JK # 64

Page 1


2 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Jeta Katolike • Viti XLVI, Numri 3 Korrik-Shtator 2011• Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj Zoti Lind në thjeshtësi f.3 Pope’s Christmas message f.4

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

www.jetakatolike.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

PARAPAGIMI VETËM $30 NË VIT Ju lutemi na e dergoni pagesën në:

Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

Zoti e thërret në krahët e Tij françeskanin Patër Dedë Markolaj f. 5

Beqir Sina:

Festivali i 21të Shqiptar f. 7

Mark K. Shkreli:

Flamuri i Gjergj Kastriotit mbi Kambonaren e Kishës “Zoja e Shkodrës” f. 12

By EDWARD W. DESMOND Interview with Mother Teresa: A Pencil In the Hand Of God, p, 14

Visar Zhiti: Dita që lindi Nënë Terezën p, 15

Zef Gurakuqi: Dom Gasper Gurakuqi f.16

Pater Ndue Kajtazi: Kisha veproi në rrethana të vështira, f.18

Fatmira Nikolli: Inervistë me Dom Nikë Ukgjinin! p.20

Biblioteka e Françeskanëve, thesare të historisë dhe kulturës shqiptare p.22

E. Lala/M. Ahmeti: Katekizëm në gjuhën shqipe në vitin 1584 p.23

Petrit Nika: Organizatori i Kuvendit të Arbërit Imzot Vinçenc Zmajeviq p.25

Klajd Kapinova: Kontributi i elementit dhe klerit katolik për atdhedashuninë p.28

Daniel Gazulli: Shën Jeronimi prej Ilirie p.32

Kolec Çefa: Gegnishtja demokratike kërkon liri fjale! p.34

Hans-Joachim Lanksch: Standardi i Sotëm i Gjuhës u Krijua në Epruvetë p.34


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 3

ZOTI LIND NË THJESHTËSI

K

Dom Pjetër POPAJ

oha e t’Ardhurit na ndihmon për t’u përgatitur për Krishtlindjen, Misterin e Mishërimit të Zotit, bërë Njeri. Nëpërmjet lutjeve, leximeve dhe meditimeve të Shkrimit Shenjt ne thellohemi edhe më tepër në këtë Mister. Shkrimi Shenjt thekson, se Zoti, në të kaluaren na ka folur nëpërmjet profetëve, por sëfundi tani na flet nëpërmjet Birit. Krejt qëllimi i Besëlidhjes së Vjetër është përgatitja për Ardhjen e Mesisë, që do të thotë shpresa e Izraelit është Mesia. Megjithëse për Judenjt Mesia duhej të ishte më tepër një luftëtar kundra armiqëve të tyre, si hero për të shpëtuar Izraelin. Merret vesh se ky ishte interpretim i gabuar. Mesia është Shëlbues, shpëtimtari ynë prej djallit, që është armiku më i madh i njerëzimit. Ai nuk vjen me shpatë për të vrarë e prerë, sepse Ai edhe e thotë se, kush ka për t’a përdorur shpatën prej shpate

edhe do të vdesë. Por, Ai ka ardhur për të prurë paqën në mes njeriut e Zotit, që ka qenë humbur qysh prej mëkatit origjinal të Adamit e Evës. Ai, ka lind në mesin e natës, për të treguar se bota ishte në terr. Bota kishte nevojë për dritën e yllit të Tij, për t’a parë Zotin e pranishëm. Vetëm Maria, Jozefi dhe barinjt e shohin këtë mrekulli. Bota tjetër, ishte e ndarë prej kësaj të vërtetës. Ishte duke u ngopur me drita artificiale, me ngënje e pije, me aheng dhe dyzen, si qejfet e shekullit nëpër bujtore të qytetit. Kjo botë ishte krejtësisht e habitur dhe e larguar prej dritës së Yllit të shëlbimit. Ylli shndritës dhe zërat e engjëllve zgjojnë prej gjumit barinjtë dhe ata me vrap nisen tek shpella, ku kishte lindur Krishti fëmi. Porsa mbërrijnë aty, ata gjunjëzohen para foshnjës në shenj adhurimi dhe bashkë me Zojën e Bekuar e Shën

Jozefin mbesin të mrekulluar para Krishtit Zot. Këtu ne mund të kuptojmë, se misteri i Mishërimit të Krishtit zbulohet në një mënyrë të thjeshtë, që të gjithë të mundën për t’a parë dhe vërtetuar. Barinjtë ishin njerëz të thjeshtë, ndoshta edhe të pa shkolluar, por të pastër në mend dhe zemër dhe për këtë arsye e shohin tërë këtë mrekulli. Çdo njërit i jepet kjo mundësi për tu shëlbuar. Çdo njeri mundet të pagëzohet, për të filluar jetën e re me Krishtin. Nëpërmjet këtij sakramentit ne bëhemi aq të pastër në mend e zemër, sa që mund t’a shohim të njëjtën mrekulli me Zojën e Bekuar, Shën Jozefin e barinjtë. Shën Gjoni, gjatë kohës së Ardhurit, predikon pagëzimin e pendesës. Kjo na kujton ne që të pëndohemi për fajet, lëshimet e gabimet e bëra, të rrëfehemi mirë dhe të marrim prej meshtarit zgjidhjen prej mëkateve tona. Sa më të pastër të jemi aq më qartë do t’a shohim mrekullinë e Krishtlindjes. Dritëzat e dekorimet e Krishtlindjes, le të jenë shprehja e gëzimit të lindjes së Krishtit në zemrat tona, që të na i mbushë me dritën, paqen e dashurinë e Tij të amshuar.


4 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Pope's Christmas message Dear Brothers and Sisters in Rome and throughout the world! Christ is born for us! Glory to God in the highest and peace on earth to the men and women whom he loves. May all people hear an echo of the message of Bethlehem which the Catholic Church repeats in every continent, beyond the confines of every nation, language and culture. The Son of the Virgin Mary is born for everyone; he is the Saviour of all. This is how Christ is invoked in an ancient liturgical antiphon: "O Emmanuel, our king and lawgiver, hope and salvation of the peoples: come to save us, O Lord our God". Veni ad salvandum nos! Come to save us! This is the cry raised by men and women in every age, who sense that by themselves they cannot prevail over difficulties and dangers. They need to put their hands in a greater and stronger hand, a hand which reaches out to them from on high. Dear brothers and sisters, this hand is Christ, born in Bethlehem of the Virgin Mary. He is the hand that God extends to humanity, to draw us out of the mire of sin and to set us firmly on rock, the secure rock of his Truth and his Love (cf. Ps 40:2). This is the meaning of the Child’s name, the name which, by God’s will, Mary and Joseph gave him: he is named Jesus, which means "Saviour" (cf. Mt 1:21; Lk 1:31). He was sent by God the Father to save us above all from the evil deeply rooted in man and in history: the evil of separation from God, the prideful presumption of being self-sufficient, of trying to compete with God and to take his place, to decide what is good and evil, to be the master of life and death (cf. Gen 3:1-7). This is the great evil, the great sin, from which we human beings cannot save ourselves unless we rely on God’s help, unless we cry out to him: "Veni ad salvandum nos! – Come to save us!" The very fact that we cry to heaven in this way already sets us aright; it

makes us true to ourselves: we are in fact those who cried out to God and were saved (cf. Esth [LXX] 10:3ff.).

God is the Saviour; we are those who are in peril. He is the physician; we are the infirm. To realize this is the first step towards salvation, towards emerging from the maze in which we have been locked by our pride. To lift our eyes to heaven, to stretch out our hands and call for help is our means of escape, provided that there is Someone who hears us and can come to our assistance. Jesus Christ is the proof that God has heard our cry. And not only this! God’s love for us is so strong that he cannot remain aloof; he comes out of himself to enter into our midst and to share fully in our human condition (cf. Ex 3:7-12). The answer to our cry which God gave in Jesus infinitely transcends our expectations, achieving a solidarity which cannot be human alone, but divine. Only the God who is love, and the love which is God, could choose to save us in this way, which is certainly the lengthiest way, yet the way which respects the truth about him and about us: the way of reconciliation, dialogue and cooperation. Dear brothers and sisters in Rome and throughout the world, on this Christmas 2011, let us then turn to the Child of Bethlehem, to the Son of the Virgin Mary, and say: "Come to save us!" Let us repeat these words in spiritual union with the many people who experience particularly difficult situations; let us speak out for those who have no voice. Together let us ask God’s help for

the peoples of the Horn of Africa, who suffer from hunger and food shortages, aggravated at times by a persistent state of insecurity. May the international community not fail to offer assistance to the many displaced persons coming from that region and whose dignity has been sorely tried. May the Lord grant comfort to the peoples of South-East Asia, particularly Thailand and the Philippines, who are still enduring grave hardships as a result of the recent floods. May the Lord come to the aid of our world torn by so many conflicts which even today stain the earth with blood. May the Prince of Peace grant peace and stability to that Land where he chose to come into the world, and encourage the resumption of dialogue between Israelis and Palestinians. May he bring an end to the violence in Syria, where so much blood has already been shed. May he foster full reconciliation and stability in Iraq and Afghanistan. May he grant renewed vigour to all elements of society in the countries of North Africa and the Middle East as they strive to advance the common good. May the birth of the Saviour support the prospects of dialogue and cooperation in Myanmar, in the pursuit of shared solutions. May the Nativity of the Redeemer ensure political stability to the countries of the Great Lakes Region of Africa, and assist the people of South Sudan in their commitment to safeguarding the rights of all citizens. Dear Brothers and Sisters, let us turn our gaze anew to the grotto of Bethlehem. The Child whom we contemplate is our salvation! He has brought to the world a universal message of reconciliation and peace. Let us open our hearts to him; let us receive him into our lives. Once more let us say to him, with joy and confidence: "Veni ad salvandum nos!"


Zoti e thërret në krahët e Tij françeskanin Patër Dedë Markolaj

Ditën e premtë, më 18 nëntor 2011, në moshën 88-vjeçare, ndërroi jetë françeskani Patër Dedë Markolaj. I ndjeri Patër Deda u lind në Ljare të Shestanit, më 6 shkurt 1924, nga prindërit Zefi dhe Marie Vukmaraj. Emri i tij i pagëzimit ishte Gjokë, por, duke marrë kushtet françeskane, ai merr emrin Dedë (Dominik).

Mbas shkollës fillore, të cilën e kryen në vendlindje, më 1936, shkon në Shkodër, në Seminarin Françeskan e mandej kryen gjimnazin “Illyricum”. Më 1940 hyn në noviciat të Troshanit dhe më 16 shtator 1941 bën kushtet e para. Kushtet e përjetshme i bën me 30 korrik 1945 në Shkodër. Kur filloi koha e peresekutimit të Kishës në Shqipëri, Patër Deda bashkë me 15 studentë të tjerë (mes tyre edhe Patër Anselm Marstjepaj (Patër Gjergji) dhe Patër Vinko Malaj), kthehet në Ljare. Në vitin 1947, regjistrohet në degën filozofi e teologji në Dubrovnik, ku edhe diplomohet dhe më 9 qershor 1950, shugurohet meshtar. Patër Deda ka shërbyer kapelan në spitalin e Dubrovnikut gjatë viteve 1951-1955. Më 1955-1961 shërben në Malin Loshinj në Kroaci, kurse më 1961-1963 ka qenë administrator në famullitë Kunje e Janjinë (Kroaci). Po ashtu në Kroaci, kësaj radhe në famullinë e Shën Kollit, në Rijekë, shërben si kapelan më 19631964. Në vitin 1964 kthehet në arqipeshkvinë e Tivarit, ku administron famullinë e Ljares deri më 1966, kur emrohet famullitar në Grudë dhe sherben plot 38 vjet, deri më 2004. Patër Deda ka qenë i zgjedhur disa herë prijës i Misionit Françeskjan në Malësi. Gjatë shërbimit në Grudë, në bashkëpunim me besmeared e families, ka ndërtuar kishën dhe qelën e re, si dhe kapelën e Shën Mëhillit në Dinoshë. Me thjeshtësinë, zemërgjerësinë dhe dashurinë, Patër Deda ka fituar respektin dhe admirimin e besimtarëve dhe kolegëve. Meshën përmortore e ka kremtua arqipeshkvi i Tivarit, Imz. Zef Gashi, në bashkëmeshim me arqipeshkvin e Shkodrës, Imz. Angelo Massafra, ipeshkvin e Kotorrit, Imz. Ilija Janjiq, ipeshkvin e Sapës, Imz. Lucjan Augustini, provincialin e Shkodrës, Atë Gazmend Tinaj, si dhe një numër i madh meshtarësh dhe rregulltarësh nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia. Pushoft në paqe!

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 5

Shumë të nderuar Dom Pjetër Popaj, Tom Mrijaj, Mark Shkreli, Astrit Tota! Shumë të nderuar miq e bashkëkombas që jetoni e punoni në SHBA, Përshendetje. Dëshiroj që t’ju falënderoj në emrin tim si edhe të Këshillit Drejtues të Fondacionit “Ndre Mjeda”, për kontributet e juaja, për angazhimet dhe mbështetjen që po i jepni projektit tonë për rindërtimin e dy kreyveprave monumentale, Kishës së Shën Shtjefnit dhe shtëpisë famullitare në Kukel (Shkodër), të cilat janë të lidhura pazgjithshmërisht me emrin e personalitetit tonë të shquar Dom Ndre Mjeda. Kompleksi muzeal “Ndre Mjeda”, pritet të shpallet së shpejti “Monument Kombëtar”, duke u bërë kështu një nga qendrat muzeale më të rëndësishme të vendit, një nga qendrat kryesore të peligrinazhit në Shqipërinë e Veriut, të edukimit shpirtëror të shqiptarëve. Realizimi i këtij projekti, do ta kthejë kompleksin e Kuklit në një bërthamë të zhvillimit të turizmit kulturor kombëtar, në një monument të vizitueshëm në çdo stinë të vitit nga shqiptarët e nga të huajt. Ky projekt parashikon që të kthehen në identitet kisha, qela, të ngrihet varri, obelisku dhe monumenti i poetit, të rregullohet sheshi dhe anekseve rreth e qark , pyllëzimi i Malit të Kuklit me ullinj. Ai synon të realizojë ëndërrën e poetit për ta kthyer Kuklin në një qendër rrezatuese për të gjithë shqiptarët. Aty do të zhvillohen për çdo vit ditët e poezisë, panaire libri, panaire të prodhimeve të vendit, do të promovohen veshjet karakteristike shumë të bukura të zonës, do të mbahen festivale folklorike. Ju sigurojmë se kontributet e juaja të realizuara me sakrifica jo të vogla, së bashku edhe me shumë donatorë të tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë drejtim, do të shndërisin fytyrën nënës sonë të dashur, Shqipëri. Të jeni të sigurtë se akti i juaj fisnik do t’i skalisi përjetësisht emrat e juaja në zemrat e shqiptarëvë dhe në analet e kësaj kishe të shenjtë. Shpresojmë që më 1 gusht 2012, me rastin e jubileut të 75vjetorit të vdekjes së Mjedës dhe në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, një përfaqësi nga komuniteti i juaj, do të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në këtë qendër muzeale (Kukel-Shkodër). Me shumë nderime vllaznisht, Mentor Quku Shkodër, Nëntor 2011


Në moshën 91-vjeçare, ndërroi jetë LINA POPAJ Nëna e Famullitarit Dom Pjetër Popaj

6 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Të shtunën, ditën e fundit të vitit 2011, herët në mëngjes, rrethuar nga shtatë djem e dy vajza, mes të cilëve edhe dajli më i vogël, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” në New York, në moshën 91-vjeçare, e pajisur me të gjitha sakramentet, ndërroi jetë Lina Popaj. Lina ishte nënë e nëntë fëmijve: Tones, Palës, Gjonit, Gjergjit, Zefit, Hilës, Kolës, Marijes dhe Pjetrit, gjyshe e 21 nipave dhe mbesave, stërgjyshe e 34 stërnipave dhe stërmbesave, kjo në vete gjë e admirueshme. Por, për më tepër, ajo ishte nënë e një meshtari, gjë kjo që e bën Linën edhe më të veçantë, e bën atë të ngjashme me Marinë, nënën e Priftit të Parë. Si e tillë, Lina, zë vend të nderi tek Zoja e Bekuar, sepse i përngjanë Asaj. Sipas traditës, duartë e kryqëzuara të Linës, në arkivol, mbanin purifikatorin nga shugurimi meshtar i djalit të saj. Kjo ia bën të qartë Qiellit dhe Shën Pjetrit se tek dera e Parrizit është duke ardhur shpirti i nënës së një meshtari. Për më tepër, kur Lina të dalë para Jezusit, dhe Ai do ta pyesë, “çka i ke dhënë ti Kishës sime?”, ajo, pa hezitim, ka për të shpalosur purifikatorin dhe do t’i thotë: “Zoti im, unë të kam falë një prift!”, dhe dyertë e Parrizit do t’i hapen menjëherë për tu bashkuar me shenjtërit e Tij. Dom Pjetrit dhe tërë familjes së Linës, në emër të redaksisë së revistës Jeta Katolike, të Këshillit të Kishës, Qendrës Nëna Tereze dhe tërë Famullisë “Zoja e Shkodrës”, ju shprehim përdhimbjet tona më të sinqerta. Lina pastë Dritë në Parriz e familjes Zoti i dhëntë forcë. Në vazhdim lexoni shkrimin e zonjës Eleonora K. Gjoka dhe elegjinë nga nipi i Linës, këngëtari Albert Popaj.

Dedikim për nënën e nderuar Lina Popaj God could not be everywhere and therefore He made Mothers. God sees us through our Mother’s eyes and rewards us for our virtues. Eleonora K.Gjoka

Do desha të dedikoj pak rrjeshta si një qiri të ndezur për nënat tona të amëshuara, me rastin e përcjelljes së një Nënë të Mirë shqiptare për në përjetësi, të ndjerën Lina Popaj. Ajo ishte një nënë e lumtur që rriti fëmijë të mrekullueshëm si famulltarin e Kishës “Our Lady of Shkodra” Të nderuarin Dom Pjetër Popaj. Me sa di, ai është dhe djali i vogël i nënë Linës. Kemi fatin t’a kemi në mes komunitetit tonë famulltar, në një nga kishat shqiptare më prestigjioze të Nju Jorkut, në Hartsdale. Ajo mbylli sytë, duke pasë fjalën e Zotit në buzët e djalit të saj, dorën e Zotit në kryqëzimin e duarve të saj mbi gjoks, mbi gjoksin që ju dha gji shumë

fëmijëve, jo pak por nëntë fëmijë dhe mbrujti tek ata një emër dhe një trashëgimni të bukur. Ajo nënë e rrallë rriti djem e vajza të mbara, duke përcjellë shembullin e mirë të tyre si dritë mes mijëra familjeve krishtjane shqiptare. Ndaj them se nëna që mbylli sytë sot, nënë Lina, është një nga gratë më të lumtura, jo vetëm që pati nëntë fëmijë të vetët, por la pas gjeneratën e re të përbërë nga 21 nipa e mbesa dhe nga 34 stërnipa e stërmbesa. Besoj se iku në rrugët e Përjetësisë me shpirtin plot! Kjo më bën që t’a përcjell këtë shkrim, si përfaqësuese e levizjes feministe dhe e mbrojtjes së figurës së gruas shqiptare, më pëlqen ta trajtoj siç e meriton ajo, si një grua e veçantë! “Ju a kemi borxh nënokeve tona,

nënokeve të dhimbura që na munguan aqë shumë. Shumë prej tyre si nëna ime, prehën në Paqe! Disa prej tyre janë në jetë por se nuk i kanë pranë fëmijët. Nuk i kemi pasë pranë në raste gëzimi a hidhërimi, të mbështetim kokën në prehërin e tyre si dikur. Sa herë ju kërkuam ndjesë, kur ishin gjallë! ''Na falni për dhimbjet që ju shkaktuam, shpesh pa dashje; Tani e kuptojmë më shumë, jemi bërë dhe vetë nëna, ju ndjejmë dhe ju vlerësojmë më tepër se më parë!.” Sa herë kishim nevojë për bekimët, uratat, fjalën e tyre të ëmbël të na ngrohte, zemrën! Bekimi i Nënës, është vetë bekimi i Zotit, se Zoti e krijoi Atë si mbështetëse të fjalës dhe të Veprës së Tij! Nëna është Ajo që ka dorën dhe buzët e magjishme dhe të ngushëllon në


pragun e ditës më të vështirë të jetës! Si një melodi, del nga gjoksi ynë emri i saj, që në momentët e para të fëminisë. Fillon me të njëjtën germë në shumë gjuhë të botës, me germën e madhërishme M: Mama, Mami, Mother, Madre, Mana, Mom, Mitera, Mere, Mat, etj. Nëna zotëron dituri të pabesueshme, durim, forcë, njohuri dhe aftësi të mrekullueshme. Në çdo zemër njerëzore, sado të ashpër, ka një kënd të veçantë, që vetëm një nënë mund ta zbusë dhe ta njohë mirë. Si lum’ ata njerëz që u rriten dhe ndjenë dashurinë e tyre! Mjerë ata që nuk e patën Nënën dhe e ëndërruan tërë jetën! Dedikim për nënat tona të dashura, të dhimbsura, të pakursyera. Për ato që vetëm dinë të japin dhe kurrë nuk kërkuan asnjë shpërblim për ndjenjat e tyre të pastra si kristal dhe të thella si deti! Mother’s love, Must be learned, And learned again, There is no end to it!

Ashtu është dashuria e nënës, sa më shumë ta njohësh aqë më e madhe dhe e pafundme bëhet. Disa cilësi të nënës janë: Dashuria, dhimbja, sakrifica, bujaria, maturia, durimi, intuita, parashikimi, mbrojtja . Kujtoni shprehjen, më poshtë dhe kuptohet se kjo godet shumë afër për nënat: I ra gurit dhe u ça, I ra drurit dhe u tha, I ra zemrës dhe u mbajt. Një elegji, për nënën time do doja ta përcillja sot te lexuesit . Kush nuk e ka ndjerë këtë të nëna e vet? Patjetër që i takon dhe Nënës së Të Përnderuarit tonë Dom Pjetër Popaj, në momente kaqë të dhimbëshme, të largimit nga jeta të së ndjerës nënë Linës. U prehtë në Paqe Shpirti i Saj i Pastër! Amen+++

Eulogy

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 7

By Albert Popaj

I am honored to speak here today on behalf of my family. We all loved our grandmother so much and when we look back at her life of 91 years, we are humbled by all that she achieved. The things that we remember her for will always remain with us.

We remember how much pride she had. She was proud to be Albanian, and she was equally proud to live in America. She was proud of her family, and for being a mother. She had 9 children of her own, 21 grandchildren and 34 great grandchildren. She was proud of her husband, Ndoc Popaj, and was his loyal wife for 73 years. She was proud of her son, Fr. Peter, and his dedication to God. She was proud of her religion and this church. While she was healthy and able, she never missed a mass. She was a blessed woman, and always walked the path with our Lord. We remember how positive and happy she was, and how she was always ready to laugh and tell a joke. She had a unique laugh that could fill up a room or a stadium. You couldn't help but be in a good mood if you were near her.

Her laughter was her strength. Even when Baba Ndoc passed away, she remained strong for all of us and kept us in positive spirits.

We remember how much she loved life and loved to live! She visited many countries, and traveled to many Holy places, including the Holy Land Israel. She attended countless weddings, baptisms, and family occasions and celebrated every holiday. New Years Eve was one of her favorite times. She experienced 91 New Years Eve celebrations in her life, and we will never forget how she would say "Happy You N'Year" to us with so much joy!

She was a youthful spirit. We never saw a grey hair on her head, and she always wore white, and smelled like rose perfume. So how do we sum up 91 years of a life well lived? There aren't enough words to do so. But we look around and see that: - this church is a symbol of her life. - every face inside tells us her story. - the large family which she nourished continues her legacy. For us, you are all a reflection of her love and light. ... and she did it all without a cell phone, an email, or Facebook! So we'd like to take this last moment to say something to her...

Nan. We are all going to miss you. Every moment shared with you was a lesson, a gift and a joy. We are so proud of YOU and everything you did for us in your life. We promise not to ever let you down and to keep your values as best as we can. Congratulations on your life well lived. We know that on New Years Eve, you entered heaven. We know that Baba Ndoc, Daja Leke, Daja Shtjefen and your grandson Robert met you at the gates and introduced you to everyone there. We all love you. And when our time comes, we will be happy to meet you again.


8 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 10 Tetor 2011 – Në Fifth Avenue, New York, NY, Shoqata “Rozafati” e Kishës tonë mori pjesë në Columbus Day Parade. ◊ Më 12 Nëntor 2011 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA) në Bronx, u zhvillua Festivali XXI Shqiptar. ◊ Më 20 Nëntor 2011 – Festa e Krishtit Mbret u kremtua me Meshën përkatëse dhe me një darkë në Qendren “Nëna Tereze” pranë Kishës sonë. ◊ Më 27 Nëntor 2011 – Në mënyrë solemne u ngrit Flamuri kombëtar mbi kabonaren e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Hartsdale, New York. Ceremonisë i paraprini Mesha e Shenjtë kushtuar dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave. Për këtë rast, i Përndershmi Dom Pjetër Popaj shtroi një koktej për të gjithë pjesëmarrësit. ◊ Më 18 Dhjetor 2011 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, u zhvillua darka e Krishtlindjes, organizuar nga shoqata “Drita” pranë Qendrës kulturore në fjalë. ◊ Më 21 Dhjetor 2011 – Në Eastwood Manor, u shtrua darka tradicionale për vullnetarët e famullisë “Zoja e Shkodrës”.

