JK # 61/62

Page 1


2 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Jeta Katolike • Viti XLVI, Numri 1&2 Janar-Qershor 2011• Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj Benedikti XVI Shpall të Lumtur Papën Gjon Pali II f.3

Bilal Maliqi Humanistja (nënëmadhja) nëpër kohë p, 19

Gjelosh Narkaj Ne jemi pro life “Zoja e Shkodrës” në Washington për mbrojtje të jetës f.6 Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet

www.jetakatolike.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

PARAPAGIMI VETËM $30 NË VIT Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530

f.20

Mark K. Shkreli Kremtohet Festa e Famullisë “Zoja e Shkodrës”

Daniel Gázulli Kanë grí Dom Ndrenë

f. 7

f.22

Frank Shkreli Një ditë e mrekullueshme kushtuar Nënë Terezes

At Viktor Demaj AT BERNARDIN PALAJ: një thesar i pazbuluar

f. 12

p.35

Beqir Sina U zhvillua në New York Dita e Trashëgimisë

Klajd Kapinova Një seri eseistike me shtatë vëllime që rizbulon Ndre Mjedën p.42

Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

By José Maria dos Santos A True Catholic President

f. 14 Hekuran Vladi Një grusht dhé Lure për Dom Nikollë Kaçorrin p, 17

Urim

Pashko Camaj Shndërrimi i etnosit burimor në etnosin e ri amerikann p.49

Të dashtun kolegë dhe miq Urimet e mia ma të mira me rastin e beatifiklimit të Papës Gjon Pali II. Kjo figurë qendrore e historisë sonë bashkëkohore meriton nderimin që i bahet sot. Bota ka përfitue shumë nga Papati i tij sidomos lufta kundër komunizmit. Për fatin tonë të mirë, Shqipnia ka zanë nji vend të veçantë në zemrën e tij të madhe, dhe zani i tij ka ngrohë shumë zemra shqiptare - ashtu si zemrën time - sa herë që u ngrit në kujtim dhe nderim të rezistenccës anti-komuniste në Shqipni. I përjeteshëm qoftë kujtimi i tij. Përzemërsisht, Sami Repishti


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 3

BENEDIKTI XVI Shpall të Lumtur PAPËN GJON PALI II

M

ë se një milion shtegtarë kanë mbushur Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe rrugët e Romës të dielën me 1 maj 2011, për Lumturimin e Papës Gjon Palit II nga pasardhësi i Tij papa Bendedikti XVI.

Në homelinë e rastit Papa Benedikti ndër të tjera me lavdaDom Pjetër ta theksoi, se Gjon Pali II e ka ndihmuar thyerPOPAJ jen e komunizmit në Poloni, në vendlindjen e Tij. Kjo padyshim ka qenë një mrekulli që ka dëshmuar fenë e gjallë dhe besimin e plotë në Zotin që e ka ndihmuar atë për ta rrëzuar perden e hekurt. Gjithashtu, duke predikuar paqen dhe mirëkuptimin në mes njerëzve, i ka dhënë edhe më tepër pah e dukje fesë së Krishterë si fe shprese. Lumturimi i një pape, nuk është një gjë e papritur, duke qenë se pozita e zyrës së shenjtë e shpie në rrugën e shenjtërimit. Gjon Pali II është njohur si papë paqe. Ai gjatë pontifikatit të tij të më se 26 vitesh, ka punuar pandërprë për paqe në mes popujve, besimeve, regjimeve, klasava, racave. Gjithashtu ka punuar për të drejtat humane që çdo njeri të jetojë e të përparojë i lirë sepse është krijuar në përngjasimin e Zotit. Jo vetëm njerëzit e lindur, por edhe të palindurit duhet të kenë të këto të drejta. Ai gjithëherë ka theksuar, se abortimi është krim, vrasje e të pafajshëmve dhe duhet për t’i mbrojtur. Udhëtimet e Shenjtërisë së Tij në 147 vende të ndryeshme të botës e ndër ata edhe në Shqipëri, kanë patur këtë qëllim, për të dëshmuar të vërtetën, se jeta është një gjë e shenjtë, krijuesi i të cilës është Zoti. Prandaj jeta i takon vetëm Zotit dhe Ai vetëm ka autoritet mbi të. Ai e ka përdoruar shprehjen e Ungjillit, “Mos ki frikë o grigjë e vogël.” (Lk. 12:32) Zoti është bariu ynë i mirë që kujdesohet për ne. Ai është Zoti i asaj paqe, që nuk e njeh bota, por vetëm të zgjedhurit e Tij. Dhe kjo paqe nuk mund të egzistojë, po nuk bëjmë edhe ne sakrifica të vazhdueshme, duke

falur njëri tjetrin. Këtë gjë e kemi urdhër prej Krishtit, që na falë në Kryq, për të na shëruar prej mekatit origjinal. Shumë njerëz, duke mos e njohur bazën e mësimit të Gjon Palit II, kanë bërë kritika, se gjoja ka lypur falje pak tepër edhe për gjërat që s’kanë pasë të bëjnë me Kishën Katolike. Vërtetë, më shumë padrejtësi janë bërë Kishës Katolike ndër shekuj se sa ndonjë institucjonit tjetër fetar. Këtë gjë e kemi përjetuar edhe ne si shqiptarë në Shqipëri, gjatë historisë së shkuar, por sidomos gjysëm shekulli komunizëm të Enver Hoxhës. Papa, ka qenë i vetëdijshëm për këtë gjë, sepse Ai vetë e ka përjetuar kishën e përsekutuar në Poloni por, prap se prap lypte falje. Gjon Pali II, ka falur shumë se ka vuajtur shumë. Ai i përngjan Jezu Krishtit, Mësuesit Hyjnor, që ka vuajtur për ne dhe duke vdekur në Kryq thotë: “Fali o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!” Në Ungjill, Ai na thotë: “Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb’, Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. Atij që do të qesë në gjyq, për të marrë këmishën, jepja edhe mallotën (pallton). E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën. (Mat. 5:38-42). “Duaj armiqët tuaj.” (Lk. 6:35). Shën Pjetri e pyet Jezusin, se sa herë duhet të falish, shtatë herë mjafton? Jezusi i përgjigjet: “Nuk po të them deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë herë shtatë herë!” (Mat. 18:21), me fjalë tjera gjithëherë. Rruga e shenjtrimit fillon duke falur të tjerët. Me këtë gjë ne bëhemi të vetëdijshëm se si Zoti tregohet i mëshirëshëm me ne kur ne mëkatojmë kundër Tij. Gjon Pali II, ka dashur gjithkënd padallim race, besimi, kulture, gjuhe. Edhe armiqtë e Tij përsonal, që kanë tentuar të ja marrin jetën. Më 13 maj 1981 në sheshin e Shën Pjetrit katër plumba

i bien në trup prej Mehmet Ali Agce-s. Papa pas, takohet me atentatorin dhe e falë. Ai e ka ditur se hakmarrja është një gjë tokësore që edhe kafshët e bëjnë, kurse falja është një gjë qellore. Gjon Pali II, i përngjan Shën Palit, që thotë: “Unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.” (2Kor. 12:10) Ai sikur bari i grigjës së Krishtit, e ka udhëhequr Kishën me mendje, zemër dhe me shpirt gjithëherë i rrënjosur në Krishtin. Përvujtëria, duresa e shenjtria e Tij dëshmojnë fjalët e Shën Palit, që thotë: “Jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti” (Gal. 2:20). Tani vërtetë, Ai jeton në lumturin e Krishtit, në jetën e pasosur.


4 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

NGA FAMULLIA JONË ◊ Më 24 Janar 2011 – Famullia Zoja e Shkodrës, mori pjesë në marshimin masovik “March for Life” në Washington D.C. ◊ Më 1 Maj 2011 – U kremtua festa e Famullisë “Zoja e Shkodrës” me meshë dhe darkë solemne në Eastwood Manor. ◊ Më 16 Maj 2011 – Në The Golf Club at Mansion Ridge, Monroe, New York, u zhvillua një turnir golfi për të ndihmuar ndërtimin e katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. ◊ Më 17 Maj 2011 – Në qendrën “Nëna Tereze”, në vazhdë të turnirit të golfit u organizua një darkë për nder të mysafirëve të shtrenjtë nga Prishtina, Dr. Dom Shan Zefi dhe Dom Rrok Gjolleshaj, nga ipeshkvia e Kosovës. ◊ Më 5 Qershor 2011 – Për të tetën herë u zhvillua Albanian Heritage Day, në parkun Kensico Dam Plaza, në Valhalla, New York, ku moren pjesë rreth 6000 vetë, shqiptarë dhe të huaj.

1 Maj, 20011 Eastwood Manor, Bronx, NY

16 Maj 2011 Monroe New York

Në përgatitje: 17 Maj, 20011 Hartsdale, NY

◊ Më 4 Shtator 2011 – Kremtohet festa e të Lumes Nëna Tereze. ◊ Më 16, 17 dhe 18 Shtator 2011 – Në trollin e Kishës, në Harsdale, New York, organizohet karnavali vjetor. ◊ Më 12 Nëntor 2011 – Në Lehman Center for the Performing Arts (LCPA) në Bronx, do të zhvillohet Festivali XXI Shqiptar. 5 Qershor, 2011 Valhalla, NY


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 5

URB I E T ORB I M E SSA GE OF H I S H OLI NE SS P OP E B E NE DI CT X VI EASTER 2011

“In resurrectione tua, Christe, coeli et terra laetentur! In your resurrection, O Christ, let heaven and earth rejoice!” (Liturgy of the Hours). Dear Brothers and Sisters in Rome and across the world, Easter morning brings us news that is ancient yet ever new: Christ is risen! The echo of this event, which issued forth from Jerusalem twenty centuries ago, continues to resound in the Church, deep in whose heart lives the vibrant faith of Mary, Mother of Jesus, the faith of Mary Magdalene and the other women who first discovered the empty tomb, and the faith of Peter and the other Apostles. Right down to our own time – even in these days of advanced communications technology – the faith of Christians is based on that same news, on the testimony of those sisters and brothers who saw firstly the stone that had been rolled away from the empty tomb and then the mysterious messengers who testified that Jesus, the Crucified, was risen. And then Jesus himself, the Lord and Master, living and tangible, appeared to Mary Magdalene, to the two disciples on the road to Emmaus, and finally to all eleven, gathered in the Upper Room (cf. Mk 16:9-14). The resurrection of Christ is not the fruit of speculation or mystical experience: it is an event which, while it surpasses history, nevertheless happens at a precise moment in history and leaves an indelible mark upon it. The light which dazzled the guards keeping watch over Jesus’ tomb has traversed time and space. It is a different kind of light, a divine light, that has rent asunder the darkness of death and has brought to the world the splendour of God, the splendour of Truth and Goodness. Just as the sun’s rays in springtime cause the

buds on the branches of the trees to sprout and open up, so the radiance that streams forth from Christ’s resurrection gives strength and meaning to every human hope, to every expectation, wish and plan. Hence the entire cosmos is rejoicing today, caught up in the springtime of humanity, which gives voice to creation’s silent hymn of praise. The Easter Alleluia, resounding in the Church as she makes her pilgrim way through the world, expresses the silent exultation of the universe and above all the longing of every human soul that is sincerely open to God, giving thanks to him for his infinite goodness, beauty and truth. “In your resurrection, O Christ, let heaven and earth rejoice.” To this summons to praise, which arises today from the heart of the Church, the “heavens” respond fully: the hosts of angels, saints and blessed souls join with one voice in our exultant song. In heaven all is peace and gladness. But alas, it is not so on earth! Here, in this world of ours, the Easter alleluia still contrasts with the cries and laments that arise from so many painful situations: deprivation, hunger, disease, war, violence. Yet it was for this that Christ died and rose again! He died on account of sin, including ours today, he rose for the redemption of history, including our own. So my message today is intended for everyone, and, as a prophetic proclamation, it is intended especially for peoples and communities who are undergoing a time of suffering, that the Risen Christ may open up for them the path of freedom, justice and peace. May the Land which was the first to be flooded by the light of the Risen One rejoice. May the splendour of Christ reach the peoples of the Middle East, so that the light of peace and of human dignity may overcome the darkness of division, hate and violence. In the current conflict in Libya, may diplomacy and dialogue take the place of arms and may those who suffer as a result of the conflict be given access to humanitarian aid. In the countries of northern Africa and the Middle East, may all citizens, especially young people,

work to promote the common good and to build a society where poverty is defeated and every political choice is inspired by respect for the human person. May help come from all sides to those fleeing conflict and to refugees from various African countries who have been obliged to leave all that is dear to them; may people of good will open their hearts to welcome them, so that the pressing needs of so many brothers and sisters will be met with a concerted response in a spirit of solidarity; and may our words of comfort and appreciation reach all those who make such generous efforts and offer an exemplary witness in this regard. May peaceful coexistence be restored among the peoples of Ivory Coast, where there is an urgent need to tread the path of reconciliation and pardon, in order to heal the deep wounds caused by the recent violence. May Japan find consolation and hope as it faces the dramatic consequences of the recent earthquake, along with other countries that in recent months have been tested by natural disasters which have sown pain and anguish. May heaven and earth rejoice at the witness of those who suffer opposition and even persecution for their faith in Jesus Christ. May the proclamation of his victorious resurrection deepen their courage and trust. Dear brothers and sisters! The risen Christ is journeying ahead of us towards the new heavens and the new earth (cf. Rev 21:1), in which we shall all finally live as one family, as sons of the same Father. He is with us until the end of time. Let us walk behind him, in this wounded world, singing Alleluia. In our hearts there is joy and sorrow, on our faces there are smiles and tears. Such is our earthly reality. But Christ is risen, he is alive and he walks with us. For this reason we sing and we walk, faithfully carrying out our task in this world with our gaze fixed on heaven.

Happy Easter to all of you!


6 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

“Zoja e Shkodrës” në Washington për mbrojtje të jetës

Ne Jemi Pro Life Fol, të lutëm fol, ngrije zërin, Gjelosh fol për ato, që NARKAJ nuk ju dha mundësia të qeshnin, të qanin as të flisnin…, për atë, që shpirti iu shkëput nga trupi nga dora e pamëshirshme, sepse dikujt iu duk rrugë më e shpejt se rruga e vërtetë, iu duket shumë e largët dhe e vështirë. Por kush jam unë, që t’a paramendoj dhe paragjykoj një udhëtim kaq të gjatë dhe ndërlikuar. Kush jam unë, që t’ia ndërpres jetën një të padituri; një fituesi të Çmimit Nobël për Paqe në të ardhmen; një princi apo presidenti!? Po kush jam unë, që asnjë udhëtim të vogël nuk mund t’a paragjykoj!? E si do t’a paragjykoj një jetë të tërë, kur thjeshtë ndërmora një udhëtim për në Washington D.C.!? E mendoja si çdo prind, që mund t’a mendonte të lodhshëm e të vështirë, një udhëtim që në mesin e janarit, që do të fillonte nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe anasjedhtas. Fëmijët kishin shumë dëshirë dhe më 23 janar, rreth tavalinës së darkës, djali i madh me pyeti: “Baba, pse nuk mund të shkojmë

në March for Life?”!? Dhe unë iu përgjigja: Biri im, rruga është e gjatë dhe koha është shumë e ftohtë. Vajza e vogël e ndërpreu bisedën e shtoi: “Babë, do të marrim teshat dimërore, që i perdorim për borë.” Edhe dy femijët e tjerë kishin dëshirë të vinin me ne. Vendosëm të shkojmë. Duhej të zhgjoheshim në ora 4:00 të mëngjesit. Kur u zhgjova, çuditërisht, të gjithë ishin zhgjuar dhe po më prisnin. Më thanë: “Baba, je duke u plakur dhe po bëhesh dembel!” Morëm rrugën me makinë e u bashkuam me të tjerët, që kishin ardhur tek Kisha. Aty u takova me vëllain dhe tre femijët e tij. E shumë familje të tjera, që kishin ardhur ishin të moshave të ndryshme. Me në krye meshtarin e palodhur Të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, vazhduam rrugën për në Washington D.C. Ishte një udhëtim shumë i qetë e i këndshëm. Arritëm në destinacion dhe manifestuam në mënyrë shumë të kulturuar. Mendoj, se përfaqësuam me dinjitet, Kishën “Zoja e Shkodrës”, dhe popullin shqiptar. Në një mënyrë shumë të qetë dhe me një zë shumë të qartë. Të gjithë njëzëri: fëmijët, rinia, të

rriturit dhe pleqtë e duam jetën. Ne Jemi Pro Life. Udhëtimi për New York ishte i paharruashëm. Të gjithë filluam të këndonim dhe bënim humor me njëri tjetrin. Rruga shkoi shumë mirë, sa kur arritëm në New York, femijët nuk e besuan se udhëtimi kishte përfunduar. E falënderojmë Prenën (Prena Berisha, red. ), për punën e madhe që u mundua të mbaj qetësi, edhe i kerkojmë falje Lecit (Lec Smajlaj, red.), se nuk e kemi lënë të flejë. Falënderojmë Dom Pjetrin, për punën e jashtëzakonshme, që bën për bashkimin e popullit shqiptar rreth famullisë “Zoja e Shkodrës” dhe urojmë që shumë e shumë popull t’i përgjigjën thirrjeve të tija. Me shumë respekt familja Narkaj.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 7

Kremtohet Festa e Famullisë “Zoja e Shkodrës” Në New York Dita e Zojës së Shkodrës është festë e madhe në arqipeshkvinë e Shkodrës, është festë në tërë Mark K. Shqipërinë, është SHKRELI festë kudo jetojnë shqiptarët, sepse, ajo është Mbrojtëse e Pajtore e Shqipërisë, por për famullinë Zoja e Shkodrës, kjo është festë e dyfishtë, duke qenë se kisha e famullisë mban emrin e saj. Andaj, edhe sivjet, sikur çdo herë, që nga themelimi më 1970, ne e kremtojmë këtë ditë në mënyrë të veçantë, me meshën përkatëse dhe me darkë solemne. Në Kuvendin e Tretë të Arbërit, në vitin 1895, u propozua shpallja e Nënës së Këshillit të Mirë mbrojtëse e pajtore e Shqipërisë. Vendimi u miratua njëzëri dhe iu parashtrua Papës Luanit XXIII, i cili e aprovoi dhe 26 prilli u shpall ditë feste për të gjitha dioqezat e Shqipërisë. Mesha u kremtua nga famullitari Dom Pjetër Popaj. Gjatë predikimit të rastit Dom Pjetri foli për historiatin e figurës mrekullibërëse të Zojës së

Këshillit Mirë — Zojës së Shkodrës dhe për historinë e kishës shqiptare në New York. Të njëtën ditë, në mbrëmje, u shtrua darka solemne në restorantin The Eastwood Manor, në Bronx, me pjesëmarrje të më se 500 vetave. Ceremoninë e darkës e hapi Kryetari i Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj, duke përshëndetur klerikët, Dom Pjetër Popaj, Dom Nikolin Pergjini dhe Diakon Marash Shkreli, si dhe të gjithë të pranishmit. Mandej ftoi Diakonin Marash Shkreli për të bekuar darkën. Pas lutjes dhe bekimit,

z Fran Çotaj paraqiti moderatorin e ceremonisë, të riun Jozef Çataliq, i cili përveç moderimit, mbajti edhe fjalën kryesore. Para se të merrte fjalën Dom Pjetri, një befasi ishte përgatitur për të dhe për të gjithë: busti në bronz i themeluesit të kishës sonë, të ndjerit Msgr. Zef Oroshit, vepër e skulptores amerikane Ms. Carolyn D. Palmer, e cila kishte ardhur enkas për këtë rast.


8 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Mbasi e mori vetën nga befasia, Dom Pjetri e falënderoi skulptorën dhe sponsorin e bustit z. Anton Raja, si dhe foli gjatë për veprën e paraardhësit të tij, Msgr. Oroshit. Mandej Dom Pjetri mbajti një fjalim të shkurtër por kuptimplotë dhe falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen masovike, si në Meshën e shenjtë ashtu edhe në darkë. Të pranishmit i argëtuan këngëtari Agim Gërbeshi, me keyboard Alfred Popaj si dhe Grupi Rozafati me koreografen Angjelina Nika. Për një mbrëmjë vërtetë të mrekullueshme, falënderimi i shkon Këshillit Organizativ të përbërë nga Lekë Perlleshi, Zef Rudaj, Lekë Lulaj, Mark Berishaj dhe Palok Rudaj. Përveç darkës së begatshme dhe argëtimit të këndshëm, për ta bërë ngjarjen edhe më interesante, kishin organizuar edhe një loteri të pasur me çmime të shumta dhe me vlerë. Në fund dëshiroj të përmendi se ka qenë Papa Gjon Pali II i pari papë që Zojën e Këshillit Mirë e ka qujatur Zoja e Shkodrës kur, sipas gazetës vatkanase “L’Osservatore Romano”, më 7 maj 1988, u drejtohet shtegtarëve shqiptarë, shumica e tyre nga famullia jonë, me këto fjalë: “Me gëzim ju përshëndes të dashur bij e bija shqiptare, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës, me rastin e këtij viti Marian. Gjatë shtegtimit tuaj në Gjenacan, ku simbas traditës nderohet Figura e Zojës së Shkodrës, Pajtores së Shqipërisë, ka qenë dëshira juaj të ndaloni edhe tek varri i Shën Pjetrit Apostul dhe të takoheni me zëvendësin e tij për tu përforcuar në fe”. Papa mandej vazhdon me një lutje, që tani titullohet si URATA E PAPËS GJON PALI II ZOJES SË SHKODRËS, të cilën po e paraqesim në vazhdim në italisht dhe shqip.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 9

PREGHIERA DEL SANTO PADRE GIOVANNI PAOLO II ALLA MADONNA DI SCUTARI

URATA E PAPËS GJON PALI II ZOJES SË SHKODRËS Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e Ëmbël! Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd: ktheji sytë e tu mbi këtë komb i cili ka pasur fatin të marrë mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore. Edhe sot në errësirën e provës ky komb të drejtohet Ty plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore. Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë: hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare të cilët janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime. Forco të ligështit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve! Nënë e Shëlbuesit, bekoji familjet e krishtera të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor. Nënë e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik do të shikojë të realizuara edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij, atëherë kur të gjithë, bij e bija, do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe! Amen.

Madonna di Scutari, Patrona dell’Albania, tu, la nostra Dolce Madre! Tu, nelle cui vene scorre il sangue del tuo popolo: rivolgi i tuoi occhi su questa Nazione che ha avuto la fortuna di ricevere la prima lezione del Vangelo dalla bocca degli Apostoli e che Ti ha sempre venerata con un puro amore filiale. Anche oggi, nel buio della prova, questa Nazione si rivolge a Te piena di speranza e aspetta il tuo aiuto materno. Tu guida la Chiesa nel pellegrinaggio della fede: rivolgi i tuoi occhi sui tuoi figli e figlie albanesi i quali stanno camminando carichi di prove e travagli. Rafforza i deboli, consola gli afflitti, tieni viva la fede nel cuore di tutti! Madre del Salvatore, benedici le famiglie cristiane le quali sono il nucleo della Chiesa del tuo Figlio divino. Madre della speranza, anticipa il giorno in cui questo popolo nobile vedrà realizzati di nuovo tutti i profondi desideri del suo animo, quando tutti, figli e figlie, avranno la possibilità di unirsi in piena armonia per ricostruire il futuro in giustizia e pace! Amen.

At Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e mëposhtme shenjtores së qytetit. "Të falemi, o Mri! virgjina e dlir', O nana e bukur e K'shillit t'Mir; Ty ndim të kena në ket' shkreti: të falemi, o Mri, të falemi, o Mri Të falemi Virgjin' Nana e Tenzot, Ndihma e kshtenimit me hire plot; T'bin në mend se Zoja e Shkodres je: Lutu për ne, lutu për ne! Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja Si n'kohët e moçme n'kishe te Kalaja, Ku t'lutej Shkodra plot me dobi; Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri! Lutu, se Shqiptarët, o Zojë, te tanë Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë: M'shir' për ne thona m'shir' për Shqypni! Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri"!


10 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Skulptura e Mons. Dr. Zef Oroshit një dhuratë suprizë për shqiptaroamerikanët në New York (Skulptorja e talentuar amerikane Carolyne D. Palmer lartëson vlerat e themeluesit të Kishës Katolike Shqiptare në New York)

T

ë gjithë shqiptaroamerikanët e komunitetit katolik shqiptar në New York, që kremtojnë Klajd ditën e “Zojës së KAPINOVA Shkodrës” në një darkë festive, të organizuar nga famullia dhe bariu shpirtëror I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, janë ndjerë krenarë dhe të befasuar nga një dhuratë e papritur që skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer, i ka dhuruar Kishës Katolike Shqiptare një vepër artistike në skulpturë. Vepra artistike në gjininë e skulpturës vjen 2 vjet mbas botimit të librit

monografik “Mons Dr. Zef Oroshi (1912-1989) një jetë e shkrirë për fe e atdhe” (2009), shkruar nga studiuesi dhe miku i ngushtë i tij Tomë Mrijaj me banim në New York, si mbas 22 vjetve të kalimit në amshim të meshtarit shqiptaro-amerikanë. Skulptorja amerikane Carolyne D. Palmer, është autore e një vepre tjetër të freskët artistike, që këto ditë ia ka dhuruar personalisht në Shtëpinë e Bardhë zv/Presidentit Joseph Bajden, në Washington D.C… Duatrokitjet dhe buzëqeshjet, në shënjë falënderimi dhe mirënjohje për miken dhe artisten e shquar amerikane Carolyne D. Palmer, kanë vijuar gjatë kur I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, një

vijues i denjë i traditës Fe e Atdhe, ka zbuluar plot emocione veprën e artit të derdhur në bronz. Nëse shikohet me kujdes realizimi artistik, del se autorja ka nxjerrë në pah realisht dhe artistikisht portretin e klerikut me veshjen e tij karakteristike si një bari që mediton dhe përkujset


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 11

Dom Pjetri duke falënderuar skulptoren Carolyne D. Palmer për grigjen e vet. Vështrimi syshqiponjë i mirditorit klerit, qe vjen nga toka e kadedraleve të hershme të Mirditës, traditave, dokeve dhe zakoneve tipike origjinale shqiptare, me çibukun që nuk e fikte asnjëherë (vetëm në rastet kur thoshte meshën, uratat dhe flinte). Përmes çibukut karakteristik, që është përdorur gjerësisht në kuvendet e odave të burrave të malësorëve tanë, autorja Carolyne D. Palmer, e ka fiksuar në art meditacionin e thellë dhe mallin e pashuar që Monsinor Oroshi kishte për Oroshin dhe Shqipërinë, që asokohe po barbarizohej nga kthetrat gjakatare të komunizmit të zi… Ndoshta është një rast i veçantë në Amerikë, që një skulptore amerikane profesioniste t’i dhurojë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, një vepër arti dhe përjetësie, për një nga figurat më të shquara aktive dhe me reputacion të diasporës shqiptare Mons. Dr. Zef Oroshit (1912-1989).

Atmosfera emocionuse për të gjithë të pranishmit ka qenë një kënaqësi e veçantë, mbasi sot për herë të parë një artiste amerikane ka realizuar mjeshtërisht figurën madhore të meshtarit dhe atdhetarit të shquar Mons. Dr. Zef Oroshit, që ishte themeluesi i Qendrës dhe Kishës Katolike Shqiptare në New York dhe një ndër aktivistët e çështjes shqiptare dhe lirisë fetare në Shqipëri. Ky prelat i shquar i arratisur nga rregjimi komunist në vitin 1951, duke marrë edhe një plagë në gushë nga forcat e ndjekjes së sigurimit në Shqipëri, ka mundur të vijoi sërisht studimet e lartë teologjike dhe filozofike në Romë dhe pas disa viteve emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitet 1966 Mons. Oroshi, ka marrë kontakte me disa nga personalitetet e shquara të jetës politike amerikane, si kongresistë e senatorë dhe ka folur hapur për çështjen e persekutimit barbar të Kishës

Katolike Shqiptare në Shqipëri dhe për përmbysjen e komunizmit në vendin e shqiponjave… Me sa duket jeta e pasur plot histori të papritura, gëzime dhe hidhërime të themeluesit të revistës “Jeta Katholike Shqiptare”, që sot vijon me emrin “Jeta Katolike” (1966-2011), ka lënë mbresa të thella dhe ka shërbyer si burim inspirimi për artisten skulptore amerikane Carolyne D. Palmer, që pa asnjë shpërblim dhe porosi nga pjesëtarët e komunitetit tonë të dhuroj në mbrëmjen e darkës festive “Zoja e Shkodrës” në restorantin luksoz “Eastwood Manor”, Bronx, New York, veprën artistike që do të vendoset në ambientet e Kishës Katolike Shqiptare në Hartsdale NY. Në një reportazh të ardhshëm do të përshkruaj më gjerësisht për skulptoren profesioniste amerikane nga Siracusa në New York, duke zbuluar më shumë detaje nga jeta dhe veprat artistike pranë studios së saj në New York.


