JK # 60

Page 1

Urime Dom Pjetër Popaj

25-vjetorin e Meshtarisë "Unë ju zgjodha ju dhe ju caktova të shkoni e të jepni frut e fruti juaj të qëndrojë..." (Gjn 15:16)

Ju jeni Krisht i dytë për grigjën tuaj. Faleminderit për shembullin e shkëlqyer të vetmohimit dhe shërbimit bujar. Zoti Ju mbushtë me bekimet e veta!


2

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Jeta Katolike • Viti XLV, Numri 4 Tetor-Dhjetor 2010 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

Dom Pjetër Popaj: Kremtimi i meshës së parë është një përjetim i mbinatyrshëm.......3 Nga Famullia Jonë .........................................................................................................4 Mark K. Shkreli: Njëzetepesë vjet besnikëri ndaj Krishtit dhe Kishës............................5 MESAZHI I SHENJTËRISË SË TIJ BENEDIKTI XVI PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES ..................8 Klajd Kapinova: Spektakël shumëngjyrësh në New York ..............................................12 Tomë Mrijaj: Pjetër Popaj, vijues i traditës për fe, atdhe e përparim ............................16 Imz. Rrok Mirdita: 25 vjetori i shugurimit të don Pjetër Popajt ......................................18 Ndue Ukaj: Në 100-vjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës.........20 Faruk Myrtaj: Kjo Mother Terezë është (edhe) e shqiptarëve ........................................23 Frank Shkreli: Ronald Reagan: Një Ikonë e Politikës Amerikane dhe Ndërkombëtare.25 Besnik Mustafaj: Shqipnia e Shenjtave .........................................................................28 Lekë Pervizi: 70 vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës........................................................30 Dom Nikë Ukgjini: Fishta Në Dokumente Të Panjohura ...............................................35 www.JetaKatolike.com

Nga Arkivi i Peter Priftit.................................................................................................38 Lëvizje Demografike ......................................................................................................39

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690 e-mail: ShkreliM@aol.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Valle e Grupit Bashkimi nga Bosotoni në Festivalin e 20të Shqiptar VETËM $30 NË VIT PËR REVISTËN JETA KATOLIKE

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

»Gjithçka u krye«

Ata që dëshirojnë të abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është: $30.00 (SHBA). Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 www.jetakatolike.com


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

3

Mesha e parë është një përjetim i mbinatyrshëm

H

abitur prej pjesëmarrjes së madhe në meshë dhe darkën e shtruar në 25-vjetorin e shurgurimit si meshtar, përvujtërisht e falënderoj Zotin dhe të pranishmit për përkrahjen e respektin që kanë treguar për më se dy dekada.

Prania dhe nderimi sot i Shkelqësisë së Tij Imzot Rrok Mirditës me fjalët e zgjedhura të rastit, përkrahja e vijueshme e Këshillit të Kishës dhe popullit të famullisë më bën të thellohem më tepër në misterin e dhuratës së paçmuar të meshtarisë. Gjithnjë ndjej një kënaqësi për plotësimin e dëshirës në jetën time si meshtar në shërbim të grigjës së popullit tim. Rrënja e celebrimit të ditës së 25-vjetorit të meshës së parë përkon me 16 Nëntorin e vitit 1985, pranë Katedralës së Shën Patrikut, kur Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor më ka shuguruar meshtar. Kurse përgjigjja e thirrjes sime, zë fill në shtator 1976, 34 vjet më parë, pranë auditorëve të shkollës së mesme në “Cathedral Preparatory Seminary” në Manhattan. Gjithashtu përgjigja është forcuar në “Cathedral College Seminary” në Douglaston, New York dhe përplotësuar në “St. Joseph’s Theological Seminary” in Yonkers, New York. Me nostalgji kujtoj, se thirrja ime si bari shpirtëror, ka qenë fryti i fesë së prindërve dhe i të parëve, që kanë besuar në Krishtin dhe kanë dashur me devotshmëri Kishën e Tij. Shumë meshtarë dhe rregulltarë, më kanë frymzuar e inkurajuar, për t’u nisur për mision. Inkurajin dhe frymëzim gjithashtu më kanë dhënë bashkëvendasit në vendlindje e Amerikë, shqiptarët në përgjithësi prej krahinave të ndryshme. Unë isha shumë i ri (më mirë të them fëmi), dhe besimi i popullit në mua ka qenë një gjë e çuditshme. Gjithnjë kam mbetur i habitur e mahnitur për respekt dhe nderim të tyre, që me jepte më tepër zell të vazhdoj studimet. Sjellja e tyre ka treguar, se ata e kanë vleftësuar një gjë të tillë. Kjo ka shprehur besimin e tyre të thellë në Zotin, se priftëria është e shenjtë dhe e nevojshme për jetën shpirtërore. Mund të them, se feja e besimi i familjes

sime, i meshtarëve e rregulltarëve e i popullit tonë të dashur, kanë qenë frymëzimet e thirrjes sime për t’u bërë meshtar. Me 24 nëntor 1985, në festën e

Dom Pjetër POPAJ Krishtit Mbret, kam kremtuar meshën e parë publike. Kisha shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, ishte mbushur me popull mbrenda dhe jashtë. Shumë mysafirë meshtarë e kolegë të shkollës, kishin ardhur për të

— ME NOSTALGJI KUJTOJ, SE THIRRJA IME SI BARI SHPIRTËROR, KA QENË FRYTI I FESË SË PRINDËRVE DHE I TË PARËVE, QË KANË BESUAR NË KRISHTIN DHE KANË DASHUR ME DEVOTSHMËRI KISHËN E TIJ — bashkmeshuar dhe për t’u përgëzuar me mua e familjen time. Përgatitjen kryesore e bëri Shkëlqësia e Tij Imzot Rrok Mirdita (atëherë ishte Don Rroku). Përshëndetjen në meshë dhe darke e bëri famullitari Mons. Zef Oroshi, kurse predikimin Mons. Simon Filipaj, famullitari i kishës së Shën Gjergjit pranë Ulqinit. Kjo ditë mbetët e gjallë dhe e paharruar në jetën time. Kremtimi i meshës së parë është një përjetim i mbinatyrshëm. Të duket sikur ke hyrë dhe përjeton Parajsën. Me pushtetin e shugurimit të shenjt, meshtari citon Fjalët e Krishtit mbi elementet e bukës e verës, dhe ato kthehën në Korp e Gjak të Krishtit. Kjo është mrekullia, që meshtari përjeton për të parën herë dhe nuk di se ç’ka të thotë tjetër vetëm falëminderit o Zot. Çdo meshë tjetër pas kësaj, nuk është përsëritje por përjetim i ri dhe më i thellë në mister. Mbas 25 vitesh, çdo meshë që kremtoj për mua është përtëritje. Katër vitet e para të meshtarisë i kam bërë shërbim pranë “St. Lucy Church” në Bronx dhe prej 21 vitesh jam në shërbim

të kishës shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Ndërsa jam duke reflektuar për një çerek shekullit si meshtar, pyes gjithnjë vetën: se nga kanë shkuar këto vite!? Mua më duket sikur të ishin vetëm 25 ditë. Jam i sigurt se kujtimet e bukura e bëjnë kohën të shkurtër. Imagjino ata që i kam pagëzuar si meshtar i ri, sot janë të martuar e kanë fëmij. Sa kurorzime martesash e sa vojime të sëmurësh; sa të vdekur kam përcjellur, brenda kësaj kohe të mbushur me kujtime jashtëzakonisht të bukura. Nuk duhet të harruar, se komunikimi ynë me Zotin lidhet ngusht me komunikimin me popullin. Krishti në Ungjill thotë: “Nuk mund ta duash Zotin që nuk e sheh, në qoftë se nuk e do vëllaun tënd që e sheh.” Për jetën tonë shpirtërore, ne kemi nevojë për përkrahjen e njëri-tjetrit. Shëlbimi ynë gjithmonë vjen prej Zotit, por edhe ndihmohet prej njëri-tjetrit. Shugurimi i një meshtari, është dhuratë prej Zotit por edhe përgjigje e uratëve të popullit. “Vox populi vox Dei” (Zëri i popullit është zëri i Zotit). Unë mund të them, se kremtimi i 25vjetorit të meshtarisë sime, nuk është vetëm i imi, por edhe i popullit që i shërbej. Kur hyjmë në brendësinë tonë e gjejmë praninë e sigurt të Zotit dhe njëkohësisht të njerëzve të mirë që u shërbejmë. E ndjej vetën me shumë fat, që jam në famullinë e Zojës së Shkodrës, që i shërbej një popullit të ndershëm, fetar, fisnik e bujar. Çdo herë që është paraqitur nevoja për ndërtimtari, bamirësi e përkrahje morale, kam gjetur një mbështetje të pashoqe. Në bukurinë e kishës sonë, reflektohet përshpirtëria e famullisë sonë, sakrificat e panumërta të popullit tonë, duke ju përgjigjur kërkesave të shpeshta, jo vetëm për nevojat tona këtu, por edhe në vendlindje, çka vërtetojnë dashamirësinë e tyre. Bujaria e tyre nuk është vetëm për sy e faqe, sa për t’u dukur, por rrjedh prej ndjeshmërisë së thellë shpirtërore. Unë nuk jam në gjendje për t’ua shpërblyer mirësitë e nderimin e famullisë ndaj meje, por në thjeshtësinë time do të mundohem për t’u shërbyer sa të mundëm, vazhdimisht do të lutem Zotit për ta dhe gjithmonë do t’i mbaj në zemrën time.


4

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

N g a

F a m u l l i a

◊ Më 6 Nëntor 2010 – Në Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx, u zhvillua Festivali i 20-të Shqiptar.

J o n ë

Valle e Grupit Rozafati “Lulet e Festivalit” në Festivali e 20 Shqiptar Koreografia Angjelina Nika

◊ Më 21 Nëntor 2010 – Në festën e Krishtit Mbret, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, kremtoi Meshën e Argjentë, njëzetepesë vjetorin e meshtarisë. Të njëtën ditë, në restorantin luksoz Villa Barone, për nder të Dom Pjetrit u shtrua darkë solemne, ku moren pjesë më se 600 vetë. ◊ Më 28 Nëntor 2010 – Dita e Flamurit u shënua me Meshë dedikuar dëshmorëve të kombit të të gjitha kohrave, kurse pas Meshës, në kambanaren e Kishës u ngrit Flamuri Shqiptar. Pas ceremonisë se ngritjes së Flamurit, Dom Pjetër Popaj shtroi një pritje koktej për të gjithë pjesëmarrësit. ◊ Më 19 Djetor 2010 – Në Qendrën “Nëna Tereze”, u zhvillua festimi tradicional Parish Christmas Party.

Dom Pjetër Popaj Një moment nga celebrimi i meshës së argjentë

◊ Më 22 Djetor 2010 – Në restorantin Eastwood Manor, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, në shenjë mirënjohje për shërbim Kishës dhe Qendrës Nëna Tereze, shtroi darkë për vullnetarët e famullisë.

Në përgatitje: ◊ Më 9 Mars 2011 – E Merkurra e Përhime, fillimi i Kreshmëve. ◊ Më 17 Prill 2011 – E Diela e Larit. ◊ Më 21-23 Prill 2011 – Java e Madhe. ◊ Më 24 Prill 2011 – E Diela e Pashkëve. ◊ Më 1 Maj 2011 – Shtrohet darkë me rastin e festës së famullisë “Zoja e Shkodrës”.

Dom Pjetër Popaj në shoqëri me klerikët Imam Edin Gjoni, Fr. Fredy Patiño Montoya, Diakon Marash Shkreli dhe Mons. Thomas Petrillo


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

25

5

vjet përvujtëri ndaj Krishtit dhe Kishës Të gjithë ne, njëzëri brohorisim: Ad multos annos, Dom Pjetër!

T

ë dielën, më 21 nëntor 2010, në Kishën “Zoja e Shkodrës”, në New York, solemnisht u kremtua mesha e argjentë e Dom Pjetër Popaj. Jubileu i kushtohet 25 vjetorit të meshtarisë. Ishte kjo mesha e parë e argjentë në famullinë “Zoja e Shkodrës”.

edhe predikimin, me ç’rast, mes tjerash tha: “Çfarë tjetër është meshtaria e Don Pjetrit, përveçse e sotmja e Krishtit për të gjithë njerëzit që Ai ka takuar në këto 25 vjet shërbesë të shenjtë?” Duke folur për natyrën flijimtare të

ekzistencës meshtarake, Imzot Mirdita shtoi: “Sa herë gjatë vitëve të meshtarisë sate, i dashur Don Pjetër, të është dashur të rrish i heshtur në kryq, sepse ke kuptuar se thelbi i ekzistencës meshtarake nuk qëndron në shpëtimin e vetvetes, por në ofrimin e shpëtimit të

Mark K. SHKRELI Meshën e kryesoi Imz. Rrok K. Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, kurse kryecelebranti ishte vetë Dom Pjetri. Me të bashkëmeshuan Dom Fran Markaj, famullitar i Shtojit të Ulqinit, Dom Ndue Gjergji, famullitar i “Zojës Pajtore” në Detroit (Michigan) dhe Diakoni Marash Shkreli i Kishës “St. Lawrence O’Toole”, Brewster (New York). Arqipeshkvi Imzot Mirdita, i cili kishte ardhë enkas për këtë rast, mbajti

Kryesuesi i Meshës, Imzot Rrok K. Mirdita


6

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010 Hyjit për të tjerët. Orët e kryqit janë orë të padukshme, sepse janë orë shpirtërore, por janë orët më të frytshme, më të bukura, më të thella të jetës meshtarake.” Mandej, duke folur për talentin e Dom Pjetrit, Arqipeshkvi vijoi: “Shumë i dashur Don Pjetër, të gjithë kemi parë e njohim talentet e mrekullueshme që të ka dhënë Zoti: inteligjencën, humorin, aftësinë për të komunikuar, dhuratën e fjalës, bujarinë. Të gjithë kemi parë e admiruar sukseset e tua të panumërta në shërbim të kishës e famullisë "Zoja e Shkodrës", gjatë këtyre vitëve. Vetë kjo kishë është përmbledhja më e mrekullueshme dhe simboli më domethënës që shpreh angazhimin tënd të vyer. Për të gjitha këto të falënderojmë dhe falënderojmë Hyjin.” Në fund Imzot Mirdita e përfundon predikimin: “… unë njoh shumë mirë dashurinë që ke për nënën e Krishtit, Zojën tonë të Shkodrës. Duke të të falënderuar për miqësinë tonë dhe për shërbesën tënde bujare, i lutem asaj që të të mbrojë e të të bekojë. Zoja e Shkodrës, Nëna e Këshillit të Mirë e mbushtë zemrën tënde me gëzim e jetën

tënde me hir! Amen.”

Me të vërtetë, Amen, Amen, Amen! Në fund të meshës, Dom Pjetri falënderoi Imzot Mirditën, Dom Franin, Dom Ndoun dhe Diakonin Shkreli, si dhe të gjithë të pranishmit, që e kishin mbushur kishën plot e përplot. Mbas meshës së shenjtë, solemniteti ka vazhduar me darkë të përbashkët në restorantin “Villa Barone”. Darkën e drejtoi kryetari i Këshillit të Kishës, z. Fran Çotaj, i cili, në fjalën e hapjes, përshendeti të pranishmit, mes të cilëve dalloheshin: Shkelqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv Metropolit TiranëDurrës, Dom Fran Markaj famullitar i “Shën Kolli” dhe “Shën Markut” në Shtoj, Dom Nikolin Pergjini famudhitar i Kishës “Saint Lucy’s”, Bronx, Imam Edin Gjoni, Mons. Greg Mustaciolo, Mons. Thomas Patrillo, Mons. James White, Father Eric Roaser, Father Joseph Tierney, Dom Nue Gjergji famudhitar i “Zoja

Pajtore” në Detroit, Diakon Marash Shkreli, dhe Motra Regjina. Duke folur për veprimtarinë e Dom Pjetrit, z. Çotaj, mes tjerash, tha: “Me urtësinë e tij, me modelin e veçantë të komunikimit, me cilësit e tij të spikatura, ka bashkuar mendimet dhe vullnetet e njerëzve për punë e vepra të mëdha, për ruajtjen e traditës, kulturës dhe vlerave të çmuara kombëtare. Ai sot udhëheq me sukses shumë aktivitete fetare dhe kombëtare. Meshtari ynë inkurajon bamirësi të ndryshme, si këtu ashtu në vendlindje, duke qenë krah për krah me popullin, qoftë për rritje fondesh për kisha dhe katedrale, demonstrata për çlirimin e Kosovës, për nevojat e ndryshme të popudhit, etj.” Dhe përfundoi me: “Lusim Zotin që të mbaj me shëndet, për jetë e mot këtu në New York, urime dhe gëzuar!” Vallëtarët e “Rozafatit”, me koreografen Angjelina Nika, përmes kostumeve kombëtare të larmishme dhe valleve të zgjedhura nga trojet tona, e bënë darkën edhe më madhështore. Argëtimi ishte nga grupi muzikor me Hajro Cekën dhe këngëtarët e njohur, Aurela Gaçe dhe

Në foto ulur: Dom Nikolin Pergjini, Dom Nue Gjergji Dom Fran Markaj, Imzot Rrok Mirdita, Imam Edin Gjoni, Dom Pjetër Popaj, Mons. Thomas Petrillo dhe Mons. James White Në këmbë: Fr. Fredy Patiño Montoya dhe Diakon Marash Shkreli


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 Gëzim Nika. Darka vazhdoi me program të pasur deri në orët e imta të mëngjesit, gjatë të cilës Dom Pjetrit iu dorëzuan dhurata të shumta dhe me vlerë, për çka ai shprehi mirënjohjen e tij. Si bashkëpuntor për gjatë kohë, dëshiroj që, me këtë rast, ta përgëzoj Dom Pjetrin për këtë jubile, duke i dëshiruar që me të njëjtin zell dhe përkushtim ta vazhdojë shërbesën e tij baritore dhe të arrij të kremtojë edhe meshën e artë dhe atë të diamantë. Njëzetepesë vjet besnikëri Krishtit dhe Kishës, është shkak me të vërtetë i madh e i bukur për të falënderuar Zotin. Ai, Zoti, të ka thirrë në meshtari. Ai, të ka thirrë të jesh bariu i famullisë “Zoja e Shkodrës”. Andaj ne, të famullisë “Zoja e Shkodrës”, dëshirojmë të falemi nderit për çka ke bërë dhe çka je duke bërë si meshtar në famullinë tonë në Hartsdale të New York-ut. Veprimtaritë tua pastorale, kulturore dhe shoqërore janë dëshmi që ne na jep kurajo, për çka edhe të jemi mirënjohës. Përgëzojmë Dom Pjetrin, që gjatë 25 vitësh, me besnikëri, qëndrueshmëri, palënkunshmëri, qëndroi i sinqertë si njeri i krishterë dhe meshtarë. Ne si famulli, mburremi me faktin që gjatë tërë kësaj kohe, në mënyrë orveliane ke dëshmuar idealet e lartë të së vërtetës dhe drejtësisë, fesë dhe atdhedashurisë, duke i shërbyer ashtu, me sinqeritet dhe besnikëri, Zotit, Kishës, popullit shqiptar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, Kosovë, si dhe në vendlindjen tënde në Malin e Zi dhe më gjerë. Zoti, në shërbim të vet thërret njerëz të rendomtë, i ngarkon me përgjegjësi të jashtzakonshme të cilët, në emër të Tij, shpallin Fjalën, mbarështrojnë ecjet dhe largojnë nga rrugë të mbrapshta qeniet njerëzore, falin mëkatet, shndërrojnë bukën dhe verën në Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Pra, bëjnë mrekulli. Përndershmi Dom Pjetër, 25 vjet me radhë vazhdoni t’i bëjsh këto

mrekulli, vijon t’i shërbesh Krishtit, Kishës, famullisë, komunitetit të New York-ut me rrethe, vazhdon të jesh i gatshëm për të sëmurit, për nevojtarët, të burgosurit, të piklluarit, por edhe për gëzimet, festimet, manifestimet fetare, kombëtare, shoqërore. Gjithmonë pa ngurrje, pa arsyetime, pa përtesë. Falënderojmë Zotin për jetën e

7

Dom Pjetrit dhe për përkushtimin e tij thirrjes meshtarake. I lutemi Zotit që t’i dhurojë shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe t’a mbush me bekimet e veta gjatë gjithë jetës së tij. Të gjithë ne, njëzëri brohorisim: Ad multos annos, Dom Pjetër!


