JK #10 (1998)

Page 1

























e Ungjillit janë të vërteta, atëherë, përse i predikon? Prandaj merr e ha. Nëqoftëse helmi nuk të dëmton, ne betohemi që do të kthehemi në fenë katolike”. Shërbëtori i Hyjit, Shna Ndou, pasi i bekoi gjarpërinjtë, i hëngri dhe nuk i bënë asgjë të keqe. Të gjithë ata që e dëshmuan këtë mrekulli u kthyen në fenë e Krishtit. Shna Ndou u Predikon Peshqëve Përsëri në Rimini, ku kishte shumë heretikë, Shna Ndou predikonte ditë pas dite me deshirë që t’i kthente në fenë e vërtetë. Heretikët, jo vetëm që nuk donin ta dëgjonin predikimin e tij, por edhe e venin në tallje. Shenjti, i frymëzuar nga provanija hyjnore, një ditë shkoi në breg të detit, aty ku përroi derdhej në det dhe, në emër të Hyjit, filloi tu flasi peshqëve: “Dëgjoni fjalën e Zotit ju peshqit e detit dhe ju peshqit e përroit, pse heretikët dhe të pafetë nuk duan ta dëgjojnë”. Si i tha këto fjalë, një numër i madh peshqish, të mëdhenj, të vegjël dhe të mesëm, erdhën drejt tij dhe duke mbajtur kokën mbi ujë, u rradhitën me një përsosmëri të pashoqe: në radhë të parë ata më të vegjëlit, pastaj të mesmit e mandej, atje ku uji ishte më i thellë, ata më të mëdhenjtë. Duke e përfunduar predikimin Shna Ndou, me zë dhe më të lartë, thirri: ”I bekuar qoftë Zoti i amëshuar të cilin peshqit e nderojnë më tepër sesa heretikët dhe bishët e egra e dëgjojnë fjalën e Tij më me gadishmëri sesa të pafetë”. Duke e parë këtë mrekulli, njerëzit prej kudo, duke përfshirë edhe heretikët, erdhën për të dëgjuar predikimin dhe kur përfundoi, ranë në gjunjë para Shna Ndout. Të gjithë u kthyen në fenë e vërtëtë të Krishtit Zot. Shna Ndou dhe Izraeliti Gillardi, një hebrenj nga Bourges, kryeqytet i krahinës Berry, në Francë, ishte kundërshtar i rreptë i Kishës Katolike. Ai ishte njeri i mirë dhe dyshimi i tij ishte i sinqertë. Pasi e kishte dëgjuar predikimin e Antonit ca herë, shumë gjëra të Ungjillit mund t’i kuptonte dhe t’i pranonte, por në asnjë mënyrë ai nuk e kuptonte praninë e Jezu Krishtit në të Shenjtërueshmin Sakramend. Për këtë mrekulli ai kërkonte prova të mrekullueshme. Për këtë arsye, një ditë, Gillardi i tha Shna Ndout se, nëqoftëse ai mund ta vërtetonte në një mënyrë të dukshme ata çka predikonte për të Shenjtërueshmin Sakramend, ai do ta mohonte fenë e tij të moçme hebreuke dhe do të përqafonte fenë e Shna Ndout. “Unë kam një mushkë — tha ai — të cilën