12 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

NJË DITË E MREKULLUESHME KUSHTUAR NËNË TEREZES

P

ër disa vjete tani, një grup biznismenësh shqiptaroamerikanë të kryesuar nga Anton Raja, organizojnë një turne golfi në qytetin Monroe që gjendet nja një orë në veri të qytetit të New Yorkut. Klubi i Golfit në Mansion Ridge ishte vendi, Frank ku në fillim të kësaj SHKRELI jave, ishin mbledhur dyzina lojtarë dhe qindra shikues për të marrë pjesë në këtë bashkim vjetor me qëllim mbledhjen e fondeve për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Gjatë viteve organizatorët e këtij turneu të golfit kanë mbledhur me mijëra dollarë për ndërtimin e Katedrales së re në kryeqytetin e Kosovës. Megjithë ndërprerjet nga shiu, loja e golfit vazhdoi gjithë ditën dhe në mbrëmje u shtrua darka për qindra veta të ftuar, të cilët shijuan

Golf Outing to help build Mother Teresa Cathedral in Prishtina, Kosova May 16, 2011 THE GOLF CLUB AT MANSION RIDGE 1292 Orange Turnpike Monroe, NY 10950 845-782-7888

1

ushqime të kuzhinës shqiptare dhe italiane, të gjitha këto të dhuruara nga dhjetëra restorante të bashkatdhetarëve tanë në New York. Për të marrë pjesë në këtë mbrëmje festive kishin ardhur nga Kosova përfaqsues të Kishës Katolike të Kosovës, të Përndershmit Don Shan Zefi dhe Don Rrok Gjonlleshaj, të cilët përshëndeten dhe falënderuan pjesëmarrësit për ndihmën e tyre për ndërtimin e Katedrales që mban emrin e Nënë Terezes. Edhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në New York përshendeti dhe falënderoi pjesëmarrësit. Të pranishmit , të cilët u argëtuan nga këngëtari i njohur Gëzim Nika dhe grupi i tij, i përshëndeti gjithashtu edhe kryebashkiaku i qytetit Monroe, i cili tha se ishte krenar që qyteti i tij është vendi ku po mbahej ky turne me qëllim për të ndihmuar ndërtimin e katedrales kushtuar Nënës Tereze. Mirëpo, qëllimi i këtij shkrimi të


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 13

shkurtër në të vërtetë nuk është të vë në dukje se kush mori pjesë, çfarë u tha nga folësit dhe bile as se sa fonde u mblodhen, megjithse ky ishte objektivi kryesor i këtij turneu vjetor që organizon bisnismeni Anton Raja me shokë të vet shqiptarë e amerikanë. Ajo që me të vërtetë më la përshtypje ishte fakti se si Nënë Tereza edhe sot e kësaj dite gëzon admirimin, jo vetëm të shqiptarëve pa dallim feje e krahine – pasi mund të thuhet se shumica atë natë ishin bashkvëllezërit tanë myslimanë –por vihej re gjithashtu një pjesëmarrje e gjërë amerikanësh dhe përfaqsues të grupeve të ndryshme etnike që jetojnë në Amerikë. Nënë Tereza gjithnjë është symbol dhe dëshmi dashurie dhe bashkimi për ne shqiptarët, po se po, por edhe për popujt tjerë. Pata rastin të takoj aty edhe një bisnismen armen dhe një turk, përfasues këta të dy kombeve që historikisht kanë patur marrëdhënie të hidhura midis tyre. Megjithse nuk e njihnin njëri tjetrin, atë natë i bashkoi Nënë Tereza. Gjatë natës, siç ndodh zakonisht në raste të

tilla, u hodhen disa lloteri dhe njëri prej fituesëve qe biznismeni turk, i cili fitoi 3700 dollarë dhe megjithse ai mund t’i fuste në xhep ato para, në një gjest humanitar, biznismeni nga Turqia ia dhuroi të gjithë shumën fondit për ndërtimin e Katedrales së Nënë Terezes në Prishtinë, një gjest ky që u përshëndet me duartrokitje të ngrohët nga të pranishmit. Të huajt, me pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment nderuan Nënë Terezen bijën e kombit shqiptar dhe Nënën e botës. Nga pikëpamja shqiptare, ky organizim kishte vlerën e vet, pasi përveç që do të ndihmojë ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, synon gjithashtu të mbajë gjallë zakone e doke thjeshtë kombëtare, sidomos bashkjetesën dhe mirëkuptimin fetar midis shqiptarëve – duke ruajtur në Amerikën e largët pasuritë etnike të trashëguara nga të parët, pasuri këto që na lejojnë që krenarisht, para botës, ta quajmë vetën Shqiptarë – vëllezër e motra të Nënës Tereze. Ky grumbullim, të hënën që kaloi në qytetin Monroe të New Yorkut, për të nderuar Nënën

tonë Tereze, ishte edhe një provë tjetër e çimentimit të solidaritetit dhe vëllazërimit të gjakut shqiptar – për të cilin diaspora shqiptare në Amerikë është e njohur tanimë – cilësi këto që gjatë gjithë historisë kanë shërbyer si ndjenja të vetme që kanë mbajtur gjallë kombin shqiptar. Ky takim besoj se e ka kënaqur Nënë Terezen, pasi siç thoshte ajo “me gjak jam shqiptare”, organizatorët e kësajë mbrëmjeje, nga gjaku i njëjtë, festuan bashkë dhe si përherë më parë të bashkuar, pa dallim feje e krahine, në ngjarje të gëzueshme e të mjerueshme të kombit. Edhe kësaj here, gjaku shqiptar, pa dallim feje, nuk iu shmang përgjegjësive ndaj traditës së trashiguar nga të parët. Është për tu lavdëruar dhe përshëndetur zelli i tyre, që me djersën dhe flijimet e tyre po bëjnë të mundur përfundimin e ndërtimit të Katedrales së Nënë Terezes në Dardani, e cila shpresoj se do të forcojë edhe më tepër bashkimin e shqiptarëve. Këtë urim na ua dërgojmë nga Nju Jorku.


14

Jeta Katolike | janar-qershor 2011

U zhvillua në New York Dita e Trashëgimisë Shqiptare

Gëzim Nika, dhe Zef Deda

Beqir SINA

Valhalla Westchester County, New York: Çdo vit, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara zonën e trishtetshit New York - New Jersey - Connecticut, sipas traditatës, në piknikun e qershorit, nderon trashëgiminë e tij në një festë të bukur të muzikës shqiptare, valleve tradicionale, dhe ushqimeve shqiptare . Kjo është një ditë vjetore e cila thirret Dita e Trashëgimisë Shqiptare, dhe mbahet

Dijana Vajushi Sipas Westchester County Department of Parks, Recreation and Conservation, në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, të djelën më 5 qershor, 2011, në piknikun vjetor kanë marrë pjesë më shumë 5500 vetë

për çdo vjet në Kensico Dam Plaza, në një park rekreativ 98 hektarësh, të zonës Westchester County, New York. Kjo ngjarje është paraqitur nga Qëndra Kulturore Nëna Tereze - e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe The Westchester County Department of Parks, Recreation and Conservation. Kjo ngjarje vjetore është një "haraç" i madh të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuar duke përfshirë edhe veshje tradicionale shqiptare, instrumente muzikore unike shqiptare dhe një mundësi e rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të muzikës shqiptare dhe valleve, si dhe të shijojnë ushqimin tradicional shqiptar. Për anën sportive, kulturore dhe artistike kujdesen ish-sportistë të njohur, këngëtarët popullor shqiptarë dhe kërcimtarë të komunitetit, grupe të ndryshme artistike me në krye grupin Rozafati të Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”. Përveç kësaj, Dita e Trashëgimisë Shqiptare, është një kënaqësi e veçantë e mbushur me ngjarje të tjera familjare, duke kombinuar sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku

Tomë Gjergji dhe Shaban Lajçi

Hajro Ceka, Dom Pjeter Popaj dhe ViktorShkreli


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 15

Mark Shkreli, Astrit Tota, Dom Pjetër Popaj dhe Roko Markoloviq shumë e ngjashme ajo me pikniqet masive që mbajnë shqiptarët në natyrën e mrekullueshme të Kosovës, Shqipërisë, viseve shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës, çdo stinë pranverore dhe verore. Me qindra të rinjë e të reja shqiptarë, janë ata që gëzojnë këtë kënaqësi e cila është e mbushur plot me këngë, valle dhe melodi shqiptare nga të gjitha trevat. Sipas Westchester County Department of Parks, Recreation and Conservation, në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, të djelën më 5 qershor, 2011, në piknikun vjetor kanë marrë pjesë më shumë 5500 vetë. Pikniku tradicional shqiptar u mbajtë në Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York (është i njëjti park ku ndodhet edhe permendorja e 11 shtatorit), duke filluar në ora 12 të

drekës dhe zgjati deri në ora 7 të mbrëmjes. Kryetari i Qëndrës Kuturore “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, zoti Mark Shkreli, na tha se ky piknik "Mbahet çdo vjet në djelën e parë të muajit qershor, për të kremtuar së bashku kulturën dhe traditën shqiptare, në një atmostferë festive në natyrë dhe për t’ua paraqitë atë edhe etnive të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Ai tha se Organizatori i piknikut tradicional Dita e Trashëgimisë Shqiptare, është Qendra “Nëna Tereze” pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, Hartsdale, New York. Në këtë piknik masivë morën pjesë edhe klerikët, artistët, biznesmenët, si dhe zyrtarë të lartë të pushtetit vendor si

Nikollë Shkreli duke u kujdesur për mbarëvajtjen e piknikut Rob Astorino, Westchester County Executive, dhe Ken Jenkins, Westchester County Board of Legislators Chairman dhe Robert J. Costello, New York State Assemblyman, 89th District. E deklaroi të hapur piknikun Dita e Trashëgimisë Shqiptare, famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, me fjalët “Happy Albanian Heritage Day”. Ai e hapi ceremoninë e këtij pikniku duke përkujtuar të pranishmit se kjo ditë është sajuar që t’ju tregojmë të tjerëve se jemi popull me klulturë të lashtë, ndoshta më të lashtë në Ballkan. Ai falënderoi pjesëmarrësit për përkrahjen e vazhdueshme kësaj ngjarjeje të pashoqe, që na bashkon, pa dallim besimi, krahine, ideologjije. Gjithmonë të


16 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Tomë Mrijaj, Zef Balaj, Lekë Përlleshi, Mëhill Velaj, Hil Përlleshi Adnan Mehmeti dhe Klajd Kapinova

Nika, Zef Deda, Diana Vajushi, dueti Shaban Lajçi e Tomë Gjergji, e kthyen piknikun në një festival të këngës e valles shqiptare në SHBA. Me tingujt e melosit shqiptar, qysh nga ora 12 e mesditës deri në ora 7 të mbrëmjes, kur u mbyll edhe Dita e Trashëgimisë Shqiptare, e cila është e 8-ta me rradhë që mbahet në Westchester të New Yorkut. Aktiviteti ishte mjaft i pasur me argëtim të pandërprerë deri në minutat e fundit të aktivitetit, shoqëruar me ushqime të lloj-llojshme shqiptare dhe amerikane, si dhe u zhvilllua turniri i futbollit me pjesmarrjen e 17 ekipeve: Vendin e parë e fitoi skuadra “Kosova”, kurse të dytin “Luca” nga Rozhaja. Ndërkohë që u zhvilluan dhe lojra të tjera sportive si voleiboll dhe aktivitete të ndryshme si, shah, domino, etj. SHËNIM I REDAKSISË

KF KOSOVA

Rob Astorino

KF LUCA

Që dita e Traditës shqiptare të dalë me sukses janë kujdesur koordinatori Nikollë Shkreli, Simon Vukel, Amanda Jankovic, Brenda Berisha, John N. Gojcaj, Frang Syku, Fran Çotaj, Mark Berishaj, Palok Rudaj, etj. Falënderimet më të sinqerta nga Qendra “Nëna Tereze”. Në turnirin e futbollit morën pjesë 17 skuadra nga komuniteti. Pas eliminimeve, skuadra “Kosova” fitoi vendin e parë dhe “Luca” vendin e dytë. Urime shampionit, vice shampionit si dhe të gjithë skuadrave pjesëmarrëse.

Koreografja e Rozafatit Angjelina Nika me grupin e valleve Ken Jenkins kultivojmë çka na bashkon e jo çka na ndanë, u kujtoi edhe një herë pjesmarrsëve famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj. Më pas, folën edhe pushtetarët vendor Robert J. Costello, New York State Assemblyman, i Distriktit 89th, Rob Astorino, Westchester County Executive, dhe Ken Jenkins, Westchester County Board of Legislators Chairman. Grupet muzikore dhe folklorike dhe këngëtarët e njohur të komunitetit si Grupi Muzikor Ceka, Grupi Folklorik “Rozafati”, këngëtarët, Remi, Gëzim


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 17

Një grusht dhé Lure për Dom Nikollë Kaçorrin thes mbeturinash për riciklim. Shkurt, për faqe të zezë! Tonën, jo tënden… Por, nuk ishte faji ynë, ishte krejt i gjet, u gjet më në fund… U gjet pas 50 vitesh mohim dhe yti, Dom Nikollë Kaçorri! Kur prite 1 shekull pritje. U gjet pas 100 vjet, të rrije edhe ca ditë të tjera. kërkimeve të dëshpëruara të një nipi në Dom-i ynë i dashur, gjete momentin e SHBA, pas trokitjeve derë më derë të keq për t’u kthyer në Shqipëri. Siç një historiani në arkivat e huaja, pas duket, ty nuk të thanë që burrat e këmbënguljes së priftërinjve për të Kuvendit tonë kishin radhën për t’u mbajtur amanetin e tij që të prehej në mbledhur, pasi kishin lënë në mes një atdhe. U gjet Dom Nikollë Kaçori dhe çështje madhore për të diskutuar. Ishin atë nuk e gjetëm ne. Na e bënë dhuratë shumë të zënë për të të nderuar në këta zemërgjerë që përmenda më lart, aeroport siç e meriton, sepse akoma por edhe ne nuk e lamë pa gjë… I nuk kishin mbaruar librin e sharjeve bëmë një pritje të zezë, në ca ambiente deri në gjenezë. Me nënat, motrat dhe të zeza, të mbështjellë me një rreckë po gratë ishte gjithçka në rregull, por në kaq të zezë, që nuk kuptohej nëse ishte fis kishin akoma punë… Edhe gratë e një valixhe e falur nga dikush, apo një Kuvendit, duke nisur që nga kryeburrnesha e besimit tënd, ishte me axhendë të ngjeshur atë ditë që erdhe ti, Dom. Ajo dhe gratë e tjera po miratonin me qeshje, buzëqeshje e ngërdheshje degjenerimin e burrave dhe me raste, edhe i plotësonin fjalitë. Këtë të fundit e di që nuk e beson dot, sepse me të drejtë mund të pyesësh se ç’duan gratë në Kuvendin e Burrave? Ehhh, je 100 vjet pas Dom, mos u trondit… Quhet barazi gjinore dhe po t’i dëgjosh në kuvendim, janë fiks njësoj. Aq perfekte po arrihet kjo barazi, sa me këtë ritëm, shumë shpejt do të shndërrohet në Kuvendin e Grave, edhe pse emrat pjesëmarrës janë shumica Deklarata e pavarësisë së Shqipërisë. të gjinisë mashkullore

Hekuran Vladi

U

Nënshkrimi i dytë nga e majta i Dom Nikollë Kaçorrit

dhe vazhdojnë të mbarojnë me germën I dhe U. Gramatikisht them dhe këtë e kupton mirë ti Dom, se ke qenë dhe gjuhëtar i madh. Meqë ra fjala, me alfabetin tënd, përkthimet, studimet e veprat e tua, u arsimuan shumë profesorë, pedagogë. Me emrin tënd si temë diplome u bënë edhe doktorë. Por edhe këta ishin të zënë kur erdhe ti, Dom. Po jepnin mësim në universitetet private dhe si për ironi të fatit, njëri prej tyre po shpjegonte pikërisht legjendën tënde… Nuk mund ta linte atë orë mësimi, Dom. Teorikisht i kushtoje 50 euro, praktikisht 1 mijë lekë karburant deri në Rinas… Të thashë që në fillim që zgjodhe ditë të gabuar për t’u kthyer, Dom! Në ndonjë kohë tjetër, do të të nxirrnim edhe vetë ministrin e Kulturës të të priste në aeroport, por atë ditë që erdhe, ai ishte shumë i zënë duke bërë bisedime ndërkombëtare për eshtrat e një patrioti, me të cilin Ti shpalle Pavarësinë dhe krijove Qeverinë. I


18 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

kanë humbur në dheun e duhur, por gjithmonë i kërkon në vende të gabuara, ose me emra të gabuar. Ministrit tonë vijojnë t’i vijnë përgjigje të dëshpëruara dhe të gëzuara njëkohësisht: “Referuar të dhënave tuaja, qytetari Qemal Ismaili është i gjallë e është në jetë, është në dritë të vërtetë…”. Mos ia vër re, ashtu si shumë politikanë të tjerë sot, edhe ai mendon për zgjedhje të ardhshme, ndërsa ti Dom mendoje vetëm për breza të ardhshëm. Nuk ka rëndësi nëse është Ismail Qemali apo Qemal Ismaili, në këtë rast ai është një votues më shumë. Po ashtu, nuk ka rëndësi nëse është i gjallë apo i vdekur, në këtë rast ai është një mundësi manipulimi më shumë. Megjithatë, lutu, lutu me gjithë forcën tënde Dom, që mos t’i gjejë ato eshtra, ndryshe do të t’i sjellë edhe ato në thesin e zi ku të kanë futur. Shumë ngushtë për Ty aty, mendo për të dy… Ah, Dom, si nuk prite edhe ca për t’u kthyer në atdhe! Vetë Presidenti i Republikës do të të dilte para dhe zyra e shtypit do të bënte një njoftim fisnik, ashtu siç e meritoje. Por, më vjen keq të ta përsëris, zgjodhe ditën e gabuar për të ardhur. Kryetari i Shtetit ende nuk e kishte sqaruar se sa doli Arsenali me Gallatasaraj, ndërsa i ka ngelur problem madhor dhuna e tifozëve në stadiumet e Laçit, kur luajnë ekipet e pensionistëve… Një problem të tillë me çështje dhune ka pasur këto ditë edhe zyra e shtypit pranë Kryeministrit. Zakonisht kryetarit të Qeverisë nuk i shpëton gjë, por më shumë se sa faji i mediatikëve të tij, ka qenë i kreut të opozitës. As ai nuk u ndje se do të vije Ti. Hmmm, duket si plan “mafioz” i kundërshtarëve politikë, të kanë përdorur edhe të vdekur, Dom. Po të kishte reaguar kryeopozitari, do të reagonte edhe kryemazhoritari. Do të ishin organizuar edhe dy konferenca shtypi në selitë përkatëse, do të ishin shpërndarë e-maile dhe disa foto, por jo të thesit të zi ku je Ti. Besoj që shkrepjet e aparatit

do të ishin bërë mbi ndonjë arkivol të marrë me qira, me plot lule të freskëta të vendosura nga sipër me montazh kompjuterik… E kupton Dom tani në çfarë kohe je

kthyer? Por meqë erdhe, rri… Vendi yt i lindjes, Lura, ka 100 vjet që po të pret. Të ka bërë gati edhe dheun për Ty. E ka gjetur të butë, në një lëndinë të gjelbër, pranë liqejve. Aty ku dielli lind i përkëdhelur dhe po ashtu perëndon. Atë ditë që Ti erdhe në aeroport, patriotët e tu ishin të vetmit që u përulën para atij thesi të zi. Të përmalluar, por edhe të poshtëruar për atë çfarë panë, qanë në vend të grave para teje. U bënë gati të të merrnin e të të çonin në Lurë, por… Gjithë jeta dhe pasjeta po të shkon me “POR”, Dom. Është pak turp të ta them, por fshati yt nuk ka më rrugë. Edhe ajo udha e kuajve që përshkove ti kur ishe fëmijë 2 shekuj më parë, është prishur. POR, si gjithmonë me POR… Nëse nuk shkon Dom Nikollë Kaçorri në Lurë, do të shkojë Lura te Dom Nikollë Kaçorri. Sot, në ceremoninë e varrimit që do të bëhet në Durrës (në mungesë të një rruge për ta çuar në vendlindje) secili nga ne do të marrë me vete një grusht dhé, të cilin e kemi sjellë posaçërisht nga Lura. Dom, ne nuk jemi të denjë për Ty, por me një grusht dhé Lure, shpresojmë në faljen tënde.

Meshë drite për Imzot Nikollë Kaçorrin Durrës, 14 shkurt 2011 - Janë riatdhesuar në Shqipëri pas 94 vjetësh eshtrat e rilindasit Dom Nikoll Kaçorri. Ceremonia kishtare u zhvillua në Katedralen Shën Luçia në Durrës, ku merrnin pjesë kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe qytetarë të shumtë. Në meshën e mbajtur në ndërim të figurës së patriotit Kaçorri dy kleriket e kishës katolike, Arqipevshki i TiranëDurrësit Imzot Rrok Mirdita dhe famullitari i Durrësit Imz. Damian Kurti, vlerësuan kontributin e shquar të rilindasit në shpalljen e pavarësise dhe si nënkryetari i qeverisë së pare të dalë pas 28 nëntorit të 1912-ës. Kryeministi Berisha, i pranishëm në ceremoni vlerësoi lart rilindasin Kaçorri, duke e cilësuar atë një figurë të shquar atdhetarizmi. Në analogji me punën dhe veprën e tij për pavarësinë e vendit, kreu i qeverisë ka sulmuar të gjithë ata Haxhi Qamilë, që sipas tij, pengojnë me çdo kusht rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në familjen europiane. Nikollë Kaçorri është një nga personalitet që firmosi Pavarësinë e Shqipërisë dhe ishte protagonist kryesor i zhvillimeve kulturore dhe politike me peshë kombëtare. Për arsye shëndetësore ai shkoi për t'u kuruar në Vjenë në vitin 1917, ku po atë vit ndërroi jetë. Eshtrat e Imzot Kaçorrit preheshin në Vjenë të Austrisë, ndërsa sot ato janë vendosur në Katedralen "Shën Luçia", ku ai shërbeu për shumë vjet në fillim të shekullit 20.


19

Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 19

Fjala e Imzot Mirditës në rivarrimin e Eshtrave të Dom Nikollë Kaçorrit

Mbi lumenj të Babilonit, atje rrinim e lotonim e nëpër mend shkonim Sionin. Aatje, shpërngulësit tanë na kërkonin këngë: “Na këndoni këngët e Sionit!” Po si mund t’i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj? (Ps 137) Të nderuar Zonja dhe zotërinj, Të dashur vëllezër e motra, Psalmi 137 përshkruan me nota melankonie të thellë gjendjen e hebrenjve larg tokës së tyre të pushtuar e të shkretuar nga babilonezët para 2500 vjetësh. “Si mund t’i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?”, thotë psalmisti. Historia biblike e shpërnguljes së hebrenjve është paradigmë e një populli që kërkon një atdhe ku të jetë i lirë, sepse vetëm në liri mund të këndohen këngët e Zotit. Sot kemi para nesh mbetjet mortore të një burri të madh të kombit tonë, që gjatë tërë jetës ka kërkuar një atdhe të lirë dhe ka vdekur tokë të huaj. Imzot Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e shtetit shqiptar në të gjitha kuptimet e fjalës themel. Së pari, sepse ka pasur bindjen e thellë se shqiptarët nuk mund të prisnin më për t’u çliruar nga sundimi i gjatë osman, dhe kjo bindje e ka shtyrë të angazhohet për të përgatitur mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Trieste për të shpallur “Shqipninë e mos varme” dhe, pasi u vu re se shpallja e pavarësisë në Durrës vihej në rrezik për shkak të pasigurisë së atij qyteti të kërcënuar nga pretendimet serbe dhe greke, bëri të mundur sigurinë e udhëtimit të këtij delegacioni drejt Vlorës. Së treti, sepse në Vlorë jo vetëm se hodhi firmën përkrah Ismail Qemalit dhe ishte ndër pesë personat që valëvitën për herë të parë flamurin e Shqipërisë së pavarur, por u bë edhe zëvëndëskryeministri i parë i shtetit të ri shqiptar. Ai qëndron në themelet e shtetit shqiptar jo vetëm sepse është njëri ndër gurët e mëdhenj të këtij themeli, por sepse më shumë se të gjithë protagonistët e tjerë ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar me heshtje nga historia shqiptare si gjatë

periudhës komuniste, ashtu edhe gjatë këtyre njëzet vjetëve. Themelet janë të padukshme për vetë funksionin e tyre të mbajtjes së godinës që mbështet mbi të, por, nëse njerëzit që banojnë në atë godinë lejojnë të përjashtohen nga themelet gurë të tillë të mëdhenj, rrezikojnë të banojnë në një godinë të lëkundshme. Përballë kthimit në Shqipëri të eshtrave të Imzot Nikollë Kaçorrit, më lind vetvetishëm dhe fuqishëm dëshira dhe urimi që në Shqipëri të fillojë të bëhet me vërtetësi, dashuri dhe korrektesë shkencore hetimi i historisë sonë të hershme dhe të vonë, me motivin e vetëm, që kujtesa historike kombëtare të bëhet një thesar i çmueshëm nga i cili të mund të nxjerrim mësime për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Njohja e turbullt e historisë së shkuar, pa llogaritur pastaj shtrembërimin me apo pa dashje të saj, rëndon si një perde e errët në horizontin e shpirtit të kombit, prandaj është detyrë jo vetëm e historianëve, por e çdo shqiptari, të japë ndihmesën e vet për ta shthurur fije për fije këtë perde. Këtë ndihmesë e kanë dhënë të gjithë ata që janë kujdesur për kthimin në atdhe të eshtrave të Imzot Kaçorrit, prandaj atyre u drejtoj me gëzim dhe kënaqësi mirënjohjen time më të thellë. Le të kthehemi edhe një herë tek psalmisti i sotëm. “Si t’i këndojmë këngët e Hyjit në tokë të huaj?” Përvoja e tokës së huaj ka qenë përvoja e gati gjithë jetës së Imzot Kaçorrit. Ai lindi në një fshat të Lurës në atë periudhë të historisë kur toka e shqiptarëve ishte si të ishte e huaj, sepse gjendej nën zotërimin e Portës së Lartë të Stambollit. Pas studimeve teologjike bazë në Shkodër, që do ta përgatisnin për meshtari, njohu të tjera toka të huaja, sepse kaloi disa vite studimi në Zvicër, për t’u kthyer në Shqipëri me prerjen mendore të njeriut europian, për t’iu kushtuar bashkësive katolike të Kurbinit dhe të Durrësit. Përkushtimi baritor përfshinte realitetin njerëzor në tërë përmasat e tij, prandaj famullitari i Durrësit jo vetëm që nuk la pas dore lëngatën në të cilën gendej popullsia shqiptare nën sundimin turk, por u vendos në krye të lëvizjes për pavarësi. Pas shpalljes së pavarësisë, gëzoi vetëm për dy vjet shijen aq të dëshiruar të tokës së vet, sepse barbaria e lëvizjes së Haxhi Qamilit jo vetëm që e rrëzoi qeverinë ku ai ishte zëvëndëskryeministër, por i dogji shtëpinë në Durrës, duke kthyer në pluhur e hi njërën

ndër bibliotekat më të pasura të Shqipërisë së asaj kohe, që ai kishte mbledhur me pasion. Pas rrëzimit të qeverisë së Ismali Qemalit, largohet nga Shqipëria për në Austri dhe atje vdes pas pesë vjetësh, për t’u lënë në harresë. Harresa, megjithatë, nuk rëndon mbi të, por mbi historinë tonë. Nëse Psalmisti nuk i këndonte dot këngët e Zotit mbi lumenjtë e Babilonisë, sepse e digjte malli për Jeruzalemin, sikurse malli digjte edhe Imzot Kaçorrin për Shqipërinë kur gjendej pranë brigjeve të lumit Danub në Vjenë, famullitari i Durrësit mund t’i këndonte këngët e Zotit edhe në dhe të huaj, sepse kishte bërë gjithçka që kishte qenë e mundur për dheun e vet. Në Ungjillin e sotëm kemi dëgjuar tregimin e takimit të Jezusit me farisenjtë, që duan të dinë prej tij a duhet t’i paguhet taksa Çezarit apo jo. Para se të japë përgjigjen, Jezusi kërkon një monedhë dhe, duke parë mbi të shëmbëllimin e Çezarit, thotë fjalinë e famshme: “Jepni Çezarit çfarë i takon Çezarit dhe Zotit çfarë i takon Zotit!”. I gjithë angazhimi politik i Imzot Kaçorrit nuk ka qenë tjetër, përveçse përpjekje e sinqertë për t’i dhënë Çezarit çfarë i takon Çezarit. Sa herë që mendojmë për politikën, na krijohet ideja se në politikë hyhet për të fituar, ose, edhe më keq, për të përfituar. Fatkeqësisht, historia e shtetit tonë, që, pas pak më shumë se një viti, mbush njëqind vjeç, është e mbushur me shembuj të një politike të ushtruar e të kuptuar si pushtet dhe përfitim. Fatkeqësisht, jo vetëm forcat e Haxhi Qamilit dhe jo vetëm egërsia e diktaturës komuniste, por edhe tranzicioni i stërgjatur njëzetvjeçar nuk na kanë dhënë një shembull bindës të politikës së kuptuar si shërbim ndaj shoqërisë. Ungjilli që sapo kemi dëgjuar na kujton se në politikë hyhet jo për të marrë, por për të dhënë: “Jepni Çezarit çfarë i takon Çezarit!” Imzot Kaçorri, i mbrujtur me fjalën e Ungjillit, është angazhuar në politikën e Shqipërisë jo për të marrë, por për të dhënë, dhe me të vërtetë ka dhënë gjithçka, deri edhe famën e emrit të vet. Nga ana tjetër, duhet të angazhohemi ta nxjerrim në pah këtë famë, që të jetë model jo vetëm për politikanët shqiptarë, por edhe për qytetarët që kërkojnë frymëzim për vizionin e tyre politik. Duke u kthyer tek Ungjilli i sotëm, në gjestin e Jezusit, që kërkon të shohë


20 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

shëmbëllimin e Çezarit në monedhën e perandorisë, duhet të lexojmë edhe diçka më shumë. Nëse në monedhë gjendet shëmbëllimi i Çezarit, brenda njeriut gjendet shëmbëllimi i Hyjit. Libri i Zanafillës, kur tregon krijimin e njeriut, na bën me dije se Zoti tha: “Ta bëjmë njeriun në shëmbëllimin tonë”. Brenda njeriut, brenda çdo njeriu, Jezusi shikon shëmbëllimin e Hyjit, prandaj ai ka ardhur për t’i kthyer njerëzit tek Hyji. Këtu gjejmë edhe përmasën tjetër të Zëvëndëskryeministrit të parë të Shqipërisë së pavarur. Ai ishte njeri i Zotit, prandaj, sikurse ka jetuar politikën si mundësinë për t’i dhënë Çezarit çfarë i takon Çezarit, pra si shërbim dhe jo si pushtet, poashtu ka jetuar edhe besimin se thirrjen më të lartë të njeriut për t’iu kushtuar tërësisht Zotit. Madje në këtë thirrje të Zotit, për të realizuar brenda nesh ngjashmërinë me të, qëndron edhe çelësi i thirrjes sonë për t’u angazhuar në jetën sociale dhe politike. Është pikërisht forca e kësaj thirrjeje që na nxjerr nga përtacia jonë dhe na angazhon për të mirën e të gjithëve, sikurse na porosit shën Pali në leximin e dytë të kësaj liturgjie nga Letra e Dytë drejtuar Selanikasve: “Po ju porosisim, o vëllezër, në emrin e Zotit Jezu Krisht, të largohemi nga çdo vëlla që jeton në përtaci dhe jo sipas traditës që morët prej nesh” (2 Sel 3:6). E më tej përsëri: “Po dëgjojmë se disa nga ju jetojnë në përtaci, nuk bëjnë asnjë punë dhe merren me gjëra të kota. Këta i porisisim dhe i lusim në emër të Zotit Jezu Krisht që t’i shtrohen punës për të nxjerrë bukën e gojës” (2 Sel 3:11-12). Gjatë tërë jetës së tij Imzot Kaçorri ka punuar pa u lodhur për të mirën e vendit të vet, prandaj sot, fjalët e Apostullit Palë duket sikur na i thotë edhe ai neve, duke na lënë një shembull të mirë të jetës së krishterë: “Ju e dini se si duhet të ndiqni shembullin tonë, sepse ne nuk jetuam në përtaci kur ishim mes jush e as nuk kemi ngrënë falas nga ndonjëri prej jush, por jemi lodhur e munduar duke punuar ditë e natë për të mos iu bërë barrë ndokujt” (2Sel 3:7-8). Deri më sot historia e Shqipërisë nuk e ka shpërblyer Imzot Kaçorrin për kontributin e pamasë që ai i ka dhënë vendit tonë, por ky fakt nuk na shqetëson ne që jemi mbledhur këtu në emrin e besimit, sepse e dimë se shpërblimi vjen prej Zotit, prandaj lutemi që Zoti të shpërblejë me lavdinë qiellore të gjitha vuajtjet e tij. Amen.

