JK # 59

Page 1


2

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Jeta Katolike • Viti XLV, Numri 3 Korrik - Shtator 2010 • Çmimi $5.00 • www.jetakatolike.com

www.JetaKatolike.com

Dom Pjetër Popaj: ..............................................................................................................................2 Nga Famullia Jonë ...............................................................................................................................4 Mark K. Shkreli: Takime me diasporën ................................................................................................5 Mark K. Shkreli: Festa e Nënës Tereze në Prishtinë ...........................................................................7 Klajd Kapinova: Happy Birthday Mother Teresa ..................................................................................10 Beqir Sina: Meshë e veçantë për ditëlindjen e Nënës Tereze ë Katedralen e Shën Patrikut .............12 Simon Vukel: Holy Mass held in Mother Teresa’s honor at St. Patrick’s Cathedral.............................14 Frank Shkreli: Nënë Tereza: Nderi I Kishës Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar .......................16 Mother Teresa Honored on U.S. Stamp...............................................................................................18 Kosova krenare që nxori humanisten e përmasave botërore..............................................................19 Beqir Sina: Në Stamford u shënua 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës ...........................................20 Avzi Mustafa: Nëna Tereze Në 100-Vjetorin E Lindjes ........................................................................22 Dr. Ismer Lukolic: Albanian American Medical Society Hosts Health Fair at Our Lady of Shkodra ....23 Suzana Varvarica Kuka: Ne vinim nga FERRI!....................................................................................24 Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë..........................................................26 Astrit Lulushi: Kisha katolike shqiptare e Shën Palit afër Detroitit nderon Nënë Terezën ...................30 Kolec Traboini: Gjuha e Zemrës ..........................................................................................................31 Anton Çefa: Portret për Nënë Terezen.................................................................................................32 Si e kemi njohur Nënë Terezën............................................................................................................33 Kolec Çefa: Gjurmë të reja për fisin Bojaxhia (Nënë Tereza) ..............................................................35 Ndue Ukaj: Nëna Terezë dhe identiteti modern shqiptar .....................................................................41 Bardhyl Ukcamaj: Shën Tereza e shqiptarëve .....................................................................................43 Sofra poetike ........................................................................................................................................46 Frank Shkreli: 100 Vjetori i Lindjes së Presidentit Reagan dhe Miqësia e tij me Nënën Tereze.........48 Franz-Llesh Grishaj: Mother Teresa: Do It ANYWAY...........................................................................50 Klajd Kapinova: Profil skulptori ............................................................................................................52 Alfred Beka: Nobelistja shqiptare.........................................................................................................53 Don Marjan Ukaj: Nënë Tëreza - Diell që shëndriti botën me dashurinë hyjnore ...............................54 Lëvizje Demografike.............................................................................................................................55

Dom Pjetër A. Popaj - Drejtor Mark K. Shkreli – Kryeredaktor Simon Vukel – Redaktor (anglisht) Klajd Kapinova — Redaktor (shqip) Peter Saljanin – Koordinator për të rinjtë Ismer Mjeku – Graphic Design Martin Smajlaj – Marketing & Internet Boton Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, New York

ADRESA E REDAKSISË: 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 · Fax (914) 949-2690 E-Mail: ShkreliM@aol.com

Këshilli Botues: Dom Pjetër A. Popaj, Mark K. Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr. Camaj, Gjon Chota, Tomë Paloka, Lekë Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mhill Velaj.

Një pjesë e grupit nga New Yorku duke ecur në Bulevardin Nëna Tereze për të marrë pjesë në përurimin solemn të katedralës në Prishtinë VETËM $30 NË VIT PËR REVISTËN JETA KATOLIKE

Grupi i Marketingut: Martin Smajlaj, Lule Gjokaj, Prena Berisha Të gjitha shkrimet dhe artikujt i nënshtrohen redakturës. Dorëshkrimet dhe fotografitë nuk kthehen edhe nëse nuk botohen.

»Gjithçka u krye«

Ata që dëshirojnë të abonohen në Revisten Jeta Katolike abonimi vjetor është: $30.00 (SHBA). Ju lutemi na e dergoni pagesën në: Our Lady of Shkodra 361 W. Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530 Tel. (914) 761-3523 www.jetakatolike.com


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

3

Nëna Tereze dhuratë e Zotit nga kombi jonë Nga predikimi në Katedralen e Shën Patrikut, më 26 Gusht 2010

- Nga Dom Pjetër Popaj

S

ot kremtojmë 100 vjetorin e lindjes së të Lumtures Nënës Tereze. Ne falenderojmë Zotin për jetën e saj si dhuratë për të ndihmuar të varfërit, të braktisurit e të sëmurët dhe që kjo dhuratë është prej gjakut tonë. Duke medituar për jetën e saj, dëshiroj të jap disa arsye se çka e ka tërhjekur Nënën Tereze për t’u shërbyer të varfërve. Këtu mund të gjejmë një lidhje të ngushtë në mes prejardhjes së saj me misionin e saj. Sikur e dijmë, Ajo vjen prej një vendi të varfër e të shtypur prej të huajve me shekuj. Është një mrekulli që egzistojmë ndopak si komb. Këtu shifet qartë se ne e kemi pasur Zotin në ndihmë gjithmonë. Zoti i madh ka pasur plane të mëdha për popullin tonë. Populli i Izraelit ka kaluar shumë vuajtje ndër shekuj prej armiqëve dominues dhe prej tij ka dalë një herë Moisiu si çlirues i popullit dhe pastaj, vuajtjet e vazhdueshme të shpërblehën në përgaditje për ardhjen e Mesisë. Qëndrueshmëria e tyre besnike ndaj Zotit i forcon dhe i pastron aq sa që prej tyre të dalë Hyjlindësja, Virgjëra Mari, si tabernakull i Mishërimit të Jezu Krishtit, Birit të Zotit. Ngjajshëm me popullin e zgjedhur, vuajtjet tona prej okupatorëve ndër shekuj, na janë shpërblyer në Moisiun tonë Gjergj Kastriotin - Skenderbe sikur çlirues i ynë prej të huajve. Qëndrueshmëria e jonë besnike ndaj Zotit na është shpërblyer në Nënën Tereze, sikur dëshmi e gjallë e dritës së të Lumit Jezu Krisht, këtu mbi tokë. Me dedikimin e saj ndaj thirrjes së Jezu Krishtit që i thotë “Come be my light”, eja bëju drita ime, ajo tregon cilësitë e virtytshme shqiptare. Nëna Tereze qyshë në fëmijërinë e vetë ka mësuar prej prindëve, Kolës e Dranes

gjërat më të rëndësishme shqiptare sikurse: besa, nderëshmeria, bujaria, dhëmshmëria, ndjeshmëria. Besa për shqiptarët është gjë e shenjtë sepse lidhet ngusht me besim në Zotin. Sikur Abrahami i Testamentit të Vjetër që bën besëlidhjen me Zotin dhe e përplotëson duke dashur më parë të sakrifikojë të birin Isakun se sa të thyej besën me Zotin. Edhe për shqiptarët kur jepet besa, jepet jeta më parë se sa thyhet besa. Bujaria për shqiptarët, gjithashtu nuk është për sy e faqe e sa për tu dukur. Bujaria buron nga ndjeshmëria duke e vurë vetën në vend të tjerëve në mjerim. Kjo gjë jep mundësi të shihet dinjiteti, pasuria e personit sikur njeri i krijuar në përngjasim të Zotit. Varfëria është dukja, e personi është qenia. Kjo gjë të fut në ndjenja edhe më të thella sikur dhembshuria, kuptimi. Sa më tepër që i kuptojmë këto mistere, aq më tepër i respektojmë dhe i duam të varfërit, të sëmurit e të braktisurit. Këto gjëra Nëna Tereze nuk i ka mësuar në Indi por në shtëpi, prej prindërve të vet. Fatkeqësisht, kjo gjë nuk theksohet mjaft në biografinë e saj. Prej një populli të vogël shqiptar del një Nënë Tereze me zemërbardhësi, bujari, qendrueshmëri, ndershmëri dhe besnikëri aq të madhe, që është e pashoqe në botë. Kjo është parë qartë edhe gjatë periudhës së Komunizmit ateist në Shqipëri. Shumë njerëz që i kanë rezistuar regjimit janë dënuar me vdekje dhe deri tani kemi dyzet martirë në proces për kanonizim. Një komb i vogël por jep shenjtorë të mëdhej. Ne jemi të përbërë prej dy besimeve, të krishterë e mysliman. Megjithatë, ne gjithmonë kemi theksuar gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë. Këtë gjë Nëna Tereze e ka mësuar qyshë në fëmijërinë e saj dhe më vonë e ka përplotësuar me vepra. Pa dallim feje, race, klase, kulture, u ka shërbyer të gjithëve

barabar. Si shqiptarë, ne kemi një Zot që adhurojmë, kemi një komb, një gjuhë, një kulturë, një histori dhe jetën e përbashkët. Ndër shqiptarë nuk egziston diskriminimi por bashkimi, respekti e dashuria në mes njëri-tjetrit. Ne i respektojmë diferencat me njëri-tjetrin sepse jemi të një trungu e të një gjaku. Tani është duke u ndërtuar katedralja në Prishtinë, me titullin e bukur “Nëna Tereze”. Në Kosovë është një përqindje e vogël të krishterësh, por nuk e ndiejnë vetën si minoritet të ndamë por, si të bashkuar, pjestarë të barabartë me të gjithë. Kjo katedrale, jo vetëm që është pranuar por edhe shumë prej fesë islame kanë bërë kontribute të mëdha për ndërtimin e saj. Në Rugovë, një vend tjetër në Kosovë, që nuk ka të krishterë, myslimanët vendas organizohen dhe e ndërtojnë kishën katolike. Gjithashtu, këtu në Amerikë shitet një xhami shqiptare në Bronx të New York-ut, të ardhurat i ndajnë nga $25,000.00 kishës tonë, Zoja e Shkodrës, kishës ortodokse shqiptare dhe xhamisë shqiptare. Ku tjetër në botë ndodhë një gjë e tillë? Kurrkund tjetër vetëm ndër shqiptarët. Këto janë cilësitë e virtytshme shqiptare që e kanë frymëzuar Nënën Tereze, qyshë në fëmijërinë e saj. Përgjigja e saj thirrjes së Krishtit “Eja e bëju drita ime” dhe shërbimi besnik i saj ndër të varfër, të sëmurë e të braktisur, qet në pah e dukje besën e virtytshmërinë e popullit shqiptar. Me jetën e saj shembullore na mëson të gjithëve se çka është misjoni i jonë në lidhje me Zotin e me njëri tjetrin.


4

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Nga Famullia JonĂŤ


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

5

Nga Arqipeshkvia e Tivarit: Takime me Diasporën Në Dekanatin e Ulqinit – Festa e Diasporës - Nga Mark K. Shkreli ë Kishën e Shën Markut, në Shtoj të N Ulqinit, Arqipeshkvia e Tivarit, më 25 Korrik, 2009, u shuguruan dy meshtarë të ri, Dom Palush Gjini dhe Dom Gabriel

Grabanica, të dy të lindur në Kosovë, por që jetën e tyre ia kanë dedikuar Arqipeshkvisë shqiptare të Tivarit. Si meshtarë të rinj, ata u emruan administratorë në famullitë Shën Gjergj, Dom Palushi dhe në atë të Braticës, Dom Gabrieli. Përveç famullive amë, ata administrojnë edhe famullitë Kllezën dhe Salç, përkatësisht. Dom Palushi dhe Dom Gabrieli, në bashkëpunim me Forumin Rinor “Buzuku”, duke e vlerësuar lart kontributin e diasporës për ndërtimet e shumta në vendlindje, më 31 korrik 2010, në restorantin “Noki Beach”, organizuan darkë, titulluar “Festa e Diasporës”, për të falënderuar të gjithë “emigrantët” nga këto troje. Darka ishte shumë e begatshme për nga sasia dhe kualiteti, por ne ishte edhe më me vlerë mikëpritja e këtyre meshtarëve të rinj dhe fjalët e bukura mirënjohëse të tyre. Përveç argëtimit të pashoq, ata kishin përgatitur edhe një video prezantim të objekteve të ndërtuar me ndihmen e

mërgatës, ku dalloheshin kishë, varreza, rrugë, statuja e Nënë Terezës, etj. Rreth 200 mërgimtarë, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Europë, moren pjesë në këtë ngjarje, por u dallua mungesa e famullitarëve të tjerë nga Dekanati i Ulqinit. Mërgimtarëve poashtu u ra në sy mungesa e Arqipeshkvit të Tivarit, Imz. Zef Gashit, i cili ato ditë ishte jashtë vendit. Të pranishmit i përshëndeti Dom Gabrieli, si nikoqir, si dhe deputeti në parlamentin e Malit të Zi, z. Luigj Shkreli. Gazetari nga Ulqini, z. Gjekë Gjonaj, në revistën “Buzuku” shkruan: “Biseda të ndryshme në gjuhën shqipe përziheshin me fjalë të huaja në një mbrëmje jo të zakonshme verës në restorantin “Noki Beach” në Shtoj të Ulqinit. Shqipja me theks amerikan e australian si dhe të gjuhëve evropiane tërhiqte vëmendjen e atyre të pranishmëve të pamësuar me këtë mënyrë të të folurit”. Organizatorët na thanë se do të përpiqen që këtë ngjarje ta bëjnë vjetore, tradicionale, gjë që na gëzoi edhe neve, sepse, ka e vona kemi filluar ta ndiejmë vetën të huaj në vendin tonë. Faleminderit Dom Gabriel, Dom Palush dhe Forumi Rinor “Buzuku”.

Takimi i mërgimtarëve "Bratilë 2010" - Nga Albert Camaj Edhe sivjet u mbajt “Takimi i mërgimtarëve “Bratilë 2010”. Ishte ky takimi i shtatët me radhë, të cilin e organizon misioni Françeskan në Tuz. Takimet e sivjetme u mbajtën më 23 dhe 24 gusht në skenën verore nën malin e Bratilës dhe, për herë të parë, u zhvilluan dy net me radhë. Mbrëmja e parë, më 23 gusht, iu kushtue 100 vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare Nënë Terezës. Meshën shenjte e celebroi kryeargjipeshkvi i Tivarit, monsinjor Zef Gashi me klerikët, kurse më pas lidhur me këtë vit jubilar, foli dr. Dom Lush Gjergji, i cili kishte ardhur nga


6

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Prishtina për të marr pjesë në këtë ngjarje këtu në trevën e Malësisë kushtuar Nënë Terezës. Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshëndeti pater Pashko Gojçaj, i cili u shpreh i kënaqur me ruajtjen e vazhdimësisë së këtyre takimeve, kushtuar bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim. Më pas të pranishmit i argëtoi tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha. Ndërkaq, mbrëmja e dytë e takimit të mërgimtarëve iu kushtua një jubileu shumë të rëndësishëm, 40 vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë, me ç’rast u shfaq filmi dokumentar, “Përjetësia e Besës” i autorit Gjokë Dukaj. Interesimi i opinionit këtë mbrëmje ishte shumë i madh. Të gjithë erdhën në këtë vend, për të shprehur respektin e vet ndaj kësaj ngjarjeje aq të rëndësishme në trevën e Malësisë. Fjalën e rastit e mbajti prof.dr. Mark Camaj, i cili theksoi se ky material dokumentar ka të bëjë me afirmimin e respektimit të fjalës së dhënë në trevën e Malësisë, si vlerë e shenjtë nëpër shekuj në këto treva. Ai

Monsinjor Zef Gashi

monsinjor Zef Gashi, i cili theksoi se besëlidhja e Malësisë edhe njëherë e ka dëshmuar përjetësinë e besës në këto treva. Ndërkaq në emër të organizatorit, të pranishmit i përshëndeti pater Pashko Gojçaj nga misioni Françeskan në Tuz. Vet autori i këtij dokumentari Gj. Dukaj, duke i përshëndetur të pranishmit

Pater Pashko Gojçaj

poashtu vlerësoi se materialet e këtilla filmike, janë më se te nevojshme, pasiqë ato mungojnë gjithnjë në këto treva lidhur me ngjarje dhe personalitete të dalluara nga treva e Malësisë. Autori Dukaj, shtoi Camaj, në kuadër të punës së tij si gazetar në disa mediume, i është qasur kësaj pune, duke rregjistruar fjalën e gjallë të njerëzve tonë të cilët kanë lënë gjurmë të thellë me punën dhe veprimtarinë e tyre zemërbardhë në këto treva. Andaj, kjo materje është specifike si për nga përmbajtja ashtu edhe mënyra e realizimit të saj, theksoi ai, duke vlerësuar realizimin e disa projekteve të deritashme dokumentare nga i njëjti autor. Një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe

Dom Lush Gjergji

dhe organizatorët e këtij tubimi, theksoi se “ideja kryesore për realizimin e këtij materiali ka qenë afirmimi i fjalës së dhënë në këto hapësira, si njëra nga institucionet më të forta të popullit shqiptar nëpër shekuj. Për fat, Besëlidhja e Malësisë u respektua maksimalisht, me çgjë u dëshmua se Besa jeton dhe do të jetojë nëpër shekuj, pavarësisht mënyrës së jetës dhe arritjeve të shoqërisë në të gjitha lëmitë, theksoi ai. Autori poashtu sqaroi se në këtë material nuk është marrur me kronologjinë e kësaj ngjarjeje sepse këtë e ka bërë para disa viteve në serialin dokumentar “Dora e pajtimit”, por ka dashur të dëgjojë mendimet e

pjesëmarrësve, ende në jet, të kësaj ngjarjeje, nga kjo distancë kohore prej 40 viteve. Poashtu, edhe mendimet e shumë njerëzve nga Malësia, të profileve dhe moshave të ndryshme, lidhur me respektimin e fjalës në këto treva dhe perspektivën e saj në të ardhmen. Gëzon fakti se gjenerata e re i është mirënjohëse të parëve tonë që u lënë në trashëgimi Besën si vlerë të përjetëshme dhe vendosmëria e tyre ti mbeten besnik këtij virtyti të shenjtë të popullit tonë, pohoi Dukaj, dhe propozoi që pushteti vendor në trevën e Malësisë të instalojë një shpërblim vjetor për veprimtari humanitare i cili do të mbante emrin “Besëlidhja e Malësisë”. Ai kërkoi nga të gjithë individët dhe strukturat e organizuara të shoqërisë të angazhohen në jetësimin e kësaj ideje në shenjë respekti ndaj kësaj ngjarjeje madhore dhe njerëzve tonë zemërbardhë dhe largëpamës që na e lanë në trashëgimi këtë vlerë të shenjtë, përfundoi ai. Poashtu, në mbrëmjen e dytë, Shtjefën Ivezaj në emer të Muzeut Etnografik të Malësisë i ndau dy mirënjohje, njëra e cila i përkiste Pater Pashko Gojçaj, kurse tjetra, që i përkiste autorit të Filmit Dokumentar Gjokë Dukaj. Të pranishmit i argëtuan Sh.K.A Besa, si dhe grupi Mars. Mbasandej, vazhdoi programi me muzik të përzgjellur nga Dj Buqi. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrue një koktej, të cilin e sponsorizoi Pashko Nikollë Dedivanaj, i cili jeton me familjen e vet në Gjermani, por erdhi enkas në shfaqjen e këtij filmi dokumentar. (Marrë nga Malësia.org)


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Në Katedrale Kremtohet Mesha e parë

PRISHTINË

Festa e Nënës Tereze në Prishtinë

7

Me rastin e festës së të Lumes Nënë Tereze, ditën e dielë, më 5 Shtator 2010, u kremtua Mesha e parë në Katedralen e re, e cila mban emrin e saj. Kremtuesi kryesor ishte i deleguari i Papës Benediktit XV, Arqipeshkvi i Tivarit, Imz. Zef Gashi. Bashkëmeshuan të gjithë ipeshkvinjët shqiptarë dhe një numër i madh meshtarësh, nga të cilët dalloheshin edhe meshtarët e famullisë tonë, “Zoja e Shkodrës” nga New Yorku, Dom Pjetër Popaj dhe Dom Viktor Dedaj.

- Nga Mark K. Shkreli

D

itën e shtunë, më 4 Shator, Meshës së parë i ka paraprirë një manifestim, në të cilin Filharmonia e Kosovës ka mbajtur një koncert për nder të Nënës Terezës, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. Këtë manifestim e hapi Ipreshkvi i Kosovës, Imz. Dodë Gjergji. Të pranishëm ishin edhe arqipeshkvijtë, Imz. Gashi i Tivarit dhe Imz. Mirdita i Tiranës, si dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili e quajti Nënën Tereze simbol të tolerancës dhe humanizmit. Kurse, për Katedralen Sejdiu ka thënë se është një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror. Ai citoi fjalët e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, i cili kishte vënë gur-themelin e katedrales më 2006. “Ndërtimi i Katedrales ‘Nëna Terezë’ do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe mirëkuptimit, siç ishte edhe filozofia dhe vepra e Nënë Terezës dhe popullit tonë – pra, citoj, do të jetë qendër e rëndësishme fetare, kulturore e kombëtare dhe simbol i dritës më të

madhe, i besimit në Zotin dhe në të mirën”. Në vazhdim, Presidenti Sejdiu, duke lavdëruar shqiptarët për tolerancën fetare është shprehur: “Vetë shqiptarët e Kosovës, të cilët u përkasin besimeve të ndryshme, janë shembull i mrekullueshëm i harmonisë dhe i dashurisë me njëri-tjetrin dhe me të tjerët, pavarësisht

se gjatë historisë morën përkatësi të ndryshme fetare”. Mandej, vazhdon presidenti i Kosovës: “Ky argument dëshmon madhështinë e këtij populli, i cili ndonëse kaloi shumë kalvare vuajtjesh apokaliptike, asnjëherë nuk pati ndjenjë mosdurimi ndaj të tjerëve. Duke e theksuar këtë virtyt të jashtëzakonshëm, që e shpalos më së miri shpirtin

Pamje e katedralës nga Pallati i Radio Kosovës në Bulevardin Nëna Tereze


8

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 paqësor e të fisëm të popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Paralelisht themi se Nëna Terezë është shenja më emblematike e këtij shpirti, e kësaj fryme të shenjtë shqiptare e gjithënjerëzore”. Presidenti Sejdiu ka bërë të ditur se duke u mbështetur në përgjegjësitë dhe kompetencat si president i vendit, ka vendosur t’i dekorojë me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë” këto institucione dhe këto figura të ndritura: Imzot Nikë Prela, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës (post mortem); Terry Heselius, drejtor i organizatës humanitare ndërkombëtare "Mercy Coorps International", e cila ndihmoi Kosovën gjatë viteve më të rënda 1998’99 (post mortem); Rupert Neudeck (Robert Nojdek), kryetar i shoqatës humanitare “Grune Helme” dhe ishudhëheqës i organizatës së njohur humanitare gjermane "Cap Anamur", e cila vite të tëra ka ndihmuar Kosovën, sidomos në fazën emergjente të rindërtimit të shtëpive, shkollave dhe objekteve të tjera të djegura dhe të rrënuara gjatë luftës në Kosovë. Gjithashtu dekorohen edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK); Humanistja e shquar Annalies Scheneller; International

Federation of Red Cross and Red Crescent Societies (IFRC), Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”; Kryqi i Kuq i Kosovës; Halit Ferizi (HANDIKOS), veprimtar e bamirës i shquar i Kosovës. Ndërsa, me Çmimin Presidencial për Studiues e ka dekoruar Dom Lush Gjergjin, biografin e jetës dhe veprës së Nënës Terezë.

Mesha e Parë në Katedralen “Nëna Tereze” Si u tha në fillim të këtij shkrimi, ceremonia e 100-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze u pasua me Meshën Pontifikale, ditën e festës të së Lumes Nënës Tereze. Para se të fillonte Mesha, fjalën e rastit e ka mbajtur Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imz. Dodë Gjergji, i cili falënderoi të gjithë ata që,

në një mënyrë apo një tjetër, e kanë ndihmuar ndërtimin e kësaj katedrale. Pas Ipeshkvit Dodë Gjergjit, filloi Mesha Shenjtë, të cilën e drejtoi i dërguari i Papës, Arqipeshkvi i Tivarit, Mons. Zef Gashi. Gjatë predikimit të rastit, i dërguari i Papës, Mons. Gashi tha se e gëzonte pjesëmarrja e personaliteteve të ndryshme në meshën e parë në Katedralen “Nëna Terezë”. Imz. Gashi citoi fjalët e Papës për Nënën Tereze, duke e quajtur atë si nënë bamirëse e botës: “Të dashur, nuk mund të mos e përshëndes një person shumë të përvuajtur që gjendet mes nesh, është Nënë Tereza e Kalkutës – atdheu i saj është këtu. Ishte një murgeshë e përvuajtur, kjo shërbëtore e fëmijëve, e më të varfërve e cila e bartte në gjithë botën emrin e atdheut tuaj”. Të pranishmit i përshëndeten edhe Mons. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranës dhe Kryetar i Konferencës


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

9

Imzot Rrok Mirdita (lart) dhe Famullitari Dom Pjetër Popaj (poshtë) duke bashkëmeshuar në lterin e impovizuar të Katedralës Nëna Tereze në Prishtinë, 5 Shtator, 2010

Para Katedralës: Dom Viktor Dedaj me Paloke Rudaj, Kole Nikçi dhe Mhill Gjuraj

Mark Shkreli dhe Ismer Mjeku

Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imam. Naim Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi. Mes tjerash, Kryetari Krasniqi tha: “Ky tempull i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe e dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj diversitetit, e përkujdesjes për të pambrojturin dhe të vobektin, e paqes dhe e

respektit ndaj jetës - reflektim i veprës së Nënë Terezës”. Në solemnitetin e organizuar me rastin e meshës së parë në katedralen “Nëna Terezë, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, krerët fetarë të religjioneve të ndryshme, si dhe ambasadorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Nuk mundem pa e përmendur edhe praninë e rreth 70 vetave nga komuniteti i New Yorkut, të ardhur në Prishtinë enkas për të marrë pjesë në Meshën e Parë në Katedralen “Nëna Tereze”, për të cilën kanë kontrubuar më se 1 milion e 300 mijë Dollarë amerikanë, gjë që nuk u theksua nga nikoqiri ynë, por nuk mundi mos ta thotë ish famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, New York, Arqipeshkvi Metropolit i TiranëDurrës, Imz. Rrok Mirdita. Duhet të theksohet fakti se punimet në Katedralen “Nëna Terezë” nuk kanë përfunduar. Mesha e parë e mbajtur me këtë rast, ishte pjesë e një programi që shënon 100-vjetorin e humanistes së madhe, por jo edhe përshenjtërimin e saj. Sigurisht se edhe kontributet duhet të vazhdojnë deri në kompletimin e saj.


10

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

BRONX, NEW YORK

Happy Birthday Mother Teresa! - Nga Klajd Kapinova

E

ASTWOOD MANOR, Bronx, New York. Është bërë traditë nga famullia e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, përkujtimi çdo vit i vdekjes së Të Lumes Nënë Tereza. Këtë vit u mbushën 100 vjet nga lindja e personalitetit më të shquar ndërkombëtar, që qysh kur ishte gjallë fitoi emrin e dashur Nënë, falë përkujdesit të drejpërdrejtë, që E Lumja Nënë Tereza u dha të gjithë njerëzve në nevojë, duke jetuar mes varfërisë të ulur këmbëkryq në Indi. E veçanta e darkës kushtuar Nënë Terezë kishte dy ngjarje: 5 shtatorin e vitit 1997, kur bamirësja e famshme kaloi në amshim e pasosur pranë Zotit dhe 100vjetorin e lindjes së Saj, më 26 gusht 1910. Aktivisti Fran Shala dhe femijët e Grupit Kulturor “Rozafati” kënduan hymnet kombëtare të SHBA-së, Shqipërisë dhe hymnin e famshëm të Zojës së Shkodrës. Gjakoni Marash Shkreli bëri lutjet dhe bekimin e darkës. Kryetari i Këshillit të Kishës zoti Fran Çota hapi programin dhe paraqiti

moderuesen e darkës përkujtimore zj. Age Ivezaj. Ajo, mbasi përshëndeti me mirëseardhje të pranishmit, tha: “Në këtë darkë solemne komuniteti ynë me në krye Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon përkujtimin në nderim të 100-vjetorit të lindjes së Të Lumes Nenë Tereza.” Ndërsa më poshtë në fjalën e saj, moderuesja zj. Ivezaj theksoi: “Në të gjithë botën dhe veçanarisht në tokat shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi Maqedoni dhe diasporën shqiptare nëper botë, janë mbajtur simpoziume dhe manifestime të ndryshme, në shënim të kësaj date historike, dhe me të drejtë viti 2010, është shpallur Viti i Nënë Terezës.” Duke folur për figurën e famshme të Nënë Terezës, zj. Ivezaj pohoi, se Ajo ishte e vogël për nga trupi, por e madhe në shpirt. Humanizmi dhe dashuria e Saj për qënjen njerëzore, i dhanë kuptim dhe kahje krejtësisht tjetër botës, që kurrë më parë nuk e kishte pasur, bamirësia e Saj ishte e pakufizuar nga dallimet fetare, nacionale e raciale. Ajo nuk zgjodhi pallatet mbretërore, por mori rrugën e vështirë të ndihmojë ata që ishin të përbuzur nën shembullin e Krishtit, pikërisht më të vetmuarit, të braktisurit, të sëmurët me

lebrozë, jetimët, që kishin më tepër nevoje për bujarinë e Nënë Terezës. Ajo ishte i vetmi person në botë, që me plotë të drejtë mund të themi se ishte shëmbëlltyra e Krishtit, që pa asnjë përfitim material e financiar bëri më shumë se askush tjetër në shërbim të qënjes njerëzore. zj. Ivezaj e mbylli ligjeratën e saj, duke thënë: “Kontinuiteti i veprimtarisë së Saj humaniste to të jetojë sa edhe vetë njerëzimi. Ne patëm fatin dhe jemi krenar, që E Lumja Nënë Tereza ishte bijë e denjë e kombit tonë.” Folësi kryesor i mbrëmjes zoti Frank Shkreli, u ndal gjerësisht mbi jetën

dhe veprën e humanistës së madhe Nënë Terezës. (Meqenëse punimi i z. Shkreli do të botohet i plotë në revistën Jeta Katolike, mendoj të mos e trajtoj në këtë kronikë). Në vazhdim folën mysafirët e nderuar: Jimmy Vacca, Michael Benedettio, Naomi Rivera Former, ish kongresisti dhe kandidati për senator Joseph DioGuardi, Bill Deblazio, Paula Caquias, Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së z. Ferid Hoxha dhe në fund Kryetari i Këshillit të Kishës lexoi letrën përshëndetëse nga Imami Edin Gjoni. Më pas programi vijoi me dy valle popullore të intepretuar nga fëmijët e Grupit Kulturor “Rozafati”. Me interes


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

11

ishte edhe ekspozita “Nënë Tereza në krijimtarinë e skulptorit Vasil Rakaj” e hapur nga skulptori i talentuar Vasil Rakaj, i cili kishte sjellë skulptura të gdhendura në dru me tematikë figurën e Të Lumes Nënë Tereza. Ai i dhuroi Don Pjetër Popaj një punim në dru me portretin e Nënë Terezës, sikurse edhe Don Dr. Lush Gjergjit, Kishës Katedrale “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut. Më shumë interes u dëgjua nga të pranishmit fjala e prijësit shpirtëror dhe kombëtar të komunitetit tonë Të Përndershmit Don Pjetër Popaj.

Për të pranishmit dhe miqtë e ftuar, u dha një program i pasur me muzikë popullore nga këngëtari Hajro Ceka, i cili kishte ardhur falas. Artisti gjithashtu dhuroi të ardhurat nga 22 albumet e tij dhe $220 shtesë për Misionin Bamirës, që mban emrin e të Lumes Nënë Tereza këtu në New York.

klajdkapinova@yahoo.com


12

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

NEW YORK CITY

Meshë e veçantë për ditëlindjen e Nënës Tereze ë Katedralen e Shën Patrikut New York City: Më 26 Gusht, 2010, mijëra besimtarë, shumica e tyre shqiptarë, u mblodhen në një meshë të veçantë në Katedralen e Shën Patrikut, në New York, të enjten në mbrëmje, për t'u lutur dhe përkujtuar jetën e të Lumes Nënë Tereza. Ngjarja madhështore ishte e organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, udhëhequr nga famullitari, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, besimtarët e së cilës kërkojnë që të vazhdojnë të punojnë në rrugën e saj të bamirësisë dhe besimit, dashurisë dhe respektit për të gjithë.

- Nga Beqir Sina

K

isha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, një famulli etnike shqiptare, rrezaton me plot bukuri në një shpat të një kodre mbi qytetin Hartsdale, New York. Ajo është e lumtur që po mban këtë meshë në katedralen më të rëndësishme në SHBA-ës, në Katedralen e Shën Patrikut, në qënder të New York-ut, në përvjetorin e 100-ët të ardhjes në jetë të së madhëruarës Nënë Terezës. Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, me famullitar Dom Pjetër Popaj, është quajtur një mrekulli në qytetin verior të Nju Jorkut Harstdale. Nju Jorku, është njeri prej qyteteve më të rëndësisheme, shqiptare në Amerikë, prej se kur këtu kan ardhur shqiptarët e parë dhe janë vendosur aty dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë Amerikën. Për

një jetë edhe më të mirë! Përgjithësisht, ky komunitet është shumë aktiv dhe i përkushtuar për çështjen kombëtare. Në këtë komunitet, që është si më i organizuari, ka disa gazeta e disa revista, në gjuhën shqipe. Ka televizione dhe radioprograme në gjuhen shqipe. Ka dhjetra lokale dhe klube shqiptare. Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” organizon, së bashku me Qendrën Kulturore “Nëna Terese”, për çdo vit festivalin folklorik shqiptarë në Amerikë. Në oborrin e kësaj kishe ngrihet dhe statuja e Nënës Tereze - fituese të çmimit Nobel për Paqe. Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dallohet për vlerat e saj kulturore dhe fetare, duke i dhënë me të drejt edhe kësaj pjese të qytetit verior të Nju Jorkut Harsdale, një bukuri të mahniteshme e të rrallë. Mons. Zef Oroshi ishte administra-

tor i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Bronx, deri më 1986, kur ai pensionohet. Zëvendësi i tij i deriatëhershëm, Dom Rrok Mirdita, bëhet administrator. Ai menjëherë mori hapat e para për unifikimin e katolikëve të treshtetëshit New York-New Jersey-Connecticut. Më 1987 u nënshkrua deklarata për unifikimin, kurse më 26 shtator 1989 u nënshkrua kontrata për blerjen e truallit, ku sot gjendet kisha e bukur e Zojës së Shkodrës në Hartsdale. Dy ditë më vonë, Arqipeshkvi i New Yorkut, Kardinali John J. O'Connor, e shpalli famulli dhe emëroi Dom Rrok Mirditën famullitar të parë. Me propozimin e Mark Shkrelit, njeri shumë i afërt me kishë, dhe përkrahjen e këshillit, kisha u emrua Zoja e Shkodrës. Punët filluan me zell, por Mirdita nuk arriti t'i futë themelet kishës së re, sepse Papa Gjon Pali II, në dhjejtor 1992, e emëroi Arqipeshkev të Durrës-


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Tiranës, gjë që e detyroi shpërnguljen e tij nga New Yorku. Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” mbledh rreth vetes më shumë anëtarë se çdo institucion tjetër fetar në zonën Nju Jork e shtetet për rreth tij. Rreth kësaj kishe, që numëron me mijëra familje emigrantësh shqiptarë, të hershëm e të rinjë, i gjenë të bashkuar shqiptarët jo vetëm në ritetet fetare të këtij komuniteti (katolikët shqiptarë), por edhe në atë të të gjitha aktiviteteve kombëtare në Nju Jork e shtetet për rreth tij - ku mendohet se jetojnë më shumë se 200 mijë shqiptarë.