8

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Mesazhi i Shenjtërisë së Tij Benedikti XVI për Ditën Botërore të Paqes (1 janar 2011) LIRIA FETARE, UDHË PËR PAQEN 1. Në fillim të një Viti të Ri urimi im dëshiron t’ju mbërrijë të gjithëve ju dhe secilit në veçanti; është një urim kthjelltësie dhe begatie, por është kryesisht një urim paqeje. Edhe viti që po mbyll dyert është shënuar, për fat të keq, nga përndjekja, nga diskriminimi, nga akte të tmerrshme dhune dhe mungese tolerance fetare Mendimi im i drejtohet në veçanti tokës së dashur të Irakut, që në ecjen e saj drejt stabilitetit dhe pajtimit të shumëdëshiruar vazhdon të jetë skenar dhune dhe atentatesh. Më vijnë në mendje vuajtjet e fundit të bashkësisë së krishterë, dhe, në mënyrë të veçantë, sulmi i ulët kundër Katedrales siro-katolike “Nostra Signora del Perpetuo Soccorso” (“Zonja jonë e Ndihmës së Përjetshme”) në Bagdad, ku, më 31 tetor, janë vrarë dy meshtarë dhe më shumë se 50 besimtarë, ndërsa ishin të mbledhur dhe po kremtonin Meshën e Shenjtë. Pas tyre kanë vazhduar, në ditët në vijim, sulme të tjera, edhe ndaj shtëpive private, duke ngjallur frikë në bashkësinë e krishterë dhe, në shumë pjesëtarë të saj, dëshirë për t’u larguar prej aty në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Atyre u shpreh afërsinë time dhe atë të mbarë Kishës, ndjenjë kjo që ka parë një shprehje konkrete në Asamblenë e fundit të Veçantë për Lindjen e Mesme të Sinodit të Ipeshkvijve. Kjo Mbledhje i ka dhënë një inkurajim bashkësive katolike në Irak dhe mbarë Lindjes së Mesme për ta jetuar bashkësinë dhe për të vazhduar të ofrojnë një dëshmi të guximshme feje në ato toka. Falënderoj ngrohtësisht Qeveritë që po punojnë për t’i lehtësuar vuajtjet e këtyre vëllezërve në njerëzim dhe i ftoj Katolikët që të luten për vëllezërit e tyre në fe, të cilët po pësojnë dhunë dhe mungesë tolerance, dhe të jenë solidarë me ta. Në këtë kontekst, kam pasur shumë dëshirë të ndaj me ju disa reflektime mbi lirinë fetare, udhë për paqen. Në fakt, është e dhimbshme kur konstatojmë se në disa krahina të botës nuk është e mundur të dëshmohet dhe të shprehet lirisht feja vetjake, nëse nuk vihet në rrezik jeta dhe liria personale. Në krahina të tjera ekzistojnë forma të tjera më të heshtura dhe më të sofistikuara paragjykimesh dhe kundërshtimesh ndaj besimtarëve dhe simboleve fetare. Të krishterët janë aktualisht grupi fetar që vuan numrin më të madh të përndjekjeve për shkak të besimit të vet fetar. Shumë prej tyre pësojnë çdo ditë fyerje dhe shpesh jetojnë me frikë për shkak të kërkimit të së vërtetës, të fesë së tyre në Jezu Krishtin dhe të apelit të tyre të sinqertë që të njihet liria fetare. E

gjithë kjo nuk mund të pranohet, sepse përbën një fyerje ndaj Hyjit dhe ndaj dinjitetit njerëzor; po ashtu, është një kërcënim ndaj sigurisë dhe paqes dhe pengon realizimin e një zhvillimi njerëzor të përnjëmendtë dhe të tërësishëm.[1] Në fakt, në lirinë fetare gjendjet specificiteti i personit njerëzor, që nëpërmjet saj mund ta drejtojë jetën e vet personale dhe shoqërore kah Hyji, në dritën e të cilit kuptohet plotësisht identiteti, kuptimi dhe qëllimi i njeriut. Ta mohosh apo ta kufizosh në mënyrë arbitrare këtë liri do të thotë të kultivosh një botëkuptim zvogëlues (reduksionist) të personit njerëzor; të errësosh rolin publik të besimit fetar do të thotë të krijosh një shoqëri të padrejtë, pasi nuk është në proporcion me natyrën e vërtetë të personit njerëzor; një gjë

e tillë sjell pamundësinë e vendosjes së një paqeje të përnjëmendtë dhe të qëndrueshme në mbarë familjen njerëzore. Pra, i nxis burrat dhe gratë vullnetmirë që ta ripërtërijnë angazhimin e tyre për ndërtimin e një bote ku të gjithë të jenë të lirë për ta dëshmuar besimin e tyre fetar apo fenë e tyre, dhe ta jetojnë dashurinë e tyre për Hyjin me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me krejt mendjen e tyre (krh. Mt 22,37). Kjo është ndjenja që frymëzon dhe udhëheq Mesazhin për Ditën XLIV Botërore të Paqes, që i kushtohet temës: Liria fetare, udhë për paqen. Një e drejtë e shenjtë për jetën dhe për një jetë shpirtërore 2. E drejta për lirinë fetare është e rrënjosur në vetë dinjitetin e personit njerëzor,[2] natyra transhendente e të cilit nuk duhet të shpërfillet apo të lihet pas dore. Hyji e ka krijuar burrin dhe gruan në shëmbëlltyrë dhe në përngjasim të vet (krh. Zan 1,27). Për këtë arsye çdo person në vetvete e ka të drejtën e

shenjtë për një jetë tërësore, edhe nga këndvështrimi shpirtëror. Pa njohjen e qenies vetjake shpirtërore, pa hapjen ndaj transhendentes, personi njerëzor mbyllet në veten e vet, nuk arrin t’u japë përgjigje pyetjeve të zemrës së vet rreth kuptimit të jetës dhe të përvetësojë vlera e parime etike të qëndrueshme, nuk arrin as të provojë një liri të përnjëmendtë dhe të zhvillojë një shoqëri të drejtë.[3] Shkrimi i Shenjtë, në sintoni me vetë përvojën tonë, zbulon vlerën e thellë të dinjitetit njerëzor: “Kur e sodis qiellin - veprën e gishtave të tu, hënën e yjet që ti i vendose, çka është atëherë njeriu që ta kujtosh, biri i Adamit që të përkujdesesh për të? E pra, e bëre pak më të vogël se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e shkëlqim, i dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua. Gjithçka vure nën këmbët e tija” (Ps 8,4-7). Përpara realitetit të madhërueshëm të natyrës njerëzore, mund të provojmë të njëjtën habi që ka shprehur edhe psalmisti. Ajo shprehet si hapje ndaj Misterit, si aftësi për ta pyetur veten mbi vetë veten tonë dhe mbi zanafillën e gjithësisë, si jehonë e brendshme e Dashurisë supreme të Hyjit, fillimi dhe fundi i të gjitha gjërave, i çdo personi dhe i popujve.[4] Dinjiteti transhendent i personit është një vlerë thelbësore e urtisë judaiko-të krishterë, por, falë arsyes, mund të njihet nga të gjithë. Ky dinjitet, i kuptuar si aftësi për të tejkaluar materialitetin vetjak dhe për të kërkuar të vërtetën, njihet si një e mirë universale, e domosdoshme për ndërtimin e një shoqërie të orientuar kah realizimi dhe plotësia e njeriut. Respektimi i elementëve thelbësorë të dinjitetit të njeriut, si e drejta për jetë dhe e drejta për liri fetare, është një kusht i ligjshmërisë morale të çdo norme shoqërore dhe juridike. Liria fetare dhe respektimi i ndërsjellë 3. Liria fetare qëndron në zanafillën e lirisë morale. Në fakt, hapja ndaj të vërtetës dhe të mirës, hapja ndaj Hyjit, e rrënjëzuar në natyrën njerëzore, i jep dinjitet të plotë çdo njeriu dhe është garant i respektimit të plotë të ndërsjellë mes personave. Për këtë arsye, liria e besimit fetar duhet të kuptohet jo vetëm si imunitet ndaj detyrimit, por edhe si aftësi për t’i renditur zgjedhjet sipas të vërtetës. Ekziston një lidhje e pazgjidhshme mes lirisë dhe respektimit; në fakt: “në ushtrimin e të drejtave të tyre çdo qenie njerëzore dhe grup shoqëror, në bazë të ligjit moral, duhet të kenë parasysh si të drejtat e të tjerëve, ashtu


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 edhe detyrat e veta ndaj të tjerëve dhe ndaj të mirës së përbashkët”.[5] Një liri armike apo indiferente ndaj Hyjit përfundon të mohojë vetveten dhe nuk garanton respektimin e plotë të tjetrit. Një vullnet që besohet se është rrënjësisht i paaftë për ta kërkuar të vërtetën dhe të mirën nuk ka as arsye objektive dhe as motive për të vepruar, përveç atyre të diktuara nga interesat e veta të çastit dhe të rastit, nuk ekziston një “identitet”, i cili duhet ruajtur dhe ndërtuar nëpërmjet zgjedhjeve me të vërtetë të lira dhe të vetëdijshme. Pra, nuk mund të kërkojë të respektohet nga ana e “vullneteve” të tjera, edhe ato të shkëputura nga qenia e tyre më e thellë, gjë që mund të çojë në mbizotërimin e “arsyeve” të tjera apo madje të asnjë “arsyeje”. Iluzioni për të gjetur te relativizmi moral çelësin për një bashkëjetesë paqësore, është në realitet zanafilla e ndarjes dhe e mohimit të dinjitetit të qenieve njerëzore. Pra, ekziston nevoja për të pranuar një përmasë të dyfishtë të njësisë së personit njerëzor: atë fetare dhe atë shoqërore. Në lidhje me këtë, është e pakonceptueshme që besimtarët “duhet të heqin një pjesë të vetes së tyre – fenë e tyre – për të qenë qytetarë aktivë; kurrë nuk do të duhej të ishte e nevojshme që personi të ishte i detyruar të mohonte Hyji që të mund të gëzonte të drejtat e veta”.[6] Familja, shkollë lirie dhe paqeje 4. Nëse liria fetare është udhë për paqen, edukimi fetar është rruga e privilegjuar për t’i aftësuar breznitë e reja që të njohin te tjetri vëllanë e vet dhe motrën e vet, me të cilët duhet të ecin së bashku dhe të bashkëpunojnë që të gjithë të ndihen pjesëtarë të së njëjtës familje, prej së cilës askush nuk duhet të përjashtohet. Familja e themeluar mbi martesën, shprehje e bashkimit intim dhe e përplotësimit mes një burri dhe një gruaje, përfshihet në këtë kontekst si shkolla e parë e formimit dhe e rritjes shoqërore, kulturore, morale dhe shpirtërore të fëmijëve, që gjithmonë do të duhej të gjenin te babai dhe te nëna dëshmitarët e parë të një jete të orientuar për kërkimin e të vërtetës dhe të dashurisë së Hyjit. Vetë prindërit do të duhej të ishin gjithmonë të lirë për t’ua përçuar pa detyrim dhe me përgjegjësi bijve të tyre trashëgiminë e fesë, të vlerave dhe të kulturës së tyre. Familja, qeliza e parë e shoqërisë njerëzore, mbetet rrethi parësor i formimit për marrëdhënie të harmonishme në të gjitha nivelet e bashkëjetesës njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo është rruga që duhet të përshkohet me urti për ndërtimin e një indi shoqëror të qëndrueshëm dhe solidar, për t’i përgatitur të rinjtë që t’i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre në jetë, në një shoqëri të lirë, në një shpirt mirëkuptimi dhe paqeje.

Një trashëgimi e përbashkët 5. Mund të thuhet që, mes të drejtave dhe lirive themelore të rrënjosura në dinjitetin e personit, liria fetare gëzon një statut të veçantë. Kur liria fetare njihet, dinjiteti i personit njerëzor respektohet në rrënjën e vet, përforcohet ethos-i dhe institucionet e popujve. Edhe e kundërta, kur liria fetare mohohet, kur bëhen përpjekje për tapenguar dëshminë e besimit vetjak fetar apo të fesë vetjake dhe për të jetuar sipas tyre, fyhet dinjiteti njerëzor dhe, po ashtu, kërcënohen drejtësia dhe paqja, të cilat bazohen mbi atë rend të drejtë shoqëror të ndërtuar në dritën e të Vërtetës më të Madhe dhe të së Mirës më të Madhe. Liria fetare është, në këtë kuptim, edhe një arritje kulture politike dhe juridike. Ajo është një e mirë thelbësore: çdo person duhet të ketë mundësi ta ushtrojë lirisht të drejtën për të dëshmuar dhe për të shprehur, në mënyrë individuale apo bashkësiore, besimin e vet fetar apo fenë e vet, si publikisht ashtu edhe privatisht, në mësimdhënie, në praktika fetare, në botime, në kult dhe në ndjekjen e riteve fetare. Nuk do të duhej të takonte pengesa, në rast se do të donte t’i bashkëngjitej një besimi tjetër fetar apo nëse do të donte të mos dëshmonte asnjërin prej tyre. Në këtë fushë, sistemi juridik ndërkombëtar është shembullor dhe është një referim thelbësor për të gjitha Shtetet, meqë nuk lejon asnjë shkelje të lirisë fetare, me përjashtim të nevojës së detyrimit të ligjshëm të rendit publik që i përmbahet drejtësisë.[7] Kështu sistemi juridik ndërkombëtar u njeh të drejtave me natyrë fetare të njëjtin status që kanë edhe të drejtat për jetë dhe liri personale, për të përforcuar lidhjen e tyre të përkatësisë me bërthamën thelbësore të të drejtave të njeriut, me ato të drejta universale dhe natyrore që ligji njerëzor kurrë nuk mund t’i mohojë. Liria fetare nuk është trashëgimi vetëm e besimtarëve, por e krejt familjes së popujve të tokës. Është element i domosdoshëm i një Shteti të së drejtës; nuk mund të mohohet pa cenuar në të njëjtën kohë të gjithë të drejtat dhe liritë themelore, duke qenë përmbledhje dhe kulm i tyre. Ajo është “letër turnësoli për të verifikuar respektimin e të gjitha të drejtave të tjera njerëzore”.[8] Ndërsa nxit ushtrimin e aftësive më specifikisht njerëzore, krijon parakushtet e nevojshme për realizimin e një zhvillimi tërësor, që ka të bëjë në mënyrë të njësishme me totalitetin e personit në çdo përmasë të tij.[9] Përmasa publike e besimit fetar 6. Liria fetare, si çdo liri, edhe pse zë fill në sferën personale, realizohet në marrëdhënien me të tjerët. Një liri pa marrëdhënie

9

nuk është një liri e arritur. Edhe liria fetare nuk kufizohet vetëm në përmasën individuale, por vihet në jetë në bashkësinë dhe në shoqërinë ku personi jeton, në mënyrë koherente me qenien marrëdhënore të personit dhe me natyrën publike të besimit fetar. Karakteri marrëdhënor është një përbërës vendimtar i lirisë fetare, që i shtyn bashkësitë e besimtarëve të praktikojnë solidaritetin për të mirën e përbashkët. Në këtë përmasë bashkësiore çdo person mbetet i vetëm dhe i papërsëritshëm dhe, në të njëjtën kohë, plotësohet dhe realizohet plotësisht. Është i pamohueshëm kontributi që bashkësitë fetare i sjellin shoqërisë. Janë të shumta institucionet bamirëse dhe kulturore, që vërtetojnë rolin konstruktiv të besimtarëve për jetën shoqërore. Edhe më i rëndësishme është kontributi etik i besimit fetar në fushën politike. Ai nuk duhet të lihet mënjanë apo të shmanget, por duhet të kuptohet si ndihmë e vlefshme në nxitjen e të mirës së përbashkët. Në këtë perspektivë duhet të përmendet përmasa fetare e kulturës, që është endur përgjatë shekujve falë kontributit shoqëror dhe sidomos etik të besimit fetar. Kjo përmasë nuk përbën në asnjë mënyrë një diskriminim të atyre që nuk e bashkëndajnë këtë besim, por, përkundrazi, përforcon kohezionin shoqëror, integrimin dhe solidaritetin. Liria fetare, forcë lirie dhe qytetërimi: rreziqet e strumentalizimit të saj 7. Strumentalizimi i lirisë fetare për të maskuar interesa të fshehta, si p.sh. përmbysja e rendit kushtetues, përvetësimi i padrejtë i burimeve apo mbajtja e pushtetit nga një grup, mund t’i sjellë dëme shumë të rënda shoqërive. Fanatizmi, fondamentalizmi dhe praktikat kundër dinjitetit njerëzor, nuk mund të përligjen kurrë dhe aq më pak nëse kryhen në emër të besimit fetar. Dëshmia e një besimi fetar as nuk mund të strumentalizohet dhe as nuk mund të diktohet me forcë. Për këtë arsye Shtetet dhe bashkësitë e ndryshme njerëzore nuk duhet të harrojnë kurrë se liria fetare është kusht për kërkimin e të vërtetës dhe e vërteta nuk diktohet me dhunë, por me “forcën e vetë së vërtetës ”.[10] Në këtë kuptim, besimi fetar është një forcë pozitive dhe shtytëse për ndërtimin e shoqërisë civile dhe politike. Si mund të mohohet kontributi që besimet e mëdha fetare të botës kanë dhënë për zhvillimin e qytetërimit? Kërkimi i sinqertë i Hyjit ka çuar në një respektim më të madh të dinjitetit të njeriut. Bashkësitë e krishtera, me trashëgiminë e tyre të vlerave dhe të parimeve, kanë kontribuar shumë në vetëdijësimin e personave dhe të popujve rreth identitetit dhe dinjitetit të tyre, po ashtu edhe në arritjen e formimit të institucioneve


10

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

demokratike dhe në pohimin e të drejtave të njeriut dhe të detyrave të veta përkatëse. Edhe sot të krishterët, në një shoqëri gjithnjë e më të globalizuar, janë të thirrur, jo vetëm për një angazhim të përgjegjshëm civil, ekonomik dhe politik, por edhe për një dëshmi të dashurisë-bamirësi dhe të fesë së tyre, për të ofruar një kontribut të çmueshëm ndaj angazhimit të lodhshëm dhe nxitës për drejtësinë, për zhvillimin tërësor njerëzor dhe për renditjen e drejtë të realiteteve njerëzore. Përjashtimi i besimit fetar nga jeta publike i heq kësaj jete një hapësirë jetësore, që e hap njeriun ndaj transhendentes. Pa këtë përvojë parësore paraqitet i rrezikshëm orientimi i shoqërisë drejt parimeve etike universale dhe bëhet i vështirë krijimi i institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare ku të drejtat dhe liritë themelore mund të njihen dhe të realizohen plotësisht, siç propozohen objektivat – që, për fat të keq, ende nuk zbatohen apo kundërshtohen – të Deklaratës Universale të të drejtave të njeriut të vitit 1948. Një çështje drejtësie dhe qytetërimi: fondamentalizmi dhe armiqësia kundër besimtarëve paragjykojnë laicitetin pozitiv të Shteteve 8. E njëjta vendosmëri me të cilën janë dënuar të gjitha format e fanatizmit dhe të fondamentalizmit fetar, duhet të gjallërojë edhe kundërshtimin e të gjitha formave të armiqësisë kundër besimit fetar, që kufizojnë rolin publik të besimtarëve në jetën civile dhe politike. Nuk mund të harrohet që fondamentalizmi fetar dhe laicizmi, njëra si pasqyrë e tjetrës, janë forma të mospranimit të pluralizmit të ligjshëm dhe të parimit të laicitetit. Në fakt, të dyja absolutizojnë një botëkuptim zvogëlues dhe të pjesshëm të personit njerëzor, duke favorizuar, në rastin e parë, forma integralizmi fetar dhe, në të dytin, racionalizmin. Shoqëria që dëshiron të diktojë apo, në të kundërtën, ta zhdukë besimin fetar me dhunë, tregohet e padrejtë ndaj personit dhe Hyjit, por edhe ndaj vetes së vet. Hyji e thërret te vetja e vet njerëzimin me një plan dashurie që, ndërsa përfshin krejt personin në përmasën e tij natyrore dhe shpirtërore, kërkon që ai t’i përgjigjet me liri dhe përgjegjësi, me gjithë zemër dhe me krejt qenien e vet, individuale dhe bashkësiore. Pra, edhe shoqëria si shprehje e personit dhe e tërësisë së përmasave të tij përbërëse, duhet të jetojë dhe të organizohet në mënyrë që të favorizohet hapja ndaj transhendentes. Pikërisht për këtë arsye, ligjet dhe institucionet e një shoqërie nuk mund të përvijohen duke mos përfillur përmasën fetare të qytetarëve apo duke bërë që të mos merret fare parasysh. Ato duhet të maten – nëpërmjet veprës demokratike të qytetarëve të vetëdijshëm për thirrjen e tyre të lartë – me qenien e

personit, që të mund të përmbushet përmasa e tij fetare. Duke qenë se kjo përmasë nuk është krijuar nga Shteti, ajo nuk mund të manipolohet, por duhet të njihet dhe të respektohet prej tij. Sistemi juridik në të gjitha nivelet, kombëtare dhe ndërkombëtare, kur lejon apo toleron fanatizmin fetar apo antifetar, nuk e kryen misionin e vet, që ka të bëjë me mbrojtjen dhe me nxitjen e drejtësisë dhe të së drejtës së secilit. Këto realitete nuk mund të lihen në dorë të arbitrit të ligjvënësit apo të shumicës, sepse, siç mësonte Ciceroni, drejtësia është diçka më tepër se sa thjesht një akt, që lind si rrjedhojë e ligjit dhe e zbatimit të tij. Ajo kërkon që çdo personit t’i njihet dinjiteti i tij,[11] i cili, pa lirinë fetare, të garantuar dhe të jetuar në thelbin e saj, rezulton i cunguar dhe i fyer, i rrezikuar që të bjerë nën pushtetin e idhujve, të të mirave relative të shndërruara në absolute. E gjithë kjo e ekspozon shoqërinë ndaj rrezikut të totalitarizmit politik dhe ideologjik, që emfatizon pushtetin publik, ndërsa shtyp apo kufizon, gati si të ishin konkurrentë, liritë e ndërgjegjes, të mendimit dhe të besimit fetar. Dialogu mes institucioneve civile dhe fetare 9. Trashëgimia e parimeve dhe e vlerave të shprehura nga një besim autentik fetar është një pasuri për popujt dhe ethos-in e tyre. Ai u flet drejtpërdrejtë ndërgjegjeve dhe arsyes së burrave dhe të grave, kujton imperativin e kthimit moral, motivon për të kultivuar praktikimin e virtyteve dhe për t’iu afruar njëri-tjetrit me dashuri, në shenjën e vëllazërisë, si pjesëtarë të familjes së madhe njerëzore.[12] Në respektimin e laicitetit pozitiv të institucioneve shtetërore, përmasa publike e besimit fetar duhet të njihet gjithmonë. Për këtë arsye është thelbësor një dialog i shëndetshëm mes institucioneve civile dhe atyre fetare për zhvillimin tërësor të personit njerëzor dhe të harmonisë së shoqërisë. Të jetosh në dashuri dhe në të vërtetë 10. Në botën e globalizuar, të karakterizuar nga shoqëri gjithnjë e më shumë-etnike dhe shumë-konfesionale, besimet e mëdha fetare mund të përbëjnë një faktor të rëndësishëm njësie dhe paqeje për familjen njerëzore. Mbi bazën e bindjeve vetjake fetare dhe të kërkimit racional të së mirës së përbashkët, ndjekësit e tyre janë të thirrur për ta jetuar me përgjegjësi angazhimin e tyre në një kontekst lirie fetare. Në kulturat e ndryshme fetare, ndërsa duhet të hidhet poshtë gjithçka që është kundër dinjitetit të burrit dhe të gruas, duhet të çmohet shumë ajo që është pozitive për bashkëjetesën civile. Hapësira publike, që bashkësia

ndërkombëtare u lë besimeve fetare dhe propozimit të tyre të “jetës së mirë”, ndihmon nxjerrjen në pah të një mase të bashkëndashme të së vërtetës dhe të së mirës, si edhe një përputhje mendimesh nga ana morale, që janë themelore për një bashkëjetesë të drejtë dhe paqësore. Lidërat e besimeve të mëdha fetare, për rolin, ndikimin dhe autoritetin e tyre në bashkësinë e veta, janë të parët që janë të thirrur për një respektim të ndërsjellë dhe për dialog. Të krishterët, përsa u përket atyre, janë të nxitur nga feja e tyre në Hyjin, Atë të Zotit Jezu Krisht, për të jetuar si vëllezër, që takohen në Kishë dhe bashkëpunojnë për ndërtimin e një bote ku personat dhe popujt “s’do të bëhen dëm as s’do të vriten në mbarë malin tim të shenjtë, sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit, porsi deti që mbushet me ujë” (Is 11,9). Dialogu si kërkim i përbashkët 11. Për Kishën dialogu mes ndjekësve të besimeve të ndryshme fetare përbën një mjet të rëndësishëm për të bashkëpunuar me të gjitha bashkësitë fetare për të mirën e përbashkët. Vetë Kisha nuk hedh poshtë asgjë që është e vërtetë dhe e shenjtë në besimet e tjera fetare. “Ajo i vlerëson me një respekt të sinqertë ato mënyra të të vepruarit dhe të të jetuarit, ato norma dhe ato doktrina që, edhe pse në shumë pika ndryshojnë nga ato që ajo vetë beson dhe propozon, megjithatë jo rrallëherë pasqyrojnë një rreze të asaj të vërtetë që i ndriçon të gjithë njerëzit”.[13] Rruga e treguar nuk është ajo e relativizmit, apo e sinkretizmit religjioz. Kisha, në fakt, “kumton, dhe duhet të kumtojë, Krishtin që është ‘udha, e vërteta dhe jeta’ (Gjn 14,6), ku njerëzit duhet të gjejnë plotësinë e jetës së tyre fetare dhe në të cilin Hyji ka pajtuar me veten e vet të gjitha gjërat”.[14] Kjo nuk përjashton gjithsesi dialogun dhe kërkimin e përbashkët të së vërtetës në fusha të ndryshme jetësore, duke qenë se, siç thotë një shprehje e përdorur shpesh nga Shën Toma i Akuinit, “çdo e vërtetë, prej kujdo që mund të thuhet, vjen nga Shpirti Shenjt”.[15] Në vitin 2011 festohet 25 vjetori i Ditës Botërore të Lutjes për Paqen, mbledhur në Asizi në vitin 1986 nga i Nderuari Gjon Pali II. Me këtë rast lidërat e besimeve të mëdha fetare të botës kanë dëshmuar se si besimi fetar është një faktor bashkimi e paqeje, dhe jo ndarjeje e konflikti. Kujtimi i asaj përvoje është një motiv shprese për një të ardhme ku të gjithë besimtarët të ndihen dhe të bëhen punëtorë të përnjëmendtë të drejtësisë dhe të paqes. E vërteta morale në politikë dhe në diplomaci