Në përgatitje: ◊ Më 23 Janar 2012 – Famullia jonë “Zoja e Shkodrës”, do të marrë pjesë në Marshimin për Jetën i 39-të (39th March for Life), në Washington DC. ◊ Më 12 Shkurt 2012 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, do të mbahet darkë në nder të ditës së Shën Valentinit, e organizuar nga shoqata “Drita”. ◊ Më 22 Shkurt 2012 – E Mërkura e Përhime, dita e parë e Kreshmës, që shënon fillimin e përgatitjes për ngjalljen e Jezu Krishtit të Dielën e Pashkëve, më 8 Prill 2012.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 9

Festivali Shqiptar në New York burim i pashterrshëm i këngëve dhe valleve të trevat shqiptare (U zhvillua Festivali i XXI-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra "Nëna Tereze" e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale) Lehman College, Bronx, NY. Në Beqir komunitetin më të vjetër shqiptar në SINA Shtetet e Bashkuara, në New York, u zhvillua Fesitivali i XXI-të shqiptar. Festivali u mbajt në kampusin e kolegjit Lehman, në Bronx, i organizuar nga Qendra Kluturore "Nëna Tereze" pranë Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës", i cili u

ndoq nga më shumë se 3000 shikues. Në festival morën pjesë më shumë se 300 këngëtarë, vallëtar e muzikantë. Festivali ndjek historinë e festivalëve të mëparëshme në New York, prej kur ato kanë zanafillen e tyre pranë kishës katolike shqiptare. Festivali paraqiti me të gjithë format e saj muzikën burimore shqiptare nga të gjitha trevat, si: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Arbëreshët e Italisë, dhe grupe të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara, të cilat luajnë muzikën tradicionale popullore shqiptare dhe kërcejnë valle të të gjithë krahinave. Shumica e pjesëmarrësve të rinjë, janë këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë e muzikantë, që përfaqësojnë natyrën e pasur dhe të larmishme të folklorit shqiptar, prej nga kanë emigruar në Amerikë. Përveç këtyre, Festivali i Muzikës Tradicionale

Popullore në New York, për çdo vjet paraqet kostume dhe këngë të reja tradicionale të trevave dhe viseve shqiptare në Ballkan, dhe tubon sëbashku grupe dhe ansamble, klube, shoqëri kulturore, jo vetëm nga New Yorku, por edhe nga shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët, si në Michigan, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Florida, Pennsylvania, Texas, Arizona, Washington, Carolina e Veriut, dhe shtete të tjera. Festivali zgjati disa orë dhe sjellë të gjallë

n j ë larmi ngjyrash të kostumeve folklorike, të cilat janë pasqyrë e kulturës shqiptare në diasporë. Spektakli i muzikës popullore shihet si "apel" për të gjithë shqiptarët, pavarësisht të qytetit, krahinës apo trevës ose të origjinës së tyre, të cilët

janë krenarë për trashëgiminë dhe zakonet, traditat e kulturën tonë. Sikurse dihet qëllimi i Festivalit Shqiptarë është që edhe në të ardhmen të ndihmojë komunitetin tonë, për të ruajtur kulturën shqiptare në diasporë. Më 12 nëntor 2011 në sallën e madhe të shfaqjeve në Lehman College, (Bedford Park Boulevard, Bronx, New York) u zhvillua Festivali XXI-të s h q i p ë t a r, një festë e të


10 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

gjithë ngjyrave të muzikës, këngës e valles shqiptare në diasporë. Kjo është ngjarja më e madhe kulturore artistike e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe mbahet çdo vit. Ajo ishte natë feste e kulturës shqiptare, duke përfshirë sfilaten e veshjeve tradicionale shqiptare, xhubletat, fustanellat, instrumentet muzikore unike si çiftelitë, dajret, daullet dhe lahutën e bjeshkëve. Të pranishëm në Festivalin e 21-të Shqiptarë kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit shqiptar, zv. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington diplomati Jetish Jashari, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në New York, diplomati Dritan Mishto, konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në New York, diplomatja Arta Rama, personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në New York, biznesmenë, afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të

komunitetit. -Përshëndetja e festivalit nga Famullitari Dom Pjetër Popaj Festivalin e drejtuan konferencieret Lidia Ukaj dhe Sokol Smalaj. Bekimi i festivalit dhe fjala hyrëse u mbajtë nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës" Dom Pjetër Popaj, i cili, meqense ky festival i kushtohej Kryengritjes së Malëcisë së Madhe, qysh në fillim të

Juria e Festivalit

fjalës së tij tha se "pesë qind vjet të okupimit dhe luftës, më 6 prill 1911 këta njerëz të udhëhequr nga trima luftëtarë të atyre maleve kreshnike, kan ngritur flamurin e Kastriotit, për herë të parë në Deçiq. Fitorja e kësaj beteje në atë kohë pati rritur besimin e shqiptareve, që çuan deri në pavarësinë e Shqipërisë, në 28 nëntor 1912, për këtë ne i falënderojmë sot heronjtë tanë dhe Zotin, për lirinë tonë". Sonte në nder të tyre, vijoi Dom Pjetër Popaj, ne festojmë së bashku historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur që mbahet e paprekur gjatë shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm që dhanë aq shumë në shekuj për të ruajtur identitetin tonë. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi i ri që megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ata thonë se jemi krenarë që jemi shqiptarë. Dhe sonte, duke vallëzuar dhe kënduar, ata do të tregojnë se sa ata e duan kulturën tonë kombëtare. Me këtë rast, tha famullitari i Kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”,

"Falënderojmë Komitetin Organizativ të këtij festivali, i cili ka punuar

Konferencierët e Festivalit

aq shumë për të bërë këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë ne. Konferencierët Lidia Ukaj dhe Sokol Smajlaj ftuan në skenën e madhe të festivalit grupet dhe këngëtarët, që do të "ndezën" sallën nga duartroktijet e pa fundëme... Përshëndeti festivalin edhe Gjovalin Lumaj, drejtues i Sh.K.A."Kelemedi" poet e rapsod nga Malësia e Madhe. Festivali i 21-të Shqiptarë u hap me film të realizuar nga skenografi i njohur Astrit Tota, dhe më pasë me Vallen e Shotës nga Lulet e Festivalit, me koreografinë e Angjelina Nikës. Në fund Juria e këtij festivali:

Kristofor Xhokaxhi, dirigjent, Nermin Daja-Zhabjaku, pianiste, Sulejman Borova, këngëtar, Shpresa Uli, koreografe, Diana Cena, aktore, Elmira Muja, gazetare, Lisa Junçaj, dizenjatore u mblodh për të ndarë çmimet e Festivalit Shqiptar, duke thënë se e kan pasur shumë të vështirë për të përcaktuar fituesit. Kryetarja e jurisë, Shpresa Uli, tha se ata e kanë pasur shumë të vështrirë sepse "të gjithë grupet, solistët dhe instrumentistët kanë qënë të mrekullueshëm" tha ajo dhe në pamundësi për të nderuar të gjithë. Kështu që: me Çmimin kryesor të Festivalit - kupën e festivalit, Grupi/Ansambli më i mirë i Festivalit 21-të, u nderua Grupi "Bashkimi Dance nga Bostoni me drejtues koreografin e njohur Bashkim Braho, me çmimin e dytë grupi i vallëtarëve Rozafati të drejtuar nga koreografja Angjelina Nika, ndërsa me çmimin e tretë Grupi i vallëtarëve të Shkollës Shqipe - Bronks, Solisti më i mirë i


Festivalit 21 këngëtarja Luljeta Pëllumbi. Çmimi solisti i ri më i mirë Adem Kaliqi dhe vallëtari më i mirë Mark Camaj i Grupit Gjergj Kastrioti-Detroit. Festivalin e 21-të Shqiptarë e shoqëroi orkestra profesjoniste "ALBA" me drejtues artistik Edmond Xhani dhe anëtarët e grupit të tij. Muzikanti i njohur Edmond Xhani, i tha gazetës tonë se do të veçonte nga kjo natë festive e muzikës shqiptare në New York, Dea Elezaj (kënga "Liridona") një këngëtare, sipas tij, e vogël por që premton shumë për të ardhmen. Interpretimi i saj ishte i saktë ku binte në sy sidomos vokali i ëmbël i saj si dhe shqiptimi mjaft i mirë i fjalëve të këngës. Xhani më tej përmendi edhe Nikollë Tinaj ("Valle për Piano e Orkestër") përpunuar nga vetë ai. Tinaj, tha muzikanti i njohur Ed Xhani, interpretoi mjaft bukur në piano. Duke patur parasysh se ku djalë i vogël ka vetëm 4-5 muaj që studion në piano nën kujdesin tim personal, ai vlen për tu përmendur talenti i tij si dhe dalja në skenën e

madhe të festivalit me dinjitet dhe me kulturë skenike të admirueshme. Ndërsa për t'u veçuar tha ai është edhe i riu Adem Kaliqi, i cili fitoi edhe çmim si interpretuesi i ri më i mirë, mbasi shquhej për zërin e tij kumbues dhe me dritë duke sjellë në skenë një këngë trimërie kushtuar heroit Adem Jashari. Në pyetjen tonë se nga të rriturit, kë do të veçonte, muzikanti i njohur shqiptar Edmond Xhani tha se do te veçoja Luljeta Pëllumbi, tashmë një emër i njohur e i respektuar në komunitetin tonë për

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 11

Në radhë të parë klerikët: Imam Edin Gjoni, Dom Pjetër Popaj dhe Dom Fran Kolaj

interpertime të trevave të ndryshme shqiptare, ku shquhet sidomos për krahinën e jugut. Jo më kot juria e vlerësoi me çmim këtë këngëtare. Edhe John Krasniqi, në interpretimin e tij, edhe një herë ra në sy vokali i fuqishëm dhe i pastër i tij. Kënga për Ded Gjo' Lulin u këndua mjaft mirë dhe në mënyrë melodioze duke ruajtur të pastër kakakterin popullor të kësaj kënge të njohur. Vasil Marku tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e tij profesional në interpretimin e bukur të dy këngëve popullore shkodrane. Vokal i pastër e i

ngrohtë. Këngëtarja e njohur nga Kosova, Sebahate Berlajolli - Sebi, solli me

dinjitet një këngë të re të kompozuar nga unë me titull "Mitrovica". Kjo këngë i kushtohet këtij qyteti kur dihet tashmë se ky qytet po kalon disa momente të vështira. Me zërin e saj, ajo tregoi se mbetet një këngëtare e respektuar nga publiku ynë. Gjithashtu shumë mirë kënduan edhe Morena Reka, Lap Logu, Xhelal Gjurkaj, të cilët u pritën mjaft mirë nga publiku i zjarrtë shqiptar. Vlen për t'u përmendur dalja në skenë e këngëtarit Fran Vulaj i cili në bashkëpunim të plotë me orkestrën "Alba" solli në skenë freski me këngën e tij më të re "Dasma e madhe". Me dalejn në skenë të gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve u shënua mbyllja e Festivalit 21, i cili ia lë rradhën një festavali tjetër madhështor i cili do t'i kushtohet aktiviteteve të shumta në komunitet me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.


Flamuri i Gjergj Kastriotit Pushtoi Hartsdale në New York

12 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Ditë e mrekullueshme ishte e diela, më 27 nëntor 2011, Vigjilia e të kremtes më të madhe të kombit shqiptar, Dita e Pavarësisë-Dita e Flamurit. Në hyrje të rrugën West Hartsdale Avenue, të shëndritur nga dielli i shkëlqyer i asaj dite, prisnin me qindra flamuj shqiptarë d h e amerikanë, të varur në shtyllat telefonike, në të dy anët e

avenue-s. Një erë e lehtë i bënte flamujt të valvitëshin, ashtu që u dallonte qartë shqipja dykrenare në mesin e flamurit të kuq. Flamujt amerikanë sikur

Mark K.

SHKRELI donin të tregonin se sa miqësorë janë këto dy vende. Falëminderit z. Mark Gjonaj për këtë dhuratë komunitetit shqiptaroamerikanë, vërtetë dhuratë komunitetit amerikanë në përgjithësi. Saktësisht në ora 12 të mesditës, famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, filloi Meshën e Shenjtë, dedikuar dëshmorëve të kombite të të gjitha kohërave. Kisha ishte mbushur plot me besimtarë, por edhe me mysafirë jokatolikë, të ardhur sot enkas për të festuar sëbashku, si vëllau me vëllanë, Ditën e Flamurit, mes të cilëve dalloheshin Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York z. Dritan Mishto, Kryetari i shoqatës Ish të Burgosurve Politikë z. Simon Mirakaj, Kryetari i organizatës panshqiptare “Vatra” Dr. Gjon Buçaj etj. Dalloheshin, poashtu, shumë të rinj dhe të reja të veshur me kostume të ndryshme n g a troj e t tona

shqiptare, gjë që e

bënte ceremoninë edhe më solemne. Dom Pjetri, duke ia dedikuar Meshën dëshmorëve, mes tjerash tha: “… me i dhanë atë shkëlzimin e duhun kësaj historie, që ka me kenë gjithmonë e shkrueme me shkronja të arta, që shkëlzejnë e që na shëndrisin edhe ne sot sikurse shqiptarë, tue na dhanë identitetin, tue na dhanë gjuhën, tue na dhanë kulturën që mburremi me to. Sot ngrihet edhe këtu flamuri, tue falënderue ata persona që kanë jetue në atë kohë, ata persona që nuk e kanë kursye vetveten, nuk kanë thanë që ta baj dikush tjetër…” Pas 7Meshës, i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, i ftoi të pranishmit të afroheshin pranë kambanores së Kishës, rreth të cilës qendronin anëtarët e grupit kulturor “Rozafati”, të veshur me kostume kombëtare, të pranishëm në ceremoni. Organisti i Kishës, z. Agim Kola, bashkë me drejtorin e korit z. Fran Shala, kënduan hymnin kombëtar, derisa të rinjt ngritën me dinjitet dhe nderim të posaçëm Flamurin në lartësinë e kambonares, në të cilën qendronte edhe flamuri amerikan, që priste me mirëseardhje mikun e vet nga Shqipëria e Gjegj Kastriotit dhe Nënës Terezës. Më pas ceremonia u zhvendos në Qendrën "Nëna Tereze", ku ishte përgatitur një koktej për të gjithë. Dom Pjetër Popaj, në fjalën hyrëse, i përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti drejtorin e Qendres "Nëna Tereze", z. Mark Shkreli, i cili falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen. Ai gjithashtu falënderoi Dom Pjetër Popaj për "vazhdimin e traditës së klerit të Shkodrës" dhe kthimin në traditë edhe në ShBA ngritjen e flamurit mbi kambonaren e Kishës. Në vijim z. Shkreli paraqiti Kryetarin e Këshillit të Kishës, Z. Leonardo Berishaj, i cili, duke i për-


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 13

shëndetur të pranishmit, mes tjerash tha: “Kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Këshillit të Kishës "Zoja e Shkodrës", t'ju përshëndes nga ky podium dhe në këtë sallë, ku jemi bashkuar për të kremtuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarsisë shqiptare dhe festen e Flamurit tonë kombëtar. Ju uroj nga zemra Festën e flamurit - 28 nëntorin, këtë festë të madhe kombëtare, këtë vlerë të veçantë të kombit shqiptar.

Zonja e zotërinjë, dëshiroj me këtë rast që, në emër të Këshillit të Kishës

"Zoja e Shkodrës", në emër të çdo anëtari të Këshillit, si dhe në emrin tim personal, t'ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj sot, por edhe për kontributin dhe përkrahjen që vazhdimisht i jepni Kishës Zoja e Shkodrës dhe mbarë komunitet Shqiptar. Mes nesh sot kemi edhe mysafirë nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga komuniteti, të cilët i përshëndes. Po ashtu, përshëndes dhe falënderoj anëtarët e Qendrës "Nëna Tereze", në krye me z. Mark Shkrelin, degët e së cilës - "Drita" e "Rozafati", edhe me këtë rast, si edhe për evenimente të shumta që Kisha jonë i organizon, kujdesen për përgatitjen e koktejit dhe për pikat artistike-valle shqiptare. Gëzuar 28 Nëntorin! Falëminderit.” Argëtimi u bë nga këngëtari i mirënjohur z. Gëzim Nika dhe grupi “Rozafati”, i drejtuar nga z. Angjelina Nika. Festimit të kësaj dite iu bashkuan edhe Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York z. Fatmir Zajmi. Me fjalë të bukura dhe lëvdata për organizatorin e kësaj ceremonie, të pranishmit i përshëndeten zz. Dritan Mishto, Ibrahim Makolli, Fatmir Zajmi, Gjon Buçaj dhe Simon Mirakaj. Pjesëmarrësit uronin njëri tjetrin dhe falënderonin të gjithë ata që me ndihmën, përkushtimin dhe pjesemarrjen e tyre, e bënë të mundur këtë ceremoni, me të cilën u nderua Kombi, Flamuri dhe Pavarësia e vendit më të dashur për çdo shqiptar. Gëzuar! Vërtetë, G-Ë-Z-U-A-R, Dita e Flamurit!


14 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Interview with Mother Teresa: A Pencil In the Hand Of God

By EDWARD W. DESMOND

Q. What did you do this morning? A. Pray. Q. When did you start? A. Half past four. Q. And after prayer? A. We try to pray through our work by doing it with Jesus, for Jesus, to Jesus. That helps us put our whole heart and soul into doing it. The dying, the crippled, the mentally ill, the unwanted, the unloved -- they are Jesus in disguise. Q. People know you as a sort of religious social worker. Do they understand the spiritual basis of your work? A. I don't know. But I give them a chance to come and touch the poor. Everybody has to experience that. So many young people give up everything to do just that. This is something so completely unbelievable in the world, no? And yet it is wonderful. Our volunteers go back different people. Q. Does the fact that you are a woman make your message more understandable? A. I never think like that. Q. But don't you think the world responds better to a mother? A. People are responding not because of me but because of what we are doing. I think that before people were speaking much about the poor, but now more and more people are speaking to the poor. That is the great difference. Before, nobody bothered about the people in the street. We have picked up from the streets of Calcutta 54,000 people, and 23,000-something have died in that one room (at Kalighat). Q. Humble as you are, it must be an extraordinary thing to be a vehicle of God's grace in the world. A. But it is his work. I think God wants to show his greatness by using nothingness. Q. You feel you have no special qualities? A. I don't think so. I don't claim anything of the work. It is his work. I am like a little pencil in his hand. That is all. He does the thinking. He does the writing. The pencil has nothing to do with it. The pencil has only to be ) allowed to be used. In human terms, the success of our work should not have happened, no? Q. What is God's greatest gift to you? A. The poor people. Q. How are they a gift to you? A. I have an opportunity to be 24 hours a day with Jesus.

Q. Here in Calcutta, have you created a real change? A. I think so. People are aware of the presence, and also many, many, many Hindu people share with us. Now we never see a person lying there in the street dying. It has created a worldwide awareness of the poor. Q. Beyond showing the poor to the world, have you conveyed any message about how to work with the poor? A. You must make them feel loved and wanted. They are Jesus for me. I believe in that much more than doing big things for them. Q. Friends of yours say you are disappointed that your work has not brought more conversions in this great Hindu nation. A. Missionaries don't think of that. They only want to proclaim the word of God. Numbers have nothing to do with it. But the people are putting prayer into action by coming and serving the people. Everywhere people are helping. There may not be a big conversion like that, but we do not know what is happening in the soul. Q. What do you think of Hinduism? A. I love all religions, but I am in love with my own. Q. And they should love Jesus too? A. Naturally, if they want peace, if they want joy, let them find Jesus. If people become better Hindus, better Muslims, better Buddhists by our acts of love, then there is something else growing there. They come closer and closer to God. When they come closer, they have to choose. Q. You and Pope John Paul II have spoken out against life-styles in the West, against materialism and abortion. How alarmed are you? A. I always say one thing. If a mother can kill her own child, then what is left of the West to be destroyed? It is difficult to explain, but it is just that. Q. Is materialism in the West an equally serious problem? A. I don't know. I have so many things to think about. Take our congregation: we have very little, so we have nothing to be preoccupied with. The more you have, the more you are occupied, the less you give. But the less you have, the more free you are. Poverty for us is a freedom. It is not a mortification, a penance. It is joyful freedom. There is no television here, no this, no that. This is the only fan in the whole

house. It doesn't matter how hot it is, and it is for the guests. But we are perfectly happy. Q. How do you find rich people then? A. I find the rich much poorer. Sometimes they are more lonely inside. They are never satisfied. They always need something more. I don't say all of them are like that. Everybody is not the same. I find that poverty hard to remove. The hunger for love is much more difficult to remove than the hunger for bread. Q. There has been some criticism of the very severe regimen under which you and your sisters live. A. We choose that. That is the difference between us and the poor. Because that will bring us closer to our poor people. How can we be truthful to them if we lead a different life? What language will I speak to them? Q. What is the most joyful place that you have ever visited? A. Kalighat. When the people die in peace, in the love of God, it is a wonderful thing. To see our poor people happy together with their families, these are beautiful things. The joy of the poor people is so clean, so clear. The real poor know what is joy. Q. There are people who would say it is an illusion to think of the poor as joyous, that they must be given housing, raised up. A. The material is not the only thing that gives joy. Something greater than that, the deep sense of peace in the heart. They are content. That is the great difference between the rich and the poor. Q. People who work with you say you are unstoppable. You always get what you want. A. That's right. All for Jesus. Q. What are your plans for the future? A. I just take one day. Yesterday is gone. Tomorrow has not come. We have only today to love Jesus. Q. And the future of the order? A. It is his concern.

(Reprint from TIME MAGAZINE Dec. 04, 1989)


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 15

Dita që lindi Nënë Terezën Nga Visar ZHITI Të futesh në dashurinë e gjithëkohshme me të vetmen gjë që ke: dashurinë, të cilën e ke kthyer në profesion dhe njëherësh ta mbash atë në lartësitë hyjnore, duke bërë të besohet se po aq shumë ajo është dhe njerëzore, e përditëshme… Të rrish në kujtesën kolektive, madje në ndërgjegjen e njerëzimit, duke u bërë gruaja më e njohur e planetit, vetëm me dobësinë tënde, që është dhe fuqia jote, të vëna në lëvizje nga shpirti ashtu si duart që ledhatonin me dhëmbje duke dhuruar jetë dhe besim. Dashuria dhe drita të rimarrin kuptimin që kishin dhe duhet të kenë përjetë. Ja, kështu bëre Ti, Nënë moj... Amen! *** Pasi Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shpalli "Vitin e Nënë Terezës" dhe një sërë veprimtarish në nderim të Saj, Qeveria që ai drejton, mori nismën për prerjen e një sasie monedhash në flori dhe argjend me portretin e Nënë Terezës. Dhe vërtet, buzëqeshja e saj, duart, sikur kanë praruar me flori dhe argjend gjithë këtë shekull të jetës së saj duke na treguar se monedha që nuk zhvleftësohet kurrë është dashuria.

Përsiatje dhe dëshmi për një jetë të madhe Siç dukej, Zoti ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, na pëlqen të mendojmë dhe zgjodhi një grua për barazi. Caktoi një shqiptare, s'dihet për ç'shpërblim ndaj kombit tonë të martirizuar dhe solli kështu në jetë Gonxhen e vogël më 26 Gusht 1910, ndoshta sërisht në kohë apokaliptike, pas të cilave Shqipëria do të ribëhej. Familja e saj, Bojaxhinjtë, me tradita patriotike, kishin ikur nga Prizreni në Shkup. Thuhet se të parët e saj, më herët, kishin ardhur nga viset e Shkodrës. Mbase është dëshira që Nënë Tereza të jetë nga kudo, nga çdo copë e truallit shqiptar, nga çdo pjesë zemre. Duke qenë e një atdheu të pushtuar, i

parandolli vetes një mision kryqi. Duke parë mjerime, ideoi brenda vetes që jo vetëm t'i dojë të nëpërkëmburit nga fati mbrapshtë, por dhe t'u përkushtohet atyre me përdëllimin më të qashtër kudo në botë. Në rrugën e shenjtë që do të merrte, nuk e çoi ndonjë kompleks apo mangësi, përkundrazi. Gonxhja ishte e bukur si emri i saj, si fëminia, gjithmonë me libra në dorë apo me mandolinën, merrte pjesë në kor, në grupin e poezisë, të teatrit. I ati, Kolë Bojaxhiu, ishte themeltar i teatrit të qytetit, të cilin do ta helmonin si veprimtar të çështjes kombëtare. Të mbetur jetimë, fëmijët do t'i rriste dhe edukonte nëna Drande. Ajo, vërtet ajo, ishte e shenjtë, do të thoshte Nënë Tereza, që e frymëzoi në ardhmërinë e saj. Studioi në Irlandë për t'u bërë misionare, murgeshë. 18 vjeçare vete në Indi, ku dhe diplomohet në Universitetin e Kalkutës dhe do të punojë si mësuese dhe më pas si drejtoreshë e Shkollës Superiore e Bijave të Santa Anës. Vëllait të saj, Lazrit, oficer në shërbim, ajo i thoshte duke buzëqeshur, se ti i shërben një mbreti që ka 2-3 milion shtetas, unë i shërbej një mbreti, që ka gjithë universin, Zotit. Zgjedh emrin Tereza në nderim të Terezës së vogël franceze dhe e shkruan emrin si të shenjtores së lavdishme të shekullit XVI, spanjolles Shën Tereza e Aviles dhe mbase vetëndjehej si rimishërim i tyre, sepse ngjante, me njërën nga shtati dhe me tjetrën nga dashuria e pafundme ndaj Krijuesit, në vetëflijimin absolut. Ndoshta në thellësi të qenies kishte dhe Rozafën, gruan mitike të murosur në përjetësi. Plagët do të bëheshin atdheu i saj, nga që plagët nuk kanë atdhe. Ndërkaq Ajo guxoi të futet thellë në atë që quhet "nata e shpirtit" dhe guxoi të tregojë për dyshimin e saj, sepse nuk e deshi dhuratë besimin te Zoti si pjesa më e madhe e njerëzimit që beson, por kërkoi ta zbulojë vetë dhe arriti përndritjen, duke mos u trembur, atje ku të tjerët druhen aq shumë. Nëse do të jem e shenjtë ndonjëherë, do të jem Shenjtore e errësirrës, thoshte Nënë Tereza. Pikërisht meditimi i thellë, stepjet dhe hovi, e bëjnë edhe më të çmuar personalitetin e saj, po aq sa siguria shenjtërore.

Dhe kështu gruaja e brishtë, shqiptarja nga Shkupi, i përkushtohet vuajtjes, po ngrinte shtëpi të misionit të saj bamirës, në ndihmë të jetës, kudo nëpër botë, me qindra, si me magji. Do të kishte dashur të ngrinte shtëpi të së mirës edhe atje, në vendet e mbyllura, ende me diktaturë. Po dyert s'hapeshin ashtu si dikur në vendin e saj. Trokiste Ajo nëpër ambasadat e Shqipërisë komuniste, trokiste e trokiste, ashtu si zemra, por nuk i thanë: mirsevjen. Mbështeste mbi kangjella kokën e dëshpëruar. A do ta shihte dot nënën? Motrën? Ishin atje, në Tiranë. Në atdheun e saj, i vetmi në botë zyrtarisht ateist, kishin dënuar dhe Zotin. Kur perandoria komuniste po binte, e lejuan të vijë. Vuri lule mbi varrin e nënës në Tiranë dhe të motrës Age aty pranë. Ajme, dhe mbi varrin e diktatorit lule! Që i bënin shumë më të pakuptimta ligësitë dhe mizorinë e tij. Paqe tani dhe mëshirë, amen! Por Ajo do t'i gëzohej atdheut që po hapej, që e thirri prapë Zotin, që po ribënte ëndrrën, po kërkonte liri dhe po bëhej pjesë e Europës, po rimëkëmbte mirëqenien. Së pari atë shpirtërore. *** Ka që mendojnë se Nënë Tereza është përtej dhe jashtë kulturës shqiptare, pa një traditë paraprirëse. Madje e gjejnë si të pavemëndëshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ajo, duke qenë shpirt dhe mendje universale, është e pamundur që të mos ketë dhe vendin e saj në atë univers si pjesë të tij. Bota është atdheu i gjithë dhe atdheu është bota e përmbledhur, që janë dhe duhet të jenë në harmoni dhe dashuria e vërtetë nuk është alternativë e njërës apo tjetrës. Vendin tënd mund ta gjesh dhe në vendet e tjera dhe njerëzit e tu i sheh dhe në të tjerë. Marrëdhëniet e Nënë Terezës me Shqipërinë nuk ka nevojë të trillohen, ato janë një realitet dhëmbshurie. Dhe është kënaqësi të dëshmohen dhe këtu. Vërtet ka kultura që nxjerrin personalitete të pritshëm, por ka dhe personalitete që prijnë kultura dhe krijojnë traditë, atje ku dukej se nuk ishte. Këta janë gjenitë. E tillë është dhe Nënë Tereza.