do ta mbyll për tri ditë, pa ushqim dhe pa ujë. Pas tri ditësh unë do ta sjell mushkën në sheshin më të madh të qytetit dhe aty, para të gjithë njerëzve, do t’i ofroj elb dhe ujë. Në anën tjetrën, ti do të vish duke e mbajtur Hostën e Shenjtë që, sipas besimit tënd, është korpi i vërtetë i Birit të Hyjit. Nëqoftëse mushka e refuzon ushqimin dhe bjen në gjunjë përpara Hostës, unë nuk do të dyshoj më dhe do të bëhem Katolik”. Në ditën e caktuar, Gillardi dhe njerëzit e tij e sollën mushkën e uritur dhe në afërsi i vunë elbin dhe ujin. Në të njëjtën kohë, Shna Ndou, me devotshmëri duke e mbajtur në duart e veta Hostën e Shenjtë, iu afrua kafshës së lodhur dhe i urdhëroi: “Në emër të Krijuesit tënd, korpin e të cilit unë, edhe pse i padenjë, e mbaj në këto duar, të urdhëroj të bjerësh në gjunjë përpara Zotit tënd”. Po në atë moment, Gillardi dhe shokët e tij ia afruan elbin dhe ujin kafshës së rraskapitur nga urija dhe etja. Mushka e pamënd, duke mos e sjellur aspak kokën, shkoi në drejtim të Shna Ndout dhe ra në gjunjë para të Shenjtërueshmit Sakramend. Gëzimi i atyre që besonin qe i pamasë. Kurse heretikët, të turpëruar, u fshehën. Ata nuk mund të badhafaqoheshin me atë i cili e provoi se fuqia e uratës është më e fortë sesa ligjet e natyrës. Shumë njerëz, të prekur thellë nga kjo mrekulli, u kthyen në vathin e Krishtit. Gillardi po ashtu kërkoi të pagëzohej, sepse nuk mund të dyshonte më dhe pas tij u pagëzuan edhe familja dhe shokët e tij. Ai publikisht e shpalli besimin e vet në Jezu Krishtin dhe, në shenjë mirënjohje, në atë vend, ndertoi një kishë e cila aty qendron edhe sot e kësaj dite. Ajo qe përkushtuar nga Arqipeshkvi i vendit, Imzot Simon de Sully, më 1231, me emrin Kisha e Shën Pjetrit. Dëshmitari i Vdekur Babai i Shna Ndout, Martino de Bouillon, ishte oficer i lartë i mbretit në Portugali. Një ditë një i ri fisnik u vra në moh duke u kthyer nga katedralja. Trupin e tij katilët e hodhën në kopshtin e zotit Martino. Zotin Martino e arrestuan për vrasjen dhe e futën në burg. Shna Ndou, pasi fitoi lejen, niset për në Lisbonë për të qenë afër babait të vet. Udha ishte e gjatë dhe e rrezikshme. Ai nuk ishte i sigurtë nëse do të arrinte me kohë për ditën e gjyqit. Por, me besim të plotë dhe shpresë të gjallë, ai vazhdoi udhën. Papritmas, në mënyrë të mrekullueshme, ai u gjet, aty për aty, në Lisbonë. Gjyqi kishte filluar. Shna Ndou hyri menjëherë, iu paraqiti gjykatësit dhe kërkoi leje të flasë në mbrojtje të zotit

Martino. Si ju dha leja, ai e shpalli zotin Martino të pafajshëm dhe kur e pyetën se si kishte për ta vërtetuar atë, ai tha se i vdekuri ka për t’i dhënë provat e duhura. Me kaq ai, gjykatësi dhe populli shkuan te varri i të vrarit. Pasi e çelën varrin Shna Ndou e urdhëroi të vdekurin të përgjigjej nëse babai i tij, zoti Martino de Bouillon, ishte vrasësi. I vrari u ndreq dhe me dorën e djathtë të ngritur nga qielli, duke folur me zë të qartë tha se zoti Martino de Bouillon ishte i pafajshëm. Pastaj ra përsëri në arkivolin e vet. Gjykatësi kërkoi që i vdekuri ta zbulonte emrin e vrasësit por Shna Ndou ju përgjigj: “Unë vij për të liruar atë që është i pafajshëm e jo për të zbuluar fajtorin”.


gëzim qiellor që dukej si dalldisje, me një zë të qartë dhe të thekshëm, filloi të këndojë hymnin më të preferuar të tij “O Gloriosa Domina”. Kur e përfundoi hymnin, sikur foshnjen tepër të lodhur, atë e zuri një gjum i rëndë — gjum prej të cilit nuk do të zgjohej më. Më 13 qershor 1231, në moshën e re 36-vjeçare, Shna Ndou ndërroi jetë. Megjithëse vdekja e tij ende nuk ishte lajmëruar, fëmijët e qytetit, sigurisht të frymëzuar, dolën rrugëve të Padovës duke thirur: ”Ka vdekur Shenjti! Ka vdekur Shna Ndou”. Pesë ditë më vone, të martën më 18 qershor 1231, me nderimet më madhështore, i përcjellur nga një turmë e pabesuar, trupi i Shenjtit u varros në një sarkofag të mermertë, në kishën e Shën Marisë, në Padova.

Shna Ndou Ndërron Jetë Shna Ndou që e kishte zgjedhur Padovën si vendbanim të vetin, si vend të veprimtarisë së tij, si vend të mrekullive të tija të shumëta, e zgjodhi atë edhe si vend për pushimin e amshuar. Derisa gjindej me bashkvëllezërit françeskanë në Campo San Pietro, ca kilometra larg Padovës, ai u sëmur rëndë. Menjëherë kërkoi ta çonin në Padovë dhe ata, me kujdes të madh e vendosen në qerren e një fshatari bëmirës dhe u nisen për në Padovë. Pasi që gjëndja e tij u rëndua shumë ata u ndaluan në qytetin Arcella ku, në hyrje të qytetit, gjindej kuvendi i motrave të Shën Klarës. Tashmë ai ishte në kllapi. Kur për një kohë të shkurtër u kthye në vete ai, menjëherë, kërkoi që të rrëfehej dhe si e mbaroi rrëfimin, i mbushur me një
















Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.