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 12. Politika dhe diplomacia do të duhej ta përdornin trashëgiminë morale dhe shpirtërore, të ofruar nga besimet e mëdha fetare të botës, për të njohur dhe për të pohuar të vërteta, parime dhe vlera universale, që nuk mund të mohohen pa mohuar së bashku me to edhe dinjitetin e personit njerëzor. Por çfarë do të thotë, praktikisht, të nxitësh të vërtetën morale në botën e politikës dhe të diplomacisë? Do të thotë të veprosh në mënyrë të përgjegjshme mbi bazën e njohjes objektive dhe tërësore të fakteve; do të thotë të ndryshosh strukturën e ideologjive politike që zënë vendin e të vërtetës dhe të dinjitetit njerëzor dhe duan të nxisin pseudo-vlera me pretekstin e paqes, të zhvillimit dhe të të drejtave njerëzore; do të thotë të nxitësh një angazhim konstant për ta bazuar ligjin pozitiv mbi parimet e ligjit natyror.[16] E gjithë kjo është e nevojshme dhe koherente me respektimin e dinjitetit dhe të vlerës së personit njerëzor, të sanksionuar nga Popujt e tokës në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1945, që përmban vlera dhe parime morale universale, që shërbejnë si pika referimi për normat, institucionet, sistemet e bashkëjetesës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Përtej urrejtjes dhe paragjykimit 13. Me gjithë mësimet e historisë dhe angazhimin e Shteteve, të Organizatave ndërkombëtare në nivel botëror dhe vendor, të Organizatave jo qeveritare dhe të të gjithë burrave dhe grave vullnetmirë që çdo ditë angazhohen për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore, në botë ende sot shënohen përndjekje, diskriminime, akte dhune dhe mungese tolerance për shkak të besimit fetar. Në veçanti, në Azi dhe në Afrikë viktimat kryesore janë pjesëtarë të pakicave fetare, të cilave u pengohet ta dëshmojnë lirisht besimin e tyre fetar apo ta ndryshojnë atë, nëpërmjet frikësimit dhe dhunimit të të drejtave, të lirive themelore dhe të të mirave thelbësore, duke arritur deri te heqja e lirisë personale apo e vetë jetës. Ashtu siç kam pohuar edhe më përpara, ekzistojnë forma më të sofistikuara armiqësie kundër besimit fetar, që në Vendet perëndimore shprehen ndonjëherë me mohimin e historisë dhe të simboleve fetare në të cilat pasqyrohet identiteti dhe kultura e shumicës së qytetarëve. Ato shpesh nxisin urrejtje dhe paragjykim dhe nuk janë koherente me një botëkuptim të kthjellët dhe të ekuilibruar të pluralizmit dhe të laicitetit të institucioneve, pa llogaritur që breznitë e reja rrezikojnë që të mos hyjnë në kontakt me trashëgiminë e çmuar shpirtërore të Vendeve të tyre. Mbrojtja e besimit fetar kalon nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave dhe të lirive të

bashkësive fetare. Lidërat e besimeve të mëdha fetare të botës dhe përgjegjësit e Kombeve ripërtërijnë angazhimin për nxitjen dhe mbrojtjen e lirisë fetare, në veçanti për mbrojtjen e pakicave fetare, të cilat nuk përbëjnë një kërcënim kundër identitetit të shumicës, por janë përkundrazi një mundësi për dialog dhe pasurim të ndërsjellë kulturor. Mbrojtja e tyre paraqet mënyrën ideale për të përforcuar shpirtin e dashamirësisë, të hapjes dhe të ndërsjellshmërisë me të cilat duhet të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore në të gjitha rajonet dhe krahinat e botës. Liria fetare në botë 14. Në fund, po u drejtohem bashkësive të krishtera, që pësojnë përndjekje, diskriminime, akte dhune dhe mungese tolerance, në veçanti në Azi, në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Tokën e Shenjtë, vend i përzgjedhur dhe i bekuar prej Hyjit. Ndërsa u ripërtërij atyre dashurinë time atërore dhe u siguroj lutjen time, u kërkoj të gjithë përgjegjësve që të veprojnë pa ngurruar për t’i dhënë fund çdo padrejtësie kundër të krishterëve, që banojnë në ato krahina. Urojmë që nxënësit e Krishtit, përpara këtyre kundërshtive, që të mos i lëshojë zemra, sepse dëshmimi i Ungjillit është dhe do të jetë gjithmonë shenjë kundërshtie. Le t’i meditojmë në zemrën tonë fjalët e Zotit Jezus: “Lum ata që qajnë, sepse do të ngushëllohen! Lum ata që janë të butë, sepse do ta trashëgojnë tokën! Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi, sepse do të ngihen! Lum të mëshirshmit, sepse do të gjejnë mëshirë! Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse do ta shohin Hyjin. Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon, sepse e tyre është Mbretëria e qiejve. Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!” (Mt 5,412). Atëherë le ta ripërtërijmë “angazhimin që kemi marrë për ndjesë dhe falje, që i kërkojmë në lutjen Ati ynë prej Hyjit, për faktin se ne vetë i kemi vendosur si kusht dhe masë të zemërdhembshurisë së dëshiruar. Në fakt, lutemi kështu ‘Na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë’ (Mt 6,12)”.[17] Dhuna nuk tejkalohet me dhunë. Klithma jonë e dhimbjes gjithmonë u shoqëroftë nga feja, nga shpresa dhe nga dëshmimi i dashurisë së Hyjit. Ky është edhe urimi im me qëllim që në Perëndim, sidomos në Evropë, të reshtin armiqësia dhe paragjykimet kundër të krishterëve, thjesht për faktin se duan ta orientojnë jetën e tyre në mënyrë koherente me vlerat dhe parimet e shprehura në Ungjill. Do të ishte më mirë sikur Evropa të dijë të

11

pajtohet me rrënjët e veta të krishtera, që janë themelore për të kuptuar rolin që ka pasur, që ka dhe që ka ndër mend të ketë në histori, do të dijë, kështu, të provojë drejtësinë, harmoninë dhe paqen, duke kultivuar një dialog të sinqertë me të gjithë popujt. Liria fetare, udhë për paqen 15. Bota ka nevojë për Hyjin. Ka nevojë për vlera etike dhe shpirtërore, universale dhe të bashkëndara, dhe besimi fetar mund të ofrojë një kontribut të çmueshëm në kërkimin e tyre, për ndërtimin e një rendi shoqëror të drejtë dhe paqësor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Paqja është një dhuratë e Hyjit dhe në të njëjtën kohë një projekt që duhet realizuar, por kurrë totalisht i përmbushur. Një shoqëri e pajtuar me Hyjin është më afër paqes, që nuk është thjesht mungesë lufte, nuk është thjesht as fryt i mbizotërimit ushtarak apo ekonomik, as edhe i dinakërisë gënjeshtare apo i aftësisë manipoluese. Në fakt, paqja është rezultat e një procesi pastrimi dhe ngritjeje kulturore, morale dhe shpirtërore të çdo personi dhe populli, ku dinjiteti njerëzor respektohet plotësisht. I ftoj të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen punëtorë të paqes, dhe sidomos të rinjtë, të vihen në dëgjim të zërit të tyre të brendshëm, për të gjetur në Hyjin referimin e qëndrueshëm për arritjen e një lirie të përnjëmendtë, që është forca e pashterueshme për ta orientuar botën me një shpirt të ri, të aftë për të mos ripërsëritur gabimet e kaluara. Siç mëson Shërbëtori i Hyjit Pali VI, urtësisë dhe largpamësisë të të cilit i detyrohet caktimi i Ditës Botërore të Paqes: “Para së gjithash Paqes duhet t’i jepen armë të tjera, jo ato që përdoren për të vrarë dhe për ta shfarosur njerëzimin. Para së gjithash janë të nevojshme armët morale, që i japin forcë dhe prestigj të drejtës ndërkombëtare; ato, të parat, të zbatimit të pakteve”.[18] Liria fetare është një armë e përnjëmendtë e paqes, me një mision historik dhe profetik. Në fakt, ajo vlerëson dhe pjek cilësitë dhe potencialitetet më të thella të personit njerëzor, të afta për ta ndryshuar dhe për ta bërë botën më të mirë. Ajo mundëson që të vazhdojmë të shpresojmë për një të ardhme drejtësie dhe paqeje, edhe përpara padrejtësive të rënda e mjerimit material dhe moral. Të gjithë njerëzit dhe shoqëritë në çdo nivel dhe në çdo kënd të Tokës uroj që shpejt të mund ta provojnë lirinë fetare, udhë për paqen! Nga Vatikani, më 8 dhjetor 2010 PAPA BENEDIKTI XVI (Përktheu: Loreta Tomaj, nën përkujdesjen e Arqipeshkvisë së Shkodër-Pult)


a

12

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Spektakël shumëngjyrësh në New York kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Të Lumes Nënë Tereza (Festivali XX Shqiptaro-Amerikan në New York) Është bërë traditë zhvillimi i Festivali Shqiptar në New York, që përpiqet të indetifikojë, dokumentojë dhe paraqesë artistë të folklorit dhe njëkohësisht të mbajë të bashkuar komunitetin tonë, pa dallim feje, ideje apo krahine. Çdo vit Festivali, ruan dhe përkrah traditat muzikore dhe folklorike autoktone shqiptare si dhe siguron që ato do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të kenë domethënie për brezat e ardhshëm. Ai i ofron spektatorit të thjeshtë, mundësinë e mishërimit me thesarin e pasur të kulturës sonë. Tubimi mbarëshqiptar kulturoro-artistik, manifeston begatinë kulturore të komunitetit shqiptar si një pjesë indetifikuese e komunitetit të përgjithshëm amerikan.

Klajd KAPINOVA BRONX (New York). Në Lehman Center Performing Arts në Bronx, u mblodhën në sofrën e gurrës popullore artistët nga diaspora shqiptare e Amerikës. Festivali i XX-të i Këngës dhe Valles Popullore Shqiptare, që mbahet në New York sot feston 20-vjetorin. Ai u organizua nga Qendra "Nënë Tereza" pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, nën përkujdesin e bariut shpirtëror Don Pjetër Popaj, Komisioni Organizativ dhe drejtorit prej shumë vitesh Mark Shkreli. Si gjithnjë, parada artistike e grupeve të ndryshme të muzikës me instrumente popullore tradicionale dhe moderne, valleve me larushisë e kostumeve të trojeve etnike, krahinave dhe nënkrahinave, gjatë dy dekadave në festivale, është përpjekur të idenfifikojë e përkrah grupet artistike dhe kulturore, që gjenden në shtete të ndryshme të Amerikës, shumëngjyrshmërinë e kostumeve, valleve, intrumenteve origjinale, traditave, zakoneve të lashta iliro-arbëroreshqiptare, të ruajtur ndër shekuj nga të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë këtu.

Ky është thesari i shpirtit të një populli të vogël, që ka një histori të lavdishme me vlera kulturore shumë të pasura dhe të larmishme. Sofra kulturore, këtë vit iu përkushtua 100-vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Tereza. Për të gjithë bashkatdhetarët nëpër botë, ky vit përkujtimor, është shpallur si Viti i Humanistës me famë botërore Të Lumes Nënë Tereza. Larushia e perlave shpirtërore të kultivuar dhe ruajtur me kujdes dhe respekt brez mbas brezi edhe në Amerikë, u shpalosën me dinjitet në spektaklin Fest’20-të në New York, në kryeqytetin

Erjon Spiro dhe Lidia Ujkaj, Konferensierë të Festivalit

metropolitan të kulturës shumetnike botërore. Ky ka qenë dhe mbetet edhe

objekqëllimi kryesor (prej 20 vitësh), për ribashkimin në një vatër të madhe festive mozaikun e vlerave folklorike të papërsëritshme burimore popullore të zonave, qyteteve, qendrave rurale dhe krahinave të ndryshme etnike gjithpërfshirëse. Natyrshëm, organizatorët e Festivalit XX, Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, respektuan me fisnikëri tubimin, duke e kthyer me dinjitet në një vatër të madhe gjithëpërfshirëse dhe shumëkulturore rreth një flamuri, gjuhe të përbashkët shqipe komunitetin tonë pa dallim feje, krahine e ideje, duke përkrahur origjinalitetin e tabanit popullor, gjatë gjithë shfaqjes para artëdashësve kulturëdashës bashkëatdhetarë dhe miqve amerikanë. Dritat shuhen ngadalë dhe sipari hapet me sfondin skenografik, ku dominojnë ngjyra blu e bardhë dhe logu i festivalit me sfondin kuq dhe shqiponjën dykrenare, nën efektin e mizaskenës, plot ngjyra, që shfaqen për disa sekonda. “Këngë për Nënë Terezën”, nën oshëtimen e moçme dhe brilante të lahutës së bjeshkëve të malësisë, shënoi hapjen e Festivalit XX Mbarëshqiptar në New York. Në sfond të skenës mbresëlënëse hijëshon para spektatorëve veshja prej


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 sari (ngjyrë të bardhë me tre shirita blu), që E Lumja Nënë Tereza dhe Misionaret e Saj, mbajtën gjithnjë të veshur, kudo ku shkelën nëpër botë dhe si Shembull i Jezu Krishtit, Humanistja e Madhe Shqiptare, shërbeu me devocion për të varfërit, të sëmurët, jetimët, të moshuarit e braktisur etj. Një gjetje e thjeshtë skenografike, por shumë domethënëse dhe me vlerë, në nderim të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, ishte përgatitur me dashuri dhe pasion nga artisti i talentuar Luan Qose. E Nëna mbeti Nënë edhe sot. Atëherë Ajo ishte thjeshtë një Gonxhe. Dhe më pas… Një ditë Ajo arriti të bëhet Nëna e të Gjithëve, një Shenjtore Mëshirëplotë, në të gjallë e mbas kalimit në amshim. Tek figura e Saj poliedrike evidentohet si element plot vlerë unisimi mes filozofisë predikuese, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar kompleksin e ndjenjave, që quhet mirësi njerëzore dhe formë praktike, si veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rrezatues. Kjo strukturë vlerash, projekton Atë, jo si një moralizuese, por si objekt kristian, që mishëron diçka më shumë. Bamirësja e famshme, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër. I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në gjithçka që bënte derisa e mori në krahët mikpritës të Tij. Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave.

13

Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në krahët e Saj të ngrohtë, duke u thënë: “Mos u merzisni! “Unë do t’ju mbaj me n g r o h t ë s i n ë prindërore...” Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe ngrohtësi shoqërore u fali me gëzim përherë E Lumja Nënë Tereza. Ajo u thoshte në shqip Kori i femijeve te Kishes “Zoja e Shkodres” drejtuar nga Agim Kola

Dom Pjetër Popaj

bashkëatdhetarëve: “Zoti ju bekoftë!”… Mbas një dokumentari të dobët artistikisht realizuar nga producentët shqiptarë, skena u mbush me fëmijë të korit të Kishës “Zoja e Shkodrës”, drejtuar nga muzikanti e kompozitori Agim Kola, të cilët shoqëruan këngën e re kushtuar Nënë Terezës: “Jeta është e bukur”, kënduar me nivel të lartë nga artisti profesionit tenori Kreshnik Zhabjaku. Vogëlushët e Grupit Artistik “Rozafati”, këndojnë e vallëzojnë buzagaz, nën tingujt e muzikës të orkestrës profesioniste “Alba”, të cilët ishin të veshur tërësisht me petkun kuq e zi, shprehje e simboleve të flamurit

kombëtar. Festivali i përvitshëm në New York, është shfaqja më masive në botën e diasporës shqiptare në Amerikë, ku marrin pjesë qindra festivalistë, me kostume, valle, muzikë, që përfaqsojnë trevat etnike nga Kosova deri në Çamëri. Flamuri amerikan dhe shqiptar hijeshojnë në dy anët e paraskenës moderne. Në qendër te skënës, para mikrofonit afrohen konferencierët e rinj: raportuesja e lajmeve në kanalin “News 12 Westchester” Lidia Ujkaj e shoqëruar nga partneri aktori vlonjat Erjon Spiro, që paraqesin programin në anglisht dhe shqip. Përshëndetjen tradicionale për mysafirët artdashës e bëri Don Pjetër Popaj, famullitar i Kishës "Zoja e Shkodres", në Hartsdale, New York.

Udhëheqësi shpirtëror, ndër të tjera tha: "Ky Festiaval, tha Dom Pjetër Popaj, i dedikohet 100-vjetorit të lindjes së Nana Teresës. Ne falenderojmë Zotin, për të gjitha bekimet që na i ka dhënë. Ai i ka bërë këto bekime e virtyte të njohura në krejt botën nëpërmjet Nanës Tereze. Dedikimi i Saj ndaj Zotit dhe popullit


14

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

qet në pah dhuratën tipike shqiptare të besës. Kur ja jep besën dikujt ja ke dhënë fjalën, ja ke dhënë jetën. Nana Tereze, ishte në atë mënyrë. Ajo dhuroi jetën e vetë Zotit dhe të varfërve dhe e ka mbajtur besën deri në fund të jetës së vetë.” I ndëprerë nga duatrokitjet frenetike, Don Popaj shtoi, se: “Sonte ne kremtojmë së bashku, traditën tonë të bukur ruajtjen prej etërve tanë ndër shekuj. Shumë këngë u dedikohen herojve tanë që nuk kanë kursyer veten dhe kan dhënë jetën për të ruajtur traditën dhe indetitettin tonë. Ne jemi shumë krenar për të rijnjt e të rejat e komunitetit tonë, sidomos ata që kanë lindur këtu, që nuk e harronë prejardhjen e tyre shqiptare. Ata e dojnë gjuhën shqipe dhe krenohen se janë shqiptar. Shumë prej tyre do t'ju argëtojnë sonte. Vëreni sa bukur vallëzojnë e këndojnë shqip që tregon se sa fort janë të kënaqur që janë shqiptar.” Në mbyllje të mesazhit, meshtari tha: “Nana Tereze deri që ka vdekur e ka thanë uratën e Puna e Pendimit shqip.Ajo gjithmonë ka qënë krenare për të qënë shqiptare. Tani faleminderojmë Zotin që në Parriz kemi një shqiptare, që flet shqip. E falenderojmë Komisionin Organizativë për punën e palodhur, për t’a bërë mbrëmjen kaq të bukur për ne. Ne kemi ardhur për t’u përgëzuar me njeri-tjetrin, ndërsa përcjellim argëtimin e pashoq të bijëve e bijave tuaja, vëllezërve dhe motrave tona. Ne jemi krenar me ta, krenar me kulturën tonë të pasur e të lashtë kombëtare. Prandaj edhe një herë mirë se keni ardhur dhe kaloshi mirë në festival.” Shumë këngë, valle të bukura, në

gjuhën e ëmbël shqipe, ofruan në mbrëmjen popullore grupet foklorike artistike të ardhur nga New York-u me rrethina (Grupi “Rozafati” (koreografe Angjelina Nikaj), Grupi “Lulet e Festivalit”, “Grupi i të rriturve”, Grupi i Vajzave “Rozafati”, Grupi Polifonik i Boston-it, Grupi “Bashkimi” Boston (nën drejtimin e koreografit profesionist Bashkim Braho), Ansambli Foklorik “Rugova” (kryetar: Syl Nikqi, koleografët: Sadri Muriqi dhe Flamur

SHKA “Mërgimi” Fondi i Përbashkët Shqiptar

Husaj), Orkestra “Alba” (Orkestra e Festivalit, me drejtues Edmond Xhani), SHKA Mergimi (FPSH)–Paterson (New Jersey, me kryetar Ramazan Veliu), Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi”, Raif Hyseni’s Albanian-American

Esemble Merita Halili–Singin Class Polly Tapia Ferber-Frame Drum Class, Grupi “Nënë Tereza” (Shaban Lajçi, Fran Shala, Tom Gjergji, Agim Rugova, Xhevat Ulaj, Alex Selimaj dhe Gjon Gjergji) etj. Me shumë duatrokitje u prit grupi kuq e zi: “Raif Hyseni’s AlbanianAmerican Esemble Merita Halili–Singin Class Polly Tapia Ferber-Frame Drum Class”, ansambël i krjiuar nga mjeshtri virtuoz i firzamonikës Raif Hyseni dhe këngëtarja e famshme e muzikës popullore Merita Halili, gjë e cila i solli publikut një atmosfer tepër të këndshme. Një grup simpatik me këngëtarë dhe instrumentitë amerikanë, interpretuan këngë të bukura në gjuhën shqipe. Kënaqësia në sallë mbrriti kulmin, kur spektatorët, u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta, interpretimin e këngëve: Ti ti ti matane, Laje-Laje kryt si rosa, Ç’asht ma bukur në kët botë dhe Oh ku po shkon moj rrushja e lalës. Në fund, juria e Festivalit e kryesuar nga Liljana Qose, shpalli fituesit për kostumet më të bukura, këngën më të bukur, grupin më të talentuar, muzikanët më të talentuar. Kështu u dhanë vlerësime përkatëse me çmimin: grupi dhe kostumet më të mirë, me të cilin u nderua Grupi Artistik “Rugova”, ndërsa vlerësimin për grupin folklorik më të mirë iu dha ansamblit popullor “Kelmendi". Në vijim një çmim i veçantë iu nda solistit bariton Kreshnik Zhabjaku, shoqëruar nga fëmijët e korit të Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës”, Hartsdale, me drejtues muzikantin e mirënjohur Agim Kola.