Dom Gasper Gurakuqi Zbulohet studimi i pabotuar

16 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Zef Gurakuqi Më 22 dhjetor të këtij viti u mbushën plot 125 vjet nga lindja e një prej klerikëve të shquar të kishës katolike në Shqipëri, Dom Gasper Gurakuqit. Ai i kushtoi gjithë jetën e tij, deri sa vdiq më 1967, detyrës së shenjtë të priftit famullitar në dioqezën e Sapës, qe një nga studiuesit e palodhur të historisë në përgjithësi, e të besimit të krishterë në veçanti, një mbledhës i pasionuar i folklorit të trevave ku shërbeu si meshtar, grumbullues i toponomastikës të dhjetëra fshatrave, zbulues këmbëngulës i gjenealogjisë së trungut familjar të dhjetëra fiseve të vjetra e të përmendura fshatare e qytetare, hulumtues i shumë emrave për të ndriçuar etimologjinë e tyre, bëri studime në fushën e gjuhësisë, përktheu krijime të autorëve të shquar nga letërsia botërore. Kam pasur fatin e mirë ta takoj personalisht këtë burrë të shquar, në ceremoninë e organizuar me rastin e sjelljes së eshtrave nga Italia të patriotit të madh Luigj Gurakuqi. Ai dhe im atë, si kushërinj të Heroit, prisnin homazhet në një nga sallat e Komitetit Ekzekutiv të atëhershëm të Shkodrës. Kisha shkuar edhe unë si gazetar të bëja një reportazh për këtë ngjarje që u prit me shumë emocion nga populli i Shkodrës dhe mbarë populli ynë. Aty, babai më njohu me këtë burrë të urtë, trupvogël, me një vështrim të ëmbël, plot dashuri. Më nga afër e njohu Dom Gasprin vëllai im, shkrimtari, studiuesi e pedagogu Mark Gurakuqi. Në kohën kur ai mblidhte dokumente e dëshmi gojore për librin e tij “Luigj Gurakuqi - Vepra të zgjedhura”, shkoi ta takojë Dom Gasprin në qelën ku shërbente në Dajç të Zadrimës. Kur botoi këtë libër, citoi dëshmitë gojore të tij, madje botoi edhe një fragment letre që ky i dërgonte kushëririt të tij, babait tonë, Kolë Gurakuqit. Nga Marku pata mësuar atëherë se Dom Gaspri bënte kërkime edhe për gjenealogjinë e trungut tonë familjar, një skemë të të cilit, të vizatuar në një fletë edhe ia dhuroi. Pas vdekjes së Markut, midis dorëshkrimeve që grumbulluam për t’i ruajtur, nuk e gjetëm më atë. Kuptohet, në rrëmujën e hutimin që shkakton vdekja,

diçka edhe humbet. Dhe do të ishte një gëzim i madh për mua kur studiuesi i pasionuar Kolec Çefa, duke gërmuar nëpër arkiva të klerikëve të shquar, gjeti jo vetëm këtë skemë, por një studim të plotë prej rreth 160 faqesh të daktilografuara, që Dom Gaspri e konsideronte veprën e tij të fundit përmbledhëse duke e titulluar: “Nëpër Zadrimë, Pukë e Mirditë”. 1) Aty, në kapitullin “Gjithfarësh”, flet edhe për biografinë e vet si edhe për “Gurakuqët e Shkodrës”, ku në një faqe të veçantë jepet edhe skema gjenealogjike e humbur prej nesh. I mrekulluar nga ky zbulim arkivor i shokut tim e hodha në kompjuter gjithë këtë vepër shumëplanshe, me shpresë se një ditë, ndonjë institucion fetar apo shkencor do të bëjë të mundur nxjerrjen në dritë si libër për t’u lexuar nga të gjithë. Duke iu referuar kësaj vepre të panjohur, po ndalem në disa vlera të çmuara që ka. Megjithëse e thotë edhe vetë se nuk është qëllimi i tij që në këtë vepër të flasë për veten, përsëri ai e ndjenë për detyrë t’u thotë lexuesve diçka edhe kush është D. Gaspri. Po citoj: “Lé e pagzue me 22 dhetor 1885. Baba, Zef Pashko Hilë Gurakuqi; nana Leze e Palokës Ndoc Palit; të dy prej Shkodre. Hî në kolegjen Saverjane në Shkoder në tetor 1891.” Më tej ai tregon për përkushtimin e tij ndaj Zotit e kishës katolike. Në fillim flet për dëshirën e madhe për t’u bërë xhakue e mandej prift, dëshirë që në fillim i kundërshtohet nga prindërit, sidomos nga e ëma, por që përmbushet falë këmbënguljes së tij dhe mirëkuptimit, që më në fund, gjeti te njerëzit e tij më të dashur. Dhe, pasi kalon me radhë të gjitha shkallët e para të arsimimit fetar në Shkodër, shkon të bëjë studimet e larta teologjike në Universitet të Insbrukut nga viti 1909 deri më 1911. Shugurohet meshtar në Shkodër prej Arqipeshkvit Emz. Serreqit në dhjetor të vitit 1911. Thotë meshën e parë në Kongregacionin e Zojës Nuncjatë në kishën e jezuitëve në Shkodër më 24.IX.1911. Dhe që nga ky çast i shënuar në jetën e tij, fillon jetën e thjeshtë dhe të devotshme të famullitarit në fshatrat e Shkodrës, në fillim në Nënshat, për të vazhduar në Blinisht, Gramsh. Në vitin

1928 bëhet famullitar Dekan në Dajç të Zadrimës, Delegat ipeshkvnuer, Konsultor i administrimit dioqezan, për të arritur deri në titullin e nderuar të Monsinjorit. Dom Gaspri, si shumë paraardhës dhe bashkëkohës të tij, veç detyrës së shenjtë të famullitarit i kushtoi një vend të veçantë aktivitetit krijues intelektual. Ai u bë një bashkëpunëtor aktiv i të gjitha revistave që dilnin në Shkodër, si “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Zani i Shna Ndout”, “Kumbona e së dielles”, “Lajmtari”, “Cirka”. Duke shfletuar Bibliografitë e Willy Kamsit, dhe një dorëshkrim të vetë Dom Gasprit, në të cilin ka shënuar botimet e tij, numërojmë rreth 143 artikuj, që mund të jenë edhe më shumë, po të bënim një kërkim shterues. Aty gjejmë të flitet për mrekulli, ngjarje e festa të shënuara të fesë së krishterë, për fshatra e historinë e tyre, për personalitete të mëdha si Leka i Madh, Ciceroni, Moxart etj. Bën studime për Mahmut, Brahim e Mustafa Pashën, përkthen poezi të De Lamartine, boton përralla, këngë popullore. Dom Gaspri bën gjithashtu, një jetë famullitari të mbushur me kujtime plot dashuri për njerëzit e thjeshtë që e rrethonin, të cilëve u shërbente natë e ditë në nevoja, në sëmundje, në gëzime e hidhërime. Por do të vijnë për të, pas 1945-ës, edhe çaste të vështira të persekutimit nga diktatura. “Me shkresë zyrtare të Policisë së Dajçit, - shkruan ai - kjeshë urdhnue, që brenda 24 orëve të lirojsha qelën e Dajçit, ku rrijsha, se e lypshin per zyret qeveritare. Më kjene çue qerret per bajtjen e teshave, e kështu do të shkojsha në shtëpinë afer shtëpisë së Luk Zekë Gazullit, dy oda pá tavan, pá xhama. Prandaj naten e motmotit të Ri, 31.XII.1947 u bajta, mbasi thame Ejlli i Tenzot 2) tue rá kumbonët e mbrames, e mbasi putha tri herë deren e ndryme të Qelës. Bijte nji shi i fortë, që m’i bâni quell teshat”. 3) Më vonë e largojnë edhe nga kjo banesë, mbasi aty do të strehohej një polic, për të shkuar në një banesë tjetër edhe më të rrënueme. Por Dom Gaspri nuk e la për asnjë çast misionin e tij, të cilit i kishte kushtuar jetën. E në këto kushte do të gjendeshin njerëz të thjeshtë që do ta strehonin mes varfërisë së tyre, në kushte disi më të


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 17

mira, por sidomos do ta rrethonin me dashuri. E ai do të shprehet për ta: “Shërbimin ma bân Marku Shtjef Palajt, dhe e gjithë familja e tij (kjoshin bekue!). Më mbâjnë të gjithë, si Marku, ashtu edhe e shoqja dhe fëmijt e tij, posi babë të vetin.” Duke u ndarë nga jeta në vitin 1967 ai nuk e njohu valën më të egër të persekutimit të klerit që erdhi më vonë. Po t’i hedhim një vështrim punimit të tij të mbetur në dorëshkrim dhe i pabotuar, kuptojmë se ky njeri i përkushtuar pas njerëzve dhe besimit të krishterë, vazhdon deri në moshën e tij të vonë të jetë i palodhur në fushën e aktivitetit krijues. Ai mbeti një hulumtues i palodhur në disa drejtime. Po flasim më poshtë për disa nga këto studime.

Në fushën e historisë Një nga veprat e tij të botuara, përveç shumë artikujve të shkruar në revistat e kohës, është edhe libri “Dioçezi i Sapës”. Por mesa duket puna e bërë në këtë libër e në shumë artikuj, nuk ka qenë për të shteruese. Në këtë dorëshkrim shohim një punëtor të palodhur në kërkim të fakteve të tjera historike duke vazhduar të gërmojë në arkiva e libra të vjetër. Ai u referohet shkrimeve të klerikëve të përmendur si Frang Bardhi (1641), Marin Bizzi (1610), Shtjefen Gaspari (1671), Koronelli P. V. (1688), Daniel Farlati (1690), Carolus Pooten (1867), etj. Kërkon e gjen të dhëna historike nga “Libreci i Vjeter” (1785), “Miscellànea Vescovile di Sappa” (1832), nga botimet e Evlia Çelebi-ut (1662) etj. Dhe prej tyre zbulon fakte që pasqyrojnë historinë e krishterimit në Shqipëri duke përcaktuar madje se ipeshkvi i parë në Durrës daton me vitin 57 pas Krishtit, saktëson se p.sh. familja bujare Jonima del në dokumente që në vitin 1242. Ai përpilon lista të gjata të famullitarëve në kisha të katundeve të ndryshme të Zadrimës, të Pukës e të Mirditës e, në gjurmë të dokumenteve, kërkon e gjen rrënojat e shumë kishave duke përcaktuar kohën e aktivitetit të tyre e mandej shkaqet e rrënimit. Është padyshim një punë që të mahnit për vullnetin e këtij studiuesi, i cili, i futur në arkiva, pa u lodhur, jep shifra, citon fraza të shkrimeve të lashta, latinisht, italisht dhe shqip, të cilat na ndriçojnë një pasuri të pafund historike në trevat shqiptare.

Në fushën e gjenealogjisë, të hin ky emen Koman?” - E më tej vazhdon: - “Nuk e besoj ta ketë bâ deri më sot etimologjisë e të toponomastikës Qindra fise të vjetra shqiptare të fshatrave të trevës ku hulumton janë paraqitur në këtë studim. I zbulon ato në dokumentet e kishave, nga librat e pagëzimeve, të martesave, të vdekjeve, duke cituar fraza të shumta që të habisin me hollësitë që japin. Një burim tjetër i zbulimit të këtyre fiseve janë gojëdhënat e njerëzve të gjallë, kujtesa e të cilëve na sjell kohën e ngulimeve të këtyre familjeve, kush erdh i pari, kur u ndanë në barqe e në shtëpi më vete. Po përmendim disa nga këto fise sipas rendit alfabetik, si: Berisha, Bugjoni, Bushati, Curaj, Çobaj, Dodmasei, Geraj, Gurakuqi, Gjeçi, Kabashi, Lacaj, Laskaj, Lumshi, KolëLekaj, Mardodaj, Marikaj, Mazreku, Njini, Paci, Palaj, Raskaj, Skuraj, Shahinaj, Shllaku, Temali, Thaçi, Zojzi, etj. etj. Disa nga këto familje i gjejmë edhe në qytetin e Shkodrës, dhe Dom Gaspri herë-herë thotë se kur erdhën ato e në cilat lagje e rrugë i ndërtuan shtëpitë. I palodhur kërkon prejardhjen e emrave të fshatrave, të fiseve dhe kureshtja e hulumtuesit shpesh e çon larg, deri në kolonët romake, të ardhurit nga Venediku, pushtimi turk i cili jo vetëm islamizoi shumë familje, por turqizoi edhe shumë emra njerëzish e trevash. Për të parë këmbënguljen e tij në zbulimin e prejardhjes së këtyre emrave po ndalem në një rast tepër interesant: Dyshon se mbiemri Paci mund të ketë prejardhjen nga ndonjë fiorentinas që mund të ketë banuar dikur në këto treva veriore. Dhe i shkruan një familjeje në Firence me këtë mbiemër: Alfonso Pazzi. Nga përgjigjja, që i vjen pak me vonesë, mëson se kjo familje ndodhej në një adresë tjetër, jo në Itali, por në Indi. Me këmbënguljen që e karakterizon i drejtohet asaj edhe në këtë adresë të re. Dhe fundi? “Mbâj në mend, - shkruan Dom Gaspri, veç këtê (mbasi dokumenti më ka hupë), se më shkruente, se mbas kongjuret, nji nder familjarë të Pazzi-t hîni n’ushtri të Venedikut e erdh në Shqipní kundra Turkut”. I pakënaqur, e mbasi bën edhe disa përpjekje, përfundon: “Deri këtu imtim i emi 4) mbi fisin e Pacaj.” Në shumicën e rasteve kur flet për famullitë, fshatrat e fiset e tyre nuk harron të shënojë edhe një listë të gjatë toponimesh, duke përcaktuar me kujdes vendndodhjen e tyre, e nganjëherë edhe si mund të jetë krijuar ai toponim. E bën kurioz emri Koman dhe shkruan: “Kah do të rrjed-

ndokush këte pyetje, sikurse sa tjera, të cilave âsht e pamundun t’i epet ndonji pergjegje si duhet, veçse hajamendas. Por kah shof se n’Azi të Vogel kanë kênë tre Komana (Komanon), nji në Pontus, nji në Kapadoçje e nji në Pisidje, e kah shof se në Lidje ka kênë nji Sardeis, e nder né Sarda e jonë, qytet shumë i hershem, mendoj a thue do të kênë pasë në kohëna shumë e shumë të herëshme ndonji varuni 5) këta qytete njeni prej tjetrit?” Thotë me bindje e argumenton se Hajmel vjen nga Aimelli, Mnella nga Fontanella etj. Ndonjëherë e jep me dyshim prejardhjen e ndonjë emri, p.sh.: “BUSHAT ndo âsht emen turçe, e duhet dijtë turqishtja per me ia gjasue; por mue nuk më ngjason se âsht turçe. Ndo âsht emen i perbâmë prej dy emnash shqip: Buqë-a e shat. Kështu kemi edhe emna tjerë të perbamë, per shembull Bu-Gjon = Buqë Gjon; Buzhalë, etj.

Mes ngjarjeve të jetës së njerëzve Një meshtar si Dom Gaspri, që e kaloi gjithë jetën e tij mes njerëzve të thjeshtë, është padyshim edhe një dëshmitar apo dëgjues i shumë ngjarjeve jetësore, të cilat ai edhe i shkruan në punimin e tij. E tillë është p.sh. kjo ndodhi: Ishte bërë zakon që në një ditë të javës, fill pas festës së Pashkëve, të thirreshin krerët e fshatit në një drekë te famullitari. Në shumë famulli të Zadrimës ky detyrim ishte shmangë si i tepërt, por në Dajç, ku emërohet Dom Gaspri, detyrimi vazhdonte si më parë. Kur ky nuk i thirri krerët në festën e parë të Pashkëve, ata thanë se këtë herë po ia falin, veç vitin tjetër duhej ta shtronte sofrën. Por qëlloi që edhe vitin tjetër, duke qenë i thirrur nga ipeshkvi në një punë, përsëri sofra mbeti pa u shtruar. Dom Gaspri e kuptonte se kjo ishte një kërkesë e tepërt, madje e gabuar, mbasi njerëzit deheshin dhe në dehje edhe grindeshin. U krijua një pakënaqësi, krerët edhe kërcënuan, por me kohë gjithçka shkoi në vendin e vet e zakoni i mbrapshtë nuk u përsërit kurrë më. E bukur dhe emocionuese është përpjekja e Dom Gasprit për të ngritur shkollën në Dajç. Edhe paraardhësit e tij e kishin bërë, në mënyrë të pavarur, këtë gjë. Ai vazhdonte traditën e të parëve të vet. Bënte gjithçka që fëmijët të mësonin shkrim e këndim. Me paret e tij u blinte libra,


18

Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

fletore, u jepte edhe dhurata për t’i joshur. Disa edhe përparuan e mësuan të shkruajnë e të këndojnë. Por erdhi një kohë që fëmijët nuk po vinin më e Dom Gaspri i dëshpëruar thotë: “Shkaku i mosardhjes nuk ishte tjeter veçse ‘s’ka kush na i ruen bagtinë’, kështu thoshin prindët. Ishte edhe mentaliteti... i tyne per kah ana e shkollës. Katundari, gjithkund në botë e ka ketë mentalitet, e nuk i hiqet, po s’kje posë fuqisë morale, edhe fuqia materjale, e cila jo veç e ndikon, por edhe e djeg, si p.sh. gjoba. E ketë mund e bâjë vetem qeveria. Flasim per katund.” Me plot të papritura është edhe kjo ndodhi. Në famullinë e Nënshatit shërbente Dom Mhilli një prift shumë i pashëm e azgan. Mydyrri 6) i Dajçit ia kishte bërë benë që ta turpëronte duke i sajuar një sherr. Për këtë futi në ngasje një grua të përdalë të fshatit. Kur Dom Mhillit i kishin ardhur disa miq nga Shkodra dhe ata po flladiteshin buzë një kroni, gruaja u rrëmben atyre jelekët e me to në dorë i shpralloi në fshat duke thënë se shokët e Dom Mhillit kishin dashtë me e përdhunue. Atëherë Mydyrri hapë fjalën se prifti sjell në fshat njerëz të këqinj. E për ta çuar deri në fund intrigën, kërkon prej një xhandari të tij që ta rrahë priftin. Ky i del në prit dhe ndeshet me të. Por prifti i fuqishëm e vë përfund xhandarin dhe e lë përdhe. Atëherë Dom Mhilli shkon menjëherë te ipeshkvi, Shkruen Dom Gaspri, - dhe i thotë: “Zotni kam bâ sot nji faj të madh, jam bâ me më hjekë Meshen, kam rrahë Kasem Kotorrin.” E Ipeshkvi: “Ti kenëke bâ me të dhanë dy Meshë në ditë, me pasë se si.” Por puna kje, se Ipeshkvit iu desht m’e largue Dom Mhillin prej Zadrimet, e e çoi famullitár në Vig” - përfundon tregimin Dom Gaspri. *** Ishte kjo një paraqitje e shkurtër e vlerave të këtij dorëshkrimi. Kur do të botohet dhe nga kush? Do të ishte për cilin do institucion shkencorë apo fetar një nder e obligim të nxirrte në dritë diçka që mbeti e ndrymë për gati gjysmë shekulli. (Footnotes) 1 Ruhet në AQSH, F.F.I. D. 63 2 u bajta mbasi thame Ejlli i Tenzot = u bartëm mbasi bëmë lutjen… 3 teshat = rrobat 4 emtimi em = kërkimi, hetimi im. 5 varuni = varësi 6 Mudurri = (turq.) funksionar zyrtar që administronte Dajçin.

Kisha veproi në rrethana të vështira (Intervistë nga Revista “DRITA”-Kosovë)

Intervistoi: Patër Ndue Kajtazi

Drita: Na thoni diçka për famullinë e Gllogjanit?

Don Marjan Uka: Gllogjani, në fillim ishte filiale e famullisë së Pejës. Kohë pas kohë, këtu kanë shërbyer meshtarët, duke filluar prej patër Luzit (Luigj Palaj) e të tjerët deri sa françeskanët e dorëzojnë ipeshkvit këtë famulli. Këto që ju them, janë vetëm ato që kam dëgjuar, se nuk e kam gjetur diku të shkruar. Françeskanët vinin nga Peja, dhe në fillim e shërbenin meshën nëpër shtëpia private, sepse nuk kishte këtu kishë. Kisha, është dashur të punohej jo këtu ku është tani, por më tutje, “te bahçja e kishës” afër dy kilometra nga këtu. Atje, edhe i kanë bartë materialin dhe gurët

Kisha Shna Ndou, Gllogjan për ndërtim. Ta kuptojmë se ishin rrethana të vështira, e kur mendohej të vihej gurëthemeli, paraqiten disa fanatikë që nuk e lejojnë. Ata sigurisht kanë menduar se ende do të qëndron mbretëria osmane. Por, me vdekjen, me martirizimin e patër Luzit, në kohën e Austrisë, ishte fituar një liri ose kredi që të ndërtoheshin tri kisha, ndoshta edhe katër. Kisha në Zllakuqan, Gllogjan, Bec dhe në Novosellë. Kishat e Gllogjanit, Becit dhe Novosellës, pothuaj kanë

qenë të të njëjtit projekt. Kisha këtu në Gllogjan filloi në vitin 1917, në kohën kur ipeshkëv ishte Lazër Mjeda. Gurët i merrnin nga bregu i lumit afër Nepoljes, por është me rëndësi të theksohet se as atëherë s’i përngjante një objekti kishtar, por me tepër dukej si një shtëpi banimi. Kati përdhes, ka shërbyer si kishë, ndërsa kati lartë për banim të meshtarit. Deri me ardhjen e don Anton Kçirës në vitin 1969-70 e ka pasur atë formë, ndërsa pastaj rinovohet dhe hiqen muret e brendshme dhe i tërë objekti me të dy katet bëhet një tërësi, formë që edhe sot e kësaj ditë qëndron. Në atë kohë ngritët edhe kumbonarja. Në vitin 1973 bëhet përsëri bekimi i kishës dhe shugurohen diakonat, don Lush Gjergji dhe don Aleksandër Kola dhe don Ndue Gjergji. Prej të gjithëve që kanë shërbyer këtu, don Antoni ka qenë një ndër ata punëtorë të mëdhenjtë që kanë lënë gjurmë dhe famullia është ripërtërirë në çdo pikëpamje, qoftë të jashtme materiale, qoftë të brendshme shpirtërore. Në këtë famulli, kanë lindur edhe disa thirrje të shenjta meshtarake, si don Nikë Ukgjini, don Kolë Thaqi, ndërsa motra murgesha ka mbi njëzetë. Pra kishte një gjallëri në atë kohë. Me shkuarjen e don Antonit për Amerikë, këtu ka shërbyer rreth 20 vjet don Kelmend Spaqi. Në këtë kohë, është ndërtuar ambulanca, shtëpia e motrave në anën tjetër. Në një formë është zyrtarizuar veprimi i motrave këtu. E motrat e kanë edhe si karizëm punën me të sëmur. Vërtetë është bërë një punë e madhe këtu në këtë fushë. Desha ta theksoj se gjatë kohës së don Antonit, Gllaviqica është pavarësuar dhe është bë famulli në vete, ndërsa unë isha famullitar i pari që shkoj me banim atje. Edhe në Gllaviçicë ishte vetëm një shtëpi pa kishë. Ende në kohën e don Janezit mesha është thënë në këtë fshat, nëpër shtëpia të besimtarëve. Ndërkaq, me ndihmën e don Antonit, është bërë edhe filiala e Potërqit, ndërsa në kohën e don Kelmendit është bërë një filiale, afër Deçanit, në Papiq. Tani këtu e kemi edhe kishën filiale ku e themi meshën rregullisht. Në vitin 2002, Bardhaniqi i bashkohet Gllogjanit, sepse ishte shumë i vështirë kujdesi të bëhej si përpara nga famullia e Becit.

Drita: Në këtë famulli ka shërbyer patër Luigj Palaj, çka ju dini për të dhe çka keni dëgjuar


nga populli për këtë meshtar?

Don Marjan Uka: Populli këtu gjithmonë ka pasur një respekt të veçantë për këtë njeri. Ai ishte ndër të parët që punoi për ngritjen e Gllogjanit në famulli dhe të pavarësohet nga famullia e Pejës. Ta kemi parasysh që ishin kohëra të vështira, ishin luftërat ballkanike. Ishte i mishëruar me fatin e këtij populli. Serbët e malazezët kanë shkaktuar dhunë të madhe në atë kohë, bëhej konvertimi i dhunshëm në ortodoksi nga ana e pushtetit, kërkohej si katolikët ashtu edhe myslimanët të kalonin në ortodoksi. Patër Luigji e kundërshton këtë veprim të Savë Batarës, u jep forcë shqiptarëve mos të pranojnë një gjë të tillë, e në fund e vulosi këtë gjë me gjakun e vet në Janosh më 7 mars 1913. Për patër Luigjin ka këtu shumë fjalë miradije, fjalë këto të përcjellura nga brezi në brez, fjalë që, vërtetë të mahnitin për një guxim e trimëri që tregoi ai, si dhe për kujdesin shpirtëror të këtij populli. Ai jetoi ashtu sikur kishte thënë Bogdani: Fati i popullit tim është fati im.

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 19

një arsye, që të këqijat ti luftoj e mos të marrin hov e mos të lëshojnë rrënjë.

Drita: Para një viti ishte një rrëmujë në lidhje me don Anton Kçirën, u zhvilluan shumë debate për atë që kinse e ka thënë, kur disa të rinjë shqiptarë në një bazë ushtarake në Amerikë kishin bërë tentim të aktit terrorist? Don Marjan Uka: Unë kam qëndrua gjatë me don Antonin, e njoh shumë mirë, kemi qenë fqinjë, kemi pasur bashkëpunim të mirë, edhe pse nga një herë të përzihen edhe zorrët e barkut…don Antoni është njeri që nga njëherë eksplodon, por jo pse atë e ka në shpirt, por, siç thotë ajo fjalë jonë popullore: për inat të imës re, plast im bir, ose sikur thotë edhe Gjergj Fishta: le ta dijë krejt bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. Edhe para një viti, erdhën nga një televizion e më pyeten për don Antonin, se si kanë qenë marrëdhëniet më myslimanë këtu deri sa ka qenë

Drita: Këtu ka qenë një kohë të gjatë don Anton Kçira, ai ka lënë gjurmë në Lugun e Baranit?

Don Marjan Uka: Don Antoni ka shërbyer këtu rreth 20 vjet. Ishte ai vet që i shkoi për dore t’i unifikoi të dy besimet, islame dhe katolike. Shumë mirë e ka kuptuar psikologjinë e këtij populli. Bëri gjithçka të mirë që këta njerëz t’i përfitoj për Krishtin. Punoi në ndërtimin e kësaj famullie, i dha një profil të duhur kësaj kishe. Ishte i nderuar nga të gjithë, e më shumti nga vet myslimanët. Ishte prezent kudo, si në dasmë, gëzime, vdekje, ishte kudo me besimtarët e vet. Shumë meshtarë, “ia kanë zënë për të madhe” këtë. Ai, e kishte edhe ekonominë e vogël të vetën këtu. Mbante kalin, punonte vet tokën me traktor, e kishte një kopsht të mirë … Këtë e bënte, në mënyrë që t’iu tregoj njerëzve se meshtari nuk është parazit dhe nuk jeton në shpinë të askujt. Gjithmonë ka qenë i gatshëm t’i pajtoi njerëzit mes vete. Kudo ka qenë ndonjë ngatërresë apo problem mes njerëzve me vrap i ka pajtuar që mos të ndodhë diçka më e madhe. Ishte si një baba i vërtetë për të gjithë njerëzit në këtë zonë, pa dallim mysliman apo katolik. Vërtetë ka lënë gjurmë që nuk shlyhen kurrë. Më thotë njëri: po vdes e nuk e takova ende don Antonin, e kaq shumë kam dëgjuar për të. Thënë me një fjalë, ka jetuar sikur edhe vet njerëzit e kësaj zone. Ka marr pjesë në të gjitha “të pamet” në këtë zonë. E kur atij i kanë vdekur prindërit ka hapur “të pame” sepse me qindra njerëz kanë ardhur ti shprehin ngushëllime. Për nga natyra ka qenë tepër i ashpër apo kritik, por kjo vetëm me

Drita: Besimtarët këtu që i ke janë shumica malësorë, çfarë janë malësorët?

Don Marjan Uka: Po shumica janë malësorë, por ka edhe mirditorë, ka mbet ashtu të thuhet, sepse të njëjtë janë. Njeriu ose është njeri ose nuk është. Por malësorët janë ose të ftohtë ose të nxehtë, nuk ka të mesëm, nuk ka të vokët. Mirditorët kishën e frekuentojnë më shpesh sesa malësorët, por ndoshta janë më të mbrapshtë. Mirditori kur del prej kishës, harron që ka qenë në kishë, edhe pse e mban kryqin e madh në gjoks. Kur isha meshtar i ri më provokonin se si malësori me u bë prift, se më thoshin, malësori e ka vetëm konopin për hajni. Mbas një kohe që shërbeva në Zllakuqan e pash se dallimi ishte i vogël mes mirditorëve e malësorëve, i thash një plaku: Po ju qenkëni më të zi se malësorët. Mu përgjigj: a s’po din a s’po donë. I thashë nuk di. Mu përgjigj: ne, duke u martuar me ju, jemi bërë të këqij sikur ju, e ju jeni bërë të mirë sikur ne. Por, në përgjithësi këtu në mes të malësorëve nuk ka shumë ngatërresa, janë në nivelin e duhur, edhe pse ndoshta nuk shkojnë aq shumë në kishë. Por në krahasim “me elementin fandë” sikur në Velezhë apo dikur në Novosellë, këtu është më mirë. Nuk ka shumë gjaqe e vrasje e ngatërresa. Drita: Ju njiheni edhe si mik i Mark Krasniqit?

Don Fran Markaj (Shtoj), Dom Pjetër Popaj (New York), Don Marjan Ukaj (Velipojë) dhe Don Robert Jakaj (Shën Gjergj-Ulqin) ai këtu. U thash se kanë qenë shumë të mira. Bile bile, më shumë e kanë nderu myslimanët sesa besimtarët e vet. U thashë edhe këtë, se don Antoni kur i sheh gjërat që nuk shkojnë ashtu si duhet, ai eksplodon. Ndoshta, edhe e ka thënë një gjë të tillë, por jo nga urrejtja por sepse nuk pajtohet me ato gjëra, e në veçanti kur është fjala për Amerikën. Edhe disa banorë folën për atë televizion, e thanë: kur don Antoni ndërmerrte ndonjë aksion, përpara u përgjigjeshin myslimanët se katolikët. Më tregoi njëri në atë kohë kishte ardhur te dajtë në Gllogjan, dhe dikush i bie kambanës në kishë për rast vdekjeje, e dërguam një fëmijë të pyes se kish kishte vdekur, e don Antoni i thotë: ka vdekur Gllogjani, se askush nuk doli të merr pjesë në atë aksion që e kishte organizuar. Ai ka ditur të ndërmerr ndonjë hap tepër të guximshëm, çka njerëzit mund ta keqkuptojnë. Por ka mbetur në kujtim të mirë nga të gjithë, myslimanë e katolikë e kanë nderuar në këto lugje.

Don Marjan Ukaj: Mark Krasniqi është njeri përplot me kulturë, edhe kulturë të krishterë mund të themi, edhe pse ai thotë se nuk është fare fetar, fare besimtar, por nëse më provokon dikush jam më katolik se Papa. Në shumë gjëra pajtohemi, por ka shumë të atilla që nuk pajtohemi. Sa ka pozitive në të apo negative, ne, s’mund ta vlerësojmë, po ja lëmë këtë punë Zotit, ai më së miri i njeh zemrat e njerëzve. Mbasi nuk kemi një më të mirë, i mirë është. Kur s’ke pulë, hahet edhe sorra. Nuk kemi njerëz për të gjuajtur, dhe në përgjithësi për nga bagazhi shkencor e kulturor është i pakrahasueshëm me shumë të tjerë përreth. Drita: Një porosi për lexuesit tanë.

Don Marjan Uka: Më vjen mirë që kjo revistë del me rregull, por fatkeqësisht shumë pak njerëz e lexojnë, andaj i ftoj njerëzit më shumë ta lexojnë, sepse me lexim ngritët vetëdija kombëtare e fetare. Por, në përgjithësi tani në këtë kohë lexohet pak. E kemi një krizë materiale, shpirtërore e morale. Edhe vet intelektualët, për fat të keq lexojnë shumë pak. Kërkohet një zgjim. Intervistoi: Patër Ndue Kajtazi. Marre nga Revista “DRITA” E permujshme e Kishes katolike Kosove


20 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Dom Nikë Ukgjini: Kisha serbe tentoi të asimilojë KRISHTERIMIN AUTENTIK AUTOKTON të shqiptarëve Cilët janë sot shqiptarët e Krajës e Shestanit në Maltë Zi? Sa e kanë ruajtur traditën dhe trashëgiminë, në një shtet ku ndikimi sllav është i madh dhe dëshira për t'i asimiluar po ashtu? Përgjigja e këtyre pyetjeve, por edhe më tepër qe synimi i konferencës ndërkombëtare të mbajtur në Ulqin, fundjavën e kaluar. Në të morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Dom Nikë Ukgjini, na tregon në intervistën e mëposhtme zhvillimet e konferencës që nga mbijetesa e kulturës shqiptare në trojet e lëna jashtë shtetit e deri tek trashëgimia kulturore. Ai tregon se si autorët serbë i trajtojnë këto troje dhe këta shqiptarë si një pakicë e ardhur nga S h q i p ë r i a e s o t m e a d m i n i s t r a t i v e a p o n g a s e r b t ë s h q i p t a r i z u a r .

