thënë që nuk hyn në punë feja, është folur për fenë. Ajo që pothuajse askush nuk ka dashur ta prekë pikërisht ajo duket fjala më e lakuar. E nuk munguan sidomos në rrafshe komentuesish virtualë përplasjet katolikë, myslimanë e ateistë. Një lloj vetëidentifikimi apo identifikimi i Turqisë me Islamin, apo i myslimanëve me turqit gjarpëroi dukshëm në këto rrjete sikurse identifikimi apo vetëidentifikimi i të krishterëve me Europën etj. Unë mendoj se ngritja e toneve përkon me humbjen e ekuilibrit dhe gjithashtu me pasiguri të theksuara identitare e frikën se mos ky identitet po cënohet. Por megjithëkëtë të dyja këto gjëra vunë në fokus faktin që problemi religjioz qëndron ende i fortë në diskutimin publik dhe asesi nuk mund të injorohet. Në këtë shkrim do të merrem më shumë me këtë çështje se sa me dy ngjarjet në veçanti. Parase të nis këtë shkrim i hodha

K

një sy një ligjërate, të dashur për mua, të mbajtur në Mars të vitit 2005 prej Kardinalit Ratzinger, pak ditë para se ai të bëhej Papa Benedikti XVI. Me një kthjelltësi dhe mprehtësi të madhe ai i

Dom Gjergj Pashk Meta bën një skaner Europës së sotshme. Në ligjëratën e tij ai shprehet kundër tezës huntingtoniane,ose më mirë të themi i jep asaj një tjetër ngjyrim duke thënë shprehimisht kështu: “Kundërvënia e vërtetë që karakterizon botën e sotme nuk është ajo ndërmjet kulturave të ndryshme fetare, por ajo ndërmjet emancipimit rrënjësor të njeriut prej Zotit, prej rrënjëve të jetës, nga njëra anë dhe kulturave të mëdha religjioze nga ana tjetër. Nëse do të arrihet në një përplasje midis kulturash, kjo nuk do të ndodhë ndërmjet religjioneve të mëdha – të cilat gjithmonë kanë qenë në përleshje me njëra-tjetrën, por që në fund të fundit kanë ditur gjithmonë të jetojnë njëra me tjetrën – por do të jetë për shkak të përplasjes ndërmjet këtij emancipimi rrënjësor të njeriut dhe kulturave të mëdha historike”. Në të vërtetë në shumë ndërhyrje në këto ditë edhe pse flitej për fenë harrohej thelbi i kësaj të fundit ose më mirë kjo e fundit përdorej në funksion të një lloj dominimi mbi të tjerët, ose reduktohej vetëm në konturet e një përkatësie sociologjike, apo si revansh kulturor duke e quajtur atë të tjetrit subkulturë e kështu me rradhë. Rëndom si një hije e rëndë ka qëndruar dhe qëndron mbi kryet e shumë vetëve një lloj shpate Demokleu ideologjike që përkthehet në përqafimin e pozicionimeve të ndryshme të cilat nuk

arrijnë të dialogojnë, por dinë vetëm të përplasen. Në mënyrë të veçantë e kaluara jonë kulturore dhe fetare ka qenë në fokusin e pothuajse të gjithë artikullshkruesve. E kaluara nuk mund të jetë një faktor ngurtësues apo më keq akoma një armë mbrojtjeje apo sulmi. E kaluara është pjesë e linearitetit të historisë e cila ka një trajektore në ngjitje që do të thotë se nuk kthehet më mrapsht aq sa koha nuk kthehet më. Nga njëra anë harresa e historisë dhe e së kaluarës çon në këputjen e kësaj trajektoreje dhe izolimin e njeriut vetëm në të tashmen duke harruar se kush është e nga ka ardhur. Nga ana tjetër ngurtësimi vetëm në të kaluarën pa u vetëdijësuar për të tashmen të heq nga aktualiteti dhe të zhvendos në një botë imagjinare që nuk është më. Kësisoj për një katolik të kujtojë e të ushqehet me atë çka ka qenë në të kaluarën është sinonim i vitalitetit, por kthehet në një ushqim dhe ujë të ndenjur nëse ajo nuk përtërihet me atë çka unë sot jam. E vetëdija e parë që sot ne duhet të kemi është se ajo societas christiana e cila mbizotëronte në shekujt e mesjetës në gjithë Europën, por edhe në Shqipëri, sot nuk është më e tillë. Realiteti plural në të cilin jetojmë nxjerr përballë nesh sfida të tjera, të reja. Pluralizmin kulturor dhe fetar, të cilin unë e prek çdo ditë këtu ku jetoj, mund ta prekësh në metropolet më të mëdhaja europiane, Romë, Paris, Londër, e më gjërë, edhe pse nënshtrati i këtyre metropoleve është i krishterë. Pluralizmi fetar në Shqipëri është një fakt. Mohimi i këtij fakti është së paku naivitet e së shumti dashakeqësi. Unë nuk jam prej atyre që e idealizoj fort bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Ajo është e mirë, por ka edhe problemet e veta. Më shumë sesa një fakt ajo është një proces që duhet të kërkohet e të realizohet përditë e më shumë. Arsyetimi në baza epërsie (dhe jo ndryshueshmërie) të njërit religjion mbi tjetrin jo vetëm ashpërson marrëdhëniet, por është thelbësisht i gabuar. Përvoja religjioze, dhe këtë historia e ka treguar, sa herë që jetohet me sinqeritet dhe liri, çon drejt takimit të njerëzve, pa pasur nevojë të jetë sinkretiste apo relativiste, që do të


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

thotë pa pasur nevojë që për t’i bërë qejfin dikujt unë të fshesh apo të mohoj identitetin tim. Sa herë që religjioni është kthyer në një instrument jo i takimit me Zotin, por i sundimit mbi tjetrin, i karshillëkut ndaj tjetrit, nga pikpamja politike, ekonomike, etnike apo kulturore, atëherë kemi pasur dhe kemi për të pasur luftëra e konflikte. Kjo gjë ka ndodhur në mesjetë në

vendet e krishtera, ku katolikë e protestantë janë vrarë, e ndodh sot në vendet e Lindjes së mesme ku shiitë e sunitë, kurdë e turq, copëtohen me njëri-tjetrin, ku një njeri në emër të religjionit hedh në erë të tjerët, ku të krishterët ikin e largohen prej tokave e vendeve të tyre, sepse nuk janë të pranuar, ku palestinezët vuajnë nga izraelitët etj.

37

Zoti dhe religjioni nuk janë e nuk mund të jenë casus dhe as instrumentum belli. Vetëm përjetimi në liri i besimit do të lërë hapësirën e duhur për të jetuar të gjithë bashkë, të vetëdijshëm se nga kjo tokë do të kalojmë si shtegtarë ashtu sikurse etërit tanë e ashtu sikurse ata që do të na pasojnë.

Kisha katolike dhe shkolla e parë shqipe Kur në Mesjetën e vonë Europa rizbuloi klasikët e Greqisë dhe të Romës, Shqipëria ishte një vend i pushtuar, ku vihej në rrezik jo vetëm vijimi i gjuhës dhe i kulturës autoktone, por vetë jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike të një populli, i cili, deri pak kohë më parë, kishte qenë pjesë organike e qytetërimit europian. Pushtimi turk, jo vetëm që e mbajti këtë popull larg zhvillimit të pjesës tjetër të Europës, por këmbënguli me keqdashje në qëllimin e vet për ta detyruar të humbiste origjinalitet dhe origjinë, mbi të gjitha duke favorizuar kthimin e pjesës më të madhe të popullit në fenë islamike. Periudha e gjatë e pushtimit turk (rreth 450 vjet), në mos tjetër, bëri që të humbitnin gjurmët e vazhdimësisë historike të një populli dhe të një qytetërimi të lashtë, po të përjashtohet ajo pjesë e kulturës vendase që gjeti strehë në pasurinë gojore të një folklori origjinal dhe tejet të pasur. Prandaj, për të rindërtuar të kaluarën historike të Shqipërisë, në shumicën e rasteve, duhet t’u drejtohemi burimeve arkivore të vendeve të tjera (të Stambollit, të Vatikanit, të Venedikut, të Vjenës etj.). Nga Arkivi i Shtetit i Tiranës mund të nxirren gjëra të pakta, meqë mbi të rëndon dyshimi që të jetë vënë dorë në pesëdhjetë vitet e fundit të diktaturës komuniste.

Amik Kasoruho Vitet e fundit është bërë diçka për t’ia nisur një rindërtimi historik, edhe pse ka munguar një kërkim sistematik dhe rrënjësor ndër arkivat e ndryshëm (dihet se, për të bërë këtë, duhen shumë të holla, kohë të gjata dhe shumë vullnet i mirë …). Një gjë del krejt e qartë: për zhvillimin e kulturës, të arsimit dhe të shkollës në Shqipëri, ka pasur rëndësi themelore kontributi i dhënë nga kleri i besimeve të ndryshme fetare, por mbi të gjitha ai i Kishës Katolike. Një gjë e tillë vihet re haptazi qysh në fillimet e historisë së letërsisë shqiptare. Pohimi i parë për të folurit shqip (dhe me gjasë edhe gjuhës së shkruar) i përket një shënimi (1332) të një domenikani, Gulielmo Adae, nga i cili veç është vështirë të hipotizohet, siç kanë bërë disa, për ekzistencën e një letërsie të shkruar në

shqip qysh në shekullin XIV. Në të vërtetë i pari dokument i shqipes së shkruar (i zbuluar deri sot) i përket vitit 1462 dhe është Formula e Pagëzimit në shqip, e shkruar nga Arqipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli. Për botimin e librit të parë në shqip, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili u shtyp jashtë vendit, duhet pritur viti 1555: që të dy këto fakte vërtetojnë se, veçanërisht për tekstet liturgjike, gjuha e vendit përpiqej të zëvendësonte latinishten. Ndonjë studiues është i mendimit se edhe më përpara, qysh në kohë të Skënderbeut, kronikat shkruheshin “në gjuhën e popullit”, por mjerisht kjo gjë nuk është vërtetuar nga dokumentet. Sidoqoftë, del në shesh një fakt: të parët që e shkruan shqipen kanë qenë priftërinjtë katolikë. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, meqë këta klerikë kishin një kulturë të madhe, të cilën donin ta vinin në dispozicion të vendit. Tërësia e veprave të Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikollë Kazazit, Lekë Matrangës, Nikollë Ketas dhe të tjerëve që i ndoqën, tregon dukshëm lidhjen me vlerat e kombit të këtyre të mëdhenjve të kulturës shqiptare. Vlen për të gjithë pohimi i Buzukut që, në parathënien e “Mesharit” të tij thotë se e ka shkruar këtë vepër në shqip “nga dashuria për gjuhën tonë”.


38

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Me shumë gjasë (duke gjykuar nga të dhënat që disponohen deri më sot) shkolla e parë shqiptare ka qenë ajo e Stubllës në Kosovë, themeluar më 1584; ka të ngjarë që në atë shkollë të jetë përdorur gjuha shqipe, të paktën për një pjesë të mësimeve. Në studimin e shkurtër të Sarë Gjergjit lexojmë: “Qysh në shekullin XVI misionarët katolikë provuan të themelojnë një shkollë të lartë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit, meqë aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit … Sidomos Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qenë i për-

Kisha e Shirqit, është shpallur "Monument kulture" duke u cilësuar si një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës mesjetare në Shqipërinë e Veriut nga shekulli XII.

shtatshëm për hapjen e një kolegji të tillë katolik”. Zgjedhja e një fshati albanofon vlerëson tezën se në atë shkollë mësimet duhej të zhvilloheshin edhe në shqip. Natyrisht, si kusht i nevojshëm për hapjen e shkollës ishte njohja dhe përdorimi i mirëfilltë i shqipes. Pak më vonë së tridhjetë vjet mbasi botimit të librit të parë shqip hasemi, pra, në të parën shkollë shqiptare; një fakt simbolik ky, që tregon lidhjen e ngushtë mes gjuhës, fesë, kulturës dhe shkollës në Shqipëri. Është shumë e vështirë të depërtosh në errësirën e një epoke që s’ka lënë dëshmi. Kostantin Jireçek ka pasë thënë se “as ndërmjet Galipolit dhe Adrianopolit nuk ishin rrënuar aq shumë qytete mesjetare sa ç’u shkatërruan vetëm në rrethet e Durrësit dhe të Shkodrës”. Duhet mbushur një zbrazëti prej gati pesëdhjetë vjetësh para së të hasemi në themelimin, nga ana e priftërinjve katolikë, të shkollës së Kurbinit në vitin 1632, një shkollë që, sipas studiuesit Shefik Osmani, në programin e vet mësimor përfshinte edhe studimin e shkrimtarëve shqiptarë Bardhi, Budi e Bogdani. Në vitin 1638 Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe, në të njëjtin vit, një tjetër në Pllanë. Në vitin 1639 Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në

Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruar në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve. Në shekullin XVI Ndre Bogdani kishte shkruar një gramatikë latinisht- shqip që, me sa dihet, qe përdorur në shkollën e javës. Por për të arritur në themelimin e të parës shkollë shqip në plot kuptimin e fjalës, duhet pritur gjysma e shekullit XIX. Në studimin e saj mbi historinë e shkollës shqiptare, Fehime Pipa niset pikërisht nga viti 1861, vit në të cilin u themelua shkolla françeskane e Shkodrës (e thirrur zakonisht shkolla e Fretënve), duke lënë jashtë periudhën para atij viti, sepse studimi i saj përfshin vetëm njëqind vjetët e fundit. Në shkollën e Shkodrës, për herë të parë në histori, gjuha bazë është shqipja, sepse ajo ishte një shkollë e hapur dhe jo ngushtësisht fetare: ajo hodhi themelet e shkollës publike në Shqipëri. Ky primat, në një farë kuptimi, është pika e mbërritjes ku çuan përpjekjet e bëra nga klerikët katolikë në këtë drejtim, pa i hequr asgjë kontributit të dhënë nga laikët apo nga eksponentët e besimeve të tjera fetare (dhe duhen marrë në konsideratë edhe përpjekjet e diasporës shqiptare, në radhë të parë të arbëreshëve të Italisë). Dy vjet para hapjes së “shkollës së Fretënve” në Shkodër, po në atë qytet, jezuitët kishin themeluar Kolegjin Pontifikal (1859) dhe, më 17 tetor 1877, me kërkesën këmbëngulëse të banorëve të Shkodrës, hapën Kolegjën Saveriane. Më 14 nëntor 1882, në Tirana e lart (ku kishte një përqendrim më të madh të katolikëve) shkollat e para (dhe nuk bëhet gabim të thuhet më të kualifikuarat) qenë themeluar nga meshtarët, nga rregulltarët dhe nga rregulltarët e Kishës Katolike. Ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut qe kleri ortodoks dhe ai mysliman, bashkë me shumë laikë që iu përveshën punës për shkollimin e Shqipërisë. Në Voskopojë (në rrethin e Korçës) më 1720 pat qenë themeluar Akademia e Re; dhe në Korçë, më vonë, (më 7 mars 1887) u hap e para shkollë shqipe e Jugut dhe (më 1891) e para shkollë shqiptare për vajza; pastaj i erdhi radha themelimit të Normales së Elbasanit (1909) dhe gjimnazeve, laike dhe shtetërore të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës. Ndër shkollat katolike mbizotëroi parapëlqimi për disiplinat klasike, ndër shkollat e tjera për ato shkencore. Gjithsesi këto shkolla ishin realizimi i ëndrrës së burrave të mëdhenj të kombit shqiptar dhe trupëzimi i përpjekjeve të njerëzve të ndritur të vendit. Ato shkolla ishin shkallaret nëpër të cilat do të ngjitej drejt përparimit shoqëria shqiptare.