Ansambli Shqiptaro-Amerikan i Raif Hysenit


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 Kryetarja e jurisë, përmend me radhë emrat e grupeve fitues, si: Grupi Polifinik nga Bostoni, ansamblin më të mirë të valltarëve “Bashkimi" (Boston), me drejtues koreografin profesionist Bashkim Braho, ndërsa një çmim i veçantë iu dha interpretuesit solist Arlinda Balidemaj për këngën kushtuar Të Lumes Nënë Tereza. Si çdo vit me çmim të veçantë u nderua një nga pesë grupet konkuruese të vallëtarëve më të mirë, ku vendin e parë e mori grupi artistik i vallëtarëve "Rozafati", që prej shumë vitesh zhvillon aktivitet artistik pranë Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në ambientet komode të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” New York, nën drejtimin e korografes së palodhur Angjelina Nikaj. Në fund u nda një çmimin i posaqëm për ansamblin kulturor të muzikës popullore me qendër në New York: "Raif Hyseni's Albanian-American Ensemble" Merita Halili-Sing Calss Polly Tapia Ferber-Frame Drum Class". klajdkapinova@yahoo.com Valle Tropojane: Angjelina Nika dhe Bashkim Braho

Ansambli Rugova

Vallëtare të Rozafatit Grupi Polifonik nga Bostoni

15


16

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Dom Pjetër Popaj, vijues i traditës për fe, atdhe e përparim New York: Këshilli i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, NY, sëbashku me mijëra besmitarë, shtroi një darkë nderimi të veçantë për famullitarin Dom Pjetër Popajt, duke i uruar atij 25 vjetorin e shugurimit meshtar, me dëshirat më të mira për shëndet e suksese në misionin

Tomë MRIJAJ e tij në shërbim të Zotit e anëtarëve të famullisë. Dom Pjetër Popaj, për 25 vjet me radhë, duke qenë meshtar dhe në krye të famullisë së Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, ka dëshmuar se është një njeri i përkushtuar me zemër e shpirt në shërbim të Krishtit e të kombit. Ai sot është një figurë e respektuar në komunitetin tonë, dhe në gjithë botën shqiptare për bashkëpunimin që ka pasur dhe ka me përfaqesuesë të të gjitha besimeve fetare dhe bashkatdhetarët, pa marrë parasysh besimin dhe vendin nga janë. Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë e Dom Pjetër Popajt dhe e urojmë nga zemra të ketë shëndet gjithmonë në shërbim të fesë e kombit.

elegant nga veshja dhe i mprehtë nga fjala. Një ditë, në oborrin e Kishës, më tha: “Është komunitet i madh e Dom Pjetri është i ri nga mosha, për t’i përballuar gjithë këtyre.” “Z. Ndoc, -i thashë, -Dom Pjetri, është shumë i përgatitur për të përballuar punë edhe shumë më të mëdhaja.” Ai më shihte në sy dhe dëgjonte me shumë kujdes. Mbas një pauze të vogël, shtoi: “Zoti të bekoftë! Me burra të ndershëm arrihet gjithçka.” Më kujtohet, kur në Kishën tonë ishte i pranishëm ish-Ambasadori i Shqipërisë pranë O.K.B.-së, z. Pëllumb Kulla, me bashkëshortën e tij dhe të tjerë që e shoqëronin. Porsa Dom Pjetri mbaroi meshën, aktorja e njohur zonja Xhulieta Kulla, tha fjalë: “Dom Pjetër, predikimi juaj më ka lënë shumë mbresa sot. Ju jeni më artist së artistët.” Në vendlindje Pjetri i vogël mori mësimet fillestare, kurse vitët e fundit të shkollës fillore i përfundoi në Ulqin. Më 1972, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe familja e tij, nëna Lina e babai Ndoci, mori udhën e mërgimit për në Sh.B.A. Për 12 muaj ata qënduan në Itali, për përgatitjen e dokumentave dhe në nëntor të vitit 1973, arriten në aeroportin J.F.K. Prinderit e regjistruan

Babai i Dom Pjetrit, Ndoc Popaj, duke marrë kungimin nga Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II Pjetrin në “Joan of Ark” High School, në Manhattan e më pas në “Evander Childs” High School, në Bronx, New York. Tek i riu, zgjohet në brendësi të shpirtit thirrja e parë për t’iu përkushtuar Hyjit. Vitet kaluan e ai përfundoi studimet e larta në “Cathedral Preparatory Seminar”, në Manhattan. Por etja për dije filozofike do të bënte që ai të rregjistrohej në “Cathedral College of the Immaculate Conception” në Douglastown, NY, ndërsa studimet teologjike t’i përfundonte me sukses në “St Joseph’s

Në 25 vjetorin e meshtarisë Dom Pjetër Ndoc Popaj lindi në Shën Gjergj, më 10 qershor 1958, në një nga qëndrat e hershme të krishtërimit ndër shqiptarë. Kisha katolike në vendlindjen e tij daton në shek. XIV. Ajo i është përkushtuar Shën Gjergjit dhe bën pjesë në Arqipeshkvinë e Tivarit. Më kujtohet si tani babai i Dom Pjetrit, një burrë i hijshëm nga pamja,

Mesha e parë e krishtlindjeve në Kishën e re ne Hartsdale


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 Seminary”, në Dunwoodie, NY, në vitin 1985. I shuguruar si djakon, për 6 muaj shërbeu në Kishën “Saint Lucy’t”, në Bronx. Një muaj më pas, më 16 nëntor 1985, në Katedralen e Saint Patrick-ut, në Manhattan, NY, nga Shkëlqesia e Tij John Cardinal O’Connor, Arqipeshkëv Metropolit i New Yorkut, u shugurua prifti i parë shqiptar në Amerikë, duke veshur petkat e meshtarit. Ky gëzim i përbashkët, u festua më 24 nëntor 1985, në “Imperial Manor”, në Paramus, New Jersey nga bashkatdhetarët e klerikët, si, Imzot Dr. Johseph J. Oroshi, bashkvendasi Dom Rrok Mirdita (sot Arqipeshkëv Metropolit i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës), Monsinjor John Doherty, Vicar Episcopal, Father Hebert D’Argenio, si dhe 1014 persona nga famullia “Zoja e Shkodrës” dhe mbarë komuniteti shqiptar i New Yorkut me rrethe. Më 17 maj 1985, Kardinali i New York-ut, Eminenca e Tij John J. O’Connor, njoftoi emrimin e Dom Pjetër Popajt si ndihmësfamullitar në Kishën “Saint Lucy’s”, Bronx. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmësadministrator në Kishën Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Bronx. Prej vitësh peligrinet shqiptarë shkojnë të organizuar në grupe në vendët e shenjta. Dom Pjetër Popaj ka organizuar tubime shkencore e kulturore, në nderim të klerikëve katolikë dhe personaliteteve të ndryshme të kulturës shqiptare. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës së tij Dom Pjetri e ka kaluar në Amerikë, ai ka dashuri të pakufi për vendin e tij të lindjes, të cilën e viziton shpesh me mall. Kleriku shqiptar, thotë: “Duke vizituar shpesh vendlindjen, mësojmë më tepër për veten tonë”. Aty kujton fëmijërinë dhe truallin, ku ka lindur ai, familja dhe stërgjyshërit e tij, brez pas brezi, duke i quajtur ato ditë në Ulqin, si kujtimet më të bukura të jetës së tij. Ja një pasazh mbresëlënës i përje-

17

timit të klerikut tonë, botuar në revisten kulturore “Jeta Katolike”, në New York: “Pas 34 viteve në mërgim, shkova për të vizituar vendlindjen. Edhe më parë kam patur raste të rëndësishme për të shkuar në trojet e mia. Ishte bërë një kohë tepër e gjatë. Bekimi i Kishës së Shën Markut, në Shtoj të Ulqinit, ishte rast gëzimi i dyfishtë për Shtojin e New York-un… Një përjetim të shkëlqyer ndjeva gjatë vizitës pranë kishave të Shasit. Themelet e muret e rrënuara të kishave të hershme më lanë të habitur. U mahnita shumë me Kishën e vogël të Shën Marisë, në një shkëmb rrëzë malit të Ambullit. Prej liqenit të Shasit, është një e përpjetë e vështirë, me Dom Pjetër Popaj me Mons. Zef Oroshin, shkëmbinj të mprehtë e New York, 1984 të dëndur, me shkurre e therra. Kur gjindesh në Zoti e ka zgjedh për ne, më lind fund të malit, thua kur do të ngjitëm aty. Kjo është sipas planit të Tij. atje. Jo vetëm që ngjitesh mirë, por as Duke u moshuar e kujtojmë nuk ndjen lodhje. Kur kthehesh poshtë, vendlindjen më shpesh. Shprehja të duket së të ka pushuar trupi… popullore na tregon se fruti i pjekur, Me dëshirën e zjarrtë për të njo- kur këputet nga dega, bjen te rrënja. hur sa më shumë vendlindjen time, Pjekuria jonë matet me kam dalë për të parë ato male të larta, ndërgjegjësimin tonë. Pyetja kryesore që ruajnë në zemra histori të për çdo njërin është: Kush jemi ne? lavdishme të malësorëve trima. Padyshim, se përgjigja nuk mund të …Kudo që shkova kam gjetur mikprit- jepet pa pyetjen tjetër: Nga jemi ne? jen e bujarinë tradicionale të shqiptar- Të meditojmë rreth të kaluaren tonë, it… fëmijërisë tonë, tokës së të parëve Për një kohë të shkurtër kam bërë tanë. Duke vizituar shpesh shumë vizita e takime të rëndësishme e vendlindjen, mësojmë më tepër për sidomos vizita në vendlindje, që zënë vetën tonë…” një vend të posaçëm. …Vizita në vendlindje është e Sot, Kisha jonë “Zoja e nevojshme për ne. Prej aty vjen Shkodrës”, në Hartsdale, New York, identiteti ynë, gjuha, feja, kultura, nën drejtimin e tij po përballet me etnosi, tradita. Aty është burimi i jetës aktivitete të larmishme fetare e komtonë. Vendlindja, duhet trajtuar si një bëtare, me ngjarje të rëndsishme. vend i shenjtë.


18

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Predikimi i Imz. Rrok K. Mirditës, gjatë Meshës Jubilare të Dom Pjetër Popajt

25 VJETORI I SHUGURIMIT TË DON PJETËR POPAJT NEW YORK, 21 NËNTOR 2010 Të dashur vëllezer e motra,

torit të meshtarisë së bariut tuaj të dashur, mikut tim të ngushtë e vëllait tim në meshtari Don Pjetër Popajt. Në flijimin e Krishtit gjendet e përmbledhur tërë forca e dashurisë së Hyjit. Në misterin e kryqit bëhet i pranishëm shpëtimi i amshuar. E çfare është meshtari përveçse shërbëtor i përvuajtë i një misteri kaq madhështor. Ekzistenca e meshtarit është e lidhur në mënyrë të pazgjidhëshme me pashkët e Krishtit.

këtë gjest e në këto fjalë përmblidhet tërë misteri i meshtarisë. Duke thënë e kremtimin e sotëm mbyllim "trupi im" dhe "gjaku im" për bukën dhe vitin liturgjik dhe përkujtojmë verën eukaristike, meshtari identifikohet Krishtin si mbretin e gjithëme Njeriun e kryqit, që në ungjillin e sisë. Leximi i Ungjillit të sotëm na e sotëm i thotë keqbërësit të penduar: paraqet mbretin e gjithësisë nga froni i “Sot do të jesh me mua në parajsë”. kryqit, froni nga i cili Biri i Hyjit ka Misteri i darkës së fundit të Krishtit mundur armikun e fundit të njeriut, që realizohet në misterin e kryqit, e nga është vdekja. Njëri nga dy keqbërësit e këtu lind Kisha me Krishtin meshtar, kryqëzuar me Jezusin, duke parë mbret dhe profet të Besëlidhjes së Re, të mënyrën me të themeluar mbi gjakun cilën Krishti po e tij. Misteri i darkës përjetonte dhimbsë fundit dhe misteri i jen e kryqit dhe kryqit nuk do të ishin poshtërimin e asgjë më shumë sesa njerëzve, kupton një kronikë historike se në vdekjen e atij pa misterin e njeriu gjendet tërë meshtarisë. fuqia e jetës dhe Krishti i thotë çelësi i amshimit. keqbërësit të pendNjëri nga uar: "Sot do të jesh keqbërësit kupton me mua në parajsë!". se ka një mbretëri Sot, të dashur vëllezër të gjithësishme e motra! Kjo "sot", e dhe se Krishti thënë nga Krishti është mbreti i para dymijë vjetësh, kësaj mbretërie, nuk është bërë kurrë prandaj i thotë: "dje". Sot Krishti "Jezu, kujtohu për bëhet i pranishëm për mua kur të jesh në ne në misterin e mbretërinë eukaristisë së shenjtë tënde!". si mbreti i gjithësisë, si Le ta falënderojmë për thirrjen meshatrake dhe për këto njëzet e pesë Mbretëria e Biri i Hyjit i vjet meshtari të famullitarit tonë të dashur don Pjetrit, që me jetën e tij kryqëzuar, dhe na gjithësishme e meshtarake e ka bërë mbretërinë e Hyjit të pranishëm në jetën tonë. Krishtit, të dashur premton se sot do të vëllezër e motra, jemi me të në parajsë. është e themeluar Çfarë tjetër është mbi flijen e kryqit. Me fuqinë dhe Para njëzet e pesë vjetësh don Pjetri ka meshtaria e don Pjetrit, përveçse e sotmpushtetin e mbretit të gjithësisë, nga shqiptuar për herë të parë fjalët që ja e Krishtit për të gjithë njerëzit që ai ka kryqi ku po përmbushte flijimin shpë- mbartin brenda tërë misterin e shëlbim- takuar në këto njëzet e pesë vjet timtar, Krishti i thotë keqbërësit të pen- it: "Ky është trupi im i flijuar për ju... Ky shërbesë të shenjtë? duar: "Sot do të jesh me mua në para- është gjaku im i derdhur për ju". Nëse mbretëria e Krishtit është e jsë". Sot, pas njëzet e pesë vjetësh, pas themeluar në gjestin e flijimit të tij, edhe Mbretëri e themeluar mbi flijimin. pak minutash, do të thotë përsëri po meshtaria shërbestare është e themeluar Pikërisht duke u mbështetur në këtë këto fjalë që përsërit sa herë që kremton mbi një kushtim. Falë përkushtimit ndaj koncept të festës së sotme liturgjike sakramentin e shenjtë të eukaristisë. "Ky Krishtit, që realizohet plotësisht në mund të kuptojmë rëndësinë e përvje- është trupi im. Ky është gjaku im". Në shugurimin meshtarak, meshtari mund

M


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 të thotë: “Ky është trupi im" dhe "ky është gjaku im" duke realizuar këtë mister të mrekullueshëm të fesë sonë, falë të cilit, kur gjendemi përballë meshtarit, gjendemi përballë Krishtit. Qendra dhe burimi i jetës së Kishës është eukaristia, pra flijimi i Birit të Hyjit në kryq. Qendra dhe burimi i jetës së meshtarit është eukaristia, vendi ku meshtari njëjtësohet me Krishtin. Nëse të kremtosh eukaristinë do të thotë të përkujtosh misterin e pashkëve të Krishtit dhe ta bësh atë të pranishëm sot, të kremtosh përvjetorin e shugurimit meshtarak do të thotë gjithashtu të përkujtosh misterin kushtimit të meshtarit, misterin e bashkimit të tij me Krishtin e flijuar. Sot të gjithë bëjmë festë për don Pjetrin dhe falënderojmë Hyjin për dhuratën e thirrjes së tij, sikurse për hiret që ka derdhur me anë të shërbesës së don Pjetrit për të gjithë ne. Momentet e festës janë një përvojë e mrekullueshme e dashurisë së Hyjit dhe janë një parashijim i festës së amshuar të qiellit ku jemi të ftuar të gjithë. Megjithatë, pikërisht sot, në këtë festë të mrekullueshme të festës së Krishtit mbret dhe të festës së njëzet e pesë vjetrorit të shugurimit të don Pjetrit, dëshiroj të sjell në mendjen dhe në vëmendjen tuaj natyrën flijimtare të ekzistencës meshtarake. Fija e artë që na udhëheq në këtë meditim mbeten fjalet e darkës së fundit: "Ky është trupi im... Ky është gjaku im". Krishti dhe meshtari të bashkuar në një gjë të vetme. Çfarë i ndodh Krishtit në Ungjillin e sotëm? Përqeshet dhe poshtërohet nga kryqëzorët dhe nga kalimtarët. Udhëheqësit e popullit thonë: "Ka shpëtuar të tjerët! Le të shpëtojë veten, nëse është Krishti i Hyjit, i zgjedhuri". Ushtarët e përqeshin, i afrohen për t'i dhënë uthull e i thonë: "Nëse je mbreti i judenjve, shpëtoje veten!". Keqbërësi i kryqëzuar pranë tij i thotë: "A nuk je ti Krishti? Shpëto veten e na shpëto edhe ne!". Të shugurohesh meshtar e të jetosh meshtarinë do të thotë të jesh i gatshëm të vihesh në këtë rol të Krishtit. Sa herë

gjatë vitëve të meshtarisë sate, i dashur don Pjetër, të është dashur të rrish i heshtur në kryq, sepse ke kuptuar se thelbi i ekzistencës meshtarake nuk qëndron në shpëtimin e vetvetes por në ofrimin e shpëtimit të Hyjit për të tjerët. Orët e kryqit janë orë të padukshme, sepse janë orë shpirtërore, por janë orët më të frytshme, më të bukura, më të thella të jetës meshtarake. Përballë të gjithë atyre që e përqeshin, Krishti hesht dhe flijohet. Ai nuk ka ardhur për të shpëtuar vetveten. Por përballë keqbërësit të penduar, që i thotë: "Jezu, kujtohu për mua kur të jesh në mbretërinë tënde, Krishti shpalos tërë fuqinë madhështore të hirit të Hyjit, që hapet përmes kryqit, duke thënë: "Sot do te jesh me mua në parajsë". Kryqi, që për udhëheqësit e popullit dhe për ushtarët në ungjillin e sotëm është shenjë e dështimit të Krishtit, është për keqbërësin e penduar udha e shpëtimit, dera e hyrjes së tij në mbretërinë e Hyjit. Vuajtja e meshtarit, vetmia e tij, dështimet që mund të përjetojë, ndon-

jëherë edhe përqeshja dhe poshtërimi, jo vetëm që nuk e dobësojnë, por e bëjnë edhe më të fuqishme fjalën e fesë që ai ka për të shpallur për të gjithë ata që kërkojnë me zemër të penduar mbretërinë e Hyjit. Shumë i dashur don Pjetër, të gjithë kemi parë e njohim talentet e mrekullueshme që të ka dhënë Zoti: inteligjencën, humorin, aftësinë për të komu-

19

nikuar, dhuratën e fjalës, bujarinë. Të gjithë kemi parë e admiruar sukseset e tua të panumërta në shërbim të kishës e të famullisë "Zoja e Shkodrës" gjatë këtyre vitëve. Vetë kjo kishë është përmbledhja më e mrekullueshme dhe simboli më domethënës që shpreh angazhimin tënd të vyer. Për të gjitha këto të falënderojmë dhe falënderojmë Hyjin. Por ato gjëra që nganjëherë nuk kemi sy për t'i parë, dhe që ti i mban të fshehura si thesar shpirtëror, vuajtjet, dhimbjet, flijimet, mundimet dhe lutjet e heshtura, dëshiroj t'ia paraqes Atit të Amshuar si perla të çmueshme të këtyre njezët e pesë vitëve meshtari. Për të gjitha këto Zoti të shpërbleftë e të bekoftë! Të dashur vëllezër e motra, pa përjetimin e kryqit nuk është e mundur të hyjmë në mbretërinë e Krishtit. Ky përjetim ndodh sa herë jetojmë me fe vuajtjet me të cilat na gatuan jeta, ky përjetim ndodh në lutje, por mbi të gjitha ky përjetim ndodh në kremtimin e misterit të eukaristisë. Duke kremtuar këtë eukaristi, le ta falënderojmë Hyjin, që në Krishtin na ka hapur dyert e mbretërisë së tij të amshuar. Le ta falënderojmë për thirrjen meshatrake dhe për këto njëzet e pesë vjet meshtari të famullitarit tonë të dashur don Pjetrit, që me jetën e tij meshtarake e ka bërë mbretërinë e Hyjit të pranishëm në jetën tonë. Shumë i dashur don Pjetër, të gjithë e njohim dashurinë që ke për nënën tënde, e cila prej disa kohësh është e sëmurë. Festa jote e sotme e mbush zemrën e saj me gëzim. Zoti i dhashtë asaj shëndet e jetë për t'u gëzuar edhe me ngjarje të tjera të mëdha në jetën tëndë! Në të njëjtën kohë unë njoh shumë mirë dashurinë që ke për nënën e Krishtit, Zojën tonë të Shkodrës. Duke të të falënderuar për miqësinë tonë dhe për shërbesën tënde bujare, i lutem asaj që të të mbrojë e të të bekojë. Zoja e Shkodrës, Nëna e Këshillit të Mirë e mbushtë zemrën tënde me gëzim e jetën tënde me hir! Amen.