Nga Fatmira Nikolli

Cili ishte qëllimi kryesor i konferencës që u mbajt në Ulqin?

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Kraja me veçantitë Shestanase në rrjedhën e shekujve", organizuar nga shoqata "Dom Gjon Buzuku" - Ulqin dhe Qendra e Studimeve Albanologjike Tiranë, e ndihmuar nga komuna e Ulqinit, u mbajt në Ulqin më 8 tetor 2011. Në konferencë morën pjesë 25 studiues të fushave të ndryshme, nga Tirana, Shkodra, Prishtina, Cetina dhe Ulqini. Ndërsa, akademiku, prof. Aleksander Stipçeviq, nga Zagrebi, për shkak të shëndetit të lig, kishte dërguar kumtesën me titull, "Gjarpri si simbol i mirësisë nga Ilirët deri tek arbanasit e Zarës", e cila u lexua në fillim të konferencës. Konferenca qe hapur më 7 tetor, në mbrëmje, me një program argëtues, ku fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i shoqatës, Zef Lukiqi, e mandej folen kryetari i komunës se Ulqinit, Nazif Cungu, si dhe drejtori i QSA-së, prof. Ardian Marashi, i cili në fund të saj, dha dhe përfundimet e konferencës. Qëllimi i organizimit të saj ishte, që studiuesit të mbledhur nga trevat shqiptare, të dalin para opinionit shqiptar dhe atij malazez me shënime më të reja për trevën e Krajës, e cila kishte mbetur në marginat e institucioneve studimore të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe pse, deri tani, ka pasur shkrime dhe botime individuale të caktuara, nga shqiptarët e këtyre trevave, lypsej që në mënyrë më të thelluar dhe më të specializuar të thuhej fjala e studiuesve të institucioneve zyrtare studimore, për të kaluarën e kësaj treve, e cila ka një histori komplekse.

Çfarë u tha për ndikimin e kishës serbe në popullsinë shqiptare të Krajës?

Unë, si koordinator i organizimit të kësaj konference shkencore, mund të them se të gjitha kumtesat qenë përgatitur me shumë seriozitet dhe qenë tejet interesante. Disa nga temat qenë përqendruar pikërisht në rolin negativë që pati kisha Ortodokse në këtë zonë, si kumtesa e Bedri Hadrit, Nail Drages, Hajrulla Koliqit etj. Prof. Hajrulah Koliqi, nga Universiteti i Prishtinës, duke folur për kishën serbe shprehej se, kisha Ortodokse solli dëme të mëdha të popullatës shqiptare. Ajo, me anën e propagandës se pa skrupull, në të kaluarën tentoi që me çdo kusht t'i asimilonte shqiptarët e të dy besimeve. Kjo gjë vërehet edhe sot e kësaj dite, kur kjo kishë, tejet nacionaliste, para disa viteve ngriti një objekt kishtar në majë të bjeshkëve të Rumisë, pa asnjë lloj autorizimi, vetëm për t'i provokuar shqiptarët. "Ajo, tenton që dhe sot, t'i përvetësojë objektet tona, duke zhvilluar herë pas here, liturgji serbe në rrënojat e shenjtërores sonë 'Zoja e Bekuar e Krajës' në Krajë, shek. X, si dhe të Shasit, të cilat datojnë që në shek. XII, etj", - theksoj prof. Koliqi. Sa e ka ruajtur origjinën kjo popullsi, apo është asimiluar?

Popullata e kësaj zone, në krahasim me çfarë është ballafaquar në të kaluarën e saj, është një mrekulli e vërtet se si ka mbijetuar deri tani. Këtu e kam parasysh, kohën e pushtimeve serbe, të shekullit XIV, kur mbretit Dushan, bënte presione të

mëdha për të asimiluar popullatën, duke kërkuar që të kalonin në fenë ortodokse. Pastaj, pushtimet osmane, sollën kokëçarje të reja. Ajo duke zbatuar marrëveshjen e Stambollit të viti 1453, nënshkruar, me kishën Ortodokse, persekutonte shqiptarët në mënyra të ndryshme, duke i konvertuar në fenë islame, ndaluar shkollat në gjuhen shqipe, duke bërë presione anën ekonomike, sa që një numër i tyre prej 300 personash nga Shestani u detyrua të shpërngulej në vitin 1726 e 1733 në Borgo Erizzo të Zarës në Kroaci. Pra, Perandoria osmane ishte një dorë e shtrirë e kishës Ortodokse serbe, jo vetëm këtu, por në të gjitha trevat shqiptare, deri në Kongresin e Berlinit, 1878. Ajo çfarë i dha goditje tronditëse, qe koha e mbretit të Malit të Zi, Nikolla Petroviq, nga vitet 1878-1918, i cili në mënyrë perfide asimiloi shqiptarët, duke përdorur: shpërnguljen në Turqi, pagëzimin e dhunshëm, shkollim në gjuhën serbe, ndalimin e gjuhës shqipe në familje etj. Ky asimilim, në këtë kohë, mjerisht qe përkrahur edhe nga kryeipeshkvit e Tivarit, Shimun Milinoviq dhe Nikolla Dobreçiq, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ruhet besimi katolik në Mal të Zi. Ky proces nuk pat të ndalur dhe gjatë kohës së Jugosllavisë së parë në 1919 dhe të dytë 1944. Falë Zotit dhe intelektualëve të këtyre zonave dhe diasporës shqiptare në botën e jashtme, e cila materialisht dhe moralisht ndihmon popullatën, në Krajë si zonë dhe fshatrat si Shestani etj, akoma sot, flitet shqip, kremtohet shqip, mikpritet në shqip. Cila është trashëgimia kulturore e kësaj zone dhe prej cilës kohe trashëgohet?


Prof. Aleksander Çilikov, nga Cetina, ka zbërthyer me kumtesën e tij, tejet interesante, objektet e trashëgimisë kulturore, në këtë zonë, duke dhënë shpjegime rreth historikut të tyre. Sipas autorin në fjalë, ndër objekte gërmadhë, më me interes, është objekti sakral, "Zoja e Krajës", më pas janë objektet fetare, buzë liqenit në ishuj, të ndërtuar në kohën e Ballshajve, shek (XV). Pastaj objekte, të cilat administrohen nga kisha katolike: kisha e Shën Aleksandrit në Thtjan, e cila sipas legjendës vendore është tempulli krishterë më i vjetri në Krajë, rinovuar në vitin 1990; kisha e Shën Dhimitrit në Briskun e poshtëm, e cila përmendet në vitin 1550, disa herë e rinovuar; kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Ljare, mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1635; rinovuar në shekullin XIX dhe XX; kisha e Shën Nikollit në Ljare (Pinç), konsiderohet se daton nga viti 1639; përmendët edhe në vitin 1703, e shumë të tjera. Objekti kishtar, i një rëndësie të veçantë, në Anën e Malit, ku muret akoma janë të dukshme, është kisha katedrale e Shën Gjonit, shek. XIII, i cili nga dhembi i kohës është duke u shkatërruar krejtësisht. Si dalin Kraja e Shestani në këndvështrimin e autorëve serbë e malazezë?

Studimet më të vjetra serbe e malazeze, trojet tona të cilat kanë mbetur, nën pushtetin e tyre, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencës së Londrës të vitit 1913, i kanë trajtuar si pjesë të përhershme të tyre dhe popullatën vendase, si serbë, si një pakicë e ardhur nga Shqipëria e sotme administrative apo serb të shqiptarizuar. E gjithë kjo fushatë kundër shqiptarëve, lidhej me faktin se trojet shqiptare, për 450 vite më radhë, qenë të përvetësuar nga pushteti i egër osman.

Veprat studimore të hartuara në fillim të shekullit XX, nga akademikët serb: Jovan Cvijiq, Jovan Erdeljanoviq, Jovan Tomiq, Andria Joviçeviq, Dimitrije Popoviq, Vaso Qubriloviq, Millutin Garashanin, Branislav Gjurgjev, e tjerë, e kanë pasur në qendër të vëmendjes së

tyre çështjen e shqiptarëve. Ata kanë bërë përpjekje për ta mohuar, para bashkësisë ndërkombëtare, prejardhjen e shqiptarëve nga fiset ilire, duke i cilësuar si malokë (njerëz të zbritur nga malet), të cilët në historinë e Gadishullit Ballkanik, figurojnë që në shek. XII.

Dom Nikë Ukgjini Shkrimet në fjalë, të botuara nga "Akademia Mbretërore Serbe", e më vonë nga "Akademia Jugosllave", kishin për qëllim për të arsyetuar, mbajtjen nën pushtet të trevave shqiptare, dhe hapjen e shtigjeve për pushtime të mëtejshme të trojeve tona. Qëllimi final ishte bashkimi i të gjithë sllavëve të Ballkanit në një federativ apo një ringjallje e Perandorisë së Bizantit. Si rezultat i këtyre përpjekjeve së fundi arriti vetëm formimin e Jugosllavisë mbretërore në vitin 1919. Pëngesa për realizimin e planeve të tyre ekspansioniste, qe Austro-Hungaria, e cila për serbët ishte pushtues, ndërsa për ne shqiptarët, duke vlerësuar kontributin e dhënë, ishte një shpëtimtare dhe një administrues i zellshëm.

Pjesa e copëtuar nga tërësia shqiptare, e që mbeti nën pushtetin e fqinjëve, ishte dhe krahina e Krajës, banorët e saj, e në mënyrë të theksuar Shestani, për të cilin studiuesit serbë e malazezë, gjithherë kanë hedhur vetëm bar helmues. Ndër ta do veçoja veprën, e cila pati një jehonë të madhe në shkencën serbe dhe malazeze, dhe që u bë pikë referimi për gjithë studiuesit e

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 21

më vonshëm atë të etnologut dhe etnografit, Andrija Joviqeviq, "Crnogorsko Primorje i Krajina", (Buzë deti Malazezë dhe Kraja), Beograd, 1922, botuar nga Akademia Serbe e Shkencës, e ribotuar në vitin 2004 në Cetinë.

Autori, Joviqeviq, që në vitin 1906, pas nxitjes së ballkanologut më të njohur serb, Jovan Cvijiq, qe marr për lëvrimin në fushën e etnologjisë, etnografisë dhe antropogjeografisë, të trevave të pushtuara shqiptare, nga Mali i Zi. Ai, nga viti 1909-1926, kishte botuar gjashtë monografi për trevat rreth pellgut të liqenit të Shkodrës, ku, si qëllim kryesor, kishte për të mohuar çdo gjë shqiptare dhe malazeze në këto treva, duke propaganduar vetëm prezencën serbe në këto zona. Këtë e dëshmon dhe fakti se, në libri e cituar, duke folur për abacinë e Krajës "Zoja e Bekuar e Krajës", ndërtuar nga mbretëresha e Dioklës, Teodora (Kosara) dhe Gjon Vladimiri në shek. X, në mënyrë manipuluese, shpjegon se kjo shenjtërore ka qenë gjithherë vetëm serbe. Apo faktet të tjera, duke folur për etnogjenezën e popullatës së Shestanit dhe fshatrave të tjerë, gjë që bie në kundërshtim me argumentet e relatorëve të Vatikanit si: Marin Bici, Vinçenc Zmajeviq, Karlo Pooten etj, kur ata dëshmojnë se në Krajë e në veçanti në Shestan, si qendër e kontëve të njohur Junku, shqiptarët kanë qenë gjithmonë me shumicë dhe kanë ushtruar besimin katolik dhe pjesa tjetër besimin mysliman. Kraja si tërësi, në vitin 1912, ka pasur 1458 shtëpi, nga këto ortodoks, 322 shtëpi; katolike, 382; shqiptar të islamizuar, 754 shtëpi, madje në një shënim të vitit 1908, thuhet se fëmija në Shestan, "absolutisht nuk e dinë gjuhën serbe". Ky pasqyrim i shkurtuar, për temën në fjalë, është një tregues se mes dy qendrave shkencore, në Tiranë dhe Podgoricë, ekziston nga e kaluara, një mur ndarës si pasojë e furtunave të kohërave. Tani kur motet kanë ndryshuar, të dy qendrat, duhet ulur shigjetat të ngrehura deri tani, dhe duke i shndërruar ato në pendë shkrimi, që sëbashku të shkruajnë si lypset të kaluarën e tyre historike


BIBLIOTEKA E FRANÇESKANËVE, THESARE TË HISTORISË DHE KULTURËS SHQIPTARE

22 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Në fund të 1800-ës, Biblioteka Françeskane e Shkodrës ishte një nga më të pasurat në Ballkan. Ajo kishte marrë formë dhe cilësi nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, i cili në sallat e qeta të saj mblidhej së bashku me intelektualë të tjerë të njohur, si Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Shtjefën Gjeçovi e Anton Harapi Librat mund të jenë të copëtuar e të djegur; autorët e tyre mund të jenë të persekutuar deri në vdekje, por idetë e tyre qarkullojnë përmes librash e autorësh të tjerë, e kështu transmetohen nga brezi në brez. Regjimi shqiptar, i cili ka ushtruar ndaj shqiptarëve represion sistematik të lirive personale dhe lirisë së mendimit, ka shkatërruar në më pak se 50 vjet një trashëgimi kulturore, që

më të pasurat në Ballkan. Ajo kishte marrë formë dhe cilësi nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, i cili në sallat e qeta të saj mblidhej së bashku me intelektualë të tjerë të njohur, si Faik Konica, Luigj Gurakuqi dhe etërit Shtjefën Gjeçovi e Anton Harapi, për të diskutuar të ardhmen e kombit shqiptar. Në vitin 1946, biblioteka u shkatërrua e librat, ose u shkatërruan, ose u shpërndanë a u zhdukën në mënyra të ndryshme. Për fat të mirë, disa u gjetën nga Biblioteka “Marin Barleti”, ndërsa të tjerët përfunduan në shtëpi private, e pronarët e tyre është e vështirë të dihen. At Fishta kishte vdekur prej pak vitesh, kur regjimi bëri që eshtrat e tij

Kuvendi Françeskan dhe Biblioteka "At' Gjergj Fishta" (Gjuhadol, Shkodër)

përmes shekujve erdhi e padëmtuar edhe gjatë pushtimit të të huajve. Sëbashku me kishat, manastiret dhe xhamitë me vlerë të jashtëzakonshme artistike, u mbuluan nga pluhuri edhe shumë biblioteka që ruanin trashëgimi të madhe. Në fund të 1800-ës, Biblioteka Françeskane e Shkodrës ishte një nga

të zhvarroseshin e të hidheshin në lumin Drin, e ajo që mundi të shpëtohej prej tyre sot gjendet në varrin që është tani në hyrje të Kishës Françeskane në Gjuhadol. Por idetë e kanë fuqinë të rilindin edhe nga hiri, për aq kohë sa ka burra të aftë që t‘i bëjnë ato të kenë jetë. Në vitin 2003, Biblioteka

Françeskane është rihapur, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte në kohën e Fishtës. Fondi i librarisë u rikrijua falë donacioneve të etërve. Luigj (Jak) Marlekaj - profesor në Universitetin e Milanos, Bolonjës dhe Barit; Paulin Margjokaj, edhe ky profesor universiteti në Itali, dhe Daniel Gjeçai. Sot, në këtë oaz paqeje që të kujton një shkrimtore mesjetare, mbahen e ruhen më shumë se 10.000 volume, duke përfshirë një përzgjedhje të gjerë të Albanistikës e Ballkanologjisë. Teksti më i vjetër është “Historia e Gjergj Kastriotit, princi i denjë i shqiptarëve”, botuar në Venecia në vitin 1580. Ai është një përkthim italian i origjinalit latinisht të Marin Barletit. Por thesari që ende duhet eksploruar gjendet në fondin e arkivave, ku janë vënë në mënyrë të kujdesshme tekste të shekujve XVIXVII, dokumente historike dhe letra të shkruara nga Ernest Koliqi, Martin Camaj, Jeronim de Rada, etj. Tradita e lashtë kulturore e Shkodrës, është dëshmuar nga shumë biblioteka, që ekzistonin që nga shekujt e shkuar në territorin e saj. Në këtë qytet, në vitin 1917 u hap Biblioteka e parë publike në Shqipëri. Në ditët tona, biblioteka publike “Marin Barleti” po hedh on line trashëgiminë e saj, në sajë të drejtorit Gjovalin Çuni, i cili, nga pasioni i bibliofilit e deri tek mosha dixhitale, ka bërë që të kenë akses studiuesit dhe dashamirësit e të gjithë botës në tekste të ndryshme si, revista e rëndësishme “Hylli i Dritës”. Kjo revistë për herë të parë u botua më 1 tetor 1913, vetëm një vit pas shpalljes së Pavarësisë. Korrespondenti JK


Katekizëm në gjuhën shqipe në vitin 1584

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 23

Dr. Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti

Studiues të shumtë, të specializuar dhe profilizuar në fusha të ndyshme; nga shumë shtete të njohura e më pak të njohura, janë marrë me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, relegjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjnë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve, në disa raste, edhe sot e kësaj dite është i patejkaluar dhe një nga pikat më të refuruara në fushën e albanologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypëshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt, për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjatë zhvillimeve të vrullshme të Rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar. Nuk mbeten asgjë prapa botimeve të shumta dhe voluminoze as dorëshkrimet e shumta, të autorëve të ndryshëm apo ato anonime, që për temë bosht – trajtimi kishin popullin shqiptar dhe trojet etnike të tij. Zbulimet e këtyre dorëshkrimeve, janë një thesar i vërtet ngase pasurojnë shumë herë zbraztësitë e krijuara në epoka të caktuara kohore ose plotësojnë e saktësojnë njohuritë që kemi deri tash për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike. Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit

Shtetëror Historik Kroat të Dubrovnikut, Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllëzërve të Vegjël [Male Braće], Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Jezuitëve... etj., ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar. Në fonde të ndryshme, nga autorë të njohur, por edhe anonim, kemi zbuluar një numër të konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëm, vlera e të cilave është tepër e çmuar. Duke dëshiruar që të bëjmë një paraqitje të caktuar kohore, kronologjike, kësaj radhe studiuesve dhe lexuesve ju ofrojmë të dhëna për dorëshkrime të shekullit të XIX, së bashku me faksimilet e origjinaleve të cilat ruhen në fondin e: “Dorëshkrimeve dhe librit të rrallë” pranë kësaj biblioteke.

Dorëshkrimet

1. I një rëndësi të veçantë për fushën e albanologjisë, është dorëshkrimi i Françekso Maria Apendinit, nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Shënime mbi shqiptarët, gjuhën e tyre si dhe një gramatikë për gjuhën shqipe me një fjalorth të vogël, krahasuar me gjuhën intaliane”. Ky dorëshkrim ka 2 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesërisht është në gjuhën italiane dhe shqipe. Ky dorëshkrim është një sprovë për një gramatikë dhe një fjalor në gjuhën shqipe. Është tepër interesant momenti që e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini për të vepruar në këtë drejtim. Dorëshkrimi është autograf, në gjendje të mirë dhe lexohet pa vështirësi dhe është në format folie.

2. Një dorëshkrim tjetër është ai i një autori anonim, po ashtu nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Studim nga burime të ndryshme për qytetin Sebast në Shqipëri, që llogaritet si vendlindje e shën Vllahut, Shenjtit mbrotjës të Dubrovnikut”. Dorëshkrimi ka 7 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tëri është në gjuhën italiane. Një ide e tillë është tepër interesante ngase, për herë të parë kemi një të dhënë të tillë, ku Shenjti mbrojtës i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinë shqiptare. Të dhënat biografike dhe studimet e shumta për Shën Vllahun, lejonjë një hipotezë të tillë, e cila mbetet për tu verifikuar dhe dokumetuar nga burime të ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumete apo dorëshkrime të tjera të cilat ruhen në arkiva dhe biblioteka të shumta të Dubrovnikut. Dorëshkrimi ka format folie. 3. Dorëshkrimi i Benigno Albertinit, është nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të, dhe mban titullin: “Epistola pastoralis ad clerum et populum Scodrensem”. Dorëshkrimi ka 20 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 806; dhe është pjesërisht në gjuhën latine dhe atë kroate. E veçanta e këtij dorëshkrimi është se autori, më vonë edhe ipeshkëv i Shkodrës, sjell të dhëna interesante në dorëshkrimin e tij, duke u shërbyer me burime literaturë dhe dokumenta burimore të cilat e rrisin peshën dhe vlerën e dorëshrkimit. Dorëshkrimi ka format folie. 4. Dorëshkrimi në vazhdim është ai i konsullit gjeneral francez në Shkodër: Marco Bruere, është autograf dhe daton para vitit 1814.


24 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Dorëshkrimi ka gjithsejt 8 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 821, i tëri është në gjuhën italiane. Ky dorëshrkim tregon interesin dhe vazhdimësinë e konsujve francezë në tokat shqipatre. Me një stil të hollë, me një simbolizëm të fortë dhe gjuhë të matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumë të virtytshëm, me tradita dhe kulturë të lashtë, por shumë luftarak për të drejta dhe liri të tija. Si duket, i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe të bujshme në qytetin dhe rrethinën e Shkodrës, autori është tepër i ndikuar, kështuqë lehtë kapet një simpati e veçantë për popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrës.

5. Dorëshkrimi i Damjan Betondiqit, është autograf. I prëket gjysmës së parë të shekullit të XIXtë. Janë poezi të cilat autori i kushton ipeshkvit të Shkodrës, Benigno Albertinit. Dorëshkrimi ka 4 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 888/1-16, int. 3; pjesërisht është në gjuhën latine dhe atë kroate. Dorëshkrimi ka format folie. Autori me fjal të zgjedhura dhe plot emocion, ndjenja të larta respekti dhe përkushtimi krijon poezi të mrekullueshme për mikun e tij, ipeshkvin e Shkodrës, B. Albertinin.

6. Dorëshkrimi i fundit është nga Stefano Olivieri; është nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të. Dorëshkrimi ka 2 fletë, është autograf dhe ruhet në signaturën: Rkp. 451/1-8; int. 3; i tëri është në gjuhën italiane.

Drama në tri akte për Skënderbeun

Pos këtyre dorëshkrimeve me vlera të veçanta, paraqesim edhe librin e një drame mjaft interesante, me një nivel shumë të lartë artisik dhe letrar që i kushtohet Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe

mbanë titullin: “Victoria in fuga sive Castriotus à Turcis ad patriam et regnum Gloriose rediens. Ludo Scenico Primum Exhibitus, Nuc vero Laueratis honoribus Illustrissimorum, Perillustrum, Revendorum, Relegiosorum, Praenobilium, Nobilium, Exellentium, ac Doctissimorum Dominorum, Dominorum A A. LL. & Philosophiae Doctorum oblatus a Rhetorica Graecensi Cum In Alma ac Celeberrima Universitate Graecensi Per R. P. Michaelem Talheimb, e Societ. Jesv. A. All. & Philosophiae Doctorem, ejusdemque Proffessorem. Emeritum suprema. Doctoratus Philosophici Laurea Donarentur. Anno partae Salutis MDCXVIII. Graecii apud Haeredes Widmanstadii.” [Fitore në ikje, ose Kastrioti, i cili nga Turqia, kthehet me lavdi në atdheun dhe në mbretërinë e tij...]. Botuar në vitin 1718. Kjo është një dramë në tre akte që i kushtohet Skënderbeut. Origjinali ruhet në: “Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit”, në Zagreb në signaturën: 43.443. E tërë drama është në gjuhën latine dhe ka: 49 faqe, [24 fletë të pa paginuara] në format 80. Ne kemi njohuri se një kopje në gjendje jo shumë të mirë ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.

Katekizmi në gjuhën shqipe nga viti 1584

Studiuesi, historiani dhe teologu i njohur kroat, Miroslav Vaninon [D. I.], në një studim të tij me titull: Aleksandar Komuloviq /15481608/, na ofron një informacion shumë të rëndësishëm për shkencën e albanologjisë ku pohon: “Në vitin 1584, A. Komuloviqi së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, Tomë Ragjen, kishte urdhëruar: shtypjen e 500 /pesqind/ katekizmave në gjuhën shqipe, të cilat i mori

me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik që bëri po në këtë vit [1584] në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga prifti shqiptar Amano Duka, një nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos dhe një shqiptar i shkolluar.” Kjo e dhënë është informata e parë që kemi deri tash se ka ekzistuar dhe është shpërndarë një katekizëm i tillë në gjuhën shqipe, 29 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe 8 vjet para veprës së Lekë Matrangës “E Mbsuame e Chraestere”. Vetë sasia e madhe e katekizmit, lë shumë mundësi për një gjykim se kush dhe cilët ishin ato persona që lexonin në gjuhën shqipe në shekullin XVI? Me këtë mund të nënkuptojmë se kishim, tashmë në këtë kohë, një shtresë të mirëfilltë intelektualësh që lexonin dhe shkruanin shqip; përndryshme, Komuloviq, nuk kishte asnjë arsye që të sillte një numër kaq të madh të këtij libri me vehte. Ne kemi konsultuar studiues dhe njohës të shkëlqyeshëm të kësaj fushe, si psh. akademik Dhimitër Shuteriqin, dr. Moikom Zeqon, dr. Shaban Sinanin, dr. Sali Bashotën, dr. Aleksandar Stipçeviqin... etj, dhe asnjëri nga këta nuk kishte ndonjë njohuri për ekzistimin e një katekizmi të tillë nga ky vit. Për këtë informacion që kemi nga M. Vaninon, kanë shkruar ose botuar dokumente, por pa e theksuar këtë moment edhe studiuesit: Franjo Raçki në Starine HAZU, Zagreb, nr. 14/1882; pastaj O. Pirling, në Starine HAZU, Zagreb, nr. 16/1884 dhe Euzebije Fermexhin, në Starine HAZU, Zagreb, nr. 36/1918. Këta, autorët e fundit, shënojnë edhe vendodhjen e shumë dokumentave dhe relacioneve që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe Shqipërinë e që ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.