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

NĂŤ shkollat e ShkodrĂŤs dhe tĂŤ TiranĂŤs, tĂŤ hapura nga priftĂŤrinj katolikĂŤ, dhanĂŤ mĂŤsim personalitete ndĂŤr mĂŤ tĂŤ njohurat e botĂŤs intelektuale shqiptare tĂŤ asaj kohe dhe, i pari ndĂŤr tĂŤ gjithĂŤ ishte Fishta, gjĂŤ qĂŤ provon qartĂŤ dhe nĂŤ mĂŤnyrĂŤ elokuente: ç’rĂŤndĂŤsi i jepnin kĂŤto personalitete arsimit dhe shkollĂŤs. Ja njĂŤ listĂŤ e emrave gjithĂŤ prestigj qĂŤ nuk mund tĂŤ mos bĂŤjĂŤ pĂŤrshtypje: At Leonardo De Martino (arbĂŤresh) (1830-1923), poet; At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisĂŤ: At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe pĂŤrpilues antologjish letrare; Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog; At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar; At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i tĂŤ drejtĂŤs zakonore: At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet; At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist; At Justin Rrota (1889-1964), linguist;

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 39 vjet i shĂŤrbejmĂŤ komunitetit tonĂŤ me ProfesionalizĂŤm dhe KorrektĂŤsi

39

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHĂ‹R

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1)

Fax: 718-733-7015

Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

• E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane mĂŤ e vjetĂŤr nĂŤ SHBA

39

At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian; At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet; At Pal Dodaj (1880-1951) publicist; At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist; At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist; At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist; At Daniel Dajani (1916-1947), publicist. KĂŤto dhe personalitete tĂŤ tjera fetare, qĂŤ janĂŤ pjesĂŤ pĂŤrbĂŤrĂŤse e botĂŤs sĂŤ kulturĂŤs shqiptare dhe qĂŤ ngjallin respekt pĂŤr veprĂŤn e tyre fetare dhe pĂŤr impenjimin e tyre tĂŤ ndritur nĂŤ lĂŤmin e artit dhe tĂŤ kulturĂŤs, nga ana tjetĂŤr kanĂŤ kontribuar, dhe jo pak, pĂŤr tĂŤ pĂŤrvijuar dimensionin patriotik dhe shoqĂŤror tĂŤ institucioneve shkollore; ata e kishin bĂŤrĂŤ tĂŤ vetĂŤn thĂŤnien e Kantit “arsimi ĂŤshtĂŤ pesha mĂŤ e madhe qĂŤ mund tĂŤ vendohet mbi supet e njĂŤ njeriuâ€?. Dhe kĂŤtĂŤ detyrĂŤ tĂŤ rĂŤndĂŤ, tĂŤ vĂŤshtirĂŤ por fisnike ata e kryen deri nĂŤ fund me dinjitet e seriozitet. Dhe ç’ÍshtĂŤ e vĂŤrtetĂŤ, qĂŤ angazhimi i tyre konsekuent dhe fort i kualifikuar qĂŤ dha dorĂŤ tĂŤ formohej ajo gjeneratĂŤ intelektualĂŤsh e asaj ShqipĂŤrie qĂŤ, mĂŤ 1912, nisi tĂŤ ecte me kĂŤmbĂŤt e veta. Por kjo pĂŤrpjekje nuk u vu nĂŤ jetĂŤ pa pengesa. Mbas pengesave tĂŤ nxjerra nga pushtimi turk, kjo vepĂŤr, me kalimin e kohĂŤs, u desh tĂŤ pĂŤrballonte edhe sulmet e njĂŤ materializmi tĂŤ anshĂŤm dhe tĂŤ njĂŤ laicizmi kontingjent. KĂŤsisoj, duke filluar nga viti 1932, kishte nisur fushata pĂŤr shtetĂŤzimin e shkollave private dhe fetare. NĂŤ prill 1933 u modifikua Kushtetuta dhe, si rrjedhojĂŤ, mĂŤ 1934 u shtetĂŤzuan dhe deri u mbyllĂŤn 23 shkolla private dhe fetare (nga tĂŤ cilat 17, apo 74%, ishin shkolla tĂŤ katolikĂŤve), 57 shkolla tĂŤ pakicave greke nĂŤ jug tĂŤ vendit, seminari i KishĂŤs Ortodokse nĂŤ TiranĂŤ, Medreseja (shkolla e mesme fetare myslimane) e edhe tĂŤ tjera. Qysh nga ajo kohĂŤ deri nĂŤ mbylljen pĂŤrfundimtare tĂŤ tĂŤ gjitha shkollave jo shtetĂŤrore kaluan fare pak vjet. MĂŤ 1945, nĂŤ kuadrin e reformĂŤs shkollore qĂŤ u bĂŤ me dashjen e diktaturĂŤs komuniste, u pre pĂŤrfundimisht mundĂŤsia qĂŤ tĂŤ rihapeshin shkollat fetare dhe private. Kjo periudhĂŤ e dytĂŤ dhune zgjati gati gjysmĂŤ shekulli, gjatĂŤ sĂŤ cilĂŤs u bĂŤ çmos pĂŤr tĂŤ heshtur faktet, tĂŤ cilat tashmĂŤ janĂŤ pjesĂŤ e vetĂŤ historisĂŤ kombĂŤtare shqiptare. NjĂŤ fakt pĂŤr tĂŤ gjithĂŤ: si datĂŤ e themelimit tĂŤ shkollĂŤs sĂŤ parĂŤ shqiptare u shpall 7 Marsi 1887, dita kur u hap shkolla e KorçÍs. Viti 1861 u la me dashje nĂŤ njĂŤ harresĂŤ tĂŤ padrejtĂŤ. Por kjo, falĂŤ Zotit, bĂŤn pjesĂŤ nĂŤ njĂŤ tĂŤ kaluar tashmĂŤ tĂŤ varrosur.


40

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Shën Jeronimi prej Ilirie hën Jeronimi, bashkë me Shën Agostinin, konsiderohen si baballarët e Kishës Përendimore, apo Romane, fill mbas ndamjes së Kishës së Krishtenë në dy: ate të Lindjes (Bizantit), apo ortodokse, dhe ate të Përendimit, Romane, në kohën kur sundonte perandori Teodozio. Përcaktimi i shejtit me prejardhje ilire si njeni prej dy baballarëve të Kishës Përendimore, apo katoloçizmit, nuk asht një konkluzion personal, por njëzashëm i përcaktuem si i tillë nga të gjithë historianët e katoliçizmit; ma i fundit vetë Papa Benedikti XVI në fjalën e tij gjatë Pritjes së Përgjithëshme të datë 14 Nandor 2007. Figura e tij, - pa e teprue – e papërsëritëshme, ka tërheqë në shekuj e vazhdon të tërheqë sot e kësaj dite studiues të historisë, teologë e artistë, veçanarisht ata të arteve figurative. Janë me qinda veprat kushtue Shën Jeronimit, po në këte paraqitje të shkurtë do të përmendim në vijim vetëm disa, ndërkohë që do të përpiqem me dhanë përmbbledhtas jetën dhe veprat e tij, tue fillue me përkthimin e parë e të plotë të Biblës në Latinisht drejtpërdrejt nga gjuha origjinale, ajo ebraike. Nga jeta e Shën Jeronimit dihet pothuej gjithçka, pse na e ka lanë ai vetë në autobiografi; për te do të flasim në vijim. Këtu do të ndalemi tek vendlindja e tij. Shën Jeronimi thotë se ka le në Stridonë, diku në mes Dalmacisë së lashtë e Panonisë, që te dyja treva të banueme nga ilirët në lashtësi. Dalmacia e lashtë përfshinte trevat prej malësive Karnie, në Friulin e sotëm, Itali Verilindore, sidhe ato treva ku sot ndodhen Sllovenia, Kroacia, BosnjaHercegovina e deri në Panoni, Dardania e sotme – kjo e fundit kufinin ma verior kishte Danubin. Me pushtimet teotonike e ma vonë ato sllave Stridona zhduket si vendbanim, ose të paktën si toponim. Sot nuk

S

Daniel Gàzulli

k a

asnjë qytet apo fshat me një emën të tillë. Gjithësesi, historianë e arkelogë janë të mendimit se ajo duhej të gjindej diku jo larg Mitrovicës. Por mos saktësimi i përpiktë e vendndodhjes nuk ka randësi të veçantë: Dihet se trevat lindore të Detit Adriatik ishin krejtësisht të banueme prej ilirëve, aq sa, aty nga fundi i Luftës së parë Botënore, kroatët e shpallën vendin e tyne Republika e Ilirisë (sa kohë që vendimi i mallkuem në Versajë nuk kishte krijue ende Mbretninë artificiale të Jugosllavisë). Shkencëtari i madh Milan Shuflaj jo rastësisht i kushtoi jetën e tij (deri në flijim) studimit të historisë e gjuhës ilire. Ai ishte i vetëdijshëm se kroatet autoktonë (pa ardhacaktë sllavë), para sllavizimit, kishin qenë ilirë. Si përfundim, mund të themi se në historinë e katoliçizmit (mbas përçamjes në ortodoksë e katolikë) katër figurat ma karizmatike janë Shën Jeronimi, Shën Agostini, Shën Françesku dhe Nanë Tereza. Dy prej tyne u përkasin trojeve tona iliro shqiptare. Shën Jeronimi ka hy në Historinë e Krishtnimit si një njeri i jashtëzakonshëm në shumë drejtime. Gjatë gjithë jetës Ai asht grindë me të padijtut e me dijetarë, me shejtën e me mëkatarë; ka qenë një ndër figurat ma të adhurueme të kohës së tij, ashtu edhe një ndër ma

të urryemit. Pavarësisht karakterit të tij të rrëmbyeshëm, mbetët gurthemel i kulturës së kohë së tij dhe Kisha e nderon si një nga themelusit e saj të vërtetë. I lindun në vitin 347 në një familje në gjendje të mirë ekonomike, e dërgojnë në Romë për studime. E do të studjojë për gjithë jetën e jo vetëm në Romë, por edhe në vende të tjera të Europës e në Lindjen e Afërme. Në rininë e parë Ai u josh deri në tepri mbas jetës mondane, si e pohon edhe vetë në një letër (Epistolari, 22,7), por shumë shpejt e pushtoi dëshira dhe interesi për besimin e krishten. Pagëzohet në moshë të pjekun, 19vjeçar, në vitin 366, dhe menjëherë u orientue për nga jeta e përvujtë dhe, si u vendos në Aquileia, hyni në një grup kristianësh të zjarrtë, që ishin mbledhë rreth Ipeshkvit Valeriano. Në vitin 375, mbas një sëmundje të randë, Ai filloi studimin e Biblës me një pasion që e pushtoi të tanin. U nis për në Kostandinopul (Stambolli i sotëm) ku studioi me themel greqishten, që ta njihte Biblen në gjuhen nga ishte përkthye deri atëherë. Por edhe këte nuk e konsideroi të mjaftueshme, prandaj shkoi në Kalcidë, në Sirinë Jugtore, që të studjonte edhe ebraishten, prej nga ishte përkthye Bibla në greqisht. Meditimi i thellë, vetmia e asaj treve shkretinore, kontakti pothuej fiziologjik me Fjalën e Zotit, banë që të rritej ma tej ndjeshmënia e tij kristiane. Veçanarisht tashti ndjente peshën e jetës së çthurun të rinisë së parë dhe kuptoi kontrastin në mes jetës pagane dhe jetës së krishtenë: një kontrast që e bani të famshëm pikërisht për dramacitetin e kandvështrimit të tij të ri, që na e ka tregue ai vetë në komentarët e Biblës e në epistolar. Ishte tashma 32 vjeç kur u shugurue meshtar. Mbas pak, më 382, kthehet në Romë, pse Papa Damazo e kishte thirrë të shërbente si sekretar i tij. Papa e


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

ngarkoi të rishikonte tekstin e versionit të Biblës që qarkullonte në atë kohë, e që nuk ishte përkthye prej origjinalit, po prej greqishtes. Do të ishte fillimi i një pune që do t’i linte emën në shekuj. Gjatë qendrimit në Romë personaliteti i tij u shfaq ashtu si ishte: i vrullshëm e i ashpër, veçanarisht kundër prelatëve pak të dejë, që nuk i kurseu, tue ba jo pak anmiq, por edhe shumë miq. Me vdekjen e Damazos (viti 384) shkon në Palestinë. Jeton në një manastir afër Betlemit, shkruen tekste historike, doktrinale, edukative dhe mban një korrispondencë të pandërpreme me miqtë në Romë, që për fat asht ruejtë e shfaq në te gjithë ashpërsinë e tij zemrimin për jeten pak të dejë të disa prelatëve. I atillë kishte lindë ai, ashtu shfaqej, pa iu dridhë dora kur shkruente ato letra të ashpra, qoftë edhe kundër perandorëve. Akuzon Vatikanin se ishte mbushë me njerëz hipokritë e dinakë, sidomos qysh kur Teodozio kishte shpallë krishtnimin fe Shtetnore, tue penalizue kështu kultet tjera. Vëreni: Ai ishte kundër përjashtimit të kulteve të tjera në jetën shoqnore! E kjo 1600 vjet ma parë! Ndërkohë vazhdon punën me Biblën tue mbajtë fjalën që i kishte dhanë Papës Damazo I. Puna e tij, dora doras, u kthye në një ndërmarrje të patentueme deri atëherë. E ndjen se për t’iu afrue natyrshëm Fjalës së Zotit, duhej shkue drejt burimit. Kështu, për herë të parë, ai përkthen Biblen në latinsiht nga origjinali në ebraisht. Punon çdo faqe edhe tue i përshkue fizikisht vendngjarjet biblike në shoqni

ebrejsh të dijtun. Rishikon nderkohë edhe Ungjijt tue i krahasue me dorëshkrime greke ma të vjetra nga ato që ishin përdorë deri atëherë sidhe Testamentin e Ri. Përkthimet e plota e të saktësueme që ai u dha në dorë të krishtenëve do të përdorëshin ndër shekuj e sot e kësaj

dite, ashtu si na e solli Ai, si asnjë tjetër para zemrakut Jeronim. E i atillë mbeti deri në fund, i ashpër e zemrak, tue vazhdue polemikat doktrinale me vrullin e përhershëm, që ishte natyrë e tij, deri edhe me Shën Agostinin, që përkundrazi i përgjigjej me shumë dashuni. Difektet e tij mbeten proverbiale ndër shekuj, ashtu si mbeti e do të mbesë madhështia e veprës së tij. I kaloi vitet e fundit në trishtim nga vdekja e miqëve të tij të shumtë, pse ai, si kishte jo pak anmiq, kishte edhe ma shumë miq, e kudo në botën e atëherëshme; sidomos e goditi randë

41

plaçkitja e Romës më 410 nga Alariku. Megjithate, edhe pse tashma i mplakun, ai vazhdoi të bajë komente, sot e kësaj dite shumë të vlefëshme, të Fjalës së Zotit, vazhdoi të mbronte fenë tue iu kundërvu me forcë herezive të ndryshme, deri sa u shue në afërsi të shpellës së Betlemit me 30 shtator të vitit 420. Përgatitja e naltë letrare dhe erudicioni i jashtëzakonshëm për kohën, i lejuen Atij të bante revizionimin e plotë të teksteve biblike të përkthyeme ma heret. Ishte një punë shumë e vlefëshme jo vetëm për Kishën, por edhe për kulturen europiane në përgjithësi, që, qysh me ramjen e kultures helenike, gjente tek iliriku i madh një naltësi të papame deri atëherë prej vdekjes së Jezusit në fushen e doktrinës kristiane e të kulturës në përgjithësi. Në bazë të teksteve origjinale në greqisht dhe ebraisht të varianteve të maparëshme, ai bani edhe rishikimin e katër Ungjijve në latinisht, ashtu edhe te Testamentit të Vjetër. Përkthimet e tij u banë tekste zyrtare të Kishës dhe me pak ndreqje janë punë e tij edhe botimet e tyne sot e kësaj dite. Asht me vlerë të kujtohen kriteret që ai zbatoi gjatë punës për përkthim. Koncepti i tij se “« Unë, në fakt, jo vetëm pranoj, por edhe proklamoj lirisht se në përkthimin e teksteve greke, ... nuk përkthej fjalën me fjalë, por kuptimin me kuptim” . (Epistulari 57, 5, perkth. R. Palla), asht ndër konceptet ma modrene në fushën e përkthimit sot e kësaj dite. Asht kjo dëshmi e kluturës së tij të gjanë e të thellë. Një vlerë jashtë mase të madhe patën e kanë ende komentarët e tij, të cilët, simbas tij, duhet të paraqesin opinione të ndryshme, «në mënyrë që lexuesi, si të ketë lexue shpjegime të