A True Catholic President Mortally wounded, Garcia Moreno cried out "God does not die!" This stalwart Catholic president of uncompromising principles was slain by the enemies of the Faith because of his consistent courage in defense of the Church and Papacy.

By José Maria dos Santos Gabriel Garcia Moreno was born in Guayaquil, in southern Ecuador on December 24, 1821. His father, Gabriel Garcia Gómez was Spanish, while his mother, Doña Mercedes

Gabriel Garcia Moreno

Moreno, was a member of the local aristocracy. Tragedy visited the family when the father died suddenly in his youth, shortly after losing his fortune. His young widow employed a priest to teach her son his first letters. Later, Gabriel continued his studies at the Colegio de San Fernando in Quito. Moved by religious fervor, Garcia Moreno received minor orders in 1838, but became convinced that he did not have a priestly vocation. Instead, after completing law school, Gabriel devoted his life to politics. He became Commissioner of War in the northern jurisdiction, but in 1846 was involved with some periodicals that were highly critical of Ecuador’s government. Nevertheless, he collaborated with the regime during the threat of invasion by General

Flores in 1847. He was an active member of the Municipal Council of Quito and later became Governor of Guayas. Due to political turmoil, he was exiled in 1848 and traveled to Europe the following year. When he returned, he dedicated himself to politics once again. In 1853, he successfully lobbied for Ecuador to receive the Jesuits expelled from Colombia. He soon won a senatorial election, but was exiled a second time before taking his seat. During his deportation, he diligently applied himself to study in France. He worked so hard that his health began to suffer. During this time, he wrote: "I recognize that I have abused my strength and nearly did myself more damage. Neither my head nor my strength are proportional to the energy of my will." Returning, he got involved in the cultural life of the country, where he fulfilled many important functions. In 1857, he was elected mayor of Quito and rector of the local university. As a senator, he gained notoriety for his fiery speeches. On April 2, 1861, he became President of Ecuador. His Providential Mission: Free the Country from Chaos Originally, Ecuador and Venezuela were part of a larger nation called Great Colombia, which was created by Bolívar in the early 1800s, after the war of independence. When Great Colombia collapsed in 1830, Ecuador became a nation. Revolutions followed that threw the nation into chaos. Bad government and party resentments ravaged the country to such an extent, that the Catholic Church was the only unifying factor in Ecuador. Garcia Moreno took advantage of this situation to


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 21

mold the government after the Faith, which was deeply rooted throughout the nation. His task was difficult because Catholics had been practically orphaned by a lax clergy that often failed in its duties. Seminaries were decadent, religious instruction was wanting and whole sections of the population were left without guidance. Ecuador needed a strong leader. Garcia Moreno was so well suited for this mission that even his detractors admit that he was the man Ecuador needed at that critical time. Historian Calderón García describes Garcia Moreno’s character: "Indefatigable, stoic, just, energetic in his decisions, admirably logical in his life, Garcia Moreno is one of the greatest personalities in the history of the Americas... In fifteen years he completely transformed his little country according to a vast political system that only death prevented him from completing. He was a mystic of the Spanish type, not satisfied with sterile contemplation, he needed action. He was an organizer and a creator." Throughout his entire administration, Church doctrine guided his actions. "His philosophy was inspired in the classical doctrine of Thomism." Resolution of the President: Concordat with the Holy See When Garcia Moreno assumed the presidency, the Church in Ecuador was beset with insubordination, immorality and laxity, due largely to an abuse of authority that limited the power of the Holy See regarding religious affairs. The president immediately drafted a concordat to correct this abuse. The document’s first article sets the tone, stipulating that the Catholic Church would continue to be the State religion and preserve the rights and prerogatives afforded Her by the Law of God and cannon law. All dissident worship was prohibited. It states: "the instruction of the youth in the universities, high schools, colleges, public and private schools

will all be in accordance with the Catholic Religion," 3rd article, in Ricardo Pattée, p. 151, because "The Catholic Religion was one of the few bonds of Ecuadorian nationality... Catholicism is a force of political cohesion." Thus, "the fundamental articles [of the concordat] were not attacked, nor were amendments proposed to them." Consecration of Ecuador to the Sacred Heart of Jesus However, Garcia Moreno’s adhesion to the Faith was not limited to internal affairs. When the Papal States were invaded in 1870, Garcia Moreno was the only ruler in the world to protest. He wrote to the Minister of Foreign Relations of Italy, decrying the Italian government’s robbery of pontifical land. The grateful Pope sent him a Decoration of the First Class in the Order of Pius IX with a brief commendation, dated March 27, 1871. "As a manifestation of solidarity with the Holy See, [Garcia Moreno] decreed in 1873, that the Supreme Pontiff be sent ten percent of the state’s tithes." However, the most symbolic act of Garcia Moreno’s government was the ecclesiastical and civil consecration of the Republic to the Sacred Heart of Jesus. During its ceremonial consummation, the president affirmed: "I recognize the faith of the Ecuadorian people, and that Faith imposes on me the sacred obligation of conserving its deposit intact." Years before, a decree of the Constitutional Convention had declared the Virgin of Mercies Patroness of Ecuador. Assassinated for His Devotion to the Catholic Faith This government, led by the religious fervor of its president, worried the Masonic sects, which immediately began planning his assassination. Perhaps Garcia Moreno foresaw his demise. During this time, he wrote to Pius IX: "What a treasure it is

for me Holy Father, to be hated and calumniated for my love for Our Divine Redeemer. What happiness, if your blessing were to obtain for me from Heaven the grace of shedding my blood for Him, Who, being God, willed to shed His Blood for us on the Cross!" On August 6, 1875, Garcia Moreno entered the Cathedral to make a visit to the Blessed Sacrament. Conspirators interrupted his prayer to tell him he was urgently needed next door at the presidential palace. Garcia Moreno immediately left the Church. While climbing the steps in front of the palace, a thug named Royo struck him in the back of the head with a machete, crying out: "death to the tyrant!" He then almost hacked off the president’s arms as he tried to fend off his assassin’s blows. Meanwhile, three accomplices shot him in the chest. "God does not die!" Mortally wounded, Garcia Moreno was then thrown down onto the plaza, where Royo struck him several more times on the head. While agonizing, he managed to wet his finger in his own blood and write on the ground: "Dios no muere" (God does not die). He was carried quickly to the Cathedral, where he received Extreme Unction and rendered his soul to God. Learning the sad news, Pius IX declared that Ecuador: "Distinguished itself miraculously by the spirit of justice and the unshakable faith of its president, who showed himself always a submissive son of the Church, full of devotion to the Holy See and of zeal to maintain Religion and piety in his whole nation… "So it was, that in the councils of darkness organized by the sects, those villains decreed the assassination of the illustrious President. He fell under the steel of an assassin as a victim of his Faith and of his Christian Charity."


22 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

KANË GRÌ DOM NDRENË! - Poeti i ambëlsisë, Dom Ndre Zadeja –

Daniel GÀZULLI

I “Kanë grì Dom Ndrenë”! … Kanë grì Dom Ndrenë”! …” – kalonte gojë më gojë e vesh më vesh fjala kobzezë. “Kanë grì Dom Ndrenë”! Ishte mëngjezi

i 25 Marsit 1945. Shkodra ishte tronditë nga themelet. “Kanë grì Dom Ndrenë! … Kanë sharrue legjendën e kufijve Prekë Calin! … Kanë grì katërmbëdhjetë burra te Muri i Gjakut në Rrëmaji”. Shqiptarët po faronin shqiptarët, ata ma të mirtë. Po, shqiptarë ishin edhe ata që tërhiqnin çarkun e marrshinkave, po mbas tyne kishte qenë ma parë e gjithmonë një dorë serbi që kishte drejtue gishtin: “Të arrestohet … ! Të pushkatohet …!” Gjithmonë një dorë serbi dhe një verbënì komuniste, që mbasi kishte përgjakë Jugun gjatë luftës tue vra bijtë e tij ma të mirë, tashti, të pangopun me gjak, ishin lëshue si bishat mbi Veriun: Ishin Brigadat e ndjekjes, komandantat katila, por mbi të gjitha ishin urdhnat që vinin nga Tirana, apo drejtpërdrejt nga Beogradi. I kanë lanë vetë dëshmitë në proçeset gjyqësore që i banë njeni tjetrit ndër vite, kur u hanin kryet shokëve, si hijenat. Ja çfarë deklaron Koçi Xoxe në gjyq: “Kur ishim në Shkodër, në janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj., ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. ...” (Arkivi M. Mbrendëshme, dosja nr. 1623). Kanë grì Dom Ndre Zadenë që, para skuadrës së pushkatimit, u kishte thanë: “Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!”. Ajo piskamë e përshpëritun me za të lehtë gojë më gojë e vesh më vesh, “Kanë grì Dom Ndrenë!”, më duket se vjen e mnershme edhe sot e kësaj dite kur Tirana postkomuniste ban gjithçka me i lanë në harresë ata, Martirët e Kombit. Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë,

kishte fillue ndoshta qysh me 16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën Rrokut, kur iu drejtue besimtarëve:

“Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin." Nuk do t’ia harronin këto fjalë

”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!” Dom Ndre Zadeja para pushkatimit “komunistët klandestinë” që, qysh gjatë luftës, futeshin kudo lëshohej kushtrimi për tragjedinë që po e priste një popull mbarë. Me të drejtë historianët vërejnë se nuk asht e lehtë të gjesh një figurë që të

jetë vetëm bardh apo vetëm zi. Jam rrekë ndër vite me gjetë për Dom Ndreun: a kishte Ai ndonjë njollë? E sot, mbas shumë vite kërkimesh, mund të përsëris pa frikë se gaboj: Atdhetar i panjollë! Ai që, si pak kush, kishte plotësisht të drejtë të thonte para plutonit të pushkatimit: ”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!” II Dom Ndre Zadeja leu në Shkodër me 03 Nandor 1891. Klasat e para i kreu pranë një shkolle që mbahej nga Austro – Hungaria. Nga klasa e katërt e deri sa mbaroi gjimnazin studjoi në Kolegjën Saveriane. Në periudhën 1913-1916 studioi në Universitetin e Innsbruck-ut, ku ishin edhe Sirdani, Gàzulli e shumë meshtarë të ardhëshëm, që u dhanë me kohë posaçërisht mbas gjuhësisë, ashtu si do të studjonte atje ma vonë, po për gjuhësi, edhe i madhi Çabej. Shugurohet meshtar me datë 26 Prill 1916. Ceremonia e rastit u mbajt në Kishën simbol të Shkodrës, aty në kambë të Rozafës së lashtë. Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohun nga populli ma thjeshtë, Zoja e Shkodrës. Jo se Ai nuk la gjurmë në fushë të meshtarisë; përkundrazi. Ai ishte një ndër oratorët ma të mirë të kohës, e pikërisht oratorisë së tij, që mbahej në gojë prej të gjithëve, do t’i shihte sherrin me 16 Gusht 1944. Përktheu e shkroi edhe verpa origjinale ekleziastike. Prej viteve ’20 e këndej, sot e kësaj dite, besimtarët katolikë luten në vargje të mrekullueshme, të thjeshta e të ambla: pak kush e di se ato lutje-poetike janë të Dom Ndreut. Por Ai do të hynte në botën kulturore të Shkodrës e të Shqipnisë mbarë veçanarisht si autor i melodramave të para shqiptare, veprave skenike të muzikueme po prej Tij, a në bashkpunim me e Dom Mikel Koliqin, tash së voni, Kardinal Koliqi. Ishte sekretar i Arqipeshkvit Imzot J. Serreqi, po përveç detryrës së përditëshme, Ai shpërtheu me një energji të paimagjineushme në shumë


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 23

fusha, pse përveç veprave skenike, themeloi e drejtoi bandën muzikore “Bogdani”, botoi artikuj me vlerë në fushë të pedagogjisë, ashtu edhe poezi nga ma të bukurat, sa qysh atëherë u quejt “poeti i ambëlsisë”. Veprat e Tij kishin taban thellësisht kombtar e në shërbim të nevojave jetike të Atdheut në ata vite. Melodrama “Ora e Shqipnisë” (1919 – vu në skenë në 1920), përveç se mbetet vepra e parë skenike e muzikueme, në kushtet e pushtimit të vendit nga fuqi të ndryshme, por sidomos të pushtimit të Vlonës, u kthye në një himn atdhetaria e proteste. Kur u vu në skenë për herë të parë në Sallonin e shfaqjeve të Kolegjit Saverian, e protagonsitët këndonin:

“Adrijes m’thuej krenare, Vlona asht tokë Shqiptare” – spektatorët shpërthyen në duartrokitje të stuhishme: “Rroftë Vlona Shqiptare! Rroftë Vlona jonë!” Suksesi i melodramës, jo vetëm në Shkodër e Tiranë, po veçanarisht në Vlonë, ndezi edhe ma shumë shpirtnat e trazuem të shqiptarëve, që nuk po gjenin paqë as mbas përfundimit të Luftës së Madhe. Ndërsa jeta e Tij ishte pothuej e heshtun, meshtar diku në një trevë gati të harrueme, në Mal të Jushit, në Bogën e largët, në Shkrel e së fundi në Sheldi, ajo njëherësh ishte e mbushun me prodhimtari artistike kryekëput në shërbim të kombit. Vihen në skenë me radhë melodramat “Ora e Shqypnisë”, “Hijet e zeza”, “Rrethimi i Shkodrës“, “Ruba e kuqe”, “Rozafa” kurse “Shpella e Bogdanit” mbet dorëshkrim. Veç poezive aq të ndjeme e një pasunije të tanë në fushën e lutjeve, që na ka lanë, botohen ndër fletore të kohës studime në lamë të edukimit, të folklorit, të psikologjisë e traditave veçanarisht ndër zona pak të prekuna nga kultura orientale, si ishin Alpet tona, ashtu edhe disa polemika aty edhe me korifejt e kohës. Asht thanë, e me të drejtë, se Dom Ndreu i ndej larg jetës politike. Kjo vlen vetëm sa i përket vështrimit praktik të saj, por gjithë vepra e Tij rrihte pikërisht në shëndetësimin kombtar në konflikt të mbrendshëm me rrymat postosmane, që fatkeqësisht “lulëzonin” në trojet tona tue gjetë humus të

përshtatshëm tek një qeverisje me mendësi shpesh herë edhe ma regresive se “lidhjet e tyne shpirtnore”, Turqia e Ataturkut, që me guxim po shkëputej nga errësina mesjetare. Edhe marëdhanjet e Tij shoqnore ishin të kufizueme. Kishte ruejtë një rreth të ngushtë miqësh qysh të kohës së studimeve në Austri, si Dom Aleksandër Sirdani, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lazer Shantoja e pak të tjerë. Kështu, i afrohej messhekullit të jetës, deri sa një ditë ... III Ishte 8 prilli i vitit 1939. Besimtarët në Sheldi kishin mbushë Kishën si kurrë ndonjëherë. Një ditë ma parë Italia fashite kishte pushtue Atdheun tonë. Kishin mbushë Kishën sepse Ai po, diçka do të thonte. Ishte e pamundun që Ai të mos thonte diçka në një ditë të zezë si ajo për të gjithë ata që e quenin veten Shqiptarë. Zani ishte kumbues, edhe pse dukej sikur fliste me vete, ma shumë se me besimtarët vetullkapërthyem. “E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!” Besimtarët prisnin që Ai të vazhdonte, të vazhdonte, të vazhdonte, e të shfrente zemrën e plagueme, si të plagueme ishin gjithë zemrat e tyne. Por jo, Dom Ndreu kishte ulë kryet, dhe një heshtje që dridhëte zemrat, kishte ra në gjithë Kishën. Mbas pak u dëgjue frymëmarrja e Tij e thellë, një ofshamë, që sikur vinte prej thellësive të shekujve; Ai ngriti kryet ngadalë dhe besimtarët panë t’i rridhnin dy pila lot. Një fjalë ma shumë do të kishte qenë e tepërt! IV E kujtojnë bashkëkohësit e dëshmojnë se Ai dinte me falë si pakkush. E predikonte faljen kudo nëpër shqiptarë, për fat të keq, jo rrallë në mëni e deri të gatshëm për gjakmarrje barbare. Por kishte edhe Ai një pikë “të dobët”, nëse mund të quhet kështu. Jo, t’i prekje Atdheun, Kombin, Dom Ndre Zadeja nuk ngurronte “të xhvishte shpatën” e të hynte në dyluftim me fyesin. Një betejë që do të mbetët në histori asht ajo me priftin italian,

bukëshkalin At Fulvio Cordignano, që guxoi e përfoli ligsht Kombin tonë. Ai, që për 35 vjet kishte njohë e himnizue mikpritjen shqiptare, kur ia desht puna, sa për interesa të politikës së kohës, pushtuesëve fashistë, aq edhe të fqinjëve tanë të pangopun, sllavëve, pse e dëshmoi haptas tendencën e tij prosllave, pat paturpsinë e volli vner kundër historisë e bujarisë sonë. Natyrisht, durimi “i tepruem”, si e quen Zadeja, kishte kapërcye çdo kufi: Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ, e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, ..... Pse nuk kishte si të durohej “përjargja” e Cordignano-s, që donte me “zhigatë fytyren” tonë iliro shiptare: Perjârgë a pênda e jote, Cordignano! Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin! Sepse: Harrohet e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri për komb asht shêjt, si shêjt asht gjaku i dêrdhun për Atmë e Fé. Letra-poemë drejtue meshtarit italian, simbas disa studjuesëve, asht një ndër dy-tri letrat ma të famëshme polemike, nëse mund të quhet polemikë mbrojtja e nderit të Atdheut. Ajo asht një poemë e mirëfilltë historike e filozofike, estetikisht ndër ma të bukurat në gjuhën shqipe, që në llojin e saj konsiderohet një perlë edhe në letërsinë botnore, e që do të trandtte mjediset kulturore e politike të kohës: Nuk tërhiqej jo, Dom Ndre Zadeja, kur fjala ishte me mbrojtë nderin e Shqiptarisë! V Reja e zezë me ideologji të kuqe, që Dom Ndre Zadeja kishte paralajmrue me 16 gusht 1944, u zbraz gjamshëm mbi shqiptarë. Veçanarisht ajo u zbraz me gjithë egërsinë e shëmtimin e saj mbi klerin katolik, tue fillue qysh në mes të janarit 1945 me arrestimin e At Dioniz Makës e të At Gegë Lumës. Pak ditë ma vonë, me 26 janar 1945, do të arrestohej në Sheldi Dom Lazër Shantoja, që ishte strehue tek Kolë Sheldija, një mik i veti, që u arrestue


24 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

edhe ai, bashkë me Shantojën. Të ndalemi pak, për një homazh të merituem, tek ky martir pothuej i harruem prej të gjithëve. Kolë Sheldija e kishte pasë emnin Nuri, një jetim kolonjar. I vetëm, i mbetun në mëshirë të fatit ma barbar, endej nga një cep i Shqipnisë në tjetrin, qysh fëmijë, në kërkim të një kafshate bukë. E strehoi Dom Lazër Shantoja, me të cilin jetoi shtatëmbëdhjetë vjet. Ma vonë, në vitin 1937, kolonjari i mirë u kthye në besimin katolik, edhe pse do të martohej me një vajzë vendase, prej Sheldije. Me atë rast mori emnin Kolë e mbiemnin Sheldija. Mbas tri ditësh i bahet gjyqi. Vendimi: Dënim me vdekje. Motivi: Kishte strehue Dom Lazër Shantojën. O Zot! Si mund të pushkatohet njeriu i mirë Nuri Kolonjari – Kolë Sheldija pse kishte strehue në shtëpi bamirësin e tij?! Po tragjedia e tij nuk mbaron këtu. E pushkatojnë me 02 shkurt 1945. Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës Ushtarake në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100): “...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”. Gjykata e Naltë Ushtarake në Tiranë, me shkresë nr. 22, njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se kishte marrë në shqyrtim aktet e të pandehunit Kolë Sheldija, i cili ishte dënue me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945. Pushkatimi i tij miratohet 26 ditë mbas egzekutimit! Jo, ka çaste kur nuk mundesh me thanë “Zot, fali, se nuk dijnë çka bajnë"! Në paqë t’u preftë shpirti, Kolë a Nuri qofsh, ty kolonjar i mirë, që të moren jetën pse ishe NJERI! Po me 2 shkurt 1945, atë ditë që kishin pushkatue Kolën e shkretë, në Sheldi aksioni i grumbullimit të armëve fillon me pushkatimin e fshatarit “të pabindur” Tomë Marku. Ndërsa Dom Ndre Zadeja, i thirrun edhe Ai në atë mbledhje, afrohet t’i bajë shartet e fundit viktimës, forcat e ndjekjes i venë hekurat në duer. Kalvari i Tij kujtohej kështu nga Kardinal Koliqi, që kishte qenë në burg me Të në ato pak ditë para pushkatimit: “Nuk besoj të ketë provue kush torturat që i banë Dom Ndre Zadejës”.

Po torturat do të ishin të pakursyeme për 30 vjet e ma rresht, aq sa, vetë prokurori Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koçi Xoxes, shprehet: “Arti i vërtetë i torturimeve ia kalonte atyre të nazifashistëve”. VI Ka një vendim të Gjykatës Ushtarake të Korpusit të Armatës III me qendër në Shkodër sikur me datë 16.02.1945 të jetë mbajtë edhe gjyqi i Dom Ndre Zadejës, por shumëkush asht i mendimit se ai asht falls, i hartuem ma vonë, ashtu si edhe vendimi i Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë datë 28.02.1945, që dënojnë Dom Ndre Zadejën me vdekje, me pushkatim. Bashkëkohës e studjues janë të mendimi se atij nuk iu zhvillue kurrë një gjyq, deri sa … Mëngjezin e 25 marsit 1945, ende natë, një kamion i zhurmshëm dilte prej Burgut të Madh e përshkonte mes për mes qytetin drejt Murit të Gjakut, mbas Vorrezave të Rrëmajit. Në atë kamion, atë prag agimi të kobshëm, ishin 14 burra: e në mes tyne Dom Ndre Zadeja, kreshniku i maleve Prek Cali, sidhe Luigj Kastrati, Ndok Bardhoku, Ndrekë Loka, Arif Hyseni, Dedë Lulash Smajli, Gjok Nikaj, Dul Bajrami, Mark Luc Gjoni, Tomë Daka, Maliq Bajrami, Gjokë Voci, Pjetër Gjedashi. Le t’iu kujtojmë emnat të gjithëve me nderim. Vrasësit u treguen “të mëshirshëm”. Mbasi i pushkatuen të katërmbëdhjetë atdhetarët aty mbështetë tek Muri i Gjakut, lejuen që t’ia merrnini trupin vetëm Don Ndreut e ta varrosnin mbranda Vorreve të Rrëmajit. Dom Tomë Lacaj, që ishte thirrë për shërbesat e fundit, e mori në sup, e krejtësisht i përgjakun edhe ai, e çoi mbrenda Vorrezave, ku e prisnin punëtori i vorrezave dhe seminaristi Mark Çuni, ky pionier i demokracisë, që do të pushkatohej po aty në nandor 1946. Si e vendosën në një arkivol të përgatitun me shpejtësi prej marangozit Tomë Pici, Mark Çuni nxori prej krahnorit Flamurin Kombtar dhe ia vuni përspër. Vorrimin e shoqnuen krisma marrshinkash që vazhdonin të “këndonin” për fitoren mbi “armiqtë”, sa zgjuen të shokuem popullin e

Shkodrës mbarë. Terrori sa kishte fillue. Kështu u sos një jetë e panjollë, ajo e Bilbilit të Shkodrës, Dom Ndre Zadeja, që, tue perifrazue At Fishtën, i drejtohemi: “T’janë sosë fjalët e ambla e plot urtì, E ai za t’asht këputë, i cili binte n’zemër Si kumbë lire e tingllueshme, që prej s’largu Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme” Po Dom Ndreu do të vazhdojë t’i ligjërojë Kombit të tij. VII Në shkrime e studime për martirët, që u mbytën nën mëninë komuniste në vitet ’40-70, kam ndeshë shpesh cilësorin “i pafajshëm”. Po Dom Ndre Zadeja, a ishte i pafajshëm? Jo, Ai ishte fajtor! Fajtor, se e desht Shqipninë deri në flijim, e me dashtë ashtu Atdheun, pat thanë Fishta në vdekje të Fatosit të Kombit Avni Rrustemi: “Fatzeza, moj Shqipni! Po ishte faj me të dashtë ty!” Fajtor, pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët që mbajtën nën zap Shqipninë kur ajo kishte aq shumë nevojë për liri të vërtetë e përparim! Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore! Fajtor, sepse nuk dijti me falë ata që i fyen kombin! Fajtor, se paralajmroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-komuniste qysh në verë 1942 e të gjitha rrjedhojat e tij tragjike! Fajtor, se të deshti ty si pak kush, Flamur Kuq e Zi! Ai ishte fajtor e fajtor mbet: Kush kujtohet për Martirët në këtë Vend?! Po do të vijë, po, do të vijë një ditë e Ai do të marrë pafajsinë e shejtë të ATDHETARIT e të MESHTARIT që i ban nder flijimi! Këshillime: At Konrad Gjolaj : Çinarët, 1996 Fejzi Gushta : Tri sfidat e Dom Ndre Zadesë Fritz Radovani : Një monument nën dhé, 2004 Lec Zadeja : Dom Ndre Zadeja, 1994 Dr. Pjeter Pepa : Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, 2007 Profil studiuesi


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 25

A THUE E KA MALLKUE ZOTI SHQIPNÍN At' Ndue Toplana*

K

ush e ka krijue vendin tonë shqiptarë? Shkrimi Shejtë thotë: "Në fillim të fillimit, Hyu krijoi qiellën e tokën", kështuqë shohim se bota asht vepër e dashnisë së tij dhe se nuk e ka mallkue. Tue e pa ket vepër lind pyetja: pse e ka krijue? Besoj se pak a shumë kemi me u sforcue me dhanë nji shpjegim se prej kuj vjen mallkimi, ose kush e ka fajin në rastin tonë konkret që Shqipnija nuk ka zhvillim e progres në jetën e saj? Zoti, në Shkrimin Shejtë thotë: "E krijoi Hyu njeriun në shembëlltyrë të vet: në shembëlltyrë të Hyut e krijoi atê: i krijoi mashkull e femën. E Hyu i bekoi, tue thanë: "Rritniu e shtoniu e mbushne tokën e nanshtrone e zotnoni mbi peshq të detit e mbi shpend të ajrit e mbi tanë frymorët, që lëvizin mbi dhé!". E tha Hyu: "Qe se unë ju kam dhanë tana bimët që bâjnë farë mbi tokë, e tana landët, të cilat kanë farën e vet në vetveti, që kështu t'ju vlejnë jú për ushqim". Sikurse thotë Zoti, ia ka dorzue njerit të gjitha krijesat, që ti perdorë për të mirën e vet. Njeriu e gëzon të drejtën për me krijue rreth vetit mirekenjie dhe shoqninë e tij për të mirën e tij personale, familjare e shoqnore. Në rastin tonë, populli Shqiptarë, nuk ka dijtë me i perdorë gjanat e krijueme prej Zotit për të mirën e vet, por i ka shkatërrue. Tue u ndodhë në ket situatë po më kujtohen vargjet e At' Gjergj Fishtës edhe pse në kontekstin e tij, por që i pershtatet edhe gjendjes tonë: "Mori e mjera Shqyptari, si t'shkoi mot gjithmonë n'zi, si t'shkoi moti tue kjà! Vjetë për vjetë ti n'gjak tue là, vjetë për vjetë e muej për muej, herë n'gjak tand, herë n'gjak t'huej". Mjerimi vjen nga dasitë në mes Shqiptarëve që luftojnë kundra njeni-tjetrit dhe shkatrrojnë të gjitha ato të mira natyrore që Zoti ia ka falë, tuj e tradhtue vendin, për me mbushë xhepat e tyne, e në veçanti Politikanët Shqiptarë veprojnë kështu. Vendin tonë Shqiptarë gjithkush, vendas apo dhe shume me kombesi te huej e përshkruejn si nji vend shumë të bukur me të gjitha të mirat, ku edhe Poeti At' Fishta i mahnitun prej këtij vendi të mrekullueshem shprehet: "Se për çark ksaj rrotullije. Si Shqipnija vend nuk ka!". Prandaj, Zoti nuk e ka krijue asnji gja si të keqe, as me mallkue, as me shkatrrue e ket e lexojmë në Librin e Zanafillës: "Zoti, çdo gja që krijoi, ishte e mirë dhe e bekoi". Krishti në Ungjilli thot: "Zoti nuk e ka dërgue Birin e vet në botë për ta dënue botën, por që bota të shpëtojë me anën e tij". Ja, pra se Shqipnija nuk asht e mallkueme prej Zotit, pra, Zoti nuk e ka mallkue vendi tonë.