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” ka në ambjentet e saj një organizatë kulturore të komunitetit e cila quhet Qendra Kulturore “Nënë Tereza” dhe mban për çdo vit nga një festival vjetor, me të gjithë shqiptarët, nga të gjitha fetë, krahinat dhe viset shqiptare. Kjo kishë gjatë shërbimit të saj është e frymëzuar nga vepra e Nënë Terezës, si bamirëse. Famullia e saj mbledh vazhdimisht ndihma për popullin shqiptar në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi. Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, gjatë një fushate, ka mbledhur mbi një milion dollar fonde

13

për të ndërtuar një katedrale të madhe me emrin e Nënë Terezës në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, në të cilën do të kremtohet Mesha e parë më 5 shtator. Të enjtën në mbrëmje, më 26 gusht, pikërisht aty ku Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”, pas vdekjes së saj, kremtoi meshë të veçantë, në katedralen Shën Patrik, rreth një mijë besmitarë, mes tyre edhe ata të besimeve të tjera, ortodoks dhe mysliman, në 100 vjetorin e ardhjes në jetë të Nënë Terezës, moren pjesë në meshë të madhe dhe të veçantë. Zgjedhja e kishës më të bukur të Nju Jorkut, Katedrales Saint Patrick, në këtë ditë të shënuar, padyshim që i dha një solemnitet të pazakontë kësaj ceremonie. Mesha u kremtua nga Dom Pjetër Popaj, i shoqëruar nga një grup priftërinjësh shqiptarë e amerikanë, nga katedralja e Shën Patrikut. Dom Pjetër Popaj e përshkroi Nëna Teresën në fillim të fjalës së tij, si një burim të veçantë "të krenarisë kombëtare" për shqiptarët. Ai kujtoi gjatë predikimit të rastit një nga udhëtimet e saj në New York, kur ajo u lut edhe në gjuhën shqipe. Një nga komentet e saj më të njohura, tha Popaj, kan të bëjnë me të kaluarën e saj ku ajo thotë se: "Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi, indiane. Me anë të besimit, unë jam një murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Jezusit ". Dom Pjetër Popaj i bëri më pas një përshkrim origjinës dhe jetës së Nënë Terezës, duke kujtuar atë se ajo "kishte vizituar edhe varrin e diktatorit" në Shqipëri. Në meshë kishin ardhur edhe njerëz të besimeve të tjera, përfaqësues nga Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Kolli”, Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, përfaqësuesit diplomatikë të shtetit të Shqipërisë e Kosovës, dhe një grup i motrave të bamirësisë. Kandidati për në senat, ish kongresmeni Xhozef DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Klojes, përfaqësuesit e Vatrës dhe shoqatave e organizatave të tjera. Për këtë pjesëmarrje, “Ne kështu kemi qenë gjithmonë, kemi qenë


14

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

një gjithmonë. Ne i respektojmë diferencat por e dashurojmë bashkimin me njëri-tjetrin,” thekson Dom Pjetër Popaj. Ai theksoi se shqiptarët janë sot një popull më i njohur në botë në sajë të lidhjes së gjakut që kanë me bamirësen e famshme Nëna Terezen, e cila i tregoi botës virtyet më të vyera shqiptare, karakteristikë e çdo shqiptari, si "besa, dashuria, bujaria dhe respekti," tha ai. Dom Pjetër Popaj tha se, ajo është gruaja shqiptare pa mëkate, e cila i ka shërbyer të gjithëve në këtë botë, pavarësisht nga sfondi, "ajo zuri një vend të veçantë në zemrën e çdo shqiptari, sidomos gjatë ditëve të errëta të Luftës së Ftohtë, kur qeveria komuniste e Shqipërisë, e ndaloi fen në të gjithë vendin”. Mandej kujtoi ai se, "Në vitin 1993, pas rënies së komunizmit, Nënë Tereza mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të katër prelatëve të parë të Kishës, nga Papa Gjon Pali II – në Katedralen e Shkodrës, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i parë demokrat në Shqipëri, Dr. Sali Berisha. Para vdekjes së saj në 1997, ajo tha se është "lutur shumë për të gjithë njerëzit e mi të dashur të Shqipërisë". Meshtari Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, përmendi dhe faktin se, "Trashëgimi i saj është, që mijëra motra të Misionareve të Bamirësisë, vazhdojnë të shërbejnë të varfërve ndërmjet të varfërve, në çdo vend kudo në botë". Me këtë Meshë sot, në Katedralen Shën Patrikut, ne të gjithë inkurajohemi për të ndjekur veprën e saj tepër humane dhe kemi për të "treguar dashuri të madhe për Perëndinë dhe krenohemi e nderojm Nënë Terezën në 100 vjetorin e Lindjes së Saj”.

100th Anniversary of Mother Teresa’s Birth Celebrated at St. Patrick’s Cathedral

Holy Mass held in Mother Teresa’s honor at St. Patrick’s Cathedral Dinner held in Bronx with proceeds benefiting Missionaries of Charity

M

- By Simon Vukel other Teresa once stated that “everything starts from prayer”, and on August 26th, the centenary of Mother Teresa’s birth, thousands of New Yorkers gathered in New York City to pray and to honor Mother Teresa’s life with Holy Mass. The mass was organized by Our Lady of Shkodra Church and took place at 7:00 P.M. on August 26th, at St. Patrick’s Cathedral in New York City. The mass was open to the public and all were encouraged to come celebrate Mother Teresa for her life’s work, her dedication to the poorest of the poor, and the inspiration she still provides to us today to do good works. Mother Teresa was born Agnes Gonxhe Bojaxhiu to Albanian parents in 1910, and hearing God’s calling early in life, she left home at age 18 to join the Sisters of Loreto in Ireland. A year later, she went to India to teach, and after witnessing the immense poverty in Calcutta, chose to live among the poor and tend to their needs. In 1950, she founded the Missionaries of Charity, which today has grown into a worldwide movement, consisting of thousands of Sisters wearing the well-known blue and white sari, who tend to the poor and destitute regardless of ethnicity, faith or background. In Mother Teresa’s words, “we are all God’s children”. Mother Teresa died in 1997, and was beatified by the Vatican in 2003, an important step in the process towards her canonization as a Saint. The mass at St. Patrick’s was organized by Our Lady of Shkodra Roman Catholic Parish, an ethnic Albanian church led by Reverend Peter Popaj. Currently located in Hartsdale, NY, the church was visited by Mother Teresa in its previous location in the South Bronx, not far from where she opened her first Missionaries of Charity location in the United States. The church is named after a miracle that took place in the northern Albanian city of Shkodra, which is also from where Mother Teresa’s family originated. While Mother Teresa did the majority of her work in India and tended to all regardless of background, she held a special place in her heart for her


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Albanian kinfolk, especially during the dark days of the cold war when Albania’s communist government banned religion in the country. On trips to New York she revealed that she still prayed in the Albanian language, and delivered a message to the Albanian people that “I am praying for you”. For Albanians especially, she is a source of pride. Mother Teresa referred to her ancestry most famously with the following statement: “By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.” Mother Teresa, along with Pope John Paul II, attended the inauguration of the Cathedral of the city of Shkodra in Albania on April 25, 1993, re-opening the Catholic Church in Albania after the fall of communism. In 1997, prior to her death, Mother Teresa sent the message that “Mother is praying much for all my dear people of Albania”. After her death in 1997, the Albanian community of New York celebrated her life with an overflow crowd attending a special mass at St. Patrick’s

Cathedral, and Our Lady of Shkodra named its community organization “The Mother Teresa Center”, in continuing tribute to her life and works. In her home country of Albania, whose once-communist government prevented her from visiting her family, the international airport in Tirana, the capital city of a now free and democratic Albania, is called Mother Teresa Airport. Over the last few years, the parishioners of Our Lady of Shkodra have been fundraising and working towards the construction of a large cathedral named in Mother Teresa’s honor in Prishtina, the capital city of the new country of Kosova. Albanians worldwide, including many from the New York area, gathered at the new Mother Teresa Cathedral in September for its first mass. In addition, Our Lady of Shkodra’s Mother Teresa Center is also planning an annual community day of service, which is inspired by Mother Teresa’s works. She was called a living Saint, and her life and work still deservedly attract much attention. Her legacy is the thousands of Missionaries of Charity

15

sisters who continue to serve the poorest of the poor in almost every country throughout the world. All who attended the mass at St. Patrick’s did so, in the words of Mother Teresa, to “show great love for God and our neighbor


16

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR - Nga Frank Shkreli

N

ë shpirtin tim, jam thellësisht i gëzuar që kam rastin e bukur të jem me ju sonte: me Dom Pjetrin dhe anëtarët e këshillit dhe pjesëtarë të famullisë "Zoja e Shkodrës", me të gjithë ju, që çdo ditë punoni e flijoni aq shumë për ideale të përbashkëta në emër të interesave fetare e kombëtare. Përveç dobisë shpirtërore, që është misioni i parë i kësaj kishe “Zoja e Shkodrës”-binomin "Fe e Atdhe"-e zbaton në flakë e në dritë të fesë-por gjithmonë duke mbajtur gjallë zakone e tradita kulturore, thjesht kombëtare, duke ruajtur e shtuar në këtë vend të madh pasurinë etnike të trashëguar nga të parët tanëtrashëgimi kjo që na bën të mundur ta quajmë veten, krenarisht, Shqiptarë në dheun e George Washingtonit dhe Abraham Lincolnit, në këtë vend të lirisë e demokracisë. Me të drejtë, ne të gjithë jemi krenarë me veprimtarinë e kësaj kishe në laminë e fesë dhe të shqiptarizmit, veprimtari që është bazuar në terminologjinë e Imzot Pjetër Bogdanit: "Fati i im është fati i popullit tim", veprimtari kjo për të cilën edhe Nënë Tereza është krenare, ne 100-vjetorin e lindjes së saj. Siç dihet, në të gjitha trojet shqiptare, si edhe anëmbanë botës, viti 2010 u shpall si viti i Nënë Terezës, duke shenuar kështu përvjetorin e lindjes së kësaj murgeshe të thjeshtë të Kishës Katolike, por bijë të madhe të kombit shqiptar dhe kësaj Nënë të të gjithë njerëzimit -- që më të drejtë konsiderohet si nderi i Kishës dhe krenaria e kombit shqiptar. Papa Benedikti i 16-të e kujtoi Nënë Terezën në 100-vjetorin e lindjes duke e cilësuar atë si një dhuratë për Kishën dhe për mbarë botën. Nderin që Nënë Tereza, i bën Kishës Katolike e shpreh më së miri miku i madh i shqiptarëve, Papa Gjon Pali

i dytë-për të cilën ai thoshte se kishte respekt të thellë dhe dashuri të sinqertëduke thënë se ishte një prej misionareve më të mëdhej të shekullit te 20-të. Me rastin e beatifikimit të Nënë Terezës, Papa Gjon Pali i dytë tha se "Perëndia e bëri këtë grua të thjeshtë, që vinte nga një prej rajoneve më të varfëra të Evropës, një instrument të zgjedhur për t'i shpallur Ungjillin të gjithë botës, jo duke predikuar, por me veprat e saj të përditëshme të dashurisë, ndaj më të varfërëve të botës. Ajo ishte një misionare me një gjuhë universale të dashurisë që nuk njihte kufij as përjashtime dhe nuk kishte preferenca, përveç për më të harruarit e shoqërisë. Papa vazhdoi duke thënë se Nënë Tereza e nderoi Kishën si misionare e bamirësisë, si misionare e paqes dhe si misionare e respektit për jetën. Ajo ishte me të vërtetë nënë e të varfërve dhe nënë e fëmijëve të lënë pas dore. Një murgeshë katolike, në një vend të kryesisht hinduist si India, Nënë Tereza kombinoi jetën e saj tejet të thjeshtë me një përqendrim të palëkundur ndaj më të varfërve të botës duke krijuar kështu një rrjet botëror bamirësie. Ndërsa puna e saj tejkalonte kufijtë fetarë e etnikë, me veprat e saj, ajo tërhoqi vëmendjen e udhëqësve botërorë gjë që, në vitin 1979, Nënë Terezës i akordohet Çmimi Nobel për Paqe, hera e parë në historinë e kombit tonë. Por sot më shumë se kurrë, mesazhi i Nënë Terezës është mesazhi i bamirësisë, mesazhi i paqes dhe i dashurisë. Në një prononcim për revistën Kuvendi, javën që kaloi, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Tiranës, i dashtuni e i respektuari ynë, tha ndër të tjera se "Nënë Tereza ka pasur gjithmonë një mesazh të qartë e të mirëkuptimtë: se e ardhmja e njerëzimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tonë, realizohet plotësisht vetëm me vendosmërinë për të

ndërtuar qyteterimin e dashurisë, në të cilin nuk ka të përjashtuar e të mënjanuar, të diskriminuar e të harruar", shtoi Imzot Mirdita. Sot kombi shqiptar, më të drejtë, është krenar për Nënë Terezën. Por fatkeqësisht, nuk ishte gjithmonë kështu. Megjithse Nënë Tereza njihej anembanë botës si bamirëse me origjinë shqiptare, Shqipëria komuniste e viteve ‘70 e ‘80-të heshtte, pasi regjimi i Enver Hoxhës pothuaj kishte zhdukur klerin katolik shqiptar dhe e kishte futur vendin në një absurditet ateist të paparë në historinë e njerëzimit. Refuzonte t'i jepte vizë të vizitonte nënën e motrën dhe nuk e lejoi që të merrte pjesë as në varrimin e nënës së saj. Neve që jemi këtu në Amerikë për një kohë të gjatë, na kujtohet kur përfaqësuesit e regjimit komunist shqiptar braktisen sallën e Kombeve të Bashkuara ndërsa Nënë Tereza i fliste botës. Megjithëse nëpërmjet valëve të Zërit të Amerikës përpiqeshim që kombi shqiptar të mësonte sa më shumë për veprimtarinë e Nënë Terezës, regjimi komunist shqiptar bëntë çmos që të fshihte personin dhe imazhin që gëzonte Nënë Tereza anembanë botës. Megjithkëtë, atëherë dhe sot, Nënë Tereza ishte dhe mbetët -- siç tha edhe Ministri i Kulturës së Shqipërisë -Ferdinand Xhaferraj, "simboli i vetive më të mira të genit shqiptar. Ajo është imazhi i vërtetë i shqiptarëve, pasaporta e tyre anembanë botës. Nënë Tereza është kryevepra më e madhe që shqiptarët i kanë dhënë njerëzimit botëror", shtoi Ministri Xhaferraj. Kohët e fundit, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërise, Jozefina Topalli, duke hapur një ekspozitë në Tiranë kushtuar Nënë Terezës, u shpreh se "në historinë kombëtare nuk ekziston një personalitet që t'i ketë dhënë Shqipërisë më shumë emër dhe krenari, sesa emri i Nënë


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Terezës. Çdo gjë që ka bërë në jetën e saj, tha Zonja Topalli -- ka bërë të madhe jo vetëm atë vetë -- por edhe emrin e shqiptarëve dhe ka bërë krenare Shqipërinë." Duke shpallur vitin 2010, si Vitin e Nënë Terezës, Presidenti i Kosovës, Zoti Fatmir Sejdiu tha se Nënë Tereza është e lindur në Shkup, por me prinder nga Kosova, të cilët e kishin edukuar në frymën e vërtetë të shpirtit shqiptar, në frymën e dhëmbshurisë, të humanizmit dhe të dashurisë për njeriun. Presidenti Sejdiu vazhdoi duke thënë se "Nënë Terez a e k a v az h duar n ë m ëny rë shembullore udhën e madhe të Papa Klementit, Pjetër Budit , At Sh tjefën Gjeçovi t dhe sh umë e shumë misionarëve të tjerë të kombit që dhanë aq shumë për fe e atdhe." Ndërkaq, nga vlerësimet e shumta mbi veprën e Nënë Terezës vlen të përmendët deklarata e Qemajl Morinës, pro-dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, në kuadër të Bashkisë Islame të Kosovës, i cili tha se Nënë Tereza "ka kryer misionin e saj të krishterë, jo vetëm si e krishterë, por edhe misionin e saj humanitar, të cilin preferojnë të gjitha fetë. Prandaj, shikuar në prizmin islam, me punën dhe misionin që ka bërë Nënë Tereza, ajo u takon të gjitha feve, prandaj (i takon) edhe fesë islame," vlerësoi Qemajl Morina. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës janë bërë e vazhdojnë të ndërmirren aktivitete të shumta në kujtim të kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, por më domethënëse, pa asnjë diskutim, do të jetë inaugurimi i Katedrales Nënë Tereza në Dardaninë e lashtë, në Prishtinë, ku vetëm 10 vjet më parë tankset dhe forcat kriminele të ushtrisë dhe policisë serbe kishin për objektiv zhdukjen e racës shqiptare nga Dardania. Aty sot ngrihet Katedralja kushtuar Nënë Terezës. Në qoftë se kërkoni mrekulli prej Nënë Terezës, shkoni në Prishtinë, në Shkup, Shkodër e Tiranë, ku vetëm 20 vjet më parë nuk lejohej të përmendej emri i saj – e shikoni se si ky popull i vogël e tregoi vetën shumë të madh nga mënyra se si festoi 100-vjetorin e Nënë Terezës. Atëherë, kur kombi shqiptar kërkonte Nanën për me ba gjamën, Nënë Tereza u përgjigj. Ishte miqësia e saj me Papa Gjon Palin e Dytë dhe më vonë takimet e saj me ish-Presidentin Clinton që luajten një rol bindës për ndërhyrjen e NATO-s për të

shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga katastrofa. Vetë Presidenti Clinton, në shenimet e tija thotë se, pas takimit me Nënë Terezën, ndiente obligim që të bëntë diçka për popullin shqiptar. Megjithëse përfaqësues të ndryshëm fetarë, të politikës dhe të rrymave të ndryshme të jetës kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribuojnë për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë, nuk mund pa përmend kontributin kyç të dy arkitektëve kryesorë që bënë të mundur ndërtimin e katedrales: Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës dhe Imzot Mark Sopit, ish-ipeshkvit të Kosovës.

17

Kemi plot të drejtë pra, që si komb të jemi krenar me Nënë Terezën. Kjo krenari mbarëkombëtare po vihet re -këtë javë -- kudo në trojet shqiptare dhe në diasporë -- pa dallim feje a krahine, që sipas Presidentit të Shqipërisë, Zotit Bamir Topi, "kemi më së të drejtë të krenohemi për shqiptarësinë e saj dhe të identifikohemi në botë si të sajët dhe ta quajmë me plot gojë e krenari Atë si tonën". Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Zoti Sali Berisha shprehu, "mirenjohjen më të thellë të bijës më të shquar të kombit tonë, dhuratës më të çmuar që

Nënë Tereza në shoqërinë e Imzot Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj dhe një grupi të komunitetit shqiptar në Bronx, 17 Qershor, 1988

Kur u vu gur themeli i Katedrales në Prishtinë më 26 gusht të vitit 2005, Presidenti Rugova tha ndër të tjera, se: "Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur Shqiptare-Kosovare dhe Nënës së Njerëzimit - Të Lumës Nënë Tereze -- asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në të gjithë planetin, duke ia afirmuar vlerat tona duke ndihmuar mbarë Njerëzimin." Me mall kujtoj vizitat zyrtare në presidencë, ku pas bisedave zyrtare për të cilat kisha shkuar për ta vizituar, drejtohej për në dhomën ku mbante modelin miniaturë të Katedrales së ardhëshme. Me krenari dhe me një entuziazëm të pashoq fliste për arkitekturën dhe për vet objektin, jo vetëm si një monument fetar por edhe mbarë kombëtar.

kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit në të gjitha kohërat". Por besoj se përkujtimi më i mirë dhe përmendorja më mbresëlënëse për Nënë Terezën do të ishte kryerja e atyre që ajo cilësonte si "akte të vogla të dashurisë", me përkushtim për atdheun e kombin tonë dhe veçanërisht për njeri tjetrin -ashtu që të ndërtohet një Shqipëri e denjë për trashëgiminë që na la porosi Nënë Tereza. _______ Shënim: *Autori i shkrimit është ish Drejtori i Divizionit Europjan të Zërit të Amerikës.


WASHINGTON DC

18

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Mother Teresa Honored on U.S. Stamp WASHINGTON, Sept. 5 /PRNewswire-USNewswire/ -With this 44-cent stamp, the U.S. Postal Service today recognized Mother Teresa, who received the Nobel Peace Prize in 1979 for her humanitarian work. The stamp was issued during a special ceremony held at the Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception in the nation's capital. Noted for her compassion toward the poor and suffering, Mother Teresa, a diminutive Roman Catholic nun and honorary U.S. citizen, served the sick and destitute of India and the world for nearly 50 years. "Often, stamps are referred to as a nation's 'calling cards' because they reach a national, and even an international audience," said Postmaster General John Potter in dedicating the stamp. "They focus attention on subjects our country regards with respect and affection, and that is certainly true of Mother Teresa, who believed so deeply in the innate worth and dignity of humankind and worked tirelessly on behalf of the poor, sick, orphaned and dying. That's why today I am so very proud that our country, after making her an honorary citizen in 1996, is honoring Mother Teresa with such a lasting memorial." When Mother Teresa accepted the 1979 Nobel Peace Prize — one of her numerous honors and distinctions — she did so "in the name of the poor, the hungry, the sick and the lonely," and convinced the organizers to donate to the needy the money normally used to fund the awards banquet. Well respected worldwide, she successfully urged many of the world's business and political leaders to give their time and resources to help those in need. President Ronald Reagan presented Mother Teresa with the Presidential Medal of Freedom in 1985, the same year she began work on behalf of AIDS sufferers in the U.S. and other countries. In 1997, Congress awarded Mother Teresa the Congressional Gold Medal for her "outstanding and enduring

contributions through humanitarian and charitable activities." Joining Potter in dedicating the stamp were James H. Bilbray, member, Board of Governors, U.S. Postal Service; Archbishop Pietro Sambi, apostolic nuncio of the United States; The Most Rev. Barry Knestout, auxiliary bishop, Archdiocese of Washington; Reverend Monsignor Walter Rossi, rector, Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception; Sister Leticia, MC, provincial superior, Missionaries of Charity; and, Mitzi Betman, vice president, Corporate Communications, U.S. Postal Service. Mother Teresa stamp artist Thomas Blackshear II, was also in attendance. Mother Teresa died in Kolkata (formerly known as Calcutta), India, on Sept. 5, 1997, and is buried there. She was a citizen of India since 1948. In 1996, President Bill Clinton and the U.S. Congress awarded Mother Teresa honorary U.S. citizenship. The honor has only been bestowed on six others. Winston Churchill received it in 1963, Raoul Wallenberg in 1981, William Penn and Hannah Callowhill Penn in 1984, the Marquis de Lafayette in 2002 and General Casimir Pulaski in 2009. With the exception of Hannah Callowhill Penn, each of these figures has also appeared on a U.S. postage stamp: the Marquis de Lafayette four times (1952, 1957, 1976, and 1977), William Penn in 1932, Churchill in 1965 and 1991, and Wallenberg in 1997. General Pulaski was honored on postage in 1931 and 1979. The stamp features a portrait of Mother Teresa painted by award-winning artist Thomas Blackshear II of Colorado Springs, CO. SOURCE: U.S. Postal Service


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

19

PRISHTINË

Kosova krenare që nxori humanisten e përmasave botërore

K

uvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se Kosova është krenare që nxori nga gjiri i saj një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore. “Nëna jonë e madhe me humanizmin e saj bashkoi me përkushtimin e dashurinë e saj mbinjerëzore kombe e raca. Deri në fund të jetës, Nëna Tereze me përkushtim i shërbeu njerëzimit, pa marrë parasysh se në cilën anë të globit jetonin, pa marrë parasysh se ç’gjuhë e kombe përfaqësonin. Shëmbëlltyra e saj, me shenjtërinë e saj edhe sot, është në shërbim të të gjithëve, pa dallim”, tha Krasniqi. “Vetëm në këndvështrimin e historisë, të kulturës e të traditës sonë mund ta zbërthejmë, ta kuptojmë dhe ta shpjegojmë fenomenin e mirësisë, të dashurisë dhe të shpirtit të madh të kësaj bije të kombit tonë. Gonxhe Bojaxhiun – që në mbarë botën njihet me emrin Nëna Tereze, e lindi, e rriti dhe e madhëroi lashtësia jonë ilire–shqiptare, e nxorri në dritë martirizimi ynë shumëshekullor për dashurinë njerëzore, e lartësoi përvujtëria dhe stoicizmi ynë i pashembullt, e bëri të madhe dhe të pavdekshme DASHURIA e pafund për njerëzimin, e veçanërisht për njerëzit në nevojë për një dorë të ngrohtë njerëzore”, u shpreh kryetari i Parlamentit. “Nëna dhe Motra jonë u bë dhe do të mbetet Nëna e të gjithëve në hapësirën tonë tokësore e qiellore. Kjo është mrekulli, është shenjtëri, është histori që s’është parë, as dëgjuar kurrë. Është një fenomen prej te cilit përfitoi e krenohet mbarë njerëzimi, të varfrit dhe të pasurit, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, të lirët dhe të robëruarit, të ngopurit dhe të uriturit, të shëndoshët dhe të sëmurët, të privilegjuarit dhe të përjashtuarit, besimtarët dhe jobesimtarët. Për secilin njeri, në katër anët e Globit është pasqyrë për njerëzi, për mirësi”. Fenomeni unik i Nënës Tereze pati shtrirje në krejt rruzullin e tokës dhe e tejkaloi çdo kufi kombëtar, fetar, gjinor, racor, shtoi Krasniqi. Me veprën e saj prej një shenjtëroreje ajo i dha jetës

kuptim dhe domethënie të re. U bë e palodhshme dhe e pamposhtur në luftë kundër vuajtjes, pësimit, varfërisë, vetmisë, sëmundjeve etj. “Kjo shqiptare trupvogël, me zemër të madhe – Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze bëri vepra të mëdha, të pavdekshme. Me mirësinë dhe me dashurinë e saj të pakufishme, Nëna Tereze, shkëlqeu në mbarë botën dhe u bë ambasadore e denjë e kombit tonë, ambasadore e vlerave humane që kaq shumë i duhen kohës sonë”. Kjo Nënë e jashtëzakonshme, e papërsëritshme, mrekullisht dhe bindshëm e mishëroi dhe e dëshmoi para gjithë botës historinë, traditën, kulturën shqiptare dhe atë mbarënjerëzore. Edhe pse gjithnjë e zënë në luftë kundër të ligave, varfërisë mbytëse dhe sëmundjeve të shumta, Nëna Tereze kurrë nuk e harroi Popullin e saj, ninullat e prindërve të saj, dashurinë për fëmijët.

Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit të Kosovës

Nëna jonë, Nëna e gjithë njerëzimit, të cilën e pritnin si hyjneshë nevojtarët e mbarë botës, edhe pse kishte shumë punë, ajo gjente kohë dhe kishte mirësi ta vizitonte Kosovën dhe Shqipërinë, ka theksuar Krasniqi. Sot me emërtime të objekteve fetare, të spitaleve, të shoqërive bamirëse, të rrugëve, të shesheve, të shkollave, të aeroporteve etj., Krasniqi tha se po kujtohet dhe nderohet veprat e madhërishme të Nënës Tereze, të kësaj humaniste të madhe nobeliste. Në këtë vit jubilar, në 100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë, Kryetari i Parlamentit tha se shprehin nderimin, falënderimin, respektin dhe dashurinë ndaj vlerave dhe virtyteve që ajo i jetësoi dhe i dëshmoi kudo në botë. Sipas tij, ky brez dhe brezat që do të vijnë, jo vetëm që do të krenohen me veprën e madhe të Nënës Tereze, por do ta kenë shembull nga i cili do të mësojnë se një njeri, sado i vogël të jetë, po punoi me zemër dhe me përkushtim, mund të bëjë vepra madhështore për të mirën e familjes, të kombit dhe të mbarë njerëzimit. Populli ynë ndjehet i privilegjuar dhe krenar për bijën e tij humaniste të këtyre përmasave, që ishte gruaja më e madhërishme e botës së shekullit XX. Është pra një nder dhe një privilegj i madh për të gjithë ne, që jetuam në epokën e saj e bëmë ndryshime të mëdha, që e patëm dhe e kemi përjetësisht një Gonxhe, të cilën mbarë bota e quan Nëna Tereze, ka thënë në fjalën e tij kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Shenjtorja e vjetër në Letnicë, Kosovë (1928), aty Klajd Kapinova

ku Nëna Tereze vendosi t’i përkushtohej tërësisht Zotit dhe të niset për Indi.


STAMFORD

20

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Në Stamford u shënua 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, dhe Shoqata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra”, së bashku mbajtën akademi përkujtimore me rastin e 26 Gushtit - 100 vjetorit i lindjes së humanistes së madhe Nëna Tereze

- Nga Beqir Sina STAMFORD, CT. (Ferguson Library). Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqata Pan-Shqiptare “Vatra”, sëbashku mbajtën 100-vjetorin e lindjes së humanistes së madhe Nënë Tereza, në mesditë, në bibliotekën e madhe “Ferguson Library”, në qytetin Stamford (Connecticut) Akademi Përkujtimore. Në fillim u hap një ekspozitë me libra, skulptura, piktura, kryesisht nga anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, autor të tillë, si: Genc Leka, Astrit Tota, Ramiz Mujaj, Vasil Rakaj. Tërhoqi vemendjen protreti i Nëna Teresës, pikturë e një vajze të talentuar 10-vjeçare - Jona Gagani. Ndërsa, më pas, vizitorët lanë dhe shënime dhe u vendosën buqeta me lule të freskta në skulpturën përkujtimore të Nënë Terezës, vepër e skulptorit Vasil Rakaj. Në akademinë përkujtimore u shfaq foto-montazhi (slide show) për jetën e Nënë Terezës, përgatitur nga i riu Andi Memeti, kushtuar rrënjëve familjare të

Gonxhe Bojaxhiut, fëmijërisë së sajveprës, takimet me Atin e Shenjë Papa Gjon Pali II deri tek vizita e parë e saj në Shqipëri, etj. Programin përkujtimor e udhëhoqi zonjusha Fjolla Isufaj. “Jemi mbledhur në kremtimin që na bashkon një ndjenjë, një dëshirë dhe një vlerësim në 100-vjetorin për Nënë Terezën: fuqia morale më e spikatur në tërë botën, e cila u kthye në simbol të shpresës, paqes, mirësisë dhe bashkimit"- tha në fjalën e hapjes, poeti preshevar Adnan Memeti-Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ai vijoi, se: “Para 100 vjetëve, më 26 gusht 1910, u lind një vajzë me emrin e bukur shqiptar Gonxhe Bojaxhiu. Me atë trup të vogël dhe të brishtë në moshën 18 vjeçare merr udhët nëpër botë pët t’ju dedikuar njerëzve kudo që ndodheshin dhe kishin nevojë për ndihmën e saj. Në Shqipëri - tha z. Mehmeti - Ky vit është shpallur Viti i Nënë Terezës. Gjatë gjithë vitit janë organizuar koncerte, ekspozita, panaire librash, antologji me poezi dhe libra kushtuar Nënës së mbarë botës, janë ngritur statuja, monumente e deri

tek katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë, në kryeqytetin e shtetit më të ri të botës, në Kosovë. Andaj dhe ne shqiptaro-amerikanët, që jetojmë në Shtetet e Bashkuara, me interesim përcjellim çdo zhvillim në Shqipëri dhe Kosovë. Në mesin tonë kemi shumë shkrimtarë, që i kanë kushtuar poezi dhe botuar libra për Të; këngëtarë që i kushtojnë këngë; kemi piktorë e skulptorë të frymëzuar nga veprimtaria e Saj bamirëse. Shumicën e këtyre veprave e kemi këtu në mesin tonë” kujtoi ai. Më pas përshëndeti akademinë e pjesmarrësit në emër të Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, diplomati Imer Berisha, i cili në fund tha: "Shpresojmë që jeta dhe vepra e Nëna Tereses të jetë inspirim për të gjithë ne dhe besoj se na takon të gjithëve, ashtu siç me të drejtë jemi krenar që e kishim, të mundohemi të mbajmë në jetë virtytet dhe frymën që ajo përfaqëson, dashurinë ndaj njeri tjetrit dhe familjes, ndihmën tjetrit në rast nevoje dhe bashkëpunimin me të gjithë, për një të sotme dhe të nesërme më të mirë'.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Program i pasur në gjuhë të ndryshme Përfaqësuesja e komunitetit indian Meera Banta, lexoi kumtesën e saj të titulluar "100 vjet dashuri". Një kumtesë interesante kishte përgatitur z. Dalip Greca, editor i gazetës Dielli, që titullohej “Nënë Tereza dhe Shqiptarët e Amerikës". Dr. Adem Harxhi nën/kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, foli rreth librit "Love Is Letting Go of Fear" të shkrimtarit Gerald Gampolosky. Në mes të tjerave tha dr. Hraxhi, në libër Dr. Gerald Jampolsky shkruan se "Ishte fundjava e katërt e qershorit dhe unë mësova se Ajo do të fluturonte për Mexico City atë pasdite. E pyeta, thotë ai, nëse mund të shkoja sëbashku me të, sepse dëshiroja të vazhdoja të isha në praninë e saj. Ajo buzëqeshi me mirësi dhe më tha: "Dr. Jampolsky, unë nuk do të kisha asnjë kundërshtim, në qoftë se ju vini me mua në këtë udhëtim në Mexico. Por ju thatë se dëshironi të mësoni për paqen e brendëshme. Unë mendoj se ju do të mësoni më shumë mbi paqen e brendëshme, po qe se ju llogaritni sa kushton fluturimi i juaj në Mexico City dhe kthimi prej andej, dhe t'i japësh ato para për të varfërit". Unë e bëra hesapin e fluturimit vajtje-

ardhje në Mexico City dhe dhashë atë shumë parash në një shtëpi bamirësie në “Brothers of Mercy”, në Los Angelos.