42

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

ndryshme e mbasi të ketë njohë pikëpamje të ndryshme, të gjykojë vetë cili asht ma i besueshmi dhe, si një ekspert i kembimit të valutave, te refuzojë monedhën fallso”. (Kundër Rufinum 1,16). Iu kundërvue me forcë dhe energji heretikëve që kontestonin fenë dhe traditat. Shpjegoi randësinë e letersisë së krishtenë, që ishte ba një kulturë e vërtetë, e denjë të ballafaqohej me ate klasike: e realizoj këte sidomos nëpërmjet hartimit të 135 biografive të përsonave të shquem, tue fillue nga jeta e Shën Pjetrit, me analiza e shtjellime filozofike e teologjike nga ma befasueset për kohën, gjithësej 78 biografi të personazheve që kishin jetue para tij dhe 67 biografi të bashkëkohësve, tue ba edhe shpjegime shumë të randësishme mbi veprimtarinë e filozofinë e tyne. Ai gjithashtu përktheu në latinisht edhe shumë autorë grekë, hartoi epistolarin (letërkëmbimin), një kryevepër letrare e llojit, ku shfaqet ma së miri Jeronimi i dijtun, i përvujtun e udhëheqës shpirtnor, i tillë që do të mbeste shembull për shekuj me radhë, deri sa do të shfaqej mbas nandë shekujsh Shën Françesku, e mbas shtatë shekujsh të tjerë Nanë Tereza. Çfarë mund të mësojmë na sot nga Shën Jeronimi? – pyet Papa Benedikti i XVI. Dhe përgjigjet: “Më duket se sidomos këte: të duem Fjalen e Zotit nëpërmjet Shkrimeve të Shejta”. E shkrimet e shejta krishtnimi i ka prej tij tash 16 shekuj. Ndër shekuj kanë qenë të shumta përkujtimet ndaj Shën Jeronimit; prej kuvendeve e manastireve, tek urdhna e Kisha e Katedrale. Eshtnat e tij ruhen në një arkë të argjentë në Altarin Papnor në Shën Pjetër. Veprat e përkthyeme Shën Jeronimi ishte një studiues i shquem i latinisht e njëherësh ndër njohësit ma të mirë të greqishtes. U transferue përfundimisht në Betlem pikërsiht pse donte të njihte me rrajë ebraishten, që të përkthente Shkrimet e Shejta drejtpërdrejt nga origjinali.

Bibla E njohun në gjuhen e kohës si Vulgata, ishte përkthimi i parë i plotë në latinsiht i Biblës, së cilës i kushtoi pjesën ma të madhe të jetës së tij të gjatë e me podhimtari letrare të jashtëzakonshme, plot 23 vjet punë. Vepër e tij janë gjithashtu Ungjijt e rishikuem fjalë për fjalë, tekste që ruhen sot e kësaj dite me ndryshime fare të vogla, ashtu sidhe Testamenti i Vjeter. Një liber me vlerë të madhe për kohën ka qenë ai me titull “Rreth virgjënisë”, shkrue me 393, ku egzalton virgjëninë e Marisë dhe përvujtninë në jetë si virtut të çmueshëm njerëzor. “Jetë të shqueme”, fillue më 392, kishte për synim të tregonte se si letersia e krishtene ishte në gjendje të ballafaqohej me veprat ma te mira klasike; në fakt ajo u ba pak e nga pak një enciklopedi e kohës, ku përmblidhen biografitë e 135 figurave të shqueme e trajtohen argomente nga ma të ndryshmet e ma pikantet. Biografitë fillojnë me ate të Shën Pjetrit dhe mbyllen me autobiografinë e vetë Shën Jeronimit, ku përmenden, ndër të tjera, përkatësia e tij ilirike dhe vendlindja e tij, Stridona po ilirike. Kisha e përkujton ate me 30 shtator, që njihet edhe si dita e Shën Jeronimit. Për faktin që ai njihet ndoshta si përkthyesi ma i shquem i të të gjitha kohnave, Shën Jeronimi asht edhe Mbrojtësi i Përkthyesëve, e për lidhjet e tij me lashtësinë, konsiderohet edhe Mbrojtësi i Arkeologëve. Autorë ndër ma të famshmit në botë u frymzuen nga Shën Jeronimi. Po përmendim vetëm autorët e veprat ma kryesore: Masaccio, Shën Jeronimi (1426), Piero della Francesca, Shën Jeronimi dhe dhuruesi (rreth 1440-1450) sidhe Shën Jeronimi në pendim (1450), Jan van Eyck, Shën Jeronimi në studio (1442), Filippo Lippi, Eshtnat e Shën Jeronimi (1452-1460), Antonello da Messina, Shën Jeronimi në studio

(1474-1475), Pinturicchio, Shën Jeronimi në shkretinë (rreth 14751480), Leonardo da Vinci, Shën Jeronimi në pendim (rreth 1480), Giovanni Bellini, Shën Jeronimi e Contini Bonacossi (rreth 1480) dhe Shën Jeronimi tue lexue në shkretinë (rreth 1505), Albrecht Dürer, Shën Jeronimi në pyllë (1494) dhe Shën Jeronimi në studio, Sandro Botticelli, Krezmimi i Shën Jeronimit (rreth 1495), Vittore Carpaccio, Shën Jeronimi dhe luani në kuvend (1502) dhe Funerali i Shën Jeronimit (1502), Hieronymus Bosch, Shën Jeronimi në lutje (1505), Agostino Carracci, Krezmimi i Shën Jeronimit (1592), Caravaggio, Shën Jeronimi në meditim (1605-1606), dhe Shën Jeronimi në studio tue shkrue (1608) Po i mbylli këto shënime të shkurta mbi Shën Jeronmimin me një thanje lapidare të biografit e teologut të shquem Arnaldo Fortini: “Ndaj këtij njeriu të patrajtueshëm kanë një borxh tejet të madh kultura dhe kristianët e të të gjitha kohnave.” Bibliografia: De Leo Pietro, Vita di San Girolamo, Rubbettino Editore, 2007 140 pagine Girolamo (san), Gli uomini illustri, Città Nuova, 2000 - 216 pagine Arns Paulo E., La tecnica del libro secondo san Girolamo, Biblioteca Francescana Edizioni, 2005-256 pagine Girolamo (san), Lettere [vol_4] / Indici 117-157, Città Nuova, 1997 704 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_3] / Lettere 80-116, Città Nuova, 1997 456 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_2] / Lettere 53-79, Città Nuova, 1997 - 424 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_1] / Lettere 1-52, Città Nuova, 1996 - 472 pagine Girolamo (san), Commento al libro di Giona, Città Nuova, 1992 - 120 pagine


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Aborti

43

nje gabim nuk ndreqet me nje tjeter gabim

Dom Gjergj Meta Aborti, selektiv apo jo, është thjesht abort, një ndërprerje e vullnetshme e rrjedhës së një jete e cila në momentin që nis nuk është më në disponim të vullnetit të lirë të njeriut (nënës, babait, mjekut apo gjithkujt tjetër), pasi rritet dhe zhvillohet pavarësisht nga ky vullnet. I vetmi vullnet që e kushtëzon është ai i solidaritetit, por jo ai i zgjedhjes për ta mbajtur apo jo. Është një jetë që ka nisur një ekzistencë tjetër e që prej nënës apo mjekut kërkon vetëm dashuri e solidaritet, gjë e cila vlen në të gjitha fazat e jetës së njeriut, deri në vdekje. Sa i përket abortit, Kisha Katolike edhe në Shqipëri e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur qëndrimin e saj. Ndaj e shikoj në një optikë tjetër atë çka ka prekur në një ndërhyrje të tijën Prof. Ardian Ndreca në Mapo W, në numrin e të shtunës së kaluar. Së pari, sepse për sa i përket abortit, Kisha Katolike dhe kleri i saj, me të gjithë faktorët veprues brenda saj, ndoshta është ndër të vetmet institucione që në Shqipëri ka folur haptas dhe qartë kundër tij, qoftë nëpërmjet magjisterit të ipeshkvinjve të Shqipërisë e qoftë nëpërmjet nismave të ndryshme në të kaluarën, por edhe aktualisht. Një fakt janë p.sh. këshillimoret që kanë lindur me vullnet të ipeshkvinjve pranë të paktën dy dioqezave së fundmi, ajo e Tiranës dhe ajo e Lezhës e që merren me publikime dhe me propagandë nëpër klinika dhe spitale nëpërmjet vullnetarëve që të shkurajojnë personat për abortin. E gjithashtu, në veprimtarinë e ambulatoreve të mbajtura nga Karitasi Shqiptar dhe nga rregulltaret, në pothuajse gjithë territorin e vendit. Sa i përket klerit, ai ka ambonin, nëpërmjet të cilit, edhe pse më pak e njohur për mediat, bëhet një punë mjaft e admirueshme në drejtim të mbrojtjes së jetës. A është bërë punë sa duhet? Asnjëherë kjo nuk arrihet deri në fund, sidomos në Shqipëri ku kushtet janë ato që janë, projektligjet jo gjithmonë merren vesh dhe ku mungojnë personat kompetentë për të hyrë në këto çështje. Ajo çka mungon është pikërisht edhe fryma dhe nismat konstruktive të laikëve katolikë, sikurse është Prof. Ndreca e të tjerë, që merren me çështjet e mendimit dhe të bioetikës. Reflektimi i personave kompetentë në lëmin e filozofisë, jurisprudencës, mjekësisë, do të ishin një ndihmë e madhe në këtë betejë kundër një fenomeni genocidi sikurse është aborti. Kleri katolik nuk mund të jetë dhe nuk ka për detyrë të jetë i gjithëdijshëm. Duhet thënë, për hir të së vërtetës, se Profesor Ndreca ishte më gjithëpërf-

shirës në shkrimin e tij duke thënë se “kleri katolik ka humbur dalëngadalë çdolloj vizibiliteti në mbrojtjen e vlerave”, por për këtë është i nevojshëm një debat më i gjerë sigurisht e prandaj kthehemi tek aborti. Së dyti nuk mund të flitet në mënyrë selektive vetëm për abortin selektiv, pa e përfshirë këtë të fundit në vetë fenomenin e vrasjes së fetuseve si i tillë, pavarësisht seksit. Aborti është i papranueshëm si i tillë dhe jo vetëm si selektiv. Duhet thënë gjithashtu se historia e abortit selektiv në Shqipëri nis qysh në mendjet e njerëzve dhe ka të bëjë me konceptime që vijnë nga thellësia e shekujve. Është ndër ato raste që nuk ka të bëjë me lobimet proabortiste apo prozgjedhjes së lirë të gruas. Në malësitë e Shqipërisë katolike (këto njoh unë më mirë) ende sot dëgjon të thuhet kur lind vajzë në formë pyetëse: “A u mërzite?”, ose në formë ngushëlluese “Mos u mërzit!”. Kjo formë të shprehuri përdoret vetëm në dy raste: në rastin e mësipërm dhe kur vdes dikush. Ja pse aborti selektiv është i rrënjosur në një mendësi patriarkale dhe maskiliste. Këtu sigurisht nuk mjafton konstatimi, por një punë kapilare ndryshimi mendjesh e që nuk ndryshohet sigurisht vetëm me rregullimin apo protestën ndaj kuadrit ligjor i cili është koercitiv ndaj vullnetit të jashtëm, por jo ndaj bindjes së brendshme. Përtej kësaj, ajo çka çudit në këtë çështje është edhe një lloj hipokrizie e lëvizjeve feministe, pasi pikërisht ato janë selektive. Nga njëra anë lëvizjet feministe mbrojnë idenë e lirisë së gruas për të zgjedhur abortin e nga ana tjetër dënojnë abortin selektiv, duke thënë që dikush nuk duhet të vritet pse është femër. Në këtë rast na qenka vrasje, ndërsa në rastet e tjera qenka liri zgjedhjeje. Kjo skizofreni themeltare është trajtë e qartë e skizofrenisë së modernitetit tonë që duke nxjerrë nga dera vlerat, në emër të

pseudolirisë individuale, shtien nga dritarja gjysma vlerash (selektive) të cilat konfirmojnë mjerimin në të cilin gjendet kultura e jetës në shoqërinë tonë. Për këto lëvizje feministe jeta vlen sa gjinia, por jo si e tillë. Kjo është po aq vrastare dhe raciste sa vetë maskilizmi apo sa vetë abortimi selektiv. Gjysma vlerash krijojnë gjysma njerëzish. Për rastin e Florijes nuk kam ç’të them më shumë sesa diçka të bukur që më tha doktori i nderuar Halim Kosova në një bisedë telefonike: “Nuk ndreqet një gabim me një gabim tjetër”. Më bien ndërmend gjithashtu fjalët e një kënge të Adriano Celentano-s, e titulluar “Il figlio del dolore” (Biri i dhembjes) e kënduar së bashku me këngëtaren italiane Nada. Konteksti është ai i një përdhunimi në kohën e luftës së Bosnjës. Frut i këtij përdhunimi është një fëmijë dhe personi i përdhunuar ka vendosur ta mbajë. Në pamundësi për ta shkruar të gjithë këngën po vendos dy pjesë, në të cilat gruaja e përdhunuar i drejtohet përdhunuesit me këto fjalë: Keqësia jote në barkun tim do të vdesë,/ pasi pikërisht prej barkut tim do të rilindësh/ e ndërsa në zemrën time/ për gjithmonë do të vdesësh,/ si një lule prej barkut tim do të rilindësh. …Ti do t’i tregosh/ Që ti nuk ishe ti/ Por vetëm frut i urrejtjes/ Së atij që të dashurojë nuk di / Biri im do t’i thuash/ Keqësia ime/ Vdiq atë ditë që linde, linde ti/ E do t’i thuash që krimet e tua do t’i paguash/ Para njerëzve e para Zotit/ Kështu ai do të kuptojë/ Që jeta e tij/ Është fara e një dashurie që do të mbijë/ E urrejtja do të reshtë vetëm nëse njerëzit do të dinë/të ringjallen brenda tyre…