KUSH E KA FAJIN PER SHQIPNÍN? At' Gjergj Fishta tue kenë se ishte profetë për të ardhmen e Shqipnís, gjejmë në vepren e tij Lahuta e Malcís fraza profetike për kohën e sotme që po jetojmë, tregon fajtorin e shkatrrimit Shqipnisë në kryevepren e letersisë shqiptare në Lahuten e Malcís: "Hej, moj Zanë, si t'duket ty? A thue shoh un kurr me sy, se Shqiptarët do t'biejn m'nji fjalë, Zot Atdheut kta për t'dalë? Po atëherë pyesim: kush ka punue për të mirën e Shqipnís ndonjiherë deri sot? Të kerkojmë edhe ne me gjetë, kush e ka fajin, që punët nuk na shkojnë mirë. Pse jemi në ket gjendje? Kur vijnë të huejt në Shqipní, thonë: Shqipnija âsht nji vend shumë i bukur, ka nji klimë shumë të mirë dhe âsht nji vend i mrekullueshem. Do të ishte kenë nji Zvicer e dytë kanë pohue shumë poet, e njerëz të shquem për Shqipnín. Po edhe per Shkodren shumë njerëz thonë se asht e ndertueme në nji harmoni si me pa ndertue hyjnit, dikush ka krijue lumejt, dikush ka krijue liqenin, dikush ka krijue fushën dhe dikush ka krijue malet, në pak kilometra janë të gjitha këto mrekulli. A thue, jemi fajtor ne që nuk dimë me i përdorue mirë, a po ka faj Zoti që na i ka falë? Faji e kësaj gjendje të mjerueshme asht i çdo shqiptari, tue fillue prej ma të voglit e deri tek ma i madhi: te qytetari ma i thjeshte e deri te drejtuesit ma te nalt të pushtetit. Tue e pa historinë e dhimbshme të Shqipnís me lindin disa pyetje: A thue Zoti na ka faj që ne Shqiptarët e pranuem Komunizmin dhe u vrame me njeni-tjetrin ma shumë se në Luften e Dytë Botnore? A thue Zoti na ka faj që e kemi braktisë Zotin dhe Fenë, si asnji shtet tjetër në Botë? A thue Zoti na ka faj që as sot Shqiptarët nuk kthehemi kah Ai? A thue Zoti na ka faj që nuk bashkohemi për të mirën e vendit tonë Shqiptarë? A thue Zoti na ka faj që nuk e duem njeni-tjetrin? A thue Zoti na ka faj që jemi të ndamë e të përçamë me njeni-tjetrin? A thue Zoti na ka faj që e kemi shkatrrue natyren (pyejet) e vendit tonë që çon në ndyshime klimatike dhe në përmbytje? A thue Zoti na ka faj që nuk kemi nji Shtet Ligjor? A thue Zoti na ka faj që nuk funksionon Drejtsija për të gjithë? Besoj, se tash e kemi kuptue se e keqja (mallkimi) vjen vet prej Shqiptarëve, e jo prej Zotit, asht veper e duerve tona. Të kerkojmë me i marrë përgjegjesitë e fajet që na takojnë për me përmirsue jeten tonë në Shqipní, sepse


26 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Shqipnija nuk e meriton ket situatë të krijueme e ket vuejtje të pafund qindravjeçare.

KUSH E DREJTON POPULLIN TONË SHQIPTARË SOT? Tue e pa realitetin dhe gjendjen ku ndodhemi e ku kemi ra, natyrshëm lind nevoja për me gjetë mundesitë e kalimit të kesaj situate, permisimine gjendjes tonë familjare e shoqnore. Kush asht ai Shqiptarë, që ka gjak Shqiptarit e që nuk i vjen turp për jetën dhe zhvillimet politike që po perjetojmë? At' Fishta në Anxat e Parnasit pat shkrue: "T'a dijë Shqipnija pra e sheklli mbarë, se ma mbas sodit un s'jam Shqiptar". Fishta nuk pajtohej me ata njerëz të kohës së tij që e kthyen Shqipnín në plaçkitje për interesa të tyne, mos ndamja e Pronsisë. Fatkeqësi natyrore, Nuk ka ma ideale, ka humb arsyen e zgjedhjes së saj. Ideali i nji qeverie e i politikes asht mbrojtja e të drejtave dhe mirekenja e popullit te tij, të atyne që i kanë besue pushtetin. Humbja e idealeve ka fillue qe në vjetin 1924 e panderpre e deri në ditët e sotme. Populli thotë: "Kur nji familje nuk ka zot shpijet, ajo shpi shkatrrohet". Po ashtu edhe nji popull ose nji kombë ka nevojë për drejtues që e drejtojnë dhe që i nanshtrohen edhe ata vetë ligjit. Në gjuhen fetare per qeverinë thuhet: qeverija, asht e caktueme prej Zotit me drejtue popullin simbas vullnetit Tij. Në gjuhen laike thuhet: qeverija, asht me drejtue popullin në Demokraci dhe Liri, për të mirën e përbashkët. Qeverija, asht administruese e ekonomisë dhe e rregullit të nji vendi. Qeverija, zgjedhet prej popullit, paguhet prej taksave të popullit dhe duhet me kenë në sherbim të popullit. Nëse Qeverija nuk i sherben popullit, populli duhet me largue me Voten e tij, dhe zgjedhë nji tjeter qeveri që i sherben. Që prej vjetit 1924 e deri sot asnji qeveri nuk muer pergjegjësine e me kërkue falje për vuejtjet dhe padrejtësitë që ja shkaktuen popullit tonë. Jo vetëm që nuk kerkohet falje por as nuk gjindet fajtori, e si per ironi thuhet "fatkeqësi natyrore" e keshtu e patme "fat" etj. Po i rrshtojmë keto "fatkeqesi natyrore" e ose keto "fate" që na ranë për krye: Fatkeqësi natyrore, Komunizmi. Fatkeqësi natyrore, 1997-ta. Fatkeqësi natyrore, mbytja në Detë, 9 Janarit. Fatkeqësi natyrore, Gerdeci. Fatkeqësi natyrore, përmbytja në Shkoder. Fatkeqësi natyrore, mos ndamja e Pronsisë. Fatkeqësi natyrore, konfliktet në mes Partive. Fatkeqësi natyrore, çeshtja e votimeve? Fatkeqësi natyrore, denoncimet në mes politikanve per korrupsion dhe pa u denue askush? Duhet që ta dimë ne Shqiptarët se: Fatkeqësija ma e madhe natyrore e njerëzore që ka pasë populli Shqiptarë asht politika Shqiptare që me rrena, me mashtrime e shumë

herë me vjedhje e ka çue ket popull në nji vorfni të mjerueshme. Politikanët tanë Shqiptarë, kanë arritë me i ba edhe Parlamentarët Europian me thanë: "Kishte me më ardhë turp me kenë Shqiptarë me ju". Politika e jonë Shqiptare asht nji politikë e djallzueme, e ket deshmojnë ata vetë publikisht tuj u sha, tue u ngatërrue, tue u shamatue me njani-tjetrin me nji fallsitet të pa imagjinueshem, tue rrejtë popullin kinse po veprojnë për të mirën e tij. E pra, keta politikan na perfaqesojnë ne, sepse ne i kemi votue e prap vazhdojmë me i votue. A thue i meritojmë ket gjendje? Prap me bien ndermend do vargje te Fishtes: "Por po ndodhi se vjen dita, qi me faj Shqipnín e darni, qi Lirisë u erret drita edhe n't'huej Atdheun e mvarni, a per pare a marri t'tjera, si nderkohë qi shkuen, atëherë, Ju marroftë i Madhi Zoti". Politika e nji Kombi, qeveria dhe shetit i forumem ne vullnetin e nji populli duhet me pasë prioritetin e parë: të mirën e vendit vet.

ÇKA KA BA QEVERIJA OSE POLITIKA SHQIPTARE DERI SOT? Politika që e identifokojmë me qeveristjet e ndryshme të gjitha periudhave në Shqipní, ka kenë shoqnija ma shkatrruese për popullin tonë Shqiptarë deri sot. Pse? Po kerkoj me sintetizue disa menyra qeverisje nder ne; politika Enveriane, e shkatrroi Shqipnín si nga ana Ekonomike si nga ana shoqnore dhe, mbi të gjitha, nga ana Fetare e Shpirtnore, tue ba që Shqipnija me kenë vendi i parë në Botë për keq. Politika e re njizetë vjeçare ka ndjekë të njëjtën linjë, por tue ndryshue mënyren. Kjo linje e ndjekun deri më sot ka zhgenjye e po zhgënjen popullin Shqiptarë, i cili asht i etshem dhe që andërron nji Demokraci të vertetë. Asht e mjerushme të degjosh sot shprehje të tilla si: ma mirë me Enverin, se me këta "forma qeverisje" të këtyne njizetë viteve gjoja demokraci. Enveri ka thanë e ka veprue haptas si Diktator, kurse këta, thonë se jetojmë në demokraci, por veprojnë, flasin si Diktatura dhe femijë të dejë të edukuem me parime totalitare komuniste. Enveri e ka marrë tokën, pronësin private tue shtetëzue, kurse Politikanët sot e privatizojnë dhe e grabisin për veti. Enveri e ka marrë Arin e Shqipnís, kjo gja dihet, por asgjamangut nuk po lanë edhë këta të sotmit, po grabisin çdo gja që ju pelqen në territorin e Shqipnís deri edhe taksat e Shqiptarve. Populli thotë: "Ujku qimen e ndyshon e vesin nuk e ndrron". Modelit të politikës tonë i përshtatet thanja e Jezusit: "Kështu edhe ju përjashta, para njerëzve, dukeni të drejtë, por përmbrenda jeni plot me hipokrizí e me mbrapshtí". Politika e njizetë vjetëve ka ba që populli i jonë Shqiptarë, me kenë i pari për keq në botë dhe i fundit për mirë. Kjo gjendje nuk i shqetson aspak politikanët tanë. Perkundrazi, Parlamenti asht kthye në nji ambient ku ndigjohen e shihen shamje, fyemje e perdorime fjalësh të ndyeta, deri në lajme hesapesh e kërcënimesh ndaj njenitjetrit. Politika e jonë Shqiptare, tash njizetë vjet ka krijue


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 27

nji perçamje shumë të madhe e vazhdon me e krijue edhe sot, me nji propogandë mashtruese tuj nda; të Majtë e të Djathtë, shamje, fyemje, akuza dhe denoncime të pashoqe vetëm e vetëm për me largue vemendjen e popullit prej problemesh reale që po jetojnë. Ket gja e bajnë për me u dukë ne sy të popullit se e duen atë, por në fakt ata kane ndertue Rrotacionin e nderrimit të Pushtetit. Nuk mundesh me dallue ma të majtë a po të djathtë, sepse të gjithë janë barabar. Jo vetem kaq. Por, cila prej Partive po i përkrahë të Persekutuemit? Të dyja e kanë pasë pushtetin, cila u ka dhanë të drejten e asht marrë me çeshtjen e Pronës private? Si mundemi me i thanë kësaj "Demokraci"? Nëse thuhet për Komunistat, se ishin të këqij e shkatërrues, a thue kjo "Demokracija e jonë" asht nda prej atij mentaliteti? Jemi dishmitar se çdo dite që kalon shohim se si politikanët tanë shahen, fyhen njeni me tjetrin, kush po merr (vjedhë) ma shumë në pasunín e të gjithë Shqiptarve. Nuk diskutojnë me plane dhe projekte për përmisimin e gjendjes sociale e ekonomike të shqiptarëve por, krijojnë nji gjendje të tensionume dhe aspak të kandshme për me largue vëmendjen nga nevojat reale të popullit. Në ket gjendje dhe situatë të krijueme ma s'parit bjen faji mbi Politikanët tanë, dhe së dyti bie mbi ne që heshtim për ket situatë e jemi bashkëfajtor.

POPULLI A KA PËRGJEGJESI PËR KET SITUATË TË KRIJUEME? Po fillojmë me nji kshillë të At' Gjergj Fishtës: "Un kujtoj, shum kush nder ne, ka sprovue se mbi ketë dhè, shpesh, po fati ne na rrshet, veç pse s'kem' n'zemer gajret. Per me t'hecë puna per s'mbarit, ndihma e Zotit duhet s'parit: Mandej mend edhe mend shum". Perpara këtyne problemeve dhe padrejtesive populli heshtë, e heshtja shumë herë kthehet në aprovim, sepse nuk e kundershtojmë të keqen. Pse? Duhet të jemi të vetëdijshem për me krye detyrën tonë përball kësaj politike, të kritikojmë dhe mos të vleresojmë në bazë të ngjyrave politike, por në bazë të vlerave të vertëta që formojnë dhe realizojnë njeriun si individ dhe shoqnin ku ai ban pjesë. Qytetarët Shqiptarë duhet me u nda nga e kaluemja Komuniste, nga pasojat që ka lanë në mendësinë e tij, tue kerkue me zgjedhë atë që asht ma i mirë e ma i përshtatshëm. Populli nuk duhet të rrij me duer-kryq dhe indiferent për të ardhmen e tij. Nji Shtet pa nji Qeveri të mirë nuk mundet me u zhvillue, me pas progres e mirëkenje. Shpeshherë degjojmë shprehje si: "Kur, nji person më rrenë njiherë, nuk kam faj, por kur të më rrejë disaherë, atëherë kam shum faj". Vazhdimisht politikanët tanë na rrejnë e ne u besojmë, prap na rrejnë e ne u besojmë e shkojmë mbas tyne edhe ma shumë tue u besue pushtetin. Feja e krishtenë na mëson si me i njoftë njerëzit: "Prej fryteve të tyne keni me i njoftë. Thue vilet rrush prej ferrave, apo fiq prej rrozgave? Kështu çdo landë e mirë nep fryte të mira e çdo

landë e keqe, fryte të këqija". Populli, duhet me e dijtë se Qeverija e ka si detyrë me punue për zhvillimin e vendit vet me taksat që vet popullit i paguen. Çfarëdo investimit të bajë vjen prej vjeljes së taksave tona e jo prej xhepit tyne. Qeverija duhet me i administrue mirë e me i përdorë mirë taksat tona, por tue pa gjendjen reale si dhe historinë e popullit tonë, deri sot ky administrim i mirë nuk ka ndodhë prej Qeverive tona. Populli duhet të dijë me zgjedhë atë që punon për të mirën e tij, jo me pa se çfarë ngjyre ka sepse ngjyra rrenë. Nji popull që nuk dinë me kerkue të drejtat e veta dhe nuk kerkon llogori për taksat e veta, asht shumë fajtor. Po marrim nji shembull, Shkodrën dhe përmbytjet që i shkatuan shumë dame. Tash sa vite rrehet Shkodra për pastrimin e Lumit Buna dhe pritat mbrojtse për mos përmbytjen, tuj mos pasë nji studim të mirë dhe pastrim ka avancue në përmbytje të Qytetit Shkoders! Dhe jo vetem që nuk bahen keto punë, por, si qeverija, si populli fajsojnë Natyren (Zotin) e kujtojnë se ka me ardhë Zoti me ju pastrue Kanalet e Lumejt. Ne duhet me u bashkue që të punojmë për të mirën e vendit tonë, e jo tue u shamatue e ngatërrue me njeni-tjetrin, sepse perçamjet fymejet dhe shkatërrimet po të sjellnin zhvillim do të ishim të parët në botë.

SHPRESA PËR NJI TË ARDHME MA TË MIRË Po më duket e drejtë dhe me vend më sjellë para lexuesit disa vargje At' Gjergj Fishtës edhe pse me ambient e personazhe të ndyshëm me të kohës tonë, që thotë në Lahuten e Malcís: "Por mue djalë nuk m'ka qillue; e n'Shqipni nji djalë drangue, t'cillit mos t'i dhimbet jeta për daulet e troje t'veta, fort kerkova e s'mund e gjeta". Rrealiteti i zymtë, padrejtësit, vorfnija e madhe që mbizotnon familjet, nji politikë e mbrapësht që të duket se e drejton vendin ku të dojë, të krijon idenë e të kenunit pa shpresë. Besoj se shqipnija ka djem e vajza shumë të aftë, të përgatitun, të mirë për më e djertue vendin tonë. Mos e thasht Zoti me mbetë Shqipnija pa njerëz të mirë dhe që ia duen të mirën Shqipnís e popullit të vet. Vendi nuk ndryshon, as prej deshirave, as prej mendimeve të mira, as prej friget dhe as me heshtje, por me u çue në kambë tue u bashkue për me marr në dorë fatet e kombit. Çdo Shqiptarë duhet të jetë i lirë dhe kur e sheh, se dikush punon kundra të mirës vendit vet, të ndahet prej tij, ta kritokojë atë. Duhet të mesojmë prej historisë tonë, të bashkëpunojmë më njeni tjetrin kur e lyp nevoja, vendi dhe shoqnia. Ta duem njenitjetrin e keshtu tregojmë se e duem edhe zhvillimin e Shqipnís, të mirën e saj dhe të shtetasve të saj. Duhet me lanë çdo interes personal dhe çdo ngjyrë partije, tue u bashkue me pështue vendin tonë prej nji politike penguese denigruese e shkatërruese të ekonomisë dhe të familjeve shqiptare. _______________ *Ish-Provincial i Provinces Françeskane Shqiptare.


28 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

VITI 1946...

VIT TERRORI DHE PËRGJAKJE SLLAVOKOMUNISTE ! 65 vjet ma parë... Shkodren... Viti 1946 e gjenë me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste... gjedhjet e 2 Dhetorit 1945 zbuluen surratin e vertetë të sherbtorit dhe agjentit jugosllav në krye të qeverisë Fritz RADOVANI kukull të Tiranës, terroristit dhe amoralit të kabareve masone të Parisit, atij që do të mbesin në fletët ma të zeza dhe ma të gjakosuna të Historisë së Popullit Shqiptar, kriminelit të pashoq e tradhëtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezë e tij e maskueme me sigurimin e shtetit të drejtuem nga klika e spijunve gjaksorë Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., të pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe të vrasësve të pashoq që kishin pushtue anë e kand Shqipninë, mbas shpalljes së “republikës” komuniste nën mbikqyrjen Jugosllavisë së Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do të fillojë qeverisjen diktatoriale me mjetet ma të dhunshme që ka njohtë historia, me të cilat do t’i shërbehet nga Enver Hoxha dhe të gjithë bashkpuntorët e tij për nënshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ata ishin vrasjet pagjyq, masakrimi masiv i popullsisë së pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet false të mëshefta dhe të montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe të punës, interrnimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e të gjitha të drejtave elementare të njeriut, dhunimi dhe masakrimi në masë, përsekutimi dhe lufta antinjerzore e “kllasave” ndaj çdo elementi të konsideruem “armik” kjoftë ky edhe i palindun ende, e këte e dokumentojnë thanjet e terroristëve të pashpirtë, se: “Kur të përmendet emri ‘komunist’ ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”, një e vertetë që ndodhi atëherë e prap sot në Shqipni, për Ata që nuk mund të

Z

harrojnë kurrë ata tradhëtarë! Komunistët “shqiptarë” ishin të njohtun mjaft mirë në Jug të Shqipnisë që në luftën e tyne civile, të ashtuquejtun “nacionalçlirimtare” në vitet 1943-44, kur mizoritë dhe vrasjet u kryen gjoja nën masken e luftës kundër armiqve të mbrendshëm vegla të okupatorëve, “Ballit Kombëtar” dhe Legalitetit apo dezertorëve etj. Kjo u vazhdue në Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue përfshi edhe masakren kundër kosovarëve nga Kukësi e deri në Tivar e Ulqin, ku humbën jetën mbi 12.000 shqiptarë kosovarë të çarmatosun nga tradhëtarët Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Sheuqet Peçi etj., në bashkpunim me forcat komuniste të Titos në Kosovë e Malin e Zi. Në janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koçi Xoxe të lidhun me forcat jugosllave, arrijnë me thye mbas shpine Prek Calin dhe malësorët e Kelmendit, ku vrasin mbi 118 malësorë pagjyq, i hudhin kufomat e tyne ndër prroje e prroska, i djegun kullat dhe i plaçkisin gjanë e gjallë...vetem me një qellim: “Për hirë të kolltukut personal të tradhëtarëve, Populli Shqiptar duhej skllavrue nga armiku shekullor i tij; sllavokomunistët jugosllavë të Titos!” Shqiptari i Alpeve i brumosun me idealin e Atdheut e të Fesë duhej shkombtarizue! Mbas betejës së Kelmendit, në gjysen e Janarit 1945, arrestohen nga komunistët dy klerikët e parë At Gegë Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtë armë pa leje... Para Bashkisë së Shkodres, vriten Atdhetarë në prani të Popullit. Kjo ishte “Liria”! Me daten 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe në Shkoder me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodres, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.

Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazër Shantoja, tue i sharrue kambët me sharrë druevari e pushkaton me Sulçe Beg Bushatin, bri lumit Lana në Tiranë e, poatë kohë Don Ndre Zadejen e vrasin pranë vorrezave të Rëmajit në Shkoder, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nënshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit për me mërritë në arrestimet e anëtarve të Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në fundin e nandorit, e thëmelueme nga Mark Çuni në muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parë antikomuniste në krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte përfundue ende. Në Qershorin e vitit 1945, i tradhëtuem nga një kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, ish Regjent i Qeverisë Shqiptare që ndodhej i mëshefun tek një mik i veti në malet e Dukagjinit. Sillet në Shkoder dhe mbas pak ditësh dergohet në hetuesi në Tiranë. Në shtator të 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani në Mirditë, tue u kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue në muejn Maji 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit Imz. Leone G.B. Nigris, nga Shqipnia, i dëbuem nga qeveria komuniste e Tiranës si zëvendës i Tij në Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit të posa emnuem Imz. Gjinit. Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambët me hekur të skuqun, ia sharroi me sharrë dhe mbasi i vdiq ndër duer e vari me e pa ashtu të gjymtuem populli i Sh’Palit...mandej, e hodh në breg të prronit me e ngranë qentë e fshatit... Në muejn dhetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite në Tiranë, të cilat shpejt pasohen edhe në Shkoder, mbas zbulimit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” tue u mbyllë edhe


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 29

seminaret dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve në Shkoder dhe, tue u nxjerrë jashta Shqipnie edhe jezuitët italian që nuk ishin të arrestuem me atë rast. Nësa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e “Republikës”, në Shkoder punohet për me mbushë burgjet e podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanve etj. me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste... Vetem qyteti Verior i Shqipnisë Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist...të cilat, në një kohë të shkurtë do të mbushen plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti që, atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Pra, gati për 1000 banorë një qender torturash. Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodres nga të cilët Enver Hoxha kerkon thesaret e arit, të diamanteve e brilantave që grabiten nga oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne ...të cilëve, u shtetizohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetem tregtarit Man Tepelia më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vojit gurit me napolona ari. Në Shkoder janë shtetizue mbi 40.000 napolona ari, të cilat dokumentohen nga fletoria zyrtare e asaj kohë...Posa, nuk u dëshmuen kurrë? Me datën 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anëtarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, në breg të lumit Lana në Tiranën “demokratike”... Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi 30 vjeç, Frano Mirakaj 29 vjeç dhe Qerim Sadikut 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza false edhe klerikët At Giovani Fausti 44 vjeç, At Daniel Dajani 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktor shkencash përveç laurimit në teologji. Me këte rasë shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbyten në tortura. Hetuesia plotson proces

– verbal fals të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali. Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari Don Nikoll Gazulli. Në malet e Mirditës me 13 qershor vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike, e cila, vazhdoi përpjekjet për Liri deri në vitin 1954. Mbas vdekjes së Imz. Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodres. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, dhe Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjetër Deden, nga forcat e ndjekjes. Në mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe tek Dugajt’ e Reja varet Llesh Marashi...Këta pushkatime shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë shkollës së jezuitëve e mandej me gra e fëmijë janë interrnue ndër kampet e shfarosjes komuniste. Në muejn gusht 1946, në Pukë dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe posa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet edhe Don Pjeter Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani...që i paraprinë ngjarjeve të montueme të shtatorit 1946. Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, që sjellin skenarët e zi të asaj Lëvizje të Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafajshem...të gjithë, të lidhun gjoja me këte ngjarje që mbetët ndër plagët e pambylluna të historisë. Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afersi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë fabrikës së venës, dhe i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, të cilin mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetitën mbi një gomar në rrugët e

Shkodres... Në Lëvizjen e Postribës u bane shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete. Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodren me arrestime e internime nga intelektualët Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini që do të pushkatohet etj. Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vllaznit Palë e Mark Thani dhe në Gjinokaster vriten ushtarët Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani. Vazhdojnë arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe në Tiranë, At Pjeter Mëshkalla, Don Shtjefën Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri në Korçë ku arrestohet Papa Josif Papamihali...që do të gjejnë edhe një nga vdekjet ma të shemtueme të organizueme nga sigurimi kur po punonte në kënetën e Maliqit, Atij i bie të fikët dhe për së gjalli policët e mbulojnë me baltë ku, Ai, jep edhe Shpirtë... Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, kater ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin e Pal Mëlyshin vrasjen pagjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të


30 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Koplikut të Shkodres. Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak...i cili dënohet me 15 vjet burg. Në Shkoder, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi sekretar i Argjipeshkvisë, At Donat Kurti drejtor i Gjimnazit Fretenve dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj... Në Tuz të Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolik ma aktiv që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit të Trojeve tona...bashkluftar me Cafo Beg Ulqinin. Me 15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan këthehet në burg... Arrestohet Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi dhe Rektori At Çiprian Nika... Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Palë Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, veper e cila u krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllav, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore satelit të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga Stalini dhe Beria. Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet në burgun e Tiranës, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhëtisht... Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohtun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini...Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë për Këta Shqiptarë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit! Në fillim të Dhetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj...i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë ish konvikti “Malet tona”.

Vazhdojnë arrestimet e Françeskanëve At Alfons Çuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë arrestohet Imzot Jul Bonatti, i posa sjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dergohet në një çmendi ku e shkyjnë të “sëmurët”. Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska stalinjane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroristë të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xheudet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi, Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino, Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma

Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë që nuk harrohen kurrë nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave ...derisa, një ditë u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit! Në këte 65 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, të flejmë në gjumin e randë të narkozës që komunistët kerkojnë me i vue Popullit Shqiptar! Në këte 65 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejtë do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste! Në këte 65 vjetor të këtij viti të mnershëm të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata që ishin roje dere në hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt në krejt Lindjen Europjane... Melbourne, 5 Janar 2011

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 27-01 Queens Plaza North, 9th Floor Long Island City, NY 11101 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at 212-578-3347 Cell. 917-679-1263 Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0710][All States] 0709-5871 ©UFS


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 31

SHKRIME TË PANJOHUNA TË AT GJERGJ FISHTË S Njerëzit e mëdhaj janë stacione kombtare ku na ndalemi për të meditue, edhe për të kaluemen, edhe për të ardhmen. Në Kolec fushën e kulturës ÇEFA sonë shqiptare, i tillë âsht edhe Fishta. Përkushtimi i tij për fe, atdhe e kulturë shqiptare âsht imponues. Megjithatë, ende ka mbetë, edhe e pambledhun plotësisht, edhe e pastudiuar krejtësisht, krijimtaria e veprimtaria e tij. Përpjekje të mira në këtë drejtim janë ba nga P. Benedikt Dema, i cili na jep një pasqyrë të botimeve fishtiane, por jo të plotë. Janë botue disa vëllime tjera për krijimet e Fishtës, vështrue në pamje të ndryshme, por përsëri me mungesa. Po ndalem tek mbledhja e prozës fishtiane nga grupi i Z. Frano Kullit dhe nga Dr. Persida Asllani, që na kanë mbledhë me kujdes e mund prozën e shpërndame të Fishtës. Në gazetën "Posta e Shqypnìs" janë botue disa artikuj "Permbi burim të gjuhvet letrare" dhe artikulli "Mikrobët e gjuhës shqype", të cilët, tue qenë pa firmë, janë lanë jashtë përmbledhjeve. Prof. Kostallari i përmendë e shkruen: "Artikulli nuk nënshkruhet, por, sipas shumë shenjave, duket se mund të jetë shkruar nga Gjergj Fishta, drejtues i këtij organi". (dhe krijon rast për të sharë klerin katolik). Shtojmë se Prof. Dr. Nuri Gokaj i njef për të Fishtës. Unë i kam përfshie në një vëllim të ri që mendoj ta botoj. Subjekti gjuhësor aq shpesh i rrahun prej Fishtës, madje i rrahun me kulturë të gjanë e pasion atdhetari per tanë jetën, ka qenë i parapelqyem që në fillimet e krijimtarisë së tij. Edhe punoi e shkroi shumë për alfabetin tonë, gjuhën shqipe e shkollën kombtare. Shkruente se "gjuha letrare âsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret të vet të gjallë, që âsht goja e popullit, prej visarit të kombit që âsht literatura e perbame me mund e me kohë;… se per perparim të gjuhës

amtare âsht nevoja me u librue ç’prej themelit politikisht"; … se gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët e dijetarët e zanatit". Fishta nuk pranonte dekrete as porosi nga nalt për gjuhën shqipe, nuk ishte për ngutje, nuk ishte për shartime dialektesh. Këto mendime e trajtimi i këtij subjekti, me stilin e tij fishtian; fjalori i tij i pasun e frazeologjia karakteristike në pendën e Fishtës, më çuen tek perfundimi se proza e pambledhun "Mikrobët e gjuhës shqype", si edhe "Përmbi burim të gjuhvet letrare", sado pa firmë autori, (ka edhe shkrime tjera në "Postë…" të Fishtës pa firmë autori të pambledhuna) kanë dalë nga mendja e penda e Fishtës, prandaj duhet të rreshtohet si krijim letrar i Fishtës. Përsëri në gazetën "Posta e Shqypnìs" Fishta ka botue një reçension për veprën e Mjedës "Juvenilia", kritikue nga monizmi, madje edhe tue krijue kontradiktat FishtëMjedë. Prof. Vehbi Bala shkruen: "Në një anë, Fishta çmoi disa vlera në "Juvenilian" e Mjedës, kurse në anën tjetër, ai e kritikoi. Meritat e veprës… Si të meta të veprës, Fishta shënoi një melankoni, që nuk rrjedh gjithmonë nga zemra sa nga mendja e autorit. Ai nuk i përfilli shfrimet romantike të Mjedës si shprehje të ndjenjave, por diçka cerebrale". Pavarësisht nga kredibiliteti shkencor i thanies së masipërme, unë po ndalem te një identifikim imi (botue ma parë në veprën time "Në gjurmët e Fishtës", por i papërhapun). Po në gazetën e citueme, Fishta (për mendimin tim) âsht autori i recensionit të dytë për "Juvenilian" me titull "Literaturë shqype", në anonimat, ku lavdon poezinë e Mjedës për ndiesi, per zeje, per gjuhë, të hijshme: "Kur këndon ato kangë, as nëpermend nuk të kalon me thanë: Jo, kjo âsht gjuha e Shkodrës, ase e Korçës, ase e Elbasanit, por thue: Kjo asht gjuha shqype". Dhe shprehet ma poshtë kundër perziemjes së dialekteve. Një identifikim tjetër, që unë e kam përfshie në permbledhjen time, âsht edhe një analizë kritike që Fishta shkruen per Koliqin, por tash po ndalem te një prozë tjetër, e pambledhun, pse e panjohun si e Fishtës.