Poezi për Shenjtneshën U recituan disa poezi të përgatitura enkas për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës nga poetët: Mëhill Velaj, Blerta Mujaj, Leonora Gjokaj, Makfire Canolli, Dr. Hyra Ramosaj Krasniqi, ndersa Albana Karkushi interpretoi poezi të Roza Theoharit, Adem Salihu lexoi një poezi të Rita Salihut dhe Besim Muhadri, që recitoi një poezi të Agron Selës. Për Nëna Terezën foli biografi Genc Leka, piktori e skenografi Astrit Tota, piktori Ramiz Mujaj, skultori i shumë punimeve Vasil Rakaj.

21

Publicisti z. Tomë Mrijaj, solli kujtimet e tij me një studiues budist në New York, i cili tha qysh në atë kohë, pra më shumë se 35 vjet në New York, e shihte Nëna Terezën si një shejtëreshë, teksa studion e tij e kishte mbushur gjithandej me fotografitë e Nënë Terezës, dhe fliste me admirim për të. Editori i gazetës “Dielli”, Dalip Greca, në kumtesën e tij “Nënë Tereza dhe shqiptarët e Amerikës përmes gazetës Dielli”, përcolli mesazhin se ndërsa në Shqipëri Nënë Tereza ishte një emër i ndaluar, shqiptarët e Amerikës krenoheshin me motrën e gjakut të tyre, që i kishte kthyer kombit famën e nderin e humbur, që nga vdekja e Skënderbeut. Greca kishte shfletuar të gjitha kronikat, reportazhet, komentet, letërkëmbimet, intervistat, që gazeta Dielli kishte botuar për Nënë Terezën që nga viti 1970-1989, kur Nënë Tereza vizitoi për të parën herë Shqipërinë. Në fund ishin gishtat e hollë e të lehtë të pianistes së njohur Hermira Gjonit mbi tastieren e pianos, që me disa pjesë klasike të kompozitorve të mëdhenjë e bënë edhe më të bukur akademinë përkujtimore, e cila u mbyll me këngën që këndoi këngëtarja kosovare Sebahate Berlajolli kushtuar Nënë Terezës dhe kënduar nga këngëtari Haxhi Maqellara.


SHKUP

22

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

NËNA TEREZE NË 100-VJETORIN E LINDJES (Nga tribuna në Shkup kushtuar 100-vjetorit te lindjes së Nënës Tereze) - Prof. Dr. Avzi Mustafa

S

ot në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për gjithë botën e humanizmit, bamirësisë dhe ndihmës, kur ne më shumë se kurdoherë kemi te drejtë të mburremi që jemi shqiptarë, nuk mund të mos kujtohemi në faktin madhështor se figura që sot po e përkujtojmë – Nëna Terezë – mbetet gjithnjë paradigma udhërrëfyese për gjithë njerëzimin, aq më tepër për shqiptarët, kudo ku flitet dhe shkruhet shqip, në hapësirat shqiptare, por edhe në ato të shpërndara anekënd botës. Shqiptarja nga Shkupi Gonxhe Bojaxhiu, përkatësisht Nëna Terezë, është një ndër hallkat më të rëndësishme të identitetit shqiptar, duke ndikuar në përmasa të mëdha funksionale edhe në mbarë kulturën shqiptare si tërësi.

mund të thithim diçka nga nektari i jetës që ajo ia fali kësaj bote. Sepse, në filozofinë e Nënës Terezë, dashuria është jetë, ndërsa bota nuk është asgjë tjetër, pos një rrënjë pa dashuri. Në këto botë të çoroditur e vrazhdë, ku e keqja është kudo, e paprekur mbetet vetëm dashuria për njeriu që gëlon në zemrat e njerëzve të mëdhenj. Se, njerëzit e mëdhenj janë para së gjithash të dashuruar me njerëzimin. Ata janë të përkushtuar në përpjekjet e tyre për ta mbajtur dinjitetin njerëzor, të cilin e konsiderojnë të shenjtë. Nëna Terezë e kishte fituar të shenjtën shumë herët, që në familje e në kishë, duke vizituar freskat e kohës, altarët e simbolet e krishterimit, ndërsa më vonë edhe duke lexuar libra fetare e duke u ngjitur rrugës së përshpirtshme të shkrirjes me dashurinë e Krishtit.

ambienti familjar tradicional shqiptar ajo e mësoi besën dhe humanizmin. E besa, si një sintezë e virtyteve të çiltërsisë, drejtësisë, zemërbardhësisë. solidaritetit e premtimit, te Nëna Terezë ishte kthyer në një detyrim moral. Nga kisha u frymëzua me dashurinë, vuajtjet dhe dhimbjen për të afërmit, si dhe me nënshtrimin e vullnetit të plotë ndaj Krijuesit. Nga librat që kishte lexuar, por edhe nga shpirti që ajo e kishte, kurrë nuk u hamend që krahas emrit të plotë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ta mbajë edhe emrin e dytë NËNA TEREZA, të huazuar nga shenjtorja e përvuajtur franceze, Theresa Lisieux (Teresa Lisio). Lidhja e vërtetë shpirtërore e Nënës Tereze me Zotin ishte një virtyt vlerash, por mbi të gjitha tek ajo ishte forcuar shpresa, durimi e toleranca. Ajo e shihte veten vetëm

Familja Bojaxhiu pas vdekjes së babait Kolë Bojaxhiut; Lazri, Gonxhja Dranja dhe Age Bojaxhiu, Shkup 1925 Të përkujtosh humanisten e madhe Nëna Terezë në 100-vjetorin e lindjes dhe të përpiqesh ta rrokësh personalitetin e saj madhor me një fjalim modest si ky, është thjesht ambicie e parealizueshme. Prandaj do të duhet t’i referohemi asaj që ajo e mbolli në jetët tona – dashurisë – që të

Kështu nga qyteti i lindjes, Shkupi, Nëna Terezë që në fëmijëri u njoftua me strukturën klasore të qytetit, me të huajt që vërsuleshin si lukuni ujqish për të okupuar e gllabëruar sa më shumë nga trungu shqiptar dhe aty u mbrujt me atdhedashuri dhe dashurinë për vendlindjen. Nga

si një instrument në dorë të Krijuesit. - “Unë jam një laps në dorën e Zotit.”, thoshte ajo. Nëna Terezë me vizionin e saj, me pastërtinë shpirtërore, si dhe me bindje e besim të plotë te Krijuesi, nuk e kishte rëndë të përcaktohet për detyrën e të mjerit, ashtu siç e përshkruan Paul Chetcuti (Paul


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Shetkuti) në veprën e tij të quajtur “Dëshmi për Nënën Terezë dhe punën e saj”, ku flet gjerësisht për punën e saj bamirëse në Kalkutë të Indisë. Nga ky biograf i Nënës Terezë gjithçka kuptojmë nga pyetja e tij retorike: “Si është i mundur qëndrimi i gëzueshëm në rrethin e njerëzve “të thyer” dhe të plagëve evoluese, në mes të britmës, dhimbjes dhe vdekjes?! Për të qenë fitues në këtë, duhet të jesh ose i pandjeshëm ose i shenjtë”. Koha dëshmoi se Nëna Terezë ishte e dyta e kësaj përgjigje, do të kishim shtuar ne. Nëna Terezë kishte një shpirt të madh, por mbi të gjitha ishte e thjeshtë dhe modeste. Këtë e tregoi me vepër në Kalkutë të Indisë. Qe ditën e parë kur këmba e saj shkeli në tokën e Indisë, kur karrocieri që e tërhiqte karrocën duhej ta dërgonte deri në destinacionin e duhur, ajo nuk u ngjit në karrocë, por eci bashkë me të. Zaten ashtu eci gjithë jetën – kokulur dhe vepërngritur. Gjatë rrugës ajo pa njerëz që ishin fundosur në greminën e skëterrës, fatkëqij, të sëmurë, pleq, të gjymtë e çka jo. Edhe pse ishte në moshë shumë të re, ajo gjithnjë në mendje e kishte formulën e arritjes së kënaqësisë së Zotit - “Vetëm dashuria mund ta shpëtojë botën”, thoshte ajo. Duke i tejkaluar përmasat kombëtare dhe fetare, Nëna Terezë kërkonte një doktrinë të re, një filozofi të re, një civilizim të ri, kërkonte që në instancën e fundit të jetë Njeriu, të cilin biografi i Nënës Terezë, Dom Lush Gjergji, e quan QYTETËRIMI I DASHURISË. Nëna Terezë këtë dashuri e tregoi me butësinë e saj, me humanizëm e me përkëdhelje. Ajo gjunjëzohej në ballë të altarit të dashurisë së skamnorit, të sëmurëve, pleqve, të papërkujdesurve dhe të gjymtëve pa dallim race e feje. Ajo nuk bënte statistika, e as nuk mbante shënime se sa hallexhinj e fatkëqij ka nëpër rrugët e Kalkutës, por angazhohej me gjithë çka kishte në dorë për strehimin dhe përkujdesjen e tyre. Ajo përpiqej që edhe me buzëqeshje e me fjalë përkëdhelëse, që dilnin nga goja e saj, të dukej qartë zëri i dashurisë, i butë dhe i ëmbël, i cili u ngjallte shpresë të vuajturve, ngase fjalët e saj u tingëllonin atyre si një ninullë e një nëne të vërtetë. Siç e dimë, ajo lëshoi kushtrimin më të bukur të dashurisë të shprehur në kohën tonë “Bota nuk është e uritur vetëm për bukë, por edhe për dashuri”, kishet thënë në një rast. Tashmë nuk ka fije dyshimi se Nëna Terezë ishte e blinduar me dashuri e humanizëm. Prandaj kësaj nëne nuk i duhej arme tjetër. Sepse, fjala e saj dhe dashuria njerëzore që shkëlqente prej saj ishte më e fortë se cilado armë tjetër. Nëna Terezë me vizionin e saj gjatë gjithë jetës kishte besim te Krijuesi se heronjtë e saj do të mbeten njerëzit e zemrës, të bashkuar mendërisht dhe shpirtërisht, Njerëzit me besim dhe veprime, që jetojnë sipas besimit të tyre, shfaqin një personalitet shembullor për të tjerët. Ata janë të gatshëm që fjalën “unë” ta zëvendësojnë me fjalën “ne”. Prandaj lumturia e tyre për të tjerët është sakrificë. Prandaj sot, kur vlerat njerëzore janë dëmtuar seriozisht, kur në sferat e ndryshme shoqërore hasen mendime të krisura, kur nga indiferenca po shpërthejnë trazirat, ne më shumë se kurrë kemi nevojë për njerëz të zemrës, ashtu si nëna jonë, Nëna Terezë. Në fund më lejoni të sjell para jush një nga lutjet e besimit të Nënës Terezë: Bën o Zot, Të jemi të denjë t’u shërbejmë vëllezërve tanë në tërë botën. Që jetojnë dhe vdesin në vobekësi e uri. Ju jep e tani të bëmat e duarve tona, bukën e përditshme, përmes dashurisë sonë racionale i dhuro me paqe dhe gëzim.

23

Albanian American Medical Society Hosts Health Fair at Our Lady of Shkodra By Ismet Lukolic, MD

I

t was once said that man’s desire and needs goes beyond food and water. This was underscored during a recent health fair held at the beautiful and ornate Our Lady of Shkodra Church and sponsored by St. Barnabas Hospital. On a clear and sunny Sunday afternoon parishioners and staff waited patiently for the mass to begin. All the while we took comfort from the delicate rays of the sun warming us as our hearts warmed by greeting one another. In fact, what made this event even more special was that it was staffed by many volunteer doctors, medical students, and health care professionals from the Albanian American Medical Society—most notably Dr. Sulejman Celaj who happens to be an Interventional Cardiologist and is on staff at St. Barnabas Hospital. Staff members patiently set up the booths meticulously laying out educational pamphlets and flyers for the parishioners ranging from hypertension to the importance of colonoscopy screening. Father Peter Popaj began his sermon in the usual fashion reminding the audience to give thanks and be grateful for the bounty they share and not to forget less fortunate souls. However, today he had more in plan for his guests. He graciously welcomed a battalion of Albanian speaking health care professionals to look after and help educate his parishioners on health care issues that we all one day will probably face, such as hypertension, hypercholesterol, and stress just to name a few. After the sermon concluded the guests entered the church’s Mother Teresa Center and were greeted by scores of medical professionals such as myself, eager to answer their questions and concerns in our native tongue. Some guests entered in single file greeting us all with a firm handshake consistent with our traditional greeting customs dating back to the early days, as our ancestors greeted each other when entering an Albanian household or place of worship. Suprisingly, it was the older generation of people in the audience who were the most eager to learn about health care concerns they are facing or someone they know is suffering from. Some guests had a bit of reservation which quickly dissipated when they noticed fellow attendees ask similar questions and have similar concerns. Eager medical professionals and students present at the fair were standing at attention to answer any questions the audience


24

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

had. Some were busy taking blood pressure readings, others were occupied in performing rudimentary eye exams, and others were patiently helping guests with literature to take home with them. The moment was exceptionally touching and beautiful, where as one elderly guest put it, “I am glad to have lived to see the day where I can now go to the doctor in America and tell them in Albanian what my concerns are!” This statement gives meaning to many in the Albanian-American community who left their homeland, some more than five decades ago, and immigrated to the United States yearning to be able to share their thoughts and medical concerns in their native tongue. Growing up as a first generation AlbanianAmerican and often accompanying my (Top RowLeft to Right: Mariana Krasnic,Pharmacist; B. Prlesi,PA, Iliriana Sela,PA; Sulejman non-English speaking relatives to doctors’ appointments to function as a Celaj,MD; Lindiata Coku, MD; Mentor Sejdiu, MD; A. Sela, PA student; Sihana Sela, PA; Bottom Row translator, I am well aware of the Left to Right: Ismet Lukolic, MD, Irdia Hasalla, MD; Merita Shehu, MD; Lendita Prlesi, Pharmacist; difficulty faced by a person trying to Granit Veseli, Medical student) describe various aches and pains often Albanian speaking health care which concluded the day. While using hand gestures to illustrate these professionals. listening to the raffle ticket numbers complaints to the doctor. Most of the As the day winded down and the sun being called out over the speaker system times the doctor usually understood but started to set over the western side of the some lucky guests took home wonderful at times, to the patient’s frustration, the church the parishioners began bidding gift basket prizes. However, it was best doctor was just as clueless as the patient each other farewell until next Sunday. summarized by a distinguished looking as to what was going on due to the Father Popaj came around and thanked elderly Albanian gentleman sitting at a inability to efficiently communicate. all the guests and participants for coming table with his family who said delicately, Despite the dramatic increase in doctors, and demonstrated that he follows his ”Today we here are all winners, we not pharmacists, and other Albanian own recommendations by actually only became wealthier spiritually but speaking healthcare workers now found allowing us to check his blood also physically as well from the in our communities, the Albanian- pressure—which was 130/80 fantastic! important information gained from the American community continues to be Shortly after, there was a raffle giveaway health fair.” understaffed and underserved with

Ne vinim nga FERRI! (Takimi i artistëve shqiptarë me Nënë Terezën më 1989 në Romë) - Suzana Varvarica Kuka Sapo e pashë foton e hedhur në facebook hodha me fjalë ofshamën plot trishtim dhe befasi “Oh my God”. Në çast mendova se është një foto plot vlerë në çdo milimetër të saj. Desha t`i gjej një titull, por titull më domethënës se ai që gjeta në fjalët e Mustafa Arapit nuk do të gjehej më mirë. “Ne vinim nga FERRI”, duket një foto e çastit, dhe krejt normale që një e tillë është, por është marrë në një vend të caktuar, në një kohë të caktuar dhe në një situatë ankthi dhe dëshire. Ka imazhin e disa njerëzve, të cilët me punën e tyre janë sot pjesë e shoqërisë aktive

shqiptare, por mendoj se në baziken e saj ka një vlerë të pashoqe historike. Imazhi i saj sjell një nga format e kohës së “butë” apo kohës kalimtare ndërmjet dy kohëve, komunizmit dhe demokracisë. Vemendja ime ndaj fotos ishte e një shkalle të lartë intensiteti, pasi edhe pse është një foto fakti ajo ruan në qendër Nënë Terezën, figurën e një gruaje, që në ditët e sotme njihet dhe respektohet në të gjithë botën. Ndërsa në Shqipëri është shpallur Gruaja e vitit 2010. Edhe çasti që kjo foto u hodh në facebook lidhej plotësisht më këtë ide, por në shkaqe krejt individuale. Mustafa Arapi një prej piktorëve të njohur në artin shqiptar të kësaj periudhe e vendosi

me qëllimin e lartë për ta kujtuar dhe respektuar Zonjën Nënë. Ajo është shkrepur prej piktorit Adrian Devolli dhe është realizuar me aparatin e Mustafa Arapit. Imazhi i saj realizua në vitin 1989, në Romë, në hyrjen e ndërtesës së Ambasadës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, e quajtur para viteve ‘90. Mustafa Arapi, është krenar që është gjendur në atë çast pranë Nënë Terezës dhe mendon se me ekspozimin në facebook të kësaj fotoje do të shprehte respektin e tij në 100 vjetorin e lindjes së saj. Dhe në formën më të qartë, kjo foto e ka arritur më së miri qëllimin e piktorit.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Histori Fotoja ruan një histori të sajën, që është një histori fakti dhe me densitet të fortë. Gjithashtu ajo buron dhe histori të ndryshme të personazheve që përbëjnë imazhin e saj. Ka qenë fati i këtyre artistëve për të takuar dhe për të parë nga afër, për herë të parë Nënë Terezën e përfoluar aq shumë nga sistemi diktatorial. Duhet të ketë qënë një nga vizitat e Nënë Terezës në Ambasadën e Shqipërisë në Romë për arsye të marrjes së një vize për të hyrë në tokën shqiptare dhe radha e refuzimit kategorik prej shtetit komunist. Këto dy arsye, krejt të shkëputura nga njëra-tjetra, mendohet se i kanë bërë bashkë artistët dhe Nënë Terezën. Fotoja ka një qendër, ka një subjekt, ka personazhe të karaktereve të ndryshme, ka ndjesi të ndryshme, ka atmosferë dhe i lë shumë shanse gjithkujt për të menduar, gjykuar dhe vlerësuar kohën dhe aktin që ajo mbart. Subjektin e fotos e formojnë Nënë Tereza e vendosur në qendër dhe grupi i artistëve shqiptarë, të cilët relativisht janë të gjithë të rinj e që janë ngucur për t‘i qenë pranë e Foto rreth. Nënë Tereza për kohët komuniste shqiptare ishte një grua e njohur pak nga artistët shqiptarë dhe e gjykuar shumë rëndë nga qarqet qeveritare diktatoriale, të cilat e kanë etiketuar përmes medias fanatike me epitete fyese të çfarëdoshme. Ato e quajtën për shumë vite një grua të pamoralshme.

Rrëfimet mbi takimin Për të njohur e ditur më shumë rreth ngjarjes iu drejtova tre prej personaliteve të artit pamor shqiptar të kohës sonë. Ata u shprehën optimist për të treguar sa më shumë rreth saj. Mustafa Arapi në letrën e tij referuese shkruan. “Zana të përshëndes. Më vjen mirë që foto krijoi interes midis miqsh artistë, njëkohësisht më vjen mirë që nëpërmjet saj do të kujtojmë atë kohë me të mira dhe të liga. Atëherë NA ISHTE SEÇ NA ISHTE. Na ishte një muze që po ndërtohej, kur e shikoje përballë dukej trekëndësh me bazë poshtë si një piramidë dhe nga sipër si një shqiponjë (shqiponjë i thënçin). Skllevërit që punuan aty si arkitektë, skulptorë dhe piktorë morën nga një medalje si dhe një dhuratë.

Dhurata ishte një udhëtim turistik nëpër Itali. Ishte viti 1989. Nuk më kujtohet mirë por di që ka qenë verë, korrik ose gusht. Memorjen ma freskon një shishe me ujë të ftohtë, të cilën e blemë sëbashku me Lumen, Blloshmin e kam fjalën, kur ishim në Firence. Më kujtohet që shishja e ujit atëhere kushtonte 2000 lireta sa kushton tani këtu tek ne. U matëm 100 herë për ta blerë ujin. Kishim gjithë ditën pa pirë ujë. Na thanë se ai i çesmeve nuk pihej. Në grupin tonë mund të kemi qenë gjithsej rreth 35 vetë, sepse më kujtohet nga vendet në autobus. Mos të harroj dhe dy dullbaxha, të cilët qëndronin njëri në fillim dhe tjetri në fund.

nga takimi i artistëve shqiptarë me Nënë Terezën më 1989 në Romë. (foto Mustafa Arapi) Me grupin tonë u bashkangjitën dhe disa artistë të tjerë, të cilët kishin marrë çmime në ekspozitën kombëtare të atij viti. Zana, historia e asaj fotoje është ashtu siç e tregon dhe Gaz Leka. Di që personi, i cili u soll keq atë ditë në ambasadë ka qenë deri para një viti punonjës po në Ministrinë e Jashtme. Udhëtimi turistik zgjati një javë. Rruga udhëtuese vijoi nga Gumenica, në Bari, Taranto, Ostun, Napoli, Romë, Firence dhe kthimi po nga Gumenica. Qëllimi ishte të shihnim monumente, muze dhe galeri arti. Zana, të dëgjosh historitë e këtij udhëtimi të vjen të qash dhe të qeshësh. Ne ishim artistë dhe aty e kuptuam se rinia jonë na kishte shkuar për lesh. Nëse do të shkruash gjatë e gjërë t‘i tregoj unë historitë e atij udhëtimi, por shkurt po të them se, ne për herë të parë shihnim një botë tjetër, ne vinim nga FERRI”. Lumturi Blloshmi tregon rastin e saj i cili është një kalvar i vërtet fyerjesh nga njerëz të cilët Mustafai i quan dullbaxha (janë spiunët apo levat e megamakinës së madhe komuniste të asaj kohe që e bënin këtë punë për shumë pak para), frikash prej presionit psikologjik që i kujtonte asaj se ishte një qenie e persekutuar

25

dhe dëshirash për të dalë jashtë mureve të Shqipërisë e për të cekur sadopak artin perëndimor, e mbi të gjitha atë italian. Lumja thotë se: “Ishte viti 1989, dy vjet para demokracisë. Aq sa di unë këtë veprimtari e organizoi Ministria Arsimit e asaj kohe. Grupin tonë e shoqëruan 4 spiunë. Midis tyre një grua e shëndoshë. Mbaj mend mirë në fillim më thërritën në organet e sigurimit dhe më thanë të kemi caktuar edhe ty të dalësh jashtë Shqipërisë. Më erdhi shumë e papritur pasi unë isha një prej të persekutuarve dhe thashë se do të ishte ndonjë provokim. Më pas më thërritën e më thanë se nuk do të shkoja. Më mirë thashë me vete. Pastaj përsëri më thërritën e më thanë se do të shkoja, por më rikujtuan kushtet e mia sociale dhe më urdhëruan të mos arratisesha, pasi partia më kishte dhënë dorën. Ata më vunë në dijeni për disa njerëz të tyre që do të na shoqëronin. E di shumë mirë, mua më pranuan se kishte folur pozitivisht shkrimtari i mirënjohur, i ndjeri Vath Koreshi.” Pasi i kërkova Gazmend Lekës mundësinë për të përdorur thëniet e tij të shkruara për Mustafain zbuloj se atij i janë ngulitur në mendje fyerjet e bëra ndaj Nënë Terezës prej personelit të Ambasadës Shqiptare në Romë. Ai kujton se: “Këtë foto e kam patur dhe e kam edhe unë në arkivin tim. Nuk e di nëse e mbani mend, i shkruan ai Arapit, kur Nënë Tereza u gjend tek porta e ambasadës, ne u grumbulluam me një shpejtësi rrufeje rreth saj. Për këtë që ndodhi një punonjës i ambasadës u shqetësua aq shumë sa nuk dinte se çfarë fliste, ndërkohë që i qeshte Nënës me hipokrizi. Ai tentoi disa herë të na ndalonte duke mërmëritur nëpër dhëmbë e duke sharë. - Kjo është armike! - Është spiune! - Mos e bëni foton! - Do i‘ua tregojmë ne qejfin etj,etj...Më pas shau edhe më turpshëm. Tha fjalën më të turpshme. Por sa më vjen mirë si aso kohe si dhe sot që ne nuk donim t’ia dinim. Dëshironim me çdo kusht të bënim foton. Dhe e bëmë. Disa vite më pas, kur e takova përsëri këtë punonjës ambasade, ia kujtova ngjarjen, por nuk e pranoi që i kishte nxjerrë nga goja atë të vjellë!” Disa nga artistët e dalë në këtë foto janë Mustafa Arapi, Gazmend Leka, Lume Blloshmi me kurriz, Sofokli Koci, Artur Muharremi, Genci Hajdari, Dashamir Gurabardhi, Arben Morina, Josif Droboniku, Leon Çika e të tjerë. Pak fakte janë përmendur në këtë shkrim dhe kjo foto e meriton të titullohet “Ne vinim nga Ferri!


26

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë “Unë Jam një Pendë në Dorën e Zotit” E Lumja Nënë Tereza

- Nga Klajd Kapinova 3 vjet më parë Vuajtja, mbeti pa shërim. E Lumja Nënë Tereza Ishte dhe Mbeti Dashuri në Vepër. Trupat e Ghand-it të Indisë dhe Xhehral Nehr u, (Kr yeministër i parë) kishin si privilegj shtratin e topit, për t’u dërguar në banesën e fundit. Këtë fat kishte edhe trupi i bamirëses së famshme botërore Nënë Terezës, i mbuluar me shumë ngjyra lulesh dhe me f lamurin kombëtar të Indisë. Në varrimin e Saj, më 13 shtator 1997, morën pjesë 1 milion vetë, në një varg të gjatë prej 9 kilometër dhe 3 miliard teleshikues të tjerë ndoqën direkt ceremoninë për në banesën e fundit. Por, bota asokohe ishte në zi. Humanistja me origjinë shqiptare, ka ndjerë jetën dhe vuajtjen, për t’ia lehtësuar atë të varfërve midis të varfërve. Njerëz me zemër të madhe e ndërgjegje të pastër, janë të domosdoshëm, për të lehtësuar ato vuajtje, që mori përsipër për 50 vjet të shëronte E Lumja Nënë Tereza e Kalkutës. Më shumë se kurrë, bota ka mbetur jetime. Bota shtoi pikëllimin mbi Shenjtëreshën e gjallë të kohëve moderne. Njerëzimi, humbi Nënën e Madhe dhe fitoi Shenjtëreshën e Madhe.

U tronditën isntitucionet teologjike, civile, kulturore dhe shkencore. Shkencëtarët, tashmë kanë rënë në heshtje të thellë (për disa çaste), duke respektuar Princeshën e Humanizmit. Kumbimi i këmbanave, mbushi eterin dhe më shumë ato u mbytën ng a kumbimet e zemrave njerëzore. Jeta njerëzore humbi drejtpeshimin, ndjeu varfërinë, që papritmas e pllakosi në mënyrë tragjike, përballë pllakosjes së tragjedisë. Ajo ishte dhe është më tepër Njeri-Nënë-Shenjtëreshë. Atëherë ajo ishte thjesht Gonxhe. Një ditë do të ishte Nëna e të Gjithëve, një Shenjtore Mëshirëplotë, në të gjallë e mbas kalimit në amshim. Tek figura e Saj poliedrike evidentohet si element plot vlerë unisimi mes filozofisë predikuese, përkushtimit shpirtëror, duke dhuruar kompleksin e ndjenjave që quhet mirësi njerëzore dhe formë praktike, si veprim, ku, karakterizohet gjithçka si përkushtim, ndjenjë dhe mesazh filozofik, shoqëror e rezatues. Kjo strukturë vlerash, projekton Atë, jo si një moralizuese, por si objekt kristian, që mishëron diçka më shumë. Bamirësja e famshme, krijoi një filozofi sociale, me një kurs tokësor, me qëllim; kujdesin tokësor dhe jo pranimin e vuajtjes në emër të shpëtimit të shpirtit me një botë tjetër. I shtrenjtë është ai njeri, i thirrur nga Zoti, në gjithçka që bënte derisa e mori në krahët mikpritës të Tij. Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, mdis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave. Ajo, u shtriu dorën e përjetshme të mirësisë. I mori në krahët e Saj të ngrohtë, duke u thënë: “Mos u merzisni! “Unë do t’ju mbaj me ngrohtësinë prindërore...” Buzëqeshje, lumturi shpirtërore dhe

ngrohtësi shoqërore u fali me gëzim përherë E Lumja Nënë Tereza. Ajo u thoshte në shqip bashkëatdhetarëve: “Zoti ju bekoftë!”. Si një mesazhere biblike, shenjtore e gjallë dhe e prekshme, Ajo sillte e përhapte atë gonxhe jete të mrekullueshme si vetë emri i Saj, atë dashuri njerëzore kaq të zbehur gjatë shekullit XX, kur përbuzja, mjerimi, urretja, luftrat e pakuptimta, kërcenin valle si në shtëpinë e tyre. Ajo ishte një ushtri e vërtetë dashurie. Thjeshtësia, ishte bashkëudhëtare në jetën e përditshme në shërbim të të varfërve, të sëmurëve me lëbrozë, fëmijëve, antikapatëve, jetimëve, të moshuarëve etj., që padrejtësisht ishin braktisur nga paraardhësit e tyre, fakirëve të Indisë, me të cilët gjithë jetën ndau vuajtjet e kësaj bote. E donte thjeshtësinë, sepse njerëzit me të cilët punonte çdo ditë u jepte me gjithë zemër përkushtimin mbinjerëzor, u dhuronte me ëmbëlsi aq të dashurën fjalën hyjnore plot vlerë: “Dashurinë”. Ajo, përsonifikonte mirësinë, dashurinë me anë të Jezu Krishtit në Tokë. Me dashuri e përvuajtëri, iu bind fjalëve profetike të Shelbyesit-Jezu Krishtit. Dhe tashmë Ajo është lart në Qiellin e pavdeksisë së përjetshme, në atë banesë që e ëndrronte drejt lumturisë së pasosur në paqe. E Lumnueshmja, është ulur në tr yezën e shenjtorëve të historisë së krishtërimit dhe po kuvendon për jetën tokësore me të cilën Ajo u shkëput me dëshirë.