44

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Frederik Rreshpja Luigj Çekaj Poeti Frederik Rreshpja e ridimensionoi Poezinë Moderne Shqipe, Si në "Reportazhet" me litarë në fyt të Milan Kundera-s. Prokurori L.M. në Gjykatën "Popullore"! të qytetit Shkoder me 1975. I pa ndehuri Frederik Mark Rreshpja: Përse nuk e keni firmosur "Dosjen", me akuzat e ngritura kundra jush në hetuesi?! ¶Frederiku: ¶Thjeshtë, dhe vetëm se në fakt kishte shumë gabime politike! deshta me thanë ortografike, shoku prokuror i shtetit të zhdukjes së antikrimeve u përgjigj Frederiku, duke e vënë buzën në gaz me ironi. Kjo sfidë ishte nga më të papriturat dhe befasueset, që Frederiku u bëri aso dite rojeve të shtetit, bash në shtëpinë e vet; ka qenë sigurisht, edhe njëra nga pikat me kulminante, të rebelimeve të njohura dhe disidente të Rreshpjes, i cili në të gjitha vëndet dhe rrethanat se ku ndodhej, na shfaqet gjithmonë, vetëm si një njeri i pakompromentueshëm me të keqen dhe i Lirë, si dhe me çdo gjë tjetër të shkatërruar, sa nga talenti i jashtëzakonshëm që kishte si poet, po aq edhe nga vetë mungesa e Lirisë të këtij poeti të izoluar, që ta demokratizonte Atdheun e vet, ashtu si psh kishte bërë në të kaluaren edhe Walt Whitman-i (Uallt Uhitman-i) për Amerikën. Por, dhe megjthatë, Rreshpja i madh, sido që me trup të vogël dhe shtatimët, as nuk u përkul, as nuk u thye, përkundrazi vazhdoi të shkruante dhe të krijonte mrekullira, krejt si në "Reportazhet" me litarë në fyt, siç i ka deklaruar veprat e shkrimtarëve të përdjekur Milan Kundera; duke na lenë pas vehtes, një poezi të shkëlqyer dhe si të blinduar, nga superstonikët e metaforave të veta: Duke zënë fillë që nga motivet e lashta të perendive pagane të Ilirëve, siç ka qenë Medauri, duke vazhduar pastaj me tradhtarët e të gjithë njerëzimit, dhe të Jezu Krishtit, dmth. me Evën, Judën dhe Uliksin, dhe deri tani vonë, në vitët e mbrapshta të "gjenive" të gënjeshtërta, të cilat nepër vjershat e Frederikut, kushtojnë sa një gotë vërë i kanë harruar tashmë dhëmbjet e Atdhëut, si dhe janë kthyer në skllevër të partive. ¶Frederik Rreshpja (përjashtoj këtu prozën) edhe në zhanrin e poezisë na ka lënë këto kater libra: "Rrapsodi Shqiptare, Në Këtë Qytet", "Erdhi Ora të Vdes

Përsëri", si dhe kryeveprën e vet në letërsinë shqipe "Në Vetmi," me të cilën F. Rr. ka fituar edhe çmimin e shkrimtarit më të madh, dhe më të lexueshem të atij viti, pjedestalet poetike të të cilit kam frikë, se nuk do të arrihen më, të paktën deri në vitin 2050. Prandaj të vjen të ulurishë, kur mendon se edhe në Tiranën pas komuniste, si me demek, poeti apo më fshatarçe, këngëtari më në zë i dhëmbjeve tona më të mëdha dhe më njerzore, si të pak popujve të dhëmbshur dhe artistë si ky i yni, i cili jo vetëm që nuk kishte as një shtëpi të vetën sa për të vdekur rehat si të gjithë njerzit e tjerë, por e lanë dhe mbeti përsëri i nepërkëmbur, si ai "Zezaku i komunizmës" dhe "Në Vetmi," por edhe me torbën e vjershave të veta në krah, a thua se F. Rreshpja, siç do ta shikoni edhe te vleresimet, nuk ishte krenaria e të gjithë ne shqiptareve të pamposhtur deri në poezi, por ishte njëfarë Siçiliani me emrin Yvan Kolona, i cili me gjithë se herë pas heret akuzohej si "vrasës" për gjakmarrje, edhe nepër gazetat e shtypit evropian, sa herë që arrestohej, prej çantës se tij nxirnin vetëm librat "Prillli i Thyer" dhe "Shkaba" të shkrimtarit tonë të famshëm Ismail Kadare, me plot njezetëmijë faqe letërsi shqiptare, të botuara gjithandej... Së mbrami, dhe duke u orvatur që ta bind më konkretisht lexuesin se Fredi, sikur thoshte edhe vetë, "Kishte vetlindur si i mallkuar nga arti" falë mbijetesës si, "i dënuar me pavdeksi?", le të shqyrtojmë së bashkut edhe vlersimet maksimale që i kanë bërë F. Rreshpjes edhe disa nga personalitetet më të njohura të letërsisë koherente, dhe botërore: Ismail Kadare - në Shqipëri: “Frederik Rreshpja është njëri nga poetët më të mirë të Shqipërisë.” Leo dë Rua, kritik në Francë, pra në atdheun e Pol Eluarit, dhe Alen Poes: “U trondita nga ky njeri, që përmban një gjenialitet Ballkanik, ku është edhe vëndlindja e artit.” Ivanov, kritik i shquar në Rusi: “Ne ‘Rusët’ kemi Pushkinin, Eseninin, por edhe shqiptarët duhet që të jenë krenarë, që kanë një poet si Frederiku.” Henry Izrael, kritik dhe botues në Sh. B. A.: “Poezia e Frederik Rreshpjes, është një poezi tronditëse, si dhe e shkruar me një mjeshtri që psh. ne Amerikanve na mungon.” Tani, siç nënkuptohet dhe nga kritika, dhe me qenë se teknikat e poezive të F. Rr.

janë tepër të larta, për të mos thënë të sofistikuara për tu kuptuar dhe shpjeguar lehtë qoftë dhe nga vetë analistët e poezisë, unë do ti këshilloja miqesisht lexuesit e revistës "Jeta Katolike", që të veprojnë, ashtu siç kam vepruar edhe vetë dikur me to, pra t’i mësojnë njëherë përmendësh, që pas zierjeve të brëndshme shpirtrore t’i ndiejnë me veshët e tyre, si për fillim, edhe magjitë e tingëllimave të fjalëve si të kristalta të gjuhës shqipe, sidomos kur secila nga këto fjalë projektohet dhe vendoset në vëndin e vet, ashtu siç ka ndodhur edhe nga duart e kryemjeshtrit tonë, arkitekt dhe të pa vdekshëm, poetit Frederik Mark Rrespja.

Poezia Në atë shteg ku kaloj unë e ka kasollen vjeshta, Bile të gjitha stinët janë fqinjë. Një beng, si stradivarius, Më mëson mua folklorin e zogjve. Kasolle prej hëne! Nën qiellin tërë shi, Pikë-pikë mbi çatinë e kaltër, Trishtimi i djalërisë… Mbeti tek xhami i plasur i dritares sate Vështrimi im i thyer. Unë vetëm u bëj nga një vizitë stinëve, o njerëz, Kurse zemrën e kam tek ju. Mos e mallko me ndarje këtë natë S'duhet të ndahehi në këtë peisazh me erë, Nën këto re të qiellit rrënojë. Argjendi i dhëmbshur i këtij peisazhi, Në shpirt si medalion do të të rëndojë. Se në ditët më të trishtuaro Të kam mbrojtur nga pikëllimi dhe ditët me shi. Dashuria ime mund të bëhej çati e gjithë botës. E çdo vjeshte. E çdo stine. Jam i trishtuar. Trëndafilat e tu Më mbetën në duar si plagë Dhe perëndimi rend pas mollëve me pishtar në dorë T'i vërë flakën kësaj nate. Ndoshta do të kthehesh një ditë Por pas mollëve dhe viteve, Atëbotë perëndimi do të ketë djegur çdo gjë. Ah! Në këtë botë të madhe, vetëm unë e ti Nuk do të jemi të lumtur më ...


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Kjo pranverë Eja me mua nëe kopësht. Tani që dimri iku dhe tërë dëborërat kanë rënë, Nga drurët zbresin ca statuja ajri Dhe çelin sytë e luleve që flenë. Por tani që nëna nuk është, Hapen dyert e hijeve e dalin perënditë ilire, Me turitë e prera nga mjegullat e lashta ... E trëndafilat janë mbyllur në pikëllimin e vet. Eja të dalim në kopësht, Por nëna nuk është më!

Juda Kur nxorri-dosjet, ne prisnim atë: shpatën, Shaminë e Desdemonës ose asprat. Alo, Troja? Rri në tërë kolltukët si Ulisi në barkun e kalit. Ç’është ky njeri i pavdekshëm si Krishti? Nuk ka për t'u kryqëzuar kurrë ky njeri?

Larg në Heinc Shpejt e shpejt muret e natës Ngritën vetminë time. Nëna ime! Këtu nuk njoh njeri, As durët, as folklorin e zogjve.

I komunizmës. Era vuri pëllëmbët dhe zuri vajin Mbi kokën time që Zoti e gdhendi me hir. E fundit erdhi vdekja dhe më hoqi prangat: Tani, o njeri, je i lirë! Tutje prisnin liderët demo-socialistë: Tani erdhi ora të vdes përsëri, mendova.

Kantik Erdhi dëbora, mbuloi gjithë stinët, Si në ditën e parë të botës. Erdhi dhe mbuloi ditët e mia. Pikon hëna. Drurët e zhveshur dimërorë, Me këmbë si anijethyerit në fundet. Parajsa e drurëve të vdekur, pranvera, Vjen, por mua nuk më gjen. 0 Zot! Më ke mallkuar me dimër pa asnje arsye. Keqdashjen tënde nuk e kuptoj.

Plani i mesnatës Këndova një këngë të zymtë si nata e Saharës. Kurdoherë te rëra Çel një mesnatë, si palmë. Shpalla një qiell për ty, Në lashtësi. Kështu i shpallnin konstelacionet, perënditë.

Mbi një kalë të vogël gjethesh, Eglantinat në ëndërr më vijnë. Ah, çdo të më vrasë rrufeja e huaj, Nëpër shira që s'i njoh!

U fola lehtë yjeve për dashurinë tënde, Se kurdoherë, një keops, Përggjon në periferi të këngës.

Deklaratë shtypi

Po kurdoherë ka mes këngës një mesnatë si palmë, Që s'më 1ë të bëhem saharë.

Skllevër mosmirënjohës, ju deri dje Te këmbët e diktatorit jeni shtrirë! Dhe më keni quajtur mua skandaloz Për fjalën time të lirë. Enveri lëshonte urdhër-vdekje, Por prangat m’i keni vënë ju. Tani shkruani për mua parulla nëpër gazeta Dhe i varni si prangat nëpër mure. Skllevër mosmirënjohës dhe të marrë, Kopè hipokritësh servilë; Unë muret dhe prangat i pështyj, Unë kam lindur skandaloz dhe i lirë!

Skllavi i maurëve Të mallkuarit e rërës fshinë thikat Dhe ikën me turbanët tërë gjak. Shtrirë si perëndia i shkretëtirës, Unë jam zezaku i bukur

45

Mirëpo unë jam pagan i vjetër; Pa këtë fat të keq nuk ndjehem mirë. Çdo njeri e ka një fjalë ku ve kryet, Kam dhe unë një prehje për dhëmbjen time. E çdo të preferoja tjetër përveç luftës, I ndjekur pas nga ky fat budalla? Vërtet që kam fituar shumë pak në këtë jetë, Por humbjet i kam patur të mëdha. S'dua të trishtohet kush për fatin tim, Se për fatin tim trishtohem vetë: Mermeri i thyer i Perëndisë së Humbjes, Tërë lavdia ime kjo do të jetë!

Anija e bardhë Çdo natë shoh në ëndërr një anije të bardhë dhe anijethyerit e vdekur. Tani e tutje ata janë të vdekurit e mi. Çdo natë lutem për ta, pasi nuk e di ku fillon ëndrra, Përderisa të gjithë ne jetojmë në një anije të bardhë. Anija e vdekur ikën tutje, kurse anijethyerit rrinë me këmbë në funddet. Ne të gjithë jemi anijethyer, Unë vetë rri me këmbë në funddetin tim.

Basted Ra një sorkadhe me kryqin e një vetëtime te koka. Dalëngadalë u tret te qimitri i shirave. Vijnë dimrat dhe hanë stinët. Vetëm një dhëmbje klith ende mbi shkëmbinjtë...

Është një zog

Vdekja e Lorës

Është një zog që vajton dit' e nat, Fshehur tek shtëpia e gjetheve. Si na erdhi kjo stinë me emrin harrim! Si na erdhi kjo stinë me emrin dimër!

Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër, Gati për përjetësi. Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.

U shuan yjet në pëllëmbët e mia Dhe sytë e tu u bënë dimër. E kam ditur ç'braktisje më pret, Moti ky zog ma ka thënë. Do të bëhem vjeshtë dhe do të shkoj Të vdes tek shtëpia e gjetheve. Shtëpia e gjetheve kyçur me hënë. O Zot! Nuk kam as ku të vdes ...

Fat Unë për fatin tim pikëllohem vetë, S'dua të pikëllohet kush për fatin tim. Më ndjek pas Perëndia e Humbjes, Me mermerin e thyer në luftra pa kuptim.

Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejtë. Kemi qenë përherë bashkë, që të rinj, Dhe tani më le! Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur, Dhe më botën më ndan një udhë me kilometra vetmi. Kemi thenë gjëra që s'kanë për t’u kuptuar kurrë Kemi ecur në tërë shekujt, para piramidave. Emrat tanë kanë qenë gdhendur Edhe kur nuk kishim shkëmbinj. Por këto s'kanë për t'u përsëritur më kurrë. Si ungjijtë. Të dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani Je akoma më e bukur, kështu me pak vdekje në sy.


46

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Shkodrës Shkodra, dashnorja e shekujve Migjeni Ja, qyteti im, arnuar me fosile mitesh, Selija e mbretërve ilirë, Ngritur gurë-gurë mbi sytë e bukur të një gruaje Nga pellazgët hyjnorë. U ktheva përsëri në qytetin ku kam lindur. Një shi biblik Lan prej shekujsh gjakun e perandorive të mundura. Këtu, nën një kryq kam varret e fisit tim, Mbuluar me heshtje që lulëzon trëndafila. Po vë zërin tim të bërë kurorë Mbi dhëmbjen që koha e bëri mermer. Amin? E kam ditur që do të vij tek ti, Nëpër metropolet e botës. Nën trëndafila mermeri si në një metropol, Jam trishtuar për jargavanët e portës. Nën shirat e heshtur prej najloni, Më ka marrë malli për shirat e tu të qeshur, Tërë rrëmuje vetëtimash.. .

Partishmëria Nëpër portat e partive rrinë komunistët e djeshëm, Më mësojnë mua kush është Marksi. Nëpër emblemat aty-ktu, Bronxi i thyer i Enverit shfaqet.

Komunistët e djeshëm me tituj Të fituar në luftën e klasave, Më mësojnë mua ç'do të thotë disidencë, Më mësojnë mua ç’janë prangat. Komunistët e djeshëm, telefonat e djeshëm, Veturat e djeshme lyer me bojë. Kaloj para portave të partive i menduar, Me bukën e ditës në dorë.

Motivi i gruas së kurbetlliut Po të pres këtu, te ky shelg, Nën qiellin e zi që mezi e mbështjell nata. Yjtë e parë ranë mbi duart e mia Që i kam vënë kryq te kryet e heshtjes. Kam kaq kohë që rri këtu për ty, (bile me vite), Si statuja e Pritjes, gdhendur në një mermer të bardhë dhëmbjeje, Duke dëgjuar ankthin e erës Që thërret dikë hapësirave. Por ti nuk erdhe. Shumë shira Rrodhën mbi sytë e mi që u tretën. Tani herë pas here dal e pres nën qiellin e këngëve, Si Statuja e Pritjes, gdhendur në një mermer të bardhë fjalësh.

Aerodrom Dal e të pres në breg të një qielli, Dal e të pres buzë një reje. Vështroj si rrëzohen shirat, ylberët, yjet. Zbrit! E di që je diku pas një mjegulle. Venë e vinë avionët e botës. Po ti, në ç'shira je fshehur vallë? A ke par dhëmbjen time Si ngjitej me ulurimë nëpër qiej? O! Si demon i vetmuar, Tërë shirat e botës i kërkova për ty...

Druri i portes Lulëzoi druri i portës së vjetër. Ah, druri i vdekur çeli lule! Ti këputi dhe me to bëj kurorë, Për mua që të prita deri në vdekje. Pashë ngjyrën e gjakut dhe...lot, Që çelën në të tëra gjërat prej druri. E kuptova që thika e pritjes më preu Në brinjë, kur çela gjethe si palmat. Të prita, të prita... Derisa çelën kameliet e mortjes te porta. Ti mblidhi dhe më bëj një kurorë, Mua që deri në vdekje të prita.