20

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

100-vjetori i lindjes së Nënës Terezë dhe Katedralja e Prishtinës Ndue Ukaj

N

ë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme. Në të vërtetë, Nëna Terezë nuk bëri shpikje shkencore si Albert Ejnstein, nuk i ndërroi kahet e botës si Bill Gejtsi, nuk ishte e famshme për role filmike e vepra shkencore, madje s’u shqua as për fuqi politike dhe forma tjera veprimtarive të zakonshme. Mirëpo, Ajo ishte e madhe për diçka tjetër, të pazakonshme, duke u ba e admirueshme dhe e dashur për miliona e miliona njerëz, për vlera që qëndron mbi të gjitha, për dashuri ndaj Zotit dhe Njeriut, dy postulatet e jetës dhe veprës së saj. Ajo, i dha botës pikërisht ato që i mungonin, besimin dhe dashurinë, forcën dhe guximin. Në shekullin e trazimeve të mëdha, në shekullin e luftërave të përgjakshme, të zhvillimeve marramendëse teknologjike, ajo u privua nga gjitha të mirat e kësaj bote dhe ato i kërkoi diku tjetër, atje ku mjerimi kishte ndërtuar perandorinë e tij shkatërruese, ku trishtimi s’kishte kufij dhe ku dhembja njerëzore ishte e pafund. Kështu, ajo u bë ikona e shekullit XX, e këtij shekulli të trazimeve dhe kontrasteve të mëdha. Nëna Terezë, një grua shtatvogël, por me një zemër të madhe, arrit të fitoj një epitet universal, me u quajt nga e gjithë bota, me emrin më të dashtun dhe më të përkdhelshëm, Nanë. Ishte ky një rast unik, krejtësisht i veçantë në historizmin e njerëzimit. Ajo, arriti të bënte atë që s’mundi e s’mund ta bën asnjë superfuqi politike, ushtarake, ekonomike, kulturore-

vetëm me një forcë, forcën e dashurisë, përmes filozofisë së saj, që është thelbësisht filozofi e dashurisë dhe kulturë e dashurisë. Model për këtë ka Jezu Krishtin dhe fjalën e Ungjillit. Në këtë mënyrë, ajo arrit të ndërtoj një qytetërim superior, të bazuar te vlerat shpirtërore, te besimi i palëkundur në Zotin dhe në përkushtimin e pakursyer për njeriun, pa kurrfarë dallimesh. Ajo, duke qenë “lapsi në dorën të Zotit”, shkroi testamentin e njerëzimit, se dashuria është arma më e fuqishme, që tjetërson çdo fuqi të së keqes, që zbut dhimbjet, trazon diktaturat, ushqen të uriturit, shëron të sëmurit dhe botës i jep më shumë shpresë, më shumë qetësi, më shumë gëzim dhe më shumë jetë. Filozofia e jetës dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, tjetërsoi pikëpamjet e konsoliduara nëpër dijet e ndryshme humane, tronditi stërhollimet filozofike dhe përsiatjet e panumërta që bëhen nëpër universitete, akademi, institute dhe krijoj një rend të ri, një filozofi të bazuar në vlerat dhe virtytet e besimit, të dashurisë, të solidaritetit dhe përkushtimit për njeriun e varfër, për njeriun e sëmurë, për njeriun nëpërkëmbur, për njeriun e shtypur, për njeriun e përbuzur- me një fjalë, për njeriun që shihet si tepricë e botës. Sot, mund të themi me plotë gojën se Nënë Tereza ka mbushur boshllëqet e botës, ato vrima të zeza, duke ju dhënë shpjegimin e munguar dhe domethënës. Ajo, tjetërsoi filozofinë e jetës dhe ndërtoi një qytetërimin e dashurisë-qytetërim dhe filozofi kjo që e mban madhërishëm emrin e Nënës tonë Terezë. Kudo nëpër botën shqiptare dhe rrafshet e përbotshëm, shtrohen pyetje, se çfarë e bëri këtë personalitet kaq

madhështor, kaq të përjetshëm, kaq të dashur, kaq të patejkalueshëm, kaq të admiruar? Bëhen shpjegime filozofike, teologjike, psikologjike, sociologjike, letrare, mirëpo, Ajo, prapëseprapë mbetet mister, mbetet mister, ashtu siç mbetet mister i përhershëm për njerëzimin dashuria, kjo shtytëse e njeriut. Pra, ajo bëri gjëra të vogla, por me dashuri të mëdha. Pikërisht këto gjëra që shkreptinin si rrufe dhe u përhapën kudo nëpër botë. Ndërkaq, këto vepra të mëdha, ajo i përjetëson edhe me mendime të bukura, të fuqishme, sugjestionuese dhe shumë domethënëse për çdo kohë dhe rrethanë, sikur ky: “Mos më thuaj se në botë ka luftë. Mos më thuaj se njerëzit veniten nga uria. Mos më thuaj se njerëzit vriten nga urrejtja. Mos më thuaj se njerëzit gërgasin dhe përndjekin njëri-tjetrin, por vetëm më thuaj: Ç’bën ti?“


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

Njëqindvjetori i lindjes së saj dhe reflektimi në jetën shqiptare Këto ditë, kur po shënohet, me aktivitete të bujshme, njëqindvjetori i lindjes së Nënës Terezë, kombi shqiptar, si asnjëherë më parë, ndjehet i lartësuar, i lehtësuar, i gjallëruar, i plotësuar dhe i frymëzuar. Manifestimet e shumta, kudo ku ka shqiptarë, përurimet e librave të shumtë, konferencat e ndryshme, shtatoret, dokumentarët, bashkë me lavdet e përjetshme dhe meritore që ja jep bota anë e kënd, e bëjnë këtë përvjetor të madhërishëm, një nyje shumë domethënëse që ndërlidh kohët dhe historitë, për t’i dhënë trajtë të re botës shqiptare, ashtu sikurse Nëna jonë Terezë, i dha domethënie tjetër botës. Gjitha këto aktivitete të bujshme, janë një shenjë e fuqishme, e këndelljes së kombit tonë, për të ecur gjurmëve të Nënës Terezë, kësaj Nënë të njerëzimit, e cila, na ka ngritur si komb, në piedestalin e popujve më të çmuar. Nëna Terezë ishte një bijë shqiptare, e lindur dhe e frymëzuar brenda një traditë shqiptare, në një familje bujare, të ushqyer dhe prirur nga idealet sublime, kombëtare dhe fetare. Në familje, ajo u mbush me dashuri, të cilën e shpërndahu në çdo cep të botës. Një shpjegim shumë domethënës dhe sintetizues, për këtë figurë gjigante, e jep njeriu që i qëndroj afër, biografi më i madh, Dr Don Lush Gjergji: “Vetëm në prizmin e historisë sonë kombëtare dhe fetare mund ta zbërthejmë, kuptojmë dhe shpjegojmë fenomenin e mirësisë dhe dashurisë-Nënës tonë Terezë. Po, atë e lindi dhe e rriti lashtësia jonë iliroshqiptare, e nxori në dritë martirizimi ynë shumëshekullor, e edukoi dhe e frymëzoi krishterimi ynë 2000 vjeçar, e lartësoi përvujtëria, e bëri të madhe dhe të pavdekshme dashuria”. Në të vërtetë, Nëna Tereza jo

vetëm që ishte “vigani i shekullit tonë”, siç tha Bill Clinton, por, mbi të gjitha, ajo ishte vigani i njerëzimit. Veprimtaria e saj e ka vulën në Jezu Krishtin dhe Njeriun. Në një intervistë për magazinën e madhe Time, ajo u pyet: Cila është frika juaj më e madhe? Ajo u përgjigj: Unë i besoj Krishtit dhe nuk kam frikë. Ndërsa një pyetje tjetër ishte, Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Dhe përgjigj e saj ishte: Unë kam vetëm një plan në ditë. E djeshmja ka kaluar, e nesërmja akoma nuk ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen për ta nderuar Krishtin. Objekt i jetës së saj ishte njeriu, ai i përbuzuri, i lëni, i varfëri, i sëmuri, ndërsa inspirim dhe motivim për të realizuar këtë mision, ishte Jezu Krishti. Veprimtaria e saj, e formësuar në bipolaritetin, toka e qielli, Krishti dhe Njeriu, flaku gjitha dallimet ekzistuese tokësor. Prandaj, ajo admirohet më shumë së kushdo tjetër. Si shembull për këtë, po përmendin vetëm faktin se me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës, gazeta britanik "Daily Telegraph" realizoi një sondazh

21

me 90 personalitete botërore, për të gjetur kështu personalitetin më influencues dhe më inspirues. Dhe këtu triumfon Nënë Tereza. Ishin 90 personalitet që mbesin prapa madhështisë së personalitetit të saj, në mesin e të cilëve: Mahatma Gandhi, Martin Luther King, Sir Winston Churchill, Albert Einstein, etj. Është kjo një listë me personalitet që ngërthejnë vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin mbarë. "Nëna Terezë ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është e lindur në Shqipëri dhe ua dedikoi jetën të varfërve në Indi"shkruan gazeta në fjalë me ketë rast. Nëna Terezë, emri dhe vepra e saj janë përjetësuar në gjitha segmentet e jetës shqiptare. Nëpër pulla postare, sheshe, në kryeqendrat tona, aeroport, spitale, rrugë kudo ka shqiptar, janë sinjifikativi i fuqishëm, i faktit se ajo tanimë është bërë pjesë e pandashme e identitetit shqiptar, duke influencuar në gjitha segmentet me rëndësi formësimin e identitetit modern shqiptar. Për më tepër, ajo përveç tjerash, është bërë objekt i shumë


22

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

veprave të artit, në letërsi, pikturë, muzikë, skulpturë, etj. Në këtë kontekst, po vëmë në spikamë një mendim shumë kuptimplotë të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, lidhur me Nënë Terezën dhe rrafshin e saj kulturor: “Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti, dy personazhet më të mëdhenj të kombit tonë dhe ndër dy më të mëdhenjtë e Evropës e të njerëzimit mbarë, sado të largët të jenë në kohë e sado të ndryshëm në trajtë, për ne, shqiptarët, kanë një gjë sublime që i bashkon… Gjergj Kastrioti, simboli i vullnetit tonë për liri dhe për qytetërim europian, libri i Gjon Buzukut, mishërimi i etjes së shqiptarëve për kulturë dhe dritë, dhe Nënë Tereza, mesazhi ynë i madh i harmonisë, përdëllimit dhe dashurisë për popujt dhe njerëzimin mbarë, janë vlerat tona morale që do të na shoqërojnë përherë në rrugëtimin tonë të madh”.

Nëna Terezë dhe Katedralja e Prishtinës Milan Kundera, njeri nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë sot, shkruan: "Kujtesa duhet vazhdimisht te ushtrohet qe te mund te funksionoj siç duhet". Këto manifestime të mëdha që bëhen, përkujtimet e shumta, janë një formë e rigjallërimit të saj brenda kombit tonë, e jetësimit të veprës së saj në ne. Ka tanimë tre dekada qysh kur Nënë Tereza ka filluar të thadrohet në mendjet dhe zemrat shqiptare, për t’u bërë një model i shkëlqyer, një udhërrëfyese, sidomos në ditë të vështira. Ajo u mishërua në popullin e saj. U bë shembull udhërrëfyes. Ajo, ishte dhe mbetet një nënë tipike, që ngroh me përqafimet e zjarrta gjithë njerëzit vullnetmirë, u dha, dhe u jep fuqi të nëpërkëmburve, jep forcë të shtypurve, frymëzime të jashtëzakonshme krijuesve. Ajo është Njëshi i pazëvendësueshëm, me i

veçanti në rruzullin tokësor, një univers i pafundmë i dashurisë për Krishtin dhe Njeriun. Prandaj, reflektimi i saj në kulturën dhe identitetin shqiptar, është i madh. Dhe ky reflektim, i ngjizur fuqishëm dhe me përkushtim nga Dr. Don Lush Gjergji, Ibrahim Rugova, e shumë e shumë të tjerë, po kurorëzohet në këtë njëqindvjetor, me ndërtimin e Katedrales katolike në qendër të Prishtinës. Kjo është përjetësia më e madhe, mishërimi më i fuqishëm më tokën e saj, me gjakun e saj. Ndërsa për në shqiptarët është shenjë e mëkëmbjes, e gjallërimit, pas shumë e shumë shekujve zie. Në Prishtinën e lirë, për të cilën Nëna Terezë ndërmjetësoi nga Vatikani deri te Uashingtoni, është ndërtuar Katedralja madhështore që e përjetëson emrin dhe veprimtarinë e Nënës Terezë.

Uria për dashuri Testamenti i Nënës Terezë, i shkruar me vepër, çdo ditë të jetës së saj, i jetuar në çdo shkund dhe i shpërndarë kudo në botë me dashuri, çdo ditë e më shumë po përfiton botën. Ajo, ishte dashuria në vepër, siç thotë Dr. Don Lush Gjergji, e cila, veç punës gjigante, la edhe mendime të bukura e shumë domethënëse për njeriun. Ajo përveç punës së pamundshme, për çdo mendje njerëzore, la vargje e lutje të fuqishme, që ushqejnë shpirtrat me mirësi, dashuri, shpresë dhe jetë. Himni i saj për jetën, është një nga tekstet filozofike dhe etike më të fuqishme, në të cilin, ajo me pedanteri dhe mendje të hollë, specifikon kontrastet e botës, prandaj i këndon aq bukur:"Jeta është dashuri, pranoje/ Jeta është bukuri, admiroje/ Jeta është lumturi, shijoje/ Jeta është ëndërr, zbatoje/ Jeta është sfidë, ballafaqoje/ Jeta është detyrë,kryeje/ Jeta është lojë, luaje/ Jeta është e çmueshme, nderoje/ Jeta ështëpasuri, ruaje/ Jeta është dashuri, përjetoje/ Jeta është fshehtësi, zbuloje/ Jeta është premtim, plotësoje/ Jeta është pikëllim, tejkaloje/ Jeta është himn,këndoje/ Jeta është tragjedi,

zbute/ Jeta është aventurë, zbërtheje/ Jeta është kënaqësi, meritoje/ Jeta është jetë, mbroje" (Nëna Terezë, Jeta). Në këto vargje shumë domethënëse, shkreptinë me tërë fuqinë e dashurisë, besimi i madh i Nënë Terezës. Ky është një nder tekstet me te mrekullueshme, qe të mahnit me fuqinë e tij dhe të përvetëson me filozofinë e tij. Vetëm një shpirt i madh dhe i inspiruar për vepra te mëdha, mundet të shkruaj këso vargje, qe mbesin thesare për njerëzimin.

Përfundim Nëna Terezë ishte e vetëdijshme se autonomia e njeriut sendërtohet në jetë dhe në veprat e tij (Tvetan Todorov). Po këtë filozofi jete e vepre, ajo e harmonizoj, me një etikë thellësisht humane dhe kristiane, gjatë jetës së saj, duke lënë pas vete një vepër të madhe, të bujshme, me vepra dhe vlera dhe të admirueshme për breza, përjetësisht. Andaj, çdo hap të jetë së saj e mbushi me pune dhe vepra të madhërishme dashurie. Dhe këtë autonomi, Nëna Terezë e sendërtoj mrekullueshëm në jetën e saj dhe veprimtarinë e saj të shumanshme, të cilën ja la si trashëgimi botës dhe kombit shqiptar, të cilit i përkiti. Nëna Terezë, duke qenë me gjak dhe traditë shqiptare, duke mbart në vete shumësi virtytesh shqiptare, bëhet një shembull i përkryer për kombin tonë, një model se si duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të dinjitetshme. Në këtë qëllim, ky përvjetor, këto aktivitete të bujshme dhe mbi të gjitha përurimi i Katedrales, Nëna Terezë, janë shenja të jetësimit të saj në jetën, kulturën dhe mentalitetin tonë. Po e përfundoj me një thënie të Ibrahim Rugovës, me rastin e kalimit të saj në amshim, kur shkroi: “Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Terezë, me Nënën e vet. Nëna Terezë është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

23

KJO MOTHER TEREZË ËSHTË (EDHE) E SHQIPTARËVE Faruk Myrtaj

E

tyre ka qenë, gjithnjë, si edhe tanimë, kur duket se të tjerët kanë hequr dorë prej mëtimit të saj. Ngaqë nëna nuk pretendohet. Ajo është. Ose nuk është. Por, me se s’bën, duhet të shtyhemi më tej: zakonisht, nuk kërkohen prova nëse dikush është nëna e bijëve. Ndodh natyrshëm e kundërta: a janë bijtë të saj? A janë vazhdues të saj? A bëjnë të nderohen si të sajtë? A e nderojnë, në vdekje e në gjallje prindin? A e kanë njohur prindin, në plotërinë si qenie njerezore? A i dinë, më në fund, inspirimet e tyre? Në këtë kuptim, shqiptarëve u janë kërkuar, u kërkohen dhe do t’u kërkohen pafundësisht “prova në natyrë” si trashëgimtarë të Nënë Terezës; prova, të pakushtëzuara prej kohëve politike, prej rrekjeve të të tjerëve për ta pasur Nënë Terezën të tyren, joshje prej ideologjive politike e fetare dhe, natyrisht, kurrësesi për të përvetësuar një trashëgimi që s’mund të jetë e kujtdo, madje edhe sikur vazhdimësia e ADN-së të jetë katërcipërisht e provuar. Edhe kur Bota (pjesa e “botës pa Shqipërinë”!) çmonte e nderonte Gonxhe Bojaxhiun duke e madhuar fëmijën e lindur shqiptare për ta promovuar si “Nënë” tejkombëtare, edhe kur Akademia e Stokholmit e shpallte atë “Nobel të Paqes”, ne (që gjithnjë shqiptarë, si ajo kemi qenë) nuk e thamë dot fjalën tonë.

Shumica nuk e dinin fare. As ekzistencën e saj, as përkatësinë kombiare, e jo më dimensionin real, shpirtin e madh që për mrekulli ishte strehuar në atë trup të vogël, dhe më madhërisht akoma: të një

S’ka asgjë të keqe kur themi: Nënë Tereza është e shqiptarëve... kombi që fatalisht erdhi dhe u vogëlua gjeografikisht. Nuk dinim

thuajse asgjë për tashmëNobelisten, edhe pse gjithkund e gjithkujt ia kërkonim ‘origjinën’ shqiptare, (gjer edhe Napoleonit të Francës!), numëronim perandorët, sulltanët e vezirët që u kishin shërbyer atyre që kishin ardhur dhe ikur nga trojet tona (se gjithë invadorët ikin një ditë), por nuk kujtoheshim të pranonim nderin që një shqiptare e zakonshme kishte bërë rrugë të gjatë në kahjen e shkuarjes shpirtërore të Njeriut tek Ati dhe Biri shpirtëror, si udhë për tek Allmighty, I Plotëfuqishmi. Matanë kufirit shihnim vetëm ‘të huaj’ dhe ‘armiq’, dhe nuk shkonim ndërmend se s’kishte Ikje Pa Kthim për bijtë e bijat. Në të vërtetë nuk ka pasur e s’ka si të ketë Ikje të tyre. Ata janë të tillë, kudo ku janë. Ashtu siç janë. Edhe kur do t’i donim diçka më ndryshe, më shumë njerëz... AJO shpallej Nobel e Paqes, por ne kërkonim Nobël për “kështjellën e pamposhtur të vendit të vetëm më të lumtur socialist të Botës (-pa ne!)” Por edhe më pas, mezi u kandisëm ta prisnim, në hall të madh se mos shkelnim Kushtetutën e vetme anti-Zot në botë; edhe më vonë nuk u ndjemë (kam drojtje se endè nuk bëhemi gjithësisht) bashkë për të qenë pasues të thelbit të Saj, dëgjues të pulsit të zemrës së Saj. Gjer pak vite më parë, kur pjesa tjetër e botës (të cilës, gjeografikisht tashmë i ishim bashkuar) po e shndërronte Atë në dritë, ne nuk e ndjemë dot nevojën e iluminimit tonë si njerëz, dhe as përfituam dot prej Saj, që ishte pohuar si element


24

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

që inspironte me shpejtësi të dritës... Kam joshje jo aq të drojtur, se tani (që shpëtuam prej mëtonjësve të tjerë, të huaj) na duhet të merremi me “tëhuajësinë brenda vetes sonë”. Eshtë e njëjta luftë, që kërkon betejën e radhës. Kam shpresë se “të tjerët’, “të huajtë si komb”, e kanë pranuar “humbjen e Mother Terëzës” si diferencë vetëm të ADN-së. Dhe e kanë mbajtur (edhe ata) siç e posedojnë edhe kombe të tjerë, tërë “kombi Njerëzim”, pikërisht për shkak të dimensionit që ajo inspiroi. Kështu, (edhe) ata e kanë Terezën nënë, as më pak e as më shumë se ne, shqiptarët. Nëse e kanë mëtuar ndryshe, pashmangshëm do të duhet të marrin vesh se e kanë humbur vetë këtë betejë dhe sinqerisht është mirë të shpresojmë se janë duke e bërë këtë vetëçlirim, në heshtje jetimësh... Në të njëjtën kohë, ne shqiptarëve na duhet të pohojmë më shumë se këtë përkatësi (njëjtësinë e ADN-së), që realisht nuk se është ndonjë meritë e madhe e ne të gjallëve. Madje, nëse harxhuam aq energji e kohë dhe ngritëm aq shumë tollombace për të bindur edhe qiellin se AJO është Jona, (gjë të cilën absolutisht e gjithë Bota pa Ne- e dinte), më e udhës do të kishte qenë të investonim në atë që bëjmë mirë të vazhdojmë ta ndjejmë si mungesë; së paku si nevojë për plotërim të vazhdueshëm. Ajo tashmë nuk është trup, është shpirt i lirë prej detyrimeve tokësore. Ndaj edhe prirem të kujtoj veten se ne shqiptarëve nuk na mjafton më ADN-ja e qelizës fizike, që të jetë e të mbetet Jona, dhe që ne të mbetemi të sajët. Kërkohet, na duhet, nuk bëhet dot, pa “ADN-në shpirtërore”, atë të

sjelljes, të frymës, të prirjes, të shembullit, të tolerancës, të dhimbshurisë e përkushtimit, të mëshirës ndaj tjetrit, mëshirë që në trajtë tjetër e presim dhe e meritojmë të gjithë. Ndaj vetes dhe ndaj cilësdo qenie të gjallë... Kjo Nënë Terezë është ajo që na vjen papushim si lajm i madh, si

lajm i Shpirtrave të Lirë, zemrave çliruar prej trupit, materiales, kufijve fizikë e atyre kombëtarë, ideologjikë e fetarë. Ky lajm përherë i ri, duhet gëzuar. Kjo Mother Tereza, kjo Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhi, është (edhe) e shqiptarëve!

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 36 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

36

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

Louis Overseas Staff

Luigj Shkreli President

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1) Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

Fax: 718-733-7015 • E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA


Ronald Reagan: Një Ikonë e Politikës Amerikane dhe Ndërkombëtare (Me rastin e 100-Vjetorit të Lindjes)

S

htetet e Bashkuara po kujtojnë këto ditë,-përmes aktiviteteve të shumta anë e mbanë vendit -- jetën dhe veprën e Presidentit Ronald Regan, i cili, më 6 shkurt do të mbushte 100 vjeç. Zoti Regan shërbeu për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot konsiderohet si njëri prej

Frank SHKRELI presidentëve më të admiruar nga amerikanët, bile më i admiruar se Abraham Linkolni dhe Xhon F. Kennedy, sipas organizatës Gallup. Ai ndërroi jetë në vitin 2004 në moshën 93vjeçare. Presidenti Regan vlerësohet, anë e mbanë botës për kontributin dhe rolin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik. Ish-udhëhëqsi sovjetik Mikhail Gorbacev dhe ortaku i tij në këto përpjekje që cuan në mbarimin e Luftës së Ftohët, ka thënë se Presidenti Reagan ishte “një udhëheqës politik i jashtzakonshëm ... i cili kishte vendosur të bëhej njeri i paqës”. Presidentit Regan i jepet kredia gjithashtu për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizimit për shumë amerikanë dhe për arsyen që biografi i ti Llu Kenen thotë se ai “e la botën më të sigurt dhe Shtetet e Bashkuara më të begatë, se c’ishin para se ai të bëhej president”.