Organizatori i Kuvendit të Arbërit Imzot Vinçenc Zmajeviq në përvjetorin e vdekjes

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 25

Petrit Nika

Sot më 11 shtator 1745 u nda nga jeta arqipeshkvi i Tivarit imzot Vinçenc (Vicko) Zmajeviq, personalitet i shquar kishtar i shekullit të XVIII, me origjinë kroate që luajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbrit, të mbajtur në vitin 1703 nën patronatin e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI, fotografinë e të cilit ne e kemi në kishën tonë në Binçë.

tani emri i këtij personaliteti njihet pak ose aspak, kryesisht në një rreth të ngushtë akademikësh të çështjeve filologjike dhe teologjike, megjithatë vepra e tij, e cila përbëhet kryesisht nga disa dokumente që hedhin dritë mbi gjendjen shoqërore dhe kishtare të katër dioqezave të rëndësishme të asaj kohe,

Mons. Vinçenc Zmajeviq dhe Kuvendi i Arbënit i vitit 1703

Historia njerëzore përgjatë vazhdimësisë ekzistente të saj, ka provuar se ka njerëz në botë, të cilët me veprën e tyre dimensionale të gdhendur në kohë, me maturi, me djersë dhe me mund, e përjetësuan emrin e tyre në librin e madh të gjithëkohësisë, në një ndër faqet e tij të shumta, në një ndër zërat e tij të shumtë, duke i dhënë kështu dritë një epoke të caktuar, pikërisht asaj epoke përgjatë së cilës ata jetuan. Vitet mandej ikin e ikin pambarim, brezat ndërrohen mbi dhé, sistemet shoqërore e politike ia lënë vendin njëri-tjetrit, kulturat njerëzore s’reshtin së kërkuari përsosmërinë, megjithatë shfletimi i herëpas-hershëm i librit të madh dhe monumental të dëshmive të së shkuarës, ia qartëson njeriut pjesëzat e panjohura të identitetit të tij kombëtar, të cilat e ndihmojnë atë mandej për ta krijuar më lehtë dhe më me themel vizionin e së ardhmes. Një ndër këta njerëz që e përjetësoi emrin e tij në historinë e kulturologjisë shqiptare qe edhe Mons. Vinçenc Zmajeviqi; klerik i krishterë me prejardhje sllave; arqipeshkëv i Tivarit, i cili më 11 shtator të këtij viti mbushte plot 259 vjet që është ndarë nga jeta. Për opinionin publik shqiptar, deri

të cilat administroheshin nga Arqipeshkvia e Tivarit, përbën një interes për njohje më të thelluara dhe relativisht më të gjera në masën e publikut kulturëdashës, sepse, “si i tillë Kuvendi i Arbënit, mbas Kuvendit të Lezhës (1444) dhe mbas luftërave të gjata të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, ishte ngjarja më e rëndësishme e historisë shqiptare gjatë gjithë kohës pesëshekullore të sundimit otoman.” 1 Po kush ishte Vinçenc Zmajeviqi? Çfarë bëri ai për Shqipërinë dhe për shqiptarët? Këtyre dhe të tjera pyetjeve që kanë të bëjnë me ndriçimin e kësaj figure, më poshtë do të përpiqem t’ju jap përgjigje, sa më objektivisht që të mundem dhe, natyrisht, duke u mbështetur në burime (fort lehtë) të verifikueshme. Mons.Vinçenc Zmajeviq u lind në

Perast (Gryka e Kotorrit - sot në Mal të Zi; në kohën e Zmajeviqit administrohej nga Vatikani), në familjen e Kristoforit dhe Helenës, me 23 dhjetor 1670. Kur erdhi në jetë Vinçenci i vogël, familja Zmajeviq, ndërkohë, kishte krijuar njëfarë emri të njohur në traditën kishtare vendase, mbasi ungji i tij Andrea, ishte prift, madje kishte filluar ngjitjen në hierarkinë e Kishës (në kohën për të cilën flasim ai ishte abat i Perastit), dhe do të kryesonte Arqipeshkvinë e Tivarit për 24 vjet, që nga viti 1670 e deri në vitin 1694.2 Andrea, sipas burimeve të cituara, qe ai që e pagëzoi Vinçencin e vogël dhe, ndoshta që atëherë bashkë me hirin hyjnor të pagëzimit i dhuroi mrekullisht nipit të tij edhe hirin hyjnor të devotshmërisë, të humanizmit dhe sakrifikimit të krishterë, duke bërë kështu që në këmbë të tij të vinte kohë më vonë një tjetër shërbëtor për shtëpinë e Zotit, po nga dera dhe gjaku i vet. Kur i kishte mbushur të 15 vjetët, djaloshi Zmajeviq u dërgua në Kolegjin e Propagandës në Romë, për të studiuar filozofi dhe teologji. Që këtu do të fillonte për te rruga e gjatë dhe e mundimshme e përkushtimit dhe e sakrificës. Sipas të dhënave që disponojmë, Vinçenci, qysh gjatë kohës së studimit, falë urtësisë dhe nënshtrimit të plotë ndaj punës, fiton menjëherë respektin e të gjithëve. “I pajisur me një inteligjencë të shkathët, refleksive dhe përshkuese si dhe me një vullnet të papërkulur, ai kapte dhe përpinte, si të thuash çdo njohuri.” 3 Mbas përfundimit të studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides, ai kthehet në vendlindje dhe, megjithëse ishte ende në moshë shumë të re për t’iu besuar ndonjë ofiq i lartë në gjirin e Kishës, atij i besohet atë kohë Abacia e Shën Gjergjit, “në ishullin me të njëjtin emër pranë Perastit” 4, ku jetoi e veproi midis viteve 1695 - 1701. 5 Duke patur parasysh aftësitë e tij të spikatura pastorale, përgatitjen


26 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

intelektualo-teologjike të shkëlqyer dhe pastërtinë morale të figurës së tij, pas vdekjes së arqipeshkvit Marin Gjorga 6, pasardhës (në detyrë) i Andrea Zmajeviqit, Papa Klementi XI, më 18 prill të vitit 1701, e ngarkon atë me detyrën e lartë të arqipeshkëvit të selisë metropolitane të Tivarit, pavarësisht nga mosha e tij vetëm tridhjetë e një vjeçare - tepër e re për këtë detyrë. 7 Megjithë moshën e re dhe vështirësitë e ndryshme, ai jo vetëm që nuk i zhgënjeu Papa Klementin XI dhe bashkëkohësit e tij, por përkundrazi, fitoi një reputacion aq të pasur përgjatë epokës së vet, duke u bërë kështu, siç vëren një biograf i tij, “një ndër njerëzit më të mëdhenj që ka nxjerrë Dalmacia.” 8 Gjithnjë sipas të dhënave të dokumentuara, për Zmajeviqin thuhet se zotëronte aftësi të thelluara dhe se kishte mjaft përvojë në teologji, në të drejtën kanonike dhe në artin e të shkruarit; dihet, gjithashtu, se qe një njohës i zoti i gjuhës latine, paleosllave, kroate e italiane, por për njohjen e gjuhës shqipe nga ana e tij nuk janë gjetur deri më tani kurrfarë të dhënash që ta dëshmojnë një gjë të tillë. 9 Veprimtarinë e tij letrare, thuhet se e filloi që kur ishte adoleshent, me vëllimin “Razgovor Duhovni – Biseda shpirtërore”, të cilin e shkruan përpara se të nisej për studime në Kolegjin e Propagandës, për ta vazhduar më pas me vëllimin poetik “Musarum chorus in laudem Antonii Zeni”, shkruar gjatë kohës së qëndrimit të tij në Romë dhe botuar po atje, në vitin 1694. 10 Përveç këtyre, interes përbëjnë edhe “traktatet e tij të mprehtë dhe të shkëlqyer kundër skizmës së grekëve Servianë në “Ogledalo istine - Specchio della Veritá – Pasqyra e së vërtetës”, mbi çështje polemike-dogmatike në formë dialogu.” 11 Pas dhjetë vjet shërbese si arqipeshkëv me seli në Tivar, në maj të vitit 1713, Papa Klementi XI e transferon Zmajeviqin në selinë metropolitane të Zarës, ku do të shërbente edhe për tridhjetë e dy vjet të tjera me radhë - deri në fund të jetës. Për kujdesin e Zmajeviqit, si arqipeshkëv i Zarës, lidhur me çështjet shqiptare, dëshmojnë relacionet e tij

dërguar papës, kardinalëve dhe personaliteteve të tjera të Kurjes Romake. 12 Natyrisht, një ndër veprat më të vështira për t’u realizuar, por që ai ia doli mbanë me sukses, qe “Kuvendi i Arbënit” i vitit 1703, për të cilin ai vetë thotë se, “ishte përtej kufijve të forcës sime”. 13 Në letrën që Zmajeviqi i dërgonte Klementit XI, përshkruhet me nota dhimbjeje të thellë realiteti i mjeruar që kishte parë ai gjatë vizitës së tij apostolike nëpër Shqipëri, më saktë: në të katër ipeshkvitë kryesore të Arqipeshkvisë së Tivarit. “Ti më urdhërove o Shenjti Atë Papë, t’i vizitoj e t’i vë re, si vizitor apostolik, kishat e Shqipërisë, dheut tim. (vini re se ç’dashuri e lidh me Shqipërinë, sa e quan si dheun e tij, shën. P. N.) Unë iu përmbajta urdhrit, iu solla dheut rreth e rreth (…) dhe pashë pleqtë duke vajtuar, meshtarët, shërbëtorët e Zotit duke qarë e duke lotuar; barinjtë travajuar, dhentë shpërndarë e tretur nëpër pyll; pashë murtajën që mbytte gjind e bënte kërdi të madhe nëpër të gjitha vendet. Këto vuajtje i pashë dhe gjëmova; zemra, bashkuar me mjerimet e popullit tim (vini re këndvështrimin pastoral, prej nga e quan popullin shqiptar si popullin e tij, shën. P. N.), donte të më ndahej përgjysmë.” 14 Prej Kurbinit, më 10 dhjetor të vitit 1702, ndërkohë që po i afrohej fundi vizitës së tij baritore, duke u shkruar ipeshkvijve për t’i mbledhur në sinod, përshkruan në mënyrë panoramike Shqipërinë e asaj kohe; ”pa pushuar jam duke kaluar qytetet, katundet, lagjet e gjithë mbarë kopshtin (bashtinën) e Tënzot. (…) E pashë vreshtin e Tënzot të prishur e të shkatërruar, lënë si një gjë mbetur shkretë, mbuluar prej ferrmacash, prej ferrash, prej rrozgash.” 15 Mandej, për të ngacmuar ndërgjegjen e tyre vazhdon më poshtë; “Ndër të gjitha këto ngatërrime e pështjellime çka të bëjmë, o vëllezër? (…) Të hyjmë, pra, të punojmë vreshtin, që e kemi përpara syve, të hyjmë ta dëlirim prej ferrave; e ferrat t’i këpusim në rrënjë që të mos dalin përsëri; të mos e bjerrim motin, pra rrënjët të mos forcohen e të mos përhapen nëpër vresht edhe më zi. Kjo

punë kaq e mirë dhe e lavdërueshme, edhe e meritueshme, ka mbetur jo tek unë, por në të mbledhurit e ipeshkvijve në Kuvend.”16 Ky Kuvend u mbajt një muaj më vonë, mbas nënshkrimit të kësaj letre, në Mërqi të Arbërisë, Dioqezi i Lezhës, 301 vjet më parë, me 14 dhe me 15 janar të vitit 1703. 17 Sigurisht, ishte e shumëpritur kjo ngjarje për krishterimin mbarë shqiptar të asaj kohe, mbasi mbahej në një moment kritik degradimi shpirtëror e bjerrashpresë të gjithmbarshme, kur jo vetëm masat e gjera të popullsisë se thjeshtë, por edhe pjesa dominante e klerikëve të krishterë, po kridhej përherë e më tepër në një humbëtirë vdekësore identiteti, nga formimi i pamjaftueshëm arsimor dhe nga represionet e gjithanshme që u bëheshin pandërprerë nga turqit për t’i islamizuar. Mons. Zmajeviqi këtë realitet e konstatoi me dhimbje, siç edhe e pamë, gjatë vizitës së tij apostolike në dioqezat e administruara prej tij, por në fjalën e hapjes së Kuvendit, në vend që të tregonte autoritetin e tij suprem duke mbajtur qëndrim të rreptë dhe qortues ndaj shkeljeve të ngado njëhershme të shërbëtorëve të Kishës, ai shprehet në mënyrë prekëse dhe të përmallshme, i ngazëllyer që ata iu përgjigjën njëzëri thirrjes së tij duke marrë pjesë në kuvend, me fjalët; ”Qe, më në fund, o vëllezër fort të ndershëm, mbasi shkuan një tubë vjetësh, mbasi patëm pritur tash sa mot, në fund qielli u çel e na e fali shiun e toka gufoi e na dha gazmendin, gazin dhe kënaqësinë. (…) Kjo e mirë njëmend erdhi prej Zotit të mëshirshëm, që unë të mos ju shoh më të shpërndarë e me frikë, por t’ju shoh këtu mbledhur bashkë.” 18 Kështu Zmajeviqi, në vend që t’i gandonte edhe më zemrat e tyre të pikëlluara, gjë që jo vetëm do të ishte antihumane, por ndoshta edhe me pasoja të pallogaritshme në shërbesë, vepron në të kundërt; me takt dhe me diplomaci i fiton sërish ato zemra, duke u komunikuar fjalën e ëmbël të njeriut të kulturuar, duke u rikthyer shpresën e humbur dhe besimin. Me këtë gjë ai tregon edhe njëherë mendjemprehtësinë


dhe formimin e tij të shkëlqyer në shkencat humane, që e karakterizonte, por ndoshta edhe një gëzim, thjeshtë, të çiltër, të frymëzuar nga besimi në misionin e veprës së tij aq të madhe, siç ishte ai Kuvend, jehona e të cilit do t’i kapërcente sinorët e largët e vështrim turbull të shekujve. Duke referuar për këtë Kuvend Mons. Zef Gashi shkruan se, ”Kuvendi i Arbënit ishte kuvendi i mendjes dhe i shpirtit shqiptar të asaj kohe. Në të u morën vendime të qenësishme dhe u përcaktuan detyra të pandërmjeme për ringjalljen dhe për pasurimin e jetës shpirtërore e fetare, por edhe të asaj kombëtare, politike dhe kulturore.” 19 Aktet e këtij Kuvendi u botuan të plota tre vjet më vonë pas mbajtjes së tij, në tipografinë e Propaganda Fides në Romë, në vitin 1706 nën titullin: “Concilium Provinciale sive Nationale / ALBANUM / Habitum Anno MDCCIII. / Clemente XI. Pont. Max. / ALBANO. / SUPERIORUM PERMISU. ” Interesante është se materialet dokumentare janë botuar që atëherë, në të dy versionet; përkatësisht në gjuhën latine dhe shqipe, gjë që e bën veprën me vlerë edhe për nga pikëpamja leksikore. Botimi i dytë i librit të Kuvendit u bë 162 vjet më vonë, në vitin 1868, i përkthyer dhe i përshtatur me shënime sqaruese gjuhësore nga P. Rajmond Gallani dhe P. Egidio Quinto d’Armeno, ky i fundit prefekt i misionarëve të Shqipërisë, persona këta që e shoqëruan vizitatorin gjatë vizitës së tij apostolike në secilën dioqezë. 20 Kurse për përkthimin shqip të këtyre akteve, për sa i përket botimit të 1706-ës, nuk gjenden të dhëna konkrete. Për herë të tretë “Kuvendi i Arbënit” u botua më 1872, si gjithmonë, në Romë, në tipografinë e Propagandës me titullin: “Konçilli / i Dheut Shqypnis / Bamun n’ vjet 1703 / N’koh t’paps shqyptarit / Klementit t’njimdhetit / disa EMERNAME / dalun prej Romet mas Konçillit qi perkasin / Kishave t’Arbnis / I ka qit Shqyp / Don ENJELL RADOJA / Prift’ i Djoqezit Shkoder / n’ Rom. / me shtamp t’Kuvendit S. T’Propagands / 1872.” Në këtë botim, përveçse është

përdorur një sistem grafik fonematik më i kuptueshëm, janë futur shtesë edhe dy materiale të tjera prej këtij prifti shkodran që u kujdes për botimin. Në njërin nga tekstet e shtuara prej tij ai i drejtohet lexuesit, ku i bën me dije se Karlo Pooten, kryeipeshkëv i Tivarit dhe i Shkodrës, i ka ngarkuar detyrë “me i nkthy n’ghiuh ton Concilin” 21, kurse në dokumentin tjetër; “Do habere permi Sckodr”, siç duket edhe për nga titulli, jepen disa të dhëna mbi qytetin e Shkodrës, ku ai i kujton lexuesit se; “Gjithë shqiptarët e dinë fort mirë që Shkodra është kryet e Arbërisë dhe që për shumë sende ka lanë namë.” 22 Një studim i gjatë dhe me nivel të lartë informacioni e erudicioni është kryer nga P. Vinçenc Malaj me titull “Kuvendi i Arbënit 1703 , Concilio Nazionale Albanese del 1703. Inquadramento storico, testo Albanese e glosario”, i cili ishte një disertacion që u mbrojt nga autori me 28 mars të vitit 1973, përpara një komisioni akademikësh në përbërjen e udhëheqjes së të cilit ndodhej edhe Prof. dr. Ernest Koliqi. Pavarësisht vlerave të tij unikale, edhe si temë, edhe si realizim me nivel të mirëfilltë shkencor, ky disertacion e pa dritën e botimit për herë të parë vetëm në vitin 1998, i shtypur në një sasi të vogël ekzemplarësh (vetëm 300 kopje) nga Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë në Prishtinë. Ndërsa botimi i plotë, ku janë përfshirë edhe dy botimet e mëparshme të Kuvendit, ai i vitit 1706 dhe ai i 1872-it, u bë nga Konferenca Ipeshkvore Shqiptare - Tiranë / Prishtinë 2003, me rastin e 300 vjetorit të mbajtjes së Kuvendit të Arbënit, nën kujdesin e Kyeipeshkëvit të Tivarit Mons. Zef Gashi dhe me një përshtatje në gjuhën e sotme nga Anton Nikë Berisha, profesor në Universitetin e Kozencës. E rëndësishme është që ta kuptojmë dhe ta pranojmë se Vinçenc Zmajeviq me “Kuvendin e Arbënit” dritësojë humnerën e thellë të viteve të para të njëmijë e shtatëqindëshit, kohë që rezulton të jetë tepër e varfër në dëshmi dokumentare. Mandej kjo vepër përbën një visar më vete në lëmin e historisë dhe kulturologjisë shqiptare mbasi u mbrujt

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 27

për Shqipërinë dhe shqiptarët me aq përkushtim e dashuri nga një vehtje e një kombësie sllave, por që gjithsesi, s’themi dot - “i huaj” - sepse, siç e pamë, ai e quante Shqipërinë sa herë si dheun e tij dhe popullin shqiptar si popullin e vet. Si i tillë për nga vlerat e gjithanshme që paraqet, “Kuvendit të Arbënit të vitit 1703 , i takon padyshim një vend i rëndësishëm në historinë e kombit tonë si një ngjarje e veçantë historike, e cila përbënte për të, në periudhën ndoshta më të errët të tij, një moment shprese dhe kthimi përkah ringjallja e vetëdijes shpirtërore e nacionale. Shpresoj të mos e kem tepruar, por të gjej mbështetje nga studiuesit dhe kulturologët, nëse shprehem këtu se: ai qe hapi i parë drejt Rilindjes Kombëtare.


28 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Kontributi i elementit dhe klerit katolik për atdhedashuninë (Malësia e Madhe-kryefjalë në vite) Flamuri i Gjergj Kastriotit në Bratile të Deçiqit (6 Prill 1911) ishte nji shkëndi pararendse e Shpalljes së Pavarsisë më 28 Nandor 1912 At Gjergj Fishta e Ded Gjon Luli Asokohe “Poeti Nacional” At Gjergj Fishta (1870-1940), përmes poezisë epike, në veçanti rroku figurat e ndrituna, nji prej të cilave asht edhe Ded Gjon Luli. Në ato hapësina poetike, Homeri shqiptar i kushton fatosit të lirisë, si peng nderimi kangën prej 800 vargjesh, si rrallë ndonji heroi tjetër. Pasi e lexon me andje, kupton dukshëm melodin poetike epike të Fishtës, shpalosun me talentin e ngjyrave të ndezuna, që shprehet e ruhet në portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohun “Lahuta e Malcis”. Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mëdha të stuhishme në faqet e poemes. Ato, gjithsesi, janë të përcaktueme mirë historikisht, tue ruejt raporte të drejta të ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shumë mirë historinë dhe vendin e herojve të nacionit. Në hapësinen e atdhetarizmit të ndjeshëm shquhen, Ded Gjon Luli, Oso Kuka, si dhe të tjerë malësor trima, si: Marash Uci, Tringa, Çun Mula, Smajl Martini Ivezaj etj. Dejsisht, Fishta paraqet atdhetarin në mënyrë figurative: “N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit Ded Gjo’Luli, burr si motit, me’ i çetë Lekë, bisha shkorretit, ka nis pushkën m’asqer t’Mbretit!” Poeti, mbasi e quen trimin e Traboinit Ded Gjon Lulin si ‘shpatë e gjallë’, i vë atij në goj atë ligjeratën e gjallë e aq kuptimplote, drejtue Sulltanit, përmes Bedri Pashës, tue e paralejmërue, se nuk do t’i shërbenin ma shqiptarët: “Se me sotjet, emni i Zotit! Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit e “Shqiptarë” qi thonë vendit ma duva nuk i bajmë Mbretit”

Klajd

KAPINOVA Fishta si poet e Deda si lufëtar, e kanë shumë të kjart, se si kishte jetue populli në thundrën e hekurt turke, tue i prue atij aq e aq telashe e rreziqe të panumërta, të cilat vërehen, kur autori flet shumë përmes pendës së poetit: “Na shkoi moti si a’ma zi ngran e pangran, e kryet në gershan bje prej sherrit n’taksirat” ose vargzimet e maposhtme të mbushuna me folje vepruese: “Se ai s’po kish tjeter zanat, veç pre e rep e digj e piq, rrxo, rreno e vendin flliq”. Kishte ardh fundi. Vargonjt e gjatë shtrëngues të zgjedhës së huej gjysmijvjeçari duheshin këput, sikurse edhe ngjau, sepse Atdheu kishte thirrun fatosat e vet të lirisë, që t’a mbronin atë deri në flijim. Epilogu i luftës me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipnis, simbol i fitores mbulue me lumej të shumtë gjaku, me thirrjen: “Rrnoft Shqypnia!”. Historia me fakte historike “Historia asht mësuese e madhe, njerzit janë nxanës të kqinj” Bismark Preokupimi me historinë asht i veçantë. Ajo përjetohet e jetohet si kujtesë, por edhe si ekzistencë-realitet. Historia në Shqipni asht kontrollue e fsheh vijueshmenisht. Në fushatën e fshehjes dhe falcifikimit sistematik e ka pësue pjesa ma e mirë e saj, ngjarjet dhe situata, individ e procese, të cilat shqiptarët tash duan t’i zbulojnë e përjetojnë intensivisht.

Diktatura e proletariatit, lufta rusokineze e klasave dhe koncepti i prolekulturës, ishin instrumente e mbulesë e mjaftueshme, që atje të bahen krime ndaj njerëzve dhe të asgjësohen dokumente, të falcifikohen epoka e ngjarje të historisë, të likuidohen përsonalitete e momente të kulturës. Kësisoj atdhetarizmi ishte shndrrue në fraza e etik, që nuk thoshte asgja. Me këtë metodë, stoliseshin ngjarje e situata, procese e përsonalitete, të cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rand. Rizbardhja e ngjarjeve e individve, asht nji punë e gjatë dhe e vështir. Ajo duhet të kuptohet jo si gjest a përcaktim patriotik, jo si zhurmë a retorik stilistikore, por si punë e moral shkencor. Historia e historiani, vetëm tue ken të saktë e kritik, krijojnë dhe rrisin vetdijën nacionale e historike. *** Shpesh autorët, që kanë shkrue për ngjarjen dhe figurën e Dedes, nuk janë thellue në studimet e librat me tituj historik. Kështu mund të përmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham, Kamilio Libardi, major V. Lepetiç, atesheu ushtarak bullgar në Cetin, etj., për të ardh tek shkrimet e nëshkrueme nga prof. Kol Martinaj Sekretar i Komitetit Shqiptar të Podgoricës, Risto Siliqi anëtar, Nikoll Ivanaj etj. Në librin e historisë hartue për nxansit e shkollave të mesme (me disa ribotime formale, ka ndryshue vetëm paraqitja, por jo përmbajtje, shënimi im K.K.), harta historike e ngjarjeve të kohës, e hartue për t’u njoh nga brezat e sotëm, përsëri ka shumë pasaktsina, ç’ka të krijon përshtypjen se kemi të bajm me nji kryengritje spontane. ‘Historianët’ (para e mbas vitit 1990), kanë ra tek idet e synimet e


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 29

hartume (në hart) nga turqit pushtues asokohe, mbasi e kanë ngushtue ose qeth rrethin e zgjerimit të kryengritjes. Dhe këto për opinionin tim, për dy arsye: Së pari, sipas marrveshjes së përfunduem me kreshnikët malësorë, Qeveria turke, ishte zotue të paguante damet e shkaktueme nga lufta e në kët rast, Turkia, kërkonte t’a hapte qesen e damshpërblimit sa ma pak të jetë e mundun. Harta e paraqitun për damet e shkaktueme asht disa herë ma e vogël, formul kjo e njohun edhe ma parë, në shtetet e tjera, ku, turqit kishin psue disfat. Ja që ‘historianët’ tanë e kanë ‘harrue’ kët argument, që burimet arkivore historike e njohin shum mir. Së dyti, opinioni europian e botnor ishte i shqetësuem për dhunën, që përdorte pa kursim Turkia kudo, e që nuk donte të tregonte tjetërsimin, që po pësonte Perandoria e ‘pathyeshme’. Kët synim, ajo kërkonte t’a tregonte duke i rrëfye botës, se nuk ishte kryengritje e zemrimit popullor, por ishin disa ‘rebel’ joshqiptar malësor afër kufinit me Malin e Zi. Për fat të mir, jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim në shtypin e atëhershëm shqiptar dhe të huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritës” “Leka” (Shkodër), “Corriere d’Italia” (Itali), “Liri e Shqypnis” (Sofje), “The Times” (London), “Ora e Maleve”, “Cirka”, “Shqypnia e re”, “Ora e Shqypnis”, fletoret e qytetit të Shkodrës, dorshkrimet (e pabotueme të klerikëve katolik, të cilat sot kan mund të mbijetojnë, Arkivi i Vatikanit, Austrisë, Britanisë së Madhe, Hungarisë, Italisë, Malit të Zi, AQSH, Gjush Sheldija “Historija e Shkodres” (dorëshkrim i vjetit 1945). Kushdo e di, se Papa Leoni XIII, me 1880 vendosi të hap dokumentet e Arkivit Sekret të Vatikanit, për të gjithë studiuesit, që vinin nga e gjithë bota, pa shikue se cilit besim a nacion i përkasin. Këtu ekziston nji dokumentacion shumë i pasun, që përmban infor-

mata, jo vetëm të karakterit kishtar e fetar, por edhe kulturës së popujve, gjendjes së tyne shoqnore, ekonomike, historisë, gjuhës etj. Ndërsa sot pasuesit e ish Perandorisë Turke (Otomane), as nuk i kanë hap dhe as që mendojn t’i hapin arkivat e pergjakuna para opinionit botnor dhe studiuesve nga e gjithë bota, sepse aty ekziston mali i madh i krimeve dhe gjenocidit kundërnjerzor, që osmanllijt kanë përdor ndaj shteteve e kombeve joturke. Ata asnjiherë deri më sot nuk kanë kërkue falje për krimet e të

kaluemes, që kan ba qeveritë paraardhëse të tyne, sikurse kanë kërkue falje amerikanët për indianët vendas, japonezët ndaj popullit kinez e korean, gjermanët popullit të izraelit etj. Për ironi të fatit, zyrtarët turq, kërkojn nga Qeveria e Tiranës dhe Dardanis, që koha 522 vjeçare si periudha ma barbare otomane të njihet si “çlirimtare”, “civilizuese” dhe “përparimtare”. Ekzistenca e mbeturinave të ish kolonve turq në Tiranë e Prishtinë, ka ba, që bijt ose sternipat e tyne në pushtet të miratojnë marrveshje të fshehtë në kurriz të popullit autokton arbnor, ku, pushtuesit të njihen si çlirimtar… Kët propozim budallai, qeveria turke asnjiherë nuk ia ka ba (propozue) popujve të tjerë dhe në veçanti atij grek, që me heroizëm e pakompromis i nxorri përjashta barbarët turq ottoman perms nji renquistes... Helenët, arrijn deri aty sa çdo vit të festojn pavarsinë nga nata e gjatë turke me nji parakalim madhshtor në Manhattan, New York.

Mbi luftimet e ashpra midis malsorëve trima e taborreve të armatosuna deri në dhamb e të stërvitun për barbarizma kundërshqiptare, studiuesi At Marin Sirdani, shkruen: “Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar të kohve të hershme”. Mbas shpërndamjes me forcën e armve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe gjunjzimit të Turkis, përpara presioneve të Fuqive të Mëdha, që çoi ma vonë në copëtimin e trojeve shqiptare, rrethet patriotike në vend nuk ishin të bindun, se Turkia po merrte rrukollisjen dhe se nën ombrellën e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare. Por, gjithsesi kishte nga ata, qi kishin vizione të kthjellta iluministe, të cilët u shquen për veprimtari të dendun atdhetare. Në kët proces historik kontributi i prelatëve katolik shqiptar ishte i dorës së parë në veprimtari praktike të planit të brendshëm, për njisimin e plotë të faktorit shqiptar. Ndërsa veprimtaria e planit politiko-diplomatik të jashtëm, qëndronte në mbështetjen e kualifikueme të çashtjes së pamvarsis së plot të trojeve etnike shqiptare. Duke e analizue gjendjen e përgjithshme në Shqipni, politikanët europian paralejmërojnë nji shpërthim trazirash në pranverën e vitit 1911. Urretja, që kishin malësorët kundër regjimit xhonturk, bani që revolta në kët pjesë të filloj ashtu siç e kishin mendue vet krenët patriot malësorë. Në Muzeun Nacional të Kuvendit Françeskan në Shkodër, klerikët, me dashuni prindore ruajtën për shum vite në gji simbolin e liris shqiptare. Për kët dëshmojn etnit françeskan At Leon Kabashi, At Viktor Volaj, At Daniel Gjeçaj e At Zef Pllumi, të cilët, për nji kohë janë marrë me mbarshtrimin e institucionit. Sikur të mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur të mos kishte ekzistue ai Flamur, a do të kishin pas guxim etnit françeskan me sajue nji gja të tillë?