Më 1921 plasi kryengritja e Mirditës. Thuhet se paaftësia e prepotenca e anëtarëve të qeverisë, rrjedhë ndoshta nga ndonjë ndjenjë negative, çuen në ngjarjet që ndodhën pas. Deputetët e Shkodrës, kleri katolik, kërkuen të çohej një delegacion me në krye Bajram Currin komandant, me u marrë vesht. Mirëpo ngjarja përfundoi me luftë kundër Mirditës. Fishta shkroi një prozë që ia fali drejtorit të fletores "Shkumbini" që e botoi në nr. 30, datë16. 9.1921. Qeveria arrestoi drejtorin, pse kërkonte artikullshkruesin. Ma gjatë lexoni ma poshtë: Këshilli kombtar N. 617/III Të Shkelqyeshmes Kryeministri Tiranë Në pergjegje të shkresës nr. 1982 të Ministris të Punëve të Mbrendshme, paraqit me anën të Shkelqyeshmes Kryeministri, kemi nderin me u njoftue se deputeti i Shkodrës Z. At Gjergj Fishta u pyet mbi ketë çashtje. Z. e tij thotë, se artikullin vet(ë) e ka shkrue, por pa nënshkrim dhe per hesap të Redaksis të gazetës "Shkumbini", dhe tue thanë direktorit t’asaj gazete, që artikullin mundet t’a ndryshojë, ose mos t’a botojë se s’pranon aspak pergjegjësi. Pritni nderimet tona shumë të nalta. Kryetari Eshref Frasheri Tiranë, me 22/10/1921 Vula

Mikrobët e gjuhës shqype Pernjimend se asht nji punë per t’u çuditë, që nji grusht njerëz në gji


32 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

t’Europës, që jemi na shqyptarët, tue kenë ndoshta kombi ma i vjetri i të gjithë Europës e rrethue per gjith anesh prej kombeve të tjera ka mujtë me ruejtë deri sod gjuhën e vet m’vedi e krejt të dame prej gjuhëve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanë romakët e turqit, dy pushtete të perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallë se gjallë, e, shka asht ma teper, perditë tue u zhdrivillue ma fort. Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtë gjuhën e vet të gjallë e të kerthneztë ndermjet zhumhurit të gjuhëve të slavëve, të grekve e nen imperjalizem të kulturës latine, pse dihet që ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale të veten, por gjuhë të hueja. Por tue vu në oroe korespondencën e perditshme, që na vjen prej Shqypnijet, shkrimet që çohen me u botue në shtypshkrojë tonë, mundena me thanë, se çka nuk mërrijtjen me ba në gjuhë shqype grekët, romakët, gotët, slavët etj. janë tue e ba sod shqyptarët vetë: janë tue e hupë gjuhën shqype! Nen shkak që gjuha shqype s’ka literaturë të veten, kanë nisë të shkruejnë shqyp secilli mbas atij qirificit të mendes së vet, pa e vû në oroe aspak a natyrën e gjuhës, a shijen estetike e arsyetimin e ligjeratës njerëzore. Kanë këndue ndonji fletore të hershme, ase, neper tê, edhe ndonji liber shqyp, botue prej ndoj geget a tosket si neper kllapì a me pasë kenë tue qitë laknuer me nêne e qe se ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike, që u kanë mbetë nder trû të shtypuna a librat shqyp, kanë per t’u mundue me e folë, kanë per t’i mbjellë aty-ktu neper shkrime të veta si me lëshue guraleca në brûm të bukës kallamoqe, në short me të thye dhambët e tmallët e shëndosha. Tjerët kahë nuk i ka lanë shpija mbrendë, kanë kerkue dhenë si parja e kuqe, e kur kanë shtegtue neper Shqypnì, të ngushtuem me u marrë vesht a gega me toskë, a toska me gegë, kanë shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfarë mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e të kanë perba nji gjuhë krejt në vedi, që s’di a asht kàl, a mushk, a gomar e që ma fort se gjuhë shqype, kishte me u dashë me e quejtë sallahane. E, ka asish masandej, e janë sidomos do nëpunësa në Shqypnì e nxanësat tonë jashta Shqypnije, të cillët, ma fort se me studiue natyrën e gjuhës a librat shqyp kanë per t’u mundue me folë e me e shkrue shqypen mbas mëndyrës që ta

flasë drejtori i zyres, per në kjoftë nëpunës e, per në kjoftë nxanës ka per t’i marrë të gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore të atij që ta ketë porositë me e marrë në shkollë perjashta: e atëherë na mblon aj breshen fjalësh shumë të bukura e që me shmangien e formave dialektare, per me trajtue kështu gjuhën letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta që po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash së vonit: Gjithë pjestarvet i ngufoi zemra në gëzim tue ndigjue kto fjalë me randësi tue u qeshun fëtyra, u shperndanë kadalë. Të gjithë dija e gjuhës shqype ka mbetë, per në kjoftë gegë shkruesi me shkrue shumë ë nder fjalë, e per në kjoftë toskë, tue vu sheje hundakësh, punë e pa punë; e kështu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shprazë në tê nji kubure kaçalluke mbushë me shasme. E, shka të bindë e të neveritë ma fort asht kta që të gjithë po duen me u mbajtë filologë. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besës, ta bajnë kryet per voe kahë vehen kinse me të spjegue, se kjo fjalë vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka thanë kështu, se Pederseni ka shkrue ashtu e kështu Jockel e kështu Jagiç e kështu etj., etj. të tana fjalë si me u pasë ra lnjyra e me kenë tue folë këllapì. Per ta të gjithë literatyra s’asht tjetër veçse nji etimologjì fjalësh e kurrgja ma teper. Kahë pritojnë me u vu e me zanë më libra shqyp, kta s’e zanë se ka shkrue kush shqyp kurr, e pse gja të veten s’kanë të shkrueme, kështu gjithmonë kanë per të mbajtë per fjalë të shkrimtarëve të huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E Kështu, kahë rrijnë kta garguj tue britë permbi filologji e literatyrë, gjuha shqype ka ardhë e asht perzie si flokët e harapit sa me mbërrijtë njeriu me i thanë vedit, jarebi, a di unë shqip, apo jo? Per në ngjatët puna kso doret, s’ka me shkue shum e na kemi me kenë të ngushtuem me folë e me shkrue në gjuhë të huejen, pse gjuha shqype ka me dekë, pa dyshim, mbassi i kanë hî sod mikrobët që janë shkrimtarët e padije e të pa zeje. Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka lertrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e një shumicës së madhe të shqyptarëvet të sodshëm, ka ba që perparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit të marrë që me u

dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë që mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, perpa t’u çue vneri. Urojmë që shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype. ("Posta e Shqypnìs", 1918, nr.30, F.4).

Literaturë shqype Si e kemi lajmue edhe nji herë tjetër, fort i Nderti Zotni Dom Ndre Mjedja në këto kohët e mbrame, tue herrë lulishtën e Zanave, ka mbledhë e ba tubë do lule të bukura poezie plot njomësi e hijeshi e i quejti "Juvenilia", nën të cillin emën kuptohen vjershat e kangët e tija të shkrueme në moshë të re. Prej emnit të përvujtë të të mbledhunit të këtyne kangëve, njeriu s’kishte me pritë se gjenë aty mbrendë nji poezi të naltueshme e vjersha të punueme me zeje. Por puna âsht krejt ndryshe. Në atë libër ke nji poezi plot ndiesi, nji zeje të pashoqe e nji gjuhë fort të hijshme. Kur ti këndon ato vjersha, të ngjallet menjiherë uzdaja se me gjuhë shqype ka me mujtë dikur me u mëkambë nji literaturë e zgjedhme e e hijshme. Kur këndon ato kangë, as nëpërmend nuk të kalon me thanë: Jo, kjo âsht gjuha e Shkodrës, ase e Korçës, ase e Elbasanit, por thue: Kjo âsht gjuha shqype. Në ato kangë nuk janë shartue mollat me morriza, as lilat me hitha, si me thanë se ajo gjuhë nuk âsht e perbame me fjalë të trillueme mbas qejfit e me hamendje; por âsht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret të vet të gjallë, që âsht goja e popullit, prej visarit të kombit që âsht literatura e perbame me mund e me kohë. Prej këtij libër shifet kjarisht sesa arsye kanë ata që thonë, se gjuhën letrare e ban pupla e letrarve e jo pallavrat e thata. Prandaj na po jau porosisim këte libër gjithë dashamirësve të literaturës kombtare e, sidomos mësueasve e nxanësave të shkollave si fillestare, si të mesme. E shpresojmë se shqyptarët kanë me iu pergjegjë kësaj porosie tonën, psekujtojmë që ata e dijnë, se, kur na flasim mbi Shqypnì a lavdojmë ndonji vepër shqyptare në fletore tonë, atëherë e kemi përnjimend e jo per me shkarravitë leter. Libri "Juvenilia" në këto ditë âsht qitë me u shitë e kush don me e ble, t’i sillet shtypshkrojës françeskane në Shkoder, tue dërgue çmimin e tij që âsht


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 33

tri koronash, si edhe shpenzimet e postës, kush e porositë me postë. ("Posta e Shqypnís", nr.54, f.3, Shkoder, 22 qershuer 1918).

Fjalë të reja e mentalitete të vjetra Sot âsht tuj u vra shqiptari me shqiptarë. Sot nji krahinë e përmendun e Shqipnisë, Mirdita, âsht tuj u la në gjak të shqyptarëvet! Punë fort e ligë; punë e keqe fort! Kush e ka fajin? Qatje kah nbarimi i qershorit të këtij vjeti doli fjala e mori dhén, se paria e Mirditës, Z. Marka Gjoni i Gjomarkajve, po e kishte ba pleqni me krén të vendit, m’e shkepë Mirditën prej Qeverijet të Tiranës e me ngrefë per te nji qeveri tjetër të re, e se, per me i dalë kësaj pune në krye, po kishte kalue deri në Prizren, per me lypë prej serbëve ndihmë financjare e ndihmë morale a diplomatike. Qeveria jonë e paska pasë ndie ket fjalë e menjiherë vendueka, me çue në Mirditë një forcë ushtarake, per me prue me fuqi t’ armëve Marka Gjonin në fille, me gjith krén e me gjith popull kreshnik t’atij vendi. Të ndershmit deputetët e Shkodres, tuj marrë vesh se ishte kah mëkambej nji ushtri me i ra Mirditës, i tërhoqën vërejtjen qeverisë, se mëndorja e kohëve e e vendit e lypte, që bashkë me ushtri të dërgohej edhe një komision, për me u marrë vesh nji herë ma para me Kapitan Marka Gjonin e me tjerë krén të Mirditës mbi shkaqe të verteta, që i kishin shtye me lypë të ndamit e Mirdites prej qeverijet të Tiranës. Mbas projektit të të ndershemve deputetë të Shkodrës, komisioni do të përbahej prej katër vetëve: tre zotni shkodranë, dy katolikë e nji muhamedan, e Bajram Beg Curri, i cili do të ishte kryetar i komisjonit e komandar i ushtrisë, kështu që mos të dilte kurrnji kundërshtim i damshëm ndërmjet komisionit e komandet ushtarake. Proponuem Bajram Beg Currin, pse ky vetë e shpija e tij, jo veç mbas luftave e kryengritjeve, që në këto vjett e mbrame kanë shëmtue vendin tonë, por edhe perpara, ishte në lidhni miqasore me derë të Gjomarkajve e me popull mbarë të Mirditës e, pse edhe vjet që shkoi u diftue burrë e komandar i zoti në të shtypun t’ esadistëve. Ma teper do dijtë, se i gjith populli katolik i Shqypnisë së Eper ka nji besim të plotë në burrnì e në bujarì të këtij burri të ndershëm.

Qeverija nji herë e parapa plotësisht projektin e deputetëvet të Shkodrës, por mbasandej, per arsye që parlamenti do ta kishte me detyrë me e dijtë, e qiti poshtë. Lëshoi esadistat prej burgut, siguroi miljonat në kasë të financës, edhe, nën komandë të Z. Kolonelit Ali Fehmi Bej Kosturit, ia lëshoi ushtrinë në shpinë Mirditës. E kështu, shi në këto kohë historike zunë me u vra e me u pre shqyptarët ndermjet vedit. Edhe na jemi mendimit, që në Shqypni mos të ketë veçse nji qeveri të vetme, pse kështu njinija e jeta e kombit sigurohet ma mirë. Por kur të marrim para sysh, se edhe njeti aty-këtu nëpër botë ka shtete të mbarështueme nder kantone, me një qeveri qandrore, si Austro-Hungarija motit e Helvecia në ditë të sodit, na, per me u dashtë me u dhanë fjalëvet kuptimin e vet të vertetë, ma fort se nji tratti, çashtjen e sotme të Mirditës e mbajmë nji çashtje politike të permbrendshme: pse edhe qeverija nuk mundet me na vertetue pozitivisht, se me ket lëvizje Kapiten Marka Gjoni do pernjimend me i lëshue shteg jugosllavit, që të dalë në skele të Shnjinit. Por edhe me pasë per të kenë e vertetë kjo fjalë, nuk kishte me kenë arsye me u çue na e me mbytë shoqi-shoqin, tue kenë se të lëshuemit a të moslëshuemit shteg jugosllavëve neper Mirditë, nuk asht nji çashtje kjo që mund të rregullohet prej Kapiten Marka Gjonit a Eljaz Beg Vrijonit, por prej Konferences së Paqes. Prandaj na nuk kuptojmë se si mund të jetë, që shi njajo qeveri e cila jep autonominë administrative Himares, ku ende nuk asht e sigurtë, se populli i atij vendi, pa u hap nji plebishit prej anës së Konferencës së Paqes, dishmohet shqiptar: që shi njajo qeveri, e cila lëshon prej burgut njata shqiptarë, që vjet me ndihmën e serbëvet dojshin me ba që jo veç Mirdita të shkepej prej qeverijet të Tiranës, por që me gjith Shkoder t’i lëshohej Jugosllavisë, nuk kuptojmë, po thomi na, se si njajo qeveri të shkojë sod e të vrasë e të therë Mirditasit që lypin vetëm me u shkepë prej qeverijet të Tiranës, mbasi edhe Turqija, ligji i së cilës sod me sod zotnon në Shqypni, ia ka pasë njoftë nji administratë privilegjante. Por këto janë punë që i perkasin kompetencës së parlamentit, na këtu vetem duem të pyesim qeverinë: çka bani ajo e ç’mjete të paqta perdoroj per të bamë që Mirdita mos të lypte me u shkepë prej qeverijet qandrore? Duhet

dijtë, se nder shtete parlamentare nuk janë vetem mitralozat e topat, që mbajnë qetësinë nder krahina të ndryshme të atdheut, mandej ka pasë thanë edhe ai i moçmi: nandëdhetenandë urti e nji trimni. Se asht zanë fill Shqypnia zyrtare e e ligjshme, duem me thanë, prej 1914 e deri sot, shtetin tonë e kanë sundue këto qeveri: 1. Qeverija e Princ Vidit. 2. Qeverija e Turkhan Pashës 3. Qeverija e Sulejman Beg Delvinës 4. Dy qeveritë e Eljaz Beg Vrijonit. Tash të gjitha këto qeveri çka banë për Mirditë, ose ma mirë, të thomi, për Shqypninë Veriore? Njiherë qeverija e Princit Vied me i lajmue s’i lajmoi popullit mbi Breg të Matës e perpjetë, se Shqypnija kishte dalë shtet më vedi e se kishte edhe nji princ suveren të vetin: pse, sa per dhetë miljonat ar që aso kohe u shpenzuen në gjashtë muej, as nji dy pare si nuk u dha per të mirë të kësaj krahine. Per qeverinë e Turkhan Pashë dihet vetem këta, që dërgoi njiherë në Lezhë për çashtje të dhetave të Zadrimës e se desh të ngrefë nji nenprefekturë në Bushat. Nen qeverinë e Sulejman Beg Delvinës u ngref lufta me jugosllavë në Hot e në Kastrat, nuk dihet se pse, edhe u rrenue Malcija e Madhe, nji krah i fortë i Shqypnisë. Ma teper kjo qeveri organizoi nji operacjon ushtarak në Zadrimë e t’i lëshoi mbi shpinë atij populli Shkoder e Postrripë, ushtarë e bashibuzukë, e gjendarë gjithfarë ngjyret e veshet, me bajrakë e me burija e me teneqe, të cillët, mandej, kjenë gati tue u vra shoq me shoq, pse ky po hante pata ma shum, jo pse ai po rruente biba e desh e qè të Zadrimës, si t’ishte kjo armik e jo pjesë plotësuese e Shqypnisë. E po qeverija e Eljaz Vrijonit? Si të gjitha tjerat. As ndreqi rrugë, as shtroi urë, as çili treg, as vu rend e rregull e nder 503 shkolla, që mban shteti shqyptar në të gjith prefekturën e Shkodrës ngrefi vetem tetëmbëdhetë shkolla fillore e dy qytetëse. Një punë tek asht: të kallëzoj vetë ç’të mirë i suell qeverija e tij Shqypnisë së Eper, që me terheqë prej vedit besimin e saj? Këtu, posë mungesash të kësaj qeverije, kishim me mujtë të njehim edhe shum e shum gabime e shperdorime auktoriteti të bame prej anës së kësaj qeverije, por ngushtica e fletores na pengon të zgjanohemi ma teper nder këto fjalë. Tash nji qeveri që s’asht e zoja t’i sjell nji


34

Jeta Katolike | janar-qershor 2011

të mirë vendit dhe asht e ngushtueme të ngrefë luftë dy-tri herë në vjetë me popull të vet, dmth, se gjindja e saj ende s’e kanë mentalitetin e perbamë, per me vu nevojët e kohëve të sodshme e të systemeve të reja. Edhe Turqit e Ri dhanë konstitucjonin e mbasandej çuen Turgut Pashat e Xhavit Pashat me topa e mitraloza nëper Shqypni. Por mos të harrojë qeverija, se ka thanë i moçmi, që: "kush mbjellë erë, korrë duhi". (Kjo prozë , e panjohun si e Fishtës, u botue në gazetën "Shkumbini", nr. 30, datë 16.9.1921.) Një shenim: Fishta me Kostaq Cipon kanë pasë edhe mosmarrëveshje per punë shkollash. Po shkruej ma poshtë një mendim të panjohun të Fishtës për të tregue se njerëzit e dijes, edhe kritikojnë njeni-tjetrin, edhe e vlerësojnë njeni-tjetrin; edhe grinden njeni me tjetrin, edhe ndihmojnë njeni –tjetrin. Lexoni si Fishta ndërhynë për të faluë Cipon e merguem. Fishta per Kostaq Cipon Kostaq Cipo ka krye studimet në Itali dhe âsht laurue në letërsi. Asht një nga ma të aftit e studiosa profesora të Shqipnìs në letërsi klasike e kombtare. Sa e çmoj që më nderon me miqsìn e tij – nuk ka dhanë kurr rasë me dyshue mbi disiplinen e tij e vartësìn e tij ndaj njerëzimit të qytetnuem. Ka grue e fëmijë e, vjetin e kaluem, qe drejtor i liceut të Korçës. Nga mueji i gushtit të kaluem gjindet i merguem vazhdimisht. Lutemi, herë pas here, të lihet i lirë e t’i kthehet familjes që, shkaku i syrgjynosjes së tij, gjindet në vështirësi. Elbasan, 26.VIII.24 Edhe një letër e pabotueme e Haxhiademit per Fishtën: Shumë i ndershëm e i shkelqyeshëm poet, Kur u këtheva sivjet prej Berlini në Shqipnì e u takova me Zotnìn t’uej në Tiranë, u gëzova shumë tepër. Desha të bisedoshim atë ditë pak mbi poezìn e literaturën shqipe, por mjerisht nuk u poqëm mâ. Si e çoni mbë atë farë Shkodre nashti, o monsignor? Un Bukolikën e Vergilit e mbarova së përkthyemi në heksametrë shqipe, kështu edhe tragjedìn originale t’imen "Odyssen" e mbarova tyke derdhë gjithë mundin t’em, dhe si vers mâ të hieshëm për tragjedì zgjodha atë të Shakespeare-t e të klasikëvet gjermanë pentapodia giambica. Për me iu përshtatun shijes së popullit t’onë mâ tepër I kam shtuem edhe rimën, kurse ata t’jerët e kanë sciolto. Zhvillimin e traghedìs e kam bamë krejt në mënyrën klasike dhe njerzit që lozin janë katër e dëften vdekjen e pamëshirshme t’Odysseut prej të birit që pat me Kirkën (Circe) Telegonin, tyke mos e njohtun se ishte i ati të cilin e kërkonte shumë kohë. Tragjedija sa âsht tragjike, aq âsht melankolike e me moral të fortë; dhe jam sigur, monsignor, që ka me ju pelqyem mjaft, n’e këndofshi ndonji herë, kur të na qëllojë rasti me u takue. Due me i shtypë të dyja këto vepra, por si student që jam nuk mundem kurrsesi; prandaj pyes zotnìn t’uej a ka ndonji njeri që të mundet me i botue këto dy vepra tyke i shtypë, se besoj që nuk janë fare pa randësi. Pres përgjigje prej zotnìs s’uej këto dy javë, se mâ vonë ndoshta nisem për Berlin. Me ndér I jueji për jetë Edhem Haxhiademi

Po i mbyllim këto të dhana me një epigram të pabotuem të gjuhëtarit të nderuem P. Justin Rrota: "Shkrue më 14 tetor 1929 në ditën kur sivëllaznit e kuvendit uruen të Perndershmin At Gjergj Fishta OFM me rasën e marrjes, më 12 tetor, të titullit Lector Jubilatus nga i Perndershmi At Gjeneral i Urdhnit, Shkodër (Gjuhadol). Epigrami âsht shkrue latinisht nga autori dhe përkthye në shqip prej Z. Zef Simonit, poliglot, përkthyes e leksikograf. Sot në ditën e katërmbëdhjetë të tetorit të vjetit 1929 Të gjithë hareshem të mblidhemi shokë e miq Per t’i urue gëzim e lumtuni Të Perndershmit At Gjergj Fishta O.F.M. Princit të madh të letrave tona I cili në zhvillimin e arteve të bukura Ka merita fort të mëdha Dhe në këte ditë Mori titullin Lector Jubilatus Si Ai që tregoi qartë e bindshem Se ç’mund të bajë e ç’bukuri ka Gjuha amëtare Për shumë shekuj heu! E lanë mbas dore Rrnofsh gjatë, për nder e lavdinë tonë, rrnofsh për jetë Ashtu si shkrimet e tua do të mbeten Përmendore të perhershme të popullit tonë!

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary

H-2 Hummer up to 28 passengers

Office: 845-526-8001 Chrysler C-300 up to 10 passengers

Cell: 914-447-1144 24/orë 7/ditë

Custom build Hummer up to 28 Passengers with Jet Door

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453 www.albanialimo.com • e-mail: antonkgjokaj@gmail.com


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 35

AT BERNARDIN PALAJ: një thesar i pazbuluar Nga At Viktor Demaj Në këtë shkrim me nderim dhe respekt të thellë, dua të flas për një nga person alitetet më të arrira të kultures shqiptare, për Át Bernardin Palajn, “Fratin e Kangeve” siç e quante një tjetër shkrimtar i madh Ernest Koliqi. “Nuk dij se kush patë thanë - thotë shkrimtari i vlert Ernest Koliqi - qi gjithkund në botë poetët këndojnë për popullin, e vetëm në Ballkan populli këndon për poetët. Deri tash për mue poeti ma i madh i Shqipnis asht populli i ynë. Kjo e vërtetë më vetoi para syve të mendës në Palç, në qelën e Fratit të Kangëve. Át Bernardini, në vetminë e gjatë të malit, i a ka vu veshin kangës së pashterun qi buron nga zemra e thellë e kombit arbnuer tue i a rrembye harresës”. Kështu shkruan Koliqi, ne numrin 5-8 të revistës “Shêjzat” 1972. Po në këtë numër të revistës Koliqi, pohon për vlerat e dhe aftësitë e mëdhaja të At Palajt që i ka dëgjuar nga vet goja e Át Gjergj Fishtës për Át Bernardinin: “Nji ndër auktorë të dênjë m’u kujtue e mos m’u harrue asht pa tjeter Át Bernardin Palaj, për të cilin nji ditë Fishta më tha: Ky (Bernardini ndodhej aty pranë) ka talent të madh dhe e njef shqipen me themel. Mund të m’a kaloj edhe mue”. Mora shkas të hedh dy rreshta në leter të bardhë për këtë folklorist dhe historian të njohur por dhe të panjohur për arsye që tashmë dihen, i nxitur nga përgaditja e veprës së tij për botim. Duke lexuar dhe studiuar shkrimet e tij të botueme kryesisht të “Hylli i Dritës” më lindi kureshtja ta kërkoj dhe ta studioj edhe më gjerë dhe t’ia botoj veprën e tij të plotë për ta bërë të njohur për publikun shqiptar, që fatkeqësish i zhytur thellë në një subjektivizëm letrar po i harron kolosët e saj që shkruan dhe bënë historinë. Gjatë hulumtimit të shkrimeve të tij mu desh që të kërkoja për të, përveç në

revistat e perkohshme që ka shkruar dhe botuar, edhe në arkivin Françeskan në Shkodër, si dhe Arkivin e shtetit Tiranë. Ky mund nuk mbeti pa fryt. Më shumë se 25 vjet krijimtari e këtij Frati nuk ishte e mundur që të përfshihej vetëm me dy vepra. Át Palajn ne jemi mësuar ta njohim si folklorist dhe pak si historian, vetëm nga ato studime që ka bërë në lidhje me Dioqesin e Pultit të shekullit XVII. Njohim për fat të keq vetem një të treten e vepres së Át Bernardin Palajt, të cilën mund ta klasifikojmë në katër lloje krijimi: folkloristike, historike, poetike, dhe krijimtari muzikore.

Át Palaj folklorist Si mbledhës të folklorit Át Barnardini nuk është mjaftuar vetëm me marrjen nga goja e popullit dhe sistemimin e këngëve të kreshnikëve të ruajtura gjatë shekujve nëpër Malsi dhe të transmetuara brez mbas brezi, por është shtrirë më gjerë në këtë fushë, duke na folur edhe për mite dhe legjenda që gjendeshin në zona të thella malore, kryesisht në Dukagjin. Mbledhja e këtyre zakoneve, dokeve dhe traditave të bukura të jetës etnike dhe familjare shqiptare e kanë shtyrë të shohë, të ruajtura trashëgiminë, përkatsinë dhe identitetin Iliro - Thrak të shqiptarëve. Për të vërtetuar këtë pohim po marrin një pjesë studimi të tij e botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë, titulluar: “Studime dhe tekste, Dega juridike

Tiranë” 1943, fq. 122-126. Ja çka shkruan aty për festën e gjithëmbarshme të ditës së verave që për të mund të kishte gjenezë ilire: Dita e verave “Shtëpi për shtëpi në ditët e verave, pjestarët e familjes bashkohen rreth zjarmit për me lidhë shrigat, mgjillçkat, llugjat, rrollçkat e të gjitha shtasët damtuese; gjarpnin mos t’i nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat e bathën, e shpendin emën për emën e krymbat e tokës mos t’u bajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë qi mos me i pam këto sende asnji rob i shtëpisë, pse për ndryshej nuk lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithëmonë nder ditët e para të Marsit. Mbas darke, të gjithë pjestarët e shtepisë bashkohen rreth zjarrmit. I zoti i shtëpisë merr nji pe leshi, e lidhë për vargue nji nye e thotë këto fjalë: Lidhe Zot e nata mojit e dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtrigat. Kështu përsëritë ket veprim për secilin shpirt, sëmundje, krymba a mandra qi don me lidhë”.(Shih revisten: Shêjzat 1972, nr 5-8 fq. 163). Studimet mbi letersinë klasike dhe moderne si dhe sudimet mbi veprat e albanologëve gjermanë, bënë që ai të kishte një kulturë solide dhe të madhe. Për këtë formim të tij, ja ç’ka shkruan albanologia Angela Cirincione: “Përveç kulturës së tij me themel klasik ka pasë edhe nji njohje të mirë të letersisë moderne. Studioi veprat e albanologëve gjermanë, të cilat i hapën shtegun për me zbulue hap mbas hapi, në çdo veprim, në çdo zakon shprehje të krahinave malore gjurmët trako-


36 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

ilire. Në dritën e kësaj kulture, e pa shqiptarin e sotëm si njifarë mbetunie të trungut të madh të familjes indoeuropiane të quejtun iliro-trake, nji ndër fiset e para të njerzimit që banoi Europën lindore” (shih: Át Bernardin Palaj., Vepra 1 botim II, Shkodër Botime Françeskane 2005, fq. XII). Por një ndihmesë të madhe dha edhe në mbledhjen e kangëve të Kreshnikëve të botuar për herë të parë në vitin 1937 dhe të ribotuar nga botimet françeskane në 2005 dhe ribotuar në vitin 2007. Ja se çfarë shkruan Át Palaj me bashkautor me një tjeter korife të dalur nga “Shkolla Franceskane” Át Donat Kurtin në lidhje me rëndësinë e këngëve të Kreshnikëve: “Kangët e vjetra, qi njifen prej malcosvet janë nën emnin “kangë kreshnikësh, kangë të moçme, kangë lahute” janë visari ma i çmueshmi i gjuhës, shprehja ma e gjalla e shum ndiesive bucare e përfytyrimi typik i fizjonomis së kombit t’onë” (shih: Át B Palaj dhe Át D Kurti., Visaret e Kombit, botim II, Shkodër Botime Françeskane 2005, fq. IX).

