Shqiptarja.com

Page 4

4

E mërkurë, 9 nëntor 2011

POLITIKE

BE: Gati të ofrojmë ekspertizë për videon Meta- Prifti

Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për videopërgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Zëdhënësi i Stefan Fyles deklaron për Top Channel, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyç për Shqipërinë. Ne të

njejtën kohë, ai në mënyrë të qartë ka bërë me dije se janë gati të afrojë të gjithë ekspertizën e mundshme për drejtësinë shqiptare, nëse ajo e kërkon një gjë të tillë. "E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe në një mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne

presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit", është shprehur Stano. “Për t'ju përgjigjur më direkt pyetjes suaj, nëse ka nevojë, askush nuk i pengon autoritetet shqiptare që të kërkojnë ekspertizë apo ndihmë, apo për çfarëdolloj këshille në territorin e BE-së", tha zëdhënësi i KE për Zgjerimin.

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoni

Përurohet impianti për mbetjet metalore, ligji pas ngritjes së biznesit Investimi prej 8 milionë euro në Xhafzotaj ka nisur përpara se të miratohej akti normativ dhe ligji i mbetjeve Lajmi Dje është përuruar impianti i përpunimit të mbetjeve metalike i realizuar nga kompania "Scholz". Investimi ka filluar shumë kohë më parë se të miratohej ligji

Neni 49 "Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave qe prodhohen ne vend".

TIRANE

NGA JAKIN MARENA

K

ryeministri Berisha ishte dje i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve metalike, një investim i huaj me vlerë 8 milionë euro, i vendosur në Xhafzotaj, (Durrës), i cili kishte filluar shumë kohë përpara se të miratohej akti normativ dhe ligji për menaxhimin e mbetjeve. Berisha e konsideroi ndërtimin e këtij impianti një investim të rëndësishëm që, me përdorimin e teknologjisë më të mirë për trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve metalike, me një produkt final njëqind për qind të padëmshëm, sjell një kontribut tjetër në zhvillimin e industrinë së riciklimit në vend. Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se industria e riciklimit është një industri jetike për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, mbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm, por edhe një industri që punëson një numër të konsiderueshëm punëtorësh. Njëherësh, theksoi Kryeministri, ky investim, në kohën e krizës që ka pllakosur vendet e rajonit e më gjerë, dëshmon për besimin e investitorëve të huaj tek Shqipëria dhe politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë shqiptare. "Së pari, dëshiroj t'ju shpreh

ju, zoti Scholz, mirënjohjen time të thellë dhe të shqiptarëve, për besimin e madh që ju keni treguar ndaj Shqipërisë, duke vendosur këtu një nga projektet tuaja të rëndësishme. Një projekt që konsiston në investimin e 8 milionë eurove për trajtimin dhe riciklimin e mbetjeve metalike dhe të tjera të au-

tomjeteve", ka qënë deklara e Berishës. Teksa e ka cilësuar këtë investim shumë të rëndësishëm dhe në mbrojtje të mjedisit, duke hyrë madje dhe në termat teknike sipas të cilëve me teknologjinë moderne të investuar, trajton në parametrat më të mirë automjetin, me të gjitha pjesët përbërëse, duke pasur për rezultat final një produkt njëqind për qind të

padëmshëm. Kompania "Scholz" është regjistruar më 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë, Branisllav Pejoviçdhe Rado Brajoviq. Në QKR është shënuar se objekti i aktivitetit të këtij subjekti është "grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore". Licensa për këtë aktivitet është marrë nga kompania gjermane "Scholz AG" me qendër në Essingen, Baden-Wurttemberg në Gjermani. Nga ana tjetër filiali që ka ngritur në Shqipëri quhet "Scholz LTD Albania". Duke qënë se aktiviteti i saj i përpunimit të mbetjeve metalore është lartë, në 10 muaj mund të përpunohen të gjitha mbetjet metalore në Shqipëri, për pasojë, aktiviteti i saj nxjerr si mundësi plotësimin vetëm përmes importit të këtyre mbetjeve. Miratimi pak ditë më parë i ligjit për mbetjet e legjitimon procesin e importit të këtyre mbetjeve metalore. Kësh-

tu, në bazë të këtij ligji, konkretisht të nenit 49 në të cilin thuhet: "Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave që prodhohen ne vend", bëhet i mundur importi i mbetjeve metalore. Scholz AG kompania mëmë e Scholz LTD Albania është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe të mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri. Gjithçka ka filluar më 7 shtator të këtij viti, teksa kryeministri Berisha duke folur në një mbledhje qeverie për mjedisin, parala-

jmëroi gjobë për ata që nuk e depozitojnë makinën e dalë jashtë përdorimit, sipas kuadrit të ri ligjor, duke e shoqëruar më pas me një akt normativ. I vetmi vend që plotëson direktivat e KE, është fabrika multinacionale Scholz, e vendosur në Xhafzotaj, pak kilometra nga porti i Durrësit. Megjithatë, në kontrast me Komisionin Europian, që u dha vendeve anëtare gjashtë vjet për të plotësuar direktivat, qeveria shqiptare u dha bizneseve të saj lokale vetëm një muaj. Ndryshimi i beftë i kuadrit ligjor duket se do i japë fabrikës së Scholz një pozicion dominues në treg, ndërsa disa vëzhgues spekulojnë se kjo do kërkojë mbikëqyrjen e Autoritetet të Konkurrencës.

Zëdhënësi Stano sqaron

BE: Nuk ju detyruam ne për ligjin e plehrave

K

TIRANE

omisioni Europian ka hedhur poshtë të gjithë argumentet e përdorura deri më tani që e justifikojnë ligjin e menaxhimit të mbetjeve si një kërkesë të BE. Ai argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por veçon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë. Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, në nje interviste

per "Top Channel" tha se një ligj për menaxhimin e mbetjeve ishte vërtet i nevojshëm, por 'ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene të veçanta, aq më shumë për importin e mbetjeve'. "Siç e dini, miratimi i ketij ligji ishte në kuader të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë europian. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokënd që të importojë mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se çfarë ju duhet të importoni dhe në cfare menyre t'i importoni", tha zëdhënësi. I pyetur nëse qëndrimi kundërshtues i Presidentit të Re-

publikës, apo ai i opozitës për të mos miratuar këtë ligj, bie ndesh me detyrimet që rrjedhin nga MSAja, zëdhënësi i Komisionit e mohoi një gjë të tillë, duke nënvizuar se Shqipëria nuk kishte as ndonjë afat të përcaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin. "Kthimi i ligjit është e drejtë kushtetuese e Presidentit, është e drejtë e opozitës që ta kundërshtojë atë. MSA-ja nuk parashikon asnjë afat kohor mbi ligjin e menaxhimit të plehrave, ajo çfarë MSA-ja thotë është vetëm që në mënyrë graduale, ju duhet të përshtasni legjislacionin europian dhe kaq", tha Stano.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.