30 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Patriotizmi e ndërshmnia në pasqyrimin e ngjarjeve nacionale, kan ken ndër shejat dalluese të françeskanve shqiptarë, prandaj edhe nuk mund të vihet në dyshim vërtetësia e ngjarjes. Qëndrimi i klerit ndaj Kryengritjes së Malësisë, ka ken dashamir e mbështetës pa rezerva, për trimat e prijsin e dashun Ded Gjon Luli. Klerikët, duke theksue nevojën, që të rezistonin me bashkatdhetarët e vet të arratisun dhe popullsisë së dëbuem, u larguan sëbashku me ta e qëndruen në Mal të Zi. Midis tyne ishte famullitari i Kastratit At Mati Prenushi. Pas disa viteve, në kohën, kur atij i bahej gjyqi komunist, i pyetun nga hetuesia, që zhvilloi gjyqin, pikërisht aty, ku kishte kenë redaksia e revistës “Hylli i Dritës”, ndër të tjera pohoi: “Përveç muzikës me sakrifica të mëdha, kam përshkue nga antikuari i bibliotekës edhe të gjitha veprat qi flitshin për Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Të gjith këto vepra janë këtu edhe sot në bibliotekën françeskane. Kur u ktheva në Shqipni, kam shkue famullitar nepër male. Kam marr pjes aktive në kryengritje bashkë me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit në vjetin 1911, e kam ndej disa koh me popullin i strehum në Mal të Zi” (Shih, Zef Pllumi, libri me kujtime “Rrno per me tregue”, vëll.II 1944-1951). Diplomacia e hollë e gjuhës fine të moderacionit, ka kenë nji tipar karakteristik e mbizotnues në përsonalitetin publik të arqipeshkvit të Shkodrës imzot Jak Serreqit. Misioni i tij, duhet të pozicionohet kjart në kontekstin e çastit kohor të zhvillimit të kryengritjes. Jemi në korrikun e vjetit 1911, ku si rezultat i luftimeve të ashpra disamujore, energjit fizike e njerëzore të familjeve malësorve po shkonin drejt nji kufini, pas të cilit do të kishin vetëm asgjësimin fizik. A ishte vërtet e arsyeshme, njerzore dhe kristiane për bariun shpirtnuer të malësorve, të ndërmerrte nji vepër ndërmjetsimi, për të shpëtue popullin e tij nga asgjësimi i barbarit? Mendoj, se për nji patriot e figurë

të randsishme publike, siç ishte Jak Serreqi, nji veprim i tillë ishte krejtësisht i domosdoshëm dhe përbante nji detyrë morale, për çdo shqiptar të arsyeshëm...

Abat Prend Doçi prelat i ndritun i vlerave shqiptare Nji ndër punimet ma interesante e me shumë baza agumentuese shkencore dhe historike mbetet libri jetëshkrimor kushtue Abatit të Mirditës Prend Doçit, ka mendime e dokumente, qysh në shekullin XIX, duke bashkrendue doket e virtytet e mira amtare, me normat e kanunit të maleve, që asokohe zinte vendin e ligjit në Mirditë... Ai vuni rregull në lutjen e festave, qi e rëndonin ekonomin e vorfën të mirditasve. Si prelat katolik, fetar e atdhetar i ditun, ai gëzonte simpati e gjente mbështetje ndër besimet e tjera në Shkodër, Lezh, Mat, Dibër e Lum. Ai nuk e fshihte kurr shpirtin e vet atdhetar. Në çashtjen nacionale meshtari i përvujt, kundërvepronte gjithnji hapun e ashpër, jo sepse ishte kryeneç, por sepse kje patriot i papërkulun e i qendrushëm në karakter. Në mënyrë qëllimkeqe e pa të drejtë, udhëtimi i Prend Doçit si Abat i Mirditës (duke kenë peng i Turgut Pashës), gjatë udhëtimit nga Shkodra në Orosh (në gusht të vjetit 1910) asht përshkrue nga mjeku i shtabit të ushtris së Turgut Pashës, E. Jack. Mirëpo gjat faqeve të librit në turqisht, gjendet e ruejtun nji foto, ku, aty kan dal Prend Doçi përpara në kal të bardh e Turgut Pasha me kal të zi... Pothuajse pjesa dermuese e autorve të mavonshëm gjatë komenteve të tyne, kanë marrë për bazë të dhanat e parashtrueme nga ky autor, i cili, nuk asht as politikan e aq ma pak ushtarak. Në nji studim shumë të kujdeshëm e serioz të studiuesit G.Robel me titull “Nopça dhe Shqipëria” (G.Robel “Franz Baron Nopeza un Albanien” Uiesbaden, 1966, fq.71), vihet në dukje se: “Ka të ngjarë qi Jack të mos e ket kuptue shahun dinak të Doçit, por ka shkrue me hamendje”.

E vërteta asht, se prelati nuk i ka pri ushtris turke, për të dalë në Orosh, por ishte Turgut Pasha, që e mori peng e e vuni përpara. Kushdo e kupton se tjetër asht të prijsh përpara e ndryshe asht me të marrë me forcë e me të nxjerrë me dhunë përpara. Pse e mori peng e e vuni përpara imzot Doçin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Për dy arsye: së pari, për të sigurue veten. Duke pasun përpara Abatin me influenc në tanë krahinën me besimtar besnik katolik, imzot Doçi, edhe po të kalonte në ndonji prit, askush nuk do të shtinte në të. Së dyti, për të tregue forcën e vet, me përul Abat Prend Doçin, që ndonëse ka përkrahmjen e shteteve të Europës, e vuna përpara. (AQSH, Fondi 270, Dokumenti 53, fq.7.) Madje, tërthorazi, Turgut Pasha, donte t’i tregonte Austro-Hungarisë, që gëzonte të drejtën e mbrojtjes së kultit, se jam vet zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha, megjithse e vuni përpara bariun shpirtnuer të malësorve, nuk mundi të arrestonte në Mirdit asnji nga krent, që ai kishte të dhana, se janë strehue atje, pra parashikimi i tij nuk u vërtetue; qëllimi fushatës nuk u arrit, mbasi vet fushata ushtarake nuk u përligj. Mbështetja vetëm tek libri i mjekut Ernest Jack, që i shërbente përsonalisht Turgut Pashës don me thanë me marr si të vërtet nji pikpamje përsonale, subjektive të nji të hueji, madje aq ma keq të nji njeriu jospecialist Pra, sikurse shikjohet, kleri u përfshi pa ngurrim si shërbestar i grigjës së vet edhe atëherë, kur cënoheshin interesat e nalta nacionale, dhe jo sikurse ka shkrue bashkqytetari shkodran me banim në Tiranë Prof. Dr. Gazmend Shpuza e disa profesor të tjerë të Akademisë së ‘shkencave’ me nji urretje, se: “Me veprimtarinë e vet përçarëse, kleri vështirësoi bashkimin e popullit shqiptar në luftë për liri. Pavarësisht se nuk ia arriti, ai i përpoç të fuste shqiptarët në një luftë vllavrasëse. Meqë pushtuesit osmanë nuk mundën të shtypnin kryengritjen, kleri veproi


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 31

me të gjitha forcat për t’i mashtruar kryengritësit që të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre kombëtare, ose për të mbajtur larg nga kryengritja e popullsinë e krahinave të tjera të vendi. Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht vijoi që të spekullojë mbi luftën e pareshtuar të popullsisë katolike të vendit tonë kundër pushtuesve osmanë, për të maskuar sadopak qëndrimin e vet reaksionar e bile antikombëtar. Prandaj jo më kot shtypi klerikal, veçanërisht me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, i është referuar luftës së malësorëve të Mirditës dhe të Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenë në shërbim të papatit e të Perandorisë Austriake, ishte i detyruar për hir të interesave të padronëve të vet që të vihej edhe në shërbim të autoriteteve osmane. Dihen përpjekjet dhe roli që luajtën klerikët reaksionarë me në krye arqipeshkvin e Shkodrës Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditës Prend Doçin në ndihmë të Shefqet Turgut Pashës me 1910 dhe më 1911 për t’i mashtruar e detyruar masat e malësorëve që të ulin armët dhe të heqin dorë nga kërkesat kombëtare të Memorandumit të Gërçës. Pra lufta e malësorëve të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli nuk ka asnjë të përbashkët me qëndrimin reaksionar klerikal” (Prof. Dr. Gazmend Shpuza “Qëndrimi antikombëtar i Klerit ndaj Kryengritjes së vitit 1911”, Akademia e Shkencave, Tiranë 1980).

Lavdia e nji ngjarje të rëndsishme mbarshqiptare Intensiteti i zhvillimit të ngjarjeve flet, për shkallën e nalt të ndërgjegjës politike nacionale të malësorve, të cilët, në të gjitha mënyrat ndihmuan kryengritjen. Mirëpo, ka autor, që përpiqen t’i shfrytëzojn këto veçori në kahje të kundërt, kur e shtrijnë ngjarjen në reduktimin e elementit të ndërgjegjës, për pavarsin ndaj Portës së Nalt. A mund të zvoglohen kërkesat e mirfillta politike të luftëtarve liridashës antiosman në pamundsi,

për t’a mohue at krejtsisht!? Duhet pranue, se autoritet e sidomos osmane shtetnore pushtuese asokohe e kishin të kjart karakterin e vërtet politik e zemrimin popullor të mbledhun ndër shekuj... Vlera e popullit matet me forcën e ndërgjegjës, aftësin vepruese, në mjedisin, ku jeton e punon, matet me forcën e qëndresës së tregueme gjatë etapave të historis së pafavorshme. Në rrafshin e përgjithshëm, intelektualët rilindas shqiptar, kan organizue në koh të ndryshme nji radh protestash në form kërkesash me shkrim. Njerzit e kulturës e pendës në përgjithsi, jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa her ma të nalt, sipas së cilës, duhet të arrihet nji herë qytetnimi i popullit shqiptar e pas ndërgjegjësimit, populli do të luftoj për pavarsi ose çlirimin nga pushtuesit. Situata në të cilën gjendej populli ynë, me përshpejtimin e zhvillimit të ngjarjeve, nuk prisnin gjersa të ndryshohej mendsia e vonueme e shqiptarit. Vështirësit ishin të brendshme e të jashtme. Së pari, vështirsia e brëndshme ishte, në pamundsin e mbledhjes e përdorimit të enërgjive të nacionit shqiptar në nji drejtim të vetëm: nji nacion nji qëndrim'. Së dyti, vështirësia e jashtme qëndronte tek Fuqit e Mëdha të kohës, tue përjashtue ato forca (ShBA), që ishin në përkrahje të çashtjes shqiptare, tue mos dashun t’a linin popullin tonë si pjesë përbase e Perandorisë Osmane, nga e cila kemi trashegue prapambetje deri në ditët tona... Turkia pushtuese, asnjiheri nuk lejonte formimin e nji nacionaliteti shqiptar, se mund t’i rrshqiste nga dora. Turkia edhe situatën e tjetërsimit të saj të brendshëm, donte ta mbante në fshehtsin e vet 522-vjeçare. A u mbështet kryengritja e Ded Gjon Lulit? Zhvillimi i lëvizjes e ndikimi i saj në popull, gjetën shprehjen e vet në formimin e rritjen e ndërgjegjës nacionale. Nivelin cilësor, ku ishte ngrit kjo ndërgjegje, e shpreh kjart

përgjigja, që i dha Ded Gjon Luli përfaqsuesit diplomatik të Turkis në Cetin, Satedin Beut, në kohën kur diplomati kërkonte, që t’i largonte malësorët nga synimet e tyne të mirfillta të çlirimit nacional. Deda, tue mos pasun frikë deklaroi, se: “Të drejtat e kerkueme nuk i dona vetëm për vete, por për tan Shqypnin”. Kryengritja e vjetit 1911, e drejtueme me aq urti, guxim e trimni nga Ded Gjon Luli, nuk del si nji lëvizje e rastit, por si vijim i përpjekjeve të pandërprera të malësorve e gjith popullit shqiptar, për të jetue të lirë në trojet e veta. Deda, me bashkluftarët e vet, ishin të edukuem me ndjenja të ngrohta atdhedashunie për liri, në shkollën e traditës popullore e familjare, nga e cila ata kishin mësue ndër të tjera, që të ruanin gjuhën e zakonet e të parve, të ishin të gatshëm me flijue jetën për liri e Atdhe. Tronditja e themeleve të nji Perandorie, që kishte vite që po lëkundej seriozisht, si pasoj e kalbzimit të strukturave të piramidës osmane, bani që edhe shtetet e vogla si Shqipnia t’u sillnin shqetsime alarmuese. Heroizmin e fatosave të liris të malësorve kreshnik, plaku i urt i Vlonës Ismail Bej Qemali, gjatë vizitës që i bani Ded Gjon Luli në Vlonë (mbas shpalljes së Pavarsis me 28 nandor 1912), kryetrimin do t’a përshkruante me nji mendim të pjekun: ‘Dedë Gjon Luli asht pushk e ngrehun për Shqipnin’. Shkrimtari, folkloristi At Donat Kurti O.F.M. (1903-1983) (që do të zbulohej i braktisun e i vdekun në nji kasolle të zbuluem në rrugicat e Shkodres, mes borës e acarit të dimnit, shënimi im K.K.), në përkujtim të 50-vjetorit të shkollës së njohun françeskane thotë: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymët’liris e brittë n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh në ket mnyrë Flamurit t’Shqypnis të ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit në Bratile t’Deçiqit”.


Shën Jeronimi prej Ilirie

32 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Jeronimi, Shën bashkë me Shën Agostinin, konsiderohen si baballarët e Kishës Përendimore, apo Romane, fill mbas ndamjes së Kishës së Daniel Krishtenë në dy: ate të Lindjes (Bizantit), apo GÀZULLI ortodokse, dhe ate të Përendimit, Romane, në kohën kur sundonte perandori Teodozio. Përcaktimi i shejtit me prejardhje ilire si njeni prej dy baballarëve të Kishës Përendimore, apo katoliçizmit, nuk asht një konkluzion personal, por njizashëm i përcaktuem si i tillë nga të gjithë historianët e katoliçizmit; ma i fundit vetë Papa Benedikti XVI në fjalën e tij gjatë Pritjes së Përgjithëshme të datës 14 Nandor 2007. Figura e tij, - pa e teprue – e papërsëritëshme, ka tërheqë në shekuj e vazhdon të tërheqë sot e kësaj dite studiues të historisë, teologë e artistë, veçanarisht ata të arteve figurative. Janë me qinda veprat kushtue Shën Jeronimit, por në këte paraqitje të shkurtë do të përmendim në vijim vetëm disa, ndërkohë që do të përpiqem me dhanë përmbledhtas jetën dhe veprat e tij, tue fillue me përkthimin e parë e të plotë të Biblës në Latinisht drejtpërdrejt nga gjuha origjinale, ajo ebraike. Nga jeta e Shën Jeronimit dihet pothuej gjithçka, pse na e ka lanë ai vetë në autobiografi; për të do të flasim në vijim. Këtu do të ndalemi tek vendlindja e tij. Shën Jeronimi thotë se ka le në Stridonë, diku në mes Dalmacisë së lashtë e Panonisë, që te dyja treva të banueme nga ilirët në lashtësi. Dalmacia e lashtë përfshinte trevat prej malësive Karnie, në Friulin e sotëm, Itali Verilindore, sidhe ato treva ku sot ndodhen Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina e deri në Panoni, Dardania e sotme – kjo e fundit kufinin ma verior kishte Danubin. Me pushtimet teotunike e ma vonë ato sllave Stridona zhduket si vendbanim, ose të paktën si toponim. Sot nuk ka asnji qytet apo fshat me nji emën të tillë. Gjithësesi, historianë e arkelogë janë të mendimit se ajo duhej të gjindej diku jo larg Mitrovicës. Por mos saktësimi i përpiktë i vendndodhjes nuk ka randësi të veçantë: Dihet se trevat lindore të Detit Adriatik ishin krejtësisht të banueme prej ilirëve, aq sa, aty nga fundi i Luftës së parë Botënore, kroatët e shpallën vendin e tyne

Republika e Ilirisë (sa kohë që vendimi i mallkuem në Versajë nuk kishte krijue ende Mbretninë artificiale të Jugosllavisë). Shkencëtari i madh Milan Shuflaj jo rastësisht i kushtoi jetën e tij (deri në flijim) studimit të historisë e gjuhës ilire. Ai ishte i vetëdijshëm se kroatet autoktonë (pa ardhacaktë sllavë), para sllavizimit, kishin qenë ilirë. Si përfundim, mund të themi se në historinë e katoliçizmit (mbas përçamjes në ortodoksë e katolikë) katër figurat ma karizmatike janë Shën Jeronimi, Shën Agostini, Shën Françesku dhe Nanë Tereza. Dy prej tyne u përkasin trojeve tona iliro shqiptare. Shën Jeronimi ka hy në Historinë e Krishtenimit si nji njeri i jashtëzakonshëm në shumë drejtime. Gjatë gjithë jetës Ai asht grindë me të padijtunt e me dijetarë, me shejtën e me mëkatarë; ka qenë nji ndër figurat ma të adhurueme të kohës së tij, ashtu edhe nji ndër ma të urryemit. Pavarësisht karakterit të tij të rrëmbyeshëm, mbetët gurthemel i kulturës së kohë së tij dhe Kisha e nderon si nji nga themelusit e saj të vërtetë. I lindun në vitin 347 në nji familje në gjendje të mirë ekonomike, e dërgojnë në Romë për studime. E do të studjojë për gjithë jetën e jo vetëm në Romë, por edhe në vende të tjera të Europës e në Lindjen e Afërme. Në rininë e parë Ai u josh deri në tepri mbas jetës mondane, si e pohon edhe vetë në nji letër (Epistolari, 22,7), por shumë shpejt e pushtoi dëshira dhe interesi për besimin e krishten. Pagëzohet në moshë të pjekun, 19vjeçar, në vitin 366, dhe menjiherë u orientue për nga jeta e përvujtë dhe, si u vendos në Aquileia, hyni në nji grup kristianësh të zjarrtë, që ishin mbledhë rreth Ipeshkvit Valeriano. Në vitin 375, mbas nji sëmundje të randë, Ai filloi studimin e Biblës me nji pasion që e pushtoi të tanin. U nis për në Kostandinopul (Stambolli i sotëm) ku studioi me themel greqishten, që ta njihte Biblen në gjuhen nga ishte përkthye deri atëherë. Por edhe këte nuk e konsideroi të mjaftueshme, prandaj shkoi në Kalcidë, në Sirinë Jugtore, që të studjonte edhe ebraishten, prej nga ishte përkthye Bibla në greqisht. Meditimi i thellë, vetmia e asaj treve shkretinore, kontakti pothuej fiziologjik me Fjalën e Zotit, banë që të rritej ma tej ndjeshmënia e tij kristiane. Veçanarisht tashti ndjente peshën e jetës së çthurun të rinisë së parë dhe kuptoi kontrastin në mes jetës pagane dhe jetës së krishtenë: nji kontrast që e bani të famshëm pikërisht për dramacitetin e kandvështrimit të tij të ri, që na e ka tregue ai

vetë në komentarët e Biblës e në epistolar. Ishte tashma 32 vjeç kur u shugurue meshtar. Mbas pak, më 382, kthehet në Romë, pse Papa Damazo e kishte thirrë të shërbente si sekretar i tij. Papa e ngarkoi të rishikonte tekstin e versionit të Biblës që qarkullonte në atë kohë, e që nuk ishte përkthye prej origjinalit, po prej greqishtes. Do të ishte fillimi i nji pune që do t’i linte emën në shekuj. Gjatë qendrimit në Romë personaliteti i tij u shfaq ashtu si ishte: i vrullshëm e i ashpër, veçanarisht kundër prelatëve pak të dejë, që nuk i kurseu, tue ba jo pak anmiq, por edhe shumë miq. Me vdekjen e Damazos (viti 384) shkon në Palestinë. Jeton në nji manastir afër Betlemit, shkruen tekste historike, doktrinale, edukative dhe mban nji korrispondencë të pandërpreme me miqtë në Romë, që për fat asht ruejtë e shfaq në te gjithë ashpërsinë e tij zemrimin për jeten pak të dejë të disa prelatëve. I atillë kishte lindë ai, ashtu shfaqej, pa iu dridhë dora kur shkruente ato letra të ashpra, qoftë edhe kundër perandorëve. Akuzon Vatikanin se ishte mbushë me njerëz hipokritë e dinakë, sidomos qysh kur Teodozio kishte shpallë krishtnimin fe Shtetnore, tue penalizue kështu kultet tjera. Vëreni: Ai ishte kundër përjashtimit të kulteve të tjera në jetën shoqnore! E kjo 1600 vjet ma parë! Ndërkohë vazhdon punën me Biblën tue mbajtë fjalën që i kishte dhanë Papës Damazo I. Puna e tij, dora doras, u kthye në nji ndërmarrje të patentueme deri atëherë. E ndjen se për t’iu afrue natyrshëm Fjalës së Zotit, duhej shkue drejt burimit. Kështu, për herë të parë, ai përkthen Biblen në latinsiht nga origjinali në ebraisht. Punon çdo faqe edhe tue i përshkue fizikisht vendngjarjet biblike në shoqni ebrejsh të dijtun. Rishikon nderkohë edhe Ungjijt tue i krahasue me dorëshkrime greke ma të vjetra nga ato që ishin përdorë deri atëherë si dhe Testamentin e Ri. Përkthimet e plota e të saktësueme që ai u dha në dorë të krishtenëve do të përdorëshin ndër shekuj e sot e kësaj dite, ashtu si na e solli Ai, si asnji tjetër para zemrakut Jeronim. E i atillë mbeti deri në fund, i ashpër e zemrak, tue vazhdue polemikat doktrinale me vrullin e përhershëm, që ishte natyrë e tij, deri edhe me Shën Agostinin, që përkundrazi i përgjigjej me shumë dashuni. Difektet e tij mbeten proverbiale ndër shekuj, ashtu si mbeti e do të mbesë madhështia e veprës së tij. I kaloi vitet e fundit në trishtim nga vdekja e


miqëve të tij të shumtë, pse ai, si kishte jo pak anmiq, kishte edhe ma shumë miq, e kudo në botën e atëherëshme; sidomos e goditi randë plaçkitja e Romës më 410 nga Alariku. Megjithate, edhe pse tashma i mplakun, ai vazhdoi të bajë komente, sot e kësaj dite shumë të vlefëshme, të Fjalës së Zotit, vazhdoi të mbronte fenë tue iu kundërvu me forcë herezive të ndryshme, deri sa u shue në afërsi të shpellës së Betlemit me 30 shtator të vitit 420. Përgatitja e naltë letrare dhe erudicioni i jashtëzakonshëm për kohën, i lejuen Atij të bante revizionimin e plotë të teksteve biblike të përkthyeme ma heret. Ishte nji punë shumë e vlefëshme jo vetëm për Kishën, por edhe për kulturën europiane në përgjithësi, që, qysh me ramjen e kultures helenike, gjente tek iliriku i madh nji naltësi të papame deri atëherë prej vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit në fushen e doktrinës kristiane e të kulturës në përgjithësi. Në bazë të teksteve origjinale në greqisht dhe ebraisht të varianteve të maparëshme, ai bani edhe rishikimin e katër Ungjijve në latinisht, ashtu edhe te Testamentit të Vjetër. Përkthimet e tij u banë tekste zyrtare të Kishës dhe me pak ndreqje janë punë e tij edhe botimet e tyne sot e kësaj dite. Asht me vlerë të kujtohen kriteret që ai zbatoi gjatë punës për përkthim. Koncepti i tij se “Unë, në fakt, jo vetëm pranoj, por edhe proklamoj lirisht se në përkthimin e teksteve greke, ... nuk përkthej fjalën me fjalë, por kuptimin me kuptim” . (Epistulari 57, 5, perkth. R. Palla), asht ndër konceptet ma modrene në fushën e përkthimit sot e kësaj dite. Asht kjo dëshmi e kluturës së tij të gjanë e të thellë. Nji vlerë jashtë mase të madhe e kanë edhe komentarët e tij, të cilët, simbas tij, duhet të paraqesin opinione të ndryshme, “në mënyrë që lexuesi, si të ketë lexue shpjegime të ndryshme e mbasi të ketë njohë pikëpamje të ndryshme, të gjykojë vetë cili asht ma i besueshmi dhe, si nji ekspert i kembimit të valutave, te refuzojë monedhën fallso”. (Kundër Rufinum 1,16). Iu kundërvue me forcë dhe energji heretikëve që kontestonin fenë dhe traditat. Shpjegoi randësinë e letersisë së krishtenë, që ishte ba nji kulturë e vërtetë, e denjë të ballafaqohej me ate klasike: e realizoi këte sidomos nëpërmjet hartimit të 135 biografive të përsonave të shquem, tue fillue nga jeta e Shën Pjetrit, me analiza e shtjellime filozofike e teologjike nga ma befasueset për kohën, gjithësejt 78 biografi të personazheve që kishin jetue para tij dhe 67 biografi të bashkëkohësve, tue ba edhe shpjegime

shumë të randësishme mbi veprimtarinë e filozofinë e tyne. Ai gjithashtu përktheu në latinisht edhe shumë autorë grekë, hartoi epistolarin (letërkëmbimin), një kryevepër letrare e llojit, ku shfaqet ma së miri Jeronimi i dijtun, i përvujtun e udhëheqës shpirtnor, i tillë që do të mbeste shembull për shekuj me radhë, deri sa do të shfaqej mbas nandë shekujsh Shën Françesku, e mbas shtatë shekujsh të tjerë Nanë Tereza. Çka mund të mësojmë na sot nga Shën Jeronimi? – pyet Papa Benedikti i XVI. Dhe përgjigjet: “Më duket se sidomos këte: të duem Fjalen e Zotit nëpërmjet Shkrimeve të Shejta”. E shkrimet e shejta krishtenimi i ka prej tij tash 16 shekuj. Ndër shekuj kanë qenë të shumta përkujtimet ndaj Shën Jeronimit; prej kuvendeve e manastireve, tek urdhna e Kisha e Katedrale. Eshtnat e tij ruhen në nji arkë të argjentë në Altarin Papnor në Shën Pjetër. Shën Jeronimi ishte nji studiues i shquem i latinisht e njiherësh ndër njohësit ma të mirë të greqishtes. U transferue përfundimisht në Betlem pikërsiht pse donte të njihte me rrajë ebraishten, që të përkthente Shkrimet e Shejta drejtpërdrejt nga origjinali. Bibla

E njohun në gjuhen e kohës si Vulgata, ishte përkthimi i parë i plotë në latinisht i Biblës, së cilës i kushtoi pjesën ma të madhe të jetës së tij të gjatë e me prodhimtari letrare të jashtëzakonshme, plot 23 vjet punë. Vepër e tij janë gjithashtu Ungjijt e rishikuem fjalë për fjalë, tekste që ruhen sot e kësaj dite me ndryshime fare të vogla, ashtu si dhe Testamenti i Vjeter. Nji libër me vlerë të madhe për kohën ka qenë ai me titull “Rreth virgjënisë”, shkrue me 393, ku egzalton virgjëninë e Marisë dhe përvujtninë në jetë si virtyt të çmueshëm njerëzor. “Jetë të shqueme”, fillue më 392, kishte për synim të tregonte se si letersia e krishtenë ishte në gjendje të ballafaqohej me veprat ma të mira klasike; në fakt ajo u ba pak e nga pak nji enciklopedi e kohës, ku përmblidhen biografitë e 135 figurave të shqueme e trajtohen argumente nga ma të ndryshmet e ma pikantet. Biografitë fillojnë me ate të Shën Pjetrit dhe mbyllen me autobiografinë e vetë Shën Jeronimit, ku përmenden, ndër të tjera, përkatësia e tij ilirike dhe vendlindja e tij, Stridona po ilirike. Kisha e përkujton atë më 30 shtator, që njihet edhe si dita e Shën Jeronimit.

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 33

Për faktin që ai njihet ndoshta si përkthyesi ma i shquem i të të gjitha kohnave, Shën Jeronimi asht edhe Mbrojtësi i Përkthyesëve, e për lidhjet e tij me lashtësinë, konsiderohet edhe Mbrojtësi i Arkeologëve. Autorë ndër ma të famshmit në botë u frymzuen nga Shën Jeronimi. Po përmendim vetëm autorët e veprat ma kryesore: Masaccio, Shën Jeronimi (1426), Piero della Francesca, Shën Jeronimi dhe dhuruesi (rreth 1440-1450) si dhe Shën Jeronimi në pendim (1450), Jan van Eyck, Shën Jeronimi në studio (1442), Filippo Lippi, Eshtnat e Shën Jeronimi (1452-1460), Antonello da Messina, Shën Jeronimi në studio (14741475), Pinturicchio, Shën Jeronimi në shkretinë (rreth 1475-1480), Leonardo da Vinci, Shën Jeronimi në pendim (rreth 1480), Giovanni Bellini, Shën Jeronimi e Contini Bonacossi (rreth 1480) dhe Shën Jeronimi tue lexue në shkretinë (rreth 1505), Albrecht Dürer, Shën Jeronimi në pyllë (1494) dhe Shën Jeronimi në8 studio, Sandro Botticelli, Krezmimi i Shën Jeronimit (rreth 1495), Vittore Carpaccio, Shën Jeronimi dhe luani në kuvend (1502) dhe Funerali i Shën Jeronimit (1502), Hieronymus Bosch, Shën Jeronimi në lutje (1505), Agostino Carracci, Krezmimi i Shën Jeronimit (1592), Caravaggio, Shën Jeronimi në meditim (1605-1606), dhe Shën Jeronimi në studio tue shkrue (1608) Po i mbylli këto shënime të shkurta mbi Shën Jeronmimin me nji thanje lapidare të biografit e teologut të shquem Arnaldo Fortini: “Ndaj këtij njeriu të patrajtueshëm kanë nji borxh tejet të madh kultura dhe kristianët e të të gjitha kohnave.” Bibliografia:

De Leo Pietro, Vita di San Girolamo, Rubbettino Editore, 2007 - 140 pagine Girolamo (san), Gli uomini illustri, Città Nuova, 2000 - 216 pagine Arns Paulo E., La tecnica del libro secondo san Girolamo, Biblioteca Francescana Edizioni, 2005-256 pagine Girolamo (san), Lettere [vol_4] / Indici 117-157, Città Nuova, 1997 - 704 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_3] / Lettere 80-116, Città Nuova, 1997 - 456 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_2] / Lettere 53-79, Città Nuova, 1997 - 424 pagine Girolamo (san), Le lettere [vol_1] / Lettere 1-52, Città Nuova, 1996 - 472 pagine Girolamo (san), Commento al libro di Giona, Città Nuova, 1992 - 120 pagine


Gegnishtja demokratike kërkon liri fjale!