Pak sintezë është mirë të thuhet “By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.” Mother Teresa Është e vërtetë se shqiptarët ndër shekuj, janë ndeshur me të keqen dhe kanë


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 dhuruar vazhdimisht mirësinë. Për më tepër, ndër shekuj, besa, mikpritja, qëndresa, fjala, etj., si institucione të traditës popullore, mbetën kode morale, juridike, etike, kushtetuese, etj., të cilat, sëbashku shpalosin veçoritë e genit shqiptar, atë kumt e formulë magjike shekullore, që humbet në mugëtirat e lindjes së njerëzimit, të transmetuar nga brezi në brez, nga vitet në shekuj. Edhe fjala, si varg konstitucional, ka me vete esencën e mëshirës, e cila në ballafaqim mendor të shqiptarit shprehet me një semantikë të veçantë, duke pohuar njëherazi bujarinë, dhurimin, dhënien e vetës, flijimin për të tjerë. Purifikimi i shpirtit njërzor dhe mbushja e vullnetit të tij me dashurinë dhe përkushtimin për të bërë vetëm mirë, e për t’ju ndodhur pranë atij që vuan, se i kërcenohet vdekja, i është gjymtuar trupi, e turturon sëmundja, i mungon dashuria njerëzore, e tmerron braktisja e shoqërisë apo e shpërbën vetmia torturuese, janë abetare të virtytit Terezian, të cilat mishëruan njerëzoren e pamëkatuar dhe bënë që hierarkia e lartë shtetërore të përkulej e të bënte apel përballë trupit të Saj pa jetë tokësore, duke kërkuar një kod të ri moral. E kësisoj, ky dhurim, kjo fjalë, ky flijim për gjakun shqiptar ka përmasa që kalon kufijtë e lindjes, duke pushtuar hapësira e vizione të reja përjetimi. E Shqipëria e vogël gjeografikisht, a nuk i dhuroi njerëzimit figura të mëdha krenarie, qofshin këto perandorë të tillë (24 perandorë në historinë e Romës antike), si: Konstandini i Madh me origjinë ilire, që në vitin 313 mbas Krishtit, nxori Dekretin e Milanos, tek sanksionoi krishtërimin si fe zyrtare? A nuk u përpoqën të parët e krishterë ilirë, tek të cilët kemi edhe martirët e parë të krishtërimit, si: Shën Lauri, Shën Flori, Shën Asti (emrat e të cilëve për menden në librin e njohur “Martyriologun romanum”), të cilët në kohën e perendorit Adrian në Ulpianë të Dardanisë, dy gurëgdhendësit (të parët Shën Lauri e Shën Flori) i mbysin në pus, për të mohuar fenë e Krishtit? A nuk janë ndjekësit më të mëdhenj, në kohën, kur Kisha po legalizohej si institucion shpirtëror, perandorët e gjakut ilir, në mënyrë sistematike për mes Decit, Aurelianit, Dioklecianit, bëjnë që të derdhet gjaku i fatosave të krishterë kudo? Sa

kontrast i madh!? Mirëpo kjo trevë e begatë dhe konkretisht nga Salona (Vlora), në vitin 183 mbas Krishtit, dhuron edhe katër papë, një ndër të famshmit me emrin Gain (nga Salona antike), të pa zbardhur deri tani nga historiografët kishtarë shqiptarë. E gjithsesi, bota e krishtërë dhe Kisha në veçanti, gjatë kësaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi të shumta, që të parë në prizmin njerëzor, kanë mundur të jenë edhe fatale. “Mirëpo, këtu shihet Provania Hyjnore dhe elementi Hyjnor i Kishës”, -sintetizon studiuesi i shquar akademik Prof.dr. Zef Mirdita, pedagog i historisë antike në Universitetin e Zagrebit. Por historia është e lavdishme, sepse të tillë e bëjnë njerëzit e kësaj toke, duke kulmuar më tej me një nga prelatët më të mëdhenj të krishtërimit, si: Papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindërit me origjinë të trungut të mirëfilltë arbëror në Urbino, duke qenë kësisoj i 250-i papë në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ai, ishte përkrah papëve të famshëm, si: Gjoni XII, Gregori VII, Piu V, që kishin sukses në organizimin kishtar, etj. Por të mos harrojmë, se lutja e famshme dhe e mbarë krishtërimit “Te Deum”, është shkruar dhe kompozuar nga një peshkop shqiptar. Po Shën Jeronimi ilir (340-420), që përktheu Shkrimin e Shenjtë (Bibla) në latinisht? Kësaj radhe, Zoti me fisnkëri për shqiptarët dhuroi plot bujari një Nënë të Madhe, që shquhej për nga forca shpirtërore deri në kufijtë e shenjtërisë. E kjo ishte E Lumja Nënë Tereza e Kalkutës, e lindur në dekadën e parë të shekullit XX. Sa dorëlëshuar jemi treguar ne shqiptarët, sa shumë kemi dhuruar si komb deri aty, sa i falem njerëzimit Nënë Terezën! E famshme sa trimëria dhe vendosmëria e Gjergj Kastriotit legjendar, që si “Atlet i Krishtërimit”, u bë mburoja e civilizimit evropian, ndërsa Nënë Tereza e Kalkutës së mjerë, u bë mburojë dhe histori e gjallë feje, përkushtimi, duke ndryshuar fytyrën e botës së mjeruar. Ajo jetoi në varfëri, me të varfërit midis më të varfërve, duke përjetuar tërësisht filozofinë e Krishtit. A nuk u shndërrua E Lumja si e tillë sepse ishte shqiptare? Të gjitha këto janë pyetje me përgjigje shembullore të popullit shqiptar. Një Nënë prej gjak shqiptari, që do të lindte trupvogël e imët dhe shëndetlig, do të vinte një ditë që të shpërthente si një trëndafil i

27

mrekullueshëm, të kthehej në trëndafil të dashurisë, duke u dhuruar skamnorëve dashuri të përjetshme. Ajo tronditi botën, duke i apeluar, se kjo substancë e shformuar është pjesë dhe produkt i shoqërisë së sotme, që kontraston me qytetërimin. Kësisoj e parë në radhën e figurave të ndritura të kombit tonë, mund të them se Nënë Tereza për shqiptarët, mund të krahasohet vetëm me figurën e Gjergj Gjon Kastriotit-Kryetrim i Arbërisë, i cili, me qëndresën e tij në shek. XV, i vuri shqiptarët në krye të listës së popujve heroikë e liridashës, ndërsa E Lumja Nënë Tereza me bamirësinë si vyrtyt, u dha shqiptarëve një vend nderi në hartën botërore të kulturës e humanizmit. Ajo mbetet gjithnjë paradigma udhërrëfyese për gjithë njerëzimin, aq më tepër për shqiptarët, kudo ku flitet dhe shkruhet shqip, në hapësirat shqiptare, por edhe në ato të shpërndara anekënd botës. Në fund të shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit të Nazaretit dhe aksioni i Saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale. Ku t’a dinte babai i Nënë Terezës, ky tregtar i thjeshtë shqiptar, se para thjeshtësisë së bijës së tij, do të përuleshin me respekt të thellë mbretër, presidentë, prelatë të Kishës dhe të gjithë besimeve fetare në botë; ku t’a dinte ai se si një kor gjigand, të gjithë njerëzit e planetit kërkojnë që Ajo të shpallet Shenjtore edhe zyrtarisht nga insitucioni më i lartë i Kishës Katolike (Selia e Shenjtë) në Vatikan. Në saksinë e botës plot vuajtje të ndryshme, si i lajmëruar prej një fuqie Hyjnore, ai (babai) i vuri emrin e thjeshtë, por kuptimplotë Gonxhe. Dhe Gonxhja, si një syth trëndafili, nuk mund të rrijë plotësisht e tillë… E Lumja Nënë Tereza, kërkoi me ngulm dritën dhe dashurinë. Ajo ishte një dhuratë e Zotit, për t’i shërbyer me përvujtëri vetëm Atij. Me jetën dhe veprën e Saj, na tregoi, se çdo gjë është e mundur me Zotin. “Mbani qetësinë e zemrave, meditoni, sepse atje do të takojmë Krishtin, sepse edhe ne mund të ecim të takojmë Zotin tonë”-i porosistë bashkëudhëtaret e “Misionit të Dashurisë” kryemurgesha Nënë Tereza. Jeta pa vepra është e kotë, se veprat pa lutje janë të papërkryera. Ajo nuk është e shkëputur nga universi shqiptar. “Të përkujtosh humanisten e madhe Nëna Terezë në 100-vjetorin e lindjes dhe të përpiqesh ta rrokësh personalitetin e saj madhor me një fjalim


28

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

modest si ky, është thjesht ambicie e parealizueshme. Prandaj do të duhet t’i referohemi asaj që ajo e mbolli në jetët tona –dashurisë–që të mund të thithim diçka nga nektari i jetës që ajo ia fali kësaj bote. Sepse, në filozofinë e Nënës Terezë, dashuria është jetë, ndërsa bota nuk është asgjë tjetër, pos një rrënjë pa dashuri. Në këtë botë të çoroditur e vrazhdë, ku e keqja është kudo, e paprekur mbetet vetëm dashuria për njeriu, që gëlon në zemrat e njerëzve të mëdhenj. Se, njerëzit e mëdhenj janë para së gjithash të dashuruar me njerëzimin. Ata janë të përkushtuar në përpjekjet e tyre për ta mbajtur dinjitetin njerëzor, të cilin e konsiderojnë të shenjtë”, vlerëson P ro f. D r. Avzi Mus tafa. Mbretëresha e Humanizmit, e Pëllumbit të Paqes tokësore, nuk kishte se si të mos ishte shqiptare, sepse është pjesë e hershme e genit shqiptar. Rastësia nuk e solli Atë që të lindte në këto troje me tradita të pastra, në këto treva ilire të lashta, aty, ku, kanë zanafillën e tyre kozmike erërat, që sollën agimin e lindjes së qytetërimeve më të lashta se sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës; aty ku ngjizi miti dhe legjenda, kënga e vaji, ninulla e foshnjës mitologjike, aty ku morën udhë shtrati i besimeve dhe drita e dijeve, filozofia e jetës dhe e vdekjes. Ajo erdhi në jetë, në fillim të shekullit XX, kur ende nuk kishte shtet shqiptar politikisht të krijuar dhe u largua nga kjo botë e zhurmshme në fund të shekullit, duke i mbyllur sytë në një vend të largët nga Atdheu, por shumë të dashur prej Saj, atje, ku në saj të veprës që realizoi, bëri shndërrimin e madh të vetes dhe të moralit njerëzor në përmasa të tilla tronditëse, si rrallëkush tjetër. Në tryezën e shenjtorëve të Romës, do të ftohet të kuvendojë në paqe, mirësi dhe dashuri Hyjnore edhe Nëna e të gjithë Nënave. Ndoshta, edhe një Nënë, që shëroi plagët e nipave dhe mbesave të atyre shenjtorëve, që përfaqësojnë për nga origjina shtetet ku ato kanë lindur… Tashmë Nëna në Shqipëri, është një institucion me vlera dashurie ndaj të gjithë atyre, që kërkojnë të triumfojnë mbi kulturën e vdekjes, për t’i dhënë dritë e shpresë kulturës së jetës. Me shtatë pëllumbat e bardhë të veshur në sari ka ngritur folezat e dashurisë Hyjnore, për njeriun e Atdheut të Saj. Në rrugëtimin e Saj, mbështjellë me një frymë universale, krijoi mitin e shen-

jtit, të profetit të luftës kundër mjerimit, të Engjëllit Mbrojtës, që komunikoi me botën Hyjnore, të shpresës dhe të guximit për një jetë më të lumtur. Panteoni i njerëzve të shquar, që me veprën e tyre të shumanshme kanë manifestuar virtyte të larta njerëzore dhe forcën inspiruese për bashkësinë sociale me kalimin në amshim të Të Lumes Nënë Tereza, pësoi një zbrazje të thellë e të gjërë. Porse kur individë të tillë unikal lënë pas një filozofi, një moral dhe një përkushtim nga dishepujt, Ata (në këtë rast) Ajo, njëherësh gjenden në majë të panteoneve të vlerave universale të njerëzimit, duke rrëzuar njëherësh pseudovlerat. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997), bota e nderon mbas vdekjes tragjike të Princeshës së Wellsit Lady Diana, një ndër miket e afërta të Nënë Terezës. Lajmi i dytë është shumë më i hidhur për ne. Kjo vjen nga shpirti me fjalë zemre të pikëlluar, sepse ishte një njeri frymor, që drejtohej drejt Shpirtit të Shenjtë dhe Ajo me shpirtin e paqes ka bërë mrekulli. E shpirti i mrekullueshëm ishte vetë E Lumja Nënë Tereza. Dhe shpirti e njohu, jetoi me Nënë Terezën, që ishte një njeri i tillë. “Çdo njeri ka lindur Shenjt, por duhet të dëshiroj dhe t’a dëshmoj”-ka përkufizuar bamirësja shpirmadhe Nënë Tereza. E Lumja Nënë Tereza solli evolucion, ose

Nëna Tereze dhe princeshë Diana në New York, 1997.

lëvizje të re në shpirtin e Saj njerëzor. Besonte shumë në familje si një bërthamë solide, që duhet ruajtur nga tjetërsimi i demtuesve mëkatorë. Familja shtonte Ajo, aty lind, krijohet dhe vazhdon t’i jepet shoqërisë, kur shpesh takohej me të rinjtë shqiptarë. Nënë, kam etje, nënë dua të ha, nënë dua të pi, nënë kam ftohtë, nënë jam sëmurë, nënë o NENE, i thërret fëmija, i riu, i braktisuri, plaku që rënkon nga plagët e gërbulës, në çastet e hidhërimit e të gëzimit… Mirëpo binomi Njeri-Nënë, që kërkon ndihmë, është një nyje e pazgjidhshme në çastet e hidhërimit të madh, në vuajtje e dhimbje. Kësisoj, nëna është një titull jete, një ofiq, një gradë, një mision e mbi të gjitha një mesazh jete, buzëqeshjeje, gëzimi e hareje. Në çdo gjuhë të botës, ajo është fjalë e parë dhe më e dashur, që kanë mësuar të shprehin në fillim gjithë njerëzit në këtë planet, por në shenjë dhembshurie e dashurie të pakufi, ajo ka kuptimin e oksigjenit për çdo qënie njerëzore. E Lumja Nënë Tereza, nuk është asgjë tjetër, veçse një kryenënë e të gjithë nënave të botës, që mirë ose jo, përpiqen të pakësojnë dëshpërimin e madh të kësaj bote të rënduar. Dashurinë për jetën e ka ushqyer përherë. Ajo me shpirtbutësinë bujare, punoi përmes duarve të rreshkura, që kanë pritur e përcjellë për shumë dekada miliona fëmijë në buzë të vdekjes së sigurtë. Vdekjen e të sëmurëve e ka larguar, duke mëkuar dashuri njerëzore, për ditë të tëra në krye të të lënduarve, ka lidhur miliona plagë, sikurse u ka mbyllur sytë pranë një vdekje të qetë natyrale tek i përkdhelte me uratë në dorë. Ajo ka ofruar jetën e ka larguar vdekjen e etur për flirte mjeranësh, në çdo kënd të globit; ka dhënë frymë, duke ngrohur trupat e ngrirë në borë pa përkujdesje. Ka ulur urretjen midis njerëzve, duke falur dashurinë midis atyre njerëzve nën shembullin e Jezu Krishtit. Në shtegtimin e saj të gjatë, si ikonë e gjallë, që adhurohet me dashuri nga të gjithë, është ledhatuar, ndjerë nga miliona njerëz, duke ndezur qiriun e dritës së përjetshme. Njerëzimit iu dorëzua e gjallë, duke dhuruar trupin, zemrën, mendjen, fjalën, frymën, jetën e Saj dhe gjeneroi me forcë dashurinë, këtë Gonxhe


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 të mrekullueshme të fshehur thellë në skutat e shpirtrave njerëzorë. Postulatet e Saj janë të thjeshta në formulim, por janë të thekuara si ide: “Nuk ka paqe pa dashuri”, “Nuk keni bërë pak nëse keni dhuruar buzëqeshje”, “Po, dashuria është e vërtetë dhe ju takon juve!” Duke u endur e palodhur, Nëna e botës arriti ta gjejë, ta këputë këtë gonxhe dhe ua dëshmoi si shembull jetësie, se kjo është dashuria në Hyjin dhe njeriun, që Ai vëtë krijoi për të përballuar mirësitë e natyrës, që sërisht vetë i dhuroi. Njerëzorja, autentike është institucioni më i lartë, më i pastër, më human dhe se institucionet e tjera, si: shteti, propoganda, ceremonitë, janë të vonshme, e jo të sinqerta përballë humanizmit dhe dashurisë. Kur shihte bebe të vogla, vraponte që t’i përkthelte dhe i merrte në krahët e Saj të ngrohtë, duke u dhuruar dashuri me një buzëqeshje fisnike. Ajo kishte një optikë tjetër, kur vraponte nën moton, se “dhimbja e tjetrit zbutet kur kujdesesh për te, dhe kujdesi kryehet kur vetë jeton thjeshtë e bashkë me te”. Ajo shihte frikë nga vdekja, ndaj edhe jetoi gjatë. Veshja e thjeshtë dhe këmbët e zbathura me sandale, asnjëherë nuk qenë garniturë moralizuese, por sfidë stoicizmi. E komentonte gjithnjë fjalën “Kam etje” (“I’m thirsty), për dashurinë e njerëzve, ashtu sikurse e thotë Krishti në Kryq. Ajo bëri atë që bënte me dashuri, i jepte ujë të uriturit, veshte të zhveshurit, mëkonte me ngrohtësi prindërore më të braktisurit. Dhe këtë rit e përsëriti për shumë dekada, duke sfiduar përherë moshën e vet, sëmundjet e njëpasnjëshme që e shoqëruan kudo, dhe mbi të gjitha kohën që jetojmë. Dhe asokohe me kalimin në amshim, bota u ul në gjunjë përpara madhështisë së bamirëses së Saj. Media marramendëse elektronike, nuk e besoi humbjen e Saj dhe bëri që t’a nderonin të gjithë të pasurit dhe me të dashurit e Saj, të varfërit midis më të varfërve, mbasi Ajo dinte të komunikonte me të gjithë qëniet njësoj si Krijesa të Hyjit. Ajo ndërroi jetë, mbasi shenjtorët nuk vdesin. Përpara kamerave, bliceve, internetit në të gjithë botën shihej qartë se si luksi e grykësia njerëzore, etika e moralit akademik, uniforma e ushtrisë dhe kostumet e diplomatëve, mbetën të shtangur dhe u përulen me veneracion, me pendesë të thellë plot shqetësim përpara atij lëmshi njerëzor, e aq gjigand njëherësh! U këput Gonxhja e Shqiptarëve, Lulja e Njerëzimit. E Lumja Nënë Tereza, është Poezia e Jetës, Poezia e Njerëzve të Varfër. Kalkuta shumëmilionshe dhe me te, mbarë bota që e nderon si Qytetare Nderi të çdo kombi, race dhe ngjyre, është ulur në gjunjë dhe si një domosdoshmëri pavdekshmërie, kërkon të Shenjtërohet. Ajo u shpall Shenjtneshë, por nëse altari shpirtëror, do të mbajë në koleksionin e tij si brilant emrin Shenjt, altari i vërtetë i prekshëm tokësor, human, bartë Nënë Terezën e vërtetë, e cila duket tashmë e shpërndarë si eter në veprën e misioneve të Saj, të cilat, me stoicizmin e tyre, janë plazmor si specie Tereziane, aq të mirëpritura e të respektuara kudo nëpër botë... Me siluetën e Saj të brishtë, të mbështjellë me një pelerinë prej pambuku të bardhë (sary), me shirita ngjyrë blu Nënë Tereza, u shpall E Lumnueme, që do të thotë një hap para Shenjtnisë (më 19 Tetor 2003) nga Papa Gjon Pali II. Ndërsa ish drejtori i Radios “Zëri i Amerikës” publicisti

29

Frank Shkreli, duke theksuar kontributin e madh që ka dhënë e jep çdo ditë Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, nën drejtimin e bariut shpirtëror Të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, në artikullin analitik: “Nënë Tereza: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR”, ndër të tjera vlerëson: “Në shpirtin tim, jam thellësisht i gëzuar që kam rastin e bukur të jem me ju sonte: me Dom Pjetrin dhe anëtarët e këshillit dhe pjesëtarë të famullisë "Zoja e Shkodrës", me të gjithë ju, që çdo ditë punoni e flijoni aq shumë për ideale të përbashkëta, në emër të interesave fetare e kombëtare. Përveç dobisë shpirtërore, që është misioni i parë i kësaj kishe “Zoja e Shkodrës”-binomin "Fe e Atdhe"-e zbaton në flakë e në dritë të fesë, por gjithmonë duke mbajtur gjallë zakone e tradita kulturore, thjesht kombëtare, duke ruajtur e shtuar në këtë vend të madh pasurinë etnike të trashëguar nga të parët tanë, trashëgimi kjo që na bën të mundur ta quajmë veten, krenarisht, Shqiptarë në dheun e George Washington-it dhe Abraham Lincoln-it, në këtë vend të lirisë e demokracisë. Me të drejtë, ne të gjithë jemi krenarë me veprimtarinë e kësaj kishe në laminë e fesë dhe të shqiptarizmit, veprimtari që është bazuar në terminologjinë e Imzot Pjeter Bogdanit: "Fati i im ës htë fati i popullit tim", veprimtari kjo për të cilën edhe Nënë Tereza është krenare, në 100-vjetorin e lindjes se Saj.” klajdkapinova@yahoo.com, New York, 2010

Since 1989

CVrysler ASPIN up to 20 passengers

ESV Escalade Cadillac up to 30 passengers

Complimentary Red carpet with the open bar

H-2 Hummer up to 28 passengers

Office: 845-526-8001 Chrysler C-300 up to 10 passengers

Cell: 914-447-1144 24/orë 7/ditë

Custom build Hummer up to 28 Passengers with Jet Door

Albania Limo Toll Free: 1-800-734-0453 www.albanialimo.com • e-mail: antonkgjokaj@gmail.com


DETROIT

30

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Kisha katolike shqiptare e Shën Palit afër Detroitit nderon Nënë Terezën - Nga Astrit Lulushi Kisha Katolike shqiptare e Shën Palit në Rochester Hills, afër Detroit-it, organizoi dje pas dite (26 gusht) veprimtari kulturore e fetare për nder të Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes. Veprimtaritë u shoqëruan me një konferencë akademike ku studiues, historianë e teologë ritheksuan vlerat humaniste e fetare të kësaj figure botërore. Gjithashtu, që prej ditës së djeshme, një shtatore e Nënë Terezës përkrah shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, qëndron tashmë në hyrje të oborrit të kishës. Veprimtaritë në kuadër të Vitit të Nënë Terezës shënuan kulmin në 100vjetorin e lindjes së saj. Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910, por biografët thonë se ajo vetë parapëlqente të nesërmen, 27 gushtin, kur u pagëzua në kishën katolike shqiptare të Shkupit. Gjithësesi, po të ishte gjallë fizikisht, Nënë Tereza dje ose sot do të kishte mbushur 100 vjet. Dhe një shekull është shumë pak për “Terezën e Bekuar të Kalkutës”, thotë famullitari i kishës, Dom Anton Kçira, duke e quajtur Nënë Terezën me titullin e dhënë nga Vatikani, ndërsa ajo shihej si “shenjt”, që kur ishte gjallë. Të pranishëm kishte shqiptarë nga disa qytete e shtete të Amerikës, si dhe një grup përfaqësuesish të shqiptarëve të Kanadasë. Veprimtaritë e djeshme u hapën me një seminar, ku studiues, historianë e teologë shkëmbyen a shprehën mendime rreth Nëne Terezës, kësaj figure, e cila doli nga një komb a një fe, për t’u bërë pastaj nder i të gjithëve. Arsyet e një madhështie të tillë janë të ndryshme, perfshi perkushtmin e vetëmohimin, thotë Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Amerikë, Ekrem Bardha, që e cilëson Nënë Terezën, si humanisten më të madhe që bota nxorri gjatë shekullit të XX.

Një bust i Nënë Terezës, u përurua po dje, duke u vendosur përkrah shtatores së Skënderbeut, në hyrje të oborrit të kishës, si për të grishur vizitorët. Shtatorja, skulpturë në bronx e artistit Vasiljev Nini, dhe dhuratë e vëllezërve të njohur veprimtarë Gojçaj, u përurua në prani të përfaqësuesve të lartë të dioqezës së Detroitit. Historikisht, Nënë Tereza është një figurë relativisht e re, vlerat e së cilës shtohen sa më shumë kohë kalon. Ka shqiptarë që thonë se Nënë Tereza bëri shumë për botën dhe pak për kombin e vet. Don Shan Zefi, nga Kosova, studues i jetës së Nënë Terezës, thotë se për nga përmasat, Nënë Tereza për shqiptarët mund të krahasohet vetëm me figurën e Skënderbeut, i cili me qëndresën e tij në shek. XV, i vuri shqiptarët në krye të listës së popujve heroikë e liridashës, ndërsa Nënë Tereza me bamirësinë si virtyt, u dha shqiptarëve një vend nderi në hartën botërore të kulturës e humanizmit. Në fund të viteve ’80, kur fotografi amerikan Norman Gershman u njoh me rastet shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit Nazist, ai

u mahnit nga humanizmi i tyre dhe krahasimi që i erdhi menjëherë në mendje ishte – “Të gjithë shqiptarët janë Nënë Terezë!”; njësoj si të thoshte se bamirësia e Nënë Terezës i ka rrënjët në kulturën e kombit që e lindi, ndërsa feja përbën degët e saj. Kështu mendon edhe një nga veprimtarët e diasporës, z. Mërgin Korça, i cili thotë se bamirësia dhe besa, janë të lidhura ngushtë dhe përbëjnë traditat më të mira të kombit, që Nënë Tereza i kultivoi. Kështu duket se mendojnë edhe shumë shqiptarë të tjerë, që e nderojnë Nënë Terezën, pavarësisht se nga janë a çfarë besojnë.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

31

GJUHA E ZEMRËS (Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit virtutin që i kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi) - Nga Kolec Traboini Nënë Tereza tani është kthyer në një simbol, në një virtut që shpreh tiparet më të larta të popullit që e ka lindur. Të gjithë udhëtarët e botës që kanë kaluar nëpër IliriArbëri-Shqipëri [ku hyn Shqipëria, Kosova, gjysma e Maqedonisë, Çamëria, trojet shqiptare në Mal të Zi, (kujtoni Bajronin,

Pukevilin, Edith Durhamin, Ipen e plot të tjerë)], kanë vënë re pikërisht këtë tipar, bujarinë shqiptare, tipar që tek Nënë Tereza jonë u trashëgua e mori përmasat universale të gjenialitetit. Tanimë ky virtut, si dinjitet e simbol, i përket gjithë njërëzimit por kurrë pa ju mohuar origjinës, Shqipërisë e shqiptarëve. Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit, në

Nënë Tereza në Kalkuta më 1958

mënyrën më të devotëshme se kurrkush tjetër, virtutin që e kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi. Ajo me vepren e saj humane si asnjë tjetër, i lartësoi dinjitetin dhe bëri të njohur e të respektuar popullin shqiptar kudo në botë, pikërisht atëherë kur ky popull ishte poshtruar e rronte si skllav nën zgjedhen e djajve të kuq të ferrit komunist. Edhe ky moment duhet vlerësuar sepse shumë kush aso kohe mendonte se Shqipëria kish njollën e zezë të diktaturës mizore, ndaj dhe ish lënë në harresë e përbuzje prej qarqeve që vendosnin ekuilibrin e kësaj bote. Është në dinjitetin tonë kombëtar, historik, që ajo kur po merrte çmimin Nobel për Paqe, tha tekstualisht "nga gjaku jam shqiptare". A ka dëshmi më të madhërishme dashurie se sa kur e shpall faqe botës me krenari të qenit me gjak shqiptar, e pikërisht atëhere kur Shqipëria ishte e deklaruar si sinonimi i dhunës e diktatures më të tmerrshme në Europë. Në momentin solemn e kujtoi popullin e Atdheun e vet faqe gjithë njerëzimit. E kjo nuk është pak. Për një popull të vogël e të nëpëkëmbur në histori si i yni, është shumë, është më se e mjaftueshme për t'a ngritur Nënë Terezen në piedestalin e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Kapur pas rrfanës se ajo nuk e dinte aq mirë gjuhën shqipe, disa pasionantë interneti, përpiqen t'a mohojnë tërësisht, mirëpo harrojnë këta zotërinjë se më së shumti nuk ka rëndësi çfarë gjuhe flet, por e vërteta që thua, nuk kanë fort rëndësi fjalët që thotë goja para dashurisë që mban zemra. . . Ka shumë shqiptarë në botë që e kanë harruar gjuhën shqipe, por në zemër kanë Shqipërinë. Ne nuk mund t'ua shkoqim nga zemra e tyre dashurinë vetëm me shkakun se nuk dinë të flasin shqip sepse ata flasin me gjuhën e zemrës. Dhe një gjë mos e harrojnë ata që duan t'a shohin historinë ndryshe nga se ka qenë në të vertetë, apo duan t'a modifikojnë atë për hir të interesave të kohës, se turqit e historisë (e jo të sotmit)


32

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

dihet mirëfilli se i digjnin shqiptarët të gjallë po t'i zinin tek shkruanin gjuhën shqipe, madje nuk kanë qënë aspak më të mirë se grekët, që vranë shejtorin e shqiptarizmës Papa Kristo Negovanin, të cilin edhe sot e kësaj dite greku i zi Janullatos dhe puthadoret e tij antishqiptarë e mohojnë. Po të përmendje Gjergj Kastriotin, në kohën e sundimit të sulltanëve të egër të Stambollit, jeniçerët të fshinin nga faqja e dheut, por populli Skenderbeun e mbajti në zemër nëpër shekuj robërie, dhune, gjaku e tmerresh. . . paçka se me gjuhë të ndaluar. Ja pra çfarë force madhështore ka gjuha e zemrës. Gjuhën mund t'a ndalosh të flasë por zemrën nuk mund t'a ndalosh të rrahë për mëmëdheun sa kohë që njeriu është gjallë dhe ka dashuri për atdheun e vet. Atëherë pra, si mund t'i mohohej Nënë Terezës dashuria për Atdheun e vet, si mund t'i mohohej asaj dashuria për nënën që e kishte lindur, për babain Kol Bojaxhiun që ia kishin helmuar pushtuesit serbë, për motrën që i vdiq në Tiranë (diku pranë Pazarit të Çamëve) e që të gjithë flisnin

vetëm shqip, gjuhën e Shqipërisë e të shqiptarëve. A thua për këtë e ndaloi Enver Hoxha që të takonte nënën e motrën e vet në Tiranë, se e hante meraku diktatorin se nuk do të mund të merreshin vesh në gjuhën shqipe? Jo për atë Zot, nuk ish ky shkaku i mohimit të diktaturës, nuk është ky shkak i vërtetë as dhe sot, prej disa që vazhdojnë ta mohojnë me të njejtin pasion të eger, sepse: Dashuria para së gjithash është në zemër e jo në fjalë! Kurrë mos harrojmë ta lexojmë e ta rilexojmë thirrjen Nënë Terezës, drithërimën nga thellësia e shpirtit drejtuar shqiptarëve në vitin 1997, kur shteti po shkërmoqej si një grusht rërë, populli po vuante e rinia po vritej, varret shumoheshin si brenga në tuallin arbëror. Në atë letër ka dashuri në përmasat e gjenialitetit të saj. Ajo në atë letër është shqiptare në çdo qelizë në çdo frymëmarrje. Ajo në atë letër është më shqiptare se çdokush tjetër në këtë dhè e, ku e ku në krahasim me ata që, ani pse e flasin gjuhën shqipe, shpesh herë e përdorin atdhetarinë si medalion. Populli ynë ende ka nevojë për figura të

mëdha të ndritura që e lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve faqe botës, sepse ata shtojnë admirimin, shtojnë miqtë e përkrahsit e shqiptarëve, çfarë deri në fillim të këtij shekulli më së shumti na kish munguar. Dhe të mos harrojmë se nuk është e lehtë ti lindësh botës të tillë personalitete që nderohen nga mbarë njerëzimi, tej e përtej religjionit, sepse tipari thelmelor i saj ka qënë humanizmi, përkushtimi për mbarë njerëzimin. Fundja duhet t'a dimë, e në mos e ditshim ta mësojmë (ani pse tejet të vonuar në këtë mësim), se gjuha shqipe para së gjithash duhet të jetë dashuri. . . e dashuria është gjuhë e përbotëshme që i tejkalon të gjithë kufijtë me të cilët historia deri më tash mjaft keq i ka ndarë e përçarë popujt. Shqiptarët kryekreje. E së fundi, fjala para se të dalë nga goja duhet të kalojë nga zemra. Vetëm atëhere ajo është e vërtetë si drita e diellit, një e vërtetë që gjen strehë ndër zemra të tjera, siç gjenin strehë tek njerëzit, popujt e kombet e tjerë, fjalët e Nënë Terezes, Nënë Terezes sonë me gjak e zemër shqiptare.