Presidenti Ronald Reagan Ai njihej gjithashtu edhe për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit e thjeshtë, por edhe me kundershtarët e tij politikë. Ai posedonte qendrime dhe parime të forta politike si edhe një kulturë të qytetëruar politike. Zoti Regan mbahet mend për betejat politike me kundërshtarin e tij të kohës, udhëheqsin e demokratëve në Kongres, Zotin Tip O’Neill, por më në fund, mosmarrveshjet dhe, debatet dhe nganjëherë edhe grindjet e ashpëra politike nuk i pengonin që në mbarim të ditës të uleshin së bashku për të pirë dhe për të bërë shaka me njëri tjetrin. Për Presidentin Regan, i cili njihej për pragmatizëm politik, betejat politike me kundërshtarët e tij demokratë, nuk ishin asnjëherë personale dhe të ulëta, por gjithmonë në një nivel dinjitoz. Ai nuk mbante inate as ndaj gazetarëve që mund të shkruanin negativisht për të dhe administratën e tij,dhe as ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Ai trajtonte me respektin më të madh jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe cdo përson të thjeshtë me të cilët vinte në kontakt. Por mbi të gjitha, ai respektonte dhe admironte shumë

popullin amerikan, në të cilin ai kishte besim të patundur. Edhe Presidenti Obama vuri në dukje vetitë e gatishmërisë së Presidentit Regan për të bashkpunuar me kundërshtarët politikë duke thënë se “pa marrë parasyshë se cfarë mosmarrvjesh politike mund të keshë patur me Presidentin Regan – e unë kam patur shumë kundërshtime –është e pamundur të mohohet lidershipi i tij në botë ose aftësia e tij për të komunikuar dhe për të venë në pah vizionin e tij për Amerikën.”

Reagan me Nënë Terezen në Shtëpinë e Bardhe, 13 Qershor, 1986 Qytetërimi dhe kultura politike e Zotit Regan u vërtetua edhe në skenën ndërkombëtare, ndëkohë që megjithse ishte njëri prej presidentëve më konservativ dhe anti-komunist të Amerikës, këjo nuk e pengonte atë aspak të angazhohej në debate e negociata edhe me udhëheqsin e atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Zotin Mikhail Borbachov,bisedime këto të cilat, më në fund, cuan në nënshkrimin e traktatit të parë të Luftës së Ftohët për


26

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

pakësimin e armëve bërthamore, një ngjarje këjo që në atë kohë u quajtë si një “carmatim moral”, nga besnikët dhe përkrahësit e tij më të ngushtë ideologjikë. Megjithë gatishmërinë e tij për tu angazhuar në bisedime edhe me udhëhqsit komunistë sovjetikë të kohës, të cilët ai i urrente me gjithë qënjen e tij, në fillim të administratës së tij ai vuri në dukje qartë qendrimin e tij ndaj komunzimit kur mbajti fjalimin historik para parlamentarëve britanikë në Westminstër, gjatë të cilit, ndër të tjera tha se “këjo për të cilën po ju flas tani, është një politikë dhe një shpresë afatgjatë, e që është marshimi i lirisë dhe i demokracisë, i cili do ta hedhë markisëm-leninizmin në koshin e plehrave të historisë, së bashku me ideologjitë e tjera totalitare të cilat kanë shtypur liritë dhe shprehjen e lirë të qytetarëve”. Me rastin e100-Vjetorit të Lindjes së Presidentit Regan, udhëheqës të poltikës amerikane nga të dy partitë, duke përfshirë edhe Presidentin Obama, janë duke marrë pjesë në aktivitete me rastin e këtij përvjetori dhe në të njëtën kohë kanë botuar artikuj dhe kanë bërë prononcime në lidhje me jetën, veprën dhe kontributin e Presidentit Regan në historinë amerikane dhe botërore, por edhe në jetën e përditëshmë të amerikanëve, dhe kanë vlerësuar veprimtarinë e tij të palodhur për sigurimin e paqës, të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës. Presidenti Barak Obama tha se “zotësia e Zotit Regan ishte në faktin se ai mundi të bashkonte të gjithë amerikanët pa dallim, rreth patriotizmit’, duke shtuar se “ne jemi të gjithë patriotë, që mbi të gjitha, vendosim fatin dhe mirëqënjen e qytetarëve tanë.” Zoti Obama tha gjithashtu se Zoti Regan besonte se gjithsecili prej nesh ka fuqinë si individ dhe si komb për të vendosur vet fatin e vet. Ai kishte besim në premtimin amerikan, në rëndësinë e vlerave sic janë puna e rëndë dhe përgjegjësitë personale të individit, si edhe në aftësinë e vet unike për të frymëzuar të tjerët të ndërmirnnin punë dhe vepra të mëdha”. Sipas Zotit Obama, “megjithse

Presidenti Regan e dinte se konfliktet politike midis partive dhe kundërshtarëve politikë janë të paevitueshme, ai ishte gjithashtu i vetdijshëm se pa marrë parasyshë se sa do të pa kapërcyeshme qofshin ato -- ato nuk do të mund të prishin kurrë lidhjet që na bashkojnë”, përfundoi Zoti Obama. Nga ana e tij. Senatori republikan, Xhon Makein tha se Presidenti Regan kishte “një besim të palëkundshëm në madhështinë e kaluar dhe të ardhme të Amerikës , besim ky që provoi se ishte më i fortë se ndjenjat politike të kohës. Ky besim i fortë I tij në Amerikën dhe në popullin e sajë, si dhe besimi i tij se të gjithë njerëzit duhet të jenë të lirë, sipas Senatorit Makein, bëri të mundur që Zoti Reagan tu bënte thirrje tiranëve që të heqnin muret dhe të lejonin popujt e tyre të merrnin frymë lirisht. IshGovernatori Mit Romney ic ili është një kandidat i mundëshëm për president i Partisë Republikane, në një artikull me

këte rast shkruan se Zoti Regan “u ra kambanave të lirisë dhe u dha kurajo njerëzve të guximshëm përtej perdesë së hekurt që kundërshtonin një prej tiranive më të mëdha të kohërave modern,“perandorinë e së keqes” të komunizmit, duke bërë thirrje për rrëximin e Murit të Berlinit, që më në fund coi në fitoren e Luftës së Ftohët dhe në lirinë e qindra miliona njerëzve anë e mbanë botës komuniste. Presidenti George H.W Bush (i vjetër), i cili pat konkurua kundër Zotit Reagan për emërimin për president nga Partia Republikane dhe i cili shërbeu në detyrën e nën-presidentit dy herë me rradhë, bashkoi forcat me Presidentin Reagan për të fituar dy mandate presidenciale dhe së bashku udhëheqën vendin gjatë një periudhe shumë të turbullt e cila coi në mbarimin e Luftës së Ftohët dhe në shpartallimin e ishBashkimit Sovjetik, tha se gjatë tetë vjetëve si nën-president, ai mësoi nga Ronald Regan më shumë se nga ndonjë

Presidenti dhe Zonja Regan me Nënën Tereze në Shtëpinë e Bardhë më1986.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 njeri tjetër gjatë gjithë karireës së tij politike. Mbi të gjitha, tha Presidneti Bush i vjetër, ai vet, por edhe bota ka mësuar nga Zoti Regan dashurinë e, mirësinë, kurajon dhe ndershmërinë, që sipas tij ishin karakteristika të njohuratë Presidentit Regan.

Reagan me Gorbachev Presidenti Reagan ishte një figurë-ikonë e shekullitë 20-tët. Ai e dinte se liria ishte në rrezik dhe bëri c’mos për t’i dhënë fund Luftës së Ftohët pa zbrazur asnjë fishek. Ishte mjeshtër për të bindur kundërshtarët e tij, po rgjithmonë duke respektuar pikëpamjet dhe dinjitetin e tyre. Ai ishte tolerant jo vetëm ndaj kundershtarve politikë, por, në të njëjtën kohë, ai vinte në dukje edhe një tolerancë të pashoqtë fetare.

Sipas profesorit amerikan Paul Kengor, i cili ka shkruar disa libra mbi Presidentin Regan, rrëximi i komunizmit për Papën Gjon Palin e Dytë dhe Presidentin Regan ishte një angazhim i përbashkët për këtë ndërmarrje historike. Gjatë gjithë këtij viti, dhe anë e mbanë Amerikës, janë në plan të mbahen përkujtime dhe nderime me rastin e 100vjetorit të lindjes së njërit prej presidentëve më të mëdhej të Amerikës. Besoj se nderimi më i madh që mund t’i bëhej Presidentit Ronald Regan me këte rast është që politikanët amerikanë,(por edhe të tjerë) të marrin shembull nga ai, i cili megjithse kishte bindje te forta politike, ato nuk e pengonin atë aspak tu shtrinte dorën e miqësisë e të mirëkuptimit, kundërshtarve politikë mbrenda vendit dhe bile edhe armiqëve të Amerikës jashtë vendit. Ndryshimi i tonit politik dhe rivendosja e një kulture politike të qytetëruar dhe respektuese për pikëpamjet dhe qendrimet politike të njëri tjetërit – si në politikën e mbredshme këtu në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare -- do të ishte nderimi më i madh që mund t’i bëhej Presidentit Ronald Regan me rastin e 100-Vjetorit të lindjes.

Since 1989

Megithse nga besimi ishte i krishter protestant, ai tregonte një respekt të jashtzakonshëm ndaj feve të tjera,e vecanarisht ndaj fesë katolike. Në radhët e këshilltarëve të tij më të ngushtë dhe më besnikë kishte disa katolikë amerikanë, sidomos, ekspertë të politikës së jashtme, zyrtarë të lartë si Richard Allen,i Këshillit për Sigurimin Kombëtar, William Casey i CIAs, Aleksander Haig, Sekretar i Shtetit, Vernon Walters, Ambasador pranë Kombeve të Bashkuara, e tjerë. Por njeriu më me influencë ishte William Clark, i cili zevëndsoi Zotin Allen si Këshilltar për Sigurimin Kombëtar. Zoti Clark, një ish-seminarist, mbikqyrte dhe zbatonte të gjitha direktivat që kishin të bënin me botën komuniste dhe me perandorinë sovjetike. Shumë prej autorëve të fjalimeve të tija i përkisnin gjithashtu fesë katolike, si Peter Robinson, autori i fjalimit të Zotit Regan në Berlin dhe Peggy Noonan e Tony Dolan që kanë shkruar fjalimet më të famshme të Presidentit Reagan, në lidhje me politikën e jashtme por edhe fushë të tjera. Toleranca e tij fetare – e cila transferohej edhe në fushën e politikës –u pasqyrua më së miri nga marrëdhënjet që Zoti Regan kishte me murgeshën shqiptare Nënë Terezën, Papën Gjon Palin e Dytë dhe Kardinalin Cooke të New York-ut, të cilëve, njoftohet se u pat thënë pas atentatit kundër tij, se ai besonte se Perëndia ia kishte shpëtuar jetën me qëllim për të rrëzuar komunizmin sovjetik.

27

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

H-2 Hummer up to 28 passengers

Office: 845-526-8001 Chrysler C-300 up to 10 passengers

Cell: 914-447-1144 24/orë 7/ditë

Custom build Hummer up to 28 Passengers with Jet Door

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453 www.albanialimo.com • e-mail: antonkgjokaj@gmail.com


28

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Shqipnia e shenjtave Nga: BESNIK MUSTAFAJ Në fund të javës së parë të dhjetorit të sivjetshëm, në qytetin e Shkodrës ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e qytetërimit shqiptar të të gjitha kohërave. Në katedralen e bekuar të këtij qyteti u zhvillua seanca e fundit e Gjyqit Kishtar Kanonik për shpalljen martirë të Kishës Katolike të 40 klerikëve e laikëve të ekzekutuar gjatë shekullit të njëzetë në trojet shqiptare. Ndër martirët, njëri është viktimë e kohës së mbretërisë shqiptare, një tjetër është viktimë e dhunës serbe në Kosovë dhe tridhjetë e tetë ndërruan jetë nën mizoritë e diktaturës komuniste. Janë: Imzot Vinçenç Prennushi, OFM; Imzot Frano Gjini; Imzot Jul Bonati; Don Alfons Tracki; Don Anton Muzaj; Don Anton Zogaj; Don Dedë Maçaj; Don Dedë Malaj; Don Dedë Plani; Don Ejll Deda; Don Jak Bushati; Papa Josif Mihali; Don Josef Marksen; Don Lazër Shantoja; Don Lekë Sirdani; Don Luigj Prendushi; Don Marin Shkurti; Don Mark Xhani; Don Mikel Beltoja; Don Ndoc Suma; Don Ndre Zadeja; Don Pjetër Çuni; Don Shtjefën Kurti; At Çiprian Nika, OFM; At Gaspër Suma, OFM; At Gjon Shllaku, OFM; At Karl Sarreqi, OFM; At Mati Prenushi, OFM; At Serafin KOda, OFM; At Daniel Dajani, SI; At Giovanni Fausti, SI; Vëlla Gjon Pantalia, SI, Zotëri Fran Miraka; Zotëri Mark Çuni; Zotëri Gjelosh Lulashi; Zotëri Qerim Sadiku; Zonjushë Maria Tuci; At Luigj Paliq, OFM; Don Gjon Gazulli. Seanca gjyqësore u parapri nga njw meshë. Në këtë ceremoni, të cilën e përfytyroj të mrekullueshme, ishte i pranishëm edhe mëkëmbësi i Papës Benedikti XVI,

Kardinal Claudio Hummes. Në vazhdim, i gjithë fondi me dokumente lidhur me këta martirë përcillet në Vatikan, ku fjalën e fundit e thotë Papa, sipas të drejtës kanonike dhe të 40 martirët tanë shpallen shenjtorë.

Ky gjyq, siç mësojmë, ka zgjatur tetë vjet. Por përgatitjet për të kanë filluar menjëherë me rikthimin e të drejtës së besimit në Shqipëri, njëzet vjet më parë. Shërbëtorët e Kishës Katolike Shqiptare, fjalën e kam për ata që kanë veshur zhgunin e klerikut, por edhe shumë e shumë besimtarë, i janë përveshur një pune të pashembullt për të mbledhur mijëra dokumente e dëshmi, në të cilat shpaloset vepra sublime e këtyre martirëve për të mos tradhtuar besimin e tyre. Duhet të ketë qenë një punë mbinjerëzore. Është dashur jo thjesht të shkundet pluhuri i historisë nëpër arkiva. Deri edhe gjuha e atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në torturimin e në ekzekutimin e martirëve është dashur të zgjidhet. Me një fjalë, është dashur të zhvar-

roset e të pastrohet nga balta vetë e vërteta, të cilën makineria e pashpirt e diktaturës ishte kujdesur në mënyrën e vet më kriminale ta mbyste, ta zhdukte, ta bënte të paqenë. Por nuk zhduket vepra e mirë. Klerikët dhe besimtarët ia dolën ta mbledhin jetën dhe vdekjen e martirëve, siç mblidhen pikat e lotit. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Fryma që i nxiste këta veprimtarë të shpirtit për ta kryer një punë të tillë, u jepte fuqi, durim e besim se do ia dilnin mbanë. Si shqiptar, unë përulem para mundimit të tyre dhe jam i bindur se edhe Papa Benedikti XVI do të na e dërgojë shumë shpejt lajmin ngazëllyes. Kombi shqiptar do të ketë, pra, së afërmi edhe 40 shenjtorë. Në hulumtimet e mia, të cilat doemos që nuk janë shteruese, rreth historisë së kishës së krishterë shqiptare, më del se kemi pasur Shën Astin, i cili i takon shekullit të parë, e që mendohet se ka qenë dishepull i Shën Palit. Kemi pasur deri tani edhe Shenjtët Dardanë Florin dhe Laurin. Të tre këta shenjtorë, veç të tjerash, sigurisht që janë pjesë thelbësore edhe e krenarisë tonë kombëtare, sepse qëndrojnë si gurë themeli në rrënjët e qytetërimit tonë perëndimor. Unë e kuptoj se aritmetika nuk i përshtatet mirë këtij rasti. Megjithatë, egoja e tepruar që kemi ne shqiptarët zakonisht për t’u krahasuar me të tjerët kur është fjala për virtyte të mëdha, më shtyn të përmend se tashmë do të kemi dyzet e tre shenjtorë të gjakut tonë, që do të thotë më shumë se të gjitha kombet e krishtera ballkanike së bashku. Me fjalë të tjera, ne, që jemi në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi më pak se gjatë mil-


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 ionw shqiptarë, kemi derdhur sublimitet në themelet e kishës më shumë se gjashtëdhjetë milionë ballkanasit e tjerë. Shenjtorët e kishës shqiptare dëshmojnë fuqinë e jashtëzakonshme morale të kombit tonë në përgjithësi. Ata natyrshëm e ndriçojnë njësoj krenarinë e çdo shqiptari me dritën e tyre të mrekullueshme, pavarësisht besimit që ka secili prej nesh individualisht. Të dyzet shenjtorët e ardhshëm, me shembullin e sakrificës së tyre sipërore, shkojnë shumë përtej sakrifikimit të mirëfilltë për kishën. Ata përfaqësojnë në shkallën më të lartë kundërshtimin civil, rezistencën paqësore, kurajon për të mos tradhtuar veten, pavarësisht çmimit; mendjen e kthjellët për ta kuptuar qysh në embrion të keqen që po i kanosej krejt kombit e për të mos u pajtuar me të, besimin e palëkundur se me vdekjen e tyre, ata thjesht po kurorëzonin një jetë në shërbim të kombit, vetëdijen e plotë se vrasësit e tyre do të linin pas vetes turpin, ndërsa ata vetë lavdinë e amshueme e që është lavdi për Shqipërinë. Në këtë kuptim, pra, ata e ndriçojnë njësoj krenarinë e secilit prej nesh, pavarësisht besimit që kemi individualisht. Me të drejtë, mëkëmbësi i Papës Benedikti XVI, Kardinali Claudio Hummes, tha me këtë rast se “këta martirë i bëjnë nder mbarë Shqipërisë, pasi do t’i japin emër ndërkombëtar si një popull me vlera universale”. Për hir të së vërtetës historike do kujtuar me këtë rast se këta dyzet martirë që po shenjtërohen, nuk janë të vetmit klerikë që dhanë jetën e vet për të mos shkelur besimin që i udhëhiqte në jetë. Janë të shumtë edhe klerikët myslimanë, ata bektashinj, ata ortodoksë e ata ungjillorë që pësuan tragjikisht të njëjtin fat. Është pak të thuhet edhe për ta se ashtu si para Zotit, edhe para robit, ishin

të pafajshëm. Po ashtu, nuk ka pikë mëdyshjeje se vepra e tyre është po aq e shenjtë sa ajo e dyzet shenjtorëve katolikë, si para Zotit, edhe para kombit shqiptar e para mbarë njerëzimit. Ata ishin të gjithë bashkëkohës njëri me tjetrin. Pavarësisht se librat e lutjeve i kishin të ndryshme, u folën me të njëjtën gjuhë shqiptarëve në të gjallë të vet e që ishte gjuha e dashurisë për Atdheun e për njëri-tjetrin. Edhe sfilitjet e mbrame i patën së bashku e të njëjta, më së shpeshti në të njëjtat qeli, edhe xhelatët i kanë pasur të njëjtët dhe për të njëjtën arsye nuk u dorëzuan deri në pikën e fundit të shpirtit. Natyrshëm ata janë sot së bashku në të njëjtin altar të lavdisë hyjnore e tokësore. Unë nuk jam në dijeni nëse drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ata të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ata të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e ata të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare kanë nisur të kryejnë, apo ndoshta edhe e kanë kryer tashmë të njëjtën punë që bëri gjatë njëzet vjetëve Kisha Katolike për të nxjerrë nga errësira veprën e martirëve të tyre, të cilët janë njëherazi edhe martirët e të gjithë shqiptarëve. Kjo është një vepër, që ne e presim prej tyre. Me sa kam mundur të mësoj, Polonia, për dyzet e pesë vjetët e dhunës komuniste ka gjithashtu një martir të shenjtëruar e që është At Popieluszko, i cili ka qenë meshtari i Solidarnostit e që më pas është ekzekutuar nga policia politike e vendit të vet. Aq mirë është përhapur shembulli i tij në mbarë botën në këto vite të lirisë, sa është ngjallur gjithandej një adhurim i merituar për të. Përditë, në atdheun e tij vijnë kërkesa nga të katër anët, deri edhe nga Amerika Latine, nga Azia e nga Europa, për të pasur një send sado të vogël, që i ka përkitur atij shenjtori. Janë kisha

të mëdha e të vogla, të cilat besojnë se duke pasur brenda vetes një kujtim të prekshëm të At Popieluszko-s, do ua shtojnë mirësinë besimtarëve të vet. Ky është vetëm një shembull, jo për t’i pasur zili polakët, që janë aq të aftë ta kthejnë në nderim për historinë e kombit të tyre para krejt botës trashëgiminë e shenjtë të njërit nga bijtë e këtij kombi, por për t’u vënë në mendime ne vetë se ç’duhet të bëjmë që vepra e shenjtorëve tanë të vihet plotësisht në shërbim të Shqipërisë. Ky, kam bindjen unë, është amaneti më i lartë i shenjtorëve tanë. Një amanet ende i papërmbushur mirë. Ceremonia e zhvilluar në Katedralen e Shkodrës në fund të javës së parë të këtij dhjetori kaloi pothuaj në heshtje për opinionin tonë të gjerë publik. Për fatin e mirë, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli, dhe zëvendëskryeministri, zoti Meta. Po të mos ishin ata, edhe ato dy a tri kronika të thata në televizione e po aq lajme po ashtu të varfra në shtypin e shkruar, me siguri që nuk do të ishin bërë. Ma merr mendja se zonjës Topalli i kishte takuar ta shqiptonte një fjalë mirënjohjeje për këta shenjtorë në seancën më të afërme plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo heshti. Ndoshta nuk ia mori mendja se vlente një mundim i tillë. Sa keq po të ketë qenë kjo arsyeja e heshtjes së saj! Ndoshta pati frikë se ndonjë a ndonca deputetë do e përqeshnin. Turpi do të mbetej për ata që do e përqeshnin. Se shenjtorëve vetë nuk do u bënte asnjë përshtypje. Ata kanë parë keq e më keq nga shkelmuesit e virtyteve kombëtare. Ky shkrim asht marre prej Gazeta Panorama Online

29


30

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

70 vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës Nga Lek Pervizi (Revista Kuq e Zi, nr. 44-45, 2010)

K

y vit na paraqitet me dy përvjetorët e dy figurave ma të mëdha shqiptare të shek. XX, njëna, Nanë Tereza, humanitare e me vlera shpirtnore, për të cilat fitoi famë botnore e çmimin Nobel, duke i dhanë kombit shqiptar krenari e nder. Tjetra, Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar, lavdia e letërsisë shqipe. Por këtë shkrim do t’ia kushtojmë Fishtës, që jetoi e punoi në Shqipni. Ma shume se kushdo kete pervjetor e ndjejne ata qe nen diktauren komuniste pesuen denimet ma te randa, si pushkatimet, burgosjet e internimet. Ndersa ai vete Poeti i Madh, ndonse eshtnat i preheshin ne banesen e fundit të vorrit, do te pesonte nje denimin ma makaber, ate te heqjes se eshtnave te shenjta dhe hedhjes e tyne ne lumin Drin. Paskej qenë thanë se te dy Gjergjat e Mëdhej, Gjergj Fishta u nderue e dekorue nga disa: ai i shpatës edhe ai i penës të pësonin të njejtin Shtete: Austria, Turqia, Greqia e Vatikani dhunim te vorrit, nga hordhi barbare te shekujve te ndryshem por te huqeve e sjelljeve antinjerzore dhe antishqiptare të përbashkëta. Gjergj Fishtën, që simbolizonre letërsinë shqiptare, si një poet i rangut botnor, me poemën kryevepër e poezisë epiko-heroike shqiptare, « Lahuta e Malcisë », per t’i ba qejfin motres Jugosllavi, qeveria bolshevike staliniane e Tiranës do ta bante kurban në altarin e komunizmit pansllav, ku si idhuj qendronin tre tiranët gjakatarë, Stalini bashkë me Tito dhe Enverin.