34 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Nëse gjuha âsht nji mjet komunikimi, marrëdhanieje…ky mjet duhet të jetë sa ma i lehtë në perdorim, sa ma i pasun në funksione, sa ma melodik në shqiptim, e sa ma i bukur në Kolec shprehje; i ÇEFA mbështetun në traditën e gjallë gojore e i lavruem në letrat shqipe, e, mbi të gjitha, të ketë në mbrendësinë e vet frymën origjinale shqiptare; çka ka të vjeter që lidhet me gjuhët klasike e çka ka inovue me gjuhët moderne, me gjuhët ballkanike. Gjuha jonë në natyrën e vetâsht e hapun dhe në hapsinën e vet transparente duhet të ketë gjallni e fuqi epike kreshnikësh, gjuhën e preme, koncize e juridike të Kanunit, mjeshtri Konice, hijeshi Frashëriotësh, forcë Fishtjane, lirizëm Mjedjan, shije Camajsh, elegancë Koliqjane, vrull Noljan, vezullime Shantojane, fluiditet Poradecjan… lypet edhe piskrra e lima e gjuhëtarit që, prej frazës së ndërtueme thjesht shqip, kuptimi të rrjedhë lirshem e qartas. Duhet me pranue, se sot ka nji realitet të ri gjuhësor. Edhe prof. dr. Jorgo Bulo pohoi: “Toskërishtja dhe gegërishtja janë dy realitete”. Prandaj Qendra e Studimeve Albanologjike përmes Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë organizon një konferencë gjuhësore mbarëkombëtare me temë “Shqipja në etapën e sotme: politika e pasurimit dhe përmirësimit të standardit”. Dhe âsht për t’u pergëzue për këte gjuhë dialogu, bashkëveprimi, mirëkuptimi e dashamirësie, pa kurrfarë fryme përçarëse. Çdo pasunim gjuhësor âsht i mirë, çdo permirësim âsht i dobishem e çdo plotsim âsht i nevojshem, aq ma teper kur këto vijnë nga specialistat, si: akademikët, profesorë, albanologë të huej e vendas, sekretarë shkencorë,

autorë, lavrues të gjuhës e të letërsisë, përkthyes etj., pa anëtarë byroje, pa udhëheqës partie, pa hetues gjuhësie. Shkurt, pa ndërhymje, pa paragjykime, pa afeksione. Thjesht: motive shkencore me mirëkuptim dashamirës, si thonte Shantoja: “Gjuhen ta ruejmë të paster dhe të pastra t’i ruejmë bisedimet mbi gjuhë. Mos ta ndyejmë me llumin e politikës”. nji shembull pozitiv e ndjellamirës po jep gjuhëtari prof. dr. Kolec Topalli me disa artikuj shkencorë. Në vendin tonë, gjuha standarde, politikisht lindi me nderhymje, imponim partiak, shkencërisht lindi mbi nji bazë mashtruese. Po sqarohem: Para se të mblidhej Kongresi i Drejtshkrimit, tue ndjekë vijën e masave (ç’hipokrizi diktature!) u organizuen mbledhje miratimi. Edhe në Shkoder u ftuen kryesisht mësuesit e gjuhës e të letërsisë. U ftova edhe unë dhe shkova. 3-4 meter para derës së hymjes ku do të zhvillohej mbledhja, më uruen ftoftas. Më pyetën: “A do të diskutosh? Pergjigja: “Ndoshta edhe po, tue hanger, shtohet oreksi”. Atëherë, njeni prej tyne më shoqnoi deri te dera e hymjes e më tha: “Mos harro, Kolec, gjuha e njësuar përfaqëson unitetin moralo-politik të popullit rreth partisë në fushën e gjuhësisë”. Hyna në sallë, tue kujtue vargun dantesk: “Ogni parol convien che qui sia spenta”! Por le të flasë Profesor Kostallari: “Në këtë Kongres, ashtu si gjithnjë, ne ndjemë kujdesin e përkrahjen e ngrohtë e të fuqishme të Partisë sonë, të udhëheqjes së saj e të vetë shokut Enver. Kjo i dha Kongresit tonë dhe i jep gjithë punës shkencore fuqi të reja për të ecur përpara. Ne i premtojmë Partisë… do t’i kryejmë me nder detyrat që na shtrohen…”. (KD i gjuhës shqipe, f. 229). E perforcon prof. E. Lafe, i cili e vlerëson Kongresin e drejtshkrimit: “një fitore e vijës marsksiste të PPSH për zgjidhjen e problemit të gjuhës sonë letrare”. (E. Lafe, FESH, f. 150). Pra, nuk kanë pse indinjohen disa gjuhëtarë. Gjuha standarde ka qenë produkt i diktaturës jo arritje shkencore, jo unjisim, jo sui generis, por nuk duhet ta

sulmojmë nga pozita politike. Gjuha âsht shkencë, prandaj të flasin shkencëtarët. E shofim të gabueme shprehjen e profesor Emilit: “Kam bindjen se shqipja standarde tashmë i ka qëndruar provës së kohës, sepse është ndërtuar mbi themele të shëndosha”. Tashti le të shofim “themelet e shëndosha”. Shkrova ma siper, shkencërisht, standardi u shpreh me nji gjuhë dredharake, por në fakt qe mashtrim, pa të mashtruem. Ja si shprehet Kostallari: “… mendimi i shfaqur më përpara se gjuha letrare e sotme është toskërishtja letrare e ngritur drejtpërdrejt në shkallën kombëtare, nuk i përgjigjet së vërtetës shkencore… gjuha letrare kombëtare shqipe është formuar e po përfundon kristalizimin e saj si një koine letrare sui generis…”. Guxim, per besë, me e thanë e trimni me mbrojtë nji mendim të tillë! Ky mendim u vlente Kostallarëve per me mohue bazën dialektore të standardit që âsht toskënishtja. Jo shumë kohë ma vonë gjuhëtarët u detyruen të kundërshtojnë shprehjen e drogueme “sui generis”, të pranojnë bazën dialektore të standardit dhe toskënishten si të tillë. Besoj se nuk pohoj ndonjë mendim të ri, po të tham se në Kongresin drejtshkrimor nuk pati ndonji debat të vërtetë shkencor, nuk pati njësim, por u vendos si bazë dialektore toskërishtja dhe kjo u shpall zyrtare. Gjithë gjuhëtarët janë të mendimit se të folmet veriore janë diferencue ma shumë (“të paktën që nga Buzuku e Matrënga”, si shkruen prof. Shaban Demiraj), ndersa dialekti jugor ka qenë ma i njësuem. Dhe, çka më pelqen, besohet ma lehtë e ma shpejt. Kështu, dolën te Namik Resuli: “…kur erdhi çasti për të vendosur për zgjedhjen e dialektit bazë të gjuhës (nënvizimi im, k.ç.) së përbashkët, studiuesit e Tiranës (nënvizimi im), përkrahës të dialektit jugor, e gjetën atë pothuaj të gatshme, të njësuar në vijat kryesore, ashtu siç e kishte përgatitur dhe ofruar Konica” (ndoshta emni Konica duhet zavendsue me emnin


partia, që bani punë paraprake që më 1944). Këtu duhet ba nji vërejtje: koncepti e folme e koncepti gjuhë letrare ka nji dallim të fortë në mes. Veriorët që heret e kanë lavrue gjuhën e vet, tue u mundue ta ruejnë, ta pasunojnë, ta permirësojnë, me shkrime origjinale, me fjalorë, me përkthime etj. Citoj profesor Seit Mansakun: “…përpjekjet e autorëve të vjetër (Buzuku, Budi, Bardhi e sidomos Bogdani) për të mos shkruar thjesht në të folmen e tyre, por në një gegërishte më të përgjithshme”. (shih: Konferenca shkencore, Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot, T. 2003, f. 111). Në vazhdim të kësaj tradite, hap pas hapi, shkrimtarët e mavonshem veriorë arrijtën të krijojnë nji gegënishte letrare, si: Fishta, Mjeda, Koliqi, Camaj, Migjeni, dy Harapët, Palaj, Prendushi, Shantoja, J. Rrota, Nikollë Gazulli, dy Sirdanët, Arshi Pipa, Mustafa Kruja, etj. Kush lexon këta autorë, lexon shqip! Abat Doçi ka lindë e jetue në Mirditë, por nuk ka shkrue në të folmen e Mirditës; Fishta, origjinë Mirdite, lindi në Fishtë, por nuk ka shkrue në të folmen zadrimore; Camaj nuk shkruen malsorshe, kështu mund të thomi për Bernardin Palaj, për Pader Gjon Shllakun, per dy Sirdanët, per Nikollë Gazullin, per dy Harapët etj. Prandaj, gegënishtja duhet me u pranue si gjuhë letërsie, madje të mësohet edhe në shkollë, që kjo letërsi të lexohet, të kuptohet, të komentohet e të përfitohet prej saj, si letërsi me gjuhë artistike, me ide të shëndosha e ndjenja të pastra. “Vlerat e gjuhës sonë letrare të standardizuar (toskërishtja letrare e standardizuar), shkruen profesor Bahri Beci, dhe funksionet e saj si gjuhë zyrtare dhe që pranon të funksionojë lirisht një gegërishte letrare e standardizuar, sidomos, në shkrimet me karakter letrar, publicistik etj. do të ishte shprehje, jo vetëm e tolerancës dhe e së drejtës për gjuhën, por edhe e dëshirës për bashkëpunim e unitet të vërtetë kombëtar, jashtë zhvillimeve të imponuara e të sforcuara që, më shumë se e forcojnë e dëmtojnë mirëkuptimin dhe unitetin e vërtetë kombëtar”(B. Beci, Probleme të gjuhës letrare në etapën e sotme). Dhe jo të ngushtohet hapsina e saj,

sikur shprehet profesor Sh. Demiraj: “… në ato raste kur e kërkon nevoja për të tipizuar gjuhësisht personazhet e një letrare”. vepre Kur të shkruesh per gjuhën standarde nuk mund të mos ndalesh tek nji pikë nevralgjike: tek paskajorja gege. Per mue që po shkruej këto rreshta, paskajorja gege âsht vjetersi e vlerë gjuhësore, pajë e shije kuptimore, bukuri e larmi shprehjeje, element gjuhësor që na lidhë me gjuhët klasike: latine e greke. Një dijetar, dashamir e lavrues edhe gjuhe, Mons. G. Gurakuqi, që me 1957, në nji dorëshkrim ka shkrue: “I thashë me shkue? A po i thashë të shkonte? Unë kishe me thanë se të dyja trajtat janë të mira e, se, prandej, per me ba nji gjuhë të mesme, të hupet trajta e infinitivit, Jo, por munden me u perdorë të dyja, si të tingëllojnë ma bukur në vesh, në propozicjon. Edhe nder gjuhë të tjera ka sa herë ka dy, tri e ma trajta identike në veshtrim të cilat perdorën perziemas. Per shembull në latinishten: per me thanë: Vijnë me pa lojnat, thohet: “Veniunt ut ludos spectent; ad spectandum ludos; causa ludos spectandi, spectaturi ludos”… Edhe gjuhëtari i mirënjohun Justin Rrota, që më 1962, shkruente: “Kështu mendojm, se për unifikimin e gjuhës âshtë mirë, të lëshojn pê të dyja palët: gegënishtja, tue e rrallue perdorimin dhe toskënishtja, tue e shtie ma tepër në punë infinitivin”(J. Rr., “Gjuha e shkrueme… f. 337). Qeshte Pader Justini e më thonte fjalët e Luigj Gurakuqit, lidhun me perdorimin e dendun të paskajores gege: “Me pasë, me shkue, me i thanë, me ardhë, me ndejë me më pa”. Mendoj, se disa konstrukte të sforcueme me lidhoren, mund të zbuten me paskajoren e hijshme gege, veçanësi tjetër e bukur gjuhësore, e zhdervjelltë, por e lanë në harresë: Megjithatë nuk âsht ende fosil, edhe pse redaktorët gjuhësorë po mundohen ta fosilizojnë. (Kam shkrue nji artikull në gjuhën standarde, kam perdorë dy paskajore gege, vetëm dy, por m’i kanë kthye në lidhore). Gjuhëtarët e sotëm janë të mendimit se lidhorja i kryen të gjitha funksionet sintaksore në të cilat perdoret paskajorja.

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 35

Por jo! Nuk âsht e barabartë “duhet me punue”, (shprehë nji veprim që duhet ta kryejnë të gjithë, pa kryefjalë të shprehun, pra: unë, ti, ai, na, ju, ata, ato) me “të punosh”, ku kryefjala âsht ti). “Në strukturën gramatikore të një gjuhe standarde, shkruen Emil Lafe, nuk mund të shtihet mekanikisht një element që nuk ka përdorim në atë standard. Gramatikanët nuk mund t’i imponojnë ose t’i shartojnë gjuhës elemente strukturore, edhe kur mendohet se janë të nevojshme… Pra, kur të dëgjojmë të thuhet gjithnjë e më dendur me bërë, me pasur, me shkruar etj. dhe kur kjo formë të ketë hyrë edhe në gjuhën e shkrimit, nuk do të ketë arsye bindëse që të mos përfshihet edhe në gramatikë, të bëhet element i standardit”. (në “Konferenca shkencore, Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot, f. 16). Unë mendoj se ato forma duhet të hyjnë si janë, si fliten e si shkruhen: me ba, me pasë, me shkrue. Krahaso, si i merr gjermanishtja fjalët e hueja, si i regjistron ajo ndër fjalorët e saj. Parimi i shtrimjes territoriale a i hapsinës përdoruese gjeografike nuk u mor parasysh. Të ishte gjallë Fishta, trajtat me bërë, me pasur, me shkruar, që nuk ndëgjohen kurrkund, do t’i quente ibride, stramastike etj. Por mos të merakoset autori i këtyne fjalëve, sepse nuk do t’i lexojë kurr, sa të jenë gjallë redaktorëthetues gjuhësorë. Mandej, ndoshta po krijojmë policinë drejtshkrimore, ndonji ligj të veçantë etj. që të ruhemi nga sakrilegjet gjuhësore, sidomos gege. Nuk mund t’i besojmë as Profesor Mansakut kur shkruen: “Çështja e paskajores nuk mund të jetë një problem i planifikimit gjuhësor, as për ta nxitur, as për ta penguar përdorimin e saj. Le t’ia lëmë kohës të bëjë punën e saj. Gjuha do të bëjë vetë zgjedhjen më të mirë”. (nëse e len policia drejtshkrimore). Pa e ezaurue problemin, por për ta mbyllë me paskajorën, po kujtoj çka shkruen Prof. Shaban Demiraj: “Gjithsesi, kësaj forme foljore duhet t’i kushtohet më shumë vend se deri sot nëpër gramatikat shkencore të gjuhës shqipe”. SH. Demiraj, Konferenca shkencore…, T. 2003, f. 34).


HANS-JOACHIM LANKSCH:

36 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

STANDARDI I SOTËM I GJUHËS U KRIJUA NË EPRUVETË

N

Përkthyesi i shqiptarëve në gjermanisht, u përgjigjet 40 kundërshtarëve të konferencës së gjuhës “Shqipja në etapën e sotme..”

ë një artikull të gjatë, një ndër përkthyesit më të njohur të shqiptarëve në gjermanisht, Hans-Joachim Lanksch, iu përgjigjet intelektualëve që kundërshtuan konferencën gjuhësore, me një letër ku sqaronin opinionin publik. Duke mos qenë dakord me “bojkotimin” e konferencës nga kryembrojtësit e standardit, Lanksch pyet se “nëse ju nuk donit që të flisnin diletantët, për gjuhën, përse nuk doni që as gjuhëtarët të flasin për të?” Pasi ka arritur në përfundimin që standardi i 72-it ishte produkt politik, jo vetëm se në atë kohë çdo gjë ishte politike, por edhe sepse është “krijuar për shkaqe politike dhe është mbrojtur nga ju me argumente jashtëgjuhësore, politike, dmth. me termin monolitik ‘kombëtar”. Duke folur për kohën kur u vendos toskërishtja në bazën e standardit, Lanksch kujton se në 1947 thuhej “Gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e masave të popullit që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë” dhe më tej 5 vite më vonë, u tha se: “Jugu nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes, ajo i dha kuadrot më të shumta”, ndërsa gegnishtja u shpall “reaksionare”. Pasi kundërshton argumentet e letrës së hapur me argumente të tjera, në fund ai sqaron se “unë kam zakon të shkruaj gegnisht. Kësaj here bëra përjashtim, me qëllim që të mos nervozohet njeri për gjuhën që e përdor por të lexohet përmbajtja. Qëllimisht vura e-tremën /ë/, aty ku njësuarishtja e ka e-në e thjeshtë: ‘qënë’ etj. në vënd të ‘qenë’, për arsye që e-ja e thjeshtë /e/ para bashkëtingëllores hundore /n/ nuk realizohet asgjëkundi. Gegët e përdorin e-në hundore /ê/, “vên”. Të tjerët e-në në këtë pozitë e shqiptojnë me /ë/, ‘vënd”. Gazeta sqaron se titulli, nëntitulli dhe detajet janë të redaksisë. Titulli në origjinal është: Të nderuar kundërshtarë të diskursit të lirë”. fa.ni Të nderuar kundërshtarë të diskursit të lirë, të nderuar it prof. dr. Shaban

Demiraj, prof. dr. Kristo Frashëri, Dritëro Agolli, prof. dr. Ali Dhrimo, prof. dr. Emil Lafe, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Remzi Përnaska, prof. dr. Rami Memushaj, dr. Mariana Ymeri, Nikoleta Cikuli, dr. Xhelal Ylli, dr. Shpëtim Çuçka,

Hans-Joachim Lanksch

prof. dr. Jorgo Bulo, Teodor Laço, prof. dr. Nasho Jorgaqi, prof. dr. Eshref Ymeri, prof. dr. Ali Xhiku, prof. dr. Luan Omari, prof. dr. Arben Puto, prof. dr. Eduard Sulstarova, prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. dr. Vaso Tole, prof. dr. Mimoza Gjokutaj, prof. dr. Josif Papagjoni, prof. dr. Thoma Dhima, prof. dr. Albert Riska, prof. dr. Nexhip Mërkuri, prof. dr. Bardhosh Gaçe, Gaqo Bushaka, prof. dr. Pëllumb Xhufi, Kiço Blushi, Nasi Lera, Piro Misha, Diana Çuli, Agim Mero, prof. as. dr. Spiridhulla Poçi, prof. as. dr. Artur Lame, prof. as. dr. Idriz Metani, prof. dr. Dhimitër Bello, Ermira Shtino! Ju i jeni drejtuar “opinionit shoqëror shqiptar” me një letër që u botua në shtyp më 15 dhjetor ku në thelb jeni shprehur kundër Konferencës Shkencore “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit” nën organizimin e QSAsë, ku e keni prognostikuar diskutimin rreth shqipes standarde respektivisht rishikimit të saj si cenim e dëmtim të vlerës së lartë kulturore kombëtare të shqipes standarde për motive jashtëgjuhësore. Disa nga kryembrojtësit e gjuhës së njësuar e kanë bojkotuar konferencën, edhe pse kanë qënë të ftuar të marrin pjesë siç ma konfirmoi në pyetjen

përkatëse QSA-ja. Kjo është për t’u çuditur. Deri më tash diskursi publik për standardin e 72ës dhe rishikimin e tij eventual është bërë nga shkrimtarë dhe intelektualë të ndryshëm (Primo Shllaku, Migjen Kelmendi, Agron Tufa e të tjerë) ku mbrojtësit e standardit të 72-ës rregullisht qanin me të madhe duke u ankuar se për këtë çështje flisnin persona që nuk ishin specialistë të fushës dmth. gjuhëtarë por “diletantë” të cilët nuk paskan vënd në diskutimet për gjuhën shqipe. Në këto reagime të gjuhëtarëve pro status quo më së shumti u lexua dhe u ndëgjua fjala “kombëtar”: vlera kombëtare, arritja kombëtare, bashkimi kombëtar etj. Gjuhëtarët pro statusit të paprekshëm të standardit, pra, reagonin ndaj prononcimeve të ithtarëve të rishikimit të gjuhës së njësuar, ndaj prononcimeve të diletantëve, me argumente jashtëgjuhësore dth. diletante. Tash që, më në fund, u organizua një konferencë shkencore në të cilën, më në fund, do të argumentonin shkencërisht për mundësinë apo jo të zgjerimit e pasurimit të standardit specialistët e fushës, ata specialistë të gjuhësisë që e mbrojnë standardin e pandryshueshëm i thanë “jo” konferencës shkencore dhe siç duket mobilizuan një sërë diletantësh – historianë, njerëz të letrave etj. – për të firmosur letrën e lartpërmëndur që u botua mu ditën e parë të konferencës. “Opinionit shoqëror” ia servirni disa të vërteta sui generis ku të vërtetën e quani të pavërtetë dhe anasjelltas. Ju mohoni karakterin politik të gjenezës së “gjuhës së njësuar shqipe” dhe i quani “persona të paçliruar nga mendësitë e vjetra” ata që rezultatin e Kongresit të Drejtshkrimit e quajnë një pjellë të diktaturës staliniste. Ky është kulmi! Duket se të paçliruar nga mëndësitë e vjetra janë ata që titujt e tyre akademikë dhe dekorimet e çmimet e tyre të Republikës të shkallës së parë i morën në kohën e stalinizmit dhe tash i mbrojnë timaret e tyre të vjetra. Ata që e shikojnë me sy kritik standardin ju i quani të politizuar. Ky


është kulmi i kulmeve! Ky standard është krijuar për shkaqe politike dhe është mbrojtur nga ju me argumente jashtëgjuhësore, politike, dmth. me termin monolitik “kombëtar” (të cilin në letër e shndërruat në binom – “kombëtar kulturor”). Ata që, më në fund, synojnë ta ç’politizojnë shqyrtimin e gjuhës shqipe ju i quani të politizuar. Ju i shtrembëroni punët edhe më tej duke thënë që ata që duan të diskutojnë për standardin gjoja pretendojnë që rishikimi i standardit nënkuptuaka një qëndrim pro demokracisë, përderisa mbrojtja e tij nënkuptuaka një qëndrim kundër demokracisë. E vërteta qëndron pak ndryshe: kush është i hapur dhe i gatshëm të diskutojë për ndryshime eventuale të standardit të 72-ës ka një horizont demokratik, kush ngul këmbë të mos flasë për çështje të petrifikuara nuk është çliruar nga mendësitë e vjetra. Guri i provës nuk është qëndrimi pro a kundër një çështjeje, por gatishmëria për dialogun me tjetrin. Ju deklaroni që “Askund partitë politike, edhe në diktaturë, nuk kanë prodhuar gjuhë letrare ose gjuhë standarde. Gjuhët standarde nuk krijohen me planifikime as socialiste, as kapitaliste. Ato janë produkte kolektive të zhvillimeve kulturore e shoqërore... Ajo (gjuhësia) ngre në standard atë që është arritur në praktikë dhe nuk krijon gjuhë standarde në epruvetë sipas ndonjë porosie.” Në të vërtetë, askund gjuhët letrare nuk prodhohen, nuk krijohen me planifikime as socialiste, as kapitaliste dhe nuk krijohen në epruvetë. Askund. Ama ju e dini fort mirë që në paranoien e quajtur Shqipëria socialiste mu kjo është bërë. Siç dihet, Komisia Letrare e Shkodrës e kishte përcaktuar si gjuhë letrare elbasanishten, një idiomë ekzistuese e të natyrshme që ishte e kapshme si për toskët ashtu dhe për gegët pasi është një e folme kalimtare. Siç dihet, kjo gjuhë e përbashkët letrare nuk ka qënë e etabluar si duhet kur e pushtuan Shqipërinë komunistët. Detyra e gjuhëtarëve të kohës ka qënë ta bënin çmos për ta etabluar këtë idiomë (ashtu si shtatëdhjetedytistët sot e mbrojnë me thonj e dhëmbë standardin e tyre) dhe jo të gatisnin në epruvetë një gjuhë të re standarde e cila nuk flitej dhe nuk shkruhej askund dhe nga askush, një farkëtim arbitrar dhe artificial (përafërsisht 80 për qind toskërisht dhe 20 për qind gegnisht). Ju thoni që Kongresi i Drejtshkrimit “paraqitet në dritë të rrejshme” sepse në

të vërtetë “ishte një forum shkencor gjuhësor. ….. Ata që morën pjesë dhe nënshkruan Rezolutën e tij ishin të përbashkuar rreth një qëllimi: të sanksiononin një gjuhë letrare të njësuar për gjithë hapësirën shqipfolëse, duke zgjidhur përfundimisht një problem kulturor kombëtar dhe duke ripohuar njësinë kombëtare të shqiptarëve brenda e jashtë kufijve shtetërore.” Në këtë mes dua të bëj tri komente: a) “Një forum shkencor gjuhësor”. Ju e dini shumë mirë që në RPS të Shqipërisë çdo gjë ka qënë e politizuar dhe e ideologjizuar, nga kultivimi i deleve deri te gjatësia e flokëve të meshkujve, nga kolektivizimi i bujqësisë dhe i letërsisë deri te fushat e shkencës. Po ju vë në dukje disa shprehje shumëtreguese: “Gjuhë letrare, gjuhë e përbashkët kombëtare duhet të jetë ajo e masave të popullit që përfaqësojnë pjesën më progresive të vendit tonë”, u deklarua më ’47ën, dhe 5 vjet më vonë, në sesionin shkencor me titull “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë dhe problemet tona gjuhësore në dritën e këtyre veprave” u tha se: “Jugu nxori udhëheqësit kryesorë e më të shumtë të lëvizjes, ajo i dha kuadrot më të shumta”, ndërsa gegnishtja u shpall “reaksionare”. Në Kongresin më ’72-ën dhe më pas theksohej vazhdimisht që vlera e standardit qëndronte te “parimet marksiste” (cituar sipas Dr. Mehmet Elezit). b) Sipas fjalëve tuaja synimi kryesor i Kongresit të Drejtshkrimit nuk ka qënë një zgjidhje gjuhësore por prapë një qëllim jashtëgjuhësor dth. kombëtar (njësia kombëtare), pra politik. c) Sak në këtë mes, lidhur më ripohimin e njësisë kombëtare të shqipëtarëve brënda dhe jashtë kufijve shtetërorë, Kostallari me kolegët e tij bënin një gabim kolosal – e injoronin realitetin gjuhësor (shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Serbi jugore dhe Mal të Zi plus Shqipëria prej Thethit deri në Elbasan flasin gegnisht). Rrjedhimisht, shumica e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni edhe sot e kësaj dite nuk e zotërojnë standardin e 72-ës. Ju i zutë ngoje edhe ata që ankohen për “padrejtësinë ndaj dialektit të Veriut” ku ju ua ngjitni atyre se ata gjoja kërkojnë “drejtësinë” në mënyrë që të gjitha dialektet, nëndialektet dhe nën-nëndialektet e shqipes të kishin një të drejtë për hisenë e barabartë në gjuhën standarde. Një gjë të tillë s’kanë thanë dhe

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 37

s’thonë pro-gegët. Në radhë të parë ata e kanë fjalën te faktet e njohura: a) shqiptarët kishin një gjuhë letrare me bazë dialektore gege (elbasanishten letrare) të cilën Kostallari dhe kolegët e tij e abroguan pa kurrfarë nevoje dhe e zëvëndësuan me konstruktin artificial të gjuhës aspak të njësuar, b) si arsyetim për mbizotërimin e toskërishtes në njësuarishten u argumentua që letërsia lëvrohej më shumë në toskërishte se sa në gegnishte. Kjo ishte një perspektivë skajshmërisht dritëshkurtër dhe e gabimtë. Argumenti vlente për ato pak vite të sundimit komunist në të cilat, në të vërtetë, letërsinë e “Realizmit Socialist” e dominonin jugorët, dhe e mohonte historinë e letërsisë shqipe ku autorët gegnishtshkrues ishin të pranishëm prej Buzukut deri te Koliqi. Në letrën tuaj ju kundërshtoni thënien për ndalimin e gegnishtes si akt politik nga regjimi komunist. Sipas fjalëve tuaja, krijimi dhe botimi në gegnishte në Shqipëri “u vetëndërpre” si akt solidarizues me shqiptarët e ishJugosllavisë pas Konsultës Gjuhësore të Institutit Albanologjik të Prishtinës më 1968 me vendimin “Një komb – një gjuhë”. Vetëm nostalgjikët e parajsës së popullit punonjës mund të harrojnë që në këtë parajsë asgjë nuk është vetëndërprerë a vetërregulluar. Diktatura staliniste kishte veglat dhe mekanizmat e saj dhe nuk kishte nevojë për ligje a aktvendime zyrtare për të etabluar a zhdukur ndonjë gjë. Bile-biles, ku kishte ligje a vendime administrative regjimi i shkelte ato qindfish. Në fund dua t’ju citoj lajmin e gazetës kosovare “Express” të datës 21 dhjetor: “Shkrimtari më i madh që kanë nxjerrë trevat shqiptare nuk ka qëndruar indiferent ndaj debatit që është hapur për standardin e gjuhës shqipe. Ismail Kadare thotë se nuk është kundër asnjë ndryshimi cilësor por kjo duhet të bëhet nga profesionistë dhe jo të lihet në dorë të diletantëve.” Ismail Kadare këtë e ka thënë në një mbrëmje letrare në Köln (Këln). Taman këtë e synonin organizatorët e Konferencës Shkencore, dth. shqyrtimin dhe shkoklavitjen e ndryshimeve cilësore nga ana e specialistëve. Ju e refuzuat dialogun dhe, me sa e kuptova mirë letrën tuaj, ua kontestuat të drejtën e diskursit atyre që mendojnë ndryshe nga ju. Shkrimit tim i jap fund me edhe një citat: “Ti ke mendim ndryshe nga unë dhe unë do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde për këtë mendimin tënd” (Voltaire).