Portret për Nënë Terezen - Nga Anton Çefa

L

arminë dhe ndërlikimet e përcaktimeve të rrymave më të ndryshme filozofike për qëllimin, funksionin dhe idealin e njeriut në jetë, Nënë Tereza i shpjegoi qartë, tejdukshëm me presonalitetin e saj, fjalën e veprën, me shprtin e saj. Dhe bota u step para kthjellimit që i bëri ajo kësaj vorbulle njerëzore dhe do të çoroditet nëse nuk do të mund të ndjekë sadopak gjurmën e këmbës së saj të zbathur. Ajo krijoi një urdhër fetar, që u shtri mbi njëqind vende të rruzullit tokësor, duke ndërtuar institucione për më të varfërit e të varfërve, për të gjymtuarit, leprozët, jetimët, të braktisurit. Kjo është vetëm pjesa e ndriçme e veprës së saj. Ajo më rëndësorja, që duket sikur përhumbet në zonën e hijes, është ngrehina madhështore e tempullit shpirtëror të dashurisë e të vëllazërimit në kraharorin e gjerë të

njerëzimit. Kjo është vlera më universale e veprës së saj. Dashuria përtej caqeve të vetëmohimit, feja deri në adhurim, sakrifica në apoteozën e flijimit dhe energjia e brendshme – një mrekulli e vërtetë – duket se i dhanë asaj forcën e veprimit. Në botën pagane, ajo të kujton një Promete, por me një ndryshim. Prometeu iu kundërvu Olimpit, Nënë Tereza iu mishnue Qiellit: “Jam një penë në dorë të Zotit”. Në botën monoteiste, ajo të kujton një Galileas, që e pati zbuluar 2000 vjet më parë ligjin e dashurisë, të dhimbjes e të flijimit për të tjerët. Nënë Tereza rizbuloi dimensionet e shpirtit kristian: “Jemi të gjithë bij të një Ati”. Në orvatje për të vlerësuar veprën e saj, mbretër e presidentë, qeveri e parlamente, forume e organizma ndërkombëtare i dhanë asaj një mori titujsh nderi. Popujt – që dinë të vlerësojnë më mirë se kushdo – i dhanë titullin më të madhërishëm Nënë. Nga një “Madre” e murgeshave të

bamirësisë, ajo u bë Nënë e të gjithëve, Nënë e mbarë botës. Kush mund të matet me dashurinë e një Nëne të tillë? Për mbarë njerëzimin, Nënë Tereza është një vlerë ekumenike. Për ne shqiptarët, ajo është diç më tepër, një vlerë etnike: frymë prej trojeve tona, lëndë prej dheut tonë, plazmë prej gjakut tonë, afsh prej gjoksit të fisit tonë. Të falemi nderit, Nënë Tereze! Do të të duam me dashuri birnore.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

33

Si e kemi njohur Nënë Terezën Një libër me kujtime të personaliteteve që e njohën nga afër bamirësen, shoqëruar me një CD ku janë regjistruar vargjet e Nënë Terezës të poetizuara nga Visar Zhiti dhe interpretuar nga aktoret Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Roza Anagnosti, do të shpërndahet sot në ekspozitën “Shenjtorja e dhimbjes” në MHK Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit

P

ërkujtimi i një figure, që ka lënë në ndërgjegjen e shekullit të shkuar gjurmën e pashlyeshme të dashurisë për njeriun të përkthyer në angazhim total jete dhe që i ka lënë kohës sonë dhe kohës që vjen jehonën e këndshme të identitetit të rigjetur të të varfërve dhe të të braktisurve, e trazon shpirtin tonë dhe zgjon brenda nesh dëshirën për vazhdimin e veprës së saj edhe në vogëlsirat e jetës sonë të përditshme. Në përkujtimin e 100-vjetorit, dëshiroj të paraqes kujtimet e mia me Nënë Terezën, që i kam gjithnjë të freskëta dhe frymëzuese, kujtime që e mbajnë gjithmonë të gjallë dhe konkrete brenda meje këtë figurë të dashur të kohës sonë. E kam takuar Nënë Terezën për herë të parë në Nju Jork në 1976, kur Shqipëria ishte e ndaluar për ne që jetonim në Perëndim dhe për vetë Nënë Terezën, që jetonte në Lindje, por që ishte bërë tashmë qytetare e mbarë botës, me përjashtim të vendit të vet, ku ishte e padëshiruar. Mbetet i paharrueshëm jo vetëm për faktin që ishte takimi i parë, por edhe nga pjesëmarrja masive në meshën solemne e diasporës shqiptare pranë kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx. Gjatë bisedës, në drekën shumë të thjeshtë, zbulohej thjeshtësia dhe madhështia e Nënë Terezës në të njëjtën kohë. Në lutjen e shkurtër tradicionale, para dhe pas drekës, në gjuhën shqipe na shoqëroi edhe Nënë Tereza. Nga ai takim kam mbartur me vete ndjenjën e mahnitjes nga thjeshtësia e shprehjes, e gjesteve dhe e buzëqeshjes me të cilën ajo komunikonte vetveten kur takonte të tjerët. Sigurisht, ky ishte edhe takim mes shqiptarësh që, duke mos pasur mundësi të ktheheshin në Shqipëri, e ndërtonin Shqipërinë aty ku

Imzot Mirdita dhe Nënë Tereza

takoheshin. Në atë takim të parë kam ndier shumë të gjallë dhe një farë gëzimi e ngushëllimi për faktin që i përkisnim të njëjtit gjak, të njëjtit mision në Kishë. Por ajo, pa harruar se ishte shqiptare, i përkiste mbarë botës. Pastaj, pas hapjes së Shqipërisë, e kam takuar të gjitha herët që ka ardhur në vendin e saj dhe vendin tonë, dhe të gjitha herët më ka lënë mbresa të pashlyeshme për vëmendjen e gjatë me të cilën e ndiqte hap pas hapi udhën e vështirë të ringritjes së Shqipërisë nga rrënojat e kohës së diktaturës. Një nga takimet e shumta në Shqipëri dhe jashtë saj është padyshim për mua edhe 10 tetori 1994. Pas inaugurimit të poliambulancës “Atë Luigji Monti”, në Rrugën e Kavajës, ku mori pjesë edhe Nënë Tereza, më kërkoi që ta shoqëroj për të vizituar varrin e nënës dhe të motrës e njëkohësisht më kërkoi që unë t’i bekoj ato. Ajo çka binte menjëherë në sy ishte kryqi mbi varr që motrat e saj e kishin ngritur pak kohë më parë, e theksoj, sepse ishte i vetmi kryq në varrezat e Sharrës që të jepte për të kuptuar se simbolet e fesë totalisht të eliminuara gjatë diktaturës po rivendoseshin rishtas për t’i treguar çdo kalimtari që koha e diktaturës tashmë është kohë e shkuar, demokracia dhe liria e besimit ishin rikthyer. Nënë Tereza ka pasur gjithmonë një

mesazh të qartë e të njëkuptimtë: se e ardhmja e njerëzimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tonë, realizohet plotësisht vetëm me vendosmërinë për të ndërtuar qytetërimin e dashurisë, në të cilin nuk ka të përjashtuar e të mënjanuar, të diskriminuar e të harruar. Dhe qytetërimi i dashurisë nuk është vetëm çështje ligjesh e projektesh, por nismë e zemrës së njeriut, që është e aftë, të bëjë edhe ligje e projekte që i shërbejnë të mirës së të gjithëve. Nënë Tereza ka pasur një njohje të gjerë e të thellë të botës. Ajo e ka ditur ku i kanë padrejtësitë, varfëria dhe të këqijat e njerëzimit. Megjithatë, nuk e ka përdorur asnjëherë kohën e takimeve tona për t’u ankuar për gjërat që nuk shkojnë, as për të akuzuar fajtorët, por për të gjetur rrugën më të shpejtë e më të drejtë për ndreqjen e gjërave që janë bërë gabim. Me këtë gjë ajo na ka dëshmuar se nuk është drejtësia themeli i dashurisë, por dashuria është themeli i drejtësisë. Nënë Tereza nuk na ka lënë trashëgimi materiale. Ndër disa dhurata shumë modeste që ruaj është padyshim qilimi i cili m’u dhurua me rastin e pjesëmarrjes sime në funeralin e saj në Kalkuta. Motrat e saj, pas kërkesës sime për të sjellë me vete diçka të veçantë nga jeta e Nënë Terezës, vendosën të më dhurojnë qilimin, i cili i ishte dhuruar asaj gjatë vizitës së parë në Shqipëri në vitin 1989. Ky qilim kishte një vlerë të veçantë dhe shumë domethënëse për motrat në Kalkuta, jo vetëm se ishte dhuratë nga Shqipëria, por edhe sepse Nënë Tereza u kishte kërkuar motrave që pas kalimit të saj nga kjo jetë, qilimi të qëndrojë para altarit në kapelën e tyre që ato të kujtohen vazhdimisht për t’u lutur për Shqipërinë. Ky fakt e bëri pak të zorshëm vendimin e eprores për ta dhuruar, edhe pse tashmë Shqipëria kishte rifituar lirinë. Është një kënaqësi dhe detyrë e jona ta kujtojmë këtë grua, sepse në venat e


34

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

saj rridhte i njëjti gjak me gjakun tonë dhe ndiejmë krenari që një grua shqiptare arriti me përvujtërinë e saj të shprehte në mënyrë bindëse para mbarë botës, faktin se sa madhështor është shpirti njerëzor nëse jeton duke i shërbyer Zotit te vëllezërit dhe motrat tona. Në përkujtim të 100–vjetorit të lindjes së saj, së bashku me krenarinë që ndiejmë për këtë bijë të dashur të gjakut tonë, mbushemi edhe plot me pasurinë e trashëgimisë së saj shpirtërore me të cilën vihemi me vendosmëri në ndërtimin e një Shqipërie, që do të dijë të jetë nënë e mirë e bijve të saj. Pjetër Arbnori, politikan dhe shkrimtar Kur isha i vogël, motrat duke më vënë re shumë pika të bardha në thonjtë e duarve më thoshin je me fat. Kalova një fëmijëri të rëndë, me halle të mëdha, më shpesh pangopur se ngopur. Shikoja thonjtë e shënuar dhe pyesja ku do të jetë fati im.

Erdhi rinia, pikëlat e bardha në thonjtë shtoheshin, gjithnjë shtoheshin, shokët i shikonin dhe më përsërisnin: je me fat! Më penguan shkollën, më pushuan nga puna si mësues, u enda maleve, bëra punë të rënda në bujqësi dhe vazhdimisht pyesja veten ku do të jetë fati im. Kreva universitetin fshehtas, u emërova profesor letërsie, u arrestova dhe u dënova me vdekje. Në çastet kur qëndroja zgjidhur, haja me dhëmbë thonjtë e paprerë, meqë nuk lejohej gërshëra dhe në gjysmerrësirën e qelisë shikoja pikëlat e bardha që kurrë nuk pakësoheshin dhe pyesja: Ku do të jetë fati im? Pas më shumë se njëzet e tetë vjetësh dola nga burgu dhe nisa punën si nxënës marangoz. Nëna e plakur dhe motrat e lodhura, të përmalluara për mua, më puthnin duart dhe, duke parë pikëlat e bardha më thoshin: Je me fat. Unë e kisha parë fatin, por akoma

besoja. Nisi lëvizja demokratike, antikomuniste dhe i kërkova nënës bekimin e saj, sepse do të merrja pjesë në të. Me zemër të dridhur nëna më bekoi. Me shaka i thashë: Mos ki frikë nënë, ti vetë më ke thënë se jam me fat. Dhe fati nisi të zbardhte: mundëm frikën, pamë lirinë, njerëzit nisën t’i luten Zotit haptas. Në mars të vitit 1991 u hap lajmi se Nënë Tereza, shenjtorja e gjallë, shqiptarja e madhe do të vizitonte Shkodrën, do të vizitonte Kishën e Madhe, të kthyer nga komunistët në Pallat Sporti, të rikthyer nga populli demokrat në kishë katedrale. Më caktuan mua, të vuajturin, për të pritur më të përvuajturën e botës, mua fatmadhin, për të pritur më fatlumen e botës. Nuk mban mend Shkodra festë më të madhe, nuk mbaj mend unë gëzim më të madh. E kam fotografinë ku kam dalë me të, te kisha e Zonjës së Këshillit të Mirë, rrëzë kalasë së Rozafatit. Njerëzit na mbuluan, mua mezi më duket fytyra. Vazhdoi të më ndiqte fati i mirë. Edhe herën e dytë më caktuan ta prisja, ta shoqëroja e ta përcillja. I thashë vetes: Përkule kokën, mos u kreno, mëso prej saj. Ajo fliste aq thjesht, aq lirshëm, aq zemërçelur, sikur të më kishte njohur gjithë jetën. Njëherë në aeroport bekoi time shoqe shtatzënë, bekoi vajzën që do të lindte dhe u gëzua kur i thashë: Ndër gjërat që më kanë ndihmuar për të duruar burgun, së pari ka qenë besimi te Zoti. Sa herë që lëkundesha në besim, e ndieja veten të dobët e të braktisur, sa herë më forcohej besimi, ndihesha i ri dhe energjik. Kujtoj një përcjellje të saj në Rinas. Ajo ishte ulur pranë meje dhe më tregonte fytyrëçelur tri pasaportat e saj: indianen, të Vatikanit dhe pasaportën shqiptare: “Jam shqiptare”, foli ajo shqip. “Mua të gjitha shoqëritë ajrore ma japin biletën falas. Shpeshherë ua japin edhe murgeshave që më shoqërojnë”. Buzëqeshi me pafajësi. “Mirë bëjnë. Kështu kursejmë paratë për të ndihmuar të varfrit, të vuajturit”. Në këtë çast ndodhi diçka e papritur. Motrat zemërdhembshura na rrethuan, u ulën në tapet në gjunjë dhe duke rrahur shuplakat nisën të këndonin: Happy birthday to you\ Happy birthday to you\ Happy birthday to Mother Teresa… dhe shpërthyen duartrokitjet, puthjet e duarve të saj, përqafimet. Pas

habitjes së parë, ajo e kishte harruar fare ditëlindjen e vet e u gëzua si fëmijë dhe nisi të rrihte shuplakat duke falënderuar motrat e veta për urimet që i jepnin. Diplomatët hynin në sallën modeste, që ia kishin ndryshuar karakterin emocional sallës së pritjeve zyrtare. Ishte gushti i vitit 1992, ajo mbushte tetëdhjetë e dy vjet. Diku kam shënimet dhe fotografitë e rastit. Mbaj mend një herë tjetër kur më ftuan për të përuruar punimet e spitalit në rrugën e Kavajës, Nënë Tereza më pa nga larg dhe me gjallërinë e lirshmërinë e saj më pyeti: “Ç’të reja na thua?” Dhe unë i bëra shenjë: “Tani kam dy fëmijë!”- “God Bless you!” - tha, por fill tundi kokën e pakënaqur. – “Jo dy – shtoi – Nuk mjaftojnë dy fëmijë, duhen tre, katër. Atëherë do të mbetet edhe një vajzë për mua”. Takimin e fundit me të e kam bërë në Nju Jork. Nënë Tereza ishte e sëmurë. Nuk priste asnjeri. Fola me motrat e saj, kërkova, u luta. Nuk bëhej përjashtim për askënd. Desha t’u them se jam i njohuri i saj, se jam në këtë apo atë funksion, por u përmbajta. Më dukej se para saj, që ishte më e thjeshta e botës, po tregoja krenari të palejueshme. U gjet një shqiptar i mirë që ndërhyri dhe ajo më pranoi menjëherë. Unë, ime shoqe dhe Simon Zef Simonlacaj hymë të ndrojtur në Shtëpinë e Motrave. Ajo erdhi e ulur në një karrocë me rrota. Ishte e lodhur, por si gjithmonë fytyra i rrëzëllente nga mirësia. Iu prezantova. Ajo nuk pati nevojë për paraqitje dhe më pyeti si e njohur e vjetër për fëmijët, se si po rriteshin. Nuk më kishte harruar. Vuri re se po na filmonin dhe urdhëroi që ta hiqnin kamerën. Ato pak minuta të regjistrimit të saj të fundit me mua, i ruaj si tepër të çmuara. Më pyeti për Shqipërinë dhe ngjarjet e fundit të dhimbshme. “Lutem çdo ditë e çdo natë për Shqipërinë”, tha. “Më vjen keq për ato që ndodhën. Forconi besimin te Zoti, se unë besoj në cilësitë e mira të shqiptarit. Lutem edhe për Kinën çdo ditë, lutem që të na pranojnë në Kinë për të hapur edhe atje shtëpi për të sëmurët dhe të vuajturit. Lutuni edhe ju për Kinën”. E falënderova dhe u ngrita që të largohem për të mos e shqetësuar më. “Ulu, - më tha. Dua t’ju pyes përsëri për fëmijët”. Ime shoqe i tregoi fotografitë e vajzës dhe djalit. Nanë Tereza i përkëdheli me dorë. Rrija si në gjemba


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 dhe përsëri u ngrita, duke e falënderuar, por ajo na mbajti. Nuk ngopesha duke shikuar dhe dëgjuar. E ftova për të ardhur përsëri në Shqipëri. Ajo tha se do të vinte patjetër, se kishte kujtimet më të mira për vendin e vet. “Lutuni për Kinën e për Shqipërinë. Unë lutem çdo ditë”, qenë fjalët e fundit të saj. Duke i puthur duart, mendoja se jam njeriu më i lumtur në botë që meritova të jem aq afër saj disa herë me radhë. Ajo kishte një intuitë të çuditshme. Unë nuk guxova të kërkoj, por ajo menjëherë tha ta nxirrja aparatin dhe të bënim një fotografi. Ishte fotografia e fundit me të, në fund të këtij qershori, pak javë para se ajo të vdiste,

35

Nana jonë e madhe. Kur u ktheva në Shqipëri pas dy muajsh fillova një grevë urie të vërtetë që zgjati plot njëzet ditë nga 19 gushti deri në 8 shtator në mbrojtje të opozitës për akses në masmediat elektronike. E përfundova grevën kur u miratua amendamenti “Arbnori” në Parlament. Atëherë hëngra një kafshatë bukë, por m’u zu në fyt, sepse mora vesh se Nëna e madhe Tereza ndërroi jetë. Ishte fotografia e fundit që kisha bërë me të në mbarim të qershorit 1997, pak javë para se të vdiste Nëna Jonë e Madhe.

GJURMË TË REJA PËR FISIN BOJAXHIA (NËNË TEREZA) - Nga Kolec Çefa Me dobsue e zhdavaritë mjegullën e historisë së fiseve tona d.m.th. me hjedhë dritë e me ndriçue historinë e popullit tonë. E vështirë, jo vetëm per mungesën e dokumentave, por edhe per faktin se fiset tona kanë ardhë duke ndërruar mbiemrin familjar nga ndeshtrashat e jetës. Madje, nder regjistrime mesjetare ka raste kur dy vëllazen mbajnë mbiemra familjarë të ndryshem: Giac Angeli vëlla i Andrea Kabashit; Andrea Angeli detto Abrashi etj. Ose njëri vëlla a degë fisi, mbante mbiemrin sipas profesionit, vëllai tjetër mbiemër fshati nga ka shtegtuar, sidomos herën e mbrame, vëllau tjetër ruante atë të fisit). Në këtë hulli, unë po kërkoj gjurmët e fisit Bojaxhia, per të dalë me gëzim te dita e paharrueshme 26 gusht 1910, që na dha Nënën e dashurisë, Nënën e shquar Tereze, a mrekullinë hyjnore të kohës moderne, Nënën me gjak shqiptar, nderuar në tërë botën, që solli në vatrën shqiptare çmimin Nobel. Më kujtohet ajo plakë e moçme: e shkurtër, e thatë, e brishtë, por çuditrisht me vitalitet race: mënçuri praktike, ide krijuese, e forcë të rrallë vullneti zbatues. Virtytet etnike, si pasuri trashiguese shpirtërore, i pasuroi me virtytet teologale, dhe hyri si ndriçim i ri në qenien tonë, në jetën tonë të perditshme, duke ndezur dimensionin shpirtëror tashmë mjaft të ftohur nga diktatura. Ajo hyri si realitet i ngrohtë, jetësor e frymëzues, e duhet të vazhdojë me ne, në historinë tonë, sidomos në këto kohë europiane, sepse Ajo kishte frymëzimin hyjnor në shpirt e “fjalët e jetës së pasosur” ndër buzë! Në mënyrë panoramike, po hetoj rrënjët e fisit, trungun familjar e frutin

më të pjekur të këtij fisi shqiptar, me kombësi, me gjuhë, me karakter!

Rrënjët e fisit Biografët e Nënë Terezës nuk janë thelluar për fisin e saj, veç permendin në mënyrë evasive hapësirën gjeografike të Bojaxhive tanë, madje nuk njohin çiftin antroponimik Bojaxhia-Bianki. (Që Bojaxhia-Bianki janë një fis, këtë e dëshmojnë dokumentat arkivore, edhe korespondenca e familjes Suma, të cilën ma ka pasë dhënë trashiguesi i kësaj korespondence i ndjeri Karlo Suma. Sot korespondenca është te mjekja Terezina Suma). Ç’lidhje ka ky fis me Abat Pjeter Biankin e kohës së Koncilit të Arbënit, apo me Biankejt e Nenshatit, a Dom Mark Biankin a Imzot Biankin, kryeipeshkvin e Durrësit etj. mbetet për t’u hetuar. Në fillim të shekullit XVII, në arteret e Shkodrës sonë, po nisë të qarkullojë një gjak i ri energjik kombtar. Fiset tona malore po i afrohen qytetit tonë verior e bashkë me palcin kombtar të lagjeve periferike po i rrasën qytetit, po e zmadhojnë atë, duke shkruar historinë e tij, stoike e të dhimbshme. Shiroka, Ana e Malit, Shtoji, Rëmaji sherbyen si katapulta nga hidheshin në qytet, në fillim, pjestarë familjesh malësore, pastaj familje e fise, duke i dhënë qytetit jetë e gjallëri. Me këto edhe fisi Bojaxhia, mbiemrin e parë të të cilit, si duket, popullsia e qytetit ia ka ndërruar, duke e emërtuar me emrin e profesionit të fisit, njëpërnjë, si: Kovaçi, Saraçi, Tenexhiu, Qerraxhia etj. Apelativi Bojaxhia, huazim nga turqishtja, e zbuloi veten relativisht vonë në gjuhën shqipe. Kolë Ashta, studiuesi i vëmendshem i

leksikut historik të gjuhës shqipe, nuk e gjenë fjalën bojaxhi në shumë vepra mesjetare shqipe. P.sh: nuk del kjo fjalë te Fjalori i Buzukut, as te Fjalori i Pjeter Mazrekut, 1633, as Fjalori i Frang Bardhit, 1635… ndersa te Fjalori i veprës së Bogdanit “Cuneus Propfetarum”, del apelativi bojë. Gjithashtu nuk del as në dokumente të tillë, si: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë v. I (1507-1592) përgatitur nga Injac Zamputi, as në “Dokumente të shekujve XVI-XVII, për historinë e Shqipërisë, v. III (1603-1621) përgatitur nga Injac Zamputi. Çabej, duke studiuar prapashtesën xhi, nder emra vepruesish, si huazime nga turqishtja, thekson se disa emra profesionesh janë bërë nëpër qytete emra familjesh. Në gegërishtën mbarojnë me –a, (bojaxhia), edhe në serbokroatisht, me –a; në toskërishten me –u, (bojaxhiu). (shih: Çabej, Studime gjuhësore, v. III). Studiuesi më i thelluar, botuesi më i vëllimshem e bibliografi më i njohur, njohësi personalisht i Nënë Terezës, Dr. Dom Lush Gjergji ka shkruar: “Mbi prejardhjen e familjes Bojaxhiu, per fat të keq, nuk kemi burime të shkruara, dokumente historike, por vetëm traditën e gjallë gojore dhe shumë kujtime historike. Një gjë është më se e sigurtë: ishin nga Prizreni. Ja dëshmia e Lazër Bojaxhiut, vëllait të Gonxhe Bojaxhiut: “Në familjen tonë gjithmonë ka qenë e gjallë tradita dhe bindja se jemi nga Prizreni… Disa kanë mbetur atje në (Egjypt), të tjerët janë vendosur në Shkodër apo ngjeti, si, p.sh. në Shkup, kurse një pjesë e vogël ka mbetur në Prizren”. Z. Kaçulini, për origjinën tonë, më tha kështu, vazhdon Lazër Bojaxhiu, sipas Dr. Dom Lush Gjergjit,


36

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

“Bojaxhia ka qenë familje e madhe 10 gusht 1789…Anton Bianki. tregtarësh dhe tregtia e tyne arrinte Permendet, tashmë, si nunë madje deri në Misir. Një pakicë mbeti (dëshmitare) edhe Luçia Bianki. në Prizren apo u vendos në vende tjera, Potencialin ekonomik të kësaj familjeje si p.sh. Shkup. Edhe pse ishin të e ka studiuar edhe Dr. Adrian Papajani shperndarë në vise të ndryshme ata dhe e ka paraqitur në veprën prapëseprapë vazhduen traditën e tyne “Veprimtaria ekonomike e firmave familjare, fetare e kulturore. Kujtimi për tregtare shkodrane Çoba dhe Bianki Prizrenin u mbajt gjithmonë i gjallë”. (1795-1912). “ Dokumenti i parë, i cili Dihet me siguri se është fis shqiptar. hedh dritë mbi blerjen e pronave Me gjuhën e dokumentave ne flasim tokësore nga familja Bianki është një kështu: Sipas Regjistrit të pagëzimeve të akt shitjeje që i takon vitit 1773. Imzot Pal Kamsit (rreth vitit 1737) nder Jak Bojaxhiu në këtë vit blenë një familjet katolike që banojshin në qytet, kopësht me vlerë 36000 akçesh… Gjatë shënohet edhe familja Bianki…edhe viteve 1773-1859 brenda një periudhe Bojaxhia. (Lexuar më parë nga revista 87-vjeçare rezulton se familja Bianki ka jezuite “Perparimi”, shih blerë 14 copë ara dhe 1 edhe Gj. Sheldija, kopësht”. Pra, lehtë xjerret “kryeipeshkvia perfundimi se gjatë shekullit Metropolitane e Shkodrës e XVIII ky fis, kjo familje a dioqezat sufragane, f. 62. pjestarë të kësaj familjeje Dr. Nevila Nika në veprën jetojnë e punojnë në Shkodër. me vlerë “Dioqeza e Madje zhvillon një veprimtari Shkodrës gjatë shekullit të gjallë tregtare dhe ka XVIII sipas dorëshkrimeve krijuar një pasuri të arkivore” shënon se, admirueshme, si pronare personat e krezmuar në tokash, arash, livadhesh, famullinë e Tophanës, më kopështesh, dyqanesh brenda Kolë Bojaxhiu në qytet dhe në fshatrat perreth. Por pemën gjenealogjike të familjes Bianki (Tab. B) dhe shtrirjen e saj, mendojmë se nuk e ka dhënë të plotë. Në vazhdim të pohimit tonë se fisi Bojaxhia (përkthye në Bianki gjatë veprimtarisë tregtare me vendet e hueja, sikurse edhe familja Zezaj, perkthyer në Negri, etj.), perveç regjistrimit të padyshimtë e të pagabueshëm të Imzot Pal Kamsit, regjistrim i njëkohshëm, kemi edhe të dhëna tjera që e vertetojnë ekzistencën e tyre në Shkodër. U ka ikur syrit të studiuesve një dokument që gjëndet në AQSH, një testament italisht i bërë në Shkodër, më 30 janar 1781 ku: Stefan (Shtjefen) Bojaxhia shëndosh mendërisht, por i rënduar fizikisht u lë me testament pasurinë e tij gruas (pa përmendur emrin) pavarësisht nëse do të rrijë a Nëna Dranja në mes me fëmijët

Gonxhe dhe Age Bojaxhiu

nuk do të rrijë me fëmijët e mi… si edhe hisen e shtëpisë që është e saja… Fëmijët e mi i lë në duar të vëllaut tim Jakut… Dëshmitarë janë…, Jak Bojaxhia,…, Pjetri i Jak Bojaxhisë, famullitari Dom Françesko Borzi (Borci). Kështu, ky dokument tregon qartë se pema gjenealogjike dhënë për këtë fis, nuk është e plotë, sepse nuk përmendet i vëllai më i madh i Jakut, Shtjefni e linja e tij, si dhe linja tjetër në Tiranë. Sa per Tush Biankin, që shënon Dr. Papajani, martuar me Filipen, shënojmë se Tush e Pjeter është i njëjti emër, i njëjti person. Studiuesi Stavri Naçi, që më 1956 duke botuar “Testamente të Shkodrës” nga fondi i klerit katolik që gjëndet në AQSH, përmendë disa emra tregtarësh, nder të cilët, më 11 gusht 1798, Anton Bojaxhia, si edhe tregtar që duhet të paguajë taksat doganore, si:…

Jak Bojaxhia, viti 1834-1848 Nga Regjistri i Kompanisë së Shën Rrokut, të Shirokës, (filluar më 1791, i shkruar italisht, regjistër i panjohur, i pastudiuar, po nxjerrim çka do të na interesonte: Më 1 gusht 1852, Z. Jak Bianki lë 500 piastra me detyrën me thanë meshë, katër në vit, sipas ndjetit të tij. Më 1 qershor 1858 Filip e Shtjefen Bianku lënë 500 piastra për shpirtin e së ndjerës nënës sonë Luçia Bianki, lindur me mbiemrin Mesi… Më 18 nëntor 1858 Jak Bianki i ka lënë për shpirtin e tij Kompanisë së Shën Rrokut për me celebrue meshë… Po, më 1870 përmendet Luçia Mesi, Stef Bianki… Kështu pra, si duket kjo familje a këta pjestarë familjeje në këto vite gjëndeshin në Shkodër a Shirokë. (Atëherë Shiroka ishte si lagje e Shkodrës). Gjurmët e kësaj familjeje në Shirokë, i ka hetuar inxhinier Ndoc Rakaj, prej Shiroke që shkruan se familja Bojaxhia ka banuar në Shirokë të Shkodrës, në lagjen Buza e Gegës. (“Mbas Teje, nr.110, viti 2003). Shtoj: a thue ka lidhje toponimi Buza e Gegës, me emrin e Gegë Bojaxhisë? Nikë Pavaci (si më kumton Anton Benusi), ka deklaruar: “Në një darkë festive, në familjen Pavaci, ku janë prezent edhe P. Anton e Pader Mark Harapi, Pader Antoni na ka thanë: “Një


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 vajzë që asht pershkue në katundin tonë dhe sot ndodhet në Indi, mendoj se do të bahet shejtneshë”. Edhe në hipotekë të Shkodrës, siç kumton z. Benusi, figurojnë prona të familjes Bojaxhia, në krye të Pazarit të Vjetër, afer mullirit të Dan Hasanit. Edhe unë ia kam arritur rrugicës Bojaxhijej, tabela për të cilën ka qenë deri vonë. Kjo familje ka patur lidhje me familjen (me origjinë kosovare) e Kolë Margjinit, mësuesit të denjë për t’u nderuar. Madje, meqë “shpija e Bojaxhijejve nuk kishte oborr, si tregon Antoni, Lazri e lente kalin e vet te kjo shpi”. Familjet Bojaxhia a Bianki u përmendën deri tashti si familje tregtare e bamirse dhe me prirje fetare. (Në disa dokumenta, Terezës Bianki i kërkojnë lëmosha, qoftë për kisha, apor të ndryshme dhe Tereza ka filluar të shperndajë pasurinë e vet, si duket edhe nga që nuk kishte trashigimtar). Më poshtë po japim të dhëna që vërtetojnë se kjo familje ka qenë edhe familje patriotike. Familja Bianku është numëruar si ndër familjet e para (të përmendura) të Shkodrës. Gjatë Lidhjes së Prizrenit mund të shohim interesin e këtij fisi për çështje patriotike, dhe ndihmën e dhenë për çështje kombëtare, sado që ishte në Venedik me filial. Në një letërkëmbim intim Gasper Çoba njofton Stef Biankin, në Venedik, më 1878 se popullsia katolike, nga ana e saj, ka zgjedhur katër vetë për çështjen e Lidhjes së Prizrenit, se “me këto katër të kështenë që janë në komision deri tashti jena fort konden prej sish se kanë ditë me kodhanis punen fort mirë per vend tonë e kastan gjindena rahat e sherbes çmos kurr”. Ejëll Çoba i shkruan nga Shkodra më datat 10 e 20 prill 1880: “…Tue kontrastue kishin thanë që keni kollaj me vu, se Filipit Jakut nuk e gjenë kurrgja me i vu (me pague k.ç.) 10 a 12 mijë grosh, edhe Stefës (Biankit, k.ç.), Sums, Parrucs e disa tjerve… Shpiave të para 2000… Stef Biankit, Parucës, Dajës Filip (Biankit k:ç.) vll. Shiroka”, … “e katër shpijave të para i ka vue 8 mijë pj.(astra), d.m.th. dajs Filip, ty (Stef Biankit), Gjon Sums, Parucs)”…“Mramë erdh Gjoka e Sima prej Tuzit edhe Malcija po del per Ulqin… Na pa gjak s’dona me i lshue”. (Shkodër, 21.IX.1880). Gjurmët e familjes Bojaxhia në Tiranë na i zbulon i pari, persa dimë ne

deri sot, Imzot Ambrozio, kryeipeshkev i Durrësit, :“Pashko Gegë Bojaxhiu,… djali i tij Kola ishte zgjedhur nga Imzot Rafael D’Ambroziu në vitin 1864, prokuror personal i tij pranë Qeverisë Otomane të Tiranës dhe per këtë lëshoi edhe prokurën si vijon”: “Në bazë të nenit 9 të Rregullores së re, nënshkruar nga Porta e Lartë, në marrëveshje të plotë me Legatat Europiane në Konstatinopojë misionet kishtare dhe mugadet e huaja kishin të drejtën e një prokurori dhe përkthyesi, nënshtetas otoman. Këta gëzonin të drejtën e nëpunësave konsullorë dhe privilegjet e mbrojtjes kohore. Kolë Pashk Gegë Bojaxhiu ishte nënshtetas i qeverisë otomane dhe katolik i Tiranës, i cili, për sa kohë që do të qëndronte në atë zyrë, gëzonte të drejten e mbrojtjes, perjashtuar nga taksat personale (Bedëllija), moskryerje angarish dhe perjashtim nga shërbimi ushtarak. Këtë prokurë Imzot Rafael D’Ambrozio ia lëshoi Kolë Bojaxhiut, më 28 maj 1864. Në vitin 1864 emrat e Kolë e Rozë Bojaxhiut shkruhen në regjistrin e Shoqërisë së Përshpirtshme të Kurorës së Artë me këtë motivacion: “Për mirëkryerjen e detyrave martesore. (shih materialet e Imzot D’Ambrozio në Arkiv dhe Dom Mark Dushi, Tirana dhe rrethinat e saj, T. 2005, f. 40-43). “Në gushtin e vitit 1865 Stefan Herceku bleu në Tiranë kopshtin e shtëpisë së Kolë Pashk Gegë Bojaxhisë që ishte afer me kishën katolike të Tiranës”. (D. Mark Dushi, Tirana e rrethina e saj, T. 2005, f. 43). Atëherë: Familja Bojaxhia-Bianki e fillon jetën e vet të dokumentueme në Shkodër-Shirokë që nga viti 1737. Mendimi i studiuesit Dr. Papajani se: ”…familja Bianki (Bojaxhia) ishte me origjinë nga Berati…”, mbështetur te pohimet gojore të një nga pjestaret e fisit Bianki të quajtur Jelena Bianki e cila është martuar me Mikel Çobën”, kërkon studim e vërtetim, se ndoshta kjo i perket periudhës para vitit 1700. Gjithashtu duhet rishikuar edhe pema e dhënë gjenealogjike, mbasi ka pikëpyetëse. Potenciali ekonomik i fisit, mbrenda dhe jashtë vendit, si edhe virtytet e fisit, fetare e kombëtare, tashmë janë bërë të njohura. Lëvizjet e këtij fisi të përmendur nga Shkodra, Tiranë, Prizren, Shkup e ndoshta në ndonjë vend tjetër, duhen parë më hollësisht.

37

Trungu i fisit Kolë Bojaxhia, (1873-1918) i nderuari i Shkupit, gëzonte respekt për kontributin burrëror, për patriotizmin e tij, për ndjenjat e tij fetare e shoqërore, burrë i pjekur, bujar pa masë e trim sa ta duesh, i aftë për të dhënë këshilla. Martuar me Dranden besnike, (18891972) ai merrej me punën e tij të përditshme, me tregti, (ishte ortak me një shoqëri italiane, si edhe me një tregtar venedikas, bënte tregti me madhëra koloniale, me sasi të mëdha. Puna dhe jeta i ecnin mbarë, pa harruar detyrat e përditshme familjare e shoqërore. Kolë Bojaxhia kishte dy vajza: Agen (Agata) 1905-1974 e Agnes (Anjeze), e cila thirrej Gangje (19101997). Kishte edhe një djalë, që, sipas zakonit shqiptar, kishte trashiguar emrin e gjyshit, pra Lazer (1908-1981). Edhe ky, me gjithë të shoqen, merreshin me tregti. Sipas kujtimeve, Kola ishte patriot i madh, ishte militant për bashkimin e Shqipërisë. Krerë fisesh mblidheshin në shtëpinë e tij e bisedonin punë Shqipërie. Ai ndertoi të parin teater në Shkup. “Një herë, kujton i biri, bashkë me bashkësinë e Shkupit, shkoi në mbledhje në Beograd. Kur u kthye, ishte shumë i sëmurë… vdiq në rrethana të dyshimta”. Heret i filluan hallet Drande Bojaxhisë: ishte nga Prizreni, me prejardhje nga Bernaj, i shoqi i vdiq i ri, fëmijët qenë të vogjel, ndonëse nga një familje me gjendje të mirë ekonomike, ajo filloi të varfërohej ekonomikisht. Lazri kujton: “Ishte grua e qëndrueshme, aktive, shumë e fortë, e pathyeshme. E butë, e dashur, shumë bujare, zemër për të varfër, shumë e divoçme. Më duket se Ganxhja është shumë e ngjashme me nënën Loke”. Më në fund, më 1934 Drandja vjen e jetoi në Tiranë, bashkë me djalin e saj Lazrin e vajzën e madhe Agen. Më 1937 i shkruan së bijës letër: “E dashur bija ime, mos harro se shkove në Indi për t’u ardhë në ndihmë të vorfenve”. Më 1972, vdiq në Tiranë, pa mundur të shihte bijën e saj të dashur, vdiq me emrin e Gangjes në gojë! Ganxhja nuk u lejua të vinte as te varri i saj! Lazri “ishte njeri i mirë, i dashur, i përzemërt”. Ndoqi studimet në Austri,


38

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

zotëronte italisht, frengjisht, gjermanisht, kroatisht. Më 1939 shkoi në Itali, si refugjat politik, aty u martua dhe lindi Agen. Para se të vdiste, i bëri një vizitë Nënë Tereza. Vdiq, më 1981. Agia studioi për ekonomi. “Në fillim punoi si përkthyese nga serbokroatishtja në shqip, si pohonte i vëllai, më vonë u ba spikere e radios. Deri në pension ishte anëtare e korit të Radio Tiranës”. Edhe Agia vdiq pa parë as Ganxhen, as Lazrin.