Nuk mjaftonte ky shkak, që eshtnat e Fishtës të tretëshin, ishte edhe një shkak tjeter ma i përbindshëm për popullin e kombin shqiptar. Ai i zhdukjes se gjuhës së bukur dhe historike të gegnishtes letrare. Me një kapadajllek e urrejtje të paparë, diktatori i kurdisi cerberet e tij per te hequn nga qarkullimi veprat e Fishtes, qe ndonse i vdekun mbahej si anmiku ma i madh i diktatures. antikombëtare sllavo-komuniste. Ai burrë, dijetar e shkrimtar i madh, qe i kishte kendue heroizmit te malësorve e kosovarve trima për të mbrojtë kufijtë etnikë. Ai burrë që i kishte këndue Kosovës se robnueme, që po luftonte për të thye prangat e dyfishta të robnisë, pra jo vetem poeti por dhe patrioti e atdhtari i madh, u denue me vdekje përsevdekmi. Një vepër kriminale e pashkrueme në analet e historisë shqiptare, por edhe të botës. Fatmirësisht unë përsonalisht kam pasë fatin ta njoh Fishtën, kur vinte për vizitë për me u takue me tim atë. E ndjek për krenari që e kam pasë atë fat. Më 1937, kur u botue kryevepra e tij, Lahuta e Malcisë, ai erdhi kastile nga Shkodra në Korçë, e ua solli vetë librin, dy nxanësve të dikurshëm, e ma vonë miq, tim etit e Prof. Luigj Muzhanit. Kështu, që në fëmini unë nisa të lëxoj e të mësoj përmendësh kangët e Lahutës. Fishta u ba frymëzuesi i gjithë rinisë dhe pushtoi zemrat e shqiptarve e sidomos te malësorve, që e mësuen gjithë lahutën përmendësh duke i këndue kangët e saj në çdo rast festash e dasmesh, dhe në kullat e tyne rreth oxhakut në netët e gjata dimnore. Lahuta ndixte zemrat e shqiptarve me ndjenja patriotozmi dhe i

frymezonte per lartësimin e kombit dhe bashkimin e tij. Por i ketij mendimi nuk ishin udhëheqësit e komunizmit shqiptar, që ishin Poeti në moshë të re lidhun pas qerrës se sllavizmit serbo-rus. As e honepnin këta udhëheqës plangprishës, që gjuha e Fishtës të tingëllonte ndër shkollat e në gjithë shoqninë shqiptare. Fishta tashma ishte ngritë në podiumin e letërsisë si një Homer i vertëtë shqiptar, të cilin bota e çmonte të tillë. Profesori e albanologu i shquem Maksimilian Lambertz, e kishte përkthye gjermanisht, dhe emni i Fishtes ishte perfolë për çmim Nobël, por plasi lufta e dytë botnore dhe ajo punë u prish. Përfundimi i luftës erdhi katastrofike për Shqipninë e Shqiptarët. Pushteti ra në duert e komunistëve, të cilët si pikë të parë mohuen paturpësisht Kosovën duke ia rikthye Jugosllavisë, e duke ba krime mbi kosovarët. Së dyti, dënuen e hoqën veprat e Fishtës nga qarkullimi, e mjerë ai të cilit i gjendej Lahuta e Malcisë, ku e priste burgu ose ma keq. Profesore


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 e shkrimtarë si Mark Ndoja, Sejfulla Maleshova, e disa të tjerë e pësuen pse e mbrojtën Gjergj Fishtën, në kuptimin që ai duhej futun ne programet shkollore e te botimeve. Ndal, tha diktatori, është punë që nuk bëhet ! Na fyhen e zemërohen jugosllavët e rusët, sepse vepra e tij ëshë shoviniste ndaj serbëve, vëllezërve tanë të internacionales komuniste, ku na kanë përfaqësuar gjithmonë. Na zemërohen rusët e malazezët , etj. Por a e dini se ç’far i kishte thanë Krajl Nikolla vetë Gjefj Fishtës në një takim me të? - Je një poet i madh. Lahuta e Malcisë asht një kryevepër. Por, ta dish mirë, qe do të vijë koha që vetë shqiptarët do t’i nxierrin eshtna e tua nga vorri e do ti tresin. - Një profeci që mjerisht u realizue me kënaqësi sadiste nga komunistët, varrmihësit e Kombit shqiptar Unë jam një dëshmitar. Punoja në librari private të qiftit korçar Kote-Peppo. Viti 1946, Z. Llambi Kote, pronari, një ditë erdhi i alarmuem. Shpejt, tha, të hiqen veprat e Fishtë e çdo gjë që flet për të, se do të na vije një kontroll. Në vetrinë ishin ekzpozue disa libra mbi Fishtën, ndër të cilët i një autori italian me fotografinë e Fishtës, prej 400 faqesh. Ishin ekspozue edhe Lahuta e Malcisë dhe veprat satirike. Shqipnia donte me u kthye në jetën normale, por kështu nuk mendonte nëna parti as i biri i denjë i saj, tirani paranoiak. Librat u zhdukën. Ato të autorit italian, përfunduen në furrën e ngrohjes se shtëpisë së pronarit nga frika e një kontrolli. Kurse veprat e Fishtes, për t’i ruejtun, ai i kishte mbyllun me çelës në një raft. Unë isha një spektator i kësaj farse që luhej para shqiptarve. Regjimi komunist shqiptar i ishte nënshtrue plotësisht ndikimit politik, ekonomik e kulturor të Jugosllavisë dhe Rusisë sovietike. Persekutimi i Gjergj Fishtës dhe i veprave të tij ishte në rend të ditës. Sigurisht se po te kishte qenë gjallë, poetin do

ta kishin pushkatue siç banë me kolegët e tij, At Anton Harapin, Mons. Prenushin, At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen , e shumë të tjerë. Nuk ishte çeshtja vetëm e petkut fetar, sa e fuqisë intelektuale të këtyne bijve të denjë të Shqipnisë, së cilës nuk i banin dot ballë barinjtë e maleve apo studentët që kishin braktisë shkollat për t’u rekrutue në të e ashtuquejtunën ushtri çlirimtare, që rezultoi t’ishte një ushtri kriminelash, për me djeg e rrenue, vra e pushkatue, burgosë e

internue, jo vetëm ato që quhëshin familje të mëdha, por edhe popullin mbarë, pleq e gra e fëmijë, pa mëshirë. Motrat e vllaznit e tyne. Absurditet. Tani vjen pyetja, po Gjergj Fishta ç’hyn këtu ? Po si mund te bahet kjo pyetje, kur ai u përfshi për se vdekmit në vorbullën e terrorit komunist ? Përfaqësusi ma i shquem i kulturës dhe i letërsisë shqiptare, qe edhe përse vdekmi u kallte tmerrin për aftësitë e tija të tregueme me vepra të arrituna, ku Lahuta e Malcisë e lartësonte atë për t’u quejtë Homeri Shqiptar, dhe i tillë ishte. Pse ? Si Homeri që na paraqet në veprat e tij atë botë të lashtë heroike, me të gjithë traditat e zakonet, luftat e lavditë, ashtu Fishta skaliti gjithë botën shqiptare

31

që kishte trashëgue e ruejtë bashkë me gjuhën, traditat e zakonet, dhe nga ana tjetër luftonte trimnisht kundër atyne që donin t’u zaptonin tokat. Fishta e ka përjetësue atë kohë heroike e lavdiplote të shqiptarve, që nuk përsëritet ma kurrë e mbetet si një Iliadë shqiptare e mirëfilltë për brezat e ardhshëm Si u soll diktatura me ushtrinë e saj të shkrimtarëve e historianëve ? Gjergj Fishta u quejt bejtexhi e shovinist, prift e agjent i Vatikanit. E banë vjedhës së kangëve popullore ( kur ishte e kundërta, sepse populli i mësoi prej tij), e kush e thërriste të tillë, mos vetëm diktatori ? Mos Zonja e Zezë ? Mos byroistët kokorosha e mendje bosha ? Jo, mor i dashun lexues, të tilla shprehje vinin nga goja e shkrimtarëve të shquem të realizmit socialist, që donin të hiqnin qafet mitin e Fishtës, për me i zanë vendin. Edhe bretkoca desh me u ba sa buelli, e piu e piu ujë derisa plasi. Termi latin “mors tua vita mea” u përshtatej shumë mirë shkrimtarëve komunistë që lavdinë e tyne donin ta ndërtonin e fitonin mbi vdekjen e të tjerëve. Dhe vazhdojnë ta përdorin edhe sot atë lloj politike denigruese e bajate, që ua kishte shti në tru “babushka” Stalini dhe biri i tij pasardhës , diktatori malukat i Shqipnisë, prapë se prapë kundër Fishtës së madh, ato buburreca të bolshevizmit sllav. Atëhere ç’ndodhi ? Duhet të dini, se fillimisht, nuk pati fare shkrimtarë që të shkruenin libra me vlerë letrare e të botonin. Nuk botohej asgje nga shkrimtarët shqiptarë të paekzistueshëm. Botohëshin disa libra mbi heronjtë e Jugosllavisë si Ivo Lola Ribar, etj. Vepra të Leninit, Stalinit, Milovan Gjilasit, Zhdanovit, etj. Shkrimtarët e vërtetë ishin nëpër burgje, ato që nuk ishin pushkatue, si Mitrush Kuteli, Mitat Araniti, Ali Asllani, Nexhat Hakiu, edhe Vedad Kokona (fillimisht), Mustafa


32

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Greblleshi, Guljelm Deda, etj. Kurse Lasgush Poradeci, nuk

e duke u imponue, dashkan a nuk dashkan disa njerëz te fantaksun

Tre patriotë, shkrimtarë e miq të shrejtë:Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda.

Gjergj Fishta në Konferencën e Paqës të Versailles më 1919-1920, pjesmarrës i delegacionoit shqiptar

pranonte me shkrue ma. Në dy tri libraritë private, kishte vetëm libra me gjuhë të hueja, shumica italisht, kishte dhe botime te vjetra, te shtypshkronjës Peppo të Korçës, si Baba Tomorri, Erveheja, Qerbelaja, Aferdita e Spasses, Pse ? e Strazimirit, etj. Kaq. Pastaj vërshuen librat sovietikë, që blehëshin ma tepër prej rusëve, pasi kushtonin shumë lirë. E, përnjëherësh si këpurdhat pas shiut dolën shkrimtarët e « Realizmit Socialist », ku disa prej tyne kishin mbarue shkollat në Moskë, selia e kulturës bolshevike stalinaine. Ata filluen me shkrue shumë vepra bombastike si flluska sapuni, ku disa prej tyne u banë tullumbace prej gome, dhe i qendruen kohës duke shkuen nga i çon era, e vazhdojnë të enden deri kur të hasin në ndonjë gjëmb e të pëlcasin. Ndërsa vepra e Fishtës, shkon duke marrë peshë, duke u përhapë

pas se kaluemes lavdiplote qu u dha nana parti, në kurriz të mija e mija shqiptarve te pafajshëm qe lëngonin nën kthetrat e bishës komuniste. Vërtet për t’u neveritun. Kjo ngjante me shtepinë me kufomën e të vdekmit në djomë, ndersa në paradhomë bahej aheng. Kështu kur me mija shqiptarë pushkatohëshin e vdisnin ndër birucart e burgjeve ose ne kenetat e Maliqit, Vloçishtit e të tjera. Epleq e plaka, gra e femije, djem e vajza e nuse te reja lëngonin e vdisnin ne kampet e internimit, shkrimatarucat e realizmi socialist, zadhanësit e partisë e të regjimit gjakatar, shkruenin poema, vjersha e romane nga ma të neveritshmit, pët të ndërtue lavdinë e tyne mbi fatkeqësinë e të tjerëve. Ndonjeni prej tyne, rroftë sebepi, ia arritë me fitue lavdi me vepra që kullojne gjak e lot viktimash të pafajshme, te flijueme në altarin e idhullit të komunizmit. O burrani se Fishta me shokë nuk janë ma, as veprta e

Katër poete e shkrimtarë të shquem të Shqipnisë : Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010 yne, të ua zajmë vendin, tani që kemi qevetrine e partinë tonë, me mbretin Makbeth në krye e me Ledin e zezë pranë, që nuk përtojnë të vrasin gjumin, për të vra njerëz të ndërshëm e të zotë. Le të jenë ata kunetën ose kunata, kushërij e kushrina, vllazën apo motra, shokë apo shoqe, le të jenë ç’të jenë, fetarë, prifat e hoxhallarë, presidenta, ministra, gjeneralë, apo thjesht ushtarë : Makbethi shqiptar do t’i heqë qafet,do ta lëjë të pastër partinë, siç e la. Dhe bani ç’bani e hoqi qafet Gjergjin e Madh ( jo Skabnderbeun, se s’ kishte ku me ia marrë eshtnat, se ia kishin përla turqit), kurse këtij Gjergjit tjetër, ia

Gjergj Fishta (1871-1940): Jeta dhe veprat Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur

33

gjeti varrin, ia mori kockat e ia hodhi në lumë. Veprat ia zhduku. Po a hyn minarja në thes ? Aq mund të fshihej Fishta para historisë. Aq mund të fshihej Fishta nga libri i artë i kulturës shqiptare apo nga kujtesa e popullit. S’ka tjeter poet ne botë që t’i këndohen kangë për së gjalli e përsë vdekmi si At Gjergj Fishtës. E ky asht Poeti i Madh Kombëtar yni. Le ta kujtojmë madhërisht në këtë 70 vjetor të vdekjes, për ta përjetësue si poet, si njeri e si një atdhetar i madh dhe një martir i vërtetë i lirisë që i këndoi heroizmit, besës, burrnisë, trimnisë, traditave e virtyteve ma të nalta të

shqiptarve të trahsëgueme nga të parët, në mbrojtje të trojeve amtare. Kryevepra e tij « Lahuta e Malcisë » do të mbetet në shekujt si një monument madhështor e emni i tij Homeri i Kombit Shqiptar. Ne kohën e diktaturës, Fishtës iu zhdukën eshtnat dhe veprat. Lasgushi nuk pranoi t’i serviloset regjimit komunist me gjithe joshjet e ofertat, u muer vetëm me përkthime. Koliqi i arratisun politik jashte shtetit i deklaruem anmik e tradhëtar. Azdreni kishte vdekun. Ky fati i këtyne katër poetëve shqiptarë.

ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato

teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti a bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të “Lahutës së Malësisë”, kryevepër e poezisë epike

(Ne foto Gjergj Fishta me familjart e tij ne fshatin Fishte te Zadrimes)

Botue ne Revistën Kuq e Zi, nr. 44-45, Prill 2010


34

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset” më 1913 “Mrizi i Zanave”. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai

mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së

GJERGJ FISHTA Lindi me 23 Tetor 1871 ne fshatin Fishte te Zadrimes. Mesimet e para i kreu ne Kolegjin e Troshanit. Studimet e larta, filosofi e teologji, ne Bosnje. Ne 1894 kethehet ne atdhe dhe jep mesim ne Kolegjin e Troshanit, pastaj emnohet famulltar ne Gomsiqe. Ketu fillon veprimtaria e tij letrare. VEPRIMTARIA E GJERGJ FISHTES 1985 - Bashke me Imzot Preng Doçin, Abat i Mirdites, themelon Shoqnine Letrare Il Bashkimi 1902 - Drejton Shkollen Françeskane ku vendos si gjuhe mesimi shqipen. 1905 - Boton ne Zadar blenin e pare te " Lahutes se Malcise ". 1906 - Boton ne Zadar blenin e dyte te Il Lahutes se Malcise ". 1907 - Boton ne Sarajevo poezite satirike " Anzat e Pamasit ". 1908 - Merr pjese ne Kongresin e Manastirit ku emnohet Kyetar i Komisionit per caktimin e Alfabetit te gjuhes shqipe . 1909 - Boton vellimin me poezi " Pika Vese " ( ma vone " Vallja e Parrizit ") 1911 - Shfaq ne Shkoder melodramen " Shqiptari i Qytetnuem ". 1912 - Shfaq ne Shkoder melodramen tjeter" Vllaznia ose Shen Françesk Assisi" 1913 - Themelon revisten k:ulturore -letrare "Hylli i Drites " 1914 - Shkruen e shfaq tragjedine e pare" Juda Makabeu ". 1916 - Themelon shtypshkronjen françeskane dhe boton fletoren Il Posta Shqiptare ", ku pjesen shqipe e drejton vete. Formon se bashku me Luigj Gurakuqin " Komisionin letrar " te gjuhes shqipe.1919 - Merr pjese ne Konferencen e Paqes se Versailles si sekretar i Imzot Burnçit, që ishte Kyetar i delegacionit shqiptar. .. 1921 - Zgjidhet deputet i Shkodres ne Parlamentin e pare te Legjislatures shqiptare. Emnohet N/Kryetar i Dhomes se Deputetve dhe Kryetar i Komisionit te Arsimit. Hap gjimnazin Il ILLIRICUM" nen drejtimin e françeskanve .. 1922 - Ne Londer dhe ne Washington me Delegacionin shqiptar per njohjen e Shqipnise, 1923 - Boton vellimin me vjersha satirike Il Gomari i Babatasit ". 1924 - Boton vellimin me poezi "Mrizi i Zanave ". 1925 - Boton vellimin me poezi" Vallja e Parrizit ". 1927 - Shkruen e shfaq melodramen " Shen Luigj Gonzaga ". 1928 - Emnohet nga Urdhni Françeskan, " Lector Iubilatus Honoris Causa" perfaqeson Shqipnine ne Konferencen Interballkanike ne Athine. 1931 - Idem ne Stamboll. ] 932 - Idem ne Bukuresht. 1935 - Zgjidhet Provincial i Françeskanve te Shqipnise. 1937 - Boton kryevepren e tij te poezise epike If Lahuta e Malcise If. 1939 – Akademik, Anetar i Akademisë së Italisë. 1940, 30 Dhjetor, vdes në Shkodër me ne goje fjalet e fundit : If Me vjen keq qe po vdes tue lane Atdheun te shkelun nga kamba e huej ". Vorroset ne kishen e Gjuhadolit

Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937. Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix”. Dekorohet nga Austria e Turqia. Më 1939 bëhet anëtar të Akademisë së Italisë. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

35

Universiteti i Shkodrës ”Luigj Gurakuqi” Departamenti i Letërsisë

Fishta: Poeti dhe Mendimtari Kombëtar Konferencë Shkencore/ Përkujtimore, me rastin 70 vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës (1871-1940) Dr. Dom Nikë Ukgjini Instituti Filozofik dhe Teologjik Shkodër, 10. XII. 2010.

FISHTA NË DOKUMENTE TË PANJOHURA Hyrje Fishta, figura më e shquar e letërsisë shqiptare, edhe pse do binte në harresë për 50 vite me radhë nga sistemi komunist, sado që koha kalon, vepra dhe personaliteti i tij, sikur tërheqin më tepër vëmendjen e lexueseve dhe studiueseve vendas dhe te huaj. Tema e studimit tim, me këtë rast nuk është vlerësimi i veprimtarisë së tij letrare apo vendi i tij në letërsinë e sotme shqiptare, por thjesht paraqitja e dokumenteve më të reja që kanë të bëjnë më Fishtën student.

provincës françeskane, BosnjeSrebrene, me seli të saj në Srebrenicë. Misioni françeskan në Shqipëri, për shkak të shtrirjes gjeografike, në këtë kohë ishte shpërnda në pesë prefektura, deri kur Selia Shenjte më sugjerimin e

Te rejat për Fishtën student Për arsye të mungesës së priftërinjve vendas, dioqezën apo rregulltarë dhe nevojës së ungjillëzimit të besimtareve shqiptar, të cilët nën pushtimin e egër turk me shumicë kalonin në besimin islam, Selia Shenjte, do favorizonte shkollimin e brezave të rinj, sidomos rregulltarëve françeskanë, nëpërmjet kurjes qendrore me qendër në Romë. Papa Gregori XVI. me bulën e tij “ Felicis recordationis” (kujtesë gëzimi) dt. 9. tetor 1832, pasi konstatoi, shpërbërjen e provincës françeskane shqiptare (e cila si e tille – Provincë, ekzistonte nga vitit 1589,) dhe formimin e Misionit Apostolik me në krye me prefektin At Petar Pinotiq, Misionin Françeskan Shqiptar, ia kishte besuar

kurjes qendrore françeskane, më bulën Apostolike “ Felicitate quadam” ( moment gëzimi) më 31 janar 1897, shpalli bashkimin e të gjithave prefekturave, gjë që qoj, në riformimin e provincës se re shqiptare, me 6. qershor 1906 në krye se cilës ishte, At Lovro Mihaçeviq. Themeluesit e Kolegjit Françeskan në vitin 1880, në Troshan të Zadrimës, misionaret: At Mariano Pizzochini dhe At Gian Pierro Ferrari, duke qenë të nxitur nga porosia papnore për

edukimin e brezave të rinj, nxorën nga ky Kolegj, pas pesë viteve shkollim, gjeneratën e parë, prej gjashtë nxënëseve shqiptarë, të cilët në vitin 1886, qenë dërguar për studime të mëtejshme, në Bosnje për t’u bërë meshtar të urdhrit Françeskan. Dallëndyshet e para që fluturuan nga Shkodra për në rishtari (noviciat) në Guçja Gora, afër qytetit të Travnikut, sipas dok. 573, dt. 15, tetor, 1886, ishin: vëlla, Anton Nënshati me emrin e pagëzimit, Martin; Jozef Blinishti, me emrin, Mëhill; Pjeter Gjadri, më emrin Simon; Lorenc Mitrovic (Mazreku) me emrin, Pashko; Ëngjëll Paliçi me emrin Sebastian dhe Gjon (Johannes) Fishta me emrin e pagëzimit, Jozef i cili sipas Vinçenc Malaj dhe dëshmisë së librit të pagëzimeve të famullisë së Troshanit, qe pagëzuar nga At. Leonardo De Martino. Studiuesit dhe lexuesit, duke u mbështetur në literaturën e botuar për poetin tonë kombëtar, qoftë edhe në jetëshkruesit e tij më të njohur, si: At Pashkë Bardhi, At Benedikt Dema, At Marin Sirdani, At Daniel Gjeçaj, me të drejtë do shtronin pyetjen, se cili nga emrat e studentëve të lartpërmendur do të ishte At Gjergj Fishta? Përgjigjja e saktë rreth kësaj, të ashtuquajtur enigme edhe informacione të tjera me interes për Fishtën, do zbardhen duke shfletuar dokumentacionin e tij studentor, të marrë nga Arkivi