Dom Ndre Mjeda dhe At Gjergj Fishta Për Fe, Atdhe e Përparim “Nata sa do e gjatë nuk mund ta ndaloj agimin për të dalë” S HKODER: Gjysma e dytë e shek XIX do të jetë e mbushur me ngjarje, episode, zgjime nga gjumi letargjik shumë shekullorë, levizje të cilat do jenë të nxitura në kuadër të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e pararojë e Lidhjes mbar shqiptare të mbajur në qytetin historik të Prizrenit në vitin 1878 . E përkatësisht në vitet 1866-1871 do të lindin dy bij të shqipes Ndre Mjeda e Gjergj Fishta ku ngjarje historike do shënohen e do skaliten me shkronja të arta në historinë e kombit Shqiptarë. Mjeda–Fishta dy bashkudhëtarë në kalvarin e mundimshëm të vuajtjeve, mjerimit, mospërfilljes nën thundrën e një Perandori obskurantiste, sëbashku çan mes përmes erresirën për të ndriçuar mendjen e

Leonora Laçi kombit tonë, si dy pishtar të diturisë të pajisur me vizion, moral, guxim, virtyte

e tradita të trashëguara që nga kanuni. Ndre Mjeda lindi në Shkodër, ndërsa Fishta në Fishtë të Zadrimës. Të parët e tyre ishin shpërngulur nga bjeshkët kreshnike të maleve të Pukës e Mirditës që janë të mbushura me bëma heronjësh. Prejardhja pati ndikim për të dy poetët Rilindas që nuk e mbrojtën atdheun vetëm me penë por dhe me armë, oratori, zgjuarsi e duke vënë në shërbim të kombit gjithë bagazhin intelektual që përvetsuan në shkolla të ndryshme europiane. Mjeda–Fishta vepruan aktivishtë për të përshpejtuara shkëputjen e Shqipëris nga qerrja Osmane. Të paralelizosh dy kolosë të letrave shqipe arrinë të kuptosh madhështin e secilit që për nga vepra qëndrojnë denjësisht përkrah njëri-tjetrit, të


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

papërkulur përballë sfidave të kohës. Ishin themelues të shoqërive të para letrare “Bashkimi”e “Agimi”, delegatë në Komisionin e Alfabetit në Manastir, madje Fishta ishte Kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) ose siç njihet ndryshe Kongresi i Abesë që do hartonte Alfabetin. Dy vizionarët Mjeda–Fishta ishin të vetdijshëm se një nga elementët që e bënte të qenësishëm një komb është dhe gjuha prandaj i dhanë rëndësi këtij elementi kyç për qenësinë e ruajtjen e identitetit kombëtar, kjo për arsye sepse të huajt i jepnin rëndësi përkatsisë fatare duke njësuar fenë me kombësinë e duke quajtur shqiptarët mysliman turq e ato ortodoks grek dhe katolikët latin. Është meritë e Rilindasvë si Mjeda e Fishta që me intelektin e tyre, arsimimin në shkolla të Perëndimit nuk e harruan prejardhjen e gjakun arbëror që i rridhte në vena por vepruan në shërbim të kombit Shqiptae aty ku kërkohej e pikërisht në çështjen e letrave shqipe e në çështjet politike ku hallka e zinxhirit ishte më e dobëta. Mjeda–Fishta, këta dy patriotë të zjarrtë, gjuhetarë, poetë, albanologë, meshtaë, politikanë, vizionarë, oratorë, bashkëkohës që plotësojnë njëri-tjetrin, dy figuar shumëplanëshe, përsonalitete me diapazon të gjerë e temperament të zjarrt ku gjenë të meshiruar në kompleks të gjitha vetit që i karakterizojnë burrat malësorë veriorë, trimërin, guximin, patriotizmin e besën. Të dy i bashkonte pasioni, ndjenja atdhetare me të cilën ishin brumosur, i bashkonte ideali kombëtar për një Shqipëri të pavarur si dhe rruga që zgjodhën për t’i shërbyër atdheut—letrat shqipe. Së bashku, ndikuan fuqimisht në jetën politike të vendit tonë si zë opozitar e pro perëndimor, megjithëse idetë e tyre nuk gjetën zbatim në një vend të varfër e prapanik si Shqipëria ku sapo kishte dalë nga luftrat e po konsolidohej, dhe kjo për shkak të rrethanave e fanatizmit të bejlerëve që kërkonin të vetësundonin. Angazhimi në jetën politike - parlamentare i dy patriotëve në periudhën e hovit të lëvizjeve demokratike të viteve 1920-1924 na bind se Mjeda dhe Fishta vepruan për interesa kombëtare për një ideal që Shqipëria të shqitej nga orientalizmi duke drejtuar sytë nga oksidentalizmi. Autoriteti, kredibiliteti i bëri këta dy figura të shquara që të shihen si të përshtatshmit që mund të plotësonin një opozitë të fortë që dhe në ketë pozicion do të mund të veprojnë e ndikojnë në rrjedhën e ngjarjeve politike që pasuan gjatë viteve 1921-1924. Vet Luigj Gurakuqi, në një letër derguar Imzot Bumçit, shprehet per

Fishten... ”Pader Gjergji asht shum ma i mi rë se Vi nçenci për deputet, mbassi asht i zoti i fjal ës, njeh vendi n e ka autori tet edhe mbi deputetet e krahi nave te tjera. . . ”[1] Reaguan ashpër dhe në parlamentin shqiptar të dal nga Kongresi i Lushnjës 1920-ës ku ishin pjesë e deputetëve katolikë të Shkodrës siç e përshkruan revista “Agimi”: “Intiligjenca e jonë ma në fund del fituse tue zgjedhun njerëz të kulturës e të njoftun në lamë të leteratyrës e të komtarizmit. Deputetë që u zgjodhën kjen këta zotnij: Z. Hilë Mosi, Z. At Gjergj Fishta , Z. Luigj Gurakuqi, Z. Dom Ndre Mjeda.[2]”. Ndërsa organi shqiptar në Turqi “E Vërteta” i konsideron deputetët e Shkodrës si ajk e Shqipërisë, ndërsa Fishten e quan si poet të rrallë e të madh që nesër do të mburohet Kombi ynë me shkrimet e tij. Deputetet e Shkodrës, e konkretisht Mjeda e Fishta, vepruan e bashkrënduan veprimet e tyre për t’i bërë fakt të kryer me anë të lobingut duke i paraqitur shumë herë para Kuvendit Kombëtar problemet siç ishte ai i komunikacionit mes Shkodrës, Tiranës e Durrësit, meremetimin e urave, kon-

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda

47

fiskimin e pasurive të bejlerit Esat Toptanit. Si dhe janë inisiatorët e nxitësit e parlamentit për të përgatitur projekt-ligje për lehtesimin nga taksat doganore të mallrave të importit për Prefekturën e Shkodrës e për përmirsimin e gjëndjes ekonomike të kësaj prefekture. Interesat kombëtare qëndronin mbi ato vetjake. Mjeda thoshte, “Ma mirë me kenë se mu dukë”. Madje Mjeda ishte hartues i Statutit të Zgjeruar të Lushnjes në gusht të 1921, që ishte plotësim i mëtejshëm i vendimeve të Kongresit të Lushnjës, duke qënë njohës i politikës europiane e ligjeve dhe poliglot, mundi të shfrytzonte përvojen e shteteve demokratike për ta përdorur në Shqipëri. Mjeda ishte dhe njohës i thellë, studiues e kodifikues i kanunit ku përpiloi një statut sa më të pranueshëm dhe për traditën e popullit e sa më afër realitetit shqiptar. Dom Ndre Mjeda e At Gjergj Fishta qëndruan të palëkundshëm në bindjet e tyre ku përkrah inteligjencës shqiptare u shquan në drejtimin politik. Krijuan grupin e fletorën “Ora e Maleve“ ku drejtues nderi i grupit u caktua Emzot Lazër Mjeda, ku bashkëpunuan Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta , Dom Ndre Mjeda , Dom Loro Caka, Ernest Koliqi etj. Ky grup, i krijuar në 1923, u formua si grup katolikësh opozitar për të dhënë kontribut në zhvillimet demokratike të vendit. Ajo që i karakterizon këta dy figura të shquara është fryma bashkëpunuese, duke gjetë tek njëri-tjetri mbështetje dhe për çështje fetare, si në rastin e dialogut me deputetët ortodoksë, duke ndjekur vijen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të atyre Rilindasve që bashkimin e popullit e shihnin si objektiv parësor pa berë dallime fetare e krahinore të gjithë të bashkuar rrethë një flamuri. . Ajo që i dallon Mjedën e Fishtën është fakti se Mjeda nuk ishte një poet i ndaluar në vitet e diktaturës komuniste 19441990, ndryshe nga Fishta që veprat e tij u dogjën dhe eshtnat ju tretën sikur donin të fusnin “minarën në thes”. Por a është e mundur kjo?! Mjeda–Fishta, ikona të letërsis, mbrojtës të identitetit kombëtar Shqiptar, veprimtarë të përkushtuar e të palodhur për “Fe, atdhe e përparim”, që nuk u ndalen para asgjëje, shembuj unikal, prototipa të pazëvendesushëm e të pavdekshëm. [1] Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identi teti )fq 366 [2] Quku Mentor-Mjeda Vepra 4(Identi teti )fq 381


48

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

BOTA SHQIPTARE PA ERNEST KOLIQIN (Me rastin e 110 vjetorit të lindjes) Nga Kastri ot Marku Poeti, prozatori, dramaturgu, profesori, studiuesi, kritiku, esteti, eseisti, përkthyesi, gazetari, publicisti, botuesi dhe politikani Ernest Koliqi, profesor i Universitetit të Romës, lindi në Shkodër më 20 maj 1903, në një familje tregtare, qytetare dhe aristokratësht të njohur të këtij qyteti me formim kulturor të krishterë, atdhetar dhe europian njëherësh. Familja e të atit Shan Koliqi dhe Age Simoni patën veç Ernestit edhe 6 fëmijë të tjerae; katër djem (Dom Mikelin, kardinalin e parë shqiptar, Viktorin, Guliemin dhe Lecin si dhe dy motra, Margaritën dhe Terezinën. Mësimet e para fillore Erneti i mori pranë Kolegjes Saveriane të Jezuitëve, për t’i vijuar më pas prej vitit 1911 nën kujdesin e dajave të tij në Kolegjin “Cesare“ Arici„ të Brescia-s në Itali. Mësimet e mesme në vitet 1918-1921 i kreu në Bergamo po në Itali. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, bashkëthemelon me një grup miqsh italianë revistën studentore Noi giovani, në të cilën publikon disa prej soneteve të tij në italisht. Në vitin 1921, pas dhjetë vitesh kthehet në Shqipëri, ku edhe iu shtërngua fillimisht mësimit me zell të gjuhës shqipe dhe mbi të gjitha formimit të tij kulturor, politik e atdhetar falë miqësisë me personalitete të njohura të kohës në Shkodër si At Gjergj Fishta O.F.M, Dom Lazër Shantoja, At Bernardin Palaj O.F.M. Karl dhe Shuk Gurakuqi, Kolë Kamsi etj, dhe mbi të gjitha me Luigj Gurakuqin, i cili ishte personaliteti politik më i formuar dhe më i rëndësishëm jo vetëm i Shkodrës por edhe i Shqipërisë së asaj kohe. Këtij shkollimi socio-politik të tij rreth çështjes kombëtare shqiptare, i shërbeu edhe përnjohja e drejtpërdrejtë me parinë politike të Kosovës si Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe Isa Buletinin. Fitoi një konkurs për himnin kombëtar, të organizuar nga Ministria e Arsimit, juria e të cilit përbëhej nga At Gjergj Fishta, Fan S. Noli, Mit’hat Frashëri dhe Luigj Gurakuqi. Në vitin 1923 së bashku me At Anton Harapin dhe

Nush Topallin themelon gazetën (fletoren) Ora e maleve, tek e cila mbante funksionin e kryeredaktorit. Kjo gazetë qe një sukses i jashtëzakonshëm i gazetarisë shqiptare të kohës, kjo dhe falë bashkëpunimit me Luigj Gurakuqin, At Anton Harapin, Don Lazër Shantojën, Karl Gurakuqin etj., me të cilët kryen një aktivitet të dendur kulturor dhe politik konfiguruar në radhët e opozitës së kryesuar nga Fan Noli. Këtu duke qenë se ishte kryeredaktor, në drejtimin e Luigj Gurakuqit, hedh edhe hapat e para me rëndësi në publicistikë dhe krijimtarinë letrare veçanërisht në rubrikën satirike “Ora ndër Valle”. Në mjediset e kuvendit Françeskan të Gjuhadolit, ku ishte edhe pikëtakimi i intelektualëve të qytetit, Koliqi zhdërvjelltësoi jo vetëm gjuhën por edhe qëndrimin kulturor, politik dhe atdhetar. Në dhjetorin e vitin 1924, ndërsa punonte si sekretar i Luigj Gurakuqit, merr pjesë si anëtar efektiv i shoqërisë

„Bashkimi“, krijuar nga Avni Rustemi dhe ku bënin pjesë edhe Tajar Zavalani, Sejfulla Malëshova e Llazar Fundo. Pas shuarjesë së kësaj ëndërre në projekt për një Shqipëri të vlerave të njëmëndta civilizuese perëndimore, për shkak të rrëzimit të dhunshëm të asaj qeveria nga pjesa konservatore post-osmane me mbështjen serbe, konteksti jo gjithaq i emancipuar politik i kohës e detyroi që Koliqi sikurse pjesa më e madhe e opozitës të emigrojë jashtë vendit, e konkretisht ai në Jugosllavi për pesë vjet (1924-1929), Tuzla (1925-1927). Po këtë vit botoi poemthin Kushtrimi i Skanderbegut. Aty mësoi gjuhën serbo-kroate dhe njohu edhe letërsinë gojore dhe autorët më të njohur serbo-kroatë. Në vitin 1929 kthehet në Shqipëri ku edhe botoi vëllimin me dymbëdhjetë tregime Hija e maleve, (Zara, 1929). Nga viti 1930 deri më 1933 punoi si mësues i letërsisë në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë dhe më pas në gjimnazin e shtetit në Shkodër. Më 1932 boton vëllimin e parë të përkthimeve Poetët e mëdhenj t’Italis, me poezi nga Dante Aligheri, Francesco Petrarka, Ludovico Ariosto e Torquato Tasso, shoqëruar me një parathënie të At Gjergj Fishtës, një përballje përkthimore kjo shembullore. Më 1933, kur edhe nis studimet universitare në Universitetin e Padovës, boton vëllimin poetik Gjurmat e stinëve, ndërsa më 1935 boton poemthin në prozë Quattuor, vëllimin e dytë me gjashtëmbëdhjetë tregime e novela Tregtar flamujsh si dhe vëllimin e dytë me përkthime Poetët e Mëdhaj t’Italis me poezi nga Giuseppe Parini, Vincenzo Monti, Ugo Foscolo, e Alessandro Manzoni, paraqitur me një parathënie prej albanologut Carlo Tagliavini. Vëllimi i tretë, i cili nuk arriti të botohej, përfshinte poezi nga Giacomo Leopardi, Giosue Carducci, Giovanni Pascoli, Gabriele D’Anunzio, të cilat u botuan pjesë pjesë në revistën S hejzat dhe në veprën e Fulvio Cordignano-s Manuale di Lingua A lbanese. Në mars të vitit 1934, bashkëthemelon me Asim Jakovën, Branko Merxhanin, Vangjel Koçën,