Arrijtëm te fryti më i pjekur i fisit Nëna Tereze për familjen e vet shprehej kështu: “Kemi qenë një familje tejet e lumtur, me plot gëzime dhe dashuri, me një fëmijëri të qetë”. Në këtë familje të vërtetë e të shëndetshme, lindi më 26 gusht 1910 vajza e Kolë Bojaxhisë që u pagëzua në Katedralën e Shkupit me emrin Agnes (Anjeze) Bojaxhia e njohur me emrin perkdhelës Ganxhe, ndersa, si nunë krezmimi pati Z.Tereza Muzhanin, grua me aftësi të rralla tregtare e bamirëse e madhe. Shkollën fillore e kreu shqip me mësues shkodranin e njohur Engjell Ndocaj. Menjëhërë, ra në sy si nxanëse e mirë, si vajzë e talentuar si veprimtare aktive. Kryesisht, kishte prirje për letërsi dhe këndonte shumë bukur. Në Shkup kaloi fëmijërinë e parë, e gëzuar në familjen e vet të mirë. Ky fëmijë jo i zakonshëm e zbuloi heret vetveten: në Kishë, prirjet e saja të forta shpirtërore; në shkollë, të dhënat e qarta intelektuale; në mjedisin shoqëror, dëshirën e sinqertë për t’u sherbyer tjerëve. Dallohej si fetare e divoçme, si nxënëse e mirë e si këngëtare e veçantë. Qe e bukur, e talentuar, e shkathtë, e shoqërueshme, bamirëse. Më 1928 e shtangu familjen e vet, kur i tregoi thirrjen e fshehtë për t’u bërë motër e të gjithëve, merziti shoqërinë me lajmin se do të largohej nga Shkupi, e varfëroi veprimtaritë e famullisë së vet. Për çudi, Shkupi e përcolli te stacioni i trenit, i dha një përshëndetje të ngrohtë, të përmallshme, të përlotur: familja me lot ndër sy, shoqëria me mërzi në zemër. Vetëm prifti qe i gëzuem. Shkupi mbeti pa Gangjen, Ajo do të shperthejë hiret e saj të çmueshme shumë larg. Në tren, gjatë udhëtimit, shkroi poezinë “Lamtumirë”. Kishte qejf të shkruante poezi!

Me petkun e saj të ri, sarin e bardhë, anash blu, me rruzaren në dorë, shkoj në lagjën e të vuajturve.“Çdo të diel unë vizitoj të varfërit e lagjeve të varfëra të Kalkutës. Nuk mund t’u ndihmoj gjë, se nuk kam gjë prej gjëjë, por shkoj për t’i gëzuar”. Dhe shkoj tek ata që kishin uri e etje, tek ata që kishin nevojë për ushqim e strehim, tek ata që donin mjekim e ilaçe. Dhe të vuajturit, të varfërit, të sëmurët, të braktisurit, të zhveshurit, të papërkujdesurit, handikapatët, fëmijët me të meta, iu afruan të pikëlluar e fituan ngushëllim,

Nëna Tereze dhe Shqipëria Nëna Tereze ishte shqiptare e vërtetë: me gjakun tonë, me gjuhën tonë amtare, me karakter shqiptar. Dhe kjo është aksiomatike. E ka deklaruar vetë shumë e shumë herësh, me zë e me shkrim. “Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi indiane…”. Së fundi: në një letër që i dërgon Presidentit, (dy artikuj për këtë ka shkruar edhe Prof. Shaban Sinani), më 1989 i shkruan: “I dashur Zoti President i vendit tonë të dashur

Nënë Tereza me një grup të komunitetit shqiptar në Bronx, 17 Qershor, 1988

iu afruan me shpresë e fituan buzëqeshje, iu afruan me lutje e fituan ndihmë, pa kurrfarë dallimi, as feje, as race, as krahine, as gjuhe. Ajo pohonte: “…duke jetuar në harmoni me të gjitha besimet, mund të bëhesh një katolik më i mirë, nji indu më i mirë, një musulman më i mirë … sepse dashunia është universale, i jep lavdi Zotit e i sherben njeriut”. Citoj: ”Nëse ndonjëherë do të bëhem shenjtëreshë, do të jem, pa dyshim, një shenjëtëreshë e fshehur, do të mungoj vijimisht në parajsë që të shkoj mbi tokë për t’ua ndezur dritën atyre që janë në errësirë”. Ajo e dinte se buzëqeshja e saj u lehtësonte dhimbjet, përkdhelja e saj u gëzonte zemrat, fjala e saj u ushqente dëshirat.

Shqipëri, Pas kaq vitesh…më në fund i miri Zot më dha këtë dhuratë të bukur të vij dhe të shoh popullin tim. Njerëzit e familjes sime kanë jetuar këtu… dhe këtu vdiqën. Dhe unë pata mundësinë të vizitoj varret e tyre… Edhe në bisedën me Presidentin, Nëna shprehet: “Unë jam shqiptare dhe në të njëjtën kohë lidh Shqipërinë me Indinë…”. .. Sh. Ramiz: Ju e kuptoni mirë gjuhën shqipe. Nënë Tereza: Sigurisht e kuptoj, po nuk mund të flas. Vëllait të vet, Lazrit, në Itali i shkruante edhe shqip. Dhe ajo vetë u shpreh: “Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip”. Referuesi ka pasë fatin të rrijë me Nënë Terezën gjithësaherë ka ardhë ajo në Shkodër, kuptohet, jo vetëm për vetëm me Të, por mbaj mend mirë që ajo e kuptonte gjuhën shqipe, por nuk e fliste. Njëherë


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 e provokova: I fola shqip, ajo u pergjigj anglisht. Edhe Pader Aleksi i foli shqip (“Do të hapim edhe kishën e fretenve”) dhe ajo u pergjigj anglisht. (“Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë”). Shkodra i hyri në qejf, edhe Shkodra e desh e e nderoi me zemër. “Një herë, siç tregon Anton Benusi, vizitoi Bankën e Shtetit Shkodër, aty pau shumë nëpunëse. Njena bante muhabet, tjetra po piqte kafe, një tjetër po thekte rriskën e bukës… Atëherë Nana Tereze, sillet e u thotë: “Më duket se jeni tepër këtu, bani mirë, gjysa me ardhë e me sherbye te shpija jeme”. E njohur në të tëra gjuhët e botës me emrin Madre Tereze, pritej e percillej pa kufij shtetërorë. Vetëm në atdhe të vet nuk e lejuan të kthejë, qoftë edhe për të vënë një kurorë në varret e nënës e të së motrës. Qeveria shqiptare nuk e njohu, nuk pranou, madje e shau. Edhe kur fitoi çmimin “Nobel”, nuk dërgoi as formalisht një delegacion a një përfaqësues. Vetëm Imzot Nikë Prela, shkodran, ipeshkëv i Prizrenit, shkoi me sekretarin e tij Dr. Dom Lush Gjergji për ta uruar, se kishte lartësuar emrin e atdheut tonë. “Në Oslo, shkruan Dom Lushi, përbënim një familje të vogël shqiptare: Nëna Tereze, Imzot Nikë Prela, vëllai i Nënës Tereze, Lazer Bojaxhiu, bija e tij Age Bojaxhiu dhe unë”. Erdhi në Shqipëri, më 15 gusht 1989 për herë të parë, qëndroi deri 18 gusht. U kthye më 1990, kërkoi të sjellë motrat e veta, por u kundërshtua në emër të ligjit. “Ndërroni ligjin”, pati replikuar. Në dialogun e Nënës me Presidentin, po shkëpusim: – Shoku Ramiz Alia: “Ne e kishim detyrim ndaj jush si bijë e popullit shqiptar. Ne nuk japim çmime Nobel”. – Nënë Tereza: “Ju më jepni një shtëpi!”. Ktheu më 1991 dhe erdhi përsëri, pruni motrat e veta, herën e fundit më 1995. Në letrën e saj, më 16 gusht 1989 i shkruan: ”Presidentit të vendit tonë të dashur Shqipëri … Unë nuk kam as ar e as argjent, por juve do t’ju jap motrat dhe shpresoj që së bashku do të bëjmë diçka të bukur per Zotin dhe popullin tonë”. Dhe Presidenti iu përgjigj, më 2 shtator 1989: “Të jeni e bindur, se ky shqetësim i juaj për njerëzit e varfër, përbën dhe detyrën

humane e patriotike për mijëra e mijëra djem e vajza të popullit tonë, që si mjekë e infermierë si kujdestarë e edukatorë i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë”. Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPSSH e dekoroi me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasës I. Në motivacionin e dekorimit nuk ka asnjë motiv fetar, katolik, për të cilin ajo zhvilloi tërë atë veprimtari të paharrueshme, por thjeshtë si “e frymëzuar nga dashuria e pafund për njerëzit… si shpirti i rrallë i sakrificës me ndjenjen e lartë të humanizmit…”. Pastaj: Urdhëri kombëtar “Naim Frashëri” a nuk është pak për një personalitet botëror si Nënë Tereza? Ndër këto kohë moderne e të emancipuara, shembull më edukues, më bindës, më frymëzues, se te kjo femër e madhe, nuk gjej; gjurmë më të thella, më të skalituna, më të pashlyeshme, se te kjo motër e shquar, nuk shoh; emër më të përhapur, më të ndritshëm, më të vlerësuar se te kjo Nënë e dashur, nuk dëgjoj: Është kontributi katolik në atdhe, kontributi shqiptar në botë. Nuk gaboi Kardinal Paskaj, kur tha: “S’mund të jetë popull i vogël, ai që ka dhënë një Nënë kaq të madhe, Nënën Tereze”! Nëna Tereze lutu për Shqipni!qiptare, tipar që tek Nënë Tereza jonë u trashëgua e mori përmasat

Nëna Tereze gjatë vizitës në Shqipëri 1991

39

universale të gjenialitetit. Tanimë ky virtut, si dinjitet e simbol, i përket gjithë njërëzimit por kurrë pa ju mohuar origjinës, Shqipërisë e shqiptarëve. Nënë Tereza i shfaqi njerëzimit, në mënyrën më të devotëshme se kurrkush tjetër, virtutin që e kish marrë me qumështin e nënës shqiptare që e mëkoi. Ajo me vepren e saj humane si asnjë tjetër, i lartësoi dinjitetin dhe bëri të njohur e të respektuar popullin shqiptar kudo në botë, pikërisht atëherë kur ky popull ishte poshtruar e rronte si skllav nën zgjedhen e djajve të kuq të ferrit komunist. Edhe ky moment duhet vlerësuar sepse shumë kush aso kohe mendonte se Shqipëria kish njollën e zezë të diktaturës mizore, ndaj dhe ish lënë në harresë e përbuzje prej qarqeve që vendosnin ekuilibrin e kësaj bote. Është në dinjitetin tonë kombëtar, historik, që ajo kur po merrte çmimin Nobel për Paqe, tha tekstualisht "nga gjaku jam shqiptare". A ka dëshmi më të madhërishme dashurie se sa kur e shpall faqe botës me krenari të qenit me gjak shqiptar, e pikërisht atëhere kur Shqipëria ishte e deklaruar si sinonimi i dhunës e diktatures më të tmerrshme në Europë. Në momentin solemn e kujtoi popullin e Atdheun e vet faqe gjithë njerëzimit. E kjo nuk është pak. Për një popull të vogël e të nëpëkëmbur në histori si i yni, është shumë, është më se e mjaftueshme për t'a ngritur Nënë Terezen në piedestalin e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Kapur pas rrfanës se ajo nuk e dinte aq mirë gjuhën shqipe, disa pasionantë interneti, përpiqen t'a mohojnë tërësisht, mirëpo harrojnë këta zotërinjë se më së shumti nuk ka rëndësi çfarë gjuhe flet, por e vërteta që thua, nuk kanë fort rëndësi fjalët që thotë goja para dashurisë që mban zemra. . . Ka shumë shqiptarë në botë që e kanë harruar gjuhën shqipe, por në zemër kanë Shqipërinë. Ne nuk mund t'ua shkoqim nga zemra e tyre dashurinë vetëm me shkakun se nuk dinë të flasin shqip sepse ata flasin me gjuhën e zemrës. Dhe një gjë mos e harrojnë ata që duan t'a shohin historinë ndryshe nga se ka qenë në të vertetë, apo duan t'a modifikojnë atë për hir të interesave të kohës, se turqit e historisë (e jo të sotmit) dihet


40

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

mirëfilli se i digjnin shqiptarët të gjallë po t'i zinin tek shkruanin gjuhën shqipe, madje nuk kanë qënë aspak më të mirë se grekët, që vranë shejtorin e shqiptarizmës Papa Kristo Negovanin, të cilin edhe sot e kësaj dite greku i zi Janullatos dhe puthadoret e tij antishqiptarë e mohojnë. Po të përmendje Gjergj Kastriotin, në kohën e sundimit të sulltanëve të egër të Stambollit, jeniçerët të fshinin nga faqja e dheut, por populli Skenderbeun e mbajti në zemër nëpër shekuj robërie, dhune, gjaku e tmerresh. . . paçka se me gjuhë të ndaluar. Ja pra çfarë force madhështore ka gjuha e zemrës. Gjuhën mund t'a ndalosh të flasë por zemrën nuk mund t'a ndalosh të rrahë për mëmëdheun sa kohë që njeriu është gjallë dhe ka dashuri për atdheun e vet. Atëherë pra, si mund t'i mohohej Nënë Terezës dashuria për Atdheun e vet, si mund t'i mohohej asaj dashuria për nënën që e kishte lindur, për babain Kol Bojaxhiun që ia kishin helmuar pushtuesit serbë, për motrën që i vdiq në Tiranë (diku pranë Pazarit të Çamëve) e që të gjithë flisnin vetëm shqip, gjuhën e Shqipërisë e të shqiptarëve. A thua për këtë e ndaloi Enver Hoxha që të takonte nënën e motrën e vet në Tiranë, se e hante meraku diktatorin se nuk do të mund të merreshin vesh në gjuhën shqipe? Jo për atë Zot, nuk ish ky shkaku i mohimit të diktaturës, nuk është ky shkak i vërtetë as dhe sot, prej disa që vazhdojnë ta mohojnë me të njejtin pasion të eger, sepse: Dashuria para së gjithash është në zemër e jo në fjalë! Kurrë mos harrojmë ta lexojmë e ta rilexojmë thirrjen Nënë Terezës, drithërimën nga thellësia e shpirtit drejtuar shqiptarëve në vitin 1997, kur shteti po shkërmoqej si një grusht rërë, populli po vuante e rinia po vritej, varret shumoheshin si brenga në tuallin arbëror. Në atë letër ka dashuri në përmasat e gjenialitetit të saj. Ajo në atë letër është shqiptare në çdo qelizë në çdo frymëmarrje. Ajo në atë letër është më shqiptare se çdokush tjetër në këtë dhè e, ku e ku në krahasim me ata që, ani pse e flasin gjuhën shqipe, shpesh herë e përdorin atdhetarinë si medalion. Populli ynë ende ka nevojë për figura të mëdha të ndritura që e lartësojnë emrin e Shqipërisë e të shqiptarëve faqe botës, sepse ata shtojnë admirimin, shtojnë miqtë e përkrahsit e

shqiptarëve, çfarë deri në fillim të këtij shekulli më së shumti na kish munguar. Dhe të mos harrojmë se nuk është e lehtë ti lindësh botës të tillë personalitete që nderohen nga mbarë njerëzimi, tej e përtej religjionit, sepse tipari thelmelor i saj ka qënë humanizmi, përkushtimi për mbarë njerëzimin. Fundja duhet t'a dimë, e në mos e ditshim ta mësojmë (ani pse tejet të vonuar në këtë mësim), se gjuha shqipe para së gjithash duhet të jetë dashuri. . .

e dashuria është gjuhë e përbotëshme që i tejkalon të gjithë kufijtë me të cilët historia deri më tash mjaft keq i ka ndarë e përçarë popujt. Shqiptarët kryekreje. E së fundi, fjala para se të dalë nga goja duhet të kalojë nga zemra. Vetëm atëhere ajo është e vërtetë si drita e diellit, një e vërtetë që gjen strehë ndër zemra të tjera, siç gjenin strehë tek njerëzit, popujt e kombet e tjerë, fjalët e Nënë Terezes, Nënë Terezes sonë me gjak e zemër shqiptare.

The Oldest Albanian-American Travel Agency in USA 36 vjet i shërbejmë komunitetit tonë me Profesionalizëm dhe Korrektësi

36

• DOMESTIC & OVERSEAS •

Wholesalers to:

TIRANA, PRISHTINA, PODGORICA, SHKUP, SARAJEVO, ZAGREB, LUBLJANA AND OHËR

Louis Overseas Staff

Luigj Shkreli President

• Translations • Affidavits • Court Interpreter Services • Notary Public

All Airlines • Tours • Cruises • Honeymoons

718-733-6900 615 East 187th Street • 2nd Floor (Suite #1) Bronx, NY 10458 WWW.LOUISOVERSEASTRAVEL.COM

Fax: 718-733-7015 • E-MAIL: LOUISTRAVEL@ATT.NET

Agjensia Turistike Shqiptaro-Amerikane më e vjetër në SHBA


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Nëna Terezë dhe identiteti modern shqiptar - Nga Ndue Ukaj jeriu si qenie shoqërore, është i lidhur dhe bashkëjeton me ngjarje, fenomene e personazh të rëndësishëm. Njeriu, si qenie e si identitet, është i lidhur me figura kombëtare, me të cilat identifikohet e nga të cilat ushqehet në rrugët e tij. Kësisoj është puna edhe me kombet, të cilat gjallojnë nga këso shtresimesh. Për shqiptarët, Nëna Terezë është objekt i krenarisë kombëtare, një shembull i motivueshëm që se ka bota, një model që ka shenjuar kohë dhe ka hyrë përjetësisht në panteonin e vlerave bipolare, Tokë e Qiell. Prandaj është fat i madh t’i takosh kombit të një njeriu që ka shenjuar kohën, shekullin, ka trand në themel teori e doktrina, se bota mund të drejtohet vetëm me armë, ushtri, pushtet, para e fuqi. Nëna Terezë ka trand themelet e një bote të egërsuar, egoiste, në të cilën dashuria është një nocion abstrakt dhe ka dëshmuar të kundërtën, se bota mund të drejtohet me dashuri, se dashuria është fuqia më e madhe që transformon botën. Dhe pikërisht këtë nocion abstrakt, Nëna Terezë e ka konkretizuar më mirë se çdo kush në historinë botërore, duke dëshmuar me shumësi veprash të jashtëzakonshme, e të pakapshme për mendjen njerëzore, se jeta është dashuri, të cilën duhet ta përjetosh. Nëna Terezë jetën e përjetoi si dashuri, e atë ia dhuroi botës me dashuri, duke e bërë fuqinë e saj të rrezatojë kudo në botë. Motoja e së madhes Nënës Terezë se: ”Vetëm dashuria mund ta shpëtojë botën”, jo vetëm që grishë për të ndihmuar të vuajturit që gjenden në mjerimin e skajshëm, pa fajin e tyre, por është shndërruar në një formulë magjike, që troket në ndërgjegjen njerëzore, për një përbashkim drejt vlerave sublime, të tejkoheshme dhe universale. Nëna Terezë, duke i tejkaluar fuqishëm përmasat kombëtare, fetare, është ngritur në piedestalin më të lartë

N

të vlerave botërore. Jo vetëm kaq, ajo është shenjëzim i njeriut model, që me dashuri e sakrificë tundi gjitha filozofitë, doktrinat, empiritë e jetës, duke krijuar një filozofi të re, një model të ri, një civilizim të ri, qytetërimin e dashurisë, siç shkruan biografi më i madh i Nënës Terezë, Don Lush Gjergji. Nëna Terezë tejkaloi gjitha mundësitë njerëzore, duke hyrë pavdekësisht në panteonin e vlerave më sublime që ka dhënë bota në dymijëvjeçarin tonë. Ajo mbetet një vlerë sublime për gjithë njerëzimin, duke flakur dallimet e gjithfarshme dhe duke ndërtuar filozofinë e saj, qytetërimin e saj, që është thellësisht qytetërim i dashurisë dhe duke tejkaluar fuqishëm përkatësinë religjioze, nacionale, doktrinare, në funksion të së mirës së përbashkët që për intencë kishte Njeriun. Dashuria e saj, ndërtoi një kështjellë të pamposhtur, ngase ajo krijoi filozofinë më të veçantë, nga e cila vazhdon të magjepset njerëzimi, përtej dallimeve ideologjike, kombëtare e fetare. E madhja Nëna Terezë thoshte: "Në vend që të ankohesh për errësirën, më mirë ndiz një qiri". Dhe ajo e bëri këtë përgjatë gjithë jetës së saj, ndezi

Dom Lush Gjergji duke ia dhuruar Nënës tereze librin “Lule për Nënën”

41


42

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

nga një qiri çdo kund në botë, ujiti thatësirat e shumta me dashuri, zbuti shpirtrat njerëzor në çdo cep të botës me urtësinë Hyjnore. Ishte një murgeshë e madhe dhe një shqiptare e madhe. Prandaj sot, kur ajo është përjetësuar në Lumturi, Ajo nuk ka nevojë për nderimin tonë, përkundrazi ne kemi aq shumë nevojë për Atë, për pulsin e saj dhe filozofinë e saj, për madhështinë e saj, që të inspirojë jetën tonë në rrugët e formësimit e konsolidimit. Pra, të bëhet pjesë e pandashme e edukimit tonë kombëtare, mbi të gjitha e konsolidimit nacional. Nëna Tereze nuk ishte vetëm një edukatore, një murgeshë e përkushtuar pas të varfërve, një solidare e jashtëzakonshme, një misionare e Zotit, por, ajo ishte edhe një poete, një mendimtare, e cila i la trashëgimi botës përsiatje, vargje/uratë që ngërthejnë një filozofi të bujshme të urtisë dhe magjisë së fjalës. Poezitë e saj si: Jeta, S’ka rëndësi, Koha, etj. janë një shëmbëllim i fuqishëm i filozofisë së jetës, ku sintetizohen gjitha tiparet dhe emocionet e njeriut. Këto janë vargje antologjike të përdorshme çdoherë e në çdo kohë. Dhe ku, triumfalisht ngadhënjen filozofia e saj që tejkalon çdo të keqe, sepse ajo e ka antipod të mirën, pas së cilës duhet të priret njeriu. Çdo fjalë e varg i Nënës Tereze grish fuqishëm dhe bindshëm nga e mira, nga sublimja, nga vlerat universale, dhe sfidon kësisoj antipodet e tyre. Tendencat e shumta se Nëna Terezë nuk duhet të përdoret në diskursin kombëtar janë të paqëndrueshme dhe

krejtësisht qëllimkëqia. Përkundër këtyre tendencave që te eliminohet personaliteti i saj nga identiteti shqiptar dhe të kundrohet vetëm si person fetar, ajo vazhdon të jetë referencë e shumicës absolute shqiptare, duke u bërë pikë referimi, sepse kështu, pa asnjë ekzagjerim, shqiptari i bën nderin më të madh vetës, të mirës së tij. Ne mund të mburremi me të sepse ajo ka qenë, është dhe do të jetë pjesë e pashmangshme e diskursit kombëtar, ngase me personalitetin e saj të gjithanshëm, mbinatyror dhe shumëdimensional, ka infleuncar, po influencon dhe do të influencon rrjedhat shqiptare, kulturën shqiptare, letërsinë shqipe, pikturën, muzikën, skulpturën dhe politikën në Kosovë. Në këtë rast, duhet të përmendin sidomos filozofinë paqësore të Ibrahim Rugovës, e cila në esencë ishte e frymëzuar prej madhështisë së Nënës Terezë. Për presidentin dhe liderin e shqiptarëve të Kosovës, Dr. Rugovën, ajo ishte model i lëvizjes paqësore prej së cilës u frymëzua. Dhe portretin e së cilës e mbajti sa qe gjallë kudo ai punonte e vepronte. Madje, këtë lëvizje Don Lush Gjergji, biografi më i madh i Nënë Terezës e quan, me plotë logjikë, lëvizje tereziane. Ndërsa, përmasat e personalitetit të saj janë shtrirë edhe në rrafshet praktike të jetës shqiptare. Sheshet kryesore në qendrat shqiptare mbajnë emrin e saj, kudo janë ngritur shtatore, rrugë, spitale aeroporte që mbajnë dinjitetshëm emrin e saj. Pra, Nëna Terezë është një personalitet i rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi i jetës shqiptare. Nuk është kult e as mit emri dhe

Age Ivezaj, LUTCF Agency Sales Director Registered Representative Leaders Conference 5 times Member, NAIFA 27-01 Queens Plaza North, 9th Floor Long Island City, NY 11101 aivezaj@metlife.com www.metlife.com/aivezaj

Call Age today at 212-578-3347 Cell. 917-679-1263 Guarantees apply to certain insurance and annuity products (not securities variable or investment advisory products) and are subject to product terms, exclusions and lilitations and the isurer's claims-paying abillity and financial strength. Metropolitan Life insurance Cunpany, 200 Park Avenue, New York, NY 10166. L07071368[exp 0710][All States] 0709-5871 ©UFS

vepra e saj për shqiptarët. Përkatësia e saj shqiptare, tanimë përbën një dimension të theksuar dhe evident në çdo aspekt të kombit shqiptar, duke ngritur dijen dhe vetëdijen për vlerat sublime, universale të saj, të cilat po përjetohen e pranohen nga gjithë shqiptarët. Personaliteti i Nënë Terezës që afro dy dekada është paradigma udhërrëfyese për shqiptarët, kudo ku flitet dhe ku shkruhet shqip, në hapësirat shqiptare, por edhe në ato të shpërndara anë e kënd botës. Ndaj, kësisoj është bërë hallkë shumë e rëndësishme e identitetit shqiptar, duke influencuar në përmasa të mëdha, funksionale kulturën shqiptare në tërësi. Nëna Tereze, duke qenë shqiptare, natyrshëm është pjesë e identiteti shqiptar, frymëzon zemrat dhe mendjet shqiptare, ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimet dhe kahet e shoqërisë shqiptare dhe si e tillë është pjesë e pashmangshme e diskursit kombëtar, së këndejmi edhe e identiteti shqiptar. Tendencat e ndryshme, çfarëdo qofshin ato, për ta përjashtuar atë nga pjesa e identitetit shqiptar dhe për ta lënë brenda përkatësisë fetare, tashmë i përkasin së kaluarës, kur shqiptarët vërtiteshin mes dilemash të ndryshme dhe kur për shqiptarët flisnin ata që dirigjoheshin nga interesa të gjithfarshme. Ndërsa tash, kur këto dilema të mëdha janë qartësuar dhe orientimi perëndimor i shqiptarëve është vulosur, nuk ka assesi të na mohohet e drejta për ta pasur Nënë Terezën, pjesë të rëndësishme të identiteti shqiptar, ashtu sikurse nuk mundet mendja racionale t’iu mohojë popujve tjerë që figurat e shumta universale t’i kenë pjesë të identitetit kombëtar. Figura dhe emri i Nënës Terezë na bashkon përherë në rrugëtimet tona të ardhme si komb. Ajo po ndihmon në krijimin e një vetëdije të re kombëtare. Prandaj, në këtë përvjetor të Lumturimit të saj, tok të bashkuar, duhet të funksionalizojmë mësimin e saj në çdo pore të jetës, për të dëshmuar se ajo për ne përbën një rëndësi sublime, të posaçme.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

43

Shën Tereza e shqiptarëve - Nga Bardhyl Ukcamaj "Nëna Tereza është një shembull tipik i Nënës Shqiptare, që me virtytet e dashurisë dhe të mirësisë që e karakterizojnë historikisht nënën tonë, u bë shembull i nënës së njerëzimit, nënë universale, e dashur dhe e nderuar nga e gjithë bota. Nënën Shqiptare, Nëna Tereza e ngriti në nivel të nënës së njerëzimit, të nënës universale që është shërbimi më i madh që i ka bërë kombit tonë dhe botës mbarë". - Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova , Prishtinë 26 gusht 2003. Me shenjtërimin e saj në tetor të vitit 2003 në sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, Nënë Tereza i shtohet panteonit të artë që kisha iliro-shqiptare i ka dhënë kishës universale katolike dhe qytetërimit perëndimor. Ajo bashkohet me shenjtorët e tjerë që lindin si iliro-shqiptarë siç ishin: Shën Eleutheriusi (175- 189), San Caio (283- 296), Giovanni IV (640- 642), Shën Asti, peshkop i Durrësit, Shën Terini nga Butrinti, Shën Donati, peshkop i Evrojës (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania, Shën Dardani, Shën Jeronimi, Shën Ashtini, Shën Albani, Shën Helena e Shën Angjelina. Në botën e amshueme Shën Tereza do të gjejë ato personalitete shqiptare që bënë aq shumë për krishterimin dhe kombin shqiptar si: Gjergj Kastriotin, Gjergj Balshën, Lekë Dukagjinin e Gjergj Aranitin, Pjetër Spanin e Gjin Zenebishtin, Karl Topinë e Lekë Zaharinë, Teodor Muzakën e Stefan Gojcinin e sa e sa princër të tjerë arbër. Atje do të gjejë Pjetër Bogdanin e Papa Klementin XI, Atë Gjergj Fishtën e Imz. Preng Doçin, Dom Nikollë Kaçorrin e kardinal Koliqin si shumë bashkëkombas edhe 40 martirët e kishës katolike (kryesisht viktima të diktaturës komuniste), për të cilët kardinali Crescenzio Sepe, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, më 10 nëntor 2002 në Katedralen e Shkodrës shpalli fillimin e procesit të beatifikimit. Pas marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në Oslo, Nënë Tereza do të shprehej: "Unë mendoj se populli dhe kisha shqiptare është duke kaluar të Premten e Madhe, por feja jonë na mëson se aty nuk mbaron jeta e Jezu Krishtit, mbaron në kryq dhe përfundon me ngjalljen e tij. Kjo është fshehtësia e suksesit të krishterë" (Oslo, 12. XII.1979)

"Dëshiroj të them një fjalë falënderimi për një shqiptare madhështore e cila nuk jeton më në këtë tokë. Do të doja të flas më shumë për Nënë Terezën, të cilën unë kam pasur nderin ta njoh personalisht."Presidenti Bill J.Clinton. (New York 25 qershor 2003) Murgesha katolike më e njohur në botë gjithnjë e ka pohuar kombësinë e vet shqiptare. Ajo po të njëjtën gjë ka bërë edhe gjatë një vizite në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë një meshe që komuniteti shqiptar në Bronx (New York) mbajti në nder të saj më 17 qershor 1988, organizuar nga kisha “Zoja e Shkodrës”, Nënë Tereza foli në shqip dhe recitoi në gjuhën amtare "Punën e Pendimit". Urata e Nënë Terezës për bashkëkombësit e saj është shprehur në një strofë katërshe, në të cilën këshillat e saj paraqiten si amanet moral. Njeriu shqiptar duhet: "Ku është urrejtja, të sjellë dashuri, Ku është përçarja, të sjellë bashkim, Ku është dyshimi, të sjellë besim, Ku është dëshpërimi, të sjellë shpresë!"

Po cila është Anjeza (Gonxhe) Bojaxhiu? Quhej Anjeza (Gonxhe e thërrisnin për përkëdheli) Bojaxhiu. Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj). Lindi në Shkup më

26 gusht 1910, në kohën e sundimit turkootoman. Familja Bojaxhiu ishte tërhequr nga Prizreni në Shkup për shkak të epidemisë që kishte përgjysmuar popullatën e atëhershme (1850-1855), si dhe për shkaqe të përndjekjeve dhe masakrimeve të shpeshta e të rëndomta turke. Pesë vjet më parë (1905) kishte lindur e motra Age (ose Agita), dhe tri vjet pas Ages, i vëllai Lazri (1908). Kolë Bojaxhiu, një tregtar nacionalist shqiptar, vdes i helmuar në vitin 1918 duke lënë të ve të shoqen, Dranen, dhe jetimë fëmijët, Agen 13–vjeçare, Lazrin 10vjeçar, Gonxhen 8-vjeçare. Familja së shpejti do të shpërndahet; Lazri në studime, së pari në Grac, pastaj në Korçë; Gonxhja në vitin 1928 u nis për misionare në Indi. Lazar Bojaxhiu ka qenë ushtarak, dhe, sipas një dokumenti të trashëguar nga viti 1929, me firmën e Ahmet Zogut, ai ka marrë gradën nëntoger. Ai ka punuar për shumë vite në komandën e parë të artilerisë në Shqipëri dhe më vonë si agjutant në komandën e artilerisë në divizionin “Çamëria” në Berat. Në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë ruhet një dokument që mban datën 17 maj të vitit 1938, ku flitet për Age Bojaxhiun, e cila ka shërbyer në degën femërore të Gjimnazit. Në vitin 1946 ajo ka punuar si prestare (rrobaqepëse) në Shkup, pasi kishte kryer studimet e mesme, ndërkohë që, po sipas këtyre dokumenteve, para se familja të transferohej në Shqipëri, Age Bojaxhiu ka pasur edhe një studio të sajën. Sipas dokumenteve, Age Bojaxhiu ka dalë në pension pikërisht ne Radio Tirana, ku ka punuar si përkthyese e gjuhës serbokroate, ndërsa vëllai i saj ka vdekur në Itali me gradën gjeneral në vitin 1972. Artistja e madhe Marie Kraja, e cila posedon shumë dokumente interesante dhe foto mbi këtë familje, ka përcjellë për në varr nënën dhe motrën e Nënë Terezës. Mësimet e para Gonxhe Bojaxhiu i bëri në një shkollë shqipe të Shkupit. Emrin Tereza e mori në moshën 18-vjeçare për nder të të shenjtores Teresa të Liso (St. Thérèse de Lisieux), shenjtore franceze e shekullit të 19-të. Motër Tereza u largua nga Shkupi dhe u vendos në Irlandë e më pas në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe më pas drejtore e shkollës së vajzave. Në jetën dhe veprën e saj rregulltare, së pari si Motra Terezë e Loretos (1929 -1948), më vonë si Nëna Terezë -


44

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Misionarja e Dashurisë (1950 - 1997), ajo u takua, u ballafaqua me të ligat, vuajtjet, mjerimet e Kalkutës, të Indisë dhe të mbarë botës. Në vitet 1950-1997 themeloi pesë rende rregulltare dhe shekullore, që u përhapën në më së 120 vende të botës, që tejkalojnë çdo kufi kombëtar, fetar, racor, gjinor, ideologjik, politik, kulturor, shoqëror dhe hapësinor. Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin "Misionarët e Dashurisë" (1951). Deri në vitet ‘80, ajo ishte nënë kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Nënë Tereza besoi, jetoi, veproi sipas fjalës së Jezu Krishtit: "Përnjëmend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s'do t’ju jetë e pamundshme!" (Mt 17:20-21).

Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë Gruaja më e njohur e qytetërimit të tashëm, bashkëkombësja jonë simbolizon në vetvete tolerancën fetare kur dëshmon: "Ne punojmë për të gjithë njerëzit, pa dallim, që ata të afrohen sa më tepër mes veti dhe me Zotin. Detyra jonë kryesore është t'u japim atyre dashurinë e Zotit. Ne punojmë me të krishterë dhe jo të krishterë, si dhe me myslimanë dhe budistë, induistë, të gjithë së bashku një. Kjo vërtetohet po ashtu edhe në shtëpitë tona për njerëz në rrezik të vdekjes, kudo, sepse të gjithë i duam dhe shërbejmë si vëllezër dhe motra tona... Kur e prek, e përqafoj një të gërbulur, unë e prek dhe e përqafoj vetë Jezu Krishtin. Si mundem atëherë mos ta bëj këtë apo mos të jam e lumtur?” Personalitetet më të rëndësishme të kohës janë shprehur për Nënë Terezën: Papa Pali VI e ka quajtur "lajmëtare guximtare të dashurisë së Krishtit". Papa Gjon Pali II,"frymëzim i madh për përparim autentik njerëzor dhe shoqëror". "Të njohësh atë, -thoshte Indira Gandi,do të thotë të kuptosh përvujtësinë absolute, të hetosh në fuqinë e butësisë farën e dashurisë". Nënë Terezën, Regani e shihte si "heroinën e kohës sonë". Ish-presidenti amerikan Ronald Regan, shprehej: "S'është e mundur të jesh në praninë e një personaliteti siç është Nënë Tereza, dhe të mos jesh

optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë". Peres de Kuelar, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, e ka quajtur "gruaja më e fuqishme e botës. Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqja në botë..." Egil Aarvik, sekretar i Komitetit Nobel për Paqen, duke vlerësuar Nënë Terezën, thoshte se "ajo na ka dëshmuar se ç'do të thotë altruizëm, dashuri për të varfrit, vepra më e lartë dhe më bujare njerëzore, dashuria që s'pret asgjë, që beson çdo gjë". Gjatë fjalimit të tij ne takimin me KKSHA, ne Nju Jork më 19 qershor 2003, presidenti Klinton i kushtoi rëndësi të veçantë figurës së nderuar të Nënë Terezës, duke thënë: "Dëshiroj të them një fjalë falënderimi për një shqiptare madhështore e cila nuk jeton më në këtë tokë. Do të doja të flas më shumë për Nënë Terezën, të cilën unë kam pasur nderin ta njoh personalisht." Në fillin të vitit 1997, kur presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i ftuar nga ishpresidenti i SHBA-së Klinton, në mesin e shumë burrështetasve të botës, po merrte pjesë në Lutjen e Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Nëna Tereza iu afrua, u përkul para tij dhe në praninë e të gjithë të pranishmëve (kryetarë e kryeministrash të shumicës së shteteve të rruzullit tokësor) i tha Klintonit: “I nderuar President, ky është vëllai im - kryetari i Kosovës së shtypur, prandaj ma ke nën përkujdesje bashkë me popullin tim”! Presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ka thënë: "Nëna Tereza është një shembull tipik i Nënës Shqiptare, që me virtytet e dashurisë dhe të mirësisë që e karakterizojnë historikisht nënën tonë, u bë shembull i Nënës së njerëzimit, Nënë universale, e dashur dhe e nderuar nga e gjithë bota. Nënën Shqiptare, Nëna Tereza e ngriti në nivel të nënës së njerëzimit, të nënës universale që është shërbimi më i madh që i ka bërë kombit tonë dhe botës mbarë". (Prishtinë 26 gusht 2003) Qytetare Nderi e SHBA-së (në shtator 1996, Kongresi amerikan votoi për ta bërë atë qytetare nderi të Amerikës, një distinktiv me të cilin deri tani janë vlerësuar vetëm Uinston Çerçill, Raul Uollenberg, zonja dhe zoti Uilliam Pen, themelues të shtetit të Pensilvanisë); ajo mban dekoratat më të rëndësishme të botës së sotme: "Pamada Shir" (1962); "Ramon Magsysay" (1962); "Gjoni XXIII për Paqen" (1972); "Samaritani i mirë", Boston (1971); Shpërblimi Ndërkombëtar "Xhon Kenedi" në Uashington (1971);

"Nehru" (1972); "Tempelton" (1973); "Nëna e të gjithë nënave" (1973); "Balzan" (1978); Çmimi "Nobel për Paqen" (1979); Shpërblimi më i lartë amerikan "Medalja e Lirisë" (1985); Shpërblimi më i lartë i Rusisë "Medalja e Paqes" (1988); Urdhri Naim Frashëri, i klasit të parë Kuvendi Popullor i RSSH Urdhri i Skënderbeut – Presidenca Shqiptare. Figura e Nënë Terezës dhe kontributi i saj në shoqëri i ka ndihmuar mjaft imazhit të shqiptarëve në fund të shekullit XX. Së bashku me Gjergj Kastriotin (Atlet i Krishtit), Papa Klementin XI, Nëna Tereza hyn në panteonin e ndritur të shqiptarëve që i dhanë aq shumë historisë dhe qytetërimit botëror. Opinioni publik ndërkombëtar mësoi për kombësinë e Nënë Terezës në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel per Paqe. Pas shpërblimit Nobel për Paqe në Oslo, pati thënë: "By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus." Për sa i përket gjendjes së popullit dhe kishës katolike në Shqipërinë diktatoriale ajo do të shprehej: "Unë mendoj se populli dhe Kisha shqiptare është duke kaluar të Premtën e Madhe, por feja jonë na mëson se aty nuk mbaron jeta e Jezu Krishtit, mbaron në kryq dhe përfundon me ngjalljen e tij. Kjo është fshehtësia e suksesit të krishterë." (Oslo, 12. XII. 1979). Banda e kuqe që sundonte në shtetin e vetëm ateist të planetit, që martirëzoi katolicizmin shqiptar dhe poshtëroi emrin e shqiptarëve në botë, nuk e lejoi nobelisten as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, e as për t’i parë varrin asaj dhe motrës Age. Për Enver Hoxhën dhe bandën e tij, Nënë Tereza ishte thjesht një agjente e Vatikanit në shërbim te imperializmit. Ja çfarë shkruan në vitin 2001 në kushtet e lirisë, ishi deleguari i qeverisë komuniste në OKB (a.b.), në gazetën e tij: "...Tereza në OKB nuk kishte vajtur si përfaqësuese shqiptare, por si përfaqësuese e Vatikanit, pra si agjente e Vatikanit. Enver Hoxha nuk ka gabuar kur e quante të tillë. Po të mos ishte një agjente e zellshme dhe e vyer e veprimtarisë së Vatikanit, Tereza do kishte mbetur një person i panjohur në këtë botë... Tereza Bojaxhiun e bëri të famshme me


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 emrin “Nënë Tereza e Kalkutës" më shumë propaganda e fuqishme e Vatikanit sesa përkushtimi e sakrifica e saj..". Ish-i deleguari komunist në OKB (a.b.) shkruan më poshtë se Gonxhe Bojaxhiu (pasi nuk ndihet mirë ta quajë Nënë Tereza) në një seancë të OKB-së ishte përshëndetur për herë të parë me delegacionin shqiptar duke iu thënë në gjuhën angleze “edhe unë jam shqiptare”. Ky ish-i deleguar në OKB rrëfen se herën e parë të vizitës së G. Bojaxhiut në OKB e kishte bojkotuar, ndërsa në vitin 1975 në seancën e mbajtur në Meksikë delegacioni shqiptar i drejtuar nga Vito Kapo kishte “argumentuar” të kundërtën e tezave të saj. Që në vitin 1958, nisin përpjekjet e Nënë Terezës për të pasur mundësi të vinte në Shqipëri, për të parë nënën e saj të moshuar që jetonte prej vitesh në Tiranë, te cilën nuk e kishte parë qe nga largimi më 1928 dhe nuk mundi ta shihte kurrë. Nëna dhe e motra vdiqën njëra pas tjetrës në mes të viteve ‘70, pa arritur të shihnin Gonxhen dhe Lazrin që jetonin njëra në Indi e tjetri në Palermo. Familja e Shën Terezës ka banuar në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Për të lejuar udhëtimin e përkohshëm të nënës së saj për efekt kurimi jashtë, ndërhynë disa nga personalitetet më të rëndësishëm të globit, nga ministrat e Jashtëm të disa vendeve deri te presidenti amerikan Kenedi dhe presidenti francez De Gol. Mbi tryezën e De Golit, ministri i Jashtëm francez, Couve de Mourville, vuri më 1966 përgjigjen e thatë të Tiranës zyrtare: “Zonja Drande dhe Agatha Bojaxhiu nuk janë në gjendje fizike sa të lejohen të udhëtojnë jashtë shtetit”. Bashkimi me nënën dhe motrën e mbetur në Shqipëri ishte një shqetësim i madh për Nënë Terezën, që në letrat e fundit që merrte, e ëma i shkruante: “Dua të të shoh përpara se të vdes, është e vetmja lutje ime te Zoti”. Nënë Tereza erdhi në Shqipëri sapo iu krijua mundësia e parë, sigurisht pa shfaqur as edhe një shenjë urrejtjeje, as për banditët e kuq. ”Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë”. Shën Tereza është mbinjerëzore. Në vitin 1991 për herë të parë Nënë Tereza kishte edhe pasaportën diplomatike të shtetit shqiptar. Në prill të vitit 1993, do të shoqëronte në vizitën e tij historike Papa Gjon Palin II. Nënë Tereza ka ngritur disa institucione bamirësie ku sot shërbejnë motrat e Urdhrit "Nënë Tereza". Në Shqipëri, në emër të saj parlamenti jep me dekret presidencial një medalje të artë për personalitetet që ndihmojnë afirmimin e Shqipërisë në botë; aeroporti i vendit mban emrin “Nënë Tereza”; po kështu spitali univer-

45

sitar dhe sheshi para godinës qendrore të Universitetit të Tiranës. Ne Prishtinë gjithashtu ka një bust të dhuruar nga një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe një shesh emërtohet “Nënë Tereza”. Në prag të shenjtërimit të saj shpërtheu edhe një konflikt ballkanas rreth origjinës së Nënë Terezës. Qeveria e ishRepublikës Jugosllave të Maqedonisë, duke

qeverisë së Ish –Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në artikullin: “Mjaft racizmit ndaj shqiptarëve”, shkruan: “Kjo që po ndodh, për mua është shumë shqetësuese. Është shumë shqetësuese jo vetëm për faktin se lidhet për Nënë Terezën, por merr një kuptim dhe më të gjerë. Kjo është një gjë që nuk ka ardhur nga mungesa

shfrytëzuar faktin se shenjtorja shqiptare ka lindur në Shkup (në atë kohë kjo republikë me këtë emër as që ekzistonte) në prag të shenjtërimit të saj i kërkoi Romës vendosjen atje të një busti me mbishkrimin cirilik. Qeveria e RJM u mundua të manipulojë identitetin kombëtar të Nënë Terezës, duke propozuar mbishkrimin cirilik në këtë statujë: "Nënë Tereza - bijë e Maqedonisë". Intelektuali dhe politikani i njohur i shqiptarëve në hapësirat lindore Arbën Xhaferri, në një artikull sqaroi: “Kur Nënë Tereza ka lindur, vendi ku ajo u lind nuk quhej Maqedoni. Për më tepër, dihet tashmë se Maqedonia vetë, Maqedonia e Aleksandrit të Madh, nuk ishte sllave dhe maqedonasit e sotëm nuk janë pasardhës të asaj Maqedonie. Shteti i sotëm maqedonas po mundohet të blejë figurën e Nënë Terezës sonë për kapital politik. Shteti maqedonas i fyen shqiptarët tejskajshëm, duke i vrarë ata herë pas here në kufi dhe duke injoruar apo dhunuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme. Shteti shqiptar duhet të përdorë të gjitha rrugët në këtë rast, që të mos lejojë falsifikimin e historisë nga shteti maqedonas, lidhur me figurën e shenjtores sonë Nënë Tereza. E gjithë bota, që njeh historinë e Nënë Terezës, e di se ajo është shqiptare”. Ismail Kadare, për provokimin e

e informacionit, apo nga padija, është gjë që është bërë me një lloj cinizmi, sepse botërisht dihet se Nënë Tereza quhet shqiptare kudo. Zyrtarisht, botërisht nuk ka keqkuptim me këtë gjë, për shkak se ka shumë vite, me këmbënguljen e saj, ajo është deklaruar si shqiptare dhe pranohet kudo, në të gjitha gjuhët e botës si Nënë Tereza me origjinë shqiptare, që ka lindur nga prindër shqiptarë. Pra ajo njihet si murgesha, shenjtorja shqiptare”. Megjithëse e dimë se bustet, emërtimet e rrugëve, urdhrat presidencialë etj., nuk janë nderimi që kërkonte ajo; shqiptarët posaçërisht e kanë të nevojshme të përjetësojnë te breznitë e reja kujtimin e saj dhe të mësojnë më shumë nga mesazhi i shenjtores që pati të njëjtën kombësi: Më shumë dashuri dhe humanizëm, më pak urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Nënë Tereza ndërroi jetë më 13 shtator 1997. Në varrimin e saj morën pjesë 1 milion veta, në një varg të gjatë prej 9 kilometrash, ndërsa 3 miliardë teleshikues të tjerë ndoqën direkt ceremoninë e varrimit. Ajo ndërroi jetë, mbasi shenjtorët nuk vdesin. Njerëzimi humbi Nënën e Madhe dhe fitoi Shenjtëreshën e Madhe. Si një mesazhere biblike, shenjtore e gjallë dhe e prekshme, ajo sillte atë dashuri njerëzore që aq shumë i mungoi shekullit XX.


46

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 SOFRA POETIKE

NA BEKO, KRENARIA JONË! (Dedikim për Nënë Terezën)

HAPNA SYTË TANË

NOBELISTËS SË PARË SHQIPTARE (Rapsodi)

Nga Jorgo Telo Nga Nëna Tereze (Gonxhe Bojaxhiu) Hapna sytë tanë, o Zot, që të mund të shohim ty, te vëllezërit dhe motrat tona. Hapna veshët tanë, o Zot, që të mund të dëgjojmë thirrjet, e atij që ka uri, të ftohtë, frikë, dhe të atij që është i shtypur. Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mësojmë për t’u dashuruar njëri me tjetrin ashtu si na do ti. Falna përsëri, Shpirtin tënd, o Zot, që të bëhemi një zemër e vetme dhe një shpirt i vetëm, me emrin tënd.

GOD, SUN, MOON-HOPE Nga Raif Hyseni One drop from heaven Fell on the ground Sprouted one bud flower Quickly she bloomed and Spread fragrance everywhere. God gave her power and She exchanged in pledge She helped everyone With no difference. The Sun gave her a glow and She became a candle Burning her self Lightning all the earth The Moon gave her calmness And she calmly prayed For mercy and peace Freedom and less evil. Dec 06,1998 New Jersey

Nga Agim Gashi Krenohet vetë Zoti me njeriun në jetë. Krenohen njerëzit me ç’krijojnë vetë… Krenohen kinezët me murin e Madh. Krenohen francezët me Ejfelin vigan. Krenohen gjernanët me shembjen e një “muri” Krenohen egjyptianët me Piramidat prej guri. Krenohen amerikanët me demokracinë qindravjeçare Krenohen rusikanët me forcën e armëve… Krenohen arabët me “Arin e Zi” Krenohen australianët… me çfarë? – Nuk e di… Krenohen gjithfarë me çfarë kanë në pjesë Krenohen shqiptarët me Nënën Terezë. Sikur s’po na ecin punët…jo, ashtu siç dëshirojmë…! Lëshona uratën e na beko, o Shenjtëri, o Krenaria jonë!

NËNË TEREZA Nga Agron Sela Te këmbët e Empire State Building, Në ditëlindje Mbi turmën e njerëzve, Dy pike loti më rrodhën Për të larë turpin e kohës. Në gishta numëroheshin tanët Dhe pëllitnin për urrejtje tellallët. Në Shën Patrik Fytyra ime buzëqeshi Si dielli në pranverë. Shqiptarët u falën si përherë, Ashtu si u ka hije, Mesha u këndua Në gjuhë perëndie.

Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze Nji shqiponjë kreshtash shqiptare për Indi u ba udhtare, u nis Gonxhja për Kalkutë n´mes t´mjerimit me u futë misionare e dashnisë – engjullore e vorfnisë, Lum e lum pop´lli qi t´dha, lum e lum pop´lli qi t´ka! E përcollën e nana, e përcollën vlla e motër dy lot peng i la në voter… Mori Gonxhe Bojaxhiu fat i mirë në jetë të priu. Vashë fisnike e burrnore – me guxim – zemër arbnore nise punën me bekim – besë shqiptare e përkushtim, ti s´u ndale asnjiherë n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë; jetën fale për të tjerë, Lum e lum pop´lli qi t´dha, lum e lum poplli qi t´ka! Kudo njerzve u ndihmove n´shpirt pak dritë ua dhurove, ua ndale lotin n´buzë, ua sherove dhimbjen n´zemër – ua përtrive jetë e emën. N´punën tande humanitare ishe motër e arsimtare. E ma vonë, besa, të tanë Gonxhe, ty të quejtën, Nanë, Krenari e kombit tonë Nanë Tereze, kudo t´thonë. Lum e lum pop´lli qi t´dha, lum e lum pop´lli qi t´ka! Nobelistja e parë shqiptare grue e urtë edhe krenare – për tanë botën Nanë u bane. Për mirsi ti kurrë s´u ndale. Ngrite shpia e spitale, çele shkolla e internate shumë të vorfunve u solle fate, mu si nanë ti u flijove si fmijë t´tu tanë i pranove. Ora e bardhë, ti, e vorfnimit, shpresë e drit-o e mjerimit. Lum e lum pop´lli qi t´dha, lum e lum pop´lli qi t´ka! Kënduar më 1990 me rastin e 80-vjetorit të lindjes.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

ME LËR EDHE PAK O ATË -Nanë Terezës-

LUTJE PER NEN TEREZEN - me rastin e Njeqintvjetorit te lindjes -

Nga Lek Gjoka

At Artur Liolin

Një fëmi i uritur po përqafohej me morden dhe sytë e shpirtit i hapi e thirri oj Nanë t’ia njomë buzën dhe dhimbjen e tij në ndienja e more dhe dy lotë trishtimi në faqet e tua të rreshkura ranë!

O Nen' Terez qoft e bekuar, shpirit e zemer te pacenuar; Emri yt i lavderuar qe nga toka e ameshuar.

Ti gjeje kohë të flisje me to si dhe me Zotin flisje iu mjekoje dhimbjen me dashurinë e nanës së gjithbotshme dhe urinë mundoheshe t’iu mbytshe! Por një ditë Zoti të thirri e të mori në Parajsë për pak sa edhe Zotit desh i kundërshtove i the -me lërë edhe pak o Atë të mjekoj shpirtrat e uritur të kësaj bote të lodhshme!

NËNË TEREZËS Nga Age Ivezaj Rreze drite lshon mbi dhe Prej se linde Nënë ndër ne Qysh se ishe ti e re Në shërbim për Zot e fe Lshove vendin tënd në Shkup U vendose në Kalkut Në mision të bamirsisë Shpresa, jeta e njerzisë Tue ndihmua të varfër e jetim që në jetë nuk kishin gzim. Tue afrua e tue sherua Ty veç Zoti të pat çua Me i dhan jetës vlersimin E mbarë botës udhrrëfimin Ke ndërtua nji monumet Që se bani krajl as mbret. I dhe botës dritë e shpresë Zemra jote plot dashni Për gjithe njerzit pa kufi Humaniste Nanë Botnore e Lumnueme dhe Hyjnore Me respekt populli jonë Të kujom në 100 vjetor.

Nga fis e gjak ilirian deri larg ne indian Ndani shprese an'e mban atje ku vuajtjet te lan';

Pranoni lutjet tona per shpetim te njeresise Nje qint vjet kremton bota, per ne i mbeteni per jetesise Atje ku s'ka as helm' as hidherim Ne jeten e pasosur shenjterim

47


48

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Njëqind Vjetori i Lindjes së Presidentit Ronald Reagan dhe Miqësia e tij me Nënën Tereze

DY ADHURUES TË PAQES NË BOTË

- Nga Frank Shkreli

K

y vit shenon 100-Vjetorin e Lindjes së Nënë Terezes dhe për disa muaj tani kanë filluar përgatitjet për festimin e 100Vjetorit të lindjes së Presidentit Ronald Reagan, që bie në fillim të vitit që vjen. Këto dy përvjetore mund të jenë një koincidencë, por ndoshta jo. Megjithse njeriu i thjeshtë -- për arsye të ndryshme dhe legjitime -- mund të mendojë ose të konstatojë se Nënë Tereza dhe Presidenti Reagan nuk kishin gjë të përbashkët, pasi ishin nga dy botë krejtë të ndryshme, e kundërta është e vërtetë. Presidenti Ronald Reagan jetoi në shekulllin e 20-tët, një shekull ky që deri

në vitin që ai u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një shekull luftërash e gjenocidësh. Megjithse në rini, Zoti Reagan joshej me ide majtiste të kohës, duke filluar nga 1940-at, ai i kushtoi jetën e tij luftës kundër ideologjive të majta në përgjithësi, dhe ideologjisë komuniste botërore në veçanti. Ai e filloi luftën kundër komunizmit prej në kohën kur ai ishte antar i sindikatës së aktorëve të Holivudit dhe nuk e ndaloi kurrë derisa kjo luftë ideologjike kulminoi me këshillimet midis tij dhe Papës Gjon Palit të Dytë, me origjinë polake dhe në mbledhjet e niveleve të larta gjatë luftës së ftohët me udheheqësit sovjetikë, e tjerë. Sot, askush nuk mund të mohojë se

Presidenti Reagan ishte tmeri i komunizmit. Tashti dihet se Presidenti Reagan edhe në kundërshtim me këshillat dhe shpresat e këshilltarëve më të ngushtë të tij, besonte me ngulm se komunzimi do të bjerë dhe vendosi që më 1982 në një fjalim në Londër të shpallte se komunizmi do të zhdukej në koshin e plehrave të historisë dhe se demokracia do të triumfonte aty ky komunizmi skllavronte njerëzit. E mbaj mend vizitën e tij në Zërin e Amerikës gjatë administratës së tij të parë. Me atë rast, ai na tha se lufta kunder komunizmit ishte luftë ideshë, ishte luftë midis të mirës e të keqës, ishte luftë për respektin e jetës dhe lirisë së çdo individi dhe i bëri thirrje stafit të Zërit të Amerikës, kryesisht neve që ishim nga Evropa Lindore, për të intensifikuar këtë mesazh dhe për të zgjeruar programet drejtuar botës komuniste. Si përfundim, administrata e Presidentit Reagan shtoi dukshëm buxhetin për programet e Zërit të Amerikës drejtuar Bashkimit Sovjetik dhe Evropës Lindore, duke përfshirë edhe transmetimet në gjuhën shqipe. Megjithse vizita dhe fjalimi i Presidentit Reagan na entuaziazmoi shumë me atë rast, asnjë prej nesh në atë kohë as nuk endërronim se disa vite më vonë Pakti i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik do të zhdukeshin nga faqja e dheut. Thuhet se vizioni që shtynte Zotin Reagan ishte, mbi të gjitha, një Amerikë, që sipas tij do të shkëlzente si një qytet i bukur në majë të malit, e që do të ushtronte një fuqi magnetike mbi mbarë botën. Ai ishte ndër të rradhët që besonte se njerëzit kudo në botë frymëzoheshin nga vetqeverisja demokratike që gëzonte populli amerikan, si edhe nga besimi kyç i themeluesve të këtij vendi se të gjithë njerëzit janë krijuar nga Perëndia me të drejta të barabarta. Vetëm nëntë javë pasi kishte filluar


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 nga detyra e presidentit, më 30 Mars, 1981, Zoti Reagan plagoset rëndë nga atentatori John Hinckley. Atentati kundër tij, e bëri atë më të vetdijshëm për mortalitetin e tij por gjithashtu ia shtoi dhe i forcoi kuptimin e misjonit të tij ndaj objektivave që donte të arrinte për vendin e tij dhe për botën. Presidenti Reagan ishte i krishterë protestant, por ishte i hapët dhe tolerant ndaj feve të tjera, sidomos katolicizmit. Kur Kardinali i atëhershëm i New Yorkut vajti për ta vizituar, Presidenti Reagan i tha Kardinalit Cooke: "Kam vendosur që sado pak kohë që më ka mbetur në këtë jetë, t'ia kushtoj të Madhit Zot." Në një takim me Papën Gjon Palin e Dytë në Vatikan, në Qershor të vitit 1982, Presidenti Reagan i tha Papës, i cili gjithashtu kishte pësuar atentat në sheshin e Shën Pjetrit: "Shiko se si forcat e këqia u përpoqen të na pengonin në rrugën tonë." Gazetarët e njohur Carl Bernstein dhe Marco Politi, në biografinë e Papës Gjon Palit të Dytë, arrijnë në një përfundim dramatik duke shkruar se: "Për Papën, Reagan ishte një instrument në duar të Perëndisë." Qellimi i këtij artikulli është, që në këtë 100-vjetor, të vihet në dukje fakti se si atentati kundër Presidentit Reagan, siç duket i afroi dy personalitetet më të dalluara të shekullit 20-të,-- 100-vjetoret e lindjes të të cilëve festojmë këtë vit -Presidentin Reagan dhe Nënë Terezen, në një mënyrë që nuk mund të parashikohej. Presidenti Reagan, udhëhiqte vendin më të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht që kishte parë ndonjëherë bota dhe Nënë Tereza, murgesha shqiptare që kujdesej për më të varfërit e të varfërve të botës. Pas atentatit kundër Zotit Reagan, në Qershor të vitit 1981, Nënë Tereza vizitoi Presidentin Reagan në Shtëpinë e Bardhë. Zoti dhe Zonja Reagan organizuan një drekë në nder të Nënë Terezes dhe ftuan një numër të vogël e të zgjedhur miqësh. Thuhet se me atë rast, Nënë Tereza i bëri Zotit Reagan një përshtypje të jashtzakonshme. Shërbëtorja e më të varafërve të Kalkutës iu drejtua Presidentit Reagan duke i thënë: "Zoti

President Reagan, a e dini se unë e motrat e mia kemi ndejë dy netë pa gjumë duke u lutur për ju pas atentatit. Ne i jemi lutur Perëndisë që të jetosh." Presidenti Reagan e falënderoi Nënë Terezen. Gjatë drekës, ajo përsëri i drejtohet Zotit Reagan dhe i thotë: "Ju keni vuajtur pasionin e kryqit dhe keni marrë mëshirën. Për këtë ekziston një qëllim. Për arsye të vuajtjeve tuaja, tani ju do t'i kuptoni vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj bote. Kjo u ka ndodhë ju në këtë kohë për arsye se vendi juaj dhe bota kanë nevojë për ju." Pas kësaj deklarate të Nënë Terezes thuhet se Presidenti Reagan mbeti pagojë, ndërsa e shoqja Nancy Reagan filloi të qante. Këtë vit, ne shqiptarët kujtojmë 100vjetorin e lindjes së Nënë Terezes e cila simbolizon karakterin e fortë të genit shqiptar dhe Amerika ka filluar përgatitjet për festimin e 100-vjetorit të lindjes së një udhëheqsi të madh të saj, Presidentit Ronald Reagan, i cili me optimzimin e tij dhe besimin në Perëndinë dhe në Amerikën e tij, ai mundi të ndryshonte botën. Dy personalitete, sa të ndryshme nga prejardhja dhe eksperienca e tyre aq të njëjta në pikpamjet e tyre, sidomos përsa i përket vlerës dhe respektit për jetën dhe lirinë e të gjithë njerzëve pa dallim e kudo në botë. Atentati kundër tij më 1981, e shtyri Zotin Reagan që të luante një rol edhe më të madh shpirtëror. Ish-këshilltari i Zotit Reagan për çeshtje të sigurimit kombëtar Zoti William Clark ka thënë se pas atentatit, bota ishte dëshmitare e një kurajoje dhe vepre më të madhe, nga ana e Presidentit Reagan në luftën kundër së keqës, që ishte baza e politikës së tij për paqe në botë, nëpërmjet përdorimit jo vetëm të fuqisë ushtarake por edhe asaj morale. Kjo politikë që ai e zbatoi në mënyrë agresive dhe të vendosur, çoi në rënjen e Murit të Berlinit dhe më në fund në shaktërrimin e perandorisë së urryer sovjetike, duke siguruar kështu lirinë për rreth 350-milion veta anë e mbanë euroazisë e më gjerë. Në Qershor të Vitit 1985, Presidenti Reagan e dekoroi Nënë Terezen me Medaljen Presidenciale të Lirisë, duke

shprehur "një dashuri dhe respekt të thellë", për të, në emrin e tij personal dhe në emër të Shteteve të Bashkuara dhe duke e quajtur Nënë Terezen "heroinë e kohërave tona". Me atë rast, Presidenti Reagan falënderoi gjithashtu Nënë Terezen për veprën dhe punën e saj, gjë që sipas tij kishte frymëzuar aq shumë amerikanë, individë si edhe sektorin privat dhe qeveritar, të udhëhequr nga drita e dashurisë së saj, për të ndihmuar më të varfërit e botës. Duke shpallur 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezes, si kryengjarjen e këtij viti për kombin shqiptar, Kryeministri shqiptar, Zoti Sali Berisha tha se "askush nuk i ka dhënë më shumë nder dhe dinijitet njeriut, sesa ajo, me veprimtarinë dhe virtytet e saj.... ndaj duhet të shprehet mirënjohje e thellë mbarëpopullore ndaj veprës së ndritur, trashëgimisë së mrekullushme që ajo la për njeriun dhe për njerëzimin." Presidenti Reagan ishte shumë i preokupuar me fatin e popujve nën regjimet komuniste të Evropës Lindore e Qendrore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, si edhe të popujve të shtypur anë e mbanë botës dhe për fatin e njerëzimit në përgjithësi. Ai kishte një vizion për t'i liruar këta popuj dhe për t'i dhënë fund luftës së ftohët. Ai përkujtohet në këtë 100-vjetor jo vetëm nga kombi i tij të cilin e donte dhe të cilit i shërbeu me krenari, por edhe nga miliona gra e burra, duke përfshirë edhe shqiqptarët, që sot jetojnë në liri, për arsye të politikës së tij të vendosur në mbrojtje të lirisë njerëzore dhe avancimit dhe përforcimit të kauzës së paqes dhe lirisë në botë. Prandaj, të festojmë 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezes me plot dinjitet e krenarinë që ajo meriton, pasi ajo është e jona-por në të njëjtën kohë mos të harrojmë edhe 100-vjetorin e lindjes së Presidentit Ronald Reagan, dhe miqësinë e tij me Nënë Terezen-pasi ai ishte arkitekti që më në fund ndihmoi në rrëximin e Murit të Berlinit dhe në rënjen e komunizmit, pa të cilën dyshoj seriozisht se Shqipëria dhe trojet shqiptare do të gëzonin sot liritë demokratike dhe pavarësinë e Kosovës-po të ishte gjithnjë në fuqi komunizmi.