38

INSTITUTI ALBANOLOGJIK Java e Albanologjisë , Prishtinë, 14 – 18 nëntor 2011. Dega e Historisë: Shqiptaret në Kongreset dhe Konferencat Ndërkombëtare

Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Instituti Filozofik dhe Teologjik- Shkodër.

FISHTA DHE KONFERENCAT NDËRKOMBËTARE

Hyrje Populli shqiptar në përballje historike, të frymëzuar nga heronjtë e luftërave dhe të kulturës kombëtare, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi, kishin arritur, hap pas hapi, të ndërgjegjësoheshin duke rikrijuar programe të reja, për kundërshtime, ndaj perandorisë se egër osmane. Ky fakt dëshmohet dhe më rastin e Kongresit të Berlinit (1878), si dhe të Konferencës se Londrës (1913), kur të Fuqive të Mëdha evropiane dhe Perandoria Osmane, duke i identifikuar shqiptarët të islamizuar në masën 70 % me turqit, i benë plaçkë tregu, tokat shqiptare, ndërmjet, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Shqiptaret të mbledhur tok rreth flamurit kuq e zi, u shprehën ashpër kundër këtyre vendimeve të pa drejta, duke organizuar peticione, protesta, lëvizje dhe konferenca kombëtare, si : Lidhja e Prizrenit, 1678, Kuvendi i Pejës 1899, Kuvendi i Ferizajt 1910, Kryengritjet e Malësisë se Madhe 1911, ato të 1912 –es etj.. Vendime e lartpërmendura, nuk mbrapsen shqiptaret, në kërkesa e tyre legjitime, por, përkundrazi ishte një nxitje, edhe më e theksuar e atdhetareve dhe intelektualeve, për të ngritur zërin e arsyes, për zgjidhjen e çështjen sonë kombëtare. Në mesin e atyre të shumtëve, qe kontribuuan në këtë drejtim, me ketë rast, do veçonim, poetin tonë kombëtar, At Gjergj Fishta. Letërsia diplomatike e Fishtës Situata problematike e këtyre

viteve në Ballkan, e në veçanti në trojet shqiptare, nuk kishte e të mos e shqetësonte, shpirtin qe në moshë të re të poetit Fishta. Fishta i lindur, më 22. tetor 1871, në Fishte të Zadrimës, gjatë kohës studentore në Bosnje, vitet 1886-1893, nuk kishte si të mos e shprehte, para studenteve boshnjak dhe eproreve të tij, krenarin dhe njëherazi dhimbjen, për atë, çfarë po ndodhte më popullin e tij, i cili akoma dergjej nën pushtimin e Perandorisë e osmane. Gjatë studimeve teologjike në Livno, duke qenë vazhdimisht i përbuzur, nga një grup studentesh si dhe eprori i tij, Augustin Çengiq, si zgjim i rilindjes sllave, në kushtet e përjetshme të Urdhrit françeskan, në vitin 1890, në shenjë krenarie dhe heroizmi, për popullin qe i takonte, e mori emrin, Enea Silvio Giorgius Fishta. Dy emrat e parë, ishin të papa Pio II, i cili në vitin 1464 qe nis nga Roma për në Ankona, për ta kurorëzua Skënderbeun, si mbret të ushtrisë aleate, për çlirimin e atdheut nga Perandoria Osmane dhe emri Giorgius, personifikimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti. Fishta, që nga ky moment, nisi epopenë, mendore dhe shkrimore, për ndërgjegjësimin e shqiptareve, për idealin e lart, siç është mbrojtja e atdheut dhe gjuhës shqipe, më çdo kusht, madje deri në flijimin e jetës. Rikthimi i tij në Atdhe në vitin 1893, nga një vend i çliruar nga Perandoria osmane, dhe ballafaqimi

i drejtpërsëdrejti më pushtuesit, osmane dhe më vonë, serbet e malazezet, qenë faktor përcaktues për Fishtën, që në programin e tij jetësore, krahas detyrave shpirtërore, ta këtë dhe çështjen kombëtare. Ngjarjet politike neper të cilat marrte shtat Shqipëria jetime, e shtynin Fishtën të rri përherë i zgjuar në pendë në dorë e cila herezi shndërrohej në shigjetë të ngrehur, sipas modelit të ngjarjes biblike të Judës së Makabeve, për “ pro aris et focis” për Altar dhe vatër, e cila në gjuhen e Fishtës përkthehej “për fe e atdhe”moto, e cila gjithë jetën e ka shoqëruar poetin tonë kombëtar. Me shkrimet e tija të botuar në të përkohshmen, Albania (19001905), si, “Shcypja e burrit”; “Ma i madhi kob i shcyptaris”, “Mali i Zi”, etj., “Hylli i Dritës” nga viti i themelimit të saj 1913 e në vazhdim, “Posta e Shqypnis” (19176-1918) “Grueja Shqyptare” (1920), “Leka” , (1929-1944) të paraqitura në formë proze, poezie, lirike, satire dhe dramaturgjike, Fishta, arrinte t`i shtrinte idetë të veta gjithmonë dhe gjithkund, në funksion të mbrojtjes dhe përparimin e atdheut. Duke bërë, letërsi, publicistit, apologji, kritik, dhe mbi të gjitha polemik, ka ndezur shkëndit e zjarrit, në zemrat e shumë shqiptareve, për ruajtjen e identitetin dhe dinjitetin njerëzor në tokën arbërore, të mbështetur në parimet biblike “Ku është shpirti i Zotit, aty është liria”.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 39

Me pendën e tij të art dhe të zjarret, të mbështetur, në drejtësi e liri, kulturë dhe përparimi, arrinte t`i ndërgjegjësonte shqiptarë nga indiferentizmi i kohës, dhe njëherazi të vejë, në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare, për zgjidhjen sa më objektive të çështjes së shqiptareve në Ballkan. Prodhimi më i arritur letrar, më anë të të cilit shpreh, shqetësimin e thellë, ndaj diplomacisë evropiane, për diskriminimin e bërë ndaj shqiptareve, është përmbledhur në veprën jetësore “Lahuta e Malsisë” .

ullatës së paarmatosur, nga Malësia në Podgoricë, Mali i Zi, kur Turgut pasha, në vitin 1910-1911, dogji dhe poqi, Malësinë e Madhe, figura qendrore, e nxitjeve popullore dhe bisedimeve me ndërkombëtaret në Podgoricë, krahas, Imzot Jak Serreqit, si përfaqësues zyrtar i kishës së Shkodrës, pa dyshim ishte, Atë Gjergj Fishta. Qëndrimi i tij dhe i Luigj Gurakuqit, i prerë ndaj perandorisë osmanen, sollën si rezultat miratimin e 12 kërkesave nga ana e malësoreve të njohur si Librin e Kuq, më 10-25 qershor 1911, në Kuvendin e Gërçës, ku

Disa nga pjesëmarrësit e simpoziumit Java e Albanologjisë , Prishtinë, 14 – 18 nëntor 2011.

Më këtë vepër, me vargjet kushtuar: Kuvendit të Berlinit, Lidhjes së Prizrenit, Luftës Ballkanike dhe Konferencës ë Londrës, diplomati Fishta, ngreh madje, drejtpërsëdrejti, akuza të rënda, ndaj konferencave evropiane, për mos respektimin e vullnetit të popullit shqiptar, për ruajtjen e tërësisë territoriale të trojeve stërgjyshore, të shprehur me protesta, peticione, kryengritjeve e forma të tjera. Fishta diplomat i pa shpallur Fishta, krahas punës së tij shkrimore, me sfond politik dhe diplomatik, shqetësimet më popullin e ndante, duke marr pjesë në mënyre aktive, në protestat dhe kryengritjet e tyre. Me rastin e shpërnguljes së pop-

malësoret, me këmbëngulje kërkonin krijimin i një province autonome shqiptare, përkatësisht bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm. Në kohen kur Shkodra, më 9. tetor 1912 deri më 22 prill 1913, mbahej e pushtuar nga malazezet, në këto dite të zymta, kur pushka dhe çizmja e ushtarit, fliste më tepër se diplomacia, Fishta edhe pse i mbyllur në Kuvendin, te Arra e Madhe, pati kurajë, t`i fliste popullit, për rrezikun qe i kërcohej, nga serbet dhe malazezet, nëpërmjet provincialit të tij në Rubik, Atë Pal Dodaj. Pas largimit të ushtrisë, malazeze nga qyteti dhe ardhjes së ushtrisë ndërkombëtare, më 14 maj 1913, në kambanoren e kishës së Gjuhadolit, me kërkesën e Fishtës, u valëvit flamuri kuq e zi. Me këtë rast nga zemra e poet-

it të ngujuar, burojë teksti i himnit kombëtar, “Porsi fleta e Engjillit t` Zotit, Po rreh Flamuri i Shqypnisë”. Ky veprim heroik i Fishtës, pas shumë debateve diplomatike, më kërkesën e kolonelit britanik, Gordon Philips në Shkodër, solli largimin e tij nga Shkodra për në Asizi, të Italisë, për t ‘u kthyer, përsëri në vendlindje, në janar të vitit 1916, kur, trupat austrohungareze, më ketë rast, morën Shkodër. Me ardhjen e trupave austro-hungareze, sikur filloj një frymëmarrje e re diplomatike dhe kulturore për Fishtën. Me këtë rast, me ndihmën e miku të tij, diplomatit austriak, në Shkodër, August R. von Krajl, filloj botimi i gazetës “Posta e Shqypenisë”, një fletore hartimi, kulturore, politike dhe diplomatike, botuar, më 5 dhjetor 1916, deri 23. 11. 1918, në shqip dhe gjermanisht. Kjo gazetë e themeluar nga Fishta, me përmbajtjen që kishte, nuk i shkonte për shtati, ministrit të Bullgarisë, D. Rizov, së fundi as konsullit të Francës në Shkodër, Bardy de Fourton, si përkrahës i politikës serbe e malazeze, i cili në nëntor të vitit 1918, urdhëroj mbylljen e saj. Më këtë rast, më 28 nëntor 1918, Ditën e Flamurit, në Shkodër u organizuan protesta të ashpra popullor të udhëhequr nga vetë Fishta. Me mbylljen e gazetës “Posta e Shqypnisë” dhe revistës “Hylli i Dritës” shuhej zëri i të drejtave të shqiptareve për pavarësi të plotë dhe bashkimit të trojeve stërgjyshore. Fishta dhe Konferencat Ndërkombëtare Pas Kongresit të Shqiptare të mbajtur më 25, dhjetor, 1918, në Durrës, vëmendja e të gjithë shqiptareve, brenda dhe jashtë atdheut, ishte përqendruar në Konferencën e Paqes, në Parisë, e cila punimet i zhvilloj më 18 janar 1919, deri në maj 1920. Gjatë kësaj kohe, Shqipëria gjendej e pushtuar nga forcat ushtarake të disa fuqive fituese, të cilat synonin të dhunonin pavarësinë dhe ta cenonin tërësinë e saj tokësore.


40 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Ndërkohë, që përfaqësuesit shqiptarë do t`i kërkonin Konferencës rishikimin e padrejtësive të së kaluarës, më shpresë se mund të respektohej parimi i vetëvendosjes. Ndërkohë që delegacioni shqiptar, në krye më Turhan Pashën, delegatët, Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujen,, Mehmet Konica, dr. Turtulli, etj., ishin nisur drejt Parisit, Imzot Luigj Bumçi, me sekretarin e tij, Gjergj Fishtën, në udhëtim për në Francë, kishin ndaluar, për pakë kohë në Romë. Bumçi dhe Fishta, atje më parë takuan gjeneralin e Urdhrit të Fretërve, Atë Serafino Cimino, për tu takuar më pas, më 6 mars 1919, në një audiencë me Papa. Benedikti e XV, të cilin e kishin njoftuara gjerësisht, për situatën politike në Ballkan e në veçanti të popullit shqiptar, i cili ishte në rrezik të copëtimit të mëtejshëm. Delegacionet shqiptare të cilat në shkurt të vitit 1919, kishin arritur në Paris, paraqiten pran Konferencë së Paqes, dy memorandume, me opsione të ndryshme, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë si dhe për mundësin e zgjidhjes së problemeve të shqiptareve të lënë jashtë kufijve etnik. Në të arritur të delegacioneve të tjera nga diaspora shqiptare, opsionet për zgjidhjen e çështjes shqiptare sikur u shtuan. Duke parë se situata shkonte në dëm të shqiptareve, më 28 qershor, 1919, grupi i Turhan Pashës, bëri ndryshime në përbërjen e delegacionit. Si kryetar në vend të Turhan Pashës u caktua, ipeshkvi i Lezhës, imzot Luigj Bumçi. Mënjanimi i Turhan Pashës, që kishte qenë dikur ambasador i Perandorisë Osmane në Perterburg, lidhej më synimin, për të ndryshuar imazhin që propaganda e huaj i vishte Shqipërisë si “Turqia e vogël”. Pas nënshkrimit të marrëveshjes më 29 korrik 1919, në mes Tittonit të Italisë dhe Venizelos të Greqisë, për ndarjen e Shqipërisë, sipas Konferencës së fshehët të Londrës të vitit, 1915, delegacionet shqiptare qenë të vendosur të bashkëpunonin më delegacionin e kryesuar, nga Luigj Bumçin i cili zgjodhi, sekretar të del-

egacionit Gjergj Fishtën. Në letrën e At Fishtës dt. 13 shkurt 1920, shkruar nga Parisi, provincialit At Vinçenc Prennushit, ndër të tjera thuhej : “Mos tjeter, preh fletoreve do të keni marr vesht, se çë rrezik i zi i kercenohet Atdheut t`onë. Me 20 të Kallndorit Konferenca u ka parashtrue Jugosllavve nji projekt, mbas të cilit Greqija merr Shqipnien jugore me Korçë e Argjirokaster; Italia Vlonen me hinterland e mandat mbi shqypniën e mesme; Jugosllavija pershtrihet deri në Dri ose, ndoshta der n`Mat”. Duke qenë se situata ishte e ndërlikuar së tepërmi, në lidhje me shqiptarët, dhe duke mos gjetur mbështetje nga Konferenca, delegacioni shqiptar, sipas letrës të Fishtës, dërgon në Romë, Imzot Bumçi së bashku Mehdi Frashrin, më 28 dhjetor, 1919, ditë e dytë të Krishtlindjeve, te Papa Benedikti i XV. Papa, duke qenë nga takimi i mëparshëm i mirinformuar, rreth problemit shqiptar, dëgjoi më kujdes të madh shqetësimet e delegacioni tonë. Në fund të bisedës, duke qenë i bindur se, rreth çështjes në fjalë, do gjejë mbështetje në partin katolike në Parlamentin italian, në diplomacinë, angleze dhe amerikane, me të cilat Vatikanit kishte marrëdhënie të mira, Papa, pat deklaruar se do bënte, çmos, për ta shpëtuar Shqipërinë nga mos copëtimi i mëtejshëm i saj. Sipas gazetës “Le Temps” thekson Fishta, grupi parlamentarë katolik i Italisë, kishin kërkuar nga kryetari i qeverisë, Nitti, që Italia dhe zyrtarisht, të mos kërkoj copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për ta ndërkombëtarizuar më tepër çështjen e shqiptareve, Fishta dhe Bumçi më 5 shkurt , 1920, zhvilluan takimin e radhës me kardinalin e famshmen të Brukselit, Disidre Mercier, primat i Belgjikës i cili mori përsipër, t`i shkruar në favor tonin, kardinalit te Londrës dhe të Burnit, ekselencës se tij Balfuorit, pastaj, mareshalit Fosh, Dechanelit, Milerandit etj. Mundi dhe ndërsa e Fishtës dhe të gjithë tjerëve, qe kurorëzua me pranimin e shtetit tonë, me 30 gusht 1919, nga Brukseli, dhe më pas, më 17 dhje-

tor 1920, në Lidhjen e Kombeve, me këtë rast Shqipëria, së fundi siguroj tersin e saj, në kufijtë e Konferencës së Londrës të vitit 1913. Megjithëse Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, akoma nuk qe e pranuar nga Amerika, e cila në Konferencën e Parisit, e përfaqësuar nga presidenti, Wilson, luajti rol jashtëzakonisht të madhe në favor të çështjes shqiptare. Fishta në letrën e tij, dt. 8. V. 1922, dërguar provincialit, At Pal Dodaj, nga Uashingtoni, thekson se, pas dymbëdhjetë ditëve udhëtimi me vapor nga Anglia, më në fund kishte arritur në Amerikë. Pa humbur shumë kohë, kishte filluar për të bërë lobin rreth çështjes se Shqipërisë. Pas takimi qe pati me françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Uashingtonit, At Godfried Shilling, Fishta takoi dhe Senatorin katolik, Henri Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet e të madh, dhe i një mendimi më Presidentin Wilson, për të drejtat e barabarta të popujve. Në letrën e lart cituar, Fishta do shprehej “ asht mirë qi Qeveria e Tiranes, t`i dejtojë një shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje... Në fund të letrës, shkruan Fishta: “nderkaq vizita e eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnis prej anës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Fishta, takimet në Uashington, nuk i kishte bërë, në rolin e një deputeti të Shqipërisë, edhe pse ishte mandatar nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare. Si i tillë kërkoj njohjen e një vendi tepër të vogël, nga Amerika tepër e madhe. Konferencat Ballkanike Qeveria shqiptare, për të mbrojtur interesat e vendit, mori pjesë në disa konferenca ballkanike në vitet 19301933, nen kujdesin e Francës, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Lidhjeve të Kombeve. Në këto takime ndërkombëtare, flitej për krijimin e zonës se


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 41

paqes në Ballkan si dhe mbrojtjen e të drejtën e pakicave në këto vende. Në fund të vitit 1930, konferenca qe mbajtur në Athinë, Shqipëria qe përfaqësuar nga At Fishta dhe Mehmet Konica. Fishta në letrën e tij dt. 11 tetor 1930, nga Athina, drejtuar provincialit, At, Vinçenc Prennushit, ndër të tjera, thotë se, Konferenca, nuk kishte sjellë diçka të re, edhe pse Mehmet Konica me referatin e tij, në krahasim më të tjerët, kishte qenë shumë në lartësinë e duhur. Fishta, në ketë Konferencë, qe përqendruar në zhvillimet kulturore në Shqipëri. Konferenca e dytë qe mbajtur në Stamboll, në vitin 1931, ku të dërguarit të Shqipërisë, rishtas, qenë, Fishta dhe Konica. Kjo Konferencë, sipas Fishtës, qe e organizuar shumë më mirë se ajo e Athinës. Konferenca qe hapur nga Presidenti i Turqisë, Hasan Begu, fjalën e kishte mbajtur dhe Kryeministri i Turqisë, Ismet Pasha. Fishta, në letrën e tij nga Stambolli të dt. 20 X. 1931, drejtuar provincialit, Pal Dodaj, duke bërë një përmbledhje të Konferencës, ndër të tjera shprehet: “Sod, 21, kemi pas luft më Jugoslav në Komisionin Politik. Mehemt Konica asht sha keqas me Kryetarin e dergatës Jugoslave me nji fare Topalovic. Jovic, Kryetari e Dergates Jugoslave i paska thanë Konitzes se asht i shtim prej dikuj tjeter më prish Konferencen. Konica i paska permendë punet, qi Jugoslavet, kan ba dhe bajnë mbi shqiptaret e Kosovë dhe e paska quejtë barbar”. Fishta, në vazhdim të letrës, thekson se, për shkak të kësaj ngatërrese, në mes këtyre dy delegacioneve, Konferenca qe rrezikuar të mbyllej para kohe, por, nga ana e jugosllave ishin tërhequr fyerjet e bëra, ndaj delegacionit shqiptar. Derisa, greket, rumunet dhe Turqia, kishin insistuar, që të nënshkruhej, në ketë Konferencë pakti për pakicat, nga ana tjetër, bullgaret, kërkuan, që kjo çështje të shtyhet për një konference tjetër, e cila do mbahej në vitin e ardhëm. Pasi çështja e pakicave nuk mori zgjidhjen e duhur, në vitin 1932, u organizuar Konferenca e tretë

Ndërballkanike, në Sofje të Bulgarisë, ku morën pjesë të njëjtët aktor dhe pati të njëjtën tematikë. At Fishta, pos rolit të delegatit, tani kishte dhe rolin e provincialit, që përfaqësonte eterit françeskan të Shqipërisë. Kjo konferencë, pësoj fatin e atyre të mëparshme, duke mos sjellë gjë konkrete për temën në fjalë. Pas këtyre Konferencave maratonë Ndërballkanike, gjëja më e mirë, që ëmbëlsoj shpirtin e trazuar të poetit, ishte pranimi i tij, si anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar i Poeteve, organizatë kjo e themeluar në New York. Ky bashkim ndërkombëtar i poeteve, ku merrni pjesë rreth 60 kombe të ndryshme, ishte mënyra më e gjetur, për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe të

mirëkuptimit, në mes diplomacive të shumta, botërore. Përfundimi Sinteza e gjithë veprimtarisë se tij ishte, se nuk ka dashuri të vërtet të atdheut aty ku nuk njihet a ku përjashtohet apo luftohet emri i Zotit. Se patriotizmi nuk është as vetëm një instinkt , as vetëm një modë apo zanat, por përkundrazi, është njohja e atdheut dhe dashuria ndaj tij, deri në vetëflijimin të jetës tokësore. Trupi i poetit të “Lahutës së Malësisë”, në vitin 1940, duke zbritur në terrin e varrit, sikur lëshonte një klithëm, për ndërgjegjësimin e çdo shqiptari: “Jo, po: ka Shqypni për, n`iat Zotin”!

27

në shërbim të komunitetit shqiptar! vjet në gëzimet familjare shqiptare!

e-mail: artistelimo@gmail.com

For All occasions and desitnations

Nua dhe Lule Gjokaj: 914-243-0807


42 Jeta Katolike | Tetor-dhjetor 2011

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të shenjtë

Pagëzime Kristofer Gilaj Prindër: Aleks & Arta Gilaj Kumbarë: Edvin & Nikoleta Delaj

Giuliana Syku Prindër: Aleksander & Kristina Syku Kumbarë: Anton Shkreli & Mirjana Curanaj Angelo Beqi Prindër: Sokol &Arta Beqi Kumbarë: Robert & Christina Bruno

Kole Luke Vuksanaj Prindër: Tomy & Anna Vuksanaj Kumbarë: Leka Vuksanaj & Justina Shkreli

Anthony Toma Beqi Prindër: Anthony &Drita Beqi Kumbarë: Ndue & Cile Kola

Alexandra Qarri Prindër: Sander & Ariana Qarri Kumbarë: Vinny Zadrima & Jolanda Qarri

Christian Dedvukaj Prindër: Tommy & Marija Dedvukaj Kumbarë: Martin & Prena Popaj

Gentian Gjokaj Prindër: Gjon & Pina Gjokaj Kumbar: Marijan Curanaj

Gloria Perlleshi Prindër: Leonard & Donjeta Perlleshi Kumbarë: Nikoll & Elsa Lekgjonaj

Isabella Anne Gjuraj Prindër: Tom & Drita Gjuraj Kumbarë: Luz & Dila Prenaj

Ardrana Skrelja Prindër: Viktor & File Skrelja Kumbarë: Mark & Dorina Palevic

Ariana Nrecaj Prindër: Bernard & Dijana Nrecaj Kumbarë: Henrik & Jozephina Berisha

Anita Mitaj Prindër: Lush & Dila Mitaj Kumbarë: Gjovalin & Hana Vushaj

Tun Paloka Prindër: Lek & Berlinda Paloka Kumbarë: Marjan & Dila Cubi

Antonio Mitaj Prindër: Lush & Dila Mitaj Kumbarë: Gjovalin & Hana Vushaj

Gjuliana Marie Krasnici Prindër: Gjon & Catalina Krasnici Kumbarë: Gjoka Rudaj & Vilma Nikac

Antoneta Mitaj Prindër: Lush & Dila Mitaj Kumbarë: Gjovalin & Hana Vushaj

Giovanni Nico Tamburello Prindër: John J. & Lena Tamburello Kumbarë: Joe Tamburello & Gjelina Nicaj

Anabella Gjokaj Prindër: Ferdinand & Lisa Gjokaj Kumbarë: Luljan & Xhuljana Bacaj

Isabella Lekocaj Prindër: Robert & Marsela Lekocaj Kumbarë: Robert Sinishtaj & Marina Argiropoulos

Bianca Gojcaj Prindër: Nikola & Lisa Gojcaj Kumbarë: Nikola & Vera Gjurashaj

Emelly Kalavaci Prindër: Edi & Mirande Kalavaci Kumbarë: Genc & Nora Kalavaci

Juliana Lala Prindër: Genc & Cristina Lala Kumbarë: Mario & Toni Sasso Matimus F. P. Lumaj Prindër: Fred & Justina Lumaj Kumbarë: Zef & Diella Shkreli Michael Preldakaj Prindër: Pellumb & Shqiponje Preldakaj Kumbarë: Emilio & Florina Frangaj Arjana Ivezaj Prindër: Nick & Nore Ivezaj Kumbarë: Lenny & Francina Camaj

Viktor Bujaj Prindër: Lavdimir & Paulina Bujaj Kumbarë: Luke & Paulina Pllumaj Hunter Krasniqi Prindër: Paul & Suzanne Krasniqi Kumbarë: Zef & Nikolet Krasniqi Kole Vataj Prindër: Vasel & Ardita Vataj Kumbarë: Mirash & Valentina Vataj

Vataj Prindër: Vate & Francina Vataj Kumbarë: Vilson & Valentina Vataj

Zef

Martin Anthony Curanaj Prindër: Nikola & Lizabeth Curanaj Kumbarë: John & Justina Berishaj Eva Nicole Zagreda Prindër: Peter & Filja Zagreda Kumbarë: Frank Gazivoda & Violeta Palevic Edison Grishaj Prindër: Gjergj & Zina Grishaj Kumbarë: Toni Alijaj & Shpresa Grishaj Viktoria Berisha Prindër: Henrik & Jozephine Berisha Kumbarë: Marjan & Gjyste Kolndrekaj

Kurorezime

Arby Gega me Sandra Lukic Më 2 Tetor 2011

Amer Salti Hattar me Jennifer Malota Më 8 Tetor 2011 Nino Berisaj me Angela Gjolaj Më 8 Tetor 2011 Mark Palevic me Dorina Deda Më 8 Tetor 2011 Lush Mitaj me Dila Vuktilaj Më 15 Tetor 2011 James Hayden me Lisa Marrapodi Më 21 Tetor 2011 Bato Gjokaj me Livadhi Freskida Më 22 Tetor 2011 Leka Elezovic me Lena Ivanaj Më 24 Tetor 2011 Leonard Gjoni me Erjona Prifti Më 29 Tetor 2011 Michael T. Columbia me Christina Shkreli Më 12 Nëntor 2011 Robert Lekocevic me Marsela Kalaj Më 19 Nëntor 2011 Marko Ljuljdjuraj me Hana Dedvukaj Më 19 Nëntor 2011 Pjerind Vukcaj me Esterine Gjoka Më 26 Nëntor 2011


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2011 43

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA Since 1989

37 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

37

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

Complimentary

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

H-2 Hummer up to 28 passengers

Office: 845-526-8001 Chrysler C-300 up to 10 passengers

Cell: 914-447-1144 24/orë 7/ditë

Louis Overseas Staff

Luigj Shkreli

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

President

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

Custom build Hummer up to 28 Passengers with Jet Door

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1)

Fax: 718-733-7015

Bronx, NY 10458

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453 www.albanialimo.com • e-mail: antonkgjokaj@gmail.com

I N

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

• E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

M E M O R I A M

Nikoll Pali Curanaj, 96-vjeç Vdiq më 4 Tetor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjergj Shkreli, 72-vjeç Vdiq më 2 Dhjetor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Stjepa Kolovic, 56-vjeç Vdiq më 30 Tetor 2011 U varros në “Gate of Heaven” në New York

Toma Nicaj, 80-vjeç Vdiq më 4 Dhjetor 2011 U varros në vendlindje

Vasel Ivezaj, 57-vjeç Vdiq më 15 Nëntor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nick M. Lucaj,19-vjeç Vdiq më 1 Dhjetor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjon Pjeter Zadrima, Vdiq më 21 Dhjetor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Lina Popaj, 91-vjeç Vdiq më 31 Dhjetor 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun.

E i ndritë drita e pambarueme!


Familja e Noc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit dhe Komuniteti Shqiptar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës falënderon Qendrën “Nëna Tereze” për këtë manifestim të rallë të kulturës dhe folklorit kombëtar.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.