Át Palaj historian Tani do të flasim për kontributin e Át Bernardin Palajt në lamin e historisë shqiptare. Ndër studimet e tij historike mund të cilsojmë disa që janë më të rëndësishme si: “Studime dhe dokumente rreth dioqezit të Pultit”, shkrime dhe studime dokumentesh, që janë të botuara në revisten “Hylli i Drites”. Por me mjaft interes janë edhe studimet: “Lufta shqiptare kunder pushtuesit turk”, (dorëshkrim e pabotuar), “Kryengritja e Dukagjinit që pëfshin vitet 19261928”,(dorëshkrim i pabotuar), “Ditar shenimesh”, (dorëshkrim e pabotuar), “A janë Shqyptaret autokton” (dorëshkrim i pabotuar) dhe “Ça hoqme na katolikët për Shqypni”, (dorëshkrim i pabotuar).

Ndër historianët që ka nxjerrë “Shkolla franceskane” jemi mësuar të dëgjojmë për “Maestron” e historise Át Marin Sirdanin. Por siç duket nga shkrimet e lëna kjo fushe ka terhequr edhe Át Palajn. Shumë kanë shkruar për fillimet e robërimit të Shqipërisë nën pushtuesin e ardhur nga Azia, duke e konsideruar një periudhë mjaft të zymtë dhe të errët dhe të prapambetur për Arbërinë, një ndër këta studiues spikat edhe emri i “Frati të Kangëve”. Në studimin “Lufta Shqiptare kundër pushtuesit turk” ai trajton këto tema: “Gjendja e përgjithshme kishtare prej vjetes 1468 – 1650”, “Largimi i rregulltarve e i bujarve prej Shqypniet”, “Salvimet e turkut”, “Jeta e popullit e e klerit katolik”, “Kryngritja e katolikve”, dhe “Gjendja e Françeskave mrenda kësaj kohe”. Siç shihet nga trajtimi i çështjeve, ky dorëshkrim është lëndë e parë për studimin e asaj periudhe të errët të historisë së Shqipërisë. Mes viteve ‘20 dhe ‘30 të shekullit të kaluar kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë lënë gjurmë të pa harruara në kujtesën e popullit shqiptar. E kujtojmë me nostalgji qeverisjen e shkurter, por demokratike të Fan Nolit të vitit 1924. Kjo qeveri që solli dhe ringjalli shumë shpresa të bashkëkohësit, nuk zgjati shumë, duke ja lënë vendin Ahmet Zogut që i ndihmuar nga serbët përmbysi qeverinë e Nolit. Të gjitha këto ngarje i gjejmë të renditura në formë ditari nga Át Bernardin Palaj. Ky ditar sjell të vërteta dhe fakte të reja për ta njohur më mirë atë kohë. Një studim tjetër që paraqet fakte dhe realitete të dhimbshme janë kujtimet e Át Bernardin Palajt për Revolucionin e Dukagjinit kundër qeverisë Zogiste. Ndër faqet e historisë anashkalohet kjo vuajtje e popullit të Dukagjinit që zgjati për rreth dy vjet. Më lart kemi thënë se Át Palaj studioi folklorin, zakonet, doket dhe besimet e shqiptarve sepse në ato ai pa tradita të lashta ilire. Pikërisht duke u nxitur nga kjo, ai bëri edhe një studim të

shkurtët sintetik dhe plot ngjarje të reja në lidhje me çështjen se “A janë shqiptarët autoktonë”.

Jetëshkrimi i Át Bernardin Palaj Át Bernardini lindi në Shkodër me 2 tetor 1894 nga një familje e thjeshtë malsore nga Shllaku. Studimet i filloi në shkollën fillore të eterve françeskanë, e drejtuar në atë kohë nga Át Gjergj Fishta. Studimet gjimnazore i kreu po pranë etërve Françeskan, ndërsa Liceun e kreu në Salzburg e ato teologjikë e filozofike në Innsbruck. Gjatë studimeve ai tregoi një interes të veçantë për studimet shqiptare, si dhe për autorët e huaj që studiuan zakonet, gjuhën, doket shqiptare. Kryesisht e tërhiqnin albanologët gjerman-folës. Për disa vjet mësoi në Liceun “Illyricum”, pastaj shërbeu në famullitë e Toplanës, Palçit, Shalës, Bushkashit dhe të Rubikut. Iu kushtua poezisë, prozës, muzikës, duke punuar për të mirën e atdheut. Krijimtaria e tij është e gjerë dhe shumë e larmishme. Ajo përfshin shumë aspekte të zhvillimit albanologjik. Mbas hapjes së revistës “Hylli i Ditës” në vitet 1921-1924 e 1930 – 1937 boton së bashku me Át Donat Kurtin pjesë - pjesë “Kangët e Kreshnikëve”. Ndërsa në vitin 1937 botohet libër në vete, titulluar “Visaret e Kombit”. Po ashtu gjatë kësaj përiudhe boton edhe krijimtarinë e tij poetike në “Hyllin e Drites”: “Fragment - Valët e nji shpirti”, “Moskë – Alkazar”, “Vorreve të Famurit”, “Kuq e zi”, “Kah nata e vetme”, etj. Ndërsa shpirti i tij epik dhe poetik kishte prekur majat e krjimtarisë së tij, At Palaj fillon të mbledhë mitologjinë, zakonet dhe doket shqiptare, të cilat i boton më së parit te “Hylli i Dritës” në periudhën 1940 - 1944. Ndër këto mund të veçojmë: “Syni i keq”, “Shpirti i keq”, “Ora e shpis”, “Bestytni Ilire”, “Orët”, “Zanat”, etj. Hovi dhe vullneti i tij nuk ndalen me kaq. Bën disa


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 37

studime interesante dhe shkencore mbi kanunin e maleve, me vlerë burimore për studiuesit e të drejtes zakonore shqiptare, të cilat botohen nga Instituti i Studimeve të larta shqiptare në Tiranë në librin: “Studime dhe tekste, Dega Juridike Tiranë 1943”. Po në këtë botim ai boton një variant të Kanunit të Lekë Dukagjinit mbas shqyrtimit të Mark Sadikut. Së bashku me përkushtimin e tij për studimin e etnosi të shqiptarëve ia bashkangjiti edhe dëshirën për të studiuar edhe historinë e Arbërisë. Sidomos në revistën “Hylli i Dritës” boton disa studime mbi Dioqezën e Pultit si dhe të disa krahinave të tjera të veriut, me mjaft interes dhe fakte historike për studiuesit e kësaj fushe.

1946. Pikërisht këtu në Rrubik i shkruan Át Jak Marlekajt një letër ku i kërkon që ta paraqesë para botës së lirë vuajtjen, dhe vrasjet makabre të sa e sa intelektualëve shqiptarë në mënyrë të padrejtë, vëtm për faktin se ishin pionerë të mendimit të lirë dhe demokratik. Në këtë letër, origjinali i së cilës ruhet pranë arkivit françeskan në Shkodër, Palaj shkruan: “I dashtuni P. Jakob, jena në gazep të Zotit.

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 36 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

Fundi tragjik i jetës së tij Në fund të Luftës, i zhgënjyer, tashmë pas përpjekje të pashpresë të trupave nacionaliste dhe prendimore për të formuar një shtet të bazuar në lirinë dhe të drejtat e njeriut, duke e parë rrezikun eminent që po i vërsulej si një bishë e egër nga të vëtshpallurit shpëtimtar të Shqipërisë, i turbulluar në shpirt, i thotë një tjetër mikut të tij albanologut, Prof. Karl Gurakuqit: “Do të tërhiqem në nji famullì të maleve të mija të dashtuna – më tha gadi me lotë ndër sy – dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirtit arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjet, tue gjurmue në historinë, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotësoj e do të sistemoj rapsodit, qi unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë”. Sa mbresëlënëse dhe rrënqethëse kjo bisedë konfidenciale mes dy dijetarësh. Por fatëkëqësisht në moshën 51 vjeçare, puna e tij shkencore si dhe aktivitetiti i tij fetar u nderpre barbarisht, ku për asye absurde e arrrestuan në Kuvendin e Rrubikut me 22. 10.

Thueju miqve t’ ikun andej qi t’orvaten me sa të munden për me na pshtue prej ketij kobit. Ka nji, ka nji, po na qesin faret të gjithve. Bâne të njoftun mjerimin t’onë ku të dijësh. Të fala B.dini, 20. IV. 1946". Mbasi pësoi tortura të shumta vdiq me datë 2 Dhjetor 1946 ndër tortura nga më çnjerëzoret. Qe varrosur në oborin e ish-sanatoriumit në Shkodër.

36

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

Louis Overseas Staff

Luigj Shkreli President

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1) Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

Fax: 718-733-7015 • E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA


38 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Nga Shoqata e Shkrimtarëve, tek “Zoja e Shkodrës” Nga Shoqata e Shkrimtarëve, tek “Zoja e Shkodrës” Eleonora Gjoka Afër shtëpisë së parë në New Eleonora York, kishim GJOKA shtëpinë e Zotit, “Our Lady”, atë vend që unë e ndjej dhe e respektoj, vend që është qetësues për të gjithë ata që shkojnë. Në ditet e shërbimit fetar ka pjesëmarrje nga të gjithë nacionalitetet, si të moshuar, të rinj, të varfër e të pasur, që të gjithë ndjehen vëllezër në besim. Në një besim që përveç respekit dhe tolerancave nuk njeh anë negative në shoqërinë ku jetojmë. Po aty ishte dhe shkolla në të cilen edukohen fëmijët. Kur bleme shtëpinë më pas, u ndodh afër një kishë në të cilën sot jemi anëtarë të rregullt të saj. Theksoj se emri ‘Kishë’ në mendjet e njerëzve tanë ka kuptim krejtësisht të ndryshëm. Ne, jo vetëm që s’duam t’ja dimë për të, por shpesh kemi frikë nga kjo fjalë. Në fakt kishat pa dallim pavarësisht në se janë katolike, ortodokse, luteriane apo anglikane, janë vend takimi, vend shoqëror ku pas lutjeve, merr kafe, kek, pije freskuese (jo alkolike), ha gjellë e ëmbëlsira të gatuara nga familje të ndryshme, është vend ku organizohen aktivitete nga më të ndryshmët. Të gjitha këto kanë karakter shoqëror, aty takohesh dhe bisedon me njerëzit që frekuentojnë kishën duke zgjedhur temat që dëshiron, kohë zgjatja është si të duash. Për shumë shqiptarë në New York, mungojnë ambjentet sociale, mungon shoqëria, ndihet vetmia, nuk i shohin, nuk i dinë ku dhe si bëhët jeta sociale në Amerikë. Të

moshuarit që vijnë tek fëmijët shpesh e ndjejnë vetën të izoluar dhe duan të largohen shpejt. Të jesh pa besim, është e keqia e vetës, mund të kesh më shumë strese, nuk e di ku të mbështetësh për të krijuar ose rringjallur shpresat në së nuk i ke, ndihesh dhe i rënë shpirtërisht. Unë besoj te Zoti, besoj në Krisht, shkoj në shtëpinë e tij në Kishë, ndjehëm optimiste, bëj lutje si për vete dhe për të tjerët. Ambjenti në kishat amerikane është shumë i mirë, Lavdi Zotit. Po megjithatë mungon shoqëria në gjuhën tonë. Në gjuhë të huaj sado e përshtatur të jesh, nuk arrin ta ndjesh me gjithë shpirt liturgjinë. Planifikova që pas takimit me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në Bronx, që patëm në 2 Prill, ditën e diel të shkonim në Kishën “Zoja e Shkodrës”. E diela u gdhi një mëngjez i bukur, pak i ftohtë që mbante tisin e hershëm pranveror. Ne na gjeti midis qindra shqiptarëve, të veshur në mënyrë festive e serioze, plot me të rinj, fëmijë, prindër e gjyshër, me një fjalë ishte një pjesëmarrje e mirë e tërë brezave. Pata lexuar dhe dëgjuar shumë, për Qendrën e Madhe Kulturore mbarë shqiptare në Amerikë, por ta njohësh nga afër është diçka tjetër. Është një kishë madhështore në kompleks. Lartësia e kodrës, ekspozicioni i saj i ndriçuar plot diell e dritë, sheshi i parkimit për qindra makina, lulishtet përreth, statuja e Shenjtores më të re shqiptare, Nënë Terezës, ajo e Shën Marisë, Shën Nikollës dhe mbi të gjitha mijra njerëz. Në të gjitha kishat e vendeve perëndimore, si dhe në New York e Athinë, ku kemi jetuar, shkojnë më shumë të moshuar, kurse këtu

mbizotëron mosha e re dhe fëmijët bardhosha të racës sonë. Aty takuam z. Tomë Mrijaj, që na priti, na shoqëroi, na tregoi shumë më tepër për historikun dhe aktivitetin e Kishës se sa mund të gjesh duke lexuar librat e tij që na ka dhuruar. Nuk ishte vetëm shtëpia e Zotit, sepse atje gjetëm Qendrën “Nënë Tereza”, veças atë të At Gjergj Fishtës, Monsinjor Dr. Zef Oroshit, të baballarëve të kombit tonë, tek të cilët duhet të kthejmë vëmendjen për bashkim e vllazërim. Po ashtu në sallë nuk mungontë as seksioni ku kishin zënë vend dekorimi, ekspozimi i veshjeve kombëtare, nëpërmjet koleksionit të kukllave, sipas shumë zonave të Shqipërisë. Ka akoma vend për të shtuar me ide të reja, siç tha dhe famullitari i nderuar Dom Pjetër Popaj. Diçka atje ishte dhuratë dhe nga kalabrezët, vëllezërit tanë të hershëm arbëreshë, që kanë kontribuar në kishën tonë. Duke ndjekur meshën shqip, isha e mallëngyer, ishte hera e parë që ndiqja një meshë vetëm në gjuhën time, aftësitë e Dom Pjetrit si ciceron më bënë, të kthehëm shumë vite pas në Qeparonë tim, kur shkoja në kishën e Shën Marisë, me prindët dhe gjyshën. Sodisja fytyrat me rradhë dhe fëmijët bukurosha, dhe sillja pranë njerëzit e kombit tim të ardhur nga gjithë skajet, me veshjet e tyre karakteristike dhe zakonet e bukura apo ritet fetare të braktisura. Ata e kanë gjetur një vend të shenjtë për t’i ngjitur copëzat e shkëputura nga vitet, për t’i ngjitur sërish nën çatinë e përbashkët, që mban emrin “Zoja e Shkodrës.” E kisha ndjekur historinë e “Zojës së Shkodrës” si u gjet në Gjenacanë, në kohën e sulmeve otomane. E bekuara, erdhi gjer këtu, të ngrohë


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 39

dhe të ndriçojë rruget dhe shpresat e besimtarëve tanë! Me mbarimin e meshës, me buzeqeshje siç ka shpirtin, me dashamirësi, që i buron nga zemra, me rrezatim drite që e merr nga vetë nëna e Krishtit, nëna e Këshillit të Mirë, Zoja e Shkodrës, ju përkushtua vizitës sonë, Dom Pjetër Popaj. Inteligjenca e Hirësisë së Tij, dallohej në humorin, aftësinë për të komunikuar, bujarinë. Puna e tij është vepër e madhe në rrugën e Nolit dhe të Zef Oroshit, dy themeluesit e Kishës Ortodokse dhe Katolike shqiptare në Amerikë. Vepra e Dom Pjetrit i përkushtohet rruajtjes së traditës, kulturës dhe vlerave të çmuara kombëtare. Edukimi fetar është udha për paqen, rruga më e mirë për afrimin e brezave. Dinjiteti i personit përcaktohet nga e drejta në lirinë fetare. Atje ku ka liri fetare ka kulturë politike dhe juridike. Këtë edukim njeriu e merr në shkollë dhe shkollë më të mirë se kisha nuk ka, sidomos kur flasin gjuhën tënde, kur ka zëvendës të Zotit, si Noli, At Liolini, Zef Oroshi e Dom Pjetër Popaj. Dom Pjetri nuk ishte i vetëm. Atë e rrethonin familje të shumta, të vëllezërve, fisit, krahinës, Shqipërisë dhe vëllezërve të tjerë në besim. Por të veçantë ishin z. Tom Mrijaj, Klajd Kapinova, Mark K. Shkreli, vëllezërit dhe bashkëshortët e tyre të familjes së nderuar të Dom Pjetrit, e shumë të tjerë që nuk mundëm ti fiksojmë në një takim. Dom Pjetrin e informova për vëllezërit ne ‘’Penë’’ Antarët e Shoqatës dhe vetë Shoqatën e Shkrimtarëve ShqiptaroAmerikanë. Në Kishën “Zoja e Shkodrës” krahas shkollës do ndërtohet Biblioteka, prandaj janë të lutur të gjithë antarët e Shoqatës sonë për të dërguar kopje të botimeve të tyre të vjetra e të reja, në formë dhurate në adresën: 361 W. Hartdale Avenue,

Hartsdale, New York 10530. Për të mësuar akoma, atje përveç shërbimeve fetare ka një aktivitet të gjërë kulturor dhe shoqëror që zhvillohen nga shoqata të ndryshme, nga Qendra “Nënë Tereza” etj., tek “Zoja e Shkodrës.” Shkoni, merrni, abonohuni në revistën me vlera “Jeta Katolike”, të cilën e krijoi më 1966 themeluesi i Kishës së parë katolike shqiptare në Amerikë, Monsinjor Dr. Zef J.

TE FALEMI Të falemi, Nënë Terezë, Nuk të njohëm shume në atdhe, Bota e bëri më parë se ne. Ne nuk të bijësuam dot, Bota te doli më shpejt për Zot. Kur e kuptuam, vitet kaluan… Ti aspak nuk na u zemërove, Për ne Lutjet Lart i dërgove, - Fali o Zot! Kaqë kuptojnë, Ata janë pjesë e gjakut tonë! Ndaj ne, megjithse pak vonë… Po e themi fjalën tonë, Në Përmendore të Përjetësojmë! Eleonora K. Gjoka, New York Oroshi. Aktivitetet dhe ndihmat e vetë kësaj Qendre edukimi, për mbarë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, janë të shumta në numur e në vlera, të cilat shumë pak janë reflektuar në gazetat shqiptare. Janë ndihmat e dukshme të këtij komuniteti që kontribuan për ndërtimin e katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë. Po ashtu ndihmesa të shumta janë dhënë në hapje kishash në Shqipëri e Mal të Zi. Është pozitive që ish famulltari i parë i kishës “Zoja e Shkodrës” Imzot Rrok Mirdita, vazhdon të kontribojë gjerësisht në

ndërtime kishash, shkollash, klinikash dhe Universitetin e parë Katolik në Tiranë. Mendoja se do ta shuaja etjen për ta parë “Zojën e Shkodrës,” por ndodhi e kundërta. Mu shtua më tej etja shpirtërore. Dua të di më shumë për shqiptarët e Malësisë nga të dy anët e kufirit, për katolikët e Kosovës, për kristianët në përgjithësi, që si të parët e mi himarjotë, me armë i rezistuan dhe mbrojten krahinën e tyre, lirinë. Ata nuk e tradhëtuan besimin, nuk u bënë rrobër dhe shërbëtorë të politikës së Sulltanëve. Do të shkoj prapë për të mësuar më shumë për viganin e Shqipërisë Mons. Dr. Zef Oroshin, Nënë Terezën, Gjergj Fishtën, Dom Pjetër Popaj, njerëzit e penës si: Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, etj. Të njoh gjestin dhe bujarinë e qindra familjeve fisnike. Të njihem më këta njerëz, që bëjnë dhurime të mëdha tek Zoja e Shkodrës, të cilat shkojnë për aktivitete, ndihma, ndërtime shoqërore dhe për kulturë, si këtu dhe në trojet shqiptare. Aty pashë me të vërtetë një copëz nga malësorët katolikë të Shkodrës, Pukës, të Mirditës, për të cilët kam punuar si mësimdhënëse, në vitet e rinisë sime. Po ashtu pashë dhe imagjinova, gjithë katolikët e Kelmendit, të Thethit e të Breg Lumit në Dukagjinin e thepisur, ku isha mahnitur me bukuritë e bjeshkëve të larta, natyrën e virgjër të malësive tona kur mora pjesë në brigadat kulturale, si gjimnaziste. Po! Është një rikthim në një kohë të re, në Amerikën Shqiptare, të lirë për të gëzuar të drejat fetare që janë mohuar me dekada në vendin ku lindem dhe u rritem. U përshëndetëm me respekt me të gjithë, me dëshirën për t’i parë përsëri në Pashkën e sivjetme, njerëzit që i dedikohen me shpirt kësaj Qendre të madhe fetare, kombëtare, kulturore, shoqërore.


40 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

E LUMJA NËNË TEREZA, ISHTE POEZIA E NJERËZVE TË VARFËR DHE MODELI I VEÇANTË I DASHURISË NË VEPËR (Refleksione rreth librit: "Engjëll vuajtje dhe shprese" të studiuesit dhe publicistit Klajd Kapinova) Përjetësimi i Nënë Terezës në veprën "Engjëll vuajtje dhe shprese" Këtë vit mbushën 100 vjet nga lindja e personalitetit më të madh të botës shqiptare, që ishte dhe mbeti ndera dhe krenaria për të Tomë gjithë ne. MRIJAJ Të marrësh përsipër misionin e vlerësimit të një vepre të shkruar nga një studiues e publicist, për mua është sa e vështirë dhe një obligim për t’ia arritur me dashamirësi qëllimit. Gonxhe Bojaxhiu e njohur tashmë nga e gjithë bota si Nënë Tereza e Kalkutës, shumë herë ka qenë me mision në New York dhe në shtete të tjera të ShBA-së. Me ftesën e Mons. Dr. Zef Oroshit Oroshit (1912-1989), erdhi pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot "Zoja e Shkodrës") në New York, humanistja e paharruar, e cila u takua me komunitetin shqiptarë, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ajo u mirëprit nga meshtarët tanë: Mons. Dr. Zef Oroshi Don Rrok Mirdita, asokohe zv/administrator (sot Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkev Metropolitan i Arqipeshkvisë Tiranë - Durrës), At Arthur Liolin, famullitar i Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit në Boston, seminaristi asokohe (dhe sot famullitari ynë) Don Pjetër Popaj. Ardhja e humanistes së famshme mes shqiptarëve të mërguar në tokën amerikane, ka qenë një moment emocional, meditues dhe njëkohsisht një kujtim i shënuar thellë në mendjet e shqiptarëve dhe për mua. Nëse e shikon me qetësi tërë jetën dhe veprën bamirëse, mëson nëpër faqet e librit: “Engjell Vuajtje dhe

Shprese”, se Ajo ka shpërndarë fisnikërisht dhe çdo minutë, orë dhe ditë flladin e ngrohtë shpirtëror, duke dhuruar sa më shumë dashuri njerëzve të braktisur, të sëmurë me lëbrozë, tuberkuloz, të gjymtuar fizikisht dhe menderisht; hyri në mes të vdekjes, për të nxjerrë atje dritën e jetës dhe shpreses; iu gjend pranë shpirtërisht dhe materialisht njerëzve në nevoj, të kërcenuar drejtpërdrejtë nga vdekja me AIDS dhe atyre që kanë humbur shpresën për vijimësinë e jetës. Në Kosovë dhe ShBA, kam ndjekur me ndjenjë nacionale krenarinë dhe emrin e madh që gëzonte shqiptarja e vogël fizikisht, por e madhe me zemër dashurie, ashtu sikurse gjithnjë kemi ditur të ruajmë krenarinë si vend i vogël, me figurën e heroit të lavdishëm nacional, Gjergj Gjon Kastriotit "Kalorësit dhe mbrojtësit dinjitoz të Krishtërimit dhe të civilizimit Arbëror dhe Evropian". Në konstelacionin e fytyrave të ndritura të Atdheut, kanë zënë vend me shkëlqim në të gjallë të tyre Gjergj Gjon Kastrioti dhe Gonxhe Bojaxhiu, që erdhën në histori, atëherë, kur njerëzimi (dhe posaçërsht ne shqiptarët) kishte shumë nevojë për përsonalitetin e veprën e madhe të tyre. Me këto nota meditimi të veçantë, rilexova librin e studiuesit dhe publicistit të njohur Klajd Kapinova me titull kuptimplotë: "Engjëll vuajtje dhe shprese", kushtuar tërësisht figurës së madhe botërore Të Lumes Nënë Tereza. Sot në 100-vjetorin e lindjes se Të Lumes Nënë Tereza, bilanci biografik dhe fama e saj ka marrë përmasa shumë të mëdha. Pothujase në shumë shtete Ajo ka qenë “Qytetare Nderi” dhe modeli i shëmbelltyrës së humanizmit të njerëzve në nevojë pa dallim feje, shteti, nacionaliteti, ngjyre dhe gjinie. Shumë shtete të ndryshme të botës e kanë perjetuar emrin e kësaj ikone ndërkombëtare në emërimin e spitaleve, qendrave humanitare, shesheve, parqeve, qendrave kulturore, bamirëse,

shoqatave dhe organizatave nga veriu në jug dhe nga lindja në përëndim të globit tonë… Shumë libra, janë shkruar mbi Të Lumen Nënë Tereza nga biografë, historianë, publicistë dhe studiues nga Evropa, Amerika, Azia, Australia, Afrika. Secili botim, në të veçantat e tyre kanë një subjekt dhe figurë, që asnjëherë nuk do të shterrojë si tematikë. Si shqiptar, dua të citoj vetëm një biograf, studiues e publicist të shquar nga Kosova Dr. Don Lush Gjergji, që i ka përkushtuar Nënë Terezës talentin dhe punën e palodhur në vite, në dobi të Shenjtëreshës së njerëzimit, duke dhuruar shumë vepra dinjitoze. Për më tepër Dr. Gjergji, ka përcjellë me pendën e tij lavdinë e popullit fisnik shqiptar të mishëruar në figurën e Nënës... Ky libër i ri, i shtohet fondit të begatë të shqiptares së ndritur, e parë në një këndvështrim të ri. Autori, pas një pune hulumtuese 5-vjeçare, ofron një pjesë të re dhe burimore, të një ngjarjeje njerëzore me shumë begati të ndritshme hyjnore, rrezatimi i së cilës nuk ka kufi. Duke qenë një dëshmi e dashurisë së Zotit, E Lumja Nënë Tereza, ka ngacmuar shpesh gazetarët, biografët dhe studiuesit, të cilët, duke shkruar për humanisten kanë qenë pranë dëshmisë së Saj në misione, në të gjitha meridianet e paralelet e botës, duke parë e lexuar në punën e Shenjtëreshës shëmbëlltyrën e Shën Françeskut me sandale, sari dhe katër motra të para të vendosura në çdo shtet të botës. Natyrshëm të gjithë kanë mësuar esencën e misionit fisnik dhe hirëplotë të bashkëatdhetares tonë Gonxhe Bojaxhiu, e cila përjetoi dramën e kësaj bote plot plagë, që kërkon më shumë Institucionin e Dashurisë ndaj të varfërve, dhembshuri dhe ilaçin e humanizmit kristian për shërim. Ajo dhuroi dashuri për më të varfërit e më të varfërve.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 41

Ajo u ndesh përballë mjerimit të tejskajshëm, të shoqëruar përherë me indiferentizëm vrastarë, ku shëmtira e jetës shkatërron vetë jetën. Ajo "zgjodhi" luksin e gërmadhave të fakirëve të Indisë, që kundërmonin erë dekompozimi (kalbëzimi), duke synuar me dashurinë e një nëne ringjalljen e kufomave buzë vdekjes. E kush tjetër, përveç një Shënjtëreshe, mund të bënte një mision, të ringjallte njerëzit e dobësuar në maksimum nga brutaliteti i jetës shkatërrimtare. Ajo llogariste, që në zemrën e shpirtin e çdo të lënduari, braktisuri, jetimi, të vobektit t’ju risjellë jetën, buzëqeshjen dhe shpresën. Të shëruarit e Saj, janë kënaqësia në shenjë falënderimi për misionaret dhe për vetë Nënë Terezën. Ajo u fut në ndërgjegjën e botës, me të vetmen armë shpirtërore e fizike, me dashurinë e Saj. Pikërisht 5 vjet, pasi Nënë Tereza ndërroi jetë, autori Klajd Kapinova, dhuron për mbarë shqiptarët qiriun e dritës dhe të përjetimit të fisnikes së ndritshme Nënë Terezën, dhuratë kjo e dhënë nga Zoti. Ky libër biografik, i studiuesit bashkëatdhetar i Nënë Terezës, ka merita të shumta, pasi ka hulumtuar e sistemuar me kujdes dhe durim shumëvjeçar, dashuri dhe përkushtim, një vepër të parë gjatë një shekulli në Shqipëri deri në vitin 2002. Kjo vjen nga fakti, se Shqipëria e njohu Nënë Terezën në vitin 1989, kur Ajo për herë të parë zbriti në aeroportin e Rinasit në Tiranë, dhe 13 vjet më vonë, në vitin 2002 pagëzohet me emrin e Saj. Libri është konceptuar me data, ngjarje, çmime, vlerësime më të rëndësishme mbi Nënë Terezën, intervista dhe esse, duke punuar me modesti në ndërtesën e re të figurës së humanistes. Veshja e thjeshtë dhe këmbët e zbathura me sandalet në pragfundin e shekullit XX, asnjëherë nuk qenë një pamje moralizuese, por sfidë stoicizmi, të cilën e përsëriti gjatë tërë jetës dhe misioneve, duke mëkuar gjithnjë ngrohtësi aty ku varfëria ishte ulur këmbëkryq. Nëna Shenjtëreshë, ishte gjithnjë e gatshme, për të sfiduar sëmundjet e njëpasnjëshme që e shoqëruan kudo,

tek pau dhe shkeli pëllëmbë për pëllëmbë skutat e varfërisë së ekonomisë së konsumit, në vendet më të prapambetura të rruzullit. Duke përshëndetur autorët e tjerë pararendës dhe më të riun z. Kapinova, që na dhuroi këtë vepër, shpresoj dhe

besoj se të tjerë libra do të shkruhen në të ardhmen, sepse E Lumja Nënë Tereza i përket historisë së shenjtërve, që nderojnë krishterimin dhe popullin e tyre, ku lindën për të mbetur të pavdekshëm. "Nënë Tereza, është poezia e jetës, poezia e njerëzve të varfër, është modeli i veçantë i dashurisë në vepër, e cila duket tashmë e shpërndarë si eter në veprën e misionareve të Saj, të cilat me stoicizmin e tyre janë plazmor si specie TEREZIANE, aq të mirëpritura e të respektuara...", vlerëson autori Klajd Kapinova, në shkrimin esse kushtuar Shenjtëreshës Nënë Tereza. Flesh mbi përmbajtjen e librit Historia e Nënë Terezës është përmbledhur nga studiuesi dhe publicist në një libër të parë në Shqipëri deri në vitin 2002. Autori, nuk ka menduar që të vërë në libër foto të Nënë Terezës, mbasi ajo është e unisuar si një Shënjtëreshë e adhuruar nga miliona të varfër në mbarë botën. Vepra biografike, hapet me parathënien time, duke i lënë hapësirë e trajtesë të veçantë

shpërblimeve të dhëna nga shtetet e ndryshme të botës. Në brendësi me interes mund të lexohen vlerësimet për Nënë Terezën, duke filluar me papët e Romës, kardinalë, ipeshkëvij dhe klerikë të ndryshëm, për të ardhur me vlerësimet e merituara, që i kanë bërë klerikët katolikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Kuptimplotë janë vlerësimet e klerikëve të nderuar Don Pjetër Popaj, famullitar i kishës "Zoja e Shkodrës" në New York, Don Anton Kçira meshtar në kishën e "Shën Palit" në Detroit (i cili është meshtari i parë shqiptar, që ka thënë meshë në ditën e dytë (më 14 Shtator 1997) pranë varrit në shtëpinë e Misionit të Motrave të Nënë Terezës, në Kalkuta të Indisë), Don Ndue Gjergji famullitar në kishën "Zoja Pajtimtare" në Beverly Hills, Michigan. Më pas vijnë vlerësimet sinjifikative shkruar me mendje dhe zemër nga figurat elitare të kombit tonë dhe studiues, gazetarë, shkrimtarë etj. Të tillë janë: vlerësimet e biofrafit të shquar Dr. Don Lush Gjergji, shkrimtarit Ismail Kadare, Prof. Sami Repishtit, Prof. Peter Prifti, akademik Mark Krasniqi dhe njerëzve të tjerë si kryeredaktori i revistës "Jeta Katolike" New York, Mark K. Shkreli, Tonin Mirakaj, Frank Shkreli, Dr. Ahmet Osja, Sheuki Rroji etj. Libri mbyllet me përjetimin e emrit të Nënë Terezës sot në Shqipëri dhe Kosovë, një intervistë me Mons. Lucjan Avgustinin (sot Ipeshkëv i Sapës), ku ka marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës në Kalkuta Indi dhe dy esse të shkruar nga autori Klajd Kapinova mbi figurën e Nënës Terezës. Vepra biografike ka 171 faqe dhe është botuar nën kujdesin e Shtëpisë Botuese "Camaj-Pipaj" dhe shtypur në Shtypshkronjën "Volaj" në Shkodër. Redaktor i librit është i ndjeri Prof.dr. Simon Pepa.