49


50

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Mother Teresa: Do It ANYWAY (Academic Colloquium on the 100th Anniversary of the Birth of Mother Teresa St. Paul’s Albanian Catholic Church. Thursday, 26 August 2010)

- By: Franz-Llesh Grishaj

I

t is truly an honor to be with you on this solemn and joyous occasion of the dedication of the newly erected Mother Teresa statue, generously donated by the brothers Leka and Pashko Gojcaj, as we commemorate the 100th anniversary of the birth of the Blessed Teresa of Calcutta, more commonly known as Mother Teresa; and by her dearest admirers simply called “Mother.” As an Albanian-American Community, we are extremely happy with today’s scheduled events in remembrance of Mother Teresa that will take place not only at St. Paul’s Albanian Catholic Church but also throughout the globe as the Catholic Church, Albanians world-wide (regardless of religious affiliations), and all people of good-will are commemorating her centennial. However, I am also aware that many of our people, here and abroad, once again feel irritated as we did during her beatification with the reemergence of so-called scholarly and diplomatic bickering over her legacy. Moreover, the senseless criticism against the U.S. Postal Service for issuing a commemorative stamp in honor of Mother Teresa compounded with the owner of the Empire State Building, Mr. Anthony Malkin, denying the Catholic League’s request for the building’s iconic lightings featuring blue and white in tribute of Mother Teresa’s centenary only adds to our frustration. [As a footnote, the Catholic League submitted its request on 2 February and was officially denied on 5 May without any explanation. Afterwards, as a means of justifying their decision a new paragraph was amended stating “…the Empire State Building has a specific policy against lighting for religious figures, religious organizations …” Furthermore, precedent had been set in which this great landmark could honor achievers or achievements when deemed fitting and proper. Does not Mother Teresa’s greatest compare with the 60th anniversary of the Chinese Communist revolution?] Regardless, as a people of faith, desiring only to honor our beloved sister and mother, I respectfully suggest that we do not

allow ourselves to become preoccupied with these distractions. Instead, let us in mind, body, and spirit totally dedicate ourselves to this historic day as we pay homage to truly “one of the greatest missionaries of the 20th century” as described by Pope John Paul II. In referring to Mother Teresa, many

wonderful names have been affectionately bestowed on her: “Living Saint,” “Saint of the Gutters,” “God’s Gift,” “God’s Pencil,” “Apostle of Joy,” “Courageous Missionary,” just to name a few. She, however, confessed that “The title of ‘Mother’ is the biggest honor I have ever received.” Knowing the intimate spiritual relationship she had with the Blessed Virgin Mother Mary, no one could doubt her sincerity. Yet, if I could choose a word, title, that would best identify her, it would be a “mystic” – yes, a modern-day mystic. Mother Teresa was a traditional Christian mystic in the purest sense as her “call within a call” truly exemplified her unique and exceptionally profound experience of oneness with God. In addition, we are fortunate for the tremendous amount of inspirational testimonies, biographies, and scholarly work on Mother Teresa, not to mention her own personal writings. This gives any researcher an immeasurable wealth of information to

work with. My primary focus will be on a well-known poem attributed to Mother Teresa. After much contemplation, I will be examining the genuine spiritual message that I feel the poem conveys; and then I will illustrate how Mother Teresa and the Missionaries of Charity have personified it. By no means, however; does this imply that there can be only one interpretation. Here it is. “ANYWAY”*

People are often unreasonable, illogical and self centered; LOVE THEM ANYWAY. If you are kind, people may accuse you of selfish, ulterior motives; BE KIND ANYWAY. If you are successful, you will win some false friends and some true enemies; SUCCEED ANYWAY. If you are honest and frank, people may deceive you; BE HONEST AND FRANK ANYWAY. What you spend years building, someone could destroy overnight; BUILD ANYWAY. If you find serenity and happiness, they may be jealous; BE HAPPY ANYWAY. The good you do today, people will often forget tomorrow; DO GOOD ANYWAY. Give the world the best you have, and it may never be enough; GIVE THE WORLD THE BEST YOU’VE GOT ANYWAY. You see, in the final analysis, it is between you and God; IT WAS NEVER BETWEEN YOU AND THEM ANYWAY. The simplicity of this poem, uniquely insightful in nature, is so philosophically, theologically, and spiritually significant because, not only does it clearly describe the fundamental principles of fidelity, hope, service, compassion, and love that Mother Teresa, and the Missionaries of Charity, are renowned for in serving “the poorest of the


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 poor.” It also resonates the essential teaching of the Gospel that these core values epitomize, which according to Mother Teresa is, “Jesus came to teach us: that God loves us, and that He wants us to love one another as He loves us.” So intrinsically imbedded was this belief that she repeatedly stated, “Our mission is to convey God’s love – not a dead God but a living God, a God of love.” This love that consumed and drove Mother Teresa is Almighty God Himself because Sacred Scripture assured her, and all of us, that, “God is love, and whoever remains in love remains in God and God in him” (1 John 4:16). More importantly, who was this “God of love” that transformed Mother Teresa’s entire-being? The answer for her was, and will always be, Jesus. She wrote, “To me Jesus is my God. Jesus is my Spouse. Jesus is my Life. Jesus is my only Love. Jesus is my All in All. Jesus is my Everything!” This “God of love” exalted Mother Teresa to see, through the lenses of her soul, the spiritual reality that “we all have been created in the image of God to love and to be loved.” Therefore, she was inspired with word and deed to express that “It is not enough for us to say: ‘I Love God,’ but I also have to love my neighbor.” It is apparent that this intrinsic truth is the summation of the Ten Commandments: “You shall love the Lord, your God, with all your heart, with all your soul, with all your strength, and will all your mind, and your neighbor as yourself” (Luke 10:27). This empowering conviction, as the poem suggests, encouraged her, and challenges us, to love unconditionally, to be kind, to succeed, to be truthful, to build, to be happy, to do good, and to give your best to the world. For it is comprised of all of God’s children - irrespective of social class, ethnic origin, or profession of faith - and hence, according to Mother Teresa, “There is only one God and He is God to all; therefore it is important that everyone is seen as equal before God.” As described by this poem, there is a fundamental difference in how Mother Teresa perceived “love your neighbor as yourself.” I believe that her understanding of “love of neighbor” is not confined to the “Golden Rule” which states, “Do to others whatever you would have them do to you.” (Matthew 7:12). While this teaching is cherished, it is people loving others according to their limited human awareness of what they perceive others may want, or need, solely based on their personal disposition. To a mystic, however, what is absent here is the essential component of

oneness with God. On the other hand, Mother Teresa’s tangible representation of how to love your neighbor is most evident in the Last Supper. There, Jesus the “Teacher” and “Lord” goes against the cultural norms of the time by washing his disciples’ feet and then says to them, “I have given you a model to follow, so that as I have done for you, you should also do” (John 13:15). Afterwards, Jesus gives them a new commandment to “Love one another as I have loved you” (John 13:34), and stipulates that “This is how all will know that you are my disciples” (John 13:35). You see, there is absolutely no reciprocity involved and this loving act of service is actually fashioned by her Lord and her God. Simply “Whoever loves me will keep my word” (John 14:23). Mother Teresa, a true disciple in complete union with God, incorporated this model and completely infused it into the Missionaries of Charity. When Mother Teresa begins to THIRST for “the unwanted, the unloved, the uncared for” she is inflamed with the realization that she is literally caring for her “Crucified Spouse” and as a direct result sees “God in every human being.” This deep revelation expressed in the Gospel message of the Last Judgment became the basis of her entire ministry: "For I was hungry and you gave me food, I was thirsty and you gave me drink, a stranger and you welcomed me, naked and you clothed me, ill and you cared for me, in prison and you visited me." Then the righteous will answer him and say, "Lord, when did we see you hungry and feed you, or see you thirsty and give you drink?"… The king will say to them in reply, "Amen, I say to you, what ever you did to the least of my brethren, you did it to me" (Matthew 25: 35-40). The last stanza of the poem unequivocally supports this profound belief; that whatever we do to each other, good or evil, we are actually doing it to God. Mother Teresa’s resolve to “Do something beautiful for God” by seeking, finding, and serving Jesus in a most “distressing disguise" is purely remarkable and incomprehensible, especially considering the nearly 50 years of “intense spiritual darkness” that she suffered. Her uncompromising fidelity, accurately portrayed by this poem, of doing it anyway, is truly inspirational and, perhaps, almost overwhelming. Yet with “only blind faith” and the belief in prayer, as her source of strength, Mother Teresa continued with the fruit of love, which springs forth service, and served with joy, knowing that “God loves a cheerful giver” (2 Corinthians 9:7).

51

I believe that this intrinsic quality of faithfulness to the very end is also derivative of her cultural heritage. Having been raised in a traditional patriotic Albanian family by devout Catholic parents, Mother Teresa at an early age must have experienced the Albanian Besa. The besa is more than just a word; it is a concept of sacredness stemming from a person’s word of honor, which may be either a sworn oath or pledge. Once the besa has been given, one is bound by it. Thus, I lay claim that the day Mother Teresa made her Perpetual Profession; she freely and lovingly gave her besa, becoming, as she so often said, the “spouse of Jesus” for “all eternity.” At this moment, I am once again reminded from Sacred Scripture, “Whoever sows bountifully will also reap bountifully” (2 Corinthians 9:6) and, thus, can visualize Jesus saying to Mother Teresa, “Well done my good and faithful servant…come share your master’s joy.” (Matthew 25:21). In conclusion, I reaffirm that this eloquent poem, with deep spiritual truths of elegant beauty, illuminates Mother Teresa and her ministry as personified through the Gospel’s eternally mandated message: God loves us and He wants us to love each other like He loves – unconditionally! Therefore, we should love as He taught us to love. Furthermore, if we meditate on the following saying by Mother Teresa, “True holiness consists in doing the will of God with a smile” and interweave it with the belief that God is holy and therefore also wants’ us to be holy, then this poem also explicitly demonstrates that holiness can truly be achieved in this world through very simple means – “to love as He loved us” - therefore inspiring all of God’s children to smile as we do it ANYWAY! Thank you for your attentiveness. God bless you! Mother Teresa, continue to share with us; Mother Teresa, continue to care for us; Mother Teresa, continue to comfort us; Mother Teresa, continue to pray for us; Mother Teresa, continue to love us; Mother Teresa, happy birthday. * Although this particular version of the poem is attributed to Mother Teresa and found engraved on the wall of Shishu Bhavan, Mother Teresa’s home for children in Calcutta. It is believed to be based on The Paradoxical Commandments written by Kent Keith in 1968.


52

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010 Profil skulptori

Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematikën e veprave të skulptorit Vasil Rakaj - Nga Klajd Kapinova

S

kulptori Vasil Rakaj (1954), ka lindur në Petrelë të Tiranës. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe. Jeta e tij është interesante që nga fëmijëria. Shkollën fillore e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në Laç të Kurbinit. Pasioni për skulpturën bën që i riu Rakaj shkollën e mesme t’a përfundojë në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura në kryeqytetin e Shqipërisë. Skulptori filloi punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoi grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej 1982 e sot. Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti Rakaj, gjatë jetës së tij krijuese, kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e materiale të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri. Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti i Të Lumes Nënë Tëreze, me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës. Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta. Të tilla mund të përmendim portretet: “Nëna heroinë”, “Fshatarja”, “Malësori”, “Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit - punim në gur), portrete fëmijësh: “Punim me shtiza”, “Kodra e Ksulave” dhe kompozimet: “Gdhendësi popullor krutan”, “Puthja”, “Besa”, “Piskama-portret me duar” etj. Falë punës krijuese në punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas)

Skulptori Vasil Rakaj me autorin e Klajd Kapinova skulptori gdhendës, Rakaj, ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërrshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja. Punime të tjera të gdhendur në dru me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën e Krujës. Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Tereza, në Shqipëri, janë nderuar me çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht me “Portret në dru” (2009) në Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit amerikanë. Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj ka hapur në 100-vjetorin e lindjes e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York, etj. Ajo që të bie në sy është se tematika e Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme në natyrë. Kështu punimet e skulptorit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz, monumenti pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Hartsdale, New York, në Shesin Qendror të Prishtinës, Kishën Katolike “Zoja Pajtore e

Shqiptarëve” në Detroit (MI). Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, autori Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në vitin 1998, në 1–vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza. Ata më vonë mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike t’a kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: Papa Gjon Pali II, Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, George W. Bush, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Sali Berisha, etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” me qendër në Tiranë. Në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, skulptori Rakaj, ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e kryetares së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selisë së OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur me dy punime. Nga fondi i ekspozitave personale, autori bujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës meshtarit të nderuar Don Pjetër Popaj, famullitar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, biografit të Nënë Terezës Dr. Don Lush Gjergjit, Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë, ish Presidentit Fatmir Sejdiu, etj. Ashtu sikurse quhet Don Lush Gjergji biografi i Nënë Terezës me shkrime, me plot të drejtë e quajmë artistin e talentuar Vasil Rakaj si skulptori i Nënë Terezës.


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

53

Me rastin e tridhjetë vjetorit të marrjes së çmimit Nobel për Paqe nga Nëna Terezë, në Teatrin Kombëtar u mbajt një akademi përkujtimore, me ç’rast, nga ana e Presidentit Sejdiu, viti 2010 u shpall ‘Vit i Nënës Terezë’.

Nobelistja shqiptare - Alfred Beka Para tridhjetë viteve për herë të parë një çmim Nobel ka rënë në duart e një shqiptareje. Ka qenë pikërisht Nëna Terezë shqiptarja e parë që është laureuar me çmimin Nobel për Paqe. Në tridhjetë vjetorin e dhënies së këtij çmimi, të enjten, nën patronazhin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të figurës së Nënës Terezë. Duke folur para të pranishmëve, Presidenti Sejdiu tha se Nëna Terezë ishte shqiptare e lindur në Shkup, me prindër nga Kosova, të cilët e kishin edukuar në frymën e vërtetë të shpirtit shqiptar, në frymën e dhembshurisë, të humanizmit dhe të dashurisë për njeriun. "Ndaj, lutja e saj njeh shkallëzimin ngjitës dhe zgjerohet në tërë botën, bëhet universale, ashtu siç ishte zemra e saj", tha ai. Duke e cilësuar si bijë të urtë të popullit shqiptar, Presidenti Sejdiu tha se ajo është personalitet i rrallë edhe i Kishës Katolike Shqiptare. Sipas tij, Nëna Terezë e ka vazhduar në mënyrë shembullore udhën e madhe të Papa Klementit, Pjetër Budit, Atë Shtjefën Gjeçovit dhe shumë e shumë misionarëve të tjerë, që dhanë aq shumë për fe e për atdhe. Sejdiu, po ashtu, theksoi se Nëna Terezë, padyshim, është bijë dhe nënë e gjithë njerëzimit. "Ajo është shqiptare, po, gjithashtu, është edhe indiane, italiane, amerikane, angleze. Të gjithë duan ta identifikojnë si të tyren, të gjithë duan të shembëllejnë me të. Dhe kanë të drejtë, sepse ajo nuk ishte vetëm jona, vetëm e ne shqiptarëve, por ishte e botës mbarë, e gjithë njerëzimit", tha Sejdiu. Duke i përmendur disa prej çmimeve që i ka marrë Nëna Terezë anekënd botës, Sejdiu tha se “më 28 tetor 1996, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova e shpalli Nënën Terezë “Qytetare Nderi e Republikës së Kosovës”. Më tutje, Presidenti Sejdiu tha se duke i pasur parasysh të gjitha virtytet dhe cilësitë e rralla njerëzore e kombëtare të Nënës Terezë, duke pasur parasysh veprën e saj të madhe jetësore, ka marrë vendim që të shpallë vitin 2010, vitin që shënon njëqindv-

jetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, "Vit të Nënës Terezë". Ai po ashtu tha se jep Patronazhin e tij për të gjitha veprimtaritë që Ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore do të organizojnë për ta nderuar e për ta lartësuar emrin e ndritur të Nënës Terezë. “Nëna Terezë botërisht u shpall ‘Personalitet i Shekullit XX’. Shpallja e vitit 2010 ‘Vit i Nënës Terezë’ është një mirënjohje jona e vogël për këtë bijë të madhe të botës shqiptare dhe të gjithë njerëzimit”, tha në fund Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, në fjalën e tij, Ipeshkvi i

Nëna Tereze me biografin e saj Dom Lush Gjergjin pas marrjes së çmimit Nobel Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, tha se tridhjetë vite më parë, ne të gjithë shqiptarët, ishim nën prangat e diktaturës dhe jetonim në terrin e ideologjisë që na i impononte koha. “Atëherë, pra, kur kjo motër e jona, me veprën e dashurisë kishte arrit të bëhej Nënë e botës së varfër, kur kishte arrit të merrte merita dhe dekorata të shumta, falënderime dhe mirënjohje nga institucionet dhe shtete të ndryshme të botës, siç ishte edhe Çmimi Nobel për Paqe, ne as që e dinim se si në këto kohë të errëta diku në horizont ishte një yll drite që shkëlqente dhe denjësisht na përfaqësonte të gjithë neve kudo në botë”, u shpreh Imzot Gjergji. Ai tregoi se me pesë shtator të këtij viti, që është dita e Festës së Nënë Terezës,

që shënon edhe ditën e kalimit të saj në amshim, në Katedralen “Zoja e Këshillit të Mirë” në Prizren, e ka shpallë vitin 2010 “Vit jubilar të Nënë Terezës” për Kishën tonë në Kosovë. Imz. Gjergji shtoi se populli ynë dhe kisha jonë, në të kaluarën e largët dhe në atë të afërm që mbajmë mend, ka nxjerrë figura të shumta që kanë dhënë kontribut të çmuar: për shkrim e lexim, për dije dhe kulturë, për fe dhe Atdhe, për liri dhe shtet. “Por, ndër të gjitha këto janë dy figura të pakontestueshme dhe fuqiplote që meritojnë të nderohen nga të gjithë: Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe, vigani i qytetërimit tonë dhe frymëzuesi i përhershëm për liri dhe Gonxhe Bojaxhiu, që e gjithë bota e quan Nënë Tereza, simboli i dashurisë dhe i paqes për të gjithë”, tha ai. Gjergji e falënderoi Sejdiun për dekretin e tij me të cilin e shpall vitin 2010 vitin e Nënë Terezës. “Dekreti Juaj i jep dimension më mbarë-shtrirës kësaj iniciative dhe iu mundëson të gjithë institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës tonë, pa marrë parasysh dallimet që i kemi, të reflektojnë mbi veprën dhe figurën e shkëlqyeshme të dashurisë dhe të paqes, që është Nënë Tereza”, tha Imzot Gjergji. Sipas tij, Nënë Tereza ishte dhe mbetet simbol i përkryer i ushtrimit të dashurisë ndaj të afërmit, dashuri kjo që, siç u shpreh ai, tejkalon kufijtë njerëzorë e mund të shpjegohet dhe të kuptohet vetëm me dimensionin hyjnor. Ndërkaq, Dom Lush Gjergji, njëri prej biografëve më të njohur të Nënës Terezë, duke e vlerësuar si nënë të gjithë njerëzimit, tha se Nëna Terezë ishte kulminacioni i punës vetëmohuese. “Nëna Terezë është kulminacioni i punës vetëmohuese, i mirësisë dhe dashurisë”, tha ai, duke shtuar se “Nëna Terezë e pranoi çmimin Nobel për Paqe, vetëm në emër të të varfërve, për të ndihmuar të varfrit ndër më të varfrit, duke vënë në qendër të vëmendjes dy shtylla, Zotin dhe njeriun”. Duke qenë se viti 2010 është vit jubilar i Nënë Terezës, pasi që shënon njëqind vjetorin e lindjes së saj, ky vit është shpallur si “Viti i Nënë Terezës” dhe me këtë rast, gjatë këtij viti, nëpër tërë Kosovën, do të mbahen aktivitete të llojeve të ndryshme kushtuar Nënës Terezë.


54

Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Nënë Tereza - Diell që shëndriti botën me dashurinë hyjnore Nga Don Marjan Ukaj, Calcuta, India o e kundruam diellin na duket shumë i vogël edhe pse shkenca mëson se është një milion herë më i madh se toka dhe se rreth tij sillen të gjitha planetet, së bashku me një numër të madh objektesh të vogla. Dielli, egzistencën e të cilit nuk mund ta mohojë asnjë njeri normal, është vetëm një krijesë e Zotit, e cila nuk vepron njëanshëm. Arsyeja pse dikund nxen më shumë e dikund më pak, nuk qëndron në atë vetë, por në pozicionimin e planeteve, apo objekteve që e rrethojnë. Mjerisht, ka të verbër që nuk e njohin dritën e tij, sikundër edhe të atillë që jetojnë në mashtrim dhe nuk i lejojnë rrezet e tija jetëdhënëse të depërtojnë në dhomën e errët dhe të ftohtë të shpirtit të tyre. Edhe jeta e njeriut i nënshtrohet një ligji të tillë dhe funksionon sipas të të njëjtit rregull mbinatyror. Egziston vetëm një Krijues, rrezet e të cilit dhurojnë ngrohtësi, dritë, jetë, paqe dhe dashuri, e ky është Zoti, ndërsa të gjithë ne njerëzit jemi të krijuar si dritëdhënës të tij. A mund ta imagjinojmë si do të ishte bota sikur në të, me shembullin e tyre të mirë, të ndiçonin mbi gjashtë miliardë njerëz? A do të kishte errësirë, urrejtje, dhunë, luftëra, mëkate? Veprat e bëjnë njeriun të madh, apo të vogël; të dashur, apo të urryer; të përjetshëm, apo të harruar. Historia mëson për njerëz të kalibrave të mëdhenj, të cilët, duke e flijuar jetën për ideale të shenjta, i dhuruan botës dituri, kulturë, zhvillim, shpresë, dashuri etj., por e dimë mirë se rrallëkush deri më sot ka qenë aq i dashur, i pranuar dhe i pakontestuar nga të gjithë, pa dallim feje, race dhe kombësie, sa e lumtura Nënë Tereza. Kjo Gonxhe e çelur në “Kopshtin” tonë, të ujitur me gjakun e martirve, e cila sikur “bleta punëtore” e thithi nektarin e traditës dhe të kulturës sonë shekullore, për ta shndërruar në dashuri ndaj Zotit dhe të afërmit, bulëzoi si një “shërmend” në trungun e tokës ilire, e cila nga më të parët e pati fatin të pijë nga kjo gurrë e hireve. E la Shkupin që e donte shumë, u nda përgjithmonë nga familja dhe u drejtua drejt Indisë së lartë dhe të varfër, për t’u bërë shërbëtore e më të braktisurve. Shpirti i pastër, mendja e shëndritur dhe zemra e mbushur plot dashuri për Zotin, e gërshëtuar me besën dhe bujarinë shqiptare, ishin stolia e këtij portreti të panjollë dhe të gdhendur në traditën e familjes Bojaxhiu. Nënë Tereza iu dorëzua krejtësisht planit hyjnor dhe prandaj Jezusi iu drejtua me fjalët: “Kam etje!” Etja e Tij konsiston në shpirtërat e njerëzve të braktisur në errësirën e hërresës dhe të mëkatit. Jezusi ka nevojë për ata që sjellin dritë, shpresë dhe jetë, për këtë arsye e thirri Nënë Terezën: “Eja, bëhu drita ime!” Ishte kjo “thirrje në thirrje” që asaj i kushtoi vuajtje, vetëflijim, errësirë dhe trishtim, por njëkohësisht i dhuroi shumë hire dhe bekime. Gonxha i qëndroi besnik besës që ia kishte dhënë nënës, se do të bëhej

P

misionare e Zemrës së Jezu Krishtit dhe vërtetë u bë një “laps në dorën e Zotit”, me anë të të cilit Jezusi e shkroi një faqe të re të Ungjillit në botën tonë moderne, duke e bërë atë sikur një diell të vërtetë, i cili do t’i shtrijë rrezet e dashurisë hyjnore mbi të gjithë njerëzit e botës. Besimi, dashuria, puna dhe përkushtia e pafund e Nënë Terezes është dëshmia më e mirë dhe më e gjallë e mishërimit të Jezusit në jetën e çdonjërit prej nesh dhe arsyeja më e madhe e mburrjes dhe krenarisë për popullit tonë shqiptar. Në lidhje me këtë më së mirë flet Kalkuta, vendlindja e dytë e Nënë Terezës, ku ajo u identifikua me Krishtin e kryqëzuar dhe të vuajtur, të etur dhe të uritur për shpirtërat e njerëzve. Kalkuta, metropol i Bengalit Përendimor me mbi 12 milion banorë (askush nuk e din statistikën e saktë), përkundër mjerimit të skajshëm që mbretëron në të, është qytet me njërëz shumë të dashur dhe paqësor. Në të hetohet një klimë shumë e mirë e bashkëjetesës së religjioneve, për të cilën në mënyrë të veçantë kontribuoi Nëna jonë Tereze, për çka u shpërblye më çmimin më të lartë të Indisë dhe me atë Nobel. Të paraqitesh si shqiptar në Kalkutë është një krenari shumë më e madhe sesa kudo tjetër në botë. Secili të shikon me një buzëqeshje dhe dashamirësi, duke të pyetur me një ndjenjë falënderimi: “You are from Mother Teresa’s country?!” (Jeni nga vendlindja e Nënë Terezës?”) Nënë Tereza është, padyshim, personaliteti më i dashur i popullit indian, njëherit edhe personaliteti më i madh i shekullit XX. Këtë ajo e arriti me përvujtërinë më të madhe ndaj Zotit dhe Kishës së tij, si dhe me dashurinë më të skajshme ndaj njeriut. Madhështia e saj qëndron në faktin se ajo nuk i përkiste vetëm një kombi, por të gjithë botës, në vëçanti atyre më të braktisurve. Kështu sikur një diell shkriu akullnajat e zemrave të miliarda njerëzve, mjek që shëroi qindra mijëra të sëmuar, nënë që përvetësoi aq shumë fëmijë të braktisur nga prindërit, çelës që hapi dyertë e, pothuaj, të gjithë botës. Rregulli i Nënë Terezës përfshinë të gjitha degët e mundëshme të shërbimit të krishterë: 1.) Motrat aktive: numri i tyre është 4.771, që janë të pranishme në 137 shtete të botës dhe jetojnë në 744 bashkësi. 2.) Motrat kontenplative: numri i tyre arritë 197 dhe jetojnë në 22 bashkësi të shpërndara në 11 shtete. 3.) Meshtarët: numri i tyre është 38 dhe jetojnë në 8 bashkësi. 4.) Vëllezërit aktiv: numri i tyre është 377, jetojnë në 68 bashkësi dhe janë të pranishëm në 21 shtet. 5.) Vëllezërit kontenplativë: numri i tyre është 28 dhe jetojnë në 5 bashkësi. Përpos kësaj, Nënë Tereza ka miq dhe vullnetarë në mbarë botën, që e ndihmojnë këtë vepër, që në shumë çka i tejkalon kufijt njerëzor. Ajo askurrë nuk u përkul para mjerimit, por, duke e braktisur tërësisht vetëvetën, u identifikuar me më të varfërit, të sëmuarit, leprozët, jetimat, invalidët, të pastrehët etj., dhe kështu u bë mësuese e Dashurisë hyjnore. Ajo është një Bibël e gjallë që dëshmon se: njeriu

për ta arritur Dashurinë duhet të flijohet, të mishërohet dhe të dëshmojë me jetë. Dashuria kërkon besnikëri në ditët më të errëta, ndërsa i dashuruari është i sigurtë se herët, a vonë dashuria e tij do të triumfojë. Errësira që e përcolli Nënë Terezën gjatë gjithë jetës nuk ishte e zonja ta ngadhënjente dhe ta ndante nga Krishti, të cilit iu kishte dhuruar që nga fëmijëria. Ajo, përkundër errësirës që mbretëronte në zemrën e saj, dyshimeve që synonin ta ndanin nga Zotit, gjithmonë e buzëqeshur dhe e vendosur vazhdonte ta shikonte Krishtin në çdo njeri, andaj vraponte për t’ia shuar etjen. Pas 60 viteve, kur ndalemi dhe shikojmë një mjerim të tillë që mbretëron rrugëve të këtij metropoli shumë të nxehtë, e pyesim veten në mënyrë spontane: Si ka patur forcë Nënë Tereza të ballafaqohej me një realitet të tillë? Kur kësaj i shtohen problemet edhe më të mëdha të asaj kohe, atëherë është e qartë se vepra e saj shumë dimenzionale ka qenë krejtësisht e udhëhequr nga Zoti. Është kënaqësi të shikosh këtu të gjithë ata vullnetarë që vijnë nga të gjitha vendet e botës (përjashto trojet shqiptare), për t’u vënë në shërbim të përkohshëm në qendrat e ndryshme të “Misionareve të Dashurisë”. Shtëpia amë, ku gjindet edhe varri i Nënë Terezës, tërë ditën vlon, jo vetëm nga vapa përvluese dhe motrat e shumta (mbi 150 që banojnë në të), por edhe nga numri i shtegtarëve dhe nga ai i vullnetarëve, që praktikisht këtu e fillojnë çdo ditë me Meshën shenjte dhe e përfundojnë me adhurim. Duke patur parasysh se gjindemi në vitin jubilar të 100 vjetorit të lindjës së të Lumturës Nënë Terezës, motrat “Misionaret e Dashurisë” së bashku me meshtarët, vëllerëzit dhe Arqipeshkëvinë e vendit kanë përgatitur një program shumë të bujshëm, që fillon me lutjen e nëntëditëshit (nga 17-25 gusht) dhe arrit kulmin me Meshën e dt. 26 gusht (ora 6.30), të cilën do ta udhëheqë Eminenca e Tij Kardinali Telesphore Toppo. Pas kësaj është në program festivali i filmit dhe lutjet e ndryshme për të përfunduar me celebrimin e Meshës shenjte në përvjetorin e vdekjes (më dt. 5 shtator), të cilën do ta drejtojë Nunci Apostolik Mons. Salvatore Pinacchio. Shënimi i këtij jubileu le t’na ndërgjegjësojë edhe më tepër për ta njohur veprën e Shenjtëreshës sonë, të mbushur me plot dashuri dhe dritë. Kjo mund të realizohet vetëm po u hapëm ndaj saj. Përndryshe, kam frikë se, nuk do të jemi në gjendje t’i kuptojmë, e aq më pak t’i realizojmë veprat që ajo i bëri për njerëzimin. Nënë Tereza e realizoi misionin e vetë në mënyrë të përsosur, duke e shpallur dhe mishëruar Ungjillin në mbarë botën. Përmes saj, pikërisht sikur përmes diellit, ndriçojnë rrezet e dashurisë së Zotit në çdo popull dhe në çdo komb. Andaj, nëse jetojmë me paragjykime, mbyllemi në dhomën tonë të errët, apo nuk pozicionohemi si duhet dhe nuk lejojmë të depërtojnë në ne rrezet e tija, nuk është dielli fajtor, por ne vetë. Prandaj, ta lusim Nënë Terezën që të lutet për popullin tonë shqiptar, që të fitojë atë besim dhe dashuri që e pati vetë ajo për Zotin dhe të afërmin!


Jeta Katolike | Korrik - Shtator 2010

Pagëzime

Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të shenjtë

Kumbarë: Marjan & Afrodita Cubi Elena Diana Mari Prindër: Enkel & Lucia Mari Kumbarë: Pjeter & Mara Tushaj Stella Gojcaj Prindër: Vincent & Rina Gojcaj Kumbarë: Victor & Norma Zagreda Alban Dreshaj Prindër: Mark & Violet Dreshaj Kumbarë: Mark & Lula Brishaj

Edona Lumaj Prindër: Limon & Regjina Lumaj Kumbarë: Pjeter & Katrina Bujaj

Albin Dreshaj Prindër: Mark & Violet Dreshaj Kumbarë: Mark & Lula Brishaj

Mikayla Parubi Prindër: John & Victoria Parubi Kumberë: Tom & Joanna Shkreli

Miranda Zoya Gecaj Prindër: Agron & Pashke Gecaj Kumbarë: Marijan & Liza Marku

Melisa Culaj Prindër: Gjelosh & Drita Culaj Kumbarë: Gjok & Leze Selca Gabriel Doci Prindër: Andrea & Esmeralde Doci Kumbarë: Edmond & Valjeta Nikolla

Alexandra Eva Kolndreu Prindër: Edmond & Victoria Kolndreu Kumberë: Joseph & Suzana Kocaj

Francis Mark Karaqi Prindër: Leonard & Renata Karaqi Kumbarë: Mikel & Pashke Markaj

Julia Claire Junkovic Prindër: Alekci & Marija Junkovic Kumberë: Damian & Jaime Coleman

Leander Markaj Prindër: Nikolle & Merita Markaj Kumbarë: Tom & Nikolina Dusi

Valentino Vulaj, 28-vjeç Vdiq më 7 Korrik 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Jason Dominic Djonovic Prindër: Valentin & Leonora Djonovic Kumbarë: Mark & Roberta Gjonaj

Dorde Nikprelevic, 74-vjeç Vdiq më 8 Korrik 2010 U varros në vendlindje

Anabella Gjuraj Prindër: Gjergj & Suzana Gjuraj Kumbarë: Pren & Valdete Gjuraj

Gjoka Shkreli, 80-vjeç Vdiq më 9 Korrik 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York

Luke Gjergj Nikci Prindër: Daniel & Branka Nikci Kumbarë: Vuksan & Violeta Nikac Ellena Pepaj Prindër: Kastriot & Heriona Pepaj Kumbarë: Mark & Kristina Mernaci

Linda Rrapi Prindër: Anton & Berlinda Rrapi Kumbarë: Pren & File Gjidoda

Patrik Ula Prindër: Viktor & Sonja Ula Kumbarë: Wyat & Maureen Anderson

Anthony Luan Shkreli Prindër: Luan & Elizabeta Shkreli Kumbarë: Zef & Hana Curanaj

Marinel Bunjaj me Raimonda Ndocaj Më 4 Korrik 2010

Enkelejd Ceka me barbara Cacovic Më 31 Korrik 2010

Vuksan Vulaj me Victoria Gjokaj Më 4 Shtator 2010

Zef J. Nikolla me Natalia Ivezaj Më 10 Korrik 2010

Gerardo C. Villani me Shpresa Perlleshi Më 31 Korrik 2010

Sokol Nika me Naile Kacic Më 12 Shtator 2010

Sander Qarri me Arjane Pllumaj Më 31 Korrik 2010

Jared K. Taylor me Katarina Gjokaj Më 17 Korrik 2010

Artan Maksuti me Marie Marku Më me 7 Gusht 2010

Maria Gazivoda, 82-vjeç Vdiq më 17 Korrik 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Triga Rukaj, 82-vjeç Vdiq më 18 Korrik 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nikoll Berisha, 68-vjeç Vdiq më 21 Gusht 2010 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York

Gjon Peter Arifi Prindër: Agrone & Margita Arifi

Kurorezime

Denis Palaj me Matilda Doci Më 17 Korrik 2010

In Memoriam

Olivia Zoi Marku Prindër: Arben & Suela Marku Kumbarë: Gjovalin & Veronika Vecaj

Christian Nikolas Camaj Prindër: Nikoll P. & Maria K. Camaj Kumber: Pjeter & Shaqe Lulgjuraj

Ana Gjuraj Prindër: Jakin & Drandafile Gjuraj Kumbarë: Pjerin & Eglida Gjuraj

55

Robert Gazivoda me Diana Djinaj Më 18 Shtator 2010 Vilson Shkrelja me Maria Nikac Më 18 Shtator 2010

Luljan Bacaj me Xhuljana Tinaj Më 24 Korrik 2010

Filiks Gocaj me Blerta Fati Më 18 Shtator 2010

Katrina Gojcaj, 102-vjeç Vdiq më 7 Shtator 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York File L. Saljanin, 89-vjeç Vdiq më 7 Shtator 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Nua Gjonaj, 64-vjeç Vdiq më 7 Shtator 2010 U varros në varrezat “Gate of Heaven” në New York Prenda Berisha, 89-vjeç Vdiq më 11 Shtator 2010 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York Nikolla Gegovic, 71-vjeç Vdiq më 28 Shtator 2010 U varros në varrezat “St. Raymond’s” në New York

Mbi 2000 lloj ftesash për dasma, fejesa, pagëzime dhe gëzimet tuaja familjare!

Tel. 718-584-1620 2322 Arthur Avenue, Suite 9 &10, Bronx, NY 10458

www.albanianinvitations.com

Epjau o Zot pushimin e pasosun. E i ndritë drita e pambarueme!


Ju shprehim mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan dhe po kontribojnë për ndërtimin e Katedralës së Nënës Tereze në Prishtinë!

FAMILJA E NOC MATI GJONAJ NGA REÇI I ULQINIT


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.