36

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Qendrore e Provincës Françeskane të Bosnjës, në Sarajevë. Në dokumentin fillestar, nr. 573, të dt. 15 tetor 1886, nënshkruar nga eprori i rishtareve të Kuvendit në Guçja Gora, At Juraj Kosiç, mësojmë për emrat dhe mbiemrat e gjashtë kandidatëve të ardhur nga Shqipëria. Në krye të listës gjejmë emrin e parë më këto shënime: Fra Ivo, ( në shqip Gjon), Fishta i lindur me 22 tetor, 1871, pagëzuar 24 tetor, me emrin Jozef (në gjuhën kroate Josip). Kjo do të thotë se Fishta, me rastin veshjes se zhgunit françeskan me 28 gusht 1886 dhe pranimit të kushteve te përkohshme të dt. 23 tetor 1887, sipas ligjeve rregulluare, kishte bërë ndryshimin e emrit nga Jozef në Gjon (Johannes), si emër i përmotshëm i një rregulltari. Emri në gjuhën kroate, Ivo (Josip) apo në trajtën latine Johannes, që do të thotë, Zoti jep mirësi, në dokumente shkollore, vazhdon të jetë, emërtim zyrtar i Fishtës, gjatë gjithë kohë së studimeve dy vjeçare filozofike, në Kraljevo Sutjeska, (1888-1889), dhe atyre teologjike në Livno, gjatë viteve 1889-1893. Jetëshkruesi i tij më i njohur At Pashko Bardhi, në shkrimin e tij, “A. Gjergj Fishta” (Me rastin e 25 vjetorit të meshtarisë se tij) botuar në “Zani i Shna Nout” më 1919, rreth emrit të tij thotë:” Vjeten e provës e bani në kuvend të Guçja Gorës afer Travnikut e në ketë rasë, sipas zakonit të Fretnevet, ndërroi emnin e muer Gjergj”. Shënimi i sapo cituar, i bashkohësit të Fishtës At Bardhit, nuk mund të mendohet se është i gabuar, dhe se ai nuk ishte në dijeni për emrin të cilin Fishta e mbante si rregulltar gjatë jetës studentore, por, arsyeja e vetme mund të ishte se personi në fjalë me emrin Gjergj (Georgos, në greqishte “bujk”) si poet, shkrimtar, diplomat etj., tashmë kishte bërë emër tek bota shqiptare dhe ndërkombëtare. Shtrohet pyetja: Kur e mori Fishta emrin Gjergj? Përgjigjen e gjejmë në librin e Pal Dukagjinit,” Gjergj Fishta, Jeta dhe Vepra”,

Romë 1992, ku ndër të tjera shpjegon se në letrën e dt. 2 shtator 1892, dërguar eprorëve, për krijimin e një shoqërie të vogël letrare shqiptare, Fishta qe i pari ndër dhjetë që e ndjekin e nënshkruhet, Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Pa dyshim, dy emrat e parë si të tillë u zhdukën, duke i mbetur vetëm i fundit, Giorgio, Jure në gjuhën kroate, ndërsa, në shqip Gjergj, emër më anë të cilit ne sot e njohim poetin tonë kombëtar. Gjendja e popullit kreshnik të Bosnjës nën zgjedhën Turke, luftërat e pandashme, kryengritjet e vazhdueshme dhe heroizmi i tyre deri në fitore të vitit 1878, ishin të ngjashme me ato të viseve tona gjithnjë në robëri. Prandaj, dhe emrat e lartpërmendur të Fishtës, janë personifikues, të njerëzve te mëdhenj, si të humanistit, Papa Pio II, me emrat Enea dhe Silvio (Piccolomini). Ky Papë në historinë tonë kombëtare njihet si ai, i cili nisur për në Raguzë për ta kurorëzuar Gjergj Kastriotin si Atlet i Krishtit, dhe vdiq në vitin 1464 në Ankona të Italisë pa arritur ta finalizonte misionin e tij. Apo Enea, personazhi te Iliada e Homerit dhe Silvio, emër i rilindasit të shquar kroat, Silvie (Strahimir Kranjçeviq), mik i ngushtë i Fishtës etj. Ndërsa, emri i fundit Gjergj, në aspektin fetar, personifikim i Shën Gjergjit, martir i shek. V, dhe në anën kombëtare, emri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti.

Vlerësime për Fishtën Sjelljet e përgjithshme të Fishtës, gjatë kohës se rishtarisë, sipas dokumentit nr. 609, dt. 28 prill 1887, lëshuar nga Kuvendi, Guçja Gora, vlerësohen me “Omnia”(shumë pozitive). Ndërsa, sjelljet e më vonshme disiplinore dhe përgatitore, të kohës studentore, sipas dok. 945, dt. 1 maj 1889, lëshuar nga Kuvendi në Kraljeva Sutjeska, vlerësoheshin mesatare dhe të mjaftueshme. Me gjithë mirëkuptimin e mikpritjen e boshnjakeve, të cilët jepnin ndihmën e plotë

financiare, çka dëshmon dok. 905, dt. 15, maj 1889, nxënëseve tanë s`u mungonte keqkuptimi, përbuzja dhe xhelozia. Prandaj, vlerësimet më karakter disiplinor, mendoj se ishin shprehje më tepër e karakterit impulsiv të Fishtës dhe të studentëve te tjerë shqiptarë ndaj shoqërisë ku ata jetonin, se të një jete aventureske. Puna studimore e Fishtës, në krahasim më vlerësimet disiplinoren, dalloheshin si nata më ditën. Bashkëkohësi i tij, Provinciali i françeskaneve të Bosnjës, At Andria Buzuk, do shprehte konsideratë të madhe për te, si një talent të madh më një inteligjencë të jashtëzakonshëm. Ky konstatim i Buzukut, dëshmohet shumë qartë, nga shfletimi i dokumenteve shkollore të studimeve filozofike dhe teologjike, për çka na flasin dok, 907, dt. 11 shkurt 1886/87; dok. 608, dt. 8. korrik 1887; dok. 935, dt. 8 shkurt 1889 etj., ku Fishta në krahasim me studentet e tjerë, të kombeve ndryshme, spikat, pothuajse në të gjitha lëndët shkollore, si më i miri, duke u vlerësuar gjithherë më notën më të lartë “eminens”. Takimi i hershëm i Fishtës më boten klasike, latine e greke, sidomos më autoret e letërsisë italiane: Dante, Goldoni, Manzoni, Pascoli e tj., shprehej evidente në punën e tij poetike. Meritë të madhe për përparimin intelektual, e cila për Fishtën ishte dhuratë e Zotit, kishin dhe bashkohësit e tij, rilindësit e spikatur të botës kroate si: Grga Martiq, Andria Kaçiq Mioçiq, Ivan Mazhuraniq etj.

Përfundime Për shkak të ngjashmërisë, për kah robërimi, qe kishte Bosnja më Shqipërinë e pushtuar, në shpirtin e Fishtës, në Bosnje u ndez ajo shkëndijë e cila do të shpërthente me kthimin e tij në Shqipëri, në vitin 1893 dhe shugurimit meshtarak në vitin 1894, me një zjarr të madh dashurie e veprimi për liri e përparim të Atdheut.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

25

në shërbim të komunitetit shqiptar! vjet në gëzimet familjare shqiptare!

e-mail: artistelimo@gmail.com

For All occasions and desitnations

Nua dhe Lule Gjokaj: 914-243-0807

37


38

Jeta Katolike | Tetor-Djetor 2010

Nga Arkivi i Peter Priftit ANONOMI (Dorëshkrimi) I ELBASANIT “Anonimi i Elbasanit” i quajtur edhe “Kodeks i Elbasanit” i referohet një dorëshkrimi të shek, XVI nga qyteti i Elbasanit në Shqipërinë e mesme. Dorëshkrimi u zbulua në vitin 1949 dhe tani ruhet në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë. Dokumenti përmban pjesë nga katër Ungjijtë e Biblës dhe një predikim për besimtarët, karakteristik për Ritin Lindor të Kishës Ortodokse. Kodiku u emërtua “Anonim,” me sa duket për shkak të kundërthënieve përsa i përket autorit të veprës. Disa studiues besojnë se dorëshkrimi është vepër e Papa Totasit, një prift që e kishte në pronësi dorëshkrimin, emri i të cilit, për më tepër, shfaqet në kopertinën e brendshme të dokumentit. Asgjë tjetër nuk dihet për të, përveç mendimit se origjinën duhet ta ketë nga zona e Shpatit, në afërsi të Elbasanit. Të tjerë ia atribuojnë autorësinë një Theodhor Bogomili, emri i të cilit gjindet në mbulesën e dorëshkrimit. Kodeksi është shkruar me një alphabet origjinal prej 40 shkronjash, katër më shumë se alfabeti shqiptar i tanishëm. Deri sot ai njihet si alfabeti më i vjetër shqip. Dokumenti është shkruar në një shqipe arkaike, me lokucione të qarta, përgjithësisht i lirë nga termat turqisht. Teksti përmban edhe disa neologjizma, të krijuara posaçërisht për ta bërë më të qartë terminologjinë fetare të dokumentit. Kodeksi i Elbasanit është i ngjashëm me një dokument tjetër fragmentar, por me rëndësi të madhe për letërsinë shqipe, sikurse Formula e Pagëzimit, e vitit 1462 –dokumenti më i vjetër në gjuhën shqipe që njihet deri më sot. Fakti që të dy dokumentet kanë karakter fetar, në traditat e besimit kristian, dëshmon për lidhjet historike të popullit shqiptar me Kishën e Krishterë.

KOLEGJI I SAN DEMETRIOS DI CORONE San Demetrio di Korone, një qytet në rajonin e Kalabrisë në Italinë e Jugut është vendi i Kolegjit të Sant’ Adrianos; një institucion i vogël i arsimit të lartë, me reputacion të madh në historinë e letrave shqipe.Themeluar rreth dy shekuj e gjysmë më parë, kolegji është pjesë e kulturës dhe popullit arbëresh. Termi “arbëreshë” u referohet shqiptarëve që kanë emigruar në Kalabri dhe Sicili nga Shqipëria dhe hapësira të populluara nga shqiptarë në Greqi, gjatë Mesjetës dhe më vonë.

Me kalimin e viteve, studentët e shumtë arbëreshë dhe të tjerët, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, studiuan në Sant’ Adriano. Një numër prej tyre më vonë u shquan për arritjet e tyre si autorë, poetë, linguistë, historianë dhe edukatorë. Në mesin e studentëve arbëreshë, emri më i njohur është ai i Jeronim de Radës (18141903) poet, publicist dhe krijues i letërsisë shqiptare romantike me anë të poemës së gjatë dhe më të njohur të tij, poems lirike Kënga e Milosaos (1836). Për një kohë bukur të gjatë de Rada qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Sant’ Adriano. Një tjetër Arbëresh, Luigi Petrass, dijetar dhe mik i ngushtë i de Radës, ishte autor i parë që përktheu poezitë romantike Europiane në shqip. “Childe Harold” i Lord Bajronit qe një nga veprat që përktheu (pjesërisht). Vincenc Stratico, I cili iu kushtua politikës radikale, shkroi poezi politike dhe satirike dhe sot njihet si poet i parë socialist në mesin e shkrimtarëve arbëreshë. Autorë të tjerë arbëreshë, karriera e të cilëve u formua në një masë nga studimet e tyre në Kolegjin e Sant’ Demetrios di Korone qenë Vincens Dorsa, Rafaele Lopez, Anton Argondica, Askuri Konstantine, Konstantin Belluçi dhe Bernard Bilota. Përveç Arbëreshëve, mbi njëqind intelektualë nga Shqipëria kaluan Adriatikun për të studiuar ose për të dhënë mësim në Kolegjin e nderuar shqiptar në Kalabri. Më të njohurit ndoshta janë Avni Rustemi, orator poltik dhe reformator shqoëror, Kostaq Cipo, Kolë Kamsi, autor i veprave historike, gjuhësisë, letërsisë dhe folklorit, Luigj Gurakuqi, shkrimtar dhe figurë politike, dhe Aleksandër Xhuvani, filolog i shquar i cila dha mësim në Kolegjin Sant’ Adriano për një periudhë. Duke komentuar për rëndësinë e Kolegjit de Rada ka thënë: “Kolegji hapi një derë të gjerë për Arbëreshët duke sjellë dritë në të gjitha shtëpitë shqiptare. Këtu në komunitetin arbëresh, filloi të shkruhej gjuha shqipe. Aktualisht Kolegji nuk gëzon famën e ditëve të mëparshme. Tani është zvogëluar në përmasat e një shkolle të zakonshme, por ende ruan lavdinë e së kaluarës së shndritshme.

KOLEGJI PROPAGANDA FIDE Kolegji Propaganda Fide është Kolegji i Kishës Katolike në Romë, misioni i së cilës është “përhapja e besimit.” Në kundërshtim me nocionin përçmues të publikut për propagandën, fjala “propagandë, në termin “Propaganda e Besimit,” ka konotacion pozitiv,

domethënë “propagation,” përhapje, shumim. Kolegji zë një vend të dukshëm në historinë e letërsisë shqiptare. Është institucion i arsimit të lartë, ku disa shqiptarë Shqiptarë dhe Arbëreshë (shqiptaro-italianë) shkrimtarë dhe dijetarë kanë studiuar gjatë viteve të tyre të formimit. Dy prej tyre, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të dy prelatë të Kishës Katolike, njihen si autorë klasikë të letërsisë së hershme shqipe. Frang Bardhi (1606 – 1643) autor i Fjalorit të parë shqiptar Dictionarum Latino-Epiroticum (Romë, 1635) studioi teologji në Kolegjin e Propaganda Fides. E botoi fjalorin e tij ndërsa ishte ende student në kolegj. Bardhi, i cili më vonë u bë Peshkop i Kishës Katolike, është gjithashtu edhe autor i një biografie të shkurtër për Skënderbeun, heroit kombëtar të Shqipërisë. Pjetër Bogdani (lindur rreth 1630 – v. 1689) i cili është njohur si shkrimtari më origjinal i letërsisë së hershme shqipe, ka studiuar në Kolegj për dy vjet (1654-1656) ku fitoi doktoraturën për filozofi dhe teologji. Ai arriti përfundimisht në rangun e Kryepeshkopit të Kishës Katolike. Vepra e tij madhore, Cuneus Prophetarium (Çeta e Profetënve), botuar në Padova, Itali, më 1685, është vëllimi më i vjetër i prozës në gjuhën shqipe, (për ta dalluar nga librat e përkthyera shqip.) Për shkak të meritave letrare të veprës, një nga të cilat konsiderohet fjalori i pasur, Bogdani konsiderohet me të drejtë si babai i prozës shqipe. Shkrimtarë të tjerë të letërsisë shqiptare, karriera e të cilëve u formua pak a shumë nga studimet e tyre në këtë kolegj, janë Francesco Maria da Lecce, Dhimitër Kamarda, Vinçenc Dorsa dhe Preng Doçi (Dochi). Da Lecce, një gjuhëtar Italian, i cili shërbeu si misionar në Shqipëri për njëzet vjet, botoi gramatikën e parë shqipe të njohur deri më sot, (Romë 1617). Kamarda qe filolog arbëresh dhe folklorist, shkrimet e të cilit ndihmuan të shpejtohej lëvizja kombëtare shqiptare në shekullin 19, si në komunitetin shqiptaro-italian dhe në Shqipëri. Dorsa ishte një shkrimtar tjetër arbëresh bashkëkohës i Kamardës, i njohur për librin e tij të botuar më 1847 me titull “Kërkime dhe Mendime për Shqiptarët.” Libri është burim me material të vlefshëm për origjinën, historinë, zakonet dhe letërsinë e popullit shqiptar. Së fundi Preng Doçi, prelat katolik dhe shkrimtar, i cili në vitin 1899 hartoi një alfabet të bazuar në shkronjat latine, duke kontribuar ndjeshëm në standartizimin e alfabetit modern shqiptar, që ndodhi në Kongresin e Manastirit më 1908.


Jeta Katolike | Tetor-Dhjetor 2010

Pagëzime

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të shenjtë

Christopher Joseph Waters Prindër: Christopher & Laura Waters Kumbarë: Anthony & Melissa Vasile

Evana Grace Simolacaj Prindër: John & Drita Simolacaj Kumbarë: Pjeter & Nora Gjelaj Luke Paul Elezaj Prindër: Victor & Lula Elezaj Kumbarë: Kanto Elezaj & Drane Prekelezaj Juliana Camaj Prindër: Vinko & Tereza Camaj Kumbarë: Ivo & Prena Zadrima Marcus Krist Gjergjaj Prindër: Krist & Tresa Gjergjaj Kumbarë: Vinny & Vera Culaj Isabella Kola Prindër: Petrit & Leonora Kola Kumbarë: Mark & Roberta Gjonaj Kole Krasniqi Prindër: Gezim & Leonora Krasniqi Kumbarë: Gjergj & Antoneta Krasniqi Tom Paul Lumaj Prindër: Paulin & Vera Lumaj Kumbarë: Pjeter & Marta Shkreli Ema Mirashi Prindër: Albert & Antoneta Mirashi Kumbarë: Orton & Arta Ukaj Kol Jon Palushaj Prindër: Peter & Liza Palushaj Kumbarë: Anton & Teuta Ujkaj Katherine Voka Prindër: Marash & Anila Voka Kumbarë: Kastriot & Kristina Lulaj Gjon Vucaj Prindër: Pjeter & Marija Vucaj Kumbarë: Gjelosh & Drana Vukaj Justin A. Gjekaj Prindër: Ferdinand & Sose Gjekaj Kumbarë: Paulin & Fllanza Hasaj Anthony Kolaj Prindër: Zef & Roze Kolaj Kumbarë: Egris & Evis Haxhari

39

Bethanie Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Adem G. Idrizi & Gladys Tinoco Samantha Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Shaban N. Idrizi & Leagh Sotile Alexis Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Shaban N. Idrizi & Leagh Sotile Jamie Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Shaban N. & Marcia Idrizi Nicole Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Shaban N. & Marcia Idrizi Sophie Tinoco Prindër: George & Valeria Tinoco Kumbarë: Adem G. Idrizi & Gladys Tinoco John Daka Prindër: Zef & Lindita Daka Kumbarë: Tush & Lula Marku Valentina Dedvukaj Prindër: Mark & Drita Dedvukaj Kumbarë: John Lulgjuraj & Nora Curanaj Isabella Gazivoda Prindër: Roka & Susan Gazivoda Kumbarë: Alfred & Kristina Catalic Joseph Gjelaj Prindër: Peter & Monde Gjelaj Kumbarë: Pellumb & Bridget Gjonaj Alexander Thomas Miller Prindër: Colby S. & Valbona Miller Kumbarë: Anton & Diana Preni Arber Rexha Prindër: Alfred & Besmira Rexha Kumbarë: Filip & Vjollca Gega Frank Nicholas Vukel Prindër: George & Victoria Vukel Kumbarë: Vuksan Vatic & Violeta Ulaj Jake Alexander Cacaj Prindër: John & Elizabeth Cacaj Kumbarë: Micky & Mariana Coontz

I n

Joseph Issaih Gjuraj Prindër: Adrian & Irena Gjuraj Kumbarë: Fiorentin Gjuraj & Eglantina Parubi Alexandria Vulaj Prindër: Martin & Elizabeth Vulaj Kumbarë: Gjergj & Jozefina Smajlaj Mary Curanaj Prindër: Ajlo & Linda Curanaj Kumbarë: Gjek & Prena Saljanin Jackie Gjoni Prindër: Arben & Zhaklina Gjoni Kumbarë: Pal & Ciljeta Gjonaj Zef Pllumaj Prindër: Luke & Pranvera Pllumaj Kumbarë: Luigj & Age Drejaj Jessica Nicole Shala Prindër: Martin & Elizabeth Shala Kumbarë: Anthony & Antoinette Nikc Joseph Smajlaj Prindër: Mark & Flutur Smajlaj Kumbarë: Leonard & Prena Vushaj Daniel Shllaku Prindër: Leonard & Lindite Shllaku Kumbarë: Artur & Gjyliana Gjuraj Kristina Dobrecovic Prindër: Peter & Sandra Dobrecovic Kumbarë: Zoran & Alma Dedic Emanuel Doci Prindër: Leonat & Manuele Doci Kumbarë: Altin & Kristina Parubi Magdalena Dokic Prindër: Kolja & Marija Dokic Kumbarë: Kola Dukaj Diana Grishaj Prindër: George & Maria Grishaj Kumbarë: Tony & Drita Rukaj Chiara Laca Prindër: Julian & Hane Laca Kumbarë: Genc & Dafina Laca Isabella Lisi Prindër: Arben & Aurela Lisi Kumbarë: Markeljan Masheqaj & Rudina Simonaj

Kurorezime Prel Rudaj me Benadeta Shabaj Më 2 Tetor 2010 Lee Francis Ferruci me Laura Curanaj Më 2 Tetor 2010 Adrian Daka me Brisilda Lulaj Më 10 Tetor 2010 Igor Ljekocevic me Maria Elezaj Më 16 Tetor 2010 Thomas Leonard Garry me Leonora Palaj Më 17 Tetor 2010 Pasko Djelovic me Kristina Prekpalaj Më 23 Tetor 2010 Zef Dedovic me Antoinetta Nikac Më 23 Tetor 2010 Kola Curanaj me Drita Ljucdjonaj Më 24 Tetor 2010 Agron Gjelevic me Leonora Deda Më 30 Tetor 2010 Nikola Curanaj me Lizabeth Berishaj Më 30 Tetor 2010 Tony Curanaj me Angela Broyles Më 6 Nëntor 2010 Djon Nikac me Flora Ljucdonaj Më 13 Nëntor 2010 Vjeko Skrelja me Joanna Elezovic Më 13 Nëntor 2010 Michael Gardella me Linda Vataj Më 20 Nëntor 2010 Besnik Kqira me Antoinette Berisha Më 27 Nëntor 2010

M e m o r i a m

Jan Kolaj, 78-vjeç Vdiq më 21 Nëntor 2010 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York

Justa Vukel, 77-vjeç Vdiq më 20 Dhjetor 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Gjergj Gjelaj, 72-vjeç Vdiq më 26 Dhjetor 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Edmond Pllumaj, 26-vjeç Vdiq më 29 Nëntor 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Nick Ndrejaj, 83-vjeç Vdiq më 24 Dhjetor 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Marko Krasnic, 87-vjeç Vdiq më 31 Dhjetor 2010 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme!


GJERGJ FISHTA (1871-1940)

Në përkujtim të 70 vjetorit të vdekjes

FAMILJA E NOC MATI GJONAJ NGA REÇI I ULQINIT


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.