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Odhise Paskalin, Stefan Shundin, Anton Logorecin dhe Ismet Toton revistën Illyria, e cila për tre vitet e jetës së saj u bë dëshmi e një palestre të risive të letërsisë shqipe. Më 1937 pas katër vitesh studimesh të kryera në Universitetin e Padovës, mbrojti tezën e doktoraturës me temën: Epica popolare albanese (Epika Popullore Shqiptare), nën drejtimin e Carlo Tagliavini-t, e cila u vlerësua mjaft nga albanologët Norbert Jokl-i dhe Maximilian Lambertz dhe të tjerë albanologë të kohës dhe menjëherë pranë atij universiteti fillon punën si lektor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Më 1939 themelon revistën S hkëndija në Tiranë dhe emërohet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës. Pas pushtimit fashist të Italisë më 7 prill 1939, në rrethanat gjeopolitike të krijuara, sikurse dihet nga Lufta e Dytë Botërore, opozita e vjetër tradicionale shqiptare u bashkua nën kryesinë e Mustafa Krujës, Ernest Koliqit, Dom Lazër Shandojës, e që pati edhe mbështejen e Terenc Toçit, At Gjergj Fishtës, Dhimitër Beratit, Xhaferr Ypit, Aleksandër Xhuvanit dhe At Bernardin Paljat, dhe bëri çmos të ndërmjetësonte këtë gjendje fatale të parapërcaktuar nga rrethana të jashtme, por edhe të brendshme në mënyrë që të arrihej një lloj marrëveshjeje, e cila të mund të përjashtonte pushtimin dhe kursi oksidental i vendit i mbetur në letër, të zhvillohej sipas mënyrës së duhur. Mosaprovimi i kësaj strategjie nga ana e palës italiane, e cila çoi në bashkimin e kurorave mbretërore nën të njëjtën perandori, ishte një zhgënjim i madh për palën shqiptare, dhe në kushtet e krijuara kur partneriteti politik nuk funksionoi, nuk mbetej rrugëdalje tjetër; ose t’u lihej në dorë gjithçka italianëve, ose të bëheshin pjesë qeverisëse me ta duke u përpjekur të arrinin atë çfarë mund të shpëtohej. Nëse kjo qe një zgjedhje taktikisht e gabuar, në një moment historik shumë delikat, e cila është diskutuar dhe vlerësuar si një vendimmarrje jo e drejtë politikisht nga historiografia jonë, faktet provojnë të kundërtën. Në rrethana të tilla, një shqiptar, aq me tepër si formati i Ernest Koliqit, mund t’i bënte shërbime vendit, sikurse ndodhi me të vërtetët, më mirë se çdo ministër tjetër shqiptar apo i huaj, edhe pse kjo zgjedhje si e tillë nuk duhet të ketë qenë e lehtë për

të. Kështu Ernest Koliqi në qeverinë e kryesuar nga Shefqet Vërlaci u emërua në postin e Ministrit të Arsimit, post të cilin e mbajti për rreth dy vjet nga 12 prilli i vitit 1939 deri më 3 dhjetor të vitin 1941, duke krijuar një rrjet administrativ dhe bashkëpunëtorësh të përbërë nga profesionistë, personalitete të arsimit, kulturës dhe shkencës shqiptare si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Karl Gurakuqi, Filip Fishta, At Giuseppe Valentini S.J., Gaetano Petrotta, Kolë Kamsi etj, duke e mbajtur institucionin të distancuar nga varësia politike e kohës,

49

duke krijuar kështu një shembull unikal të pakrahasueshëm me asnjë prej paraardhësve dhe pasardhësve të tij deri më sot në atë post. Pas çlirimit të Kosovës nga serbët në kuadër të dezintegrimit të Jugosllavisë së Karagjergjoviqëve në prillin e vitit 1941, kur për herë të parë Kosova iu bashkangjit shtetit amë, me nismën dhe përpjekjet e Koliqit u dërguan në “tokat e lirueme”, përmes një studimi të plotë e një plani të përpiktë deri në detaje, rreth 200 mësues, të cilët nën drejtimin e Inspektorëve dhe Drejtorëve të emëruar, hapën një numër të kon-

Instituti i Studimeve Shqiptare, Tiranë (nga e majta): Vangjel Koça, Aleksander Xhuvani, Anton Paluca, Át Anton Harapi, Xhevat Korça, Mustafa Merlika Kruja, Ernest Koliqi, Dhimiter Berati, Át Giuseppe Valentini, Karl Gurakuqi, Ekrem Vlora, Nicola Lo Russo Attoma e Dom Lazer Shantoja. larg klientelizmit dhe rekrutimit preferencial, duke patur si kriter të vetëm profesionalizmin dhe meritokracinë. Kjo periudhë e shkurtër qeverisjeje, në të cilën Ernest Koliqi qe anëtar i kabinetit ministerial, në postin e ministrit të Arsimit, na rezulton realisht se është një nga periudhat më te vlerta në historinë e punës së këtij dikasteri në një shekull veprimtari të tij, jo vetëm duke marë si bazë kohën fizike të punës së tij, por madje duke e krahasuar me shumëfishin e shumë prej veprimtarive të organizuara ministeriale në kushte paqeje e jo në kushet lufte sikurse ndodhej vendi asokohe. Në historinë e shtetit shqiptar, në historinë e arsimit shqip, kulturës dhe shkencës shqiptare, Ernest Koliqi ka lënë gjyrmët e një organizatori, administratori dhe nxitësi të pakundshokun jo vetëm për gjetjet, zgjidhjet, projektet dhe realizimin e tyre, por mbi të gjitha për intensitetin, vëllimin dhe cilësinë e realizmit të tyre,

siderueshëm shkollash fillore në disa qytete por edhe në shumë fshatra të mëdha të Kosovës. Ministria hapi nji gjimnaz të plotë tetëvjeçar në Prishtinë (Shkolla Normale “Sami Frashëri, u themelua më 12 dhjetor 1941) si dhe tre shkolla të mesme 4-vjeçare në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe një shkollë bujqësore në Tetovë, sikurse dhe një shkolle zanati/profesionale për punime me dorë në Prishtine. Drejtimin e gjimnazit të Prishtinës ministri Koliqi ia ofroi Prof. Rexhep Krasniqit, i cili do të ruante pozitën si Inspektor Epror në Ministrinë e Arsimit bashkë me Karl Gurakuqin, Aleksandër Xhuvanin, Anton Dedën, Kolë Kamsin e Kostaq Cipon. Drejtor i Gjimnazit të Prizrenit qe emëruar Prof. Kolë Margjini. Kjo ishte një përgjegjësi dhe rrisk institucional njëherësh, të cilin mund t’a merrte vetëm një shtetar dhe intelektual vizionar sikurse ishte Ernest Koliqi, i cili e ndjente thellësisht


50

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

përgjegjësinë për kombin e tij, duke vënë themelet e arsimit të organizuar modern në pjesën tjetër të trojeve shqiptare. Jo vetëm kaq. Ai nisi nëpër universitetet italine me të cilat kishet kontakte intensive, dhjetëra studentë nga Kosova për t’u formuar dhe specializuar në degë të ndryshme, që më pas do të ishin elementi bazik i kulturës në viset e çliruara. Në vitin 1940, Ernest Koliqi organizoi një Kongres të Studimeve Shqiptare, nga nisma e të cilit lindi në Tiranë Instituti i Studimeve Shqiptare, e para Akademi Shqiptare e Shkencave, pjesmarrës të të cilit ishin intelektualët e njohur Carlo Tagliavini, Antonio Baldacci, Francesco Ercole, Angelo Leotti, Gaetano Petrotta, etj. Nën drejtimin e tij u hartua libri i rëndësishëm dyvëllimësh S hkrimtarët shqiptarë, (Vëll. I me Namik Resulin) (Vëll. II me Karl Gurakuqin), (Tiranë 1941), Rreze drite, (Tiranë, 1941), Bota shqiptare, (Tiranë, 1943), Te pragu i jetës, (Tiranë, 1943) si dhe vazhdimi i serisë Visaret e Kombit, kur tashmë tre vëllimeve të para, nisur më 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë iu shtuan edhe njëmbëdhjetë të tjera. Një nga të tjerat akte të rëndësishme humane, qytetare dhe njëherazi kulturore të Koliqit është dhe mbetet përpjekja për shpëtimin e albanologut Norbert Jokl. Në një shkresë ministeriale, me numër protokolli 370/33, e cila mban datën 6 tetor 1941, drejtuar Albanologut të mirënjohur Norbert Jokli, Ernest Koliqi në cilësinë e Ministrit të Arsimit i shkruan: “Tue çmuem vrprimtarín t’Uej, qi tash sa vjetë keni zhvilluem rreth ditunís gjuhësore shqipe me anë botimesh të randësishme, Këshilli i Ministravet me vendimin e vet Nr. 1128, me 3 S htatur 1941, pranoi proponimin e Ministri s’Arsimit për të Ju marrun në shërbim me kontratë për nji vjetë kohë, d.m.th. prej 1 Korrikut 1941 deri me 30 Qershuer 1942, si organizatuer të bibljothekavet të S hqipnis me rrogë muejore prej fr.shq. 600 (gjashtëqind). Jemi të sigurtë se prej veprimit t’Uej arsimi i ynë dhe i tanë populli shqiptar do të nxjerrë nji përfitim të madh shkencuer. Ju lutemi qi porsa t’a merrni ketë shkresë, të kryeni formalitetet e udhtimit e të niseni sa mâ parë për Tiranë. Ministri. Ernest Koliqi”. Sa i perket Norbert Joklit duhet theksuar se ai pati bërë disa kërkë qeverisë shqiptare nën pushtim, se dëshironte të transferonte në

Shqipëri të gjithë bibliotekën dhe shkrimet e tij, e mbas tyre të vinte edhe vetë para se të arrestohej, por edhe dëshira dhe kujdesi i Koliqit nuk mjaftoi. Zhdukja e Norbert Joklit në kampet e përqëndrimit ishte një humbje e madhe për albanalogjinë, aq me tepër se bashkë me të humbi edhe biblioteka me të gjitha dorëshkrimet e tij. Në vitin 1941, Ernesti martohet me mësuesen, zonjwn e nderuar Vangjelie Vuçani me të cilën patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën dhe vitin mbas (1942) largohet nga Ministria e Arsimit dhe emërohet në krye të Institutit të Sudimeve Shqiptare duke patur bashkëpunimin e At Anton Harapit, Eqrem Çabejt, Aleksandër Xhuvanit, Lef Nosit, Mustafa Krujës, At Giuseppe Valentini-t, Ernesto Cozzi-t, Karl Gurakuqit, Ismet Totos, Lasgush Poradecit, Ali Asllanit etj. Në projektet e shumta të këtij Instituti ishin botimi dhe ribotimi i veprave themelore të gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe duke nisur me dorëshkrimin e Fjalorit të Gjuhës Shqipe të Mustafa Krujës, kompletit të veprës së At Gjergj Fishtës, veprat e At Anton Harapit etj. Në pwrfundvjeshtwn e vitit 1943, për shkaqe të qarta politike, Koliqi familjarisht pwrudhet nga Mali i Ziu dhe largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Itali pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”, si profesor i Albanologjisë, ku punoi deri sa doli në pension, i dënuar dhe i ekskomunikuar nga qeveria e re komuniste e Tiranës, e cila lëshoi kundër tij akuzat më të rënda duke e etiketuar si “trathtar” dhe si përfaqësuesi kryesor i letërsisë borgjeze, reaksionare e fashiste. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse ajo nuk përmbante kurrëfarë shenje a parashenje politike, të paktën para vitit 1945. Ajo u ndalua, për shkak të pjesmarrjes në qeverinë e kohës që e përmendëm më sipër, shkak i mjaftë justifikues ky për të bashkuar me këtë veprim edhe përkatësisë fetare të tij dhe dialektit që përdori. Veprimtaria e tij tashmë do të shfaqte një pjesë tjetër të personalitetit të tij. Ai do të kthehej në një pikë kryesore referimi për emigracionin politik në Itali dhe njëkohësisht si një urë lidhëse për të gjitha qendrat e emigrimit në Europë dhe Amerikë. Profesor Koliqi, jo vetëm e mbajti në këmbë dashurinë për kombin dhe kulturën e tij gjatë kohës së mërgimit, por e vazhdoi punën në përpunimin kultural në dobí të kombit me

autoritetin e tij të padiskutueshëm si profesor e si letrar njëherësh, në komunikimet me mjaft prej autoriteteve dhe zërave të njohur të albanologjisë në katedrat universitarë në Romë, Milano, Bari, Palermo, München etj. Më 1947 nis bashkëpunimin me fletoren e porsadalë L’Albania Libre, ku bie në sy veçanërisht punimi i tij historiko-letrar Dy shkollat letrare shkodrane (E Etënvet jezuitë dhe e Etënvet françeskanë). Në vitin 1957, katedra që drejtonte, me dekret të Presidentit të Republikës Italiane shpallet Institut i Studimeve Shqiptare dhe po këtë vit nis botimin e revistës Shejzat (Le Pleiadi), e cila për 16 vjet më radhë (1957-1974) ishte organi më i rëndësishëm periodik kulturor jashtë kufirit zyrtar shqiptar, falë një vargu bashkëpunëtorësh dhe intelektualësh të tillë si Martin Camaj, Karl Gurakuqi, At Zef Valentini S.J., At Vinçenc Malaj O.F.M, At Jakob Marlekaj O.f.M. Dhimitër Berati, Giuseppe Gradilone, Giuseppe Schiro, Rozolin Petrotta, Papas Ignazio Parrino, Franc Babinger, Peter Bartl, George Alois Schmaus, Georg Statmuller, Mustafa Kruja, Eqrem bej Vlora, Nermin VloraFalaschi, Mehdi Frashëri, ETahir Kolgjini, Vasil Alarupi, Dushko Vetmo (Papas Francesco Solano), Papas Emanuele Giordano, Papas Matteo Sciambra, Papas Giuseppe Ferrari, Antonio Bellusci, Vorea Ujko (Papas Domenico Bellizzi), Luca Perrone, Angela Cirincione, Arshi e Fehime Pipa, Zef Nekaj, Dom Zef Oroshi, Dom Prekë Ndrevashaj, Anesti Andrea; Nexhat Peshkëpia, Rexhep Bala, e sa e sa të tjerë. Po ashtu këtë vit boton në Firence vëllimin: Poesia popolare albanese, me tekstet shqip përballë përkthimit italisht. Krijimi i katedrave të gjuhës dhe letërsisë shqipe në universitetet italiane, si dhe zhvillimi i albanologjisë si lëndë universitare në to i detyrohet nismës dhe kontributit të Ernest Koliqit. Veçanërisht i jashtëzakonshëm ishte roli i tij në botën arbëreshe, ku koordinimi, mbështetja dhe mbajtja gjallë e projekteve kulturore i detikohet vetëm atij. Në vitin 1959 boton vëllimin Kangjelet e Rilindjes (me përkthimin në italisht, I canti della R inascita), kushtuar arbëreshëve të Italisë, ndërsa një vit më pas romanin Shija e bukës mbrueme, në të cilën bën objekt trajtimi dramën shpirtërore të një të riu shqiptar në emigracionin e