Pak fjalë për autorin Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1987. Ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Kapinova ka studime e


42 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill 2002. Dallohet për botimit cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë, për problemet e klerit, të ndihmesës së tij në procesin demokratizues të vendit dhe njëkohsisht pasqyron edhe vuajtjet që ai ka përjetuar në kohën e monizmit në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë, njihet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër e ShBA. Artikujt kanë prirje enciklopedike, kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës. Eshtë antar ose i zgjedhur në forumet "The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media" në Geneva të Zvicrës, i Bashkimit të Publicistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish antar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër. Studiuesi Kapinova, ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore-fetare "Rrezja e jonë", "Illyricum" dhe redaktor i revistës "Kumbona e së diellës", "Rreze drite", "Mbas Teje", etj. Ishte z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore "Vagues" (Valët) në katër gjuhë të huaja në qytetin e Shkodrës. Eshtë bashkëautor i librit "Kualida" për Gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni "SOROS" (Tiranë, 1997), autor i librave: "Me Kryq dhe Pendë" (Shkodër, 1997), "Mes Kryqit e Atdheut" (Shkodër, 2000), monografinë kushtuar Nënë Terezës "Engjëll vuajtje dhe shprese" (Shkodër, 2002) dhe bashkëautor në monografitë "Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkodër, 2002), "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha" (New York, 2002). Është redaktor i shumë librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathënien e tyre. Autori prej shumë vitesh është editor i revistës “Jeta Katolike” (1966), që botohet në New York. Jeton dhe punon në New York U.S.A.

Një seri eseistike me shtatë vëllime që rizbulon Ndre Mjedën (Refleksione) ibri i parë i seriali Mjeda-1 Rinia (1866-1888) i kushtohet rinisë së Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm letrar e gjuhësor të tij. Libri ka gjithsej 640 faqe të Klajd KAPINOVA numruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Në tre kapitujt e parë, të këtij libri autori skrupuloz Dr. Mentor Quku me një përkujdesje profesionisti i jep rëndësi të dorës së parë gjenezës dhe botës së brendshme të Ndre Mjedës, fëmijërisë, familjes, mjedisit dhe shkollës. Për më tepër studiuesi Dr. Quku, përkundet nga ideja se historia e Ndre Mjedës është përsëritje e përshpejtuar e historisë së fisit të tij. Katër kapitujt e tjerë; “Aventura franceze”, “Tre vjet nën diellin spanjoll”, “Tre vjet të tjera në Kroaci” dhe “ Në Itali”, sqarojnë bëmat e poetit tonë gjatë karuzelit të tij të madh, që u detyrua të bënte rreth e qark Evropës.

L

Një kapitull qëndror është ai i shtati, që biografi origjinal i mjedeologjisë ia kushton poezisë Vaji i bylbylit, si dhe problemeve shumë të diskutueshme: frymëzimit e mënyrës së të shprehurit poetik të Mjedës. Vëllimi tërheqës mbyllet me kapitullin e nëntë “Viti i mbarë 1888”, vit kur Mjeda boton tre libra dhe ka në dorëshkrim shumë vepra të tjera. Ishte vetëm 22 vjeç, kur i pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një kujtesë fenomenale e një talent të rrallë, kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët më të shquar të kohës. Brenda një kohe relativisht të shkurtë, Mjeda ishte bërë, në saj të talentit të tij të jashtëzakonshëm, një ndër shqiptarët më të njohur.

Mjeda-2 Albanologu (1888-1899) Vëllimi ndahet në nëntë pjesë. Libri ka gjithsej 642 faqe të numruara, me 1048 futnota, me 203 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pjesa e parë e librit, nga jetëshkruesi Dr. Quku, është konceptuar si prolog, që i


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 43

kushtohet albanologut zëmadh Ndre Mjedës, sot i lënë në harresë. Pjesa e dytë dhe e tretë i kushtohet poezive të Cremonës, që u hartuan nga Mjeda gjatë katër viteve shkollore në Kolegjin De Vida, ku ai ishte profesor muzike dhe bibliotekar: Malli për atdhe, Shtegtari, Uzdaja pa dobi, Meyerling, si dhe dy poezitë kushtuar mikut Pal Moretit. Pastaj vijnë tre pjesë që i kushtohen periudhave kur Mjeda jetoi, studioi dhe krijoi në Krakov, Gorizie dhe Kraljevica. Një vend të veçantë zënë letërkëmbimi Mjeda-Meyer, i cili na jep informacione të shumta dhe interesante lidhur me kontributet e Mjedës në fushat e studimeve albanologjike. Gjithashtu jepen vlerësime shkencore lidhur me poezitë relike të Mjedës: Gjuha shqipe, Iliri dhe Epiri, Nji shoqit t’em qi kthete në Shqipni, I tretuni. Kapitujt shtatë dhe tetë i kushtohen angazhimit të Mjedës me studime të karakterit albanologjik, si dhe lidhjeve të tij me rrethet shkencore të kohës, sidomos me albanologun më të madh të shekullit XIX, Gustav Meyer. Mjeda, ka mbledhur dhe ka përgatitur për botim proverba, shprehje proverbiale shqipe, këngë lirike, humoristike, historike, si dhe legjenda gege. Të gjithë këto u botuan me emrin e Meyerit në Studime shqiptare VI, Viene, 1897, për shkaqe oportuniteti të rrethanave të kohës. Me interes janë kërkimet që bën Quku për të gjetur Fjalorin Etimologjik të gjuhës shqipe. Vëllimi voluminoz mbyllet me pjesën e nëntë, që hedh dritë lidhur me problemin e largimit të Mjedës nga jezuitët dhe për etapën e kthimit të Mjedës në atdhe në atdhe, në pranverën e vitit 1899.

Mjeda-3 libri i parë Alfabeti (1899-1912) Ky vëllim ka si objekt periudhën e kthimit të Mjedës në atdhe deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe i kushtohet ndihmesës së Mjedës për alfabetin e gjuhës shqipe. Hulumtuesi pasionat Dr. Mentor Quku, gjatë gjithë shtrirjes së veprës në fjalë i provon me dokumente dhe silogjizma bindëse punën këmbëngulëse njëzetvjecare të Mjedës për një alfabet shkencor dhe praktik për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë rolin e tij të shquar në punimet e Kongresit të Manastirit. Libri ka gjithsej 680 faqe të numruara, me 970 futnota, me 160 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e

pasqyra, harta e ilustrime. Për një shekull kjo ngjarje madhore kombëtare, u manipulua për shkaqe jashtëshkencore. Kongresin e Manastirit autori e quan prelud i Shpalljes së Pavarësisë, kuvendin më të rëndësishëm të kohëve moderne, ku u realizua ëndrra e shumë brezave të shqiptarëve, pajtimi dhe bashkimi politik i tyre. Autori Dr. Quku, përmes një metodike thellësisht shkencore, ka dhënë një version të ri mbipunimet e Kongresit të Manastirit. Ai ka provuar se secili nga delegatët shkoi në Kongres si dalëzotës i një alfabeti të caktuar dhe se të gjitha rrugët për kompromis, që u provuan ditët e para të punimeve dështuan. Ky vëllim provon punën e madhe që bëri Mjeda ynë, për alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe, se ai ka qenë i aftë të falë punën e tij shumëvjeçare si dhe të ndryshojë qëndrimin e tij, sa herë që këtë gjë ia kanë kërkuar interesat madhore të kombit. Kështu ndodhi në ditën e 20 nëntorit 1908, kur Mjeda bëri kthesën e madhe në momentin e fundit, kur po shihej qartë dështimi i Kongresit të Manastirit. Mjeda, tërhoqi alfabetin e tij me shenja diakritike, për afirmimin e të cilit kishte punuar intensivisht për njëzet vjet me radhë dhe punoi për një alfabet tjetër, alfabetin që kemi sot. Hulumtuesi shkencor Dr. Quku, përmes gjuhës së fakteve historike, ka provuar rolin vendimtar prej negociatori të talentuar të Ndre Mjedës në këtë moment kthese. Studiuesi Mentor Quku ka provuar se alfabeti i Kongresit të Manastirit është alfabet kompromisi, një akt pajtimi për gjithë shqiptarët, është një zgjidhje politike. Paraqet interes gjithashtu kapitulli i fundit i librit me titull: “Pas Manastiri”, i cili tregon se si, në prag të Pavarëisë, Ndre Mjeda u marrtirizua nga xhonturqit për shkak të pjesëmarrjes dhe rolit shumë aktiv të tij në Kongresin XII Ndërkombëtar të Orientalistëve në Hamburg, në Kongresin e Manastirit 1908, si dhe për transkriptimin e teksteve shkollore shqipe në alfabetin e ri unik për të gjtihë shqiptarët, alfabetin e Manastirit.

Mjeda-3 libri i dytë Liria (1899-1912) Në këtë vëllim autori ndriçon jetën dhe veprën shumëpërmasore të Ndre Mjedës, (përjashto ndihmesën për alfabetin e gjuhës shqipe). Libri ka gjithsej 766 faqe të

numruara, me 1087 futnota, me 136 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Në këtë vëllim, Dr. Mentor Quku hedh dritë mbi veprën e poetit gjatë jetës së tij në vende të ndryshme, ku e solli puna të shërbente si famullitar, administrator, sekretar, mësues. Në krye të këtij libri, autori sqaron me dokumente e analiza periudhën katërvjeçare të Vigut të Mirditës ku shërbeu si famullitar (1899-1902). Më tej ai e ndjek fatin e Mjedës në Rubig, Nënshat, Kodhel, Dajç të Zadrimës, Grash, për të përfunduar në Kukel. Shkencëtari hulumtues Dr. Quku, ka sqaruar me fakte bindëse pjesëmarrjen e Mjedës në kryengritjen e Mirditës (19011902), në ngritjen e shkollës së parë shqipe në Alpet e Veriut, në Iballë (1901-1903), arrestimin e tij nga turqit, në 11-20 tetor 1902 dhe më vonë, në prag të Pavarësisë, në 1-2 nëntor 1912. Në këtë vëllim faktografik, i jepet një vend i dukshëm krijimeve të tij poetike të kësaj periudhe, Bashkonju, Të popujve të lypim lirim, Për një shkollë shqipe mbyllë prej qeveris otomane, Shqypes arbnore, si dhe soneteve Lirija, Lissus, Scodra. Po ashtu jepen të dhëna të reja për poezitë asketike të Mjedës, si dhe këngët mirditore të trimërisë të mbledhura e përpunuara për botim nga ai. Tek kundron me andje këtë vepër sheh se albanologu ynë Dr. Quku, jep të dhëna interesante për projektet e Mjedës për të bërë kërkime në arkivat, muzeumet e bibliotekat e Romës, Vjenës për dokumente me rëndësi për historinë e Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë janë projektet e tij për të vazhduar veprën seriale të Farlatit-Coletit Illyricum Sacrum. Nëse shikohet me kujdes kronika e ngjarjeve në vijim të veprës në fjalë tepër intriguese për lexuesin janë projektet e tij ekologjike, për të rezatuar modele për zonat përreth. Edhe këtu autori nxjerr konkluzionin e rëndësishëm se Mjeda nuk i caktoi asnjë rol poezisë së tij, gjë që provon se krijimtaria e tij poetike ishte art i vërtetë, art i kulluar. E kundërta ndodh me pjesët e tjera të veprës së tij. Mjeda nuk mund të qëndronte indiferent kur shtrohej problemi i lirimit të atdheut, ai i ndërtimit të shtetit të ri shqiptar, apo ai i procesit formues të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Kështu ai përpiqet të marrë pjesë dhe të luajë një rol udheqës në kryengritjet popullore, të luajë


44 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

rol prej misionari në emancipimin e fshatit shqiptar, në modernizimin e bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë, në arsimimin e brezit të ri, e sidomos në studimin e pasurimin e gjuhës shqipe, gjë që ai e vlerësoi si pasurinë më të madhe kombëtare. Vëllimi mbyllet me kapitullin Retrospektivë, ku trajtohen probleme nga më të ndryshmet, që kanë lidhje me nënën e Mjedës, me vitin e botimit të Shahirit Elierz, me Kongresin e Hamburgut, me Kongresin e Manastirit, me problemin e autorësisë së disa përkthimeve në italisht të poezive të Mjedës si dhe me të dhëna rreth studiueses së Ndre Mjedës, Jolanda Kodrës.

Mjeda-4 Identitet Libri hedh dritë mbi etapën e katërt biografike të poetit (1912-1925), që përshin shërbimet e tij si famullitar, si mësues, si deputet, si asamblist, si koordinator. Libri është i pajisur me një aparat shkencor të dendur, me skica, harta, tabela, grafikë, spote, fotografi, fotokopje, frontespice, çka flet për metodën shkencore të autorit, i cili bën krahasime, çel debate, të ngre teza e hipoteza, bën analiza e provokime shkencore. Libri ka gjithsej 634 faqe të numruara, me 923 futnota, me 96 fotografi, 5 spote, 66 fotokopje dokumentesh, 6 grafika e pasqyra, 4 harta e ilustrime. Vepra e re ndriçon me dokumenta e analiza të hollësishme jetën e Dom Ndre Mjedës, në mes të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptar (28 nëntor 1912) dhe Shpalljes së Republikës së Parë shqiptare (2 mars 1925). Libri tenton të theksojë përpjekjet e shqiptarëve për të formatuar identitetin kombëtar dhe të personazhit kryesor të librit, Dom Ndre Mjedës, për të ruajtur identitetin personal. Pikërisht për këtë Mjeda u përqëndrua në studimin e gjuhës shqipe, historsë, etnologjisë, folklorit, mitologjisë. Autori preferon të sqarojë disa nga dilemat, të krijojë dilema, t’i hapë dhe t’i nxisë ato, duke i ftuar studiuesit që të përfshihen në diskutime, të ndërmarrin gjurmime në arkiva, biblioteka e muzeume. Vepra është e shoqëruar me treguesit e emrave të njerëzve dhe të vendeve gjeografikë si dhe me një përmbledhje në anglisht që e bën veprën objekt për rrethet albanologjike. Edhe kësaj radhe hulumtuesi i kujdeshëm dhe shumë rezultativ Dr. Mentor Quku i ka qëndruar besnik idesë për të paraqitur jetën e Mjedës në unitet me veprën

e tij si dhe me epokën që e lindi.

Mjeda-5 Gjuhëtari Në periudhën e fundit jetësore, (19251937), Mjeda pati një përkushtim të veçantë ndaj veprimtarisë shkencore, letrare, gjuhësore, asketike e pedagogjike. Libri ka gjithsej 733 faqe të numruara, me 801 futnota, me mbi 200 fotografi, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Në vitet 1925-1929, Mjeda jetoi i mbërthyer në famullinë e tij në Kukel, realisht i dënuar që të mos lëvizte jashtë famullisë. Në vitet 1930-1937, Mjeda punoi si profesor i gjuhës shqipe në Shkodër, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin zyrtar si famullitar i Kuklit. Ai gëzoi përkrahjen dhe

nxitjen e një reformatori të madh, siç ishte Gjenerali i Përgjithshëm i Jezuitëve, Ëladimir Ledohoësky. Mjeda do të merret kryesisht me studime gjuhësore, si edhe me botime të kësaj natyre, me vëllime të veçanta ose me artikuj problemorë e kritikë. Për këtë edhe do të rigjallërojë letërkëmbimin me shumë albanologë të huaj, miq e dashamirë, nxënës dhe dishepuj të tij të shumtë. Kjo fazë do të karakterizohet nga një intensitet i lartë i angazhimeve të tij të shumta. Megjithëse thuajse i vetmuar dhe i zhgënjyer në planin kombëtar e atë social, ai do të punojë fort deri në fund të jetës. Një ndër projektet e tij të vjetra ishte ngritja e një akademie letrare shqiptare. Mbas përfundimit të ciklit të akademive të kohëve të kaluara që ai krijoi ose punoi, (Shoqëria

25

ne¨ she¨rbim te¨ komunitetit shqiptar! vjet ne¨ ge¨zimet familjare shqiptare!

e-mail: artistelimo@gmail.com

For All occasions and desitnations

Nua dhe Lule Gjokaj: 914-243-0807


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 45

Agimi, KLSH) ai i rizgjoi planet e tij, duke themeluar në Shkodër shoqërinë letrare Shën Jeronimi. Në kuadrin e kësaj shoqërie letrare, Mjeda do të botojë disa vepra kryesisht të autorëve të vjetër shqiptarë. Ai do të botojë veprën e Bogdanit, Çeta e Profetëve, si edhe do të fillojë të transkriptojë Pasqyrën e të Rrëfyemit të Pjetër Budit. Një kapitull i veçantë në këtë fazë është debate që lindi mes tij dhe studiuesit të ri Filip Fishta. Dom Ndre Mjeda dha shembullin e kërkuesit shkencor në gjuhësi. Ai organizoi në moshë të shtyrë ekspeditën në vendlindjen e Pjetër Budit, Gurin e Bardhë për të njohur të folmen e Budit, si edhe kërkime në arkivat e Parisit e të Romës për të gjetur veprat e rralla të panjohura të Budit. Ardhja e Mjedës profesor i gjuhës shqipe në Seminarin e jezuitëve, korrespondon me fillimet e revistës Leka, si edhe me afrimin e Mjedës pranë saj. Mund të themi se pesha e madhe që kishte në mjediset jezuite, bëri që personaliteti i Mjedës të interferohej edhe në profilin e Lekës. Një ndër këto efekte është stabilizimi i normës letrare që përdori revista. Mund të themi se praktika drejtëshkrimore e revistës mori një profil të qartë që shkonte drejt afrimit me toskërishten nën drejtimin e Mjedës. Nji gjâ e bâni të Madh e të padekshëm Mjedën: dashunija e stërfuqishme për gjuhën shqipe. Ne këtë vëllim Dr. Quku analizon veprën e rëndësishme „Vrejtje mbi artikuj e premna pronës të giuhës shqipe“, e cila u pasua nga një debat mes tij e Justin Rrotës. Gjithashtu në këto vite është rindezur letërkëmbimi Mjeda-Pedersen, i lënë në mes para tri dekadash. Mjeda, pasqyrohet si zotëronjës i mirë i shumë gjuhëve të huaja, si italisht, latinisht, greqishte e vjetër, si edhe gjuhët sllave, i shumë fushave të dijes e të shkencës, njohës i mirë i fjalëformimit të fjalëve shqipe në procesin e vet historik, si etimologji, onomastikë, dialektologji, morfologji e fjalës, si në studimin e shkëlqyer Prend e Prendë (1932), apo në Dromca toponamastike (Zedda, Zenta, Centa, Cetta, Genta, Senta), (1936), ku debatoi me studiuesin Josip Gel-i-. Ai njihet për aftësitë e tij për kërkime të dokumenteve të vjetra të shqipes, për përpunimin dhe botimin e tyre. Relikte të dialektit të shqipes së Istries, puna me veprat e Budit, transkriptimi i 14 ligjeratave

të Cuneus Profetarum të Bogdanit, si edhe Shenjime bibliografike: Bartoli Matteo Nji relikte e dialektit t’Istries, Në “Studi albanesi”, Roma, 1931. Në vitet 1930-37, Mjeda punoi gjatë për një vepër

kriptin e Kishës së Jezuitëve. Humbja e një prej krojeve më të pastra të lirikës shqiptare, Dom Ndre Mjedës, u përcoll me dhimbje në madhe nga populli.

Mjeda-7 Bashkëkohësit

Dr. MENTOR QUKU fondmentale të gjuhësisë shqiptare, Fjalorin leksikografik të gjuhës shqipe. Do mësojmë për njeriun Mjeda dhe këtë do ta bëjmë përmes letërkëmbimit që pati në këtë periudhë të jetës së tij. Janë kryesisht letra të këmbyera në mes të Dom Ndre Mjedës dhe Emzot Lazër Mjedës. Një bllok tjetër është edhe ai i këmbyer në mes të Dom Ndre Mjedës dhe Atë Jak Gardinin SJ, në periudhën 1933-1937. Së fundi janë edhe letra të këmbyera me personalitete e njerëz të tjerë të thjeshtë. Shohim së pari bllokun e letërkëmbimit të Dom Ndre Mjedës me Emzot Lazër Mjedën. Në AQSH ruhet një bllok i mirë i letrave që Jak Gardini i dërgoi Ndre Mjedës në vitet 1933-1937. Po ashtu jepen edhe pjese te ruajtura nga leterkembimi me albanologe te ndryshem, si edhe me personalitete te ndryshme te kohës apo edhe me njerëz të thjeshtë të popullit. Një kapitull me vete zë vdekja e poetit, i cili sapo u kthye nga Tirana sëmuret nga paraliza e zemrës dhe vdes në Shkoder më 1 gusht 1937, në vigjiljen e festës se Kuklit, Shën Shtjefnit. Katafalku me trupin e tij, vendoset në kishën e Jezuitëve në Shkodër. Rinia studentore, përfaqësues të tjerë të rinisë shkodrane, miq e dashamirës, dishepuj e bashkëpunëtorë bëjnë homazhe para trupit të tij. Nderimet, fjalimet dhe procesionet në qytet me arkivolin e tij u bënë ditën e hënë, më 2 gusht. U varros në

Libri ka gjithsej 494 faqe të numruara, me mbi 290 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, skica, harta e ilustrime. Tek ky vëllim, autori përmes gojës së bashkëkohësve të Mjedës, hyn thellë në zemrën e ngjarjeve dhe të jetës së poetit, për të ia paraqitur publikut lexues në mënyrë që gjithçka të shfaqej në vërtetësinë, e me dritë-hijet e veta. Libri na ka paraqitur një Dom Ndre të dalur prej përshtypjeve e mendimeve të një morie njerëzish të cilët kanë patur rastin ta njihnin në jetë. Ky ka qenë nji shestim krejt i posaçëm i autorit. Ndryshe prej shumë botuesve e studiuesve të veprave të autorëve tonë të shquar, Dr. Mentor Quku është kapur me një aspekt krejt të veçantë për të studiuar personalitetin e një figure të madhe letrare e historike. Ka qenë nji ide krejt origjinale dhe mendoj se ka për të patur vlerë për studime të ngjashme me këtë. Dhe nuk është, një punë e thjeshtë dhe e lehtë. Është dashur për të ndjekur e gjurmuar një numër të madh personash, pastaj për t’i intervistuar, duke nxjerrë prej secilit njoftime të dorës së parë, të cilat kanë nji vlerë të pakrahasueshme për të kuptuar më mirë një personalitet kaq poliedrik si Dom Ndre Mjeda. Këtë autori e ka bërë duke ndjekur këta persona, si i thonë fjalës mal në mal e kodër në kodër, duke regjistruar gjithçka nxirrnin prej gojës, duke pasqyruar kujtimet që mbanin në mendjet e zemrat e tyre. I ka dhanë fjalët e tyre në sintezë, pa i mbushur me fjalë të kota, por duke i paraqitur në mënyrë lakonike, në esencën, në thelbin e tyne. Kështu që me pak, pa stërhollime, na del përpara nji Dom Ndre i thandruem më së miri, si, deri më sot, pak kush ka mundur ta imagjinojë. Të gjitha këto sqarohen jo vetëm prej dokumentimit, që parashtron autori i kësaj vepre, e cila në vetvete përban një përmendore ngritur Mjedës, por këtë e vërtetojnë edhe sa e sa dëshmitarë të intervistuar të cilët duhen lexuar mbi e nën rreshta sepse, në mënyrë të thukun, thonë më shumë se çka thjesht shkruhet ose është shkruar deri sot.


46 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Pjesën më të madhe të tekstit, të përfaqësuar prej intervistave, e plotëson më në fund riprodhimi i disa shkrimeve kushtuar Dom Ndreut në trajtën e portreteve, kujtimeve e të njoftimeve të nxjerruna prej autorësh e veprash të ndryshme të të gjitha kohëve. Autori premton që brenda vitit të na japë vëllimin Mjeda-6, Bibliografia, do na ofrojë aparatin ku është mbështetur monografia. Me perjashtim te vellimit Mjeda-1 që ka si redaktor Selami Tabakun dhe korrektor letrar Paulin perjen, të gjithë vëllimet e tjera të serise kanë redaktor studiuesin e onomastikës Dr. Jusuf Shpuza dhe korrektor letrar Palokë Rrotanin. Libri është përpunuar në Studio grafike Vizion me udhëheqës Meritan Spahia. Ballina është vepër e piktorit të talentuar Gjergj Spathari. Fotografia është vepër e mjeshtrit të madh, të fundit të dinastisë së fotografëve shkodranë, Angjelin Nënshatit. Ilustrimet janë vepër e piktorit të filmit shqiptar, Astrit Tota. E gjithë seria, e cila është realizuar me një cilësi të lartë nga Shtëpia Botuese ILAR. E gjithë seria dallohet për risi në metodën krijuese të punës, si dhe për dritën e re në të cilën paraqitet autori i shquar i traditës sonë, Ndre Mjeda. Seria Mjeda u drejtohet studiuesve, studentëve, intelektualëve, por edhe lexuesve të thjeshtë të pasionuar mbas Ndre Mjedës, i cili mbetet më klasiku, njëherësh, edhe më moderni i autorëve tanë të traditës.