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

pasluftës. Dy vjet më pas përkthen dhe pajis me shënime sqaruese Këngën XXVI të Lahutës së Malcis, atë me titull “Koha e re”. Në vitin 1963 boton Antologia della lirica albanese (Antologji e lirikës shqipe), botim në të cilin për herë të parë u paraqitën në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikave të autorëve më të njohur shqiptarë. Po këtë vit riboton të ripunuara Shtatë Pasqyrat e Narçizit. Në vitin 1965 boton në italisht monografinë Albania, (Milano, 1965), si pjesë përbërëse e Enciclopedia dei popoli d’Europa. Ernest Koliqi do të mbesë në historinë kulturore shqiptare me dramën profetike Rrajët lëvizin.-Ngjarje me nji dukë, botuar në revistën S hejzat, (Vjeti IX/1965, nr. 1-2, kallënduer-fruer, f. 3847), si i pari dhe i vetmi shkrimtar që në mënyrë gjeniale parashikoi rënien e regjimit komunist. Ndonëse teksti i kësaj drame u shkrua në Romë, ngjarja supozohet se ndodh në Shkodrën e tij, në vitet ’70, kur në Shqipëri diktatura kishte arritur rekorde krimi dhe ishte në kulmin e izolimit total të vendit. Autori i këtij teksti unikal në letrat shqipe për nga gjetja e subjektit dhe kumti që përcjell e shndërroi autorin në një parashikues të rënies së diktaturës vetëm disa vite më pas, me një ekzaktësi mahnitëse, jo si kohë fizike, por si mbërritje shpirti kur në Shkodrën e “Gjurmëve të Stinëve” të atdheut të tij të shtrenjtë, të shndërruar me dhunë në vetmin vend ateist në botë, rinisin të kumbojnë magjishëm “kumbonët e Kishës së Madhe”. Pas vdekjes së bashkëshortes më 4 maj 1969, vdekje e cila i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij, vitin më pas riboton poemthin S ymfonija e Shqipeve (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936. Një vit mbas përkthen në italisht sërish nga Lahuta e Malcis katër këngë; XII-XV dhe në vitin 1972 publikon vëllimin me përmbledhje prej 17 esesh dhe studimesh mbajtur në konferenca të ndryshme me titull: S aggi di Letteratura Albanese. Në vitin 1973 përkthen sërish nga Lahuta e Malcis katër këngë (II-V), si dhe poetë të ndryshëm në faqet e revistës Shejzat si: Diego Valeri, Enrico Grassi, Emil Verhaeren, Charles Baudelaire. Krijimtaria letrare dhe studimore e tij gjendet në mjaft oragane shtypi si: Hylli i Dritës, Ora e maleve, Gazeta S hqiptare, Leka, Minerva, Illyrija, S hkëndija,

L’A lbania Libre, S hejzat etj. Ernest Koliqi ishte padyshim personaliteti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare jashtë kufinjve shtetërorë zyrtarë shqiptarë. Instituti i Studimeve Shqiptare si dhe gjashtë katedrat e albanologjisë në Itali: (Romë, Milano, Bari, Palermo, Napoli, Padova) kishin shtysën dhe mbështetjen e tij. Ernest Koliqi vdiq në Romë (Itali) më 15 janar 1975 dhe u varros më 18 janar. Me vdekjen e tij kultura shqiptare humbi pa asnjë dyshim një ndër figurat më të mëdha dhe më elitare jo vetëm të letërsisë moderne shqiptare, por të komunitetit të albanologjisë në tërësi përgjatë shekullit të XX. Varfëria shpirtërore që la në familje, ndër miq, kolegë dhe ish studentë të tij, e mbi të gjitha në kulturën kombëtare shqiptare ka qenë e vijon të jetë e madhe, ngaqë ai ishte përfaqësuesi më i parë dhe i mbramë i kulturës shqiptare të shekullit të XX, që Shqipëria ia ktheu vendit fqinj Italisë, për kontributin e dhënë në albanologji, veçanërisht komunitetit në mjediset arbëreshe, për të cilin ai pati meritën të ringjallte letërsine, kulturën, albanologjinë pas Luftës së Dytë Botërore. Me humbjen e Koliqit qendra albanologjike që ai krijoj në Romë e humbi rëndësinë që kishte, sepse ajo tashmë nuk e kishte organizatorin dhe jetëdhënësin e saj. Kjo qendër u tranferua më pas në Palermo e Kozenca, falë intelektualëve arbëreshë, ngaqë pasuesit e Koliqit nuk patën shtatin e dhe vizionin e tij. Arkivi i tij personal duhet të ishte përpunuar, sistemuar, kataloguar dhe botuar, por është për të ardhur keq që në epokën dixhitale as periodiku i tij Shejzat, tashmë një raritet albanologjik, nuk ka gjetur ende vëmendjen e katedrës së themeluesit të saj që të konsultohet online. Varri i Ernest Koliqit në varrezën “Prima Porta”, në Romë, duhet të kthehet në një peligrinazh kulturor kombëtar për atë çfarë ka dhënë ky burrë fisnik i kulturës arbërore. Historiografia jonë e lodhur dhe e ngarkuar me stereotipe të së shkuarës duhet të sqarojë drejt pozicionimin politik dashakeqës e mënjanues ndaj Ernest Koliqit i cili ende konsiderohet si bashkëpunëtor i fashizmit “kolaboracionist”, ndërkohë që pena e tij nuk ka firmosur asnjë urdhër ekzekutimi vrasjeje në favor as të fshistëve e as të komunistëve “dashamirë” jugosllavë, gjatë kohës që ai ishte zyrtar përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkundrazi. Rasti i marrjes nën

51

mbrojtje të Norbert Jokl-it përbën faktin më kuptimplotë që përgënjeshtron heshtjen ndaj tij. 100 vjetori i shtetit shqiptar e gjeti atdheun e Ernest Koliqin pa një shtatore domethënëse dedikuar atij, ndërkohë që ai duhet të ishte mu para dikastereve ku punoi mbi të gjitha para Akademisë së Shkencave e Shqipërisë. 100 vjet më pas Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve duhet të ishte kujdesur për botimin e veprës së tij të plotë. Gjithsesi nuk është vonë. Kur ka pritur kaq kohë, edhe tash në 110 vjetorin e lindjes sërish nuk është vonë. Në një letër që Koliqi i dërgon mikut të tij Karl Gurakuqit më 3 dhjetor 1960 shprehet me fjalë testamenti: “Karl i dashtun, të falem nderit për fjalët qi më drejton me rasën e 28 nandorit dhe për urimet qi më ban… Ti ma parë se unë, mandej unë pak ma vonë, jemi përpjekë me mende të ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, për nji zhvillim shpirtnuer të popullit shqiptar. Në vend të nji shpërblimi të merituam, mbas djersës e mundit të derdhun, patme shpifje, të shame e përçmime. Në fund edhe mbetme pa atdhe, për të cilin lodhem trutë e pësuem ngashrim shpirtit. Ani: puna qi kryejmë e ka shpërblimin në vetvete dhe në kuptimin e disa dashamirëvet të pakët. S’pres kurrgja të mirë nga masa e shqiptarëvet të sotshëm, por shpresoj se trashëgimi letrar qi lam pas vehtes ka me u njoftë si tharm rilindjet breznive t’ardhshme”. Ky rrëfim intim i këtij burri të madh është dëshmia më e mirë e asaj çfarë bëri ai për atdheun dhe kombin e tij, të cilët nuk kanë mundur deri më sot t’i jetë mirënjohës ashtu si duhet dhe e meritonte. Nuk po zgjatem mâ-do të thoshte Koliqi, dhe po përfundoj edhe unë këtu, me shpresën që ata që e kanë përgjegjësi institucionale promovimin e vlerave të një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës shqiptare të shekullit të XX, sikurse ishte Ernest Koliqi, ashtu sikundër dhe të gjithë ne të tjerët së bashku, ta kenë dhe ta kemi në vëmendje të shtuar. Maj 2003, Janar 2005, Maj 2013. Botuar në Gazeta 55, Nr. 128, (5288). E diel 12 maj 2013. f. 6-7. Varianti i këtueshëm është i riparë dhe i plotësuar.


52

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Kumti i lirisë e i bashkimit i Mbretit Gjergj E quajte veten “Mbreti i Epirotasve dhe i Maqedonasve”, në emër të fiseve të hershme e të lavdishme ilire, po ishe Mbreti i Arbërve. Hyre në histori me një emër të dyzuar: me emrin e truallit dhe me atë të të huajit dhe i ndave kohërat e fatet më dysh, me shpatën e Arbërit. Hyre në luftë me Flamurin e Arbërit, ku valëvitej krenare dhe kërcënuese një shqiponjë me kokë të dyzuar. (Ç’ të lexojmë në të, Mbreti ynë: profeci, shqetësim, vigjilencë, apo fatalitetin e Arbërit?).

Anton ÇEFA Në zemër kishe shqiponjën dhe, për t’i dhënë një kuptim të ri kombit, e vure në flamur, në parzmore, në vulë, në unazë. Në përkrenare kishe brirët e dhisë, mishërim i forcës së orëve e të zanave të alpeve tona, relike trojesh mitike.

Eshtë ky kumt – kumti i lirisë dhe i bashkimit – që shqiptarët e kanë ndjerë gjithnjë deri në skutat më të skajshme të vetëdijes së tyre arbërore. Eshtë ky kumt që shqiptarët ia kanë pasur dhe do t’ia kenë nevojën gjithnjë. Kumti që e shenjtërove, Ti, Mbreti ynë i dashur ! Na the: “Lirinë e gjeta në mes tuaj”. Vërtet, lirinë e kemi pasur gjithmonë me vete, në shpirt. Ti i dhe frymën e bashkimit dhe forcën e krahut dhe me to zulmën e lavdisë.

Koha Yte qe koha e bashkimit në luftë kundër armikut, që kishte ardhë tek porta. Koha jonë është koha e politikës, koha e grindjeve të turpshme për portofole ministrish e karrige deputetësh, koha e makiavelizmit, e prostitucionit, e çoroditjes. Ti i dhe Arbërit dinjitetin para Europës dhe botës. Iu bëre krah mbrojtës i qytetërimit. Europa të ra ndër këmbë dhe, më vonë, të përjetësoi në monumente; por ne, bijve Tu, na harroi dhe na braktisi dhe sot nuk na begenis. Për faje të sajat dikur, për faje tonat sot.

Të ndoqi hija e dyzimit, Mbreti ynë, siç e ndoqi dhe e ndjek historinë e kombit tonë ky dyzim i shtrirë mes dy kontinenteve, mes dy botëve, mes dy qytetërimeve, mes dy kishave, mes dy besimeve. Me madhështinë e personalitetit tënd dhe me trimërinë e bëmave Tuaja, Ti i kapërceve të gjitha dyzimet, sepse Shpirti Yt qe i njësuar tek liria, tek ideali i bashkimit të gjakut, të gjuhës, të kombit.

Europës, të lutem për shtetin shqiptar – shtetin që nuk është formësuar ende i plotë. Po të lutem që ta ribësh me frymën e me kumtin tënd të lirisë e të bashkimit. Bashkimit të zemrave, bashkimit të trojeve.

E ngrite në Krujë Flamurin, duke pikëzuar historinë-++++-0 Vonë, shumë vonë erdhe në Prishtinë, sado që atje ke qenë më i pranishëm se kudo, dhe trevat dardane i ngazëlleve me magjinë e triumfit. Shpirt i ngurtësuar në shkëmb, shkëmb i trajtësuar në shpirt. Monument i lirisë dhe i pavarësisë, emblemë e lavdisë . * * * Po vij tek Ti sot, Mbreti ynë, të lutem dhe të rrëfehem. Po vij në Krujë, po vij në Vlorë, po vij në Tiranë, po vij në Prishtinë, po vij në Tetovë. Po vij të të lutem për popullin tim, kombin më të lashtë të

Ti na dhe Kanunin e Nderit e të Besës. Ne, “stërnipërit e dikurshëm të një race së vjetër dhe bujare”, po e përdhunojmë atë çdo ditë. Po e përdhunojmë në Vlorë, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup. Me Besën e Lezhës i bashkove princat e lavdishëm, po kokëfortë e të pabindur. Na bashko edhe një herë me hirin Tënd ne, kulltukofagët, karieristët, partiakët, ngatrrestarët, kokëkrisurit! Na blato me shenjtërinë e bashkimit dhe na largo stihitë e përçarjeve, që na fanitën çdo ditë, çdo orë, çdo minut ! Dhe të gëzojmë, bashkë me Ju, duke pritur ditë të mira për kombin. Të gëzojmë, Mbreti ynë, Gjergj! Ditë të bukura për Arbërin po vijnë!


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

53

Qyteti i lashtë ilir i Ulpianës në dorë të arkeologëve shkatrrimtarë turq Zef Ndrecaj Shkrimi bëhet në kohën kur disa dit më parë në Kosovë në tokën Dardane mbërrijtën një ekip ekspertë, arkeologë nga Turqia, të cilët sëbashku me vendorët do të bëjnë hulumtime në Ulpianë, qytetin më antik dhe të famshëm të krenarisë tonë. Ulpiana, është një qytet i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake. Ajo është qytet ilir shumë i njohur para ardhjes se romakëve dhe rindërtimet pas pushtimit ishin vetëm një vazhdimësi e rinovimit dhe ndërtimit të qytetit dhe vendbanimit ilir. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshëm Prishtinë në Kosovë. Gjatë pushtimeve romake në shek. I pas Krishtit, Ulpiana, ishte një kështjellë mbrojtëse tejet e fuqishme Ilire. Lufta Iliro-Romake i shkaktoi dëme të mëdha Ulpianës me një rrënim të paparë. Por nga ana e tjetër, duhet thënë, se sundimi romak solli një varg ndryshimesh në jetën ekomomike e kulturore të dardanëve. Kështu askohe trevat do të njohin ndryshime dhe civilizim të shpejtë. U ngritën qytete, kështjella, fshatra, vila rusitica, objekte kulti, sikurse dhe rrjeti i rrugëve të antikitetit mbi trasetë e rrugëve pararendëse të mbretërisë dardane. Edhe pas pushtimit romak, një ndër qytetet më të rëndësishme sërisht u bë Ulpiana, tani e ndërtuar mbi gërmadhat shkatërruese, që i solli pushtimi. Që Ulpiana ishte vendbanim ilir para romakeve, ketë e dëshmon edhe zbulimet e me vonshme ne vendbanimit palafit, varreza dardane, qeramika fazës së parë të hekurit dhe stolitë e shek. IV pas Kr. Këto dëshmojnë se Ulpiana ishte ngritur mbi shtresa parahistorike të vendbanimit dardan, në shek I pas Kr. Në fillim të shek. II, dyndjet e gotëve në Iliri gjatë shek. V, do t’a kenë përfshirë edhe Ulpianën e cila prapë përjetoj shkatërrim te madh. Ndërsa tërmeti katastrofik, që kishte goditur Dardaninë në vitin 518, kishte shkaktuar rrënime të mëdha të qytetit. Pas shkatërrimit Perandori Justinian, rindërtoi muret dhe objektet e rrënuara, ndërsa në shenjë mirënjohje, Ulpiana u pagëzua me emër të ri, Justiniana Secunda (Justiniana e Dytë). Qyteti i rrethuar me mure të gjëra deri në 3 m dhe me nga dy kulla gjysmërrethi në çdo 27,5 m ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Zë sipërfaqe prej 35, 5 ha. Rreth 50 m në lindje të Ulpianës në shek. VI, ishte ngritur një vendbanim i fortifikuar, që do identifikuar me qytetin Justinopol. Me 1406, Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi, vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i themeluar prej tij), ku mbretëron sëbashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i shquar për trimëri. Me 1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Mendohet se në vitet 1450 bie Ulpiana kryeqyteti i Principatës Dukagjinase dhe luftimet që u zhvilluan Ulpianën e lanë të shkatërruar plotësisht. Perandoria Barbare Otomane, pas tërhjekjes së Dukagjinasve ndërmorën një fushat te egër, duke e shkatërruar qytetin tersisht , duke e lënë gërmadha, që vetëm pas një kohe, nuk mund të thuhej se në këtë qytet kishte ndonjëherë jetë. Dëshminë e shkatërrimit dhe plaçkitjes të çdo gjeje nga Ulpianë e bazojmë ne bazilikën, që gjendet në linjë të njëjtë me një bazilikë tjetër paleokritstiane në Graçanicë, mbi themelet e së cilës nga gurët e ripërdorur, ku shihen fragmente mbishkrimesh të stelave dardane. Pra, nga plaçkitja e gurëve të Bazilikës së Ulpianës në shek. XIV, u ngrit Manastiri i Graqanicës. Edhe kjo ishte një pazar mes serbëve dhe turqve, që