Kush është shkencëtari i mjedologjisë Dr. MENTOR QUKU? Ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. Fëmijërinë dhe rininë e kaloi në qytetin e Shkodrës. Shfaqi një talent të veçantë në pikturë. Mori mësime nga ikonografja e njohur Viktori Puzanova, si dhe nga piktorët e shquar Simon Rrota dhe Vladimir Jani. Lufta e klasave ia ndërpreu të drejtën për të vazhduar në këtë fushë. Në qershor 1954 kreu shkëlqyeshëm shkollën pedagogjike Shejnaze Juka në Shkodër, në vitin 1957 Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ndërsa në vitin 1963 Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Aktualisht jeton me bashkëshorten, Ixhlal Qukun, në Shkodër, me të cilën ka tre vajza,

Valbonën, Orjetën dhe Evisin. Në vitet 1954-1957, ka shërbyer arsimtar në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit. Ndërsa në vitet 1957-1961 ka shërbyer në shkollën e mesme Hydajet Lezha, Lezhë. Për dy vite shkollore, 19611963, ka qenë mësues në shkollën e mesme Xheladin Fishta, Shkodër. Më 19631965 ka kryer shërbimin ushtarak në Laç të Milotit. Pastaj, në vitet 1965-1991, ka qenë mësues në shkollën e Barbullushit. Më 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Më 1992-2000 ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër. Sot është në pension. Është drejtor i revistës Kumtari, nr. 5,6,7, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj, I, II/1, II/2, III/1, III/2, III/3. Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar katër seminare ndërkombëtare Shkodra në shekuj (1, 2, 3, 4). Është autor i shumë studimeve e botimeve, si në metodikë të dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji e moshave. Gjithashtu në histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi politike, letërsi për fëmijë, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Ka botuar në Studime filologjike, Studime historike, Studime pedagogjike, Kultura popullore, Buletin shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkodër, Kumtari i Muzeut Historik Shkodër, Seminari Shkencor Ndërkombëtar Shkodra në shekuj, Nëntori, Les Lettres Albanaises, Shqipëria e Re, Ylli, Hylli i Dritës, Gjuha e Jonë, Albanica Ekskluzive, Lemba, Flaka, Illyria, Dielli, Koha Javore. Tema qëndrore e studimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës, për të cilin ka organizuar kërkime në Shqipëri, Kosovë e në shumë vende jashtë shtetit. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë Rinia. Me këtë rast fondi Dr. Peters Mahringer-Fonds i bëri një vlerësim maksimal, duke i siguruar mundësitë për ekspedita kërkimore shkencore në arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës. Më 2005-2006 punoi në Österreiche Haus-Hof-und Staatsarchiv, Österreische NationalBibliothek, Archiv der Universität Ëien, Bibliothek des Ost-und Südost Europa Instituts, Muzeun Nacional të

Vjenës, Meyerling Museum, Bibliotekën e Universitetit të Gracit. Bashkëpunoi me personalitete të shquara të kulturës dhe shkencës si Arshi Pipa, Bernard Stillfried, Ilona Slavinskin, Ivan Boserup, etj. Punoi në Arkivin e Propaganda Fides, Arkivin e Jezuitëve Romë, Arkivin Historik të Provincës Venet.-Met. Gallarate; Bëri kërkime në Arkivin e Bibliotekës së Hamburgut, Chataue Aleux Laval, Bibliotekën Naukoëa Ksi--y Jezuit-ë, Krakoë; në The Royal Library, Manuscripts and Rare Books-Copenhagen; në Manastirin e Ara Christi, El Puig, Valencia, Kuvendin San Spirito, Porta Coeli. Është laurat i çmimit letrar “Serembe”(2008). Seria MJEDA në qarkullim: -Mjeda-1 (1866-1888) Rinia -Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu -Mjeda-3 libri i parë (1899-1912) Alfabeti -Mjeda-3 libri i dytë (1899-1912) Liria -Mjeda-4 (1912-1925) Identitet -Mjeda-5 (1925-1937) Gjuhëtari -Mjeda-7 (Bashkëkohësit) Së shpejti del: -Mjeda-6 (Bibliografia). Njeriu i shquar i kombit tonë Mjeda, në të ardhmen do të ketë edhe shtatë volume të reja, që studiuesi i palodhur Dr. Mentor Quku do të botoj deri në vitin 2013: MJEDA 6 (Bibliografia) del brënda vitit 2010. MJEDA 8 (Përmbledhje) në shqip dhe ne 3-4 gjuhë më të mëdha të folur sot në botë, e cila sipas parashikimeve të studiuesit të shquar Dr. Mentor Qukut, pritet të dalë brënda vitit 2011. MJEDA 9 (Album fotografik) do të dalë nga shtypi gjatë vitit 2011. MJEDA 10 (Poezia, vepra) MJEDA 11 (Proza, vepra) MJEDA 12 (Studime, vepra) MJEDA 13 (Letërsi artistike për femijë) MJEDA 10-13 do të dalë në vitet 2012 dhe 2013. Me qenë se MJEDA 3 është në dy vëllime, autori Dr. Quku, po e mban fjalën, që i ka dhënë në vitin 2004, d.m.th. se do të botoj 14 vëllime për ndërtesën e madhe të gjeniut NDRE MJEDA.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 47

Vepër madhore në studimet skënderbejane

N

ë tetor 2010 n ë Tiranë doli në qarkullim prej shtypshkronjes KUMIPRESS Prof.Dr. Thanas vepra Barleti apo GJIKA Becikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar prej studiuesit Ilia S. Karanxha i cili jeton e punon në Firence të Italisë prej vitit 1997. Mbas një pune shumëvjecare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën e bëmat e shqiptarëve që jetuan në diasporë në Italinë verilindore në shek. XV-XVI-të. Me studimin Barleti apo Becikemi?... hapet kjo seri veprash që ka për të pasuruar shkencat albanologjike dhe humanizmin evropian. Vepra që kemi në duar sjell hipoteza e teza të reja lidhur me autorësinë e dy veprave monumentale të albanologjisë Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut… të cilat, si dihet, deri më sot janë konsideruar si vepra të Marin Barletit. Që në leximin e parë të bie në sy se hartimi i kësaj vepre ka kërkuar punë e pasion të madh, kualifikim të shumanshëm, guxim shkencor dhe logjikë të mprehtë. Vetëm të tilla tipare mund ta ndihmonin këtë autor të luftonte, që me veprën e tij të pare, për krijimin e tezave dhe hipotezave të reja, kur teza e hipoteza të vjetra kishin kohë që ishin përhapur e kishin zenë vend. Duke krahasuar një mori të dhënash historike, filologjike e ikonografike, duke u thelluar në leximin e tekstit dhe duke përqasur pjesë teksesh nga panegjirikët e njohur të humanistit

Marin Becikemi me tekstet e veprave të lartpërmendura, Karanxha përmes arsyetimesh logjike, ka tronditur fort një sërë problemesh dhe ka sjellë përfundime të reja bindëse. Këto përfundime sqarojnë autorësinë e këtyre veprave, duke e lidhur atë me emrin e humanistit të njohur prof. Marin Becikemit e duke e lënë Marin Barletin thjesht si një emër mbas të cilit është dashur të fshihej autori i vërtetë; sqarojnë se i quajturi portret i Marin Barletit është vetëm një klishe ikonografike e përdorur dhe në vepra të tjera si portret autori, saktësojnë datën e botimit të Historisë së Skënderbeut...

duke e spostuar atë në vitin 1522; shpjegojnë ndërhyrjet e pasardhësve të Pal Engjëllit në botimet e mëvonëshme për qëllime lavdie familjare, si dhe plotësojnë me të dhëna biografike jetën e humanistit të madh shkodran Marin Becikemi dhe të botuesit B. Vitali, një shqiptar tjetër ky që u shqua si editor në botimet veneciane të shek XV-XVI. Jeta dhe veprimtaria e vëllezërve Vitali

është objekt studimi i njërës nga pesë veprat e I. S. Kakranxha që do të dalin në vijim. Mbas qëmtimesh të kujdesëshme të fakteve të fshehura brenda në tekstin e veprave, janë mbledhur të dhëna biografike për persona historikë që përmenden aty, janë krahasuar ato me të dhëna dokumentare dhe është ngritur me guxim teza e re. Sipas kësaj teze nuk ka qenë vëzhgues e përshkrues i shumë ngjarjeve autori i këtyre veprave, i quajturi Marin Barleti, si është konsideruar deri sot, por babai i Marin Beçikemit. Ky person i njohur historik, i cili quhej gjithashtu Marin, kishte qenë një nëpunës i Venedikut që kishte shërbyer shpesh herë si i dërguar, si ndërmjetës, pra si vëzhgues i Republikës së Shën Markut (i Venedikut) tek drejtuesit e trupave osmane, edhe në Krujë pranë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Shkodër pranë komandantëve venecianë A. Loredan, dhe A.da Leçe. Ky vëzhgues e luftëtar, i cili u vra gjatë luftimeve heroike të rrethimit të dytë të Shkodrës, duket se ka qenë kronikani i shumë ngjarjeve, hartuesi i relacioneve, të cilat janë shfrytëzuar për hartimin e këtyre dy veprave madhore prej hartuesit te tyre. Mbasi jepen sqarime biografike për marrëdhëniet midis qeveritarëve të Venedikut e prof. Marin Becikemi, mbasi jepen sqarime lidhur me opinionin konkret të qeveritarëve venedikas për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilët nuk donin t’ia dëgjonin më emrin në dhjetvjecarët e parë të shek. XVI-të, argumentohet fakti pse vepra madhore Historia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut… u desh të botohej jo në Venedik, po në Romë, pa datë botimi, pa emrin e vërtetë të autorit, pa emrin e plotë të botuesit, si dhe me prezantues të maskuar në kopertinë.


48 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

Sqarohet se emri Marin Barleti me cilësimin prelat shkodran, u përdor për fshehjen e emrit të hartuesit të vërtetë Marin Beçikemit me që vepra e tij sillte interpretime të ndryshme nga historiografia zyrtare veneciane. Emri Marin Barleti që shfaqet në disa dokumenta, si emër i një djaloshi para vitit 1497, humbet krejt gjurmët e veta si person fizik në kapërxyell të shek XV dhe del vetëm si emër autori i dy veprave të mirënjohura, mirëpo nuk ka asnjë dëshmi ndër letra, ligjërata, libra, ose dokumente të botuara për jetën e tij si person konkret. Një farë biografie që është sajuar për këtë autor është krijuar kryesisht duke u mbështetur në të dhënat e brendshme të tekstit të veprave Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut… dhe Rrethimii i Shkodres, të cilat në të shumtën e rasteve duhet t'i përkasin babait të Marin Becikemit. Ndërsa për personin Marin Becikemi sillen të dhëna që dëshmojnë se ai kishte qenë tepër i ri kur kishte emigruar në Venedik. Këto fakte e shtyjnë studiuesin të hedhë idenë se Marin Barleti dhe Marin Becikemi përjashtohen nga mundësia e të qenit pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftimeve në rrethimet e Shkodrës, e aq më pak në betejat e mëparshme skënderbejane. Rrëzimi i hipotezës ekzistuese sipas së cilës autori i këtyre dy veprave kishte qenë pjesëmarrës në luftimet që përshkruhen aty, shoqërohet me të dhëna biografike e biobiliografike për të supozuarin Marin Barleti dhe për profesorin real Marin Becikemi. Duke përqasur të dhënat biografike të këtyre dy humanistëve, autori i studimit thekson faktin se jetët e tyre afrohen shumë me njëra tjetrën, kurse duke gërmuar në të dhënat e brendshme filologjike të tekstit të veprave, ai ka mbritur në rezultatin se prapa emrit Marin Barleti prift shkodran, duhet parë profesori universitar Marin Beçikemi. Bëhet një hap i parë e i sigurt në një rrugë të gjatë e të braktisur prej shekujsh duke rrikthyer në plan të parë meritat e mohuara të humanistit të shquar italian nga Lombardia Paolo Xhovio (Jiovio). Studiuesi Kakranxha e njeh mirë jetën dhe pasuritë artistike

e ikonografike të këtij humanisti Italian dhe së shpejti do të hedhë në shtyp veprën e tij të dytë titulluar Shqiptarët në Muzeun e Paolo Xhovios. Të dhënat për prelatin e devotshëm Marin Barleti, tregojnë se ai mbetet i projektuar në një situatë sureale, gati komplet i panjohur dhe jashtë ambientit të Rilindjes italjane. Kurse të dhënat për profesorin universitar Marin Becikemi tregojnë se ka qenë një hartues i talentuar fjalimesh, ligjëratash biografike dhe komentesh për autorë e personalitete të antikitetit romak e Italian dhe se ka qenë një gërmues i njohur i arkivave, sidomos i atyre veneciane. E kaluara e largët dhe e afërt e popullit shqiptar ishin temat e preferura me të cilat Beçikemi rekej të afirmonte identiten e dinjitetin e popullit të tij në arrati. Kështu bëhet e pranueshme hipoteza e re sipas së cilës autori i veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka qenë profesori i talentuar Marin Becikemi. Për hartimin e tyre, ky gërmues i arkivave ka shfrytëzuar si kronikat e relacionet e shkruara prej babait të tij edhe aftësitë e tij oratorike e letrare për mbushjen e veprave me ligjërata të shumta në përshtatje si me periudhën historike dokumentare kur ndodhën ngjarjet po ashtu edhe me mendësitë e kohës kur u shkruan dhe u botuan veprat. Të dhëna të shumta bëjnë të qartë pse Marin Becikemi nuk donte të komprometohej me argumenta delikate historike në një ambient ku faktet e ngjarjet e ndodhura në Shqipëri mes venecianve dhe shqiptarve ishin tepër të mpleksura me fërkime të shumta. Në Venedikun e dozhëve, nga shumë persona këto argumenta do të shiheshin me një sy jo dashamirës. Me një fjalë historiografia e Beçikemit me një mjeshtëri të hollë e me mençuri të madhe arriti të delte nga konturet e historiografisë zyrtare veneciane, si dhe nga ligjet që pengonin e dënonin ata që guxonin të diskutonin veprimtarinë e Republikës së Venetikut. Pra përdorimi i emrit Marin Barleti prift shkodran e mbronte autorin e vërtetë nga pasojat, si dhe

veprën e parë monumentale shqiptare e thënë me fjalët e vetë autorit nga kafshimet e zemërkëqijve. Vepra Barleti apo Becikemi… ka dhe merita të tjera. Aty analizohet në një kapitull të veçantë mpleksja e dhunëshme e familjarëve Ëngjëlli në themelet e kulturës shqiptare. Këto vëzhgime e kanë shpënë studiuesin në kokluzionin se të afërmit e pasardhësit e Pal Engjëllit, peshkopit të devotshëm të Durrsit dhe bashkëpunëtorit të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjatë shekullit të XVI-të shkuan tepër larg në ambicjet e tyre për të ngritur sa më lart origjinën e lidhjet e tyre fisnore duke e lidhur familjen e Engjëllorëve me familje të shquara të Perandorisë Romake e asaj Bizantine. Kjo mani i çoi ata në shtrembërime, thjeshtime dhe shtesa të tjera në veprat e hartuara prej Marin Beçikemit të cilat na janë trasmetur deri në ditët e sotme me emrat Marin Barleti (1555) apo Paolo Xhovio (1539, 1541) e Dhimitër Franku (1584 e më tej). Si konkluzion themi se studiuesi Karanxha me rezultatet e reja mbi autorësinë e veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me sqarimet e shumta për rrethanat e botimit, me shpjegimet për ikonografinë kastriotiane, me ndjekjen e idesë për helmimin e Gjergj Kastriotit, me fundin misterioz e të papritur të Marin Beçikemit, etj, ngul piketa të reja në studimet skënderbejane. Me rezultatet e veta ai tërheq me sukses vëmendjen e studiuesve dhe hap hapësira të reja në këtë fushë të rëndësishme të studimeve albanologjike me vlera të mëdha edhe për studimet e humanizmit evropian. Duke ia njohur vlerat këtij studimi të hartuar prej një studiuesi të diasporas së sotme, i cili nuk ka mundësi të merret me shhpërndarjen e veprës, sugjerojmë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë shpërndarjen dhe shitjen e tij si në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi të sigurt se leximi i kësaj vepre do të ndihmojë lexuesit, sidomos studentët e degëve histori dhe letërsi shqiptare të marrin një formim më shkencor. So. Lancaster, MA. 15 dhjetor 2010


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 49

Shndërrimi i etnosit burimor në etnosin e ri amerikan Për fat të mirë, ne kemi një institucion madhështor, që vazhdon të na mbajnë bashkë. Kjo është kisha jonë, kishë si qendër ku flitet, predikohet dhe i lutet Zotit shqip. Ky institucion mundëson që amerikanizimi ynë të jetë më i ngadalshëm dhe me më pak pasoja, çka do të thotë pa shkrirje të plotë.

A

merika njihet si toka e premtuar, njihet si vendi i shpresave të mëdha, si vendi i Pashko ëndrrave të CAMAJ shumë kujt. Miliona njerëz kaluan Atlantikun, vetëm për të jetuar ëndrrën amerikane. Kjo e bën Amerikën vërtetë tokë të premtuar, tokë që të bën për vete, dheu i së cilës s’të lëshon më, por kërkon nga ti që të shkrihesh në të dhe kështu, atë ta shndërrosh në tokë të bekuar edhe për ata që këtu do të jetojnë pas nesh. Kjo tokë e madh e bekuar, e tillë u bë për pjesëtarë të shumë kombeve, që erdhën këtu për një jetë më të mirë, për begati, por që të gjithë ata, me punën e vet, me përkushtimin dhe sakrificat, e bënë atë edhe më të begatshme, e bënë Amerikë, në kuptimin e plotë të fjalës. Po, gjithë kjo mirësi, si çdo mirësi në botë, ka edhe çmimin e vet, e çmimi i kësaj është shkrirja në të, shkrirja, shpërbërja dhe shndërrimi i etnosit burimor në etnosin e ri, etnosin amerikan. Kështu integrimet amerikane,

përmes “melting pot”, kanë shkrirë në etnosin e ri miliona përfaqësues të kombeve të ndryshme. Kanë mbetur “jashtë amerikanizimit” vetëm struktura konkrete të kombeve konkrete, që kanë refuzuar integrimet dhe kanë përqafuar e preferuar, që me fanatizëm të ruajnë mënyrën tradicionale të jetës, që nga bashkësitë e tyre fisnore, prej nga kanë ardhur. E gjithë kjo, natyrisht se shtron dilemën për ne, shqiptarët, se ku

jemi. Ne nuk preferojmë asimilimin dhe integrimin e shpejtë, ajo tashmë është dëshmuar, por nuk e preferojmë as mënyrën e të jetuarit, si të disa kombeve, që shpesh i shohim pranë nesh. Po te preferonim, edhe ne do të visheshim në çakshirë e xhamadan, në xhubleta e në dimi. Por ne, megjithatë kemi preferuar mënyrën e jetës euro-amerikane, prandaj është e natyrshme që edhe ne të rrezikojmë që të marrim edhe atributet e tjera, sikur edhe ata që u


50 Jeta Katolike | janar-qershor 2011

shkrinë dhe u amerikanizuan. Përderisa edhe trupin tonë e shkrinë toka amerikane, është e natyrshme që ata që i lëmë pas të jenë bij të kësaj toke. Po në fakt, ne si shqiptarë e kemi do fat që, kjo domosdoshmëri për banorët e këtij kontinenti, të mos jetë aq shpërbërëse për indin tonë kombëtar, për gjenin tonë shqiptar. Për fat të mirë, ne kemi një institucion madhështor, që vazhdon të na mbajnë bashkë. Kjo është Kisha jonë, kishë si qendër ku flitet, predikohet dhe i lutet Zotit shqip. Ky institucion mundëson që amerikanizimi ynë të jetë më i ngadalshëm dhe me më pak pasoja, çka do të thotë pa shkrirje të plotë. Definitivisht, kisha jonë, si qendër fetare-shpirtërore e kulturore e të gjithë shqiptarëve, ka luajtur dhe po luan një rol të veçantë në këtë drejtim, duke krijuar ambient të përshtatshëm për gjeneratat që vijnë, në mënyrë që edhe ata që ndoshta shqipen e flasin me zori, t’a ndjejnë veten pjesë e komunitetit tonë shqiptar. Kultura që arrihet në këto mjedise, dhe frymëzimet e mirëfillta që i jep kisha jonë, u jep të drejtë e mundësi te rinjve tonë që me plotë krenari, edhe në mjedise tjera, të potencojnë përkatësinë e tyre etnike, dhe me krenari do thonë se janë shqiptarë. Ndoshta kaq edhe nuk duket mjaft ngushëlluese për disa, por, për ne si prindër, e edhe si komb, është diçka që ngjall shpresën e mos-shkrirjes totale. Përderisa fëmijët tanë, rinia jonë, ngado që shkon, me krenari potencon faktin se janë shqiptarë, ne nuk guxojmë të mos jemi të kënaqur. Një ditë, ndoshta një i ri ose e re, lindur në këtë vend të bekuar dhe i frymëzuar nga kisha jonë shqiptare, do të bëhet figurë që do të nderojë, jo vetëm këtë tokë dhe këtë vend, por dhe gjithë kombin tonë. Këtë rol kisha nuk guxon ta humb, andaj shpresojmë se në të, si edhe deri më tani, edhe në të ardhmen, do të gjejmë, sëbashku me lutjet dhe fjalët e Zotit thënë në gjuhën tonë shqipe, edhe shpresën e ruajtjes së identitetit tonë...

Pagëzime

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të shenjtë

Christian Nikollas Rrasi Prindër: Leonard & Alexandra Rrasi Kumbarë: Steven & Angela Gazivoda Gabriel Anthony Gjokaj Prindër: Anthony & Kristina Gjokaj Kumbarë: John & Maria Gjokaj

Justina Lucaj Prindër: Lul & Violeta Lucaj Kumbarë: Luigj & Martha Gashaj

Leonrad Gojani Prindër: Arben & Vera Gojani Kumbarë: Paul Gojani & Maria Mrijaj Ava Krasniqi Prindër: Roland & Elizabeth Krasniqi Kumbarë: Lum & Gjina Berisha

Emanuel Prela Bojaj Prindër: Gjelosh & Dushe Bojaj Kumbarë: Nikoll & Maria Bojaj Annabella Ljuljduraj Prindër: Visar & Kristina Ljuljduraj Kumbarë: Rdolf & Shaqe Berisic Monika Makovic Prindër: Zlatko & Katherin Makovic Kumbarë: Nik & Tereze Gjeloshaj Kayla Djusta Rukaj Prindër: Rrok & Hana Rukaj Kumbarë: Nik Rukaj & Diana Makaj Domenik Tuqi Prindër: Augustin & Kata Tuqi Kumbarë: Kole & Magdalena Preqi Angela Ulaj Prindër: Luigj & Mric Ulaj Kumbarë: Nikoll & Hana Haxhaj

Adrian Thomas Lala Prindër: Filip & Linda Lala Kumbarë: Mark & Liljana Trasha Kevin Lala Prindër: Robert & Alfrida Lala Kumbarë: Ilir & Fatmira Lala Annabella Nilaj Prindër: Aleksander Mire Nilaj Kumbarë: Tonin Keraj & Antoneta Peraj Maya Monika Paljusevic Prindër: Djoka & Vera Palusevic Kumbarë: Tom Micakaj & Gjyste Nikac Samantha Papaj Prindër: Viktor & Katrina Papaj Kumbarë: Nosh & Vitore Margilaj

Lilliana Pashke Sherri Prindër: Nikoll & Leonita Sherri Kumbarë: Gjergj & Pashke Quni Sandra Marie Dushaj Prindër: Gjelosh & Elizabeta Dushaj Kumbarë: Paul Ippolito & Drita Dushaj Emma Keqaj Prindër: Paul & Elvana Keqaj Kumbarë: Marjan & Xhovana Kacaj Dritan Djokic Prindër: Viktor & Ljiljana Djokic Kumbarë: Anton Dushi & Valentina Ivezic Dorentina Ivezaj Prindër: Jack & Teuta Ivezaj Kumbarë: Mark Ivezaj & Leonora Garry Valentina Ivezaj Prindër: Daniel & Nora Ivezaj Kumbarë: Anton & Palina Palushaj Silvana Tahiri Prindër: Sokol & Luigjina Tahiri Kumbarë: Mikel & Kristina Matici Arlinda Caesy Vuktilaj Prindër: Altin & Rudina Vuktilaj Kumbarë: Vilson & Katrin Volaj Arnaldo Vuktilaj Prindër: Altin & Rudina Vuktilaj Kumbarë: Vilson & Katrin Volaj

Maximus N Sukaj Prindër: Nosh & Klodjane Sukaj Kumbarë: Fraco Sukaj & Marie Zefaj

Jovana Nilaj Prindër: Aleksander & Gjylana Nilaj Kumbarë: Gjovalin & Shpresa Pepushaj

Derik Ulaj Prindër: Arben & Elona Ulaj Kumbarë: Lek & Ardjana Dokaj

Aleksander Deda Shkreli Prindër: Tom & Joanna Shkreli Kumbarë: George & Sophia Shkreli

Madiso Suli Prindër: Leonat & Flora Suli Kumbarë: Paulin Zefaj & Majlinda Suli

Adrian Zef Juncaj Prindër: Nuo & Elizabeth Juncaj Kumbarë: Martin & Sanjana Dushaj

Julian Joseph Bardhecaj Prindër: Zef & Antoinette Bardhecaj Kumbarë: Vladimir Rukaj & Lidija Gjonaj

Anthony Donovic Prindër: Frank & Shpresa Donovic Kumbarë: John & Sofia Elezovic

Andrew John Palushaj Prindër: John & Violeta Palushaj Kumbarë: Joseph & Jessica Nuculovic

Maya Ljuljdjurovic Prindër: Djoko & Florijana Ljuljdjurovic Kumbarë: Pavle & Viktoria Lulgjuraj

Dominik Sherry Prindër: Anthony & Dusha Sherri Kumbarë: Gjergj & Pashke Quni

Sofia Prena Berisha Prindër: Engjell & Andja Berisha Kumbarë: Sander & Violeta Sinishtaj Kevin Mark Ndoj Prindër: Elton & Flutura Ndoj Kumbarë: Fran & Rudina Ndoj

Kevin Kelmend Lelcaj Prindër: Kelmend & Brunilda Lelcaj Kumbarë: Gezim & Mirela Hysaj Alexa Nikollaj Prindër: Edmond & Ardiane Nikollaj Kumbarë: Alex & Aida Gjoni

10 vjet me profesionalizëm i shërbejmë komunitetit tonë! Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 Fax. 718-584-1228 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

w w w . a l b a n i a n i nv i t a t i o n s . c o m


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 51

Kurorëzime

Jason Nikollaj Prindër: Edmond & Ardiane Nikollaj Kumbarë: Alex & Aida Gjoni Marsela Parubi Prindër: Nest & Dafine Parubi Kumbarë: Nard & Aurora parubi Noela Praubi Prindër: Nest & Dafine Parubi Kumbarë: Nard & Aurora parubi Frank John Saljanin Prindër: John & Mary Saljanin Kumbarë: Fran & Vida Lulgjuraj Mark Gecaj Prindër: Agron & Albina Gecaj Kumbarë: Santini & Francika Gojcaj Lazarus Lazer Berisha Prindër: Gjin & Gjozefina Berisha Kumbarë: Vincent & Rosa Prendi Martin Curanovic Prindër: Viktor & Marina Curanovic Kumbarë: John & Mary Saljanin Anrew Lala Prindër: Alfred & Ana Lala Kumbarë: Nik & Gina Lala Robert Lukic Prindër: Djerdja & Vesna Lukic Kumbarë: Alex & Persa Lukic Fabjan Ndoci Prindër: Ardian & Pranvera Ndoci Kumbarë: Luigj & Regina Ndoci Olivia Antoneta Pjetri Prindër: Arben & Ruta Pjetri Kumbarë: Bledar & Brisilda Noka Juliet Curanovic Prindër: Martin & Valentina Curanovic Kumbarë: Lindon Gjolaj & Blerta Juncaj

Gabriella Gazivoda Prindër: Alex & Leonora Gazivoda Kumbarë: Patric Ljutovic & Jozefina Daka Triumf Selmani Prindër: Arben & Brigita Selmani Kumbarë: Bekim & Anita Selmanaj Jovana Shllaku Prindër: Eduart & Rajmonda Shllaku Kumbarë: Rrok & Susie Gazivoda Amber Nicole Vilajeti Prindër: Pellumb & Mirela Vilajeti Kumbarë: Paul & Ciljete Gjonaj Brian Catalic Prindër: Mato & Esmeralda Catalic Kumbarë: George & Diana Cotaj

Leonard Alia me Gjina Mucaj Më 2 Janar 2011 Lulash Vuksanaj me Emirjeta Progni Më 8 Janar 2011 Bernard Prenaj me Vlora Gega Më 9 Janar 2011 Marash Dedvukaj me Antonela Lami Më 22 Janar 2011 Agostin Vukaj me Shpresa Vuktilaj Më 22 Janar 2011

Illyria McConnell Prindër: Chris J. & Rudina McConnell Kumbarë: Jeff Olson & Lisa McConnell

Gjon Elezaj me Lisa Gjonaj Më 30 Prill 2011

Delilah Blue Vataj Prindër: Vilson & Lisa Vataj Kumbarë: Pashk Lleshaj & Ellen McCulle

Nikoll Makaj me Flutur Staka Më 7 Maj 2011

Mirash Bujaj Prindër: Sokol & Hana Bujaj Kumbarë: Valentin & Drane Lumaj

George Nrekic me Courtney Forte Më 14 Maj 2011

Angel Lulaj Prindër: Frank & Valentina Lulaj Kumbarë: Mark & Branka Lulic

Fran Ula me Emily Jane Anderson Më 21 Maj 2011

Christian Paloka Prindër: Marsel & Alda Paloka Kumbarë: Petrit & Elisa Staka

Pellumb Vilajeti me Mirela Lunaj Më 28 Maj 2011

Nora Marie Nikac Prindër: Viktor & Marina Nikac Kumbarë: Ljuvic Camaj & Christina Vula

Robert Lucaj me Tanya Lulgjuraj Më 28 Maj 2011

Anthony Gabriel Shkreli Prindër: Nicola & Dila Shkreli Kumbarë: Vasel & Lula Smajlaj

Fran Ibishaj me Yllka Qetta Më 11 Qershor 2011

Kevin Dedaj Prindër: Dugagjin & Elda Dedaj Kumbarë: Gjok & Angjelina Toplanaj

Leonard Prlesi me Danjela Preni Më 2 Janar 2011

Lindon Lulgjuraj me Franceska Rukaj Më 11 Qershor 2011

I N

M E M O R I A M

ZINA SHKRELI, 79-VJEÇ DJELLA DREJAJ, 48-VJEÇ PRENC CURANAJ, 96-VJEÇ DRANE BUJAJ, 65-VJEÇ Vdiq më 3 Janar 2011 Vdiq më 9 Shkurt 2011 Vdiq më 6 Mars 2011 Vdiq më 24 Prill 2011 U varros në varrezat “Gate of U varros në varrezat “Gate of U varros në varrezat “Gate of U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Heaven” në New York Heaven” në New York Heaven” në New York PALJINA KOLAJ, 86-VJEÇ GJURO LEKOCAJ, 42-VJEÇ Vdiq më 6 Janar 2011 Vdiq më 15 Shkurt 2011 U varros në varrezat “St. U varros në varrezat “Gate of Raymond’s” në New York Heaven” në New York

TEREZA DAKA, 77-VJEÇ Vdiq më 21 Mars 2011 U varros në vendlindje

GJON HOTI, 38-VJEÇ Vdiq më 7 Maj 2011 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

TOMA VUKEL, 77-VJEÇ PRENICA CAMAJ, 69-VJEÇ MARIJA ZADRIMA, 91-VJEÇ Vdiq më 8 Prill 2011 GJERGJ SHKRELI, 93-VJEÇ Vdiq më 7 Shkurt 2011 Vdiq më 28 Shkurt 2011 U varros në varrezat “Gate of Vdiq më 22 Maj 2011 U varros në varrezat “Gate of U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Heaven” në New York Heaven” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme!



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.