kishte të bënte me plaçkitjen e çdo gjeje nga Ulpiana, me të vetmin qëllim, zhdukjen rrënjësisht të pranisë dhe autoktonisë ilire në qytet. Më 1458, bie edhe Prizreni, qendra më e zhvilluar tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, dhe më 1458-1481 Lekë Dukagjini, ndërton disa kështjella në thellësi të trojeve të principatës së vet, duke u tërhequr në shkrepat e Fandit dhe Mirditës. Pas pushtimeve turke, mbi qendrat më të mëdha Ilire nga pushtuesit u bë çdo gjë në ndërrimin e strukturës se këtyre qytetëve. Ndërtimi i Xhamisë të Sulltan Muratit, nga Sulltan Pajaziti, hamameve etj., në afërsi te Ulpianës (Prishtinën e sotme), por edhe në qendrat tjera, si: Prizren Pejë e gjetiu. Mendoj, se jemi i vetmi popull, që i lutemi xhelatit Sulltan Muratit I, që u vra nga princi iliro-shqiptar Marash Kopiliqi, në betejën e Dardanisë (v.1389 “Beteja e Fushë Kosovës”). Ne, sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund t’a vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: “Më i bukuri në botë, në Mesdhe apo rajon”, sepse në atë kohë “Kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)… me pallate e monumente… u zhdukën nga faqja e dheut … mbetën si heje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër.” (F.S.Noli:591-592). Ndërsa përkundrejt këtij shkrimi të Fan Nolit, ne jo vetëm që nuk interesohemi për rinovim, por edhe zbulimet arkeologjike jua mundësojmë pikërisht atyre qe i shkatërruan barbarisht ata, mu atyre që plaçkitën, rrënuan, dhe shkatërruan gjithëçka ishte Iliro -shqiptare. Prandaj, pyes cfarë zbulimi do të kemi, ai që e shkatërroi vetë, tani të bën histori, që padyshim ashtu sikur e zhduki nga faqja e dheut ketë qytet me shkatërrim do ta zhduk nga faqja e dheut edhe në histori. Nuk ishte më kot proverbi: “Mos u besh me të qajt Stambolli”. Dhe ketë të drejt ua dhamë vetë, ua dhamë mu atyre që e shkatërruan, na vranë dhe robëruan, duke mos vendos gishtin në kokë, se kur Ulpiana ishte qytet, Turqia as që ekzistonte në tokën, ku, sot është e të mos flitet për Stambollin (Konstatinopolin e dikurshëm). Andaj me hulumtimet, që do të na bëjnë pushtuesit ne, nuk humbim vetëm Ulpianën, por me ngadalë ne do të humbim histori, e cila na bën krenar, që të jemi Ilir, të jemi shqiptar. Atë sot po e vlerëson vet ai, që na shkatërroi dhe vrau për 500 vite me radhë. Kjo është e njëjte, sikur për luftën e fundit në Kosovë të thirren vetë ekspertët serb, që ata të hulumtojnë dhe vlerësojnë luftën e vrasjet, qe vetë mizorisht i bënë. Lexues të nderuar edhe një herë po bej të vetmen pyetje: Ku po shkon ky popull dhe ku do të jetë pas disa vitesh ky popull?! Asnjë popull nuk zhduket në luftë, por në paqe. Andaj dita-ditës po vdes populli i im, vdes ngase nuk do të ketë histori, dhe populli pa histori është i vdekur!


54

JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

Katekumenët e Vigjilies së Pashkëve më 30 Mars 2013 Nifrael Bujaj Kristijan Cena Luigi Cena Engjell Gashi Veronica Gashi Vera Gashi Nicholas Ivezaj Arben Kola

Jeton Krasniqi Kristine Pllumaj Miranda Prenga Preng Prenga Rinaldo Prenga Joseph Rukaj Joseph Smajlaj Daniel Tinaj

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme! Lula Gjelaj, 84-vjeç Vdiq më 12 Janar, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Lulja Curanaj, 81-vjeç Vdiq më 6 Prill, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjoka Vulaj, 88-vjeç Vdiq më 18 Janar, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Malota Gjeke Dushaj, 75-vjeç Vdiq më 7 Prill, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Drane Selca, 87-vjeç Vdiq më 23 Janar, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjustina Dreshaj, 59-vjeç Vdiq më 19 Prill, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Kukel Gjeloshi, 54-vjeç Vdiq më 26 Janar, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Dila Kocovic, 92-vjeç Vdiq më 22 Prill, 2013 U varros në vendlindje

Gjon Kolnrekaj, 26-vjeç Vdiq më 7 Shkurt, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Tony Elezaj, 54-vjeç Vdiq më 1 Maj, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Arben Smajlaj, 33-vjeç Vdiq më 6 Shkurt, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Marash Rukaj, 95-vjeç Vdiq më 11 Maj, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Marija Lekic, 80-vjeç Vdiq më 19 Shkurt, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Zef Shabanaj, 74-vjeç Vdiq më 15 Maj, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Krist Velaj, 46-vjeç Vdiq më 28 Shkurt, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Pjeter Krepi – 75-vjeç Vdiq më 20 Maj, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjon Luca Rukaj, 69-vjeç Vdiq më 1 Mars, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Mark Ademi Perpepaj – 78-vjeç Vdiq më 30 Maj, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Roza Pjetri, 82-vjeç Vdiq më 4 Mars, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Nik Karaqi – 67-vjeç Vdiq më 2 Qershor, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Dode Camaj, 69-vjeç Vdiq më 9 Mars, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjergj Lulgjuraj – 53-vjeç Vdiq më 11 Qershor, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Marko Pecovic, 78-vjeç Vdiq më 21 Mars, 2013 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Zef Gjonaj – 74-vjeç Vdiq më 15 Qershor, 2013 U varros në Reç, Ulqin

K U R O R Ë Z I M E

Krist Desku me Mariana Krasnic Më 30 Dhjetor, 2012 Preke Juncaj me Lisa Dedic Më 5 Janar, 2013 Rikard Prendi me Florida Colaj Më 6 Prill, 2013 Frank Gj. Elezj me Franceska Cotaj Më 13 Prill, 2013 Joseph Vuksanaj me Kristina Purashaj Më 20 Prill, 2013 Vilson Gjonaj me Valdete Frangaj Më 20 Prill, 2013 Nick Dobrecovic me Paulina Ann Pekic Më 27 Prill, 2013 Anton Ivezaj me Drita Kalaj Më 4 Maj, 2013 Kola Dedvukaj me Valbona Sinishtaj Më 15 Maj, 2013 Tom Lulgjuraj me Laura Dedvukovic Më 18 Maj, 2013 Mark C. Vuksanaj me Susan Dedvukaj Më 18 Maj, 2013 John Drejaj me Antoneta Gashi Më 1 Qershor, 2013 Arben Kola me Brigjilde Shllaku Më 2 Qershor, 2013 Robert Briskovic me Linda Mardjonovic Më 8 Qershor, 2013 Gjelosh Dushaj me Elizabeta me Ivezic Më 8 Qershor, 2013 Ardit Shabi me Klara Coku Më 15 Qershor, 2013 Agron Perkovic me Violeta Curanovic Më 15 Qershor, 2013 Klajdi Ajazi me Martina Cacovic Më 15 Qershor, 2013 Vate Pepushaj me Irena Ujka Më 15 Qershor, 2013 Paulin Ulic me Alexis Juncaj Më 22 Qershor, 2013 Kristijan Merdita me Albulena Daka Më 22 Qershor, 2013


JETA KATOLIKE | JANAR-QERSHOR 2013

P A G Ë Z I M E

Natalia Camaj Prindër: Albert & Loreta Camaj Kumbarë: Anton Ivezaj & Drita Kalaj Jozefin Nikollaj Prindër: Mark & Vera Nikollaj Kumbarë: David & Jozefin Nikollaj Olivia Fusha Prindër: Pellumb & Liljana Fusha Kumbarë: Tonin & Rita Olaj Randi Prenga Prindër: Preng & Miranda Prenga Kumbarë: Sokol & Anisa Gjoni

Chelsea Noelle Gjelaj Prindër: Frankie & Linda Gjelaj Kumbarë: Tom Quni & Linda Gjelaj George Lumaj Prindër: Mark & Luljeta Lumajj Kumbarë: Pjeter lelcaj & Vera Lecaj Migena Gjuraj Prindër: Pjerin & Eglida Gjuraj Kumbarë: Ded & Jovana Gjonaj Anthony Marku Prindër: Tonin & Natalina Marku Kumbarë: Nikoll & Diella Marku Vincent Marku Prindër: Tonin & Natalina Marku Kumbarë: Nikoll & Diella Marku Mark Mike Merdita Prindër: Ricard & Greta Merdita Kumbarë: Ardijana & Kristina Dodaj Brianna Vuktilaj Prindër: Sokol & Lene Vuktilaj Kumbarë: Zef & Rosa Curanovic Mark Dedvukaj Prindër: Nickolaus & Liza Dedvukaj Kumbarë: Nik & Joanna Dedvukaj Juliana Nikollaj Prindër: Pren & Kristine Nikollaj Kumbarë: Anton & Jozefina Berisha Daniel Nilaj Prindër: Aleksander & Mire Nilaj Kumbarë: Tonin Keraj & Antoneta Peraj Sara Daniela Dedi Prindër: Ernest & Arta Dedi Kumbarë: Nikolin & Bardha Luka Albion Desku Prindër: Lin & Drita Desku Kumbarë: Anton Deski & Aferdita Diski Mark Paul Krasniqi Prindër: Paul & Jane Krasniqi Kumbarë: Vat & Maria Rukaj John Tanushaj Prindër: Mikel & Kristina Tanushaj Kumbarë: Bujar & Besarta Tanushaj Dylon Anthony Camaj Prindër: Anthony & Maria Camaj Kumbarë: Luigj & Lola Nicaj

Ray Prenga Prindër: Preng & Miranda Prenga Kumbarë: Sokol & Anisa Gjoni Alexa Lynn Garry Prindër: Thomas & Leonora Garry Kumbarë: Jack & Teuta Ivezaj Jake Gjonaj Prindër: Altin & Audorela Gjonaj Kumbarë: Eribart Gjonaj & Miranda Gjini Gabriela Kalaj Prindër: Aleksander & Izabela Kalaj Kumbarë: Ilir & Suela Dekaj

55

Albert Tune Kola Prindër: Muse & Lizabet Kola Kumbarë: Prenke & Vioeta Kola

Nina Ivezaj Prindër: George & Holly Ann Ivezaj Kumbarë: Jack & Teuta Ivezaj

Joseph Augustine Ljuljdjuraj Prindër: Anton & Mary Ljuljdjuraj Kumbarë: Pashko & Katrina Krcaj

Natalia Lulgjuraj Prindër: Vilson & Maruia Lulgjuraj Kumbar: Vasel Dedvukaj

Sofia Ljuljduraj Prindër: Visar & Kristina Ljuljduraj Kumbarë: Rudolf & Shaqe Berisic

Mateus Nush Sukaj Prindër: Nush & Klodjana Sukaj Kumbarë: Fran Sukaj & Marije Zefaj

Pjeter Lleshi Prindër: Petrit & Albana Lleshi Kumbarë: Mark & Tereze Ndue

Martina Kodra Prindër: Bik & Fatjona Kodra Kumbarë: Nikolin & Ana Marku

Arion Marku Prindër: Nue & Ardijana Marku Kumbarë: Zef & Lindita Daka

Prindër: Robert & Florinda Popovic Kumbarë: Freddy & Nikoleta Gjonaj

Giovani Popovic

George Pjetri Prindër: Ernest & Manjola Pjetri Kumbarë: Bledar Bukaqeja & Anisa Bermema

Mark Martin Cacaj Prindër: Martin & Drita Cacaj Kumbarë: Pashko & Pashka Nikac

Ayden Doda Rukaj Prindër: Doda & Diana Rukaj Kumbarë: Nik & Age Rukaj

Valentina Cukaj Prindër: David & Elizabeta Cukaj Kumbarë: Gasper Cukaj & Adelina Saljanin

Arber Sinishtaj Prindër: Sander & Violeta Sinishtaj Kumbarë: Engjell & Angie Berisha

Anton Lufaj Prindër: Paulin & Mirjana Lufaj Kumbarë: Pjeter & Audora Vukaj

Alek Kodra Prindër: Fatmir & Stela Kodra Kumbarë: Adrian & Vjollca Toka

Christian Lulgjuraj Prindër: Pashko & Lindita Lulgjuraj Kumbarë: Vasel Lulgjuraj & Age Lekocevic

Damian Palaj Prindër: Denis & Matilda Palaj Kumbarë: Franc & Daniela Palaj

John Luke Nicaj Prindër: Luke & Elizabeth Nicaj Kumbarë: Dode & Lula Camaj

Emma Rose Stakaj Prindër: Edmir & Pren Stakaj Kumbarë: Endrit & Ela Durgaj Angelo Sufaj Prindër: Ylli & Eriola Sufaj Kumbarë: Alex & Albana Lakaj Joseph Anthony Maljevic Prindër: Nikola & Kristina Maljevic Kumbarë: Brenda & Maria Murphy Viktoria Prelaj Prindër: Artan & Jorida Prelaj Kumbarë: Anton & Hana Kalaj Henrik Kola Shkreli Prindër: Tom & Joanna Shkreli Kumbarë: John & Victoria Parubi Isabella Dobrecovic Prindër: Peter & Sandra Dobrecovic Kumbarë: Zoran & Alma Dedic Anabelle Gazivoda Prindër: Robert & Diana Gazivoda Kumbarë: Alfred & Lidiana Kocovic Lorenz Gjokaj Prindër: Ton & Margerita Gjokaj Kumbarë: Gezim & Adelina Zefi

Joanna Gashaj Prindër: Lodovik & Flora Gashaj Kumbarë: David & Katrina Pllumbi John Anthony Kalaj Prindër: Anthony & Kristina Kalaj Kumbarë: Robert Vukdedaj & Kristina Sinishtaj Gabriel Tinaj Prindër: Pjerin & Rovena Tinaj Kumbar: Sokol Hasaj Michael Gjokaj Prindër: Anthony & Kristina Gjokaj Kumbarë: John & Maria Gjokaj Nicholas Donovic Prindër: Frank & Shpresa Donovic Kumbarë: John & Sofia Elezovic Fabiano Gjon i Prindër: Bledar & leonora Gjoni Kumbarë: Gentian Gjinaj & Elsuida Lala Mario Gjuraj Prindër: Pren & Valdete Gjuraj Kumbarë: Mrjan & Dila Cubi

Franchesca Vataj Prindër: Fran & Edmonda Vataj Kumbarë: Gjon & Drita Simolacaj Mateu Rrok Dushaj Prindër: Gjeloshi & Elizabeta Dushaj Kumbarë: Nicholas Russo & Vera Dushaj Luke Dokaj Prindër: Lek & Ardine Dokaj Kumbar: Sokol Shabi Christian Marash Karaqi Prindër: Pal & Patricia Karaqi Kumbarë: Luk & Elizabeta Milicaj Gabriella Markaj Prindër: Nikolle & Merita Markaj Kumbarë: Tom & Nikolina Dusi Nick Rexha Prindër: Burim & Viktore Rexha Kumbarë: Valon & Lisa Gjeloshi Tommy Justin Shala Prindër: Zef & Viktore Shala Kumbarë: Sander & Prena Gjokaj Aldi Preldakaj Prindër: Ardjan & Dile Preldakaj Kumbarë: Ladovik & Gjelina Tinaj


Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reรงi i Ulqinit


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.